Read Plani dhe programi i DNP Inxhinieri Fizike text version

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

DEPARTAMENTI I INXHINIERISË FIZIKE

PLANI MËSIMOR DHE PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË

DIPLOMË E NIVELIT TË PARË (DNP)

INXHINIERI FIZIKE

TIRANË 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

DEPARTAMENTI I INXHINIERISË FIZIKE

MIRATOHET REKTORI Prof. Dr. Jorgaq KAÇANI

PROGRAM STUDIMI

DIPLOMË E NIVELIT TË PARË INXHINIERI FIZIKE

DEKANI: Prof. Dr. Shpëtim LEKA

Përgjegjësi DEPARTAMENTIT: Dr. Dhurata KUQI

TIRANË, 2009 2

INXHINIERI FIZIKE

Kohëzgjatja e studimeve: Tre vjet OBJEKTIVAT

Inxhinieria Fizike është një profesion i ri që mbështetet në botkuptimin inxhinierik dhe në një spektër të gjërë njohurish themelore dhe moderne. Në këtë profesion bashkohen njohja e gjërë e metodologjive moderne të Fizikës së aplikuar dhe me analizën e zgjidhjeve të problemeve konkrete të projektimit dhe administrimit. Ndërsa shkenca e Fizikës pasurohet çdo ditë që kalon me zbulime të reja, vënia e tyre në praktikë e bën çdo vit që kalon edhe më tepër nevojën e inxhinierit Fizik. Kursi i studimit te diplomes "Inxhinieri Fizike" synon të formojë profesionistë që të jenë ne gjendje të përballojnë futjen e teknollogjive të reja dhe komplekse, në të cilat është prezente një ndërthurje e fortë midis njohurive tekniko-shkencore të ndryshme, duke shfrytëzuar në mënyrë inxhinierike metodologjitë që ofrojnë sektorët e ndryshëm të Fizikës së Zbatuar. Kursi ndërthuret me kurse te inxhinierive ekzistuese, duke qenë mjaft i ndryshëm nga kurset e studimeve ne Fizikë, që ofrohen aktualisht nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës të "Universitetit të Tiranes". Studenti merr njohuri `'fizike''mbi problemet nëpërmjet një sërë lëndësh të formimit fizik përveç asaj të fizikës eksperimentale apo të përgjithëshme. Gjithashty ka edhe lëndë si Kimia, Informatika etj deri tek Ekonomia. Disa lëndë bazë të Inxhinierisë e pajisin studentin me njohuritë tipike të zakonshme të inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik për t'u përballur me probleme komplekse. Studenti aftësohet gjithashtu në përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softeve komplekse moderne. Në mbarim të vitit të tretë studenti mbron dipllomën « Inxhinieri Fizike ».

3

VITI I PARË

Lëndët:

1. Analiza matematike A - 6 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

6

Stafi Mësimdhënës: Dr. Agron Tato Objektivat: Njohja e studentëve me elemente të Analizës Matematike, si funksioni, derivati, integrali i pacaktuar, integrali i caktuar dhe zbatimet e tij, seritë. Programi Lëndës: Funksioni. Njohuri mbi bashkesitë. Bashkësitë e numrave reale. Bashkësitë e kufizuara. Kufijtë e perpiktë. Kuptimi i funksionit. Disa mënyra të dhënies së funksionit. Disa elemente të studimit të funksionit. Funksioni i anasjelltë. Funksionet elementare. Funksionet e anasjella trigonometrike. Funksionet parametrike. Funksioni i pashtjellur. Limiti. Limiti i vargut. Numri e. Limiti i funksionit. Disa veti të funksioneve që kanë limit. Madhësitë pmv dhe veprimet me to. Rregullat e kalimit në limit. Madhësitë pmm. Disa limite të rëndësishme. Krahasimi i madhësive pmv. Trajtat e pacaktuara. Vazhdueshmëria e funksionit. Pëkufizime të funksionit të vazhdueshëm në pikë dhe në interval. Pikat e këputjes. Veprimet me funksionet e vazhdueshme në një pikë. Veti të funksioneve të vazhdueshme në segment. Limitet e funksioneve monotone. Vazhdueshmëria e funksionit të anasjelltë. Vazhdueshmëria e funksioneve. Derivati dhe diferenciali. Probleme që sjellin në konceptin e derivatit. Përkufizimi i derivatit. Kuptimi mekanik dhe fizik i derivatit. Kuptimi gjeometrik i derivatit. Lidhja mes vazhdueshmërisë dhe derivueshmërisë se funksionit. Rregullat e derivimit. Derivati i funksionit të pashtjellur dhe i funksionit parametrik. Diferenciali i funksionit. Kuptimi gjeometrik. Diferenciali i funksionit të përbërë. Rregullat e diferencimit. Derivatet e rendeve të larta. Diferencialet e rendeve të larta. Teorema mbi funksionet e diferencueshme. Teorema mbi vlerat mesatare. Rregullat e Lopitalit. Formula e Tejlorit. Studimi i funksionit me ndihmën e derivateve. Rritja dhe zvogëlimi i funksionit. Maksimumi dhe minimumi i funksionit. Vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit. Lugëtia dhe mysëtia e funksionit. Pikat e infleksionit. Asimptotat e funksionit. Plani i përgjithshëm i studimit të funksionit dhe ndërtimi i grafikut. Llogaritja e përafërt e rrënjëve të ekuacioneve. Integrali i pacaktuar. Probleme që sjellin në konceptin e integralit të pacaktuar. Veti të thjeshta të integralit të pacaktuar. Tabela e integraleve themelore. Integrimi i drejtpërdrejtë. Metoda e 4

zëvendësimit. Metoda e integrimit me pjesë. Integrimi i funksioneve racionale. Integrimi i disa funksioneve irracionale. Integrimi i disa funksioneve trigonometrike. Integralet që nuk shprehen me anën e funksioneve elementare. Integrali i caktuar. Probleme që sjellin në konceptin e integralit të caktuar. Integrali i caktuar dhe ekzistenca e tij. Veti të integralit të caktuar. Lidhja e integralit të caktuar me funksionin primitiv. Formula e Njuton Lajbnicit. Dy metoda llogaritje të integralit të caktuar. Llogaritja e përfaërt e integralit të caktuar. Integralet jo të veta. Zbatime të integralit të caktuar. Sipërfaqja e figurave plane. Gjatësia e harkut. Vëllimi i trupit. Syprina e sipërfaqes së rrotullimit. Skema e përdorimit të integralit. Zbatime mekanike të integralit të caktuar. Seritë. Seritë numerike. Veti të përgjithshme të serive numerike. Kriteri i nevojshëm i konvergjencës. Seritë me terma pozitive. Kriteret e krahasimit. Kriteri i Dalamberit dhe i Koshiut. Kriteri integral i Koshiut. Seritë alternative. Kriteri i Lajbnicit. Seritë me terma çfarëdo. Konvergjenca absolute. Seritë funksionale. Zona e konvergjences. Konvergjenca uniforme. Seritë polinomiale. Intervali dhe rrezja e konvergjencës. Veti të serive polinomiale. Zbërthimi i funksioneve në seri polinomiale. Literatura bazë: 1. J.Malita, A.Fundo. "Analiza Matematike I". ShBLU, Tiranë 2003. 2. Grup autorësh "Ushtrime të analizës matematike". Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrja në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

5

2. Algjebër dhe gjeometria ­ 6 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

6

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Kristaq Filipi Objektivat: Njohja e studentëve me elemente të logjikës matematike, të algjebrës vektoriale dhe matricore Programi Lëndës: Kuptime themelore të matematikës. Elemente të logjikës matematike. Pohimi. Veprimet dhe ligjet logjike. Zbatime të thjeshta të ligjeve logjike. Propozicionet. Sasoret. Relacionet: Lidhjet dyshe. Funksioni injektiv, syrjektiv, pasqyrimi, bijeksioni. Funksioni i anasjelltë, funksioni i përbërë. Strukturat algjebrike themelore: grupi, unaza, fusha, hapesira dhe nënhapësira lineare.Morfizmat. Vektorët gjeometrike. Hapësira lineare e vektorëve gjeometrikë. Varësia lineare. Sistemet e koordinatave karteziane, sistemet e koordinatave polare. Shumëzimi skalar, vektorial, i përzier i vektorëve. Numrat komplekse. Polinomet. Fusha e numrave komplekse. Trajta algjebrike dhe trigonometrike e numrit kompleks. Ngritja ne fuqi dhe nxjerja e rrënjës së numrit kompleks. Trajta eksponenciale e tij. Hapësira lineare e polinomeve. Unaza e polinomeve. Zerot e polinomeve mbi një fushë. Polinomet në R[X]. Hapësirat lineare. Hapësirat euklidiane. Hapësira lineare e vektoreve me n përmasa. Varësia dhe pavarësia lineare, bazat. Izomorfizmi ndërmjet hapësirës npërmasore dhe hapësirës Rn ose Cn. Ndërtimi i bazës. Shuma dhe shuma e drejtpërdrejtë e nënhapësirave lineare. Hapësirat euklidiane. Norma, mosbarazimi i Shvarcit. Vektorët ortogonale. Bazat e ortonormuara të hapësirës euklidiane. Procesi i ortonormalizimit i Gram-Shmidtit. Sistemet e ekuacioneve lineare. Matricat. Zgjidhja e sistemit me anë të vektorëve shumëpërmasore. Sistemet homogjene. Mënyra e përjashtimeve të njëpasnjëshme. Hapësira lineare e matricave. Shumëzimi i tyre. Unaza e matricave katrore. Përcaktorët, vetitë e tyre. Matrica e anasjelltë, matrica e rregullt. Formulat e shndërrimit të koordinatave të vektorit në Hn, në plan dhe në hapesirë. Rangu i matricës. Disa teorema. Rangu i prodhimit të matricave. Zgjidhja e sistemeve lineare me anë të matricave. Rregulla e Kramerit dhe teorema e KronekerKapelit. Metoda e Gaus-Zhordanos. Pasqyrimet lineare. Format. Pasqyrimi linear, veti. Bërthama dhe shembëllimi, përmasat e tyre. Matrica shoqëruese. Shndërrimi i matricës shoqëruese. Endomorfizmat. Matricat e ngjashme. Autovlerat dhe autovektorët e një endomorfizmi. Diagonalizimi i tyre. Zbatime në zgjidhjen e sistemeve të ekuacioneve diferenciale lineare homogjene të rendit të parë me koeficiente konstante. Endomorfizmat në hapësirën euklidiane. Matrica ortogonale reale. Izometria. Endomorfizmi ortogonal i Rn. Endomorfizmat simetrike të hapësirës euklidiane, sjellja e matricës simetrike reale në trajtë diagonale. Forma katrore. Shndërrimi i matricës shoqëruese. Shndërrimi i formës katrore në hapësirën euklidiane në trajtën e shumës së katrorëve. Forma katrore e përcaktuar. Gjeometria 6

analitike në plan. Ekuacioni i vijës. Drejteza. Koniket. Klasifikimi i vijave të fuqisë së dytë. Gjeometria analitike në hapësirë. Ekuacioni i sipërfaqes, ekuacionet e vijës. Plani, drejtëza. Siperfaqe cilindrike, konike, rrotullimi. Sipërfaqet e fuqisë së dytë. Përftueset drejtvizore. Shënime për klasifikimin e sipërfaqeve të fuqisë së dytë. Literatura: 1. A. Haxhimusai, "Algjebra Lineare dhe Gjeometria Analitike". Tiranë 2004. 2. K. Filipi."Algjebra dhe Gjeometria". Tiranë 2002. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë

7

3. Informatika - 10 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 4 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 2.5 0.5

I Ndërvartesia: Nuk ka

10

Stafi Mësimdhënës: Msc.Teuta Myftiu Objektivat: Studentët të marr njohuri të përgjithshme të informatikës, sistemet e operimit. Sistemet e numërimit. Studimi i Algoritmikës si fazë paraprake të zgjidhjes informatike të problemeve. Gjuhët e programimit. Gjuha e programimit C, C++. Trajtimi i problemave me algoritmikë e programim të problemeve të thjeshta. Kushtet, Ciklet, Vektort e Matricat. Kalimi nga C në C++ e Visual C. Programi Lëndës: Historiku i Informatikës. Struktura. Hardware e një kompjuteri. Njësia qendrore e përpunimit. Pajisjet Periferike. Software-et. Sistemet e operimit. Sistemet e numërimit. Konvertimi i Numrave nga njëri sistem në tjetrin. Veprimet me numrat në sistemin BINAR. Paraqitja e informacioneve në memorje. Metoda informatike e zgjidhjes së një problem. Veprimet e thjeshta e të përbëra. Veprimet e kushtëzuara. Veprimet ciklike. Algoritmat kompleks. Algoritmat e serive. Algoritmat e tabelave një dimensionale. Algoritmat e tabelave 2 dimensionale. Nocione për trajtimin e tabelave n dimensionale. Instalimi i programit Borland-C. Ambjenti i zhvillimit të programeve (IDE). Krijimi i një programi të ekzekutueshëm. Llojet e gabimeve dhe korrigjimet e tyre. Tipet e variablave. Funksioni i afishimit Printf(). Funksionet e leximit scanf() dhe getche(). Karakteret special. Operatorët aritmetikë. Operatorët relacionale. Instruksioni if. Instruksioni if-else. Konstrukti else-if. Instruksioni switch. Operatori i kushtëzimit. Cikli for. Cikli while. Cikli do while. Ciklet e ndërfutura. Instruksioni break. Instruksioni continue. Struktura e një funksioni. Kthimi i vlerës nga një funksion. Argumentat e një funksioni. Variablat e jashtëm. Paraprocesori. Vektorët, Matricat. Inicializimi i tyre. Kalimi i vectorëve si argument. Stringjet. Funksionet gets() puts(). Pointerat. Funksionet që kthejnë disa vlera. Pointerat dhe vektorët. Pointerat dhe matricat. Pointerat dhe stringjet. Strukturat. Vektorët e strukturave. Listat e lidhura. Unionet. Rutinat e ROM BIOS. Avancimi i gjuhës C. Gjuha C++. Visual C++. Programimi me objekte. Literatura: 1. Gjonaj, E. Nallbani, S. Çela. "Informatika për fakultetet inxhinierike", Tiranë 2004. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Detyra. Laborator. Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

8

4. Fizika e përgjithshme A+B -10 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 5.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 1.5 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

10

Stafi Mësimdhënës: Dr. Margarita Kuqali Objektivat: Kursi i jep studentit një kulturë të domosdoshme mbi bazat e Mekanikës, të teorisë kinetike të gazeve dhe bazat e Termodinamikës; e bën të aftë të arsyetojë në mënyrë shkencore dhe të aplikojë modele dhe koncepte matematike abstrakte në problemet konkrete në fushat e sipërpërmendura. Programi Lëndës: Kinematika e pikës materiale. Raste të veçanta të lëvizjes. Lëvizja rrethore e pikës materiale. Lëkundjet harmonike. Kinematika e trupit të ngurtë. Dinamika e pikës materiale. Ligjet e dinamikës. Llojet kryesore të forcave. Sistemet inercial dhe jo inercial. Impulsi. Puna. Forcat konservative dhe jo konservative. Energjia mekanike, ligji i ruajtjes së tij. Goditjet. Elemente të teorisë speciale të relativitetit. Transformimet e Lorencit. Dinamika relativiste. Mekanika e sistemit të pikave materiale. Ligji i tërheqjes së gjithësishme. Ligjet e Keplerit. Fusha gravitacionale. Dinamika e trupit të ngurtë. Momenti i forcës, momenti i inercisë. Ekuacioni themelor. Puna dhe energjia kinetike në lëvizjen rrotulluese. Momenti i impulsit dhe ligji i ruajtjes së tij. Xhiroskopi. Mekanika e trupave të shformushëm. Sforcimet, shformimet. Elemente të mekanikës së rrjedhësve. Lëngjet ideal dhe reale. Ekuacioni i Bernulit. Viskoziteti. Teoria molekulare kinetike. Gjendja e lëndës. Densiteti. Shtypja. Ekuacioni themelor i teorisë kinetike. Shpërndarja e Maksvellit dhe e Bolcmanit. Energjia e brendshme e gazit ideal dhe shkallët e lirisë. Bazat e termodinamikës. Parimi I dhe II i termodinamikës. Transformimet e kthyeshme dhe të pakthyeshme Cikli Carno dhe makinat termike. Energjia e lirë. Dukuritë e transportit. Difuzioni, përcjellshmëria termike. Fërkimi i brendshëm. Gazet reale. Ekuacioni i Vander­ Valsit. Efekti Xhaul-Tomson. Kalimet fazore. Fizika molekulare e lëngjeve. Tensioni sipërfaqësor. Lagia dhe moslagia. Dukuria e kapilaritetit. Literatura: 1. F.Sinoimeri. Z.Mulaj. B.Duka "Fizika 1". SH.B.L.U. Tiranë 2005. 2. Paul A. "Corso di Fisica", Tipler Volume 1, Terza edicione, 1985. 3. D. Hallyday, R. Resnick, "Physic, Part 1 and 2 Combined", New York, 1978. 4. Grup autorësh, "Ushtrime të Fizikës së përgjithshme". Për fakultetet e inxhinierisë", 1982. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore.Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 9

5. Analiza Matematike B ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

II

5

Ndërvartësia: Analiza Matematike A Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Kristaq Filipi Objektivat: Studimi i funksioneve me shumë ndryshore dhe serive funksionale Programi Lëndës: Topologjia e hapësirave euklidiane. Njehsimi diferencial dhe integral për funksionet me shumë ndryshore: limiti, vazhdueshmëria, derivatet e pjesshme, gradienti, diferenciali; optimizimi i kushtëzuar dhe i pakushtëzuar. Integralet vijë-përkulët në fushat skalare. Integralet e shumëfishtë. Integralet sipërfaqësorë. Teoremat Gauss, Green dhe Stoks. Vargjet dhe seritë funksionale: konvergjenca pikësore dhe uniforme. Seritë Furie të funksioneve periodikë. Literatura: 1. J. Malita, A. Fundo "Analiza Matematike II", Tiranë 2004. 2. V. Kabili "Ushtrime të Analizës Matematike", etj. 3. L. Gjoka "Analiza Matematike II" Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

10

6. Kimia-8 kredite

(Kimi e Përgjithshme & Inorganike dhe Kimia Organike)

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

8

Stafi Mësimdhënës: Msc. V.Hoxha. D. Karaj. Objektivat: Lënda e Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike synon që t'u japë studënteve njohuri bazë mbi lëndën, elementët, substancat kimike dhe reaksionet kimike. Lënda e Kimisë Organike synon t'u japë studentëve njohuri bazë mbi klasat kryesore të komponimeve organike, strukturën, vetitë dhe përdorimet e përfaqësuesve kryesore të tyre. Programi Lëndës: Kimia e Pergjithshme dhe Inorganike Atomet, molekulat. Komponimet kovalente, jonike. Teoritë e lidhjeve kimike. Energjia kimike dhe Ligji i Parë i Termodinamikës. Entalpia e reakioneve kimike dhe Ligji i Hesit. Ekuacioni i shpejtësisë të reaksionit dhe ndikimi i temperaturës. Kataliza dhe katalizatorët. Ekuilibri në tretësirat ujore. Tretësirat buferike. Hidroliza. Tretshmëria dhe ekuilibri i precipitimit. Gazet dhe ligjet e tyre. Ekuacioni i Van der Valsit. Lëngjet dhe forcat e bashkëveprimit ndërmolekular në lëngje. Ligji i Raulit. Polimerët natyrorë, gjysmë-sintetikë dhe sintetikë. Diagramat fazore dhe metalurgjia. Tretësirat dhe vetitë koligative. Numrat e oksidimit dhe reaksionet redoks. Elektroliza dhe elementët galvanik. Stekiometria dhe Ligjet e Faradeit. Ekuacioni i Nerstit. Korrozioni dhe mbrojtja nga korrozioni. Kimia Organike: Izomeria strukturore. Grupet funksinare dhe radikalet. Hidrokarburet e ngopur (alkanet), me lidhje dyfishe (alkenet), trefishe (alkinet). Hidrokarburet aromatike (arenet). Izomeria optike. Alkoolet monovalente të ngopur. Lëndët tensioaktive. Nitrokomponimet. Polimeret. Klasifikimi, struktura, metoda e përftimit të tyre. Karbohidratet aminoacidet dhe proteinat. Glucidet. Monosakaridet, polisakaridet, amidoni, celuloza dhe derivatet e tyre. Gjysmëpercjellësit organike. Literatura: 1. E.Luzi, E. Mulla, R. Lilo, "Kimi e Pergjithshme dhe Inorganike per Studentet e

Degeve Inxhinierike". Vernon Publishing - Tirane 2005.

