Read Microsoft Word - NikoPano4.doc text version

PROJEKT- IDE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT BASHKËKOHOR NË HAPËSIRËN BREGDETARE "LLOGARA-PALASË-DHËRMI"

N. PANO; S. THODHORJANI; R. KONOMI A.FRASHERI, K.JORGJI; P. PANO

Abstract The coasting area: "Llogora­Palase-Dhermi, represent one of the most beautiful and interesting zones of the Ionian Riviera. This area is famous for its special and perfect natural individuality, with big esthetic and economic values for the tourism development. In this information, paralleling the estimation of the touristic general potential, are presented in a concise manner, the results of the actual social-economic diagnosis of the zone, presenting upon this a detailed platform of the management- development for the near and remote future, in the form of a Project-Idea. The revelation of the touristic general potential of the zone, includes as the natural sources (Relief, climate, hydrography, landscape, etc), energy sources (hydric sources, solar sources etc), so the historic-cultural heredity (antic residences, monasteries, churches, cultural traditions etc). In this material is treated the actual ambient situation of the zone, also is given the general social-economic developments. These important aspects are treated in cooperation with each-other, and upon this, conditioned by the juridical politics that have to do with the case of ownership. For a long period about 15 years is stimulated excessively the intensive emigration of the population, creating by this way, very pointed demographic and social problems. In consequence, the actual ambient situation of the region is very alarming and preoccupant. There are damages and non-maintenance of the cultivate surfaces of the water pot system etc. This uncommon situation is accompanied with the alliance and the degradation in a wide scale of the biodiversity etc. In the rural aspect, there are damages in the residences, in the streets, in the cultural monuments, as result of non-maintenance etc. The new buildings, which are to be greeting, are not precede by clear plans and programs development. The actual urban situation with full absence of unloading system and treatment of urban waters, the accumulation and processing of trashes, the missing of a full providing system with drinkable water, insufficient illumination etc, telling about the rather preoccupant actual situation that lives the region. Furthermore by the fact that the urban dirtiness in such a natural zone where as known, there are very tipical karstic phenomenons, are accompanied with a strong impact and very sensitive with the dirtiness and degradation of the natural environment in general and especially to the subterranean waters. The platform that is proposed in form of a project-idea includes a concrete and contemporaneous row measures that are propose to undertake in the zone of " Karaburun­Palase-Dhermi", for the development of a elite tourism, a complex nature of the type : Balear-Ecologic-Touristic. Also is making a ordering of the progress of the management of the zone where parts are, the management of natural sources, HYRJE Perla e Shqipërisë, Riviera Shqiptare, që fillon në veri nga grykë-derdhja e lumit Vjosa e deri në Butrint në jug, përfaqëson një ndër krahinat më të bukura të Shqipërisë. Vecoritë e saj natyrore dhe kryesisht rrezatimi i lartë diellor, klima tipike mesdhetare, e pasur me burime hidrike, me vegjetacion të përhershëm gjithë vjetor, me hapësira të kaltërta detare e plazhe te gjera, burimet me ujëra të ftohta dhe të kristalta, reliev i larmishëm e monumente natyrorë, i japin kësaj hapësire një individualitet të vecantë natyror me një pasuri natyrore kolosale. Por fatkeqësisht, këto pasuri

