x

Read untitled text version

10

M

MËSUESI

Cilësi në arsim

, Prin ësues

Botim i përmuajshëm i MASH nr. 10 (2568) - dhjetor 2011

stat! r Fe zua

xënës: dër, N

Pë r mbajtja

"Zotërimi i gjuhëve të huaja është ndër aftësitë kryesore që duhet të ketë çdo qytetar i një shoqërie të mbështetur në dije". Arsimi dhe Reforma Konferenca rajonale" Arsimi na përket të gjithëve"-Kukës. Konferenca rajonale" Arsimi na përket të gjithëve"-Lezhë. Konferenca rajonale" Arsimi na përket të gjithëve"-Tirana- Qark Profesioni i rregulluar i mësuesit BUJANOC, nëntor 2011 A trajtohen si duhet nxënësit me "Aftësi të Kufizuara"? Mësuesi dhe nxënësi Mësimdhënia me në qendër nxënësin Integrimi lëndor dhe të mësuarit me projekte. Mesuesi si nje hulumtues... Vlerësim gjithpërfshirës Eskursioni në gjeografi Në klinë të kosovës rriten treguesit e cilësisë në arsim Mbi marrëdhëniet mësues- nxënës Emocionet e një dite të madhe Të nxënët bazuar në projekte "në" dhe "për" komunitetin Shkolla dhe Komuniteti Si të përftohen aftësitë TIK Prindi dhe shkolla Marrëdhëniet publike të shkollave tona SPORTI PËR ZHVILLIM Kur dhuna identifikohet, zgjidhet më shpejt Traditë dhe Kulturë Një rrugëtim i përbashkët që propozon suksesin Alfred Kanini, ishte dhe mbetet mësuesi ynë, për shkrimet dhe emisionet me bukuri të rrallë. Gjysmë shekulli për arsimin e diturinë Nderim për Mësuesin e Merituar, Bashkim Berisha. Gjuha shqipe nën efektin teknologjik Babadimri prej Kosove

Njoftim

4

6 7 8 9 11 14 16 18 20 22 23 24 25 26 28 31 34 36 38 40

Në zbatim të VKM 173, datë 07.03.2003 "Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit"Vendimit të KM nr. 66, datë 03.02.2010 "Për krijimin e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore", i ndryshuar; Urdhrit të Kryeministrit nr. 199, datë 01.12.2010 "Për miratimin e strukturës dhe të organikës së drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore", i ndryshuar, si dhe urdhërave të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 575, datë 01/12/ 2011 dhe numër 585 date 06/12/2011, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall kërkesat e konkursit për: Drejtor të DAR: Durrës, Lezhë dhe Përgjegjës të ZA: Librazhd, Krujë, Tropojë dhe Gramsh. Kandidatët, krahas kërkesave të përgjithshme të parashikuara në nenin 12, të Ligjit Nr. 8549, datë 11.11. 1999 "Statusi i nëpunësit civil", duhet të plotësojnë edhe kërkesat e veçanta, si më poshtë: 1. Të ketë kryer studimet e larta, niveli 4-vjeçar ose cikli i dytë, me rezultate të mira/shumë të mira, në fushën e mësuesisë. 2. Të ketë përvojë në arsim të paktën pesë vjet në vazhdimësi. 3. Të njohë legjislacionin në fushën e arsimit parauniversitar. 4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup. 5. Të ketë njohuri në zbatimin e teknologjisë së informacionit. Deri në datën 15.12.2011, për ZA Gramsh deri me date 19/12/2011, kandidatët, krahas kërkesës me shkrim për konkurrim, duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit Rajonal në MASH fotokopje të noterizuar të: - Diplomës të shkollës së Lartë - Listës së notave të shkollës së lartë. - Librezës së punës - Certifikatave dhe dëshmive për kualifikimet pasuniversitare

42

- Dëshmisë së gjuhës së huaj - Botimeve - Dëshmive për pjesëmarrje në grupe pune apo projekte. - Dëshmisë së penalitetit. Konkurrimi i kandidatëve do të bëhet me dosje dhe intervistë, më 23.12.2011, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Për më shumë klikoni ne websitin e mash-it: www. mash. gov.al.

43 44 45 46 47

2

Veprimtari promovuese

*EJEOPNE 1=B=F IANN LFAOA JA (KJBANAJ?AJ J@ANGKI>AP=NA LAN PAGJKHKCFEJA @DA &JBKNI=?EKJEJ "Universitetet duhet të kenë qendra të BQMEODIA PÂ A@QGEIEP VEG @DA OLKNPER LÂN RALNEIP=NE OLKNPERA LÂN OPQ@AJPÂP

*EJEOPNE1=B=FI>=O=@KNE =QOPNE=G JA (KBANAJ?AJ LAN 0DGKHH=P -NKBAOEKJ=HA

0DLANJ@=NFA A @ELHKI=RA PAG -KHE?E= A 0DPAPEP

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

1=B=F0AMQE JA (KJBANAJ?AJ LAN GANGEIEJ ODGAJ?KN @DA EJKR=?EKJEJ

3

"ZOTËRIMI I GJUHËVE TË HUAJA ËSHTË NDËR AFTËSITË KRYESORE QË DUHET TË KETË ÇDO QYTETAR I NJË SHOQËRIE TË MBËSHTETUR NË DIJE".

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave gjimnazistëve të Tiranës, në kuadër të projektit të promovimit të gjuhës angleze, i titulluar Junior TOEFL TEST, së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Aleksandër Arvizu.

y aktivitet, u organizua në shkollën e mesme artistike, "Jordan Misja", dhe hapi Javën e Arsimit Ndërkombëtar në Tiranë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Tafaj, falënderoi Ambasadorin Amerikan Z. Aleksandër Arvizu dhe Ambasadën e SHBA-ve, për inicimin dhe mbështetjen e këtij projekti, i cili i shtohet radhës së projekteve të shumta, përmes të cilave Qeveria e SHBA, si vend mik i madh i shqiptarëve, ka mbështetur fuqimisht reformimin dhe zhvillimin e arsimit shqiptar. Gjithashtu, Ministri Tafaj, falënderoi dhe përgëzoi maturantët e gjimnazeve të Tiranës, të cilët u bënë aktorët kryesorë të këtij projekti dhe së bashku me drejtoritë e shkollave të mesme, Universitetin e Tiranës, po japin kontribut të suksesshëm në këtë projekt. Ministri Tafaj, në fjalën e tij, nënvizoi se sot, me lëvizjen e lirë të qytetarëve, të globalizimit në rritje të ekonomisë dhe tregut të punës, zotërimi i gjuhëve të huaja është ndër aftësitë kryesore që duhet të ketë çdo qytetar i një shoqërie të mbështetur në dije. Ministri Tafaj, theksoi se gjuha angleze është gjuha më e përdorur në shkencë, kulturë, biznes, studime, si dhe në tregun e punës. "Sot ­ tha Ministri Tafaj - Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet evropiane, ku gjuhët e huaja zotërohen dhe fliten më mirë. Dhe ju të dashur nxënës të gjimnazeve të Tiranës, e vërtetuat këtë edhe me rezultatet që keni arritur në kuadër të këtij projekti. Ne të gjithë krenohemi me ju dhe bashkë me ne, krenohen edhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, në të gjitha shkollat tona të mesme të vendit. Interesi i madh dhe prirja e të rinjve tanë për të mësuar gjuhët e huaja është lehtësisht e dukshme dhe plotësisht e evidentuar. Detyrë jonë dhe politikëbërjes në arsim është që të mbështesë, me të gjitha format, të rinjtë për mësuar mirë gjuhët e huaja." Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, u shpreh se politikat tona arsimore, kanë krijuar hapësira të mjaftueshme për mësimin e gjuhëve të huaja, në kurrikulën e arsimit parauniversitar, gjë e cila i mundëson çdo nxënësi të përfundojë arsimin e mesëm duke zotëruar dy gjuhë të huaja.

K

Numri i maturantëve që zgjedhin gjuhën e huaj dhe në mënyrë të veçantë gjuhën angleze si provim të Maturës Shtetërore, po rritet nga viti në vit. Vitin e kaluar, ishin rreth 35% e maturantëve që e zgjodhën gjuhën angleze si provim të maturës dhe rezultatet në këtë provim, ishin më të lartat krahasuar me lëndët e detyruara dhe me zgjedhje. Ndërsa në zonën urbane ky objektiv po realizohet, në shkollat e zonave rurale jemi ende mbrapa, edhe pse numri i mësuesve të diplomuar në gjuhët e huaja është rritur shumë. Në maturën e vitit të ardhshëm 2012, pritet që numri i maturantëve që do të zgjedhin gjuhën e huaj të jetë rreth dy herë më i madh, ndërsa për vitin 2013, do të krijohen plotësisht kushtet që gjuha e huaj e parë të jetë një provim i detyruar i Maturës Shtetërore. Ministri Tafaj theksoi se zotërimi i mirë i gjuhës së huaj në përfundim të arsimit të mesëm, është një premisë bazë për rritjen e cilësisë dhe në mënyrë të veçantë, ndërkombëtarizimin e studimeve universitare të nivelit Master dhe Doktoratë në Universitetet tona. Zotërimi i një gjuhe të huaj, është një "armë e fortë", që i shumëfishon shanset për punësim dhe integrim, çdo të reje e të riu në tregun vendas dhe më gjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Arvizu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit dhe garantoi mbështetjen e ambasadës së SHBA, për projekte dhe programe të cilat kontribuojnë në përgatitjen e të rinjve shqiptarë me aftësitë konkurruese në tregun global. Ambasadori Aleksandër Arvizu, nënvizoi se të rinjtë shqiptarë, për të qenë konkurrentë, duhet të jenë më të mirët në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në rajon.

Mësuesi

4

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Arsimi dhe Reforma

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

5

KONFERENCA RAJONALE" ARSIMI NA PËRKET TË GJITHËVE"-KUKËS.

Në Kukës me mësues dhe prindër që synojnë rritjen e cilësisë në arsim. onferenca rajonale e radhës me temën "Arsimi na përket të gjithëve" u mbajt në qytetin e Kukësit në datën 11 nëntor, në një ditë gati dimri për malësitë e veriut, dhe kjo ishte më se e natyrshme. Në mjediset ku do të mbahej konferenca kishte gjallëri dhe të mbërritur nga rrethet e Tropojës dhe të Hasit, mësues dhe drejtues shkollash, prindër dhe përfaqësues të pushtetit vendor, dukej se kishin filluar diskutimet që herët. Që në fillim të saj Nina Gjoçi prezantoi për të pranishmit në sallën e takimit, qëllimin e kësaj konference si dhe synimin për të përbashkuar më shumë në një qellim dhe synim mësuesit, komunitetin e prindërve, nxënësit dhe pushtetin vendor. Ajo që na bashkon në këto nisma të gjithëve së bashku është pasioni dhe dëshira për profesionin e mësuesit e gërshetuar ajo më së miri dhe me qëllimin ë synimin madhor për të rritur dhe edukuar një brez të devotshëm e të gatshëm për të marrë në dorë fatet e vendit. Me tej fjalën e morri drejtori i drejtorisë Rajonale të Kukësit zoti Ylli Metalia, i cili u ndal në arritjet e arsimit të rrethit në veçanti, por dhe në problematikat e shfaqura në kërkim të rritjes së cilësisë në arsim të matura ato me rezultatet e maturës Shtetërore dhe në përgjithësi dhe duke u ndalur në avantazhet e teknologjisë së informacionit në zhvillimin e një arsimi sa më cilësor. Pasi bëri një panoramë të punës në këtë Drejtori Arsimore, ai u ndal më gjatë edhe në efektet e teknologjisë së informacionit dhe qasjes së saj në fushën e arsimit dhe edukimit. Më tej fjalën e mori Zëvendës Ministri I Arsimit dhe Shkencës zoti Halit Shamata, i cili bëri një paraqitje të vlerave arsimore dhe kulturore të Kukësit duke u ndalur në aspektet e zhvillimit të arsimit sidomos mbështetur në risitë e sistemit demokratik dhe të përdorimit të burimeve njerëzore sa më efikase në fushën e arsimit. Unë e njoh mirë Qarkun mësimor të Kukësit, dhe për hir të së vërtetës kam lidhje të vazhdueshme me ju. Ju kam ndjekur në vijimësi edhe në arritjet në arsim. E vërtetë është se ju keni bërë përparime në realizimin e të gjitha reformave të shpallura nga MASH-i. Nëse u përmend këtu efekti i reformës së altertekstit, ne jemi në një mendje se ka ende vend për përmirësime sidomos në rrethe e shkolla të tilla të skajshme për nga largësia si ato të Kukësit. -Ne kemi tekste shumë të mira dhe modern,- tha në fjalën e tij zoti Shamata,-p or ato ende kanë nevojë

K

të madhe për përmirësim të vazhdueshëm. Zoti Mexhit Hajdari, drejtuesi i filialit të universitetit në Peshkopi vuri theksin në përmirsimin e vijueshëm të cilësise së pranimeve të reja në këtë fakultet duke vecuar këtu bashkëpunimin e hallkave të arsimit në këtë treve dhe pa dyshim duke pranuar se kjo rritje e cilësisë është njëkohësisht përgjegjësi e tërë sistemit arsimor në këtë rajon. Për teknologjinë e informacionit në këtë konferencë e morri fjalën dhe zonja Ardiana Sula, si përfaqësuese e MASH -Teknologjia e informacionit dhe përdorja e saj me sukses në klasë nga mësues inovatorë është një tjetër kërkesë dhe njëkohësisht burim I suksesit të një mësimdhënieje cilësore. Këto janë dhe do të jene edhe në të ardhmen objektivat tona madhore dhe të përhershme-, tha në fjalën e saj zonja Sula. Ndërsa me interes u prit nga të pranishmit edhe fjala e Zonjës Dafina Cenaj e cila preku çështjen e financimeve në arsim dhe mënyrat e pjesëmarrjes në planifikimet buxhetore dhe financiare të vetë shkollave dhe zyrave të arsimit me synimin e vetëm decentralizimin e kompetencave në të mirë të pushtetit vendor. Skema e paraqitur prej saj në drejtim të funksionimit të hallkave financuese u prit me interesim të veçantë nga të pranishmit. Më tej në seancën e dytë të kësaj konference , folën Zonja Albina Buci e cila pozoi për të pranishmit sjelljen e funksionimit të projekteve në shkollat tona. Nxënësit bëhen më aktive dhe marrin përsipër të shpalosin aftësitë e tyre gjeneruese në klasë vetëm permes projekteve në mësimdhënje. Në fund konferencën e përshëndeten edhe mësues e drejtues shkollash të zonave të largëta ku krahas angazhimeve tërësore që kanë bërë dhe bëjnë kolektivat e tyre në rritjen e cilësisë vunë theksin edhe në disa të meta dhe dobësi më shumë të karakterit organizativ dhe furnizim të mjediseve shkollore me mjete didaktike, dru zjarri dhe etj.

Mësuesi

6

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Arsimi dhe Reforma

KONFERENCA RAJONALE" ARSIMI NA PËRKET TË GJITHËVE"-LEZHË.

onferenca e radhës, "Arsimi na përket të gjithëve" startoi në qarkun e Lezhës. Mësues, prindër, drejtues nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita u mblodhën më datë 18 nëntor në pallatin e kulturës të qytetit të Laçit. Në Konferencë mori pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj. Të pranishmëve u uroi mirëseardhjen drejtoresha e zyrës Arsimore Laç, Drita Dashi, e cila falënderoi organizatorët që zgjodhën Laçin për zhvillimin e kësaj Konference. Ministri Tafaj, theksoi se rëndësi të madhe ka arsimi profesional, pasi një sistem i konsoliduar i arsimit dhe formimit profesional, konsiderohet si një mjet shumë i fortë kundër papunësisë. Ne po investojmë me përparësi për të ndërtuar shkolla të reja profesionale, kemi ndryshuar ligjin për arsimin dhe formimin profesional, që është një kornizë moderne, por ligji duhet vënë në jetë. Ministri nënvizoi se mësuesit e edukimit fizik, mund të japin edhe kimi, por duhet reformuar kurrikula, që çdo mësues të jetë kompetent në dy lëndë dhe me kompetencë të barabartë. Tafaj u shpreh se reforma e kurrikulës së arsimit bazë është, natyrisht, themeli dhe mësuesit janë aktorë të cilët duhet të jenë aktivë, që të shprehin mendimet për atë që duhet ndryshuar, të bëjmë një kurrikul sa më të mirë, të lehtë, të përvetësueshme për nxënësit. Ministri Tafaj, tha se kemi përpara dy sfida, së pari, të kualifikojmë me shpejtësi mësuesit që kemi dhe në rast se ata nuk e kanë plotësisht të përputhshëm nivelin e kërkuar. Sepse, ne kemi shtatë fakultete të mësuesisë, me traditë, me profesorat, kemi të gjitha mundësitë e kapacitetet për t'i

K

kualifikuar më tej. Nga ana tjetër, po punojmë paralelisht me reformën e studimeve universitare në mësuesi, në mënyrë që mësuesit e rinj, të shkojnë në traditën e hershme të shkollave të larta të pedagogjisë, ku mësuesit përgatiteshin për dy lëndë me kompetencë të barabartë. Ministri Tafaj, u shpreh se shpallja e mësuesisë profesion i rregulluar, sjell një reformim të kurrikulës me fleksibilitet e diversitet në përputhje me standardet evropiane e, së dyti u krijon mundësi kandidatëve për mësues, të provohen direkt në klasë. Aspekt tjetër që i duhet kushtuar vëmendje serioze, konstatoi ministri Tafaj, si pjesë e gjithë procesit mësimor, është koncepti i shkollës miqësore, që ka në themel respektimin e të drejtave të fëmijëve, bashkëpunimin e mësuesve, prindërve, një proces të gjerë e intensiv edukimi, një proces intensiv ekstrakurrikular, veprimtari të dendura kulturore, artistike, në rrethe shkencore. Ministri Tafaj, çmoi me rëndësi bashkëpunimin e drejtuesve të arsimit me pushtetin vendor duke i konsideruar ata si partnerë. "Arritje dhe sfida" ishte tema e drejtores së DAR Lezhe, znj. Shpresa Hoxha , e cila në fjalën e saj shpalosi një panoramë të zhvillimeve të arsimit në qarkun e Lezhës. Në qendër të punës sonë qëndron figura e mësuesit. Në saj të punës së tij , në Qarkun e Lezhës 70% e të rinjve vijojnë studimet e larta, klasat përgatitore për grupmoshat 5-vjeçare janë 100% në kopshte, të shoqëruara me pajisjet e duhura, moderne dhe didaktike. Nënvizojmë faktin që braktisja dhe gjakmarrja në rrethin e Lezhës, është nën nivelin zero. Ne, gjithashtu, jemi model në Shqipëri, për trajtimin që u bëjmë fëmijëve nga komuniteti rom, egjiptian dhe

atyre me nevoja të veçanta", tha ndër të tjera znj. Shpresa Hoxha. Me mjaft interes u ndoq fjala e z. Stavri Llambiri "Reforma e kurrikulës" i cili edhe njëherë shpalosi risitë e kësaj reforme në gjimnaze, si një nga reformat e thella dhe të gjithanshme, e cila sjell risi në vlerësimin e nxënësve. Z. Llambiri iu përgjigj pyetjeve të mësueseve dhe drejtuesve të pranishëm. Konferenca vazhdoi me temat e Znj. Albina Buci, "Të mësuarit bazuar në projekte" dhe "Menaxhimi i një shkolle të suksesshme" e drejtorit të gjimnazit"Hidajet Lezha" Ardian Laçi. Në konferencë diskutuan edhe përfaqësues nga pushteti vendor, komunitetit, nxënës, mësues. Në fund. Znj Nina Gjoci bëri përmbledhjen e zhvillimit të konferencës dhe uroi për suksese të mëtejshme.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

7

KONFERENCA RAJONALE" ARSIMI NA PËRKET TË GJITHËVE"-TIRANAQARK

arritjet dhe sfidat e arsimit në Qarkun e Tiranës. "Është fakt, tha ndër të tjera z. Hoxha, se në shkollat e qarkut tonë, s'ka asnjë nxënës braktisës dhe me punën plot pasion të edukatoreve kemi arritur që te regjistrojmë 100% fëmijët në arsimin parashkollor, kjo edhe falë mjediseve të rikonstruktuara, të reja dhe mjeteve moderne didaktike. Në fjalën e tij drejtori i DAR, u ndal edhe në arritjet e Maturës Shtetërore , ku nxënësja më e mirë e Maturës 2011 ishte nga gjimnazi i Vorës. Me shumë interes u ndoq nga të pranishmit fjala e z Halit Shamata , i cili bëri një paraqitje të sfidave të arsimit të ndërmarra nga MASH, duke u ndalur në domosdoshmërinë e thellimit të reformave të arsimit bazë , në reformën e kurrikulës dhe atë të financimit. Një sfidë tjetër është edhe shpallja e profesionit të mësues si i një nga profesionet e rregulluara duke shpjeguar për të pranishmit se si do të ndikojë në rritjen e prestigjit të këtij profesioni në shoqërinë shqiptare dhe përgatitja e brezave të rinj të mësuesve në nivele të afërta me ato të vendeve të tjera evropiane" Konferencën e përshëndetën përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Tiranë z. Korab Lita si edhe zv/ kryetari i Bashkisë Vorë z. Aqif Muça. Ish-maturante më e mirë e vitit 2011, Merita Maloku, nga gjimnazi "Isa Boletini" ­Vorë, përshëndeti mësuesit dhe drejtuesit e shkollës së saj për punën plot e pasion ne përgatitjen për provimet e Maturës Shtetërore. Në seancën e dytë e mori fjalën znj Teuta Çobo, specialiste pranë IKAP, e cila në temën e saj ` Roli i IKAP-it në sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar" u ndal në instrumentet e IKAP në inspektimin e shkollave, misionin dhe elementet e vlerësimit. Pedagogia e Universitetit të Durrësit znj. Menada Petro, trajtoi temën interesante "Mësimdhënia me në qendër nxënësin dhe aktorët e tjerë veprues". Znj. Petro duke u u ndalur tek roli i familjes dhe i pjestarëve të tjerë në edukim tha se shkolla ka tre partnerë të fuqishëm: nxënësit, pa të cilët nuk mund të ekzistojë shkolla, mësuesit dhe prindërit. Këta partnerë, të afërt e më të rëndësishmit, së bashku me kurrikulën, përcaktojnë fatin e arsimimit të brezave, kur shoqërohen me një politikë dhe menaxhim të mirëmenduar, me një buxhet dinjitoz e me një sensibilizim të opinionit shoqëror". Konferenca i vazhdoi diskutimet me fjalën e drejtorit të shkollës "I. Rugova, përfaqësuesve nga komuniteti, si fjala e prindit nga Kavaja z. Taulant Biturku, i cili trajtoi kumtesën "Prindi mes shkollës dhe komunitetit". Në fund u kalua në pyetje dhe diskutime të cilat shënuan edhe mbylljen e kësaj konference.

onferenca Rajonale për Qarkun e Tiranës u zhvillua në një nga shkollat e reja dhe më të bukura që ka Qarku i Tiranës dhe pikërisht në gjimnazin "Ibrahim Rugova". Kudo ku kemi bërë konferencat, në të gjithë Shqipërinë kemi parë mjaft shkolla të reja , me të gjithë parametrat bashkëkohorë, por ambienti fizik i këtij gjimnazi rrezatonte dritë e dituri. Në hollin e gjimnazit, para konferencës patëm rastin të bisedonim me gjimnazistë dhe mësues, të gjithë të gatshëm të na ofronin ndihmë . Vumë re dëshirën e interesin e tyre që shkolla të ishte sa më e pastër, e rregullt dhe mikpritëse. Grupe- grupe mësues, drejtues, prindër, nga të gjitha komunat e Tiranës dhe të qytetit të Kavajës, u bashkuan atë ditë për fillimin e konferencës. Në Konferencë ishte i pranishëm zv/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Halit Shamata. Të pranishmëve u uroi mirëseardhjen, znj. Nina Gjoci , e cila në fjalën e saj evidentoi rëndësinë dhe suksesin e këtyre konferencave në të gjitha rajonet e vendit, sidomos në drejtim të marrëdhënieve të bashkëpunimit me komunitetin dhe pushtetin vendor. Drejtori i DAR-Qark, z. Bilbil Hoxha, në fjalën e tij evidentoi

K

Mësuesi

8

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Arsimi dhe Reforma

Profesioni i mësuesisë si profesion i rregulluar do të sjellë një rritje të ndjeshme në nivelin e kualifikimit fillestar shkencor e didaktik të mësuesve të rinj. Reforma në mësuesi, që filloi me reformimin e studimeve universitare, vazhdoi me shpalljen e mësuesisë si profesion i rregulluar, plotësohet më së miri me praktikën profesionale të mësuesit përpara ushtrimit të profesionit. Reforma kombinon kështu edukimin dhe aftësimin ndërdisiplinor të mësuesit si mësimdhënës, si edukator, si vlerësues dhe si inovator.

