Read Microsoft Word - Kimi 11 gjimnazi i përgjithshëm dhe TIK.doc text version

1

Niveli i tretë (III)

Lënda: KIMIA

Gjimnazi matematikë dhe informatikë Gjimnazi i përgjithshëm PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS SË KIMISË

Klasa XI

(2 orë në javë, 74 orë në vit)

HYRJE: Kimia është shkencë nartyrore e cila për objekt studimi ka materien dhe shndërrimet e saj. Ajo është e lidhur me shumë shkenca të tjera, e në mënyrë të veçantë me fizikën, matematikën dhe biologjinë. Kimia është pjesë përbërëse e jetës moderne dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Roli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike dhe begati të tjera materiale). Kimia kontribuon në zhvillimn e gjithanshëm të personalitetit që përfshin të menduarit kritik, aftësitë krijuese, aftësitë e vrojtimit, shkathtësitë për përdorimin e teknikës, për zgjedhjen e problemeve etj. Kimia është shkencë e cila zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe pasurohet me njohuri të reja shkencore që shtron nevojën e përfshirjes së këtyre njohurive në programet mësimore.

QËLLIMET:

Që nxënësit: Të zgjerojnë dhe të thellojnë njohuritë nga kimia inorganike, teknologjia kimike dhe materialet me rëndësi në teknikë, në industri dhe në jetën e përditshme. Të zhvillojnë aftësitë e nxënsëve për njohjen e elementeve dhe të komponimeve inorganike që ndodhen në natyrë dhe të atyre që përftohen në mënyrë artificiale. Të frymëzojë dhe të mundësojë zhvillimin e personalitetit në krijimin e shprehive dhe të shkathtësive për punë të pavarur eksperimentale, përdorimin e drejtë të substancave kimike, të pajisjeve laboratorike dhe të edukohen për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të mjedisit. Të zgjerojnë njohuritë dhe të kuptuarit për të mirën e tyre dhe të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik dhe

2 shoqëror të vendit.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË

Të njohin: · Elementet dhe komponimet, përhapjen, vetitë dhe përdromin e tyre; · Resurset minerale si lëndë të para për përfitimin e metaleve dhe të aliazheve të tyre; · Llojet e materialeve më të rëndësishme për jetën e përditshme (metalet dhe aliazhet e tyre, gëlqerja, gjipsi, çimentoja, qeramika, qelqi). Të kuptojnë: · Metodat e përfitimit të metaleve, jometaleve, gjysmëmetaleve (metaloideve); · Proceset për përfitimin e materialeve ndërtimore dhe produkteve të tjera; · Reaksionet kimike dhe nukleare. Të zbatojnë: · Rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve inorganike; · Emërtimin e komponimeve kimike të thjeshta (oksideve, acideve, bazave dhe kripërave); · Emërtimin e komponimeve komplekse dhe të kripërave të dyfishta. Të analizojnë: · Elementet kimike të bllokut ( s, p , d dhe f ); · Konfiguracionin elektronik, vetitë fizike dhe kimike të elementeve kimike; · Elementet kimike, përhapjen në natyrë, përftimin, komponimet dhe përdorimin e tyre. Të sintetizojnë: · Komponimet inorganike (oksidet, acidet, bazat dhe kripërat); · Komponimet komplekse, kripërat e dyfishta etj. Të vlerësojnë: · Rëndësinë e metaleve, aliazheve, materialeve ndërtimore dhe produkteve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe për ngritjen e standardit jetësor; · Efektet negative të metaleve, të kripërave dhe të komponimeve të tjera inorganike në ndotjen e mjedisit;

3 · Rëndësinë historike të përdorimit të metaleve, jometaleve, gjysmëmetaleve dhe materialeve të tjera në periudha të ndryshme të civilizimit njerëzor.