natyrore aktualisht nuk po shfrytezohen. Por nga ana tjetër, kjo zone është e stresuar. Kjo gjëndje stresi është me natyrë të dyfishtë: Së pari, është stres demografik ku popullsia me vitale e krahinës ka emigruar dhe nga zotër të pasurive të mëdha por të pashfrytëzuara, janë kthyer në argatë në dyert e botës. Së dyti është stres ekologjik. Duke mos patur se fuqi puntore, nga mungesa e kujdesit dhe nga dëmtime të ndryshme, është stresuar bimësia, si edhe fauna. Këto dëmtime mund të ndalen dhe të rikuperohen duke ndikuar fuqimisht që kjo krahine perlë të shkëlqejë. Ne kushtet e krijimit te ketyre mundesive do te mund të kthehet rinia e mërguar dhe krahina do të zhvillohet e përparojë. Pa këtë rikuperim të dëmtimeve të ekosistemeve në stere dhe në det, pa këtë kthim të rinisë në vatrat e tyre, cdo fjalë për ekoturizëm mbetet pa vlere. Dhe për ketë aresye, zona e Bregut, si një nga zonat më të mëdha e më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, duhet vlerësuar e sudiuar me kujdes ne tere aspektet e saj, duke projektuar me vision te ardhmen e saj, duke investuar fuqishem e me efektivitet te larte duke lartesuar natyrshem vlerat e kulturen shekullore te saj. 1. BURIMET NATYRORE TË RIVIERËS SHQIPTAR Sapo kalon qafën malore të Llogarasë, nga një lartësi që ndodhet 1040 m mbi nivelin e detit, shpaloset pa pritur e papandehur një nga peisazhet më piktoreske e më interesante të Shqipërisë. Kjo eshte Riviera Shqiptare, ose sic quhet ndryshe Bregu i Detit, qe të befason nga një bukuri e rrallë e magjepëse, si edhe nga një madhështi e individualitetit të vecantë natyror, duke e kthyer atë prej kohësh në një monument të vërtetë të natyrës shqiptare. Riviera Shqiptare është një krahinë e mirëfilltë gjeografike, e cila përfaqëson të gjithë zonën bregdetare Joniane të vendit dhe segmentin më jugor të bregdetit të Adriatikut. Deti Jon, me një gjatësi të përgjithshme në bregdetin Shqiptar prej rreth 150 km, shoqëron të gjithë pjesën perëndimore të Rivierës Shqiptare. Proceset e fuqishme tektonike dhe abrazioni, që janë zhvilluar në periudhat e gjata gjeologjike e deri më sot, si dhe veprimi shkatërrues i dallgëve të detit, të cilat këtu janë të shpeshta e të fuqishme, kanë krijuar në përghithësi një vijë bregdetare abrasive të gjarpëruar e me shumë ishuj të vegjël, kepe, gjire e limane, të cilat i japin zones se Bregdetit një bukuri të vecantë dhe me vlera të rëndësishme turistike. Gjiret kryesore janë: Gjiret kryesore te zones Bregut janë: ai Kakomesë, i Panoramës (Porto Palermo), i Spilesë, i Jalit të Vunoit, i Grames etj. Deti Jon me ngjyra më të bukura dhe më të ëmbla të spektrit diellor, eshtë e mirënjohur tejdukshmëria e lartë dhe e rrallë e ujrave të këtij deti. Të bukura, të ngrohta e të shumëllojshme janë gjithashtu edhe dritat dhe ngjyrat e botës nënujore. Kaltërsia e ujrave të Detit Jon është një dukuri kaq shumë e njohur në hidrografinë botërore, sa që me plot të drejtë mund të thuhet se "ngjyra e kaltër nuk është e lidhur me asgjë më tepër sesa me emrin e Detit Jon". Kjo kaltërsi e pashoqe e ujërave të detit Jon, shkrihet në një harmoni të plotë e të përsosur ngjyrash e formash me vegjetacionin e përhershëm të bimeve subtropikale. Dhe në përgjithësi me vetë peisazhin gjeografik të krahinës. Ndërkohë, kjo zonë në shtirjen e saj të vecantë gjeografike, perfaqëson gjithashtu edhe bregun lindor të kanalit të Otrantos, që sic dihet konsiderohet si një ndër hapësirat më interesante hidrografike të detit Mesdhe. Element i rëndësishëm i rrjetit hidrografik të zones se Bregut është edhe sistemi hidrik. Nga të carat e fuqishme të faqeve perëndimore të maleve, zbresin lumenj e përrenj të rrëmbyer malorë (sele), si rrjedhojë e pjerrësisë së madhe të relievit, reshjeve të shumta atmosferike, si edhe veshjes së paktë bimore. Zanafilla e këtyre përrenjve, në disa raste, lartësohet deri në shpatet e kreshtave të larta malore. Këta përrenj malorë zhvillojnë një veprimtari intensive gjermorfologjike duke gërryer,