PROFESIONI I RREGULLUAR I MËSUESIT

Në rezultatet PISA 2009, ku Shqipëria u rendit në tre vendet e para që patën përmirësimin më të madh në arritjet e nxënësve gjatë viteve të fundit, theksohet se ndër faktorët që ndikojnë në një arsim cilësor, peshën më të madhe e ka niveli profesional i mësuesit. Deri tani është bërë shumë për motivimin e mësuesve dhe përmirësimin e profesionalizmit të tij. Reforma e re i drejtohet posaçërisht formimit të mësuesit të ri. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka profesioni i mësuesit dhe objektivat e programit të qeverisë shqiptare për rritjen e cilësisë së shkollimit, profesioni i mësuesit është përfshirë në grupin e profesioneve të rregulluara. Ligji Nr.10 171, datë 22.10.2009 për "Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar me Ligjin Nr.10 357, datë 16.12.2010 dhe ligjin Nr. 10 470, datë 13.10.2011, përcakton profesionin e mësuesit si profesion i rregulluar. Profesion i rregulluar është një veprimtari profesionale, e drejta e ushtrimit të të cilit rregullohet me ligj apo me akte nënligjore dhe kushtëzohet me një nivel të caktuar formimi ose me zotërimin e kualifikimeve profesionale të veçanta. Ligji "Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë", përcakton kriteret për ushtrimin e disa profesioneve të rëndësishme, të cilat lidhen me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike, të shëndetit, të mësimdhënies si: mjeku, stomatologu, farmacisti, infermieri, mami, fizioterapisti, veterineri, arkitekti, inxhinieri dhe mësuesi. Zhvillimet e fundit në sektorin e arsimit e bëjnë të nevojshëm këtë ndërhyrje. Sot shënjohet një rritje e ndjeshme e numrit të studentëve që studiojnë apo diplomohen në këtë fushë të shërbimit profesional në universitetet publike dhe private. Rregullimi i profesionit të mësuesit përbën një hallkë të rëndësishme të procesit të reformës së ndërmarrë rishtazi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për profesionin e mësuesit dhe në tërësi për arsimin parauniversitar. Rregullimi i këtij profesioni rrit profesionalizmin dhe si pasojë mundësitë që mësuesit e rinj të përfitojnë nga një shërbim i specializuar dhe përkujdesje e veçantë. Në këtë kontekst mësuesit e rinj janë më të përgatitur për të vazhduar karrierën e mësuesit duke garantuar standarde të larta të këtij profesioni. Rregullimi i profesionit të"mësuesit" mbështetet në përvojën evropiane në këtë drejtim si p.sh. në sistemin zviceran, francez, italian, anglez, gjerman etj., (28 vende të Bashkimit Evropian kanë të rregulluar profesionin e mësuesit për arsimin bazë dhe 27 vende kanë të rregulluar profesionin e mësuesit për shkollën e mesme). Po ashtu dhe sistemi amerikan dhe kanadez kanë profesionin e mësuesit, profesion të rregulluar.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Si do të ushtrohet profesioni i mësuesit, tani?

Diploma e mësuesit është e nevojshme, por jo e mjaftueshme për të ushtruar profesionin e mësuesit. Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit çdo kandidat duhet: të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në fushën e mësuesisë; të kryejë praktikën profesionale; të kryejë provimin e shtetit; Praktika profesionale është ushtrimi i profesionit të mësuesit nga ana e praktikantit nën drejtimin

9

dhe përgjegjësinë e mentorit dhe realizohet për të fituar të drejtën e hyrjes në Provimin e Shtetit. Praktika profesionale realizohet për mësuesit e arsimit bazë (të detyruar sistemi 9-vjeçar) dhe atij të mesëm (10-13). Praktikën profesionale do ta zhvillojnë të gjithë ata që kanë përfunduar pas datës 12 Janar 2011 studimet e ciklit të dytë, me kohë të plotë dhe kanë fituar diplomë "Master Profesional" ose"Master Shkencor" ose diplomë ekuivalente me to në mësuesi, të cilët aktualisht janë pa punë. Zhvillimi i praktikës profesionale është një vit shkollor. Ajo synon: sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit; përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit; zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me nxënësit.

Proçedura e aplikimit për praktikën profesionale Për kryerjen e praktikës profesionale, aplikojnë kandidatë që kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në vitin akademik 2011 e në vazhdim.

përgatitjes së listës së mentorëve dhe praktikantëve nga DAR/ZA-të është deri më 27 dhjetor 2011. Praktikanti paraqitet në Institucionet Arsimore të Praktikës Profesionale (IAPP) për të filluar praktikën profesionale në datën 5 janar 2012 dhe e përfundon atë në datën e mbylljes së procesit mësimor, sipas Udhëzimit Nr. 31, datë 04.08.2011 "Për vitin shkollor 2011 ­ 2012 në sistemin arsimor parauniversitar".

Përfundimi i praktikës profesionale

Në përfundim të praktikës professionale , praktikanti vlerësohet nga mentori, drejtori i IAPP si dhe komisioni i vlerësimit të praktikantit. Certifikata e praktikës profesionale përgatitet nga DAR/ZA përkatëse. Vetëm pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik, praktikanti mund të regjistrohet në provimin e shtetit. Provimi i shtetit synon të ndikojë në kualifikimin dhe arsimimin e mësuesve profesionistë, bazuar mbi standardet europiane të sigurimit të cilësisë, të cilat janë të orientuar për nga rezultati duke matur besueshëm rezultatet e të nxënit. Në këtë kuadër është hartuar rregullorja për organizimin e provimit të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë. Sipas kësaj rregulloreje, provimi i shtetit organizohet dhe zhvillohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), përmes Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), në bashkëpunim me ministrinë e fushës përkatëse. Pas përfundimit me sukses të provimit të shtetit, praktikanti aplikon për punësim pranë DAR/ZA-ve që kanë vende të lira pune. Praktika profesionale dhe Provimi i shtetit janë detyrime që rrjedhin nga Ligji I profesioneve të Rregulluara për studentët e mësuesisë që kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në vitin 2011 e në vazhdim. Mësuesit që janë në punë dhe përfundojnë studimet e ciklit të dytë, pa shkëputje nga puna, nuk i nënshtrohen praktikës profesionale, por vetëm vlerësimit të aftësimit praktik. Nëse vlerësohen pozitivisht, kanë të drejtë të regjistrohen për dhënien e Provimit të Shtetit dhe të fitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Kandidati për praktikant dërgon kërkesën për zhvillimin e saj pranë DAR/ ZA-së përkatëse. Kërkesës i bashkëngjiten këto dokumente: a. CV e praktikantit; b. dokumenti i vendbanimit; c. fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit; d. fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë dhe të dytë në fushën e edukimit; e. fotokopje e noterizuar e listës së notave të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë; f. raporti mjeko- ligjor; g. vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi

10

Për vitin shkollor 2011-2012, afati i regjistrimit të praktikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit është 10 dhjetor ­ 20 dhjetor 2011. Ndërsa afati i

Arsimi dhe Reforma

BUJANOC, NËNTOR 2011

- Mbresa pune dhe udhëtimi -

Nga: Besnik RAMA

ër mua dhe dy koleget e tjera, Eridën dhe Anilën, është hera e parë që vizitojmë Luginën e Preshevës. Shkojmë atje për trajnimin e mësuesve të klasave I-IV. Kemi hartuar një program, sipas një kërkese që Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka bërë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, por askush prej nesh nuk e fsheh dot "sikletin" e brendshëm. Nuk e dimë sa të zotë do të jemi për të përmbushur misionin, për t'u ardhur në ndihmë kolegëve tanë atje. Shkollat fillore të Luginës së Preshevës sivjet punojnë me një abetare nga Shqipëria. Ato kanë nevojë për asistencë profesionale, presin që ne t'u lehtësojmë punën pedagogjike mësuesve. Jo vetëm kaq, mësuesit e Luginës së Preshevës kanë nevojë për zhvillimin e tyre profesional, për përditësim në fushën e mësimdhënies. Padyshim, atyre nuk u mungon kualifikimi dhe njohja në pedagogji e didaktikë, por interesohen për metodat dhe teknikat bashkëkohore, dhe kjo është e domosdoshme për ta, pasi në shumë lëndë janë të detyruar të bëjnë përshtatje të teksteve shkollore me programet mësimore. Atyre u duhen rrugë e forma efikase jo vetëm në punën e drejtpërdrejtë me nxënësit në klasë, por edhe në aspektin e planifikimit vjetor dhe atë të parapërgatitjes ditore. Këto të fundit guxoj t'i them tani, pas kthimit tonë nga Bujanoci, pas kontaktit me mësimdhënës e drejtues shkollash atje, pas shkëmbimit të përvojave me ta... Lugina e Preshevës ndodhet në lindje të Kosovës dhe përfshin Preshevën në jug, Bujanocin në mes dhe Medvegjën në veri. Lugina e Preshevës administrativisht është ndarë nga Kosova në vitin 1945. Ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike, pasi ajo shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe laget nga Morava e Vardari. Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve të Europës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjenden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë (degë e Moravës Jugore) dhe ka pozitë periferike më të pavolitshme gjeografike. Lugina ka reliev kodrinor malor në të dy anët e lumit Morava, kurse në mes shtrihet fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës (nga edhe e ka marrë emrin ky rajon). Në perëndim, Luginën e Preshevës e mbyllin malet e Karadakut, ndërsa në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë nga malet e larta, kanë krijuar luginat e veta të thella dhe të ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar, por të shumëllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka prejardhje tektonike. Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 banorë për km2 dhe me 62% shqiptarë, është ndër rajonet me dendësi të madhe të popullsisë dhe karakterizohet nga shkalla e lartë e lindshmërisë. Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 banorë për km2 dhe me 95% shqiptarë.

P

Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 banorë për km2 dhe me 60% shqiptarë. Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me 21 000 banorë, dendësi 33 banorë për km2 dhe me 32% shqiptarë. Numrin më të madh të popullsisë e ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Sipas dy regjistrimeve të fundit, komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë, ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%. Lugina e Preshevës ka potenciale natyrore të kufizuara. Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale duhani, kultivimi i të cilit më parë zinte sipërfaqe të mëdha, sepse ishte me leverdi të madhe ekonomike, kurse kohët e fundit janë zvogëluar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë. Presheva (me 7000 banorë) është qendra më e rëndësishme e Luginës, e njohur për industrinë e materialeve të ndërtimit, industrinë e përpunimit të duhanit dhe të lëngjeve joalkoolike. ...Në buzëmbrëmje arrijmë në Bujanoc, që ndodhet në veri të Preshevës. Bujanoci (me 7500 banorë), është qendër komunale me industrinë ushqimore dhe të ujit mineral. Qyteti ndodhet në qendër të drejtimeve komunikuese, shumë afër autostradës ndërkombëtare E - 10: Beograd ­ Shkup ­ Selanik ­ Athinë. Na bën për vete qetësia, ajri i pastër, ndërtesat karakteristike. Nuk të zë syri pallate mbi 5 kate. Qendra ka një shesh dhe lulishte, rrugët janë të asfaltuara. Për ne është pak e çuditshme që uji i zakonshëm nuk tregtohet thuajse fare, në shitore gjen vetëm ujë të gazuar. Mësojmë se uji natyral është ujë i pijshëm dhe e gjen në çezma në çdo kohë. Kontaktin e parë e marrim me zotin Agim Hasani, drejtor për arsimin në Komunën e Bujanocit, me zotin Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe me zonjushën Arbnora Ahmedi, sekretare e këtij këshilli. Mikpritja e tyre nis me një ftesë surprizë: Në mbrëmje, në sallën e shtëpisë së kulturës jepet një koncert artistik. Edhe pse të lodhur nga udhëtimi i gjatë, nuk mund ta refuzojmë shansin për të ndjekur atë aktivitet, që realizohej nën kujdesin e zotit Shaip Kamberi, kryetar i Komunës. Ndërtesa e komunës ndodhet në qendër të Bujanocit. Po kështu edhe shtëpia e kulturës. Salla e shfaqjeve u mbush plot e përplot me artdashës të të gjitha moshave. Prezantuesja, mësuese e klasës së tretë fillore, por dhe gazetare e medias lokale, njofton edhe praninë tonë në sallë. Ne emocionohemi, sidomos nga interpretimi plot elegancë e virtuozitet i valleve prej djemve e vajzave amatore (të gjithë të veshur me kostume kombëtare), që kryesisht janë nxënës të shkollës së mesme, por anëtarë të rregullt të shoqërive kulturore artistike). Shoqëritë kulturore artistike

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

11

mbajnë gjallë trashëgiminë folklorike dhe etnografike. Ato pasurojnë jetën shpirtërore të shqiptarëve të Luginës, brenda kufijve shtetërorë të Serbisë. Përveç valleve, edhe këngët patriotike dhe pjesët humoristike shoqërohen nga duartrokitjet e vazhdueshme të sallës. Se pse më lind një ndjenjë admirimi për këtë jetë të gjallë artistike. Ndoshta gaboj, por kam përshtypjen se ne këtu, në Shqipëri, e kemi pak të zbehur e të vakët aktivitetin e grupeve artistike, e kemi lënë si mënjanë, në harresë, i aktivizojmë ato vetëm për raste festivalesh dhe vetëm në festivale. Shtëpia e kulturës në Bujanoc ka kthyer në traditë të përvitshme: javën "Svetosavska"; ekspozitën e punëve të parashkollorëve, të shkollave fillore dhe të mesme; verën kulturore dhe ditën e shtëpisë së kulturës. Bujanoci është qytet i rinisë dhe i sportit. Që në vitin 2000, këtu është ndërtuar edhe qendra sportive. Mësojmë se shtëpia e kulturës ka bibliotekë të pasur, por një pjesë e mjediseve janë lëshuar për t'u shfrytëzuar përkohësisht nga Fakulteti i Ekonomisë që sapo është hapur në Bujanoc. Vizitat tona në shkolla (Mbresa, por dhe detaje për ata që duan të dinë më shumë për sistemin arsimor në Luginën e Preshevës) Vizitën e parë e bëjmë në shkollën fillore "Muharrem Kadriu" Tërrnoc. Tërrnoci është fshat në periferi të Bujanocit. Është pasdite. Nxënësit po bëjnë pushimin e madh. Takojmë drejtuesit e shkollës dhe mësues të klasave I-IV. Mësuesi Muharrem Xhemali këmbëngul që të vizitojmë klasën e tij, III 4. Katër nxënës, dy djem dhe dy vajza, për të na përshëndetur, dalin në krye të klasës dhe interpretojnë pjesën që po përgatisin me rastin e festave. Drejtoresha, Valbona Tefiku - Ismajli, dhe pedagogu i shkollës, Selami Jakupi, na flasin për shkollën. Kjo shkollë aktualisht ka rreth 1000 nxënës, të ndarë në 40 klasa me afërsisht 25 nxënës/klasë. Drejtoria mbulon dhe 6 klasa në lagjen Strugar, si dhe një klasë të kombinuar në Malin e Tërrnocit. Shkolla "M. Kadriu" ka hapur dyert e saj në vitin 1922, kurse në vitin 1926, për të mos u mbyllur, është mbajtur me kontributin e vetë fshatarëve. Më 3 mars 1945 është hapur klasa e parë në gjuhën shqipe me 54 nxënës. Më pas është ngritur kati i dytë i ndërtesës. Vitet e fundit është bërë rikonstruksion bashkëkohor i shkollës. Në komunën Bujanoc funksionojnë 6 shkolla fillore që ndiqen nga mbi 3 000 nxënës shqiptarë, të ndarë në 158 klasa (19.1 nxënës/klasë), ndërsa në komunën Preshevë numërohen 7 shkolla fillore me mbi 4800 nxënës shqiptarë, të ndarë në 251 klasa (19.2 nxënës/ klasë). Shkolla fillore përfshin arsimin e detyruar (klasat I-VIII). Çdo shkollë ka drejtorin (dhe nëndrejtor, kur numri i nxënësve është i madh), pedagogun, sekretarin, kontabilistin, psikologun dhe mësimdhënësit. Drejtori dhe pedagogu nuk japin mësim. Drejtoi kryen funksione administrative, kurse pedagogu është këshillues për mësuesit dhe prindërit. Secili prej këtyre ka detyrim vëzhgimin e vetëm 30 orëve mësimore në vit te mësues të ndryshëm. Të gjitha shkollat kanë sistemin e ngrohjes, internet dhe ndriçim pa ndërprerje. Shkollat menaxhojnë vetë buxhetin vjetor, përfshirë edhe pagat e gjithë personelit drejtues, mësimdhënës dhe ndihmës, por

Mësuesi

12

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

të mbikëqyrur nga ministria e arsimit. Çdo shkollë ka zyrat për stafin drejtues, por edhe sallë komode për mësuesit, ku nuk mungon as televizori. Zyrat dhe salla e mësuesve, në shumë shkolla janë në korridor më vete, ku nuk lëvizin nxënësit. Në vitin 2002-2003 në Serbi startuan disa reforma në arsim. Një ndër to është dhe notimi i nxënësve, vlerësimi me shkrim, përmes provimit. Nxënësit e klasës së parë vlerësohen me shprehje, kurse në klasat pasardhëse, II-VIII, me nota nga 5 deri 1, ku nota 1 është jokaluese. Mësimi në shqip është i garantuar me ligj që nga arsimi parashkollor deri në klasën e 12-të të shkollës së mesme. Thuajse në të gjitha lëndët punohet me standarde. Shkollës i kërkohet që nivelin bazë ta arrijnë 80% e nxënësve. Drejtorin e shkollës e emëron ministria, pas konkursit, po kështu dhe mësuesin. Drejtori i shkollës, kur ka vend në organikë, mund të punësojë një mësues jo më shumë se dy muaj. Brenda kësaj kohë, drejtori shpall konkurs. Të gjithë të interesuarit njoftohen nga shkolla dhe përmes medias së shkruar. Aplikimi bëhet në këshillin drejtues të shkollës, ku zhvillohet edhe konkursi. Këshilli drejtues përbëhet nga tre mësues të shkollës, nga tre prindër dhe nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kandidatura e përzgjedhur nga konkursi i propozohet ministrisë së arsimit për miratim dhe emërim. Shkollat fillore ku mësohet shqip, kanë probleme me tekstet mësimore. Vite më parë, ato merrnin dhe zbatonin edhe programe e tekste nga Kosova, ndërsa tani e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, pasi nuk kanë pëlqimin e ministrisë së arsimit, e cila, gjithashtu, nuk u boton libra për gjuhën shqipe dhe leximin. Shkollat vazhdojnë të përdorin tekstin e edukatës qytetare në serbisht, pasi mungon botimi shqip. Mësuesve u kërkohet parapërgatitje ditore e rregullt. Rregullsia duket tek të gjithë. Thuajse të gjitha shkollat kanë një format shablon të ditarit, bllokun ku janë shtypur rubrikat e orës së mësimit, ku mësuesit bën plotësimin për çdo orë që do të zhvillojë. Tërheq vëmendjen kërkesa për të parashikuar për çdo orë mësimi qëllimin arsimor dhe qëllimin edukativ. Mësuesit janë në dijeni se shkolla mund të punojë me objektiva, por asnjëri nuk harton objektiva, edhe pse ata shkruajnë standardet e lëndës. Kuptohet se "detyrimi" i mësuesit për të parashikuar qëllimin edukativ, është një punë e lodhshme, por shpesh e pamundur dhe krejt

Arsimi dhe Reforma

e panevojshme. Në bisedë me mësuesit, kuptojmë se ata janë të lirë edhe të mos planifikojnë qëllimet e orës, sipas praktikës së deritanishme, duke i zëvendësuar me objektivat, por janë të patrajnuar për një gjë të tillë dhe u duket ndërmarrje e vështirë, edhe pse në një numër të madh lëndësh mësimore punojnë me standarde. Regjistri i klasës është shumë i pasur në rubrika, krejt ndryshe nga regjistri që përdorim ne në shkollat tona. Regjistri i klasës fillon me listën e mësuesve që japin mësim në atë klasë, si dhe me periudhën gjatë së cilës kanë dhënë mësim. Realizimi i programit shkollor, ndryshe emërtohet "Regjistri i punës". Për arsye vendi, nuk po jap detaje të 13 rubrikave të regjistrit. Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" na pret zëvendësdrejtori Rafet Xhelili. Është ora 18.30. Vazhdon mësimi i klasave të pasdites. Ne befasohemi nga ndërtesa dhe mjediset aq funksionale të kësaj shkolle të mesme të përzier, po ta quajmë kështu, sepse, përveç gjimnazit me drejtim të përgjithshëm, shkolla ofron arsimim në disa degë, si: makineri, mjekësi, ekonomi, automekanik, axhustator, tregti, autoelektricist, elektro (instalues i rrjeteve të larta). Ndërkohë, zoti Galip Beqiri, që na shoqëron, kujton vitet kur ka qenë mësues në këtë shkollë, e cila atëherë ka qenë një barakë përdhese, krejt e papërshtatshme për mësim të rregullt. Shkolla është hapur në vitin 1968 si gjimnaz. Sot, për shkak të interesimit të të rinjve për t'u arsimuar, kjo shkollë e mesme, që është e vetme për shqiptarët në komunën e Bujanocit, numëron afër 1500 nxënës. Klasat kanë mesatarisht 28.5 nxënës. Japin mësim 126 mësues, por shërbejnë dhe 11 punëtorë ndihmës. Shkolla ka kushte optimale për mësim. Dhomat e mësimit janë të bollshme, shumë komode. Takojmë nxënës të vitit të tretë dhe maturantë. Biseda jonë me ta është shumë e ngrohtë, ata na shfaqin botën e tyre rinore, hobin, shqetësimet dhe ëndrrat që kanë, shpresat për t'u bërë të zotë e të vlefshëm në jetë. Koha ecën. Akrepat shënojnë 19.15. Mbaron ora e fundit e mësimit. Nxënësit dalin qetësisht, marrin autobusët dhe nisen drejt fshatrave të tyre, ku banojnë. Në Preshevë funksionojnë dy shkolla të mesme: gjimnazi "Skënderbeu", me mbi 1000 nxënës shqiptarë, të ndarë në 35 klasa, dhe shkolla teknike profesionale "Presheva", me mbi 1250 nxënës shqiptarë, të ndarë në 47 klasa. Një pjesë e të rinjve që mbarojnë shkollën e mesme, vijojnë studimet në universitete, kryesisht në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë. Pjesa tjetër i kthehet jetës së zakonshme të shtëpisë, ndihmon ekonominë familjare në bujqësi, apo në bizneset e pakta e të vogla, ose merr rrugën e emigracionit, si të afërmit e tyre, të aftë për punë, pasi nuk ka shpresë për ndonjë punësim, sepse tregu i punës thuajse mungon dhe perspektivat e punësimit janë jo shumë premtuese. Qeveria Shqiptare jep të drejta studimi çdo vit për të rinjtë nga Lugina e Preshevës. Sivjet, në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë janë regjistruar 30 studentë në vitin e parë mjekësi e përgjithshme, 15 nga komuna e Preshevës dhe 15 nga Bujanoci. Në degën e stomatologjisë janë pranuar 10 studentë, ndërsa në atë të Farmacisë janë pranuar gjithsej 8 studentë nga Lugina e Preshevës. Një numër jo i vogël të rinjsh nga kjo luginë janë pranuar, si çdo vit, është në degë të tjera të UT-së. Bie në sy numri i madh i pranimeve në mjekësi, që është shumë herë më i lartë se nevojat që ka Lugina për mjekë. Edhe vetë të rinjtë dhe prindërit e tyre e dinë një gjë të tillë, megjithatë preferojnë mjekësinë, me shpresë për një punësim qoftë edhe jashtë vendbanimit. Kjo i shtyn banorët e Luginës edhe të emigrojnë, me shpresë për një jetë më të mirë. Zoti Agim Hasani, që gjithashtu është bashkëshoqëruesi ynë, shprehet se thuajse të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e tetë të arsimit të detyruar, ndjekin shkollën e mesme. Pranimi në shkollën e mesme bëhet me provim nga Ministria e Arsimit, e cila bën edhe regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, në bazë të rezultatit të secilit. Ministria i dërgon shkollës së mesme listën e nxënësve që pranohen në klasën e parë. Ka degë, si mjekësia, ku konkurrenca është shumë e madhe. Në këtë shkollë, për mjekësi janë regjistruar ata që në provim kanë fituar mbi 98.5 pikë, nga 100 pikë të mundshme. Ndërsa bisedojmë në zyrën e zëvendësdrejtorit, hyn brenda një mësuese e veshur me bluzën e bardhë. Është Anila, mësuesja nga Kuçova e Shqipërisë. Vjen për të na respektuar, se i kemi shkuar në shkollën ku shërben si mësuese. Ne e takuam Anilën dhe u njohëm me të natën e koncertit në shtëpinë e kulturës. Anila është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, por tani jeton e punon në Bujanoc, pasi është martuar prej vitesh me një shqiptar këtu. Çdo ditë, Anila gjen një moment dhe nuk lë pa u takuar me ne. Na respekton dhe nxjerr mallin për atdheun. Mësuesit e shkollave fillore - miqtë tanë (Në vend të mbylljes) Ne shkuam në Luginën e Preshevës për trajnimin e mësuesve. Ishte hera e parë që specialistë arsimi nga Shqipëria do të trajnonin mësimdhënësit shqiptarë në Serbi. Nuk mungoi as interesimi i medias lokale, që ishte e pranishme edhe në fillim të aktivitetit, edhe në mbyllje të tij dhe i bëri jehonë me një kronikë të gjatë, në krye të edicionit qendror të lajmeve. Ne, si ekip, u kujdesëm të sillemi si kolegë, si të barabartë. Është interesant fakti që u bëmë menjëherë si të shtëpisë. Merita u takon kolegëve mësues atje, të gjithëve pa përjashtim, por do të veçoja mësueset Arta Smajli, Labinota Murati, Blerta Halili dhe Azemine Azemi, që punuan edhe jashtë orarit të trajnimit dhe demonstruan me kompetencë para të tjerëve modele orësh mësimi. Të gjithë mësuesit ishin shumë korrektë në respektimin e orarit të paraqitjes në mëngjes, po edhe pas pushimeve midis seancave. Nuk mbaj mend që dikush të ishte pasiv gjatë seancave trajnuese. Aktivizimi i secilit prej pjesëmarrësve nxiti rrahjen e mendimeve, debatin pedagogjik, shkëmbimin e përvojave. Në përfundim të trajnimit, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Komuna Bujanoc na respektuan me certifikata mirënjohjeje. Një fotografi e përbashkët duket sikur mbledh dhe bashkon gjithë mbresat, gjithë miqësinë dhe vëllazërinë tonë. Janë mbresa të pashlyera, mbresa që nuk përsëriten, por dhe që nuk mjaftojnë. Te secili prej nesh mbetet e zgjuar dëshira për t'u takuar përsëri si kolegë, si miq, si vëllezër. Të tillë jemi dhe të tillë do të mbetemi...

