x

Read otvorena korica-FIOOM Nacionalna prograna za razovoj..2 text version

REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2005 - 2015 ME DOKUMENTET

SHOQËRUESE PROGRAMORE

REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Programi nacional PËr zhvillimin e arsimit nË rePublikËn e maqedonisË 2005 - 2015 me dokumentet

shoqËruese Programore

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Dizajnimi dhe përgatitja: Koma lab Shtypi: Maniko Grafiks Ekzemplarë: 250 Përkthimi nga gjuha maqedone: Lumnie Ajdari Kreshnik Ajdini Lekturimi: Lejlane Rushiti Përgjegjës për botimin shqip: Agim Rushiti

Përkrahur financiarisht nga: Fondacioni Instituti shoqëria e hapur - Maqedoni

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 2005 - 2015 PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT PARASHKOLLOR PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT FILLOR PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM DHE ARSIMIT PAS TË MESËM PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË KUADRIT SHKOLLOR PROGRAMI PËR SIGURIMIN DHE KONTROLLIN E CILËSISË NË ARSIM PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E PËRKRAHJES INSTITUCIONALE TË REFORMAVE NË ARSIM PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E TIK NË ARSIM PROGRAMI PËR ARSIMIM TË TË RRITURVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË KONTEKST TË MËSIMIT TË PËRJETSHËM

5 9 61 89 145 239 293 343 371 391

431

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

PARATHËNIE

Të nderuar, Sikurse në botë ashtu edhe te ne, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, në sistemin arsimor ndeshen inovacione të shumta që nxiten nga ndryshimet e mjedisit që i rrethon. Nga njëra anë u paraqitën ndryshime të thella në humanizëm dhe në rregullimet shoqërore, kurse nga ana tjetër zhvillimi tekniko-teknologjik përjeton ekspansion deri në kufij të paparashikueshëm. Këto trende i diktojnë subjektet ekonomike, më saktësisht ndërmarrësit dhe menaxhuesit e tyre. Nga shkenca kërkohen zgjidhje të reja. Vlera e e përdorshme e njohurisë në disa lëmi është vetëm disa vite. Shpejtësia e transmetimit së informatave vazhdimisht rritet. Përthellohet ndarja ndërmjet shteteve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara në botë, si dhe ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në një shtet. Procesi i globalizimit promovohet në të gjitha sferat. Në kushte të atilla ndryshohen sistemet e vlerave, kurse me të edhe mënyra e të jetuarit. Kjo periudhë për gjeneratat e reja karakterizohet me rritjen e dëshirës për cilësi më të mirë të jetesës dhe krijimit të të mirave të reja, të dëshirës së njohjes së botës dhe avanturizmit të theksuar, vetëdije më të lartë ekologjike, dëshirë për argëtim dhe jetë të lirë, pavarësi dhe individualitet më të madh. Por, gjithashtu hasen edhe disa dukuri negative, siç janë varshmëria nga duhani, alkooli dhe droga; sjellje të pakulturuara dhe të pahijshme në vendet publike; raporte më liberale në shkollë gjatë orëve dhe midis tyre; jomotivim për disa aktivitete të dobishme jashta mësimit; krizë e vlerave dhe moralit. Në rrethana të tilla, shkollat nuk arrijnë të gjenden në mënyrë më adekuate. Përshtatja drejt kërkesave të reja realizohet me vështërsi, me ndjenjë se ndryshimet i rrënojnë "konceptet e tyre të mira të vjetra" e që i takojnë "kohërave të mira të vjetra". Ajo është në thelb arsyeja për ndryshimet e realizuara me ngadalësi. Mënyra e vjetruar e punës, shpie deri tek ajo që të produkohen kuadro të cilët nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate t'i përgjigjen nevojave të tregut të punës. Si imperativ i filozofisë së vendosur për mësim të përjetshëm, imponohet nevoja për institucionalizimin e sistemit për arsimim të vazhdueshëm dhe arsimim të të rriturve.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

E gjithë kjo kërkon vendosje të re të organizimit të shkollave dhe zhvillim të sistemit të institucioneve për përkrahje dhe zhvillim të arsimimit në nivel qendror. Në atë kontekst, para menaxhuesit të shkollës parashtrohen kërkesa të zakonshme të reja, kurse ai merr rol të ri. Në vend të kënaqjes të deritanishme të funksionit udhëheqës pedagogjik dhe, më shumë ose më pak, administrator, drejtori i shkollës merr përgjegjësi më të madhe shoqërore si udhëheqës, i cili i krijon, promovon, realizon dhe evaluon ndryshimet në shkollë. Procesi i edukimit të njeriut paraqet nxënie të njohurive, shkathtësive dhe aftësive për zotërimin me mënyrat për përmbushjen e nevojave (komponenta arsimore) dhe fitimin e përvojave jetësore dhe të punës, formimin e qëndrimeve, zhvillimin kritik ndaj punës, të mirës, vlerave botërore rreth tij (komponenta edukative). Qasja bashkëkohore është se në arsimim duhet shikuar sikurse në investim (kjo është theksuar në dokumentin e OECD dhe publikuar në vitin 1986). Nevoja dhe mënyra për të arritur në rezultatet më të mira nga investimi në arsim, vetëm e promovon dhe afirmon tezën për domosdoshmëri të zhvillimit të menaxhimit në shkollë. Përveç kësaj, anëtarët në shkollë - nxënësit dhe arsimtarët, posedojnë nevoja, interese, vlera, besime, të pritura të ndryshme, stile të sjelljes, stile të komunikimit. Roli i menaxhimit në shkollë, në atë kontest, është që të "sendërtojë ura" ndërmjet këtyre daljeve të ndryshme konceptuale. Sot në botë ekziston tendencë e fuqishme për krijimin e shoqërisë ndërmarrëse, sikurse në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në tranzicion. Baza e secilës shoqëri ndërmarrëse është krijimi i vetëdijes dhe kulturës ndërmarrëse te secili individ dhe shoqërisë në përgjithësi. Evidente është se në vendet në tranzicion, e në veçanti në shtetin tonë, ekziston sistem i aftësuar i dobët për trajnim dhe arsimim, si një ndër aspektet e potencialit njerëzor. Institucionet arsimore kanë problem me ballafaqimin me nevojat në rritje, por edhe me numrin dhe llojllojshmërinë e grupeve në shenjestër. Njëra nga shkaqet për këtë është mungesa e madhe e fleksibilitetit dhe adaptibilitetit në strukturat e këtyre institucioneve dhe qasja e tyre drejt ndryshimeve. Vijëzimi i tyre i pengon edhe në riaftësimin dhe riformulimin e kurikulumeve. Sistemet arsimore akoma tentojnë të vendosin theks tej mase ndaj njohurive akademike. Në këtë kontekst, duhet të afirmohet qasja e mësimit të përjetshëm. Në kuadër të Unionit Evropian, afirmimi i kësaj qasjeje kërkon zhvillim të kulturës për mësim në nivel individual dhe institucional, në të gjitha sferat, në jetën publike dhe atë private. Kjo paraqet përparësi kulmore, për arsye të dy shkaqeve vijuese: 1. Evropa tenton drejt krijimit të shoqërisë dhe ekonomisë që bazohet në njohuri. Qasja deri te informatat dhe njohuritë aktuale, bashkarisht me motivimin dhe gjindshmërinë për shfrytëzimin sofistikues të këtyre resurseve, mbetet çelës për cilësinë e përgjithshme të jetës dhe punës së njerëzve.

2. Bota në të cilën sot jetojnë evropianët, është shoqërisht dhe politikisht e ndërlikuar dhe komplekse. Shumica e njerëzve dëshirojnë ta planifikojnë jetën e tyre dhe presin të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri, dhe për këtë duhet të mësojnë që të jetojnë me dallimet kulturore, etnike dhe gjuhësore. Arsimimi, kuptuar në mendim më të gjërë të fjalës, është çelësi për mësim dhe kuptim, me qëllim të përgjigjes së këtyre cytjeve. Të vetëdijshëm për këto cytje dhe në nivel të shtetit tonë, nevoja për përshtatjen e diverzitetit real të shoqërisë edhe në sistemin shumëgjuhësh të arsimit, është dhe do të mbetet lëndë e zhvillimit të përditshëm të shoqërisë demokratike te ne dhe në Evropë. Këto dy karakteristika të ndryshimeve bashkëkohoro shoqërore dhe ekonomike janë të lidhura mes veti. Ato paraqesin dy qëllime të njësishme të filozofisë ndaj mësimit të përjetshëm, e ato janë: promovimi i individit në shoqëri, si qytetar aktiv dhe promovimi i mundësive për punësim. Duke u nisur nga paraprakja, në sferën e arsimit promovohen disa trende të reja. Njëra prej tyre është edhe ajo e arritjes së shkathtësive të reja për të gjithë ose qasja universale dhe e vazhdueshme deri te mësimi, me qëllim të fitohen dhe të përmirësohen shkathtësitë e nevojshme për participimin në shoqëri, në të cilën dituria është me rëndësi të veçantë. Këto shkathtësi të reja elementare përfshijnë punë në kompjuter, gjuhë të huaja, kulturë teknologjike, ndërmarrje dhe shkathtësi sociale. Investimi më i madh në resurset njerëzore ose ngritja e theksuar e nivelit të investimeve në resurset njerëzore është me qëllim që të vendosë përparësi mbi vlerën më të rëndësishme të Evropës ­ njerëzit. Njëra nga mënyrat do të ishte që të kërkohet pajtueshmëri mbi partnerët social me të cilën kompanitë do të parashtrojnë qëllime për aftësim të vazhduar ose kontinual. Inovimet në procesin mësimor dhe të nxënit ose zhvillimi i metodave efektive të të nxënit dhe të mësuarit kontinum të të nxënit për gjatë tërë jetës, mbeten çelës për suksesin. Sistemet për mësim doemos të adaptohen drejt mënyrës së ndryshueshme të jetesës. Para së gjithash, kjo dmth. revizion i përgjithshëm dhe reformë e arsimimit inicial dhe aftësimit për vendin e punës, si dhe aftësimit të atyre që i mbajnë kurset, gjegjësisht arsimtarët. Roli i tyre është akoma më shumë në drejtim të jenë mentorë, udhëheqës dhe mediatorë. Vlerësimi i të nxënit të mësimit ose përmirësimi i mënyrave në të cilat kuptohet pjesëmarrja e nxënësve dhe arsimtarëve në procesin e të nxënit dhe rezultatet nga ai, dhe si ato të vlerësohen, fiton në rëndësi. Diplomat, çertifikatat dhe kualifikimet paraqesin referencë të rëndësishme, si për punëdhënësit, ashtu edhe për individët, edhe atë si në tregun e punës ashtu edhe në organizatat. Sipas kësaj, modernizimi i sistemit nacional të çertifikimit për ekonomitë e reja si dhe kushtet e reja shoqërore, mbetën moment i rëndësishëm në të gjitha pjesët e UE.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Afrimi i të nxënit ose sigurimi i mundësive për mësim aq sa është e mundur më afër kandidatëve në bashkësitë e tyre, dhe me përkrahje të kapaciteteve të pajisura me kompjutor, është gjithashtu trend botëror. Për pjesën më të madhe të njerëzve , nga mosha e hershme e deri në pleqëri, të nxënit e njohurive ndodh në nivel lokal. Autoritetet lokale dhe rajonale janë ato që e sigurojnë infrastrukturën e qasjes deri te mësimi i përjetshëm, duke përfshirë mbrojtjen e fëmijëve, transportin dhe shërbimet sociale. Në botë tani më është vendosur paradigma: nga shoqëria që mëson, në shoqëri që din. Bëhet fjalë për shoqëri të qytetarëve proaktiv dhe qytetarëve ndërmarrës. Në këtë kontekst, arsimi fiton rol kyç. Njëherësh, në shkollat tona duhet të edukohen individë të cilët do të jenë të aftë që të ballafaqohen me sfidat e kohës në të cilën do të jetojnë dhe punojnë. Procesi interaktiv i të mësuarit që nga fëmijët do të krijojë, ashtu siç prejudikoi në mënyrë metaforike filozofi i njohur Edgar Moren, "kokë që mendon e jo kokë që mban mend", do të duhej të jetë thelbi i reformave të përgjithshme në arsim, jo vetëm te ne por edhe më gjërë. Duke patur parasysh gjithë këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë miratoi vendim të rëndësishëm, e kjo ishte që të përgatitet Programi nacional për zhvillimin e arsimit, si dokument strategjik i cili duhet t'i vërtetojë drejtimet e zhvillimit të arsimit deri në vitin e 2015. Ky projekt i rëndësishëm i Ministrisë është realizuar me mbështetje financiare nga Instituti shoqëria e hapur ­ Maqedoni dhe ajo që është më e rëndësishme për të njejtën, është sigurimi i mënyrës transparente të hartimit të Programit, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve të interesuara në vend.

Ministër i Arsimit dhe Shkencës Dr. Azis K. Pollozhani

Programi nacional PËr zhvillimin e arsimit nË rePublikËn e maqedonisË 2005 - 2015 >>>>>>>>>>>>>>

grupi nacional i ekspertëve: dr. tale geramitçioski, koordinator dr. zoran vellkovski dr. zoran t. Popovski dr. emilija simovska dr. Xheladin murati dr. snezhana adamçeska agim rushiti mr. laste spasovski dr. hasan Jashari aspasija haxhishçe suzana kiranxiska mr. shefqet zekolli latif ismaili trajçe gjorgjijevski

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

0

PROGRAMI NACIONAL PëR zhVILLIMIN E ARSIMIT Në REPUBLIKëN E MAQEDONISë 2005-2015

Arsimimi për të ardhmën tonë më të mirë Programi nacional i përkushtohet zhvillimit dhe përparimit të diturive dhe përforcimin e kulturës së të jetuarit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ajo mëton të jap kontribut të plotë pë realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhë përmirësim të shoqërisë dhe afirmimin e saj si anëtor i barbartë dhe i respektuar në qarqet evropiane dhe botërore. Programi nacional për zhvillimin e arsimit ndihmon për zhvillimin efektiv të sistemit arsimor, që disponon mekanizma të përgatitjes së të rinjëve dhe të rriturve për të gjitha cytjet dhe ndryshimet me të cilat do të ballafaqohen me të nesërmen që vjen. Programi nacional duhet të rezultojë me arkitekturë arsimore të bazuar në vlera adekuate për drejtimet kryesore zhvillimore, karakteristike për botën bashkëkohore dhe të mjaftueshme që të kontribuojë për plotësimin e nevojave urgjente dhe të rëndësishme të shoqërisë, por që me këtë rast mos të margjinalizohet obligimi për mbrojtjen e kulturës dhe traditës nacionale. Standardet e larta në arsim do të kontribuojnë për zhvillimin e mendimit të lirë, diturisë, inovacioneve dhe kreativitetin si baza të shoqërisë, zhvillimin e saj dhe mirëqenien e çdo anëtari të saj. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

I. QËLLIMI I PROGRAMIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë ka përgjegjësi shoqërore të krijojë kushte për përparimin e arsimit dhe mundësinë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Pasojat e aktiviteteve që i ndërmerr Ministria janë afatgjate të fuqishme dhe ndikojnë drejtëpërdrejt në jetën e çdo qytetari. Kushtet dhe mundësitë për preventivë dhe kompensim që Ministria i ofron në planin e arsimimit dhe trajnimit, hulumtimeve, zhvillimit dhe afirmimit të vlerave kulturore, janë me domethënie thelbore për përcaktimet jetësore të të rinjëve dhe të rriturve. Programi nacional për zhvillimin e arsimit i anticipon nevojat afatgjate të shtetit në planin e arsimit dhe implikon gatishmëri që garanton se vizioni, idetë dhe vlerat që i përmban do të realizohen. Vlera strategjike e këtij dokumenti, për çdo qytetar dhe pjesëmarrës në arsimim, është mundësia që qëllimet dhe përcaktimet e tyre të mund të realizohen. Programi i parashikon ndryshimet e ardhshme në sferat vendore, ndryshimet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndryshimet në shoqëri dhe ndryshimet në rrethin ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah qëllimet e rëndësishme që duhet të sendërtohen. Programi, gjithashtu, është i fokusuar në administrim dhe udhëheqjen me zhvillimin. Kjo është e domosdoshme që të vërtetohen trendet dominante të zhvillimit në rrethin e ngushtë dhe të gjerë si dhe ndikimi i tyre mbi zhvillimin dhe organizimin e monitoringut të vendimeve dalëse. Karakteristikat dhe efikasiteti i organizatës janë kyçe për orvajtjet që ndërmirren për arritjen e qëllimeve të pritura.

Arsimi është e drejta fundamentale e njeriut. Ai u mundëson fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve forcë që në mënyrë kritike të mendojnë, të bëjnë zgjedhje dhe të përmirësojnë jetën. Rrethin e mbyllur të varfërisë e thyen dhe është rrethanë kyçe e zhvillimit socialo ekonomik . (EFA, UNESKO)

II. CyTJET

Ngjarjet nga gjysma e dytë e shekullit 20, shkaktuan disa cytje kyçe me të cilat ballafaqohet njerëzimi në fillim të shekullit 21. zhvillimi i teknologjisë kompjuterike, sistemet bashkëkohore të informatave, shkaktuan revolucion në sferën e punës dhe jetës së njerëzve. Ekonomitë, nga prodhimi manuel i standardizuar, u transformuan në prodhim të nduarnduarshëm dhe në njohuri të bazuara në shërbime dhe të mira. Falë zhvillimit të sistemeve komunikuese dhe mobilizimit të njerëzve, arritëm te një proces të afrimit kulturor të popujve të botës. Përforcimi i marrëdhënieve interaktive dhe bashkëpunuese, para se gjithash ekonomike, e përshpejtojnë procesin e integrimit politik. Globalizimi politik, kulturor dhe ai ekologjik, u bënë përcaktues të zhvillimit të vendeve në botë.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Kjo arkitekturë e re planetare implikon iniciativa që kanë për qëllim zgjidhjen e çështjeve të popujve në botë. Në nivelin më të lartë ndërkombëtar, sot flitet për transformime politike, procese integruese, intelektualizim të profesionit dhe punës; shkallë të lartë të papunësisë, shtim të varfërisë, luftë për të drejtat e njeriut (mbrojtje të fëmijëve, të përbuzurve, të grupeve të margjinalizuara dhe diskriminauara të njerëzve etj.); multikulturalizëm, mbipopullim; çështje në sferën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, bilinguizëm dhe multilinguizëm si nevojë për ofrim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, çështje në sferën e mbrojtjes së ambientit jetësor; afirmimi i dimensionit ekonomik të njohurisë etj. Globalizimi ekonomik, politik, arsimor dhe ekologjik, nga njëra anë, dhe përcaktimi i Republikës së Maqedonisë për integrim në proceset e bashkëpunimeve evropiane dhe botërore, nga ana tjetër, i nxisin kapacitetet e shtetit, ato njerëzore dhe materiale, si një nga parakushtet për arritjen e këtyre qëllimeve. Sistemi arsimor, hulumtimet dhe risitë dhe zhvillimi i të mirave dhe njohurive të bazuara në aftësi, manifestohen si elemente përbërëse të kësaj kompetence. Suksesi nacional dhe ai ndërkombëtarë i Republikës së Maqedonisë, drejtëpërdrejt është i determinuar nga qenia e standardeve të larta në arsim, përparimi i hulumtimeve dhe përforcimi i kreativitetit dhe risive, kultivimit të specifikave në dallimet kulturore dhe përdorimi i teknologjisë bashkëkohore komunikative dhe informative. Në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë do të ballafaqohet me zgjidhjen e një varg çështjesh të rëndësishme, siç janë: përforcimi i zhvillimit ekonomik, përparimi i kompetencave dhe procedurave për sjelljen e vendimeve, forcimin e bashkëpunimit ndëretnik në fushën e kulturës si dhe sendërtimin e qëllimeve lidhur me proceset integruese politiko-ekonomike. Qëllimi parësor, në rastin tonë, do të jetë përforcimi i kompetivitetit të shtetit, si cilësi që do të mundësojë zgjidhjen optimale të çështjeve në fjalë si dhe përfshirjen e të rinjve dhe të të rriturve në proceset arsimore dhe hulumtimet shkencore, në bashkëpunim me vendet e Unionit Evropian dhe vendet tjera në botë. Pjesëmarrja aktive e Republikës së Maqedonisë në proceset globale integruese, nënkupton marrjen mbi vete të përgjegjësisë për plotësimin e politikës globale në sferën e arsimit. Në këtë drejtim, Ministria për Arsim dhe Shkencë do ta merr mbi vete përgjegjësinë për realizimin e qëllimeve, parimeve dhe porosive që janë të theksuara në dokumentet ndërkombëtare për zhvillimin e arsimit në Evropë dhe botë. Programi Arsimimi për të gjithë, i UNESKO-s, Qëllimet mijëvjeçare të KB dhe Procesi i Bolonjës, janë kornizë referente që përmbajnë pjesën më të madhe të qëllimeve që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të orvatet t'i realizojë përmes Programit nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë. Krahas rritjes së internacionalizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit, Republika e Maqedonisë, gjatë procesit të ndryshimeve të saja, bën përpjekje ndryshimet t'i

sendërtojë në frymën e pluralizmit dhe ndryshimeve të vlerave. Përpjekjet e saja vërehen në orvajtjet për sendërtim të barazisë dhe tejdukshmërisë në veprim, me kultivim të theksuar të frymës për bashkëjetesë, demokraci dhe cilësi. Për këtë qëllim, bëhen përpjekje të ndërtohen mekanizma të qarta për bashkëpunim nacional dhe internacional dhe arkitekturë e re vlerash që do të duhej t'i kënaq kërkesat e proceseve të zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, nga njëra anë, ndërkohë që do të ndihmojë në zgjidhjen e brendshme të çështjeve shtetërore, nga ana tjetër. Nga këto orvajtje, do të duhej të rezultoj sendërtimi i një hapësire të gjërë ofertash që do të siguronin mundësi për zgjedhje të shumënduarshme të çdo qytetari për përparim në karierë në përputhje me përcaktimet e tija jetësore. Ndërkaq, në rastin me fëmijët dhe të rinjtë, duhet theksuar domosdo se do t'u ofrohet arsimim që do t'i kultivojë kapacitetet e tyre, do t'i respektojë interesat dhe prirjet e tyre dhe do t'u ofrojë mundësi të bëjnë zgjedhjen dhe të vijnë në shprehje përmes proceseve edukativo-arsimore. Ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës në Republikën e Maqedonisë, flasin se numri i foshnjeve të lindura bie çdo vit, pavarësisht nga përkatësia nacionale. Përjashtim bëjnë disa grupe të veçanta etnike (romët), ku numri i foshnjeve të lindura është në rritje. Në të ardhmen, numri i popullatës së re pritet të zvogëlohet në relacion me numrin e të rriturve dhe të moshuarve. Ky trend, në mënyrë të dukshme përcakton krijimin e politikës arsimore në shtet, veçanërisht sa i përket rrjetit që ofrojnë shërbimet arsimore dhe ndikimi i tyre grumbullues, si dhe specifitetet dhe karakterin e mundësive arsimore që do të duhej t'i zbatojë shteti në të ardhmen. Papunësia dhe zvogëlimi i mundësive për participim në punësimin e të rinjve, gjithashtu, ndikon në strukturimin e nevojave arsimore. Një nga cytjet kyçe për kreatorët e politikës arsimore dhe sistemet arsimore në tërësi, në periudhën e ardhshme do të jetë ngritja e nivelit të arsimimit të të rinjëve dhe të rriturve, me theks të veçantë të rritjes së cilësisë së kompetencave profesionale dhe sociale. Objektivizmi i konceptit për mësim të përjetshëm dhe trajnim duhet të ndihmojë në rivendosjen e një lidhjeje dinamike të arsimit me tregun e punës dhe ndryshimet shoqërore. Ofrimi i kushteve për rritje të vazhdueshme, ndryshim dhe freskim të kompetencave të të rinjëve dhe të rriturve do të implikojë pozita më të mira startuese gjatë kalimit nga mësimi në punë, ruajtja ose ndërrimi i vendit të punës si dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse demokratike. Parakushti themelor për sendërtim të këtij qëllimi është ngritja e cilësisë dhe fuqisë së atyre që ofrojnë shërbime arsimore, kulturore dhe sportive dhe ndërtim mekanizmash për veprim efektiv të tyre në përforcimin e kapaciteteve dhe përparimin e cilësisë të jetës individuale dhe shëndetit psiko-fizik i të rinjëve dhe të rriturve.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në pajtim me strategjitë afatgjate për zhvillim ekonomik në nivel shtetëror, e nevojshme është të ndërtohen strategji veç e veç për zhvillim ekonomik në nivel regjional. Me një rast të tillë do të definohen projeksionet për zhvillim të kuadrove dhe zvogëlimin e papunësisë. Në funksion të rritjes së mundësive për punësim, është e nevojshëm zbatimi paralel i ndryshimeve në sferën e arsimit. Me një rast të tillë, punësimi do të jetë i përcaktuar, jo vetëm nga hapat e rritjes ekonomike dhe oferta e tregut të punës, por edhe nga efikasiteti i sendërtimit të politikës arsimore në nivel të rajonit. zhvillimi ekonomik dhe kulturor i secilit rajon dhe atij shtetëror në tërësi, do të varen nga statusi i njohurive dhe cilësive profesionale të shkollës me përparësi të vlerave në rajon dhe shtet. Ata duhet ta kenë statusin e faktorit vendimtar për zhvillim të suksesshëm ekonomiko-kulturor, përkundër nepotizmit dhe favorizimit partiak. Vetëm në atë mënyrë mund t'i bëjmë ballë kërkesave të ekonomisë globale dhe të pafrenueshmes teknologjike informatike dhe ndikimit të tyre ndaj strukturës së profesioneve dhe profileve dhe frytit të njohurive, punë e bazuar në të gjitha fushat. zhvillimi i shpejtë dhe zbatimi i shpeshtë i teknologjisë informatike në të gjitha fushat e manifestimeve të njeriut, janë disa nga karakteristikat themelore të dekadave të fundit të shekullit tonë. Me përmasa të gjera planetare në të gjitha format e veprimtarisë së njeriut, zhvillimi i industrisë informatike, e veçanërisht teknologjia kompjuterike, në masë të madhe e aktualizon çështjen për promovimin e shkrim-leximit informatik, si njëra nga kompetencat kyçe me të cilat duhet të disponojë i riu dhe i rrituri. Republika e Maqedonisë, në planet e veta zhvilluese, duhet të rrumbullaksojë, jo vetëm instalimin e ri të teknologjisë informatike në të gjitha sektoret e veprimit, por edhe: rritjen e potencialit kadrovik nga informatika në vend, përforcimin e arsimimit informatik dhe trajnimin në të gjitha sektoret e veprimit, aftësimin funksional ose shkrim-leximin kompjuterik të të rinjëve dhe të rriturve për sektorët e ngopura në teknologjinë e re informatike, përparimin e arsimimit informatik të detyruar dhe arsimimit postdetyruar, dhe përdorimin e TIK në funksion të rritjes së frytshmërisë të sistemit arsimor. Në këtë drejtim, njohja dhe puna me TIK paraqet pjesën thelbore të kompetencave të të rinjve dhe të rriturve dhe kusht për frytshmërinë e manifesimit në sferën e punës dhe të jetës politikoshoqërore. Në periullën e ardhshme, Republika e Maqedonisë duhet të sigurojë stabilitet fundamental të ekonomisë nacionale. Kjo nënkupton sendërtimin e rritjes ekonomike, përforcimin e kompetencës të sektorit publik dhe atij privat, sajimin e frytshëm ligjvënës dhe mekanizmat për sigurim dhe efektivitetin e proceseve ekonomike. Arritja e këtyre qëllimeve, drejtëpërdrejtë është përcaktuar nga shteti, si përcaktim për përkrahjen e arsimimit dhe trajnimit, implementimi i teknologjisë së lartë dhe përdorimi i saj efektiv, zmadhimi i efikasitetit në sektorin publik dhe të praktikuarit e standardeve dhe vlerave të larta. Cilësia duhet të jetë bazë e

shquar e daljes nga vështirësitë. Prandaj, shteti duhet të bëjë revizion të sistemit për financimin e zhvillimit të të mirave njerëzore, përkatësisht shqyrtim të atyre ekzistuese dhe burimeve alternative për financim dhe të ndërtojë mekanizma për ndarje efektive e funksionale të mjeteve për arsim dhe hulumtim. Duke marrë parasysh zvogëlimin permanent të mjeteve për arsim dhe hulumtim nga ana e shtetit, duhet mbajtur llogari për aktivitetet/projektet që i zbatojnë fondacionet e vendit dhe fondacionet ndërkombëtare dhe organizatat në sferën e arsimit dhe hulumtimit. Që të kompensohet mungesa dhe në funksion të realizimit të frytshëm të përcaktimeve programore të shtetit, domosdo duhet të bëhet një koordinim në realizimin e aktiviteteve mes shtetit, nga njëra anë, dhe sektorit joqeveritar ndërkombëtar, nga ana tjetër. është me rëndësi të sigurohet shkallë e lartë e përputhshmërisë mes aktiviteteve të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, me prioritetet e caktuara shtetërore në sferën e arsimimit. Në atë mënyrë, do të kemi shfrytëzim të frytshëm të investimeve në arsim dhe kompenzim të mjeteve të pamjaftueshme. Në këtë drejtim, është e domosdoshme që në periudhën e rradhës, të vërtetohet cilat dhe çfarë shërbime do të jep sektori publik, privat dhe ai joqeveritar, dhe në çfarë relacione do të jenë ato shërbime me përcaktimet strategjike të qeverisë. Vështirë mund të prognozojmë dhe të shpresojmë se në të ardhmen financimi në sektorin publik do të rritet, pa marrë parasysh gjendjen në ekonominë nacionale. Duke marrë parasysh rritjen e kërkesës për mjete për financimin e përkujdesit shëndetësor, pensionimi dhe ndërhyrja investive në sferën ekonomike, në pritje është që mjetet e buxhetit për financim të arsimit në mënyrë permanente të zvogëlohen. Nga pikëpamja e planifikimit të mjeteve buxhetore për financimin e arsimit dhe zbulimin e burimeve alternative për financim, me rëndësi të posaçme është të vërtetohet çfarë ekonomie dhe veprimtarie shërbyese do të zhvillohen në vetëqeverisjet vendore. zhvillimi i vendit në periudhën e ardhshme, e bashkë me të edhe arsimi, në masë të madhe do të përcaktohet nga ajo se çfare raportesh do të zhvillohen në mes pushtetit qëndror dhe pushtetit rajonal dhe çfarë modele dhe mekanizma për financim do të ndërtohen. Inkluzioni social dhe participimi i të rinjve dhe të rriturve në proceset e vendosjes, do të jetë çështje me rëndësi për Republikën e Maqedonisë. Në periudhën e rradhës duhet të përshpejtohen orvajtjet për promovim të të gjitha formave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim afirmimin e të rinjve dhe të të rriturve në sferën sociale. Kjo nënkupton përforcimin e angazhimit volonter, i objektivizuar përmes promovimit të aktiviteteve kulturore dhe sportive dhe aktiviteteve të ndryshme rinore. Aktivitetet volontere duhet të mundësojnë inkluzion social, të ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin e vlerave qytetare dhe t'i aftësojnë të rinjtë për rregullimin dhe qeverisjen me jetën e tyre. Nga pikëpamja e inkluzionit social dhe participimit të të rinjëve në

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

proceset e vendimmarrjes, roli i institucioneve arsimore është i madh. Prandaj, Qeveria si dhe të gjitha subjektet në arsim, duhet t'i përshpejtojnë orvajtjet për përmbajtje të projekteve që i përfshijnë aktivitetet e volunterëve, nga njëra anë, dhe institucionet arsimore, nga ana tjetër. Në funksion të inkluzionit dhe participimit social, i domosdoshëm është forcimi i iniciativës që vepron në sektorin joformal, veçanërisht të atyre që kanë për qëllim trajnimin për ngritjen arsimore dhe kulturore të popullatës të të rinjve dhe të rriturve, me theks të veçantë ndaj popullatës me arsimim të hendikepuar. Pritet që iniciativat e këtilla të rezultojnë me krijimin e mundësive, përmes kanaleve vepruese jashtë institucionale dhe jashtë politike, të formohen dhe të përparojnë kompetencat e të rinjëve dhe të rriturve për participim më të madh dhe ndikim në procese për vendimmarrje në nivel vendor dhe shtetëror. Programi nacional për zhvillimin e arsimit duhet të mundësojë kompatibilitet më të madh të standardeve nacionale me standardet e Unionit Evropian dhe më gjërë, zhvillimin demokratik dhe përparimin e shoqërisë qytetare si dhe zhvillim të integruar dhe bashkëkohor të tregut ekonomik të vendit. Kushti themelor për realizimin e frytshëm e një koncepcioni të këtillë, paraqet angazhim plotësues për krijimin e klimës dhe kulturës për administrim, që do të etablojë arsimin si faktor dhe gjenerator të rëndësishëm të zhvillimit në të gjitha sferat e shoqërisë dhe do ta tejkalojë mendimin sipas të cilës arsimi trajtohet si sektor konsumues. Që andej, imponohet nevoja e domosdoshme për përputhshmëri të përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tërësi, e jo vetëm e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me bashkësitë vendore, organizatat joqeveritare dhe të subjekteve tjera të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

III. VIZIONI

Republika e Maqedonisë është shoqëri ku arsimi dhe trajnimi, kultura dhe shkenca, janë faktorë kyç për mirëqenien e qytetarëve dhe forcimit të ekonomisë. Republika e Maqedonisë orvatet të jetë anëtare e barabartë e respektuar në rrethin Evropian dhe atë Botëror, ky është orientimi i përhershëm i saj. Ajo është shumë e vendosur të shkojë pas hapave të rregullimit bashkëkohor shtetëror, aty ku arsimi dhe trajnimi, kultura, shkenca dhe inovacionet janë faktorë kyç për mirëqenien e qytetarëve dhe forcimit të ekonomisë nacionale.

IV. MISIONI

Programi nacional për zhvillimin e arsimit ka misionin që, përmes zhvillimit të sistemit edukativo-arsimor, të ndihmojë Republikën e Maqedonisë në orvajtjet e saja për pjesëmarrje të barabartë dhe të respektuar në proceset botërore, para se gjithash në proceset evropiane politiko-ekonomike integruese dhe të krijojë kushte për prevencë dhe shfrytëzim të frytshëm të fryteve nga globalizimi i arsimit, politikës, kulturës dhe ekonomisë. Një mision të këtillë, Programi nacional për zhvillim të arsimit bën përpjekje ta sendërtojë me ndihmën e një orientimi afatgjatë të dëshmuar dhe intervenimeve të frytshme në këto fusha kyçe-strategjike: 1. 2. 3. 4. 5. 6. Arsimim për të gjithë / sigurim i arsimimit të barabartë. Përparimi i kulturës së të jetuarit. Rritja e participimit social. Rritja e kompetencës arsimore, kulturore dhe ekonomike të shoqërisë në Maqedoni. Forcimi dhe përparimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Udhëheqja me ndryshimet.

V. VLERAT DHE PARIMET MBI TË CILAT MBËSHTETET PROGRAMI NACIONAL

Si pjesë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për zhvillimin e arsimit, shkencës dhe sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këto fusha. Korniza ideore e Ministrisë është koncepti për mësim të përjetshëm, që përpiqet ta sendërtojë përmes promovimit të arsimit, krijimit të kushteve të përshtashme për prodhimtari dhe diseminacion të diturive, përforcim të kompetencave të të rinjëve dhe të rriturve për inkluzion social dhe participim, përkrahje e iniciativave të qytetarëve, vënja e balansit mes sektorit formal e jo formal dhe participimi i përgjithshëm në proceset për sendërtimin e idesë për mirëqenien e çdokujt. Mirëqenia sociale, kulturore, fizike dhe intelektuale e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, janë vlera të përgjithshme në të cilat mbështetet Programi nacional për zhvillim të arsimit në Republikën e Maqedonisë. Mirëqenia e qytetarëve njëkohësisht d.m.th. edhe mirëqenia e shtetit në tërësi, dhe anasjelltas. Në këtë drejtim, zhvillimi i qytetarit të orientuar kompetent, kreativ dhe i kapitalit njerëzor të ndërtuar mbi parimet etike, të kuptuar si faktor kyç që ndikon në zhvillimin politiko-social dhe ekonomik të shtetit dhe kompetencës së tij ndërkombëtare, është qëllimi parësor i këtij programi.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Programi nacional kujdeset që, në frymën e vlerave qytetëruese bashkëkohore, siç janë: dituria, demokracia, drejtësia, toleranca dhe njerëzorja, t'i krijojë drejtimet themelore për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë. Gjatë kësaj, në kuadër të qëllimeve të nënvizuara për realizim, orvatet me përpikëri t'i respektojë principet gjenerale mbi të cilat bazohet zhvillimi i arsimit në Republikën e Maqedonisë, siç janë parimet: cilësi, përgjegjësi qytetare, lidhja me tregun e punës, ekonomizimi, të qenët i drejtë, transparenca dhe integrimi.

VI. LËMITË KyçE PËR NDËRHyRJE

1. ARSIMIMI PËR TË GJITHË

Republika e Maqedonisë do të merr masa për garantim për mundësi të barabarta në arsim për secilin qytetar, pa dallim nga mosha, gjinia, aftësitë, përkatësia etnike dhe përcaktimi religjioz. Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë përgjegjëse për sigurimin e kushteve të barabarta për qasje në të gjitha format e arsimimit të secilit qytetar.

Qëllimet:

Zhvillim për mundësi arsimore për të gjithë

Qëllimi i politikës arsimore i çdo vendi është të sigurojë mundësi për arritjen e nivelit të arsimit përkatës për çdo njërin dhe për të gjitha grupet e të rriturve dhe të sigurojë se të gjithë zotërojnë njohuri, shkathtësi dhe qëndrime që janë në pajtim me kërkesat e shoqërisë dhe të tregut të punës. Pikërisht për këtë, arsimimi duhet të jetë i kapshëm për secilin që jeton në truallin e Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga mosha, gjinia, përcaktimi religjioz, gjendja shëndetësore, përkatësia etnike dhe gjendja socialo-financiare. Gjithashtu, arsimi dhe stërvitja duhet t'i ketë të gjitha kushtet për efektshmëri dhe efikasitet, që të jenë në gjendje që të gjithëve t'u ofrojnë arsim të përgjithshëm dhe profesional. Arsimin duhet ta karakterizojë strukturë e caktuar dinamike dhe fleksibile, që do të mundësojë moblizim të nxënësve, studentëve dhe kuadrove të

0

» Në Republikën e Maqedonisë jetojnë 2.022.547 banorë nga të cilët 1.015.377 janë të gjinisë mashkullore (50,22%), kurse 1.007,170 janë të gjinisë femërore (49,80%). » Karakteristikë e përgjithshme e lëvizjes së popullatës në Republikën e Maqedonisë është zvogëlimi i vogël i shtimit së popullatës. Shkalla natyrore e shtimit së popullatës, e cila me vitin 1990 ishte 9.70, në vitin 2002 u zvogëlua në 4.80. » Në dekadën e fundit paraqitet zvogëlimi i shkallës së shtimit së fëmijëve. Nga 34.608 të foshnjeve të lindura me 1989, ky numër u zvogëlua në 27.761 fëmijë në vitin 2002. » Popullata me moshë më se 65 vjeçare, në vitin 1991 ka marrë pjesë në numrin e përgjithshëm me 8,15%, kurse në vitin 2002 ajo bën pjesë me 10,57% dhe pritet që me vitin 2015 të jetë afër 14%.

mësimdhënësve pa pengesa horizontale dhe vertikale, që do të funksionojnë me mekanizma të qarta që do të mundësojnë adaptimin dhe gatishmërinë e tij për ballafaqim me kërkesat për ndryshime të individëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Gjithashtu, arsimi duhet t'i tejkalojë çështjet dhe t'i eliminojë faktorët që nxisin apstinencë arsimore dhe vërshim të shfrytëzuesve të shërbimeve të arsimit. Mundësia e kushteve të njëjta për arsimim në truallin e Republikës së Maqedonisë, në periudhën e rradhës, do të kushtëzohet me balansim të dallimeve që ekzistojnë mes mjediseve urbane dhe atyre rurale, si dhe mes rajoneve të zhvilluara dhe të pazhvilluara. Veçanërisht duhet pasur kujdes për dallimet që do të manifestohen në sferat e: cilësisë së mësimdhënësve, kushteve për të mësuar, infrastrukturës adekuate, posedim me kuadër përkatës dhe qasja fizike në institucionet arsimore. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme do të miren masa për përmirësimin e kushteve për të mësuar dhe infrastrukturës në rajonet rurale, përfshirjen sa më e madhe të fëmijëve nga vendet më pak të zhvilluara në të gjitha nivelet e shkollimit, ndërtimi i beneficioneve gjatë procesit të punësimit për kuadrin arsimor i cili do të punonte në këto mjedise, përforcimi i sistemit për përsosmëri profesionale të kuadrit të tashëm arsimor dhe tejkalimi i problemeve me qasjen fizike në institucionet arsimore, përmes zgjidhjes së çështjes së shërbimit të transportit të nxënësve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërtojë zgjidhje sistemore për krijimin e mundësive të njëllojta dhe qasje në arsimim për fëmijët me nevoja të veçanta. Për këtë qëllim, duhet të përputhen orvajtjet për inkluzim të fëmijëve me pengesa në zhvillim. Kjo nënkupton koordinimin e ndërhyrjes dhe përputhshmërisë të komponentës programore, ofrimi i kushteve (kadrovike dhe infrastrukturale) në institucionet edukativo-arsimore dhe trajnim plotësues i kuadrove të tashme për punë me kategorinë e këtillë të fëmijëve. Decentralizimi në arsim Analizat e gjertanishme për gjendjen në arsim (sidomosnë atë parashkollor, fillor dhe e të mesëm) flasin se njëra nga çështjet kyçe në këtë sferë,është centralizimi i theksuar. Gjendja e këtillë gjeneronte numrin e madh të problemeve, si: vënja e ashpërt e sistemit, margjinalizimi i veçantive që dalin nga specifikat e rajonit/vendi ku vepron enti arsimor, veçanërisht sa i përket mundësisë për t'i bërë bashkëkohore kurikulumet, ekzistimi i procedurave të ndërlikuara burokratike gjatë marrjes së vendimeve, ngathtësia e sistemit që t'i adaptohet dinamikës së ndryshimeve, si në sferën e arsimit, ashtu edhe në ndryshimin që rrjedh nga zhvillimi ekonomiko-social i shetit dhe komunave, procedurat e zgjedhjes së kuadrit arsimor dhe administrativ ishin të fokusuara në një qendër të vendosjes ­ Ministri, çka ndikoi në dominimin partiak, etnik dhe të interesit personal në zbatimin e procedurës zgjedhore dhe margjinalizimi i profesionalizmit dhe cilësisë si kriter

zgjedhor; margjinalizim i interesit, por edhe i përgjegjësisë së shkollës, prindërve dhe bashkësisë vendore për funksionim të frytshëm; mundësitë për përpunimin dhe zbatimin e planit zhvillimor shkollor ishte i limituar me procedura të ndërlikuara byrokratike, me mundësi të zvogëluara për gjetjen e burimeve alternative për financim; vendosja centraliste kontriuboi për funksionimin e politikës jokonsistente, pa mbështetje programore, për ndarjen e mjeteve financiare, që në masë të madhe udhëhiqej nga motive voluntariste; procesi i lidhjes së arsimit dhe punës pengohej me zvogëlimin e ingerancave të enteve arsimore që të vendosin pavarësisht për sendërtim me subjekte ekonomike përkatëse vendore e regjionale, si dhe me pamundësinë e subjekteve ekonomike të kenë ndikim më të madh në përpilimin e kurikulumeve në entet arsimore, përkatësisht me pamundësinë për sendërtimin e intereseve të tyre; vendosja centraliste e zgjedhjes së teksteve shkollore rezulton me formimin e monopoleve gjatë përpunimit të tyre, shtypjes dhe distribuimit në nivel shtetëror, me ç'rast drejtëpërdrejtë cënohen parimet pedagogjike për korelacion të burimit të të mësuarit me specificitetet e konsumuesit dhe hapësirës ku zbatohet procesi i të mësuarit. Me vendosjen centraliste të sistemit arsimor, entet arsimore erdhën në pozitë që të luajnë rolin e sendërtuesit të tërthortë të politikës arsimore, me pamundësi ta zbatojnë edhe rolin e kreatorëve të tërthortë të veprimtarisë vetijake. Në përiudhën e ardhshme, do të merren masa të tejkalohen problemet që ishin si pasojë e vendosjes të theksuar centraliste të arsimit në Republikën e Maqedonisë. Me decentralizim, në arsim do të bëhet redistribuimi i përgjegjësisë për çështjet kryesore në arsim (përmirësimi i cilësisë së arsimimit, përforcimi profesional i mësimdhënësve, financimi) në tri shkallët e sistemit arsimor-qëndror, vendor dhe shkollor. Përgjegjësitë do të rriten në nivel vendor dhe shkollor, në llogari të koncentrimit të përgjegjësive në nivel qëndror. Këto përshtatje do të përmbajnë: » » » » riorganizim të administratës arsimore dhe menaxhimi përmes ligjeve të reja për vetëqeverisje vendore dhe financim i vetëqeverisjes vendore, të përmirësuarit e menaxhimit dhe administrimit me arsimin, duke përfshirë koncepte dhe kapacitete strategjike në nivel qëndror, zhvillim të sistemit më të frytshëm të planifikimit financiar, alokacione dhe menaxhim financiar (formula per ­ kapita e përmirësuar), të përmirësuarit e menaxhimit në nivel vendor dhe atij shkollor, si dhe i profesionalizmit dhe efikasiteti i të punësuarve në shkolla dhe vetëqeverisjen vendore, definimi preciz dhe restrukturimi i rolit dhe përgjegjësive të enteve administrative në të tri nivelet,

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

»

» »

ndërtimi i sistemit të vetëqeverisjes shkollore dhe sigurimi i trajnimit për menaxhues të shkollës për drejtorët e shkollës, evalvim ­ shfrytëzim të kapaciteteve të institucioneve administrative për monitorim dhe vlerësim të shkollave.1

Një operacionalizim i këtillë i decentralzimit inicon, ndërtimin e një qëndrimi të qartë se në cilën pjesë të sferës arsimore qeveria do ta merr përgjegjësinë, e në cilën pjesë përgjegjësia do t'i bie subjekteve vendore. Për funksionim të frytshëm të këtij qëndrimi, veç mbështetjes ligjore të procesit të decentralizimit, duhet të ndërtohen indikatorë, mekanizma dhe instrumente për kontroll të cilësisë, si kriter themelor që do ta determinojë statusin e entit arsimor si dhe përgjegjësitë dhe beneficionet e saja të normuara në nivel shtetëror. Organet shtetërore do të jenë përgjegjës për kontrollin ekstern të cilësisë së enteve arsimore, ndërkohë që subjektet vendore, para së gjithash entet arsimore dhe autoritetet vendore, do të jenë përgjegjës për sigurim të kushteve për cilësi më të lartë në pajtim me standardet nacionale për cilësi në arsim. Ndarja e fuqisë dhe përgjegjësisë prej asaj shtetërore në atë vendore dhe në nivel regjional, duhet të jetë e fokusar në: transmetimi i përgjegjësisë komunave për themelimin e shkollave fillore dhe atyre të mesme, që nënkupton se ata do të jenë pronar të pasurisë shkollore, do t'i definojnë planet financiare vjetore të shkollave dhe do të miratojnë bilancin përfundimtar, do të ndikojnë në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave përmes përfaqësuesve të tyre në këshillat e shkollës, do të emërojnë kandidatin e zgjedhur dhe me rrjedhën e kohës do të jenë përgjegjës për rrjetin shkollor, me fjalë tjera ata do të kenë të drejtën e hapjes dhe mbylljes së shkollave, transmetimi i përgjegjësive për mbajtjen e enteve arsimore nga ana e vet entit dhe autoriteteve vendore, transmetimi i përgjegjësisë për financim të pjesërishëm të arsimit nga buxheti vendor, transmetimi i përgjegjësisë për monitoring permanent dhe kontroll intern të cilësisë të procesit arsimor mbi entet arsimore, këshillave prindore dhe autoritetet vendore, ofrimi i kushteve dhe mundësive për hyrje në arsim të kapitalit privat, ofrimi i kushteve dhe mundësive për participim më të madh në krijimin e kurikulumit vendor, nga ana e të gjithë subjekteve të interesuara shkollore dhe vendore, dhënia e lirisë më të madhe enteve arsimore gjatë punësimit të mësimdhënësve, administratorëve, kuadrit udhëheqës dhe atij ndihmës, në mënyrë

1

The Education Modernization Project and Strategie Priorities in the Education System, World Bank, 2004.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

që participimi i subjekteve vendore, para së gjithash prindërve, gjatë këtij procesi duhet të jetë e detyrueshme, ofrimi i mundësive për respektimin e rregullave të tregut të hapur gjatë përpunimit, shtypjes dhe distribuimit të teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, transmetimi i përgjegjësisë për trajnimin e kuadrit të mësimdhënësve dhe atij udhëheqës, në kushte të tregut të gjërë të shërbimeve arsimore, që funksionon në bazë të programeve të akredituara për trajnim të mësimdhënësve, drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional. Këtë kompetencë dhe përgjegjësi, komunat do ta zbatojnë në bazë të publikimit të përgatitur "Doracak për kompetencat e komunave në sektorin arsimor, në pajtim me dispozitat ligjore ekzistuese". Në kushte të arsimit të decentralizuar, qeveria duhet t'i merr ingerencat dhe përgjegjësit për: legjislativën, financimin e pjesërishëm, në bazë të ndarjes të mjeteve për arsim nga buxheti qëndror i komunave në formë të blok dotacioneve. Financimi i këtillë si kriter themelor do t'i ketë: numrin e nxënësve, gjendjen e infrastrukturës, cilësinë e punës arsimore të vërtetuar përmes kontrollit ekstern dhe mobilizimin vertikal të nxënësve, kontrollin ekstern të cilësisë së punës të entit arsimor, zbatimin e pjesës eksterne dhe kontrolli i pjesës interne të provimit të maturës dhe atij përfundimtar, përpunimin e standardeve në arsim, përkatësisht indikatorëve për entin efektiv arsimor, akreditimin e programit për trajnim të kuadrit të mësimdhënësve, udhëheqësve dhe atij profesional, licencim të kompetencave, veprimtarive dhe titujve të mësimdhënësve dhe të drejtorëve, vendosjen e interesit shtetëror, përkatësisht i kurikulumit, të cilin çdo ent arsimor domosdo duhet ta respektojë, financimi publik. zbatimi i proceseve të decentralizimit nuk do të thotë vetëm ndarje të fuqisë, por edhe përcaktim të përgjegjësive. Kjo do të thotë se decentralizimi do të reflektojë ndryshime edhe në statusin dhe rolin e qendrave të fuqisë administrative, atyre vendore dhe politiko regjionale.