2. E.Luzi, E. Mulla, R. Lilo, "Ushtrime të Zgjidhura dhe Problema të Kimisë së

Përgjithshme dhe Inorganike për Studentët e Degëve Inxhinierike",. Tiranë 2005.

3. Mortimer "Kimia I dhe II" Tekst rezervë për konsultim individual:, SHBLU. Tiranë

1998 4. Silvestroni "Fondamenti di Chimica". Firenze. 1997. 5. G. Damani "Kimi organike" 6. Shënime nga pedagogët e lëndës.

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. 11

Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

7. Fizika e përgjithshme C

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

- 5 kredite

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 0.5 -

II

5

Ndërvartesia: Fizika e Përgjithshme A+B Stafi Mësimdhënës: Dr. Margarit Kuqali Objektivat: Kursi u jep studentëve një kulturë mbi bazat e Elektromagnetizmit si dhe aftësinë për të arsyetuar dhe aplikuar koncepte e modele matematike abstrakte në probleme reale, në këto fusha. Programi Lëndës: Ngarkesat dhe fusha elektrike. Fusha elektrostatike. Fluksi. Teorama e Gausit. Puna e forcave të fushës elektrostatike. Potenciali. Lidhja e intensitetit me potencialin. Ekuacionet lokale të fushës. Përcjellësat në fushën elektrike. Kapaciteti. Kondensatorët. Energjia e fushës elektrike. Dipoli në fushën elektrike homogjene dhe heterogjene. Dielektrikët. Fusha elektrike në dielektrik. Vektori i induksionit. Kuptimi i vektorit E dhe D. Vijat e fushës në kufirin ndarës të dy dielektrikëve. Rryma e vazhduar: Intensiteti dhe densiteti i rrymës. Ligjet e Ohmit. Ligji Xhaul- Lencit. Rregullat e Kirkofit. Rryma në gazet. Teoria elektronike klasike. Magnetizmi. Fusha magnetike në boshllëk. Induksioni magnetik. Ligji Bio- Savar- Laplas. Forca e Amperit. Forca e Lorencit. Teorema e cirkulacionit të vektorit të fushës magnetike. Efekti i Hollit. Fusha magnetike në lëndë. Induksioni elektromagnetik. Autoinduksioni dhe induksioni reciprok. Energjia e fushës magnetike. Rryma e zhvendosjes. Ekuacionet e Maxwellit. Literatura: 1. Grup autorësh. Departamenti i Inxhinierisë Fizike"Fizika 2". Tekst për studentët e UPT. Përkthim i Tiplerit. Tiranë 2009. 2. F.Sinoimeri, Z.Mulaj "Fizika 2" Tiranë 2002 3. D. Hallyday, R. Resnick, "Physic, Part 1 and 2 combined", New York, 1978. 4. Grup autorësh, "Ushtrime të Fizikës së përgjithshme". Për fakultetet e inxhinierisë",Tiranë, 1982. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratoret. Pjesmarrja në seminaret. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

12

8. Statistika

KODI LËNDËS

- 5 kredite

KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 2.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2.5 -

SEMESTRI II

5

Ndërvartesia: Nuk ka Stafi Mësimdhënës: Dr. Luela Prifti Objektivat: Të përvetësohen njohuritë bazë nga statistika përshkruese dhe nga teoria e probabiliteteve. Të studiohen zgjedhja, treguesit statistikore të saj, probabiliteti i ngjarjes së rastit, ndryshoret e rastit diskrete dhe të vazhdueshme, vlerat numerike të një ligji probabilitar: pritja matematike, dispersioni dhe të zbatohen në ushtrime. Programi Lëndës: Statistika përshkruese. Tipet e të dhënave. Tabelat e shperndarjes së frekuencës dhe histogramat. Treguesit e vendndodhjes; e mesmja, moda, mediana. Treguesit e ndryshueshmerisë. Mosbarazimi i Chebychev-it. Treguesit e formës. Ndryshoret e rastit dhe probabiliteti. Ndryshore të rastit të vazhdueshme: densiteti i shpërndarjes, funksioni i shpërndarjes, pritja matematike dhe dispersioni. Shpërndarja uniforme. Shpërndarja normale. Ndyshoret e rastit diskrete: densiteti diskret, funksioni i ricopëzimit të grumbulluar (funksioni empirik i shpërndarjes), e mesmja dhe varianca. Shperndarja binomiale dhe e Poisson-it. Procesi i Poisson-it dhe shperndarja eksponenciale. Shpërndarjet e përbashketa dhe pavarësia. Teorema qendrore limite. Përafrimi i shpërndarjeve binomiale dhe të Poison-it me shpërndarjen normale. Vlerësimi pikësor. Gabimi mesatar kuadratik; efektiviteti relativ. Testet: njohuri të përgjithshme. Gabimet e tipit të parë dhe të tipit të dytë. Testi z për pritjen matematike të një bashkësie (popullate) normale, varianca. Përmasa e kampionit dhe gabimi i tipit të dytë. Intervali i besimit për pritjen matematike të një popullimi normal, varianca. Testi t dhe intervali i besimit për pritjen matematike të një popullimi normal. Testet dhe intervalet e besimit për dy pritje matematike. Testi t për të dhënat e çiftëzuara. Korelacioni dhe koeficienti i përcaktueshmërisë. Modelet lineare: regresi linear i thjeshtë dhe i shumëfishtë. Vlerësimi me metodën e karorëve më të vegjël të parametrave të modelit linear. Veti të vlerësimit me katrorë të vegjël. Testet dhe intervalet e besimit për parametrat e një modeli linear Literatura: 1. Sh. Leka, "Teoria e Probabiliteteve dhe Statistika Matematike". 2. Douglas C. Montgomery, George C. Runger, "Applied Statistics and Probability" (For Engineers), John Wiley and Sons 2006 Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 13

9. Ekonomi dhe organizim ndërmarrjeje - 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Msc. Rudin Gjoni Objektivat: Të fusë konceptet e funksionimit dhe të administrimit të ndërmarrjes, të tregut dhe klientit. Trajtimi i koncepteve si Mikroekonomia, Makroekonomia, Teori Kontabiliteti, Kontabilitet Prodhimi, Menaxhim Prodhimi dhe Organizim Ndërrmarjesh. Programi Lëndës: Ndërrmarja: objektivat dhe organizimi. Instrumentat e monitorimit, planifikimit dhe kontrollit: formularet dhe interpretimi i bilancit, treguesit e bilancit; kontabiliteti analitik dhe sistemet e kostove; analiza e investimeve; shenjat e buxhetit dhe analiza e scostamenteve. Administrimi i ndërrmarjes: vlera ekonomike si masë e rezultateve të ndërrmarjes; tregu dhe format kryesore te tij; hapsirat e biznesit; hapsira vendimore, diferencat konkuruese dhe strategjitë konkurruese bazë. Proceset dhe funksionet e ndërrmarjeve; proceset e kontaktimit me klientin dhe me tregun; zhvillimi i teknologjive dhe i prodhimeve te reja; vendimmarrjet. Elementet bazë të projekteve organizative: parimi i ndarjes, i lidhjes dhe koordinimit të punës; tipologjitë e strukturave dhe mekanizmat organizative. Literatura: 1. A. Mancellari; S. Haderi; Dh. Kule "Hyrje në Ekonomi" . 2. S. Gruda; E. Kallushi; L. Minxhozi; R. Duka "Hyrje në Ekonomi". 3. Hal R. Varian "Mikroekonomia". 4. R. Dornbusch; S. Fischer "Makroekonomia",. 5. J. L. Smith; R. M. Keith; W. L. Stephens "Accounting Principles", Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

14

VITI I DYTË 10. Analiza Matematike C ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

I

5

Ndërvartesia: Analiza Matematike A Stafi Mësimdhënës: Prof. Asc. Luigj Gjoka Objektivat: Njohja me mënyrat anlitike dhe gjeometrike të zgjidhjes së ekuacineve diferenciale. Studimi i qendrueshmësrisë së sistemeve dinamike. Programi Lëndës: Ekuacione diferenciale të rendit të parë. Problemi Koshi, ekzistenca dhe uniciteti. Ekuacionet me ndryshore të ndashme, homogjene, lineare dhe të Bernulit. Zgjidhja e përafërt e ekuacionit diferencial (metoda e Eilerit). Ekuacione diferenciale të rendit të dytë. Problemi Koshi, ekzistenca dhe uniciteti. Ekuacione lineare të rendit të dytë me koeficientë të ndryshueshëm dhe konstantë. Sisteme ekuacionesh diferenciale. Fusha e drejtimeve. Metoda të përgjithshme integrimi të sistemeve. Rryma në drejtëz. Një mënyrë gjeometrike të menduari. Pikat fikse, qëndrueshmëria dhe portreti fazor. Zbatime: Qarku R,L,C; Rritja e popullsisë dhe ligji logjistik. Studimi i qëndrueshmërisë me anë të metodës së linearizimit. Pamundësia e lëkundjeve. Metoda e potencialit për studimin e qëndrueshmëri-së. Bifurkimet. Bifurkimi nyje-samar. Bifurkimi transkritik. Zbatim: Pragu i rrezatimit LASER (LASER Threshold). Rrëshqitja e një rruaze në një unazë që rrotullohet. Bifurkimi cfurk. Bifurkimi imperfekt dhe katastrofat. Stuhitë e insekteve. Sistemet dinamike lineare. Pikat fikse dhe klasifikimi i tyre, Qëndrueshmëria dhe portreti fazor. Sistemet dinamike jolineare. Pikat fikse dhe portreti fazor. Metoda e linearizimit dhe metoda e Ljapunovit. Literatura: 1. L. Gjoka "Analiza Matematike II". 2. Steven H.Strogatz, "Nonlinear Dynamics and Chaos with Aplications to Physics, Biologji, Chemistry and Engineering", 1994. 3. V. Kabili, etj. "Ushtrime të Analizës Matematike" Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