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

Kategoritë Nënkategoritë 1. 2. 3. 4. Sistemi periodik i elementeve Elementet e bllokut - s Elementet e bllokut - p Elementet e bllokut - d Numri i orëve 4 12 32 5 12 9 % 5.41 16.21 43.24 6.76 16.21 12.16

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre II. Metalet në teknikë dhe materialet e rëndësishme në jetën e përditshme

1. Metalet dhe aliazhet në teknikë 2. Materialet e rëndësishme që përdoren në ndërtimtari, industri dhe në jetën e përditshme

4

Kategoria

Nënkategoria

Përmbajtja programore

I. 1. 1. Zhvillimi historik i Sistemit periodik të elementeve (Sistemi periodik i elementeve sipas Mendelejevit, Tabela bashkëkohore e Sistemit periodik) I. 1. 2. Struktura e Sistemit periodik dhe vetitë periodike të elementeve kimike (Varshmëritë e vetive fizike e kimike të elementeve dhe Ligji periodik)

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje: 1. Të krahasojnë radhitjen e elementeve kimike të bëra nga Dobereiner, Newlends, Mendeleev, Lotar Mayer dhe Moseley. 2. Të identifikojnë grupet dhe periodat e Sistemit periodik të elementeve. 3. Të dallojnë elementet kimike në bazë të vetive të tyre (metale, jometale dhe gjysmëmetale). 4. Të klasifikojnë elementet në bazë të strukturës elektronike (elemente s, p, d dhe f). 5. Të paraqesin grafikisht varësinë e vetive periodike (energjinë e jonizimit, radiusin (rrezen) atomik, afinitetin ndaj elektronit, elektronegativitetin) nga struktura elektronike e atomeve të elementeve.

Lidhjet ndërlëndore

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve) Biologji (vlerësimi i rendësisë së bioelementeve për proceset jetësore) Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interrneti për sistemin periodik)

I. Elementet I. 1. Sistemi kimike dhe periodik i elementeve komponimet e tyre

5

Kategoria

Nënkategoria

Përmbajtja programore

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje:

Lidhjet ndërlëndore

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve të bllokut s) Biologji (vlerësimi i rendësisë së bioelementeve për proceset jetësore) Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për elementet e bllokut s) Mjekësi (përdorimi i kripërave të natriumit si elektrolitë të lëngjeve trupore) Bujqësi (përdorimi i kripërave të kaliumit si

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 2. Elementet I. 2. 1. Hidrogjeni (Përhapja, vetitë, e bllokut -s përfitimi, komponimet e hidrogjenit dhe përdorimi i tyre)

I. 2. 2. Metalet alkaline (elementet e grupit 1) (Vetitë e metaleve alkaline, konfiguracioni elektronik dhe gjendja oksiduese) I. 2. 3. Natriumi (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e natriumit dhe përdorimi i tyre) I. 2. 4. Kaliumi (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e kaliumit dhe përdorimi i tyre)

1. Të përcaktojnë elementet e bllokut s. 2. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e hidrogjenit. 3. Të demonstrojnë reaksionet e hidrogjenit me metale dhe jometale. 4. Të krahasojnë izotopet e hidrogjenit, vetitë dhe strukturën e tyre. 5. Të dallojnë komponimet më të rëndësishme të hidrogjenit (uji, amoniaku, hidruret e metaleve, peroksidi i hidrogjenit, acidi klorhidrik) 6. Të analizojnë vetitë fizike e kimike të metaleve alkaline, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese. 7. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e natriumit. 8. Të demonstrojnë reaksionet e natriumit me oksigjen dhe me ujë. 9. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e komponimeve të natriumit. 10. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e kaliumit. 11. Të demonstrojnë reaksionet e kaliumit me oksigjen dhe me ujë. 12. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e