Marrja e përgjegjësisë mbi vete në arsim d.m.th. marrja e përgjegjësisë edhe për financim të tij. Financimi paraqet njërin nga çështjet kyçe që administrimi vetëqeverisës vendor në të ardhmen duhet ta zgjidhë. Tentimi për dobësimin e participimit financiar nga ana e shtetit, mundëson që barra më e madhe në zhvillimin e rajoneve, pra edhe arsimit, të bie mbi buxhetet vendore. Në ç'masë buxhetet vendore do të mbajnë presionin zhvillimor të konkurencës, do të varet nga cilësia e planeve zhvillimore të tyre, forcimi i ekonomisë vendore dhe zbatimi korrekt i politikës tatimore. Decentralizimi do të sfidojë që përgjegjësia e fuqisë punuese dhe e dhënësit të shërbimeve gradualisht të demetizohet nga pushteti qëndror, vendor dhe ai rajonal. Ndërkohë që, kjo do të nxitë marrjen e përgjegjësisë edhe për pasojat nga debalansi mes fuqisë punuese dhe ofertës punuese vendore dhe mundësive për arsim që do t'i kenë në dispozicion të rinjtë dhe të rriturit. Në disa raste, të rinjtë dhe të rriturit mund të kenë probleme serioze me mundësitë për zgjedhje në sferën e arsimimit dhe të punësimit. Këto çështje, vallë do të jenë më të vogla apo më të mëdha, do të varet para së gjithash nga forca e rajonit dhe kapacitetet e saja për t'i kënaq interesat e të rinjëve dhe të të rriturve që rëndojnë në atë rajon. Ndërkohë që, kjo mund të sfidojë rritjen e dallimeve mes rajoneve dhe qeverisë, jo vetëm në pikëpamjen e ofertës arsimore dhe punuese, por edhe në pikëpamje të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomiko-kulturor. Në këtë drejtim, një nga qëllimet parësore të shtetit në periudhën e rradhës, do të jetë krijimi i rrjetit të efektshëm të dhënësve të shërbimeve arsimore, kulturore dhe rekrativo-sportive, si parakusht për zhvillimin e rajoneve në shtetet me decentralizimit të suksesshëm në arsim. Mirëpo zhvillimi i rajonit, nuk varet vetëm nga përforcimi i kapaciteteve industriale, por edhe nga përparimi dhe shfrytëzimi i efektshëm i rezultateve të hulumtimeve dhe risive, cilësisë së bashkëpunimit mes arsimit dhe ekonomisë, përdorimit të teknologjisë informatiko-komunikuese, resurseve që disponojmë dhe cilësive të kapaciteteve njerëzore. Qasja ndaj instituteve publike arsimore, kulturore dhe sportive, do të sigurohet përmes mekanizmave dhe instrumenteve precize të vërtetuara në bashkëpunim në nivel vendor dhe nacional. Në ç'masë qasja do të jetë e siguruar, do të varet nga konsekuenca e autoriteteve vendore për zbatimin e obligimit të tyre për mbrojtjen dhe bashkëkohësimin e rrjetit arsimor, sportiv dhe kulturor dhe kryerjen e përgjegjësisë në mënyrë të denjë nga ana e shtetit për përgatitjen dhe zbatimin e ligjvënies dhe të sistemit financiar. Korrektësia dhe qëndrueshmëria e ligjëvënies janë me rëndësi të posaçme sepse ajo i garanton parimet e barazisë, kurse efektshmëria e ekonomisë vendore dhe nacionale e cakton nivelin e të ardhurave publike. Po qe se këto dy kushte plotësohen, atëherë do të ketë kushte dhe mundësi për qasje të hapur ndaj dhënësve të kushteve publike dhe udhëheqje pa pengesa

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

dhe inkurajim të nxënësve/studentëve për bërjen e zgjedhjeve, kompletimin e arsimimit të tyre dhe marrje të kualifikimeve. Nxitja e madhe për sistemin arsimor, për një kohë të shkurtë, do të jetë ofrimi i një tregu të gjerë i dhënësve të shërbimeve arsimore për persona të rritur. Plotësimi permanent i kërkesave që rrjedhin nga sferat e punës dhe jeta shoqërore, ofron pozicionim të qartë, përkatësisht sjellje të ligjvënies për arsimim të të rriturve dhe mbështetjen e iniciativës për sendërtimin e programeve për arsimim të të rriturve. Gjendja: Financimi Investimi në arsim, trajnim, shkencë dhe hulumtim, gjithmonë janë investim i pagueshëm dhe faktor më i sigurtë i kompetencës dhe konkurencës nacionale, e me të edhe të zhvillimit të vendit. Kjo, pikërisht, paraqet financim të sigurtë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe përkrahje adekuate buxhetore.

» Për vitin 2003, buxheti i arsimit, si përqindje nga BDP, arrin 3,49%. » Për periudhën 1996 - 2003, buxheti për arsim si % nga BDP shënoi rënie për 0,77%. » Nga buxheti i përgjithshëm, për arsimin fillor janë ndarë - 59,15%, për arsimin e mesëm - 22,66%, për arsimin e lartë - 12,46%, për standard të nxënsësive - 1,92% dhe për standard të studentëve - 3,81%. » Nga mjetet të cilat i kanë marrë shkollat, afër 80% janë për rrogat, kurse në arsimin e lartë kjo përqindje arrin afër 90%. (Burimi: Ministria e financave 2004)

Kur dihet se ky sektor gati kryesisht financohet me mjete publike, përgjegjësia për këto investime pa dyshim i takon sektorit publik. Me që pritet presion plotësues për ndarje të mjeteve për arsim dhe trajnim të të rriturve dhe hulumtimeve publike, nevoja për revidim dhe rritje të buxhetit të Ministrisë së Aarsimit dhe Shkencës si dhe gjetja e burimeve alternative për financim, do të paraqet domosdoshmëri në periudhën e ardhshme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të orvatet që me ndihmën e aplikimit dhe të koordinimit më të madh në implementimin e aktiviteteve, zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme, bashkëpunimit me autoritetet vendore, bashkëpunimit me fondet ndërkombëtare dhe institucionet dhe pajtueshmërisë të aksioneve të përbashkëta, bashkëpunim me sektorin joqeveritar, duke u mbështetur në kapacitetet ekspertësh, të sigurojë derdhje më të madhe financash në arsim dhe ndarje më korrekte të mjeteve. Me rëndësi të posaçme është të definohet sistemi i qartë i financimit në kushtet e decentralizimit të arsimit. Edhe pse financimi i arsimit në rajonet rurale që janë më pak të banuara është më i madh, nuk duhet të arsyetohet kompromitimi i cilësisë së arsimit dhe trajnimit dhe cungimi i të drejtës së natyrshme për shkollim të secilit. Në këtë drejtim, ndarja e mjeteve do të zhvillohet me efektshmëri, në mënyrë profitabile dhe të drejtë dhe në pajtim me përparësitë e shtetit, duke mbajtur llogari për fuqinë reale financiare të komunave dhe popullatës, sidomos

për grupet margjinale të popullatës, e verifikuar përmes kritereve objektive. Në këtë drejtim, duhet përforcuar mbikëqyrjen në zbatimin e politikës tatimore dhe sociale dhe respektimi i ligjeve në sektorin ekonomik për çdo komunë në veçanti. Kjo nënkupton largimin e mënyrës lineare për ndarje të mjeteve dhe zbatim të sistemit për financim, që do të stimulojë cilësinë dhe do të dënojë punën jocilësore dhe manipulimet në entet arsimore. Gjatë këtij veprimi, ndarja e mjeteve financiare duhet domosdo të respektojë logjikën e përparësisë të prioriteteve shtetërore. Financimi i pjesërishëm do të zhvillohet në bazë të ndarjes së mjeteve për arsim nga buxheti qëndror i komunave në formë të bllok dotacioneve. Financimi i këtillë, si kreter themelor do të ketë: numrin e nxënësve, gjendjen e infrastrukturës, cilësinë e punës arsimore të verifikuar nga kontrolli ekstern dhe mobilizimi vertikal i nxënësve. Ngritja e nivelit arsimor të popullatës Një nga sfidat kyçe në periudhën e ardhshme do të jetë ngritja e nivelit arsimor i të gjithë të rinjëve dhe të rriturve, me theks të veçantë për zvogëlimin e cilësisë të kompetencave të tyre profesionale, punuese dhe sociale. Analizat e strukturës arsimore e popullatës në Republikën e Maqedonisë, flasin se numri i përgjithshëm i personave mbi 15 vjeç, gati gjysma (49,39%) disponojnë ose nuk disponojnë fare arsimim të ulët (analfabet, me shkollë fillore të pa kryer). Po qe se këtij grupi i shtojmë persona që kanë kryer 3 apo 4 klasë shkollim, gjendja është edhe më alarmante në strukturën arsimore të popullatës në Maqedoni. Një gjendje e këtillë nuk ofron ndjenjën e optimizmit për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Popullata ­ përgatitja shkollore

Gjithsej Pa arsimim Shkollë fillore të pa kryer Arsimim fillor 3 vjet arsimim i mesëm 4 vjet arsimim i mesëm Arsimim i lartë Arsimim sipëror Burimi: Vjetori statistikor 2004

Gjithsej

1579500 60700 170200 549200 168000 465100 51200 114900

%

100 3,85 10,77 34,77 10,64 29,45 3,24 7,28

Numri më i madh i të papunësuarve në Maqedoni janë pikërisht ata që kanë nivel të arsimimit të ulët. Nëse kësaj i shtojmë popullatën ekonomikisht jo aktive, në të cilën 62,05% janë të gjinisë femërore, e nga të cilat 67,57% ka nivel arsimor gjer në shkollim fillor të kryer, atëherë gjendja është edhe më e keqe. Nga ana tjetër, përpjekjet e shtetit për përshpejtimin e inkluzimit dhe participimit të popullatës në proceset e vendimmarrijes dhe ndikim në nivel vendor dhe

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

nacional, në rrethana me popullatë me arsim të hendikepuar në numër të madh, tingëllon më shumë si deklaratë se sa mundësi reale për realizimin e saj.

Të papunësuar - përgatitja shkollore

Gjithsej Pa arsimim Shkolltë fillore të pa kryer Arsimim fillor 3 vjet shkollë të mesme 4 vjet shkollë të mesme Arsimim i lartë Arsimim sipëror

Gjithsej

315900 3700 16700 112600 49100 108400 7700 17.700

%

100 1,17 5,29 35,64 15,54 34,31 2,44 5,61

Shkaqe për gjendjen jo të mirë me strukturën arsimore të popullatës ka shumë, por si më dominuese janë: përfshirja jo e kënaqshme e nxënësve/ studentëve, derdhja e nxënësve në arsimin fillor dhe arsimin e mesëm, dominimi i vlerave tradicionale që e margjinalizojnë vlerën e arsimimit e shprehur te disa grupe etnike, niveli i zhvillimit teknologjik që ende vazhdon të tolerojë punëtorë me nivel të ulët të arsimimit, zvogëlimi i mundësive financiare të popullatës, përfshirja e dobët arsimore e grupeve Gjendja - derdhja e nxënësve: margjinale etj. Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merr masa për eliminimin e derdhjes së numrit të fëmijëve që janë jashtë institucioneve të arsimit. Shkapërderdhja e përgjithshme në arsimimin fillor dhe atë të mesëm përfshinë 18,32%, që d.m.th. se çdo vjet ky numër në mënyrë të vazhdueshme rritet. Nëse shikohet kalueshmëria vertikale e nxënësve në arsimim fillor dhe të mesëm, në nivel të gjeneratës, të dhënat janë edhe më dëshpëruese. Kështu p.sh., nga gjenerata që është regjistruar në arsim fillor më vitin 1994/95 (34.935), në 2001/2003 vetëm 89% kanë kryer arsimim fillor. Gjendja në arsimin e mesëm është edhe më brengosëse. Kjo flet haptas se, çështja me produkcionin permanent të popullatës me nivel të ulët dhe, nga pikëpamja e kërkesave të punës bashkëkohore dhe inklozi Shkapërderdhja vjetore në arsimin fillor arrin 1,42%. Ndërprerje vjetore e shkollimit në arsimin fillor - 0,29%. Shkapërderdhje më të madhe ekziston nga kalimi i arsimit fillor në atë të mesëm - 16,55%. Shkapërderdëdhja vjetore në arsimin e mesëm arrin 2,84%. Ndërprerja vjetore e shkollimit në arsimin e mesëm arrin 0,88. Shkapërderdhja më të vogël gjatë shkollimit kemi te maqedonasit, kurse më të madhe te romët. Vetëm 88,47 % të gjeneratës që është regjistruar në vitin 1997/98, ka pasur sukses ta mbarojë arsimin fillor në afatin e paraparë. Gjendja në arsimin e mesëm është identike me arsimin fillor. Gjenerata që ka kryer në vitin 2002/03, paraqet 89,24% nga nxënësit që janë regjistruar në shkolla të mesme para 4 viteve, por vetëm 69,03% janë nga gjenerata e cila është regjistruar në arsimin fillor para 12 viteve. (Burimi: ESHS, 2002/04)

onit social, me nivel të pakënaqshëm të Gjendja (2002): arsimimit, urgjentisht duhet të tejkalohet. Shkapëderdëhjja vjetore në arsimin fillor Prandaj, kjo çështje duhet të vihet në krye dhe bruto përfshierja e fëmijëve në arsimin parashkollor - 18,67%. të listës prioritare të intervenimeve në ar Përfshierja në vitin e parë para shkuarjes sim në periudhën e rradhës. Kjo nënkupnë shkollë fillore- 83,23%. ton rritjen e efektshmërisë dhe cilësisë të Bruto përfshierja në arsimin fillor- 97,1% enteve arsimore dhe ndërtimit të mekaniz Bruto përfshirja në arsimin e mesëm. mave për dedektim të fëmijëve të cilët janë Numri i studentëve për 100.000 banorë jashtë institucionit të sistemit dhe kyçjen është 2212. apo mobilizimin e tyre të sërishëm. Në (Burimi: ESHS,2002) periudhën e ardhshme aktivitetet duhet të fokusohen në sendërtimin e dy qëllimeve globale: ngritjen e nivelit arsimor i të rinjëve dhe të të rriturve të cilët janë jashtë sistemit arsimor dhe përforcimi i kompetencave të tyre profesionale dhe sociale, eliminimin e mundësive për krijimin e gjeneratave të reja të individëve arsimisht të hendikepuar. Qëllimi i parë flet për nevojën e zbatimit të aktiviteteve të drejtuara në: Ngritjen e vetëdijes te popullata e të rinjëve dhe të rriturve për vlerën e arsimit, aplikimin aktiv të sektorit formal dhe joformal në aksionet për ngritjen e nivelit arsimor dhe të kompetencave të popullatës, oferta e lehtësimeve financiare për ata që do të kyçen në aksion, aktivizim i formave alternative me të cilat disponojmë gjer tani për financimin e programeve që kanë për qëllim arsimim dhe trajnim të popullatës të papunë. Qëllimi i dytë nënkupton marrjen e masave për eleminimin e të gjitha pengesave që arsimin e bëjnë të posaçëm ose nxisin braktisjen e mësimit nga nxënësit/studentët. Një nga masat preventive që duhet të zbatohet është përforcimi i përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore. Përfshirja e ulët flet se shumica e fëmijëve kanë përgatitje të dobët për përfshirje në sistemin e rregullt shkollor. Nëse i respektojmë rezultatet e analizave të suksesit të nxënësve, mund të konstatohet se, ata fëmijë që kanë qenë të përfshirë në edukim parashkollor, kanë rezultate më të mira në arsimimin e mëtutjeshëm dhe nuk e lanë shkollimin. Kjo masë është veçanërisht e rëndësishme për përgatitjen e efektshme të fëmijëve ­ fëmijët e grupeve etnike, që shumë pak përfshihen në format e ndryshme të edukimit parashkollor, ndërkohë që në mënyrë dominuese përbëjnë numrin e fëmijëve që nuk e vazhdojnë shkollimin. Paralelisht me përpjekjet për zmadhimin e përfshirjes, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të marrë masa për integrimin e edukatës parashkollore në sektorin e vet. Në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, do të mirren aktivitete për përforcimin e cilësisë së enteve parashkollore dhe rritjen e atraktivitetit të tyre.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në këto përpjekje, do të mbahet llogari për implementimin e shembujve të mirë/modele nga praktika, të cilat në periudhën e shkuar dhanë rezultate të mira, pa marrë parasysh a dalin nga fusha formale apo joformale e intervenimeve. zhvillimi i hershëm i fëmijës do të jetë njëra nga përparësitë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ndihma e sektorit joqeveritar për sendërtimin e këtij qëllimi do të jetë shumë i vlershëm. Në periudhën e ardhshme, me rëndësi do të jetë rritja e përfshirjes së të rinjve dhe të rriturve në arsimin e lartë. Me 2212 studentë në 100.000 banorë, Republika e Maqedonisë gjendet kah fundi në grupin e vendeve të Evropës. Në periudhën gjer më vitin 2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merr masa për rritjen e përfshirjes në arsim të lartë dhe arritjen e numrit 3500 studentë në 100.000 banorë, që të mundemi të arrijmë minimumin që e kanë vendet e zhvilluara evropiane. Në këtë drejtim, do të mirren iniciativa për rritjen atraktive dhe efikase të shkollimit të lartë, do të pasurohet kapaciteti i rrjetit universitar në shtet, do të përkrahet iniciativa private në arsimin e lartë, do të kompletohet rregullativa ligjore dhe do të definohen normativat dhe standardet për hapjen e institucioneve të larta arsimore, do të stimulohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mobilizimi i studenteve dhe mësimdhënësve për nivel nacional dhe internacional. Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet procesit arsimor që të jetë bashkëkohor në arsimin e lartë-sipëror dhe zbatimi i IKT në mësim. Në bashkëpunim me universitetetet në vend, do të stimulohen aktivitetet arsimore, kulturore dhe sportive. Përgjegjësi parësore dhe qëllimi kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në periudhën e ardhshme, do të jetë mbështetja, nxitja dhe lehtësimi i implementimit të parimeve të dala nga procesi i Bolonjës në arsimin sipëror në Republikën e Maqedonisë: Zgjatja e arsimimit të detyrueshëm Proceset globalizuese dhe dinamika e përshpejtuar e ndërrimeve, përkatësisht bashkëkohësimi i angazhimit dhe punës, nxisin tendenca të theksuara për rritjen e nivelit arsimor të popujve në botë. Përgjegjësia e shteteve në planin e përfshirjes të popullatës në arsim, shtohet gjithnjë e më tepër. Për momentin, rrjedhë e përgjithshme në botë është që gjatësia e arsimit të obliguar, si formë më e theksuar e përgjegjësisë së shtetit, vazhdimisht të rritet. Po qe se në të kaluarën limiti i sipërm i arsimit të obliguar ishte i vënë në fund të elementares dhe të nivelit më të ulët të arsimimit të mesëm, në ditët tona ai gjithnjë e më tepër vendoset në nivele më të larta dhe plotësisht e përmbledh arsimin e mesëm. Llogaritet se arsimi i mesëm është limiti i poshtëm i të arsimuarës dhe të kualifikuarës, që çdo qytetar do të duhej të posedojë që të mund në mënyrë aktive të bashkangjitet në jetën shoqërore dhe punuese. Për këtë shkak, në vendet më të zhvilluara në botë, arsimimi i obliguar mund të haset me 9, 10, 12, bile edhe me më tepër kohëzgjatje. Kohëzgjatja dhe struktura

0

e arsimimit të obliguar, kryesisht varet nga forca ekonomike e shtetit, karakteri i çështjeve të vendit dhe vizioni i politikës arsimore. Përveç tendencave globale të theksuara, si shkak për rritjen e zgjatjes së kohës të arsimimit të obliguar në Republikën e Maqedonisë do t'i rendisim edhe këto:

Gjendja: » Në Republikën e Maqedonisë, arsimimi i detyruar përputhet me arsimimin fillor dhe zgjatë 8 vjet. » Kjo është e ndarë në dy cikle: mësim klasor dhe ai lëndor, me zgjatje nga 4 vjet. » Ekziston diskontunitet në strukturën programore. » Ekziston përputhje në mes të mësimit lëndor dhe atij të mesëm. » Me mbarimin e arsimit të detyruar, nxënësit nuk marrin kualifikime punuese.

Struktura jo e mirë arsimore e popullatës, përfshirja e vogël dhe përqindja e madhe e derdhjes së nxënësve në klasat e rregullta të arsimit, dhe nevoja për përforcimin e kompetencave për inkluzion punues dhe social të popullatës. Siç duket, problemi më i madh është përfshirja e nxënësve në vitin para nisjes në shkollë (një numër i madh i fëmijëve e fillojnë shkollimin me njohuri dhe aftësi të ulëta në start, që më vonë reflektohen me sukses të dobët, derdhje ose apstenim prej arsimimit të mëtutjeshëm) dhe kalimi prej arsimit fillor në arsim të mesëm, përkatësisht përfshirja e zvogëluar e nxënësve për 16,65%. Kjo dukuri shkakton shtypje të përhershme në tregun punues nga individ që kanë vetëm arsim fillor dhe janë pa kurfarë përgatitje kualifikuese. Kjo strukturë ndikon në mënyrë dominante në rritjen e numrit të të papunësuarve. Në periudhën e ardhshme do të bëhen aktivitete për kohëzgjatjen e arsimimit të obliguar edhe në Republikën e Maqedonisë. Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të aplikojë arsimim të obliguar 9-vjeçar.2 Rritja do të bëhet në atë mënyrë që, viti para shkuarjes në shkollë, do të hyjë në sistem për arsim të obliguar. Strukturalisht, kjo d.m.th. që parashkollorja dhe grupet e mëdha të kopshteve do të bëhen të detyrueshme për të gjithë fëmijët. Me zmadhimin e arsimimit të obliguar, pritet që: » » »

2

përfshirja e gjertanishme prej 83,23% gjatë vitit para shkuarjes në shkollë, të rritet në 100%, të përmirësohet struktura arsimore e popullatës, të përforcohet arsimimi bazik,

Në punën e tyre, Grupi i ekspertëve ka shqyrtuar mundësinë për aplikimin e arsimimit të obliguar 10 vjeçar. Të dhënat flasin se ky model është më i përshtatshëm dhe do të ishte zgjidhje e efektshme për çështjet me të cilat ballafaqohet arsimi në Republikën e Maqedonisë. Mirëpo, për dallim nga arsimi i obliguar 9-vjeçar, ky model është më i shtrenjtë dhe kërkon investime më të mëdha, veçanërisht në sferën e infrastrukturës, kuadrit të mësimdhënësve dhe paisjes së shkollës. U soll përfundimi se, ideja për shkollë 10 vjeçare mos të asgjësohet, por të jetë lëndë për shqyrtim në momentin kur kushtet për implementimin e tij do të piqen.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

» » » »

të rriten mundësitë për orientim profesional, të lehtësohet dhe bëhet më e efektshme kalimi në arsim të mesëm, të zbatohet sukcesiviteti programor, të shfrytëzohen më mirë kapacitetet arsimore në rajonet rurale.

Çfarë sistemi të arsimimit të obliguar nëntëvjeçar do të zbatohet, përkatësisht a do të zbatohet modeli 3+3+3, 5+4 ose 6+3, do të varet nga gjendja e tashme në arsim në vend (Resurset materiale që disponojmë) dhe karakteret e problemeve që pritet të tejkalohen. Mënyra e implementimit e këtij modeli të arsimit të obliguar do të vendoset me vendim plotësues të MASh.

2. Avansimi i kulturës së të jetuarit

Për arsimin që kultivon kulturën e të jetuarit dhe zhvillon di-çfarë aftësish, kultura dhe sporti paraqesin faktor esencial të cilat e determinojnë/zhvillojnë mësimin e pavarur, administrimin me jetën, sendërtimin dhe zhvillimin vetijak, e me këtë edhe mirëqenien intelektuale dhe fizike të qytetarëve të Republikës të Maqedonisë. Ndryshimet permanente në rrumbullaksimin më të ngushtë e më të gjerë social e promovojnë konceptin për mësim të përjetshëm dhe zhvillimin vetijak të të rinjëve dhe të rriturve.

Qëllimet:

Përforcimi i ngritjes intelektuale Përgjegjësia më e madhe e përforcimit të ngritjes intelektuale qëndron në arsimin dhe trajnimin, aktivitetet kulturore dhe sportive. Të përshpejtuarit e aktiviteteve në këto fusha të manifestimit njerëzor, jep garancë se individi do të jetë me sukses i përgatitur për jetë punuese aktive dhe ndikim social dhe participim. Individi i pajisur me dituri dhe shkathtësi nga lëmia e kulturës punuese të të jetuarit, disponon me aftësi për analizë permanente në rrumbullakësimin më të ngushtë e më të gjërë social, situim real dhe relevant vetjak në te dhe gatishmëri për participim aktiv dhe kontribut për zhvillimin e vendit. Shkolla, përmes aktiviteteve të saja dhe përmbajtjeve arsimore, ofron arritjen e instrumenteve për administrim të mëtutjeshëm me jetën personale dhe mundësitë për zhvillim individual. Aktivitetet kulturore, sportive dhe artistike, ofrojnë mundësi për njohje dhe përqafim të vlerave të ndryshme që e përforcojnë në mënyrë plotësuese dhe e pasurojnë zhvillimin individual dhe inkluzionin social. Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme. me rëndësi të veçantë është

të mbështeten dhe të ndihmohen iniciativat për organizim arsimor, inovator, kulturor, sportiv dhe aktivitete artistike për të rinjtë dhe të rriturit. Promovim i efektshëm i entit edukativo - arsimor Republika e Maqedonisë është sigurt e përcaktuar t'i përcjell rekomandimet për krijimin e botës sipas përmasës së fëmisë. E drejta e arsimimit është e drejtë më e lartë të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shteti në tërësi kanë për obligim ta respektojnë dhe sigurojnë. Në periudhën e ardhshme duhet të merren masa, të cilat do të mundësojnë: përjetësimin e angazhimeve dhe të obligimete që dalin nga dokumentet nacionale dhe ndërkombëtare dhe zhvillim të mëtutjeshëm të cilësisë dhe re-levancës të arsimimit, përmes: (a) përvetësimit të standardeve të shkollave miq të fëmijëve dhe të rinjëve të cilat e definojnë shkollën fillore dhe të mesme si të sigurtë, stimulative ,rrumbullakësim nxitës i cili ofron mësim cilësor dhe dituri aftgjate dhe relevante, qëndrime dhe shkathtësi; (b) përforcimit të diturisë së pranishme, shkathtësive dhe qëndrimeve për arritjen e kulturëns së të jetuarit nga ana e fëmijëve dhe të rriturve në arsimin fillor dhe të mesëm Kultura e të jetuarit paraqet proces të ndërrimit të cilësisë jetësore përmes përvojës personale dhe kolektive, nevojave dhe intereseve të individit dhe marrëdhënieve aktive drejt vlerave jetësore. Në këtë kontekst, shkollat fillore dhe të mesme kanë për obligim që fëmijëve dhe të rriturve t'iu ofrojnë zhvillim dhe nxitje në stilet jetësore të cilat përshtaten me nevojat dhe intereset e tyre personale, si vlera jetësore dhe përfitime civilizuese. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të zhvillojë mekanizma për monitorimin dhe gjendjen me fëmijët në dhe jashtë sistemit arsimor dhe pjesëmarrjes aktive të të gjitha subjekteve në detektim dhe mobilizim të fëmijëve, të cilët asnjëherë nuk janë regjistruar ose të cilët janë i janë shmangur sistemit arsimor.

Gjendja: » Procesi i tranzicionit, në masë të madhe, ndikon negativisht mbi arsimin. » Mjetet për arsim, në mënyrë permanente zvogëlohen. » Më të shprehura janë efektet negative të procesit të tranzicionit mbi vlerat dhe normat e sjelljes në mjedisin më të gjërë, e cila, për fat të keq, shprehet edhe mbi vlerat, qëndrimet dhe shprehitë e nxënësve. » Vetë fëmijët, prindërit dhe arsimtarët, shpesh ballafaqohen me forma të ndryshme të dhunës, por edhe me kriminalitet, në shkollë dhe rreth saj, rritja e dozës së konsumimit të alkoholit dhe supstancave psikotropike. » Në kushte të tilla, një numër i madh i fëmijëve mund të trajtohen si fëmijë në rrezik.

Ndërtimi i shkollës efektive paraqet vendosjen e punës së përgjithshme nën një kriter ­ cilësinë. Kjo nënkupton ndërtim të indikatorëve të suksesit dhe efikasitetit të institutit në tërësi. Këto indikatorë duhet t'i përfshijnë fushat kryesore, siç janë: infrastruktura shkollore, mësimi, mësimdhënësit, udhëheqja dhe bashkëpunimi me bashkësinë lokale. Indikatorët e njejtë do të

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

shërbejnë edhe për kontrollim intern dhe ekstern të cilësisë në punën e institucionit arsimor. Shkolla efektive: i praktikon, promovon dhe ndihmon që të monitorohen të drejtat dhe mirëqenia e Të GJIThë fëmijëve në bashkësi; në mënyrë aktive i kërkon dhe i gjen fëmijët që janë jashta sistemit arsimor dhe iu ndihmon të regjistrohen në shkollë dhe të njejtën rregullisht ta vizitojnë; senzitive është ndaj gjinisë dhe promovon barazi në përfshirjen dhe të arriturat e vajzave dhe djemve; e ka në fokus fëmijën ­ nxit pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të mësuarit aktiv, njëherit vendos përparësi në nevojat e fëmijës; e hapur për bashkëpunim ­ i bashkon të gjitha të arriturat pozitive nga projektet që zbatohen në Republikën e Maqedonisë; në mënyrë fleksibile i respekton dallimet, iu përshtatet kushteve dhe nevojeve të ndryshme të fëmijëve (gjinisë, kulturës, nevojave sociale, në kuptim të aftësive); e promovon përvetësimin dhe zhvillimin e shkathtësive jetësore (zgjidhja e problemeve, mendim kritik, kreativitet ). Rezultatet që priten nga promovimi i shkollës efektive janë të mëdha dhe të njejtat shikohen para së gjithash në: » » » » » » » Sigurim i të ariturave të larta dhe suksesit; Përmirësim i shëndetit dhe gjendjes së mirë të fëmijëve; Rritjen e përfshierjes në shkollim dhe shkalla e mbarimit të tyre; Ngritjen e moralit dhe motivimit të mësimdhënësve; Garantim të sigurisë dhe mjedisit të sigurtë për fëmijët Sigurim i përkrahjes nga bashkësia lokale Inkurajim i inkluzionit social dhe participimit

Përparimi i mësimit dhe të të mësuarit Analiza e mësimit dhe të mësuarit flet për jokonsekuencë rrjedhimore, të cilat i rekomandojnë përpjekjet për modernizim ose i përshpejtojnë iniciativat për inovimin e tyre dhe janë karakteristike për të gjitha nënsitemet arsimore. Vendosja e plan-programeve mësimore, në masë të madhe e favorizon enciklopedizmin dhe faktografinë, diturinë kundrejt njohurisë. Mësimdhënësit janë të fokusuar në qëllimet dhe detyrat e programeve d.mth. me vemendje janë të koncentruar në realizimin e përmbajtjeve paraprakisht të dhëna, të cilat transformohen në qëllime dhe detyra, d.m.th. mësimdhënësi është orientuar drejt programit dhe përmbajtjes së tij dhe jo kah nxënësi/ studenti. Vëmendja e tij është e përqëndruar në atë se si do ta realizojë njësinë mësimore, e jo drejt asaj se si njësia mësimore ndikon te nxënësi/studenti, çfarë efekte paraqet tek ata në planin e përvetësimit të diturisë, zhvillit të shkathtësive dhe ndërtimit të qëndrimeve, si nxënësit/studentët i arrijnë ato njohuri dhe shkathtësi të reja, aktivitetet, të cilat i marrin gjatë përvetësimit të tyre dhe ngjaj-

shëm. Vëmendje më e vogël i përkushtohet asaj se si nxënësit i zbatojnë diturit e arritura, shkathtësitë dhe qëndrimet në situata reale jetësore. Intervenimet e deritanishme të rastësishme ose jo të mjaftueshme, i japin kuptim transformimeve në procesin mësimor dhe në të mësuarit. Si proces të realizimit ata mbeten pothuajse të pandryshueshme: dominimi i stilit ligjërues në punën me nxënësit/studentët, përkujdesje dhe nxitje e memorimit në vend të të mësuarit me kuptim dhe/ose të mësuarit përmes zgjidhjes së problemeve, dëgjueshmëri në vend të kritikës, pasivitet në vend të kreativitetit dhe aktivitetit, punë frontale në vend të interaksionit, përdorim i pamjaftueshëm i mjeteve bashkëkohore mësimore, përdorim i pamjaftueshëm i sistemeve informative dhe ngjajshëm. Sistemi i verësimit i punës së mësimdhënësve dhe nxënësve/studentëve e ka barrën më të madhe për këtë situatë. Mësimdhënësi dhe puna e tij vlerësohen vetëm përmes bazës realizuese programore edhe atë normative, duke mos u mbajtur llogari vallë a ka arritur ai sukses që t'i realizoj qëllimet dhe a ka nxitur ndryshime të caktuara te nxënësit/studentët, d.m.th. pa u mbajtur llogari se sa secili prej tyre ka arritur dituri dhe shkathtësi dhe çfarë efekte kanë paraqitur dituria dhe shkathtësia tek ai. Suksesi i arsimtarit matet me të arriturat e nxënësve/studentëve. Në realitet, sistemi i vlerësimit mban llogari vetëm për mundësitë dhe aftësinë e nxënësve ­ studentëve që t'i "rifigurojnë"përmbajtjet nga programi dhe është dominant i varur nga vlerësimi i lirë i arsimtarit. Qasja e tillë paraqet gjendje në të cilën jo mjaftueshëm përcillet, kontrollon dhe vlerëson aftësinë e nxënësve /studentëve për zbatimin e diturive përvetësuese në situata të reja, përkatësisht në situatat reale jetësore. Rrallë herë kontrollohen dhe vlerësohen aftësitë, interesat, qëndrimet, bindja dhe karakteristikat tjera personale të nxënësit/studentit. Në këtë mënyrë, vlerësimi i përgjithshëm i të arriturave të nxënësit/studentit, reduktohet vetëm në realizimin e detyrës materiale të mësimit, kurse lihet pas dore puna funksionale dhe edukative. Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merr masa për revidimin e plan-programeve mësimore dhe do të përqëndrohet që në to të imlementohet koncepcioni i daljes arsimore ( learning out comes) e bazuar në standardet e kompentencave nga njëra anë dhe do të tentoj ta përkrahë dhe promovojë modernizimin e mësimit dhe të mësuarit nga ana tjetër. Kjo nënkupton: » » » revidim i programeve mësimore varësisht nga disciplinat shkencore dhe lëmitë mësimore; disejnim i programit mësimor me orientim qëllimor; diferencim i qartë i diturive të përgjithshme, diiturive specifike dhe informacioneve;

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

»

precizim i kompetencave dhe Gjendje: shkathtësive që pritet nxënësi/ Dominimi i qasjeve tradicionale në procesin studenti t'i përvetësojë në kuadër mësimor. të programit mësimor . Në atë rast Favorizimi i faktografisë dhe enciklopedizmit të diturive. duhet të mbahet llogari të largo Dominimi i strategjive mësimdhënëse. hen të gjitha përsëritjet e panevojshme dhe informatat që plotë- Dominimi i vlerësimit sumativ, në vend të përcjelljes në kontinuitet dhe përcjelljes sisht e ngarkojnë arsimtarin dhe zhvillimoro-analitike të përparimit të nxënxënësin/studentin; nësve. realizim i kolaborativitetit dhe sukcesivitetit mes të gjitha programeve mësimore; ndërtim i sistemit përkatës për notim, me mënyra dhe mjete për notim të qartë dhe preciz; definim i aktiviteteve specifike që do të përdoren për evidentim të nivelit të të arriturave të nxënësit/ studentit; vendosja e sistemit për kontrollim të cilësisë në mësim dhe të mësuarit;

Mungesë e mësimit me orientim qëllimor. Statusi dhe pozita pasive e nxënësit në mësim. Mungesë e standardeve për shkollë efektive dhe mësim cilësor. Mungesë e strategjisë globale për evaluimin e efekteve nga proceset projektuese në arsimin fillor. Qëndrueshmëri e pamjaftueshme e inovimeve . Përkrahje e pamjaftueshme teknologjike e procesit mësimor, si dhe histori e pamjaftueshme e IKT në proceseset e mësimit dhe të mësuarit . Kushte jo të barabarta për mësim.

»

»

»

»

»

parashtrim i proceseve arsimore në parimet e mësimit interaktiv, me dominim të mësimit kreativ, të menduarit kritik , zgjidhja e problemeve dhe përdorimi i teknologjisë bashkëkohore arsimore; vendosja e njohurive të nevojshme për praktikën dhe jetën e përditshme. proces efektiv i definimit të vlerësimit të kurikulumeve të përhershëm dhe dizajnim i notimit përkatës; proces permanent dhe sistematik i redisejnimit të kurikulumeve, varësisht nga strategjitë e definuara dhe nevojat momentale; vendosja e bazave të tilla që do të mundësojnë kalim kurikular dhe instruktiv prej ligjerimit kah të mësuarit ( thekset në mësim më pak t'i jepet arsimtarit dhe ligjerimit të tij, d.m.th. "përfshierje e materialit", kurse sa më shumë të praktikohet të mësuarit e përmbajtjeve dhe shkathtësive nga ana e nxënësve/studentave); baraspeshim dhe sukcesivitet mes programeve;

» » » »

Koncepti kështu i parashtruar do të mundësojë:

»

»

vendosja e lidhjeve të rëndësishme mes programeve me përforcim optimal i përmbajtjeve dhe shjathtësive në më shumë se një lëndë, duke iu shmangur në atë rast përsëritjes dhe tepricës së panevojshme; qasje komplekse në procesin e të mësuarit të nxënësve/ studentëve; përgatitje efikase e nxënësve/studentëve për jetë cilësore dhe aftësi dhe shprehi të arritura për arsimim të përjetshëm; mundësi për zhvillim të aftësive për krijim të pavarur dhe mendim kritik dhe kreativ dhe gjykim te nxënësit/studentët; nivel më i lartë i inkuadrimit të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në arsim dhe nivel më i lartë i kalimit dhe mbarimit të arsimit.