transportuar e depozituar sasi të mëdha materialesh të ngurta të përmasave të ndyshme. Sasi shumë të mëdha të këtij materiali të ngurtë depozitohen në formë të konuseve të gjerë, të cilët ndjekin konturet e shtretërve të këtyre përrenjve dhe shtrihen deri në buzën e detit. Disa nga këta konuse kanë përcaktuar edhe emrin e vetë përrrenjve, sic është p.sh. përroi tepër interesant "Rrugët e Bardha" që rrjedh rreth shpateve jugore të Malit të Llogarasë, e me tej këtij përroi, në drejtim jugor, rrjedhin përrenjtë e tjerë të Bregdetit, si ai Palasës, i Dhërmiut, i Gjipesë, i Vishnjës, i Borshit, i Spilesë, i Kudhësit, etj. Disa prej tyre kanë formuar edhe kanjone shumë të thella e të bukura, si kanjoni i përroit të Gjipesë. Në zonen e Bregdetit, si rezultat i ndërtimit litologjik të formacioneve shkëmborë, kryesisht gëlqerorë, është zhvilluar intensivisht dukuria karstike. Burime të shumta karstike shtrihen gjate gjithe gjatesise se bregut. Rrugët karstike, te ushqyer edhe nga ujrat e bores, kanë formuar burimet e mirënjohura të Palasës, të Dhërmiut, të Borshit, te Lukoves etj, si dhe ato që shpërthejnë në buzë të detit ose edhe në det, si ato të Palasës, të Spilesë, të Borshit etj. Ujërat e burimeve karstike shfrytëzohen për pirje, qellime sanitare apo per ujitjen e tokave bujqësore. Gjithashtu, ky burim i fuqishem hidrik eshte perdorur për prodhimin e energjisë elektrike në hidrocentrale të vegjël si ai Borshit, i Qeparosë, i Bunecit, Dhermiut e Palases vite me pare. 2. HISTORIA DHE TRASHËGIMIA KULTURORE E TREVËS Zona e Bregut përfaqëson një trevë me histori të lashtë e me trashëgimi kulturore me vlerë të vecantë. Këto fshatra, të pjesës më piktoreske të Rivierës, janë vendosur qysh në lashtësi pranë cdo përroi. Në të dy brigjet e përroit të Dhërmiut është vendosur fshati shumë i bukur piktoresk me te njejtin emer, i cili sipas dokumentave historike të vjetra, dëshmohet si vendbanim i vjetër Ilir, qysh nga vitet 48-49 p.e.r. Himara është një vendbanim tjetër i lashtë, qytet Ilir bregdetar i Kaonisë, i cili mban emrin Himara qysh në shekullin e V p.e.r. ose Borshi fshati i lashtë Ilir, ku në shekullin e IV p.e.r. u themelua kështjella e Sopotit etj. Në afërsi të përroit "Rrugët e Bardha", në buzë të detit Jon, ndodhen rrënojat e venbanimit të lashtë ilir Paleste (Palasa e sotme), që me këtë emër njihet që nga shekulli i II p.e.s. Historia tregon se këtu, në vitin 48 p.e.s. zbritën legjionet e Jul Qezarit, të cilët pasi kaluan qafën e Llogarasë, sulmuan Orikumin dhe dëbuan që andej trupat e Pompeut. Lugina e Lumit të Borshit, e ndan pjesën e Bregut të detit në dy pjesë morfometrike, në bregun e Sipërm ose Himarën me fshatrat Qeparo, Kudhës, Himarë, Pilur, Vuno, Iljaz, Dhërmi, Gjilek dhe Palasë të rrethit të Vlorës, si edhe bregun e poshtëm me fshatrat Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë dhe Nivicë të rrethit të Sarandës. Bregu i Sipërm ose Riviera e Himarës, përfaqëson pjesën më piktoreske e më interesante të rivierës Shqiptare, me reliev malor ne rritje deri ne majen e malit të Cikës, që bie gati thikë mbi fshatin Palasë. Fshatrat e Bregut të Detit janë të pasur edhe me ndërtime të lashta të kultit. Njëmijë e pesëqind vjecare është Kisha Katolike e Himarës, ose 1000 vjet më parë është ndërtuar Kisha e Spilesë. Vetëm Dhërmiu është fshati me mbi 30 kisha e tre manastire. Shtëpi të mëdha e të bukura, me arkitekturë karakteristike ka në fshatrat e Bregut. Të dalluara janë shtëpitë e Vunoit. Edhe vepra inxhinjerike janë ndërtuar në këtë krahinë. Të përmendur janë kanalizimet rurale të Dhërmiut e Vunoit, të ndërtuara qysh në vitin 1800. Krahina është e përmendur për agrumet, ullinjtë dhe vreshtat. Në fshatra ka nga disa punishte vaji, kantina vere, si edhe mullinj me ujë. Individualiteti dhe madhështia natyrore e bregut ka shprehur ndikimin e saj në formimin e botës shpirtërore të popullsisë së kësaj treve. Poezia dhe madhështia e natyrës ka formuar botën e vecantë shpirtërore të bregasve, ciltërsinë e spikatur të tij, përkushtimin dhe intrasigjencën për punë dhe krijimin, aristokracinë dhe elegancën e mendimit dhe të veprimit, shpirtin e tij krijues. Bukuritë

