Read Engjell-Hasimaj-CV.pdf text version

ENGJELL

HASIMAJ

Tel 26039 Cel 0692516739

Adresa ne internet :[email protected]

Në vitin 1970 fillova universitetin e Tiranës dega matematikë dhe mbarova në vitin 1976 degën pesëvjeçare për matematikan . Kam punuar mësues matematike në shkolla të mesme të Vlorës .Drejtor i shkolles se mesme ne Selenice te Vlores . Nga viti 1994 dhe ne vazhdim pedagog në universitetin ISMAIL QEMALI të Vlorës. Senator dhe pergjegjes seksioni per matematiken disa herë .Aktualisht zv.Rektor akademik i universitetit ISMAIL QEMALI të Vlorës . Disiplinat që kam dhënë dhe jap aktualisht Algjebër-gjeometri , Algjebër lineare , Analizë matematike , Analizë numerike, Teori e numrave , Matematika për fizikën, Matematika për ekonomikun , Matematika 1 dhe 2 për mësuesit e ciklit të ulët . KUALIFIKIMET Kam mbrojtur në Tiranë : Bazat teorike të matematikës , filozofi,gjuhën e huaj . Kam qënë dy here për kualifikim në Itali Lecce ( dy muaj ) dhe Trieste (një muaj) . Referuar ne Konferencen shkencore mbar-kombtare ne Elbasan "Mbi arritjet ne topollogji dhe algjebren bashkohore" me temën "Mbi kriptologjine". Referuar ne Konferencen shkencore nderkombtare ne Shkoder "Mbi arritjet ne informatik dhe zbatme te disipilinave matematike ne informatike" , organizuar nga universiteti i Danimarkes dhe universiteti i Shkodres , me temë "Mbi zbatime te kriptologjise dhe teorise se numrave ne informatike ". Pjesmarrës në konferencen nderkombtare mbi algjebrën organizuar ne Vlore në vitin 2007 Bashk-drejtor ne konferencen nderkombtare organizuar ne Vlore dhe sponsorizuar nga NATO në maj 2008.

BOTIME Hyrje në algjebrën abstrakte , Analizë numerike, Teori e numrave , Matematika 1 dhe 2 për mësuesit e ciklit të ulët .Bazat teorike të matematikës.Ushtrime mbi bazat teorike të matematikës ,Matematika shkollore(Ushtrime) .Aritmetika .

LIBRAT E BOTUARA

TEORI E NUMRAVE

Ky libër trajton fillimisht numrat natyror dhe numrat e plotë, sistemet e ndryshme të numrimit, p.m.p dhe sh.v.p. e numrave të plotë , algoritmin e Euklidit, zgjidhjen e ekuacionit të Diofantit, numrat Ferma etj. Krahasimet ,teorema kineze e mbetjeve , sisteme lineare të krahasimeve, krahasimet e rëndësishme , Teorema Vilsonit, Teorema e vogël Ferma , Teorema e Ejlerit, numrat pseudoprimë . Disa zbatime në kriteret e plotëpjestimit të numrave.Funksionet shumëzues, funksioni i shumës dhe numrit të pjestuesëve të një numri , funksioni i Ejlerit ,Mobiusit , numrat e përsosur . Rrënjët primitive. Krahasimet e rendeve të larta .Indekset ,eksponentët universal . Mbetjet kuadratike , ligji i reciprocitetit , simbolet të Lezhandrit dhe Jakobit . Paraqitja e numrave racional në trajtë dhjetore në çdo sistem numrimi .Thyesat zinxhir Numrat pitagorian .Ekuacione të Diofantit , ekuacioni i Pellit .Një paraqitje e shkurtër e kriptologjisë . Libri mund të përdoret nga nxënësit dhe studentët , mësues dhe pedagog që japin matematikë, por sidomos nga nxënësit që përgatiten për olimpiada dhe gara të ndryshme matematike si dhe nga mësuesit që merren me përgatitjen e këtyre nxënsëve .

Libri përmban 1000 ushtrime dhe problema me udhëzime ose të zgjidhura, këto ushtrime dhe problema janë marrë kryesisht nga olimpiada të ndryshme nëpër botë .Në fund libri përmban disa tabela për disa nga funksionet numerike . Libri ka 514 faqe . Në Tiranë libri gjendet në librarinë "KADARE". Në Vlorë libri gjendet në librarinë "TOENA" pranë kinoteatrit .

BAZAT TEORIKE TE MATEMATIKES

Në këtë libër jepen disa nga konceptet bazë të matematikës . Bashkësitë: veprimet,prodhimi kartezian .Elemente të logjikës , pohimet, veprime me pohimet , tautologjitë dhe kontradiksionet .Formula logjike , pohimet predikative , mënyrat e vërtetimit . Relacionet, relacioni i ekuvalencës dhe i renditjes .Funksioni , funksionet biektive, çift,tek periodike , monotonia , përbërja e tyre etj. Strukturat algjebrike , grupi, unaza , fusha .Homomorfizmat , izomorfizmat etj. Libri mund të përdoret nga nxënësit dhe studentët , mësues dhe pedagog që japin matematikë. Libri përmban ushtrime dhe problema me udhëzime ose të zgjidhura . Libri ka 261 faqe . Në Tiranë libri gjendet në librarinë "KADARE". Në Vlorë libri gjendet në librarinë "TOENA" pranë kinoteatrit .

