x

Read untitled text version

BOTA: BOTA: SHQIPTARI I PARE NE POLIN E VERIUT

QEVERIA & ICO

f15

ARTE: XANI NË SCHLACHTHAUS S

f20-21

NE KONFLIKT PER GUVERNATORIN

Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me kandidatët e mbetur në garë për Guvernator. Express ka mësuar se sherri ka plasur pas eliminimit që ICO i bëri Gazmend Lubotenit. ICO, gjithashtu, i ka intervistuar tre kandidatët pas Panelit përzgjedhës. Edhe vetë Mejdi Bektashi, Kryetar i Panelit, tregon se ka pasur ndërhyrje. f10-11

Nën masa të rrepta të sigurisë, Nazim Bllaca edhe para gjykatës pranoi se ka marrë pjesë në vrasjen e Sali Gashit në vitin 1999, por jo edhe se ka shtënë mbi të. Ai tha se plumbat i ka shkrepur Fahredin Gashi-Faruku, i cili ishte i pranishëm në gjykatore. Për shtatë orë, Bllaca iu përgjigj pyetjeve të prokurorit. f7

Faruku e vrau

Shuhet FER'i

Partia Fryma e Re ka shuar aktivitetin politik, duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Në ceremoninë e bashkimit të të dy subjekteve, Albin Kuti e Shpend Ahmeti thanë se u bashkuan për shkak se e ardhmja e vendit është në rrezik. | FAQE 6

Express

www.gazetaexpress.com N° 2180, Viti VI, Çmimi: 0.20 ¤ · E përditshme e pavarur kosovare

E enjte

31 mars 201 2011 01 1 11

I ndan regjistrimi

Shumë serbë të Kosovës janë në mëdyshje, por të tjerë kanë ndarë mendjen t'i përgjigjen pozitivisht regjistrimit që nis nesër. Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrim, Rifat Blaku, thonë se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij procesi. Ata premtojnë se regjistrimi do të kryhet edhe në Veri. | FA Q E 8 - 9 Do të kishte qenë mirë, që nisur nga ky rast të vihej dorë në tekstin e ligjit themelor të shtetit që gjërat të thuhen qartë e pa ekuivoke. Kushtetuesja ndoshta duhet të mendojë edhe për gjëra më të thjeshta karshi joshjes për vendime të forta.. Shkruan: Armand Shkullaku | FAQ E 2

KOMENT

Zgjedhje të reja apo president të ri

E SHKELEN TE GJITHE

FOTO: ATDHE MULLA

Gjykata Kushtetuese ka gjetur dy shkelje në seancën për zgjedhjen e Presidentit. Nuk kishte më shumë se një kandidat, e as kuorum prej dy të tretave. Shkelje ka bërë edhe opozita, e cila bojkotoi votimin. Kosova tash nuk ka as ushtrues detyre të Presidentit. Behgjet Pacolli sërish i hyn garës, por kësaj here me kundërkandidat. Për këtë do të votohet më së largu javën e ardhshme. f4-5

Pressing

Fjalët tona

Duhet ta vazhdojmë mandatin tonë

Kristina Herodes,

Zëdhënëse e EULEXit, pas protestës së dytë masive kundër EULEX-it që mbajtur në Prishtinë ditën e martë ku protestuesit mbanin në duar "Lironi Ushtarët e Lirisë" dhe "EULEX largohu".

2

E enjte, 31 mars 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki [email protected] Politikë: Bekim Greiçevci [email protected] Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu [email protected] Ekonomi: Arben Hyseni [email protected] Bota: Arsim Buxhovi [email protected] Arte: Faton Raçi [email protected] Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi [email protected] Sport: Valdet Hasani [email protected] Fotografia: Atdhe Mulla [email protected], Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, [email protected] redaksia: [email protected] tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78; Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Armand

Shkullaku

krizë parlamentare për shkak të zgjedhjes së presidentit që më shumë është figurë simbolike sesa ka fuqi ekzekutive. Pikërisht për këtë arsye ajo i jep mundësinë një mazhorance të caktuar politike që ta zgjedhë edhe me 50+1 të votave kreun e shtetit. E nëse një shumicë nuk arrin të garantojë as këto vota, ajo nuk mundet as të qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje është e pashmangshme. Votimi me dy të tretat është më tepër një mundësi për t'i dhënë autoritet më të madh kreut të shtetit si figurë unifikuese, por jo obligim pasi në fund të fundit ekziston votimi me shumicë të thjeshtë. Çështja nuk do të duhej të shtrohej për dy votimet e para më 22 shkurt, pasi ato nuk prodhuan asnjë president, por për votimin e tretë. Për dy raundet e para në nenin 86 nuk thuhet se në sallë duhet të jenë të pranishëm jo më pak se dy të tretat. Kjo shifër është morale në mbështetjen për Presidentin përderisa ai e ka mundësinë të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë. Kushtetuta me këtë formulim nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje sa herë nuk do të mblidheshin bashkë në sallë dy të tretat e deputetëve. Dhe askush, pavarësisht interpretimit moralist të Kushtetueses për detyrimet e deputetit, nuk mund t'i detyrojë deputetët të rrinë në sallë kundër dëshirës së tyre. Pra, kushti i dy të tretave vetëm bllokon procesin dhe çon në krizë, pasi nuk është përcaktues për presidentin i cili e ka shansin të zgjidhet edhe me 50+1. Fryma kushtetuese dhe funksionimi normal i një demokracie i japin shansin të qeverisë një mazhorance që ka shumicën në parlament pa e penalizuar për zgjedhjen e një presidenti pa kompetenca të forta. Edhe interpretimi i Kushtetueses për pjesmarrjen e jo më pak se dy kandidatëve në garën presidenciale është bërë në këndvështrimin e pavleshmërisë së procesit të 22 shkurtit. Kushtetuta nuk e thotë qartë se në votim duhet të paraqiten të paktën dy kandidatë dhe në këtë rast Gjykata mund të vendoste pro ose kundër. Por nisur nga interpretimi që iu bë pjesmarrjes së dy të tretave në votim, edhe vendimi se zgjedhja e presidentit është jo kushtetuese për shkak të këndidimit të një personi të vetëm, shkon në të njëjtën logjikë të Gjykatës. Sot, vendi ndodhet në një udhëkryq juridik për të cilin Gjykata Kushtetuese duhej të kishte dhënë disa shenja orientimi. Me gjasë Kuvendi do të mblidhet për të zgjedhur një president të ri apo për të rizgjedhur zotin Pacolli. Me siguri do të gjendet dhe një kandidat i dytë dhe do të tentohet kompromisi për të siguruar dy të tretat që Kushtetuesja i bëri obligative. Por a ka legjitimitet ky parlament ta bëjë këtë pasi ka dështuar më parë në zgjedhjen e presidentit? Po nëse nuk arrihet prania e dy të tretave në sallë a duhet të shkojë vendi në zgjedhje për mungesë pranie apo për mosgjedhje të presidentit? A ka kuptim zgjedhja në raundin e tretë me shumicë të thjeshtë nëse nuk bëhen dy të tretat në dy raundet e para? Këto dhe shumë pyetje të tjera nuk marrin përgjigje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo këtë herë ka bërë një interpretim që sigurisht nuk mund të kontestohet, por që ka lënë hapur dhjetra interpretime të tjera. Do të kishte qenë mirë, që nisur nga ky rast të vihej dorë në tekstin e ligjit themelor të shtetit që gjërat të thuhen qartë e pa ekuivoke. Kushtetuesja ndoshta duhet të mendojë edhe për gjëra më të thjeshta karshi joshjes për vendime të forta.

Zgjedhje të reja apo president të ri

Do të kishte qenë mirë, që nisur nga ky rast të vihej dorë në tekstin e ligjit themelor të shtetit që gjërat të thuhen qartë e pa ekuivoke. Kushtetuesja ndoshta duhet të mendojë edhe për gjëra më të thjeshta karshi joshjes për vendime të forta.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mbyllur një gjykim të parevokueshëm, por ka hapur një debat të madh lidhur me argumentimin e vendimit të saj që e bën nul zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas kësaj gjykate, Kosova sot nuk ka një president pasi ai që u betua më 22 shkurt përpara Kuvendit është i pavlefshëm për dy arsye: në votim nuk kanë qenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve dhe në garë ka marrë pjesë një kandidat i vetëm, zoti Behgjet Pacolli. Të shumtë janë ata që e kanë përshëndetur këtë vendim të Kushtetueses, duke theksuar edhe njëherë pavarësinë e saj nga politika, përkatësisht nga koalicioni qeveritar. Eshtë e vërtetë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ende në fillimet e saj, ka treguar autoritet dhe pavarësi në shumë vendime. Ajo rrëzoi presidentin Sejdiu që ushtronte njëkohësisht dy funksione, çoi në zgjedhje të parakohshme kundër dëshirës së kryeministrit Thaçi komunën e Rahovecit, vendosi në favor të pakicave për emblemën e Prizrenit, etj. Edhe vendimi i saj i fundit mund të futet në këtë varg aktesh indipendente e të guximshme përsa kohë shkon kundër interesave të koalicionit qeveritar dhe i jep të drejtë opozitës. Falë një kulture politike, jo shumë normale për rajonin, të gjithë faktorët në Prishtinë shfaqën bindje dhe respekt ndaj vendimit në fjalë të Kushtetueses. Vetë zoti Pacolli, kryeministri Thaçi dhe drejtuesit e Kuvendit nuk e kundërshtuan atë. Por, pavarësisht obligimit për të respektuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, shpallja jo kushtetuese e zgjedhjes së presidentit në seancën parlamentare të 22 shkurtit ngre shumë pikëpyetje. Në radhë të parë, duket sikur interpretuesit më të lartë të Kushtetutës, kanë qenë më të ndjeshëm ndaj ruajtjes së profilit të tyre indipendentist se sa të kujdesit ndaj frymës së ligjit themelor të shtetit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke shënuar një rast të rrallë në rrëzimin e dy presidentëve brenda 6 muajsh, këtë herë ka lënë pa rrugëdalje krizën presidenciale. Pas këtij vendimi, shtrohet pyetja se a ka patur president Kosova nga data 22 shkurt e deri më sot. Nëse ka patur, ai nuk mund të shkarkohet dot sepse personalisht nuk e ka shkelur Kushtetutën, nuk është i paaftë fizikisht dhe nuk është dënuar për kryerjen e një krimi të rëndë. Nëse nuk ka patur, pra në rastin kur zgjedhja e tij quhet nul, atëherë Kuvendi duhet të shpërndahet dhe brenda 45 ditëve të shkohet në zgjedhje. Vendimi i Kushtetueses nuk e përcakton rrugën që duhet ndjekur, ndërkohë që Kushtetuta thotë qartë se nëse Kuvendi nuk arrin që as në raundin e tretë të zgjedhë presidentin e Republikës, atëherë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje. Sipas Gjykatës, parlamenti i Kosovës nuk e ka zgjedhur presidentin sepse që në raundin e parë në garë është paraqitur vetëm një kandidat dhe në sallë kanë qenë më pak se dy të tretat e deputetëve, për rrjedhojë procesi i mëpasëm ka qenë i pavlefshëm. Nisur nga një logjikë formale, Gjykatës Kushtetuese mund të mos i interesojë se çfarë bën Kuvendi, shpërndahet, mblidhet, shkarkon apo zgjedh president tjetër. Ajo prononcohet vetëm kur pranë saj paraqitet një ankesë dhe në rastin konkret ka dhënë vendimin përkatës. Por kjo Gjykatë nuk mund të veprojë në kushte laboratorike, ajo duhet të ketë parasysh frymën e Kushtetutës dhe bazën politike mbi të cilën funksionon një demokraci parlamentare. Fryma e Kushtetutës është që vendi nuk shkon në

Presidenti, javën e ardhshme

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Kosovës, pasi që Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese zgjedhjen e presidenti Behgjet Pacolli nga Parlamenti i Kosovës.

Në garë ishte vetëm një kandidat

Gjykata Kushtetuese,

Në Aktgjykimin e saj për Rastin e Presidentit Pacolli, duke e dhënë këtë si dëshminë kryesore të shkeljes së Kushtetutës.

MOTI

Sot

PRISHTINË

Max: Min:

Nesër

16 °C 3 °C

Max: Min:

17 °C 4 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC Adresa: Dardania 1/1 Prishtinë, 10000, Kosovë E-Mail: [email protected] Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78 www.gazetaexpress.com

E enjte, 31 mars 2011

3

Ndoshta secili nga ne (potencialisht) jemi Erazmi i Roterdamit, por për shkak të paditurisë, mungesës së guximit, për fat të keq nuk e dimë!

Erazmi i Roterdamit dhe pushtetarët shqiptarë

Moikom Zeqo

Erazmi i Roterdamit, një nga figurat më emblematike të kulturës dhe mendimit botëror, ka ndjekur hullinë iluministe dhe kriticiste të Lukianit dhe i ka paraprirë Shekspirit. Kundër totalitarizmit teologjik të mesjetës, Erazmi ka mbetur i patjetërsueshëm në qytetërimin rilindës europian për kryeveprën e hatshme, pa një të dytë, të botuar në 1508, me titullin shokues "Lavdërimi i Marrëzisë". Veçoria e Marrëzisë erazmike është se ajo vetë u mban fjalim të marrëve. Në të njëjtën kohë, Sabastian Brant e mbushi "Anijen e të çmendurve" (gjithashtu një kryevepër) me të gjithë ata që donte t'i stigmantizonte dhe t'i bënte për pesë para, pra njëfarë Gjyqi të Fundit apokaliptik mendor. Personazhi i Çmendurisë tek Erazmi është si gaztori shekspirian që i thotë të vërtetat e mëdha ekzistenciale dhe të pushtetit mbretit Lir, shumë më përpara se sa këtë ta konceptonte mendja magmatike e Shekspirit. Në 1590, Erazmi i Roterdamit, në një libër të tij në latinisht, e citon Psalmin 28 dhe çuditërisht mediton nëpërmjet komentit drithërues dhe inteligjent edhe për çlirimin e shqiptarëve që kishin rënë mbas sagës kastriotase të shekullit XY nën terrin e pushtimit otoman. Vetëm kaq. Por ndoshta, në mënyrë të tërthortë dhe profetike në kryeveprën "Lavdërimi i marrëzisë" ka lënë disa pasazhe epigramatike për pushtetarët e sotëm shqiptarë. Nuk është aspak e sforcuar t'i citojmë naivisht dhe pa asnjë paragjykim këto pasazhe të kthjellëta dhe të skalitura mjeshtërisht. Erazmi i Roterdamit flet për pushtetarët e kohës së tij me një ironi të thekshme, therëse, përfundimtare. Ja çfarë thotë Erazmi i mrekullueshëm për pushtetarët: "Sikur të kishin dy pare mend në kokë, a do të ekzistonte gjë tjetër më e zymtë dhe më e pështirë se jeta e tyre? A do të kishte njeri në botë që të gjykonte se ia vlen barra qiranë të merret pushteti, po t'i vinte gishtin kokës se ç'peshë të rëndë merr mbi shpatulla kushdo që do të jetë një sundimtar për të qenë? Sepse kush merr përsipër drejtimin e vendit, duhet të shikojë të mirën e përgjithshme e jo punët e veta, nuk duhet të mendohet për tjetër gjë tjetër veçse si të qeveriset sa më mirë vendi, nuk duhet të shmanget as sa një gisht nga ligjet e shtetit, meqenëse është hartues dhe garant i tyre". Ai është përgjegjës për ndershmërinë e të gjithë funksionarëve dhe të njerëzve të drejtësisë, të gjithë i mbajnë sytë e ngulur tek ai, sepse e dinë se është në gjendje t'i sjellë një të mirë të paçmueshme jetës qytetare me butësinë dhe ndershmërinë e tij, ashtu si një yll ogurmirë, përkundrazi mund t'i shkaktojë edhe fatkeqësinë më të madhe, si një kometë vdekjendjellëse. Veset e njerëzve të tjerë nuk maten njëlloj si ato të sundimtarit dhe pesha e tyre është shumë më e vogël. Ai që ka timonin e shtetit, ndodhet në një pozitë të tillë që edhe një shkelje e lehtë e moralit nga ai mjafton të ndjellë një epidemi të rëndë në një shoqëri civile shumë të gjerë. Për më tepër, meqë kushtet fatlumtura në të cilat rrojnë sundimtarët, u krijojnë mundësi të shumta për t'u shmangur nga rruga e drejtë, duke u dhënë pas qejfeve dhe jetës së shthurur, duke pranuar lajkat e duke u zhytur në luks, duhet të vënë të gjitha forcat e të përpiqen edhe më tepër që të mos braktisin asnjëherë detyrën, edhe sikur të tjerët ta zhgënjejnë gjatë funksionit të tij. Sikur i pari i vendit t'i peshonte mirë në shpirtin e tij të gjitha këto, krahas shumë të vërtetave të ngjashme (dhe do ta bënte një gjë të tillë po të ishte i urtë) them se nuk do t'i ndjente më lezetin as gjumit, as ngrënies. Mirëpo në ditët tona, sundimtarët ua besojnë zotave mitikë, e trajtojnë dhe mbajnë pranë vetes vetëm ata që u thonë gjëra të këndshme, që të mos u prishet humori nga ndonjë shqetësim. Mendojnë se i kanë krye për mrekulli të gjitha detyrimet e kryeqeveritarit, duke u shitur magjistratura e postet e rëndësishme të administratës, për të siguruar sa më shumë fitime për vete, duke shpikur dita-ditës metoda të reja si e si të varfërojnë më shumë qytetarët e t'i kalojnë pasuritë e tyre në arkat e veta. Këtë e bëjnë duke zhvarrosur ca nene ligjesh të harruara, që të duken se po veprojnë në bazë të ligjit, edhe kur sillen krejt padrejtësisht. Shtojnë me qëllim ca lajka, për të bërë për vete popullin. Tani kini mirësinë të përfytyroni (sepse ka të tillë) një njeri që nuk i njeh ligjet, që është armik i së mirës së përbashkët, që kërkon të rrojë mirë veç për vete, që e urren kulturën, urren lirinë dhe të vërtetën, që më pak për çdo gjë mendon shtetin, që gjithçka e mat me realizimin e lakmive dhe të interesave vetjake. Shtojini delirin që kujton se e ka për detyrë të qëndrojë mbi të tjerët e të shkëlqejë për virtytet heroike... Po çfarë të them edhe për oborrtarët? Këta, më të shumtët e rasteve janë jashtëzakonisht të korruptuar, servilë, budallenj, të neveritshëm e prapë se prapë pretendojnë të jenë të parët në çdo moment". Pas pesë shekujsh (pse a ka kaluar kaq shumë kohë?) thëniet e Erazmit të Roterdamit mund të duken si të shkruara sot nga ndonjë mendimtar heretik opozitar në Shqipëri. Padyshim, pushtetarët do të hakërriten, do të shtrembërojnë fytyrat reale dhe ato mediatike të shumëfishta dhe të pafundme. Si? Ku e gjen guximin të shkruajë këto sulme të hidhura ky farë Erazmi, që nuk e njeh askush, që nuk ka asnjë pushtet ekonomik, as politik? Kush është ky idiot që e quan veten si Erazmi i Roterdamit? Ku jeton? Me se merret? A ka pasaportë biometrike? A i paguan taksat? Mos është puçist? Kriptokomunist? Shpifës? Nxirës i realitetit? I Çmendur? Mos e paguajnë për t'i shërbyer opozitës? Në të vërtetë, këto 20 vjet pushtetarët në Shqipëri, të të gjitha ngjyrave partiake, nuk e mësuan politikën e vërtetë demokratike, por mësuan agresivisht si të pasurohen në mënyrë të paimagjinueshme. Pushtetarët (para)politikë shqiptarë kanë krijuar kështu këto 20 vjet të mundimshëm shëmbëlltyrën erazmike të sundimtarit, kryeqeveritarit me kundërmimin mesjetar. Ata kanë ravijëzuar sfilitshëm ikonografinë e demagogëve që flasin rrëmujshëm e pa lidhje për popullin për të krijuar skotën, kastën e një pakice të vetëkënaqur po pa asnjë dashuri, respekt dhe nderim nga populli i keqpërdorur. Pse ka ndodhur kështu? A është e vërtetë që ky model hibrid i pushtetarëve buron nga demokracia? E pamundur të burojë nga demokracia! Nëse do të ishte kështu, ahere çfarë kuptimi frymëzues do të kishte vetë demokracia? Demokracia është pakrahasimisht tjetër gjë. Si konceptim. Si humanizëm. Si e Vërtetë Shkencore. Si aspiratë shekujsh. Si fuqi ekskluzive shpirtërore e vetë popullit Sovran. Si ndryshimshmëri progresive e pandalur, e padeformuar. Jetojmë një kohë paradoksalisht erazmike. Jo vetëm marrëzitë e tejzgjatura dhe bizare të pushtetarëve, por edhe marrëzitë e pakuptimta dhe të plogëta të të gjithë shqiptarëve janë klima asfiksuese për një botë demokratike, moderne dhe të emancipuar. Ndoshta secili nga ne (potencialisht) jemi Erazmi i Roterdamit, por për shkak të paditurisë, mungesës së guximit, për fat të keq nuk e dimë!

Mirëserdhët në botën HD!

4

E enjte, 31 mars 2011

Politikë

redaktor: bekim greiçevci e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Pacolli, zgjidhja e vetme

Zëvendësdrejtoresha e Shoqatës së Evropës Juglindore, Johanna Deimel, ka vlerësuar se Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka rrugë tjetër veç të qëndrojë te kandidatura e Pacollit për President. Në një intervistë për Radio Deutsche Welle, ajo ka thënë se mund të ndodhë që të ketë edhe një kandidat tjetër, një kandidat për të cilin gjendet mazhoranca. "Kjo është njëra anë, që nuk do të rezultojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo do të vendoset në javët e ardhshme. Po qe se Thaçi dështon, e nuk zgjidhet dot presidenti i ri, atëherë do të ketë zgjedhje të reja", ka parashikuar Deimel. Deimel ka vlerësuar se është për t'u përshëndetur që Gjykata Kushtetuese luan rolin e saj për të parë edhe konformitetin e procedurës së zgjedhjes së presidentit.

E SHKELEN TE G

Gjykata Kushtetuese ka gjetur dy shkelje në seancën për zgjedhjen e Presidentit. Nuk kishte më shumë se një kandidat për president dhe nuk kishte kuorum prej dy të tretave. Shkelja e dytë përfshin edhe opozitën, që nuk përmbushi obligimin kushtetues për të marrë pjesë në votim. Aktualisht, Kosova nuk ka as President, as ushtrues detyre të Presidentit. Kështu do të jetë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Bekim Greiçevci Valmir Klaiqi

Prishtinë, 30 mars ­ Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosova jo vetëm që nuk ka më President, por as ushtrues detyre të Presidentit, për shkak se nuk ka kushte ligjore që këtë post ta ushtrojë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e as ndonjë zyrtar tjetër. Eksperti për çështje kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se ky rast vërtet është shumë i rrallë në praktikat kushtetuese dhe ka krijuar vërtet një vakum kushtetues. "Kryetari i Kuvendit nuk mund ta ushtrojë më detyrën e Presidentit, sepse Kushtetuta e ka përcaktuar se një mundësi e tillë aktivizohet vetëm kur largohet Presidenti apo kur ai shkel Kushtetutën, apo kur jep dorëheqje", ka thënë Bajrami. Me aktgjykimin e publikuar të mërkurën pasdite, Gjykata ka konstatuar se procedura për zgjedhjen e Behgjet Pacolli si President i Republikës se Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme te Kuvendit, më 22 shkurt, përben shkelje të nenit 86 të Kushtetutës dhe prandaj është kundërkushtetuese. Prandaj, Gjykata ka marrë vendim që prej datës 30 mars, vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit nuk është më në fuqi. Me shtatë vota për dhe dy kundër, Gjykata vlerëson se janë bërë dy shkelje të Kushtetutës. Shkelja e parë ka të bëjë me faktin se në seancë nuk kishte më shumë se një kandidat për president. "Neni 86 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përmend në mënyrë të qartë (jo-ambiguoze) se duhet të ketë më shumë se një kandidat në raundin e parë dhe të dytë, si dhe në raundin e tretë", thuhet në aktgjykim, që është publikuar të mërkurën pasdite. Shumica e gjykatësve kanë gjetur se shkelje kushtetuese paraqet edhe mungesa e së paku dy të tretave të deputetëve në seancë. "Gjykata konkludon se, meqë vetëm 67 deputetë morën pjesë në procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, neni 86 i Kushtetutës u shkel", thuhet në aktgjykim. Për mungesë të së paku 80 deputetëve në seancë, Gjykata konsideron se shkelje e Kushtetutës është edhe mospjesëmarrja e opozitës. Në aktgjykim citohen nene të Kushtetutës, Ligji mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, Rregullorja e Punës së Kuvendit si dhe Betimi i Deputetit etj., që obligon përfaqësuesit e popullit të marrin pjesë në votim, veçanërisht për çështje të rëndësishme për shtetin. "Zgjedhja e Presidentit te Kosovës, i cili sipas nenit 83 është Kreu i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e njerëzve të Republikës së Kosovës, është e një rëndësie kaq të madhe, sa që të gjithë deputetët, si përfaqësues të popullit të Kosovës, duhet ta konsiderojnë si detyrë kushtetuese të tyren, përveç nëse iu lejohet nga Presidenti i Kuvendit të marrin pjesë në procedurën për zgjedhjen e Presidentit, siç përcaktohet në nenin 86 të Kushtetutës", thotë Gjykata në vendimin e saj. Në aktgjykim theksohet se nëse deputeti nuk mund të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, duhet ta informojë Kryetarin ose Nënkryetarin e Kuvendit për arsyet e mungesës. Ndërkaq, Gjykata nuk ka gjetur shkelje për pauzën mes raundit të dytë dhe të tretë të zgjedhjes së Presidentit, siç kanë pretenduar LDK'ja dhe AAK'ja. Gjykata nuk ka dhënë asnjë rekomandim se çfarë duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës pas këtij aktgjykimi dhe nëse të gjithë deputetët duhet patjetër të marrin pjesë në votim. "Gjykata nuk thotë se ata duhet të jenë aty, por thotë se duhet të sigurohet kuorumi. Kuorumi sigurohet me angazhimin e mirë të strukturave të Kuvendit, në këtë rast të Kryesisë dhe Kryetarit', ka thënë Mazllum Baraliu, ekspert për çështje juridike. Por, ndryshe mendon Arsim Bajrami, ekspert për çështje kushtetuese. "Gjithsesi deputetët kanë detyrim kushtetues të marrin

Reagimi i opozitës

Prishtinë, 30 mars ­ Partitë opozitare janë të ndara edhe në vlerësimin vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Deputetit të LDK'së, Arben Gashit nuk i pëlqen pjesa e vendimit që ua kujton qartë deputetëve detyrimin kushtetues që kanë për të marrë pjesë në seanca plenare, kur nevojitet numri i dy të tretave. "Deputetët kanë të drejtë që vlerësimet e veta t'i japin edhe duke mos marrë pjesë në seancë. Kës-

htu që edhe këtu është një interpretim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ideja e dy të tretave është e mirë, sepse kjo është për arritjen e konsensusit për President të Republikës", tha Gashi. Por a do të marrin pjesë deputetët e LDK'së në seancën e ardhshme kur do të votohet për Presidentin? "Nuk mund të them tani, sepse nuk është marrë ndonjë vendim në

Grupin Parlamentar të LDK'së për këtë çështje. Grupi Parlamentar do të vendosë se a do të marrim pjesë a jo", ka thënë Gashi. Gashi ka bërë thirrje për një konsensus ndërpartiak para mbajtjes së seancës së ardhshme për zgjedhjen e Presidentit. "Presidenti është institucioni më i lartë dhe përfaqëson unitetin e popullit. Normal që për ta zgjedhur atë duhet të ketë konsensus par-

tiak. Prandaj, edhe janë vendosur dy të tretat si pikë që mund të bllokojë në kuptimin politik të fjalës. Prandaj, propozuesit e kandidatit për President duhet t'i bindin deputetët që të marrin pjesë në seancë. Ne si deputetë përfaqësojmë interesin e qytetarëve dhe nuk duhet askush të na obligojë mos me dalë prej seance derisa ne mendojmë ndryshe", tha Gashi. Partia e dytë më e madhe në

E enjte, 31 mars 2011

POLITIKË 5

Kosova kërkon integrim në NATO

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është pritur në selinë e NATO-s në Bruksel nga zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Michel Soula. Ajo tha se aspirata e Kosovës është që sa më parë të integrohet në NATO si një anëtare me të drejta të plota dhe të kontribuojë pozitivisht për sigurinë rajonale dhe globale. "Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe është duke i plotësuar të gjitha standardet që kërkohen për anëtarësim, si dhe është duke lobuar që të shtojë numrin e njohjeve dhe është koncentruar në reforma pozitive në vend", ka thënë Tahiri. Në anën tjetër, zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Michel Soulaka ka thënë se NATO'ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në planin e sigurisë dhe të rrugës së Kosovës drejt integrimit në Aleancën Veriatlantike, si dhe do të vazhdojë të përkrahë Forcën e Sigurisë të Kosovës edhe në të ardhmen.