6 I. 2. 5. Metalet alkalino-tokësore (elementet e grupit 2) (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendja oksiduese) I. 2. 6. Magnezi (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e magnezit, I. 2. 7. Kalciumi (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e kalciumit) komponimeve të kaliumit. 13. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të metaleve alkalino-tokësore, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese. 14. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e magnezit. 15. Të demonstrojnë reaksionet e magnezit me oksigjen dhe të oksidit të magnezit me ujë dhe me acide. 16. Të dallojnë komponimet e magnezit dhe përdorimin e tyre. 17. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e kalciumit. 18. Të demostrojnë reaksionet e oksidit të kalciumit me ujë dhe me acide. 19. Të dallojnë komponimet e kalciumit dhe përdorimin e tyre. 20. Të vlerësojnë ndikimin e kripërave të kalciumit dhe të magnezit në fortësinë e ujërave. 21. Të gjykojnë për rëndësinë biologjike të natriumit, kaliumit, kalciumit dhe magnezit në funksion të zhvillimit të botës së gjallë. plehëra kimike)

Kategoria

Nënkategoria

Përmbajtja programore

I. 3. 1 Elementet halogjene (elementet e grupit 17) (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese) I. 3. 2. Klori

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje: 1. Të përcaktojnë elementet e bllokut - p në Sistemin periodik. 2. Të dallojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve halogjene, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 3. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë,

Lidhjet ndërlëndore

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve p) · Biologji (vlerësimi i rëndësisë së

I. Elementet I. 3. Elementet e kimike dhe bllokut - p komponimet e tyre

7 (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e klorit dhe përdorimi i tyre) I. 3. 3. Fluori, bromi dhe jodi (Vetitë, përfitimi, përdorimi dhe komponimet e tyre) I. 3. 4. Elementet halkogjene (elementet e grupit 16) (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese) I. 3. 5. Oksigjeni (Përhapja, vetitë, përfitimi, përdorimi, oksidet dhe klasifikimi i tyre) I. 3. 6. Uji (Përhapja, përdorimi, vetitë fiziko-kimike) I. 3. 7. Sulfuri (Përhapja, vetitë, përfitimi, përdorimi, komponimet e sulfurit dhe përdorimi i tyre) I. 3. 8. Acidi sulfurik (Vetitë, përfitimi, përdorimi, kripërat e acidit sulfurik) I. 3. 9. Elementet e grupit 15. vetitë, përftimin dhe përdorimin e klorit. 4. Të emërtojnë komponimt e klorit me hidrogjen, oksigjen, natrium, kalium, përftimin, vetitë dhe përdorimin e tyre. 5. Të dallojnë elementet e tjera të grupit 17, (F,Br dhe I), komponimet, vetitë dhe përdorimin e tyre 6. Të demonstrojnë vetitë e elementeve halogjene (gjendjen agregate, tretshmërinë, reaktivitetin dhe ngjyrën). 7. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve halkogjene, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 8. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e oksigjenit. 9. Të analizojnë modifikimet alotropike të oksigjenit dhe komponimet e tij (oksidet dhe peroksidet). 10. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e ozonit. 11. Të argumentojnë llojet e ujit në natyrë, përhapjen, vetitë, ciklin hidrologjik dhe përdorimin e ujit. 12. Të klasifikojnë ndotësit e ujit dhe metodat e pastrimit. 13. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e sulfurit. 14. Të përcaktojnë modifikimet alotropike të sulfurit dhe komponimet e tij (oksidet dhe acidet e sulfurit). 15. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e acidit sulfurik në degë të ndryshme të industrisë. 16. Të demonstrojnë vetitë e elemnteve të grupit 16 dhe të komponimeve të tyre në laborator. bioelementeve në proceset jetësore.) Ndërtimtari (përbërja e materialeve ndërtimore) · Bujqësi (përdorimi i plehërave azotike dhe fosforike) · Mjekësi (përdorimi i elementeve p në diagnostikë dhe për barëra) · Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për elementet e bllokut p)

