Read BASHKIMI SOVJETIK GJAT PRFUNDIMIT T LUFTS S DYT BOTRORE text version

UNIVERSITETI SHETËROR I TETOVËS

FAKULTETI FILOZOFIK. DEGA: Histori

Punim seminarik

Tema: BASHKIMI SOVJETIK PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

Mentori:

Mr.Fehari Ramadani

Kandidati:

Gëzim Sula

Mars,

2008

Përmbajtja. Bashkimi Sovjetik gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Konferenca e Jaltës.(4-11 shkurt 1945)

3 3 4 4 4 5 5 6 8 8 9 10 11 11 12 14 14 14 15 16 16 17 17 17 17

Konferenca e Podsdamit(17 Qershor-2 Gusht 1945) Bashkimi Sovjetik pas Luftës së dytë Botërore

Rindërtimi ekonomik

Bashkimi sovjetik në defenzivë

Vdekja e Stalinit

Destalinizmi i Hrushovit dhe politika e tijë për bashkëjetesë Traktati i Varëshavës (14 Maj 1955) Trazirat në Europën Qëndrore dhe Lindore Kriza e dytë e Berlinit

Hrushovi e shpalli ultimatumin e tijë për Berlinin

Muri i Berlinit

Qyteti gjerman i puntorve dhe i fshatarve,, po murosej

Kriza e Kubës,-(1962) Konflikti Kinezo-Sovjetik Konflikti i Bashkimit Sovjetik me Afganistanin Reformat politike të Gorbaçovit

Hapat për ndërtimin e Bashkimit Sovjetik Glastnosti dhe Perestroika i lenë problemet hapur Bilanci politik pas 5 vjet reformash

Fundi i Bashkimit Sovjetik

Pranvera e vitit 1991-Kriza po ashpërsohet Puçi i dështuar i konservatorve Nga Bashkimi Sovjetik deri te Bashkësia e Shteteve të Pavarura

2

BASHKIMI SOVJETIK GJAT PËRFUNDIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

KONFERENCA E JALTËS.(4-11 shkurt 1945)

Churchill, Rusvelti dhe Stalini në konferencën e Jaltës-1945 Para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Jalta të Krimes u takuan presidenti i SHBA-ve,Ruzvelti,ai i Bashkimit Sovjetik,Stalini dhe i Anglisë Çërçilli. Këto tre burra shtetesh në këte konferenc diskutuan për rrejedhat e mëtutjeshme të luftës.Para se të gjithash këto tre udhëheqës shtetesh vërtetuan vendimin e bërë në Teheran,për ndarjen e Gjermanis dhe Polonis si dhe ndarjen e sferave të ndikimit mbas përfundimit të luftës. Në konferencën e Jaltës nuk kishte rend dhe pika të ditës të rregulluara.Asnjë pikë diskutimi nuk ishte e përgaditur dhe asnjë pyetje nuk ishte shqyrtuar si duhet.Si pikë kryesore diskutimi ishte kapitulimi i Gjermanisë.Ata vendosën ta mposhtnin nazizmin dhe fashizmin, duke dhënë një kontribut për të siguruar fitoren e ,,demokracisë`` Më në fund Çërçili arriti të miratoj që Perandoria Gjermane të okupohet dhe futet nën administrimin e fuqive fituse.Principi për ndarjen e Gjermanis në 4 zona u vërtetua në Jaltë. Debatet për Polonin morrën një kohë të madhe në konferencë.Bashkimit Sovjetik ju premtua pjesa lindore e Polonisë,deri në vijën Kurson,Polonia duhej të kompenzohej me pjesën gjermane Oder-Niesen.Me këtë Polonia u bë shtet satelit i Moskës dhe shërbente si mbrojtës kundër Perendimit.Në këtë kohë Bashkimi Sovjetik kishte okupuar një pjesë të madhe të shteteve Lindore si dhe të Ballkanit.Në këtë mënyr ishin me qindra milion europian të shpërndar në Perandorin Sovjetike. Me marrveshjen e Jaltës rusët arritën që ideologjin e tyre komuniste ta përhapin në Bulgari,Rumani,Shqipëri dhe në Jugoslavi.Përndryshe duhej që në Jaltë të sigurohej paqja dhe liria e botës si dhe ribashkimi i popujve të sigurohej në formë të modernizuar.

3

Kompromisi në Jaltë nuk u bë si në formë të një kontrate por më së shumti në formë deklarative.Nuk mund të shmanget edhe fakti se interesat e SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik ishin më të rëndësishme se sa ato të Europës.

KONFERENCA E POTSDAMIT(17 QERSHOR-2 GUSHT1945)

Prej më 17 Qershor deri më 2 Gusht 1945 u mbajt një konferenc në mes tre shteteve fituse në Podsdam.Konferenca u mblodh sipas pikave vendimtare në Jaltë.Në rradhë të parë aleatët u sqaruan për pozitën e Gjermanisë.Këtu i vendosën kufijt përfundimtar në zonat e okupuar dhe një pjesë ju premtua Francës.Por në përgjithësi Gjermania duheshte të qëndroj e ruajtur, dhe në sferën ekonomike si e tërë te konsiderohej.Më 2 Gusht u thirrë kryesia e këshillit kryesus mbi Gjermanin.Për çdo vendim ishte e nevojshme të ketë njëzërshmëri.Në këtë mënyr fuqit okupuese mundeshin të veprojn të pakufizuara në zonat e tyre,ku kështu u bë ndrja e Gjermanisë.Në kështjellën e Sesilies,Stalini,Çerçili,Trumani dhe Atilie caktuan kufijt përfundimtar të zonave të okupuar të Gjermanisë. Kalimin e Bashkimit Sovjetik në pjesën Lindore dhe Jugore të Europës,Çerçili e shihte si rrezik për baraspeshën europiane.Nën mbrendësi të kufirit sovjetik hyne shtetet Baltike,Gjermania Lindore,Hungaria,Çekosllovakia, një pjesë e madhe e Austris,Rumania,Bullgaria dhe Jugosllavia.Çerçili parashtronte pyetjen se çka do të ndodh pas tërheqes së ushtris amerikane dhe asaj britanike nga Europa kontinentale,sipas tij ushtria franceze nuk ishte në gjendje që ti bëj ballë Ushtris së Kuqe sovjetike.Por nga ana tjetër Presidenti amerikan,Trumani besonte se Çerçil ka parashikime mjaft pesimiste dhe se Ndarja e Gjermanisë sipas sfarave të Stalini do të mund të kontrollohej me shtypje interesit. ekonomike dhe me një politik korekte. Në aspektin ekonomik Bashkimi Sovjetik,kishte pësuar nga lufta një dëm shumë të madh,prandaj ju premtua nga Perendimi një sumë parash prej 20 mil dollarësh. Vendimet në konferencen e Potsdamit,për demokratizimin,decentralizimin,çmilitarizimin dhe denazizmin e Gjermanis vërtetohen si utopike ngase paremendimet e kunderta në mes Lindjes dhe Perendimit nuk e mundësojn një udhëheqje të tillë.