GJITHE

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Gati për rikandidim

Shpend Limoni

[email protected]

pjesë, edhe pse ndoshta është e padrejtë që nuk ka konsekuenca adekuate ligjore dhe kushtetuese që do të sanksiononin deputetët, sepse nuk bëhet fjalë për një taktikë të bojkotit parlamentar. Besoj se deputetët e opozitës e kuptojnë se kanë obligim kushtetues të themelojnë institucionet kushtetuese të shtetit të Kosovës. Natyrisht, është e drejta e tyre të votojnë apo jo kandidatët e caktuar. Por ligjet, Kushtetuta dhe rregullorja i obligon ata që të marrin pjesë aktive në punët e Kuvendit", ka thënë ai. Shtatë nga nëntë gjykatësit kushtetues kanë votuar për aktgjykimin: Enver Hasani, Kadri Kryeziu, Altay Suroy, Snezhana Botusharova, Gjyljeta

Mushkolaj dhe Iliriana Islami. Me vendimin e tyre nuk janë pajtuar gjykatësi amerikan, Robert Carolan dhe gjykatësi portugez, Almiro Rodrigues. Mospajtimi i tyre është pjesë e aktgjykimit. Ata nuk i kundërshtojnë kolegët e tyre se është i obligueshëm kuorumi prej dy të tretave për zgjedhjen e presidentit. Ata, gjithashtu, kanë thënë se Gjykata nuk ka të drejtë për të urdhëruar Kuvendin që të nominojë së paku dy kandidatë për president. Carolan dhe Rodrigez vlerësojnë se nëse Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë presidentin as në raundin e tretë, atëherë do të duhej të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh.

opozitë, Vetëvendosja, vlerëson se vendimi i Gjykatës më shumë është politik dhe përpjekje për të balancuar fajin. Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Express se për ta shpërndarë fajin, Gjykata e ka interpretuar problemin e mospjesëmarrjes së opozitës si antikushtetuese. "Për mendimin tim, ky është një veprim krejt joprofesional dhe në

kundërshtim me atë nenin që një deputet apo një subjekt mund të mos marrë pjesë në seancë deri në gjashtë muaj", tha ai. Deputetët e Vetëvendosjes, sipas Konjufcës, do të marrin pjesë në seancën e radhës kur do të votohet për Presidentin, do t'i shpjegojnë arsyet politike pse e kundërshtojnë, dhe varësisht prej situatës mund edhe ta lëshojnë seancën.

Prishtinë, 30 mars ­ Behgjet Pacolli i ka dhënë fund punës në Zyrën e Presidentit të Kosovës që e kishte filluar më 22 shkurt, pas zgjedhjes në krye të shtetit në Kuvend, në një votim të cilën Gjykata Kushtetuese këto ditë e shpalli jokushtetues. Vendimi i Gjykatës më të lartë nuk e detyroi njeriun e parë të vendit të japë dorëheqje nga posti, por Pacolli tha se do të largohet nga Presidenca. "Nuk ka nevojë për dorëheqje, unë praktikisht largohem nga Zyra e Presidentit dhe procesi do të rifillojë drejt pikës zero", ka thënë Pacolli për Radio Dukagjinin, të mërkurën. Ai ka shtuar se nuk është i sigurt nëse do të rikandidohet për postin më të lartë. "Nuk është e sigurt nëse unë do të rikandidohem për post të Presidentit, kjo çështje i takon koalicionit, nëse koalicioni vendos kështu, unë do të marr në konsideratë këtë vendim", ka thënë Pacolli. Vendimi i Gjykatës është përmendur edhe në njoftimin që është lëshuar të mërkurën nga Presidenca. Në të thuhet se Pacolli do ta respektojë vendimin e Gjykatës, duke mos komentuar për të. "Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, sikurse ka paralajmëruar, është i gatshëm të respektojë në plotëni aktgjykimin dhe, me qëllim të respektimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nuk ka

asnjë koment lidhur me vendimin. Konsiderojmë që Kuvendi i Kosovës është organi kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm", thuhet në njoftim. Pavarësisht se Pacolli nuk ka konfirmuar rikandidimin, zyrtarë të lartë të AKR'së kanë thënë se ai është kandidati i vetëm, përderisa kanë pohuar se gjatë ditës kanë siguruar edhe nënshkrimet për kandidaturën e tij. Ushtruesi i detyrës së kreut të AKR'së, Ibrahim Makolli, ka thënë se çështja e nënshkrimeve nuk ka qenë asnjëherë problem, derisa ka theksuar se seanca e jashtëzakonshme në të cilën do të përsëritet votimi për Presidentin e vendit do të mbahet shumë shpejt Të mërkurën është folur për mundësinë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet ose të premten, ose të hënën e ardhshme. Madje, burime të Expressit kanë thënë se partnerët e koalicionit tashmë kanë filluar të mendojnë edhe për një kundërkandidat të Pacollit, i cili ka gjasa të jetë edhe nga partitë e pakicave. Për këto ende nuk është vendosur asgjë. Sido që të jetë, Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e tij do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të sillet konform këtij vendimi. Ai paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një zgjidhje kushtetuese për presidentin, duke ftuar opozitën për bashkëpunim.

Krasniqi nuk ndihet fajtor

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi të mërkurën ka ndërprerë një vizitë në Hungari për shkak të

situatës së krijuar. Ai në një konferencë për media ka komentuar vendimin e Gjykatës, duke thënë se e ka udhëhequr seancën duke u bazuar në "stenogram". "Unë e kam udhëhequr një seancë në bazë të stenogramit që e kam pasur të përgatitur dhe, realisht, unë i kryej përgjegjësitë e mia konform stenogramit që e kanë përgatitur. Unë asnjë, asnjë shtesë ose mangësi nuk e kam përdorur, përveç asaj që e kam pasur në stenogramin, mbi të cilat mbahen seancat plenare", ka thënë ai. "Edhe në këto momente, ndoshta jo krejt normale, del diçka e mirë ­ gatishmëria e të gjithë akterëve që ishin në këto procese për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të RK'së dhe kjo mendoj që është diçka që duhet të mësohemi që vendimet e institucioneve të pavarura dhe institucioneve kushtetuese të respektohen nga të gjithë", ka shtuar Krasniqi. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, e ka nxjerrë fajtor Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen antikushtetuese të Presidentit. Krasniqi ka thënë se nëse është në interes të vendit, mund edhe të japë dorëheqjen për shkak se ai ka drejtuar seancën e 22 shkurtit. "Nëse është interesi edhe i imi, mbi të gjitha i Kosovës, po them përsëri mbi të gjitha i Kosovës, ne jemi këtu për t'i mbrojtur interesat e vendit tonë, edhe atëherë kur mund të cenohen interesat personale të individit", ka thënë Krasniqi.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e nxori nga Zyra e Presidencës, Behgjet Pacollin. Por bashkëpunëtorët e tij thanë se i mblodhën nënshkrimet për ta rikandiduar atë. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Presidenti zgjidhet javën e ardhshme. Koalicioni tashmë është në kërkim të një kundërkandidati për Pacollin.

6 Partia Fryma e Re ka shuar aktivitetin politik, duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Në ceremoninë e bashkimit të të dy subjekteve, Albin Kuti e Shpend Ahmeti thanë se u bashkuan për shkak se e ardhmja e vendit është në rrezik.

Faton Ismajli

[email protected]

E enjte, 31 mars 2011

Prishtinë, 30 mars -- Ish-partia e Ilir Dedës dhe Shpend Ahmetit ka përfunduar të mërkurën aktivitetin politik si FER dhe ka vendosur të shkrihet në Lëvizjen e Albin Kurtit. Fryma e Re, e cila u formua vitin e kaluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ka proklamuar një program krejt ndryshe prej Vetëvendosjes, e cila mohon Planin e Ahtissarit dhe është kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike. Në themelimin e FER'it është thënë se po formojnë një parti të qendrës së djathtë, derisa Vetëvendosje është parti krejtësisht e orientuar kah e majta. Megjithëkëtë, Shpend Ahmeti bashkë me një pjesë të tashmë ishpartisë FER të cilët kanë qenë pro Planit të Ahtissarit, ia kanë mësyrë të mërkurën dyerve të Vetëvendosjes, ku edhe kanë konfirmuar bashkimin. Aty është lexuar një deklaratë e përbashkët, ku janë dhënë edhe arsyet e bashkimit, duke përmendur situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend. "Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, Vetëvendosja dhe FeR'i kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë

rrënim politik, ekonomik, e social", ka lexuar Ahmeti deklaratën e bashkimit të dy partive politike. Sipas marrëveshjes, plani synon mbrojtjen e interesave dhe pasuritë strategjike të Kosovës, duke filluar nga hartimi i një kushtetute. Sipas fjalëve të bashkimit, Vetëvendosja dhe FER'i kanë planifikuar plane konkrete për rrugëtimin e përbashkët politik. "Gjatë javëve në vijim, përmes

SHUHET FER'i

aktiviteteve të përbashkëta anembanë Kosovës, kjo forcë do të shpalosë pjesë nga programi i përbashkët për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran, funksional, të zhvilluar dhe demokratik", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Edhe Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se bashkimi me FER'in është bërë për të mirën e interesit të Kosovës. "Ne këtu sot po fillojmë një bashkëpunim dhe bashkim për të mirën e përgjithshme dhe për interesin e Kosovës", ka thënë Kurti. Vendimi i FER'it është publikuar dy ditë pas dorëheqjes së dy themeluesve, Ilir Dedës dhe Qëndrim Gashit. I kontaktuar nga Expressi, ishthemeluesi i FER'it, Ilir Deda nuk ka dashur të komentojë vendimin e kolegëve nga partia e shkrirë në Vetëvendosje. "Këtë javë nuk do të deklarohem. Tash nuk kam koment", ka thënë shkurt Deda. Ndryshe, burime të Expressit brenda partisë së shuar kanë thënë se Ilir Deda dhe Qëndrim Gashi kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk janë pajtuar që të bashkohen me parti të tjera. Madje edhe në momentin e themelimit të FER'it, më 5 tetor të vitit të kaluar, ishte mohuar mundësia e bashkimit me ndonjë parti tjetër.

Premtimet e Enverit

Prishtinë, 30 mars ­ Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka vazhduar të promovojë idenë e hartimit të një strategjie për politikën e jashtme, e cila do t'i shërbejë Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Hoxhaj ka thënë se qëllimi i tij është të ketë një politikë të jashtme më agresive për shtimin e njohjeve për Kosovën. Shefi i Diplomacisë së Kosovës ka thënë se konferenca dyditore e ambasadorëve është një rast i mirë që realisht të diskutohen çështje të rëndësishme për shtetin, për ekonominë dhe shoqërinë kosovare, duke bërë të qarta edhe qëllimet e saj. Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se janë dy qëllime të hartimit të dokumentit, i cili do të shërbejë në planin e brendshëm dhe të jashtëm për Kosovën. "Të prezantojmë më fuqishëm interesat politike e ekonomike të Kosovës në pjesë të ndryshme të botës, se si t'i përfaqësojmë inte-

Enver Hoxhaj ka paralajmëruar hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës për politikën e jashtme. Këtë premtim, Ministri i Jashtëm e ka dhënë në ditën të Konferencës së ambasadorëve të Kosovës. Me këtë dokument synohet përmirësimi i marrëdhënieve me vendet e tjera dhe shtimi i njohjeve për Kosovën.

resat e qytetarëve të Kosovës në vendet ku ju jeni të pranishëm dhe të cilat ju i mbuloni...", ka thënë Ministri Hoxhaj. Sipas tij, qëllimi i dytë i konferencës është që të bisedohet për fazën në të cilën është aktualisht Kosova, pozitën ndërkombëtare të shtetit, sfidat që e presin këtë pozitë ndërkombëtare të Kosovës dhe se në çfarë forme duhet të sillet Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Kosovës, të cilat e përfaqësojnë interesin shtetëror të Republikës së Kosovës. Kurse, qëllimi i tretë i Konferencës së ambasadorëve, sipas Hoxhajt, është që nga kjo konferencë e cila do të jetë e rregullt dhe do të mbahet në baza vjetore, të nxirret një bilanc për punët e bëra, bilanc për sukseset, sfidat dhe në të njëjtën kohë të dilet me sugjerime se si të vazhdohet më tutje.

Kreu i diplomacisë së Kosovës ka mohuar të ketë ndikime në politikën e jashtme, rast i presidentit Behgjet Pacolli, zgjedhjen e të cilit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka nxjerrë si antikushtetuese. "Absolutisht jo. Politika e jashtme e Republikës së Kosovës është një politikë shumë stabile, është një politikë që ndodh në kontinuitet. Qëllimi im si ministër i Punëve të Jashtme, është që të ketë dinamikë, të ketë energji, ta kemi një politikë të jashtme shumë më agresive dhe ta përfaqësojmë interesin e Republikës së Kosovës në çdo cep të botës. Prandaj edhe gjatë kësaj konference, ambasadorët do të marrin sugjerime, rekomandime, ide konkrete për atë se në çfarë forme duhet ta prezantojnë interesin shtetëror të Republikës së Kosovës", ka thënë Hoxhaj.

FOTO: ATDHE MULLA

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu · e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

E enjte, 31 mars 2011

7

Konfiskohen ilaçe pa banderola

Klinë, 30 mars- Pas inspektimit të barnatoreve në Klinë, njësiti i policisë antikontrabandë ka konfiskuar sasi të madhe ilaçesh pa banderola. Nga ky aksion, janë arrestuar 11 persona, të cilët pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. Të arrestuarit dhe malli i konfiskuar janë: B.G , 34-vjeçar, 40 artikuj të ndryshëm në 132 kuti, E.B . ­ 25-vjeçar, 84 artikuj të ndryshëm në 768 kuti , B.J . - 27-vjeçar, 43 artikuj të ndryshëm në 160 kuti , K.A. ­ 31-vjeçar, 106 artikuj të ndryshëm në 310 kuti, A.K. - 26-vjeçar, 16 artikuj të ndryshëm në 71 kuti, Z.K . ­ 43-vjeçar, 108 artikuj të ndryshëm në 154 kuti, T.D . ­ 30-vjeçar, 223 artikuj të ndryshëm në 752 kuti, A.P . ­ 29-vjeçar, 66 artikuj të ndryshëm në 218 kuti, E.B . ­ 27-vjeçar, 35 artikuj të ndryshëm në 164 kuti, B.A . ­ 26-vjeçar, 27 artikuj të ndryshëm në 466 kuti, L.M. ­ 38-vjeçar, 96 artikuj të ndryshëm në 1152 kuti.

Policia

Arrestohen tre persona

Prishtinë, 30 mars- Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ka arrestuar tre persona, të dyshuar për trafikim me narkotikë. Pas kontrollit së bërë në një shtëpi në Prishtinë, policia ka konfiskuar si prova, 220 gram kokainë, tri vetura, tri revole, një pushkë gjuetie dhe 36 fishekë, dy llap topë, një shtëpizë, gjashtë telefona dhe 330 euro para të gatshme. Operacioni është mbështetur përveç njësive të tjera edhe nga ai K9 me qen. Të arrestuarit janë Nebi K. (1957), Enver K. (1984) dhe Naser K. (1980).

FARUKU E VRAU

Dëshmo Bllaca n

Nën masa të rrepta të sigurisë, Nazim Bllaca edhe para gjykatës pranoi se ka marrë pjesë në vrasjen e Sali Gashit në vitin 1999, por jo edhe se ka shtënë mbi të. Ai tha se plumbat i ka shkrepur Fahredin Gashi-Faruku, i cili ishte i pranishëm në gjykatore. Për shtatë orë, Bllaca iu përgjigj pyetjeve të prokurorit.

Nexhmije Ahmeti

[email protected]

Rrahen të rinjtë

Prishtinë, 30 mars- Një person i moshës së mitur ka sulmuar me thikë një shtetas të Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore. Kjo ka bërë që i lënduari të dërgohet për tretman mjekësor. Ndërkohë, në një rast tjetër, po ashtu në Prishtinë, policia njofton pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet veti, dy persona janë rrahur, duke bërë që njëri të marrë lëndime të lehta trupore.

Konfiskohen armë

Drenas, 30 mars- Policia raporton se njësia e hetuesisë ka arritur që një personi t'i konfiskojë një AK-47 të prodhimit kinez me 57 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Gjithashtu, në një rast tjetër, në fshatin Volljakë të Klinës, Policia e Kosovës informon se një qytetari i është konfiskuar një revole me tre (3) fishekë të kal. 7.65 mm me nr serik 333.

Naftë kontrabandë

Mitrovicë, 30 mars- Në fshatin Kushtovë të Mitrovicës, policia njofton se ka ndaluar një autobus civil, të cilën e drejtonte një mashkull, shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur 240 litra naftë pa dokumente përkatëse. Njësiti doganor i ka konfiskuar këtij personi tërë mallin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 30 mars -- Nazim Bllaca e ka quajtur veten vrasës edhe para trupit gjykues. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Sali Gashit më 15 qershor të vitit 1999, së bashku me Fahredin Gashin, gjithashtu i akuzuar për këtë vrasje. I veshur me jelek antiplumb dhe i ruajtur nga policë të EULEXit, të mërkurën Bllaca për herë të parë pas 16 muajve, tregoi fill e për pe se si ka ndodhur ngjarja e 15 qershorit 1999 dhe pas saj. Prokurori Mauricio Salustro për shtatë orë ka pyetur Bllacën në detaje për veprimtarinë e tij që nga viti 1998 deri në vitin 2009. Ai tregoi se ishte pjesëtar i UÇK-së që nga tetori i vitit 1998 e deri më 1999. Gjatë kësaj kohe, ai ishte plagosur dhe gjatë qëndrimit të tij në spitalin ushtarak të Krojmirit, ka treguar se është njohur me të akuzuarin Fahredin Gashi. Bllaca pastaj ka rrëfyer se nga marsi i vitit 1999 është bërë anëtar i Zbulim-Kundër-Zbulimit (ZKZ) në kuadër të Brigadës 121 "Ismet

Jashari-Kumanova" të UÇK-së dhe se ishte nën urdhra të Fahredin Gashit. Prokurori Salustro është ndalur më shumë te nata e 15 qershorit kur ka ndodhur vrasja e Sali Gashit, që Bllaca pretendon se është pjesëmarrës i atij krimi. Dëshmitari i gjykatës ka rrëfyer në tërësi ngjarjen, e cila, sipas tij, me urdhër të Fahredin Gashit kanë shkuar në fshatin Varigovc në shtëpinë e Sali Gashit, ku edhe e kanë vrarë atë. Në pyetjen e prokurorit se cili ka shtënë mbi viktimën, Bllaca në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues të gjykatës ka thënë se Fahredin Gashi ka shtënë me një rafal automatiku në drejtim të Sali Gashit, derisa ishte i shtrirë në dysheme, ndërsa vetë e ka vëzhguar ngjarjen brenda dhomës. Pas kësaj, Bllaca ka rrëfyer se bashkë me Fahredinin kanë shkuar këmbë në Davidovc të Shtimes dhe gjatë kësaj kohe e ka pyetur Gashin. `Pse me vra njerin, çka ka ba"', riciton Bllaca veten. Ai më ka thënë: "Ky njeri ka ditë diçka dhe ti mos u ba merak se na mbron doktori (Fatmir Xhelili)", citon Bllaca bisedën ndërmjet tij dhe Fahredin

Gashit. Pas kësaj dëshmie, prokurori është fokusuar në letrën që Bllaca e ka dërguar për familjen e Sali Gashit, në të cilën i bëhen me dije autorët e vrasjes së familjarit të tyre. Ai tregon se atë letër, dedikuar Afrim Gashit (djalit të viktimës) e ka shkruar vetë, por e ka autorizuar vëllanë e tij, Liman Bllacën dhe nipin Besnik Bllacën që ta dërgojnë letrën në vendin e duhur. Letra, sipas dëshmisë së Bllacës, është fshehur në një bllok në katin e dytë të shtëpisë së Gashëve që e kanë në Lipjan dhe se Afrimi e ka ditur për këtë nëpërmes një mesazhi telefonik që ia ka dërguar Liman Bllaca. Gjatë kësaj kohe, Nazim Bllaca ka thënë se nuk gjendej në Kosovë me arsyetimin se nuk e ndjente veten të sigurt. Prokurori ka dashur sqarim nga dëshmitari pse në letër ai ka përmendur tre autorë të vrasjes së Gashit, e në deklaratat e tij para prokurorit publik ka thënë se ka qenë vetëm me Fahredin Gashin. Këtë, sipas tij, e ka bërë sepse në atë kohë nuk ka ndjerë siguri për familjen që e kishte në Kosovë dhe se nuk dëshironte që të afrohej afër me familjen e viktimës

dhe se nuk i besonte drejtësisë së Kosovës. Ai është rikthyer në Kosovë në maj të vitit 2009 dhe për të parën herë është takuar me familjen e Sali Gashit në qershor të këtij viti. Ai tregon se është takuar me dy vëllezërit e viktimës, Shefki dhe Sejdi Gashi në fshatin e tyre dhe u ka treguar se ai së bashku me Fahredin Gashin, e kanë vrarë Sali Gashin. Këtë rrugëtim ai e ka bërë së bashku me të akuzuarin tjetër, Hysri Rama, me të cilin kanë lidhje miqësore. Qëllimi i kësaj vizite te familja Gashi, sipas dëshmitarit, ka qenë kërkim falja për krimin që është bërë më 1999. Bllaca tha se për të gjitha ato që i ka bërë dhe i ka deklaruar, i ka ditur Hysri Rama. Ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Bllacës duke e quajtur gënjeshtar. "Po rren ky majmun", ka thënë Rama. Dëshmitari shumë herë është përgjigjur në vetën e tretë, e jo në atë të parën. Në vërejtjen e gjyqtarit në lidhje me këtë, Bllaca u përgjigj "Kjo më ka mbetë se kështu jemi thirrë ndërmjet vete ne të grupit kriminal". Dëshmia e Nazim Bllacës do të vazhdojë më 12, 13 dhe 14 prill.

8

NACIONALE

E enjte, 31 mars 2011

Dështon inaugurimi

Mitrovicë, 30 mars - Megjithëse ishte paraparë që objekti i ri i ambulancës së ndërtuar në fshatin Rashan të Mitrovicës të inaugurohej më 28 mars, kjo gjë nuk ka ndodhur. Zyrtarët komunalë thonë se një gjë e tillë është shtyrë për shkak të punëve jocilësore të kryera në atë objekt. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shaqir Demiri tha se ky objekt është ndërtuar me një investim të Ministrisë së Shëndetësisë, në vlerë prej rreth 50 mijë eurosh, por punët janë kryer shkel e shko. Ai sqaron se Komuna nuk ka pasur organ mbikëqyrës, por vetëm Ministria e Shëndetësisë. "Ne fillimisht e kemi mirëpritur atë investim, por kemi kërkuar që të na lejohet mbikëqyrja e punëve. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tash kanë dalë probleme të mëdha", ka thënë Demiri. Ai shtoi se bashkë me ekspertë të Urbanizmit e kanë vizituar objektin e ri të ndërtuar për ambulancë, ku kanë vërejtur lëshime të mëdha. Sipas tij, është mëkat që një investim i tillë të dështojë për shkak të mosseriozitetit të punëkryesit. Në objektin e ri, vazhdoi ai, ku ende nuk është bërë asnjë ditë punë, ka probleme të mëdha me lagështi. "Punët janë kryer shkel e shko. Nuk i është dhënë rëndësi izolimit dhe tash vërehen muret e lagura", tha Demiri. Ai sqaroi se në një objekt të tillë nuk mund të punohet assesi, sepse ka mure të çara, pllaka që kanë rënë etj.

Serbët bojkotojnë EULEX'in

Prishtinë, 30 mars- Këshilltarët serbë të Komunës paralele të Mitrovicës, me shumicë votash, kanë miratuar të martën mbrëma, një vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe komunikimit me misionin EULEX në Kosovë. Sipas këtyre këshilltarëve, ndërprerja e bashkëpunimit do të zgjasë derisa EULEX-i nuk fillon të sillet dhe të punojë në përputhje me mandatin që ka, lajmëroi Radio Serbia. Po ashtu, me këtë vendim, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të bashkësive joserbe iu është thënë të rishqyrtojnë veprimet e tyre dhe të përcaktohen se cilat interesa do t'i përfaqësojnë në të ardhmen. Ndërkohë, zëdhënësi i EULEX-it, Nicolas Houton ka thënë se vendimi i serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës për të ndërprerë bashkëpunimin me misionin e BE-së në Kosovë, nuk do të ndikojë në punën e gjykatësve dhe Policisë së EULEX-it atje, lajmëroi Associated Press.

I NDAN REGJ

Shumë serbë të Kosovës janë në mëdyshje, por të tjerë kanë ndarë mendjen t'i përgjigjen pozitivisht regjistrimit që nis nesër. Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrim, Rifat Blaku, thonë se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij procesi. Ata premtojnë se regjistrimi do të kryhet edhe në Veri.