» » » »

Përforcim i sistemit për trajnime iniciale dhe përkujdesja profesionale e kuadrit mësimdhënënës dhe udhëheqës Nevoja për përmbushjen e standardeve për kompatibilitet, modernizim dhe efikasitet të praktikës arsimore, e aktualizon pyetjen për paramendim shkencor dhe qasje globale në këtë sferë. Ngritja e cilësisë në punë, veçanërisht cilësisë në procesin mësimor, në mënyrë imperative i parashtron drejtimet e reja në të cilat duhet të ecë krijimi i politikës arsimore në vendin tonë. Në atë kuptim, të gjitha kuadrot pedagogjike, e në veçanti arsimtarët, gjenden në qendër të përpjekjeve bashkëkohore për përmirësimin e cilësisë dhe ngritjen e efikasitetit të punës pedagogjike. Në këtë rast, kërkesat të cilat dalin nga vendi dhe roli i arsimtarit, në plan të parë e cekin kualifikimin e tij, d.m.th. aftësim për respektim, njohje dhe aplikim të njohurive bashkëkohore nga sfera e teorisë dhe praktikës edukativoarsimore. Duke e pasur parasysh faktin se arsimi formal certifikues, me vështërsi mund ta përcjellë dinamikën e nevojave dhe ndryshimeve të reja, si dhe duke i pasur parasysh vjetërsimin e shpejtë të njohurive (të arritura gjatë kohës së shkollimit formal), është evidente nevoja për arkitekturë të re të sitemit për trajnim inicial dhe sistemit për përkryerje profesionale të arsimtarëve. Në këtë kuptim, pritet që cilësia dhe suksesi i punës së arsimtarëve gjithnjë e më pak do të paraqesë eliminim të kualifikimit të tyre sertifikativ, e gjithnjë e më tepër të jetë produkt i aftësimit të tyre real, d.m.th. kualifikim dhe përgatitje për mobilizim arsimor permanent. Përmbushja e nevojave për: rritjen e cilësisë së mësimdhënësve dhe realizimi i mobilizimit të tyre arsimor në kontinuitet, krijimi i kushteve për shansë të dytë për arsimtarët e papunësuar, aftësitë dhe njohuritë e të cilëve, duke pasur parasyshë pauzën punuese, në masë të madhe janë të reduktuar dhe nivelizimi i kualifikimit sertifikues, personal dhe punues në domenin e arsimit inicial të arsimtarëve , paraqet një nga detyrat prioritare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme. Kjo ka detyrë me përgjegjësi që profesionin e arsimtarit ta

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

bëjë sa më tërheqës, mes tjerash Gjendja: edhe përmes përmirësimit të statusit Në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston shoqëroro-ekonomik të arsimtarëve. sistem për përkryerje adekuate dhe profesioNë periudhën e ardhshme, Byroja për Zhvillimin e Arsimit është kompeMinistria e Arsimit dhe Shkencës do tente për aftësim adekuat kontinuitiv profet'i definojë indikatorët për suksesin sional të arsimtarëve në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. në zbatimin e punës së arsimtarëve, d.m.th. sete të kompetencave Arsimimi dhe trajnimi i arsimtarëve , në masë të madhe, janë të përforcuara me inkuadrimin adekuate dhe profesionale, të cilat do e fondacioneve dhe institucioneve ndërkomtë parqesin kornizë në të cilën do të bëtare, para së gjithash, FIOOM dhe UNICEF në arsimin fillor. zhvillohet arsimimi inicial i arsimtarëve Në arsimin e mesëm, këtë rol e ka marrë FARE për arsimim parashkollor, fillor dhe KARDS programi. Për shkak të përfshidhe të mesëm dhe përkryerje e tyre erjes së vogël, një numër i mirë i arsimtarëve profesionale. Një standard i tillë do të akoma nuk kanë trajnim plotësues profesional dhe pedagogjik. ofrojë mundësi për certifikim/ licencim USAID dhe FOSIM realizojnë trajnim profetë thirjes arsimtar që do ta kryejë sional për arsimtarët e shkollave të mesme institucioni i specializuar. Licenca që nga lëmia e teknologjisë informatike. çdo arsimtarë duhet ta posedojë, do Sistemi për arsimim dhe trajnim profesional të jetë shprehje e kompentencave të për arsimtarët e arsimit të lartë nuk ekziston. tij. Për atë qëllim, është e nevojshme të formohet një rreth i gjërë i ofruesve të akredituar të shërbimeve arsimore që do të ofrojnë mundësi për përkryerje profesionale të kuadrit arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm. Ndihma dhe kontributi i sektorit joqeveritar dhe inciativave private dhe ndërkombëtare në plotësimin e kësaj detyre, do të jenë të çmueshme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për nevojat e përmirësimit të cilësisë të punës së mësimdhënësit, kryen ndryshime dhe plotësime në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, me çka do të vendoset rend më i madh, transparencë dhe sistematizim në kryerjen e detyrës-mësimdhënës. Kështu për shembull, çështja për vlerësimin e mësimdhënësve do të merr formë qartë të definuar dhe mekanizma për zbatimin e tyre sipas indikatorëve të qartë të efikasitetit; zgjedhja e mësimdhënësve do të zhvillohet sipas procedurës së definuar precize si dhe kontrollimi i kompetencave të arsimtarëve të ardhshëm, kështu që përkryerja profesionale do të merr kornizë sistemore, kurse përparimi i arsimtarëve do të merr bazë ligjore. Në funksion të përfocimit të motivimit të mësimdhënësve nga arsimi i mesëm dhe fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë ndyshime ligjore, me çka do të promovohet sistemi për përparim në karierë, si sistem vendimarrës në shtet. Ky sistem duhet të paraqesë motivim plotësues për arsimtarët pasi që bën distinkcion të qartë, jo vetëm në kuptim të titullit (asistent arsimtar, arsimtar,

nale të arsimtarëve .

arsimtar mentor) që arsimtarët do t'i posedojnë, por edhe në shumën e pagës që do ta marrin. Çdo titull do të nënkuptojë edhe nivel më të lartë të kompetencave profesionale, që nënkupton dinamikë të rritur në planin e mobilizimit arsimor të arsimtarëve dhe arsimimit të tyre në kontinuitet. Pritet, me përforcimin e procesit të decentralizimit të arsimit, të jepet mundësi më e madhe për dinamizim të punës mësimdhënës. Në këtë rast pritet përgjegjësi më e madhe dhe angazhim nga pushteti lokal për çështjet e lidhura me cilësinë e punës së shkollave, e me atë edhe cilësia e kryerjes nga ana e kuadrit arsimor. Në periudhën e ardhshme, trajnimi inicial dhe përkryerja profesionale e kuadrit udhëheqës të shkollave (drejtorëve), do të paraqesë një nga aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Si për mësimdhënësit, ashtu edhe për drejtorët, do të hartohen indikatorë për sukses të pozitës së drejtorit. Në bazë të indikatorëve të suksesit, do të krijohet trajnim inicial dhe aftësim profesional të këtij kuadri. Për këtë qëllim, duhet të bëhet një zgjedhje e madhe e dhënësve të shërbimeve arsimore, të fokusuara në ngritjen e kompetencave profesionale të drejtorëve të shkollave, të cilët do të punojnë sipas programeve akredituese të kësaj veprimtarie. Një masë e tillë pritet ta eliminojë mundësinë e paraqitjes të monopoleve në trajnimin inicial dhe përkryerjen profesionale të drejtorëve dhe është në pajtim me angazhimet për sigurimin e mundësive për zgjedhje nga ana e atyre që dëshirojnë t'i arrijnë kompentencat e kërkuara. Kompentencat e arritura do të verifikohen dhe do t'i nënshtrohen licencës nga ana e trupit shkencor. Vetëm ai person që ka licencë zyrtate për kryerjen e funksionit të drejtorit do të ketë mundësi të zgjedhet në atë vend pune. Sigurimi dhe kontrolli i cilësisë Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërmerr masa për sigurim permanent dhe kontrollë të cilësisë në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë. Rolet kryesore në këtë proces do t'i kenë Inspektoriati Shtetëror Arsimor (ISHA), Enti Pedagogjik i R.M, tani Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA) dhe Qendra Shtetërore për Provime (QShP). Me procesin e decentralizimit, roli i inspektoriatit arsimor do të ketë rëndësi të veçantë në objektivizimin, përcjelljen dhe kontrollin, zbatimit të vendimeve ligjore në sferën e arsimit. Përgjegjsia e saj direkte do të paraqes: mbrojtjen e Gjendja: të drejtave të fëmijës në sferën e arsimit » Mungesë e sistemit koherent për kontrollë të cilësisë në nivel qëndror. dhe e drejta për arsimim për të gjithë, prezencë dhe korrektësi në zbatimin » Mungesë e trupit të pavarur kompetent për kontrollim të cilësisë. e interesave nacionale/shtetërore » Mungesë e profesionalistëve të trajnuar dhe dispozitave ligjore në arsim nga për notim dhe kontrollim të cilësisë. ana e institucioneve arsimore në nivel

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

lokal, rajonal dhe nacional. Në kuadër të IShA do të bëhet edhe kontrollë shtetërore e cilësisë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Për këtë pjesë të aktiviteteve do të angazhohen një pjesë e punonjësve në EP (tani BzhA). Në atë funksion, Ministria në periudhën e ardhshme do të ndërmerr aktivitete për arsimim plotësues dhe trajnim të kuadrit që do ta zbatojë kontrollin e cilësisë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Inspektoriati shtetëror arsimor në mënyrë indirekte do të bashkëpunojë me Entin Pedagogjik në RM (tani, Byroja për zhvillimin e Arsimit). Ky bashkëpunim do të shprehet në veçanti në kontrollin e vendosjes së normativës ligjore dhe cilësisë së zbatimit të kurikulumit nacional në institucionet edukativo-arsimore të Republikës së Maqedonisë. Enti Pedagogjik i RM-së ( tani, Byroja për zhvillimin e Arsimit), në bashkëpunim me Qendrën shtetërore për provime, në ingerencat e veta do ta merr përsipër kujdesin për ndërtimin e standardeve nacionale për sigurim dhe mirmbajtje të cilësisë. BzhA-ja në mënyrë direkte do të bashkëpunojë me shkollat dhe autoritetet lokale në definimin e indikatorëve hyrës dhe procesor të cilësisë, përderisa indikatorët dalës do të jenë në kompetencat e IASh dhe QShP. Në arsimin e lartë këtë rol do ta ndërrmer Agjencia për evaluim dhe Këshilli për akreditim. Kontrollimi i cilësisë në arsim do të zbatohet në dy nivele: shtetërore dhe lokale. Niveli shtetëror i kontrollimit do të bëhet përmes trupave nacional për evaluim të cilësisë (IASh dhe QShP), përmes kontrollit bashkëkohor të punës në shkollë, d.m.th. përmes kontrollimit të shkallës të plotësimit të standardeve nacionale për cilësi dhe përmes vlerësimit ekstern të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit udhëheqës. Kontrollimi lokal i cilësisë do të jetë pjesë përbërëse e aktiviteteve të Pushtetit lokal dhe institucioneve arsimore. Këto do ta marrin përgjegjësinë për përcjellje, sigurim, mirëmbajtje dhe përparim të cilësisë në shkollat fillore dhe të mesme , me ndihmën e mekanizmave preciz të vërtetuar dhe instrumenteve për matjen e indikatorëve të suksesit. Në kontekst të decentralizimit të arsimit dhe ridistribuimit të përgjegjësive nga niveli qendror në atë lokal, në interes të madh të shkollave dhe para se gjithash autoritetet lokale në mënyrë konsekuente do të jenë realizues konsekuent të këtij obligimi. Në këto rrethana, cilësia, efikasiteti, dhe efektiviteti i procesit arsimor dhe suksesi i nxënësve bie nën përgjegjësinë e tyre direkte. Përgjegjësia për zhvillimin e rajonit, në këtë rast do të jetë direkt e determinuar nga plotësimi konsekuent i përgjegjësisë për cilësinë në arsim. Prandaj, realizimi i vetevaluimit dhe caktimi i cilësisë së arsimit do të paraqet detyrë permanente për shkollat dhe pushtetin lokal. Bashkëpunimi me Entin

0

Pedagogjik të RM-së ( tani, Byroja për zhvillimin e Arsimit (BzhA)), veçanërisht me qendrat e saja komunale për zhvillim dhe sigurim të cilësisë, do të jetë e detyrueshme edhe sipas mekanizmava të caktuara preciz për bashkëpunim. Kjo do të objektivizohet përmes afrimit të ndihmës profesionale dhe këshilldhënëse, shkollave dhe arsimtarëve dhe bashkëpunimit permanent me shërbimet pedagogjiko-psikologjike në shkollë, kurse në funksion të sigurimit të cilësisëstandardeve nacionale përkatëse për cilësi në arsim. Kontrolli intern i cilësisë në arsimin e lartë do të jetë nën ingirencat e vet univerziteteve. Lidhshmëria e arsimit formal, joformal dhe informal është e pamundur të pritet përgjegjësia e tërësishme për përforcimin e kapaciteteve intelektuale të shtetit, aftësimin e të rinjëve dhe të rriturve për punë efikase dhe inkluzion social dhe participim në procesin e sjelljes së vendimeve dhe udhëheqje, t'i lihet vetëm arsimit formal. Prandaj, në periudhën e ardhshme do të ndërmerren masa për përforcimin e bashkëpunimit mes istitucioneve për arsim formal dhe institucioneve dhe formave të arsimit joformal. Në këtë kontest , supozim i rendësishëm do të jetë ndërtimi i lidhjes efikase me sektorin jo qeveritar dhe promovimi i tij si partner kyç në zhvillimin e arsimit dhe vendit në tërësi. Për këtë qëllim, duhet të ndërtohen mekanizma dhe të realizohet bashkëpunim dinamik dhe ndarje e përgjegjësive dhe aktiviteteve në pajtim me prioritetet e shtetit, mes Qeverisë dhe sektorit joqeveritar. Lidhjet e të mësuarit formal me atë joformal, në mënyrë permanente po rriten. Duhet të respektohet fakti se njerëzit, përveç arsimit formal dhe të organizuar, mësojnë edhe në vendin e punës, në shtëpi, përmes hobit të tyre dhe aktiviteteve vullnetare etj. Përforcimi i kësaj lidhjeje kontribuon për përparimin e aftësive për udhëheqje të jetës personale , ngritja intelektuale dhe mirëqenie. Sistemi formal arsimor do të jetë ashtu i zhvilluar që do të mundësojë kuptim më të madh të arsimit informal. Promovim i të mësuarit të përjetshëm Qëllimi i të mësuarit të përjetshëm duhet ta mbajë dhe ruajë qasjen pozitive dhe aktive ndaj të mësuarit, në të gjitha moshat, gjatë tërë jetës. Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të tentojë të krijojë atmosferë pozitive për të mësuar në kontinuitet dhe vetëzhvillim për të gjitha grupet e popullatës. Kjo nënkupton rritjen e mundësive për mobilizim arsimor të të rinjve dhe të rriturve dhe realizim të bashkëpunimit dinamik mes institucioneve arsimore dhe nevojave që dalin nga sfera e punës dhe jeta shoqërore. Në këtë kontekst, i rëndësishëm do të jetë mobilizimi këtyre grupeve të popullatës, të cilëve, për shkak të arsyeve të ndryshme, njohuritë iu janë vjetëruar, nuk posedojnë

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

kompetenca adekuate ose kanë ngelur në kuptim arsimor të hendikepuar për shembull: të papunësuarit, analfabetët dhe grupet margjinale. Bashkëpunimi mes subjekteve të ndryshme në arsim, sektorin publik dhe privat, organizata joqeveritare dhe shoqata vullnetare, do të jetë veçanërisht e rëndësishme për realizimin e mobilizimit arsimor të përshpejtuar të të rinjëve dhe të rriturve. Në atë kuptim, do të jepet përkrahje e fortë e aktiviteteve joqeveritare dhe aktiviteteve vullnetare në fushën e të mësuarit të përjetshëm. Për realizim të sukseshëm të konceptit për të mësuarit e përjetshëm, është e nevojshme që fëmijët dhe të rriturit që nga arsimimi i tyre bazik të përvetësojnë aftësi dhe shprehi për të mësuarit në kontinuitet. Arsimimi i të rriturve

Nryshime: Ashtu siç zvogëlohet grupi i të rinjve, rëndësia dhe pjesa e popullatës më të rritur në zhvillimin e shtetit do të rritet. Produktiviteti dhe efikasiteti do të rritet në dituritë bazuar në punë. Puna bashkëkohore do të ketë nevojë për dituri dhe aftësi, për adaptim dhe ballafaqim me ndryshimet, kapacitetet dinamike për të mësuarit dhe mbindërtim të diturive dhe shkathtësive.

Shikuar nga aspekti i punës kompetente dhe konkurente, realizimit Puna bashkëkohore do të parqesë zvogëlim të kohezionit social dhe përparimit të forcës punuese dhe do ta promovojë të cilësisë së jetesës, me rëndësi rëndësinë e arsimimit dhe trajnimit të të gjitha grupeve të të rriturve. është të mirëmbahen, kondicionohen dhe ngriten në nivel më të lartë Arsimimi dhe trajnimi do të vendosen në shërbim të preventimit, ekskluzionit te të kompentencat punese dhe sociale gjitha grupet e të rriturve. të të rriturve. Duke e marrë parasysh Koha e lirë do të zgjatet, por me këtë edhe dinamikën e ndryshimeve që e rëndësia e kornizës së saj përmbajtësore. përfshijnë punën bashkëkohore dhe eksplozimin e vendeve pune të bazuara në dituri dhe nevojave për inkluzion efikas social dhe participim të të riturve, si dhe përmbajtjen funksionale plotësuese të kohës së tyre të lirë, më tepër se e nevojshme është të vendoset rrjet i gjërë të dhënësve formal dhe joformal të shërbimeve arsimore. Njëkohësisht, kjo don të thotë afirmim permanent dhe potencim të rëndësisë të arsimimit për punën dhe jetën bashkëkohore. Në periudhën e ardhshme do të merren masa që të mundësohet: » » » » » zvogëlim i shkallës së analfabetizmit te të rriturit, në veçanti disparitetit ndërmej shkallës së analfabetizmit të meshkujt dhe femrat; ekspanzion i arsimit bazik te të rriturit; mundësi për marrje të diturisë, shkathtësive dhe vlerave nga ana e të rriturve, që kërkohen për përmirësimin e cilësisë së jetësës; rritja e mundësive për zgjedhje arsimore ; zhvillimi i arsimit të të rriturve i cili do të jetë në funksion të kohezionit shoqëror;

»

zhvillimi i mundësive për arsimim dhe trajnim të cilat përkatësisht i përshtaten të priturave, aspiratave dhe nevojave të grupeve të ndryshme nga forca punuese ekzistuese potenciale; arsimim dhe trajnim të të rriturve për ndryshimet dinamike në sferën e punës dhe jetës.

»

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të fokusohet në zbatimin e aktiviteteve dhe dhënien e përkrahjes të të gjitha iniciativave që janë të orentuara drejt pengimit të punës dhe ekskluzionit social. Duke e promovuar të mësuarit e përjetshëm dhe sigurinë e vendit të punës, njëkohësisht do të promovohet edhe gjendja e mirë mes popullatës.

3. RRITJA E PARTICIPIMIT SOCIAL

Suksesi i zbatimit të proceseve demokratike në çdo shoqëri, varet nga suksesi i participimit të qytetarëve të vet. Shoqëria demokratike bashkëkohore ofron sofër të gjërë të mundësive për inkluzion dhe participim të çdo individi apo grupi. Nga dinamika dhe cilësia e inkluzionit, do të varet edhe gjendja e mirë sociale e çdo individi. Qëllimi themelor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në periudhën e ardhshme, përmes intervenimeve në sistemin arsimor dhe përkrahjeve të formave joformale të arsimimit, është që të krijojë mundësi për inkluzion social të pandërprerë dhe participim të të rinjëve dhe të të rriturve.

Qëllimet:

Qytetërim aktiv Qytetërim aktiv d.m.th. mundësitë e krijuara për ndikimin e qytetarëve në shoqëri janë kusht themelor për mirëqenie dhe përforcim të demokracisë. Përforcimi permanent i fuqisë së qytetarëve për participim aktiv dhe ndikim në vendimet administrative është pjesë përbërëse e demokracisë dhe përforcim i zhvillimit të çdo shoqërie. Faktor kyç në promovimin e qytetërimit aktiv janë: arsimimi, kultura dhe aktivitetet sportive. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të intervenojë që të sigurohet se arsimimi do t'i ekipoj të rinjtë me dituri dhe aftësi për qytetërim aktiv. Me këtë rast, do të eliminohet mundësia që vlera qytetruese të përvetësohet nga ana e fëmijëve dhe të rriturve përmes aktiviteteve dhe përmbajtjeve të drejtpërdrejta të distancuara dhe të thata. zbatimi i vlerave të qytetarëve do të paraqet aktivitet përcjellës shkollor dhe jashtë shkollor, e cila do të jetë e inkorporuar në kurikulumin e arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë. Socializimi është segment që duhet të jetë pjesë e strategjisë për arsimim, para se gjithash për shkak të nevojës të përcjelljes të planifikuar, kanalizuar dhe kontrolluar të vlerave të caktuara. Kjo paraqet operacionalizim të parimeve

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

të caktuara, deri në nivel të hartimit të të gjitha përmbajtjeve me të cilat kryhet mësimi , metodologjia për përdorim të tyre, kritere për evaluim etj. Qasje e këtillë do të ishte, jo vetëm në funksion të socializimit të planifikuar dhe të kontrolluar, por edhe do të kontribuojë në kthimin e statusit të humbur të shkollës si agjentë internacionale dominante e kreativitetit dhe përcjelljes së vlerave. » Shoqëria e R. së Maqedonasë zhvillohet dhe Procesi duhet të fillojë nga arsimi parashkollor, nga kontakti me grupet e para dhe krijimi i vlerave të para grupore dhe t'i përfshijë dimensionet vijuese:

është e zhvilluar në bazë të pluralitetit dhe dallimin e vlerave. » Tradita paraqet burim të rëndësishëm të vlerave. » Faktorët lokal, nacional, etnik dhe religjioz

edhe në të ardhmen do të manifestohen si Dimensioni kurikular, gjegjëkundërshtime të rëndësishme të globalzimit. sisht vetpërmbajtjet mësimore, para» Liria e të rinjve të bëjnë dallim në stile të sëgjithash librat, në të cilat socializimi ndryshme të jetës, pa aftësi të fituara me duhet të jetë një nga kriteret themelore arsimim, mund të shkaktojnë probleme në udhëheqjen me jetën dhe të sjellin deri te që parasheh se gjatë notimit dhe ekskluzioni. vlerësimit të librave dhe literaturës » Aktivitetet vullnetare ofrojnë mundësi të tjetër shkollore , në vend të koncentrimrëndësishme për inkluzion, participim dhe it veçanërisht në kriteret krijuese dhe ndikim. Ato mundësojnë mjete për arritjen e shkathtësive qytetare, ripërtrirjene e deestetike, të dominojnë analizat e vlermokracisë, ndërtimin e indentitetit personal ave të plasuara. Gjatë zgjedhjes së li, udhëheqje me jetën personale. teraturës duhet të përdoret masë përkatëse për vlerësim nga aspekti i: llojit, numrit të tyre dhe përshtatshmërisë me moshën e grupeve që iu është dedikuar.

Literatura plotësuese duhet të jetë në funksion të vlerave që në libër mungojnë. Në kontekst të mundësive për zgjedhjen e librave të ndryshëm, literatura plotësuese duhet t'i kompenzojë vlerat e prezentuara në alternativë. Të përdoren të gjitha mjetet plotësuese për plasim të vlerave (ilustrime, diskutime, praktikë). është e domosdoshme, me analizë permanente, t'i kushtohet vëmendje e veçantë vlerave politike, se si shkolla do ta kishte kthyer pozitën dominante në burim dhe agjensë të vlerave politike. Gjithë procesi do të ecë në drejtim të afirmimit në gjetjen e emëtimit të përbashkët mes supkulturave ekzistuese, si bazë e vetme e amzës vlerësuese. Kjo d.m.th.: cekje dhe respekt ndaj dallimeve subkulturore dhe shenjave të veçanta, por jo në llogari të dimensionit koheziv në transmisionin kulturor. Tradita në këtë proces mund të jetë vetëm një segment, kjo d.m.th. prezentim, njohje dhe informata vlerësuese për historinë dhe traditën, por në orientim kah proceset integruese globale bashkëkohore. Dimensioni ekstrakurikular- praktikimi i vlerave; » zbatimi i aktiviteteve, përmes të cilave formohen vlera të caktuara përmes praktikës që e formon realitetin.

»

Vendosja e metodologjisë së re e cila garanton internacionalizim të Gjendja: » Volontimi akoma paraqet stereotip negativ, sukseshëm të vlerave.

Krijimi i kushteve për aktivitete vullnetare

diçka që duhet t'i largohet, në qoftë se është e mundur, ose të sillet në minimum.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i përkrahë iniciativat në sektorin formal dhe joformal që kanë për qëllim arritjen dhe zbatimin e aktivitete- » Te një numër i madh i të rriturve, ekziston dëshira për participim përmes organizatave ve sportive dhe kulturore. Vëmendje e joqeveritare, por jo edhe njohuri si dhe ku të inkuadrohen. veçantë do t'i kushtohet formave dhe aktiviteteve të karakterit multikulturor që promovojnë kohezion social dhe bashkim. Në atë kuptim, multikulturalizmi dhe shkëmbimi mes kulturave do të jenë të përkrahura. Organizimi dhe realizimi i aktiviteteve qytetare do të jenë të mbrojtura. Veçanërisht është me rëndësi, në nivel shtetëror, të sillet regullativa për këtë lloj të aktiviteteve, me të cilën do të pengohen anomalitë që mund të paraqiten në nivel rajonal. Duhet të propagohet rëndësia e këtyre aktiviteteve dhe të zhvillohet ndjenja e pushtetit lokal për rëndësinë e këtyre aktiviteteve, për përforcimin e mirëqenies sociale të të rinjëve dhe të rriturve. Pengimi i ekskluzionit Kriza sociale dhe ekonomike që po thellohet dhe shtresimi sa më i madh i shoqërisë, e zmadhon shkallën e ekskluzionit social në disa grupe të caktuara qytetare. Njëherit, zmadhohet edhe numri i këtyre grupeve. Rinia (si në procesin e shkollimit, ashtu edhe papunësimi), për shkak të jozhvillueshmërisë të formave sociale të organizatave sociale, por edhe mungesës së vetiniciativës, është sa më shumë e larguar nga proceset shoqërore dhe formave të participimit aktiv. Mundësitë që mundet t'i ofrojë sektori civil në këtë sferë, në Maqedoni janë ende të kufizuara dhe jo shumë të popullarizuara. Edhe përkrah numrit të madh të organizatave joqeveritare dhe relativisht numri i madh i projekteve që ato i realizojnë, ky lloj i bashkimit nuk është pjesë përbërëse e përmbajtjeve që ofrohen gjatë arsimimit. Drejt tyre, përveç mosnjohjes, ekziston mosbesim ose skepsë në raport me përshtatshmërinë dhe efektet. Në llogari të kategorive të mëparshme, sfera e vetme të cilën të rinjtë e llogarisin për të hapur, është angazhimi politik (rinia e partisë, politizim i organizatave të të rinjëve etj.). Prandaj, kufiri i moshës së të rinjëve që janë participient politik po zvoglohet , në llogari të hapësirës sa më të ngushtë për ngjallim të shoqatave qytetare, organizatave joqeveritare etj.

» Pengesat për këtë gjithsesi janë në mosgjendjen e kuptimit të angazhimit i cili na shpie në profit direk personal, që pjesërisht është rezultat i vlerave jo përkatëse të prezentuara gjatë segmentit edukativ të shkollimit,

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në periudhën e ardhshme, do të ndërmerren masa që të mundësohet zmadhim dhe përmirësim të inkluzionit social, përmes formave vijuese: » » » » » » afirmim i angazhimit social si vlerë, përmes përmbajtjeve të procesit mësimor; afirmim dhe njoftim me sektorin civil dhe mundësitë që i ofrojnë organizatat joqeveritare përmes procesit të arsimit; praktikë e domosdoshme në sektorin joqeveritar gjatë shkollimit; stimulim i organizimit social; depolitizim i formave ekzistuese të organizimit rinor dhe orientimi i tyre kah vlerat e përshtatshme për moshën dhe karakterin e grupit; stimulim i punës vullnetare, në mënyrë që të mos jetë i kuptuar si keqpërdorim, por si mekanizëm për kontribut dhe përmirësim të gjendjes në bashkësinë më të gjërë; inicim i projekteve në të cilët të rinjtë në sistemin arsimor, por edhe rinia e papunësuar do të jenë partner të organizatave joqeveritare dhe jo objekt i vëzhgimit.

»

Në kontekst të arsimit, është e domosdoshme zmadhimi i particimimit të të rinjëve në proces, që është faktor më i rëndësishëm në zvoglimin e ekskluzionit të këtij grupi. Stimulimi i participimit të nxënësve dhe studentëve në tërë procesin arsimor, gjetja e formave për pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimarrjet e rëndësishme për shkollim, pjesëmarrja e evaluimit të përmbajtjeve mësimore dhe kuadrit mësimor, duhet të bëhet pjesë e zgjidhjeve të ardhshme juridike. Arsimi ka përgjejgësi t'i pajisë të rinjtë dhe të rriturit me dituri dhe aftësi për udhëheqjen dhe struktruimin e jetës së tyre. Mësimi dhe aktivitetet shkollore duhet ta forcojnë ndjenjën për përkatësi të institucionit arsimor dhe bashkësisë në tërësi. Pritet, me përforcim të inkluzionit në sferën arsimore, në mënyrë të suksesshme të preventohet ekskluzioni. Parashtrimi i këtillë ka nevojë për zhvillimin e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe organizatave joqeveritare dhe volenetere. Rritja e numrit të fëmijëve dhe të rinjëve të përfshirë me punë aktive volenetere, do të paraqes një nga detyrat e sektorit formal dhe joformal në të ardhmen. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet eliminimit të ekskluzionit që paraqitet gjatë mosrregullsisë të nxënësve, gjatë kalimit prej arsimit më të ulët në më të lartë dhe gjatë kalimit prej arsimit në punë. Fëmijët me nevoja të veçanta do të jenë të mbrojtur nga ekskluzioni arsimor dhe paralelisht me atë nga edha ai social. Do të merren masa për inkluzion të tyre në të gjitha nivelet e arsimit. Një nga detyrat e institucioneve arsimore do të jetë angazhimi permanent për detektim dhe "tërheqje" të kësaj kategorie të fëmijëve nga shtëpitë e tyre dhe inkuadrim i tyre aktiv në procesin formal edukativo

arsimor. Për këtë nevojë intensifikohen përpjekjet për trajnim të kuadrit arsimor për punë me këtë kategori të fëmijëve. Në të ardhmen, do të ndërmerren masa për rritjen e mundësive për të gjitha grupet e të rriturve, pa marrë parasyshë gjininë, gjendjen sociale, gjendjen shëndetësore dhe përkatësinë etnike, për vetrealizim në kuadër të aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive.

4. RRITJA E KOMPETITIVITETIT TË SHOQËRISË

MirëqenIa ekonomike dhe sociale e Republikës së Maqedonisë varet nga dinamika dhe produksioni si dhe cilësia e aplikacionit të diturive të reja. Zmadhimi i kompetencës dhe konkurencës së shoqërisë së R. Maqedonisë në korniza ndërkombëtare, objektivizohet në katër procese kyçe: ngritja e fuqisë së arsimit, zhvillimi i shkencës, kujdesje dhe deseminim të kulturës dhe vlerave kulturore dhe stimulimi i hulumtimit dhe inovacionet. Në periudhën e arrdhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërmerr masa për stimulim dhe përkrahje të iniciativave që janë të fokusuara për zhvillim të këtyre fushave kyçe.

Qëllime:

Përforcim dhe hulumtim i sistemit inovues Investimet në rritjen e kreativitetit dhe inovacionet janë çdo herë investime të paguara. Përpjekjet politike për zbutjen e ekonomisë së vendit dhe përforcimin e kompetencës së saj në procesin global integrues, do të rezultojnë me mosukses nëse nuk janë të pëkrahura nga energji të fuqishme kreative nga vendi që do ta agjensojë atë zhvillim. Republika e Maqedonisë është shtet i vogël dhe ekonomikisht i dobët që nuk mund të inportojë tru dhe inovime. Prandaj, ajo është e detyruar të mbështetet fuqishëm në kapacitetin e vet dhe të udhëheq politikë aktive për stimulim të tyre. Investimi në arsim, ngritja e nivelit arsimor tek popullata, zhvillimi i hulumtimeve shkencore dhe stimulimi i kreativitetit dhe inovimeve nuk guxojnë të kuptohen vetëm si ndarje plotësuese nga buxheti, por duhet tu jepet rëndësi investimeve strategjike dhe zhvillimore në ardhmërinë e këtij vendi. Me përforcimin e sistemit inovues, zmadhohen mundësitë për arritjen e suksesit nacional në ekonominë globale. Prandaj, është e nevojshme të bëhen përpjekje plotësuese për zmadhimin e financimit për hulumtim dhe zhvillim. Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merr masa për krijimin e sistemit të balansuar dhe fleksibil të bashkëpunimit në mes të partnerëve kyç në hulumtim dhe zhvillim. Krahas kësaj, të bëhen përpjekje për zmadhimin e participimit në hulumtimet internacionale, dhe rrjetat inovuese dhe përforcimin e infrastrukturës hulumtuese. Financimi publik, që do të jetë i

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

kanalizuar nëpërmjet të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të jetë e lidhur me kërkesat për cilësi më të lartë dhe aplikueshmëri, varësisht nga prioritetet e shtetit. Në prioritetet e Ministrisë, njëlloj do të stimulohen edhe hulumtimet nga lëmia e artit, kulturës dhe të njejtat do të llogariten si faktor të rëndësishëm strategjik për përforcimin e kopentencave të shtetit dhe pasurimin e bazës inovuese shoqërore. Lidhshmëria e arsimit dhe hulumtimit me tregun e punës Arsimi dhe hulumtimi duhet të komunikojnë me kërkesat e ndryshueshme në sferën e punës. Këto kërkesa, në masë të madhe, do të determinojnë karakterin dhe përmbajtjen arsimore dhe planifikimin e arsimit dhe trajnimit në periudhën e ardhshme. Lidhja e arsimit dhe hulumtimit me tregun e punës do të përmirësohet me instalimin e mekanizmave për zmadhimin e bashkëpunimit me Gjendja: biznesin dhe industrinë. Sistemi arsimor do të vendosë strukturë dhe organizim i cili do të » Kjo gjendje shkaktoi zvogëlim të bashkëpunimit në planin shkencoro- hulumtues midis univerzmundësojë lidhshmëri funksionale itetit. institucioneve shkencore dhe subjekteve të tij me tregun e punës. Gjatë kësaj, ekonomike. sitemi arsimor nuk guxon edhe më tej » Puna shkencoro-hulumtuese në masë të madhe të vazhdojë me praktikën të kujdeset realizohet në kushte modeste dhe me mjete minimale. vetëm për përgatitjen e fuqisë së re punuese dhe kujdesi i tij për participientët e vet nuk guxon të ndalet në momentin braktisjes të institucioneve arsimore nga ana e tyre. Parashtrimi bashkëkohor i sistemit arsimor duhet t'i respektojë parimet e fleksibilitetit, fuksionalitetit dhe transparencës. Kujdes i tij duhet të jenë participientët e rregullt arsimor, të punësuarit, të papunësuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ngritje arsimore. Dinamika e ndryshimeve në sistemin arsimor, do ta përcjellë dinamikën e ndryshimeve në kompentenca të duhura, të cilat do t`i diktoj tregu i punës. Funksionimi i sistemit arsimor në kuadër të vendosjes të propozuar medoemos duhet të jetë i përcjellur nga redisejnimi i planeve dhe programeve arsimore. Funksioni themelor i planeve arsimore, duhet të jenë realizimi dhe efektuimi i bashkimit ndërmjet: nxënësit, njohurive të përgjithshme, njohurive profesionale relevante, njohurive profesionale specifike, të rrumbullaksuara me standarde të kompentencave për profesione ose profile të caktuara. Nevojat aktuale të ekonomisë, nuk mund të zgjidhen asnjëherë me sistem arsimor të izoluar. Shërbimet arsimore duhet t`i ikin botës të standardeve dhe normativave formale, të dalin jashtë nga bankat shkollore dhe të lidhen me botën që i nevojiten ato shërbime arsimore.

» Kriza ekonomike solli deri te rëniamë drastike e mundësive për zbatimin e shkencës në zhvillimin e ekonomis së vendit.

Zhvillim i shoqërisë informatike Në periudhën e ardhshme do të tentohet të krijohen kushte për zhvillimin e shoqërisë informatike. Teknologjia e re informatiko-komunikative duhet të hyjë në të gjitha poret e jetës shoqërore. Nga ajo pritet të mundësojë balanc të sukseshëm mes zhvillimit teknologjik nga njëra anë, dhe zhvillimit intelektual nga ana tjetër. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të tentojë t'i forcojë inkuadrimet e teknologjisë së re informatike në sistemin arsimor, që të sigurojë: aftësim funksional d.m.th. aftësim për punë me komjutorë të të rinjëve për bashkësi të ngopur me teknologjinë e re informatike, përparim të arsimit, veçanërisht të sistemit për grupe speciale të vizituesve, zmadhim i efikasitetit të sistemit arsimor dhe ndërtimi i vetëdijes politike të qytetarëve. Në periudhën e ardhshme, do të merren masa që të forcohet qasja deri te sistemet informatike bashkëkohore, ndërkombëtare e nacionale dhe bazat e të dhënave. Për atë qëllim, do të ndërmerren masa për pajisje të volitshme të institucioneve arsimore me teknologji informatike bashkëkohore dhe lidhje me sistemin informatik. Njëkohësisht, do të përkrahen inticiativat për krijimin e bazës së të dhënave gjithpërfshirëse dhe transparente për Republikën e Maqedonisë, zhvillim i servisit arsimor dhe transferim të trashëgimisë kulturore përmes mediave të reja.

5. PËRPARIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR

Orientimi zhvillimor i Republikës së Maqedonisë është i drejtuar kah inkuadrimi i shtetit në procesin e integrimit global, në nivel evropian dhe botëror. Qëllimi kryesor në periudhën e ardhshme, do të jetë që të ndërtohet baza e përbashkët e vlerave për drejtimin e problemeve zhvillimore të kyçura në globalizim. Orientimi i shtetit për kyçje në BE, do të hapë nje varg mundësish për bashkëpunim. Cilësia dhe intenziteti i bashkëpunimit do të varet, para së gjithash, nga përgatitja dhe aftësia e shtetit që t'i përcjellë standardet dhe kriteret për cilësi që janë kushte themelore për realizimin e këti bashkëpunimi. Në realizimin e asaj kompetence dhe konkurence në tregun evropjan dhe botëror, arsimi ka rol kyç.

Arsim i qëndrueshëm dhe demokratik Relacioni ynë me shtetet e tjera vazhdimisht lind provokime të reja në arsim, mobilizim dhe kulturë. Njohja e Republikës së Maqedonisë në korniza ndërkombëtare do të jetë e siguruar, mes të tjerash, me qasjen e saj aktive dhe pozitive në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës. Ndërtimi i koncepteve të këtilla zhvillimore ka për qëllim ta afirmoj dhe konsoludoj pozitën e Maqedonisë si shtet me përgjegjësi.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Përforcimi dhe modernizimi i sistemit arsimor dhe themelimi i parimeve dhe vlerave demokratike në të, është kushti i parë që duhet të plotësohet. Duke e zmadhuar fuqinë e saj për ndeshje dhe zgjidhje të problemeve globale nacionale dhe internacionale, dhe duke e respektuar atë që është i arritshëm dhe i hapur, fleksibil dhe i gatshëm për bahkëpunim në të gjitha lëmitë, Republika e Maqedonisë, jo që do të krijoj bazë për koncentrim permanent të kompetitivitetit, por edhe do të kontribuojë në krijimin e fotografisë për vete dhe njohjes në korniza botërore. Në periudhën e ardhshme, qëllimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të jetë edhe përforcimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë në nivel institucional dhe projektues. Inkuadrimi i shkollave dhe univerziteteve në shkëmbimin ndërkombëtar të nxënësve/studentëve dhe arsimtarëve dhe realizimi i projekteve ndërkombëtare, është me rëndësi vitale për përforcimin e kapaciteteve të tyre, afirmimin e "prodhimit" të vendit dhe internacionalizimin e vlerave të procesit global dhe integrativ. Përfocimi i arsimit të lartë Arsimi i lartë është element përbërës dhe i pandarë i zhvillimit të çdo shteti dhe një nga përbërësit më të fuqishëm për njohje të një shteti në korniza ndërkombëtare, për shkak të së cilës paraqitet nevoja për transformim të shpejtë të parashtrimit të saj të tërësishëm dhe vendosje të cilësisë së përshtatshme për nevojat e shtetit, transparente dhe konkurente në korniza ndërkombëtare. Tejkalimi i ricidivave të së kaluarës dhe implementimi i parimeve dhe standardeve të pranuara ndërkombëtare është imperativ në zhvillimin e arsimit të lartë në periudhën e ardhshme. Vetëm në atë mënyrë, ajo në tërësi do ta kryejë misionin e saj në nivel nacional dhe internacional. Në të kaluarën, univerzitetet shtetërore ishin ata që i plotësonin nevojat e tregut të punës për kuadro me arsim të lartë. Megjithatë, proceset e globalizimit në masë të madhe e prishën atë marrëdhënie. Sot, tregu i punës vendos relacione dhe marrëdhënie të reja, duke i tejkaluar kornizat e ngushta nacionale dhe e zgjeron perfshirjen e vet në rrafsh internacional. Për shkak të dinamikës që e zhvillon, tregu i punës ka nevojë për ofertë arsimore, fleksibile dhe dinamike, të cilat mund t'i plotësojnë vetëm institucionet arsimore fleksibile dhe dinamike. Prandaj

Gjendja : » Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë tri universitete shtetërore: "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, "Shën Kliment Ohridski" në Manastir dhe Universiteti shtetëror në Tetovë. » Përveç univerziteteve shtetërore, funksionojnë edhe një univerzitet privat ­Univerziteti i Evropës Juglindore në Tetovë. » Përveç këtyre katër univerziteteve, në Republikën e Maqedonisë ka filluar edhe procesi i themelimit të institucioneve të larta shkollore private, më shpesh të formuara si pjesë e universiteteve më të zhvilluara botërore, të cilat merren me produksionin e profileve të ngushta nga lëmia e Informatikës, menaxhimit administrativ, arsimimimit humanitar etj.

0

institucionet e larta arsimore shtetërore duhet ta tejkalojnë mbylljen në brendi dhe jofleksibilitetin, dhe duhet të zhvillojnë strukturë të re dhe parashtrim organizativ, e cila do të jetë kompatibile me ndryshimet e përgjithshme në tregun e punës. Proceset e brendshme transformuese dhe proceset e globalizmit, në nivel planetar, u shprehën fuqishëm në ridisejnimin e strukturës së përgjithshme të shoqërisë, me çka u paraqit nevoja për bashkëpunim nacional dhe internacional dhe kompatibilitet të sistemit, me atë edhe inovim të rolit të strukturës së arsimit të lartë, si faktor i rëndësishëm në realizimin e atij kompatibiliteti. Nevoja për qasje strategjike në transformimin e arsimit të lartë, nuk paraqet vetëm implikim nga ndryshimet që ndodhin në nivel nacional, por ajo është implikim edhe nga ndikimi i të ashtuquajturave faktorë të jashtëm, d.m.th. globale, të përgjithshme, të ndikimit që e determinojnë arsimin e lartë edhe në shtetet e tjera në botë. Më 19 shtator 2003, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e barabartë e familjes evropiane të shteteve që obligohen t'i përcjellin dhe realizojnë rekomandimet nga procesi i Bolonjës dhe orientimi i përbashkët për krijimin e hapësirës së vetme evropiane të arsimit të lartë. Marrja e obligimeve nga ana e shtetit, e vë arsimin e lartë para një provokimi në transformimin e tij të mëtejshëm. Përkundër tentimeve të rregullta për rritjen e cilësisë të studimeve dhe efikasitetit të tyre, arsimi i lartë ndeshet edhe me obligimin për disejnim personal strukturor, organizativ dhe programor, që do të jenë transparente, konkurente, kompatibile dhe të njohur në tregun evropian në shërbimet akademike dhe më gjërë. Gjendja e këtillë e re, domethënë respektim konsekuent i dispozitave të shënuara që janë vendosur në Deklaratën e Bolonjës dhe jetësimit të tyre. Iniciativa për ndërtim të një hapësire të përbashkët evropiane të arsimit të lartë, i vendosin institucionet e larta arsimore para një riprovimi personal dhe iu japin impuls plotësues për të dhënë mund drejt rrugës së tyre kah anëtarësimi në familjen e univrziteteve evropane dhe arritjen e statusit të dhënësve respektibil të shërbimeve arsimore në tregun e gjërë akademik evropian. Si një nga nënshkrueset e Deklaratës së Bolonjës, Republika e Maqedonisë, e me atë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mori obligim në dhjetëvjetorin e parë të shekullit XXI, ta përshtatë politikën e saj që të mundësojë realizim të qëllimeve që kanë dalur nga Procesi i Bolonjës, e që janë me rëndësi primare për krijimin e hapësirës evropiane të arsimit të lartë: 1. Miratimi i sistemit të shkallëve të lehtësueshme të njohura dhe krahasuese dhe aplikimi i diplomës shtesë (diploma suplement), që të mundësohet rrjedhë e punësimeve të qytetarëve evropian dhe konkurentë ndërkombëtare në sistemin evropian të arsimit të lartë.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

2.

3.

4.

5. 6.

Miratimi i sistemit i bazuar në dy cikle kryesore ­ diplomë dhe pasdiplomike. Qasja drejt ciklusit tjetër është kushtëzuar me përfundimin e suksesshëm të ciklusit të parë të studimeve, i cili doemos duhet të zgjasë më së paku 3 vite. Shkalla e arritur pas 3 vitesh, llogaritet si shkallë e nevojshme e kualifikimit në tregun evropian të punës. Ciklusi i dytë do të shpie drejt magjistraturës dhe ose doktoraturës, siç është në shumë vende të botës. Aplikimi i kredi sistemeve, sig është ECTS, si mjet i qëlluar për promovimin e këmbimeve më të gjëra të studentëve. Kreditë mund të merren edhe jashta arsimit të lartë shkollor, duke përfshirë edhe mësimin e përjetshëm, me kusht që t'i njohë universiteti i cili i pranon studentët. Promovimi i mobilitetit me tejkalimin e pengesave për lëvizje të lirë, veçanërisht të; studentëve: t'iu jepet rast për të mësuar, t'iu mundësohet çasje deri te studimet dhe shërbimet relevante; arsimtarëve, hulumtuesve dhe personelit administrativ: t'iu njihet dhe valorizohet koha që kanë kaluar në Evropë gjatë hulumtimit, ligjërimit ose mësimit, pa prejudikime të të drejtave të tyre statutore. Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë përmes zhvillimit të kritereve krahasuese metodologjike. Promovimi i dimensionit të nevojshëm evropian në arsimin e lartë, veçanërisht në zhvillimin e programeve lëndore, bashkëpunimit ndërinstitucional, skemave të mobilitetit dhe programeve studimore integruese, trajnimit dhe hulimtimit.

Realizimi i këtyre qëllimeve, që duhet të kryhet me respektim të përgjithshëm të dallimeve kulturore, gjuhësore, sistemet nacionale të arsimit dhe autonomia e univerziteteve, duhet të mundësojnë ndërtim të hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Nga aspekti i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, ajo duhet të rezultojë me: » » » » » » » efikasitet të zmadhuar në studim; lëvizshmëri të studentëve dhe kuadrit akademik; cilësi të përmirësuar të procesit arsimor; rol aktiv të studentëve në sigurimin e cilësisë; zmadhimin e mundësisë për punësim të kuadrit të diplomuar në tregun nacional dhe evropian të punës; shpejtim për punë shkencoro-kërkimore; konkurencë dhe kompatibilitet të siguruar për tregun akademik evropian dhe botëror.