ARITMETIKA

Ky libër trajton fillimisht numrat natyror dhe numrat e plotë, sistemet e ndryshme të numrimit, p.m.p dhe sh.v.p. e numrave të plotë , algoritmin e Euklidit, zgjidhjen e ekuacionit të Diofantit etj. Krahasimet ,disa zbatime në kriteret e plotëpjestimit të numrave. Thyesat, numrat racional në trajtë dhjetore dhe anasjelltas .Raportet dhe përpjestimet dhe veti të tyre , vargje raportesh . Përpjestimi i drejtë dhe i zhdrejtë .Problema me përpjestime , ndarja në përpjestimi të drejtë dhe të zhdrejtë .Përqindjet, interesat bankare , problema me përzierje , problema me supozim etj. Libri përmban shumë ushtrime dhe problema me udhëzime . Ky libër është hartuar kryesisht për studentët e ciklit të ulët dhe parashkollor por është mjaft i nevojshëm për mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare . Libri ka 255 faqe . Në Tiranë libri gjendet në librarinë "KADARE". Në Vlorë libri gjendet në librarinë "TOENA" pranë kinoteatrit .

ANALIZA NUMERIKE

Libri përmban në kapitullin e parë teorinë e gabimeve gjatë llogaritjeve të përafërta si dhe gabimet e makinës(kompjutrit).Në kapitullin e dytë paraqiten mënyrat e përafërta të zgjidhjes së ekuacioneve të rendeve të larta , pika fikse dhe funksionet kontraktiv , formula e Njutonit etj .Kapitulli i tretë merret me interpolimin e funksioneve me polinome : Metoda e koeficientëve të papërcaktuar,metoda e Langrazhit, Metoda e Njutonit , rasti kur jepen dhe derivatet dhe metoda splin . Kapitulli i katërt :Zgjidhja numerike e sistemeve lineare :metoda e Jakobit dhe GausZejdelit . Kapitulli i pestë: Diferncimi dhe integrimi numerik , metoda Runge-Kute etj .

Ky libër është hartuar kryesisht për studentët e matematikë-fizikës , informatikës dhe inxhenjerisë , por mund të përdoret nga specialist që përdorin llogaritje të përafërta matematike . Libri përmban ushtrime dhe problema me udhëzime ose të zgjidhura . Libri ka 156 faqe . Në Tiranë libri gjendet në librarinë "KADARE". Në Vlorë libri gjendet në librarinë "TOENA" pranë kinoteatrit .

HYRJE NE MATEMATIKEN BASHKOHORE

Në këtë libër jepen disa nga konceptet fillestare të matematikës dhe të algjebrës abstrakte Si : Bashkësitë, elemente të logjikës , Relacionet, relacioni i ekuvalencës dhe i renditjes, funksioni etj. Strukturat algjebrike , grupi, unaza , fusha .Homomorfizmat , izomorfizmat etj.Unaza e matricave , unaza e thyesave .Lloje unazash .Idealet .Bashkësitë faktor ,kosetat etj Libri mund të përdoret nga studentët e matematikes dhe nga mësuesit e matematikës si dhe nga ata që e kanë pasion matematikën . Libri përmban ushtrime dhe problema me udhëzime ose të zgjidhura . Libri ka 264 faqe . Në Tiranë libri gjendet në librarinë "KADARE". Në Vlorë libri gjendet në librarinë "TOENA" pranë kinoteatrit . BAZAT E MATEMATIKES SHKOLLORE (U S H T R I M E) Në këtë libër trajtohen ushtrime të shkollës së mesme , duke i shoqëruar me një trajtim të shkurtër teorik .Në libër perfshihen ushtrime të niveleve të ndryshme deri dhe ushtrime që janë dhënë në olimpiada të ndryshme .Libri përmban dhe teste të ndryshme matematike . Ky libër është hartuar kryesisht për nxënësit e shkollave të mesme por mund të përdoret mjaft mirë dhe nga mësuesit si material ndihmës për orën e mësimit dhe për përgatitjen në olimpiada. MATEMATIKA PER CIKLIN E ULET(2) Ky libër është hartuar kryesisht për studentët e ciklit të ulët viti i dyte në përshtatje me programin e kësaj dege : Numrat kompleks,zgjidhje ekuacionesh me një të panjohur dhe dikutim ekuacionesh .Sistemet lineare e zgjidhja e tyre ,matricat e përcaktorët .Elemente të gjeometrisë dhe mardhënie metrike .Transformimet gjeometrike .Kombinatorik. U S H T R I M E MATEMATIKE PER HYRJEN NE MATEMATIKEN BASHKOHORE Ky libër është hartuar kryesisht për studentët e ciklit të ulët dhe të matematikë-fizikës viti të parë në përshtatje me programin e këtyre degëve :

Përmban ushtrime mbi bashkësitë , logjikën , relacionet , konceptet elmentare të funksionit Ushtrime mbi strukturat algjebrike , mbi grupet , nëngrupet, homomorfizmat, izomorfizmat , unazat dhe fushat etj.

Information

7 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

320457


Notice: fwrite(): send of 200 bytes failed with errno=104 Connection reset by peer in /home/readbag.com/web/sphinxapi.php on line 531