Nebih Maxhuni

[email protected]

30-vjeçari vdes në aksident

Ferizaj, 30 mars- Rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, afër Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Njësiti i Trafikut Rajonal të Ferizajt ka dalë në vendngjarje ku sipas hetimeve fillestare thuhet se aksidenti ka ndodhur kur ngasësi (M/SH/K M.S. 30-vjeçar) i veturës Ford Eskort me tabela KS ishte duke lëvizur në drejtimin Ferizaj Talinovc i M. dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës, me atë rast përplaset në shtyllën elektrike të betonit. Sipas mjekut kujdestar, viktima ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e pësuara.

Paditet Dick Marty

Tiranë, 30 mars- Të zotët e shtëpisë së cilësuar nga deputeti zviceran, Dick Marty si "Shtëpia e Verdhë", kanë paditur raportuesin e Këshillit të Europës për shpifje dhe dëm moral në Gjykatën e Tiranës. Duke u shprehur në padinë e tyre se janë të dëmtuar moralisht, pasi Dick Marty në raportin e tij ka bërë objekt hetimi shtëpinë e tyre pa asnjë argument dhe duke shpifur, kur e ka cilësuar si një spital ilegal ku ish-ushtarët e UÇK-së kryenin transplantet ilegale të organeve njerëzore. Kryesuesi i padisë, Imer Brama shprehet se kërkon që Gjykata të detyrojë Dick Martyn të përgënjeshtrojë raportin e 15 dhjetorit 2010 dhe të paguajë një shumë prej 10 milionë lekësh. "Është një padi për shkaktim dëmi, për rrethanat e

rreme të paraqitura në këtë raport. Kjo shtëpi nuk është dhënë ndonjëherë me qira te të tjerët dhe as që bëhet fjalë që në të të jenë bërë transplante organesh", ka deklaruar Roland Islami, avokat i familjes Brama. Paditësit shprehen në këtë dokument se në raportin e tij, Dick Marty ia ka faturuar përgjegjësinë gjithë Shqipërisë me dashje direkte, por në koncept të ligjit dhe të së drejtës, indirekt është cenuar shtëpia e familjes Brama. Si shkak i këtij raporti të Dick Martyt, ku përmendet se objekti ka qenë një ndër bazat e UÇK-së nga ku kryheshin transplante, paditësit theksojnë para gjykatës se ekspertimet dhe hetimet e kryera në banesën e tyre janë kthyer në një makth për familjen e tyre.

Gracanicë, 30 mars -- ragan Stanisavlevic do të pranonte të regjistrohej më 1 prill, kur pritet që kjo të bëhet nga autoritetet e Kosovës, nëse ky proces do të bëhej edhe nga Serbia. Dragani nga Graçanica as që e ka ndërmend t`u përgjigjet thirrjeve të institucioneve të Kosovës, të cilët ftojnë serbët e Kosovë të jenë pjesë e këtij procesi. Ky serb rreth të 50`tave thotë se do të pranonte të bëhej pjesë e tij bashkë me familjen e tij, vetëm nëse ky proces i regjistrimit të banesave dhe ekonomive familjare do të bëhej bashakarisht nga Qeveria e Serbisë dhe Kosovës. "Nuk i besoj kësaj qeverie (të Kosovës), pse të regjistrohemi?! Regjistrimin do duhej të bëhej nga Qeveria e Kosovës bashkë me atë të Serbisë", thotë Dragani, i cili kishte ardhur në Komunën e Graçanicës për të kërkuar një kredi të butë për bujqësi.

D

Ai thotë se për këtë proces nuk i beson Qeverisë që udhëhiqet nga Hashim Thaçi, por tregon se ka pak besim në Behgjet Pacollin. "Regjistrimi duhet të ndodhë se është mirë, por jo të bëhet vetëm nga kosovarët. Unë këtu vetëm Pacollit i besoj pak, por jo shumë", thotë ky serb, që kryesisht merret me bujqësi, e që më parë thotë se ka punuar në KEK. "Si të besoj në këto institucione, kur asnjë ndihmë nuk kam marrë. Qeveria e Serbisë m'i jep 190 euro si ndihmë sociale në muaj", thotë serbi nga Kosova. Por si Dragani nuk mendojnë edhe Stefan Sekollic dhe Ollga Markovic, po ashtu nga Gracanica. Sekollic thotë se ai bashkë më familjen e tij, qysh në ditën kur zyrtarët për regjistrim të popull-

sisë do të trokasin në derën e tij, do ta kryejnë këtë punë. Ai thotë se jeton këtu dhe se nuk dëshiron që të shkojë në ndonjë vend në Serbi për të jetuar. "Do të pranoj të regjistrohem. Unë kam veturën në KS dhe kur shkoj rrallëherë në Serbi, më duhet të paguaj, sepse e kam veturën edhe në PR. Paguaj andej, paguaj këtu. Kështu që kam vendosur të jem vetëm këtu dhe do t`i përgjigjem çfarëdo ftese të institucioneve të Kosovës", thotë ky serb. Njëjtë mendon edhe banorja tjetër serbe e Graçanicës, Ollga Markovic. Ajo thotë se do të veprojë njësoj sikur do të veprojnë shumica e banorëve të Kosovës. "Çfarëdo të bëjnë shumica, do të bëjmë unë dhe familja ime. Natyrisht se do të regjistrohemi

E enjte, 31 mars 2011

NACIONALE

9

Lajme të mira

Certifikohen 87 specialistë

Prishtinë, 30 mars - Ndonëse ka shumë për t'u bërë, certifikimi i 87 specialistëve të Mjekësisë familjare është dëshmi e jetësimit të koncepteve reformuese në sistemin shëndetësor, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e certifikimit të gjeneratës së katërt të specialistëve në Mjekësinë familjare. Duke folur për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i shëndetësisë, e të cilat janë mjaft të mëdha, ministri Agani tha të mërkurën se pjesëmarrja e tij në këtë ceremoni është një privilegj ngase ka qenë edhe ndër pjesëmarrësit e vendosjes së themelit të këtij shërbimi në Kosovë në vitet e para të pasluftës. Agani theksoi se edhe pse certifikimi i 87 specialistëve të Mjekësisë familjare është dëshmi e reformës në shëndetësi, në zhvillimin e resurseve njerëzore për avancimin e konceptit dhe jetësimin e sistemit ka shumëçka për të bërë. Ndërsa, për drejtorin e Qendrës për Zhvillimin e Mjekësisë familjare të Kosovës, Genc Ymerhalili, rrugëtimi i konceptit të Mjekësisë familjare në Kosovë nuk ka qenë i lehtë, por me përplot sfida, mirëpo besimi në vetvete ka bërë që të përballohen sfidat dhe ëndrrat e tyre të bëhen realitet. Certifikatat u janë ndarë 87 specialistëve, pasi që kanë kompletuar me sukses programin trevjeçar të Edukimit Specialistik Posdiplomik - ESP në Mjekësi familjare.

FOTO: ATDHE MULLA

JISTRIMI

oneve të Kosovës. Regjistrimi i popullsisë do të mbikëqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ata janë në proces me këshillat dhe rekomandimet e tyre. Prandaj, procesi do të jetë me standardet e EUROSTAT-it", tha Thaçi. Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku thotë se janë bërë të gjitha parapërgatitjet dhe Komisioni është në vlugun e punëve përfundimtare, në mënyrë që të përmbushen të gjitha standardet e kërkuara nga Eurostati. Ai po ashtu heq dilemat nëse regjistrimi në veri të vendit do të kryhet nga UNOPS-i duke theksuar qartë se regjistrimin e popullsisë në veri të vendit do ta bëjnë institucionet kompetente të Kosovës dhe jo UNOPS-i. Sipas Blakut, regjistrimi do të fillojë më datën 1 prill dhe të gjitha rezultatet do të certifikohen vetëm nga institucionet kompetente të Kosovës.

Mos provokoni!

Prishtinë, 30 mars- I menjëhershëm ka qenë reagimi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ndaj deklaratës së Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it dhënë gazetës EuObserver e cila, lidhur me arrestimet e fundit në Kosovë të ish-pjesëtarëve të kësaj ushtrie, thotë se "ky mision nuk ka ardhur për konkurs bukurie". "Ne jemi misioni për sundim të ligjit dhe na duhet ta vazhdojmë mandatin tonë. Kemi fuqi ekzekutive mbi rastet e krimeve të luftës, prandaj na duhet t'i kryejmë detyrat tona. Kjo nuk është një garë bukurie. Jemi këtu për çështje serioze", ka thënë Herodes, duke shtuar se "ne e respektojmë lirinë e të shprehurit si dhe të drejtën e tyre për të protestuar", ka deklaruar Herodes. Por në një deklaratë të OVL të UÇK-së, thuhet se thënie të tilla të zëdhënëses së EULEX-it janë nxitëse dhe provokuese për ushtarët e UÇK-së dhe popullin shqiptar. "Dihet se EULEX-i, deri më tani nuk ka kryer asnjë nga detyrat që ka pasur dhe ka në Kosovë, duke filluar nga vendosja e doganave në kufirin me Serbinë, funksionalizimin e gjykatave në Mitrovicë, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të shqiptarëve në territorin e Kosovës, mosarrestimin e as ngritjen e asnjë padie ndaj serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, apo mosnxjerrja para drejtësisë të anëtarëve të vet për kontrabandën e bërë në Kosovë", thuhet në këtë reagim. Prandaj, sipas OVL të UÇK-së, si mund të kihet besim në këtë lloj drejtësie, kur deri më tani ajo nuk ka treguar as të vetmin rast që është e drejtë, kur mban në burgjet e Kosovës qytetarë pa aktvendim të gjykatës edhe për 8 vite, kur arreston çlirimtarët pa fakte dhe dëshmi, liron serbët e arrestuar, të cilët vijnë në Kosovë për të gjetur dëshmitarë të rrejshëm duke iu premtuar shuma të mëdha parash, për të deklaruar kundër UÇK-së. "Ne ia përkujtojmë EULEXit se në Kosovë ka pasur luftë çlirimtare kundër pushtuesit, ndërsa krime kanë bërë policia, ushtria dhe grupet paramilitare serbe, e jo UÇK-ja. E, ia tërheqim vërejtjen EULEX-it dhe të gjithë atyre që thirren në emër të drejtësisë dhe në emër të saj bëjnë padrejtësi, që të kenë kujdes me veprimet e tyre, përndryshe do të hasin në zemërimin e luftëtarëve dhe gjithë popullit shqiptar", përfundon kjo deklaratë e OVL të UÇK-së.

SERBIA INSISTON PËR UNOPS

Sekretari shtetëror i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë të mërkurën se mund të sillet vendimi rreth shtyrjes për gjashtë muaj të regjistrimit në Kosovë, të paralajmëruar për 1 prill dhe se Serbia insiston që këtë regjistrim ta zbatojë Zyra për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS). "Gjashtë muaj është periudhë e gjatë dhe do të ishte rast për të provuar sinkronizimin e regjistrimit tonë dhe të shohim çfarë mund të bëhet në këtë drejtim të mbrojtjes nga instrumentalizimi dhe që të kemi rezultate në të cilat nuk do të dyshojmë apo të cilat nuk do të na sjellin në pozitë nënshtruese si komb", ka thënë Ivanovic për televizionin publik serb. Sipas Ivanovicit, për shtyrje të regjistrimit ka klimë politike dhe se për UNOPS-in, nëse merr ndonjë detyrë për regjistrim të popullsisë në tërë territorin e Kosovës, do të ishte detyrë serioze.

si familje në datën e përcaktuar", thotë ajo. E, kryetari i Komunës së Gracanicës, Bojan Stojanovic ka thënë se përkrah regjistrimin e popullsisë dhe ka ftuar banorët në Gracanicë që t`i përgjigjen këtij procesi. "Komuna e Gracanicës qysh dje është e gatshme të fillojë këtë proces. Do të jetë edhe më frytdhënës procesi i regjistrimit sesa që disa mendojnë", thotë ai për Express.

THAÇI FTON QYTETARËT PËR REGJISTRIM

Kryeministri Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t'i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit të popullsisë, duke e konsideruar këtë proces, si

më të rëndësishmin, nga koha kur është shpallur pavarësia e vendit. Ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur ky proces, duke shtuar se personalisht ka qenë i angazhuar në përgatitjet për nisjen e këtij procesi, bashkë me drejtuesit e Ministrisë dhe komisionit përkatës. "Në Kosovë nuk ka pasur një regjistrim të tillë qe 3 dekada dhe rrjedhimisht, nuk dihet se sa banorë jetojnë në këtë vend. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta as për ekonomitë familjare, e as për shkallën e arsimimit të qytetarëve të këtij vendi," ka vlerësuar kryeministri Thaçi. "Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është një proces shumë i rëndësishëm që ka reflektime në të gjitha çështjet strategjike të instituci-

FOTO: JETMIR IDRIZI

Nuk i besoj kësaj qeverie (të Kosovës), pse të regjistrohemi?! Regjistrimi do duhej të bëhej nga Qeveria e Kosovës bashkë me atë të Serbisë. "

Dragan Stanislavlevic

Sindikata reagon për arrestime

Prizren, 30 mars ­ Pas arrestimit spektakolar nga ana e EULEX-it të drejtorit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka reaguar edhe Sindikata e PK-së, duke e cilësuar mënyrën e arrestimit si njollosje të policisë vendase. "Mos respektimi i rolit primar të forcës së sigurisë që ka Policia e Kosovës në zbatim të ligjit, si dhe metodat e tilla spektakolare njollosin imazhin dhe rolin e Policisë së Kosovës", thuhet ndër tjera në një komunikatë për media lëshuar të mërkurën nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Sidikata përmes kësaj komunikate ka konsideruar se Krasniqi pasi ka punuar ngusht me EULEX-in deri në momentet e fundit, nuk është dashtë të trajtohet në atë mënyrë.

Ekonomi

Redaktor: Arben Hyseni e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

10

E enjte, 31 mars 2011

Pesë euro autostrada

Tiranë, 30 mars - Projekti për të vendosur taksë për një pjesë të rrugës DurrësKukës tashmë është konkretizuar në bazë të marrëveshjes mes Ministrisë së Transporteve dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, njofton sot Top Chanel. Palët po shikojnë gjetjen e formulës së duhur për krijimin e një modeli të plotë koncesioni, mbi bazën e së cilës do të menaxhohet mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës. Objekt debati mes ekspertëve qëndron niveli i tarifës. Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se për mirëmbajtjen e rrugës, duke pasur parasysh edhe tunelin me gjatësi 6 km, do të duhet të paktën vendosja e një tarife prej 4 eurosh ose 5, për rastin e automjeteve të tonazhit të lartë. Sipas Top Channelit, përcaktimi i tarifave në mënyrë të qartë do të bëhet vetëm nëse IFC'ja do të ketë studimin e plotë mbi fluksin e automjeteve që kalojnë në Rrugën e Kombit.

S'shtyhet miratimi

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentit Behgjet Pacolli, nuk do ta shtyjë miratimin e buxhetit për vitin 2011. Buxheti pritet të votohet sot. Kështu të paktën shpresojnë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës.

Albulena Maloku

[email protected]

Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me kandidatët e mbetur në garë për Guvernator. Express ka mësuar se sherri ka plasur pas eliminimit që ICO i bëri Gazmend Lubotenit. ICO, gjithashtu, i ka intervistuar tre kandidatët pas Panelit përzgjedhës. Edhe vetë Mejdi Bektashi, Kryetari Panelit, tregon se ka pasur ndërhyrje.

Agon Sinanaj

Prishtinë, 30 mars -- Pas mospajtimeve për rritjen e pagave, ka filluar edhe një "duel" mes Qeverisë së Kosovës dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Tash sherri ka plasur në rastin e zgjedhjes së guvernatorit të BQK'së. Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me kandidatët e mbetur në garë. Fjala është për Gani Gërgurin, aktualisht ushtrues detyre i guvernatorit dhe profesori i ekonomisë, Safet Merovci. "Ka mundësi që të anulohet krejt konkursi", ka thënë një burim brenda Qeverisë së Kosovës. E gjithë kjo kishte filluar pas eliminimit të Gazmend Lubotenit nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar nga gara për guvernator. Ky kandidat shihej si më i preferuari për guvernator nga Qeveria. Megjithatë, zyrtarisht arsyet e eliminimit thuhej se ishin mungesa e kritereve formale që kërkonte konkursi. Për me tepër, sipas të njëjtit burim, ICO'ja është përzier në punët e Panelit përzgjedhës, duke intervistuar për herë të dytë kandidatët. Pas intervistimit, ka eliminuar Lubotenin nga gara. Këto ndërhyrje, Zyra Civile Ndërkombëtare i bazon në Pakon e Ahtisarit, edhe pse pajtohet se kompetencë e saj është veç ta japë pëlqimin. Nga ana tjetër, Paneli i BQK'së thotë se nuk ka pasur nevojë për këto ndërhyrje. Madje, paralajmërojnë se për ketë punë do t'i dërgojnë selam edhe Qeverisë. Zëdhënësi i ICO'së, Andy McGuffie ka thënë për "Express", se këto kompetenca dalin nga Pakoja e Ahtisarit. "ICR'ja do të vendosë për pëlqimin e tij për emërim, ash-

Në kon guvern

Prishtinë, 30 mars -- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen jokushtetuese të Behgjet Pacollit President të vendit ka vënë në rrezik edhe votimin e buxhetit në seancën e sotme plenare. Ky vendim mund të sjellë edhe mospajtueshmëri në mes të partive të koalicionit, të cilat e kanë votuar në parim Projektbuxhetin e vitit 2011. Ekspertët e ekonomisë thonë se gjatë votimit, buxheti mund të jetë në rrezik. Përveç kësaj, partitë e opozitës gjatë votimit në parim kanë qenë kundër këtij ligji, për shkak të përfshirjes së shitjes së Postë-Telekomit të Kosovës në nenin 4 të buxhetit. Në anën tjetër, Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka vendosur që këtë nen ta procedojë për seancë plenare në dy variante, atë me riformulimin e tij dhe heqjen në tërësi të këtij neni. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se miratimi i buxhetit është në rend dite dhe kjo nuk mund të ndryshohet. "Kjo tanimë është caktuar për rend dite në seancën e së enjtes dhe është i padisku-

tueshëm ndryshimi i rendit", thotë Krasniqi. E, mosvotimi i buxhetit në Kuvend nga ana e deputetëve mund të lërë pa paga 75 mijë punëtorë që paguhen nga Buxheti i Kosovës. Ata kanë gjasa që pagat mos t'i marrin as më një prill. Zyrtarja për informim në Ministrinë e Financave, Fatime Lumi ka thënë për Express se Ministria i ka bërë të gjitha përgatitjet e Projektbuxhetit dhe presin votimin e tij nga deputetët. "Të gjitha punët janë kryer dhe janë bërë përgatitjet për seancën e 31 marsit. Ne besojmë se do të miratohet Ligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011 dhe do të bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë shërbyesit civilë dhe punëtorët e tjerë që paguhen nga buxheti i shteti", tha Lumi. Ndërkaq, edhe Lëvizja Vetëvendosje është shprehur sërish kundër përfshirjes së PTK'së në Ligjin e buxhetit. Kjo lëvizje do të mbështesë edhe demonstratën e paralajmëruar nga punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. Sipas programit politik të kësaj lëvizjeje, ndërmarrjet publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar nuk duhet të privatizohen.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

FOTO: ATDHE MULLA

tu si parashihet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin", ka thënë McGuffie. Duke iu përgjigjur eliminimit të Lubotenit nga gara, McGuffie thotë së krejt çka po dëshiron ICO'ja. është një kandidat i cili ka prirjen profesionale, aftësitë dhe integritetin që kërkohet për këtë pozitë. "Prioriteti i ICO'së është që Banka Qendrore e Kosovës dhe Bordi të jenë të pavarur, të funksionojnë si duhet dhe të punojnë në pajtim me ligjin", ka thënë ai. Nga ana tjetër, udhëheqësit e Panelit për nominimin e guvernatorit thonë se me këtë nuk janë

pajtuar dhe, sipas tyre, kjo nuk ka qenë e nevojshme të bëhet. Kryetari i Panelit, Mejdi Bektashi ka thënë se si panel kanë qenë të obliguar që, sipas ligjit për BQK'në,

ICR'ja do të vendosë për pëlqimin e tij për emërim, ashtu si parashihet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin. "

Andy McGuffie

E enjte, 31 mars 2011

EKONOMI

11

Protestojnë sërish

Prishtinë, 30 mars ­ Punëtorët e Postë-Telekomit të Kosovës do të protestojnë edhe sot kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje përmes projektbuxhetit të vitit 2011. Sindikata e pavarur e PTK'së edhe një herë ka kundërshtuar tendencën për manipulim me votën e deputetëve përmes shitjes së kësaj ndërmarrjeje me buxhetin. Sindikata e Punëtorëve të PTK-në një konferencë për media ka kërkuar që shitja e kësaj ndërmarrjeje të diskutohet dhe votohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi, tha se nuk janë kundër miratimit të buxhetit, por kërkoi nga deputetët që të mos e votojnë shitjen e PTK-së. Nëse ndodh kjo, atëherë ai paralajmëroi edhe masa të tjera më radikale. "Meqenëse neni 4 nuk është larguar nga Projektligji i Buxhetit të Kosovës, ne kemi vendosur të dalim prapë në protestë më 31. 03. 2011 në ora 10:30 minuta, nga ndërtesa kryesore e PTK-së për të kërkuar nga deputetët të mos e votojnë buxhetin e Kosovës pa e larguar nenin 4 nga ky buxhet", ka thënë Alshiqi. Kjo sindikatë ka kërkuar mbështetjen edhe te punëtorët e tjerë që të kundërshtojnë shitjen e PTK-së. Sindikata e kësaj ndërmarrjeje ka protestuar edhe javën e kaluar, kur Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin, duke kundërshtuar shitjen e kësaj ndërmarrjeje.

nflikt për natorin

Qeveria & ICO

ekonomi

Shkëmbim

Valuta

$ $

1.00000 1.40924 1.60354

0.70960 1.00000 1.13787 0.62362 0.87883 1.00000

Lajme

Japonia mbështet Kosovën

mirësimi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Republikën e Kosovës". Memorandumi u nënshkrua të mërkurën ndërmjet Shigeo Iwatani, ambasador i Japonisë në Republikën e Kosovës, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi si dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Marrëveshja e nënshkruar parasheh që Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim të implementojë projektin që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të hedhjes së mbeturinave publike në Prishtinë dhe Prizren.

Qeveria japoneze ka aprovuar një grant ndihme në shumë prej 4.83 milionë euro për projektin "Për-

Miliona për Shqipërinë

Banka Botërore ka ofruar 300 milionë dollarë për mbështetjen ndaj Shqipërisë për vitin 2011-2014. BB ka shtuar fondin e ndihmës për Shqipërinë nga 275 në 300 milionë dollarë. Tashmë 25 milionë dollarë do të jenë fonde shtesë për zonat e përmbytura në Shkodër. Fondi është për sigurinë e digave dhe HEC`eve në Shkodër. 12.4 milionë dollarë do të financohen për rehabilitimin e stacioneve të pompimit dhe 12.4 milionë dollarë për propozimet t'i dërgojnë në Kuvend dhe në Qeveri. Ai thekson se problemi kryesor në këtë procedurë ka qenë përjashtimi nga lista e kandidatit të parë, Gazmend Luboteni, që është bërë me interpretimin e ICO'së, dhe thotë se me këtë nuk janë pajtuar. Sipas tij, ICO'ja nuk ka pasur nevojë të bëjë interpretimin në lidhje me Lubotenin, por ai thekson se këtë po ia mundëson neni 158 i Kushtetutës. "Reagimi ynë për eliminimin e Lubotenit ndoshta mund të përfillet në Qeveri, sepse ne nuk jemi pajtuar. Edhe pse për këtë ka pak pozicion dhe prapë ICO'ja duhet të japë pëlqimin", ka thënë Bektashi për Express. Ai ka shtuar se kanë qenë të kufizuar në nominimin e kandidatëve për këtë pozitë. Madje, ka aq paqartësi sa ende nuk dihet se ku është lista me dy kandidatët. Përderisa Bektashi tregon se emrat e nominuar i kanë dërguar në Qeveri, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi pati thënë për Express se ende nuk i kanë marrë emrat e kandidatëve. Ai nuk tregon nëse Qeveria ka preferencë për ndonjërin prej kandidatëve. "Ende nuk i kemi marrë emrat dhe për kandidatët do të vendosë Kuvendi", pati thënë Kuqi. Edhe në Kuvend kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë shkresë me listën e këtyre kandidatëve. Ndryshe, në garë për guvernator të BQK`së kishin konkurruar 27 kandidatë, 20 prej tyre ishin eliminuar që në fillim të intervistimit. Banka Qendrore e Kosovës ka 9 muaj që ka mbetur pa guvernator, pas arrestimit të Hashim Rexhepit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

kanalizimet në Shkodër. Zyrtarët e Bankës Botërore kanë deklaruar se Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare.

Greqia zvogëlon pagat

e punonjësve në sektorin shtetëror, njoftoi media greke. ''Kjo është pjesë e masave ekonomike të qeverisë për tejkalimin e krizës'', shtoi ajo. Gazeta greke, "Eleftherotipia" thotë se krahas pagave do të zvogëlohen edhe programet investuese për ndërmarrjet me kapital shtetëror. Gazeta tjetër greke, "Ethnos" tha se kryeministri Papandreu është i vendosur për vazhdimin e reformave.

Ka mundësi që të anulohet krejt konkursi. "

Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu po përgatitet për të zvogëluar për herë të tretë pagat

Bota

redaktor: Arsim Buxhovi e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

12

E enjte, 31 mars 2011

13 të vrarë pas një sulmi në Pakistan

Një sulmues vetëvrasës me motoçikletë ka sulmuar një postbllok të policisë në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë me këtë rast 13 persona, ka njoftuar policia. Mbeti e paqartë se a ka synuar sulmuesi të godasë ithtarët e politikanit Maulana Rehman apo se a ishte rastësi që ata qëlluan aty, kur sulmuesi sulmoi postbllokun. Rehman njihet si një mbështetës i talebanëve në Afganistan. Sulmuesi hodhi vetën në ajër para postbllokut, kur një polic kërkoi nga ai që të ndalej, theksoi Saed Khan, zyrtar i policisë në qytetin e Peshavarit. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën një polic dhe 12 civilë, shtoi Khan, duke theksuar se 12 persona tjerë janë lënduar. Sulmi ndodhi në qytetin Svabi, rreth 70 kilometra larg Islamabadit. Rehman, kryesues i partisë Jamiat Ulema, kishte kaluar postbllokun disa minuta para ndërmarrjes së sulmit dhe nuk ka pësuar lëndime, tha Khan. Rehman ka qenë duke udhëtuar në qytetin Charsada, për të marrë pjesë në një tubim të ithtarëve të tij.