Në periudhën e ardhshme, në përputhje me përgjegjësinë e vet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me univerzitetet në vend do të përpiqet të krijojë kushte për implementim pa pengesa të parimeve dhe rekomandimeve

të dalura nga procesi i Bolonjës në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet të realizimit të këtyre qëllimeve: » » » » » » » » » » » » Përshtatshmëri strukturale e sistemit tercial arsimor të procesit të Bolonjës. Pajtueshmëri e rregullativës ligjore me parimet dhe rekomandimet e procesit të Bolonjës. Pajtueshmëri e normativave dhe standardeve për arsimin e lartë. Ndërtim i sistemit efikas të bursës, i cili studentëve dhe arsimtarëve do t'iu mundësojë mobilizim të përforcuar arsimor. Promovim i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë, përmes zhvillimit të kritereve dhe metodologjisë krahasuese. Përforcim i sistemit te evaluimit ekstern të cilësisë në arsimin e lartë. Definim dhe respektim i rreptë i standardeve për themelimin dhe akreditimin e institucionit privat të arsimit të lartë. zhvillim i sistemit efikas për financimin e arsimit të lartë dhe alokacioni i resurseve financiare. Përmirësim i kapaciteteve strategjike dhe menaxhuese. zhvillim i strategjive shkencoro - teknologjike. Financim transparent të veprimtarisë shkencoro - hulumtuese. Vendosja e bazës për sisteme nacionale për inovime në sektorin e arsimit të lartë.

Promovimi i identitetit kulturor Proceset integruese globale dhe dinamika e mobilizimit, në plan të parë i theksojnë veçoritë e identitetit kulturor. Një pjesë e këtij identiteti është shkalla e implementimit të vlerave dhe parimeve demokratike të respektimit të të drejtave të njeriut, tolarancës, transperencës së vlerave kulturore dhe cilësisë së kohezionit social. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të krijojë arsimim që në fokusin e saj do të ketë individin, zhvillimin e pandërprerë të tij, zhvillimin e identitetit të tij kulturor individual, të definuar në ambient multikulturor dhe i ndërtuar në kontekstin global nacional dhe mbinacional. Qëllimet dhe detyrat e veçanta të arsimit do të orientohen drejt përkujdesjes dhe zhvillimit të karakteristikave individuale të personalitetit, përmes proceseve të njohjes, mirëkuptimit dhe respektimit të kulturave të huaja, në nivel nacional dhe ndëkombëtar, në funksion të zhvillimit të individualitetit, interesave të saj, qëndrimeve dhe motiveve. Ky proces duhet të ngritet në shkallë të vetëarsimimit dhe aktivitetit të individit, që identeteti individual të jetë në gjendje të ndërtohet vetvetiu, në botën e rrethit më të ngushtë dhe më të gjërë social dhe punues.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Duke pasur parasysh mobilizimin ndërkombëtar i cili e thekson rëndësinë e tolërancës dhe kulturën e mirëkuptimit, me rëndësi të madhe është që, së pari të kuptohemi mes veti, që të mund pastaj t'i kuptojmë edhe të tjerët. Integrimi në Bashkimin Evropian Funksionimi i Bashkimit Evropin është thellë i bazuar në produktivietetin e njohurive dhe di - çfarë aftësish. Sfidë për Republikën e Maqedonisë dhe dëshira e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian, do të jetë pasqyrë për atë se çfarë ndryshime do të bëj në sistemin arsimor, çfarë politike zhvillimore do të ndërtojë në sferën e kulturës, si do ta definojë dhe realizojë politikën e të rinjve, me çfarë shpejtësie do të rrjedh zhvillimi i shoqërisë informatike dhe politikës strukturore, veçanërisht efikasiteti i sistemit të finansimit. Qëllimet e parashtruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për implementimin e ndryshimeve në arsimin në Republikën e Maqedonisë, duhet patjetër të jenë të siguruara, ndërsa efektet të qëndrueshme. Kjo nënkupton bashkëpunim midis të gjithë sektorëve të Qeverisë dhe të gjithë subjekteve relevante në arsim, në planin nacional, dhe të gjithë trupave relevante ndërkombëtare dhe institucioneve arsimore për zhvillim, në planin ndërkombëtar. Përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe evropian Në rrugën e vet të integrimit në proceset globale, Republika e Maqedonisë patjetër duhet të intensifikojë bashkëpunimin evropian dhe rajonal. Bashkëpunimi ballkanik në lëminë e arsimit, hulumtimit dhe kulturës, duke pasur parasysh afërsinë hapësinore, barierat e vogla gjuhësore, lidhshmëritë tradicionale dhe ndikimi i ndërsjell, paraqet qëllim të rëndësishëm në periudhën ardhshme. Iniciativat për zhvillimin a arsimit në Republikën e Maqedonisë, duhet të nënkuptojnë edhe marrëdhënie më të afërta me fqinjët, veçanërisht në planin e këmbimit të njohurive dhe ekspertizave, mobilizimin e nxënësve/studentëve, ndërtimin e programeve studimore,vendosjen e rrjeteve rajonale, hulumtimeve të përbashkëta shkencore dhe këmbim të shembujve të mirë nga praktika. Më pas, zhvillimi i marrëdhënive fqinjësore dhe bashkëpunimi nuk duhet t'i margjinalizojë iniciativat për bashkëpunim dhe lidhshmëri më të gjërë. Suksesi dhe vëllimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel shtetëror, rajonal dhe institucional, drejtpërsëdrejti janë të kushtëzuara, jo vetëm nga gatishmëria për të hyrë në këto procese, por edhe nga gadishmëria që të respektohen marrëveshjet, afatet dhe standardet e cilësisë që ky lloj i bashkëpunimit i nënkupton. Identifikimi dhe atraktiveti i shtetit në proceset e bashkëpunimit të ngushtë dhe të gjërë rajonal, në masë të madhe do të varen nga shkathtësia e saj për plotësimin e obligimeve ndërkombëtare që i ka marrë. Kjo nënkup-

ton plotësim të tërësishëm të obligimeve të marra të një numri të madh të dokumenteve ndërkombëtare, siç janë p.sh. Deklarata e Bolonjës, Arsimim për të gjithë, Deklarata universale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe shumë dokumente të tjera, ku vendi ynë është anëtare dhe nënshkruese. Në këtë kuptim, në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të marrë masa për implementimin e të gjitha dokumenteve relevante dhe marrëveshjeve me karakter ndërkombëtar për të cilat ka marrë obligim se do t'i realizojë.

6. UDHËHEQJE ME NDRySHIMET

Qëllimet:

Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Ministria e Arsimit dhe Shkencës është realizator i përpiktë i programit qeveritar për zhvillim të fokusar në sektorin e veprimit të tij. Faktorët kyç prej

Angazhimet për integrim evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik,social dhe kulturor, e vënë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës para sfidave të rëndësishme për ndryshimin e bazës së saj institucionale dhe përforcimin e kapaciteteve të saja. Në periudhën e ardhshme, menaxhimi me ndryshimet në arsim, varësisht nga qëllimet, do të zhvillohet në sektor dhe do të mbështet me bazë përkatëse legjislative. Aktivitetet e Ministrisë, në periudhën e ardhshme do të zhvillohen sipas prioriteteve dhe forcës reale për realizimin e tyre.

të cilëve varet efikasiteti në punën e ministrisë, janë të ndërtuar në sektorin e regullativës normative, menaxhimin me aktivitetet të bazuara në rezultatet e parashtruara dhe menaxhimin e bazuar në informata. Intervenimet në sferën e arsimit do të jenë boshe dhe nuk do të jenë frytdhënëse nëse nuk përcjellen me rregullativë normative të përgjithshme dhe të saktë. Në këtë drejtim, MASh do të ndërmerrë aksione për lidhshmëri më të ngushtë të rregullativës normative, me programin për zhvillimin e arsimit. Më pas, cilësia e ligjeve patjetër duhet të jetë e garantuar. Do të ndërmerren masa për intesifikimin e lidhjeve midis financimit, prioriteteve strategjike dhe menaxhimit me ndryshimet e planifikuara. Menaxhimi me ndryshimet patjetër duhet të jetë i bazuar në rezultatet e parashtruara.Qëllimi është që të ngritet efikasiteti i menazhimit me ndryshimet, përmes vendosjes më efikase të qëllimeve (rezultatet e parashtruara), monitorimit, kontrollit dhe evaluimit. Transperenca dhe shpallja permanente e informatave do të shfrytëzohet për implementimin më efikas të programit nacional për zhvllimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të instalojë trupa profesional të cilët do të jenë të obligueshëm për zbatimin e aktiviteteve konkrete të bazuara në rezultatet qëllimore dhe do të shërbejë për zbatim cilësor, monitorim, kontroll dhe evaluim të ndryshimeve. Efikasiteti dhe suksesi në zbatimin e aktiviteteve, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është në lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë dhe profesionalizmin e kuadrit. Funksionimi i Ministrisë patjetër duhet ti respektojë marrëveshjet e ndërsjella të kontraktuara: cilësor, ekspertizë, transperencë, bashkëpunim, përgjegjësi dhe orientim drejt ardhmërisë. Në këtë drejtim, Ministria do të zbatojë aktivitete për përforcimin e kompetencave të kuadrit të saj dhe do të kujdeset për zhvillimin e tyre. Qëllimi i Ministrisë në periudhën e ardhshme do të jetë që të përforcohen kapacitetet e sektoreve të saj,përmes sektorëve ekzistuese për ekspertizë,sektorit hulumtues,si dhe përcjella dhe evaluimi i punës së tyre. Një nga elementet përcjellëse prej të cilave varet cilësia e punës së Ministrisë, është ekzistimi i sistemit efikas informativ dhe baza e pasur e të dhënave, si midis sektorëve ashtu edhe midis Ministrisë dhe bazës (dhënësit të shërbimeve arsimore, kulturore dhe sportive). Në këtë drejtim, përcjellja permanente e reagimeve dhe marrja e reagimeve kthyese të punëtorëve të arsimit, nxënësve, studentëve, qytetarëve dhe të gjithë palëve dhe partnerëve të involvuar për rrjedhën e implementimit të programit për zhvillimin e arsimit dhe aktiviteteve të përgjithshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të jetë e domosdoshme. Rikomponimi i institucioneve qendrore arsimore Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese të institucioneve qëndrore arsimore pas përfundimit të procesit të decentralizimit, ndërsa në funksion të menaxhimit efikas me ndryshimet në sferën e arsimit si dhe në funksion të rritjes të cilësis së saj ,MASh dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndërmarrë masa për etablimin e institucioneve të ardhshme arsimore në nivel shtetëror. 1. Inspektorati shtetëror arsimor (IShA) 2. Qendra shtetërore për provime (QShP) 3. Enti pedagogjik i R.M.(EP) (tani, Byroja për zhvillimin e arsimit(BzhA)) 4. Qendra për arsim të mesëm profesional(QAMP) Inspektorati shtetëror arsimor (ISHA) do të paraqes institucion qëndror arsimor, i cili do të jetë i obliguar për respektimin e ligjshëmërisë në lëminë e arsimit dhe kontrollit sistematik të cilësisë së procesit arsimor. Kjo nënkupton evaluim institucional të institucioneve arsimore, por edhe evaluim individual të kaudrit arsimor dhe udhëheqës, në funksion të sigurimit të cilësisë dhe konkurrencës. Për ta realizuar misionin e këtillë të pritur,në IShA do të angazhohen individ të shquar nga sfera juridike ose pedagogjike.Emërimi i tyre duhet të bazohet,

kryesisht, në rezultatet e arritura në arsim dhe në bazë të shumë kritereve rigoroze, të cilat do t'i kenë parasysh suksesin,stazhin dhe rekomandimet nga autoritetet përkatëse.Emërimin e inspektorëve shtetëror arsimor do ta bëj organi përkatës shtetëror. Punën e saj,ndërsa në funksion të efikasitetit dhe efektivitetit, IShA do ta realizojë përmes punës të më shumë njësive sektoriale të locuara në nivel nacional dhe lokal. Funkcionin e vet, këto njësi do ta realizojnë përmes indikatorëve të saktë definues përmes të cilëve do të bëhet mbykëqyrja e institucioneve arsimore. Këto indikatorë tërësisht do të korespondojnë me indikatorët e ngjajshëm të Bashkimit Evropian. Inspektimin do ta zbatojnë ekipe të përbëra nga inspektor për kontrollin e sferës ligjore e normative dhe inspektor për kontroll profesional. IShA aktivitetin e vet të rregullt në terren do ta realizojë në bazë të dinamikës së vërtetuar interne, por edhe në mënyrë të jashtëzakonshme, me kërkesë të EP (BzhA e tanishme)ose QShP, me kërkesë të këshillit të prindërve në shkolla,me kërkesë të autoriteteve lokale dhe personave tjerë të interesuar të cilët do të tregojnë për parregullsitë e pranishme ose cilësisë së dobët në punën e institucionit konkret arsimor ose individit. Ingerencat e IShA në kontrollin e respektimit të ligjshmërisë në arsimin e lartë, do të rregullohen me ligj të posaçëm. IShA nuk ka kompetenca në arsimin e lartë. Kjo plotësisht do të bie në kompetencë të Këshillit për evalim dhe akreditim dhe shërbimeve profesionale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Qendra shtetërore për provime (QShP) paraqet organ profesional shtetëror me subjektivitet juridik, që do të zbatojë kontrollim periodik të njohurive të nxënësve, përmes organizimit të provimeve përfundimtare, pas klasës së katërt dhe të tetë, dhe përmes dhënies së provimit të maturës shtetërore dhe të Gjendja: provimit përfundimtar profesional në » Ekziston ngjashmëri evidente e kompetencave dhe zbatimi joefikas i funksioneve nga an e Byarsimin e mesëm profesional.

ros për zhvillimin e arsimit (BZHA).

Këto lloje të provimeve, si tregues të përbashkët e kanë eksteritetin i cili do të sigurojë zgjuarsi të përhershme të kuadrit arsimor dhe udhëheqës.Kjo veçanarisht ka të bëjë me drejtorët e shkollave, të cilët përmes vetevaluimit do të duhej t'i pamundësojnë dukuritë e vlerësimit joobjektiv,faljen e notave në fund të vitit shkollor etj.

» Shërbimi pedagogjik (SHP) dhe Inspektorati shtetëror arsimor (ISHA), si organe në përbërje të Minitrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). » Kompetencat e BZHA nuk korespondojnë me kapacitetet e këtij institucioni. » ISHA nuk është në gjendje ti kryej ingerencat të cilat i janë dhënë me ligjin ekzistues për inspektoratin shtetëror arsimor. » Shërbimi pedagogjik ka vetëm kompetenca teknike lidhur me tekstet shkollore.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Transperenca në shpalljen e rezultateve, në masë të madhe do ta përforcojë përgjegjësinë e të gjithë participientëve në arsim. Atributet kryesore të QShP do të jenë sekreti dhe objektiviteti. Plotësimi i këtyre kushteve kërkon teknike. kushte përkatëse kadrovike dhe

Në QShP do të angazhohen persona me cilësi të lartë profesionale dhe personale. Për shkak të vëllimit dhe specifikës së punëve dhe nevojës së sekretit dhe sigurisë,do të sigurohen edhe kushte përkatëse hapësinore dhe teknike për punë. Kjo nënkupton objekt me regjim të veçantë të mbrojtjes, shtypshkronjë të vogël për botimin e testeve të verifikuara të njohurive,mbështetje të fuqishme informatike etj. Enti pedagogjik i RM (tani, Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA)) do të paraqesë organ profesional shtetëror me subjektivitet të veçantë juridik dhe do t'i ndërmarrë kompetencat për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në shtet. Në kompetencë të saj do të jenë aktivitetet e ardhshme në arsimin parashkollor,fillor dhe të mesëm: » » » » » » » » » » » » zhvillimi i planprogrameve mësimore; ndërtimi dhe mirëmbajtja e standardeve të njohurive dhe normativave dhe standardeve për shkollë efektive; hartimi i koncepcionit për hartimin e teksteve shkolloredhe metodologjia për vlerësimin e tyre; pjesëmarrja në vlerësimin e adekuatshmërisë së teksteve shkollore dhe librave ndihmës, konform me qëllimet dhe programin mësimor; përgatitja e programit për zhvillimin profesional të arsimtarëve; ndërtimi i programeve për aktivitete jashtmësimore dhe edukative të të rinjve në shkollat dhe institucionet shkollore; përforcimi i shërbimit pedagogjiko-psikologjik në shkolla,me përkufizim të qartë të ingerencave të kuadrit dhe fokusimi i tyre në sferën zhvillimore; ofrim i ndihmës profesionale të shkollave në sigurimin e cilësisë i cili duhet të jetë në pajtueshmëri me standardet nacionale për cilësi; mbështetja e projekteve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë në arsim dhe e tërë kjo në pajtim me prioritet shtetërore; vendosja e sistemit për habilitim të kuadrit arsimor; bashkëpunimi me sektorin joqeveritar; komponenta hulumtuese-zhvillimore e arsimit.

Obligimet e këtilla, para Entit pedagogjik të R.M. (tani, Byroja për zhvillimin e Arsimit (BzhA)), në mënyrë imperative e imponojnë nevojën për ekipim të tyre. Në të do të mund të punojnë kryesisht punëtorë të dëshmuar pedagogjik të cilët profesionalisht do të kryejnë veprimtarinë e tyre. Pjesën përbërëse të Entit Pedagogjik (BzhA e tanishme) do të paraqesin njësitë e saja rajonale, të cilat do të kenë statutin e qendrave ndërkomunale për zhvillim dhe sigurim të cilësisë në arsim. Qendra për arsim të mesëm profesinal (QAMP) do t'i ndërmarrë kompetencat për zhvillim dhe përparim të arsimit të mesëm profesional dhe sigurimin e cilësisë në të njëjtin. QAMP do t'i përqëndrojë aktivitet e saja në përforcimin e punësimit të të rinjëve dhe të rriturve dhe krijimin e kushteve për punën e pandërprerë të tyre dhe inkluzionit social. Fushat në të cilët ai e objektivizon veprimtarinë e vet janë arsimimi i mesëm, pas i mesëm dhe arsimimi i të rriturve. Në kuadër të kompetencave të saja, QAMP do t'i realizoj këto aktivitete: » » » » » » » » » » bashkëpunimi me ekonominë, biznes sektorin dhe sektorin joqeveritar, ndërtimi dhe mirëmbajtja e standardeve të njohurive dhe normativeve dhe standardeve për shkollë efektive, hartimi i koncepcioneve për hartimin e teksteve shkollore dhe metodologjisë për vlerësimin e tyre, pjesëmarrja në vlerësimin e adekuatshmërisë të teksteve shkollore dhe librave ndihmës konform qëllimeve dhe programit mësimor, ofrim i ndihmës profesionale të shkollave në sigurimin e cilësisë, i cili duhet të jetë në pajtueshmëri me standardet nacionale për cilësi, përpilimi i koncepteve për llojet e ndryshme të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional, përpilimi i sistemit të kualifikimeve profesionale, përpunimi i standardeve për profesione, definimi i rajoneve të punës,vërtetimi dhe propozimi i profileve arsimore për nivele të ndryshme të kualifikimeve profesionale, zhvillimin dhe inovimin e planprogrameve mësimore për arsimim të mesëm profesional dhe ofrimi i ndihmës përkatëse profesionale për implentimin e tyre, arsimimi dhe stërvitja e arsimtarëve, vërtetimi i normativave dhe standardeve për mësim teorik dhe praktik, përcjellja e tregut të punës dhe hulumtimi i nevojave arsimore, informimi dhe orientimi profesional i të rinjëve,

» » » »

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

» »

mbështetja e projekteve të cilët kanë për qëllim përparimin e cilësisë në arsim dhe tërë kjo në pajtueshëmri me prioritet shtetërore shkollimi dhe stërvitja (parakualifikimi dhe rikualifikimi) i të rinjëve dhe të rriturve

Duke pasur parasysh vëllimin e gjërë dhe karakterin e aktiviteteve që QAMP do t'i realizojë, ajo afirmohet vetvetiu si qendër për zhvillim profesional i të rinjve dhe të rriturve dhe paraqet lidhje kyçe midis institucioneve arsimore dhe tregut të punës. Nga aspekti i zgjerimit dhe mirëmbajtjes të kompetencave të punës të të rinjëve dhe të rriturve, vendosja e lidhjes me tregun e punës dhe ngritja e kompetencave të fuqisë punëtore në shtet, QAMP do të ketë rëndësi të veçantë. * * *

Programit për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë do të paraqesë kornizë sipas së cilës do të realizohet aktiviteti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deri në vitin 2015. Pjesë përbërëse e këtij Programi janë programet për: arsim parashkollor dhe fillor, arsim të mesem dhe pas të mesëm, arsim të lartë, arsimim të të rriturve, IKT në arsim, finansimi, legjislativa dhe zhvillimi profesional.Programi për zhvillim do të përsoset vazhdimisht, pa marrë parasysh ndërrimin e politikës së pushtetit. Programi për zhvillimin e arsimit do të jetë obligim për çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë.

0

Programi PËr zhvillimin e edukimit dhe arsimimit Parashkollor >>>>>>>>>>>>

grupi punues: suzana kiranxhiska, koordinatore liljana samarxhiska - Panova mr. Florina shehu dr. lena damovska dr. tatjana atanasovska

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

62

I

1. MISIONIIEEDUKIMITDHEARSIMIMITPARASHKOLLOR

Misioni e edukimit dhe arsimimit parashkollor në Republikën e Maqedonisë është qasja e barabartë dhe përfshirja maksimale e fëmijëve të moshës parashkollore, me forma dhe programe nga më të ndryshmet, të dizenjuara sipas trendeve bashkëkohore dhe njohurive më të reja shkencore nga fusha e zhvillimit të fëmijëve. Nënsistemi për edukim dhe arsimim parashkollor paraqet një pjesë nga sistemi global edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë, veprimtaria bazë e të cilit është edukimi dhe arsimimi i fëmijëve prej moshës 8-mujore deri në fillim të shkollimit. Njohuritë më të reja nga teoria e zhvillimit të trurit, flasin për rëndësinë e madhe të viteve të hershme nga fusha e zhvillimit të fëmijëve. Me programet e ndryshme për fëmijë të moshës parashkollore duhet që çdo fëmije t'i mundësohen kushte më të volitshme për zhvillimin e tërësishëm të potencialeve të tij. Në periudhën vijuese do të angazhohemi për përfshirje maksimale të fëmijëve të moshës 3 deri në 6-vjeçare me qëllim që të mundësojmë kushte për fillim të barabartë në shkollën fillore dhe lidhje funksionale me nënsistemin e ardhshëm ­ arsimin fillor. Duhet të sigurohet përfshirje maksimale me forma të ndryshme të edukimit parashkollor të fëmijëve nga grupet e lëndueshme (fëmijë që jetojnë në rajone ekonomikisht të pazhvilluara, fëmijë nga familje socialisht të rrezikuara, fëmijë romë, fëmijë me pengesa në zhvillimin psiko-fizik etj.).

2. TRENDETBASHKËKOHORENËEDUKIMIN DHEARSIMIMINPARASHKOLLOR

Dhjetë vitet e fundit, edukimi dhe arsimimi parashkollor, në numrin më të madh të vendeve të botës, është ngritur në nivel të prioritetit kombëtar në kuadër të sistemeve globale edukative-arsimore.

63

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

PROGRAMIPËRZHVILLIMIN EEDUKIMITDHEARSIMIMIT PARASHKOLLOR

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Qasja e hershme deri te ndonjë formë të edukimit dhe arsimimit parashkollor dhe efektet afatgjate në këtë participim arsimor lënë shenjë të suksesit në shkollimin e përgjithshëm vijues mbi çdo individ. Gjithashtu, krahas procesit të socializimit, që në mënyrë parësore e mundësojnë të gjitha programet parashkollore, mbetet fakti se fëmijët edukimi i të cilëve ka filluar në fëmijërinë e hershme, kanë qasje pozitive ndaj shkollës dhe është e vogël mundësia se ata do ta lëshojnë shkollimin para kohe. Fillimi i hershëm i arsimimit ofron mundësi të barabarta arsimimi dhe tejkalim të pengesave fillestare të cilat i sjell mjedisi i pavolitshëm social dhe kulturor nga i cili vijnë fëmijët, zhvillohet një person pozitiv, aktiv, kreativ dhe human, i cili beson në vetvete dhe i respekton të tjerët. Pikërisht për këtë arsye, në kuadër të sistemit global edukativ-arsimor, në pjesën më të madhe të vendeve të botës, edukimi dhe arsimimi parashkollor merr trajtim dhe rëndësi të barabartë me nënsistemet tjera. Në punën edukative arsimore me fëmijët, gjithçka u nënshtrohet mundësive dhe nevojave zhvillimore çdo fëmije individualisht. Në pajtim me qëllimet e edukimit dhe arsimimit në sistemin edukativ-arsimor në Maqedoni dhe të mundësive zhvillimore dhe moshatare të fëmijës, kurikulumet kombëtare përmbajnë qëllime dhe obligime globale të cilat më vonë operacionalizohen, varësisht nga nevojat konkrete të fëmijës, kushtet dhe nevojat në mjedisin lokal. Mjedisi lokal duhet të sigurojë kushte për zhvillim dhe mësim të sigurt për çdo fëmijë. Gjithashtu, është e domosdoshme që të respektohen besimet kulturore, gjuhësore dhe religjioze të fëmijëve. Në periudhën vijuese në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor, krahas qëndrimit tërëditor të fëmijëve në kopshte, në nivel lokal do të ishte mirë që të promovohen formatëshkurtëratëpërfshirjes,varësisht nga nevojat ekzistuese, mundësitë dhe interesat në mjedisin lokal. Këto forma të përfshirjes do të mund të jenë institucionale, jashtinstitucionale dhe alternative të përfshirjes së fëmijëve parashkollor. Kjo tanimë është edhe normativisht e rregulluar me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga viti 2004 (neni 20) dhe ka të bëjë me ,,fëmijët prej tre deri në gjashtë vjet nga vende të varfëra ose demografikisht të rrezikuara". Këto do të ishin me kohëzgjatje të ndryshme dhe do të kishin të bëjnë me aspekte të ndryshme nga zhvillimi i personalitetit fëmijëror apo në mënyrë integrale si model i programit të shkurtuar për fëmijët parashkollor, përsëri, në pajtim me nevojat e mjedisit lokal. Varësisht nga nevojat dhe mundësitë lokale, kopshtet mund të ofrojnë kurikulume autentike lokale dhe programe individuale, të cilat kanë të bëjnë me një kategori të caktuar fëmijësh, me qëllime dhe obligime të caktuara saktësisht. Kjo strategji hapë perspektiva dhe qasje për fëmijët me nevoja të posaçme, për

64

I

fëmijët jashtëzakonisht të talentuar, për grupet e lëndueshme të fëmijëve dhe të gjithë ata fëmijë të cilëve u nevojitet ndihmë dhe përkrahje. Mjedisi lokal dhe kushtet konkrete në të do të diktojnë cilat nga format e lartëpërmendura të përfshirjes së fëmijëve parashkollor mund të jetësohen dhe të funksionojnë suksesshëm në komunën. Vendosja e këtillë e sistemit të edukimit dhe arsimit parashkollor në mjediset më të vogla, në start jep mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve parashkollor me ndonjë formë të shkurtër të edukimit dhe arsimimit parashkollor. Gjithashtu, format e shkurtëra të përfshirjes domosdo do t'i promovojnë grupet me moshë të përzier si tendencë bashkëkohore në metodikën e edukimit dhe arsimimit parashkollor. Në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor, kalimi i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal, duhet ta ngrejë vetëdijen për shfrytëzimmaksimal të kapaciteteve ekzistuese në mjedisin lokal për realizim të suksesshëm të veprimtarisë edukative-arsimore. Gjithashtu, në kuadër të komunave të caktuara, duhet të promovohen të gjitha mundësitë për përfshirje më të madhe të fëmijëve të moshës parashkollore, jo vetëm në kapacitetet ekzistuese, por edhe krijimi i kushteve për hapjen e formavetëtjerainstitucionale(qoshqe zbavitëse, edukimi i prindërve, i fëmijëve dhe prindërve, i fëmijëve), forma jashtinsitucionale (kopsht udhëtues, forma sezonale të përfshirjes etj.) apo forma alternative të përfshirjes së fëmijëve. Kjo do të thotë mobilizim i liderëve lokal, bashkësive afariste dhe partnerëve të mundshëm për zhvillim. Krahas institucioneve ekzistuese të sistemit, partnerë duhet të kërkohen edhe në sektorin privat, sektorin e OJQ, i cili nëpërmjet projekteve më të ndryshme edhe sot është i pranishëm në të gjitha nivelet e arsimit. Kjo sidomos ka të bëjë me edukimin dhe arsimimin parashkollor (modelet e punës edukative-arsimore ,,Hap pas hapi", ,,Mozaik" etj.). Mundësitë për ofrimin e modeleve të ndryshme të punës edukative-arsimore, si dhe modelet kompenzuese të punës me fëmijët parashkollor, te ne duhet të kërkohet në sektorin joqeveritar. Njëri nga faktorët kryesorë për realizim të suksesshëm të cilit do program dedikuar fëmijëve parashkollor është kyçjaeprindërvenëprogram.Prezenca e tyre në program është supozimi se përkrahja arsimore e fëmijëve do të vazhdojë edhe në shtëpinë e prindërve. Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi me prindërit, animimi i tyre, sidomos në programin për fëmijët parashkollor është një nga faktorët për realizim të suksesshëm të çdo programi. Shembull i mirë për këtë janë të gjitha programet kompenzuese, sidomos programi më i vjetër kompenzues, HEAD-START. Në të prindërit kyçen vullnetarisht, me dëshirën e vet, e ndonjëherë fitojnë edhe mjete financiare. Efektet e bashkëpunimit të këtillë janë të vërejtshme, sidomos për fëmijët prindërit e të cilëve janë vullnetarë në program.

65

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Në disa modele për punë edukative-arsimore, prindërit marrin pjesë edhe në procesin e planifikimit dhe realizimit të disa përmbajtjeve programore. Përvojat e deritanishme nga bashkëpunimi me prindërit janë pozitive për fëmijën, për prindërin dhe gjeneralisht, për realizimin e suksesshëm të programit. Në kurikulumin kombëtar te ne, bashkëpunimi me prindërit, edhe krahas përpjekjeve, si obligim programor shpesh është realizuar vetëm deklarativisht. Në këtë drejtim, duhet të bëhen ndryshime thelbësore. Kyçja e prindërve në aktivitetet e përditshme është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët të cilëve u nevojitet përkrahje dhe ndihmë specifike. Iniciativa për këtë lloj bashkëpunimi duhet të dalë nga çerdhja (kopshti) i fëmijëve. Për ngritjen e kulturës pedagogjike të prindërve të fëmijëve të kyçur në kopsht, por edhe të fëmijëve të tjerë nga komuna, çerdhja, krahas formave tani më të përdorura, mund të organizojë këshillimore pedagjogjike-psikologjike për prindërit.

3.SFIDATEEDUKIMITDHEARSIMIMITPARASHKOLLOR

Ngjarjet dhe ndryshimet rrjedhëse të shoqërisë ndikojnë mbi përcaktimin e sfidave të edukatës parashkollore në Republikën e Maqedonisë, duke sjellë e duke krijuar në kontinuitet veprimin dhe determinimin e tyre të përbashkët. Vendosja e sotme e edukimit parashkollor në sistemin e tërësishëm arsimor në vend, si dhe inovacionet dhe reformat në fushën e decentralizimit të shoqërisë përballë trendeve botërore bashkëkohore në edukatën parashkollore, domosdo e inicojnë nevojën nga ndryshimet cilësore dhe thelbësore të cilat do të mund të japin përgjigje në mënyrë të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse mbi kërkesat, nevojat dhe kushtet e vendosura. Rritja e përfshirjes të të gjithë fëmijëve me edukatë parashkollore paraqet kusht themelor për ngritjen e cilësisë dhe mobilitet vertikal të gjeneratave në sistemin arsimor, si edhe ndaj përpjekjeve për mësim të përjetshëm. Me edukimin dhe arsimimin parashkollor, fëmijët i pasurojnë përvojat dhe në mënyrë sistematike përgatiten për fillim të suksesshëm në shkollën fillore. Krahas socializimit primar, në kopshtin e fëmijëve parashkollor u sigurohen kushte për zhvillimin e potencialeve të tyre të përgjithshme dhe për fitimin e diturive themelero për botën që i rrethon. Ky nënsistem është sidomos i rëndësishëm për fëmijët që vijnë nga meset e deprivuara kulturore dhe sociale, sepse ndihmon që të nivelizohen pozitat fillestare të këtyre fëmijëve gjatë nisjes në shkollën fillore. Shumë hulumtime shkencore në botë dhe te ne, bëjnë të ditur se nxënësit të cilët paraprakisht kanë vizituar kopsht për fëmijë tregojnë sukses më të mirë gjatë shkollimit të mëtejmë. Gjasat për largimin e mëvonshëm nga sistemi shkollor, gjithashtu zvogëlohen. Prandaj, duhet të fillohet me ngritjen e

66

I

Rrjetiiedukimitparashkollor

Në edukimin parashkollor përfshihen fëmijë prej moshës 7-8-mujore deri në moshën 6-vjeçare, gjegjësisht pas përfundimit të periudhës së paraparë të pushimit të lindjes për prindërit, deri në fillimin e klasës së parë të arsimit fillor. Rrjeti i edukimit parashkollor përfshin 52 organizata punuese, me gjithsej 180 objekte. Organizatatparashkollore

Numri i tërësishëm i organizatava parashkollore Numri i përgjithshëm i objekteve të 52 O.P. Kapaciteti i tërësishëm i projektuar (numri i fëmijëve) Kapaciteti i tërësishëm i shfrytëzuar (numri i fëmijëve

Viti

2004 2004 2004 2004

Numri

52 180 24 724 20 910

Kapaciteti i paplotësuar nëpër kopshtet është kryesisht në qytetet në brendi të Republikës. Kjo e dhënë tregon se ekziston mundësi për përfshirje më të madhe të fëmijëve deri në moshën 6-vjeçare me plotësimin e kapaciteteve ekzistuese. Në objektet ekzistuese të kopshteve, me format e shkurtëra të përfshirjes, do të mund të përfshihen edhe rreth 6% nga numri i përgjithshëm i fëmijëve. Për një përfshirje edhe më të madhe të fëmijëve të moshës parashkollore do të nevojitet shfrytëzimi apo adaptimi i objekteve ekzistuese në mjedisin lokal (pallate të kulturës, shtëpi të pionerëve, bashkësi lokale etj.). Organizatat parashkollore janë koncentruar në vende të banuara qytetare, e rrallë herë në vende më të mëdha të banuara fshatare (vetëm në tre fshatra). Prandaj, përfshirja e fëmijëve parashkollor në rajonet fshatare deri tani bëhej me grupet e çerdheve në shkollat fillore, vetëm vitin në para nisjes në shkollë fillore. Në të ardhmen, në rast se ekziston kapacitet i pashfrytëzuar në disa shkolla fillore, atje do të mund të përfshihen fëmijët e moshës më të vogël. Përfshirja e fëmijëve parashkollor në këto mjedise mund të rritet me përdorimin e formave të tjera alternative të punës edukative-arsimore (kopshte udhëtuese, forma jashtinstitucionale etj.).

Përfshirjaefëmijëvenëedukimparashkollor

Në Maqedoni, në vitin 2004, në edukim parashkollor u përfshinë gjithsej 36.177 fëmijë deri në 7 vjet, apo 20.517 në organizatat parashkollore dhe 15.660 në çerdhet në shkollat fillore (tabela nr.1). Kjo paraqet rreth 20,43% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve - 177.050 në moshë deri në 6 vjet.

67

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

vetëdijes për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit parashkollor jo vetëm në vitin para nisjes në shkollë, por edhe me një trajtim më serioz shoqëror të zhvillimit të hershëm fëmijëror, i cili do të duhej ta ngrejë si prioritet.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Përfshirja e fëmijëve në vitin para nisjes në shkollë, në vitin 2004 ishte 82,23%. Në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës, përfshirja e fëmijëve në vitin para nisjes në shkollë është 99,9-100%.

Tabelanr.1.

Numri i grupeve dhe fëmijëve të përfshirë në veprimtarinë e arsimimit parashkollor në 2004/2005

Përfshirjaefëmijëve Numriigrupeve Numriifëmijëve Foshnjore 282 2 707 Kopshte 729 14 564 Çerdhe në kuadër të kop165 3 246 shteve Çerdhe në sh.f. 847 15 660 GJITHSEJ 2023 36177

(Burimi: MPPS dhe MASh tetor 2004)

Tabelanr.2

Numri i grupeve për fëmijë të moshës parashkollore, në çerdhet në kuadër të shkollave fillore, sipas gjuhës në të cilën realizohet veprimtaria Përfshirja Gjuha e rea Grupet % Grupet lizimittëvep efëmijëve 2003/04 2003/04 2004/05 rimtarisë 2003/04 maqedonisht shqip turqisht serbisht GJITHSEJ 521 228 15 5 769 9 154 5 146 244 74 14618 62.62 35.20 1.68 0.50 100 556 260 26 5 847 Përfshirja efëmi % jëve 2004/05 2004/05 9 667 61.73 5 482 35.00 433 2.74 78 0.50 15660 100

Sa i përket përfshirjes së fëmijëve në moshë parashkollore në grupet e çerdhes në kuadër të shkollave fillore sipas gjuhës në të cilën realizohet veprimtaria, mund të konstatohet se viti shkollor 2004/2005 ka rritje të numrit të grupeve të çerdheve dhe numrit të fëmijëve, siç vijon: në maqedonisht rritje e grupeve për 35 dhe e fëmijëve për 513; në shqip rritje e grupeve për 32 dhe e fëmijëve për 336; në turqisht rritje e grupeve për 11 dhe e fëmijëve për 189. Njëra nga arsyet e rritjes së grupeve dhe fëmijëve në grupet e çerdheve në kuadër të shkollave fillore janë ndryshimet e Ligjit për arsim fillor (Gazeta zyrtare e RM, nr. 63/2004), që parasheh përfshirje të fëmijëve të moshës gjashtëvjeçare. Gjithashtu, për këtë kontribuuan edhe ndryshime të tjera ligjore nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve dhe vetadministrimit lokal.

68

I

Decentralizimi

Decentralizimi në edukimin dhe arsimimin parashkollor, gjeneralisht do të thotë kalimi gradual i kompetencave dhe ingerencave nga niveli qendror në atë lokal. Më konkretisht, kjo do të thotë kalimi i kompetencave sa i përket përgjegjësisë për formimin e kopshtit për fëmijë, kalimi i kompetencave për mirëmbajtjen e kopshteve të fëmijëve, përgjëgjësi për financim të pjesërishëm nga buxheti lokal, krijimi i kushteve për hyrje të kapitalit privat, krijimi i kushteve për krijimin e kurikulumit lokal sipas nevojave të të gjitha subjekteve të interesuara, liri më të madhe gjatë punësimit të kuadrit profesional, administrativ, ndihmës dhe udhëheqës etj. Gjithashtu, në nivel lokal duhet të krijohen të gjitha kushtet për zhvillim të drejtë psiko-fizik të të gjithë fëmijëve që nuk janë përfshirë me ndonjë formë institucionale të organizuar të përfshirjes. Çdo komunë duhet të krijojë kushte të volitshme për organizimin e formave të tjera jashtinstitucionale dhe alternative në përfshirjen e fëmijëve parashkollor. Kjo drejtpërdrejtë do të kushtëzohet nga nevojat dhe mundësitë konkrete të komunës.

Financimi

Financimi i edukimit dhe arsimimit parshkollor është nën ingerenca të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe është rregulluar me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Financimi i edukatës parashkollore, gjegjësisht organizatat parashkollore, parashihet në Programin për mbrojtjen e fëmijëve dhe sipas tij në vitin 2005 parashihen mjete në lartësi prej 718.351.000,00 denarë (apo 55,84%), për veprimtarinëekopshtevetëfëmijëvedhepushimorevepërfëmijë. Sa u përket pagave, qirave dhe kompenzimeve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2005 do të ndajë 658.801.000,00 denarë. Në pikën e mjeteve të ndara për edukatë parashkollore nuk parashihen asçfarë mjetesh për përsosje profesionale të kuadrit edukativ-arsimor, ndërsa 7% janë paraparë për rikonstruim dhe pajisje.

Demokraciadherregullativaligjore

Sa u përket ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore nga sfera e edukimit parashkollore duhet të sigurohet demokratizim cilësor dhe transparent, decentralizim dhe liberalizim të edukimit parashkollore, si pjesë integrale e sistemit arsimor. Gjithashtu, nevojitet tejkalimi i ndarjes së ingerencave mes MPPS dhe MASh. Në fakt, financimi i veprimtarisë së institucioneve parashkollore është nën kompetenca të MPPS dhe rregullohet me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve,

69

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

ndërsa MASh është përgjegjëse për programet për punën edukative-arsimore dhe mbikëqyrjen profesionale të realizuesve të këtyre programeve. Për shkak të ndarjes së ingerencave, ndonjëherë ndodhë jokoordinim mes dy ministrive dhe dallim sa u përket prioriteteve për zhvillimin dhe avancimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor.

Vendosjaprogramore

Në sferën e edukatës parashkollore janë bërë inovacione të rëndësishme në vendosjen programore të edukimit dhe arsimimit parashkollor. Si më të rëndësishme veçohen: ,,Hap pas hapi", projekt metodik, i cili filloi në vitin 1994 dhe i cili realizohet në të gjitha institucionet parashkollore në gjithsej 650 grupe edukative-arsimore, ,,Inkluzion i fëmijëve me nevoja të posaçme", i cili filloi në vitin 1998 dhe ,,Edukata qytetare", Crighton J (1996), Republic of Macedonia ­ Education rehabilitation project identification, World Bank; Ministria e Arsimit dhe Kulturës Fizike (1998) etj. Efektet e projekteve janë inkuadruar në dokumentet e reja programore të hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjegjësisht Byroja për zhvillim të arsimit.

Integrimievropian

Trendet të cilat sjellin deri te afrimi i vendeve të Bashkimit Evropian kanë të bëjnë me: përmirësimin dhe afrimin maksimal të cilësisë së edukimit parashkollor; përfshirjen më të madhe të fëmijëve të moshës parashkollor, me theks mbi fëmijët prej 3 deri 6-vjeçar; rritjen e cilësisë së trajnimit inicial të edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional; përmirësimin e pajisjes së tërësishme të kopshteve (mobilje, didaktikë, mjete teknike etj.); hapjen e kopshteve ndaj familjeve dhe bashkësisë lokale; inkuadrimin e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore; vendosjen e sistemit për përsosje të vazhdueshme profesionale të kuadrit; licencimin dhe sertifikimin edhe të institucionit edukativ-arsimor edhe të kuadrit edukativ-arsimor.

70

I

4. PARIMET THEMELORE PËR ZHVILLIMIN E EDUKIMIT DHE ARSIMIMITPARASHKOLLOR

Decentralizimidheliberalizimi

Në periudhën vijuese, përgjegjësia për çështjet kryesore arsimore do të rritet në nivel loakl dhe ne nivelin e kopshteve për fëmijë, në llogari të koncentrimit të përgjegjësisë në nivel qendror. Kështu, rindarja e fuqisë dhe përgjegjësisë nga shteti në nivel lokal do të fokusohet në: kalimin e përgjegjësisë për krijimin e kopshteve për fëmijë; kalimin e përgjegjësisë për financim të pjesërishëm nga buxhetet lokale dhe mirëmbajtja e kopshteve nga ana e vetë institucioneve dhe autoriteteve lokale; krijimin e kushteve për formimin e kopshteve private; kalimin e përgjegjësisë për ndjekje të vazhdueshme dhe kontroll intern të këshillave prindëror dhe autoriteteve lokale; dhënien e lirisë më të madhe kopshtit të fëmijëve gjatë punësimit të edukatorëve, kuadrit administrativ, shërbimit profesional dhe kuadrit udhëheqës, kështu që do të ketë pjesëmarrje të rëndësishme të subjekteve të interesuara lokale, sidomos të prindërve; krijimin e mundësive për përgatitje, shtypje dhe distribuim të mjeteve didaktike; kalimin e përgjegjësisë për trajnimin e edukatorëve dhe kuadrit udhëheqës në bazë të programeve të akredituara për trajnimin e kuadrit edukativ-arsimor. Vendosja e formave joformale dhe jashtinstitucionale si forma të barabarta të arsimit parashkollor; dhënia e obligimit për arsimim parashkollor shkollave në rajonet rurale, ku nuk ka kopshte (zhvillimi i hershëm fëmijëror, trajnimi i prindërve, forma të shkurtëra, grupe të përziera); shfrytëzimi dhe adaptimi i objekteve të tjera në mjedisin lokal. Në këto kushte shteti do t'i ketë ingerencat dhe përgjegjësitë për: legjislativën; financimin e pjesërishëm; kontrollin ekstern të cilësisë së punës së kopshteve për fëmijë; akreditimin e programeve për trajnim të kuadrit edukativ-arsimor dhe udhëheqës; licencimin e kompetencave, veprimtarinë dhe titujt e edukatorëve dhe drejtorëve; caktimin e kurikulumit shtetëror të cilin i cili duhet ta respektojë çdo kopsht për fëmijë; financimin publik. Kopshtet e fëmijëve duhet t'i përforcojnë aktivitetet e veta për ndikim më të madh dhe më efikas në rrethin e vet më të ngushtë dhe më të gjerë social.

