Read kapak shqip.pmd text version

Projekt i Qeverisë Shqiptare i mundësuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), financuar nga Programi CARDS i Bashkimit Europian

KONKURENCA për E

DËRGESAT NË PARA TË MIGRANTËVE

Përgatitur për: IOM Tiranë 29 Qershor 2005 Nga: Nicolaas de Zwager Ilir Gedeshi Etleva Germenji Christos Nikas

Ky botim është realizuar me ndihmën e Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është hartuar nën përgjegjësinë e vetme të Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.

Mendimet e shprehura në këtë dokument janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë detyrimisht pikëpamjet e IOM-it. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem per ruajtjen e të dhënave apo të transmetohet në asnjë formë apo me asnjë mjet, elektronik, mekanik, fotokopje, regjistrim, apo në forma të tjera pa lejen paraprake me shkrim nga publikuesi.

Padyshim që autorët janë tërësisht përgjegjës për analizën dhe përfundimet e studimit Konkurrenca për Dërgesat e Emigrantëve, por shumë njerëz i kanë ndihmuar ata dhe ne do të dëshironim të shprehnim falenderime të veçanta gjithësecilin. Në veçanti ne i shprehim mirënjohjen tonë qindra emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre, të cilët me bujari ofruan kohën e tyre gjatë intervistave dhe proceseve të anketimit të këtij studimi. Tek Organizata Ndërkombëtare për Migracionin falenderimet tona të veçanta janë për Z. Maurizio Busatti, Shef i Misionit, dhe Profesor Philippe Debruycker, Koordinator i Projektit për Strategjinë Kombëtare për Migracionin, si dhe gjithë stafit të Misionit të IOM-it për mbështetjen e tyre të paçmuar dhe entuziaste. Autorët e këtij raporti dëshirojnë t'u shprehin mirënjohjen të gjitha organizatave që bënë të mundur këtë studim. Në veçanti Bashkimit Evropian, i cili nëpërmjet Programit CARDS bëri të mundur financimin e Strategjisë Kombëtare mbi Migracionin e në këtë mënyrë, edhe këtë botim. Gjatë përgatitjes së tij , autorët kanë fituar njohuri të paçmueshme nga takimet, diskutimet dhe informacionet e marra prej përfaqësuesve të institucioneve qeveritare shqiptare në nivel kombëtar dhe rajonal. Ata pasuruan njohuritë tona në lidhje me situatën e shpejtë zhvilluese brenda Shqipërisë; duke theksuar ndryshimet në kushtet, rrethanat dhe kërkesat lokale. Në këtë aspekt duhen përmendur për ndihmën e tyre, Zëvendësministri i Ekonomisë, z. Luan Shahollari, Zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Z. Ahmet Ceni dhe Z. Antonin Braho, Këshilltar i Ministrit të Financave. Po kështu duam të falenderojmë përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për mendimet dhe vlerësimet e tyre, duke na dhënë sugjerime të dobishme dhe asistencë shumë të vlerësuar. Falenderime të veçanta shkojnë për anëtarët e skuadrës së anketimeve në Shqipëri, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ata morën pjesë të gjithë në zhvillimin e shumë anketimeve dhe intervistave brenda një kohe relativisht të shkurtër. Metoda e tyre profesionale dhe përkushtimi personal ndaj një detyre të vështirë janë për t'u admiruar. Anëtarët e skuadrës sonë të anketimeve në Shqipëri janë: Naxhi Mamani, Entela Shehaj, Pandeli Kosta, Enkela Babaramo (Gjirokastër); Esmeralda Polena dhe Suela Gërdhe (Korçë); Sonila Danaj dhe Danjela Shkalla (Elbasan); Edlira Tukaj dhe Zemaida Kastrati (Shkodër); Ylber Cejku dhe Edona Doçi (Kukës). Skuadra

I

Falenderime

FALENDERIME

Falenderime

në Greqi përbëhej nga Miranda Doratsi, Marialena Voutsa, Anastasia Leventara, Dimitra Tsesi dhe Zoe Papaioannou. Në Itali Delina Nano, Edlira Ceka, dhe Elona Bokshi zhvilluan anketimet në Bari dhe Bolonjë; ndërsa Blendi Ceka ishte përgjegjës për anketimet e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar. Ne i jemi shumë mirënjohës Enkeleda Shehit dhe Dr. Eleni Delivanit, të cilat morën pjesë gjallërisht në sigurimin e mbështetjes së nevojshme statistikore dhe vlerësimet e shpejta. Nicolaas de Zwager Ilir Gedeshi Etleva Germenji Christos Nikas Tiranë, korrik 2005

II

Emigracioni ndërkombëtar është një tipar i konsoliduar i jetës bashkëkohore sociale dhe ekonomike. Ashtu si vendet e origjinës, edhe ato pritëse përfitojnë nga emigrantët; vendet e origjinës kanë nevojë për burimet financiare të huaja për të rritur zhvillimin e tyre, ndërsa vendet pritëse kanë nevojë për kategori të caktuara krahu pune. Është vlerësuar se sasia e dërgesave të emigrantëve në mbarë botën arrin në më shumë se 93 miliardë USD në vit. Si pjesë e një cikli, emigrantët përfitojnë kapital të rëndësishëm social dhe njerëzor kur ndodhen jashtë vendit; dhe shpesh përfaqësojnë investitorët e parë në vendet e tyre respektivë të origjinës. Në këtë mënyrë dërgesat e emigrantëve përfaqësojnë një kompensim potencial për kostot që lidhen me largimin e tyre nga vendi. Dërgesat e emigrantëve kanë pasur një ndikim të madh tek familjarët e tyre dhe në shoqërinë shqiptare në tërësi gjatë këtyre 15 viteve. Nuk është e tepërt po të themi se shifra rekord që arrin deri në 1,028 milion Euro dhe që pasqyron rreth 13.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2004, i bën dërgesat e emigrantëve të jenë një faktor kryesor për mbijetesën financiare të vendit. Për shembull, kjo shifër përfaqëson më shumë se dyfishin e të ardhurave të marra nga eksportet, gjë që sado e hidhur mund të tingëllojë, në të vërtetë është tregues se puna e emigrantëve përbën eksportin kryesor në Shqipëri. Rëndësia e dërgesave të emigrantëve dhe roli i tyre i fuqishëm si burimi kryesor i financimit të vendit për rritjen dhe zhvillimin e tij, ka qenë gjatë viteve të fundit në vëmendjen e qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, ky studim - i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit CARDS ­ është bërë brenda kuadrit të Strategjisë Kombëtare mbi Migracionin dhe të Planit të Veprimit. Ai ka synim që t'i pajisë hartuesit e politikave me një përmbledhje të çështjeve kryesore dhe debatin aktual mbi dërgesat e emigrantëve. Si i tillë ai synon të ndihmojë dialogun në lidhje me dërgesat e emigrantëve dhe menaxhimin efikas të tyre. Siç tregohet në këtë studim, emigracioni dhe dërgesat e tij në rastin e Shqipërisë kanë arritur një faze pjekurie. Si rezultat, brenda periudhës afatshkurtër deri në atë afatmesme, pritet që dërgesat të arrijnë një nivel të qëndrueshëm dhe pastaj të zvogëlohen. Nga ana tjetër, sipas të dhënave dhe përfundimeve të paraqitura në këto faqe, ekziston një mënyrë e rëndësishme veprimi për të mundësuar parandalimin dhe për të ndaluar pjesërisht këtë tendencë negative. Duke u bazuar në parashikimet e zhvillimit të ciklit të emigrimit dhe qëllimit të deklaruar

III

Parathënie

PARATHËNIE

Parathënie

të shumë emigrantëve për t' u kthyer në Shqipëri në mënyrë të pavarur, mund të mobilizohet një sasi e rëndësishme kapitali ­ financiar, njerëzor dhe social ­ për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Në qoftë se veprohet në mënyrë të koordinuar, qeveria shqiptare duke punuar në partneritet me sektorin privat, shoqërinë civile dhe agjencitë e specializuara, ka kohë të mjaftueshme për të zbatuar një kornizë politike të integruar që ka për qëllim mobilizimin, formalizimin dhe tërheqjen e një pjese të kursimeve të ruajtura nga emigrantët afatgjatë jashtë vendit. Rrethanat për një kuadër të tillë politik ekzistojnë. Ndër to, jo më pak i rëndësishëm është fakti se "çdo iniciativë e tillë duhet të bazohet në pranimin e qartë se dërgesat janë transferta private dhe se kursimet i përkasin emigrantëve dhe familjeve të tyre, përparësia e zgjedhjes së tyre për shpërndarjen e tyre është kusht themelor". Në këtë aspekt, studimi tregon gjithashtu se emigrantët besojnë se duhen të ndryshojnë shumë gjëra në Shqipëri përpara se të ata të kthehen dhe të mendojnë investimin si një alternativë të mundshme. Kështu, Shqipëria është në të vërtetë në pozicionin e Konkurrencës për Dërgesat e Emigrantëve. Publikimi i këtij studimi nuk do të ishte realizuar pa punën dhe mbështetjen e disa njerëzve. Së pari janë autorët: Nicolaas de Zwager, Ilir Gedeshi, Etleva Germenji, dhe Christos Nikas. Secili kontribues solli vizionin e tij dhe përvojën e pasur në këtë studim. Për më tepër, e gjithë skuadra e Strategjisë Kombëtare për Migracionin, në veçanti Profesor Philippe Debruyker dhe Znj. Andrina Sol, ka dhënë një mbështetje me vlerë për botimin e tij dhe kriticizmin konstruktiv.

Maurizio Busatti, Shef i Misionit, IOM Tirana

IV

Qëllimi i këtij studimi është që t'i japë qeverisë shqiptare një kontribut për Strategjinë Kombëtare për Migracionin dhe Planit Kombëtar të Veprimit përkatës. Ky botim ka dy fusha të gjera studimi: (a) shtrirja dhe fusha e veprimit të fluksit të dërgesave nga emigracioni dhe procesi i transferimit të tyre, si dhe (b) mundësia e rritjes së impaktit të këtyre dërgesave mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Përmbajtja, përfundimet dhe rekomandimet e këtij punimi duhet të lexohen dhe kuptohen brenda qëllimit (menaxhimi i fluksit të emigrantëve) dhe afatit kohor (deri në 2010) të këtyre dy dokumenteve. Në mbështetje të këtij qëllimi ne kemi përdorur metoda të dyfishta analize, mbi baza cilësore dhe empirike. Në periudhën prill-maj 2005 u realizua një anketim mbi emigrantët shqiptarë, të ligjshëm dhe të paligjshëm, në zonat e Greqisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, sepse këto vende pritëse përfaqësojnë 94% të emigrantëve shqiptarë. Në të njëjtën kohë ne realizuam anketime të mbi 1004 familjeve të cilat kishin të paktën një anëtar që punonte jashtë vendit. Anketimi u zhvillua në pjesët rurale dhe urbane të Korçës, Kukësit, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Ky lloj kombinimi krijon një hapësirë për të bërë krahasimin e mënyrës së sjelljes së dërguesve dhe përfituesve të tyre, në lidhje me këto dërgesa dhe kursime. Esenca e studimeve ka prekur çështje të lidhura me: emigracionin, dërgimin e parave dhe përdorimin e tyre në nivelin e familjarëve në Shqipëri, si dhe politikave e praktikave të zbatuara nga vendet që po përjetojnë largimin e popullsisë në migracion dhe hyrjen e dërgesave të migrantëve. Intervistat e detajuara janë zhvilluar me: emigrantë afatshkurtër dhe afatgjatë në Greqi dhe Itali; familjarë të emigrantëve dhe emigrantë të kthyer në Shqipëri; përfaqësues të agjencive të specializuara të interesuara dhe përfaqësues të ministrive. Këto analiza mbi baza cilësore u realizuan me qëllimin për të siguruar atë informacion, i cili nuk mund të merrej nëpërmjet analizave empirike të përmendura. Në pesëmbëdhjetë vite që pasuan nga koha e fillimit të tranzicionit të ekonomisë shqiptare në një ekonomi të tregut, më shumë se 20% e popullsisë shqiptare ka emigruar, kryesisht në Greqi dhe Itali; dhe më vonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut. Vitet 1991-1998, veçanërisht, u karakterizuan nga një intensitet i lartë migrues. Shumica e këtyre emigrantëve ishin të rinj meshkuj dhe relativisht të arsimuar. Duke pasqyruar procesin e maturimit të "ciklit të emigracionit", dhe sipas mundësive të paraqitura për të legalizuar statusin e tyre, shumë emigrantë kanë zgjedhur që të ribashkojnë familjet e tyre në vendet pritëse (për shembull, 55.6 për qind në Itali).

V

Përmbledhje

PËRMBLEDHJE

Përmbledhje

Sektorët kryesorë të punësimit të emigrantëve meshkuj në Greqi janë ndërtimi (49 për qind) dhe bujqësia (21 për qind). Ndërsa në Itali sektorët kryesorë janë ndërtimi (43 për qind), industria (19 për qind) dhe shërbimet (16 për qind) për burrat. Në të dy vendet fqinjë, gratë janë të punësuara kryesisht në punë shtëpiake. Në Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi dhe shërbimet janë dy sektorët kryesorë të punësimit për burrat (respektivisht 33 për qind dhe 32 për qind), ndërsa për gratë sektori i shërbimeve duket të jetë më shumë "i preferuari" (66 për qind). Përfundimet tona tregojnë se emigrantët shqiptarë kanë një tendencë të lartë për të kursyer; me një nivel mesatar vjetor kursimesh të vlerësuar në rreth 5,390 Euro për familje. Më se 75 për qind e emigrantëve kanë një llogari bankare në vendin ku ata jetojnë dhe i mbajnë atje kursimet e tyre. Është pranuar gjerësisht se dërgesat e emigrantëve kanë qenë një faktor kryesor në mbijetesën financiare të vendit, dhe kur krahasohet në përqindje pesha e dërgesave të emigrantëve kundrejt PBB-së, Shqipëria ndodhet në krye të listës së 20 vendeve emigruese. Dërgesat e migrantëve janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se vlera e Invesimeve Direkte të Huaja, Ndihmës së Huaj Ekonomike dhe eksporteve. Studimi ynë konfirmon se dërgesat e emigrantëve luajnë gjithashtu një rol kryesor në zbutjen e varfërisë. Për shumë familje në Shqipëri aksesi në një rrjet migracioni dhe ekspozimi familjar ndaj migracionit (për shkak të dërgesave të emigrantëve) është një nga mjetet më praktike për t'i shpëtuar varfërisë. Situata aktuale mikro dhe makro ekonomike tregon se Shqipëria ka një vartësi të madhe nga dërgesat e emigrantëve; megjithëse këto dërgesa nuk kanë qenë në gjendje për të nxitur ndonjë rritje të konsiderueshme ekonomike të vendit. Në një kohë kur shumica e emigrantëve përdorin shërbimet bankare ne vendet ku ata jetojnë, studimi ynë tregon se emigrantët shqiptarë preferojnë të dërgojnë paratë e tyre nëpërmjet rrugëve informale (77.4 për qind) ­ kryesisht të transportuara dorazi; dhe më pak ato formale (22.6 për qind) ­ sistemi bankar mbetet rruga formale më pak e preferuar. Kjo mund të shpjegohet nga faktorë institucionalë, gjeografikë dhe personalë. Shkurtimisht, mungesa e gjerësisë dhe e thellësisë së rrugëve formale të ndërmjetësimit bankar, afërsia me vendet pritëse, e kombinuar me lidhje të ngushta familjare dhe vizita të rregullta në shtëpi nga vetë emigrantët, i bën jo tërheqëse rrugët formale të dërgesave për emigrantët. 68.6 për qind e emigrantëve i dërgojnë të ardhurat në Shqipëri. Marrësit ë zakonshëm të tyre janë prindërit e dërguesit, pastaj gratë dhe fëmijët, pastaj

VI

vëllezërit dhe motrat etj. Të dhënat empirike tregojnë se 37.9 për qind e emigrantëve mendojnë se do të dërgojnë më pak në vitet e ardhshme, 37.3 mendojnë se do të dërgojnë të njëjtën sasi dhe vetëm 24.8 për qind mendon se do të dërgojë më shumë. Këto dhe disa përfundime të tjera në të njëjtin drejtim konfirmojnë vëzhgimin se cikli i emigracionit dhe fluksi i dërgesave të emigrantëve ka hyrë në një fazë pjekurie. Kur krahasohen me vitet e fillimit të emigracionit, migrantët shqiptarë duken se janë më mirë për sa i përket punësimit dhe të ardhurave në vendet pritëse; për më tepër, në të shumtën e rasteve ata janë ribashkuar me familjet e tyre, duke nënkuptuar një farë sigurie të situatës në vendin ku janë vendosur. Si pjesë e këtij procesi, pas bashkimit të familjes dhe integrimit në vendet pritëse, mendohet se migrantët do të dërgojnë më pak para, megjithëse në të njëjtën kohë niveli i tyre i të ardhurave mund të rritet. Shumica dërrmuese e grupit tonë të studimit, duke përfshirë të dy palët, dërguesit dhe marrësit deklarojnë se përdorimi kryesor i dërgesave është mbulimi i nevojave të familjes. Më pas vjen ndërtimi, rregullimi dhe mobilimi i shtëpive; dhe më pas investimet në prona të patundshme si kategoria tjetër primare. Megjithëse është padyshim i rëndësishëm për zbutjen e varfërisë, ky fakt nënkupton që ato kanë një rol shumë të kufizuar në nxitjen e punësimit. Si pasojë, Shqipëria mund të përjetojë të njëjtën përvojë me atë të vendeve eksportuese të punës, sipas së cilës varësia nga dërgesat e emigrantëve mund të krijojë një rreth vicioz ­ ku migracioni krijon presion për më tepër migracion. Një shumicë e madhe (56 për qind) e emigrantëve afatgjatë kanë deklaruar dëshirën për t'u kthyer në Shqipëri. Të dhënat e studimit tonë tregojnë një mesatare "cikli emigracioni" prej 17.6 viteve që nga "përvoja e parë e migracionit", dhe 14.6 vite nga pika e sigurimit të statusit ligjor. Sigurisht, dëshira e deklaruar reflekton bashkëveprimin e shumë faktorëve; në vendin pritës dhe në Shqipëri. Megjithatë, nëse ne pranojmë hipotezën e ciklit të emigracionit që zgjat nga 14 deri në 18 vjet, mund të parashikojmë se emigrantët afatagjatë shqiptarë të cilët dëshirojnë të kthehen, do të fillojnë ta bëjnë një gjë të tillë në vitet në vijim; dhe kjo tendencë kthimi do të vazhdojë të rritet gjatë periudhës 2010 ­ 2015 përpara se të zvogëlohet përsëri. Ky planifikim i kthimit është i rëndësishëm sepse kjo kategori e veçantë e emigrantëve ka kapacitetin që të sjellë me vete një kapital të rëndësishëm financiar, njerëzor dhe social i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin social-ekonomik të vendit. Në mënyrë konservative, parashikimet tona tregojnë se emigrantët afatgjatë do të kenë grumbulluar një sasi kursimesh nga 10 deri në 15 miliardë Euro. Nga ky grup emigrantësh, 38.15 për qind kanë shprehur dëshirën për t'u kthyer dhe për të investuar në Shqipëri. Kjo na jep

VII

Përmbledhje

Përmbledhje

arsye të vlerësojmë një sasi dërgesash prej 4.75 deri në 5.38 miliardë Euro. Kjo përfaqëson 86.9% deri në 98.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2003. Duke aplikuar një koeficient mesatar prej 1.8, këto kursime (apo `transferta të'migrantëve) përfaqësojnë një PBB të mundshëm shtesë (të krijuar nga dërgesat e emigrantëve) ndërmjet 8.55 miliardë Euro deri në 9.68 miliardë Euro; ose ndërmjet 156% dhe 177% të PBB-së për vitin 2004. Në të njëjtën kohë, sipas logjikës së ciklit të emigracionit dhe faktorëve që ndikojnë sjelljen e emigrantëve ndaj dërgesave, dërgesat aktuale, tashmë në nivelet rekord, mund të zvogëlohen në mënyrë jokonstante gjatë periudhës afatmesme dhe afatgjatë. Kjo tendencë negative mund të balancohet dhe madje edhe t'i ndryshohet kahu duke ndërmarrë politikat dhe masat e duhura, të hartuara në mënyrë specifike për të rritur kthimin e këtyre kursimeve (transfertat e migrantëve) të përmendura më sipër. Shumica e emigrantëve preferojnë të investojnë kursimet e tyre në tregtinë me pakicë dhe restorante, ndërtim, prona të patundshme, turizëm dhe bujqësi. Koeficienti korrelativ llogaritës ndërmjet sektorit të punësimit të emigrantëve jashtë vendit dhe sektorit ku ata do të dëshironin të ktheheshin është 0.20. Intervistat tona evidentojnë qartë se emigrantët besojnë se shumë gjëra duhet të ndryshojnë në Shqipëri para se ata të vendosin që të kthehen, dhe të mendojnë investimet si një alternativë të mundshme. Për shkak të mundësive të hapura të afatit pesëvjeçar, qeveria shqiptare ka çdo lloj motivimi për t'i dhënë përparësi dhe për të vënë në zbatim masa dhe politika për vendosjen e një kuadri praktik të menaxhimit të dërgesave të emigrantëve. Për këtë arsye, studimi përfundon me një numër rekomandimesh për hartimin e politikave dhe masave të tjera në mbështetje të këtyre përfundimeve dhe objektivave të deklaruara të qeverisë. Në këtë aspekt, mbështetja e legalizimit të emigrantëve shqiptarë meriton një vëmendje të veçantë. Kjo do të mbështesë direkt; nivelin e tyre të të ardhurave; normat e kursimeve dhe sjelljen e emigrantëve ndaj tyre, si dhe përdorimin e kanaleve formale të dërgimit të të ardhurave. Ky dokument jep gjithashtu rekomandime në lidhje me dërgesat e emigrantëve, zgjerimin dhe thellimin e proceseve financiare dhe institucioneve të ndërmjetësimit; si dhe masat që do të nxisnin investimet direkte më efikase nga ana e emigrantëve, në qoftë se ata do të zgjedhin për ta bërë një gjë të tillë.

VIII

Tabela 1: Tabela 2: Tabela 3.

Viti i parë i përvojës me emigracionin Dërgesat e emigrantëve shqiptarë, në milionë dollarë Evolucioni i dërgesave të emigrantëve 1994 ­ 2004; 1994=100 Shpërndarja e dërgesave të emigrantëve sipas rrugëve të transferimit, 1994 ­ 2004; në % Emigrantët që dërgojnë dërgesat sipas vendit të destinacionit dhe mënyrat më të preferuara të dërgimit Emigrantët sipas vendit pritës, statusi i dërgimit të të ardhurave dhe aksesi në sektorin bankar të vendit pritës Familjarët në Shqipëri si marrës të dërgesave të emigrantëve, sipas aksesit që ata kanë në sektorin bankar në Shqipëri Normat e komisionit të Western Union (në dollarë amerikanë) Emigrantët sipas vendit pritës dhe numri i herëve që kanë vizituar Shqipërinë në vit Të mirat e mundshme dhe kostot e të ardhurave nga emigrantët për vendet pritëse Dërgesat e emigrantëve të marra në vitin 2004 Mendimet mbi ndikimin e dërgesave të emigrantëve mbi situatën financiare të familjarëve

Faqja 10 23

27

Tabela 4.

28

Tabela 5.

33

Tabela 6.

33

Tabela 7.

34

Tabela 8.

36

Tabela 9.

37

Tabela 10.

41 45

Tabela 11: Tabela 12.

45

IX

Lista e tabelave dhe figurave

LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE

Lista e tabelave dhe figurave

Figura 13:

Lista e 20 Vendeve në Zhvillim, që përfitojnë nga dërgesat e emigrantëve, 2001 Dërgesat e emigrantëve në formimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (në %) Dërgesat, investimet dhe ndihma e huaj, 1992-2003 (në milionë dollarë amerikanë) Dinamika e mallrave kryesore të importit në Shqipëri (në milionë dollarë amerikanë) Evolucioni i mallrave kryesore të eksportit në Shqipëri Emigrantët sipas dëshirës për t'u kthyer dhe grupmoshave

47

Figura 14:

48

Figura 15:

48

Figura 16:

49 50 63

Figura 17: Tabela 18: Tabela 19: Tabela 20:

Emigrantët sipas dëshirës për t'u kthyer dhe nivelit arsimor 64 Emigrantët sipas dëshirës për t'u kthyer dhe vendit ku ndodhen

64

Tabela 21:

Emigrantët që synojnë të kthehen përgjithmonë në Shqipëri, nga numri i viteve pas të cilëve mendojnë se do të kthehen 65 Niveli i kursimeve vjetore në vit, sipas përqindjes Të dhënat treguese mbi kursimet; e llogaritur në bazë të përllogaritjes së numrit të emigrantëve Analiza SWOT 66

Tabela 22: Tabela 23:

69 71

Tabela 24:

X

-

Falenderime Parathënie Përmbledhje Lista e Tabelave

I II III VI

KAPITULLI I HYRJE 1.1 Objektivat 1.2 Metodologjia 1.2.1 Analiza mbi bazën e të dhënave empirike 1.2.2 Analiza cilësore KAPITULLI II ORIGJINA DHE SHTRIRJA E MIGRACIONIT SHQIPTAR 2.1 Një vështrim i shkurtër historik deri në vitin 1990 2.2 Flukset emigratore të ditëve të sotme 2.3 Vendet ku drejtohet emigracioni 2.4 Karakteristikat e emigrantëve 2.5 Rrugët e emigracionit 2.6 Emigrantët në Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar 2.6.1 Emigrantët në Greqi 2.6.2 Emigrantët në Itali 2.6.3 Emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar

1 3 4 4 6

7 8 9 11 11 13 14 14 17 19

KAPITULLI III DËRGESAT E EMIGRANTËVE DHE FAKTORËT E TYRE PËRCAKTUES 21 3.1 Përmasat e dërgesave të emigrantëve 22 3.2 Faktorët përcaktues të dërgesave 23 KAPITULLI IV KANALET E TRANSFERIMIT TË DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE 4.1 Kanalet formale të transferimit të dërgesave të emigrantëve 4.1.1 Sektori Bankar 4.1.2 Operatorët e Transferimit të Parave 4.2 Kanalet informale të transferimit të dërgesave të emigrantëve KAPITULLI V NDIKIMI EKONOMIK I DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE 5.1 Ndikimi mikroekonomik i dërgesave të emigrantëve

26 27 28 31 37

40 41

XI

Përmbledhja e lëndës

PËRMBLEDHJA E LËNDËS

Përmbledhja e lëndës

5.1.1 5.1.2 5.1.3 5.2

Ndikimi i dërgesave të emigrantëve mbi varfërinë 41 Ndikimi i dërgesave të emigrantëve mbi pabarazinë 43 Ndikimi i dërgesave të emigrantëve në punësimin e familjarëve të tyre 46 Ndikimi makroekonomik i dërgesave të emigrantëve 46

KAPITULLI VI REFLEKTIME MBI DËRGESAT, KURSIMET DHE QËNDRIMET NDAJ INVESTIMEVE TË SHQIPTARËVE EMIGRANTË DHE FAMILJEVE TË TYRE 52 6.1 Një prezantim i shkurtër i përfundimeve të anketimit të emigrantëve 52 6.2 Një prezantim i shkurtër i përfundimeve të anketimit mbi famijen e emigrantëve 58 6.2.1 Në lidhje me ato pyetje dhe përgjigje të cilat konfirmojnë përfundimet në anketimin për emigrantët 58 6.2.2. Në lidhje me evidentimin e ndryshimeve në përgjigjet e dhëna nga emigrantët e anketuar 59 KAPITULLI VII KTHIMI NGA MIGRIMI 7.1 Kthimi i pavarur 7.2 Mundësia e kthimit 7.3 Cikli i emigracionit ­ Parashikimi 7.4 Emigrantët që kthehen, kursimet dhe dërgesat e tyre 7.5 Faktorët tregues të shumës së kursimeve KAPITULLI VIII PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME PËR HARTIMIN E POLITIKAVE 8.1 Parime për hartimin e politikave 8.2 Masa dhe veprime 8.2.1 Rritja e punës kërkimore dhe e të dhënave mbi fluksin e dërgesave të emigrantëve në Shqipëri 8.2.2 Mbështetja e rregullarizimit dhe legalizimit të emigrantëve shqiptarë 8.2.3 Krijimi i rrugëve stimuluese për emigrantët dhe përfituesit nga dërgesat e tyre për të kaluar dërgesat dhe kursimet 8.2.4 Rritja e përgjithshme e kursimeve dhe investimeve në Shqipëri duke u krijuar emigrantëve stimuj të veçantë 8.2.5 Zhvillimi i fushatave publike informative, sigurimi i orientimeve para nisjes dhe kthimeve ­ duke përfshirë këshillime dhe trajnime për biznesin 8.4 Epilog Bibliografi

60 61 72 65 65 68

70 74 76 77 79 80 83

86 87 89

XII

KAPITULLI I HYRJE

Emigracioni masiv nga Shqipëria, që nga fillimi i periudhës së tranzicionit në fillim të viteve 1990, është një nga proceset më mbresëlënëse në nivel global, për shkak të përmasave të tij relative dhe impaktit ekonomik. Brenda një periudhe kohore prej më pak se pesëmbëdhjetë vjetësh, Shqipëria, me një popullsi pak më shumë se 3 milionë banorë, "humbi" një të katërtën e saj nga emigracioni kryesisht në Greqi dhe Itali. Ndonëse ka patur shumë faktorë që e kanë nxitur këtë proces, ato më kryesorët - të cilët vazhdojnë të ndihen ende sot - janë niveli shumë i ulët i jetesës, varfëria e përhapur gjerësisht dhe niveli i lartë i papunësisë. Me fjalë të thjeshta, shqiptarët emigrojnë për të gjetur standarte më të larta jetese dhe mundësi punësimi. Faktorë të tjerë nxitës kanë të bëjnë edhe me disa karakteristika të sistemit ekonomik grek dhe italian, të tilla si ndryshimet e mëdha në nivelin e të ardhurave me Shqipërinë apo mundësitë që paraqiten për punësimin në ekonominë informale që ekziston në një masë të gjerë në këtë dy vende, një faktor ky sigurisht shumë inkurajues për emigracionin e paligjshëm. Të qenurit në kontakt të drejtpërdrejtë me televizionet e huaja, të cilat evidentojnë dukshëm problemet e jetesës në Shqipëri, ka ndikuar gjithashtu si një tjetër faktor nxitës emigracioni. Duke e analizuar emigracionin nga perspektiva e vendit prej ku emigrohet, teoria ekonomike e sheh emigracionin si humbje të krahut të punës dhe të kapitalit njerëzor, gjë e cila mund të kompensohet deri në një farë mase me dërgimet nga ana e emigrantëve e të ardhurave të fituara në emigracion. Këto dërgesa përveçse sjellin përfitime për këmbime valutore duke ndihmuar në ruajtjen Llogarive Korente, më së shumti funksionojnë edhe si një mekanizëm për përmirësimin e nivelit të varfërisë. Vendet nga rrjedh emigracioni kanë patur vështirësi të mëdha në konvertimin e të ardhurave nga emigracioni në

1

Dërgesat aktuale të emigrantëve - janë përkufizuar si ajo pjesë e kursimeve totale që migrantët transferojnë në Shqipëri gjatë kohës së emigrimit. Këto janë transferta ndërkombëtare të parave (mallrat janë përjashtuar nga llogaritjet tona) të dërguara në Shqipëri nga vendas apo emigrantë, duke përfshirë diasporën, nga vendi ku ata jetojnë dhe punojnë1. Kursimet e ruajtura apo dërgesat e emigrantëve (disa herë të quajtura "transferta të migrantëve") ­ janë sasia e kursimeve totale që migrantët nuk transferojnë rregullisht, por i kursejnë apo investojnë në vendin e migrimit. Emigranti mund të synojë ta dërgojë këtë shumë apo një pjesë të saj, në Shqipëri, në një kohë të ardhme.

1

Kapitulli I

Kapitulli I

kapacitete produktive të qëndrueshme. Në teori, këto dërgesa përfaqësojnë një motorr të rritjes ekonomike dhe zhvillimit në vendin ku emigrohet, sigurisht në rast se përdoren në mënyrë të koordinuar dhe efikase në mënyrë që të stimulohen investimet, modernizimi dhe ristrukturimi i ekonomisë. Puna është eksporti më i madh i vendit. Dhe me të vërtetë paratë që u dërgojnë emigrantët të afërmve të tyre në Shqipëri kanë arritur në nivele të konsiderueshme duke u rritur në përpjestim të drejtë me rritjen e fluksit të emigrantëve. Vetëm në vitin 2004, shuma e parave të dërguara është përllogaritur në nivelet 1,028 milionë dollarë amerikanë. Kjo shifër përfaqëson 13.7% të PBB-së së vendit dhe më shumë se gjysmën e të ardhurave nga eksporti. Po kështu, këto dërgesa janë rreth tre herë më të mëdha se Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta në vend (IHD) si dhe e kalojnë në një masë të madhe edhe shumën e Grantit të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (NZZH) që i është dhënë Shqipërisë. Edhe po të lihet mënjanë përvoja e hidhur e falimentimit të skemave piramidale nga mesi i viteve 1990, e cila çoi sigurisht në humbjen e një pjese të konsiderueshme të këtyre të ardhurave, sasia e dërgesave nga emigracioni ka mundësi të ketë një ndikim të madh jo vetëm mbi ekonominë individuale, por edhe në shoqërinë shqiptare në tërësi. Gjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rëndësisë së dërgesave nga emigracioni dhe rolit të tyre të madh si një nga burimet në vend për financimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Me ndihmën e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit CARDS dhe ndihmën teknike të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), qeveria shqiptare ka përgatitur së fundmi dy dokumente të rëndësishme që e trajtojnë pjesërisht këtë çështje, Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani i Veprimit.