Bashkimi Sovjetik pas Luftës Botërore së Dytë

RINDËRTIMI EKONOMIK

Bashkimi Sovjetik doli nga lufta si një prej dy superfuqive,por ishte ende shumë larg e më i dobët se SHBA e cila nuk kishte pësuar fare dëmtime të mëdha. Humbjet që pësoj Bashkimi Sovjetik ishin të mëdha,rreth 20 000 000 qytetar të sajë ishin vrarë ose kishin vdekur nga uria dhe të ftohtit, qytete të mëdha si, Kievi, Leningradi, Minsku ishin shkatërruar thuajse plotësisht. 4

Pash çlirimit të vendit dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit sovjetik përparsi absolute i dhanë rindërtimit të ekonomisë në vend.Në ekonomin sovjetike kishin ndodhur ndryshime të mëdha.Gjatë luftës e gjithë industria ishte transferuar në Lindje, por pas vitit 1945, vetëm gjysma e sajë ishte këthyer në vendin e sajë dhe kjo bazuar në vendimin për industrializimin e Siberis dhe pjesën e Azisë Qëndrore të Bashkimit Sovjetik. Për rindërtimin e ekonomisë kombëtare u bëne përpjekje vigane duke i dhënë prioritet ashtu si edhe para luftës, industrisë së rëndë.Ritmi i rimëkëmbjes ishte impresionues, në vitin 1945 prodhimi i qymyrit arriti po thuajse 90% të nivelit të pas luftës, nafta 62% dhe çeliku 67%.Në vitin 1946 nuk pati ndonjë përparim të dukshëm, ky vit ishte viti i organizimit dhe i ndryshimeve ekonomike me munges të energjis elektrike dhe vështirsi të tjera.Në fund ë vitit 1947, industria sovjetike arriti nivelin e para luftës dhe në vitin 1950 e kaloi atë me 40%. Gjatë kësaj kohe u ndërtuan centrale të mëdha elektrike në Kuibishev, u mekanizuan minierat e qymyrit dhe u shfrytëzuan fushat e tjera naftë mbajtëse përtej Vollgës dhe në Urale. Gjatë luftës në buqësi ishte zbatuar një politikë relativisht liberale.Fshatarët ishin lejuar ti kushtonin një pjesë të mirë të kohës së tyre kultivimit të bimve buqësore në kopshtet e tyre të vogla private.Pas luftës, në mënyr të veçant pas vitit 1950, u vendos një kontroll më i fortë.Sipas një plani të propozuar nga Hrushovi numri i kolkozeve (EKONOMIT BUQËSORE KOLEKTIVE) u pakësua duke bashkuar disa njësi të vogla në një qytet buqësorë (AGROGOROD).Në vitin 1947 u krijuan 250 000 kolkoze, në fund të vitit 1950 mbetën vetëm 125 000 kurse në vitin 1952 numri i tyre u reduktua në 94 000.Disa prej tye ishin të pasura,veçanrisht ato që kishin toka pjellore apo ato që prodhonin bimë industriale, si pambuk.Por shumica ishin të varëfra dhe antarët e tyre jetonin në kushte shumë primitive.

Bashkimi sovjetik në defenzivë

VDEKJA E STALINIT

Kur më 5 Mars të vitit 1953, u bë e njohur vdekja e Stalinit askush nuk e dinte se çka do të ndodhëte në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së tijë. ,,MBINJERIU,, gjat shumë viteve sa ishte në pushtet(1924-1953), e morri pozitën e Zotit dhe popullsinë sovjetike e torturonte nën tiranin e vjetër.Dhuna, terori dhe shtypja e veçojn sundimin e tij.Pas vdekjes së tij pushteti u nda natyrshëm midis zëvendsve të tij.Më 7 mars, ata shpallën përbërjen e re të ,,PRESIDIUMIT,,(BYROS POLITIKE) të partisë dhe të Këshillit të Ministrave.Në të dy organet, emri i Malenkovit figuronte në krye të listës.Por kolegët e vet, çka u duk qartë iu kundërvunë.Kështu më 14 mars, ai u detyrua t,ia lëshonte postin e Sekretarit të Partisë Hrushovit, këtij personi që ishte në ngritje.Të gjithë ranë dakord që udhëheqja e re do ishte kolegjiale.Midis një sër figurash, vetëm tetë emra dolen në krye të hierarkis, dhe atë:Malenkovi, Beria, Molotovi, Voroshillovi, Hrushoi, Bulganini, Kaganoviçi dhe Mikojani. Por prej vitit 1955, Hrushovi arriti ngadal dhe sigurt kundër udhëheqes së Malenkovit në udhëheqen kolektive sovjetike.

5

Për dallim nga Stalini i cili nuk respektonte mendimet e të tjerve, udhëheqësi i ri, Nikita Hrushov i respektonte njerzit dhe kolegët e tijë dhe pyeste për këshilla.Në këtë mënyr u shfaq një politik e re në skenën e politikës së jashtme.Ekspasionizmi i Stalinit pat një këthim të rrezikshëm në Perandorin Sovjetike. Prej vitit 1949 Bashkimi Sovjetik ishte i detyruar që humbjet e para politike kundrejt SHBA-ve ti fshehi.Furnizimi i sërishëm i Gjermanis dhe integrimi në bllokun Perendimor, si dhe shfaqja e problemeve në shtetet satelit, e shqetsonte Kremlinin.Pas ardhjes në pushtet të Hrushovi, u duk sikur ndodhi një liberalizim në politikën e mbrendëshme të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1955 në konferencën e Gjenevës u ngrit dyshimi në lehtësimin apo lirimin e kësaj faze.Kushtet për këtë takim të përbashkët në mes fuqive fituse që nga Podsdami, ishin tre kërkesa e shteteve Perëndimore, dhe atë: 1. Arritja e një armpushimi në Korejë. 2. Pavarsia e Austrisë. 3. Dorzimi i 30 000 të burgosurve ushtarak nga ana e Bashkimit Sovjetik. Gjat Konfercës së Gjenevës(18-23 qershor)mbretronte një atmosferë shoqërore mes kryeshefit,Ajzenauher(SHBA),Faure(Francë), Eden(B.Madhe), si dhe kryetarit të partis së Bashkimit Sovjetik, Hrushov.Por gjithashtu nuk mund te evitohej realiteti se ende egzistonte konflikti Lidoro-Perendimor, dhe secili shtet i lartëpërmendur u përmbahej fort kërkesave të veta. Pasi që Konferenca e Gjenevës nuk solli ndonjë risi të dobishme për çështjen gjermane, Hrushovi shpalli teorin e tijë ,,DY SHTETRORE,, me të cilën nënkuptonte ndarjen e Gjermanisë në dy botëra-ideologji-shtete, ku njëra pjesë do i takonte Perëndimit, kurse tjetra Lindjes, respektivisht ideologjisë komuniste.Me këtë u humb shpresa e një ribashkimi të këtyre dy shteteve.Tani më Bashkimi Sovjetik shifte një ribashkim vetëm nëse bëhej përvetsimi i socializmit në RDGJ.Zhvillimi i mëtutjeshëm i RDGJ, kishte një rëndësi për fuqizimin dhe integrimin politik dhe ekonomik në bllokun lindor si dhe pavarsia në një shtet të vetëm me ushtrin e vet dhe antarsimin e sajë në Paktin e Varshavës.