15

11. Fizika Eksperimentale D KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

5 kredite

SHPËRNDARJA E KREDITEVE

SEMESTRI

Leksione 2.5

Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 1 -

I Ndërvartesia: Fizika C

5

Stafi Mësimdhënës: Dr. Dhurata Kuqi. Objektivat: Kursi i jep studentit njohuri bazë për lëvizjen lëkundëse, lëkundjen mekanike dhe lëkundjen elektrike. Trajtohen gjerësisht fenomenet valore, vala elastike dhe vala elektromagnetike; fenomenet optike, elemente të optikës gjeometrike, pasqyrimi, thyerja dhe elemente të optikës fizike, interferenca, difraksioni. Programi Lëndës: Lëkundja e thjeshtë harmonike mekanike. Lëkundjet që shuhen, të detyruara. Lëkundjet elektrike harmonike, lëkundjet që shuhen. Lëkundjet e detyruara në qarkun RLC. Qarku në rrymën alternative. Fenomenet valore. Valët elastike përgjatë një shufre solide, në një kordë të tendosur, në gaz. Paketi valor. Efekti Doppler. Vala plane elekrtomagnetike. Energjia, impulsi dhe intensiteti i valës elektromagnetike. Vektori i Pyting-ut. Pasqyrimi dhe përthyerja e valëve. Parimi i Huygens-Fresnel-it. Ligjet e pasqyrimit dhe të përthyerjes. Thyerja e dyfishtëm, zbatime të saj; prizmi i Nicol-it, kristalet dikroike, polarizatorët dhe analizatorët. Dukuritë e interferencës. Interferenca e prodhuar nga dy burime. Eksperimenti i Young-ut. Interferenca e prodhuar nga N burime koherente. Valët e qëndrueshme në një kordë të tendosur, në një kolonë gazi. Valët elektromagnetike të qëndrueshme. Dukuritë e difraksionit të Fraunhofer-it dhe të Fresnel-it. Difraksioni nga një çarje lineare, rrethore dhe nga një disk i padëpërtueshëm. Rrjeta e difraksionit. Spektroskopia me rrjetë difraksioni. Dukuritë e difraksionit të Fresnel-it. Difraksioni i rrezeve X. Ligjet e pasqyrimit dhe të thyerjes. Pasqyrat. Dioptrat. Thjerrëzat e holla. Thjerrëzat e trasha. Sistemet dioptrike të qëndërzuara. Aberracionet. Intrumentat optike; syri, thjerrëzat e zmadhimit, mikroskopi. Dispersioni. Prizmi. Parimi Ferma. Rrezatimi termik. Trupi i zi. Ligji i Planck-ut. Efekti fotoelektrik. Efekti Compton. Valët e lëndës. Relacioni i de Broglie. Parimi i papërcaktueshmërisë. Funksioni valor. Literatura: 1. Dh. Kuqi, L. Aliko, G. Xhixha "Fizika e përgjithshme Lëkundjet, Valët, Optika" (libri është në proces botimi) 2. P. Mazzoldi, M. Nigro, C. Voci; Fizika 2 "Elektromagnetizëm ­Valë" 1998 3. Grup autorsh ,,Pun laboratori në fizikë." Për fakultetet e inxhinerisë Tiranë 2005. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 16

12. Fizika teknike

KODI LËNDËS

-5 kredite

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1 1 -

SEMESTRI KREDITE

(Totali)

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Flamur Bidaj. A. Hoxha Objektivat: Lënda synon që nëpërmjet thellimit të parimeve dhe ligjeve tmodinamikës, t'u japë studentëve një bazë metodologjike për të analizuar dhe menaxhuar korrektësisht sjelljet dhe ekuilibrat e një sistemi termodinamik. Programi Lëndës: Parimet e termodinamikes:sistemet, gjendjet dhe vetitë, proceset; parimi i pare i termodinamikës: energjia e brendeshme, parimi i dytë i termodinamikës; energjia e disponueshme, entropia, bilanci i entropisë; kushtet e ekuilibrit: temperatura dhe presioni; diagrama U-S; proceset kuazi-statike.Veti të substancave: entalpia; ngrohjet specifike dhe koeficientet volumetrike; ekuacionet e gjendjes per sistemet homogjene: gazet ideale, lëngjet dhe trupat e ngurtë të pakomprimueshëm; sistemet heterogjene: kalimet e fazës; rregulla e fazave; pika treshe dhe pika kritike; diagramat e gjendjes pT dhe T-s. Termodinamika teknike; vëllimi i kontrollit; ekuacionet e bilancit të masës, të energjisë dhe të entropisë; ekuacioni i energjisë mekanike dhe puna teknike; analiza e disa komponenteve specifike të impiantit: turbina, kompresori, pompa, undezat dhe shpërhapësit (difuzorët); klasifikimi i cikleve (direkte dhe inverse) dhe i sistemeve të shndërrimeve (motori, frigoriferi dhe pompat e ngohjes). Përçueshmëria (conduzione): fluksi termik; ligjet Fourier; përçueshmëria termike; ekuacioni i përçueshmërisë; përçueshmëria në rregjime stacionare: zgjidhja e problemit 1D në gjeometrinë plane dhe cilindrike; rezistenca termike dhe rrjetet elektrike ekuivalente; sipërfaqet flete; kushtet në rregjime të ndryshueshme: modeli me parametra koncentrimi; madhësitë adimensionale karakteristike. Përcjellshmëria (convezione): karakteristikat e përcjellshmërisë; hyrje në termofluidodinamikën krahasuese; parametrat adimensional karakteristik; përcjellshmëria e detyruar në kanale dhe në pjesët e jashtme të sipërfaqeve (lastra plane); korelacionet specifike; shënime për përcjellshmërinë natyrale.Shkëmbyesit e ngrohjes. Literatura: 1. Demneri, A Shtjefni "Termoteknika". 2. Demneri, A. Shtjefni "Termoteknika në Shembuj". 3. Bejo etj "Thermodinamics",. 4. " Y. Cengel "Thermodinamics and Heating Transmission" Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 17

13. Elektroteknika

KODI LËNDËS SEMESTRI

-5 kredite

KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. As. Dr. Ilir Palikuqi Objektivat: Ky kurs i jep studentit njohuri mbi ligjet baze te elektroteknikes dhe zbatimin e tyre ne llogaritjen e qarqeve elektrike. Studentet marrin njohuri mbi makinat elektrike: motoret, gjeneratoret, transformatoret dhe tekniken e sigurimit. Programi Lëndës: Përkufizime dhe ligje të bazave fizike të elektroteknikës. Forca elektromotore. Elementet e qarqeve dhe bazat e analizës së qarqeve të rrymës së vazhduar. Ligji i Ohmit. Ligjet e Kirkhofit. Burimet e rrymës dhe tensionit. Lidhja në seri dhe paralel e rezistencave. Metodat e llogaritjes së qarqeve të RV. Qarqet e rrymës alternative sinusoidale: vlera mesatare dhe efektive, paraqitja me vektore, paraqitja me numura komplekse, përdorimi i diagramave vektoriale dhe numurave komplekse për llogaritjen e qarqeve të RA, fuqia në qarkun e RA, qarku me R, qarku me L, qarku me C, qarku me RLC ne seri, qarku me RLC në paralel, cos ­ roli dhe përmiresimi i tij, llogaritja e qarqeve të RA me metoden e numrave komplekse, rezonanca e rrymave, rezonanca e tensioneve. Qarqet trefazore: sistemet 3-fazore dhe mënyrat e lidhjes së tyre, lidhja ne yll, lidhja në trekendësh, sistemet simetrike, analiza e qarqeve trefazore me numurat komplekse: qarqet simetrike dhe asimetrike, përmiresimi i cos në qarqet 3-fazore, fusha magnetike rrotulluese, fuqia në qarkun 3-fazor. Matjet elektrike: përcaktime të përgjithshme, aparatet e sistemit magnetoelektrik, elektromagnetik, elektrodinamike, matja e rrymës dhe e tensionit, matja e fuqisë, matja e rezistencave ohmike, matja e energjisë, matja e induktivitetit dhe kapacitetit. Transformatorët: parimi i punës, ndërtimi, punimi pa ngarkesë, punimi në lidhje të shkurtër, punimi me ngarkese, transformatori 3-fazor, transformatori i saldimit. Gjeneratori i rrymes së vazhduar: parimi i punës, ndërtimi, punimi me ngarkesë, karakteristikat e jashtme. Motorri asinkron: parimi i punës, ndërtimi, momenti i motorit, karakteristika mekanike, leshimi i motorit asinkron, rregullimi i shpejtësisë, rendimenti i motorit, motori njëfazor. Teknika e sigurimit: njohuri mbi goditjen nga rryma elektrike, masat për shmangien nga goditja, tokëzimi, nulifikimi, dhënia e ndihmës së parë gjatë goditjes nga rryma. Literatura: 1. P.Cipo, A. Paloka, A. Tashko "Elektroteknika e Përgjithshme" 2. L. Saqe " Leksionet e Elektroteknikës së përgjithshme" Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 18

14. Bazat e automatikës - 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1 1 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Petrika Marango, Dr. Alfred Pjetri Objektivat: Moduli "Bazat e Automatikës" kualifikon studentin e Inxhnierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në drejtim të formimit të kontureve të mbyllura të kontrollit automatik për proceset e ndryshme teknologjike, duke synuar që t'i japë aspekte të modelimit matematik dhe përdorimit të tij në arsyetime inxhinierike të kontrollit për parametra të ndryshëm të proceseve industriale. Programi Lëndës:

Procesi industrial. Klasifikimi i proceseve industriale. Algoritmi. Procesi i kontrolluar. Kontrolli manual. Kontrolli automatik. Vëzhgime për konturin e mbyllur. Sinjalet e kontrollit të proceseve. Klasifikime. Dy strukturat bazë të kontrollit. Madhësitë bazë të kontrollit industrial. Elementë të objektit të rregullimit. Instrumentimi. Modelimi. Modeli. Rrafshet e paraqitjes. Simulimi. Sistemi. Modeli matematik në fushën e kohës. Modeli përgjithësues i gjendjeve të procesit ­ sistem. Linearizimi. Shmangia e variablave të procesit. Modeli matematik në fushën e Laplasit. Funksioni transmetues dhe skema strukturore. Metoda Heaviside. Përgjigjja në dalje. Qëndrueshmëria. Procesi SHSD, matrica e funksioneve transmetues. Polet dhe zerot e funksionit transmetues. Bllokdiagrama ­ skema strukturore. Grafi i sinjaleve. Diagramat simuluese. Objekti i rregullimit. Rregullatorët linearë. Rregullatorët me ndërprerje. Rregullatori PID jolinear. Dinamika e sistemit të rendit të parë. Dinamika e sistemit të rendi të dytë. Dinamika e sistemit të rendit të lartë. Koncepti i qëndrueshmërisë. Kuptimi matematik i qëndrueshmërisë. Vlerësimi i qëndrueshmërisë. Qëndrueshmëria dhe karakteristikat e frekuencës. Rezerva e qëndrueshmërisë. Vonesa në proceset industriale.Projektimi dhe realizimi i kontrollit. Treguesit kryesorë të cilësisë për procesin kalimtar. Projektimi i rregullatorit industrial. Zgjedhja e rregullatorit industrial PID. Sinteza për mjetin korrektues. Struktura e skemave të kontrollit me kompjuter. Kompjuteri dhe kontrolli. Kompjuteri që punom në kohë reale. Skemat bazë të kontrollit me kompjuter. Një vëzhgim mbi koston e kontrollit me kompjuter. Zbatime në skema teknologjike.