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

13

A TRAJTOHEN SI DUHET NXËNËSIT ME "AFTËSI TË KUFIZUARA"?

Saba LAMA Specialist në Za, Krujë

që edhe ata të integrohen në jetën e klasës dhe të shkollës së bashku me bashkëmoshatarët e tjerë jo vetëm në procesin mësimor, por në tërë aktivitetet dhe veprimtaritë edukative që planifikon dhe organizon shkolla. Mendoj se jo sa duhet dhe një dukuri e tillë është e bazuar në vëzhgimet e bëra të deritanishme. Shkaqet dhe arsyet përse ndodhin po i prezantojmë si më poshtë : 1. Mësuesit nuk i njohin mirë nxënësit e kësaj kategorie, problemet dhe nevojat që ata reflektojnë. 2. Mësuesit nuk ndjejnë si duhet përgjegjësinë për këta fëmijë për t'i dhënë arsimimin dhe edukimin e duhur , bazuar në mundësitë, aftësitë, interesat, prirjet dhe nevojat e tyre. 3. Ata shikohen në klasë si të shpërfillur dhe si barrë nga mësuesi dhe jo si përgjegjësi edukative. Pra abandonohen prej tij. 4. Mësuesit nuk bëjnë planifikime, nuk hartojnë plane pune të veçantë për këta nxënës, në kuadrin e programeve të përgjithshme që diktojnë lëndët mësimore sipas klasave ku ata ndodhen. Pra dalin të zbuluar në prezantimin e punës me këta fëmijë. 5. Puna me këta fëmijë konceptohet nga mësuesit dhe drejtoria e shkollës si detyrë e mësuesit të shërbimit psikologjik. Pra, ajo që dua të nënvizoj në këtë rast, është se në punën edukative me këta fëmijë duhet të ingranohet e gjithë shkolla, tërë partnerët e saj, tërë strukturat brenda shkolle, madje edhe partnerët e tjerë të komunitetit, jashtë shkollës që ndikojnë dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e arsimimit dhe edukimit të këtyre fëmijëve, lidhur me nevojat që kanë. 6. Vetë drejtoria e shkollës duhet ta ngrejë këtë problem në këshillin e mësuesve, të bëjë analiza të veçanta pune lidhur me trajtimin dhe mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative të mësuesve me këta fëmijë. Së fundi, gjatë vëzhgimeve të bëra në punën me këta fëmijë është shtruar edhe një pyetje: Si është motivuar puna që bëjnë mësuesit me këta fëmijë? Puna me këta nxënës është e vështirë dhe me përgjegjësi, ndaj do motivimin e duhur për të justifikuar punën që bëhet.

Nxënësit e shkollës speciale "Zëra Jete" , Elbasan

ë tërësinë e politikave dhe strategjive që po zbatohen në arsimin shqiptar, në procesin e integrimit të tij me arsimin e përparuar europian, është edhe "Gjithëpërfshirja në Arsim". Dihet se kjo strategji synon në krijimin e kushteve sa më optimale në shkolla edhe të atyre fëmijëve që përjetojnë probleme të cilat frenojnë në përvetësimin e suksesshëm të njohurive që u diktojnë programet lëndore. Natyrisht, në shkolla përballemi me fëmijë që përjetojnë probleme të natyrave nga më të ndryshmet. Në këtë shkrim do ndalemi vetëm për një kategori të veçantë fëmijësh, që është pjesë e kësaj shtrese dhe pikërisht për fëmijët me "Aftësi të Kufizuara". Pra është fjala për ata fëmijë që përjetojnë probleme kryesisht fizike, mendore, emocionale etj. Pa dyshim, me nxënës që përjetojnë të tilla probleme, përballemi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Pra që nga fëmijët e arsimit parashkollor e deri te nxënësit e shkollave te mesme. Tani, në kuadrin e problemit që trajtojmë, po shtrojmë disa pyetje që na interesojnë : Ç'bëhet me këta fëmijë, si po trajtohen këta në shkolla nga mësuesit, si po ndjehet vlerësimi dhe përgjegjësia e punës së tyre me këtë kontingjent nxënësish në aspektin e punës mësimore-edukative? Sa dhe si marrin pjesë në mënyrë efektive në mësimdhënie, që edhe ata të përfitojnë në përvetësimin e njohurive të programit që u ofron shkolla me mundësitë, prirjet dhe aftësitë që kanë,

N

Mësuesi

14

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi dhe Nxënësi

MËSIMDHËNIA ME NË QENDËR NXËNËSIN

Menada Petro Pedagoge Psikologjisë & Pedagogjisë Fakulteti Edukimit Universiteti "A.Moisiu", Durrës Ajo synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Module të rekomanduara janë teknikat e të pyeturit, që përfshihen në kontekstin ndërveprues të mësimdhënies. Mësuesit duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes së nxënësve në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Mësuesi drejton dhe organizon, ndërsa nxënësi gjithëpërfshihet. Mësuesi duhet të ndërthurë të mësuarit me tema dhe projekte, që

MËSIMDHËNIA PASIVE MËSUESI SHPJEGON MËSUESI DËGJON MËSUESI PYET NXËNËSI PËRGJIGJET KUR E PYESIN MËSUESI FLET NXËNËSI RIPRODHON

sigurojnë një aktivizim masiv të nxënësve. Nxënësve duhet t`u jepet shansi që të përfshihen në punën me aparatet pedagogjike të teksteve shkollore. Kjo punë (përgjegjësi) i përqendron ata në mendime e studime dhe mësuesit i bën aktiv për lartësimin e nivelit shkencor në lëndën e tyre. Gjithashtu, nga mësuesit duhet të mbahet parasysh dhe nxitja e ndjenjës së vetëbesimit tek nxënësit, gjë që është për t'u vlerësuar.

MËSIMDHËNIA ME QENDËR NXËNËSIN MËSUESI DREJTON, ORIENTON UDHËZON NXËNËSI PËRFSHIHET, VEPRON MËSUESI NXIT NXËNËSIT TË BËJNË PYETJE NXËNËSI BËN PYETJE DHE KËRKON PËRGJIGJE MËSUESI BISEDON, DISKUTON, SHKËMBEN IDE NXËNËSI DISKUTON, ARSYETON, ARGUMENTON

Metoda aktive përfaqëson sot metoda dhe teknika pedagogjike që përdorin dhe që provokojnë veprimtarinë e nxënësve. Mund të veçojmë të paktën tri forma veprimtarish që i korrespondojnë niveleve psikologjike të ndryshme: a) Veprimtaria e jashtme që realizohet vetëm me lëvizje jo të koordinuara për të arritur një objektiv, që nuk vë në lëvizje tërësinë e personalitetit, që anon nga fushat "mekanike" më shumë se nga ato "biologjike" dhe "psikologjike". P.sh.: fëmija që ngrihet në mes të klasës, shëtit pa asnjë arsye, kërkon libër, por nuk dëshiron ta lexoj; b) Veprimtaria reale por e imponuar nga jashtë qoftë nga kushtet e mjedisit, qoftë nga rrethanat (p.sh. zjarri në një godinë apo bindja përpara urdhrave të të mëdhenjve);

c) Veprimtaria autentike. Kjo veprimtari nuk përjashton mundësinë e ndikimeve nga jashtë, por në përgjithësi ajo bashkon subjektin dhe mobilizimin e tërësisë së forcave të tij psikike (mendore). P.sh.: një fëmijë mëson informatikë

sepse është i detyruar nga kursi I programit shkollor (rasti b); një tjetër merr pjesë vullnetarisht në një kurs informatike dhe është I talentuar (rasti c). Të dy nxënësit mund të kenë të njëjtat sjellje në pamje të jashtme, por nivelet psikologjike korresponduese janë të ndryshme.

Akti i jashtëm që ne vrojtojmë është rezultat I një procesi neuropsikofiziologjik shumë kompleks, nuk mund të kuptojmë veprimtarinë e fëmijës pa njohur elementët që e përcaktojnë nga brenda. Organizmi njerëzor funksionon si një i tërë dhe çdo ngacmim që ai merr ose çdo lëvizje që ai kryen ka pasoja në gjithë organizmin. Çdo subjekt ndërtohet në një mjedis dhe në lidhje me të. Çelësi i metodave aktive apo i auto-socio-konstruksionit të dijeve ka të bëjë me ndërtimin e jetës mendore, rëndësinë e veprimtarisë në këtë ndërtim, rolin dhe rëndësinë e mjedisit. Mjafton që mësuesi ta marrë fëmijën ashtu siç është, në atë nivel zhvillimi që ka arritur, me problemet, nevojat, mundësitë dhe konfliktet e tij dhe të zhvillojë veprimtari shkollore që kënaqin kërkesat e tij dhe zgjidhin problemet.

Mësuesi

16

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi dhe Nxënësi

Mësuesit e suksesshëm dallohen nga këto karakteristika. Dijet, që përfshijnë njohuri për lëndën (sa më shumë njohuri të ketë mësuesi aq më me pozitivitet shihet ai nga nxënësit) dhe njohuri për metodat. Qartësia në të folur, shpjegim konceptesh dhe njohurish, si dhe organizimi sa më i mirë i një ore mësimi. Një karakteristikë tjetër e mësuesve të suksesshëm është dhe transmetimi i ngrohtësisë dhe entuziazmit që ndonëse përcaktohen me vështirësi është shumë I rëndësishëm gjatë procesit të mësimdhënies.

Individi nuk zhvillohet vetëm në një mjedis fizik por dhe shoqëror. Prania e personave të tjerë, sidomos e moshatarëve është domosdoshmëri për zhvillimin e një personaliteti. Mësuesit nuk duhet të harrojnë se sa të rëndësishëm janë për fëmijët shokët dhe miqësitë, ata duhet të shohin se si janë marrëdhëniet mes tyre, a ka ndonjë që është lënë jashtë grupit? A ka ndonjë që bën rolin e kapos, etj? Një nga detyrat e mësuesit është të baraspeshojë nevojën e nxënësve për të përvetësuar programin mësimor me nevojën e tyre për të vendosur marrëdhënie të shëndosha midis moshatarëve. Një nga metodat e orientuara drejt përbërësve shoqëror është dhe puna në ekipe. Puna në ekipe/ grupe ndryshon marrëdhënien nga mësues-nxënës në nxënës-nxënës. Ajo konsiston në ndarjen e klasës në grupe sipas dëshirës së nxënësve dhe orientimit të mësuesve dhe dhënien e nje sërë temash apo çështjesh kryesore të cilat mësuesi duhet t`i trajtoje në orën e ardhshme. Inkurajohen dhe nxiten nxënësit që sipas dëshirës të zgjedhin një temë mbi të cilën do gjejnë materiale dhe do punojnë vetë brenda grupit apo ekipit të tyre. Në këtë mënyrë janë nxënësit që bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me njëritjetrit dhe mësuesi duhet të drejtojë diskutimet dhe informacionet që nxënësit kanë sjellë dhe të bëjë plotësimin e njohurive dhe informacioneve nëse ai, që prezantojnë nxënësit është i pa plotë. Anët pozitive: Motivimi i nxënësit për të bërë punën që ka zgjedhur vetë - Zhvillimi i shpirtit të iniciativës, krijimtarisë për të organizuar punën - Kërkimi i burimeve të dokumentacionit - Lidhja me grupin - Zëvendësim i konkurrencës individuale me atë të grupit Anët negative: - Rreziku i një zgjedhje të keqe të liderit të ekipit - Puna e kryer vetëm nga një person dhe përfitimi i grupit - Specializim i tepruar i anëtarëve në një fushë dhe mos interesim për fushat e tjera - Zgjedhja e gabuar e temave të punës -

Për të realizuar një proces sa më të suksesshëm të mësimdhënies rekomandohet të mbahen parasysh rekomandimet e mëposhtme: Të organizojë mësimin në mënyrë logjike dhe të thjeshtë Të theksojë aspektet më të rëndësishme të materialit Të sinjalizojë kalimin nga një çështje në një tjetër Të sigurojë sa më shumë praktikë dhe ta kontrollojë atë Të vëzhgojë për miratime të besueshme apo për shikime të pasigurta Të kontrollojë veten për qartësi Të korrigjojë dhe sqarojë gabimet Të rishikojë dhe vlerësojë punën e një dite më parë Të mbajë të gjithë nxënësit të përfshirë a. ata që përfundojnë më shpejt detyrën, të kenë diçka tjetër për të bërë b. Përqendroji nxënësit në punë të pavarur Të përshtatë mësimdhënien me nevojat dhe interesat e nxënësve a) Përdor pyetësor me nxënësit për të bërë korrigjime dhe përmirësime në mësimdhënie b) Kombino përqendrimin me aftësitë formuese të të gjithë nxënësve c) Përdor lojëra, pamje, figura, filma dhe demonstrime Të zgjerojë në mënyrë të vazhdueshme njohuritë për lëndën Të përpiqet për shembuj të qartë Duke pasur parasysh këto rekomandime procesi i mësimdhënies synon drejt përmirësimit të vazhdueshëm mbi baza të shëndosha ndërveprimi dhe bashkëpunimi.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

17

INTEGRIMI LËNDOR DHE TË MËSUARIT ME PROJEKTE.

Geranda Hoxhaj

Projekt kurikular Klasa e tretë e Ciklit Fillor Ky projekt është konceptuar si integrim lëndor midis lëndëve 1. Gjuhë shqipe- vënia në skenë e teatrit me titull"Qyteti im" 2. Dituri natyre- riciklimi i mbetjeve 3. Edukatë qytetare ­ rregulla të edukimit qytetar si pjesë të skenarit 4. Aftësim teknologjik- përgatitja e veshjeve të shfaqjes me material të riciklueshme Qëllimi i projektit është të përforcojë të mësuarit nëpërmjet aktiviteteve praktike duke bërë lidhjen logjike ndërmjet disiplinave të ndryshme . Tu japë nxënësve kënaqësinë e punës së përbashkët të mbështetur mbi njohuritë e tyre duke e shfaqur atë para prindërve dhe komunitetit. Objektivat 1. Të nxitë të mësuarin me në qendër nxënësin duke bërë kombinimin e dijes së përditshme me ën. 2. Të kuptuarit më thellë të njohurive lëndore të mësuara më parë. 3. Të lidhë kurrikulën me eksperiencat e përditshme duke kontribuar në formimin e nxënësve si qytetar. 4. Të forcojë iniciativën e lirë tek nxënësit. 5. Të stërvitë nxënësit të vëzhgojnë, të bëjnë pyetje, të shfletojnë material të ndryshme, të përdorin burime të ndryshme informacioni. 6. Të zhvillojë një bashkëpunim të ngushtë nxënës- nxënës, nxënës- mësues, shkollë- prind 7. Të aftësojë nxënësit të interpretojnë të veshur si personazhe të vërtetë në skenë. 8. Të nxisë dëshirë dhe kënaqësi tek nxënësit për të marrë pjesë në projekte të tjera.

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Edukatë shoqërore; bashkëbisedim rreth problemeve të ndotjes në qytetin tonë duke u dhënë alternative zgjidhjesh nga nxënësit. Aftësim teknologjik; përgatitja e kostumeve të personazheve me material të riciklueshme. Mjetet; grumbullohen nga nxënësit me ndihmën e prindërve material të riciklueshme si,letër, karton, plastikë, qese, të cilat do të shërbejnë për të përgatitur kostumet e nxënësve në skenë. Faza e dytë Zhvillohen veprimtari konkrete për secilën lëndë duke bërë lidhjen logjike midis tyre. Gjuhë shqipe; ndahen rolet dhe punohen individualisht ose në grup për interpretimin e tyre sipas skenarit. Qyteti im Skena e parë A -Duam t'ju tregojmë sot se dhe ne mund tju japim disa këshilla të vlefshme më të rriturve,pa përjashtuar dhe veten sigurisht. B -Ky është qyteti im. Unë e dua qytetin tim. C -Unë e dua qytetin tim sepse aty është shtëpia ime D -Shtëpia ime është e bukur dhe ka gjithçka që unë dua . C- Të gjithë në shtëpi kujdesemi që ajo të jetë e pastër dhe e rregullt. B- Kënaqem kur shëtis rrugëve të qytetit, kur dal parqeve dhe shoh ndërtesat e reja shumëkatëshe që ngrihen çdo ditë edhe pse shpesh më duhet te pengohem në gropat dhe mbeturinat e hedhura andej këtej. A- Sa do te doja që edhe rrugët e qytetit të ishin po aq të pastra e te rregullta F- Po ti the se të gjithë në shtëpi kujdesen që çdo

Ecuria metodike e punës së projektit Puna e projektit kalon në tre faza Faza e parë. Përgatitja për projektin Zgjedhja e temës U zgjodh tema "Qyteti im" me qëllim përfshirjen reale të njohurive lëndore në jetën e përditshme. Përcaktimi i kohëzgjatjes Realizimi i projektit shtrihet në një periudhë kohore dy mujore. Përcaktohen partnerët të cilët janë: nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Përcaktohen teknikat dhe metodat brenda secilës lëndë: Ndahen detyrat për secilin nxënës e grup nxënësish. Gjuhë shqipe; interpretim i roleve në skenë Dituri natyre; grumbullim i njohurive të marra rreth materialeve dhe riciklimit të tyre.

Mësuesi

18

Mësuesi dhe Nxënësi

gjë të jetë në vendin e vet, po rrugëve të qytetit a e bëjmë këtë? Edhe qyteti është si shtëpi për ne

Skena e dytë Rrëmujë automjetesh Plehra të hedhura Personazhe e veshur me kostumet e përgatitur: kanaçe e shtrirë për tokë, nxënës të veshur me gazeta, qese plastike, bidona plastike Fëmijët hyjnë në skenë E- Bobo ç'bëhet kështu?! A- Eh është ajo pjesë e qytetit që na vret më shumë ajo quhet ndotje B- Ndotje??? A- Po, po, ti në mësim kur kemi folur për të. Këtu e shohim ndotjen e tokës por është edhe ajo e ajrit nga tymi i makinave dhe plehrave te djegura dhe e ujit që ndotet nga shumë drejtime B- Po, po, është e vërtetë po në klasë ama C-Po ne nuk i mësojmë gjërat që t'Ii lëmë në klasë po që ti vëmë në jetë D- Mësojmë në dituri se ç'është ndotja dhe ne edukatë se si të kujdesemi për ambjentin dhe rregullat që duhen zbatuar E- Dhe ne gjuhë te shprehim bukur rregullat dhe këshillat për këto shqetësime vetes, prindërve bile edhe qeveritarëve. Skena e tretë Në skenë hyjnë dy grupe fëmijësh; vajzat me litar djem me top por që nuk kanë vend pasi sheshi është i ndotur. Skena e katërt [nga lart hidhen qese me mbeturina ] V6- Ua c,po ndodh kështu? D3- Dikush hodhi plehrat nga dritarja D5- Sa turp! Si mund të flaken plehrat në këtë mënyrë ?

Ngrihet kanaçj, bobo sa u vrava, sikur ta kuptonin këta njerëz që vendi im s' është këtu D5- Po të bëjmë një llogari të thjeshtë nëse secili nga ne të hedh një kanaçe në ditë, sa të tilla bëhen para pallatit? Po ne javë , po në muaj, po në vit? V6- Sipas kësaj llogarie i bie që kanaçet të na mbulojnë Ngrihet gazeta -Oh sa e lodhur ndihem. Mu desh gjithë kjo rrugë për të ardhur deri këtu. Nga pylli në fabrikë , nga fabrika në ne shtypshkronjë, nga shtypshkronja u mbajta me kujdes në duart e njerëzve por tani sic e shihni kam përfunduar në rrugë e zhubravitur.Të paktën të më hidhnin në koshin tim. Nxënësi i veshur me qese Unë paketoj dhe ndihmoj njerëzit për transportin e sendeve por këtu në rrugë më duket sikur s,kam vlejtur kurrë. Afrohet bidoni -Eh moj motër edhe unë si ti mbajta ujë e lëngje qëndrova në rafte të pasrta e të ndritshme po ja ku jam si ti. Ne të dyja jemi nga e njëjta lëndë dhe mund të riciklohemi e të jemi të dobishëm përsëri D1- C,është riciklimi? D6- është ajo pra që kemi mësuar se lëndë të ndryshme në temperatura të larta shkrihen dhe mund të ripunohen. Unë mendoj që të shohim dhe një herë këshillat që duhet t'u japim vetes, prindërve, pse jo dhe qeveritarëve. Afrohen kartonët. Këshilla për vete. D11- Do të ishte mirë ta fillonim nga vetja. Pse nuk e pastrojmë këtë vend? Nxënësit pastrojnë skenën V2- Ne mund dhe duhet te kujdesemi për mjedisin. Qyteti ynë mund të jetë edhe më i bukur Dituri natyre; ndahet klasa në grupe për të sjellë informacione të mbështetura mbi tekst ose nga burime të tjera rreth materialeve të riciklueshme. Edukatë shoqërore; zhvillohet bashkëbisedim rreth problematikës së ndotjes së vëzhguar nga nxënësit në zonat ku ata banojnë. Jepen alternative zgjidhjesh nga nxënësit dhe afishohen ato në ambientin ku do të zhvillohet shfaqja. Aftësim teknologjik; punohen në grupe kustumet e nxënësve me material të riciklueshme (gazeta, qese, bidona plastik, teneqe, kartona) Përgatiten ftesat për prindër e mësues. Faza e tretë Organizimi dhe realizimi i shfaqjes në skenë. Vlerësimi i punës së secilit nxënës apo në grup për punën e kryer.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

19

MESUESI SI NJE HULUMTUES...

Blerta Çami Mësuese në shkollën Xhafzotaj/Durres

jatë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies mësuesi ndeshet në vështirësi të ndryshme në zbatimin e metodave te reja, sjelljeve të ndryshme në klasë e shumëçështje të tjera që kanë lidhje me procesin mësimor dhe institucionin arsimor, ku ata punojnë. Sot me prezantimin dhe zbatimin e metodave dhe teknikave te reja të mësimdhënies mësuesi duhet të jenë më shumë se kurrë një hulumtues i këtyre ndryshimeve të mësimdhënies në kontekstin shqiptar të shkollës ku ai punon. Ponte (2007) i fton mësuesit të ndërmarrin Kërkime në Veprim (Action Research) për të zhvilluar aftësitë e veta profesionale në shërbim të arritjes së qëllimit final të reformës arsimore që është: përmirësimi i edukimit. Çfarë është "Kërkime në Veprim"? (Action Research) "Kërkime në Veprim" është një proces ku pjesëmarrësit kontrollojnë praktikat e tyre mësimore në mënyrë sistematike dhe në mënyrë të kujdesshme përdorin teknikat e kërkimit. Çfarë është një mësues "hulumtues"? Mësuesi "hulumtues" është një mësues i cili eshte kurioz per te zbuluar nese nje teknike e re e mesimdhenies eshte duke bere nje ndryshim real ne klasen e tij, ne mesimdhenie dhe mesimnxenie.

