x

Read Microsoft Word - ig text version

Mr.sc.MENDUH BAMJA

POZITA KUSHTETUESE-JURIDIKE DHE FAKTIKE E BASHKËSIVE FETARE NË ISH JUGOSLLAVI ME VËSHTRIM TË POSAÇËM TË BASHKËSISË ISLAME

Prizren 2009

Faqe 1

Mr.sc.Menduh BAMJA POZITA KUSHTETUESE-JURIDIKE DHE FAKTIKE E BASHKËSIVE FETARE NË ISH-JUGOSLLAVI ME VËSHTRIM TË POSAÇËM TË BASHKËSISË ISLAME Recensentë: 1.Prof.Dr.Kurtesh Salihu 2.Prof.Dr.Zejnullah Gruda

Faqe 2

P A R A T H Ë N I E

Ky libër është rezultat I hulumtimeve shumëvjeçare të autorit Mr.sc Menduh Bamja në këtë rrafsh,krahas hulumtimeve të tjera në fushën e lirisë së besimit.Ky libër ,në fakt,paraqet disertacionin pothuajse përfunduar të doktorates,të cilin autori,për fat të keq,nuk arrijti edhe ta mbrojë për shkak të sëmundjes së papritur vdekjeprurëse.Andaj ,libri botohet në original ,pa ndërhyrje,ashtu siç e kishte hartuar autori,si disertacion të doctorates,të lejuar nga Këshilli Mësimor-Shkencor I Fakultetit Juridik në Prishtinë,gjë që edhe hetohet, sidomos në hyrjen e tij. Titulli I librit , "Pozita kushtetuese-juridike dhe faktike e bashkësive fetare në ish-Jugosllavi, me vështrim të posaçëm të "Bashkësisë islame" , përcakton edhe përmbajtjen, si dhe periudhat kohore të përfshira në të. Edhe pse autori,në hyrje të librit,më shumë përcaktohet dhe anon kah periudha e ekzistimit dhe funksionimit të ish-Federatës Jugosllave, nga përmbajtja vërehet se pozita kushtetuese-juridike e bashkësive fetare është hulumtuar dhe shtjelluar edhe në sistemin kushtetues të Mbretërisë Serbe-Kroate e Sllovene, respektivisht të Mbretërisë së Jugosllavisë.Kjo vërehet nga fakti se kësaj periudhe I kushtohet e tërë pjesa e dytë e librit.Këtë e pranon edhe vetë autori, në mënyrë të tërthortë, kur thot se "studimi tone e kemi filluar prej vitit 1918...".Por këtë e vërteton edhe vetë emërtimi I librit:"Pozita kushtetuese-juridike e bashkësive fetare në ishJugoslavi..." me çka nënkupton Jugosllavinë e pare dhe të dytë. Mos hulumtimi I periudhës së pare do të lënte zbrastira të mëdha, sidomos nga se autori, përmes këtij punimi ka patur për qëllim dhe me sukses ia ka arritur që me pozitën kushtetuese-juridike dhe faktike të bashkësive fetare,si dhe me aktivitetin e tyre ta lidhë edhe historinë e popujve të caktuar e veçanti , të popullit shqiptar,në ato kreatyra shtetërore.Ai këtë e thekson në hyrjen e punimit kur thotë se "historia e shumë popujve dhe shteteve të Ballkanit është e lidhur me historinë e kishës e të bashkësive fetare". Dihet se historia e pafat e popullit shqiptar në shtetin Jugosllav dhe ,para saj , në shtetin serb, ka filluar që nga Konferenca e Berlinit.Mirëpo, ngjarja fatale për të ishte Lufta e Parë Ballkanike e vitit 1912 kur ushtria serbe e okupoi Rrafshin e Kosovës dhe Prizrenin, ndërsa ushtria malazeze një pjesë të Rrafshit të Dugagjinit,Pejën dhe Gjakovën.Për shkak të terrorit të Sërbisë ndaj popullatës myslimane në Kosovë, një pjesë e konsiderueshme e popullatës myslimane shqiptare e turke masovikisht fillojnë të shpërngulen në Shqipëri e Turqi.Ky trend vazhdon më pas , në kontinuitet, që nga tetori I vitit 1918 kur, pas thyerjes së Frontit të Selanikut, ushtria serbe sërish e okupon Kosovën , ndërsa pas luftës atë ia bashkon shtetit të sapoformuar jugosllav. Mbretëria Jugosllave ishte burg famkeq për pakicat , e në veçanti pë atë shqiptare.Shqiptarëve , përkundër terrorit permanent ,shpronësimit , dëbimit nga trojet e veta, etj., nuk I ofrohej as kurrëfarë mbrojtje juridike ndërkombëtare , siç iu ofrohej pakicave të tjera (gjermane,hungareze,sllovake,etj.).Të vetmet të drejta që ka mujtë me I konsumuar pakica shqiptare kanë qenë ato fetare , perms Bashkësisë së Fesë Islame , Bashkësi kjo me të drejta të cunguar dhe në pozitë të pabarabartë me atë Ortodokse serbe ,apo Katolike.

Faqe 3

Qëndrimi I padrejtë ndaj popullatës myslimane (shqiptare,boshnjake,etj.), si dhe Bashkësisë së Fesë Islame ka vazhduar edhe në Jugosllavinë socialiste dhe atë që nga Mbledhja e Dytë KAÇKJ-së (1943) në Jajce, në të cilën merret vendimi për ndërtimin e Jugosllavisë së ardhshme (të dytë) mbi parimin e federalizimit. Me atë rast , Kosova e shqiptarët , si dhe myslimanët e Sanxhakut as që nxihen në gojë, sikur të mos ekzistonin.Ky qëndrim , në fakt , e përcjell Kosovën dhe shqiptarët deri me shkatrimin e kësaj kreatyre shtetërore .Me përjashtim të periudhës 1969-1981 , ndaj shqiptarëve në Kosovë ,por edhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë , ushtrohen presione , represalje , ndëshkime e edhe likuidime fizike. Pas aksionit famkeq të "grumbullimit të armëve" (1955/56) fillon sërish vala e shpërnguljes së tyre për Turqi. Bashkësia e Fesë Islame nuk ka mund të ndikojë në ndalimin e këtyre proceseve negative . Kjo për shkak të pozitës së saj kushtetuese ­juridike dhe faktike . Edhe pse de jure kisha ka qenë e ndarë nga shteti , de facto Kisha Ortodokse Serbe ka patur ndikim në politikën shtetërore serbe dhe I ka ndihmuar në këtë procese negative shtetit serb,ndërsa kisha Katolike e përkrahur nga Vatikani I ka rrezistuar presioneve shtetërore.E vetmja e pambrojtur ka qenë Bashkësia e Fesë Islame ,e cila ka qenë e detyruar të jetë lojale ndaj shtetit dhe e parrezistueshme ndaj trendeve negative ndaj besimtarëve mysliman, përfshirë në radhë të pare ata shqiptarë. Autori I këtij punimi me sukses e ka ndërlidhë pozitën dhe aktivitetin e bashkësive fetare me pozitën faktike të besimtarëve por edhe të popujve përkatës , si dhe aktivitetin e bashkësive fetare të caktuara , të cilat janë përdorur si instrument shtetëror për realizimin e politikës ekspansioniste e asimiluese si gjenocidit ndaj popujve të caktuar ,sidomos të Kishës Ortodokse Serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës si element konstitutiv I Federatës Jugosllave. Duke I konsideruar ngjarjet dhe luftërat e dekadës së fundit të shekullit XX si vazhdimësi e një politike kontinuele shoveniste serbe autori , me të drejtë , vjen në përfundim se Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve kanë paturë rol të veçantë "në përgatitjen politike dhe shpirtërore të popullit serb për gjenocid ndaj popujve jo serb(të konfesionit mysliman) e pike së pari ndaj popullit shqiptar e boshnjak". Në këtë drejtim autori ,në veçanti e pasqyron edhe kundravënien politikës së tillë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me të cilin rast thekson se ajo ka zhvilluar luftë për çlirimin kombëtar nga Serbia shoviniste ". Gjithashtu , gjithmonë në funksion të temës bosht, ai e zbardhë kontributin e Bashkësisë së Fesë Islame në këtë luftë ,por edhe pas saj. Ky punim bazohet në një mori aktesh kushtetuese e ligjore , si dhe dokumentesh fetare.Të gjitha ato , autori I analizon me përpikëri dhe nxjerrë përfundime të qëndrueshem .Përveç kësaj, ai gjithmonë pasqyron edhe gjendjen faktike dhe nxjerr përfundime lidhur me përputhshmërinë e atyre dokumenteve me gjendjen faktike. Në bazë të analizës së punimit të mbarshtruar në këtë libër mund të përfundojmë se ai paraqet një vepër të rëndisishëm shkencore në zbardhjen e pozitës kushtetuese-juridike dhe faktike të bashkësive fetare , e në veçanti të asaj të fesë islame në ish-Jugosllavi , se me të plotësohet mungesa e literatures në këtë

Faqe 4

temë në gjuhën shqipe.Si I tillë ,ky libër do tu shërbejë puntorëve të rinj shkencor në hulumtimin e aspekteve të tjera të rolit të bashkësive fetare , e në veçanti të asaj të Fesë Islame.

Prishtinë ,Gusht,2009

Prof.Dr. Kurtesh Saliu

Faqe 5

HYRJE

Jashtë fushës së interesimit të historisë politike dhe juridike të popullit shqiptar në Jugosllavi(Mbretërinë Serbe,Kroate e Sllovene-Mbretërinë Jugosllave dhe në Federatën Jugosllave), kanë ngelë marrëdhëniet e shtetit dhe të bashkësive fetare, marrëdhëniet të cilat fillet e veta të krijimit i kanë prej Luftës së I Botërore e këtej. Duhet të pranojmë faktin se gjer më sot tek ne nuk është bërë ndonjë studim i hollësishëm jo vetëm i bashkësive fetare, por edhe i religjionit në aspektin juridik e politik në ato kreatyra shtetrore dhe në sistemin e tyre. Interesimi për marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe të bashkësive fetare, si dhe interesimi për historikun e bashkësive fetare, me kohë është duke u rritur, shumë më tepër në mediumet publike, se sa tek shkencëtarët. Ende nuk kemi monografi dhe studime të mirëfillta shkencore. Janë botuar disa artikuj, të cilët kalimthi kanë të bëjnë me historikun e bashkësive fetare. Gjatë hartimit të këtij punimi jemi ndeshur me revalorizimin shkencor të objektit të studimit, i cili për nga natyra e vet është shumëdimensional, por që njëkohësisht ka edhe peshën e vetë aktuale politike. Si problem i veçantë na është paraqitur fakti se nuk kemi patur fuqinë e ndonjë autoriteti institucional e shtetëror rreth sigurimit të dokumenteve të nevojshme. As organet shtetërore të shteteve që janë formuar pas shpërbërjes së ish federatës Jugosllave nuk kanë treguar gatishmëri të duhur kurse bashkësitë fetare ishin mjaft skeptike. Në tërë literaturën ekzistuese, në sferën e shqyrtimit të çështjeve të tjera shoqërore, ku kalimthi preken edhe çështjet fetare të bashkësive fetare, Bashkësia Islame, në krahasim me bashkësitë tjera fetare, si p.sh. Kisha Katolike ose Kisha Ortodokse Serbe, ka ngelë anash dhe kryesisht është përmendur në kontekstin negativ. Mbi Bashkësinë Islame dhe në përgjithësi mbi islamin, ka ekzistuar një numër shumë i vogël i punimeve, i përmbledhjeve dhe teksteve. Kjo mungesë në gjuhën shqipe është kompensuar pjesërisht me botimin e literaturës fetare kah fundi i viteve '80 dhe '90 të shek. XX, kryesisht nga Bashkësia Islame dhe Kisha

Faqe 6

Katolike, por ato kanë qenë me përmbajtje teologjike, e aty këtu edhe me ndonjë qasje historike e sociologjike. Është interesant të ceket fakti se deri para njëzet vitesh, ka qenë gati e pamundur që dikush,jashtë qarqeve të ngushta fetare të interesohet për fenë dhe bashkësitë fetare.Ndërsa tani, vështirë mund të kontestohet fakti se religjioni nuk paraqet element të rëndësishëm në qenien kolektive të kombit dhe në strukturën mentale të individit. Kriza universale e marksizmit dhe leninizmit si pseudo religjion, në përmasat botërore, e në veçanti varianti i saj agresiv, në një pjesë të konsiderueshme të popullit tonë, ka krijuar zbrazëtirë të madhe, e cila në mënyrë spontane, të

vetëdijshme e të pavetëdijshme, plotësohet me elementet e së kaluarës të popullit tonë dhe me pseudovlera të importuara. Historia e shumë popujve dhe shteteve të Ballkanit është e lidhur me historinë e kishës e të bashkësive të caktuara fetare. Kishat, bashkësitë fetare kanë luajtur rol të madh në formësimin dhe ruajtjen e qenies kombëtare si edhe të shtetit kombëtar. Jo rrallë, kisha ka shërbyer, njëkohësisht, edhe si mjet politik edhe si mjet shpirtëror për pushtimin dhe shtypjen e popujve të tjerë në fqinjësi, përkatësisht si mjet efikas për dëbimin dhe shfarosjen e popujve të tjerë. Gjithashtu është fakt i pamohueshëm se kisha, gjatë historisë, aty-këtu, ka qenë mjet në duart e armikut të shtetit dhe të popullit.Aty ajo ka si shërbyer si instrument për zhbërjen e shtetit si dhe të denacionalizimit të popullit.Në anën tjetër shumë ngjarje kombëtare janë iniciuar dhe kanë përfunduar nga personalitetet që kanë qenë bartës të funksioneve fetare ose ngjarjet e rëndësishme kombëtare janë zhvilluar në objekte fetare ose në objekte të karakterit fetarë. Kështu , vështirë mund të paramendohen vlerat tradicionale, pa këto elemente. Por, në kohën kur filluan të plasin e shkëputen lidhjet, kufizimet e imponuara e jo natyrale, me tendenca pozitive për pavarësi e për shoqëri të hapur dhe demokratike, filluan të manifestohen tendenca të cilat me shekuj të tërë kanë ngarkuar marrëdhëniet ndërmjet popujve (si në ish RSF të Jugosllavisë), të cilat kanë shpënë deri te ngjarjet tragjike për shumë popuj. Si pasojë e të gjitha proceseve e zhvillimeve në shoqëri, vjen deri te vërshimi i publikimeve pseudo-

Faqe 7

shkencore, punime të cilat nuk kanë qenë të bazuara në shkencë dhe të cilat kanë pasur pasoja të rënda me karakterin e tyre sipërfaqësor e tendencioz. Në këtë drejtim, për nga numri i madh të punimeve pseudo-shkencore e luftënxitëse, është dalluar shkenca juridike, historiografike, teologjike e politike serbe. Pozita kushtetuese-juridike e bashkësive fetare, marrëdhëniet ndërmjet shtetit e bashkësive fetare kanë qenë të determinuara nga e kaluara historike e bashkësive fetare, e rolit të tyre brenda popullit të caktuar, pikë së pari nga roli i tyre politik e shoqëror. Determinusja kryesore, që e shtyri autorin t'i qaset punimit të kësaj teme, është ndriçimi i marrëdhënieve të shtetit dhe të bashkësive fetare, përmbajtja, cilësia dhe metodat e veprimit të tyre. Si faktor themelor i marrëdhënieve të shtetit dhe të bashkësive fetare është pa mëdyshje pozita kushtetuese e bashkësive fetare. Kuptohet se në pozitën kushtetuese-juridike të bashkësive fetare kanë ndikuar marrëdhëniet shoqërore brenda shtetit, e kaluara historike e bashkësive fetare, të kuptuarit të drejtë të faktorëve politik, qëndrimeve ideologjike si të shtetit ashtu edhe bashkësive fetare, në drejtim të realizimit të programeve afatgjata të shtetit dhe të bashkësive fetare. E kemi patur të qartë faktin se për hulumtimin dhe shtjellimin e mirëfilltë të kësaj çështjeje duhet përmbajtësisht të depërtohet në thellësi dhe gjerësi. Për ti analizuar dhe interpretuar, përkatësisht për t'i zbardhur fenomenet e caktuara, është dashur të kthehemi edhe në periudha të mëhershme historike, përfshirë edhe ato kur këto fenomene në shkencë janë interpretuar në mënyrë të njëanshme e tendencioze. Arsyet kryesore për gjendjen e këtillë, sigurisht, gjinden në faktin se përveç mungesës së literaturës shkencore e profesionale, mungesës së materialit arkivor, është edhe kompleksiteti i temës. Në disponim kemi një numër të vogël burimesh, kryesisht asosh sekondare. Studimin tonë e kemi filluar prej vitit 1918, ngase me Aktin e një dhjetorit (1. 12. 1918) për herë të parë, me një akt të karakterit shtetëror-juridik, falë rrethanave historike e politike, formohet shteti i përbashkët i "sllavëve të jugut" me emrin Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Në këtë shtet, kundër vullnetit të vet

Faqe 8

,kanë qenë të përfshirë edhe popujt jo-sllavë, me karakteristika të kombeve të mëvetësishme të formuara dhe me një të kaluar të veçantë historike. Këta popuj, shtetin e krijuar e kanë përjetuar si instrument politik dhe juridik, që ka pasur për qëllim shtypjen e tyre, dëbimin e tyre nga trojet etnike, duke e përdorur për këtë qëllim edhe besimin.Kisha dhe besimi përdoren si instrumente shtetërore për realizimin e politikës ekspansioniste e asimiluese. Krijimi i Jugosllavisë së AVNOJ-it (KAÇKJ) edhe pse e themeluar me qëllim të realizimit të barazisë e të lirisë kombëtare, si dhe të çlirimit social të çdo kombi, që në fillet e veta nuk ishte bërë me vullnetin e lirë të këtyre kombeve e në veçanti të popullit shqiptar, i cili vullnetin e tij të vërtetë e kishte shprehur në Bujan. Andaj, faktorët që kanë determinuar shkatërrimin e Jugosllavisë të Versajit, kanë qenë faktor identik e të ngjashëm me ata të shkatërrimit edhe të Jugosllavisë socialiste, si dhe faktor të luftës më të përgjakshme në truallin e Evropës pas Luftës së II Botërore, në dekadat e fundit të shek. XX. Duke pasur parasysh faktin, se në krijimin e ish RSF të Jugosllavisë kanë ndikuar faktorë që rrënjësisht dallohen nga ata me rastin krijimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, lidhur me këtë është nevojitur një analizë e veçantë. Në këtë kontekst disa ngjarje janë përmendur kalimthi, e disa të tjera janë analizuar , aq sa e kanë rëndësinë dhe peshën e vetë specifike. Vullneti i shprehur i shqiptarëve të Kosovës, me miratimin e Deklaratës Kushtetuese (2. 07. 1990) dhe të Kushtetutës të Kaçanikut( 7. 09. 1990), të

miratuara nga përfaqësuesit legjitim nga organi i zgjedhur më i lartë; qëndrimi i bashkësive fetare ndaj këtyre akteve kushtetuese e politike të karakterit konstitutiv të mëvetësisë së Kosovës, paraqesin një kthesë të rëndësishme historike. "Revolucioni antiburokratik" dhe gërshetimi i veprimtarisë të strukturës udhëheqëse partiake-shtetërore të Sërbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, në veprimtarinë shkatërrimtare të subjektivitetit të Kosovës, në ish Federatën e Jugosllavisë, ndryshimet jolegale të Kushtetutës së Serbisë gjatë marsit të vitit 1989, paraqesin hyrje në periudhën më të errët të Evropës në gjysmën e dytë të shek. XX. Analiza e rolit të Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë (SANU)në përgatitjen politike dhe shpirtërore të popullit serb, për

Faqe 9

gjenocid ndaj popujve jo serbë, (të konfesionit mysliman) e pikë së pari ndaj popullit shqiptarë e boshnjak, ofrojn pasqyrën e shtetëzimit të kishës dhe të fesë ortodokse si dhe të kishëzimit të shtetit dhe të partisë (Lidhjes Komuniste të Serbisë), drejtë tentimit për krijimin e një modeli e forme të shtetit mesjetar kishtar "shënsavian" me premisat bashkëkohore, të një intergralizmi të krishterë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK) për çlirim kombëtar dhe politik, nga Serbia shoviniste (1998-1999) dhe roli i bashkësive fetare, analiza e ndihmesës së ofruar, në pikëpamje të afirmimit ndërkombëtar e moral, angazhimi i nëpunësve fetarë në këtë luftë, si në një ngjarje me rëndësi kombëtare janë, gjithashtu, objekt i studimi i këtij punimi. Në këtë punim gjatë shqyrtimit dhe parashtrimit të lëndës, jemi përqendruar në aspektin kushtetues ­ juridik dhe faktik të çështjes, e pjesërisht edhe në aspektin historik e politik, kurse aspektet teologjike dhe sociologjike të problemit i kemi pasqyruar aq sa është paraqitur nevoja për interpretimin e një gjendjeje apo fenomeni juridik e politik. Materia është shtjelluar në tri pjesë. Në pjesën e parë jemi përpjekur të parashtroj me sqarime të nevojshme lidhur me historinë e pozitës juridike të bashkësive fetare, qëndrimin e përgjithshëm të shtetit dhe të ideologjisë ndaj religjionit dhe ndaj bashkësive fetare,si dhe qëndrimet dhe praktikën e pushtetit komunist ndaj religjionit dhe ndaj bashkësive fetare. Jemi munduar, sa ka qenë e mundur, të paraqesim hartën konfesionale të ish Federatës Jugosllave, duke marrë parasysh faktin se për këtë nuk ekzistojnë shënimet përkatëse, si dhe të paraqesim strukturën themelore të bashkësive fetare. Kompozicioni i punimit është i determinuar nga dëshira që problemit të parashtruar t'i qasemi në mënyrë tematike, duke i u përmbajtur edhe parimit kronologjik. Thelbin e punimit (pjesën qendrore), e përbënë pjesa e tretë që ka të bëjë me pozitën kushtetuese - juridike të bashkësive fetare e në veçanti asaj të Bashkësisë Islame në ish Federatën Jugosllave, qëndrimin e organeve shtetërore ndaj tyre, si dhe veprimtarinë e tyre. Jemi munduar ti përfshijmë të gjitha aspektet e këtyre marrëdhënieve, duke marrë parasysh faktin se punime dhe hulumtime të bollshëm në këtë lëmë nuk janë bërë.

Faqe 10

Në interpretimin e ngjarjeve të caktuara dhe të gjendjeve e fakteve të caktuara juridike ose të gjendjes faktike nga e kaluara, të një faze të caktuar historike, kemi kërkuar lidhshmërinë kauzale me ngjarjet e vrullshme e tragjike që do të pasojnë. Për këtë arsye është e nevojshme që kufiri i fundit kohor i këtij punimi të mbetet i hapur. Në këtë punim analizohet veprimtaria e bashkësive fetare, apo thënë më saktë e disa prej tyre, të cilat do të kenë ndikim në proceset me domethënie të rëndësishme shoqërore. Gjithashtu nuk analizohen proceset dhe bashkësitë fetare të cilat nuk kanë pasur peshë në rrjedhat e përgjithshme e, pikë së pari ,në ato politike e juridike. Në këtë punim përfshihet edhe koha që i paraprinë kufijve kohore të këtij punimi, me qëllim të shpalosjes të rrjedhës logjike e historike të ngjarjeve pasuese, si dhe lidhshmërisë fenomenologjike të këtyre ngjarjeve me proceset e ngjarjet në marrëdhëniet e shtetit me bashkësitë fetare si dhe vetë veprimtarinë e bashkësive fetare. Periudha kohore në të cilën analizohet veprimtaria e bashkësive fetare në ish- Federatën Jugosllave, në relacion me Kosovën, bart shenjat fluide dhe është e kushtëzuar nga përcaktimet politike e normative të shtetit, qysh nga fillimi i lindjes dhe i zhvillimit të tij, por njëkohësisht edhe nga vetë zhvillimet e brendshme në bashkësitë fetare, si dhe nga ndikimet e ndërsjella të tyre. Në këtë punim bëhet fjalë edhe për trysninë e jashtme dhe të brendshme të shtetit dhe të politikës shtetërore ndaj bashkësive fetare, jo vetëm me aktet ligjore dhe masat administrative, por edhe me mjetet e tjera. Jemi munduar të pasqyrojmë edhe zbatimin praktik të këtyre masave. Çështja e qëndrimit të shtetit dhe të partisë, përkatësisht politika shtetërore e partiake, ndaj bashkësive fetare, mund të përcillet (hulumtohet) si në nivelin ideologjik e normativ, ashtu edhe në nivelin e zbatimit praktik. Bashkësitë fetare qysh nga themelimi i shtetit të ri socialist, në mënyrë specifike reagojnë në trysninë politike të shtetit. Shumica e bashkësive fetare refuzojnë të shndërrohen në

Faqe 11

mekanizma transmetuese të shtetit dhe bëjnë rezistencë në fushën e bashkëpunimit, duke menduar se shteti i këtillë është jetëshkurtër.

Krijimi i Jugosllavisë socialiste,

mbështetur në ideologjinë dhe

sundimin e një partie, i vë bashkësitë fetare në një pozitë shumë të rëndë, e në veçanti Bashkësinë e Fesë Islame e cila, edhe në periudhën paraprake, jo vetëm që nuk ka gëzuar pozitë të barabartë me bashkësitë e tjera fetare, por ka qenë edhe e diskriminuar me masa administrative-shtetërore, si pasojë e zbatimit të politikës sistematike antireligjioze në të gjitha poret e jetës shoqërore. Bashkësia e Fesë Islame, duke mos pasur forcë që haptazi t'i kundërvihet shtetit, përcaktohet për politikën e mos konfrontimit dhe të bashkëpunimit me organet shtetërore atëherë kur nuk rrezikohen interesat vitale të besimtarëve. Gjatë kësaj kohe, Bashkësia e Fesë Islame kalon nëpër periudha tepër të rënda të adaptimit ndaj situatës së re të krijuar. Duke shfrytëzuar me maturi, liberalizmin politik të ish RSF të Jugosllavisë, në krahasim me vendet e tjera të bllokut socialist, kjo bashkësi arriti në masë të konsiderueshme të rregullojë organizimin e vetë të brendshëm dhe veprimtarinë e vetë fetare, në kushtet e dhëna historike. Me anë të kombinimit të represionit në forma të ndryshme, prej sulmeve fizike e gjer te maltretimi i nëpunësve fetarë, kërcënimeve, shantazheve, statusit të pazgjedhur ekonomik e social dhe me favorizimin e elementeve lojalë e të dëgjueshëm brenda strukturave udhëheqëse në bashkësitë fetare (me dhënien e ndihmave të ndryshme materiale, udhëtimet në botën e jashtme, ndarja e dekoratave etj.), është tentuar të bëhet përçarja brenda strukturave udhëheqëse të bashkësive fetare. Pra, janë favorizuar të gjithë ato elemente që kanë pranuar bashkëpunimin me organet shtetërore. Në këtë punim islami do të shqyrtohet dhe interpretohet, në kuptimin e vetë burimor, si besim mbinacional, në të cilin nuk ekziston dallimi ndërmjet sferës fetare dhe laike, kurse Kur'ani dhe sheriati i bazuar në të, si burim dhe orientues themelor i rregullimit të marrëdhënieve shoqërore, familjare dhe personale.

Faqe 12

Problem të veçantë, për organet shtetërore, ka paraqitur veprimtaria e klerit të disa bashkësive fetare (të gjitha konfesioneve tradicionale) jashtë vendit. Janë shfrytëzuar mjetet dhe metodat e ndryshme që të pengohet dhe të pamundësohet veprimtaria e tyre, si dhe të pengohet çdo kontakt me bashkësitë fetare brenda shtetit dhe, në këtë fushë, suksesi ka qenë i ndryshëm. Bashkësitë fetare gjatë tërë ekzistimit të ish Jugosllavisë kanë vepruar në izolim specifik. Tërë procedura e zgjedhjes së klerit hoxhallarëve, ka qenë nën kontrollin shtetëror. Disa bashkësi fetare kanë traditë të gjatë historike në këto treva të Ballkanit Jugperëndimor, e jo rrallë herë kanë pasur rëndësi të konsiderueshme shoqërore e politike. Disa bashkësi kanë qenë të lidhura dhe kanë ndarë fatin e popullit ku kanë vepruar. Sigurisht se në mënyrë të veçantë mund të analizohet vetëm edhe një bashkësi fetare, si p.sh. Bashkësia e Fesë Islame. Religjioni ,në aspektin e tij ideor apo në formën institucionale, mund të studiohet edhe nga aspektet e këndet e tjera kur është fjala për marrëdhëniet me shtetin; nga aspekti sociologjik, politik etj. Si objekt i analizës dhe i studimit mund të jetë edhe veprimi dhe ndikimi i faktorëve të caktuar ose të gjithë faktorëve shoqërorë mbi religjionin dhe mbi bashkësitë fetare, duke përcaktuar kufijtë kohor dhe hapësinor më të ngushtë. Duke marrë parasysh veprimtarinë e bashkësive fetare në këto treva, si dhe aktivitetin e faktorëve shoqërorë, faktorëve jo-religjioz kundrejt religjionit dhe kundrejt veprimtarisë të bashkësive fetare, objekt studimi është edhe qëndrimi i njësiteve partizane dhe Frontit Popullor ndaj bashkësive fetare dhe veprimtarisë së tyre. Objekt studimi dhe shtjellimi, gjithashtu, është edhe qëndrimi i Vatikanit ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve. Shumica e fakteve na kanë shtyrë që kësaj problematike t'i qasemi në aspektin sa më të gjerë, përkatësisht që ndaj bashkësive fetare në territorin e ish Jugosllavisë, t'i kushtojmë thellimin e duhur shkencor. Autori është i vetëdijshëm se pjesa dërmuese e literaturës në këtë lëmi është e natyrës ideologjike, përkatësisht e natyrës ideologjike-politike. Literatura në këtë dhe të

Faqe 13

lëmë pasqyron luftën ideologjike-politike të shtetit që besimi dhe bashkësitë fetare, apo një bashkësi e caktuar fetare, jo vetëm të margjinalizohen tërësisht nga jeta shoqërore, por mundësisht që në tërësi të shuhen, të nënshtrohen e përçmohen me pretekst se i kundërvihen ideologjisë sunduese marksizmit-leninizmit, përkatësisht ideologjisë e mësimeve komuniste. Gjatë shtjellimit, me qëllim të krahasimit të gjendjes faktike me atë normative, ka qenë i domosdoshëm shqyrtimi dhe analiza e hollësishme e akteve normative të shtetit, si të kushtetutave, ligjeve, dekretligjeve, udhëzimeve si dhe të raportit të tyre, me aktet normative të bashkësive fetare. Gjatë rikonstruktimit të ngjarjeve të ndryshme, siç janë qëndrimet e organeve shtetërore, qëndrimet e bashkësive fetare si dhe të individëve të rëndësishëm brenda strukturave si shtetërore ashtu edhe fetare, të bartësve të funksioneve politike e partiake, përveç literaturës profesionale kemi shfrytëzuar edhe gazetat shtetërore dhe ato fetare. Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytëzuar material i ndryshëm

arkivor, si i organeve shtetërore, ashtu edhe atyre, të komisioneve dhe të organeve të ndryshme shtetërore e fetare. Gjithë kjo që u theksua, pa kurrfarë mëdyshjeje, flet për arsyeshmërinë dhe nevojën për një qasje sa më të gjerë marrëdhënieve të shtetit dhe të bashkësive fetare. Në këtë punim shtjellohet veprimtaria e bashkësive fetare duke filluar prej veprimtarisë rituale, të mësimit fetar, veprimtarisë botuese të bashkësive fetare, veprimtarive humanitare dhe karitative, arsimimit të kuadrit profesional fetar, e gjer te aktiviteti ndërkombëtar i bashkësive fetare. Për të gjitha këto veprimtari të bashkësive fetare, kemi parashtruar fakte, e në veçanti për shkollat fetare dhe për frekuentuesit e këtyre shkollave si dhe për veprimtarinë botuese të bashkësive fetare. Këto veprimtari shqyrtohen në kuadër të rregullimit të statusit normativ të pozitës së bashkësive fetare. Afërsia historike e ngjarjeve, të cilat shtjellohen në këtë punim, na zvogëlon mundësinë e analizës objektive shkencore të fenomeneve dhe të proceseve. Rëndësi dhe peshë të konsiderueshme për thellimin dhe zgjerimin e njohurive në fushën, e

Faqe 14

marrëdhënieve të shtetit dhe të bashkësive fetare, të cilat kanë pasur rolin e tyre konkret dhe pasojat për të gjitha kombet që kanë jetuar në një bashkësi shtetërore jo natyrore në këtë pjesë të Evropës Juglindore, e posaçërisht për kombin shqiptar, mundësojnë kuptimin dhe rikonstruktimin e ngjarjeve vendimtare e dramatike, të cilat kanë qenë përcjellëse në një periudhë jo të shkurtër historike. Kuptimi dhe interpretimi i drejtë dhe shkencor i kësaj periudhe, sigurisht do t'i lehtësojë popullit shqiptar ndërtimin e një të ardhme më të mirë në liri dhe bashkimin e tij në Evropën e integruar. Gjatë hartimit të këtij punimi është përdorë literaturë shkencore e profesionale si dhe dokumentet të shumta. Kur është fjala për dokumente janë përdorë dokumente të cilat përgjithësisht janë publike, e që ishinë të arritshme. Konkordatet, konventat, kushtetutat e ligjet mbi bashkësitë fetare, ligjet mbi familjen dhe trashëgiminë, ligjet mbi arsimin dhe edukimin, ligjet pasurore-kodet civile etj. në mënyrë të caktuar kanë determinuar pozitën e bashkësive fetare, si dhe kanë pasur ndikim në marrëdhëniet e shtetit dhe të kishës. Jemi të vetëdijshëm për faktin se shfrytëzimi i materialeve ­ dokumenteve nga arkivat e bashkësive fetare ka qenë i pamundur, posaçërisht dokumentet e Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Katolike. E dihet se Kisha Ortodokse Serbe me të gjitha fuqitë e veta ka qenë e angazhuar (edhe tani është e angazhuar) të sigurojë një rol të rëndësishëm në rrjedhat historike e shoqërore. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se deri në fund nuk kemi arritur të zbardhim marrëdhëniet, përkatësisht korrelacionin e përcaktimeve zyrtare të bashkësive fetare dhe faktorëve shtetëror-politik e partiakë, me praktikën shoqërore, pasi që tek ne nuk ekzistojnë studime e hulumtimet politike e sociologjike. Jam i vetëdijshëm se do të jetë vështirë të jepet një gjykim i prerë i

marrëdhënieve të shtetit dhe i bashkësive fetare, sidomos gjatë ekzistimit të ish RSF të Jugosllavisë, sepse ato marrëdhënie kanë kaluar nëpër një proces që ka qenë në rrjedhë dhe ka pësuar ndryshime. Në bazë të njohurive të deritashme, teza fillestare dhe bazike është se bashkësitë fetare në përgjithësi, e në veçanti ato tradicionale Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe dhe Bashkësia e Fesë Islame, gjatë krijimit dhe gjatë ekzistencës të

Faqe 15

ish RSF të Jugosllavisë, nuk kanë qenë të entuziazmuara e disa i janë kundërvënë haptas këtij shteti. Në fillim të punimit nuk janë parashtruar konceptet përfundimtare, përkundrazi ato janë dhënë në fund si rezultat i lëndës së parashtruar dhe analizës të fakteve juridike, historike dhe politike.

Faqe 16

I PJESA E PARË

HISTORIKU I FORMIMIT DHE ZHVILLIMIT TË BASHKËSIVE FETARE 1.Trevat ilire nga antika deri ne mesjetë Shqiptarët paraqiten historikisht si një popull i dalë në kohën parahistorike nga vise jashtë Ballkanit dhe që erdhi e u ngul në ato kohë të lashta në brigjet e Adriatikut. Me këtë ata u bënë një popull i Mesdheut, hynë përgjithmonë në sferën e kulturës mesdhetare. Vendi që zuri ky popull në brigjet e Adriatikut caktoi përfundimisht edhe fatin e tij historik, si popull i Evropës dhe i Mesdheut. 1 Viset ku jetojnë shqiptarët, janë vise ku kanë jetuar ilirët e dikurshëm, prej të cilëve vijnë stërgjyshërit tanë që ranë nën sundimin e Augustit në vitin 35 të erës së vjetër, pas rreth tre mijë vjetësh të jetesës së tyre në liri. Ilirët shtetet e tyre të parë nisën t'i krijonin në shek. IV të erës së vjetër. Ilirët shtriheshin në dy brigjet e Adriatikut. Ata zgjeroheshin që nga Istria e gjer në Akarnani. Nuk banonin vetëm brigjet lindore, por edhe ato perëndimore në më se një trevë.2 Ky popull i vendosur në të dyja anët e Adriatikut, në fillet historike ishte një popull me parafytyrime religjioze politeiste. Historia këtë popull e ka vendosur në kufijtë e puqjes (takimit) të civilizimeve dhe perandorive të ndryshme, perandori të cilat kryesisht kanë qenë në kundërthënie me interesat vitale të vetë popullit shqiptarë. Historia e popullit shqiptar, gjithmonë është karakterizuar me luftën e pandërprerë me qëllim të ruajtjes të vetëqenësisë kolektive dhe të mbijetesës kolektive duke qenë etnikum i veçantë, me disa specifika karakteristike nga etnikumet tjera që jetojnë në këtë pjesë të Evropës, me disa veçori etno-psikike e kulturore. Rrezikun më të madh për ilirët paraqesin vërshimet e fiseve barbare, e sidomos ato sllave, të cilat në Ballkan vijnë me besimet e tyre pagane. Në këtë periudhë ilirët filluan të shuhen. Në Ilirinë Jugore, në afërsitë bregdetare të fisit të madh të Taulantëve, fisi i vogël i albanëve, me qendër Albanopolisin u transformua në një etnos të ri. Këta ishin albanët ilirë që e mbajtën këtë emër të njohur që nga

Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, "Studime gjuhësore", "Rilindja", Prishtinë, 1976, f. 45. Shih: Dhimitër S. Shuteriqi, Shqipëria interland kulturash dhe qytetërimesh, "Perla" (2000), nr.1, Tiranë, fq. 102.

2

1

Faqe 17

shek II prej Ptolomeut. Albanët e shek. II, si fis i lashtë ilir nga shkenca e historisë merren si paraardhës i popullit shqiptar.3 Trevat e Ilirisë, përkatësisht viset bregdetare të saja, kanë përqafuar krishterimin që në kohën apostolike.4 Qysh më 387 Shkodra ka qenë seli ipeshkvnore dhe në këtë shekull ka pasur peshkop në Durrës, në Apoloni dhe në Vlorë. Por, duhet ditur para se paraardhësit e shqiptarëve të pranonin krishterimin si besim5, ata nuk ishin njerëz pa fe ose ateistë, por kishin parafytyrime të caktuara religjioze.

"Në historinë e Shqiptarëve koha nga antika e gjer në mesjetën e plotë ka golle të mëdha, në mënyrë që gjithë kjo periodë nga pikëpamja e errësirës së saj paraqitet si një vijim i kohëve parahistorike. Historia shqiptare na del përpara si një vargua i copëtuar, i këputur në shumë vise, ku shumë unaza mungojnë. Në shekullin II të erës sonë gjeografi Ptolomeu në Aleksandri të Egjyptit, në hartën e tij botërore, përmend për të parën herë fisin Albanoi me qytetin Albanopolis, midis Orestis e Almopernit, diku në Shqipëri të mesme, midis Durrësit e Dibrës. Nga ky emër fisi ka trashëguar populli shqiptar emrin e tij të vjetër kombëtar Arbën-Arbër, Arbënesh-Arbëresh, emër me të cilin na quajnë edhe popujt tjerë, it. Albanesi, serb. Arbanasi, gr. Arvanitas etj. Te Ptolomeu gjendet kështu e para përfillje e emrit shqiptar, po e vetmja gjatë kohës antike. Nga shekulli II e gjer te sh. XI Shqiptarët nuk zihen ngoje gjëkundi. Vetëm në shekullin XI, sidomos me rastin e luftrave të Normanëve me Bizantinë në Shqipëri, kronistët Bizantinë Mihail Attaliates e princeza Komnene i përmendin Shqiptarët, vendin me emrin Albanon e popullin si Albanoi, Albanitai, Arbanitai.", Eqrem Çabej, po aty fq. 18. 4 "Kështu, qysh prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjilin e Krishtit", Letra drejtuar Romakëve, 15, 17, Shkrimi i shenjt, Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, "Drita", Ferizaj, 1994, fq. 1606. Një numër i autorëve konsideron se shprehja "deri në Ilirik" e përjashton mundësinë e vizitës së tij dhe të predikimit në këtë vend. Sipas këtyre autorëve shën Pali arriti vetëm der në kufijtë e tij, por nuk kaloi. Pra askund nuk përmendet se Pali ka predikuar në Peoni, përkatësisht Dardani. Por mund të zypozohet se këtë e kanë bërë më vonë, eventualisht nxënësit e tij. Shih: Gaspër, Gjini Ipeshkvia ShkupPrizren nëpër shekuj. "Drita" Ferizaj, 1982, fq. 23-24. Krahaso; Letrën e papës Palit të VI, të datës 17. 01. 1968, :"Me të kënaqun zemre po u sjellim fjalën Tanë Kryeparvet të dy Dikasterevet fetare nga të cilat mvaren Katholikët Shqiptarë e Arbëreshë, në rasën e Pesqinvjetorit të fatosit të tyne Gjergj Kastriotit Skanderbeg. Skanderbegu asht pinjolli famëmadh i njaj treve qi pat fatin të përfshihet ndër sajime apostullike të Shën Palit e ndoshta nga dora e tij muer të parën farë t'Ungjillit; pa ajo paraqitet nga historija porsi Kishë me hierarhi nga fillimi i shekuli IV./Hierarhija e saj, ritit qoftë linduer qoftë perendumuer, mvarej nga patriarkata e Romës e gjatë vargut të Konqilevet të mëdhaja Ekumenike, në bashkim me Selinë Romake, qe mbështetje e përhershme e orthodoksisë", L'Oservatore Romano". Citta del Vaticano. Viti 108,nr. 13 (32.691), 18 janar 1968, f. 1-2, në gjuhën shqipe e botuar në revistën "Shenjzat" (Le Pleiadi), Romë. Viti XII, nr. 1-3, 1968, f. 9-12. Perkthim i Ernest Koliqit (Hilushit), Shih: Letra e Papa Palit VI dërguar shqiptarëve, "KOHA Ditore", 1. 10. 2005, fq. 34. 5 "Teza se shqiptarët myslimanë kanë qenë "të gjithë katolikë", nuk ka mbështetje as burimore, as etnografike, as arkeologjike, as kulturore. Kjo tezë fillimisht ishte shtruar nga kisha ortodokse serbe e greke dhe kishte për qëllim që viset e Arbërisë mesjetare katolike t'i tregonte për djep të popullit shqiptar, i cili kinse më vonë, me anë të ekspansionit islam, të ketë vërshuar në Kosovë e gjetkë në viset e Dardanisë dhe të Maqedonisë, në "djepin e kulturës serbe dhe të shtetit serb"/?/ Kisha greke shqiptarët ortodoksë i konsideronte puro grekë /?/ Po, shkenca e bazuar në argumente nuk e pranon as njërën as tezën tjetër". Dr. Muhamet Pirraku, Roli i islamit në integrimin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 56.

3

Faqe 18

Atdheu i shqiptarëve për shumë shekuj ka qenë i dominuar nga tradita fetare krishtere. Në aspektin kishtar e fetarë ka qenë i organizuar, i ndarë dhe i varur nga juridiksioni i qendrave të mëdha politike krishtere; nga Roma dhe Konstantinopolisi. Njësitë kishtare ­ administrative kanë qenë në mos identike, atëherë shumë të ngjashme me ndarjen politike e administrative të Perandorisë Romake.6 S'do mend se krishterimi si besim ose ideologji, do të jetë pranuar në një periudhë të caktuar historike (thuhet se ajo ka ndodhur diku para 1600 vjetësh) nga paraardhësit e shqiptarëve. Meqë edhe para kësaj kohe, dihet se ata nuk ishin njerëz të pafe ose ateistë po kishin përfytyrime të caktuara religjioze, se krishterë të parë shqiptarë kanë qenë të konvertuar. Në vitin 395 mbreti Teodosije, Perandorinë Romake e ndau teritorrialisht në dy pjesë, pjesën lindore e lë nën administrimin e të birit Arkadie, kurse pjesën perëndimore të birit Honorie. Kjo ndarje politike dhe administrative pati ndikim në vendosjen e dy qendrave kishtare. Në pjesën perëndimore të Perandorisë Romake, qendra kishtare ishte ipeshkvia e Romës, kurse në pjesën lindore edhe pse ekzistonin disa qendra në nivel të peshkopisë, si Aleksandrisë, Jerusalemit, Antiakisë, primatin juridik - administrativ e kanonik kishte Konstantinopolisi. Me ndarjen definitive të Perandorisë Romake trevat shqiptare, kryesisht ngelën nën juridiksionin e Bizantit, praefectus pr. Illyrici"-Iliriku Lindor, përveç një pjese të Dalmacisë në verilindje të Tivarit, Tivari, Shkodra, "praefectus pr. Italiae"-Iliriku Perëndimor e cila më vonë i bashkohet Perandorisë Lindore aty diku rreth viteve 424 ­ 437. Pra, gati e tërë Iliria ngel nën juridiksionin e kishës lindore.7 Ipeshkvijtë e Kostandinopojës ushtronin pushtetin e drejtpërdrejtë në kishat e këtyre viseve.8 Ndarja e dy perandorive dhe dy kishave asnjëherë nuk u kthye në vijën ndarëse të shqiptarëve. Vija e Teodosit ngeli vetëm në hartat gjeografike dhe fetare. Me shkatërrimin e Romës Perëndimore, në vitin 476, ipeshkvi i Romës, deri në shek. VI, kurse më vonë papa, nisi të pavarësohet duke shtuar angazhimin në pagëzimin e barbarëve dhe njëherësh përfitimin e besnikërinë së tyre. Me kohë nga zotërues të rinj të tokave romake, papa do të shpërblehej me territore me se do të

6 7

Hubert Jedin, Velika povijest Crkve, svezak II, II/1, "Krscanska sadasnjost" , Zagreb , 1971. Krahaso: Dr. Don Shan Zefi, Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve, "Drita", , Prizren ,2000, fq. 31. 8 Gaspër Gjini Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, fq. 37.

Faqe 19

rriste ndikimin e tij përgjithësisht, si politik ashtu edhe fetar. Këtë ndikim ai tentoi ta shtrinte edhe në pjesën lindore të perandorisë. Pretendime të papës së inkurajuar, ishin në të drejtën ekskluzive, si vazhdues i traditës të Shën Palit edhe përvetësues i titullit pasardhës i themeluesit të Kishës krishtere, për pranimin e primatit në udhëheqjen e botës së krishterë.9 Në këtë kohë kur paraardhësit e shqiptarëve kishin pranuar krishterimin, trevat e tyre ishin nën sundimin e pushtetit të huaj, qoftë atij Romak qoftë të Bizantit, kur feja krishtere ishte shpallur si besim zyrtar shtetëror. Nuk ka shënime historike mbi atë a është përdorur dhe sa është përdorur dhuna në këtë drejtim, por dihet nga përvoja historike se dëgjueshmëria qytetare, e nevojshme për sigurimin e funksionit të çdo pushteti, sigurohej me metoda të drejtpërdrejta dhe tërthorta. Dëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetit, sjellë me vete favore të ndryshme shoqërore, privilegje dhe pozita. Ndarja definitive e kishës së krishterë, në katolike dhe ortodokse në vitin 1054, e njohur si viti i skizmës, me ç'rast papa i Romës Nikolla I dhe patriku i Konstantinopolit Fotie e ekskomunikojnë njëri tjetrin, ndanë sërish shqiptarët dhe trevat shqiptare, kufiri i ndarjes kalon mu në mes të Shqipërisë. Ndikimi i qendrave më të rëndësishme krishtere, të kundërvënë ndërmjet veti, të cilat njëkohësisht kanë qenë edhe qendra politike dhe administrative, do të ndikojë në fatin historik dhe fetarë të popullit tonë, duke rrezikuar ekzistencën e tij. Ndarja e këtillë do të ndikojë edhe në identitetin dhe orientimin kulturor të popullit shqiptarë. Në pjesën lindore, gjuha dhe kultura greke u bënë mbizotëruese, kurse në pjesën perëndimore gjuha latine dhe kultura romake ngelën si bazë e kulturës. Ballkani mbeti nën juridiksionin e Bizantit dhe trevat e Ilirisë së Jugut, mbetën në skaj, në kufirin ndërmjet dy pjesëve të reja. Via Egnatia e humbi rëndësinë e mëparshme, me këtë edhe një pjesë e madhe e Ilirisë. Kjo periudhë e hershme, kur Bizanti ende është shtet romak (395-610) karakterizohet me gërshetimin e elementeve antike dhe mesjetare, pastaj elementet pagane dhe ato krishtere.10

Shih: Idriz Haxhicana, Fenomeni i trinisë fetare dhe implikimet në (dez)afirmimin e çështjes kombëtare, "Dituria islame", nr. 65, Prishtinë, (2001), fq. 23.

10

9

Georgije Ostrogorski, Privreda i drustvo u vizantijskom carstvu, Beograd, 1969, fq 9-11.

Faqe 20

Shqiptarët edhe pse ruajtën vetëdijen e njësuar etnike epirote-shqiptare, nuk arritën të krijonin një kishë kombëtare dhe me gjuhën amtare.11 Në Perandorinë e Lindjes, në periudhën e saj të parë gjuha, zyrtare ishte gjuha latine, kurse nga mesi i shek. VII (viti 641) kur fillon periudha helenike, gjuhë zyrtare u bë greqishtja. Në shek. VIII, në vitin 730 u vendos edhe varësia juridike e kishtare e tërë Ballkanit nga patrikët e Konstantinopolit, duke u shkëputur tërësisht nga Roma.12 Organizmi kishtar në Perandorinë Bizantine bazohej në organizimin administrativ, i cili themelohej sipas parimit të qytetit. Selitë e peshkopatave qenë të vendosur nëpër qytete, përkatësisht selia e peshkopatës përputhet me konceptin e qytetit. Në procesin historik vërehej dobësimi i autoritetit të Patrikanës Ekumenike në Ballkan. Krishterët e Ballkanit ndonëse të varur, nën sufraganinë dhe

jurisdiksioninë e kishës ortodokse, filluan të kthehen kah Vatikani dhe të kërkojnë mbështetje perëndimore duke pranuar madje edhe ndërrimin e ritit dhe të varësisë administrative.13 Duke u vendosur në Ballkan, sllavët ndeshen me popujt që kanë qenë të krishterë dhe i kanë takuar njërës prej dy organizimeve të forta krishtere, të cilat kanë dashur të krishterojnë ardhacakët pagan. Sllavët janë vendosur në Gadishullin e Ballkanik dhe në Alpet Lindore gjatë shek. VI dhe në fillim të shek. VII. Në ato kohëra Bizanti ishte angazhuar në luftë me persianët në kufijtë lindorë të Perandorisë bizantine. Aty kah viti 615, gjatë sundimit të perandorit bizantin Irakliut (610-641), serbët përfundimisht vendosen në tërë Ballkanin.14 Serbët në tërësi e pushtuan Dardaninë në mbarim të shek XII, kur Stefan Nemanja afër Ulpianës e arriti fitore kundër një ushtrie bizantine. Prej asaj kohe e gjerë në Betejën e Kosovës (1389), Dardania antike do të ngeli nën pushtimin serb.15 Mbretëria serbe u forcua në veçanti gjatë sundimit të car Dushanit, i cili në vitin 1346 u kurorëzua si mbretë i serbëve dhe i grekëve. Car Dushani arriti të pushtoj

Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Bashkëjetesa ndërfetare midis shqiptarëve, "Perla" 2005, nr. 1, Tiranë, fq. 61-71. 12 Emil Lafe, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes apo ndërmjet kryqit dhe gjysmëhënës, "Perla" (2000), nr. 1, Tiranë, fq. 84-89. 13 Shaban Sinan, "Burime për pozitën e kishës në ish Perandorinë Osmane", Tiranë, "Perla", (2005), nr. 1(36), fq. 46-59. 14 Gjergj Gashi, Kosova ­ altari i Arbërisë 1910-1941", "Eurorilindja", Tiranë, 1996, fq. 3. 15 Shih: Georges Castellan, Historia e Ballkanit, "Çabej", Tiranë, 1996, fq. 65.

11

Faqe 21

Maqedoninë Jugore, Thesalinë, një pjesë të mirë të Shqipërisë dhe të Epirit. Vdekja e car Dushanit (1355), shkaktoi copëtimin e Perandorisë serbe. Pas betejës në Çernomen (26. 09. 1371), ku ngelën të vrarë dy princa serbë, vëllezërit Dukashi dhe Uglesha dhe ku u shpartallua ushtria serbo-hungareze, paraqet një etapë të rëndësishme në historinë e "thyerjes serbe" dhe një etapë me rëndësi në historinë e Ballkanit. Sundues i fundit nga dinastia e Nemanjiqëve, Llazari e mori pushtetin në Rashë e cila atëherë shtrihej nga Danubi gjer në Prizren16, nga Uzhica gjerë në Nish.17 Në këtë mbretëri ishin të përfshira një pjesë e mirë e trevave shqiptare. Një kohë Prizreni18 ka qenë qendër e ipeshkvisë, deri sa argjipeshkvi Andrea Bogdani, në vitin 1656, emërohet nga ana e Vatikanit si argjipeshk i Tivarit për të gjitha viset e Serbisë, ku përfshiheshin edhe shumë vise shqiptare19. Territori i dioqezës së Shkupit dhe Prizrenit, ka pasur një rëndësi të veçantë, për shkak se ka paraqitur pikëtakimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet ortodoksisë dhe katolicizmit, e më vonë edhe islamit. Në të njëjtën territor kanë qenë të vendosura: Patrikana e Pejës dhe argjipeshkvia e Ohrit, të cilat në periudha të caktuara kanë pasur nivel të lakmueshëm, e në periudha të caktuara kanë qenë të acaruara e armiqësore. Natyrisht kjo gjithmonë ka qenë në varësi prej Vatikanit dhe Kishës Ekumenike.20 Me krishterimin e Sllavëve të Jugut, ka qenë në rrjedhim të vazhdueshëm edhe ndikimi kulturor dhe politik i qendrave të ndryshme kishtare-politike, të cilat kanë nxitur lëvizjen e forcave të jashtme edhe në trevat e Ilirisë. Krishterimi i Sllavëve të Jugut, së pari krishterimin kanë përqafuar shtresat e larta të shoqërisë, ka qenë e

Serbët Prizrenin, definitivisht e pushtojnë në vitin 1214, Shih: S. Stanojevic, Narodna encikplopedija, Knjiga, III, Zagreb, 1928, fq. 572, Grujic dr. R.M., Polosko-tetovska eparhija i manastir Lesak, Glasnik skopskog naucnog drustva, Skoplje 1935, fq. 25. Pas një tërheqje sërish ate e pushtojnë gjatë vitit 1275, Istorija naroda Jugoslavije, knj. I, Zagreb, 1953. Gjatë këtij viti dëbohet edhe ipeshkvi i Prizrenit,ku ishte edhe selia e ipeshkvisë, i cili ishte zgjedhur sipas kanonit grek dhe në vend të tij caktohet një prift serb. Selia e ipeshkvisë ngeli e zbrazët për afër dy shekuj. Shih: Gaspër Gjini Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, fq. 117. 17 Shih: M. Dimnic, Dva savremenika o Boju na Kosovu, "Glas" SKA", CL, XXX 11/92, Beograd, 1940, fq. 135. 18 Jashtë Arbanonit politik e shtetëror, të shek. XI, kishte mbetur gjysma e territorit dhe të popullatës së saj. Në këtë territor shtrihej ndikimi i kulturës dhe të religjionit bizantino-grek, që shtrihej prej Prizrenit deri te Nishi (Naissus), Bilaazora (Velesi), Shtipi (Astibos). Shih: Dr. Iljaz Rexha: "Shtrirja e vendbanime mbi bazën e etnonimit Arba-Alban në Ballkan", "Takvimi", 1424/25, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 2004, fq.249-279. 19 Shih: Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, fq 119. 20 Krahaso, po aty, fq. 165-168.

16

Faqe 22

lidhur me formimin e shteteve të gjysëmvarura dhe pavarura, të cilat për një kohë të shkurtër do të pushtojnë pjesën më të madhe të Ilirisë. Gjatë shek. XII në Kosovë21 u ngritën një numër i konsiderueshëm i manastireve dhe të kishave serbe, të cilat ishin në funksion të sundimit dhe të asimilimit të shqiptarëve. Car Dushani në vitin 1345, si perandor serb, selinë e Kishës Ortodokse Serbe e vendosi në Kishën e Shën Kollit në Pejë. Patrikana e Pejës një kohë pas pushtimit nga ana e Perandorisë Osmane e ndërpreu punën, duke vazhduar sërish në vitin 1557, si dhuratë për ndihmën që kishin dhënë serbët në pushtimin e Hungarisë.22 Në pikëpamje politike shqiptarët, përkatësisht arbrit, organizatën e vet shtetërore e organizuan qysh nga shek. XII dhe atë në Shqipërinë e Mesme, në të dyja anët e lumit Shkumbin. Në fillim, në krye të këtij shteti qëndroi Progoni, një emër tipik shqiptar. Gjini dhe i biri i tij Dhimitri, që e quante veten "arkond i madh", papa Inocment II e quante "princ", e zgjeroi principatën e trashëguar. Njëkohësisht ky gëzonte edhe titullin më të lartë bizantin të "panhipersevastosit", duke qenë se ishte i krushkuar, nga një grua rashjane, me degën e familjes perandorake bizantine.23 Deri në shfaqjen e faktorit politik, ushtarak dhe fetar osman, për njeriun shqiptar e rëndësishme ishte të ishte një i krishterë i devotshëm. Nuk ishte me rëndësi të ishe katolik apo ortodoks, kjo ishte çështje e autoritetit të institucioneve shtetërore apo kishtare. Disa prej familjeve të mëdha shqiptare si: Balshajt dhe Topiajt, disa herë ndryshuan orientimin kishtar: ishin me kishën romane-katolike, e herë me kishën bizantine, përsëri me kishën romane dhe përsëri me kishën bizantine, sipas lëvizjes së autoritetit dhe të pushtetit zyrtar.24

Emërtimi Kosovë, me burim turk, për viset e Dardanisë Ilire dhe antike është më i ri se emërtimi i përgjithshëm Shqipëria (Albania, Arnaut) që dëshmohet në shkrimet e Filip Mezierit të para tetorit 1389. Shih: Skender Demalia, Kosova ­ tokë e lashtë shqiptare, "Perla" , (2003), Tiranë fq. 82. 22 Mit'hat Frashëri, Shqiptarë dhe sllavë, Tiranë, fq. 51. 23 Shih: Dhimitër S. Shuteriqi, Shqipëria interland kulturash dhe qytetërimesh, "Perla" (2000), nr.1, Tiranë, fq. 102-103. 24 Shih: Fjala e presidentit Alfred Moisiu në forumin e Oxfordit "Toleranca ndërfetare në traditën e popullit shqiptar" (I), "KOHA Ditore", 14. 11. 2005, fq. 12.

21

Faqe 23

2.Depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan dhe ndikimet në popullatën shqiptare dhe Depërtimi kulturën e saj Në shek. XIV u shfaq në Ballkan një perandori e re, Perandoria Osmane25, që do të arrijë të depërtojë deri në zemrën e Evropës, dy herë do të rrethohet Vjena (1529 dhe 1683). Pas fitores në Maricë, në vitin 1371, Perandorisë Osmane jo vetëm që do të hapen dyert e Ballkanit por edhe të Evropës26. Depërtimi i Turqve në Ballkan do të shkaktoj ndryshime të thella dhe të përhershme te të gjithë popujt e Ballkanit e në veçanti te populli shqiptar do të shkaktoj ndryshimet më të thella dhe më afatgjate. Me pushtimin e Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane, në historinë e shqiptarëve do të zë fill kultura islame27, edhe pse kontaktet e para të shqiptarëve me islamin dhe gjurmë të islamizimit dëshmohen më herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane trevat shqiptare, për shkak të pozitës gjeografike, dendur janë frekuentuar prej misionarëve të botës islame arabo-turke28, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake.29 Në këtë kontekst duhet përmendur se fenë dhe kulturën islame kemi të pranishëm në trojet iliro-shqiptare,

Historiani i njohur i Perandorisë Osmane, Luj Bazen "Me perandori emërtojmë fuqinë e madhe mesdhetare, e cila deri në fundin e vetë është thirrë Devlet-i Osmanije, Shteti Osman" ("Carstvom nazivamo veliku sredozemnu silu koja se, do svog kraja zvala Devlet-i Osmaniye, Osmanska drzava").Kjo Perandori kur ka qenë edhe në zenitin vetë ka qenë e kundërta e shtetit kombëtar, ("Ovo carstvo na svom vrhuncu bilo je potpuna suprotnost nacionalnoj drzavi") Zhil Vejnshtejn. Shih: Istorija Osmanskog carstva, redak. Rober Mantran, "Clio", Beograd, 2002, fq. 838. 26 Jirecek J.-Radonic J. , Istorija Srba, I-II, Beograd, 1978, fq. 27 Islam (a) fjalëpërfjalë,, do të thotë "nënshtrim ndaj vullnetit të Zotit". Të gjithë ata që besojnë në Kur'an, si në shpalljen e fundit që është kumtuar Muhamedit s.a.v.s. dhe i përmbahen rregullave të shpalluar në te. Islami është mënyrë e jetës; themelet e tij mbështeten në rrënjët e Shpalljes Hyjnore, mënyrë e jetesës e lejuar nga vetëdija për Zotin dhe e orientuar nga Vullneti i Zotit, që aktualizon të mirën dhe drejtësinë e jetës së njeriut. Myslimani e ka për detyrë që ta ndjekë mënyrën e këtillë të jetës, ta dëshmojë atë me fjalë e me vepra si dhe të përpiqet që ajo të mbizotërojë në këtë botë. Hassan Hathout, Leximi i mendjes së myslimanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2005, fq. 37-39, Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq.163, Ebul Ala el Mevdudi, "Të Drejtat e Njeriut në Islam", Shkup, 1413/1992, fq. 6. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e islamit në këto treva, padyshim kishin edhe dervishët endacakëmisionarë. Baba Tyrabi, në veprën e vetë thekson se misionarët baktashinj, si Baba Kasëmi, qysh gjatë kohës së sulltan Mehmetit të II Madhështorit, përkatësisht, në vitin 1378, janë vendosur në Shqipëri, dhe kanë përhapur bektashizmin në popullatën lokale, Shih: Ali Tyrabi, Historia e Përgjithshme e Bektashinjëve, Tiranë 1929. 29 Kontaktet e shqiptarëve me fenë islame janë më të hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, përderisa që në kohët paraosmane këto toka janë shkelur herë pas here nga tregtarë, forca ushtarake apo përfaqësues të tjerë të botës orientale-islamike. Historia e Shqipërisë, dr. Ferit Duka, Kreu i III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), 1983, Tiranë.

28

25

Faqe 24

me vendosjen e peçenegëve në këto treva gjatë shek. VIII. 30 Nga mbishkrimet arabe mbi plakën e xhamisë në fshatin Mlikë në Dragash del se është ndërtuar në vitin 1238, që do të thotë 150 vjet para Luftës së Kosovës dhe dukshëm përpara se të vinin turqit në këto troje.31 Por padyshim, është fakt se islamizimi i popullsisë shqiptare si proces i tërësishëm filloi dhe u zhvillua gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.32 Invazioni i parë i turqve në Shqipëri ka ndodhur në vitin 1387, por pak më vonë forcat turke nga këtu janë tërhequr. Shqiptarët për herë të parë e kanë pranuar sundimin e sulltanit në vitin 1423.33 Pushtimet osmane, si edhe çdo pushtim dhe luftë, kanë qenë të përcjellura me rrënime, shkatërrime, plaçkitje dhe vrasje. Pas vdekjes së Skënderbeut34 dhe të Lekë Dukagjinit pushon edhe funksionimi i shtetit shqiptar, si shtet i organizuar në nivelin qendror, edhe pse pjesët malore ende ngelin të papushtuara. Pas pushtimit osman fillon në qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan të modelohen sipas kërkesave të pushtetit, me ç'rast fillon rimëkëmbja ekonomike dhe shoqërore e qyteteve shqiptare. Kjo kohë përputhet me depërtimin e islamit në masën e gjerë qytetare.35 Por duhet përmendur se

Perandoria Osmane, si shtet islamik, i organizuar e bazuar në parimet e sheriatit, gjatë pushtimeve të veta, nuk nga bërë asnjë shfarosje dhe gjenocid fetarë36 e fizik të

"Kulturën arabo-islame e kemi të pranishëm në trojet iliro-shqiptare edhe me peçenegët qysh në shekullin VIII, të cilët në këtë kohë i hasim të kufizuar në Jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në Veripërndim me sllavët, në Lindje me Detin e Zi, në Veri me Hungarezët e Bizantin", Historia e popullit shqiptar, "Rilindja", I, Prishtinë, fq. 148-149. 31 Shih: Jashar Rexhepagiqi, Dervishët dhe teqetë në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth, botimi i dytë i plotësuar, "Dukagjini", , Pejë, 2003, fq. 91. 32 Shih: Ferit Duka, Momente të kalimit në islam të popullsisë shqiptare në shek. XV-XVII, ,"Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", - Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995, fq.119, dr. Ahmed Smajlovic, Muslimani u Jugoslaviji, "Glasnik Vrhovnog islamskog starjesinstva", (1978), nr. 6, Sarajevo, 1978. 33 Shih: Thomas. W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit: Rrjedhat historike të misionit, "Dituria islame", Prishtinë, 2004, fq. 169. 34 "Skënderbeu ishte një princ feudal shqiptar, që ushtronte pushtetin ushtarak dhe ekonomik në një krahinë në Shqipërinë e Mesme. E tërë lufta e tij ndaj sulltanit sillet rreth rruajtjes së pushtetit. Idetë nacionaliste janë tërësisht të huaja dhe inekzistente për kohën e tij. Identiteti kombëtar në mesjetë nuk ekzistonte. Paraqitja e figurës së Skënderbeut si mbrojtës të krishterimit perëndimor dhe identitetit shqiptar, nuk mund të qëndroj; në atë kohë turqit kontrollonin tërë Ballkanin, nga Greqia deri në Hungari, vetëdija kombëtare shqiptare paraqitet në fillim të shek. XIX". Shih: Blerim Latifi "Minimalizmi religjioz i shqiptarëve", "KOHA Ditore", 20. 08. 2005, fq. 28. (me mendue a me shkruejtë) 35 Shih: Prof. As. Dr. Ferit Duka, Rrënjët historike të tolerancës fetare në Shqipër, "Edukata islame", (2003), Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, viti XXXI, nr. 70, fq.113-123. 36 Me rastin e pushtimit të Prizrenit nga ushtria e Austrisë më 6. 11. 1689, nën udhëheqjen e Pikolominit, me ti cilin kishte arritur edhe ipeshkvi Pjetër Bogdani, dhe ku ishin edhe disa mijëra vullnetarë shqiptarë dhe serbë, të cilët në Prizren dhe në Shqipërinë e Epërme, kishin vrarë shumicën e banorëve dhe kishin

30

Faqe 25

popujve të nënshtruar.37 Duke u nisur nga parimet Kur'anore, sipas të cilave popujt e librit (ehli kitab)38 gëzojnë statusin e minoriteteve (pakicave) të mbrojtura në çdo shtet e në çdo kohë, si parim fundamental, popujt e nënshtruar do të arrijnë jo vetëm të mbijetojnë, por edhe në forma të ndryshme inkuadrohen në jetën shoqërore. Inkuadrimi i popujve të nënshtruar në sistemin ekonomik, ushtarak dhe administrativ osman do të mundësoj jo vetëm mbijetesën, por edhe kultivimin e besimit dhe të kulturës autoktone popullore. Islami me koncepte dhe botëkuptime tjetërfare për jetën, do të ndikojë që në shoqëri krishterimi të rrudhet në hapësira më të vogla dhe ta humbë influencën që kishte pasur. Islami do të jetë element mbizotërues në korpusin mbarëkombëtar për një periudhë të gjatë historike. Islamin për shkaqe të ndryshme, së pari për ruajtjen e privilegjeve, pjesëmarrjes në pushtet dhe për shumë shkaqe tjera, do të pranojnë shtresa e pasur e më vonë shumica dërmuese e ortodoksëve dhe e katolikëve.39

rrënuar shumë xhamia. Shih: Hasan Kaleshi ­ Ismail Eren, "Mahmud Pashë Rrotlla nga Prizreni ­ Përshpirtënimet dhe vakëfnameja e tij", "Edukata islame", 2006, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, viti XXXIV, nr. 81, fq.151-191. Gjenocid paraqet termininin i cili është farkuar pas Luftës së II Botërore, nënkupton shfarosjen e një populli, përkatësisht paraqet "...mohimin e së drejtës në ekzistencë grupeve të tëra të njerëzve, si janë vrasjet, mohimi i së drejtës në jetë qenieve të caktuara njerëzore" dhe është sanksionuara me Rezolutën 96 (I) të dt. 11. 12. 1946, përkatësisht me Koneventën për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, përkatësisht me Koneventën për pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e cila ka hyrë në fuqi më 12. 01. 1951. Shih: Pravna enciklopedija, "Savremena administracija", I, Beograd, 1985, fq. 418, Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2003, fq.283-300. 38 Popujt e librit (arab. ahl-al-kitab). Shprehje me të cilën në Kur'an emërtohen Hebrejët dhe të krishteret, më vonë zgjërohet edhe në Sabejët (edhe në ata që përmenden në Kur'an dhe në adhuruesit të yjeve) dhe në zoroastrenjët. Terminet tjera të cilat përdoren në kuptimin identik janë; "popujt të mbrojtjes- (të mbrojtur)", dhe "popujt të marrëveshjes (të kontratës)" Në bazë të besimit të tyre, këto bashkësi kanë të drejtë në vend dhe pozitë të veçantë në kuadër të shoqërisë islame. Vetë koncepti është përdorur si kontrast bashkësisë islame (uma) nga njëra anë dhe të paganëve në anën tjetër. Shih: Enciklopedija zivih religija", "Nolit", Beograd 1990, fq. 499. Në njerëzim, hebrenjtë dhe të krishterët janë më pranë myslimanëve dhe u është dhënë emri nderues Popuj të Librit. Ata janë bashkëbesimtarë në një Zot dhe kanë marrë prej tij shkrime. Hassan Hathout, Leximi i mendjes së myslimanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2005, fq. 12, Kasim Hadzic, Muhamed a.s. i ehull-kita (dobitnici knjige), "Glasnik VIS-a", 5/1978, Sarajevo, fq. 441-455.. 39 Islamizimi i shqiptarëve dhe i tjerëve në kohën e Perandorisë Osmane është bërë me anë të sistemit devshirme dhe më mënyrë vullnetare. Të islamizuarit me anë të procesit të devshirmesë kanë qenë fëmijët e meshkuj të aristokracisë vendore, të cilët u morën si peng nga Shteti Osman. Qëllimi i marrjes, ishte që këta fëmijë të përgatitet për të administruar vendin e tyre. Kjo është bërë me dëshirën e prindërve të fëmijëve. Mënyra vullnetare e islamizimit është bërë për disa shkaqe: nga dëshira për fenë islame, për të mbrojtur pozitën hierarkiale, për t'u mbrojtur nga rreziku serb. Po ashtu, rol të rëndësishëm ka luajtur struktura fisnore e organizimit social të shqiptarëve. Shih: Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, "Dituria", Tiranë, 2002, fq. 57-60.

37

Faqe 26

Pushteti osman i Ballkanit, në vitet e hershme (do të thotë së paku deri në fund të shek. XVI), ishte një sistem i sundimit të mirëfilltë, kurse kushtet e jetesës në të, mund të krahasoheshin fare lehtë me shumë aspekte, me ato të pjesë të tjera të Evropës. Në vend që të vendoste një sistem plotësisht të huaj, Perandoria Osmane, në të vërtetë, ruajti dhe zhvilloi shumë karakteristika e jetës ­ administrative, shoqërore, ceremoniale etj. ­ ashtu si i kishte gjetur në shtetet e krishtera.40 Në integrimin etnokulturorë dhe gjeopolitik të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, besimi islam gjatë shek. XV dhe XVII do të luajë rolin vendimtar. Atë që nuk arriti katolicizmi shqiptar me luftë dhe me përkrahjen ndërkombëtare të krishterimit mesjetar, do të arrijë islami në mënyrë paqësore.41 Ndarja në shumë njësi administrative e fetare të veçanta (greke, sllave e latine, italo-frënge), sikur edhe copëtimi feudal i brendshëm, në kohën kur vepronin tri kisha antagoniste antishqiptare (greke, serbe dhe katolike romane) e përçarë dhe në luftë për sigurimin e primatit në Ballkan, kundrejt organizimit unik administrativ të trevave shqiptare, në suazat e Perandorisë Osmane, me një besim, islami do të jetë faktor stabilizues i qenies kombëtare shqiptare. Islami në fillim u përhap në trevat në të cilat sundonte ortodoksizmi serb. Kalimi masiv i shqiptarëve në islam ishte i motivuar nga arsyet politike e kombëtare. Jostabiliteti fetar brenda kishave krishtere ortodokse, lufta ndërmjet kishave të ritit ortodoks dhe ritit katolik për dominim dhe paraqitja e herezisë, ndikoi si faktor stimulues në përqafimin e islamit.42 Në Ballkanin Qendror, edhe përkundër rezistencës së madhe katolike dhe ortodokse, formësohet lëvizja bogumile. Rrënjët e besimit të kësaj lëvizjeje gjinden në mësimet iraniane e cila nëpërmes të Bullgarisë dhe Bosnjës arrin të depërtojë deri në pjesët jugore të Francës.43

40 41

Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 96-97. Dr. Muhamet Pirraku, Roli i islamit në integrimin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 41-42. 42 Dr. Muhamet Pirraku, Roli i islamit në integrimin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 43-44. 43 Historija naroda Jugoslavije, knjiga I, Zagreb, 1953, fq. 563-572.

Faqe 27

Gjithashtu deri vonë(shek. XVII-XVIII) në trevat shqiptare ende ishin të pranishme besimet popullore ­ pagane: të Kthimit të Diellit për Verë, të Buzmit , të Vitit të Ri, të Ditës së Zojës (me 25 mars), të Shën Gjergjit (23 prill), të Shën Gjonit (24 qershor) etj.44 Në Kosovë sundonte shteti feudal i nemanjiqëve si dhe kisha ortodokse shënsaviane serbe. Pushtimi osman i kësaj treva, çoi në likuidimin e klasës feudale serbe dhe në rrënimin e bazave të pushtetit fetar, që ushtrohej nga kisha ortodokse serbe. Këto rrethana lehtësuan shkëputjen e popullsisë shqiptare të Kosovës prej fesë ortodokse të pushtuesve serbë dhe kalimin e saj në fenë islame.45 Islamizimi i shqiptarëve ka qenë një pritë kundër presionit sllav, ashtu sikurse më parë, pranimi i katolicizmit kishte një mbështetje kundër greqizimit të favorizuar nga ortodoksia bizantine.46 Feja islame dhe katolike u bënë barriera të fuqishme, për pengimin e asimilimit kombëtar shqiptar dhe individualitetin dhe vetëdijen kombëtare. Kombi shqiptarë nuk e përjetoj fatin e vllehve, të cilët janë asimiluar prej fundamentalizmit ortodoks ballkanik.47

Duke u ndierë e rrezikuar për pozitën e vetë të luhatur me Reformacionin e Kundërreformacionin, e në veçanti nga depërtimi i islamit, i cili në mënyrë të pandalshme prej Azisë së Vogël, kishte depërtuar në gati të gjitha pjesët e Ballkanit, Kisha Katolike bëri disa hapa që u ndien edhe në Shqipëri, si ndryshimet në hierarkinë kishtare, hapja e disa shkollave dhe arsimimi i klerikëve katolik me qëllim të ruajtjes të katolicizmit.48 Si rrugë e vetme e mundshme e mbijetesës nga Humanizmi dhe Renesanca që kishte kapluar tërë Evropën

44

Për ekzistimin e elementeve të theksuara të besimit popullor ­ paganizmit në atë kohë, për këtë me dhimbje fletë edhe prelati i lartë Gjon Buzuku në "Mesharin" duke theksuar, se; besimtarët që të venë në ritet e krishtera, "... e të braktisin atë të shtremnen dhe kur ta bani këtë, Zoti Ynë ka me ju shtue ndër ju që të korrat tueja të zgjaten deri në vjelash dhe të vjelat deri në të mbjella", Shih: Meshari i Gjon Buzukut, pjesa e dytë, Ad primam, "Rilindja", Prishtinë 1987, fq.15-17, Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, (me shënue botuesin). 45 Shih, Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982, Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, fq. 84-114. 46 Roberto Morocco dela Roka, Feja dhe kombësia në Shqipëri 1920-1944, "Elena Gjika", Tiranë, 1994, fq. 41. 47 Kasem Biçoku, Falangat që e rrezikojnë kombin shqiptarë, Tiran, 1990, fq. 71-73. 48 Ali Xhiku, Prurjet perëndimore dhe lindore në historinë e letërsisë shqiptare dhe mundësia e një riperiodizmi të saj, "Perla", (2000), nr. 1, Tiranë, f. 142.

Faqe 28

Perëndimore, e në veçanti Italinë, Kisha Katolike bëri hapat e parë kah reformimi i brendshëm, me kundërshtime dhe dhimbje të mëdha. Duke e ndjerë veten të rrezikuar nga protestantizmi i Luterit, në Evropën Perëndimore dhe nga islami në Lindje, si masë mbrojtëse bëhet liberalizimi i fesë katolike.49 Si fryt i Humanizmit dhe Renesancës ishte ngritja e gjuhëve kombëtare, në shkallën e gjuhës së kulturës dhe të shkencës, duke i dhënë një grusht të madh gjuhës latine50, gjuhës së dogmës dhe të kishës. Sipas dokumenteve osmane raportet ndërmjet pushtetit dhe kishës ortodokse dhe të asaj katolike51 ndryshonin pë nga qëndrimi i pushtetit. Sa i përket raporteve me Kishën Katolike, Perandoria Osmane ndoqi politikën e delegimit të kujdestarisë, një fuqie shtetërore katolike dhe nëpërmjet disa akteve juridike specifike të njohura me emrin "capitulationes"52, kurse çështjet që kishin të bënin me të krishterët ortodoksë rregulloheshin me Patrikanën Ekumenike të Stambollit dhe me strukturat më të larta të kishave vendore ortodokse.53 Perandoria Osmane parapëlqente të nënshkruajë marrëveshje me ndonjë fuqi të madhe evropiane të krishterë, si ishte Perandoria Austro-Hungareze, e cila formalisht trashëgonte emrin e "Perandorisë së shenjtë Romake", se sa me Selinë e

Botimi i "Mesharit" të Gjon Buzukut dhe veprave të tjera të prelatëve katolikë si Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit etj. në gjuhën shqipe, ishin bërë në frymën e masave mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Vatikanit dhe kishin për qëllim rrezikun nga konvertimi i shqiptarëve në mysliman. 50 "...Me rrethanat e reja ku u ndodh, kisha romake pa të udhës t'i linte shteg më shumë shkrimit të librave kishtare në gjuhët e vendit, duke larguar disi me këtë hap nga mënyra e mëparshme e veprimet në këtë fushë. Kështu u vepruar që më parë në disa vise të katolikëve sllavë të Ballkanit; kështu u veprua dhe në Shqipëri.... Pasojat e Kundërreformacionit në kohë të Budit po ndiheshin edhe në Gadishullin Ballkanik, ndër tjera sidomos me shtimin e librave me përmbajtje fetare në gjuhët e vendit. Kjo fushatë mori hov edhe në Shqipëri..." Shih: Eqrem Çabej, po aty, fq. 42-47. 51 Raportet ndërmjet pushtetit dhe kishës rregulloheshin me fermane, berate dhe akte tjera urdhëruese. 52 Rregullimi i këtillë i pozitës të kishës katolike dhe të besimtarëve katolik, ka qenë praktikë e shteteve myslimane, e pranishme, qysh prej shek. IX, kur kalimi i madh arab Harun el-Rashid mbretit të Karlit të Madh, garanton udhëtimin e sigurt të pelegrinëve në Palestinë. Në praktikë e Perandorisë Otomane paraqet për herë të parë në vitin 1536, kur sulltan Sylejmani i Madhërishmi (Fatih), në iniciativën e mbretit francez Fransua I, me konventën e quajtur "Capitulationes" garanton, katolikëve shtetas francez, të papës, të mbretërve skotlandezë dhe anglezë qëndrimin në Palestinë. Shih, Dr. P. Lanares: "Verska sloboda u medjunarodnim konvencijama", Izbor predavanja odrzanih na Prvom Kongresu za verske slobode u Amsterdamu 1977, "Savjest i sloboda","Savjest i sloboda", Zagreb, (1978), fq. 9-11. 53 "Të gjitha ato fise ballkanike, mbi të cilat ai (Bizanti) kishte sunduar e mbi të cilat tani mbretëronin sulltanët, ruajtën-falë ortodoksisë së tyre-përvojën e kulturës, të artit, së fundi të qytetërimit, që i detyroheshin Perandorisë greke. Politika e sulltanit, e zhdërvjellët dhe përgjithësisht zemërgjerë, e lejoi këtë mbijetesë duke u lën të drejtën të praktikonin besimin fetar, në të cilin kishte kthyer Bizanti duke pranuar për ta një patriark, duke respektuar hierarkinë e kishës...", Ogyst Baji, Epopeja e një qytetërimi të magjishëm. Perandoria e Bizantit, Tiranë (mungon viti i bot.) fq. 275-276.

49

Faqe 29

Shenjtë. Marrëveshjet e arritura midis këtyre dy perandorive për të krishterët katolik, duke përfshirë edhe katolikët e trevave shqiptare, formojnë praktikën juridike e politike e quajtur "cultus protektorati", përkatësisht të mbrojtjes të kultit dhe të klerit. Sa i përket katolikëve Perandoria Austro-Hungareze ka nënshkruar marrëveshjen me Portën e Lartë, duke filluar nga shek. XVII. Akti i këtillë juridik u nënshkrua në vitin 1699, pas përfundimit të luftës e njohur si Traktati i Karllovcit dhe me Traktatin e Pasaut e vitit 1718 Në shek. XIX pozita e kishës katolike në trevat shqiptare, njeh një mëkëmbje të brendshme, pas një shekulli krize në të cilën kishte rënë kjo kishë, në periudhën klasike. Po në këtë kohë kleri katolik shqiptar shfaqet për herë të parë si subjekt i drejtpërdrejtë korrespondence, që në pikëpamje formale, nënkupton një njohje zyrtare. 54 Gjatë sundimit të osmanlinjve, në Ipeshkvin Shkup-Prizren janë mbajtur disa sinode, por rëndësia e tyre ka qenë relative, me që më tepër kanë pasur karakter lokal. Pas tërheqjes të turqve nga Ballkani, me Ipeshkvin e Prizrenit e Shkupit udhëhiqte administratori apostolik në Stamboll. Pas Lidhjes së Konkordatit ndërmjet Vatikanit dhe të Mbretërisë së Serbisë, këto territore bien nën juridiksionin kishtar të argjipeshkvisë të Tivarit. Në Mbretërinë e Jugosllavisë (1918-1941), në kuadër të Ipeshkvisë së Shkupit ­ Prizrenit, kanë ekzistuar 5 dekanate, nga një në Prizren, Gjakovë, Pejë, Janjevë dhe në Shkup. Nga 18 famulli dhe 2 kapelani të pavarura, sa kanë ekzistuar në vitin 1937, 6 janë themeluar pas vitit 1918. 55

Fillet e islamit institucional osman në trevat shqiptare i hetojmë në periudhën e vasalitetit turk mbi principatat shqiptare në vitet '80 të shek. XIV, por në mënyrë triumfale nisën në fillim të viteve '90, kur u themeluan institucionet

54

Shih: Shaban Sinan, "Burime për pozitën e kishës në ish Perandorinë Osmane", Tiranë, "Perla", (2005), nr. 1(36), fq. 46-59. 55 Shih: Dr. Krunoslav Draganovic, Opci sematizam Katolicke crkve u Jugoslaviji, Sarajevo, 1939, fq. 366.

Faqe 30

e para islame në qendrën e atëhershme administrative dhe kulturore të trevave shqiptare, në Shkup.56 Gjatë shek. XV në qendra kryesore të Dardanisë dhe të ish-provincës romako-bizantine Maqedoni, në të cilat mbijeton popullsia etnike shqiptare myslimane në vazhdimësi historike dhe dominante, u hapën mejtepe, medrese e biblioteka dhe u ngritën teqe, zavi e shumë objekte shoqërore të proviencës islame.57 Në shek. XVI islami u bë fe zotëruese në të gjitha viset historike shqiptare.58 Islami i periudhës së depërtimit në trevat shqiptare ishte besim dhe kulturë në hovin e plotë të zhvillimit të vetë, besim i cili përfaqësonte një kulturë me vlera të larta materiale e shpirtërore, përkundër krishterimit obskurant e të shtanguar të Evropës mesjetare. Perandoria Osmane do të vendosi organizmin e vet shoqëror dhe sistemin e vetë juridik. Të gjitha territoret e pushtuara do të përfshihen në organizimin specifik administrativ, kurse të gjithë besimtarët islam kanë qenë pjesë përbërëse e sistemit unik të Bashkësisë Islame, në krye të së cilës do të jetë sheh ul islam me seli në Stamboll. Besimtarët mysliman në tërë Ballkanin, deri në Kongresin e Berlinit (13. 07. 1878) kanë qenë pjesë e përbashkët të Bashkësisë Islame të Perandorisë Osmane. Gati gjatë tërë ekzistimit të vet Perandoria Osmane ka funksionuar në

Gjatë vizitës Shkupit, në vitet 1961-62, Evlija Çelebija, shkruan se në qytet janë shumë me drese, por më të përmendura janë: Sulltan Muratit, Jahja Pashë, Isa Pashës, Mustafa Pashës dhe Karli Zadesë. Kanë ekzistuar shtatëdhjetë shkolla fillore (mektebe),120 xhamia e mesxhide, njëzet teqe etj. Shih: Shih: Evlija Celebi, "Putopis", IRO "Veselin Maslesa", 1979, fq. 50-69,302-311. 57 Islami në krahasim me besimet tjera dhe me popujtë tjerë, që për themel të kombit marrin parimet e përhershme ose të rastit, si janë: prejardhja e përbashkët racore, ngjyra e lëkurës, gjuha, prejardhja e përbashkët, territori etj. umma-n, e ka ndërtuar në kategorinë dinamike të idesë identifikimit Weltanschauungu, shikimit të përbashkët ndaj realitetit, përkatësisht në bazë të përcaktimit të lirë të çdo individi Pra bashkësia islame esencialisht është e kushtëzuar dhe i organizuar në baza fetare, ajo shprehë frymën universale të Islamit dhe të themeluesit të tij. Ajo nuk paraqet administrativo-teritoriale e as bashkësisë në bazë të prejardhjes së përbashkët etnike ­ gjakut, por është bashkësi religjioze-ideologjik e tubuar rreth besimit në një Zot dhe Muhamedit s.a.vs. si të dërguarit të tij. Shih: Muhammed Hamidulla, "Muhamed a.s., zivot i djelo", Zagreb, bot. Nerkez Smailagic, 1977,I-II, fq. 177, Nerkez Smailagic, Klasicna kultura islama I, Zagreb, bot. i aut. 1973, fq.26.

58 56

.

"Së këndejmi, mund të theksohet se emri i ri kombëtar për popullin e vendin ishte produkt i kulturës së re shqiptare të integruar në dritën e kulturës së re shqiptare të proviencës islame." Dr. Muhamet Pirraku, po aty, fq. 49.

Faqe 31

pajtim me dispozitat e sheriatit. Sulltani ka qenë bartës i pushtetit shtetëror dhe shpirtëror ­ kalif i të gjithë myslimanëve në botë dhe pozita e tij ka qenë i përcaktuar me sheriat dhe traditë, kurse më vonë edhe me kushtetutë. Me reformat e sulltanit Abdyl Mexhidit të III të vitit 1839 dhe me miratimin e Kushtetutës së parë të vitit 1876 (gjatë sundimit të sulltanit Abdylhamidit të II 1876-1909), fillon modernizimi i të gjitha strukturave të shtetit dhe të shoqërisë osmane. Para luftërave ballkanike në krye të shtetit osman, përkatësisht bartës kryesor të funksioneve shtetërore kanë qenë sulltani, veziri i madh dhe ministrat. Sulltani ka qenë udhëheqës suprem i shtetit, ekzekutuesi kryesor i ligjit dhe i dispozitave të sheriatit dhe komandant suprem i të gjitha formacioneve ushtarake. Veziri i madh ka qenë shef (kryetar) i të gjithë ministrave dhe ndërmjetësues ndërmjet sulltanit dhe të organeve të tjera ekzekutive. Në atë kohë në Perandorinë Osmane kanë ekzistuar gjithsej 13 ministri, prej të cilave për veprimtarinë e Bashkësisë Islame me rëndësi të veçantë kanë qenë Ministria e Islamit (Mesheihati, Bab-ul-Fetva-i-penahi, Ilmija) dhe Ministria e Vakëfeve.59 Ministria e Islamit ka qenë institucion specifik i Perandorisë Osmane në krye të së cilës ka qëndruar sheh-ul-islam, si myfti suprem i të gjithë myslimanëve. Kompetencat e sheh-ul-islamit kanë qenë të gjera, ndër të cilat kanë qenë edhe: qeverisja dhe drejtimi i të gjitha punëve me fenë dhe arsimimin islam, gjykimin në instancë të fundit e të gjitha kontesteve nga lëmi juridik i sheriatit, ruajtja dhe kultivimi i bazave të fesë islame si dhe interpretimi i të gjitha çështjeve me rëndësi nga të gjithë lëmenjtë e jetës shoqërore, duke nxjerrë fetvat (dekretet) e obligueshme për të gjithë. Për shkak të natyrës së saj të llojllojshme e të gjithanshme, kjo ministri përbëhej nga katër sektor: të qeverisjes, doktrinarë, (fetva emaneti, sheriato-gjyqësore), fetare (besimeve) dhe sektori arsimor.

59

Ministritë të tjera në kuadrin e qeverisë të asaj kohe kanë qenë; Ministria e Drejtësisë dhe i Besimeve, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Shëndetit Popullor, Ministria e punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes së Shtetit, Ministria e Tregtisë dhe Punëve Publike, Ministria e Bujqësisë, të Pyjeve dhe të Minierave, Ministria e Postës dhe e Telegrafit, Ministria Sulltanore (Oborritë Sulltanor) e të Tefeterhaneve (katastri dhe statistika) dhe Ministria e Policisë. Shih: Turkler (12), Prof. dr. Kemal H. Karpat dhe dr. Robert W. Zens, Mesrutiyet donemi ve Ablulhamid'in salltanati (1876-1909), fq, 873-889, Prof. dr. Ilber Ortayli, Son universal imparatorluk ve II Abdulhamid , fq. 889-899, Prof. dr. Yuri A. Petrosyan, 1876 Anayasasi ve turk tarihindeki yere, fq. 899-909, Yeni Turkiye Yayinlari, Ankara, 2002.

Faqe 32

Fushëveprimi i sheh-ul-islamit dhe Ministrisë të Vakëfeve shtrihej në tërë territorin e Perandorisë Osmane. Sheh-ul-islami ka pasur të drejtë të emërojë të gjithë myftinjtë dhe të gjithë nëpunësit e lartë fetar, kurse Ministria e Vakëfeve ka pasur të ngarkuarit (nëpunësit) pranë të gjitha vilajeteve dhe sanxhaqeve, të autorizuar për kontrollin e qeverisjes të pasurive vakufore. Pas dy luftërave ballkanike (1912-1913) dhe pas Luftës së I Botërore (1914-1918), Perandoria Osmane tërhiqet nga Ballkani dhe nga të gjitha viset shqiptare. Shqiptarët mbetën të ndarë në tri shtete: në Shqipëri, në Greqi60 dhe në Mbretërinë e SKS/Jugosllavisë. Kjo ndarje e trojeve etnike ishte e kobshme si në pikëpamje kombëtare, ashtu edhe fetare. Grekët i mbyllën ose i shndërruan në kisha të gjitha faltoret myslimane-xhamitë dhe teqetë myslimane në pjesën e Çamërisë.61 3.Organizimi i bashkësive fetare islame në Ballkan Organizimi i bashkësive fetare islame në Ballkan, fillon pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, deri atëherë nuk kanë ekzistuar organizatat e veçanta fetare. Organet shtetërore dhe fetare kanë funksionuar në mënyrë unike. Fenomeni i organizimit institucionale i bashkësive islame, mund të thuhet se është pasojë e pushimit të pushtetit osman dhe të formimit të shoqërive sekulariste. Në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të mbretit Ahmet Zogu62, pas vitit 1928, ndahet shteti nga feja, përkatësisht sekularizohet tërë shoqëria, me te edhe lëmi juridik. Këto ndryshime bëhen në frymën e politikës të cilën e ka udhëhequr Mustafa Kemal Ataturku në Turqi. Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare e

Për politikën antishqiptare dhe gjenocidiale të Greqisë ndaj shqiptarëve dhe shtetit të ri shqiptar, në vitet e 1914-1918, sa për ilustrim, po paraqesim konstatimin e akterit të atëhershëm të ngjarjeve politike, Mit'hat Frashërit: "Një buçitje të fanatizmës greke në verë të motit 1914 u shoqëruar nga një furi destruktive e nderë mbi të gjithë katundet e të dy provincave prosepere Korçë dhe Gjirokastrës, ku plaçkitja dhe djegia e afër treqind katundeve të lulëzuara shkaktoi eksodin e më tepër se njëqind e ca mijë frymëve, prej të cilëve një shumicë do të gjente një vdekje mizarabël në malarje të Vlorës dhe një pjesë, jo më pak e madhe, do të shtrëngohet të kërkojë një strehë duke ikur në dhe të huaj"., Mit'hat Frashëri, "Tre gjapërinjtë që udhëhoqë rebelimin", "KOHA Ditore", Prishtinë, 2006, 22. 07. 2006, fq. 39. 61 Shih: Metin Izeti, Tarikati Bektashian, botim privat, Tetovë, 2001, fq 74. 62 Mbreti Ahmet I Zogu, me rastin e kurorëzimit, si mbret i shqiptarëve më 1. 09. 1928, bëri betimin e tij duke vendosur duart mbi Bibël dhe Kur'an, duke premtuar se do të mbronte unitetin kombëtar.

60

Faqe 33

datës 1. 12. 1928,63 pozitën e bashkësive fetare e rregullon në parimet e shtetit laik, të lirisë së ndërgjegjes dhe të ushtrimit të lirë të besimit, të barazisë të bashkësive fetare, duke mos favorizuar asnjë besim e bashkësi fetare si dhe në parimin e neutralitetit të pushtetit të shtetit ndaj bashkësive fetare dhe të nënshtrimit të tyre shtetit. Gjatë pranimit në Lidhjen e Kombeve, Shqipëria më 2. 10. 192164, ka dhënë deklaratë65 për mbrojtjen e minoriteteve (edhe pse pjesa dërmuese e popullsisë ka qenë myslimane), (neni 2 alineja 3), me të cilën merr për obligim që me mjete të përshtatshme të sigurojë, rregullimin e të drejtës familjare dhe të statusit personal të myslimanëve në pajtim me zakonet myslimane. E drejta e sheriatit ka vlejtë deri më 1. 04. 1928, kur ka hyrë në fuqi Kodi Civil, i cili ka suprimon të drejtën e sheriatit dhe të drejtën kanonike kishtare katolike dhe të kishës ortodokse. Kodi Civil i Shqipërisë ka qenë një vepër interesante juridike, e bazuar në zgjidhjet e kodit civil frëng dhe italian, me dispozita të caktuara nga e drejta civile e Egjiptit dhe Zvicrës, si dhe i bazuar në institucione zakonore shqiptare.66 Bashkësia Islame e Shqipërisë, me vendimin e vitit 1929, përfundimisht shkëputet nga Shejh-ul-Islam Stambollit,67 përkatësisht bashkësia sunite e kishte ndërprerë lidhjet e veta me Stambollin qysh në vitin 1921. Kongresi i parë i

Art. 5 "Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare. Të gjitha fetë e besimet janë të nderuara dhe liria e ushtrimit dhe e predikimit të jashtëm të tyre është e siguruar./ Feja nuk mund të formojë pengesa juridike në asnjë mënyrë./ Feja dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike". Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare, Ribotim i dytë. Botim i parë shtypur në shtypshkronjën "Mbrothësia" Kristo P. Luarasi, 1928. 64 Shqipëria është pranuar në Lidhjen e Kombeve më 17. 12. 1920, si shtet sovran dhe i pavarur pranohet në Lidhjen e Kombeve më 21. 11. 1921, sipas vendimit Konferencës të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, anëtare e përhershme të Këshillit të Lidhjes së Kombeve; Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia. Shih: Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2003, fq.71. 65 Deklarata e Shqipërisë, në aspektin juridik, ka pasur fuqinë e njenjtë si palës nënshkruese dhe dispozitë obliguese kontraktuese. 66 Shih: G. H. Bousquet, Note sur les refomes de l'Islam Albanias, Revue des Etudes Islamique, nr. 9 (1935), fq. 399-410. Manley O. Hudson, International Legislation, vo I, Washington, 1931, fq. 734. Fikret Karcic, Stanje serijatskopravne nauke i prakse u 19. i u prvoj polovini 20. vijeka, "Glasnik VIS-a", (1985), Sarajevo, fq.140-141. 67 Bashkësia islame në Perandorinë Osmane, si edhe gjithkund në botën islame, nuk ka qenë e organizuar në parimin hiearhik, si kishat krishtere. Tërë shërbyesit dhe nëpunësit fetarë janë quajtur ulema. Ulema në një njësi administrative ai ka qenë kryepari i fesë i cili ka pasur të drejtën edhe të nxjerri fetva (mendimin juridik për çështje të ndryshme), kadijtë (gjykatësit), myderrizët (profesorët dhe arsimtarët e medreseve), hatibi (ligjëruesit gjatë faljeve të përbashkëta të premteve dhe gjatë bajramit), imamët (udhëheqësit e faljeve në xhami) dhe hoxha.

63

Faqe 34

Komunitetit Mysliman (sunit) u organizua më 24. 02. 192368, nën drejtimin e Vehbi Agollit, ku u zgjodh kryesia në krye me myftiun dhe Këshillin e Naltë të Sheriatit. Me Statut ishte paraparë se anëtarët e Këshillit të Naltë të Sheriatit duhen të jenë të racës shqiptare.69 Në këtë Kongres u miratua edhe Statuti70 (i cili u botua në vitin 1925), kurse Kongresi i Dytë u mbajt në vitin 1929, me emrin "Xhema-ti Mysliman Shqipëtar", me ç'rast Këshilli i Naltë i Bashkësisë, u zgjerua me katër myftini të tjera: të Shkodrës, Tiranës, Korçës dhe të Gjirokastrës.71 Kongresi i III i Komunitetit Mysliman u mbajt në Tiranë, më 1. 08. 1929 ku u miratua Statuti i Komunitetit Mysliman, i cili u dekretua nga Qeveria, më 5. 08. 1929, dhe nga mbreti Zogu I, më 8. 08. 1929. Ku kongres, si edhe dy kongreset e mëparshme, përveç karakterit fetarë reformist, ishin të përfshira me frymën e patriotizmit dhe të tolerancës fetare ndërmjet shqiptarëve.72 Hapi i rëndësishëm për të gjitha fetë në Shqipëri u bë kur Parlamenti i Shqipërisë më datën 5. 06. 1923, miratoi Statutin Legal të Komuniteteve Fetare, ku ndër tjera ishte me një nen të veçantë parashihej se "Paria e fetare e shkallës më të lartë duhet të këto cilësi: të jetë nënshtetas shqiptar, të dijë gjuhën shqipe, të gëzojë të drejtat civile dhe politike, të jetë prej racës shqiptare ose prej fëmijë prej tre brezash në Shqipëri".73 Me zgjerimin e Statutit të vitit 1921, si dhe në nenet 5 të Statuteve Themelore të Republikës së 2. 03. 1925 dhe të Mbretërisë së Shqipërisë të vitit 1928, në mënyrë decidive përdorohej për qëllime politike. sanksionohej parimi se feja nuk mund të

Në Kongresin e Parë Mysliman morën pjesë 36 delegatë, 7 prej tyre ishin deputetë. Parimi se bartësit e funksionve të larta fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë edhe me Dekretligjin për Komunitetet Fetare të vitit 1929, ku ndër të tjera thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternët imediate, ndihmësat dhe zëvendësit e tyre duhet të jenë shtetas shqiptarë prej fisit dhe gjuhës". Shih: Ali Basha, Islami në Shqipëri gjatë shekujve, Tiranë, 2000. 70 Në nenin e 1 të këtij Statuti qëndron: "Kryetari i Këshillit të Naltë të Sheriatit përfaqëson trupin Mysliman në Shqipënie me titullin "Myfti i Përgjithshëm", "Statuti i Trupit (Xhema-atit) Mysliman Shqipëtar", Neni 5, Shtypur në shtupshkronjët "Mbrothësija" Kristo P. Luarasi, Tiranë, 1925, fq. 4. 71 Në atë kohë në Shqipëri funksiononin 1048 zhami aktive në të cilët punonin 1315 hoxhallarë dhe nënëpunësit tjerë fetare. Shih: Dr. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, "Instituti shqiptar i mendimit dhe qytetërimit islamik", Tiranë, 2002, fq 21-22. 72 Në nenin 30 të Statutit të miratuar, qëndronte: "Të kontribuojmë në zhvillimin e vëllazërimit kombëtar ndërmjet shqiptarëve të të gjitha trevave, të nxisim myslimanët shqiptarë t'i përshtaten qytetërimit bashkëkohor", cituar sipas Stavro Skendo, Albania, fq. 287-288. 73 Shih: Sherif Delvina, "Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare", "Forumi Shqiptar", htpp:www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39534.

69

68

Faqe 35

Tarikati bektashian pati përmasa të mëdha në Shqipëri, e në veçanti në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, si dhe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore. Arsyet e përhapjes së bektashizmit në viset shqiptare, qëndronin në natyrën e sa liberale dhe eklektike, e për popullin shqiptar, bektashizmi ishte e pranueshme edhe për shkak, se te shqiptarët feja krishtere bashkëjetonte me elemente të fuqishme të periudhës pagane.74 Në vitin 1920 pati më shumë se 50 teqe, si në krahinat; Skrapar, Korçë, Krujë, Përmet, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë etj. Në krye të çdo teqeje gjendej babai të cilit i ndihmonin dhe i shërbenin një numër i caktuar i dervishëve.75 Pas Kongresit të Lushnjes (1920) dhe pas miratimit të Statutit të Zgjeruar të Lushjes (Statuti i Shqipërisë), ku garantohej liria fetare dhe mbrojtja shtetërore e këtyre të drejtave e lirive76 u bë e mundur mbajtja e kongresit dhe themelimi i komunitetit bektashian. Me iniciativën e baballarëve Ahmet Turani dhe Hysen Prishta, qeverisë shqiptare iu parashtrua një program me kërkesë që të lejohej mbajtja e Kongresit bektashian. Kongresi bektashian, me lejen e Qeverisë së Lushnjës është mbajtur prej 4-17. 01. 1921, në Teqenë e Prishtës, Skrapar.77 Në Kongres kanë marrë pjesë baballarët nga 37 teqe, të Shqipërisë të Jugut dhe një numër i caktuar i simpatizantëve laik. Në emër të Qeverisë mori pjesë Feim bej Zavalani. Kongresi bektashian në fund miratoi aktin më të lartë Statutin, me emrin "Lidhja Bektashiane", i cili kishte 28 nene dhe me të cilin u përcaktuan organizimi, struktura dhe veprimtaria e komunitetit.78 Në bazë të Statutit të miratuar,

Shih: Prof. As. Dr. Ferit Duka, Rrënjët historike të tolerancës fetare në Shqipër, "Edukata islame", (2003), Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, viti XXXI, nr. 70, fq.113-123. 75 Shih: Fatmira Musaj, Organizimi i sektit bektashian në Shqipëri dhe tradita islame ndër shqiptarët, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpozium ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 225. 76 Me dispozitat e Statutit të Lushjes ishte paraparë, se; "Shqipëria njeh dhe mbron baraz synizmin, bektashizmin, ortodoksizmin e katolicizmin", Gaz. "Reforma", nr. 6. të dt. 15. 01. 1923, fq. 2. 77 Shih: Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar, (AQSH), f. 249, dos. VI/24, 1920. Arkivi i Ministrisë së Rendit, Tiranë (AMR) 1921. 78 Në neni 1 të Statutit, si organ më i lartë ishte Këshilla Atnore, i cili përbëhej nga 7 anëtar. Këshilli Atnor e zgjidhte kryetarin e vetë Veqil Deden, i cili si rregull ishte anëtari më i vjetër në moshë. Këshilli Atnor qeversite me të gjitha teqet bektashiane, e në pajtim me "Ligjin e Perjetshëm Bektashian". Këshilli Atnor, në bazë të nenit 8, raportin mbi punën e vetë e paraqiste me Prindin e Bektashijve në Teqenë e Madhe të Haxhi Bektash Veliut në Turqi. Fatmira Musaj,Organizimi i sektit bektashian në Shqipëri dhe tradita islame ndër shqiptarët, fq. 226.

74

Faqe 36

bektashitë e Shqipërisë ishin të organizuar në parimet e pavarësisë, kurse lidhjet me Kryegjyshatën Botërore në Turqi ishin të karakterit moral.79 Ky Kongres pati rëndësi, jo vetëm për themelimin dhe organizimin institucional të pavarur të komunitetit bektashian, por edhe për pavarësinë e të gjitha bashkësive fetare, përveç asaj katolike e cila ishte e organizuar në parimet universalizte, përkatësisht me dekretimin e këtij Statuti nga ana e Këshillit të Lartë Shtetëror, në janar të vitit 1923, në mënyrë ligjore u hap rruga për pavarësinë e të gjitha bashkësive fetare.80 Kongresi i Dytë Bektashian u mblodh më 8. 07. 1924 në Teqenë "Hajdarie" në Gjirokastër. Në Kongres u miratua statuti i ri, i cili kishte 6 kapituj dhe gjithsej 72 nene.81 Me statutin e ri rregullohej organizimi institucional i bektashizmit në Shqipëri. Si organ më i lartë ishte Këshilli Atnor, i cili zgjidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e Kongresit. Kryesia i besohej në mënyrë të padiskutueshme anëtarit më të moshuar. Si dispozitë me rëndësi ishte proklamimi i gjuhës e, si gjuhë zyrtare e komunitetit bektashian (neni 64). Me konsolidimin e shtetit shqiptar, në vitin 1924 qeveria miratoi "Statutin Legal të komuniteteve fetare", kurse me Dekretligjin e datës 9. 07. 1929 mbi komunitetet fetare82 komuniteti bektashian u bë i barabartë me të gjitha komunitetet e tjera në Shqipëri. Me ndalimin e tarikatit bektashian në Turqi në vitin 1923, Kryegjyshata Botërore Bektashiane zhvendoset nga Turqia në Shqipëri. Në bazë të situatës së re të krijuar, me iniciativën e Mehmet Krajës, u konvokua Kongresi i III. Kongresi miratoi statutin e ri, i cili ishte në pajtim me ligjet e Mbretërisë së Shqipërisë.83 Në

Shih: Statuti i Kongresit të Prishtës, 17. 01. 1921. Shih: Dr. Shyqyri Hysi, Kriza në komunitetin bektashian dhe bektashinjtë progresivë, http.//www.hbektas.gazi.edu.tr/sayi30web/13shyqyri.htm 81 Me Statutin e ri rregullohej organizimi institucional i komunitetit. Si organ më i lartë ishte Këshilli Atnor, i cili zgjidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e Kongresit. Kryesia i besohej anëtarët më të moshuar. Si dispozitë me rëndësi ishte edhe autorizimi i Këshillit të Shenjtë Atnor për mbrojtjen e teqeve në Greqi dhe Maqedoni, të cilat ishin të themeluara dhe udhëhiqeshin nga shqiptarët. Në nenin 64 si gjuhë zyrtare e komunitetit bektashian ishte gjuha shqipe. 82 Në nenin 4 të Dekretligjit thuhet: "Komunitetet fetare quhen të lejueme dhe gëzojnë të drejtat e akordueme prej ligjës, vetëm kur Statuti i parqitum prej tyne aprovohet prej Keshillit Ministruer dhe dekretohet nga Mbreti". Dektreligji i botua në "Fletoren zyrtare të Mbretërisë së Shqipërisë", të dt. 16. 07. 1929. Po aty. 83 Kongresi i III filloi punimet më 26. 09. 1929, në bazë të pëlqimit të qverisë të muajit gusht 1929. Në Kongres mirrnin pjesë mbi 55 delegatë fetarë dhe laikë, nga të gjitha anët e Shqipërisë, ndër ta edhe prefekti i Korçës, Hil Mosi, si përfaqësues i qeverisë, Kryemyftiu i Shqipërisë, Ikonomi i Madh i

80 79

Faqe 37

Kongres u miratua "Statuti i Fesë Bektashiane Shqiptare" i cili kishte 63 nene. Në nenet 1-3 të Statutit, komuniteti bektashian përkufizohej i pavarur dhe me cilësinë e personit juridik, i cili ishte nën kujdesin e Mbretit Zog ­ Leka III. Gjuha zyrtare e komunitetit bektashian ishte gjuha shqipe.84 Me dispozitat e Statutit ishte paraparë që komuniteti bektashian të organizohej në parimet fetare territoriale dhe atë 6 gjyshëri.85 Statuti në tërësi ishte i përshkuar nga fryma kombëtare. Kështu, me Statut ishte paraparë që udhëheqësit e komunitetit mund të ishin vetëm shtetas shqiptarë, prej fisit dhe gjuhës. Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë, në shkurt të vitit 1930, miratuan Statutin Bektashian, duke i dhënë atij fuqinë ligjore. Në mars të vitit 1930 Mbreti Zog ­ Leka III dekretoi Hirësinë e tij Sali Njazi Dedej, Kryegjysh të tarikatit Bektashian Shqiptar. Pas Kongresit III qendra e Kryegjyshatës Bektashiane Botërore u vendos në Teqenë e Turanit, prej nga në fund të vitit 1930 u zhvendos dhe u vendos në Teqenë e Melqanit. Në maj të vitit 1937 me vendimin e Këshilli të Shenjtë Gjyshnor dhe të Këshilli Mikst u transferua në Tiranë ku e ka selinë edhe sot. 86 Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Komuniteti Bektashian Shqiptar funksionuan deri në vitin 1967 kur në Shqipëri u ndalua besimi dhe u mbyllën të gjitha xhamitë, teqetë, kishat dhe institucionet fetare. Prej asaj kohe kryegjyshata e Bektashizmit kaloi në Tetovë dhe Gjakovë. Në Gjakovë funksionin e kryeparit e kryente Baba Qazim Bakalli kurse në Tetovë Baba Tahir Gashi.

Mitropolisë, Vasil Marko, deputet i Korcës dhe Konsulli italian. Shih: Fatmira Musaj, Organizimi i sektit bektashian në Shqipëri dhe tradita islame ndër shqiptarët, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpozium ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 229. 84 Shih: "Gazeta e Korcës" nr. 670, të datës 28. 10. 1929. 85 Gjyshëria e Krujës, ku përfshiheshin Prefektura e Kosovës, e Durrësit dhe e Tiranes, me qendër në Teqenë e Shemimiut në Fushë Krujë, Gjyshëria e Elbasanit, ku përfshiheshin Prefektuar e Dibrës dhe e Elbasanit, me qendër në Teqenë e Shenjtë të Xhefai Babait në Elbasan, Gjyshëria e Frashërit me Nënprefekturën e Kolonjës, Leskovikut e Përmetit me qendër në Teqenë e Nasibiut në Frashër, Gjyshëria e Korçës, me qendër në Teqenë e Shenjtë të Hysen Dedeit në Melçan, Gjyshëria e Prishtës, ku përfshiheshin Prefektura e Beratit dhe Krahina e Dishnicës, me qendër në Teqenë e Shenjtë të Baba Tahirit në Prishtë, Gjyshëria e Gjirokastrës (pa Nënprefekturën e Përmetit) ku përfshihej edhe Prefektura e Vlorës, kurse qendra e saj ishte në Teqenë e Shenjtë të Baba Asimit në Gjirokastër. Shih: AQSH, F. 883, dos. VII, 377, V. 1930, fl. 1. 86 Fatmira Musaj, Organizimi i sektit bektashian në Shqipëri dhe tradita islame ndër shqiptarët, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpozium ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 231-232.

Faqe 38

Pas Luftës së II Botërore, në Shqipëri u bënë ndryshime radikale politike. Si edhe të gjitha bashkësitë fetare, këto e detyruan komunitetin bektashian që të ndërmerr hapa të caktuara për përshtatjen situatës së re. Gjatë Luftës së II

Botërore, shumë bektashinj dhanë jetën në luftën antifashiste, kryesisht brenda Lëvizjes Antifashiste, e më pak në Ballin Kombëtar.87 Në Kongresin IV, i cili u mbajt më 5. 05. 1945, komuniteti bektashian miratoi Statutin e ri. Me Statut u bë riorganizimi i komunitetit bektashian dhe u parashtruan parimet mbi bashkimin me pushtetin e ri.88 Pas Kongresit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, kur u përcaktua definitivisht struktura dhe fizionomia organizative e shtetit, përkatësisht kur partia

Llogaritet se gjatë asaj kohe janë vrarë mbi 6.000 bektashinj, duke shprehur kështu ndenjën e atdhedashurisë. Shih: Arkivin e Ministrisë së Rendit, Tiranë dhe Arkivin e Komunitetit Bektashian, Tiranë. Dr. Shyqyri Hysi, Kriza në komunitetin bektashian dhe bektashinjtë progresivë, http.//www.hbektas.gazi.edu.tr/sayi30web/13shyqyri.htm Shumë autoritete të rëndësishme të komunitetit bektashian kishin ndihmuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare: Baba Faja, Baba Fejzo, Baba Qamili etj. Ku bashkëpunim vazhdoi edhe pas luftës, me inkuadrimin në Frontin Antifashist dhe në Frontin Demokratik. Në aspektin e bashkëpunimit dhe të formave të bashkëpunimit me pushtetin e ri, u formuan dy rryma brenda këtij komunitetit. Njëra rrymë ishte për bashkëpunim të ngushtë me pushtetin, duke u munduar që tërë strukturën e komunitetit të shkrijnë në Frontin Demokratik. Kjo rrymën reformatore, që në mënyrë jokritike kishte qëndrim ndaj pushtetit të ri ("reformistët") udhëhiqej nga Baba Faja dhe Baba Fejzo, të cilët njëkohësisht ishin deputetët e Kuvendit Popullor. Kjo rrymë ishte e gatshme të braktisi shumë parime të bektashizmit, duke rrezikuar edhe identitetin e saj specifik. Rrymën e dytë, e cila kishte qëndrim të matur ndaj pushtetit dhe insistonte në mbrojtjen e vlerave tradicionale të bektashizmit ("tradicionalistët) e udhëhiqte Baba Abazi, Kryegjyshë i Gjyshatës Botërore Bektashiane. Përveç mospajtimeve dogmatike, martesa e baballarëve, mbajtja e petkave fetare dhe mbajtja e mjekrës, ajo kishte edhe prapavijën tjetër. Organet e pushtetit, qëndronin prapa "rrymës reformatore" dhe në tërë vendin bëheshin agjitacione për sigurimin e mbështetjes, nga ana e popullatës. Grupi i reformatorëve bektashinj më 14. 03. 1947, formoi "Organizatën Bektashinjtë Përparimtarë", kryetar e së cilës ishte Baba Fejzo, nënkryetar Baba Zejnel Përmeti dhe sekretar Baba Rrustemi. Kërkesat e këtij grupi mund të përmblidhet në: martesën e dervishëve dhe baballarëve bektashian, heqja e petkut (hërkës) jashtë teqeve bektashiane, pa marr parasysh postin (shkallën në hierarkinë bektashiane) dhe heqjen e mjekrës, për të gjithë. Populli kryesisht ka qenë në anën e Dede Baba Abazit, që ishte konstatuar edhe nga komitetet partiake. (Kështu Komiteti i Qarkut të Tiranës më datën 9. 04. 1947 i raporton KQ të PKSH, se "Opinioni në popull është që Baba Abazi ka mbrojt ligjën e bektashizmes që të mos martohen dervishët, të mos heqin mjekrën dhe rrobat" Nga Vlora Spiro Rusha, sekretari politik i Qarkut të Vlorës më datën 5. 04. 1947, raporton KQ PKSH "Pjesa më e madhe e fshatarëve janë thellësisht të kundërt të reformës fetare që desh të bënte Baba Faja dhe Baba Fejzo".) Si kulminacion i mosmarrëveshjeve të shkaktuar edhe nga trysnia shtetërore, më datën 18. 03. 1947, në ndërtesën e Kryegjyshatës, Dede Abaz Halim Dede, pasi i vrau Baba Fajën dhe Baba Fejzën bëri vetëvrasje. Pas këtyre ngjarjeve tragjike për komunitetin bektashian, çështja e reformës nuk u parashtrua kur. Pas shumë perpjekjeve të pushtetit, më 6. 06. 1948, kryegjysh u zgjodhë Baba Ahmet Muftar Dede, nga Bratajt të Vlorës i cili e drejtoi këtë komunitet gjerë më 15. 08. 1958. Shih: Kalendari Bektashian, 1993-2004, Dr. Shyqyri Hysi, Kriza në komunitetin bektashian dhe bektashinjtë progresivë, http.//www.hbektas.gazi.edu.tr/sayi30web/13shyqyri.htm, Metin Izeti, Tarikati Bektashian, botim privat, Tetovë, 2001, fq 108.