71

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Parimetecilësisë

Përpjekje e përbashkët e institucioneve profesionale, organizatave dhe shoqatave në shtetin tonë edhe më tej do të jetë edukim dhe arsimim parashkollor cilësor për të gjithë. Duhet të punohet mbi ngritjen dhe mirëmbajtjen e edukimit dhe arsimimit parashkollor cilësor dhe efikas, që nënkupton: 1. programe cilësore për punë edukative-arsimore; 2. realizim efikas dhe cilësor i programeve edukative-arsimore në grupet me fëmijë parashkollor; 3. sigurimi i kushteve optimale për realizimin e punës edukative-arsimore; 4. përmirësimi i edukatës iniciale i kuadrit edukativ-arsimor; 5. përsosje profesionale e vazhdueshme dhe cilësore e kuadrit ekzistues edukativ-arsimor; 6. përgatitja e standardeve dhe indikatorëve për: edukimin dhe arsimimin parashkollor për fëmijët e çdo moshe zhvillimore, për edukator efikas dhe për kopsht efektiv të fëmijëve.

Parimetepërgjegjësisëqytetare

Fëmija në grupin edukativ është në qendër të vëmendjes, respektohet si person dhe inkuadrohet si subjekt në procesin edukativ-arsimor. Respektimi i tjetrit është baza e raporteve demokratike në procesin edukativ-arsimor. Respektimi i personalitetit të fëmijës nënkupton vetërespektim të edukatorit dhe respektim të njerëzve të tjerë dhe mirëkuptim dhe respekt të faktit zhvillimor se fëmija bëhet person në bazë të asaj që të tjerët (prindërit, edukatorët) e llogarisin si të tillë dhe veprojnë në pajtim me këtë. Duke e respektuar parimin e demokracisë, edukatori do t'i lejojë fëmijës të zgjedhë aktivitete të ndryshme. Edukatori duhet të planifikojë aktivitete të ndryshme, të përdorë metoda të ndryshme të punës, me theks mbi metodat e mësimit aktiv. Është i domosdoshëm edhe fleksibiliteti në organizimin hapësinor dhe orar të jetës dhe punës në grup. Nëpërmjet situatave të ndryshme të organizuara dhe jetësore, fëmija takon dhe fiton përvoja të ndryshme të drejtpërdrejta jetësore dhe nuk është vetëm i mësuar. Ai mëson nëpër jetën dhe për jetën.

Parimetebarazisë

Nevojitet sigurimi i kushteve të barabarta për zhvillim optimal të fëmijës së moshës parashkollore. Gjithashtu, nevojitet krijimi i gjerë dhe fleksibil i kushteve për indkuadrimin e fëmijëve me nevoja të posaçme në grupet e rregullta dhe individualizim në planifikimin dhe realizimin e punës edukative-arsimore.

72

I

Parimetetransparencës

Që të sigurohet zhvillimi i fëmijës në kontekst të jetës, duhet të sigurohet që procesi edukativ-arsimor të jetë i hapur ndaj të gjitha institucioneve në të cilat fëmija jeton, zhvillohet dhe komunikon. Duke e respektuar familjen si faktor të parë edukues, ai duhet në mënyrë parësore të jetë i hapur ndaj saj, si edhe ndaj rrethit në përgjithësi, me të gjitha specifikat e veta. Në kushte të decentralizimit, nga ana tjetër, kopshti i fëmijëve do të vendosë bashkëpunim aktiv me të gjitha subjektet lokale dhe me aktivitetet e veta do të marrë pjesë në ngritjen e atraktivitetit dhe renomesë së komunës. Kontribut të madh sa i përket kësaj problematike kishte fillimi i realizimit të projektit ,,Hap pas hapi", edhe atë nëpërmjet: edukimit të bashkëpunëtorëve profesional, edukatorëve dhe drejtorëve, botimi i literaturës dhe materialeve profesionale, angazhimi i prindërve si asistentë të edukatorëve (duke inkuadruar këtu edhe trajnimin e tyre, që më vonë e zgjeronin te prindërit tjerë). Efektet nga projektet në këtë fushë janë inkuadruar edhe në dokumentet e reja konceptuale dhe programore në nivel kombëtar. Mbetet që në programet e Fakultetit Pedagogjik dhe Institutit të Pedagogjisë të inkuadrohet një lëndë e re, për bashkëpunimin me prindërit.

Parimeteintegrueshmërisë

Në aktivitetet e veta, fëmija merr pjesë me të gjitha aspektet e personalitetit të vet. Ai e mbikëqyrë botën në tërësinë e tij, që në mënyrë imperative e imponon nevojën e veprimit edukativ-arsimor mbi tërësinë e personalitetit të tij, e jo vetëm mbi aspektet zhvillimore të mëvetësishme. Në funksion të kësaj, programet për punë edukative-arsimore dhe realizimi i tyre do të mbështeten mbi integrueshmërinë e qëllimeve dhe përmbajtjeve. Për efikasitet më të madh të edukimit dhe arsimimit te ne, është e domosdoshme një lidhje më e fuqishme e edukimit dhe arsimimit parashkollor dhe fillor në të gjitha nivelet: lidhje programore, bashkëpunim i kuadrit edukativ dhe arsimor, këmbim të informatave zyrtare dhe shfytëzim të dosjes së fëmijës në emër të ndjekjes permanente dhe objektive në zhvillimin dhe arritjen e çdo fëmije gjatë kalimit në shkollën fillore.

73

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Duhet të respektohen dallimet gjinore, prejardhja sociale dhe kulturore. Gjithashtu, gjatë zgjedhjes së aktiviteteve, mjeteve dhe materialeve, duhet të respektohen dallimet dhe multikulturalizmi, që fëmijëve u mundëson kultivimin e identitetit të vet dhe fitimin e përvojave dhe diturive për dallimin e njerëzve dhe kulturave.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

FUSHAKYÇEPËRINTERVENIM,INSTRUMENTE DHEREZULTATETËPRITURA

Në pajtim me përpjekjet për sigurimin e barazisë arsimore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim të moshës, gjinisë, përcaktimit fetar, përkatësisë etnike, gjendjes shëndetësore dhe gjendjes sociale dhe financiare, në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor duhet: Të identifikohen faktorët të cilët sjellin deri te apstenimi arsimor i fëmijëve parashkollor dhe sigurimi i kushteve për rritje maksimale të përfshirjes së fëmijëve të grupave të moshave më të vogla (tre deri në pesë vjet). Bruto përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në RM ­ 20,43%. Kjo ka të bëjë kryesisht me fëmijët nga dy deri në pesë vjet. (Burimi: ESHS, 2002). Të krijohen kushte të barabarta për realizim të suksesshëm të procesit edukativ-arsimor në kopshtet e fëmijëve, pa dallim të lokacionit të kopshtit (komuna të zhvilluara ­ të pazhvilluara; mjedise urbane ­ rurale); Të bëhet përpjekje maksimale për rritjen e numrit të fëmijëve parashkollor në kopshtet të cilat gjenden në mjedise më pak të zhvilluara (ka të bëjë në mënyrë të njëjtë, për lagjet e varfëra të qytetit, lagjet fshatare dhe lagjet rome); Të sigurohet logjistikë përkatëse: adekuatshmëri të infrastrukturës, disponimi me kuadër përkatës, qasje fizike deri te kopshtet, sidomos në mjediset rurale (ka të bëjë me mjedise ku kjo është fare e pamundshme). Të përmirësohet cilësia e kuadrit edukativ-arsimor ­ e edukatorëve, njëkohësisht duke siguruar beneficione të caktuara për të gjithë edukatorët të cilët do të pranonin punë në rajone të pazhvilluara dhe më pak të zhvilluara. Numri më i madh i të punësuarve në kopshte janë me arsim të mesëm. Gjithashtu, si zvogëlohet mosha e fëmijëve, ashtu zvogëlohet edhe niveli i arsimit të kuadrit. (Kjo ka të bëjë me kuadrin edukativ-arsimor i cili punon me fëmijë të moshës 8 deri në 24-muajshe). Nevojitet që të rritet përfaqësimi i bashkëpunëtorëve profesional (muzikor, pedagogë të artit figurativ, bashkëpunëtorë të tjerë profesional, sepse numi i tyre është tejet i vogël). të sigurohen kushte për inkluzion të fëmijëve me nevoja të posaçme në kopshtet ekzistuese për fëmijë (sigurimi i ekipit profesional, organizim adekuat hapësinor dhe kohor të procesit edukativ-arsimor).

74

I

AVANCIMIINGRITJESINTELEKTUALEDHETËNXËNITEMËSIMIT

Promovimiiinstitucionitedukativarsimorefektiv

Promovimi i institucionit efektiv edukativ-arsimor duhet të fillojë që nga institucionet parashkollore edukative-arsimore. Nevojitet që çdo institucion edukativ-arsimor të përpiqet t'i arrijë dhe t'i realizojë karakteristikat e institucionit efektiv edukativ-arsimor. Prandaj çdo institucion edukativ-arsimor duhet të krijojë: Mision, qëllimet, vlera dhe besime dhe përgjegjësi të ndara mbi tërë kolektivin për sukses të institucionit të tyre edukativ-arsimor Klimë pozitive e cila kontribuon për mësim ­ mjedis stimulativ për mësim, mundësi për mësim aktiv, përgjegjësi, sjellje pozitive, inkuadrim të familjes dhe bashkësisë lokale Pritje të larta për të gjithë ­ si në raport të kërkesave që janë vendosur para fëmijëve, ashtu edhe në kërkesat e kuadrit edukativ-arsimor, kolegjialitet, përsosje e vazhdueshme profesionale dhe mësim i përjetshëm, përgatitje që të ndërmerren rreziqe, vlerësim i vazhdueshëm i zhvillimit fëmijëror.

Avancimiipunësedukativearsimore

Institucioni cilësor edukativ-arsimor nuk mund të paramendohet pa kuadër cilësor dhe përgjegjës edukativ-arsimor dhe udhëheqës. Vetëm me besim të fuqishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të punës së vet, gatishmëri për pranimin e rreziqeve dhe ndryshimeve, hulumtim i vazhdueshëm dhe pranim i metodave të reja të cilat janë treguar në praktikë, punë ekipore, sinqeritet dhe të qenit në disponim për nevojat e shfrytëzuesve, gatishmëri për bashkëpunim dhe sinqeritet ndaj bashkësisë më të afërt dhe më të gjerë, mund të arrihet deri te avancimi i punës edukative-arsimore. Kuadri i cili punon me fëmijët e moshës parashkollore duhet të jetë profesionalisht i aftësuar për detyrat që i kryen. Ai gjithashtu duhet vazhdimisht të përsoset dhe të aftësohet për përmbajtje dhe metoda të reja për punë me fëmijët. Kuadri edukativ-arsimor në organizatat parashkollore, shkollat fillore, si dhe personat profesional të cilët praktikojnë forma të tjera të përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore, duhet t'i kenë si pikënisje parimet vijuese: Përgjegjësi ­ që nënkupton obligim të vazhdueshëm të fëmijëve që t'u krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre të tërësishëm. Cilësi ­ aspiratë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve Iniciativë ­ si tipar i cili bashkë me kreativitetin dhe dëshirën për vendosjen e risive, duhet të jenë shtytësit e vazhdueshëm drejt përmirësimit të punës

75

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

edukative-arsimore dhe gjatë kësaj ekzistojnë mundësi për shfrytëzim maksimal të potencialeve kreative të çdo personi. Përveç këtyre tipareve, të cilat janë parakusht për avancimin e punës edukative-arsimore, nevojitet që të vendoset edhe një sistem i ndjekjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm të punës së institucioneve edukative-arsimore, nëpërmjet: evaluimit, supervizionit dhe evaluimit ekstern. Ndarja e deritanishme e ingerencave për edukimin dhe arsimimin parashkollor mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës linte shumë hapësirë për lënien pas dore të cilësisë. Me vendosjen e sistemit për ndjekje të vazhdueshme do të vendosen kushte për avancim të vazhdueshëm të institucionit edukativ-arsimor.

Përforcimi i sistemit për trajnim inicial dhe përsosje profesionale të kuadritarsimordheudhëheqës

Planet dhe programet e fakulteteve të cilat e përgatisin kuadrin edukativarsimor, nuk i plotësojnë në tërësi kërkesat e sistemit bashkëkohor të edukimit dhe arsimimit. Përveç në përjashtime të rralla, arsimi i kuadrit edukativ-arsimor mbështetet në praktikën tradicionale pedagogjike. Për shkak të kësaj, nevojitet ndryshimi i planeve dhe programeve arsimore të këtyre fakulteteve dhe metodave të punës të cilat përdoren gjatë realizimit të këtyre planeve dhe programeve. Përqindja e punës praktike të studentëve, në mënyrë të dukshme është më e vogël në raport me punën praktike të studentëve në vendet e zhvilluara në Evropë dhe në botë, ku përqindja e punës praktike arrin edhe 50%. Nevojitet lidhje shumë më e madhe e këtyre institucioneve të arsimit të lartë me institucionet parashkollore, sidomos gjatë vitit të fundit të studimeve (përqindja e punës praktike në disa vende në vitin e fundit të studimeve është 70%). Pas marrjes së diplomës universitare, para se të punësohet çdo edukator duhet domosdo të kalojë një vit nëpër fazën e stazhimit apo inkuadrimit në punë. Përsosja e vazhdueshme profesionale e kuadrit edukativ-arsimor dhe udhëheqës, duhet të kuptohet si proces i cili për qëllim përfundimtar të vetin ka përmirësimin e edukimit dhe arsimimit për të gjithë fëmijët. Diploma një herë e fituar s'guxon të jetë garancë për punësim të përhershëm, por nevojitet zgjerim i diturisë një herë të fituar me përvoja dhe informata të reja, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e qasjes cilësore dhe kuptimit të praktikës edukativearsimore. Prandaj, nevojitet:

76

I

Përsosja e vazhdueshme profesionale të bëhet pjesë integrale e sistemit të arsimit në Republikën e Maqedonisë; Të shfrytëzohen modelet e mira të cilat në periudhën e kaluar zbatoheshin nga më shumë organizata ndërkombëtare dhe të vendit, si dhe materialet e shkruara të cilat u zhvilluan gjatë këtyre trajnimeve; Definimi i obligimeve të kuadrit edukativ-arsimor dhe udhëheqës sa i përket përsosjes së vazhdueshme profesionale (numër minimal dhe maksimal të orëve të trajnimit); Vendosja e sistemit të akreditimit të programeve dhe institucioneve të cilat do të sigurojnë trajnim Vendosja e procesit të sertifikimit dhe resertifikimit të kuadrit edukativ-arsimor dhe udhëheqës; Vendosja e rrjetit të qendrave për trajnim, ku do të bëhej trajnimi i kuadrit edukativ-arsimor dhe udhëheqës; Vendosja e procesit të licencimit të kuadrit edukativ-arsimor.

Sigurimiikontrollittëcilësisë

Të gjitha vendet të cilat kujdesen për cilësinë e punës edukative-arsimore, në sistemin e vet të arsimit kanë vendosur standarde në të cilat qartë definohen të priturat në kuptimin e cilësisë së shërbimeve arsimore: cilësia e institucioneve edukative-arsimore, standardet e realizimit efikas dhe cilësor të programit edukativ-arsimor, standardet për kuadrot edukative-arsimore dhe standardet sa u përket arritjeve të fëmijëve. Duhet të krijohen kushte sistemore për përmirësimin e cilësisë së praktikës edukative-arsimore me vendosjen e standardeve për realizimin e programit edukativ-arsimor, të definuara në mënyrë plotësuese, me indikatorë/tregues specifik, me të cilat do të mund të kontrollohet cilësia e praktikës edukativearsimore. Çdo institucion shtetëror apo privat që do të merret me realizimin e praktikës edukative-arsimore me fëmijë të moshës parashkollore, do të duhet t'i plotësojë standardet e programit, të cilat do të kenë të bëjnë me: Planifikimin i cili do të niset nga karakteristikat dhe interesat zhvillimore të fëmijëve; Raportin mes edukatorit dhe fëmijëve; Bashkëpunimin me familjen dhe bashkësinë lokale; Përdorimin e metodave aktive të cilat u përshtaten fëmijëve; Mjedisin stimulativ për mësim; Shëndetin dhe sigurinë.

77

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Standardet për kuadrin edukativ-arsimor duhet të vendosen me qëllim që kuadrit edukativ-arsimor t'i jepen kahje cilësore për realizimin e praktikës së përditshme. Standardet duhet t'i mbulojnë fushat vijuese: Individualizimin; Mjedisin për mësim,; Pjesëmarrjen e familjes; Strategjinë për fitimin e diturive të përhershme dhe të zbatueshme; Planifikimin dhe vlerësimin; Zhvillimin e vazhdueshëm profesional; Inkluzionin social. Ekzistimi i standardeve të këtilla është parakusht për realizimin e evaluimit në praktikën edukative-arsimore. Evaluimi mund të bëhet në disa nivele: vetë kuadri edukativ-arsimor mund të bëjë vetevaluim të punës së vet; evaluimi i institucioneve edukative-arsimore; evaluimi i jashtëm. Duhet të krijohen metoda për licencimin dhe sertifikimin e institucionit edukativ-arsimor dhe të kuadrit edukativ-arsimor.

NGRITJAEPARTICIPIMITSOCIAL

Qytetërimiaktiv

Drejtimi gjeneral i zhvillimit të shoqërisë në Republikën e Maqedonisë është në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë qytetare, e cila mbështetet mbi funksionimin e principeve të demokracisë. Vërtetim për këtë drejtim të lëvizjes janë iniciativat, projektet dhe ligjet e shumta shoqërore, të cilat paraqesin përpjekje që shoqëria të mbështetet në shembujt e demokracive të zhvilluara. Promovimi i shoqërisë qytetare, por edhe praktikimi i tij fillon që nga sistemi parashkollor i edukimit dhe arsimimit, kështu që në masë të madhe ndiqen trendet evropiane dhe botërore në këtë drejtim. Sistemi parashkollor, duke u mbajtur me pjesën e vet të përgjegjësisë sa i përket ndërtimit të demokracisë dhe shoqërisë qytetare edhe sipas mënyrës në të cilën funksionon me mundësi ligjore, dyert e tij të jenë të hapura për bashkëpunim me të gjitha faktorët relevant të cilët në mënyrë të caktuar praktikojnë iniciativë aktive qytetare, por edhe sipas indikatorëve të tjerë, ka sukses të madh sa i përket edukimit të fëmijëve në frymën e qytetërimit aktiv dhe ndërtimit të botës demokratike. Në pjesën e aktiviteteve të cilat e promovojnë qytetërimin aktiv dhe kontribuojnë në ndërtimin e vetëdijes qytetare është edhe realizimi i projektit të titulluar: Arsimimi qytetar ­ rrugë drejt shoqërisë qytetare, i cili që nga viti shkollor

78

I

2000/2001 filloi të realizohet në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor. Me të janë përfshirë grupet e mëdha dhe ato të çerdheve në kopshtet e fëmijëve dhe grupet edukuese me qëndrim gjysmëditor në shkollat fillore. Nëpërmjet realizimit të katër koncepteve në fakt realizohen qëllime të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e bazave të vetëdijes qytetare te fëmijët e vegjël. Për këtë qëllim është hartuar edhe literaturë përkatëse profesionale, material punues për fëmijët dhe për edukatorët. Pas kalimit të disa viteve nga implementimi i këtij projekti nga ana e bartësve të tij: CRS dhe Byroja për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, është konstatuar se qëllimet realizohen në nivel të kënaqshëm, me vërejtje se dobësi të caktuara janë vërejtur në pjesën e zhvillimit të aftësive interaktive, që është një indikator i cili duhet seriozisht të merret parasysh. Konceptet të cilat janë pjesë e këtij programi fëmijët i drejtojnë kah vlerat e caktuara të përgjithshme njerëzore, i inkuadrojnë në të ndryshmen dhe nevojën e respektimit të saj, si dhe njohjen e të drejtave të tyre, por edhe obligimeve. Sa i përket trajnimit inicial të kuadrit edukativ për realizimin e koncepteve të parapara, mund të thuhet se në Fakultetin Pedagogjik në Manastir ekziston një lëndë e veçantë e cilat titullohet "Arsim qytetar me metodikë", që paraqet mbulim të drejtëpërdrejtë të punës edukative-arsimore me përgatitjen teorike dhe metodike të kuadrit edukues. Në institucionet tjera të arsimit të lartë, të cilat përgatisin kuadër edukativ, nuk ekziston një zgjidhje e tillë, por aftësimi mbetet në domenin e fushave të tjera metodike dhe pikave teorike të kësaj problematike.

Perspektivat dhe planifikimi

Konceptet të cilat deri më tani ishin pjesë e punës praktike edhe më tej mbeten pjesë e saj, me atë që lihet mundësia për praktikimin e qasjeve të tjera në realizimin e drejtpërdrejtë të asaj që do të thotë vetëdije qytetare. Vëmendje të veçantë duhet t'i kushtohet tejkalimit të dobësive të vërejtura sa i përket nivelit të pamjaftueshëm të zhvillimit të aftësive për bashkëpunim, tolerancë, respektim të mendimit të tjetrit etj. Në këtë plan, do të ishte shumë e rëndësishme që të gjenden forma të përsosjes profesionale të kuadrit edukativ nëpërmjet të të cilit do të hulumtohen qasje në përforcimin e kësaj komponente të punës. Në kuadër të arsimit inicial të kuadrit arsimues është e domosdoshme të përkushtohet vëmendje më e madhe në inkuadrimin e më shumë përmbajtjeve në program, të cilat i trajtojnë problemet e paqes, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijës, dallimet kulturore mes fëmijëve, inter-kulturaliteti, multikultura. Kjo duhet të ndiqet me përgatitje përkatëse metodike, përgatitje praktike, e cila për edukatorët do të jetë e dobisë më të madhe. Në bazë të kësaj, në periudhën vijuese duhet: të formohen relacione partnerike mes vetadministrimit lokal, MASh, BZhA dhe OJQ, për shkak të aksioneve të koordinuara në fushën e arsimit qytetar në sistemin parashkollor;

79

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

të realizohen dokumentet programore në të cilat janë inkuadruar qëllimet dhe përmbajtjet e arsimit qytetar.

Krijimiikushtevepëraktivitetevullnetare

Volontimi si formë e participimit shoqëror i njerëzve në Republikën e Maqedonisë, fatkeqësisht nuk ka traditë dhe nuk ka formë masovike, siç është rasti me vendet me traditë të pasur demokratike. Ky konstatim vlen edhe për prezencën e tij në kuadër të sistemit në edukimin dhe arsimimin parashkollor, edhe pse ai ofron një mundësi të realtë që volontimi të bëhet pjesë e punës së tij të përditshme.

Perspektiva dhe planifikime

Periudha që vijon duhet t'i përkushtohet qasjes ndaj realizimit praktik të mundësive ligjore për realizimin e aktiviteteve vullnetare në institucionet e sistemit parashkollor në edukim dhe arsimim. Mbulesa ligjore e aktiviteteve të tilla është siguruar me sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me të cilin parashihet që të mundësohet hyrje në këtë lloj aktivitetesh të cilat do të realizoheshin nga ana e njerëzve kompetent. Njëkohësisht, kjo do të thotë se në këto institucione është mundësuar ligjërisht që në avancimin e punës edukative-arsimore do të mund të marrin pjesë njerëz të cilët më parë kanë punuar si edukatorë. Këtë mund ta bëjnë studentë të cilët krahas obligimeve për kryerjen e rregullt të pjesës praktike të ligjeratave, në kuadër të këtyre institucioneve, me hyrjen në trendet e reja të studimit sipas kredi-transfer sistemit, munden në bazë vullnetare të realizojnë aktivitete në to. Gjithashtu, si vullnetarë do të mund të inkuadrohen persona me status të praktikantit, si edhe persona të cilët dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në këtë drejtim, e nuk janë të punësuar. Edhe më e rëndësishme është se në rolin e vullnetarit mund të paraqiten edhe prindër të cilët në mënyra të ndryshme mund të inkuadrohen nëpasurimin e punës së institucioneve. Në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, është miratuar Programi për zhvillimin dhe realizimin e mbrojtjes së fëmijëve, në të cilin gjithashtu thuhet se për arritjen e këtyre qëllimeve do të ndërmerren aktivitete programore të cilat propozojnë shfrytëzimin e të gjitha mjeteve dhe formave të mundshme, duke e inkuadruar edhe vullnetarizmin, në kuadër të bashkëpunimit të organizatave joqeveritare, personave juridik dhe fizik. Në këtë mënyrë, planifikohet që të realizohet njëri aspekt i vullnetarizmit, i cili do të thotë hapje e këtyre institucioneve ndaj rrjedhave shoqërore, gjatë së cilës fiton edhe sistemi parashkollor, por edhe shoqëria. Në periudhën e cili vijon, planifikohet që të sillet rregullativë ligjore me ndihmën e të cilës do të rregullohen aktivitetet qytetare, me të cilën do të pengohet mundësia e manipulimeve dhe keqpërdorimeve të mundshme, të cilat janë të mundshme

80

I

Për realizimin e kësaj do të duhet: Arritja e përfishrjes më të madhe në sistemin e edukimit dhe arsimimit parashkollor të sa më shumë fëmijëve, nëpërmjet zhvillimit dhe disperzionit të aktiviteteve programore, të cilat vijnë nga ana e sektorit të OJQ, në kuptimin e organizimit të aktiviteteve edukative programore; jetësimi i formave joformale të ofertave për fëmijët dhe për prindërit; formë e shkurtuar e përfshirjes në kuadër të shkollave fillore; forsimi i formave jashtinstitucionale të aktiviteteve edukative Qasje ndaj organizimit të sistemit i cili do t'i përfshijë aktivitetet vullnetare, të shoqëruar me rregullativën ligjore Hapja e institucioneve të sistemit parashkollor për aktivitete vullnetare në to, për shkak të përmirësimit të cilësisë së punës edukative-arsimore në to.

Pengimiiekskluzionit

Gjendja dhe proceset

Problemi me ekskluzionin e fëmijëve me nevoja të posaçme është një sfidë serioze për të gjitha shoqëritë, duke e inkuadruar edhe tonën. Zgjidhja e tërësishme e problemit me ekskluzion social të kategorive të caktuara të njerëzve në një shoqëri, si dhe vendosja e bazave të participimit social të karakterit aktiv, te pjesa më e madhe e popullatës duhet të fillojë që në sistemin parashkollor të edukimit. Sigurimi i inkluzionit arsimor i fëmijëve me nevoja të posaçme në kuadër të sistemit të edukimit dhe arsimimit parashkollor është një nga qëllimet prioritare të sistemit edukativ-arsimor parashkollor. Në modelin e Maqedonisë të arsimit inkluziv, me termin fëmijë me nevoja të posaçme nënkuptohet: fëmijë me pengesa në zhvillimin psiko-fizik; fëmijë të verbër dhe me të shikuarit e dobët; fëmijë të shurdhër dhe me të dëgjuarit e dëmtuar; fëmijë me pengesa në të folurit; me invaliditet trupor; me sëmundje kronike; me pengesa në sjellje; me vështirësi në mësim; me probleme emocionale; pa prindër; nga familje me marrëdhënie të ngatërruara; nga familje kulturalisht të deprimuara; fëmijë të cilët nuk e njohin gjuhën në të cilën udhëhiqet puna edukative-arsimore; fëmijë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe fëmijë të talentuar. Në kuadër të sistemit parashkollor, inkluzioni i këtyre grupeve të fëmijëve ka vendosje të vet normative në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen

81

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

gjatë praktikimit të këtij lloji të aktiviteteve. Kjo sidomos është e rëndësishme për shkak të faktit se të gjitha këto iniciativa duhet të vijnë nga ana e vetadministrimit lokal, i cili me ndihmën e kësaj rregullative do të sigurojë mbrojtje dhe cilësi. Që të sigurohet aktivizimi i vullnetarëve në aktivitetet e përditshme në kopshtin e fëmijëve, nevojitet harmonizimi i të gjitha akteve ligjore të ministrive kompetente për realizimin e aspekteve të ndara të punës së kopshteve.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

e fëmijëve. Për këtë qëllim është paraparë që me ta të punojnë persona profesionalisht të aftësuar, duke siguruar cilësi në punë. Gjithashtu, është dhënë bazë ligjore edhe sa i përket prishjes së barrierave sa i përket gjuhës, me atë që me ligj është garantuar e drejta e pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike të cilët janë përfaqësuar në përqindje të konsiderueshme, të cilëve maqedonishten nuk e kanë gjuhë amtare, punën edukative-arsimore duhet ta ndjekin në gjuhën e vet amtare.

Perspektiva dhe planifikime

Duke patur parasysh faktin se tanimë kemi praktikë pozitive në sistemin tonë edukativ-arsimor sa i përket inkuadrimit të fëmijëve me nevoja të posaçme dhe kemi përvoja konkrete pozitive, në të ardhmen do të duhet të punohet në tejkalimin e dobësive të paraqitura, si dhe në avancimin e praktikës. Aktivitetet në të ardhmen do të duhet të drejtohen kah inkuadrimi më i madh dhe më i hershëm (deri në moshën pesëvjeçare të jetës) dhe kah ngritja e vetëdijes së prindërve për nevojat e përfshirjes së kësaj kategorie të fëmijëve. Veçanërisht do të duhet të punohet me prindërit e fëmijët të bashkësive etnike, nga mjediset etnike, ku ende një përqindje e madhe e tyre nuk ka asçfarë forme të përfshirjes për fëmijët parashkollor në përgjithësi. Mundësitë ligjore të cilat i jep Ligji për vetadministrim lokal e imponojnë nevojën e ndihmës nga ana e Ministrisë së Arsimit, si dhe të Byrosë për zvhillimin e arsimit, pushteteve lokale në pjesën e përgatitjes profesionale në aktivitetet programore të cilat i planifikon pushteti lokal nëpërmjet trupave të tij profesionale. Vetadministrimi lokal do të duhet të gjejë mënyrë që ta zgjerojë dhe ta zhvillojë rrjetin e institucioneve në të cilat do të pranohen fëmijët e moshës parashkollore, me shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve në disponim, me qëllim që përqindje sa më e madhe e fëmijëve parashkollor të inkuadrohen në sistemin e edukimit dhe arsimimit parashkollor. Me këtë do të mundësohet edhe qasje më e madhe e fëmijëve me nevoja të posaçme, të cilët në këtë mënyrë do të fitojnë ndihmë dhe përkrahje, zhvillim maksimal të mundshëm të potencialeve të tyre, kështu që te ta do të krijohet ndjenja e inkuadrimit të tërësishëm në jetën shoqërore, në vend të ndjenjës së braktisjes dhe lënies anash. Gjithsesi, bashkëpunimi i institucioneve profesionale dhe personave nga Ministria e Shëndetësisë do të duhet të jetë prioritet, me qëllim që të sigurohet identifikimi me kohë dhe trajtimi i hershëm i këtyre fëmijëve. Me inkuadrimin e këtyre fëmijëve në sistemin e edukimit dhe arsimimit parashkollor, fëmijët e tjerë do të mësohen dhe do t'i pranojnë këta fëmijë të tillë siç janë, do të mësohen t'u ndihmojnë, por edhe të bashkëpunojnë me ta dhe të jenë tolerant. Kjo do të kontribuojë më vonë që si qytetarë të rritur të mos sillen para kësaj kategorie të njerëzve me pabesim dhe me paragjykime dhe në mënyrë të drejtë t'i edukojnë fëmijët e vet. Për këtë qëllim do të duhet që deri në maksimum të shfrytëzohen mundësitë të cilat i jep angazhimi vullnetar, sektori

82

I

Në dokumentet e reja programore për arsim dhe edukim parashkollor janë inkuadruar edhe efekte pozitive nga projekti ,,Arsimi inkluziv". Aksioni i përbashkët i institucioneve parashkollore, sektorit joqeveritar, shërbimeve profesionale të cilat merren me trajtimin e një lloji të caktuar të nevojave të posaçme te fëmijët, si dhe krijimi i lobit të fuqishëm të prindërve me aktivitete të cilat do të mundësojnë që të qaset drejt zgjerimit të kësaj iniciative arsimore. Në këtë mënyrë, do të arrihet përfshirja e dëshiruar, do të hartohen programe cilësore për punë, do të edukohen prindërit, do të angazhohen të gjithë faktorët në disponim dhe do të kursehen mjete dhe do të ngrihet niveli i vetëdijes për nevojat e edukimit dhe arsimimit sistematik të këtyre fëmijëve, që në periudhën parashkollore. Fëmijët do ta forcojnë vetëbesimin dhe do të lirohen nga ndjenjat e shumta negative të cilat i pengojnë më tej në jetë që të bëhen anëtarë aktiv në jetën shoqërore. Kuptohet se e tërë kjo duhet të shoqërohet me inkuadrimin e kuadrit edukativ në sistemin e përsosjes profesionale i cili do t'i aftësojë në mënyrë metodike për realizimin e aktiviteteve me këto fëmijë. Për këtë ekziston vërtetim nga ana e Byrosë për zhvillimin e arsimit, e cila i ndjek aktivitetet e deritanishme projektuese prej ku vijnë njohuri se te edukatorët tanimë nuk ekzistojnë qëndrimet paraprake negative sa i përket kësaj praktike dhe se një pjesë e madhe e tyre do të inkuadroheshin në to në rast se aftësohen në mënyrë përkatëse profesionale. Krahas kësaj, duhet të mendohet edhe për inkuadrimin e ndryshimeve të caktuara në arsimin inicial të kuadrit arsimor, me atë që gjatë kësaj do të inkuadroheshin përmbajtje, por edhe trajnim praktik, i cili do t'i afronte specificitetet e këtij lloji të punës. Me rëndësi të veçantë është rritja e përfshirjes së fëmijëve të cilët janë në kategorinë e fëmijëve me nevoja të posaçme, të cilët maqedonishten nuk e kanë gjuhë amtare, me qëllim që t'u sigurohet fillim i barabartë në procesin e edukimit, gjegjësisht kur të hyjnë në arsimin e obligueshëm, të mos i ndjejnë pasojat negative për shkak të mosnjohjes së gjuhës maqedonase. Programet e ndryshme arsimore me kohëzgjatje të ndryshme kohore, të cilat do të projektohen për mjediset në të cilat nuk ka institucione parashkollore, e në të cilat fëmijët e moshës parashkollore nga rradha e nacionaliteteve është edhe një detyrë prioritare, të cilën duhet ta realizojnë ekipet profesionale të vetadministrimit lokal me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për zhvillim të arsimit, prindërit, OJQ-sektori dhe të gjithë personat dhe institucionet e tjera që mund të japin kontributin e vet në këtë.

83

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

joqeveritar, përkrahja e prindërve, personave dhe institucioneve profesionale, të cilat do të ndihmojnë në realizimin e programeve cilësore, por edhe forma të ndryshme të përfshirjes së fëmijëve parashkollor të cilët kanë nevoja të posaçme arsimore.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

Për këto qëllime nevojitet të shfrytëzohen mundësitë ligjore për organizimin e ndonjë forme të përfshirjes me kohëzgjatje dhe intenzitet të ndryshëm kohor, në objektet të cilat do të adaptoheshin për këtë dedikim, por edhe mundësia për organizimin e të ashtuquajturave aktivitete jashtinstitucionale, të cilat organizohen nga kopshti i fëmijëve dhe realizohen nga edukatorët dhe personat e tjerë profesional. Aktivitetet në periudhën vijuese duhet të fokusohen në: disperzionin e formave të përfshirjes deri te një numër sa më i madh i fëmijëve në mjedise të ndryshme, për shkak të përfshirjes së fëmijëve të përkatësisë së ndryshme fetare dhe etnike; aktivitete propagandistike për shkak të ngritjes së vetëdijes nga nevoja për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të posaçme në sistemin e edukimit dhe arsimimit parashkollor të rregullt puna sistemore me prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme nëpërmjet ndërtimit të sistemit për edukimin e tyre; kalimi nga aktivitetet projektuese në aktivitete të cilat do të ishin pjesë integrale e punës së sistemit të rregullt të edukimit dhe arsimimit parashkollor; aftësim profesional i kuadrit edukativ për punën me fëmijët me nevoja të posaçme në nivel të arsimit inicial, si dhe përsosjes profesionale të tij; zhvillimi i bashkëpunimit sistemor mes institucioneve të sistemit parashkollor dhe institucioneve profesionale të cilat ofrojnë ndihmë në punën me fëmijët me nevoja të posaçme, për shkak të zbulimit të tyre me kohë dhe dhënien e ndihmës profesionale; zhvillimi i formave dhe programeve të ndryshme të përfshirjes të cilat do të bashkëveprojnë me nevojat e ndryshme të fëmijëve me nevoja të posaçme.

INKUADRIMIIIKTNËKUADËRTËSISTEMITPARASHKOLLOR

Gjendja dhe proceset

Mbajtja e hapit me trendet botërore e imponon nevojën që mjetet e IKT të fillojnë të shfrytëzohen që në periudhën parashkollore, me qëllim që të mos humben mundësitë e vlefshme të cilat i ofron kjo periudhë e zhvillimit të njeriut. Në vendin tonë, pajisja e institucioneve parashkollore me mjetet e IKT është në nivel minimal. Kjo do të thotë se në këto institucione nuk ekziston mundësia që ato të shfrytëzohen në procesin e edukimit dhe arsimimit. Bazat teorike në pedagogjinë parashkollore tërheqin vëmendjen mbi mundësinë dhe nevojën e inkuadrimit të mjeteve të IKT në kuadër të sistemit parashkollor edhe si mjete për

84

I

Perspektiva dhe planifikime

Gjatë muajit korrik 2002, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi deklaratë - Rekomandime për zhvillim të shpejtuar të shoqërisë informatike dhe ekonomisë digjitale në R.M., me të cilën imponohet nevoja e arsimimit informatik në kontinuitet të populatës tonë. Kur janë në pyetje iniciativat në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor, duhet të tërhiqet vëmendja e hulumtimit të mënyrave me të cilat fëmijët mësojnë me ndihmën e këtyre mjeteve, për shkak të asaj se kjo ende nuk është qartësuar deri në fund dhe kërkon studim bazor. Aktivitete që duhet të vijojnë në periudhën vijuese në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor në funksion të vendosjes së bazës së shoqërisë informatike, do të jenë: Aksion i koordinuar shoqëror në bashkëpunim me të gjitha institucionet, shoqatat, të cilat mund të ndihmojnë në pajisjen e institucioneve të sistemit parashkollor me mjetet e IKT; Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar në shfrytëzimin e mundësive për shfrytëzimin e mjeteve të IKT, me të cilat disponon ai në institucionet e sistemit parashkollor; Zhvillimi i programeve për edukim dhe arsimim parashkollor në të cilat do të inkuadrohej aspekti i arsimimit elementar informatik, si dhe inkuadrimi i përmbajtjeve të cilat do t'i njohtojnë këta fëmijë me mjetet e IKT, do t'u ndihmojnë që të zhvillojnë shkathtësi për shfrytëzimin e tyre, e njëkohësisht imponojnë shfrytëzimin në procesin e fitimit të diturisë me ndërmjetësimin e tyre; Intervenimi në kuadër të arsimimit inicial të kuadrit edukativ me sjelljen e standardeve dhe kompetencave në të cilat do të inkuadrohen edhe kompetencat për shfrytëzim të drejtë të këtyre mjeteve në punën edukative-arsimore; Zhvillimi i sistemit të përsosjes profesionale të kuadrit edukativ në trajnimin e të cilit do të hyjë edhe ky aspekt; Përgatitja e softverit edukativ, i cili do të shfrytëzohet për nevojat e fëmijëve në këtë moshë me përmbushjen dhe kontrollin e standardeve dhe normave të cilat duhet të respektohen gjatë përgatitjes së tij; Vendosja e bashkëpunimit më të afërt me prindërit, për shkak të fitimit të përkrahjes dhe mirëkuptimit të tyre për rëndiësinë që e ka ky aspekt i punës me fëmijët;

85

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

përkrahje teknologjike të punës edukative-arsimore, por edhe si objekt i studimit të mënyrës së funksionimit të tyre. Ajo që në një dozë të caktuar mungon është aftësimi metodologjik i kuadrit edukativ veç të punësuar për shfrytëzimin e tyre në procesin edukativ-arsimor.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

KONKLUZIONEPËRMBYLLËSE

1. Duke patur parasysh rëndësinë e edukimit dhe arsimimit parashkollor, imponohet nevoja që në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë çdo fëmijë të jetë i përfshirë në ndonjë lloj edukimi dhe arsimimi parashkollor. Zgjidhjet e mundshme duhet të gjenden siç vijon: 1.1. Shfrytëzim i tërësishëm i hapësirës dhe kuadrit ekzistues në kopshtet e fëmijëve. Me marrjen e kuadrit i cili do të punojë një vit përgatitor (nga shtatori i vitit 2006) mund të pritet se disa grupe do të kalojnë në lokalet e shkollave fillore, e me këtë do të ketë më shumë lokale të lira në kopshtet. 1.2. Respektim i tërësishëm i rregullativave ligjore për përfshirje të obligueshme të fëmijëve gjashtëvjeçar në vitin përgatitor. 1.3. Shfyrtëzim i tërësishëm i hapësirës dhe kuadrit ekzistues në shkollat fillore. 1.4. Organizim i formave të ndryshme të përfshirjes me programe të shkurtuara të programit edukativ-arsimor për fëmijë prej dy deri në gjashtë vjeçarë në kopshtet dhe programet e shkurtuara për vitin përgatitor në shkollat fillore në rajonet malore. 1.5. Organizimi i kopshteve "udhëtuese" në vende më të vogla dhe në rajonet malore. 1.6. Organizimi i institucioneve alternative me qëllim të programit gjysmëditor (shfrytëzimi i shtëpive të shprazëta të kulturës, shtëpive kooperative dhe institucioneve të ngjashme të mjedisit lokal, të cilat do të riadaptoheshin për përfshirjen e fëmijëve të moshës parashkollore nga ai mjedis me forma të ndryshme të edukimit dhe arsimit parashkollor). 1.7. Organizimi dhe realizimi i programeve të shkurtuara të punës edukativearsimore me fëmijët të cilët janë në shërim më të gjatë shëndetësor. 1.8. Në rast se ekzistojnë kushte për përfshirje të organizuar me cilën do formë të edukimit dhe arsimimit parashkollor në rajonet malore që të organizohet trajnim i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore, në drejtim të qëndrimit pozitiv për rëndësinë e arsimimit të të gjithë fëmijëve (sidomos vajzave) dhe ngritja e kulturës pedagogjike të prindërve. 2. Në kopshtet e fëmijëve të organizohen aktivitete jashtinstitucionale ­ programe të shkurtëra me kohëzgjatje prej tri orëve në ditë, të cilat mund të përfshijnë: lojëra, aktivitete lojtore, punëtori kreative, punëtori fëmijërore nga fusha e kulturës dhe artit, aktivitete sportive etj.

86

I

3. 4. 5. 6. 7. 8.

Duhet që vazhdimisht të punohet në përsosjen permanente profesionale të kuadrit edukativ-arsimor. Në periudhën vijuese nevojitet inkuadrim më i madh i prindërve në kopshtet e fëmijëve dhe grupeve përgatitore në shkollat fillore. Vendosja e standardeve për realizimin e punës edukative-arsimore. Licencimi i kuadrit edukativ-arsimor. Përforcimi i bashkëpunimit të kopshtit me shkollat fillore, institucionet dhe shoqatat në mjedisin konkret lokal. Në kopshtet ekzistuese të fëmijëve të organizohen këshillimore pedagogjikepsikologjike (për çka ekzistojnë kushte hapësinore dhe kadrovike) për të gjithë prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore, të cilët nuk janë inkuadruar në cilën do formë të edukimit dhe arsimit parashkollor, e jetojnë në komunën konkrete. Inkuadrim më i madh i vullnetarëve në punën e kopshteve të fëmijëve, që është rregulluar me rregullativën më të re ligjore.

9.