Hapet hoteli më i lartë në botë

Hoteli më i lartë në botë i hapi dyert në Hong Kong. Ai gjendet në rrokaqiellin më të lartë në qytet dhe ofron shikim të pazëvendësueshëm panoramik në rajonin e njohur limanor Victoria Harbor. Hoteli Ritz Carlton, i cili shtrihet në rreth 490 metra mbi rrugët më frekuentuese, kaotike të qytetit jugor kinez, bëri një kthim të madh, pasi ishte mbyllur përkohësisht në vitin 2008. Ritz Carlton megjithatë do ta humbë titullin hoteli më i lartë në vitin 2014, kur do të hapen dyert e Jay-Hotel. Ai gjendet në afërsi të majës në mbi 600

Përvjetori i "Fukushim

Më 28 mars të vitit 1979, një valvul në njërin prej dy reaktorëve të centralit në ishullin Three Miles, të shtetit Pensilvania në SHBA, nxiti një zinxhir zhvillimesh që çuan në aksidentin e parë bërthamor komercial në botë. Analistë të tjerë e cilësojnë katastrofën në Fukushima po aq të rëndë sa ishte ajo në ishullin Three Miles, por jo aq të rendë sa aksidenti bërthamor i Chernobilit në Ukrainë, në vitin 1986.

Në orët e para të agimit, më 28 mars 1979, një valvul në njërin prej dy reaktorëve të centralit në ishullin Three Miles, të shtetit Pensilvania në SHBA, nxiti një zinxhir zhvillimesh që çuan në aksidentin e parë bërthamor komercial në botë. Komisioni Rregullator Bërthamor, i njohur shkurtimisht si NRC, erdhi në përfundim se aksidenti ishte rezultat i kombinimit të defekteve teknike, problemeve të hartimit dhe gabimeve nga ana e punonjësve. Nuk pati të vrarë apo të plagosur nga aksidenti. Por, megjithatë, ishte një ngjarje pikëlluese, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara mundoheshin të trajtonin diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Ndërkohë që lajmi i aksidentit u përhap në gjashtë ditët që pasuan, shqetësimi tek opinioni publik u përhap me shpejtësi. Richard Thornberg, i cili ishte guvernator i Pensilvanisë në atë kohë, thotë se fillimisht ai dha informacione të gabuara apo konfuze, sepse i duhej të mbështetej tek informacionet e kompanisë energjetike që shfrytëzonte centralin. Ai i kërkoi ndihmë qeverisë federale dhe NRC dërgoi një inxhinier bërthamor, për të cilin ish-guvernatori thotë se ishte heroi i ishullit Three Miles. "Ishte një kohë tejet stresuese, deri të premten më 30 mars 1979, kur edhe erdhi Harold Denton, i cili u dërgua nga presidenti Jimmy Carter pas kërkesës sime. Ai ishte inxhinier karriere në NRC. Ai u bë burimi ynë kryesor dhe bëri një ndryshim të madh", rrëfen Thornberg. Për një publik nervoz, i cili ishte po ashtu i zemëruar nga burimet paraprake të informacioneve të gabuara, inxhinieri Denton u tregua i qetë dhe me një zë të besueshëm, i cili foli me autoritet dhe besueshmëri. Denton, tani 79 vjeçar, thotë se kishte mbështetje zyrtare për të folur me çiltërsi ndaj publikut rreth katastrofës në ishullin Three Miles. "Kam pasur një rol unik për aksidentin. Duke pasur mbështetjen e presidentit Carter dhe guvernatorit Thornberg, kjo më dha një farë legjitimiteti për atë që njoftoja çdo ditë. U mundova t'i thosha gjërat ashtu sikurse ishin. Dikush mund të mendonte ndryshe, por ky ishte synimi për tri javë sa isha atje. Unë vajta në kohën e duhur, pasi kompania që shfrytëzonte centralin kishte humbur pjesë të besimit, ngase nuk e kishte trajtuar me seriozitet aksidentin që nga fillimi", theksoi Denton.

metra lartësi, në rrokaqiellin Shanghai Tower në Kinë. "Njerëzit garojnë në tërë botën për gjithçka, jam i sigurt se dikush diku ndërton madje ndërtesë edhe më të lartë, derisa ne këtu flasim. Ne më së shumti koncentrohemi në shërbime", deklaroi drejtori i kompleksit.

Clooney, dëshmitar për Berlusconin?

Aktori George Clooney dhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo mund të dëshmojnë në procesin gjyqësor kundër kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Të dy këta janë në listën e 78 dëshmitarëve të mundshëm në çështjen "Ruby". Ruby, emri i vërtetë i së cilës është Karima el Mahroug, e cila mendohet të ketë shkuar në shtrat me kryeministrin italian kur ishte ende e mitur, është shprehur se edhe Cristiano Ronaldo ka qenë një klient i saj. Futbollisti i Real Madridit e ka përgënjeshtruar

kategorikisht këtë gjë. Gjithashtu, Ruby ka treguar se ka parë George Clooney (49 vjeç) dhe të fejuarën e tij Elisabetta Canalis (31 vjeç) në një nga festat e Berlusconit, të quajtura ndryshe "Bunga-Bunga". Në një deklaratë, Clooney tha: "Jam i befasuar, sepse kryeministrin italian e kam takuar vetëm një herë dhe ka qenë për të kërkuar ndihma për Darfurin." Në ditët e ardhshme do të mësohet nëse Clooney dhe Ronaldo do të dëshmojnë apo jo në këtë proces.

Japoni, rrezatimi në ujë kalon kufijtë

Uji i detit në afërsi të reaktorit numër një të centralit Fukushima përmban jod radioaktiv 3,355 herë më shumë se kufiri i lejuar. Megjithatë, Agjencia Japoneze për Energji Bërthamore ka hedhur poshtë efektet e mundshme të radioaktivitetit, përderisa banorët janë evakuuar nga zona. "Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të punojmë për parandalimin e ndonjë rrjedhjeje të mëtejshme në det. Shifrat janë të njëjta si në leximet paraprake. Është konfirmuar edhe me Komisionin e Energjisë Atomike në Japoni se zona 20-kilometërshe e centralit Fukushima është evakuuar,

prandaj nuk ka gjasa të ndikojë te banorët", tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Japoneze për Energji Bërthamore, Hidehiko Nishijama. Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, ka ritheksuar se qeveria e tij është në gatishmëri maksimale, përderisa gjendja në Fukushima mbetet «e paparashikueshme».

Foto të rralla të

Fotot e para të NASA-s nga planeti Mërkurë tregojnë një hapësirë gjigante të shkretë dhe një sipërfaqet plot me kratere. Foto e planetit janë bërë ditët fundit nga misioni hapësinor Messenger i Shteteve të

E enjte, 31 mars 2011

BOTA 13

Obama beson se Gadafi do të largohet

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se beson se lideri i Libisë, Muammar Gaddafi, "përfundimisht" do të largohet nën trysninë ndërkombëtare. Në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, Obama po ashtu tha se nuk e përjashton armatimin e kryengritësve, derisa ata po përpiqen të arrijnë përfitime territoriale dhe përmbysjen e Gaddafit. Njëherësh, një anije e marinës së Shteteve të Bashkuara ka shkrepur 22 raketa Tomahawk në një depo të armatimit në periferi të kryeqytetit të Libisë, Tripoli. Komandanti suprem i NATO-s, admirali amerikan, James Stavridis, tha se agjencitë e zbulimit kanë gjetur prani të vogël të Al-Qaidës dhe Hezbollahut në mesin e opozitës kryengritëse në Libi. Duke folur para komitetit të Senatit amerikan, Stavridis, megjithatë tha se "udhëheqja e kryengritësve duket të përbëhet nga njerëz të ndërgjegjshëm, që luftojnë kundër kolonelit Gaddafi". Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, më herët theksoi se fuqitë botërore nuk kanë marrë asnjë vendim për të armatosur rebelët në Libi, por se rezoluta e Kombeve të Bashkuara që autorizon fushatën ajrore të aleatëve kundër forcave të qeverisë libiane nuk e përjashton këtë mundësi. Clinton foli në Londër në përfundim të një konference për Libinë, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga 40 shtete.

mës" së SHBA-së

dhe mund të bëhesh vendimmarrësi më i mirë në botë. Por, nëse i merr vendimet bazuar në faktet që janë gabim, këto vendime janë të pavlera. Si rezultat i premisave themelore të çdo vendimi që do të marrësh dhe trajtimit të situatës, kjo do të thotë se i kupton faktet. Në të kundërtën, punët nuk janë mirë dhe kjo u ndodhi atyre disa herë", theksoi Thornberg. Sikurse thekson inxhinieri Harold Denton, aksidenti në ishullin Three Miles çoi në humbjen e besimit te publiku për industrinë e energjisë bërthamore, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet tjera. "Aksidenti bërthamor amerikan çoi në humbjen e besimit për industrinë dhe masat e sigurisë. Në 30 vjet nuk ka pasur ndërtim të ndonjë centrali bërthamor. Nuk ishte vetëm frika e centraleve bërthamore, por ndikuan edhe shkaqet ekonomike. Centralet bërthamore u bënë më të kushtueshme, po ta krahasosh me përdorimin e gazit natyral si burim energjie", tha Denton. Denton dhe analistë të tjerë e cilësojnë katastrofën në Fukushima po aq të rëndë, sa ishte ajo në ishullin Three Miles, por jo aq të rëndë sa aksidenti bërthamor i Chernobilit në Ukrainë, në vitin 1986. Por, ata thonë se dëmi, për sa i përket besimit te publiku ndaj energjisë bërthamore, mund të jetë i krahasueshëm me të dy aksidentet e mëparshme. (VOA)

»Lajme

Fotografohet King Kongu "real"

Majmuni i paraqitur në këtë fotografi realisht është një babun normal. Ky është vetëm një iluzion optik i krijuar nga mjeshtri i fotografisë, Chez Owen. Momenti i duhur i shkrepjes dhe këndi i përzgjedhur bëjnë që ky babun i vogël realisht të duket si një King Kong. Fotografia është marrë në Knowsley Safari Park, vend në të cilin jetojnë rreth 140 majmunë babunë.

Belgjikë, studentja shet virgjërinë!

N kategorinë e studentëve Në p punonjës, 21-vjeçarja belge N Noelle me siguri përbën n përjashtim. Vajza duke një d dashur të bëjë një jetë stud dentore më të "pasur", ka v vënë në shitje në ankand v virgjërinë e saj. D në rast se dikush do të Dhe d dyshonte mbi vërtetësinë e këtij fakti, për këtë Noelle jep sigurinë e saj: virgjëria e 21-vjeçares tregohet në një certifikatë mjekësore. Ankandi ka nisur dhe duhet thënë se Noelle ka shumë adhurues të saj. Oferta me sa duket ka kapur shifrën e 1 milion sterlinave, pak më pak se 1 milionë e 100 mijë euro.

I paralizuari shërohet nga "uji i bekuar"

Kisha katolike ka njohur shërimin e pashpjegueshëm të një burri, i cili prej kohësh ishte i sëmurë nga një hernie dhe nga një paralizë gjysmë-totale e këmbës së majtë. Serge Francois ishte i sëmurë prej shumë vitesh. Në vitin 2002, pasi u fut në ujin e pagëzuar, ai fillimisht ndjeu një dhimbje të mprehtë, ndërsa më pas një ndjenjë lirimi mirëqenieje dhe një të nxehtë të papritur. Në një moment papritur këmba filloi të lëvizte. Tani numërohen 68 mrekulli të njohura nga kisha dhe 7 mijë rast të shërimeve të pashpjegueshme.

Aksidenti në centralin bërthamor në shtetin Pensilvania nuk ishte rezultat i ndonjë tërmeti apo cunami, sikurse ndodhi në Japoni. Denton tha se reaktorët në Fukushima kanë pësuar dëmtime shumë më të mëdha, çfarë ka rezultuar në rrezatim më të madh sesa në aksidentin amerikan. Inxhinieri Denton nënvizon ndryshimet themelore mes dy katastrofave. Energjia elektrike nuk u ndërpre në asnjë moment në rastin e centralit amerikan, sikurse ka ndodhur në Japoni. "Centrali amerikan pati energji elektrike dhe infrastruktura ishte e tillë që lejoi futjen e menjëhershme

të punonjësve dhe pajisjeve të duhura. Në Japoni kjo ishte e pamundur dhe kishte shumë ndryshime", tha Denton. Megjithatë, ish-guvernatori Thornberg thotë se sfidat teknike për të futur nën kontroll centralin amerikan apo të Fukushimës në Japoni dhe parandalimi i radioaktivitetit janë virtualisht të njëjta. Po ashtu, të njëjta janë edhe sfidat për të dhënë informacione të besueshme dhe ruajtur besueshmërinë përballë publikut të shqetësuar. Ai thotë se zyrtarët japonezë po e mësojnë këtë përmes një rruge të vështirë. "Rishqyrto sukseset

A e kemi prejardhjen nga Marsi?

trumentin e propozuar, i cili është quajtur `'Search for Extra-Terrestrial Genomes' (SETG)». Po flitet se kjo pajisje mund të niset në një mision të ardhshëm në Mars, për të marrë mostra të dheut marsian, duke izoluar çdo mikrob të gjallë që mund të gjendet në të. Këto organizma të gjalla mund të ruhen për më shumë se një milionë vjet dhe përmbajnë të dhëna mbi ADN, thonë studiuesit «Nëse në shkojmë në mars dhe gjejmë jetë të ngjashme me tonën, ne mund të jemi të gjithë me origjinë nga Marsi. Ose në qoftë se jeta ka filluar këtu, ajo mund të jetë transferuar në Mars», tha hulumtuesi Christopher Carr për mediat.

ë planetit Mërkur

Bashkuara të Amerikës. Fotot e bëra janë fotografitë e para të orbitës së planetit. Sipas shkencëtarëve këto pamje do të ndihmojë për të studiuar këtë planet dhe ndikimin që ka ai në Tokë. Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor. Mërkuri kryen rrotullimin rreth Diellit një herë në

87.969 ditë. Dy anijet kozmike që vizituan planetin janë; Mariner 10, e cila bëri 45 për qind të hartës së sipërfaqes së planetit, nga viti 1974 deri në vitin 1975. E dyta, e cila ka realizuar dhe fotot është Massenger.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë në Masachussets janë duke punuar për një pajisje, e cila do të studiojë nëse jeta në tokë ka ardhur si pasojë e zbritjes së disa organizmave me origjinë nga planeti Mars, të cilët kanë ardhur në planetin tonë

në formën e meteorëve. Një teori e cila do të na bënte të gjithëve me prejardhje marsiane. Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë, Christofer Carr, Clarisa Lui, Maria Zuber dhe biologu i Universitetit të Harvardit, Geri Ruvkuna, janë duke punuar mbi ins-

14 MARKETING

E enjte, 31 mars 2011

PROGRAMI I PËRZGJEDHUR DITOR I DIGITALB PËR 31 MARS 2011

DRAMË / THRILLER DRAMË BIOGRAFI BIOGRAFI/ DRAMË

SHTËPIA RUSI

Regjia: Fred Schepisi Aktorët: Sean Connery, Michelle Pfeiffer, Roy Scheider, James Fox, etj... Një dramë Amerikane spiunazhi, pasioni dhe dashurie. Bazuar në romanin me të njëjtin titull të John le Carré. Film kandidat për cmimin Globi i Artë dhe Ariu i artë.

ORA 19:30

SHËLBIMI

Regjia: Ed Solomon Aktorët: Billy Bob Thornton, Morgan Freeman, Kirsten Dunst, Holly Hunter, etj.

ORA 21:15

DË GOLI I VËRTETË

Bazuar në një histori të vërtetë. Billy Bob Thornton, në rolin e një të burgosuri për vrasje, që del pas 19 vitesh dhe përpiqet me çdo kush për të çliruar shpirtin nga mëkati i tmerrshëm që e ka munduar gjatë gjithë kohës...

Ai ishte një nga gjigantët e shekullit të 20. I adhuruar apo i urryer, ai dominoi historinë e Francës për 30 vjet. Jeta e presidentit De gol. Dy anët e tij të medaljes si burrë shteti dhe si familjar... Dritë - hijet e njërit prej njerëzve më të pushtetshëm të botës...

ORA 22:00

THE RUNAWAYS

Regjia: Floria Sigismondi Aktorët: Kristen Stewart, Dakota Fanning , Michael Shannon, etj...

ORA 21:00

Një film amerikan biografik mbi grupin rrok femëror të viteve 1970-të The Runaways. Fëmijëria e solistes së grupin Cherie Currie, si nga një vajzë rebele, arriti famën dhe u bë një Rock Star bashkë me miken e saj të ngushtë Jett. Problemet e saj me drogën dhe alkolin.

AVENTURË

AVENTURË/DRAMË

KRIM, THRILLER

MISTERI I GURIT MAGJIK

Tobi është një djalë 11 vjeçar... Ai është shumë i turpshëm dhe e ka shumë të vështirë të zërë miq... Por gjithçka ndryshon kur ai gjen "gurin magjik", i cili plotëson të gjitha dëshirat... Mes dëshirave të tij, më e madhja është ajo për të shpëtuar qytetin nga forcat e këqija... Prandaj atij i del si detyrë, të mbrojë gurin që të mos bjerë në duart e atyre, të cilët mund ta keqpërdorin...

ORA 20:00

DOLLHOUSE

Producent: Joss Whedon Aktorët: Eliza Dushku, Enver Gjokaj, Harry Lennix, Olivia Williams, etj...

ORA 21:00

KRIM BLU

Për shumë njerëz të rinj që kanë marrë një rrugë të gabuar, ekziston një vend ku mund të fillosh një jetë të re. Një organizatë sekrete, fshin çdo mendim të një njeriu dhe i aktivizon ata me një personalitet tjetër. Por gjithçka e ka një çmim. Ata ngarkohen me misione të ndryshme dhe duhet ti përmbushin me çdo mënyrë...

Regjia: Mike Figgins Aktorët: Richard Gere, Andy Garcia, Laurie Metcalf, Nancy Travis, etj. Denis Pek, futet në policinë e Los Anxhelosit për të hetuar korrupsionin, që duket se ka përfshirë gjithë rajonin. Bashkë me partneren e tij fillon një investigim mbi aktivitetet e dyshimta të oficerit Raimond Avila. Gjithçka komplikohet kur oficerët, që dëshmojnë kundër tij zhduken pa lënë gjurmë.

ORA 19:00

SONY ERICSSON OPEN

E ENJTE 31 MARS

03:00 SS3 HD6 17:00 SS4 19:00 SS4 21:00 SS3 HD6

PALMEIRAS-BRAGANTINO SAO PAULO-CORINTHIANS SONY ERICSSON OPEN

Mirëserdhët në botën HD!

E enjte, 31 mars 2011

BOTA 15

Diaspora kërkon pajtimin mes shqiptarëve në Maqedoni

Delegacioni i diasporës shqiptare nga SHBA-ja zhvilloi takime me krerët e dy partive politike shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH, për të diskutuar mbi platformën e tyre dhe zhvillimet politike në Maqedoni. Delegacioni i shoqatave shqiptaroamerikane i udhëhequr nga Xhevat Sherifi ka theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshje të unifikimit dhe konsensusit midis partive politike shqiptare në Maqedoni, ndërsa në takimet e ndara është prezantuar Platforma Politiko-Kombëtare e asociacioneve shqiptaro-amerikane, me seli në Chicago të Illionisit. Liderëve të dy partive, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit iu dorëzua Platforma për t'u realizuar në të ardhmen. "Ne nuk jemi të kënaqur me situatën politike në Maqedoni, veçmas atë shqiptare. Ka ngecje dhe është bërë një punë jo e mjaftueshme për ne shqiptarët. Duhet të punohet më shumë por me një unifikim të qëndrimeve politike shqiptare këtu në Maqedoni. Ne kemi bërë një platformë politike e cila me kënaqësi është pranuar", ka theksuar Xhevat Sherifi, duke theksuar se Platforma i është dorëzuar partive. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi theksoi se në takimin me delegacionin shqiptarë nga SHBA-ja kanë diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend, por edhe për realizimin e projekteve të kësaj partie.

Express

Lajme

Barroso qorton Shqipërinë

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, është prononcuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe ka paralajmëruar palët politike që nuk do të ketë përparime në integrimin e vendit, nëse nuk do të zhvillohet një dialog dhe proces politik mes shumicës dhe opozitës. I ftuar në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencën e fondacionit Siergio Viera de Melo, presidenti i Komisionit Evropian foli për rolin e BE-së përballë situatave të reja të krijuara në botë, sidomos përballë krizave në vendet arabe si në Libi, Egjipt e mjedise të tjera, natyrisht duke mos harruar edhe angazhimin e BE-së në vendet në tranzicion, siç janë ato

SHQIPTARI I PARE NE POLIN E VERIUT

"Kam bërë shumë eksplorime, por piku, kulmi i karrierës sime ishte në vitin 1994, kur vizitova Polin e Veriut", thotë shkodrani Gëzim Uruçi, i cili ndihet veçanërisht krenar për faktin që u bë i pari në histori që valëviti flamurin kombëtar në skajin më verior të botës.

Njeriu i parë shqiptar që ka shkelur në Polin e Veriut, eksploruesi shkodran Gëzim Uruçi ndihet veçanërisht krenar për faktin që u bë i pari në histori që valëviti flamurin kombëtar në skajin më verior të botës. "Kam bërë shumë eksplorime, por piku, kulmi i karrierës sime ishte në vitin 1994, kur vizitova Polin e Veriut", thotë Uruçi. "Flamuri i vendosur atje është i datës 14 tetor 1994 dhe e kam vendosur unë". Ajo datë është gdhendur më shumë se të gjitha në kujtimet e jetës së larmishme të 65-vjeçarit. Vendosja e flamurit tonë kombëtar përkrah flamurëve nga e gjithë bota ishte një mision më vete për Gëzimin. "Grumbullimi u bë në Oslo dhe të gjitha ishin të paguara, pasi kishim sponsor. Dhjetë ditë u njohëm vetëm me hartat dhe me klimatizimin, duke shkuar në ekstremitetin më verior të Norvegjisë", rrëfen ai. Udhëtimi në Polin e Veriut ishte një dhuratë që iu bë eksploruesve nga Evropa Lindore, pas rënieve të sistemeve komuniste. Për Gëzimin ishte një fat shumë i madh që midis kandidaturave të tjera në fund u përzgjodh ai. "Në Polin e Veriut ishim gjashtë persona që kishim dalë nga diktaturat e Evropës Lindore dhe na dhanë këtë kënaqësi, që të bëheshim të parët nga vendet tona që vendosnim flamurin në skajin verior të Tokës", kujton Uruçi. "Ato ekspedita ishin të planifikuara deri në detajet më të vogla. Nuk mungonte asgjë, as pije, as ushqim, absolutisht asgjë. Jeta ishte njësoj si në Tiranë apo Paris". Prej vitesh, jashtë kamerave, janë formuar polemika se kush ishte i pari që vendosi flamurin tonë në Pol, por Gëzimi jep argumentet e tij: "Në Polin e Veriut ka një zyrë, një kancelari ku regjistrohen vizitorët. Unë i pyeta nëse kishte pasur ndonjë shqiptar që kishte shkelur më parë atë truall dhe më thanë që jo, se unë isha i pari. Më dhanë të shikoja librin e regjistrimeve, të cilin e kontrollova me vëmendje dhe nuk pashë asnjë lloj firme tjetër me emër shqiptar". Gëzimi kujton se kur në vendin tonë sapo kishte nisur stina e vjeshtës, në Polin e Veriut ishte nata e plotë polare, me natën që zgjat gjashtë muaj. Megjithatë, temperaturat nën minus 50 gradë, nuk e penguan Zotin Uruçi që të shpaloste një prej cilësive më të natyrshme të shkodranëve, humorin. "I thashë shoqëruesve të mi se duke qenë në Polin e Veriut, kisha ndërmend të shkelja të gjithë territoret e botës. Kështu, shkova në tabelën nderit që lexon "Pol i Veriut", e vendosur në 90 gradë, pra në majën e vërtetë të Tokës. Që atje dalin të gjithë meridianët që përshkojnë globin. Unë vajta tek tabela dhe u rrotullova përreth saj, duke bërë që të kaloja të gjithë meridianët. Në këtë formë, i bie të kem përshkruar të gjithë planetin". Edhe pse në moshën e pensionit, Gëzimi është i vendosur që të vazhdojë karrierën e tij të mrekullueshme. Pasi ka vizituar më shumë se 300 shpella dhe ka shkelur mbi 700 maja, për shkodranin mbeten ende ambiciet të tjera për të realizuar. "Aktualisht po përgatitem për një ekspeditë tjetër, e cila do të realizohet në Gjermani dhe në Bullgari", thotë ai. Megjithatë, siç thotë ai vetë, tetori 1994 do të mbetet gjithmonë muaji më i shënuar i jetës së Gëzimit. (TCH)

në viset ish-jugosllave të dala nga konfliktet. Nga katër pyetje sa ishte e paraparë t'i parashtroheshin nga të pranishmit në sallë, Barroso iu përgjigj edhe dy pyetjeve për zhvillimet në Shqipëri pas demonstratave të 21 janarit.

BE po humb besimin në Tadicin

da BE-së kanë filluar të ndryshojnë mendimin për presidentin serb, Boris Tadic dhe subjektin të cilin e drejton ai", thuhet në analizën e IFIMES. Në analizë më tej thuhet se, Bashkimi Evropian gjithnjë e më tepër po e mëson se udhëheqësia serbe funksionon si një grup kriminal i organizuar dhe orientimin e tyre `pro evropian' e përdorin si mbulesë për krimin dhe korrupsionin. Prandaj, përfaqësuesit e BE-së kanë filluar të humbin besimin në presidentin Tadic. "Ndikimi i zyrës së presidentit serb në media bëhet përmes marketingut. Presidenti Tadic është i rrethuar me njerëz që mjaftë mirë e njohin marketingun dhe të cilët angazhohet t'i mbulojnë aferat dhe gabimet e tij. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja e opinionit për çështje të rëndësishme dhe problemet me të cilat përballen qytetarët, të tilla si: papunësia, varfëria dhe situata e vështirë ekonomike", vlerëson IFIMES.