88

87

Faqe 39

u mishërua në tërësi me shtetin, u miratua Ligji mbi komunitetet fetare. Në bazë të Ligjit mbi komunitetet fetare nr. 743, të datës 26. 11. 1949, të dekretuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 566, të vitit 1949, u legalizuan të gjitha komunitetet fetare.89 Ligjësimi i komunitetit bektashian nga shteti komunist mbështetej në faktin se ky komunitet gjatë tërë ekzistimit të vet disa shekullore në trevat shqiptare, kishte karakter të theksuar kombëtar dhe tërë filozofia e mësimeve e të praktikës fetare bazohej në tolerancë të jashtëzakonshme ndaj mësimeve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Pas Kongresit IV Bektashian, shteti për të siguruar përkrahjen për reformat e veta agrare dhe për të kontrolluar komunitetin bektashian, në Këshillin e Përgjithshëm të Komunitetit Bektashian (organ më i lartë qeverisës) e emëroi Myslim Pezën dhe Bedri Spahiun. Kështu komuniteti bektashian, si edhe të gjitha komunitetet e tjera fetare, u mbështet nga qeveria dhe ishte nën mbikëqyrjen e saj.

Me pavarësimin e kishave ortodokse të fqinjëve shqiptarë: serbe, bullgare etj. filloi lëvizja për pavarësimin e kishës ortodokse shqiptare. Kjo lëvizje rrënjët e veta i ka në Rilindjen Kombëtare, edhe pse përpjekjet për predikimin në gjuhën shqipe janë shumë më të hershme.90 Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, filloi të veprojë si kishë autoqefale në gjirin e Komunitetit Ortodoks Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit 1908. Njohja e kufijve shqiptaro-grekë91, në Konferencën e Londrës (1912)92, i dha fund pretendimeve greke ndaj jugut të

89

Në nenin 8 të këtij Ligji në mënyrë shprehimore u legalizua edhe komuniteti bektashian "...me përjashtim të sektit bektashian që ka formuar komunitet në vete". Pavarësinë e komunitetit bektashian e kanë pranuar të gjitha bashkësitë fetare, duke përfishë edhe atë myslimane. Në Statutin e Komunitetit mysliman të vitit qëndron ndër tjera edhe "... përveç sektit bektashian që ka formuar komunitete në vete". 90 Sipas disa pikëpamjeve predikimi në gjuhën shqipe fillon shumë më heret me Vangjel Meksin, Dhaskal Todhrin dhe Grigor Gjirokastritin dhe vazhdon me Naum Veqilharxhin dhe Konstatin Kristoforidhin. Shih: Sejfi Protopapa, Bajram Kabashi, Dy fytyrat e peshkopit Janullatos, "Bujku", 12. 04. 1997, Prishtinë. 91 Qeveria e Jorgo Zografos në jug të Shqipërisë, gjatë vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijë vetë dhe shpërnguli rreth 100.000 shqiptarë. 92 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve të gjashtë fuqive të Mëdha (Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-hungarisë, Rusisë dhe Italisë) i filloi punimet në Londër, më 17. 12. 1912, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Anglisë, Eduard Grej. Në fillim Konferenca njohu vetëm autonominë e Shqipërisë, ndërsa më 29. 07. 1913 Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur, asnjanës dhe nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Prof. dr. Hysni Myzyri, "Në prag dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë", ", "Universi", AIITC, Tiranë, 2006, nr. 8, fq. 241-252.

Faqe 40

Shqipërisë. Këshilli Kombëtar, si organ ligjvënës i shtetit, gjatë vitit 1920, qysh në fillim të veprimtarisë së vet i kushtoi vëmendje të veçantë bashkësive fetare dhe rregullimit të pozitës juridike të tyre. Qëllimi ishte që bashkësitë fetare të pavarësohen dhe kështu të japin kontributin e tyre në forcimin e shtetit. Për këtë qëllim aktet në këtë lëmë, në bazë të traditave demokratike të vendeve të zhvilluara, shpallin lirinë e ndërgjegjes, si parim kryesor. Problemet e grumbulluara brenda komunitetit ortodoks në Jugun e Shqipërisë (Korçë, Pogradec, Elbasan e Vlorë) e shtyn Kostë Paftalin të ndërmarri aksionin për thirrjen e kongresit ku do të bashkoheshin të gjithë ortodoksit shqiptarë.93 Shpallja zyrtare e autoqefalitetit u bë në Kongresin e Beratit më 17. 09. 1922, kurse më 18. 09. 192294 u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar. Patrikana Ekumenike e Stambollit edhe pse miratoi raportet e delegacionit të KOASH, i cili kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Lartë, stavrofor Vasil Marko, nuk e njohi menjëherë autoqefalitetin, por pranoi një autonomi të pjesshme.95 Me Tomosin e

Me qëllim të bashkimit dhe të zgjidhjes të problemeve kishtare, Kostë Paftali, kryetari e Bashkësisë së Durrësit, dërgoi telegrame prefekturave dhe nënprefekturave të Korçes, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës. Më 11. 09. 19922, Kongresi filloi punimet në Berat. Kongresi u kryesua nga Ikonom Papa Josif Qirici, klerik më i vjetër, delegat i Korçës, e ku ishin pranishëm delegatët nga 17 prefektura dhe nënprektura nga gjithë Shqipëria. Pas hapjes fjalën përshëndëtëse ka mbajtur iniciatori Kostë Paftali, pastaj përfaqësuesi i qeverisë Zenel Prodani, mbas tij Arkimandriti Visarion Xhuvani dhe në fund Atë Vasil Marko. Kryetari i Kogresit shpalli Autoqefelitetin e Kishiës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe kërkoi që qeveria të parashtroj Patrikanës Ekumenike kërkesën për njohjen e pavarësisë. Ndërkohë u njohtuan të gjitha kishat tjera ortodokse simotra që të njihnin autoqefalitetin. Shih:Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kongresi i Beratit ­ ngjarje e shënuar historike për Kishën Ortodokse Shqiptare (11-10. IX. 1992), "KOHA Ditore", 6. 06. 2005, fq. 7. 94 "QARKORE Prefekturës së Korçës VENDIM Këshilli Ministruer me bisedën e sotme vendosi njohjen e vendimeve të Kongresit të Beratit, të cilat rodhën nga shpirti i popullit ortodoks, pranimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të vendosun prej tij e të mbështetun plotësisht mbi parimin e indipedencës së Shtetit Shqiptar. Për njoftim e veprim ju dërgojmë kopjen e sipërme të vendimit N. 809, datë 18. 9. 1922 të Këshillit të Ministrave. Ministri i punëve të Brendshme Ahmet Zogu Vendimi jipet sipas Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kongresi i Beratit ­ ngjarje e shënuar historike për Kishën Ortodokse Shqiptare (11-10. IX. 1992), "KOHA Ditore", 8. 06. 2005, fq. 12. 95 Patrikana Ekumenike e Stambollit, kishte dërguar Eksarkun Patriarqik Jerotheu i Melitopojës, që të përcjeli punimet dhe të parashtroj raportin. Në Raportin e datës 19. 12. 1922, Eksarku shprehë bindjen se Kongresi ka zhvilluar punimet sipas drejtës kanonike kishtare dhe kishte miratuar statutin dhe propozon të njihet KOSH ( Fort i perndershëm! Duke i bekuar vendimet dhe statutin e Kongresit Kishtar që u mblodh në Berat në shtator të vitit 1922, sipas qarkores së imët që bëri kleri dhe populli ortodoks i Shqipërisë, si Eksark Patriarkal që jam i them dhe e shtyj Atërisht Këshillin Kishtar të përzier, që ndodhet në veprim dhe

93

Faqe 41

patrikut Beniamin

I, të datës, nr. 609 12. 04. 1937 Patrikana Ekumenike e

Stambollit e njohu autoqefalitetin96 dhe ligjësoi Statutin e KOASH të vitit 1929.97 Krijimi i KOASH konsiderohej kusht sine qua non të pavarësisë së Shqipërisë. Me vite të tëra u zhvilluan bisedime të ashpra midis qeverisë shqiptare, Athinës dhe Patrikanës Ekumenike të Stambollit. Mbreti Ahmet Zogu qysh në fillin, kishte bërë të qartë qarqeve greke, se për këtë çështje vendosnin shqiptarët dhe qeveria e

punon si e do puna me goditje, i them pra këtij Këshilli të shkojë me hapa të fortë e të sinqertë udhës që ka hapur Kongresi i Beratit me anën e Statutit, i cili u vërtetua plotësisht nga Qeveria e Ndershme Shqiptare. Urime të dala nga thellësia e zemrës së Patrikut Ekumenik për forcimin dhe përparimin e Qeverisë Shqiptare dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë u shfaqën dhe po shfaqen me anën time zyrtarisht si Eksark Patriarkal që jam dhe kam besim të patronditur se në kohën që e do puna Kisha e Madhe e Krishtit ka për ta njohur edhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë, e cila sapo u lind duke siguruar këtë plotësisht sipas zakonit me anë të Tomit Kishtar, sikundër urdhërojnë Kanonet e Shenjta. Korcë 19. 12. 1922. Urimtar i flaktë me Krishtin ndaj Perendisë. Eksarku Patriarqik Jerotheu i Melitopojës". . Shih: Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej AQSH), Fondi 141, dosja 438, viti, 1922. 96 Në telegramin e patrikut Beniamin të datës 12. 04. 1937, dërguar mbretit Zogut I, thuhet: "Me rastin e ngjarjes hiotorike të gëzueshme të shpalljes dhe të bekimit të ortodoksisë autoqefale të kishës në Shqipëri ju urojmë nga zemra madhërinë tuaj duke shprehur falenderimet tona më të ngrohta të kishës së madhe dhe tonën, që juve u treguar i gatshëm për zgjidhjen e sukseshme të çështjes kishtare. Ju t'ju mbrojë Zoti madhërinë tuaj për lavdinë e popullit fisnik shqiptar dhe për të mirën e kishës tuaj ortodokse", 12. 04. 1937 (Patriarku Ikumenik Beniamini). Citua sipas: Sherif Delvina, "Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare", "Forumi Shqiptar", htpp:www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39534. 97 Ky Statut i KOASH, është miratuar më 29. 06. 1929, në Kongresin e Dytë, që është mbajtur në Korçë, e ku kanë qenë të pranishëm delegatët nga të gjitha peshkopatat shqiptare, përkatësisht kanë qenë të pranishëm 46 delegat dhe "Komisari e Qeveris pranë Kongresit Panorthdoks Shqiptar në Korçë", Vasil Bidoshi. Kontributin e jashtëzakonshëm në themelimin KOASH dhe në hartimin e Statutit ka dhënë Fan Stilian Noli. Statuti i ka VIII kaptina dhe dispozitat e fundit me gjithsej 64 nene. Shih: Statuti i Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipris, Korçë, 1929, Kaptina e VII., fq. 28. Para këtij Statuti KOASH, ka pasur edhe një Statut (Statuti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, i cili ka XIV Nyja-nene, dhe ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i prefekturës Llazar Puli (Llazi Pali). Shih: Statuti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë), të miratuar në Berat më 4/17. 09. 1922, 37 delegat. Ky Statut është vërtetuar nga Ikonom P. Josif, Nën-Kryetar Pal Xhumari, dhe Sekretarët, Dhimitri Petro Nini, Vasil Llapushi, Komisar H. Theodhos, përfaqësues i Prefekturës së Beratit. Ku Statut ka pasur karakterin e përkohshëm dhe do të vlente deri në miratimin e Statutit Defitiv (Nyja XIV "Ky Statut, përveç nyjave 1 dhe 2 do të jetë në fuqi gjer sa të trajtohet Sinodhi Episkopa, i përbërë prej katër (4) Epishkopësh që brenda tre muajsh do të mbledhë Asamblenë kishëtare dhe do të bëjnë Statutin e përhershëm mi bazën e popullësis dyk' e ju mbështetur një rregulloreje të posaçme për zgjedhje"). Miratimi i këtij Statuti, ishte i motivuar për sigurimin e funksionit normal të kishës ortodokse. Shih: Statuti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë ( Shtyp & Libraria Dhori Koti, Korçë, 1923, fq.10, 11, 12). Statuti i përmendur, sipas të drejtës kanunike-kishtare, është suprimuar me miratimin e Statutit të të vitit 1929, me të cilën Patrikana Ekumenike e Stambollit, e ka pranuar autoqefalitetin e KOASH. Statuti i tretë i KOASH, u aprovua në Kongresin e Tretë të Delegatëve Ortodoksë të mbajtur prej 5-10. 02. 1950 në Tiranë ( e aprovuar nga Presiduimi i Kuvendit Popullor me Dekret Nr. 1065 të datës 4 Maj 1950), gjatë diktaturës më të ashpër në Evropë, pa praninë e kryepeshkopit Kristofor Kisi dhe peshkopët Visarion Xhuvani dhe Irene Banushi, që ishin dënuar si kundërshat të regjimit dhe vuanin dënimin si të burgosur të ndërgjegjes. Të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë gjatë atyre viteve ishin burgosur. Ky Statut ka gjithsej 92, ku janë të përfshira dispozitat e përgjithshme dhe kalimtare, dhe në fund Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Faqe 42

tyre.98 Kisha Ortodokse Greke ushtroi trysni të vazhdueshme dhe shantazh mbi qeverinë, se me krijimin e KOASH, populli "epirot" do të kishte pasoja të rënda dhe se do të ngarkoheshin marrëdhëniet greko-shqiptare edhe me një çështje shumë delikate.99 Nga këto qarqe, konsiderohej se në Ballkan, përveç sllavëve, ishin të gjithë grekë, pra nuk mund të kishte shqiptarë ortodoksë. Ata që hiqeshin të tillë, nuk ishin veç grekë, që rastësisht kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë dhe që flisnin gjuhën shqipe, natyrisht përkohësisht.100 Kongresi i Beratit ishte hapi vendimtar i ortodoksëve shqiptarë për bashkimin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Me Statut u përcaktua se kisha do të drejtohej nga peshkopë kanonikë dhe nga këshilli laik. Peshkopët drejtojnë anën shpirtërore, ndërsa laikët kujdesen për ekonominë dhe financat. Në krye të kishës do të qëndroj peshkopi i zgjedhur nga peshkopët kanonikë dhe e ka titullin: "Kryetari i Këshillës të lartër sundimtarë të Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë".101 Deri në themelimin e KOASH, përkatësisht deri në fitimin e autoqefalitetit, shqiptarët ortodoks ishin të detyruar të bënin shërbimin fetar në gjuhën greke dhe sllave. Ky ishte një nga motivet kryesore për rilindësit shqiptarë ortodoksë kur filluan të konceptonin autoqefalitetin e kishës së tyre. Në këtë veprimtari patriotike ata u sulmuan dhe u persekutuan nga qarqet greke të Athinës. Kështu dëshmorët Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, atë Stath Melani, Petro Nini Luarasi e të tjerë u helmuan a u vranë që shqiptarët ortodoksë të gëzojnë dhe të

Me urdhër të kryeministrit të Mretërisë Shqiptare, Koço, kota, në vitin 1929, dëbohet ekzarku i Patrikanës Ekumenike Jerotheu, për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar. 99 Ministri i jashtëm grek Mihalokopulos i dorëzoi një raport të Venizelosit, A. Zogut, ku kërkohej me këmbëngulësi anulimi i autoqefalisë të KOASH. A. Zogu e refuzoi me vendosmëri kërkesat greke. Falë vendosmërisë së qeverisë dhe patriotëve shqiptarë, grekët dhe agjentura e tyre shqiptare në krye me Koço Kota, Mufit Libohova, Spiro Aleksi, e në veçanti Koço Tasi, i cili ishte si një antimysliman i përbetuar, në broshurën e tij "Shqiptarëve të krishterë, bashkëpunëtorë të muhamedanëve" e i akuzonte myslimanët se gjoja e shkatërruan Shqipërinë. Shih: Prof. Dr. Viron Koka, Pretendimet shoviniste greke ndaj Shqipërisë së Jugut (vitet '20-'30 të shek XX). "Univers", Tiranë, (204), nr. 6. fq. 201-204. 100 Ismail Kadare, Identiteti evropian i shqiptarëve, "KOHA Ditore", 29. 03. 2005, fq. 10-11.

101

98

Nyja III e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, e vitit 1922.

Faqe 43

zhvillojnë besimin e tyre kristian ortodoks në kontekstin e shtetit dhe të kombit shqiptar.102 Me Statut, (1929) KOASH,përkufizohet si Kishë e gjithë shqiptarëve të krishterë103 e cila është e bashkuar dogmatikisht dhe shpirtërisht me Patrikanën Ekumenike dhe me të gjitha kishat ortodokse autoqefale. Në përdorim zyrtar është vetëm gjuha shqipe104. Autoriteti më i lartë është Sinodi i Shenjtë Peshkopal, i cili përbëhet prej peshkopëve aktiv të çdo dioqeze, prej Ikonomit të Madhë Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të Qendrës, kryepeshkopit të Shqipërisë.105 KOASH, sipas Statutit ka cilësinë e personit juridik e cila trashëgon të gjithë titujt dhe të drejtat e komuniteteve ortodokse që kanë vepruar në Shqipëri106 dhe është e organizuar në katër peshkopata. Qendra e KOASH caktohet me dekretin mbretëror, kurse deri në nxjerrjen e dekretit kryesia qëndron në Korçë.107 Kryepeshkopi dhe peshkopët zgjidhen prej Sinodit të Shenjtë dhe zgjedhjen e tij e vërteton mbreti me dekret. Në rast se mbreti nuk pajtohet me kandidatin e zgjedhur, atëherë Sinodi i Shenjtë zgjedh kandidatët tjerë.108 Pushimi nga ushtrimi i funksionit të kryepeshkopit, të peshkopëve dhe të ikonomit të madh

Shih: Bajram Kabashi, "Një letër e Niko Kirkës, Petrit Bidoshit dhe Sejfi Protopapës drejtuar opinionit publik dhe politikës shqiptare para tre vjetësh, për veprën antishqiptare të uzurpatorit të fronit të KOASH Janullatos, që s'u mor parasysh as atëhere as sot", "Bujku" 8, 9 dhe 10. 02. 1998, Prishtinë. 103 Art. 1. " Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, pjesëe pandarë e së Shenjtës Kishë të Përgjithëshme dhe Apostolike, përbahet prej tërë banorëve të Mbretërisë Shqiptarëve që i besojnë Krishtit dhe pohojnë Simbolin e Shenjtë të Fesë Orthodokse (to simvolon ti pisteos) dhe ruan të patundëshme gjith sa pranon Kisha e Shenjtë Linodore e Krishtit, Themelonjës e Krye i së cilës është Zoti dhe Perëndia jonë Iisu Krishti". 104 Art. 3. "Gjuha zyrtare e Kishës ësht Shqipja". 105 Art. 4. "Autoriteti ma i naltë i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare ashtë Sinodhi i Shënjtë Peshkopal i përbërë, prej Peshkopëve aktivë të çdo Dhioqeze, prej Ikonomit të Math Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të Qendrës, Kryepishkopit të Gjithë Shqipërisë. Titulli Zyrtar i Sinodhit ashtë: "Sinodhi i Shenjtë i kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipëris". Peshkopata e Qendrës e merr titullin "Mitropoli" dhe tiullari i saj quhet Mitropolit i asaj Dhioqeze dhe Kryepeshkop i gjith Shqipërisë, Peshkopët e tjerë mbajnë titullin Peshkop dhe Dhioqezat e Tyre Peshkopata". 106 Art. 5. "Kisha Orthodokse Shqiptare është person juridk dhe trashigon të gjithë titujt dhe të drejtat e komunitetevet Oerthodokse të gjer tanishëm." 107 Neni 14. i Statutit. Me Statutin e vitit 1922, Nyja II selia e KOASH ka qenë në Tiranë ("Nyja II Në Shtetin Shqipëtar paria më e lartë Kishëtarë do të jetë Sinodhi i përherëshme i përbëre prej Peshkopësh Kanonike nën Kryesin' e një Mitropoliti. Ky Sinodh do të ketë titull "Sinodh i Shenje i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtar Shqiperisë", dhe do të qëndrojë në Kryeqytet". 108 Art. 15. Kryepishkopi zgjidhet prej Sinodhit për të gjithë jetën e tij. Në rast që Kryepishkopi i zgjedhur prej Sinodhit nuk pëlqehet prej Mbretit, Sinodhi detyrohet të zgjedhi nji tjetër të cilin i a paraqit Mbretit për pëlqim dhe dekretim. Të gjith këto veprime për zgjedhje, propozim dhe refuzim mbahen sekrete. Gjithë në këtë mënyrë zgjidhen dhe Peshkopët e tjerë".

102

Faqe 44

mitrofor i paraqitet për dekretim mbretit.109 Këto dispozita statutare janë bërë në frymën e kushtetutave dhe statuteve të kishave të tjera autoqefale ortodokse, pasi që ato janë të organizuara në parimin kombëtar e shtetëror, përkatësisht janë të varura dhe të ndërlidhura me shtetin ku ushtrojnë besimin dhe nuk mund të funksionojnë kundër ligjeve e normave shtetërore. Të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe zëvendësit e tyre, duhet të jenë me përkatësi kombëtare shqiptare dhe të jenë shtetas të Shqipërisë.110 Me Statut është paraparë që në fillim të çdo meshe të bëhet lutja për mbretin, kombin dhe ushtrinë shqiptare111 dhe asnjë klerik nuk mund të ushtrojë detyrën pa qenë i emëruar nga KOASH.112 Ka qenë i ndaluar pranimi i dhuratave dhe ndihmave financiare nga shtetet e huaja dhe është sanksionuar si vepër penale e karakterit politik.113 Përveç këtyre bashkësive fetare, ekzistonte edhe një bashkësi e vogël e

hebraike e cila njihej zyrtarisht nga shtetit, që prej 2. 04. 1937. Gjatë Luftës së II Botërore, jo vetëm që asnjë hebre vendas nuk pësoi, nga nazi-fashizmi, por edhe 3.000 hebrenjtë tjerë, të cilët kryesisht ilegalisht kishin kaluar kufirin shtetëror, gjetën mbrojtje nga autoritetet dhe populli shqiptar114, atëherë kur ndiqeshin nga pushtetet kuislinge dhe popujt tjerë Ballkanik. Kjo tregon tiparin etnopsikik të popullit shqiptarë për tolerancë fetare,115 antisemitizmi asgjësues atëbotë kishte

109

Art. 37. "Të gjitha vendimet që sjellin pushimin e Kryepishkopit, të Peshkopëve dhe të Ikonomit të Math Mitrofor i paraqiten Mbretit për dekretim". 110 Art. 16. "Kryepishkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre llokalë, Ikonomi i Math Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit, si edhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe Shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare". 111 Art. 54. "Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë detyrohet në çdo meshë të baj lutje për Mbretin, për gjith Kombin Shqiptar dhe për ushtrin". 112 Art. 57. "As nji klerik nuk munt të funksionojë fen orthodokse në Shqipëri pa qenë i emruar dhe i lidhur me Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë". 113 Art. 55. " Kisha Autoqefale e Shqipërisë n'asnji mënyrë nuk munt të pranojë, në çdo emër qoftë, dhurata nga nji fuqi i huaj dhe veprimi i kundërt shkakton zbatimin e dispozitave të ligjës mbi fajet politike". 114 Në aspektin politik mendimet janë të ndryshme, pse hebrenjtë nuk janë dorëzuar nazistëve, por mbi të gjitha meritën më të madhe e ka politika e mbretit Zog. Këtë fat nuk kishin hebrenjtë e Kosovës, pasi divizioni fashist "Skënderbeg" (Waffen-SS Divizioni Skanderbeg) rreth 500 hebrejnë i dorëzoi gjermanëve gjatë vitit 1944. Shih: Albert Ramaj, "Hebrejntë në Kosovë, një histori pak më ndryshe", "KOHA Ditore", 27. 05. 2006, fq. 26. 115 "Vetë figura e Gjergje Kastriotit ­ heroit kombëtar të shqiptarëve ­ shpreh brenda vetes gjithë thelbin e konvergjencës, ekumenizmit, tolerancës dhe madje pragmatizmit fetar të popullit të vet. U lind në një familje të krishterë të ritit ortodoks sllav; u edukua në oborrin e sulltanit si muhamedan; u bë jeniçer ­ që do të thotë se u kthye në një besimtar fanatik islam; u kthye në atdheun e vet mori fenë e të parëve; u martua me bijën e një fisniku ortodoks të ritit bizantin dhe shkroi testamentin e vet se dëshironte të varrosej në një kishë katedrale romane në Lezhë. Me këtë shpjegohet edhe fakti që shqiptarët mërgimtarë që u

Faqe 45

më së paku jehonë në Kosovë dhe Shqipëri. Ky fakt historik është me rëndësi dhe ka po ashtu rënëdis aktuale.116

Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX shqiptarët e vilajetit të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës, përbërheshin nga myslimanët 1.305.080 frymë, katolikët me 109.592 frymë dhe ortodoksët me 232.020 frymë. Kështu edhe sot shqiptarët përbëhen prej myslimanëve me 70%, katolikëve 10% dhe prej ortodoksëve me 20%, ku pjesën dërmuese e përbëjnë të parët. Ndërrimi e fesë së shqiptarëve me dhunë është një pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët, nuk ka ekzistuar asnjë rast i kthimit në fenë islame me dhunë.117 Me qëllim të frenimit të kalimit të popullatës shqiptare në islam, e detyruar Vatikanin që të ndërmarri hapat e caktuara, kështu në vitin 1703 nën kryesin e argjipeshkvit të Tivarit dhe inspektorit Apostolik të Shqipërisë, kroatit Vinçencë Zmajeviqit, në Leshë u mbajtë Koncili i Parë i Arbërit. Gjithashtu me enciklikën e papa Benediktit XIV (1754) qe ndaluar përdorimi i emrave myslimanë, me anën e të cilëve të krishterët donin t'i shmangeshin barrës së taksave. 118 Duke siguruar autonominë e brendshme administrative e financiare, kishave të krishtere dhe duke siguruar një morri të privilegjeve juridike, e cila kishte burimin në pranimin e kishës si faktor të rëndësishëm për bashkëpunim, si dhe duke pranuar laramanin fetare, pa shmangur dekurajimin e tradicionalizmit fetar dhe inkurajimin e ndryshimit në besim, Perandoria Osmane tregoi një

vendosen në Itali pas pushtimit osman u bënë menjëherë unikë; pranuan varësinë administrative romane duke ruajtur ritualin bizantin. Në fakt, jo vetëm ata. Ekzistojnë dhjetëra dokumente, përfshirë letra drejtuar papëve, në të cilat shqiptarët e vijës bregdetare kërkojnë të njëjtën gjë: varësi administrative nga Vatikani dhe ritual bizantin ­ sepse kjo u siguronte mbrojtje nga faktori osman", Fjala e presidentit Alfred Moisiu në forumin e Oxfordit "Toleranca ndërfetare në traditën e popullit shqiptar" (I), "KOHA Ditore", Prishtinë, 14. 11. 2005, fq. 12. 116 "Duhet të theksohet se në territoret kryesisht myslimane të Shqipërisë në kohën e barbarisë së Hitlerit hebrenjtë kanë gjetur mbrojtje dhe siguri. Rrjedhimisht bota myslimane si e tillë nuk është armiqësore ndaj hebrenjve dhe antisemite". Shih: Max Brym, "Debati për hebrenjtë në Kosovë është i mirëseardhur" ), "KOHA Ditore", Prishtinë, 8. 05. 2004, fq, 27. 117 Shih: Aristidh Kolja, Arvanitët, Athinë, 1986. 118 Shih: Vendimet e koncilit në lidhje me laramanët (kriptokatolikët) dhe martesat e përziera. Dr. Don Shan Zefi, Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve, "Drita", Prizren ,2000, fq. 153-166.

Faqe 46

politikë të kujdesshme dhe sensë të tolerancës fetare119, e cila nuk ishte element dallues i Evropës së atëhershme. Pra, qytetërimi islam nuk bazohej në bindjen se një racë, fis ose grup social është e zgjedhur apo superiore mbi të tjerët, kështu që krijoi mundësi bashkësive të ndryshme fetare, që në kuadër të statusit të posaçëm juridik të ruajnë e ripërtërijnë stilin e tyre të jetesës.120

PJESA E DYTË Pozita juridike e bashkësive fetare në Mbretërinë e

SKS/Jugosllave me vështrim në organizimin e tyre KAPITULLI I Pozita juridike e bashkësive fetare në Mbretërinë e Serbisë

1. Pozita e Bashkësisë së Fesë Islame në Mbretërinë e Serbisë ,në Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë Procesi i zgjerimit masovik i islamit në trevat e Ballkanit në përgjithësi zhvillohet gjatë shek. XV dhe XVI në suazat shtetërore-juridike të Perandorisë Osmane. Në atë periudhë, në të gjitha vendet që kanë hyrë në përbërje të shtetit osman, janë krijuar dhe kanë funksionuar institucionet islame të karakterit juridik e gjyqësor, arsimoredukues, kulturor, social dhe humanitar. Sa i përket islamit, për Perandorinë Osmane121 ka qenë karakteristike, se marrëdhëniet ndërmjet autoritetit religjioz dhe politik kanë qenë të rregulluara sipas modelit organik, sipas të së cilit funksionet fetare dhe funksionet shtetërore i ka kryer një strukturë unike (din wa dawla), kurse bashkësitë e ndryshme krishtere dhe bashkësitë e tjera fetare, kanë pasur organizatat e veta të veçanta konfesionale me strukturat përkatëse, të

Shih: Shaban Sinan, "Burime për pozitën e kishës në ish Perandorinë Osmane", Tiranë, "Perla", (2005), nr. 1(36), fq. 46-59. 120 Shih: Muhamed Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002, fq. 37. 121 Themeluesi i Perandorisë osmane ka qenë sulltan Osmani (rreth 1280-1324) dhe sipas tij, deri në shpalljen e republikës nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut është quajtur kjo perandori. Filip Hiti, Istorija Arapa, od najstarijih vremena do anas, Izdavacko preduzee "Veselin Maslesa", Sarajevo, 1973, fq. 409505.

119

Faqe 47

organizuara në pajtim me ligjet kanonike të tyre. Në kuptimin organizativ fetar, të gjithë myslimanët në Ballkan, kanë qenë pjesë përbërëse të bashkësisë unike myslimane, në krye të së cilës ka qëndruar sulltani në funksionin e kalifit.122 Kompetencat dhe prerogativat e kalifit kryesor ka bartur titullin sheh-ul-islam.124

Kalif, ar. hulefa, trashëgues, mëkëmbës, në Kur'an përdoret në dy sur. S/30, Bakaratu dhe 38/26, Sad. Kur'an-i dhe hija e tij SHQIP, Përktheu Dr. Feti Mehdiu, Logos-A, Shkup, IHH, Stamboll, 1999. Kuptimi themelor trashëgues i Muhamedit s.a.v.s, mëkambësi (veqil) i tij. Pas Muhamedit s.a.v.s. që do të jetë udhëheqësi të gjithë myslimanëve të botës. Kalifi, si trashëgimtar i Profetit, ka pasur të drejtë të ushtroj funksionin e udhëheqësit fetarë, interpretues kryesor i sheriatit dhe ligjëdhënës në këto baza, gjykatës suprem, komandant suprem të gjitha forcave myslimane dhe reprezentant civil i shtetit, pra në një personalitet ka qenë i bashkuar edhe funksioni fetarë edhe shtetëror. Kalifati ka qenë problemi i parë dhe më i mprehtë me të cilin është ballafaquar bashkësia myslimane, pas Profetit. Emërimi i kalifit e ka ndarë bashkësisë myslimane Umme-në synit dhe shiitë, ndarje e cila ka shkaktuar gjakëderdhjen e parë ndërmjet vetë myslimanëve, në luftën e Deves (36/656) dhe në Sifinit (37/657). Kryengritja e mëkëmbësit të Sirisë, Muaviut, autokratit dhe despotit politik, kundër kalifit ligjor në shtetin islam dhe lufta kundër ushtrisë myslimane, paraqet shkeljen e "Kushtetutës së Medinës", të proklamuar nga ana e vetë Profetit. Çështje e kalifit është, çështje kryesore që e ndanë besimtarët mysliman. Sunitët pranojnë katër kalif të vërtetë (hulefa-i rashidin): Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Alin, kurse shiitët vetëm imam Alinë. Shih: Resid Hafizovic, Glavni tokovi sufizma, "Bemust" Sarajevo, 1999, fq.25-28. Filip Hiti, Istorija Arapa, Izdavacko preduzee "Veselin Maslesa", Sarajevo, 1973, fq. 110-111. Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq. 126-127, Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, "Rilindja", Prishtinë 1986, fq. 364, Bratoljub Klaic, Veliki rjecnik stranih rijeci, izraza i kratica, "Zora", Zagreb, 1974, fq 607..Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, "Rilindja", Prishtinë, 1981, fq.765. 123 Nderin, autorizimet dhe titullin e kalifit e fiton, sulltan Selimi i I në vitin 1517 (1512-1529) pasi Perandorisë Osmane i bashkangjet territoret e Sirisë dhe të Egjiptit, me ç'rast sulltani i mamellukëve me vetë dëshirë, sulltanit osman ja dorëzon titullin dhe autorizimet e kalifit të ehli-synetit islam. Këtë titull sulltanët osman do të bartin gjer në vitin 1922, kur shpallet Republika e Turqisë. Pas shpalljes së Republikës së pari sulltanit, funksion të cilin e ka bartë Abdyl Mexhidi i II, i hiqen autorizimet politike dhe më vonë edhe autorizimet fetare (3. 03. 1924).Disa herë ka pasur tentim për ripërtrirjen e kalifatit, pas kongreseve panislamike në Kairo dhe në Meke, por pa sukses. Shih: Halid Buljina, Istorijski presjek razvoja islamske zajednice, "Glasnik" VIS-a, (1989), Sarajevo, nr. 4., fq. 378-390. Sheh-ul-islam si funksionar, ka pasur autoritetin dhe pushtetin suprem fetar, në interpretimin e dispozitave të sheriatit. Për kryerjen e punëve fetare dhe administrative, me kalimin e kohës, është themeluar zyra e veçantë pranë sheh-ul-islamit me emërin meshihat-i xhelile-i islamije. Sipas parimit të delegimit të pushtetit, sheh-ul-islam, disa nga kompetencat e veta i ka bartur te myftitë krahinor (kenar myftileri), të cilët kryesisht janë emëruar nga rradhët e dijetarëve (ulema) lokal të sheriatit. Akti i autorizimit të mytijnve lokal për dhënjen e mendimeve juridike nga lëmia e sheriatit (fetva), quhet menshura. Myftijntë, njëkohësisht kanë qenë në shumtën e rasteve edhe ligjërues (myderis) pranë medreses lokale. Shih: Fikret Karcic, Nastanak i oblikovanje savremene muslimanske administracije u jugoslovenskim zemljama, "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ" , Sarajevo, 1991, nr. 4, fq.379384. Shih: Prof. dr. Omer Nakicevic, Istorijski razvoj institucije Rijaseta, Rijaset Islamske zajednice, Sarajevo, 1996, fq. 21-41. Shejh-ul-islam, respektivisht Meshihati Islam, në Perandorinë Osmane, ishte autoriteti më i lartë fetar, që ka një histori 498-vjeçare, për pesë shekuj kishte 131 dijetarë, së paku tre prej tyre ishin shqiptarë. Shih: Mr. Qemajl Morina, Angazhimi i BI të Kosovës në zhvillimin e arsimit universitar islam në kuadër të FSIsë të Prishtinës, "Edukata islame", Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Vitit XXXIII, nr. 74/2004, fq. 143-153.

124 122

janë bartur në myftiun kryesor gjatë

sundimit të sulltan Muratit të II (1421-1451).123 Kështu prej asaj kohe myftiu

Faqe 48

Duke mos mundur të pushtojë Evropën Qendrore, Perandoria Osmane kufijtë e vet verior i përforcon në vijën e lumenjve Danubi, Sava dhe Una. Kjo gjendje ushtarake dhe politike zgjatë deri kah mesi i shek. XIX, përkatësisht deri në Kongresin e 1878, kur edhe formohet shteti i pavarur serb. Deri në këtë Kongres Serbia nuk ka gëzuar statusin e shtetit të pavarur, por ka qenë provincë brenda Perandorisë Osmane, kur edhe fillon parashtrimi i çështjes serbe si çështje shtetërore. Prej edhe kur pushon legjitimiteti i parashtrimit i kësaj çështjeje si çështje shtetërore. Serbia para asaj, me Marrëveshjen e Parisit të vitit 1856125 (Kongresi i Parisit), kishte siguruar mbrojtjen ndërkombëtare. Nën presionin e fuqive të mëdha të asaj kohe, Prusia, Rusia126, Austro-Hungaria, Franca, të cilat

Prej viteve 1920-1930, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut u bënë një varg të reformave shoqërore dhe fetare. Si rrjedhim i parimeve themelore të kemalizmit ose të "gjashtë shiqetave"; popullizmit, republikanizmit, nacionalizmit, shekullarizmit, etatizmit dhe reformizmit, u shfuqizua kalifati, burimi qendror i autoritetit fetar, u hoqën ministritë të arsimit dhe të fesë, si ministri tradicionale, u ndaluan shkollat dhe kolegjet e veçuara fetare, u vendos sistemi njësuar shekullar i arsimit publik dhe u suprimian gjykatat fetare, të cilat zbatonin drejtën islamike, duke zëvendësuar me sistemin e ri ligjor, të mbështetur në kodin civil zviceran. Kalendari islamik lunar u zëvendësua me kalendarin gregorian, kurse zyrtarisht Islami si fe shtetërore u mënjanua, alfabeti arab u zëvendësua me atë latin. Shih: Samuel P. Huntington, Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, "Logos-A", Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2004, fq. 226. 125 Me fitoren kundër Rusisë në Luftën e Krimesë (1953-1856), sipas vendimeve të Kongresit të Parisit, fuqitë perëndimore i heqin Rusisë të drejtën që të mbrojë të drejtat e krishterëve në Perandorinë Osmane dhe mbrojtjen e krishterëve i besojnë të gjitha palëve nënshkrues. Shih: Safet Bandzovic, "Migraciona kretanja muslimanskog stanovnistva na Balkanu krajem XIX stoljeca","Znakovi Vremena", Naucnoistrazivacki institut "Ibn Sina", Sarajevo, 2002, vol. 5, nr. 15, fq.269-292, Safet Bandzovic, "Muslimani u Makedoniji i prvi Balkanski rat","Znakovi Vremena", Naucnoistrazivacki institut "Ibn Sina", Sarajevo, 2001, vol.4/ 5, nr. 13/14, fq.226-221. Qysh prej Ekatarinës së II,gjysma e dytë të shek. XVIII, tërë diplomacia ruse, ishte e orientuar kah zgjidhja e çështjes dhe kah realizimi i "projektit grek". Qëllimi kryesor ishte dëbimi i tërësishëm i turqve, përkatësisht myslimanëve nga Evropa dhe krijimi i një perandorie greke (ortodokse), në fronin e së cilës do të ulej nipi i Ekatarinës së II, Konstantin Pavlloviqi, kurse Austro-Hungaria do të fitonte një pjesë të Gadishullit të Ballkanit. Kjo perandori e re krishtere ortodokse kishte me pasë qendrën në Stamboll, me ç'rast kishte me u rikthyar emri i vjetër Konstantinopolis. Konstantinopolisi do të ishte njëra nga tri kryeqendrat e Rusisë, krahas Sankt Petersburgut dhe Moskës. Kjo do të thoshte sundimin e Rusisë, jo vetëm mbi popujt ortodoks të Ballkanit, por edhe mbi tërë Evropën krishtere, ku nuk do të kishte vend për mysliman. Pra, qysh atëhere detyrë e carizmit rus dhe diplomacisë së saj ishte depërtimi në Ballkan. Epoka e ekspanzionizmit të Rusisë cariste, ka ngjallur edhe tendencat brenda Kishës Ortodokse Ruse që të luaj rolin si të rolit të Selisë së Shenjtë në botën katolike. Qysh prej shek. XVII duke u nisur nga qëllimet shtetëroro-politike Kisha Ortodokse Ruse , në mënyrë dhe theksuar e sistematike, është paraqitur si mbrojtëse e ortdoksizmit dhe të kishave ortodokse. Politikën panortodkse ruse më së miri shprehë F. Dostojevski: "Qe, për çfarë arsye për asnjë çmim dhe asnjëherë të lejmë anash praninë tonë shekullore në zgjidhjen e kësaj çështjeje...Konstantinopoli patjetër duhet të jetë e jona ­ do të çlirojmë, ne rusët nga turqit dhe duhet përgjithmonë të jetë e jona". Kjo tendencë është përforcuar në fillim të shek. XIX, kur ka qenë pansllavizmi rus në zenitin e vetë. Revolucioni i Tetorit (1917), përkohësisht e pezullon këtë proces. Shih: Istoria Diplomatii, v. I, Moskva, 1941, fq. 291-292, më gjërësisht Shemsi Ajvazi, Qëndrimi i Rusisë ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, "Perla", (2003), Tiranë, fq. 291-292. Verske zajednice u FNRJ, Beograd,

126

Faqe 49

edhe detyrojnë Perandorinë Osmane të pranojë pavarësinë e Serbisë, por me obligim të mundësojë lirinë e besimit islam dhe të siguroj veprimtarinë e lirë të Bashkësisë Fetare Islame.127 Obligimi i këtillë ka qenë rezultat i ankesës së Aleancës Universale Izraelite (Alliance Israelite Universelle)128, organizatë ndërkombëtare me seli në Paris, për diskriminim e Hebrenjve në Serbi. Gjatë krizës së madhe lindore (1875-1878) përkatësisht në luftërat e viteve 1876-1878, principatave (knjazevina) autonome të Serbisë dhe të Malit të Zi dhe pas vendimeve të Kongresit të Berlinit i bashkangjiten trojet e reja. Serbia zgjerohet duke fituar katër qarqe të reja: të Nishit, Pirotit, Toplicës dhe të Vrajës, kur edhe fillon politika e përkrahjes evropiane politikës hegjemoniste serbe në dëm të popullit shqiptarë. Myslimanët nga këto vise kanë qenë të shtrënguar të

shpërngulen në tërësi. Viset e Toplicës dhe të Vrajës, të cilat kryesisht kanë qenë të banuara me shqiptarë mysliman, në tërësi boshatisen nga popullata autoktone.129

1953, fq. 405, Patrck Kinros, Ataturku, rilindja e një kombi, EUGEN, Tiranë, 2003, fq.322-326, , V. Vuletic, Rusi i Srbi u susretu, Beograd, 1995, fq. 111-112."...Që dyja ato (Austria dhe Rusija vër. e M.B.), si njëra edhe tjetra këtë situatë duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që kufijtë, sa më parë, t'i shtrijnë. Që dy dyja gjithsesi duhet duhet të veprojnë në mënyrë që të parandalojnë e pengojnë në vend Perandorisë Turke të mos lindë një tjetër kristiane, sepse Rusia, atëherë, do të tretej shpresa e saj për ndonjë gjasë të mirë për të shtënë në dorë Stambollin, që ishte qysh nga koha e Pjetrit të Madh plani më i këndshëm i saj, kurse për Austrinë do të lindte një rrezik i lemerishëm i humbjes së sllavëve jugorë". Ilija Garasanin, Nacertanije, http:www.rastko.org..yu/istorija/garasanin_nacertanije_c.html, fq. 1-14, cit. Sipas përkthimit të I. Ajetit, "Naçertanije (Program i politikës së jashtme dhe i politikës nacionale të Serbisë në mbarim të vitit 1844). Hivzi Islami, Spastrimet etnike, politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve, "Dukagjini", Pejë, 2003, fq. 96. 127 "Serbia ka fituar pavarësinë me kusht që dallimet në besim dhe shprehabesim nuk mund të jenë pengesa për pranim në shërbimet publike e as për kryerjen e zanateve të ndryshme dhe të industrisë; që të gjithë qytetarëve serb dhe të huajve garantohet liria dhe ushtrimi publik i rituaeleve dhe se nuk mund të bëhet asnjë pengesë rregullimit hierarkik të shprehabesimeve (konfesioneve) të ndyshme, e as marrëdhënieve të tyre me eprorë të tyre kishtar". Shih: Mustafa Imamovic, Pregled istorije genocida nad Muslimanima u jugoslovenskim zemljama, "Glasnik" Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ, (1991), Sarajevo, viti LIV, fq. 682. Rajko Veselinovic, Istorija Srpske pravoslavne crkve sa narodnom istorijom, Libri i II, Beograd, 1966, fq. 149. Citati nga historiani zyrtar i KOS, për obligimet e shtetit serb me traktatet ndëkombëtare, ndaj besimtarëve mysliman do të shkilet qysh në ditët e para të ekzistimit të këtij shteti. 128 Mbretërinë e Bashkuar në Kongresin e Berlinit e ka përfaqësuar ministri i jashtëm Theodor Dizrael, pëndryshe hebrej. 129 Për spastrimin etnik të këtyre trevave nga shqiptarët, konsulli mr. Gould, konsull i Britanisë së Madhe në Beograd i shkroi lord Salisburit, më 28 11. 1878,sa vijon: "Po dëgjoj se Qeveria serbe është sjellë shumë keq, mos të them brutalisht, ndaj shqiptarëve të zonave të sapomarra. Po qe se informacionet që unë kam janë të sakta, çka unë besoj se janë, banorët e qetë më se 100 fshatrave shqiptare të Toplicës dhe Vranjës janë larguar nga vendi i tyre nga serbët qysh në fillim të këtij viti. Këta njerëz të shkretë, po shëtisin në një gjendje të mjerueshme në një fshat përtej kufirit serb. Ata madje nuk janë lejuar as të marrin drithërat nga tokat e tyre, toka e cila është korrur nga serbët. Unë i jam drejtuar gjithashtu edhe Madhërisë së tij (Ristiq), se këto fakte i kam kuptuar dhe kam menduar që me t'i konfirmuar ato. Qeveria e Madhërisë së saj dhe Fuqitë e Mëdha do të thirrnin Qeverinë serbe dhe insistonin në drejtësi ndaj këtij populli të pafat, krimi i

Faqe 50

Pothuajse të gjithë myslimanët dëbohen nga trevat e tyre të pushtuara prej Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, përkatësisht të gjitha këto treva boshatisen nga shqiptarët myslimanë. Sipas disa shënimeve në këtë rajon jetonin 110.000 shqiptarë. Këta refugjatë, sipas raporteve të diplomatëve perëndimorë vendosen në Kosovë dhe Maqedoni, 60-70 mijë refugjatë ishin vendosur në Vilajetin e Kosovës, kurse 60.000 familje myslimane ishin vendosur në Maqedoni.130 Pasi që qeveria serbe nuk ka pasur mundësi që t'i kolonizoj për një kohë të shkurtër me serbë, këto treva ngelin të pabanuara. Kështu toka ngel shkretë dhe e papunuar. Duke parë pamundësinë e vjeljes të tatimit nga këto prona, ministri i atëhershëm serb i ekonomisë popullore Kosta Stojanoviqi, konstaton se shteti serb ka pasur humbje të mëdha. Shqiptarët duke mos qenë sllavë dhe duke qenë se shumica ishin të besimit mysliman, ishin të përjashtuar nga planet për krijimin e shtetit kombëtar, sigurisht një prej shkaqeve të kësaj se këta konsideroheshin si popullsi turke.131 Pikëpamjen ruse mbi përjashtimin e shqiptarëve nga planet për krijimin e shtetit kombëtar, për qëllime të ndryshme politike e strategjike, fatkeqësisht e pranojnë edhe disa fuqi të tjera evropiane.

vetëm i të cilit është të qenit të një race tjetër". Përkthimi jipet sipas Albina Drançolli, Çështja shqiptare dhe Kongresi i Berlinit në objektiva të autorëve të huaj, "KOHA Ditore", 1. 04. 2006.Me vendimet e Kongresit të Berlinit, në masë të madhe është legalizuar pastrimi etnik i myslimanëve. Miliona mysliman, kanë qenë të detyruar të braktisin atdheun e tyre dhe të shpërngulen në Turqi. Kongresi i Berlinit, në pikëpamje të mbrojtjes së pakicave është udhëhequr me parimin fetar dhe në dispozitatat e vendimeve të saja mbrojtja e pakicave kombëtare nuk ka qenë e paraparë. Për shpërnguljen e shqiptarëve shih: S. Uka,"Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78" , "Gjurmime albanologjike . Seria e shkencave historike", XII, Prishtinë, 1983, fq. 105-124. S. Rizaj, "O migracionin kretanjima na Balkanu (1877-1879)", Medjunarodni ngucni skup povodom 100godisnjice ustanka u Bosni i Hercegovini, drugim balkanskim zemljama i istcnoj krizi 1975-1878 god. ANU BiH, pos. Ind. Knj. XXX, Sarajevo, 1977, fq. 186-197. 130 S. Rizaj, "Nëntë dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1880)", "Gjurmime albanologjike", Seria e shkencave historike, vëll. 10, Prishtinë, 1981, fq. 181-206, S. Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, Prishtinë 1994, fq. 25-27, N. Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998,fq. 237-238. 131 "Nocioni turk deri në gjysmën e shek. XVIII, kur filloi nacionalizmi turk, shënonte vetëm turkofonët në bashkësinë shtetërore osmane, në miletin osman, ku bënin pjesë dhjetëra popuj me gjuhë dhe kultura të ndryshme. Por për ne është me rëndësi të theksohet që shkecërisht është ndriçuar se "të tjerët" ­ evropianët dhe kisha katolike evropiane me konceptin turk stigmatizonin emrin e fesë islame". Shih: Muhamet Pirraku, "Emri kombëtar i shqiptarëve nuk është dhunë islame", Dituria Islame, Prishtinë, (1996), nr. 8182.

Faqe 51

Qëndrimi i këtillë arrin që përkohësisht të prolongojë çështjen shqiptare nga procesi historik që do të ketë pasoja tragjike për kombin shqiptarë në Ballkan dhe për qenien biologjike të tij.132 Aktiviteti serb ndaj viseve shqiptare ka qenë intensifikuar qysh gjatë sundimit të dytë të knjaz Mihajlo Obrenoviqit. Sistemi i infiltrimit të besitarëve dhe agjentëve të Garashaninit, plani konkret dhe gjithëpërfshirës i detajizuar ka qenë e hartuar qysh gjatë vitit 1885. Me këtë parashihej strategjia e veprimit në viset që ende kanë qenë nën pushtetit osman. Ky plan është materializuar me themelimin e enteve kishtare-shkollore serbe, përkatësisht politika ekspansioniste është realizuar në mënyrë legale brenda strukturave të shtetit turk. Kjo ka qenë mënyrë më adekuate për t'i ikur reaksionit legjitim turk ndaj veprimtarisë subversive antishtetërore. Në fund të viteve '60 të shek. XIX në Kosovë dhe Maqedoni hapen 67 shkolla serbe, ku mësohej në gjuhën serbe. Kështu në vitin 1871 në Prizren, hapet edhe seminari ortodoks serb ("Srpska Bogoslovija"). 133 Për të gjitha këto ente kujdesej Seksioni për shkollat dhe kishat serbe jashtë Serbisë, pranë Ministrisë të Arsimit dhe pjesërisht fondi i Sima Igumanovit në Prizren. Gjatë vitit 1875, përkohësisht, për shkak të veprimtarisë antishtetërore mbyllen shkollat serbe në Perandorinë Osmane. Gjatë viteve 1880-1885 në Kosovë kanë punuar gjithsej 22 shkolla serbe.134 Prej shkurtit të vitit 1885 Serbia intensifikon aktivitetin diplomatik dhe propagandistik ndaj viseve shqiptare, duke pasur përkrahjen e Austro-Hungarisë. Në këtë drejtim, në organizimin e organeve shtetërore, mbahen mitingjet e tubimet e mëdha ("zborovi") në të gjitha qytetet e rëndësishme të Serbisë: në Beograd, Nish, Vranje Kragujevc, Shabac etj, me qëllim të mobilizimit të masave për "çlirimin e Serbisë së Vjetër"135, përkatësisht të pushtimit të Kosovës dhe të viseve të tjera

Më poshtë po japim një pjesë nga një memorandum të gjatë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: "Aneksimi nga Serbia apo Mali i Zi i vendeve të banuar nga shqiptarë, të cilët kanë gjuhë, origjinë, religjion, traditë dhe zakone tërësisht të tjera nuk do të ishte vetëm një padrejtësi, por edhe një akt politik gjë që patjetër do të shkaktonte pakënaqësi, ankesa dhe konflikte të përgjakura". 133 Entet kishtaro-shkollore kanë qenë në tërësi të pavarura nga pushteti turk "...crkveno-skolske opstine, u odnosima prema turskim vlastima, bile su potpuno nezavisne u svojem crkveno-prosvetnom radu". Shih; Petar Kostic, Crkveni zivot pravoslavni srba u Prizrenu u njegovoj okolini u XIX veku, Prizren, 1998, fq. 106-116, "Ivan Stepanovic Jastrebov", Zbornik radova, Istorijski institu SANU, Prizren, 1998. 134 Shih: Vladan Jovanovic, Jugoslovenska drzava i Juzna Srbija, INIS, Beograd, 2002, fq. 18. 135 Nocioni "Serbia e vjetër" - "Stara Srbija", sipas Mit'hat Frashërit, si term për herë të parë figuron në "Hartën e Principatës së Serbisë" të Zhan Bugovskit të viti 1845, shtypur në Beograd , ku krahina e

132

Faqe 52

shqiptare. Si aktivitet i veçantë propagandistik në mobilizimin e masave, ka qenë edhe botimi i fjalimeve dhe të rezolutave nga mitingjet e mbajtura. Kryesisht janë shtypë dhe shpërndarë fjalimet e militantëve më ekstrem të asaj kohe, si S. Simiqit, L. Zhivkoviqit, L. Jovanoviqit, etj. Si fryt i këtyre aktiviteteve ka qenë edhe hapja e konzulatave serbe në Shkup, Selanik, Manastir, Prishtinë dhe Serezë, në vendet të cilat Serbia do t'i pushtoj (përveç Selanikut dhe Serezit) si dhe shtimi i shkollave serbe në Kosovë.136 Në territoret nga tërhiqej ushtria osmane, me të madhe shpërngulej edhe popullata myslimane, kryesisht shqiptare, në drejtim të trevave të cilat ende gjendeshin nën administrimin osman. Duke u gjendur nën trysninë e fuqive të mëdha dhe nga frika se do të humbi përkrahjen diplomatike të këtyre fuqive, Serbia i përvishet punës që në mënyrë juridike të rregullohen të drejtat fetare të myslimanëve dhe statusi juridik i pasurive vakufore. Në këtë drejtim, gjatë vitit 1863 nxirret Ligji mbi pasuritë vakufore i dekretuar nga Mihailo Obrenoviqi në vitin 1868. Në pikëpamje formale, me këtë Ligj pranohet ushtrimi i lirë i besimit islam. Me bashkimin e rrethit të Nishit137, prej nga shpërngulen numri i madh i

Bjelopojës, në jugperëndim të Serbisë, paraqitet me emrin Serbia e Vjetër. Në gjeografinë e Vuk Karaxhiqit, botuar në Beograd, më 1872 nuk figuron ku term. Mit'hat Frashëri, Shqiptarë dhe sllavë, Tiranë, 1998, fq. 24. Sipas autorëve serb; ky nocion ka hyrë në përdorim rreth viteve '30 të shek. XIX më qëllim të emërtimit të viseve "klasike serbe të cila kanë ngelur jashtë kufijve të principatës autonome" ­ " Prema tumacenjima, sam pojam Stara Srbija usao je u cescu upotrebu 30-tih godina 19 veka, sa nameron da se "zbirnim imenom" obeleze "klasicne" srpske oblasti koje su ostale van granica autonomne knezevine", Shih: Vladan Jovanovic, Jugoslovenska drzava i Juzna Srbija, INIS, Beograd, 2002, fq.7-9. Sa i përket kohës së futjes në përdorim të këtij nocioni edhe historian të tjerë serb janë të këtij mendimi, si Dusan T. Tabakovic, Kosovo i Metohija: istorija i ideologija, Beograd-Valjevo-Srbinje, 1998, fq. 9-19, Ljuba Jovanovic, O Staroj Srbiji i macedoskoj autonomiji, sine anno, Beograd, fq. 5-13. Koncept me të cilin shqiptarët kur sjanë pajtuar. "Ne po lejohenmi t'i vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se ne nuk do t'i njohim kurrë emërtimet e tilla, si "Serbi e vjetër (për Kosovën) dhe Epir (për Shqipërinë e Poshtme), ose format politike dhe administrative të posaçme të lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë". Shih: HHStA, PA, Raport i konsullit austriak të Shkupit, Nr. 118, datë 18 tetor 1912, Prof. dr. Hysni Myzyri, "Në prag dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë", ", "Universi", AIITC, Tiranë, 2006, nr. 8, fq. 241-252. 136 Shih: Jovan M. Jovanovic, Juzna Srbija od kraja XVIII do oslobodjenja, Beograd, sine anno, fq. 124130. 137 Në Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Prizrenit, e cila përfshinte edhe rrethet e Kushumlisë, të Prokuplës, të Pirotit, të Ak-Pallankës, të Leskocit, të Vranjës dhe të Nishit me një madhësi rreth 10.972 km2, islamin e përqafuan më tepër se 98% të shqiptarëve, të cilit më heret ishin të konfesionit ortodoksë. Shqiptarët islamin e përqafuan deri në mesin e shek. XVII. Shqiptarët kanë qenë shumicë qytetare dhe fshatare në të gjitha ato vende ku shtriheshin dardanët ilirë. Pjesa shqiptare që ngeli besnike fesë ortodokse përmes kishës ortodokse do të asimilohen në serbë, dhe një pakicë edhe në bullgarë. Treva me popullsinë shumicë shqiptare kanë qenë Toplica, Pustareka, Jabllanica, Polanica, Surdulica, Gërdelica, Pellgu i lumit Vrella etj. Shih: Dr. Sabit Uka, "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 147-151. Më gjërësisht. Radomir Kostandinovic, Crna

Faqe 53

besimtarëve mysliman shqiptar. Sipas disa të dhënave administrative që datojnë që nga viti 1873 territori i Sanxhakut të Nishit kishte rreth 100.000 shqiptarë. Sa i përket numrit të refugjatëve, sipas J. Cvijiqit në Kosovë janë vendosur 30.000, ndërkaq sipas dokumenteve angleze rreth 100.000. Sipas burime turke numri i shqiptarëve, të cilët janë detyruar të braktisin rajonin shkonte deri në 300.000.138 Serbia për shkaqe politike dhe diplomatike, për të siguruar përkrahje për aneksimin e trojeve shqiptare, më 3. 01. 1878 nxjerr Ligjin e përkohshëm për qeverisjen e viseve të çliruara (neni 77), me të cilin besimtarëve islam, si edhe të gjitha besimeve që janë pranuar me ligj u pranohet e drejta që të ushtrojnë të ritualet fetare.139 Sipas këtyre ligjeve, në krye të Bashkësisë së Fesë Islame ka qenë myftiu me seli në Nish140, kurse në qytetet ku ende kishte ngelur popullata myslimane, ka ekzistuar një numër i vogël e imamëve. Myftiu i cili, pas Luftërave Ballkanike, ngritët në rangun e myftiut kryesor, dhe imamët kanë qenë të autorizuar për zbatimin e të drejtës personale të sheriatit dhe qeverisjes me pronat e vakëfeve. Myftiu kryesor dhe imamët janë paguar nga buxheti shtetëror, përkatësisht vetëm hoxhallarët e rangut më të lartë janë paguar nga buxheti shtetëror141. Mbikëqyrjen e përgjithshme dhe supreme mbi tërë veprimtarinë dhe punën e Bashkësisë së Fesë Islame e kanë ushtruar organet shtetërore, përkatësisht dega kishtare pranë Ministrisë së Arsimit.142 Me ligj nuk ka qenë e rregulluar veprimtaria e myftiut dhe

Trava i Crnotravci, Leskovac, 1968, fq. 548, Leskovacki Zbornik, nr. X, Leskovac 1969, fq. 314, Bajraktarevic Danilo, Kosovski tip, Zbornik Filozofskog fakulteta u Pristini, VIII, Prishtinë, 1971, fq. 16, Kostantin Jirecek, Istorija Srba, Beograd, 1971, fq. 8-17. 138 Albina Drançolli, Çështja shqiptare dhe Kongresi i Berlinit në objektiva të autorëve të huaj, "KOHA Ditore", 1. 04. 2006. 139 Shih: Privremeni zakon o uredjenju oslobodjenih predela od 3. 01. 1878 god., clan 77, Zbornik zakona i uredaba izdatih za Kraljevstvo Srbiju od 2. 2. 1835 do 24. 7. 1877. godinu, XXXI, fq. 266, Drzavna stamparija, Beograd, 1877 god. - V. Corovic, Istorija Srba, treci deo, BIGZ, Beograd, 1989, fq. 144. 140 Në gjysmën e dytë të shek. XVII, Nishi kishte 22 mejtepe, kurse në prag të shpërnguljes të popullatës shqiptare myslimane dhe myslimanëve të tjerë në vitet 1877-1878, në Sanxhakun e Nishit kishte 13 xhami të mëdha, 6 të vogla, dy kisha krishtera dhe një sinagogë. Evlija Celebi, "Putopis", IRO "Veselin Maslesa", 1979, fq. 50-69,302-311, Dr. Hasan Kaleshi dhe Dr. Hans Jorgen "Vilajeti i Prizrenit", "Përparimi", Prishtinë, 1967, fq. 165-176, Hifzija Suljkic, "Prilog procavanju proslosti Uzica iz osmanlijskog doba (1463-1862)", "Glasnik" Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ, nr. 1, 1991, Sarajevo, viti LIV, fq. 35-54. 141 Gjithë kleri ortodoks ka qenë i finansuar nga buxheti shtetëror. 142 Shih: Dr. Mehmed Begovic, Organizacija Islamske verske zajednice u Kraljevini Jugoslaviji, Arhiv za drustvene i pravne nauke, Beograd, 1934 godina, fq. 376. Dr. Darko Tanaskovic, "Islamska zajednica u Jugoslaviji", Religija i drustvo", Zbornik radova, Beograd, 1988, fq. 380-392. Hasan Rebac, "Islam u

Faqe 54

të imamëve, përveç thirrjeve dhe rangut të tyre, por tërë fushë veprimtaria e konsistonte në të drejtën që të qeverisin "punët e veta", nën mbikëqyrjen e organeve shtetërore. Me dispozitat e Kushtetutës së Principatës së Serbisë (Knjazevine Srbije), të vitit 1869, ka qenë rregulluar i struktura e Bashkësisë së Fesë Islame në Serbi. Sipas këtyre dispozitave, kryepari i fesë islame ishte myftiu me seli në Nish, emërimin e të cilit e bënte knjazi serb, kurse vërtetimin e emërimit e bënte sheh-ulislami i Stambollit. Ku rol i rezervuar për sheh-ul-islamin, ka qenë si një masë e mbrojtjes së myslimanëve në shtetet krishtere në Evropën Juglindore. Kjo e drejtë, për herë të parë sulltanit të Perandorisë Osmane i garantohet me Marrëveshjen paqësore ruso-turke të Kuçuk Kainarxhiut (1774), pasi më herët Perandori Osmane, kujdesin për kishat krishtere kishte pranuar fuqive evropiane. Si çështje me interes të veçantë shtetëror për Serbinë ka qenë, si me e konfiskuar (shtetëzuar) pasurinë vakufore të Bashkësisë së Fesë Islame. Kjo çështje është parashtruar qysh prej Hatisherifit të vitit 1830, kur Serbia fiton autonominë.143 Kështu, me Ligjin mbi pasuritë vakufore, xhematit (myslimanëve) në Beograd i lihet në qeverisje të lirë vetëm Bajrakli Xhamia144, kurse tërë pasuria e

Kraljevini SHS", Jubilarni zbornik zivota i rada Srba, Hrvata i Slovenaca 1918-1928, drugi deo, Matica zivih i mrtvih SHS, Beograd, 1929, fq. 654. 143 Me këtë akt juridik Serbia fiton tretmanin e territorit dar-ul-ahd, vend i cili me të drejtën e sheriatit gëzon autonominë në shkallë të caktuar, por duke pranuar sizerenitet pushtetit të Perandorisë Osmane, duke paguar tatimin e përcaktuar me marrëveshje dypalëshe. Kryesisht status të këtillë kanë gëzuar vendet në fazën kalimtare të pushtimit nga ana e shteteve myslimane, kurse në këtë rast ka qenë faza e parë në procesin e shkëputjes. Shih: Ahmed Behlul, Islamska koncepcija medjunarodnog prava, Magistarski rad, Fakultet politickih nauka, Beograd, 1987, fq. 34. 144 Bajrakli Xhamia është ndërtuar nga Kanuni (Ligjëdhënësi) Sulltan Sylejmani në vitin 1552, kurse u dogj më datën 17. 03. 2004. Sipas "Sajahatnamesë" të Evlija Çelebiut, në vitin 1660 vetëm në Qytetin e Beogradit kanë ekzistuar 270 xhamia dhe mesxhide, 270 medrese, rreth 10 hamame dhe 26 qeshme publike. Në atë kohë në Beograd kanë jetuar rreth 98.000 banorë, shumica dërmuese myslimanë, përafërsisht 80% myslimanë, përkatësisht 3 mahalla kanë qenë të banuar me romë, tri me grekë, tri me serbe dhe bullgarë dhe një me armen. Kurse 38 mahalla kanë qenë myslimane dhe kanë qenë të locuara në pjesën më të bukur të qytetit. Gjatë shek. XVIII në Nish kanë ekzistuar 22 xhami, 2 kanë ngelë të parënuar, në Pirot (Sharkoj) kanë ekzistuar 9 xhami të mëdha dhe disa mesxhide, të gjitha janë rrënuar,asnjë xhami më nuk ekziston, në Leksovc kanë ekzistuar 8 xhami dhe 10 teqe, vetëm ndërtesa e një teqeje ekziston, të gjitha të tjera janë rrënuar, në Prokuple kanë ekzistuar 5 xhami dhe 8 teqe, tani asnjë nuk ekziston, në Kurshumli kanë ekzistuar 3 xhami, të gjitha janë rrënuar, në Vranje prej 5 xhamive, disa mesxhideve dhe 8 teqeve, sot nuk ekziston asnjë gjurmë. Përveç xhamive janë rrënuar gati të gjitha objektet tjera të karakterit sakral, shoqëror apo social; si hamamet, shatërvanët, qeshmet, sahatkullat, si dhe urrat, janë rrënuar. Të gjitha varrezat e myslimanëve janë rrafshuar me tokën, këto akte kanë bërë austriakët dhe serbët në periudha të ndryshme kohore, por kryesisht serbët. Vlenë të theksohet se të gjitha xhamitë në këtë qytet kishin edhe mektebin e vetë. Shih: Evlija Celebi, "Putopis", IRO "Veselin Maslesa", 1979, fq. 50-69, 302-

Faqe 55

tjetër kalon në pronën shtetërore ose në pasuri kishtare. Kështu myslimanët shkëputen nga një shtet ku anacional dhe kalojnë nën sundimin e një autonomie nacionaliste, në të cilën me kohë do të futet edhe e drejta nacionale të karakterit diskriminator ndaj të gjithë myslimanëve. Sipas Kushtetutës së Mbretërisë të Serbisë të vitit 1903, besimi ortodokslindor ka qenë besim shtetëror.145 Me ligj islami ka qenë besim i pranuar, por nuk ka gëzuar status të barabartë me besimin ortodoks. Në nenin 18 të Kushtetutës proklamohet liria e ndërgjegjes së pakufizuar. Të gjitha besimet e pranuara janë të lira dhe janë nën mbrojtjen e ligjit, nëqoftëse ushtrimi i ritualeve të tyre nuk e cenon rendin dhe moralin publik, kurse në nenin 19 proklamohet ndalimi i çdo veprimi kundër besimit ortodoks. Pra, besimi lindor-ortodoks proklamohet si besim shtetëror, kurse Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar statusin e kishës shtetërore. Bashkësitë e tjera fetare, përkatësisht Bashkësia e Fesë Islame, si bashkësi me numër më të madh të besimtarëve joortodoks nuk ka qenë e barabartë me KOS. Sipas dispozitave të Kushtetutës, kompetencën për qeverisje të brendshme në Bashkësinë e Fesë Islame,

311. Dr. Muhammed Mufaku, Xhamitë dhe Mesxhidet e Beogradit, Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë. Altay Suroy Recepoglu, Belgrat Camileri, Prizren, 2004. Divna Djuric-Zamolo, Beograd kao orijetalna varos pod Turcima 1521-1867, Muzej grada Beograda, Beograd, 1977, fq. 109. Sipas Ajverdit në Beograd kanë ekzistuar 240-250 xhami. Përveç një xhamie të ruajtur të gjitha xhamitë të tjera janë rrënuar. "Austriakët i kanë bërë keqe jo vetëm myslimanëve, por edhe serbëve ortodoks. Nuk i kanë lejuar shndërrimin e xhamive në kisha ortodokse. Përjashtim bën vetëm një xhami në qarshi e cila është shndërruar në kishën ortodokse, derisa xhamitë tjera janë shndërruar në kisha katolike ose punëtori arabaxhinjësh-keraxhishë, në robaqepësie, në depo municioni, në vendëshkarkime të stoqeve, në spitale ose në teatër".Shih: Dr. Ekrem Hakki Ayverdi: Avrupa'da Osmanli Mimari Eserleri ­ Yugoslavya III, vëllimi i 3. Kitab, Istambul Fethi Cemiyeti, Istambul, 1981. 145 Neni 3; "Besimi shtetëror në Serbi është besimi lindor-ortodoks. Kisha serbe është autoqefale. Ajo nuk varet nga asnjë kishë e huaj; por mbanë unitetin në dogma me Kishën Ekumenike". ­ ( "Drzavna je vera u Srbiji istocno-pravoslavna. Srpska je crkva autokefalna. Ona ne zavisi ni od koje strane crkve; ali odrzava jedinstvo u dogmama s Istocnom Vaseljenskom Crkvom"). Neni 18; "Liria e ndërgjegjes është e pakufizuar. Të gjitha besimet e pranuara janë të lira dhe janë nën mbrojtjen e ligjit, nëqoftëse kryerja e ritualeve të tyre nuk e cenon rendin dhe moralin publik".- ("Sloboda savesti je neogranicena. Sve priznate vere slobodne su i stoje pod zastiton zakona, u koliko vrsenje njihovih obreda ne vredja javni red i moral"), Neni 19,; "Ndalohet çdo veprimtari e drejtuar kundër besimit lindor-ortodoks (prozelitizmi)".-("Zabranjuje se svaka radnja upravljena protiv istocno-pravoslavne vere u Srbiji (prozelitizam).

Faqe 56

kanë pasur organet e Bashkësisë, kurse pushteti suprem shpirtëror i të gjitha besimeve të pranuara ka qenë në kompetencën e Ministrisë të çështjeve fetare. 146 E tërë Bashkësia e Fesë Islame ka qenë nën kontrollin shtetëror. Tërë veprimtarinë e vetë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë saj, duke përfshirë edhe korrespondencën me qendrën islame, sheh-ul-islam në Stamboll dhe bashkësitë e organizatat tjera fetare në botë, Bashkësia e Fesë Islame ka qenë e obliguar ta paraqes në aprovim dhe pëlqim. Të gjitha shkollat fetare të Bashkësisë së Fesë Islame kanë qenë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin shtetëror.147 Bashkësia e Fesë Islame ka qenë e pavarur vetëm në shqyrtimin dhe shqiptimin e masave disiplinore ndaj nëpunësve të vet në të gjitha veprimet e bëra gjatë kryerjes të punëve zyrtare (çështjet e shqyrtimit dhe gjykimit). Pas përgatitjeve të duhura, provokimeve e inskenimeve të incidenteve kufitare me Kosovën, si dhe pas ekspeditave të shumta të çetnikëve, fuqitë e atëhershme ballkanike (Serbia, Bullgaria dhe Greqia148, më 18. 10. 1912, kurse Mali i Zi dhjetë ditë pas), i shpallin luftë Turqisë. Tërë përgatitjen diplomatike e bënë kryeministri serb Nikolla Pashiqi, duke iu dërguar memorandum të gjitha fuqive të mëdha, duke ua sqaruar atyre "të drejtën e Serbisë që të kujdeset për popullatën e atjeshme serbe". Me dokumentin në fjalë precizohet se Serbia në këto "territore ka interes legjitim", e të cilat njëkohësisht ishin qëllimet luftarake të saja. Këto territore ishin Kosova, ("Metohia"), sanxhaku i Novi Pazarit, sanxhaku i Shkupit, i Dibrës dhe pjesa lindore e veriore e vilajetit e Manastirit dhe pjesa veriperëndimore e vilajetit të Shkodrës.149

Neni 189 alinea 2 dhe 3,; "Për besimet e tjera të pranuara qeverisja e brendshme i takon organeve të tyre fetare. Autoritetet (pushteti) fetar, si asaj të Kishës lindore-ortodokse, ashtu edhe të gjitha besimeve të tjera të pranuara në Serbi, janë nën mbikëqyrjen e ministrisë të çështjeve fetare"- "Za druge veroispovesti unutrasnja uprava pripada njihovim duhovnim vlastima.Duhovne vlasti, kako istocno-pravoslavne Crkve, tako i sviju ostalih priznatih veroispovesti u Srbiji stoje pod nadzorom ministrastva crkvenih poslova.", Kushtetuta e Mbretërisë së Serbisë, ( Ustav za Kraljevinu Srbiju), 5. 06. 1903, "Srpske novine", 7. 07. 1903, Beograd, 1903. 147 Neni 190, 191 dhe 192 të Kushtetutës së cituar. 148 Asambleja Kombëtare e Greqisë, në vitin 1844, në propozim të kryeministrit Jane Koleti, shpalli "Megali Idenë", si bazë të organizimit të shtetit grek. Sipas kësaj ideje, Greqia do të shtrihej në kufijtë e Perandorisë Bizantine, ku përveç tjerave do të përfshiheshin edhe një pjesë e trevave shqiptare Epiri, Çamëria, Janina, Kosturi, Korça dhe Gjirokastra. Shih: Nuri Dragoj, "Eshtra që akuzojnë-Zhvarimet në Permet, turp i politikës ", Tiranë, 2006. 149 Shih: Dokumenti o spoljnoj politici, knjiga V/3, Beograd, 1986, fq. 484 dhe 644.

146

Faqe 57

Sanxhaku150 i Novi Pazarit, i cili deri në Kongresin e Berlinit ka qenë pjesë e pashallëkut të Bosnjës, me marrëveshjen në mes të mbretit Aleksandar Karagjorgjeviq dhe mbretit Nikola Petroviq (Kral Nikola) dhe me përkrahjen e fortë të Rusisë, pas Luftës së parë Ballkanike, në vitin 1912, ndahet ndërmjet Mbretërisë së Serbisë dhe Principatës të Malit të Zi. Sipas Marrëveshjes (Konventës) së Bukureshtit, ( konferenca është mbajtur prej 30. 07-10. 08. 1913), Serbia sërish fiton në arenën politike e diplomatike dhe zgjerohet teritorialisht, kësaj here kryesisht në dëm të trevave dhe popullit shqiptarë. Përveç Kosovës,151 Serbisë i aneksohen Maqedonia e Vardarit dhe Sanxhaku, popullatë shumica e besimit mysliman.152 Pra të gjitha këto treva bijnë nën juridiksionin e shtetit serb. Në këtë kohë, në pikëpamje organizative, në krye të Bashkësisë së Fesë Islame ka qenë myftiu suprem (bash myfti). Në njësitë territoriale, të qarkut dhe të rrethit, kanë ekzistuar një numër i caktuar i myftinjëve, imamëve dhe hatibëve. Të gjitha çështjet lidhur me funksionimin e bashkësisë islame, kanë qenë rregulluar me Marrëveshjen paqësore të Stambollit, të lidhur ndërmjet Turqisë dhe Serbisë, të datës 14. 03. 1914. Sipas kësaj Marrëveshjeje, ka qenë e paraparë që mbreti të emërojë udhëheqësin suprem fetar, prej tre kandidatëve të propozuar nga ana myftijëve. Myftiut suprem menshurën ia ka dhënë sheh-ul-islami i Stambollit. Myftiu suprem pas kësaj ka pasur kompetenca që myftijtë në Serbi, t'i autorizojë të japin fetvat dhe të kenë të drejta të caktuara, kryesisht nga juridiksioni i sheriatit. Parimet e Marrëveshjes së Stambollit, (edhe pse vetë Marrëveshja nuk është ligjësuar në mënyrën e paraparë, për shkak të shpërthimit të Luftës së I Botërore),

Sanxhak (tur. flamur), his. Njësi administrative në Perandorinë Osmane, me shtrirje tokësore më e madhe se kazaja, por më e vogël se vilajeti. 151 "Lojë e ndyrë e tradhtisë kurrë nuk është lozur...Shqiptarët e Kosovës u ngritën në masë. Ata i udhëhiqte Isa Boletini...Kosova u mor me tradhti." "Letër e pabotuar e Miss Edith Durhamit", "Bujku", Prishtinë, 10. 03. 1996. Në Memorandumin e Armatës së IV Luftarake dhe Qerqeve luftarake serbe, ndër të tjera qëndron: "Me hyrjen e ushtrisë tonë në vitin 1912 dhe me okupimin e Kosovës i është dhënë goditje vdekjeprurëse idesë së Shqipërisë etnike...". A VII, Beograd, Popisnik 4 Ratne arhive armije i armiskih oblasti. Pa nr. Cituar sipas: Prof. dr. Xheladin Shala, Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006, fq. 220. 152 Serbisë i bashkangjitet një territor në sipërfaqe prej 39.000 km2 dhe me mbi 1.290.000 banorë. Shih: B. Petranovic, M. Zecevic, Jugoslovenski federalizam; ideje i stvarnost; 1914-1943, tematska zbirka dokumenata, Beograd, libri i I, fq. 239. Milorad Ekmedzic, Stvaranje Jugoslavije 1790-1918, knjiga 2., Beograd, fq. 659. Hasan Rebac, po aty fq. 654.

150

Faqe 58

kanë ndikuar në ligjet e brendshme të Serbisë, përkatësisht ato kanë ngel si pikënisje për rregullimin e çështjeve fetare myslimane. Me Dekretligjin mbi rregullimin e territoreve të çliruara, proklamohet parimi sipas të cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe njëkohësisht vërtetohet liria e ritualeve fetare të besimeve të pranuara. Në këtë Dekretligj, ndër tjera qëndron se të gjithë qytetarëve të viseve të çliruara153 (lexo të: okupuara), pa marr parasysh se a janë ata të besimit të krishterë-ortodoks, mysliman apo ndonjë besimi tjetër të pranuar, do t'u gjykohet sipas dispozitave të këtij ligji. Qytetarët e besimit mysliman, si edhe qytetarët e besimit krishterë, si dhe çdo besimi të pranuar me ligj, kanë të drejta të barabarta dhe lirinë e ushtrimit të ritualeve fetare. Me këtë Dekretligj, shprehimisht theksohet se besimi lindor-ortodoks është besim shtetëror dhe rreptësisht ndalohet çdo lloj i prozelitizmit.154 Me Dekretligj ka qenë paraparë që mbikëqyrjen mbi qeverisjen e bashkësive fetare joortodokse dhe jokrishtere të bëjë ministri i arsimit dhe i çështjeve kishtare.155 Për shkak të frikës nga numri i madh i myslimanëve në shtetin e zgjeruar serb, të cilët janë konsideruar si rrezik për unitetin shtetëror dhe kombëtar, shteti jo vetëm që ka kontrolluar veprimtarinë fetare të Bashkësisë së Fesë Islame, por ka kontrolluar edhe organizimin e saj të brendshëm, duke emëruar myftinjtë në çdo qytet ku ka pasur mysliman. Në Kosovë për myftinj janë emëruar njerëz lojal ndaj qeverisë. Myftinjtë kanë pasur detyrë të bashkëpunojnë me organet e pushtetit lokal, përkatësisht pushteti ka dashur në çdo moment të kontrolloj (të ketë nën kontroll) punën e tyre. Myftinjtë janë paguar nga buxheti shtetëror, me ç'rast

Ky Dekretligj, në kuptimin formal-juridik paraqet aktin e parë me karakter ligjore të miratuar nga ana e ndonjë qeverie serbe me qëllim të kolonizimit të Kosovës. Me dispozitatët e këtij Dekretligji parashihej ndarja nga nëntë hektarë tokë çdo familjeje serbe dhe nga dy haktarë për çdo mashkull mbi moshën 16 vjeçare, si edhe në morri të lehtësira të natyrës fiskale. Shih: Marengelen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë 1918-1941, Bon, 1992, fq. 13-20, Dr. Marengelen Verli, Orientimi i reformës agrare të Mbretërisë jugosllave mbi fshatarsinë shqiptare myslimane dhe pasojat e saj, ", "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 465-471. M. Obradovic, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941, Prishtinë, 1981, fq. 23-33. 154 Prozelitizam gr. Proselthein ­ ardhur, ardhacak, 1. dëshira e flaktë për besimin e ri të pranuar, me anë të bindjes, shkencës etj. 2. përpjekje e tepruar, maniu për t'i ktyer të tjerët në një besim, të cilit nuk i takojnë. Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, "Rilindja", Prishtinë 1986, fq. 576, Bratoljub Klaic, Veliki rjecnik stranih rijeci, izraza i kratica, "Zora", Zagreb, 1974, fq 1080. Shih: Uredba o uredjenju oslobodjenih oblasti od 18. 08. 1913 god., "Srpske novine", Beograd, 1913,broj 181.

155 153

Faqe 59

myftinjve jo lojalë është ndërprerë paga. Me dispozitat e këtij Dekretligji, Bashkësia e Fesë Islame ka qenë e vendosur në pozitë të pabarabartë, në praktikë ajo s'ka pasur asnjë rëndësi shoqërore. Veprimtaria e saj ka qenë nën kontrollin rigoroz të shtetit dhe tërë veprimtaria e saj zhvillohej në çështjet dytësore për bashkësinë myslimane. Shteti serb, në praktikë, nuk është treguar aspak tolerante ndaj joortodokësve, e në veçanti ndaj myslimanëve, edhe pse me nenin 62 të Traktatit të Berlinit156 ka qenë i obliguar të mbrojë pakicat fetare, përkatësisht të garantoj lirinë fetare dhe të ndalojë çfarëdo diskriminimi në baza të besimit, për sa i përket zgjedhjes së vendqëndrimit, ushtrimit të drejtave politike dhe pranimit në shërbime publike. Deri në luftërat ballkanike, gjatë sundimit osman, në aspektin juridikohistorik, në viset shqiptare, pra edhe në Kosovë, feja islame ishte fe shtetërore zyrtare. Por, përveç të drejtës së sheriatit, që kishte vlerë universale në rregullimin e marrëdhënieve publiko-juridike, qe zhvilluar dhe zbatuar edhe e drejta e popujve, si e drejtë e veçantë për popullin jomysliman. Bashkësitë fetare jomyslimane (miletet) të cilat jetonin në Kosovë, gëzonin të drejtat e veta, duke përfshirë edhe të drejtat fetare. Të drejtat e "mileteve" në trevën e Kosovës i kishin gëzuar bashkësia katolike dhe ajo ortodokse. Këto të drejta kishin të bënin me rregullimin e martesës dhe të marrëdhënieve familjare, rregullimin e marrëdhënieve trashëgimorejuridike, si edhe të drejtat në lëmin e arsimit.157

Në Kongresin e Berlinit është lidhur marrëveshja multilaterale ndërmjet Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, qëllimi ka qenë, përveç dëbimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani, formimi i shteteve të reja në Ballkan dhe pengimi i depërtimit rus në këtë pjesë të Evropës. Me Traktatin e Berlinit ka qenë e paraparë krijimi i Principatës të Bullgarisë nën sovranitetin turk, okupimi (dhe qeverisja) e Bosnjes dhe të Hercegovinës nga ana e Perandorisë Austro-Hungarisë, krijimi i shteteve të pavarura të Malit të Zi, Serbisë dhe të Rumanisë. Shtetet e krijuara me këtë Traktat , kanë marr përsipër obligimin për barazin e të gjitha feve të tertitorin e vetë, si dhe janë përcaktuar një serë të obligimeve të karakterit ekonomik të shteteve të sapokrijuara, që ka qenë në pajtim me interesat e akterëve kryesor. Kogresi i Berlinit jo vetëm që ka zgjëruar mbrojtjen e pakicave fetare, por në bazë të nenit 35 ka qenë e ndaluar zbatimi i diskrinacionit në bazë të fesë. Shih: Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2003, fq.379, Pravni leksikon, Beograd 1989 , "Savremena administracija", Beograd, fq. 107-108. 157 Me pushtimin e Kostandinopojës, patrikut Genadios i quajtur Skolaris, sulltan Mehmeti Madhështor, me dekret të posaçëm i garantonte krishterëve ortodoksë privilegjet që kishin gëzuar në Perandorinë Bizantine. Patrikana Ekumenike kishte pushtet të madh civil dhe qygjësor. Ajo zgjidhte mosmarrëveshjet e besimtarëve ortodoksë me shtetin osman. Gjykata kishtare ortodokse kishte të drejtë të gjobiste, të burgoste fajtorët dhe të shkonte deri në dënimet kapitale, ajo dispononte edhe burgje. Pas gjyqit kishtar qendror,

156

Faqe 60

Pas luftërave ballkanike dhe pas tërheqjes së Turqisë, Kosova dhe viset e tjera shqiptare bien nën sundimin e Mbretërisë së Serbisë, (e pastaj nën sundimin e Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë),158 që domethënë nën sundimin e një shtetit me pikëpamje gjysmë-evropiane ortodokse, me orientim të theksuar bizantin. Në tërë popullatën shqiptare nën Mbretërinë e Jugosllavisë e në veçanti në popullatën e konfesionit mysliman, hetohej jo stabiliteti kulturor dhe emocional-psikik, për shkak të traditës islamike dhe të kërkesave të reja të një shteti me orientim agresiv ortodoks. Vendosja e pushtetit ushtarak, ishte e orientuar për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, kështu përdorimi i dhunës dhe masakrave kishte për qëllim realizimin e politikës ekspansioniste serbe. Mbretëria e Serbisë, duke dashur të asimilojë popullin shqiptar në trevat etnike, përveç metodave të tjera, vuri në përdorim edhe elementin fetar.159 Besimi u përdor si mjet i brutalitetit, me qëllim të shkombëtarizimit dhe të serbizimit të shqiptarëve. Qeveria e Mbretërisë së Serbisë, në mënyrë permanente, bënte trysni mbi popullatën shqiptare të konfesionit mysliman.160 dhe të konfesionit katolik, që

vinin gjykatat lokale, të cilat kishin të bënin me të drejtën familjare dhe trashëgimore. Kisha ortodokse, e shumica e popullsisë të vendove të pushtuara në takonin ritit lindor, në përgjithësi i ruajti të gjitha të drejtat mbi pronat dhe të ardhurat e saj, si më parë. Prof. Dr. Petrika Thëngjill, Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit (1506-1894), Fusha fetare, I, Tiranë, 2002, fq.14. Sa i përket anës legale të bashkimit të Kosovës, Mbretërisë SKS, ajo kur s'ka qenë në përputhje jo vetëm me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe me Kushtetutën e Serbisë të vitit 1903, e cila ishte në fuqi gjatë viteve 1912-13. Sipas nenit 4 të kësaj Kushtetute për ndryshimin e kufijve të Serbisë duhej të mirrej pëlqimi i Kuvendit të Madhë Kombëtar, e jo Kuvendit të zakonshëm. Pra, për ndryshimin e kufijve duhej të thirrej një kuvend i veçantë i cili kishte me shqyrtuar dhe miratura ndryshimin e kufijve në drejtim të aneksimit të Kosovës dhe të Maqedonisë. Shih: Dareste de la Chavanne, Les Constitutions, vëll. 2, fq 260, Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 274.. Përdorimi i dhunës në fejën krishtere, arsyetohet me thënien e Krishtit: "Mos mendoni se erdha ta bie paqen, po shpatën", Ungjilli sipas Mateut, 10/34 Shkrimi i shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e re. Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, "Drita", Ferizaj, 1994, fq 160 Në Rezolutën e Këshillit Suprem të Vakufit të Bashkësisë së Fesë Islame në RFPJ, të mbajtur në Sarajevë prej datës 26-27. 08. 1947, ku qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e BFI nga Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, në Rezolutë ndër tjera thuhet: "Nuk mund të harrohen vuajtjet e Myslimanëve në ish Jugosllavi, e në veçanti nuk mund të harrohen persekutimet të tmerrshme të shqiptarëve mysliman, kërcnimi i lirive të tyre fetare dhe kombëtare edhe përkundër të ashtuquajtur dispozitave kushtetuese dhe ligjeve të tjera, të shkruara për lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes". "Ne mogu se zaboraviti stradanja Muslimana u bivsoj Jugoslaviji, narocito se ne mogu zaboraviti strahoviti progoni siptarskih muslimana, ugro`avanje njihove vjerske i nacionalne slobode i pored svih tobo~njih

159 158

Faqe 61

ta pranonin fenë ortodokse, si fenë e "stërgjyshërve të tyre", si edhe të lidheshin me Kishën Ortodokse Serbe. Në realizimin e politikës serbomadhe e pansllaviste, qeveria dhe oborri mbretëror i Mbretërisë së Serbisë përdornin metodat më të vrazhda policore e ushtarake.161 Dhuna e përdorur në aksionin për ripagëzimin e detyrueshëm të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë, la gjurmë të thella në qenien dhe kujtesën kolektive të shqiptarëve, posaçërisht masakrat dhe gjenocidi. Metodat e përdorura, aspak nuk dalloheshin nga ato të përdorura gjatë Kryqëzatave të krishtera. Të gjitha këto aksione të ripagëzimit të shqiptarëve patën si "rezultat" kërkesën e 70 familjeve katolike nga Gjakova dhe rrethina, të kalonin në fenë ortodokse (konvertimi në fenë ortodokse).162 Në këtë drejtim gjenerali francez, Herr, përmendi në ditarin e tij deklaratën plot mburrje të një prifti nga Kumanova i cili kishte mundur "të kthente në ortodoksë dy "myslimanë" etj. Gjithsesi këta shembuj, pavarësisht nga shkalla e vërtetësisë së tyre mbetën gjithnjë të kufizuara. Qëndresa ndaj politikës shtypëse e shkombëtarizuese të pushtuesve serb, në përgjithësi, i qenë bërë edhe politikës serbomadhe.163 Kjo qëndresë si edhe reagimet që pati ndaj kësaj fushate edhe në qarqet diplomatike të fuqive të mëdha, detyruan, si duket, Beogradin që të marrë disa masa për të ngadalësuar vrullin, më saktë për të kamufluar më mirë veprimet gjatë zbatimit të politikës së vet fetare. Kjo duket qartë edhe nga porositë që i jepte Komanda Supreme komandantit të Armatës III më 8.04.1913, që në territorin e Kosovës të mos vazhdojë kthimi me forcë i shqiptarëve në ortodoksë deri sa të vendoset "rregulli". Përmbajtja e këtij urdhri tregon hapur se qeveritarët serbë, në

ustavnih odredaba i ostalih pisanih zakona o slobodi vjere i savjesti", cituar sipas Ivan Muzic: Vep. e cit., fq. 37, fusnota 49. 161 Në revistën "Makedonski Golos" është botuar një letër ku përshkruhet masakra e kryer në fshatin Raven të Gostivarit, për të detyruar popullsinë shqiptare të konfesionit mysliman të pranojnë fenë ortodokse. Në letër ndër tjera shkruan: "Popullsia, iu nënshtrua një therjeje të përgjithshme, kurse shtëpitë u dogjën tërë. Në përgjegje lutjet për mëshirë, - serbët u propozuan shqiptarëve përgjegje që kishin mbetur të gjallë të pranonin "fenë serbe" ose përndryshe do të therreshin deri në një". Thoma Murzaku: "Masa me karakter social-kulturor për shkombëtarizimin e shqiptarëve në viset e shkelura", "Fjala", viti XXIV, nr. 1/1991, fq. 16. 162 Po aty, fq. 16 163 Po aty, fq. 16.

Faqe 62

këtë rast, vetëm ndërronin përkohësisht taktikën pa hequr aspak dorë nga strategjia e tyre fetare.164 Qysh gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1914) dhe gjatë pushtimit të trevave etnike shqiptare, Kisha Ortodokse Serbe u tregua shumë aktive në fushën e propagandës antishqiptare dhe në madhërimin e krimeve të ushtrisë serbe ndaj popullatës duarthatë shqiptare. I dërguari në vendin e ngjarjes, korrespodenti i gazetës ukrainase "Kievskaja Mysl" në Vjenë, Lev Davidoviq Brostein ­ Trocki shkruante për tmerret : "Në orën pesë pas dite u afruam Kumanovës...Gjithçka rreth nesh ishte në zjarr. Të gjitha fshatrat shqiptare ishin shndërruar në flakë ­ të afërta dhe të largëta gjerë në stacionin hekurudhor...Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, sendin e parë që e panë banorët brenda qytetit, kur janë zgjuar, ka qenë grumbulli i kufomave të shqiptarëve, me kokat e këputura përfund urrës së Vardarit , mu në qendrën e qytetit. Disa thonë se ato ishin të Shqiptarëve lokal të cilët i kishin mbytur komitat (çetnikët M.B), kurse të tjerët thonin se ato kufoma i kishte sjellë Vardari deri në urrë. Por, gjithsesi ishte qartë se këto njerëz me koka të këputura nuk kanë qenë të vrarë në luftë...Shkupi është shndërruar në logor të thjeshtë ushtarak. Banorët, veçanërisht myslimanët, janë mëshefur dhe rrugë mund të shihen vetëm ushtarët. Ndërmjet masës së ushtarëve shihen edhe fshatarët serbë të cilët kanë ardhur të kërkojnë bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë Fushën e Kosovës dhe fillojnë të plaçkitin. Ata kanë ardhur nga Shumadija, në qendër të Serbisë, në këmbë nëpërmjet Shumadisë...Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova bisedën tyre `Kam vrarë nuk di sa Shqiptarë, tha njeri `por asnjeri nuk kishte asgjë të vlershme, për të marrë. Por kur e thera një bulu (femër e re turke), te ajo e gjeta dhjetë lira të arrit...'Pjekim zogjtë dhe i vrasim Arnautët. Jemi lodhur nga kjo, u përgjigj tjetri. Ka shumë të pasur në radhët e atyre njerëzve. Afër Ferizajt kemi hyrë në fshatë të pasur me shtëpitë si kulla. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili kishte tre djem, domethënë ishin katër vetë dhe një grumbull grash. Të gjithë ë nxorëm nga shtëpia, i renditëm gratë dhe i therëm meshkujt para syve të grave të tyre. Gratë nuk

Shih: Thoma Murzaku: "Masa me karakter social-kulturor për shkombëtarizimin e shqiptarëve në viset e shkelura", "Fjala", viti XXIV, nr. 1/1991, fq. 16.

164

Faqe 63

vajtuan; sikur të mos kishte asgjë. Vetëm na u lutën të lejojmë të largohen nga shtëpitë dhe të mbledhin veshjen femërore. I lejuam. Të gjithë neve na dhanë nga një dhuratë të bukur. Pastaj e dogjëm tërë fshatin ...Në Serbinë e Vjetër (emri që serbët i kanë vënë Kosovës), serbët në tentativën e tyre kombëtare për të korrigjuar të dhënat e statistikave etnografike që nuk janë aspak në favor të tyre, janë angazhuar thjesht në një shfarosje sistematike të popullsisë myslimane".165 Në letrën e arqipeshkvit katolik të Shkupit, dërguar në Romë më 23 janar 1913, duke folur për hyrjen e ushtrisë serbe në Prizren166 ndër të tjera theksohet:"Qyteti duket sikur është mbretëria e vdekjes ata godasin në derë të shtëpive shqiptare, i urdhërojnë të dalin jashtë burrat dhe i pushkatojnë në vend. Në pak ditë, numri i njerëzve të vrarë mbërriti në katërqind. Sa u përket plaçkitjeve, rrëmbimeve dhe përdhunimeve, vetëkuptohet se gjëra të tilla ndodhin: tani e tutje urdhri i ditës është `lejohet të bëni gjithçka kundër shqiptarëve', - jo vetëm lejohet, por dëshirohet dhe urdhërohet. Me gjithë këto tmerre, komandanti ushtarak Bozho Jankoviq e ka detyruar parësinë e qytetit, me revole në dorë, t'i dërgojnë një telegram falënderimi mbretit Petar".167 Sipas mendimit të arqipeshkvit në atë kohë në Kosovë ishin vrarë 25.000 njerëz, në Prishtinë ishin vrarë 5.000 shqiptarë.168 Në Vilajetin e Kosovës gjatë vitit

169

gjithashtu në Prizren janë vrarë 5.000 njerëz, e 12.000 ­ 15.000 janë

zhdukur,170 kurse në Ferizaj ishin vrarë 1.200, e kishin mbetur gjallë vetëm 6

Në të gjitha këto masakra dhe tmere antinjerzore, komunisti rus thotë : "Nuk isha më në gjendje të durojë këtë atmosferë nuk kanë pas stomakun për këtë". Shih: "Ratni izvestaji Lava Trockog Balkanski ratovi 1912-1913", The War Correspondence of Leon Trotsky: Balkan Wars 1912-1913, tr. By Brian Pearce; ed. By George Weisman and Dunean William, New York: Pathfinder, 1993, pp. 267-272; 275-277; 285-287. "Znakovi Vremena", Naucnoistrazivacki institut "Ibn Sina", Sarajevo, 2001, vol. 4, nr. 11, fq.165-175,Pierre Behar, "Vestiges d'empires", Paris, 1999, "KOHA Ditore", 29. 10. 2005, fq. 7. 166 Në tetor të vitit 1912 E. Durhan, bashkë me atasheun ushtarak britanik në Mal të Zi, shprehu dëshirën të vizitoj Prizrenin, por organet serbe nuk i dhanë lejen, një ushtarak i plagosur kishte thënë: "Atje nuk kemi lënë asnjë hundë të vetme në fytyrat e shqiptarëve! Kjo pamje nuk është për një oficer britanik". (Po aty, të mendohet citimi) 167 Sipas mendimit të arqipeshkvit në atë kohë në Kosovë ishin vrarë 25.000 njerëz. Shih: Pierre Behar, "Vestiges d'empires", Paris, 1999, përktheu Anton Papleka, "KOHA Ditore", 29. 10. 2005, fq. 7. 168 Krimet serbe ndaj popullatës shqiptare do të vërtetojnë edhe komisionet hetimore ndërkombëtare, kështu në raportin e Fondacionit Carnegie thuhet;"Janë bërë shkrumb e hi shtëpi dhe fshatra të tëra, janë masakruar popullsi të paarmatosura dhe të pajashme. Të tilla mjetet që u përdoren dhe vazhdojnë të perdoren nga hordhia serbo-malazeze, me qëllim që të ndryshojnë plotësisht karakterin etnik të rajoneve të populluar vetëm me shqiptarë". 169 B. Horvat, Kosovsko pitanje, "Globus", Zagreb, 1988, fq. 35 170 Sipas urdhëresën të kol. A. Petroviq, në rast se vritet vetëm një ushtarak serbë, duhet vrarë të gjithë meshkujt mbi moshën 15 dhe vendbanimin në tërësi duhet djegur. Në afërsi të fashit Ponoshec është vrarë

165

Faqe 64

familje myslimane171 Fatin e njëjtë kanë përjetuar shqiptarët të cilët kanë jetuar në Greqi, nga ushtria greke dhe bullgare.172 Karakteristikë e përgjithshme e luftërave ballkanike, të luftërave më mizore të zhvilluara deri atëhere, ka qenë "...lumenjtë e gjakut të popullit të paarmatosur, të fëmijëve, grave dhe të popullit të qetë, popullit punëtor të Serbisë së Vjetër, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Trakisë, faji i vetëm i të cilëve ishte, se ndryshe janë lutur Zotit, të cilët flasin me gjuhë tjetër, të cilët mbajnë emra të tjerë dhe të cilët në vatrat e tyre shekullore në mënyrë naive kanë pritur katër depërtime barbare".173 Në organet e Kishës Ortodokse Serbe, si në "Vesnik Srpske Crkve", jo vetëm që përkrahej politika ekspansioniste e Mbretërisë së Serbisë, por edhe masat popullore, e posaçërisht çetnikët, frymëzoheshin për luftë. Nën maskën e "çlirimit të tokës së shenjtë të Dushanit", nuk bëhej asnjë fjalë për krimet e "vullnetarëve" (çetnikëve), të cilëve u prinin priftërinjtë.174 Në këtë drejtim është për të cekur masakrën e "vullnetarëve" të ushtrisë serbe, nën udhëheqjen e priftërinjve ortodoksë, në ç'rast u masakruan 500 gra, fëmijë e pleq.175 Në shtypin e Kishës Ortodokse Serbe, nga autorët e ndryshëm, si në artikujt e priftit Panta Dragojeviq: "Kleri në shërbim të atdheut", "Mbi profecinë popullore", "Kosova po hakmerret",176 jo vetëm që nuk gjykohen krimet, por

një ushtar serbë, si hakmarrje banorët e fshatit janë vrarë dhe gjithë fshati ësht rrafshuar me tokën. Shih:Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije 1903-1914. Knjiga V, sv. 3, Beograd, 1980, fq. 308, Leon Fronlih, "Gjueti njerëzish", http://www.dydrina.com/ShkruajShkrim.pl?numer=76. 171 "Shqiptarët duhet të shfarosen", përk. Salih Maqedonci, sipas: Hivzi Islami, Spastrimet etnike, politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve, "Dukagjini", Pejë, 2003, fq. 128-131. 172 Haris Silajdzic, Albanija i SAD kroz arhive Vasingtona, Sarajevo, 1991, fq. 83. 173 Shih: D. Tucovic, "Radnicke novine", nr. 223, Beograd, 22. 10. 1913, D. Tucovic, Sabrana dela, knjiga 7, Beograd, 1980, fq. 169-164, 174 Dëshmitarja e kësaj fushate E. Durham, mizoritë e padurueshme të pushtuesve serbë e malazezë, kundër popullsisë shqiptare, konstaton se ata "... u thoshin myslimanëve të pranonin pagëzimin, i hidhnin në ujë të akullt të lumit dhe vinin të piqeshin pranë prushit të zjarrit, derisa sa të kërkonin mëshirë. Dhe çmimi për të gjitha këto ishin të kthyerit në fenë ortodokse. Shtypi shqiptar i kohës në mënyrë të ashpër proteston dhe demaskon këtë fushatë duke e cilësuar si një detyrim të dhunshëm që u bëhej shqiptarëve - myslimanëve e katolikëve, për t'i detyruar "me u ba shkije e me ndërrue besimin e vet". Cituar sipas Thoma Murzaku, vep. e cit., fq. 15. 175 "Ushtria u nis në luftë me bekimin e kishës" - "Vesnik Srpske Crkve, trenumërshi 10.11.12.1912, Beograd, cituar sipas "Fjala", nr. 5 viti XXV, 1992, fq. 13 Prishtinë. 176 Në artikullin: "Kosova po hakmirret", ndër tjera qëndron: "Lufta e shenjtë për çlirimin e vëllazërve tanë të robëruar u shpall. Tani po krijohet një histori e re, dhe më e bukur e fisit serb. E shenjtë është kjo luftë

Faqe 65

konstatohet dhe ofrohet arsyetimi fetar dhe moral.177 Fushata serbe nuk u shoqërua vetëm me masakra, por edhe konvertime të bëra me forcë dhe kur nuk pranuan të konvertoheshin, u pushkatuan si myslimanët, ashtu edhe katolikët. Studiuesja e çështjeve të Ballkanit Edit Durham për të gjitha veprimet e Kishës Ortodokse Serbe, si dëshmitare e kohës shkruan:"Kisha ortodokse me programet kundër çifutëve në Rusi dhe me bëmat e saj në Ballkan, mban tani rekord për mizoritë fetare".178 Motivi kryesor gjatë luftërave ballkanike nuk ka qenë religjioni, por nacionalizmi agresiv. Epshet nacional-shoveniste dhe urejtja fetare, kanë gjetur shprehjen në vrasjet, shpërnguljen e dhunshme të popullatës autoktone myslimane, në plaçkitjen dhe djegien e shtëpive të tyre.179 Për të shpërngulurit mysliman ka qenë e paraparë të vendosen në brigjet e Anadollit, kurse për shqiptarët vilajetet e Alepit dhe të Bagdadit, në Siri dhe Irak.180 Pas luftërave ballkanike Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, zgjidhjen çështjes të "pakicave fetare dhe etnike" kanë tentuar të zgjedhin me shpërnguljen e dhunshme të popullatës. Proliferimi i konflikteve etnike, e cila formën e vetë më ekstreme e ka në "pastrimin etnik", nuk ka qenë e rastësishme, kjo formë është më e ashpër ndërmjet grupeve etnike të cilat i takojnë qytetërimeve të ndryshme181, Ballkani ka qenë shembull dhe simbol më tragjik të islamit sekular në Evropë.182 Për zbatimin e masave të jashtëzakonshme represive, duke përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme, në pjesët e pushtuara nga ana e ushtrisë serbe në Kosovë dhe në Maqedoni, për të ruajtur mimimumin e stabilitetit shoqërorë, ekzistojnë raportet

dhe Zoti do t'na ndihmojë. Zoti është me ne. Vdekje barbarëve pa fe". Cituar sipas: Dimitrije Tucoviqi, "Serbia dhe shqiptarët" (4) "Fjala" nr. 5, vitit XXV, 1992, Prishtinë, faqe 13. 177 "... theksojmë edhe këtë. Për të këqijat që na bënë turqit ne kthejmë sa më shumë që mundet më të mirë". "Vesnik Srpske Crkve", janar-shkurt, 1913 Beograd, vep. e cit., fq. 13. 178 "Dituria Islame", Prishtinë, (1999) nr. 66, fq 23. 179 Shih: Safet Bandzovic, "Muslimani u Makedoniji i Prvi balkansiki rat", ","Znakovi Vremena", Naucnoistrazivacki institut "Ibn Sina", Sarajevo,2001/ 2002, vol.4/ 5, nr. 15, fq.206-224. 180 Shih: Dimitrije Bogdanovic, Knjiga o Kosovu, Beograd, 1990, fq. 237-238. 181 Samuel P. Huntington, Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, "Logos-A", Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2004. 182 Nedovrseni mir. Izvestaj Medjunarodne komisije za Ballkan, Beograd, 1998, fq.130.

Faqe 66

dhe provat nga ana e shumë organizatave e komisioneve ndërkombëtare si është e Komisionit Karnegi për Ballkanin.183 Gjatë Luftës së I Botërore, vazhdoi masakra e popullatës shqiptare pa hov të zvogëluar, sipas letrës së "Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës" dërguar Qeverisë së SHBA dhe Konferencës së Paqes në Paris, në Kosovë ishin vrarë 6.040 veta dhe ishin shkatërruara 3873 shtëpi. Viset etnike shqiptare, e sidomos Kosova ishin nënshtruar politikës kolonialiste të Serbisë, lufta kundër gjuhës shqipe, shndërrimi i xhamive në stalla dhe depo municionesh184 rezultoi me dëbimin të rreth 90.000 deri në 150.000 myslimanë. Qeveria e Beogradit nuk ishte e kënaqur me numrin e dëbuarve shqiptarë, gjatë vitit qeveria kërkoi zyrtarisht nga Republika e Turqisë, të pranonte 300.000 ­ 400.000 shqiptarë mysliman.185 Negociatat filluan gjatë vitit dhe përfunduan më 11. 07. 1938, rezultati i të cilave ishte se Turqia ishte e gatshme të pranoj 40.000, përkatësisht deri në 400.000 njerëz, pasi që familjet kishin mesatarisht dhjetë anëtare. Plani i përgjithshëm i dëbimit të shqiptarëve duhej të fillonte në vitin 1939 dhe të zgjaste gjashtë vjet.186 Me krijimin e Mbretërisë së SKS, ka vazhduar politika e shfarosjes të myslimanëve si në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Sanxhak ashtu edhe Maqedoni. Llogaritet se në vitet e para, pas themelimit të mbretërisë unike, në Bosnje dhe Hercegovinë në mënyrë kundërligjore, pa kurrfarë gjykimi janë ekzetuar mbi 3.000 mysliman të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga bandat e Maja Vujoviqit dhe Petar Roganit. Për gjendjen tepër të rëndë të myslimanëve në atë kohë, përkatësisht për dhunën shtetërore të ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sanxhak dhe në

183

http://www.iis.unsa.ba/posebna/mitovi/mitovi_antic.htm

Xhamia e Sinan Pashës në Prizren, një ndër xhamiatë më të mëdha dhe më të bukura në këtë pjesë të Ballkanit ishte shndërruar në depo ushtarake. 185 Gjatë vizitës në Kosovë dhe në viset të tjera të banuara nga shqiptarët, reis-ul-ulema, I. Magllajliq, kishte kundërshtuar nënshkrimin e Konventës për shpërnguljen e popullatës shqiptare, ai ndër të tjera kishte thënë:"Armiqtë tuaj po flasin se ju duhet të shpërnguleni. Unë ju deklaroj se nga kjo nuk ka asgjë. Kjo ësht toka Juaj, ua kanë lërë baballarët dhe stërgjyshërit tuaj dhe askush nuk do të shpërngulet. Ju keni lindur këtu edhe këtu do të vdisni". Shih: Jusuf Osmani, "Kontributi i shtypit në pengimin e kolonizimit sllav dhe të reformës agrare në Kosovë 1918-1941", Shtypi islam dje, sot dhe nesër, Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore, Kryesia e Bashkësisë Islame,Prishtinë, 2005, fq. 217-223. Shih: Shih: Pierre Behar, "Vestiges d'empires", Paris, 1999, përktheu Anton Papleka, "KOHA Ditore", 30. 10. 2005, fq. 7.

186

184

Faqe 67

Maqedoni, në mënyrë më bindëse flasin parashtresat e reis-ul-ulemasë187 të atëhershëm Ibrahim ef. Maglajliqit, (eksponent i regjimit të Beogradit), të vitit 1933 të dërguar qeverisë së Beogradit, pas udhëtimit inspektues këtyre viseve ("Inspekcijsko putovanje po Juznoj Srbiji"). Në këto parashtresa në mënyrë të detajizuar paraqiten shembujt e shkatërrimit të varrezave të myslimanëve, rrënimi i një numri të konsiderueshëm të xhamive, mungesa e mësimdhënësve të mësimit fetar për nxënësit mysliman në mjediset ku pjesa dërmuese e popullatës ka qenë myslimane, e në veçanti në banovinat e Vardarit, Zetës dhe të Moravës. 188 Si trysni e veçantë me karakter material, ka qenë eksproprijimi i pasurive të myslimanëve dhe kompensimi jo i drejtë, i cili ka shkaktuar valën e shpërnguljeve; fyerja e ndjenjave fetare të fëmijëve mysliman në literaturën e obliguar shkollore, detyrimi i fëmijëve të marrin pjesë në festat fetare ortodokse dhe shënsaviane etj.189Këto kanë qenë mjetet plotësuese të një strategjie politike afatgjate Një prej masakrave më të rënda ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Jugosllavisë, është bërë në fillim të nëntorit të vitit 1924 në fshatrat Shahoviqi dhe Pavino Polje, afër Bijelo Poljes. Pas vrasjes të kryeshefit të Kollashinit Boshko Boshkoviqit, më 7. 11. 1924, për çka me vendimin e gjykatës janë akuzuar pa bazë myslimanët, me nxitjen e Nikodim Cemoviqit, kryeshefit të qarkut të Bijolo Poljes dhe "pogllavarit" Lazo Bogiqeviqit, turma e armatosur malazeze prej më se 2.000

Ulema (a), njohës i mirë i ligjeve islame dhe interpretues i Kur'anit. Me rastin e krijimit të Mbretërisë së SKS, Kosova ishte nën okupimin e Serbisë, si edhe Maqedonia. Më 1922 shteti i atëhershëm ishte i ndarë në 33 qarqe, kurse në vitin 1929 në nëntë banovina. Kosova dhe Maqedonia Perëndimore i kishin takuar banovinës së Vardarit, Zetës dhe të Moravës. Kjo ndarje zgjatë derin në fillimin e Luftës së II Botërore, kurse pas vitit 1945, kufijntë janë caktuar sipas parimit historikë e kombëtar. Shih: Prof. Dr. Zejnullah Gruda, "Parimi uti possedetis ­ kufijtë e brendshëm", "KOHA Ditore", 14. 9. 2006, fq. 11. 189 Shih: "Është e qartë se politika e atëhershme hegjemoniste, e insipiruar nga shovinizmi ekstrem serbomadhë, ka shkuar kah ai drejtim që në tërësi të likuidoj popullatën myslimane të përkatësisë turke dhe shqiptare. Këtë qëllim e ka realizuar në mënyra të ndryshme: varëfrimin ekonomik, me pamundësimin e shkollimit, me rrënimin dhe dhe shnëdrimin e xhamiave më të bukura dhe më monumentale, si janë Buramli xhamia, Xhamia e Mastaj Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren etj. Për këtë formë të dhunës, faktet më të dhimbshme na ofron raporti i reis-ul-ulemasë Haxhi Hafiz Ibrahim ef. Magllajliqit, nga viti 1933. Magllajliqi aq ka qenë i prekur dhe mllefosun nga situatat dhe pozita pa kurrfarë të drejte të myslimanëve në ato vise, sa që duke mos mundur të pres kthimin, deri sa ka qenë në udhëtim, në shenjë të protetstës ka ofruar dorëheqjen në pozitën e reis-ul-ulemsë dhe është kërcnuar se këtë dorëheqje nuk do të revokojë deri sa nuk eliminohen këto padrejtësi. Ky raport paraqet momentin e ndritshëm në jetë e këtij njeriu të vyeshëm". Shih: H. Husein Djozo, "Zapazanja sa puta po Sandzaku, Kosmetu i Makedoniji", "Glasnik Vrhovnog islamskog staresinstva u SFRJ", Sarajevo, 1967,nr. 9-10, fq 460-467. Parashtresat e I. Maglajliqit në "Glasnik Vrhovnog starjesinstva IVZ", nr 2 (1934), 1 (1938) fq. 38-53.

