Read QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, te cilet kane bere mbjellje te reja me fidane hardhie te furnizuar nga Projekti FAO ­ GCP/ALB/005/IT text version

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve, te cilet kane nevoje te dine se

çfare duhet bere gjate kultivimit te domates ne serra, disa njohuri dhe te dhena teknike. QENDRA

E TRANSFERIMIT TE TEKNOLOGJIVE BUJQESORE LUSHNJE DISPONON HIBRIDE SHUME TE MIRA DOMATESH PER SERRA DHE FUSHE.

SEPSE NDIKON DUKSHËM NË TË GJITHA FAZAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË SAJ, NE PREGATITJEN E FIDANIT, RRITJEN DHE NE PROCESIN E FRUTIFIKIMIT. NË KËTË TË FUNDIT, SI NE KUSHTE TË TEMPERATURËS SË ULET DHE TE LARTË VEREHET DESHTIM I LULEVE. EDHE TEMPERATURA E TOKES LUAN ROL TE RENDESISHEM NE PERVETESIM TE LENDES USHQYESE DHE UJIT E PER RRJEDHOJE NE RRITJE DHE ZHVILLIMIN NORMAL TE BIMEVE.

STRUKTURA VARIETORE. Hibridet e domates që qarkullojnë sot në prodhim janë të shumtë; më të përshtatshëm për kultivim janë: Rubin 18 F1, Rubin 12 F1, Izmir F1, Viktor F1, Miranda F1, Shirley F1, etj.

Kultivimi i perimeve ne fushe dhe serra, ka rendesi te madhe ekonomike, per aresye se ben te mundur zgjatjen e periudhes se prodhimit dhe konsumit te perimeve te fresketa gjate gjithe vitit. Kultivimi i perimeve ne fushe dhe mjedise te mbrojtura zgjerojne akoma me shume prodhimin e perimeve gjate gjithe vitit. KULTIVIMI I DOMATES. Domatja (Lycopersicon esculentum Mill.) vlerësohet nga bimet perimore më të rendësishme, jo vetëm në vendin tonë, por pothuaj kudo. Kërkesat për të janë në rritje, si për origjinalitetin e shijes, ashtu dhe për diversitetin e mënyrave të të ushqyerit. Për këto arsye, kultivimi dhe konsumi i saj është rritur ndjeshëm, sidomos vitet e fundit, duke zgjeruar kështu kalendarin e prodhimit të saj, rrjedhoje edhe e kultivimit në mjedise të mbrojtura. KERKESAT PER FAKTORET KLIMATIKE. Domatja futet ne grupin e bimeve ngrohtësidashëse dhe dallohet per kerkesa te larta termike në mjedisin e kultivimit (toke si dhe ajrit). Temperatura optimale e tokes eshte 12-22 °C, kurse temperaturat e ulta gjithashtu edhe te lartat behen frenuese ne pervetesimin e lendeve ushquese dhe ujit nga sistemi rrenjor i bimeve. REGJIMI TERMIK LUAN ROL TE RENDESISHEM TE DOMATJA,

KERKESA PER TOKE. Domatja rritet mire ne tipe te ndryshme tokash, por parapëlqen tokat e pasura me lëndë organike, me përbërje mekanike rano-argjilore, me strukure të mire e të kulluara, me aftesi te larta ujembajtese e qe ajrosen mire, me pH asnjanës ose lehtësisht acid (6,5-7). PARABIMA. Domatja kultivohet me sukses pas te lashtave dhe bishtajoreve. Eshte mire qe te mos mbillet per 2-3 vjet ne te njejten ngaster. Nga ana tjetër ajo eshte nje parabime shume e mire per te gjitha kulturat, me perjashtim te specit, patellxhanit dhe patates, qe i takojne te njejtes familje pasi preken nga te njejtat semundje dhe demtues. PERGATITJA E TOKES. Toka punohet disa javë para mbjelljes ne thellesi 28-35 cm. Kryhen ne kohe riparimet e sistemit te ujitjes dhe plehërimit. Serrat pleherohen cdo vit per te perballuar rendimentet e larta qe kerkohen të merren. Per ta kryer ate sa me te plote, para pleherimit baze behen analiza agrokimike te tokes per lenden organike, makro dhe mikro elementet, mbetjet toksike si dhe pH. Domatja per 1 ton prodhim ka keto nevoje :4.5 kg azot ( N ),4.5 kg fosfor ( P2O5 )dhe 5 kg potas ( K2O ). Ka hibride te vecanta qe kane kerkesa te larta per potas duke rritur raportin N:P:K = 1:1:2.