Literatura: 1. Marango. P., Kontrolli Automatik. SHBLU, 2003. 2. Marango. P., Kontrolli i Proceseve. SHBLU, 2002. 3. Rugh. W. J., Linear System Theory. Prentice-Hall, Englewood Cliffs, NY, 1993. 4. Shinskey. F. G., Process Control System. McGraww-Hill Book Company, New York, 1996. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 19

15. Elemente të telekomunikacionit ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

SEMESTRI

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Msc. Loreta Andoni, Objektivat: T'u japë studentëve njohuri të përgjithëshme mbi sistemet e telekomunikacionit duke përfshirë këtu sistemet bazuar në teknologjitë tokësore dhe satelitore Programi Lëndës: Koncepte dhe përkufizime; Informacioni; burimet dhe sasia e informacionit. Entropia e burimit. Sasia e vendosjes. Debiti i informacionit dhe Debiti binar. Impulset dhe Debiti i Impulseve. Shuarja dhe Amplifikimi. Nocioni i nivelit, niveli absolut dhe niveli relativ. Hipsograma. Kodimi ­ Principi dhe qëllimi. Tipet e kodimit (kodimi i burimit dhe kodimi i kanalit). Modulimi - Principi dhe qëllimi i modulimit. Tipet e modulimit ( analoge - AM, PM, FM;). Kampionimi ­ Principi dhe Teorema bazë e kampionimit (Teorema e Naikuistit). Efekti i shkeljes së teoremës së kampionimit. Multipleksimi ­ Principi dhe qëllimi. Multipleksimi në kohë (TDM) dhe në frekuencë (FDM). Sistemet numerike të komunikimit. Modulimet numerike, kapaciteti dhe efiçenca spektrale e tyre. Modulimi Impulsiv i koduar (PCM). Kapaciteti i Informacionit dhe zhurma e kuantizimit per sistemet PCM. Komunikimet me Radioura- principi dhe struktura baze e tyre Komunikimet me Satelite ­ Struktura bazë dhe teknikat e aksesit të shumëfishtë (FDMA, TDMA, CDMA). Rrjetat celulare GSM; Struktura dhe elementet kryesore te sistemit GSM. Literatura: 1. A.Shehu "Telekomunikacion"., 2. R. Mitrushi "Fibrat optike". Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

20

16. Bazat e elektronikës - 10 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 6 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 1 -

II Ndërvartesia: Nuk ka

10

Stafi Mësimdhënës: Msc. Algent Lala. Objektivat: Të japë njohuritë themelore të sistemeve elektronike, konceptet kryesore të trazistorëve MOS, sensorëve CCD, të qarqeve elementare lineare dhe aplikimet themelore të tyre. Amlifikatorët kaskade, etj. Programi lëndës: Elementi gjysemperçues. Diodat. Transistorët bipolare (BJT): format e përdorimit te tij te funksionimit. Perdorimi i transistoreve ne frekuencat e ulta dhe te larta dhe specifikat per çdo brez. Transistoret unipolar FET. Diagramet Bode. Elementet shume shtresore me me shume se tri kalime (Tiristoret, dinistoret dhe diaket e celsat kayook). Qarqet e integruara lineare, teknikat e fabrikimit të tyre, teknikat e polarizimit, amplifikatorët differencialë, që ndodhen në përbërje të amplifikatorëve operacionalë (AO) si dhe aplikime të qarqeve të integruar lineare në disa nga fushat e tyre të përdorimit. Ndërtimi i brendëshëm i tyre, parametrat, matjet e këtyre parametrave dhe efektet e tyre në punën e AO-ve. Sisteme analoge lineare të ndërtuara me AO: shndërruesit tension-rrymë, rrymë-tension, amplifikatorët instrumentalë, përsëritesin e tensionit, filtrat aktivë, etj. Sisteme analoge jolineare të ndërtuara me AO: shndërruesit ac/dc detektorët e vlerës pik, sistemet kampionim mbajtës, amplifikatorët logaritmikë shndërruesit D/A dhe A/D, etj. Mbledhja zbritja shumezimi dhe pjesetimi binar. Minimizimi duke perdorur funksionet llogjike (algjebra e bullit dhe hartat karnough). Perdorimi i portave llogjike And,Nor Nand, Or, Not, Xand, Xor. Koduesit, dekoderat, multiplekserat, Kujtesat Rom si dhe kombinimi i tyre. Familjet llogjike: qarqet me tranzistor bipolar, invertuesit me tranzistore, kohet e komutimit dhe permiresimi i tyre, familjet DTL dhe TTL dhe trajtimi i ketyre te fundit me tre gjendje. Invertuesit me MOS dhe CMOS. Konvertuesit analog-numerik dhe numerikanalog. Raste te konvertimit N/A me rezistenca te peshuara apo A/N me krahasues paralel dhe te konvertimit Tension-Kohe apo Tension-Frekuence. Literatura: 1. R.Mitrushi, Elementet e Elektronikës. 2. J.Agalliu, Elektronika Analoge. 3. Sedra & Smith, Microelectronic Circuits, Oxford University Press, 2004 4. V. Zaka, Elektronika Numerike, UPT, 1996. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 21

17. Elemente të mekanikës kuantike ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 -

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Niko Thomo, Enkelejd Caca Objektivat: Kursi i jep studentit një kulturë të domosdoshme mbi bazat Matematike të Mekanikës Kuantike si dhe e bën të aftë të arsyetojë në mënyrë shkencore dhe të aplikojë modele dhe koncepte matematike abstrakte në problemet shkencore konkrete në fushat e sipërpërmendura. Programi Lëndës: Operatorët. Ekuacioni i Shrëdingerit. Interpretimi probabilitar dhe normimi. Zbërthimi i funksionit valor, gjetja e koefiçientëve. Operatorët e madhësive fizike. Grimca e lirë, paketa valore. Teorema e Ehrenfestit. Përcaktimi i hapsirës së Hilbertit. Vektorët bazë. Bashkësi ortonormale dhe procedura e Gram-Shmidt. Algjebra e Dirakut. Gjetja e koefiçientëve të zbërthimit me procedurën Bra dhe Ket. Paraqitja e një operatori. Operatorët Hermitianë. Komutatorët. Ndryshimi i bazës dhe transformimet unitare. Parimi i papërcaktueshmërisë. Operatorët. Funksionet e operatorëve. Hapsira të azhdueshme. Postulatet e mekanikës kuantike. Dekompozimi spektral. Relacioni i rastësisë. Gjëndje me <<. Ekuacioni sipas Hajzenbergut. Paraqitja matricore e një produkti tenzorial. Produkti tenzorial i vektorëve të gjendjeve. Operatorët e densitetit, operatorët për gjendje komplekse. Oshilatorët harmonikë. Zgjidhja me paraqitjen koordinative. Metoda operatoriale. Numri i gjendjeve të oshilatorit. Relacione komutabile. Relacioni i papërcaktueshmërisë për momentin këndor. Paraqitja matricore e momentit këndor. Momenti dhe harmonikat sferike. Gjëndja bazë për sisteme me spin ½. Transformime unitare për sisteme me spin ½. Matricat e Paulit. Evolucioni i gjendjeve për sistemet me spin ½. Operatori i densitetit për sistemet me spin ½. Gropa kuadratike 2-D. Grimca me një potenzia elementar. Atomi i hidrogjenit Literatura: 1. N. Thomo, E. Alizoti, O. Bilani, Universiteti "Ismail Qemali" Vlore, Struktura

MATEMATIKE e MEKANIKËS KUANTIKE.

2. Leonardo ANGELINI, Università degli studi di BARI, corso di laurea in fisica, Meccanica

Quantistica Pratica, 12 dhjetor 2006.

3. Gunar BJORK dhe Jonas SODERHOLM, Department of Microelektroniks and 4. 5.

Informations Technology, The Dirak notation in Quantum optics, July 30, 2003 Kista, Sëeden. Liboff R.L., Introductory Quantum Mechanics, 3 ed, Reoding Mass. Addison-Wesley 1997. Cesare ROSETTI, Istituzione di Fisica Teorica, seconda edizione, libreria editrice universitaria Levroto e Bella, Torino 1990.