G

Per kete aresye ai duhet te kete nje plan kerkimi ne veprim. (Action research). Kerkimi ne veprim mund te jete psh. testimi i nje metode te re te mesimdhenies ose qe mund t'i jape pergjigje pyetjeve shume komplekse rreth kurikules se shkolles, menaxhimit te shkolles, te klases ose ceshtjeve te ndryshme shumedimensionale ne shkolle. Si perkufizohet Kerkime ne veprim? E thene thjesht, kerkime ne veprim eshte procesi sistematik i te testuarit te ideve te reja ne klase ose shkolle, per te analizuar rezultatet dhe per te vendosur nese do te ve ne zbatim idene e re, ose te filloje procesin perseri me nje ide tjeter. Kerkime ne veprim realizohet drejtperdrejt nga mesuesi ose nga kerkues te tjere. Si realizohet nje kerkim ne klase? Fillon me nje pyetje te tille si psh: "Pse nxenesit e mi nuk marrin nota te mira?" Propozon nje nderhyrje praktike ne klase per te ndryshuar problemin qe eshte identifikuar, si psh. "A do te perdor nje organizues grafik per t'i mesuar nxenesve nje koncept se si te aftesohen te marrin nota me te mira?" Perdor nje qasje (metode) sistematike per te testuar dhe analizuar idene e nderhyrjes ( A u permiresuan

Mësuesi

20

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi dhe Nxënësi

aftesite e nxenesve, Si?). Kerkimi ne veprim ka si qellim perfundimtar per te permiresuar nje praktike mesimore ose nje process tjeter mesimor ·Arsye te rendesishme per te drejtuar nje Kerkim ne veprim. Ndihmon mesuesin per te krijuar nje praktike reflektuese, e bazuar ne teknika te testuara. Lejon mesuesin qe te provoje ide te reja dhe seriozisht te vleresoje efektshmerine. Krijon besim ne vendimet mesimore te mesuesit Kontribuon ne kulturen profesionale te mesuarit ne shkollen tuaj Mund te krijoje ndryshim domethenes dhe perfundimtar ne praktiken tuaj mesimore, ne mesimnxenien e nxenesve te tu dhe te shkolles tuaj. Tre nivele te Planit te kerkimit Ka tre nivele te ndryshme te planit te kerkimit. Niveli i pare eshte drejtuar nga nje individual, per te provuar metodat per zbatimin ne klase. Niveli i dyte ndermerret nga nje grup mesuesish per te testuar nje metode per perdorim departamenti ose klase. Niveli i trete perfshin mesuesit, administratoret dhe komponentet e tjere; qellimi eshte te sjelle ndryshim ne institucioninn shkollor. Si realizohet nje Kerkim: Nje metodologji e thjeshte Ne menyre se si te udheheqesh kerkimin tend ne menyre sistematike, duhet te zgjedhesh nje metode te nje kerkimi ne veprim. Ka metoda tendryshme te kerkimit ne veprim. Me poshte jane listuar disa hapa te thjeshte qe perdoren ne pergjithesi ne projekte te ndryshme kerkimi.

1. Identifiko pyetjen, ceshtjen, ose problemin. Kjo eshte gjithmone piknisja juaj. Ndoshta do t'ju duhet kohe per te percaktuar fokusin kryesor te pyetjes suaj. 2. Percakto nje rruge-zgjidhje. Zgjidhja mund te jete nje teknike mesimore, strategji, ambjent i ri ose nje material i ri qe ju e ndjeni se ka potencialin per te rregulluar problemin. 3. Zbato zgjidhjen dhe mblidh te dhena. Ketu ju duhet te percaktoni se si do ta vini ne zbatim tekniken dhe metoden qe ju do te perdorni per te mbledhur te dhenat. Nese eshte e mundur do te kishte me rezultat nese do te zgjidhnit per planin tuaj te kerkimit dy grupe, nje grup qe ju do te testoni pra qe do te zbatoni tekniken apo metodologjine qe ju keni perzgjedhur dhe grupi tjeter te jete grupi qe ju nuk po perdorni tekniken apo strategjine tuaj. Duhet qe ne fillim te percaktoni pritshmerite tuaja per secilin grup. 4. Analizo konkluzionet. Percakto nese zgjidhja e `x' problemi kishte ndikim ne te mesuarin. Prandaj eshte mire perzgjedhja e dy grupeve apo dy klasave te ndryshme qe ju te zbuloni se cfare efekti kishte teknika apo strategjia qe ju perdoret, nese kishte ndryshim te kenaqshem, kishte ndryshim te pakenaqshem apo nuk kishte asnje ndryshim. 5. Vere ne zbatim. Ka dy menyra. Ose do te rikthehesh ne hapin e dyte per te provuar nje nderhyrje tjeter per zgjidhjen e problemit ose do te ndryshosh praktike duke zbatuar tekniken e re te sukseshme

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Kerkime ne veprim eshte nje nga metodat me efikase e cila ndihmon jo vetem nxenesit, por permireson nje shkolle dhe fuqizon nje mesues. Shpresoj qe probleme te ndryshme te mesimdhenies dhe mesimnxenies ne institucionet tona arsimore qe nga cikli fillor e deri ne ciklin me te larte te gjejne zgjidhje nepermjet punes hulumtuese dhe kerkuese te te gjithe mesuesve neper klasat dhe shkollen e tyre dhe per me teper per te realizuar vizionin per nje cilesi te larte ne arsimin tone, i cili eshte baza themelore per zhvillimin njerezor.

Referencat: http://teachingtoday.glencoe.com/hoëtoarticles/ teacher-as-researcher-taking-action-research-totask Ferrance E. (2000). Action Research: Northeast and Islands Regional Educational Laboratory At Broën University

21

VLERËSIM GJITHPËRFSHIRËS

Aida Haxhiu

P

ër mendimin tim, hallka më e rëndësishme e një ore mësimi, është vlerësimi gjithpërfshirës. Çdo nxënës dëshiron që në çdo orë mësimi të vlerësohet në një mënyrë, apo tjetër. E thënë ndryshe, edhe dëshira e prindërve është vlerësimi dhe matja e dijeve ditore të fëmijëve të tyre. Po si mund ta realizojmë këtë? Për një vlerësim gjithpërfshirës strategjitë dhe larmishmëria e përdorimit të metodave të ndryshme brenda 45 min. e bën një mësues të jetë më i qartë dhe më transparent. Marrim një shembull:

Mësuesi

Në 10 min. e parë të orës, duke përdorur punën me shkrim, jepen 4 fjalë kyçe dhe u kërkohet nxënësve të shkruajnë 4 paragrafë me këto fjalë kyçe: Bllok-ditari, prind, mësues, shok, televizor, film, kompjuter, sot, shkollë, shok, konkurs, diell, det, atdhe, flamur, etj. Në 5 min. në vijim u kërkohet nxënësve të lexohen disa punime. Në 10 min. tjetër, duke përdorur metodën e rrjetit të diskutimit, u kërkohet nxënësve që të japin mendimin e tyre, pro dhe kundër, pse është e domosdoshme mbajtja e ditarit, duke e ndarë klasën në 2 grupe, ku ato vendosen përballë njeri-tjetrit, me argumentet përkatëse, për të mbrojtur tezën e tyre. Në këtë mënyrë realizohet rubrika: Të flasim, por edhe të argumentojmë". Në fazën e tretë zhvillohet

për të gjithë nxënësit metoda : "Stuhi mendimesh!". Nxënësit, me këtë metodë, në një farë mënyre, përmbledhin atë çka ato bënë gjatë këtyre min. dhe dalin në përfundimin se çfarë është ditari në vetvete duke përdorur edhe kllasterin. Kështu, duke përdorur metoda sa më të larmishme dhe duke menaxhuar me saktësi kohën, ne si mësues, do t'u japim mundësi nxënësve që të vlerësohen dhe të vetëvlerësohen, brenda orës së mësimit. Kjo jep jo vetëm kënaqësinë e çdo përgjigjeje të saktë që jep nxënësi, por edhe në mendimin që në çdo orë mësimi nxënësi ka një sasi minutash të caktuara për t'u kontrolluar dhe vlerësuar. Vlerësimi gjithëpërfshirës do të çojë ., jo vetëm në rritjen e cilësisë së orës së mësimit, ku në qendër është nxënësi dhe të nxënit, por edhe në rritjen e nxënësve cilësore për një përvetësim maksimum të njohurive të reja.

22

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi dhe Nxënësi

ESKURSIONI NË GJEOGRAFI

Majlinda Ziu Gjimnazi "Sami Frashëri" Tiranë Realizohet si pjesë e programit shkollor Për të konkretizuar një ose disa dukukuri e fakte të mësuara teorikisht në klasë Për të njohur natyrën dhe monumentet kulturore të vendlindjes, krahinës, apo vendit tënd Për ta bërë më të dashur natyrën dhe traditat kulturore të vendlindjes, krahinës, apo vendit tend Për të nxitur frymën e bashkëpunimit e të punës në grup, duke realizuar objektiva të përbashkëta Avantazhet e aplikimit të tij: Rrit interesin për lëndën e gjeografisë Konkretizon njohuritë e dhëna në tekste gjatë realizimit të programit mësimor, duke i bërë ato të dukshme dhe konkrete Rrit dashurinë dhe krenarinë për natyrën dhe traditat kulturore të vendlindjes, krahinës, apo vendit të tij Nxit aftësi negociuese dhe ato të punës në grup Nxit rolin e liderit dhe të ekspertit Disavantazhet: Vlerësimi mund të jetë i vështirë Kur nuk strukturohet dhe kur nuk ndahen role, nuk realizon veprimtari interaktive dhe nxënësi varet nga shpjegimi i mësuesit Cilësia e një eskursioni përcaktohet nga strukturimi i tij, metoda interaktive e përdorur dhe aftësia për ta drejtuar proçesin e të mësuarit drejt një bashkëveprimi konkret me mjedisin e zgjedhur. Duke ditur që koha në dispozicion të eskursionit është e përcaktuar, mësuesi merr masa paraprake duke përcaktuar objektiva dhe duke dhënë material paraprak, për ta kthyer këtë eskursion në një aktivitet përmbledhës që do t'i krijonte shansin nxënësve të kërkonin, preknin dhe faktonin njohuritë teorike të mara gjatë orëve të mësimit. Gjatë punës paraprake që bën mësuesi për të strukturuar eskursionin në terren, që ai të jetë në funksion të një mësimnxënie efektive e të qëndrueshme, është e rëndësishme t'u jepen përgjigje pyetjeve të tilla si: Çfarë objektiva mund të arrihen nëpërmjet këtij eskursioni? Cilat janë fazat nëpërmjet të cilave duhet të kalojnë nxënësit për të përfituar nga ky eskursion në terren? A mësojnë të gjithë nxënësit njëlloj në të njëjtin eskursion, apo nevojiten objektiva dhe detyra të diferencuara? A do t'u nxisë nxënësve ky eskursion në terren, aftësitë krijuese dhe interesin e duhur në trajtimin dhe realizimin e objektivave të vëna? A do të motivohen ata për të qënë aktiv e krijues për të ndërmarrë e realizuar madje me cilësi më të lartë edhe në të ardhmen veprimtari konkretizuese? Në përgjigje të këtyre pyetjeve ose të tjerave që mund të dalin gjatë fazës përgatitore apo gjatë realizimit të eskursionit në terren, mësuesi planifikon drejt përfundimet e pritshme, zgjedh strategjitë, metodat, aktivitetet që do të aplikohen duke realizuar krijimin e dijeve të qëndrueshme tek nxënësit e tij. Mësuesi u bën të ditur nxënësve përpara fillimit të eskursionit: Objektivat që do te arrihen Aktivitetet dhe detyrat që do të kryhen nga të gjithë nxënësit Metodat dhe mjetet që do te përdoren Mënyrën e vlerësimit (kryesisht mbi detyrën që do të paraqisë secili mbas këtij eskursioni) Metoda tradicionale e punës me nxënësit në terren zakonisht është realizuar duke patur nxënësit në rolin e dëgjuesit e të mbajtësit të shënimeve të dhëna nga mësuesi. Me këtë metodë, shpjegimet janë të përcaktuara dhe theksi vihet mbi thithjen dhe përshkrimin e informacionit. Kjo metodë tradicionale ka në qëndër mësuesin, i cili luan rolin e ekspertit, duke paraqitur e demonstruar faktet dhe fenomenet, ndërsa nxënësit i marrin dhe i kuptojnë njohuritë duke vështruar ato që demonstrohen dhe duke mbajtur shënime në mënyrë pasive. Pra, metoda ka kufizimet e saj. Këto kufizime vihen re sidomos kur paraqiten dhe vlerësohen detyrat e nxënësve bazuara mbi këtë aktivitet. Vihen re përshkrime e rezultate të përbashkëta ku kryesisht mungojnë faktet apo reflektimi individual.

Metoda tradicionale e punës me nxënësit në terren gjatë realizimit të eskursionit

Metoda Të vështrosh dhe të kuptosh (mësuesi luan rolin e ekspertit) Karakteristika Njohuri pasive mbi fakte specifike, përshkruese, të bazuara mbi marrjen e informacionit nga vëzhgimi dhe jo si pjesëmarrës direkt. Aktivitete dhe strategji Demonstrimi Dëgjimi Vizatimi Fotografimi Mbajtja e shënimeve

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Në ndryshim nga metoda tradicionale, duke përdorur metodat interaktive si: investigimi, kërkimi, projektet etj., gjatë eskursionit nxënësi vihet në qëndër të proçesit e nëpërmjet bashkëveprimit e marrjes së përgjegjësive, realizon një mësimnxënie aktive, krijuese e të qëndrueshme. Kjo formë realizimi motivon e rrit interesin e nxënësve për lëndën.

23

NË KLINË TË KOSOVËS RRITEN TREGUESIT E CILËSISË NË ARSIM

Hajdin Morina rejtoria komunale e arsimit e Klinës po realizon objektivat e veta për ngritjen e treguesve të cilësisë në arsimin e obliguar dhe në atë të mesëm të lartë falë angazhimit të personelit mësimdhënës dhe udhëheqësve të shkollave, falë kontributit dhe ndihmës së pakursyer të strukturave të pushtetit lokal dhe të atij qendror që arsimin e kanë vënë prioritet mbi prioritete, duke investuar për zgjerimin e hapësirave shkollore, për pajisjen e shkollave me mjete të nevojshme mësimore dhe kabinetike, për rikualifikimin (avancimin) e mësimdhënësve pa shkëputje nga puna, për trajnime të ndryshme që përfshijnë problematikën e metodologjive të reja të mësimdhënies dhe sfera të ndryshme të teknologjisë informative dhe të edukimit bashkëkohor të qytetarisë. Drejtoria e arsimit aktivitetet e veta i mbështet në kërkesat e mësimdhënies së sotme bashkëkohore si dhe në kërkesat e fëmijëve për zhvillimin e potencialeve të tyre të plota fizike, intelektuale dhe emocionale, në mënyrë që ata të përfitojnë nga shërbimet në arsim dhe të bëhen qytetarë aktivë dhe kontribuues kreativë në jetën demokratike dhe në të gjitha zhvillimet dhe integrimet e shtetit të Republikës së Kosovës. Viti shkollor 2011/2012 shkollat e komunës së Klinës i gjeti më të përgatitura sa i përket krijimit të kushteve më të mira për ngritjen e treguesve të cilësisë në procesin e përditshëm edukativo-arsimor. Ky vit shkollor shoqërohet me ngritjen e kapaciteteve kadrovike dhe teknike si parakusht për një shkallë më të lartë të cilësisë në punën e mësimdhënësve dhe të nxënësve.Në fund të vitit shkollor 2009/2010 nota mesatare në shkallë komune ishte 3.61, kurse në fund të vitit shkollor 2010/2011 nota mesatare në shkallë komune ishte 3.66. Sa i përket zgjerimit të hapësirave shkollore, janë afër përfundimit punimet në ndërtimin e objektit shkollor të shkollës së mesme profesionale, kurse më 31 tetor 2011 nga kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota, u hodh gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët "Ymer Berisha" të Siqevës, për të cilin ka investuar Komuna e Klinës. Falë ngritjes së treguesve të cilësisë, të krijimit të një klime të efektshme dhe të një ambienti të sigurt dhe tërheqës për nxënësit në dy institucionet edukativoarsimore të shkollimit të mesëm të lartë, në këtë vit shkollor shifrat e statistikave zyrtare flasin për rritje të numrit të vajzave që vijojnë shkollimin e mesëm të lartë në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" dhe në shkollën e mesme profesionale "Fehmi Agani" në Klinë. Sivjet në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" nga numri i përgjithshëm

D

i nxënësve 58.72 % janë femra, kurse në vitin e kaluar shkollor 2010/2011 kanë vijuar 56.16 % femra. Në shkollën mesme profesionale "Fehmi Agani" në këtë vit shkollor vijojnë mësimet 28.48 % femra, kurse vitin e kaluar shkollor 2010/2011 vijonin 28.27 %. Në kuadër të arsimimit gjithëpërfshirës, në përputhje me normat ndërkombëtare të organizatave të ndryshme, siç është UNESCO-ja, pastaj mbështetur në Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, në tetor 2011 ka filluar realizimi i mësimit joformal për të rritur në shkollimin e obliguar, program që realizohet dhe financohet nga organizata qeveritare gjermane GIZ (ish- GTZ) në kuadër të projektit për zhvillimin e kapaciteteve në arsimin fillor në Kosovë. Janë formuar dy paralele të mësimit joformal: një në shkollën e Gllarevës me 25 nxënës dhe një në shkollën "Ismet Rraci" të Klinës, në fillim me 25 nxënës, kurse ky numër është duke u rritur, sepse po vërehet interesim i shtuar i kandidatëve që më parë kanë ndërprerë shkollimin e detyrueshëm. Po ashtu edhe në shkollën e mesme profesionale zhvillohet mësimi joformal sipas licencës së MASHT-it dhe Ligjit për arsimin dhe aftësimin e të rriturve nr. 02/L-24. Sipas mbikëqyrjes së procesit edukativo-arsimor dhe të dokumenteve të administratës shkollore, kemi konstatuar se në këtë vit është shtuar shkalla e bashkëpunimit të shkollës me prindër dhe me komunitetin në përgjithësi. Vërehet një partneritet më i efektshëm dhe një përkujdesje më e madhe për krijimin kushteve për një pjesëmarrje më të suksesshme të fëmijëve në shkollë dhe për krijimin e një shkalle më të lartë të sigurisë gjatë rrugës për në shkollë, në ambiente të shkollës dhe në zonën ku funksionon shkolla. Shkollat e komunës së Klinës rëndësi i kushtojnë edhe zbulimit dhe avancimit të talenteve të reja nëpërmjet aktiviteteve të lira dhe pjesëmarrjes nëpër gara, universiada dhe olimpiada të nivelit lokal, kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë vitit 2011 nxënës të shkollave tona kanë arritur rezultate të mira në shkallë vendi në garën e lëndës së kimisë dhe të anglishtes, organizuar nga kolegji "Mehmet Akif" i Prishtinës, pastaj në Universiadën 2011, në lëndët mësimore anglisht, matematikë, kimi dhe fizikë, organizuar nga kolegji "Aga Xhite". Në Olimpiadën Matematike të Kosovës, organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, që u mbajt më 23 prill 2011, Zoje Selimi, nxënëse e klasës 11 të gjimnazit "Luigj Gurakuqi", është kualifikuar të marrë pjesë në Olimpiadën evropiane të matematikës që u mbajt brenda datave 16-24 korrik 2011 në Amsterdam.

Mësuesi

24

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Mësuesi dhe Nxënësi

MBI MARRËDHËNIET MËSUES- NXËNËS

Veledin Dyrmyshi

dhe pse shkolla jonë është përfshirë nga era e re e kohës, dialektika e marrëdhënieve mësuesnxënës, marrëdhënie të cilat janë të vjetra sa edhe vetë shkolla, përsëri ato mbeten baza kryesore, komponenti themelor për një proces mësimor dhe edukativ të suksesshëm. Vlera qëndron kur secili në "rolin" e vet, mësuesi dhe nxënësi, plotësojnë njeri-tjetrin nën qëllimin e madh të mbarëvajtjes së punëve në shkollë. Natyrisht, në këtë situatë roli drejtues i takon mësuesit i cili e ka fare të qartë se asnjë rregullore nuk mund të hyjë mes tyre veç gjuhës së komunikimit, respektit reciprok, besimi te njëri-tjetri e ruajtja e këtij "besimi" do të thotë së pari se janë hedhur shinat e duhura në të cilat këto marrëdhënie ndihen të sigurta. Ndodh që mësuesi mund të zhgënjehet nga një nxënës. Për pak kohë nxënësi i ka "prishur" "urat" që folëm më lart, por, sigurisht, mësuesi që e njeh mirë profesionin, i ka të gjitha levat e duhura, mundësitë që të rivendos këto "ura" dhe nuk duhet ta zërë gjumi nëse nuk arriti dot diçka, që në ditën e parë kur këto marrëdhënie u krisën. Ndërsa fatale do të ishte sikur të ndodhte e kundërta, pra, sikur mësuesi të dilte jashtë formatit klasik të një mësuesi e që nxënësi nuk arrin dot ta mendojë mësuesin ndryshe. Atëherë zhgënjimi njeh të tjera kuota. Mësuesi që ka deformuar personalitetin e vet e ka "detyruar" nxënësin të shohë edhe mësuesin tjetër nën një tjetër optikë, tani dyshues, mosbesues. E kjo është vrasëse për shkollën e për misionin e saj. Të gjithë kemi kaluar nga bankat e shkollës dhe portretin e mësuesit e kemi patur edhe idhullin që duhet "t'i ngjanim". Mësuesin me integritet të lartë, me personalitet të konsoliduar të gjithë e kemi adhuruar dhe kemi dashur për shumë kohë që t'i "ngjanim" atij. E mësues të tillë ka kudo në të gjitha shkollat. Ata përbëjnë një kapital njerëzor dhe kjo figurë bie te nxënësi një sjellje të veçantë e cila është edhe dominuese në formimin e personalitetit te nxënësi. Kohë më parë, një mësuesi letërsie u dha nxënësve këtë temë hartimi: "Cili është mësuesi që ju kërkoni ta kini model në jetë"? Mësuesi në mbledhjen më të afër të këshillit pedagogjik dha rezultatin që kishte nxjerrë nga korrigjimi i hartimit. 80% e nxënësve kishim zgjedhur modelin e mësuesit të biologjisë. Çfarë cilësish kishte ky mësues që nxënësit e vet e adhuronin? Sigurisht mësuesi i biologjisë kishte diçka qenësore, diçka që ndoshta

E

kolegët nuk e vinin re, por që nxënësit i kishte tunduar dhe atë mësues e kishin zgjedhur për shëmbëlltyrën e vet. Së pari ata kishin parë integritetin moral, njerëzor, seriozitetin në përditshmërinë e tij e së dyti përgatitja profesionale, korrektesa e kështu një mësues i kompletuar ka çfarë t'u mësojë nxënësve. E tronditja e këtij besimi është edhe "vdekja"e shkollës. Për ç'marrëdhënie bëhet fjalë kur një mësues gënjen, pocaqis shpirtin e tij me afera korruptive, përdor alkoolin a më keq është një manjak seksual, e këtu gjithçka ka mbaruar. Asnjë program nuk mund të jetë i suksesshëm këtu e humbja e besimit te mësuesi sjellë zhgënjimin më të madh në shpirtin e nxënësve të cilët janë në formim e sipër ta karakterit të tyre. Për asnjë çast mësuesi nuk duhet të harrojë se është gjithnjë i monitoruar. Është i monitoruar nga tridhjetë palë sy e veshë e kjo përbën edhe arsyen pse mësuesi duhet të jetë ndryshe nga të tjerët. Asgjë në punën e mësuesit nuk duhet cilësuar si e vogël a e parëndësishme. Nxënësi ka atë mekanizmin e duhur që të dallojë vlerat dhe antivlerat te mësuesi, ndërkohë që nuk është aq i ndjeshëm ndaj dikujt tjetër. E këtë, nuk duhet ta harrojë kurrsesi mësuesi. Mësuesi nuk duhet t'i " krijojë" as më të voglin shkak që në ndërgjegjen e nxënësit të ndodhë zhgënjimi i cili mund të sjellë edhe një reagim, qoftë edhe të pandier te nxënësi, por që mësuesi e dallon qartësisht. Shëmbëlltyrën e mësuesit, nxënësi duhet ta ketë në çdo çast një udhërrëfyes i cili nuk e adreson kurrë keq. Nëse nuk e kemi arritur këtë cilësi, atëherë diçka nuk shkon. Marrëdhëniet mësues-nxënës nuk janë në udhë të mbarë e për këtë duhet të fajësojmë mësuesin, sepse në shkollë gjithçka është nën autoritetin e tij. Mësues a drejtues shkollash që merren me abuzime në uniformat e nxënësve, të tjerë që organizojnë ekskursione për të përfituar ndonjë lekë, të tjerë që përdorin notën si mjet presioni për t'i detyruar nxënësit që të jenë mbasditeve në kursin e tij privat, drejtues shkollash që i rreshtojnë nxënësit për të shkuar në një miting partie, këta mësues e drejtues shkollash nuk kanë gjë për t'u "mburrur" veç me ndërtesën e shkollës, sepse misioni i tyre, integriteti i tyre është lëkundur nga themelet. Nuk ka përjetim më të hidhur se sa ai rast kur nxënësi, që deri dje e ka adhuruar mësuesin, befas është zgjënjyer. Një impakt negativ ka ndier ai, një përjetim anormal, një deformim të shpirtit njerëzor ka përjetuar ai, ndërkohë që shkolla, mësuesit janë përgjegjës përpara shoqërisë dhe kombit mbi ndërtimin dhe formimin e karakterit të brezit të ri. Aty formohet njeriu i së nesërmes dhe këtë mision e ka marrë përsipër shkolla. Por jo vetëm ajo...