188

187

Faqe 68

"burrave" gjatë natës 9 dhe 10. 11. 1924, në këto dy fshatra kanë therur dhe vrarë afër 600 mysliman, burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm.190 Traktati i fshehtë e Londrës (1913) dhe Marrëveshja Paqësore e Versajit (1919)191 kanë pasur pasoja të rënda për shqiptarët, ushtritë pushtuese serbe, malazeze, bullgare dhe greke në viset shqiptare të pushtuara gjatë luftërave ballkanike (1912-13) dhe gjatë Luftës së I Botërore rrënuan në themel më se 800 lokalitete shqiptare, vranë ose i zhdukën përgjithmonë rreth 350.000 shqiptarë dhe ndoqën nga vatrat etnike mbi 500.000 të tjerë.192 Përveç hymbjeve teritoriale, të gjithë popujtë e Ballkanit të besimit mysliman, kanë përjetuar hymbje të mëdha në njerëz, të cilat kanë qenë pasojë e luftërave gjenocidiale, dëbimeve me dhunë dhe të shpërnguljeve. Në çfarë përmasa ka qenë humbja në njerëz, këtu po japin vetëm një shembull ilustrativ, gjatë viteve 1912-1926, në fazën e fundit të zgjidhjes së "çështjes lindore", myslimanët e Ballkanit kanë humbur 27% të popullatës së vetë, e cila sipas të gjitha parametrave ndërkombëtare llogaritet si katastrofë demografike.193 Në fillim të shek. XX fuqitë kryesore evropiane kanë zhvilluar dhe kanë mbrojtur tezën mbi popujt "trashëgimtarë legjitim" të Ballkanit, parim me të cilin legjitimohen luftërat pushtuese të shteteve ortodokse.

Këtë dramë të myslimanëve në mënyrë më bindëse ka paraqitur Milovan Gjillasi, në veprën e tij Land without Justice, ed. Methenen & Co. London, 1958. ("Vendi pa drejtësi-ligj"). 191 Për padrejtësitë e Paqes së Versajit Vladimir Dedijer thotë: "...Me asnjë popull nuk është bërë aq tregti e pafytyrë në konferencat e paqes pas Luftës së Parë Botërore, siç është rasti me popullin shqiptar". Cit. sip. : Prof. dr. Fatmir Fehmiu, "Halucinacionet e të huajve rreth demografisë në Kosovë (3)", "Bujku", Prishtinë, 13. 04. 1998, fq. 13. 192 Shih: Dr. Muhamet Pirraku, Letër Konferencës së Helsinkut II-Paris 1990, "Dielli" , Zagreb, (1990), nr. 16. 193 Vetëm si krahasim po e parashtrojmë faktin, se gjatë Luftës së I Botërore, luftë e cila është e njohur me viktimat të mëdha civile, Franca nga popullata e vetë e gjithëmbarshme ka humbur 1%. Shih: Justin McCarthy, "The Population of Ottoman Empire Before and After the Fall of the Empire", III Congres on the sociale and Economic History of Tyrkey (Istambul-Washington-Paris: The ISIS Pres, 1990), 294, Fikret Karcic, "Muslimani Balkana na pragu 21 Vijeka", ", "Znakovi vremena", Sarajevo, 2000, 9/10, fq. 209218.

190

Faqe 69

Faqe 70

2. Pozita e Bashkësisë së Fesë Islame në Mal të Zi Me vendimet e Kongresit të Berlinit, Mali i Zi konstituohet dhe pranohet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur. Me luftërat e zhvilluara dhe me vendimet e Kongresit të Berlinit, Malit të Zi i takojnë: Nikshiqi, Podgorica, Berane, Kolashini, Tivari dhe Ulqini,194 qendra të populluara kryesisht me shqiptarët e besimit mysliman dhe me boshnjakët. Pushtimi i këtyre viseve nga ana e ushtrisë malazeze ka qenë i përcjell me terror dhe me vrasje kolektive. Pasi që popullata vendore, në mënyrë perfide dhe me mashtrim, është çarmatos, ushtarët dhe bartësit e autoriteteve shtetërore kanë qëruar llogaritë me popullatën duarthatë. Përndjekjet e myslimanëve në kuptimin e gjenocidit, do të fillojnë me hetimet mbi sllavët e myslimanizuar ("poturice"), e cila do të filloj në Mal të Zi, në fillim të shek. XVIII. Këtë ngjarje do të shtjelloj poeti dhe kryepeshkopi (vladika) Petar Petroviq Njegosh në epin e tij të famshëm "Kurorra e Maleve" ("Gorski vijenac"), ep me të cilin sigurohet bazamenti psikologjik e shpirtëror për përndjekjen sistematike të myslimanëve, nga ana e serbëve dhe të malazezve,195 përkatësisht për ekzistencën e shtetit dhe fisit malazezëve, nuk kishë rrugëdalje tjetër përveç në shfarosjen e myslimanëve.196 Në Pllavë dhe Guci popullata ka përjetuar çaste dramatike nga njësitë jorregulare ushtarake e paramilitare, nën komandën e Avra Cemoviqit. Një numër i

Sipas vendimit të Fuqive Mëdha të 26. 06. 1880, Ulqini me rrethinat e tij duhej të dorëzohej Malit të Zi. Qeveria e Stambollit, edhe pse u gjend përballë qëndresës së vendosur të banorëve të Ulqinit, u detyrua të pranonte dorëzimin e Ulqinit dhe të rrethinës, me qëllim të mos zbatohej plani i demonstrimit detar. Më 28. 11. Ulqini iu dorëzua nga Porta e Lartë forcave malazeze. Pas Ulqini iu dorëzua trupave malazeze, me qindra familje ulqinake morën rrugën e mërgimit. Pjesa më e madhe shkuan në drejtim të Shkodrës, Shëngjinit e Durrësit. Shih: Prof. dr. Hasan Çipuri, "Mbrojtja e Ulqinit", ", "Universi", AIITC, Tiranë, 2006, nr. 8, fq. 141-149. 195 Për myslimaët Njegoshi ndër tjera shprehet sa vijon "Zoti t'ju nemë bastardë të fëlliq/Çfarë donë feja turke tek ju", "Kurorra e maleve. Kjo ngjarje, sipas literaturës historike ka ndodhur gjatë viteve 17111712, në Malin e Zi të vjetër, e cila atëherë ka pasur vetëm katër nahi: Katunit (Cetinës), Rijekës, Crmnicës dhe të Ljeshës. Në atë kohë në këto vise kanë jetuar 800-1000 myslimanë, por prej vitit 1712 më nuk ekziston asnjë mysliman. Në këto vise kanë ekzistuar gjashtë xhamia, të cilat janë rrënuar deri në themele. Myslimanët të cilët kanë arritur të hikin therrjeve dhe krishterimit të dhunshëm janë vendosur në Nikshiq dhe në fshatin Tugjemile afër Tivarit. Shih, Mustafa Imamovic, Pregled istorije genocida nad Muslimanima u jugoslovenskim zemljama, "Glasnik" Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ, (1991), Sarajevo, viti LIV, fq. 676-678. 196 Shih: Thomas. W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit: Rrjedhat historike të misionit, "Dituria islame", Prishtinë, 2004, fq. 169 ?.

194

Faqe 71

konsiderueshëm i popullatës është ekzekutuar, kurse pjesa tjetër ka qenë e detyruar të pagëzohet në të krishterë. Me qëllim të shpëtimit nga vdekja, myftiu i Gucisë e këshillon popullatën që përkohësisht dhe formalisht të kalojnë në fenë ortodokse dhe kur të krijohen kushtet sërish t'i kthehen besimit islam197. Këto qytete dhe

luginat e lumenjve, të pasura me toka pjellore, i ekspozohen valëve të imigracionit të popullatës ortodokse sllave. Kryesisht, këto vise kolonizohen nga banorët e vendbanimeve të varfra malore dhe luftarake. Popullata shqiptare shpërngulet në drejtim të Shqipërisë dhe të Kosovës, kurse boshnjakët shpërngulen në drejtim të Sanxhakut dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Me vendimet e Kongresit të Berlinit, Mali i Zi obligohet që pakicave fetare në territorin e vet të garantoj lirinë e ushtrimit të veprimtarisë fetare dhe qeverisjen me pasurinë vakufore. Me vendimet e Kongresit të Berlinit (neni 30 i Marrëveshjes së Berlinit) dhe me marrëveshjen ndërmjet Malit të Zi dhe të Turqisë, myslimanëve i pranohet formimi i bashkësisë islame me qëllim të qeverisjes me punët fetare Për Bashkësinë e Fesë Islame, gjatë tërë ekzistimit të Malit të Zi si shtet i pavarur, nuk është nxjerr ligji i cili kishte me rregulluar statusin dhe veprimtarinë e saj. Tërë veprimtaria e Bashkësisë së Fesë Islame është financuar nga mjete vetanake, përkatësisht nga të ardhurat vakufore. Të ardhurat e hoxhallarëve dhe të gjithë të punësuarve janë paguar nga këto fonde, kurse kadijtë, si gjykatës pranë gjykatave të sheriatit, që kanë qenë kompetent për gjykimin në kontestet familjare dhe trashëgimore, janë paguar nga buxheti shtetëror si nëpunës shtetëror. Me Kushtetutën e Nikoldanit (6/19. 12. 1905), islami ka pasur statusin e besimit të pranuar, pra nuk ka qenë i barabart me besimin ortodoks dhe me Kishën

197

Duke parë ngjarjet tragjike, popullata e pranon këshillën e myftiut të Gucisë, kështu që prifti Gjorgje Shekullarac, i pagëzon 12.000 mysliman. Në fillim të majit të vitit 1913 një grup i myslimanëve me autoritet, arrinë të depërtojnë deri në Cetinë, ku e informojnë mbretin Nikolla me ngjarjet tragjike. Me intervenimin energjik të fuqive të mëdha, mbretiurdheron sërish hapen xhamitë e mbyllura si dhe lejohet kthimi në fenë islame të gjithë atyre që dojnë të kthen. Përveç tri familjeve të gjithë kthehen besimit të vetë islam Shih: Mustafa Imamovic, Pregled istorije genocida nad Muslimanima u jugoslovenskim zemljama, "Glasnik" Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ, (1991), Sarajevo, viti LIV, fq. 690. Në lidhje me gjithë këtë situatë tragjike për pollin shqiptar vicekonsulli austriak në Prizren, Pecel, shkruan "... u ndal një aventurë e shëmtuar e sllavëve për shkombëtarizmin fetar të shqiptarëve dhe për asgjësimin e tyre me anë të shpërnguljes nga trojet e tyre stërgjyshore, që ishte edhe pikësynimi i sllavëve". Shih:Raporti i Pecelit, të datës 9. 06. 1913 dhe Raporti i Vukoviqit të datës 27. 03. 1913. Jahja Lluka, e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1924, Prishtinë, 1997, fq. 26.

Faqe 72

Ortodokse të Malit të Zi, pasi që këto kanë gëzuar statusin e institucioneve të veçanta shtetërore. Kisha Ortodokse e Malit të Zi ka qenë e proklamuar si kishë shtetërore, kurse besimi ortodoks si besim shtetëror. Mbikëqyrjen supreme, mbi të gjitha bashkësitë fetare e kanë ushtruar organet shtetërore. Në krye të Bashkësisë së Fesë Islame ka qenë myftiu. Myftiun e ka emëruar mbreti.198 Mënyra e zgjedhjes dhe të emërimit të myftisë ka qenë e rregulluar me marrëveshje të veçantë të arritur ndërmjet Turqisë dhe Malit të Zi. Pozita e myftiut njëkohësisht ka presupozuar edhe anëtarësinë në Kuvendin Popullor. Përveç

myftiut, kanë ekzistuar edhe pesë kadinjë. Në bazë të propozimit të myftiut janë emëruar kadijntë të gjykatave të sheriatit në Tivar, Ulqin dhe Podgoricë, ku ka qenë i koncentruar numri më i madh i besimtarëve mysliman. Myftiu i parë i Malit të Zi ka qenë H. Salih ef. Suli, nga Ulqini, përndryshe i lindur në Shkodër, i emëruar në vitin 1878 nga knjazi Nikollë, i cili edhe i ka dhënë autorizimin që të ushtron pushtetin dhe "të gjykojë myslimanëve sipas sheriatit, ashtu si ka qenë edhe në kohën turke". Pëlqimin për emërimin e tij ka dhënë shejh-ul-islami i Stambollit dhe selia së pari ka qenë në Ulqin e pastaj në Podgoricë. Për shkak të mosmarrëveshjeve me pushtetin h. Sali Huli, gjatë vitit shpërngulet në Shkodër. Sipas lutjes të mbretit Nikolla gjatë vitit 1887, Stambolli dërgon Mustafa Hilmi Tikveshin, si myfti ri, por i cili për shkak të masave shtetërore ka qenë i shtrënguar të shpërngulet bashkë me familje në Turqi.199 Me dekretin e mbretit, të datës 17. 06. 1912, myfti i ri është emëruar Murteza Karaxhuzoviqi200 i cili e ushtron këtë detyrë deri në vitin 1918, kur në Kuvendin e Podgoricës është shpallur bashkimi me Serbinë, kurse mbreti Nikolla I, përmbyset nga froni dhe detyrohet të iki. Me këtë suprimohet myftinija malazeze dhe tërë myftinija së pari bartet në Nish, e pastaj në

Kushtetuta për Principatën e Malit të Zi ­ Ustav za Knjazevinu Crnu Goru, od 6. 12. 1905, neni 129, alinea 3 dhe neni 135, alinea 2. Drzavna stamparija, Cetinje, 1905. 199 Ndërmjet shtetit dhe Mustafa Tikveshit shpeshë ka ardhur deri te mosmarrëveshjet, e në veçanti pas vendimit të qeverisë se të vdekurit nuk mund të varrosen para kalimit të kohës prej 24 orëve, çka ka qenë kundër dispozitave të sheriatit. Kjo ka qenë arsyeja kryesore për largimin e tij. Shih: Islamska zajednica i muslimani u Crnoj Gori, http://test.rijaset.ba/index2php?option=com_content&task=view&id=232pop=1&page=page 200 Shih: Dr. Darko Tanaskovic, "Islamska zajednica u Jugoslaviji", Zbornik radova, Religija i drustvo, Zavod za izdavanje udzbenika i nastavna sredstva, Beograd, 1988, fq. 383, http://test.rijaset.ba/index2php?option=com_content&task=view&id=232pop=1&page=page

198

Faqe 73

Beograd kur bëhet edhe proklamimi i Muftinisë Supreme në Beograd, me kompetenca për territorin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Pas luftërave ballkanike, gjatë muajit tetor të vitit 1912, pas një lufte të ashpër, përveç Malësisë së Mbishkodrës, Plavës, Gucisë, Rozhajës, ushtria malazeze pushton Pejën, Deçanin dhe depërton deri në Gjakovë, ku kishte depërtuar edhe ushtria serbe. Në trojet e pushtuara, krahas terrorit të madh ndaj popullatës, u ndërmor një aksion i gjerë për konvertimin (ndërrimin e fesë) e popullatës shqiptare.201 Konvertimi i popullatës shqiptare u bë në dy faza: nga fundi i dhjetorit 1912 deri në fund të shkurtit të vitit 1913 dhe nga marsi deri në fund të prillit 1913. Në trevat shqiptare të pushtuara nga Mali i Zi, pjesa dërmuese ishte e besimit mysliman, vetëm një pjesë e vogël, afër 10 %, ishte e besimit katolik202 dhe jetonte në Gjakovë me rrethinë dhe në brezin kufitar të Shqipërisë Veriore.203 Konvertimin e organizonin Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe të Punëve Kishtare në bashkëpunim dhe bekimin e Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Për organizimin e konvertimeve dhe mënyrën e saj urdhëresa lëshonte Mitropolia e Cetinës. Konvertimi organizohej nga organet e pushtetit lokal, kurse ceremoninë e udhëhiqnin klerikët ortodoksë. Në ceremoni detyrohej të merrte pjesë edhe myftiu i qytetit. Konvertimin në fenë ortodokse e pranoi një numër shumë i vogël i familjeve

201

Dhuna e përdorur në për konvertim, ka ka ngelur në kujtesën kolektive e popullatës shqiptare, për ilustrim po japin një këngë popullore: "Po pëvet njaj mret i ri/Zo çfar krajli ka hy në Guci/...Ka mbledh popullin bitevi/Martinoviqin 70 shpi/Naj ka mbledh na i ka bashkue/Në ni kishë na i ka ngujue/Në ni kishë na i ka ngujue/A po doni ju fenë me nrrue/Ja të gjithë keni marue.../...Një batare jau ka lëshue/As nji i gjallë nuk asht pshtue...Këngë popollore e kënduar në Plavë e Guci, fshati Vuthaj, Guci. Shih:Dr. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, fq. 181. 202 Duke pasur të drejtën e protektoratit mbi ushtrimin e lirë të besimit, të pjesëtarëve të besimit katolik, Austro-Hungaria u angazhua të ndërpritej konvertimi me dhunë në fenë ortodokse, duke bërë presion diplomatik mbi organet shtetërore të Malit të Zi. Për interesimin e Austro-Hungarisë, për besimtarët katolik qeveria e Malit të Zi, ishte jashtëzakonisht e shqetësuar, duke i frikuar faktit se nuk do të mund të realizoj planet e veta ekspanizioniste në Rrafshin e Dukagjinit. Marrëdheniet e ashpërsuara ndërmjet AustroHungarisë dhe të Malit të Zi, kulminacionin e arrijnë me vrasjen e klerikut Luigj Palajt, nga Janoshi i Gjakovës, në mars të vitit 1913. Shih: Branko Babic, Politika Crne Gore u novooslobodjenim krajevima 1912-1914, Titograd, 1984, fq 216. 203 Me qëllim të realizimit me sukses të këtij aksioni në Pejë u formua një shoqatë e fshehtë me emrin "Liga", të cilën e përbënin zejtarët dhe tregëtarët. Kjo shoqatë propagandonte se feja e të parëve të shqiptarëve ishte ajo ortodokse dhe se kisha e Pejës dhe Manastiri i Deçanit, ishin të shqiptarëve. Për këtë qëllim nëpër fshatra u dërguan mësuesit që me autoritetin e vetë të bindin popullatën myslimane që t'a përqafonin fenë ortodokse. E gjithë ky aksion nuk pati sukses, pas një kohe të shkurtër, shoqata pushoj së vepruari. Shih: Branko Babic, Politika Crne Gore u novooslobodjenim krajevima 1912-1914, Titograd, 1984, fq. 234, Dr. Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, fq. 180.

Faqe 74

shqiptare, kryesisht të bejlerëve, që interesat e veta ekonomike dhe ndikimin e vetë politik e lidhnin me pushtetmbajtësit e rijnë.

204

Intensiteti i dhunës dhe të terrorit

ndaj popullatës myslimane posaçërisht ishte i lartë në fshatrat: Strelcë, në Lugun e Baranit, Garazhdevc, Lluzhan, Vranoc dhe Dobërdol.205 Sipas të dhënave, më 10. 03. 1913, në Lugun e Baranit 68 familje shqiptare myslimane janë konvertuar në fenë ortodokse, ndërsa në fshatrat e rrethit të Pejës: Brestë, Novosellë, Treboviç, Dubovë, Drenoc, Lloqan, Carrabreg, Leshan, Dredhëz, Petriq, Zajmovë, Prelep, Jabllanicë, Krushevë, Isniq, Strellc, Raushiq, Gllogjan e Kriticë, e tërë popullsia u konvertua në fenë ortodokse.206 Në kushtet e reja të krijuara, me vendimin e organeve kompetente të Bashkësisë së Fesë Islame, të miratuara në pajtim me dispozitat kushtetuese për liritë fetare dhe për të drejtën dhe lirinë e bashkësive fetare, që në mënyrë të pavarur të rregullojnë organizimin e brendshëm, formohet Drejtoria kryesore e sheriatit në krye me myftiun kryesor. Punën e drejtorisë, shteti kur nuk e ka ligjësuar, por në heshtje e ka toleruar ekzistimin dhe kompetencat e saja. Selia e Drejtorisë kryesore ka qenë në Tivarin e Vjetër, e pastaj në Podgoricë. Detyra kryesore e Drejtorisë ka qenë vetëm të kujdeset për qeverisjen e brendshme dhe për pasurinë e vakëfeve. Organizimi i këtillë ka zgjatur deri më krijimin e Mbretërisë të SKS në vitin 1918. Pra, Bashkësia e Fesë Islame në Principatën e Malit të Zi, në tërësi ka qenë nën kontrollin shtetëror. Vetëm në çështjet e parëndësishme organizative ka mundur të vendosi në mënyrë të pavarur. Bashkësia e Fesë Islame, ka mundur të

Në një letër, të datës 26. 02. 1913, të dërguar Ministrisë së Punëve e Brendshme të Malit të Zi, nga viset e pushtuara, ish konsulli i Malit të Zi në Shkodër Petar Pllamenac, ceket se në rrethinën e Gjakovës 33 familje, nga të cilat 199 janë meshkuj dhe 170 femra, kanë shprehur dëshirën të kalojnë nga feja katolike në fenë ortodokse, kurse në një letër tjetër të datës 28. 02. 1913, cekej se disa familje katolike e myslimane shqiptare dëshirojnë të kalojnë në fenë ortodokse. DACG, MUD, fa. 133, d. 556 dhe 560. 205 Për masat e ndërrmara ndaj popullatës shqiptare dhe rezistencën gjatë aksionit të konvertimit më së miri fletë kënga popullore: Haj medet për Lug t'Baranit/N'kamë na u çue Savë Llazari/Savë Llazari kamë na u çue/Don Shqiptarët me i shkombtarizue.../Për pa u gri, për pa u coptue. Shqiptarë jemi,s'kemi fenë me ndrrue./Haj medet, shpatën n'qafë ja ka nue/Deri në tokë gjaku i ka shkue./Mos u çart Hazir, fenë duhet me ndrrue!/Hazir Alia trim koka qillue./Përpjet gishtin e ka çue./Du me u gri, du me u coptu./Tybe n'Zotin fenë s'muj me nrrue./Na shqiptarë jemi qillue./Vorret e t' 206 Shih: Jahja Lluka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1924, Prishtinë, 1997, fq. 25.

204

Faqe 75

mbajë lidhje me bashkësitë tjera islame, vetëm me kusht që paraprakisht të ketë siguruar lejen nga Ministria e Arsimit dhe të çështjeve fetare.

3. Pozita e Bashkësisë Fetare Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë Bosnja dhe Hercegovina qysh nga periudha e hershme e shek. të mesëm, si territor kufizues ndërmjet Bizantit dhe të shtetit të frankëve, ka qenë qendër e luftërave të ashpra ndërmjet kishës ortodokse dhe të kishës katolike. Në këtë territor ka ekzistuar edhe një kishë me rëndësi, ajo heretike boshnjake, pasuesit e së cilës kah fundi i shek. XIV dhe XV me pushtimin e këtyre trevave nga Perandoria Osmane, më së pari e pranojnë besimin islam. Në fondamentin etnik dhe gjuhësor specifik boshnjak, me asimilimin e kulturës islame, formohet etnosi (populli ose kombi) i veçantë boshnjake-myslimane, përkatësisht boshnjak, kundrejt kombeve (popujve), të tjerë të Sllavëve të Jugut të gjuhës së njëjtë apo të ngjashëm (Serbëve, Kroatëve dhe Malazezve) , por me një përvojë të veçantë fetare dhe kulturorepolitike.207 Bosnja dhe Hercegovina, si një krahinë, e Perandorisë Osmane, në periudhën prej vitit 1463 e deri në vitin 1878, ka pasur edhe myftiun e vetë. Sipas autorizimeve të veçanta, myftiu kryesor ka qenë ai i Sarajevës.208 Si pasojë e krizës lindore dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit, Bosnja dhe Hercegovina, si territor i populluar me mysliman të prejardhjes sllave bien nën sundimin e Perandorisë të Austro-Hungarisë. Si koncesion Perandorisë Osmane dhe myslimanëve, sovranitetin suprem mbi këtë territor ende e ushtron sulltani209, përkatësisht qeverisja e Bosnjës dhe Hercegovinës, i besohet Austro-Hungarisë, pa shkeljen formale të drejtave sovrane

Me depërtimin e turqve në Ballkan dhe në Evropën e Mesme, Myslimanët e Bosnjes janë vendosur nëpër shumë shtete përreth si në Serbi, Mal të Zi, Sllavoni, Likë, Krbavë, Dalmaci dhe Hungari. Udhëpërshkruesi i famshëm turk Evlia Çelebi, shkruan se në shek. XVII Budimi (Buda), Stolni Biograd (Szekes Fehervar), Peçuli (Pecs), Pozhega, Osijeku dhe shumë qytete të tjera në Hungari dhe Sllavoni janë "qytezat (varoshet) e thjeshta boshnjake". Shih: Evlija Celebi, "Putopis", IRO "Veselin Maslesa", 1979, fq. 50-69,199-210. Shih: Mustafa Imamovic, "Pregled istorije genocida na Muslimanima u Jugoslovenskim zemljama", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFTJ", (1991), Sarajevo, fq. 673. 208 Shih: Halid Buljina, Istorijski presjek razvoja islamske zajednice, "Glasnik" VIS-a, (1989), Sarajevo, nr. 5., fq. 503-515. 209 Shih: Zejnullah Gruda, po aty, fq.139.

207

Faqe 76

të sulltanit. Kjo e drejtë e sulltanit, ka qenë e drejtë "nudum ius", ndërkaq pushtetin faktit ka ushtruar Austro-Hungaria. Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, me armë në dorë luftojnë tri muaj me ushtrinë okupatore, e cila detyrohet të angazhoj një të tretën e ushtrisë së vetë në një vend relativisht të vogël. Kah fundi i muajit tetor Bosnja dhe Hercegovina okupohet nga një pushtues krishterë, me tradita dhe kulturë armiqësor. Menjëherë pas pushtimit, fillon përndjekja dhe dëbimi masiv i myslimanëve. Në ditën e parë pas pushtimi të Sarajevës (19. 08. 1878) fillon të funksionoj gjykata fushore (gjykata e jashtëzakonshme- Standgericht). Sipas vendimeve të kësaj gjykate më se 600 kryengritës mysliman internohen në Olomouc në Moravi (Çeki), ku ngelin gjerë në fund të vitit 1879.210 Duke u bazuar në nenin XXV të Traktatit të Berlinit, me të cilin sanksionohet okupimi e Bosnjës dhe Hercegovinës, më 21. 04. 1879, është lidhur Konventa ndërmjet Monarkisë të Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane ku përcaktohet liria e ushtrimit të islamit, ku ndër të tjera qëndron: "Të gjitha konfesioneve, e në veçanti asaj islame, i lejohet liria e plotë. Për myslimanët ne të kujdeset Austro-Hungaria jo vetëm në shprehjen e besimit të tyre, por edhe në zakonet e tyre; në xhamia të premtëve gjatë lutjeve, le të përmendet emri i sulltanit, e në ato vende, nëpër xhamia ku ka qenë vënë flamuri osman, le të vazhdojë ende ai zakon".211 Konventa e lidhur ka pasur karakterin e aktit bilateral, me të cilin Austro-Hungaria obligohej të rregullojë në mënyrë institucionale pozitën e

Shpërngulja masive e popullatës boshnjake nga trevat e veta etnike në veçanti ka ardhur në shprehje pas aneksimit të Bosnjes dhe të Hercegovinës. Muhaxhirët boshnjakë gjatë viteve 1908-1912, prej stacionit hekurodhor të Beogradit dhe nëpërmjet të Selanikut janë shpërngulur në Turqi. Numri i saktë i muhaxhirëve nuk është vërtetuar. Në publicistikë dhe në sipas burimeve të tjera spekulohet prej 300.000700.000 të shpërngulur. Shpërngulja e boshnjakëve, ka rezultuar me prishjen e barazpeshës etnike dhe fetare, në dobi të popullatës ortodokse serbe. Sipas regjistrimit të vitit 1879 në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar gjithsej 448.613 mysliman, përkatësisht 38,73% nga përqindja e përgjithshme e popullatës kanë qenë mysliman. Sipas regjistrimit të vitit 1910 në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar gjithsej 612.137 mysliman, përkatësisht përqindja e popullatës myslimane ka rënë në 32,25% të popullatës së gjithëmbarshme. Në shkencë si vlerësim real, pranohet numri prej 150.000 ­ 180.000 myslimanëve të shpërngulur. Shih: Mustafa Imamovic, Pregled istorije genocida nad Muslimanima u jugoslovenskim zemljama, po aty, fq. 685, Hamid Tanovic, "Krv je tekla sokacima-Stogodisnjica okupacije Bosne i Hercegovine", "Takvim", Izvrsni odbor Udruzenja ilmije u SR BiH, Sarajevo, 1978, fq. 205-224. 211 "Svim konfesijama, osobito islamskoj, daje potpuno sloboda. Za muslimane neka se Austro-Ugarska brine ne samo s obzirom na njihovu vjeroispovjest, nego i na njihove obicaje; u dzamijama neka se pektom spominje u molitvama ime sultanovo , a ondje gdje se do sada isticala osmalijska zastava na dzamijama, neka se taj obicaj i dalje zadrzi". Shih: L. Dakovic, Politicke organizacije bosanskohercegovackih katolika Hrvata, I. Dio,: do otvaranja Sabora 1910, Zagreb, 1985, fq. 64.

210

Faqe 77

bashkësive fetare dhe të gjitha besimeve. Me Kodin penal për Bosnjën dhe Hercegovinën, të datës 26. 06. 1879, garantohej liria e besimit. Gëzimi i të drejtave qytetare nuk varej nga bindjet fetare. Përkatësia cilit do besim nuk e lironte besimtarin nga detyrat e qytetarit. Me këtë Kod penal kanë qenë të parapara dënime për të gjithë ata që veprimet e veta kanë njollosur Zotin, përhapur jobesimin, që kanë penguar ushtrimin e lirë të ritualeve fetare, sharjen dhe përgojuar publikisht i të gjitha religjionet e pranuara si dhe të gjithë ata që me anë të shkrimeve dhe të shtypit nëpërkëmbin dogmat religjioze. Okupimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga një perandori katolike, ka pasur për pasojë shkëputjen e lidhjeve jo vetëm politike, por edhe atyre fetare të myslimanëve (të cilët në numrin e përgjithshëm të popullsisë kanë marr pjesë me afër 40% nga numri i gjithëmbarshëm) me qendrën përkatësisht me sheh-ulislamin, Rijasetin dhe me Ministrinë e Vakëfeve në Stamboll. Duke u nisur nga bazat e politikës globale, Monarkia Austro-Hungareze si qëllim kryesor ka pasur shkëputjen e bashkësisë islame nga Stambolli dhe për këtë qëllim ndermirën një sërë masash diplomatike dhe juridike për krijimin e Bashkësisë së Fesë Islame për Bosnje dhe Hercegovinë. Austro-Hungaria si shtet evropian i organizuar në parimet katolike, me strukturë të fortë hierarkike, organizimin e Bashkësisë Islame e bënë në pajtim me praktikën juridike ekzistuese të bazuar në të drejtën romake dhe në traditën evropiane. Kjo praktikë juridike te popullata myslimane dhe në strukturat e Bashkësisë së Fesë Islame krijon pasiguri emocionale e shoqërore, duke pasur parasysh të kaluarën historike gjatë Perandorisë Osmane, ku tërë jeta shoqërore ka qenë i organizuar në bazë të Kur'anit dhe hadithit. Ky lloj i organizimit, të cilin e ka imponuar okupatori evropian, ka qenë në kundërshtim me formën organizative e Bashkësisë së Fesë Islame, e cila ka funksionuar në mënyrë unike. Tërë jeta shoqërore e popullatës dhe të Bashkësisë Islame rregullohet me ligje të karakterit parcial, përkatësisht me ligj të veçantë rregullohet pozita dhe organizimi i Bashkësisë së Fesë Islame, me ligj të veçantë rregullohet qeverisja me pronat vakufore, kurse me ligj të veçantë është rregulluar organizimi dhe funksionimi i gjykatave të sheriatit. Me këtë lloj të organizimit, Monarkia e Austro-Hungarisë arrin të shkatërroj unitetin e Bashkësisë së Fesë Islame dhe të krijoj të gjitha

Faqe 78

kushtet për nënshtrimin sa më të lehtë të tërë shoqërisë, popullatës myslimane, organeve shtetërore.212 Krijimi i bashkësisë së pavarur islame në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë një prej detyrave të para dhe më të rëndësishme të pushtetmbajtësve të rijnë. Monarku i Austro-Hungarisë me traktatet ndërkombëtare dhe bilaterale, kishte pranuar të drejtën e kalifit dhe sheh-ul-islamit që të kujdesen për tërë fushën e të drejtave fetare. Krijimi i Bashkësisë së pavarur të Fesë Islame, ka qenë synim politik dhe strategjik. Për këtë qëllim organet e pushtetit përdorin metodën e dhënies së

privilegjeve dhe të korruptimit të personaliteteve të cilët kanë pasur ndikim të caktuar në mjediset ku kanë jetuar. Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme politike dhe ushtarake në Evropë dhe në botë, koha kur Perandoria Osmane ishte në defansivë, Perandoria e Austro-Hungarisë me mjetet diplomatike arrin të pengoj Portën dhe organet fetare në Stamboll, të ushtrojnë të drejtat e veta legjitime të mbikëqyrjes dhe të kujdesit ndaj myslimanëve. Kështu nën maskën e "plotësimit të kërkesave" të një grupi të myslimanëve me autoritet213 formohet Bashkësia Fetare Islame për Bosnjën dhe

Shih: Mehmed Begovic, "Organizacija islamske verske zajednice u Kraljevini Jugoslaviji", Arhiv za pravne i drustvene nauke, Beograd, 1934, Osman Nuri-Hadzic, "Borba muslimana za versku i vakufskomearifsku autonomiju", Bosna i Hercegovina pod Austro-Ugarskom upravom, Beograd, 1935, Ahmed Smajlovic, "Muslimani u Jugoslaviji", "Glasnik VIS-a", (1978), nr. 6, Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1977, fq. 18 213 "Në disa raste janë ndëramarr "inicijativa" të këtilla të Myslimanëve te organet më të larta administrative austro-hungareze, Kalaje kështu përmend si së pari në vitin 1881 një deputacion e Myslimanëve në Vien ka shprehur dëshirën e myslimanëve të Bosnjes dhe Hercegovinës që të kenë (fitojnë) udhëheqësin e vetë fetar me titull reis-ul-ulema (titulli i udhëheqësit të besimtarëve të bashkësisë islame). Në vazhdim , në vjeshtë të atij viti 27 mysliman sarajevas më me autoritet, kanë dorëzuar seksionshefit të atëhershëm të Ministrisë të përbashkët të financave baronit Kraus një parashtresë ku në 14 pika kanë shprehur dëshirat dhe ankesat (akuzat) e tyre. Këtu është me rëndësi të ceket pika e tretë e parashtresës së cekur, në të cilën përsëritet kërkesa e tyre mëhershme mbi futjen (uvodjenje) të funksionit të reis-ul-ulemasë si udhëheqësit më të lartë të Myslimanëve të Bosnjes dhe të Hercegovinës, krahas të cilit do të formohej këshilli i vecant (mexhlisi). Kjo kërkesë do të përsëritet edhe në nëntor të vitit 1881 gjatë bisedës të një grupi të Myslimanëve me shefin e atëhershëm vendor Dalenin." ("U nekoliko navrata usljededile su takve "inicijative" Muslimana kod najvisih organa austrougarske uprave. Kalaj tako pominje kako je prvo 1881. godine jedna deputacija Muslimana u Becu izrazila zelju da bosanskohercegovacki muslimani dobiju svog vjerskog poglavara sa titulom reis-ul-ulema (naziv za vjerskog starjesinu pripadnika islamske zajednice). Dalje, u jesen iste godine 27 najuglednijih sarajevskih muslimanskih prvaka urucilo je tadasnjem sekcionsefu Zajednickog ministarstva finansija baronu Krausu jednu predstavku u kojoj su u 14 tacaka izrazili svoje zelje i prituzbe. Ovdje je posebno znacajno ukazati na trecu tacku pomenute predstavke u kojoj oni ponavl;jaju svoj raniji zahtev o uvodjenju polozaja reis-ululeme kao najviseg vjerskog starjesine bosanskohercegovackih Muslimana, uz kog bi bio obrazovan poseban savjet (medzlis). Ovo trazenje bice ponovljeno u novembru 1881. godine u razgovoru jedne grupe Muslimana sa tadasnjim zemaljskim sefom Dalenom").Shih: Nusret Sehic, Autonomni pokret muslimana

212

Faqe 79

Hercegovinën dhe në vjeshtë të vitit 1882, me statut të veçantë rregullohen marrëdhëniet e kësaj bashkësie dhe organizimi i saj i brendshëm.214 Me këtë akt Bashkësia Islame vihet nën kontroll të pushtetit të ri. Për udhëheqës suprem, emërohet myftiu e deriatëhershëm i Sarajevës Hilmi Omeroviq, emërimin e të cilit e vërteton monarku i Austro-Hungarisë me dekretin e datës 17. 10. 1882.215 Udhëheqësi suprem fetar tregohet lojal ndaj organeve okupuese216. Zgjedhja e këtillë jo vetëm që ka shkuar në favor të qeverisë së Monarkisë së AustroHungarisë, por edhe organet turke nuk kanë treguar interesim që menshurën të ndajë sheh-ul-islami në Stamboll. Në bazë të Urdhëresës të datës 24. 10. 1882 ka qenë paraparë funksioni i reis-ul-ulemasë me qëllim të "... qeverisjes të

marrëdhënieve muhamedane dhe të marrëdhënieve fetare" ("...za upravljanje muhamedanskih i bogomoljskih odnosaja").217 Me vendimet përkatëse të organeve shtetërore rrumbullakohen organet e Bashkësisë së Fesë Islame. Kështu formohet Ulema Mexhlisi, përkatësisht Rijaset-i Ilmije, prej katër anëtarësh, të cilët bashkë me reis-ul-ulemanë, në bazë të propozimit të Qeverisë Vendore ("Zemaljska

za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, "Svjetlost" , Sarajevo, 1980, fq. 22. Osman NuriHadzic, Borba muslimana za versku i vakufsko-mearfisku autonomiju, "Bosna i Hercegovina pod AustroUgarskom upravom", Beograd, 1935 god. 214 Deri nën okpumin e Bonjës dhe të Hercegovinës, nuk ekzistonte bashkësia e veçantë e organizuar fetare, pasi Perandoria Osmane, ishte shtet islam. Uniteti i myslimanëve, nuk ishte e rregulluar me anë të bashkësisë të organizuar kerakrkike, por solidaritetit dhe obligimet buronin nga e drejta e sheriatit. 215 Në bazë të nenit 2 Konventës (Marrëveshjes) të lidhur ndërmjet Perandorisë të Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane të prillit të vitit 1879, me të cilën myslimanëve të Bosnjes dhe Hercegovinës u garantohen lidhjet e papengueshme me qendrën fetare në Stamboll, Porta e Lartë dhe organet më të larta fetare, ndërmarrin hapat e caktuara që këto lidhje jo vetëm të mos shkëputen, por edhe të përforcohen. Sipas vlerësimeve të Stambollit mënyra më e lehtë ishte që me anë të politikës kadrovike të ushtrohen të drejtat dhe obligimet ndaj myslimanëve, përkatësisht të mbahen lidhjet e garantuara. Kështu organet kompetente shtetërore dhe fetare, disa herë propozojnë kandidatë për bartësit e funksioneve më të larta fetare. Por, Perandoria Austro-Hungarisë nuk tregon kurrfarë gadishmërie dhe refuzon çdo propozim kadrovik, duke u thirrur në praktikën e përligjur në heshtje e cila ka ekzistuar në Algjer, në koloninë françeze dhe territoret ruse me popullsi myslimane, ku fuksionarë fetare kanë mundur të emërohen vetëm qytetar (nënshtetasit) vendor, me pëlqimin e sovranit legjitim. Shih: Nusret Sehic, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, "Svjetlost", Sarajevo, 1980, fq 22-27. 216 "Organet okupuese nuk kanë pasur arsye që posaqërisht të hamenden në këtë zgjedhje të tyre, ngase Omeroviqi është treguar si "person i përshtatshëm" për këtë post, duke pasur parasysh qëndrimin e tij menjëherë pas okupimit, kur paraqitet si nënshkrues i adresës dërguar perandorit më datën 4 nëntor 1878, pastaj me qëndrimin e vetë gjatë inicijativës së Portës që me anë të tij, të cilin e përcaktojnë si Myfti i Bosnjes, të rruajë ingerencat e mëparshme mbi punën dhe veprimtarinë e bashkësisë islame në Bosnje dhe Hercegovinë. Në fund, Omeroviqi dëshmohet si i besueshëm kur shpallë fetvanë me të cilën e ftonë Myslimanët e Bosnjes dhe të Hercegovinës të pranojnë ligjin ushtarak të qeverisë austrohungareze të shpallur më 4 nëntor 1881". Shih: Osman Nuri-Hadzic, po aty, fq. 24. 217 Si reis-ul-ulema i dytë me rradhë emërohet Azabagiqi, për të cilin në bazë të kërkesës sigurohet menshura nga sheh-ul-islami i Stambollit.

Faqe 80

vlada"), i emëron monarku austriak, si dhe ngelë funksioni i myftisë. Ky organ kolegjial, në krye të së cilës ka qenë reis-ul-ulema, nuk ka pasur ngjashmërinë me asnjë bashkësi islame në Ballkan. Vetë titulli i reis-ul-ulemasë ka qenë risi të cilën e kanë futur organet austro-hungareze, titull që deri atëherë ka qenë i rezervuar për udhëheqësin më të lartë fetar në Perandorinë Osmane, përkatësisht për kryeparin e Meshihatit.218 Në të gjitha bashkësisë e tjera islame në Ballkan, kryepari i një bashkësie islame e ka pasur titullin kryemyfti. Titulli reis-ul-ulemasë ka ekzistuar vetëm edhe në Palestinë, gjatë qeverisjes mandatorë të Britanisë së Madhe në këtë pjesë të Arabisë, praktikë të cilën e ka përvetësuar e Austro-Hungaria me qëllim të rregullimit të marrëdhënieve në të gjitha sferat e jetës të karakterit fetar. Organet shtetërore osmane kanë qenë të interesuara që në Bosnje dhe Hercegovinë të ekzistojë vetëm funksioni i myftisë së Bosnjës, si udhëheqës më i lartë fetar, kompetent për emërimin e nëpunësve dhe të kadijve. Në bazë të Konventës së Stambollit, të datës 21. 04. 1879, u është garantuar myslimanëve të Bosnjës, që lirisht dhe pa pengesa të mbajnë lidhje me Meshihatin219 në Stamboll. Në këtë

Lidhjet myslimanëve në Ballkan me sheh-ul-islamin, kryeparin e Meshihatit me anë të institucionit të menshurës do të funksionojnë deri në suprimimin e hilafetit, sheriatit dhe Meshihatit në Turqi në vitin 1924, përkatësisht ndarja e nga Meshihati i Stambollit, bëhet me datën 17. 10. 1882, kur formohet Bashkësia e parë e Fesë Islame, për Bosnje dhe Hercegovinë, nën sundimin e Austro-Hungarisë, akt i cili paraqet edhe humbjen e sovranitetit të sulltanit. Pasi të gjitha orvatjet për ripërtrirjen e hilafetit në botën myslimane nuk kanë pasur kurrfarë suksesi, nevoja e muslimanëve në Ballkan; përkatësisht të myslimanëve në ish-Jugosllavi, që të kenë një udhëheqës suprem fetar, i cili do të posedoj autorizimet jurdike të bazuara në sheriat i shtyejnë juristët islam, në një zgjidhje që konsiderohej si e përkohshme. Kështu me qëllim të dhënies të autorizimit të këtillë-menshures në nenin 64 të Kushtetutës të BFI të Jugosllavisë futet një dispozitë juridike, sipas të së cilës menshurën reis-ul-ulemasë, do të lëshoj një këshillë-pleqësi e përbëre nga juristët islam dhe njerëz të autoritet nga rradha e myslimanëve. Kjo zgjidhje do të jetë në fuqi deri sa mos të konstituohet Hilafeti i bazur në parimet juridike të sheriatit dhe e cila do të pranohet nga BFI dhe qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë. Kjo zgjidhje juridike e karakterit të përkohshëm mbështetej në konstatimin se pozita (posti) e Kalifes është i vakant dhe në interpretimin e juristëve të shkollës hanefite të sheriatit është pranuar qëndrimi, se në mungesë të pushtetit islamik në një territor, myslimanët vetë duhet të zgjedhin udhëheqësin më të lartë lartë i cili pastaj me aktet e ndryshme juridike të karakterit fetar do të emërojë kadijntë, imamët dhe hatibët. Shih: Nusret Sehic, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini," Svjetlost", Sarajevo, 1980, fq. 27, Izvodi iz intervjua sa Reis-ul-ulemom Naim ef. Hadziabdicem, "Vjernici su sastavni dio drustva", "Glasnik" VIS-a, (1982) nr. 6, fq 628-635. 219 Meshiat a. sheh, kryepari i fesë islame. Në Perandorinë Osmane zyra oficiele i sheh-ul-islamit, e cila ka pasur autoritetin shumë të lartë në kierakinë shtetërore. Përveç interpretuesit të sheriatit, sheh-ul-islam, i ka autorizuar të gjitha aktet kryesore prej shpalljes së luftës, lidhja e paqes, e deri te reorganizmi administrativ. Shih: Mustafa Nihat Ozan, Osmanlica-turkce SOZLUK, Inkilap ve Aka Kikatabevi, Istambul, 1952, fq. 460, Shih: Dr. Fikret Karcic, Drustveno-pravni aspekt islamskog reformizma, Islamski teoloski fakultet, Sarajevo, 1990, fq. 33.

218

Faqe 81

frymë, duke iu përmbajtur obligimeve dhe praktikës së përgjithshme, menshurën220 për emërimin e myftinve e ka lëshuar sheh-ul-islam, këtë të drejtë organet shtetërore austrohungareze, kanë pranuar vetëm në rastin e emërimit të reis-ululemasë. Në bazë të kësaj të drejte të deleguar, reis-ul-ulema ka lëshuar autorizime fetare hatibëve dhe murasele kadijnve. Kompetencat e organeve fetare kanë qenë tepër të kufizuara, Ulema Mexhlisi ka kryer mbikëqyrjen e jetës fetare të myslimanëve dhe ka bërë testimin e kandidatëve për shkollën e gjykatësve të sheriatit, kurse propozimin e kandidatëve për gjykatës të gjykatave të sheriatit dhe zëvendësit (naibët) e tyre i ka bërë reis-ul-ulema, kurse emërimin Qeveria Vendore (Zemaljska vlada) në Sarajevë. Gjatë vitit 1883 qeveria e re emëron myftijtë në disa qytete (Mostar, Banja Llukë, Doboj, Tuzëll, Bihaq, etj.) por njëkohësisht, në disa qytete postet i kanë mbajtur edhe ata myftinjtë të emëruar nga periudha turke (Travnik, Teshanj, Rogaticë). Qeveria austrohungareze me qëllim të përfimitimit dhe të kontrollimit sa më të lehtë të strukturave udhëheqëse, ka siguruar pagat, myftijve si bartësve më të lartë të funksioneve fetare në qytete. Kështu bartësit e funksioneve më të larta fetare financohen nga buxheti shtetëror, kurse të gjithë hoxhallarët dhe nëpunësit tjerë fetar, financohen nga fondet e vakufeve.221 Me punën këmbëngulëse dhe me përdorimin e mjeteve të ndryshme politike e administrative, organet okupuese arrijnë të formojnë Bashkësinë e Fesë Islame me strukturë të ri organizative, në pajtim me organizim shtetëror hierarkik, i cili kryesisht nuk ka qenë në pajtim me traditën islame. Sa i përket gjykatave të sheriatit nga periudha osmane, pushteti austrohungarez ato nuk i suprimon, por me anë të rregullativës së re, tenton t'i vënë nën kontroll dhe shërbim organeve të reja. Kështu, në këtë drejtim vendimet e para nxirren më 30. 12. 1878 dhe më 17. 07. 1879. Me Urdhëresën mbi organizimin dhe fushëveprimin e gjykatave të sheriatit, të Qeverisë Vendore të datës 30. 10. 1883,

Procedura e dhënjes të menshurës reis-ul-ulemasë të zgjedhur pa të drejtën që sheh-ul-islami, të përzihet në procedurën e zgjedhjes, ka qenë e rregulluar në mënyrë decidive me Statutin për qeverisjen autonome të punëve (çështjeve) vakuforo-mearife të vitit 1909. 221 Shih: Dr. Dragan Novakovic, Polozaj Islamske verske zajednice u Bosni i Hercegovini za vreme Austrougarske uprave, Tokovi istorije, (2002), Beograd, fq. 9-10.

220

Faqe 82

janë suprimuar vendimet e mëparshme.222 Me këtë Urdhëresë ka qenë paraparë që në shkallë të parë të vendosin gjykatësit-kadijtë e qarkut, kurse Gjykata Supreme e Sheriatit në Sarajevë të zgjedh kontestet në shkallën e dytë. Gjykatës ka mundur të zgjidhet personi që i ka plotësuar kushtet për thirrje të nëpunësve dhe pasi që të ketë dhënë betimin para organeve zyrtare. Çdo kandidat ka qenë i obliguar të paraqes provat për karakteristikat morale dhe politike. Kandidati ka qenë i obliguar që, para Ulema Mexhlisit në krye me reis-ul-ulemanë, t'i shtrohet provimeve përkatëse. Kandidati i cili me sukses i ka kaluar provimet e parashikuara, ka marrë diplomën me vulën zyrtare. Në kompetencën e gjykatave të sheriatit kanë qenë, të gjitha kontestet nga lëmi e drejtës martesore kur të dy bashkëshortë ka qenë me përkatësi myslimane, kontestet pasurore-juridike, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me lëmin e drejtave dhe detyrave të të

prindërve dhe të fëmijëve, zgjedhja e kontesteve

trashëgimore të myslimanëve, si dhe të gjitha çështjet në lidhje me kujdestarinë. Gjatë shqyrtimit të këtyre kontesteve, paraqiteshin edhe femrat, element i vjetër në barazinë e gjinive, që parashikohej me të drejtën islame. Në shkallë të parë gjykatësit e gjykatave të sheriatit kanë vendosur si gjykatës i vetëm, kurse Gjykata Supreme e Sheriatit ka vendosur si kolegje prej katër gjykatësve. Gjykata Supreme e Sheriatit ka pasur të drejtë që për çështjet e caktuara të kërkoj edhe me mendimin e Ulema Mexhlisit dhe të reis-ul-ulemasë.223 Organizimi i këtillë i gjykatave të sheriatit ka vazhduar edhe pas miratimit të Statutit të vitit 1909. Me Ligjin e datës 17. 02. 1913 vërtetohet ekzistimi dhe funksionimi i gjykatave të sheriatit në formën dhe fushëveprimin e pandryshuar.

3.1

Pasuritë vakufore

Naredba o ustrojstvu i djelokrugu serijatskih sudova od 30. 12. 1878. godine, broj 436 i Naredba o ustrojstvu i djelokrugu serijatskih sudova od 17. jula 1879. godine, broj 1390, Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1878. i 1879. godina. 223 Shih: Naredba Zemaljske vlade 0d 30. 10. 1883. godine o ustrojstvu i delokrugu serijatskih sudova, (Odobrena previsnjom odlukom od 29. avgusta 1883, objavljena zemaljskom vladom za Bosnu i Hercegovinu 30. oktobra 1883. pod brojem 7220/III.). Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu 1883. godina, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1883, godina, fq. 538-542.,

222

Faqe 83

Me qëllim të vënies nën kontroll të pasurive të mëdha vakufore224 të cilat kanë qenë vendimtare për funksionimin normal të Bashkësisë së Fesë Islame dhe sistemit të saj shkollor, organet e Qeverisë Vendore dhe Ministria e Përbashkët e Financave në Vjen, kanë nxjerrë një numër të caktuar të urdhëresave dhe të vendimeve. Në fillim si pikënisje rregullative kanë qenë ligjet e Perandorisë Osmane. Duke u përveshur me seriozitet tërë kësaj problematike aq të rëndësishme, formohet komisioni për konstatimin e pasurisë ekzistuese.225 Kontrolli i vendosur është vlerësuar si e pamjaftueshme, kështu që Qeveria Vendore ka emëruar komisarët për punët vakufore, pa pëlqimin e të cilëve nuk kanë mund të nxirren asnjë vendim. Sistemi i qeverisjes me vakëfet pjesërisht ndryshohet me Urdhëresën e Qeverisë të dt. 5. 09. 1884, formohen besitarët e përkohshëm vakufor të qarqeve. Sipas kësaj urdhërese në çdo qark dhe rrethe, nën kryesisë e kadisë formohet mexhlisi vakufor, anëtarët e të cilit janë: imami i xhamisë kryesor, hoxha ose myderisi i shkollës më të rëndësishme dhe dy anëtar të këshilli qeverisë të bashkësisë islame të qarkut. Detyra themelore e mexhliseve ka qenë përcaktimi i gjendjes dhe mbajtja e evidencës mbi pasurinë e tërësishme vakufore në qark, mbledhja e të ardhurave nga pasuritë vakufore dhe mbikëqyrja ndaj xhamijave dhe

Vakëf (vakf), fj. ar, evkaf wakf. ndal, mbaj). Pronari i një pasuri i cili në pajtim me dispozitat e sheriatit, e lënë në legat një pasuri të përshtatshme me qëllim bëmirëse për fenë dhe popullin, institucion bëmirës për qëllime të përgjithshme fetare, sociale dhe humane, institucion bëmirës pa kurrfarë kundërvlere, por vetëm për qëllime të larta fetare, vetëm për qëllim të përfitimit mëshirës të Allahut xh.sh.. Pasuria e këtillë nuk mund të shitet e as të tjetërsohet. Vakufi është institucion i së drejtës së sheriatit e bazuar në hadithë, kurse nënkupton të lënurit të sendeve të caktuara jashtë qarkullimit juridik (extra comercium), me urdhëresën decidive të pronarit dhe vinkulacionin për qëllimet fetaro-arsimore, sociale dhe tjera humanitare. Institucioni i vakufit mund të krahasohet me res lacre et religiose (res divini iuris) të së drejtës romake. Asnjë institucion Shih: Mehmed Begovic, Vakufi u Jugoslaviji, SANU, 1963, Abduselam I. Belagija, Uloga vakufa u verskom i svetovnom prosvecivanju muslimana, Beograd, 1933, fq. 8. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 339. D. Mehmet Dogan, Buyuk Turkce Sozluk, Istambul, 1996,fq 1110, Bratoljub Klaic, Veliki rjecnik stranih rijeci, izraza i kratica, "Zora", Zagreb, 1974, fq 1391 . 225 Me vendimin e perandorit austrohungarez të dt. 17. 03. 1883, formohet Komisioni Vakufor Vendor. Kryetari i këtij Komisioni ka qenë kryebashkiaku i Sarajevës, të cilin e ka emëruar vetë perandori kurse katër anëtar të tjerë kanë qenë qytetarët mysliman eminent sarajevas dhe dy nënpunës shtetëror, të emëruar nga ana e Ministrisë të Përbashkët të Financave në Vien. Ky organ ka qenë organ më i lartë për qeverisjen e pasurisë vakufore, i cili njëkohësisht ka pasur për detyrë që të përgatisi aktet juridike në bazë të cilave do të bëhet qeverisja e këtyre pasurive. Njëra prej detyrave të para të këtij Komisioni ka qenë, riorientimi i mjeteve të mbledhura nga Ministria e Vakufeve në Stamboll, në financimin e punës të Komisionit Vendor të Vakufeve. Shih: Abdulselam. Belagija, Uloga vakufa u verskom i svetvnom prosvecivanju nasih muslimana, Beograd, 1933.

224

Faqe 84

nëpunësve vakufor.226 Qeveria Vendore me Urdhëresën e vetë të dt. 8. 11. 1886, nën kontroll të vetë i vendos edhe emërimin e nëpunësve vakufor. Në pajtim me Urdhëresën, në vakëf mund të punësohej personi i cili paraprakisht ka marrë teskerin (dekretin). Emërimin në vendet e punës të cilat janë financuar nga të ardhurat shtetërore, i ka bërë Qeveria Vendore, në bazë të propozimit të Komisionit Vendor Vakufor. Tesketer për thirrjet fetare, gjithashtu me propozimin e komisioni vakufor, e ka lëshuar reis-ul-ulema. Nënpunësit të rangut të ultë, ka emëruar komisioni vakufor, në bazë të pëlqimit të reis-ul-ulemasë.227 Përparimi i mëtejshëm e punës të qeverisjes me pasurinë vakufore, bëhet me Instruksionin mbi udhëheqjen me punët e arkës me afarizmin e drejtorisë së vakufeve. Me këtë akt është modernizuar qeverisja dhe janë përcaktuar detyrat dhe obligimet e të gjithë personave zyrtar në lidhje me punën financiare.228 Me të gjitha këto akte juridike, shteti i fiton ingerca të mëdha në qeverisjen dhe kontrollin e çështjeve vakufore, masa të cilat shkaktojnë pakënaqësi dhe myslimanët, disa herë të protestojnë

kundër qeverisë. Kështu Qeveria Vendore gjatë vitit 1893 organizon këshillimin, ku shqyrtohen të gjitha rezultatet e arritura, në qeverisjen dhe kontrollin e pasurive vakufore. Shumica e pranishëmve ka përkrahur qëndrimin e zyrtar dhe reformat e

Naredba Zemaljske vlade od 5. septembra 1884 godine, br. 18837/1, o postavljanju privremenijeh vakufskih komisija u kotarima, Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu 1884, Godine, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1884. 227 Sipas Urdhëresës të dt. 8. 11. 1886, vendet zyrtare të punës në shërbimin vakufor kanë qenë të ndarë në ato fetare dhe ekonomike. Personat në detyrat zyrtare fetare kryejnë ritualet fetare dhe duhet të posedojnë arsimim të përcaktuar fetar. Detyrat zyrtare fetare kanë qenë: hatib-hoxha që mbanë vaz në xhami gjatë faljes të premteve, imam-hoxhë,kryepari i një xhamie, sheh-kryepari i një teqeje, vaiz-hoxha që mbanë vaiz, myderis-mësimdhënësi kryesor në medrese, mualim-mësues, arsimtar, muezin-personi që thëret ezanin, , muxhevid, devrihan, xhuzhan, kariji ushr-recituesit të Kur'anit. Vendet zyrtare të punës të karakterit financiar kanë qenë; muteveli-drejtori, nazir-mbikëqyrësi, kjatib-shkrestar, xhabi-tubuesi i të hollave, feraxh-pastrues i xhamisë, nakib-mbikëqyrësi i ushqimit, sheh-ul-imaret-mbikëqyrësi i kuzhinës, habaz-bukëpjekës, vekil haraç--ekonomi, hafizi kilar-mbikëqyrësi i magacinës dhe i depos, kajjunmbikëqyrësi i xhamisë dhe turbedar-mbikëqyrësi i varrezave. Në të gjitha vendet e punës në vakuf, kanë mundur të punësohen vetëm personat që kanë poseduar kualifikimet dhe aftësitë e percaktuara, të cilat janë dëshmuar me diplomat e caktuara. Kandidatët për thirrjet fetare kanë mundur të ushtrojnë detyrate e caktuara, vetëm pasi të kenë dhënë provimeve të caktuara, para Ulema Mexhlisit, kurse provimet për vendet e punës të karakterit financiar, janë mbajtur para Komisionit vendor vakufor. Shih: Naredba Zemaljske vlade od 8. 11. 1886. godine o poceljavanju vakufskih sluzbenih mjesta. (Objavljena dana 8. novembra 1886, pod br. 56638/1, usljed ovlastenja dobivena naredbom visokog zajednickog ministrastva od 18. oktobra 1886., broj 6409/I.), - Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu 1886. godine, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1886. (D. Novakovic, fq. 13) 228 Instrukcije o rukovodjenju blagajnickim poslovanjem vakufske uprave 1888. godine, Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu 1886. godine, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1886. N. Sehic, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1980, fq. 28.

226

Faqe 85

zbatuara, përveç një grupi të vogël në krye me myftiun e Mostarit Ali Fehmi Xhabiqin, i cili më vonë të jetë në krye të lëvizjes për autonominë e çështjeve vakuforo-mearife dhe në përgjithësi për autonominë e myslimanëve në të gjitha çështje fetare.229 Kërkesat e boshnjakëve me kohë zgjërohen duke përfshirë edhe marrëdhëniet agrare dhe politike. Me aksionet e veta Boshnjakët kanë shprehur mosbesimin dhe pakënaqësinë e vetë me administratën okupuese dhe njëkohësisht kanë shprehur kërkesat e veta për statusin autonom në Bosnjës dhe Hercegovinës nën sovranitetin e sulltanit.230 Pas kësaj konference Qeveria Vendore e bien aktin e ri juridik, Urdhëresën mbi qeverisjen e vakufeve231, me të cilën të gjitha aktet juridike nga lëmi vakufore, deriatëhershme qiten jashtë fuqisë. Me këtë Urdhëresë, Besitaria Vendore e Vakufeve), si organ i përkohshëm, shndërrohet në organ të përhershëm dhe më të

"Në fillim, kuptohet janë ndërrmarë "masat preparatore", me anë të kryeshefave të qarqeve dhe të rretheve, me anë të gjykatësve të sheriatit dhe imamëve të xhamijave që të "krijohet shtimungu i kënaqshëm", e pastaj është caktuar konferenca e madhe në Sarajevë (në vitin 1893). Në këtë konferencë janë ftuar të gjithë paria më eminente myslimane e tërë vendit. "Shumica e "akonduar" ka pranuar propozimet e qeverisë, kurse pakica në krye me myftiun e Mostarit Xhabiqin është ndarë. Xhabiqi ka kërkuar autonominë e plotë, fetare dhe vakufore". ("Najpre su, razume se ucinjene "preparatorne mere", preko okruznih i sreskih nacelnika, preko serijatskih sudija i dzamijskih imama "da se stvori povoljan stimung", a onda je zakazana velika konferencija u Sarajevu (godina 1893). Na ovu konferenciju pozvani su najugledniji muslimanski privaci iz cele zemlje. "Nastimovana" vecina primila je vladine predloge, dok se manjina sa mostarskim muftijom Dzabicem na celu odvojila. Dzabic je trazio punu autonomiju, versku i vakufsku". Shih: Osman Nuri-Hadzic, "Borba muslimana za versku i vakufsko-mearifsku autonomiju", Bosna i Hercegovina pod Austro-Ugarskom upravom, Beograd, 1935, fq. 62. Prej vitit 1899, nën udhëheqjen e Ali Fehmi Xhabiqit (1853 Mostar-1918 Istambull), lëvizja për autonomin fetare të myslimanëve hynë në fazën më aktive, por njëkohësisht autoritet Austro-Hungareze, fillojnë përndjekjen e udhëheqësve të saj, kështu që bartësin e tij, gjatë vitit 1900 e revokojnë nga detyra e myftiut të Mostarit. Autoritetet Austro-Hungareze nuk kanë qenë të vullnetshme për arritjen e marrëveshjes, veçanërisht sa i përket dispozitave të kushtetutës që kishin të bënin me mënyrën e zgjedhjes të organeve udhëheqëse dhe të reis-ul-ulemasë. Në vitin 1902 A. F. Xhabiqi, viziton Stambollin me qëllim të njohtimit të autoriteteve turke me gjendjen në myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, për ç'arsye i ndalohet kthimi në vendlindje nga pushteti Austro-Hungarisë. Pas aneksimit të Bosnjes dhe Hercegovinës në vitin 1908, dërgon pamfletin të gjitha qeverive arabe në të cilën sulmon qeverinë Austro-Hungareze, për politikën e saj ndaj myslimanëve. Shih:V. Skaric,Osman Nuri Hadzic i N. Stojanovic, Bosna i Hercegovina pod Austro-ugarskom upravom, Srpski narod u XIX veku, Beograd, n.p. 1938, M. Handzic, Knjizevni rad bosansko-hercegovackih muslimana, Sarajevo, n.p. 1934. 230 Nusret Sehic, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1980, fq. 9. 230 Shih: Ferdo Hauptman, Borba muslimana Bosne i Hercegovine za vjersku i vakufsko-mearifsku autonomiju, Arhiv SR Bosne i Hercegovine, Gradja, tom 3, fq. 674. Sarajevo, 1980. Naredba zemaljske vlade za Bosnu i Hercegovinu od 10. jula 1894, br. 64.438/I, o vakufskoj upravi u Bosni i Hercegovini. (odobrena otpisom visokog c. i kr. Zajednickog ministarstva od 6. jula 1894, br. 6927/B.H). Zbornik zakona i naredaba za Bosnu i Hercegovinu 1886. godine, Zemaljska stamparija, Sarajevo, 1884, fq. 167-178.

231 229

Faqe 86

lartë të qeverisjes, me organin e ri ekzekutiv, Drejtorinë Vendore të Vakufeve (Zemaljsko vakufsko ravnateljstvo - direkcija). Në pajtim me organizimin hierarkik formohen Besitarit e Qarqeve, të cilat kanë qenë përgjegjëse Drejtorisë Vendore. Mbajtja e seancave si dhe miratimi i vendimeve, në të gjitha organet qendrore, nuk ka qenë e mundur pa praninë e komisarit të qeverisë. Të gjitha këto akte juridike, ua mundësojnë organeve okupuese që nga pasuritë e mëdha të vakëfeve, të nxjerrin përfitime të mëdha materiale, me çka forcohet pushteti financiar dhe politik i pushtetmbajtësve të huaj.232 Me kontrollin e këtyre pasurive, organet shtetërore, kanë kontrolluar edhe tërë jetën fetare dhe sistemin arsimor. Rruajtja e identitetit boshnjak të pasurive vakufore, ka qenë shpresë e vetme të rruajtjes të identitetit fetar mysliman, pas shkëputjes të gjitha lidhjeve me qendrën fetare në Stamboll. Pushteti ka pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve vakufore për qëllimet fetare dhe arsimore, por të gjitha ato i ka përdorur për qëllimet e veta materiale.233

4. Pozita e Kishës Katolike Në përbërje të shtetit të parë të përbashkët të sllavëve të jugut, në

Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, hyjnë territoret që tradicionalisht kanë qenë të lidhura me fetë kryesore në këtë pjesë Evropës, ortodoksizmin, katolicizmin dhe islamin. Edhe pse ka vepruar edhe një numër i caktuar i

"Austria në mënyrë të përkryar është vetëdijshme se mbajtja nën kontroll të pasuri me karakter vital të vakufeve mënyra më efikase të nënshtrimit të rrethit të gjërë të nënpunësve të kultit islam". ("Austrija je bila savrseno svesna da je zadrzavanje kontrole nad vitalno znacajnim vakufskim dobrima najefiskaniji nacin da se drzi u pokornosti sirok krug sluzbenika islamskog kulta".) Dr. Darko Tanaskovic, "Islamska zajednica u Jugoslaviji", "Religija i drustvo", Zbornik radova, Beograd, 1988, fq. 383 233 "Shikuar në tërësi, organizimi i këtillë dhe kompetencat të cilat i ka pasur Qeveria Vendore, i ka siguar asaj kontrollin e tërësishëm mbi punën e vakufeve. Ndikimi i pjesëtarëve të Bashkësisë Islame në zgjedhjen e organeve vakufore në asnjë rast nuk ka ardhur në konsideratë. Në këtë çështje, është mëshefur njëra prej arsyeve të rëndësishme të pakënaqësisë të Myslimanëve me organizimin e këtillë, edhe pse ajo në tërësi ka dhënë rezultatet pozitive, pikësëpari në sferën e rregullimit dhe përparimit material të qeverisjes vakufore". (" U cjelini gledano, ovakva organizacija i kompetencije koje je imala Zemaljska vlada, obezbijedila joj je potpunu kontrollu nad radom vakufa. Uticaj pripadnika Islamske zajednice na izbor vakufskih orgna ni u kojem slucaju nije dolazio u obzir. U tome ce se kriti jedan od vaznih razloga nezadovoljstva Muslimana ovakvom organizacijom, mada je ona u cjelini dala pozitivne rezultate prvenstveno u sferi sredjivanja i materijalnog unapredjivanja vakufske uprave".) Shih: Nusret Sehic, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini," Svjetlost", Sarajevo, 1980, fq. 27.

232

Faqe 87

bashkësive të tjera fetare, rëndësia dhe roli i tyre ka qenë i parëndësishëm. Roli dhe pozita e besimeve kryesore në mjedise të caktuara ka qenë i determinuar nga shumë faktorë, por ato mund të përmblidhen në dy faktorë kryesorë: në rolin që kanë pasur në historinë e popullit të caktuar dhe në qëndrimin që kanë pasur ndaj shtetit e të organeve të pushtetit. Në Slloveni dhe Kroaci, përkatësisht në viset perëndimore të cilat kanë qenë nën sundimin e Monarkisë Austro-Hungareze, katolicizmi ka qenë besim dominant. Në Slloveni dhe Dalmaci, besimi islam është pranuar me Ligjin e datës 15. 07. 1912, kurse në Kroaci dhe Sllavoni me Ligjin e datës 27. 04. 1916.234 Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe të shtetit, nëpër shekuj kanë kaluar nëpër shumë faza. Edhe pse ka pasur kundërshtime të dyanshme, mund të thuhet se këto marrëdhënie kanë qenë të ngushta, marrëdhëniet e përbashkësisë e të unitetit ndërmjet Kishës dhe të shtetit. Në disa periudha historike, varësisht se kush ka pasur rolin mbisundues, këto marrëdhënie janë reflektuar si shtet kishtar dhe herë si kishë shtetërore, me ç'rast dispozitat kishtare janë ngritur në rangun e normës juridike, pa marr parasysh faktin se kush i ka sanksionuar këto norma kisha apo shteti. Kjo përbashkësi e shtetit dhe e Kishës Katolike në Qytetërimin Perëndimor ka pasur për pasojë favorizimin vetëm të fesë katolike dhe në tërësi ka përjashtuar parimin e barazisë fetare. Pozita e Kishës Katolike, në trevat që kanë qenë nën sundimin e AustroHungarisë,

234

ka qenë e rregulluar me konkordat235 të lidhur ndërmjet Austro-

Shih: Ferdo Hauptman, Borba muslimana Bosne i Hercegovine za vjersku i vakufsko-mearifsku autonomiju, Arhiv SR Bosne i Hercegovine, Gradja, tom 3, fq. 674. Sarajevo, 1980. 235 Me qëllim të përkufizimit të fushëveprimit të pushtetit shpirtëror (të Kishës Katolike) dhe të pushtetit shtetëror, qenë lidhur kontratat me emër të caktuar, e ashtuquajtur konkordat. Me konkordat rregulloheshin marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet Vatikanit dhe të shtetit të caktuar. Konkordati i parë qe lidhur në Vormsë në vitin ll22 ndërmjet papës Kalikstit II dhe mbretit anglez Hernikut V. Për natyrën juridike të konkordatit ekzistojnë tri teori: 1. Teoria e privilegjit, sipas të cilit konkordati paraqet privilegj të caktuar të cilin Kisha Katolike, e cila si bartëse e pushteti shpirtëror i katolikëve, e cila qëndron mbi pushtetin shtetëror (në kuptim shpirtëror), ia dhuron shtetit ose sunduesit, përkatësisht bartësve të pushtetit civil. Kisha Katolike, si dhurues e privilegjit, në çdo kohë kishte të drejtë dhe mund të ndryshonte ose të heqë dorë në tërësi nga kjo kontratë, pa pëlqimin e palës tjetër 2. Teoria e legalitetit, sipas të cilës konkordati paraqiste ligjin, të cilin e nxjerr shteti, si bartëse e pushtetit suprem në territorin e vet , pushtetit të cilit i nënshtrohej edhe Kisha Katolike. Shteti si bartëse e pushtetit mund të revokonte ose të ndryshonte këtë ligj në çdo kohë, pavarësisht nga vullneti i palës tjetër. 3. Teoria e konkordatit, sipas të cilës konkordati është kontratë e lidhur ndërmjet Kishës Katolike dhe shtetit, si subjekte të barabarta dhe të pavarura të pushtetit. Konkordati në thelb nuk është kontratë, sepse

Faqe 88

nuk lidhet ndërmjet bartësve të pushtetit suprem të dy popujve të shteteve të ndryshme , por ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit suprem të Kishës Katolike dhe të një shteti, në atë shtet. Konkordati nuk është as kontratë ndërshtetëror, ngase këtë kontratë, me bartësit më të lartë të pushtetit shtetëror në një shtet, e lidh papa si udhëheqës fetar i katolikëve, e jo si përfaqësues i Shtetit të Vatikanit. Konkordati ishte kontratë, e cila lidhej në formën e shkruar ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të pushtetit shtetëror (në njerën anë) dhe të papës si udhëheqësisë suprem shpirtëror i besimtarëve katolikë në atë shtet (në anën tjetër) dhe me të cilën të dy kontraktuesit, për vete dhe për trashëguesit e vet, në mënyrë të përhershme, rregullonin pozitën juridike të Kishës Katolike në shtetin e caktuar, me të cilën nënshkruhej konkordati, si edhe me te rregulloheshin marrëdhëniet e shtetit të caktuar me Shtetin e Vatikanit. Që t'i shmangej konflikteve të mundshme në të ardhmen, konkordati hyn në fuqi kur këtë e shpallte papa në konzitorijumin e kardinalëve dhe kur të shpallej prej shtetit sipas procedurës së paraparë, me të cilën pushteti shtetëror i binte dhe shpallte ligjet e veta. Në lidhje me konkordatin shih: Edo Lovric, Pravo Katolicke crkve, Autorizirano izdanje, Zagreb, 1933, I. Svezak, fq. 114, II. Svezak, fq. 65, III. Svezak, fq. 62. Ciklostil; Mihajlo Lanovic ,Crkveno pravo u sustavu pravnih nauka. Rad JAZU, knjiga 269 (121). P. o. Zagreb, fq. 151-220; Giuseppe Casoria, Concordati e ordinamento giuridico internazionale, Roma, 1953, fq. 160, bot. Officium libri catholici; Gaetano Cateleno, Problematica giuridica dei cancordati. Milano, 1963, fq. 222. Bot. Dott. A. Giuffre. Ivan Muzic: Katolicka crkva u Kraljevini Jugoslaviji, "Crkva u svijetu", Split, 1978., fq. l3 - l4. Bratoljub Klaic: "Veliki rjecnik stranih rijeci, izraza i kratica", "Zora", Zagreb, l974, fq. 688. Mikel Ndreca: "Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja", "Rilindja", Prishtinë, 1986, fq.400. Konkordati ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Vatikanit, është lidhur gjatë vitit 1855, përkatësisht palët kontraktuese konkordatin kanë nënshkruar në Vien, më datën 18. 08. 1855, papa Piu IX e ka proklamuar (proglasiti) më 3. 11. 1855, kurse perandori Franjo Josip me Patentin të datës 5. 12. 1855. Sipas dispozitave të konkordatit ka qenë e paraparë, që Kisha Katolike, në mënyrë të lirë dhe pavarur të rregulloj jetën e brendshme kishtare. Besimtarët dhe tërë kleri katolikë, ka mundur të mbajë korrespondencë-lidhje me Selinë e Shenjtë në mënyrë të lirë. Autoritetet kishtare kanë pasur të drejtë të zgjedhin kontestet martesore, përveç atyre me karakter pasuror. Kisha Katolike ka fituar të drejta të gjëra në fushën e arsimit, e në veçanti në zgjedhjen e personelit mësimor. Me dispozitat e konkordatit janë paraparë të hapen shkollat konfesionale, ku mësimdhënës kanë mundur të jenë vetëm katolikët, kurse përdorimin e librave shkollore kanë mundur të lejojnë vetëm autoritetet të larta kishtare. Shteti ka siguruar ndihmën materiale kishës; përkatësisht ka bërë financimin e saj. Me dispozitat përkatëse të konkordatit ka qenë e paraparë dhe e garantuar e drejta pronësore e kishës mbi pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme. Konkordati ka pasur natyrën juridike të ligjit shtetëror në Kroaci dhe Slloveni. Shih: Angelo Mercati, Racolta di Concordati, I, Tipografia poliglota Vaticana, 1954, fq. 821-844, Zbirka konkordata (Dr. T.), dokumenti Svete Stolice ­ Le saint Siege et les victius de la guerre-janvier-1943, Vatican, 1975. Me kthimin e Kushtetutës në fuqi në Austri Me Diplomën e Tetorit të vitit 1860 riten trysnitë ndaj organeve shtetërore që të anulohet konkordati me arsyetim se ka qenë jodemokratikë. Këshilli Perandorak (Mbretëror); përkundër faktit se papa Piu IX tregon gatishmerinë që disa dispozita të saj të ndryshoj, përkatësisht të ndryshoj klauzolat e konkordatit të datës 21. 12. 1867; nxjerr disa ligje dhe aktet të tjera me të cilat barazohen të gjithë qytetarët pa marr parasysh përkatësinë fetare, suprimohet gjyqësia kishtare në kontestet martesore, me ligje të veçanta rregullohet arsimi dhe marrëdhëniet ndërfetare. Me këtë veprim Via facti në mënyrë të njëanshme anulohen disa dispozitat e konkordatit. Si arsyetim kryesor formal në këtë drejtim, përdoret proklamimi i dogmës mbi pagabueshmerinë e papës në Koncilin e Tridentit të vitit 1870, përkatësisht me proklamimin e dogmës të datës 18. 07. 1870. Kështu me ligjin e veçantë të datës 7. 05. 1874 konkordati më mënyrë të njëanshme qitet jashtë fuqisë, pasi që është ndryshuar natyra juridike e palëve nënshkruese. Në Hungari Konkordati qitet jashtë fuqisë me kthimin e Kushtetutës së vitit 1861, kryesisht nga arsyet politike, është konsideruar se është kundër privilegjeve që ka pasur sundimtari. Të gjitha ligjet austriake nga koha e apsolutizmit të Bachut janë shpallur të pavlershme. Me ligjet e veçanta proklamohet parimi i barazisë i të gjitha besimeve të pranuara. Në Kroaci dhe Sllavoni konkordati ende ka vlejtur pasi konferenca e banëve kishte vendosur që të gjitha ligjet nga periudha apsolutistike vlejnë derisa nuk derogohen në mënyrë shprehimore. Në Dallmaci në konteste martesore është zbatuar neni 3 i Ligjit martesor i vitit 1868.

Faqe 89

Hungarisë dhe Vatikanit. Pozita e Kishës Katolike në Mal të Zi ka qenë e rregulluar, gjithashtu me konkordat. Konkordati ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Malit të Zi, pas negociatave të gjata, është nënshkruar më 18. 08. 1886, kurse është ratifikuar më 7. 10. 1886.236 Me këtë konkordat Mali i Zi e ngrit në Evropë

Në Bosnje dhe Hercegovinë pas vitit 1878, pozita e Kishës Katolike rregullohet me Konventën ndërmjet Monarkisë të Austro-Hungarisë dhe Selisë së Shejntë të datës 8. 06. 1881. Me këtë Konventë Austro-Hungaria mendon të krijoj kushtet sa më të mira për kontrollin mbi këto territore, para së gjitha duke izoluar nga popullata françeskanët, për shkak të kundërshtime që këta kanë pasur ndaj këtyre okupatorëve si dhe rolit të tyre në popull. Për këto arsye Kisha Katolike në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë e organizuar në një krahinë kishtare me arkipeshkvinë e Bosnjes së Epërme me sufreganet (vartëset) e caktuara të cilët i ka emëruar monarku austrohungarezë, me çka ka kontrolluar tërë klerin katolik. Papa Benedikti i XV në deklaratën e vetë të datës 23. 11. 1921, ka proklamuar se konkordati i lidhur me Austrin e vitit 1855 nga nga e Kishës konsiderohet e shkëputur, ngase nuk ekziston kontrahenti tjetër Shih: Enciklopedija zivih religija", "Nolit", Beograd 1990 fq. ?, Berislav Gavranovic, Uspostava redovne katolicke hijerahije u Bosni i Hercegovini 1881, Beograd, 1935, fq 16. Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 7. Pas luftërave të zhvilluara gjatë viteve 1876-1878, Mali i Zi, fiton territoret e reja dhe rritet dukshëm numri i katolikëve, kryesisht shqiptar. Me këtë konkordat garantohet liria e ushtrimit të besimit katolik në Mal të Zi. Të gjithë katolikët kanë qenë nën juridiksionin e argjipeshkivës të Tivarit, i cili në punët fetare, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë nën juridiksionin e Selisë së Shenjtë. Me dispozitat e këtij konkordati ka qenë e përcaktuar, që papa para se të emëroj argjipeshkivin e Tivarit, do të njohtoj qeverinë në lidhje me kandidatin e propozuar, me qëllim që të hetohet se a ekzistojnë pengesat të natyrës politike apo civile të cilat mund të jenë pengesa për emërim. Kjo dispozitë e konkordait të jetë me rëndësi, jo vetëm për Mbretërinë e Jugosllavisë por edhe për RSF të Jugosllavisë, përkatësisht shteti do të thirret në këtë dispozitë gjatë kontesteve që do të lindin me emërimin e ipeshkve që do të jenë të papranueshëm për shtetin, duke kërkuar të drejtën e informimit paraprak, si psh. me rastin e emërimit të ipeshkvit dr. Antun Akshamoviqit. Argjipeshkvi i Tivarit, para se të marri detyrën ka qenë i obliguar, të japi betimin solemn për besnikëri, para knjazit, me të cilën premtonte se nuk do të lejojë që klerikët të nënshtruar atij, të marrin pjesë në asnjë formë të veprimtarisë me të cilën kërcnohet qetësi publike ose rendi shtetëror. Argjipeshkvi, në pajtim me qevrinë ka pasur të drejtën të emëroj mësimdhënësit të mësimit fetar katolik si dhe të gjithë klerikët tjerë, në rastin kur skanë qenë shtetas të Malit të Zi. Shteti e merr përsipër obligime të caktuara financiare ndaj Kishë Katolike, ashtu që bënë pagesën e argjipeshkvit dhe klerikëve të tjerë, si dhe kandidatëve që gjinden në shkollim në Romë, në shkollat katolike, me kusht që të jenë shtetas të Malit të Zi. Është përcaktuar validiteti i martesave të përziera të lidhura para klerikut katolik. Në kontestet martesore, përveç në rastet që janë në kopmpetencën e Kodit Civil (Opsti imovinski zakonik za Knjazevinu Crnu Goru 1888), qytetarët mund të drejtohen argjipeshkvit të Tivarit. Selia e Shenjtë më 29. 03. 1887, lejon përdorimin e gjuhës së vjetër sllave në agjipeshkvin e Tivarit. Këtij vendimi i kundërvihet qeveria e Vienës, duke konsideruar, se ajo është edhe dëshira e lëvizjes ilirike në Kroaci, përkatësisht përdorimi i kësaj gjuhe paraqet rrezikun e depërtimi të pansllavizmit dhe shtetit rus. Papa Leoni i XIII, premton se kjo lehtësi - favor (dhuratë) nuk ka të bëjë me e Perandorisë Austro-Hungareze. Për lidhjen e këtij konkordati posaqërisht është angazhuar Josip Juraj Shtrosmajeri, veçanërisht pas tentimeve të pasukseshme që qeveria ruse dhe serbe të lidhin konkordatin me Selinë e Shenjtë. Shtrosmajeri është angazhuar që në liturgji të futet glagolica (qirilica) duke konsideruar ate si mjet i afrimit dhe të bashkimit të katolikëve dhe ortodoksve. Shih: fusnota 57 dhe Savic Markovic Stedimlija, Konkordat Crne Gore i Svete Stolice, "Obzor", 77, (1937), nr. 1-2, fq 207, Andrija Spiletak Strossmayerova spomenica ruskoj vladi god. 187, "Bogolosvska smotra", nr. 23, (1935), nr. 381-400.

236

Faqe 90

autoritetin e vet politik, si shtet i parë me shumicën ortodokse që ka nënshkruar konkordatin. Duke u nisur nga interesat e veta afatgjata politike dhe gjeostrategjike në Ballkan dhe me qëllim që të bindi Evropën, se në pikëpamje fetare, është tolerante, e para se të gjithash me qëllim që të tërheqë sa më tepër katolik idesë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në viset e banuara me shqiptarë katolik, Serbia237,fillon negociatat me Selinë e Shenjtë për lidhjen e konkordatit. Negociatat kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe disa herë janë ndërprerë. Kundërshtarë kryesor për lidhjen e konkordatit ka qenë Kisha Ortodokse Serbe. Pas luftërave ballkanike, me qëllim të bashkimit të katolikëve me prejardhje sllave dhe të zvogëlimit të ndikimit të Austro-Hungarisë, mbi katolikët në Ballkan, e mbi të gjitha me qëllim të sllavizimit të shqiptarëve katolikë238 disa herë rifillojnë negociatat.239 Negociatat, në

Për qëllimet dhe caqet politike afatgjata serbe në Ballkan, në lidhje me nënshkrimin e konkordatit. Shih: Dr. Mirko Mirkovic, Versko pitanje u borbi za stvaranje jugoslavenske drzave, "Politicki zivot Jugoslavije", përmbledhje punimesh, Programi i tretë i Radio Beogradit, Beograd, 1974, fq. 205. 238 Radovan Kazimirovic:"U ovome pitanju nase su se zelje sukobljavale sa zeljama Austrije, koja je htjela da svoj potektorat nad katolicima na Istoku i dalje drzi. Mi smo pak, pojamno radili da od tog protektorata oslobodimo sve svoje podanike i svoju narodnost ...Trazili smo slovensku liturgiju. Gledali smo da nam konkordat poslu`i kao sredstvo politicko i za slaviziranje arbanaskih elemenata i tim samim udaljimo Austriju od pacanja u tok drzavnih osnova...To je bilo prirodno...Ali je Sveta Stolica zelela da obezbedi slobodu i aktivnost Katolicke crkve pomenutim konkordatom...Na Ustrro-Ugarsku je Vatikan uvek polagao nadu, naravno vise nego na Rusiju. Austro_ugarska diplomacija je, stoga, preduzela akciju u Vatikanu, da bi parirala uticaj Rusije na verske poslove na Balkanu, predstavljajuci Kuriji pravi cilj ruski, koji je stetan po Katolicku crkvu...Tako je jedan bivsi austro-ugarski ministar spoljnih poslova skrenuo paznju Svetoj Stolici da Rusija, pomazuci nase zahteve za slovensku liturgiju, to smatra kao korak pripreme za prelaz Slovena u pravosljavlje...Nas biv. Ministar prosvete i crkvenih poslova g. Ljubomir Jovanovic shvatio je dobro i tu korist i tu potrebu. On se nije obazirao na to sto je npr. Pok. Mitropolit Mihailo bio protivu konkordata, vec je imajuci u vidu drzavne interese smelo pristupio pitanju konkordata", Radovan Kazimirovic, ,Jugoslavija i Vatikan, "Vesnik Srpske crkve", 27, (l92l), korrik - gusht, fq. 3l6 - 32l., Ivan Muzic: "Katolicka crkva u Kraljevini Jugoslaviji" - "Politicki i pravni aspekti Svete Stolice i Kraljevine Jugoslavije", "Crkva u svijetu", - Split l978, fq. 21 -22. Versioni i parë i konkordatit është hartuar gjatë vitit 1878, kurse konkordati është nënshkruar më 24. 06. 1914. Me konkordat ka qenë e përcaktuar se besimi katolik në Serbi ushtrohet në mënyrë të lirë dhe publike. Me këtë konkordat themelohet një krahinë kishtare e cila përfshinë Serbinë para marrëveshjes londineze dhe bukureshtane mbi paqen, me ipeshkvinë sufragene të Shkupit. Në kuptimin historik ipeshkvia e Shkupit ka qenë trashëgimtare e e Ipeshkvisë së vjetër të Prizrenit dhe Argjipeshkvisë së Ohrit. Argjipeshkëvi (kryeipeshkëvi) i Beogradit dhe ipeshkëvi i Shkupit në punët fetare, drejtpërdrejtë varen nga Selia e Shenjtë, kurse para emërimit të tyre, papa ka qenë i obliguar të kumtoj emërat e kandidatëve qeverisë, për të pasur mundësi të konstatohet se a ekzistojnë arsyet relevante të cilat do të kundërshtojnë emërimin e tillë. Në këtë konkordat, ngjashëm me konkordatin malaze, përcaktohet betimi mbretit me rastin e emërimit të argjipeshkvit dhe ipeshkvit, pastaj dhënja e pëlqimit përkatësisht mendimit,nga ana e qeveri gjatë emërimit famullitarëve, varësisht a janë shtetas serb apo të huaj, pastaj mbajtja e mësimit fetar, emërimi dhe shkarkimi i mësimdhënësve të mësimi fetar. Është përcaktuar edhe obligimi për themelimin e shkollave për përgatitjen e klerikëve, në të cilat "... të rinjtë serb do të përgaditen për priftërinjtë katolikë" ("...srpski mladici za rimokatolicke svecenike"). Me këtë qartë konstatohet se të gjithë katolikët në Serbinë

239

237

Faqe 91

emër të papës Piu X, i udhëhiqte sekretari shtetëror i Vatikanit Merry del Val, kurse në emër Petri të I, mbretit të Serbisë, Milenko Vesniq, i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministri i plotfuqishëm në Francë. Kuvendi i Serbisë, konkordatin e nënshkruar e ka ratifikuar më 26. 07. 1914, në seancën e vetë të mbajtur në Nish, kurse Vatikani e ka ratifikuar në pranverën e vitit 1915.240 Me këtë konkordat Kisha Katolike e fiton statusin e institucionit publik me të drejta dhe autorizime speciale dhe në Beograd ripërtërihet ishpekvia dhe ngritët në rangun e argjipeshkëvisë 241 e titulluar qysh në vitin 1793. Pozita e bashkësive të tjera fetare në Monarkinë Austro-Hungarisë është rregulluar me Ligjin e vitit 1860.242 Në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë vepruar; Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Bashkësia e Fesë Islame, Bashkësia Hebrenjve dhe Bashkësia Evangjelike (luterianët dhe kalvinistët).243

5. Kisha Ortodokse Serbe

e atëhershme janë trajtuar si serb, pa marr parasysh prejardhjen e tyre nacional dhe ndjenjat. Qeveria pranon validitetin e martesave të lidhura ndërmjet katolikëve dhe martesat e përziera të lidhura para famullitarit katolik. Kishës, përkatësisht institucioneve të saja i pranohet cilësia e personit personit juridikpublik me të gjitha të drejtat për fitimin dhe dispominim me të mirat materiale, që kanë edhe qytetarët të tjerë serb. Priftërinjtë nuk kanë qenë të obliguar të kryejnë funksionet publike në rast se ato kanë qenë në kundërshtim me profesionin e tyre. Lutje e cila është kënduar sovranit, është kënduar në gjuhën latine apo serbe, në varësi prej kushteve lokale. Çdo vështërsi rreth interpretimit të këtij konkordati apo çështjet që do të lindin, e të cilat nuk janë paraparë me vetë tekstin do të zgjedhen në marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe të Selisë së Shejntë, në pajtim me të drejtën kanonike. Konkordatit është bashkangjitur edhe Aneksi, në të cilën theksohet pëlqimi i Selisë së Shenjtë, që katolikët e ritit latin në Serbi, të kryejnë ritualet fetare në gjuhën e vjetër sllave dhe në glagolicë, në ato famulli, të cilat do të përcaktohen sipas gjuhës që përdorin banorët. Në ato raste librat fetare, Ungjijtë, librat e uratave (lutjeve) do të shtypen me germa cirilike. Autori gjatë interpretimit të tekstit të konkordatit është mbështetur në Zakon o konkordatu, që është shpallur në "Srpske novine", nr. 199 të datës 3. 09. 1914, Zakon o konkordatu izmedju Srbije i Svete Stolice u Rimu, Izdavacka knizarnica Gece Kona", Beograd, 1921, zbirka zakona, sv. 34. Ligji mbi konkordatin (Zakon o konkordatu) është shpallur në "Srpske novine", nr. 199 të datës 3. 09. 1914, Zakon o konkordatu izmedju Srbije i Svete Stolice u Rimu, Izdavacka knizarnica Gece Kona", Beograd, 1921, zbirka zakona, sv. 34. fq. 15 241 Është interesant se argjipeshkvi i parë në Beograd, emërohet në vitin 1924, edhe pse Vatikani Mbretërinë e SKS e pranon në vitin 1919. Shih: Dr. Vitomir Unkovic, "Katolicka crkva u Jugoslaviji", Religija i drustvo, Zbornik teskstova, Beograd, 1988, fq. 367-380. 242 Në Kroaci dhe Sllavoni, përveç Kishës Katolike dhe të Kishës Ortodoske kanë qenë të pranuara edhe këto bashkësi fetare; evangjelike, kisha e vjetër katolike, lipovane, maronite, anabaptiste dhe hebreje. 243 Mbi bashkësitë fetare dhe organizmin e tyre më gjërësisht shih: Enciklopedija zivih religija", "Nolit", Beograd 1990,Oleg Mandic, Leksikon judaizma i krscanstva, Zagreb, 1969.

240

Faqe 92

Në viset lindore feja ortodokse ka pasur statusin e besimit shtetëror, kurse kisha ortodokse statusin e kishës shtetërore. Pozita e këtillë të besimit dhe të kishës ortodokse ka qenë pasojë e një varg rrethanave historike dhe politike. Kisha ortodokse ka dhënë kontributin të rëndësishëm për ruajtjen e qenies nacionale serbe nën pushtimin e Perandorisë Osmane si dhe në formimin e shteteve nacionale të serbëve dhe të malazezve. Në procesin e zhvillimit të shteteve nacionale, shteti ka vendosur kontrollin e tërësishëm mbi kishën, por gjithashtu kisha duke mos hequr dorë nga privilegjet dhe të drejtat e fituara, ka ndikuar në mënyrë vendimtare në punët shtetërore. Kisha autonome serbe është ripërtërirë në vitin 1832244, duke fituar të drejtën të zgjedhi mitropolitin dhe peshkopët. Në kuptimin kanonik ajo ka fituar autonominë dhe mëvetësinë vetëm pas Konventës së Berlinit në vitin 1879. Arqipeshkopi i Beogradit dhe mitropoliti i Serbisë ka fituar të drejtën që me kuvendin e peshkopëve të qeverisi me çështjet fetare.245 Deri në fund të Luftës së I Botërore në territoret që do të hyjnë në përbërjen e Mbretërisë së Jugosllavisë, kanë ekzistuar tri kisha autoqefale ortodokse: në Serbi, në Mal të Zi dhe Mitropolia e Karlovcit në Austro-Hungari. Kisha ortodokse në Monarkinë e Austro-Hungarisë ka qenë kishë autoqefale, me dy mitropoli; Mitropolia e Sremit dhe Karllovcit (ka pasur shtatë dioqeza dhe atë: Vërshacit, Temishvarit, Budimit, Sremit, Karllovcit, Baçkës, Pakracit, Plashqit dhe Karllovicit të Epërmë) dhe Mitropolia e Bukovinës e Dalmacisë246 (me dy dioqeza: Dalmacisë e Istrisë dhe Boka Kotorit e Dubrovniku) Kisha ortodokse në Bosnje dhe Hercegovinë

Me beratin e Sulltan Mustafës së III, të datës 11. 09. 1766, është suprimuar Patrikana e Pejës. Pas pagesës së borxheve, nga ana e patrikut ekumenik të Konstantinopolit Samuilos I Hanceris, të cilat e kishte Patrikane e Stambollit, Perandoria Osmane subordinon tërë juridiksionin e Patrikanës së Pejës, Patrikanës Ekumenike. Patriku i atëhershëm i patrikanës së Pejës Kaliniku i II patrikut ekumenik Samuilit I Hancerisit ia paraqet dorëheqjen, më ç'rast pushon së ekzistuari Patrikana e Pejës. 245 Shih: Verske zajednice u Jugoslaviji, Zbornik Radova, Zagreb, 1970, fq. 9. 246 Mitropolia e Sremit-Karllovcit, me seli në Karllovcë të Sremit është themeluar pas vendosjes së serbëve në këto treva nën udhëheqjen e Arsenie Crnojeviqit III. Pas revolucionit hungarez të vitit 1848 kur mitropoliti serb Josif Rajaciq, jep ndihmë monarkut austriak për shuarjen e revolucionit, zgjidhet për patrik të serbëve. Pas Kongresit të Berlinit, kur miratohet parimi i legjitimitetit, Istra, Dalmacia, Boka dhe disa vise të tjera hyjnë në kuadër të Mitropolisë të Bukovinës e të Sremit, selia e së cilës deri në shkatrrimin e Monarkisë Austro-Hungareze ka qenë në Vien. Shih:Dr. Rajko Veselinovic: Istorija Srpske pravoslavne crkve s narodnom istorijom, Beograd, 1966, fq. 35.

244

Faqe 93

ka qenë autonome, me katër dioqeza: Dabro-Bosnjës, Zahumles247 e Hercegovinës, Zvornikut e Tuzllës dhe të Banja Llukës e Bihaqit, kurse pozita e saj ka qenë e rregulluar me Konventën e lidhur ndërmjet Monarkisë së Austro-Hungarisë dhe Patrikanës Ekumenike në Stamboll.248. Kisha ortodokse në viset, të cilat ende kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Osmane, një pjesë e Serbisë, Maqedoni dhe në Kosovë, ka qenë nën juridiksionin e Patrikanës Ekumenike të Konstatinopolit (Stambollit). Kisha ortodokse në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë autoqefale249, edhe pse ka qenë nën juridiksionin e Patrikanës Ekumenike, në realitet ajo ka qenë nën kontrollin e Austro-Hungarisë, kurse kisha ortodokse në Dalmaci ka qenë në përbërje të Mitropolisë të Bukovino-Dalmatine. Në Mbretërinë e Serbisë Kisha Ortodokse Serbe, ka qenë e ngritur në shkallën e mitropolisë, me pesë mitropoli: të Beogradit, Nishit, Zhicës, Shabacit dhe të Timokut, në krye me peshkopin e parë, arkipeshkopin e Beogradit dhe mitropolin e Serbisë. Pas luftërave ballkanike 1912-1913, KOS-it i bashkohen edhe këto dioqeza: e Shkupit, Rashës e Prizrenit, Veleshit e Dibrës, Pellagonisë, Prespës e Ohrit, Strumicës dhe një pjesë e dioqezës të Vodenit.250 Mitropolitin e Serbisë e ka zgjedhur Kuvendi Ekzekutiv (Izvrsni Sabor), kurse me dekret e ka vërtetuar mbreti. Besimi ortodoks dhe Kisha Ortodokse Serbe, kanë pasur statusin shtetëror. Të gjitha festat shtetërore dhe popullore kanë qenë të përcjellura me ritualet e besimit ortodoks.251 6. Kisha Ortodokse e Malit të Zi

Emri i vjetër i Bosnjës. Kisha ortodokse në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë nën kompetencën ­ udhëheqjen e Patrikanës Ekumenike të Stambollit. Sipas dispozitave të kësaj Konvente, lidhjet ndërmjet shtetit dhe të kishës kanë qenë shumë të ngushta. Monarku ka pasur të drejtë të emëroj peshkopët të rinjë, por njëkohësisht ka pasur të drejtën e revokimit të peshkopëve në pajtim me patrikun ekumenik. Monarku emërat e peshkopëve të rinjë i ka komunikuar patrikut i cili pastaj, në pajtim me rregullat kanonike i ka shuguruar. Shih: Po aty, fq 37-39. 249 Kisha ortodokse në Bosnje dhe Hercegovinë, nominalisht ka qenë autoqefele dhe nën juridikcionin e Patrikanës Ekumenike. Sipas Konventës të lidhur ndërmjet Austro-Hunagirisë dhe Patrikanës Ekumenike, lidhjet ndërmjet shtetit dhe të kishës kanë qenë jashtëzakonisht të ngushta. Perandori austriak ka pasur të drejtë të emëroj peshkopët (vladika), por edhe të drejtën e revokimit në pajtim me patrikun ekumenik. Perandori emërat e peshkopëve të rinjë i ka përcjellur patrikut ekumenik, i cili në pajtim me dispozitat kanonike i ka shuguruar. Rajko Veselinovic, Istorija Srpske pravoslavne crkve sa narodnom istorijom, libri i II, Beograd, 1966, fq. 149. 250 M. Misovic, Srpska crkva i konkordatska kriza, Beograd, 1983, fq. 9. 251 B. Gardasevic, "Organizaciono ustrojstvo i zakonodavstvo pravoslavne crkve izmedju dva rata", Zbornik Radova, Srpska Pravoslavna Crkva,1920-1970, Beograd, 1971, fq. 37-64.

248 247

Faqe 94

Në Principatën e Malit të Zi, Kisha Ortodokse ka qenë autoqefale dhe në përbërjen e saj kanë qenë tri dioqeza: Mitropolia e Cetinës, Dioqeza e Nikshiqit me seli në Ostrog dhe Mitropolia e Pejës. Në krye të kësaj kishe ka qenë mitropoliti i Cetinës, me titull mitropoli i Malit të Zi dhe i Bregdetit. Në Principatën e Malit të Zi, lidhjet ndërmjet shtetit dhe të kishës kanë jashtëzakonisht të theksuara Knjazi si sundimtar i shtetit, njëkohësisht ka qenë kryepari i Kishës Ortodokse të Principatës Malit të Zi. Në nenin 40 të Kushtetutës së Principatës së Malit të Zi, përcaktohej se "...besimi shtetëror në Mal të Zi është besimi lindor ortodoks. Kisha malazeze është autoqefale. Ajo nuk varet nga asnjë Kishë e huaj, por mbanë unitetin në dogma me kishën ortodokse lindore Ekumenike. Të gjitha besimet e tjera të pranuara janë të lira në Mal të Zi".252 Në sistemin e unitetit të shtetit dhe të kishës, shteti me dispozita të veçanta ka përcaktuar ose ka vërtetuar, pozitën dhe rregullimin e brendshëm të kishës. Të gjithë bartësit e funksioneve fetare kanë pasur pozitën e caktuar në shtet, përkatësisht të gjithë funksionarët të lartë fetar, patriku, mitropoliti, peshkopët, mësimdhënësit fetar nëpër shkolla, anëtarët dhe nëpunësit e gjykatës kishtare, kryepriftërinjtë (protojerej) të qarqeve dhe priftërinjtë ushtarak kanë pasur statusin e nëpunësit shtetëror dhe janë paguar nga arka shtetërore. Kurse priftërinjtë tjerë janë paguar nga mjetet e mbledhura nga tatimi kishtar (të ashtuquajtur bira), të cilin e ka mbledhur shtetit me aparatin e tij. Islami dhe besimtarët mysliman, qysh nga fillimi i rrënjës të fuqisë së Perandorisë Osmane në mënyrë konstante kanë qenë të diskriminuar dhe kanë pasur statusin e qytetarëve të rendit të dytë. Edhe pse të pranuar në aspektin formal-juridik që nga Kongresi i Berlinit, në Mbretërinë e Serbisë dhe të Principatës së Malit të Zi, islami kur nuk ka gëzuar statusin e barabartë me fenë ortodokse dhe katolike. Për shkak të politikës së hapur antiislame, myslimanët nga të gjitha viset kanë qenë të shtrënguar të braktisin vatrat e tyre dhe të shpërngulen së pari në Turqi, e më vonë edhe nëpër shtetet e tjera aziatike dhe evropiane.

252

Ustav za Knjazevinu Crnu Goru od 1905, II izdanje, Cetinje, K.C. Drzavna stamparija, 1907, fq. 12.

Faqe 95

Okupimi i trevave shqiptare dhe boshnjake, në thelb ka paraqitur përmbysjen historike, e cila mund të krahasohet vetëm me momentet vendimtare historike, të cilat ndryshojnë kahen historike dhe orientojnë në drejtim të tjetër me pasoja dramatike për ekzistencën e kolektive dhe individuale. Për popullatën e këtyre viseve, ardhja e okupatorëve të rijnë ka pasur domethënien e kalimit prej një civilizimi në tjetrën, civilizimi që rrënjësisht është dalluar nga ai ekzistues. Kalimi prej një kulture të jetesës në kulturën tjetër, është përjetuar me dhimbje dhe trauma kolektive. Lidhjet qindvjeçare me islamin dhe me mënyrën e jetës të bazuar në këtë besim, kanë qenë shumë të forta. Para popullatës të pushtuar është parashtruar dilema ose t'i përshtaten kushteve të reja të krijuara ose në tërësi të zhduken nga arena historike. Pushtetet okupuese iniciojnë disa aktivitete kulturo-politike, por kryesisht ato përfundojnë në rreth shumë të ngushtë të pjesëtarëve të popullatës me përkatësi myslimane, të cilët i kuptojnë rrjedhimet dhe pasojat e kushteve të reja të krijuara. Lëvizja e vetme, me pasoja tragjike, ka qenë shpërngulja kah Shqipëria dhe kah Turqia, e cila ka qenë rrjedhim e kushteve jashtëzakonisht të rënda politike e ekonomike. Pushteti i atëhershëm , sipas shkrimit të gazetës "Pravda" të Sarajevës të vitit, kishte miratuar më se 260 dispozita ligjore përkitazi me Kosovën, me qëllim të marrjes së tokave të myslimanëve dhe të krijimit të pakënaqësisë dhe të nxitjes së shpërnguljes. Nën presionin e opinionit publik të Shqipërisë dhe në saje të veprimtarisë së emigracionit kosovar, Qeveria e Shqipërisë ndërmerr disa hapa kundër shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Mirëpo kjo refuzohet vendosmërisht nga ana e Qeverisë së Jugosllavisë. Në planin ndërkombëtar, delegacioni i Shqipërisë në kongresin ndërkombëtar të kishave, të mbajtur në Suedi, paraqet kërkesën për mbrojtjen e shqiptarëve.253

Kjo gazetë shtron pyetjen pse dispozitat ligjore për marrjen e tokës nxirren vetëm për Bosnjë dhe Kosovë, ndërsa për Shumadi, Kroaci, Sllavoni, Baçkë, Baranjë etj. Ku ka shumë latifonde nuk zbatohet fare reforma agrare. Në këtë frymë shkruani edhe "Socijalistiçka zora", "Vreme" e dhjathës myslimane, "Proleter" e Beogradit, gazetat shqiptare "Epoka" dhe "Drita", etj. Shih: Dr. Jusuf Osmani, "Kontributi i shtypit në pengimin e kolonizimit sllav dhe të reformës agrare në Kosovë 1918-1941", Shtypi islam dje, sot dhe nesët, Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore, Kryesia e Bashkësisë Islame,Prishtinë, 2005, fq. 217-223 , Hajredin Hoxha, "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër" , "Përparimi", Prishtinë, 1970, nr. 5, f. 430-446.

253

Faqe 96

Pra, Kisha Ortodokse Serbe përkrahu politikën e mbretërve serbë në politikën ekspansioniste ndaj shqiptarëve, në mbjelljen e urrejtjes kombëtare e fetare. Strukturat udhëheqëse të Kishës Ortodokse Serbe, ishin fuqi prijëse. Në çdo mënyrë, këto struktura arsyetuan masakrat dhe ofruan arsyetim fetar, duke qetësuar ndërgjegjet e fjetura të njerëzve.254 KAPITULLI II

1. POZITA E BASHKËSIVE FETARE NË MBRETËRINË E SKS (E JUGOSLLAVISË)

1. Pozita juridike e bashkësive fetare

Besimi dhe bashkësitë fetare gjatë periudhave të kaluara kanë luajtur rolin kryesor në formimin dhe në ruajtjen e identitetit e kolektiviteteve të gjëra të njerëzve, përkatësisht besimi dhe bashkësitë fetare kanë qenë bartëse të vetëdijesimit popullor dhe kombëtar. Besimi dhe bashkësitë fetare kanë qenë bartëse kryesore në formimin dhe ruajtjen e formave të caktuara të kulturës, të traditës popullore e kombëtare. Përveç kësaj bashkësitë fetare kanë qenë bartëse institucionale të krijimit të bindjes mbi marrëdhëniet harmonike ndërnjerëzore në kuadër të kolektivitetit të caktuar të njerëzve. Besimi dhe bashkësitë fetare në të kaluarën e popujve të Jugosllavisë kanë pasur rol të theksuar e në shumë raste, rol kryesor në ruajtjen e identitetit dhe të qenies kombëtare. Besimi dhe bashkësitë fetare në të kaluarën e disa popujve të Jugosllavisë ishin vendimtare në ruajtjen e pavarësisë kombëtare, përkatësisht kanë qenë bartëse të luftës për çlirimin kombëtar. Pas përfundimit të Luftës së I Botërore, Bashkësia e Fesë Islame ka qenë e organizuar ashtu që myslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, kanë pasur një bashkësi, në krye me reis-ul-ulemanë, me seli në Sarajevë dhe myslimanët në Serbi, Mal të Zi, (Maqedoni dhe Kosovë) kanë pasur bashkësinë e

Fjalimi i rektorit të Shkollës fetare "Shën Sava", kryepriftit S. M. Veselinoviq, në meshën e mbajtur në Beograd më 16.12.1912 ku ndër tjera thekson: "U ngrit Zoti këto ditë t'i prijë popullit të vet dhe të hakmerret për gjakun e të pafajshmëve. Nën përshtypjet e freskëta të luftës, të kapluar me raportet e shumta mbi suksesin e ushtrisë sonë, ne nuk kemi menduar për aleatin tonë të fuqishëm", cituar sipas "Fjala", vep. e cit., fq. 13.

254

Faqe 97

veçantë në krye me myftiun suprem në Beograd.255 Bashkësia e Fesë Islame dhe organizatat e ndryshme kanë luftuar, që prej vitit 1918 të kenë autonomin fetare dhe të gëzojnë pozitë të barabartë me bashkësitë të tjera fetare.

"Jugoslavenska

Muslimanska Organizacija" ("Organizata Jugosllave e Myslimanëve") e formuar në shkurt të vitit 1919, në programin e vetë ka kërkuar mbrojtjen e besimit islam, zakoneve islame, lirinë e pakufizuar të ndërgjegjes në ushtrimin e besimit si dhe pranimin e barazisë të islamit me krishterimin dhe me besimet tjera.256 Kështu edhe "Muslimanska narodna organizacija" ("Organizata Popullore Myslimane"), në Projektin e programit të vetë të shkurtit të vitit 1924, përveç kërkesave që ishin identike me ato të organizatës paraprake, kërkonte që edhe mësimi fetar të jetë pjesë e obligueshme e programeve shkollore të shkollave fillore dhe të mesme.257 Për aspektin fetar të bashkimit dhe të themelimit të Mbretërisë së Jugosllavisë qe biseduar gjatë të gjitha fazave të Konferencës së Korfuzit më l9l7. Në Konferencën e Korfuzit qe marrë qëndrimi, se të gjitha besimet do të ushtroheshin publikisht, kurse marrëdhëniet e bashkësive fetare me shtetin do të rregulloheshin pasi të themelohej shteti.258 Për besimet dhe bashkësitë fetare, përkatësisht për kishat është bërë fjalë në seancën e IV, V, VI dhe të VII, me ç'rast është marrë qëndrimi, që të gjitha besimet e pranuara në shtetin e ri të kenë status të barabartë259.