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare. 22

Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

18. Teknologjia mekanike ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1 1 -

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Ing. Ilo Bodi Objektivat: Lënda synon të formojë studentët me njohuritë bazë të materialeve metalikë, strukturat formuese të tyre dhe klasifikimin sipas vetive të këtyre materialeve. Programi Lëndës: Elemente të vizatimit teknik. Elemente të sjelljes mekanike të materialeve (struktura e materialeve mekanike. Prova mekanike për të kualifikuar sjelljen e materialeve mekanike. Trajtimi termik). Teknologjitë e përpunimit konvencional (përpunimet për heqjen e ashklave dhe për deformimet plastike; saldimet). Teknologjitë specifike termike (lazeri, plazma, elektroerozioni; teknologjitë dhe aplikimet kryesore për punimet me prerje, shpime, ngjitje dhe përftimi i gjeometrive komplekse). Teknologjitë speciale jo termike (ultratingujt, elektrokimia). Teknologjitë dhe aplikimet kryesore për punimet me prerje, ngjitje dhe përftimi i gjeometrive komplekse. Literatura: 1. E. Sotja, M. Kullolli "Vizatimi Teknik dhe autokadi"., 2. I. Bodi "Leksione të teknologjisë së përgjithëshme të materialeve".. 3. A. Bodinaku "Teknologjia Mekanike". Pjesa 2.. 4. I. Bodi "Leksione të Teknologjive speciale të punimit".. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

23

19. Matjet elektronike ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1 1 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Msc. Genc Sharko Objektivat: Llogaritja e gabimeve të matjeve. Aparatet dhe metodat e matjes. Metodat për matjen e parametrave të rrymës së vazhduar dhe alternative si edhe matjen e parametrave të kohës. Përdorimi i oshiloskopit dhe instrumentave numerike. Programi Lëndës: Gabimet dhe metodat e përpunimit të rezultateve. Gabimet sistematike, gabimet e rastit dhe metodat e përpunimit të rezultateve të matjeve të përsëritura. Aparatet e matjeve elektrike. Aparatet elektrike të matjeve direkte.Sistemet magnetoelektrike ,elektrodinamike,elektrostatike dhe induktive. Transformatorët matës të rrymës dhe të tensionit. Aparatet që regjistrojnë ndryshimin e madhësive në varësi të kohës. Matja e rezistencave me urat e rymës së vazhduar të Uistonit dhe Tomsonit. Matja e parametrave të qarqeve të rrymës alternative me aparate të vlerësimit direkt dhe me aparatet e krahasimit.Matja e fuqisë dhe e energjisë në qarqet e rrymës së vazhduar dhe alternative. Matja e madhësive jo elektrike. Aparatet matës Elektronike. Voltmetrat Elektronikë me Tranzistor FET, Amplifikatoret Operacionalë, Amplifikatorët Operacionalë idealë, Amplifikatorët për instrumentim. Shnderuesi ADC dhe DAC principet dhe konfiguracionet. Karakteristikat dhe gabimet. Oshiloskopi Analog dhe Numerik, analizatori i spektrit.Matësi numerik i frekuencës dhe i kohës. Voltmetrat Numerike me integrim të njëfishtë dhe dyfishtë. Matja numerike e frekuencës.Frekuencmetrat shifrorë. Oshiloskopët specialë të matjes, Oshiloskopët me kampionim dhe me kohë vonesë. Oshiloskopët numerikë të matjes. Sistemet e mbledhjes së të dhënave, Busi Universal, Instrumentat Virtuale Literatura: 1. 2. 3. 4. 5. R.Çani."Matjet elektrike" 1988. David A Bell "Electronic Instrumentation and Measurements". 1944 John G. Proakis,Dimitris G.Manolakis "Digital Signal Processing", . 1996. John g,Webster "The measurement, instrumentation and sensors" , 1999. J. Agalliu "Matje eletronike", 2000.

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 24

20. Optika ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 2.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 1 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Fizika D

5

Stafi Mësimdhënës: Prof.Asc. Partizan Malkaj Objektivat: Qëllimi i këtij kursi është pajisja e studentëve me njohuri të mjaftueshme teorike në lidhje me disa probleme që kanë të bëjnë me: vlerësimin e sistemeve të ndryshëm optikë, interpretimin e dukurive të ndryshme valore si interferenca dhe interferometrat e ndryshëm; aplikimet holografike si dhe regjistrimet holografike; që njihen me probleme që kanë të bëjnë me bashkëveprimin e dritësi me lëndën Programi i lëndës: Ekuacioni i rrezes dhe parimi Ferma. Aplikime të parimit Ferma. Optika gjeometrike e rezonatorëve. Valët e drejtuara dhe mjediset drejtuese. Parimi i fibrave optike. Përhapja simetrike dhe asimetrike. Formulimi Langrazhian i optikës. Përhapja e dritës në një fibër optike me treguesin n variabël. Aberracionet: sferik, koma, distorsionet, korrigjimi i aberracioneve. Koherenca dhe interferenca: Spektroskopia interferometrike, spektroskopia FT. Shpërndarja Gaussiane spektrale. Interferenca kohore dhe funksioni i autokorrelacionit. Koherenca hapësinore. Burimet dhe gjerësia e interferencës hapësinore. Interferometrat yjorë. Difraksioni i Fraunhoferit. Transformimet Fourie dhe difraksioni i Fraunhoferit. Difraksioni nga një çarje katërkëndëshe dhe rrethore. Teorema e matricave. Rrjetat e difraksionit. Difraksioni i Fresnelit. Përafrimi Fresnel. Çarjet katërkëndëshe. Zonat e Fresnelit. Çarjet rrethore dhe ekranet opakë. Shtresat zonale dhe kamera Pinhole. Holografia. Parime të përgjithshme. Regjistrimi holografik. Off-axix holografi dhe spektri hapësinor i saj. Klasifikimi i hologramave. Holografia dhe shtresat zonale. Veçoritë imazherike të offaxix holografi. Hologramat Fresnel, Fourie-Transformation (FT). Anizotropia. Polarizatorët dikroikë. Polarizatorët pasqyrues. Polarizimi me anë të materialeve anizotropike. Efektet elektrooptike. Treguesit elektrooptikë. Efekti Kerr. Modulimi i amplitudës. Efektet magnetooptike. Efektet fotoelastike. Akustooptika. Polarizimi jolinear. Përhapja e valës në një mjedis jolinear. Ruajtja e energjisë dhe e momentit. Gjenerimi i harmonikës sekondare. Metoda e phase matching. Phase conjugation. Literatura: 1. P. Malkaj "Leksione të shkruara në optikë". 2. R. Guenther "Modern Optics". 3. E. Hecht "Optics". Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratoret. Pjesmarrja në Seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. 25

Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

VITI I TRETË 21. Analiza Matematike D ­ 6 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 4 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

I

6

Ndërvartesia: Analiza Matematike A Stafi Mësimdhënës: Prof. Asc Dr. Ligor Nikolla Objektivat: Njohja me analizën komplekse dhe me disa elemente të analizës harmonike Programi Lëndës: Veprimet me numrat komplekse Kuptimi i Zonës. Limiti i vargut. Funksioni kompleks i ndryshores reale. Trajta komplekse e lëkundjeve. Funksioni i ndryshores komplekse. Limiti dhe vazhdueshmëria. Derivatet. Kushtet e Koshi ­ Rimanit. Kuptimi gjeometrik i derivatit. Funksioni eksponencial dhe logaritmik. Funksionet trigonometrike dhe hiperbolike. Integrali i funksionit të ndryshores komplekse, teorema Koshi. Formula themelore e njehsimit integral. Transformimi Furie. Disa veti të transformimit Furie Zhvendosja (translacioni) në fushën kohore. Shumëzimi me një sinusoide, zhvendosja në frekuencë. Transformimi Furie i një konvolucioni (thurje) Transformimi Furie i një prodhimi funksionesh. Ruajtja e energjisë, teorema Parseval Një paraqitje e transformimit Furie për një sinjal periodik dhe një sinjal çfarëdo. Numërizimi (dixhitalizimi) i sinjaleve. Interpretimi i numerizimit në fushën e frekuencave. Riformimi i sinjalit në kohë të vazhdueshme duke u nisur nga numerizimi i tij. Vlerësimi cilësor i sinjaleve. Paraqitja e sinjaleve të numerizuar dhe filtrat numerike, transformimi Z (zet) i anasjellti i transformimit Z. Transformimi Z i një prodhimi, konvolucioni. Literatura: 1. J. Malita: "Teoria e funksioneve te variablit kompleks" 2. L. Nikolla: "Elemente te Analizes Spektrale dhe Filtrat Numerike". 2008 3. J. Liferman, "Theorie et application de la trasformation Fourier rapide", Paris 1997 4. F. Roddier, "Distribution et transformations de Fourier" , Paris 1983. 5. K. VokHac "Mesure, intergration, convolution, analyses de Fourier", Paris 1984 Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Nuk ka Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 26

22. Gjuha Angleze ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 5 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Dr. Silvana Visshkurti. Ilia Grillo Objektivat: Synon të përfocojë dhe të thellojë njohuritë dhe shprehitë e përgjithëshme të fituara nga studenti në gjuhën e huaj dhe t'i thellojë më tej në gjuhën teknike. Programi Lëndës: Leximi dhe shkrimi .Tekste specifike, origjinale e autentike në gjuhën e huaj. Nxjerrja e ideve, përmbajtjes dhe përpunim teksti eseje. Të folurit, dëgjimi. Shprehi dhe interesa për fakte e fenomene shkencore. Shprehi jetësore, sociale, kërkesa, intervista, arsyetime. Përdorimi i saktë dhe i duhur i fjalorit për tema, njerëzit, aplikime. Lënda përmban një tekst mësimor bazë, dy testime dhe punimin mbi një literaturë të profesionit. Teksti mësimor bazë shërben si material kryesor mbi të cilin zhvillohet procesi mësimor. Në program përfshihen gjithashtu edhe dy testime: Testimi i parë zhvillohet në fillim të vitit shkollor dhe ka si qëllim përcaktimin e nivelit të çdo studenti për të parë përparimin e tij dhe zhvillimin e një pune të diferencuar me studentët. Testi i dytë është formues dhe përcakton nivelin e arritur nga studentët në fund të modulit. Shfletimi i literaturës së profesionit shërben për ti ambientuar studentët me materiale të fushës së profesionit dhe me një punë të pavarur në gjuhë të huaj. Literatura: 1. Gjuha angleze: "Technology", 2. Gjuha frënge: "Café crème" 3. Tekste të komunikimit profesional Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Nuk ka Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

27

23. Shkenca dhe Teknologjia e materialeve ­ 9 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 4.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 3 1 0.5

I+II Ndërvartesia: Nuk ka

9

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Afërdita Veveçka. Objektivat: Kursi i mundëson studentit të fitojë njohuri të domosdosdoshme për strukturën, vetitë dhe përdorimet e materialeve dhe sidomos lidhjen midis mikrostrukturës dhe vetive të ndryshme fizike. Në kurs shpjegohen fenomenet fizike të vetive që janë përgjegjëse për sjelljet e ndryshme të materialeve dhe që kushtëzojnë përdorimet e tyre. Programi i lëndës: Tipet e materialeve. Struktura e atomit. Atomet me shumë elektrone. Lidhjet atomike dhe molekulare në trupat e ngurtë. Lidhjet atomike primare. Lidhjet sekondare ose të Van der Vaalsit. Strukturat kristaline: Konceptet themelore. Qelizat njësi. Strukturat kristaline metalike. Polimorfizmi dhe alotropia. Sistemet kristaline. Materialet kristalinë dhe jo kristalinë. Defektet pikësore. Defektet lineare-dislokimet. Defektet vëllimore. Mekanizmi i difuzionit. Difuzioni i qëndrueshëm dhe jo i qëndrueshëm. Ligjet e Fik-ut. Konceptet e sforcimet dhe shformimit. Deformimi plastik. Vetitë në tërheqje. Fortësia. Deformimi plastik i materialeve polikristalinë. Mekanizmat e fortësimit në metalet. Fortësimi me anë të: reduktimit të përmasës së kokrrizës, tretjes së ngurtë, deformimit. Riardhja, rikristalizimi dhe rritja e kokrrizës. Këputja e sertë dhe e thyeshme. Lodhja. Sforcimet ciklike. Kurba S-N. Rrjedhja. Kurba e rrjedhjes. Kufiri i tretshmërisë. Diagramat fazore me një përbërës. Diagramat fazore me dy përbërës. Kinetika e transformimeve fazore. Embrionizimi homogjen. Embrionizimi heterogjen. Rritja. Struktura kristaline e qeramikave. Vetitë mekanike të qeramikave. Molekulat polimere. Polimerët termoplastikë dhe termosetë. Koopolimerët. Kompozitët e përforcuar me grimca. Kompozitët e përforcuar me fibra. Llojet e fibrave. Llojet e matricave. Sjellja elastike e kompozitëve.