2

Në lidhje me procesin e përgatitjes së strategjisë që do të përdoret, objektivi është shumë i qartë: identifikimi i mënyrave me anë të të cilave dërgesat e emigrantëve mund të ndihmojnë në daljen nga rrethi vicioz, stanjacionit ekonomik dhe varfërisë në të cilin duket se ka mbetur Shqipëria, për të lëvizur drejt një procesi zhvillimi virtuoz. Detyrat e strategjisë mund të jenë të lehta për t'u identifikuar, por ato më të nevojshme nuk janë të lehta për t'u realizuar në praktikë, duke qenë se një proces i tillë do të përfshijë: përcaktimin dhe ndikimin e kursimeve individuale (të emigrantëve) dëshirat në lidhje me investimet; si edhe shkëputjen e njerëzve nga metodat tradicionale të ruajtjes së të ardhurave, në ato që ofrojnë bankat. Nga ana

tjetër edhe gjerësia, apo thellësia e kufizuar e veprimeve financiare dhe kuadrit institucional të një ekonomie në fazë tranzitore si ajo në Shqipëri, e vështirëson më tej zbatimin e masave të propozuara. Duhet theksuar gjithashtu, që skandali i skemave piramidale ka pasur efekte që ndihen ende sot e kësaj dite, duke mos ndihmuar në vendosjen e një marrëdhënieje efektive besimi midis emigrantëve dhe institucioneve financiare shqiptare. 1.1 Objektivat e studimit

Qëllimi i këtij studimi është t'i japë qeverisë shqiptare një kontribut për Strategjinë Kombëtare për Migracionin dhe Planit Kombëtar të Veprimit. Më konkretisht, ky botim, së bashku me përfundimet dhe rekomandimet e tij duhet të lexohet dhe kuptohet brenda qëllimit (menaxhimi i fluksit të emigrantëve) dhe afatit kohor (deri në 2010) të këtyre dy dokumenteve.

Ky punim është përshkrues dhe praktik; për këtë qëllim i drejtohet lexuesve jo specialistë të fushës, dhe nuk duhet parë si një studim teorik i gjithanshëm i flukseve të emigrantëve apo dërgesave të tyre. Qëllimi ynë është që t'i japim hartuesve të strategjive një përmbledhje të çështjeve kryesore dhe debateve të sotme mbi të ardhurat nga emigracioni, si në planin e përgjithshëm, ashtu edhe në rastin konkret të Shqipërisë. Aty ku është e nevojshme do të paraqesim dhe analizojmë përfundimet e analizës sonë mbi baza emprike dhe cilësore, duke sugjeruar strategjitë, veprimet dhe inciativat që mund të merren në konsideratë nga qeveria shqiptare dhe aktorë të tjerë, me qëllim për të theksuar - aty ku është e mundur - aspektet pozitive të dërgesave nga emigrantët, veçanërisht rolin e tyre të mundshëm në drejtim të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Për më shumë hollësi mbi informacionin dhe argumentat që janë dhënë në këtë punim, u sugjerojmë lexuesve që të shohin bibliografinë bashkangjitur. Objektivat specifike të këtij studimi janë: · · · · Të eksplorojë origjinën dhe shtrirjen e dërgesave të emigrantëve në Shqipëri; Të analizojë karakteristikat dhe nevojat e sotme të atyre që dërgojnë të ardhura në shtëpi dhe atyre që i presin këto dërgesa; Të analizojë karakteristikat, kushtet dhe pengesat që hasen në procesin e transferimit të dërgesave; Të analizojë ndikimin e sotëm të dërgesave të emigrantëve në lidhje

3

Kapitulli I

Kapitulli I

·

me zhdukjen e varfërisë, treguesve makroekonomikë dhe perspektivat e zhvillimit, si dhe; Të masë mundësitë dhe kufizimet që karakterizojnë përdorimin e këtyre të ardhurave në investime produktive;

Objektet e mësipërme përfaqësojnë analizën e dërgesave të emigrantëve nga perspektiva e "ciklit të emigracionit" dhe marrëdhënies midis këtij "cikli" dhe fluksit të dërgesave. Kjo zgjedhje na lejon që të identifikojmë situatën e sotme në lidhje me emigracionin dhe dërgesat prej tij, si edhe lidhjet midis tyre. Duke qenë të vetëdijshëm për nevojën për më shumë kërkime në disa çështje kyçe, si mundësia e kthimit (Kapitulli VII), zgjedhja e këtij këndvështrimi analitik na krijon edhe mundësinë për të bërë parashikime në lidhje me të dyja çështjet. Në këtë mënyrë, ajo na lejon që të hartojmë disa politika dhe masa për të mbështetur objektivat që ka marrë përsipër qeveria shqiptare në lidhje me menaxhimin e dërgesave të emigrantëve. 1.2 Metodologjia e përdorur

Siç u tha më lart, ky studim ka dy fusha të mëdha analize: (a) shtrirja dhe fusha e veprimit të fluksit të dërgesave nga emigracioni dhe procesi i transferimit të tyre, si dhe (b) mundësia e rritjes së impaktit të këtyre dërgesave mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Një vëzhgim i tillë bazuar mbi "ciklin e emigracionit" kërkon një analizë të literaturës që ekziston mbi emigracionin e të ardhurat prej tij, si edhe një vështrim të kujdesshëm mbi informacionin e duhur nga bankat (qendrore dhe lokale), institucionet qeveritare dhe agjencitë e specializuara. Nga ana tjetër, meqenëse do të diskutohet mbi procedura transfertash private - që kryhen në bazë të vendimeve personale e familjare - kërkohet një perceptim i qartë i opinioneve të sotme dhe qëndrimeve të së ardhmes të të dyja palëve, si të emigrantit që dërgon të ardhura, ashtu edhe të atyre që i marrin ato në atdhe (d.m.th qëndrimi ndaj dërgesave). Për këtë arsye është e natyrshme që puna jonë të fokusohet në një masë të madhe mbi individin; dhe në përdorimin e analizave empirike dhe cilësore që ndikojnë në forcimin e njëra-tjetrës. 1.2.1 Analiza mbi bazën e të dhënave empirike - Anketim mbi emigrantët Në periudhën prill-maj 2005 u realizua një anketim mbi emigrantët shqiptarë të ligjshëm dhe të paligjshëm. Zonat e zgjedhura ishin Greqia, Italia dhe

4

Mbretëria e Bashkuar, ku u intervistuan 712 emigrantë të zgjedhur rastësisht. Ne menduam të përfshinim në anketim vetëm emigrantë që jetojnë në këto vende sepse këto vende të marra së bashku përfaqësojnë vendbanimin e rreth 94% të emigrantëve shqiptarë. Personat e intervistuar u pyetën në lidhje më një sërë çështjesh që kishin të bënin me përfshirjen në tregun e punës në vendet ku jetonin, fitimet e tyre, kursimet dhe dërgesat e tyre në Shqipëri, planet e tyre për të ardhmen si edhe aspekte të tjera me interes. Për nga vendi i origjinës së emigrantëve, anketimi pati një shpërndarje shumë të mirë në zona të ndryshme të Shqipërisë. Sidoqoftë ai pati edhe mangësitë e veta, pasi nuk përfshiu në studim emigrantët e tjerë që nuk jetonin në Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në mënyrë që të rregullohej deri diku kjo njëanshmëri u bënë edhe disa intervista të tjera (150) me emigrantët që udhëtonin jashtë Shqipërisë, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Shqipëri. Ky grup përbëhej në fakt nga emigrantë të ligjshëm, por për shkak kohe gjykuam që kjo ishte mënyra më pak e njëanshme e mundshme për të rregulluar problemin. Po kështu për shkak të kohës së realizimit të anketimit, emigrantët sezonalë të cilët emigrojnë kryesisht në Greqi dhe Itali gjatë periudhave të mbjelljes dhe korrjes, janë lënë jashtë këtij sondazhi. - Anketimi mbi familjen Ky anketim mbulon 5 qarqe të Shqipërisë: Korçën, Kukësin, Elbasanin, Gjirokastrën dhe Shkodrën. Zgjedhja e tyre u bë në bazë të kritereve të mëposhtme: për të siguruar (1) një përfaqësim gjeografik në vend; (2) një përfaqësim të drejtë në ndryshimet ekonomike midis qarqeve; dhe (3) një përfaqësim të drejtë në ndryshimet e intensitetit të emigracionit midis qarqeve. Për anketimin u përzgjodhën vetëm familjet të cilat kishin të paktën një anëtar që punonte jashtë vendit. Ky grup përfshiu 1,006 familje emigrantësh (rreth 200 për çdo qark) që kishin marrë apo nuk kishin marrë dërgesa nga të afërmit që ndodheshin jashtë. Familjet u përzgjodhën në zona rurale dhe urbane të qarqeve. Fokusi i anketimit ishte kryetari i familjes. Sidoqoftë, kur kryetari i familjes nuk ishte i pranishëm, u intervistuan anëtarët e tjerë të familjes në moshë madhore të përshtatshme për t'u dhënë përgjigje pyetjeve. Nëpërmjet pyetësorëve u mundësua mbledhja e një informacioni të gjerë mbi përbërjen e familjes dhe karakteristikat personale të anëtarëve të familjes, veprimtarinë

5

Kapitulli I

Kapitulli I

prodhuese të familjes, burimet e të ardhurave për vitin 1999, etj. Po kështu u mblodh informacion edhe mbi dërgesat nga jashtë, dërguesit e tyre dhe mënyrat e përdorimit të këtyre dërgesave. 1.2.2 Analiza cilësore - Analiza e literaturës Analiza e literaturës kishte si fokus kryesisht materiale - libra, artikuj, raporte nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD), organizata të tjera ndërkombëtare, botime të Institutit të Statistikave (INSTAT) - që trajtojnë çështje që lidhen me emigracionin, dërgesën e të ardhurave në shtëpi apo përdorimin e tyre, si dhe politikat e praktikat e adoptuara në vendet ku ndodh fenomeni i largimit të qytetarëve në emigracion. Të gjitha burimet janë të renditura në bibliografinë e studimit. - Gjysëm të strukturuara/Intervista të detajuara U realizuan 30 intervista të detajuara me emigrantë afatshkuartër dhe afatgjatë në Greqi dhe Itali, si dhe 32 intervista me familjet e emigrantëve dhe personave të kthyer në Shqipëri 2. Po kështu, u zhvilluan edhe intervista me përfaqësues të agjencive të interesuara, ku përfshihen: institucionet qeveritare shqiptare, bankat, institucionet mikro-financiare, shoqëritë e dërgimit të parave, media, institute kërkimore. Realizimi i intervistave me këto dy grupe kishte si qëllim marrjen e informacionit i cili nuk mund të merrej ndryshe nga analiza empirike. Kjo sidomos, në lidhje me disa aspekte të rëndësishme të tipeve të emigracionit (ligjor, jo ligjor, i kushtueshëm etj), dhe qëndrimin e tyre ndaj dërgesave në atdhe, kanalet e transfertës apo përdorimin. Intervistat u realizuan në periudhën prill-maj 2005. Ky punim përmban tetë kapituj duke përfshirë Hyrjen dhe Përfundimet. Kapitulli II trajton origjinën dhe fushën e shtrirjes së emigracionit në Shqipëri.

2

6

Shënim: Ky punim analizon procesin e emigracionit nga perspektiva shqiptare. Për këtë arsye, në mënyrë që të evitohen përsëritjet e panevojshme të fjalëve, fjalët "emigrant" dhe "emigracion" nënkuptojnë emigrantët dhe emigracionin shqiptar, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe. Duke ndjekur këtë logjikë, si dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë në përdorimin e termave, gjatë gjithë punimit përdoret më shumë termi "emigrant" ­ përkundrejt shkëmbimit të termave emigrant, migrant dhe imigrant.

Emigracioni nga Shqipëria është një fenomen i vjetër. E vendosur në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit, Shqipëria ka qenë një vend eksportues i krahut të punës gjatë periudhave të ndryshme të historisë. Historia dhe zhvillimi i saj ekonomik janë ndikuar nga flukset e emigracionit, të cilat, nga ana tjetër kanë reflektuar kushtet ekonomike dhe politike të kohës dhe të periudhave të mëpasshme. Migracioni ka qenë gjithmonë një çështje e rëndësishme dhe mjaft e debatuar. Ai vazhdon të jetë kështu, sidomos në Evropën e ditëve të sotme. Rënia e sistemit socialist në fillim të viteve 1990, u pasua nga një rritje e papunësisë në vendet e kampit ish-socialist dhe nxitjes për të emigruar. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilët po përballeshin vetë me problemet e papunësisë, u munduan që t'i rregullonin këto flukse emigrantësh dhe të gjenin një mënyrë për të përballuar këtë valë të re (dhe të papritur) të tyre. Ndërmjet flukseve emigratore më të mëdha (ligjore apo jo) në vendet e Evropës ishte edhe dyndja e shpejtë e qindra mijëra shqiptarëve në vendet fqinje të B.E-së (më së shumti në Itali dhe Greqi) në fillimet e viteve 1990-të. Statistikat që ekzistojnë mbi këtë fenomen sugjerojnë që qysh nga viti 1990, rreth 600,000 dhe 800,000 shqiptarë kanë provuar të vendosen përkohësisht apo në mënyrë të përhershme jashtë Shqipërisë (Barjaba, 2004; INSTAT, 2002; Kule et al, 2002). Disa përllogaritje të fundit e kanë rritur këtë shifër në 1,000,000. Ky është një numër shumë i madh duke pasur parasysh që vetë Shqipëria përllogaritet të ketë pak më shumë se 3 milion banorë, dhe për këtë arsye është e kuptueshme pse eksodi shqiptar ka nxitur një interes të madh, si në nivelet politike ashtu edhe në ato studimore. Sidoqoftë duke qënë se një pjesë e këtij fenomeni ka qenë e paorganizuar, klandestine dhe rrjedhimisht e parregjistruar mirë, është e vështirë që të gjenden të dhëna sistematike mbi ata që emigrojnë dhe ata që nuk e kanë bërë një zgjedhje të tillë. Italia dhe Greqia janë munduar të frenojnë emigracionin nga Shqipëria duke shtrënguar rregullat dhe ligjet mbi emigracionin, dhe duke hartuar programe asistence për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend, me shpresën se

7

Kapitulli II

KAPITULLI II ORIGJINA DHE SHTRIRJA E MIGRACIONIT SHQIPTAR

Kapitulli II

kjo do ta frenojë nxitjen e shqiptarëve për të emigruar. Nga ana tjetër, edhe qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa hapa për të zgjeruar mundësitë për emigracion të ligjshëm, duke marrë në të njëjtën kohë masa për të eliminuar lëvizjet e paligjshme. Pjesët që vijojnë kanë për qëllim që të paraqesin një përmbledhje të fakteve dhe gjendjes së sotme social-ekonomike të emigrantëve në Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këtu përfshihet si materiali i marrë nga punimet akademike mbi këtë çështje, ashtu edhe disa përfundime të rëndësishme nga anketimi ynë. 2.1 Një vështrim i shkurtër historik deri në vitin 1990

Andej nga fundi i shekullit të 19-të, shqiptarët kishin emigruar kryesisht në Azinë e vogël, Rumani dhe Afrikën e Veriut (Egjipt), kurse gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të rrugët më të rëndësishme u bënë ato drejt SH.B.A-së, Argjentinës dhe Australisë (Civici et al.,1999). Sipas statistikave kombëtare, në vitin 1907 rreth 10,000 shqiptarë jetonin në Bukuresht dhe rreth 20,000 në Stamboll. Në të njëjtin vit rreth 500 shqiptarë jetonin në Biddeford (SH.B.A) dhe të tjerë pritej të mbërrinin (PNUD, 2000). Gjatë Luftës së Parë Botërore, shkatërrimi i ekonomisë bujqësore, mungesa e industrisë dhe e shfrytëzimit të burimeve natyrore çuan në emigrimin e mjaft familjeve. Statistikat kombëtare tregojnë se në periudhën midis viteve 1921 dhe 1923, rreth 21,000 shqiptarë u larguan nga Shqipëria. (Ibid). Në vitet në vazhdim, intensiteti i emigracionit u rrit për shkak të pasigurisë dhe prapambetjes ekonomike. Rreth 111,000 persona ose 12% e të gjithë popullsisë emigroi gjatë periudhës së viteve 1923-1939 (PNUD, 2000). Shumica e shqiptarëve që u larguan ishin burra pa profesion nga zonat rurale dhe urbane. Në prag të Luftës së Parë Botërore, pothuajse 130,000 shqiptarë emigrantë jetonin përtej oqeanit dhe ishin përqendruar kryesisht në vendet e industralizuara. Gjatë viteve të luftës emigruan rreth 19,000 shqiptarë. Gjatë regjimit komunist (1945-1990) i gjithë emigracioni shënonte afërsisht 20,000 veta. Emigracioni ekonomik ishte absolutisht i ndaluar gjatë këtyre viteve. Regjimi i atëhershëm e konsideronte emigracionin një pasojë të pamundësisë së sistemit kapitalist për t'u siguruar punëtorëve punësim të përhershëm në zonat periferike. Për këtë arsye, punëtorët ishin të detyruar që të kërkonin punë në qendrat kryesore të prodhimit kapitalist, ku ata i

8

2.2

Flukset emigratore të ditëve të sotme

Ngjarjet që përfshinë Evropën Qendrore dhe Lindore në fund të viteve 1980 shërbyen si katalizatorë edhe për ndryshimet në Shqipëri, dhe ndihmuan për të vënë në lëvizje aftësitë organizuese dhe energjinë e atyre që kishin kohë që e prisnin një ndryshim të tillë për të vepruar. Në verën e vitit 1990, mijëra njerëz mësynë ambasadat e vendeve të Evropës Perëndimore në përpjekje për të marrë viza për t'u larguar nga vendi. Pas negociatave midis autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, këta persona u lejuan që të shkonin kryesisht në Itali, Francë dhe Gjermani (Meksi, 1996). Në dhjetor të vitit 1990, në vend filloi zyrtarisht tranzicioni politik dhe procesi i demokratizimit. Rojet e kufirit shqiptar morën urdhëra që të mos dhunonin më personat që tentonin të kalonin kufirin.3 Si rezultat, nga fundi i dhjetorit, fluksi i shqiptarëve që kalonin kufirin jugor me Greqinë u rrit ndjeshëm. Brenda një nate të vetme, më 30 dhjetor, më shumë se 800 qytetarë shqiptarë (shumë prej të cilëve me kombësi greke) hynë në Greqi dhe dinamika e këtij fluksi qëndroi e pandryshuar deri në ditët e para të vitit 1991 (Antonopoulos, 1995). Në filllim të muajit mars të vitit 1991, mijëra shqiptarë zaptuan anijet në portin e Durrësit për të mbërritur në brigjet e Italisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë vetëm gjatë tre ditëve 7-10 mars, mbërritën në Itali rreth 25,000 veta. Rreth 3,200 prej tyre u kthye në Shqipëri pas pak ditësh, ndërsa të tjerët u dërguan në qendra pritjeje të posaçme, të përbëra nga baraka të vendosura në rajone të ndryshme (Meksi, 1996). Një eksod tjetër shqiptar shpërtheu në gusht të vitit 1991. Rreth 18,000 shqiptarë mbërritën në Itali, por rreth17,000 prej tyre u dërguan mbrapsht brenda pak ditëve nga autoritetet Italiane, me mjete transporti ajrore dhe detare (Rutili, 1998). Përveç këtyre eksodeve spektakolare, çdo ditë grupe të vogla shqiptarësh kalonin në këmbë kufirin malor të pjesës jugore të vendit për në Greqi.

3

Deri në atë kohë rojet shqiptare të kufirit kishin urdhër që të qëllonin he vrisnin cilindo që përpiqej të kalonte kufirin.

9

Kapitulli II

nënshtroheshin shfrytëzimit ekstrem nga ana e punëdhënësve kapitalistë. (King et al, 1998). Në këtë kontekst, regjimi komunist e shihte emigracionin si një vepër penale, si tradhëti kundër shtetit, e cila ndëshkohej rreptësisht.

Vala e fundit e emigracionit masiv nga Shqipëria ka ndodhur në mars të vitit 1997, e shkaktuar nga turbullirat sociale që ndodhën në vend pas rënies së skemave piramidale. Mijëra shqiptarë u larguan nga Shqipëria (rreth 15,000 drejt Italisë dhe jo më pak se 10,000 drejt Greqisë) në mars të 1997 (Barjaba, 2002). Në vitin pasardhës (1998) situata politike vazhdoi të jetë e pastabilizuar (trazirat sociale te shtatorit 1998), dhe kjo periudhë i shtyu përsëri shqiptarët drejt emigracionit, si e vetmja mënyrë për t'u larguar nga pasiguria dhe varfëria. Burime të ndryshme përllogarisin që rreth 100,000 shqiptarë kanë lënë Shqipërinë gjatë atij viti (Kule, et al, 2002).

Tabela 1: Viti i parë i përvojës me emigracion

Kapitulli II

Nr

Viti

Viti i Parë i emigracionit Nr. % 2 21 61 70 50 81 59 63 88 67 53 39 24 7 7 6 698 0.3 3.0 8.7 10.0 7.2 11.6 8.5 9.0 12.6 9.6 7.6 5.6 3.4 1.0 1.0 0.9 100

Vitet e rezidencës së përhershme % Nr. 1 3 15 17 13 29 27 45 26 165 68 74 108 43 27 18 7 686 0.1 0.4 2.2 2.5 1.9 4.2 3.9 6.6 3.8 24.1 9.9 10.8 15.7 6.3 3.9 2.6 1.0 100

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 Total

Burim: Studimi ynë

Deri vonë nuk ka pasur përpjekje serioze nga qeveria shqiptare për të përcaktuar në mënyrë të saktë numrin e emigrantëve. Publikimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë në vitin 2001 bëri të mundur përllogaritjen e shkallës së emigracionit gjatë viteve 1990. Ky regjistrim tregoi se rreth 628,000 persona janë larguar për arsye emigrimi, e llogaritur kjo me metodën e regjistrimit të banimit. Sidoqoftë ky regjistrim përjashtoi dukshëm migracionet afatshkurtra, ato që zgjasin më pak se një vit.

10

Bazuar në llogaritjet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale që nga viti 1990, shqiptarët kanë emigruar në rreth njëzet shtete të Evropës, SHBA-së Kanadasë dhe Australisë. Me zhvillimin e shpejtë të kanaleve dhe rrugëve të reja të migrimit, kohët e fundit shqiptarët kanë emigruar edhe në Malajzi, Arabinë Jugore, Zelandën e Re dhe Afrikën Jugore. Sidoqoftë Greqia dhe Italia duket se janë destinacionet kryesore dhe zgjedhjet më të natyrshme të shqiptarëve. Aktualisht, emigrantët në Itali dhe Greqi përbëjnë rreth 87 për qind të numrit të përgjithshëm të emigrantëve. Duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, ata përbëjnë rreth 94 për qind e emgirantëve që njihen. Studimet mbi emigracionin nga Shqipëria tregojnë së ka një sërë faktorësh që ndikojnë në drejtimin e emigracionit. Kriteri kryesor është afërsia gjeografike (Konica, 1999; Germenji dhe Swinnen, 2004). Vendosja gjeografike dhe vështirësitë në ruajtjen e kufirit e bëjnë më të lehtë për shqiptarët të shkojnë drejt vendeve të zhvilluara fqinje, si Greqia dhe Italia. Po kështu, këtu ndikon edhe informacioni i marrë nga lidhjet familjare apo shoqërore të cilat rrisin mundësinë për të mbijetuar në mjedisin e ri të vendit pritës. Kultura, veçanërisht ngjashmëritë në mënyrën e të menduarit dhe familjariteti me gjuhën ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në zgjedhjen e vendit emigrues nga ana e shqiptarëve. Si rrjedhim, njerëzit emigrojnë në Greqi kryesisht nga pjesa jugore dhe juglindore e Shqipërisë. Këto zona popullohen kryesisht nga të krishterë (besimi ortodoks) dhe persona me kombësi greke. Po kështu, Italia është vendi më i preferuar për shqiptarët e pjesës perëndimore dhe qendrore të vendit - aty ku televizionet italiane janë më të njohura. Së fundmi, por jo më pak nga rëndësia, shumë shqiptarë i ruajnë lidhjet me Shqipërinë dhe bëjnë vizita të shpeshta (rreth 60 për qind e të intervistuarve) dhe mendojnë se do të kthehen në një moment të caktuar për të jetuar përfundimisht në Shqipëri. Rrjedhimisht, duke pasur parasysh edhe vështirësitë në udhëtim dhe komunikim, ata preferojnë distancat e afërta. 2.4 Karakteristikat e emigrantëve

Emigracioni masiv i shqiptarëve lidhet në një masë të madhe me pjesën e popullsisë ekonomikisht aktive (në moshë për të punuar). Për shembull në

11

Kapitulli II

2.3

Vendet ku drejtohet emigracioni

vitin 1995, pra vetëm 5 vjet pas hapjes së kufijve, numri i emigrantëve përfaqësonte 26 për qind të popullsisë së aftë për punë (15-64 vjeç), 35 për qind të krahut të punës dhe 43 për qind të të punësuarve. Rreth 22 për qind e familjeve shqiptare kishte një ose dy anëtarë në emigrim. (Civici et al, 1999). Në vitin1998, UNFPA përllogariti që 83 për qind e emigrantëve shqiptarë ishin meshkuj, 71 për qind prej të të cilëve në moshën midis 20-34 vjeç (UNFPA, 1998). Përllogaritjet e Censusit të 2001 (më të fundit) treguan që rreth tre të katërtat e emigrantëve shqiptarë ishin meshkuj të rinj në moshë (INSTAT, 2002). Emigracioni masiv ka përfshirë kryesisht meshkujt. Pjesa më e madhe e shqiptarëve emigrojnë pa familjen e tyre e cila vetëm më vonë, kur është e mundur, bashkohet me emigrantin në vendin pritës. Sipas një anketimi në vitin 1998 në Greqi dhe Itali, vetëm 31 për qind e të intervistuarve kishin emigruar me një apo më shumë anëtarë të familjes. (PNUD, 2000). Një tjetër anketim i realizuar në vitin 1999 me shqiptarët emigrantë në Greqi tregoi se rreth 70 për qind e emigrantëve femra kishte të paktën një anëtar mashkull të familjes (burrë, vëlla apo bir) i cili kishte emigruar më përpara në Greqi. (Germenji, 2005). Lidhjet patriarkale autoritare të cilat janë ende të ndjeshme në familjet shqiptare i kushtëzojnë aktivitetet e grave, përfshirë edhe emigracionin. Bashkimi familjar ka qenë një nga arsyet kryesore për emigracionin e grave nga Shqipëria (Misja, 1998; Carletto et al, 2004). Flukset më të mëdha të emigrantëve janë nga fshatrat ku situata ekonomike është shumë herë më e rëndë sesa në zonat urbane. Mundësitë për punësim në zonat rurale janë shumë më të kufizuara sesa në ato urbane dhe bujqësia nuk konsiderohet si një aktivitet fitimprurës, veçanërisht në zonat më të thella ku nuk ka shumë toka bujqësore. Të rinjtë nuk shohin të ardhme në fshat. Transferimi për ta në zonat urbane në Shqipëri është gjithashtu i vështirë sepse duhet të kenë një vend për të jetuar, gjë që është po aq e vështirë sa të gjejnë edhe një punë. Në këtë mënyrë rruga e emigracionit është mundësia më e lehtë për të mbijetuar. Për sa i përket arsimit, masa e gjerë e emigrantëve kanë mbaruar të paktën arsimin tetëvjeçar4. Studimet tregojnë që emigrantët shqiptarë përzgjidhen në mënyrë pozitive, d.m.th ata që emigrojnë janë më të shkolluar se ata të

4

Kapitulli II

12

Në Shqipëri 9 vitet e para të arsimit shkollor janë të detyrueshme.

2.5

Rrugët e emigracionit

Që nga viti 1990, shqiptarët kanë emigruar në të gjitha mënyrat, të ligjshme ose të paligjshme. Politikat e qeverisë në lidhje me emigracionin kanë pasur si qëllim nxitjen e rrugëve të ligjshme të emigracionit nga Shqipëria, sidomos drejt vendeve perëndimore. Në muajin dhjetor të vitit 1991 u nënshkrua një marrëveshje pune midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, për një periudhë trevjeçare, sipas të cilës çdo vit mund të emigronin përkohësisht në Gjermani 500 punëtorë shqiptarë. Nga kjo marrëveshje përfituan vetëm 600 shqiptarë, duke qenë se pala gjermane nuk e rinovoi marrëveshjen pasi pothuajse asnjëri nga shqiptarët nuk e respektoi kontratën që parashikonte kthimin në Shqipëri pas 18 muajve punësim në Gjermani. (Barjaba, 2002). Në qershor të vitit 1996, u nënshkrua një marrëveshje dypalëshe pune midis Shqipërisë dhe Italisë në lidhje me punësimin në Itali të punëtorëve shqiptarë sezonalë. Marrëveshja duhet të ishte e vlefshme për 2 vjet, por nuk u vu në zbatim asnjëherë për shkak të trazirave politike në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale në pranverë të vitit 1997 (Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, 2002). Në qershor të vitit 1997 u nënshkrua një tjetër marrëveshje mbi punësimin sezonal të shqiptarëve në Greqi midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke, e cila lejonte emigrimin e krahut të punës shqiptar për të përmbushur nevojat e tregut grek për punë sezonale. Megjithëse nuk ka statistika, mendohet se të paktën disa mijëra shqiptarë, kryesisht nga zonat jugore të vendit, kanë përfituar nga kjo marrëveshje. (Barjaba, 2002). Që nga viti 1998 janë hapur disa agjenci private të cilat ofrojnë shërbimet e tyre për të bërë të mundur emigracionin dhe punësimin e shqiptarëve jashtë. Rreth 6-7 prej tyre kanë marrë liçencën e duhur nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale. Më e suksesshmja është "La Speranza" e cila ka mundur të rregullojë migrimin në Itali të 35 infermierëve nga Shqipëria, në vitin 2001 dhe 15 të tjerëve në vitin 2002 (Barjaba, 2002). Sidoqoftë me gjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe agjencive private për të rregulluar dhe organizuar në një farë mënyre emigracionin e

13

Kapitulli II

cilët nuk emigrojnë. Mundësia e emigrimit është më e madhe për ata që kanë arsim të mesëm (Germenji dhe Swinnen, 2004; Konica, 1999). Niveli i emigracionit midis specialistëve dhe studiuesve shqiptarë është gjithashtu i lartë, të paktën në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit.

Kapitulli II

qytetarëve shqiptarë, emigracioni i paligjshëm ka qenë dhe mbetet ende i përhapur. Ai në Shqipëri zhvillohet në format e mëposhtme: · · · · · Duke përdorur vizat turistike apo ato të biznesit Duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar në këmbë. Duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në detin Adriatik dhe Jon nëpërmjet skafeve. Duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me makinë, anije apo aeroplan. Duke pretenduar kombësi kosovare (e praktikuar gjatë periudhës së krizës në Kosovë). Emigrantët në Greqi, Itali dhe Britaninë e Madhe

2.6

Greqia dhe Italia, si edhe në një masë më të vogël edhe Mbretëria e Bashkuar, kanë qenë destinacionet kryesore të emigrantëve shqiptarë. Në këtë pjesë do të paraqesim disa informacione mbi shqiptarët në këto tre shtete, bazuar në burime greke, italiane dhe angleze, si edhe përfundimet nga anketimi ynë. 2.6.1 Emigrantët në Greqi Greqia ka qenë destinacioni më i rëndësishëm i shqiptarëve. Megjithëse ardhja e shqiptarëve ka krijuar shumë shqetësim në Greqi, nuk ka pasur përpjekje serioze as nga qeveria shqiptare, as ajo greke për të përcaktuar numrin e saktë të shqiptarëve në Greqi. Për këtë arsye, të dhënat mbi migracionin nga Shqipëria në Greqi ndryshojnë në varësi të burimit. Regjistrimi i popullsisë greke i vitit 2001 tregoi se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të emigrantëve të paligjshëm në Greqi, 57.5 për qind të numrit të përgjithshëm (Kasimis, 2004). Fluksi i parë i emigrantëve nisi në vitin 1990. Gjatë gjithë këtij viti grupe të mëdha shqiptarësh kryesisht me origjinë greke tentuan të arratiseshin dhe të kalonin në Greqi; e cila fillimisht vendosi që t'i hapte kufijtë dhe lëshoi një numër të madh vizash, kryesisht për të mundësuar minoritarët grekë që të bashkoheshin me familjarët e tyre që jetonin në anën tjetër të kufirit. (Vidali, 1999). Shumë nga shqiptarët që kaluan kufirin në këtë periudhë u vendosën përfundimisht atje dhe morën shtetësi greke. Shqiptarët që erdhën në Greqi pas kësaj peridhe ishin kryesisht me origjinë shqiptare dhe u cilësuan si emigrantë ekonomikë.