RUBIN 18 F1

TEKNIKA DHE MENYRA E MBJELLJES. Domatja mbillet me fidane te pregatitur ne tava polisteroli. Cilesia e pergatitjes se fidanit ndikon ne shkalle te larte mbi fatin e prodhimit si ne sasi, cilesi dhe hershmeri. Konsiderohet i mire fidani me moshe, madhesi dhe peshe normale, i paster nga semundjet e demtuesit dhe me sistem rrenjor te pademtuar.Fidanët në çastin e mbjelljes në vendin e përhershëm duhet të kenë këta tregues: peshë mesatare 10-15 g, gjatësi 15-20 cm, trashësi kërcelli 0,4-0,5 cm, 7-9 gjethe dhe lulërinë e parë të diferencuar. Tendenca që vrehet në ndonjë rast, për të nxjerrë më shpejt fidanët në serrë, pa përmbushur kërkesat e përshkruara, bënë që në serra me ngrohje të rriten shpenzimet, kurse në serrat diellore të dëmtohet hershmëria e prodhimit. KULTIVIMI I DOMATE NE SERRA. Kultivimi në mjedise të mbrojtura mund të realizohet ne serra, me ose pa ngrohje. Teknikat dhe teknologjitë bashkëkohore, krijojnë mundësi, në veçanti në kushtet klimatike të zonës së ngrohtë të vendit tonë, që të prodhohet domate gjatë gjithë vitit. Për kushtet tona klimatike, mund të prodhohet me leverdi ekonomike duke mbjellë: Prodhim domate kulturë e parë: - në serra me ngrohje, - në serra diellore. Prodhim domate kulturë e dytë: - në serra diellore. Dendësia e për njesi te siperfaqes rregullohet duke levizur largesine midis bimeve ne rresht. Ndonese dendësia kushtezohet nga shume faktore, mes te cileve kultivari, metoda e rritjes, koha e mbjelljes, gjatesia e ciklit te kultivimit, kostoja e fidanit, rendimenti, etj. Gjate kultivimit ne serra, më shpesh perdoret dendesia 3-3.2 bime/m2. Në kushtet e kultivimit me mulcerim, para mbjelljes së fidanëve

në serrë, në drejtim të rreshtave, ngrihen kurrizet, mbi të cilat shtrihen tubacionet e ujitjes me pika dhe pas kesaj shtrohet fleta e mulcerimit. SHERBIMET PAS MBJELLJES.

Plotësimi i boshllëqeve dhe shkrifërimi i tokës. 8-12 ditë pas mbjelljes bëhen zëvëndësimet e mundëshme dhe prashitja e parë.

Pas mbjelljes së fidanëve vendoset sistemi mbështetës, i cili në serra është spango. Operacionet e gjelbra konsistojne ne nderhyrjet e tilla si heqja e sqetulloreve, rrallimi i gjetheve, keputja e majes rritese, e tjerë. Pleherimi plotesues. Bimet ne serra marrin ushqime plotesuese gjate gjithe vegjitacionit, kryesisht me plehra minerale azotike, potasike dhe fosforike. Ujitja. Kjo kerkese duhet plotesuar me kujdes ne kushtet e serrave. Maksimumi i prodhimit dhe cilesise se frutit merret kur lageshtia ne toke ruhet njelloj, pa luhatje. MBROJTA E BIMEVE NGA SEMUNDJET DHE DEMTUESIT Bimet e domates preken nga nje sere semundjesh e demtuesish, mbrojtja e te cileve kerkon mendimin e kualifikuar te specialistit. - Ka ulje te ndjeshme te prodhimit; - Ulet vlera tregtare; - Ulen te ardhurat per njesi prodhimi. Demtuesit e domates. Domatja si te gjithe bimet e familjes solanace preket nga parazite shtazore si nematodat, insektet si ato te rrenjeve ashtu dhe te gjetheve dhe frutave. Vjelja dhe ruajtja e prodhimit. Vlelja e domates eshte shume e rendesishme. Kerkesat e tregjeve te Europes, jane orientuar kryesisht drejt domateve ne forme globoze, konsistente, me ngjyrim uniform e madhesi mesatare 140 ­ 200 gr. Per tu realizuar keto kerkesa te tregut te brendeshem e te jashtem, eshte e nevojshem te futen ne perdorim hibride te rinj. Rendimenti i domates ndryshon në varësi të varietetit (hibridit), mjedisit dhe teknologjisë së kultivimit.

TEKNOLOGJI

E PRODHIMIT TE DOMATES NE SERRA

Pse jane problem semundjet :

PËRGATITI:

QENDA E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQESORE LUSHNJE

TEL/ 035222498 E-mail [email protected] JANAR, 2012

Information

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, te cilet kane bere mbjellje te reja me fidane hardhie te furnizuar nga Projekti FAO ­ GCP/ALB/005/IT

2 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

899846