Literatura: 1. Leksione të përgatitura nga A.Vevecka 2. W.D. Callister Jr., "Materials Science and Engineering", 7 edition 2006 3. W.Smith, J.Hashemi, "Foundations of Materials Science and Engineering", 4 edition 2005. 4. L.H. Van Vlack "Elements of Materials Science and Engineering", 1985 Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratoret. Detyrat. Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 28

24. Parimet e Lazerit ­ 5 kredite

KODI LËNDËS SEMESTRI KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 2.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 1 -

I Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Dritan Spahiu Objektivat: Njohja e studentëve të Inxhinjerisë Fizike me parimet e punës së laserit dhe me cilësitë e rrezatimit që përftohet prej tij. Studimi i cilësive të rrezeve të dritës afërsisht monokromatike, që gjeneron laseri. Parimet bazë të rrezatimeve të atomeve e në veçanti rrezatimin e induktuar. Pjesët përbërse të një laseri. Tipat e laserëve Programi lëndës: Cilësitë e rrezeve të dritës afërsisht monokromatike, që gjeneron laseri Sistemet optike boshtore. Matricat e kalimit të rrezeve të dritës nëpër mjedise dhe sisteme optike. Parimet bazë të rrezatimeve të atomeve e në veçanti rrezatimin e induktuar Tufat gausiane. Përhapja dhe cilësitë e tufave gausiane. Ligji ABCD për tufat gausiane. Pjesët përbërse të një laseri, siç janë rerzonatorët dhe pajisjet e dhënies së energjisë (pajisjet e pompimit). Rezonatorët optikë. Faktori Q i mirësisë së rezonatorit. Etaloni Fabri ­ Pero. Zgavrat rezonuese që japin përforcim të valëve. Rezonatorët optikë me pasqyra sferike. Rrezatimi dhe absorbimi atomik. Rrezatimi i induktuar, koeficientët e Ajnshtajnit. Koeficienti i përforcimit të rrezatimit. Konditat për të siguruar gjenerimin e rrezatimit. Rrezatimet e laserve. Laserët me 3 dhe 4 nivele. Ngopja e përforcimit të laserit. Fuqia e laserve. Çiftimi optimal në dalje. Q ­ komutimi. Gjenerimi i modave dhe mënyrat e fiksimit të modave. Sistemet specifike të laserve. Tipat e laserëve. Laserët me trup të ngurtë. Laserët me gaz. Laserët me gjysmëpërçues. Literatura: 1. O. Svelto: "Principles of Lasers", Springer 2004. 2. A. Siegman: "Lasers", Mill Valley, California, University Science Books, 1986. 3. M. Young: "Optics and Lasers", 5th ed. Springer, 2000. 4. J. Kokaj, D. Spahiu "Fizika e laserve",. Shblu 2003 Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

29

25. Zbatime të Lazerit ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 2.5 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 1 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. As. Dr. Ilir Vullkaj Objektivat: Në këtë program synohet që studentet të njohin burimet konkrete të rrezeve lazer, të dinë cilët janë vetitë kryesore të tufës lazer. Synohet të njihen mënyrat e transformomit të tufës lazer në frekuencë dhe intensitet. Studentët duhet të dinë se si perdiren fibrat optike, cilët janë parametrat fizike të tyre. Qëllim tjetër është që studentët të njohin parimet bazë të memorjeve optike dhe realizimin e tyre në rrugë industriale dhe vetiake. Programi Lëndës: Sistemet specifike të rrezatimit lazer. Aspekte të përgjithëshme të lazerave me trup të ngurtë. Lazerat me Neodimium dhe Titan në Zefir. Zbatime të lazerave me trup të ngurtë. Lazerat me gjysmëpërçues. Nivelet kuazi-Fermi Kushtet e transparences së lazerave me gjysmëpërçues. Zbatime të lazerave me gjysmëpërçues. Lazerat me gaz. Nivelet energjitike dhe kalime optike në molekulë. Lazerat He-Ne dhe me CO2. Lazerat me eksimere. Lazerat me ngjyrosës. Vetitë e tufës lazer. Monokromaticiteti i tufës lazer. Koherenca hapsinore dhe kohore e tufës lazer. Divergjenca e tufës. Shkëlqimi i një tufe lazer. Analiza krahasuese e vetive të dritës termike me rrezatimin lazer. Transformimet e tufës lazer. Përhapja e tufës lazer, amplifikimi i saj. Tranformimi i frekencës në tufë lazer. Ngjeshja dhe zgjerimi i impulsit në lazerat impulsive. Fibrat optike. Tipet e fibrave optike. Fibrat monomodale dhe multi modale. Modet në një fibër optike. Shuarja dhe dispersioni në një fibër optike. Memorjet optike me lazer. Bazat e disqeve optike. Autofokusimi i tufave lazer. Ndjekja radiale e informacionit në disk. Realizimi dhe regjistrimi i informacionit në diskun optik. Realizimi i DVD-ve. Rregjistrimi holografik. Literatura: 1. J. Kokaj, D. Spahiu "Fizika e laserve",. 2003 2. O.Svelto "Intruduction to Laser" Physics.. 3. O. Svelto "Fisica delle fibre ottiche",. 4. M. Nisolo "Memorie ottiche" . 5. G. Cerillo, S Longhi, ect "Problems in laser physics". Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratoret. Pjesmarrja në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 30

26. Bazat e Fiziks s Materies (Fizika Atomike) ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1 1 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Jovan Zoto Objektivat: Kursi i jep studentit një kulturë të domosdoshme mbi strukturën e lëndës duke filluar nga ndërtimi atomit dhe modelet e tij, mekanike kuantike dhe atomi i hidrogjenit, bashkëveprimi i atomit me një fushë elektromagnetike, spini i elektronit, bazat e spektrave atomike dhe molekulare dhe karakterizimi i niveleve energjetike respektive, bërthama e atomit e qëndrueshme dhe radioaktive, modelet e ndërtimit të bërthamës, rrezatimet e ndryshme dhe bashkëveprimi i tyre me lëndën, seksionet efikas të bashkëveprimit dhe reaksionet bërthamorë, modelet e kuarkeve dhe familjet e grimcave elementare, detektimi i rrezatimeve Programi lëndës: Modelet e atomit i Tomsonit, Ruthërfordit dhe modeli planetar i Borit. Spektri i hidrogjenit dhe parimi i kombinimit. Atomet me shumë elektrone. Spektrat e metaleve alkaline, termat spektrale dhe serite spektrale te tyre. Hipoteza e spinit të elektronit. Momenti mekanik e magnetik orbital dhe spinor, numrat kuantikë dhe kuptimi fizik i tyre. Lidhjet e elektroneve në atom. Veprimi i fushës magnetike mbi atomin, dukuria e thjeshtë dhe e përbërë e Zeman-it, dukuria e Shtrak-ut.Parimi i Paulit dhe sistemi periodik i elementeve. Natyra dhe vetitë e rrezeve X. Spektrat e rrezeve rontgen, ligji i Mozli-t. Rrezatimi dhe absorbimi optik, rrezatimi spontan dhe i detyruar. Formimi i molekulave dhe natyra e lidhjeve kimike. Spektrat e molekulave dhe ligjësitë përkatëse. Ndërtimi i bërthamës së atomit. Spektrat bërthamorë, modelet e bërthamës, isobaret. Forcat bërthamore, energjia e lidhjes së bërthamës. Ligjet bazë të reaksioneve bërthamore, seksioni efikas i bashkëveprimit bërthamor. Radioaktiviteti natyror, karakteristikat dhe tipet kryesore të tij. Zbërthimi radioaktiv, ligji i zbërthimit radioaktiv. Radioaktiviteti artificial. Ndarja e bërthamave, mekanizimi i ndarjes, reaksioni zinxhir, produktet e ndarjes, energjia e çliruar. Reaktori bërthamor. Forcat bërthamore dhe karakteristikat e tyre në krahasim me bashkëveprimet e tjera. Rrezatimet bërthamore dhe bashkëveprimi i tyre me lëndën. Seksioni efikas i bashkëveprimit ligjet e ruajtjes dhe reaksionet bërthamore. Detektorët e rrezatime: Zbatime te fizikës bërthamore (Mjekësia, Teknologjitë e reja, CERN, ITER). Literatura: 1. J. Zoto, I. Bulaj "Fizika Atomike". 2. E. Shpolsij "Atomnaja Fizika". Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratoret. Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 31