Në kuptimin juridik, organizimi i tillë i BFI, ka qenë në parimet pars pro parte, çdo pjesë për vete, përkatësisht nuk është lejuar organizimi dhe vendosja sipas parimit toto pro toto, tërësia për të gjithë, e as në rastin më të keq pars pro to, pjesa për tërësinë. Kjo është bërë me qëllim të atomizimit dhe përdorimit sa më të lehtë të BFI. 256 Kjo organizatë ka qenë e vetmja forcë politike e cila në programin e vetë ka pasur kërkesën për autonomin e B dhe H, kurse të tjerët kryesisht kanë qenë ekspozitura politike e organizatave politike që kanë pasur qendrat në Beograd dhe Zagreb. Shih: Nusret Cancar, "Sarajevo o prijelomnim danima stvaranja Kraljevstva Srba, Hrvata i Sloveca", http://www.iis.unsa.ba/posebna/sarajevo/nusret_sehic.htm B. Petranovic, M. Zecevic, Jugoslovenski federalizam: ideje i stvarnost: 1914-1943: tematska zbirka dokumenata, Beograd, 1987, 203-239. 258 Pika e 7 e Deklaratës së Korfuzit, Pavic Kostic, "Delovanje verskih zajednica u jugoslovenskoj drzavi u periodu l9l8-l945", "Delovanje verskih zajednica u Kraljevini Jugoslaviji izmedju dva rata", "Religija i savremeni svet", fq. 94. 259 Në këto seanca të cilat janë mbajtur gjatë muajit qershor të vitit 1917, Ante Trumbiqi, ka theksuar nevojën që shteti, posaqërisht ndaj Kishës Katolike të tregoj vëmendjen e vetë. Edhe pse, sipas mendimit të tij, Kisha Katolike, është kundër themelimit të shtetit të përbashkët të Sllavëve të Jugut, por ajo ka aftësi të jashtëzakonshme adaptabile gjendjeve të reja të krijuara dhe se nuk duhet të ndërmirret asgjë çka mund të provokoj Vatikanin. Kursesi nuk mund të lejohet që nga Vatikani të krijohet armiku i përhershëm. Shih,

257

255

Faqe 98

Me rastin e shpalljes së krijimit të Mbretërisë së SKS, ndërmjet përfaqësuesve tjerë të Këshillit Popullor të SKS (Narodnog veca), gjendeshin edhe ipeshkvi i ardhshëm e kishës grekokatolike Janko Simrak, kurse në kabinetin e parë të ministrave, të cilën e udhëhiqte kryetari i qeverisë Nikolla Pashiqi, vendi i nënkryetarit i besohet dr. Anton Koroshecit260, iniciatorit të Deklaratës së Majit dhe njëherësh liderit të partisë klerikale "Slovenska ljudska stranka". Vatikani shtetin e ri, Mbretërinë e SKS e pranon qysh më 6. 11. 1919261, kurse marrëdhëniet diplomatike vendosen gjatë vitit 1920.262

Krfska konferencija, Beograd, 1924 fq. 32. Dragoslav Jankovic i Bogdan Krizman, Gradja o stvaranju jugoslovenske drzave. IDN, Beograd, 1964, II, fq. 663-664. 260 Gjatë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, janë formuar 39 kabinete qeveritare, të cilat mesatarisht skanë funksionuar më tepër se gjashtë muaj. Vetëm në një rast, kryetari i qeverisë nuk ka qenë i përkatësisë fetare ortodokse, kështu ka qenë rasti edhe me ministritë kryesore, ptë punëve të jashtme, të punëve të brendshme, tregtisë dhe të industrisë. Me rastin e shpalljes së diktaturës, mbreti me dekretin e datës 27. 07. 1928, e ka emëruar dr. Anton Koroshecin për kryeministër dhe këtë ka bërë për qëllime taktike, me përfitue pjesën katolike të politakanëve sllovenë dhe kroatë. Shih: Ferdo Culinovic, Jugoslavija izmedju dva rata, II, Zagreb, 1961, f. 287-230. 261 Menjëherë, pas proklamimit të formimit të shtetit, Mbretëria së SKS, notifikon shtetin e ri te të gjitha shtetet me të cilat Mbretëria e Serbisë ka pasur marrëdhënie diplomatike. Notifikimi në Vatikan kryhet më 8. 01. 1919. Pas notifikimit të gjithë aleatët e Serbisë (përveç Italisë) e vendosin marrëdhëniet e rregullta diplomatike. Vatikani, pranimin, shtetit të ri ka lidhur me përfundimin e Marrëveshjes Paqësore në Paris (kurse në thelb ka qenë çështja e pranimit nga ana e Italisë). Në prill të vitit 1919, deri sa punimet ka zhvilluar konferenca paqësore në Paris, sekretari shtetëror i Vatikanit Kardinali Gaspari, është deklaruar kundër themelimit të Mbretërisë së SKS. Si qëndrin negativ i Vatikanit, në qarqet e qeveritare, është interpretuar emërimi, në gjysmën e parë të vitit 1919, i mons. Dr. Antun Akshamoviqit, si ipeshkv Gjakovos (Kroaci), pa konsezusin paraprak me Qeverinë e Mbretërisë të SKS, ashtu si ka qenë paraparë me konkordatet e lidhura me shtetet që kanë hyrë në përbërje të shtetit të ri. Për këtë arsye në opinionin publik, ka shpërthyar ashtuquajtura afera ipeshkore, akt me të cilin kinse, Vatikani ka cenuar sovranitetin e shtetit. Shih:Viktor Novak, Magnum crimen, Zagreb, 1946, fq. 38.Beograd, 1989, Dragoljub Zivojinovic, Vatikan, Srbija i stvaranje Jugoslovenske drzave 1914-1920, Beograd, 1980, fq.346-409. Në të vërtetë Konferenca të Ipeshkëve e mbajtur prej 27.10.- 2. 11. 1918 në Zagreb, përshëndet krijimin e Mbretërisë të SKS dhe shpreson se shteti Kishës Katolike, do t'i pranoj të gjitha ato të drejta që kjo Kishë, ka në shtetet e tjera dhe se të gjitha pikat takuese, me Vatikanin, do të rregullohen me marrëveshje. Peshkopata katolike shprehë dëshirën e vetë, që të jetoj në dashurinë krishtere me të gjithë besimtarët e besimeve të pranuara, e në rradhë të parë me hiearkinë ortodokse dhe me popullin ortodoks. Gjithëashtu në këtë Konferencë është vendosur që të lutet i Ati i Shenjtë, që liturgjia në gjuhën e vjetër sllave të zgjërohet në tërë shtetin e ri. Kundër krijimit të këtij shtetit ishte argjipeshkvi dr. Antun Bauer, prelat më i lartë i Kishës Katolike, por i njejti gjatë verës së vitit 1919, e ndronë qëndrimin dhe e dërgon dr. Svetozar Rittigin në Vatikan, si të deleguarin të Peshkopatës katolike, i cili në emër të argjipeshkit dorëzon prememorin Papës, me kërkesë që Selia e Shenjtë të dërgon delegatin e vetë në Mbretërinë e SKS. Angazhimi i dr. A. Bauerit në masë të madhe ­ të konsiderueshme, ndikon në njohjen formale të Mbretërisë së Jugosllavisë. Shih: Mustafa Imamovic: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës) Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq 50. Ivan Muzic: Katolicka crkva u Kraljevini Jugoslaviji, "Crkva u svijetu", Split, 1978., fq. 45, Svetozar Rittig: Promemoria ad S. Sedem, Romae, 1919. 262 Kisha ortodokse, pëkundër traditës së vetë të ndikimit në politikën shtetërore, gjatë themelimit të shtetit të ri, nuk ka qenë shumë aktive. Shkaku i këtij pasivitetit mund të gjindet në faktin, se si kishë shtetërore në Serbi dhe në Mal të Zi, tërë rolin dhe aktivitetin rreth themelimit i ka besuar organeve shtetërore, të cilat kanë qenë të përfshira me klerikalizmin politik. Përveç këtij faktori vendimtar për mosaktivitetin politik,

Faqe 99

Pas formimit të Mbretërisë të Serbëve, Kroatëve dhe të Sllovenëve me 1. 12. 1918263 dhe deri më miratimin e kushtetutës së parë të Mbretërisë, Kushtetutës së Vidovdanit, me 28. 06. 1921, pozita juridike e bashkësive ka qenë identike me pozitën juridike që kanë pasur në shtetin përkatës para se të themelohet shtetit i përbashkët. Kështu, edhe pse bashkësitë fetare kanë ekzistuar në një shtet unik, pozita juridike e tyre ka qenë e rregulluar në mënyrë të ndryshme. Menjëherë pas themelimit të Mbretërisë të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, më 7. 12. 1918, formohet Ministria e Fesë (Ministastrastvo vera)264, e cila ka pasur pushtetin mbikëqyrës dhe pushtetin qeverisës-administrativ në të gjitha çështjet fetaro-politike.265 Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, si edhe të gjithë myslimanët, nuk kishin praktikisht asnjë ndikim në krijimin e shtetit. Të gjithë myslimanët fundin e Luftës së I Botërore e presin në suazat e ndryshme shtetërore, (në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni)266. Për dallim nga myslimanët në pjesët e tjera të Mbretërisë së SKS, në rradhë të parë atyre shqiptarë, myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, pas një lufte këmbëngulëse kishin arritur të gëzonin një lloje autonomie qysh në Mbretërinë e Austro-Hungarisë. Të pakënaqur me gjendjen ekzistuese të myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitin 1899 fillon lufta për ngyshtimin e ndikimit të shtetit dhe kontrollit të madh shtetëror në bashkësinë islame.267 Kërkesat ishin të orientuara në qeverisjen e

duhet përmendur edhe jounitetin organizativ, përkatësisht të ekzistimit të dy kishave autoqefale dhe statuset e ndryshme juridike në krahinat kishtare që ishin nën sundimin e Austro-Hungarisë. 263 Emërtimi Mbretëria e SKS, ka qenë në përdorim zyrtar deri më datën 3. 10. 1929, kur mbreti Aleksandër pas shpalljes të "Diktaturës së gjashtë janarit 1929" , vendos që shteti të emërohet në Mbretëri të Jugosllavisë. 264 Me Kushtetutën e vitit 1921 nuk ka qenë e paraparë numri i ministrive, kështu qeveria e parë e SKS ka pasur 18 ministri, kurse sipas Kushtetutës së vitit 1931 ka qenë të parapara 12 ministri. 265 Dekretligji mbi formimin e Ministrisë së Fesë (Uredba o ustvrojstvu Ministarstva vera), KOS, si edhe të gjitha bashkësitë tjera fetare, e vendos nën kontrollin shtetëror, në të gjitha çështjet fetaro-politike në rast se janë në fushëveprimin shtetëror. Sipas 3 të këtij Dekretligji, ministri i fesë në Serbi dhe në Mal të Zi, në instancën supreme ka ushtruar gjithë pushtetin qeverisës. Djoko Sljijepcevic, Istorije Srpske pravoslavne crkve, knjiga III, BIGZ, Beograd, 1991, fq. 14. 266 Bashkësia e Fesë Islame në Kosovë dhe në Maqedoni, deri në luftërat ballkanike ka qenë pjesë e pandashme, e bashkësisë unike myslimane të Perandorisë Osmane dhe organizimit unik hierarkik të organeve qendrore fetare në Stamboll. 267 Më 15. 04. 1909, i cili hyn në fyqi më 1. 05. 1909, ligjësohet "Statuti për qeverisjen autonome të çështjeve fetare islame dhe vakuforo-mearife në Bosnje dhe Hercegovinë" ("Shtatut za autonomnu upravu

Faqe 100

pavarur të punëve fetare, në qeverisjen e shkollave fetare si dhe në disponimin e qeverisjen e lirë të pasurive vakufore. Pas bisedimeve të gjata dhe të mundimshme myslimanët arrijnë që kërkesat e tyre të inkorporohen në dispozitat e Statutit, të cilin e nënshkruan perandori austriak. Sipas dispozitave të Ligjit mbi nënshtetësinë e Mbretërisë të SKS, e gjithë myslimanët të "viseve jugore", përkatësisht të Kosovës dhe të Maqedonisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm, pas aneksimit të këtyre territoreve në vitin 1913, kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë. Kjo dispozitë ligjore në praktikë është zbatuar edhe për ata banorë që deri më datën 18. 08. 1918, kanë qenë banorë të territore të cekura. Të gjithë ata që në çfarëdo mënyre nuk kanë mundur me kohë të sigurojnë nënshtetësinë, kanë qenë të shtrënguar të shpërngulen në Turqi dhe Shqipëri. Kështu shumica e popullatës shqiptare dhe turke gjatë vitit 1921, është shpërngulur nga fshatrat dhe këto kryesisht janë populluar me elementin sllavë. Pjesa që ka ngelur të jetojë në qytete ka qenë nën trysninë e vazhdueshme të organeve shtetërore.268 Me qëllim të evitimit të pakënaqësive që mund të lindnin me statusin dhe tretmanin e privilegjuar të Kishës Ortodokse Serbe, regjenti Aleksandri me Proklamatën e vet, të datës 6. 01. 1919, i shpallë të gjitha besimet si të barabarta. Në kuptimin formal juridik dhe politik, para shtetit të ri të krijuar, si çështje e veçantë paraqitej obligimi për rregullim unik të pozitës të bashkësive fetare. Veçantitë kombëtare, fetare dhe sociale, me të cilat ballafaqohej Mbretëria e SKS, dukeshin si të patejkalueshme, (gjë që edhe ishin, fakt që do të dëshmohet më vonë). Kuvendi kushtetues i Mbretërisë të Serbëve, Kroatëve dhe të Sllovenëve gjendej para çështjeve shumë të ndërlikuara, së pari me çështjen e rregullimit unik të

islamskih vjerskih i vakufsko-mearifskih poslova u Bosni i Hercegovini"). Sipas këtij Statuti për herë të parë zgjidhet reis-ul-ulema Sylejman ef. Sharac, të cilin Qeveria Vendore e gjatë vitit 1912 e detyron të japi dorëheqje, kurse me vendimin e kurisë së hoxhallarëve për reis-ul-ulema zgjidhet Mehmed Xhemalludin Çausheviqi, zgjedhja e të cilit vërtetohet me dekretin perandorak të datës 27. 10. 1913. Shih: Muhamed Salkic, Ustavi Islamske Zajednice, "El-kalem", Sarajevo, 1422/2001, fq. 27-83, http: //test.rijaset.ba/index2.php?option=com_content&task=view&id=50&pop=1&page=0 268 Shih: Definitivni rezultati popisa stanivnistva od 31. januara 1921, Sarajevo, 1932, fq. 87-122, Stenografske beleske Narodne skupsitine SHS (1921-1928), LXIX, red. Sast. 23. maj 1992, fq. 22. Për të pasur mundësi që më lehtë të sigurojnë dokumentet për shpërngulje në Turqi, sipas këtij regjistrimi, i cili vuan nga josaktësia me qëllim të kamuflimit të politikës serbomadhe, 148.019 banorë janë deklaruar se turqishten kanë gjuhën amtare; prej tyre 13.980 në Shkup, 9.189 në Prizren, 7.115 në Prishtinë, 6.432 në Mitrovicë, 6.025 në Manastir, 2.430 në Shtip.

Faqe 101

pozitës të bashkësive fetare, në një shtet unitar. Çështje parësore paraqitej ekzistimi i shumë kombeve dhe të pakicave kombëtare (minoriteteve), disa prej të cilave shteti nuk i kishte pranuar e as që tregonte e vullnetshme t'i pranoj, siç ishin shqiptarët, myslimanët (boshnjakët)269 dhe maqedonët. Në kushte të këtilla, ishte e pamundur mbajtja e mëtutjeshme e sistemit të kishës shtetërore të cilat kanë ekzistuar në Mbretërinë e Serbisë dhe në Principatën e Malit të Zi. Ishte i pamundur, për oborrin mbretëror dhe strukturat udhëheqëse serbe, pranimi i zgjerimit të drejtave të cilat i kishte gëzuar Kisha Katolike në Perandorinë Austro-Hungareze. Si zgjidhje parimore dhe demokratike, imponohej suprimimi i pozitës së privilegjuar të disa bashkësive fetare, përkatësisht vendosjes së sistemit të barazisë të gjitha besimeve. Si zgjidhje e vetme në këtë drejtim, ishte ndarja e kishës nga shteti, gjë që nuk do të realizohet gjatë tërë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë.270 Me qëllim të hulumtimit të disponimit të bashkësive fetare për mënyrën e zgjedhjes të pozitës juridike të bashkësive qeveria prej datës 15.-21. 11. 1921 në Beograd, organizon ashtuquajturën Anketën Fetare

269

271

(Verska anketa). Me këtë

Formimi i kombit boshnjak kalon nëpër tri faza kryesore, prej "popullit mysliman" gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Austro-Hungarize, Muslimanë gjatë ekzistimit të RSFJ dhe Boshnjakëve, pas shpalljes të Bosnjes dhe Hercegovinës si shtet të pavarur. Emërtimet autori i përdor në formën e tyre zyrtare. Mohimi i kombit boshnjak nga ana e intelektualëve serbë dhe kroat i ka rrënjët e veta qysh prej kohës së sundimit të Perandorisë Austro-Hungareze, gjeneza e agresitetit luftarak ndaj boshnjakëve dhe të Bosnjes. Krejtë ky mohim ka qenë hyrje në recepcionin politikës luftarake-ekspanzioniste. Bosna përcaktohet si teritorr serbe, përkatësisht kroat duke filluar prej marrëveshjes Cvetkoviq-Maçek e deri te marrëveshja për ndarjen e Bosnjes Tugjman-Millosheviq. Shih: Esad Zgodiq, "Vladimir Corovic: Pansrbizam, Bosna i Bosnjaci", htp://www.diwanmag.com.ba/arhiva/diwan5_6/sadrzaj/sadrzaj8.8htm 270 "Monizmin politik si atributin e homogjenitetit social të shoqërisë rurale, mosndarjen e kishës nga shteti, ndikimin e ushtrisë në jetën politike, të gjitha këto komponente Serbia e bartë në kornizat shtetërore jugosllave. Në Jugosllavi vjen deri te bashkimi i popullit serbë. Por, në bashkësi me popujt të tjerë Serbia primatin e vetë e bazon në meritat luftarake, në fuqinë ushtarake dhe në tentimin për krijimin e ideologjisë integraliste jugosllave. Ajo refuzon idenë e shtetit e përbërë (gjë që mund të konstatohet në mënyrë e bashkimit, majorizimit gjatë aprovimit të kushtetutës)". Latinka Perovic, Izmedju anarhije i autokratike (4) "Unutrasnji sukobi otezavaju modernizaciju"", "Danas", Beograd, 23. 03. 2007. Me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët ndërmjet bashkësive më të rëndësishme fetare, për zgjedhjen e pozitës juridike të bashkësive fetare, Ministria Fesë me vendimin e ministrit Miloje (Milivoje) Jovanoviq, të datës 1. 11. 1921, në Anketën e organizuar i ka ftuar edhe përfaqësuesit e Bashkësisë së Fesë Islame. Seksioni mysliman ka hartuar propozimin e vetë mbi pozitën dhe rregullimin juridik të statusit të myslimanëve. Reis-ul-ulema i Bosnjes dhe Hercegovinës, Xhemalludin Qausheviqi, me atë rast ka parashtruar kërkesën që shteti të marri në konsideratë specifikën e besimit islam dhe të pranoj zgjidhjet për nevojën e autonomisë vakufore-mearife për të gjithë myslimanët dhe që të gjithë myslimanëve të sigurohet e drejta për zgjedhjen e lirë të të gjitha organeve fetare, në bazë të vullnetit të lirë. Përveç kësaj është kërkuar që në çështjet e brendshme të myslimanëve të zbatohen dispozitat e sheriatit, të caktohet kontributi i myslimanëve për nevojat fetare, të rregullohet statusi i mësimdhënësve dhe i nëpunësve fetar që janë të përfshirë në mësimin fetar, që martesa në mes të myslimanëve të lidhet sipas dispozitave fetare (martesa

271

Faqe 102

anketë, bashkësitë fetare duhej të paraqitnin opinionin e vet, propozimet dhe sugjestionet se si e paramendojnë pozitën e vet në shtet. Nga Anketa mund të konkludohet se bashkësitë fetare, përkatësisht Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Katolike, kanë qenë kundër çfarëdo barazie të të gjitha bashkësive fetare. Kisha Ortodokse Serbe ka insistuar që të mbajë primatin dhe të ketë ndikim vendimtar në politikën e shtetit, si kishë që gjatë shekujve e ka ruajtur qenien biologjike të popullit serb.272 Bashkësia e Fesë Islame, si bashkësie fetare më e madhe e organizuar jokrishtere në Ballkan, ka qenë për vazhdimin e formave organizative të islamit të cilat kanë ekzistuar në këto territore deri në Kongresin e Berlinit. 1.1. Bashkësitë fetare në përcaktimet kushtetuese dhe ligjet mbi bashkësitë fetare Nxjerrja e kushtetutës së parë ka qenë e përcjellur me konflikte të ashpra politike, në të cilat vend me rëndësi ka zënë edhe çështja e pozitës dhe veprimtarisë së bashkësive fetare. Me kushtetutë duhej të zgjidhej pozita e kishës ortodokse, duke pasur parasysh pozitën e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, në shtetet që kanë pasur interesin vital për themelimin e bashkësisë së re shtetërore. Me rëndësi ishte edhe pozita e Kishës Katolike, e cila kishte pozitë të privilegjuar dhe rol të rëndësishëm politik në Austro-Hungari. Varësisht prej tipit të raportit së shtetit me bashkësitë fetare, raporti me Kishën Katolike mund të rregullohej me konkordat dhe me ligje të veçanta, ose me legjislacionin unik që kishte me rregulluar pozitën e të gjitha bashkësive fetare, duke mos privilegjuar e as diskriminuar asnjërën prej tyre.

fetare) dhe që festat fetare myslimanët të festojnë lirisht e publikisht. Me këtë rast është shfaqur pakënaqësia që bisedimet me myslimanët kryhen ndarazi, me ate të Bosnjës dhe të Hercegovinës dhe të viseve të tjera (myslimanëve të pjesës lindore dhe të pjesës perëndimore të shtetit) dhe sipas propozimit parashihej unitetit i të gjithë myslimanëve në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Këtij propozimi i kundërvihet Nikolla Pashiqi, duke u frikësuar, se me krijimin e bashkësisë unike myslimane, mos të krijohen parakushtet për krijimin e organizatës unike politike të myslimanëve. Për këtë arsye të gjitha qeveritë kanë punuar në përçarjen dhe diferencimin brenda BFI. Mehmed Ziki, si myftiu suprem për Serbi, dhe Kenan Zija-Begu, si deputeti i "Xhemijetit" nga Manastiri, refuzojnë kërkesat e parashtruara, duke theksuar se myslimanët nga jugu kanë kërkesat e veçanta të cilat i përgjigjen kushteve të këtyre viseve, duke theksuar se anëtarët e "Jugoslovenska muslimaska organizacija" janë shumë klerikal. Krahas këtij, si eksponent tjetër i flaktë i politikës së N. Pashiqit, ka qenë edhe Hasan Rebac, i cili në atë kohë ka qenë referent i Drejtorisë të Myslimanëve, pranë Ministrisë së Fesë. Anagazhimi i tij destruktiv është reflektuar veçanërisht në Komisionin Legjislativ (Zakonodavni odbor) të Kuvendit Kushtetues. Mbi mosgatishmerinë dhe rezistencën e shtetit për kërkesat e myslimanëve për bashkësinë unike. Shih: Radmila Radic, Verom protiv vere, Institut za novu istoriju Srbije, Beograd, 1995, fq. 28. M. Hj. (Muhamed Hadzijahic), Hasan Rebac i muslimanska vjerska autonomija. Hrvatski dnevnik, nr. 6 (1941), 1686, fq. 18, Rado Kuselj, Vjerska anketa u Beogradu i njeni zakljucci, Ljubljana, 1922.

Faqe 103

Roli i islamit dhe i bashkësisë islame, edhe pse pas tërheqjes së turqve nga kjo pjesë e Ballkanit, dukshëm ishte zvogëluar dhe margjinalizuar, duke pasur parasysh numrin e besimtarëve, duhej të merrej në konsideratë politik. Përveç këtyre bashkësive më të rëndësishme fetare, në territorin e Mbretërisë së SKS vepronin edhe disa bashkësi të tjera fetare, të cilat nuk kishin ndonjë rol dhe domethënie politike. Roli i këtyre bashkësive fetare mund të kishte peshë në situata të caktuara politike ndërkombëtare. Të gjitha këto momente, si dhe praktika e shteteve Perëndimore, e shtyjnë Mbretërinë e SKS, që zgjidhjen e statusit të bashkësive fetare ta kërkojë në formën e ndarjes së shtetit dhe të kishës, bashkësive fetare. Me Kushtetutën e Vidovdanit, të miratuar më 28. 06. 1921, braktiset sistemi i kishës shtetërore, por nuk pranohet parimi i ndarjes së shtetit nga kisha. Kushtetuta e miraton një zgjidhje kompromise, themelohet sistemi ku ekzistojnë dhe funksionojnë shumë lidhje ndërmjet shtetit e bashkësive fetare. Bashkësitë fetare kanë gëzuar statusin e institucioneve publike, me status të veçantë në shtet, me të drejta dhe privilegje të gjëra273. Bashkësitë fetare kanë kryer një mori të funksionesh të cilat, në shtetet Perëndimore kanë qenë të rezervuara për shtetin. Statusi i këtillë ka qenë i garantuar me nenin 12 të Kushtetutës.274 Pozitë të këtillë

273

Në Mbretërinë e SKS, përkatësisht në Mbretërinë e Jugosllavisë lidhjet ndërmjet shtetit dhe të kishës, bashkësive fetare kanë qenë shumëfishta, të cilat na shtyejnë të konkludojmë se është bërë ndarja e pjesërishme e shtetit me kishën. Kryesisht këto lidhje kanë qenë me KOS, e më pak me Kishën katolike. Lidhjet me Bashkësine Fesë Islame kanë qenë simbolike dhe më tepër kanë pasur karakterin manifestiv. Në lidhje me marrëdhëniet e shtetit dhe të kishës, krahaso: Jovan Stefanovic, Odnosi izmedju crkve i drzave, Zagreb, 1953, fq. 91-109. 274 Me nenin 12 të Kushtetutës së Vidovdanit ka qenë e garantuar liria e besimit dhe e ndërgjegjes. Besimet e përvetësuara para ligjit janë të barabarta dhe mësimet fetare mund të manifestojnë publikisht. Ushtrimi i lirive qytetare dhe politike, janë të pavarura nga ushtrimi i besimit. Asnjëri nuk mund të lirohet nga obligimet dhe detyrat e veta qytetare dhe ushtarake duke u thirrë në normat e besimit të vetë. Përvetësohet parimi, se të gjitha ato besime të cilat, në cilën do pjesë të Mbretërisë kanë fituar pranimin ligjor, do të gëzojnë statusin e besimit të përvetësuar. Të gjitha besimet të tjera mund të pranohen vetëm me anë të ligjit. Besimet e përvetësuara dhe të pranuara, në mënyrë të pavarur rregullojnë punët e veta fetare dhe pavarësisht qeverisin me pasurinë dhe fondet e veta në suazat e ligjit. Asnjëri nuk është i obliguar që bindjet e veta fetare të shfaqi publikisht. Asnjëri nuk është i obliguar të marri pjesë në solemnitetet, rituale dhe ushtrimet fetare, përveç në rastet e festave dhe solemniteteve shtetërore. Obligimi i pjesëmarrjes në festat shtetërore vlenë edhe për personat që janë nën kujdestarinë e prindërve, tutorit ose i nënshtrohen pushtetit ushtarak, pra në të gjitha këto raste, njerëzit edhe me bindje të tjera të detyroheshin të marrin pjesë në manifestimet fetare. Besimet e pëvetësuara dhe të pranuara mund të mbajnë lidhje me udhëheqësitë suprem të bashkësisë fetare përkatëse edhe jashtë kufinjve shtetëror, në rastet kur këto janë të parapara me dispozitat e besimit të caktuar. Më gjërisisht; Ustav Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, 28. 6. 1921, fq. 128, B. Petranovic, M. Zecevic, Jugoslovenski federalizam: ideje i stvarnost: 1914-1943,

Faqe 104

juridike kanë pasur të gjitha bashkësitë fetare të përvetësuara (usvojene) dhe të pranuara (priznate). Bashkësitë fetare të përvetësuara janë të gjitha ato bashkësi, të cilat në, kanë pasur legalitet juridik para krijimit të shtetit të përbashkët, kurse bashkësitë fetare të pranuara kanë qenë të gjitha ato bashkësi të cilat, me procedurë të veçantë të paraparë me ligj, do të përligjeshin. Statusin e bashkësive fetare të përvetësuara dhe të pranuara kanë pasur këto bashkësi: Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike me Kishë Greko-Katolike, Bashkësia e Fesë Islame, Kisha Evangjelike275, Kisha Reformiste, Kisha Baptiste, Kisha Metodiste, Kisha Nazarene, Kisha e Vjetër Katolike dhe Bashkësia e Fesë Çifute. Të gjitha bashkësitë tjera fetare, nuk kanë qenë të legalizuara. Besimtarët e bashkësive jo të legalizuara, shpeshë herë kanë qenë të persekutuar, kryesisht me iniciativën e bashkësive të mëdha fetare. Bashkësitë fetare jo të kanë qenë : Metodistët, "Vëllezërit të lirë", Nazarenët, Adventistë dhe të tjerët. Dëshmitarët e Jehovas dhe Adventistët posaçërisht kanë qenë të përndjekur për shkak të "veprimtarisë antishtetërore".276 Sipas interpretimit të Kuvendit kushtetues, të datës 3l. l. l922, në lëmin e së drejtës dhe të lirisë së besimit dhe në lëmin e statusit të bashkësive fetare, njihen tri parime themelore: 1. parimi i lirisë fetare për të gjithë besimtarët dhe për të gjitha bashkësitë fetare;

tematska zbirka dokumenata, Beograd, 1987, Dj. Slijepcevic, Istorija Srpske pravoslavne crkve, , knjiga III, Keln, 1986, Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 5. 275 Numri më i madhë i bashkësive të komunave kishtare protestante kanë qenë të formuara në suazat e Kishës Evangjelike (Ungjillore) të Hungarisë, kurse pas Luftës së I Botërore në Mbretërinë e Jugosllavisë është formuar Kisha Ungjillore në Jugosllavi me seli në Zagreb. Kjo kishë kishte në suazat e veta kishte 8 seniorate, kurse krahas kësaj kishe, në mënyrë pavarur zhvillohej edhe Kisha Ungjillore Sllovake, me tri seniorata. Kjo kishë kishte rreth 60.000 besimtarë dhe selia e saj ishte në Backi Petrovac (Vojvodinë), në krye me ipeshkvin Samuel Shtrake. Kjo bashkësi ka pasur 30 klerik, kurse besimtarët kanë qenë të koncentruar në Backë, Banat (Vojvodinë), Kroaci, Slloveni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe një pjesë e vogë në Serbi (mbi 1.000 besimtarë). Kisha Reformatore ka pasur 65.000 besimtarë, kryesisht të nacionalitetit hungarez dhe mbi 4o klerik. Në vitin 1933 është formuar Kisha Ungjillore gjermane me seli në Zagreb, me rreth 130.000 besimtarë. Në krye të kësaj kisha ka qenë dr. Filip Pop. Prej vitit 1923 është zhvilluar edhe Kisha e vjetër katolike, e themeluar qysh në vitin 1870 si reaksion ndaj dogmës mbi pagabueshmërinë e papës. Ipeshkvi i parë i kësaj kishe ka qenë Marko Kalogjera. Shih: Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 32. 276 Sipas mësimeve të këtyre bashkësive të vogëla fetare, ka qenë e ndaluar bartja e armëve, shkuarja në ushtrri dhe nderimi simboleve shtetërore.

Faqe 105

2. parimi i ushtrimit të funksioneve publiko - juridike, për të gjitha bashkësitë fetare; dhe 3. parimi i barazisë së të gjitha bashkësive fetare. 277 1. Me parimin e lirisë fetare, nënkuptohej liria fetare dhe liria e ndërgjegjes për çdo njeri. Sipas këtij parimi, askush nuk mund të detyrohej që të shfaqë bindjet fetare në mënyrë publike, e as të marrë pjesë me detyrim në solemnitetet fetare me rastin e festave shtetërore. Të drejtat politike ishin të pavarura nga përkatësia fetare. 2. Me parimin e ushtrimit të funksioneve publiko - juridike dhe të autorizimeve publike, të bashkësive të caktuara fetare, (të përvetësuara dhe të pranuara) u garantohej nga shteti ushtrimi i funksioneve të caktuara publiko juridike dhe i funksioneve të caktuara të privilegjuara publiko - juridike. Ushtrimi i funksioneve publiko - juridike dhe i funksioneve publike bëhej në pajtim me ligjin. Arsyet që shteti, funksionet e caktuara publiko - juridike ua kishte besuar bashkësive fetare, qëndronin në faktin se bashkësitë e përvetësuara fetare dhe bashkësitë e pranuara fetare, gëzonin autoritet të madh në suaza të konfesionit të vet dhe me autoritetin e vet moral, gjatë ushtrimit të autorizimeve dhe të funksioneve publiko juridike, do t'i ndihmonin shtetit në forcimin e bazës

shtetërore dhe të autoritetit shtetëror. 3. Me parimin e barazisë - për të gjitha bashkësitë fetare, në aspektin formaljuridik, ishte e garantuar barazia juridike për të gjitha bashkësitë fetare të

përvetësuara dhe ato të pranuarat. Në shtetin shumëkonfesional nëpërmjet statuseve të ndryshme juridike të bashkësive fetare, tentohej të shmangen konfliktet ndërmjet shtetit dhe të bashkësive fetare. Sipas Kushtetutës së Vidovdanit, bashkësitë fetare të përvetësuara dhe ato të pranuara, kishin të drejtë të mbanin lidhje me strukturat udhëheqëse të bashkësive përkatëse fetare dhe jashtë shtetit, nëse kjo ishte e paraparë me rregullat juridike fetare të konfesionit përkatës.

Mr. Vitomir Unkovic: "Vjerske zajednice u Jugoslaviji" (20 stoljece), "Savjest i sloboda", Centar za istrazivanje Biblije, dokumentaciju i informacije, "Znaci vremena", Svezak VI, Zagreb, l985, fq. l37.

277

Faqe 106

Kushtetuta e Vidovdanit qe suprimuar me Dekretin e mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq, më 6. 0l. l929, domethënë me vendosjen e "Diktaturës së 6 janarit". Më 3. 09. l93l popullit i qe imponuar Kushtetuta e re, e cila në nenin 11, përmbante dispozitat e njëjta të nenit l2 të Kushtetutës së Vidovdanit, por të plotësuara me një paragraf të veçantë, të ashtuquajtur "Kanzelparagraf ". Me këtë paragraf ndalohej agjitacioni politik në manifestimet fetare.278 Në decenien e parë të formimit të Mbretërisë të SKS/Jugosllavisë, për shkak të luftërave politike, veprimtaria ligjdhënëse ka qenë shumë e ngadalshme. Aktiviteti normativ i Kuvendit Popullor shumë herë ka qenë i paralizuar për shkak të këtyre luftërave të ashpra politike. Ndryshimi thelbësor në këtë lëmi pason pas vendosjes të diktaturës, me ç'rast shpërndahet kuvendi dhe tërë funksioni legjislativ kalon në duart e mbretit. Qysh në fillim, regjimi zhvillon aktivitetin e shtuar normativ, duke kodifikuar ligjet e reja dhe duke vendosur të gjitha sferat e jetës shoqërore nën kontroll. Veprimtaria ligjdhënëse e diktaturës së vendosur është sjellur në katër drejtime kryesore: 1. Forcimi i absolutizmit të mbretit, 2. Përforcimi i centralizmit, 3. Mbrojtja e rregullimit ekzistues ekonomik dhe politik, si dhe 4. Mbrojtja e unitetit shtetëror dhe forcimi i unitetit kombëtar.279 Në kuadër të veprimtarisë ligjdhënëse regjimi, për një kohë të shkurtër, nxjerr ligjet përkatëse për rregullimin e statusit juridik të besimeve të pranuara në shtet. Kështu, Ligji mbi Kishën Ortodokse Serbe, është nxjerrë më 8. 11. 1929280, Ligji mbi bashkësinë e hebrenjve, është nxjerrë më 14. 12. 1929281, Ligji mbi Bashkësinë e Fesë Islame282, është nxjerr më 31. 01. 1930283, ligj me anë të së cilës

Në alinen 7 të nenit 11. të Kushtetutës, qëndron: " Askujt nuk i lejohet që në faltore ose gjatë tubimeve dhe manifestimeve fetare nëpërgjithësi , të bëjë çfarëdo agjitacioni politik". ("Isto tako nikom nije dopusteno da u bogomoljama, ili prilikom verskih skupova i manifestacija uopste vrsi ma kakvu politicku agitaciju".). Neni 11. të Kushtetutës të Mbretërisë së Jugosllavisë (Ustav Kraljevine Jugoslavije), Zagreb, 1931.Stanko Ojnik: "Pravni polozaj Cerkve v Slovenije", "Bogoslovni vestnik", nr. l. Glasilo Teoloske fakultete v Ljubljani, l980, fq. 9l. 279 Mustafa Imamovic, "Opste karakteristike vjerskog zakonodavstva sestojanuarske diktature", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ", (1991), Sarajevo, fq. 150. 280 "Zakon o Srpskoj pravoslavnoj crkvi", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br. 269-CIX, 16. XI. 1929. 281 "Zakon o jevrejskoj zajednici", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br. 301-CXXVII, 24. XII. 1929. 282 "Zakon o islamskoj verskoj zajednici", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br. 29-X, 7. II. 1930.

278

Faqe 107

suprimohet në tërësi autonomia fetare dhe vakuforo-mearife e myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Ligji mbi kishën ungjillore dhe reformatore, është nxjerr më 16. 04. 1930.284 Të gjitha këto ligje janë plotësuar me aktet përkatëse juridike.285 Sipas Ligjit mbi Bashkësinë e Fesë Islame,286 duke u nisur nga dispozitat e Marrëveshjes së Sen Zhermenit, Qeveria e Beogradit e pranon formalisht reis-ululemanë të deriatëhershëm Xhemalludin Çausheviqin287, si udhëheqës suprem të

Me Vendimin e ministrisë të fesë të datës 4. 01. 1928, është formuar komisioni për hartimin e tekstit definitiv të projektit të Ligjit mbi Bashkësinë e Fesë Islame. Për anëtar të komisionit kanë qenë të emëruar: Xhafer Kulenoviq, Shahin Idriz, dr. Dragosllav Jovanoviq dhe Hasan Rebac. 284 "Zakon o evangelickoj i reformiranoj crkvi", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br.95-XXXVII, 28. IV. 1930. 285 Ligji mbi zgjedhjen e patrikut të Kishës Ortodokse Serbe , "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 79.-XXX, 6. IV. 1930, Ligji mbi zgjedhjen e reis-ul-ulemasë të Bashkësisë së Fesë Islame, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 125-XLVIII, 5. VI. 1930. 286 Në letrën e vet të datës 24. 05. 1930, për këtë ligj dhe për politikën e qeverisë mbretërore ndaj popullatës myslimane, Xh. Qausheviqi, shkruan:"Nga gjithë ajo çka të kamë dërguar (shkruar), mund të bindesh se ministri e drejtësisë është nisur në rrugën e gabuar. Ai na i ka cenuar ndjenjat tona më subtile religjioze. Ai donë të na barazoj me Tunguzët, për këtë arsye i gjuan (i largon) funksionarët të lartë te zgjedhur, pa kurrfarë arsyetimi dhe pa kurrfarë marrëveshje i vendos njerëzit, të cilët i propozojnë b...e majta politike të tij. Sikur kishte me qenë në Ligj, në vend "Bashkësinë Fetare Islame para shtetit e përfaqëson reis-ul-ulema", kisha thënë të qëndroj "Reis-ul-ulema është hija ose lakej i Ministrtisë të Drejtësisë", atëhere myslimanët publikisht kishin me u njohur me gjendjen reale të asaj figure dhe s'kishin me pasë të drejtën të shpresojnë asgjë. Ministri i drejtësisë nuk ka dashur të pranoj edhe forumin legal gjatë nxerrjes të Ligjit , sërish nuk do të aprovoj as gjatë miratimit të Kushtetutës. Ai i ka besuar b...të veta të majta miratimin e Kushtetutës (të BFI, vër. e M.B.) dhe në këtë mënyrë donë të më dëboj (largoj). Ai sillet me mua si me ndonjë lakej; ai në çdo mënyrë donë të realizoj politikën e vetë, edhe në rast se Bashkësia e Fesë Islame çoftë nga dhimbja dhe nga ofendimet (poshtërimet) e shkaktuara. Ai ka emëruar një të ashtuquajtur besitari kryesore, i cili përveç konkludimeve marrëzore, mi ka shkatërruar (shkapërderdhur) 80.000 dinarë. Para disa dite kanë pruar një konkludim që të gjitha parat të dorëzohen bankës "Gajret". Dojnë të bëjnë edhe një transakcion në dëm të Vakufit" .("Iz svega onoga, sto sam ti poslao do sada mozes se uvjeriti, da je ministar pravde posao krivim putem. On je zadro u najosjetljive vjerske osjecaje. On nas hoce da izjednaci s Tunguzima, pa zato baca birane vjerske visoke funkcionere, bez ikakva obzira hoce i bez sporazuma postavlja ljude, koje mu njegovi politicki sol tasaci predlazu. Bar da je u zakonu mjesto "Islamsku Vjersku zajednicu predstavlja pred drzavom reis-ul-ulema" rekao "Reis-ul-ulema je sjena ili lakaj ministarstva pravde", onda bi muslimani javno upoznali pravo stanje te figure i ne bi imali pravo nadati ni cemu. Ministar pravde nije uvazio ni zakoniti forum pri donosenju Zakona, pa ga opet nece da uvazi pri donosenju Ustava. On je povjerio svojim sol-tasacima donosenje Ustava i hoce da me na taj nacin odbaci. On postupa sa mnom kao sa kakvom lakejom; on posto poto hoce da odrzi svoju licnu politiku, pa makar Islamska Vjerska Zajednica crkla od jada i nanesenih uvreda. On je postavio nekakovo glavno povjerenstvo, koje mi je osim glupih zakljucaka upropastilo do sada preko 80.000 dinara. Donijeli su tu neki dan zakljucak da se sav vakufski novac preda "Gajret" banci. Hoce i oni da stvore jos jednu transakciju na stetu Vakufa") Shih: Rudimir Roter-Progonski, Dokumenti o borbi Dzemaludina Causevica. Uz Drugu godisnjicu smrti zasluznog reis-ul-uleme. "Obzor" nr. 80 (1940), fq. 69,3. 287 Me Dekretin e mbretit të datës 26. 02. 1930, Xhemalludin Qausheviqi (1870-1938), përndryshe islamolog i kalibrit ndërkombëtar, i cili ka gëzuar autoritet në botën islame, emërohet për reis-ul-ulema me seli në Beograd, por ky e refuzon këtë emërim gjersa nuk të suprimohet Dekreti i përkohshëm mbi organizimin e qeverisjes dhe të punëve në BFI të datës 5. 02. 1930 (Uredba o privremenoj organizaciji vlasti i poslova Islamske verske zajednice), si kundërpërgjegje, me propozimin e ministritë të drejtësisë, mbreti Aleksandri, me Dekretin e datës 6. 06. 1930, e pensionon Xh. Qausheviqin, dhe në vend të tij e emëron I. Magllajliqin, për reis-ul-ilema, me seli në Beograd. Njëra prej arsyeve të pensionit ka qenë edhe

283

Faqe 108

gjithë myslimanëve të të Mbretërisë së Jugosllavisë, por faktikisht atij nuk i lejon kurrfarë të drejte dhe ndikimi në çështjet fetare islame jashtë territorit të Bosnjës dhe Hercegovinës.288 Kërkesat për ndryshimin real të Kushtetutës të BFI kanë qenë të bazuara, ngase të drejtat e myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, me Statutin e vitit 1909 kanë qenë shumë më të gjëra dhe reale. Qëllimi i regjimit ishte që tërë Bashkësia e Fesë Islame të humbi autonominë e vetë në çështjet fetare. Për këtë qëllim në qeverinë e P. Zhivkoviqit, ngarkohet ministri i drejtësisë Milan Sërshkiq. Sipas planit qeveritar ishte paraparë që me nëpërmjet të riorganizimit të Bashkësisë së Fesë Islame dhe me anë të emërimit të elementeve serbofile289, ministria e drejtësisë të marri kontrollin e tërësishëm. Për këtë qëllim përdoret myftiu i Tuzllës dhe i Banja Llukës I. Magllajliq.290 Duke përdorur I. Magllajliqin291, regjimi në zgjedhjet për Kuvendin Popullor, të mbajtura më 18. 03. 1923, mundohet të përçajë

refuzimi këmbëngulës e Xh. Çausheviqit, që nxënësit mysliman detyrimisht të marrin pjesë në festën shtetërore të Shën Savës, e cila është festuar nëpër të gjitha shkollat, pa marr parasysh nivelin e tyre. Haxhi Mehmed Xhamalludin Qausheviqi, për herë të parë zgjidhet për reis-ul-ulema nga Kuvendi (Kuria) e Hoxhallarëve gjatë vitit 1913, Qeveria Vendore për shkak të kundërshtimeve e anulon zgjedhjen. Në sesionin e II të Kuvendit të Hoxhallarëve sërish zgjidhet reis-ul-ulema dhe me dekretin e perandoritë austriak vërtetohet zgjedhja, kurse më 26. 03. 1914, pas marrjes së Menshurës nga ana e shejh-ul-islamit në Stamboll, fronizohet për reis-ul-ulema. Këtë detyrë e kryen deri në vitin 1930. Njëri prej intektualëve i afërtë me idetë "reformiste", të cilët kundërshtoheshin nga "tradicionalistët" fetarë. Njeri prej reis-ululemave më të spikatur për mbrojtjen e boshnjakëve dhe të shqiptarëve nga politike shfarosëse serbe. Shih: Mahmut Traljic, "Hadzi Mehmed Dzemaluddin Causevic", Dr. Atif Purivatra, "JMO u politickom zivotu Kraljevine SHS", Sarajevo, 1974, Mustafa Imamovic, "O politickoj aktivnosti reis-ul-uleme Causevica", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ", nr. 1, 1991, Sarajevo, fq. 25-33, Drustveno-pravni aspekt islamskog reformizma, Islamski teoloski fakultet, Sarajevo, 1990, fq. 210-237. Shih: Arhiv Jugoslavije, Ministarstvo pravde, Pov. Gradja, 63-6-7-19, 63-6-7-30, 63-6-27-30. 288 Mustafa Imamovic, po aty, fq. 151. 289 Grupin e myslimanëve proserb brenda "Jugoslovenska muslimaska organizacija" kanë udhëhequr Ibrahim Magllajliqi, dr. Avdo Hasanbegoviqi, Hasan Rebac, Sherif Arnautoviq, dr. Hamdija Karamehmedoviqi, të cilët bëhen edhe ekzekutues të politikës serbomadhe të Millan Sërshkiqit. 290 Në çështje e bashkëpunimit me qeverinë ose kundër bashkëpunimit, brenda BFI ishin kristalizuar dy rryma të të kundërta, rryma serbofile në krye me Ibrahim Magllajliqin, i cili qysh në vitin 1920 ishte deklaruar serb dhe i cili shkakton përçarjen brenda deputetëve të "Jugoslovenska muslimanska organizacija", në vitin 1921, dhe rryma e dytë në krye me Mehmed Spahon, i cili lufton për mbrojtjen e të drejtave të gjithë myslimanëve. Shih: Drustveno-politicki polozaj i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Institut za savremenu istoriju, Beograd, 1972, fq.11. 291 Me rastin e inaugurimit solemn të I. Magllajliqit, për reis-ul-ulema në Bajrakli Xhami në Beograd, përveç delegacione të myslimanëve nga të gjitha viset, në këtë solemnitet ka qenë i pranishëm edhe mbreti Aleksandri, i cili në fjalimin e tij, për të qetësuar masat e revoltuara të besimtarëve, deklaron se ndaj myslimanëve ka ndjenja të posaqme të miqësisë personale. Pëndryshe në kohën e emërimit I. Magllajliqi ka qenë pensionist.

Faqe 109

"Organizatën

Jugosllave

Myslimanëve"

("Jugoslavenska

Muslimanska

Organizacija"), por përjeton debakl.292 Autoritetet e pushtetit të ri nuk angazhoheshin ose fare pak angazhoheshin në frenimin e dhunës, edhe pse qenë obliguar me pikën VII të Deklaratës së Korfuzit, me të cilin parashihej barazia e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman. Në bazë të kërkesave të qarqeve zyrtare fetare myslimane dhe të angazhimit të qarqeve të caktuara franceze, me qëllim të pengimit të përndjekjes dhe për sigurimin e barazisë për besimtarët myslimanë dhe për bashkësinë e fesë islame, qe nënshkruar aneksi i veçantë në Marrëveshjen - Kontratën paqësore të Sen Zhermenit (10. 09. l9l9), e cili shpallet si ligj i përhershëm293. Me këtë Marrëveshje myslimanet proklamohen si pakicë fetare, jo edhe kombëtare. Me nenin 10 të Aneksit, Mbretëria e SKS-së ishte e obliguar të pranonte të drejtën e myslimanëve ­ sheriatin, pastaj qeveria ishte e obliguar të ndërrmirte masa të nevojshme për emërimin e reis - ul ­ ulemasë, të ofronte dhe të siguronte lehtësira për vakëfet dhe për institucionet fetare dhe për institucionet bamirëse myslimane, të cilat ekzistonin deri asokohe, dhe se asnjë lehtësi nuk do të cungohej e kufizohej në veprimtarinë e institucioneve fetare dhe bamirëse.294 Gjithashtu me dispozitat e kësaj

Marrëveshjeje shteti obligohej që t'u ofrojë mbrojtje objekteve sakrale myslimane: xhamive, varrezave dhe të gjitha objekteve të tjera fetare të Bashkësisë së Fesë Islame. Në Mbretërinë e SKS-së myslimanët u vunë në pozitë shumë të papërshtatshme. Qeveria në mënyrë konstante i shmangej përmbushjes së

292

Në zgjedhje krahu i I. Maglajliqit fiton vetëm 10.266, kurse krahu i M. Spahos fiton 112.228 vota.

Mustafa Imamovic, po aty, fq. 88-90. Akti i parë juridik që në një farë mënyre rregullonte pozitën juridike të myslimanëve në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ishte Ligji i përkohshëm i 10 majit 1920 mbi Marrëveshjen ndërmjet Fuqive kryesore aleate dhe fuqive të aderuara të Shtetit të Serbëve, Kroatëve dhe të Sllovenëve, e nënshkruar në Sen Zhermen. ("Privremeni zakon od 10. maja 1920. godine o Ugovoru izmedju Glavnih sila i saveznickih i udruzenih i Drzave Srba, Hrvata i Slovenaca"). Me këtë akt të karakterit ndërkombëtar, mbrojtjen e të drejtave të pakicave e marrin përsipër fuqitë e mëdha, përkatësisht pasi kjo marrëveshje bashkë me traktatet e Versajës, të Trianonit, të Nejit dhe të Servit (26 nenet e para), përfshihen në Statutin e Lidhjes së Kombeve, e merr bashkësia ndërkombëtare, me ç'rast fillon përkufizimi i arbitraritet të shteteve dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut. Shih: Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2003, fq.379, Dr. Mi1orad Stupar, Ljudska prava i pitanje njihovog opravdanja, http.//www.sac.org.yu/komunikacija/casopisi/fid/XVII/d04/show_html?stdlang=ser_lat. 294 Ivan Muzic, Vep. e cit. fq. 34.

293

Faqe 110

obligimeve që dilnin nga Marrëveshja e Sen Zhermenit. Edhe pse puna e gjyqeve të sheriatit ishte e pranuar, rregullimi i statusit të tyre juridik zvarritej për shumë vjetë, sidomos në Serbi e në Mal të Zi. Shteti nuk kujdesej për institucionet fetare myslimane, kështu që numri më i madh i objekteve fetare nuk shfrytëzohej për qëllime fetare; shumë xhami dhe objekte të tjera sakrale (teqe, varreza, hamame, etj.) në mënyrë konstante shkatërroheshin, kurse pasuria e vakëfeve uzurpohej nga ana e shtetit. Ministria e fesë ushtronte pushtetin suprem në të gjitha strukturat udhëheqëse të bashkësisë së fesë islame, si dhe brenda konfesionit islam.295 Duke qenë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës, shqiptarët të besimit islam bashkë me pjesëtarët e nacionaliteteve tjera të besimit islam, nën udhëheqjen Ferhat Bej Dragës296, më 17. 12. 1920 në Shkup, organizojnë kongresin, ku edhe miratohet rezoluta prej 10 pikave, ku ndër të tjera, nga shteti, kërkohet: autonomia arsimore-fetare, formimi i gjykatave të sheriatit në lëmin e marrëdhënieve martesore dhe trashëgimore, që myslimanët të lirohen nga obligimi i leximit të lutjes për mbretin para dhe pas mbarimit të mësimeve, që myslimanët të lirohen nga obligimi i pjesëmarrjes në festën fetare ortodokse të Shën Savës, që librat e leximit të lirohen nga përmbajtjet religjioze ortodokse dhe t'i përshtaten popullatës. Në kongres është kërkuar që të bëhet regjistrimi real dhe i paanshëm i popullatës të përkatësisë myslimane, me qëllim të përfaqësimit proporcional në Kuvendin Popullor. Nga organet shtetërore është kërkuar që ushtarët mysliman të mos mbajnë "shajkaçat" serbe dhe që për ta ushqimi të përgatitet në pajtim me parimet

Mustafa Imamovc: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës) Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq 43-47. 296 Ferhat bej Draga, si udhëheqës i Partisë së "Xhemijetit" (emërtimi i plotë i kësaj organizate politike ka qenë Islam Muhafazaji Hukuk Xhemijet ose Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Myslimanëve,) , të shqiptarëve të besimit mysliman dhe të tjerëve, gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 18. 03. 1923, ka fituar 14, mandate ose 30,9%, prej 41 mandateve sa kanë qenë të parapara për njësinë zgjedhore të ashtuquajturës "Juzna Srbija". Qeveria duke u frikësuar prej prej angazhimit dhe autoritetit të tij politik në çdo mënyrë ka dashur të eliminoj nga skena politike. Kështu në fillim në njësinë zgjedhore ku ka qenë i kandiduar shpallet fitues apsolut, e më vonë me plotësimin e falsifikimin procesverbale nga ana e Komisionit Qendror është kontestuar zgjedhja e tij. Kjo organizatë politike ka luajtur rolin vendimtar në mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, posaçërisht gjatë viteve 1919-1925. F. Bej Dragaj, ka qenë i gjykuar herën e parë në njëzet vjetë burg, kurse herën e dytë në 101 burg të rëndë., por burgun nuk ka mbajtur. Shih: Vladan Jovanovic, Jugoslovenska drzava i Juzna Srbija, INIS, Beograd, 2002, fq. 168, Politicka enciklopedija Beograd, 1975, fq. 235, Dr. Hakif Bajrami, Izvestaj Plavsica, Tasi Dinicu Ministru unatrasnjih postova u Nedicevoj vladi oktobra 1943. godine o Kosovsko-Mitrovackom srezu sa prilogom o radu raznih agenata od nepoznatog autora, "Vjetar", Arkivi i Kosovës, XIV-XV, Prishtinë, 1982, fq. 305-339.

295

Faqe 111

islame297. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk pranohet.298 Në Konferencën e Shkupit të gjithë myslimanët e Kosovës, Maqedonisë e Bosnjë e Hercegovinës, miratuan një serë vendime të rëndësishme të karakterit politik, si: sigurimi i autonomisë së plotë fetare, vazhdimin e punës së gjykatave të sheriatit në çështje statusore dhe të vakufeve, për përdorimin e lirë dhe zyrtar të gjuhës përkatëse amtare të joserbëve në shkolla dhe për mbrojtjen e pronave nga reformat e reja agrare.299 Në këtë drejtim kanë qenë edhe kërkesat e myslimanëve të Kroacisë, të tubuar rreth udhëheqjes së tyre në Zagreb300. Kërkesën e tyre, Kuvendi Vakufor, në krye me Xhemalludin Qausheviqin e miraton në tërësi, por edhe këto kërkesa qeveria as nuk i shqyrtoi në procedurën zyrtare në Kuvendin Popullor. Mbretëria e Jugosllavisë me politikën e vetë agrare dhe kolonizuese, në tërësi e ka shkartuar bazën materiale të gjithë popujve mysliman, e në veçanti të popullit shqiptar, duke e nacionalizuar tokën burimin kryesor të popullit.301 Në Raportin e Ministritë të Ushtrisë dhe të Marinës të dërguar kryetarit të Qeverisë Mbretërore ndër tjera qëndron:

"Pakënaqësia e Arnautëve (Shqiptarëve) ka shumë arsye, kurse njëra prej arsyeve kryesore është në zgjidhjet e çështjeve agrare dhe ndarjes, përkatësisht të konfiskimit (marrjes) së tokës Arnautëve ­ banorëve tonë...Të gjithë banorët e

Si masë të trysnisë ndaj kësaj kërkese, në shkresën e të organeve ushtarake si arsyetim, ndër të tjera qëndron: "...ka keqëpërdorime gjatë lirimit të nënpunësve fetar" ("...zbog zloupotrebe pri oslobadjanju duhovnih lica od vojne obaveze"), kurse ministri i fesë në shkurtë të vitit 1920, ndalon regjistrimin e nxënësve në medrese mbi moshën 16..Kjo ndalesë ka pasur për qëllim shkaktimin e mungesës të kuadrove për gjykatat e sheriatit dhe për imam të xhamive, pasi që shumica e hoxhallarëve të shkolluar, kanë qenë të shtrënguar të shpërngulen. Shih: Jugoslovenski drzavni arhiv, dok. Nr. 572, fq. 568 298 Qeveria e Luba Davidoviqit e toleron funksionimin e gjykatave të sheriatit në territorrin e Maqedonisë "deri në rregullimin përfundimtar të çështjes të myslimanëve në Mbretëri" ("... do konacnog uredjenja muslimanskog pitanja u citavom Kraljevstvu"). Shih: Arhiv Srpske akademije nauka i umetnosti, br. 13316/103, Ferad beg Ali Draga, fq. 4-5. Bogumil Hrabak, Zapisnici sednica Davidoviceve dve vlade od avgusta 1919. do februara 1920, Arhivski vjesnik, XIII, Zagreb, 1970, fq. 12. 299 Shih: Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 280-281. 300 Seid M. Traljic, Muslimani na nasem sjeveru u najnovije doba. Dzamija u Zagrebu, Zagreb, 1943, fq. 104. 301 "Qëllimi i reformës agrare dhe i kolonizimit nuk ishte që të likuidoheshin mbeturinat e marrëdhënieve çifligare feidale dhe të zgjidheshin problemet jetësore të popullsisë autoktone dhe të kolonizuar në Kosovë dhe në Maqedoni, siç proklamohej, por që shqiptarët të persekutoheshin dhe të varfëroheshin deri në atë masë sa të Turqi e Shqipëri dhe të këtë mënyrë të ndërrohej përbërja kombëtare e popullsisë së këtyre territoreve, përkatësisht të bëhej serbizimi i Kosovës". Shih: A. Urosevic, Kosovo, SANU, Beograd, 1965, fq. 22, M. Obradovic, "Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Institut za istoriju Kosova, Pristina, 1981, fq. 5, cit. sipas: Hivzi Islami, Spastrimet etnike, politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve, "Dukagjini", Pejë, 2003, fq. 31-32.

297

Faqe 112

këtyre viseve janë të matur, të ndershëm dhe janë besimtarë të devotshëm, por me ta nuk është vepruar si duhet qysh prej vitit 1918...".302 Pas shpalljes së "Diktaturës së 6 janarit", u nxorën një mori ligjesh dhe aktesh nënligjore, me të cilat cungohej autonomia fetare dhe arsimore e myslimanëve, përkatësisht prej fillimit të zbatimi të diktaturës BFI ka qenë, nën trysninë e përhershme të pushtetit, me qëllim që organizimi i saj të harmonizohet me unitarizmin absolut të jetës politike dhe publike në Mbretërinë e Jugosllavisë.303 Sipas Ligjit mbi Bashkësinë e Fesë Myslimane të Mbretërisë së Jugosllavisë, të gjithë myslimanët përbënin bashkësinë unike konfesionale nën udhëheqjen e reis ul - ulemasë, si një udhëheqës suprem fetar, me seli në Beograd. Me këtë ligj, në mënyrë formale, qe përligjur uniteti fetar.304 Qeverisë së Beogradit nuk i pengonte ky unitet, sepse e tërë udhëheqja fetare dhe e vakëfit ishte nën kontrollin dhe ndikimin e pushtetit shtetëror.305 Reis - ul - ulemanë306, anëtarët e mexhlisit të Ulemave dhe të gjithë myftinjtë i emëronte mbreti me dekret, në bazë të propozimit të ministrit të drejtësisë, e në pajtim me kryetarin e qeverisë. Me ligj parashihej që

Ky raport është hartuar më pak se gjashtë muaj para datës 1. 04. 1941, përkatësishtë para shkatrimit të Mbretërisë Jugosllavisë. Shih: Velimir Terzic , Slom Kraljevine Jugoslavije 1941, Prilog 1, Izvestaj Ministra vojske i mornarice predsedniku kraljevske vlade od 28. 10. 1940. 303 Shih: Prof. dr. Omer Nakicevic, Istorijski razvoj institucije Rijaseta, Rijaset Islamske zajednice, Sarajevo, 1996, fq. 21-41. 304 Uniteti fetarë i myslimanëve, ishte baza e fortë në luftën e brendshme, kundër hegjemonisë serbe dhe mundësi për afirmimin e aspiratave kombëtare të myslimanëve si popullatës më të shtypur në Mbretërinë e SKS, e cila politikisht ishte e izoluar dhe në mënyrë permanente kishte ndjenjën e pasigurisë e të rrezikimit të ekzistencës, në shtetin me shumicën krishtere dhe me tendenca për krishterim. Ndjenja e solidaritetit fetarë ishte e pranishme në të gjithë pjesëtarët e besimit mysliman. Sipas regjistrimit shtetëror të vitit 1922 në atë kohë në Jugosllavi kanë jetuar 1.337.687 mysliman, pra kemi të bëjmë me një forcë konsiderueshme shoqërore dhe politike që mund të ndikonte në rrjedhat shoqërore. Prej vitit 1918-1929, nuk ka ekzistuar bashkësia unike islame, në Bosnje dhe Hercegovinë BFI kishte autonominë në çështjet fetare, vakufeve dhe arsimore, kurse në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, bashkësia islame ishte pjesë e veçantë e administratës shtetërore e deleguar për zgjidhjen e çështjeve martesore dhe disa çështje pronësore të myslimanëve. Shih: Eugen Sladovic, Zenidbeno pravo, Zagreb, 1925, fq. 96, Prof. dr. Omer Nakicevic, Istorijski razvoj institucije Rijaseta, Rijaset Islamske zajednice, Sarajevo, 1996, fq. 21-41. 305 Qeveria dhe strukturat udhëheqëse shtetërore gjithmonë ishin kundër organizimit unik të bashkësisë myslimane, duke u frikësuar nga rreziku i organizimit politik të të gjithë myslimanëve. Në kërkesën e Seksionit mysliman pranë Ministrisë së besimit të paraqitur në anketën për besimet në Beograd, prej l5 - 20 janar l92l, Pashiqi deklaron se derisa ai është i gjallë nuk do të lejojë myslimanëve të bashkohen në organizatën unike fetare, ngase nga organizimi unik fetar, do të zhvillohej edhe organizata unike politike. 306 Sipas nenit 5 të Ligjit mbi Bashkësinë e Fesë Islame dhe neneve 64 dhe 65 të Kushtetutës të BFI, menshurën deri në rivendosjen e kalifatit, ka lëshuar Pleqësia e përbërë nga anëtarët e dy Ulema mexhliseve, nga tri anëtarë të të këshillave vakufore-mearife dhe nga të gjithë gjykatësit e gjykatave të sheriatit.

302

Faqe 113

Bashkësia e Fesë Islame, në mënyrë të pavarur të qeveriste dhe të dispononte pasurinë e vakëfeve, në suazat e parapara ligjore, si dhe në pajtim me Kushtetutën e Bashkësisë së Fesë Islame. Me fuqizimin e këtij ligji, u shfuqizuan Statuti i 15. 04. l909, si dhe të gjitha ligjet e tjera. Me Rregulloren mbi organizimin e përkohshëm të pushtetit (të qeverisjes) dhe të punëve të tjera në Bashkësinë e Fesë Islame në Mbretërinë e Jugosllavisë, të 5. 2. l930, ministri i drejtësisë proklamohet si bartës i pushtetit suprem dhe i qeverisjes me të drejtë mbikëqyrjeje mbi të gjitha organet e Bashkësisë së Fesë Islame. Bartës i rezistencën ndaj politikës antimyslimane të Qeverisë së M. Sërshkiqit ka qenë Xh. Qausheviqi. Me Rregulloren e posaçme të 28. 2. l936, u shfuqizua Ligji dhe Kushtetuta e Bashkësisë së Fesë Islame, kurse më 24. l0. l936 u proklamua Kushtetuta e re e Bashkësisë së Fesë Islame.307 Me këtë rregullore selia e reis - ul - ulema-së u bart prej Beogradit në Sarajevë, kurse në pikëpamje të brendshme organizative suprimohen myftinijet. Me politikën e tillë rritej pakënaqësia e të gjithë myslimanëve. Me qëllim të amortizimit të këtyre pakënaqësive të grumbulluara, qeveria e Millan Stojadinoviqit, u ofronte poste të ndryshme politike personaliteteve të rëndësishme të bashkësisë myslimane (të përkatësisë etnike boshnjake). Kjo ishte vetëm kombinatorikë politike pa ndonjë domethënie të rëndësishme politike e shoqërore. M. Spaho308, si reprezentant i myslimanëve309, përkrahjen politike ndaj qeverisë e kushtëzon që, rregullativa juridike ekzistuese dhe Kushtetuta e Bashkësisë së Fesë Islame, të suprimohet. Duke qenë e detyruar në kompromise qeveria pranon kërkesat, kështu nxirret ligji dhe Statuti i ri, të cilët mundësojnë

"Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", l8/l936, 256, l043 - l066. Zakonodavstvo o islamskoj verskoj zajednici u Kraljevini Jugoslaviji, Zbirka zakona, sv. 170, Beograd, 1938 dhe Mustafa Imamovic: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës), Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq 41-53. 308 Gjatë vitit 1938, si sekretar personal i resi-ul-ulemase në Sarajevë, emërohet patrioti i dalluar prizrenas, Ibrahim Lutfiu, përndryshe jurist i diplomuar në Universitetin e Beogradit. Shih: Prof. Dr. Esat Haskuka, Analizat e funksioneve të Prizrenit, gjatë shekujve,botim i autorit, Prizren, 2003, fq. 392. 309 Në letrat e dërguara Ministritë të bujqësisë në vitin 1938, M. Spaho, shprehet se shteti po vepron kundër dispozitave ligjore gjatë zbatimit të reformës agrare, duke e shpallur tokën në përgjithësi si shtetërore. "...nga shumë familje të popullsisë së atjeshme u morën të gjitha pronat e patundshme, kështu që këta u bënë pa plang e pa strehë...Që të sigurohet tokë për nevoja të reformës agrare kufizohen ngastrat e fshatrave të tëra dhe përfshihen jo vetëm sipërfaqet e punuara dhe të papunuar, por edhe shtëpi e sheshe. E gjithë kjo tokë, u shpall djerrinë dhe pa të drejtë iu rrëmbye popullsisë...", Shih: A. Apostolov, Kolonizacija na Makedonija vo stara Jugoslavija, Skopje, 1966, fq. 181.

307

Faqe 114

zgjedhjet e reja dhe eliminim e elementeve proserbe nga Bashkësia e Fesë Islame. Shteti sërish në tërësi ushtron kontrollin ndaj Bashkësisë së Fesë Islame, e në veçanti ndaj pasurisë së saj, duke mos lejuar kurrëfarë autonomie.

2. Lidhja e Konkordatit ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Jugosllavisë

Me krijimin e Mbretërisë të SKS, përkatësisht Mbretërisë së Jugosllavisë, shumica e sllavëve të jugut të besimit katolik janë gjet brenda kufijve të këtij shteti. Jashtë kufijve kanë ngelur Istra, Bregdeti slloven, Cresi, Loshinji, Lastova, dhe qytetet Rijeka e Zara. Në pikëpamje organizative Kisha Katolike, ka pasur dy krahina kishtare: atë të Kroacisë-Sllavonisë dhe Bosnjës së Epërme

(Vrhobosansku). Krahina e parë kishtare ka përfshirë: Argjipeshkvinë e Zagrebit, Gjakovos dhe të Krizhevcit (Kroaci), kurse krahina e dytë: Argjipeshkvinë e Bosnjës së Epërme (Vrhobosanska), Ipeshkvin e Banja Llukës, Ipeshkvin e Mostarit-Duvnës dhe Ipeshkvinë e Trebinjes (Bosnja dhe Hercegovina). Në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, pjesërisht kanë qenë të shtrira edhe Krahina Kishtare e Goricës, Krahina Kishtare e Kaloçit, Ostrogonit, Salcburgut (Austri) dhe Krahina Kishtare e Zarës (Kroacia). Në përbërje të Mbretërisë së Jugosllavisë, kanë hyrë në tërësi edhe dioqezat kishtare të cilat nuk i kanë takuar asnjë krahine kishtare, si: Argjipeshkvia e Tivarit, Argjipeshkvia e Beogradit dhe Ipeshkvia e Shkupit si dhe Administratura Apostolike Greko-katolike. Organi më i lartë i Kishës Katolike, në Mbretërinë e Jugosllavisë, ka qenë Konferenca Ipeshkvore, seancat e të së cilës i ka kryesua argjipeshkvi i Zagrebit, si udhëheqës më i lartë i Kishës Katolike, kurse titullari dytë ka qenë primusi serb dhe argjipeshkvi i Tivarit, i cili nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm në jetën e kësaj kishe. Në pikëpamje organizative, rëndësi të konsiderueshme e kanë pasur rendet, si: françeskane, benediktiane, dominikane, cistercitët etj. Në kuadër të Argjipeshkvisë të Beogradit, kanë ekzistuar dy dekanate: një Nish dhe një në Beograd, si dhe 13 famulli e një kapulani e pavarur. Dekanati i

Faqe 115

Beogradit ka pasur 6 famulli, 5 në Beograd dhe një në Shabac. Në këtë territor kanë funksionuar 14 kisha dhe 14 kapela. Në kuadër të Ipeshkvisë së Shkupit ­ Prizrenit, kanë ekzistuar 5 dekanate, nga një në Prizren, Gjakovë, Pejë, Janjevë dhe në Shkup. Nga 18 famulli dhe 2 kapelani të pavarura, sa kanë ekzistuar në vitin 1937, 6 janë themeluar pas vitit 1918. 310 Në Ministrinë e Fesë, kryeshefi i parë i Drejtorisë për Kishën Katolike ka qenë dr. Mihajlo Lanoviq, kurse ndihmësi i tij ka qenë fra dr. Augustin Ciciq. Fra A. Ciciqi ka trashëguar dr. M. Lanoviqin, në vitin 1928, dhe në atë pozitë ka ngelur deri para fillimit Luftës së II Botërore. Të dy këta funksionar kanë qenë të rendit françeskan. Me pranimin e shtetit të ri (6. 11. 1919) dhe me dorëzimin e akreditivave nga ana e të dërguarit të jashtëzakonshëm dhe ministrit fuqiplotë Mbretërisë të SKS pranë Selisë së Shenjtë (13. 03. 1920) dhe me arritjen e nuncit të parë apostolik në Beograd (6. 04. 1920), janë vendosur marrëdhëniet e rregullta diplomatike ndërmjet Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe Selisë së Shenjtë. Me vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike ndërmjet dy subjekteve ndërkombëtarisht të pranuara, krijohen kushtet për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Por, Selia e Shenjtë edhe në vazhdim ka mbajtur qëndrimin e rezervuar ndajë shtetit të ri, kështu që marrëdhëniet e dyanshme kanë kaluar në kriza dhe mosbesim të dyanshëm. Këto marrëdhënie të ngarkuara me kriza, ende më shumë i kanë tendosur marrëdhëniet e brendshme ndërmjet Kishës Katolike dhe të shtetit. Posaçërisht këto marrëdhënie janë tendosur me rastin e reformës agrare dhe të kompensimit për pronat kishtare, për shkak të Entit të Shën Jeronimit (Zavod Sv. Jeronima) në Romë, mbajtja e lidhjeve të drejtpërdrejta të Kishës Katolike me Vatikanin, për shkak të përdorimit të gjuhës së vjetër sllave (glagolicës) në meshat fetare, për shkak të mësimit dhe të edukatës fetare në shkollat publike, për shkak të kufizimit kishtarë-administrativ të komunave kishtare, të

Shih: Dr. Krunoslav Draganovic, Opci sematizam Katolicke crkve u Jugoslaviji, Sarajevo, 1939, fq. 366.

310

Faqe 116

atyre ipeshkvijve ordinarijatet e të cilave me caktimin e kufijve shtetëror, janë gjendur në shtete të tjera, etj. Organet shtetërore dhe një pjesë e opinionit ka qenë e irrituar me ngjarjet rreth Entit Kombëtar të Shën Jeronimit në Romë. Vatikani me aktin e vetë të datës 8. 11. 1925, e ndërron nga detyra rektorin dhe ndihmësin e tij deriatëhershëm, dhe emëron rektorin e ri, kurse të gjithë nxënësit i përjashton, në momentet kur marrëdhëniet ndërmjet Vatikanit dhe të Mbretërisë së Jugosllavisë, kanë kaluar nëpër krizë.311 Punët për lidhjen e konkordatit kanë filluar gjatë vitit 1920312, kurse propozimet ­ projektet e konkordatit kanë filluar të qarkullojnë gjatë vitit 1921, si model i mundshëm është propozuar konkordati i Austrisë i vitit 1855. 313

Sipas Marrëveshjes së Romës të datës 21. 01. 1924, ndërmjet qeverive të Italisë dhe Mbretërisë të Jugosllavisë, qeveria e Italisë, ka pranuar Entit të Shën Jeronimit, statusin si ent të huaj, duke mos e kundështuar bartjen e të gjitha prerogativava të cilat i kanë takuar këtij enti gjatë Monarkisë të AustroHungarisë. Kishës së shën Jeronimit është pranuar statusi i kishës kombëtare, me statusin e njejtë juridik që kanë gëzuar kishat të tjera nacionale në Romë. Pos arritjes së marrëveshjes, është hequr sekvestura e qeverisë së Italisë dhe në ndërtesë, më 28. 04. 1924, është vendosur stema dhe flamuri shtetëror i Mbretërisë së Jugosllavisë. Të gjitha këto veprime janë kryer me pëlqimin e Vatikanit. Pas kesaj ka pasuar, marrja dhe ndrimi i rektorit dhe ndihmësit të tij. Ky veprim i Vatikanit, nga ana e qeverisë së Mbretërisë së Jugosllavisë, është intepretuar si gjestë provokativ (provokacion). Për këtë arsye qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë, proteston ashpër në Vatikan. Në një pjesë të opinionit publik, në qeveri dhe në Kuvendin e Mbretërisë së Jugosllavisë, kërkohet që ndaj Vatikanit të merret kursi i ashpër. Me këto qëndrime nuk pajtohet kleri katolik, posaqërisht kleri i lartë katolik solidarizohet me Vatikanin dhe inicon fushatën kundër qeverisë. Në këtë atmosferë të ashpërsuar, tërhiqet i deleguari jugosllav pranë Vatikanit, me qëllim të konsultimit me qeverinë. Në një moment duket se marrëdhëniet diplomatike ishin ndërpre. Por, Vatikani pas protestës dhe kundërshtimit (prigovor), e qetëson situatën duke kërkuar falje. Pas kësaj marrëdhëniet diplomatike normalizohen edhe pse çeshtja e Entit të Shën Jeronimit, ende ngelë e hapur. Çështja deri diku zgjedhet gjatë muajit korrik 1929, pas "marrëveshjes xhentlemene", ashtu që Vatikani qeverisjen mbi këtë Ent i dorëzon rektorit, të cilin e kishte propozuar Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë, përkatësisht e miraton propozimin e Qeverisë së Jugosllavisë, për emërimin e rektorit të ri. Shih: Juraj Magjerac, Hrvatski zavod Sv, Jeronima u Rimu, Rim, 1953. 312 Për lidhjen e konkordatit ka qenë tërë kleri katolik. Në Konferencat Ipeshkvore të mbajtura prej datës 15.-20. 07. 1920, shprehet kërkesa, e peshkopatës katolike, që të lidhet konkordati. Për këtë qëllim gjatë muajit gusht 1919 ipeshkvi Antun Jegliq, qëndron në Romë, me ç'rast papës shprehë qëndrimet e peshkopatës katolike. Papa shprehë mendimin se Konkordati i lidhur me Serbinë i vitit 1914 duhet të zgjërohet në tërë territorin e Mbretërisë së SKS dhe njëkohësisht shprehë frikën e vetë dhe të Kurisë së Vatikanit, se katolikët do të shkrihen në serb dhe se përdorimi i gjuhës së vjetër sllave (glagolicës) në liturgji do të thotë shkrirje në ortodoks. Shih: "Katolicki list", Zagreb. , nr. 70 (1919), fq. 36. Në Kishën Katolike kërkesa për lidhjen e konkordatit forcohet pas deklaratës të papa Benediktit të XV, të datës 21. 11. 1921, se të gjitha konkordatet dhe marrëveshjet e lidhura të Vatikanit, me shtetet të krijuara pas Luftës së I Botërore, shfuqizohen. 313 Luigi Huda, Il Vaticano e gli stati moderni, Roma, 1937, fq 13, Ivan Galic, Kokordat izmedju rimske stolice i Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, Mjesecnik, nr. 48 (1922), 10, fq. 396-407.

311

Faqe 117

Negociatat për lidhjen e konkordatit filluan

në prill të vitit l925314, kurse

Konkordati ndërmjet Vatikanit dhe Mbretërisë së Jugosllavisë, qe nënshkruar më datën 25. 6. l935. Sipas autorizimit të papës Pio XI, në emër të Vatikanit konkordatin e nënshkroi sekretari shtetëror dr. Eugjeni Pacelli, (papa i ardhshëm Pio XII) kurse në emër të Mbretërisë së Jugosllavisë, dr. Ludevit Auer, ministri i fesë dhe kujdestari i vulës shtetërore315. Deklarata e dhënë nga ana e msrg. dr. Niko Moscatello, në fillim të prillit të vitit l935, në emër të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe letra e kardinalit Paccelli e datës l8. 4. l935, qenë konsideruar si konfirmim i dyanshëm i pajtimit të arritur.316 Konkordati i parafuar nuk qe ratifikuar317 nga shkaku se qarqet beogradase

318

ortodokse

319

në mënyrë sistematike e patën sulmuar konkordatin

. Është

interesant se ministri dr. L. Auer, para se të nisej në Romë, sipas urdhëresës së kryetarit të qeverisë pat vizituar patrikun e Kishës Ortodokse Serbe, Varnavën320. Për lidhjen e konkordatit qenë interesuar edhe Kisha Katolike dhe Mbretëria e

314

Në bisedimet për lidhjen e konkordatit, delegacionin e Mbretërisë së Jugosllavisë ka udhëhequr Vojislav Janjiqi, Ministri i Fesë dhe në emër të Selisë së Shenjtë, msrg Francesco Borgongini Duca. Ivan Muzic, Vep. e cit., fq.63.. 315 Sipas Dekretligjit mbi organizimin e Ministrisë së Fesë, ndër tjera ka qenë e paraparë: "Ministria e fesë është organ qendror i administratës shtetërore, e cila në suaza të dispozitave ekzistuese kryen funksionin suprem mbikqyrës dhe pushtetin më të lartë administrativ në të gjitha punët fetaro-politike në rast se i takojnë në fushës së veprimtarisë shtetërore". ("Ministarstvo vera je organ centralne drzavne uprave, koji u granicama postojecih propisa vrsi vrhovnu nadzornu i najvisu upravnu vlast u svima versko-politickim poslovima, ukoliko spadaju u krug drzavne delatnosti"). - Uredba o ustrojstvu Ministarstva vera - "Sluzbene novine" Kraljevine Jugoslavije, 86, Beograd, l9l9, cituar sipas V. Dj. Djuric, Vep. e cit., fq. 20. 316 Ivan Muzic, Vep. e cit., fq. 75. 317 Ratifikimin e konkordatit në afatin e paraparë e ka penguar KOS, përkatësisht Sinodi i Shenjtë me peticionin e vetë AS Br. Zap. 13 të datës 13. VIII/13. ix. 1935. Glasnik SPC, nr. 18 (1937) 318 Qysh më 5. 10. 1935, mitropoliti i Malit të Zi dhe të Bregdetit Gavrillo (patrik i ardhshëm), peshkopi i Zhicës Nikolaji dhe peshkopi i Baçkës, në emër të KOS, në mënyrë sekrete kanë qenë në pranim te M. Stojadinoviqi, me qëllim që të bindin të mos ratifikohet konkordati dhe rreth hapave të ndërmara duhet patjetër të mirret mendimi i KOS. Në qershor të vitit 1937, patriku Varnava, në letrën e dërguar M. Stojadinoviqit, thekson: "...me konkordat rrezikohen parimet e sovranitetit shtetëror, ngase mbi vullnetin shtetërot vihet vullneti i Kurisë Romake, e cila me konkordatin mundet një vargë çshtje juridikenë shtet të rregulloj me dispozitat kanoniketë së drejtës të Kishës Romano_katolike". Shih: Asin, Zapisnici, Sin. Br. Zp. 62 od 15. 05. 1935, Marko Cemovic, Konkordat izmedju Sv. Stolice i Kraljevine Jugoslavije, Beograd, 1937, 28-30. 319 Kundër lidhjes së konkordatit ka qenë edhe dr. Stjepan Radiqi, politikan i spikatur kroat i asaj kohe, udhëheqës i "Hrvatska seljacka stranka" ("Partia Fshatare Kroate"), dhe ministër në qeverinë e atëhershme. I cili gjatë vitit 1925 ishte edhe i mendimit të themelohet kisha nacionale kroate, e pavarur nga Roma. Shih: Niko Petric, Hrvatska starokatolicka crkva i Stjepan Radic. Subotica, 1935, Napadaj g. Radica na nas episkopat, Katolicki list, nr. 75 (1925), 40, 486-487. 320 Memoari patrijarha srpskog Gavrila, Pariz, 1974, Beograd, 1992, fq 168-170.

Faqe 118

Jugosllavisë. Kisha Katolike me anë të konkordatit synonte të realizonte pozitë të veçantë dhe të siguronte përkrahjen e partive politike kroate dhe sllovene.321 Selia e Shenjtë me nënshkrimin e konkordatit, donte të përforconte katolicizmin në Ballkan dhe depërtimin e saj në Lindje, kurse qeveria e Beogradit mendonte të qetësojë e të pasivizojë lëvizjen e masave kroate, të pakënaqura me politikën serbomadhe. Si cekëm më sipër, ratifikimi i konkordatit nuk u bë kurrë për shkak të rezistencës në parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë322. Kundërshtarë kryesor të ratifikimit të konkordatit qenë partitë opozitare, një pjesë e opinionit323, PKJ-së e në veçanti kundërshtar kryesor qe Kisha Ortodokse Serbe.324 Në dhjetor të vitit 1937 M. Stojadinoviqi, udhëton në Romë, për të nënshkruar "paktin e miqësisë së përhershme" me Italinë fashiste, me ç'rast pranohet në audiencë te papa Piu XI. Po atë ditë në Zagreb vdes argjipeshkvi Bauer, të cilin do të trashëgoj dr. Alojzije Stepinci. Kisha Ortodokse Serbe konsideronte se me nënshkrimin e konkordatit, Kisha Katolike dhe besimtarët e konfesionit katolik në Mbretërinë e Jugosllavisë do të kishin

321 322

pozitë të privilegjuar në krahasim me bashkësitë e tjera fetare.325

Pavic Kostic: Vep. e cit., fq. 93. Kuvendi Popullor i Mbretërisë së Jugosllavisë, në seancën e vetë të mbajtur më 23. 07. 1937, (19. 07. 1937, R. Radic) me 167 vota për dhe 129, kundër nga gjithsej 296 deputetevë të pranishëm e miraton tekstin e konkordatit dhe dërgon Senatit për shqyrtim të mëtejshëm. Të gjithë deputetët që kanë votuar për konkordatin, KOS i anatemon, kurse në mbrëmje vdesë patriku Varnava, kur edhe vlimet politike arrijnë kulminacionin. Shih: Stenografske beleske Narodne skupstine Kraljljevine Jugoslavije 1935-1939, Beograd, 1935-1939, fq. 246. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1938, vitit konkordati tërhiqet në tërësi për shkak të rezistencës të KOS dhe një pjese të mirë të partive politike, me ç'rast bien edhe qeveria e M. Stojadinoviqit. Më datën 25. 07. 1938 Vatikani dorëzon protestën e vetë formale Qeverisë për shkak të tërheqjes së konkordatit dhe në vazhdim ndërmjet tjerave thekson për të drejtën e patjetërsueshme të katolikëve, që mos të jenë në pozitën e nështruar në krahasim me besimet të tjera. Posaqërisht, fajësohet Qeveria për shkak, të lëshuarit pe, presioneve që kanë ardhur nga faktorët të besimit jokatolik.. Arhiv Grada Sarajeva, varia, inv. Nr. 1046, Ivan Muzic, Vep. e cit., fq. 199, Dr. Vitomir Unkovic, Katolicka crkva u Jugoslaviji, fq. 367-380. 323 Më datën 19. 07. 1937 në Beograd, në organizimin e KOS dhe partive të ndryshme të orinetimit ultranacionalist dhe majtist, organizohen demonstratat e mëdha kundër konkordatit. Në krye të demonstrantëve kanë qenë priftërinjtë e KOS. Me rastin e organizimit të lutjeve në "Saborna crkva" në Beograd, për shëndetin e patrikut serb Varnava, e të cilat e kishte ndaluar qeveria, për shkak të njohtimeve parapake se ato do të shndrohen në demonstrata kundërkonkordait dhe qëllime antishtetëtore, vjen deri te përleshja e policisë me domonstrantëve, me ç'rast lehtë lëndohen disa pjesëmarrës dhe policë. Kjo "liturgji e përgjakshme" ("krvava liturgija") bëhet shkak për dorëheqjen e imponuar të qeverisë. 324 "Luftën kundër Konkordatit e ka filluar (udhëhequr), kierarkia kishtare ortodokse, duke ndjerë vetën të rezikuar në interesat e veta, si kishë e kombit mbisundues". "Borbu protiv Konkordata povela je pravoslavna crkvena hijerarhija, osjetivsi se ugrozena u svojim interesima kao crkva vladajuce nacije" Istorijski arhiv Komunisticke partije Jugoslavije, tom. II, Beograd, l950, cituar sipas V. Dj. Djuric, po aty, fq. 275. 325 Në emër të Sinodit të Shenjtë të KOS, patriku Varnava, dërgon parashtresën e madhe nr. AS. Br. Zap. 16. të dt. 3/XII/20/XI/, M. Stojadinoviqit, kryetarit të qeverisë, ku ndër të tjera theksohet, se; KOS si

Faqe 119

Tërheqja e konkordatit, jo vetëm që përcillet me protetestën e Vatikanit, por edhe peshkopata katolike nuk pajtohet me këtë akt. Konferenca Ipeshkvore e Jugosllavisë, për opinionin publik, parashtron deklaratën, ku në fillim paraqitet zhvillimi i ngjarjeve rreth konkordatit dhe konstaton qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këto ngjarje, përkatësisht në luftën rreth konkordatit. Peshkopata katolike shpreh keqardhjen e thellë që pjesëtarët e konfesionit ortodoks, me udhëheqësit e vetë politik, deklarohen kundër konkordatit dhe krijojnë konfliktet të reja ndërkonfesionale. Protestohet kundër qëndrimit të Qeverisë Mbretërore, për shkeljen e parimit të drejtave të barabarta të bashkësive fetare të pranuara. Me refuzimin e ratifikimit të konkordatit. Kisha Katolike, ngelë pa rregulluar statusin e vet juridik, me ç'rast, në krahasim me të gjitha bashkësitë fetare, gjendet në pozitë inferiore juridike. Derisa Kisha Ortodokse Serbe, bashkëvendos në mënyrë meritore si interpretues i mendimit shtetëror dhe kombëtar, mbi fatin dhe të drejtat e Kishës Katolike. Në Deklaratë potencohet se Qeveria Mbretërore interesat shtetërore i ka barazuar me interesat e ortodoksizmit serbë, duke dhënë satisfakcionin moral dhe material iniciatorëve të luftës kundër konkordatit, duke e vënë në pyetje autoritetin e Selisë së Shenjtë. Në vazhdim theksohet se dispozitat e konkordatit nuk kanë cenuar parimin e sovranitetit shtetëror.326 Në vërejtjet dhe kundërshtimet e paraqitura për

organizatë fetare dhe institucion të karakterit kombëtar në mënyrë të vendosur proteston kundër konkordatit dhe ratifikimit të saj dhe kërkon nga qeveria, që ligjësimi i saj mos të bëhet. Udhëheqësia e KOS, pohon ­ konstaton se konkordati i propozuar domethënë, braktisje kundërkushtetuese të parimit të sovranitetit shtetëror, pastaj se është në kundërshtim me ligjet bazike shtetërore dhe se e ngarkon shtetin me obligime të larta financiare në dobi të një organizate të tjetër fetare, e cila vetë është tepër e pasur dhe selia e së cilës gjindet jashtë shtetit. Në vazhdim ceket, se nuk ka ekzistuar nevoja për braktisjen e besimit shtetëror dhe se kontributi i KOS në krjimin e shtetit dhe në mbrojtjen e qenjes nacionale, është e madhe dhe në krahasim me shumicën relative të besimtarëve të vetë kësaj Kishe i ka dhënë të drejtën, të ruajë pozitën e vetë në shtet, ashtu si kanë ruajtur Kishat e tjera Ortodokse pas luftës, si është rasti me shtetet e fqinje ­ Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Në fund të shkresës theksohet se KOS, nuk të pranoj dhe nuk do të njohë konkordatin e propozuar, në rast se ajo do të ligjësohet, por në "bashkësi me priftërinjtë dhe me besimtarët do të luftoj, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, kundër zbatimit të ligjit të këtillë në Atdhe". Shih: "Glasnik" SPC, 18 (1937), 15, fq. 449-452. Botimi i jashtëzakonshëm i datës 6/29. 07. 1937. Kundër konkordatit kanë qenë posaqërisht arkipeshkopët Nikolaj Velimiroviqi dhe Irinej Gjorgjeviqi, duke theksuar se konkordati e rrënon sovranitetin e shtetit dhe parimin e barazisë të besimeve në dobi të Kishës Katolike. 326 Në vazhdim ceket, se kërkesat e Kishës Katolike ndaj shtetit nuk janë shtjerë me koncesionet finaciare, ajo kërkon të respektohen dhe zbatohen të drejtat nga lëmia e së drejtës martesore, zhvillimin e mësimit fetar, si dhe të edukimit, në shkollat publike-shtetërore, shkollimit konfesional, organizimit të Aksionit Katolik. Kisha Katolike, ankohet nga paragjykimet të censurës shtetërore ndaj saj, kur janë konfiskuar

Faqe 120

projektin e konkordatit, Kisha Ortodokse Serbe pat shprehur një mori vërejtjesh. Sipas pikëpamjeve të Kishës Ortodokse Serbe, dispozitat e konkordatit e favorizonin Kishën Katolike dhe veprimtarinë e saj fetare e publike. Kisha Ortodokse Serbe kritikën e vet, e drejtonte posaçërisht kundër dispozitës së konkordatit, në të cilën qe paraparë e drejta e Kishës Katolike që të kryejë misionin e vet lirisht dhe publikisht në tërë territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë.327 Menjëherë pasi filluan diskutimet lidhur me konkordatin në Kishën Ortodokse Serbe, u paraqitën mendime të ndryshme. Në një artikull të botuar gjatë vitit l92l, në të cilin, nga aspekti shtetëror konkordati vlerësohet si akt i dobishëm dhe i nevojshëm, por jo me çdo kusht, në qarqet udhëheqëse shtetërore dhe kishtare qe formuar bindja se duhej të krijoheshin e zhvilloheshin lëvizjet fetare, që kanë për qëllim shkëputjen e pjesës katolike të Jugosllavisë nga Vatikani dhe se nuk duhej harruar se Kisha Ortodokse Serbe më tepër ishte e preokupuar me idealet serbe dhe me serbizim se sa me parimet ungjillore.328 Vatikani, prej vitit l923 deri më l933, refuzonte projektin e konkordatit, në hartimin e të cilit patën marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe. Por, para se të shkonte delegacioni zyrtar i Mbretërisë së SKS-së në Romë, në negociata për lidhjen e konkordatit, N. Pashiqi, u takua me patrikun Dimitrije, i cili jep pëlqimin e vet.329 Në fund të muajit shkurt të vitit 1938, Kuvendi Zgjedhor i KOS, ("Izborni sabor SPC"), i cili përbëhej nga 60 anëtar, prej të cilëve shumica ishin persona civil, G. Dozhiqin330 e zgjedh si patrik të ri. KOS me qeverinë e Dragisha Cvetkoviqit ka

aktet e shkresat zyrtare duke përfshirë edhe ato të papës dhe prelatëve më të lartë katolikë. Shih: "Deklaracija Katolickog episkopata Kraljevine Jugoslavije s Biskupskih konferencija u Zagrebu 4. svibnja 1938", cituar sipas Ivan Muzic, Vep. e cit. Fq. 228-232. Këtë Deklaratë e kanë nënshkruar të gjithë anëtarët e Konferencës të Ipeshkëve. 327 "Primedbe i prigovori na projekt konkordata", Beograd, l936, fq. 6l, cituar sipas Pavic Kostic, vep. e cit., fq. 29. 328 Radovan Kazimirovic: "Jugoslavija i Vatikan", "Vesnik Srpske Crkve", 27/l92l, Beograd, l92l,. 329 V. G. Provoslavlje i konkordat, Kriticki osvrt na posljednje dogadjaje, Beograd, sine anno, fq. 84 330 Ndër kandidatët tjerë për patrik kanë qenë peshkopët: dr. Georgije Zubkoviq, Petar Zimonjiq, dr. Nikolaj Velimiroviq (i cili insistonte që kroatët të ndahen nga Vatikani dhe të formojnë kishën e vetë nacionale), mitropoliti Dositej dhe mitropoliti Josif. Të gjithë këta do të lozin rolin e caktuar politik gjatë Luftës së II Botërore. Shih: Mihaillo Konstantinovic, Politika sporazuma ­ dnevnicke beleske 1939-1941: londonske beleske 1944-1945, përgatitur nga Radomir Konstantinoviqi, Novi Sad, 1998, fq. 195-199.

Faqe 121

pasur marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësore deri në vitin 1939, kur edhe nënshkruhet marrëveshja Cvetkoviq-Maçek mbi formimin e Banovinës së Kroacisë.331 Konkordati332 ka pasur gjithsej 38 nene dhe ka proklamuar barazinë e Kishës Katolike me të gjitha bashkësitë fetare të pranuara dhe të përvetësuara. Selia e Shenjtë zotohet se gjatë emërimit të klerikëve të caktuar, do të respektojë interesat shtetërore, përkatësisht se gjatë emërimit të klerikëve, në mënyrë konfidenciale do të konsultojë qeverinë jugosllave, se a ekzistojnë pengesat të natyrës së përgjithshme politike. Me konkordat ka qenë e paraparë që, gjatë fillimit të detyrës të ipeshkvit, të bëhet betimi në besnikëri ndaj mbretit. Qeveria obligohet që Kishës Katolike të sigurojë ndihmë ekonomike, e cila përpjesëtimisht nuk do të jetë më e vogël se bashkësive të tjera fetare dhe, njëkohësisht, shteti obligohej të kompensojë pasuritë e patundshme, të nacionalizuara gjatë reformës agrare. Me projektin, mësimi fetar është paraparë të zhvillohet si lëndë e obligueshme nën mbikëqyrjen e organeve të pushtetit kishtar. Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë është dakorduar me veprimtarinë e organizatës "Aksioni Katolik" ("Katolicka akcija"), por që ajo veprimtari të zhvillohet jashtë çdo aktiviteti politik, ashtu siç ishte paraparë për veprimtarinë e të gjitha shoqatave të tjera fetare. Përdorimi i glagolicës dhe të liturgjisë së vjetër sllave është rregulluar me shtojcën e veçantë të bashkangjitur konkordatit333. Me tërheqjen e konkordatit nga rendi i ditës, Kisha Katolike ngelë pa statusin e zgjidhur juridik, si kishë e dytë për nga numri i besimtarëve dhe me peshë jashtëzakonisht në shtet.

3. Pozita juridike e Kishës Ortodokse Serbe Kisha Ortodokse Serbe, duke pasur përkrahjen e politikës zyrtare shtetërore, i qaset formimit të një kishe unike ortodokse nga kishat ortodokse ekzistuese.

Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, kniga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 41. 332 Si shtojcë teksti burimor i konkordatit në gjuhën frenge. 333 Analiza e hollësishme e tekstit të konkordait, Ivan Muzic: "Katolicka crkva u Kraljevini Jugoslaviji" "Politicki i pravni aspekti Svete Stolice i Kraljevine Jugoslavije", "Crkva u svijetu", - Split l978, dhe Jovan Stafanovic, Odnosi izmedju crkve i drzave, Zagreb, 1953.

331

Faqe 122

Themelimi i një kishe të fortë të centralizuar ortodokse, ishte në përputhje me kërkesat shtetërore serbomëdha për formimin e një shteti unitarist dhe centralist. Si rrjedhim i këtyre synimeve, u proklamua "...uniteti shpirtëror, moral dhe administrativ" i të gjitha krahinave kishtare ortodokse dhe u themelua Kisha unike Ortodokse Serbe për tërë territorin e Mbretërisë të SKS-së, në Beograd, kurse më 9. 09. l920 në Sremski Karllovci u themelua Patrikana Serbe.334

Kisha unike ortodokse serbe themelohet me bashkimin e Mitropolisë Malazeze, të Patrikanës Serbe dhe me atë rast Mitropolia Malazeze e humb autoqefalitetin.Kishën Ortodokse Malazeze, si kishë autoqefale, e kishte proklamuar vlladika Sava Petroviqi, i cili qe shpallur edhe për mitropolit të Mitropolisë së Cetinjes. Autoqefalitetin e Mitropolisë së Cetinjës e ka pranuar Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Ruse, gjatë sundimit të Petrit të I Petroviqit gjatë vitit l885. Në "Katalogun e Patrikanës së Stambollit" nga viti l885, ndër l5 kisha autoqefale, nën numrin rendor 9 përmendet Kisha Ortodokse Malazeze. Në Nenin l të Kushtetutës të Sinodit të Shenjtë të Principatës të Malit të Zi (Knjazevini Crnoj Gori) ndërmjet tjerash qëndron: "Mitropolia autoqefale ortodokse "Avtokefalna pravoslavna Mitropolija, u Knjazevini Crnoj Gori, kao clan svete katolicke i apostolske crkve...". Gjeneza për autokefalinë e Kishës Ortodokse të Malit të Zi, sipas të drejtës kanonike kishtare gjindet në gjysmën e dytë të shek. XIX, prej përpilimit të Sintagmës së Athinës të viteve 1852-1859, të botuara nga Rali dhe Potli, ku përfshihen të gjitha normat kanonike. Në katalogun e kishave autoqefale janë edhe Mitropolia e Karllovcit dhe e Cetinës. Dr. Nikodin Milas, "Pravoslavno crkveno pravo", Zadar, Istorija opste hricsanske i SPC za vise razrede srednjih skola, Beograd, cituar sipas "Borba" prej datës 8. 11. 1993, fq. 12. "Srpska Pravoslavna Crkva" "Enciklopedija zivih religija", "Nolit", Beograd 1990 fq. 651-653, Dimitrije M. Kalezic, "Autokefalisticki pokret u Crnoj Gori-Studija iz sociologije religije", Religija, Crkva, Nacija, "JUNIR", Nis, 1996, fq. 108-122. Në seancën e jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Malazeze, të mbajtur më 16/29. 12. 1918 (prej tetë anëtarëve katër kanë qenë të pranishëm) miratohet Aktvendimi (Resenje) të cilën e kanë nënshkruar Mitropoliti e Malit të Zi, Malësisë dhe të Bregdetit (Mitropolit Crne Gore, Brda i Primorja) Mitrofanin (Ban), përndryshe idhtarë i flaktë i aneksimit të Malit të Zi nga e Mbretërisë të Serbisë dhe anëtar i Partisë Radikale të Nikolla Pashiqit, peshkopët Kiril Mitroviq dhe dr. Gavrillo Dozhiq, sekretari i Sinodit Ivo Kallugjeroviq. Në këtë Aktvendim të dërguar Kryetarit të Qeverisë së Mbretërisë së Serbisë, Stojan Protiqit dhe patrikut serb Dimitrije Pavlloviqir ndër të tjera qëndron:"Pasi që Kuvendi i madhë popullor serbë në Mal të Zi e mbajtur më 13. 11. 1918, ka miratuar vendimin që Mali i Zi i pavarur të bashkohet me Mbretërinë e Serbisë, kështu edhe Sinodi i Shenjtë, e konsideron të arsyeshme dhe të qëlluar që Kisha e shenjtë autoqefale në Mal të Zi të bashkohet me Kishën e pavarur Ortodokse në Mbretërinë e Serbisë, dhe bashkë me te me tërë Kishën e Shenjtë Ortodokse serbe në shtetin e ri të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve", ("Posto je Velika narodna skupstina srpskog naroda u Crnoj Gori odrzana u Podgorici dana 13. novembra 1918. godine donijela odluku da se nezavisna Crna Gora ujedini s Kraljevinom Srbijom, to i Sv. Sinod nalazi cjelishodnim i opravdanim da se i sv. Autokefalna crkva u Crnoj Gori ujedini s nazavisnim Pravoslavom crkvom u novoj drzavi Srba, Hrvata i Slovenaca") .. (forminim e kishës unike ortodokse, përkatësisht humbjen e autoqefalitetit. Sipas kësaj formimi i kishës unike ortodokse nuk është bërë në pajtim me ligjet kanonike ortodokse, Kushteutës të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Malit të Zi, neni 5, 13, 22 dhe me Kushtetutën e Principatës së Malit të Zi të vitit 1905 neni 40, 130, 135. . Kisha Ortodokse Mlazeze është ripërtrirë më 31. 10. 1993 në Cetinë, me ç'rast për peshkop zgjidhet Antonije Abramoviqi, e pas vdekjes së të tij, më 6. 01. 1997, zgjidhet Mirash Dedeiqi, kurse hirotonin e udhëheq patriku i Kishës Ortodokse të Bullgarisë, Pimen. Në Konferencën e mbajtur në Karllovcë të Sremit, nuk ka qenë i pranishëm Mitrofan (Ban) për shkak të "sëmundjes". Leje për bashkimin përkatësisht të për shnrimin e kësaj Kishe në kishë autokefale, nuk është marrë as nga Kisha Ekumenike e Stambollit, e as nga Kisha Ortodokse Ruse. Shih: Glas Crnogorske pravoslavne crkve, nr. 1., Cetinje, 1998, fq. 6. Novak Adzic, Pravni aspekti ukidanja Crnogoske Pravoslavne crkve 1918-1922 , Crnogorski knjizevni list (2005), nr. 111, (I-IIdio).

334

Faqe 123

Sinodi i Shenjtë i Patrikanës të Stambollit më l9. 03. l920 ka lejuar, që të gjitha peshkopatat të cilat kanë qenë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, të lirohen nga juridiksioni i saj dhe të bashkohen Kishës së Bashkuar Ortodokse Autoqefale Serbe. Marrëveshja për themelimin e kishës ortodokse serbe, arrihet në Stamboll ndërmjet delegacionit shtetëror-kishtar të Mbretërisë së SKS dhe Patrikanës Ekumenike, me pagesën e shumës prej 1.500.000.- frankëve të arit Patrikanës Ekumenike, të cilat i siguron shteti. Patrikana Ekumenike, si shkruante në vendim, "...në lutjen e qeverisë dhe kishës në Mbretërinë SKS, e duke pasur parasysh dispozitat dhe zakonet të cilat vlejnë në Kishën Ortodokse, përkatësisht se punët kishtare ndryshojnë varësisht prej kushteve politike, ka vendosur që të

dorëzoj kishën ortodokse në Bosnje dhe Hercegovinë dhe dioqezat në Maqedoni nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe".335 Vendimi për lirimin e peshkopatave nga juridiksioni i Patrikanës së Stambollit, është dërguar më l9. 02. l922 në formë të Tomosit, nga ana e patrikut të Stambollit Meletije IV dhe Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Stambollit.336 Me leximin e Tomosit të Patrikanës Ekumenike, më 2. 04. 1922, i cili është vërtetuar me dekretin e mbretit, peshkopatat ortodokse në Maqedoni i bashkohen Kishës Ortodokse Serbe, si "vise serbe", kur edhe fillon zëvendësimi i priftërinjve maqedon me priftërinjë serbë. Dekretin për rivendosjen e Patrikanës në emër të mbretit Petrit të I, e nxjerr princi Aleksandri, më datën 17. 06. 1920. Patriku i parë është zgjedhur në Kuvendin e mbajtur më 15/28. 09. 1920 në Karrllovc të Sremit, me ç'rast është miratuar vendimi që arqipeshkopi i Beogradit dhe Mitropoli i Serbisë Dimitrije (Pavlloviqi), të ngritet në fronin e Patrikanës. Zgjedhja zyrtare dhe solemne i patrikut është bërë

Drustveno-politicki polozaj i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Institut za savremenu istoriju, Beograd, 1972, fq. 6. 336 Kisha Ekumenike e Stambollit, përkatësisht Fanari, sipas nderit është kisha më e rëndësishme ortodokse dhe me shekuj të tërë ka qenë dhe është në krye të kishave ortodokse dhe në një mënyrë ka rolin qendror në botën ortodokse. Ajo e mbanë emërtimin "Nëna Kishë e Madhe. Në Perandorinë Osmane ka gëzuar privilegje të mëdha dhe ka krijuar pasuri të mëdha, duke mbajtur monopolin e krishterimit të ritit lindor.

335

Faqe 124

më 12. 11. /30. 10. 1920 në "Saborna Crkva"337 në Beograd dhe me Dekretin e princit Aleksandër, trashëgimtarit të fronit është vërtetuar zgjedhja. Pas zgjedhjes së patrikut, më 13. 12. 1921 nxirret Dekretligji i përkohshëm mbi centralizimin e administratës dhe të gjykatave në Patrikanën Serbe (i ndryshuar dhe plotësuar më 12. 06. 1921) si dhe dekretin mbi Sinodin e Shenjtë të argjipeshkopëve.338 Qëllimi i këtij dekretligji ka qenë të unifikohet jurisprudenca për kishën në tërësi, përkatësisht sipas nenit 16, heqen nga fuqia të gjitha dispozitat juridike që nuk janë në harmoni me këtë dekretligj. Sipas dispozitave të këtij dekretligji, si ligj i obligueshëm shpallet Ligji mbi pushtetin kishtar në Kishën Lindore Ortodokse i datës 27. 04. 1890.339 Puna në rregullimin juridik të Kishës Ortodokse Serbe ka zgjatur, për shkak të mospajtimeve të shtetit dhe të Kishës, në pikëpamje të kufizimit të pozitës dhe të kompetencave të dyanshme, kurse si moment rëndues ka qenë insistimi i një pjese të peshkopëve dhe të klerit për mbrojtjen e autonomisë të Kishës në lëmin kishtareshkollor.340 Me këtë dekretligj si organe më të larta kishtare kanë qenë: Sinodi i Argjipeshkëve (Arhijerejski Sinod), Kuvendi i Argjipeshkëve (Arhijerejski Sabor), Gjykata e Lartë Shpirtërore (Veliki duhovni sud) dhe Këshilli i Lartë Administrativ i Patrikanës (Veliki upravni savet Patrijarsije). I gjithë pushtetit kishtar ka qenë i

Vetë zgjedhja e patrikut të KOS ka treguar dëshirën e shtetit të vejë nën kotroll KOS dhe të përdori për qëllimet e ardhshme politike. Sinodi i Shenjtë i Peshkopëve në seancën e vetë të mbajtur më 15/28. 09. 1928 e zgjedhë arkipeshkopin e Beogradit Dimitrijen për patrik. Zgjedhja bëhet në frymën e ligjeve kanonike, dispozitat e së cilës parashihnin që zgjedhja bëhej në parimin e majoritetit. Qeveria e mbretërisë nuk pranon këtë zgjedhja. Me Dektreligjin mbi zgjedhjen e patrikut të parë të KOS të rimëkëmbur (Uredba o izboru prvog srpskog patrijarha obnovljene SPC), të Qeverisë të datës 23. 10. 1920, e cila ka pasur 24 pagagrafe , parashihej që në procedurën zgjedhore të marrin pjesë edhe një numër i madhë i funksionarëve të qeverisë dhe vërtetimi i zgjedhjes nga ana e mbretit, me çka sigurohet mundësia që patriku gjithmonë të jetë nën vullnetin e qeverisë dhe të oborrit mbretëror. Kuvendi sërish mblidhet më 12.11/30. 10. 1920 dhe përsërit tërë procedurën e zgjedhjes. Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, kniga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 20, Drustveno-politicki polozaj i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Institut za savremenu istoriju, Beograd, 1972, fq. 9. 338 Uredba o centralizaciji uprave i sudstva u Srpskoj Patrijarsiji,Uredba o Svetom arhijerejskom sinodu. Crkveno zakonodavstvo Srpske pravoslavne crkve I, Zbirka zakona, sv. 77, Beograd, 1926. 339 Zakon o crkvenim vlastima Istocne pravoslavne crkve. 340 Pjesët e Kishës Ortodokse Serbe, që kanë qenë nën pushtetin Austro-Hungarez kanë gëzuar autonimin në çështjet kishtaro-shkollore. Shih: Savo Ljubibratic, O organizaciji srpske crkve, Sarajevo, 1925, Ustav i samoupravno uredjenje Srpske pravoslavne crkve, Sarajevo, 1925.

337

Faqe 125

koncentruar në duart e peshkopëve, pasi që kanë qenë të suprimuara komunat kishtare, kurse nuk kanë qenë të parapara si organe të veçanta këshillat peshkopale. Si organ i vetëm, pjesërisht, vetëqeverisës ka qenë Këshilli i Lartë Qeverisës i Patrikanës, por edhe anëtarët e saj i ka emëruar ministri i fesë.341 Me centralizimin e punëve kishtare, brenda Kishës Ortodokse Serbe, është shfaqur pakënaqësi nga një pjesë e klerit i cili ka insistuar në të ashtuquajturën "kishë popullore autonome". Kryesisht këto kërkesa kanë ardhur nga qarqet kishtare të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nga Mitropolia e Karllovcit, ku ka ekzistuar tradita e gjallë e komunave kishtare.342 Rimëkëmbja formale e Kishës Ortodokse Serbe është rrumbullakësuar në vitin 1924, kur mbreti Aleksandri, sipas zakonit të kishës, patrikun Dimitrije e ngrit në "fronin e patrikëve serbë". Struktura organizative e Kishës Ortodokse Serbe ka qenë e rregulluar me Kushtetutën e Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e ka shpallur mbreti Aleksandri, më l6. 02. l93l, kurse teksti i Kushtetutës është shpallur në "Gazetën zyrtare" të Mbretërisë së Jugosllavisë nr. 275/24, l93l, kurse në "Kumtarin" ("Glasnik SPC") e Kishës Ortodokse Serbe (organin zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe) është shpallur më 22. 02. l93l, nr. 24-24, l93l.343 Pozita e Kishës Ortodokse Serbe qe rregulluar me Ligjin mbi Kishën Ortodokse Serbe të datës 8. 02. l929, vdekja e patrikut Dimitrije ishte arsye që sërish të nxirret

B. Gardasevic, "Organizaciono ustrojstvo i zakonodavstvo pravoslavne crkve izmedju dva svetska rata", Srpska pravoslvna crkva 1920-1970, Beograd, 1971, fq. 47. 342 Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, kniga I, Institut za savrmenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 20. 343 Me nenin 1. të Kushtetutës proklamohet:"Kisha Ortodokse Serbe është unike, e pandashme dhe autoqefale. Ajo kultivon unitetin dogmatik dhe kanonik me kishat të tjera ortodokse". ("Srpska pravoslavna crkva je jedna, nerazdeljiva i avtokefalna. Ona odrzava dogmatsko i kanonsko jedinstvo sa ostalin pravoslavnim crkvama".) Me nenin 4. të Kushtetutës, qëndron:"Gjuha zyrtare e Kishës Ortodokse Serbe është gjuha serbe, me shkrimin cirilik. Flamuri i Kishës Ortodokse Serbe është flamuri trengjyrësh: kuqe-e kaltërt-bardhë me kryqin dhe diadem" ("Sluzbeni jezik Srpske provoslavne crkve je srpski, sa pismom cirilicom. Zastava Srpske praoslavne crkve je trobojka: crveno-plavo-belo sa zlatnim krstom i ognjilima") "Glasnik SPC", 4/1932, 49-63. Crkveno zakonodavstvo Srpske pravoslavne crkve, II, Zbirka zakona, sv. 115, Beograd, 1931.

341

Faqe 126

Ligji mbi zgjedhjen e patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, më 6. 04. 1930344 pas një presioni nga ana e qarqeve kishtare, të cilat kishin fituar ndikim në politikën shtetërore. Me këtë ligj Kisha Ortodokse Serbe ishte nën mbikëqyrjen supreme të shtetit, përkatësisht Kisha Ortodokse Serbe nuk arrin të lirohet nga tutorizmi i shtetit, por në masë të konsiderueshme arrin të siguroj ndikim në shoqëri, në çështjet të cilat nuk kanë qenë kishtare. Me këtë Ligj shteti, forcon ndikimin e vetë në kishë dhe me vendosmëri refuzon çdo kërkesë për autonomi kishtare, përkatësisht definitivisht kërkesat për autonomin e kishave që kanë hyrë në kuadër të kishës unike ortodokse thyhen. Kisha Ortodokse Serbe organizohet në parimin metropolitan. Miratimi i Ligjit mbi Kishën Ortodokse Serbe, gjatë qeverisë të Petar Zhivkoviqit, paraqet fitoren e qarqeve qeveritare, me të cilën sigurohet përkrahja e kiarkisë kishtare diktaturës monarkike. Sigurimi i përkrahjes të qarqeve kishtare, ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për Qeverinë, pasi që një numër i partive politike dhe të personaliteteve më me ndikim kanë qenë kundër diktaturës unitariste jugosllave (serbe) të mbretit Aleksandërit.345 Me dispozitat e këtij ligji qe paraparë që kisha të vihet nën mbikëqyrjen supreme të shtetit dhe, në mënyrë të lirë, të qeverisë dhe të disponon me pasurinë kishtare, me fonde kishtare dhe me legatët, e në pajtim me dispozitat ligjore dhe në pajtim me kushtetutën kishtare, por gjithmonë nën mbikëqyrjen supreme të shtetit. Zgjedhja e patrikut dhe e

Në atë kohë mitropoliti Gavrillo Dozic ka qenë nënkryetar i Sinodit të Shenjtë dhe zëvendës i patrikut. Ai ka udhëhequr delegacionin e Sinodit e cila ka vizituar gjeneralin Zhivkoviq,. Me atë rast vjen edhe deri te konflikti dhe qërrimi fizik i mosmarrëveshjeve. Konflikti ka lindur rreth mënyrës të zgjedhjes të patrikut të ri. Delegacioni i KOS ka pasur për qëllim me dorëzoj memorandumin Petar Zhivkoviqit me kërkesat e KOS. Pasi kërkesat nuk janë miratuar, por patriku i ri zgjedhet me Ligjin e prillit të vitit 1930, mitropoliti Dozhiq ishte i mendimit se patriku Varnava është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe vetëm si i preferuari i qeverisë. Për këtë arsye ai bojkoton zgjedhjen. Shih: Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 23. Mitropoliti i Malit të Zi dhe i Bregdetit, Gavrilo, i pari ngritet në vitin 1935 kundër projetktit të konkordatit, atëhere kur ku ka qenë i parafuar. Mitropoliti Gavrillo me rastin e Shën Mitrit (Mitrovdan) të vitit 1918 si kryetar i Këshillit të qytetarëve të qytetit të Cetinës ("Odbor gradjana grada Cetinj") ka shpallur proklamatën Malazezve , që të bashkohen në shtetin e ri "...në çastet vendimtare për kombin tonë serb" ("...velikom vremenu po nasu srpsku naciju"), kurse më 13/26 nëntor 1918, ka marrë pjesë si përfaqësues popullor të kapetanisë së Moraçës së Ultë, në Kuvendin e madhë malazez në Podgoricë, e më vonë si kryetar i delegacionit, ai ka dorëzuar regjentit Aleksandër ,vendimin e Kuvendit të Malit të Zi, për hyrje në shtetin e ri. Më 17. 11. 1920 është zgjedhur, kurse më 2. 05. 1921, solemnisht është inaguruar si mitropolit i Malit të Zi dhe i Bregdetit. Shih: Svetosavlje, Beograd, nr. 7 (1938), 1, fq. 2-3. 345 Shih: Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, knjiga II, fq. 95-112, Zakon o Srpskoj pravoslavnoj crkvi, Crkveno zakonodavstvo Srpske pravoslavne crkve, II, Zbirka zakona, sv. 115, Beograd, 1931.