8 (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese) I. 3. 10. Azoti (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e azotit dhe përdorimi i tyre) I. 3. 11. Amoniaku dhe plehrat azotike (Vetitë , plehërat azotike, përfitimi dhe përdorimi i tyre) I. 3. 12. Fosfori (Përhapja, vetitë, komponimet e fosforit dhe përdorimi i tyre) I. 3. 13. Plehrat fosfatike (Përfitimi, klasifikimi, përdorimi dhe rëndësia e tyre) I. 3. 14. Elementet e grupit 14. (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese) I. 3. 15. Karboni dhe komponimet inorganike të tij (Përhapja, vetitë, komponimet inorganike të karbonit dhe përdorimi i tyre) 17. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve të grupit 15, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 18. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e azotit. 19. Të emërtojnë komponimet e azotit me hidrogjen dhe oksigjen, vetitë dhe përdorimin e tyre. 20. Të paraqesin me ekuacione sintetizën e amoniakut, acidi nitrik dhe plehrave azotike). 21. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e fosforit. 22. Të dallojnë modifikimet alotropike dhe komponimet e fosforit. 23. Të paraqesin me formula sintezën e fosforit (acidet e fosforit, plehrat fosfatike etj.). 24. Të demonstrojnë vetitë e elementeve të grupit 15 dhe komponimeve të tyre në laborator. 25. Të përcaktojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve të grupit 14, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 26. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, modifikimet, vetitë dhe përdorimin e karbonit. 27. Të dallojnë komponimet e karbonit sipas përbërjes dhe vetive të tyre (inorganike dhe organike). 28. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, modifikimet, vetitë dhe përdorimin e silicit. 29. Të dallojnë vetitë dhe përdorimin e komponimeve të silicit me hidrogjen, oksigjen, karbon dhe elemente halogjene.

9 I. 3. 16. Silici dhe silikatet (Përhapja, vetitë, përdorimi, silikatet dhe përdorimi i tyre) I. 3. 17. Elementet e grupit 13 (Përhapja, vetitë, konfiguracioni elektronik) I. 3. 18. Alumini (Përhapja, vetitë, komponimet e aluminit, vetitë amfoterne dhe përdorimi i tyre) 30. Të vlerësojnë rëndësinë e silikateve si lëndë të para për përfitimin e materialeve ndërtimore. 31. Të demonstrojnë vetitë e elementeve të grupit 14 dhe komponimeve të tyre në laborator. 32. Të përcaktojnë vetitë fizike e kimike të elementeve të grupit 13, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 33. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, aliazhet dhe përdorimin e aluminit. 34. Të klasifikojnë komponimet e aluminit dhe përdorimin e tyre. 35. Të demonstrojnë vetitë e elementeve të grupit 13 dhe komponimeve të tyre në laborator.

Kategoria

Nënkategoria

Përmbajtja programore

I. 4. 1. Elementet kalimtare (Përhapja, konfiguracioni elektronik, vetitë, gjendjet oksiduese) I. 4. 2. Nikeli, kromi dhe mangani (Përhapja, vetitë, përfitimi, përdorimi, komponimet dhe

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje:

Lidhjet ndërlëndore

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve kalimtare) Biologji (ndikimi i metaleve kalimtare në organizmat e gjallë) Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për elementet kalimtare) Farmaci (përdorimi

I. Elementet I. 4. Elementet kimike dhe e bllokut d komponimet e tyre

1. Të përcaktojnë elementet e bllokut - d në Sistemin periodik. 2. Të vlerësojnë vetitë fizike e kimike të elementeve kalimtare, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre. 3. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, komponimet e nikelit, kromit dhe manganit dhe përdorimin e tyre. 4. Të zbatojnë rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e

përdorimi i tyre) I. 4. 3. Komponimet komplekse (Struktura, emërtimi, vetitë dhe përdorimi)

komponimeve komplekse. 5. Të vlerësojnë rëndësinë e komponimeve komplekse në proceset jetësore dhe në praktikë (mjekësi, farmaci, biologji, qëllime analitike etj.). 6. Të demonstrojnë vetitë e elementeve kalimatare dhe komponimeve të tyre në laborator

10 i komponimeve komplekse për barëra) · Bujqësi (Ndikimi i metaleve në produkte bujqësore).