DESTALINIZIMI I BASHKËJETESË

HRUSHOVIT

DHE

POLITIKA

E

TIJ

PËR

Me vdekjen e Stalinit shfaqet një liberalizim në politikën e pasardhësve të tijë si dhe gjendja e mbrendshme edhe e jashtme e Bashkimit Sovjetik ndryshoi tërsisht.Udhëheqësit e ri u distancuan nga metodat e udhëheqes,,staliniste,, dhe vendosën të sjellin ndryshime të cilat premtonin përmisim të gabimeve që ndodhën gjat qeverisjes së Stalinit.Kjo në fakt solli në mënjanimin e ca bashkpuntorve të afërt të Stalinit dhe u bënë korigjime të monopolit të fuqishëm-PKBS. Paralel me këto zhvillime u morën edhe masa kundër shtypjes masive si dhe pati një liberalizim në shtetet socialiste që ishin nën suaza të Bashkimit Sovjetik.Ishte ky një proces i cili zgjati deri në fundë të vitit 1955 dhe solli mjaft përmisime në kushtet jetësore në atë kohë. Në kongresin e XX, të PKBS i cili u mbajt më 25 qershor 1956, Hrushovi mbajti një fjalim për kultin e individit dhe për periudhën e destalinizmit. 6

Në këtë fjalim ai shante Stalinin por një kohësisht shante edhe shërbimet e fshehta sovjetike dhe operacionet e sajë.Gjithashtu Hrushovi kërkoj edhe liberalizimin e qeverisë.Po ashtu Hrushovi, qeverisjen e Stalinit dhe epokën e tijë e qunte si një epokë,,të përfundimit të socializmit nga kufijt e një shteti të vetëm dhe shëndrrimin e tijë në një sistem botërorë,, Fjalimi i Hrushovit në kongresin e XX të PKBS:,,Kulti i individit,, i Stalinit hodhi rrënjë të thella pas luftës.Ai dëmtoi të gjitha aspektet të punës së partisë dhe të punës në organet e sajë qendrore.Parimet leniniste të udhëheqes kolektive nuk u zbatuan..........................Në fushën ideologjike kulti i Stalinit krijoj një të çarë midis teoris dhe praktikës...........Stalini mendontese asnjë tjetër për veç tij nuk është i kualifikuar të trajtuar çështje të teorisë.Në fakt vepra e Marksit,Engelsit dhe Leninit u lan në harresë......... Kjo është një akuzë e rëndë, por asaj i mungojn ende shum aspekte thelbësore të stalinizmit.Megjithëse përmend se Stalini nuk konsultohej me partin për vendimet që merr, ajo nuk bën fjalë për karakterin e vendimeve.Ajo vë në dukje disa veprime të gabuara në lidhje me Partin Komuniste, por jo me gjith vendin në tërsi. Kongresi i XX i PKBS, solli edhe pasoja të tjera.Që në vitin 1956 Bashkimi Sovjetik, e shihte veten si të afte për armë bërthamore, gjë që arriti ,,peshën e leht të trishtimit,,.Një luftë atomike në mes dy shteteve më të fuqishme si SHBA-së dhe Bashkimi Sovjetik sipas Hrushovit ishte vetëm ,,një vetëshkatrrim dhe disfatë pa kurë një fitore,,Fjalin e udhëheqësve të më parshëm socialist ,,se lufta ështe e pashmangshme, përderisa egziston imperializi ,, më 6 nëntor të vitit 1957 u hodh posht nga Hrushovi, ku ndër të tjerat e kundërshton me këto fjalë,,Se kjo nuk pengon bashkjetesën në mes vendeve socialiste dhe kapitaliste,, Sipas Hrushovit konfrontimet ushtarake në mes këtyre vendeve duhet të mënjanohen, me bashkjetes dhe me anë të konkurimit më paqe.Kështu që do të tregohet se cili sistem është ,,i aftë për jetesë dhe i plotson kërkesat e popullatës dhe mundë ti kënaq nevojat matriale dhe shpirtërore të tyre,, Faza e bashkëjetesës në baraspeshën bërthamore që pengoi një luft botërore të ardhëshme, u premtoi shteteve dhe lëvizjeve çlirimtare antikolonialiste një lëvizje më të lirshme. Diskutimi i Nikita Hrushovit teorikisht ishte për përdorim të mbrendshëm.Por shumë shpejt ai do të kalonte rrethet e partisë komuniste dhe teksti i tijë u botua në mbarë botën duke ngjallur shpresa në kampin perëndimor dhe ç'orientim në demokracin popullore.

7

TRAKTATI I VARSHAVËS (14 MAJ 1955)

SHTETET ME NGJYRË TË KUQE ISHIN ANËTARE TË PAKTIT TË VARSHAVËS

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik filloi që të lidhë marrveshje me shtetet që ishin në sferën e interesit të sajë.Kur Bashkimi Sovjetik ishte kundër antarsimit të Gjermanisë në NATO, ajo bëri një marrveshje me shtetet e bllokut lindor për përkrahje të plotë dhe për mbrojtje të shumëanëshme.Marrëveshja për,,Shoqëri,bashkpunim dhe mbështetje reciproke,,u nënshkruajt më 14 maj 1955 në Varshavë.Në këte forum socialist merrnin pjese këto shtete:Bashkimi Sovjetik, Poloonia, Çekosllovakia, RDGJ, Rumania, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria(DERI NË VITIN 1968). Të gjithë shtetet antare të Paktit të Varshavës, sipas kontratës ishin të barabarta dhe vlente principi i mos ndërhyrjes në çështjet e tyre të mbrendëshme.Kontrata ishte për 20 vjet e kufizuar, dhe dalja nga ky forum nuk merrej parasysh.Shtetet i ishin perkushtuar ndihmës në mes veti, konfliktet internacionale në mes shteteve duheshte të zgjidhen me anë të konsultimeve politike.Kjo mënyr e zgjedhjes së konflikteve në mes shteteve, shihej si një mekanizëm që nuk paraqiti ndonjë ndikim të madhë në politikën këshilluese por solli vetëm një distancim në mes këtyre shteteve.Marveshjet bilaterale në mes Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të blokut lindor që nga viti 1944 deri në vitin 1947 ishin mjaft të rëndësishme për kooperimin ushtarak. Qëllimi i Marrveshjes së Varshavës ishte lidhja e mëtutjeshme mes këtyre shteteve të bllokut lindor dhe sigurimi i epërsis sovjetike.