27. Kurs special. Aplikime të Fizikës Bërthamorë. ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Fatos Ylli Objektivat: Kursi i jep studentit një kulturë te domosdoshme mbi fiziken e reaktorëve bërthamorë dhe dozimetrinë e rrezatimeve jonizuese dhe jojonizuese. Trajtohen njohuri për ciklin e lëndës djegëse, mbetjet radioaktive, bashkëveprimi me lëndën, teoria e reaktorëve dhe funksionimi i llojeve të ndryshme të tyre. Njohuri për konceptet bazë të dozimetrisë, veprimin biologjik të rrezatimeve jonizuese, mbrojtja nga rrezatimet jonizuese dhe vlerësimi i masave mbrojtëse nga rrezatimet jonizuese dhe jojonizuese. Programi lëndës: Burimet fosile dhe burimet hidrike, Burimet e ri-përsëritshme, Energjia bërthamore. Minerali uraniumit dhe teknologjitë e përftimit te oksidit te uraniumit. Procesi i pasurimit me U-235 dhe teknologjitë qe përdoren per pasurimin e Uraniumit (difuzioni dhe centrifugimi) dhe teknologjitë e reja të pasurimit. Kategorizimi i mbetjeve radioaktive, Teknikat e veçimit te mbetjeve radioaktive. Neutronet dhe ndërtimi i tyre, Reaksionet e neutroneve me bërthamat atomike. Seksioni efikas i bashkëveprimit te neutroneve me bërthamat, procesi i ndarjes se bërthamës. Koncepte mbi reaktorët, Llojet e reaktorëve bërthamore. Radioaktiviteti, llojet e rrezatimeve, rrezatimi direkt dhe indirekt jonizues, bashkëveprimi i grimcave te ngarkuara me lenden. Energjia e përthithur nga rrezatimet ne lende, ekuilibri elektronik, relacioni i Breg-Greit. Zhvillimi i standardeve të mbrojtjes nga rrezatimet, parimet baze te mbrojtjes nga rrezatimet, nivelet natyrore te rrezatimeve. Njohuri për aparatet matëse të rrezatimeve. Mbrojtja nga rrezatimi alfa, beta, gama, rrezet X dhe neutronet. Përdorimet e rrezatimeve jojonizuese, rrezatimet radiofrekuenciale dhe mikrovalët, madhësitë dhe njësitë matese të rrezatimeve jojonizuese. efektet biologjike te rrezatimeve jojonizuese Literatura: 1. F. Ylli "Leksione të shkruara mbi reaktorët bërthamorë". 2. J. Weisman, R.E. Krieqwer "Elements of nuclear Reactor Design". 3. W.F.G. Van Rooijen. "Impoving Fuel Cycle Design and Safty Characteristics", Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 32

28. Optika biomjekësore ­ 5 kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 2 -

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

5

Stafi Mësimdhënës: Prof.As. Dr. Partizan Malkaj. Objektivat: Qëllimi i këtij kursi lidhet me njohjen e studentëve të Inxhinierisë Fizike me aspektet biofizike të bashkëveprimit të dritës me mjediset biologjike; teoritë Mie dhe Relej; modulimet e ndryshme. Gjithashtu gjatë këtij kursi studentët njihen me bazat fizike të disa teknikave të reja imazhimi që operojnë në diapazonin e dritës së dukshme, siç janë OCT e tipeve të ndryshme. Programi lëndës: Rrezatimi optik dhe indet biologjike. Kromoforet kryesore endogjene dhe ekzogjene ne biomjekësi. Veçoritë optike të indeve. Teoritë e bashkëveprimit ind-dritë. Absorbimi i dritës nga indet biologjike: teoria klasike dhe modeli Lorentz-it. Ligji i Beer- Lambert. Teoria mbi Shpërhapjen Mie dhe Reley. Mekanizmi i bashkëveprimit të dritës lazer me indet dhe aplikimet. Parimet fotokimike; fotosinteza. Efektet fotokimike: terapia fotokimike, fotosensitivët, aplikimet klinike. Efektet fotobiologjike: biostimulimi fotobiologjik; fototermali: fotokoagulimi, aplikime mjekësore. Eksitimi i kromofobeve. Mekanizmat fotofizike të bashkëveprimit; fotoablatimi; fotoakustika; efektet e bipërthyeshmërisë; efektet e polarizimit. Aktiviteti optik i mjedisit biologjik. Aplikimet kryesore terapeutike te lazerit. Aplikimet terapeutike fotofizike: kardiologji; stomatologji; okulistikë. Aplikimet fotokimike: kirurgjia kozmetike dhe onkologji. Aplikimet fotobiologjike: Kirurgjia kardiovaskulare dhe kardiologjie; dermatologji; gastroederologji; neurologji dhe urologji. Aplikimet diagnostikuese të dritës. Imazheria me anë të fluroshencës. Emetimi i fluoreshencës si një mjet diagnostikues të sipërfaqes. Spektroskopia dhe karakterizimi dinamik te fluoreshencës (koha e jetës). Përfitimi i imazheve fluoreshente ne varësi të intensitetit dhe kohës së jetës. Aplikimet kryesore. Tomografia me koherencë optike (Optical coherence tomography ­ OCT): time domain OCT; Fourier domain OCT; Dopler OCT; OCT Muller. OCT fotoakustike. Aplikimet e OCT në imazherinë e sistemeve biologjike. Literatura: 1. P. Malkaj "Leksione të shkruara në Optikën Biomjeksore". 2. Lihong V.Wang "Biomedical Optics: Principle and Imaging". 3. R.Splinter, B.A.Hooper "An introduction to biomedical optics", 2007. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Pjesmarrje në seminare. Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 33

29. Struktura e lëndës ( Fizika e trupit të ngurtë)­ 5 kredite

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione 3 Ushtrime/ Projekt/ Laboratore seminare Detyra 1.5 0.5 -

KODI LËNDËS

SEMESTRI II

KREDITE

(Totali)

5

Ndërvartesia: Nuk ka Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Lulëzime Aliko, Dr. Valbona Muda Objektivat: Të pajisë studentët me njohuritë bazë mbi strukturën dhe vetitë fizike të trupave të ngurtë kristalinë (metale, gjysmëpërcjellës, dielektrikë, magnetikë, etj.). Programi Lëndës: . Struktura e molekulës. Molekula poliatomike. Përshkrimi i strukturave kristalore. Rrjetat Brave. Disa struktura të thjeshta kristaline. Defektet pikësore. Vakancat. Qendrat e ngjyrosjes. Dislokimet. Energjia e dislokimit. Lëvizja e dislokimeve. Formulimet e Bregg-ut dhe të Llaue-s. Rrjeta e kundërt. Ndërtimi i Evaldit. Zonat e Briluenit. Faktori gjeometrik i strukturës. Kristalet e gazeve inertë, jonikë, kovalentë, metalet dhe kristalet me lidhje hidrogjenore. Teoria klasike dhe kuantike e kristalit harmonik. Fononet. Impulsi i fononit. Modeli i Ajshtajnit, i Debaj-it. Funksioni i shpërndarjes i Fermi-Dirakut. Termokapaciteti i gazit elektronik. Termopërcjellshmëria e metalit. Teoria kuantike e paramagnetizmit spinor. Ndikimi i shpërndarjes së Fermi-Dirakut në përcjellshmërinë elektrike. Elektronet në potencialin periodik. Teorema e Bllohut. Energjia Fermi. Densiteti i gjendjeve energjitike. Përcjellshmëria vetjake dhe e përzierjes. Zonat energjitike të Si dhe Ge. Rezonanca ciklotrone në gjysmëpërcjellës. Veprimi drejtues i kalimit p-n. Rrymat e drejtimit dhe të difuzionit. Tranzistori. Diamagnetizmi, Paramagnetizmi, Paramagnetizmi i elektroneve të përcjellshmërisë. Struktura magnetike e ferromagnetikut dhe antiferromagnetikut. Domenet ferromagnetike. Rezonanca magnetike. Materialet superpërcjellës. Termodinamika e kalimit në gjendjen superpërcjellëse. Superpërcjellësit e llojit të dytë. Eksitonet. Fotopërcjellshmëria. Lumineshenca. Analiza e deformimeve elastike. Valët elastike në kristalet kubike. Literatura: 1. Leksione të shkruara 2. Kittel C. Introduction to "Solid State Physics", 7th ed, John Wiley and Sons, New York, 1996. 3. Ashcroft N, Mermin N. "Solid State Physics", W.B. Saunders, Philadelpha, 1976. 5. Thoma N, Aliko L. "Fizika e trupit të ngurtë" I, II. Botim i Universitetit të Tiranës. 1982".. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Laboratore, Pjesmarrje në seminare Prova finale: Provim me shkrim, me gojë. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë. 34

30. Praktikë Mësimore (Në Ndërmarrje)- 3 Kredite

KODI LËNDËS KREDITE

(Totali)

SHPËRNDARJA E KREDITEVE Leksione -0 Ushtrime/ Laboratore Praktikë seminare -0 -0 3

SEMESTRI

II Ndërvartesia: Nuk ka

3

Stafi Mësimdhënës: Prof. Dr. Zenun Mulaj Objektivat: Realizohen kontaktet e para me prodhimin teknologjik. Bëhen të prekshme lidhjet ndërmjet programit teorik me zbatimet praktike në ndërmarrje të ndryshme. Programi lëndës: Studentët frekuentojnë ndërmarrje të vendit të cilat si rregull funksionojnë sipas teknollogjive që janë të bazuara në disa nga lëndët që paraqiten në këtë Diplomë të Nivelit të Parë (DNP). Profesorët shoqërues shpjegojnë procesin fiziko-teknollogjik. Shihen dhe analizohen të gjitha fazat e prodhimit të produktit. Nxirren përfundime të përgjithshme integrale teoriko-praktike. Literatura: Nuk ka. Parakushtet për shlyerjen e lëndës: Nuk ka. Prova finale: Rraport final. Mënyra e vlerësimit të lëndës: Me notë.

35

31. Diploma e Nivelit të Parë (DNP)- 7 Kredite

Diploma ka në thelb të saj një studim teoriko-praktik në fusha të ndryshme të teknologjive fizike. Bashkëpunim i mundshëm me biznese të ndryshme të inxhinerisë fizike të sferave të ndryshme, si: Teknologjitë Fotovoltaike, Elektromagnetizmi i zbatuar, Fizika Biomjeksore, Teknologjitë e materialeve, Optika e zbatuar, Interferenca Holografike, Laseri, Vakumi etj. përbëjnë një gamë të gjërë për DNP. Punimi, duke u bazuar në programin e paraqitur më lart, i shoqëruar me matje laboratorike, si dhe eksperimente të ndryshme, merr trajtën e një punimi studimor/shkencor modest

36

Information

Plani dhe programi i DNP Inxhinieri Fizike

36 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

453225