14

Kalimi i paligjshëm i kufirit ka qenë (dhe mbetet) rruga kryesore e kalimit të shqiptarëve në Greqi. Çdo vit, mijëra shqiptarë që kalojnë kufirin më mënyrë të paligjshme kthehen menjëherë mbrapsht në Shqipëri. Vetëm në vitin 1993, janë kapur dhe kthyer në Shqipëri rreth 220,665 shqiptarë (Droukas, 1998). Ndërkohë, sipas Reyneri (2001) mbi 1.4 milionë shqiptarë janë kthyer gjatë periudhës 1990-1998. Kjo shifër përbën më shumë se 1/3 e popullsisë shqiptare, megjithëse duhet marrë parasysh fakti se shumë shqiptarë tentojnë të kthehen në Greqi përsëri menjëherë pas kthimit, pra të njëjtët persona mund të jenë dëbuar disa herë. Në bazë të anketimeve tona 87% e emigrantëve kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme. Në janar të vitit 1998 qeveria greke hartoi një program legjislacioni për legalizimin e emigrantëve të paligjshëm. Legjislacioni kishte si qëllim që të amnistonte rreth 450,000 emigrantë të paligjshëm në Greqi. Faza e rregjistrimit filloi në 2 janar 1998 dhe përfundoi në 31 maj 1998. Të huajt e paligjshëm të regjistruar me Organizatën për Punësimin e Krahut të Punës (OPKP) numëronin rreth 352,632 persona dhe shqiptarët përbënin më shumë se gjysmën e të huajve të regjistruar si të paligjshëm (228,884 persona ose 64.9 për qind e numrit të të regjistruarve; Lianos, 2001). Megjithatë procesi i legalizimit u konsideriua si jo i plotë. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve greke në vitin 1998, më shumë se 200,000 imigrantë të paligjshëm, duke përfshirë edhe mijëra shqiptarë, nuk kishin bërë kërkesë për regjistrim (Fakiolas dhe Maratou-Aliprati, 2000). Në qershor të vitit 2001, qeveria greke filloi programin e dytë të legalizimit të emigrantëve shqiptarë, ku përsëri morën pjesë mijëra shqiptarë. Të dhënat nga anketimi ynë tregojnë realisht se emigrantët shqiptarë përfituan nga të dy amnistitë e mëdha të lëshuara nga qeveria greke. 41 për qind e tyre arritën të fitonin statusin ligjor me amnistinë e vitit 1998, ndërsa 29 për qind të tjerë e morën atë me amnistinë e vitit 2001. Pjesa tjetër e grupit të anketimit vazhdon të qëndrojë në Greqi në mënyrë të paligjshme. Sipas përllogaritjeve të vetë qeverisë shqiptare, rreth 500,000 shqiptarë (63 për qind e numrit të përgjithshëm të emigrantëve shqiptarë) kanë emigruar në Greqi. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, në vitin 1998 në Greqi jetonin 470,000 shqiptarë (Kule et al, 2002). Regjistrimi i popullsisë në Greqi në vitin 2001 tregoi se kishte rreth 433,249 emigrantë shqiptarë, megjithëse mendohet se numri real i emigrantëve shqiptarë në Greqi është më i lartë. (Kasimis, 2004). Meqenëse migracioni

15

Kapitulli II

Kapitulli II

i shqiptarëve në Greqi ka vazhduar edhe pas 2001 dhe nuk ka tregues të fortë për një kthim masiv prapa, duket e arsyeshme të mendohet se, në Greqi që nga viti 1990 kanë emigruar të paktën 500,000 shqiptarë5. Regjistrimi i popullsisë i vitit 2001 tregoi se emigrantët shqiptarë janë përqendruar në zona urbane të gjera dhe veçanërisht Athinë dhe Selanik, në zona rurale ku mbizotëron ekonomia bujqësore, dhe në ishuj turistikë. Regjistrimi tregoi gjithashtu se 59 për qind e emigrantëve shqiptarë ishin meshkuj. Shqiptarët kishin moshën më të re në grup, me 76.5 për qind në grupmoshat 16-64 vjeç dhe rreth 70 për qind e tyre me moshë më të re se 35 vjeç (Kasimis, 2004). Natyra sezonale e bujqësisë intensive, ndërtimi, zhvillimi i shpejtë i sektorit të shërbimeve dhe nevoja e zonave më pak të zhvilluara të Greqisë për krah pune të lirë, jo profesionistë dhe të palidhur me organizata pune, ka krijuar shumë mundësi për emigrantët shqiptarë. Ata janë punësuar kryesisht në sektorët intensivë të punës nëpër kompani që operojnë në ekonominë joformale, duke fituar nga 6 deri në 30 Euro në ditë. Ka një lloj diskriminimi për shkak të gjinisë, sepse gratë shqiptare janë të përqendruara kryesisht në punët shtëpiake si pastruese duke jetuar së bashku me familjen për të cilën punojnë, apo kujdestare për të moshuar, por jo vetëm, ato punojnë edhe si rrobaqepëse apo kamariere, ndërsa burrat janë të punësuar kryesisht në ndërtim apo bujqësi. (Germenji, 2005). Disa studime kanë mbërritur në përfundimin se shqiptarët nuk janë integruar në tregun grek të punës. Ata nuk vënë në përdorim kapitalet njerëzore të fituara në Shqipëri apo Greqi (për shembull gjuhën greke). Nevoja për t'i shpëtuar papunësisë (meqenëse ata nuk mund ta përballojnë jetën nëse qëndrojnë shumë gjatë jashtë tregut të punës) i bën emigrantët shqiptarë që të nënvleftësojnë aftësitë e tyre njerëzore dhe të pranojnë punë të cilat janë poshtë nivelit të tyre të kualifikimit. (Germenji, 2005). Përfundimet e arrituara nga anketimi ynë konfirmojnë përfundime të mëparshme në lidhje me karakteristikat dhe integrimin e shqiptarëve në Greqi. Në të vërtetë, emigracioni në Greqi dominohet nga meshkuj të rinj në moshë, ku 82 për qind e emigrantëve të grupit tonë të anketimit janë meshkuj dhe pothuajse 68 për qind e të gjithë emigrantëve janë më të rinj se 40 vjeç. 89 për qind e emigrantëve kanë mbaruar të paktën arsimin 8 vjeçar në Shqipëri, kurse rreth 34 për qind e tyre kanë mbaruar të paktën

5

16

Sipas Barjaba (2004), janë rreth 600,000 shqiptarë që jetojnë aktualisht në Greqi.

2.6.2 Emigrantët në Itali Italia është vendi i dytë i preferuar nga shqiptarët si destinacion për të emigruar. Nga fundit i vitit 2000, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme Italiane, numri i shqiptarëve që jetonin në mënyrë të rregullt në Itali ishte 142,066, duke përbërë grupin e dytë e të huajve në Itali për nga madhësia, pas marokenëve (Piperno, 2002). Sidoqoftë, statistikat më të fundit tregojnë se që nga vitit 2003 shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të emigrantëve në Itali (Zinn, 2004). Informacionet nga burimet italiane tregojnë se shqiptarët në Itali kanë një lloj shpërndarjeje relativisht homogjene në territorin e vendit. Sidoqoftë prania e tyre është veçanërisht e lartë në disa rajone qendrore dhe më poshtë në ishujt. (Piperno, 2002; Bonifazi dhe Sabatino, 2003). Në lidhje me ligjshmërinë, numri i shqiptarëve në Itali është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 1996. Kjo rritje është e lidhur sigurisht me fushatat e ndërmarra nga qeveria italiane për të rregulluar këtë proces gjatë viteve 1995/1996, 1998 dhe 2002. 64 për qind e emigrantëve të grupit tonë të anketimit kanë përfituar nga këto fushata. Në vitet 2000 dhe 2001, Italia vendosi kuota për emigrantët. Këto kuota janë konsideruar si të suksesshme për të reduktuar imigracionin e paligjshëm. Pas më shumë se 14 vjetësh përvoje në emigracion, komuniteti shqiptar në Itali duket se është vendosur mirë në kontekstin social dhe ekonomik italian. Ka pasur një vjetërsim gradual të brezit të parë të emigrantëve dhe nuk ka pasur kthime prapa në Shqipëri. Shumë shqiptarë janë përfshirë thellësisht në tregun italian të punës dhe janë vendosur përfundimisht së bashku me familjet e tyre. 59 për qind e emigrantëve të grupit tonë të anketimit jetojnë në Itali me familjet e tyre. Tendenca e shqiptarëve për të rikrijuar grupe familjare dhe për t'u vendosur përfundimisht në Itali konfirmohet edhe nga numri i madh i personave të martuar (79,003 persona ose 55.6 për qind e komunitetit shqiptar përkundrejt një mesatareje prej rreth 48.6 për qind për të gjithë Italinë). Emigrantët e pamartuar përbëjnë vetëm 39.9 për qind të komunitetit shqiptar (Piperno, 2002). Sipas të dhënave tona, emigrantët e pamartuar përbëjnë 32 për qind.

17

Kapitulli II

edhe shkollën e mesme. Sektorët kryesorë të punësimit të emigrantëve në Greqi janë ndërtimi (49 për qind) dhe bujqësia (21 për qind) për meshkujt, dhe pastrimi i shtëpive për femrat (63 për qind). Në pjesën më të madhe (53 për qind) emigrantët shqiptarë jetojnë në Greqi me familjet e tyre (gra dhe fëmijë); vetëm 26 për qind e tyre jetojnë vetëm.

Kapitulli II

Niveli shumë i lartë i përfshirjes së fëmijëve shqiptarë në shkolla është një tjetër tregues i integrimit të shqiptarëve në Itali. Numri i nxënësve shqiptarë është rritur në mënyrë të ndjeshme që nga viti 1995. Në periudhën 1995-1996 dhe 2000-2001, niveli i regjistrimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla u rrit me 600 për qind, dyfishin e rritjes së komunitetit imigrant shqiptar. (Caritas, 2001; Zinn, 2004). Një karakteristikë tjetër interesante e komunitetit shqiptar në Itali është prirja e madhe për të marrë shtetësinë italiane. Kështu, në vitin 1999, 746 shqiptarë morën shtetësinë italiane (nga totali i 11,291 raste të dhënies së shtetësisë). Deri kohët e fundit, shqiptarët kanë përfaqësuar grupin e tretë më të madh në Itali në lidhje me natyralizimet. (Piperno, 2002). Sidoqoftë, sipas Bonifazi dhe Sabatino (2003), tendenca për të stabilizuar shqiptarët në Itali nuk është detyrimisht e shoqëruar me një proces të plotë integrimi, duke qenë se komuniteti shqiptar në Itali nuk është plotësisht i integruar në jetën ekonomike, sociale e kulturore të vendit. Në lidhje me integrimin ekonomik, është vënë re se emigrantët shqiptarë meshkuj janë kryesisht të punësuar në ndërtim apo bujqësi, ndërsa gratë në sferën shtëpiake. Mendohet se punësimi në këto sfera është një mënyrë mbijetese e jo një formë integrimi apo emancipimi. Ai i zvogëlon mundësitë për të përmirësuar kualifikimet profesionale dhe për të familjarizuar veten me teknologjitë dhe metodat moderne. Përsa i përket integrimit social dhe kulturor, studime të ndryshme tregojnë se shqiptarët në Itali e ndjejnë veten e tyre si viktima të një imazhi negativ e të njëanshëm. Shqiptarët në Itali rezultojnë të jenë një nga grupet e huaja më të paragjykuara, pjesërisht edhe për shkak të vëmendjes së madhe ndaj tyre në media (Piperno, 2003; Mai, 2002). Sipas informacionit të marrë nga anketimi ynë, pothuajse 82 për qind e shqiptarëve emigrantë në Itali kanë përfunduar të paktën shkollën 8-vjeçare, kurse pothuajse 63 për qind e tyre kanë marrë të paktën diplomën e shkollës së mesme. Emigracioni shqiptar në Itali dominohet nga meshkuj në moshë të re (68 për qind e emigrantëve janë meshkuj, ndërsa 79 për qind e gjithë emigrantëve janë më të rinj se mosha 40 vjeç). Sektorët kryesorë të punësimit për meshkujt janë ndërtimi (43 për qind), industria (19 për qind) dhe shërbimet (16 për qind) kurse për femrat mirëmbajtja e shtëpive (56 për qind). Përqindja e atyre që janë të vetëpunësuar është më e lartë në Itali sesa në Greqi (8 për qind përkundrejt 5 për qind).

18

Mbretëria e Bashkuar është relativisht një destinacion i ri, i eksploruar nga shqiptarët pas falimentimit të skemave piramidale në 1997 dhe nga fundi i viteve 1990. Ajo është bërë gradualisht një nga vendet më të preferuara të emigrantëve shqiptarë ­ është konsideruar si vendi ku shqiptarët mund të fillojnë një "jetë të re" larg metodave represive të paragjykimit dhe kriminalizimit që hasen në Itali dhe Greqi. (King et al, 2003) Të dhëna nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale tregojnë se janë afërsisht 50,000 emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Migrantët janë kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë (Kukës, Shkodër, Mat etj.). Sidoqoftë ka edhe nga ata që vijnë nga zonat qendrore apo jugore të vendit. Ndryshe nga ata që emigrojnë në Greqi dhe Itali, për shumicën e atyre që arrijnë të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, për të mbërritur në kërë vend u është dashur të përshkruajnë një trajektore shumë komplekse emigrimi, që zakonisht përfshin një periudhë fillestare në Greqi (ose Itali) e pasuar më pas me një udhëtim në Itali dhe vende të tjera të Evropës, deri në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat që vijnë nga burime të ndryshme dhe të dhëna të tjera të mbledhura, tregojnë se emigracioni i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar "dominohet" nga meshkujt; femrat ndjekin meshkujt. Janë meshkujt që vendosen të parët dhe pastaj marrin femrat, si bashkëshorte, kushërira apo thjesht shoqe të cilave u gjejnë një punë, kryesisht si pastruese apo ndihmëse në punët e shtëpisë. Për shkak të statusit ligjor të dyshimtë dhe mungesës së njohjes së gjuhës angleze, shumica e emigrantëve shqiptarë janë të detyruar të punojnë në tregun e zi të punës, sidomos në fillimet e jetës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar; meshkujt kryesisht në industrinë e ndërtimit, në shërbimet katering, pub-et, kurse femrat si pastruese apo punë të tjera në hotele apo shtëpi private (King et al, 2003). Pagesa është zakonisht më e vogël se niveli minimal i pagës. Shumica e emigrantëve shqiptarë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar si azilkërkues, dhe kanë marrë fillimisht asistencë nga shërbimet sociale në lidhje me strehimin, si dhe janë regjistruar në sistemin arsimor dhe shërbimet shëndetësore. Shumë prej atyre që morën statusin e azilantit kanë akses në

19

Kapitulli II

2.6.3 Emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar

Kapitulli II

të gjitha shërbimet sociale të sistemit anglez. Të tjerët - nëse nuk u riatdhesuan në Shqipëri - janë futur në tregun e zi dhe kanë humbur mundësinë për të pasur akses në këto përfitime. Rezulatet e anketimit tonë tregojnë se emigrantët janë relativisht të arsimuar. 87 për qind e tyre kanë mbaruar të paktën shkollën 8-vjeçare, kurse pothuajse 78 për qind e tyre kanë marrë të paktën diplomën e shkollës së mesme. Ata janë kryesisht meshkuj (81 për qind). 76 për qind e emigrantëve jetojnë në mënyrë të ligjshme kurse të tjerët kanë bërë aplikim për të marrë një status të tillë. Ndërtimi dhe shërbimet janë dy sektorët kryesorë të punësimit për meshkujt (respektivisht 33 për qind dhe 32 për qind) ndërsa për femrat mbetet më "i preferuari" sektori i shërbimeve (66 për qind).

20

Dërgesat e emigrantëve6 janë konsideruar si kompensimi më i madh që një vend nga i cili emigrohet merr në këmbim të humbjes në masë të një pjese të konsiderueshme të krahut të punës dhe "trurit". Përqendrimi i vëmendjes në këto dërgesa është i justifikueshëm për shkak të disa karakteristikave të tyre. Kështu, dihet se dërgesat parësore dhe kryesore janë ato që dërgohen midis personave; rrjedha e tyre është nga emigranti drejt familjes së tij. Dhe ndryshe nga shumë lloje të tjera dërgesash financiare, këto nuk krijojnë përgjegjësira, nuk kalojnë në rrugë burokratike, dhe nga natyra e tyre drejtohen drejt personave të cilët kanë më shumë nevojë për to. Si të tilla, këto dërgesa kanë një efekt shumë të rëndësishëm në zbutjen e varfërisë në familjet në vendet në zhvillim, biles edhe më të madh sesa ndihmat e huaja tradicionale (Nikas, 1991). Për më tepër, dërgesat kanë edhe karakteristikë tjetër, konkretisht natyrën e tyre "kundërvepruese", që do të thotë që janë më pak të ndjeshme ndaj ndryshimeve ekonomike në karahasim me burimet e tjera të të ardhurave nga jashtë për vendet në zhvillim, të tilla si investimet e huaja apo programet zyrtare të asistencës për zhvillim (Buch dhe Kuckulenz, 2004). Interesi i kohëve të fundit mbi dërgesat nga jashtë është gjithashtu një reflektim i faktit se ato i fusin monedhë të huaj në vendet në zhvillim, aq shumë të nevojshme në këto vende për të forcuar kursimet në valutë, importet e financës, si dhe për të rritur mundësitë e bankave për të financuar kreditë. Përsa i përket Shqipërisë, dërgesat e parave nga jashtë janë rritur vazhdimisht që nga viti 1992, duke treguar një rritje graduale në linjë me flusket e përgjithshme të emigracionit. Në pjesët e mëposhtme do të diskutohet volumi i dërgesave dhe faktorët përcaktues të tyre në kontekstin shqiptar.

6

Në studimin tonë, dërgesat përkufizohen si fonde monetare të dërguara nga individët që punojnë jashtë personave të caktuar në Shqipëri. Përkufizimi ynë i dërgesave përfshin kështu të gjitha fondet e dërguara nga migrantët shqiptarë familjarëve të tyre në Shqipëri. Dërgesat në të mira materiale gjithashtu përfshihen, sepse presupozohet se familjarët mund të ndikojnë në llojin e dërgesave të emigrantëve.

21

Kapitulli III

KAPITULLI III DËRGESAT E EMIGRANTËVE DHE FAKTORËT E TYRE PËRCAKTUES

Kapitulli III

3.1

Përmasat e dërgesave të emigrantëve

Është shumë e vështirë që të bësh një llogaritje realiste dhe të saktë të flukseve të dërgesave në Shqipëri. Pjesët më të mëdha të dërgesave bëhen jashtë mënyrave formale dhe në këtë mënyrë i shpëtojnë statistikave të të dhënave zyrtare të transferimit të kapitalit. Banka e Shqipërisë regjistron vetëm dërgesat që bëhen nëpërmjet rrjetit formal, d.m.th. sistemit bankar dhe kompanive të transferimit të parave (Bank of Albania, 2004). Dërgesat e kryera nëpërmjet rrugëve joformale (dërgesat që bëhen kryesisht nëpërmjet vetë emigrantëve kur udhëtojnë për në Shqipëri, apo miqve, të njohurve, dërgesave me pagesë) mund të llogariten me afërsi. Për këtë arsye, të dhënat mbi dërgesat totale të emigrantëve, në masën më të madhe të tyre përllogariten me afërsi. Gjithashtu, një pjesë e madhe e dërgesave (në bazë të disa sondazheve, deri në 1/6 e totalit) përbëhet nga të mira materiale, kryesisht pasjisje të përdorimit afatgjatë dhe elektronike (Misja, 1998). Sipas anketimit tonë, transferta të tilla jo monetare arrijnë një vlerë jo shumë të rëndësishme 13.5 për qind të totalit të dërgesave. Institute të ndryshme flasin për statistika të ndryshme, në varësi të teknikave që përdorin për të matur volumin e dërgesave. Sidoqoftë, raportet (FMN, 2005; FMN, 2003; Banka e Shqipërisë 2004) tregojnë qartë që flukset e dërgesave janë rritur në linjë të drejtë më rritjen e flukseve të emigrantëve, dhe që shumat kanë qenë mjaft të mëdha. Në raportin e saj të vitit 2004, Banka e Shqipërisë ka përllogaritur dërgesat nga emigrantët shqiptarë në rreth 1,028 milion dollarë amerikanë për vitin 20047. Kjo shifër është më e madhe se dyfishi i të ardhurave në valutë të huaj nga eksportet, duke bërë që krahu i punës të jetë eksporti më i rëndësishëm i vendit.

7

22

Në këtë pjesë ne i referohemi statistikave të Bankës së Shqipërisë. Banka ka përllogaritur dërgesat si diferencë midis valutës së huaj që ka hyrë në Shqipëri dhe valutës së huaj që ka dalë nga Shqipëria. Kjo përllogaritje nuk e përjashton mundësinë që të merren parasysh edhe të ardhurat nga veprimtari të paligjshme, të tilla si trafikimi i paligjshëm. Banka Botërore gjithashtu mbështetet në llogaritjet e dërgesave nga Banka e Shqipërisë. Përllogaritjet e bëra nga FMN janë disi më të vogla.

Viti 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004

Rrugët formale 28,3 59,5 60,0 83,6 113,7 89,1 162,8 243,9 282,3 310,3 470,0

Rrugët joformale Rrugët jofrormale

Totali 150,0 274,8 377,9 384,6 499,6 266,9 452,3 368,1 530,8 614,9 631,5 778,1 1028,0

Në % të PBB-së 22,3 19,4 15,5 18,6 11,6 14,8 10,0 14,3 15,2 13,9 11,4 13,7

349,6 325,1 439,6 183,3 338,6 279,0 368,0 371,0 349,2 467,8 558,0

Burimet: a) Banka e Shqipërisë, b) 2005; Karafolas, 2005

Duke qenë se shumica e dërgesave çohen në Shqipëri dorazi, nuk është e çuditshme që flukset janë sezonale, ku fluksi më i madh është në verë dhe nga fundi i vitit, kohë kur emigrantët vizitojnë familjet e tyre. 3.2 Faktorët përcaktues të dërgesave

Studimet kanë identifikuar një numër faktorësh përcaktues të flukseve të dërgesave. Këto faktorë janë të ndarë në tre grupe: · Faktorë që kanë një raport të drejtë me fluksin e dërgesave të tilla si numri i punëtorëve jashtë vendit, aktiviteti ekonomik në vendin ku është gjetur punësim, lehtësia në transferimin e fondeve, niveli i arsimimit, statusi civil i migrantit, ku migrantët e martuar kanë tendencën për t'u dërguar më shumë familjeve të tyre. Faktorët të cilët kanë një marrëdhënie të zhdrejtë me fluksin e emigrantëve, të tilla si risqet politike në atdhe, raporti i femrave në popullatën migrante, numri i personave të punësuar në familjen që ka mbetur në atdhe, dhe bashkimet familjare. Gjithashtu edhe vetë

·

23

Kapitulli III

Tabela 2. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë, në milionë dollarë amerikanë

Kapitulli III

vendet pritëse, mund të ndikojnë për të frenuar imigrantët të dërgojnë të ardhura në shtëpi, me qëllimin që të evitojnë daljen jashtë të monedhës së huaj. · Faktorë që mund të kenë një marrëdhënie të drejtë ose të zhdrejtë me dërgesat, të tilla si niveli i rrogës, niveli real dhe relativ i interesave, niveli i të ardhurave familjare, statusi i ligjshëm dhe vitet e kaluara në emigracion.

Përsa i përket Shqipërisë, faktorët që kanë përcaktuar dërgesat në vend nga emigrantët, nuk janë analizuar në mënyrë sistematike. Kjo është kryesisht e lidhur me periudhën relativisht të shkurtër të flukseve të emigracionit dhe cilësinë e dobët të të dhënave, që krijojnë pak mundësi për një analizë të plotë të natyrës ekonometrike. Për këtë arsye, edhe këtu një pjesë e mirë e diskutimit është e një natyre jo tërësisht objektive. Për aq sa dimë, ka pasur pak tentativa për të përllogaritur rolin e dërgesave për emigrantët shqiptarë (shihni psh. Germenji 2004; Konica, 1999; Lianos, 2004). Sidoqoftë, ka prova që në të vërtetë, faktorët e përmendur më sipër janë përcaktues të flukseve të dërgesave në Shqipëri. Kështu, të gjitha raportet (FMN 2005; Banka e Shqipërisë 2004) tregojnë se, ndërsa niveli i veprimtarisë ekonomike është përmirësuar, shuma e dërgesave nga emigrantët në Shqipëri është rritur në përpjesëtim të drejtë më numrin e emigrantëve që kanë lënë vendin. Banka e Shqipërisë (FMN gjithashtu) raporton vetëm për të dhënat mbi totalin e fluksit të dërgesave pa bërë dallim mbi bazën e shtetit nga nisen. Për këtë arsye, me të dhënat ekzistuese mund të bëhet një analizë e kufizuar për raportin midis nivelit të aktivitetit ekonomik në vendin pritës dhe dërgesave në Shqipëri. Shuma e dërguar ndikohet pozitivisht nga niveli i arsimimit të emigrantit (Gedeshi et al, 2003; Germenji 2000; Germenji et al, 2002) dhe gjendja civile; emigrantë të martuar me familje në Shqipëri kanë tendencën për të dërguar shumë më tepër sesa emigrantët e tjerë (Gedeshi et al, 2003; Germenji 2004; Konica, 1999). Sidoqoftë, të dhëna të ndryshme tregojnë gjithashtu se pasi shqiptarët arrijnë të bëjnë bashkimin familjar në vendet pritëse, niveli i dërgesave bie në mënyrë të ndjeshme. (shih Gedeshi et al, 2003). Të dhënat nga anketimet dhe disa analiza empirike tregojnë së ka vërtet një marrëdhënie pozitive midis pagës së emigrantëve dhe dërgesave në Shqipëri

24

Ka edhe disa të dhëna mbi efektet e qëndrueshmërisë së vendit të punës dhe mungesës relative të dërgesave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Kjo tregon se ndërsa paqëndrueshmëria e vendit të punës ndikon nevativisht në sasinë e dërgesave, edhe mungesa relative ndikon negativisht në mundësinë e emigrantëve për të dërguar. (Lianos, 2004). Përsa i përket gjinisë së emigrantëve, të dhënat tregojnë se dërgesat e emigrantëve janë në një raport të zhdrejtë në rastin e femrave. (Gedeshi et al, 2003; King et al, 2004; Konica, 1999). Siç është përmendur, emigrantet femra mund të martohen dhe të jetojnë me burrat e tyre në vendet pritëse. Kur ndodh kjo, sipas traditës shqiptare ato janë të detyruara të mbajnë më shumë përgjegjësi morale dhe ekonomike ndaj familjes së burrit sesa familjes së tyre. Si rrjedhim, rregulli i zakonshëm është që djemtë u dërgojnë të ardhura prindërve të tyre më shumë se vajzat e martuara. Volumi i dërgesave është ndikuar shumë edhe nga situata politike në Shqipëri. Gjatë viteve 1997 dhe 1999, të cilat u karakterizuan nga paqëndrueshmëri politike, janë shënuar ulje të ndjeshme të volumit të dërgesave. I njëjti shkak edhe në vitin 1997, i cili ishte viti i kaosit në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare për shkak të falimentimit të skemave piramidale dhe në vitin 1999, viti i krizës kosovare. Mendohet se rritja e volumit të dërgesave është ndihmuar nga zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur edhe përfshirja në rrjetin e dërgesës së parave e kompanive të dërgesës së parave të tilla, si Western Union dhe Money Gram, si edhe të një numri të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri. Së fundmi, por jo më pak nga rëndësia, duhet të theksojmë se ka pak të dhëna që të mund të vërtetojnë faktin se volumi i dërgesave ndikohet në ndonjë farë shkalle edhe nga ndryshimet në kursin e këmbimit. (Haderi et al, 1999).

25

Kapitulli III

(shih për shembull Germenji, 2004; Konica 1999). Për më shumë, statusi ligjor i emigrantëve shqiptarë duket se ndikon shumë në rritjen e dërgesave dhe mënyrat e dërgimit.

Kapitulli IV

KAPITULLI IV KANALET E TRANSFERIMIT TË DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE

Dërgesat e emigrantëve shpërndahen shpesh me një joefikasitet të habitshëm; gati 15 deri në 20% e vlerës së tyre humbet, kryesisht për shkak të tarifave të larta të transfertave dhe kursit të pafavorshëm të këmbimit (Newland 2003). Në rastin e Shqipërisë, ashtu si dhe në vendet e tjera në zhvillim, dërgesat e emigrantëve transferohen nëpërmjet kanaleve formale dhe informale. Përfundimet nga studimi ynë treguan se për vitin 2004 vetëm 22.6 për qind e emigrantëve preferonin t'u drejtoheshin kanaleve formale. Pjesa e mbetur, 77.4 për qind, preferon rrugët informale ­ kryesisht dorazi (shihni tabelën 4). Megjithatë, duke qenë se emigrantët nuk i raportojnë sasitë e parave të dërguara përkatësisht nga secila rrugë, ne nuk mund të vlerësojmë ndarjen respektive të dërgesave të emigrantëve (për nga vlera) të transferuara nëpërmjet rrugëve formale dhe informale. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë (shihni tabelat më poshtë) tregojnë se pas kaosit të skemave piramidale në vitin 1997, përdorimi i rrugëve formale në fakt është rritur. Siç mund të shihet nga tabela 4, kjo ka ndodhur në një kohë kur transferimi i dërgesave të emigrantëve nëpërmjet rrugëve informale është karakterizuar nga një paqëndrueshmëri e kufizuar. Megjithëse ekzistojnë prova të rritjes së përdorimit të rrugëve formale në transfertat e dërgesave të emigrantëve (shihni psh. Orozco, 2003 dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë të paraqitura këtu), ekziston një mendim i përbashkët se transfertat e pjesës më të madhe të dërgesave të emigrantëve kryhen nëpërmjet rrugëve informale (Russell, 1996; Puri dhe Ritzema, 1999; Bracking, 2003). Ky fenomen është vërejtur gjithashtu nga Taylor (1999) ku tregohet se më pak se 50% e dërgesave të emigrantëve kalojnë nëpërmjet rrugëve formale. Studimi ynë tregon se këto preferenca krijohen për disa arsye, institucionale dhe personale. Dhe në të vërtetë, studimet identifikojnë një numër faktorësh, të cilët mendohet se përcaktojnë zgjedhjet e emigrantëve në lidhje me rrugën për të bërë transfertën e dërgesave të tyre. Këto mund të përfshijnë çdo kombinim të faktorëve të mëposhtëm: statusi ligjor i emigrantit; kostoja e transaksionit; shpejtësia e procesit të transfertës së dërgesave të emigrantëve; besueshmëria dhe siguria e ofruar nga rrugët e përdorura; destinacioni i dërgesave të emigrantëve që do të transferohen

26

4.1

Rrugët formale të transferimit të dërgesave të emigrantëve

Të dhënat tregojnë se rrugët formale megjithëse përdoren shumë më rrallë se ato informale, duket që po fitojnë besimin e disa emigrantëve shqiptarë gjatë viteve të fundit. Informacioni i paraqitur në tabelat 4 dhe 5 tregon se madhësia e dërgesave të emigrantëve të transferuara nëpërmjet rrjeteve formale është rritur në mënyrë të vazhdueshme, si në pikëpamjen absolute ashtu dhe në atë relative. Kështu, në mënyrë absolute, këto transferta janë gati dyfishuar në periudhën midis vitit 2000 dhe 2003, duke arritur në nivele më shumë se 10 herë më të larta se volumi i vitit 1994 (tabela 2); ndërsa në mënyrë relative, në vitin 2003 transfertat me rrugë formale arritën gati 40 për qind, krahasuar me 7.5 për qind në vitin 1994 (tabela 3).