TRAZIRAT NË EUROPËN QËNDRORE DHE LINDORE

Me vdekjen e Stalinit, pasëardhësit e tijë thuajse bën një liberalizim në politikën e mbrendëshme.Kjo liri në disa vende të bllokut lindor çoi deri te rëna e qeverive dhe solli demostrata, greva urie të puntorve dhe intelektualve.Gjatë kohë kshin vuajtur njerzit nën regjimin stalinist, kështu që me vdekjen e Stalinit, ato kërkonin që të bëhen reforma në zgjedhjene e çështjeve të tyre nacionale.Protestat e punorve drejtoheshin më shumë kunder shtypjes dhe problemeve ekonomike.Protestat e puntorve në RDGJ, në vitet 50-ta ishte kundër politikës ekonomike, e cila tërë këto vite ishte e drejtuar për zhvillimin dhe prodhimin e industrisë së rëndë, politikë e cila ndikonte shum negativisht në standartin e përgjithshëm jetësorë të të popullësis.Pasojat e kësaj politike binin mbi kurriz të popullit, 8

ato çdo ditë e më shumë varfëroheshin dhe detyroheshin që të shpërgulen nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë.Kjo politik solli, që në maj 1953 që mbi 10% e puntorve të çohen në grevë urie dhe filluan trazirat.Më 17 qershor 1953, puntorët shpallën një grevë urie të përgjithëshme, dhe bënin kërkesa për përmisimin e kushteve për jetesë.Udhëhqësve të RDGJ situata u doli nga kontrolli dhe ato për ti kontrrolluar këto trazira përdorën tanket sovjetike,dhe i shuajtën me dhunë këto protesta të puntorve. Në Poloni, pas manifestimeve të puntorve në Pozan gjat qershorit 1956,udhëheqësit stalinist u eleminuan njëri pas tjetrit.Më 21 Tetor, Vladislav Gomulka ishte bërë sekretari i parë i partisë komuniste dhe Hrushovi pranoi që ai të bëhej drejtus i Polonisë. Procesi ishte ndryshe në Hungari ku stalinistët nuk ia lishuan vendin të moderuarve të stilit Gomulka.Kjo gjë u shoqërua me një shpërthim të urrejtjes popullore e cila më 23 tetor 1956 kërkoi dorëheqjen e qeverisë.Revolta solli për dhjet ditë në krye të qeverisë Imre Nagin.Por, objektivat e kryengritjes tejkalonin gjerësisht ato të një çlirimi të thjeshtë nga regjimi komunist si në Poloni.Imre Nagi e humbi kontrollin e situatës në favor të atyre që kërkonin një demokraci të tipit perëndimor. Për Kremlinin gjendja paraqitej e rëndë.Ai kishte preferuar të mos ndërhynte në Poloni.Gjithashtu, drejtuesit sovjetik kishin marr vendimin e përdorimit të forcës në Hungari.Më 4 nëntor, tankset sovjetike shtypën egërsisht kryengritjen e Budapestit.Pas luftimeve në rrugë filloi edhe gjuetia e të dyshuarve. Mbarë bota u zhyt në hidhërim, por asnjë shtet nuk u erdhi në ndihmë hungarezve, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës,të zënë me zgjedhjet presidenciale, as anglo-francezët të cilët ishin të zënë me çështjen e Suezit. E vendosur në kontekstin e destalinizmit, çështja hungareze morri pamjen e një mase që Hrushovi do të kishte dashur ta shmangte por që do të shërbente njëherazi si paralajmrim për udhëheqësit komunist shumë të iteresuar për tu shkëputur. Duke filluar nga vera e vitit 1957, Nikita Hrushov filloi të rimarrë ngjitjen drejt pushteti.Postet e largëta periferike ia besi Malenkovit dhe Molotovit.Shumë shpejt zoti i ri i Bashkimit Sovjetik filloi të zhvilloi politikën e tijë për ,,bashkëegzistencë paqësore,,I çliruar nga kompleksi prej të cilit vuante Stalini, ai diti të konpezoj çdo shenjë mirkuptimi karshi perëndimit duke e harmonizuar me disa arritje të shkencës sovjetike. Në këto rrethana, më 15 shtator 1958, Hrushovi zbarkoi në Uashington.Parë në shumë aspekte, udhëtimi i Hrushovit në Uashington nuk ishte më pak domethënës i rrugës që po ndiqej pas vdekjes së Stalinit.

KRIZA E DYTË E BERLINIT

Hrushovi e quante Berlinin një plagë kancerogjene që i takonte edhe ndarjes së tijë në dy pjesë, Lindore dhe Perëndimore.Prezenca e perëndimit kërcnonte kontrollin e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermanin Lindore.Ngase qeveria e Gjermans Lindore frigohej nga ikja e fuqisë puntore në drejtimin e Perëndimit, dhe se RDGJ do të perballohet me një stagnim, vendosi të bëjë kufizimin e qartë dhe të patundshëm mes Lindjes dhe Perëndimit.Në vitin 1958, për gjat tërë kufirit u vendosën tela me gjemba dhe u ndërtuan kulla me roje të cilët tërë kohën ruanin.Berlini mbetej i hapur gjat kësaj kohe dhe shfrytëzohej për të ikur në Perëndim. Sovjetikët dhanë ultimatumin e tyre ku këronin që RFGJ ta ndajnë në tre shtete dhe atë:RFGJ, RDGJ si dhe Berlini si shtet më vete.Më 27 nëntor të vitit 1958, kriza e Berlinit u 9

bë mjaft rëndë, një urë ajërore si në krizën e parë nuk ishte e mundur, prandaj SHBA, erdhën në përfundim se me krizën e Berlinit mund të pësonte një luft atomike.

HRUSHOVI E SHPALLI ULTIMATUMIN E TIJ PËR BERLININ

Ultimatumi i Hrushovit për Berlinin.

Më 11 dhjetor të vitit 1958, Kremlini bëri të njohur se ,nëse qeveria lindore e Gjermnisë e dorzon kontrollin e sajë ,,çdo orvajtje për sulmim të Berlinit do të paraqet sulm të Republikës Demokratike të Gjermanisë,, Për të mbajtur një Berlin të pavarur në pjesën perëndimore, aleanca e shteteve demokratike duheshte të kujdeset që Berlini të ishte i lirë nga anët periferike, respektivisht fshatrave të tijë.Ushtarakisht ato duheshte të dorzonin Berlinin, por politikisht kjo gjë nuk ishte e mundur sepse në këtë mënyrë do të tradhëtonin popullësin e pjesës Perëndimore.Më 31 dhjetor të vitit 1958 aleanca e shteteve demokratike vendosën të qëndrojn në Berlin.Ky tension në mes dy blloqeve për pak desh çoi në nji luftë të re botërore.Pasi që lufata përmbante rrezik,se me fillimin e sajë do të pësonte i tërë njerzimi, ishte i pa shmangëshëm zgjedhja e problemit në mënyr paqësore.Të dy regjimeve nuk u mbetej gjë tjetër për veç se të pritnin se çfar veprimi apo hapi do të marrë njëra nga ata, apo mos vallë njëra prej tyre do ta ndryshonte mendimin? Atëher kur të gjithë bëheshin gati që të ballafaqohen me nji krizë të re botërore, Moska propozoi një takim për çështjen e Berlinit.Perëndimi nuk kishte për çfar të bisedojë apo të shqyrtoj, për sa i përket pozitës së Perëndimin në Berlin. Pas kësaj më 19 mars, Hrushovi, deklaroi se,,unë jamë i bindur, se SHBA, Britania e Madhe, dhe Franca kanë të drejtë për të qëndruar në Berlin, këto të drejta ata i fituan pas kapitulimit të gjermanve, pas luftës sonë të përbashkët kundër Gjermanisë naziste,, Per ti dhënë fund kësa krize në mes dy blloqeve, Hrushovi udhëtoi drejt SHBA-ve, pastaj morri pjesë në një konferencë në Paris.Në këtë konferencë ai nuk arriti që të gjitha kërkesat e veta ti realizojë, kështu që ai e lëshoi këtë konferencë më herët nga koha e paraparë.Ai nuka arriti që presidentin francez Çarls de Gol ta bëj për vete apo nga ana e tijë.