Kategoria

Nënkategoria Përmbajtja programore

II. 1. 1. Metalet dhe vetitë e tyre (Vetitë, përhapja, rendësia dhe përdorimi) II. 1. 3. Aliazhet (legurat) (Përfitimi, vetitë dhe përdorimi)

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje: 1. 2.

Lidhjet ndërlëndore

II. 1. Metalet II. Metalet dhe aliazhet dhe në teknikë materialet e rëndësishme për jetën e përditshme

3. II. 1. 4. Hekuri (Përhapja, xehet, përfitimi dhe përdorimi) II. 1. 5. Çeliku (Vetitë, metodat e përfitimit, përdorimi) II. 1. 6. Bakri (Përhapja, xehet, pasurimi i xeheve me flotacion, përfitimi dhe përdorimi) II. 1. 7. Plumbi (Përhapja, xehet, pasurimi i xeheve,

4.

5. 6.

7.

8.

Fizikë (përcaktimi i vetive të metaleve) Të analizojnë vetitë e metaleve dhe Biologji (vlerësimi i përdorimin e tyre. rendësisë së Të karahasojnë metalet dhe aliazhet metaleve për më të rëndësishme që përdoren në proceset jetësore, teknikë dhe në jetën e përditshme. ndikimi negativ i Të përcaktojnë xehet e hekurit, metaleve të rënda) përhapjen në natyrë, përftimin, · Informatikë vetitë dhe përdorimin e hekurit. (shfrytëzimi i Të analizojnë procesin e përfitimit informatave nga të gizës dhe reaksionet kimike që interneti, për vetitë, zhvillohen në furrnaltë. përfitimin dhe Të dallojnë metodat e përftimit të përdorimin e çelikut, vetitë dhe përdorimin e tij. metaleve) Të vlerësojnë pasojat negative të · Gjeologji (përhapja korozionit në industri dhe në e xeheve të metaleve ekonomi. në natyrë) Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, · Xehtari (metodat e përftimin, vetitë, përdorimin e pasurimit dhe të bakrit, aliazheve dhe komponimeve përpunimit të të tij. xeheve) Të tregojnë për përhapjen në natyrë, · Metalurgji (metodat

11 përfitimi dhe përdorimi) II. 1. 8. Zinku (Përhapja, xehet, përfitimi dhe përdorimi) përftimin, vetitë dhe përdorimin e plumbit, aliazheve dhe komponimeve të tij. 9. Të analizojnë përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, përdorimin e zinkut, aliazheve dhe komponimeve të tij. e përfitimit të metaleve)

Kategoria

Nënkategoria

Përmbajtja programore

II. 2. 1. Gëlqerja (Përfitimi i gëlqeres, vetitë, përfitimi dhe përdorimi)

Rezultatet e pritshme

Nxënësit do të jenë në gjendje:

Lidhjet ndërlëndore

Fizikë (përcaktimi i vetive të materialeve ndërtimore) Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për materialet ndërtimore) · Ndërtimtari (përdorimi i materialeve ndërtimore) · Gjeologji (përhapja e lëndëve të para) · Mineralogji (mineralet)

II. Metalet dhe materialet e rëndësishme për jetën e përditshme

II. 2. Materialet e rëndësishme që përdoren në ndërtimtari, në II. 2. 2. Gjipsi industri dhe në (Përfitimi i gjipsit, vetitë dhe përdorimi) jetën e përditshme