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), në një analizë të fundit për zhvillimet e brendshme në Serbi, thotë se Bashkimi Evropian ka filluar të mos i besojë presidentit të Serbisë, Boris Tadic. "Partia Demokratike dëshiron të ketë ekskluzivitetin se vetëm kjo parti në Serbi është pro-evropiane. Për fat të keq, Bashkimi Evropian i ka besuar këtij tregimi. Mirëpo, kohëve të fundit qarqe bren-

Zgjedhjet në Maqedoni, më 5 qershor

Kryeministri i Maqedonisë, gjithashtu edhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ka informuar se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 5 qershor. Ai informoi se iniciativë për shpërndarjen e parlamentit do ta dorëzojë vet VMRODPMNE-ja. "Në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, VMRO-DPMNE-ja në parlament do të ngrejë iniciativën që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 5 qershor", ka deklaruar Gruevski. Lideri i kësaj partie ka hedhur edhe një sërë akuzash ndaj liderit të opozitës, Branko Cërvenkovski. "Pasi që ia pranuam të gjitha kërkesat, ai u tërhoq. Pse humbëm aq kohë?, E maltretoi gjithë opinionin për çfarë?, Branko ti ndoshta mund ti detyrosh disa njerëz që të dalin dhe të fishkëllejnë nëpër rrugë, por nuk mund ti detyrosh të të besojnë", ka thënë në konferencën e tij për shtyp lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

16 MARKETING

E enjte, 31 mars 2011

Me vendimin e datës 18.03.2011, me referencën AVG/200311/10EX, ALBVISION është autorizuar të shpall 10 vende të lira të punës për plotësimin e kërkesave dhe nevojave të kompanisë si më poshtë:

SHPALLJE PËR 10 VENDE TË PUNËS

3 x Software Engineer's & Developers 3 x Web Programmer & Web Developer 1 x Linux/Unix Administrator 2 x Graphic & Web Designer 1 x Zyrtar Financiar

I. Software Engineer në Microsoft (3 vende të punës)

Pozita e inxhinierit dhe zhvilluesit të softuerit kërkon persona të vendosur dhe me eksperiencë të gjatë. Personat e kërkuar për këtë pozitë duhet të kenë aftësi të mirë programuese, analitike, hulumtuese dhe projektuese, të jenë në gjendje të zhvillojnë aplikacione të ndryshme sipas nevojës dhe kërkesës së kompanisë në teknologji të ndryshme. Kandidatët gjithashtu duhet të kenë aftësi të përshtatjes në kërkesa specifike të softuerëve, të projektojnë zhvillime me plane të ndryshme dhe të bashkëpunojnë me personat tjerë të kompanisë. Microsoft - Të gjithë kandidatët duhet të kenë aftësi dhe përvojë të dëshmuara, ndër të tjera, edhe në këto kërkesa; Të diplomuar apo certifikuar në teknologjinë e Microsoft, përkatësisht në C#, MS SQL 2008, teknologjinë e .NET, ASP, MVC, Silverlight etj.. Kandidatët duhet të kenë aftësi në modelim, simulim, dizajnim, analizim, testim dhe kontrollim të cilësisë (QA) të aplikacioneve. Përvoja në programime për aplikacione mobile mund të ketë përparësi.

II. PHP & MySQL Web Progammer/Developer (3 vende të punës)

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në Ueb programim, kërkohet kandidatë të kualifikuar dhe me përvojë të dëshmuar në programim, ndër të tjera, edhe në PHP dhe MySQL 5.x, Jquery, Web 2.0, JavaScript, CSS, HTML5, XML. (Njohja vetëm e komandave SELECT dhe JOIN nuk do të mjaftojnë)

III. Linux/Unix Administrator (1 vendë i punës)

Kompania posedon një numër të konsiderueshëm të serverëve të bazuar në Linux dhe Windows dhe në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë globale, kërkohet kandidatë serioz, me përvojë dhe i certifikuar për mirëmbajtje dhe administrim të sistemeve në Linux, kryesisht për administrimin, konfigurimin, menaxhimin e sigurisë dhe përshtatjen e vazhdueshme të sistemeve operative të serverëve të bazuar në Linux sipas kërkesave dhe nevojave të kompanisë dhe trendeve koherente.

IV. Graphic and Web Designer (2 vende të punës)

Si profesionist dhe person kreativ me përvojë të dëshmuar, do të jeni përgjegjës për projektimin, analizimin, dizajnimin dhe realizimin e kërkesave të dukjes dhe përshtatjes së pamjeve të ndryshme të softuerëve,, projekteve të webit, moduleve, grafikave, ikonave dhe elementeve tjera të nevojshme, në ngjyra, imazhe dhe identitete specifike. Grafika dhe dizajnët e ndryshme për nevoja të kompanisë, kompanive vartëse, broshurave, fletushkave, katalogëve, doracakëve dhe materialeve tjera për produktet dhe shërbimet tona, do të jenë pjesë e përditshmërisë së punës. Përparësi do të kenë të gjithë kandidatët që dorëzojnë portfolio të plotë me referenca konkrete të përcjellura me CD, USB, Email etj.

V. Zyrtar Financiar (1 vendë i punës)

Pozita e zyrtarit financiar ndërlidhet me përpilimin dhe raportimin e pasqyrave financire, është përgjegjës për mbikqyrjen dhe implementimin efikas të veprimtarisë financiare të kompanisë. Të kujdeset për procedurat e rregullta të kontabilitetit dhe mbajtjes së librave, të siguroj që dokumentet të jenë të gatshme për auditim në fund të vitit. T'i njohë aplikacionet që ndëlidhen me veprimtarin e kontabilitetfinancave. Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në Ekonomik, Banka dhe Financa apo në fusha tjera relevante, preferohet Certifikimi nga SHKÇAK apo ndonjë organ/shoqatë e kategorisë së njejtë lokale apo ndërkombëtare. Është obligative njohja e gjuhës Angleze në të shkruar dhe folur. Kandidati duhet të ketë së paku dy vite përvoj pune në veprimtarinë e financave. Kërkesat kualifikuese për kandidatët e pozitës 1, 2, 3 dhe 5; - Njohja e gjuhës Shqipe dhe Angleze në shkrim, lexim, komunikim (obligative) - Përvoja dhe referenca të punës (obligative) - Certifikata të kualifikimit apo trajnimit (obligative) Dorëzimi i dokumentacionit: Të gjithë kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë dokumentacionin, së bashkë me një fotografi të tyre, letër motivuese, referenca, certifikata të kualifikimit apo të trajnimit si dhe një portfolio të punës personalisht apo përmes E-mailit në adresën e mëposhtme. Dokumentacionet që nuk i plotësojnë kërkesat nuk do të merren parasysh. Asnjë dokumentacion nuk mund të tërhiqet, prandaj, jeni të lutur të MOS dërgoni dokumente origjinale.

Si dhe ku ta dorëzoni?

Dorëzimin e aplikacionit mund ta bëni personalisht në Zyrë, përmes postës elektronike apo portalit të punës Ofrojpune.com. Personalisht në: Qytezën Pejton, nr. 4/1 në Prishtinë, përmes postës elektronike në [email protected] apo online përmes Portaleve të punës http://www.ofrojpune.com/mundesi-punesimi-ne/albvision/ ose http://www.ofertapune.com/view.php?company_id=1133 Afati i fundit: 31.03.2011 ora 17:00 (akt1_260311)

E enjte, 31 mars 2011

MARKETING 17

REPUBLIKA E KOSOVËS - REPUBLIKA KOSOVO - REPUBLIC OF KOSOVO

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT- KOSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU - PRIVATISATION AGENY OF KOSOVO

Ndërmarrjet e Reja të Valës 49 të Privatizimit:

Ofertat do të pranohen për këto ndërmarrje:

Ndërmarrja e Re apartamentet në Shtëpinë e Bardhë SH.P.K., Ferizaj Ndërmarrja e Re Sharr Depoja Materialit Ndërtimor SH.P.K., Ferizaj Ndërmarrja e Re Dyqanet Lux SH.P.K., Mitrovicë Ndërmarrja e Re Dyqani Lux ish Pulëbardha SH.P.K., Mitrovicë Ndërmarrja e Re Auto Servisi Dukagjiniremont SH.P.K., Pejë Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllobar 2 SH.P.K., Drenas Ndërmarrja e Re Shurdhani SH.P.K., Gjilan Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës C SH.P.K., Gjakovë Ndërmarrja e Re Termovent SH.P.K., Lipjan Ndërmarrja e Re Lavërtaria-Blegtoria "Administrata e Vjetër" SH.P.K., Prizren Ndërmarrjet e Reja të mëposhtme kanë disa kushte specifike që duhet të plotësohen për të ofertuar: Ndërmarrja e Re Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave SH.P.K., Gjakovë Ndërmarrja e Re Famipa SH.P.K., Prizren

Data e fundit për parakualifikim është: 06 prill 2011 Dita për dorëzimin e ofertave është: 13 prill 2011 prej orës 10:00 - 12:00 në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë.

LLOGARITË BANKARE: Tarifa për dorëzimin e ofertës duhet të paguhet në llogarinë e AKP -së: 1000435010000222 Depozita e ofertës duhet të paguhet në llogarinë e AKP -së: 1000435000000104

Për më shumë informata kontaktoni Departamentin e Shitjes:

Rruga: Ilir Konushevci Nr. 8, Prishtinë, Kosovë tel: + 381 38 500 400 1287 ose1255 / fax: + 381 (0) 38 248 076 e-mail: [email protected]; www.pak-ks.org

18 MARKETING

E enjte, 31 mars 2011

REPUBLIKA E KOSOVËS ­ REPUBLIKA KOSOVO ­ REPUBLIC OF KOSOVO AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT ­ KOSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU ­ PRIVATISATION AGENCY OF KOSOVO NJOFTIM PËR KONTRATË ­ FURNIZIM Konform Nenit 38 të Ligjit Nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.2007/20 Data e publikimit te njoftimit për kontratë: 31.03.2011 I: Autoriteti Kontraktues (AK) Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK ) sha, rr. Nena Terezë nr.36, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës II. LËNDA E KONTRATËS II.1.1 Numri i Prokurimit KEKO-GE-AM3- 11- 165-121 II.1.1 Titulli i kontratës FURNIZIM ME PJESE NDRRIMI PER MULLINJE NE bl. A4 NE TC-"Kosova"A. II.1.2 Natyra e tenderit dhe Furnizim, DGJE, Departamenti TC-"Kosova" A Lokacioni i dorëzimit të furnizimeve III. INFORMACIONET LIGJORE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE TEKNIKE III.1.1 Siguria e tenderit dhe a. Siguria e tenderit: N/A Ekzekutimit te b. Siguria e ekzekutimit te kontratës: 10% e vleres se kontratës kontrates. IV.2 Kriteret e dhënies se Tenderi i përgjegjshëm me Çmimin më të ulët. kontratës: IV.3 3 Informacionet administrative: IV.3.2 Kushtet për marrjen e dosjes së tenderit dhe dokumenteve të tjera Referoni dosjes së tenderit. Kërkesat për dosje tenderi duhet te dorëzohen te: Email: [email protected] Fax:+l: +381(0) 38 222 604 Dosja e tenderit është e gatshme nga 31.03.2011; mund te terhiqet deri me 18.04.2011 ne ora 16:00 Tërheqja e dosjes se tenderit është pa pagesë. Data: 20.04.2011 ne ora 14:00. NJSIA KONTROLLUESE DHE MBIKQYRËSE ZYRTAR PR KONTABILITET DHE KONTROLL Kontrata: Vendor Vendi i punës: ZQ e AKP-së QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS Sipas ligjit, Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar si një organ i pavarur publik. Kjo Agjenci është themeluar si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e rregulluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2002/12 (me ndryshime) mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, dhe parasheh që gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj të barten në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Në Divizionin për Qeverisje Korporatave të AKP-së, Njësia Kontrolluese dhe Mbikëqyrëse mbikëqyr marrëdhëniet, rrjedhën e informacioneve në mes të AKP-së dhe Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-të) të vendosura nën administrimin e saj. Detyra kryesore e DQK është që të mbikëqyr financat dhe performancën e menaxhmentit si dhe në mbledhjen e informatave përkatëse nga NSH-të. Ai/ajo duhet të njihet me të gjitha NSH-të në regjionin e tij/saj (pas njoftimit të bërë më parë nga anëtarët e tjerë të stafit), duke krijuar marrëdhënie të mira pune me stafin e NSH-së dhe duke marr nga ta informata mbi financat dhe menaxhmentin. Gjithashtu, Zyrtari për Kontabilitet dhe Kontroll i ofron NSH-ve ndihmë në përmbushjen e pakove informative për AKP-në. Zyrtari për Kontabilitet dhe Kontroll i raporton drejtpërsëdrejti Shefit të Njësisë Kontrolluese dhe Mbikëqyrëse. Fushëveprimi i punës për këtë pozitë është si në vijim: Hulumtimi dhe Mbledhja e të dhënave Financiare Ndërmjetësimi Trajnimi Përshkrimin e detajuar të vendit të punës mund ta gjeni në www.pak-ks.org Letrën motivuese dhe CV me maksimum 1-3 faqe në gjuhën angleze dërgoni në: [email protected] Titulli në e-mailin tuaj duhet të përmbaj pozitën për të cilën ju aplikoni. Dita e fundit për aplikim është 12 prill 2011. Agjencia Kosovare e Privatizimit është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe inkurajon aplikimin e kandidatëve femra të kualifikuara. Në i falënderojmë të gjithë kandidatët për aplikim, por vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të kontaktohen

IV.3.3 Afati i fundit kohor për pranimin e tenderëve. IV.3.8 Takimi për hapjen e Data: 20.04.2011 ne ora 14:30. tenderëve V. ANKESAT Çdo palë e interesuar mund të parashtroj ankesë pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit ( OSHP-ja) , Adresa; V.1 ANKESAT: rr. Garibaldit pn, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Në bazë të dispozitës të Pjesës VIII te Ligjit Nr: 02/L99, ligji për Prokurim Publik në Kosovë, të shpallur me rregulloren Nr: 2007/20. Versionin e plot te këtij njoftimi për kontratë mund ta gjeni në; www.ks-gov.net/krpp

REPUBLIKA E KOSOVËS ­ REPUBLIKA KOSOVO ­ REPUBLIC OF KOSOVO AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT ­ KOSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU ­ PRIVATISATION AGENCY OF KOSOVO OBAVESTENJE O UGOVORU ­ NABAVKA Po clanu 38 Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20 Datum objave obavestenja o ugovoru: 31.03.2011 I: Ugovorni Autoritet: Kosovska Energetska Korporacija ( KEK ) dd ul. ,,Majka Tereza", br. 36, 10000 Pristina , Republika Kosovo II : PREDMET UGOVORA II.1.1 Nabavka broj: KEKO-GE-AM3- 11- 165-121 II.1.1 Naslov ugovora koji je SNABDEVANJE REZERVNIM DELOVIMA ZA MLINOVE bl. dodelio ugovorni A4 u TE-"Kosova" A. autoritet Snabdevanje, Divizija za proizvodnju el.energije, II.1.2 Vrsta ugovora i lokacija predavanja Departament TE-"Kosova" A. snabdevanja: III. PRAVNE, EKONOMSKE, FINANSIJSKE I TEHNICKE INFORMACIJE III.1.1 OSIGURANJE TENDERA a. Garancija tendera : N/A I OSIGURANJE b. Garancija izvrsavanja ugovora: 10% vrednosti ugovora. IZVRSAVANJA IV.2 Kriterijumi dodele ugovora Odgovarajui tender sa najnizom cenom. IV.3 Administrativne informacije Referisite se tender dosijeu. Zahtevi za tender dosije da se obrate na adresu: IV.3.2 Uslovi za uzimanje Email: [email protected] tenderskih dosijea i Fax:+l: +381(0) 38 222 604 drugih dokumenata Tenderski dosije je dostupan od 31.03.2011 do 18.04.2011 u 16;00 casova. Tenderski dosije se ne plaa. IV.3.3 Vremenski rok za prijem Datum: 20.04.2011 u 14:00 casova. tendera: IV.3.8 Sastanak za otvaranje Datum: 20.04.2011 u 14:30 casova. tendera V. ADDITIONAL INFORMATION Svaka zainteresovana stranka moze da preda zalbu Organu za Razmatranje Nabavki: Adresa; ul Garibaldi bb, V.1 Zalbe: Pristine,Republika Kosova.Na osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20 . Kompletna verzija Obavestenja Ugovora je na raspolaganju: www.ks-gov. net/krpp JEDINICA ZA KONTROLU I NADZOR SLUZBENIK ZA KONTROLU I RACUNOVODSTVO Ugovor: Lokalan Radno mesto: GS KAP-a NAMENA I OBIM POZICIJE U skladu sa Zakonom, Kosovska Agencija za privatizaciju je uspostavljena kao nezavisno javno telo. Postavljena je kao naslednik Kosovske poverenicke agencije utvrena od strane UNMIK-ve Uredbe br. 2002/12 (sa izmenama i dopunama) o osnivanju Kosovske poverenicke agencije, i obezbeuje da sva imovina i obaveze Kosovske Poverenicke Agencije se prenose na Kosovsku agenciju za privatizaciju. Unutar korporativnog upravljanja KAP-a, Jedinica za kontrolu i nadgledanje nadgleda vezu i protok informacija izmeu KAP-a i drustvenih preduzea (DP-a) pod njenom upravom. Osnovni zadatak C & GD je nadzor nad finansijskim i poslovnim performansama i prikupljanje relevantnih informacija iz DP-a. On/ona postaju upoznati sa svim DP-a u njegovom/njenom regionu (nakon upoynavanja ostalih clanova osoblja), razvijanje dobrih radnih odnosa sa osobljem DP-a i izvlacenje finansijskih i poslovnih informacija. Pored toga, sluzbenik za racunovodstvo i kontrolu obezbjeuje DP-a pomo u popunjavanju informacija paketa KAP-a. Sluzbenik za Racunovodstvo i kontrolu izvestava direktno sefu jedinice za kontrolu i nadzor. Obim rada za ovu poziciju je sledei: Istrazivanja i finansijsko prikupljanje podataka Veza Obuka

Detaljni opis posla i profesionalni zahtevi se mogu nai na www.pak-ks.org Dostavite propratno pismo i CV od maksimalno 1 do 3 strana na Engleskom na: [email protected] U predmetu u vasem e-mail-u biste trebali da navedete za koju poziciju aplicirate. Zadnji dan za apliciranje je 12 April 2011. Kosovska Agencija za Privatizaciju je poslodavac koji daje podjednake sanse i ohrabruje podnosenje aplikacija od strane kvalifikovanih kandidata zenskog pola. Zahvaljujemo se svim kandidatima za apliciranje, ali e samo kandidata sa uzeg spiska biti kontaktiran.

E enjte, 31 mars 2011

19

arté

Redaktor: Faton Raçi e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

OSBE shfaq film për vetveten

Në teatrin ODA, misioni i OSBE'së në Kosovë shfaqi të mërkurën premierën e një filmi të shkurtër, që paraqet aktivitetet e kësaj organizate në fushat e të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë dhe sigurisë publike, dhe ndikimin e tyre në shoqërinë kosovare. Filmi është realizuar nga Arben Llapashtica, i cili është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur. Financimi i filmit dhe prodhimi i tij është bërë i mundur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Misioni i ShBA në OSBE. Shefi i Misionit të OSBE'së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, producenti i filmit, Arben Llapashtica dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, iu drejtuan audiencës para se të shfaqej filmi.

Ylli kosovar i muzikës klasike, Yllka Istrefi, shfaqet në skenën londineze, me një solorecital për piano.

Londër, 29 mars - Kisha e Shën Marie Magdalenës, në Sheshin Munster, të Londrës, është nikoqire e serisë së koncerteve Bosendorfer, të sponsoruara nga kompania `Markson Pianos'. Përmes këtyre koncerteve promovohen muzicientë nga e gjithë bota. Koncerti i parë i kësaj serie filloi të mërkurën (më 30 mars) nga ora 18:30, me pianisten kosovare Yllka Istrefi, e cila interpretoi veprat e Prokofiev, Haydn, Rafet Rudit, Grieg dhe Liszt.

Yllka në Bosendrofer

edhe Festivalin të Kombeve, në Romë. E, në mars të vitit 2010 Istrefi mbajti edhe koncertin përmbyllës të festivalit kosovar ReMusica. Përveç solo-recitaleve në Maqedoni, performimimet e saj janë transmetuar edhe në televizionet e ndryshme në Kosovë e Maqedoni, por edhe në BBC World Service të Londrës. Yllka Istrefi të mërkurën performoi Sonatën Nr. 3 për piano, në A minor, të kompozitorit rus Prokofiev's, Opusin 28 të sonatës për piano të Haydn, në E minor, "Kambanat Arbëreshe", të kompozitorit kosovar Rafet Rudi, improvizimin e dy këngëve popullore norvegjeze, të Grieg, dhe opsion 29, të Anees de Pelerinage, të Liszt'it.

Reputacioni në rritje i Yllka Istrefit, një pianiste kjo e mrekullueshme nga Kosova, ka qenë njëra

prej arsyeve për pjesëmarrjen e saj në shumë festivale të mëdha anembanë botës, përfshirë këtu

Natyrisht se vëmendje të veçantë të publikut londinez zgjoi interpretimi i veprës së kompozitorit kosovar, Rafet Rudi, "Kambanat Arbëreshe", e cila solli tinguj të jashtëzakonshëm në koncertin për piano në Bosendorfer. Ndryshe, tradita e mbajtjes së serisë së koncerteve `Markson Pianos' filloi që në fillim të shekullit të 20, atëherë kur Lewis Markson filloi të rinovonte piano të ndryshme në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij. Kompania e `Markson Pianos' ndërkohë u shndërrua në furnizuesin kryesor të Britanisë së Madhe me piano. Dy nipat e Lewis Markson, Simon Markson dhe Julian Markson, janë ata që aktualisht udhëheqin me kompaninë e themeluar nga gjyshi i tyre.

20 ARTE

E enjte, 31 mars 2011

Ekspozitë e doajenit të pikturës shqiptare

Të enjten, me fillim në orën 19, në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës hapet ekspozita personale e artistit,Nysret Salihamixhiq. Nëpërmjet cilit të tij "Loja", piktori Nysret Salihamixhiq identifikohet si një artist i veçantë, shpirti krijues i të cilit ndihet plotësisht i mëvetësishëm dhe i lirë. Gjatë veprimtarisë së tij të gjatë, piktori Nysret Salihamixhiqi ka kontribuar shumë në begatimin e artit pamor të Kosovës, duke u radhitur kështu në mesin e artistëve më të shquar të artit pamor që ka kombi jonë. Ndryshe, në këtë ekspozitë artisti Salihamixhiq do të prezantohet me 120 vepra të tij, të realizuara gjatë periudhës mes viteve 1958 dhe 2011. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 javë.

XANI NE SCH

Schlachthaus Theater - Bern ka ftuar si mysafir special në rezidencën e tij artistike, aktorin Diar Xani. Ky i fundit do të luaj në shfaqjen "Bluetsuuger". Teatri zviceran për çdo vit fton nga një aktor të huaj, por është hera e parë që bashkëpunon edhe me aktorë kosovarë.

Albana S. Muja

[email protected]

PËR "DIELLIN" E XHAFA-MRIPËS

Duke parë shumë skulptura ngjyrë hiri, të cilat kanë vërshuar kryeqytetin tonë, me ngjyra të zbehta e të pashpirta, artistja Alketa Xhafa-Mripa, vendosi që, me instilacionin artistik "Dielli", kryeqytetit t'ia kthej buzëqeshjen, me ngjyra të hareshme, të ngrohta, të zjarrta, e nganjëherë madje edhe të ftohta, të cilat shumë shpejtë ndizen.

Ilir Muharremi

Ngjyrat ndizen nga gjurmët e fëmijëve, të cilët me pak ekspresivitet kanë lënë shenjë në "Diellin" e Xhafës. Energjia e këtij dielli është e mbushur me optimizëm, e dhimbja dhe depresioni zëvendësohen me instrument gëzimi. Dhe, këtë instrument, artistja e përdorë me psikologjinë e ngjyrave, të cilave iu jep jetë. Këtë jetë ajo e shndërron në rreze të përjetshme. Kjo gjë, pastaj, sikur na paralajmëron se ardhmëria është si një diamant i ndriçuar, porse ne duhet që ta marrim rrezen e së ardhmes, për të shndritur të shëndoshë, pa brenga, dhe pa preokupimet të cilat po e ngufasin vendin tonë. Madje, në shumë raste, artistja na kthen në kohë, dhe kjo ndodhë pikërisht në momentin kur fëmijët e vegjël kanë shkelur mbi diellin, dhe kanë krijuar forma të sinqerta të besueshme nga ana e tyre. Ata nuk janë munduar të ngufatin energjinë, e cila qysh prej shumë kohësh është ngulfatur, dhe vështirë depërtojnë rrezet e sinqerta, por janë munduar të lirojnë energjinë pozitive, dhe të krijojnë besueshmërinë, buzëqeshjen e përjetshme - duke na shndërruar të gjithëve në artistë. Sepse, po qe se qyteti jonë nuk preket me nuanca artistike konceptuale, atëherë cilësia nuk do të depërtojë, por do shfaqet inferioriteti dhe mosnjohja e vlerave të mirëfillta artistike. Ky diell nuk e ka kuptimin që të shpërndajë rreze vetëm tek artistët, por që t'i ndriçojë edhe fytyrat e zbehura, t'ua rrisë atyre qarkullimin e gjakut, të dëshmojë se në secilën kokë ekziston buzëqeshja dhe shpresa, por që nevojitet një `armë' për ta nxjerr atë në sipërfaqe. E kjo armë lehtë demaskohet me rrezet e krijuara nga fëmijët. Megjithatë, artistja, përdorë edhe simbolikën tjetër, në shenjë pakënaqësie dhe proteste të vockël. Qëllimi që fshihet pas kësaj ka të bëjë me lëvizjen e lirë nëpër Evropë ­ më konkretisht me heqjen e vizave, sepse edhe ne si një shtet i vogël kemi të drejtë të lëvizim pa asnjë pengesë. Këtë pengesë, Xhafa përpiqet ta shembë përmes rrezeve që ndriçojnë gjithë globin. Ato janë të lira, shpërndahen pamëshirshëm në gjithë botën, nuk kanë kufij dhe, në esencë, rrezatojnë tejet sinqertë - me qëllim që ta sfidojnë të keqen përmes së bukurës së përjetshme. Autorja qëllimisht ka futur simbolin e diellit me formë të rrumbullakët, ashtu që në të të ketë vend për të gjithë dhe të mos mbetet askush anash. Ajo disi e barazon njerëzimin, e fut atë në një koncept fitues të natyrës, duke paralajmëruar përjetësinë, por edhe e thyen teorinë e filozofit Heraklit, i cili diellin e paraqet si humbës nga ajri. Sepse, sipas tij, ajri jeton për vdekjen e diellit, e dielli për vdekjen e tokës.