344

Faqe 127

peshkopëve të dioqezave vërtetohej me dekretin e mbretit, në bazë të propozimit të ministrit të drejtësisë, në pajtim me atë të kryetarit të qeverisë. Me dispozitat, qe vendosur që kushtetutën kishtare të Kishës Ortodokse Serbe ta nxjerrë Kuvendi i Shenjtë ipeshkvor dhe atë t'ia propozojë ministrit të drejtësisë, i cili pasi ta miratonte, ia parashtronte për dekretim mbretit.346 Me Ligj ka qenë e përcaktuar se, përveç ndihmës që merr me buxhet, Kisha Ortodokse Serbe, merr edhe ndihmën shtesë materiale ("otsek") në emër të kompensimit për të hyrat materiale nga shteti që ka pasur, kjo Kishë në Serbi dhe në Mal të Zi. Lartësia e kësaj kërkese materiale ka qenë e paraparë të rregullohet me marrëveshje ndërmjet ministrit të drejtësisë dhe ministritë të financave në njërën anë dhe të Kuvendit të Shenjtë të Argjipeshkopëve (Sveti arhijerski sabor), në anën tjetër.347 Sipas Ligjit mbi zgjedhjen e patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, të datës 6. 4. l930, qe e caktuar që patriku të zgjidhej prej radhës së peshkopëve të dioqezave, kështu që kuvendi zgjedhor të zgjedhë tre kandidatë e pastaj këta t'ia komunikojë, me shkrim, ministrit të drejtësisë. Njërin prej kandidatëve të zgjedhur, mbreti, në bazë të propozimit të ministrit të drejtësisë, me dekret të veçantë e emëronte patrik të Kishës Ortodokse Serbe.348 Kisha Ortodokse Serbe në Mbretërinë e Jugosllavisë ka qenë nën mbikëqyrjen e shtetit dhe tërë procesi i centralizimit të saj ka qenë në funksion të përhapjes e të dominimit të ortodoksizmit. Në fillim të ekzistimit të shtetit të ri, Kisha Ortodokse Serbe tregon maturi në angazhimet e veta politike. Tendencat e para të udhëheqësisë kishtare kanë qenë të orientuara kah rregullimi juridik i marrëdhënieve me shtetin dhe konsolidimi i brendshëm i saj, nëpërmjet të

centralizimit të tërë strukturës kishtare. Pas përfundimit të procesit të centralizimit, i cili zhvillohet kryekëput me angazhimin maksimal të shtetit, udhëheqja kishtare i

Ivan Muzic., Vep. e cit., fq. 29. "Zakon o Srpskoj pravoslavnoj crkvi", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br. 269-CIX, 16. XI. 1929. 348 "Crkveno zakonodavstvo Srpske pravoslavne crkve", Izd. Geca Kon, Zbirka zakona, svezak ll6, Beodrag, l93l, fq l4 - l8.

347

346

Faqe 128

suprimon të gjitha ligjet e vjetra që kanë lejuar autonominë kishtare dhe promovon konceptin klerikal. Angazhimi politik i Kishës Ortodokse Serbe, zenitin e vet arrin pas vendosjes të diktaturës monarko-fashiste. Interesi ishte i dyanshëm. Regjimi përmes të kishës jo vetëm që fiton përkrahjen e një faktori të rëndësishëm shoqëror, por edhe zbatuesin më besnik të ekspansionizmit nacional serb. Në anën tjetër, Kisha Ortodokse Serbe, në shtetin nacional349 jo vetëm që fiton mbrojtësin, por edhe aleatin kryesor në drejtim të përhapjes të ortodoksizmit serb.350 Në këtë periudhë KOS nuk ka mundur të pajtohet me faktin se shteti nuk është ekskluzivisht i serbëve dhe në këtë kontekst roli i saj shekullor nuk është i njëjtë. Ajo kryekëput ka vazhduar të vazhdojë të veprojë në drejtim të cilën e ka konsideruar si mision shekullor nacional, duke osciluar ndërmjet pushtetit shtetëror (duke konsideruar shtetin si garant të kombit serb në shtetin e sllavëve të jugut ) dhe opozitës politike (atëherë kur ka konsideruar se Kurora nuk është duke zbatuar interesat serbe).351 Duke qenë e varur nga përkrahja e bashkësive fetare për realizimin e qëllimeve, e në veçanti nga Kisha Ortodokse Serbe, shteti ka qenë i shtrënguar të bëjë koncesione të caktuara. Kështu, bashkësitë fetare, gjithnjë e më tepër pavarësohen në pikëpamje politike nga shteti. Kisha Ortodokse Serbe ka fituar në peshë, veçanërisht, gjatë të ashtuquajturës krizës së konkordatit, kur paraqitet si faktor i pavarur politik. Kjo kishë, kah fundi i ekzistimit të Mbretërisë së

Jugosllavisë, ka pasur fuqi aq dhe ndikim politik, sa që jo vetëm që ka ndikuar në

Kishat ortodokse, në përgjithësi kanë qëndrim pajtues ndaj çdo pushteti dhe i nënshtrohen autoritet të shtetit dhe të shoqërisë, e në veçanti shtetit nacional. Kjo rrjedh nga fakti se këto kisha nuk kanë kaluar dhe nuk kanë nëpër fazat e ngjarjet, që i kanë përfshirë Kishën Katolike, si kanë qenë: Cezaropapizmi, Renesansa, Inkvizicioni, Reformacioni dhe Kundërreformacioni. Kisha ortodokse nuk kanë kaluar nëpër fazat e caktuara historike, të cilat kanë tronditur Kishën Katolike, kulminacioni dhe epilogu i të cilave ka qenë Revolucioni borgjez françez. Kishat ortodokse janë të organizuar në kisha të vogëla kombëtare ose në kisha të veçanta gjeografike, përkatësisht organizimi i tyre është në varësi nga organizimi shtetëror-juridk të shtetit të caktuar. Nuk ekziston një qëndrim unik obligativ, brenda kishave ortodokse sa i përket shtetit dhe organeve shtetërore, përkatësisht nuk ekziston një politikë unike kishtare për çështje më të rëndësishme politike. Për shkak të gjitha këtyre arsyeve të cekura kishat ortodokse janë shumë më të gatshme për çdo lloj të marrëveshjeve politike, se sa Kisha Katolike. 350 Si kemi theksuar më poshtë , favorizimi material i kësaj kishe ka qenë e jashtëzakonshme, përveç dotacioneve të rregullta vjetore me buxhet, ajo ka kërkuar edhe kompenzimin për dëmet e pësuara gjatë shekujve. Realizimi i këtyre kërkesave të materiale është bërë në periudhat e caktuara kohore, kohë pas kohe, kur shtetit i është dashur përkrahja e kishës. 351 Shih: Stevan K. Pavlowitch, The Improbable Survivor, Yugoslavia and its Problems 1918-1941, Ohio State University Pres, Columbus 1988, fq. 99.

349

Faqe 129

formimin e kabineteve qeveritare, por edhe ekzistenca dhe funksionimi i tyre drejtpërsëdrejti është varur nga qëndrimi i saj. Karakteristikat e përgjithshme të kushtetutave të Mbretërisë së Jugosllavisë, Kushtetutës të Vidovdanit dhe të Kushtetutës së "Dhuruar", lidhur ma bashkësitë fetare, kanë qenë: - Bashkësitë fetare kanë qenë pjesë specifike e organizimit shtetëror; - Funksionet e caktuara shtetërore, shteti i ka bartur në bashkësitë fetare; - Shteti me organet e veta ka ushtruar kontrollin e tërësishëm mbi punën e bashkësive fetare; - Mësimi fetar ka qenë i obligueshëm për të gjithë nxënësit e shkollave të gjitha niveleve; - Bashkësitë fetare kanë gëzuar një morri të koncesioneve dhe të privilegjeve.352 1. Parimi i lidhjes së shtetit me bashkësitë fetare, përkatësisht të trajtimit të kishës si pjesë përbërëse të organizatës shtetërore, shihet në mënyrën e zgjedhjes dhe të emërimit të udhëheqësve suprem fetar, si dhe në procedurën e emërimit të prelatëve (funksionarëve) të lartë. Rabinin suprem dhe ipeshkvit e kishës evangjelike dhe reformatore i ka emëruar mbreti me dekret, në bazë të propozimit të bashkësive të caktuara fetare. Mbreti me dekret ka vërtetuar edhe zgjedhjen e peshkopëve të KOS dhe të myftinjve të BFI. Në procedurën e zgjedhjes të patrikut të KOS dhe të reis-ul-ulemasë të BFI, drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë organet shtetërore.353 Prandaj, ka qenë e pamundur të zgjidhet një kandidat i cili nuk i

Shih: Mustafa Imamovic: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës) Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq 87-96. 353 Zakon o izboru patrijarha Srpske pravoslavne crkve, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 79 ­ XXXVII, 28. 06. 1930. Ligji në fjalë është miratuar me procedurë, jashtëzakonisht urgjente, me qëllim të kontrollit të zgjedhjes të patrikut të ri. Ligji është nxjerrë më 6. 04. 1930, patriku i parë serb Dimitrije, ka vdekur më 24, 03. 1930, kurse patriku i ri, Varnava, mitropoliti i Shkupit, me dekretin e mbretit, është emëruar më 12. 04. 1930, qenë një trup mikst kishtare-shtetëror zgjedhor. Nga ana e KOS në këtë organ kanë marr pjesë: të gjithë peshkopët e peshkopatave dhe peshkopët vikar të KOS, kryepriftët (protojerej) më të vjetër të Beogradit, Pejës dhe të Karllovcit, si dhe kryeprifti i oborrit mbretëror, rektorët e seminareve ortodokse, kryetarët e shoqatave të priftërinjve dhe shoqatave të murgjve, shtatë anëtar më të vjetër (më të lartë) të Pleqësisë së Lartë Qeverisëse të KOS, nga ana e shtetit anëtar kanë qenë: kryetari i Këshillit të Ministrave dhe të gjithë ministrtatë aktiv të besimit ortodoks, kryetari i Këshillit Shtetëror, kryetari i Kasacionit dhe të Kontrollit Kryesor, rektorët e universiteteve në rast se kanë qenë ortodoks, kryeshefi i Drejtorisë të ortodokse të Ministrisë së Drejtësisë dhe referenti i Ministrisë të Ushtrisë dhe të Marinës. Këtë kuvend ka mundur të konvokoj të mbreti me dekret, kurse kryesues ka qenë nënkryetari i Sinodit të Peshkopëve (arhijereja). Kuvendi në seancën e parë ka mundur të punoj në rast se kanë qenë të pranishëm më së paku gjysma e anëtarëve, kurse në seancën e dytë ka mundur të punoj edhe me më pak anëtarë. Sipas

352

Faqe 130

shkon përshtati mbretit autokrat dhe suitës politike të oborrit. Pas tërë procedurës tejet të komplikuar zgjedhore, nuk ka qenë e mundur që patriku që të jetë vetëm titullar më i lartë fetar, por njëkohësisht edhe një organ i rëndësishëm shtetëror.354 Patriku ka qenë anëtar i Këshillit Shtetëror të Mbretërisë. Sipas Ligjit mbi zgjedhjen e reis-ul-ulemasë, ka qenë paraparë që udhëheqësin suprem fetar të myslimanëve, të zgjedh komisioni i veçantë fetaro-shtetëror. Nga ana e BFI, në këtë kanë marrë pjesë: të gjithë anëtarët të Ulema Mexhlisit në Sarajevë dhe Shkup355, të gjithë muftijntë, të gjithë anëtarët e Gjykatës Supreme të Sheriatit, drejtorët e shkollës së gjykatësve në Sarajevë, Gjimnazit të Sheriatit në Sarajevë dhe të Medresesë të Madhe të Kral Aleksandërit të I në Shkup, në rast se janë mysliman. Në procedurën e zgjedhjes kanë marrë pjesë këta përfaqësues shtetëror: shefi i drejtorisë myslimane të Ministrisë të Drejtësisë, referenti për besimin islam në Ministrinë e Ushtrisë dhe të Marinës dhe të gjithë ministrat aktiv, në rast se janë të besimit islam. Trupi zgjedhor ka zgjedhur tre kandidat, kurse njërin prej tyre, në bazë të propozimit të ministrit të Drejtësisë, mbreti me dekret e ka emëruar për reis-ul-ulema. Me kushtetutat e cekura, përfaqësuesve të bashkësive fetare u është ndaluar, përdorimi i autoritetit fetar, përdorimi i objekteve fetare, angazhimi në shtypin fetar ose gjatë kryerjes të detyrave zyrtare agjitimi politik. Me Kushtetutën e Dhuruar ka qenë i ndaluar edhe angazhimi politik gjatë manifestimeve dhe tubimeve fetare. Por këto dispozita kryesisht janë përdorur ndaj klerikëve dhe nëpunësve fetar që kanë qenë kundërshtar politik të regjimit.

dispozitave të nenit 10 të Ligjit mbi zgjedhjen e patriku të KOS, votimi është bërë me anë të fletëvotimeve dhe janë zgjedhur tri kandidatë me më shumë vota. Pas kësaj Kuvendi zgjedhor, është shpërndarë.Njërin prej kandidatëve të propozuar, në bazë të propozimit të ministritë të Drejtësisë. Dekretin e mbretit mbi zgjedhjen e patrikut, ministri i Drejtësisë e ka komunikuar Kuvendit të Peshkopëve (Arhijerejski sabor). Shih: Zakonodavstvo SPC, sv. 40, Beograd, 1939, fq. 232-238. 354 Në mënyrën e zgjedhjes të patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, qartë shifej vullneti i shtetit që të nënshtroj kishën, por njëkohësisht edhe vullneti i kishës që të jetë në shërbim të shtetit nacional, nacionalist. 355 Ulema mexhlisi i Shkupit përfshinte muftinijtë e Shkupit, Prizrenit, Manastirit, Novi Pazarit dhe të Plevles. Në këtë territor sipas statistikave serbe ekzistonin 1.131 xhami, atëhere në Mexhlisin e Sarajevës janë regjistruar 1.120 Në këtë territor kanë shërbyar 419 imam-mbajtës të librave amzë. Shih: Arhiv Srpske akademije nauka i umetnosti, Zaostavstina Vukasina Zivotica, nr. 1445/1-8,

Faqe 131

Me dispozita të veçanta ligjore ka qenë i paraparë betimi solemn fetar në gjyqësi, në shërbimet shtetërore dhe në ushtri. Betimi ka filluar me "Betohem me Zotin e gjithëfuqishëm..." ("Zaklinjem se svemogucim Bogom...").356 2. Duke i konsideruar bashkësitë fetare si pjesë të organizatës shtetërore (organizimit shtetëror), shteti i ka bartur funksionet e caktuara shtetërore në bashkësitë fetare të pranuara dhe të përvetësuara. Në kompetencën e bashkësive fetare kanë qenë të gjitha kontestet martesore dhe kontestet nga marrëdhëniet familjare, kurse te myslimanët edhe marrëdhëniet trashëgimore-juridike. Sipas Kushtetutës së Vidovdanit të vitit 1921 (neni 28) "... martesa është nën mbrojtjen e shtetit". Kështu ka qenë edhe me Kushtetutën e Dhuruar të vitit 1931 (neni 21), ku qëndron se: "Martesa, familja dhe fëmijët janë nën mbrojtjen e shtetit". Në realitet të gjitha çështjet e lidhura me familjen, shteti ua ka deleguar në tërësi bashkësive fetare. Martesa kishtare ka qenë e obliguar për të gjithë, përkatësisht martesa valide ka mundur të lidhet vetëm para klerikut dhe nëpunësit fetar.357 Autonominë gjyqësore në kontestet martesore të besimtarëve të vet e kanë gëzuar gati të gjitha kishat dhe bashkësitë fetare. Kushtetutat e Kishës Evangjelike Gjermane (neni 104) dhe të Kishës së Reformuar (neni 94), kanë paraparë mundësinë që këto kisha të përcaktojnë dispozita të veçanta martesore. Në komunat të hebrenjve, si organe të veçanta, kanë funksionuar Gjykatat Shpirtërore (Bet Din), të cilat përbëheshin nga: dy rabinë dhe dy persona të tjerë laik. Gjykata ka qenë kompetente të shqyrtojë dhe të vendosi, sipas padive për shkurorëzim, në të gjitha martesat që kanë qenë të lidhura sipas rregullave të "besimit Mojsiut".358 Kontestet martesore të myslimanëve kanë shqyrtuar dhe vendosur gjykatat e sheriatit, nënkuptohet sipas dispozitave të sheriatit. Duke pasur parasysh faktin se bashkësitë e ndryshme fetare, kanë pasur dispozita të ndryshme që e kanë rregulluar martesën, si në aspektin e lidhjes së

Shih: Jovan Stafanovic, Odnosi izmedju crkve i drzave, Zagreb, 1953, fq. 91-109. Në bazë të autorizimit nga neni 63, pika 13 të Kushtetutës të KOS, Kuvendei i Peshkopëve (Arhijerejski sabor) në mbledhjen e vetë të mbajtur më 9. 06. 1933 ka miratuar "Rregulloren mbi martesën e KOS", ("Bracni pravilnik Srpske pravoslavne crkve"), "Glasnik SPC", nr. 34-35, 7. 09. 1933. 358 Pravila Jevrejske veroispovedne opstine oskenaskog obreda u Beogradu, Beograd, 1930, neni 49.

357 356

Faqe 132

martesës ashtu edhe sa i përket shkurorëzimit dhe lidhjes së martesës së dytë, në praktikë është krijuar një laramani juridike në lëmin e së drejtës martesore. Përveç çështjeve martesore (dhe të trashëgimisë te myslimanët), organet fetare kanë mbajtur edhe librat amzë për besimtarët e vetë. Në bazë të Dekretligjit mbi mbajtjen e amzave të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve mysliman të Mbretërisë së Jugosllavisë, të datës 5. 12. 1927, është nxjerr Rregullorja për zbatimin e Dekretligjit, më 5. 12. 1927, me të cilën ka qenë përcaktuar se imamët për xhematin e vet i mbajnë librat amzë të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve.359 Gjatë zbatimit të këtyre dispozitave janë paraqitur problemet e shumta, të cilat kanë qenë të shkaktuara nga shteti, për shkak se këto punë gjatë sundimit osman i kanë kryer njerëzit profesional dhe të aftë, por me krijimin e mbretërisë këto organe janë shuar dhe nëpunësit e tyre janë pushuar nga puna. Në KOS, matrikulat i ka mbajtur famullitari (paroh), te myslimanët imami, te protestantët famullitari (zupnik), kurse te hebrenjtë rabini. Të gjitha këto dokumente kanë pasur karakterin e dokumenteve publike. Për kishat protestante librat amzë janë mbajtur në gjuhën amtare, ngase kryesisht bëhej fjalë për besimtarët e minoritetit gjerman dhe sllovak. Në bazë të kërkesës të gjykatave fetare dhe të organeve shtetërore, organet e administratës kanë qenë të obliguar të ofrojnë ndihmën profesionale për zbatimin e vendimeve dhe të aktgjykimeve gjyqësore.360 3. Që nga mënyra e zgjedhjes e të emërimit të nëpunësve dhe prelatëve të lartë fetar, mund të vërehet elementi i fuqishëm i kontrollit shtetëror. Përmes të Ministrisë të Drejtësisë shteti ka kryer kontrollin intensiv politik dhe ka kanalizuar e orientuar punën e gjithëmbarshme të bashkësive fetare. Të gjitha llogaritë, të hyrat dhe shpenzimet materiale janë nënshtruar shqyrtimit dhe mbikëqyrjes supreme të Kontrollit Kryesor Shtetëror.

Uredba od 5. 12. 1927. godine o vodjenju matica rodjenih, vencanih i umrlih muslimana u Kraljevini Jugoslaviji, "Slubene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 14 od 20. 01. 1928, Pravilnik od 5. 12. 1927. godine sa izmenama i dopunama od 1. maja 1928. godine za izrvsenje Uredbe o vodjenju matica rodjenih, vencanih i umrlih muslimana Kraljevine Jugoslavije, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 14 od 20. 01. 1928 360 Zakon o Srpskoj provoslavnoj crkvi, neni 6.

359

Faqe 133

4. Shteti u ka pranuar bashkësive fetare të drejtën që të organizojnë mësimin fetar. Në fushën e mësimit fetar shteti dhe bashkësitë fetare, në veçanti KOS-i, kanë realizuar bashkëpunim të gjerë. Të gjitha kërkesat për suprimimin e mësimit fetar nga shkollat shtetërore (publike), të cilat kryesisht janë parashtruar para vitit 1929, janë refuzuar në tërësi. Këto kërkesa janë refuzuar me insistimin e KOS-it dhe të Kishës Katolike. Në bazë të dispozitave të nenit 17 të Ligjit mbi Kishën Ortodokse Serbe, që në shkollat shtetërore dhe private, mësimi fetar ortodoks duhet të ligjërohet në pajtim me pushtetin kishtar kompetent, e në pajtim me dispozitat e ligjit mbi ato shkolla.361 Programet mësimore i ka miratua Ministria për Arsim, në bazë të propozimit të organit kompetent të autoritetit (pushtetit) kishtar. Ministri ka qenë kompetent për emërimin, transferimin dhe largimin e mësimdhënësve të mësimit fetar, të cilët kryesisht kanë qenë klerik të konfesionit të caktuar. Me Ligjin mbi shkollat e mesme362 dhe me Ligjin mbi shkollat popullore363, mësimi fetar ka qenë i obligueshëm në të gjitha shkollat mesme364. Më 14. 01. 1930, Ministri i arsimit ka private. Në lëmin e mësimit fetar Kuvendi dhe Senati i Mbretërisë së Jugosllavisë, më 23. 09. 1933, e proklamojnë Ligjin mbi mësimin fetar në shkollat popullore, civileqytetare, në shkollat e mesme dhe në shkollat normale (të mësuesisë).365 Me dispozitat e këtij Ligji, mësimi fetar ka qenë i obliguar në të gjitha këto shkolla dhe ka pasur karakterin konfesional. Mësimi fetar nuk është organizuar për nxënësit e bashkësive fetare të jopranuara. Mësimdhënësit e lëndës të mësimit fetar i kanë emëruar organet shtetërore të banovinës së caktuar, kurse planet mësimore i ka përcaktuar ministri i arsimit, në marrëveshje me përfaqësuesin suprem të besimit të caktuar. Përfaqësuesi i banovinës, në marrëveshje me autoritetet fetare, ka

"...u svim drzavnim i privatnim skolama pravoslavna verska nastava predaje se u saglasnosti sa nadleznom crkvenom vlascu, a po odredbama zakona o tim skolama", "Zakon o Srpskoj pravoslavnoj crkvi", "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije",br. 269-CIX, 16. XI. 1929. 362 Zakon o srednjim skolama, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 217-LXXXVII, 17. 09. 1929 363 Zakon o nardnim skolama, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 289-CXIX, 9.12. 1929. 364 Më datën 14. 01. 1930 Ministri i arsimit ka nxjerrë rregulloret e veçanta për zbatimin e dispozitave mbi mësimin fetar në shkollat private. 365 Zakon e verskoj nastavi u narodnim, gradjanskim, srednjim i uciteljskim skolama, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br.237-LXIX, 17. 10. 1933.

361

nxjerrë rregulloret e veçanta mbi mësimin fetar në shkollat

Faqe 134

përcaktuar detyrat e nxënësve, të cilat kryesisht janë bazuar në kalendarin kishtar ortodoks dhe në festat ortodokse. Organet shtetërore, në të gjitha format institucionale dhe jashtë institucionale, kanë dashur të përfitojnë përkrahjen e pjesëtarëve të besimeve joortodokse, dhe duke ua imponuar edhe festat ortodokse, kanë shpresuar në konvertimin në fenë ortodokse kryesisht të myslimanëve me prejardhje sllave, si dhe shqiptarëve të besimit katolik. 5. Në Mbretërinë e Jugosllavisë kanë qenë siguruara një morri privilegjesh reale dhe personale për bashkësitë fetare, përkatësisht për kishat. Në privilegjet dhe favorizimet përfshihen privilegjet dhe favorizimet të cilat i jepen një kishe si tërësi, kurse në privilegjet personale përfshihen privilegjet që u jepen klerikëve të kishës së caktuar. Kështu, në privilegjet reale përfshihen ndihmat e përhershme materiale shtetërore, të cilat janë u ndarë nga buxheti shtetëror, kishave të caktuara. Me Dekretligjin mbi ndihmën e përhershme shtetërore Kishës Ortodokse Serbe366 ka qenë përcaktuar ndihma materiale vjetore në lartësi prej 68.000.000.- din. Përveç kësaj, kjo kishë ka gëzuar edhe ndihma të tjera shtetërore për rolin e saj " ... në mbrojtjen e qenies nacionale dhe historike të popullit serb".367 Të gjitha bashkësitë e tjera fetare, bashkërisht kanë marrë shumë më pak ndihma materiale. Sipas

Uredba o stalnoj drzavnoj pomoci Srpskoj pravoslavnoj crkvi, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 138-XLVII, 22. 06. 1939. Në letrën e Patrikanës të Kishës Ortodokse Serbe nga Karllovci i Sremit nën nr. P. Br. Pov. l3/26, nëntor l926, ministrit të fesë nga patriku Dimitrije, në lidhje me negociatat ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe të Qeverisë, ndër tjera qëndron: "Na osnovu Vaseg telegrafskog poziva VBr. 16.050 sastali su se od Nas isposlati G.G. Arhijereji sa Vama i godspodinom Ministrom Finansija 9/22 novembra te. Godine radi sluzbenoga sporazuma o materijalnom izdrazavanju nase Pravoslavne crkva. Povrativsi sa sa toga dogovora G.G. Arhijereji pismeno su obavijestili nas i Sveti Arhijerejski Sabor: 1. "Da se Pravoslavnoj Crkvi u nasoj drzavi, kao ranije - do Vidovdanskog Ustava ne samo drzavnoj Crkvi, nego identifikovanoj sa drzavom, i srpskim narodom - priznaje pravo na jedan deo otstete, u vidu narodnog priznanja, a za njene neizmerne, mnogobrojne i raznovrsne materijalne zrtve kroz vekove, a narocito u poslednje vreme za stvaranje ove drzave. Suma ove odstete, iznosila bi po postignutom uzajamon sporazumu: - 70.000.000 dinara obezbedjene - sigurne godisnje rente od jednoga kapitala, koji bi se imao ustanoviti. Ova bi renta po recenom sporazumu davala Pravoslavnoj Crkvi iz drzavne kase bez obzira na redovni drzavni budzet. 2. U redovni drzavni budzet, opet po ovome sporazumu, a na osnovu cl. 12. Vidovdanskog Ustava unosila bi se suma od najmanje 30,000.000 dinara svake godine za mnogustruke potrebe Crkve, okojima Vas je djelemicno upoznala delegirana grupa Arhijereja 3. Da bi se ovaj postignuti sporazum bio detaljno obradjen, utanacen i u delo priveden iskazana je od Vas, a narocito od Gospodina Ministra Finansija potreba obrazovanja jedne strucne komisije, na koju se se izaslati Arhijereji Saglasili..", cituar sipas Ivan Muzic, po aty fq. 30, fusnota l6.

367 366

Faqe 135

Dekretligjit mbi ndihmën e përhershme Bashkësisë së Fesë Islame368, shuma e përgjithshme ka qenë në lartësi prej 15.101.2002.-din. Tri kishat protestante, sipas Dekretligjit mbi kishat protestante369 kanë marrë ndihmën e përgjithshme materiale në lartësi prej 1.400.000.-din. Po ashtu edhe Bashkësia e Fesë Hebreje ka gëzuar ndihmë materiale.370 Në privilegjet reale mund të numërohen lirimi nga pagesa lirimi nga pagesa e të gjitha llojeve të tatimeve për ndërtesat fetare, ndërtesat e enteve fetare dhe për të gjitha objektet fetaro-arsimore dhe humanitare të cilat kanë qenë në pronësi të kishave - bashkësive fetare.371 Kishat, gjithashtu, kanë qenë të liruara nga pagesa e taksës për mbajtjen e korrespondencës të rregullt dhe të amanentit postar dhe telegrafik zyrtar e fetar. Klerikët e nënpunësit fetar e të gjitha bashkësive fetare kanë gëzuar edhe privilegje themelore personale: privillegim imunitatis dhe privillegim fori. Në privillegium imunitatis përfshihen lirimi i klerikëve dhe të nënpunësve fetarë nga disa detyrime ndaj shtetit, si janë: kulluku, obligimi i shërbimit ushtarak (përveç obligimit të shërbimit si klerik rezervë ushtarak), kujdestarisë etj. Ky lloj i privilegjeve ka qenë e paraparë me dispozitat i nenit 15 të Ligjit mbi Kishën Ortodokse Serbe, sipas të cilës priftërinjtë dhe murgjitë nuk janë të obliguar që personalisht të kryejnë të gjitha ato punë të cilat me dispozitat kononike janë në kundërshtim me detyrën e klerikut. Priftërinjtë kanë gëzuar edhe privilegjet gjyqësore, përkatësisht kanë gëzuar privillegium fori. Sipas dispozitave të nenit 16 të Ligjit mbi Kishën Ortodokse Serbe, organet shtetërore-gjyqësore të cilat nisin procedurën penale kundër klerikëve dhe murgjëve, janë të obliguar që menjëherë për këtë të lajmërojnë peshkopin kompetent, si dhe të dorëzojnë vendimin përfundimtar për lëndën përkatëse.372

Uredba o stalnoj drzavnoj pomoci Islamskoj verskoj zajednici, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 64-XIX, 21. 03. 1931. 369 Uredba o stalnoj pomoci protestanskim crkvama, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 134XLIII, 17. 06. 1931. 370 Uredba o stalnoj pomoci Jevrejskoj verskoj zajednici, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 95XXXVII, 28. 04. 1930. 371 Neni 14 të Ligjit mbi Kishën Ortodokse Serbe. 372 Mustafa Imamovic, "Opste karakteristike vjerskog zakonodavstva sestojanuarske diktature", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ", (1991), Sarajevo, fq. 156-157.

368

Faqe 136

Këto kanë qenë karakteristikat themelore të përgjithshme të Kushtetutës të Vidovdanit dhe të Kushtetutës së Dhuruar, si dhe të ligjeve përkatëse për kishat ­ bashkësitë fetare, të cilat kanë rregulluar pozitën juridike dhe veprimtarinë e tyre. Pozita e këtillë e kishave ­ bashkësive fetare ka pasur për qëllim nënshtrimin e kishës ­ bashkësive fetare shtetit, përkatësisht kishat ­ bashkësitë fetare janë shtetëzuar dhe kanë pasur statusin specifik të kishës shtetërore. Pra, në pikëpamje të qëndrimit të shtetit ndaj bashkësive fetare, ka qenë miratuar parimi i sovranitetit të shtetit ndaj bashkësive fetare, shteti ka pasur patronatin ndaj bashkësive fetare.373 Me këtë lloj të statusit juridik, kishat janë instrumentalizuar dhe janë përdorur për realizimin e qëllimeve politike dhe nacionale të regjimit, politikës serbomadhe të asimilimit. Qëllimi i regjimit ka qenë që pjesëtarët e konfesioneve të caktuara t'i lidhi për regjimin, duke siguruar përkrahjen e tyre. Regjimi dallimet kombëtare dhe kundërthëniet e thella, mundohej të reduktojë në nivel të dallimeve në zakone popullore, duke imponuar politikën nacionale serbe nën velon e integralizmit jugosllav. Në këtë drejtim, qeveria ka gëzuar përkrahjen e parezervë të Kishë Ortodokse Serbe, si kishë e favorizuar kundrejt të gjitha kishave të tjera. Duhet theksuar se, gjatë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë (1918-1941), pozita e Kishës Katolike nuk ka qenë e rregulluar me ligj të veçantë, por në pikëpamje juridike dhe praktike shteti është bazuar në Konkordatin e lidhur ndërmjet Perandorisë të Austro-Hungarisë dhe të Vatikanit (18. 08. 1855), në Konkordatin e lidhur ndërmjet Malit të Zi dhe Vatikanit (18. 08. 1886) dhe në Konkordatin e lidhur me Mbretërinë e Serbisë (24. 06. 1914). Duke u nisur nga obligimi juridik se, shteti ka pasur obligim që marrëdhëniet me Kishën Katolike, përkatësisht me Vatikanin të rregullojë me marrëveshje të karakterit

ndërkombëtar, edhe pse kanë ekzistuar mendime se nuk duhet të rregullohet me konkordat374, ato, kurrsesi s'ka mundur të rregullohen me ligje të brendshme

Mustafa Imamovc: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës) Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq 89-125. 373 Shih: B. Petranovic, M. Zecevic, Jugoslovenski federalizam; ideje i stvarnost; 1914-1943, tematska zbirka dokumenata, Beograd, libri i I, fq. 128 dhe 306-311. 374 Këtu po veçojmë qëndrimin e kundërtë për këtë çështje: "Sipas të gjithë kësaj , paraqitja e shtetit të SKS, nuk ka pruar kurrfarë ndryshimi në gjendjen e jashtme ekzistuese juridike të Mbretërisë së Serbisë. Në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare, shteti i SKS, nuk paraqet subjektin e ri të me të drejtat dhe obligimet e reja. Ajo është Mbretëria e vjetër e Serbisë me tërë sistemin e vetë të marrëveshjeve

Faqe 137

pozitive, e as në bazë të praktikës juridike. Të gjitha këto konkordate kanë pasur vlerën e ligjit të brendshëm, por nuk kanë pasur fuqinë e kontratave-marrëveshjeve ndërkombëtare, e as që mund të siguroheshin me konkordate të lidhura me shtetet që kanë hyrë në përbërje të shtetit të ri375. Në aspektin praktik, nevoja për lidhjen e konkordatit shtrohej edhe për shkak të evitimit të statusit të ndryshëm të Kishës Katolike, në raport me statusin që kishte pasur në sistemet paraprake. Marrëdhëniet e vendosura juridike ndërmjet shtetit dhe të kishës ­ bashkësive fetare nuk janë ndryshuar deri në shkatërrimin e Mbretërisë së Jugosllavisë, përveç që është ndryshuar legjislacioni për Bashkësinë e Fesë Islame. Ligjet mbi Bashkësinë e Fesë Islame, janë ndryshuar në tërësi gjatë vitit 1935 (me rastin e zgjedhjeve të 5. 05. 1935).376 Mosmarrëveshjet ndërmjet shtetit dhe të bashkësive fetare, kryesisht me Kishën Katolike dhe me Bashkësinë e Fesë Islame, ndërmjet dy luftërave botërore kanë lindur për shkak të pretendimeve të shtetit që në tërësi t'i vejë nën kontroll bashkësitë fetare dhe që t'i instrumentalizojë për qëllimet e veta politike. Mënyra e financimit dhe favorizimi i Kishës Ortodokse Serbe, reforma agrare, përkatësisht shtetëzimi dhe shkatërrimi i pasurive të bashkësive fetare, në veçanti të ato

vakufore, kanë qenë pjesë shtesë e mosmarrëveshjeve të përhershme. Organizimi i Bashkësisë së Fesë Islame dhe mënyra e zgjedhjes së strukturave udhëheqëse kanë pasur qëllimin e caktuar politik. Me ndihmën e Bashkësisë së Fesë Islame, shteti ka dashur të përfitoj popullatën myslimane për realizimin e politikës serbomadhe. Shteti, në çdo mënyrë, ka dashur që myslimanët t'i ndajë nga dr. M. Spaho dhe partia politike "Organizata Jugosllave e Myslimanëve", ("Jugoslavenska Muslimanska Organizacija") dhe t'i lidhi me organizatën "Partia nacionale Jugosllave" ("Jugoslovenska nacionalna stranka") e cila ka qenë përkrahëse e flaktë e politikës së regjimit, organizatë e cila edhe ishte e themeluar nga regjimi. Për

ndërkombëtare" ("Prema svemu ovom, pojava drzave SHS nije donela nikakve promene u spoljasnjem pravnom stanju kraljevine Srbije. Sa gledista medjunarodnog prava, drzava SHS be predstavlja nov pravni subjekt sa novim pravima i obvezama. To je stara kraljevina Srbija sa celim svojim sistemom medjunarodnih ugovora".) Shih: Slobodan Jovanovic, Ustavno pravo Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, Geca Kon, Beograd, 1924, fq. 14. 375 Shih: fusn. 120. 376 Shih: Dr. Todor Stojkov, Opozicija u vreme sestojanurske diktature 1929-1935, Beograd, 1970, fq. 311320.

Faqe 138

realizimin e kësaj politike ka qenë i ngarkuar ministri i drejtësisë dr. M. Sërshkiq, me ndihmën e politikajve mysliman proserb, në krye me dr. Avdo Hasanbegoviqin377, nënkryetarin kukull të Kuvendit Popullor. Ministri dr. M. Sërshkiq, si zbatues i politikës të Oborrit mbretëror, së pari në strukturat udhëheqëse të Bashkësisë së Fesë Islame iinfiltron elementet proserbe, si I. Maglajliqin, i cili më vonë emërohet reis-ul-ulema, pastaj Hasan Rebacin dhe dr. Sherif Arnautoviqin, i pari emërohet drejtor i medresesë në Shkup kurse i dyti drejtor i medresesë në Sarajevë. Dr. A. Hasanbegoviqi dhe dr. Hamdija Karamehmedoviqi emërohen në

postet e ministrave me qëllim të përfitimit të masave myslimane. Por, masat e myslimanëve ndaj këtyre masave politike kozmetike të qeverisë dhe ndaj eksponentëve të kësaj politike ngelin indiferente, duke i ngelë besnik politikës kombëtare dhe fetare të cilën e përfaqësonte dr. M. Spaho, përkatësisht i kanë mbetur besnik politikës se zgjidhje të çështjes të gjithë myslimanëve, të përkatësive të ndryshme kombëtare, nuk mund të ketë brenda kornizës të politikës reaksionare serbomadhe. Gjithë politika ekspansioniste dhe asimiluese serbomadhe dështon dhe të gjithë përkrahësit e kësaj politike margjinalizohen, duke mos pasur asnjë përkrahje nga masat popullore.378 Duke u nisur nga përvoja e hidhur e mossuksesit të politikës të angazhimit të politikajve serbofil të dr. M. Sërshkiqit i cili gjatë vitit 1933 emërohet edhe kryeministër, M. Stojadinoviqi si kryeministër, gjatë vitit 1935, arrin marrëveshje me dr. M. Spahon

379

,

si përfaqësuesin legjitim e legal të myslimanëve për

pjesëmarrje në qeveri. Si kusht për inkuadrim në qeveri dr. M. Spaho, ndër të tjera, kërkon që në tërësi të ndryshohej legjislacioni për Bashkësinë e Fesë Islame dhe që nga të gjitha strukturat udhëheqëse të largohen të gjithë kundërshtarët politikë, e para se gjithash, reis-ul-ulema I. Maglajliqi. Më 28. 02. 1936 shpallet Dekretligji

Përndryshe ish- kapter i policisë ushtarake në brigadat vullnetare jugosllave në Frontin e Rusisë 19171918. 378 Dr. Ivan Ribar, Politicki zapisi, knjiga II, Beograd, 1949, fq. 133-141. 379 Dr. M. Spaho, anëtarësohet në partinë "Jugoslovenska radikalna zajednica" dhe fiton postin e ministritë të komunakacionit.

377

Faqe 139

mbi shfuqizimin e Ligjit dhe të Kushtetutës mbi Bashkësinë e Fesë Islame.380 Reisul-ulema I. Maglajliqi pensionohet381 si edhe të gjithë anëtarët e ulema mexhlisit në Sarajevë dhe Shkup; selia e Bashkësisë së Fesë Islame kthehet prej Sarajevës në Beograd. Kushtetuta e re e Bashkësisë së Fesë Islame nxirret më 24. 12. 1936, kurse në vitin 1938 reis-ul-ulema i ri zgjidhet Fehim Spaho, vëllau i dr. M. Spahos.382 Me këtë përfundon veprimtaria legjislative dhe rregullative e Bashkësisë së Fesë Islame në Mbretërinë e Jugosllavisë. Bashkësia e Fesë Islame në Mbretërinë e Jugosllavisë, me fuqinë e vetë organizative dhe materiale, nuk mund të krahasohej me Kishën Ortodokse Serbe383 dhe me Kishën Katolike384, edhe pse ajo para Luftës së II Botërore kishte mbi 2.200 hoxharë dhe mbi 2.000 xhami. Në kuadër të Bashkësisë së Fesë Islame, ekzistonin dhe funksionin një numër i konsideruar i medreseve, përkatësisht ekzistonin

institucionet edukativo-arsimore prej shkollave fillore deri në ato të larta. Bashkësia e Fesë Islame zbatonte me sukses, aq sa ka qenë e mundur në kushtet e dhëna politike, mësimin fetar për të gjithë fëmijët mysliman. Gjatë vitit 1938 në Sarajevë

Uredba o stavljanju van snage Zakona i Ustava Islamske verske zajednice, "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br. 52-X. 5. 03. 1936. 381 Pas pensionimit të I. Magllajliqit në vitin 1936, deri në miratimin e Kushtetutës së BFI, detyrat e organit më të lartë fetarë i besohen Këshillit të Naibëve në krye me prof. Salih ef. Bashiqin. 382 "Sluzbene novine Kraljevine Jugoslavije", br.256-LXIV, 5. 11. 1936. Pasqyrën e dispozitave ligjore dhe të dispozitave të tjera juridike, si dhe të dhënat e ndryshme për Bashkësinë e Fesë Islame në Mbretërinë e Jugosllavisë, në mënyrë të thuktë dhe precize, ka parashtruar Asim Skopljak, Prirucnik Islamske vjerske zajednice u Kraljevini Jugoslavije. Propisi i podaci 1929-1939, Sarajevo, 1940, Izdanje Reis-ul-uleme Islamske vjerske zajednice Kraljevine Jugoslavije, Biblioteka "Glasnik IVZ", svezak I, Tisak Drzavne stamparije u Sarajevu, fq. XXIII + 178. 383 Pas konsolidimit të brendshëm KOS i reket ndërtimi të shkollave fetare, si dhe ndërtimit dhe restaurimit të një numri të madhë të kishave dhe të manstireve. Prej vitit 1920 e deri në vitin 1941 KOS i ndërton 370 kisha të reja, 129 kapella, 15 manastire, 160 kumbonare, 368 shtëpi famullitare, 44 konaqe manasteriale dhe 36 objekte për ushqim, kurse janë restauruar 292 kisha, 51 kapella, 30 manstire, 73 kumbonare, 140 shtëpi famullitare dhe 200 ndërtesa të tjera të ndryshme. Përveç fakultetit teologjik Bogoslovski fakultet) e cila është formuar më 6. 09. 1920, në gjiun e Universitetit të Beogradit, KOS me qëllim të përgatitjes të kuadrit të vetë fetar ka organizuar edhe katër seminare ortodokse, në Karllovcë të Sremit, Sarajevë, Cetinë, Prizren dhe Manastir. Në Rakovicë në vitin 1932 është formuar Shkolla e monakëve. Tentimi i formimit të fakultetit teologjik ortodokse në Zagreb, gjatë vitit 1921, nuk ka pasur sukses. Gjatë kësaj periudhe KOS ka zhvilluar veprimtarinë botuese dhe propagandën fetare të gjallë e agresive, duke zhvilluar në veçanti shtypin fetar, gazetat dhe revistat. Në këtë drejtim aktivitetin më të gjallë ka zhvilluar organi zyrtar i KOS "Glasnik Srpske Pravoslavne Crkve, pastaj "Bogoslovija", "Vesnik", "Crkva i zivot", "Misionar" etj. , Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, fq. 14.. 384 Kisha Katolike, deri në Luftën e II Botërore, ka pasur 3.109 priftërinjë, 1.310 murgji, 7.113 murgesha, 4.700 kisha, 4.258 kapella dhe rreth 700 manastire për murgji dhe murgesha, 48 shkolla të ndryshme katolike, me rreth 2.800 vijues dhe 20 fillestar për murgjit dhe murgeshat, ka botuar mbi 160 revista fetare, gazeta, publikime të përkoshme, gazeta të përditshme etj. Po aty, fq. 13.

380

Faqe 140

hapet edhe Shkolla e Lartë e Sheriatit, e cila ka qenë në rangun e fakultetit, përkatësisht ka qenë institucioni më i lartë fetare-juridik në Mbretërinë e Jugosllavisë.385

4. Roli politik i bashkësive fetare në Mbretërinë e Jugosllavisë Çështja e religjionit dhe i bashkësive fetare, përkatësisht të kishave ka qenë njëra prej çështjeve kryesore gjatë themelimit dhe ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë. Kjo çështje posaçërisht është reflektuar në ato raste e situata, kur përkatësia fetare ka qenë reflektim i përkatësisë kombëtare, përkatësisht kur besimi ka qenë faktori dinstiktiv, i popujve që kanë hyrë në përbërje të saj. Kufijtë konfesionale të cilët i kanë ndarë popujtë që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugosllavisë, kanë qenë të pranishëm shumë më herët, para se të ekzistoj çfarëdo ideje për bashkësinë shtetërore. Kishat nacionale, në varësi se kujtë i kanë takuar, kanë treguar frikën nga përzierja konfesionale e besimtarëve, duke u frikuar se do të humbin ndikimin e vet, përkatësisht kur përmes besimit e kishës kanë dashur të ndikojnë në riorientimin kombëtar dhe me qëllim të fitimit të rolit dominant të besimit e të kishës kombëtare. Ideja e bashkësisë jugosllave ka ekzistuar krahas idesë panserbe ballkanike dhe idesë kroato madhe. Këto dy ide, diametralisht të kundërta në ekskluzivitetin e vet, të ushqyera nga mosdurimi dhe urrejtja, nga brenda e nga jashtë janë nxitur si nga faktorët politikë ashtu edhe ato fetar. Këta dy faktor kanë pamundësuar bashkëpunimin real e të qëndrueshëm ndërmjet të gjitha kombeve, e në veçanti ndërmjet kombeve më të mëdha ­serbëve dhe kroatëve.386 Koncepcioni unitarist dhe serbomadh i bashkësisë jugosllave, i cili ka dominuar në qarqet sunduese dhe te borgjezia serbe, si dhe roli politik i Serbisë, ka nxitur dyshimet e frikën në kombin kroat-katolik, por edhe te sllovenët dhe në klerin e saj katolik.

B. Petranovic, Istorija Jugoslavije 1918-1988, Kraljevina Jugoslavija 1914-1941, knj.II, Beograd, 1988, fq. 277. 386 Shih: Dr. Mirko Mirkovic, Versko pitanje u borbi za stvaranje jugoslavenske drzave, "Politicki zivot Jugoslavije", përmbledhje punimesh, Programi i tretë i Radio Beogradit, Beograd, 1974, fq. 207-211.

385

Faqe 141

Ideja e bashkësisë jugosllave, asnjëherë nuk ka pasur përkrahje të sinqertë të Vatikanit dhe të klerit katolik. Kleri katolik ka qenë edhe i lidhur me Vatikanin, i cili ka luftuar të ruaj kombin më të madh katolik në Ballkan nga asimilimi ortodoks.387 Nuk duhet harruar edhe faktin se Serbia ka qenë e lidhur tradicionalisht me Rusinë dhe me politikën e saj të depërtimit në Mesdhe, duke forcuar e zgjeruar ortodoksizmin dhe pansllavizmin. Këtë situatë, bartësit e fuqisë politike dhe bartësit e idesë për krijimin e shtetit të përbashkët, janë munduar të tejkalojnë në mënyrë deklarative me Deklaratën e Korfuzit (20. 06. 1917), me ç'rast qeveria serbe i bënë koncesione kozmetike "Këshillit Jugosllav" ("Jugoslovenski odbor"), por gjithmonë duke i ruajtur pozicionet dominuese.388 Paralel me Deklaratën e Korfuzit, 33 deputet të "Klubit jugosllav" në Parlamentin e Perandorisë të Austro-Hungarisë në Vjenë, kanë tentuar të afirmojnë tezën mbi bashkimin e Sllovenëve, Kroatëve dhe të Serbëve në një organizim të pavarur shtetëror, nën kurorën e dinastisë të habzburgëve. Sipas "Deklaratës të Majit" të këtij grupi, jugosllavizmi është kuptuar si orientim katolik dhe në frymën habzburgiane. Kjo deklaratë përkundër karakterit të saj fillestar, në mënyrë të veçantë ka kontribuar në zhvillimin e vetëdijes kombëtare sllovene, kundër ndikimit e të asimilimit gjerman e italian të popullit slloven. Bartësit të kësaj ideje kanë qenë luftarë të vendosur edhe kundër qeverisë serbe kur ajo me politikën e vetë ka dashur të ndikoj në fatin politik të kombit slloven.389 Në fillim të muajit tetor të vitit 1918 në Zagreb, është krijuar "Këshilli Kombëtar i Sllovenëve, Kroatëve dhe Serbëve", ("Narodno vijece Slovenaca,

Hrvata i Srba"), si reprezentant politik i këtyre kombeve, kurse "Kuvendi i

Përfaqësuesit e Kishës Katolike në territoret të cilat janë pjesë përbërse të Kroacisë, shumë heret, qysh prej shek. XVI, kanë filluar të krijojnë veprat të cilat do të kenë ndikim vendimtar në kreimin e idesë kolektive të sllavëve-katolikë. Katolicizmi në veprat e shkrimtarëve katolik ka qenë aspekti kryesor i identifikimit, dhe ate jo vetëm si religjion per se, por edhe në marrëdhënie ndaj formave të tjera të identifikimit kolektiv, duke homogjenizuar format e ndryshme regjionale dhe sllave, ku katolicizmi ka qenë i rëndësishëm në kontekstin e luftës kundër islamit e deri në "katolicizmin kroat" dhe katolicizmin nacional të shek. XX, kur katolicizmi është vendosur nivelizuar me kombin, një kohë kundër komunizmit e më vonë kundër ortodoksizmit. Shih: Slavica Jakelic, "Sekularizacija: teorijski i povijesni aspekti", "Religijski Dijalog: Drama razumevanja", Beogradska otvorena skola, Beograd, 2003, fq. 59-90.

388 389 387

Shih: Ferdo Culinovic, Jugoslavija izmedju dva rata, II, Zagreb, 1961, fq. 237-251. Po ty, fq. 237-251.

Faqe 142

Kroacisë", ("Hrvatski Sabor") më datën 29. 10. 1918, ka miratuar vendimin për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve shtetëroro-juridike me Perandorinë AustroHungareze. Me këtë vendim shfuqizohen dhe humbin rëndësinë e vetë të gjitha tentivat për restaurimin e Monarkisë në parimet trijalistike të rretheve të caktuara katolike, të cilat kanë qenë kundër formimit të shtetit të përbashkët të sllavëve të jugut. Duke parë situatën e re të krijuar, peshkopata katolike ndërmerr hapat e caktuar që mos të margjinalizohet dhe që të jetë e pranishme në jetën politike të shtetit. Në emër të peshkopatit katolik, argjipeshkvi i Zagrebit dr. Antun Bauer, më 30. 10. 1918 bënë thirrje të gjithë klerit katolik që t'i japin përkrahjen e vet "Këshillit Kombëtar". Me rastin e vizitës të një delegacioni të "Këshillit Kombëtar" në Beograd, është deklaruar se Konferenca e Ipeshkëve ka përshëndetur krijimin e shtetit të ri, duke shprehur besimin se shteti do të gjejë mënyrën për rregullimin e statusit të saj juridik me Selinë e Shenjtë.390 Gjatë tërë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, bashkësitë e mëdha fetare, e në veçanti Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Katolike, kanë qenë faktor të rëndësishëm politik duke vazhduar traditën e vetë politike nga sistemet e kaluara historike, pak a shumë duke iu adaptuar sistemit ekzistues dhe duke e modifikuar edhe veprimtarinë kushteve e situatave të reja politike.391 Kisha Ortodokse Serbe, pasi është konsoliduar dhe ka rregulluar çështjen e organizimit të vetë të brendshëm, si kishë unike ortodokse serbe dhe pas unifikimit të legjislaturës kishtare, në mënyrë aktive ka përkrahur hegjemoninë serbomadhe. Për strukturat udhëheqëse, kjo organizatë kishtare nuk ka qenë e re, por ka paraqitur vazhdimësinë e rilindjes së patrikanës mesjetare shënsaviane, duke mos pasur në konsideratë të kaluarën historike të veçantë të këtyre organizatave kishtare. Feja ortodokse dhe Kisha Ortodokse Serbe, në të kaluarën historike ka pasur statusin e kishës shtetërore dhe çdo deklarim formal për barazinë formalojuridike me bashkësitë tjera fetare, është përjetuar si cenin i pozitës së saj.

Po aty. Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 26.

391 390

Faqe 143

Përkundër faktit se ka qenë nën patronatin e shtetit, kjo kishë ka disponuar me privilegje të mëdha dhe me pasuri të jashtëzakonshme materiale, të cilat i ka përdorur për ndërtimin e objekteve fetare dhe për shkollimin e kuadrove fetare, me qëllim të përhapjes së fesë ortodokse. Pozita e saj gjithmonë, gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, ka qenë e privilegjuar dhe ka qenë e pranishme ndjenja e forcës e madhështisë në shoqëri, që e kanë pamundësuar këtë kishë që në situata të rëndësishme politike e shoqërore, të tregoj sadopak pjekurinë e vetë si faktor i rëndësishëm shoqëror. Qëndrimi joparimor ndaj bashkësive të tjera fetare, e në veçanti ndaj Bashkësisë së Fesë Islame dhe Kishës Katolike, do të rezultojnë me thyerje të mëdha dhe katastrofa, siç ishte edhe rasti i konkordatit. Qëndrimi armiqësor i kësaj kishe ndaj konkordatit do të kontribuojë në thellimin e ndasive nacionale të serbëve dhe të kroatëve, që do ketë pasoja tragjike gjatë Luftës së II Botërore. Parimi bazë i veprimtarisë së saj ka qenë, se populli serbë është popull i zgjedhur nga ana e Perëndisë, kurse dinastia e Karagjorgjeviqëve është dinasti popullore, e cila edhe gjendet faktikisht në krye të kishës popullore, me mision të mbrojtjes të ortodoksizmit, si krishterimit autentik, nga katolicizmi dhe islami aziatik. Duke u paraqitur si përfaqësuese politike e popullit kroat, apo e popullit slloven, Kisha Katolike synonte të siguronte ndikim sa më të madh në Mbretërinë e Jugosllavisë. Kisha Katolike qe rezervuar publikisht e në mënyrë deklarative nga politika dhe veprimtaria politike, kurse në realitet me forma të ndryshme, në mënyrë thelbësore ushtronte ndikim në disponimin politik të masave popullore kroate dhe sllovene. Ndikimi politik i Kishës Katolike ishte i theksuar në Slloveni. Këtë ndikim Kisha Katolike e realizonte nëpërmjet Partisë Popullore Sllovene ("Slovenska ljudska stranka"), e cila ishte me orientim klerikalist dhe me ndikim të fuqishëm në popull. Kisha Katolike, me ndihmën e kësaj partie, duke u mbështetur në popullsinë fshatare sllovene, në kursimoret fshatare, në masë të madhe realizoi dominimin politik dhe kontrollin e kapitalit në Slloveni. Kisha Katolike, ndaj Mbretërisë së Jugosllavisë, kishte kryesisht qëndrim të rezervuar dhe ishte në opozitë ndaj shtetit. Kisha Katolike, si njëra prej përfaqësuesve të interesave nacionale kroate, në veprimtarinë e vet (në territoret etnike kroate) paraqitej nga

Faqe 144

pozitat kleronacionaliste. Shtresat e caktuara të Kishës Katolike, haptas u jepnin përkrahje forcave ustashe-fashiste. S'do mend se në këtë orientim klero-nacionalist të Kishës Katolike, kontributin e vet negativ e jepte qëndrimi negativ e mospërfillës i Qeverisë së Mbretërisë së Jugosllavisë ndaj çështjes kroate, si edhe me favorizimin e theksuar të Kishës Ortodokse Serbe në veprimtarinë e saj shpirtërore dhe publiko-juridike. Shteti, Kishën Katolike e konsideronte si ekspoziturë të irredentizmit italian; si nxitëse të nacionalizmit kroat, mbi të gjitha Kisha Katolike konsiderohej si armik kryesor i serbizimit dhe i ritit ortodoks pansllavist serb në Ballkan. Bashkësia e Fesë Islame, s'ka pasur kurrfarë ndikimi në jetën politike të vendit. Strukturat udhëheqëse të kësaj bashkësie, në shumicën e rasteve, kanë qenë të imponuara dhe nuk kanë përfaqësuar interesat autentike të besimtarëve myslimanë. Shteti i ka favorizuar elementet feudale, me qëllim të konzervimit të gjendjes të prapambeturisë së përgjithshme të besimtarëve të konfesionit mysliman. Shteti ka pasë ndikim vendimtar në strukturat udhëheqëse dhe me anë të kombinimeve politike ka arritur të kontrollojë në masë të konsiderueshme, afirmimin politik dhe çlirimin kombëtar, të gjitha kombeve që i kanë takuar konfesionit mysliman. Shteti ka arritur që politikisht të eliminojë oponentët e vetë dhe të afirmojë elementët lojal, si dhe organizatat politike të këtyre elementeve. Bashkësia e Fesë Islame nuk qe entuziazmuar me krijimin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Si bashkësi fetare më e madhe jokrishtere, me popullatë të konsiderueshme, ajo nuk kishte kurrfarë ndikimi në politikën zyrtare shtetërore. Duke u nisur nga përvoja e hidhur nga e kaluara historike, Bashkësia e Fesë Islame mundohej të gjente mënyrat dhe strategjinë për mbrojtje të myslimanëve nga nacionalizmi dhe hegjemonizmi serbë e kroat. Posaqërisht ishte rasti tragjik me shqiptarët392 mysliman, të cilët nuk kishin kurrfarë të drejta politike. Që nga viti

"Jugoslavija e Versajit ka qenë vend tipik i shtypjes nacionale. Kroatët, Sllovenët dhe Malazezët kanë qenë të nënshtruar, kurse Maqedonët dhe Shqiptarët të pushtuar dhe të nënshtruar shdarosjes...Muslimanët, gjermanët dhe pakica hungareze kanë qenë monetë për kusurim. Kanë sunduar numerikisht pakica e vogël e hegjemonistëve serbë, e cila ka shtypur edhe popullin e vetë serbë" (" Versajska Jugoslavija bila tipicna zemlja nacionalnog ugnjetavanja. Hrvati, Slovenci i Crnogorci su bili potcinjeni, a Makedonci,Arnauti i drugi porobljeni i podvrgnuti istrebljenju... Muslimani, nemacka i madzarska manjina su bili moneta za potkusurivanje. Vladala je brojcano neznatna manjina srpskih hegemonista koja je izrabljivala i vlastiti srpski narod.") Kështu udhëheqësi i atëhershëm i PKJ dhe njëri prej themeluesve të RPFJ/RSFJ, e

392

Faqe 145

1930, nuk kishte asnjë shkollë në gjuhën shqipe, përveç disa shkollave që funkciononin tërsisht në mënyrë ilegale. Shqiptarët nuk kishin as shtypin në gjuhën amtare, ndonëse gati të gjitha pakicat tjera këto të drejta i gëzonin,393 shqiptarët, për dallim nga gjermanët dhe hungarezët, nuk gëzonin as statusin e pakicës kombëtare. Planet për dëbimin e shqiptarëve nga Mbretëria e Jugosllavisë, ishin të kahershme por bisedimet zyrtare me Republikën e Turqisë filluan në vitin 1933. Qeveria e M. Stojadinoviqit i ofroi Turqisë 15.000 dinarë për çdo familje. Pas shumë diskutimeve marrëveshja u nënshkrua ndërqeveritare më 11. 07. 1938, sipas të cilës duhej të shpërnguleshin 40.000 familje me kompenzimin prej 500 funtesh turke për çdo familje. Toka e shpërngulurve menjëherë do të kalonte në pronësi të shtetit. I tërë plani duhej të realizohej në periudhën prej vitit 1939 ­ 1944.394 Si pasojë të politikës antishqiptare dhe antimyslimane të Mbretërisë së Jugosllavisë, sipas shënimeve jo të plota statistikore, deri në vitin 1940 nga Kosova u shpërngulën në Turqi e gjetiu mbi 240.000 banorë, midis të cilëve kishte edhe pak turq, kurse u vendosën 11.383 familje në vendbanime 590 me afro 60.000 kolonë. Ndërsa sipas disa shënimeve statistikore në viset shqiptare u rrënuan 320 xhami, u përdhosën 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre.395 "Gjatë periudhësë midis dy luftërave, Serbia konfiskoi mbi 200.000 hektarë tokë nga popullata vendase ­ gati gjysmën e tërë tokës së punueshme ­ për distrubuimin popullatës së ardhur serbe. Popullësia

karakterizon Mbretërinë e Jugosllavisë, në organin zyrtar të PKJ "Proleter" dhjetor 1942. Cituar sipas Miko Tripalo' Hrvatsko proljece, Zagreb, "Globus" 1989. 393 Gjermanët, hungarezët, çekët turqit, rusët kishin shkollat dhe shtypin e vetë. Sipas disa shënimeve shqiptarët ishin grup i dytë gjuhësor në vend, pas sllovenëve. Në politikën serbomadhe shqiptarët konsideroheshin serbë shqipfolës. Shih: Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 278-279. 394 Shih: Dr. Hajredin Hoxha, "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër", "Përparimi", Prishtinë, 1970, fq. 430-436, Dr. Hakif Bajrami, "Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve", "Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave historike", Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983, fq. 243-271. 395 Shih: Dr. Jusuf Osmani, Rezistenca e kuadrit dhe e institucioneve fetare kundër reformës agrare dhe kolonizimit në Kosovë midis dy luftërave botërore, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpoziumi ndërkombëtar, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 487-488, Dr. Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore - politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1981, fq. 143. Krahaso, 395 Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 297-298.

Faqe 146

kalonizatore numëronte rreth 60 mijë vetë që përbënte më shumë se 15% të popullatës së përgjithshme të asaj kohe".396 Besimi dhe çështja e besimit ka qenë një prej çështjeve kryesore në luftërat politike që janë zhvilluar në Kuvendin Kushtetutëdhënës ("Ustavotvorna skupstina") si dhe në përgjithësisht në jetën politike të shtetit, përkatësisht besimi ka qenë një prej elementeve kryesore për organizimin shtetëror. Rolin kryesor politik kanë pasur partitë të orientimit unitarist, centralist dhe klerikalist, kërkesat mbi "unitetin popullor integralist" të Svetozar Pribiçeviqit, të cilat kanë qenë diametralisht të kundërta me kërkesat kroate e sllovene, ("Klubit jugosllav""Jugoslovenski klub"), të cilat janë angazhuar për organizimin federativ, prej gjashtë krahinave të formuara në bazat konfesionale. Kërkesat myslimane kanë qenë të drejtuara kah vetëqeverisja e mëvetsishme e provincave, ku edhe pjesëtarët e besimit islam do të gëzojnë të drejtat e veta themelore. Këto kërkesa janë përkrahur nga "Organizata Jugosllave e Myslimanëve" ("Jugoslovenska

muslimanska organizacija"), por fatkeqësisht jo vetëm që nuk janë miratuar, por edhe nuk janë shqyrtuar në mënyrë meritore. Myslimanëve u ka qenë dedikuar roli i "gjilpërës së peshojës" në luftërat politike të serbëve dhe të kroatëve, me ç'rast kanë fituar koncesione materiale, ose koncesione kozmetike në lëmin e gjygjësisë, shkollimit ose janë ndarë funksione të caktuara në aparatin shtetëror, pa ndonjë domethënie thelbësore.397 Islamin dhe Bashkësinë e Fesë Islame, në veprimtarinë e tij shteti e ka toleruar398 vetëm për shkaqe të brendshme dhe jashtme politike. Ato kurrë nuk kanë gëzuar status të barabartë me Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike. Bashkësia e Fesë Myslimane ka qenë jashtëzakonisht e dobët, për të ndikuar në çfarëdo forme në jetën politike të vendit, nga se ajo pas tërheqjes të

396

Shih: Raport i Forumit 2015: "Pse pavarësia, Kosova si problem kolonial: shqiptarët nën sundimin e Beogradit", (3), Pozita" "KOHA Ditore", Prishtinë, 4. 09. 2005, fq. 7. 397 Shih: Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, fq. 36-58. 398 Toleranca fetare, në thelb, është diçka më pak se liria fetare. Në lirinë fetare është e pranuar e drejta e barabartë për ekzistencë, me domethënie dhe me vlerë të barabartë, të çdo qëndrimi dhe bindjeje fetare. Toleranca fetare nënkupton dhe supozon disproporcionin dhe pabarazinë e caktuar, ku pala që është e fortë e duron palën tjetër në veprimet dhe bindjet, të cilat nuk i preferon (donë), duke konstatuar se veprimi i tjetërfarshëm do të shkaktonte më tepër dëm se dobi. Shih: Slobodan Antonic: "Verska sloboda i politiçka tolerancija", "Religija i savremeni svet", Centar za marksizam Univerziteta u Beogradu, "BIGZ", Beograd, l987, fq. 53-54. Ivan Fucak: "Od tolerancije do vjerske slobode", "Obnovljeni zivot", FTI, nr. 3, Zagreb, (l975), fq 208.

Faqe 147

turqve nga Ballkani, ajo ka qenë në mënyrë të vazhdueshme nën trysninë e shteteve armiqësore, Austro-Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe së fundi Mbretërisë së Jugosllavisë. Gati tërë pasuria e saj ka qenë e nacionalizuar, kështu që nuk ka ekzistuar baza materiale për organizimin e një strukture të fortë udhëheqëse fetare. Veprimtaria e kësaj bashkësie shterej në mbijetesë, në konsolidimin e organizimin e brendshëm dhe në luftën për fitimin e autonomisë fetare. Analiza e kushtetutave dhe të ligjeve të tjera përkatëse tregon se shteti kur nuk ka zbatuar, e as që ka dëshiruar, unitetin e Bashkësisë Islame, në tërë territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Reis-ul-ulema dhe Kryesia Supreme Fetare edhe pse kanë simbolizuar unitetin e bashkësisë në tërë territorin shtetëror, kompetencat e gjëra të ulema mexhlisit dhe të këshillave vakufore e mearife në Sarajevë dhe në Shkup, tregojnë faktikisht se kanë ekzistuar dy qendra të pavarura të vendojes. Jetën politike të Mbretërisë e ka karakterizuar ekzistimi i shumë partive politike, prapambeturia e marrëdhënieve shoqërore dhe ekonomike të viseve të ndryshme të vendit, politika diskriminuese ekonomike ndaj viseve ku kanë jetuar pjesëtarët e konfesionit mysliman,399 dallimet e theksuara kombëtare dhe kulturore, përvojat e ndryshme politike e shtetërore në të kaluarën historike, çështja e besimit dhe të bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të theksuar janë reflektuar në luftërat politike. Gjatë Diktaturës së "Gjashtë janarit", ka qenë e ndaluar veprimtaria e të gjitha shoqatave, të cilat kanë pasur parashenjën kombëtare apo fetare. Pas marrëveshjes serbo-kroate, "Organizatës Jugosllave të Myslimanëve", i është

vështirësuar çdo veprimtari, posaçërisht për shkak të kërkesave të saja për autonomi, ndonëse Myslimanët-Boshnjakët kanë qenë të shtërnguar të deklarohen si serb ose kroat, kurse shqiptarët si turq. Pas vrasjes të S. Radiqit, në "Partinë Fshatare të Kroacisë" ("Hrvatska seljacka stranka"), fiilojnë të mbisudojnë elementet e orientimit nacional, me

399

Gjatë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, si pasojë e reformës agrare janë marrë mbi 300.000 ha tokë dhe janë kolonizuar 16.000 familje kolone me mbi 70.000 anëtarë në 560 vendbanime të Kosovës.

Faqe 148

kërkesat për formimin e entitetit të pavarur kroat400. Këto kërkesa përkrahen nga Aksioni Katolik dhe në përgjithësi nga Kisha Katolike. Në skenën politike kanë dominuar partitë e orientimit tradicionalist e nacionalist, të ngarkuara me intolerancë kombëtare dhe fetare, si kanë qenë : "Organizata e Nacionalistëve Jugosllav" (ORJUNA ­ "Organizacija jugoslovenskih nacionalista"), "Rinia Kombëtare Serbe" ("SRNAO" ­ "Srpska nacionalna omladina"), "Rinia Kombëtare Kroate" ("HRNAO" ­ "Hrvatska nacionalna omladina"). Të gjitha këto organizata kanë pasur parashenjën e dalluar fetare dhe janë lidhur me konfesionin e caktuar, gjë që ka mundësuar manipulimin me ndjenjat fetare të besimtarëve për qëllimet politike. Në pikëpamje të qëndrimit ndaj besimit dhe bashkësive fetare, qëndrim të skajshëm antifetarë-antiklerikal kanë pasur S. Radiqi dhe "Partia Fshatare

Kroate" dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë, e cila qysh në Kongresin e Vukovarit, kërkojnë arsimimin dhe edukimin shkencor të detyrueshëm dhe ndarjen e kishës nga shteti, përkatësisht ateizimin e shoqërisë në bazat e mësimit marksist-leninist. PKJ ka qenë kundër lidhjes të konkordatit me Vatikanin dhe para shpërthimit të Luftës së II Botërore e ftonë popullin, që pa dallim nga përkatësia kombëtare dhe pa dallim nga konfesioni t'i kundërvihen fashizimit dhe të bashkohen në frontin popullor.401 Në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, hoxhallarët dhe nënpunësit tjerë fetar, të tubuar rreth organit më të lartë fetar "Kuvendi fetar-arsimor të Vakëfit të Shkupit" për viset e Maqedonisë, të Kosovës dhe të Sanxhakut dhe rreth "Medresesë së Madhe të Kral Aleksandrit", "Isa Beg Medresës" së Shkupit, "Medresës së Melumet Pashës" së Prizrenit, "Atëk Medresës" të Gjilanit, "Pirnaz Medresës" të Prishtinës, "Gazi Ali-Beg Medresës" të Vushtrisë, "Medresës së Vjetër" të Pejës, "Medresës të Madhe" të Gjakovës, Medresës të Brodosanës dhe

Pas vendosjes të diktaturës A. Koshutiqi dhe J. Krnjqeviqi, detyrohen të emigrojnë, kurse S. Pribiceviqi, V. Maceku, D. Jovanoviq, kanë qenë të dënuar nga Gjykata për mbrojtjen e shtetit, dhe në ashtuquajturën Memorandumi i Zhenevës, dërguar Lidhjes së Kombeve, rëndë e akuzojnë qeverinë mbretërore dhe mbretin serbë, për shkeljen e rëndë e të drejtave kroate, përkatësisht mbreti ka ndaluar përdorimin e stemës, flamurit dhe emrit e gjuhës kroate si dhe fejën katolike e ka margjinalizuar. Shih: Ljubo Biban, Macek i politika Hrvatske seljacka stranke 1928-1941, knjiga I i II, Zagreb, 1974. 401 Shih: Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, fq. 36-58.

400

Faqe 149

"Medresës të Haxhi Pllanës" në Ferizaj, ku krahas zhvillimit të mësimbesimit zhvillohej aktiviteti kombëtar arsimor shqiptar, shërbyen në drejtim të mbrojtjes së interesave fetare e kombëtare shqiptare.402 Shumë prej hoxhallarëve dhe nëpunësve tjerë fetarë që e ngritën zërin kundër gjithë politikës serbe dhe sidomos kundër shpërnguljes së shqiptarëve, i vranë i arrestuan dhe i përzunë nga atdheu. Me 20 vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë në vitin 1924, ishte dënuar edhe myftiu i Prizrenit, haxhi Rrustem Shporta.403Të gjitha këto organe dhe shkolla luajtën rolin e mësonjëtoreve kombëtare shqiptare, për pengimin e asimilimit fetar e kombëtar.404 Veprimtaria e personaliteteve të shquara fetare, në këto struktura, ka qenë me vlerë të lartë njerëzore e kombëtare. Qeveria gjithmonë kishte lidhje të ngushta të bashkëpunimit dhe u jepte përkrahje atyre qarqeve udhëheqëse në Bashkësinë e Fesë Islame, të cilat insistonin në ruajtjen e marrëdhënieve feudale brenda konfesionit mysliman. Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë, posaçërisht u jepte përkrahje atyre qarqeve, të cilat në veprimtarinë e vet i kontribuonin afirmimit politik të Qeverisë brenda konfesionit mysliman.405 Qeveria njëkohësisht, duke përdorur për qëllimet e veta disa struktura udhëheqëse në Bashkësinë e Fesë Islame, përkrahte me vendosmëri organizatat e partitë politike myslimane të cilat kishin orientim të ngjashëm me këto struktura ose që ishin nën kontroll të

402

Dr. Muhamet Piraku: " Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore l9l4-l95l", "Dituria islame" - Redaksia e botimeve historike, Prishtinë l995, fq. l6-30. 403 H. Rr. Shporta, ishte dënuar me akuzë se kishte organizuar dhe kryer vrasjen e togerit Ivan Angellovit, inxhinier, udhëheqës i nismës për rrenimin e xhamisë së Sinan Pashës, në vitin 1919. Me këtë aksion ishin rrenuar çardaket e xhamisë, por pas revoltës popullore rrënimi ishte ndalur. Shih: Resul Rexhepi ­ Sadik Mehmeti, "Risaleja" e Haxhi Rrustem ef. Shportës-një vepër e rëndësishme për shkencat kur'anore", "Edukata Islame", Prishtinë, XXXI, nr. 70/2004, fq. 215. 404 Sipas një marrëveshje ndërmjet Ruzhdi Arasit, ministër i puëve të jashtme të Turqisë, Millan Stajadinoviqit, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Kontit Çano, ministër të Italisë, ishte arritur pajtimi, që pas nënshkrimit Konventës jugosllavo-turko të vitit (1938), të gjithë shqiptarët të Kosovës dhe të Maqedonisë Perëndimore, deri në vitin 1944, të deportohen në Turqi, kurse shqiptarët e Shqipërisë të krishterohen , "Kësaj radhe nuk do të tërhiqemi siç bëmë në vitin 1920. Në jug (të Italisë) kemi asimiluar disa qindra mijëra shqiptarë. Përse të mos të ndodhë një gjë e tillë edhe në anën tjetër të Adriatiku", deklarata e Çanos, në Tiranë gjatë gushtit të vitit 1937. Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve nuk u realizua për shkak të shpërthimit të Luftës së II Botërore. Shih: Prof. Dr. Hakif Bajrami, "Si synohej të realizohej konventa jugosllavo-turke (1938) për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll (1951-1966)", "Kosova sot", Prishtinë, 26. 09. 2006, fq. 8. 405 Dhënia e përkrahjes Hasan Rebacit, Mehmed Zikisë, Kenan Zija Begut, kolaborantëve dhe eksponentëve të politikës së N. Pashiqit brenda konfesionit mysliman, pastaj emërimi i Ibrahim Maglajiqit për reis - ul - ulema, pensionimi i Xhemalludin Xhausheviqit, luftëtarit të shquar për të drejtat e myslimanëve dhe oponent kryesor kundër centralizmit serbomadh dhe njëri prej reis - ul - ulemave më të dalluar të Bashkësise së Fesë Islame.

Faqe 150

drejtpërdrejtë të kësaj bashkësie. Të gjitha këto organizata e parti qenë vegël në duart e oborrit mbretëror serbomadh. Përkundër bashkëpunimit të borgjezisë së lartë nacionale me forcat klerikaliste brenda bashkësive fetare, partitë politike të orientimit majtist dhe socialist, të cilët kanë qenë bartës të ideologjisë të ndarjes së shoqërisë në klasa, qëndrimet e veta në shumicën absolute kanë shfaqur me ateizëm dhe luftën e hapur kundër fesë duke mbështetur tezën se "feja është opium për popullin".406 Në këtë kontekst posaçërisht janë sulmuar institucionet fetare të cilat kanë qenë në shërbim të oligarkisë sunduese politike. Në luftërat politike, klasa punëtore dhe partitë të orientimit majtist janë identifikuar me ideologjinë ateiste, pa diferencim të brendshëm. E drejta në lirinë e besimit nuk ka qenë e pranishme në veprimtarinë e përditshme politike të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Ateizmi ka qenë faktori dinstiktiv me ndihmën e të cilit është bërë identifikimi për përkatësinë klasore dhe përcaktimin politik. Ateizmi, si edhe feja në shoqëritë dhe fazat e caktuara historike, është përdorur për realizimin e qëllimeve politiko-propagandistike, duke krijuar vetëdijen dhe bindjen e shtrebëruar për kundërshtarin politik, duke përhapur dezinformate për kundërshtarin si për elementin e prapambetur nga sistemet reakcionare. Kryesisht për ateist janë deklaruar pasuesit të grupeve revolucionare të cilat kanë qenë në konfrontim permanent me pushtetin dhe me strukturat të cilat kanë mbështetur këtë pushtet. Të gjitha këto qëndrime, kanë qenë jo vetëm nga ideologjia e marksizmit e leninizmit, por edhe nga rrjedhat e përgjithshme në lëvizjen punëtore, të përcaktuara me vendimet e Internacionales së III. Në këtë kohë lëvizjet punëtore legale dhe gjysëmlegale, përveç ateizmit të përgjithshëm të

"Mizerja religjioze është pjesërisht shprehje e mizerjes reale, e pjesërisht protestë kundër mizerjes reale. Religjioni është psherëtimë e krijesave të shtypura, shqiprt i botës së pazemër si dhe frymë e rrethanave të pashpirt. Ai ësht opium i popullit. Kërkesa që të eliminohen iluzionet për gjendjen e tij është kërkesë që të eliminohet gjendja në të cilën nevojiten iluzionet. Kritika e religjionit është pra, në embrion, kritikë e luginës së lotëve, oreol i së cilës është religjioni". ". K. Marx, Rreth kritikës së filozofisë të së drejtës së Hegelit, , Rani Radovi, Zagreb, 1967, fq.90-91. Cituar sipas P. Vranicki, Historia e marksizmit, I "Rilindja", Prishtinë, 1976, fq. 69-70. Poashtu në K. Marx, Rreth çështje breje, Rani Radovi, Zagreb, 1967, K. Marsk e F. Engels, Mbi fenë, Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1979, Vuko Pavicevic, Sociologija Religije sa elementima filozofije religije, BIGZ, Beograd, 1988, fq. 77-95.

406

Faqe 151

ideologjisë marksiste, dukshëm kanë ndikuar prapembeturia e përgjithshme politike edhe organizimi politik në bazat militante. Veprimtaria themelore e Partisë Komuniste të Jugosllavisë ka qenë e orientuar kah formimi i frontit unik të klasës punëtore kundër fashizmit, duke mos u deklaruar për rregullimin e ardhshëm. Këtë veprimtari PKJ ka realizuar me punën në ndërmarjet dhe në organizatat lokale të punëtorëve, e në veçanti në Organizatat e Bashkuara të Lidhjes të Punëtorëve dhe të Sindikatave të Jugosllavisë ("Ujedinjeni radnicki i sindikalni savez Jugoslavije"), duke krijuar bërthamat luftarake të punëtorëve. Në këtë veprimtari ka qenë e pranishme, orientimi antireligjioz ndaj punëtorëve me bindje religjioze, orientim i cili e ka ngushtuar bazën e organizmit.407 Me ekspanzionin e fashizmit në Evropë dhe në botë dhe rritjen e përkrahësve të saj në Mbretërinë e Jugosllavisë, PKJ e ballafaquar me luftërat e brendshme dhe me qëndrim sektar ndaj besimit, ajo veprimtarinë e vetë e orienton kah organzimi i frontit opozitar, të gjithë forcave që janë deklaruar si antifashiste. Në këtë front antifashist PKJ, e sheh vetën si prijëse e të gjitha forcave demokratike kundër rrezikut fashist..408 Në krijimin e Frontit Popullor, posaqërisht ka qenë me rëndësi Plenumi i Splitit të KQ të PKJ të mbajtur më 9. ­10. 06. 1935. Përveç grupeve revolucionare, për ateist janë deklaruar edhe një shtresë e hollë e intelektualëve të ashtuquajtur ateistët qytetar, që kanë qenë nën ndikimin e ideve të iluministëve françez. Partitë qytetare janë paraqitur si mbrojtëse të fesë dhe të traditës fetare, të bazuar në rregullimin shtetëror qytetar. Këto parti në programet e veta dhe në veprimtarinë e përditëshme, kanë bërë thirrje pasuesve të vetë që të luftojnë kundër komunizmit ateist. Me një veprimtari të këtillë, ato janë instrumentalizuar nga pushteti shtetëtor, përkatësisht pushteti duke shfrytëzuar rrezikun real për besimin

Shih: Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, fq. Fq. 112-135, Dusan Zivkovic, Narodni front Jugoslavije 1935-1945, Boegrad, 1978. 408 Në Qarkoren nr. 15 të datës 24. 02. 1935, ndër të tjera qëndron:"Frontit opozitar nën udhëheqjen e borgjezisë, ne i kundërvejmë frontin opozitar nën udhëheqjen e klasës punëtore". ("Opozicionon frontu pod vodstvom burzuazije mi suprostavljamo opozicionu frontu pod vodstvom radnicke klase".) Shih: Dusan Zivkovic, Narodni front Jugoslavije 1935-1945, Beograd, fq. 75.

407

Faqe 152

që kërcnohej nga bolshevizmi, arrin që bashkësitë fetare të mobilizoj, për mbrojtjen e një sistemi jodemokratik e unitarist. (Me mendue a me shkruejtë).

Pra, në Mbretërinë e Jugosllavisë disa bashkësi fetare, si: Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Fesë Islame, Bashkësia Fetare Evangjeliste (Ungjillore), Bashkësia e Fesë Çifute, e në veçanti Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Katolike patën të drejta të veçanta ne fushën e arsimit, të shkollimit, të edukimit të të rinjve, në fushën e çështjeve të kujdesit social dhe humanitar, të shërbimit fetar, në ushtri etj. Sipas Kushtetutës, këto bashkësi qenë institucione publike me pozitë, me trajtim dhe me privilegje speciale në shtet dhe shoqëri. Edhe pse me Kushtetutë qe garantuar liria e ndërgjegjes dhe liria e shprehjes së besimit, mësimi fetar në të gjitha shkollat ishte i obligueshëm, martesa mund të lidhej vetëm në formën fetare. Bashkësitë fetare kryen një mori të funksioneve juridiko-publike dhe të funksioneve shtetërore. Pra, ekzistonte gërshetimi i funksioneve shtetërore dhe i funksioneve kishtare në shumë lëmitë të jetës shoqërore. Përfunduar më 26. 05. 2005

KAPITULLI III

Bashkësitë fetare dhe shkatërrimi i Mbretërisë së Jugosllavisë ­ Pozita dhe aktiviteti i bashkësive fetare.

Qëndrimi i bashkësive fetare, para Luftës së II Botërore dhe debakli ushtarak e politik i Mbretërisë së Jugosllavisë, i ka pasur rrënjët e thella qysh para themelimit të shtetit. Themelimin e Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë e kanë përcjellur kontradiktat të mëdha, duke filluar nga rregullimi i saj politik. Në njerën anë kanë qenë kërkesat për monarki të tipit centralist, në tjetrën për rregullimin republikan të tipit federativ, kërkesë kryesisht e përfaqësuesve kroat, të cilën e ka përkrahur

Faqe 153

Kisha Katolike. Vendosja e Diktaturës së 6 janarit 1929, do të thelloj konfliktet ndërnacionale dhe ndërfetare, konflikte të cilat janë përdorur për qëllimet politike.

1. Kisha Ortodokse Serbe

Bashkësia shtetërore, e cila kishte përkrahjen u fuqive të mëdha të asaj kohe dhe e cila kishte mundësi teorike të mbijetimit politik, duke vendosur shoqërinë qytetare të organizuar në bazat demokratike, duke u ballafaquar dhe krijuar çështje e situata jashtëzakonisht të ndërlikuara, nuk ka dashur dhe nuk ka pasur forcë të zgjidhi këto, duke shfrytëzuar përvojat e shteteve të tjera në qëndrimin ndaj bashkësive fetare. Në radhë të parë qëndrimi joparimor dhe favorizimi i Kishës Ortodokse Serbe, tendencat prozelistike të kësaj Kishe ndaj myslimanëve dhe kroatëve, pastaj lufta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Katolike, për supermacion në marrëdhëniet e dyanshme dhe qëndrimi i tyre ndaj bashkësive të tjera fetare, kanë krijuar tensione e kundërthënie të rënda shoqërore, të cilat janë shfrytëzuar nga borgjezitë kombëtare. Kundërthëniet e brendshme nacionale në Mbretërinë e Jugosllavisë, mosgatishmëria e elitave politike dhe shtresave të larta borgjeze për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e problemeve më të theksuara, ka pasur për pasojë përzierjen e fuqive të jashtme me interesa të kundërta. Hegjemonizmi serbomadhë dhe centralizmi absolutist, korumptimi i strukturave udhëheqëse shtetërore, kanë shkaktuar kundërthënie dhe konflikte të pazgjidhshme kombëtare, ekonomike dhe politike, sa ka qenë i pashmangshëm shkatërrimi i shtetit të këtillë të përbashkët, në rrethanat kur një ideologji fashiste e mizantrope në kulmin e fuqisë së vetë, përgatitej për ndarjen e re të botës. Kisha Ortodokse Serbe dhe ortodoksia serbe kanë qenë të mishëruar me ekspansionizmin e borgjezisë serbe dhe njëra tjetrën e kanë plotësuar. Në mënyrë formale ­juridike feja ortodokse nuk ka qenë e proklamuar si besim shtetëror. Mirëpo, Kisha Ortodokse Serbe ka pasur ndikim vendimtar në politikën shtetërore, gjë që dëshmohet me faktin e trysnisë qeverisë profashiste të dr. M. Stojadinoviqit, për mosratifikimin e konkordatit me Selinë e Shenjtë. Kisha Ortodokse Serbe dhe pushteti shtetëror në përgjithësi interesat politike dhe fetare i kanë pasur të

Faqe 154

gërshetuara dhe njëra tjetrën e kanë përkrahur për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Qeveria e D. Cvetkoviqit e cila vjen në pushtet pas rrëzimit të qeverisë të dr. M. Stojadinoviqit, krizën në marrëdhëniet me Kishën Katolike, mundohet të zgjidhi jashtë nënshkrimit të konkordatit, përkatësisht si detyrë parësore e parashtron vendosjen e paqes dhe konsolidimin e brendshëm. Në fillim kjo qeveri kishte përkrahjen e plotë të Kishës Ortodokse Serbe dhe patrikut të saj dr. G. Dozhiqit, përkatësisht deri në nënshkrimin e Marrëveshjes Cvetkoviq-Maçek për formimin e Banovinës së Kroacisë (26 gusht 1939). Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Kisha Ortodokse Serbe, fillon luftën specifike kundër qeverisë, duke u frikuar humbjes të pozitës të pivilegjuar dhe të afrimit të qeverisë me Kishën Katolike. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë kundër çdo autonomie dhe ka qenë mbrojtëse e flaktë e shtetit centralist nën hegjemoninë serbe, gjë që shihet edhe nga Mesazhi i Sinodit të Shenjtë me rastin e kërshëndellave ortodokse të vitit 1940. Në këtë mesazh Kisha Ortodokse Serbe, thekson se ekziston rreziku nga rirregullimi i shtetit ("preuredjenja zemlje") dhe të çregullimeve të brendshme, të cilat paraqesin rrezik për popullin serbë. Me këtë mesazh Kisha Ortodokse Serbe me vendosmëri mbronë hegjemonizmin serbomadhë dhe qartazi shihet lidhja e saj tradicionale me strukturat ultranacionaliste. Në veçanti ajo ishte orientuar në homogjenizimin e masave serbe në baza nacionaliste dhe klerikale, duke ftuar popullin në mbrojtje të kombit dhe atdheut dhe duke propaguar se serbet në Kroaci po persekutohen në baza fetare.409

Mitropoliti i Shkupit Josifi dhe peshkopi i Baçkës Irineji, gjatë nëntorit të vitit 1939 kanë vizituar mëkambësin knez Pavlin dhe kanë parashtruar "këtë problem" duke kërkuar serbët mos të ndahen.Ministri i atëhershëm në qeverinë e Cvetkoviqit, Mihaillo Konstantinoviqi, në ditarin e tij ka shënuar edhe këtë: "Kisha fillon një lëvizje të veçantë të Serbëve në bazat nacionalo-fetare. Po krijohet një mistikë veçanrisht e rrezikshme. Patriku më ka thënë se i frikësohet ndarjeve të tjera të serbëve. Ata janë kundër asaj. Veçanërisht Bosna pas Marrëveshjes, duhet të ngeli ashtu si është. Shumica atje janë serbë". ("Crkva zapocinje izvestan pokret Srba na nacionalno-verskoj osnovi. Stvara se izvesna opasna mistika. Patrijarh mi je rekao da se boje daljeg cepanja Srba. Oni su protiv toga. Narocito Bosna treba da ostane onakva kakva je posle Sporazuma. Tu ima vecina Srba") .Shih: Dr.Lj. Durkovic-Jaksic "Ucesce patrijarha Pavla u dogadjajima ispred i za vreme 27. 3. 1941 i njegovo stradanje u toku rata", Povodom 30 godisnjice od smrti partijarha Gavrila, Beograd, 1980, fq. 5/6. KOS ka qenë kundër çfarëdo ndryshimi të statusit të Muslimanëve-Boshnjakëve.

409

Faqe 155

Karakteri serbomadhë dhe nacionalist i Kishës Ortodokse Serbe410, e bazuar në privilegjet të cilat i ka gëzuar në Mbretërinë e Jugosllavisë, shihet edhe te orientimi proanglez të shumicës të klerit ortodoks dhe hierarkisë të saj, pasi mbreti kishte gjetur strehim në Angli. Kisha Ortodokse Serbe, si kishë e ritit krishter ortodoks gjatë tërë historisë së vet, u bazua në ideologjinë nacionale, duke pranuar parësinë e shtetit në çështjet nacionale. Kisha Ortodokse Serbe gjithmonë luajti rolin e të nënshtruarit të pushtetit shtetëror, veçanërisht të shtetit nacional dhe nacionalist (shovinist). Duke u gjendur në një situatë specifike historike, e në pajtim me mësimet kishtare, se shteti për nga natyra e vetë është krijesë e Perëndisë dhe se veprimi politik i shtetit buron nga vetë Perëndia, si dhe vlerat e shtetit duhet të pranohen pa kontestim, Kisha Ordodokse Serbe, si mbrojtëse e traditës dhe qenies kombëtare serbe, gjatë ngjarjeve që i paraprijnë Luftës së Dytë Botërore, nuk ka qenë unike ndaj Paktit Tripalësh. Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, G. Dozhiq dhe disa peshkopë kanë qenë përkrahës të flaktë të Qeverisë së M. Stojadinoviqit, në politikën e saj profashiste dhe të afrimit kah boshti nazi-fashist, kurse një pjesë e klerit ortodoks e udhëhequr nga peshkopi i Zhicës Nikollaj Velimiroviq, ka qenë për politikën e afrimit Francës dhe Anglisë. Duke i mbetur konsekuente politikës së lojalitetit ndaj çdo qeverie dhe ndaj çdo pushteti, patriku i Kishës Ortodokse Serbe, G. Dozhiq, në emër të Sinodit të Shenjtë përshëndet grushtshtetin e 27 marsit 1941, të gjeneralit Dushan Simoviqit. Fjalimi i patrikut G. Dozhiqit, për përkrahje të grushtetit

Kleriku i njohur i kishës ordodokse Pero Sljepqeviq, qysh në vitin 1938, shkruan: "...Etnologët thojnë se religjioni zhvillohet nga kulti i parardhësve: krishterimi do të thotë diç krejtë të kundërtë, e gjithë njerëzimit, mbinacionale. Patriarkali i ynë edhe në atë pikëpamje ka ngelur midis rrugës, veçanërisht në pjesët ortodokse, ku edhe kisha zyrtare i ka shërbyar shtetit. Krishterimi i tij në të vërtetë është më tepër nacionale se sa ekumenike. Ashtu kanë qenë nevojat historike". ("...Etnolozi kazu da se religija razvija iz kulta predaka: hricanstvo znaci nesto sasvim suprotno, svecovestvo, nadnacionalno. Nas je patrijarhalac i u tom pogledu ostao na sred puta, bar u delovima pravoslavnim, gde je i zvanicna crkva sluzila drzavi. Njegovo je hricanstvo u stvari vise nacionalno nego ekumensko. Takve su bile istorijske potrebe".), cituar sipas Radmila Radic, "Crkva i "srpsko pitanje", Srpska strana rata: Trauma i katarza u istorijskom pamcenju, red. Nebojsa Popov, Republika, Beograd-Zrenjanin, (1996), fq. 269.

410

Faqe 156

emitohet po atë ditë përmes Radio Beogradit, Radio Zagrebit dhe Radio Lublanës.411 Më datën 28. 03. 1941 patriku serb G. Dozhiqi mbanë liturgjinë falemnderuese me rastin e ardjes në fron të mbretit Petrit të II Karagjoregjeviqit.

Mbretëria e Jugosllavisë më 25. 03. 1941 nënshkruan Paktin Tripalësh, me ç'rast i bashkohet forcave naciste dhe fashiste në Evropë, kurse më 27. 03. 1941 në Beograd organizohen demonstratat kundër Paktit, të cilat kanë pasur për rrjedhim grushtetin kundër regjentit knezit Pavle dhe vendosjen në fron të mbretit Petrit të II, me të cilin rast qeverisjen e merr gjenerali Dushan Simoviqi.412 Ky hap mirëpritet nga ana e studentëve si dhe nga ana e partive politike të cilat kanë menduar se u janë bërë koncesione të mëdha kroatëve me krijimin e Banovinës.413 Më 6. 04. 1941, nga ana e forcave gjermane bombardohet Beogradi, kurse më 17. 04. 1941 gjenerali Radoje Jankoviq dhe ish ministri i punëve të brendshme Aleksandar Cincar-Jankoviq nënshkruajnë kapitulimin pa kushte. Kështu lufta mbaron ende pa filluar. Rallë ka pasur shtete që vetëm për 12 ditë ka përjetuar disfatë aq të rëndë dhe shkatrimin aq të shpejtë si Mbretëria e Jugosllavisë.414 Sigurisht se një prej faktorëve më të rëndësishëm ka qenë çështja e pazgjidhur nacionale dhe sundimi njëzet vjeçar i borgjezisë serbe nga pozitat hegjemoniste. Njëkohësishtë kur kësaj i shtohet edhe fakti i dominimit të një konfesioni (ortodoks) mbi konfesionet tjera, i cili tërë energjinë e vetë e ka thithë nga mitet, atëherë na duket logjike shkatrimi e paevitueshëm i këtillë i Jugosllavisë së Versajit.

- "Glasnik SPC" 7/1941, 162 dhe 61/1980, 137, 1-2, 1951, 10 , Shih: Veljko Dj Djuric, Golgota srpske pravoslavne crkve 1941-1945, Beograd, fq. 40, Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 43. 412 Në politikën e vetë qeveria e D. Simoviqit, distancohet nga ngjarjet e 27. 03. 1941 dhe deklarohet se në tërësi do t'i përmbushi obligimet e qeverive paraprake, pra duke përfshirë edhe ndaj Boshtit Tripalësh. Shih: Ferdo Culinovic, Jugoslavija izmedju dva rata, II, Zagreb, 1961, fq. 212-219.. 413 Shih: Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 45. 414 Me aktin e kapitulimit, forcat gjermane dhe italiane kanë zënë rob lufte 340.000 ushtarë dhe oficerë. ( Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 42.

411

Faqe 157

Me aktin e nënshkrimit të kapitulimit, forcat e Boshtit kanë ardhur në përfundim se është krijuar situata debellatio415,përkatësisht faktikisht dhe juridikisht ka pushuar së ekzistuari shteti i Mbretërisë së Jugosllavisë dhe në këtë bazë janë krijuar shumë shtete satelite të okupatorit fashist. Italia ka aneksuar disa pjesë të Sllovenisë, Bregdetit të Kroacisë dhe të Dalmacisë me disa ishuj si dhe disa pjesë kontinentale të Kroacisë, pastaj disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, disa pjesë të Malit të Zi dhe një pjesë të Maqedonisë Perëndimore. Gjermania ka aneksuar disa pjesë të Sllovenisë dhe të Kroacisë, Bonjës dhe Hercegovinës, një pjesë të Serbisë, duke vendosur administratën mbi Banatin. Hungarezët kanë aneksuar Baçkën, Baranjën dhe Prekomurjen, kurse kanë okupuar Megjumurjen. Bullgaria ka aneksuar gati tërë Maqedoninë dhe Serbinë juglindore, kurse më vonë edhe pjesët të cilat kanë pasur gjermanët. Territori i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore i bashkëngjitet Shqipërisë, e cila ishte nën administrimin e Italisë. Si shtet i parë kuisling, më 10. 04. 1941 formohet "Shteti i Pavarur Kroat", kurse më 3. 05. 1941 Serbia fiton statusin e veçantë provincë shtetërore-juridike, përkatësisht më 29. 08. 1941 gjenerali i armatës Millan Nediqi e formon qeverinë e vetë. Mali i Zi, sipas pikëpamjeve italiane, me ndihmën e "nacionalistëve", duhej të fitonte statusin e veçantë, shtetëror-juridike, por ky qëllim nuk u realizua deri në fund të luftës për shkak të rrethanave luftarake, kështu që kjo ngel si provincë nën okupimin faktit italian.416 Patriku417 bashkë me qeverinë dhe mbretin Petrin e II ikin në manastirin Ostrog në Mal të Zi, duke marrë me vete gjithë pasurinë kishtare

Analizën e përkufizimin të kuptimit "debellatio" dhe zbatimin e saj në praktikën ndërkomëtare, shih: Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2003, fq. 64, 67, 505. 416 Shih: Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 64. 417 Patriku serb G. Dozhiq, deri më datën 14. 09. 1944 ka qenë e vendosur nëpër disa manastire në Serbi. si në manasrinë e Rakovicës, Vojolovicës etj. me peshkopin N. Velimiroviqin transportohen në Dahau, ku qëndron prej datës 25. 09. 1944 deri në datën 7. 11. 1944 , si "Ehrenhaftling" (i burgusuri i nderit). Këtu këta të burgosur kanë qenë të vendosur në pjesën e veçantë të kampit të ndarë nga burgosurit të tjerë. Këta të burgosur kanë marr ushqimin si të gjithe oficerët gjermanë dhe kanë pasur të drejtën të dalin në qytet në përcjellje të policëve gjermanë. Prej 12. 12. 1944 me insistimin dhe përkujdesjen e o dr. Ernest Kaltenbruner, shefi suprem i shërbimit informativ të ushtrisë gjermane, e vendos në Shlizre, vend turisik i Bavarisë, kurse prej datës 19. 01. 1945, vendoset në Vien në hotelin "Grand", ku qëndron deri në bombardimin e qytetit nga aleatët e koaliconit antihitlerian. Në këto vende qëndron nën përkujdesjen e

415

Faqe 158

në ari dhe gjërat tjera me vlerë, kurse më datën 14. 04. 1941 ai jep bekimin e vetë mbretit, i cili bashkë me qeverinë largohet me aeroplan në Greqi. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, okupimi i Mbretërisë së Jugosllavisë dhe fillimi i Luftës Nacional Çlirimtare paraqesin ngjarje dhe pikë të veçantë, në përcaktimin politik ndaj okupatorit gjerman e italian, kolaboracionistëve dhe ndaj partizanëve. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, përkatësisht Sinodi i Shenjtë, gjatë tërë kohës së luftës politikisht manevron, duke krijuar bindjen se nuk bashkëpunon në mënyrë të drejtpërdrejtë me gjermanët, të cilët kanë qenë të interesuar që klerin ortodoks të përdorin kundër komunistëve dhe LNÇ. Me qëndrim të këtillë Sinodi i Shenjtë ka dashur të krijoj situatën, në të cilën Kisha, kishte me siguruar interesat e veta pa marr parasysh kush do të jetë fitues i luftës dhe të mbrojë veten nga pasojat eventuale të cilat kishin me pasuar me marrjen e qëndrimit të qartë për palët ndërluftuese. Kontaktet e para ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe pushtetit okupues gjermanë, datojnë që prej muajit maj 1941. Këto kontakte i organizojnë klerikët ortodoksë të orientimit nacist, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të devotshëm të shërbimeve sekrete gjermane. Në fillim të majit 1941, mitropoliti i Shkupit Josif418, i cili ka qenë bartës real i tërë pushteteti kishtar, me ndërmjetësimin e klerikut pronacist Milivoje Crvçanin, takohet me ushtarakët më të lartë gjerman në Serbi.

qeverisë gjermane dhe të qeverisë së M. Nediqit. Deri më 8. 05. 1945 qëndron në Kicbill (Austri), prej nga kthehet në Jugoslavi. Shpërngulja e tyre në Dahau, është bërë me të vetmin qëllim të mos bijnë në duartë e partizanëve të Titos ose në duartë e Armatës së Kuqe. Në bazë të interpretimit qëllim keqë të teologëve dhe historianëve serbë krijohet miti i përvuajtësisë dhe të martirizimit, i cili do të prodert me të madhe prej viteve '80 të shek. XX, për mobilizimin e KOS në platformën nacionaliste. Shih: Milorad Tomanic, Srpska crkva u ratu i ratovi u njoj, "Medijska knjizara Krug", Beograd, 2001, fq. 50, Predrag Ilic, Srpska pravoslavna crkva i tajna Dahaua ­ Mit i stina o zatocenistvu patrijarha Gavrila Dozica e episkopa Nikolaja Velimirovica u Dahau, bot. priv. Beograd, 2006, fq. 267-268, Shih: Zlatoje Martinov, "Odgonetnuta tajna Dahaua", http://www.nspm.org.yu/debate_2007/2007__zmartinov.htm Mitropoliti Josif gjatë Luftës së I Botërore ka qenë cetnik aktiv dhe ka arritur të largohet nga bullgarët duke kaluar nëpërmjet Karadakut të Shkupit dhe nëpër Kosovë për të vendosur në Beograd. Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 68, fusnota 117 dhe 188.

418

Faqe 159

Menjëherë pas okupimit Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe, në seancën e vet të mbajtur, më 8 qershor l941, të cilën e kryeson peshkopi i Baçkës Irinej, në cilësinë e zëvendësit të patrikut, e me ç'rast shqyrtohet marrëveshja e arritur me komandantin ushtarak të Serbisë, gjeneralin gjerman Ludvig fon Shreder, miraton konkluzionin për lojalitet ndaj pushtetit okupues. Konkluzioni në formë të proklamatës i drejtohet gjithë popullit serb. Në Konkluzion ndër tjera, qëndron : "Në brengën për fatin e popullit serb dhe në bindjen që Kisha e Shenjtë Ortodokse Serbe në peshkopatat e veta edhe më tutje do të kryejë misionin e vetë hyjnor, dhe të drejtat e saja edhe më tutje do të jenë nën kujdes dhe do të mbrohen, Sinodi i Shejntë i Peshkopëve me lojalitet do të zbatojë ligjet dhe urdhëresat e pushtetit okupues dhe vendor dhe me anë të organeve të veta do të ndikojë në ruajtjen e tërësishme të rendit , qetësisë ...".419 Anëtarët e Sinodit të Shejntë të Kishës Ortodokse Serbe, të prirë nga mitropoliti Josif, më 8. 07. l94l, sërish vizitojnë gjeneralin gjerman Ludvig fon Shrederin, me ç'rast edhe njëherë vërtetojnë lojalitetin dhe

përvuajtësinë e Kishës Ortodokse Serbe pushtetit okupator, si dhe angazhimin e saj në masat popullore për lojalitet ndaj pushtetit të ri.420 Njëkohësisht, Kisha Ortodokse Serbe, në krye me Sinodin e Shejntë, ka pasur marrëdhënie të mira me "Këshillin e Komesarëve" të M. Aqimoviqit,421 dhe me qeverinë fashiste "Qeverinë e Shpëtimit" të gjeneralit

( "U brizi za sudbinu Srpskoga naroda, i u uverenju da }e sveta Srpska Pravoslavna Crkva u svojim eparhijama i dalje moci bez smetnje vrsiti svoju bozansku misiju , i da e njena stecena i zakonima priznata prava zajedno sa njenim tradicijama i dalje biti postovana i cuvana, Sveti Arhijerejski Sinod ce lojalno izvrsavati zakone i naredbe okupatorskih i zemaljskih vlasti i uticaje preko svojih organa na potpuno odrzanje reda i pokornosti"). A Sin, Zapisnici, Sin. br. 585/zap. od 3 juna l94l, cituar sipas Veljko Dj Djuric, Golgota srpske pravoslavne crkve 1941-1945, Beograd, fq. 234. 420 Vep. e cit. fq. 234. 421 Qeveria e M. Aqimoviqit ka qenë posaqërisht i angazhuar për shpërnguljen e tërësishëm të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, këtu sa për ilustrim po japim një pjesë të elaboratitit:"Zotëri gjeneralit, B. Milan Aqimoviq, ministër i Punëve të Brendshme, Beograd. Problemi dhe metodat për shpërnguljen e shqiptarëve dhe turqve nga Serbia jugore në Turqi. Rregullativa ligjore (të ligjësuara dhe në ndërtim). Metodat e zabtimit dhe mjetet. "Sipas Rregullativës së deritashme të Reformës agrare, tërë prona e lirë është e përkufizuar dhe u është ndarë kolonistëve. U është ndarë në çdo kryefamiljar nga 5 hektarë. Në çdo fëmijë të gjinisë mashkullore deri në 16 vjeç i ndahet nga 1 hektar, në çdo fëmijë të gjinisë mashkullore përtej 1620 vjeç nga 2 hektarë, në çdo mashkull të pamartuar përtej 20vjeç, i janë ndarë 4 hektarë. Është ndarë pronë

419

Faqe 160

M. Nediqit.422 "Këshilli i Komesarëve" të M. Aqimoviqit, ka financuar tërë veprimtarinë të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe ka pagat e tërë klerit

ortodoks serb që nga l7. 05. l94l. Marrëdhëniet posaqërisht të ngrohta kanë qenë ndërmjet M. Nediqit dhe mitropolit të Beogradit dhe të Karllovcit, Josifit.423 Kisha Ortodokse Serbe, ka pasur gjithashtu marrëdhënie të mira me racistin dhe nacistin serb Dimitrije Lotiqin, udhëheqësin e fallangës famëkeqe "Zbor" ("Tubimi"). Këto marrëdhënie kanë qenë të vendosura në nivelin më të lartë dhe kanë qenë miqësore veçanërisht ndërmjet patrikut serb Gavrillo Dozhiq e peshkopit të Zhicës, Nikollaj Velimiroviq, në njerën anë dhe Dimitrije Lotiqit, në anën tjetër.424

edhe për inventar deri në 2 hektarë dhe për pullëzim edhe 2 hektarë. ..Vullnetarëve-luftëtarëve u është ndarë për kolonizim 5 hektarë, ndërsa jo-luftëtarëve 3 hektarë, ndërsa jipej tokë edhe si shtesl kolonizuese sipas Ligjit mbi kolonizim. ..Në kohën e fundit qarqet tona agrare kanë bërë marrjen e tokës nga shqiptarët edhe nga turqit. Atyre u është lejuar vetëm 0.40 për anëtar të familjes së të dy gjinive". Prof. Dr. Hakif Bajrami, "Si synohej të realizohej konventa jugosllavo-turke (1938) për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll (1951-1966)", "Kosova sot", Prishtinë, 26. 09. 2006, fq. 8, H. Bajrami, "Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë më 1918-1941, Prishtinë, 1981, Hajredin Hoxha, "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër", "Përparimi", Prishtinë, 1970, nr. 5, "Proces nacionalne afirmacije albanske narodnosti u Jugoslaviji", "Casopis za kritiko znanosti", Ljubljana 1982, nr. 51-52, fq. 244-318. 422 M. Nediqi gjatë vitit 1942, do të porosisë D. Mihajlloviqit, "Gjithë që nuk është serbe dhe të gjithë ata që janë tradhtarë serbë, likuidoni". Cit. Sipas Latinka Perovic, "Draza ne oprasta partizania", "Danas", Beograd, 15. 11. 2002 423 A Sin, Zapisnici, Sin. br. 585/zap. od 3 juna l94l, cituar sipas V. Dj. Djuric, vep. e cit., fq. 234 fq. 204-205. 424 Patriku serb, Gavrillo Dozhiq dhe peshkopi Nikollaj Velimiroviq, gjatë mesit të muajit prill l945 kanë arritur në Slloveni dhe në Istër (Kroaci), me ç'rast bashkangjiten njësive të Dimitrije Lotiqit, Millan Nediqit dhe njësive të Drazha Mihajlloviqit. Këto njësi bashkë me forcat gjermane luftojnë bashkarisht kundër njësive të UNÇ të Jugosllavisë, të cilat përparojnë kah kufijtë perëndimorë të Jugosllavisë. Patriku Gavrillo dhe peshkopi Nikollaj, me ndihmën e gjermanëve, kanë dashur të shkojnë (të aratisen) në Zvicër. Por të gjitha këto plane prishen për shkak të vdekjes të Dimitrije Lotiqit, në fatkeqësinë e komunikacionit, më 23. 04. l945 në Ajdovshqin (Slloveni). Me rastin e varrimit të Dimitrije Lotiqit, në fjalimin e përmotshëm peshkopi Nikollaj, këtë kolaborant nacist e rradhitë në personalitetet që kanë udhëhequr politik botërore, burrështetas i dalluar, udhëheqës dhe tribun popullor, e mbi të gjitha krishterë i devotshëm. "Për 150 vjetë të fundit, ne kemi pasur polikaj të mëdhenjë, burra të mëdhenjë si kanë qenë Garashanini, Jovan Ristiqi dhe Nikolla Pashiqi, por këta burra kanë qenë të mëdhenjë për kohën e vet dhe në kufijtë e Serbisë, kurse Dimitrije Lotiqi ka qenë i përfshirë në qarqet e politikës botërore" (Më gjërësisht; Dj. Sljepcevqi, Jugoslavija uoi i za vreme drugog svetskog rata, Minhen, l978, fq. 530. Dj. Sljepcevic, Istorija Srpske pravoslavne crkve, III, Keln, l986, fq, 161-185, V. Dj. Djuric, vep. e cit. fq. 211-228)

Faqe 161

Në njësitë ushtarake të fallangës së "Zborit" kanë shërbyer edhe shumë klerikë ortodoks425. Këto njësi fallangiste kanë qenë të njohura për përndjekjen e ebrenjve, dhe popullatës tjetër joserbe, vendosjen e tyre në kampin në Sajmishte dhe Banjicë afër Beogradit, të cilat janë kryer në emër të pastërtisë të racës serbe, me një fanatizëm të skajshëm fetar dhe antisemit. D. Lotiqi prej pasuesve të vet dhe nga populli serb ka kërkuar të shfarosin ebrenjët.426 Kisha Ortodoske Serbe, në krye me Sinodin e Shenjtë dhe të gjithë peshkopët, si dhe shumica e klerit ortodoks ka simpatizuar, përkrahur dhe ka ndihmuar në çdo mënyrë lëvizjen çetnike të gjeneralit Dragolub Drazha Mihailloviqit ("Ushtria jugosllave në atdhe" - "Jugoslavenska vojska u otadjbini" ose siç është quajtur "Lëvizja e Ravna Gorës"- "Ravnogorski pokret")427. Tërë politika luftarake dhe shfarosëse e kësaj lëvizjeje, ka qenë

Në veprimtarinë e njësiteve fallangiste të "Zborit" janë dalluar edhe dy profesorë të Seminarit Ortodoks Serb në Prizren (Srpska Pravoslavna Bogoslovija u Prizrenu), Josif Marushiq në Njësitin vullnetar dhe Jovan Bajraktareviq, në Drejtoratin edukues të "Zborit", V. Dj. Djuric, vep. e cit. fq 222-224) 426 "Ajo për shkak se kam ardhur është kjo: që t'ju zbuloj planet dinake të Izraelit, dhe të vendosni të shkoni në luftë kundër tyre. Dhe ato jo menjëherë në qërrimin fizik të llogarrive, por së pari në rrafshin shpirtëror, të asgjësohet busola, kurse idetë e saja kryesore janë: ateizmi, materializmi dhe lufta klasore". ("Ono cega radi sam dosao to je: da vam planove lukavago Izrailja otkrijem, te da se resite da u borbu protiv njih podjete. I to ne odmah u fizicki obracun; nego najpre u duhovni, unistiti mu busolu a to su tri njegove glavne ideje:ateizam , materijalizam i klasna borba"). "Çka do të lexojnë në gazeta dhe në revista, krishterët dhe popujt e tjerë josemit caktojnë Çifutët; çka do të shikojnë në teatër caktojnë Çifutët; çka do të shikojnë në filma caktojnë Çifutët... Përveç kësaj, duke qenë se edhe Marksi ka prejardhjen Çifute, edhe marksizmi është vepër e Sotonës". ("Sta ce citati hriscanski i ostali nesemitski narodi u novinama i casopisima odredjuju Jevreji; sta ce u pozoristu gledati odredjuju Jevreji, sta ce gledati u filmovima odredjuju Jevreji;...Povrh svega, budu}i da je Marks poreklon Jevrejin i marksizam je delo Sotone"). Në Sajmishte janë vrarë mbi 8.000 ebrenjë. Dr Jasa Romano, Jevreji Jugoslavije 1941-1945, Zrtve genocida i ucesnici narodnooslobodilackog rata, Beograd, 1980.

425

"Drama savremenog covecanstva", Jugoslovenski nacionalni pokret, Beograd, l94l, fq. l00-ll0, cituar sipas V. Dj. Djuric, vep. e cit. fq. 211-213.) Nacionalizmi dhe antisemitizmi i peshkopit Velimiroviq, sipas Pero Simiqit (Zla braca po Nikolaju", "Borba", 6/7. 12. 1986) ka qenë e shpërbluar nga ana e Hitlerit në vitin 1935, me "Urdhërin për merita qytetare". 427 Ravna Gora, vend në Serbi, ku është themeluar lëvizja çetnike e Drazha Mihailloviqit. Lëvizja çetnike të Ravna Gorës ka qenë e përbërë nga Komanda Supreme e Njësive ushtarako-çetnike, përkatësisht deri në vitin 1942 "Komanda Supreme e Ushtrisë e Ushtrisë Jugosllave në Atdhe" në krye me D. Mihajlloviqin dhe me grupin e polikanëve borgjez të orientimit dhjathtë serbë. Në gusht të vitit 1941 është formuar Komiteti Kombëtar, si organ suprem politik. Në fillim platforma e tyre politike ka qenë krijimi i "Serbisë së Madhe" e cila kishte me u kufizuar me Slloveninë, kurse territoret e kësaj krijise kishin me u pastruar etnikisht nga të gjithë popujve jo-serbë. Në fund të vitit 1941 kjo lëvizje vendos kontaktet me Qeverinë Mbretërore në

Faqe 162

e pranueshme për Kishën Ortodokse Serbe, me arsyetimin se DragolubDrazha Mihailloviqi, kriminel i Luftës së Dytë Botërore, ka qenë monarkist dhe ka qenë lojal ndaj dinanstisë së Karagjorgjeviqëve. Kisha Ortodokse Serbe ka konsideruar se ai paraqet metaforën e serbit të vërtet dhe në te është mishëruar tradita kombëtare e fetare serbe. Lëvizja çetnike ka arritur që gati tërë potencialin e Kishës Ortodokse Serbe të aktvizoj në vijën e saj, duke marrë parasysh ndikimin e kësaj kishe në popull si dhe organizatën e saj të jashtëzakonshme, e cila gjatë tërë luftës në masë të konsiderueshme ka qenë e paprekur, veçanërisht në Serbi dhe në Mal të Zi.428 Nga fundi i vitit 1944, patriku serb Gavrillo dhe peshkopi Nikollaj, pasi u vendosen në Austri, drejtpërdrejti angazhohen në bashkimin e të gjitha forcave kuislinge, të cilat bashkë me ushtrinë gjermane, nga sulmet Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, luftës tërhiqeshin kah veriu. Në këto rrethana patriku Gavrillo dhe peshkopi Nikollaj disa herë kanë organizuar udhëtimet nëpër Istër (Kroaci), për të bekuar arradhat çetnike dhe armët e tyre, të cilat kanë bërë masakra dhe dëme të mëdha popullatës vendore.429

Londër dhe pranon vijën politike të kësaj qeverie për rimëkëmbjen e Mbretërisë së Jugosllavisë. Pas Luftës së II Botërore idetë e kësaj lëvizjeje përtrihen në SHBA, Kanadë, Australi dhe në vendet e Evropër Perëndimore, e bartës kanë qenë përfaqësuesit e organizatave fashiste dhe ekstremiste terroriste. Në territoret e ish-Jugoslavisë riaktualizohen kah fundi i vitete '80 të shek. XX, kurse përfaqësuesit më të eksponuar kanë qenë Vuk Drashkoviqi (minis. I tashëm i Serbisë për punë të jashtme) dhe dr. Vojisllav Sheshel, kriminel i luftës. Shih: http://www.bihcom.com/. 428 Prej fillimit të luftës D. Mihailloviqi vendos kontaktet me peshkopin Nikollaj Velimiroviqin, i cili deklaron përkrahjen pa rezerve lëvizjen çetnike dhe vihet në dispozicion të plotë. Gjatë vitit 1943, D. Mihailloviqi, derisa patriku Gavrillo ka qëndruar në manastirin e Rakovicës dhe të Vojllovcit vendos kontaktet e rregullta. Patriku me priftërijntë dërgon rregullisht mesazhet e bekimit ("velikom Cici i njegovim herojskim saborcima"). Sipas një plani D. Mihailloviqi, planifikon që këta dy klerik më të lartë të vendosi pranë shtabit të tij suprem, por me kohë gjermanët e hetojnë dhe i bartin në Gjermani. Edhe pas vendosjes në Gjermani këta klerik i dërgojnë mesazhe D. Mihailloviqit që të jetë i "vendosur në luftën e tij kundër antikrishtit". Shih: Branko Petranovic, Revolucija i kontrarevolucija u Jugoslaviji 1941-1945, Beograd, 1983, kniga I, fq. 250, 475, fusn. 43. Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 81-82. 429 Shih: Nikola Milovanovic, Kontrarevolucionarni pokret Draze Mihaillovica, Beograd, 1984, knjiga II, fq. 297.