e natyrës dhe shpirti i njerëzve janë pasqyruar me tërë forcën e tyre edhe në këngët polifonike të rralla të Bregut. Këto vlera historike dhe kulturore e bëjnë më terheqese këtë krahinë për turistët e huaj dhe shqiptarë. Bukuria natyrore e Bregut, se së toku me këto vlera, bëhet akoma më e bukur e më madhështore.

3. IMPAKTI I VEPRIMTARISË SË PAKONTROLLUAR ANTROPOGJENE NË EKOSISTEMET E RIVIERËS SHQIPTARE.

Veprimtaria e pakontrolluar antropogjene, për dekada të tëra rradhazi, ka shkaktuar një stres të fuqishëm të zones se Bregut, i cili ka patur një impakt të shoqëruar me dëme të mëdha me natyrë të theksuar demografike dhe ekologjike. Nga pikëpamja demografike, largimi masiv dhe në vazhdimësi i popullsisë, vecanërisht i asaj produktive, në kuadër të emigracionit ekonomik, ka shkaktuar degradimin dhe shkretëzimin e territorit. Braktisja totale e krahinës nga largimi i popullsisë vendase, po shoqërohet edhe me shkatërrimin e banesave, me dëmtimin e tokave bujqësore, në degradimin dhe tjetërsimin e llojeve te ndryshme pemtore e bimore. ndërkohë në krahinë po vihet re zbritja sporadike e popullsisë së zonave përreth, të cilët aktivizohen si barinj apo roje për ruajtjen e banesave të abandonuara nga popullsia vëndase. Në procesin e largimit drastik të popullsisë nje rol percaktues pati dhe ligji për kthimin e tokave. Ky ligj, sic dihet, ka përjashtuar një pjesë të madhe të popullsisë nga e drejta themelore e pronës. Në krahinën e bregdetit, ky stres demografik ka patur dhe vazhdon të ketë impakt të ndjeshëm ekonomik. Nga mos mirëmbajtja dhe mungesa e veprimtarise njerezore po tjetërsohen e po degradojnë të gjitha kulturat bujqësore të bregdetit dhe kryesisht agrumet, ullinjte e pemtaria. Nuk është planifikuar asnjë lloj projekti tëresor e kompleks për zhvillimin ekonomik-social të kësaj krahine, apo per menaxhimin integral te Bregut. Të gjitha këto aspekte që u përmendën më sipër përbëjnë bazën reale, e cila bën që bregdeti të shnërrohet në një krahinë të abandonuar dhe të shkretuar. 4. EKOTURIZMI DHE KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TIJ (ZONA PILOT) Hapësira bregdetare e Bregut, për nga vlerat e saj të vecanta natyrore dhe ekuilibrin e përsosur ekologjik të nivelit ndërkombëtar, sic është e njohur, përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme dhe më me perspektivë për zhvillimin socialo-ekonomik në përgjithesi, dhe të turizmit në vecanti. Por, për ti ridhënë krahinës këto vlera natyrore, që tashmë i ka humbur, është domosdoshmëri: Së pari, rikthimi i pronesise qe do të stimuloje nje rikthim gradual e te qendrueshem te popullsisë së mërguar dhe kryerjen e investimeve te duhura, ne perputhje me nje plan te qarte e te mirekompletuar, bazuar ne studime e projekte shkencore. Së dyti, rikuperimi i dëmtimeve ekologjike në stere dhe në det. Ky rikuperim, bën domosdoshmëri ndërmarrjen e një projekti: "Perspektiva e zhvillimit ekonomiko-social të hapësirës se zones Bregut, duke ruajtur, zhvilluar dhe mirë administruar burimet natyrore të zones". Perfshire ne kete projekt propozohet të jenë edhe dy nënprojekte pilot: "Zhvillimi i agroturizmit dhe ekoturizmit nënujor në zonën Llogara-Palasë-Dhërmi" dhe "Rehabilitimi ambiental dhe platforma per nje stabilizim hidrografik te basenit hidrik te Himares". 4.1 Qëllimi i projektit per zonen e Bregut Projekti i propozuar ka per synim:

Së pari, vënien në shfrytëzim te pasurive natyrore me vlerat shumë të mëdha të zones se Bregut. Kjo do te sjelle një minimizim te efekteve negative të streseve, Së dyti, zhvillimin e turizmit, vecanërisht te agroturizmit dhe ekoturizmit nenujor në zonën Llogara-Palasë-Dhërmi. Se treti, rehabilitimin ambiental te basenit hidrik te Bashkise se Himares Se katerti, shfrytezimin e burimeve per prodhim te energjise se rinovueshme (si hidrike, diellore, te eres etj.). Rezultat përfundimtar i projektit do të jetë platforma e ndryshimit të krahinës. Kjo platformë do të jetë komplekse, për një zhvillim integral të qëndrueshëm e afatgjatë të zonës, me karakter specifik të tipit urbano-rural, në harmoni të plotë me natyrën dhe ekologjinë. Ajo do të lejojë të përcaktohen masat që duhen marrë për të rikuperuar dëmtimet e deritanishme ekologjike në harmoni të plotë me ruajtjen dhe mbrojtjen dhe konservimin e vlerave të saj të vecanta natyrore që ajo ka. Këto cështje përbëjnë në realitet edhe objektivat themelore të këtij projekt-propozimi. Shfrytëzimi i resurseve të Llogara-Dhermi-Himares do të pasurojë jetën e banorëve të krahinës dhe të rrethit te Vlorës. Rinia, duke u kthyer për të punuar në vend, së bashku me përvojën e përparuar që kanë përfituar në emigracion, do të ndalin shkatërrimin e metejshem te mundit te shume brezave qe iu deshen shume shekuj per te zbukuruar natyrën dhe, duke e shfrytëzuar në mënyrë racionale, do të ruhen pasuritë e saj dhe ekosistemet. 4.2 Objektivat e projektit · Evidentimi dhe vlerësimi i burimeve të përgjithshme natyrore të hapësirës: morfometria e zonës, potencialet bioklimatike, hidrografia, hidrobiologjia, hidrogjeologjia, pedologjia, gjeologjia, limniologjia, hidrologjia, talasologjia, vegjetacioni e hidrogjeomorfologjia. · Peisazhet gjeografike të hapësirës, kadastrimi dhe vlerat estetike te tyre. · Vleresimi dhe optimizimi i burimeve perparesore te energjise dhe vecanerisht te Energjise se Rinovueshme. · Zhvillimet e përgjithshme demografike të zonës, ambjenti natyror e jetësor (vendbanimet, rrjeti rrugor, banesat, qendrat rurale). · Kushtet ekonomiko-shoqërore, veprimtaritë ekonomike-sociale, kapitali blegtoral, bujqësor, frutikulturor, peshkimi, nxjerrja e kripës, karierat për materialet e ndërtimit. · Gjëndja aktuale e shërbimit shëndetësor të zonës urbane dhe rurale, si edhe shfrytëzimi i potencialeve natyrorë bioklimatike e biohidrike për zhvillimin shëndetsor. Vlerat e bimëve mjekësore të zonës. · Zhvillimet dhe trashëgueshmëria historike (vendbanimet e hershme, zbulimet arkeologjike) dhe momumentet kulturore (folklori, kultura, qëndrat e edukimit shoqëror, objektet e kultit shpirtëror, veshjet, zakonet, këngët). · Vlerësimi i impaktit të veprimtarisë së pakontrolluar antropogjene në dëmtimin e vlerave ekologjike të zonës. · Vlerësimi i potencialit të përgjithshëm turistik i hapësirës bregdetare përkatësisht për zhvillimin e ekoturizmit dhe vecanerisht atij nënujor në bregun e Detit Jon, dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e agroturizimit. 4.3 Detyrat qe do te zgjidhe ky projekt Përpilimi i projektit me objektivat e mëposhtme: · Potenciali i përgjithshëm natyror i hapsirës bregdetare (morfometri, hidrografi, lalasolpgji, limniologji, klima, gjeologjia, pedologjia, hidrologjia, hidro gjeomorfologjia, biodiversiteti.