Tabela 3. Evolucioni i dërgesave të emigrantëve 1994 ­ 2004; 1994=100

Viti 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 Rrugët formale 10,0 210,2 212,0 295,4 401,8 314,8 575,3 861,8 997,5 1.096,5 1.660,7 Rrugët joformale 1000 93,0 125,7 52,4 96,9 79,8 105,3 106,1 99,9 133,8 159,6 Totali 100,0 101,8 132,2 70,6 119,7 97,4 140,5 162,7 167,1 205,9 272,0

Burimi: Tabela 2

27

Kapitulli IV

etj. Është e rëndësishme të theksohet, se studime të ndryshme tregojnë, kjo konfirmohet edhe nga studimi ynë, se këto rrugë informale të dërgesave të emigrantëve janë shpesh të ndikuara dhe të lidhura me të njëjtin rrjet të gjerë që favorizon emigracionin dhe sjell emigrantët në tregjet e punës të vendeve të huaja. (Osili, 2002).

Kapitulli IV

Tabela 4. Shpërndarja e dërgesave të emigrantëve sipas rrugëve të transferimit, 1994 ­ 2004; në %

Viti 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 Rrugët formale 7,5% 15,5% 12,0% 31,3% 25,1% 24,2% 30,7% 39,7% 44,7% 39,9% 45,7% Rrugët joformale 92,5% 84,5% 88,0% 68,7% 74,9% 75,8% 69,3% 60,3% 55,3% 60,1% 54,3% Totali 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0% 100,0%

Burimi: Tabela 2

Interesi i treguar nga bankat e huaja veçanërisht nga ato greke8 si dhe operatorët e transfertave të parave kanë ndihmuar për të krijuar një rrjet formal funksional dhe deri diku efikas. Ky rrjet mund të jetë rregullisht i përdorshëm nga emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si dhe prej familjeve të tyre në Shqipëri. Ekzistojnë prova se besimi i shqiptarëve në sistemet financiare formale në vend është në rritje (Piperno, 2003). Kjo mund të shërbejë pa dyshim si një shtysë për bankat që operojnë në Shqipëri për të përmirësuar punën në lidhje me transfertat e dërgesave të emigrantëve. 4.1.1 Sektori bankar Nga fundi i vitit 2004 sistemi bankar shqiptar përbëhej nga 16 banka, dy nga të cilat kishin kapital të përbashkët dhe pjesa tjetër kapital privat. Deri në kohët e fundit bankat që operojnë në Shqipëri nuk kanë treguar interes për të kapur pjesë të tregut të dërgesave të emigrantëve. Angazhimi i kufizuar i bankave në politikat e kredive, është faktori kryesor që i ka bërë ato të jenë pak të interesuara në tërheqjen e kursimeve dhe rrjedhimisht në kanalizimin e dërgesave të emigrantëve.

8

28

Aktualisht janë 4 banka greke të cilat operojnë në tregun financiar shqiptar.

Në lidhje me procedurat e transferimit të parave, bankat shqiptare mund të marrin dërgesat e emigrantëve nëpërmjet ndërmjetësimit të "instituteve bankare korrespondente" në vendet pritëse. Duke specifikuar bankën shqiptare korrespondente ku ata dëshirojnë të transferojnë paratë e tyre, emigrantët që dërgojnë para në Shqipëri, mund ta bëjnë atë nga çdo institut në vendet pritëse. Sigurisht që ky është një sistem shumë kompleks, me një kosto relativisht të lartë, kërkon një periudhë të gjatë transaksioni (disa ditë deri në një muaj), si dhe duhet të përmbajë informimin e emigrantëve rreth rrjetit specifik bankar që ata do të përdorin. Nga ana tjetër, ata që marrin dërgesat në Shqipëri, shumë rrallë kanë akses në sistemin bankar lokal (Piperno, 2003). Për rrjedhojë, emigrantët shqiptarë në një masë të gjerë preferojnë t'u drejtohen rrugëve informale (transportim dorazi), dhe kur kjo nuk është e mundur, ata i drejtohen Operatorëve të Transferimit të Parave (Western Union dhe Money Gram). Këto operatorë aplikojnë tarifa të larta, por ofrojnë shërbime të shpejta dhe të sigurta, të përhapura në territorin shqiptar. Emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Itali dhe përdorin sistemin bankar për të dërguar fondet e tyre, zakonisht i drejtohen Bankës Italo-Shqiptare (BIA), banka e vetme italiane e cila operon në Shqipëri. Meqënëse BIA operon ekskluzivisht me anë të degës së saj në Tiranë, banka nuk ka nevojë që të ndërmjetësojë me anë të instituteve bankare korrespondente. Kështu që ajo i ofron klientëve një mekanizëm të thjeshtë të transaksioneve; megjithatë ekzistenca e vetme e një dege në Shqipëri, bën që marrësit e dërgesave të mbeten të lidhur me Tiranën. Emigrantët të cilët jetojnë në Greqi dhe përdorin sistemin bankar për të dërguar dërgesat e tyre, zakonisht i drejtohen 4 bankave greke (Banka Kombëtare e Greqisë, Emporiki Bank, Alpha Bank dhe Pireaus Bank) si dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë (ABA). Këto banka operojnë në Shqipëri dhe në Greqi. Dy nga bankat greke janë prezente me anë të filialeve të tyre, Pireaus Bank (zotëruese e Tirana Bank) dhe Emporiki Bank. Dy të tjerat janë të pranishme nëpërmjet rrjetit të degëve. Banka Amerikane e Shqipërisë, një bankë private e zotëruar nga aksionerë amerikanë, ka zgjedhur formën e filialeve për të operuar në të dy vendet. Të pesë bankat kanë një rrjet prej 49 degësh në Shqipëri, në 16 qytete. Shumica e degëve (18 në total) janë në Tiranë. Disa qytete të tjera si Durrësi,

29

Kapitulli IV

Kapitulli IV

Fieri, Gjirokastra, Elbasani, Korça dhe Vlora kanë më shumë se një degë. Rrjeti më i madh në Shqipëri i përket bankës filial të Pireaus Bank ­ Tirana Bank, me 21 degë në 15 qytete. Rrjeti i dytë më i madh i përket Bankës Amerikane, me 15 degë në 15 qytete. Ky rrjet i përhapur i lejon bankave greke dhe Bankës Amerikane të jenë shumë më tepër aktive sesa BIA apo bankat shqiptare në tregun e dërgesave nga emigracioni. Çdo bankë raporton në mënyrë mujore tek Banka e Shqipërisë volumin e transfertave ndërkombëtare në Shqipëri dhe nga Shqipëria. Këto shifra kombinohen më pas për të ndihmuar në vlerësimin e madhësisë së transfertave të dërgesave të emigrantëve. Rezultatet e marra nga studimi ynë tregojnë se për emigrantët që dërgojnë të ardhura tek anëtarët e familjes dhe të afërmit në Shqipëri, sistemi bankar mbetet rruga formale më pak e preferuar. Ndërsa 15.2 për qind e migrantëve e preferojnë pak këtë sistem, vetëm 9.0 për qind e raportojnë atë si kanalin e preferuar për të dërguar dërgesat e tyre. Kjo është konfirmuar nga rezultatet e studimit tonë nëpër familje. Vetëm 9,4 për qind e familjarëve tregojnë se forma e preferuar e të afërmve për të dërguar paratë është ajo nëpërmjet rrjetit bankar. Megjithëse akoma e ulët, preferenca më e lartë për sistemin bankar është evidentuar tek migrantët shqiptarë në Greqi, 11.9 për qind. Aksesi relativisht më i mirë nga migrantët në sistemin bankar në Greqi - 73,8 për qind e migrantëve që jetojnë në Greqi dhe 71,2 për qind të atyre që dërguan të ardhura në 2004 - raportuan të kenë një llogari bankare (tabela 5). Kjo shifër, e kombinuar edhe me rrjetin relativisht të gjerë të bankave greke në Shqipëri, mund të shërbejë si shpjegim për këtë rezultat. Megjithëse bankat aplikojnë norma komisioni shumë më të favorshme9 sesa OTP-të, ato akoma nuk tërheqin një pjesë thelbësore të tregut të dërgesave nga emigrantët. Intervista gjysmë të strukturuara, të zhvilluara paralelisht me studimin tonë, tregojnë se faktorët që ndikojnë vendimin e migrantëve përfshinin:

9

30

ABA për shembull aplikon një tarifë prej vetëm 5 Euro për transfertat e rregullta për çdo sasi deri në 3,000.00 Euro ndërsa Pireaus Bank ka një tarifë prej 6 Euro për transfertat e rregullta për çdo sasi deri në 5,000.00 Euro.

-

-

Studimi dhe intervistat tona me emigrantët dhe ekspertët shqiptarë kanë zbuluar gjithashtu, se vendimet e emigrantëve në lidhje me përdorimin e sektorit bankar për dërgimin e parave të tyre në Shqipëri, kanë të bëjnë shumë me besimin. Për shembull, personat që transferojnë sasi të vogla i shmangin bankat sepse kanë frikë se bankat do të falimentojnë apo nuk do të kenë fonde. 4.1.2 Operatorët e transferimit të parave Në Shqipëri janë të pranishëm dy operatorë të transferimit të parave (OTP): Western Union (WU) dhe Money Gram (MG), ndërkohë që funksioni i tyre është nën mbikqyrjen e Bankës së Shqipërisë (BoA). Që nga fundi i viteve 1990 ato kanë pasur një prezencë shumë të rëndësishme në Shqipëri. Rrjeti i tyre ka kompensuar deri diku mungesën e shërbimeve bankare në disa qytete dhe fshatra (duke përfshirë disa nga zonat e thella) dhe ka mundësuar transfertat efektive të parave. Në total ekzistojnë 285 agjentë të OTP-ve në Shqipëri në vitin 2004. Përllogaritjet e qeverisë shqiptare sugjerojnë se rreth 800,000 shtetas kanë emigruar. Kjo rezulton në një mesatare prej 2,800 emigrantësh për agjentë ekzistues të OTP-ve. Kjo mesatare reflekton qartë afërsinë e këtyre operatorëve ndaj emigrantëve dhe familjeve të tyre në Shqipëri, duke u

31

Kapitulli IV

-

Afërsinë gjeografike të Shqipërisë me Greqinë dhe Italinë (shqiptarët që jetojnë në Greqi ose Itali udhëtojnë mesatarisht 2-3 herë në vit për në Shqipëri dhe transportojnë para me vete); Mungesën e aksesit të familjarëve të migrantëve në Shqipëri në sektorin bankar. Rezultatet e anketës sonë me emigrantët dhe familjarët e tyre treguan se ndërsa emigrantët shqiptarë janë në masë të madhe të njohur me sistemin bankar në vendet pritëse, (74.4 për qind e tyre i mbajnë kursimet e tyre në banka në vendet ku ata jetojnë), familjarët e emigrantëve në Shqipëri janë, në mënyrë të konsiderueshme, më pak të njohur me sistemin bankar në Shqipëri. Vetëm 45.3 për qind e familjarëve në Shqipëri kanë një llogari bankare. Po të llogariten këtu edhe familjarët e emigrantëve qe jetojnë në zonat rurale, përqindja është edhe më e ulët; Procedurat që kërkohen nga bankat për hapjen e llogarive apo bërjen e transfertave të rregullta të parave; Orarin e punës të pafavorshëm të degëve të bankave në vendet pritëse dhe në Shqipëri.

Kapitulli IV

bërë kështu një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimin e emigrantëve për zgjedhjen e ndërmjetësit të transfertave. Zakonisht janë emigrantët shqiptarë që jetojnë relativisht larg (më larg se vendet fqinje, duke përfshirë Greqinë dhe Italinë) apo destinacione shumë të largëta, të cilët preferojnë t'u drejtohen shërbimeve të ofruara nga agjencitë e OTP-ve. Rezultatet që rrjedhin nga studimi ynë tregojnë se në total 13,6 për qind e shqiptarëve kanë një preferencë për të dërguar të ardhurat e tyre nëpërmjet OTP-ve. Përqindja më e lartë është tek emigrantët që jetojnë në vende "të tjera" pritëse (duke përshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar) sesa në Greqi dhe Itali. Shkaqet kryesore që bëjnë që shqiptarët në këto vende, t'u drejtohen shërbimeve të agjencive të OTP-ve mund të përmblidhen si një kombinim i faktorëve të mëposhtëm : Distancat relativisht të largëta dhe kostoja e lartë e udhëtimit të shpeshtë në Shqipëri; Reputacioni i keq që kanë emigrantët për rrjetin bankar në përgjithësi, dhe në veçanti; Mungesa e njohurive rreth rrjetit bankar në zhvillim në Shqipëri.

32

Tabela 5. Emigrantët që dërgojnë dërgesat sipas vendit të destinacionit dhe mënyrat më të preferuara të dërgimit

Mënyrat më të prefereruara të dërgimit të të ardhurave Mënyra joformale Mënyra formale

Vendi Nëpërmjet personave të tjerë pa pagesë Duke u paguar të tjerëve një tarifë Totali Totali Nr. 3 0 2 1 5 1,0 383 77,4 45 9,0 69 6,7 7 46,7 1 6,7 7 46,6 13,6 3,7 27 50,0 6 11,1 21 38,9 27 8 114 0,0 122 75,8 6 3,7 33 20,5 39 1,1 228 85,1 32 8 3,0 40 11,9 14 24 50 53 22 % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nëpërmjet bankave Nëpërmjet OTP-ve Nr. 8 2 2 0 12 2,4 0,0 3,7 1,2 3,0 %

Personalisht

Nëpërmjet miqve

Nr.

%

Nr.

%

Greqi

184

68,7

33

12,3

Itali

100

62,2

20

12,4

Mbretëria e Bashkuar

8

15,1

15

27,8

Të tjerë

5

33,3

1

6,7

Totali

297

60,4

69

13,6

Burim: studimi ynë

Em igrantët që nuk dërguan të ardhurat në 2004 sipas: Kanë një llogari bankare % 66,2 73,8 90,0 65,3 70,5 165 8 4 6,7 34,7 23,4 45 24,4 108 26,7 N r. % N r. 29 12 2 0 43 N uk kanë një llogari bankare % 7,2 1,8 3,3 0,0 6,1 N r. 137 57 6 8 208 Totali % 33,8 26,2 10,0 34,7 29,5

Tabela 6. Emigrantët sipas vendit pritës, statusi i dërgimit të të ardhurave dhe aksesi në sektorin bankar të vendit pritës

Totali N r. 268 161 54 15 498

Em igrantët që dërguan të ardhurat në 2004 sipas:

Vendi % 19,1 22,5 16,7 4,4 20,4

Kanë një llogari bankare

N uk kanë një llogari bankare

N r.

%

N r.

G reqi

191

47,1

77

Itali

112

51,3

49

M bretëria e Bashkuar

44

73,3

10

Të tjerë

14

60,9

1

Totali

361

51,1

137

Burim: studimi ynë

33

Kapitulli IV

Kapitulli IV

34

Familjarët që nuk morën dërgesa në 2004 sipas: Kanë një llogari bankare Totali Nr. 11 39 26 19 47 1,0 142 % 5,6 18,4 13,1 9.8 27,1 7,0 % 94,4 5 21 9 2 17 54 6,0 88 9,8 30 17,3 1,0 17 8,8 4,5 17 8,6 9,9 18 8,5 2,6 6 3,0 81,6 86,9 90,2 72,9 93,0 Nr. % Nr. % Nuk kanë një llogari bankare Totali Nr. 187 173 173 174 126 833 % 59,6 26,9 47,2 71,5 42,8 53,7

Tabela 7. Familjarët në Shqipëri si marrës të dërgesave të emigrantëve, sipas aksesit që ata kanë në sektorin bankar në Shqipëri

Familjarët që morën dërgesa në 2004 sipas:

Vendi

Kanë një llogari bankare

Nuk kanë një llogari bankare

Nr.

%

Nr.

Elbasan

69

34,8

118

Gjirokastër

116

54,7

57

Korçë

79

39,7

94

Kukës

36

18,7

138

Shkodër

52

30,1

74

Totali

352

39,3

481

Pjesa më e madhe e transfertave të dërgesave të emigrantëve në Shqipëri realizohet nga Western Union (WU). Kompania, e cila është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1998, i ka zgjeruar operacionet e veta dhe tani ka rrjetin më të madh të zyrave në vend në krahasim me ndërmjetësit e tjerë. Nga fundi i vitit 2004, WU kishte një rrjet prej 181 agjentësh në 61 qytete. Kompania u bë veçanërisht prezente në zonat e mëdha urbane të vendit, ku vetëm në Tiranë ishin 47 agjentë. Qendrat e tjera përfshijnë Durrësin (14 agjentë), Shkodrën (11 agjentë), Fierin (11 agjentë), Vlorën (10 agjentë), Elbasanin dhe Lushnjën (8 agjentë secili). Me qëllim realizimin e një mbulimi të mirë gjeografik të vendit, strategjia e kompanisë ka qenë krijjimi i një zyre-agjent për çdo njësi administrative të populluar nga të paktën 10,000 banorë. Si rezultat, në ditët e sotme mund të gjenden zyra të WU edhe në zonat e largëta, dhe në çdo rreth (36) të Shqipërisë10. Intervistat tona vlerësuese me emigrantët konfirmuan se pavarësisht kostos së transfertave që aplikojnë këto agjenci (shihni tabelën 9), kompania gëzon një reputacion të mirë për shpejtësinë dhe korrektësinë ndaj klientëve. Zakonisht nevojitet më pak se një orë për të transferuar paratë nga emigrantët jashtë vendit tek përfituesi në Shqipëri. Sipas ekspertëve të agjencisë, klientët janë të kënaqur me shërbimin dhe kjo është reflektuar në rritjen e vazhdueshme të numrit të transaksioneve dhe volumit të parave të transferuara. Emigrantët e intervistuar në studimin tonë kanë vlerësuar gjithashtu thjeshtësinë e procedurave të transferimit të parave të aplikuara nga Western Union. Procedura është vlerësuar e thjeshtë; jo vetëm për emigrantët por gjithashtu edhe për të afërmit që jetojnë në Shqipëri, të cilat shpesh herë janë prindër të moshuar të cilët nuk kanë hyrë kurrë më parë në një bankë tregtare për të tërhequr paratë e tyre.

10

Partneri kryesor lokal i WU është Posta Kombëtare Shqiptare, ALBAPOST, e cila ka një rrjet prej 30 agjencish. Në vendin e dytë është kompania UNIXEL me 10 agjenci dhe në të tretin "Union B" me 7 agjenci.

35

Kapitulli IV

-

Western Union

Kapitulli IV

Tabela 8. Normat e komisionit të Western Union (në dollarë amerikanë)

Sasia e parave që do të transferohen 0.00 ­ 50.00 50.01 ­ 100.00 100.01 ­ 200.00 200.01 ­ 300.00 300.01 ­ 400.00 400.01 ­ 500.00 500.00 ­ 750.00 750.01 ­ 1,000.00 1,000.01 ­ 1,250.00 1,250.01 ­ 1,500.00 1,500.01 ­ 1,750.00 1,750.00 ­ 2,000.00 2,000.01 ­ 2,500.00 2,500.01 ­ 3,000.00 Komisioni 13.00 14.00 21.00 27.00 32.00 37.00 42.00 47.00 55.00 60.00 70.00 80.00 100.00 120.00

Burim: Zyra e Western Union

-

Money Gram

Money Gram (MG) është OTP-ja e dytë më e rëndësishme në Shqipëri me një rrjet prej 104 agjentësh në 44 qytete të vendit. Qendra më e rëndësishme e operatorit është në Tiranë me 26 agjentë, e ndjekur nga Fieri (7 agjentë), Durrësi (7 agjentë), Shkodra (6 agjentë), Berati (6 agjentë) dhe Vlora (5 agjentë). Komisionet e aplikuara nga MG janë deri diku më të ulëta sesa ato të Western Union. Ashtu si Western Union, Money Gram e bazon rrjetin e saj në kompanitë lokale në Shqipëri (si agjentë lokalë). Janë 36 kompani të cilat operojnë si partnerë të Money Gram.11

11

36

Partneri kryesor i MG-së është Banka Raiffeisen e Shqipërisë (ish-Banka e Kursimeve deri në janar 2004) me 52 agjenci. Rrjeti i dytë më i madh i partnerëve lokale i përket kompanisë "Exchange" me 8 agjenci, e ndjekur nga "AK Invest" me 5 agjenci.

Kanalet joformalë kanë ardhur në forma të ndryshme. Dërgesat zakonisht sillen personalisht nga vetë emigrantët, si gjatë vizitave të zakonshme, ashtu edhe mbas kthimit nga puna e përkohshme jashtë shtetit. Anëtarë të tjerë të familjes, të afërm apo shokë ose fqinj të besuar mund t'i sjellin ato. Megjithëse shumë rrallë, emigrantët që dëshirojnë t'u dërgojnë para familjeve apo të afërmve në Shqipëri ndonjëherë përdorin edhe korrierë me pagesë. Shifrat në studimin tonë tregojnë se për 60,4 për qind të emigrantëve "i sillnin paratë me vete" duke shënuar kështu, mjetin më të preferuar të dërgimit të parave në Shqipëri (tabela 4). 13,6 për qind e emigrantëve do t'i besonin kursimet e tyre fqinjëve apo miqve që do të udhëtonin në Shqipëri. Vetëm 1 për qind e emigrantëve do të preferonin të transferonin paratë e tyre nëpërmjet korrierëve me pagesë. Preferenca më e lartë për kanalet joformale është vënë re tek emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Itali. Rreth 85 për qind e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe 76 për qind e emigrantëve shqiptarë në Itali, përdorin rrugë joformale për të transferuar paratë, kundrejt 50 për qind në Mbretërinë e Bashkuar dhe 47 për qind në vendet e tjera. Shkaku kryesor për këtë është afërsia gjeografike; emigrantët të cilët jetojnë në Greqi dhe Itali udhëtojnë më shpesh në Shqipëri për të vizituar familjen dhe të afërmit. Tabela 9. Emigrantët sipas vendit pritës dhe numri i herëve që kanë vizituar Shqipërinë në vit

Emigrantët sipas vendit pritës Nr. i vizitave Nr. 0 1-2 3-4 5-6 Më shumë se 6 Mesata re 35 138 131 47 54 Greqi % 8,6 34,1 32,3 11,6 13,3 Nr. 22 104 67 18 12 Itali % 9,9 46,6 30 8,1 5,4 Mbretëria e Bashkuar Nr. 26 24 8 3 2 % 41,2 38,1 12,7 4,8 3,2 Të tjerë Nr. 0 13 6 2 1 % 0,0 59,1 27,3 9,1 4,5 Totali Nr. 83 279 212 70 68 % 11,6 39,1 29,7 9,8 9,7

3,1

100,0

2,5

100,0

1,5

100,0

2,5

100,0

2,7

100,0

Burim: Studimi ynë

37

Kapitulli IV

4.2

Kanalet joformalë të transferimit të dërgesave

Rezultatet e studimit tonë treguan se emigrantët shqiptarë e kanë vizituar Shqipërinë mesatarisht 2,7 herë në dy vitet e fundit. Migrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi dhe Itali e kanë vizituar Shqipërinë më shpesh se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar apo vende të tjera. Dallimet janë të ndjeshme. Kështu, migrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë vizituar Shqipërinë mesatarisht 3,1 herë në vit (në dy vitet e fundit), dhe ata që jetojnë në Itali mesatarisht 2,5 herë në vit. Në dallim me këto grupe, emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar e kanë vizituar Shqipërinë mesatarisht 1.5 herë. Është e rëndësishme të vihet re se kanalet joformale janë natyrisht të preferuar nga emigrantët ilegalë apo legalë dhe emigrantët afatshkurtër. Migrantët ilegalë, për vetë rrethanat, e kanë të vështirë e gati të pamundur të hapin llogari bankare apo të përdorin sistemin bankar për të bërë dërgesa në Shqipëri. Siç u tha, kanalet joformalë të dërgimit të të ardhurave ndikohen dhe janë të lidhura me rrjetin më të gjerë, i cili favorizon emigracionin e ligjshëm apo të paligjshëm. Kështu, edhe përdorimi i kanaleve joformale, megjithëse përmban rrezik (emigrantët mund të grabiten rrugës për në Shqipëri etj.) mund të shihen si më optimale nga pikëpamja individuale, sepse përfaqësojnë mjetin me kosto më efikase për transferimin e parave (në shumicën e rasteve pa pagesë). Megjithatë, rrugët joformale kanë një kosto të vërtetë për shoqërinë në përgjithësi. Së pari, dërgesat e bëra nëpërmjet rrugëve joformale, shumë rrallë hyjnë në sistemin bankar në Shqipëri, dhe kështu vonojnë mundësinë që ata mund të përdoren për qarkullim bankar. Një dollar i dërguar i cili lihet në sistemin bankar mund të gjenerojë rreth 2.70 USD12 kredi shtesë në sistemin bankar, nëpërmjet rritjes së shumëfishtë të depozitave. Për më tepër, është vënë re se, është më e mundshme që të ardhurat që janë dërguar nëpërmjet rrugëve joformale (psh. nëpërmjet vetë emigrantëve kur ata udhëtojnë në shtëpi apo me korrierë me pagesë) të përdoren më shumë për nevoja konsumi të familjeve të emigrantëve, sesa ato fonde të cilat janë transferuar nëpërmjet bankave apo janë depozituar në llogari bankare. Këto transferta formale përdoren më tepër për qëllime që kanë ndikim të

Kapitulli IV

12

38

Kjo është afërsisht vlera e agregatit M2 siç është projektuar për vitin 2003.

Së fundmi, por jo më pak nga rëndësia, përdorimi i rrugëve joformale për transferimin e parave pengon mundësinë e Bankës së Shqipërisë për të matur prezencën e monedhave të huaja në sistem. Për rrjedhojë, zhvillimi i politikave monetare dhe i stabilizimit bëhet më i komplikuar. Kështu, transferimi jo konstant i të ardhurave nga emigrantët - qoftë ai sezonal (me ngritje të qarta gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit) apo vjetor - dhe mospasja e të dhënave të sakta mbi fluksin e tyre e bën më të vështirë menaxhimin e politikave monetare që bazohen në kurset e këmbimit.

39

Kapitulli IV

drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, siç janë kursimet dhe investimet (Stein, 2003).

Kapitulli V

KAPITULLI V NDIKIMI EKONOMIK i DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE

Literatura përshkruan dy pikëpamje të kundërta mbi çështjen e ndikimit të dërgesave të emigrantëve tek vendet e origjinës së migrantëve. Për shembull, në fillim të viteve 1990, pikëpamja dominuese ishte se dërgesat nga emigrantët nuk krijojnë rritje por në të kundërt, krijojnë varësi të vendeve të origjinës së migrantëve nga migracioni dhe ulin mundësinë për përmirësimin e ekonomisë. Mbështetës të pikëpamjes pesimiste deklaronin se fluksi i dërgesave nga emigrantët, megjithëse është inkurajues për vazhdueshmërinë e migracionit të popullsisë së aftë për punë, ul mundësinë e investimeve nga qeveria apo investitorët e huaj për shkak të një force pune jo të besueshme, ose të një force që nuk është mësuar me punën. (Pastor, 1989/1990; Itzigsoh, 1995). Si rezultat, disa mbështetës shkuan aq larg sa këshilluan qeveritë e vendeve gjeneruese të migrantëve dhe donatorët për të dekurajuar migracionin dhe dërgesat që vinin prej tij. Vitet e fundit është vënë re një ndryshim thelbësor në pikëpamjen për ndikimin e dërgesave nga emigracioni, dhe në ditën e sotme ekziston një ndjenjë euforie në lidhje me mundësinë e madhe të ndikimit të fluksit të dërgesave në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Kjo ndodh pjesërisht për arsye se, fluksi i dërgesave të emigrantëve në vendet në zhvillim është bërë shumë i lartë, konkretisht është llogaritur 93 miliardë dollarë në mbarë botën për vitin 2003 (Ratha, 2004), dhe pjesërisht sepse kuptimi teorik për dërgesat nga emigrantët ka ndryshuar. Megjithëse pikëpamjet mbi dërgesat e emigrantëve janë bërë më pozitive vitet e fundit, pikëpyetjet të cilat mbanin ndezur skepticizmin në fillim të viteve '90, janë ende pa përgjigje; dhe gjithashtu nuk ka ende një përgjigje përfundimtare nëse dërgesat nga emigracioni ndihmojnë apo pengojnë rritjen dhe zhvillimin në vendet pritëse. Tabela 10 përmbledh pikëpamjet mbi të mirat ekonomike dhe koston e dërgesave të emigrantëve në një vend pritës.

40

Të mirat e mundshme Lehtësojnë pengesat e këmbimeve valutore dhe ndihmojnë në financimin e deficitit të jashtëm Lejojnë importin e mallrave kapitale dhe lëndëve të para për zhvillimin industrial Burim i mundshëm për kursime dhe investime për krijimin dhe zhvillimin e kapitalit Ndihmojnë investimet në arsimimin e fëmijëve dhe formimin e kapitalit njerëzor Shtesë neto e burimeve të dërgesave të familjeve; rritje e standartit të jetesës së përfituesve Reduktojnë pabarazinë e dërgesave Reduktojnë varfërinë

Kostot e mundshme Ulin presionin ndaj qeverisë për të zbatuar reforma dhe reduktojnë mungesën e ekuilibrave të jashtëm (rrezik moral) Bëhen shpenzime për mallrat e konsumit, gjë që rrit kërkesën, rrit inflacionin dhe ngre nivelin e pagave Reduktojnë kursimet e familjeve përfituese dhe kështu ndikojnë negativisht ndaj rritjes dhe zhvillimit (rreziku moral) Reduktojnë përpjekjet për punë të familjeve përfituese dhe kështu ndikojnë negativisht ndaj rritjes dhe zhvillimit (rreziku moral) Zëvendësojnë burimet e tjera të dërgesave, duke rritur varësinë, duke ulur zakonet pozitive të punës, dhe duke rritur efektin e mundshëm negativ të kthimit të migracionit (rreziku moral) Rrisin pabarazinë e dërgesave Nxisin zhvillimin e pastrimit të parave

Siç tregohet nga tabela, kostot e mundshme duket se rrjedhin në një masë të madhe nga probleme të rreziqeve morale. Argumenti kryesor është se flukset e mëdha të dërgesave të emigrantëve mund të ulin presionin ndaj qeverive, të cilat përballen me deficite të jashtme të mëdha për t'u angazhuar në reforma të vështira strukturore. Ato mund të ndikojnë gjithashtu negativisht në përpjekjet për punë dhe kursime, si edhe në qëndrimin investues të familjarëve përfitues, pavarësisht se dërguesi i dërgesave të emigrantëve kërkon që familja e tij të punojë shumë, të kursejë dhe të investojë. Në seksionet e mëposhtme ne do të ekzaminojmë impaktin e dërgesave të emigrantëve, duke u bazuar në përfundimet e studimeve të mëparshme si dhe të studimit tonë, për të paraqitur një balancë ndërmjet përfitimeve dhe kostove të dërgesave nga emigrantët në Shqipëri. 5.1 Impakti mikroekonomik i dërgesave të emigrantëve

5.1.1 Impakti i dërgesave nga migracioni mbi varfërinë Fakti se dërgesat nga emigrantët kanë tendencë që të jenë kundërvepruese nënkupton se ato mund të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të ardhurash dhe strategjish për lehtësimin e konsumit për shtresat e varfëra dhe jo të varfra të familjarëve; duke nënkuptuar se të ardhurat nga emigrantët mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e varfërisë. Megjithatë deri tani i është kushtuar pak vëmendje analizës së kësaj çështjeje. Dy janë faktorët që duken se janë përgjegjës për këtë mangësi. E para është mungesa e të dhënave mbi varfërinë; është shumë e vështirë për të matur në mënyrë të saktë dhe të vlefshme nivelet e varfërisë në vendet në zhvillim. E dyta është mungesa e të dhënave mbi dërgesat e emigrantëve: një numër shumë i kufizuar i studimeve mbi familjet e migrantëve,

41

Kapitulli V

Tabela 10. Të mirat e mundshme dhe kostot e të ardhurave nga emigrantët për vendet pritëse

Kapitulli V

kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme mbi madhësinë dhe volumin e transferimit të dërgesave të emigrantëve tek familjarët dhe në vendet e tyre. Si rezultat, megjithëse studiuesit bien dakort se teorikisht, sipas supozimeve të arsyeshme, dërgesat nga emigrantët mund të reduktojnë varfërinë, ekziston pak konsensus në literaturën empirike në lidhje me impaktin e dërgesave nga emigracioni mbi varfërinë. Stark (1991) dhe Adams (1991) gjejnë disa prova mbështetëse mbi rolin pozitiv të dërgesave të emigrantëve në drejtim të reduktimit të varfërisë në Meksikë dhe zonat rurale të Egjiptit. Megjithatë përfundimi i tyre është pak i vlefshëm për shkak se janë bazuar në kampionë të vegjël (përfundimet e Stark bazohen në 61 familjarë nga dy fshatra meksikane ndërsa të Adamit janë bazuar në 1,000 familjarë nga tre fshatra egjiptianë). Ndoshta mbështetja më e madhe empirike mbi ndikimin e dërgesave nga emigrantët në reduktimin e varfërisë vjen nga faktet e mbledhura nga Adams (2004), duke analizuar një kampion prej 7,276 familjarësh guatemalas nga zonat urbane dhe rurale (një nga kampionet më të mëdha të përdorura ndonjëherë për këto tipe studimesh). Autori zbulon se dërgesat nga emigracioni reduktojnë nivelin, përmasat dhe egërsinë e varfërisë në Guatemalë. Përsa i përket Shqipërisë, me sa dihet asnjë studim nuk është përpjekur për të ekzaminuar empirikisht ndikimin e të ardhurave nga emigracioni në reduktimin e varfërisë. Megjithatë shumë pjesë e studimeve në zona të ndryshme të Shqipërisë, hedhin dritë mbi të mirat e dërgesave të emigrantëve përsa i përket çështjes së varfërisë. Kështu, një anketë e zhvilluar me familjarët në zonat rurale të Shqipërisë në vitin 1998 tregon se 69 për qind dërgesave monetare të familjarëve në zonat rurale (rreth 56 për qind) vinin nga dërgesat e emigrantëve (Civici et al., 1999). Një studim i zhvilluar në zonat rurale të Shqipërisë në vitin 2000 tregoi se gjatë vitit 1999, 26.2 për qind e familjarëve në zonat rurale kishin marrë para nga anëtarët e familjes apo të afërmit jashtë vendit, ndërsa për 61.5 për qind të të afërmve të cilët merrnin para nga emigrantët, këto para përfaqësonin burimin më të rëndësishëm të dërgesave (Germenji et al, 2002). Një studim mbi baza cilësore nga Banka Botërore në 2001 tregoi se emigrantët dhe dërgesat e tyre në para, përbënin një pjesë të rëndësishme të strategjive të jetesës së familjarëve në Shqipëri. Dërgesat nga emigrantët kishin kontribuar drejtpërsërdrejti në rritjen e të ardhurave të familjarëve si dhe konsumin e mallrave apo shërbimeve. Studimi nxirrte konkluzionin se emigracioni dhe dërgesat e tyre ishin faktori kryesor që bënte dallimin midis një familjeje të varfër dhe jo të varfër.