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

25

EMOCIONET E NJË DITE TË MADHE

Lije Subashi, Drejtore e shkollës (Veprimtari kushtuar 95-vjetorit te hapjes se shkolles 9 vjecare "Ramazan Subashi"ne Marikaj) ëngjesi i ftohtë asaj dite u ngroh nga zërat, buzëqeshjet e fëmijëve, që kishin mbushur të dy anët e rrugës që të çonte për në shkollë. Në duar mbanin flamuj, që i valëvisnin me një hare të papërshkueshme. Edhe pemët merrnin pjesë në këtë gëzim! Të shtyra nga era, puhiza e atij mëngjesi, ata tundnin degët në shenjë përshëndetje për te ftuarit e asaj dite. Është përvjetori i 95-i hapjes së shkollës shqipe në fshatin Marikaj dhe e meriton te festohet si e tillë. Takime të përzemërta, shtrëngime duarsh, përqafime, lot nga sytë e të ftuarve, të ish nxënësve, ish mësuesve, ish drejtuesve të kësaj shkolle. Nuk mund te mungonte ne ketë për vjetor dhe të mos na nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Drejtori I Drejtorisë Arsimore i Qarkut Tirane Zoti Bilbil Hoxha, përfaqësues te Bashkisë Vore, nga bordi I prindërve ,mjaft prindër të nxënësve si dhe banorë të fshatit Marikaj. Një dorë magjike hapi ne të dy kanatet derën kryesore te oborrit të shkollës. Ju uron mirëseardhjen bijve të saj foleza e tyre e dashur, edhe pse vendin e folezës së tyre të vjetër ,e ka zënë një godine e re madhështore e me mjedise bashkëkohore. Si të ishte foleza e vjetër ajo mbart brenda vetes të gjitha kujtimet :moment te bukura e të trishtuara, të përziera bashkë me thellësinë e viteve. Veprimtaria e organizuar me rastin e kësaj dite ,synon të vërë në dukje rrugën e gjatë e të suksesshme të këtyre 95 viteve përpjekjesh serioze në fushën e arsimit e të dijes. E larmishme ishte dita e 95-vjetorit . Veprimtaritë ia linin radhën njera-tjetres...Pas pritjes se ngrohtë, të gjithë së bashku zumë vend për te ndjekur programin artistik të përgatitur me kujdes nga grupi artistik I shkollës. Me mjaft përgjegjësi e dinjitet e prezantuan dy folëset Enida dhe Alesia. Buçiti zëri I këngëtarëve dhe recituesve të talentuar që emociocionuan të gjithë të pranishmit.

M

26

Nuk munguan fjalët përmalluese, mallëngjyese, lotët te atyre njerëzve, që u linden në këtë fshat, u shkolluan aty ,kontibuan aty si mësues e si drejtues si Xheladi H. Subashi sot ne pension,profesor doktor Shyquri Subashi ,President IKryqit të Kuq Shqiptar etj. Pas koncerti iu drejtuan dhomës muze te ngritur ne katin e tretë të shkollës. Gjenden brenda asaj klase që s'është më e tillë. Aty përshkruhet gjithë historia ,që nga zilja e pare në atë kasollen e thjeshtë , deri në godinën e re që ka të drejtën të mburret me madhështinë e bukurinë e saj, me një kënd sportiv , një oborr të gjelbëruar falë ndihmës së Kryetarit të Bashkisë së Vorës Zotit Fiqiri Ismaili, I cili investimet për shkollën i ka të lidhura ngushtë me investimet për dije. Në stendat e vendosura në muret e tij të bien në sy fotografi të thjeshta bardh e zi ,që dëshmojnë shumë. Si stendë e parë është ajo që ka në gjirin e saj kasollen e vogël, ku nisi shkolla më 1916. Në vitin1975 u ndërtua godina e pare shkollore. Shume kujdes iu kushtua stendës ku jepet festa e madhe e një shkolle të vogël me10 Tetor 1966. Në këtë ditë Presidiumi I Kuvendit Popullor dekoroi me urdhrin `'Naim Frasheri''të klasit të II me motivacion. `'Janë nga shkollat që kanë dhëne kontribut të madh për përhapjen e arsimit'' Për të pranishmit ishte organizuar dhe një koktej .Koktej modest në klasen përkrah muzeumit.Trokitje gotash, urime të sinqerta suksese dhe ne 100 vjetorin që do të trokasë pas disa vitesh.Pëercjellje deri tek porta. Ndarja me të gjithë të ftuarit shenoi fundin e kësaj veprimtarie kushtuar 95-vjetorit të dallëndyshes së pare në fshatin Marikaj.Ky moment emocionues si dhe gjithe këto ditë me veprimtaritë e shumta ,do të mbetet e skalitur në memorie, si një nga ditët më të bukura e më të gëzueshme tëjetës sonë.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Shkolla dhe Komuniteti

TË NXËNËT BAZUAR NË PROJEKTE "NË" DHE "PËR" KOMUNITETIN

Albina BUCI Agjencia Kombëtare e AFP dhe e Kualifikimeve

ë Nxënit Bazuar në Projekte (NBP) "NË" dhe :PËR" komunitetin i referohet të Nxënit Bazuar në Komunitet (NBK) dhe është qasje e strukturuar për mësimdhënien e të nxënit që lidh eksperiencat e komunitetit me zhvillimin intelektual, profesional dhe qytetarinë aktive të nxënësve. Cilësitë themelore të tij janë: të nxënit zë vend në komunitet, përtej klasave apo shkollave të mbyllura që nuk komunikojnë me të; përfshirja e individëve të tjerë, përveç mësuesve, në procesin e të nxënit.

T

Iniciativa për të NBK, lidhe punën akademike të nxënësve me interesat e tyre "NË" dhe "PËR" problemet shqetësuese të komunitetit përreth. Duke bashkëpunuar me organizata jo fitimprurëse lokale apo me donatorë të tjerë të interesuar për komunitetin, nxënësit hartojnë e zbatojnë projekte, grumbullojnë dhe analizojnë të dhëna, si dhe shkëmbejnë rezultatet e arritura, jo vetëm me mësuesit e tyre por me të gjithë aktorët nëpërmjet të cilëve kanë grumbulluar informacionin dhe që produkti i arritur u shërben atyre. Iniciativat për NBK, i bëjnë nxënësit të kërkojnë mbi çështje të ndryshme problemore apo zhvillimore dhe për të ofruar zgjidhje optimale për to. Çfarë është të nxënit bazuar projekte në komunitet? NBP në komunitet është strategji e gjerë mësimore që u mundëson nxënësve (të rinj e të rritur) të orientojnë të nxënit e tyre drejt asaj çfarë ata dëshirojnë të mësojnë nga çdo aspekt të komunitetit. Ai gjithashtu përcaktohet si të nxënit eksperimental ku nxënësit dhe mësuesit bashkëpunojnë me komunitetet për problemet dhe çështjet shqetësuese të tyre. Nxënësit në mënyrë të njëkohshme do të fitojnë njohuri dhe aftësi profesionale, si dhe përparojnë në zhvillimin e tyre personal. Pra, theksi vihet në mënyrë të barabartë midis ndihmës për komunitetet dhe sigurimit të përvojave të vlefshme të të nxënit për nxënësit. Pse të nxënit bazuar në projekte "në" dhe "për" komunitetin? Ekzistojnë shumë arsye bindëse lidhur me atë se pse duhet përdorur kjo strategji mësimore. Ajo përdoret për: Të rritur cilësinë e të nxënit të nxënësve nga ndërthurja e teorisë, përvojave dhe mendimit për veprim. Të përmbushur nevojat e paplotësuara në

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

komunitet, përmes shërbimeve të drejtpërdrejta të cilat janë kuptimplote dhe të dobishme për të. Të krijuar mundësi nxënësve të ndihmojnë të tjerët, të shfaqin vetveten dhe të hyjnë më marrëdhënie përkujdesjeje me ta. Të ndihmuar nxënësit të shohin lidhjen e botës akademike me botën reale. Të rritur vet-respektim dhe vet- besimin e nxënësve. Të zhvilluar një mjedis të nxëni të përbashkët, ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe komunitetit. Të t'u dhënë mundësi nxënësve të kryejnë punë të nevojshme dhe të rëndësishme. Të rritur aftësitë e nxënësve për pjesëmarrje dhe qytetari aktive. Të orientuar aktorë të ndryshëm për t'i shërbyer më mirë komunitetit dhe përfituar nga entuziazmi i veprimtarive të kryera në mënyrë vullnetare. Të t'u vënë në dukje nxënësve pamjaftueshmëritë dhe padrejtësitë shoqërore dhe mundësinë për t'i korrigjuar ato. Të krijuar një kontekst më të pasur për të nxënit e nxënësve. Të siguruar përvoja ndërkulturore për nxënësit. Të përgatitur më mirë nxënësit për karrierën e tyre dhe arsimin e vazhdueshëm. Të nxitur rikonfirmimin e zgjedhjeve të karrierës së nxënësve.

Të nxënit sipërmarrës

Të nxënit social

NBP

Të nxënit krijues

Mësuesi

Të nxënit bazuar në komunitet

Të nxënit dixhital

Të nxënit bazuar në kompetenca

Të nxënit konstruktiv

Të nxënit ekonomik

Laç, më 18 Nëntor 2011

28

Shkolla dhe Komuniteti

Të dhënë nxënësve më shumë përgjegjësi për të nxënit e tyre. Të ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si duhen bërë gjërat. Të ndikuar në çështjet dhe nevojat lokale. Të bërë shumë gjëra. Gjithçka. Karakteristikat e të nxënit me projekte në komunitet Theksi në mënyra të ndryshme të të kuptuarit dhe të të vepruarit. Vlerësimi i përvojave njerëzore si burime për të nxënë. Kërkesa për të menduar refleksiv për të transformuar përvojat në produkt të nxëni. Etika bazë që qytetarinë për komunitetin, profesionin dhe interes të madh publik. Shkëmbimi i përvojave pozitive ose negative me njerëzit përreth , bën që të kuptohet që jemi pjesë e komunitetit dhe të shihet se si krijohet shpirti i komunitetit. Standardet e të nxënit bazuar në projekte në komunitet Përpjekjet për të nxënit efektiv në komunitet forcon të nxënit teorik dhe praktik. Sigurimi i mundësive konkrete nxënësve për të nxënë aftësi të reja, për të menduar në mënyrë kritike dhe për të provuar role të rinj në një mjedis i cili përkrah kompetencën për marrjen e rrezikut dhe atë shpërblyese. Përgatitja dhe reflektimi janë elementët thelbësorë në të nxënit me projekte në komunitet. Përpjekjet e nxënësve njihen nga shokët dhe komuniteti i tyre. Përfshirja e nxënësve në planifikim. Përmbushja e shërbimeve prej nxënësve, përbën një kontribut të rëndësishëm për komunitetin e tyre. Integrimi i vlerësimit sistematik, formal dhe përmbledhës. Lidhja e shkollës me komunitetin në mënyra të reja dhe positive. Pjesë përbërëse e jetës shkollore dhe e komunitetit. Drejtimi i kualifikuar është thelbësor për të siguruar suksesin e të nxënit bazuar në projekte në komunitet Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në shkollë, paraprakisht, për filozofinë dhe metodologjinë e të nxënit bazuar në projekte në komunitet. Rezultatet e të nxënit bazuar në projekte në komunitet Ndjeshmëri e lartë Vlera personale dhe ndërgjegjësim Respekt për vetveten dhe të tjerët

Ku?

Vetëbesim dhe përgjegjshmëri sociale Përkujdesje për të tjerët në komunitet Ndryshimi i qëndrimeve ndaj përfshirjes në komunitet. Kuptimi më i thellë i çështjeve sociale. Promovimi dhe nxitja e nxënit gjatë gjithë jetës. Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve. Zhvillimi i aftësive për përfshirjen dhe veprimin në komunitet. "Ne nuk mund të ndryshojmë drejtimin e erës, por mund të orientojmë drejtimin e lëvizjeve tona" Rezultatet specifike të të nxënit bazuar në projekte në komunitet

Çfarë?

Kush? Pse?

Si?

Laç, më 18 Nëntor 2011

Kur?

Zhvillim dhe rritje personale Vetëbesim. Efikasitet personal. (vlerë dhe kompetencë) Zhvillim i egos dhe i moralit. Eksplorim i interesave, identiteteve dhe roleve të reja. Gatishmëri për të ndërmarrë rreziqe dhe pranuar sfida të reja. Marrje e përgjegjësive për rrjedhojat e pritshme të veprimeve vetjake. Zhvillim i aftësive drejtuese, komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. Zhvillimi intelektual dhe të nxënit teorik Zhvillim i aftësive të nivelit të lartë të të menduarit. Lidhje e përmbajtjes dhe e aftësive me përvojat të drejtpërdrejta. Përvetësim teorik dhe aftësim praktik nëpërmjet përvojave. Motivim për të nxënë dhe mbartur njohuritë. Kuptim dhe gjykim i njohurive e aftësive. Zhvillim dhe rritje sociale Efikasitet i politikave. Njohje dhe eksplorim i karrierës lidhur me shërbimin ndaj komunitetit. Kuptimi dhe vlerësimi i njerëzve nga një shkallë e gjerë formimesh e situatash problemore, si dhe të aftësive që lidhen me to.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

29

"Jeta është 10% e asaj çfarë ndodh me ne dhe 90% se si ne i përgjegjemi asaj" Çfarë është komuniteti? Komuniteti është një grup njerëzish, të cilët jetojnë në të njëjtën zonë (bashkësi gjeografike) dhe që ndërveprojnë rreth një interesi të përbashkët (bashkësi funksionale). P.sh., ata punojnë së bashku ose takohen e bisedojnë rreth një interesi apo sfide të përbashkët ose ata marrin pjesë në projekt. Termi "komunitet" ka disa kuptime të veçanta. Njerëz të ndryshëm perceptojnë në mënyra të ndryshme "komunitetin" dhe i shprehin ndryshe nevojat e tyre. Është vendi ku me parashtrojmë nevojat tona për të patur një jetë më të mirë në termat sasiorë e sidomos cilësorë. Por, edhe këto nevoja shprehen në mënyra të ndryshme si: Ajo që unë di se kam nevojë ... Ajo që unë mendoj se kam nevojë... Ajo që unë vërtet kam nevojë... Ajo që unë them se kam nevojë ... Ajo që kam nevojë, por ende nuk e kuptoj dhe duhet të bindet për të. Ajo që unë paraqes si nevojë... Njerëzit paraqesin nevojën që ata mendojnë, por jo çdo nevojë e paraqitur është nevojë reale e tyre. "Nevojat e parashtruara shihen gjithmonë me prioritet" Produkti apo shërbimi i ofruar nga nxënësit, plotëson një nevojë të identifikuar nga komuniteti. Këto produkte/shërbime të pranuara, kanë kontroll të vazhdueshëm, nga nxënësit dhe mësuesit së bashku, të cilët janë të përfshirë në veprimtaritë e prodhimit/shërbimit të tyre. Nxënësit mësojnë se si ngjason "jeta reale" në komunitete më të varfër dhe se si të përmirësohet më tej ajo. Kategoritë e të nxënit bazuar në projekte në komunitet Të nxënit bazuar në projekte në komunitet mund të përshkruhet në kategoritë e mëposhtme: 1. Të nxënit e drejtpërdrejtë në komunitet: Kjo kategori të nxëni është e tillë që i zhvendos nxënësit nga klasa apo shkolla në komunitet për t'i shërbyer atij. Baza e këtij modeli të nxëni është idea e shërbimit në komunitet nga nxënësit, vullnetarë të ndryshëm dhe qytetarë të tjerë të përfshirë në veprimtaritë e të nxënit të përbashkët. Këto veprimtari nuk janë të paraqitura në mënyrë tipike në asnjë lëndë apo disiplinë. 2. Të nxënit bazuar në projekte lëndore: Në këtë kategori, nxënësit pritet të jenë të pranishëm në komunitet përgjatë një periudhe të caktuar kohore,

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

p.sh., gjatë një semestri shkollor, dhe reflektojnë mbi eksperiencat e tyre në mënyrë të rregullt gjatë gjithë semestrit duke përdorur përmbajtjen si bazë për të kuptuarit dhe analizat e tyre. 3. Të nxënit bazuar në projekte shumë dhe ndër-lëndore me fokus zgjidhjen e problemit: Sipas kësaj kategorie, nxënësit apo grupe njësish që kanë të bëjnë me komunitetin më shumë si "këshillues" duke punuar për një "klient". Nxënësit punojnë me pjesëtarët e komunitetit për të kuptuar një problem apo nevojë të veçantë të komunitetit. Ky model, supozon që nxënësit do të kenë paraprakisht disa njohuri që të mund të japin disa rekomandime për komunitetin ose të gjejnë e të zhvillojnë një zgjidhje për problemin: nxënësit e bujqësisë mund të zbukurojnë një mjedis të jashtëm me bimë zbukuruese; Nxënësit e biznesit mund të krijojnë një faqe interneti; ose në lëndën e botanikës, nxënësit mund të identifikojnë bimët jo autoktone dhe sugjerojnë metodat e kultivimit apo dhe të zhdukjes së tyre. Për të ofruar zgjidhje për një problem të caktuar, në shumicën e rasteve projektet janë shumëlëndore dhe ndër-lëndore. 4. Të nxënit e bazuar në projekte translëndore ose kulmuese: Kjo kategori të nxëni konceptohet, në përgjithësi, për nxënësit e vitit të fundit të shkollimit në të gjitha nivelet arsimore. Sipas kësaj kategorie, nxënësit vlerësohen për të tri fushat e të nxënit: (1) fusha e njohurive; (2) fusha afektive dhe (3) fusha psikomotore. Nxënësve në këtë rast, u kërkohet të përdorin të gjitha njohuritë që kanë fituar gjatë shkollimit të tyre, praktikisht "në" dhe "për" komunitetin. Synimi i kësaj kategorie është për më tepër, për të eksploruar një temë/çështje të re ose për të sintetizuar të nxënit e nxënësve. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar nxënësit të bëjnë kalimin nga bota e teorisë në botën e praktikës, duke iu ofruar shanse për të krijuar edhe lidhje profesionale me anëtarët e komunitetit, si dhe për të akumuluar përvoja personale. Disa nga kompetencat që integrohen dhe që duhen vlerësuar, sipas kësaj kategorie të të nxënit janë: Komunikimi dhe të menduarit kritik e krijues. Konteksti social e mjedisor dhe ndjeshmëria estetike. Identiteti profesional dhe etika profesionale. Përshtatshmëria dhe kapaciteti drejtues. Përmirësimi dhe reflektimi. Motivimi për të nxënit e vazhdueshëm.

Mësuesi

30

SI TË PËRFTOHEN AFTËSITË TIK

IRIDA SINA, Drejtore e Drejtorisë së Metodologjisë dhe Teknologjisë në Mësimdhënie , (IZHA) TIK-u luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e pedagogjisë aktive pasi e bën orën e mësimit më të pëlqyeshme për nxënësin. Pedagogjia Aktive: Sipas Vallières (2005) teoria socio-konstruktiviste "krijimi i mendimeve apo mësimi i ideve të reja është një proces që realizohet në bashkëpunim ndërmjet individëve; rëndësia parësore i jepet marrëdhënieve dhe lidhjeve që krijohen ndërmjet njerëzve gjatë të nxënit" (f.2). Kjo paradigmë ka tre kritere parësore sipas Jonnaert dhe Borght (1999): a) Individi është në gjendje të zhvillojë një aktivitet reflektiv mbi dijet e tij. b) Individi mëson nga individë të tjerë (mësues, kolegë, trajnerë). Mësimi është më i suksesshëm nëse individët komunikojnë dhe janë në kontakt me njëri-tjetrin. c) Mësimi është i lidhur ngushtë edhe me kontekstin në të cilin zhvillohet, sepse konteksti mund të jetë burim dijesh. Kthimi i TIK-ut në një fill që përshkon tejpërtej kurrikulën, është punë e të gjithë mësuesve dhe për t'i ndihmuar mësuesit në realizimin e kësaj sfide DMTM është duke hartuar orët model se si mund të integrohet TIK-u në të gjitha lëndët në arsimin fillor, dhe arsimin e mesëm të ulët. Mësuesve u duhet të familjarizohen me TIK-un aq sa të mos frenohen në përdorimin e tij. Në këtë rast ndihmësit më të mirë të mësuesve mund të jenë nxënësit me aftësi të spikatura në përdorimin e TIK-ut në jetën e përditshme. Gjithashtu edhe MASH për ta bërë sa më të lehtë realizimin e këtyre objektiva themelore ka hartuar 3 prioritete themelore: Trajnimi i personelit arsimor, përmirësimi i infrastrukturës dhe materialeve burimore. Trajnimet duhet të kenë tema rreth metodave të menaxhimit të suksesshëm, metodave ndërvepruese të mësimdhënies dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie. Ngritja e bibliotekave online për nxënësit për t'i ndihmuar ata në zhvillimin e aftësive të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. DAR/ZA-ja mund të organizojë rrjetet profesionale (grupime me afro 20 mësues të së njëjtës lëndë, të cilët shkëmbejnë përvojat e tyre të suksesshme dhe drejtohen nga një mësues me përvojë të spikatur profesionale). Është një metodë shumë e frytshme për të gjithë mësuesit. Krijimi i forumeve online për përdorim nga stafi i shkollave dhe DAR/ZA-ve, ku të diskutohen dhe këmbehen përvoja për çështje të fushës së mësimdhënies dhe menaxhimit. Në vijimi të këtyre objektivave do të paraqiten disa nga mjetet që mësuesit dhe nxënësit mund të përdorin për ta bërë ambientin mësimor më frytdhënës. Mjetet që duhen për përvetësimin e aftësisë së TIK-ut në mësimdhënie TIK-u nënkupton në vetvete të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe Komunikimin. ICT në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor duke përdorur mjetet e mëposhtme, për ta regjistruar dhe përpunuara informacionin në formë digjitale. Në pjesën e dytë do t'i jepet rëndësi, aftësive që duhet të përftojë nxënësi në shkollë. Aftësitë e

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

31

Shkrim e këndim shëndetësor

PROJEKTOR RADIO CD CELULARI KOMPJUTERI INTERNET DVD TV SKANER PRINTER

Aftësitë e të nxënit dhe ato inovative Aftësitë e të nxënit dhe ato inovative janë ato që dallojnë studentët të cilët janë të përgatitur për jetën dhe mjediset e punës të ndërlikuara në shekullin e XXI dhe ata të cilët nuk janë. Ato përfshijnë: Krijimtarinë dhe inovacionin

TIK

SMARTBOARD E-MAIL

LOJRA DIDAKTIKE WI-FI FORUME ONLINE

Të menduarin kritik dhe problem-zgjidhës Komunikimin dhe bashkëpunimin

BLOGJE

Aftësitë informatike, mediatike dhe teknologjike Njerëzit në shekullin e XXI jetojnë në një mjedis të drejtuar nga media dhe teknologjia, të shënjuar nga aksesi në sasi të mëdha informacioni, ndryshime të shpejta në mjetet teknologjike dhe nga aftësia për të bashkëpunuar dhe për të kontribuuar individualisht në një shkallë të pashembullt. Për të qenë efektiv në shekullin e XXI, qytetarët dhe punëtorët duhet të jenë në gjendje të përmbushin një gamë aftësish funksionale dhe mendimi kritik, të tilla, si: Shkrim e këndim informatik Shkrim e këndim mediatik Aftësitë TIK (Teknologjia, Informacioni dhe Komunikimi) Aftësitë për jetën dhe karrierën Mjediset e sotme të jetës dhe punës kërkojnë shumë më tepër se aftësi të menduari dhe njohuri përmbajtjeje. Aftësia për të drejtuar mjediset e ndërlikuara të jetës dhe punës në moshën konkurruese globale të informacionit u kërkon studentëve t'i kushtojnë vëmendje zhvillimit të aftësive të duhura për jetën dhe karrierën, të tilla, si: Elasticiteti dhe përshtatshmëria Iniciativa dhe vetëdrejtimi Aftësitë shoqërore dhe ndërkurrikulare Produktiviteti dhe llogaridhënia Lidershipi dhe përgjegjësia

shekullit të XXI, e ndihmojnë të përshtatet më lehtë me ndryshimet e shoqërisë së sotme. Mirëpo këto aftësi janë të rëndësishme edhe për personelin arsimor, sepse janë ata të parët që i përgatisin nxënësit të jenë qytetarë të denjë në shoqëri. Sot për një mësues nuk do të mjaftonte thjesht të ishte një njohës i mirë i lëndës por edhe njohës i mirë i teknologjive për të dhënë lëndën e tij. Një mësues gjeografie mund ta bëjë lëndën më të bukur nëse ai do të përdorte Google Earth ose Powerpoint gjatë shpjegimit. Nuk është më e nevojshme që nxënësit të dinë hartën përmendësh, po të dinë ta lexojnë atë kur të jenë në qytete të panjohura, të dinë të orientohen. Janë pikërisht aftësitë digjitale që nevojiten ne ditët e sotme. Në paragrafin vijiues do të shpjegohen aftësitë digjitale.Lëndët bazë të shekullit të XXI Përvetësimi i lëndëve bazë dhe temave të shekullit të XXI është thelbësor për nxënësit që rriten në ditët e sotme. Lëndët bazë përfshijnë: Anglishten, Artet e të lexuarit apo të gjuhës, Gjuhët e botës, Artet, Matematika, Ekonomia, Shkenca, Gjeografia, Historia, Qeveria dhe Qytetaria (UNESCO, 2010). Ne besojmë se shkollat duhet ta zhvendosin fokusin nga kompetenca bazë në lëndët bazë drejt promovimit të të kuptuarit të përmbajtjes akademike në nivele më të larta, duke qasur temat ndërdisiplinore të shekullit të XXI në lëndët bazë: Ndërgjegjësim global Shkrim e këndim financiar, ekonomik, biznesi dhe sipërmarrjeje Shkrim e këndim qytetar