Prishtinë, 30 mars -- Me ftesë të Schlachthaus Theater ­ Bern, në fillim të muajit shkurt aktori kosovar, Diar Xani, ka udhëtuar drejt Zvicrës. Xani do t'iu bashkohet aktorëve tjerë të shfaqjes "Bluetsuuger", me regji të Christina Rast. Për çdo vit si pjesë të shfaqjeve të ndryshme të Schlachthaus Theater-Bern, që jepen në rezidencën e tij artistike, teatri zviceran fton mysafirë specialë të huaj. Këtë herë pjesë e këtij bashkëpunimi vjetor do të jetë edhe një aktor kosovar. Sivjet, pra, është hera e parë e krijimit të urës së bashkëpunimit ndërmjet këtij teatri me aktorë kosovarë. Xani thekson se ky bashkëpunim është një përgjegjësi dhe sfidë për të, duke pasur parasysh dialogun e shfaqjes, i cili do të jetë në gjuhën gjermane. "Të luash në një gjuhë të huaj është një sfidë e madhe dhe unike për çdo artist, e aq më tepër kur luan në teatër. Ndonëse tek unë sikur po ndodh e kundërta. Jam shumë i përkushtuar, dhe jam koncentruar në atë që të jap gjithçka që mundem për këtë interpretim, me qëllim të formimit të karakterit të personazhit", thotë Xani. Projekti ndërkohë ka kaluar nëpër disa faza përgatitore. Pas kalimit të fazës së vlerësimit nga ana e kritikëve zviceranë të artit, projekti ka vazhduar punën, e nga data 2 deri më 28 maj do të vazhdohet me prova intensive, përkundër fakti që më 28 maj, pritet të jepet premiera e shfaqjes në Schlachthaus Theater-Bern. Shfaqja do të vazhdojë pastaj të reprizohet nga data 29 maj deri më 5 qershor të këtij viti. Ky projekt do të ketë karakter shëtitës, kështu që pas teatrit në Bern prej datës 11 e deri më 16

korrik do të jetë edhe në repertorin e Theater Rampe, në Stutgartt të Gjermanisë. Ndërkaq nga data 26, e deri më 29 tetor dhe nga 2 deri më 5 nëntor të këtij viti shfaqja do të reprizohet edhe në Theater Winkelwiese-Zurich (po ashtu në Zvicër). Projekti do të shfaqet më vonë edhe nëpër teatro tjera të Zvicrës, për të vazhduar pastaj edhe jashtë saj. Ndryshe, "Bluetsuuger" është një shfaqje e zhanri të komedisë, dhe në të luajnë aktorët Anja Tobler, Grazia Pergoletti, Diar Xani e Mathis Künzler. "Jam shumë i lumtur që kjo shfaqje më mundësoi të luaj përkrah aktorëve shumë të suksesshëm, si Mathis Künzler, i cili është aktor i njohur në botën e filmit evropian", thotë Xani. Në fakt, Mathis Künzler nga audienca mbahet mend për rolin e tij kryesor në serialin e njohur gjerman "Verliebt in Berlin". Xani tregon se ky bashkëpunim u realizua pas pjesëmarrjes së tij në një festival teatror në Berlin, ku nga 50 aktorët pjesëmarrës Xani ishte i vetmi që u përzgjodh nga Ballkani. Ky ishte seleksionimi i parë, që u bë nga dramaturgja e Schlachthaus Theater-Bern, Maike Lex, për t'u vazhduar më tutje me nisjen e bashkëpunimit për këtë shfaqje. Dramaturgë të shfaqjes "Bluetsuuger" janë Matto Kämpf, Maike Lex dhe André Becker, producente është Cristina Achermann, ndërsa muzika është e Patrik Zeller. Projekti financohet nga shteti zviceran dhe nga Schlachthaus Theater-Bern, dhe është një kooproduksion me Theatrin Winkelwiese-Zurich, dhe me Teatrin Rampe, nga Stutgartti. Aktori kosovar, Diar Xani, ka diplomuar në Fakultetin e Artit, Dega e Aktrimit, në Maqedoni, ndërkohë që aktualisht i vijon studimet në Fakultetin e Arteve, Dega e Regjisë së Teatrit, në Universitetin e Prishtinës.

E enjte, 31 mars 2011

2 21

"Muaji i Mjaltit" në Qipro

Filmi "Muaji i Mjaltit", i regjisorit serb, Goran Paskaljevic, flet për dy çifte bashkëshortore ­ njëri nga Serbia e tjetri nga Shqipëria ­ të cilat ndajnë fatet e ngjashme derisa synojnë që të braktisin shtetet të cilave u përkasin, sepse s'kanë perspektivë, përderisa as Evropa s'i pret duarhapur... Ky kooproduksion serboshqiptar ka hapur festivalin filmik ­ `Festivali në Tokën e Askujt' ­ në Nikozi të Qipros. Nikozia është kryeqyteti i vetëm në botë dy entitetet e të cilit (grek dhe turk) i ndanë një mur. Programi i festivalit, i cili zgjat deri më 4 prill, përmban rreth 20 filma. Filmi i Paskaljevic ishte ftuar për pjesëmarrje në festival qysh në kohën e festivalit të Selanikut, të vitit 2009, kur shefi i arkivit filmik të Qipros, Panikos Crisantou, ftoi "Muajin e Mjaltit" që të hapte festivalin e Nikozisë. Filmi ndërkohë është shfaqur në shumë shtete të botës dhe ka fituar mirënjohje të shumta.

HLACHTHAUSTE

Gjashtë filma kosovarë në Dubrovnik

DokuFest ka përzgjedhur gjashtë filma kosovarë, të cilët do të shfaqen në Libertas Film Festival, në Dubrovnik,

Prizren/Prishtinë, 30 mars ­ Seleksionuesi dhe përpiluesi i programit për filma të shkurtër në festivalin DokuFest, Samir Karahoda, ka bërë përzgjedhjen e një programi të filmave të autorëve kosovarë që do të shfaqen në Festivalin e Filmit Libertas, që mbahet në Dubrovnik, nga data 11 -17 prill të këtij viti. Filmat e përzgjedhur për shfaqje në kuadër të programit të emërtuar "Kosovo vs. Switzerland" janë "Kosova 9/11" i Burbuqe Berishës, "In Memoriam" i Ilirian Himajt, "Iron Mungary

(Hekurishtja)", i Burim Halitit, "Three windows ( Tri dritaret)" i Faton Bajraktarit, "Banka" i Jeton Budimës, dhe "Ok" i Blerta Zeqirit. Ky program filmik do të shfaqet më 13 prill, e pas prezantimit të tij Ambasada e Kosovës në Kroaci do të organizojë një koktej rasti. Sipas DokuFest, duke filluar që nga tani festivali prizrenas ka filluar punën në promovimin e kinematografisë kosovare, e në veçanti të autorëve të rinj, në festivalet partnere. Gjithashtu, DokuFest planifikon që në të ardhmen të bëjë edhe distribuimin e filmave të shkurtër dhe dokumentarë, në emër të regjisorëve kosovarë. Krejt çka regjisorët duhet të bëjnë është që t'i dërgojnë filmat në adresën e DokuFest'it, dhe ky i fundit pastaj do të marrë përsipër distribuimin e tyre.

Fotoexpress

Premiera e filmit "INDRIT CARA - KAVAJA"

Prishtinë, 30 mars ­ Sot (e enjte), me fillim nga ora 20, në Kinemanë ABC shfaqet premiera e filmit "INDRIT CARA - KAVAJA". Edhe pse jetonte në Londër, kavajasi Indrit Cara-Kavaja (22) erdhi për të luftuar në Kosovë, dhe u vra më 31 mars 1999 në malin e Gallushës, në rrethinën e Suharekës. Ndryshe, në premierën e filmit do të jenë të pranishëm edhe personalitete të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, në mesin e tyre edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

22

E enjte, 31 mars 2011

Rozë

redaktor: Ardian Jasiqi e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Lirohet nga akuzat

Aktorja problematike, Lindsay Lohan më në fund është liruar nga akuzat ­ përderisa ka përfunduar edhe ciklin e saj të rehabilitimit në Kaliforni. "Zyra jonë ka kompletuar rishikimin e rastit të aktores dhe ne nuk kemi gjetur prova të mjaftueshme që ta dënojmë atë", tha një prokuror i Gjykatës së Kalifornisë. Nga ana tjetër, avokatja e Lindsayt, nuk ka dashur të japë më shumë informata dhe po ashtu nuk ka dashur që të flasë për Michael, babain e Lindsayt. Megjithatë, aktorja e Mean Girlsit do të vazhdojë që të përballet me një akuzë për vjedhjen e një qaforeje për të cilën u shpall fajtore muaj më parë.

tech

info

Këto aplikacione tregojnë statistikat e parave të kursyera nga cigaret që nuk janë blerë. Këtu është një listë e veglave të gatshme për Androidin tuaj që do t'ju frymëzojnë dhe do të ju ndihmojnë në procesin e ndalimit të duhanpirjës. Smokefree - është një pajisje që do të gjurmojë paratë e kursyera dhe ditët që kur keni ndaluar pirjen e duhanit. Stop Smoking tregon përqindjen e shëndetit që ju keni përfituar nga mospirja e duhanit dhe numrin e ditëve që kanë kaluar që nga koha kur keni filluar shërimin. Cigarette Counter gjurmon numrin e cigareve të pira në secilin ditë, javë dhe muaj dhe paratë e shpenzuara për to. Ky aplikacion mund të jetë i nevojshëm për të zvogëluar përdorimin e duhanit deri në përfundimin e plotë të duhanpirjes. QuitNow! është një aplikacion që numëron ditët që keni kaluar larg duhanit, kohën dhe paratë e kursyera nga mosblerja e duhanit. Smoke Control Lite është një aplikacion që ju ndihmon që të vetëdijesoheni për shprehin e keqe të duhanpirjes. Ai tregon statistika të llojllojshme, si numrin e cigareve të pira në kohëra të ndryshme dhe kohën që kaluar që nga cigarja e fundit e pirë. Disa këshilla për fund: Duhani vret. Mos përdorni duhan. Largohuni nga ky veprim i dëmshëm. Bëni një jetë të shëndetshme. (pcworldalbanian)

Android ndalon duhanin

Neda, si "Lek P

Përpos anëve pozitive që ka emisioni Big Brother, ai ka edhe anët negative. Neda, vajza së cilës ia kishte ëndja të fliste për psikologji, gradualisht është bërë objekt humori për adhurues të shumtë në Facebook.

Prishtinë, 30 mars ­ und të bëheni të famshëm për tre muaj. Por, jo vetëm për të mirë, por edhe për të keq. Pas famës së njërit prej njerëzve më të çuditshëm përmes Facebokut, Lek Plepit, i cili këndon këngë që thotë së i bënë vetë, tashmë në Facebook ka edhe një personazh më të cilin shqiptarët kanë filluar të bëjnë humor. Kjo është Neda. Realisht, pas famës së pashpjegueshme dhe fenomenit "Lek Plepi", ku kishte kaluar më mijëra "like", ku kryesisht bëhet humor më të dhe pas famës po ashtu të Halil Budakovës, ku në dy faqe në Facebook flitet se këta janë njerëzit më të famshëm në shqiptari, tashmë kemi edhe personazhin e "Big Brotherit", Neda. "Foret" me Nedën janë shumë interesante. Janë poezi tallëse, sharje, lavdërime, ndërkaq janë të ilustruara edhe me një kuti ndihme të shpejtë të mbushur me detergjente dhe shampo, për t'u larë, gjëra këto që i ofro-

M

Shumë njerëz që e pinë duhanin mundohen që ta largojnë këtë ves të keq, por në disa raste edhe nuk ia arrijnë qëllimit. Për t'u larguar përfundimisht nga duhanpirja, janë të nevojshme disa këshilla mjekësore dhe një vullnet i fortë, por edhe këto së bashku në individin. Nëse keni një pajisje Android, ju mund të instaloni disa aplikacione që do t'ju ndihmojnë që të ikni nga duhani. Shumica e këtyre aplikacioneve ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë.

Firefox 4, edhe për Android

Mozilla ka bër të ditur bërë në blogun e s se ka saj paraqitur për shfrytëzim Firefox 4 për Android, dhe se gjithashtu i njëjti s etues shfl mobil është i gatshëm për shkarkim edhe në pajisjet Ma Maemo. Sipas Mozilla Firefox Mozilla, 4 do të jetë tr herë tri më i shpejtë sesa shfletuesi i z zakonshëm i Andr Androidit, dhe arrin me përm përmirësime të mëdha në motorin JavaScript, që është dizajnuar për të mundësuar hapjen më të shpejtë të faqeve. Firefox 4 Mobile është ndërtuar që të përdorë të njëjtën teknologji si për desktop dhe është gjithashtu i pajisur edhe me tabs, bookmarks me një prekje, dhe një bashkësi të kontrolleve për shfletim.

heshin kësaj vajze që nuk kishte raporte të shkëlqyera me ujin, por vetëdeklaronte se pëlqente më shumë filozofinë. Moto e faqes së saj është; "Leksion Filozofi Morali, parajse". Por, këto nuk janë gjërat e vetme që Neda bëri dhe gabimet që ajo ka bërë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Ajo para një publiku të madh e kishte ofenduar Artan Fugën, ndërkaq poeten Mimoza Ahmeti e kishte quajtur

"qelbësirë". Realisht Neda tashmë është edhe vetë në këtë faqe të saj në facebook.com, ndërkaq adhurues të shumtë kanë filluar që të përqeshin edhe të dashurin e saj, Ogrenin, i cili gjatë pesë ditëve pasi është larguar Neda, ka qëndruar i vetëm dhe ka shumë pak kontakte me banorët e tjerë. Realisht Ogrenit i kishte munguar komunikimi edhe në javët

Pse gërhasin fëmijët?

Sipas specialistëve, një nga arsyet më të rëndësishme të shpeshtësisë së shfaqjes së gërhitjes te fëmijët lidhet me butësinë e kërceve të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat janë më të ngushta në krahasim me të rriturit. Shpeshtësia e frymëmarrjes me gërvishtje te fëmijët është 15 herë më e madhe se te të rriturit gjatë periudhës që janë bebe, 10 herë më e madhe gjatë periudhës parashkollore dhe 5 herë më e madhe gjatë periudhës shkollore. Sipas specialistëve, një nga arsyet më të rëndësishme të shpeshtësisë së shfaqjes së gërhitjes te fëmijët lidhet me butësinë e kërceve të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat janë më të ngushta në krahasim me të rriturit, shkruan Start. Shtimi i sekrecioneve të lidhura me infeksionin bronkial dhe ngushtësia e kanalit ku kalon ajri bëhet shkak i nxjerrjes së një zëri të ngjashëm me fishkël-

E enjte, 31 mars 2011

ROZE

23

Ja ndalon koleksionimin

Nicole Kidman ia ka ndaluar burrit të saj koleksionimin e makinave. Nicole Kidman dëshiron që burri i saj mos të vozitë më shpejt. Këngëtari i muzikës "country", Keith Urban, thuhet se është frustruar nga kjo ndalesë, sepse koleksionimi i makinave të rralla është një pasion i tij. "Më pëlqejnë makinat, por tani kam prioritete të tjera, si familja", tha ai.

S'përpiqet të jetë perfekte

Ylli 18-vjeçar, Miley Cyrus ­ e cila është thënë se është njëra prej yjeve që krijon influencën më të keqe te të rinjtë ­ ka pranuar se ajo është e lumtur kur bën edhe gabime, sepse nëse nuk i bën, nuk do të mësonte asgjë. "Shpesh gaboj ­ por nuk bëhet nami. Nga gabimet mësojmë, ndërkaq nuk përpiqem që të jem një vajzë perfekte apo më e zgjuara", tha ajo.

Plepi"

e mëparshme dhe shpesh është thënë se ai mund të jetë edhe fitues i BBA 4. Interesante ishte se përpos fitores së Shqipërisë kundër Bjellorusisë, tifozët kanë festuar edhe për daljen e BBA 4 nga shtëpia. Të shtunën e kaluar, shtëpinë e kishte lënë edhe Mirjeta, pak para se të përfundonte takimi i Kombëtares, por pas kësaj pati edhe një eliminim të dytë, ku si duket njerëzit u vërsulen me telefonata dhe nga pesë banorët e dominuar, Neda kishte numrin më të madh të votave për t'u larguar. Madje, mediat në Shqipëri kanë shkruar se dalja e Nedës është festuar sikurse goli i Salihut në lokalet e Tiranës, duke ngritur edhe dolli për këtë dalje Publiku, pasi u step nga fjalët e gazetares Rudina Xhunga që deklaroi në spektaklin e së shtunës, se: kishte mësuar nga Neda, të thotë atë që mendon (duke na lënë vend të aludojmë se para epokës Neda, nuk ka thënë të vërtetën) dhe pasi Blendi Salaj e quajti: mbretëresha pa kurorë e këtij edicioni, ajo tregoi vetën edhe gjatë një përballjeje në emisionin e së dielës "Fan Club". Përballë Enos dhe opinionistit të këtij emisioni, Olti Curri, Neda mësoi opinionet e shumicës së shqiptarëve që e votuan të shumtë për të dalë nga loja në prag të finales. Ajo mori të printuara qindra mesazhe që tregonin entuziazmin e shikuesve, për daljen e kësaj konkurrenteje dhe nuk arriti të japë përgjigje bindëse për problemet me higjienën, akuzat për moral ndaj Ermelës dhe ofendimin ndaj poetes së njohur. Përpos kësaj, ajo bëri edhe një gjest qesharak duke ia bërë kinse një dhuratë Oltit, një libër me këshilla psikologjike, të cilën ai normalisht e refuzoi.

bigbrother

info

Banorët diskutojnë për spotin

Banorët vazhdojnë të diskutojnë rreth skenarit që duhet të ndërtojnë për spotin e qëndrimit të tyre në "Big Brother". Ata thërrasin edhe Marielin dhe ia sqarojnë idenë që ka Ergysi për spotin. Ergysi u kërkon banorëve që të firmosin, për të treguar se janë dakord me skaletën e ndërtuar nga Ergysi. Pasi largohet Ergysi, banorët komentojnë skenarin dhe thonë se duhet të bëjnë diçka serioze, ndërsa Marieli është dakord me skenarin e ndërtuar. Ergysi shkon sërish afër banorëve dhe thotë se ai ka dhënë mendimin e vet dhe banorët duhet të hedhin idetë e tyre nëse nuk janë dakord me të tijën. Marieli mendon që gjithçka duhet të ndodhë në ring. Pak më vonë hyjnë brenda, e ndërkohë që Marieli lan enët e fillon të gatuajë për darkë, bashkë me Ergysin këndojnë me zë të lartë këngët e "Elita 5".

Katie, shpirti i Tomit

Thuhet se buzëqeshja është çelësi i një lumturie. Në këtë rast, kjo thënie vlen për Katie Holmes dhe Tom Cruise, të cilët qartë janë përshtatur dhe martesa e tyre duket si një parajsë. Çifti mezi kanë qenë në gjendje të rrijë në këmbë dhe të përshtaten duke qeshur nën hundë për serialin e ri, ku luan Katie, "The Kennedys". Të dy yjet e kanë gjetur veten historikisht shumë qesharak përderisa kanë parakaluar në tepihun e kuq në Beverly Hills gjatë premierës së këtij seriali. Skena gazmore janë paraqitur në këtë kontrast të zymtë për rolin guximtar të Katies që e ka bërë në këtë miniserial. "The Kennedys" flet për një tregim që ka të bëjë me historinë e familjes amerikane, që tradicionalisht merren me politikë, e ku aktorja luan rolin e Jackie Kennedyt, ndërkaq Greg Kinnear luan rolin e presidentit tragjik, John F. Kennedy. Por, shpirtrat vrapuan lart gjatë gjithë ekipit, në të cilën është e kuptueshme festa pas një seriali të këtillë, i cili është mbështetur nga History Channel dhe thuhet se do ta blejnë atë. Po ashtu, janë paraqitur edhe rrjete të tjera të cilët dëshirojnë t'i blejnë të drejtat autoriale të filmit, siç është rrjeti "ReelzChannel". Tani seriali do të jepet premierë nga e diela. Katie ­ e cila është e martuar me Tomin në vitin 2006 dhe ka një vajzë katërvjeçare me emrin Suri me Tomin ­ është paraqitur shumë seksi në të. Ndërkaq, Tom e ka konsideruar atë si shpirt të tij.

Ergysi, letër për Marielin

mëngjesit e Marieli u bën thirrje banorëve të zgjohen. Meqenëse me thirrjen nuk ia del t'i zgjojë, shkon pranë tyre, e Ergysit i bën pak masazh që ta zgjojë me të butë. Marieli e Ergysi qëndrojnë në kuzhinë, ku Marieli i përgatit një kapuçino Ergysit e të dy komentojnë këngët në sfond. Të përqafuar kërcejnë këngën: "Ne jemi kampionët". Në shtëpinë e "Big Brotherit" Ergysi rrëfen se ka përgatitur janë ndezur dritat dhe muzika një surprizë për Marielin e ia ka filluar, për të sinjalizuar badorëzon. Ai ka shkruar një letër norët se një ditë e re ka nisur e për të e Marieli i kërkon t'ia ata duhet të zgjohen. Si shpesh- lexojë. Në letër Ergysi ka folur herë, Marieli është banori i parë për miqësinë e fortë të lindur që zgjohet, e pas tij Ogreni. mes tyre dhe Marieli e falënAta kryejnë punët e para të deron shumë e përlotet.

Marieli: S'dua ta shoh Ogrenin të mërzitur

Marieli është emocionuar shumë nga letra që i ka dedikuar Ergysi dhe e lexon disa herë radhazi. Ergysi shprehet se kishte edhe më shumë për të shkruar për Marielin, por në letër është mjaftuar me aq. Marieli thotë se e ka prekur shumë letra e marrë nga Ergysi dhe, edhe pse me pak fjalë, ishte shumë e fuqishme. Ergysi përgjigjet se dje e ka ndjerë për të shkruar një letër ku të paraqiste virtytet e Marielit, e ky i fundit shprehet se çdo frazë është e gjetur më së miri. Marieli dhe Ergysi qëndrojnë në oborr e flasin për Ogrenin, duke thënë se nuk duan ta shohin të mërzitur e të distancuar, edhe pse i mungon Neda. Marieli shprehet se i vjen keq për Ogrenin dhe nuk e sheh dot të mërzitur, e për këtë arsye shkon ta zgjojë që të mos rrijë duke medituar i vetëm në dhomë. Më pas, ata të dy komentojnë shkrimin që kanë bërë në oborr: "Big Brother 4" dhe fillojnë të kërcejnë nën ritmin e këngëve që dëgjojnë në sfond.

limën. Gjatë lëvizjes së sekrecioneve ne dëgjojmë një gërhitje të vogël. Si mund të dallojmë gërhitjen e thjeshtë nga një bllokim në frymëmarrje? Në fillim rritet numri i frymëmarrjeve. Ky zë përngjason me zërin e një gërvishtjeje apo mërmërimës së maces kur ia fërkon kurrizin.

24

E enjte, 31 mars 2011

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

e Komentet e lexuesve në Express Online

Do ta kemi Shqipërinë...

Bashkimi kombëtar është i një rëndësie të veçantë, ngase është mjaft kompleks, kur dihet se bëhet fjalë për ndjenjat e shtatë milionë shqiptarëve të ndarë në disa shtete afërsisht që një shekull. (...) Për shqiptarët e Kosovës rol të veçantë ka luajtur pa dyshim shteti shqiptar, i cili e mbante gjallë shpirtin e patriotizmit në Kosovë dhe ishte promotor i të gjitha zhvillimeve këndej kufirit, duke i mbështetur me të gjitha mjetet, format dhe mundësitë. Gjatë gjithë asaj kohe shteti amë mbetej vetëm ëndërr jona, edhe pse i varfër dhe i izoluar atëbotë, ai mbetej ``Utopia'' jonë ngase ata kishin çdo gjë në shqip, ata kishin abetaren të cilën mund ta shfletonin edhe në sheshin e Tiranës pa ndonjë frikë, ata kishin shkollat e tyre, ata kishin teatrin, televizionin, operën, institucionet, rrugët dhe gjithçka tjetër në shqip.(...) Shqiptarët nuk u ndalën asnjëherë duke ecur drejt objektivit të tyre final, çlirimit nga Serbia dhe bashkimit me Shqipërinë, duke u angazhuar me bisedime, pastaj me protesta e me greva; u munduan me të gjitha mënyrat paqësore për të arritur objektivin. Menduam që pas luftës çlirimtare të Kosovës, rruga drejt bashkimit do të ishte më e afërt dhe më e lehtë, por, për çudi, pas çlirimit nga Serbia, mirëbesimi i klasës politike, siç duket, u vra në luftë dhe entuziazmi për bashkim me Shqipërinë u zhvendos në plan të dytë, edhe pse ne në luftë kishim hyrë nën betimin për bashkim kombëtar, ndërsa Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë kanë rënë duke e mbrojtur këtë ideal, kurse pas luftës kjo mbeti vetëm angazhim dhe ide e disa individëve dhe e grupeve, kështu pra duke u injoruar nga prioriteti afatgjatë i politikëbërësve tanë, të cilët mundohen të ruajnë privilegjet në shoqëri. Në Kosovë tash e disa vite disa individë, të mos themi grupe, po përpiqen të krijojnë një identitet të ri - kosovar, duke u munduar që të shpikin dallime artificiale brenda gjuhës dhe kulturës shqiptare, sidomos faktori ndërkombëtar, por nganjëherë të ndihmuar edhe nga vetë ne shqiptarët, duke u munduar që t'i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për çudi asnjëherë serbët, të cilët këmbëngulin se termi ``kosovar'' nuk ekziston, dhe se në Kosovë jetojnë ``shiftarë'' dhe serbë, me tendencë që të na paraqesin ndryshe nga që jemi! Problemi i identitetit ka krijuar edhe problemin e gjuhës sonë, që herë-herë tentohet që t'i iket gjuhës së njësuar shqipe, duke krijuar mikse gjuhësh, që do të ishte kthim prapa! Nuk mendoj se krijimi i kosovarçes (jo i gegërishtes) si gjuhë e përdorshme në Kosovë është tjetër, përveç përzierje e shqipes, e serbishtes dhe e turqishtes ­ sikurse flamuri ynë shtetëror, që do të thotë krijim i një multiidentiteti kulturor, i cili nuk mendoj se do të ngjizet ndonjëherë. Të jesh shtet multietnik nuk do të thotë që traditën dhe gjuhën ta unifikosh në bazë të hapësirës së përbashkët, por që në mjedisin e përbashkët të krijosh hapësirën e jetesës së lirë, duke respektuar gjuhën, zakonet dhe traditën e secilit komb që bën pjesë në këtë vend. Ndërsa po të shkosh në Jugun e Republikës së Shqipërisë, atje nuk të duket se je në Shqipëri, sepse edhe emërtimet e rrugëve i sheh në gjuhën greke! Atje është bërë modë ndërrimi i kombësisë nga shqiptarët përmes vendimeve të gjykatave, duke kaluar nga kombësia shqiptare në të shumtën e rasteve në grekë dhe më pak në atë serbe. Ky problem është theksuar më shumë në dy vjetët e fundit, sepse në fund të 2011-ës pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë në Republikën e Shqipërisë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë pretendon se regjistrimi i popullsisë në bazë të fesë dhe të etnisë është kërkesë e Bashkimit Evropian, kështu, duke pretenduar që sistemin kombëtar statistikor ta përafrojë me atë evropian! Shumica e shteteve evropiane nuk e kanë këtë kriter për regjistrimin e popullsisë, sepse shteti e ka të ndaluar të pyesë një qytetar për besimin fetar të tij, sepse konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe e kushtetutës. Atëherë përse e bën këtë shteti shqiptar, sikur do ta hapë derën e së keqes?! Ky regjistrim mbi bazën e këtyre kritereve ka krijuar rritjen e numrit të minoriteteve në Repulikën e Shqipërisë, që do të thotë prishjen e kompaktësisë demografike të Shqipërisë, pakësimin e popullatës shqiptare në mënyrë artificiale, duke e drejtuar shtetin shqiptar drejt shtetit multietnik, sikurse Kosova (edhe pse me rreth 93% shqiptarë)! Por këto "kriza" të identitetit shqiptar nuk do të na zmbrapsin nga objektivi ynë final, bashkimi kombëtar, i cili nuk arrihet vetëm duke unifikuar abetaren dhe duke krijuar tregun e përbashkët për mallra, por këto elemente duhet të jenë vetëm nismë e mbarë drejt përafrimit tonë kombëtar, në arsim, shkencë, teknologji, në rregullimin e administratës lokale, decentralizimin lokal, në shëndetësi, polici dhe në të gjitha instancat shtetërore, por edhe duke bërë pasurimin e gjuhës shqipe me fjalë të reja (toskë + gegë), për t'i përafruar sa më shumë dallimet gjuhësore. Kështu do të arrijmë të plotësojmë standardet evropiane, por njëherësh edhe standardet tona kombëtare që një ditë unifikimi kombëtar të jetë i qetë, pa turbulenca, për t'i shërbyer edhe stabilizimit ekonomik, atij politik dhe sigurisë në Ballkanin "e trazuar", sepse Evropa e Bashkuar kërkon stabilitet, dhe stabiliteti nuk mund të bëhet me shqiptarë të pakënaqur! Rilind Berisha Student i vitit III, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Perugias të Italisë

Express, 30 mars 2011

Vendos sot

SJaha(Prizren)

Askund nuk shkruan se DUHET të ketë dy ose më shumë kandidatë për president, askund nuk shkruan se DUHET të jenë të pranishëm të gjithë deputetët në seancë, përndryshe nuk do të kishte nevojë për raundin e tretë!