42

Sipas rezultateve të Anketës për Matjen e Standartit të Jetesës (LSMS) 2002, për të gjithë familjet dërgesat nga emigrantët përbënin 13 për qind të të ardhurave familjare ndërsa për familjet të cilët merrnin dërgesa, ato përbënin 47 për qind të të ardhurave familjare. Sasia mesatare mujore e dërgesave ishte 13,600 Lek ose 95 dollarë amerikanë (FMN, 2005). Pikëpamja e përgjithshme midis autoriteteve shqiptare dhe specialistëve të huaj është se dërgesat e emigrantëve në të vërtetë janë duke luajtur një rol kryesor në uljen e varfërisë. Për shumë familje në Shqipëri, aksesi ndaj rrjetit të migracionit dhe ekspozimit të familjes ndaj migracionit (për shkak të dërgesave që vijojnë) shihet si një nga mjetet më të mundshme për t'iu larguar varfërisë. (FMN, 2005). Të dhënat nga studimi ynë mbi familjarët e emigrantëve, tregojnë se emigracioni nëpërmjet dërgesave në para, ka luajtur në të vërtetë një rol kryesor në përmirësimin e situatës së përgjithshme financiare të familjarëve që përfituan nga ato. Kështu, nga 1006 familjarë emigrantësh të cilët u anketuan, 897 nga ata (apo 89 për qind) kanë marrë para nga emigrantët gatë vitit 2004. Sasia totale e dërgesave në para të marra nga këta 897 familjarë është 2,350,000 Euro, ndërsa shuma mesatare e marrë nga familjarët është 2,620 Euro (ose 327.500 Lek) që përfaqëson (gjithmonë si mesatare) 43 për qind të të ardhurave të buxhetit të familjarëve të emigrantëve. Sasia më e madhe mesatare është për rajonin e Gjirokastrës ndërsa më e ulëta për atë të Kukësit, (tabela 11). Në rastet kur të afërmit e emigrantëve janë pyetur për të deklaruar mendimet e tyre në lidhje me emigracionin dhe dërgesat në para nga ana e tij, përfundimet ishin shumë interesante. Në të vërtetë, familjarët të cilët merrnin dërgesa në para kishin një mendim pozitiv për ato. Vetëm 3.7 për qind e këtyre familjarëve treguan se situata financiare nuk ishte përmirësuar. Kjo shifër mund të krahasohet me atë të familjarëve të cilët nuk marrin dërgesa nga emigrantët; ku plot 58.7 për qind e familjarëve raportuan se nuk kanë pasur përmirësim të situatës financiare. 5.1.2 Ndikimi i dërgesave në para të emigrantëve në pabarazinë Literatura nuk konfirmon parashikimet nëse dërgesat e emigrantëve priten që të rrisin apo ulin pabarazinë ndërmjet atyre që kanë akses ndaj dërgesave të emigrantëve dhe atyre që nuk kanë. Kjo ndodh për shkak se - ashtu siç Stark

43

Kapitulli V

Familjet të cilat përfitonin nga dërgesat kishin më tepër të ngjarë të mos ishin të varfëra. (De Soto et al., 2002).

(1991) ka arritur në përfundimin - "ndikimi i dërgesave të emigrantëve mbi shpërndarjen e të ardhurave (në fshatin përfitues) varet në mënyrë kritike nga shkalla sipas të cilës janë të përhapura brenda popullsisë së fshatit mundësitë për të migruar të tipeve të ndryshme, nga përfitimet prej kapitaleve njerëzore të realizuara me dërgesat e emigrantëve dhe nga shpërndarja e aftësive dhe edukimit shkollor në familjet e fshatin, të cilat mund të rrisin mundësinë për marrjen e dërgesave". Janë propozuar teknika të ndryshme për të matur ndikimin e dërgesave në pabarazinë. Mënyra më e thjeshtë është vlerësimi i tabelave që tregojnë shpërndarjen totale të të ardhurave dhe të ardhurat nga dërgesat e emigrantëve midis dhjetëra apo qindra grupeve familjarësh. Duke përdorur këtë metodë Adams arriti në përfundimin (1998) se në rastin e familjarëve të zonave rurale të Pakistanit, dërgesat rrisin pabarazinë. Një mënyrë më e sofistikuar është duke llogaritur përmasat e pabarazisë për të ardhurat e familjarëve, njëherë duke përjashtuar dërgesat e emigrantëve dhe pastaj duke i përfshirë ato. Në qoftë se përmasat e pabarazisë ulen kur dërgesat janë përfshirë, mund të pretendohet se dërgesat e emigrantëve reduktojnë pabarazinë. Një numër studimesh janë hartuar mbi këtë bazë, por provat e gjetura duke u varur në kampionet e përdorura mbështesin të dy pretendimet; dërgesat e emigrantëve rrisin pabarazinë dhe dërgesat e ulin pabarazinë. Për sa i përket Shqipërisë nuk janë bërë studime empirike për të matur ndikimin e dërgesave të emigrantëve mbi pabarazinë e të ardhurave të familjarëve të tyre. Megjithatë, janë bërë disa studime të cilat e prekin këtë çështje në mënyrë indirekte. Germenji dhe Swinnen (2004) zbulojnë një marrëdhënie të ndërthurur tipi-U ndërmjet të ardhurave të familjes dhe mundësisë për të emigruar. Kjo nënkupton se emigrantët nuk e kanë origjinën as nga familjet më të varfëra, as nga ato më të pasura: më të varfërit nuk emigrojnë sepse nuk kanë mjetet financiare për të emigruar, ndërsa të pasurit nuk kanë shtysa për të emigruar. Më vonë, të dhënat nga LSMS 2002 theksojnë se familjarët jo të varfër kanë më shumë të ngjarë që të marrin dërgesa në para nga emigrantët jashtë vendit (23.5 për qind), sesa familjarët e varfër (16.8 për qind) apo familjarët shumë të varfër (10.1 për qind). Në qoftë se këto përfundime kombinohen, mund të arrihet në përfundimin se ata të cilët përfitojnë më shumë nga emigracioni dhe dërgesat në para të tyre në Shqipëri nuk janë familjarët e varfër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë rreziku i rritjes së pabarazisë së të ardhurave mund të jetë i pranishëm në vend. De Soto et al (2002) ka vërejtur gjithashtu se kushtet e jetesës së atyre familjarëve të cilët nuk marrin dërgesa në para nga emigrantët në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, janë shumë të rënda.

Kapitulli V

44

Tabela 11. Dërgesat e emigrantëve të marra në 2004

Familjarët që marrin dërgesa nga emigrantët Nr. 187 190 188 175 157 897 100.0 2,350,046 293,755,876 17.5 348,960 43,620,000 19.5 298,312 37,289,000 20.9 408,664 51,083,050 2,173 1,704 2,223 2,619 21.2 677,046 84,630,826 3,563 20.8 617,064 77,133,000 3,299 % Në Euro Në Lek Në Euro emigrantëve Vlera totale e dërgesave të Vlera mesat

Rajoni në Shqipëri % 19.8 21.2 20.3 19.1 19.5 100.0

Familjarët e anketuar

Nr.

Elbasan

200

Gjirokastër

214

Korçë

205

Kukës

193

Shkodër

196

Total

1006

Burim: Studimi ynë

Tabela 12. Mendimet mbi ndikimin e dërgesave të emigrantëve mbi situatën financiare të familjarëve

Familjarët të cilët nuk kanë marrë dërgesa nga emigrantët Nr. 33 483 379 895 100.0 42.3 54.0 3.7 64 28 17 109 % Nr. % 58.7 25.7 15.6 100.0

Familjarët të cilët kanë marrë dërgesa nga emigrantët

Situata financiare

Nuk ka përmirësim

Përmirësim i lehtë

Përmirësim i dukshëm

Total

Burim: Studimi ynë

45

Kapitulli V

Kapitulli V

5.1.3 Ndikimi i dërgesave të emigrantëve në punësimin e familjarëve të tyre Një çështje themelore në lidhje me dërgesat e migrantëve është nëse ato ndikojnë në ofertën për punë të familjarëve të cilët nuk emigrojnë. Kësaj çështjeje i janë kushtuar disa studime. Ndërmjet të tjerave, Lipton (1980) dhe Palmer (1985) thonë se dërgesat e emigrantëve mund t'i lejojnë marrësve, psh. familjarëve, që të arrijnë një nivel të caktuar të ardhurash me më pak përpjekje për punë (zëvendësojnë punën me kohë të lirë). Ekzistojnë prova empirike që mbështesin këtë hipotezë (shihni psh. Ahlburg, 1991; Azam dhe Guberd 2002; Itzigsohn, 1995). Stark (1991), Taylor et al (1996) dhe, Taylor dhe Wyatt (1996) në kundërshtim me këtë, thonë se të ardhurat nga dërgesat kanë mundësi që të rrisin përfitimet e familjarëve aq sa për të kompesuar për gatishmërinë e reduktuar për punë. Përsa i përket Shqipërisë, Fuga (2004) tërheq vëmendjen në këtë ndikim të dërgesave për vendin. Megjithatë, ne njohim vetëm një studim që e analizon në mënyrë empirike këtë çeshtje, atë të Germenji dhe Swinnen (2004). Duke analizuar impaktin e dërgesave të emigrantëve në aktivitetin fermer të familjarëve në zonat rurale të Shqipërisë, ata kanë arritur në përfundimin se dërgesat e emigrantëve kanë penguar rendimentin e fermave, për shkak të përpjekjeve të reduktuara për punë. Është e qartë që nevojiten më shumë studime mbi baza cilësore dhe empirike. 5.2 Ndikimi makroekonomik i dërgesave të emigrantëve Tradicionalisht analizat e ndikimit makroekonomik të dërgesave të emigrantëve janë fokusuar në ndikimet e tyre të shumëfishta. Janë zhvilluar vlerësime të ndryshme për vende të ndryshme. Duke përdorur një model strukturor të thjeshtë Keynesian për të matur koeficientin e dërgesave për Pakistanin, Nishat dhe Bilgrami (1991) gjejnë një vlerë 2.43 të tij. Stahl dhe Habib (1989), duke përdorur tabela input-output, koeficientin 1.24 për Bangladeshin. Glytsos (1993) kanë përdoruar tabelat input-output (hyrje -dalje) për të krijuar një koeficient dërgesash të emigrantëve për Greqinë, duke marrë një vlerë të përgjithshme 1. Ndikimi i dërgesave të emigrantëve në kurset e këmbimit dhe balancat e jashtme ka nxitur gjithashtu një vëmendje të madhe. Studimet tregojnë se në rastet kur dërgesat e emigrantëve janë të konsiderueshme, ato krijojnë

46

Vëmendje e konsiderueshme i është kushtuar ndikimit të fluksit të dërgesave të emigrantëve në stabilitetin makroekonomik të vendit marrës. Studiuesit thonë se fluksi i dërgesave të emigrantëve do të çojë në mënyrë tipike në vlerësimin e monedhës vendase. Në këtë kuptim, dërgesat janë analoge me rritjen e kapitalit të huaj në sektorin privat apo publik. Megjithatë, një pjesë e dërgesave të emigrantëve do të largohet me anë të importeve. Shkalla varet nga kapaciteti i prodhimit të brendshëm për t'u përhapur mjaftueshëm brenda vendit për të prodhuar mallrat që njerëzit dëshirojnë të blejnë. Së fundmi, por jo e fundit për nga rëndësia, dërgesat e emigrantëve mund të rrisin atë që quhet ndikimi i "Sëmundjes hollandeze" dhe kështu të kenë një ndikim të kundërt në aftësinë konkurruese të sektorëve të tregtueshëm. Kjo ështe veçanërisht e vërtetë për dërgesat e emigrantëve kur ato krijojnë inflacion të lartë sepse përdoren për të blerë mallra jo-të tregtueshme. Efekti do të jetë veçanërisht i dëmshëm për familjet të cilat nuk përfitojnë dërgesa nga emigrantët. Përsa i përket Shqipërisë, është e pranuar gjerësisht se dërgesat e emigrantëve kanë qenë një faktor madhor në mbijetesën financiare të vendit. Një tabelë e të dhënave të FMN-së mbi peshën e dërgesave të emigrantëve përkundrejt PBB-së në vitin 2001 e vendos Shqipërinë në krye të listës të 20 vendeve emigruese (Figura 12, e riprodhuar nga Banka Botërore, 2003 ­ volumi i PPB).

Fig. 13: Lista e 20 Vendet në Zhvillim, që përfitojnë nga dërgesat e emigrantëve, 2001

Burim: GDF 2003 ,

47

Kapitulli V

një boshllëk në balancën kombëtare të pagesave dhe ndikimi i tyre ndihet në rezervat valutore dhe llogaritë aktuale të balancës së pagesave të vendit marrës (Ramamurthy, 2003).

Madhësia e dërgesave të emigrantëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës 1993-2003 ka qenë shumë e madhe në vlera absolute dhe relative. Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2003 në Shqipëri është transferuar një total prej 778,1 milion dollarësh amerikanë nga vendet imigruese, një sasi kjo që përfaqëson 11,4 për qind të PBB-së (pothuajse madhësia e një sektori ekonomik), pothuajse tre herë sa madhësia e Investimeve Direkte të Huaja, që mbulojnë mesatarisht më shumë se 50 për qind të deficitit tregtar të vendit (Banka e Shqipërisë, 2004).

Fig. 14: Dërgesat në formimin e PBB-së (në %)

25 20 15 10 5 0

01 02 20

D ërgesat

Kapitulli V

93

94

95

96

97

98

99

00

20

Burim: Banka e Shqipëisë, 2004 Fig. 15: Dergesat, Investimet dhe Ndihma e Huaj, 1992-2003 (në milionë dollarë amerikanë)

900 800 700 600 500 400 300 200 100 0

94 95 98 00 01 02 93 96 92 97 99 19 19 19 19 19 20 20 20 19 19 19 20 03

Invest imet e huaja N dihma e huaj

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2004

Dërgesat kanë treguar se janë më të stabilizuara dhe më pak të lëvizshme se IDH (Investimet Direkte të Huaja) dhe se Ndihma e Huaj, por kanë një efekt zero në ekuilibrin monetar. (Buch dhe Kuckulenz, 2004). Ato kanë

48

20

19

19

19

19

19

19

19

20

03

Megjithëse të mëdha në sasi, dërgesat e emigrantëve nuk kanë qenë në gjendje t'i japin vendit një rritje të konsiderueshme. Duke iu referuar statistikave të siguruara nga FMN (2003) mbi balancën kombëtare të pagesave, të dhënat tregojnë se ndërsa importet e mallrave të prodhuara janë rritur më shpejt se importet e makinerive dhe pajisjeve të transportit (Figura 16), eksportet e mallrave të prodhuara, megjithëse me ritme rritjeje më të shpejta sesa kategoritë e tjera, përfaqësojnë më pak se gjysmën e importeve të mallrave të prodhuara. (Figura 17).

Fig. 16: Dinamika e mallrave kryesore të importit në Shqipëri (në milionë dollarë amerikanë)

600

500

400

300

Ushqime, pije, duhan dhe gjë e gjallë

Vajra minerale, Vajra minerale, lubrikantëdhe lubrifikantë dhe materiale materiale tëlidhenqë lidhen me tjera me to të tjera që to Makineri dhe pasisje Makineri dhe paisje transporti

200

100

Ushqime të përpunuara

19 92 19 93 19 95 19 97 19 99 20 00 19 94 19 96 19 98 20 01

Burimi: FMN, 2003

49

Kapitulli V

kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e turizmit sepse një pjesë e mirë e emigrantëve, veçanërisht ata që jetojnë në Greqi apo Itali kanë vendosur të kalojnë në Shqipëri pushimet verore, bashkë me familjet ose të afërmit. Siç është treguar nga Banka e Shqipërisë (2003), paratë e shpenzuara nga emigrantët gjatë sezonit turistik përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga turizmi në Shqipëri.

Kapitulli V

Fig 17: Evolucioni i mallrave kryesore të eksportit në Shqipëri (në milionë dollarë amerikanë)

300 250 200 150 100 50 0

Ushqime, pije duhan dhe U shqime, pije, duhan dhe gjë e gjallë gjë e gjallë Vajra minerale lubrifikantë Vajra m inerale, dhe materiale të tjera që lubrikantëdhe materiale të lidhen me to tjera që lidhen m to e Makineri dhe paisje M akineri dhe pasisje transporti transporti Ushqime të përpunuara U shqime të përpunuara

Në vazhdim të asaj që u tha më sipër, të dhënat nga FMN (2005) tregojnë se megjithëse deficiti tregtar është i lartë, biles edhe në krahasim me vendet e tjera në tranzicion (me pothuajse 25 për qind të PBB-së në 2003), deficiti i llogarive korente ka mbetur i ulët, në sajë të dërgesave të emigrantëve (me 8.2 për qind të PBB në 2003). Kështu, dërgesat e emigrantëve kanë forcuar Lekun13 (FMN, 2003; Muco et al., 1999; Nikas, 2005), efekti i shpejtë negativ i të cilit është largimi i eksportuesve shqiptarë dhe përballjen e prodhuesve vendas (veçanërisht fermerët) që synojnë tregun kombëtar apo lokal me nivele të larta të konkurrencës së importeve. Leku i fortë ka kontribuar gjithashtu edhe në rritjen e kërkesës për shërbimet dhe mallrat e patregtueshëm. Dhe në fakt, që nga fundi i viteve 1990, dërgesat në para të emigrantëve kanë qenë një faktor kryesor në mbajtjen e industrisë së ndërtimit në Shqipëri, ndërsa rritja ekonomike është udhëhequr nga rritja në sektorin tercial (Banka e Shqipërisë, 2003; FMN, 2003). Megjithëse mund të tingëllojë e hidhur, situata makroekonomike e vendit tregon se ka një varësi të lartë të Shqipërisë tek dërgesat e emigrantëve. A është mbi-varësia në dërgesa pa rrezik? Përfundimisht që jo. Një ulje e papritur e sasisë së tyre për shembull, për shkak të rënies ekonomike në vendet e destinacionit mund të rrënojë ekonominë shqiptare (Nikas dhe King, 2005). Megjithatë ekzistojnë efekte anësore edhe nëse ato mbesin në

13

50

Leku është monedha shqiptare.

19 92 19 93 19 94 19 95 19 96 19 97 19 98 19 99 20 00 20 01

Burimi: FMN, 2003

të njëjtin nivel apo edhe rriten. Nëse përdoren për konsum ato kontribuojnë në rritjen e inflacionit. Nëse shpenzohen për mallra konsumi të importuara për shkak të kufizimeve në ofertën e brendshme, ato vetëm do të rrisin importet. Kjo mund të ketë një efekt të kundërt në balancën e pagesave n.q.s. financojnë kryesisht importet («efekti bumerang») (Nikas, 1991). Për më tepër, duke marrë parasysh gjendjen e varfër të eksporteve të vendit dhe deficitit tregtar strukturor, ato e mbajnë Lekun të vlerësuar nëpërmjet ndikimit në kursin e këmbimit valutor. Prandaj, produktet shqiptare (të eksportueshme dhe zëvendësuese të importeve) humbin ndaj konkurrencës, një fenomen i identifikuar nga teoria ekonomike si "Sëmundja Hollandeze" (Christodoulou & Nikas, 2004).

51

Kapitulli V

Kapitulli VI

KAPITULLI VI REFLEKTIME MBI DËRGESAT, KURSIMET DHE QËNDRIMET NDAJ INVESTIMEVE TË SHQIPTARËVE EMIGRANTË DHE FAMILJEVE TË TYRE

Siç u tha në Kapitullin I janë realizuar dy anketime në të njëjtën kohë. E para u drejtohet emigrantëve/dërguesve të të ardhurave (712 pyetësorë) dhe tjetra familjeve të emigrantëve/marrësve të dërgesave (1006 pyetësorë). Të dy pyetësorët kishin një numër pyetjesh të përbashkëta, si edhe disa të tjera të formuluara në formë të tillë për të identifikuar qëndrimet e grupeve respektive ndaj dërgesave. 6.1 Një prezantim i shkurtër i përfundimeve të anketimit të emigrantëve

Megjithëse disa nga përfundimet janë përmendur në kapitujt e mëparshëm, në këtë pjesë ne do të theksojmë disa nga përfundimet e anketimit mbi emigrantët, të cilat ne i konsiderojmë të rëndësishme për të mbërritur në përfundime të tjera në lidhje me kursimet dhe qëndrimin ndaj investimeve të emigrantëve dhe familjeve të tyre. 1. Masa e emigrantëve shqiptarë përbëhet në një pjesë e madhe nga meshkuj në moshë të re. Kjo është më shumë në Greqi dhe më pak në Itali. Në këtë grupmoshë tendenca për të dërguar para është relativisht e lartë në krahasim më moshat e tjera. 2. Emigrantët duket se janë përzgjedhur pozitivisht; pjesa më e madhe ka mbaruar të paktën studimet 8-vjeçare të detyrueshme dhe nje pjesë e mirë kanë edhe diplomat e shkollës së mesme. Ata që jetojnë në Itali kanë një standart më të lartë shkollimi se ata që jetojnë në Greqi. Studimi ynë konfirmoi përfundimin e përgjithshëm të studimeve të tjera që, niveli më i lartë i arsimit është i lidhur me një nivel më të lartë të të ardhurave. 3. Më shumë se 2/3 e emigrantëve janë të martuar me një mesatare prej 2 fëmijësh. 4. Afërsisht 80 për qind e të intervistuarve tanë kanë emigruar fillimisht nga fillimi i `viteve të tranzicionit' (1990) deri në 1998. Shpërngulja e përhershme

52

në vende të tjera ishte zgjedhja që bënë rreth 68 për qind e të intervistuarve gjatë një periudhe 5-vjeçare, midis viteve 1998 and 2002. Kjo zgjedhje e vendosjes së përhershme jashtë Shqipërisë u ndikua më së shumti nga kombinimi i a) amnistitë e ndryshme që dhanë qeveritë italiane dhe greke si dhe b) falimentimi i skemave piramidale që shkaktuan kaos social në Shqipëri. 5. Shumica (më shumë se 63 për qind) e emigrantëve jetojnë në vendet e huaja së bashku me familjen e ngushtë apo një pjesë të saj. Pra, bashkimi familjar është arritur në një masë të madhe. Ky faktor përcaktues në lidhje me qëndrimin ndaj dërgesave do të vazhdojë të ketë një impakt mbi kursimet dhe qëndrimin e tyre ndaj dërgesave. 6. 76% e të intervistuarve tanë kanë qenë të punësuar me të ardhura të mira përpara emigrimit. Ndërsa 24% e tyre nuk e konsiderojnë veten si të punësuar në kushte të mira para nisjes. 7. Duke reflektuar strukturën e ekonomisë shqiptare para tranzicionit, një numër i madh i të intervistuarve që kishin qenë të punësuar më përpara, raportuan se profesioni i tyre i mëparshëm kishte të bënte me fushën e agrikulturës, industrisë nxjerrëse apo sektorët e përpunimit dhe ndërtimit. Pjesa tjetër e atyre që kanë qenë të punësuar përpara emigracionit janë nëpunës civil (si psh. mësues). Shumica e pjesës 24 për qind që e karakterizojnë veten si të papunë, e konsiderojnë gjendjen e tyre si të papunë me të ardhura, studentë, nxënës apo shtëpiake. Duke qenë se shumica e të intervistuarve janë aktualisht të punësuar në sektorët e agrikulturës, ndërtimit dhe shërbimeve (shih pikën 8), mund të tentohet të arrihet në konkluzionin që ndryshe nga mendimi i zakonshëm, shumica e emigrantëve nuk janë në fakt të punësuar më poshtë aftësive të tyre, në vendet respektive ku janë vendosur. 8. Për sa i përket profesionit të emigrantëve në vendet e destinacionit, siç është raportuar prej tyre, ka ndryshim nga vendi në vend. Në Greqi 49 për qind e meshkujve punojnë në ndërtim dhe 21 për qind në bujqësi, ndërsa 63 për qind e femrave punojnë si pastruese nëpër shtëpi. Në Itali 43 për qind e meshkujve punon në ndërtim, 19 për qind në prodhim dhe 16 për qind në shërbime , kurse 56 për qind e femrave shqiptare në Itali punojnë si punëtore shtëpie. Pra, duket se shqiptarët në Itali kanë arritur një hap më lart në shkallën e profesioneve në raport me Greqinë. Është gjithashtu domethënës fakti që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh në Itali janë

53

Kapitulli VI

Kapitulli VI

zhvendosur në fushën e aktivitetit të lirë privat me biznes të tyre. 9. 75 për qind e emigrantëve të intervistuar kanë një llogari bankare në shtetin ku banojnë dhe i mbajnë kursimet e tyre në bankë. Sigurisht që sistemi i organizuar bankar në vendet pritëse përfshirë edhe shërbimet e bankës në transksionet e përditshme, i bind emigrantët shqiptarë për të mos përdorur mënyrat informale të kursimeve dhe pagesave. Marrëdhënia e fortë dhe pozitive midis tendencës për të mbajtuar kursimet në një llogari bankare dhe nivelit të zhvillimit të sistemit bankar përforcohet edhe nga përqindja e lartë prej 73.8 për qind në Greqi (kjo është më ulët se të tjerat edhe për shkak të numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm në raport me numrin total të emigrantëve), 75.7 për qind në Itali, 80 për qind në Mbretërinë e Bashkuar dhe 95.6 për qind në vendet e tjera. 10. Shumica e të intervistuarve deklarojnë një të ardhur familjare në nivelet 1,000 dhe 2,500 Euro; me një numër të konsiderueshëm që deklarojnë nivele më të larta. Në qoftë se për qëllime krahasimi, e përcaktojmë nivelin mesatar të varfërisë në një shumë mujore familjare neto prej 1,000 eurosh në tre vendet e sondazhit, atëhere 74.5 për qind e migrantëve shqiptarë janë mbi këtë nivel (me një përqindje prej 21.4 për qind që lëvizin në shumën 500 deri në 1000 euro. Vetëm 4 për qind e grupit tonë të anketimit kanë raportuar një të ardhur familjare poshtë 500 Euro, që sigurisht është poshtë nivelit minimal të varfërisë. Në përgjithësi mund të themi se 80 për qind e të intervistuarve kanë një punë të përhershme, vetëm 14 për qind deklaruan se kanë edhe një punë të dytë. Po kështu, 58 për qind e të intervistuarve kanë së paku një anëtar tjetër të familjes në një formë punësimi, duke shtuar kështu të ardhurat e familjes. 11. 68 për qind e grupit tonë deklaruan që ata dërgojnë të holla në Shqipëri, megjithëse siç e vumë re, shumica prej tyre jetojnë jashtë vendit me anëtarët më të ngushtë të familjes. 12. Duke reflekuar mbi natyrën e lidhjeve të ngushta në familjen shqiptare, shumica e të intervistuarve u dërgojnë para prindërve të tyre. Fakti që anëtarët më të ngushtë të familjes së emigrantit vijnë të dytët në listën e marrësve të këtyre dërgesave mund të shpjegohet me argumentat në pikën 9 (d.m.th. bashkim i suksesshëm në vendin pritës). Kategoria e tretë që përfiton nga këto dërgesa janë vëllezërit dhe motrat, si dhe anëtarë të tjerë të rrethit më të gjerë familjar.

54

14. Pjesa më e madhe e emigrantëve të grupit tonë mendon se do të dërgojë të njëjtën shumë ose më pak në vitin në vazhdim, ku 37.9 për qind e emigrantëve mendon se do të dërgojë më pak në vitin në vazhdim, 37.3 mendon se do të dërgojë të njëjtën shumë, dhe vetëm 24.8 për qind mendon se do të dërgojë më shumë. Kjo është një shenjë tjetër e pjekurisë së procesit të emigracionit; ku tendenca për të dërguar stabilizohet pas një periudhe fillestare të karakterizuar me ulje e ngritje. Përvoja ka treguar se bashkimi familjar është një tjetër faktor për arritjen e këtij niveli dhe ngadalësimin e dërgesave. 15. Në fakt, analiza e të dhënave tregon se emigrantët mendojnë se anëtarët e familjes që marrin këto dërgesa kanë një Mundësi Margjinale që të kursejnë prej tyre deri në masën 0.3. Duke pasur parasysh se po i referohemi një grupi personash me një nivel të ardhurash të ulët, zakonisht në moshë të madhe, kjo tendencë për të kursyer është e lartë. Kjo reflekton qëndrimin konservativ të natyrshëm të personave që përfitojnë nga këto dërgesa në lidhje me menaxhimin e të ardhurave të tyre, ose mund të ketë si alternativë shpjegimin që këto persona mund të kursejnë për të blerë pajisje të shtrenjta në të ardhmen. 16. Mënyra e dërgesave me dorë mbizotëron (katër herë më e preferueshme sesa transfertat) dhe forma më e zakonshme është prurja e të hollave nga vetë emigrantët kur vijnë në Shqipëri. Kjo duket në kontradiktë me pikën 2, në kuptimin që shqiptarët duket se kanë besim në veprimet bankare për kursimet e tyre, por jo për dërgesat jashtë. 17. Në lidhje me dëshirën e përgjithshme të emigrantëve për të investuar në Shqipëri, grupi është i ndarë, ku një pjesë e konsiderueshme është e pavendosur. 18. Në lidhje me investimet e të hollave të dërgesave, shumica preferojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme, biznes shitblerjeje apo restorante, dhe ndërtimi apo bujqësi, respektivisht në vend të dytë, të tretë e të katërt. Shumë pak kanë dëshirë të investojnë në ndonjë formë prodhimi.

55

Kapitulli VI

13. Pjesa dërrmuese e grupit tonë të anketimit deklaron se qëllimi kryesor i dërgesave është mbulimi i nevojave të jetës së përditshme të familjes. Pas kësaj vijnë ndërtimi, përmirësimi dhe pajisja me orendi e shtëpisë. Më pas vjen investimi në pasuri të paluajtshme.

Kapitulli VI

19. Shumë pak (20 për qind) e atyre që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, janë të interesuar në ndonjë formë partneriteti me sektorin publik (p.sh. partneritet publik-privat, apo financimi i punëve publike). 20. Sidoqoftë, rreziku i ulët që karakterizon bonot e thesarit duket se ka tërhequr vëmendjen e disa emigrantëve, të paktën me shumë se aksionet e kompanive apo alternativa të tjera. 21. Preferencat e emigrantëve në rend zbritës janë investimet private në shitblerje, pasuri të paluajtshme, turizëm apo bujqësi, ku prodhimi mbetet përsëri pak i preferuar në listë. 22. Natyra konservatore dhe sjellja e emigrantëve evidentohet gjithashtu edhe nga preferenca e tyre për të investuar individualisht apo me anëtarët të tjerë të familjes së tyre, përkundër eksplorimit të mundësive për partneritet më të tjerë. 23. Ata që janë të interesuar që të investojnë në Shqipëri planifikojnë që të marrin kredi nga bankat si burim për bashkëfinancimin e investimit të tyre; megjithëse (pika 16) ata përgjithësisht nuk përdorin të njëjtat banka për të transferuar dërgesat e tyre. 24. Në lidhje me të ardhmen e dërgesave, emigrantët janë të ndarë, midis atyre që mendojnë së do të kthehen në Shqipëri në një moment të caktuar dhe atyre që nuk do të kthehen ose nuk e dinë. Sigurisht, vazhdimi i dërgesave në Shqipëri pritet të bëhet nga grupi i dytë. 25. Edhe ata që mendojnë se do të kthehen, do ta bëjnë një gjë të tillë pas 5 ose 10 vjetësh. Kjo e zgjeron konkluzionin e shprehur në pikën më sipër. 26. Së fundmi, shumica e atyre që do të kthehen në Shqipëri do të vendosen në një vend të ndryshëm me atë të origjinës së tyre, ose nuk e kanë vendosur ende. Ky konstatim tregon se do të ketë një proces të shpejtë urbanizimi, me shumë emigrantë që duan të kthehen në zonën Tiranë-Durrës. Kjo nënkupton disa favorizime gjeografike në lidhje me procesin e dërgesave (për investime dhe strehim).