Mësuesi

32

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Shkolla dhe Komuniteti

Shkrimi dhe këndimi digjital Shkrimi dhe këndimi informatik, shkrimi dhe këndimi mediatik dhe shkrimi e këndimi digjital formojnë një nga katër bashkësitë e mëdha të aftësive, të cilat duhen përvetësuar nga nxënësit në mënyrë që të bëhen qytetarë dhe punëtorë efektivë në shekullin e XXI. Shkrimi dhe këndimi digjital (ose në shumës shkrimet dhe këndimet digjitale), e-shkrim e këndim, shkrimet e këndimet e reja, shkrimi e këndimi i ekranit, shkrimi e këndimi multimediatik, shkrimet e këndimet TIK ­ të gjitha këto janë terma që përshkruajnë togje aftësish që u nevojiten nxënësve (dhe mësuesve të tyre) në moshën digjitale. Për shkak të TIK-ut, konceptet e shkrimit dhe këndimit janë zgjeruar përtej nocioneve tradicionale të shkrimit e këndimit të shtypur. Të dish shkrim e këndim sot nevojitet aftësia për të interpretuar dhe shkruar kode të ndryshme "si ikona, simbole, figura pamore, grafikë, animacione, audio dhe video" (Nallaya, 2010, f. 48). Cilindo term që zgjedh për të përshkruar aftësitë që i duhen një nxënësit sot, ai duhet të përfshijë shkrimin dhe këndimin bazë, që do të thotë shkrim dhe këndim i mundësuar nga TIK-u, si dhe shume aftësi të reja që kanë lidhje me të, të identifikuara nga Nallaya. Në thelb të shkrimeve e këndimeve digjitale janë të lexuarit dhe të shkruarit, jo vetëm të lexuarit e letrës dhe shkrimi në letër, por edhe ato elektronike ­ nga njëra anë, të lexuarit e ekranit dhe lundrimi në internet [këndimi], e nga ana tjetër këmbimi i mesazheve në celular, përdorimi i tastierës dhe dërgimi i email-ve [shkrimi]. Shkrimi dhe këndimi dixhital përfshin aftësinë, si: kërkimi, shoshitja, skanimi dhe përzgjedhja e informacionit lundrimi nëpër ekrane informacioni përdorimi i mjeteve të TIK-ut për të krijuar dhe ndarë informacion përdorimi i TIK-ut për kërkim dhe për të zgjidhur probleme gjetja e vendndodhjes dhe vlerësimi i informacionit marrja, organizimi, menaxhimi dhe krijimi i informacionit dërgimi dhe marrja e mesazheve përgatitja e prezantimeve multimediale leximi në ekran, lundrimi në internet dhe dërgimi i mesazheve, përdorimi i tastierës dhe dërgimi i email-ve Bazuar në paragrafin e mësipërm, dalin një numër aftësish të lidhura, të cilave autorë të tjerë u referohen si shkrim e këndim informatik, shkrim e këndim mediatik, ose shkrim e këndim pamor. Këto aftësi të lidhura janë pjesë e shkrimeve e këndimeve digjitale: përdorimi i aftësive të TIK-ut për të krijuar dhe ndarë informacion; kërkimi, skanimi dhe përzgjedhja e informacionit; lundrimi nëpër ekrane informacioni; gjetja e vendndodhjes dhe vlerësimi i informacionit; përdorimi i TIK-ut për kërkim dhe për të zgjidhur probleme; përgatitja e prezantimeve multimediale; marrja, organizimi, menaxhimi dhe krijimi i informacionit dërgimi dhe marrja e mesazheve. Për më tepër, llojet e teksteve me të cilat ndërveprojnë nxënësit e sotëm ­ ato janë pjesë e botëve të jetës së nxënësve në ditët e sotme ­ janë shumë-mënyrëshe. Këto tekste përfshijnë kodet e ndryshme të identifikuara nga Nallaya (2010) më sipër: ikonat, simbolet, figurat pamore, grafikët, animacionet, audio dhe video. Nallaya vazhdon: "Mësuesit që nuk i njohin këto tekste si pjesë e repertorit të materialeve të tekstit në klasë, mund ta bëjnë procesin e mësimit të gjuhës më pak autentik, si dhe të mos i përfshijnë përvojat nga jeta e nxënësve nga mësimdhënia dhe mësimnxënia e përditshme në klasë (Nallaya, 2010, f. 48)." Pra, përdorimi i teksteve shumë-mënyrëshe në klasë, së bashku me aftësitë e paraqitura duhet t'u shërbejnë mësuesve për të ndarë gamën e zgjeruar të aftësive, të kërkuara tanimë nga nxënësit. Këto janë aftësitë që u nevojiten qytetarëve për të qenë të aftë në shkrim e këndim digjital, në mënyrë që të funksionojnë sipas kërkesave të punës dhe jetës në dekadat e mëtejshme të këtij shekulli. Përfundime Ky kapitull nisi me përshkrimin e TIK-ut në edukim dhe ndryshimet që ka sjellë përdorimi i tij në arsim. Duke u bazuar më pas te aftësitë e reja që u kërkohen nxënësve dhe mësuesve në një botë digjitale. Gjithashtu edhe nevoja e trajnimit të mësuesve për t'u familjarizuar me këto koncepte dhe njohuri të shekullit të XXI. Artikulli përfundon me detajimin se si shkrimi dhe këndimi digjital shkojnë përtej nocioneve të shkrimit dhe këndimit të shtypur. Në ditët e sotme është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit e tyre të zhvillojnë aftësitë e shekullit të XXI për të ndërvepruar në botë, dhe për t'u përshtatur me

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

33

PRINDI DHE SHKOLLA

Ilirjan Meta Mësues dhe prind/ Shkolla e mesme "Ibrahim Muca", Librazhd

S

hkolla cilësohet e mirë nga komuniteti kur mësuesit punojnë dhe kanë rezultate. Sa më shumë nxënës me rezultate të mira të ketë shkolla, në të cilën punojnë mësuesit, aq më shumë rriten dhe vlerat e shkollës dhe të stafit të mësuesve. Suksesi i edukimit varet në një masë tepër të konsiderueshme nga funksionimi real dhe aktivizimi i të gjithë faktorëve të cilët janë partner të këtij edukimi.

Por çfarë presin prindërit nga mësuesit? Kurrë mos harroni ndikimin që një mësues ka në jetën e një nxënësi. Edhe sikur rrallë t'i jepni mësim, prezenca juaj mund të jetë e pashlyeshme në mendjen e një nxënësi. Çdokush nga ne ruan në kujtesën e tij mësuesin e parë dhe plot mësues të tjerë të cilët i kanë dhënë mësim ose jo në të gjitha nivelet e arsimit dhe ku fjala e mësuesit në shumicën e rasteve, ka qenë tabu për fëmijët tanë dhe sado që jemi përpjekur të argumentojmë të kundërtën me fëmijët tanë gjatë diskutimeve ai shprehet:" kështu ma ka thënë mësuesja". Gjatë një dite, nxënësit më shumë kalojnë kohë me mësuesit se sa me prindërit e tyre. Detyrat që mësuesi i jep një nxënësi përcaktojnë edhe kalendarin e veprimtarive të tij të ditës, duke qene mësimet parësore dhe pastaj të tjerat. Se si një mësues është sjellë gjatë ditës me nxënësin e tij përcakton edhe orarin e pjesës tjetër të ditës që nxënësi e vijon me familjen e tij duke reflektuar pozitivitetin, ose

të kundërtën që mund ta ketë marrë në shkollë nga mësuesit e tij. Ndonjëherë personaliteti i mësuesit, forca e tij e karakterit, përkushtimi i tij në punë janë vendimtare në atë se sa mirë nxënësi do të mësojë dhe arrijë objektivat e lëndës, nëse te ai nxënës do të zotërojë ndjenja e tërheqjes, heshtjes apo suksesit. Ajo cka gjen shprehje më tepër në traditën shqiptare të shkollës në lidhje me punën me prindërit është pikërisht komunikimi. Sigurisht mjaft e cunguar, pa frymëmarrje. Në të gjen të ashtëquajturat "takime me prindër" , mësuesi "përcakton diagnozën" e nxënësit, në një mjedis të hapur, në një kohë të kronometruar dhe prindi në të shumtën e rasteve largohet kokulur shpesh pa patur mundësinë të shprehë atë që mendon. Një shkollë konsiderohet efektive, kur ajo ndërton dhe organizon partneritetin shkollë ­ komunitet me theks të veçantë shkollë ­ familje, që do të thotë përfshirja e prindërve dhe mjedisit rrethues në

Mësuesi

34

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Shkolla dhe Komuniteti

arsimimin e fëmijëve. Pra rritja e cilësisë së mësimdhënies është më shumë një sipërmarrje kolektive se sa individuale, e bashkërenduar në ndërveprimin prind-shkollëkomunitet. Mendojmë se realizimi i kërkesave që prindërit kanë për fëmijët e tyre nuk mund të bëhet i mundur vetëm kur shkolla arrin të ndryshojë konceptin e saj në marrëdhënien shkollë-komunitet. Rol të rëndësishëm luan dhe "menaxhimi i ri në bazë shkolle" i shndërruar sot në një lëvizje globale. Pra, presupozohet se zbatimi në praktikë i menaxhimit në bazë shkolle ofron garancinë që të gjithë këta aktorë të punojnë së bashku në një sistem besimi reciprok. Çelësi është të identifikohet saktësisht cili duhet të jetë roli i pushtetit qendror, lokal, prindërve në vendimmarrje. Kjo është arsyeja përse në botë është rritur interesi për forcimin e supervizionit të shkollës. Këtij qëllimi i shërben edhe përpunimi i kompetencave të reja të DAR, ZA në kontekstin e ndryshimeve të shpejta që janë duke ndodhur në arsimin shqiptar. Cili është roli i tyre në lojën e edukimit ? Atë që sipas Fullanian "lojtarët e harruar të ekipit arsimor". Bordi i shkollës, qeveria e nxënësve, këshilli i prindërve, këshilli i disiplinës janë aktorë të nivelit institucional të cilët shtrojnë shinat e një autonomie të pritshme më të lartë shkollore. S'mund të thuhet se s'janë të pranishëm në listat e drejtorisë së shkollës. Diku gjenden aty në sirtar. A funksionojnë ? Sapo shkolla hap dyert e saj thërret prindërit dhe i bën ata pjesë të procesit të marrjes së vendimeve. Edhe pse jot ë gjithë kanë kohë apo prirje për t'u kandiduar në bordin e shkollës, gatishmëria nuk mungon. Por sa të përfshirë e ndiejnë veten ata ? Ndodh që edhe të ftohen në shkollë sa herë që nevojitet nënshkrimi i tyre në miratimin e planit të shkollës, në përdorimin e buxhetit, por kjo është shumë pak. Gjërat duhet të ndryshojnë sa më parë. Përgatitja e anëtarëve të bordit është e dëshirueshme, e domosdoshme. Prindërit e informuar mund të bëjnë rregulla. Me vlerë do të ishte që ndryshimi të vinte nga brenda shkollës, të rritet ndjeshmëria e saj ndaj pikëpamjeve të prindërve. Le të punojmë që idetë e tyre të gjejnë pasqyrim në planet e shkollës dhe që potenciali i vërtetë i prindërve në vendimmarrje të realizohet. Familja s'është një ishull, asnjë prej familjeve nuk funksionon e izoluar, por komuniteti është i plogësht. Prej kujt pritet ftesa ? Shkolla është e të gjithëve dhe reformimi i saj, një fushë për kontributin e shumëkujt. Të qenit prind fillon qysh në lindjen e fëmijës dhe roli që fiton është për mirë apo për keq. Është një punë me kërkesa dhe e ndërlikuar. Bashkësia e prindërve që rrethojnë mësuesit e këtyre klasave është e etur për të bashkëpunuar. Interesimi për pjesëmarrje vjen për shkak të dëshirës për kujdes ndaj fëmijëve dhe ngaqë ndërgjegjësimi i prindërve në ndihmë të shkollës është rritur në tërësi. Sa të lumtur ndjehen fëmijët ditën që prindi i tyre gjendet pranë klasës për të aplikuar, atë çka ai di. Është zgjidhur pjesa kryesore e problemit, krijimi i atmosferës për të afruar të gjithë prindërit. Prindërit, çdo ditë janë aty për t'u interesuar se si doli fëmija sot , c'duhet të bëjë nesër përse nuk po ecën si duhet me ritmin e të tjerëve. Në bisedat e rastësishme dhe në takimet tematike me prindër ata interesohen për mënyrën e zgjidhjes se një ushtrimi të caktuar apo të një interpretimi të caktuar sepse e kanë të vështirë. Prindërit do të kishin ndihmuar më shumë fëmijët e tyre nëse do t'ju ishte treguar se si t'i ndihmonin ata në shtëpi. Pra lind nevoja e trajnimit të tyre të herëpashershëm. Përfundimisht, mund të themi se shkollat me klimë pozitive karakterizohen nga sistemet e vlerave të njerëzve që respektojnë njëri-tjetrin, ku shkolla beson te nxënësit dhe nxënësit tentojnë ta bëjnë shkollën një vend më të mirë dhe programet në këtë drejtim duhet të synojnë drejt krijimit të komunitetit shkollor, si një ideal i paarrirë i shoqërisë. Në shoqërinë e sotme bashkëkohore dhe demokratike ka ndryshuar botëkuptimi dhe qasja ndaj shkollës si institucion shumë i rëndësishëm në shërbim të shoqërisë, në shërbim të edukimit dhe përgatitjes së njeriut të sotmes dhe të së nesërmes. Është shkolla ajo që duhet të krijojë e të stimulojë përvoja, për të siguruar pjesëmarrjen aktive të të gjithë faktorëve. Të aplikojë parimet e bashkëpunimit me komunitetin në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e shkollës. Arsimi na përket të gjithëve dhe ne jemi pjesë e këtij sistemi edukimi.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

35

MARRËDHËNIET PUBLIKE TË SHKOLLAVE TONA

Erida Koleci IZHA

S

hkolla përgatit qytetarët e ardhshëm të një kombi. Ky mision është i vështirë për shkollën dhe nuk mund të jetë i realizueshëm, nëse ajo vepron si një "ishull" dhe nëse nuk ndërton lidhje bashkëpunimi dhe partneriteti, brenda dhe jashtë saj. Në përmbushje të kësaj sfide, koha e ka përballur shkollën edhe me pengesa të reja si:

shoqëruar edhe me rritje-ulje të numrit të nxënësve në shkolla. Ka raste kur prindërit vendosin të largohen, vetëm pse i josh mendimi se në X qytet, ofrohen mundësi më të mira shkollimi për fëmijët e tyre. Nëse shkollat në qytetin ose fshatin e tyre do të kujdeseshin më fort jo vetëm për zhvillimin normal të procesit mësimor, por edhe për afirmimin e arritjeve të tyre dhe përfshirjen e komunitetit në jetën e shkollës, atëherë rreziku për të rënë numri i nxënësve (rrjedhimisht i mësuesve) nuk do të ekzistonte.

"Pasqyrimi" i jetës së shkollës në media

Rrallë na ndodh që të dëgjojmë e shohim në media, rezultatet e mira të një shkolle në Maturën Shtetërore, vënien në skenë të një drame nga nxënësit, aktivitetet e një shkolle në përvjetorin e saj, ndërtimin e një muzeu, marrjen e një çmimi ndërkombëtar nga një nxënës etj. Ndërkaq, të gjithë e ndjejmë "vrapin" e gazetarëve për të pasqyruar në gazeta e televizione, mungesën e ndonjë teksti mësimor gjatë ditëve të para të shtatorit, ndonjë shfaqje jonormale të adoleshentëve në shkollë, mosfunksionimin e përkohshëm të ndonjë laboratori etj. Do ta justifikonim median, nëse këto probleme do të trajtoheshin me profesionalizëm, por shpesh "qimja është bërë tra" dhe shkollat e kanë patur me supertepri publicitetin negativ. Nga sa duket, ende ka raste, kur në media funksionon "parimi" se një lajm i keq, është një lajm i mirë. Mirëpo, kur kjo ndodh me një çështje delikate për shoqërinë, siç është edukimi i fëmijëve, ateherë është dyfish më e dhimbshme.

Mungesë besimi

Ka afro 40 vjet që në botë ka një rritje të skepticizmit ndaj institucioneve publike. Shfaqjet korruptive e kanë tronditur disi besimin e njerëzve në institucionet publike. Në këtë kontekst nuk mund të bëjë përjashtim edhe realiteti shqiptar, edhe institucionet arsmimore në Shqipëri. Ironik është fakti se shkollat edhe për shkak të këtij "alarmi" janë bërë më rigoroze dhe të më strukturuara. Por perceptimet mbeten...

Rritja e konkurencës

Ndryshe nga 20 vjet më parë, sot shkollat mund t'i humbin nxënësit e tyre. E drejta e nxënësve për të lëvizur dhe zgjedhur i bën shkollat të jetojnë një një mjedis konkurues. Për shembull, në qytetin e Tiranës ka rreth 86 shkolla publike, por jo të gjitha kanë imazh të përsosur në sytë e publikut. Të gjithë jemi dëshmitarë të dyndjes për regjistrim në shkollat: Ismail Qemali, Edith Durham, Emin Duraku, Petro Nini Luarasi, Qemal Stafa, Sami Frashëri, Fan Noli etj, në fillim të vitit të ri shkollor. Prindërit ngulmojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat që përmendëm më lart edhe kur ato zhvillojnë mësimin me dy turne. Stafet pedagogjike të shkollave të tjera nuk mund të mos i shqetësojë ky fakt. Nxënësit cilësorë nuk zgjedhin shkollat e tyre... Këtu nuk vihet në dyshim profesionalizmi dhe përkushtimi i mësuesve dhe drejtuesve, por ndjehet nevoja që ato të ndërtojnë një imazh pozitiv për veten e tyre dhe të ofrojnë për publikun, vlerat pozitive që mbartin. Në kuadër të mjedisit konkurues , nuk duhet harruar edhe një konfigurim i ri dhe një alternative e re në sistemin arsimor parauniversitar: arsimi privat. Gjithmonë e më shumë shtohen edhe përkrahësit e këtij të fundit.

Shkolla dhe publiku, një marrëdhënie e re

Pavarësisht se perceptimi, ndonjëherë, është negativ, ende një pjesë më e madhe e publikut është në favor të misionit të shkollës (Rose dhe Gallup, 1999) Dallimi mes këtij publiku dhe gjeneratave të hershme është se njerëzit duan të jenë pjesë e ndryshimeve që planifikohen në shkollat e zonës së tyre. Sot publiku kërkon, gjithmonë e më shumë, llogari nga shkollat. Drejtuesit dhe mësuesit nuk duhet të mjaftohen vetëm me përgatitjen e një informacioni të detajuar për shkollën. Specialistët e marrëdhënieve me publikun gjykojnë se shkollat bëjnë gabim, në rast se zgjidhin vetëm të flasin para njerëzve (siç ndodh rëndom në takimet me prindër). Në një komunikim të tillë mesazhi nuk dëgjohet nga të gjithë, por kjo nuk duhet të thotë se duhet blerë një altoparlant i madh (P. Farrell & L. Frederick, 2000). Zgjidhja e këtij gabimi është bashkëpunimi. Njerëzit duhet te marrin pjesë në vendimarrjen dhe politikat e shkollës sepse e konsiderojnë atë, të tyren. Natyrisht, shumica e prindërve nuk janë ekspertë në arsim. Kjo është sfida e marrëdhënieve me publikun në një shkollë: çdokush të ndjejë se angazhimi i tij është konsideruar dhe vlerësuar seriozisht dhe se është i mirëpritur dhe i nevojshëm.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Zhvillimet demografike

Ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqërore (jo vetëm në Shqipëri) janë shoqëruar edhe me zhvillime të reja demografike. Lëvizja e lirë e njerëzve është

Çfarë janë marrëdhëniet publike?

Marrëdhëniet publike të shkollës u përdorën për të dhënë mesazhe pozitive për publikun. Ato ishin

36

Shkolla dhe Komuniteti

një rrugë komunikimi (me një kalim) që paraqiste më të mirën e shkollës dhe shërbenin për të përfituar mbështetjen e komunitetit. Por meqenëse, sot njerëzit janë të bombarduar me informacion për shkollat, ky model nuk është aq efektiv, sa dikur. Komunikimi në një drejtim nga dërguesi tek marrësi (nga shkolla tek publiku) vetëm sa e përhap informacionin. Një monolog i tillë është më pak efektiv sesa komunikimi në dy drejtime, i cili vendos një dialog midis dërguesit dhe marrësit. Grunig(studiues i marrëdhënieve me publikun) shpreh se modeli ideal i marrëdhënieve publike duhet të jetë "komunikimi simetrik" me dy drejtime, që do të thotë se komunikimi duhet të balancohet midis dërguesit dhe marrësit. Pra, marrëdhëniet publike të shkollës, duhet të priren më së shumti në krijimin dhe promovimin e partneritetit brenda komunitetit, sesa në dhënien e informacionit të thatë për arritjet e shkollës. se shkollat të vendosin objektivat dhe strategjitë e marrëdhënieve me publikun janë:

Gjeni se çfarë thotë publiku!

Pyesni prindërit e nxënësve që vijojnë shkollën! Prindërit aktualë ishin dikur të ardhurit në sistemin shkollor. Duhen pyetur ata për përshtypjet fillestare rreth shkollës (pozitive ose negative). Për cilëndo përshtypje negative, duhen marrë masa, sepse kjo mund të jetë shkak i një regjistrimi më pak, në shkollë. Zhvilloni anketime dhe ktheni të dhënat e tyre në informacion. Takohuni me drejtues të biznesit lokal! Pyesni ata se me çfarë mund ta ndihmojnë shkollën dhe si mund t'i ndihmojë shkolla ata. Në kurrikulën e re të gjimnazit ka plot hapësira, në të cilat mund ndërtosh marrëdhënie të ndërsjella me bisnezin lokal. Kërkoni nga fokus-grupet! Fokus-grupet janë një mënyrë e mrekullueshme për të marrë shumë opinione konkrete. "Askush nuk mund të supozojë se si mendojnë njerëzit" (Bradley 1996). Një fokusgrup me prindër dhe përfaqësues nga biznesi lokal mund t'i ndihmojë shkollat të kuptojnë: Pse prindërit zgjedhin shkollat publike ose private? Çfarë i siguron shkolla tjetër më shumë për fëmijën? Çfarë vështirësish shfaqin punëtorët e rinj që sapo dalin nga bankat e shkollës? Cilat aftësi dhe kompetenca duhet t'i japë shkolla nxënësit që të përballojë tregun e punës? Çfarë mund të përmirësojë shkolla që të krijojë në brez qytetarësh të aftë dhe të informuar? Shqyrtoni literaturën! Për fat të mirë sot ka libra, artikuj shkencorë, periodikë, video për marrëdhëniet publike të shkollave. Këto burime ofrojnë burime dhe informacione për të eksploruar. Njihuni me praktikat pozitive të shkollave të tjera! Një kërkim global në internet do të çojë në shembuj të mirë marrëdhëniesh publike të shkollave. Disa nga fjalët kyçe që ndihmojnë në kërkim mund të jenë: angazhim publik, opinion publik, imazh i shkollës, marrëdhënie në komunitet, reklama, përfshirja e prindërve etj. Nga ana tjetër ajo që mund të ndihmojë, janë vizita në shkollat fqinje që kryejnë marrëdhënie me publikun për të përfituar nga përvoja e tyre. Vetëm kur shkolla ka përcaktuar shqetësimet e komunitetit e saj, atëherë këtij shqetësimi mund t i përgjigjet me një plan strategjik të marrëdhënieve me publikun. Ky plan mund të ketë një përmbledhjeje të shkurtër ose një dokumenti të detajuar që identifikon se çfarë duhet të bëhet dhe në ç'mënyrë. Megjithëse mund të ketë disa ndryshime, planet e marëdhënieve publike përfshijnë 8 elementë bazë: Situata (analizë e gjendjes);Objektivat;Publiku/grupet e interesit;Strate gjitë;Taktikat;Kalendari/afatet;Buxheti;Vlerësimi Një planifikim sistematik dhe strategjik shmang komunikimin e rastësishëm dhe joefektiv. Të pasurit e një plani të detajuar lidhur me ç'mund të bëhet dhe si mund të realizohet, e bën programin më efektiv dhe marëdhëniet publike më të vlefshme për shkollën.

Kush mund të merret në shkollë me PR (marrëdhënie publike)

Për fat të keq institucionet arsimore sot nuk ofrojnë trajnime për drejtuesit dhe mësuesit në lidhje me komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun. Ndaj nuk ka pse na çudit fakti që sot ka shkolla të cilat "e shesin" veten e tyre dhe shërbimet që ofrojnë, në mënyrë të pakëndshme. Ka ardhur koha që shkollat të promovojnë vlerat e tyre, të marrin përgjegjësinë dhe të rrëfejnë historinë që mbartin, të dëgjojnë më mirë partnerët e tyre, sepse në mungesë të fakteve, njerëzit "e krijojnë vetë informacionin" dhe kjo nuk është e drejtë . Në stafin pedagogjik dhe personelin ndihmës nuk ka individë që mund të merren me hartimin e një plan PR-i dhe implementimin e tij, por çdo shkollë ka burime njerëzore që mund t'i shërbejnë në këtë drejtim. Të tillë mund të jenë: mësuesi që merret me aktivitetet dhe senatin e shkollës, prindër që punojnë në media, përfaqësues të biznesit lokal, nxënës, mësues të arteve ose të sociologjisë, punonjësi social i shkollës etj.