10

MURI I BERLINIT Në vitin 1961 në një kunferenc kulminative për her të fundit u shpalos çështja e Berlinit.Pas bisedimeve të rënda me Hrushovin, Kenedi bëri të njohur tre pika kryesore, të cilat për nji zgjidhje të çështjes së Berlinit ishin të domosdoshme.Këto ishin: · Prezenca e mëtutjeshme e tre fuqive perëndimore. · Lidhja e pakufizuar e Berlinit me Republikën Gjermane. · Ruajtja e paqes dhe jetës në Berlinin perëndimor. Me këto tre pika, në fakt mbahej situata nën kontroll por vetëm se humbej e drejta për tu shtri në anën lindore të Berlinit. Pak më vonë, më 13 gusht të vitit 1961 në orën 2:30 marshuan trupat ushtarake dhe policia, në sektorin kufitar në mes Berlinit Lindor dha atij Perëndimor, për ta izoluar. Valter Ulbricht kryetar i këshillit mbrojtës nacional të RDGJ-së i shpalli ,,urdhërat për masat e sigurisë në kufirin shtetëror në mes të Berlinit perëndimor dhe RFGJ-së.

QYTETI GJERMAN I PUNTORVE DHE FSHATARVE PO MUROSEJ

Ndërtimi i murit te gjatë 46 km ishte një propozim i dhën nga Ulbriht në muajin mars. Partia socialiste e Gjermanisë kishte punuar në këtë plan qysh ne vitetet 50-ta, mirëpo kjo gjë nuk ishte miratuar nga ana e shteteve anëtare të Paktit të Varshavës. Atëher kur shumë punëtor RDGJ ikën në perendim dhe kërcnohej një kolaps ekonomik, atëher edhe Pakti i Varshavës vendosi për lejimin e ndërtimit te murit te Berlinit, populli u informua për këtë në 13. Gushtë. Në mbrëmjen mes 17 dhe 18 Gushtit u fillua me ndërtimin e murit, gjithashtu u vendosën edhe rrejeta teli me gjemba, mina dhe mjete tjera për parandalimin e kalueshmërisë, dhe bllokimin e tërësishëm hermetik të kësaj vije kalimtare. Mbasi nuk thyheshin tre pikat që i propozok Kenedi, ai vendosi te mos reagoj me intervenim ushtarak. Me kalimin e kohës u vendos kufiri plotësisht i ngujuar në mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, me një murë te gjatë prej 155km. Me ndërtimin "Murit te turpshëm" në Berlin u turpërua pozita dhe emri i të dy anëve, si asaj perendimore dhe asaj lindore. Sa i përket anës perendimore, për lejimin e ndërtimit të këtij muri, ndërsa sa i përket anës lindore për "dëshmin aq te dukshme të skllavërisë"

11

KRIZA E KUBËS 1962

Kur në vitin 1959 në Kubë erdhën në pushtet komunistët në krye me Fidel Kastron,SHBAtë nuk mundeshin të pajtohen me faktin se në kontinenetin e tyre lind një shtet i ri komunist dhe ato iu kundërvun regjimit të ri në Kubë.Hrushovi e kuptoj se Bashkimi Sovjetik nuk do ishte në gjendje që ta ndihmoj në rast sulmimi.Prandaj, Moska zhvilloi operacionon "ANADIR" ku me ane të këtij operacioni parashihej, stacionimi i raketave 24 SS-4, si dhe 16 SS-5, që paraqinin një rrezik të madhë për tërë SHBA-në.I gjithë ky operaacion duhej të mbahej i fshehtë, derisa raketat do të ishin gati. Nga njëra anë, Hrushovi deklaroi se dëshiron ta mbrojë Kubën, me instalimin e mjeteve dhe raketave distacë gjata, dhe me 44 mijë ushtarë të Armatës së Kuqe.Nga ana tjetër me këtë i mundësonte Bashkimit Sovjrtik një pozitë strategjike kundrejt SHBA-ve. Më 28 shtator të vitit 1962 aeoroplanët amerikan fotografuan ca anije mallërasht sovjetike që ishin të ngarkuara me kuti të mëdha.Nga ana e amerikanve këto kuti u identifikuan si bomba reaktive të tipit ILJUSHIN.Gjithashtu, CIA, supozonte se Bashkimi Sovjetik kishte një interes të madh që të instaloj raketat e veta në Kubë.Por më 11 shtator të vitit 1962 sovjetikët i siguruan amerikanët se"Furnizimi ushtarak dhe raketor i Kubës, është i parapar vetëm për detyra defenzive" Më 8 tetor, CIA zbuloi se në Basen po ndërtoheshin raketa të tipit gjysëm të shtrira dhe gjërsisht të shtrira.Gjithashtu, CIA supozonte se sovjetikët kishin stacionuar edhe armë bërthamore në Kubë. Pasi që ati i vendit të tij gjedej përballë sfide të vështirë, Kenedi vendosi dy ditë më vonë një bllokad detare me qëllim që anijet sovjetike me armë në bord të këthehen detyrimisht në anën e kundërt. Për ta legalizuar bllokadën Kenedi atë e quante si një "Karantin", duke u bazuar në besimin e ides së presidentit Ruslvelt, se shtetet agresive duhet te futen në Krantin. Në këtë ditë të gjithë fuqit luftiese amerikane u vendosën në gjendje gadishmërie. Më 22. Tetor, Kenedi ju drejtua popullit me një fjalim te hapur ne media, pasiqë i tregoj ngjarjet në Kubë, ai shtoj se "kjo vendosje, kaq e shpejt dhe befasuese e raketve ruse në një rajon, që për domethënjen historike te SHBA-ve është shumë e njohur, është një ndryshim provokativ i statusquo, ngase këtë vendim nuk mund ta pranoj ose ta miratoj, kështu që qëllimi ynë i pashmangshëm është, që përdorimi i këtyre raketave në këtë vend ose në çdo vend tjetër të pengohetet dhe të sigurojm si nga sfera jonë perendimore do të hiqen dhe do të zhduken tërësisht."