56

Këto përfundime duket së mbështesin shumicën e argumenteve në lidhje me kursimet e migrantëve dhe qëndrimin e tyre ndaj dërgesave, megjithëse evidentohen edhe disa elementë të rinj. Veçanërisht: · Duke u bazuar në analizën e ciklit që ndjek zhvillimi i procesit, mund të thuhet se emigracioni nga Shqipëria ka hyrë në një faze pjekurie. Shumë nga përfundimet e anketimit tonë e tregojnë këtë. Në krahasim me vitet e para të emigracionit, emigrantët shqiptarë duket se janë në një gjendje më të mirë përsa i përket punësimit dhe të ardhurave të tyre në vendet ku kanë shkuar; gjithashtu hasen më shumë emigrantë që janë bashkuar me familjet e tyre, dhe kjo nënkupton edhe një shkallë sigurie më të lartë për vendet ku ndodhen. Në lidhje me kursimet dhe tendencën për të dërguar të holla në shtëpi, popullsia emigrante vazhdon të jetë skeptike në lidhje me përdorimin e rrugëve bankare si një mekanizëm i rregullt për dërgimin e parave; megjithatë kjo rrugë ka filluar të bëhet më e përdorshme. Dërgesat e emigrantëve përdoren kryesisht për konsum të përditshëm dhe investim në shtëpi dhe pasuri të paluajtshme. Kjo nuk është e pazakontë duke pasur parasysh nevojat për mbijetesë të familjeve të emigrantëve në atdhe. Megjithëse nuk ka prova të forta të tendencës së atyre që i marrin këto dërgesa për të kursyer një pjesë të tyre, është e dukshme një tendencë e vogël për të investuar të ardhurat nga dërgesat, në sektorë aktivë të ekonomisë. Ajo pjesë e vogël produktive që përfitohet nga investimi i dërgesave të emigrantëve është e përqendruar në sektorët e parë dhe të tretë të ekonomisë shqiptare. Emigrantët shqiptarë duket se nuk kanë shumë besim në sektorin publik shqiptar të ditëve të sotme si një partner në investime, por e marrin në konsideratë investimin në bono thesari. Lidhjet familjare janë ende shumë të forta si në lidhje me destinacionin e dërgesave ashtu edhe me partneritetin në biznesin privat. Një numër i konsiderueshëm i emigrantëve shqiptarë nuk do të kthehen në mënyrë të pavarur në Shqipëri në një periudhë afatshkurtër (shih Kapitullin VII). Kështu numri i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë si edhe perspektiva në lidhje me dërgesat në atdhe, do të vazhdojë të jetë e lartë, të paktën për një afat kohor të mesëm (deri në 2010).

·

·

·

·

·

· ·

57

Kapitulli VI

Kapitulli VI

6.2

Një prezantim i shkurtër i përfundimeve të anketimit mbi familjen e emigrantëve

Megjithëse grupi ynë i anketimit ishte më i gjerë (30 për qind), ai përfaqësonte shumë mirë përbërjen e fluksit migrator mbi bazën e vendeve kryesore pritëse. Ne mund t'i ndajmë përfundimet në dy kategori kryesore: ato të që mbështesin dhe në fakt ndihmojnë në verifikimin e përfundimeve të anketimit mbi emigrantët; dhe ato të cilat tregojnë një mospërputhje të konsiderueshme me të, gjë të cilën do të mundohemi ta shpjegojmë. 6.2.1. Në lidhje me ato pyetje dhe përgjigje të cilat konfirmojnë përfundimet në anketimin për emigrantët: 1. 75 për qind e të intervistuarve deklarojnë se rrugët jo formale janë më të preferueshme për dërgesat në atdhe, me 42 për qind që deklarojnë se i çojnë personalisht të hollat. Nga pjesa që mbetet për rrugët formale të dërgesave, pra 25 përqind, vetëm 9.4 përqind i dërgojnë ato nëpërmjet veprimeve bankare. 2. Në lidhje me përdorimin e dërgesave të emigrantëve, renditja e atyre që përfitojnë nga këto dërgesa përputhet me përllogaritjet e dërguesit (d.m.th për të mbuluar nevojat e jetës së përditshme, mobilimin e shtëpisë, përmirësimin e shtëpisë). 3. Anëtarët e familjes e konfirmuan frekuencën e marrjes së dërgesave (2 ose 4 herë në vit) dhe faktin që emigrantët sjellin para me vete kur vijnë për vizitë në shtëpi. 4. Ata konfirmuan gjithashtu faktin se shumica ka marrë në vitin 2004 të njëjtën shumë të dërgesave si në vitet e kaluara, ose më pak. 5. Personat që marrin dërgesat e emigrantëve konfirmuan gjithashtu një tendencë të lartë për të kursyer diçka nga këto dërgesa (duke përbërë më shumë se 70 përqind të kursimeve të marrësve të dërgesave, dhe rreth 20-30 përqind të shumës totale të dërgesave të marra).

6. Anëtarët e familjes kanë të njëjtin skepticizëm në lidhje me investimin e kursimeve të tyre në Shqipëri dhe janë në një masë të madhe të painteresuar (83 për qind) për të investuar në partneritet me qeverinë në projekte

58

ndërtimi të një niveli të gjerë. 7. Biznesi familjar është alternativa më e preferueshme për ata që planifikojnë të investojnë, me 94 për qind që planifikojnë ta bëjnë këtë gjë ose individualisht, ose me anëtarët më të ngushtë të familjes. 6.2.2. Në lidhje me evidentimin e ndryshimeve në përgjigjet e dhëna nga emigrantët e intervistuar, mund të përmbledhim sa më poshtë: 1. Familjet e emigrantëve nuk janë dakort me preferencën e emigrantëve për t'i mbajtuar kursimet në llogari bankare; vetëm 41 për qind e tyre kanë një llogari bankare, duke përdorur rrugën e zakonshme të ruajtjes së parave në shtëpi. 2. Anëtarët e familjes së emigrantëve janë më optimistë në lidhje me shumat e dërgesave që do të marrin në vitet në vazhdim, me 70 për qind që deklarojnë se presin të marrin të njëjtën shumë ose më tepër në vitet në vazhdim. 3. Në lidhje me shpërndarjen sektoriale apo investimet me të hollat e dërgesave, mbizotëron sektori i bujqësisë (50 për qind). 4. Për shkak të mungesës së mundësisë dhe informacionit, anëtarët e familjes së emigrantit kanë një nivel të ulët të njohjes së mundësive të ndryshme të investimit: më pak se 10 përqind e të intervistuarve kanë treguar interes në mënyrat e investimit të përshkruara në pyetësorë (psh. aksione, obligacione, dhe bono thesari). 5. Në një mënyrë të natyrshme, anëtarët e familjes shpresojnë se të afërmit e tyre do të kthehen në Shqipëri, në kontrast me qëllimet e shprehura nga një përqindje e madhe e emigrantëve. Si përfundim, situata social-ekonomike e anëtarëve të familjeve të emigrantëve është në një masë të madhe faktor përcaktues i përgjigjeve të dhëna në pyetësor. Ata nuk kanë besim në sistemin bankar apo tek shteti si partner në investimet e tyre. Për të intervistuarit, në kushtet e sotme varianti më i pranueshëm në lidhje me kursimet është ruajtja e kursimeve në shtëpi apo investimi i tyre në biznesin e vogël bujqësor të familjes.

59

Kapitulli VI

Kapitulli VII

KAPITULLI VII KTHIMI NGA MIGRIMI

Transferimi i kapitalit financiar mund të ndodhë si nëpërmjet dërgesave kur emigrantët janë jashtë vendit, ashtu edhe nëpërmjet transferimit të kursimeve kur emigrantët kthehen në shtëpi. Është përllogaritur që një e treta e migrantëve kthehen në atdhe. (Murphy 1999). Megjithëse një pjesë e tyre nuk arrijnë që të integrohen në vendet ku shkojnë, shumica arrijnë që të mbledhin një kapital financiar dhe njerëzor, i cili transferohet së bashku me ta kur kthehen në atdhe. Studimet kanë identifikuar një numër të madh faktorësh që përcaktojnë kthimin e emigrantëve në atdhe. Kështu, sipas Cerase (1974), vështirësitë për të pasur një jetë aktive në vendet ku shkojnë apo për t'u përshtatur me rregullat e shoqërisë përkatëse, janë motivacione të forta për t'u kthyer përsëri në atdhe. Mosintegrimi në vendet ku emigrohet, për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve që hasin emigrantët është gjithashtu një faktor tjetër. Në një vështrim me nota më pozitive, Dustmann (1997) thekson se kthimi i emigrantëve mund të jetë si pasojë e një vendimi në lidhje me vendin optimal të jetesës pas një periudhe kohore të caktuar. Në kohën e emigrimit, migrantët kuptojnë se pasi kanë grumbulluar kapital financiar dhe njerëzor në vendin ku kanë shkuar, kthimi në atdhe mund të jetë zgjedhja më e mirë, sepse fitimet nga ky kapital i mbledhur mund të jenë shumë herë më të mëdha në atdhe. Për shembulI, nëse çmimet në atdhe janë më të ulëta, asetet e mbledhura nga migrantët në vendin ku kanë emigruar, do të kenë një fuqi blerëse më të lartë sesa në këtë vend. Preferencat e migrantëve për vendbanimin janë gjithashtu një arsye tjetër për kthimin në atdhe nga emigracioni (Hill, 1987). Kthimi nga emigracioni mund të jetë edhe rezultat i ngjarjeve të papritura në atdhe apo në vendin ku kanë emigruar. Ndryshime të papritura në fitime apo në preferenca për mënyrën e të jetuarit në vendin ku ndodhen, për shembull vdekja e një familjari, mund të ndryshojë vendimin e migrantëve. Sidoqoftë, shpesh vendimi përcaktues në kthimin e migrantit, është pikërisht situata në atdhe. Në rast se niveli i përgjithshëm ekonomik përmirësohet atëherë kthimi në atdhe është një zgjedhje e preferuar e emigrantëve. Një shembull i mirë për këtë ështe Irlanda. Përsa i përket impaktit që ka ardhja e migrantëve në atdhe, mendimi i

60

përbashkët ka kaluar në vlerësime pesimiste dhe optimiste gjatë proceseve të ndryshme. Për shembull, nga fillimi i viteve 1970, qëndrimi pesimist ishte se kthimi i emigrantëve do të rriste papunësinë në vendin e tyre (qëndrimi neoklasik i migracionit ndërkombëtar [NELM]). Gjatë viteve të fundit, mendimi i përbashkët ka qenë më pozitiv dhe sot, ka një qëndrim mjaft mikpritës në lidhje me kthimin e mundshëm të migrantëve në atdhe që do të mbështesë zhvillimin në këto vende (qëndrimi mbi ekonominë e re të migracionit të krahut të punës [NELM]). Sipas qëndrimit të NELM puna në vendet përtej oqeanit ku pagesat janë të larta, mund t'i krijojë mundësinë emigrantëve që kthehen të ndihmojnë në "modernizimin" dhe rritjen ekonomike të vendit të tyre: së pari, kursimet e mbledhura mund të ndihmojnë në kapërcimin e mangësive në atdhe në lidhje me paratë cash dhe së dyti, përvoja e punës përtej oqeanit mund të sjellë ide dhe aftësi të reja. Duke u bazuar në këtë qëndrim, shumë iniciativa nga agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare kanë si objekt inkurajimin e kthimit (me dëshirë) të migrantëve14 ­ veçanërisht atyre me cilësi të larta pune (Ghosh, 2000). Megjithë vështrimin pozitiv të qëndrimit të NELM në lidhje me kthimin nga migracioni, mbështetësit e tij theksojnë se ndikimi i efektshëm i emigrantëve që kthehen në zhvillimin e vendit varet në një masë të madhe nga zhvillimet brenda vendit, si në kohën kur migrantët janë në migracion ashtu edhe kur ata kthehen. Siç do ta shohim më poshtë ky është edhe rasti i Shqipërisë. 7.1 Kthimi i pavarur

Sigurisht që faktorët e përmendur më sipër i referohen kthimit të pavarur dhe me dëshirë të migrantëve. Migrantët që nuk arrijnë të marrin statusin ligjor në vendet ku shkojnë, shpesh kthehen edhe me forcë. Këto kthime jo të vullnetshme të migrantëve në Shqipëri, të cilat janë rreth 30,000 vetëm në vitin 2004, janë jashtë objektit të studimit të këtij punimi. Ky kapitull bën gjithashtu dallimin midis kthimit të përhershëm nga ai të përkohshëm, meqenëse në mjaft raste emigrantët në Greqi, dhe në një masë më të vogël ata në Itali, mund të bëjnë disa intervale kthimi midis periudhave të gjata të qëndrimit jashtë.

14

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) është angazhuar për një kohë të gjatë në iniciativa të tilla dhe ekspertiza e saj në aspektet menaxhuese të emigracionit ka arritur nivele të larta.

61

Kapitulli VII

Kapitulli VII

Procesi i pavarur i kthimit të migrantëve filloi të marrë trajtën e plotë nga mesi i viteve 1990-të. Këta të kthyer, në pjesën më të madhe ishin pjesëtarë të fluksit të parë të emigrantëve që shkuan në Greqi dhe Itali. Falimentimi i skemave piramidale së bashku me krizën ekonomike dhe politike që pasoi, e ndërprenë fluksin e kthimit dhe siç e treguam, shkaktoi largimin edhe një herë jashtë vendit të atyre që ishin kthyer. Në ditët e sotme, ka pak kthim të migrantëve në mënyrë vullnetare në Shqipëri.15 Ata që kthehen janë ose migrantë të përkohshëm që kërkojnë në migracion mënyra për të grumbulluar kapital për të filluar një biznes të vogël apo në rastin e fermerëve, një mënyrë për të luftuar kundër pasivitetit të stinës së dimrit. Siç është identifikuar edhe në studime, arsyeja tjetër për kthimin e vullnetshëm të migrantëve ka qenë edhe mosintegrimi i shqiptarëve në vendet ku shkojnë. Diskriminimi është gjithashtu një faktor tjetër nxitës. Siqodoftë, mungesa e mundësive në Shqipëri dhe gjendja ekonomike më e mirë në vendet e tjera janë ato që e zvogëlojnë motivacionin për t'u kthyer në Shqipëri. Si rezultat, ata që kthehen janë të paktë në numër. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa për të tërhequr emigrantët e suksesshëm në Shqipëri. Kështu në vitin 1996, qeveria shqiptare ndërmori një projekt për të stimuluar ardhjen e emigrantëve shqiptarë nga Italia e për të investuar. Reagimi i komunitetit shqiptar ndaj kësaj nisme ishte krejtësisht i parëndësishëm, më pak se 10 për qind e emigrantëve treguan interes për projektin. Në vitin 1998, një projekt nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale për të financuar kthimin e suksesshëm të emigrantëve, nuk u vu kurrë në zbatim për shkak të mungesës së mjeteve financiare nga ana e Ministrisë (Barjaba, 2002). Nga viti 2000 deri në 2004, mbi 300 individë janë kthyer në Shqipëri nëpërmjet programeve të IOM për kthimin vullnetar, kryesisht nga Evropa Perëndimore dhe SHBA. Në varësi nga programi i kthimit, të kthyerëve u është dhënë edhe një lloj ndihme materiale dhe financiare. (Strategjia Kombëtare për Migracionin, 2004). 7.2 Mundësia e kthimit Megjithë numrin shumë të kufizuar të kthimeve vullnetare të shqiptarëve në ditët e sotme, shumë emigrantë shqiptarë e konsiderojnë seriozisht mundësinë e kthimit në atdhe. Kjo për shkak se, siç u tregua më lart, në rastin e Shqipërisë

15

62

Nuk ka statistika mbi kthimin e emigrantëve në Shqipëri.

emigracioni është një mënyrë për të zgjidhur një problem imediat. Ka shumë nga emigrantë që duan të kthehen dhe shpesh këta jetojnë në shtete në një largësi shumë të madhe nga Shqipëria (Amerika e Veriut apo Australia) Për pjesën më të madhe, emigracioni shihet si një zgjidhje e përkohshme (Nicholson, 2002). Pas punës disa vjeçare në Greqi, Itali apo destinacione të tjera, dhe grumbullimit të një shume të caktuar të ardhurash, shumë shqiptarë synojnë të kthehen në shtëpi dhe të investojnë aty kursimet e tyre. Emigrantët më të vjetër në moshë hezitojnë nëse do t'ia arrijnë të përballojnë jetën në Shqipëri përpara se t'u bjerë aftësia për të punuar, përdryshe ata mund të ktheheshin. Nga ana tjetër, ata që kanë emigruar ilegalisht presin që herët a vonë të kthehen apo të riatdhesohen në Shqipëri. Gjëja më e rëndësishme për ta nuk është që të vendosen në mënyrë të qëndrueshme në vendet e huaja, por të qëndrojnë aq sa për të fituar një shumë të mjaftueshme parash për ta sjellë me vete në Shqipëri. (King et al, 2003). Ka patur pak kërkime në lidhje me mundësinë e kthimit vullnetar të migrantëve në Shqipëri. Sidoqoftë ka një interes në rritje në lidhje më këtë fenomen. Nga një sondazh i Gedeshi et al (2003) mbi emigrantët e ligjshëm, doli se pothuajse dy të tretat (66%) e tyre dëshirojnë të kthehen në atdhe, pothuajse një e pesta e tyre (19.7%) janë kthyer me qëllimin për të mos lëvizur më, kurse të tjerët kanë një lloj qëndrimi "të presim e të shohim". Në anketimin tonë, 54.5% e të intervistuarve kanë shprehur gadishmërinë për t'u kthyer në Shqipëri, kurse 21.1% nuk dëshirojnë të kthehen dhe 24.4% "nuk e dinë".16 Përqindjet e atyre që mund të kthehen janë përkatësisht sipas shteteve: nga Greqia (57.6%), nga Italia (53.7%) dhe nga Mbretëria e Bashkuar (41.7%) (shih tabelën 20). Dëshira për t'u kthyer është më e madhe tek emigrantët e grupmoshës nga 21 deri në 30, dhe nga 31 deri në 40, me respektivisht 56.7% dhe 55.6% të emigrantëve që duan të kthehen për secilin grup.

Tabela 18: Emigrantët sipas dëshirës për t'u kthyer dhe grupmosha

Mosha >20 21-30 31-40 41-50 51+ Total Dëshiroj të kthehem Nr. 6 131 153 75 20 385 % 0.9 19.0 21.7 10.5 2.8 54.5 Absolutisht jo Nr. 8 47 53 30 11 149 % 1.1 6.7 7.5 4.2 1.6 21.1 Nuk e di ende Nr. 5 52 69 37 9 172 % 0.7 7.4 9.8 5.2 1.3 24.4 Nr. 19 230 275 142 40 706 Totali % 2.7 32.6 38.9 20.1 5.7 100.0

Burimi: Anketimi ynë

16

Ndryshimet midis këtyre anketimeve mund të shpjegohen pjesërisht me metodologjinë e përdorur në anketim; anketimi i vitit 2003 është realizuar kryesisht në pikat kufitare të hyrjes, kurse anketimet tona janë më të gjera dhe gjeografikisht më të shpërndara.

63

Kapitulli VII

Kapitulli VII

Kur merret parasysh niveli arsimor i emigrantëve, përfundimet e anketimit tonë tregojnë se në karahasim me grupet e tjera të emigrantëve, grupi i atyre që kanë arritur të marrin një diplomë më shumë se ajo e shkollës së mesme, tregon më pak dëshirë për t'u kthyer sesa të tjerët. (tabela 19). Kështu, vetëm 45,8% e emigrantëve të këtij grupi dëshirojnë të kthehen ndërsa 28% e tyre nuk dëshirojnë. Një qëndrim i tillë në lidhje me kthimin në Shqipëri të kësaj kategorie emigrantësh është i kuptueshëm nëse kemi parasysh faktin se kjo kategori ka më shumë mundësi për t'u integruar në shoqërinë e vendit ku shkojnë.

Tabela 19: Emigrantët sipas dëshirës për t'u kthyer dhe niveli arsimor

Vitet e shkollimit 0 1-8 9-12 Mbi 12 Totali Dëshiroj të kthehem Nr. 0 136 200 49 385 % 0.0 61.8 53.6 45.8 54.5 Absolutisht jo Nr. 2 35 82 30 149 %. 50.0 15.9 21.9 28.0 21.1 Nuk e di ende Nr. 2 51 91 28 172 % 50.0 22.3 24.5 26.2 24.4 Nr. 4 220 373 107 704 Totali % 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Burimi: Anketimi ynë

Emigrantët që mendojnë të kthehen përfundimisht në Shqipëri jetojnë dhe punojnë kryesisht në Greqi dhe Itali; kurse ata që nuk dëshirojnë të kthehen, jetojnë kryesisht në SHBA dhe Kanada. Duke analizuar çështjen e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, autorët King at al (2003) arrijnë në përfundimin se shumica e diskutojnë këtë mundësi, por në më të shumtën e rasteve nuk e vënë kurrë në jetë. Statusi i pasigurtë ligjor i bën emigrantët të ndjejnë frikë në lidhje me riatdhesimin dhe për shumë prej tyre ekziston një mundësi e tillë; sidoqoftë kryesisht për arsye ekonomike, shumica duan ta zgjasin mundësinë e qëndrimit të tyre në mos përfundimisht, të paktën përkohësisht. Në të njëjtën linjë janë edhe përfundimet e nxjerra nga intervistat tona të hollësishme dhe anketimi ynë mbi emigrantët.

Tabela 20: Emigrantët nga dëshira për t'u kthyer dhe nga shteti ku ndodhen

Shteti Greqi Itali Mbretëri e e Bashkuar Te tjerë Totali Dëshiroj të kthehem Nr. 233 117 25 10 385 % 33.0 16.6 3.5 1.4 54.5 Absolutisht jo Nr. 62 58 22 7 149 % 8.8 8.2 2.9 1.0 21.1 Nuk e di ende Nr. 110 43 13 6 172 % 15.5 6.1 1.9 0.9 24.4 Nr. 405 218 60 23 706 Totali % 57.3 30.9 8.5 3.3 100.0

Burimi: Anketimi ynë

64

7.3

Cikli i emigracionit ­ Parashikimi

Sipas anketimit tonë, nga ata që shprehin dëshirën për t'u kthyer, mesatarja e afatit kohor të kthimit të mundshëm është 8.2 vjet nga koha e intervistës. Koha mesatare e emigracionit sipas të intervistuarve është rreth 9.4 vjet (nga përvoja e parë deri sot), ndërsa periudha mesatare e emigracionit të rregullt e të përhershëm, (me status të ligjshëm) ishte 6.4 vjet. Kjo nënkupton një cikël mesatar emigracioni prej 17.6 vjet nga "përvoja e parë e emigracionit"17 dhe 14.6 vjet nga momenti i legalizimit. Po të analizohet çështja nga vendet ku emigrohet: emigrantët që jetojnë në Greqi dhe planifikojnë të kthehen në Shqipëri përfundimisht janë shprehur se duan ta bëjnë këtë pas 7.5 viteve ­ gjë që do të thotë një cikël emigracioni prej 16.9 (7.5+9,4) vjetësh; ndërsa emigrantët në Itali mendojnë se do kthehen pas 8.6 vitesh ­ që do të thotë një cikël emigracioni prej 18.0 (8.6+9.4) vjetësh.

Table 21: Emigrantët që dëshirojnë të kthehen përfundimisht në Shqipëri nga numri i viteve pas të cilëve mendojnë se do kthehen

Periudha e kthimit 0-5 vite 6-10 vite 11-15 vite 16-20 vite Totali Nr 151 171 32 22 376 % 40.2 45.5 8.6 5.8 100.0

Kjo dëshirë e shprehur për t'u kthyer në atdhe dhe cikli i emigracionit vetë janë tregues mesatarë. Ata reflektojnë bashkëveprimin e disa faktorëve si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, nëse e pranojnë hipotezën e një cikli emigrator nga 14 deri në 18 vjet, mund të parashikohet se emigrantët shqiptarë afatgjatë që dëshirojnë të kthehen do ta vënë në zbatim këtë dëshirë në vitet që vijnë; dhe kjo tendencë për t'u kthyer do vazhdojë të rritet në periudhën 2010 ­ 2015 përpara se të reduktohet përsëri. 7.4 Emigrantët që kthehen, kursimet dhe dërgesat e tyre

Studimet dhe anketimet tregojnë se në krahasim me emigrantët nga shtetet e tjera, emigrantët shqiptarë dallohen për prirjen e tyre të madhe për të

17

Termi "përvoja e parë e emigracionit" mund të përfshijë ata që mbeten në vendet ku shkojnë në mënyrë të parregullt, si edhe ata emigrantë, veçanërisht në Greqi dhe në një masë më të vogël në Itali, të cilët fillimisht bëjnë disa ndërprerje midis periudhave të qëndrimit jashtë derisa arrijnë të rregullojnë statusin e tyre. Për personat e intervistuar në anketimin tonë, kjo periudhë shkon në 5.6 vjet.

65

Kapitulli VII

Kapitulli VII

kursyer. Korovilas (1999) për shembull, ka përllogaritur që çdo emigrant shqiptar në Greqi duhet të ketë kursyer të paktën 2,340 $ amerikanë çdo vit. Conti et al (2003) kanë përllogaritur që emigrantët shqiptarë në Itali kursejnë mesatarisht 55.2% të fitimeve të tyre dhe dërgojnë në atdhe 65.9% të këtyre kursimeve. Në një anketim të 2002 (Gedeshi) përllogariti që mesatarja e kursimeve vjetore familjare janë 5,056 Euro, duke përbërë 26.9 për qind e të ardhurave vjetore familjare. Sipas anketimit tonë, kursimet vjetore mesatare përllogariten tek 5,390 Euro për familje. Siç e tregon tabela më poshtë, ka një variacion të dukshëm në nivelet e kursimeve të familjeve shqiptare. Niveli i kursimeve familjare varet nga koha e qëndrimit në migracion, statusi ligjor, numri i pjesëtarëve të familjes, numri i personave që varen prej tyre, lloji i punësimit dhe koha e punësimit, niveli i pagave, shpenzimet për nevojat e përditshme, etj.

Table 22: Niveli i kursimeve vjetore për çdo vit, në përqindje

Nr 1 2 3 4 5 6 Kursime vjetore në in Euro 0 ­ 2,000 2001 ­ 3,000 3001 ­ 5,000 5001 ­ 10,000 More than 10,000 Total Nr 192 94 158 165 60 669 % 28.69 14.05 23.61 24.66 8.96 100.0

Burimi: Studimi ynë

Është e rëndësishme që të theksohet se shumica e emigrantëve shqiptarë (73.8% sipas anketimit tonë) i mbajnë kursimet e tyre në sistemin bankar të vendit ku ndodhen. Për këtë arsye, përveç dërgesave që emigrantët nisin në Shqipëri, një shumë e konsiderueshme e të ardhurave të shqiptarëve, vazhdon të grumbullohet në sistemin bankar të vendeve ku ndodhen. Kjo prirje për të kursyer, e shumëfishuar me numrin e emigrantëve shqiptarë dhe ciklin e zgjeruar të emigracionit (periudha mesatare e parashikuar e emigracionit), nënkupton se këto kursime vetëm në Greqi dhe Itali duhet të kenë një vlerë prej mijëra milionë eurosh (shih seksionin 7.5 për një përllogaritje). Për të ilustruar, në vitin 1992, ose vetëm dy vjet pas fillimit të fluksit masiv të emigracionit, emigrantët shqiptarë në Greqi kishin depozituar në bankat greke rreth 80 milionë dollarë amerikanë.18

18

66

WALLDEN A. S., Les relations gréco-albanaises : politique et économie, Le Courrier des Pays de l'Est, N° 315, janvier 1994

Sipas rezultateve tona, 38.15% e të gjithë emigrantëve ose 57.4% e atyre që dëshirojnë të kthehen mendojnë mundësinë e transferimit apo investimit të një pjese (apo të gjithë) të kursimeve në Shqipëri. Këto kursime përfaqësojnë dërgesa të mundshme në të ardhmen, ose siç quhen ndryshe "transferta migrantësh."19 Siç u diskutua edhe më sipër, sipas qëllimit të shprehur, shumica e migrantëve preferojnë t'i investojnë kursimet e tyre në tregtinë me pakicë, restorante, ndërtim, pasuri e paluajshme, turizëm dhe bujqësi përkatësisht në vendin e 1-rë, 2-të, 3-të, 4-rt and 5-të për nga preferenca. Shumë pak mendojnë të investojnë në ndonjë formë prodhimi. Sidoqoftë, midis emigrantëve që duan të kthehen, preferencat janë disi më ndryshme. Tregtia me pakicë dhe ndërtimi mbeten përkatësisht në vendin e 1-rë dhe të 2-të, por bujqësia ngjitet në vendin e 3-të. Gjithashtu, duket se ka një preferencë të qartë për emigrantët që të investojnë në të njëjtin sektor/aktivitet në të cilin emigranti është tashmë i angazhuar në vendin ku ndodhet: rreth 65% e atyre që punojnë në sektorin e shërbimeve dëshirojnë që të investojnë në aktivitete të tilla bare, restorante, tregti e turizëm; 52% e atyre që punojnë në bujqësi mendojnë të investojnë po në bujqësi pas kthimit, dhe 33% e atyre që punojnë në ndërtim parashikojnë të investojnë në këtë sektor. Koeficienti i llogaritjes së lidhjes midis sektorit të punës aktuale të emigrantit dhe sektorit ku dëshiron të punojë pasi të kthehet është 0.20. Shumë pak (20%) prej atyre që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri janë të interesuar të hyjnë në ndonjë formë të partneritetit me pushtetin publik (p.sh. partneriteti publik-privat, apo financimi i punëve publike). Intervistat tona të detajuara zbulojnë qartë që emigrantët besojnë se duhet të ndryshohet shumë në Shqipëri në mënyrë që kthimi i emigrantëve dhe investimet, të bëhen alternativa reale të mundshme. Zakonisht, mungesa e sigurisë, infrastruktura e dobët, paqëndrueshmëria politike dhe mungesa e kredive afatgjata konsiderohen si faktorët kryesorë që e kufizojnë besimin e shqiptarëve për të investuar në vendin e tyre.

19

D.m.th. transferimi i kapitalit të aseteve financiare që bëhen nga emigrantët ndërsa lëvizin nga një shtet në tjetrin dhe qëndrojnë më shumë se një vit.

67

Kapitulli VII

Kapitulli VII

7.5

Faktorët tregues të sasisë së kursimeve

Në përfundim të këtij kapitulli, duam të japim një përllogaritje të kursimeve të mbledhura dhe të ruajtura nga komuniteti i emigrantëve si edhe të parashikojmë mundësinë e investimeve që përmban një sasi e tillë. Siç është thënë edhe më sipër, ato reflektojnë bashkëveprimin e shumë faktorëve, si në raport me emigrantët dhe me situatën në vendin ku ndodhen, ashtu edhe me Shqipërinë. Megjithëse të përllogaritura në mënyrë konservatore, të dhënat e mëposhtme janë shumë spekulative. Ato janë paraqitur këtu për qëllime sugjeruese dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen si të tilla: Llogaritjet tona bazohen në supozime të marra nga studimet dhe përfundimet tona: Përllogaritja mesatare e emigrantëve shqiptarë që jetojnë aktualisht jashtë (750 deri 850,000); Kursimet mesatare vjetore janë prej 5,390 eurosh, përgjatë pjesës së ligjshme të ciklit të emigracionit (14.6 vjet), d.m.th. nga këndvështrimi i emigracionit të përhershëm.20 Përbërja mesatare e familjes është prej 3.5 anëtarësh; Mesatarja e qëllimit të kthimit të emigrantëve për të dërguar (d.m.th. 38.15% e kursimeve të ruajtura).

-

Kjo na çon në një përllogaritje të mundësisë për investim të shumës nga 4.75 deri në 5.38 miliardë euro. Kjo shumë përfaqëson rreth 86.9 përqind deri në 98.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2003.21 Po të bëjmë një shumëzim me 1.8 ­ ku 2.4 konsiderohet si optimiste dhe 1.2 si pesimiste siç sugjeron literatura (shih kapitullin V) ­ këto "transferta migrantësh" përfaqësojnë një shifër të mundshme shtesë (të krijuar nga dërgesat) të PBB në shumën nga 8.55 në 9.68 miliardë euro; ose midis shumës 156 dhe 177 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (për 2003).