Vizionari i ZI (Nga Perëndimi)

As kush po më duket nuk jemi kah e kuptojmë se çka dreqin po ndodh me Kosovën tonë të mjerë!

Juristi (Prishtinë)

Nëse dëmi që do t'i shkaktohet Kosovës do jetë më i madh se shkelja e procedurave në Parlament, atëherë dyshoj se gjykata ka vepruar keq.

The Dissapointed (Middle East)

Kjo është marria më e madhe që mundet me ndodh në politiken kosovare, edhe pse ka pas të tilla që kanë ndodhur edhe më herët. Qartë po shihet se shumica e politikanëve tanë janë të koncentruar vetëm në kolltukët dhe aspak për popull.

Petrit (Prishtinë)

Jemi me fat që Jeremiqi nuk e ka dërguar ankesën për shpalljen e pavarësisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse kam dyshime se GJK do të dilte me vendim se shpallja e pavarësisë ishte jo kushtetuese.

Meho (Prishtinë)

Si duket gjykatësit e Gj. Kushtetuese qenkan të impresionuar nga "Procesi" i Kafkas. Nuk do duhej t'i venin në lojë institucionet e këtij shteti edhe ashtu të brishtë.

Bashkimi (Skenderaj)

Gjeneza e tërë kësaj rruge pa dalje duhet kërkuat te z.Jakup Krasniqi, i cili e shndërroi Parlamentin në teatër. Jam shumë i dëshpëruar nga kjo gjë.

Hosteni (Prishtinë)

Nëse kësaj radhe nuk e bojkoton votimin opozita, z. Pacolli mund të marrë edhe më shumë vota se herën e parë. Në fund të fundit, deputetët nuk do të votojnë për Pacollin, por për vetveten, sepse vështirë se mund të jenë të sigurt që në rast të shpërbërjes së parlamentit, në zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme, mund të futen në listat zgjedhore të partive të tyre, e edhe më pak të jenë optimistë se do t'i sigurojnë votat e nevojshme. Pra deputetët do të votojnë për mandatin e tyre personal, për karriget e tyre parlamentare fitimprurëse.

Sahiti (Gjakovë)

Populli merr atë që e meriton, dhe Pacollin nuk e meriton!

Astrit (Gjakovë)

Këtë skenar kaq të "mirë" as Agatha Kristi nën regjinë e Alfred Hickoku nuk kishte mund me e shkru!

Valdeti (Prishtinë)

Valla more vendi im i dashur, ditë të këqija po përjeton.

Tasim (Gjilan)

Kuvendi i Kosovës nuk meriton një president të mirëfilltë, po një president të korruptuar, ashtu si janë pjesa dërmuese e deputetëve.

Trinti (Prishtinë)

Nuk do të ishte mirë të merren me veten, por me atë që po i pret në Bruksel!

Rinor (Prishtinë)

Këto ngjarje kanë ndodhë sikur të shkruara në libër për me tregu se si kur mundohesh tjetrit me ja bo gropën, ne fund bjen vetë n'to.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip" nuk shprehin qëndrimet e redaksisë. Express

E enjte, 31 mars 2011

25

Fjalët e Botës

Nuk kam dëgjuar për këtë person.

Nuk jemi në situatë në të cilën mund të themi se do ta kemi situatën nën kontroll Brenda një periudhe të caktuar.

YUKIO EDANO,

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, duke theksuar se ende është e paqartë se a do të jenë punëtorët në gjendje që të stabilizojnë centralin bërthamor në Fukushima, në të cilin masat e emergjencës, për të ftohur reaktorin, po prodhojnë efekte të rrezikshme dytësore.

Nuk e përjashtoi, por as nuk e pohoi.

JIANG YU,

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës, e pyetur për vendndodhjen e shkrimtarit dhe ishzyrtarit të ministrisë së Jashtme, Yang Hengjun, i lindur në Australi, i cili është zhdukur të dielën.

BARACK OBAMA,

Presidenti i SHBA-së, rreth mundësisë për të armatosur kryengritësit, të cilët po luftojnë kundër forcave të udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddafit.

Në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës

Është e njohur se për të ekzistuar një shtet duhet të ketë tri elemente; popullsinë, territorin, dhe pushtetin shtetëror. Ekzistimin e këtyre elementeve e bën të mundshëm sovraniteti. Një shtet i krijuar në bazë të parimeve të pranuara ndërkombëtare siç është Kosova; me vullnet të popullit, do të thotë në mënyrë demokratike nga preferenca e shumicës është i garantuar dhe i mbrojtur nga bota bashkëkohore çdo herë kur cenohet sovraniteti i tij. Nëse trajtojmë se cilin element veç e veç, shohim se Kosova paraqet shembullin më të mirë dhe model se si duhet të jetë një shtet, e cila ka secilin element të përputhur ashtu që të jetë shtet i pranuar dhe i njohur nga e gjithë bota. (...) Kosovës iu kërkua që të vendosë standarde të papara në favor të minoriteteve; njohja e gjuhës zyrtare minoritetit serb, vendosja e mbishkrimeve në objekte e vende publike e rrugore, edhe aty ku nuk ekziston ky minoritetit, dhe shumë lëshime tjera që bëhen ndaj tij, siç është mos pagimi i tatimeve etj, e që e gjithë kjo kuptohet si diskriminim pozitiv. Mirëpo, duke marrë për bazë gjendjen e tanishme lidhur me ushtrimin e pushtetit dhe mbrojtjen e sovranitetit, kjo e fundit po i mohohet. Është akoma më interesant që përkundër asaj që Kosova u njoh me këta kufij që ka, dhe pushtetin legjitim, sovraniteti po lejohet që t'i cenohet. Sovraniteti i Kosovës është duke u cenuar në dy mënyra: ekzistimi i institucioneve paralele serbe, do të thotë cenimi nga brenda për brenda vendit, dhe mënyra tjetër që është nga jashtë: qarkullimi, futja e mallrave dhe njerëzve pa kontroll nga Serbia. Për veç kësaj nuk mungon edhe cenimi më i rëndë siç është edhe depërtimi i xhandarmërisë të këtij shteti në brendësi të territorit të Kosovës, sidomos fshatrave kufitare, Kamenicë etj. (...) Si të dilet nga kjo situatë? Si probleme do t'i konsiderojmë dy: atë të mos vendosmërisë së organeve vendimmarrëse të Republikës së Kosovës, që pushtetin ta ushtrojnë në tërë territorin dhe ta kontrollojnë e mbrojnë këtë të fundit. Ndërsa si problem të dytë do ta konsiderojmë edhe mos efikasitetin e organeve ndërkombëtare (EULEX, KFOR), të cilat janë me mision të mbrojtjes së sigurisë dhe territorit të Kosovës. Organet vendimmarrëse vendore nuk duhet arsyetuar neglizhencën ndaj mos ushtrimit të pushtetit në tërë territorin e Kosovës, së kryerja e funksioneve të caktuara me qëllim të vendosjes së rendit dhe sigurisë mund të has në kritika të ndërkombëtarëve. Për tërë këtë është prioritare vendosja e organeve të specializuara në tërë territorin siç janë; prokuroria, policia, doganat, gjykatat etj. (...) Një vend stabil nëpërmes sundimit të ligjit dhe efikasitet të policisë është i domosdoshëm dhe i mirëpritur për çdo qytetar, ndërsa është jo e mirëseardhur vetëm nga ato grupe që këtë e shohin si pengesë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kriminale. Prandaj nuk është arsye tolerimi i gjendjes të brishtë të sigurisë, shkaku i shfaqjes së pakënaqësisë së atyre që e dëshirojnë këtë gjendje, duke u mohuar të tjerëve që dëshirojnë një siguri të përgjithshme. Si përfundim, mendoj që vërtet Kosova të ketë statusin e shtetit sovran, gjë e cila faktikisht është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare, duhet që këtë ta dëshmoj praktikisht. Në këtë drejtim për vendimet të cilat i merr duhet tregoj vendosmëri për ushtrimit të pushtetit shtetëror në tërë territorin e saj. Pastaj që të ketë realisht një gjendje stabile, për të cilën i kërkohet Kosovës, e aq më tepër për të cilën janë misionet ndërkombëtare. (...) Është e pamohueshme merita e KFOR-it për sigurinë e arritur deri tani, mirëpo kur për veç kësaj kemi edhe një mekanizëm tjetër ndërkombëtar me mision po ashtu të sigurisë, EULEX, është e drejtë të kërkohet më tepër nga to për luftimin e kontrabandës, kontrollit dhe mbrojtjen e territorit, sidomos kur ato kanë të drejtën ekskluzive të qasjes në pjesën më problematike kufitare me Serbinë, siç është pjesa veriore e Mitrovicës. Armend Halimi Autori është në studime të magjistraturës për Siguri, Tetovë

Fotoexpress

Anketa në gazetaexpress.com

A e shihni Behgjet Pacollin sërish President të Kosovës?

JO 48 %

PO 52 %

Prishtinë, 30 mars 2011 -- Posa ta lëshosh Prishtinën, buzë rrugëve kryesore që shpijnë nëpër qytet tjera të Kosovës, do të vëresh pothuajse në çdo një kilometër "varreza veturash". Është një fenomen i shfaqur sidomos pas përfundimit të luftës. Në Kosovë është në fuqi ligji sipas të cilit, një veturë nuk mund të futet brenda vendit nëse është më e vjetër se shtatë vjet.

26 FJALKRYQ & SHPALLJE TË VOGLA

QYTETI YNË NGA FOTO QESHURI FTOHËSIT OSE NGROHËSIT SHPIRTI (lat.) AJSHE ZUKA

E enjte, 31 mars 2011

ÇIFLIGU

EMËR MASHKULLI

I NJËJTI

NDALOHET

ISH FUTBOLLISTI FRANCEZ, ZINEDIN TELEVIZIONI ITALIAN PËRPUTHJET E VARGJEVE DONA AIR EMËR I HUAJ MASHKULLI EMËR MASHKULLI LUMË NË LUKSEMBURG "UNITED STATES" ALEN NURI EMËR FEMRE NORA ISTREFI NËNAT ELEKTRON LITËR VEGËL BUJQËSORE

PUNËTORET NË TEATRIN E KUKULLAVE

EMNAK I NAZIMES

KRYEHOXHA I XHAMISË

BREJTËS GJITAR

BËJE ANULIMIN

TEMPO

ORE

DODA

ASHTU QOFTË

Z.A

LLOJ NGJYRE PËR KËPUCË

PALUAJTSHMËRI

SHITJE

Shes banesë në Bregun e Diellit te banesat e kuqe, mbrapa ambulancës te hyrja. Me sip. 90m2, me çmim sipas marrëveshjes. Tel: 044/ 30 80 70, 049/ 335 301. (17-30.03.2011) Shes banesën dydhomëshe në Dardani, afër Bashkësisë Lokale. Tel: 044/ 605 278. (31-02.04.2011) Agjensioni "Zogu", shet dy banesa të reja në Fushë Kosovë, me sip.74m2, kati i 2-të, çmimi 41.000 , ndërsa tjetra me sip. 103m2, kati i 6-të, çmimi 52.000 . Tel: 049/044/ 888 801; 038/ 244 419. e-mail: [email protected] (30-01.04.2011) Agjensioni "Zogu", shet banesa të reja me leje ndërtimi, në Qendër, me sip. prej 47m2 deri 85m2, kate të ndryshme. Çmimet: 890 për m2 deri 950 për m2. Tel: 049/044/ 888 801; 038/ 244 419. e-mail: [email protected] (30-01.04.2011) Agjensioni "Zogu", shet dy troje: njëri truall gjendet afër Tokë Bashqes, me sip. 5 ari, çmimi 32.000 ; ndërsa tjetri gjendet në Fushë Kosovë, 50 m larg rrugës kryesore, çmimi 40.000 . Tel: 049/044/ 888 801; 038/ 244 419. e-mail: [email protected] (30-01.04.2011)

Shes banesën dy dhomëshe në lagjen Ulpiana, Rr."Dëshmorët e Kombit", kati i IV-të. Banesa ka 55m2, çmimi sipas marrëveshjes. Info. pas orës 16 h. Tel. 038/ 558 785, 044/ 307 960, 044/ 106 078. (30-15.04.2011) Banesë dy dhomëshe për shitje në Fushë Kosovë, mbrapa mobilerisë Murebest, me sip. 55m2, kati i 5-të. Banesa ka: sallon me kuzhinë, dhomë gjumi, banjo, korridor, ballkon. Komplet e mobiluar me mobile të reja. Çmimi 32.000 . Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454, 049/ 233 185. (30-01.04.2011) Banesë 2 dhomëshe për shitje në lagjen Mati 1, ndërtesa Trioa Construcion, me sip. 67m2, kati i 3-të. Banesa ka: sallon me kuzhinë, 1 dhomë të gjumit, banje, korridor, ballkon. Banesa është në ndërtim e sipër dhe përfundon në muajin Gusht 2011. Çmimi 39.000 . Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454, 049/ 233 185. (30-01.04.2011) Banesë 2 dhomëshe për shitje në Kodrën e Diellit, afër banesave të bardha, me sip. 45m2, kati i parë. Banesa ka: sallon me kuzhinë, dhomë të gjumit, banje, korridor, ballkon. Çmimi 38.000 . Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454, 049/ 233 185. (30-01.04.2011) Shes oborre ekskluzive në Veterrnik, në mes lagjes "038" dhe "Marigona". Tel: 044/ 275 976. (30-04.04.2011)

Shitet lokali përdhesë, ekstra i rregulluar, me sip. prej 68m2. Çmimi 2200 /m2. Lokali gjendet te Santea. Shitësi është pronar i parë. Tel: 044/049/ 283 352. (29-31.03.2011) Shitet lokali në rrugën kryesore "Fehmi Agani". Lokali në sip. prej 200m2, me dy terrasa të mëdha, përdhes. I përshtatshëm për çdo lloj veprimtarie. Vend shumë i frekuentuar dhe gjendet në ndërtim të vjetër. Është i lëshuar me qira, 2500 në muaj. Pranojmë vetëm oferta serioze. Tel: 044/049/ 283 352. (29-31.03.2011) Shes banesë në Ulpianë. Tel: 044/ 113 733. (29-10.04.2011) Banesë në shitje në Bregun e Diellit, te banesat e kuqe, kati i I-rë, 51m2, 52.000 . Tel: 045/ 40 12 12, 045/ 246 122. (28-02.04.2011) Shitet trualli në Çagllavicë, 3.5 ari. Me infrastrukturë, 6.500 ari. Tel: 045/ 40 12 12, 045/ 246 122, 049/ 41 31 58. (28-02.04.2011) Agj. "Omega'', bënë ndërmjetësimin në shitjen dhe qiradhënien e banesave, shtëpive, trojeve, lokaleve afariste. Po ashtu pranon ofertat tuaja për shitje dhe qiradhënie. Tel: 044/ 755 859, 045/ 40 12 12, 045/ 246 122, 049/ 41 31 58, 038/ 22 66 78. www. omega-ks.com, omegaprishtina@ gmail.com. Adresa: Rr.Rrustem Sta-

tovci nr.7 (te sllovenia sporti). (28-02.04.2011) Shitet trualli 4 ari në lagjen Sofali me një pozitë të veçantë për ndërtim, afër rrugës kryesore ari. Trualli posedon infrastrukturë komplete, është në një pozitë të veçantë për banim. Çmimi 74.000 . Tel: 044/ 933 747, 049/ 41 31 58. (28-02.04.2011) Shes banesën në Prishtinë në Dardani, afër restorant Dubrovnik. Tri dhomëshe, kati i parë, 72m2. Çmimi sipas marrëveshjes. Me përcjellje podrumi 16m2 dhe shpajzi. Tel: 044/ 574 458. (28-03.04.2011) Pa ndërmjetësim nga pronari, shitet banesa me tri nivele në ndërtesën e ultë në Kurriz-Dardani, mbi plato, në sip. prej 150m2, ekstra e rinovuar, me hyrje të veçantë dhe me parking të siguruar. Banesa ka tri dhoma gjumi, një sallon, një kuzhinë, një paradhomë, dy ballkona, dy banjo, një shpajz dhe bodrum. Tel: 044/ 872 014, 044/ 118 275. (24-07.04.2011) Shitet lokali - përdhesë ekstra i rregulluar, tek udhëkryqi i bulevardit "Bill Clinton" dhe rrugës Tirana në Dardani-Prishtinë, sipërfaqe prej 33m2. Shitësi është pronar i parë. Tel: 044/ 872 014, 044/ 118 275. (24-07.04.2011) Agjensioni për Patundshmëri Kosova Immobilien, bënë ndërmjetësimin në shitblerje dhe qiradhënie, si: banesa, shtëpi, troje, lokale afariste, etj.

E enjte, 31 mars 2011

SHPALLJE TË VOGLA 27

Lëshojmë banesa me qira: benesë 2 dhomëshe në Ulpianë, e mobiluar, çmimi 250 ; banesë 3 dhomëshe në B.Diellit te banesat e kuqe, e mobiluar në menyrë moderne, çmimi 320 , dhe banesë 3 dhomëshe në Dardani, çmimi 300 . Tel: 044/ 301 283. (30-01.04.2011) Agjensioni "Zogu", lëshon 4 banesa me qira në qendër, me sipërfaqe të ndryshme. Çmimi prej 220 deri në 450 . Tel: 049/044/ 888 801, 038/ 244 419. e-mail: [email protected] (30-01.04.2011) Lëshoj banesën me qira. Banesa gjendet te Qafa dhe është në katin e VI-të, dhe ka hapësirë prej 90m2. Tel: 044/049/ 163 324. (30-01.04.2011) Lëshoj me qira banesën në Ulpianë, përball sh.f. "Hasan Prishtina". Tel: 038/ 244 957 ose tek marketi "Nexhi". (30-01.04.2011) Lëshoj me qira banesë në Dardani, kati i 3-të. Tel: 044/ 14 17 22. (30-01.04.2011) Lëshoj me qira banesën te fontana në Ulpianë. Banesa është e rinovuar dhe e mobiluar komplet. Ka sallon me kuzhinë, dhomë gjumi, korridor, banjo, ballkon, gjithçka e re, kati i 3-të. Çmimi 300 . Tel: 044/ 799 735. (29-31.03.2011) Lëshohet banesa me qira. Banesa gjendet në Kurriz, kati i 3-të. Është e mobiluar dhe ka liftin. Tel: 044/ 808 575. (29-31.03.2011) Lëshoj me qira banesën në Dardani-Kalabri. Banesa ka sallon me kuzhinë dhe dy dhoma gjumi. Vlen për 5 studente ose punëtore, për çift bashkëshortor dhe për të huaj. Tel. 044/ 339 710. (29-31.03.2011) Lëshoj me qira 2 banesa te Sllovenia Sporti, 1 garsonierë me mobile të mira, çmimi 250 ; Banesë me 2 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, banje, ballkon, kati i parë. Banesat lëshohen për familjar jo për studentë, çmimi 350 . Pranojmë vetëm oferta serioze. Tel: 044/ 641 796, 049/ 454 531. (29-01.04.2011) Lëshoj me qira banesën për zyre te Hotel "Iliria"(ish Bozhuri). Banesa ka 3 zyre, kuzhinën, ekstra e rinovuar. Tel: 044/ 641 796, 049/ 454 351. (29-01.04.2011) Lëshoj me qira shtëpinë në Arbëri (ish Dragodan), për ambasada ose ndonjë organizatë nderkombëtare, për afat të gjatë. Shtëpia i plotëson të gjitha kushtet, ujë, rrymë 24 orë. Shtëpia ka 16 zyra dhe parking për 10 vetura+garazhin. Tel: 044/ 641 796, 049/ 454 351. (29-01.04.2011) Lëshoj me qira banesë në Ulpianë D1 te Restorant Ramazoti, kati i 3-të. E përshtatshme për zyre, me pamje 3 dimenzionale për reklama dhe ka pamje nga 2 rrugët kryesore. E përshtatshme edhe për banim, e rinovuar. Tel: 044/ 202 268, 044/ 988 760. (29-31.03.2011) Lëshoj me qira 5 banesa: 1 te Sllovenia Sporti, 1 te Qafa, 1 në Bregun e Diellet, 1 në Emshir dhe 1 në Dargodan. Tel: 044/ 445 803, 049/ 643 293. [email protected] (29-03.04.2011) Lëshoj banesën me qira. Gjendet në Bregun e Diellit te ambulanta. Ka 2 dhoma gjumi, dhomë dite me trapezari, e mobiluar tërësisht. Tel: 044/049/ 194 683. (29-31.03.2011) Lëshoj me qira banesën me sip. 40m2, kati i parë. E mobiluar dhe gjendet afër Maxi-3 në Kalabri. Me çmim 200 . Tel: 044/ 296 234. (29-31.03.2011) Lëshoj banesa me qira: dy banesa janë pranë shkollës së mesme teknike; një në Ulpianë, dhe një banesë moderrne në qendër, afër shtëpisë së shëndetit në rrugën te Hotel Iliria. Tel: 044/049/ 163 199. (28-02.04.2011) Lëshoj një shtëpi me qira në Velani. Ka oborr për 10 vetura. Shtëpia ka qenë e përdorur për zyre, ka 8 dhoma dhe dy sallone, është e pasiur me inventar për nevojat e zyreve, ka tavolina, karrige dhe kompjuter. Tel: 044/049/ 163 199. (28-02.04.2011) Lëshoj banesën me qira, në Dardani, 60m2, kati i I-rë, çmimi 300 . Tel: 044/ 755 859, 045/ 401 212, 045/ 246 122, 049/ 41 31 58. (28-02.04.2011) Lëshoj me qira 2 dhoma për çifte dhe student me kushte të volitshme. Si dhe lëshojm me qira banesë banesë për të huaj dhe vendor e mobiluar. Në Bregune Diellit.Tel. 044/ 126 356,045/ 336 031,038/ 221 920. (27-01.04.2011) Lëshohet me qira vetëm për çifte banesa dydhomëshe, me kuzhinë, korridor, banjo. Banesa është e mobiluar dhe shumë funksionale e në veçanti për qetësi dhe rehati (nuk ka parking). Gjendet te Eulexi apo Farmedi. Tel: 044/ 133 311. (26-31.03.2011) Lëshohet lokali me qira që gjendet në magjistralen Prishtinë -Fushë Kosovë (rruga kryesore). Lokali ka sip. 370m2 dhe është i përshtatshëm për këto veprimtari: fitnes klub, textil, teknik e bardh, sallon tepihëve, sallon ondulimi, mobilieri, zyre administrative, përfaqësi ndërkombëtare për shitje me shumicë dhe pakic, supermarket. Çmimi i volitshëm. Tel: 044/ 430 455, 049/ 730 933. (03-03.04.2011) Agj. "Zogu", lëshon banesa, shtëpi, lokale si dhe objekte të ndryshme me qira, për ndërkombëtar dhe vendor, në Prishtinë. Po ashtu bën edhe shitjen e banesave të reja dhe të vjetra, lokaleve, trojeve, në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Po ashtu ju mundëson të ofroni banesat, shtëpitë, lokalet për qiradhënie dhe shitje. Agjensioni gjendet në anën e majt të Hotelit Grand. Tel: 038/ 244 419, 044/049/ 888 801. e-mail: agzogu@ hotmail.com, www.agencyzogu.tk. (01-01.04.2011) KËRKOHEN Kërkojmë 3 bashkëbanuese (femra). Çmimi 46 . Banesa gjendet në lagjen Dardania (Bill Klinton). Tel: 044/ 922 542. (31-02.04.2011) Urgjentisht, kërkoj banesë me qira 3 deri 4 dhomëshe, për një ndërkombëtar. Lagjet e preferuara: te parku i qytetit dhe dardania. Çmimi të jetë i arsyeshëm. Tel: 045/ 900 902. (30-01.04.2011) Kërkoj kat shtëpie me qira për danez, me 2-3 dhoma gjumi. Duhet të jenë mobilet e reja. Lagjet e preferuara: Bregu i Diellit, Velani, Taslixhe, Gërmi. Tel: 044/ 233 531, 044/ 33 10 10. (30-01.04.2011) Kërkoj 2 ose 3 bashkëbanuese. Banesa gjendet në lagjen Dardania, Rr. "Bill Klinton". Tel: 044/ 372 527, 044/ 114 983. (29-31.03.2011) Urgjentisht kërkoj banesë me qira në qendër të qytetit, për 2 femra që punojn në Eulex. Banesa duhet të ketë 2 dhoma gjumi dhe të jetë e rregulluar mirë, çmimi 350 . Pranojmë vetëm oferta serioze. Tel: 044/ 641 796, 049/ 454 351. (29-01.04.2011) Kërkoj banesë dhe shtëpi me qera në të gjitha lagjet e Prishtinës për vendorë dhe ndërkombëtarë, për periudhë afatgjate. Nr. 045 284 949. (25-03.04.2011).