12

Kenedi e paralajmroi Hrushovin se çdo sulm me raket nga Kuba në ndonjërën nga shtetet perendimore do të llogaritet si sulmi sovjetikt ndaj SHBA-ve, dhe kjo gjë do të kërkonte hakmarrjen ndaj Rusisë. Kenedi u shprehë "kërkoj nga kryetari Hrushov, që këto kërcnime të fshehta dhe provokuese ti përfundon dhe ti shmang dhe të kyçet në zgjedhjen e çështjes historike, që ta përfundoj këtë garë armatimesh të rrezikshme dhe të ndryshoj historin e njerëzimt." 100 anije amerikane ndërtuan bllokadën në Kubë, kur më 24 Tetor te vitit 1962 në ora 10-të ju afruan aniet sovjetike zonës bllokuese amerikane, bota qëndronte në një skaj të shpërthimit të luftës së tretë botërore, gjë që kishte si domethënje shkatërrimin e tërësishem të njerëzimit. Më 27 Tetor, Bashkimi Sovjetik i propozoi Amerikës që ajo të tërheq raketat Jupiter nga Turqia dhe si kompenzim këto do të tërhiqen nga Kuba. Në këtë ditë në Kubë u sulmua një airoplan amerikan U2, gjë që kërkonte një hakmarrje nga ana e Amerikës, mirëpo Kenedi hoqi dorë nga kjo dhe apstenoj hakmarrjen. Me kushtë që amerikanët mos e sulmojn Kubën, Hrushovi u tregua i gatshëm të bëj tërheqjen e raketave nga Kuba më 28 Tetor të vitit 1962. Me këtë përfundoi Kriza e Kubës. Në kujtesën e Hrushovit kjo gjë shihej si "dy popuj më të fuqishëm të botës ishën të gatshëm për një sulmim të dyanshëm, secili me gishtin e vendosur tek susta. Mund të thuhet se lufta ishte e pashmangshme. Mirëpo kjo epizodë mbaroi me triumfin e mendjes së shëndosh njerëzore." Të dy fuqit e mëdha reaguan ndaj kësaj krize me një zhvillim efikasiteti të menaxhmentit të krizave, kështu që ata e formuan telin e nxehtë mes Moskës dhe Uashingtonit. Kjo kishte për domethënie një fillim të ri në rrugën e armatimit dhe për një politikë të qetë mbarë botërore.

13

KONFLIKTI KINEZO-SOVJETIK

Në vitin 1958 shpërtheu konflikti mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, ku thelbi i këtij konflikti egzistone çysh në shk. XIX. Atëher Kinezët i quajten Rusët si "Djajt e huaj", pasi ato me dy kontrata të padrejta u morrën regjionet më të mëdha. Mau Ce Duni, presidenti i Republikës së Kinës u shpreh me anë të një interviste se "interesi më primar i Kinës është, që të rikëthej të gjitha vendet e humbura." Arsya se pse kaq vonë erdhi deri tek shpërthimi i këtij konflikti ishte lufta e ftohët dhe konflikti kinezo-amerikan në Korej. Kjo qe arsya që e detyroj Maon të mbështetet në Bashkimin Sovjetik. Nga viti 1960 erdhi deri tek shpërthimi i konfliktit mes BS-së dhe Kinës, dhe gjatë viteve 60-ta erdhi deri tek ekspozimi mbarë botër i koncentrimit ushtarak të kufirit sovjetiko-kinez në Amur. Në vitin 1968 Mau Ce Duni provoj me kërcnimin para të përparoj ekonomin kineze. Ky kërcnim përmbante një kontroll të ashpër ekonomik për ngritjen e produktivitetit në vend, si dhe përkufizimin e harxhimeve dhe avansimin masiv te industrializimit. Si pasoj e konfliktit sovjetiko-kinez, Kina afrohet nga SHBA-ja, gjë që rezultoj me vizitën e Niksonit në vitin 1972 në Kinë. Sipas bllokut politik ky konflikt paraqet përçarjen e jetës ushtarakesocialiste. Kina më nuk llogaritej në blloku lindor, dhe me këtë u pa e mundur bashkimi i shteteve kapitaliste dhe atyre komuniste.

KONFLIKTI I BASHKIMIT SOVJETIK ME AFGANISTANIN

Ushtria e Kuqe e pushtoi Afganistanin në Krishtëlindjen e vitit 1979, edhe pse qindra apo mijëra këshilltarë dhe reparte speciale ndodheshin në vend. Vendimi u morrë sepse, Amini kishte filluar të masakronte kuadrat e vetë komunist që kishin përgaditur me aq mundë në Bashkimin Sovjetik.Pak përpara pushtimit KGB-ja kërkoi ta helmonte Aminin, nëpërmjet kuzhinjerit të vet, por ai ,,ilaç,,vdekjeprurës duhej vetëm ta dobësonte dhe të mos vepronte mënjiher, për të shmangur që të dukej pastër një vrasje politike.Gjat fushatave luftarake në Afganistan, sovjetikët patën humbje të mëdha.Shumë ushtarve sovjetikë u qe prerë koka nga muxhahajdinët, të tjerve u qe rrjepur lëkura, të tjerët përfundonin në zjarrë për së gjalli.Kishte madje nga ato ushtarë që preferonin më mirë një plumbë në kokë se sa të bëheshin të burgosur të muxhahajdinve.Ushtria e Kuqe ishte e demotivuar dhe e mbytur nga korrupsioni që arrinte t'ia jepte armët e sajë armikut.Në fund të vitit 1984, sovjetikët filluan ta kuptojnë se duhej të tërhiqeshin për para se Afganistani, të bëhej si Vietnami për Amerikën. Kur rusët nën udhëheqen e Gërbaçovit e mbanin si të miratuar tërheqen e ushtarve kishte kaluar gati një dekadë që kishte shpërthyer konflikti.Lufta morri 1.2 milion viktima nga popullësia civile dhe shumë miliona të dëbuar nga Afganistani.Sovjetikët lanë pas një shtet krejtësisht të shkatërruar.Edhe pse lufta nuk mbaroi me tërheqen e ushtrisë sovjetike, Bashkimi Sovjetik nuk ndërhyri më në punët e mbrendëshme të Afganistanit

14

REFORMAT POLITIKE TË GORBAÇOVIT

Edhe pse në kohën e Berzhnjevit plani ekonomik socialist ishte i reformuar, ekonomia sovjetike stagnoj gjatë fundit të viteve 70-ta, në vend që të avancohen produktet të harxhime, rrodhën parat për armatim, me qëllim që të fitohej gara ndaj amerikanve për armatim. Ndërkohë standardi jetësorë i populsisë sovjetike ishte mjaft i ulët në krahasim me standardet e shteteve industriale perendimore. Aparati i shtypjes poltike e PKBS ishte i liruar çysh në kohën e Stalinit, mirëpo kundërshtarët edhe më tej ishën të dëbuar. Më 11. Mars të vitit 1985 në kryhe te shtetit sovjetik erdhi 54 vjeçari, Mihajl Gorbaçov. Gorbaçovi si një reformist energjetik kishte punuar si sekretar në zyrën komuniste dhe ishte në byron politike të PKBS-së prej vitit 1979. Ngritjen e tij kaq të shpejt, mund t'ua atribojm politikanve të rinjë si ministrit të jashtëm Gromiko dhe shefi i KGB-së Viktor Çerbikov. Me ardhjen e Gorbaçovit të krye të vendit u pa qartë ardhja e një personi i cili e shihte gjendjen e vendit të vet në skaj të fundit, dhe me anë të reformave mundoheshte të ja këthente vendin e merituar si në politikë të mbrendshme ashtu edhe të jashtme. Në politikën e mbrendëshme, Gorbaçovi qysh në fillim hyri me një platformë reformash në sistemin ekonomik. Nga njëra anë me përparimin teknik si dhe luftën kundër korrupsionit dhe mbylljen e ndërmarrjeve që ishin në humbje. Nga ana tjetër duheshte të shkatërrohej burokratia dhe njerëzve tu mundësohej ma shumë individualiteti , me këtë ti shtynte në gadishmërin për mbajtjen e pergjegjësive. Gorbaçovi programin e reformave e nënvizoj me dy terme kryesore: Gllasnost dhe Perestroika. Gllasnost qëndronte për hapjen shoqërore, Perestroika për ndërrimin e jetës ekonomike dhe shoqërore. Ky program kishte në plan që në aspekt demokratik të plotësoj planin ekonomik dhe sistemin sovjetik. Me anë të këtyre dy masave duheshte socializmi të gjej zhvillimin e tij të vërtet. Gorbaçovi ishte i bindur se suksesi i politikës së tij reformative nvarej nga ulja e harxhimeve dhe me uljen e kushteve të lidhura me garën për armatim me perendimin. Një politikë e re e qetë,e lidhur me masat për çarmstim duhej të zbut shtypjen nga jashtë, dhe me këtë të mundësoj rindërtimin e ekonomisë dhe përmirësimin e furnizimit me mall për harxhim. Duke u bazuar në te shtyllat, Perestroika, Gllasnos dhe në politikën e qetë BS duhej të shpresonte në një të ardhme të re.