Faqe 163

Shumë prej komandantëve - vojvodëve të lartë, të arradhave çetnike kanë qenë klerikë ortodoks; Momçillo Gjujiqi, Sava Bozhiqi, Radojica Perishiqi etj. Klerikët ortodoks kanë qenë edhe anëtar të organeve më të larta çetnike, si; hioromonahu Jovan Rapajiq, Radojica Gjurishiqi, përkatësisht shumë priftërinjë dhe kallugjerë në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në lëvizjen çetnike, prej ditëve të para të themelimit të saj, si organizator, propagator, komandatat, funksionar politik, informator, kurir etj. Asnjë manifestim i rëndësishëm i çetnikëve, s'ka kaluar pa pranin e priftërinjve ortodoks. Shumë manastire dhe shtëpija të priftërinjve kanë qenë punktet çetnike. Kështu në kongresin e lëvizjes çetnike të "Ravna Gorës" të mbajtur në fshatin Ba në janar të vitit 1944 ndër delegat marrin pjesë edhe priftërinjtë Momçillo Gjujiq, Radojica Perishiq, Savo Bajiq Dushan Gajiq, Mihajlo Jevgjeviq dhe Jovan Rapaiq etj. Në fillim të vitit 1994 formohet Drejtoria e fesë (Odsek za veroispovest) pranë Shtabit Suprem të Komandës të Ushtrisë Mbretërore, në krye me priftin Jovan Rapajiq, i cili njëkohësisht ka qenë edhe anëtar i Komitetit Qendror Kombëtar (Centralni Nacionalni Komitetet) të Drazha Mihalloviqit.430 Në fund të majit të vitit 1944 të gjithë referentët ortodoks pranë aradhave të çetnikëve gradohen me gradat ushtarake.431 Me rastin e festës së "Shndrimit të Shenjtë"(Svetog Preobrazenja) më 19. 08. 1941, është mbajtur kuvendi i priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, në të cilin është miratuar rezoluta ku "...në emër të klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe kërkohet nga udhëheqesia popullore dhe ushtarake çetnike, të vazhdoj luftën kundër lëvizjes partizane deri në fitoren përfundimtare". Në atë rezolutë shprehet kënaqësia që "shumica dërmuese e klerikëve nga fillimi marrin pjesë në lëvizjen e Ravna Gorës" dhe "ftohen të gjithë vëllazërit priftërinjë që me përkushtim të punojnë në frymën e asaj lëvizjeje, të bashkëpunojnë me këshillat çetnike, me organizatat rinore dhe të grave, që çetnikët të vrarë të varrosin në mënyrë sa më solemne dhe që

430 431

Shih: Dj. Sljepcevic, Istorija Srpske pravoslavne crkve, III, Keln, l986, fq160. Shih: Veljko Dj Djuric, Golgota srpske pravoslavne crkve 1941-1945, Beograd, fq. 310.

Faqe 164

kujdesin dhe lavdërimet të kushtojnë familjeve të ushtarëve të vrarë për çështjen popullore dhe që intelegjencën e cila arrinë nga qytetet të përdorin dhe të punësojnë të kuadër në "Lëvizjes së Ravna Gorës", të shpartallojnë çdo pesimizën dhe dezinformatë, të njofotohen me idetë çetnike dhe me vrullë të propagojnë ato në popull. Në fund të rezolutës glorifikohet Drazha Mihailloviqi dhe drejtohen lutjet për jetë të gjatë". Në arradhat çetnike të vojvodës Kosta Millovanoviqit-Peçancit, që kanë numëruar mbi 8.500 çetnikë të radhitur në 35 njësite, klerikët ortodoksë me uniformë dhe pa te, jo vetëm që kanë përgaditur shpirtërisht çetnikët për krime ndaj popullatës civile shqiptare në pjesët veriore të Kosovës (në Drenicë dhe në rrethinën e Mitrovicës), por kanë qenë në ballë dhe udhëheqës të këtyre njësiteve. Ndër komandantët të këtyre njësiteve që kanë luftuar në Kosovë dhe që kanë ngelë në kujtesën e popullatës shqiptare dhe boshnjake të Sanxhakut, ka qenë edhe kleriku ortodoks, vojvoda Mika Jastrabaçki, përkatësisht Mihaillo Popoviq i quajtur "pop

Mika", i cili çdo letër të vet ka përfunduar me sintagmën "Gjithçka për fashizëm" ("Sve za fasizam").432 Çetnikët kanë dashur që popullin shqiptar të ndajnë në baza konfesionale dhe që me ndihmën e elementeve klerikale katolike t'a nxisin në luftë kundër popullatës myslimane, me qëllim të dëbimit të gjithë shqiptarëve mysliman nga këto vise.433 Me programin e

Milivoje Perovic, Juzna Srbija, Beograd, l96l, fq. 5l-63. "Londrës me i parashtruar kërkesën që tërë ndihmën për Shqipërinë, si ndihmën në të holla ashtu edhe në armatim, të dërgojë neve dhe ne do të dërgojmë me kanalet tona atyre. Kjo kishte me qenë mënyra më e sigurtë që Shqiptarët të bëjmë të varur prej neve...Arnautët katolik nga Shqipëria e Veriut, i udhëheq Prenk Cala (njëri prej udhëheqësve të Shqipërisë së Veriut, i cili ka bashkëpunuar me çetnikët. Miku personal i kapitenit çetnik Pavle Gjurishiqit, vër. e M.B.), duhet gjithmonë nxitur, në luftë kundër Myslimanëve, kurse si ndihmë duhet ofruar mjetet e nevojshme. Me ta duhet marrëveshur bashkëpunimin në aksionin kundër Muslimanëve, me rastin eventual të humbjes së fuqive të boshtit, me ç'rast Shqipëria e Veriut, me fitoren tonë, kurse me pëlqimin e Shqiptarëve katolik, kishte me hyrë në përbërje të Jugosllavisë së Madhe, në të cilën nuk mund të ketë më Mysliman." Radiogram i Drazha Mihailoviqit, dërguar Londrës, si depeshë nr. 101, 3. 09. 1942. Shih: AVII Cetnicka arhiva, K. 15, A-53/2, cituar sipas: Gojko Medenica, Cetnicki pokret na Kosovu i Metohiji u vremen II svetskog rata, "Vjetar", Arkivi i Kosovës, nr. X-XI, Prishtinë, 1979, fq. 384-385 (Autori jep përkthimin sipas tekstit në gjuhën serbokroate në mënyrë autotentike, pa ndërhyrje). "Për Shqipëri kam dërguar Shqiptarin, kapiten Dimitri Bishën. Ortodoks, gruaja beogradase. Baxhanak me majorin tonë Kastratoviqin, Shqiptar. Punon për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Greqisë dhe të Jugosllavisë. Donë të dëbojë Myslimanët nga Evropa, ku duhet sipas tyre të jetojnë vetëm të Krishterët. I kamë dhënë lidhje të nevojshme si dhe letrën. Kam kërkuar që të dorëzoj Juve në formë të Memorandumit, si kërkesë e botës krishtere në Shqipëri, të bashkëngjitet Jugosllavisë. Më ka premtuar dhe besoj se do të ketë sukses".

433

432

Faqe 165

"

Lëvizjes të Ravna Gorës"- "Ravnogorski pokret", ka qenë e paraparë që

pas luftës, të kryhet hakmarrja e madhe serbe, veçanërisht në Dukagjin, nga fisi luftarak malazez Vasojeviqët, për ndryshimin e tërësishëm të përbërjes etnike të popullatës.434 Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, gjithashtu ka pasur bashkëpunim të ngushtë me lëvizjen çetnike. Në takimin e mitropolitit Joanikije me komandantët çetnikë - vojvodët Baja Stanishiqin, Bllazha Gjukanoviqin dhe me të tjerët, të mbajtur në Manastirin e Ostrosit më l8. l0. l942, me ç'rast kanë qenë të pranishëm edhe ushtarakët e lartë italian, jo vetëm që shprehet kundërshtimi ndaj çdo bashkëpunimi me LNÇ, por me fjalë më të ashpra gjykohet kjo lëvizje. Në fjalimin përshëndetës, mitropoliti Joanikije, ndër të tjera thekson: "Nga ana e rebelëve në vend të arsyes ka fituar çmenduria; në vend të dashurisë urrejtja; në vend të maturisë mëria...Kanë vrarë në vuajtjet më të rënda dhe kanë masakruar italianët dhe njerëzit tanë. Tragjedia jetësore e popullit tanë është bërë shumë më e rëndë. Populli ynë atëherë ka ndjerë: se janë venë në pikëpyetje shejntëritë më të larta të fesë, populli, morali, familja, kumbaria, miqësia, festat, zakonet tona të bukura, fjala është të rroshë apo mos të të rrosh."435

Letra e delegatit të Komandës Supreme çetnike, pranë shtabit çetnik për Malin e Zi majorit Perrhinek, dërguar Drazha Mihaloviqit. Shih: AVII Cetnicka arhiva, K. 279-4/1, cituar sipas: Gojko Medenica, Cetnicki pokret na Kosovu i Metohiji u vremen II svetskog rata, "Vjetar", Arkivi i Kosovës, nr. X-XI, Prishtinë, 1979, fq. 382-383. 434 Në elaboratin e kësaj lëvizjeje me titull "Kosovsko-metohijska oblast", ndër të tjera qëndron: "Krahina e Kosovës-Metohisë ka qenë serbe dhe kështu duhet patjetër të ngeli, jo vetëm në pozitën shtetëtoro-juridike, por edhe me popullsinë e vetë, e cila duhet me shumicë absolute të jetë serbe...Pas përfundimit të luftës do të vijë deri te hakmarrja e Serbe mbi Arnautët. Ate (hakmarrjen) nuk duhet penguar. Veçanërisht jo, aksionin e Vasojeviqëve, të cilëve duhet bërë me dije zgjërimin në Dukagjin. Me Ligjin mbi kolonizimin e brendshëm, me parapa se popullata mund të zhvendoset nga arsyet strategjike dhe etnografike, dhe kështu një pjesë të Arbanasëve me i shpërngul në Srem, Shumadi dhe në vise të tjera, ku do të jenë të parrezikshëm dhe me kalimin e kohës do të shkrihen". Shih: AVII Cetnicka arhiva, K. 15, A-53/3, cituar sipas: Gojko Medenica, Cetnicki pokret na Kosovu i Metohiji u vremen II svetskog rata, "Vjetar", Arkivi i Kosovës, nr. X-XI, Prishtinë, 1979, fq. 385-386. "Sa strane odmetnika, mjesto razuma pobjedila je ludost; mjesto ljubavi mr`nja, mjesto umjerenosti prkos...Ubijali su najtezim mukama i masakrirali i Italijane i nase ljude. zivotna tragedija na{ega naroda postala je znatno teza. Nas narod je tada osjetio: da su dosle u pitanje njegove najvece svetinje vjere, narodnost, moral, porodica, kumstvo, prijateljstvo, slave nasi lijepi obicaji narodni; da se radi o tome biti ili ne biti". AJ, l/ll0, Inv. br. 2329, cituar sipas V. Dj. Djuric, vep. e cit., fq. ll4, Radoje Pajovic, Kontrarevolucija u Crnoj Gori - Cetnicki i federalisticki pokret l94l - l945, Cetinje, l977, fq 5l8 - 520.

435

Faqe 166

Ky mitropolit në fillim të dhjetorit l944, bashkë me një pjesë të klerit ortodoks, (afër l00 klerikë),i bashkohet njësiteve të komandantit të çetnikëve në Mal të Zi, vojvodës Pavle Gjurishiqit, në rrugën e tërheqjes për në Slloveni dhe Austri. Në Bosnje takohen me Dragolub Drazha Mihajlloviqin. Gjatë qëndrimit në Bosnje këto njësi çetnike kryejnë akte të rënda të krimit ndaj popullatës boshnjake.436 Peshkopi i Novi Sadit Irinej Qiriq, ka qenë i lidhur ngushtë me okupuesit fashist hungarez, kështu së pari ka qenë anëtari i Dhomës së Ultë të parlamentit kurse më vonë edhe anëtar i Dhomës së Lartë. Menjëherë pas okuptimit të Baçkës (Vojvodinë), si bashkëpunëtor i ngushtë i Drazha Mihailloviqit, ai dërgon mesazh klerit ortodoks dhe besimtarëve, me ç'rast fton në bashkëpunim dhe lojalitet.437 Në mars të vitit 1945 janë bërë përgatitjet e duhura që në Trebavë të mbahet "Kongresi e klerikëve të Serbisë, Bosnjes, Malit të Zi, Sanxhakut dhe viseve të tjera serbe", në të cilin kanë qenë të ftuar të gjithë klerikët ortodoks serbë, referentet ushtarak dhe të paqes, si dhe të gjithë kalugjerët, bashkë me të gjithë misionarët të cilit kanë kryer në Serbi, kursin fetaro-ideologjik gjatë vitit 1944.438 Peshkopata e Rashkës e Prizrenit439, ndahet në tri pjesë, një pjesë i takon "Shqipërisë së Madhe", e cila ka qenë nën okupimin italian, kurse dy pjesë tjera i takojnë Serbisë dhe Bullgarisë. Italianët janë treguar jashtëzakonisht tolerant ndaj kësaj peshkopate, në krahasim me qëndrimin e tyre në Dallmaci dhe Bregdet. Peshkopi Serafim dhe të gjithë priftërijntë,

436

Radoje Pajovic, Kontrarevolucija u Crnoj Gori - Cetnicki i federalisticki pokret l94l - l945, Cetinje, l977, fq 5l8 - 520. Predrag Cemovic: "Od Podgorice do Gradiske", Glasnik SIDK "Njegos", 7/l96l, fq 50-54. 437 Shih: Dragoljub G. Vurdelja, Obezglavljena Srpska crkva, Trst, 1964, fq. 28-29. 438 Shumica e klerit ortodoks serb kanë qenë me lëvizjen çetnike të Drazha Mihailloviqit, me bindjen se kjo lëvizje monarkiste, lufton kundër komunizmit dhe në kohën e përshtatshme do të kthej armët kundër gjermanëve. Përcaktimi rojalistik dhe orientimi antikomunist, ka qenë garancë e mjaftueshme për kthimin e monarkisë dhe për ngadhnjimin mbi LNÇ, si lëvizje komuniste e cila sipas tyre ka qenë rreziku për qenjen kombëtare serbe. Bashkëpunimi lëvizjes çetnike me gjermanët është interpretuar si taktik dhe strategji, e cila me kohë do të ndryshoj. Kjo lëvizje ka qenë antinjerëzor dhe racist që ka pasur pasoja tragjike për të gjithë popujtë, e veçanërisht ndaj myslimanëve dhe shqiptarëve. 439 Prefekti i atëhershëm i Prizrenit, Ali beg Fejza, ka qenë një personalitet tolerant dhe është treguar shumë tolerant ndaj ortodoksve.

Faqe 167

si dhe të gjitha gratë e veja dhe bonjakët, janë paguar nga buxheti shtetëror shqipëtar. Në fund të nëntorit peshkopi Serafim në përcjellje të priftit Branko Cucureviqit, shkonë në Tiranë për vizitë akripeshkopit të Tiranës Kristofor Kisit, për të kërkuar beneficione për popullatën ortodokse vendore. Prej datës 1. 06. deri 30. 06. 1942 peshkopi Serafim, merrë pjesë në mbledhjen e Sinodit të KOASH në Tiranë, ku qëndron atje deri në vdekje (13. 01. 1945). 440 Finansimi i Kishës Ortodokse Serbe, gjatë tërë kohës së luftës ka vazhduar me dispozitat ligjore nga periudha ndërmjet dy luftërave,

përkatësisht kjo kishë të gjitha të ardhurat të cilat i ka pasur gjatë ekzistimit të Mbretërisë së Jugosllavisë e ka realizuar edhe gjatë okupacionit.

2. Kisha Katolike

Brenda Kishës Katolike, përveç idesë të orientimit jugosllav, në mënyrë të theksuar ka qenë e pranishme ideja e një shteti kroat si mënyrë më e mirë e zgjidhjes së çështjes kroate. Këtë ide kryesisht e kanë përkrahur jezuitët zagrebas, argjipeshkvi i Sarajevës dr. Josip Shtadleri dhe françeskanët.441 Këto kërkesa posaçërisht kanë qenë të theksuara para shkatërrimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, përkatësisht pas dështimit të nënshkrimit të konkordatit. Mosbesimi i shtetit ndaj Kishës Katolike, ka pasur për pasojë forcimin e "Aksionit katolik" dhe nëpërgjithësi të lëvizjes klerikale. Mosbesimi i dyanshëm, ndërmjet shtetit, me orientim të theksuar ortodoks dhe Kishës Katolike, ka qenë aq i madh, sa ka qenë e pamundur të gjendet ndonjë pikë e përbashkët e veprimit, duke mos përjashtuar edhe orientimin antikomunist. Kërkesat për pavarësi të kroatëve janë forcuar me veprimtarinë e organizatave laike me orientim katolik, si "Domagoj" dhe

440

Arhiva Sv. Arhijerskog Sinoda Srpske pravoslavne crkve, Izvestaj o radu, 1060/237/947, Eparhija raskoprizrenska i smrt Episkopa Serafima, "Projekat Rastko-Biblioteka srpske kulture na internetu", http:www.rastko.org..yu/istorija/spc_dsvr_c.html, fq 26. Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 54. 441 Dr. Josip Shtadleri ka qenë bartës i politikës klerokatolike kroate ndaj boshnjakëve, përkatësisht në kërkesat e tija për asimilimin e boshnjakëve. Konceptet etnike dhe juridiko-shtetërore, klerokatolike kanë mohuar në tërësi identitetin etnik bopshnjak dhe mundësinë e krijimit të shtetit të boshnjakëve.

Faqe 168

"Krizhari".442 Këto forca në mënyrë të theksuar kanë ndikuar në rritjen e forcave separatiste në suazat e Partisë Fshatare Kroate e ("Hrvatska seljecka stranka"), pas vrasjes të udhëheqësit të saj Stjepan Radiqit.443 Tubimin e forcave klerikale në Kroaci, fill pas mbarimit të Luftës së I Botërore e bënë "Organizata e Shqiponjës" ("Orlovska organizacija"-Drustvo za

tjelovjezbu), trashëguesit të së cilës janë "Kryqëtarët" përkatësisht "Kryqëtaret" për rininë e gjinisë femërore ("Krizari"-"Krizarice"). Kjo lëvizje ka pasur ndikim të madh në masa, ka disponuar me 336 vëllazëri. Organizatat më të përhapura dhe më me ndikim të Akcionit Katolik kanë qenë "Vëllazëria e Madhe e Kryqit" ("Veliko krizarsko bratstvo") dhe "Motëria e Madhe e Kryqit" ("Veliko krizarsko sestrinstvo"). Në këto organizata dhe shoqata ishte i pranishëm antikomunizmi, i mbështetur në mësimet e papës Leonit XIII Rerum Novarum, të cilat në do të ndikojnë në qëndrimin e klerit katolik gjatë Luftës së II Botërore. Brenda hierarkisë kishtare katolike kishte edhe qëndrime të tjera, të cilat janë karakterizua me kërkesën për ndryshimin e strukturës kishtare dhe përshtatjen e Kishës Katolike ndaj proceseve të reja në botë, e në veçanti në qëndrimin ndaj ideologjisë komuniste dhe ndaj ish Bashkimit Sovjetik. Në këtë drejtim është dalluar dom Juraj Biankini, personalitet i rëndësishëm në Dallmaci (Kroaci).444 Në drejtim të bashkëpunimit me forcat e orientimit majtist, në Slloveni është shprehur edhe shkrimtari i përmendur katolik i asaj kohe Edvard Kocbeku.445 Ndër kroatët ka qenë i pranishëm edhe rryma antiklerikale, të cilën në fillim kanë udhëhequr vëllazërit Radiq, por antiklerikalizmi më i fortë ka qenë i

Shih: Zlatko Frid, Katolicki laikat u Hrvatskoj, Izvestaji i studije Instituta za drustvena istrazivanja Sveucilista u Zagrebu, Zagreb, 1977. 443 Atentati ndaj Stjepan Radiqit është bërë më 20. 06. 1928, në Kuvendin Popullor të Mbretërisë SKS, nga ana e Punisha Raçiqit, deputet të Partisë Radikale. Në këtë atentat janë vrarë Pavle Radiqi dhe Gjuro Basariçeku, kurse janë plagosur Ivan Pernar dhe Ivan Granxha. Të gjithë anëtarët e Partisë Fshatare Kroate (HSS). Nga plagët e marra më 8. 08. 1928 vdes S. Radiqi. S. Radiqi bashkë me vëllaun e vetë Antunin k, në vitin 1904 themelojnë Partinë Popullore Fshatare Kroate ("Hrvatska pucka seljacka stranka"), e cila më vonë emërtohet në Partinë Fshatare Kroate ("Hrvatska seljacka stranka"). Në seancën e Kuvendit Popullor në vitin 1918, ka kundërshtuar mënyrën se si Kroacia ka hyrë në bashkësinë jugosllave, duke thëne ndër të tjera: "Mos shkoni si gusat në mjegull" ("Ne srljajte kao guske u magli"). 444 Shih: Viktor Novak, Magnum crimen, Zagreb, 1946. 445 Edvard Kocbeku, ka arrijtë të ketë ndikim të rëndësishëm në të gjitha forcat të orientimit majtist katolik në Slloveni të cilat kanë qenë për bashkëpunim me partitë punëtore dhe socialiste, në frontin unik kundër fashizmit dhe nacizmit. Por Kocbeku nuk ka arrijtë të përfitoj kierarkinë e Kishës Katolike, e cila ka mbrojtur pozitat se çdo besimtar katolik në aktivitetin e vetë politik duhet të ketë pajtimin dhe pëlqimin e klerit (eprorëve) katolik.

442

Faqe 169

pranishëm në partitë punëtore, e në veçanti në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, e cila në këtë kohë ka vepruar në ilegalitet, ngase pas "Diktaturës së 6 janarit" puna e saj ka qenë e ndaluar. Këto parti kanë qenë kundër angazhimit politik të bashkësive fetare dhe të përdorimit të ndjenjave fetare për qëllime politike. Mbreti dhe Qeveria gjithmonë janë angazhuar të kenë përkrahjen e Kishës Katolike dhe të kenë përkrahjen e saj në zbatimin e politikës shtetërore. Në këtë drejtim Oborri Mbretëror ka përkrahur emërimin e dr. Alojzije Stepinicit për argjipeshkëv koadjutator (zëvëndës) të argjipeshkvit dr. Antun Bauerit në vitin 1934, përkatësisht për argjipeshkë të Zagrebit në vitin 1937, pas vdekjes të dr. A. Bauerit.446 Dr. A. Stepinac në fillim është konsideruar si i afërtë me Oborrin, por me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër ka kaluar në opozitë, gjë që ka qenë rrjedhim i qëndrimit të borgjezisë kroate ndaj regjimit, e në rradhë të parë të qëndrimit të "Partisë Fshatare Kroate" ("Hrvatska seljacka stranka"). Qëndrimi i Kishës Katolike dhe në përgjithësi i borgjezisë kroate ka qenë pasojë e frikës nga ekspanzionizmi i ortodoksizmit e i borgjezisë serbomadhe, fundamenti i së cilës bazohej në ortodoksizëm dhe në Kishën Ortodokse Serbe. Kisha Katolike, në përgjithësi e në veçanti kreu i saj me dr. A. Stepincin kanë qenë kundërshtarë të rreptë të komunizmit, gjë që do të ketë ndikim të madhë në qëndrimin politik të Kishës Katolike në Kroaci gjatë Luftës së II Botërore dhe afrimit të saj forcave ultranacionaliste në fillim të vitit 1941.447 Pas vrasjes të mbretit Aleksandër, dr. A. Stepinci ka vizituar knez Pavlin, me ç'rast janë dakorduar se komunizmi dhe bolshevizmi paraqet rrezikun më të madhë për shtetin dhe Kishën Katolike. Në shtator të vitit 1939 dr. A. Stepinci i premton

Shih: Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, fq. 16. Aleksa Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, fq. 211. 447 Dr. A. Stepinci më datën 17. 01. 1940, në Ditarin e vetë ndër të tjera ka shkruar: "Kështu në interesin e kishës katolike, duhet patjetër gjithçka të bëjmë që populli kroat të jetë i shëndetshëm dhe i fortë (përparuar) në kulturë. Kjo e ka shpëtuar ate në këto 20 vite, njëkohësisht kjo do të ndihmojë edhe në të ardhmen në luftën për ekzistencë. Më ideale kishte me qenë sikur Serbët të ktheheshin besimit të etërve të tyre, përkatësisht të ulin kokën para Mëkëmbësit të Krishtit ­ Atit të Shenjtë. Atëhere përfundimisht edhe ne lirisht kishin me frymuar në këtë pjesë të Evropës, pasi bizantinizmi ka lozur rolin e rëndësishëm në historinë e kësaj pjese të botës në lidhje me Turqit." ("Stoga vec u interesu katolicke crkve moramo sve ucinit da narod hrvatski postane zdrav i kulturno jaci. To ga je sacuvalo u ovih 20 godina, a to ce mu pomoci i u buducnosti u borbi za opstanak. Najidelnije bi bilo da se Srbi vrate vjeri svojih otaca, tj. Da prignu glavu pred Namjesnikom Kristovim ­ Sv. Ocem. Onda bi i mi konacno mogli odahnuti u ovom dijelu Evrope, jer bizantizam je odigrao vaznu ulogu u povijesti ovog dijela svijeta u vezi sa Turcima"). Cituar sipas Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, fq. 16.

446

Faqe 170

dr. Vlatko Maçekut, ndihmën dhe përkrahjen morale të Kishës Katolike, në pengimin e depërtimit e të fitores të komunizmit në këto treva, e cila sipas mendimit të tij paraqet rrezikun dhe katastrofën më të madhe për Kroacinë dhe popullin kroat.448 Politika antikomuniste e padiferencuar, të cilën në planin ndërkombëtar ka udhëhequr papa Pio XII, do të ndikoj edhe në qëndrimin e kishave ndaj okupatorit dhe krijesave kuislinge, jo vetëm të klerit por edhe të një pjese të popullatës, e cila do të manifestohet gjatë Luftës së II Botërore.449 Kështu funksionerët e kishave të caktuara (pop Gjujiqi, fra Majstoroviqi) bëhen udhëheqës të njësive kuislinge ushtarake të cilët bëjnë krime ndaj popullatës dhe bëhen bartës të urrejtjes fetare e nacionale.450 Kisha Katolike dhe një pjesë e shtresës së lartë të borgjezisë kroate, në çdo mënyrë dojnë të kenë ndikim në forcën më të madhe politike "Partinë Fshatare Kroate" (Hrvatska seljacka stranka-HSS), përkatësisht të klerikalizojnë dhe të japin ngjyrime ekstreme nacionale, gjë që edhe arrijnë pas vrasjes të S. Radiqit. Nën udhëheqjen e dr. V. Maçekut kjo parti kalon në pozitat e nacionalizmit ekstrem dhe hap dyert për veprimtarinë e organizatave proustashe të Akcionit Katolik. Situata në Slloveni ka dalluar rrënjësisht nga situata në Kroaci, ngase katolicizmi ka pasur rrënjët më të thella në popull dhe brenda strukturave katolike kanë vepruar edhe grupacionet katolike me orientim socialist. Këto grupacione, duke vazhduar traditën e luftës së klerikëve kundër gjermanizimit të popullit

Po aty. Për prapagandën e Kishës Katolike kundër ideve majtiste, shih: Ivica Mastruko, Klasni mir katolicanstva, Split, 1981. 450 Roli i papa Piut XII, që ka kryesuar kishën katolike nga vitit 1939 deri në 1958, ka qenë në fakt i diskutueshëm dhe Vatikani është përpjekur në vazhdimësi ta mbrojë atë për shkak të heshtjes që mbajti kundrejt vrasjes masive të gjashtë milionë hebrenjve. Ai është portretizuar si një antisemit dhe gjermanofil. Në memorialin Jad Vashem mbi fotografinë e tij shkruan: "Edhe kur lajmet mbi vrasjen e hebrenjve mbërrinin në Vatikan, Papa nuk protestonte as verbalist dhe as me ndonjë shkresë...Në dhjetor 1942 ai nuk firmosi deklaratën e përbashkët të aleatëve ku dënohej shfarosja e hebrenjve. Kur hebrenjtë u depërtuan nga Roma në Auschwitz, papa nuk ndërhyri...Papa ka mbajtur një pozicion neutral gjatë luftës, me përjashtim të apeleve ndaj sundimtarëve të Hungarisë dhe Sllovakisë në periudhën e fundit. Heshtja e tij dhe mungesa e reagimeve detyruan kishtarët në tërë Evropën të vendosin vetë mbi mënyrat se si do të reagonin". "KOHA Ditore", 15.04. 2007, fq. 18.

449

448

Faqe 171

slloven në sundimin e Monarkisë Austro-Hungareze, kanë qenë të përcaktuara për luftë kundër çdo okupatorit të jashtëm.451

Qysh para si dhe gjatë Luftës së I Botërore, Vatikani dhe një pjesë e klerit katolik nuk ka treguar entuazmin për krijimin e shtetit të përbashkët. Kleri katolik nga ish Perandoria Austro-Hungareze vetëm tregonte shenjat e pajtimit me krijimin e një entiteti të ri, si ishte rasti edhe me borgjezinë serbomadhe që duhej të pajtohej me një kishë të organizuar dhe të fortë katolike, me një traditë të gjatë. Qarqet ortodokse mendonin se me krijimin e shtetit të përbashkët të sllavëve të jugut do të munden të kthej katolikët "në besimin e etërve të vetë" përkatësisht në ortodoks. Idetë prozelite të cilat në masë më të vogël kanë qenë të pranishme edhe brenda Kishës Katolike dhe kundërthëniet e tjera të cilat kulminacionin e vetë e arrijnë në "krizën - luftën e konkordatit", do të ndikojnë në mënyrë qenësore në përcaktimin politik të kësaj Kishe ndaj Jugosllavisë. Kësaj duhet shtuar statusin e saj të pazgjidhur juridik, përkatësisht kërkesat e saja të përhershme që të ketë beneficionet të cilat i ka gëzuar KOS. Në këtë kontekst nuk duhet përjashtuar edhe faktin e njësimit të kombëtares dhe të fetares. Çështja e zgjidhjes gjysmake të kërkesave kroate, formimi i "Banovinës së Kroacisë", kundër së cilës ka qenë me këmngulje KOS dhe opinioni publik serb, qenë arsye të mjaftueshme që shumë pak ka ekzistuar vullneti te kleri katolik për vazhdimin e ekzistimit të Jugosllavisë. Shumë më shpesh si udhëheqës i mundshëm përmendet emri i dr. Ante Paveliqit, themeluesit të lëvizjes ustashe, se figura e dr. V. Maçekut, si udhëheqës i popullit kroat Qysh prej vitit 1939, Kisha Katolike bënë përgatitjet për kremtimin e mjëmijëvjetorit të kalimit të kroatëve të katolicizëm (641-1941), të cilën me mjeshtri e shfrytëzon "Partija Fshatare Kroate (HSS), për promovimin e politikës proustashe.

Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 32.

451

Faqe 172

Kisha Katolike kryesisht dhe në mënyrë të haptë i vihet në shërbim forcave okupuese dhe krijesës kuislinge "Shtetit të Pavarur Kroat". Në pajtim me politikën e përgjithshme të Vatikanit, Kisha Katolike me entuziazëm e pret krijimin e "Shtetit të Pavarur Kroat" . "Shteti i Pavarur Kroat" shpallet më l0. 04. l94l në Zagreb. Shpalljen solemne, në emër të dr. A. Paveliqit, i cili në atë kohë gjindej në Romë, e bënë Sllavko Kvaterniku.452 Dr. A. Paveliqi arrin në Zagreb më l4. 04. l94l, me një grup prej afër 200 ustashëve. Arqipeshkvi dr. A. Stepinac453, qysh më l2. 04. l94l pranon në audiencë Sllavko Kvaternikun, me rastin e shpalljes së "Shtetit të Pavarur Kroat" dhe shprehë urimet në emër të Kishës Katolike, kurse më l6. 04. l94l e viziton dr. A. Paveliqin dhe në Kaptol (selia e qeverisë) shtron darkë solemne për kreun më të lartë ustash. Këto dy vizita realizohen para nënshkrimit të aktit të kapitulimit të Qeverisë të Mbretërisë së Jugosllavisë (17. 04. 1941). Me qarkore të veçantë të datës 28. 04. l94l, arqipeshkvi dr. A. Stepinac i bënë thirrje të gjithë klerit katolik të angazhohet " ... në punën e lartësuar rreth ruajtjes dhe të përparimit të "Shtetit të Pavarur Kroat" dhe "

"Hrvatski narode! Bozja providnost i volja naseg saveznika te mukotrpna visestoljetna borba hrvatskoga naroda i velika pozrtvovanost naseg poglavnika dra Ante Pavelica te ustaskog pokreta u zemlju i inostranstvo, odredili su da danas pred dan Uskrsnuca Bozjeg Sina uskrsne i nasa nezavisna Hrvatska drzava. Pozivljem sve Hrvate u kojem god mjestu bili, a narocito sve casnike, podcasnike i momcad cjelokupne oruzane snage u Zagrebu mjesto gdje se sada nalaze, te da cijela oruzana snaga smjesta polozi zakletvu vjernosti nezavisnoj drzavi Hrvatskoj i njenom Poglavniku. Cjelokupnu vlast i zapovjednistvo cjelokupne oruzane snage preuzeo sam danas kao opunomocenik Poglavnika. Bog i Hrvati! Za dom spremni" Teksti intergral i shpalljes të "SHPK" nga ana S. Kvaternikut. Shih: Tomoslav Jonjic: Hrvatska vanjska politika 1939-1942, Zagreb, 2000, fq. 265-275, Fikreta Jelic-Butic: Ustase i Nezavisna Drzava Hrvatska 1941-1945, Zagreb, 1977, fq. 77-81. 453 Si i ri dr. A. Stepinci ka përkrahur idenë e krijimit të shtetit të përbashkët të sllavëve të jugut dhe në vitin 1916, si ushtar i mobilizuar austriak, si nënoficer dërgohet në frontin e Goricës (Slloveni) ku edhe zihet rob i luftës nga ana e italianëve. Prej burgut në Itali, paraqitet si vullnetar në frontin e Selanikut. Në pranverë të vitit 1919 demobilizohet. Kariera e tij është e jashtëzakonshme, me prejardhje fshatare, vendos të studioj teologjinë në Romë, në Kolegjin Germanicum-Hungaricum dhe në Universitetin Gregorian.. Në vitin 1930, në moshën 32 vjeçare bëhet priftë katolik. Në vitin 1931 kthehet në Zagreb, si doktor i filozofisë dhe teologjisë, kurse papa Pio XI më 28. 05. 1934 e emëron koagjutator, me të drejtë trashëgimi, të argipeshkvit të Zagrebit, Bauerit. Pas vdekjes së Bauerit, në moshën 39 vjeçare, më 7. 12. 1937, vetëm me 7 përvojë si klerik, emërohet si argjpeshkvë i Zagrebit, të njerës prej dieçazave të mëdha katolike në Evropë. Qëndrimi i tij për jugosllavizmin evulon deri në negacionin total, gjë që mund të konstatohet nga ditari dhe shënimet tjera personale. Shih:Bl.AlojzijeStepinac,nadbiskup(1898-1960),http:www.zupasvkriz.hr/kalendar/novi/opis.php?dat=alojzije_stepinac210.htm, Alojzije Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, fq. 211.

452

Faqe 173

...barinjtë shpirtëror duhet të japin kontributin e tyre gëzimit dhe entuziazmit popullor si dhe me mallëngjim dhe me falemnderime të ngrohta t'i drejtohen Zotit, duke shikuar dorën e tij në vepër...Duke folur si përfaqësues i kishës dhe barinjë i shpirtërave, ju lutem dhe ju ftojë që me të gjitha fuqitë të kontribuoni dhe të punoni rreth asaj që Kroacia e jonë të jetë vendi i Zotit" dhe cakton që më 4. 05. l94l, në të gjitha kishat famullitare të mbahet "TE DEUM"454 solemn për "Shtetin e Pavarur Kroat". Teksti rradhazi emitohet nga Radio Zagrebi, pasi që qarkorja s'ka qenë e dedikuar vetëm klerikëve por edhe popullatës së gjërë. Në mënyrë të ngjashëm i drejtohet me letër edhe dr. A. Paveliqit në të cilën në emër të peshkopatës katolike dhe në cilësinë e përfaqësuesit legjitim të Kishës në "Shtetin e Pavarur Kroat", e përshëndet si udhëheqësin shtetëror, duke premtuar bashkëpunimin lojal dhe të sinqertë .455 Dy vizitat e bëra krerëve më të lartë të shtetit, mund të interpretohen edhe si gjeste formal të përfaqësuesve të kishës ndaj liderëve shtetëror, por toni i qarkoreve të dërgura qartë flasin për qëndrimin e tij ndaj mitit kroat, për "SHPK". Me rastin e vizitës të Sllavko Kvaternikut Sarajevës, arqipeshkvi Ivan Shariq (personaliteti i dytë sipas rangut në Kishën Katolike në "Shtetin e Pavarur Kroat"), dërgon letrën përshëndetëse dr. Ante Paveliqit, ku ndër tjera shkruan"... Kam nderim që ngrohësisht t'ju përshëndesi, në emër të ipeshkvisë të Bosnjes së Epërme dhe të krahinës kishtare të Bosjes dhe të Hercegovinës". Me rastin e vizitës kthyese Sllavko Kvaternikut, arqipeshkvi Ivan Shariq, në fjalën përshëndetëse, ndër tjera thekson"...Falemnderohemi Zotit, por faleminderës edhe juve trimave e luftëtarëve që keni bërë gjithçka që të vijë liria dhe Shteti i

"TE DEUM", latinisht: "Ty, Perëndi". Fjalët e para të himnit të vjetër krishterë, kushtuar Trinisë së Shejntë. Sipas traditës krishtere autorësia i përshkruhet Ambrozit dhe Augustinit nga Hiponi. Prej shek. VI në Perëndim "TE DEUM" recitohet gjatë lutjes së mëngjezit dhe si himn falenderimi gjatë festave fetare. 455 "...da i duhovni pastiri trebaju dati svoj doprinos narodnoj radosti i zanosu i da se puni dubokog ganuca i tople zahvalnosti obracaju Bogu gledajuci njegovu ruku na djelu... Govoreci vam kao predstavnik Crkve i pastir dusa molim vas i pozivam da svim silama nastojite i radite oko toga da nasa Hrvatska bude Bozja zemlja". Shih: Jure Kristo, Katolicka crkva i Nezavisna Drzava Hrvatska 1941-1945, knji. I, Zagreb, 1998, Dokumenti, knjiga II, Zagreb, 1998, fq. 34-36, po aty "Te Deum u cast NDH, Zagreb, 28. 08. 1990, fq. 66. Alojzije Stepinac, Dnevnik, e përjavshme "Danas", me titull "Ratna psihoza", Zagreb, 21. 08. 1990, fq.66-67,Viktor Novak, Magnum Krimen, Zagreb, fq. 549-552.

454

Faqe 174

Pavarur Kroat".456 Të gjitha këto veprime të prelatëve të lartë të Kishës Katolike, të një kishe të fortë materialisht, me ndikim të jashtëzakonshëm ideologjik dhe shpirtëror, i japin legalitetin pushtetit ustash. Sipas shkrimeve më të reja kanë ekzistuar tensionet, prapa skene të cilat kanë ngarkuar marrëdhëniet ndërmjet dr. A. Stepincit dhe dr. A. Paveliqit përkatësisht gjithnjë e më tepër është rritur dyshimi ndaj regjimit ustash, por ngel përcaktimi i përgjithshëm për formimin dhe ekzistimin e një shteti të pavarur kroat457 Me kalimin e kohës, përkatësisht me forcimin e politikës gjenocidiale të regjimit ustash, gjithnjë e më tepër rritet qëndrimi kritik ndaj bindjes se ""Shteti i Pavarur Kroat" paraqet "Providencën hyjnore", kështu dr. A. Stepinci më 31. 10. 1943 proteston te qeveria ustashe.458 Vijën politike të Kishes Katolike ndaj "Shtetit të Pavarur Kroat", të formuluar nga arqipeshkvi dr. A. Stepinac459 dhe Ivan Shariqi, kanë ndjekur të gjithë ipeshkvët, përveç ipeshkvit të Mostarit fra Alojzije Mishiq. Ipeshkvi i Splitit Bonefaçiq i dërgon telegram përshëndetës Sllavko Kvaternikut, me ç'rast e përshëndet ate personalisht dhe të gjithë ministrat e qeverisë të

"...cast mi je srdacno pozdraviti ispred cijele nadbiskupije Vrhobosanske i crkvene pokrajine bosanskohecegovacke."... Bogu hvala, a hvala i vama junacima i borcima koji ste ucinili da dodje do slobode NDH". Viktor Novak, Magnum Krimen, Zagreb, Vep. e cit., fq 556-557. Dokumenti o protunarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1950, fq. 3-10. 457 Shih:D. Zivojinovic, Vatikan, Katolicka crkva i jugoslovenska vlast 1941-1958, Beograd, 1994, 66-67. S. Alexander, Church and State in Yugoslavia since 1945, Cambridbe Universitety Press, Cambridge 1979, fq 21-50. Aleksa Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, fq. 358, 384-386. 458 Vetë Vatikani ka qenë e interesuar dhe e shqetësuar me ngjarjet në "SHPK". Pas depërmit të informatave trishtuese për vrasjet masive, deportimin e serbëve, myslimanëve, hebrenjve, romëve (ciganëve) dhe të tjerëve, me konvertimin e dhunshëm të ortodoksve në katolikë, në kundërshtim me ligjet kanonike kishtare, gjatë vitit 1942, dr. A. Stepinci ka qenë i ftuar në Vatikan për të parashtruar raportin për gjendjen reale. Shih, Dokumenti o protunarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1950, fq. 391, Aleksa Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, fq. 380-390, Le Saint Siege et les victius de la guere ­ janvier-decembre, 1943. Vatican, 1975, fq. 33, 60, 1964, 214, 221, 228, 269, 287, 297, 298, 337. 459 Ky personalitet interesant dhe kontradiktor, i cili ka gjykuar nacionalsocializmin e njëkohësisht gjatë themelimit të "SHPK" ka dhënë kontributin e vetë shpirtëror, si udhëheqës i kishës, në Katedralën e Zagrebit, deklaron:"Çdo popull dhe çdo rasë, ashtu si paraqiten sot në botë , ka të drejtë në jetë dinjëtoz si qenje njerëzore dhe në tretman dinjitoz njerëzor. Të gjithë ata pa dallim, çoftë i përkatësisë të racës rome ose ndonjë race tjetër, qoftë zezak ose si Evropian i kulturuar, qoftë si Hebrenjë i urruer ose si Arian krenar (mendjemadhë) , kanë të drejta të barabarta të deklarojnë "I Ati ynë që je në qiell". Edhe pse atë të drejtë na ka falë Zoti të gjithëve, cili pushtet njerëzor mund të mohoj". ("Svaki narod i svaka rasa, kako se danas odrazuju na zemlji imade pravo na zivot dostojan covjeka i na postupak dostojan covjeka. Svi oni bez razlike, bili pripadnici ciganske rase ili koje druge, bili crnci ili ugladjeni Europejci, bili omrazeni Zidovi ili oholi Arijanci, imaju jednako pravo, koja ga ljudska vlast moze nijekati?" Shih:Bl.AlojzijeStepinac,nadbiskup(1898-1960),http:www.zupasvkriz.hr/kalendar/novi/opis.php?dat=alojzije_stepinac210.htm,

456

Faqe 175

"Shtetit të Pavarur Kroat" dhe shprehë gadishmerinë për bashkëpunim të plotë. Me rastin e okupimit të Dallmacisë nga okupatori fashist italian, Bonefaçiqi shprehë lojalitetin e vet dhe vihet në shërbim të pushtetit okupues. Me filimin e kryengritjes dhe LNÇ në Dallmaci, në letrën pastorale, kërkon nga popullata të jetë i përvuajtur dhe lojal ndaj pushtetit italian, si dhe të denoncojë të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre ndihmojnë LNÇ ose janë pjesëmarrës aktiv. Në mënyrë të ngjashëm veprojnë edhe shumica e ipeshkëve katolikë: si ipeshkvi i Sinjit dr. Viktor Buriq, ipeshkvi i Gjakovosë Antun Akshamoviq, ipeshkvi i Hvarit Miho Pushiq, ipeshkvi i Krkës dr. Josip Srebniq, ipeshkvi i Krizhevcit Janko Shimrak etj. Ipeshkvia katolike e udhëhequr nga dr. A. Stepinac, më 26. 06. l94l viziton dr. A. Paveliqin dhe në mënyrë kolektive ia bëjnë me dije besimtarëve katolikë, si në Kroaci ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, se ipeshkvitë katolikë janë lojal qeverisë dhe "Shtetit të Pavarur Kroat". Dr. A. Paveliqi me atë rast i falemnderohet tërë ipeshkvisë dhe klerit katolikë, në krye me dr. A. Stepincin dhe shprehë gadishmerinë e qeverisë, që të ndihmojë klerin në punën e tij për rilindjen shpirtërore të popullit. Për "Shtetin e Pavarur Kroat" deklarohet edhe pjesa më e madhe e klerit katolikë. Një pjesë e tyre marrin pjesë aktive në lëvizjen ustashe dhe domobrane. Një numër i këtyre klerikëve, kryesisht të ulët, marrin pjesë në krime ndaj popullatës civile dhe bëhen kriminel lufte; si psh. fra Mirosllav Filipoviq-Majstoroviq, fra Petar Berkoviq, fra Josip Astaloshi, fra Dionizije Juriçev, fra Ilija Tomas, fra Bozhidar Bralo, fra Ante Gjuriq etj. Një pjesë e klerit të ultë katolikë ka pas rol të rëndësishëm në jetën publike dhe politike të "Shtetit të Pavarur Kroat", si pjesëtar të organeve të pushtetit ustash dhe si pjesëtar të forcave të armatosura. Në njësitë ustashe dhe domobrane, klerikët katolikë kanë kryer detyrat e kujdesit shpirtëror ushtarak (dusebriznik). Institucioni i kujdesit shpirtëror ushtarak ka qenë nën mbikëqyrjen e Vikariatit ushtarak pranë Ministrisë të Forcave të Armatosura të "Shtetit të Pavarur Kroat". Emërimin e këtyre kujdestarëve shpirtëror ushtarak e ka bërë dr. Ante Paveliqi, në bazë të propozimit të arqipeshkvit dr. Alojzije Stepincit. Këta klerikë, në njësitet

Faqe 176

ustashe dhe domobrane kanë kryer detyrat e betimit të ushtarëve të rinjë, duke bërë ftesë për besnikëri dhe lojalitet ndaj "Shtetit të Pavarur Kroat" dhe ndaj dr. A. Paveliqit. Klerikët katolikë kanë kryer edhe detyrën e bekimit të flamurit, të njësiteve që kanë qenë të parapara të shkojnë në Frontin e Lindjes ose që kanë luftuar kundër njësiteve antifashiste. Ndihmën e gjithanshme "Shtetit të Pavarur Kroat" dhe lëvizjes ustashe, në përgjithësi ia kanë dhënë edhe organizatat e "Aksionit Katolikë", të cilat kanë pasur orientimin profashist dhe proustash. Këto organizata, bashkë me njësitet ushtarake ustashe, kanë kryer akte të dhunes ndaj kundërshtarëve të regjimit, anitifashistëve dhe ndaj popullatës jokatolike. Në shërbim të "Shtetit të Pavarur Kroat" ka qenë edhe shtypi katolik, rreth 50 gazeta dhe revista, sa janë botuar në atë kohë. Posaqërisht në këtë drejtim janë dalluar "Katolicki list", organ i arqipeshkvisë së Zagrebit, "Vrhobosna", organ i arqipeshkvisë se Sarajevës dhe "Nedelja", organ i Vëllazërisë së Madhe të Kryqëtarëve.460 Asnjë shtresë e shoqërisë nuk i ka ngelur më besnike "Shtetit të Pavarur Kroat", përveq ustashëve dhe një pjese të Mbrojtes qytetare dhe fshatare të Maqekut, se kleri katolik, si në Kroaci ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Shumica e klerit katolik ka ngelur besnik kësaj krijeses dhe udhëheqësit të saj, dr. A. Paveliqit, deri në fund të Luftës së II Botërore. Sipas arkivave ustashe mbi 120 klerik janë dekoruar, prej të cilëve 11 ipeshkvë katolikë.461 Me perjashtime të vogëla, i gjithë kleri katolikë, si ai i lartë poashtu edhe ai i ulët kanë qenë të bindur se krijimi i "Shtetit të Pavarur Kroat", ka qenë "providencë hyjnore" dhe se ku shtet ka pasur misionin hyjnor e historik për mbrojtjen e Perëndimit nga depërtimi i komunizmit, dhe të katolicizmit nga ortodoksia.462

Pavic Kostic, vep. e cit. fq. 99-100. Shih: Dokumenti o protunarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1950, fq. 194-202. 462 Në Qarkoren e ipeshkëve katolikë të muajit mars 1945, ndër tjera qëndron:"Historia dëshmon se populli kroat gjatë tërë historisë së vetë njëmijëvjeçare nuk ka pushuar që në mënyrë plebiscityare të theksoj se nuk hjekë dorë nga liria dhe pavarësia, të cilën ajo e dëshiron edhe popujve të tjerë. E kur gjatë Luftës së II Botërore ku mendim është theksuar dhe mishëruar në Shtetin tonë të Pavarur Kroat, ipeshkvit kroat katolikë kanë respektuar vullnetin e popullit kroat". ("Povijest svjedoci da hrvatski narod kroz cijelu svoju tisucugodisnju proslost nije nikada prestao plebiscitarno naglasavati da se ne odrice svoga prava na slobodu i nezavisnot, koju on od srca zeli i svakom drugom narodu. A kad je u drugom svjetskom ratu ta misao naglasena i ozivotvorena u vlastitoj Nezavisnoj Drzavi Hrvatskoj, hrvatski su katolicki biskupi

461 460

Faqe 177

Vatikani de iure nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me "Shtetin e Pavarur Kroat", por menjëherë pas shpalljes së këtij shteti, papa Pio XII më datën 13. 06. 1941 ka emëruar përfaqësuesin e vet abatin dominikan, Gjuzepe Ramiro Markone, pranë Konferencës të Ipeshkëve të "Shtetit të Pavarur Kroat" i cili në Zagreb ka qëndruar gjerë në qershor të vitit l945. Por Markone nuk ka qenë anëtar e Servisit diplomatik të Vatikanit. Lidhjet ndërmjet "Shtetit të Pavarur Kroat" dhe Vatikanit kanë mbajtur dr. Nikolla Rushinoviq e më vonë knjazi Ervin Lobkovic, në cilësinë e të "ngarkuarit fuqiplotë". Pranimi eventual nga Vatikani, kishte me u interpretua edhe si braktisje e neutralitetit dhe mbajtja e një ane ndërluftëtuese, para përfundimit të luftës së armatosur. Vatikani ka bërë pranimin në audiencë të arqipeshkvitë dr. A. Stepincit,463, dr. Ante Paveliqin, në audiencë private gjatë muajit maj 1941464 si dhe ka pasur përfaqësuesin e vet pranë qeverisë së "Shtetit të Pavarur Kroat". "Shteti i Pavarur Kroat" si dhe vetë dr. A. Paveliqi gjatë vitit 1942 , tentojnë në mënyra të ndryshme, që Vatikani t'a pranoj, këtë shtet, por pa sukses. Sipas disa dokumenteve ka ekzistuar disponimi në Vatikan, të pranohet "SHPK", menjëherë pasi që këtë të bëjnë disa shtete neutrale, si ato

postivali volju hrvatskog naroda") Shih: Dokumenti o protunarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1950, fq. 216. 463 Dr. A. Stepinci, (shkresa e datës 14. 04. 1941), ka qenë i angazhuar në njohjen e "SHPK" nga ana e Vatikanit, kështu në përgjegjen e datës 11. 07. 1941, të kardinalit Luigji Maglioni, sekretar shtetëror i Vatikanit, dërguar dr. A. Stepnicit ndër tjera qëndron:"Duke përmbajtur një tradite të përcaktuar, e cila përndryshe, në tërësi me dispozitat të cilat në atë lëmi nëpërgjësi janë të pranuara edhe në të drejtën ndërkombëtare, shtetet të cilat janë krijuar gjatë luftës dhe si pasojë e ndonjë lufte Selia e Shenjtë, nuk praktikon të njohi gjatë luftës rrjedhës së luftës, por atëhere kur shtetet e reja, pas përfundimit të armiqësive, prej marrëveshjeve paqësore ose organet ndërkombëtare eventualisht ekzistuese dhe kompetente, formalisht pranohen". (" Drzeci se jedne ustaljene tradicije, koja je uostalom, podpuno u skladu s propisima koji su u tom opceprihvacene i u medjunarodnom pravu, drzave koje su nastale u tijeku i kao posljedica nekog rata Sveta Stolica ne obicava priznavati u tijeku istoga rata, vec samo kada su nove drzave, po zavrsetku neprijateljstava, od mirovnih sporazuma ili od medjunarodnih tijela eventualno postojecih i nadleznih farmalno priznate".. dhe në vazdhim të letrës shprehet se Selia Shenjtë do të dërgojë vizatatorin apostolik si gjestë konkuldernt i njohjes zyrtare të "SHPK". Shih: Jure Kristo, Katolicka crkva i Nezavisna Drzava Hrvatska 1941-1945, knji. I, Zagreb, 1998, fq, 73-74. Ivan Gabelica, Blazeni Alojzije Stepinac i Hrvatska drzava (XVI), "Politicki zatvorenik",, br. 159, Zagreb, lipanj 2005. Dokumenti o protonarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1950, fq. 3-10. 464 Rreth audiencës të dr. A. Paveliqit te papa Pio XII, ka pasur mosmarrëveshje, derisa qeveria italiane ka insistuar që dr. A. Paveliqi të pranohet në audiencë zyrtare, Vatikani ka qenë jashtëzakonisht e kujdeshëm që të mos manipulohet me autoritetin e tij dhe ka këmbëngulur që ajo të jetë auidiencë private. Suitës të dr. A. Paveliqit ka qenë e lajuar, që të nesërmën mund të jenë pranishëm në auidiencë si besimtarë të thjeshtë. Shih: Fikreta Jelic-Butic, Ustase i NDH 1941-1945, Zagreb, fq. 216. Prania e çetës zvicrane dhe të kardinalit Malone, sekretarit shtetëror të Vatikanit, nga ana e Qeverisë së Mbretërisë së Jugosllavisë, në mërgin është interpretuar si shkelje e nautralitetit. Viktor Navak, Magnum crimen, , fq 784, 945-947.

Faqe 178

të Amerikës Latine.465 "SHPK" në masë të madhe ka paraqitur shtetin i institucionalizuar katolik dhe besimi katolik ka qenë besim shtetëror si dhe ka paraqitur forcën kohezive të shtetit kuisling. Sa më tepër që afrohej fundi i Luftës së II Botërore dhe me atë edhe fundi i "SHPK", dr. A. Stepenci shprehej aq më qartë për ekzistimin e një shteti të kroatëve të organizuar në parimet tjera politike. Kështu në fjalimin e mbajtur para profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Zagrebit, më 7. 07. 1944 dhe në mesazhin dërguar besimtarëve më 24. 03. 1945, të cilin, përveç tij e kanë nënshkruar edhe argjipeshkvi Ivan Shariq, ipeshkvi Josip Gariq, Antun Akshamoviq dhe ipeshkvi Janko Shimrak, pasqyrohej qëndrimi pak sa më ndryshe.466 Duke qenë i vetëdijshëm se forcat nazi-fashiste do të humbin luftën dhe bashkë me te edhe krijesa "SHPK" do të shkatrohet, Kisha Katolike me ndihmën e Vatikanit mundohet të lidhet me Fuqitë Aleate. Kështu më 18. 05. 1943 dr. A. Stepinci viziton Vatikanin dhe ia dorëzon papës memorandumin me të cilin e lutë papën që të bënë "gjithçka për të shpëtuar shtetin kroat".467 Njëkohësisht dr. A. Stepinci i vendos kontaktet me argjipeshkvin amerikan Spellmanin, i cili edhe më heret ka qenë i informuar për gjendjen në "SHPK" nga ana e sekretarit të argjipeshkvit të Zagrebit Stjepan Lackoviqi. Mbi gjendjen në "SHPK" kanë qenë të informuar funksionerët e Vatikanit, gjë që mund të konstatohet nga deklaratat, me rastin e dorëzimit të "Libritë të Perhimtë" ("Siva knjiga") dhe "Parimet Ustashe" ("Ustaska nacela") kardinalit Tardini nga ana e autorizuarit fuqiplotë Lobkoviq (Lobkovitz). Në këtë drejtim kardinali Tardini

Në konstalacionin e atëhershëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, Vatikani i ka pasur interes ekzistimi i "SHPK" si mburoj ndaj depërtimit të komunizmit në Evropë. Kështu kardinali Maglione më 4. 02. 1942, të deleguarit ustash në Vatikan deklaron se"...Selia e Shenjtë mendon për Kroacinë dhe nuk mund të paramendoj kroatin i cili nuk është katolik", ("...da Sveta Stolica misli na Hrvatsku i da ne moze zamisliti Hrvata koji nije Katolik"), kurse kardinali Montini (papa i ardhshëm Pali VI), deklaron se Kroacia është beden (mbrojtëse) kundër bolshevizmit "...gjë të cilën Selia e Shenjtë dinë të vlarësoj, dhe se është në dobi të gjithëve që Kroacia t'i rruajë kufinjtë ekzistues nda lidjes' ("...sto Sveta Stolica znade cijeniti, pa je u svacijem probitku da Hrvatska ima postojece granice prema istoku"). Shih: Rusinovic Nikola, opunomocenik NDH pri Vatikanu: Izvestaji Mladenu Lorkovicu, ministru vanjskih poslova NDH, Arhiva RSUP-a, SR Hrvatske, br. D-XXXVI-8. 466 Shih: Dokumenti o protunarodnom radu i djelovanju jednog dijela katolickog klera, Zagreb, 1940, fq. 216. 467 Shih: Arhiv RSUP-a SRH DXXXI.

465

Faqe 179

propozon që garnitura ustashe të ndërrohet dhe në pushtet të vijë një garniturë prodemokratike. Si hapi parë duhet të lejohet puna e "Partisë Fshatare Kroate", kryetari i së cilës dr. V. Maçek ka qenë në burgun shtëpiak.

468

Disa herë, para

se partizanët të marrin pushtetin, dr. A. Peveliqi i propozon dr. A. Stepincit që ai të merr pushtetin dhe të dorëzon partizanëve, propozim të cilin ky i dyti e refuzon me vendosmëri.469 Pas çlirimit të Zagrebit, më 17. 05. 1945 dr. A. Stepinci burgoset dhe ngel në burg deri më 3. 06. 1945, kurse më 4. 06. 1945, Josip Broz Tito, e ftonë ne bisedime. Sërish burgoset më 18. 09. 1946.470 "SHPK" e

karakterizon profashizmi, klerikalizmi, përndjekja masive e popullatës jokatolike dhe konvertimi i ortodoksve në katolikë.471 Më 3. 05. 1941, organet shtetërore kanë shpallur Dispozitën ligjore mbi kalimin prej një feje në fe tjetër (Zakonska odredba o prijelazu s jedne vjere na drugu), me të cilën anulohet procedura e komplikuar e periudhës austriake të ndrimit të fesë. Sipas kësaj dispozite ka qenë i mjaftueshëm vetëm parashtrimi i lutjes dhe vërtetimit se konvertiti i plotëson kushtet e caktuara të besimit në të cilin donë të kaloj.472 Në këtë aksion Kisha Katolike reagon më 15. 05. 1941, duke dhënë një qarkore, në të cilën theksohet se besimin mund të ndërrojnë vetëm ata persona te cilët ekziston

Duke pranuar këto dokumente kardinali Tardini, vëren:" Këto ju po e quani frymë krishtere ?". Shih: Arhiv RSUP-a SRH DXXXI. 469 Dr. A. Stepinci, në përgjegjen e vetë thotë :"Kujt do të dorëzoni pushtetin, është çështja e Juaj. Në politikë nuk përzihem, por do të qëndroj këtu, pa marr parasysh çka do të ndodhi". ("To je Vasa stvar, komu cete predati vlast. U politiku se ne mijesam, ali ostajem tu pa bilo sto bilo"). Aleksa Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, 496 dhe 497. 470 Më 11. 10. 1946, dënohet me 16 vjetë burg të rëndë me punë të detyrueshëm dhe 5 vjetë pas vuajtjes së dënimit me humbje të drejtave të qytetarit, prej 19. 10. 1946 e deri më 5. 10. 1951 vuan dënimin në burgun e Lepoglavës, kurse prej asaj date qëndron në Krashiq (Kroaci), vendlindjen e vetë, pa të drejtë me kontaktuar me personat tjerë. Më 12. o1. 1953 papa Piu XII e emëron për kardinal, për ç'arsye edhe Jugosllavija e ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Më rastin e vizitës të papës Gjan Pali i II Marija Bistrici, në viti 1998 e beatifikon dr. A. Stepincin. Shih: Bl. Alojzije Stepinac, nadbiskup (18981960),http:www.zupasvkriz.hr/kalendar/novi/opis.php? dat=alojzije_stepinac210.htm. 471 Gjatë muajit prill 1942, papa Piu XII, duke qenë informuar për dëbimim masiv të popullatës ortodokse nga Kroacia, nëpërmjet të argjipeshkopit të Beogradit dr. Josip Ujqiq, dërgon 10.000 $ si ndihmë, refugjatëve serbë, që kishin hikur në Serbi, si solidarizim me gjendjen e tyre të mjerë. Këtë qeveria kuislinge e Serbisë e refuzon, duke thënë që ajo të ndahet serbëve nëpër llogorre të Kroacisë. Dr. Josip Ujqiq, është i vetmi prelat i lartë katolik i cili ka protestuar kundër konvertimit dhe trajtimit mizor të ortodoksve në "SHPK" Shih: AOS SFRJ, Neseredjena gradja, F-2A-7, nr. 24/3-2, K-1, Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 104. Viktor Novak, Magnum crimen, Zagreb, 1946, .Beograd, 1989, fq 784, 945-947. Aleksa Benigar, Alojzije Stepinac hrvatski kardinal, Rim, 1974, fq. 405. 472 Sipas teorisë të dr. Krunosllav Draganoviqit, në kohën turke, katolikët kanë kaluar në fenë ortodokse dhe se tashti bëhet kalimi në fenë e të etërve. Shih: Viktor Novak, Magnum crimen, Zagreb, 1946, .Beograd, 1989, fq 619, "Nova Hrvatska", nr. 11, 13, 01. 1942.

468

Faqe 180

bindja e sinqertë për besimin të cilin dojnë të përqafojnë, me qëllim të shpëtimit të shpirtit. Shumë serbë-ortodoksë, kryesiht të prejardhjes fshatare, kanë parashtruar kërkesën të motivuar kryesisht nga frika. Për këtë qëllim edhe formohet drejtorati i veçantë fetar, pranë Ministrisë të Rendit (Drzavno ravnateljstvo"), në krye me kapelanin personal të dr. A. Stepincit, fra Dionizije Juriqev.473 Në parim kleri katolik nuk ka qenë kundër kalimit në katolicizëm, aq më tepër atë e kanë përshëndetur, duke konsideruar se kisha e vërtetë krishtere është ajo katolike, kurse kisha ortododokse është skizmatike. Ky koncept teologjik ka pasë edhe komponentën nacionale dhe kulturore. Kroatët veten kanë konsideruar si evropian të cilët kanë detyrë historike të mbrojnë Perëndimin nga depërtimi i islamit dhe nga pushtimet turke dhe kanë fituar titullin antemurale Christianitatis (pararoje e kristianizmit).474 Në krahasim me Serbinë, Kroacinë dhe pjesërësisht Bosnje dhe Hercegovinën, ku kanë ekzistuar luftimet e ashpra politike dhe kundërthëniet nacionale me ngjyrë fetare, në Slloveni ka ekzistuar relativisht një stabilitet politik. Kisha Katolike ka poseduar kapital të rëndësishën, dhe me anën "Partisë Popullore Sllovene" ("Slovenska ljudska stranka") ka kontrolluar edhe kapitalin finansiar. Gjithnjë në pushtet kanë qenë partitë të orientimit qytetar, të cilat kanë përfituar duke dhënë përkrahje regjimit, në luftën politike me partitë kroate, e në veçanti "Partia Popullore Sllovene" e cila në krye me dr. Anton Koroshecin ka qenë mbështetëse e regjimeve diktatoriale. Qeverisjen administrative në Slloveni e ka pasur "Partia Popullore Sllovene", në krye me banin e Banovinës së Dravës dr. Marko Natlaçenin, i cili ka qenë në anën e "kulturbundëve" dhe të përkahërsve të idesë mbi aneksimin e tërë Sllovenisë Gjermanisë hitleriane.475

AOS SRFJ, K-1, 2/3-6. Antemurale christianitis lat. Pararojë krishtere, emërtimi për Kroacinë dhe Hungarinë u kohën e pushtimeve turke gjatë shek. XVI. Shih:Bratoljub Klaic, Rjecnik stranih rijeci , "Zora", Zagreb, 1974, fq. 72. 475 Qysh më 6. 04. 1941, Natlaçeni formon "Narodni svet", ku marrin pjesë anëtarët e "Partisë Popullore Sllovene" dhe politikajt të orientimit djathtist; si kleriku Marko Kralnjc, dr. Ivan Ahqin, redaktor i revistës "Sllovenac", avakatin Millosh Starec dhe profesori univestar dr. Andrej Grosar. Natlaçeni, duke u bazuar

474 473

Faqe 181

Pjesa më e madhe e strukturave të Kishës Katolike në Slloveni, në krye me arqipeshkvin Rozhman, kanë qenë në shërbim të okupatorit gjermanë. Nën udhëheqjen e këtyre strukturave të larta kishtare, qysh në fillim të okupacionit, formohet "Bella Garda", e më vonë njësitet domobrane. Këto njësite ushtarake kuislinge, bashkë me okupatorin luftojnë kundër "Osvobodilna Fronta", ushtrisë nacional-çlirimtare në Slloveni, themeluesi krishterëve socialist, shkrimtari Edvard Kocbek. Okupatori gjerman dhe italian, jo vetëm që Sllovenisë nuk i kanë ofruar kurrfarë autonomie apo shteti të veçantë, por edhe ia kanë bashkuar pjesët e caktuara të Sllovenisë, Rajhut të Tretë dhe Italisë fashiste. Strukturat udhëheqëse të Kishës Katolike në Slloveni edhe nën këto kushte i kanë qenë lojale pushtuesit dhe jo vetëm që kanë refuzuar bashkëpunimin e ofruar nga ana e "Osvobodilna Frontës", me qëllim të rezistences sa më masive, por ua kanë dhënë përkrahjen të gjitha atyre forcave që kanë luftuar kundër kësaj. Në veprimtarinë e Kishës Katolike në Slloveni, rol të rëndësishëm ka luajtur "Akcioni Katolik", përkatësisht organizatat e saja, si: "Lidhja e nxënësve katolikë", "Lidhja e studentëve katolikë", "Lidhja e punëtoreve të reja katolike", "Lidhja e rinisë të meshkujve" katolikë", "Lidhja e rinisë katolike të femrave fshatare" etj. Të gjitha këto organizata ne mënyra të veçanta dhe në forma të caktuara, kanë qenë të përfshira në luftën kundër "Osvobodilna Fronta", duke filluar prej veprimtarisë propagandistike, terroriste e deri në organizimin e njësiteve ushtarake dhe gjithashtu kanë pasur për qëllim formimin e pushtetit në baza klerikaliste katolike.476 Gjatë kësaj kohe në Slloveni, nga pozitat klerikaliste në luftën kundër "Osvobodilna Fronta", kanë vepruar "Lëvizja Popullore Sllovene" ("Slovensko nardono gibanje") e kapelanit Franc Glavaçit, dhe "Roja" ("Straza), organizatë e "Shoqatës për përhapjen e fesë në Jugosllavi" (Udruzenje za sirenje vjere u

në idenë e Koroshqit, mundohet të lidhi marrëveshje me gjermanët që tërë Sllovenia të aneksohet Gjermanisë, por në këtë nuk ka pasur sukses pasi gjermanët dhe italianët me marrëveshjen e Gracit të vitit 1940, të vërtetuar me Marrëveshjen e Vienës të datës 22. 04. 1941, e ndajnë bashkarisht Sllovenin. Shih: Zgodina Slovencev, Ljubljana, 1979, fq 734-744. 476 Shih:Manca Kosir , Otto S Roegele, "Tko je bio Edvard Kocbek", "Svesci " , Krscanska sadasnjost, nr 56, Zagreb, (1984), fq. 47.

i së ciles ishte udhëheqesi i

Faqe 182

Jugoslaviji"), të profesorit të teologjisë të Universitetit të Lublanës Lambert Erlich.477 Në përgjithësi, gjatë vitit 1941 në Slloveni kanë vepruar katër grupacione kuislinge "Strazari", Mladci Kristusa Kralja", "Glavacevci" dhe "Slovenska Legija", të cilat kanë qenë drejpërdrejtë të lidhur me Kishën Katolike. Një pjesë e këtyre organizatave i japin përkrahje lëvizjes së D. Mihajlloviqit dhe nëpërmjet Miha Kreka, mbajnë lidhje me "Qeverinë mbretërore në mërgim" në Londën.478 Të gjitha tentimet që arqipeshkvi Rozhman të përfitohet në luftë kundër okupatorit kanë ngelur pa sukses. Ai si edhe një pjesë e madhe e strukturave udhëheqëse të klerit katolikë, i ka mbetur besnik okupatorit deri në fund të luftës. Përkundër kësaj një pjesë e klerit të ultë katolikë, është bashkuar masave popullore në luftën çlirimtare. Gjendja në Slloveni gjatë tërë Luftës së II Botërore, ka qenë e përshkuar nga fryma klerikale të orientimit gjerman dhe projugosllav (proserb), të cilën e ka kontrolluar Miha Krek. Në bazë të raporteve të dërguara nga Sllovenia, Miha Krek, nëpërmjet të një proklamate të datës 26. 04. 1942 nga Londra, pohon se të gjithë ata që nuk do të binden dhe nuk do të tregojnë lojalitet ndaj D. Mihajlloviqit dhe Qeverisë Mbretërore do të konsiderohen si tradhtarë dhe saboter ushtarak, për çka do të përgjigjen para gjykatave ushtarake.479

3. Bashkësia e Fesë Islame Në Mbretërinë e Jugosllavisë, Bashkësisë të Fesë Islame, një kohë gjatë i është pamundësuar bashkimi dhe uniteti, nga pushtetmbajtësit me qëllim të realizmit të politikës serbomadhe, të dëbimit dhe të konvertimit në fenë ortodokse. Kushtetuta e parë dhe e dytë e kësaj Bashkësie, ka qenë rezultat i luftës të pareshtur të

Shih: Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 19411971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 65-67. 478 Politikanët të orientimit klerikal dhe një pjesë e klerit katolik, në krahasim me atë të Kroacisë, kanë mbajtur lidhjet me "Qeverinë Mbretërore në mërgim" në Londër dhe në këtë qeveri kanë udhëhequr "Këshillin Shtetëror për Propagandë" ("Drzavni odbor za propagandu"), në të cilën kanë qenë dr. Miha Krek dhe dr. Alojz Kuhar. Gjithashtu kanë mbajtur lidhje edhe me Vatikanin nëpërmjet përfaqësisë të Jugosllavisë në Vatikan, të cilën Vatikani nuk ka suprimuar gjatë tërë kohës së luftës. 479 Mr. Vitomir Unkovic, Vjerske zajednice u uvjetima nastanka i razvoja nove Jugoslavije 1941-1971, doktorska disertacija, Pravni fakultet, Beograd, 1986, (dorëshkrim), fq. 70-71.

477

Faqe 183

myslimanëve për mbijetesë dhe të ruajtjes të qenjes biologjike. Por gjithashtu ka qenë edhe si koncesion e manovrim politik i pushtetmbajtësve për të siguruar përkrahjen e myslimanëve dhe të Bashkësisë të Fesë Islame, në luftërat politike të partive serbomëdha dhe kroate për pushtet. Qeveria me masat represive dhe partitë sunduese serbomëdha në nxisin mosduri ndaj myslimanëve,

veprimtarinë e vetë kanë arritur që të

shqiptarëve dhe boshnjakëve. Duke qenë shumë e dobët, që në mënyrë të pavarur të ndikoj në fatin e vetë, Bashkësia e Fesë Islame është gjetur në një situatë specifike, të sigurimit të mbijetesës të myslimanëve. Qeveria mbretërore, para fillimit të Luftës së II Botërore, me anë të dhunës dhe të kalkulimeve politike, kishte arritur që këtë bashkësi fetare, të vëjë nën kontrollin e vetë dhe të nënshtroj interesave të veta. Kjo ishte bërë në kundështim me të gjithë traditën e të kaluarën historike. Propaganda çetnike dhe ustashe, për të përvetësuar boshnjakët, në shqyrtimet se a kanë qenë boshnjakët serb apo kroat para se të islamizohen, e ka vështirsuar edhe më tepër mundësinë e sigurimit të mbijetesës biologjike të tyre. Gjatë okupimit dhe krijimit të "SHPK",një pjesë e udhëheqësisë myslimane, në krye me reis-ul-uleman, Ulema Mexhlisi dhe Këshilli Kryesor, si Hakija Haxhiq, Ademaga Meshiq, Alija Shuljak, Xhafer Kulenoviq, Osman Kulenoviq, Atif Haxhikadiq etj., kryesisht mbajnë anën e regjimit ustash të dr. A. Paveliqit. Gjatë formimit të qeverisë së parë të "SHPK" si nënkryetar emërohet dr. Osman Kulenoviqi, anëtar i "Organizatës Myslimanëve të Jugosllavisë" ("Jugoslovenska muslimanska organizacija").480 Me qëllim të shpëtimit të

480

Dr. Osman Kulenoviqi, nuk ka pasur ndonjë funksion të rëndësishëm në "JMO" dhe nuk ka pasur asnjë mandat nga partija e tij që të bashkohet Qeverisë të Dr. A. Paveliqit. Duke mos gëzuar ndonjë autoritet te boshnjakët dr. A. Paveliqi kërkon që në vend të tij të emërohet ndonjë personalitet me peshë më të rëndësishme politike. Në mbledhjen e mbajtur gjatë verës të vitit 1941, "JMO" ka qenë kundër që dr. Osman Kulenoviqi, të hyjë në qeveri. Këtë rrymë, e cila ka qenë dominuese në "JMO" ka udhëhequr Hakija Haxhiqi, por përkundër kësaj dr. Osman Kulenoviqi hynë në qeveri, në cilësinë e nënkryetarit. Gjatë tërë luftës "JMO" nuk ka bashkëpunuar me regjimin ustash dhe ka pasur qëndrim tepër rezerve ndaj regjimit. "JMO" gjatë luftës ka pasur dy rryma kryesore, rrymën djathtiste të cilën ka udhëhequr Xhafer Kulenoviqi, i cili ka qenë nacionalist, dhe rrymën e majtë të cilën ka udhëhequr Nurija Pozderac dhe Zaim Sharac, e cila ka bashkëpunuar me LNÇ. Shih: Istorija gradjanskih stranaka u Jugoslaviji, II, Beograd, 1952, fq. 113. Për pozitën e myslimanë në "SHTP", shih: Mehmedalija Bojic, Historija Bosne i Bosnjaka, Sarajevo, 2001, fq. 524, Sacir Filandra, Bosnjacka politika u XX Stoljecu, Sarajevo, 1998, fq. 163, Mustafa Imamovic, Historija Bosnjaka, Sarajevo, 1998, Hafiz Mahmud Traljic, Istaknuti Bosnjaci, Sarajevo, 1998,

Faqe 184

boshnjakëve nga terrori i çetnikëve dhe si pasojë e kundërthënënieve të trashëguara fetare, psikologjike dhe politike, paraqesin bazën për lidhjen e kësaj pjese të udhëheqësisë myslimane, me krijesën e "SHPK". Qysh në pranverë të vitit 1941 kryesia e BFI, në udhëzimet e veta dërguar nëpunësve fetarë, kërkon që të ngelin të paanshëm dhe të mos përzihen në çështjet politike. Duke pranuar Ismet Muftiqin, anëtarin e udhëheqjes ustashe dr. A. Paveliqi, ndër tjera thekson, se "Myslimanët boshnjak janë gjaku i gjakut tonë, ata janë kurorë të kombit tonë kroat dhe kështu do të trajtohen nga tërë populli kroat dhe Shteti Kroat".481 Politika e këtillë e ustashëve ka qenë e orientuar kah "kroatizimi" i myslimanëve, duke thënë se myslimanët janë kroatë të gjakut më të pastërt, gjë që ka theksuar dr. Ante Starçeviqi482. Në këtë drejtim ka qenë edhe mesazhi i dr. A. Paveliqit, të cilin S. Kvaterniku ia dorëzon reis-ul-ulemasë F. Spahos më 25. 04. 1941. Këtë mesazh F. Spaho i dërgon besitarive vakuforo-mearife të qarqeve dhe imamateve të Ulema Mexhlisit, ku theksohet se është dëshira e "udhëheqësit" që "myslimanët në Shtetin e pavarur dhe të lirë të Kroacisë, të konsiderohen dhe ashtu të ndihen si në shtëpinë e vetë, të lirë, të barabartë dhe të kënaqur".483 Si rrugë e vetme të shpëtimit të boshnjakëve, ka qenë formimi i një lloje të autonomisë, ku boshnjakët do të qeverisin në mënyrë të pavarur me Bosnjen dhe Hercegovinën. Kjo çështje në asnjë mënyrë nuk ka mundur të anashkalohet nga pushteti ustash. Para se të nisej në vizitë në Romë dr. A. Paveliqi, pranon delegacionin e myslimanëve në krye me nënkryetarin e "SHPK" Osman Kulenoviqin, reis-ul-uleman Fehmi Spahon dhe myftuin e Zagrebit Ismet Muftiq, të cilëve u premton se nuk do të preki udhëheqësin e BFI deri sa të miratohet kushtetuta e re.484 Në drejtim të përgatitjes të propozimit të ligjit mbi autonomin fetaro-arsimore, ngakohet Hakija Haxhiq dhe grupi rreth tij. Bërthama e lëvizjes

Nada Kisic, "Muslimanska intelegencija i islam u nezavisnoj drzavi hrvatskoj", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u SFRJ" , Sarajevo, 2005, nr. 11-12, fq. 1029-1052. "Bosnjacki muslimani jesu krv nase krvi, oni su cvijet nase hrvatske narodnosti, i prema tome ce biti gledani od cijeloga hrvatskog naroda i od Hrvatske Drzave". Shih: Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, fq. 27. 482 Shih: Katolicki dnevnik, 20. 07. 1941. 483 "...da se musliman u slobodnoj i nezavisnoj drzavi Hrvatskoj smatraju i sami se osjecaju svoji na svome, slobodni, ravnoprani i zadovoljni" 484 Shih:Fikreta Jelic-Butic: Ustase i Nezavisna Drzava Hrvatska 1941-1945, Zagreb, 1977, fq. 196-203.

481

Faqe 185

autonomiste rreth Yzeri aga Haxhiosmanoviqit, Mustafa Softiqit dhe të tjerëve, asnjëherë nuk kanë pranuar se myslimanët janë kroat, por ata përbëjnë një komb të veçantë.485 Një prej kërkesave të autonomistëve, të cilën e përkrah edhe "SHPK" ka qenë edhe bashkimi i Sanxhakut Bosnjes dhe Hercegovinës. Ku grup harton ligjin mbi autonomin dhe ate ai dorëzon dr. A. Paveliqit, por ky ngel i përmbajtur duke deklaruar: "Bosnja nuk i është bashkangjitur Kroacisë, por Bosna është Kroaci, qendra dhe synimi i popullit kroat në Shtetin e Pavarur Kroat...Feja neve nuk mund të na ndajë...Për ne, për qeverinë kroate, si dhe për mua nuk ekziston çështja e myslimanëve, pasi është ajo vetë çështja kroate".486 Kasim Dobraça, si udhëheqës i "Myslimanëve të Rinjë" ("Mladi Muslimani") udhëton në Berlin, për takim me myftinë e Jerusalemit (Kudsi Sherif) El Hyseinin me qëllim të fitimit të përkrahjes për autonomin e Bosnjes dhe Hercegovinës.487 Myftiu i madhë i Jerusalimit, El Hyseini, gjatë prillit të vitit 1943, në përcjellje të myftiut Akif Hanxhiqit dhe të prof. Dr. I. Ruzhdiqit, e pranon edhe një delegacion të myslimanëve të Sanxhakut të cilët e njoftojnë me gjendjen e rëndë popullatës vendore nën terrorin e çetnikëve.488 Myslimanët jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në krimet ndaj popullatës serbe, por edhe i kanë mbrojtur serbët. Kështu në qytetet Prijedor, Sarajevë, Mostar, Banja Llukë, Bijelinë, Tuzëll etj. Kështu prej 23. 09.-12. 11. 1941 janë parashtruar rezoluta dhe protesta të ndryshme. Të gjitha këto rezoluta dhe protesta, janë hartuar në bazë të konkludimeve të Kuvendit të organizatës "El

Shih: Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, knjiga II, fq. 45., "Bosna nije pripojena Hrvatskoj, nego je Bosna hrvatska, srediste i teziste hrvatskog naroda u Nezavisnoj Drzavi Hrvatskoj, za hrvatsku vladu, i za mene ne postojimuslimansko pitanje, jer je to hrvatsko pitanje". Shih, Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, fq. 27. 487 Grupi i studentëve të diplomuar të Universitetit Al Az-har, ka qenë bartëse ideore rreth të cilës në mars të vitit 1941, në lokalet e shoqatës "Trezvenost" në Sarajevë, tubohen një grup i të rinje bashkëmendimtar, dhe e themelojnë organizatën "Mladi Muslimani". Gjatë Luftës së II Botërore, ata e kanë përkrahur idene mbi autonomin e Bosnjes dhe Hercegovinës, nën patronatin e Gjermanisë. Gjatë vitit 1943, miratohet vendimi që kjo organizatë të transformohet dhe të shndrohet në sekcionin e të rinjve të Shoqatës të Nënpunësve fetarë islam El Hidaje ("Udruzenje islamskih verskih sluzbenika El Hidaje"). Shih, E. Redzic, Muslimansko autonomastvo i 13. SS divizija: autonomija BiH i Hitlerov Treci Rajh, Sarajevo, 1987, fq. 156-206, Mr. Dragan Novakovic, Politicke posledice delovanja IVZ u Jugoslaviji u razdoblju od 1945 do 1991, disertacioni i doktoraturës, Beograd, Fakultet Politickih Nauka, 2001. 488 Shih: E. Redzic, Muslimansko autonomastvo i 13. SS divizija: autonomija BiH i Hitlerov Treci Rajh, Sarajevo, 1987, fq. 91-102.

486

485

Faqe 186

Hidaje" në Sarajevë të datës 14. 09. 1941 Rezoluta e Bijelinës dhe e Tuzllës janë parashtruar me rastin e masakrave nga ana e çetnikëve mbi myslimanët.489 Në "Shtetin e Pavarur Kroat", pjesëtarët e konfesionit myslimanë, jo vetëm që skanë qenë të barbartë me kroatët e besimit katolikë, por ata nuk kanë gëzuar as sigurinë e duhur fizike nga përndjekjet ustashe. Barazia e proklamuar fetare ka qenë formale dhe e arsyetuar me nevojat politike gjatë krijimit të "SHPK". Për këtë arsye udhëheqësi fetar i konfesionit mysliman reis - ul - ulema Fehim Spaho, ia ka dërguar disa protesta zyrtare organeve më të larta shtetërore dhe qeverise ustashe të "Shtetit të Pavarur Kroat"

490

jo vetëm ndaj pozitës të

myslimanëve por edhe të serbëve të islamizuar, të cilëve i ishte ofruar garancia e mbijetesës.491 Politika praktike ustashe, ka qenë në kundërshtim me politikën e proklamuar mbi barazinë e pjesëtarëve të konfesionit mysliman me kroatët katolikë. Sipas Dekretligjit mbi vendosjen e pushtetit dhe të ushtrimit të punëve të Bashkësisë së Fesë Islame në territorin e Komandantit Ushtarak të Serbisë

("Uredba o ustrojstvu vlasti i vrsenju poslova Islamske verske zajednice na podrucju Vojnog zapovednika u Srbiji) të gushtit të vitit 1941, të gjitha punët të cilat i kanë kryer reis-ul-ulema, Ulema Mexhlisi dhe Kuvendi mearif-vakufor në Shkup, kanë kaluar në kompetencën e Besitarisë të Bashkësisë së Fesë Islame në Novi Pazar. Besitarinë e përbënin tre anëtar (naib) të cilët në marrëveshje me udhëheqësit shqiptar i emëronte dhe i shkarkonte komesari i Ministrisë së Drejtësisë.492 Me Aktvendimin e Ministrisë të Arsimit të datës 22. 09. 1942, për anëtarë të Besitarisë të Bashkësisë së Fesë Islame janë zgjedhur Munik Halid, Osman Hyseini dhe Ramiz Dalevac, të cilët funksionin e ushtronin në tërë territorin e atëhershëm të Serbisë.

Arhiv oruzanih snaga (AOS) SFRJ, Nesredjena gradja, 2/3-6,k-1;, poashtu Branko Petranovic, Istorija Jugoslavije, 1918-1978, Beograd, 1981, knjiga II, fq. 96, E. Redzic, Muslimansko autonomastvo i 13. SS divizija: autonomija BiH i Hitlerov Treci Rajh, Sarajevo, 1987, fq. 16. 490 Këto letra gjinden në Arkivën e Jugosllavisë, Arhiv Vojno-istorijskog instituta (Arhiv Oruzanih snaga), Nezavisna Drzava Hrvatska, Beograd nën A VII, NDH, l69-2/30, l89-4/19; 213-45/3, 491 Shih: Pismo Reis-ul-uleme Predsjednistvu vlade-Arhiv Vojno-istorijskog instituta (Arhiv Oruzanih snaga), Nezavisna Drzava Hrvatska, Beograd, 169-30/2, 213-3/45. 492 "Sluzbene novine", nr. 96, të dt.8. 08. 1941, Istorijski arhiv Nis, Sresko vakufsko mearifsko poverenstvo, k-16.

489

Faqe 187

Duke qenë nën terrorin e vazhdueshëm të bandave çetnike, për arsye të përkatësisë së vetë fetare e kombëtare dhe me arsyetim se përkrahin partizanët, boshnjakët dhe shqiptarët, (sipas shënime të kërkuara, kryeshefit të Qarkut të Leskovcit të datës 21. 02.1942, rezulton se në qarkun e Jabllanicës e Prokupës, prej tërë popullatës të atëhershme, kishin mbetur vetëm 6.619 mysliman, kurse në qarkun e Leskovcit vetëm 2.353). Komiteti i myslimanëve, me shkresën e vetë të datës 11. 11. 1942, informon të gjitha besitarit në territorin e vetë, se është parashtruar ankesa Ministritë të punëve të brendshme, në lidhje me veprimtarinë të policisë serbe, e cila ndaj myslimanëve sillet "jashtëzakonisht në mënyrë drakonike dhe vepron në mënyrë tejet ç'njerëzore", duke akuzuar myslimanët se anojnë kah "komunizmi ateistik dhe bolshevik".

493

Si masë me qëllim të vënjes të kontrollit mbi bashkësinë

islame në pjesët që kishin ngelur nën kontrollin e serbëve (gjermanëve), gjatë muajit gusht të vitit 1944 nxirret Dekretligji mbi suprimimin e gjykatës sheriatit të qarkut në Mitrovicë dhe themelimin e Gjykatës Supreme të Sheriatit në Novi Pazar ("Uredba o ukidanju okruznog suda pri Novam Pazaru i osnivanju Vrhovog serijatskog suda u Novom Pazaru").494 Me këtë dekretligj në tërësi kryhet centralizimi i organeve të bashkësisë islame dhe ato vihen nën kontroll, në tërë territorin që ka qenë nën administrimin e organeve kuislinge serbe. Gjatë vitit 1942 vdes reis-ul-uleme F. Spaho, kështu që Bashkësia e Fesë Islame ngelë, pa udhëheqesin e vetë suprem fetarë gjerë në fund të Luftës së II Botërore. Pas formimit të "Shqipërisë së Madhe" nën okupimin italian, formohet bashkësia unike islame për të gjitha trevat shqiptare me qendër në Tiranë, me dy kryemyftinjtë të Prishtinës dhe të Prizrenit (19941-1944). Jashtë kompetencës të kësaj Bashkësie, ngelin një pjesë e Gjilanit në veri të Pasjanit, një pjesës e rajonit të Kaçanikut dhe të Rrafshit të Siriniqit, që ishin nën pushtimin bullgar dhe rrethet e Mitrovicës, Vushtrisë dhe të Llapit (Podujevës), që ishin nën pushtimin gjerman, ngelin nën kompetencën e Bashkësisë së Fesë Islame të Serbisë.

Më 11. 12. 1941 shumica dërmuese e popullatës myslimane në Leskovcë pushkatohen nga bandat çetnike. Shih Istorijski arhiv Nis, Sresko vakufsko mearifsko poverenstvo, k-16. 494 "Sluzbene novine", 22. 08. 1944, nr. 61.

493

Faqe 188

Organi kryesor i kësaj bashkësie ishte Këshilli i Ylemave të Komunitetit Mysliman. Bashkësinë islame të Kosovës në këtë organ e përfaqësonin hafëz Bedri Hamiti dhe hafëz Sherif Langu, që para lufte ishin anëtar të Ulema Mexhlisit të Shkupit.495 Në nivelin vendor u formuan, kryemyftinijtë, myftinijtë, nënmyftinijtë dhe xhematet e imamateve. Në Kosovë ekzistonin dy kryemyftinjtë: një në Prizren, e cila përfshinte zyrat e vakufeve në Gjakovë, Suharekë

(Therandë), Rahovec dhe në Dragash, kryemyftinija e Prishtinës përfshinte zyrat në Gjilan, Drenicë dhe në Ferizaj. Peja si muftini e veçantë, e cila përfshinte zyrat e vakufeve në Istog (Burim) Plavë, Guci, Rozhajë dhe Tutin, mbante lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Këshillit të Ulemave në Tiranë. Në pajtim me organizimin e ri, u bë riemërimi i imamëve. Për nga statusi, imamët ndaheshin në imam shtetëror dhe privatë, Të parët paguheshin nga buxheti shtetëror kurse privatë nga kontributet e besimtarëve të lokalitetit të caktuar.496 Përkundër faktit të organizimit të ri të Bashkësisë Islame, veprimtaria e saj vazhdon duke mos ndryshuar, përveç në faktin se krahas veprimtarisë fetare, ceket edhe karakteri atdhetar.497 Si fushë e veprimtarisë të kësaj Bashkësie ishte edhe veprimtaria e saj kundër rrezikut nga ateizmi militant. Kështu në një letër të krymyftiut të Prishtinës, ndër të tjera theksohet, "Asht e ditun edhe prej anës s'uaj, se qoftë kleri dhe qoftë streha e tyre (vijuesit e shkollave fetare) që i frymëzon ata, janë të influencuem ma ndenja nacionaliste dhe patriotike gja të cilat janë tuj përhapun gjithë, tue i pri atë në çdo vepër Atdhetarie. Ashtë e kjartë se këto strehna janë tue përgadit personelin që u ven ballë vet dhe tërheqin gjithë popullin kundër komunizmit barbar dhe çdo ndenje tjetër shkatërruese për atdheun t'onë të dashur. Shtojmë se në rast nevoje ma të ngushta do të jemi

Shih: Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 11. 496 Imamët shtetëror pagat i kishin më të larta, kështu imami merrte 600, vaizi 400, mësuesi i mësimit fetarë 500, muezini 400. Shih, Arhiv Kosova, Verske organizacije, lista e rrogave të nënpunësve fetare. Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 11. 497 Në një dokument të asaj kohe, të Këshillit të Vakëfit të Prishtinës, ndër të tjera theksohet:"Imamët ofiçarë do të qëndrojnë kurdoherë në krye të detyrës që u është ngarkuar dhe njëkohësisht do të japin vaiz fetar dhe atdhetar, pasi që është gjetur nevoja e kesaj kryemyftinie". Arhiv Kosova, Verske organizacije, dok. 10/43.

495

Faqe 189

gadi gjithë kleri, pa asnji përjashtim të kryejmë detyrën t'onë të shenjtë për Atdheun."498 Deri në kapitullimin e Italisë (8. 09. 1943), Bashkësia Islame, nuk ka gëzuar pozitë të barabartë me bashkësitë krishtere, posaçërisht me Kishën Katolike të cilën e favorizonin italianët. Me qëllim të efikasitetit të veprimtarisë së saj, bëhet riorganizimi i saj administrativ, duke zgjeruar kompetencat e kryemyftinijve dhe duke barazuar statusin e nëpunësve fetarë shtetëror dhe privat. Të gjithë hoxhallarët dhe nënpunësit fetarë, shtetëror dhe fetarë që mund të ushtronin detyrat e veta ishin të obliguar të posedonin dekretin e emërimit të Kryesisë të Këshillit të Ylemave të Komunitetit Mysliman në Tiranë. Para çdo dekretimi, kandidati ishte i obliguar të betohej në besnikëri ndaj fesë dhe atdheut.499 Një pjesë e klerit katolikë pushtuesit italian e përjetuan si shpëtimtar dhe si bartës të një kulture e qytetërimi më të lartë. Gjatë tërë Ipeshkvia e Shkupit vazhdoi veprimtarinë e saj në mënyrë të pandashme, edhe pse territori ku vepronte ishte e ndarë në katër pjesë.500 Kleri katolik në viset shqiptare kryesisht u vu në shërbim të italianëve, duke pasur parasysh konfesionin e përbashkët, por nuk u përdorën kurrfarë metodat e dhunës në konvertimin në fenë katolike.501

4. E drejta e sheriatit, burimet dhe vendi i saj në sistemin juridik. E drejta ­ sheriati502 për myslimanët nuk është vetëm element e pjesë e përgjithshme besimit, por edhe shprehje funksionale e saj. Sheriati për myslimanin paraqet manifestimin tipik të besimit dhe shprehjen funksionale të besimit. Sheriati

498 499

Arhiv Kosova, Verske organizacije, dok. 570. "Betohem në emën të Perëndisë se do të jam besnik i shtetit Shqiptar, i statutit, i atdheut e se do të kryej detyrën t'eme me ndërgjegje të pastër kombëtare, tue ruejt besnikrin kundër urdhnave fetare dhe tue respektue plotësisht statutin e gjith rregulloret e komunitetit", Shih, Arhiv Kosova, Verske organizacije, dok. 9/7. Shih: Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 14. 500 Shih: Kisha dhe historia e saj, "Drita" Ferizaj, "Krcanska sadasnjost", Zagreb, 1982, fq. 61. 501 Shih: Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 20-21. 502 Sheriat (a), rruga, rruga e drejtë që duhet të pasohet, ndiqet. Rruga e drejtë dhe e qartë, e përcaktuar nga ana e Allahut xh.sh. që duhet të ndjek çdo mysliman, rruga që shpie kah burimi i jetës. Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 301.Fazlur Rahman, Duh islama, Izdavacki zavod "Jugoslavija"-Izdavacka organizacija "Prosveta", Beograd, 1983, fq. 150-168.

Faqe 190

­ e drejta fetare islame, paraqet njërën prej trashëgimeve më të rëndësishme që ka e dhënë islami botës së civilizuar.503 Pas drejtës romake, arabët janë i vetmi popull në Mesjetë që kultivoi shkencën juridike dhe krijoi sistemin e vet të pavarur.504 Në krahasim me teorinë politike islame, e cila nuk bënë fjalë për formën e unitetit të plotë të shtetit mysliman, e drejta islamike është shumë më koherente.505 Duke u bazuar në unitetin e proklamuar të mësimit dhe të praktikës, në islam është e pamundur ndarja e të drejtës dhe e teologjisë.506 Sheriati i cili përkthehet si e "drejta" ose "ligji", nënkupton tërësinë e detyrave dhe të obligimeve të njeriut. Në kuptimin burimor sheriati dmth "rruga që qon (shpie) kah uji (burimi)".507 Sipas mësimeve islame, e drejta paraqet vullnetin e Zotit të shprehur në normë. Sheriati në vete përfshinë korpusin e elementeve fetare, juridike dhe morale, por duke mos i përjashtuar edhe rregullat e mirësjelljes, etikës, higjienës etj.508 Në këtë tërësi të normave, pjesët e caktuara kanë fituar mbrojtjen juridike të shtetit, ato janë sanksionuar nga aparati shtetëror. Respektimi i këtyre normave nuk është varur nga vullneti i individit, ato kanë karakter të përgjithshëm obligativ, edhe pse koncepti klasik i së drejtës të sanksionuar nga ana e shtetit nuk është i njohur në islam. Sanksionimi i këtillë i normave nga ana e shtetit, i ka dhënë sheriatit cilësinë e së drejtës në kuptimin bashkëkohor të saj dhe ka qenë bazë për ngritjen e një sistemi juridik të bazuar në mësimet islame, përkatësisht besimi islam paraqet themelin e rregullimit juridik të tërë jetës shoqërore dhe individuale, të shoqërive myslimane. Koncepti i së drejtës, si sistem i normave të cilat janë të sanksionuara nga ana e shtetit, është e panjohur për islamin.

Joseph Schaht, Islamic Religious Law, The Legacy of Islam, Oxford, 1979, fq. 392. Filip Hiti, Istorija Arapa,od najstarijih vremena do danas, Izdavacko preduzee "Veselin Maslesa", Sarajevo, 1973, fq. 280. 505 Shih: Mustafa Imamovic, Islamski koncept drzave, "Godisnjak" Pravnog fakulteta u Sarajevu, 1974, 403-406. 506 Shih: Nerkez Smailagic, Klasicna kultura islama, II, Zagreb, 1976, fq. 62-69. 507 "Ai ju rekomandon nga feja atë që ia ka urdhëruar Nuhit edhe atë që të shpallim ty, edhe atë që i urdhëruam Ibrahimit, Musaut dhe Isait. Predikone fenë e drejtë dhe mos përçaheni në këtë! Është shumë e madhe për politeistët kjo në çka i thërret ti. All-llahu zgjedh për vete kë të dojë ai dhe e udhëzon atje atë që të shpreh pendim". Kur'an-i dhe hija e tij SHQIP, Përktheu Dr. Feti Mehdiu, Logos-A, Shkup, IHH, Stamboll, 1999, sur. 13/42/Shura. 508 Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Islamski teoloski fakultet Sarajevo, Sarajevo, 1986, fq. 11-12, Osman Nuri Hadzic, Muhamed a.s. i Kur'an,Vrhovno islamsko starjesinstvo Islamske vjerske zajednice u SFRJ, Sarajevo, 1968, fq 148.

504

503

Faqe 191

Sheriati paraqet procesin e të njohurit përmes të zbulimit, ku burimi i normave gjendet në Kur'an509 dhe në Synetin ­ praktikën e Profetit. Kur'ani njëkohësisht është tërësi i shpirtërores dhe tokësores dhe për këtë arsye tërë corpus iuridicum islamicum, është e ndërtuar mbi dispozitat kuranore. Shumica dërmuese e besimtarëve myslimanë, islamin e konsiderojnë si të pandashëm; si në aspektin shpirtëror ashtu edhe shoqëror. Këto dy burime, edhe pse dallohen për kah cilësia, paraqesin një tërësi, e cila në konceptet Perëndimore të së drejtës emërtohet si ius divinum. Pra, burimi i parë dhe themelor i së drejtës së sheriatit është Kur'ani dhe Syneti.510 Roli parësor i Kur'anit dhe i Synetit është që njerëzit t'i udhëzoj kah besimi i vërtetë dhe kah rregullimi harmonik i jetës të njeriut dhe të shoqërisë. Krahas mësimeve teologjike, brenda këtyre dy burimeve ekzistojnë edhe normat morale dhe juridike.511 Konkretizimi i parimeve themelore në këto burime bëhet me metodën juridike dogmatike duke pasur pikënisje dispozitat e Kur'anit dhe të Synetit. Kështu, dispozitat e së drejtës islamike nuk janë dhënë në formën e

Kur'ani përveç që përbën dipozitat mbi mësimin e fesë islame, përbën mësime morale, përbën dispozita të së drejtës familjare, trashëgimore, civile, penale, të drejtës luftarake-ndërkombëtare etj. 510 Shumica e juristëve islam burimet e sheriatit i ndanë në dy lloje: 1. Burimet kryesore a) Kur'ani, b) Syneti i Profetit Muhamed a.s. c) Ixhma, pajtueshmëria e mendime të dijetarëve, ç) Kijas (ar.), konkludimi në bazë të analogjisë juridike, 1. Burimet dytësore-plotësues: a) El-ihtisan, shmangja në rastet e caktuara nga precedenti dhe pranimi i zgjedhjes tjetër juridike, për shkak të arsyes relevante juridike të cilën e kërkon rasti konkret. b) El-istislah, konkludimi duke udhëhequr me pranim e interesit të përgjithshëm shoqëror, dhe c) El-urf, e drejta zakonore të shoqërisë së caktuar, e cila ekziston dhe zbatohet në praktikën shoqërore. Vetëm Kur'ani dhe syneti, janë burime të pakontestueshme, çdo burim tjetër, qoftë themelor apo dytësor është diskutabil dhe duhen të nënshtrohen Kur'anit dhe synetit. Shih: Seid Ramadan, Islamska misao, izvor i razvoj, Starjesinstvo Islamske zajednice Bosne i Hercegovine, Hrvatske i Slovenije, Sarajevo, 1984, fq. 17-21. Për burimet e sheriatit, Fazlur Rahman, Duh islama, " Jugoslavija", Beograd, 193, fq, 105-125, 147-166, Amin Ahsan, Islamic Law-Concept and Codification Lahore, 1979, 27-41, Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Islamski teoloski fakultet Sarajevo, Sarajevo, 1986, fq. 11-12, Osman Nuri Hadzic, Muhamed a.s. i Kur'an,Vrhovno islamsko starjesinstvo Islamske vjerske zajednice u SFRJ, Sarajevo, 1968, fq 7-18, Hassan Hathout, Leximi i mendjes së myslimanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2005, fq. 37-39; Muhamed Ikbal, Obnova vjerske misli u islamu, Starjesinstvo Islamske zajednice u SR Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1979, fq. 109-120, dr. Ejup Sahiti, Disa njohuri themelore për të drejtën e sheriatit, "Edukata islame", nr. 63-64, Prishtinë, 1998. 511 Shih: Dr. Fikret Karcic, Drustveno-pravni aspekt islamskog reformizma, Islamski teoloski fakultet, Sarajevo, 1990, fq. 15.

509

Faqe 192

gatshme, por nga burimet e pranuara, në aktin e krijimit duhet të konstituohet e drejta.512 Interpretimi dhe përpunimi i normave ka qenë në kompetencën e dijetarëve fetarë-ulemave, kurse tërësia e interpretimit dhe e përpunimit është quajtur fikh513 ­ "jurisprudencë", "shkencë juridike", i përgjigjet kuptimit të drejtës romake si rerum divinarum atque humanorum notitia- "të njohurit e çështjeve hyjnore dhe njerëzore".514 Procedura me të cilën bëhet të njohurit e së drejtës quhet ixhtihad, kurse përkufizohet si mund i juristëve me qëllim të formulimit të dispozitave juridike në bazë të provave të pakontestueshme në Kur'an dhe Synet, comminis opinion doctorum.515 Dijetari i cili konsiderohet si i kualifikuar që të interpretoj të drejtën nga burimet juridike quhet myxhtehid, kurse rezultati i punës së tij mendore quhet fetva,516 mendim juridik. Kur viset e Ballkanit, duke përfshirë të gjitha trevat etnike shqiptare, bien nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe kur u vendos e u konsolidua pushteti

legjitimiteti dhe sistemi juridik i këtij pushteti bazohej në islam të formës sunite, të shkollës juridiko-fetare (medhhebit) hanefite.517 Sa për Sheriatin dhe për fanatizmin mysliman, Perandoria Osmane kurrë nuk u bë shtet i vërtetë islam, madje edhe ligji i shenjtë i Kur'anit, ishte vetëm njëri nga elementet në sistemin kompleks juridik.518 Sipas profesorit Mehmed Begoviqit, e drejta e cila është zbatuar në viset e Ballkanit,

Bernard Weiss, Interpretation in Islamic Law: the Theori of Ijtihad, "The American Journal of Comparitive Law", XXVI, (1978), fq. 199-210. 513 Fikh, (ar), të kuptuarit të gjërave ashtu si janë. Emërtimi për dijen juridike. 514 Sheriati është e drejtë sakrale, kjo mund të konkludohet nga burimet e saj themelore, në sanksionet e dyfishta me rastin e shkeljes së dispozitës së caktuar. Është e drejtë e përgjithshme dhe e rumbullaksuar , e cila buron prej karakterit të saj hyjnor dhe për çdo çështje kjo e drejtë në vete i përbën bazat për zgjidhje të çdo kontesti. Fikret Karcic, O uticaju seriata na predratno jugoslovensko pravo, "Glasnik Vrhovnog islamskog staresinstva u SFRJ", Sarajevo, 1978/5, fq. 469-483. 515 Në këtë kategori rëndë të rëndësishëm kanë mendimet juridike të katër kalifëve të parë ­ hulefa-i rashidin. 516 Fetva a. fetava, fetavi, interpretim për një çështje juridike dhe fetare. Në kulturën Perëndimore interpretuesi i ligjit, por që intepreton burimet e ligjit e jo vetë ligjin. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 216, Bernard Weiss, Interpretation in Islamic Law: the Theori of Ijtihad, "The American Journal of Comparitive Law", XXVI, (1978), fq. 199210. 517 Me "medhheb" (ar. bindje, rruga e cila ndiqet në dije dhe filozofi), nënkuptohet shkollë juridike, të rrethit të caktuar të juristëve që ndjekin metodat e njëjta të komentimit dhe të krijimit të të drejtës, pa hierarki të rreptë të brendshme dhe doktrinën përfundimisht të formuar. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 216, Fikret Karcic, Opsti pregled na pravo u Islamu, njegov istorijski razvoj, teorijske i prakticne mogucnosti reforme, "Zbornik radova Islamskog teoloskog fakulteta u Sarajevu", Sarajevo, (1990), nr. 3. fq. 9, Nexhat Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, "Zëri islam", Prizren, fq. 28. 518 Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq. 97.

512

Faqe 193

ka katër burime: 1. Sheriati ­ rregullativa themelore juridike519, 2. dekretligjet me fuqi ligjore (kanunet dhe fermanët),520 3. praktika e administratës qendrore (urf)521 dhe 4. e drejta zakonore.522 Pra, burimi kryesor dhe absolut i së drejtës ka qenë islami, kurse dy burimet të tjera, kanë qenë e drejta të cilën e ka nxjerrë shteti osman. Kanunet dhe fermanët, kanë qenë në fushëveprimin e dijetarëve fetarë523 dhe këto akte juridike kanë mundur të hynin në fuqi, pas mendimit pozitiv të shehul-islamit, si udhëheqësit suprem fetarë dhe kontrollit të pajtueshmërisë të këtyre akteve me sheriatin, atëhere edhe këto dy burime të tjera të së drejtës nuk mund të ndajmë nga islami. Sulltani nuk ka pasur kurrfarë ingerenca në çështjet e së drejtës së sheriatit, ai nuk ka mundur që të përpunoj e as që të përshtati normat e sheriatit, nuk ka pasur të drejtë as t'i interpretoj, ngase kjo ka qenë detyrë e juristëve fetarë ­ të myftinjve, të cilët ai i ka emëruar dhe revokuar, por asesi nuk ka mundur të përzihet në vendimet e tyre. Kështu sulltani ka mundur të përmbyset nga froni, e këtu rolin vendimtar e ka pasur sheh-ul-islam, i cili ka nxjerrë fetvanë se sulltani ka shkelur dispozitat e sheriatit dhe vetë me këtë akt ka pushuar obligimi i nënshtetasve për lojalitet.524 Koncepcioni i këtillë, në mënyrë vendimtare ka ndikuar në formësimin e të drejtës dhe në të kuptuarit tradicional të strukturës së saj. Ius dhe fas përbëjnë një tërësi dhe studimi e të interpretuarit e kësaj të drejte, janë

Sa ka qenë sheriati burimi kryesor i së drejtës në Perandorinë Osmane, shihet edhe nga fakti, se çdo sulltan kur ka hipë në fron nuk ka qenë i obliguar të pranoj aktet juridike (kanunet dhe fermanet) të cilat i ka nxjerr paraardhësi i tij, por ka qenë obliguar që çdo akt individual të paraardhësit të vetë të vërtetoj me nënshkrimin, për të pasur fuqinë juridike. Shih: Istorija Osmanskog carstva, redak. Rober Mantran, "Clio", Beograd, 2002, fq. 199. 520 Kanuni është konsideruar si legal, në rast se në sheriat nuk ka pasur zgjidhje për një rast konkret dhe në rast se ka qenë në përputhje me zakonin e pranuar përgjithsishtë ose analog me ndonjë parim, si dhe të jetë i nxjerrun për të mirën e bashkësisë islame. Kanunet kanë pasur vlershmerinë territoriale. Halil Inaldzik, Osmansko Carstvo, Beograd, 1974, fq. 99. 521 Urf këtu përdoret vetëm për praktikën e administratës, kurse kuptimi burimor përfshin të drejtën zakonore të popujve që kanë qenë në kuadër të Perandorisë Osmane. 522 Shih: Mehmed Begovic, Tragovi naseg srednjovekovnog krivicnog prava u turskim zakonskim spomenicima, "Istorijski casopis" VI, Organ Istorijskog instituta SANU, Beograd, (1956), fq. 2. 523 Dijetarët islam kanë pasur të drejtën ekskluzive në interpretimin e tërë korpusit të së drejtës, kurse shteti formulimet e shkencës juridike, ka pasur për detyrë vetëm t'i zbatoj. Shteti jo vetëm që s'ka pasur të drejtën jo të kontestoj por as të komentoj. Roli i shteti ka qenë e përkufizuar në sanksionimin e normave të përcaktuara, kështu e drejta e sheriatit në shkencën juridike, cilësohet si "e drejta e juristëve". Shih: Joseph Schaht, Islamic Religious Law, The Legacy of Islam, Oxford, 1979, fq. 400. 524 Disa pasarrdhës të sulltan Sulejman Ligjëvënësit (Kanuni) kanë përjetuar fatin e këtillë. Shih, Istorija Osmanskog carstva, redak. Rober Mantran, "Clio", Beograd, 2002, fq. 220-225.

519

Faqe 194

bërë nga dy fusha të cilat përbëjnë një tërësi. Ibadat,525 paraqet fushën e marrëdhënies të njeriut me Perëndinë. Kjo është fushë e hyjnores, ku është i ndaluar intervenimi i mendjes së njeriut dhe muamelat526, fusha e marrëdhënieve ndërnjerëzore, e cila përpunohet nga ana e juristëve të kohës, ku mund të ketë ndryshime në qëndrime varësisht prej rrethanave shoqërore dhe nga faktori i kohës. Këto dy fusha nuk janë ndarë në mënyrë strikte, si në jurisprudencën e Perëndimit.527 Tërë procesi i interpretimit dhe i kodifikimit të këtyre ligjeve ka zgjatur katërqind vjet (shek. VII-XI), me ç'rast juristët islam konstatojnë se tërë procesi i interpretimit ka përfunduar. Të gjitha degët e së drejtës nuk ishin të zhvilluara një lloj: e drejta familjare dhe trashëgimore kanë qenë të rregulluara deri në detale, kurse në të drejtën penale528, në të drejtën civile dhe në të drejtën e detyrimeve ishin përcaktuar dispozitat e karakterit të përgjithshëm me një rol të theksuar të shkencës së jurisprudencës dhe të drejtës zakonore. Në lëmin e të drejtës administrative ­shtetërore (ordre public) dhe të drejtës ndërkombëtare, kanë ekzistuar vetëm parimet themelore, mbi të cilat shkenca juridike ka pasur për detyrë, të ndërtojë tërë degët juridike përkatëse.529

Ibadet, ar. rrobë, të qenit rrob i Zotit duke i plotësuar të gjitha urrdhërat e Tij. Rrobi i Zotit që i përmbahet ligjeve hyjnore dhe me lutje mundohet të afrohet Tij. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 145. 526 Muamelat, ar. punët, veprimet, punët. Marrëdhëniet e njerëzve gjatë shitblerjes dhe të gjitha marrëdhëniet ekonomiko juridike. Sipas një numri të vogël të juristëve, njëra prej burime dytësore të së drejtës në islam. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 220. 527 Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 14. 528 Ngecja në zhvillimin e të drejtës penale-ukubat, qëndron në faktin se në hapësirën gjeografike ku u paraqit dhe kohën kur u paraqit e drejta e sheriatit, shumica e marrëdhënieve rregulloheshin me të drejtën zakonore, e cila po qe se nuk ishte në kundërshtim me parimet islame, në mënyrë heshtur mbetej në fuqi. Në anë tjetër me kohë paraqitet rregullimi plotësues me ndikimin e sijasës ­ politikës së sundimtarit, kështu që edhe kadiu duhej të ndiqte politikën e sundimtarit. Në këtë mënyrë paraqiten sijase të sulltanëve Mamellukë në Egjipt, kanunare të sulltanëve osmanë. Schacht J.: An Intoduction to Islamic law, London, 1964, cituar sipas dr. Ejup Sahiti, Disa njohuri themelore për të drejtën e sheriatit, "Edukata islame", nr. 6364, Prishtinë, 1998. Mendojmë se arsyet kryesore për ngecjen e zhvillimit të këtyre degëve të së drejtës qëndrojnë në faktin , se 30 vjet pas Muhamedit s.a.v.s. vendosen dinastitë autokratike (Emevijët dhe Abasidët), të cilat nuk kanë mundur të pranojnë ekzistimin e burimeve të pavarura të dispozitave publiko-juridike. Situata jostabile politike kanë dekurajuar juristët mysliman të përkushtohen përpunimit të dispozitave nga këto lëmi, ngase kjo ka nënkuptuar edhe kritikën e sjelljes arbitrare të sunduese ose të dinastive të caktuara. Kalimi i kompetencës në organet shtetërore për zbatimin e sheriatit në këto lëmi, ka krijuar mundësitë që administrata faktikisht të shndërrohet në organ ligjdhënës.