87

Programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimimit parashkollor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

88

Programi PËr zhvillimin e arsimit Fillor >>>>>>>

grupi punues: dr. emilija simoska, koordinatore dr. snezhana adamçeska dr. Xheladin murati mitre velanoski dr. goran ajdinski dragan neddelkoviq dr. lupço kevereski

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

90

PROGRAMI PËR ZHVILLIMIn E ARSIMIT FILLOR

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Një prej përcaktimeve strategjike e lidhur për zhvillimin e Republikës së Maqe donisë është ngritja e nivelit arsimor të popullatës, e posaçërisht të fëmijëve dhe të rinjëve. Në kontekstin ekonomik në Republikën e Maqedonisë resursi njerëzor është ndoshta faktori më i rëndësishëm me ndihmën e të cilit mund të kyçemi në proceset e zhvillimit global. Njëherit reputacioni ndërkombëtar i Republikës së Maqedonisë është drejtpërdrejt i determinuar nga vendosja e standardeve të larta në arsim, përforcim i kreativitetit dhe risive, kultivimin e specifikave në dallimet kulturore si dhe përdorimi i teknologjisë informative dhe komunikative bashkëkohore. Arsimi fillor në këtë proces është i rëndësishëm parasegjithash për atë se bëhet fjalë për kontekstin e parë të rëndësishëm (jashtë familjes) ku arrihet ra porti kah njohuria, përgjegjësia dhe shprehive të punës si dhe socializohet në shpirtin e vlerave shoqërore. Asnjë shkallë më e lartë arsimore nuk mundet që në tërësi t'i kompenzojë lëshimet dhe gabimet të bëra në kuadër të shkollës fillore. Ndryshimet si trend botëror në arsimin fillorë tek ne kuptohen dhe prano hen si domosdoshmëri e kushtëzuar nga nevojat për hapje dhe korrespondimin e arsimit tonë në atë të vendeve të zhvilluara. Kjo do të thotë tejkalim i një sistemi të pa standardizuar, stereotip, tradicional, përgjithësisht autoritar dhe përplot me akademizëm. Sistem i cili kultivon stil të punës në të cilin nxënësit kryesisht mbajnë mend por nuk kuptojnë, dijnë por nuk munden. Sfida të posacme për momentin, në raport me arsimin fillorë dalin nga or ganizimi i ri territorial dhe procesit të decentralizimit. Do të thotë rrjeti shkollorë, numri i nxënësve, transporti, konviktet e nxënësve e ngjajshëm janë çështje të cilat nuk mund të trajtohen në këtë dokument me saktësi, për atë se ndarja e re e komunave do të jepë pasqyrë të re statistikore e cila është parakusht themelor për planifikim. Në këtë kuptim disa zgjidhje janë trajtuar vetëm në nivel të aspirimit ndërsa kah operacionalizimi i tyre do të mund të arrihet pas marrjes së të dhënave të reja. Programi për zhvillim të arsimit fillor bazohet në të gjitha dokumentet e rën dësishme politike, ideore dhe profesionale tek ne dhe në botë. Ky program në

91

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

tërësi korrespondon me specifikat e shtetit, dhe momentin aktual të zhvillimit në të cilin ai gjendet. Duke u udhëhequr nga qasja integrale e cila është aplikuar, në këtë dokument janë të theksuar dy momente kyce të cilat duhet ti sublimojnë të gjitha përpjekjet e shtetit dhe partnerëve të tjerë në sferën e arsimit fillorë në periudhën e ardhshme (2015): 1) Rritjen e kohëzgjatjes së arsimit të domosdo shëm si dhe 2) Promovim të arsimit fillorë efektiv. Pritet që me realizimin e këtyre qëllimeve do të tejkaloheshin një sërë problemesh të cilat paraqiten në arsimin e domosdoshëm dhe fillor (si pjesë përbërëse e tij) me çka do të arrihej kontribut i madh për mirëqenien e qytetarëvë, zhvillimin e vendit si dhe kyçjen e sukseshme të saj në proceset integruese evropiane.

92

1. MISIOnI I ARSIMIT FILLOR

Zhvillim të personalitetit i cili do të mund të merr mbi vete përgjegjësi individuale, qytetare dhe familjare; II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Arsimim i cili i respekton dhe zhvillon nevojat individuale, interesat si dhe afinitetet e personalitetit; Zhvillim të kulturës për jetesë, arritje të njohurive, shkathtësive, aftësive, qëndrimeve dhe vlerave për botën e ndryshueshme të punës dhe jetës shoqërore; Arsim që do të mundësojë zhvillim të personalitetit të pavarur, të hapur, kritik si dhe personalitet demokratik me shkathtësi dhe kompetenca për aksion; Zhvillim të demokracisë dhe shoqërisë qytetare; Arsim i cili e përforcon ndjenjën për përkatësi ndaj bashkësisë; Socializim në frymën e vlerave të përkrahura shoqërore dhe idealeve me kultivimin e trashigimisë shpirtërore, kulturore dhe historike; Zhvillim të përgatitjes dhe vetëdijes për arsimim të përjetshëm.

2. QËLLIMET E ARSIMIT FILLOR

Qëllimet e arësimit fillorë universal janë në përputhje me rregullat e rekomanduara nga raporti i FBE-së i cili paraqet korrnizë orientuese me të cilën u pajtuan vendet e botës. Qëllimet e arsimit fillor janë:

Qasje deri te shkollat fillore

Arsimi fillor është i hapur dhe mundëson qasje për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh gjuhën, gjininë, religjionin apo pengesat mentale dhe fizike. Arsimi fillor duhet të sigurojë ndihmë plotësuese për të gjithë nxënësit me nevoja të posaçme.

Përmirësimi i të arriturave në mësim

Arsimi fillor ofron qasje më të mirë drejt shkollës së mesme dhe mësimit të vazhdueshëm. Arsimi fillor i përgatit fëmijët për pjesëmarrje në shoqërinë informative.

93

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Trajnim për shkathtësitë thelbësore jetësore;

Arsimi fillor mundëson zhvillim të kompetencave kyce të secilit nxënës të domosdoshme për shoqërinë informative. Arsimi fillor e respekton zhvillimin individual dhe socializimin e përgjithshëm të fëmijëve përmes procesit të tërësishëm edukativo-arsimor. Arsimi fillor e kultivon vetëbesimin dhe e përparon demokracinë dhe harmoninë ndërpersonale.

Arsimi fillor siguron kulturë të jetesës

Arsimi fillor i shërben nevojave të shekullit 21. Arsimi fillor e zhvillon vetërespektin dhe respektin ndaj kuturave të të tjerëve. Arsimi fillor e promovon lirinë intelektuale, tolerancën dhe krijon forma të mira të bashkëpunimit mes arsimtarëve dhe fëmijëve si dhe mes shkollave dhe familjes. Arsimi fillor është i liruar nga droga dhe dhuna.

Realizimi i këtyre qëllimeve duhet të mundësojë që nxënësi i cili do ta kryejë shkollën fillore: » » » » » » » » » » » Të jetë i aftë të shprehet dhe shkruaj në gjuhën amëtare; Të jetë i aftë të shprehet dhe shkruaj në gjuhën maqedone; T'i njohë dhe pranojë vlerat e përgjithshme dhe të veçanta shtetërore që të jetë i aftë për jetë në shoqërinë pluraliste demokratike; Të ketë mendim kritik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve; Të disponojë me shkathtësi për komunikim; Të jetë i njoftuar me kulturat dhe civilizimet e tjera dhe ti zotërojë dy gjuhë të huaja prej të cilave njëra është anglishtja; Ta njeh rëndësinë e shkencës dhe teknologjisë në shoqërinë bashkëkohore; Të ketë njohuri themelore për lëmi të ndryshëm shkencor; Të ketë aftësi elementare informatike; Të ketë ndjenjë të zhvilluar për shprehje në lëmin e arteve në përputhje me afinitetet dhe mundësitë personale; Të ketë aftesi të zhvilluara motorike përmes lojrave dhe aktiviteteve sportive, duke kuptuar përgjegjësinë për shëndetin personal, mënyrën e shëndoshë të jetesës si dhe mjedisit të shëndoshë jetësor.

94

3. PARIMET E ARSIMIT FILLOR

Në realizimin e misionit, qëllimeve dhe detyrave arsimi fillorë si shkallë e parë e arsimit bazohet në rrespektimin e këtyre parimeve themelore: II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Cilësi

Karakteri i domosdoshëm i arsimit fillor e imponon nevojën e mekanizmave për krijim të vazhdueshëm të standardeve dhe implementimit të metodologjisë konzistente për ndjekje analitike zhvillimore të indikatorëve kyç të suksesit dhe cilësisë së arsimit fillorë.

Përfshirje

Arsimi fillor do të funksionojë me përfshirje maksimale të gjeneratave me qëllim që të krijohen parakushte themelore për arsimim të mëtutjeshëm si dhe përgatitje të të rinjve për arritjen e kulturës themelore të angazhimit punues si dhe shprehive punuese për kyçje në proceset e punës. Për këtë qëllim është i nevojshëm kujdes i vazhdueshëm i pushteteve komunale për animim arsimor të familjes, prindërve dhe mjedisit në të cilin rritet fëmija-nxënës për formimin e vetëdijes për vlerat e arsimit dhe ndjenjës për nevojë individuale për arsim. Kjo posaçërisht ka të bëjë me mjediset rurale mes popullatës femërore dhe në mjedise me ndikim të theksuar të paragjykimeve dhe tradicionalizmit.

Barazi, barabarsi

Arsimi fillor si shkallë e garantuar kushtetuese domosdo aplikon trajtim të njëjtë të të gjithë fëmijëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare dhe gjinore, gjuhës, statusit socialo-ekonomik dhe vendit të jetesës dhe aftësive / pengesave në zhvillim/mësim. Arsimi fillor është i vetëm dhe pa pagesë, realizon qëllime të njëjta dhe detyra të njëjta të drejtuara kah bartja e vlerave shoqërore të përkrahura. Obligueshmëria e arsimit fillor bazohet në barazinë e secilit individ në bashkësinë shoqërore..

Qasje

Arsimi fillor është i kapshëm për të gjithë qytetarët në kushte të barabarta dhe të njëjta, ai është i hapur për nevojat e zhvillimit individual të secilit individ, i afërt për të gjithë në raport me qëllimet e definuara dhe parakusht për përparim arsimor të të gjithë qytetarëve në shoqëri gjatë tërë jetës.

95

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

4. LËMITË kyÇE PËR nDËRHyRjE QËLLIMI 1. RRITjA E kOHËZGjATjES SË ARSIMIT

TË DETyRUESHËM

Në botë nuk ekziston model i përbashkët i arsimit të detyrueshëm e as model i vecantë i shkollave , me të cilat në tërsi do të përmbushin nevojat e popullsisë dhe të shtëetit. Në realitet , kjo nuk është e mundur. Çdo ndryshim në arsimin e detyrueshëëm doemos duhet të ketë parasysh dy aspekte të dukurisë: 1) trendet në vendet e botës, para së gjithash ato evropiane, dhe 2) specifikat e vendit ( fuqia ekonomike e shtetit, rrjeti shkollor , kapaciteti, kuadrot etj.).

Arsimi i detyrueshëm (2000) VEnDI Holanda Belgjika Gjermania B.Madhe Moldavia Franca Norvegjia Malta Spanja Suedia Çekia Slovakia Irlanda Finlanda Luksemburgu Hungaria Danimarka Zvicrra Estonia Polonia Portugalia Austria Litvani Italia Sllovenia Burimi: Eurostat 2003 Vitet 13 13 13 12 11 11 11 11 11 10 10 10 10 10 10 10 10 9 9 9 9 9 9 9 9

96

Për këtë arsye, në vendet më të zhvilluara në botë , arsimi i detyrueshëm mund të jetë me 9,10,12, edhe me më shumë vite. Me ndryshimet më të reja në Ligjin për arsimin fillor (Gazeta zyrtare e R.M., nr. 63, 2004) është paraparë vendosja e vitit përgatitor si pjesë e arsimit nëntëvjeçar të domosdoshëm. Me këtë, arsimi i detyrueshëm i gjertanishëm 8 vjeçar, bëhet 9 vjeçar.

Gjendja dhe shkaqet

Përfshierja, shkapëderdhja dhe kalueshmëria: Përveç tendencave të Përfshierja dhe shkapëderdhja - 2001/ 2002: përgjithsshme të theksuara, si shkaqe » Bruto përfshierja në arsimin fillor arrin për rritjen e kohëzgjatjes së arsimit të de97,1%. tyrueshëm në Republikën e Maqedonisë » Neto përfshierja në arsimin fillor arrin 92,5% mund të theksohen si në vijim: struktura » Përqindja vjetore e shkapëderdhjes në e jo e volitshme e arsimimit të popullsisë; arsimin fillor arrin 1,71%. përfshirja e vogël dhe përqindja e lartë e » Në numrin e përgjithshëm të nxënësve në shkapëderdhjes së nxënësve në shkallët arsimin fillor, maqedonasit marrin pjesë me 56,39%, shqiptarët me 33,18%, e rregullta të arsimimit; dhe nevoja nga turqit me 4,20%, romët me 3,49%, sërpërforcimi i kompetencave për inkluzionibët me 1,00%, vllehët me 0,18%, dhe të nin punues dhe social të popullsisë. Si tjerët me 1,55%. duket problem më i madh është përfshierja e nxënësve në vitin para shkuarjees në shkollë,gjegjësisht në vitin përgatitor (një numër i madh i fëmijëve shkollimin e fillojnë me aftësi dhe dituri të vogla fillestare, tëcilat më vonë reflektohen me sukses të dobët, shkapërderdhje ose apstenimi nga arsimi i mëtutjeshëm) dhe kalimi nga arsimi fillor në atë të mesëm dmth. rreth 16% e nxënësve nuk e vazhdojnë arsimin e mesëm. Këta persona janë pa kurfar kualifikimi dhe së bashku me ata të cilët nuk kanë arsimim ose janë me arsimim jo të plotë, janë forcë më konkuruese në tregun e punës. Problemi me përfshierjen dhe shkapëderdhjen e nxënësve në arsimin fillor më së shumti paraqitet në mjediset rurale malore si dhe tek grupe e caktuara

97

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Trend i përgjithshëm në botë është kohëzgjatja e arsimimit fillor, si formë më e shprehur e përgjegjësisë së shtetit, që vazhdimisht të rritet. (Aneks 1). Në të kaluarën shtetet përpiqen që përgjegjësinë e tyre dhe obligimin ndaj popullsisë ta rrumbullakësojnë me kohëzgjatjeje më të vogël të arsimit të detyrueshëm, sot të motivuar nga angazhimet për ngritjen e nivelit të arsimimit të popullsisë dhe përforcimi i kompativitetit të tyre punuesdhe shoqëror, arsimimi i detyrueshëm karakterizohet me kohëzgjatje akoma më të madhe. Nëse në të kaluarën limiti i sipërm i arsimit të detyrueshëm ishte i vendosur në arsimin fillor dhe në nivelin më të ulët në arsimin e mesëm, sot ai akoma më shumë vendoset në shkallët më të larta dhe në tërësi e përfshien arsimin e mesëm.

II

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

etnike (mësë shumti te romët ), pa marrë parasysh vendlindjen e tyre. Shkaqet për këtë dukuri janë të shumta, por më me ndikim janë: Statuti i pavolitshëm social i mjediseve familjare nga të cilat rrjedhin fëmijët , të cilët e lëshojnë shkollimin. Varfëria me të drejtë prodhon nivel të ulët të arsimit , kurse e njejta në mënyrë retroaktive vepron ndaj gjenerimit të varfërisë . Qasjet inerte dhe jofleksibile të institucioneve arsimore drejt nevojave për arsimim të fëmijëve dhe të rinjëve . Fillim jo i barabartë arsimor i fëmijëve para shkuarjes në klasën e parë. Afër 12% e nxënësve të cilët regjistrohen në klasën e parë, nuk kanë vizituar institucion parashkollor që në masë të madhe i bënë "të hendikepuar arsimor" dhe me kompetenca më të vogla fillestare, përkundër atyre fëmijëve të cilët kanë arsimim parashkollor. (Mos)qasja në institucionet arsimore, si problem paraqitet gjatë kalimit nga mësimi klasor në mësimin lëndor dhe nga arsimi fillor në atë të mesëm. Ekzistojnë vende malore, ku nxënësit për të arritur në shkollë duhet të udhëtojnë një kohë të gjatë, ose të qëndrojnë në konvikt/internat, që është e palakmueshme për zhvillimin e tyre, duke pasur parasysh moshën e tyre 10-14 vjet. Gjuha në të cilën ndjeket mësimi. Një pjesë e fëmijëve mësimin klasor e ndjekin në një gjuhë, kurse më pas (nuk)kalojnë në mësimin lëndor ose shkollën e mesme ku mësimin duhet ta ndjekin në gjuhë tjetër (maqedone ose shqipe ). Mungesa e institucioneve publike ose private parashkollore në vendet rurale, të cilat do ti kishin përgatitur fëmijët për nismë të suksesshme në arsimin fillor ; Ndikimi i vlerave dhe besimeve tradicionale (paragjykimet dhe stereotipet) sipas të cilëve rëndësia e arsimimit margjinalizohet, veçanërisht për gjininë femërore . Financimi i arsimit fillor. Për vitin2003, Buxheti për arsim, si përqindje nga PBV, arrin 3,49%. Sipas të dhënave, Buxheti për arsim shënon rënie, në periudhën nga viti 1996 (4,26%) deri në vitin 2003, për 0,77%. Sipas shpërndarjes, në vitin 2003 për arsimin fillor janë ndarë 59,154%, për arsimin e mesëm 22,66%, për arsimin e lartë 12,46%, për standardin e nxënësit 1,92% dhe standardin e studentit 3,81% nga buxheti i përgjithshëm për arsim.1 Nga mjetet të cilat shkollat fillore i fitojnë, 80% shkojnë në rroga. Kjo mungesë e mjeteve financiare në masë të madhe e zvogëlon fuqinë e shkollave për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së arsimit, kurse me këtë edhe për zvogëlimin e shkapëderdhjes te nxënësit .

1

Burimi: Ministria e financave

98

Angazhimi që të arrihet 100% përfshierje në arsimin fillor dhe të zvogëlohet shkapërderdhja dhe shmangia e shkollimit të nxënësve, deri më tani është manifestuar me:

Zbatimin e masave ndëshkuese në rregullativën zgjedhore për prindëri,të cilët nuk i lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe shkolla ku kjo dukuri manifestohet. Edhe përkundër kësaj që kjo dispozitë është ende në fuqi, për shkak të mungesës të evidencës së saktë dhe mungesës së mekanizmave të kontrollit, kjo nëtërësi nuk praktikohet. Përmirësimi I kapaciteteve infrastrukturore. Duke patur parasysh investimet e vogla të cilat ndërrmerren në këtë sferë dhe shpenzimet e shpeshta joracionale të mjeteve financiare për këtë dedikim, gjendja me kapacitetet infrastrukturore në shtet janë përfundimisht alarmante. Përkryerja profesionale e kuadrit mësimor, aktivitet, të cilin përveç BZHA, në të shumtën e rasteve e zbatojnë edhe organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare. Ky angazhim duhej të rezultojë me modernizimin e procesit edukativo- arsimor dhe zbatimin e modeleve bashkëkohore të mësimit, të cilat do ta eliminojnë pozitën e procesit të mësimit të nxënësit mesatar dhe do t'i marrin parasysh interesat dhe kapacitetet individuale të nxënësve. Për fat të keq për shkak të mungesës të qasjes sitemore (mekanizmave për ndjekje dhe vlerësim, motivimit të dobët, mungesës së stimulimit financiar etj.), kjo masë nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Shmangia e parakohshme nga shkolla është trend i cili një kohë të gjatë është i pranishëm në shtet. Nëse ndiqet ecuria vertikale e nxënësve në arsimin fillor, do të shihet se nga gjenerata e cila është e regjistruar në arsimin fillor në vitin 1991/92, në klasën e pestë shkollimin e kanë vazhduar vetëm 95,52% , përderisa arsim fillor kanë kryer vetëm 88,32%. Kjo dmth. se 11,67% nga kjo gjeneratë janë "humbur" diku gjatë këtyre 8 viteve. Thjeshtë, këtë numër në pjesë më të vogël e përbëjnë përsëritësit, kurse një pjesë më të madhe ata të cilët janë shmangur nga shkollimi .2 Shkalla e njohjes së shkrim/leximit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2002 arrin 96,38%. Sipas të dhënave në shtet ka 63.562 (3,62%) persona analfabet më të vjetër se 15 vjet, që paraqet zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit e konstatuar në regjistrimin e vitit 1994, kur numri i popullsisë analfabete arrinte 87,749 ose 5,96%. Shkalla e analfabetizmit te maqedonasit arrin 2,33%, te sër2

» Rrjeti shkollor i shkollave fillore mundëson pothuajse përfshierje të plotë të popullsisë me arsimim të detyrueshëm. » Shkollat qendrore fillore kanë statut juridik . » Shkollat rajonale (vendet me numër më të vogël të banorëve ), nuk kanë statut juridik dhe janë në përbërje të ndonjë shkolle qendrore . » Shkolla fillore - 1010; » Shkolla qendrore fillore - 342, » Shkolla rajonale - 668. » Në 505 shkolla rajonale, mësimi organizohet prej klasës së parë deri në të katërtën.

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Enti shtetëror për statistik , 2003

99

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

bët 3,79%, te shqiptarët 4,80%, te turqit 7,34%, ndërsa më e madhe është te romët 20,63%.3 Në vitin 2002, në vend ka patur 170.200 ose 10,77% persona me arsim jo të plotë fillor. Për një numër të madh të tyre, me saktësi mund të supozohet se janë analfabet, duke patur parasysh procedurën e regjistrimit e cila kërkon vetëm prononcim/deklaratë, kurse jo mbikqyrje në dokumentacion dhe/ ose kontroll të alfabetizmit /njohjes së shkrim / leximit.

Masat

Që të mund zgjatja e arsimimit të detyrueshëm ta tregojë arsyen e vet, nuk është e mjaftueshme që vetëm mekanikisht të përfshihen ato fëmijë, të cilët nuk ndjekin arsimin parashkollor dhe të "vihen" në sistemin e rregullt shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Pushteti vendor, në kuadër të kompe tencave që koncepti i decentralizimit u preferon dhe mundëson,do t'i realizojnënë këto masa: 1. Promovimi i idesë për arsim të detyrueshm / debat publik 2. Ndryshime në rregullativën ligjore 3. Përpilimi i ri dhe adaptimi i dokumentacionit ekzistues pedagogjik : » » » » » » » » . 5. 6. 7. 8. 9. Dokumentacioni administrativ shkollor Dokumentacioni profesional shkollor Rregullore për rregullimin e veprimtarisë Planet dhe programet mësimore (kornizë) Programet mësimore për klasën e parë Normativi për kuadrin mësimor për realizimin e programit Koncepcioni për hartimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera Udhëzime për disejnimin e kurikulumit lokal

» Plane dhe programe për arsimimin e të rriturve Ndryshimi i kurikulumit në arsimin e detyrueshëm Sistematizimi i vendeve të punës për drejtorë, arsimtarë dhe bashkëpunë torë profesional Implementimi i modelit për përparimin e arsimtarëve Zbatimi i hulumtimeve aksionale në disa pilot shkolla Trajnimi i kuadrit shkollor për rolin e ri Implementimi i ndryshimeve

3

Regjistrimi i popullsisë , amvisërisë dhe banesave në RM, 2002

100

Programi për arsim të detyrueshëm nëntëvjeçar mund të fillojë më herët në vitin shkollor 2006/2007 edhe atë në klasën e parë. Implementimi do të kishte rrjedhur me sukses vit pas viti. kjo do të thotë se përfshierja e plotë e gjeneratëës së parë sipas programit të ri do të mbarojë në vitin 2015.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Paralelisht me realizimin e këtyre aktiviteteve, do të ndërrmeren edhe këto masa: MASH dhe Pushteti vendor do të aplikojnë beneficione financiare (fonde shtetërore dhe lokale, bursa) për fëmijët të cilët rrjedhin nga familje të rrezi kuara sociale. MASH dhe Pushteti vendor do të sigurojnë nga ana e të gjitha shkollave kryerjen konsekuente të obligimeve dhe detyrave që dalin nga rregullativa zgjedhore për përfshierjen e të gjithë fëmijëve në territoret ku veprojnë dhe do të aplikojnë mekanizma për kontrollin e tyre, evidencën dhe përfshierjen e tyre në arsimin fillor ; Qeveria do të merr zbatimin e masave stimuluese, por në disa raste edhe masa ndëshkuese për të gjithë prindërit, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk i shpiejnë që fëmijët e tyre të shkollohen; MASH dhe Pushteti vendor në periudhën e ardhshme do t'i përforcojë para lelet e kombinuara në të gjitha mjediset ku ka mungesë të institucioneve ar simore; MASH dhe Pushteti vendor do të aplikojnë transport të organizuar për nxë nësit në ato mjedise ku institucioni arsimor nuk mirëmbahet në mënyrë ra cionale ose ku fare nuk ekziston institucion arsimor ; MASH, përmes formave formale dhe joformale të arsimit, do t'i qaset mundësimit, gjegjësisht krijimit të zgjidhjeve kadrovike dhe mundësive për organizim të mësimit në gjuhën amtare, e deri atëherë do ta përforcojë mësi min e gjuhës maqedone për ata fëmijë, pjesëtarë të grupeve etnike, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën amtare në mësimin klasor kurse gjuha e të cilëve nuk është gjuhë mësimore në klasat më të larta ose shkallët e arsimimit; MASH në bashkëpunim me Pushtetin vendor dhe sektorin joqeveritar, do të aplikojë forma/ modele të arsimit parahkollor në ato vende ku nuk ekzistojnë institucione parashkollore publike ose private. MASH, Pushteti vendor dhe sektori joqeveritar do të zbatojnë fushatë të orga nizuar dhe aktivitet për popullarizimin e diturive/arsimit, në veçanti në mje diset të cilat karakterizohen me paragjykime të theksuara dhe stereotipe në raport me rëndësinë e arsimit. MASH dhe Pushteti vendor do të sigurojnë rritjen e mjeteve financiare për arsimin fillor posaçërisht në pjesën për sanim, rikonstruim dhe përmirësimin

101

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

e kapaciteteve infrastrukturore .

Të priturat:

Me rritjen e arsimit të detyrueshëm pritet: Aplikimi i arsimit universal fillor; Përfhierja e deritanishme prej 83,23% në vitin para shkuarjes në shkollë të rritet në përfshirje 100%; Të përmirësohet struktura arsimore e popullsisë; Të përforcohet arsimi bazik ; Të rriten mundësitë për orientim profesional; Të lehtësohet dhe të ketë efekt kalimi në arsimin e mesëm; Të krijohen mundësi për nxënien e minimum kualifikimit profesional për ata të cilët nuk e vazhdojnë arsimimin ; Të realizohet sukcesiviteti programor; Racionalisht të shfrytëzohen kapacitetet arsimore në mjediset rurale.

QËLLIMI 2.

PROMOVIMI I SHkOLLËS FILLORE EFEkTIVE

Gjendja » Arsimi fillor trajtohet si shpenzuese publike, e jo si investim për gjeneratat e reja. » Mjetet për arsim në mënyrë permanente po zvogëlohen .. » Efektet negative të procesit të tranzicionit mbi vlerat dhe normat e sjelljes në rrethin më të gjërë, që për fat të keqë po reflektojnë edhe mbi vlerat, qëndrimet, sjelljet dhe shprehitë e nxënësve. » Vetë fëmijët, prindërit dhe arsimtarët shumë më shpesh po ballafaqohen me forma të ndryshme të dhunës por edhe me kriminalitet rreth dhe në vetë shkollën. » Rritet shkalla e konsumimit të alkoholit dhe i substancave psikotropike. » Shkolla fillore shumë më tepër po përjetohet si detyrim dhe ,,domosdoshmëri". » Në këso kushtesh numri më i madh i fëmijëve mund të trajtohen si fëmijë nën rrezik.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjekje për ndjekjen e rekomandimeve për krijimin e shkollës sipas masës së fëmijëve. E drejta për arsim është e drejtë më e lartë të cilën ministria dhe shteti në tërësi kanë obligim ta respektojnë dhe sigurojnë. Kultura e të jetuarit paraqet proces të ndërtimit të jetës cilësore përmes përvojave kolektive personale të njohura, si dhe të nevojave dhe interesave të individit dhe të raportit aktiv kah vlerat e jetës. Në këtë kontekst shkollat fillore kanë obligim që fëmijëve dhe të rinjëve tu mundësojë zhvillim dhe nxitje të stileve jetësore të cilat korrespondojnë me nevojat dhe interesat e tyre individuale si vlera jetësore dhe arritje civilizuese.

Rezultatet nga promovimi i shkollës fillore efektive janë të mëdha dhe ato shihen parasegjithash përmes : Sigurimit të arriturave dhe sukseseve të larta;

102

Përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve; Rritjes së përfshirjes në shkollim dhe përqindjes së mbratim të së saj; Rritjes së moralit dhe motivimit të arsimtarëve; Garantimit të rrethit të sigurtë dhe mbrojtës për fëmijët; II Sigurimit të përkrahjes nga bashkësia lokale; Kjo qasje ka parasegjithash bazë metodologjike, sepse paraqet pranim dhe afirmim të të gjitha përvojave pozitive të arritura përmes përvojës, dhe njëkohësisht dhe implementim i gjithë asaj që llogaritet si risi e vlefshme e vërtetuar dhe e përzgjedhur në jetën e përditshme shkollore.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Inkurajimit të inkluzivitetit social dhe participimit.

Parimet e shkollës fillore efektive

Parim i përgjithshëm: ARSIMIM PËR TË GJITHË

Shkolla fillore efektive duhet të sigurojë arsim i cili nënkupton: sigurim të kualitetit në arsim, qasje të njëjtë për të gjithë dhe arsimim i adaptuar për nevojat individuale dhe sociale.

Parime të veçanta

SHFE është e ngritur mbi parimet e solidaritetit, demokratizimit, tolerancës, pluralizmit, drejtësisë dhe lirisë; SHFE e respekton dhe realizon të drejtën e fëmijëve për arsim dhe përkujdesje; SHFE e stimulon dhe e përkrah rolin arsimor të familjes; SHFE i definon përmbajtjet, metodat dhe organizimin e arsimit në përputhje me aftësitë psiko-fizike dhe potencialeve të shkollës; SHFE siguron përkujdesje pedagogjiko-psikologjike dhe forma speciale të punës didaktike; SHFE krijon mundësi për mësim për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për fëmijët e papërshtatur social; SHFE siguron kalim të suksesshëm në shkollat e mesme.

Karakteri human i arsimit

SHFE i respekton pçrparësitë e pergjithshme te vlerave të përgjithshme humane, jetën dhe shëndetin, zhvillimin individual të lirë, përkujdesjen e nxënësve, krijimin e frymës qytetare dhe dashurisë ndaj atdheut.

103

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Inkluzioni

SHFE praktikon forma fleksibile të mësimit përmes inkluzionit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Participimi

SHFE i inkurajon nxënësit për bashkëpunim në kuadër të aktiviteteve shkollore dhe për raport aktiv në jetën e bashkësisë lokale; SHFE mban lidhje të afërta me familjet, bashkësinë lokale dhe shoqatat jo qeveritare që merren me çështje të arsimit.

Hapje

SHFE është e kapshme për secilin i cili ka nevojë për arsim, pa marrë parasysh moshën, gjininë, përkatësinë etnike dhe fetare.; SHFE vendos lidhje të forta interaktive me bashkësinë lokale, institucionet lokale si dhe me institucionet e sistemit.

Transparencë

Puna e SHFE është transparente dhe e gatshme për ndryshime të përhershme në përputhje me determinimin e mbrendshëm dhe të jashtëm.

Decentralizimi

SHFE e zhvillon dhe realizon kurikulumin e saj në bashkëpunim me autoritetet lokale.

Shkolla fillore efektive përfshinë

Zhvillim profesional të kuadrove të saj, posaçërisht arsimtarëve; Shkallëzim të zhvillimit profesional të arsimtarëve; Përkryerje profesionale të arsimtarëve për mentorim dhe tutorim të kolegëve të tyre, të arsimtarëve ­praktikantë si dhe të arsimtarëve të ardhshëm (studentë të fakuteteve arsimore); Kushte hapësinore, teknike dhe kushte të llojeve të ndryshme për hospitim shkollor; Zbatimi i risive; Paramendimi i formave dhe modeleve për punë ekipore dhe bashkëpunim në ekipet projektuese në shkollë.

104

Shkolla fillore efektive

Rejtingun e saj e ndërton në bazë të aspiratave të larta, qëllimeve të qarta dhe të arriturave të dukshme; Paraqet shembull për vendosje organizative të mirë; II Realizon mësim cilësor; I pranon dhe i zgjidh problemet në mësim; Nxitë avancim individual të fëmijëve me sfida specifike në zhvillim; I respekton mundësitë e ndryshme te fëmijëve; Nxitë mësim krijues,garë dhe krijon klimë të kënaqësisë nga të arriturat; E mat suksesin nga të arriturat e fëmijëve; I pranon sfidat.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Krijon klimë të përshtatshme socio-emocionale për mësim dhe punë;

Shkolla fillore efektive tregon senzibilitet ndaj

Problemeve familjare, mes gjeneratave dhe mes atyre të të njëjtës moshë; Nevojave të fëmijëve me sfida specifike në zhvillim; Dilemat personale, paragjykimet dhe qëndrimet e fëmijëve; Përmbajtjet e kohës së lirë të fëmijëve; Realizimit të të drejtave dhe nevojave kulturore të fëmijës; Kënaqësi nga dituria si fitore personale dhe e përbashkët. Implementimi i modelit të shkollës fillore efektive në Republikën e Maqedonisë nënkupton marrje të masave dhe aktiviteteve konkrete, të cilat do ta mundësojnë këtë proces. Ato janë:

QËLLIMI 2.1. Zhvillimi i planeve dhe programeve mësimore

Gjendja: Përveç numrit të madh të intervenimeve në arsimin fillor në vitet e kaluara, struktura themelore e planit mësimor në shkollën fillore nuk ka ndryshuar më shumë se dy dekada. Kjo ka të bëjë edhe me përfaqësimin e lëminjve programorë, me raportin e tyre jo cilësor,organizimin e brendshëm dhe specifikave tjera. Struktura dhe përmbajtja e arsimit fillor në Republikën e Maqdonisë është e determinuar nga miratimi i Koncepcionit të arsimit fillor e cila parmban: mësim (të detyrueshëm, zgjedhor, lëndë fakultative, mësim plotësues dhe shtues), aktivitete jashtëmësimore (aktivitete të lira për nxënës, seksione, gara për nxënës, bashkësia e nxënësve, prodhimi dhe puna tjetër e dobishme shoqërore, ekskurzionet e nxënësve),

105

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

kujdesi për shëndetin e nxënësve, bashkëpunimi me mjedisin lokal, ndjekja, vlerësimi dhe përparimi i punës arsimore, planifikimi i veprimtarisë arsimore i shkollës fillore, dhe Përkryerja profesionale dhe pedagogjike e kuadrit arsimor. Programet mësimore në shkollën fillore janë të strukturuara sipas disa lëmenjëve: Gjuhë dhe letërsi (përmbajtje nga gjuha amtare, gjuha maqedonishte dhe gjuhët e huaja); matematikë dhe informatikë; shkencat natyrore (përmbajtje nga natyra dhe shoqëria, natyra, biologjia, fizika dhe kimia); shkencat shoqërore (përmbajtje nga natyra dhe shoqëria, shoqëria, historia, me përmbajtje për shoqërinë qytetare dhe gjeografia) arsimi teknik (përmbajtje nga natyra dhe shoqëria, matematika, arsimi figurativ, arsimi teknik) Arsimi fizik dhe shëndetësor Arsimi artistik (përmbajtje nga arsimi muzikor, arsimi figurativ. Në realizimin e arsimit artistik përfshihen edhe aktivitete dhe përmbajtje të caktuara nga arsimi fizik, matematika, shkencat natyrore, arsimi teknik, etj.) Lëndët mësimore, sipas statutit, studiohen si te detyrueshme, zgjedhore dhe fakultative.

Dobësitë

1. 2. 3. Qasja centraliste gjatë përpilimit dhe miratimit të planit dhe programeve mësimore në arsimin fillor; Shkarkim i pamjaftushëm i planit dhe programeve mësimore; Aplikimi i planit dhe programeve të reja mësimore nuk ështe përcjellur me arsyet themelore pse janë marë ndryshimet, cilat janë përfitimet dhe qëllimet; Për arsimtarët nuk ka qenë i mjaftueshëm sqarimi se çka pritet nga ato në realizimin e këtyre programeve; Prania e tradicionalizmit në mësim. Përpilimi dhe aplikimi i planit të ri mësimor nuk i ka marrë parasysh gjendjet reale të potencialeve kadrovike; Nuk është zbatuar qasja metodologjike konzistente në përpilimin e planit

Përmbajtjet themelore arsimore dhe organizimi i veprimtarisë edukativo-arsimore, MAKF dhe EPM, Shkup viti 1996.

4. 5. 6.

4

106

të ri e as diferencimi i qartë midis përmbajtjeve, aktiviteteve për mësim dhe rezultateve nga mësimi / daljet arsimore; 7. Nuk u është kushtuar kujdes i mjaftueshëm specifikave (materiale, kadrovike, institucionale) të shkollave; 8. Mungesa e strategjisë e të mësuarit e cila e aftëson nxënësin se si të mësohet, gjegjësisht i fut në teknika edhe procedurat e mësimit me kuptim; 9. Mësim qëllimor i orientuar shumë rrallë praktikohet; 10. Aplikimi i programeve të reja mësimore sipas Konceptit të Learning Outcomes nuk është ndjekur edhe me vendosjen e sistemit të ri të notimit. Vlerësimi i suksesit të nxënësve nuk është zhvilluar sipas Learning Outcomes të përfshira në programet mësimore, por është zhvilluar sipas asaj se sa nxënësi i ka zotëruar përmbajtjet të cilat gjenden në tekst; 11. Mësimi akoma nuk është fokusuar në nxënësin dhe zhvillimin e tij. Mund të konstatohet se dobësitë themelore të programeve të reja mësimore në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë qëndrojnë në zbatimin e tyre praktik. Mosekzistimi i konceptit të qartë për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në nivel të shtetit, mosekzistimi i sistemit cilësor të notimit, si i nxënësve ashtu edhe i arsimtarëve, i cili do të ishte kompatibil me programet mësimore dhe organizimin e punës në shkollë dhe i cili do të bazohej në konceptin e Learning Outcomes si rrjedhojë përfundimtare nga procesi arsimor, tradicionalizmit të pranishëm në mësim dhe kompetencave diskutabile didaktike të arsimtarëve, ekipimi i keq i shkollave me kushte hapësinore dhe mjete bashkëkohore didaktike, stimulim i dobët material i arsimtarëve, numri i madh i nxënësve në klasë dhe dobësitë në menaxhimin e shkollë, paraqesin shkaqe themelore për kontestin dhe mosbarazinë në transformimin e arsimit fillor në Republikën e Maqedonisë.

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Masat dhe aktivitetet

Implementimi i koncepcionit të Rezultateve të mësimit (Learning Outcomes) në përpilimin dhe realizimin e planit dhe programit mësimor në arsimin fillor

Aktivitetet:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjegjësisht Byroja për zhvillimin e arsimit, në pajtim me Ligjin e Byrosë për zhvillimin e arsimit përmes punës së organizuar ekipore, në drejtim të tendencave bashkëkohore arsimore do të qaset drejt zhvil limit, modernizimit dhe përputhjes të planit mësimor dhe programeve përmes shkarkimit të planit mësimor dhe programeve me Konceptin e daljes arsimore. Kjo do të zhvillohet përmes shkarkimit të planit mësimor dhe programeve, duke e përfshierë edhe përputhjen modulare të programeve mësimore.

107

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

konstituimi i sistemit efikas dhe efektiv i vlerësimit të të arriturave të nxënësve Në sistemin ekzistues të vlerësimit nuk ekzistojnë parametra të qartë të cilët do t'iu ndihmojnë nxënësve që vetë ta caktojnë nivelin e arritjes së tyre, e as parametrat e qartë të definuar sipas të cilave arsimtari do të mund objektivisht dhe në mënyrë korrekte ti masë të arriturat e nxënësit. Sistemi i vlerësimit shpihet në tregues kuantitativ të të arriturave të nxënësve. Nota është qëllimi përfundimtar, e jo shkalla e cilësisë së diturive, shkathtësive dhe aftësitve të fituara. Roli i arsimtarit gjatë procesit të kontrollit dhe vlerësimit të arriturave të nxënësve është dominante. Arsimtarët kanë rol të dyfishtë: ato e kontrollojnë dhe vlerësojnë nxënësin dmth. e masin suksesin e nxënësve dhe , pastaj, vetë i konfirmojnë instrumentet me ndihmën e të cilëve do ta masin atë sukses. Kështu ndodh që nxënësi të merr notë më të lartë të njohurisë, të cilat në grupë tjetër ndoshta do të jetë në nivel të njohurive të mesme, pikërisht për arsye të nivelit të ulët të suksesit të grupit të cilit i takon. Gjendja e tillë jo vetëm që është karakteristike ndërmjet grupeve, por paraqitet edhe në relacion ndërmjet shkollave.

Aktivitetet:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet punës organizative ekipore, përmes Qendrës shtetërore për provime do të ndërtojë sistem efikas për vlerësim/no tim të të arriturave të nxënësve. Ky sistem i vlerësimit do të përputhet në kriteret e qarta verifikuese, të cilat përveç vlerësimit kuantitativ, do ta marrin parasysh edhe mbikëqyrjen cilësore, me definim të qartë të rezultateve dhe nivelin e të mësuarit. Kriteret e njejta për vlerësim të të arriturave të nxënësve duhet të jenë të zbatuara, si në vlerësimin intern, poashtu dhe në atë ekstern.

ndërtimi i procesit të lartë të organizuar, permanent dhe sistematik të kontrollit dhe zhvillimi i planeve dhe programeve mësimore në varshmëri nga strategjitë e definuara dhe nevojave momentale Kjo masë kërkon aktivitet permanent në planin e vlerësimit të suksesit të kurikulumit dhe zhvillimit të tij. Përpjekjet e tilla duhet të lëvizin në kuadër të strategjive të definuara, por edhe të nevojave momentale. Duke patur parasysh se definimi qendror i kurikulumit është shumë i ngadalshëm dhe nuk mund në kohë të duhur të reagojë, gjatë nevojave të sapondodhura dhe dinamikës së jetës bashkëkohore është i nevojshëm "lëshimi" i procesit të përpunimit të tij dhe disejnimit në nivel të shkollës dhe bashkësisë lokale. Në kuadër të kurikulumit nacional të definuar i cili duhet të arrijë 75 % nga vëllimi i përgjithshëm, edhe kurikulumit lokal me 25% nga vëllimi i përgjithshëm, duhet të realizohet

108

autonomia dhe iniciativa e shkollave dhe bashkësive lokale. Rregullativa ligjore në Republikën e Maqedonisë ende nuk lejon një qasje të këtillë në përpilimin e kurikulumit për arsimin fillor.

Aktivitetet

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të miratojë kurikulum nacional, i cili do të paraqesë kornizë obliguese dhe do të shprehë interesin nacional, përparësitë e vendit, dhe të cilin të gjitha shkollat fillore do të duhet ta respektojnë.

Aplikimi i mësimit qëllimor - të orientuar dhe të mësuarit në arsimin fillor Është e nevojshme vendosja e bazave të këtilla, të cilat theksin në mësim do ta vejnë te arsimtari dhe ligjërimi i tij, kurse sa më shumë do të praktikohet nxënia e diturive, shkathtësive dhe sendërtimit të qëndrimeve nga ana e nxënësve.

Aktivitetet:

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë ekip ekspertësh, të cilët duhet profilin përfundimtar në arsimin fillor ta operacionalizojnë në matricën e që llimeve (njohuri, shkathtësi, qëndrime) dhe aktivitete të cilat duhet që secila shkollë t'i realizojë. 2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes Byrosë për zhvillimin e arsimit, do të organizojë dhe zbatojë aktivitete për zhvillim profesional të kuadrove eduka tivo arsimore dhe udhëheqëse për realizimin e mësimit qëllimor të orientuar.

Ekuilibrimi dhe sukcesiviteti midis programeve (lëndëve dhe lëmenjve mësimore), të cilat kanë qëllim përkatës dhe të cilat janë gjithpërfshirëse, koherente të ekuilibruara dhe me përmbajtje mirë të organizuar. Edhe përkundër asaj se janë bërë një sërë ndërhyrjesh për shkarkimin e programeve në periudhën e kaluar, sërish rezultatet nuk janë të lakmueshme. Shpeshherë ajo bëhet mekanikisht, me shmangien e pjesëve nga përmbajtjet, të cilat për fat të keq shpesh janë sqarimet e dukurive që duhet të studjohen dhe mbahen fakte të zbehta. Kjo qasje është problemi më i madh dhe faktor që shkakton favorizimin e memorjes, faktografisë dhe enciklopedizmin nga ana e nxënësve në arsimin fillor. Zgjidhja e problemit është në pyetjen: Çka i nevojitet një nxënësit, të moshës së caktuar, me potenciale dhe interesa të dhëna, të njohë dhe të dijë të bëjë, që të mund me sukses ta realizojë zhvillimin e vet fizik, emocional, kognitiv dhe social dhe me sukses ta vazhdojë shkollimin e tij? Vetëm me vendosjen e qëllimeve dhe parametrave të saktësuar të cilat do të tregonin në atë se çka është

109

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

e nevojshme të dijnë nxënësit, mund të arrihet shkarkim thelbësor edhe ajo të jetë në pajtueshmëri me karakteristikat zhvillimore të moshës përkatëse. Përmbajtjet dhe aktivitetet e parapara në programet mësimore nuk janë të diferencuara sipas vëllimit dhe nivelit të rëndësisë. Kështu, kemi situatë që programet mësimore në arsimin fillor, për shkak të vëllimit të tyre, drejtpërsëdrejti të ndikojnë ndaj vëllimit dhe rëndësisë së programeve mësimore në arsimin e mesëm, kurse indirekt edhe ndaj programeve mësimore në arsimin e lartë, që në planin e sukcesivitetit krijon probleme të mëdha.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes Byrosë për zhvillimin e arsimit, në bazë të kritereve saktë të definuara dhe matricës së përpunuar të kompetencave që nxënësit duhet t'i nxëjnë, do ti vërtetojë nevojat për zhvillimin e planeve dhe pro grameve mësimore në arsimin fillor. Ky aktivitet duhet të mundësojë shkarkim thelbësore e jo mekanike të planeve dhe programeve mësimore dhe sukcesivitet në nivelet dhe shkallët më të larta të arsimit.

Shkarkimi i programeve mësimore dhe definimi i niveleve të të arriturave të nxënësve Kjo masë është reflektim i drejtpërdrejtë nga ajo paraprake. Sistemi i orëve lëndore sipas të cilit realizohet mësimi në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë nuk nënkupton lidhje të ndërtuara dhe efikase interaktive midis programeve dhe e pamundësojnë bashkërenditjen në punën e arsimtarëve. Shpesh ndodhë që disa njohuri ose aktivitete të cilat duhet të zhvillojnë disa shkathtësi tek nxënësit të përsëriten në më shumë programe. Në këtë mënyrë humbet shumë kohë në përsëritjen nga ana e arsimtarit në llogari të kohës e cila është e nevojshme që nxënësit të mësojnë dhe ushtrojnë. Ndodh që nxënësit dy ose më shumë herë të notohen nga arsimtarë të njejtë ose të ndryshëm për të njejtat dituri ose shkathtësi në suaza të programeve të ndryshme. Në këtë mënyrë krijohet situatë paradoksale në të cilën, një nxënës i njejtë është ndryshe i notuar për të njejtin nivel të të arriturave, ose ndryshe është i notuar për nivele të ndryshme të të arriturave. Që të tejkalohet ky problem është e nevojshme që të përgjigjet në pyetjet : » » Cilat informaciione presim nxënësit t'i mësojnë dhe / ose cilat kompetenca t'i zhvillojnë? Cilat aktivitete duhet ata t'i ndërmarrin per t'na demonstruar sa shumë dhe sa mirë kanë mësuar?