II. 2. 3. Çimentoja (Lëndët e para, përhapja e tyre, përfitimi i çimentos, përdorimi) II. 2. 4. Qeramika (Përhapja e lëndës së parë, përpunimi, llojet e qeramikës dhe përdorimi) II. 2. 5. Qelqi (Përhapja e lendës së parë, përfitimi i qelqit, vetitë, llojet dhe

1. Të tregojnë materialet që përdoren në ndërtimtari dhe në jetën e përditshme (gëlqerës, gjipsit, çimentos, qeramikës dhe qelqit). 2. Të dallojnë materialet lidhëse ajrore nga ato hidraulike. 3. Të tregojnë lëndët e para, procesin e përfitimit dhe për përdorimin e gëlqeres. 4. Të përcaktojnë lëndën e parë, vetitë, procesin e përfitimit dhe përdorimin e gjipsit. 5. Të analizojnë lëndët e para, vetitë, procesin e përftimit dhe përdorimin e çimentos. 6. Të dallojnë lëndët e para, llojet, përftimin, vetitë dhe përdorimin e qelqit. 7. Të klasifikojnë lëndët e para,

12 përdorimi i qelqit) përfitimin, vetitë, llojet dhe përdorimin e qeramikës. 8. Të vlerësojnë rëndësinë e përdorimit të qeramikës dhe të qelqit në ndërtimtari, amvisëri, ambalazhim, laborator etj.

UDHËZIME METODOLOGJIKE Për realizimin me sukses të planit dhe të programit të kimisë është e domosdoshme të zbatohen metoda, teknika e forma të shumëllojta të punës dhe një kompleks të tërë procedurash (informacion i ri, përsëritje, përforcim,ushtrime, detyra, punë me projekte, punë praktike, mjete materiale teknike, siç janë: vizatime, diagrame, modele, grafikone, kimikate, enë laboratorike, instrumente dhe mjete të tjera teknike bashkëkohore kompjuterë etj). Përzgjedhja e metodave është kompetencë e mësimdhënësit të lëndës. Ajo bëhet në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e nxënësve, me natyrën e përmbajtjes së temës mësimore, me bazën didaktike, me nivelin e formimit të nxënësve etj. Metodat dhe teknikat e punës me nxënës duhet të jenë të kombinuara dhe të shumëllojta, ngase nxitin dinamikën e orës, thyejnë monotoninë dhe motivojnë nxënësit për mësim. Metodat, teknikat dhe format e punës me nxënës janë po aq të shumëllojta sa edhe llojet e mësimnxënies. Ato duhet të jenë në funksion të përvetësimit më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe zbatimit më të shpejtë e më të saktë të njohurive,shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të kimisë, veçanërisht të atyre që ju nevojiten për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore sugjerohen disa metoda, forma të punës dhe teknika të ndryshme: · Mësimdhënie e drejtpërderjtë (përmes shpjegimit, sqarimit, ushtrimeve praktike dhe shembujve); · Mësimdhënie joedrejtpërdrejt (përmes shqyrtimit, zbulimit, zgjidhjes së problemeve); · Konstruktivizmi dhe mësimdhënia me anë të pyetjeve (teknika e pytejeve drejtuar nxënësve); · Diskutimi dhe të nxënit në bashkëpunim (përmes grupeve të vogla, grupeve më të mëdha dhe me të gjithë nxënësit); · Mësimdhënie përmes të menduarit (të menduarit kritik, krijues, zgjidhjes së problemeve me kompjuter); · Të mësuarit përmes projekteve, punëve kërkimore në terren; · Mësimdhënie përmes demonstrimit dhe eksperimentit; · Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale, në veçanti kompjuterit; · Vetëhulumtimi; · Të mësuarit në natyrë dhe në objekte industriale. Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo i teknikave mësimore duhet të shoqërohet me përdorimin e materialeve dhe të mjeteve përkatëse didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e pritura.