529

525

Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 13.

Faqe 195

Lëmi i ibadetit, e cila në mënyrë kushtimore përkthehet si ritualet fetare, në tërësi ka qenë i rregulluar me Kur'an dhe Synet, përkatësisht me burimet e së drejtës së sheriatit. Intervenimi i gjykatës në këto çështje ka qenë shumë i rrallë. Lëmi i muamelatit, sfera e marrëdhënieve familjare, trashëgimore dhe e vakëfeve, ka qenë fushë ekskluzive e sheriatit, duke qenë se në tërësi kanë qenë të rregulluara me Kur'an dhe Synet. Respektimi i këtyre dispozitave ka qenë ngritur në obligim fetarë dhe ka qenë jashtë vullnetit të çfarëdo institucioni dhe individi. Lëmi i statusit personal, el-ahvalu-esh-shahsije, ka qenë me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e identitetit personal dhe shoqëror islam, pa marrë parasysh ndryshimet politike që kanë ngjarë me ndryshimin e dinastive në pushtet, përkatësisht ndryshimet politike nuk kanë mundur të ndikojë në këtë lëmi.530 Këta tre lëmenjë juridikë, kanë qenë tregues të lirisë dhe statusit publik-juridik e të barabartë të besimit. Zbatimi i tyre ka qenë kusht për vazhdimin e jetës së myslimanëve në ato vende ku ka pushuar pushteti mysliman. E drejta e sheriatit ka pasur ndikim shumë të vogël në të drejtën shtetërore (administrative), penale dhe financiare dhe për këto ekzistojnë disa arsye. Në lëmin e të drejtës penale, organet shtetërore kanë pasur lirinë e gjerë në zbatimin e dekretligjeve të bazuara në precedente dhe në zakone. Disa nga arsyet kanë qenë se, pas vdekjes së Muhamedit s.a.v.s., themelohet monarkia e cila nuk ka mundur të toleroj ekzistimin e burimeve të pavarura juridike. Situata jostabile politike me sundimin e dinastisë autokratike të Omajadëve, ka pamundësuar juristët të japin kontributin në këto lëmi. Në të drejtën finansiare, përveç ekzistimit të disa institucioneve myslimane (zekat dhe fej), ndikim shumë të madh kanë pasur dispozitat ligjore bizantine dhe sasanide. Prej fillimit të shek. XIX në të drejtën e vendeve myslimane, bëhet reforma në lëmin juridike, përkatësisht bëhet distancimi i elementeve juridike nga elementet fetare, ngase përfshirja tradicionale e ritualeve fetare në strukturën e së drejtës islame, është korrigjuar për shkak të pamundësisë që të realizohet mbrojtja

Shih: Seyyed Hossein Nasr, The Question of Changes in Muslim Personal, Law, Islamic Studies, Beirut, 1967, 29-30, Mehmed Begovic, Seriatsko bracno pravo sa kratkim uvodom u izucavanje seriatskog prava, , Beograd, 1936, fq. 23-25.

530

Faqe 196

juridike e shumicës së atyre normave. Reforma e këtillë së pari ka përfshirë Perandorinë Osmane. Burimi i katërt i së drejtës, në vendet që kanë qenë në përbërjen e Perandorisë Osmane, në të drejtën e sheriatit, kanë qenë edhe zakonet lokale të Lindjes të Afërt, e në veçanti institucionet e caktuara bizantine, persiane e sasanide. Në viset etnike shqiptare gjatë sundimit osman, ka qenë e drejta zakonore531 e cila është quajtur urf-adet. Kjo në thelb ka qenë e drejta e jonë mesjetare, përkatësisht Kanuni i Lekë Dukagjinit, ius albanica si e quan I. Kadare, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "Kanuni i gegëve" dhe Kanuni i Skënderbeut532, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër Shqipërisë veriore.533 Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur në mënyrë fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.534 Për zbatimin e së drejtës kanunore në trevat shqiptare këtu do të citojmë at Gjergj Fishtën: "Por ephe Turku ­ sado qi jo Shtet i gjytetnuem ­ jo veç se maleve t'ona nuk u a preku Knunin e doket, mu ma teper u a njofti nji autonomi të vërtetë, tue detyrue vetem me i nihmue nder lufta edhe vjetë për vjetë me i la nji parez a se "hara'' të vogel. Edhe ket "hara" qeverija s'do t'a nxierte vetë drejt per së drejti mbrenda vendit të Kanunit, por do t'a nxierrte vetë drejt per së drejti mbrenda Kanunit, por do t'a

531

E drejta zakonore ka mundur të jetë burim i sheriatit vetëm në rast se ka qenë në pajtim me parimet e përgjithshme dhe themelore të islamit. Në këtë kategori kanë mundur të përfshihen edhe disa institucione të drejtës të popujve tjerë, ngase, recepcioni si burim i pavarur i së drejtës asnjëherë nuk është pranuar në të drejtën e sheriatit. 532 "Në ish Principatën e Skënderbeut me kohë gati tërë popullsia u islamizua dhe në këtë mënyrë filloi të ushtrojë influencë permanente e drejta osmane. Përkundër kësaj, në malësitë e Shqipërisë së Veriut, që gëzonin autonomi, madje edhe në lëmin gjyqësor, islamizimi ishte më i dobët". Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhur dhe kodifikuar nga SHTJEFËN GJEÇOVI, me biografi dhe parathënje të Prof. dr. Syrja Pupovcit, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore të Krahinës Autonome Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1972, fq. XXIII. 533 "Pas pushtimeve osmane, ndër popujt e nënshtruar të ballkanikë ngjallen shumë forma të organizimit shoqëror, të cilat në periudhën e mëparshme kanë qenë duke u shthurur. Pos kësaj, e drejta zakonore u bë rregullatori kryesor i raporteve shoqërore, sidomos në mesin e rajës. Në shoqërinë fisnore ajo është trajtë e autonomisë së brendshme gjyqësore, por si e tillë kishte më tepër elemente patriarkale. Në përgjithësi, ndër popujt e Ballkanit e drejta kanunore lulëzoi gjer në shekullin XIX, veçanërisht te fshatarët" Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhur dhe kodifikuar nga SHTJEFËN GJEÇOVI, me biografi dhe parathënje të Prof. dr. Syrja Pupovcit, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore të Krahinës Autonome Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1972, fq. XIX. "Kanunet, sikurse dihet, janë shprehje të së drejtës agrare në veprim (shpesh ato mbiquhen edhe "kanuni i maleve"). Kanunet janë formuar në hapësira të tërhequra ("prapatokë", hinterland) kryesisht në Shqipërinë fshatare, që krijoi mekanizma vetëmbrojtje ndaj të drejtës perandorake osmane". Shih: Shaban Sinani Perla" (2005), nr.4 (39), Tiranë, fq. 69. 534 Shih: Shaban Sinani, "Kanun e Kuvend", http://www,shqiperia.com/tr/kanun_e_kuvend.php

Faqe 197

mblidhte vendi e do t'ia dorzonte qeveris Osmane jashta kufive të kanunit. E verteta e kësaj fjale dorcohet prej nji dokumenti të vjetës 1639, qi ruhet n'arkiv të hospicit françeskan në Shosh, gjet e botue në librin "Skanderbegu mbas gojdhanash" (f. 122) prej P. Martinit Sirdani, e që thotë "Cum namque quidam Sangiacus, armis et militbus stipatis, ut eis (Dukagjinit) nova vectigalia imponeret et malis eos officeret, et decrevisset contra cansuetudinem ad eos intrare: quod ut primum cognoverunt, miserunt nuncium qui significaret, illos paratos esse ad defferenda consueta tributa usque ad confinia, et proptera eum haud debere ultro progredi". Por, tue mos u vu vesh fjalëve të tyne, i msyni prandej vijon dorshkrimi: "loca Maurichij, Sciale et alia contra injustum aggressorem conspirant et magna celeritale super eiercitum irruentes, Sangiakum ipsum, pluresque milites occiderunt, et quod amore consegui nequivcrant, ejectis Turkis, vi impetrarunt. E vertetë pra, se Turku ­ mos tjetër ­ maleve të kshtena u pat njoftë autonomiu, edhe nji heri vleren juridike të Kanunit. Medje Turkn, per interpretim të Kanunit, ngrefi në Shkoder nji zire të posaçme, "Xhibalin",535 krejt m'vedi e të pamvarshme prej Prefekturet të Vilajetit". Nuk ka dyshim pra se "Kanuni i Lekë Dukagjinit", kohën e pushtimit otoman në Shqypni, ka pas vlerë juridike e ashtu per ligjë civile detyruese nder male të Mbishkodrës e në Dukagjin". 536 Sipas konstatimit të E. Koliqit, në pjesët malore të Shqipërisë së Veriut, sundimi turk ekziston sa për emër për katër shekuj. Malësorët e veriut qeveriseshin me ligjin gojor të malit (Kanunit të Lek Dukagjinit), të njohur nga Sulltani.537 Malësorët e Malësisë së Sanxhakut të Shkodrës që në shumicë ishin të konfesionit katolik, pothuajse kishin arritur të ruajnë të, paprekura privilegjet që ata gëzonin ab antiquo (që në nga kohët e lashta) të cilët kanë qenë të ngjashme ndër bajraqet e ndryshme dhe që qëndrojnë kryesisht: Në përjashtimin nga taksat e ndryshme të

Xhibali ishte një zyre që funksiononte në Shkodër me detyrë që të hetonte se ku nuk përputheshin sheriati e ligjet e perandorisë me kanunin, me qëllim të evitimit të konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër popujt të Ballkanit që mbeti si e drejtë paralele. 536 Shih: Kanuni i Leke Dukagjinit, Shtëpia botuese "Kuvendi", Shkodër, 2001, fq. XXVI-XXVI, Gjergj Fishta "Kanuni i Lekë Dukagjinit"-Parathane, "Gjurmime albanologjike", Instituti Albanologjik i Prishtinës, 20-1990, Prishtinë, (1991), fq. 142. 537 Shih: Ernest Koliqi, Epika popullore shqiptare, punim diplome, Padova, 1973, cituar sipas Sherif Delvina, "Çështja e Hotit dhe e Grudës në dokumentet e Vatikanit", "Univres", Tiranë, 2005, nr. 7, fq.243244.

535

Faqe 198

tokës dhe të dhjetës të gjitha viset e malësisë. Në zbatimin e të drejtës zakonore, si civile po ashtu edhe penale. Në administratën lokale sipas zakoneve dhe dokeve, Malësorët e Sanxhakut të Shkodrës, nuk i nënshtroheshin thirrjes për në ushtri , veçse në rast lufte japin kontingjente ushtarësh të parregullt. 538 Me urdhër të valiut të Prizrenit Safet Pashës, në vitin 1871 ishte formuar një komision i veçantë me detyrë për mbledhjen e "Ligjes së Lekë Dukagjinit". Materiali i grumbulluar u botua në turqishte dhe serbokroatisht në gazetën "Prizren", me qëllimin "që lexuesit të njoftohen për të metat e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe të bindën shqiptarët, në rend të parë malësorët, që të heqin dorë prej këtij kanuni e t'i heqin dorë prej këtij kanuni e t'i nënshtrohen sheriatit dhe ligjeve të sulltanit që janë "të drejta dhe të kulturuara".539 Zbatimi i kësaj të drejte, në trevat shqiptare ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme, në lidhje me akomodimin më të lehtë të islamit, segmenteve të shoqërisë patriarkale shqiptare, përkatësisht të shoqërisë me prani të elementeve e të traditës së fortë fisnore. Në këtë mënyrë ka qenë më lehtë integrimi i elementit shqiptar në Perandorinë Osmane, pasi shqiptarët me pranimin e islamit e kanë ruajtur një pjesë të jetës së vetë tradicionale, por njëkohësisht me pranimin e së drejtës së sheriatit kanë qenë të pajisur me njërën prej mjeteve më kohezive të shoqërive dhe të kulturës islame.540 Kjo e drejtë është zbatuar me lejen e organeve përkatëse, në rast se nuk ka qenë në kundërshtim me interesat shtetërore. Pranimi i kësaj të drejte zakonore, për popujt e nënshtruar ka pasur burimin e vetë në Kur'anin, ku flitet për popujt e librit (ehli-kitab).541 Të gjithë popujt të nënshtruar që kanë qenë lojal dhe që kanë

Shih: Albania and Kosovo, praktical and ethnic boudaries 1867-1946, Archive Edition Limited, 1999 Printed in England by Hobbs the printer Southampton and bound by Cedric Chivres Bristol. 539 Kanuni i Lekë Dukagjinit, në formën më të plotë dhe të shkruar, filloj të botohet në gazetën "Prizreni", gjatë vitit 1871. Materiali u publikua në gjuhën turqishte në numrin 9 të gazetës, kurse në gjuhën serbe në nr. 10, 11, 12, dhe 15. Tonin Çobani, Kanuni i Lekës ­ tradita shtetformuese shqiptare, "KOHA Ditore", 20. 10. 2004, fq. 19. 540 Për rëndësinë e urfit-drejtës zakonore në sheriat si dhe format e depërtimit të tyre, shih: Richard T. Antoun, The islamic Court,, the Islamic Judge and the Accomodation of Traditions: a Jordaninan Case Study, "International Journal of Middle East Studies", XII, (1980), fq. 465-466. 541 Për popujt e librit Kur'ani bënë fjalë në sur. II/1001, 105, sur. XII/ 29.

538

Faqe 199

paguar xhizjen542 kanë pasur të garantuar lirinë fetare dhe s'kanë mundur në asnjë mënyrë të diskriminohen.543 Ruajtja e besimit ka nënkuptuar, ruajtjen dhe kultivimin e statusit personal ashtu si ka qenë e paraparë me normat fetare ose juridike të tyre. Në çështje familjare, trashëgimore dhe statusore, si dhe në rastet e caktuara në lëmin e së drejtës penale, është zbatuar e drejta zakonore e popullit përkatës,544 urfi, si burim i tretë i sheriatit. Kjo rregullativë ligjore është zbatuar qysh prej shek XIV (1371) e deri më vitin 1912, përkatësisht sistemi juridik që është zbatuar ka pasur karakterin islamik. Sa i përket ligjit themelor ai ka qenë sheriati, kurse si burime kanunet dhe fermanët, të cilat janë nxjerrë nga sulltani kanë pasur karakterin osman, por gjithmonë kanë qenë në kuadër të sheriatit. Me pushtimin e trevave të Ballkanit të krishterët dhe hebrenjtë që kanë pasur statusin e popujve të librit të cilët me shtetin osman kanë lidhur marrëveshje të veçantë për nënshtetësi e lojalitet dhe kanë gëzuar statusin e zimisë 545, përkatësisht kanë gëzuar

542

"Luftoni kundër atyre, të cilëvet, u është dhënë Libri, por që nuk i besojnë All-llahut as botës tjetër, nuk e pranojnë për të ndalur atë çka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojnë fenë e vërtetë, deri sa të mos japin xhizjen (lloj tatimi) me dëgjueshmëri dhe përulje", Kur'an-i dhe hija e tij SHQIP, Përktheu Dr. Feti Mehdiu, Logos-A, Shkup, IHH, Stamboll, 1999, sur. 9/29/Tavba. Xhizja, sipas terminologjisë fiskale islamike, ka qenë tatim që kanë paguar meshkujt të moshës madhore dhe të cilët kanë qenë të shëndoshë fizikisht dhe psikikisht. Format e caktuara të xhizjes kanë ekzistuar qysh në Mbretërinë e vjetër persiane (Ahemenide), pastaj gjatë periudhës së Mbretërisë së re persiane (Sasanide), gjatë Perandorisë bizantine, duke obliguar edhe krishterët e drejtimeve të tjera, si kanë qenë monofizëtët, besimtarët e Kishës Ortodokse të Sirisë. 543 Këtu si ilustrim për të ushtrimit të lirë të drejtave fetare dhe garantimin e pasurisë si dhe lëvizjes së lirë, japim Fermanin e sulltan Mehmetit të Madhërishëm, dorëzuar françeskanit Angjeo Zvizdoviqit,: "Unë Fatih Sulltan Han shpall para gjithë botës se Françeskanët e Bosnjës, për të cilët edhe jipet ky ferman, janë nën mbrojtjen e mëshirën time dhe urdhëroj: As njerëzit, emrat e të cilëve edhe shpallen këtu dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqe e të qetë, brenda Perandorisë time. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati le të jetojnë të lirë e të sigurt. Le të kthehen ata në çdo pjesë të Perandorisë e të vendosen e të jetojnë pa frikë nëpër manastiret e tyre. Askush nga rrethi i nderuar i Padishahut, nga vezirët dhe nga nëpunësit e mijë, nga shërbëtorët dhe qytetarët e Perandorisë nuk do të cenojnë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe nuk do t'i mund të dëmtojnë ata. Askush të mos cenojë jetën, pasuritë dhe kishat e këtyre njerëzve, të mos i shikoj dhe trajtojë keq dhe mos i rrezikojë. Edhe nëse sjellin njerëzit të tyre nga një vend tjetër në shtetin tim, ata do të gëzojnë të drejtat e barabarta. Duke shpallur të dekretuar këtë Ferman të Padishahut, betohem në emër të Allahut (Krijuesit, Zotit të tokës dhe të qiellit), të dërguarit - përfaqësuesit të Allahut, Profetit tonë të shenjtë Muhamedit e 124.000 pejgamberëve dhe në emër të shpatës që kam ngjeshur në brez, se asnjë nga shtetasit të cilët do t'i binden urdhërrave e do të mbesin besnikë të mijë, nuk do të veprojnë në kundërshtim me çka është shkruar në këtë ferman". Shkruar në Milodrazhë, më 28. 05. 1463. Origjinali i këtij Fermani ruhet në Kishën françeskane në Fojnicë, Bosnje dhe Hercegovinë. 544 Shih: Dr. Miroljub Jevtic, Prestanak vazenja islamsko-osmanskog drzavnog prava i nastanak srpskih zakona u XIX veku, Beograd, http.www.serbianna.com/columns/jevtic. 545 Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 356. "Në Ballkan si edhe në pjesët e tjera të Perandorisë, bashkësisë e ndryshme të hebrenjve dhe të krishterëve kanë gëzuar statusin e zimisë, e cila me ligjet islamike ka qenë e dedikuar për popujtë e librit të cilët kanë

Faqe 200

autonominë fetare e civilo-juridike, të mbrojturve të shtetit islam dhe të gjithë popujt kanë qenë pjesë të dar-al-islamit.546 Zbatimi i së drejtës së sheriatit në Ballkan, në viset e banuara nga shqiptarët, paraqitet qysh në kohën e shtetit autonom serb. Sipas Hatisherifit të datës 30. 09. 1829 (1 rebiulahira 1245) dhe të datës 7. 11. 1833 (1 rexhep 1249), banorët mysliman civil kanë qenë të detyruar të shpërngulen në afat prej një viti, përkatësisht në afat prej pesë viteve në tërësi. Deri në shpërnguljen e tërë popullatës ka vlejtur sheriati. Me Ligjin mbi rregullimin e viseve të çliruara547 besimit islam i jepet statusi i besimit të pranuar, neni 77, por sipas Marrëveshjes (Traktatit) së Berlinit (1878) në asnjë dispozitë nuk përmendet zbatimi i së drejtës së sheriatit për myslimanët.548 Duke u nisur nga fakti se garantohej liria e ushtrimit të lirë të besimit, atëherë e drejta e zbatimit të sheriatit përfshihej në këtë garancion. Zbatimi i së drejtës së sheriatit në fushën e marrëdhënieve familjare, vetëkuptohej ngase në Serbinë e atëhershme ende nuk ekzistonte martesa civile dhe për popullatën ortodokse serbe zbatoheshin dispozitat e Kodit Civil Serb të vitit 1844, sipas të së cilit kurora lidhej sipas zakoneve ortodokse, kurse myslimanët dhe hebrenjtë lidhnin kurora sipas të së drejtës fetare të besimit përkatës. Për katolikët dhe protestantët ishte nxjerrë Dekretligji VN 244 i datës 7. 12. 1861. Kompetent për lidhjen e kurorës për pjesëtarët e këtyre besimeve ishin gjykatat e shkallës së parë, kurse lidheshin sipas të së drejtës kishtare të besimit të caktuar. Për myslimanët dhe hebrenjtë nuk ishte nxjerrë asnjë normë juridike, e cila shprehimisht kishte me rregulluar këtë lëmi, por në praktikë konsiderohej se ky dekretligj kishte të bënte edhe me jokrishterët,549 kështu që kompetent për zbatimin e të së drejtës së sheriatit do të

qenë nën pushtetin mysliman". Shih, Zhil Vejnshtejn, Istorija Osmanskog carstva, redak. Rober Mantran, "Clio", Beograd, 2002, fq. 360. 546 Dar-ul-islam, vendet që kanë qenë nën sundimin dhe mbrojtjen e vendeve myslimane dhe që janë përmbajtur ligjeve të saja, e kundërta e dar-al-harb, vendet që kanë qenë armiq të shteteve islame dhe kanë luftuar kundër shteteve myslimane. Shih: Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq 65. Zakon o uredjenju oslobodjenih krajeva, të dt. 3. 01. 1878, Zbornik zakona i uredaba izdanih u Knjazevstvu Srbiji od 5. avgusta 1877. do 12. juna 1878, knj. 32, Beograd 1878, 266. 548 Shih: Vladimir ­ Djuro Degan, Medjunardonopravno uredjenje polozaja Muslimana sa osvrtom na uredjenje polozaja drugih vjerskih i narodnosnih skupina na podrucju Jugoslavije, "Prilozi" Instit za istoriju radnickog pokreta, Sarajevo, 8 (1972), fq. 63-65. 549 Shih: Zivojin Peric, Licno bracno pravo po srpskom Gradjanskom zakoniku, Beograd, 1934, fq. 28.

547

Faqe 201

ishin gjykatat e shkallës së parë. Por kjo në praktikë nuk ka ndodhur. Për këtë kanë ekzistuar shumë arsye e njëra prej tyre ka qenë edhe mosnjohja e të drejtës së sheriatit nga ana e gjykatësve. Në praktikë të gjitha kontestet familjare dhe trashëgimore i ka zgjedhur myftiu i Nishit, pasi që në atë pjesë të Serbisë jetonin numri më i madh i myslimanëve. Në shkallën e dytë, sipas vendimeve të myftiut suprem, lënda dërgohej për shqyrtim dhe vendosje sheh-ul-islamit në Stamboll. Në procedurën e ankesës të palës së pakënaqur, myftiu suprem, me anë të dekretit ­ fetvasë, ka mundur që myftiun përkatës të udhëzoj në ndryshimin e vendimit të vetë. Pas luftërave Ballkanike, kur Serbisë dhe Malit të Zi i aneksohen Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit dhe Maqedonia, të banuara kryesisht me popullatë myslimane, si çështje paraqitet rregullimi i statusit fetarë dhe civil-juridik. Të gjitha këto çështje kanë qenë të rregulluara me Marrëveshjen paqësore të Stambollit të datës 14. 03. 1914, të lidhur ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Serbisë. Sipas nenit VIII të kësaj Marrëveshjeje ka qenë paraparë formimi i bashkësisë unike islame për të gjitha këto territore. Për zbatimin e së drejtës së sheriatit në këto vise janë të formuluara në nenin VIII në pikat 10-13. Sipas këtyre pikave ishte paraparë sa vijon: - (pika 10.) Përveç kompetencës në çështjet thjeshtë fetare dhe të mbikëqyrjes mbi pasurinë e vakëfeve, myftinjtë do të kryejnë juridiksionin brenda myslimanëve në çështjet e kurorëzimit, të prishjes së kurorës, të ndarjes së alimentacionit, në çështjet e kujdestarisë, tutorisë (të ardhurat të tutorisë), të fitimit të moshës madhore (ligjore), në çështje e testamenteve islame dhe në detyrat nga trashëgimia e mytevelisë (tevlit) 550, - (pika 11) Në pikëpamje të trashëgimisë, palët e interesuara myslimane munden, në bazë të marrëveshjes paraprake, t'i drejtohem myftiut kryesor që të vendosi si arbitër. Kundër këtyre aktgjykimeve të arbitrazhit, mund të ushtrojnë të gjitha ankesat në të gjitha gjykatat e vendit, përveç në rast se e kundërta nuk stipulohet me klauzolë të veçantë,

Tevlid, a. të lindurit, të drejtat e grave që kanë fëmi dhe janë ndarë nga burri. Shih: Mustafa Nihat Ozan, Osmanlica-turkce SOZLUK, Inkilap ve Aka Kikatabevi, Istambul, 1952, fq. 727.

550

Faqe 202

- (pika 12) Hyxhetet551 dhe aktgjykimet të cilat i shqiptojnë myftinjtë, do të rishikoj myftiu suprem, i cili do t'i vërtetoj në rast se konstaton se janë në pajtim me dispozitat e drejtës së sheriatit, - (pika 13) Aktgjykimet të cilat i shqipton myftiu do t'i ekzekutojnë organet kompetente serbe.552 Me Marrëveshjen Paqësore të Stambollit, akt i karakterit juridik ­ ndërkombëtar, në mënyrë më precize rregullohet pozita e popullatës myslimane si dhe zbatimi i të së drejtës së sheriatit, në trevat të cilat kanë qenë në përbërjen e Perandorisë Osmane. Kjo Marrëveshje edhe pse e nënshkruar dhe e ratifikuar, në Mbretërinë e Serbisë nuk është ligjësuar nga shkaku se gjatë Luftës së I Botërore, Perandoria Osmane ka qenë në anën e Fuqive Qendrore. Qeveria serbe ka hekë dorë nga marrëveshja e nënshkruar, për shkak të gjendjes së luftës ndërmjet këtyre dy vendeve. Përkundër faktit se kjo Marrëveshje nuk është ligjësuar, ajo ka pasur ndikim të madh në aktet e brendshme si të Mbretërisë së Serbisë, po ashtu edhe në aktet e brendshme të Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë.553 Me Dekretligjin mbi rregullimin e gjykatave dhe mbi procedurën gjyqësore në viset e bashkuara të Serbisë së vjetër të datës 7. 06. 1914554, në kompetencën e myftiut kanë qenë kontestet familjare, kontestet rreth kujdesit, kujdestarisë dhe çështjet e tutorit dhe masës pupilare (bonjakëve), si dhe emancipimi i të miturve.555 Pas fillimit të Luftës së I Botërore, Këshilli i Ministrave të Serbisë, nxjerr aktvendimin me të cilin myftiu i Nishit emërohet për ushtruesin e detyrës të myftiut suprem të Serbisë. Me këtë akt përveç që bëhet centralizimi dhe vendosja e organeve unike, por njëkohësisht iu mundësohet myftiut suprem kontrolli i punës të myftive nëpër të gjitha viset ku këta kanë ekzistuar.

Hyxhet a. shkresë zyrtare e lëshuar nga ana e gjykatave të sheriatit me të cilat konstatohet një e drejtë ose pronës. Po aty, fq. 301. 552 Shih: Vladimir ­ Djuro Degan, Medjunardonopravno uredjenje polozaja Muslimana sa osvrtom na uredjenje polozaja drugih vjerskih i narodnosnih skupina na podrucju Jugoslavije, "Prilozi" Instit za istoriju radnickog pokreta, Sarajevo, 8 (1972), fq. 80-82. 553 Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 29. 554 Uredba o uredjenju sudova i o sudskom postupku u prisajedinjenim oblastima stare Srbije od 7. 06. 1914, "Srpske novine", nr. 126, të dt. 10. 06. 1914. 555 Hasan Rebac, "Islam u Kraljevini SHS", Jubilarni zbornik zivota i rada Srba, Hrvata i Slovenaca 19181928, drugi deo, Matica zivih i mrtvih SHS, Beograd, 1929, fq. 658.

551

Faqe 203

Në të gjitha viset që hyjnë në përbërje të Serbisë, në vend të gjykatave të sheriatit të cilat kanë qenë për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre çështjeve, kjo kompetencë i kalon myftijve. Zbatimi i të së drejtës së sheriatit në Mal të Zi dhe rregullimi i statusit civilojuridik të popullatës myslimane, kryesisht shqiptare, paraqitet pas luftërave të viteve 1876-1878, kur pesë kadilluqe bijnë nën sistemin juridik të këtij shteti. Pozita e myslimanëve, gati në tërësi, rregullohej nëpërmjet të deklaratave të knjaz Nikollës, pasi në tërësi mungonin ligjet pozitive. Sipas vendimit të knjaz Nikollës, për myfti të Malit të Zi emërohet haxhi Sali ef. Hulaj, nga Ulqini i cili njëkohësisht fiton edhe të drejtën që myslimanët të gjykoj sipas sheriatit. Kjo gjendje faktike ligjësohet me Kushtetutën e Malit të Zi të datës 6. 12. 1905.556 Me krijimin e Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë për të gjithë myslimanët e drejta e sheriatit bëhet si e drejtë e obligueshme, kurse zbatimi i kësaj të drejte i besohet gjykatave unike të sheriatit për tërë territorin shtetëror. Me nenin 51 të Marrëveshjes të Sen Zhermenit, i cili i është shtuar më vonë nenit 10 të Marrëveshjes Sen Zhermenit557 e ka të bëjë ekskluzivisht vetëm me mbrojtjen e myslimanëve558, fuqitë e mëdha e obligojnë Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, që paraprakisht dhe pa kurrfarë kufizimi, t'i pranoj të gjitha dispozitat e Marrëveshjes të cilat Fuqitë Kryesore i shohin të arsyeshme për

Në nenin 129 të Kushtetutës, qëndron:"Qeverisja e brendshme të besimit Muhamedit i takon Myftiut të Malit të Zi". Gjatë fjalimit inaugurues të knjaz Nikollës, kuptimi i kësaj dispozite, sqarohet sa vijon:"Shtetasve tanë Mysliman, të cilët nuk dallohen për nga sjellja e mirë, puna dhe lojalitetit nga bashkëqytetarët krishterë, kam vërtetuar Sheriatin ligjin mbi martesat, për ndarje dhe trashëgimi dhe i kam barazuar në liritë dhe në të drejta me vëllezërit e tyre krishterë në shtet, kurse lidhjet shpirtërore të cilat gjithmonë kanë ekzistuar me Kalifin e Madh të tyre, nuk do të pengohen". Shih: M. Karadjuzovic, Crnogornski i bosansko-hercegovacki muslimani i nadleznost serijatskih sudova, "Glas crnogoraca", Cetinje, nr. 4. 31. 01. 1912. 557 Në nenin 10 të Marrëveshjes së Sen Zhermenit, qëndron: "Shteti i Serbëve, Kroatëve dhe i Sllovenëve pranon, që për myslimanët, sa i përket statusit të tyre familjar dhe personal t'i nxjerri dekrete, të cilat lejojnë që këto çështje të rregullohen sipas zakoneve myslimane". Përkthimi jepet sipas tekstit në gjuhën serbe të autorit Ilija Przic, Zastita Manjina, Beograd, 1933, fq. 223, , Pravni Leksikon, "Savremena administracija", Beograd, 1964, fq. 833-834. 558 Në formulimin e nenit 10 të Marrëveshjes së Sen Zhermenit, sigurisht ka ndikuar artikulli i gazetarit Charles Rive, të botuar në gazetën "Le Temps" të dt. 1. 04. 1919, për gjendjen e rëndë të myslimanëve si dhe apeli i reis-ul-ulemasë të atëhershëm Xhemalludin Xhausheviqit, dërguar qeverisë françeze, që popullatës myslimane të garantohet siguria personale dhe pasurore. Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Islamski teoloski fakultet Sarajevo, Sarajevo, 1986, fq. 35-36.

556

Faqe 204

mbrojtjen e pakicave.559 Kjo Marrëveshje nuk mbron vetëm të drejtat fetare të individëve por edhe ato kolektive. Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje kanë qenë pjesë e të drejtës së brendshme të shteteve dhe është paraparë mbrojtja juridike e drejtave të parapara560. Marrëveshja e Paqes me Austrinë dhe Marrëveshja e Sen Zhermenit, janë pranuar në mbledhjen e rregullt 127 të Përfaqësisë të Përkohshme Popullore të datës 28. 09. 1920, kurse për ligj të përkohshëm është shpallur më 10. 05. 1920, e për ligj të përhershëm më 18. 06. 1922.561 Me nenin 109 alineja 3 të Kushtetutës së Vidovdanit, (rolin kryesor në miratimin e së cilës e ka luajtur "Organizata e Myslimanëve të Jugosllavisë" dhe angazhimi i saj politik), parashihet që: "Në çështjet familjare dhe trashëgimore të myslimanëve do të gjykojnë gjykatat shtetërore dhe të sheriatit". Pra zbatimi i drejtës së sheriatit dhe funksionimi i gjykatave të sheriatit, ngrihen në kategorinë kushtetuese562 dhe të së drejtës shtetërore. Zgjidhjet e këtilla kushtetuese, nga aspekti formal-juridik janë të kuptueshme, ngase gjykatat e sheriatit, kanë ekzistuar para krijimit të shtetit në të gjitha viset e banuara me besimtarë mysliman dhe duke pasur parasysh se me kushtetutë ka qenë e përcaktuar se shteti do t'i përvetësoj të gjitha institucionet private-juridike dhe fetare të cilat i kanë pasur në sistemet shtetërore të mëhershme.563 Zbatimi në praktik i kësaj dispozite kushtetuese ka filluar me Ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi rregullimin e gjykatave564, i cili në dispozitat kalimtare, neni 5, pika, t. v. dhe g. d. parasheh zbatimin e të drejtës së

Mbretëria e SKS/Jugosllavisë në fillim refuzon nënshkrimin e kësaj Marrëveshjes me arsyetim se nuk është në pajtim me parimin e sovranitetit shtetëror, por nën trysninë ndërkombëtare dhe me sqarimet plotësuese se me Marrëveshjen mbi mbrojtjen e pakicave obligimet e shtetit të ri shteren , delegacioni jugosllav më datën 5. 12. 1919 i bashkëngjitet Marrëveshjes së Sen Zhermenit. Shih: Ilija Przic, Zastita Manjina, Beograd, 1933, fq. 77-81. 560 Me Marrëveshjen e Sent Zhermenit tërë myslimanët në Jugosllavi: Myslimanët, shqiptarët, turqit, romët dhe të tjerë, trajtohen si pakicë unike fetare. Kjo Marrëveshje ka përfshirë vetëm obligimet e Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë të cilat kanë të bëjnë me jetën fetare të myslimanëve ose të vëcantive të tyre që dalin nga besimi. Shih: Sergej Troicki, Medjunarodna zastita religijskih prava, "Arhiv", ( 1926),nr. 2 (libri XII/XXIX), fq. 101-111. 561 Shih: Stenografske beleske Privremenog narodnog predstavnistva Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, knjiga V, Zagreb, 1921, fq. 463, 491, "Slubene novine", Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, br. 133-A, të dt. 19. 06. 1920 dhe nr. 224-XXX të dt. 1922. 562 Për angazhimin e faktorëve mysliman në miratimin e kësaj alineje, shih më gjerësisht, Atif Purivatra, Jugoslovenska muslimanska organizacija u politickom zivotu kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, Sarajevo, 1977. 563 Shih më lartë për bashkësitë fetare të përvetësuara dhe të pranuara. 564 "Zakon o izmenama i dopunama Zakona o ustrojstvu sudova", "Sluzbeni list" Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, br. 37-Va, të dt. 18. 02. 1922.

559

Faqe 205

sheriatit edhe në të ashtuquajturën "Serbi Jugore"565: në Kosovë, Sanxhak dhe Maqedoni.566 Ligji mbi rregullimin e gjykatave të sheriatit dhe për gjykatësit e sheriatit, në bazë të propozimit të ministrisë të drejtësisë dekretohet nga ana mbretit më 21. 03. 1929.567 Me këtë Ligj në mënyrë unike rregullohet organizimi i gjykatave të sheriatit ku kanë jetuar pjesëtarët e besimit islam. Rregullimi centralist i gjykatave të sheriatit, ka qenë në përputhje me politikën centraliste të mbretit.568 Me këtë ligj pushtetin gjyqësor të sheriatit në shkallë të parë e ushtronin drejtoritë e veçanta pranë gjykatave të rrethit, të cilat janë quajtur gjykatat e sheriatit të rrethit, kurse në shkallën e dytë dhe të fundit drejtoratet e veçanta të gjykatave të apelit që janë quajtur gjykatat supreme të sheriatit. Gjykatat supreme të sheriatit do të funksionin në Sarajevë dhe Shkup569, si drejtoritë pranë gjykatave të apelit. Me këtë gjykatat e sheriatit integrohen në sistemin e jurisprudencës shtetërore, kurse gjykatësit e sheriatit fitojnë statusin e nëpunësit shtetëror.570 Gjykatat e sheriatit ishin kompetentë të vendosin për të gjitha çështjet nga lëmin e së drejtës familjare e trashëgimore si dhe çështjet nga lëmi vakufore.571 Karakteri

Sipas regjistrimit zyrtar, shtetëror të cilin duhet me pranuar me rezervë, në këtë territor kanë jetuar 720.078, në Mal të Zi, kanë jetuar 22.856, mysliman, në Kroaci dhe Sllavoni 2.495, kurse në Slloveni dhe Dallmaci 652. Shih: Eugen Sladovic, Zenidbeno pravo, Zagreb, 1925, fq.96. 566 Si gjykatë e shkallës së dytë nuk ka funksionuar Gjykata e Lartë e sheriatit në Shkup, por ajo e Beogradit. Me këtë zgjedhje qeveria mbretërore në tërësi ka kontrolluar qeverisjes e pasurive të mëdha vakufore në Kosove dhe Maqedoni, e kryesore "meritë" për këtë ,ka pasur Hasan Rebaci. Shih: M. Hj. (Muhamed Hazdijahic), Hasan Rebac i muslimanska vjerska autonomija, "Hrvatski dnevnik", (1941), Sarajevo, nr. 1686. 567 Ligji në fjalë nxirret gjatë "Diktaturës së 6. janarit", përkatësisht dy muaj e gjysëm pas shpalljes së diktaturës. Shih: "Sluzbene novine", br. XXIX, 28. III 1929. Mustafa Imamovic: "Pravni polozaj verskih zajednica za vreme sestojanuarske diktature" - (punim i magjistraturës) Fakulteti Juridik Beograd, l967, fq. 90. 568 Diktatura e mbretit Aleksandër dhe voluntarizmi i tij shihet edhe në nenin 5 të këtij Ligji, të gjitha aktgjykimet janë shqiptuar në emër të mbretit. 569 Për gjykatës në Gjykatën Supreme të Sheriatit në Shkup, janë zgjedhur Mehmed Ziki Çinara, ish myftiu kryesor i Serbisë i njohur si përkrahës i politikës së N. Pashiqit, Dervish Sheqerkadiq, myftiu nga Plevla, kundërshtar i organizatës "Xhemijetit" dhe përkrahës i radikalëve dhe Mehmedalija Mahmutoviq, ish gjykatës i sheriatit nga Novi Pazari. Shih: "Nova vrijeme", 3. V. 1930, "Pravda" 2. IV. 1924, dy revista myslimane me orientime të ndryshme politike. Cituar sipas Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 95. 570 Këtë qëndrim e mbrojnë shumica e juristëve të asaj kohe, si: B. Eisner, Medjunarodno, medjupokrajinsko (interlokalno) i medjuvjersko bracno pravo Kraljevine Jugoslavije, Zagreb, 1935, fq. 35, D. Tomac, Ustav i bracno pravo, Zagreb, 1925, fq. 105-106, Slobodan Jovanovic, Ustavno pravo Kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca, Beograd, 1924, fq. 462, Ferdo Culinovic, Drzavno-pravna historija jugoslovenskih zemalja 19. i 20. vijeka, II, Zagreb, 1958, fq. 311. 571 Më hollësisht shih, Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Islamski teoloski fakultet Sarajevo, Sarajevo, 1986, fq.66-73.

565

Faqe 206

fetar i së drejtës së sheriatit nuk manifestohet vetëm në burimin dhe karakterin e saj por edhe në parimin e zbatimit obligativ të saj. Krahas ndarjes të dispozitave fetare dhe të dispozitave ligjore, parimisht është bërë edhe ndarja e fushës së veprimtarisë së organeve të cilat kanë qenë kompetente për zbatimin e disa lëmive të mësimeve islame ­ gjykatat shtetërore të sheriatit dhe Bashkësia e Fesë Islame. E drejta e sheriatit afirmohet si e drejtë partikulare civile e myslimanëve, kurse institucionet e caktuara, ruajnë disa elemente e unitetit të fesë, moralit dhe të së drejtës. Në vetëdijen e myslimanëve, këto tri degë juridike bëhen si tregues të lirisë dhe statusit publiko-juridike dhe njëkohësisht kusht për sigurimin e ekzistencës myslimanëve në ato vende ku ka pushuar pushteti i shteteve islame.572 Gjykatat e sheriatit aktgjykimet e veta i kanë shkruajtë në gjuhën zyrtare, "serbo-kroatesllovene",573 në Kosovë, Maqedoni në Mal të Zi, aktgjykimet kryesisht janë shkruajtur në gjuhën turke, edhe pse kjo gjuhë nuk ka qenë gjuhë amtare shumicës dërmuese të popullsisë, kështu që kanë qënë të detyruar që të gjitha shkresat të përkthejnë në gjuhën amtare. Detyrat e gjykatësve në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi, kanë kryer myftinjtë, si dhe të gjitha punët tjera nga kompetenca e gjykatave të sheriatit, dhe detyrat tjera nga kompetenca e myftinijeve, derisa mos të nxirret ligji mbi Bashkësinë e Fesë Islame dhe derisa kjo bashkësi të miratojë statutin e vetë. Gjykatësit i emëronte mbreti, sipas propozimit të ministrit të drejtësisë, kurse mund të ushtronin detyrën pasi që të kenë marrë murasele, lejen nga udhëheqësi suprem fetarë, kurse të gjithë gëzonin imunitetin e gjykatësit. Gjykatat e sheriatit janë themeluar sipas ligjit. Aktgjykimet i kanë shqiptuar në emër të mbretit574, kurse ato janë ekzekutuar, në pajtim me dispozitat ligjore, pa shqyrtimin e përmbajtjes së tyre nga organet të tjera shtetërore. Gjykatësit575 gjatë shqiptimit të aktgjykimeve kanë qenë të pavarur, kurse palët janë përfaqësuar nga avokatët, sipas dispozitave për avokat, pa dallim feje.

Shih: Senko Rasljanin, Serijatski sudovi u Kraljevini Jugoslaviji, "Mak", Novi Pazar, nr. 2, 1996. Neni 3 i Kushtetutës të Vidovdanit, 28. 06. 1921. 574 Në fillim të çdo gjykimi dhe me rastin e leximit të aktgjykimit, gjykatësi i shqiptonte fjalët:"Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!" 575 Sipas Ligjit mbi gjykata e sheriatit, gjykatës ka mundur të emërohet, çdo shtetas i Mbretërisë të SKS/Jugosllavisë, i gjinisë mashkullore të moshës më së paku 26 vjeçar, të besimit, i cili ka kryer fakultetin

573 572

Faqe 207

Në aspektin praktik, pas miratimit të Kushtetutës së Vidovdanit, vazhdojnë të funksionojnë gjykatat shtetërore të sheriatit të cilat kanë qenë kompetente të vendosin për të gjitha çështjet statusore personale dhe në fushën e të drejtës familjare të myslimanëve. Këto gjykata kanë qenë kompetente për vendosje për të gjithë myslimanët, pra nuk ka mundur të ketë përjashtime, përveç në rastin kur myslimani ka përqafuar besimin tjetër. Gjykatat e sheriatit dhe e drejta e sheriatit kanë funksionuar edhe në vendet tjera si në Shqipëri, dhe në vendet ku ka jetuar pakicat myslimane si: Qipro, Bullgari, Greqi, Rumani, etj. Është me rëndësi të theksohet se Shqipëria gjatë pranimit në Lidhjen e Kombeve, më 2. 10. 1921, jep deklaratën për mbrojtjen e pakicave, ku ndër të tjera në nenin 2 alineja thuhet:"Do të ndermirën masat adekuate për rregullimin e të drejtës familjare dhe statusit personal të myslimanëve në pajtim me zakonet myslimane."576 Kjo deklaratë e qeverisë shqiptare, kur rreth 70% të popullatës ka qenë myslimane, nuk mund të kuptohet në mënyrë tjetër, përveç si angazhim i shtetit të ri që të afirmohet në arenën ndërkombëtare si shtet me të gjitha të drejtat dhe detyrat. Zbatimi i së drejtës së sheriatit nëpër vendet e ndryshme të Ballkanit, të përcaktuara me konventat e ndryshme ndërkombëtare577, e në rastin e Mbretërisë së SKS/Jugosllavisë, edhe me të drejtën e brendshme kanë pasur për qëllim garantimin dhe mbrojtjen e autonomisë personale të myslimanëve. Këto të drejta kanë mundur të shfrytëzohen vetëm me identifikim fetar, e jo si pjesëtar të kombeve të veçanta apo të pakicave kombëtare. Shikuar nga aspekti juridiko-politik, ata kanë qenë pakicë fetare, me identitet të ndryshëm nacional, Mysliman-Boshnjak,

juridik me kursin e sheriatit ose shkollën për gjykatës të sheriatit dhe i cili me sukses ka dhënë provimin e jurisprudencës nga lëmia e sheriatit dhe i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për nëpunës shtetëror (neni 28). Pranë Fakultetit Juridik në Beograd ka ekzistuar kursi për gjykatës të sheriatit dhe në Sarajevë, Shkolla e Lartë e Gjykatësve të Sheriatit në rang të fakultetit. Me Dekretligjin e ministritë të arsimit të datës 30. 03. 1937, themelohet Shkolla e Lartë Islame Sheriate-Teologjike në Sarajevë (Visa islamska serijatskoteoloska skola). Shih: Spomenica Seriatske sudacke skole u Sarajevu (1887-1937), Sarajevo, fq. 109. "Sluzeben novine", br. 72 A, 31. III. 1937. 576 Përkthimi jipet sipas Vladimir ­ Djuro Degan, Medjunardonopravno uredjenje polozaja Muslimana sa osvrtom na uredjenje polozaja drugih vjerskih i narodnosnih skupina na podrucju Jugoslavije, "Prilozi" Instit za istoriju radnickog pokreta, Sarajevo, 8 (1972), fq. 95. 577 Me Marrëveshjen e Berlinit, neni 5 (1878) për Bullgarinë dhe me nenin 44 për Rumuninë, me Marrëveshjen e Servit (10. 08. 1920), neni 14, për Mbretërinë e SKS/Jugosllavisë, Marrëveshja e Sen Zhermenit, neni 10, dhe për Mbretërinë e Shqipërisë, deklarata e dhëne gjatë pranimit në Lidhjen e Kombeve, 2. 10. 1921.

Faqe 208

shqiptarë, turq, romë etj., identiteti fetar i të cilëve duhet të sigurohet me ligje dhe me gjykata të veçanta. Zbatimi praktik i këtyre marrëveshjeve, është varur shumë nga numri i pjesëtarëve të besimit islam, në shtetin përkatës, organizimit politik të shtetit konkret dhe qëllimeve të saja politike. Me shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhe me sekularizimin e Republikës së Turqisë, shtrohet pyetja vendimtare e zbatimit të së drejtës së sheriatit, kur këtë të drejtë e braktis një fuqi deri dje perandorake. Për zbatimin e së drejtës së sheriatit në shtetet e Ballkanit kanë qenë organet e ndryshme: gjykatësit e sheriatit ­ kadijtë ose nëpunësit fetarë-myftinjtë. Myftinjtë në kuptimin burimor islam, kanë pasur statusin e këshilltarëve juridik të personave privat dhe shtetëror. Gjykatat e sheriatit suprimohen dhe pushojnë të punojnë gjatë muajit prill 1948, kurse sipas vendimit të Kryesisë Supreme të Islame të datës 25. 09. 1948, vendoset që të gjitha martesat, që deri atëherë lidheshin para gjykatave të sheriatit, mund të lidhen para imamit të xhematit, pasi që bashkëshortët të regjistrohen (të lidhin martesën) para organeve shtetërore. Me këtë vendim kompetencën e gjykatave të sheriatit për nxjerrjen e ilameve578 për caktimin e kalendarit të festave myslimane e merr Kryesia.579

5. Gjykatat e sheriatit, kompetencat dhe funksionimi i tyre Karakteristikë themelore dhe e përgjithshme mbi të cilën bazohen gjykatat e Sheriatit, është koncepti specifik i organizimit shtetëror të shoqërive myslimane. Shtetet myslimane janë organizuar mbi bazën e unitetit të funksioneve fetare dhe shtetërore. Gjykatat dhe tërë sistemi gjyqësor kanë qenë në kompetencën e udhëheqësit suprem të shtetit: halifit, imamit. Në fushëveprimin e udhëheqësit suprem kanë qenë ndër të tjera: udhëheqja e lutjeve kolektive, interpretimi i Sheriatit, proklamimi dhe shpallja e luftës si dhe mbikëqyrja e tërësishme e jetës publike.580

578 579

Ilam, (ar.) aktgjykim, aktvendim. Shih: Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 62. 580 Shih: Emile Tyan, Judical Organization, Law in the Middle East I, 237-278.

Faqe 209

Halifi, siç kemi theksuar funksionet, e caktuara ka mundur t'ia delegojë funksionarëve të caktuar, si ka qenë rasti edhe me funksionin e kadiut.581 Kadiu ka qenë përfaqësues dhe i autorizuari i kalifit dhe kompetenca e tij ka mundur të kufizohet vetëm me aktin politik.582 Kadiu, edhe pse ka krye një funksionin të deleguar, gjatë gjykimit ai ka qenë i pavarur dhe i lidhur vetëm me zbatimin e ligjit. Ushtrimi i funksionit të gjykatësit, njëkohësisht ka qenë akt fetarë. Për karakterin fetarë të funksionit të gjykatësit dëshmojnë edhe një varg kompetencash të kadiut: mbrojtja e xhamive, mbikëqyrja mbi pronat e vakëfeve, caktimi i fillimit të muajit sipas kalendarit të hixhretit, pranimi i personave në e fenë islame etj. Funksioni i kadiut583 ka qenë si gjykatës i vetëm dhe kur nuk ka vendosur në kolegj, pra në vendet myslimane nuk ka vlejte parimi juge unique, juge inuque584dhe gjykimi kryhej pa pjesëmarrjen e elementit laik, si ka qenë rasti në Evropën mesjetare. Gjykatat kanë qenë kompetente të vendosin të gjitha kontestet ndërmjet

myslimanëve, kurse jomyslimanët kanë, mundur të nënshtrohen juridiksionit vetëm me kërkesën personale. Nuk ekzistonte dallimi në rregullta procedurale në lëndët civile dhe penale. Procedurat penale zhvilloheshin ex officio dhe sipas kërkesës së palëve, në varësi prej karakterit të veprës penale. Në rast se cenoheshin interesat e

Kadi (ar.) gjykatës. Në shtetet myslimane, nëpunësi shtetëror, me cilësi të larta njerëzore e profesionale,i cili në bazë të dispozitave të sheriatit ka vendosur për çështjet nga lëmia civile dhe penale. Në trevat e Ballkanit zyrtar shtetëror që kryente detyrën e gjykatësit dhe detyra të tjera civile e fetare, në bazë të së drejtës së sheriatit. Dr. Hasan Akay, Islami Terimler Sozlugu, Islamic Information Center, Istambul, 1991, fq.172, Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, "Rilindja", Prishtinë 1986, fq. 362. 582 Duke marr parasysh idenë e reprezentacionit-delegimit, juristët klasik islam kanë dalluar kompetencën e përgjithshme dhe të veçantë të kadisë. Funksioni i delegimit të pushtetit gjyqësor, në teorinë juridike islame, me kohë është modifikuar, kështu kadiu fiton funksionin e reprezentantit të tërë shoqërisë islame, e jo të kalifit. 583 Kadiu si gjykatës ka pasur në kompetencë të vendosi për këto çështje: shqyrtimi dhe vendosja në konteste, mbrojtja e të drejtave të individëve, ushtrimin e pushtetit të kujdestarisë dhe të tutorisë, mbikëqyrjen mbi pronën e vakufeve, ekzekutimin e testamenteve, lidhjen e kurorës në emër të personave që gjinden nën kujdestari, ekzekutimin e sanksioneve penale, mbikëqyrjen mbi jetën publike, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe besueshmëria e tyre si dhe sigurimin e drejtshmërisë dhe barazisë gjatë gjykimeve. Shih: Ali b. Muhammed b. Habib el-Basri el-Maverdi, El-ahkamus-sultanije fi-l-vilajati-dinije (Institucionet shtetërore në autorizimet fetare), Kairo, mungon viti i botimit, fq. 78-79, këtu jipet sipas përkthimit të Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 17. 584 Një gjykatës-gjykatës jo i drejtë.

581

Faqe 210

sulltanit, të shtetit, të besimit procedurën e hapte kadiu, kurse deliktet me karakter privat inicioheshin nga i dëmtuari.585 Sistemi gjyqësor mysliman nuk ka njohur vendosjen në shkallë të ndryshme, por kompetencat kanë buruar njëra nga tjetra. Gjykatësit e rangut më të lartë kanë kryer funksionet administrative, kurse aktgjykimet janë korrigjuar gjatë të ashtuquajturit "rishqyrtimi i aktgjykimit pas shqiptimit të gjykimit" si dhe me anë të ankesës së parashtruar organeve administrative ­ mexhlisu-l-mezalim. Me pushtimin e viseve të Ballkanit, krahas përhapjes së islamit, në shtetin unitar dhe centralist të Perandorisë Osmane vendosen edhe organet shtetërore e të drejtësisë. Sistemi i gjyqësisë ka qenë i rregulluar në mënyrë unike dhe parimet e përgjithshme të përcaktuara për organizimin e tyre janë mbështetur në shkencën juridike islame, natyrisht duke pasur parasysh specifikat e shtetit osman. Për krishterët dhe hebrenjtë u lejohen të kishin gjykatat e veta, të përmbaheshin ligjeve të veta në bashkësitë e tyre, jo vetëm gjatë gjykimit, por edhe në rregullimin e brendshëm të jetës së bashkësisë (çështjet pronësore, çështjet martesore dhe trashëgimore, legatët etj.) si dhe kishin një serë të drejtave të tjera civile.586 Gjykatat e sheriatit, përkatësisht kadilerët kanë paraqitur vazhdimësinë e traditës të shteteve-dinastive arabe, të cilat i kanë parapri Perandorisë Osmane. Duke marrë parasysh funksionin e zbatimit të ligjit hyjnor, kadilerët kanë gëzuar autoritet të jashtëzakonshëm. Kadijtë nga koha klasike islame dhe deri kah fundi i shek. XVII, të prosperitetit, në funksionin e vetë kanë përfshirë: elementin karizmatik, tradicional dhe racionalo - burokratik.587 Pavarësia absolute e kadijve gjatë gjykimit dhe pamundësia juridike e pushtetit politik të shërbehet me oportunitetin politik në sferën e sheriatit, kanë kontribuar që gjykata dhe gjykatësit të kenë funksionin e veçantë në tërë sistemin shtetëror. Pra, kadinjtë gjatë shek. XV dhe XVII kishin një shkallë të lartë të pavarësisë. Sipas historianit të lindur në

Shih: Dr. Konstatin Bastaic, Bogdan Krizman, Opça historija drzave i prava, Zagreb, Globus: Centar za strucno usavrsavanje i suradnju s udruzenim radon Pravnog fakulteta Sveucilista u Zagrebu, 1981, fq. 179180. 586 Është interesant të ceket se, gjobat për krishterët dhe hebrenjtë ishte sa gjysma e gjobave për myslimanët, përkatësisht në raste të caktuar bëhej diskriminimi pozitiv në favor të jomyslimanëve. Noel Malcom, Kosova, Një histori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq.102. 587 Shih: R. C. Jennings, Kadi Court and Legal Procedure in 17th C. Ottoman Kayseri, Studia islamica (Paris), XLVIII/1978 fq. 137-152.

585

Faqe 211

Kosovë, Xhelzade Salih Çelebi (1499-1470), gjatë kohës së sulltan Sylejmanit Madhështor, duke falënderua kadijnve "portat e shtypjes dhe të dhunës ishin të mbyllur me gozhda kanunesh".588 Kadijtë në kompetencën e vetë të përgjithshme, përveç çështjeve gjyqësore kanë vendosur edhe nga lëmi i organeve administrative, pasi në Perandorinë Osmane, organet e kompetencës së përgjithshme administrative nuk kanë ekzistuar. Kadijtë të drejtën e sheriatit e kanë zbatuar sipas parimit personal, vetëm për banorët e besimit mysliman, dhe të drejtën shtetërore-kanunet sipas parimit territorial-për të gjithë banorët e Perandorisë Osmane. Deri në fund të shek. XVII gjykatësit, hakim-i sher'i, dhe gjykatat mexhlis'i sher'i në krahasim me gjykatat në Evropë, kanë qenë jashtëzakonisht efikase.589 Sipas legjislacionit osman, pavarësisht nga përkatësia fetare, çdo shtetas, kishte të drejtën të parashtroj ankesë, për çdo veprim të padrejtë. Ankesat ishin një mundësi ligjore që e lejonte sheriati. Ato mund të drejtoheshin te kadiu për problemet që i takonin atij dhe në rast se nuk zgjidhej problemi, u drejtoheshin kadiaskerit të Rumelisë dhe përfundonin tek sulltani.590 Pas shek. XVIII, kur tërë sistemin shtetërore kishte përfshirë kriza e madhe, kadijtë bijnë nën ndikimin e autokratëve lokal ­ ajanëve të korruptuar, kështu degradohet roli i gjykatës si institucion i pavarur shtetëror. Sistemi i këtillë i korruptuar dhe i paaftë, bëhet njëri prej shkaktarëve kryesor i shkatërrimit të tërë sistemit të administratës shtetërore. Siç shihet, kadiu kishte kompetenca të mëdha. Po të bëjmë një analogji me pozitën e sotme, gjyqtari sot ndjehet në mënyrë shumë më komode. Me disa qindra kadinjë sulltani qeveriste tërë perandorinë që shtrihej në tri kontinente, me një sipërfaqe prej 6.000.000 km2 në mesin e shek. XVI,591 përkatësisht në periudhën "klasike" të Perandorisë Osmane, shek. XV-XVI, sistemi

Noel Malcom, Kosova, Një hitori e shkurtër, "KOHA", Prishtinë, 1998, fq.102. Shih: Mustafa Imamovic, Glose uz jednu novu studiju o osmanskom krivicnom pravu, Anali Pravnog fakulteta u Beogradu, br. 5-6, 1974, fq. 646-648. 590 Përmbajtja e ankesave ishte shumë e gjërë. Ato drejtoheshin kundër feudalëve dhe nënpunëlsve të shtetit, lartësisë së taksave shtetërore, kundër shkeljeve të legjislacionit osman, kundër abuzimeve, kundër angarive jashtëligjshme, kundër fajdexhinjve etj. Shih: Prof. dr. Petrika Thëngjilli, Pushteti gjyqësor në shtetin osman në shekujt XVII-XVII, "Universe", Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, nr. 7, 2005, fq.46-56. 591 Shih: Prof. dr. Petrika Thëngjilli, Pushteti gjyqësor në shtetin osman në shekujt XVII-XVII, "Universe", Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, nr. 7, 2005, fq. 46-56.

589

588

Faqe 212

i sheriatit zbatohej në sipërfaqe prej 24.000.000 km2, ku banonin popujt me tradita të ndryshme fetare e popullore.592 Nën zhvillimet e rëndësishme historike dhe nën barrën e një sistemi joefikas e të prapambetur, sulltan Abdylmexhidi (1823-1861) fillon të zbatojë një varg reformash, nën emrin e përbashkët tanzimati. Me hati sherifin Gylhane të datës 3. 11. 1939, përveç proklamimit dhe garantimit të drejtave të lindura të njeriut, të barazisë dhe të lirisë në ushtrimin e lirë të besimit si dhe sistemit të ri tatimor, me të cilin barazoheshin të gjithë obliguesit tatimor, nxirren një sërë ligjesh të reja sistemore dhe formohen institucionet të reja në pajtim me nevojat e riorganizimit administrativ të shtetit.593 Të gjitha këto ide janë zgjeruar dhe vërtetuar me aktin "Hatti humajun-u" të datës 18. 02. 1856, posaçërisht në zgjerimin lirive e të drejtave të krishterëve dhe mundësimit të pjesëmarrjes sa më të gjerë të tyre në organet shtetërore dhe në gjykatat civile. Të gjitha këto ndryshime shkaktojnë ndryshimin e tërë sistemit juridik si dhe të gjykatave. Përveç të drejtës së sheriatit, fillon të zbatohet edhe e drejta evropiane e recepuar; në lëmin e organizmit ekonomik në baza koorporative, sistemi i ri i bankave dhe i qarkullimit të hollave, në të drejtën penale si dhe në procedurën e përmbarimit. Reforma më e rëndësishme në sistemin e gjykatave bëhet me Dekretligjin mbi rregullimin e gjykatave të sheriatit të datës 15. 09. 1859, me ç'rast gjykatave të sheriatit në kompetencë i lihen vetëm çështjet nga statusi personal, kurse për të gjitha çështjet tjera formohen gjykata tjera të rregullta. Pra, për herë të herë në historinë e shteteve myslimane bëhet kufizimi ndërmjet gjykatave të sheriatit dhe gjykatave të rregullta. E drejta e sheriatit, si e drejtë e përgjithshme e deriatëhershme, nga fusha praktike-juridike shtyhet në fushën teologjikemetafizike. Në Mbretërinë e Jugosllavisë (1918-1941) për pjesëtarët e konfesionit mysliman, në pikëpamje të statusit personal, çështjet që kanë të bënin nga fusha e të drejtës familjare e trashëgimore dhe çështjeve të legatave (vakëfeve) janë zgjidhur nga ana e gjykatave të veçanta-gjykatave të sheriatit, të cilat në këto lëmi kanë zbatuar

592

Shih: TURKLER, 9, Yeni Turkiye Yayinlari, Basredaktor C. Cem Oguz, Ankara, 2002, fq. 1-2. Shih: Ahmed S. Alicic, Uredjenje Bosanskog ejaleta od 1789. do 1878, Sarajevo, 1983, fq. 13.

593

Faqe 213

dispozitat nga e drejta e sheriatit. Zbatimi i ligjeve sipas parimit personal, nga ana e organeve shtetërore, është bërë sipas përkatësisë konfesionale të qytetarit, përkundër faktit se shteti ka qenë i organizuar në parimin nacional, kurse ligjet janë zbatuar sipas parimit territorial .594

PJESA E TRETË

POZITA BASHKËSIVE JUGOSLLAVE

KUSHTETUESE-JURIDIKE FETARE NË ISH

E

FEDERATËN

KAPITULLI I SHTETI DHE BASHKËSITË FETARE

1.Marrëdhëniet dhe qëndrimi i shtetit socialist ndaj bashkësive fetare

Në suazat e qytetërimit të Perëndimit, të gjitha kishat, bashkësitë fetare të gjitha konfesioneve me gjithë strukturën e vet të brendshme të zhvilluar, janë munduar të

594

Shih: Fikret Karcic, Serijatski sudovi u Jugoslaviji 1918-1941, Sarajevo, 1986, fq. 5.

Faqe 214

jenë të hapura dhe të bashkëpunojnë në sferat e strukturat e ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë këtu edhe shtetin.595 Marrëdhëniet ndërmjet shtetit kishës,dhe bashkësive fetare në shoqëritë bashkëkohore bazohen kryesisht në parimine ndarjes së kishës nga shteti. Ndarja e kishës nga shteti, e bazuar në përvojën e gjatë historike, paraqet një zgjidhje më të preferueshme dhe të pranueshme për të dy palët.596 Ndarja e kishës nga shteti nënkupton bashkëpunimin e tyre, duke respektuar autonominë edhe të shtetit edhe të kishës respektivisht bashkësive fetare. Ndarja e shtetit nga kisha dhe përligjimi i besimit në një institucion të çështjes private të çdo personi, i ka mundësuar kishës të lirohet nga përgjegjësia për çështjet shoqërore.597 Bazën kryesore teorike të ndarjes së shtetit laik të nga besimi i krishterë e ka paraqitur teoria e arsimuesve francezë mbi të drejtën natyrore. Sipas filozofisë të së drejtës natyrore, shoqëria dhe shteti janë kuptuar si fusha të pavarura nga kisha dhe besimi. Liria e besimit dhe e ndërgjegjes në fillet e veta është kuptuar dhe sanksionuar nga shteti më tepër si një e drejtë individuale e më pak si një e drejtë e konfesionit dhe e kishës së caktuar.598

Në suazat e Qytetërimit Perëndimor: shkenca, religjioni, ideologjia dhe politika, janë sferat relativisht të mbyllura, autonome dhe sisteme ekzluzive të ideve, besimeve dhe të praktikës. Çdo sistem i nga këto paraqet tentimin e veçantë të interpretimit të realitetit, adaptimin ndaj realitetit, transformimin e realitetit në pajtim me nevojat njerëzore, orientimin në realitet me plotë të papritura, kontrollin e realitet, integrimin e pjesëve të ndara të realitetit, identifikimin ­ tentimin për të dhënë përgjegje ndaj çështjes "kush jam unë dhe vendit ku i takoj", mobilizimit e forcave sociale me qëllim, të arritjes të qëllimeve të caktuara. Shih: Djuro Susnjic, Otpori kritickoj misli, "Cigoja stampa", Beograd, 1990, fq. 9. 596 "Ndarja e kishës nga shteti përputhet me idealet themelore të Krishtërimit, pasi qëllimi i saj është të pastrojë shpirtin njerëzor dhe të lartësojë karakterin njerëzor, dhe jo të kërkojë organizimin e shtetit. Dhjata e Re bën të ditur se kur shtrohet pyetja nëse ishte e ligjshme t'i paguhej haraç Qezarit të Romës, ai vështronte një monedhe me fytyrën e Qezarit dhe thoshte: "Jepini Qezarit atë që është i Qezarit dhe Zotit atë që është e Zotit", ...Kur studiojmë rastin e Islamit, zbulojmë se parimi i ndarjes së kishës nga shteti është i pazbatueshëm. Ndërkohë që në Krishtërim nuk ka shtet, në islam nuk ka kishë, dhe kjo e pamundëson studimin e njëllojtë të situatave. Edhe pse ka dijetarë, në Islam nuk ka klerë dhe nuk ekziston as institucioni i priftërimit". Hassan Hathout, Leximi i mendjes së myslimanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2005, fq. 44-45. 597 Branko Bosnjak: "Fenomen religije danas", "Religija i drustvo", Centar za idejno-teorijski rad GK SKH Zagreb, Zagreb, 1987, fq. 15. 598 Sipas M. Weberit, të parët që kanë kërkuar organizimin jo institucional të kishës dhe mospërzierjen e pushtetit shekullar në çështjet e besimit ishin baptistët anglez, "Deklarata e parë e një komuniteti kishtar në këtë sens duket se është rezoluta e baptistëve anglezë në Amsterdam e vitit 1612 ose 1613: `the magistrate is not to middle with religjion or matters of consience...because Christ is the Kin gand lawgiver4 of the Church and conscience'. Dokumenti i parë zyrtar i një komuniteti kishtar, që kërkoi si të drejtë ligjore mbrojtjen pozitive nga shteti të lirisë së ndërgjegjes, ishte ndoshta neni 44 i konfesionit të baptistëve (partikularë) i vitit 1644. Edhe njëherë po vemë në dukje me ngulm se pikëpamja e shprehur në raste që toleranca si e tillë i ka vlejtur kapitalizmit, është natyrisht plotësisht e gabuar. Toleranca fetare nuk është

595

Faqe 215

Të gjitha këto variante, ose forma të ndarjes së shtetit nga kisha, janë pasojë e zhvillimit historik të shtetit dhe të bashkësive fetare në shoqëritë e caktuara. Ndikim kumulativ në qëndrimin e shtetit ndaj bashkësive fetare kanë pasur rrethanat politiko-pragmatike, historike, sociologjike, juridike, teologjike etj. 2. Marrëdhëniet e shtetit dhe të kishës në Qytetërimin Perëndimor

­ tipet e ndarjes dhe të bashkëpunimit

Gjatë historisë janë zhvilluar forma dhe modele të ndryshme të marrëdhënieve ndërmjet shtetit e kishës599, përbashkësisë dhe të bashkëpunimit midis tyre.600 Në aspektin historik, marrëdhëniet e shtetit dhe të bashkësive fetare kanë qenë dhe kanë mbetur burim i rëndësishëm i konflikteve politike. Deri në shek. XVIII Kisha Katolike, dhe shteti në mënyrë të ngushtë kanë qenë të lidhura ndërmjet vete. Gjatë 18 shekujve të kaluar, Kisha Katolike ka qenë e interesuar që sa më tepër të mishërohej me shtetin, si dhe të ketë ndikim sa më të madh në të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore, të cilat thjeshtë kanë qenë çështje shtetërore. Gjithashtu gjatë kësaj kohë shteti ka përdorur kishën dhe autoritetin e saj për qëllimet e veta, me ç'rast është rritur forca e ndikimi i kishës në shoqëri; përkatësisht, kisha është përdorur për forcimin e pushtetit të sundimtarit. Ndërlidhja mes shtetit e kishës ka filluar që nga shek. IV kur perandori bizantin Konstantini njëkohësisht ka qenë bartës i pushtetit suprem shtetëror dhe

specifikë e kohëve moderne apo e Oksidentit. Ajo ka sunduar në Kinë, në Indi, në perandoritë e mëdha të Azisë së Afërme në epokën e helenizmit, në perandorinë romake, në perandoritë islamike gjatë periudhave të gjata në një përmasë kaq të madhe, e kufizuar vetëm nëpërmjet të arsyeve shtetërore (të cilat edhe sot krijojnë caqe !), sa asgjëkund në botën e shekujve 16 dhe 17 e aq më pak ka pasur tolerancë fetare ku sundonte puritanizmi, si p.sh. në Hollandë dhe Zelandë në epokën e lulzimit të tyre politik-ekonomik ose në Andlinë e Vjetër apo të Re puritane. Për Oksidentin, para se pas reformacionit, ishte karakteristikë intoleranca konfesionale tamam e ngjashme p.sh. me perandorinë Sasanide, siç sundoi edhe në Kinë, Japoni, Indi gjatë epokave të veçanta, por në shumtën e herëve për arsye politike. Si pasojë toleranca si e tillë nuk ka të bëjë sigurisht aspak me kapitalizmin". Shih: Max Weber, Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit", "Plejad", Tiranë, 2005, fq. 167-168. 599 Koncepti "bashkësi fetare" në këtë shkrim kryesisht përdoret për konceptin e "kishës" dhe ka të bëjë me kishat krishtere; katolike, protestante dhe ortodokse. 600 Sipas Glenn M. Vernonit, në aspektin sociologjik, ekzistojnë tri tipe themelore të marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe të kishës: 1. shteti e favorizon një religjion, duke refuzuar ose diskriminuar çdo religjion tjetër, shteti e përkrah religjion, por duke mos dhënë përparësi asnjë religjioni, dhe 3. shteti refuzon çdo lloj të religjionit , angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthortë që religjioni të ndahet nga shoqëria dhe të pamundësohet ndikimi i kishës në shoqëri. Shih, Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 125-132.

Faqe 216

autoritet suprem kishtar, me ç'rast krijohet fenomeni i njohur në histori si cezaropapizën.601 Në shek. X perandori austriak Otoni i I, i njohur si themelues i otonijanizmit, përkatësisht i investiturës laike602; të përzierjes të shtetit në punët e kishës. Në shek. XV pushtetarët që kanë pasur të drejtën të përzihen në punët kishtare janë quajtur "ius reformandi". Jozefizmi paraqet pikën kulmore të përzierjes së shtetit në punët kishtare. Gjatë sundimit të Habsburgëve, në bazë të konkordatit të lidhur ndërmjet Perandorisë së Austro-Hungarisë dhe të Vatikanit në vitin 1855, perandorët kanë gëzuar të drejtën të emërojnë ipeshkët katolikë, përmes të cilëve kanë mundur të realizojnë interesat e tyre politike. Në nenin 19 të Konkordatit perandori ka gëzuar të drejtën të emëroj ipeshkëv të rijnë në vend të ipeshkëve të vjetër. Ipeshkëvit eemëruar nga perandori kanë shërbyer për zbatimin dhe realizimin e interesave politike të oborrit perandorak.603 Ndryshimin thelbësor në historinë e organizimit të shoqërisë, në këtë kontekst edhe të marrëdhënieve ndërmjet shtetit e kishës paraqet Revolucioni francez i vitit 1789 dhe Kushtetuta e SHBA e vitit 1787, të cilat i vënë bazat e shoqërisë qytetarecivile. Vlen të theksohet se në bazë të zhvillimit në kushtet specifike historike

Ky parim burimin e vetë e ka në thënien e Shën Palit, Omnis Potes tas a Deo, "Çdo njeri le t'i nënshtrohet autoritetit që ka mbi vete. Sepse nuk ka pushtet që nuk vjen prej Hyut: Ato që janë i ka vënë Hyu. Prandaj, ai që i kundërshton pushtetit, i kundërshton rendit të vendosor prej Hyut: Ata që i kundërshtojnë, mbi veten do të ndjellin gjykimin. Sepse, nuk ke pse t'u druesh eprorçve jur vepron mirë, por kur vepron keq. A dëshiron të mos druash nga pushteti! Bëjë të mirën dhe do të fitosh lëvdata prej pushtetit! Sepse pushteti është shërbëtor i Hyut ­ për të mirën tënde. Përkundrazi, nëse bën keq , frikohu! Nuk e bart kot shpatën! Shërbëtor i Hyut është ai që: shfryen hidhërimin e Hyut në atë që bën të keqen. Prandaj, duhet të nënshtroheni, jo vetëm për shkak të frikës së ndëshkimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes. Për këtë arsye duhet të pagueni tatimet, sepse ata merren me këtë gjë janë nëpunës e Hyut. Jepni gjithkujt çka i përket: tatimmarrësit tatimin, doganierit doganën, atij që është për t'u druajtur, drojën, atij, që është për nderim, nderimin". Letra drejtuar Romakëve, 13:1-7, 17, Shkrimi i shenjt, Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, "Drita", Ferizaj, 1994, fq. 1606. Termini laicite ka burimin nga greqishtja e vjetër laos ­ popull. Etimologjia e kësaj fjale specifike franceze dhe koncepti i saj nënkuptojnë idenë themelore se shtetit duhet të veprojë në interes të tërë popullit, në interesin e gjithë njerëzve, duke abstraktuar grupe të caktuara të cilat kanë bindje të caktuara fetare. Me kalimin e kohës, koncepti ka fituar gjithnjë e më shumë kuptime të ndryshme, kështu që sot nuk ka konsensus mbi implikimet e saj praktike.Por kryesisht, laiciteti mund të përkufizohet si mospranimi të asnjë religjioni si religjion shtetëror dhe garanca kushtetues për lirinë e ndërgjegjes. 603 Më gjerësisht A. Mercati, Raccolta di Concordati, I, Tipografia poliglota Vaticana 1954, 821-844, cituar sipas Borut Kosir, Odnosi med Cerkvijo in drzavo - Znamenje urejenosti ali neurejenosti neke sodobne demokrati~ne dru`be, "Bogoslovni vestnik", Glasilo Teolo{ke fakultete Univerze v Ljubljani, letnik 55 (1995), st. 4, Ljubljana 1995, fq. 413-427. - Prim. H. Jedin, Velika povijest Crkve III/I, "Krscanska sadasnjost", Zagreb 1971, fq. 403-432.

602 601

Faqe 217

shoqërore, janë zhvilluar dy tradita të qëndrimit ndaj kishës, tradita evropiane më tepër tregon prirjen kah përshtatja dhe bashkëpunimi me bashkësitë fetare, kurse tradita amerikane insiston në ndarjen konsekuente të shtetit nga bashkësitë fetare. Në praktikën shoqërore janë krijuar disa tipe, të cilat në vijat e përgjithshme nuk I kundërvihen traditave të krijuara. Të dyja këto tradita kanë të përbashkët se thellësisht dallohen për nga teokracia604 dhe antagonizmi i hapur ndërmjet shtetit dhe të kishës.605 Karakteristikë e botës bashkëkohore është se pushteti gjendet të duart e shtetit sekular,606 edhe pse në këtë drejtim ekzistojnë edhe përjashtime. Në

604

Teokratija ose ekleziokratija, sipas formës së saj organizative munden me qenë monistike ose dualistike. Në rastin e parë, struktura dhe kierarkia shtetërore është identike me strukturën religjioze dhe kiearkike. Kurse, në rastin e dytë, ekzistojnë dy struktura paralele dhe të ndara, por struktura religjioze dominon mbi strukturën administrative shtetërore. 605 Shih: Ahmet Alibasic, "Modeli uredjenja odnosa izmedju drzave i vjerskih zajednica u Evropi i SAD i njihove konsekuence", "Znakovi vremena", Sarajevo, 2000, 9/10, fq. 140-158. 606 Sekularizim rrjedh prej fjalës latine saeculum ­ e cila në Evropën Perëndimore ka nënkuptuar gjeneratën, periudhën ose frymën e një periudhe të caktuar kohore, por njëkohësisht ka nënkuptuar periudhën kohore prej një shekulli. Deri në kohën e Vullgatës shprehja latine saeculum fiton dy kuptime; njëra që ka të bëjë me kuptimin e një kohe të gjatë të padukshmit (papashmit), kuptim religjioz neutral (1 Timoteu 1:17 "Dhe Mbretit të shekujve të Pavdekshmit, të papashmit, një të Vetmit Hyj i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen") dhe kuptimin negativ religjioz "e kësaj bote" e cila është nën pushtetin e Sotonës (Iblisit) (Et nolite confirmari huic saeculo, Romakëve, 12:2 "Mos ju përshtatni parimeve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtëriteni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur".cituar sipas Bibla, "Drita", Ferizaj 1994, përktheu Dom Simon Filipaj. Nënvizimet M.B.). Gjatë shekullit të mesëm idea e "kësaj bote" ­ ajo që i takon kësaj bote, neutralizohet në masë të konsiderueshme, kështu që konceptet "kleri i përbotëror" ose "ushtria laike" nuk kanë patur konotacion negativ dhe nuk kanë shprehur armiqësinë ndaj religjionit. Deri te paraqitja e formës se sekularizimit (saecularizatio) në kutpimin e ngjashëm si sot vjenë pas përfundimit të luftës françezogjermane dhe me nënshkrimin e Paqes së Vestfalisë. Me atë rast përfaqësuesi i Francës me qëllim të emërtimit të kalimit të pronës dhe pasurisë ekleziatike (kishtare) në kontrollin civil. Gjerë në nënshkrimin e Paqes së Vestfalisë dhe diç më tepër 300 vjet pas saj, sekularizmi ka akceptuar kuptimin e ndryshimit të pronës kishtare të cilat i kanë poseduar kishat ose mbajtja me qira të pronave kishtare nga ana e qytetarëve. Kuptimi i këtillë i sekularizimit ka qenë e përshirë edhe në drejtën kanonike kishtare si dhe në historinë e kishës. Ndryshimi i kuptimit të këtillë të konceptit të sekularizimit kemi vetëm pas kohës hegeliane në filozofi dhe në filozofinë e të drejtës. Në këtë kohë mbizotëron botëkuptimi kultura bashkëkohore në njërën anë dhe burimet si dhe e kaluara e saj krishtere janë dy anët e papajtueshme të cilat e përjashtojnë njëra tjetrën. Pra, këtu theksi vihet në kuptimin e ndryshimeve shpirtërore. Shqyrtimet dhe qëndrimet e Kishës Romano-Katolike kanë qenë kundër këtij procesi dhe kundër vetë kuptimit të terminit sakularizim përkatësisht këtë e kanë cilësuar si dëm të pakalueshëm për Kishën, të gjitha transferët e kryera të pronësisë dhe të mirave të tjera materiale, gjatë shek. XVII nuk kanë qenë të drejtuara kundër Kishës, kuptimi i sekularizimit ka qenë në korniza të konotacionit neutral dhe përshkrues. Deri në shekullin XVIII janë paraqit gjithnjë e më tëpër kërkesa që tërë pasuria ekleziatike (kishtare) të kaloj në pasuri shtetërore. Gjatë Revolucioni borgjez françez (1789) ku parim ka filluar të zbatohet në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Përdorimin më të mirë të terminit sekularizim në kuptimin ushtarak të fjalës gjatë shek XIX ka dhënë G.J. Holyoake dhe organizata e tij "Shoqëria laike". Holyoake programin e tij e ka emërtuar "Sekularizmi" me çka ka nënkuptuar "filozofinë praktike për njerëzit", qëllimi i së cilës ka qenë të interpretoj dhe organizoj jetën pa kërkimin e ngushlimin në mbinatyrorën Krahas me këtë përdorim agresiv dhe pragmatik të sekularizmit, gjithashtu është paraqitë edhe përdorimi tjetër i konceptit me ç'rast sekularizmi nënkuptohet si qëndrim indiferent ndaj institucioneve dhe praksës religjioze."Shekullarizimi nuk origjinën në besimin

Faqe 218

këtë kontekst është më e besueshme se shteti mund të përdor forcën ndaj bashkësive fetare se sa që mund të ndodhë e kundërta. Në qëndrimin e shtetit ndaj besimit dhe ndaj kishës, përkatësisht të marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe të kishës, në teorinë politike dhe juridike, dallohen tri tipe kryesore, të cilat në botën bashkëkohore ekzistojnë:607 shteti kishtar, kisha shtetërore dhe ndarja e shtetit nga kisha ­ si dhe katër608 tipe kryesore juridike të këtyre marrëdhënieve: tipi i kishës shtetërore, tipi i kishës së pranuar ­favorizuar, tipi antikishtar-tipi administrativ dhe sistemi i ndarjes së kishës nga shtetit, tipi neutral.609 a) Tipi i besimit shtetëror karakterizohet me marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shtetit dhe besimit të caktuar e kishës së caktuar, duke ngritur atë në nivelin e religjionit shtetëror, me ç'rast kisha e divinizon shtetin. Karakteristikë themelore e këtij tipi është se shteti një bashkësie fetare i garanton pozitën monopoliste përkatësisht pozitën e privilegjuar në jetën fetare të shtetit. Mbretëria e Osrohenëve në Siri, në shek. e II ka qenë shteti i parë në histori ku krishterimi ka qenë besim zyrtar, përkatësisht besim shtetëror. Kjo mbretëri gjendej në krahinën ku tani gjendet kufiri ndërmjet Sirisë dhe Turqisë ­ Antihoja, Edesa.610 Tipi i këtillë i marrëdhënieve të besimit të krishterë katolik dhe të shtetit ka ekzistuar, në

biblik, por në interpretimin e besimit biblik nga ana e njeriut perëndimor; ai nuk është fryt i Ungjillit por frytë i historisë së stërgjatur të konflikteve filozofike dhe metafizike në botëkuptimet religjioze dhe racionale të njeriut perëndimor". Sejid Muhammed Nakib El-Attas, Islami dhe sekularizmi, "Logos-A", Shkup, 2006, fq. 42-43. Për historinë e konceptit të sekularizimit ekzistojnë dy diskutime; Martin Stallman, "Was ist Sekulariserung?", Tubingen: J.C. Mohr, 1960, Kreu I. Herman Lubbe, "Sekularisierung, Geschichte eines idenpolitischen Begriffs", Freiburg ­ Munchen, Karl Alber, 1965, fq. 40 Cituar sipas "The Concept of Secularization in Empirical Research",Journal for the Scientific Study of Religion 6 (2):206-220). D. Martin, A generaltheory of secularisation, Oxford, 1978, Lari Sajner , "Pojam sekularizacije u empirijskom istrazivanju", "Povratak svetog", "Gradina", Nis, 1994, fq. 45-55. Për sekularizmin shih: Povratak svetog ?, Zbornik tekstova, Priredio i uvodnu studiju napisao Dragoljub B. Djordjevic, Nis: "Gradina", 1994, 227. 607 Shih: Branko Petranovic, Istorijsko-metodoloski okvir istrazivanja odnosa izmedju drzave i crkve u Jugoslaviji, "Istorijski zapisi", (1973), Beograd, nr. 3-4, fq 359-471, D. Martin. 608 Zdenko Roter, Katoliska cerkev in drzava v Jugoslaviji 1945-1973, Cakarjeva zalozba v Ljubljani, 1976, fq 125-145. Gjatë shtjellimit të kësaj problematike do të përmbahemi tipologjizimit sipas dr. Zdenko Roter . 609 Shkencëtari amerikan Paul J. Weber, i identifikon pesë forma të ndarjes së shtetit dhe të bashkësive fetare: ndarja strukturale, ndarja absolute, ndarja vlerore, adaptimi dhe ekvidistanca e barabartë ose neutralitetit. Shih: Paul J. Weber, "Separation of church and state: a potent, dynamic idea in political theory", në Robert Wuthnow, ed. "The Encycklopedia of Politics and Religion", 2. vols. London: Routledge, 1988, 684. 610 Shih: Oliver Potezica, "Odnos islama prema drugim religijama", htpp://www.nspm.org.yu/Debate/2006_CP_poteyica 1.htm

Faqe 219

periudhat e caktuara në Evropë, deri në fund të shek. XIX. Në këtë drejtim edhe disa marrëveshje dhe konkordate me shtetet sekulariste ku Kisha Katolike ka gëzuar status të veçantë mund të përfshihen në këtë tip, si ka qenë rasti me Kishën Katolike në Francë 1801-1905, në Spanjë 1945-1978 dhe me Itali 1848-1984. Në këtë tip të marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe të kishës, fuqia politike dhe shoqërore distribuohet në drejtim të dyanshëm. Kisha shtetërore qëllimet e veta i realizon përmes organeve shtetërore. Simbolet fetare dhe kishtare gëzojnë përkrahjen dhe privilegjet shtetërore, kurse simbolet shtetërore gëzojnë përkrahjen kishtare. Kisha shtetërore gëzon "vërtetësinë" absolute dhe shpallet si kishë e vetme që bazohet në parimet hyjnore, kurse kisha e shpallë shtetin si shtet i vetëm që funksionon në bazë të drejtësisë. Besimtarët e këtyre kishave janë të favorizuar dhe kanë statusin e privilegjuar juridik e shoqëror. Gërshetimi i funksioneve fetare dhe shtetërore, nuk i përjashton konfliktet e mundshme ndërmjet shtetit dhe të kishës, në lëmit e caktuara shoqërore, si psh. në fushën e arsimit dhe të edukimit, kur njëra prej tyre dëshiron të ketë primatin absolut, të ashtuquajtur konflikt për prestigj dhe sovranitet.611 Shteti e pranon një besim dhe atë e proklamon si besim shtetëror. Besimi i proklamuar si shtetëror stimulohet me mjete shtetërore dhe ekonomike në krahasim me besimet dhe bashkësitë e tjera fetare, veprimtaria e të cilave në parim lejohet në heshtje dhe në përmasa minimale e nën mbikëqyrjen e ashpër të

organeve shtetërore. Një besim dhe një kishë, ka statusin kryesor me të cilin identifikohet shteti. Në këtë tip, besimi fiton fuqinë e besimit shtetëror dhe njëkohësisht mundësinë që me anë të fuqisë shtetërore të realizon qëllimet e veta. Me aktin e këtillë shteti fiton disa elemente teokratike, por nuk domethënë se shndërrohet në tërësi në shtet teokratik. Tipet e këtilla e karakterizojnë Britaninë e Madhe, ku mbreti njëkohësisht është edhe i pari i Kishës Anglikane, Greqinë ku feja ortodokse është fe shtetërore, si dhe shumë shtete të Amerikës Latine ku feja katolike ka pozitën e njëjtë. Karakteristika themelore të këtij tipi të marrëdhënieve janë bashkëpunimi i ngushtë i shtetit me kishën me konflikte të karakterit kalimtar dhe incidental, të

Shih: Vuk Pavicevic, Sociologija religije sa elementima filozofije religije, Zavod za izdavanje uzbenika, Beograd, 1970, fq. 67.

611

Faqe 220

cilat nuk mund të ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në marrëdhëniet e ngushta të vendosura. Brenda këtij tipi të marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe të kishës ekzistojnë disa nëntipe, të cilat janë zhvilluar në varësi prej marrëdhënieve të caktuara shoqërore, zhvillimit kulturor, shtrirjes gjeografike etj. Si shembuj ilustrativ, do të përmendim luteranizmin në Evropë, i cili jo vetëm që pranon sovranitetin e shtetit në çështjet profane,612 por edhe në çështjet e brendshme kishtare dhe nëntipin e pozitës dominuese të kishës katolike ndaj shtetit në Evropën e mesjetës, kur edhe paraqitet shteti kishtar dhe me te edhe fillet e qytetërimit të krishterë.613 Shembuj më karakteristikë të kishës shtetërore paraqiten atëher kur religjioni universal e formëson tipin e veçantë të pushtetit shtetëror. Në histori tipe të tillë kanë përcjellë shoqërit e bazuara në zaratustrizëm, shintoizëm, në hebrejizëm dhe në ,sipas pikëpamjeve të teorikëve përimdimor, edhe format e ndryshme të shteteve myslimane të bazuar në islam.614 Në këtë kontekst duhet përmendur se në botën myslimane asnjëherë nuk ka ekzistuar klerikalizmi, ashtu siç është i njohur në Qytetërimin Perëndimor, në kuptimin e imponimit dhe të kontrollit absolut nga ana e bashkësisë islame ose nga ana e besimtarëve apo në kuptimin e përzierjes të bashkësisë islame në jetën politike. Klerikalizmi është antipod i sekularizmit dhe gjithmonë ka qenë bazë për ekskluzivitetin dhe intolerancën fetare. Ky tip i pozitës së besimit në shoqëri i ka rrënjët e veta në rregullimin feudal të shoqërisë. Tipi i këtillë ka qenë karakteristikë e parimit feudal "cuis regio eius religio"615. Kuptohet se ky parim është interpretuar dhe zbatuar në mënyra të

C. Schmitt teorinë e pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve moderne nacionale, i emërton si "teologji politike", duke konstatuar se në realitet "të gjitha kuptimet moderne mbi shtetin janë kuptimet e sekularizuara teologjike". Shih: C. Shcmitt, Politische Theologie, Berlin, 1970, fq. 49, cituar sipas Milan Galovic, "Rat kao filozofijska tema", http://www.ffzg..hr/hsd/polemos/prvi/01.html 613 Shih: J. Wach, Sociologie de la religion, Ed. Payot, Paris, 1955, fq. 283. 614 Për islamin duhet cekur një veçori të veçantë se nuk kanë ekzistuar konfliktet për supramacionin e profanes dhe të hyjnores, pasi që tërë shoqëria ka qenë i organizuar në parimet fetare si dhe bartësit e pushtetit fetare dhe shtetëror kanë qenë të unifikuar në një personalitet. Në islam nuk ekziston kleri, si shtresë e veçantë. Ajo që karakterizon shtetin islam është zbatimi i vullnetit të Zotit, me ç'rast është relevante se kush e bënë këtë nëpunësit fetar apo laikët. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë në marrëdhënien e shtetit dhe të bashkësisë fetare, por në marrëdhënien e shtetit dhe të besimit të mishëruar në të drejtën islamike ­ sheriatin. Shih: Oliver Potezica, "Koncept suverenosti Imama Homehinija", htpp://www.nspm.org.yu/Debate/2006_CP_poteyica _homenini.1.htm 615 Pas shumë luftërave të ashpra ndërmjet katolikëve dhe protestantëve në truallin e Evropës, katoliku i bindur Charles V Habsburg (1550-1558) zgjerimin e protestantizmit në Evropë, ka dashur të zgjidhi me anë

612

Faqe 221

ndryshme gjatë historisë. Tipi i këtillë ka qenë përcjellës i më i gjatë i shteteve të krishtera të Evropës616, si atyre të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit, duke filluar nga konstantinizmi617 dhe cezaropapizmi, njëri prej titujve të papës është edhe Latinus rex sacerdos, mbret dhe priftë latin).618 e deri në sistemet më të reja monarkike, me ç'rast besimi dhe laicizmi, kishtarja dhe shpirtërorja kanë jetuar në harmoni të plotë apo kanë qenë në luftë të ashpër për supermacion reciprok, siç ishte rasti i Bizantit619, Spanjës, Italisë, Portugalisë, Francës, Anglisë, Greqisë, etj. Për të kuptuar natyrën e ndikimit të fesë ortodokse në karakterin e sistemit shtetëror­ politik, duhet theksuar se Kisha Ortodokse, mësimet e veta kishtare eshatologjik, ndaj shtetit i ka modifikuar, pasi që perandori Konstantin si

të kompromisit me Selinë e Shenjtë, derisa vetë në Spanjë pa mëshirë ka bërë përndjekjen e protestantëve. Sipas Marrëveshjes së Aubsburgut të vitit, parimi "cuius regio, illus religio" ka nënkuptuar të drejtën e sovranit të imponoj besimin të cilin ai vetë ka zgjedhur. Ku parim është vërtetuar me Paqen e Vestfalisë 1648, pas Luftës tridhjetëvjeçare, luftës më të përgjakshme në Evropën paraindustralizuar. Shih: Propylaen Welt-Geschihte, 1986: Band, 7, 135-230, Dr. Vera Vratusa-Zunjic, Razvoj socioloske teorije i metodologjie, "Razvoj, religija, rat" Institut za socioloska istrazivanja Filofoskog fakuleta, Beograd, 1995, fq.124-125 Menduh Bamja, "Historiku i lirisë së besimit në të drejtën ndërkombëtare", "Edukata islame", Prishtinë, 2004, XXXIV, nr. 75, fq.157-192. 616 Në Evropë kanë ekzistuar, pesë tipe të "shtetit të krishterë": ortodoksizmi lindor (Rusia), katolicizmi romak, reformizmi, anglikanizmi dhe luteranizmi. Shih: J. Wach, Sociologie de la religion, Ed. Payot, Paris, 1955, fq. 286. 617 Sipas Konstantinit të I (të Madh) (288-337), perandor i parë i cili ka pranuar krishterimin. Konstantini i I-rë në vitin 323 bëhet sundues i parë i tërë Perandorisë Romake, pas ngadhnjimit mbi perandorin Licin. Ka themeluar kryeqytetin e quajtur Roma e Re ose Konstantinopolisin në qytetin e vjetër të Bizantit. Konstantinit të I-rë ka qenë e nevojshme kisha e përbashkët si faktor i Bashkimit dhe të unitetit të Perandorisë. Enciklopedija zivih religija, "Nolit" Beograd, 1990, fq. 386. 618 Me rënien e pushtetit dhe të ndikimit të Perandorisë Perëndimore Romake, papët krahas pushtetit shpirtëror kanë fituar edhe pushtetet shtetëror. Leoni i I (440-461) ka vërtetuar MËSIMET E MËDHA fundamentale për pushtetin monarkik të papës. Grguri i I /590-604) ka qenë themelues i papizmit. Duke i u falënderuar "Dhuratës" së Pipinit të Vogël, në vitin 754, krijohet Shteti papnor në Italinë qendrore. Kurorëzimin e parë papnor ka pasur Nikolla e II (1056-1061). Në shek. XIV tijara, kurora e trefishtë bëhet simbol i titullit së papës. Papa Pali i VI (1963-1978) heqë dorë nga bartja e kësaj kurore. Papizmi në shekullin e mesëm (në mesjetë) ka qenë pronë e familjeve të fisnikëve italianë. Me papën Grgurin e VII fillon lufta pesëshekullore me sundimtarët laike për primat. Përzierja në luftërat e Kryqëzatave (shtatë sosh gjatë shekujve XI-XV), lëvizjet reformatore të kohë pas kohshme dhe forcimi i pushtetit centralist kishtar nën sundimin e monarkisë papiste, janë karakteristikat themelore të papizmit. Enciklopedija `ivih religija, "Nolit" Beograd, 1990, fq. 536-537. 619 Për kishat ortodokse forma më e preferuar e bashkëpunimit është sinergija (bashkëveprimi), marrëdhënie ku është e ndarë sfera e pushtetit shpirtëror dhe sfera e pushtetit shtetëror, por ekziston bashkëpunimi intensiv ndërmjet këtyre pushteteve, me çka nënkuptohet komunikimi intensiv dhe i bashkëveprimit në shoqëri. Forma ekstreme e angazhimit kishtar politik është etnarhija, kur prelati i më i lartë kishtar në një vend i kryen funksionin udhëheqës shtetëror, siç ka qenë rasti me arkipeshkopin grek Damaskin, i cili prej vitit 1944-1946, ka qenë regjent i Greqisë dhe rasti i arkipeshkopit Makarios i cili ka qenë kryetar e Republikës së Qipros gjatë viteve '70 të shek. XX. Shih: Miodrag M. Popovic, Crkva i Drzava. Shih: http://www.nspm.org.yu/Debate2005_CP_popovic_1.htm

Faqe 222

bartës i pushtetit shtetëror bëhet edhe "shërbyesi i parë" i kishës dhe në hierarkinë kishtare fiton primatin. Në krahasim me katolicizmin dhe me variantet e ndryshme të protestantizmit, kisha ortodokse nuk e ka të definuar qëndrimin e vet dogmatik mbi marrëdhëniet e shtetit dhe të kishës, përkatësisht në ligjin kishtar nuk është e definuar marrëdhënia ndërmjet patrikut dhe të perandorit. Në realitet, ekziston shpërputhja ndërmjet mësimit ortodoks për shtetin ideal, e cila nënkupton shndërrimin e pushtetit të shpatës në pushtetin e dashurisë, në kuadër të shtetit nacional si bashkësi religjioze dhe laike. Ndikimi vendimtar i perandorit ndaj kishës ortodokse,i ka fillet e veta në lëvizjen e arianëve dhe të ikonoklastëve në Perandorinë Lindore Romake, në drejtim të dominimit të cezarit ndaj kishës. Deri në Revolucionin e Tetorit, perandori ka pasur primat në kierakinë kishtare, ai ka konvokuar kuvendet kishtare i cilat kanë dhënë fuqinë juridike kishtare dogmave fetare, ai ka emëruar patrikun dhe bartësit më të lartë të funksioneve kishtare, si dhe i gjithë kleri është financuar nga buxheti shtetëror, si gjithë nënpunësit e tjerë të aparatit burokratik. Me qëndrim të këtillë kisha ka humbur autonomitetin e vet, duke u shndërruar në aparat të veçantë burokratik, në krye me udhëheqësin monokratik.620 Ky tip i marrëdhënieve i takon më tepër të së kaluarës historike me tendenca të theksuara autokratike e totalitare për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore, si ka qenë teokracia e lamaizmit tibetan dhe teokracia katolike e shekullit të mesëm. Ti gjitha shtetet me marrëdhënie të këtilla, në shkencë, njihen edhe si tipe teokratike dhe autokratike. Si shembuj të kishës shtetërore, që kanë ngelur si trashëgimi historike, janë: Kisha anglikane në Britani të Madhe ku mbreti gëzon të drejtën që ti emërojë të gjithë prelatët më të lartë kishtar, Kisha luteriane në Suedi dhe Norvegji si dhe Kisha Katolike në Spanjë, Itali dhe në të gjitha shtetet e Amerikës Latine.621 Qëllimi

S. M. Cirkovic, "Pravoslavna crkva u srednjovekovnoj srpskoj drzavi", Srpska pravoslavna crkva 12191969, Beograd, 1969, Maks Veber, Protestanska etika i duh kapitalizma, "Veselin Maslesa", Sarajevo, 1968, Vera Vratusa-Zunjic, Razvoj Religija, Rat, Institut za socioloska istrazivanja Filozoskog fakulteta u Beogradu, 1995, fq. 80-81. 621 Në Britani të Madhe, mbreti i emëron argjipeshkvin, peshkopët të dioqezave dhe dekanët e katedralave, pa pajtimin e parlamentit nuk mund të ndryshohen ligjet kishtare, duke përfshirë edhe ato për shërbesat fetare. Shih: Kushtetutën e Greqisë të vitit 1952 ku qëndron: "...besimi shtetëror në Greqi është krishterimi lindor-ortodoks, çdo besim i tjetër i pranuar është i lirë, por prozelitizmi dhe ndalohet çdo përzierje në

620

Faqe 223

i shtetit ka qenë shfrytëzimi i besimit dhe të autoritetin të kishës për realizimin e qëllimeve politike. Ky tip quhet edhe tipi erastijanik dhe karakteristik e përgjithshme e tij është se shteti, mundohet të organizojë kishën si një pjesë të aparatit të vetë.622 b) Tipi i përkrahjes ­ favorizimit të shtetit një besimi të caktuar Elementet e këtij tipi të marrëdhënieve ndërmjet kishës dhe të shtetit, sipas disa shkencëtarëve, janë karakteristikë e marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe të kishës në SHBA623, njërit prej shteteve më religjioze në botë por edhe më së paku teologjik. Karakteristikë themelore e këtij tipi është se të gjitha religjionet dhe kishat ­ bashkësitë fetare, kanë status të barabartë ligjor dhe, në përgjithësi, ndaj çdo religjioni, shteti dhe shoqëria kanë qëndrim afirmativ, por në realitet njëri prej besimeve stimulohet në mënyrë të veçantë. Si fakt i stimulimit të veçantë të religjionit në SHBA, mirret deklarata e ish presidentit Dvajt Ajzenhauer (Dwight Eisenhover): në të cilën ai thekson se: "Forma e pushtetit tonë nuk ka kuptim, derisa nuk është i zhytur thellë në besimin religjioz dhe deri atëherë vlen të jetohet për atë ide".624 Shteti ka qëndrim pozitiv ndaj çdo forme të religjionit dhe ndaj çdo grupi fetarë, por në praktikë organet shtetërore i favorizojnë denominacionet e mëdha e të organizuara të krishtera, me ndihmën e të cilave e realizojnë politikën e vetë afatshkurte dhe afatgjate sociale-politike, kurse kultet dhe sektet i janë të ekspozuara urrejtjes shoqërore. Qëllimi i këtillë i shtetit ndaj religjionit dhe bashkësive fetare është i motivuar nga interesat pragmatike, ngase religjioni ndikon në ruajtjen e harmonisë sociale dhe qëndrimit pozitiv ndaj shtetit. Në fakt, ndarja konsekuente ndërmjet bashkësive fetare dhe të shtetit në SHBA nuk është bërë,

punët e besimit shtetëror". Kushtetuta e Argjentinës i vitit 1957, në nenin II thekson se qeveria federale e përkrah "...besimin apostolik romano-katolik". Peasele A., Sonstution of nations, vol. III dhe IV Europe, Hag, 1968-1970, fq. 403, Stewart W. Herman, Church and State in Sweden, Cristian Centyry, vol. 70, febr. 1953. 622 Më hollësisht shih: John G. Francis, "The Evolving Regylatory Structure of European Church-State Relatinships", "Journal of Church and State", 34 (Autumn) 1992), no, 4, p. 781. 623 Ndarja e këtillë i shtetit dhe të bashkësive fetare në SHBA, është bërë në bazë të Amandamentit I në Kushtetutën e SHBA dhe interpretimit të saj, si nga Letra e kryetarit të SHBA Thomas Jefersonit dhe Gjykatës Supreme të SHBA , ku qëndron: "Kongresi nuk mund të miratoj asnjë ligj për themelimin e religjionit shtetëror, e as ligjin me të cilin ndalohet ushtrimi i lirë i besimit; e as ligjin me të cilin kufizohet e drejta e shprehje së lirë ose të shtypit ose e drejta e popullit në tubimet paqësore si dhe në dërgimin e peticioneve qeverisë për evitimin e padrejtësive". 624 Cituar sipas Max Lerner, God and the Churches, a reading in John Eric Nordkog, Social Change, Mac Graw-Hill, New York, 1960, fq. 307.

Faqe 224

ngase është e pamundur. Të dy këto institucione përfshijnë njerëz të njëjtë dhe kryejnë një mori të veprimtarive të përbashkëta në fushën sociale, andaj ndarja e tyre është shumë relative.625 Në kohët e fundit vërehet aktivizimi i shtuar i denoninacioneve kryesore protestante, e në veçanti atyre evangjeliste ­ "krishterëve të rilindur"626, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit të SHBA, por edhe në formulimin e politikës së jashtme.627 Këto kisha nuk kanë një strukturë dhe udhëheqësi të centralizuar, por janë jashtëzakonisht dinamike në veprimtarinë e tyre, kryesisht me anë të mjeteve elektronike e të shtypit. Marrëdhëniet e këtilla ndërmjet shtetit dhe kishës, paraqiten me shkatërrimin e monolitizmit katolik në Evropën Perëndimore dhe diferencimit të brendshëm të denominacioneve të krishtera si dhe me afirmimin e SHBA si shtet shumë konfesional e shumënacional me elemente të theksuara të protestantizmit. Karakteristikë e këtij tipi është se kishat, bashkësitë fetare, nuk gëzojnë statusin e institucioneve juridiko-publike, kështu që kujdesi shtetëror ndaj religjionit ka forma të ndryshme, nga përkrahja e jashtme deri te zyrtarizimi i simboleve të ndryshme fetare, si simbole shtetërore.628 Rëndësia e religjionit në

Të gjithë funksionarët shtetëror amerikanë, duke filluar prej kryetari të SHBA, betimin e vetë obligativ para fillimit të detyrës e mbarojnë me "So help me God". Të dy dhomat e Kongresit (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve) kanë priftërijë të paguar, të cilët çdo ditë mbledhjet e fillojnë me lutjen obliguese të mëngjesit. Gjithashtu, para çdo seance të Gjykatës Supreme të SHBA bënë ftesën për mëshirën e Zotit. Gjatë dëshmisë para gjykatave, dëshmitari betohet me betimin fetar duke lënë dorën në Bibël. Shih: J. Clifford Wallace: "The Framers' Establishment Clause: How High the Wall?", Brigham Young University Law Reviev, 2/2003. G. Vernon Sociology of Religion, McGraw-Hill, New York, 1962, fq. 351-352, Sima Avramovic, Pravo na versku nastavu u nasem i uporednom Evropskom pravu, Anali Pravnog fakulteta u Beogradu, (2005), fq.46-65. 626 Numri i kishave evangjelike është jashtëzakonisht i madh, dhjetëra mija, të cilët nuk kanë një histori të gjatë, por ekzistojnë disa karakteristika të përbashkëta për të gjitha denoninacionet; besimi se Bibla nuk është vetëm Fjala e Zotit, por se ajo është e mjaftueshme, përjetimi emocional i Biblës dhe ngjarjeve në to, prania e Shpirtit të Shenjtë gjatë lutjeve etj. 627 Angazhimi i dy liderëve evangjelist Pat Robertson, televeangjelistit të rrjetit televiziv CBN (Christian Broadcatsing Network) dhe Xherri Falvelit, në anën e Partisë Republikane, kanë ndikuar që kryetar të zgjidhet Xhorxh Bushi, në dy mandate. Këta dy liderë posaçërisht janë aktiv në justifikimin e politikës së Izraelit në Lindjen e Mesme, në krizën në Sudan si dhe krijimin e disponimit atimysliman në SHBA ("Izraeli është kombë i veçantë i cili ka vend të veçantë në zermën e Zotit" P. Robertson, "...krijimi i shtetit të Izraelit është vepër e Zotit...i krijuar për të përgatitur ardhjen e Krishtit", Xh. Falvel). Fjalimet e këtyre kanë qenë plotë urrejtje dhe luftënxitëse. Politikan e intelektual liberal amerikan (kryesisht të tubuar rreth Partisë Demokratike) fjalëmimet e këtilla e kanë vlerësuar si njerën prej burimeve të antiamerikanizmit në botë. Peshkopi i Rashkës dhe i Prizrenit dr. Artemije Radosavleviq, gjatë vizitave në SHBA, është munduar që këta dy liderë fetarë të angazhohen kundër pavarësisë së Kosovës, nën sentimentin për mbrojtjen e krishterimit. 628 Në këtë rast do të japin shembullin e SHBA, motoja kombëtare e tyre "In God we trust" është e shënuar në bankënotën e dollarit duke filluar prej vitit 1865, në hyrje të sallës së Kongresit ku mbanë seancat Senati

625

Faqe 225

shoqëri e shtynë shtetin që një pjesë të pushtetit t'a bartë në bashkësitë fetare. Brenda këtij tipi, mund të vërehen tre nëntipe të marrëdhënieve: ndërmjet shtetit vendosen marrëdhënie pozitive, indiferentizmi ndërmjet shtetit dhe të bashkësive fetare dhe marrëdhënia negative ndërmjet shtetit e të bashkësive fetare. Ndarja është gjendje shoqërore dhe veprim politiko-juridik, e cila është pasojë e ngjarjeve të rëndësishme historike. Shteti dhe kisha ekzistojnë dhe veprojnë në mjedisin e përbashkët shoqëror dhe si pasojë e kësaj kemi proceset dhe veprimet e përbashkëta, të kooperativitetit dhe të marrëveshjes së përbashkët. Shteti i ka të gjitha karakteristikat e shtetit sekular dhe të gjitha lëmit e veprimtarisë së shtetit janë të precizuara. Në marrëdhëniet e këtilla juridiko-politike shteti dhe kisha në fushëveprimin e vetë e plotësojnë njëra tjetrën. Të dyja këto institucione kanë sistemin e vet modus operandi dhe ndërmjet tyre ekziston procesi i interakcionit, ku kryesisht sundon elementi pozitiv e shumë më pak elementi negativ. c) Tipi neutral i marrëdhënieve të shtetit e të kishës, bashkësive fetare, është karakteristikë e sistemeve bashkëkohore demokratike dhe të shtetit ligjor, ku me normat juridike garantohen dhe në praktikë përfillen të drejtat e njeriut. Ndarja e shtetit prej kishës, në pikëpamje juridiko-politike konsiderohet si e drejtë e patjetërsueshme e shoqërisë sekulariste.629 Ky tip karakterizohet me parimin sipas të cilit shteti ka qëndrim neutral ndaj religjionit dhe ndaj çdo kishe, bashkësie fetare, pa marr parasysh numrin e besimtarëve dhe traditën religjiozo-kulturore të shtetit përkatës. Për herë të parë në historinë e shoqërive njerëzore bëhet ndarja konsekuente e reale ndërmjet shtetit e kishës; ndarja ndërmjet sferës sakrale nga sfera profane. Shumica e shteteve bashkëkohore këtë parim e kanë sanksionuar me kushtetutat e tyre dhe e konsiderojnë si një zgjidhje shumë të rëndësishme të emancipimit të njeriut. Çdo privilegj ndaj kishës konsiderohet si anakronizëm. Këto

qëndron mbishkrimi i njëjtë, himni kombëtar mbaron me falënderim Zotit. Shih: J. Clifford Wallace: "The Framers' Establishment Clause: How High the Wall?", Brigham Young University Law Reviev, 2/2003. 629 "Ndarja e Kishës dhe shtetit, , e forcave religjioze dhe atyre të kohës, nuk ka qenë rezultat i përpjekjes së krishterimit kundër sekullarizimit; përkundrazi, ishte rezultat i qëndrimit filozofik shekullarit të Perëndimit kundër asaj që është konsideruar si fushatë anti-shekullare e Kishës ambivalente sipas predikimeve të religjionit eklektik. Kjo ndarje paraqiste për krishterimin një status quo në betejën e humbur kundër forcave shekullariste me kalimin e kohës ky status quo u shemb, kështu që sot atij i është lënë pak hapësirë, në mos aspak , për të lozur çfarëdo roli të rëndësishëm shoqëror dhe politik në shtetet shekullare të botës perendimore". Sejid Muhammed Nakib El-Attas, Islami dhe sekularizmi, "Logos-A", Shkup, 2006, fq. 47-48.

Faqe 226

elemente të qëndrimit të shtetit ndaj kishës konsiderohen si cilësi të shoqërisë së socializuar dhe planetare, përkatësisht konsiderohet se ky model i përgjigjet njeriut bashkëkohor e planetar.630 Shteti si faktor neutral në bindje, krijon bindjen kolektive dhe individuale, se për shtetin është krejtësisht e parëndësishme se cilit religjion apo bashkësie fetare i takon individi, apo është ateist. Për bindjet e caktuara fetare apo ateiste askush nuk mund të gëzojë privilegje apo sanksione juridike ose politike. Nënkuptohet se shteti bashkëpunon me kishën, bashkësitë fetare dhe anasjelltas, por gjithmonë duke ruajtur autonominë e tyre si shteti ashtu edhe kisha, bashkësitë fetare. Shteti dhe kisha, bashkësitë fetare, me aktet më të larta juridike janë të detyruara të respektojnë lirinë e besimit dhe lirinë e ndërgjegjes. Marrëdhëniet e këtilla ndërmjet shtetit dhe të kishës janë karakteristike për të gjitha shoqëritë sekulariste, ku ateizmi nuk është privilegj apo përcaktim i grupeve të caktuara intelektuale, por është fenomen i gjithë pranishëm shoqërorë dhe qëndrim ekzistencialist i jetesës të një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Ky "ateizëm praktik" është fenomen i shteteve të Evropës krishtere. Qëndrimi neutral i shtetit ndaj besimit dhe kishës, bashkësive fetare, nënkupton ekvidistancën e shtetit ndaj besimit dhe ndaj ateizmit, si pasojë e drejtpërdrejtë e sekularizmit. Religjioni, në këto shoqëri, konsiderohet se ka humbur funksionet e përgjithshme, ose gjithnjë e më pak ka vend për funksionet e përgjithshme të besimit e të kishës. Morali shoqëror është i liruar nga besimi, përkatësisht konstituohet "morali i krishterë" pa Zot. ç) Tipi administrativ është karakteristikë e sistemeve socialiste të bazuara në ideologjinë marksiste leniniste, dogmatike. Bazë e këtij tipi janë parimet administrative dhe ideologjike, me të cilat qëllimisht kufizohen liritë e të drejtat fetare. Ky tip paraqitet në periudhat e caktuara historike, kur në duart e shtetit është e koncentruar fuqia politike, përkatësisht kur tërë fuqia shoqërore është e koncentruar në duart e burokracisë shtetërore-politike.631 Shteti, në këtë kontekst nuk është i interesuar të vendosi marrëdhënie me kishën, bashkësitë fetare, por është i interesuar të vendosi kontrollin mbi punën publike të kishës, bashkësive

Shih: J. Laloux, Uvod u sociologiju religije, "Krscanska sadasnjost", Zagreb, 1970. Zdenko Roter, Katoliska cerkev in drzava v Jugoslaviji 1945-1973, Cakarjeva zalozba v Ljubljani, 1976, fq 125-145.

631 630

Faqe 227

fetare. Shteti me të gjitha mjetet politike dhe administrative bënë përndjekjen e religjionit dhe të kishës, bashkësive fetare, e të besimtarëve. Tipi administrativ mund të quhet edhe modeli i rregullimit të "tejdukshëm" të marrëdhënieve të ndërsjella, me ç'rast besimi shtyhet në margjinat e jetës shoqërore si vlerë shpirtërore dhe humane. Shteti lejon praktikimin e fesë në suazat e ashpra minimale grupore dhe në vende të caktuara, duke mbetur shtet ateist, përkatësisht antiteist. Shteti lufton kundër religjionit jo vetëm në kuptimin doktrinar, por edhe në aspektin socialpolitik, duke bërë atë çështje shoqërore, e cila pengon zhvillimin e shoqërisë.