68

Kjo përllogaritje pra përjashton kursimet e kategorive të mëposhtme: punëtorë të rastit, punëtorë sezonalë, emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu përjashton 3 vitet (mesatarisht) e qëndrimeve të paligjshme dhe të ndërprera të pjesës tjetër të emigrantëve afatgjatë. 21 Shifra e PBB-së për vitin 2003, 5,461,352,000 është përdorur; Shifra e PBB-së e 2004 po rillogaritej në kohën e publikimit.

20

E kombinuar me kapitalin social dhe individual që përfitohet nga kthimi i emigrantëve, ky kapital formon një mundësi zhvillimi të veçantë për Shqipërinë.

Table 23: Të dhënat treguese mbi kursimet; të llogaritura në bazë të përllogaritjes së numrit të emigrantëve

Numri total i emigrantëve Numri i përllogaritur i familjeve(numri total pjesëtim për 3.5) Numri i atyre familjeve me llogari bankare (73.8%) 137,060 158,140 179,230 200,315 Kursimet mesatare të familjes (Euro 5,390 gjatë 14.6 viteve të emigracionit të 22 ligjshëm)1 78,700 78,700 78,700 78,700 Treguesit e Kursimeve Prej të cilëve ka një tregues për kthim dhe investim 4,115,100,000 4,748,000,000 5,381,200,000 6,014,267,000

650,000 750,000 850,000 950,000

185,715 214,285 242,860 271,430

10,786,620,000 12,445,620,000 14,105,400,000 15,764,790,000

Burimi: Anketimi ynë Shënim: Shifra për treguesit e kursimeve ka dalë nga: a) b) Përllogaritja e kursimeve mesatare të familjes (gjatë kohës së emigracionit të ligjshëm - d.m.th. 5390 x 14.6 Euro); dhe, Duke shumëzuar numrin e llogarive bankare me numrin e përgjithshëm të familjeve. Kjo shifër kursimesh përfshin pra vetëm migrantët afatgjatë me status të ligjshëm në vendet ku ndodhen. Ajo nuk përmban migrantët e paligjshëm, sezonalë dhe afatshkurtër. Po kështu nuk përmban periudhën nga "eksperienca e parë në migracion" deri "në marrjen e statusit të ligjshëm" (një mesatare prej 3 vjetësh sipas anketimit tonë) 38.15% e të intervistuarve tanë kanë shprehur dëshirën si për t'u kthyer, ashtu edhe për të investuar të gjithën apo një pjesë të kursimeve të tyre në Shqipëri; e paraqitur në shifrat e kolonës së fundit. Duke supozuar që emigrantët kanë një qëndrim për portofolin e investimit të tyre, mund të mendohet se një përqindje e caktuar e kësaj shifre do të riatdhesohet apo do të dërgohet atje nga emigrantët pas një kohe të caktuar.

22

Në vitin 2002, Gedeshi përllogariti që kursimet totale (duke përdorur si kohë mesatare qëndrimi 13-14 vjet) ishin rreth 46.000 Euro (d.m.th. 40.800 në Greqi dhe 71.986 në Itali).

69

Kapitulli VII

Kapitulli VIII

KAPITULLI I VIII PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME PËR HARTIMIN E POLITIKAVE

Në raportin e saj të vitit 2005, FMN-ja thekson se "në një kohë që emigracioni dhe të ardhurat që vijnë nga ai kanë kontribuar shumë në rritjen e të ardhurave familjare dhe kanë shpëtuar nga varfëria shumë familje, nuk ka të ngjarë që ai të jetë një mekanizëm i qëndrueshëm për zhvillimin socialekonomik dhe rritjen afatgjatë ekonomike". Të ardhurat nga emigracioni nuk përfaqësojnë një mekanizëm të qëndrueshëm sepse ato nuk janë një burim i pashtershëm; në fakt, siç jemi përpjekur të tregojmë, në rastin e Shqipërisë emigracioni dhe dërgesat nga ana e tij kanë arritur një fazë pjekurie. Si rezultat, gjatë periudhës afatmesme dërgesat priten që të arrijnë një nivel stabël dhe pastaj të zvogëlohen. Duke iu referuar vëzhgimeve të FMN-së, si dhe asaj që është treguar edhe në kapitujt e mëparshëm, është fakt që nuk ka pasur ndonjë përpjekje serioze për të përdorur dërgesat si një burim të konsiderueshëm kapitali për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë. Atëhere pyetja qëndron: Në parashikimin 5 deri në 10 vjet që i mbeten Shqipërisë përpara kthimit në masë të emigrantëve, çfarë politikash dhe masash mund të ndihmojnë, jo të imponojnë, një rritje të volumit të dërgesave, formalizimit dhe kanalizimit të tyre drejt investimeve produktive? Transformimi i fluksit të dërgesave në kapital kërkon ndryshimin e natyrës të vetë dërgesave; nga transferta të natyrës kompensuese në kursime formale dhe investime. Arritja e një objektivi kaq ambicioz ka të ngjarë që të jetë një detyrë e vështirë. Për të bërë përmbledhjen e situatës aktuale në Shqipëri në lidhje me çështjet që mund të ndikojnë në kthimin e mundshëm të dërgesave, si dhe rrjedhës aktualë të tyre, një mjet i përshtatshëm analize analitike mund të jetë analiza SWOT (Pikat e Forta, Dobësitë, Mundësitë, dhe Kërcënimet).

70

Tabela 24: Analiza SWOT

Pikat e Forta

- Ekziston një numër i madh emigrantësh shqiptarë, që krijon potenciale për sasi të mëdha dërgesash brenda një kohe të shpejtë ; - Ekzistojnë politika/masa të qeverisë që kanë lidhje me to, si stabiliteti makroekonomik, zhvillimi i një tregu financiar të mirë të ndërmjetësimit, dhe transferimi i vendit nga një vend me ekonomi të bazuar në cash, në një ekonomi të bazuar në banka. Politika dhe programe të tilla krijojnë rrethanat e nevojshme dhe kuadrin harmonizues në lidhje me sasinë, cilësinë dhe likuiditetin e transfertave të dërgesave të emigrantëve; - Në vendet pritëse po rriten të ardhurat dhe ngritja profesionale e emigrantëve, gjë e cila krijon një rritje të mundshme të dërgesave të emigrantëve; - Qëndrimi konservator i emigrantëve për të shpenzuar/kursyer, si dhe përfituesve të tyre, me tendenca të larta për të kursyer në të dy nivelet, krijojnë sasi të konsiderueshme kursimesh dhe dërgesash të emigrantëve; - Dërgesat e emigrantëve mund të konsiderohen ndërmjet fazave të "zhvillimit" dhe "pjekurisë" kur ato shihen nga perspektiva e ciklit të jetës të një produkti, duke nënkuptuar se nëse dërgesat e emigrantëve do të arrijnë në një nivel të qëndrueshëm, nga ana tjetër nuk do të ketë rënie serioze në periudhën afatmesme; - Pjesa më e madhe e emigrantëve synojnë që të kthehen në Shqipëri me kursimet e tyre të grumbulluara, dhe ka një interes të shprehur për të investuar të paktën një pjesë të këtyre kursimeve në Shqipëri; - Pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj me standarte relativisht të larta arsimimi; d.m.th pjesa aktive në aspektin ekonomik të popullsisë me aftësi për t'u zhvilluar më tej; - Pjesa më e madhe e të kthyerëve të mundshëm

71

Kapitulli VIII

Kapitulli VIII

Dobësitë

Mundësitë

dëshirojnë të kthehen brenda 5 apo 10 viteve të ardhshme. Ata do të kthehen relativisht të rinj dhe me kapital të akumuluar financiar, njerëzor dhe social. - Trashëgimia e skemave piramidale dhe mungesa e tregut sekondar për letrat me vlerë e ul motivacionin për të investuar; - Paefektshmëria e sektorit publik dhe përhapja e kufizuar e sektorit bankar në Shqipëri, i nxit emigrantët që të shmangin shërbimet bankare (të paktën brenda Shqipërisë) dhe t'i transportojnë dorazi paratë e tyre; - Mënyra e përgjithshme e përdorimit të dërgesave të emigrantëve reflektohet në përdorimin e tyre nga përfituesit. Rrjedhimisht, dërgesat në para të emigrantëve si burim kapitali mbesin të fragmentuara dhe janë përdorur më shumë për të financuar konsumin imediat, se sa për qëllime investimi; - Mjedisi i biznesit i pazhvilluar dhe klasa e biznesit në Shqipëri i drejton emigrantët drejt preferencës për investime të cilat mendohen si "të sigurta" ­ si p.sh. prona të paluajtshme e obligacione - dhe t'i fokusojnë energjitë e tyre sipërmarrëse në sipërmarrje personale apo familjare; - Mbipërqendrimi i investimeve që krijohen nga dërgesat e emigrantëve në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të ndërtimit; përveç që përftohen të ardhura shumë herë më të vogla se investimet e tjera produktive, mund të çojë në rrijen e çmimit të pronave të paluajtshme dhe shtëpive duke krijuar kështu një krizë eventuale. - Presionet inflacioniste që frenojnë ofertën dhe vlerësojnë Lekun; si dhe `Sëmundja Hollandeze' krijohen direkt për shkak të sasisë së madhe të dërgesave të emigrantëve. - Emigrantët mbajnë lidhje të ngushta me Shqipërinë; edhe pse ata janë hezitues për të investuar në

72

Kërcënimet

Shqipëri tani ata duken se janë duke pritur për kushte dhe mundësi më të mira për të krijuar portofolin e tyre të investimeve. Kjo nënkupton se politika korrekte mund të stimulojnë dërgesat e emigrantëve dhe t'i kanalizojnë ato në investime produktive; - Sensibilizimi aktual i qeverisë shqiptare për rëndësinë e dërgesave si një burim kapitali për të financuar rritjen aktuale të ekonomisë, sepse ajo është një burim potencial i investimeve direkte të huaja. - Perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe progresi i vetë tranzicionit do të asistojë vendin në modernizimin e strukturave të tij dhe me kalimin e kohës të eliminojë disa nga barrierat e tij administrative; - Stabiliteti politik në rajonin më të gjerë të Ballkanit ka të ngjarë të vazhdojë në një mënyrë më pozitive duke kontribuar kështu në krijimin e një mjedisi relativisht favorizues; - Kalimi i vazhdueshëm i disa emigrantëve shqiptarë drejt sipërmarrjes në vendet pritëse ku ata ndodhen, mund të kontribuojë në rritjen e sasisë së dërgesave në periudhen afatshkurtër dhe afatmesme; por ndoshta më e rëndësishmja është se kjo mund të sigurojë bazat dhe masën e rëndësishme për krijimin e një klase biznesi sapo ata të kthehen brenda 5 apo 10 vjetëve; - Natyra relativisht afatgjatë e emigracionit shqiptar dhe procesi i vazhdueshëm i rregullarizimit të statusit brenda vendeve pritëse, nënkupton një farë stabiliteti, parashikimi në procesin e emigracionit, dhe pakësimin e mundësive për kthim në masë e riatdhesim në Shqipëri. - Vendet pritëse mund të adoptojnë masa-kundër për të inkurajuar emigrantët për të mbajtur kursimet e tyre në vendin pritës; - Vendet pritëse mund të vendosin për të rritur numrin e riatdhesimeve;

73

Kapitulli VIII

Kapitulli VIII

- Kthime në të ardhmen si dhe rrjedha aktuale e dërgesave mund të ndikohet nëse do të ndryshojnë perceptimet ndaj: - stabilitetit politik, - politikave të drejta ekonomike, ose, - qëndrimeve ndaj sektorit publik në përgjithësi; - Presionet inflacioniste mund të rëndohen nga një rrjedhë e ardhshme masive dhe e parregulluar e dërgesave të emigrantëve; - Përdorimi i dërgesave për të financuar aktivitete jo-produktive mund të viktimizojë mundësinë e investimeve produktive; - Mbipërhapja e disa aktiviteteve (psh. ndërtimi) mund të shkaktojë probleme, si urbanizim të pakontrolluar dhe probleme mjedisore duke degraduar kështu disa zona potenciale turistike.

8.1

Parime për hartimin e politikave

Të dhënat e dala nga studimi ynë plotësojnë në një masë të madhe përfundimet e studimeve ekzistuese në lidhje me përdorimin e të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve, sipas të cilave përfituesit e tyre i përdorin ato më shumë për të rritur konsumin e familjes sesa për të investuar në biznese apo asete të tjera produktive. Dërgesat e emigrantëve janë përdorur në të vërtetë për të rritur konsumin e familjes si dhe për të shtuar rezervat e pasurisë. Nga ana tjetër, rezultatet tona tregojnë qartë për të ardhura familjare të emigrantëve në vendet pritëse përgjithësisht më të larta sesa mendohet gjerësisht (veçanërisht midis emigrantëve me status ligjor), dhe se ky nivel të ardhurash është kombinuar me një tendencë të lartë për të kursyer (në nivelin e emigrantëve dhe të përfituesve bashkë). Masa e gjerë e emigrantëve të ligjshëm dhe afatgjatë kanë përvojë me sistemin bankar të vendeve pritëse respektive dhe ua besojnë kursimet e tyre këtyre agjencive ndërmjetësimi. Rezultatet tona theksojnë gjithashtu mundësinë e lartë të kthimit, gjatë 5 apo 10 viteve të ardhshme të emigrantëve shqiptarë afatgjatë, në veçanti nga Greqia dhe Italia.

74

Në këtë kontekst duhet të analizohen masat të cilat ndihmojnë dhe stimulojnë investimet produktive të kapitalit të emigrantëve, në mbështetje të politikës së qeverisë për të përdorur dërgesat e emigrantëve për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo nënkupton që politikat dhe masat duhet të bindin emigrantët si dhe familjet e tyre në Shqipëri se ata do të përfitojnë duke investuar sasi më të mëdha të dërgesave të tyre në investime produktive. Çdo iniciativë e tillë duhet të bazohet në pranimin e qartë se dërgesat janë transferta private dhe se kursimet i përkasin emigrantëve dhe familjeve të tyre. Përparësia e zgjedhjes për shpërndarjen e tyre është jetike. Duke i përmbledhur, iniciativat tona të propozuara mund të grupohen nën direktivat e mëposhtme: 1. Nxitja e punës kërkimore dhe zhvillimi i të dhënave mbi rrjedhën e dërgesave të emigrantëve, me një fokus të veçantë në mundësitë e kthimit; 2. Rritja e të ardhurave, dërgesave dhe përdorimi i kanaleve formale të dërgesave duke ndërmarrë hapa për të mbështetur rregullimin dhe legalizimin e emigrantëve shqiptarë, me një fokus të veçantë në Greqi dhe Itali; Sigurimi i mjeteve për emigrantët dhe përfituesit për të kaluar dërgesat dhe kursimet e tyre nga kanalet informale në ata formale, dhe nga OTP-të në kanalet bankare, duke mbështetur politikën ekzistuese të qeverisë të zgjerimit dhe thellimit të tregut financiar ndërmjetësues; Rritja e kursimeve dhe investimeve në Shqipëri duke u siguruar emigrantëve stimuj selektivë; Rritja e të ardhurave, dërgesave dhe përdorimi i kanaleve formalë të dërgesave dhe njohurive investuese, duke u ofruar emigrantëve trajnime para nisjes dhe kthimit ­ duke përfshirë këshillime dhe trajnime për kursimet/biznesin/investimet.

3.

4.

5.

Një rezultat i suksesshëm i çdo strategjie që ka synuar maksimizimin e rrjedhës së dërgesave të emigrantëve dhe kanalizimin e përdorimit të tyre

75

Kapitulli VIII

Kapitulli VIII

është bazuar në dy parakushte thelbësore. Ndjekja e politikave të kënaqshme makroekonomike që rrisin stabilitetin, rritjen ekonomike dhe zhvillimin në Shqipëri është një parakusht i qartë dhe i nevojshëm për të rritur sasinë e dërgesave të emigrantëve dhe krijimin e mundësive për kanalizimin e tyre drejt përdorimeve produktive (psh. investime produktive). Në këtë kontekst, së pari dhe para së gjithash, është e nevojshme nxitja e stabilitetit ekonomik dhe financiar. Gjithashtu duhet të funksionojë një politikë e besueshme makroekonomike për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të hyrjeve në para. Politikat fiskale duhet të jenë të forta dhe deficiti tregtar duhet të mbahet nën kontroll. Qëllimi kryesor i politikave makroekonomike duhet të jetë dhënia e sigurisë që monedha vendase, Leku, është po aq i mirë për ruajtjen e vlerave sa dhe monedhat e huaja; dhe kjo arrihet duke shmangur inflacionin dhe zhvlerësimin. E thënë më thjeshtë, nëse emigrantët dhe familjet e tyre i shohin monedhat e huaja si një valutë më e mirë për ruajtjen e kursimeve, atëherë hyrja e dërgesave të lira do të kufizohet. Një politikë e tillë duhet të përmbushë tërësisht qëllimin e qeverisë shqiptare për ta bërë konkurruese ekonominë e vendit. Prandaj çdo kuadër politikash menaxhuese të dërgesave të emigrantëve duhet të ketë një drejtim të balancuar dhe të marrë në konsideratë presionin potencial që mund të kenë mbi monedhën vendase flukset e mëdha të dërgesave. Parakushti i dytë dhe i lidhur me të parin është arritja e një ndryshimi në perceptimin publik se Shqipëria karakterizohet kryesisht nga probleme institucionale si burokracia dhe korrupsioni. Në këtë kontekst, para së gjithash, duhet të përmirësohet cilësia e të dhënave statistikore me qëllim hartimin dhe zbatimin e politikave të duhura mbi emigracionin dhe dërgesat nga ai. E thënë thjeshtë, hartuesit e politikave kanë nevojë për një informacion të saktë dhe bashkëkohor që mbështet vendimet e tyre. Qeveria e Shqipërisë ka pranuar se besueshmëria e mekanizmave administrative dhe statistikore duhet të përmirësohet, dhe po ndërmerr veprime në këto fusha. 8.2 Masat dhe Veprimet

Në paragrafët e mëposhtëm ne do të zgjerohemi më tej në këto direktiva politike dhe do t'i lidhim ato me veprime specifike të cilat mund të zbatohen brenda fundit të vitit 2005, ashtu siç specifikohet në Strategjinë Kombëtare mbi Migracionin.

76

8.2.1 Rritja e punës kërkimore dhe e të dhënave mbi fluksin e dërgesave të emigrantëve në Shqipëri Për të kuptuar tendencën në zhvillim të qëndrimit të emigrantëve ndaj dërgesave, është e nevojshme që Shqipëria të përmirësojë sistematikisht volumin dhe saktësinë e informacionit mbi emigracionin dhe fluksin e dërgesave të tij. Megjithëse pranohet gjerësisht se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në stabilizimin ekonomik të Shqipërisë, kjo çështje nuk është analizuar në një mënyrë sistematike qoftë në nivelin miroekonomik, ashtu edhe në atë makroekonomik. Në fakt, të dhënat e mbledhura janë përdorur vetëm për të vlerësuar balancën e fluksit të pagesave. Është e nevojshme të bëhet një punë më empirike për të kuptuar sjelljen e emigrantëve ndaj dërgesave dhe lidhjen që ato kanë me zhvillimin ekonomik. Përcaktimi i asaj se çfarë motivon në ditët e sotme sjelljen e emigrantëve për të bërë dërgesat në atdhe mbetet i kufizuar, dhe për këtë arsye zhvillimi i politikave është penguar nga kjo mungesë analizash dhe informacioni. Është shumë e nevojshme që të zhvillohet një analizë serioze empirike dhe të bëhet shpërndarja e saj në nivelet e duhura, për të informuar mbi veprimet politike në këtë fushë. Ministria e Financave si një autoritet i politikës fiskale në Shqipëri dhe partnere e institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe Ministria e Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave si dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale mund t'i ndërmarrin këto veprime ­ secila brenda ekspertizës dhe mandatit respektiv. Për shkak të rëndësisë së veçantë për Shqipërinë, theks i veçantë duhet t'i vihet nevojës urgjente për punë kërkimore empirike rrënjësore në "mundësinë për t'u kthyer" të emigrantëve afatgjatë. Qëllimi është që të kuptohen a) kushtet e nevojshme për të mbështetur kthimin e qëndrueshëm dhe b) për të siguruar stimuj që inkurajojnë kursimet/dërgesat e ruajtura drejt investimeve produktive. Kjo do të kërkojë vlerësime të përsëritura të kërkesave të tyre të ndryshueshme, dhe zbatimin e një metode fleksibël. Një numër aktivitetesh kërkimore mund të fokusohet në rolin e fuqishëm të "kapitalit social" në të gjitha fazat e emigracionit, si dhe në krijimin e kapitalit strukturor si organizata joqeveritare e shoqata të tjera, apo rrjete formale dhe informale. Kjo punë kërkimore do të lidhet direkt me dërgesat e emigrantëve, qëndrimin e tyre ndaj dërgesave dhe menaxhimin e procesit

77

Kapitulli VIII

Kapitulli VIII

të kthimit; dhe do të kontribuojë direkt në masat e tjera të propozuara në këtë studim dhe specifikisht në fushatat publike informative dhe programet trajnuese të paraqitura në Seksionin VIII.3.e Studimet afatgjata janë të rëndësishme duke qenë se impakti i transferimit të dërgesave kërkon kohë për t'u bërë efektiv. Një rol shumë të rëndësishëm mund të luajnë në këtë drejtim agjencitë e specializuara, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në mbështetje të këtyre aktiviteteve qeveria e Shqipërisë mund të intensifikojë pjesëmarrjen e saj dhe të përfitojë nga tre iniciativat e mëposhtme ndërkombëtare me interes të veçantë: a. Task Force e Inter-Agjensisë së Dërgesave të Emigrantëve Banka Botërore dhe Departamenti i Zhvillimit Ndërkombëtar (DZHN) janë bashkë-kryetarë të kësaj Task Force. Temat kryesore janë: - Vendosja e parimeve bazë për transfertat e dërgesave (direktiva për rregullatorët dhe qeverinë, standartet për shërbimet, kostot dhe aksesin në banka dhe kompanitë e transfertave të parave, aktet ligjore mbështetëse), - Koordinimi, mbledhja e të dhënave për dërgesat e emigrantëve (standarte për mbledhjen e të dhënave), - Shpërndarja e informacionit mbi dërgesat e emigrantëve. b. Nëngrupi teknik (NGT) mbi Lëvizjen e Natyrshme të Personave­ Modeli 4 Komisioni i OKB-së i Statistikave krijoi NGT-në në vitin 2004 me këto objektiva: - Zhvillimin e një kuadri konceptual për matjen e Lëvizjes së Natyrshme të Personave, dhe në veçanti të GATS modeli 4, - Zhvillimin e treguesve apo të dhënave të ndryshueshme me anë të së cilave sigurohet matja e impaktit të Lëvizjes së Natyrshme të Personave në vendet pritëse dhe në vendet e tyre, si dhe; - Përgatitja e udhëzimeve për mbledhjen e të dhënave; - Përdorimi i kuadrit statistikor për të përfshirë matjen e dërgesave të emigrantëve. c. Plan Veprimi G8 Në Samitin e vitit 2004 të Sea Island, liderat e G8-s morën angazhimin për të intensifikuar punën mbi dërgesat e emigrantëve, duke përfshirë

78

8.2.2 Mbështetja e procesit të rregullimit dhe legalizimit të emigrantëve shqiptarë Të dhënat nga studimi ynë kanë konfirmuar punën kërkimore empirike të mëparshme (Germenji, 2004; Konica, 1999), se emigrantët shqiptarë të cilët sigurojnë një punë përpara nisjes kanë nivel të ardhurash të lartë, si dhe një tendencë për të dërguar më tepër para dhe më shpesh nëpërmjet kanaleve formale. Në mënyrë të ngjashme, këta emigrantë të cilat ia kanë arritur të kenë një status ligjor në vendet pritëse, kanë gjithashtu të ardhura të konsiderueshme më të larta dhe shfrytëzojnë mundësitë formale të ndërmjetësimit financiar. Nga ana tjetër, ata emigrantë shqiptarë të cilët kanë shkuar në vendet pritëse në mënyrë të paligjshme dhe mbeten ilegalë, ka më shumë të ngjarë që të bëjnë punë rastësore pak të paguara; dhe shpesh nuk punësohen për periudha të gjata. Ata zakonsht kryejnë punë në sektorin e ndërtimit, duke rënë pre e praktikave abuzive dhe kështu me rradhë. Në lidhje me këtë, vetë kostoja e migracionit të parregullt është shumë e lartë (nëpërmjet `kontrabandistëve' apo `siguruesve të vizave'), dhe shpesh është një borxh që duhet paguar me urgjencë. Për shkak të mungesës së dokumentave të rregullta, migranti i parregullt nuk është në gjendje të udhëtojë lirisht ndërmjet vendit pritës dhe Shqipërisë (transportim dorazi) dhe është akoma më pak në gjendje të vendosë marrëdhënie me bankat në vendin pritës. Për shkak të nevojës ai/ajo u drejtohet OTP-ve të cilat janë relativisht më të shtrenjta. Të gjithë këto faktorë janë kosto dhe rreziqe që nuk ndeshen nga emigrantët me status të ligjshëm; por kjo rezulton një aftësi shumë të ulët të migrantit të parregullt për të fituar të ardhura, apo për të dërguar para në Shqipëri. Edhe në rastet kur emigranti i parregullt dërgon para, ai e bën atë shpesh me anë të rrugëve informale apo kanaleve të OTP-ve. Prandaj riforcimi i migracionit të ligjshëm nëpërmjet përpjekjeve të përqendruara nga qeveria shqiptare për të arritur marrëveshje të shkëmbimit

79

Kapitulli VIII

përmirësimin e të dhënave, realizimin e transfertave të parave në më pak të kushtueshme dhe më të sigurta, si dhe rritjen e ndikimit të tyre zhvillues. U pranua qartë mungesa e të dhënave të sakta mbi dërgesat e emigrantëve. Synimi ishte krijimi i një grupi pune statistikor nën drejtimin e Bankës Botërore me qëllim hartimin e një kornize ndërkombëtare të vetme për mbledhjen e të dhënave mbi dërgesat e emigrantëve.

Kapitulli VIII

të krahut të punës dhe marrëveshje punësimi me shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e tjera, do të kishte përfitime direkte për emigrantët në shumë nivele. Në të njëjtën kohë, një kuadër i tillë marrëveshjeje do të rriste rrjedhën e dërgesave të emigrantëve dhe do të inkurajonte përdorimin e kanaleve formale. Këto rezultate do të sillnin përfitime direkte për emigrantët dhe përfituesit e tyre në Shqipëri, nëpërmjet rritjes së fluksit të dërgesave, duke përfaqësuar njëkohësisht edhe një përfitim më të gjerë për ekonominë shqiptare. Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, secila brenda ekspertizës dhe manadateve respektive, mund të veprojnë për të krijuar politika dhe direktiva të koordinuara në secilën prej linjave të ministrive. Këto masa do të kërkonin punë të mëtejshme kërkimore duke iu referuar seksionit 8.2.1. Duke vënë në jetë këtë kuadër marrëveshjeje, Qeveria e Shqipërisë mund të: a) mbështesë në mënyrë aktive, nëpërmjet stimujve të duhur krijimin e zyrave të shkëmbimit të punës (sektori privat ose shtetëror) që do të ishin përgjegjëse për identifikimin e vendeve të punës të përshtatshme për emigrantët, përpara nisjes së tyre. Agjenci të tilla mund të luajnë gjithashtu një rol thelbësor duke u siguruar emigrantëve trajnim dhe këshillim përpara nisjes. (shihni 8.3.5 më poshtë). b) pajisjen e ambasadave dhe konsullatave të tyre me konsuj për çështjet e punësimit dhe tregtisë. 8.2.3 Krijimin e rrugëve stimuluese për emigrantët dhe përfituesit nga dërgesat e tyre për të kaluar dërgesat dhe kursimet e tyre Shënim: Secila nga masat e mëposhtme në lidhje me nxitjen e ndërmjetësimit dhe formalizimit të fluksit të dërgesave është e nevojshme që të koordinohet dhe të bazohet në programet ekzistuese të qeverisë shqiptare, që inkurajojnë kapërcimin nga shoqëria e bazuar në transaksionet cash-it. Studimi ynë tregon se 77.4% e fluksit të dërgesave hyn në Shqipëri nëpërmjet kanaleve informale (zakonisht duke i sjellë vetë). Nëse nuk është i mundur tërësisht, edhe formalizimi i pjesëve të vogla të këtyre dërgesave, është shumë i nevojshëm. Ky proces mund të ndihmohet nga:

80

Studimi ynë tregon se ndërmjet emigrantëve të ligjshëm, një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse 23 kanë informacion dhe përdorin strukturat bankare në dispozicion të tyre (çështja "milja e parë"). Problemi duket se qëndron në "miljen e fundit" të procesit të ndërmjetësimit; me përfituesit në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale dhe të prapambetura, që nuk mbulohen nga sistemi bankar. Për këtë arsye, pjesërisht për shkak të mungesës së aksesit, shumica e emigrantëve shqiptarë preferojnë t'u drejtohen kanaleve informale apo kur është e nevojshme operatorëve të transferimit të parave. Western Union ose Money Gram mund të aplikojnë tarifa relativisht të larta, por në shkëmbim, ata ofrojnë një shërbim të favorshëm, të shpejtë dhe të sigurtë, të përhapur në territoret e vendit pritës, si dhe në ato shqiptare. Një zbulim rëndësishëm i studimit tonë ishte edhe nevoja e qartë për shërbime më të gjera bankare dhe lehtësisht të aksesueshme ("lehtësia e përdorimit" është po aq e rëndësishme) në Shqipëri. Në këtë aspekt, një objektiv kryesor i kuadrit të menaxhimit të dërgesave të emigrantëve duhet të jetë sigurimi i stimujve për bankat, për t'i bërë transfertat e dërgesave të emigrantëve nëpërmjet sistemit bankar më të përshtatshme, më të lira dhe më të sigurta (për shembull duke futur gjerësisht standartin e transfertës me anë të sistemit SWIFT). Nxitja e bankave tregtare për të siguruar një akses të gjerë ndaj produkteve të reja si opsionet e llogarive të parapaguara, shërbime më të gjera e fleksibël me karta për përfituesit e dërgesave në Shqipëri, rritja e aksesit ndaj ATM dhe sistemeve të tjera moderne të pagesave, padyshim që do të ndihmonin hyrjen në sistemin bankar të atyre veprimeve të mbetura jashtë deri tani. Në një nivel më të gjerë, qeveria shqiptare duhet të konsiderojë marrjen e masave të tilla si sigurimi dhe mirëmbajta e një shkalle krediti kombëtar dhe arritjen

23

Sipas studimit tonë, një mesatare e përgjithshme prej 75% të emigrantëve përdorin rregullisht sherbimet bankare në vendet pritëse. Studime të tjera kanë treguar se midis emigrantëve të paligjshëm, aksesi në këto shërbimi është pothuajse zero (Gedeshi, et al, 2003; Germenji, 2004).

81

Kapitulli VIII

-

përmirësimet në infrastrukturën bankare të cilat mund t'u krijojnë emigrantëve dhe përfituesve të tyre në Shqipëri akses më të madh në sistemin bankar, si dhe duke ulur koston e dërgesave të emigrantëve.

Kapitulli VIII

e standarteve të tjera ndërkombëtare në këtë fushë. Kjo do të rrisë mundësinë e ndërmjetësimit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke krijuar kushte për konkurrencë më efektive në tregun e dërgesave të emigrantëve. Fushatat e shërbimeve publike informative (shihni 8.2.5) ­ që theksojnë sigurinë dhe përparësitë e kostove të strukturave bankare, - do të jepnin disa nga rezultatet e dëshiruara. Duke marrë parasysh trashëgiminë e skemave piramidale, do të ishte e dobishme një fushatë informacioni në lidhje me hapat e bëra në sektorin financiar gjatë viteve të mëparshme psh. legjislacioni ekzistues i sigurimit të depozitave, si dhe lidhja e tij me mbajtësit e llogarive të vogla. Me rrjetin ekzistues dhe numrin e madh të zyrave, si edhe me përvojën në transferimin e fondeve/pagesave të pranuara etj, Posta Shqiptare duket e pozicionuar mirë për të mbërritur deri tek përfituesit e dërgesave që jetojnë në zonat rurale. Qeveria mund të adoptojë një politikë të inkurajimit të Postës Shqiptare për të ekzaminuar mundësitë e bashkëpunimit direkt me Zyrat e Postës dhe Bankat Postare nga vendet e tjera, dhe veçanërisht me vendet pritëse. Bashkëpunimi i frytshëm në fushën e transferimit të dërgesave mund të çojë në projekte pilot në sigurimin e shërbimeve bankare të cilat janë ofruar tradicionalisht nëpërmjet disa Zyra Postash dhe Banka Postare në Evropë. Në rastin e Shqipërisë ato mund të fillojnë duke dhënë një mbështetje të vogël sipërmarrëse (psh. mikro-finance, krijim kapacitetesh, trajnim dhe këshillim menaxhimi). Krijimi i degëve të bankave tregtare shqiptare në vendet pritëse, veçanërisht në Greqi apo në Itali mund të sigurojë një tjetër stimul pozitiv. Përvoja nga vendet e tjera (si Greqia, Filipinet, Maroku etj.) tregon se prania e bankave kombëtare tregtare jashtë vendit, luan një rol të rëndësishëm në rritjen e dërgesave dhe impaktit të tyre. Me qëllim zhvillimin e stimujve për emigrantët në lidhje me transferimin e kursimeve të tyre drejt sektorit formal, Ministria e Financës, Ministria e Ekonomisë, Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare duhet të bëjnë një punë kërkimore të specializuar në këtë fushë. Fushat e studimit të tregut mund të përfshijnë: sigurimin e ofertave speciale për emigrantët kur ata vizitojnë Shqipërinë, apo duke hartuar masa specifike për Shqipërinë në lidhje me kurset e këmbimit, normat e interesit, kushtet e kredive etj.