Funksionet e marrëdhënieve publike të shkollës

Duke ditur se qëllimi i përgjithshëm i ndërtimit të marrëdhënieve me publikun është krijimi i partneritetit dhe ofrimi i vlerave të shkollës tek prindërit dhe komuniteti, atëherë disa nga funksionet janë:

Mësuesi

Përgatitja e një plani të marrëdhënieve me publikun

Përgatitja e këtij plani nuk duhet të nisë para se shkolla t'u japë përgjigje disa pyetjeve si: Çfarë do që të arrijë shkolla me programin e saj të PR-it? Të rrisë numrin e regjistrimeve? Të sigurojë mbështetje për reformën e shkolllës? Të luftojë publicitetin negativ në media? Para se shkolla të dërgojë një mesazh jashtë, duhet të marrë disa të dhëna brenda saj: Cilat janë çështjet që i shqetësojnë njerëzit? Çfarë ankesash kanë ata? Çfarë përshtypjesh kanë për shkollat? Disa nga hapat e tjerë që duhen ndjekur para

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

37

SPORTI PËR ZHVILLIM

Beniamin Kaprata, drejtor i shkollës/Ibë Flaka olimpike dhe dashuria për sportin do të rrinë ndezur tek nxënësit tanë. ër tri ditë me radhë, më 16, 17, 18 nëntor, në shkollën e Mesme të Bashkuar "Mersin Duqi" Ibë u realizua një projekt i bukur dhe interesant në mjediset sportive të shkollës, projekt që bashkoi vullnetin dhe dëshirën e disa faktorëve që bënë të mundur zbukurimin e jetës fizkulturor-sportive të nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF-i, në kuadrin e zhvillimit të Lojërave Olimpike në Londër më 2012, përzgjodhën këtë shkollë për të demonstruar përmes aktiviteteve fizkulturoresportive si dhe veprimtarive të tjera didaktikargëtuese, lojërave lëvizore gjithëpërfshirëse vlerën e madhe morale dhe njerëzore, të drejtën e gjithë anëtarëve të shoqërisë për të marrë pjesë në sporte dhe aktivitete gjithëpërfshirëse. Në këto përpjekje të mësuesve, nxënësve nuk ka si të mos futesh thellë në vite, kur olimpizmi u formua si i tillë. Shoqëria antike e pati këtë trashëgimi që nga epoka e paganizmit, u pasurua me grekët e lashtë dhe na vjen sot në kohët modern e bukur, e freskët dhe përmbajtjesore. Rrathët olimpikë si simbol i bukurisë dhe i harmonisë, i forcës dhe i dashurisë shfaqen në kohën tonë edhe më të bukur, ashtu si para 2000 vjetësh. Pishtari olimpik i prin kësaj veprimtare si simbol i vazhdimësisë dhe i traditës. Nxënësit e kanë marrë shumë seriozisht, ashtu siç dinë të vlerësojnë ata për detyrat që u pëlqejnë dhe që i duan. Është e fortë dhe burrërore gara e vrapimit të djemve dhe të vajzave që nuk mbeten pas në këtë garë, tërheqja e litarit si garë burrërore, simbol i forcës dhe i vitalitetit tani është një realitet edhe tek vajzat të cilat ndihen të barabarta me djemtë. Ato me vullnetin e tyre për të garuar edhe në këtë disipline duket sikur donin t'i sfidonin, djemtë, madje jo vetëm kaq, ato tashmë ndihen të afta t'i konkurrojnë djemtë edhe në futbollin e luajtur në fusha të vogla, siç po mësohemi duke i thënë kalçeto, si për të treguar se ato janë po aq të

P

barabarta sa edhe djemtë. Kërcimi në litar, volejbolli për djemtë dhe vajzat, futbolli dhe lojërat popullore tradicionale e bënë shumë të bukur gazmore dhe të këndshme jetën sportive në shkollë. Të gjithë ishin të interesuar. Masivitet i plotë. Kryetari Komunës, Genc Drita, i njohur për dashamirësinë e tij për jetën sportive artistike në komunë, vazhdimisht pyeste dhe e ndiqte këtë veprimtari që do t'i sillte më shumë hare jo vetëm nxënësve, por gjithë familjeve tyre. Kjo është koha modern. Për këtë emancipim ka shumë nevojë komuniteti këtu në Ibë si gjithë shoqëria jonë, kjo është edhe arsyeja që ky aktivitet u përkrah me ngrohtësi edhe nga drejtoria arsimore e Qarkut Tiranë dhe nga vetë drejtori Bilbil Hoxha i cili qe i interesuar për mbarëvajtjen e mirë të kësaj veprimtarie gjithëpërfshirëse. Ceremoninë do të fillonte me ndezjen e pishtarit, pastaj me ushtrimet masive, krosin, lojëra popullore, gjimnastikë, koncert artistik, volejboll, kalçeto demonstrim të lojërave marciale, ekspozitë të pikturave të nxënësve për këtë projekt. Gjithçka ishte e përgatitur dhe e menduar. Altoparlantët e qendrës së zërit ushtonin nga tingujt e himnit olimpik dhe të ritmeve muzikore që shoqëronin ushtrimet masive. Dy konferencierë e shkollës, Arbeni dhe Marjana akoma nuk ishin çliruar nga emocionet. Ekzekutimet e nxënësve qenë shumë të bukura, të harmonizuara. Ishte një kënaqësi , kur shikoje nga tribuna e improvizuar nxënësin që me pishtarin olimpik vrapon për të ndezur flakën olimpike edhe në shkollën tonë, lëvizjet plotë gjallëri dhe energji të nxënësve, kur formojnë rrathët olimpikë dhe natyrshëm që përjeton çaste të veçanta emocionesh. Lojërat olimpike do të zhvillohen në Londër më 2012, por ato e kanë preludin e tyre tashmë edhe në shkollën tonë ku flaka olimpike dhe dashuria njerëzore do të rrinë ndezur, ashtu si shpirti dhe energjia e pashuar e nxënësve, mësuesve dhe e gjithë komunitetit të kësaj zone.

Mësuesi

38

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Shkolla dhe Komuniteti

Redaksia e revistës në numrat e fundit ka informuar lexuesit rreth Forumeve Kombëtare të Mësuesit Inovator. Këtë vit Microsoft dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës kanë shpallur sërish, për të tretin vit, mbajtjen e forumit në nivel kombëtar dhe me pas, në muajin Mars, fituesit do të marrin pjesë në forumin evropian në Lisbonë. Fituese e njërit prej Forumeve Kombëtare të Mesuesit Inovator, të organizuar nga Microsoft në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka qënë dhe mesuesja LAURETA BEKTESHI, e cila, në fillim të nëntorit, mori pjesë në Forumin Global të Microsoft, partnere në mësimnxënie. Çfarë është ky forum? Cilat ishin arsyet e përzgjedhjes dhe shpalljes fituese të saj në këtë ngjarje të rëndësishme të kryer edhe në javën ndërkombetare të arsimit dhe se ajo mendon të zbatohen në praktikë eksperiencat e fituara në këto evenimente, që të ndihmojnë në procesin e mësimdhënies dhe ate të trajnimit të mësuesve, po botojmë shkrimin e mëposhtëm REDAKSIA

Nga një pikë uji në një rrjedhë jete" Integrimi i Tik-ut në mësimdhënie ka qënë risi e viteve të fundit në sistemin tonë arsimor. TIK-u rrit cilësinë dhe efektivitetin e procesit të mësimdhënies dhe lehtëson shumë mundësitë e marrjes së informacionit. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme që MASh ka organizuar, mësuesit janë aftësuar që të përdorin vetë produktet multimedia. Ata mund të zgjedhin apo të krijojnë produkte multimedia në përputhje me kërkesat didaktike. Për të shkuar drejt këtij synimi janë ndërmarrë bashkëpunime dhe projekte të ndryshme. I tillë është edhe projekti "Future School"(Shkolla e të Ardhmes).Projekti "Future School", i iniciuar në Nëntor 2009, u organizua në formën e një konkurrimi mes shkollave të mesme më të mira në Shqipëri. Përmes një sërë aktivitetesh si ëorkshop-e, trajnime e takime, shkollat përpunuan dhe paraqitën propozimin e tyre se si nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe të menduarit krijues mund të arrihen rezultate më të mira në mësimdhënie dhe mund të arrihet niveli evropian i shkollimit. Ky projekt ishte një bashkëpunim midis British Council dhe Microsoft në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi dhe u mbështet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Projekti u ofroi mundësi mësuesve dhe studentëve për t'u angazhuar në këtë projekt shkollor, duke konkurruar brenda vendit me idetë dhe vizionin e tyre mbi shkollën e së ardhmes. Në përfundim të tij, në 12 shkurt të vitit 2010, u prezantuan projektet e 10 shkollave pjesëmarrëse dhe u ndanë çmim e për punët më të mira. Me çmimin e parë u vlerësua shkolla "Ismail Qemali" Tiranë. Unë isha mësuese e Tik-ut pranë shkollës "Ismail Qemali" dhe kisha udhëhequr projektin fitues të shkollës me temë "Nga një pikë uji në një rrjedhë jete". Ishte me të vërtetë një arritje e madhe dhe një vlerësim për punën që kishim bërë, së bashku me një grup mësuesish dhe nxënësish, maturantë të shkollës "Ismail Qemali". Sot, puna ime si specialiste TIK-u pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë më kërkon të jem koherente në çdo risi në fushën e teknologjisë dhe të jem gjithmonë në kërkim të metodave të reja të integrimit të Tik-ut në mësimdhënie. Kështu u njoha dhe aplikova online në "Microsoft Partners in Learning" në USA. Njoftimi bënte të ditur që do të përzgjidheshin 31 mësues nga e gjithë bota. Forumi Global i Mësuesve Inovatorë, Microsoft Partners in Learning mbledh mësues nga e gjithë bota të cilët prezantojnë projektet e tyre mësimore duke u mbështetur në tre tematika: 1. Risia e përmbajtjes së projektit të realizuar në shkollën e tyre; Risia e bashkëpunimit me arsimtarët dhe nxënësit brenda dhe jashtë shkollës; Kreativiteti dhe inovacioni në përdorimin e teknologjisë Microsoft. Në nëntor mora njoftimin mbresëlënës se isha një ndër 31 mësuesit e përzgjedhur. Arsyet e përzgjedhjes sime ishin të qarta: isha pjesëmarrëse dhe njëkohësisht fituese e çmimit të parë të forumit të parë të mësuesit inovatorë me projektin "Nga një pikë uji në një rrjedhë jete" me të cilin përfaqësuam Shqipërinë në Ballkan dhe mandej në Forumin Evropian të Mësuesve Inovativë të Microsoft Partners in Learning, të mbajtur në Berlin 2010. Pata një eksperiencë të veçantë për të praktikuar aftësitë e mia dhe mora njohuri të reja nga trajnimet me pedagogët amerikanë në Institutin Microsoft Partners in Learning, gjatë periudhës 7 -10 nëntor në Ëashington DC. Aty pata mundësinë të udhëheq një nga grupet e mësuesve pjesëmarrës në Forumin Global në "Ekskursione për Mësimnxënie» ­ një sërë vizitash në vende dinamike. Së bashku me grupin që udhëheq do të prodhojmë një modul mësimor, deri në 31 dhjetor 2011. Përveç kësaj, mora pjesë në Forumin Global të Mësuesve Inovatorëtë Microsoft Partners in Learning. Mësuesit që do të trajnojme ne vendin tone, do të fitojnë aftësi të reja dhe burime për të përmirësuar integrimin e teknologjisë në mësimdhënie me klasat e tyre. Se fundi mund të bëj një apel për te gjithë mësuesit. Nëse jeni mësues në një shkollë nëntë-vjeçare apo të mesme, publike apo private; nëse realizoni projekte apo prezantime të mësimeve në shkollën e juaj me ndihmën e teknologjisë Microsoft për përmirësimin e mësimit dhe të mësuarit, të cilat ju i konsideroni si të suksessshme dhe të dallueshme nga të tjerët; nëse keni patur mundësi të ndikoni pozitivisht tek kolegët tuaj nëpërmjet ndarjes së këtyre metodave, dhe, nëse dëshironi të shpërbleheni duke konkuruar në nivel kombëtar e ndërkombëtar, pjesëmarrja në Forum Microsoft Innovative Educators Forum është për ju mësues.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

39

KUR DHUNA IDENTIFIKOHET, ZGJIDHET MË SHPEJT

Nga Jahja Delia (Selmani)

humë kërkesa shtrohen para shkollës, çdonjëra ka rëndësinë e saj pedagogjike të pazëvendësueshme, por një problem që vazhdon të pengojë akoma ecjen më përpara, është ai i ushtrimit të dhunës në shkollë. Flitet me të drejtë për shmangien e saj në zero, se me dhunë nuk arrihet suksesi, por, edhe po u arrit diçka, ai do të jetë i paqëndrueshëm dhe do të kthehet në të kundërtën e vet. Dhuna ndërtohet mbi ushtrimin e forcës së pajustifikueshme, mbi vënien e unit personal a grupal mbi të drejtat e vullnetin e të tjerëve duke u imponuar me të gjitha mënyrat. Ajo kurrë nuk i kënaq të gjitha palët, por më të fortët, ajo është e shumëllojshme, ajo ka shumë përkufizime, por mjafton të theksojmë se dhuna shkel të drejtat më themelore të individit, në rastin tonë, të nxënësit. Ne nuk duhet të kënaqemi në klasë vetëm kur kemi para nesh nxënës të "bindur" në gjithçka që u themi dhe që nuk duhet t'u dëgjohet zëri. Ne në këtë rast kemi edukuar vetëm qenie të bindura, por pa iniciativë e pa vullnet ose "robotë" humanë, që na lënë "të qetë" në punën tonë. Nuk është funksioni ynë. Në klasë nuk duhet të na shqetësojë zhurma që krijohet kur interesat e nxënësve janë më të mëdha dhe, me mënyrën e tyre, shprehin miratim ose mosmiratim. Kjo duhet të na kënaqë dhe duhet ta nxitim. Mësuesin duhet ta shqetësojnë probleme të tjera që vijnë nga burime të ndryshme e që bëhen shkak për shkarkime neurotike që në fund bëhen dhe premisë për të lindur dhuna. Dhunën mund ta lindë edhe veprimi ynë, kur duhet ndërhyrë. Por në punën tonë që është puna më e nderuar e shoqërisë njerëzore që me lindjen e kësaj shoqërie e, njëkohësisht, edhe më e vështira, çdo ditë ndeshemi me situata e problem nga më të veçantat që kërkojnë mençuri e durim për t'i zgjidhur. Po i lamë pas dore, ato mund të bëhen të vështira për t'u zgjidhur dhe do të sjellin dëme të pariparueshme për nxënësin ku shfaqen raste të tilla. Indiferenca në të tilla raste është një pajtim me gjendjen, mendimi se "s'më takon mua " është fare pa vend, se problemi mund të dëmtojë cilido në forma nga më të ndryshmet. Nëse në klasë do kemi një nxënës ndaj të cilit është ushtruar dhunë edhe nga një burim i jashtëm e që s'ka lidhje me shkollën, nuk duhet të mendojmë se ne jemi "jashtë loje" e t'ua lëmë të tjerëve. Edhe ne duhet të përfshihemi, të paktën, duke bërë një trajtim më të diferencuar, duke krijuar një klimë sa më dashamirëse, gjë që do ta largojë atë nxënës për një farë kohe nga efektet e dhunës së ushtruar diku gjetkë. Kur ne duhet të gjejmë forma pune për të zvogëluar

S

40

efektet e dhunës edhe për rastet me burime të jashtme, kuptohet se ç'duhet të bëjmë kur ato e kanë burimin apo reflektimin brenda shkollës. Them "reflektim", se për të dua të flas: Një ditë para fillim vitit nuk vumë re gjë dhe secili shikonte punën e vet, por filluam të shohim te fëmija në fjalë një farë tërheqje nga jeta e gjallë e fëmijërore. Ai fillojë të ishte më i tërhequr, nuk donte t'i binte në sy mësuesit me të cilën familja e tij kishte konflikt, nuk përfshihej në aktivitete të ndryshme. Në orën e mësimit me kolegët e tjerë ishte normal, kurse në orët me kolegun në fjalë nuk ishte i tillë. Kjo dukej në të gjitha mënyrat. Ai mundohej të ishte sa më korrekt në orët e tij, por kjo ishte një korrektesë jo e natyrshme për moshën, se fëmija del jashtë vetes kur përfshihet në problemet e të mëdhenjve. Ai shfaqte veprime robotike, duke u munduar të ishte sa më i vëmendshëm, ai, në fakt ishte i shpërqendruar, se nuk dihet se ku e kishte mendjen. Ai shfaqte dhe ndjenja nervozizmi, sidomos kur ndonjë shok e shpërqendronte. Ai nuk I fliste shokut, por me veprimet e vullnetshme të tij duket sikur thoshte: "Mos më rreziko para mësuesit!". Në fakt, kolegu nuk bënte ndonjë veprim të veçantë ndaj këtij fëmije, por fëmija nuk ishte i bindur dhe i çliruar, se ai dëgjonte fjalë të tjera në familje. Ndofta atij i thonin që duhet të ruhet nga mësuesi, se ai mund "të marrë hak" etj. Por dhe mësuesi, pavarësisht se në dukje nuk shfaqte gjë, tregonte një farë indiference, gjë që për nxënësin nuk ishte pak. Ai hapej disi me mësuesin kujdestar, i cili në fillim e qetësonte dhe nuk e quante një problem aq të madh, se nuk shihte gjë në qëndrimin e kolegut, por nxënësi në fund të semestrit të parë pati rënie në mësime. Kjo rënie në rezultate ra në sy dhe kuptohej që nxënësi vuante në mënyrë të heshtur presionin e mësuesit. Problemi edhe mund të kalonte ashtu siç ishte, se ndonjë punë të madhe në dukje nuk kishte, por këtu bëhej fjalë për një nxënës që ishte përfshirë në punët e të mëdhenjve. Nuk diheshin pasojat që do të linte indiferenca e shkollës , prandaj u ndërhy për ti dhënë zgjidhje.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Traditë dhe Kulturë

NJË RRUGËTIM I PËRBASHKËT QË PROPOZON SUKSESIN

AGIM THORJA Drejtor i shkollës 9 vjeçare "Mes-Myselim" hoqata Internacionale për Solidaritet, SHIS, me projektet e saj nëpërmjet CESAL dhe financimin e AECID dhe tani me AVSI-n dhe Kooperacionin Italian në projektin me titull "MAE NORD", kanë ndikuar shumë pozitivisht në ngritjen e nivelit mësimor në shkollën tonë, me bazën materiale didaktike që kanë dhuruar, me bibliotekën modeste në shërbim të mësuesve dhe nxënësve të shkollës, me organizimin e kurseve të kualifikimit psikologjik e profesional, kursin e informatikës me mësuesit e shkollës, vizitat mjekësore për fëmijët dhe mundësimin e kurimeve nga specialistë të huaj për probleme të shikimit. Sot shoqata SH.I.S. e shtrin veprimtarinë e saj në tre rrethe të Qarkut të Shkodrës (Shkodër, Puke, Malësi e Madhe).

A - Rikuperimi shkollor

S

Puna me shoqatën ka filluar që në Mars 2008, ku në qendër të saj është vënë nxënësi me procesin e rikuperimit shkollor (plotësim i mangësive). Për këtë arsye drejtuesit e shoqatës kanë kërkuar nga drejtuesit e shkollave që të bëjnë përzgjedhjen e nxënësve që do të përfshihen në projekt dhe mësuesve që do të punojnë me këto nxënës. Për përzgjedhjen e mësuesve e të nxënësve, janë përcaktuar edhe kriteret si më poshtë: Për nxënësit a- Me prapambetje në mësime me notë mesatare nën 6-të, dhe që braktisin shkollën. Dhe ata me probleme social-ekonomike. Për mësuesit a- Arsimimi. Eksperienca në punë. Përkushtimi dhe mundësitë kohore për ta kryer punën. Me nxënësit punohet në orë shtesë prej mësuesve të shkollave tona, kundër braktisjes shkollore me synimin për arritjen e objektivave minimalë. Punohet me dy dite në javë në lëndët bazë, në të dy ciklet. Rikuperimi bëhet pas orarit shtetëror të mësimit, por është menduar mirë nga drejtuesit e shoqatës për qëndrimin e gjatë pa ngrënë të fëmijëve, t'u jepet diçka e lehtë për ngrënie këtyre fëmijëve. Që të mos u bëhet i mërzitshëm dhe i lodhshëm qëndrimi gjatë katër ditë jave në shkollë pas shokëve, në të gjitha shkollat e projektit, organizohen dy herë në javë veprimtari argëtuese në shkolle po edhe jashtë saj nga stafi animator i shoqatës: Enkeleda Pllumbaj dhe Kristian Plavmyxhaj. Veprimtaritë që janë organizuar kanë qenë të larmishme: lojëra, ekskursione brenda dhe jashtë rrethit të Shkodrës, spartakiada futbolli dhe volejbolli mes shkollave, etj. Këto veprimtari kanë luajtur rol pozitiv në njohjen e lidhjen e miqësive

të reja, në realizimin e bashkëpunimit mes nxënësve të shkollave të ndryshme, në rritjen e dëshirës për të frekuentuar në shkollë dhe në rritjen e cilësisë së nxënies. Në përkujdesjen ndaj fëmijëve kjo shoqate ka ndihmuar edhe në aspektin e shëndetit të nxënësve, (gjatë fazës së dytë të projektit është planifikuar përsëri kontroll dhe ndërhyrje stomatologjike tek fëmijët, kontroll prej një specialisti pediatër, si dhe kujdes psikologjik). Gjithashtu projekti ka ndihmuar shkollën me bazë materiale didaktike, si me albume biologjie edhe abetareje, libra për bibliotekën e shkollës, tavolinë e karrige për këshillin e mësuesve, karrige për nxënësit e tjerë, etj.

B - Kualifikimi i mësuesve

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Puna dhe projektet perspektive të shoqatës janë ambicioze. Paralelisht me ndërhyrjen në shkollë, vazhdon seminari i kualifikimit të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve. Seminaret janë serioze dhe me rendiment, sepse në to japin leksione, ndajnë mendimet dhe shkëmbejnë eksperiencat që nga zv/ministrat e arsimit, si: z. Nora Malaj e z. Halit Shamata, drejtues dhe punonjës të institucioneve më të rëndësishëm të arsimit, si IKAP-it, apo IZHA ­ës, si: prof. Robert Gjedia, Aurora Zizi, drejtorë të shkollave të kryeqytetit, si: Eva Hoxha e shkollës 9-të vjeçare, "Sabaudin Gabrani" etj. Gjithashtu edhe profesor të huaj si: z. Felice Crema profesor i Universitetit të Milanos Itali, Paolo Ravazanno e të tjerë.

CNdërhyrja në infrastrukturën shkollore

Gjatë kësaj fazë shoqata ka në projektet e saj edhe ndërhyrje në infrastrukturë, sidomos në oborret dhe në banjat e shkollave, por duke mos lënë pas dore edhe problemet e ujit të pijshëm dhe gjelbërimit. Ndërsa për shkollën tonë si nevojë e parë është zëvendësimi i dritareve të prishura që është marrë në konsideratë nga drejtuesit e shoqatës.

Mësuesi

42

Traditë dhe Kulturë

ALFRED KANINI, ISHTE DHE MBETET MËSUESI YNË, PËR SHKRIMET DHE EMISIONET ME BUKURI TË RRALLË.