110

1.

Kjo kërkon saktësim të dy lloj aktiviteteve: aktivitete me ndihmën e të cilave nxënësit do të nxëjnë dituri dhe do të zhvillojnë shkathtësi, dhe 2. aktivitete që nxënësit duhet t'i ndërmarrin për të demonstruar si dhe sa kanë mësuar. II Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes zhvillimit të programeve mësimore, do të sigurojë nxitje të aftësive dhe shkathtësive të nevojshme dhe të dukshime. Ky aktivitet duhet të rezultojë me definimin e niveleve të të arriturave të nxë nësve gjatë shkollimit të tyre dhe implementimit të qasjes integrale në mësim dhe aktiviteteve komplekse në të cilat nxënësit do t'i dokumentojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nxëna në situata komplekse.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

QËLLIMI 2.2. Përdorimi i teksteve cilësore

Tekstet shkollare dhe literatura plotësuese për arsim fillor lejohen në nivel shtetëror. Ato duhet të jenë të përpunuara në pajtim me planet dhe programet mësimore dhe koncepcioniot për tekst shkollor, kurse vlerësohen me metodologji të veçantë për vlerësimin e teksteve shkollore. Hartimi i teksteve shkollore dhe doracakëve për realizimin e programit mësimor, realizohet jashtë shkollës d.m.th. jashtë nga shfrytëzuesit e fundit. Padyshim është se, zhvillimi i planeve dhe programeve mësimore do të inicojë proces të operacionalizimit pedagogjik dhe transformimit të statutit të teksteve shkollore në statut të vetëm një burimi të mundshëm të mësimit (realizimit të qëllimeve), së bashku me : CD informative dhe interaktive, materiale punuese ­ mbikëqyrëse, doracak për nxënës dhe arsimtarë dhe literaturë tjetër ndihmëse. Realizimi i këtij procesi do të jetë i mundur vetëm nëse realizohen këto kushte vijuese: » » » Ekzistimi i konceptit të definuar dhe dedikim i materialit/burimit mësimor; Ekzistimi i standardeve të definuara për përpilimin e fletoreve të punës/teksteve ndihmëse ­ burime; Ekzistimi i pakove të përpiluara didaktike (tekst, materiale punuese të rëndësishme në nivel të ndryshëm peshues për nxënësit dhe doracak për punë dhe realizim për arsimtarët; Ekzistimi i teksteve të harmonizuara veçanërisht për klasat fillestare, me aktivitete jashtëmësimore, procedura hulumtuese dhe punë të pavarur të nxënësve.

»

111

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Aktivitetet:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të definojë standarde për cilësinë e teksteve shkollore në arsimin fillor bazuar në Koncepcionin e Rezultateve nga mësimi (Learning Outcomes). Ministeria e Arsimit dhe Shkencës do të definojë procedura transparente për zgjedhjen e teksteve shkollore dhe materialit tjetër mësimor.

QËLLIMI 2.3. Përparimi i të mësuarit dhe të nxënit

Ndërhyrjet e deritanishme në planin e modernizimit të procesit mësimor dhe mësimit në arsimin fillor, në mënyrë të pamjaftueshme i kanë paramenduar transformimet në procesin arsimor. Si segment ai ka mbetur thuajse i pandryshueshëm: stili ligjërues i punës me nxënësit, kultivimi dhe nxitja e memorisë në vend të mësimit me kuptim dhe /ose mësim sipas mënyrës së zgjidhjes së problemit, dëgjueshmëri në vend të kritikës, pasivitet në vend të aktivitetit, punë frontale në vend të interaktivitetit, përdorimi i pamjaftueshëm i mjeteve bashkëkohore mësimore, përdorimi i pamjaftueshëm i TIK teknologjisë etj. Në mësim, dominojnë teknika tradicionale të cilat në masë të madhe i pasivizojnë nxënësit, në llogari të rolit dominues të arsimtarit. Lloji autokratik i udhëheqjes dhe ligjërimit janë teknikat më frekuentuese të cilat përdoren në mësim,që kontribuon që proceset interaktive dhe mësimi aktiv i nxënësve gjatë mësimit të jenë realitet i rrallë. Kërkesat bashkëkohore e theksojnë procesin e të nxënit të mësimit, për çka janë të domosdoshme ndryshime serioze të atmosferës në klasë, në të cilën interaksioni i nxënësit duhet të ket rol udhëheqës, përmes nxitjes së mësimit të mvetësishëm dhe kritik, punës individuale dhe partnere, mësimit në drejtim të zgjidhjes së problemeve, stuhi idesh dhe debate grupore, mësim projektues, hulumtim i pavarur, shkathtësi për zhvillimin e më shumë burimeve të diturive, studimeve të rastit, hartimin e eseve/prodhim/operim lëndor, organizimi i sesioneve për vendosjen e qëllimeve, prezentimi vizuel, skenimi i ideve dhe notimi, shfrytëzimi i metaforave figurative dhe simboleve grafike, përdorimi i procedurave në variante, përdorimi i TIK teknologjisë dhe sistemeve dhe ngjashëm. Në veçanti e rëndësishme për përparimin e të mësuarit dhe të nxënit është që të limitohet madhësia e klasës. Sipas përvojave botërore, për këtë moshë klasa nuk mund të ketë më shumë se 30 nxënës. Një vendim i këtillë, duke i pasur parasysh kushtet në Republikën e Maqedonisë do të duhet të ketë plotësim: të mundësohet formimi i klasës deri më 35 nxënës, por jo sipas rregullës, por sipas përjashtimit, me vendim të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

112

Aktivitetet:

Minisria e Arsimit dhe Shkencës, përmes sistemit të kontrollit të cilësisë së arsimtarëve, të nxënit dhe të mësuarit do t'i favorizojë strategjitë bashkëkohore të nxënit dhe të mësuarit dhe këto do të jenë të detyrueshme për secilën shkollë dhe arsimtar.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të hartojë Rregullore për normativet dhe standarde lidhur me kryerjen e veprimtarisë edukativo-arsimore në arsimin fillor, të cilat do të jenë ne pajtim me standardet evropiane për mësim dhe të nxënë efektiv; Minisria e Arsimit dhe Shkencës, përmes ekipit të ekspertëvë të pavarur, në mënyrë permanente do të kryej evaluimin e të gjitha aktiviteteve projektuese në arsimin fillor, që ta verifikojnë rezultatin dhe kontributin e tyre në kuadër të angazhimeve shtetërore për përparimin e të mësuarit dhe të nxënit. Ministria e Arsimi dhe Shkencës do të intizivoj vendosjen e e-shkollës në shkollën fillore.

QËLLIMI 2.4. Përparimi i resurseve kadrovika

Arsimtarë: Arsimimin e arsimtarëve duhet ta mbështesë zhvillimi profesional gjatë të gjitha fazave dhe aktiviteteve nga kariera e tyre profesionale : Arsimimi inicial i arsimtarëve; rekrutimi/punësimi; arsimimi i arsimtarëve gjatë kohës së punës; arsim i mëtutjeshëm / përkryerje profesionale; pjesëmarrje në zhvillimin e shkollës; punë hulumtuese.

Aktivitetet:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë gatishmëri të vazhdueshme profesionale të arsimtarëve përmes:

përsosjes së arsimit inicial të arsimtarëve; reformimit të kurikulumit unevrsitar për profilet e arsimtarëve, në përputhje me strukturën e re të arsimit të detyrueshëm.

113

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Programet për trajnim inicial të arsimtarëve duhet të jenë dinamike, të ndryshueshme dhe të jenë në zhvillim të vazhdueshëm. Ato duhet t'i përgatisin arsimtarët e ardhshëm për marrjen më progresive dhe proaktive të obligimeve profesionale me ç'rast duhet të përfshijë: Ekspertizë të lartë në një ose më shumë lëndë specifike (arsim akademik); Posedim i njohurive stabile dhe kuptimi nga lëmi/lëmitë/dhe për të cilat ai/ ajo është përgjegjës/e; Plotësimi i ekspertizave të veta lëndore me aftësi pedagogjike, përfshirë edhe motivimin për mësim, kreativitetin , bashkëpunimin, kuptimin e kontekstit social të arsimit (veçanërisht arsimtarët lëndor); Kuptim për potencial pedagogjik të teknologjisë (veçanërisht TIK) zhvillimi i aftësive për ta integruar në procesin e mësimit dhe të mësuarit.; Aftësi për integrimin e parimeve të mësimit të përjetshëm në procesin e të mësuarit dhe të nxënit; Të arriturat e standardeve ndërkombëtare (evropiane) në zhvillimin e mësimit; Njohuri dhe dituri të zgjeruara dhe të balansuara i karakteristikave themelore të arsimit në kontekst shumë të ndryshëm; Aftësi për vendosjen dhe mbajtjen e argumentit të paramenduar për çështje arsimore, në mënyrë të qartë dhe koherent; Raport për kontributin kah arsimimi i fëmisë ose të riu, dhe marrja e përgjegjësisë profesionale për zhvillimin e personalitetit, talentit dhe atributeve mentale, shpirtërore dhe fizike të secilit fëmijë ose personalitetit të ri; Njohuri, kuptim dhe gatishmëri për përfshierje në rrjedhat e çështjeve arsimore dhe dhënia e kontributit në proceset e zhvillimit të kurikulumeve (veçanërisht në nivel lokal), zhvillimin profesional të të punësuarve dhe zhvillimin e përgjithshëm shkollor; Aftësi për zbatimin e strategjive të ndryshme në mësim, duke përfshirë zbatimin përkatës të teknologjisë informatiko-komunikative (TIK); Aftësim dhe përkushtim për promovimin e mundësive të barabarta në shoqërinë inkluzive dhe marrjen aktive të hapave për eliminimin e diskriminimit ; Mvetësimi intelektual dhe angazhimi i treguar kritik; Njohuri dhe aftësi për përparimin e mësimit të atyre nxënësve, te cilët kanë probleme/bariera në mësim, Njoftimi i prindërve për suksesin dhe përparimin e nxënësve; Aftësi për zbatimin e hulumtimeve;

114

Sjellja profesionale ndaj arsimtarëve tjerë dhe kolegëve të profesioneve tjera, para/profesionist dhe agjencione të cilat janë të angazhuar në ofrimin e mbështetjes të nxënësve dhe nxënies së përvojës në bashkëpunim me ato; Kryerja e detyrave administrative sipas kërkesave të shkollës;

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Marrja e obligimit dhe angazhimeve për vetë-mbikëqyerje dhe vetë-evaluim të praktikës individuale profesionale. Duhet të theksohet se këto kompetenca kyçe duhet të zbatohen në praktikë, në rrethana të ndryshme sociale, kulturore, gjuhësore dhe arsimore. Akreditimi i Programeve për trajnim inicial të arsimtarëve duhet të kuptohet në kontekst të: Sistemit ekstern të lejimit dhe /ose akreditim të programeve për arsimimin e arsimtarëve Sistemit të jashtëm për certifikimin e kualifikimeve profesionale të arsimtarëve. Ky sistem i jashtëm për certifikim duhet ta vërtetojë përkatësinë e programit për arsimim të arsimtarëve dhe mundësia e tij është të përgatitet për detyra profesionale dhe për rolin e profesionit arsimtar. Në këtë kuptim, programet për arsimim të arsimtarëve duhet të plotësojnë disa kushte: Të udhëhiqen nga ana e institucioneve të cilat përfshijnë partnerë të ndryshëm të njohur shoqëror dhe të cilat disponojnë me kuadro përkatës dhe cilësor arsimor, Të udhëhiqen nga ana e institucioneve të cilat me sukses e kanë kaluar procesin e evaluimit të brendshëm dhe të jashtëm (sipas mundësisë, nga institucionet evropiane), Të udhëhiqen nga institucionet të cilat i plotësojnë standardet për evaluimin e programeve për arsimimin e arsimtarëve.

Hartimi i Katalogut të programeve për aftësim profesional të arsimtarëve dhe akreditimit të tyre;

Përkryerja profesionale e arsimtarëve gjatë karierës së tyre profesionale do të realizohet në kontekst të modelit të shkallëzimit të zhvillimit profesional dhe në bashkëpunim me rrethin më të gjërë të dhënësve të akredituar të shërbimeve arsimore. Realizimi i suksesshëm i kësaj mase do mbajë llogari për atë se vallë pro gramet për përkryerje profesionale të arsimtarëve janë parashtruar në bazë të kërkesës që dalin nga:

115

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Rolet profesionale që arsimtari duhet ti realizojë në arsimin fillor dhe në kontekstin më të gjërë shoqëror, Detyrat punuese të arsimtarit në shkollë (edukimi, evaluimi, administratë, këshillim dhe inovacione), Niveli përkatës kualifikues për realizim kompetent të roleve dhe detyrave profesionale.

Formimi i Agjencisë autonome për licencimin e arsimtarëve

Kjo organizatë profesionale do ta merr përgjegjësinë për: Licencimin e arsimtarëve në bazë të indikatorëve të sendërtuar për cilësi, Garancë dhe ngritje e cilësisë të shërbimëve profesionale të arsimtarëve, Bashkëpunim me MASH dhe partnerët tjerë social në përmirësimin dhe akreditimin e programëve për trajnimin e arsimtarëve.

Ndërtimi i modelit shkallzor për përparim në karierë për arsimtarët në shkollat fillore

Përvojat e deritanishme flasin për pranim dhe përkrahje nga ana e arsimtarëve të aktiviteteve të cilat janë të orjentuara në modernizimin e procesit edukativo-arsimor. Shprehitë e vjetra të komoditetit, nostalgjia didaktike të më shumë stileve të miratuara dhe të përpunuara të punës, kanë krijuar shumëllojshmëri të raporteve drejt aktiviteteve projektuese/stërvitjeve ­ që kanë të bëjnë më rezistenca të fshehura deri te befasitë për të mirë, prej pranimit me lehtësi të risisë deri te kundërshtitë që të kuptojnë kërkesa të reja. Përditshmëria mësimore, në përgjithësi, mbeti e njëjtë, me intervenime të përkohshme projektuese të cilat nuk kanë kontinuitet, nuk janë paramenduar në mënyrë sistematike dhe janë larg përcaktimeve shtrategjike. Shkaqet pjesërisht qëndrojnë edhe në motivimin jo të mjaftueshëm të arsimtarëve të cilët si realizues të aktiviteteve projektuese për të njëjtën rrogë punojnë më gjatë. Mungesa e qasjes sistematike në implementimin e projekteve dhe shprehitë e vjetra për baraspeshimin të statusit dhe shpërblimit, te numri më i madh i arsimtarëve, pa marrë parasysh që posedojnë njohuri dhe aftësi për mësim bashkëkohor, ka krijuar rezistencë ndaj obligimeve profesionale, me ç'rast edhe implementimi i strategjive bashkëkohore në mësim përjetohet si angazhim i përkohshëm dhe shpesh herë plotësues. Për këtë kontribuojnë edhe selektiviteti në implementimin dhe mosekzistimi i evaluimit objektiv. Është e dukshme se modernizimi i mësimit dhe të mësuarit është e pa mundur të bëhet deri sa në mënyrë sistematike nuk bëhet ndryshimi i statusit të shpërblimit të arsimtarëve, me ç rast do të shmangeshin situatat në të cilat të gjithë arsimtarët kanë status të njëjtë dhe vlerësohen (shpërblehen) njëjtë pa

116

marrë parasysh cilësinë që e posedojnë, qasjet të cilat i praktikojnë në mësim dhe rezultatet të cilat i arrijnë gjatë punës me nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë sistematike do të krijojë model për përparim në karierë për arsimtarët në shkollën fillore dhe do t'i fusë në rregullativën ligjore.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Ky model i avansimit në karierë për arsimtarët duhet të mundësojë qasje të shkallëzuar në statusin e arsimtarëve (arsimtar- praktikant/asistent, arsimtar, arsimtar-mentor) që do të nxitet në mënyrë adekuate përmes qasjes së shkallëzuar në shpërblim (arsimtar asistent-8O% rrogë, arsimtar-1OO% rrogë dhe arsimtar mentor-12O% rrogë) në pajtim me marrëveshjen kolektive. Përzgjedhja e titullit më të lartë do të realizohet në bazë të indikatorëve preciz për kompetencat e arritura, përvojës, cilësisë së treguar/ suksesit në mësim dhe të mësuar të nxënësve, risive si dhe aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore. (Aneksi 2) Drejtorët Deri në rrumbullaksimin e procesit të decentralizimit drejtorët e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë zgjedheshin nga rradhët e arsimtarëve dhe kuadrit profesional të shkollës dhe drejtëpërsëdrejti emëroheshin nga ana e ministrit të arsimit. Roli dhe fuqia e vendosjes të të punësuarve në shkollë dhe këshillit të prindërve, edhe pse përfshiheshin në rregulloren e procedurës për zgjedhje ishin në tërësi të margjinalizuar nga ana e së drejtës akredituese të ministrisë që të merr vendimin definitiv për zgjedhje. Kështu drejtorët e emëruar, përvojën e tyre dhe kompetencat për kryerjen e këtij roli i kanë arritur kryesisht gjatë punës në shkollë që do të thotë tërthorazi. Me fillimin e procesit të decentralizimit dhe aktiviteteve të ndërmarura për përmirësimin e gjendjeve në arsimin fillor, janë ndërmarrë masa për depolitizimin dhe zbatimin cilësor të procedurave për zgjedhjen e drejtorëve në shkollat fillore. Intencë themelore është se vendi- drejtor i shkollës fillore duhet të profesionalizohet, ta kryejë person i cili e ka kryer trajnimin për drejtorë dhe kompetencat për kryerjen efektive të detyrave punuese janë të vërtetuara me dhënien e provimit për drejtor.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përkryejë sistem për trajnim të drejtorëve shkollor dhe të vendos trup profesional për kontrollin e të arriturave përmes provimit për drejtor.

Programet për trajnim të drejtorëve të shkollave duhet të ngriten në bazë të standardit të definuar dhe të pranuar të kompetencave të cilat në tërësi do ta re117

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

flektojnë këtë profil. Programet për trajnim duhet të organizohen dhe realizohen nga ana e institucioneve të cilat janë të verifikuara dhe akredituara për kryerjen e kësaj veprimtarie me nxitje permamente, promovimin dhe afirmimin e modeleve për participim aktiv të drejtorëve në jetën shkollore. Shërbimi pedagogjik- profesional: Detyrë themelore e shërbimit pedagogjiko-profesional është që të ofrojë përkrahje dhe ndihmë pedagogjike e profesionale për funksionim efikas dhe efektiv të shkollës fillore. Funksionimi i deritanishëm i këtij shërbimi karakterizohet me disharmoni të theksuar në rregullim dhe kryerjen e detyrave të punës nga ana e bashkëpunëtorëve profesional të cilët e përbëjnë (pedagogu, psikologu dhe në disa raste defektologu, sociologu dhe punëtori social). Është theksuar: Mungesë e statusit të definuar dhe qëllimi i shërbimit pedagogjiko-profesional në shkollën fillore, Mosekzistim i sistematizimit të qartë të vendeve të punës apo të kompetencave të saktësuara dhe në mënyrë funksionale të selektuara- detyra të punës, obligime si dhe beneficione për secilin bashkëpunëtor profesional në veçanti. Mungesë e udhëzimeve të sakta për punë ekipore. Mungesë e mundësive për promovim institucionalo-profesionale. Mungesë e aktiviteteve shkencore-profesionale dhe analitike hulumtuese. Kushte të pakënaqshme teknike, hapësinore, pedagogjike dhe kushte tjera. Mungesë të sistemit për zhvillim efikas profesional dhe përparim të bashkëpunëtorëve profesional. Kjo gjendje kontribuon që në shkollë të paraqiten edhe dobësi konkrete. Përzierje të kompetencave; të shpeshta janë rastet kur detyrat e punës të cilat duhet t'i kryejë pedagogu kryehen nga ana e psikologut i cili për të njëjtat detyra nuk është trajnuar gjatë kohës së arsimit inicial dhe e kundërta: pedagogu të kryejë detyra pune të cilat sipas karakterit të tyre duhet të realizohen nga ana e psikologut. I njëjtë është rasti edhe për detyrat e punës të cilat duhet ti kryejnë bashkëpunëtorët e tjerë profesional. Kjo dukuri në masë të madhe është e kushtëzuar me mospasje të konceptit të qartë nga ana e shtetit dhe shkollës për pozitën e punëtorëve profesional dhe mangësive në punësim. I shpeshtë është rasti ku për shkak të racionalizimit të kuadrit shkollor, në shërbimin profesional punësohet nga një bashkëpunëtor profesional, pa menduar paraprakisht se në kuadër të kompetencave të tij nuk mund t'i realizojë të gjitha detyrat të cilat priten nga shërbimi profesional. Humbje e autoritetit profesional në kuadër mozaikut të përditshëm administrativo-teknik të detyrave dhe aktiviteteve. I shpeshtë është rasti që punëtorët profesional të ngarkohen me kryerje të aktiviteteve administrativo-

118

teknike të cilat dalin jashtë nga detyrimet e tyre, gjë që shkakton humbje të kohës dhe margjinalizim të rolit të tyre në shkollën fillore. Devalvim i kompetencave profesionale. Numri më i madh i trajnimit të arsimtarëve në periudhën e kaluar nuk nënkuptonin kyçjen e bashkëpunëtorëve profesional. Në rastet kur ata kyçeshin, shpesh ndodhte që të trajnohen bashkëpunëtorë profesional të cilët në shkollë nuk ishin kompetentë për kryerjen e detyrave për të cilët ishin trajnuar në aktivitetet projektuese. Në atë mënyrë drejtëpërsëdrejti ndikohet mbi qëndrueshmërinë e intervenimeve. Nuk ekziston qasje sistematike në përkryerjen e bashkëpunëtorëve profesional në shtet.

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përpunojë program për punën e shërbimit pedagogjikoprofesional në arsimin fillor, të definuar në rregullativën ligjore.

Kusht themelorë për realizim të suksesshëm të këtij programi është që në rregullativën ligjore dhe aktet nënligjore në mënyrë saktë të theksohen: qëllimi i shërbimit profesional, detyrat e punës (përgjegjësi dhe kompetenca të definuara dhe të dhëna në mënyrë grupore), mënyrat e punës, përbërja (vallë në radhët e shërbimit profesional do të hyjnë të gjitha profilet: pedagogu, psikologu, defektologu, sociologu, bashkëpunëtori social dhe punëtori shëndetësor), punësimi dmth. kur dhe nën cilat kushte shërbimi profesional mund të ketë numër më të madh/më të vogël të anëtarëve. Ky program ka për qëllim të bëjë ndarje të qartë të kompetencave të anëtarëve të shërbimit pedagogjiko-profesional dhe pozicionimin e detyrave të punës të cilat në mënyrë ekipore duhet të realizohen. Ky program duhet të përmbajë indikatorë të qartë të suksesshmërisë/ efektivitetit të cilat do të lidhen në mënyrë funksionale me kompetencat kyce të të gjithë anëtarëve të këtij shërbimi. Nga aspekti i shkollës efektive, anëtarët e shërbimit pedagogjiko-profesional në shkollën fillore duhet ti realizojnë obligimet e tyre profesionale dhe aktivitetet në bazë të modeleve të punës ekipore dhe koordinimit të orientuara drejt: krijimit të ambientit të tërësishëm pedagogjik në shkollë; njohjes të parakohshme, identifikim dhe vendosje të trajtimit edukativ të fëmijëve të talentuar dhe të fëmijëve me vështirësi në mësim. aplikimit të rezultateve nga risitë pedagogjiko-psikologjike;

119

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

evaluimit intern i procesit mësimor dhe funksionim i tërësishëm pedagogjik i shkollës; orientimit profesional i nxënësve; sigurimit të klimës pedagogjike përkatëse për zhvillimin dhe integrimin e nxënësve me kapacitete të ndryshme arsimore; ngritjes së përkryerjes interne pedagogjiko-profesionale të kuadrit mësimor përmes ndjekjes së trendeve bashkëkohore; disejnimit të aktiviteteve të lira të nxënësve në shkollë dhe të kohës së lirë të nxënësve; programit për ngritjen e nivelit edukativ të prindërve; parandalimit të dukurive socio-patologjike; hulumtimit të përhershëm i gjendjeve në shkollë. Për kryerje të suksesshme të këtyre obligimeve është e nevojshme, në mënyrë të saktë, të definihen dhe të theksohen kompetencat kyçe dhe autorizimet e bashkëpunëtorëve profesional në rregulloren për punën e shërbimit profesional në shkollën fillore. (Aneks 3)

QËLLIMI 2.5.

cilësisë

ndërtimi i sistemit për sigurim dhe kontrollë të

Praktika e deritanishme ka treguar se sigurimi dhe kontrolli i cilësisë në shkollën fillore zhvillohet stihikisht, në mënyrë jo sistematike dhe jashtë suazave të subjekteve të interesuara-nxënësve dhe prindërve. Në mungesë të kontrollit ekstern të cilësisë dhe specificitetit të procedurave për regjistrim në shkollën e mesme, është shkaktuar garë e vërtetë për notat e larta e cila jo rallë nuk paraqet ekuivalent të vërtetë të njohurive të nxënësve.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës: Do të ndërtojë sistem për sigurim dhe kontrollë të cilësisë në shkollat fi llore; Arsimim dhe trajnim të kuadrit i cili do ta kryejë kontrollin e cilësisë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Sigurimi i cilësisë

Qeveria/MASH përmes krijimit dhe përmirësimit të kushteve elementa re (infrastrukturës, paisjeve,TIK lidhjes,rritjes së cilësisë së arsimit inicial të arsimtarëve,rregullimit të proceseve,përpunimit të indikatorëve, standardeve për

120

cilësi, finansimit shtetëror dhe dislokimit të këshilltarëve nga BZHA nga kontro llues në persona të cilët në mënyrë profesionale do t' iu ndihmojnë shkollave në realizimin e standardeve të nevojshme për cilësi) do ta përmbush obligimin e vet të siguruesit të cilësisë në shkollën fillore. Pushteti vendor përmes krijimit dhe përmirësimit të kushteve (mirëmbajtjes së objekteve, investimit për pajisje infrastrukturore dhe arsimore, afirmimit të ar simimit në mjedis dhe familje, finansimit lokal dhe ndihmës profesionale përmes departamentit të vet për arsim), duhet ta përmbushë rolin e vet si sigurues të cilësisë në shkollat fillore. Shkolla fillore ­ përmes realizimit konsekuent të regullativës ligjore dhe nor mativeve dhe standardeve për cilësi,investimit në përkryerjen profesionale, ngri tjes së iniciativave dhe ideve për rritjen e efektivitetit dhe realizimit konsekuent të rolit të vet në bashkësinë lokale dhe shtet, bashkëpunimi me bashkësinë lo kale dhe prindërit, duhet që të përmbush obligimin e vet si sigurues të cilësisë. Bashkëpunimi me BZHA në drejtim të promovimit të cilësisë në arsim do të jetë i obligueshëm dhe sipas mekanizmave saktësisht të vërtetuara për bashkëpunim. Prindërit ­përmes pjesmarrjes nëpër këshillat e prindërve, gjegjësisht këshi llit shkollor, do të kenë obligime që të përkujdesen për sigurimin e cilësisë nëpër shkollat fillore në kuadër të ingerencave të tyre. Byroja për zhvillimin e arsimit, në bashkëpunim me qendrën shtetërore të provimeve, në ingerencat e saj do ta merr kujdesin për ndërtimin e standar deve nacionale për sigurimin dhe mbajtjen e cilësisë. BZHA në mënyrë direkte bashkëpunon me shkollat dhe pushtetet lokale për definimin e indikatorëve hyrës dhe procesor për cilësi. II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

kontrolli i cilësisë

Qeveria/MASH kryen kontrollin ekstern të cilësisë. Përmes IASH dhe QSHP, MASH do të kryejë kontrollë të punës së shkollës fillore nga aspekti i respektimit të rregullativës ligjore dhe respektimit të standardeve për shkollë efektive si dhe të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve në sferën e arsimit si dhe të drejtës për arsimim të të gjithëve përfaqësimit dhe korrektësisë në realizimin e interesave kombëtare / shtetërore në arsim nga ana e enteve shkollore në nivel lokal dhe na cional, suksesit të nxënësve dhe cilësinë e punës së kuadrove shkollore etj. IASH rolin e saj e kryen në bashkëpunim me BZHA, përmes kontrollit administrativ dhe mbykqyrjes në teren nga ana e ekipeve të përziera, inspektorëve për punë mate rialofinanciare dhe punë ligjdhënëse si dhe inspektorëve për çështje pedago gjikoprofesionale. QSHP është përgjegjëse për evaluimin ekstern të të arriturave të nxënësve ( njohurive dhe diturive) të objektivizuara përmes vlerësimit ekstern të nxënësve në disa cikle gjatë arsimit fillor. Vetëqeverisja lokale dhe shkolla fillore kryejnë kontrollë intern të cilësisë. Ato do ta marrin përgjegjësinë për ndjekje / kontroll të cilësisë me ndihmën e

121

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

mekanizmave të përcaktuara në mënyrë të saktë dhe instrumenteve për matjen e indikatorëve të suksesit. Prindërit dhe këshillat shkollore në mënyrë permanente do të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme të shkollës,do të marrin pjesë në analizat e të arritu rave/realizimin e standardeve të cilësisë dhe do të marrin pjesë në miratimin e vendimeve , në mënyrë të barabartë me organet e tjera të shkollës dhe përfaq suesve të vetëqeverisjes lokale. Detyrë e tyre do të jetë që të marrin pjesë aktive në vlerësimin e punës së arsimtarëve, shërbimeve profesionale dhe të drejtorëve të shkollave fillore.

QËLLIMI 2.6. Sigurimi i qasjes kah grupet e ndjeshme.

Përveç aktiviteteve të përfshira në projekte individuale, në arsimin fillor nuk ekziston koncept i cili do të mundësojë qasje efektive kah fëmijët të cilët rrjedhin prej grupeve të ndjeshme të popullatës. Për shkak të kësaj dukurie, numri më i madh i fëmijëve të cilët kanë vështirësi në mësim e braktisin shkollimin, përparojnë me tempo të ngadalësuar apo edhe fare nuk kyçen në arsimin fillor, janë pikërisht nga ajo kategori e fëmijëve.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me autoritetet lokale: Do të zhvillojë mekanizma për vëzhgim të gjendjes së fëmijëve në dhe jashtë sistemit të arsimit, Të zhvillojë koncept për punë me fëmijë të cilët i takojnë grupeve të ndjeshme, Do t iu sigurojë beneficione për shkollim kësaj kategorie të fëmijëve.

Masat e këtilla nënkuptojnë senzibilitet më të madh nga ana e shkollave dhe vetëqeverisjes lokale kah grupet e ndjeshme në të cilat bëjnë pjesë: » » » » » » » » »

122

Fëmijë nga viset e pa zhvilluara; Fëmijë me vështirësi në mësim; Fëmijë me tempo të ngadalësuar të përparimit në mësim; Fëmijë të cilët rrjedhin prej familjeve me status të pavolitshëm social; Fëmijë të prindërve me kujdesje nga njëri prind; Fëmijë të familjeve me raporte të përkeqësuara; Fëmijë të familjeve me paragjykime dhe stereotipe të theksuara; Fëmijë me sëmundje kronike të cilat shfaqen në rregullshmërinë dhe mundësitë për ndjekje të mësimit. Fëmijë gjuha e mësimit e të cilëve nuk është gjuhë amtare.

Shkolla fillore në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do të duhet: » » » » Që këta fëmijë ti evidentojë, ndjek dhe përkrahë në mësim; Të formojë ekipe për ndihmë dhe bashkëpunim; Të ndërmjetësojë me ndihmën e organeve dhe institucioneve adekuate; II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Të krijojë klimë të kuptimit, pranimit dhe përkrahjes nga ana e shokëve të tyre dhe prindërve;

QËLLIMI 2.7. Inkluzioni dhe participimi arsimor i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore

Arsimi fillor rolin e tij mund ta përmbush në tërësi vetëm po që se i respekton parimet e hapjes për nevojat dhe kushtet e fëmijëve me probleme në zhvillim dhe nevoja të veçanta arsimore në frymën e konventave dhe standardeve ndërkombëtare.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të krijojë kushte dhe do të përgatitë koncept dhe program për punë me fëmijë me probleme në zhvillim dhe fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo nënkupton: Ndjekje të të arriturave të fëmijëve (mësim kooperues dhe burime të pa sura dhe të përshtatura për mësim); Pasurimin e trajnimit, ritrajnimit dhe përparimit të arsimtarëve të cilët në arsimin e rregullt punojnë me fëmijë me nevoja të posacme arsimore; Qasje arkitektonikohapsinore deri te institucionet arsimore; Në bashkëpunim me vetqeverisjen lokale do të merr pjesë në krijimin e rrjetit të paraleleve në shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta Sigurim të mjeteve audiovizuele sipas lloit dhe shkallës së pengesës së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore; Standardizim të terminologjisë teorikeshkencore dhe ligjore e cila i për ket kësaj lëmie si dhe saktësimin e saj dhe përputhshmërinë me standar det ndërkombëtare;

Qasja kah këto fëmijë në tërësi do ta respektojë llojin dhe shkallën e problemit të tyre zhvillimor në ambientin i cili do t'i kënaqë dëshirat e fëmijës dhe familjes dhe kërkesave për: Zbatim konsekuent të parimit të inkluzivitetit; Përgatitje profesionale kadrovike, teknikohapësinore të shkollave për prani min e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore ;

123

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Vazhdimin me punë të shkollave të posaçme për përkujdesje dhe arsimim të fëmijëve me pengesa më të rënda. Në zhvillimin e ardhshëm në këtë plan, rol të theksuar duhet të ketë shërbimi profesional (defektologët, pedagogët, psikologët) të cilët do ta ndjekin përparimin, adaptimin, mësimin dhe komunikimin, si dhe përkrahjen e arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve. Bashkëpunimi mes shërbimeve dhe institucioneve përkatëse duhet të mundësojë detektim, diagnostifikim dhe intervenim të hershëm. Puna me këto fëmijë duhet të jetë rreptësisht e individualizuar, e udhëhequr nga defektologët dhe ekipit profesional nëpër shkolla, për çka është e nevojshme kyçje e obligueshme e defektologëve në sistemin e rregullt arsimor dhe/ edhe në departamentet për arsimim pranë vetëqeverisjes lokale, në ato shkolla / mjedise ku ka paraqitje të shpeshtuar të kësaj kategorie të fëmijëve. Nëse fëmija edhe përskaj krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme nuk mund të ndjekë arsimimin e regullt kyçet në arsimimin e veçantë, rrespektivisht në klasë të veçantë pranë shkollës së rregullt apo në shkollë të veçanta. Shkollat për fëmijë me nevoja të veçanta janë në kompetenca të MASH (nivelit qendror).

QËLLIMI 2.8. Qasja kah nxënësit e talentuar

Në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston sistem për detektim të hershëm dhe punë me nxënës të talentuar. Më së shpeshti zbulimi i talentëve bëhet nga ana e arsimtarëve dhe në varshmëri nga ambicja dhe përgatitja e arsimtarit që këto nxënës në mënyrë plotësuese të stimulohen që ti zhvillojnë talentet e tyre. Këso lloj iniciativash shpesh hasin në pengesë nga ana e rregullativave ligjore duke shkaktuar dekurajim të arsimtarit dhe prindërve, dëshprim tek fëmijët dhe shuarje të potencialeve te këta fëmijë. Përskaj dëmit që e pësojnë këta nxënës si dhe arsimtarët/prindërit dëm më të madh pëson shteti pasi që dëshmohet se nuk di që t'i shfrytëzojë resurset intelektuale të tij dhe t'i vejë në funksion të zhvillimit të tij.

Aktivtete:

Ministria e Aarsimit dhe Shkencës: Do të përgatitë program për zbulim të hershëm dhe punë me nxënës të talentuar dhe nxënës me prirje, Do të intervenojë në ligjin për arsim fillorë me çrast do të fusë mekanizma dhe procedura për stimulimin e përparimit të nxënësve të talentuar dhe atyre me prirje. Do ta shqyrtojë mundësinë për hapjen e qendrave për zbulimin e fëmijëve të talentuar.

124

Me këto masa pritet që arsimi fillor të arrijë standardizim nacional për zbulim të hershëm dhe punë me nxënës të talentuar dhe me prirje. Elementet e këtij koncepti perfshijnë: Tejkalimin e paradigmës për barazi të të gjithë nxënësve dhe aplikimit të qasjeve identike lineare dhe modeleve për mësimdhe studim;

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Metodologji për zbulim të hershëm të nxënësve të talentuar, me prirje dhe kreativ; Programe për punë me nxënës të talentuar në kuadër të mësimit të rregullt dhe aktiviteteve jashtë mësimore; Operacionalizim i procedurës për përparim më të shpejtë (formal, procesor dhe përmbajtësor); Edukim të kuadrit mësimorë për detektim dhe identifikim; Pjesëmarrje të nxënësve të talentuar në gara shtetërore dhe ndërkombëtare dhe stimulim adekuat përmes benificioneve (bursave dhe kredive etj.); Kyçjen e nxënësve të talentuar në rrjetin ndërkombëtarë për kultivimin e talentëve; Definimin e terminologjisë për nxënës të talentuar sipas standardeve ndërkombëtare; Respektimi i dokumenteve ndërkombëtare në rapor me trajtimin e nxënësve të talentuar dhe me prirje.

QËLLIMI 2.9. Roli i këshillave shkollore dhe shoqërisë civile

Jeta bashkëkohore shumë më tepër e thekson nevojën e interaksionit funksional të shkollës dhe këshillave shkollore, posaçërisht në kontekst të decentralizimit të sistemit arsimor si dhe të ndryshimit të sistemit të vlerave në familje dhe shoqëri. Praktika e deritanishme e anëtarësimit formal nëpër trupe dhe organe shkollore duhet që të zëvendësohet dhe të modernizohet.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë program për pjesmarrje të këshillave shkollore në funksionimin e shkollës fillore.

Kjo masë nënkupton rol aktiv të këshillave shkollore përmes: Participimit në procesin mësimorë në rolin e burimit të njohurive, bashkëbiseduesve dhe bashkëpunëtorëve, Forma të partneritetit me arsimtarët, Mbështetje të fëmijëve /nxënësve me probleme në mësim, Pjesmarrje vullnetare në aktivitetet jashte mësimore dhe jashtëshkollore,

125

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Pjesëmarrje në organizimin e manifestimeve të karakterit lokal, Ndërmjetësim me pushtetet vendore dhe bashkësinë, Krijimin e klimës së besimit dhe kuptimit për dallimet mes fëmijëve, posacërisht të fëmijëve me nevoja të posacme arsimore dhe fëmijëve të përkatësisë tjetër etnike, Promovim i modeleve për participim aktiv të këshillave shkollore në jetën shkollore dhe afirmimi i tyre si partner në mësim dhe mësimnxënie. Stimulim i fëmijëve /nxënësve për mësim në mjedisin familjar; Realizim të programeve të ndryshme kompenzuese Pjesëmarrje në vlerësimin e arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe drejtorëve të shkollave Me masat ligjore ekzistuese dhe standardeve është dimensionuar pjesëmarrja e prindërve në organet e shkollës por ato duhet që detaisht të operacionalizohen

QËLLIMI 2.10. krijimi i mundësive për

themelimin e shkollave fillore private

Gjendja/shkaqet: Në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston mundësi për themelimin e shkollave private fillore edhe përveç asaj që kjo masë realizohet me sukses në më shumë shtete dhe paraqet bazë për konkurrencë në arsimin fillorë si dhe paraqet agjens për përforcimin e cilësisë në arsim si dhe mundësi për përfshierje më të madhe të nxënësve. Në Republikën e Maqedonisë kjo çështje ende nuk është hapur. Shteti në pajtueshmëri me përcaktimin për racionalizim të rrjetit shkollorë është ndeshur edhe me nevojën për rritjen e kapaciteteve në rajone të caktuara, parasëgjithash në mjediset urbane. Në llogari të kësaj numri i shkollave, posaçërisht shkollave rajonale në mjediset rurale në mënyrë permanente po zvogëlohet. Në përpjekje për kushte më të mira jetësore një pjesë e popullatës rurale po shpërngulet nëpër qytete me çka shkollat nëpër fshatra po përfshinë numër më të vogël të nxënësve. Kështu p,sh. Në komunën e Kriva Pallankës, 19 shkolla rurale apo përafërsisht gjysma e numrit të përgjithshëm ishin mbyllur më vitin 1995. Trend i njëjtë është prezent edhe në mjediset e tjera rurale në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht në pjesën qëndrore dhe lindore të saj.

126

Viti 2001/2002 Gjithsej shkolla fillore të rregullta - 1010. Gjithsej nxënës - 242707. Gjithsej paralele - 10094. Gjithsej arsimtarë - 13508. Gjithsej arsimtarë me kohë të plotë pune - 12912. » Numri i nxënësve sipas klasave - 24.04. » Një arsimtari - 17.97nxënës . » Një arsimtari me orar të plotë pune - 18.80 nxënës . » » » » »

Forca finansiare e shtetit për ndërtimin e rrjetit optimal dhe bashkëkohor të shkollave fillore është e dobët dhe nuk jep optimizëm se se shpejti do të përmirësohet gjendja në këtë plan .Kjo gjendje në masë të madhe e aktualizon nevojën për mundësimin e iniciativës private në arsimin fillor.

1997/98 1998/99 1999/00 2001/02 2002/03

1043 1041 1036 1010 1020

Decentralizimi imponon nevojën e marrjes së më shumë obligimeve nga ana e vetëqeverisjes lokale. Në pyetjen se në çfarë shkalle komunat dhe cilat do të kenë forcë, jo vetëm që t'i mirëmbajnë por edhe t'i rrisin dhe modernizojnë objektet shkollore si dhe ti vendosin në listën prioritare të aktiviteteve të tyre, është vështirë të gjendet përgjigje. Më tepër se e dukshme është se në periudhën e ardhshme mund me siguri të priten investime të vogla në shkollat fillore nga ana e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë alarmante e parashtron pyetjen për gjetjen e burimeve të reja financiare apo të formave të reja të pronësisë në arsimin fillorë. Kjo praktikë do të mund ta shkarkojë buxhetin lokal dhe shtetëror dhe do të krijojë kushte dhe beneficione më të volitshme për ata fëmijë/nxënës të cilët për shkak të mungesës së finansave nuk janë në gjendje që ta vizitojnë ose për shkak të arsyeve të njëjta e braktisin shkollimin që të mund të përfitojnë arsim fillorë pa pagesë. Realizimi i mundësisë për themelimin e shkollave fillore private, nga aspekti i decentralizimit, është më tepër se një nevojë. Përvoja e themelimit të shkollave të mesme private në Republikën e Maqedonisë në aspekt të konkurrencës, aplikimit të standardeve evropiane dhe ngritjes së cilësisë të punës shkollore, afirmimit të modeleve të mira nga praktika si dhe motivimi i arsimtarëve dhe nxënësve tregon se është e nevojshme e njëjta të bëhet edhe në arsimin fillor, gjegjësisht përvojat pozitive nga vendet më të afërta të cilët e aplikuan dhe ­ ose e praktikojnë këtë zgjidhje janë dëshmi më e fortë se edhe në vendin tonë duhet të ndërrmerret ky hap.

127

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Rrjeti shkollor, edhe përskaj asaj që në mënyrë statistike i kënaq nevojat për përfshirje të nxënësve, as për së afërmi nuk e tregon forcën e njëjtë poqese merren parasysh standardet për mësim dhe mësimnxënie bashkëkohore. Numri më i madh i objekteve shkollore janë ndërtuar para më shumë dekadave, janë mirëmbajtur dobët si dhe shumë pak i kënaqin standardet themelore për realizimin e procesit edukativo-arsimor cilësorë. Kjo situatë është karakteristike për Maqedoninë qëndrore dhe lindore, me manifestim Viti Shkolla dominant në mjediset rurale. 1996/97 1045

II

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Aktivitete:

MASH dhe Qeveria e Maqedonisë do ta zgjërojnë rrjetin e shkollave fillore përmes intervenimit në rregullativën zgjedhore; MASH do t'I rekomandojë Qeverisë së RM shqyrtimin dhe krijimin e mundë sive për themelimin e shkollave fillore private MASH dhe Qeveria e RM do të mundësojnë partneritet privatpublik dhe mundësi, për koncension në shkolla fillore, me intervenime në rregulla tivën ligjore.

1.

2. 3. 4.

Kjo masë nënkupton intervenim në disa sfera dhe atë: Intervenim në rregullativën ligjore, me saktësim të qartë të obligimeve të cilat i ka shkolla private dhe procedurat shtetërore dhe aktet të cilat ajo duhet t'i respektojë. Definimi i kor-kurikulumit i cili do ta shprehë interesin e shtetit dhe të cilin secila shkollë fillore shtetërore dhe private duhet ta respektojë. Saktësim i qartë të kompetencave që do t'i ketë IASH, BZHAM, dhe QSHP gjatë punës së shkollës private. Regullimin e bashkëpunimit të shkollave private me ato shtetërore fillore dhe të mesme.