13

VLERËSIMI Vlerësimi është veprimtari dhe instrument që përdoret për të gjykuar për punën dhe arritjet e nxënësve. Ai luan rolin e një aparati matës që bën të qartë situatën në të cilën ndodhet nxënësi. Vlerësimi si një sistem i gjerë që mbështetet në procesin e të nxënit të nxënësve përfshin këto Kategori të vlerësimit: · Formues, · Diagnostikues, · përmbledhës dhe · motivues. Vlerësimi i vazhdueshëm pas çdo teme mësimore jep rezultate më të mira. Ai nuk mat vetëm njohuritë e fituara, por edhe vlerëson shkallën në të cilën ka arritur një veprim edukativ i cili lë gjurmë në personalitetin e nxënësit.Vlerësimi përfundimtar përfshin aktivitetin e pëgjithshëm të të nxënit e nxënësit (përgjigjet me gojë, projektet, punimet seminarike, sjelljet në grup, aftësitë që i fitojnë gjatë punës eksperimentale, detyrat e shtëpisë, rezultatet e testimeve dhe provimeve etj.). Vlerësimi i nxënësve përfshin tri fusha kryesore: · aftësitë njohëse ( kognitive); · aftësitë emocionale (afektive) dhe · aftësitë psikomotorike. Mësimdhënësi përzgjedh dhe përdor mjete e teknika të shumëllojta të vlerësimit dhe, pas zhvillimit të përmbajtjeve të programit, nxënësit vlerësohen me nota (për një temë, për një tërësi temash, për një semestër ose gjysmëvjetor dhe në fund të vitit shkollor). Vlerësimi duhet të jetë transparent ndaj nxënësve, prindërve, administratorëve të arsimit dhe komunitetit. Përfundimet e vlerësimi i shërbejnë mësimdhënësit për arritjen e qëllimeve të ndryshme: 1. Të sigurojë informacion rreth përparimit të nxënësve; 2. T'u sigurojë nxënësve informacion mësimor; 3. Për motivimin e nxënësve; 4. Të shënojnë përparimin e nxënësve 5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktualë; 6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhshmen;

14 7. Të reflektojnë për përmirësimin e mësimdhënies bazuar, në vlerësimin e të tjerëve dhe në vetëvlerësim.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e planit dhe e programit të kimisë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informimit: 1) 2) 3) 4) 5) 6) 7) 8) 9) 10) 11) 12) 13) Laboratori (kabineti) i kimisë ose laboratori mobil. Teksti i kimisë, doracak për mësimdhënës, praktikume, fletore pune. Revista profesionale dhe shkencore, fjalorë, enciklopedi. Sistemin periodik dhe elementeve, fotografi, modele, skema, diagrame, makete, koleksionarë të mineraleve. Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, CD). Aparatin TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për nxënësit. Muhamet Bicaj,Mandushe Berisha, Ismet Hashani, KIMIA 9, Libri Shkollor, Prishtinë. Dr. Mustafë Bacaj, KIMIA INORGANIKE për klasën II gjimnaz,Libri Shkollor,Prishtinë. Dr. I.Filipoviq, Dr.S.Lipanoviq (shqipëruar nga Dr.Xhavit Ahmeti), KIMIA E PËRGJITHSHME DHE INORGANIKE, Prishtinë. FJALORI I KIMISË, SH.B. `8 Nëntori" Tiranë. Bardhyl Musai, METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES, Tiranë, 2003. Grup autorësh, METODAT E MËSIMDHËNIES (Manual për mësuesit e rinj). Literatura tjetër e nevojshme që ekziston në biblioteka dhe mjete të tjera që gjenden në treg.

Është kompetencë dhe liri e mësimdhënësit që, varësisht nga kushtet në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave eksperimentale, gojore, vizuele, me theks të veçantë në atë që është qenësore për të mësuar. Kjo liri e të zgjedhurit të burimeve mësimore duhet t'u takojë edhe nxënësve.

Information

Microsoft Word - Kimi 11 gjimnazi i përgjithshëm dhe TIK.doc

14 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

183356