HAPAT PËR NDËRTIMIN E BASHKIMIT SOVJETIK

Me hyrjen e Gorbaçovit në qeveri ishin të dukshme hapat e para të ndryshimeve në Bashkimin Sovjetik. Së shpejti këto hapa po kufizoheshin në sferën e jetës publike. Mediat po flisnin për një diskutim kritik dhe publik të stalinizmit, u irritua edhe vetë historia e vendit, kritikues të regjimit u lëshuan nga burgjet ose ishin të thirrur nga dëbimi dhe në Moskë mundeshin të udhëheqin demostrata pa sulme policore. Për deri sa Gllasnost përjetonte një ndryshim të shpejt në jetën e përditshme, ndryshimi ekonomik erdhi më zvarrë. Ekspedita e Gorbaçovit për "dobësië, pa efektivitet dhe mosmirëmbajtje" zgjoj tek ato,, të cilët e shihnin postin dhe privilegjet e tyre të rezikuar një revolt të hidhur. Me vënijen në fuqi të një plani 5 vjeçar në kongresin e XXVII- të, të PKBS, nga viti 1986 u vendos në një program të përgjithshëm reforma ekonomike e Gorbaçovit. Prej tani drejtorët e fabrikave merrnin autorizime vendmtare dhe masa kundër korrupcionit, falsifikimit, konsumimit të alkoolit si dhe mungesa në ved të punës. Një vit më vonë ishte e mundur të bëhet biznes privat ekonomik jasht vendit, si dhe kontratat 15

kooperative i quani Xhoint Ventures. Nga njëra anë duhej të përparoj produktit për konsumim, nga ana tjetër duhej të afroheshin me metodën perendimore "kow-how" për kapital. Po sa hyri Gorbaçovi në qeveri menjëherë përpunoj me perendimin propozime të ndryshme për çarmatim. Ishin të domosdoshme shumë takime kryesore gjer sa të tejkalohej mosbesimi i krijuar me dekada mes Perëndimi dhe Lindjes. Më 8. Dhjetor të vitit 1987 u mbajtën Start -bisedimet e mbaruara para kohe që u fillua në vitin 1982. Presidenti i SHBA-ve Ronald Regan dhe Gorbaçovi në Uashington nënshkruan të ashtuquajtërën kontrat INF për shkaterrimin e gjithë armëve atomike. Me këtë u shënua një epkë e re e politikës së qetë,një kontrat tjetër duhej të vinte në vitin e ardhshëm. Gorbaçovi e pranoj se lufta ne Afganistan paraqit një plagë të gjakosur për vendin. Në vitin 1988 ai paraqiti tërëheqjen e plot të trupave sovjetika nga Afganistani edhe nëse bëhej fjalë për një disfat. Për të udhehequr me saktësi politikën e tij, Gorbaçovi ishte i detyruar tu kundërshtonte antagonistve të tij në udhëheqjen partiake dhe atë shtetërore, të cilit u mbaheshin strukturave tradicionale të udhëheqjes sovjetike. Në vitin 1988 u fut në fuqi ndërrimi i kushtetutës, e cila sistemin politikë e shpinte në një sistem presidencial. Për këtë u përshëndet edhe një ligj për të drejtën e votimit, ku për këtë një e treta e kandidatëve për deputet duheshin të përcaktohen me një votë të lirë. Nga njëra anë Gorbaçovi mundoheshte ti qëndroj besnik planit të vetë për reforma, por nga ana tjetër ai ishte i matur sa i përket kërkesës së PKBS, për një udhëheqe të drejtë.Me këtë ai donte të rris efikasitetin e sistemit.Nga viti 1988, Gorbaçovi përkrahë postit si sekretar i përgjithëshëm i PKBS, morri edhe postin e Presidentit në Sovjetin më të lartë.Kur në vitin 1990, Gorbaçovi u zgjodh president i Bashkimt Sovjetik, ai kishte më shum fuqi se Stalini.

GLASNOST DHE PERESTROIKA I LËNË PROBLEMET HAPUR

Glasnosti kishte mbajtur një transparenc, mangësit u bënë mjaft të dukshme, Gorbaçovi po mundohej me biseda të shumta tek popullësia të zgjojë shpresat për nj zgjedhjen të problemit me anë të reformave të reja, por nga ana tjetër kushtet për jetesë dita ditës po keqësoheshin.Ata ballafaqoheshin me ngritjene çmimeve, me mungesën e produkteve si dhe me rritjet e inflacionit.Kjo varfëri reflektoheshte nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, ku mund të shihnje vetëm lypës rrugësh.Si pasoj u rrit kriminaliteti i të varfërve dhe grevat e puntorve të pa kënaqur filluan të shpeshtohen. Që nga egzistimi, në Bashkimin Sovjetik jetonin me qindra nacionalitete të ndryhme.Edhe pse me kushtetutën sovjetike çdo nacionalitet kishte të drejtë të fitoj pavarsin e tijë, kjo gjë më vonë u hoq nga rusët centralist.Trazirat e përgjakshme në mes të nacionaliteteve të ndryshme si, Armenasve dhe Azerbejxhanasve, ndodhi si pasoj e kërkesave të këtyre të fundit për shkëputje nga Bashkmi Sovjetik dhe pavarsimin e plotë të vendeve të tyre. Gorbaçovi hezitonte ta pranoj pavarsinë e republikave të bashkuara si, Islandës ,Lituanisë dhe Letonisë, për shkak që deshte të ruaj shkatrrimin e Bashkimit Sovjetk.Si pasojë e këtij hezitimi radikalizoheshin lëvizjet nacionale kundër fuqisë qëndrore sovjetike.Me kërcnmin e kriës ekonomike tre republikat baltike u forcuan dhe nuk donin që të jenë pjesë e kësaj krize.Gorbaçovi mundohej që shtetet Baltike ti mbajë nën suaza të Bashkimin Sovjetik.