1.

· · · · · · · · · · · ·

Në vecanti. Klasifikimi, tipizmi i plazheve, nëpërmjet hartografimit hidrografik-gjeologogjeofizik-gjeodezik dhe vlersimi i kapacitetit te tyre turistik. Biodiversiteti tokësor dhe nëujor i hapsirës. Flora dhe fauna e krahinës, vlersimi i llojshmërisë dhe sasisë së koraleve dhe përpilimi i hartave për perhapjen e koraleve të faunës dhe të florës. Shfrytëzimi i burimeve ujore malore për zhvillimin e faunës dhe florës sidomos trofikulturës. Në vecanti përcaktimi i pranisë ose jo të fokës, si edhe masat që duhen marrë për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij relikti natyror. Peisazhi gjeografik, monumentet gjeologjike, hidrologjike, të florës, si edhe vlerat e përgjithshme estetike të zonës. Percaktimi I perparesive te burimeve te energjise. Trashëgueshmëria historiko-kulturore e zonës Potenciali biokurativ i zonës për qëllime shëndetësore (plazhet, malet, ujërat lagunore, detare si edhe efektet e bioterapisë dhe hidroterapisë). Potenciali i zonës për zhvillim të përgjithshëm ekonomik (bujqësi, blektori, frutikulturë, peshkim, nxjerrje kripe). Potenciali i përgjithshëm turistik i zonës (Ekoturizmi, agroturizmi, qendrat baleare). Zhvillimet urbane dhe rurale të hapësirës. Tipet, shkalla dhe gjeografia e shpërndarjes dhe vlersimi i dëmtimeve mjedisore të zonës nga impakti i veprimtarisë së pakontrolluar antropogjene . Hapësirat për bashkëpunim shkencor dhe ekonomik ndërkombetar.

2. Platforma e përgjithshme ne forme paketash te masave që duhen ndërmarrë për rikuperimin e dëmtimeve të deritanishme, mbrojtjen e natyrës dhe te mjedisit, si edhe për konservimin e vlerave të vecanta ekologjike të kësaj hapësire që janë të nivelit ndërkombëtar. Paketa me masat dhe strategjitë përkatëse që duhen ndërmarë për rikuperimin e dëmtimeve të deritanishme ekologjike, · Masat për rikuperimin e qendrave dhe objekteve historike e kulturore të zonës, si edhe tradita ekonomike, · Masat për zhvillimin e ekoturizmit dhe agroturizmit, · Masat për zhvillimin ekonomik: bujqësi, frutikulturë, bletktori, peshkim, nxjerrje kripe, lëndë të para për materiale ndërtimi, · Masat për shfrytëzimin e potencialit biokurativ të hapësirës biotrope, hidroterapie, qendra baleare, sporti ujor fiziko-mjekësor, qendër mjekësore kurative, kualifikuese, trainuese, propaganda mjekësore, · Rruget per zbatimin e masave qe dalin nga Projekti urbanistiko-rural i zhvillimit të ndërtimeve turistike si: -hartimi i planit rregullues për rikonstruktimin e shtëpive në Palasë e Dhërmi me komoditetet e pershtatshme per turizem. -ndërtimi i dy platformave, njëra në Palasë dhe tjetra në Dhërmi, ku të krijohen kushtet e kampimit të ekoturistave nënujore në cadra. -paisjen me mjete zhytje dhe levizese (motoskafë etj.). -krijimin e kushteve për ngjitje te turistëve alpinistë, që do të pushojnë në bregdet, në male të larta, sic është Cika dhe ndërtimi i një kampingu në majën e Cikës, ku mund të pushojnë turistët.

Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit shoqëror dhe administratës shtetërore lokale dhe qëndrore për zhvillimin e turizmit duke ruajtur dhe shfrytëzuar resurset natyrore dhe mjedisin e Bregut, si edhe opinionin ndërkombëtar për kushtet shumë të mira për turizëm në Bregdet. Për këtë - të organizohen workshope, te botohen ekoguida e guida turistike, flete-palosje, postera, te kryhen fotoekspozita turistike, te shkruhet ne gazeta, të bëhen videokaseta dhe të jepen emisione në median elektronike etj. 4. INSTITUCIONET REALIZUES TE PROJEKTIT DHE BASHKEPUNIMI Ky Projekt madhor, propozohet të përfshihet në Programet e BE, si INTERREG III etj. Për këtë është e domosdoshme të jepet mbështetja e duhur nga Organet Qeveritare Shqipëtare, nga Ambasada Amerikane apo Italiane në Shqipëri, si edhe nga Instituti i Kulturës Italiane në Shqipëri. Projekti të jetë i përbashkët, i palës Shqiptare dhe te huaj. Ai propozohet të realizohet nga shkencëtare dhe ekonomiste shqiptare dhe italiane, në kuadrin e Shoqërise Civile (Organizata Joqeveritare Kombëtare dhe Lokale), të institucioneve shkencore dhe të Universiteteve të vendeve reciproke në kooperim të ngushtë me organet e pushtetit lokal, të specialistëve dhe të intelektualëve të bashkise se Himares dhe prefektures se Vlorës.

·

Permbledhje Hapesira bregdetare: "Llogara-Palase-Dhermi", perfaqeson nje nga zonat me te bukura dhe me interesante te Rivieres Joniane. Kjo hapesire, shquhet per individualitetin e saj te vecante e te persosur natyrore, me vlera te medha estetike dhe ekonomike per zhvillimin e turizmit. Ne kete kumtese, krahas vleresimit te potencialit te pergjithshem turistik, paraqiten ne menyre te permbledhur, rezultatet e diagnostikimit te pergjithshem socialo-ekomonik aktual te zones, duke prezantuar nderkohe edhe nje platforme te detajuar te zhvillim-menaxhimit per te ardhmen e afert dhe te larget te saj, ne formen e nje Projekt- Ideje. Evidentimi i potencialit te pergjithshem turistik te zones, perfshin si burimet natyrore (relievi, klima, hidrografia, peisazhi, etj), ashtu dhe trashegimine historiko-kulturore (vend banimet antike, manastiret, kashat, traditat kulturore etj.). Ne punim trajtohet situata aktuale mjedisore e zones, si dhe zhvillimet e pergjithshme sociale-ekonomike te saj. Keto aspekte te rendesishme, trajtohen ne bashkeveprim te ndersjellte me njera-tjetren, dhe nderkohe, te kushtezuara nga politikat juridike qe kane te bejne me ceshtjen e pronesise se tokes. Moskthimi i tokes tek pronari i ligjshem, per nje periudhe tashme te gjate gati 15 vjecare, ka stimuluar se tepermi emigracionin intensiv te popullsise aktive, duke krijuar ne kete menyre, probleme mjaft te mprehta demografike e sociale. Si rrjedhoje, gjendja mjedisore aktuale e rajonit eshte mjaft shqetesuese e preokupante. Ka demtime dhe mos mirembajtje te siperfaqeve te kultivuara te sistemit ujites, etj. Kjo situate e pazakonte shoqerohet me tjetersimin dhe degradimin ne shkalle te gjere te biodiversitetit, etj. Ne aspektin rural, ka demtime te banesave, te rrugeve, te monumenteve te kultures, si rrjedhoje mos mirembajtjes se tyre, etj. Ndertimet e reja, te cilat jane per t'u pershendetur, nuk paraprihen nga plane e programe te qarta menaxhimi dhe zhvillimi. Situata aktuale urbane me mungesa te plota te sistemit te shkarkimit e te trajtimit te ujrave urbane, grumbullimit dhe perpunimit te mbeturinave, mungesa e nje sistemi te plote te furnizimit me uje te pijshem, ndricimi i pamjaftueshem, etj tregojne per situaten aktuale mjaft prekupuese qe perjeton

rajoni. Kjo edhe me teper per faktin qe ndotjet urbane ne nje zone natyrale te tille ku sic dihet jane mjaft te theksuara dukurite karstike, shoqerohet me nje impact te fuqishem e mjaft te ndjeshem me ndotjen e degaradimin e mjedisit natyror ne pergjithesi, si dhe ne ate te ujrave nentokesore ne vecanti. Ne platformen qe propozohet ne formen e nje projekt-ideje perfshihen nje varg masash konkrete e bashkekohore qe propozohen te ndermerren ne zonen "Llogara-Palase- Dhermi, per zhvillimin e nje turizmi elitar e me natyre komlekse te tipit: Balear-Ekologjik-Agroturizem.

Information

Microsoft Word - NikoPano4.doc

8 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

237834