82

Institucionet mikro-financiare janë përgjithësisht të pozicionuara mirë për të shërbyer si agjenci lokale të procesit të kanalizimit të dërgesave, për shkak të rrjetit të tyre të gjerë. Meqë ata janë më afër tregjeve të tyre, institucionet mikro-financiare mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në kanalizimin e dërgesave drejt investimeve produktive, duke rritur ndikimin social të këtyre të fundit në zonat rurale të pazhvilluara. Kështu, shoqatat e bashkimeve të kreditit do të paraqisnin një interes të veçantë. Studimet kanë treguar se, veçanërisht anëtarët e bashkimeve të krediteve kanë më shumë mundësi të kursejnë pjesë të dërgesave të emigrantëve në krahasim me ata që nuk përdorin institucionet e tjera jo bankare si p.sh. operatorët e transferimit të parave. Më e rëndësishme akoma, ofrimi i shërbimeve për dërgesat e emigrantëve nga bashkimet e kreditit çon shpesh në hapjen e llogarive depozituese për transaksione dhe për rrjedhojë, integrimin e dërguesve dhe marrësve, që nuk përdorin bankat, në sistemin financiar. Në ditët e sotme, institucionet e mikro-kreditit dhe mikro-financës në Shqipëri nuk kanë zbatuar politika që synojnë kanalizimin e dërgesave; megjithëse zyrtarët e këtyre institucioneve janë të interesuar në këtë çështje. Kjo ndodh për shkak të pengesave specifike të lidhura kryesisht me madhësinë e tyre. Qeveritë dhe OJQ-të në vendet pritëse dhe Shqipëri mund të konsiderojnë një varg masash duke përfshirë: mbështetjen e krijimit të kapaciteteve të institucioneve të mikrokreditit; zbatimin e projekteve për trajnim dhe këshillim; ndërmarrjen e veprimeve specifike që synojnë përmirësimin e aksesit të tyre në sistemet e kleringut/pagesave të bankave qendrore, dhe duke financuar madje edhe projekte që ndikojnë në dërgesat e emigrantëve dhe i drejtojnë ato drejt investimeve. Në mbështetje të masave dhe veprimeve të lidhura me zhvillimin e kanaleve formale për dërgesat e emigrantëve, qeveria shqiptare mund të intensifikojë pjesëmarrjen dhe të përfitojë nga iniciativat e sipërpërmendura të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me menaxhimin e dërgesave.

83

Kapitulli VIII

- Kanalizimi i dërgesave të emigrantëve drejt sistemit të mikro-kreditit

Kapitulli VIII

8.2.4 Rritja e përgjithshme e kursimeve dhe investimeve në Shqipëri duke u krijuar emigrantëve stimuj të veçantë - Mobilizimi i kursimeve të emigrantëve Siç është treguar, kursimet e emigrantëve, janë një potencial fondesh që ashtu si dhe format e tjera të Investimeve Direkte të Huaja, mund të transferohen nëpërmjet kanaleve formale dhe të mobilizohen për zhvillimin e Shqipërisë. Krijimi i degëve të institucioneve financiare shqiptare (bankat tregtare dhe kompanitë e sigurimeve) në vendet pritëse mund të jetë një mjet i mbërritjes në kursimet e emigrantëve. Në mënyrë alternative, mund të zhvillohen negociata me bankat e vendosura në vendet pritëse kryesore për të zhvilluar marrëdhënie përfaqësimi apo korrespondence, me qëllimin për të siguruar kanale që t'u ofrojnë emigrantëve tarifa speciale. Këto masa nënkuptojnë një politikë më aktive nga qeveria shqiptare, veçanërisht Ministria e Financës dhe Banka e Shqipërisë; si dhe vetë bankat tregtare. Objektivi do të ishte t'u jepej punëtorëve emigrantë mundësia për të patur një llogari kursimesh, ku ata mund të ruajnë paratë e tyre dhe të marrin normat e interesit të tregut. Krijimi i instrumentëve investues nga bankat tregtare shqiptare (programe investimi dhe kredie për emigrantët) mund të ndihmojnë gjithashtu në mobilizimin e kursimeve. Kursimet e mobilizuara në këtë mënyrë mund të sillen në Shqipëri për të ndihmuar në procesin e zhvillimit të vendit. Gjithashtu bankat, duhet të karakterizohen nga transparenca dhe sisteme të sakta dokumentacioni për të rritur besueshmërinë e emigrantëve shqiptarë. Fillimi i një tregu formal kapitali në Shqipëri do t'i shërbente qëllimit të mobilizimit të kursimeve të emigrantëve. Në fakt, nuk ekziston ende një treg formal kapitalesh shqiptar (me përjashtim të tregut të bonove të thesarit). Kursimet e emigrantëve mund të mobilizohen gjithashtu nga institucionet financiare shqiptare nëpërmjet ofrimit të fondeve të pensioneve dhe skemave të sigurimeve. Për të rritur fluksin e dërgesave të emigrantëve dhe mundësinë e zhvillimit të tyre duhet të eksplorohen mënyrat alternative për të arritur tek shoqatat e emigrantëve. Qeveria shqiptare dhe OJQ-të lokale mund të eksplorojnë mundësitë për të asistuar në vendosjen e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet tyre. OJQ-të shqiptare dhe shoqatat në vendet pritëse mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Në këtë fushë, një rol të veçantë do të luanin ambasadat

84

Mbështetja e emigrantëve të kthyer dhe aktiviteteve të tyre sipërmarrëse Faktet tregojnë se shumica e emigrantëve shqiptarë afatgjatë do të dëshironin të ktheheshin në Shqipëri pasi të kishin arritur disa objektiva. Siç është treguar, një pjesë e mirë e atyre të cilët planifikojnë të kthehen synojnë në ndërmarrjen e disa investimeve sapo të kthehen. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme ndërmarrja e iniciativave politike të cilat do të tërhiqnin kursimet e tyre drejt vetë-punësimit dhe aktiviteteve sipërmarrëse. Këto iniciativa politike mund të marrin formën e një trajtimi të favorshëm taksor për emigrantët e kthyer të cilët kanë qenë të suksesshëm dhe që dëshirojnë të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri. Në rastet kur kjo është e mundur, qeveria mund të ofrojë të njëjtin trajtim taksor që i ofrohet investitorëve të huaj, veçanërisht për ata emigrantë që do të tregonin interes për të investuar në fushat prioritare të ekonomisë (siç është sektori i prodhimit). Megjithatë është për t'u theksuar se përvoja nga vendet e tjera tregon se është e vështirë për t'i kthyer emigrantët që nuk janë marrë me biznes apo sipërmarrje dinamikë. Idea bazë do të ishte hartimi i politikave për transferimin e fondeve të migrantëve punëtorë për tek sipërmarrjet. Dhënia e ndihmës emigrantëve për të krijuar biznese që do të menaxhohen nga të afërmit e tyre

-

Studimi ynë nxorri në pah se shumica e migrantëve që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, preferojnë krijimin e bizneseve individuale ose me të afërmit e tyre. Për këtë kategori emigrantësh, institucionet mikro-financiare dhe aktorët e zhvillimit të bashkëpunimit që operojnë në vendet ku jetojnë emigrantët shqiptarë mund të ndihmojnë për të krijuar projekte pilot, që synojnë në kanalizimin e kursimeve të emigrantëve drejt bizneseve që do të menaxhohen nga të afërmit e tyre në Shqipëri. Piperno (2003) sugjeron se institutet financiare Etike në Itali psh. "pasi të kenë vlerësuar në mënyrë pozitive projektet, mund të sigurojnë kredi personale ose kolektive, apo të vihen në rolin e garantuesit. Një mënyrë tjetër e zbatimit të së njëjtës strategji mund të përfshijë vetë emigrantët si garantues të investimeve, ndërsa kreditë mund të sigurohen nga institucionet lokale të mikro-kreditit që bashkëpunojnë me institucionet financiare etike në Itali. Institucionet e mikro-kreditit në Greqi mund të zbatojnë të njëjtën strategji.

85

Kapitulli VIII

dhe konsullatat shqiptare.

Kapitulli VIII

-

Forcimi i shoqatave të vendeve të origjinës së emigrantëve

Prania e shoqatave të vendeve të origjinës të emigrantëve në vendet pritëse mund të jetë thelbësore në procesin e rritjes së ndikimit të dërgesave ndaj zhvillimit ekonomik. Këto shoqata mund të veprojnë si promotorë të zhvillimit lokal duke mbledhur donacione vullnetare ndërmjet anëtarëve për të financuar projekte investuese sociale në qytetin e tyre të origjinës ­ për shembull infrastruktura të përmasës së vogël. Në rastin e emigrantëve shqiptarë, nuk ka fakte që sugjerojnë se ata kanë krijuar bashkime të rëndësishme shoqatash të vendeve të origjinës apo organizatash të tjera, për të forcuar lidhjet ndërmjet tyre dhe fshatrave e qyteteve të tyre të origjinës. Duket sikur emigrantët shqiptarë janë individualistë, të orientuar drejt familjeve dhe jo në favor të aktiviteteve të komunitetit. Shoqata të vogla ka në Greqi, Itali, dhe në SHBA; por këto shoqata nuk kanë shumë dijeni mbi mjedisin në zhvillim të investimeve në Shqipëri. Si rezultat, duke pasur si synim rritjen e fluksit të dërgesave dhe zhvillimin e tyre, është e nevojshme që të eksplorohen mjete për të mbërritur tek shoqatat e emigrantëve dhe për t'u përfshirë me to. Qeveria shqiptare dhe organizatat shoqërore në vendet pritëse duhet të ekzaminojnë mundësitë që do të krijonin komunikim të qëndueshëm, lidhje dhe rrjete. Ambasadat dhe konsullatat shqiptare pa dyshim do të luanin një rol vendimtar në këtë përpjekje. 8.2.5 Zhvillimi i fushatave publike informative, sigurimi i orientimeve para nisjes dhe kthimeve ­ duke përfshirë këshillime dhe trajnime për biznesin Një nga zbulimet kryesore të studimit tonë ishte mungesa e theksuar dhe e përhapur e njohurive rreth tregjeve financiare, institucioneve dhe rregullave të tyre. Në të njëjtën mënyrë, mungon në të gjitha drejtimet kuptimi popullor i politikave të qeverisë dhe veprimeve në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me dërgesat si kanalet e kursimeve, mundësitë për të investuar, stimujve dhe pengesave, etj. Duhet të zhvillohen fushata informative apo "përpjekje për edukim financiar" me qëllim që emigrantët dhe përfituesit e tyre të marrin informacion të drejtë në lidhje me strukturat e ndërmjetësimit financiar, mundësitë dhe të mirat, përdorimet dhe rreziqet.

86

Lidhja e fushatave me çështjet në fjalë duhet të sigurohet nga mjetet e kërkimit të tregut që do të kryhen sipas 8.2.1; veçanërisht përsa i përket shqetësimeve që ndryshojnë here pas here dhe kërkesave të vetë emigrantëve. Për këtë arsye, duhet të bëhet një trajtim pluralist duke marrë në konsideratë diferencat e gjera brenda komunitetit të emigrantëve, nivelin e tyre të të ardhurave dhe kursimeve, si dhe përvoja e tyre në vendet e ndryshme pritëse. Një nga tiparet interesante të emigracionit shqiptar është natyra e tij e lokalizuar në Greqi dhe Itali, duke u lejuar emigrantëve vizita të shpeshta në vendin e origjinës. Kur kombinohen me një rrjet të fortë social në vendin e emigracionit, një mekanizëm shpërndarjeje - natural dhe i besueshëm - për dhënien e informacionit ekziston. Prandaj fushata publike informative që lidhen me vendet e origjinës, do të arrijnë jo vetëm përfituesit e dërgesave, por edhe vetë emigrantët. Zyrat e shkëmbimit të punës (shihni 8.3.2), organizatat jo-fitimprurëse dhe ambasadat/konsullatat e forcuara shqiptare mund të ofrojnë në Shqipëri apo në vendet pritëse informacion të saktë, si dhe shërbime këshilluese për kursimet ose investimet e emigrantëve (apo atyre që dëshirojnë të kthehen). Kështu do të ishin mjaft të rëndësishme informacionet aktuale dhe të paanshme mbi mundësitë e kreditit, skemave të kursimeve, trajnimeve për menaxhimin e biznesit të vogël, si dhe asistencës në marrjen e shërbimeve nga departamentet përkatëse të qeverisë. 8.4 Epilog

Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së duhur për emigracionin dhe veçanërisht për dërgesat e emigrantëve është i nevojshëm për vendet që kanë emigracion/dërgesa të emigrantëve. Në rastet kur një vend i cili merr dërgesa nga emigrantët nuk ka ndonjë burim tjetër të rezervave valutore, dështimi

87

Kapitulli VIII

Fushata Informative Publike që kanë lidhje direkte me menaxhimin e dërgesave të emigrantëve duhet të zhvillohen ndëpërmjet kanaleve të masmedias, shoqatave të emigrantëve, portave të hyrjes, vizitave për t'u takuar etj. Ndikimi i tyre do të rritej nëse do të kishte një përpjekje bashkëpunuese dhe të koordinuar nga të gjithë aktorët e interesuar, duke përfshirë ministritë që janë në një linjë me institucionet private, si bankat tregtare etj.

Kapitulli VIII

për të ndërtuar një politikë të tillë mund të jetë me pasoja shkatërruese. Në rastin e Shqipërisë ky është një kusht sine qua non për zhvillimin ekonomik të vendit, për shkak të madhësisë së tyre, rëndësisë relative dhe zhvillimit potencial. Vendet me emigracion shpesh hasin probleme në rregullimin dhe përdorimin e dërgesave të emigrantëve që ata marrin. Siç është thënë në kapitullin e hyrjes, kjo sfidë është rritur nga fakti se këto janë kursime private (individuale apo familjare). Për Qeverinë Shqiptare vështirësia e kësaj detyre përbëhet nga trashëgimia e falimentimit të skemave piramidale në fund të viteve 1990. Kjo ngjarje ka ndikuar seriozisht në komunitetin emigrues; shumë njerëz humbën të gjithë kursimet, gjë që çoi në thyerjen e lidhjeve të besimit ndërmjet tyre dhe qeverisë. Rivendosja e besimit do të jetë një detyrë e vështirë që sigurisht do të kërkojë politika të hartuara me kujdes dhe me rigorozitet të dyanshëm. Megjithëse është një detyrë e vështirë, ajo është një sfidë që duhet të trajtohet nga politikanët shqiptarë. Nxjerrja e përfitimeve më të mira nga dërgesat e emigrantëve është thelbësore, në mënyrë që Shqipëria të kthejë humbjen e përkohshme të një pjese të konsiderueshme të popullsisë së saj në një forcë pune dhe mjet të qëndrueshëm zhvillimi.

88

Adams, R., 1991. The effects of international remittances on poverty, inequality, and development in rural Egypt. International Food Policy Research Institute. Research Report Number 18. Adams, R., 1998. Remittances, investment and rural asset accumulation in Pakistan. Economic Development and Cultural Change 47, 155-173. Adams, R. 2004. Remittances and poverty in Guatemala. World Bank WPS3418. Ahlburg, D., 1991. Remittances and their impact: A study of Tonga and Western Samoa. Policy Paper No. 7., Canberra: National Centre for Development Studies, Australian National University. Albanian Centre for Parliamentary Studies, 2002. An annotated compendium relating to the Albanian legislation, state structure and policy on emigration since 1990, Tirana. Antonopoulos, E. A., 1995. Albania and Greek-Albanian relations 1913-1994. Okeanida: Athens. Azam, J. P Gubert, F., 2002. Those in Kayes: The impact of remittances on ., their recipients in Africa. Mimeo, University of Toulouse. Baldwin-Edwards, M. and Safilios-Rothschild, C., 1999. Immigration and unemployment in Greece: perceptions and realities. South European Society and Politics 4(4), 206-221. Baldwin-Edwards, M., 2001. Southern European labour markets and immigration: A structural and functional analysis. The Greek Labour Yearbook, Panteion University Press, Athens. Bank of Albania 2003. Annual report 2002, Tirana Bank of Albania 2004. Annual report 2003, Tirana Bank of Albania 2005. Annual report 2004, Tirana Barjaba, K., 2002. Albanian state emigration policy. Paper presented at the International Conference on Albanian Migration and New Transnationalism,

89

Bibliografia

BIBLIOGRAFIA

Bibliografia

Centre for Migration Research, Sussex University, 6-7 September 2002. Barjaba, K., 2004. Albania: Looking beyond borders. Mimeo, Migration Policy Institute, Washington, DC. Bonifazi, C. and Sabatino, D., 2003. Albanian migration to Italy: what official data and survey results can reveal. Journal of Ethnic and Migration Studies 29 (6), 967-995. Bracking, S., 2003. Sending money home: Are remittances always beneficial to those who stay behind? Journal of International Development 15 (5), 633-644. Buch, C. abd Kuckulenz, A., 2004. Worker remittances and capital flows to developing countries. ZEW Discussion Paper No. 04-31, Mannheim. Caritas di Roma: Immigracione, Dossier Statistico, 1995-2001. Carletto, C., Davis, B., Stampini, M., Trento, S. and Zezza, A., 2004. Internal mobility and international migration in Albania. ESA Working Paper No. 04-13. Ceni, A., 1998. The role of small and medium enterprises for reconstruction of the Albanian economy. Working Paper, Department of Economics, University of Tirana. Cerase, F., 1974. Expectations and reality: A case study of return migration from the United States to Southern Italy. International Migration Review 8(2), 245-262. Christodoulou D. and C. Nikas, 2004, International Economics in the Globalization Era (in Greek), Giourdas, Athens Civici, A., Gedeshi, I., Shehi, D., 1999. Migration, agriculture and rural development in Albania, Bulgaria and FYR of Macedonia: the case of Albania. ACE Phare Programme No. P-96-6070R. Conti, C., Natale, M. and Strozza, S., 2003. Le rimesse degli immigrati: determinanti, modalità di invio e aspettative di impiego. N. Acocella e E. Sonnino (a cura di) Movimenti di persone e movimenti do capitali in Europa, Roma. Coulon, A. and Piracha, M., 2002. Self-selection and the performance of return migrants: the case of Albania. Studies in Economics 0211, Department of Economics, University of Kent.

90

Djajic, S., 1995. Illegal immigration and resource allocation. Paper presented at the CERP Workshop. Halkidiki, 14-16 September 1995. Droukas, E., 1998. Albanians in the Greek informal economy. Journal of Ethnic and Migration Studies 24(2), pp. 347-365. Dustmann, C., 1997. Return migration, uncertainty and precautionary savings. Journal of Development Economics 52(2), 295-316. Fakiolas, R., 1997. The impact of migration on the Greek labour market. Paper presented at the conference on Non-military Aspects of Security in South Europe: Migration, Employment and Labour Market, 19-21 September, Santorini, Greece. Fakiolas, R. and Maratou-Aliprati, L., 2000. Foreign female immigrants in Greece. Working Papers 60, Universitat Autonoma de Barcelona, Servei de Publicacions, Barcelona. Fuga, A., 2004. Shoqeria periferike. Tirane: Albania. Gedeshi, I., 2002. The role of remittances from Albanian migrants and their influence in the country's economy. Eastern European Economics 40(5), 4972. Gedeshi, I., Mara, H. and Preni, Xh. 2003. The encouragment of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances. Unpublished report on behalf of UNDP and Soros Foundation. Germenji, E., 2000. Performance of Albanian immigrants in the Greek labour market. Unpublished M.Phil thesis, KULeuven, Leuven. Germenji, E., 2004. Essays on the economics of emigration from Albania. Unpublished Ph.D. Disseration, KULeuven, Leuven. Germenji, E., 2005. Does human capital matter? Integration of Albanian immigrants in the Greek labour market. Paper presented Marie-Curie conference on Multi-Level Governance of Immigration Flows, Athens, Greece, 30 March-3 April.

91

Bibliografia

De Soto, H., Gordon, P Gedeshi, I. and Sinoimeri, Z., 2002. Poverty in Albania: ., a qualitative assessment. World Bank Technical Paper No. 520, Washington, DC.

Bibliografia

Germenji, E., Sarris, A. and Swinnen, J. 2002. Remittances of emigrants from rural Albania. Paper presented at the International Conference on Albanian Emigration and New Transnationalism, Centre for Migration Research, Sussex University, 6-7 September. Germenji, E. and Swinnen, J. 2004. Impact of remittances on householdbased farms in rural Albania. Paper presented at the International Conference on New Perspectives on Albanian Migration and Development, Albania, 16-17 September. Ghosh, B., 2000. Return migration: journey of hope or despair? Geneva, International Organization for Migration: United Nations viii, 236. Glytsos, N., 1993. Measuring the income effects of migration remittances: A methodological approach applied to Greece. Economic Development and Cultural Change 42, 131-168. Guest, M., 1989. Labour Allocation and Rural Development. Bourder: Colorado, Westview Press. Gross, D., 1999. Three million foreigners, three million unemployed? Immigration and the French labour market. IMF, Working Paper 99/124. Haddad, L. Hoddinott, J. and Alderman, H., 1997. Intrahousehold resource allocation in developing countries: Models, methods and policies. Baltimore: Johns Hopkins University Press. Haderi, S., Papapanagos, H., Sanfey, P and Talka, M., 1999. Inflation and . stabilisation in Albania. Post-Communist Economies 11(1), 127-141. Hashi, I., 2001. Financial and Institutional barriers to SME growth in Albania: results of an enterprise survey. MOCT-MOST 11(3), 221-238. Hill, K., 1987. New approaches to the estimation of migration flows from census and administrative data sources. International Migration Review 21(4), 1279-1303. ICMPD 1997. Migration in Central and Eastern Europe: compilation of national reports on recent migratory trends in CEI states, Vienna. ICMPD, 2000. Report from the evaluation mission to Albania 2-5 July 2000. Undertaken in the framework of the Budapest process to examine the Albanian-

92

IMF, 2003. Albania: selected issues and statistical appendix. Country Report No. 03/64. IMF, 2005 Albania: selected issues and statistical appendix. Country Report No. 05/90. INSTAT, 2002. The Population in Albania in 2001. Main Results of the Population and Housing Census. Tirana, Albania. Itzigsohn, J., 1995. Migrant remittances, labour markets, and household strategies: A comparative analysis of low-income household strategies in the Caribbean basin. Social Forces 74(2), 633-55. Karafolas, S., 1998. Migrant remittances in Greece and Portugal: distribution by country of provenance and the role of the banking presence. International Migration 36(3), 357-381. Karafolas, S. 2005. A note on Albanian immigrants remittances: the involvement of the financial network on remittances between Greece and Albania. Paper presented at the International Conference on migration, remittances and the economic development of sending countries. Marrakech, 23-25 February. Kasimis, C., 2004. Recent migration flows to Greece: Evidence from the 2001Greek Census. Paper presented at the International Conference on New Perspectives on Albanian Migration and Development, Albania, 16-17 September. King, R., Iosifides, T. and Myrivilli, L., 1998. A migrant's story: from Albania to Athens. Journal of Ethnic and Migration Studies 27(1), 159-175. King, R. Mai, N. and Dalipaj, M., 2003 Exploding the migration myths. Analysis and recommendations for the European Union, the UK and Albania. The Fabian Society and Oxfam, London. King, R. and Vullnetari, J., 2003. Migration and development in Albania. Working Paper No. C5, Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, UK. Konica, 1999. The emigration experience and its impact on the Albanian Economy. Unpublished Ph.D. Dissertation, CERGE, Prague.

93

Bibliografia

Italian co-operation to stem illegal migration.

Bibliografia

Konindaris, G. 2002. Examining policy responses to immigration in the light of interstate relations and foreign policy objectives, Greece and Albania. Paper presented at the International Conference on Albanian Migration and New Transnationalism, Centre for Migration Research, Sussex University, 6-7 September. Korovilas, J., 1999. The Albanian economy in transition: the role of remittances and pyramid investment schemes. Post-Communist Economies 11(3), 399-415. Kule, D., Mancellari A., Papapanagos, H Qirici S., Sanfey, P 2002. The causes . and consequences of Albanian emigration during transition: evidence from micro-data. International Migration Review 36 (1), 229-39. Lazaridis, G., 1996. Immigration to Greece: a critical evaluation of Greek policy. New Community 335-348. Lazaridis, G., 2000. Filipino and Albanian women migrant workers in Greece: multiple layers of opression. In F. Anthias and G. Lazaridis (Eds), Gender and Migration in Southern Europe ­ Women on the Move, Berg, Oxford and New York. Lazaridis, G. and Ronamiszyn, K., 1998. Albanian and Polish undocumented workers in Greece: A Comparative Analysis. Journal of European Social Policy 8(1), 5-22. Lianos, T., 2001. Illegal migrants to Greece and their choice of destination. International Migration Quarterly Review 39(2), 3-28. Lianos, T. and Cavounidis, J. 2004. Immigrant remittances, stability of employment and relative deprivation. Paper presented at the International Conference on New Perspectives on Albanian Migration and Development, Albania, 16-17 September. Lipton, M. 1980. Migration from rural areas of poor countries: the impact on rural productivity and income distribution. World Development 8, 1-24. Mancellari, A., Papapanagos, H., Sanfey, P 1996. Job creation and temporary ., emigration: the Albanian experience. The Economics of Transition 4(2), 471490. Mai, N., 2001. Italy is beautiful: The role of Italian television in Albanian migration

94

Mai, N., 2002. Myths and moral panic: Italian identity and the media representation of Albanian immigration . In R.D. Grillo and J. Pratt (eds.), The Politics of Recognising Difference: Multiculturalism Italian Style. Aldershot: Astigate. Martin, P Martin, S. and Pastore F., 2002: CEME Best Practices to Manage ., Migration: Italy-Albania. In CEME best Practice Options. Meksi, E., 1996. Immigration, demographic trends and labour market: the case of Albania. Paper presented at the International Conference on Mediterranean Conference on Population, Migration and Development, Palma de Mallorca, 15-17 October. Misja, V., 1998. International emigration in Albania over transition period. Marin Barleti, Tirana. Muço, M., Papapanagos, H. and Sanfey, P 1999. The Determinants of Official ., and Free-market Exchange Rates in Albania during the Transition. Journal of Comparative Economics 27(3), 534-552. Munshi, K., 2001. Identification of network effects: Mexican migrants in the U.S. labour market. Quarterly Journal of Economics 118(2), 549-597. Murphy, R., 1999. Return migration entrepreneurs and economic diversification in two counties in south Jiangxi, China. Journal of International Development 11, 661-672. Nishat, M. and Bilgrami, N., 1991. The impact of migrant workers' remittances in Pakistan. Pakistan Development Review 22, 473-479. National Strategy on Migration, 2004. A project of the Albanian Government managed in cooperation with the international Organisation for Migration (IOM), funded by the Cards programme of the European Union. Nicholson, B., 2001. From migrant to micro-entrepreneur: do-it-yourself development in Albania. South-East Europe Review 3, 39-42. Nicholson, B., 2002. Economic migration and asylum: A case of rethinking immigration policies. WIDER Conference on Poverty, International Migration and Asylum, Helsinki, 27-28 September.

95

Bibliografia

to Italy. In R. King and N. Wood (eds.), Media and Migration: Construction of Mobility and Difference. London: Routledge, 95-109.

Bibliografia

Nikas C., 1991. The movements of labour from Greece to the E.C. countries in the period after the end of World War II. Ph.D. Thesis, University of York, U.K. Nikas C. and R. King, 2005, Economic Growth Through Remittances: Lessons from the Greek Experience of the 1960s Applicable to the Albanian Case, pending publication in autumn volume of the Journal of Southeastern Europe and the Balkans Nikas C., 2005, Remittances and the Financing of Economic Development: Some Comments on the Albanian National Strategy on Migration and the Draft Action Plan Documents. Orozco, M., 2003. Workers remittances: the human face of globalisation. Multilateral Investment Fund, IADB. Osili, U. O., 2002. Remittances from international migration: An empirical investigation using a matched sample. Paper presented at the Conference on Understanding Poverty and Growth in Sub-Saharan Africa, Centre for the Study of African Economies, Oxford University 18-19th March. Palmer, I., 1985. The impact of male-out migration on women in farming. West Hartford, Kumarian Press. Pano, N., 1997. The process of democratisation in Albania. In K. Dawisha and B.Parrott, (Eds.), Politics, Power, and Struggle for Democracy in South-East Europe, Cambridge: Cambridge University Press. Pastor, R. A., 1989/90. Migration and development: Implications and recommendations for policy. Studies in Comparative International Development 24(4), 46-64. Piperno, F., 2002. From Albania to Italy. Formation and basic features of a binational migration system. Background paper for the CEME-CeSPI research mission in Italy and Albania. Piperno, F., 2003. Remittance enhancement for the local development in Albania: constraints and opportunities. CeSPI, Programma MigraCtion, Roma. Puri, S. and Ritzema, T., 1999. Migrant worker remittances, micro-finance and the informal economy ­ prospects and issues. ILO Social Finance Unit, Working Paper No. 21, Geneva.

96

Ratha, D. 2004. Enhancing the developmental effect of workers' remittances to developing countries, in World Bank, Global Development Finance, 169173. Reyneri, E., 2001. Migrants' involvement in irregular employment in the Mediterranean countries of the European Union. International Migration Papers Series, International Labour Office, Geneva. Russell, S., 1992. Migrant remittances and development. International Migration: Quarterly Review 30(3), 267-287. Rutili, R., 1998. The emigration of the Albanian population on an international and regional scale. A case study: Albanians in Italy. Paper presented at the workshop on Agriculture, Migrations and Rural Development in Albania, Bulgaria, and FYR of Macedonia, The ACE Phare Programme, P96-6070-R, Athens, October. Stahl, C. and Habbib, A., 1989. The impact of overseas workers' remittances on indigenous industries: Evidence from Bangladesh. The Developing Economies, XXVII-3, 269-289. Stark, O., 1991. The Migration of Labour. Massachusetts: Blackwell Publishers. Stein, E., 2003. Development role of remittances: the case of Central Americas in the U.S. paper presented at the international Conference on Migrants: Development Impact, Opportunities for the Financial Sector and Future Prospects, October 9-10, London. Taylor, E.J., 1999. The new economics of labour migration and the role of remittances in the migration process. International Migration 37 (1), 64-88. Taylor, E. J., Wyatt, T. J., 1996. The shadow value of migrant remittances, income and inequality in a household-farm economy. Journal of Development Studies 32(6), 899-912. Taylor, E. J., Massey, D. S., Hugo, G., Kouaouci, A., Pellegrino, A., 1996. International migration and community development. Population Index 6(3), 397-418.

97

Bibliografia

Ramamurthy, B., 2003. International Labour Migrants: Unsung Heroes of Globalisation, SIDA (Swedish International Development Cooperation Agency) Studies 8, Stockholm

Bibliografia

UNDP 2000. Albanian human development report. UNDP Office in Tirana, , Albania. UNFPA, 1998. Program review and strategy development report. Tirana, Albdesign. Vidali, M., 1999. Living in a policy vacuum: The plight of Albanian immigrants in Greece. Central European Review, 1/21. Zinn, D., 2004. The schooling of Albanian children in Matera Italy: Reflections on Albanian language maintenance. Paper presented at the International Conference on New Perspectives on Albanian Migration and Development, Albania, 16-17 September. Wallden A. S., 1994. Les relations gréco-albanaises : politique et économie, Le Courrier des Pays de l'Est 315. World Bank, 2003. Global development finance (GDF). Striving for stability in development finance. Washington DC

98

99

Bibliografia

100

101

102

103

104

105

106

107

108

109

110

111

112

113

114

115

116

117

118

119

120

121

122

123

124

125

126

127

128

129

130

131

132

133

134

135

136

137

138

139

140

141

142

143

144

145

146

147

148

149

150

151

152

153

154

155

156

157

Information

kapak shqip.pmd

172 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

458919