Gjithashtu nëse keni pronë për të shitur apo për qiradhënie ju ftojmë për bashkëpunim. Tel: 038/ 248 165, 044/ 245 454, 049/ 233 185. E-mail: [email protected] ueb: www.kosova-immoblien.com. (09-09.04.2011) Pozhegu Brothers, shet banesat e veta që ndërton. Banesa të gatshme në lagjen e spitalit janë me sip.77m2, 73.5m2 si dhe 62m2, çmimi i volitshëm. Gjithashtu shesim banesa në objektin banesorë që gjendet në magjistralen Prishtinë -Fushë Kosovë, afër Raiffeisen Bank. Objektet tona banesore kanë ujë të qëndrueshëm të pijës 24 orë. Banesat janë termoizoluese dhe kanë leje ndërtimi. Tel: 044/ 430 455, 049/ 730 933, 038/ 724 064. www.pozhegubrothers.com. (03-03.04.2011) Shes 4 ari truall në Llapnasellë, afër fushës së golfit. Me infrastrukturë: ujë, kanalizim dhe rruga 6 metra. Çmimi 5.500 për ari. Dhe 4 ari në Bardhosh, me infrastrukturë të plotë, rruga 9 metra e gjërë. Çmimi 5000 për ari. Tel: 044/ 177 728. (25-25.04.2011) BLERJE

ME QËRA

LËSHOHEN Lëshohet me qira banesa 2 dhomëshe, pjesërisht e mobiluar, afër shtatorës së "Bill Klinton" mbi postë, në katin e 4-të. Banesa posedon nxehje qendrore, dy ballkone dhe parking përball banesës. Lëshohet për familjar, për kohë të gjatë. Tel: 044/ 838 839. (31-02.04.2011) Lëshohet me qira banesa 3 dhomëshe për zyre ose banim, e cila gjendet në katin e parë, përball stacionit policor në Dardani. Banesa posedon nxehje qendrore të qytetit, ballkon dhe parking. Tel: 044/ 702 837. (31-02.04.2011) Lëshoj dy banesa me qira: Njëra me mobile të reja, tjetra pa mobile. Banesat i kanë nga 3 dhoma gjumi, nga dy banjo, sallon, kuzhinë, ballkonet, kthinën për rezerva ushqimi. Njëra ka 108m2, tjetra 120m2. Gjenden në katin e dytë, Rr. "Ismail Dumoshi" Nr. 8 (afër domit të pleqëve). Tel: 044/049/ 227 781; 044/049/ 167 781. (31-05.04.2011) Lëshoj banesën me qira në Ulpianë. E përshtatshme për studentë ose çift. Çmimi i volitshëm. Tel: 044/ 153 590. (31-05.04.2011) Lëshoj me qira dhomë në Bregun e Diellit, me çmim 100 . Tel: 038/ 220 692, 044/ 605 340. (31-04.04.2011) Nga 1 prilli, lëshoj me qira katin e shtëpisë me hyrje të veçantë, e mobiluar mirë, me kushte të mira, rrymë, ujë, nxehje, klimë, parking dhe 1 ballkon. Kati i shtëpisë ka 68m2 dhe çmimi 350 , afër Qafës. Tel: 044/ 148 853. (31-02.04.2011)

VETURA

Shes kombin transporter Fiat Dukat 2.9 Dizell. Pa dokumente. Tel: 044/ 299 998, 049/ 853 440. (29-31.03.2011)

TË NDRYSHME

AUTO TOPLICA shes pjesë të gjitha FIATAVE tel: 044 174 568 Njoftim:Ndihmojm të gjithë maturantët e posadilomuar dhe studentët që të shfrytëzojnë mundësinë e vetme që iu ofron vetëm AS - Agjesnioni "Studenti" në Republikën e Kosovës për t'u regjistruar dhe tranferuar, në të gjitha departamentet përkatëse ekzistuese në uivesitetet austriake, europiane, botërore si në Kanada, Australi, Zeland të Re etj, Ndihmojmë në sigurimin e banimit pa pagesë dhe me pagesë në konvikëte jashtë vendit, paisje me viza studentore, përkthime të dokumenteve etj. Info.: +377 (0) 44 544 606; +386 (0) 49 318 034 / E- mail.: a_studenti@ live.com / www.facebook.com (23-25.03.2011) EGZONI- I njoftojmë të gjithë të interesuarit se bëjmë rregullimin e vizave Sllovene. Viza është vizë pune një vjeçare. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten çdo ditë nga ora 09-15 në tel: 038/ 545 232, 049/ 530 838, Prishtinë. (09-09.04.2011)

Sport

redaktor: Valdet Hasani e-mail: [email protected] tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

28

E enjte, 31 mars 2011

Raul: Në Schalke edhe një vit

Raul Gonzalez do ta vazhdojë eksperiencën në Schalke edhe një vit. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi spanjoll. "Do të mbetem këtu deri në vitin 2012. E kam nënshkruar kontratën me Schalken, do të vazhdoj të punoj dhe të kontribuoj në mënyrën më të mirë të mundshme", tha legjenda e futbollit spanjoll, Raul, për magazinën Bild Sport.

Benzema mungon 10 ditë

Real Madrid nuk do të mund të llogaritë në Karim Benzeman në ndeshjen kampionale kundër Sporting Gijon dhe në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Sipas të përditshmes spanjolle `Marca', sulmuesi francez ka pësuar një lëndim në muskulin e kofshës në ndeshjen miqësore ndërmjet Francës e Kroacisë. Për këtë, ish futbollisti i Lyonit do të mbetet jashtë fushës për 10 ditë.

Zvicra `frikësohet' nga Shqipëria

Për vëll ez Xhaka ërit

Vëllezërit Taulant e Granit Xhaka shihen si e ardhme i e përfaqësueses së Zvicrës. Mirëpo, ky vend frikësohet nga Shqipëria, e cila i ndjek me kujdes ata. Për ta, primare është përfaqësuesja helvetike, por nuk e përjashtojnë as Kombëtaren kuqezi.

Zvicra i konsideron të rëndësishëm vëllezërit kosovarë, Taulant e Granit Xhaka. Helvetikët llogarisin në këta dy futbollistë në të ardhmen. Mirëpo, ky vend ka filluar të brengoset për faktin se dy futbollistët e rinj janë në shënjestër të Kombëtares shqiptare. Taulanti dhe Graniti, të cilët janë pjesë e Baselit, kanë luajtur rregullisht për grupmoshat e reja të Zvicrës. Ky fundit madje ishte shpallur kampion i botës me Zvicrën U17, vitin e kaluar. Me këtë rast, kishin lëvizur udhëheqësit e futbollit shqiptar, të cilët kishin kërkuar informata për 18-vjeçarin. Këtë e pranon edhe vetë mesfushori i ri kosovar. "Është e vërtetë, ka pasur sinjale nga Shqipëria. Ka pasur presion për këtë në Federatën e Futbollit të Zvicrës", deklaroi Granit Xhaka, i cili luan me përfaqësuesen U19 të Zvicrës. Natyrisht, objektiv i tij është që në të ardhmen të luajë me ekipin e parë të Zvicrës, por ai nuk i përjashton as mundësitë e tjera. "Zvicra është ëndërr e imja. Mirëpo, derisa nuk do të ketë diçka konkrete, mund ta marr në konsideratë edhe Shqipërinë", vazhdoi Xhaka. Vëllezërit Xhaka kanë luajtur vetëm me grupmoshat e Zvicrës. Ky fakt mund t'i shpëtojë ata, ngase artikulli i 15-të i Statutit të FIFA-s për futbollistë, i lejon ata që ta ndërrojnë përfaqësuesen, nëse kanë kombësi të dyfishtë, pa marrë parasysh në çfarë moshe gjenden lojtarët. Momentalisht, vëllezërit Xhaka kanë vetëm pasaportë të Zvicrës.

Hysit i është vështirësuar rruga në luftë drejt titullit të kampionit, pasi është mposhtur në Pejë nga Besa me rezultat 3:2. Tani bardhezinjtë e shohin veten nëntë pikë larg liderit të Superligës, Prishtina, e cila pa vështirësi e mposhti Ferizajn. Ndërsa Flamurtari assesi nuk po e shijon dritën e kësaj pranvere. Kuqezinjtë e pësuan humbjen e katërt rresht nga Trepça '89.

Express

H

ysi u ndal në Pejë në rrugën drejt titullit të kampionit, pasi u mposht nga Besa me rezultat 3:2 në derbin e xhiros së 21-të të Superligës. Këtë gabim të bardhezinjve nuk e lëshoi pa e shfrytëzuar Prishtina, e cila me lehtësi e mposhti Ferizajn. Kështu, bardhekaltrit e kanë përforcuar pozitën e parë të tabelës me nëntë pikë më shumë sesa përcjellësi i saj i parë, Hysi. Ndërsa Flamurtarit iu kanë vështirësuar edhe më shumë punët në luftën për mbijetesë. Ndërsa, Trepça '89 ua shkaktoj humbjen e katërt rresht kuqezinjve nga Prishtina. Besa ­ Hysi 3:2 Hysi ka marrë në thua në Pejë në rrugën drejt titullit të kampionit. Bardhezinjtë janë mposhtur nga Besa me rezultat 3:2 në ndeshjen derbi të xhiros së 21-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, e cila është zhvilluar të mërkurën. Pejanët kanë kaluar në epërsi të parët me rezultat 1:0 në minutën e 18-të me golin që e ka shënuar Blerim Hysenlekaj. Pas këtij goli, Hysi i ka pasur tri raste ideale për ta barazuar rezultatin, dy prej të cilave nuk i shfrytëzoi Rexha dhe një tjetër Sahiti. Megjithatë, mysafirët ia dolën t'i barazojnë shifrat në 1:1 në minutën e 49-të nëpërmjet Benis Krasniqit. Katër minuta më vonë, Hysi kaloi në avantazh prej 1:2 me golin që e shënoi Enis Zabërxha. Por, në minutën e 65-të, Besa u kundërpërgjigj nëpërmjet Mensur Durakut, i cili shënoi duke e barazuar rezultatin në 2:2. Ndërsa fitoren pejanëve ua siguroi goli i Egzon Gashit, të cilin e realizoi në minu-

NGEC H

tën e 73-të. Me këtë fitore, Besa është rikthyer në pozitën e tretë të tabelës, derisa Hysi sërish humbi hapin në luftë për titull, pasi tani ka nëntë pikë më pak sesa lideri, Prishtina. Prishtina ­ Ferizaj 3:1 `Kiksin' e Hysit mjaft mirë e ka shfrytëzuar favoriti kryesor për titull, Prishtina, që e mposhti në kryeqytet me rezultat 3:1 Ferizajn, skuadër kjo e cila sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Superliga në fund të kampionatit. Në fakt, ferizajasit befasuan të parët duke kaluar në avantazh prej 0:1 me golin e Salihut, që e shënoi në minutën e 14-të. Por, bardhekaltrit u kundërpërgjigjën në minutën e 17-të nëpërmjet Besnik Krasniqit, i cili shënoi për 1:1. Ndërsa Prishtina kaloi për herë të parë në avantazh në minutën e 37-të, me golin që e realizoi Faton Zejnullahu. Fitoren ekipit kryeqytetas ia vulosi goli i Suad Saliagiqit, që e shënoi në minutën 64-t për rezultatin përfundimtar 3:1. Me këtë fitore, prishtinasit e përforcojnë pozitën e tyre të parë në radhitjen tabelore. Vëllaznimi ­ KEK-u 1:1 Vëllaznimi i rrezikuar nuk ka mundur ta fitojë më shumë se një pikë në duel me KEK-un, pasi ky takim ka përfunduar baras, 1:1. `Eketricistët' kanë kaluar të parët në epërsi prej 0:1 me golin që e ka realizuar Sokoli në minutën e 71-të. Kurse vendasit i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 83-të me golin që e ka shënuar Myrtaj. Trepça '89 ­ Flamurtari 3:1 Flamurtari assesi nuk po ia del të këndellet. Kuqezinjtë tani janë rrezikuar edhe më shumë për t'u larguar nga elita e futbollit kosovar, pasi pësuan humbjen e katërt rresht në Mitrovicë nga Trepça '89 me rezultat bindës 3:1. Dy gola për mitrovicasit në këtë takim i ka shënuar Armend Zabërxha, kurse një tjetër e ka realizuar Ibrahim Peci. Ndërsa golin e vetëm për Flamurtarin e ka shënuar Përparim Livoreka. Drenica ­ Ballkani 2:0 Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë, pasi e mposhti skuadrën tjetër të rrezikuar, Ballkanin, me rezultat 2:0. Golin e parë për kuqezinjtë e ka shënuar Besim Bajrak-

Kryendeshja i takoi Pejës

Peja e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 23-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Verdh e zinjtë ishin bindshëm më të mirë se Trepça, e cila u kthye në Mitrovicë nga Palestra e Sporteve `Karagaçi' duarthatë. Pejanët kryen punë herët dhe këtë avantazh e ruajtën me kujdes deri në fund, kur në semafor epërsia e tyre shënonte +26 pikë, 86:60. Ashtu siç pritej, Sigal Prishtina nuk hasi në probleme ndaj Mitrovicës. Bambi e mposhti Kosovën, njëjtë si Bashkimi, Kolegjin EuroSport. BKT Superliga ­ Java 23 Rezultatet Peja­ Trepça 86:60 Bambi ­ Kosova 89:82 Bashkimi ­ K. EuroSport 88:79 S.Prishtina ­ Mitrovica 150:54 Tabela 1. S. Prishtina 2. Peja 3. Bambi 4. Trepça 5. K. EuroSport 6. Kosova 7. Bashkimi 8. Mitrovica Nd 22 23 21 23 23 23 21 22 Pi 42 41 39 35 31 29 27 22

E enjte, 31 mars 2011

SPORT

29

Messi mungon ndaj Villarrealit?

Paraqitja e Lionel Messit në ndeshjen e fundjavës në La Liga ndaj Villarrealit është vënë në dyshim. Një javë pushim për shkak të angazhimeve me kombëtaret përkatëse nuk i ka kryer punë aspak trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola. Madje, kjo e ka dëmtuar atë, sepse ylli argjentinas ka pësuar një lëndim para miqësores ndërmjet Argjentinës dhe Kosta Rikos, kështu që paraqitja e tij kundër `Nëndetëses së Verdhë' është e paqartë.

Juninho kthehet në atdhe

Si zakonisht, futbollistët kthehen në vendlindje për ta përfunduar një karrierë të suksesshme dhe të trofeshme. Pas Ronaldinhos, Adrianos e Luis Fabianos këtë rrugë pritet ta ndjekë edhe mesfushori Juninho, i cili planifikon të kthehet në kampionatin brazilian që nga muaji qershor. Ish futbollisti i Lyonit, i cili së fundmi ka luajtur në Dubai, ka arritur marrëveshje me ekipin ku i bëri hapat e para si profesionist, Vasco da Gama. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i 36 vjeçarit, Jose Fuentes, për të përditshmen braziliane `O Globo'.

Edhe këtë vit, Prishtina do të jetë qendër e ngjarjes më të madhe të atletikës në vend ­ gjysmëmaratonës `Prishtina 2011', e cila do të mbahet më 8 maj. Organizatorët presin garë më cilësore, më të fortë dhe numër më të madh pjesëmarrësish. Fondi i shpërblimeve do të jetë 10.960 euro. Fituesi i kësaj gare do të shpërblehet me 1200 euro, kurse fituesja me 1000 sosh.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Sivjet më cilësore

Express

Gjysmë-maratona e Prishtinës pa dyshim është gara më e rëndësishme e vitit në atletikën kosovare. Ky aktivitet do të mbahet edhe sivjet, për herë të 11-të rresht, nën patronatin e Ministrisë së Sportit dhe Federatë së Atletikës të Kosovës (FAK) dhe Drejtorinë për Sport dhe Rini të Prishtinës. Sipas organizatorëve, gjysmëmaratona "Prishtina 2011" pritet të jetë më e fuqishmja, me cilësi më të mirë se 10 herët e kaluara. Gjysmë-maratona do të mbahet më 8 maj, me fillim në orën 10.00. Shtegu është i gjatë 21 kilometra në relacionin: nga Teatri Kombëtar në Prishtinë, Fushë Kosovë ­ Kastriot dhe anasjelltas. "Kjo gjysmë-maratonë do të jetë njëra prej më të mirave, si nga pikëpamja organizative, mendoj edhe në aspektin e cilësisë. Shpresoj se do të marrin pjesë garues nga shtetet e ndryshme të botës. Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon më 30 prill fillon dhe zgjat deri më 7 maj në orën 18.00", ka thënë kryetari i FAKsë, Halil Sylejmani. Në vitin 2010 ishin pjesëmarrës 536 garues, kurse këtë vit organizatorët presin një numër më të madh. Ndërsa, fondi i shpërblimeve do të jetë 10.960 euro. Shpërblime do ndahen për të gjitha kategoritë. Në konkurrencën e meshkujve, fituesi i gjysmë-maratonës do të shpërblehet me 1200 euro, ndërsa vendi i dytë me 900 euro e i treti 700 euro Te femrat fituesja e euro. femrat, gjysmë-maratonës shpërblehet me 1000 euro. Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, ka thënë se pret një garë të fuqishme. Ndërsa, koordinatori i kësaj gjysmë-maratone, Fatlum Grajqevci ka njoftuar se deri tash rreth 25 atletë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, prej tyre tre garues nga Kenia. Fitues i fundit i gjysmë-maratonës së Prishtinës ishte keniani Nikolas Muimbi.

HYSI

tari në minutën e 64-t, kurse të dytin e ka realizuar Taulant Dajaku nga penaltia në minutën e 77-të. Me këtë humbje, Ballkanit iu kanë ndërlikuar edhe më shumë punët për të mbijetuar në Superligë. Liria ­ Trepça 3:1 Liria e ka mposhtur kampionin aktual, Trepça, me rezultat bindës 3:1. Luigj Buqaj, Ramadan Kryeziu dhe Fatih Karahoda e kanë shënuar nga një gol për ekipin vendas, derisa golin e vetëm për Trepçën në këtë takim e ka realizuar kapiteni Elvis Osmani. Raiffeisen Superliga Tabela Nd. Dif. Pikë 1. Prishtina 21 22 48 2. Hysi 21 18 39 3. Besa 21 9 33 4. Liria 21 9 33 5. Trepça 21 3 31 6. Trepça '89 21 1 31 7. KEK-u 21 -1 29 8. Drenica 21 -3 25 9. Vëllaznimi 21 -10 23 10. Ballkani 21 -9 22 11. Flamurtari 21 -10 20 12. Ferizaj 21 -29 14

S'ndalet BMB Prishtina

Kampioni aktual i Kosovës në futsall, BMB Prishtina i ka prezantuar dy përforcimet e reja: Ferid Agushin e Orhan Ibishin. Të dy reprezentuesit maqedonas thonë se tifozeria prishtinase i shtyri që t'i bashkohen këtij ekipi. Me këto dy përforcime, BMB Prishtina e sheh veten më afër ekipeve evropiane, për nga cilësia. Valon Konushevci

[email protected]

Prishtinë, 30 mars -- Kampioni aktual i Kosovës në futsall, BMB Prishtina nuk ka të ndalur. Ndonëse cilësohet si më favoriti për ta fituar edhe sivjet titullin e kampionit të Kosovës, ekipi prishtinas vazhdon të riorganizohet edhe më shumë me qëllim që t'i arrijë objektivat e veta. Kryeqytetasit të mërkurën i kanë prezantuar dy lojtarë të rinj, me të cilët janë përforcuar. Fjala është për Ferid Agushin dhe Orhan Ibishin, të cilët i mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses maqedonase. Trajneri i ekipit prishtinas, Do-

nat Henci tha se ekipi i tij realisht nuk ka pasur fare nevojë për t'u përforcuar me këta dy lojtarë për garat kampionale të Kosovës, sepse, sipas tij, BMB Prishtina deri më tani është dëshmuar pa konkurrencë në futsallin e vendit tonë. Por, Henci sqaroi se Agushi e Ibishi janë transferuar në BMB Prishtinë, me qëllim që ky ekip kosovar t'u ofrohet për nga cilësia ekipeve të shteteve të tjera me futsall të zhvilluar. Ai bëri me dije se BMB Prishtina shumë shpejt do t'i zhvillojë dy ndeshje me karakter ndërkombëtar ndaj dy ekipeve kampione në shtetet përkatëse, por zbuluar detaje të tjera.

Në anën tjetër, Agushi dhe Ibishi janë shprehur të jenë mjaft të lumtur që tani e tutje do t'i mbrojnë ngjyrat e ekipit më dominues në futsallin kosovar viteve të fundit. "Është nder i madh për mua të luaj për një ekip, i cili përcillet në çdo ndeshje prej 2 mijë tifozëve. Kjo është një sfidë e re për mua, dhe do ta jap maksimumin nga vetja ime për t'i fituar trofetë me BMB Prishtinën dhe

për paraqitje sa më të mirë në ndeshje ndërkombëtare", tha Agushi. Njëjtë është shprehur edhe Ibishi. "Në Maqedoni palestrat nuk mbushen si në Kosovë. Nuk më pritej t'i bashkohem sa më shpejt BMB Prishtinës, me të cilin klub synojmë t'i gëzojmë me shumë trofe tifozët tanë të shkëlqyeshëm", u shpreh Ibishi në një konferencë për mediat, të organizuar nga klubi i tij i ri.

30 MARKETING

E enjte, 31 mars 2011

Ruaje numrin

Nxito, regjistro numrin dhe to!

Regjistro tani numrin tënd dhe bëhu pjesë e lojës shpërblyese që të tosh telefon NOKIA ose 100 minuta falas, për bisedë me të gjithë numrat IPKO.

Afati i fundit për regjistrim, 31 mars 2011.

E enjte, 31 mars 2011

SPORT

31

Neymar, qëndro në Santos!

Dygolëshi i shënuar ndaj Skocisë e ka rritur vlerën e 19 vjeçarit të Seleçaos, Neymar. Sulmuesi 19 vjeç i Santosit është bërë shënjestër e klubeve të mëdha evropiane, por presidenti i klubit, Luis Alvaro Ribeiro de Oliveira, nuk dëshiron ta lë të largohet. Për Neymar mediet e huaja shkruajnë se mund t'i bashkohet Chelseas gjatë verës. "Të luaj në Angli nuk është e njëjtë si të luaj këtu: klima dhe stili i lojës janë krejtësisht ndryshe. Ai është lojtari që e prezanton më së miri futbollin brazilian. Duke luajtur në Brazil, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Kështu vepronte Pele...", theksoi Oliveira.

Modric, objektiv i Barcelonës

Luca Modric është bërë objektiv i skuadrave të rëndësishme evropiane. Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Tottenhamit pëlqehet edhe nga Barcelona. Në fakt, klubi katalunas si objektiv primar e ka mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por nuk është i gatshëm t'i shpenzojë 40 milionë euro. Andaj, për të arritur deri te futbollisti kroat, gjiganti spanjoll do ta kishte më të lehtë, edhe pse menaxheri i Spurs, Harry Redknapp, nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e skuadrës së vet.

James dorëzohet para ish skuadrës

u dorëzua përballë ish skuadrës së tij, Cleveland. Oklahoma City ia doli ta mposhtë Golden Staten pas vazhdimeve. Houston ishte më i mirë se New Jersey, kurse Phoenix humbi nga Sacramento, duke mbetur kështu jashtë play-offit. Cleveland-Miami 102-90 Cleveland: Hickson 21 Miami: James 27 New Jersey-Houston 87-112 New Jersey: Lopez 22 Houston: Martin 20 Oklahoma-Golden State 115-114 Oklahoma City: Durant 39 Golden State: Curry 35 Palestra Quicken Loans Arena ka eksploduar nga gëzimi. Miami ka përfunduar në tapetë bashkë me LeBron James, i cili Sacramento-Phoenix 116-113 Sacramento: Thornton 24 Phoenix: Frye, Dudley 21

La Liga luhet në fundjavë

BUNJAKU I BASHKOHET EKIPIT

Albert Bunjaku e ka lënë prapa krahëve periudhën e errët. Sulmuesi kosovar i është bashkuar ekipit të Nurnbergut të martën. 27 vjeçari ndihet i lumtur për këtë fakt, por e pranon se kishte paksa frikë. Gjilanasi synon të luajë në fund të këtij sezoni në Bundesligë, pas lëndimit që e kishte pësuar në gju shtatë muaj më parë.

lbert Bunjaku i është bashkuar grupit të futbollistëve të Nurnbergut për herë të parë të martën, pas lëndimit të rëndë të pësuar në gju, i cili e la jashtë fushës rreth shtatë muaj. "Ishte zbavitëse, shkoi mjaft mirë", ka thënë fillimisht sulmuesi kosovar për ueb faqen gjermane nordbayern.de. 27 vjeçari e pranon se ishte emocionuese stërvitja e parë me ekipin. Mirëpo, ai planifikon të ushtrojë fort në ditët e ardhshme, në mënyrë që të shijojë një apo dy ndeshje në fund të sezonit. "Ishte sensacionale. Normalisht, kisha paksa frikë, por kjo kalon me kohë", vazhdoi ai.

A

Bunjaku është ndier mirë kur është duartrokitur nga bashkëlojtarët para se t'u rikthehej stërvitjeve me skuadrën, të cilën nuk e kishte bërë nga muaji shtator, kur e kishte pësuar lëndimin e rëndë duke dëmtuar ligamentet e gjurit. Gjilanasi po ashtu nuk harron t'i falënderojë të gjithë ata persona që e kanë mbështetur në kohën e rehabilitimit. Trajneri i Nurnbergut, Dieter Hecking, ndihet i kënaqur me rikthimin e Bunjakut, por ai nuk dëshiron ta ngutë përfaqësuesin zviceran. "Tash ai ka mundësi të bëjë lëvizje të tjera në krahasim me ato të rehabili-

timit", theksoi Hecking. Pas lëndimit, të cilin e kishte pësuar në ndeshje me Hamburgun, Bunjaku frikësohej se karriera e tij do të përfundonte para kohe, pas vetëm një sezoni të kaluar në Bundesliga, i cili sigurisht ishte më shumë se i suksesshëm. Po ashtu, sulmuesi kosovar synon të kthehet edhe në Kombëtaren zvicerane, me të cilën mori pjesë në kampionatin botëror `Afrika e Jugut 2010'. Bunjaku i përgëzon shokët e skuadrës për lojën që po e shfaqin këtë sezon. Nurnberg gjendet në pozitën e gjashtë të elitës së futbollit gjerman, me 42 pikë.

S'ka grevë. Xhiroja e 30-të e La Ligas spanjolle do të luhet rregullisht në fundjavë. Kështu ka vendosur gjykata civile e Madridit, `Purificacion Pujol', e cila është shprehur kundër protestës së paraparë nga Liga e futbollit spanjoll (LFP), rreth të drejtave televizive në divizionin e parë spanjoll. Gjashtë skuadra; Sevilla, Villarreal, Saragozza, Espanyol, Athletic Bilbao e Real Socie-

dad e kishin marrë iniciativën për bllokimin e kampionatit, duke ua propozuar 14 skuadrave të tjera që ta bojkotojnë kampionatin. Mirëpo, ky gjyq, pasi e dëgjoi kërkesën e këtyre gjashtë klubeve, e hodhi poshtë atë, kështu që kampionati spanjoll do të luhet rregullisht këtë fundjavë, duke u respektuar kështu kalendari i garave, që ishte vendosur në korrik të vitit të kaluar.

32 MARKETING

E enjte, 31 mars 2011

Information

untitled

32 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

802616