Karakteristikë e shoqërive të këtilla është se shteti fiton cilësitë hyjnore, kurse udhëheqësi ngritët në rangun e hyjnisë. Pra, kemi të bëjmë me shtetet sekulare, ku drejtësia, pushteti ekzekutiv, policia , kujdesi social, përkatësisht të gjitha organet shtetërore shndërrohen në teologji sekulariste.632 Fillet historike të qëndrimit të këtillë gjinden në Babiloni në kohën e Hamurabit, për të arritur kulminacionin në nacionalsocializmin e Hitlerit dhe në socializmin e Stalinit633 e të Enver Hoxhës.634 si dhe të tjerëve liderë komunist .Në këto sisteme totalitare besimi dhe kishat, bashkësitë fetare, shndërrohen në mjete të rezistencës ndaj etatizmit dhe shtetit i cili është konstituar në vend të hyjnisë, (rasti i kishave të caktuara në Gjermaninë

Shih: Carl Schmit, Politische Theoogie, 51. Me këtë rast do të përmendin përdorimin e kishës dhe ndjenjave fetare për qëllimet shtetërore nga ana e Stalinit, gjatë viteve 194-1942, kur BRSS ishte sulmuar nga ana e forcave fashiste dhe i kanosej rreziku shtetit, Stalini e favorizon Kishën Ortodokse Ruse, e si kundërshërbim kisha, bënë thirrje popullatës ortodokse që masovikisht t'i përgjigjet luftës atdhetare. Shih:Th. Schreiber, Le christianisme en Europe a orientale, Ed. Spes, Paris, 1961, fq.17-18. 634 Në janar të vitit 1967, rinia e shkollës së mesme "Naim Frashëri" në Durrës , shpall publikisht nismën "Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, besëtytnitë, zakonet prapanike. Më 6. 02. 1967 Enver Hoxha mbajti fjalim me temë "Revolucionarizmi e mëtejshëm i partisë dhe pushtetit". "Zëri i popullit" të dt. 8. 02. 1967 në kryeartikull shkruan;"Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë , kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, besëtytnive dhe zakoneve prapanike". Më 26. 03. 1967 në Lezhë organizohet kuvendi i tre brezave, si kuvend kundër fesë dhe bashkësive fetare, ç'rast E. Hoxha në fjalimin e vetë cek:"Populli duhet të bindet për kotësinë e fesë, kishës, xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë fenë menjëherë apo ngadalë". Entuziazmi i spastrimit, krenaria e krijimit të shpejtë të një shoqërie ateiste, u bënë marramendëse. Reforma e suprimimit të klerit, faltoreve dhe praktikave fetare, u realizua pa ndonjë rezistencë. Kjo reformë u mirëprit dhe u përshëndet nga lart, nga Partia e Punës. Më 6. 06. 1973 në Shkodër u hap "Muzeu Ateist", muzeu i parë dhe i fundit në botë. Në vitin 1976 me Kushtetutë RPS e Shqipërisë shpallet shtet ateist dhe me ligj do të ndalohet çdo veprimtari fetare. Në nenin 37 të Kushtetutës, proklamohet sa vijon:" Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë ateiste për të rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor", kurse në nenin 55, përcaktohet :"Ndalohet krijimi i çfarëdo organizate me karakter... fetar. Ndalohet veprimtaria dhe propaganda...fetare". Shih: Gazeta BALLKAN, 25. 10. 2005, burimi, htp://www.ballkan.com/index.php?page=shownews&newsID=32404.

633 632

Faqe 228

naciste, rezistenca e Kishës Katolike të Polonisë në fund të viteve '90 të shek. XX etj.) Marrëdhëniet ndërmjet kishës, bashkësive fetare dhe të shtetit totalitar dhe autoritar janë të kushtuzuara me vetë karakterin e religjionit dhe të kishës së caktuar (nacional, universal etj) dhe ndikimit të madh të shtetit ndaj religjionit dhe të kishës së caktuar. Marrëdhëniet e vendosura janë të ngarkuara me mosbesim dhe konflikte, e në shumë raste edhe dramatike. Tipi administrativ i politikës së shtetit ndaj besimit dhe ndaj bashkësive fetare karakterizohet me apostrofimin e rolit të shtetit në çështjet e besimit. Organet shtetërore, me aktet dhe vendimet e veta të karakterit administrativ, pretendojnë t'i zgjidhin në mënyrë të njëanshme të gjitha çështjet kontestuese që lindin ndërmjet shtetit dhe të kishës, bashkësive fetare. Karakteristikë tjetër e kësaj politike është qëndrimi burokratik i shtetit ndaj shoqërisë dhe ndaj njeriut. Karakteristikë e veçantë e kësaj politike është se çdo religjion, apriori, hidhet si fenomen i dëmshëm shoqëror. Sipas kësaj pikëpamjeje, ndikimi i religjionit dhe i kishës, bashkësive fetare kufizohet dhe pamundësohet me aktet administrative të organeve shtetërore. Marrëdhëniet e këtilla ndërmjet shtetit dhe të kishës, bashkësive fetare , janë më të ralla në botën bashkëkohore dhe karakterizojnë shtetet ish socialiste, ku edhe partia komuniste identifikohet me shtetin, si bartëse e ideologjisë unitariste.635 Antagonizmi shtetëror ndaj bashkësive fetare manifestohet në përndjekjen e klerikëve dhe të nëpunësve fetarë, në konfiskimin e pasurisë kishtare dhe të ndalesën e aktiviteteve fetare. 3.Republika islame-shteti bashkëkohor mysliman Depërtimi i sekularizmit në botën myslimane636 ka filluar në shek. XIX dhe XX, me formimin e shteteve të reja islame. Organizimi i shtetit dhe ushtrimit i

Aksioma teorike e veprimtarisë së partive komuniste ka qenë se "religjioni është opium për popullin" dhe si rrjedhim i kësaj ka qenë mobilizimi i shtetit në luftë kundër çdo besimi dhe bashkësie fetare. 636 Sipas pikëpamjes shiite fillet e sekularizmit në shoqëritë myslimane, paraqiten pas betejës të Sifinit, kur themelohet Hilafeti i Emevive në krye me Muaviun, kur edhe fillon intervenimi i sekularizmit në jetën politike të islamit dhe vjen deri te ndarja e politikës nga parimet e shpalluar Hyjnore, përkatësisht të reduktimit të këtyre parime në luftë për pushtet, ku si faktor kryesor është epshi i njeriut për pushtet. Sejjid Husejn Nasr ,"Religija i sekularizam", "Islamska Misao", Sarajevo, 1991, nr. 150, fq. 52-57, John L. Espozito, "Islam i sekularizam u XX stoljecu", "Znakovi vremena", Sarajevo, 2002, nr. 16, John L. Esposito, Islamska pretnja mit ili stvarnost ?, UIO "Selsebil", Zivinice, 2001, 270-274.

635

Faqe 229

pushtetit, ka përjetuar ndikim të theksuar nga praktika e shteteve evropiane, të cilat edhe kanë qenë ish-kolonizator. Kështu vjen deri te ndarja e besimit nga politika, edhe pse kjo s'ka qenë totale, roli i islamit në shoqëri ka qenë shumë e reduktuar si burim i legjitimitetit të pushtetit, duke mbajtur vetëm fasadën e hollë islame. Gati në të gjitha shtetet myslimane, e drejta tradicionale islame ka qenë e zëvendësuar me të drejtën sekulariste perëndimore, edhe në ato lëmi të cilat tradicionalisht ka qenë të rezervuara për dijetarë islam (e drejta martesore, trashëgimore, vakufeve etj). Ndikim më të rëndësishëm në këtë drejtim do të ketë ideologjia nacionaliste,637 e cila do të ndikojë dukshëm në depërtimin e sekularizmit. Në shtetet që konsiderohen si sekulariste, si është rasti me Turqinë, çështje e besimit (diyanet) janë çështje të ndërgjegjes së njeriut, kurse çështjet juridike (ifta) duhet të jenë në kompetencën ekskluzive shtetërore.638 Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe XX paraqiten lëvizjet intelektuale dhe politike të njohura si ringjallja e islamit, të cilat mund të përmblidhen në katër

Nacionalizmi, është inkompatabil me kuptimin e ymetit, i cili buron nga botëkuptimi universalist i islamit. Shoqëria myslimane, në bazë të parimeve të veta universaliteti, duke përjashtuar çdo favorizim në bazë të etnicitetit; mundëson që çdo popull të jetë barabartë dhe të zhvillojë kulturën e vetë veçantë, përkatësisht mundëson bashkimin në besim.Nacioni dhe nacionalizmi janë të lidhura me paraqitjen industrializimit dhe të kapitalizmit, përkatësisht kanë qenë parakusht strukturalo-funksionale për lindjen e shoqërisë kapitaliste. Nacionalizmi, sipas E. Renanit, është diçka e re në historinë e shoqërisë dhe të cilat në një periudhë të caktuar historike, duhet të zhduken, si çdo fenomen tjetër. "Fama i takon Francës, pasi me Revolucionin francez, është proklamuar ekzistenca e kombit si të tillë." Nacioni-shteti në Evropë do të tejkalohet me krijimin e një bashkësie të gjërë Konfederatës Evropiane. ("Rrënjët e nacionalizmit nurojmë nga vetë bazat e Qytetërimit Perëndimor, prej Ebrenjve dhe Grekëve antikë... Tri shenja dalluese të nacionalizmit modernë kanë rrënjët e veta nga Ebrenjët: ideja e popullit të zgjedhur, potencimi i kompleksit të kujtesës së përbashkët të së kaluarës dhe shpresa në të ardhmen e përbashkët, dhe në fund mesijanizmi nacional". Shih: Ernets Renan, "What is a Nation ? te S. Wolf Hans Kohn (ed.),Nationalism in Europe 1815 to the Present. A Reader, London: Rotledge, 1996, pp. 48-61, Hans Kohn, Nationalism: Its Meaning and History, Princeton: Van Nostrand, 1955, fq. 11, cit. sipas Milan Subotic, "Crno- beli svet: prilog istoriji dualni tipologija nacionalizama", http.//www.sac.org.yu/komunikacija/casopisi/fid/XXVI/d01/html_ser_lat. Shembulli i paraqitur nuk shërben si kvalifikativ dhe është përdorur vetëm me ilustrue faktin se nacionalizmi në islam është i huaj. 638 Në shtetet ku shumica e popullsisë ose një pjesë e konsiderueshme është myslimane paraqiten dy modele të mundshme: 1. Islami nga ana e popullsisë pranohet si sferë private e dëshmimit fetarë, kurse si autoritete ekskluzive për nxjerrjen e ligjeve janë organet shtetërore (Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika e Shqipërisë, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Republika e Azerbejxhanit, Republika e Kazakistanit, etj) dhe 2. Islami përcaktohet si religjion por njëkohësisht e drejta e sheriatit zbatohet në pë myslimanët në çështjet e statusit personal, të cilat shteti sekularist i sankcionon (Izraeli, Filipinet etj.). Gjykatat e sheriatit janë pjesë e sistemit gjyqësor të shtetit dhe kompetencat e tyre i cakton shteti. Shih: Datu Michael O Mastura, The Administration Personal Laws in a Muslim Minority Country, "Syariah Law Journal", Kuala Lumpur, 1984, Novembar, fq. 3. Cituar sipas, Fikret Karçiq, "Perceptimi i ligjit fetar islam (Sheri'at) në epokën bashkëkohore myslimane", "Dituria Islame", Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007, viti XIX, nr. 139, fq.22-24.

637

Faqe 230

drejtime kryesore të revitalizimit të islamit. Rryma e parë karakterizohet me qëndrimin e rimëkëmbjes së islamit në bazat e burimeve fundamentale të islamit. Rryma e dytë insiston në reformën e institucioneve themelore islame shoqërore dhe politike, në pajtim me mësimet themelore islame, por inspirimin për këtë reformë e gjen në mendimin dhe praktikën e shteteve perëndimore. Rryma e tretë e cila nga mendimtarët perëndimor cilësohet si fundamentaliste, edhe pse gjuha arabe dhe persiane nuk kanë këtë koncept, insiston që reforma të bëhet me kthimin kah parimet burimore islame dhe praktika tradicionale politike.639 Si rrymë e katërt e cila mund të cilësohet si islamizim i dijes, me anë të themelimit të sistemit autentik edukativ dhe arsimor islam, në suazat e së cilës do të ishte e mundur që në mënyrë islame, të zgjidhen problemet bashkëkohore.640 Në këtë kontekst do të paraqesim mendimin dhe realitetin për republikën islame. Sipas botëkuptimit të përgjithshëm islam, të gjitha aspektet e jetës si dhe të gjitha shkallët e manifestimit kozmik, udhëhiqen vetëm me një parim dhe bashkohen në një qendër. Nuk ka asgjë që gjendet "jashtë" Ekzistencës së Tij, ngase nuk mund të ekzistojnë dy realitete. Në Kur'an, në mënyrë eksplicite, njëri prej emrave të bukura të Zotit është edhe Al Malik (Sundues) "Sovran"641 al Mulk, në

Sipas W. E. Shepard, ekzistojnë tri rryma kryesore të mendimit në botën myslimane: tradicionaliste, moderniste dhe revialiste ("fundamentalistët"). Për tradionacilistët është karakteristike se pranojnë dualitetin e normave dhe institucioneve fetare dhe sekulariste. Sipas kësaj pikëpamjeje mjafton që islami të gëzoj statusin e besimit shtetëror dhe vlershëmëria e sheriatit në çështjet statusore. Modernistët mendojnë se në pajtim me termat moderne sërish të formulohen vlerat islame, kurse sheriati i reformuar mund të jetë bazë ose pjesë e sistemit juridik. Revialistët apo "fundamentalistët" insistojnë që tërë jetën shoqërore dhe individuale të përfshijë islami, duke u mbështetur në praktikën e bashkësisë së Medines, të shoqërisë së parë të organizuar islam. Më gjërësishtë, William E Shepard, Islam and Ideology ­ Towards a Typology, IJMES, 19 (1987), fq. 130, F. Rahman Duh islama, Beograd, Fazlur Rahman, Duh islama, Izdavacki zavod "Jugoslavija"-Izdavacka organizacija "Prosveta", Beograd, 1983, fq. 306, Abul A'ala-Maududi, Islamic Law and Costitution, Lahore, 1969, Fikret Karçiq, "Perceptimi i ligjit fetar islam (Sheri'at) në epokën bashkëkohore myslimane", "Dituria Islame", Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007, viti XIX, nr. 139, fq. 22-24. 640 Shih: Mustafa Ceric, "Suvremena duhovna kretanja u islamskom svijetu", Problemi suvremenog pristupa islamu, Zbornik radova Drugog simpozijuma 1409/1989, Zagrebacka dzamija, Zagreb, 1990, fq. 71-86, S. Balic, "Shvacanje islama danas", "Behar", 30/1997, fq. 16-17, "Tumacenje Kur'ana i ideologjie XX stoljeca" (përmbledhja e teksteve, red. E. Kariq,), Sarajevo, 2002, Nada Kisic-Kolanovic, "Muslimanska intelegencija i islam u Nezavisnoj drzavi Hrvatskoj", "Glasnik Rijaseta Islamske zajednice u Bosni i Hercegovini", Sarajevo, 2005, nr. 11-12, fq.1029-1052. 641 Sovraniteti, në Qytetërimin Perëndimor, kryesisht përcaktohet si "...cilësia faktike e pushtetit shtetëror i cili manifestohet në pakufishmerinë juridike të tij, përkatësisht të mungesës çfarëdo mjeti juridik për kufizimin e tij" Radomir Lukic, Teorija drzave i prava, "Naucna knjiga", Beograd, 1960, fq. 197, Ljubomir Tadic, Politoloski recnik, "Zavod za izdavanje udzbenika i nastavna sredstva", Beograd, 1966, fq. 206. "Me sovranitet nënkuptojmë pushtetin e plotë të shtetit mbi territorin e tij (brenda shtetit) dhe pavarësinë e

639

Faqe 231

kuptimin Bartësi i Pushtetit të Përhershëm, përkatësisht të sovranitetit absolut.642 Shteti islam dhe mënyra e qeverisjes në te duhet të jetë e bazuar në sheriat-ligjin hyjnor, i cili paraqet vullnetin e përhershëm dhe të pandryshuar të Allahut xh.sh. përkatësisht shprehë sovranitetin absolut të Allahut xh. sh. Shteti dhe e drejta islame duhet të organizohen në parimin e Tevhidit (Njësisë të Zotit) dhe në Risala (në Shpalljen e Zotit) dhe në Kalifat (te sunitët) përkatësisht në Imamat tek shiitët.643 Në bazë të parimeve të parashtruara, është e organizuar Republika Islame e Iranit, si shtet me rregullim republikan, ku udhëheqësi nuk është bartës i sovranitetit dhe s'ka kurrfarë privilegje të veçanta dhe i nënshtrohet procedurës së rizgjedhjes. Asnjë bartës i funksioneve të larta nuk është mbi kushtetutën dhe ligjin. Ky shtet bazohet në Kur'an dhe Synet, në krye të së cilit gjendet personi i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës fetar. Pushteti ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor janë të pavarura, por veprimtaria e tyre është nën mbikëqyrjen e velajat-e-amra, të bartësit të autoritetit absolut.644 Udhëheqësi suprem, si bartësi i autoritetit absolut, gjatë ushtrimit të funksionit të vetë duhet ti përmbahet sheriatit dhe kushtetutës, kurse funksioni i tij i nënshtrohet kontrollit nga ana e "Kuvendit të ekspertëve", organ i cili mund ta shkarkojë nga detyra në rastin kur nuk është në gjendje të

shtetit prej cilitdo shtet tjetër në marrëdhënie ndërkombëtare" Shih: Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2003, fq. 92. Në islam koncepti i sovranitetit përcaktohet si al hukimija (hukm), në kuptimin "sundim", "qeverisje", "vendimmarrje", të gjitha në pajtim me Kur'anin dhe Synetin. Sipas kësaj sovraniteti 1. është absolut, përkatësisht nuk është i përkufizuar në hapësirë, 2. është transcendente, ngase i takon vetëm Zotit, 3. është i pandashëm, 4. e patjetërsuar dhe 5. realisht absolut. Për herë të parë në historinë e shteteve myslimane, sovraniteti si kategori kushtetuese është paraparë me Kushtetutën e Iranit të vitit 1906, kurse është zhvilluar pas revolucionit të vitit 1979 me ardhjen në pushtet të ajatullahut Ruhollah al Musavi al Homeini. Sipas mësimeve të Imam Homeinit, të cilat janë inkorporuar në Kushtetutës së Republikës së Iranit të vitit 1979, sovraniteti ka karakter të dyfishtë: së pari i takon Zotit dhe popullit, përkatësisht shteti është përfaqësues politik, i krijuar me qëllim të realizmit të ligjeve Hyjnore. Shih: Imam Homeini, Islamska vlast, "Medjunarodna politika", Beograd, 1990, Oliver Potezica, Islamska vlast Imama Homeinija, "Treci program Radio Beograda", 1991. 642 "Qoftë bekuar Ai i cili ka në duartë e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send". Sur. Al-MulkSundimi, aj. 1. Kur'an-i dhe hija e tij SHQIP, Përktheu Dr. Feti Mehdiu, Logos-A, Shkup, IHH, Stamboll, 1999. 643 Halifa (a), përfaqësues, zëvendës, halifatu Rasulillah ­ trashëgimtar i të dërguarit të Zotit Muhamedit s.a.v.s. Imam (a), prijës, hoxhë të një xhamie që e drejton edhe shkollën fetare myslimane, udhëheqësi dhe udhërrëfyesi i të gjithë myslimanëve ose të një grupi të tyre. Në bazë të kësaj në shiizëm zhvillohet doktrina marxhi'jati ("pasimi") dhe velajat-e-fagih ("qeverisja e dijetarëve fetar"). Shih: Prof. dr. Sylejman Ulugad, Tasavuf terimleri sozlogu, "Kabalci Yayinevi", Istambul, 2001, fq. 155, Doç. Dr. Ethem Cebioglu, Tasavvuf terimleri ve deyimleri sozlogu, "REHBER", Ankara 1997, fq.316, Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, "Rilindja", Prishtinë1986, fq. 328, 364. 644 Neni 57 i Kushtetutës së Republikës së Iranit, me amadamentet e vitit 1989, Imam Homeini, "Pushteti islam", http://www.dielli. net, Muhammed Hatemi, "Nada i izazov", Govori iranskog predsjednika, Iranski kulturni centar, "El-Kalem", Sarajevo, 2002, fq. 67-82.

Faqe 232

ushtrojë funksionin apo në rastin e humbjes të aftësive për ushtrimin e këtij funksioni.645 Funksioni i udhëheqësit fetar nuk ka karakter absolut dhe nuk është mbi kushtetutën e kuvendin. Pra, nga kjo rezulton se sekularizëm mund të konsiderohen të gjitha ato që nuk kanë burimin në Hyjnoren, por që janë frytë vetëm i njeriut dhe baza metafizike e së cilës konsiston në shkëputjen ontologjike ndërmjet njeriut dhe të Zotit, por njëkohësisht nuk duhet konsideruar për sekularizëm të gjitha ato që janë në suaza të mësimeve islame.646 Republika islame paraqet përmbysjen dhe zëvendësimin e paradigmave sekulariste dhe vendosjen e një rendi shoqëror të bazuar në islam,i cili ka ndikim të madh në botën bashkëkohëse. Si rezultat i përshtatjes së rregullativës juridike të ndryshme juridike në Evropë, bashkësitë fetare janë identifikuar edhe me aktivitetet e ndryshme shoqërore. Kështu, Kisha Katolike në Francë aktivitetin e vetë e ka orientuar në lëmin i arsimit në shkollat private, ku gëzon një renome të lartë, në Gjermani të dy kishat dominuese të krishtera janë aktive në planin social dhe karitativ, kurse në Angli, Kisha Anglikane gëzon një prestigj të respektuar si vlerësues objektiv i kushteve sociale dhe masave politike në fushën publike. Të gjitha modelet e sipërpërmendura kanë pasur dhe kanë forma të veçanta dhe mënyra specifike të zbatimit si dhe kombinime specifike të tipave e modeleve të

Neni 12 i Kushtetutës, Emir Sadik Nesat, "Anayasa uzerine kisa bir aciklama", Iran Cumhuriyeti, Yonetin Sekli, John L. Esposito, Islamska pretoja mit ili stvarnost ?, UIO "Selsebil", Zivinice, 2001, 125140. 646 "La ilahe illallah" domethënë nuk ka ekzistencë tjetër ose realitet përveç Ekzistencës Absolute apo Realititetit Absolut. Pra, gjiçka është hyjnore dhe asgjë nuk është profane ngase në gjithë kezistencës reflektohet Hyjnorja". Në gjuhën klasike arabe ose persiane nuk ekziston termini i cili në tërësi është sinonim me sekularizëm, por ekziston fjala `urf, e cila ka të bëj me ligjin, dunyavi, e cila nënkupton marrëdhënien e kësaj bote (toksores) me botën tjetër (hyjnoren) dhe zamani,e cila nënkupton të kalueshmen kundrejt përjetësisë,asrzadagi, zamanzadagi dhe akunzadagi por asnjëra nuk e ka kuptimin si sekularizëm. Për sekularizmin dhe klerikalizmin në politikologjinë e religjionit bashkëkohor, bëhet fjalë në kontekstin e marrëdhënieve të shtetit dhe të kishës, ky vend të rëndësishëm ka liria e ushtrimit të besimit. Sejjid Husejn Nasr ,"Religija i sekularizam", "Islamska Misao", Sarajevo, 1991, nr. 150, fq. 52-57, "Sekularizimi s'është vetëm formë e jobesimit dhe të ateizmit, dhe nuk mund të konsiderohet si identike me asnjë pikëpamje dhe ideologjie, siç është materializmi, realizmi, natyralizmi ose ekzistencializmi. Sekularizmi është fenomen i gjithë pranishëm në vend, i cili pak a shumë ka lëshuar rrënjë në të gjitha anët e botës, i cili është bashkuar me ndjenjat e njerëzve dhe të gjitha sferat që nuk përfshihen me sekularizim nuk kanë bazën reale. Për këtë shkak në botën bashkëkohore është vështirë të dëgjohet zëri i religjionit". Reza Daveri, Sekularizam i kultura", "Znakovi vremena", Sarajevo, 2000, 9/10, fq. 140-118.

645

Faqe 233

veçanta. Këto modele e forma të zbatimit të tipave të rregullimit të marrëdhënieve ka ndryshuar në kohëra e në shtete të ndryshme.647 Analistët e tipave dhe të modeleve si dhe të marrëdhënieve konkrete ndërmjet shtetit dhe të kishës, bashkësive fetare, qartë konstatojnë se nuk ka tipe të pastra të marrëdhënieve të cekura. Edhe pse në sistemin juridik të shteteve të caktuara një tip dhe model ka qenë dominant, përkatësisht ka dominuar tipi i caktuar politik ose religjioz, në praktikë janë paraqitur format dhe marrëdhëniet e ndryshme ndërmjet shtetit dhe kishës, bashkësive fetare. Kushtet shoqërore,

historike, demografike dhe kulturore kanë pasur ndikim të theksuar në formësimin e tipave dhe modeleve të caktuara. Rregullimi i marrëdhënieve të shtetit dhe të kishës gjatë historisë është paraqitur kryesisht me qëllim të kufizimit të rolit politik të kishës në shoqëri përkatësisht të pengojë bashkësinë e caktuar fetare në tentimin e saj eventual për rrezikimin e rregullimit të caktuar, me qëllim që shteti të imponojë qëndrimet politike shtetasve të vetë dhe me qëllim që shteti të bëjë rindarjen e pasurive të mëdha kishtare. KAPITULLI II POZITA JURIDIKE E BASHKËSIVE FETARE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTRORE DHE NË PERIUDHËN E PARË TË ZHVILLIMIT KUSHTETUES TË RFPJ(1946-1963)

1.. Politika shtetërore dhe masat administrative ndaj bashkësive fetare 1.1 Pasojat e luftës së II Botërore dhe dëmet materiale

PKJ, në fazën e veprimtarisë si para Luftës së II Botërore, ashtu edhe në fazën e Frontit Popullor, politikën e vetë ndaj fesë dhe bashkësive fetare e ka bazuar në parimin, se bindjet fetare janë çështje individuale dhe në lëvizjen antifashiste nuk duhet të ketë vend për diskriminim e asnjë qytetari në bazë të bindjes. Në LNÇ kanë

Më gjerësisht: Drago Simundza; Crkva i demokracija, "Crkva u svijetu", Split 1995, fq. 250-266, Borut Kosir: "Odnosi med Cerkvijo in drzavo - Znamenje urejenosti ali neurejenosti neke sodobne demokraticne druzbe", "Bogoslovni vestnik", Glasilo Teoloske fakultete Univerze v Ljubljani, 1955, nr. 4, Ljubljana 1995, fq. 313-427, H. Jedin; Velika povijest Crkve III/I, Krsanska sadasnjost, Zagreb 1971, fq. 403-432.

647

Faqe 234

marrë pjesë qytetarët me bindje të ndryshme fetare dhe është kërkuar uniteti në luftën kundër fashizmit. Sigurisht se në këtë qëndrim ka pasur ndikim edhe koalicioni antifashist në të cilin ishin të përfshira shtetet me rregullim të ndryshëm shtetëror dhe me qëndrim të ndryshëm ndaj fesë dhe ndaj bashkësive fetare, siç ishin: SHBA, Britania e Madhe dhe ish-BRSS. Komunistët si forcë udhëheqëse e kësaj lëvizjeje kanë qenë ateist, por ata kanë qenë të vetëdijshëm për realitetin e gjendjes të popullatës dhe strategjia e përgjithshme ka kërkuar qëndrim të matur ndaj religjionit dhe ndaj bashkësive fetare, si formë shumë e rëndësishme të vetëdijes njerëzore, e cila është forcë respektabile për mobilizim e veprim. Në dokumentet themelore të LNÇ qartë theksohet se, në luftën antifashiste, marrin pjesë qytetarët me bindje të ndryshme. Klerikët katolik, ortodoks dhe hoxhallarët janë inkuadruar në LNÇ dhe disa prej tyre kanë marrë pozita të caktuara në njësitet partizane si kanë qenë: Vlada Zeçeviq, Millan Smilaniq, Ilija Çuk, Svetozar Ritig, Jevstatije Karamatijeviq, Bllazho Markoviq, Jagosh Simonoviq, dr. Franjo Dividoviq, Sreçko Stifaniq, Ferdo Shenk etj.648 Me "Dispozitat e Foçës", të shkurtit 1942, të gjithë qytetarët barazohen në të drejta dhe në detyra, pavarësisht nga përkatësia fetare, kombëtare, politike dhe racore. Me "Urdhëresën" e datës 23. 06. 1942, në njësitet partizane është përcaktuar funksioni i referentëve fetarë, të cilët kanë qenë bashkë me sanitetin. Sipas kësaj urdhërese ishin përcaktuar edhe shenjat dalluese, për klerik katolik, ortodoks dhe për klerikët të tjerë të krishterë, të cilët në krahun e majtë mbanin kryqin, kurse nën të një shirit, varësisht a ishin referent të batalionit apo të brigadës, kurse hoxhallarët dhe nëpunësit e tjerë fetarë mysliman, mbanin gjysmëhënën e kuqe. Detyrat e referentëve fetarë ishin: të mbanin librat amzë të të vdekurve dhe të vrarëve si dhe të kryejnë ritualet e caktuara fetare, kuptohet pa pagesë. Drejtorati për Fe, është formuar kah fundi i vitit 1942, kurse puna e tij gjatë Mbledhjes së Parë dhe të Dytë të KAÇKJ, është vlerësuar pozitivisht dhe i është bashkuar Këshillit Ekzekutiv të KAÇKJ, kurse Vllada Zeçeviqi , si anëtar i Këshillit Ekzekutiv, është ngarkuar me detyrën e referentit pranë Shtabit Suprem. Sipas

Shih: Dj. Sljepcevic, Istorija Srpske pravoslavne crkve, III, Keln, l986, fq. 162-174, Igor Graovac, "Sudjelovanje i stradanje katolickih svestenika u partizanskim jedinicama, Dijalog povjesnicara, 2, Pecuh, 19-21. studenoga 1999, Zagreb, 2000, fq. 537-551.

648

Faqe 235

Rezolutës dhe Proklamatës të seancës së parë të KAÇKJ të mbajtur në Bihaq, ftohen "... masat e gjëra popullore të të gjitha kombeve në bashkim, pa marrë parasysh dallimet kombëtare, fetare dhe përkatësinë partiake-politike". Pas përfundimit të Mbledhjes së Parë, është nxjerr "Udhëzimi mbi qëndrimin e udhëheqësve dhe të luftëtarëve të LNÇ", në të cilin sërish përsëritet ushtrimi i lirë i fesë, në pajtim me rregullat e çdo konfesioni649, por nëpunësit fetarë, duhet të harmonizojnë shërbimin e vetë në frymën e forcimit të ndikimit të LNÇ tek

besimtarët. Në Udhëzim theksohet se të drejtat materiale të kishave janë të garantuara, duke theksuar parimin se të gjitha pasuritë vakufore dhe të manastireve janë të pacenueshme. Mësimi fetarë sipas dokumenteve të asaj kohe ka qenë i lirë. Në "Udhëzimet për punën e arsimtarëve në shkollat fillore popullore", mësimi fetarë ka qenë i lirë ,siç theksohet: "...mësimi fetarë do të zhvillohet në frymën e tolerancës reciproke, të disiplinës fetare dhe me respektimin e merituar të besimeve të tjera". Po ashtu, në "Raportin e Drejtoratit për Arsim dhe të Këshillit Ekzekutiv të KAÇKJ të datës 25. 12. 1942, ceket, se "Ku ekzistojnë shkollat fetare, klosteret dhe mektebet, duhet të lihen të punojnë edhe më tutje, por duke kontrolluar qëndrimin e tyre ndaj LNÇ, por mos me u përzi në çështjet e besimit dhe të mësimit".650 Në bazë të dokumenteve të cituara mund të konstatohet se, organet e reja të cilat janë krijuar gjatë LNÇ, kishës ­ bashkësive fetare i kanë pranuar funksionet publiko-juridike ( shkollimin, mbajtjen e librave amzë). Nga kjo rrjedhë se kisha ­ bashkësitë fetare në territoret e çliruara s'kanë qenë të ndarë nga shteti, përkatësisht statusi juridik i bashkësive fetare nuk ka qenë i ndryshuar, por ka qenë i ngjashëm me pozitën juridike të tyre në Mbretërinë e Jugosllavisë, sistem i

Kështu në Udhëzime, ndër të tjera Këshlli Ekzekutiv i KAÇKJ, ndalon propagandën që femrat myslimane të braktisin bashkëshortet e veta që kanë pasur më shumë gra. Drejtorati për Besim ka insistuar se martesat duhet të lidhen lirisht, me ceremonialin e caktuar fetarë. Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 24. Shih: Prvo i drugo zasedanje AVNOJ-a, (26. i 27. 11. 1942; 29 i 30. 11. 1943) po stenografskim beleskama i drugim izvorima, Beograd, 1983, 74-80, 133-138, Arhiv CK SKJ, Fond AVNOJ-a, 1942/17, S. Nesovic, Stvaranje nove Jugoslavije 1941-1945, Beograd, 1981, fq. 96-113, B. Petranovic, Revolucija i kontrarevolucija 1941-1945.

650

649

Faqe 236

mesëm në bazë të së cilit shteti mbanë lidhjet me bashkësitë fetare, përkatësisht marrëdhëniet me bashkësitë fetare kanë qenë në status quo. 651 Kur KAÇKJ tubohet për herë të dytë në Jajce, gjatë muajit nëntor të vitit 1943, grupi i klerikëve që ka marrë pjesë në këtë mbledhja ka qenë shumë më i madh. Në krahasim me mbledhjen e parë, ku ishte ligjësuar e drejta dhe liria e besimit, në mbledhjen e dytë marrëdhëniet ndërmjet kishës ­ bashkësive fetare dhe të shtetit marrin kornizat konstitucionale. Qeveria e parë, gjatë Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ, ka qenë formuar nga persona me prejardhje të ndryshme nacionale dhe fetare. Në seancën e parë të përbashkët të KKÇJ (NKOJ)652 dhe kryesisë të KAÇKJ të mbajtur më 3. 12. 1943, e në bazë të propozimit të mareshalit Tito, Kryesia e KAÇKJ formon komisionin për çështje fetare. Në bazë të këtij propozimi dhe të konkludimit të miratuar, formohen komisionet fetare vendore.653 Detyra kryesore dhe themelore e këtyre komisioneve ka qenë të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet organeve të pushtetit dhe të bashkësive fetare, edhe pse funksioni i tyre ka qenë këshillëdhënës. Duke analizuar qëndrimin e mëvonshëm të komunistëve, ndaj bashkësive fetare, pasi që kanë marrë pushtetin dhe janë konsoliduar, mund të konstatojmë, se ata me qëllim kanë mashtruar anëtarët e LNÇ, të cilët vinin nga partitë e tjera politike, që kishin bindje tjera nga ateistët, që ishin pjesëtarë të kombeve jo-sllave. Koha dhe kushtet ndërkombëtare kanë diktuar taktikën dhe strategjinë e komunistëve. Komunistët kur nuk kanë hequr dorë nga bindjet e veta ateiste, nga materializmi dhe nga përdorimi i mjeteve revolucionare për të ardhur dhe ngelur në pushtet. Zbatimi i këtyre mjeteve revolucionare, ka kaluar nëpër faza të ndryshme të adaptimit situatave të krijuara.Në disa raste ato kanë qenë më të buta kurse në disa faza më të ashpra. Gjatë LNÇ kanë ekzistuar shumë indikator kontradiktorë, të cilat kanë qenë në fuqi dhe që njëri tjetrin e kanë plotësuar. Në fund mund të konkludojmë se kanë fituar ato forca të cilat janë shquar për nga konspiracioni, që kanë qenë të pamëshirshëme ndaj kundërshtarëve të vet dhe ndaj çdo opozite,

651

Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 25.

Narodni komitet za oslobodjenje Jugoslavije-Komiteti Popullor për Çlirimin e Jugosllavisë, organ që ka patuar prerogativat e qeverisë së përkohshme. 653 S. Nesovic, Stvaranje nove Jugoslavije 1941-1945, Beograd, 1981, fq. 359.

652

Faqe 237

forcat që s'kanë pasur vullnet të tolerojnë kurrfarë rezistence ndaj pikëpamjeve të tyre, përkatësisht asnjë tolerance ndaj asaj që s'ka qenë komuniste. Kjo frymë ka qenë e pranishme në të gjitha shtetet e Evropës Lindore, ish-komuniste, vetëm shkalla e represionit ka ndryshuar. Komunistët kanë konsideruar se kushtet themelore për arritjen e qëllimeve programore për të krijuar një Jugosllavi unike, në të cilën do të zgjidhen me sukses çështjet nacionale, duhet mbajtur marrëdhëniet korrekte ndërmjet shtetit dhe të bashkësive fetare, si dhe ndërmjet vet bashkësive fetare, e në veçanti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Katolike. Udhëheqësja ka qenë e vetëdijshme se politika e persekutimit të besimit, do të ketë për pasojë tjetërsimin e pjesëve të konsiderueshme të popullatës nga shteti i ri, kurse në arenën ndërkombëtare do të krijonte reputacionin mbi një shtet jo-demokratik e policorë. Politika e maturisë, tolerancës dhe të paanësisë, është konsideruar si politikë më efikase me qëllim të evitimit të përsëritjes të konflikteve ndërnacionale dhe zgjidhjes të çështjes fetare në Jugosllavi. Kryesia e KAÇKJ, më 24. 05. 1945 nxjerrë Ligjin mbi ndalimin e nxitjes së urrejtjes dhe të përçarjes kombëtare, racore dhe fetare.654 Sipas arsyetimit, ligji është nxjerrë me qëllim të mbrojtjes të barazisë së kombeve dhe të qytetarëve të Jugosllavisë Demokratike Federative pa marr parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, racore dhe fetare. Sipas nenit 1, kufizimi i të drejtave qytetare, si dhe ofrimi i çdo favorizimi dhe përparësie qytetarëve të JFD, në bazë të përkatësisë kombëtare, racore ose fetare, ka qenë vepër e dënueshme penale, me të cilën bëhej shkelja e parimit të barazisë të kombeve dhe të qytetarëve dhe të vëllazërimit dhe bashkimit të kombeve të JFD. Sipas nenit 2 si sulm kundër barazisë kombëtare është konsideruar edhe çdo formë e agjitacionit, me të cilin nxitet urrejtja racore, kombëtare si dhe botimi, shkrimi dhe shpërndarja e shkrimeve me këso përmbajtje. Sipas nenit 5 shkaktimi dhe nxitja e urrejtjes fetare, ka qenë e dënueshme, sikurse edhe nxitja e urrejtjes racore dhe nacionale. Por, kritika shkencore e religjionit në përgjithësi si dhe kritika e punës të bashkësive fetare dhe nëpunësve

Zakon o zabrani izazivanja nacionalne, rasne i verske mrznje i razdora, Arhiv Jugoslavije, Prezidijum Narodne Skupstine FNRJ, 15-100-515, S. Nesovic, B. Petranovic, AVNOJ i revolucija, Tematska zbirka dokumenata, 1941-1945, Beograd, 1983, fq. 696.

654

Faqe 238

fetarë, për punën jo të rregullt, nuk është konsideruar si vepër e nxitjes së urrejtjes fetare. Është konsideruar si rrethanë rënduese, në rast se shkaktimin dhe nxitjen e urrejtjes fetare e bëjnë përfaqësuesit fetarë. Dekretligji mbi suprimimin dhe pushimin e zbatimit të ligjeve të nxjerra nga ana e okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij, i miratuar si vendim i KAÇKJ, më 3. 02. 1945, do të ketë pasoja për të gjitha bashkësitë fetare, e në veçanti për Kishën Ortodokse Serbe, si kishë me pozitë dhe privilegje speciale në Mbretërinë e Jugosllavisë. Me dispozitat e nenit 2 të këtij Dekretligji pushojnë të vlejnë edhe të gjitha aktet juridike të cilat kanë qenë në fuqi deri më 6. 04. 1941, e të cilat janë në kundërshtim me frytet e LNÇ.655 Shoqëria dhe shteti i Jugosllavisë ka qenë e regjionalizuar dhe kundërthënëse në shumë aspekte si nga faktorët natyrorë poashtu edhe artificial, dallimet kombëtare, kulturore-historike dhe politike. Dallimet gjeografike, si dhe ndikimet e ndryshme kulturore-politike janë manifestuar edhe në mënyrat e ndryshme të jetesës të popujve të ndryshëm; në zakone, në gjuhë, strukturën demografike si dhe në religjion. Konfliktet shekullore në këto vise, vazhdojnë të manifestohen në forma të ndryshme edhe në Jugosllavinë socialiste edhe pse ajo ishte konstituar si shtet i përbashkët. Dallimet religjioze të cilat kanë ngarkuar marrëdhëniet e popujve të ndryshëm, do të kenë ndikim të rëndësishëm edhe në vazhdim në pikëpamje të realizimit të projekteve të ndryshme të mbisundimit të një kombi, në shtetin e përbashkët. Pas përfundimit të Luftës së II Botërore, kryesisht e gjithë strukturat udhëheqëse të bashkësive fetare ngelin të pandryshuara, ashtu si kanë qenë edhe para fillimit të luftës respektivisht edhe gjatë luftës. Qëndrimi i këtyre strukturave udhëheqëse të bashkësive fetare ndaj LNÇ dhe Revolucionit popullor, ka qenë armiqësor. Pas mbarimit të Luftës së II Botërore, BFI del me humbje të mëdha materiale, pjesa dërmuese e pasurive vakufore shkatërrohen ose dëmtohen rëndë. Si faktor tjetër për gjendjen e rëndë të BFI ishte nacionalizimi i të gjitha pronave të

Shih: S. Nesovic, B. Petranovic, AVNOJ i revolucija. Tematska zbirka dokumenata, 1941-1945, Beograd, 1983, fq 704..

655

Faqe 239

vakëfit. Kah mesi i vitit 1946 pranë Qeverisë të RP të Bosnjës dhe Hercegovinës formohet Komisioni për çështje fetare, organ përmes të së cilit BFI vendos kontaktet me qeverinë. Qeveria e RP të Bosnjës dhe Hercegovinës, në fillim të vitit 1948, duke parë gjendjen tepër të rëndë materiale të BFI, fillon të ofrojë ndihmë modeste materiale, me qëllim të pagesës të pensionistëve dhe nëpunësve fetarë, të cilët gjysh prej vendosjes së pushtetit të ri nuk kishin marrë pensionet dhe pagat, si gjithë qytetarët e tjerë.

1.2 Kontaktet e para ndërmjet përfaqësuesve shtetëror dhe të

bashkësive fetare

Qeveria e Përkohshme e Jugosllavisë Demokratike Federative është formuar më 7. 03. 1945, dhe në të kanë marrë pjesë dy grupe të politikanëve të orientimeve të ndryshme: komunistët dhe anëtarët e Frontit Popullor të Çlirimit të Jugosllavisë (JNOF) dhe një pakicë tjetër, të cilët si përfaqësues të Qeverisë Mbretërore në Mërgim, kanë pasur për detyrë të zbatojnë planin Tito-Shubashiq, në kuptimin e ndarjes së qeverisjes ndërmjet komunistëve dhe fuqive të tjera progresive. Si përfaqësues në qeveri, nga ana e komunistëve kanë qenë personalitetet më të spikatura: kryetar i qeverisë ishte mareshali Josip Broz Tito, sekretar gjeneral i PKJ (edhe pse funksioni i tij partiak nuk publikohej zyrtarisht), Edvard Kardeli, anëtar i KQ të PKJ, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Konstituantës, ministria e cila ishte e ngarkuar të përgadisi shndërrimin e KAÇKJ-së në Kuvend të Përkohshëm Popullor, të organizojë zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues dhe të hartojë kushtetutën e ardhshme. Ministër i Punëve të Brendshme ishte prifti ortodoks Vllada Zeçeviq, anëtar i PKJ prej vitit 1942, kurse në krye të shërbimit të sigurimit OZN-a656 ka qenë antishqiptari i përbetuar Aleksandar Rankoviqi-Leka, ndërsa resorin e punëve të jashtme e kishte Josip Smodllaka.

656

Odeljenje zastite naroda ­ OZN-a, Drejtorati për Mbrojtjen e Popullit, është formuar më 13 maj 1944 dhe sipas përbërjes formative ka qenë në kaudër të Ministrisë së të Punëve të Brendshme, në krye të së cilës ka qenë J.B. Tito. Ku Shërbim, ka qenë e organizuar në katër seksione: I-zbulimi-kryeshefi Maks Bace, IIkundërzbulimi, kryeshefi Pavle Pekiq, III mbrojtje e UNÇJ, kryeshefi Jeftimije/Jefto Shashiqi, IV-teknika, statistika, kryeshefi Mija Vukletiq. Kryeshefat nëpër njësi të caktuara ishin:Kroacia, Ivan Krajaçiq "Stevo", Serbia, Sllobodan Peneziq-"Krcun", Bosna dhe Hercegovina, Uglesha Danilloviq, Mali i Zi, Velko Mijatoviq, Maqedonia Bane Andrejev, Vojvodina Çeda Reliq, Sanxhaku Gjorgje Peruniçiq, "Kosmeti",

Faqe 240

Pas përfundimit të Luftës së II Botërore, organet e pushtetit të ri kanë ndaluar kthimin e mbretit dhe qeverisë mbretërore, edhe pse Britania e Madhe insistonte në këtë. Si formë transitore u pranua regjenca prej personaliteteve që ishin të pranueshëm për pushtetarët komunist.657 Menjëherë pas formimit të qeverisë së re proklamohet mobilizimi, me qëllim të çlirimit definitiv të vendit. Në pajtim me Marrëveshjen Tito-Shubashiq, qeveria obligohet për zgjerimin e lirive civile e politike,, si janë: liritë personale, liria e ushtrimit të të besimit dhe liria e shprehjes, liria e shtypit dhe e bashkimit në shoqata të ndryshme. Qeveria e re ishte organ më i lartë ekzekutiv i Jugosllavisë Federative Demokratike prej marsit deri në fund të nëntorit të vitit 1945, kur bëhet edhe shpallja e shtetit të ri si republikë. Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë ishte organ më i lartë legjislativ, kurse në gusht të vitit 1945 shndërohet në Kuvend Popullor-Provizorijum. Organizimi i shtetit të ri bëhet në parimin federativ si "demokraci popullore", konstruksion më tepër ideologjik. Organizimi federativ merr formën e vetë ndërmjet që në seancën e Dytë dhe të Tretë të KAÇKJ, kur formohen njësit federale. Në të gjitha dokumentet politike dhe juridike të LANÇL të Jugosllavisë, përkatësisht të KQ PKJ, Shtabit Suprem të UNÇL dhe AP të Jugosllavisë, KAÇKJsë, KNÇKJ dhe të Krahinës së Serbisë (KK i PK, KKNÇL, Shtabi kryesor i UNÇL

dhe AP) Kosova ka qenë e pavarur si njësi e veçantë si edhe njësitë e tjera federale.658 Me qëllim të realizimit të të drejtës për vetëvendosje, në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, prej 31. 12. 1943-1,2. 01. 1944, është mbajtue Konferenca

Spasoje Gjakoviqi. Shih: Branko Petranoviq, "Privremena Vlada DFJ (Sastav, struktura, mesto u sistemu, mere)", "Istorijski glasnik", 1, Beograd, 1986, fq. 119-132, Leksikon YU mitologije, http://www.leksikonyu-mitologije.net/read.php?id=2127. 657 Marshali Tito më 30. 10. 1944, për anëtarët e regjencës kishte propozuar Aca Stanojeviqin, Ante Mandiqin dhe Dushan Sernecin, por në vend të A. Stojeviqit ishte zgjedhur Srgjan Budisavleviqi. Shih: Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 163.. 658 "Në bazë të vendimeve të Mbledhjes së Tretë të AVNOJ-it, i cili u shndërrua me vendim të tij në Kuvend të Përkohshëm të FDJ-së, u bë artikulimi juridik i pozitës së Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit në nivel të Federatës; 1. me Ligjin mbi Asamblenë Kushtetuese ("Sl. List DFJ" nr. 63/1945; 2) me Ligjin mbi zgjedhjen e deputetëve për Asamblenë Kushtetuese ("Sl. List DFJ", nr. 66/1945); 3) me vendimin për konstatimin e numrit të deputetëve për Kuvendin federativ të Asablesë Kushtetuese dhe për ndarjen e tyre nëpër njësitë federative dhe krahinat autonome ("Sl. List DFJ", nr. 68?1945). Këto akte ligjore dhe listat kandiduese të Frontit Popullor kanë shprehur qartë se FDJ-në e përbëjnë: Serbisë, Kroacia, Sllovenia, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Vojvodina dhe Kosova e Rrafshi i Dukagjinit". Shih: Prof. Fatmir Fehmiu:"E drejta për vetëvendosje i është marrë Kosovës me dhunë", htt://www.kosvakosovo.com./forum/index.php?change_lang=sh&id=6898

Faqe 241

Themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, ku është nxjerrë "Rezoluta për bashkimin e popullit".659 E drejta për realizimin e vetëvendosjes qe ndaluar me "Urdhëresën për emërimin e Komandës të Administratës ushtarake në Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit" të datës 18. 02. 1945, e cila e hapi rrugën për heqjen e sovranitetit të Kosovës Pas vendosjes së pushtetit ushtarak e deri në vitin 1949 janë vrarë dhe masakruar 49.000.660 shqiptarë. Shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë, gjatë Lufës së II Botërore, krahas luftës kundër fashizmit luftuan edhe për çlirim kombëtar dhe për këtë qëllim formuan organet e pavarura politike, ushtarake dhe të pushtetit, të cilat në asnjë segment nuk ishin jo vetëm të lidhura, por edhe nuk kishin kontakte me ato të Serbisë.661 Në bazë të vendimit të Kuvendit Krahinor të Kosovës dhe të Metohisë, të datës 8.- 10. 07. 1945, në formë të "Rezolutës për aneksimin e Kosovës e Dukagjinit me Serbinë Federale(Kosova u bashkua me Sërbinë federale në gjirin e shtetit federativ Jugosllav), mbledhja është mbajtur nën rrethanat e administrimit ushtarak. KAÇKJ në Mbledhjen e Tretë, më 7. 08. 1945, e miraton këtë vendim, kurse Kryesia e Kuvendit Popullor të Serbisë më 2. 09. 1945 nxori Ligjin (vendimin) mbi themelimin dhe organizimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Kjo u bë në kohën kur qarkullonte projekti i Vasa Qubrilloviqit për gjenocidin mbi popullin shqiptar (5. 11. 1944), i cili ishte edhe ministër i JDF.662 Organizimi federativ do të ndikojë edhe në formimin e

Në Rezolutë ndër të tjera qëndron: "Kosova dhe Metohia janë një rajon me popullatë shumicë shqiptare, e cila tashti dhe gjithmonë në të kaluarën dëshiron të bashkohet me Shqipërinë...Mënyra e vetme për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e Metohisë me Shqipërinë është në saje të luftës së përbashkët me popujtë e Jugosllavisë kundër okupatorëve dhe shërbëtorëve të tyre. Sepse, e vetmja mënyrë me të cilën mund të arrihet liria, është në qoftë se të gjith popujt, duke përfshirë edhe shqiptarët, kanë mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, me të drejtë vetëvendosje, deri në ndarje". Cituar sipas N. Plasari, "Politika e udhëheqjes së PKSH dhe e Enver Hoxhës ndaj çështjes së Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore", "Studimet historike", Tiranë, 1995, nr. 1-4, fq. 79-92. 660 Sipas një statistike deri në vitin 1951 nga burgjet jugosllave kanë dalë të vdekur 319 shqiptarë, si pasojë e torturave çnjerëzore. Shih: Prof. Dr. Hakif Bajrami, "Si synohej të realizohej konventa jugosllavo-turke (1938) për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll (1951-1966)", "Kosova sot", Prishtinë, 26. 09. 2006, fq. 8. Shih: Dr. Sc. Kurtesh Saliu, prof. ord. "Flamuri kombëtar shqiptar dhe pozita kushtetuese-juridike e shqiptarëve dhe e Kosovës në ish-Federatën Jugosllave", "E drejta", viti, XXV, nr. 1-2, Prishtinë, 1999, 3952. Shih; Prof. Dr. Kurtesh Saliu, Lindja, zhvillimi dhe aspektet e autonomitetit të Krahinës socialiste autonome të Kosovës në Jugosllavinë socialiste, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1984, fq. 31.

662 661

659

Faqe 242

qeverisë së përkohshme të JDF, në kuadër të së cilës, deri në formimin e qeverisë të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, në vitin 1946, funksionojnë edhe ministritë për njësitë e veçanta federale.663 PKJ, gjatë viteve të para të pushtetit, nuk ka potencuar rolin e vet si bartëse absolute e pushtetit. Sigurisht se në këtë drejtim ndikim të rëndësishëm kanë pasur edhe faktorët ndërkombëtar. Tërë pushteti faktikisht ka qenë i koncentruar në organin më të lartë të partisë, në Politbyro, me punën e të cilit ka udhëhequr sekretari gjeneral J. B. Tito. Të gjitha çështjet janë shqyrtuar dhe zgjedhur në Politbyro, kurse janë zbatuar nga organet përkatëse shtetërore, ushtarake dhe nga organizatat masovike, me të cilat gjithashtu kanë udhëhequr komunistët. PKJ pushtetin e vetë, si forcë udhëheqëse e ka zbatuar në disa forma: së pari në pozitat komanduese në shtet dhe në shoqëri, kanë qenë anëtarët më të lartë partiak, pastaj udhëheqja me tërë procesin ekonomik ka qenë në kontrollin rigoroz të partisë, masat e gjëra kanë qenë nën kontroll të Frontit Popullor, si organizatës më masovike e cila ka qenë nën kontrollin e partisë dhe në fund përmes policisë sekrete OZNA, përkatësisht UDB-as. Gjatë periudhës prej viteve 1944--1946, komunistët, si edhe në të gjitha vendet tjera socialiste, ballafaqohen me çështjen e përfshirjes edhe të Frontit Popullor në qeveri të koalicionit, krejt me qëllim të sigurimit të njohjes ndërkombëtare. Çështja e njohjes ndërkombëtare i pengon pushtetmbajtësit të ri që në mënyrë më serioze të merret me dhe të zbatojnë masat drastike ndaj besimtarëve dhe bashkësive fetare.664 Në kushtet e ndërlikuara të fazës së parë të ndërtimit të shtetit, politika ndaj bashkësive fetare, ka qenë identike si në ish ­ BRSS. Në këtë periudhë të zhvillimit historik, pranohej roli dhe ndikimi i kishave nacionale, të cilat shfrytëzoheshin për afirmimin politik të shtetit të ri. Njëkohësisht, në praktikë punohej në ndarjen e kishës nga shteti dhe nga shkolla,në forcimin e aktiviteteve

Në nenin 2 alinea 2 të Kushtetutës së RFPJ të vitit 1946, shkruan: "Republika Popullore e Serbisë ka në kuadrin e saj Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe të Metohisë". Sipas Kushtetutës, në kompetencën e federatës hyn pranimi dhe formimi i krahinave të reja autonome, neni 44, allinea 2, pika 2.. Kurtesh Saliu, Lindja, zhvillimi dhe aspektet e autonomitetit të Krahinës socialiste autonome të Kosovës në Jugosllavinë socialiste, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1984, fq. 39. 664 Shih: S. Nesovic, B. Petranovic, AVNOJ i revolucija. Tematska zbirka dokumenata, 1941-1945, Beograd, 1983, fq 668-720.

663

Faqe 243

propagandistike ateiste si dhe në restrikcionin e fushatave prozelitistike të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Kishës Katolike. Arsyet kryesore të një politike të këtillë kanë qenë se kishat, bashkësitë e caktuara fetare ishin pengesë për krijimin e kombit unik të shtetit të përbashkët dhe qëndrimet ideologjike. Në këtë drejtim dalloheshin Kisha Katolike dhe Bashkësia e Fesë Islame. Organizimi i Bashkësisë së Fesë Islame në RFP të Jugosllavisë bazohej në Kushtetutën e Bashkësisë së Fesë Islame të datës

665

, të miratuar nga Kuvendi

Suprem Vakufor i BFI-ve nga territori i Bosnjës dhe Hercegovinës, RP të Serbisë, RP të Maqedonisë dhe RP të Malit të Zi, në mbledhjen e parë të mbajtur në Sarajevë më 26-27. 08. 1947. Në këtë Kuvend bëhet edhe zgjedhja e Ibrahim ef. Fejiqit, për reis-ul-ulema, kurse dorëzimi solemn i menshurës bëhet më 12. 09. 1947 në Medrese e Gazi Hysrev Begut.

666

Në fjalimin e vet inaugurues, reis-ul-ulema I.

Fejiqi, përshëndet ndarjen e shtetit nga besimi. Si mbështetje pohimeve të veta përmend faktin se në shumë shtete myslimane është ndaluar skllavëria, ndëshkimi fizik për veprat penale nga lëmi i besimit dhe në lëmin e trashëgimisë janë barazuar të drejtat e mashkullit dhe të femrës, dhe askush nuk i ka fajësuar se kanë bërë shkeljen e dispozitave të islamit.667 Kjo periudhë kohore është karakterizuar me orvatjet e shtetit që në tërësi të vejë nën kontroll BFI, e cila do të tregohet në tërësi kooperative në realizimin e politikës partiake dhe shtetërore. Strukturat

udhëheqëse kanë qenë të gatshme për bashkëpunimin me shtetin, por nuk janë pajtuar që në tërësi të instrumentalizohen.668

Pas miratimit të Kushtetutës të BFI, është bërë edhe zgjedhja Ibrahim Fejiqit, nga Mostari për reis- ululema, kurse për zëvendës të tij është zgjedhur Murat Sheqeragiq (i cili gjatë luftës ka qenë nënkryetar i KAVÇKS), anëtari i Komisionit Fetarë, pranë Qeverisë të RP të Serbisë dhe njëkohësisht deputet popullor nga Prijepola. Pas vdekjes të Fehim Spahos në vitin 1942, deri në vitin 1947 ngel pa udhëheqësin e vetë suprem fetarë, detyrën e reis-ul-ulemasë e kryente naibi, zëvëndësi i tij.. Udhëjheqësin e re të BFI, në krye me I. Fejiqin, më 16. 09. 1947, e pranon J.B. Tito, atëhere kryetar i Qeverisë Federative. Me atë rast I. Fejiqi deklaron: "Ne asnjëherë në këto vise, në aspektin e ushtrimit të islamit dhe në kryerjen e riteve fetare, nuk kemi gëzuar aq liri, sa gëzojmë në shtetin tonë. Në këtë aspekt faktet e panumërta ofrojnë dëshmi mbi lirinë e besimit dhe të ndërgjegjesë në shtetin tonë". Shih: :"Politika", 28. 08. 1947, fq. 3 dhe :"Politika", 19. 09. 1947. Drustveno-politicki i pravni rezim verskih zajednica u Jugoslaviji, Beograd, 1972, fq. 61. 666 Shih: Dr. Fikret Karcic, Drustveno-pravni aspekt islamskog reformizma, Islamski teoloski fakultet, Sarajevo, 1990, fq. 237-241. 667 Shih: "Nastupni govor reis-ul-uleme IVZ u FNRJ Ibrahima efendije Fejica prilikom preuzimanja mensure 12. 09. 1947. u Sarajevu", "Glasnik VIS-a" nr. 1-3/1950, fq. 22. 668 Në dallim prej BFI, Kisha Katolike e cila ka pasur strukturën e fortë organizative dhe qendrën jashtë shtetit, me klerin e arsimuar dhe me përvojë, ka paraqitur për shtetin problem shumë të të madhë. Ajo kur

665

Faqe 244

Në këtë Kuvend miratohet edhe "Rezoluta e Kuvendit të Vakëfit Suprem të Bashkësisë së Fesë Islame në RPFJ", ku thuhet: Kuvendi Suprem i Vakëfit të Bashkësisë së Fesë Islame, në të cilin janë tubuar përfaqësuesit e Bashkësive së Fesë Islame nga territori i Bosnjës dhe Hercegovinës, RP të Serbisë, RP të Maqedonisë dhe RP të Malit të Zi, në mbledhjen e tyre të parë të mbajtur në Sarajevë më 26-27 gusht 1947, e zgjodhi Kryesinë Supreme Islame me në krye Reis-ul-ulemanë, si organ më i lartë fetar i Bashkësisë së Fesë Islame në Jugosllavi. Në këtë orë historike të Bashkësisë së Fesë Islame në Jugosllavi, Kuvendi i Vakëfit Suprem, i prirë nga ndjenjat më të larta ndaj bashkësisë së vet, miraton këtë:

REZOLUTË 1. Përpjekjet e kahershme të pjesëtarëve të BFI-së për liri dhe barazi të plotë

përfundimisht u arritën me Kushtetutën e RFPJ-së dhe me kushtetutat e të gjitha republikave popullore, në saje të LNÇ-së, në të cilën morën pjesë të gjithë popujt e Jugosllavisë, të udhëhequr nga udhëheqësi i ynë mareshali Tito. Nuk mund të harrohen vuajtjet e myslimanëve në ish-Jugosllavinë antipopullore, sidomos nuk mund të harrohen ndjekjet e tmerrshme të bëra ndaj shqiptarëve myslimanë, rrezikimi i lirisë së tyre fetare e nacionale, edhe përkundër të gjitha rregullave kushtetuse dhe ligjore të shkruara për lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Sot në Jugosllavinë e re demokratike është arritur zhvillimi i papengueshëm i të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë sonë fetare në çdo pikëpamje, si me ligj, ashtu edhe në jetën praktike është siguruar liria e besimit dhe pacenueshmëria e ndjenjave fetare. Feja nuk është më si dukuri e mjet në duart e pushtetmbajtësve për të mbajtur qeveritë e tyre antipopullore, ajo(feja) është bërë bindje lirë e të gjithë pjesëtarëve të gjitha bashkësive fetare, të cilën askush nuk guxon ta pengojë me asgjë. Kuvendi Suprem i Vakëfit konstaton se ndarja e bërë e organizatave fetare nga shteti, jo vetëm që nuk është e dëmshme për interesat e bashkësisë

nuk është pajtuar të margjinalizohet në jetën shoqërore dhe të reduktohet në institucion që do të kryejë ritualet. Ky konstatim pjesërisht vlenë edhe për KOS, pasi që ajo ka qenë në kuptimin organizativ shumë më e dobët se Kisha Katolike.

Faqe 245

tonë fetare, por përkundrazi, në atë akt, i cili shumë më herët është zbatuar në vendet e përparuara, është siguruar jeta e lirë e bashkësisë sonë fetare në raport me shtetin. Kjo fitore demokratike është faktor pozitiv në zhvillimin dhe në forcimin e mëtejshëm të vëllazërim-bashkimit të gjithë popujve tanë, kjo

paraqet një prej kushteve themelore të përparimit të shtetit tonë popullor. Me ndjenja të tilla për lirinë, si dhe në bazë të miratimit të lirë të Kushtetutës së BFI-së, Kuvendi Suprem i Vakëfit bëri zgjedhjen e kryesuesit suprem fetar Reis-ul-ulemasë, me të cilin akt shohim përfundimin e ndërtimit të organizatës fetare.

2. Derisa sot në shumë vende koloniale islamike zhvillohet luftë për të drejtat elementare të njeriut dhe vdesin mundshëm në flakën e përçarjes dhe të urrejtjes së përhapur fetare, pjesëtarët e BFI-së në RPFJ, në shtetin e tyre të lirë i gëzojnë të gjitha liritë qytetare. Duke shijuar të gjitha frytet e lirisë së fituar me luftë, iu dërgojnë përshëndetje vëllazërore të gjitha vendeve të

robëruara islamike, si dhe iu dëshirojmë sukses në luftën e tyre për liri kundër robërisë imperialiste.

3.Kuvendi Suprem i Vakëfit gjykon përpjekjet e atyre të cilët si pjesëtarë të BFI-së e më parë si funksionarë të saj, që me përpjekjet e tyre prapanike dhe me veprimet e tyre armiqësore e keqpërdorin lirinë e punës dhe të jetës së institucioneve tona fetare, të cilët me fjalë të rrejshme kinse për mbrojtjen e fesë iu shërbejnë armiqve të përbetuar të atdheut tonë. Po ata njerëz të prapambetur përpiqen të shpifin të pavërteta të cilat përhapen në botën e jashtme për pozitën e BFI-së si dhe, në përgjithësi, për pozitën e rëndë të organizatave fetare në Jugosllavi. Në ato përpjekje shohim dorën e fshehur të armikut të përbetuar të shtetit tonë popullor, si dhe bashkëpunëtorëve fetare, të cilët përpiqen të çrregullojnë lumturinë dhe ardhmërinë tonë. Jemi të bindur thellë se të gjitha ato përpjekje të të prapambeturve do të mbesin të pasuksesshme, në saje të ndërgjegjes së pjesëtarëve të bashkësisë tonë fetare, si dhe të qëndrimit patriotik të pjesës më të madhe të Ilmisë tonë.

Faqe 246

4.Popujt e Jugosllavisë në luftën mbinjerëzore kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm e fituan lirinë dhe krijuan shtetin e ri. Sot në kushtet e lirisë po bëhen përpjekje të mëdha e të pashembullta për jetë më të mirë të secilit njeri të bashkësisë sonë dhe Kuvendi Suprem i Vakëfit parasheh se është detyrë patriotike e çdo pjesëtari të BFI-së që të ndihmojë çdo iniciativë, e cila është orientuar kundër zhdukjes së prapambeturisë dhe që shpie drejt përparimit më të shpejtë të masave të gjera popullore, e sidomos të pjesëtarëve të BFI-së. E kaluara e rëndë gjatë historisë është përplot shembuj, të cilët flasin për fatkeqësitë e myslimanëve, të cilat më së shpeshti i kushtëzonin prapambeturia dhe mosdituria. Përgjegjësi dhe rëndësi e veçantë duhet t i kushtohet lirimit të gruas myslimane nga zakonet prapanike, me të cilat është thyer personaliteti i saj dhe deri sot është frenuar zhvillimi i saj. Ne duhet t i ofrojmë ndihmë gruas myslimane që të hyjë sa më shumë në jetën publike dhe me heqjen e çarçafit e të ferexhesë të bëhet anëtare e barabartë e bashkësisë sonë në kuptimin e plotë të fjalës, si dhe faktor e rëndësishëm në ndërtimin e Jugosllavisë së Re. Nuk ka pengesa nga feja sa i përket heqjes së ferexhesë dhe të çarçafit. Kuvendi Suprem i Vakëfit konsideron se ajo është detyrë patriotike e çdo myslimani që deri në fund të kontribuojë për ngritjen e ndërgjegjes së gruas myslimane, se heqja e çarçafit dhe ferexhesë mundëson që me hapa të ecën drejt zhvillimit krah për krah me gratë e tjera të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë. Kuvendi Suprem i Vakëfit përshëndet të gjitha përpjekjet e të gjithë njerëzve tanë dhe të organizatave popullore, të cila me angazhimin e tyre patriotik dhe vëllazëror po kontribuojnë për zgjedhjen e çështjes së gruas myslimane. Është detyrë e të gjithë ulemave dhe pjesëtarëve të tjerë të BFI-së që myslimanen ta shpien në rrugën e lirisë dhe të përparimit, në të cilën është siguruar jo vetëm lumturia e saj individuale, por edhe lumturia e përgjithshme e bashkësisë sonë. Jemi të bindur thellë se lumturia dhe përparimi i vendlindjes dhe i bashkësisë sonë fetare varet para se gjithash prej vetë nesh. Kuvendi Suprem i Vakëfit i fton të gjitha organet dhe të gjithë pjesëtarët e BFI-së që me tërë forcën të

Faqe 247

ndihmojnë përpjekjet e shtetit tonë popullor të të gjithë popujve në Jugosllavi. Me ruajtjen e barabarësisë së krijuar fetare do t'i ndihmojmë forcimit të vëllazërimit të popujve në Jugosllavi. Me ruajtjen e barazisë së krijuar fetare do t i ndihmojmë forcimit të vëllazërimit të popujve tanë dhe nën udhëheqjen e Mareshalit Tito të ndërtojmë Republikën ­ Popullore Federative të Jugosllavisë të fortë, të përparuar dhe të pavarur".669

Kjo ka një rëndësi të veçantë për BFI dhe për myslimanët në përgjithësi, ngase brenda BFI mbisundon orientimi i qarqeve moderniste, të cilat si bartëse të vetme kanë mundur të ofrojnë interpretimet e pranueshme shoqërore për islamin, në një shoqëri ku ndërtohej shoqëria socialiste. BFI me këtë rezolutë jep legjitimacionin e saj mbi proceset e caktuara shoqërore-politike të cilat kanë qenë në zhvillim e sipër në mjediset myslimane, e ndër to kryesore janë: ndarja e shtetit nga besimi, çështja e zarit dhe të ferexhesë dhe çështja e kooperativave bujqësore.670 Organet drejtuese dhe më të larta sipas Kushtetutës të BFI ishin Kuvendi Suprem Vakufor dhe Kryesia Supreme Islame, në krye me reis-ul-ulemanë. Selia e organeve supreme ishte në Sarajevë, kurse në çdo republikë ku kishte numër të caktuar i myslimanëve, ekzistonte Kuvendi Vakufor, në krye me Drejtorinë e Vakëfit dhe me Ulema Mexhlisin, si ishin në RP të Bosnjës dhe Hercegovinës, në RP të Serbisë, në RP të Maqedonisë dhe në RP të Malit të Zi. Kuvendi Suprem Vakufor ishte organ më i lartë qeverisës dhe administrativ, kurse Kryesia Supreme Islame, ishte organ kryesor fetarë dhe fetar-arsimor në territorin e vetë, kurse selitë e këtyre organeve ishin në Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Titograd (Podgoricë). Në çdo qark, ku kishte mysliman funksiononte Besitaria Vakufore, si organ fetarë dhe si organ i qeverisjes me pasurinë. Në kuadrin e besitarisë për RP të Serbisë, ishin 25 besitari, të cilat ndaheshin në më shumë xhemate, kurse çdo xhemat e kishte këshillin e xhematit dhe imamin e xhematit. Çdo imam i xhematit ushtronte

"Rezolucija Vrhovnog vakufskog sabora IVZ u FNRJ", "Glasnik Vrhovnog islamskog starjesinstva", (1950), nr. 1-3, Sarajevo, 1950, fq. 18-19. (Përkthimi jipet sipas Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 30-33. 670 Dr. Fikret Karcic, Drustveno-pravni aspekt islamskog reformizma, Islamski teoloski fakultet, Sarajevo, 1990, fq. 237-239.

669

Faqe 248

funksionin e vet parësor të udhëheqësit të faljeve në xhami dhe detyrën arsimorefetare. Në territorin e RP të Serbisë, ku përfshihej edhe "Kosova e Metohia", emërtimi i atëhershëm për Kosovën, vepronte Kryesia Islame me tre anëtar, Drejtoria e Vakëfit me 30 këshilltarë nga gjithë territori ku jetonin myslimanët, kurse selia e të gjitha organeve ishte në Prishtinë. Bashkësia e Fesë Islame, në pikëpamje administrative, ndahej në 26 këshilla vakufore të qarkut dhe në 436 xhemate të imamëve. Jashtë Kosovës, ekzistonin 8 këshilla vakufore dhe ato në: Beograd, Nish, Novi Pazar, Sjenicë, Priboj, Prijepole dhe në Nova Varosh.671 Përveç myslimanëve të shkollës juridike hanefite (sunite), myslimanët ishin organizuar edhe në vëllazëritë mistike ­ tarikate të dervishëve. Në atë kohë në të gjithë territorin e Jugosllavisë vepronin 10 tarikate të regjistruara dhe atë kryesisht në Kosovë, në Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ato ishin: Kaderi, Rufai, Saadi, Halveti, Nakshibendi, Bektashi dhe Noktaxhi. Si tarikate më me ndikim ishin Kaderi dhe Rufai. Sipas shënimeve në Kosovë ishin 5400 myhib dhe 28 shehlerët.672 Sipas vendimit të Ulema Mexhlisit në Sarajevë, gjatë vitit 1952 në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës janë mbyllur të gjitha teqetë aktive, kurse në Kosovë dhe Maqedoni ato kanë vazhduar punën. Sipas regjistrimit të vitit 1950 në territorin e RP të Serbisë, kanë vepruar: 436 imam, 25 vaiz(72 imam kanë qenë pa punë) kanë vepruar 45 shehlerë, 92 myezin, kurse në funksion kanë qenë 467 xhamia dhe 62 teqe. Sa i përket moshës, ajo ishte jashtëzakonisht jo e volitshme, Prej të gjithë hoxhallarëve dhe nëpunësve fetarë vetëm 37 % ishin në moshën prej 30-50 vjeçar, kurse të gjithë të tjerët ishin mbi moshën 50 vjeçare. Në grup moshën prej 60-70 vjeçar kishte mbi 30% të hoxhallarëve dhe nëpunësve fetarë.673 Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë nga viti 1948 në Jugosllavi në atë kohë jetonin 1.974.664 mysliman, përkatësisht pjesëmarrja e popullatës myslimane në

Shih: Bashkësia Islame e Kosovës_Wikipedia, http//sq.wikipedia.org/wikiBashk%ABsia_Islame_eKosov%C3%ABs Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-8-131. Arhiv Srbije, Zemaljska komisija za verske poslove NRS, G-21, f. 7. 672 Shih: Verske zajednice u FNRJ, Beograd, 1953, fq. 548, Dz. Cehajic, Derviski redovi u jugoslovenskim zemljama, Doktorska disertacija, Pravni fakultet sarajevo, 1978. 673 Arhiv Srbije, Zemaljska komisija za verske poslove NRS, G-21, f.- 7, f.-9 dhe f-10, Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-4-84 dhe 2-52 dhe 2-53.

671

Faqe 249

tërë popullatën e atëhershme ishte 12,52% prej të cilëve 639.975 jetonin në territorin e RP të Serbisë, përkatësisht prej tyre 507.011 ishin shqiptarë, 104.992 jugosllavë, 1914 turq dhe 26.058 ciganë (romë).674 Numri më i madh i myslimanëve jetonin në Kosovë, por shumica dërmuese e banorëve të Sanxhakut me qytetet Novi Pazari, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Priboji dhe Nova Varoshi, ishin me popullatë myslimane, pastaj Beogradi me 9.250 dhe Nishi me 15.680.675 Për Lëvizjen Nacional Çlirimtare, në procesin e konsolidimit administrativ ka qenë e rëndësishme, të përcaktojë qëndrimin e vetë ndaj bashkësive fetare, e në veçanti ndaj KOS, kurse marrëdhëniet me Kishën Katolike, përkohësisht lihen anash. Marrëdhëniet me BFI, nuk janë konsideruar të rëndësisë së veçantë dhe ato së pari vendosen në Kosovë.

fetare 1.3 Puna dhe roli i komisioneve për çështje fetare

Deri në fillimin e Luftës së II Botërore, qeverisja mbi bashkësitë fetare ka qenë nën kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Jugosllavisë. Pas shpërthimit të luftës, rregullimi i marrëdhënieve me bashkësitë fetare është varë nga rregullimi shtetëror, në çdo vend në veçanti. Pas përfundimit të luftës, sipas Dekretligjit mbi suprimimin dhe pushimin e zbatimit të ligjeve të nxjerra nga ana e okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të miratuar si vendim i KAÇKJ, është formuar Komisioni shtetëror fetar pranë Kryesisë të Këshillit të Ministrave të JDF, më 21. 08. 1945, si dhe komisionet e ngjashme pranë njësive të atëhershme federale.676 Në fushëveprimin e Komisionit shtetëror për çështje fetare, pranë Kryesisë të Këshillit të Ministrave të JDF, kanë qenë, këto çështje: a) analiza e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e jashtme të

bashkësive fetare, marrëdhënieve të tyre ndërfetare dhe pozitës të kishave ndaj shtetit dhe pushtetit popullor, si dhe përgatitja e materialeve për rregullimin ligjor të këtyre marrëdhënieve;

Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-4-84 , Arhiv Srbije, Zemaljska komisija za verske poslove NRS, G-21, k-9. 675 Arhiv Srbije, Zemaljska komisija za verske poslove NRS, G-21, k-7. 676 "Sluzbeni list DFJ", nr. 62, të dt. 21. 08. 1945.

674

Faqe 250

b) dhënia e mendimeve dhe propozimeve lidhur me të gjitha çështjet konkrete që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkësive fetare dhe të shtetit, deri në rregullimin përfundimtar të këtyre marrëdhënieve me anë të ligjeve; c) kujdesi ndaj realizimit në jetë dhe zbatimi i të gjitha dispozitave të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve ndërfetare shtetit".677 Sipas nenit 2 Komisioni për çështje fetare përbëhej nga kryetari dhe gjashtë anëtar të cilët i emëronte dhe i shkarkonte Kryetari i Këshillit të Ministrave. Të gjitha qeveritë vendore duhet të kishin detyrë të formojnë komisionet vendore, të cilat duhej të punonin sipas udhëzimeve të Komisionit Shtetëror. Organet shtetërorepopullore dhe organet e bashkësive fetare, kanë qenë të obliguar,a që në bazë të kërkesës të komisionit të paraqesin të dhënat e kërkuara. Me Rregulloren mbi organizimin e brendshëm dhe punën e Komisionit Shtetëror për çështjet fetare pranë Kryesisë të RFP të Jugosllavisë, të miratuar pas miratimit të Kushtetutës të RFP të Jugosllavisë (26. 12. 1946), Komisioni Shtetëror ka pasur këto detyra: a) "që si trup këshillëdhënës, të analizojë çështjet e marrëdhënieve ndërmjet besimeve të ndryshme dhe kishave, të analizojë çështjet nga jeta e tyre e jashtme dhe të pozitës ndaj Shtetit dhe ndaj organeve popullore në territorin e RFPJ; b) të përgatit materialet për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive fetare dhe të shtetit; c) të paraqes mendime dhe propozime rreth të gjitha çështjeve konkrete të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive fetare dhe të shtetit deri në rregullimin definitiv të këtyre marrëdhënieve me anë të ligjit; ç) të kujdeset për realizimin në jetë dhe zbatimin e drejtë të gjitha dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë në rregullimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe të marrëdhënieve të bashkësive fetare dhe të shtetit, në frymën e nenit 25 të Kushtetutës RFPJ, të njërit prej parimeve më të rëndësishëm të luftës tonë; të kishës dhe të

677

Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-1-1.

Faqe 251

d) të harmonizojë punën e komisioneve vendore pranë qeverive të republikave popullore dhe të japi udhëzimeve të nevojshme".678 Me nenin 3 dhe 4 parashihej si obligim i Komisionit çështja e marrëdhënieve të bashkësive fetare në RFPJ me bashkësitë fetare jashtë vendit dhe rregullimi juridik i këtyre çështjeve. Komisioni kishte përbërje të njëjtë, përveç se kryetarin e emëronte Kryetari i Qeverisë të RFPJ. Seancat e Komisionit duheshin të mbahen një herë në muaj, e sipas nevojës edhe më shpesh. Kryetari i Komisionit ishte anëtari i përhershëm, kurse gjashtë anëtarët e tjerë nuk kanë qenë punëtor administrativ, por kanë marrë pjesë në seancat e Komisionit me qëllim të miratimit të vendimeve, si anëtarë të përkohshëm. Komisioni ka pasur sekretarin dhe referentët juridik dhe fetarë për besimet e ndryshme, si dhe nëpunësit të tjerë. Referentët fetarë kanë pasur për detyrë të mbajnë evidencën e publikacioneve fetare, të kontaktojnë me organet e bashkësive fetare etj. Komisioni i formuar qysh në vitin 1945, i cili është vërtetuar me Rregulloren e punës të vitit 1946, praktikisht nuk ka funksionuar deri në vitin 1948, kur pranë Kryesisë të Qeverisë të RFPJ është formuar Komisioni për çështje fetare. Kryetar i parë i Komisionit ka qenë, sekretari i Qeverisë së RFPJ, Lubodrag Gjuriq, kurse sekretari i Komisionit Pavle Pavlloviq. Aktiviteti i këtij Komisioni vërehet pas datës 18. 03. 1949, kur krytar i Komisionit emërohet Miloje Dilpariq, kurse për anëtar Miodrag Simoviq, Ivo Froll, Pashaga Manxhiq, Marjan Vivoda, Kiro Gligorov dhe Millosh Radovanoviq. Gjatë muajit prill 1951 Qeveria e RFPJ miraton vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë të Komisonit, me në krye Mirko Gjurkoviqin, kurse Milloje Dilpaqiri ka qenë sekretar. Anëtarët e tjerë të Komisionit kanë qenë: Svetislav Stefanoviq, ndihmësi i ministrit për punë të brendshme të RFPJ, Ljubodrag Gjuriq, sekretar i Qeverisë të RFPJ, Leo Matesi, ndihmësi i ministritë për punë të jashtme, Marjan Vivoda, zëvendësi i Prokurorit Publik të RFPJ dhe Ivo Froll, ndihmësi i Këshillit për Shkencë dhe Kulturë. Gjatë qershorit të vitit 1953, edhe një herë ndryshohet përbërja e Komisioni, kështu që për kryetar të Komisionit Federativ për

678

Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-1-1, 144- 1-2.

Faqe 252

Çështje fetare ose Komisionit të KEF për Çështje Fetare, si quhet në dokumentet zyrtare, emërohet Dobrivoje Radosavleviq, anëtar i KEF, kurse sekretar ngel M. Dilpariqi, anëtar të tjerë kanë qenë: Miloje Urosheviq, kryetari i Pleqësisë për Arsim dhe Kulturë të RSS, Selmo Hashimbegoviq, anëtar i KE të RSS, Petar Iviçeviq, shef i kabinetit të Nënkryetarit të KEF, Marjan Vivoda, zëvendësi i Prokurorit Publik Federativ dhe Tosho Poposki, redaktor i gazetës partiake "Borba".679 Gjatë muajit dhjetor të vitit 1950 Pleqësia për Jurisprudencë dhe Ndërtimin e Pushtetit Popullor të Qeverisë së Serbisë, nxjerr aktvendimin mbi organizimin e Komisionit Vendor për Çështje Fetare, me punën e së cilit ka udhëhequr sekretari. Përveç sekretarit dhe kryetarit, Komisionin e kanë përbërë edhe tre nëpunës dhe referentë, për besimin ortodoks, katolik, mysliman dhe për pakicat të tjera fetare. Gjatë vitit 1951, përbërja e këtij Komisioni ndryshon. Kryetar emërohet Milan Smilaniq, kurse anëtarë emërohen Lajço Matkoviq, Mustafa Canhasin, Lubisav Javanoviq dhe Dobrica Matkoviq. Ky Komision sërish ndryshohet në qershor të vitit 1951 dhe në përbërjen e tij hyjnë: Milivoje Radovanoviqi, ministër-sekretar gjeneral i i Qeverisë të RSS, Millorad Millatoviq, ndihmësi i ministrit për punë të brendshme të RSS, Radovan Grkoviq, drejtor i Drejtoratit Kryesor për Tregti dhe Furnizim dhe Sllobodan Reliq. Është me rëndësi të theksohet se në të gjitha komisionet anëtar kanë qenë ndihmës ministri për punë të brendshme, ndihmësi i prokurorit publik republikan.680 Ky Komision bashkë me Lidhjen e Shoqatës të Klerikëve Ortodoks, deri në fillim të viteve 50 të shek. XX, kanë pasur ndikim vendimtar në KOS, posaçërisht gjatë zdhjedhjes së patrikut. Kështu marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së RSS dhe KOS, kanë qenë permanente dhe janë zhvilluar me kënaqësi të ndërsjellë.681 KOS me Qeverinë e RPS, ka mbajtur kontakte për të

Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-8-130; 144-7-128, . Dr. Radmila Radic, Drzava i verske zajednice 1945-1970, knjiga I, Institut za savremenu istoriju Srbije, Beograd, 2002, fq. 177. 680 Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-4-84, 144-5-87, 144-5-103, Arhiv Srbije, zemaljska komisija za verske poslove NRS, Gradja-21, fond-9,10 dhe 11. 681 Në emërtimin e kësaj shoqate ka munguar sintagma "ortodokse serbe", me qëllim të instrmentalizimit të saj nga ana e organeve shtetërore. Strukturat udhëheqëse të KOS nuk kanë pranuar këtë shoqatë. Shih: Stella Alexander, Church and State in Yugoslavia since 1945, Cambridge, 1979, fq. 146-192.

679

Faqe 253

gjitha çështjet nga jeta materiale, emërimin e peshkopëve dhe caktimin e tyre në peshkopata, e deri në subvencione të cilat nuk i ka gëzuar asnjë bashkësi fetare tjetër. Gjatë vitit 1953, kur ka qenë në procedurë Ligji mbi pozitën juridike të bashkësive fetare, është nxjerr Dekretligji mbi Komisionin Federativ për Çështje Fetare, si organ, politik dhe këshillëdhënës i Këshillit Ekzekutiv Federativ, për marrëdhëniet e shtetit dhe të kishës-bashkësive fetare. Komisioni Vendor për Çështje Fetare i RPS ka pasur kompetenca edhe në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, deri në vitin 1959. Me Vendimin nr. 3645 të datës 30. 12. 1959 të Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës-Metohisë, formohet Komisioni për Çështje Fetare, në përbërje: Mehmet Maliqi, kryetar, anëtar i Këshillit Ekzekutiv, Dragosllav Miliqi, sekretar nëpunës i Këshillit Ekzekutiv, kurse anëtar u zgjodhën Qemal Deva, sekretar i Pleqësisë Krahinore për Kulturë, Andreja Vuçiq, nëpunës i Sekretariatit për Punë të Brendshme, Anton Pashku, bashkëpunëtor i "Fletores zyrtare KAKM", Nuhi Ferati, sekretar i Komisionit për Organizatat Shoqërore të Këshillit Krahinor të LSPP.682 Sipas vendimit,komisioni për çështje fetare e përbënin: kryetari, sekretari dhe numri i nevojshëm e anëtarëve, që i emëronte Këshilli Ekzekutiv, nga radha e anëtarëve të vetë, përfaqësuesve të organizatave shoqërore dhe themelatave, si dhe të punëtorëve kulturorë dhe publikë. Me Vendimin nr. 3645 të datës 30. 12. 1959, detyrat e Komisionit për çështje fetare ishin:përcjellja dhe shqyrtimi i çështjeve të marrëdhënieve në mes të shtetit dhe bashkësive fetare, dhënia e propozimeve mendimeve KE KAKM, dhënia e

organeve administrative dhe pleqësive në lidhje me projektet e

dispozitave me të cilat rregulloheshin punët nga kompetenca e tij, mbikëqyrja e ligjshmërisë së dispozitave të këshillave popullore, me të cilat rregulloheshin çështjet në lëmin e marrëdhënieve të shtetit dhe bashkësive fetare, e kryente edhe

682

Deri në këtë vit në Kosovë, ekzistonte vetëm Komesari për bashkësitë fetare i KE të KAKM (kom. I fundit ishte Sait Zatriqi) "Flet. zyrt. KAKM", nr. 26, Prishtinë, 30. 12. 1953, Dr. Haki Kasumi, Bashkësitë fetare në Kosovë 1945-1980, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1988, fq. 108.

Faqe 254

punë të tjera që ishin në kompetencën e tij. Me qëllim të kryerjes të detyrave të përcaktuara, Komisioni mbante kontakte me organet e bashkësive fetare dhe mund të kërkonte shënime të caktuara që nevojiteshin për punën e tij. Me Vendim bëhet edhe konstituimi i komisioneve për çështje fetare pranë kuvendeve të komunave, të cilat kishin detyra dhe funksione të njëjta në territorin përkatës.

4.Heqja peçes dhe ferexhesë Të mbuluarit të femrës në Lindjen e Afërme, ka qenë praktikë e gati të gjithë popujve dhe të kulturave.683 Dukuria e mbulimit nuk ishte vetëm praktikë dhe normë e besimit mysliman, por edhe asaj hebreje, persiane, egjiptiane dhe siriane e më vonë edhe te grekët e vjetër.684 Mbulimi i fytyrës që nuk ka qenë në pajtim me islamin dhe nuk dihet si është bërë pjesë e veshjes së femrës, dhe e trupit me veshje specifike ­ ferexhe685, në viset e Ballkanit depërton me pushtimin e këtyre trevave nga Perandoria Osmane dhe ka qenë e lidhur me dispozitat fetare e shoqërore të bashkësisë myslimane. Kjo veshje

"Gjatë periudhës së mundimeve (Tannaitic period) mospërfillja e mbulimit të kokës nga gruaja jehude ishte konsideruar një fyerje ndaj modestisë së saj. Kur koka e saj, të ishte e pambuluar, ajo do të gjobitej deri në katërqindë zuzinë (monedhë e kohës së atëhershme) për këtë kundërvajtje".Menachem M. Brayer, The Jewish Woman in Rabbinic Literature: A Psychosocial Perspective (Hoboken, N.J. Ktav Publishing House, 1986, cituar sipas Dr. Sherif Muhamed, Femra në islam përballë traditë jude-krishtere ­ (3), Miti&Realitetit, "Edukata islame", Prishtinë, XXXIII, nr. 74/2004, fq. 215. "Por dua që ta dini: kryetari i çdo njeriu është Krishti, kryetari i gruas është burri e kryetari i Krishtit është Hyji. Çdo burrë lutet apo profetizon me krye të mbuluar, turpëron kryetarin e vet. Çdo grua që lutet apo profetizon me krye të zbuluar, turpëron kryetarin e vet; sepse është njejë sikurse t'i ishte qethur flokët. E po ndodhi që ndonjë grua nuk do të mbulojë kryet, le të qethet; por në qoftë se është turp për grua ta qethë e ta rruajë kryet, atëherë le të mbulohet. Përkundrazi, burri nuk ka nevojë ta mbulojë kryet sepse është shëmbëlltyra e lavdisë së Hyjit; ndërsa gruaja është nderi i burrit. Sepse nuk është burri prej gruas, por gruaja prej burrit. Dhe burri nuk u krijua për arsye të gruas, por gruaja për arsye të burrit. Prandaj, gruaja duhet ta mbartë mbi krye shenjën e "varshmërisë", për shkak të engjëjve" Letra e parë drejtuar Koriantianëve, 11-3-11, Shkrimi i shenjt, Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, "Drita", Ferizaj, 1994, fq. 1618. "Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le të mbulojnë krahërorët e tyre me mbulesa ..." Sur. 24/Nur, fq. 352, "O Profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le të lëshojnë mbulesat e veta. Ashtu do të dallohen më mirë dhe nuk do të jenë objekt ofendimi. Ndërkaq All-llahu fal dhe është i gjithëmëshirshëm", sur. 33/Ahzab, fq. 425, Kur'an-i dhe hija e tij SHQIP, Përktheu Dr. Feti Mehdiu, Logos-A, Shkup, IHH, Stamboll, 1999. 684 Krahaso: Dr. Drita Bakia ­ Gunga, "Heqja e çarçafit dhe e peçes në Kosovë", "Kosova", Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1983, nr. 12, fq. 159. 685 Ferexhe, a. Mbulesa e gjatë dhe e hollë të cilat kanë veshur gratë mbi veshjen e zakonshme, gjatë daljes nga shtëpia.

683

Faqe 255

nuk u përhap, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensitet, te femra shqiptare myslimane.Së pari u paraqit në qytete, e më vonë edhe në mjedise të tjera. Në mesin e popullsisë fshatare, ishin pothuajse të panjohura këto dukuri.686 Depërtimin e vonshëm të këtij zakoni te femra në mjediset fshatare e pengonte edhe faktori ekonomik, sepse femra fshatare, për dallim nga ajo e qytetit, luante rol të rëndësishëm, ndër të tjera, edhe si fuqi prodhuese, kështu ky zakon, së pari depërtoi në fshatrat e trevës së Kosovës, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit dhe, sidomos në Malësi, pothuaj nuk arriti të përhapej fare.687 Është fakt i pamohueshëm se peqa dhe ferexha, në pjesën dërmuese të femrave myslimane të Ballkanit, ka pasur rrënjët e thella. Përgjigja mbi rrënjët e kësaj dukurie dhe në zakonin e mbulimit të femrës myslimane në këto treva, duhet kërkuar në rënien e rolit ekonomik dhe social të femrës myslimane. Iniciativa për heqjen e peçes688 dhe ferexhesë fiton përkrahjen qysh nga viti 1927,689 kur reis-ul-ulema M. Xh. Xhausheviqi, si interpretues i ligjit islam, konkludon se zbulimi i femrës myslimane nuk është në kundërshtim me rregullat fetare e as mbajtja e sheshirit ("republikës") në vend të fesit690 dhe për këtë

Në këtë segment të popullsisë shqiptare, për shkak të prirjeve konservuese më të fuqishme, bashkëjetesa e traditave pagane, kristiane dhe islamike, ishte më karakteristikë se sa në mjedisin qytetar. Shih: Prof. As. Dr. Ferit Duka, Rrënjët historike të tolerancës fetare në Shqipër, "Edukata islame", (2003), Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, viti XXXI, nr. 70, fq.113-123. 687 Dr. Drita Bakia ­ Gunga, "Heqja e çarçafit dhe e peçes në Kosovë", "Kosova", Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1983, nr. 12, fq. 160. Peçe, ital. pezze, mbulesë e zezë, pëlhurë e zezë dhe e hollë, me të cilën gratë muslimane në disa vende mbulojnë fytyrën që të mos i shohin të tjerët. Okul Sozlogu, Turk Dil Kurumu, Ankara, 2002, fq. 762. Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, "Rilindja", Prishtinë 1986, fq. 540 689 Iniciativa për heqjen e peçes në Shqipëri është bërë me iniciativën Bexhet Shapatit, kryetarit të Komunitit Mysliman të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1929 ai i drejtoi Ministrisë së Drejtësisë një letër, në të cilën kërkonte që edhe organet shtetërore të angazhohen në këtë aksion. Në letër ndër të tjera theksohet: "Asht e vërtetëtë ,se feja myslimane e detyron femrën të mbulojë gjymtyrët e caktueme deri në vendin që e lejon edukata qytetare por jo fytyrën".Në bazë të këtij propozimi Qeveria më 14. 08. 1929, nxorri një vendim që e ndalonte qarkullimin e grave të zbathura, e të mbuluara nga koka deri te këmbët me ferexhe, nëpër rrugë. Në bazë të interpretimit të ulemasë me autoritet si ishin kryemyftiu i Gjirokastrës Halit Peshkëpia dhe ai i Korçës Hafëz Xhaferi, kryemyftiut ntë Elbasanit Musa Aliut dhe hafëz Ymer Dile. Qeveria projektligjin mbi heqjen e peçes gjatë vitit 1937, i cili u miratua më 7. 03. 1937, kurse u dekretua më 9. 03. 1937. Shih: "Gazeta e Re", 18. 08. 1929, nr. 240, fq. 2, AQSH, Fondi 249, v. 1929, dos. 1028, fq. 1., Fatmira Musaj, "Qëndrimi i Komunitetit Mysliman ndaj legjislacionit civil të vitit '20-'30 të të shek. XX", "Perla" (2006), nr.4, Tiranë, fq. 153- 162. Shih: Deklaratën e M. Xh. Xhausheviqit në konferencën e intelekutaulëeve mysliman në "Gajret" 9. 12. 1927 dhe "Politika", nr. 53002, të dt. 10. 12. 1927

690 688

686

Faqe 256

qëndrim ai anatemohet nga ulemaja konservatore.691 Aksioni i ndërmarr ka pasur kuptim shumë më të thellë se ndryshimi i formave të vjetra të veshmbathjes së femrave, por kishte të bënte me ndryshimin rrënjësor të pozitës së femrës në shoqëri. Roli i femrës ka qenë i dorës së dytë.Për këtë qëndrim të kryeparit edhe organi më i lartë islam nxjerr takririn (vendimin) me të cilin konstatohet se qëndrimi është i drejtë dhe i bazuar në ligjet islame. Të gjitha këto kërkesa kishin të bënin me krijimin e atmosferës për afirmimin shoqëror të femrës myslimane. Në pikëpamje fetare miratohet një qëndrim kompromisi, duke thënë se femra myslimane mundet me e zbulua fytyrën dhe duart, në prani të personave të huaj të gjinisë mashkullore. Në këtë frymë ka qenë edhe Kongresi i Intelektualëve

Mysliman të mbajtur në Sarajevë, më 6 ­ 7. 09. 1928, i cili miraton rezolutën mbi çështjen e femrës. Në këtë rezolutë theksohet se mbulimi i femrës myslimane nuk është dogmë fetare, por nuk duhet të përshpejtohet me zbulimin, por duhet të insistohet në përfshirjen e femrës në procesin arsimor dhe edukativ, dhe në rast se myslimanes i konvenon të shkoj e mbuluar atëherë mund të shkoj, por në rast se është e obligueshme të zbulohet atëherë atë mund të bëjë.692 Për rëndësinë dhe pozitën e femrës në shoqërinë islame, më së miri fletë pozita e saj juridike sipas sheriatit. Sipas të drejtës së sheriatit femra ka pasur të drejta në lëmin e të drejtës familjare dhe trashëgimore. Edhe pse sipas sheriatit ka pasur të drejtën e aftësisë e veprimit, ka mundur të ndërmarr veprime të caktuara juridike, të fitoj pasuri të paluajtshme dhe paluajtshme, si dhe të disponoj lirisht me pasurinë. Të drejtat e mashkullit të deformuara nga zakonet e kaluara dhe mbulimi i tërësishëm i kanë penguar ato të ushtrojnë të drejtat e veta. Analfabetizmi dhe prapambeturia e përgjithshme, ka penguar femrën të vetëdijesohet për pozitën e vetë juridike.

691

Glasnik Vrhovnog islamskog starjesinstva u SFRJ", (1965), nr. 9-10, Sarajevo, 323.

Shih: I. Kemura, Uloga "Gajreta" u drustvenom zivota Muslimana BiH (1903-1941), Sarajevo, 1986, fq. 180. Osman Nuri Hadzic, Muhamed a.s. i Kur'an,Vrhovno islamsko starjesinstvo Islamske vjerske zajednice u SFRJ, Sarajevo, 1968, fq 122-149..

692

Faqe 257

Aksioni për heqjen e peçes dhe të ferexhesë, së pari filloi në Kosovë dhe vazhdoi Bosnje dhe Hercegovinë693, Sanxhak dhe në Maqedoni. Në Konferencën e parë të zgjeruar të mbajtur në muajin shkurt të vitit 1947 në Prizren Hajrije Jahja, njëra prej anëtareve udhëheqëse të kësaj organizate, thekson se femrat shqiptare nuk mund të marrin pjesë në realizimin e detyrave ekonomike dhe politike në vend, derisa e mbajnë ferexhenë. Kësaj kërkese janë bashkuar edhe femrat nga Peja dhe Gjakova.694 Me rezolutë të veçantë, aksionin e grave të Kosovës, ka përshëndetur Kuvendi Popullor i Serbisë, në prill të vitit 1947, ku ndër të tjera theksohet se pengimi në heqjen e ferexhesë, paraqet veprën penale të shkeljes së kushtetutës. Kryetari e Qeverisë të RP të Serbisë Bllagoje Neshkoviq, duke folur për këtë çështje, ka theksuar: "Ne momentalisht nuk mundemi, nuk mundemi që këtë çështje të rregullojmë me ligj. Para se gjithash, këtë çështje ende nuk kemi përgatitur. Përveç kësaj duhet të marrim edhe mendimin e Qeverisë Federative, ndoshta ajo do të bien ndonjë ligj. Por diçka përsëri mund të bëjmë qysh në këtë seancë. Ne mundemi qysh në këtë seancë tu japin një përkrahje morale grave të Kosovës dhe Metohisë dhe të tërheqim vërejtjen të gjithë atyre të cilët pengojnë që gratë vetë të heqin ferexhenë ,se akti i këtillë-akti i pengimit të heqjes të ferexhesëështë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, se akti i këtillë paraqet sulm mbi liritë personale, barazinë dhe të drejtat e barabarta të grave".695 Në këtë aksion u përfshi edhe Komiteti Krahinor i PKS për Kosovë e Metohi. Kështu në mbledhjen e mbajtur më 8. 05. 1947, u miratua konkluza, ku ndër të tjera theksohet, se në këtë aksion duhet të përfshihen masat e gjëra, e jo vetëm anëtarët e partisë dhe intelektualët. Komunistët duhet të prijnë aksionit, duke zbuluar femrat nga familjet e tyre. Për shkak të suksesit të pjesshëm të aksionit, u ndëmorrën masat disiplinore ndaj anëtarëve të Partisë. Nga radhët e PKJ, gjatë vitit

Shih: Senija Milisic: Emancipacija muslimanske zene u Bosni i Hercegovini nakon oslobodjenja 19471953 (posebni osvrt na skidanje zara i feredze), punim i pabotuar i magjistraturës, Sarajevo, 1986, fq. 4751, Senija Milisic, O pitanju emancipacije muslimanske yene u Bosni i Hercegovini, "Prilozi", nr. 28, Institut za istoriju, Sarajevo, 1999, fq. 225-241. 694 AK AFZ K/1 Izvestaj Izvrsnog odbora Antifasistickog Fronta Zena Jugoslavije na Trecem Kongresu AFZ Jugoslavije o dostignucima i ulozi zena i radu AFZ u izgradnji socijalizma od II do III Kongresa AFZ, Zagreb, 28-29. otkotabar 1953. 695 Gazeta "Politika", Beograd, 5. 04. 1947.

693

Faqe 258

1948 u përjashtuan 171 për shkak se "... se kundërshtuan heqjen e çarçafit për gratë dhe motrat e tyre".696 Në bazë të kërkesës të Sekretariatit Krahinor të Komitetit të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Metohisë, më 27. 05. 1947, në Prishtinë, u mbajt Konferenca e I-rë e Ulemave, ku morën pjesë 221 hoxhallarë dhe shehlerë, ku morri pjesë edhe Fadil Hoxha dhe përfaqësueset të FAG. Në këtë Konferencë u miratua Rezoluta.697 të

AIHK, OKKM, sign. 676. " 1) Aksioni për zbulimin e grave në Kosovë e Metohi ka dhënë rezultate të mëdha. Ai është mirëpritur ndër masat shqiptare e sidomos te shqiptarët. Prova më e mirë është fakti se në dy aksione dy aksione, më 8 mars dhe Një Maj, numri i shqiptarëve të zbuluara ka arritur në 3000 veta dhe se në këto ditë në rrethin e Suharekës shumica e grave janë të zbuluara. Ne mendojmë se ky aksion dhe suksesi i tij është përfundimi i kuptimit të muslimanëve shqiptarë se ata sot, kur i kanë të gjitha, kondidat e nevojshme për zhvillimin e përparimin e tyre në kohën e ardhshme. 2)Na kleri musliman, që duhet ta njohim më mirë fenë islame, mendojmë se zbulimi i myslimanëve shqiptarë nuk është kurrfarë akti i drejtueme kundra fesë islame, sepse islamizmi as nuk kundërshton, përparimin. Prova ma e mirë në favor të kësaj theze asht se djepi i Islamizmit ka herë e ka zgjedhë çështjen e zbulimit të grues, që pengonte përparimin e saj n' ato vende. Na e dijmë se zbulimi i grave ka shpejtësue përparimin e popujve muslimanë, si bie fjala në Bashkimin Sovjetik, në Shqipëri e në vende tjera muslimane. Na, po ashtu, dijmë se para nji gjysëm shekulli pjesa më e madhe e muslimanëve të Krahinës s' onë nuk ka pasë ferexhe, të cilën agresori na ka imponue për mbritjen e qëllimeve të veta të ndyeta. Për ne fetarët muslimanë të Kosovës e të Metohisë zbulimi i grave don me thenë vetëm mundësi që pjesa më e madhe e popujve t' onë, e cila deri tash asht mbajtë larg jetës shoqërore e kulturore të marri pjesë në jetën e sotshme të vendit t'onë, aktivisht në ndërtimin e një t'ardhmes ma të mirë për vedi dhe për femit e vet. Prandaj çdo thanje e tentativ që të na në Kosovë e Metohi të pengohet zbulimi i grave për çdo arsye qoft të, në realitet, don me thenë me pengue përparimin e popullit t'anë dhe t'atdheut t'onë RFPJ. Ata që me3 spjegime të ndryshme tentojnë me ndalë aksionin e zbulimin e grave nuk mund të paraqiten musliman ma të denjë se muslimanë e atyne vendeve, të cilët janë djepi i Islamizmit dhe që me kohë kanë hjekë ferexhen. M u h a m e d i A l e j h i ­ S e l a m e ka porosit të gjithë muslimanvet: " Kërkoni dijeni kudo, në qoftë se e gjeniedhe në Kinë, jepniu fëmijëve t'uej". Tue u mbështet tekstualisht me këto fjalë, na kërkojmë që grueja muslimane-shqiptare të zbulohet, që pjesa më e madhe e popullit t'onë të pajiset me dijeni e shkencë, që të naltësohet kulturisht dhe të krijojë për vehten e vet kandidatët për jetën ma të lumtun e ma të mirë. 3) Në mënyrë ma të sinqert e përpjekjeve të gjithanshme të të gjithë popujve t'onë, për lulzimin e tij ekonomik e kulturor dhe se ky aksion asht për dobi të madhe në këtë drejtim. Kuptimi gjanë i këtij aksioni nga të gjithë muslimanët përparimtarë të Krahinës s'onë asht prova ma e mirë e koshiencës së tyne të naltë patriotike dhe dashunis ndaj atdheut t'onë RFPJ. Fakti që ky aksion ka përfshi shtresat ma të gjana të masave ashtu merita e Komitetit Shqiptar, i cili me përpjekje të veta në popullarizmin e këstij aksionin përnjimend plotson rolin e vet fisnik e të shenjtë të naltësimit dhe të zhvillimit të shqiptarëve në Krahinën tonë. 4) Thrasim të gjithë mysliman[t e Kosovës dhe të Metohisë që pa asnji rezervë t'a pranojmë dhe t'a përkrahin këtë aksion. Dhe t'ue zbulue femnat e veta të diftojnë për sa asht e naltë te ata ndërgjegja për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se në ç'shkallë i dallojnë këto interesa nga zakonet e mykuna të jetës s'errët të së kaluarës. Thrasim të gjithë muslimanët e Krahinës s'onë që me vendodmëni t'u kundërshtojnë të gjitha spjegimeve jo të drejta të këtij aksioni, të cilat kanë për qëllimj që këtë aksion t'a paraqesin si nji kundërshtim me fenë islame dhe në këtë mënyrë t'ia parqesin popullit t'onë si aksion ho të drejtë. Kësisoi spjegimesh janë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve të Krahinës s'onë dhe nuk kanë kurrfarë justifikimi 5)Tue u mbështet në faktin se roli i klwerit të vërtet populluer musliman qëndron bash në punën se tue i shërbyer besnikrisht fesë islame njëkohësisht i shërben siqerisht edhe popullit, na thrrasim edhe të gjithë ata fetarë muslimanë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë konferencë që ta pranojnë rezolucionin t'onë dhe ta përhapin gjithkund ku jetonë muslimanët dhe të përpiqen për zbatimin e tij të plotë. Në këtë mënyrë na fetarët muslimanë ­ hoxhë dhe shehlerë ­ do ta lajmë borxhin tonë ndaj atdheut dhe popullit dhe do ta kryejmë detyrën tonë për përparimin dhe ardhëmënin ma të lumtur". "Buletini", nr. 5-6, Prishtinë, 1947.

697 696

Faqe 259

cilën e nënshkruan 217 përfaqësues, kundër ishin vetëm katër vota kundër. Në mbarë Kosovën gjatë këtij aksioni, i cili zakonisht kryhej me rastin e ndonjë feste, ferexhenë dhe paqen e hoqën 25.000-30.000 femra shqiptare. Në periudhën e viteve 1947 ­ 1950, aksioni për heqjen e ferexhesë dhe të peçes, përkundër faktit se një numër i madh i shqiptarëve ishin bashkuar aksionit e (në veçanti në Qarkun e Ferizajt,Gjakovës, Sharrit, Burimit, Përdrinit, Vushtrrisë, të Gores, të Prizrenit, Pejës dhe të Besianës), kishte hasur në rezistencë në Prishtinë dhe në rrethinë. Kështu gjatë vitit 1948, prej 5473 femrave sa ishin zbuluar në tërë Kosovën, 4296 sërish ishin mbuluar.698 Në suksesin e aksionit të ndëmarrë ndikim vendimtar kishin hoxhallarët, posaçërisht në vendet e vogla. Aksioni për heqjen e peçes dhe të ferexhesë, posaçërisht fiton në intensitet pas Rezolucionit të Inforbyros, kur nga ana e KQ të PKS, gjatë muajit tetor 1948, me direktivë kërkohet nga komitetet e rretheve dhe komiteteve lokale të PK të Serbisë, të intensifikojnë punën propaganduese në mesin e femrave shqiptare "me qëllim të përfshirjes së tyre në ndërtimin e vendit".699 Prokuroria Publike të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Metohisë, në marëveshje me Komitetin Krahinor, ka miratuar vendimin që me ndihmën e operativistëve të UBD-ës të burgosin të gjithë ata që kundërshtonin heqjen e peçes dhe të ferexhesë. Përveç kësaj, para miratimit të ligjit për ndalimin e mbajtjes të peçes dhe të ferexhesë, nëpunësit dhe punëtorët të cilët refuzonin që gratë e tyre të zbulohen janë përjashtuar nga puna, duke mos respektuar procedurat dhe afatet për një masë të këtillë. Rasti më drastik ka ndodhur në Prizren, gjatë vitit 1949, kur nga puna janë larguar të gjitha ato gra të cilat sërish ishin mbuluar me peçen dhe ferexhenë.700 Masat më drastike në këtë drejtim janë ndërmarr në Drenicë. Njerëzit janë marrë në përgjegjësi edhe gjatë paraqitjes të qëndrimeve të veta në konferenca dhe tubime. Kështu, kontrolli i zbatimit të aksionit është realizuar, ashtu

AK AFZ K/1 Izvestaj Izvrsnog odbora Antifasistickog Fronta Zena Jugoslavije na Trecem Kongresu AFZ Jugoslavije o dostignucima i ulozi zena i radu AFZ u izgradnji socijalizma od II do III Kongresa AFZ, Zagreb, 28-29. otkotabar 1953. Arhiv Jugoslavije, Savezna komisija za verske poslove, 144-2-52. AS, CK SKS, Direktivna pisma, depese,k-2. AK AFZ K/1 Izvestaj Izvrsnog odbora Antifasistickog Fronta Zena Jugoslavije na Trecem Kongresu AFZ Jugoslavije o dostignucima i ulozi zena i radu AFZ u izgradnji socijalizma od II do III Kongresa AFZ, Zagreb, 28-29. otkotabar 1953.

700 699 698

Faqe 260

që qytetarët janë ftuar në zyrat e këshillave lokale për marrje në pyetje. Përveç kësaj edhe gratë janë ftuar për kontroll se a kanë hequr peçen dhe ferexhenë.701 Nga radhët e partisë u përjashtuan 171, anëtar ,të cilët nuk pajtoheshin me aksionin e ndërmarr702. Disa burgoseshin pa kurrfarë gjykimi siç ishte rasti në rrethin e Sitnicës dhe të Vushtrrisë, nën akuzën e propagandës armiqësore, kinse ka thënë.703 Aksioni i heqjes peçes dhe të ferexhesë stimulohej edhe me një varg lehtësishë materiale, siç ishte rasti me ndarjen e triskave sociale.Kështu, para se të miratohej ligji, u ndanë 88.700triska, me një vlerë prej 82.048.500.-dinarë( triska industriale). Ishin hapur dyqane të veçanta të tekstilit ku furnizoheshin vetëm femrat e para që kishin heqë peçen dhe ferexhenë.704 Aksioni i heqjes të peçes dhe ferexhesë, e përcjell edhe me një varg aktivitetesh kulturore dhe artistike, në të cilën ishin inkuadruar shumë shoqëri artistike dhe individë me ndikim në shoqërinë kosovare si: Esat Mekuli, Din Mehmeti, Hasan Vokshi, Enver Gjergjeku etj.705 Në Plenumin e Këshillit Kryesor të Frontit Popullor të Serbisë, të mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit 1950, Ismet Shaqiri, si përfaqësues i Kosovës, propozon që të paraqitet kërkesa Kuvendit Popullor të Serbisë, që edhe ajo si Republika e Bosnjes dhe Hercegovinës, të nxjerri ligjin mbi ndalimin e mbajtjes të "peçes dhe të çarçafit". Si mbështetje këtij aksioni arrijnë shumë telegrame nga organizatat masovike, posaçërisht të grave. Në këtë aksion inkuadrohen edhe hoxhallarët e Rrethit të Nerodimës.

Arhiv Srbije, CK SKS, Agitrop komisija, Izvestaji po raznim pitanjima iz rada Agitrop komisije, k-6. Në Fabrikën e gurrit "Çikatovë", 15 punëtor kanë ngelur pa punë, pas konferencës së mbajtur në lidhje me peçen dhe ferexhen. Besitari e Këshillit Popullor në Skenderaj (Sërbica atëhershme), ka intervenuar në drejtorinë e fabrikës së gurrit që të kthejë punëtorët në punë, por drejtori ka refuzuar duke u arsyetuar se ka vepruar në pajtim me urdhëresën e Këshillit tË Bashkësisë Lokale lokale në Drenas (Gllogovcë) dhe në pajtim me Këshillin Popullorë të Rrethit të Skenderajt. 702 AIHK, OKKM, sign. 676. 703 AK AFZ K/4. 704 "Rilindja", 8. 02. 1951, më gjërësisht Dr. Drita Bakia ­ Gunga, "Heqja e çarçafit dhe e peçes në Kosovë", "Kosova", Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1983, nr. 12, fq. 159-177. 705 Hasan Vokshi, Çarçafi, "Jeta e Re", nr. 4, 1950, 249-259, Din Mehmeti, Të resë sanë, "Jeta e Re", nr. 1, 1949, S. Nokshiq, Çarçafi ­ pengesë e përparimit, "Jeta e Re", nr. 4, 1950. Enver Gjergjeku, Femrës së mbyllyr, "Jeta e Re",, nr. 1-2, 1950, 97-98. Shih:Dr. Drita Bakia ­ Gunga, "Heqja e çarçafit dhe e peçes në Kosovë", "Kosova", Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë, 1983, nr. 12, fq. 174.

701

Faqe 261

Këshilli Krahinor i Kosovës dhe Metohisë, në seancën e vet të mbajtur më 9. 01. 1951, me rezolutë i drejtohet Kuvendit Popullor të Serbisë, me kërkesë që të nxjerri Ligjin mbi ndalimin e mbajtjes të peçes dhe të ferexhesë. Duke respektuar kërkesat e paraqitura shkruan në preambulën e ligjit, Kuvendi Popullor i Serbisë, në seancën e vet të mbajtur më 23. 01. 1951, nxjerr Ligjin mbi ndalimin e mbajtjes të peçes dhe ferexhesë.706 Raportuesi i Këshillit Legjislativë Fadil Hoxha, në raportin e vet, ndër të tjera ka theksuar: " Me këtë ligj do të eliminohen mbeturinat e karakteristikave dhe të marrëdhënieve barbare ndaj gruas myslimane, e cila është e ngulitur thellë tek konzervativistët dhe tek fanatikët...Organizatat e tona të frontit dhe të organizatave të tjera masovike, si dhe këshillat e pushtetit popullor, nuk guxojnë të demobilizohen me miratimin e këtij Ligji, e as të konsiderojnë se ky problem është zgjedhur".707 Pas nxjerrjes së këtij Ligji, një numër bukur i mirë e grave, përkundër masave drakonike e kundërshtuan në forma të ndryshme,kështu që kryesisht natën dilnin të mbuluara, ose fytyrën e mbanin të mbuluar me shami. Por nuk ishte i vogël edhe numri i atyre që kundërshtuan haptas këtë aksion. Një numër i caktuar i prindërve kishin çregjistruar fëmijët të gjinisë femërore nga shkollat fillor dhe të mesme.708 Zëvend&eu