Nga Viron Kona

Alfred Kanini, një emër i dashur për të gjithë ata njerëz që e kanë njohur ose i kanë dëgjuar zërin nëpërmjet mikrofonit të Radio ­ Tiranës, atë zë me forcë shprehëse dhe me botë të pasur, me timbër të fuqishëm e domethënës. Një zë, sa melodioz dhe i bukur, aq edhe imponues, që të "detyronte" të mbaje këmbët dhe të dëgjoje pa u ngopur, me dëshirën që të vijonte më tej. Alfredi, u jepte vlerë dhe jetë krijimeve letrare, i jepte vlerë dhe jetë edhe një togfjalëshi, i jepte krahë shpirtit dhe rrahjeve të zemrave, u shtonte vrulle dhe frymëzime atyre që shkruanin apo dëshironin të shprehnin diçka përmes artit të të shkruarit. Një zë gurgullues, gjithnjë pranveror, një zë i dashur dhe i mirëpritur, që, ne, shokët dhe miqtë e tij të letrave, ia shprehnim, në fjalët, mendimet dhe shkrimet tona. E cili aktor teatri, nuk do t`a dëshironte atë zë, që bartte botë jashtëzakonisht të pasur, ku ngjyrimet ylberiane merrnin pjesë në ngjyrimet e fjalës dhe të mendimit; ku tingujt dhe notat muzikore, krijonin një simfoni të rrallë, që buronte dritë, paqe, harmoni dhe dashuri njerëzore. Kemi arsye të shumta të ndjemë mall për zërin e mikut tonë të paharruar Alfred Kanini.

indi në Tiranë në 10 qershor 1943. Vitet e shkollimit i kreu në shkollën 7- vjeçare "11 Janari"; të mesmen në shkollën ushtarake "Skënderbej", ndërsa të lartën, në Fakultetin HistoriFilologji, dega Gjuhë - Letërsi dhe Gazetari. Pra, me arsim të kompletuar dhe të merituar. U diplomua në vitin 1967 dhe filloi punë gazetar në Radio Tirana. Ndër emisionet më të njohura që përgatiti në vite janë "Heroizmi i popullit tonë në shekuj", atëherë i dëgjuar dhe i ndjekur nga e gjithë Shqipëria. "Emisioni për rininë", që e donin, aq shumë të rinjtë, që shikonin dhe dëgjonin nga Fredi gjëra që i dëshironin dhe i ëndërronin, që donin të bëheshin në Shqipëri, që dëshironin t`i kishin, t`i preknin, t`i përjetonin. Në vitin 1971-1975, Fredi punoi si gazetar në gazetën "Zëri i Rinisë". Mbuloi faqen letrare të gazetës dhe lëvroi gjerësisht gjininë e reportazhit. Unë them, se ishte Mbreti i reportazhit, më bukur s`bëhej. Edhe sot, kam dëshirë të lexoj reportazhet që rridhnin mendim, ndjenjë e bukuri, nga zemra e atij njeriu. Ato të krijonin ndjesinë e rrymave të freskëta të ajrit, që bënin të çelin lulet e pranverës, bënin që pemët të lidhin kokrra, që bletët të bridhnin luleve dhe të thithin nektarin; që fluturat të zbukuronin natyrën e luleve, të gjallëronin dhe t`i jepnin jetë e vezullim bimësisë, si të donin të eksperimentonin idetë shkencore të Linneut të madh. Ishte Fredi i papërtuar, Fredi i palodhur, Fredi që u erdhi në ndihmë poetëve të rinj, gazetarëve të rinj, atyre të rinjve ëndërrimtarë, që dëshironin dhe ëndërronin, që projektonin të ardhmen në përfytyrimet e tyre të dëlira dhe të shenjta. I provoi të gjitha Fredi. Edhe punëtor i thjeshtë në Hekurudhën Elbasan - Përrenjas - Pogradec. Punoi dhe shkroi, pa e prishur zemrën. Gazetat e thirrën përsëri, sepse ai ishte bir i tyre, ai ishte motor, turbine e fuqishme drite dhe mendimi, projektor ndriçues. Redaksitë e gazetave e donin pranë Fredin punëtor, Fredin krijues dhe novator, Fredin mendjeartë. Pati

L

shumë miq që iu gjendën pranë. Ata e ndihmuan, që ai të shkonte në vendin e tij, në pozicionin e tij, atje ku ai mund të jepte më shumë, ku mund të shpaloste vlera dhe ritme. Me ndihmën e miqve dhe shokëve Petrit Ymeri, Antoneta Malja etj.,Fredi mundi të rikthehej në Radio-Tirana si redaktor e, pastaj, për shumë vite përgjegjës i Redaksisë së Kulturës. Dhe, atëherë, atij iu dha përsëri mundësia të shpërthente përsëri në vrulle të reja. Shkroi romane të shkëlqyera, tregime të arta, në organet më të afirmuara dhe më progresive të kohës. Fredi nuk ishte vetëm gazetar, shkrimtar dhe krijues, por ai ishte edhe një demokrat i vërtetë. Prandaj dhe u vu në ballë të lëvizjes demokratike në Radio -Televizionin Shqiptar, ku i besuan drejtimin e Sindikatës së Pavarur të këtij institucioni të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Dhe, aty, ai tregoi përsëri se ishte një lider, lider i fjalës dhe i veprës përparimtare. Punoi drejtor i departamentit të Kulturës në Televion, ndër departamentet më të mëdhenj e më të rëndësishëm të Televizionit Shqiptar. Por, një njeri me merita, që u "prish" sytë me dritën e tij, nuk mund ta pranojnë hallkat burokratike, njerëzit me mendësi të prapambetura, që koha i kishte lënë pas. Hakmarrja e tyre bëri që Fredin ta pushonin nga puna, me arsye nga më absurdet, sepse, ashtu, ata mendonin se mbronin pushtetin që po shkërmoqej çdo çast, çdo orë, çdo ditë. Dhe, ky njeri zemër - zjarr, që përhapte vetëm ngrohtësi dhe dashuri, që i donte njerëzit dhe i nderonte vlerat, mbeti një ditë i braktisur, në mes të katër udhëve. Pa punë, pa asnjë të ardhur, 57 vjeç, i sëmurë nga zemra e, sidomos nga sytë. U detyrua të emigrojë në Florida të SHBA. Edhe atje, u ndesh me punë të vështira fizike, që i përballoi me vullnet të hekurt... Jeta bëri një tjetër padrejtësi. Më 13 Nëntor 2011, e rrëmbeu këtë njeri, që e donim aq shumë, por që e kemi vazhdimisht në mendjet dhe në zemrat tona.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

43

GJYSMË SHEKULLI PËR ARSIMIN E DITURINË

Bardhyl Xhama Mësues i Merituar, shkrimtar

-Kushtuar njeriut të mirë dhe edukatorit të talentuar, Skënder Mullai.

Mësuesi

44

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

o të donim ta kishim midis nesh njeriun e mirë, mësuesin dhe drejtuesin e talentuar të arsimit, shokun dhe mikun tim të vjetër Skënder Mullain. Por, megjithatë, Skënderin e kemi në mendje dhe në zemër. Për të flet puna e tij plot dituri e pasion, flet gjithë Konispoli, të cilit i kushtoi jetën, flasin mijërat e nxënësve që sot janë shpërndarë në të katër anët e vendit, të rritur e të burrëruar, në lloj-lloj profesione e detyra. E ndjejnë afër Skënderin, sepse nga ai kanë marrë cilësitë e virtytet e vyera të njeriut të moralshëm, kanë marrë dritën e diturisë për vite e vite me radhë, kanë trashëguar ndjenjat e patriotizmin për vendlindjen e gjithë vendin. E filloi karrierën në arsim kur ishte ende i ri, sapo kishte mbaruar pedagogjiken në Gjirokastër në vitin 1953. E emëruan në Skrapar, ku për disa vjet punoi dhe inspektor për shkollat e rrethit. Mbaroi, pastaj, UT në Tiranë për gjuhë e letërsi dhe në vitin 1964 emërohet zëvendësdrejtor në vendlindje, në gjimnazin e Konispolit.

D

Shkolla e mesme e Konispolit, e çelur fillimisht si gjimnaz në vitin 1959, dhe pastaj e përzier, me shkollë bujqësore, zooteknike e agroteknike, ka qenë ndër më të dalluarat e rrethit. Që nga fillimi i saj e deri më sot nga dyert e saj kanë dalë rreth 2700 maturantë, nga të cilët më shumë se 1000 kanë vazhduar e vazhdojnë shkollat e larta brenda e jashtë vendit. Në këto arritje në një qytet të vogël kufitar dhe zonat për rreth, meritë të veçantë ka dhe drejtuesi për një çerek shekulli i kësaj shkolle, Skënder Mullai. Skënderin e kam njohur qysh herët, kur ishim nxënës në pedagogjiken e Gjirokastrës U bëmë shokë, u bëmë miq, u bëmë bashkudhëtarë të detyrës fisnike të mësuesit të brezit të ri, kemi qenë në të njëjtën kohë drejtorë shkollash të mesme, unë në Sarandë e ai në Konispol, kemi patë synime e qëllime të përbashkëta arsimore e kulturoreedukative. E, për këtë arsye, takoheshim shpesh, shkëmbenim mendime për mbarëvajtjen e punës si shoku me shokun, si mësuesi me mësuesin. Kam përfituar prej tij për karakterin e fortë, për logjikën e shëndoshë me të cilën i trajtonte problemet tona shkollore, nga horizonti i gjerë pedagogjik, metodik e shkencor, nga aftësitë organizative për ta pasur shkollën në parametrat e kërkuar, nga përkushtimi që kishte për arritje sa më të larta, për t'u kujdesur për çdo nxënës, për çdo çështje që kishte të bënte me shkollën. ...Po ja qe jeta iu pre në një moshë të pjekur, kur ai vazhdonte të jepte një kontribut tjetër me vlerë, përjetësimin në breza të historisë së vendlindjes,

Konispolit, traditat e tij patriotike e kulturore, historinë e tij në shekuj, zakonet e virtytet e konispolatëve, vlerësimin e figurave të shquara të së kaluarës, për t'i nxjerrë në dritë, për t'i njohur brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Punë të lavdërueshme bëri Skënderi për ngritjen e muzeut të shkollës së parë shqipe në Konispol dhe për muzeun e qytetit, duke vjelë materialet e nevojshme nga Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi i Institutit të Historisë, Biblioteka Kombëtare, si dhe arkivat e muzeve në Gjirokastër, në Përmet, në Korçë, në Delvinë etj. Fryt i këtyre hulumtimeve është dhe vepra e tij madhore "Historiku u Konispolit", që autori e përfundoi në prag të ndarjes nga jeta. është një vepër me shumë vlerë. Mjafton të themi se Skënderi ka shkrirë vite të tëra për të arritur, me shumë sukses, t'i paraqit lexuesit konispolat, por dhe mbarë vendit, një vepër të tillë dinjitoze, që do ta kishte zili jo vetëm një amator, një mësues, por edhe një historian i sprovuar. Mjafton të përmendim faktin se ai ka shfrytëzuar 189 burime, siç theksohet në bibliografinë e vënë në fund të librit. Janë këto burime arkivore, me spektër shumë të gjerë, plus aftësitë e njohjes së thellë të trevës së vendlindjes, që kanë bërë të 26 kapitujt e librit, veç epilogut dhe bibliografisë, të hartohen me një gjuhë të përpunuar e me kompetencë shkencore, gjë që i japin librit vlera kombëtare. Ndaj dua të pohoj me plot gojën se edhe vetëm me librin "Historiku i Konispolit" Skënder Mullai do të mbetet përherë i nderuar dhe i respektuar.

Traditë dhe Kulturë

NDERIM PËR MËSUESIN E MERITUAR, BASHKIM BERISHA.

"Me emrin e këtij mësuesi, edukatori të palodhur, të përkushtuar dhe të ditur le të çojmë përpara zhvillimin e shkollës së Ndroqit"

ë datën 14 /11/2011 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të shkollës 9- vjeçare- Ndroq, me emrin "Bashkim Berisha", i cili mban titullin "Mësues i merituar". Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Arsimit Parauniversitar Z. Fatmir Vejsiu dhe Sekretari i Përgjithshëm i MASH, Z. Skënder Jaku, drejtori arsimit të fshatit Z. Bilbil Hoxha, dekani i Fakultetit të Pyjeve, Z. Vath Tabaku, ish -Minister i Arsimit, z. Edmond Lulja, figura të nderuara të arsimit dhe shokë të tij si Pajtim Bejtja, Xhovasar Cakmaxhian, Maksim Gumeni, ish- mësues dhe ish- nxënës, mësues aktualë të shkollës dhe nxënës të saj, shokë fëminie, shkolle, të afërm dhe dashamirës të tij, familjarë etj. Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i shkollës Z. Lulzim Mancaku, i cili bëri një përshkrim të biografisë të jetës dhe veprimtarisë së Z. Bashkim Berisha. Bashkimi ka lindur në Tiranë më 08/05/1941 në një familje patriotike të ardhur nga Kosova para vitit 1936 si shumë kosovarë të tjerë, të cilët aspironin për Shqipërinë. Shkollën e mesme e kreu pranë gjimnazit Qemal. Stafa, ndërsa studimet e larta i kreu në UT, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Bio-Kimi, ku spikati për inteligjencen e tij. Mbas mbarimit të shkollës së lartë Bashkimi punoi për 6 vjet, si mësues në shkollat e Beratit "Ajet Xhindole" dhe "24 Maj" ku spikati si mësues me korrektësinë dhe butësinë e tij në edukimin e brezave. Në vitin 1971 transferohet nga Berati në Sauqet, një fshat i Tiranës, ku punon si mësues, nga ku mbas një viti (1972) transferohet përsëri dhe punon si mësues në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ndroq. Nga viti 1973 deri në vitin 1974 punon si bashkëpunëtor shkencor dhe si specialist i kimisë pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike në Tiranë dhe në vitin 1974 rikthehet përsëri në shkollën e Mesme të Bashkuar në Ndroq, ku punon në fillim si zëvendësdrejtor dhe më vonë si drejtor i shkollës deri në vitin 1989. Në shtator të vitit 1989 shkëputet nga Ndroqi me leje krijimtarie për 1 vit për tekstet dhe programet e kimisë së shkollës 9- vjeçare dhe të mesme dhe në vitin 1990 emërohet mësues në Shkollën e Mesme të Bashkuar Tiranë. U angazhua që në fillim të lëvizjeve demokratike në korrik 1990 dhe ishte ndër të parët që kontribuoi në to. Në vitin 1992 u emërua drejtor i arsimit 8-vjeçar në MASH, ku punoi deri në shtator të vitit 1997. Aty ku punoi la gjurmët e dijes, urtësisë, inteligjencës dhe u shqua për organizator dhe komunikues mjaft i mirë në detyrë. Gjithashtu për kontributin e tij të gjatë në arsim si mësues i talentuar dhe i përkushtuar në shkollat ku ka

M

punuar, si autor tekstesh e programesh për lëndën e kimisë, në vitin 1994 u dekorua nga Presidenti i Republikës në atë kohë Z. Sali Berisha me titullin "Mësues i Merituar". Bashkim Berisha për sa kohë ishte midis nesh la një kujtim të paharruar. Më vonë fjalën e mori Z. Fatmir Vejsiu Drejtor i Arsimit Parauniversitar , i cili përveç se koleg pune ishte dhe një nga shokët e tij të afërt , i cili tha: "Ne sot nderojmë me mirënjohje dhe adhurim shokun, kolegun tim të dashur, i cili ka punuar pa u lodhur për shkollën dhe ka venë zemrën e tij në brezat që edukoi për shumë vite me radhë. Me emrin e këtij mësuesi, edukatori të palodhur, të përkushtuar dhe të ditur le të çojmë përpara zhvillimin e shkollës së Ndroqit si një nga shkollat që ndër breza ka nxjerrë kuadro që sot janë shtylla të drejtimit të Arsimit shqiptar, njëri prej të cilëve është dhe ish -nxënësi i tij dhe i kësaj shkolle Z. Vath Tabaku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore. Z. Vath Tabaku foli si ish -nxënës i Bashkimit. Ai tha: "Që një burri t'i mbahet mënd emri ai duhet që gjatë jetës së tij të ketë një nga këto tri gjëra: të ketë lënë trashëgimtarë të denjë për emrin e tij, të ketë mbjellë një pemë, të ketë shkruar një libër. Bashkimi i kishte të treja. Ai la tri vajza të mrekullueshme, atdhedashëse që megjithëse studiuan për një kohë të gjatë jashtë shtetit u kthyen për të kontribuar në Shqipëri dhe sot janë të nderuara e respektuara aty ku punojnë, ai mbolli shumë pemë një prej të cilëve jam dhe unë që me dijet dhe edukatën që mora në shkollën time të dashur nga mësuesit e mi, për të cilët kam respekt të veçantë, jam sot përfaqësues i brezit tim dhe kontribuoj në fushën e arsimit me dinjitet. Gjithashtu Bashkimi shkroi edhe libra me të cilat mësuam ne dhe shumë breza të tjerë." Me vonë foli dhe shoku i fëmijërisë Z. Fatos Çabej, i cili tregoi detaje nga jeta e tij me Bashkimin. Në fund u shtrua një kokteil për nder të kësaj ceremonie.

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

45

GJUHA SHQIPE NËN EFEKTIN TEKNOLOGJIK

Elda Tartari/ Mësuese e Ciklit të Ulët

"Çdo gjë që është e vlerë në shoqërinë njerëzore, varet nga mundësia për zhvillim që i akordohet individit". Albert Ajnshtajn

ë gjithë janë dakord kur flitet për evolucionin që pëson gjuha si një pjesë e gjallë e një kombi. Në këta 20 vite të sistemit demokratik në Shqipëri, gjuha shqipe ka qenë një ndër elementët më të ndikuar nga tranzicioni politik dhe ekonomik si dhe padyshim nga problemi më i madh aktual i shqiptarëve, emigracioni. Të gjithë ne, në fillim vitet '90, me drejtimin e prindërve apo të detyruar nga emigrimi në vende të tjera, i dhamë një rëndësi më të madhe gjuhës së huaj, e konkretisht anglishtes në Shqipëri dhe gjuhëve të vendeve përkatëse ku emigrantët ndodheshin. Mësimi i gjuhëve të tjera është një element pozitiv, por ajo që u ndikua më pas ishte gjuha amtare shqipe që në njëfarë mënyrë u la në plan të dytë, u keq mësua dhe rrjedhimisht edhe po keqpërdoret. Me gjithë përpjekjen e autoriteteve shqiptare për gjuhën shqipe, sërish ajo vazhdon të mbetet në plan të dytë për emigrantët dhe fëmijët e tyre. Ndoshta televizionet kabllorë shqiptarë në satelit me një politikë agresive marketingu në njëfarë mënyrë ndihmojnë që fëmijët e emigrantëve shqiptarë të shikojnë programe që janë në dubluara në gjuhën shqipe, duke i bërë atë më të aftë në përdorimin e saj ndonëse janë lindur dhe jetojnë në vende të tjera. Nga rastet e nxënësve, fëmijëve të emigrantëve, që kam pasur rastin të kem si mësuese kujdestare në shkollën fillore, mund të them se ata të cilit kanë pasur mundësinë e ndjekjes së kanaleve televizive shqiptare për fëmijë, kanë qenë më të njohur me gjuhën shqipe. Ata kanë pasur më pak vështirësi në kuptimin, shkrimin dhe leximin e saj. Ndërsa nga ana tjetër, ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi përballen me një vështirësi më të madhe. Por një element thelbësor që aktualisht po formëson përdorimin e gjuhës shqipe tek nxënësit e shkollave fillore e 9 vjeçare, është kompjuteri dhe interneti. Ndërsa e parë në këndvështrimin e emigrantëve, përdorimi i cilësdo faqe shqiptare në internet apo dhe i mediave sociale, ndihmon shqiptarët jashtë atdheut, në Shqipëri ai ka ndikuar në të kundërtën. Problemi më i madh që pret zgjidhje është mungesa e dy germave në tastierat e kompjuterëve shumë të rëndësishme të shqipes , ë dhe ç. Ka shumë vite që këto dy germa nënkuptohen dhe përdoren me germat më të afërta formësore me to, e dhe c.

T

Por kjo po dëmton gjuhën shqipe dhe i hap udhën perceptimit të cunguar të gjuhës tek të rinjtë. Ka një trend tashmë të familjet shqiptare, të cilët i pajisin fëmijët e tyre që në shkollën fillore me kompjuterë tavoline (PC), ata portabël (laptop) apo mini-kompjuterë me prekje. Me rritjen e mirëqenies në familjet tona, shumëkush mendon se me prezantimin e këtyre pajisjeve tek fëmijët, ata do të jenë në gjendje t'i mësojnë ato më shpejt. Përdorimi i kompjuterit është bërë domosdoshmëri e kohës që jetojmë. Por në anën tjetër, edhe përdorimi i plotë dhe pa gabime i gjuhës shqipe është një element thelbësor në formimin e individit dhe pasqyrë e cilësisë së shkollimit të tij. Për këtë arsye, kompanitë që tregtojnë pajisje kompjuterike e sidomos tastierat duhet t'i ofrojnë ato në përputhje me standardet e gjuhës shqipe. Germat ë dhe ç duhet të kenë vendin e tyre dhe të mos i hapin udhë tjetërsimit të tyre. Po ashtu këto kompani, duhet të punojnë për sjelljen e programeve kompjuterike në gjuhën shqipe e sidomos sistemin Windows të kompanisë Microsoft, që në njëfarë mënyre është programi më i zhvilluar në Shqipëri. Kompanitë celulare duhet t'i aplikojnë këto dy germa, pra ë dhe ç, në mundësitë e shkrimit të mesazheve të shkurtra SMS. Nëse do shkonim më tej, edhe vetë kompanitë ndërkombëtare të prodhimit të telefonave celularë e sidomos ata që janë bazuar në prodhimin e telefonave të mençur, duhet të aplikojnë tastierën shqiptare. Kjo për arsye se shumë të rinj tashmë hyjnë në internet dhe sidomos në faqet sociale nëpërmjet telefonave të mençur. Në përmbyllje mund të citojmë shkrimtarin Xhorxh Oruell i cili thotë se "Njerëzit janë aq të mirë sa zhvillimi teknik i lejon ata të jenë".

Mësuesi

46

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Traditë dhe Kulturë

BABADIMRI PREJ KOSOVE

Sokol Demaku uk ka vend ne bjeshkët e Kosovës që ka mbetur pa u mbuluar me dëborë. Degët e bredhave dhe drunjtë shekullor janë kacavarur nga dëbora. Dimri është pakëz sa i çuditshëm në këto ana, vetëm me një flluskë bore krijon pikturën më magjike me nuanca të bardha, me qiellin kaltërosh që ia shton bukurinë. Bjeshkët e Kosovës kanë shkëlqimin e diellit gjatë ditës, dhe të hënës dhe yjeve që vezullojnë gjatë natës dhe shndrisin ato vende si në parajsë. Lumejt e kthjellët si loti çajnë malet me dëborë. Shpesh tek lumi i kthjellët vijnë dreni me drenushën, vijnë aty për të pirë ujë. Nga rrjedha e lumit , aty ku gurgullon uji del avulli i nxehtë nga gëzimi ku takon kafshët dhe shpendët të cilat shuajnë etjen në te. Këtu është vendtakimi ku vetëm zogjtë dhe kafshët e pyllit vijnë të përshëndeten dhe takohen me njeri tjetrin. Nga një tatëpjetë malit zbret Babadimri me thesin e tij në krah duke grahur dhitë e tija të kuqe të cilave u prinë cjapi brimadh. Edhe ato dhe ai duan ta shuan etjen ne ujët e ngrohtë të lumit, duan ta ndjejnë atë. Pas kësaj Babadimri me dhitë e veta bëhen gati për në kasolle, është koha e pushimit të drekës ku Babadimrin e pret plaka e tij në kasollen e ngrohtë. Plaka ka ndezur vatrën mu në mes kasolle si ishte zakon në atë kohë, me degët e bredhit të thatë, degët e bredhit kërcasin nga xixat e zjarrta dhe shkëndijat shpërndahen anë e katër anë kasolles. Sa kënaqësi që është. Plaka si zakonisht kujdeset për punët e shtëpisë, ajo e valon qumështin e dhive dhe e pjekë bukën e misrit. Babadimrit ia ka ënda shumë qumshtinë e dhive, ai shpesh bënë pshesh me tambël dhish për të ngrënë. Gjatë kësaj kohe ai zhvillon një dialog me plakën sepse plaka ka shëtitur shumë nëpër botë, e Babadimri jo aq. Tani ai ka planifikuar të bëjë një rrugëtim të gjatë dhe i drejtohet plakës: Oj fisnike! A e din se ku gjendet Boråsi? Si nuk e di o plaku im! Po more plak në veri, atje ku netët e dimrit janë shumë të gjata e ditët shumë të shkurtra. Po sa herë kam shëtitur rrugëve të atij qyteti atje. Fortë mirë e njoh këtë qytet dhe Boråsarët me

N

respektojnë mua pa masë - u përgjigj plaka. Unë gjeta shpëtimin tim gjatë luftës në këtë qytet, tek këta njerëz të mirë të këtij qyteti. Ata janë shumë njerëz të mirë, janë zemër bardhë dhe shumë mikpritës. Për rreth pyjeve kishin dalë kaprojtë e shumtë, lepuj dhe ketra të cilët çuditeshin se për ku kishte marrë rrugë Babadimri. Para se të hynte në Borås Babadimri u ndal për një çast ku i duhej të mendohej kah ti mbaj se ishte hera e parë në këtë vend. Babadimri mendoi dhe i ra ndërmend se plaka e tij i kishte thënë vetëm mbaje mend se në qendër të qytetit do takosh shtëpinë e librave aty do i gjesh fatosat shqiptar pra në Bibliotekën e qytetit. Dhe ashtu veproi Babadimri. Në rrugë e sipër nëpër qyet aty ai dëgjoi zërin dhe zhurmën e fëmijëve shqiptar. Me siguri këtu do i gjejë fatosat tanë. Ata janë duke më pritur mua, ata janë këtu. Dhe me tu lajmëruar ne Shtëpinë e kulturës në qytet respektivisht ne Bibliotekën e qytetit Babadimri gjeti vendin ku ishin mbledhur fatosat shqiptar. I dëshiruan mirëseardhje! Të cilën ua ktheu me mjaft entuziazëm Babadimri! Ai u solli përshëndetjet e fëmijëve kosovar, përshëndetjet e fëmijëve të shtetit më të ri në botë. Me dhuratat e Babadimrit u ndan të kënaqur të gjithë. Fëmija do kenë mundësi të lexojnë përralla nga librat që morën dhuratë nga Babadimri. Shpresojmë se kjo do jete një traditë e mirë për të ardhmen!

Mësuesi

numri 10 (2568) - dhjetor 2011

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit (pranë ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), nr. 23 - Tiranë tel, 04 2227206 - [email protected] U shtyp në shtypshkronjën "PEGI" - Lundër, Tiranë Email: www.botimepegi.al - [email protected]

47

T eYT{Pa 2daaX ( WZ^[[b 1PYaP\ Xc T b b =g] YP T <P[bXb² 1Tb[XSW ± a^Y]) Yd d

hime të g Pus

mërore! uara di ëz

Information

untitled

48 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

244772