16

BILANCI POLITIK PAS 5 VJET REFORMASH

Në vitin 1990 qëndronte qartë se reformat nuke kishin arritur atë që Gorbaçovi e kishte parapar para 5 vitesh.Shpesh u vu në debate tërheqja e tijë nga posti, si pasojë e asaj se populli i vetë atë e quante ,,Boltun"-fjalëmadh.Për dështimin e reformave politike përgjegjës ishin më shumë faktorë.Mund të thuhet se të gjitha reformat si politike, shtetërore dhe ekonomike dështuan. Pasi që Gorbaçovi me interesim i shihte konsekuencat e masave për reforma, dhe në këtë mënyr krijoheshin formohesht grupe për reforma radikale.Ai për ta mbajtur postin e tijë, duheshte të taktizoj në të dy anët dhe të gjej rrugëdalje. Reformat e Gorbaçovit e bën të qartë se politika e re nvarej nga kreativiteti dhe iniciativa e njeriut, mirpo parashtrohej pyetja se si do mundej njeriu i shtypur nga diktatura e Stalinit dhe më pas sistematikisht i shtypur nga planet ekonomike, përnjëher të jetë në gjendje të ndërmerr vetë iniciativë?. Duke mos e shmangur këtë të vërtet, Mihajll Gorbaçov, u shpallë si ,,personalitet, politika e të cilit e përfundoi luftën e ftohtë dhe botës i dha një perspektivë për bashkjetesë paqësore,,

FUNDI I BASHKIMIT SOVJETIK

PRANVERA E VITIT 1991-KRIZA PO ASHPËRSOHET !!!

Që nga viti 1991, kriza në Bashkimin Sovjetik u zmadhua më shumë.Mundësit për furnizim kishin pasoja të larta, kishte mungesë të produkteve ushqimore, në minierate qymyrit po shpërthenin greva të një pas njëshme.Këto ngjarje e përshpejtuan dështimin ekonomik të Bashkimit Sovjetik.Gjithashtu në Kaukaz, po rridhëte konflikti nacional në një luftë të hapur. Në vitin 1991 tre shtetet Baltike, Lituania, Letonia dhe Finëlanda, kërkonin rrikëthimin e pavarësis së humbur shumë vite më parë.Në ndërkohë u paraqitën edhe shumë republika tjera për shkëputje nga Bashkimi Sovjetik.Pasi për ato plani reformativ i Gorbaçovit nuk paraqitëte ndonjë shpresë të theksume.Megjithatë ata e shihnin shpëtimin në këthimin e traditës nacionale, respektivisht në shkëputjen totale nga Bashkimi Sovjetik. Pasi në Letoni dhe Lituani, gjatë kryengritjeve pati sulme ndaj civilve nga ana e njësive ushtarake, lëvizjet demokratike gjetën besim tek Boris Jellcing, dhe e shihnin atë si mbajtës së shpresës , për dallim nga Gorbaçovi.Boris Jelcing, haptas u distancua nga leninizmi dhe avanconte një zhvillim të shpejtë të tregut.Për derisa Jelcingut i rritej rejtingu, Gorbaçovi po e humbëte besimin tek popullata.Gjatë zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Qershor të vitit 1991, fitoi Boris Jelcing, për shkak të politikës së tij liberale dhe luftës kundër centralizimit. Pasi që Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 ndodhej buzë greminës, Mihajl Gorbaçov mundoheshte që edhe për një kohë ta mbaj gjallë shtetin, që dikur ishte një fuqi botërore.Ai propozi që Bashkimi i vjetër Sovjetik të transformohej bë një ,,Bashkim të Shteteve Sovrane,, Ky ishte një hap i fundit i ndërmarrë nga udhëheqësit centralist të Moskës.

17

PUÇI I DËSHTUAR I KONZERVATORVE

Para se të vijë deri te nënshkrimi i një kontrate të re në mes shteteve sovjetike, konservatorët më 19 gusht 1991 ndërmorrën një puç nën drejtimine politikanve dhe të ushtrisë. Për deri sa arrestuan Gorbaçovin në Krime, njësit ushtarake të Armatës së Kuqe e rrethuan ndërtesën e parlamentit me tanke.Në këtë mënyr ata u munduan që në pushtet të sjellin struktura të vjetra partiake dhe vendosjene e aparatit partiak.Boris Jelcingu kërkonte nga populli një kundërshtim të ashpër dhe të hapur kundër puçistëve dhe të dilnin në një grevë të përgjithëshme. Me mijra civil dhe pjesëtarë të ushtrisë nxorrën në pah pakënaqësitë e tyre duke protestuar kundër diktaturës, dhe me këtë dëshmuan se Glasnosti kishte lënë mbresa tek ato.Edhe se Gorbaçovi, pas dështimit të puçit erdhi përsëri në krye të Bashkimit Sovjetik, prapë se prapë karierra e tijë ishte e përfunduar.

18

NGA BASHKIMI SOVJETIK DERI TE BASHKËSIA E STETEVE TË PAVARURA

Qysh në verën e vitit 1991, Lituania, Letonia dhe Finlanda, u pranuan si shtete të pavarura, si dhe Republika e Rusisë e Ukraina si dhe disa republika të tjera, dhanë me ligjet e tyre përparsin e një bashkimi ligjor.Nga ana tjetë,Gorbaçovi mundohej të mbajë procesin e shkatërrimit me anë të një kushtetute federative, mirpo edhe kjo orvajtje dështoi. Në muajt e ardhshëm procesi i shkatërrimit në Bashkimin Sovjetik, arriti fazën e fundit.Më 5 shtator të vitit 1991 u vendos kongresi i deputetve të popullit, një ndryshim në BRSS-ën centraliste në një,,bashkësi federaliste Republikash të pavarura,,.Me këtë duhej të formohej një këshill sovjetik si organ i parlamentit, një këshill i republikave dhe një këshill shtetërorë i përbashkët. Më 8 dhjetor,Republika e Rusisë, e Ukrainës dhe Bellorusisë arritën një marrëveshje që të formojnë një,, Bashkësi të shteteve të pavaruar,,Këtyre tre shteteve sllave u bashkangjiten edhe tetë Republika tjera si:Azerbejxhani, Usbekistani, Turkmenistani, Taxhikistani, Kirgistani, Ermenia, Kazakistani dhe Moldavia.Formimi zyrtarë i ,,Bashkësis së shteteve të pavarura,, u bë më 21 dhjetor në kryeqytetin e Kirgistanit, Alma Ata.Njëkohësisht, 11 nga 15 Republikat e rrëzuan Presidentin sovjetik Mihajl Gërbaçovin nga posti i tijë.Ky e bëri të njohur ,,dorëheqen,, e tijë më 25dhjetor. Me uljen e flamurit të kuqë me çekan në krye, nga godinat e Kremlinit në Moskë, më 31 dhjetor të vitit 1991, mbaroi së egzistuari Bashkimi Sovjrtik.

19

LITERATURA

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

Erik Hobsbawm ,,-Epoka e Ekstremeve"-Tiranë-1997. Uelltër Laker ,,Evropa në kohën tonë" 1945-1992-Tiranë-1996. Leon Poliakov ,,Totalitarizmat e shekullit XX" -Tiranë-1987. Henri Kisinger ,,Diplomacia" ­Tiranë-1999. Karl Grimberg ,,Historia Botërore dhe Qytetërimi"-Tiranë-2005. Studime politiko-shoqërore-Tiranë-1989. www.derkaltekrie-maturarbeit.com-matrial në gjuhën gjermani i përkëthyer.

20

Information

BASHKIMI SOVJETIK GJAT PRFUNDIMIT T LUFTS S DYT BOTRORE

20 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

126451