128

AnEkS 1

Modeli i arsimit të detyrueshëm

SHEMBUJ TË MODELEVE:

Arsimi i Arsimi detyrueshëm fillor kohëPrej-deri kohëz. zgjatja Shqipëria 6-13 8 4 Bullgaria 7-14 8 4 Rumania 7-14 8 4 SMZ 7-14 8 4 4 8 Maqedonia 7-14 Austria 6-14 9 4 Italia 6-14 9 5 Greqia 6-14 9 6 Portugalia 6-14 9 6 Kroacia 7-15 9 4 Latvia 7-15 9 4 Lituania 7-15 9 4 Estonia 7-15 9 6 Polonia 7-15 9 6 Zvicra 7-15 9 6 Slovenia 7-15 9 4 Rusia 6-15 10 3 Slovakia 6-15 10 4 Çekia 6-15 10 5 Monako 6-15 10 5 Luksemburg 6-15 10 6 Japonia 6-15 10 6 Irlanda 6-15 10 8 Hungaria 7-16 10 4 Lihtenshtajni 7-16 10 5 Danimarka 7-16 10 6 Finlanda 7-16 10 6 Suedia 7-16 10 6 Malta 5-15 11 6 Belorusia 6-16 11 4 Moldavia 6-16 11 4 Franca 6-16 11 5 Andora 6-16 11 6 Spanja 6-16 11 6 Islanda 6-16 11 7 Norvegjia 6-16 11 7 UK 5-16 12 6 Ukraina 6-17 12 4 SHBA 6-17 12 6 Gjermania 6-18 13 4 Belgjika 6-18 13 6 Holanda 6-18 13 6 Global Education Digest 2005, UNESCO, 2005 Vendi

II

129

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

AnEkSI 2

Matrica e përgjithshme e kompetencave të arsimtarëve

A. Fokusimi në zhvillimin e nxënësit

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. Çdo ditë përkujdesi ndaj fëmijëve; Di dhe kupton se si nxënësit mësojnë dhe zhvillohen; I angazhon nxënësit të nxëjnë njohuri,përvoja përkatëse, të cilat e ndihmojnë zhvillimin e tyre; I inkurajon nxënësit të ndërmarrin përgjegjësi për mësimin individual; Këmbëngulës është në nxitjen e motiveve dhe dëshirave të nxënësve që të mësojnë dhe të arrijnë rezultate më të mira Këmbëngulës është në përpjekjet që nxënësit të ndjejnë kënaqësi nga rezultatet e arritura I nxit më pak nxënësit e suksesshëm; Zhvillon shkathtësi për studimin e nevojave dhe interesat e çdo nxënësi; I respekton dallimet ndërmjet nxënësve dhe mban llogari për zhvillimin e tyre, i kushtëzuar nga mundësitë individuale; E ndan suksesin dhe mossuksesin e çdo nxënësi; Krijon atmosferë në të cilën zhvillon bindje te çdo nxënës se suksesi i arritur është rezultat personal i angazhimeve të tija; Kultivon stil të punës, i cili e nxit njohurinë kurreshtare të çdo nxënësi; Te çdo nxënës krijon bindje se suksesi i arritur është rezultat i përvojës së tij të arritur dhe interesat personale; Siguron aktivitete të cilat janë përkatëse të zhvillimit personal të çdo nxënësi; Mban llogari për zhvillimin fizik, social, emocional dhe kognitiv të çdo nxënësi; Krijon strategji për ndikim energjik mbi nxënësit të lënë edukativ; Punon me nxënësit që kanë probleme me të mësuarit ; Punon me nxënës që kanë vështirësi në zhvillim; I respekton dhe vepron sipas të drejtave të fëmijës - nxënësit; E respekton personalitetin dhe mendimin e çdo nxënësi; Krijon kushte dhe nxit dialog ndërmjet nxënësve; Kultivon kushte për formimin e qëndrimeve të nxënësve dhe ndërtimin e argumentit për përforcimin e tyre ; Siguron mundësi për angazhim aktiv dhe shfrytëzim të të gjitha ideve të nxënësve;

130

B. Disejni, menaxhimi dhe zhvillimi i mjedisit për mësim

1. 2. 3. 4. 5. 6. Zhvillon bashkësi nxënësish në të cilën nxënësit besojnë dhe pranojnë përgjegjësi për rolin personal në të.; Te nxënësit kultivon përgjegjësi kolektive dhe personale për vlerat në bashkësinë e nxënësve; E shfrytëzon motivimin individual dhe kolektiv dhe sjelljen që të krijojë mjedis për mësim të cilën e nxit interaksionin social ndërmjet nxënësve; Krijon klimë për zhvillimin e përgjegjësisë qytetare ne klasë dhe shkollë; Ka qëndrim për përkujdesje dhe promovon marëdhënie pozitive interpersonale në klasë dhe në shkollë në përgjithësi; Së bashku me nxënësit vendos dhe mban procedura , rezultate përmes të cilave sigurohet mjedis i sigurtë dhe motivues për mësim dhe marrje e rreziqeve intelektuale; Kultivon motivim të brendshëm te nxënësit; Zhvillon marrëdhënie të kooperativitetit dhe partneritetit në mësim; Zhvillon marrëdhënie të besimit reciprok dhe respekt ndërmjet nxënësve; Krijon atmosferë respekti ndaj bashkëbiseduesit me mendim të ndryshëm; Promovon atmosferë në të cilën angazhimi aktiv i çdo individi paraqet kriter për përparimin e tij; Kultivon marrëdhënie bashkëpunimi me nxënësit; Vetvetiu promovohet si partner me përvojë më të madhe në mësim; Pyet dhe pret të pyetet; Nxit dialog njohurish ndërmjet nxënësve; Kultivon interaksion social përmes punës grupore të nxënësve; E nxitë iniciativën e nxënësit për parashtrimin e qëllimeve, zgjedhje të mjeteve dhe mënyra pune; Nxitë atmosferë të vetëorganizimit të nxënësve në punën e tyre; I respekton kriteret dhe argumentet për vlerësimin dhe vetëvlerësim të çdo individi në klasë;

7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19.

131

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

24. I respekton interesat dhe afinitetet e çdo nxënësi 25. Krijon kushte në të cilat nxënësit mësojnë njëri me tjetrin; 26. Krijon kushte për marrëdhënie kultivuese të tolerancës dhe respektim reciprok të nxënësve; 27. E nxit mendimin kritik të nxënësve; 28. E përcjell përparimin e çdo nxënësi; 29. Krijon kushte për vetëvlerësim dhe vlerësim reciprok të nxënësve; 30. I analizon dhe përpiqet t'i tejkalojë (jo)ndodhitë familjare si një nga kushtet që ndikojnë në përparimin e nxënësit..

II

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

20. Kujdeset për marrëdhëniet cilësore të mocanikëve dhe bashkëpunimi i nxënësve edhe jashtë klasës.

c. Respektimi i dallimeve individuale të nxënësve

1. 2. 3. 4. 5. Tregon kujdes dhe simpati për të gjithë nxënësit duke i respektuar dallimet e tyre; Zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë nxënësit dhe mirëkuptim për çdo nxënës -individ; I respekton dhe kupton dallimet ndërmjet nxënësve, qëndrimet e tyre dhe qasjet në mësim; I harmonizon qasjet e punës kah secili nxënës; Kultivon stil të punës në të cilin instruksionet, përcjellja dhe vlerësimi i angazhimit të çdo nxënësi kushtëzohen nga mundësitë e tija dalluese dhe aftësitë; Tregon gatishmëri t'i ndihmojë çdo nxënësit dhe krijon kushte që ai të gëzohet në të arriturat individuale; Krijon atmosferë të vetëbesimit dhe bindjes se secili mund të mësojë dhe të arrijë rezultate; Tregon fleksibilitet në harmonizimin e instruksioneve dhe të priturat nga secili nxënës ndaras; Krijon kushte për zhvillimin e stileve të ndryshme të mësimit nga mundësitë dhe potencialet e ndryshme të nxënësve; Organizon situata dhe njohuri përkatëse mësimore për të arritura të suksesshme të nxënësve me nevoja të veçanta dhe cytje në zhvillim; Di t'i parashikojë vështërsitë në të cilat mund të gjejnë nxënës me mundësi dhe aftësi të ndryshme; Shpreh ndjenjë përgjegjësie kah të arriturat e pamjaftueshme të disa prej nxënësve; Ofron dhe jep përkrahje të fuqishme nxënësve me vështërësi në mësim, me të kuptuar të ngadalshme dhe moskuptueshmëri në mësim; Siguron burime të ndryshme për mësim të cilat përkatësojnë në stilet e ndryshme dhe rezultatet në mësim; Zhvillon dhe ofron programe të veçanta për të arritura më të mëdha të nxënësve me njohuri, aspirata dhe mundësi më të mëdha

6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15.

ç) Komunikimi në klasë

1. Posedon dhe shfrytëzon njohuri, aftësi dhe shkathtësi për teknologji komunikative efektive verbale, joverbale dhe teknologji komunikative të mediave në klasë;

132

2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22.

Kultivon procedura aktive hulumtuese të kushtëzuara nga bashkëpunimi dhe komunikimi interpersonal i nxënësve; Krijon klimë të hapur të problemeve dhe cytjet përmes komunikimit mes nxënësve; Kultivon bashkëpunim parteriteti dhe grupor në klasë; Tregon kujdes dhe dëgjim aktiv të dialogjeve dhe diskutimeve të nxënësve në klasë; Promovon ndjenjshmëri personale dhe profesionale drejtë formave verbale dhe joverbale të komunikimit në klasë; E nxit dhe zhvillon vetëshprehje të nxënësve; Afirmohet si dëgjues aktiv dhe bashkëbisedues të nxënësve; Me nxënësit komunikon qartë, jodykuptimëshe dhe logjikshëm; E nxit dhe zhvillon të shprehurit gojor dhe me shkrim të nxënësve; E zhvillon aftësinë për komunikim simbolik të nxënësve; Kultivon dhe kërkon respektimin e standardeve gjuhësore në komunikimin me shkrim të nxënësve; Kultivon stil të punës i cili e nxit kulturën e komunikimit verbal dhe joverbal ndërmjet nxënësve; Kujdeset për kultivimin e vlerave artistike të shprehjes gojore; Kujdeset për përdorimin e gjuhës letrare nga ana e nxënësve; Kujdeset për zhvillimin e aftësive për gjuhë të shkruar krijuese të nxënësve; E nxit krijimtarinë gjuhësore të nxënësve; Insiston në të folurit të saktë në të gjitha lëmitë programore; Kujdeset për zhvillimin e shkathtësive për gjuhë të qartë, rrjedhshëm dhe të theksuar në bisedimet e nxënësve; Krijon kushte, për të cilat nxënësit mund mes veti të komunikojnë në mënyrë aktive; Në mënyrë aktive e përcjell zhvillimin e shkathtësive komunikative të nxënësve; Shkallën e zhvillueshmërisë të shkathtësive komunikative e trajton si komponentë të rëndësishme në evaluimin e përparimit të secilit nxënës.

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

D. Planifikimi i mësimit

1. 2. 3. 4. Planifikon qëllime afatshkurtër,afatmesëm dhe afatgjatë; Planifikon aktivitete mësimore, jashtëmësimore dhe jashtëshkollore; Planifikon qëllime reale të cilat nxënësit i kuptojnë; Planifikon qëllime, të cilat janë në përputhje me mundësitë dhe aftësitë e nxënësve;

133

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20.

Planifikon dhe zhvillon programe për nxënësit me nevoja të veçanta; Planifikon dhe zhvillon programe për nxënësit me vështërësi në mësim; I planifikon aktivitetet personale dhe angazhimin e nxënësve; I planifikon të priturat nga të arriturat e nxënësve; Bën krahasimin ndërmjet të arriturave të planifikuara dhe atyre të realizuara dhe bën analizë të shkaqeve për mënjanimet; Planifikon llojin dhe vëllimin e aktiviteteve të nxënësve; Planifikon qëllime, aktivitete, mjete dhe përmbajtje, të cilat korrespondojnë me programet mësimore sipas lëndëve përkatëse; Planifikon lloje të përkrahjes teknologjike të proceseve të mësimit dhe studimit; Planifikon strategji për realizimin e qëllimeve të parashtruara; Kultivon pluralizëm metodik, polimorfitet dhe polivalencë të proceseve të studimit; Planifikon strategji të dallimeve nga stilet e të mësuarit dhe burime të ndryshme të njohurisë; E planifikon rrjedhën dhe fazat e mësimit dhe studimit; Planifikon strategji për përcjellje dhe evaluim të cilësisë së mësimit; Planifikon strategji për vlerësim të qasjeve për vetëmësim dhe mësim kooperativ; I planifikon rezultatet e mësimit dhe studimin e llojit të prodhimeve, të cilat paraqiten si efekte të atyre proceseve; E planifikon llojin/llojet e instrumenteve për përcjellje dhe vlerësim të efekteve nga puna e nxënësve.

Dh) Përgatitja e koncepteve për mësim

1. I kupton dhe respekton llojet e ndryshme të mësimit , mjeteve hulumtuese dhe strukturat e diturisë dhe në bazë të tyre i ndërton përvojat e njohurive të nxënësve; Di t'i lidhë njohuritë e reja me përvojat e fituara paraprake të nxënësve; Di t'i lidhë idetë kryesore dhe shembujt veç e veç; Krijon kushte për mësim me kuptim; Shfrytëzon prezantime mëshumë të shkurtuara, shembuj dhe sqarime; Kërkon shembuj konkret nga nxënësit dhe insiston në lidhshmërinë e tyre me idetë kryesore; Qëndron në atë se njohuritë e fituara të nxënësve t'i lidhin dhe vlerësojnë në jetën e përditshme; Përpiqet që aftësitë dhe shkathtësitë fituara nxënësit t'i zbatojnë dhe përkryejnë në jetën e përditshme;

2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

134

9. Organizon njohuri situatash me punë të pavarur të nxënësve; 10. Siguron kushte për organizim ekipor të nxënësve në proceset e mësimit; 11. Siguron njohuri të integruara dhe përvoja interdisiplinore me çrast te nxënësit zhvillon kuptime holistike për realitetin; 12. Krijon kushte për fitim të njohurisë përmes angazhimit indirekt të nxënësve; 13. I përmend nxënësit në përvojën mësimore; 14. Krijon kushte për mësim hulumtues; 15. Krijon kushte për mësim përmes zgjidhjes së problemeve; 16. Kultivon atmosfera të marrëdhënieve kritike të nxënësve drejtë fakteve të verifikuara të njohurive; 17. Krijon kushte për zbatimin dhe shfrytëzimin e procedurave alternative në mësim; 18. Krijon kushte për zbatimin dhe analizë të fakteve dhe njohurive të fituara përmes shfrytëzimit të burimeve të ndryshme.

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

E. Mësimi i nxënësve

1. 2. 3. Mundëson shfrytëzim të strategjive të ndryshme të mësimit; E nxitë mendimin logjik të nxënësve; Siguron përvoja, të cilat i aftësojnë nxënësit në vendosjen e qëllimeve, zgjedhje të detyrave, planifikimin e punës, zbatimin dhe vlerësimin e cilësisë së punës 4. Disejnon hulumtim aktiv të nxënësve duke u ndihmuar të parashtrojnë dhe zgjedhin probleme; 5. Krijon kushte që nxënësit të vijnë deri te konkluzionet përfundimtare përmes zgjedhjes së burimeve të njohurive dhe shjfrytëzimi i informatave, zbatimi i tyre dhe kundërvënia; 6. Tregon variabilitet metodik të rolit individual në punë me nxënës, të cilët kanë interesa , afinitete dhe aftësi të ndryshme (orientues, ndihmës, bashkëveprues, instruktor, trajner, publikë); 7. I harmonizon instruksionet, të cilat janë kushtëzuar nga nevojat e nxënësve dhe specifikat e përmbajtjeve programore; 8. I zhvillon aftësitë , shkathtësitë e nxënësit për sjelljen e vendimeve dhe marrja e qëndrimeve; 9. I zhvillon shkathtësitë e nxënësit për punë me të tjerët në grup; 10. I përkrah nxënësit me nxënie të sigurisë dhe këmbëngulësisë në mësim

135

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Ë. Vlerësimi

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. Kupton dhe shfrytëzon strategji të ndryshme për vlerësimin e zhvillimit të vazhdueshëm, intelektual, socio-emocional të nxënësve; 2Krijon kushte në të cilat nxënësit mund të parashtrojnë qëllime të mësimit të tyre; I inkuadron nxënësit në aktivitete të ndryshme për vetëvlerësim; Nga prindërit, arsimtarët tjerë dhe vetë nxënësit kërkon dhe shfrytëzon informata për përvojat e tyre për mësimin, për sjelljen dhe nevojat e tyre; Vazhdimisht e përcjell, vëzhgon dhe analizon përparimin e nxënësve; Udhëheq vërejtje të hollësishme për ndryshimet në mësim,sjellje dhe komunikimin e cdo nxënësi; Formon bazën e të dhënave për përparimin dhe të arriturat e cdo nxënësi; Komunikon dhe bashkëpunon me prindërit dhe me kolegët e tij për t i kontrolluar indikatorët e vërejtjeve të tyre; kultivon vetëdije të lartë profesionale për përgjegjësinë individuale në vlerësimin e të arriturave të nxënësve.

F. Raporti profesional ndaj punës

1. 2. Paraqet interes permanent për zhvillimin e tij personal dhe profesional; të merr iniciativa për standarde më të larta në zhvillimin individual profesional; 3. Vazhdimisht të punojë në kompetencat e tija profesionale; 4. mer pjesë në forma të ndryshme të organizuara për zhvillimin profesional të arsimtarëve; 5. e sendërton autoritetin e tij përmes profesionalizmit dhe kompetencave të larta në punë; 6. E afirmon profesionin e tij në mjedisin e vet dhe bashkësinë më të gjërë; 7. e promovon misionin shoqëror dhe përfitimet civilizuese të shkollës dhe arsimit në përgjithësi; 8. Përvojën e nxënë metodologjike e shfrytëzon për rikontrollimdhe hulumtim të praktikës mësimore të tij dhe punës me nxënësit; 9. I njeh dhe i respekton rregullat dhe procedurat e shkollës si bashkësi organizative dhe mjedis punues; 10. I njeh dhe i respekton dispozitat ligjore dhe sipas tyre i harmonizon të drejtat e tija personale dhe profesionale dhe obligimet; 11. Sjelljen e tij personale dhe profesionale e harmonizon sipas normave të verifikuara dhe të pranuara në bashkësinë shoqërore .

136

G. Bashkëpunimi me prindër

1. 2. 3. E afirmon statusin e partneritetit të prindërve; e nxit dhe organizon praninë e prindërve në shkollë dhe klasë; E disejnon participimin profesional dhe të përvojës së prindërve në procesin mësimor; 4. I viziton familjet e nxënësve; 5. Inicon forma për bashkëpunim të organizuar midis prindërve dhe nxënësve; 6. Rregullisht i informon prindërit për përparimin e fëmijëve të tyre; 7. Organizon takime të përbashkëta me prindërit dhe ofron përmbajtje të shoqërimit të tyre; 8. Mban komunikim dhe lidhje të vazhdueshme me anëtarët e familjeve të nxënësve ; 9. Punon me nxënës, të cilët rrjedhin nga familje me krizë, bashkësi të ndara bashkshortore fëmijë të prindërve para shkurorëzimit, fëmijë-viktimë e dhunës familjare, fëmijë të prindërve të varur etj.; 10. Zhvillon dhe realizon programe për të drejtat, përgjëgjësitë e fëmijëve në familjet e tyre; 11. Zhvillon dhe realizon programe për prindër të përgjegjshëm dhe jetë cilësore familjare; 12. Punon me prindërit për zhvillimin e vetëdijes dhe përgjegjësisë ndaj të drejtave të fëmijëve dhe obligimeve të prindërve dhe familjes.

II

137

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

AnEkSI 3

kompetencat dhe autorizimet kyçe të bashkëpunëtorëve profesional

Përforcimi i shërbimit profesional në shkollë me përkufizim të qartë të ingerencave të kuadrit dhe vatërzimit të tyre në sferën zhvillimore, nënkupton edhe definimin e kompetencave kyce të tyre, të vendosura në mënyrë funksionale në varshmëri nga detyrat e punës të cilat duhet t'I kryejnë:

Pedagogu i shkollës: Bashkëpunëtorët themelor profesional në shkollat, të cilat merren me edukim dhe arsimim. Në vendet evropiane përvec me emrin pedagog ky profil paraqitet edhe si: drejtor për mësim, bashkërendues arsimor, këshilltar arsimor, etj. Puna e tyre në shkolla është e vatërzuar në disa lëmi.

Planifikim dhe programim, Puna me nxënës, Puna me mësues/arsimtar, Punë me prindër. Planifikimi dhe programimi përfshin: planifikim të përkryerjes individuale dhe profesionale dhe përkryerjes profesionale të mësuesve/arsimtarëve, Planifikim të punës në shkollë, punë në këshillin e arsimtarëve, dhe pjesëmarrjeje në përgatitjen e planit dhe programit vjetor të shkollës. Në punën e tij pedagogu bashkëpunon me drejtorin e shkollës dhe bashkëpunëtorët tjerë profesional (psikologun, defektologun). Në bashkëpunim me entet lokale për punësim pedagogu përgatitë plan dhe program për informim profesional. Planin për punë më fëmijët me nevoja të vecanta pedagogu e përpunon në bashkëpunim me psikologun dhe defektologun nëse ata janë në shkollë. Pedagogu përpunon plan për mbrojtje shëndetësore, sociale dhe ekologjike të nxënësve në bashkëpunim me ambulancën e shkollës/personin mjekësor nëse ato janë në shkollë. Pedagogu ka për detyrë që të përgatitë plan për aktivitet kulturor dhe publik të shkollës dhe rregullimin e dokumentacionit pedagogjik. Pedagogu i organizon punëtorit e nxënësve dhe mësimin shtues, organizon ligjërata edukativo-arsimore për nxënësit, kurse disa edhe vetë i organizon, kurse në bashkëpunim me psikologun e shkollës (nëse ka) e organizon dhe zbaton "provimin e pjekurisë" për regjistrimin e fëmijës në klasën e parë. Pedagogët realizojnë një pjesë nga informimi profesional në bashkëpunim me entet për punësim dhe japin informata për programet e shkollave të mesme. Në ekipin e ekspertëve me psikologun dhe defektologun i zbatojnë programet për nxënësit me nevoja të veçantadhe/ose nxënësit me pasoja të veçanta në zhvillim, kurse në bashkëpunim me psikologun e realizojnë programin për nxënës të talentuar.

138

Në punën me mësuesit, pedagogët e përcjellin/kontrollojnë realizimin e mësimit dhe të mësuarit ( rregullshmërinë, realizimin e strategjive mësimore, realizimin e qëllimeve të programeve etj) Ato i analizojnë rezultatet e shkollës nga aspekti i suksesit, sjelljes, riprovimeve etj., i realizojnë me shkollat tjera në nivel lokal dhe shtetëror dhe rekomandojnë për përmirësimin e tyre.

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

II

Pedagogët organizojnë punë hulumtuese në shkollë, përkryerje profesionale të mësuesve, si dhe punë edukativo-arsimore me prindërit. Pedagogu detyrat e veta punuese i realizon me anë të kontakteve të shpeshta me mësuesit/arsimtarët, nxënësit, prindërit, bashkëpunëtorët tjerë dhe bashkëpunëtorët jashtë shkollës (persona shëndetësor, qendrat për punë sociale, psikologë në entet për punësim, persona profesional nga profesionet tjera, sektori për arsim në pushtetin vendor, Qendra shtetërore për provime, Qendra për arsim të mesëm profesional etj) Përveç kryerjes cilësore të punëve të tyre , obligim i pedagogëve është vazhdimisht të përkryhen në mënyrë profesionale.

Psikologu i shkollës: Bashkëpunëtor profesional, i cili është kompetent për detektim, korrigjim dhe përparim të aspekteve psikologjike në punën e shkollës. Si profil në shkollë më shumë është i pranishëm në SHBA përderisa në Evropë dhe në disa vende paraqitet në shkollë, në disa fare nuk ekziston, kurse në disa punë punon në pushtetin vendor dhe mbulon një numër të madh shkollash.

Psikologët e shkollave kryesisht janë të fokusuar në intervista dhe testime të nxënësve dhe vlerësimit të problemeve dhe burimeve të tyre ndaj vështirësisë në mësim. Në bashkëpunim me prindërit dhe arsimtarët i planifikojnë mënyrat se si t'iu ndihmohet fëmijëve që kanë vështërsi në mësim dhe sjellje. Psikologët e kontollojnë atmosferën psikologjike në klasë dhe marrin pjesë në detektimin dhe zgjidhjen e situatave konfliktuoze. Në bashkëpunim me pedagogët merren me përparimin e metodave të studiuese dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve, informimin dhe këshillimin profesional të nxënësve. Në ekipin e ekspertëve me pedagogun dhe defektologun i realizojnë programet për nxënësit me nevoja të veçanta dhe/ose nxënësit me cytje të veçanta në zhvillim kurse në bashkëpunim me pedagogun e realizojnë programin për nxënësit e talentuar. Psikologët realizimin e detyrave të tyre punuese sipas rregullave i bazojnë në të dhënat e mbledhura empirike, vëzhgimit sistematik të sjelljes së nxënësve dhe arsimtarëve në rrethana të ndryshme. Përmes bazës së analizës ata sjellin përfundime për nxënës/arsimtarë, supozojnë procedura terapeutike për tejkalimin e problemeve.

Defektologu i shkollës: Bashkëpunëtor profesional i cili i zbulon, studion dhe aftëson nxënësit me nevoja të veçanta dhe nxënësit me cytje të veçanta në zhvillimin e tyre. Përveç si defektolog në vendet tjera paraqitet me emrin peda139

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

gog special. Si profil shkollor më së shumti është i përfshirë në SHBA dhe në disa vende evropiane. Në më shumë vende të botës nuk paraqitet si profil shkollor. Detyrat punuese të defektologut kryesisht janë të vatërzuara/fokusuara në preventivën, zbulimin, diagnostifikimin, trajtimin, procesimin dhe kujdesin për nxënësit me nevoja të veçanta/nxënës me pengesa në zhvillimin psikofizik, nëse i ka shkolla. Punon në mënyrë individuale dhe në ekip në bashkëpunim me pedagogun dhe psikologun. Puna e tij në veçanti është e rëndësishme në planin e përkrahjes (këshillim dhe edukim) të arsimtarëve dhe prindërve për mësim më efikas dhe mësim në raste kur shkolla ka fëmijë me nevoja të veçanta. Rëndësia e tyre vjen në shprehje më shumë në shkollat speciale. Duke marr parasysh specifikat e moshës së nxënësve, numrit dhe përfshierjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor dhe funksioni kryesor i ishkollës fillore, profil më i preferuar të defektologut, i cili do të mund të jetë anëtar permanent i shërbimit profesional në shkollën fillore është profili: defektolog i përgjithshëm ­ drejtimi logopedia dmth. person profesional për komunikim fonetiko-verbal. Detyrat e tija punuese, përveç punës me fëmijë me nevoja të veçanta do të ishte preventiva, diagnostifikimi dhe trajtimi i nxënësve që kanë probleme folëse dhe nxënësit që kanë probleme në të shkruarit dhe në lexim.

Sociologu, punëtori social dhe mjeku i fëmijëve janë punëtor profesional që mund secili sipas nevojës të inkuadrohet si anëtar i shërbimit profesional në shkollë fillore. Detyrat e tyre punuese në masë të madhe do të ishin fokusuar në analiza të gjendjes dhe punës me prindërit/familjet. Mjeku i fëmijëve do të kishte punë permanente në planin e preventivës/mbrojtjes nga pasojat e padëshirueshme në shëndetin e fëmijëve.

Definimi i detyrave punuese dhe funksioneve të bashkëpunëtorëve profesional duhet të implikojë ndryshime në arsimin inicial të këtyre profileve. Institucionet, të cilat merren me edukimin e këtyre profileve doemos duhet t'i marrin parasysh kompetencat e kërkuara/të nevojshme për realizimin efikas të detyrave punuese të çdo profili dhe në pajtim që këto të vendosin programe studiuese, të cilat do t'i plotësojnë këto kushte. Njëkohësisht, kompetencat e nevojshme doemos të jenë bazë për përcjellje dhe vlerësim të punës së bashkëpunëtorëve profesional shikuar nga prizma e suksesit të tyre.

140

AnEkSI 4

kualifikimet profesionale të arsimtarëve të cilët realizojnë mësim në arsimin e detyrueshëm

II

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

nr.

Lënda mësimore

klasa I-IV

kualifikimet profesionale

1. Gjuhë amtare 1.1. Gjuhë maqedone 1.2. Gjuhë shqipe

1.3. Gjuhë turke

2. Gjuh maqedone për nxënësit e bashkësive tjera 2.1. Gjuhë maqedone për nxënësit e bashkësive tjera 3. Gjuhë angleze 3.1. Gjuhë angleze 4. Gjuhë e dytë e huaj 5. Matematikë

5.1. Matematikë 6. Natyrë dhe shoqëri

7. Natyrë

Të kryer arsimin e lartë; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji) Fakultet Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën maqedone) Të kryer arsimin e lartë ; Fakultet Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në I-IV gjuhën shqipe) I-IV Të kryer arsimin e lartë; Fakultet Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën turke) III / IV Të kryer arsimin e lartë; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakultet Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën maqedone) V-IX Të kryer arsimin e lartë. Fakulteeti Filologjik (dreejtimi mëssimor)-Gjuhë maqedonishte dhe letërsi III / IV Të kryer arsimin e lartë /gjuhë angleeze + specializim në lëminë pedagogjike V-IX Të kryer arsimin e lartë / gjuhë angleeze + sspecializim në lëminë pedagogjike V-IX Të kryer arsimin e lartë / drejtimi përkatës + specializim në lëminë pedagogjike I,II,III,IV Të kryer arsimin e lartë + sspecializim në lëminë pedagogjike Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhëën maqedonishte, shqipe dhe turke) V-IX Të kryer arsimin e lartë /drejtimi prkatës + specializim në lëminë pedagogjike I-III Të kryer arsimin e lartë ; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhëën maqedonishte, shqipe dhe turke) IV Të kryer arsimin e lartë ; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhëën maqedonishte, shqipe dhe turke)

141

Të kryer arsimin e lartë; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhëën maqedonishte, shqipe dhe turke) 9. Kulturë figurative IV Të kryer arsimin e lartë; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën maqedonishte, shqipe dhe turke) 9.1. Kulturë figurative V-IX Të kryer arsimin e lartë , drejtimi përkatës + specializim në lëminë pedagogjike Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë 10. kulturë muzikore IV pedagogjike ; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën maqedonishte, shqipe dhe turke) 10.1. Kulturë muzikore V-IX Të kryer arsimin e lartë përkatës + specializim në lëminë pedagogjike ; 11. Kulturë fizike IV Të kryer arsimin e lartë ; Fakulteti Filozofik (Instituti për pedagogji); Fakulteti Pedagogjik (drejtimi mësimi klasor në gjuhën maqedonishte, shqipe dhe turke) 11.1. Kulturë fizike V-IX Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike; Fakulteti për kulturë fizike (drejtimi mësimor) 12. Hyrje në histori V Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 13. Historia e përgjithVI Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë shme pedagogjike ; 14. Historia e kulturave VII Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë dhe relegjioneve pedagogjike ; 15. Historia kombëtare VIII Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 16. Arsimi qytetar IX Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 17. Hyrje në gjeografi VI Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 18. Gjeografia e MaqeVII Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë donisë pedagogjike ; 19. Gjeografia evropiane VIII Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 20. Gjeografia botërore IX Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 21. Biologjia V i VI Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 22. Kimia VII i VIII Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; 23. Fizika VIII-IX Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ;

142

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

8. Shoqëri

IV

24. Informatika 24.1. Informatika 25. Etika 26. Kultura e komunikimit 27. Teknologjia dhe disejni

IV V-IX VIII IX

143

Programi për zhvillimin e arsimit fillor

Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; Të kryer arsimin e lartë + specializim në lëminë pedagogjike ; Profile të ndryshme

II

144

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

Programi PËr zhvillimin e arsimit tË mesËm dhe Pas tË mesËm >>>>>

grupi punues: dr. laste spasovski, koordinator dr. cvetko smilevski dr. elena açkovska - leshkovska agim Fazliu lidija kondinska mr. nikola savev trajçe gjorgjievski

III

145

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

pROGRAMI pËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM DHE pAS TË MESËM

III

1.1. Vizioni

Republika e Maqedonisë bën orvatje që të formojë një rrjet racional për shkollat e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, të përshtatur me nevojat e tregëtisë, tregun e punës dhe politikën e punësimit, i cili shpejt dhe në mënyrë efikase do të përshtatet në ndryshimet lokale dhe ato globale. Shkollat për arsim të mesëm dhe pas të mesëm duhet ti plotësojnë standardet evropiane, duke i respektuar parimet e decentralizimit, mundësitë arsimore të barabarta per të gjithë, cilësitë, transparencën, integrativitetin dhe përgjegjësinë qytetare.

1.2. Misioni

Misioni global i arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, për të cilin angazhohet ky Program, nënkupton vendosje të një sistemi të hapur dhe efikas i cili do sigurojë qasje të barabartë për të gjithë shfrytëzuesit dhe zhvillim individual të personit nëpërmjet përfitimit të kompetencave të domosdoshme për punë të suksesshme, arsimim të mëtutjeshëm dhe jetë në shoqëri demokratike, në pajtim me mundësitë shoqëroro-ekonomike lokale dhe globale, interesë dhe nevoja. Përveç struktuimit përkatës të sistemit formal të arsimit të mesëm, misioni nënkupton edhe krijim të kushteve për arsim formal dhe joformal dhe një lidhje më të fortë ndërmjet tyre. Ky program duhet të mundësojë kompatibilitet më të madh me standardet e vendeve të Bashkësisë evropiane.

Sistemi i arsimit të mesëm pas të mesëm i vendosur në këtë mënyrë, pritet të realizohet me ndihmën e intervencave afatgjata dhe efikase të vërtetuara më parë, të cilat sigurojnë:

147

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

1. MISIONI DHE VIZIONI I ARSIMIT TË MESËM DHE pAS TË MESËM

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

mundësi të barabarta për kyçje në arsim të mesëm dhe zgjedhje të rrugëve të ndryshme për t'i arritur qëllimit të njëjtë, si dhe ndalimin e marginalizimit të pjesëtarëve të grupeve të veçanta; arsim fleksibil sa i takon strukturës, zgjedhjes së programeve dhe profileve, metodave, organizimit, etapeve dhe vendit të realizimit të arsimit; arsim profesional më të përgjithsuar me të cilin do arrihen kompetenca për natyrën e ndryshueshme të punës, për jetën shoqërore dhe kulturore; arritje të shkathtësive jetësore të domosdoshme në shoqërinë informatike bashkëkohore dhe afrimin e arsimit kah biznesi; përdorim të standardeve bashkëkohore të arsimit dhe standarde të profesioneve; përdorim të planeve dhe programeve mësimore të përsosura, moduleve dhe kurseve, si dhe vendosje të një barazpeshe optimale ndërmjet arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional, teorisë dhe praktikës; promovim të kulturës për vetevaluim dhe për planifikimin zhvillimor të shkollës. Nëse arsimi i mesëm dhe pas të mesëm e kryejnë misionin e tyre, ajo do të jetë një përkrahje e fortë për ngjallavitjen e ekonimisë, zhvillimin të demokracisë dhe për integrimin ndërkombëtar të vendit.

2. TRENDE BASHKËKOHORE DHE SFIDA NË ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM DHE pAS TË MESËM

2. 1. Trende bashkëkohore në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm

Nga fundi i viteve të 80-ta dhe fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të XX, në botë filloi reforma e re e shkollave, qëllim i të cilës ishte ndërtim i sistemeve arsimore më efikase dhe më konkurente. Programet në postsistemin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm janë inicuar nga proceset aktuale në plan shoqëroro-politik, ekonomik dhe teknologjiko-teknik: integrimi dhe globalizimi, ekspanzioni i teknikës dhe teknologjisë komunikativo-informatike, orjentimi kah ekonomija e tregut, nevojat dhe trendet në sferën e punësimit, konkurenca dhe kompetitiviteti. Duke e pasur parasysh se arsimi i mesëm është pjesa më e rëndë dhe më e diversifikuar e sistemit arsimor, është rëndë të veçohen ndryshime karakteristike të cilat janë të përbashkëta për të gjitha vendet. Megjithatë, ka disa trende që janë të pranishme të cilat mund të shërbejnë si kahje në krijimin bashkëkohor të sistemit arsimor të mesëm. Ato vlejnë kryesisht për dy segmentet kyçe të këtij nënsistemi arsimor: strukturës dhe organizimit të mësimit.

148

Struktura më e pranishme në vendet e Evropës lindore përfshin arsim fillor 6-vjeçar, arsim 3-vjeçar të mesëm të ulët dhe arsimim 3-vjeçar të mesëm të lartë. Numri më i madh i vendeve kanë arsim të domosdoshëm 9-vjeçar, por ekziston tendenca në levizjen e këtij kufiri më lart. Në vendet në tranzicion ende është dominate struktura 8+4. Arsimimi i mesëm i lartë zgjat 3 gjer më 5 vjet, kurse varësisht nga lloji, shkollat mund të ndahen në: Gjimnaze (3-4 vjeçare) në kuadër të të cilave mësohen lëndë zgjedhore dhe fakultative të obligueshme, dhe mbarojnë me provim të maturës i cili mundëson ecshmëri kah arsimimi i lartë. Shkolla teknike (3-4 vjeçare) të cilat kanë dalje kah fakultetet ose mundësojnë punësim në profesion.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

Shkolla profesionale (zejtare), (2-3 vjeçare) me të cilat fitohet shkallë më e ulët e kualifikimit profesional (zeje). Shkolla artistike (4 vjeçare) me tre drejtime (figurativ, muzikor dhe balet). Tendencë e përgjithshme e tërë shkollave të mesme është afrimi programor nëpërmjet deprofesionalizimit të arsimit profesional dhe profesionalizimit të arsimit të përgjithshëm. Në atë kuptim duhet të vërehet trendi kah hapja e gjimnazeve profesionale dhe artistike, me se edhe ritet depërtimi kah institucionet e larta arsimore. Influenca e shtetit në vërtetimin e planeve dhe programeve mësimore është e pranishme në të gjitha vendet, por ekzistojnë dallime në shkallën e asaj influence. Sillet një kurikulum nacional bazik i cili parasheh autonomi të shkollave në realizimin e tij, por edhe definim të standardeve të larta arsimore. Organizimi i mësimit bashkëkohor në këtë nënsistem përfshin disa pika kyçe: 1. Diferencim dhe individualizim të arsimit, me se mundësohet udhëzimi i nxënësve në pajtim me aftësitë dhe interesat e tyre, si dhe tempo individuale të përparimit. Ajo arrihet nëpërmjet të: zgjedhshmërisë të mësimit, programeve mësimore fleksibile, teknikave arsimore të cilat janë përshtatur stileve të ndryshme të të menduarit tek nxënësit, si dhe mundësi për avancim të shpejtuar për nxënësit e talentuar dhe të zellshëm. 2. Arsim multikulturor dhe multilingvistik, me se përforcohet bashkëpunimi mes shteteve evropiane. 3. Pjesëmarrje më të madhe të nxënësve, prindërve dhe subjekteve të tjera të interesuara për udhëheqjen e shkollës. 4. Zgjerim të bashkëpunimit dhe lidhje më të ngushta mes shkollave dhe tregut të punës, si dhe ngritja e vetëdijes për sipërmarrje. 5. Krijim të parakushteve për qasje në arsimin e mesëm dhe trajnim të grupeve të marginalizuara.

149

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

6.

7.

Pregaditje të sistemit për evaluim dhe vetevaluim të nxënësve, me çka mundësohet vlerësim i një numri më të madh aktivitetesh, si dhe zhvillim të pergjegjësisë tek nxënësit për nxënien personale. Pregaditja e standardeve për evaluim të arsimtarëve dhe ndërtim të metodologjisë përkatëse për përcaktimin e rejtingut të shkollës. Në lidhje të ngushtë me këtë është edhe përmirësimi i arsimit dhe trajnimit të arsimtarëve.1 përfitimet nga ndryshimet e këtilla strukturore dhe programore janë:

Përmirësim i cilësisë dhe efikasitetit të arsimit të mesëm, në pajtim me kërkesat e reja të shoqërisë dhe skemat e ndryshuara për arsim dhe nxënie; Të mundësuarit e qasjes në të gjitha llojet e arsimit të mesëm dhe arsimit të mesëm për të rritur dhe trajnime, në pajtim me parimet për nxënie të përjetshme, kushte të njëjta për të gjitha grupet sociale dhe nxitja e punësimit dhe ndërtimi i karierës; Sistemi për arsim të mesëm dhe trajnim të jetë i hapur më gjërë në botë, në pajtim me sfidat që paraqiten si rezultat i globalizimit. Fitimi i njohurive etike që do të mundësojnë ndërtimin e autonomisë morale të .personalitetit

2.2. Sfidat e zhvillimit të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Nëse në bazën e arsimit të mesëm është ndërtuar klimë për nxënie të përjetshme, depërtim të lartë, kualifikim në përputhshmëri me tregun e punës dhe respektim të standardeve të vendosura, atëherë për realizim të detyrave qëllimore duhet të bëhen një sërë ndryshimesh. Ndryshimet duhet të jenë rezultat i sfidave që janë prezente në Republikën e Maqedonisë.

2.2.1. Trende demografike

Republika e Maqedonisë shtrihet në sipërfaqe prej 25 713 km2, prej të cilave 79% janë terene kodrinore-malore, 19,10% janë terene rafshinore dhe 1,90% janë sipërfaqe ujore.

1

Ky aspekt është i përpunuar më detalisht te grupi punues I cili e trajton cilësinë në arsim.

150

Tabela 1. Popullata sipas regjistrimeve ("R. e Maqedonisë në numër", 2003, fq.6) Viti 1921 1931 1948 1953 1961 1971 1981 1991 1994 2002 Gjithsej 808 724 949 958 1152986 1304514 1 406 003 1 647 308 1 909 136 2 033 964 1) 1 945 932 2) 2 022 547 Meshkuj 401 468 478 519 584 002 659 861 710 074 834 692 968 143 1 027 352 1) 974 255 2) 1 015 377 Femra 407 256 471 439 568 984 644 653 695 929 812616 940 993 1 006 612 1) 971 677 2) 1 007 177 Numri i meshkujve në 1000 femra (maskulinitet) 986 1 015 1 026 1 024 1 020 1 027 1 029 1 042 1 021 1 008

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

1) Popullatë e regjistruar dhe e vlerësuar. 2) Gjithsej popullatë e regjistruar dhe e vlerësuar në përputhshmëri me definicionin e Regjistrimit të vitit 1994 i cili dallohet nga definicioni i përdorur në regjistrimet e kaluara.

Në tabelën 1. është e dhënë struktura numerike e popullatës në Republikën e Maqedonisë, e cila ka rëndësi të madhe për madhësinë, strukturën dhe tempon e zhvillimit të prodhimit në sferën e reprodukcionit shoqëror të përgjithshëm. Mundet të vërehet edhe struktura biologjike demografike e popullatës sipas gjinisë. Kjo strukturë është e rëndësishme për arsye se reprodukcioni i popullatës së përgjithshme nvaret nga popullata femërore, kurse sipas numrit të popullsisë mashkullore është e caktuar sasia e forcës të punës. Lëvizja e popullatës mund të jetë: natyrore (lindje dhe vdekje) dhe mekanike (shpërngulje, gjegjësisht zhvendosje teritoriale e popullatës).

140 120 100 80 60 40 20 0 1948 1953 1971 1981 1991 1994 1995 1996 1997 1998 1999

Të lindur të gjallë @ivorodeni Të vdekur Umreni Rritje natyrore Priroden prirast Fosmnje të vdekura na 1000 `ivorodeni Umreni doen~iwa në 1000 të lindur të gjallë

Dijagrami 1.: Lëvizje natyrore e popullatës ("Vjetori statistikor 1999", fq. 111 dhe "Vjetori statistikor 2000", fq. 99, 100)

151

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Numri i fëmijëve të lindur në 1000 banorë u zvogëlua më 40,7 në vitin 1948 më 13,5 në vitin 1999, ndërsa numri i personave të vdekur prej 14,4% në 8,3%, ndërsa numri i foshnjave të vdekura në 1000 të foshnja të gjalla është zvogëluar prej 116,7 në 14,9. Kjo rezulton me zvogëlimin e ritjes natyrore të popullsisë prej 26,3 në 5,2 më 1000 banorë. Rënia e vdekshmërisë shkaktoi që kohëzgjatja e jetës të arrijë 70,1 vjet për burat dhe 74,4 për gratë. Në Republikën e Maqedonisë është e pranishme shkalla e ulët e natalitetit karakteristike për maqedonasit, dhe shkallë e lartë e natalitetit karakteristike për shqiptarët, romët dhe turqit. Në vitin 1994 shkalla e natalitetit te maqedonasit ka qenë 12,1 më 1000 banorë, kurse te shqiptarët 25,1, te romët 29,1 dhe te turqit 19,8. Lëvizjet migruese të popullatës në Republikën e Maqedonisë janë shumë intenzive , si rezultat i zhvillimit të shpejtë ekonomik, demografik dhe politik në vend. Në periudhën prej vitit 1981 ­ 1994 migracioni i jashtëm në Republikën e Maqedonisë ka tregues negativ të migracionit prej 128 000 perona, që paraqet 6,2 % nga popullata e përgjithshme. Me diagramin shtyllor 2 është dhënë shpërndarja e popullatës sipas tre grupeve moshore më të mëdha, si vijon: prej 0 gjer më 14 vjet, prej 15 gjer më 59 vjet dhe prej 60 e më tepër vjet. Në fillim të procesit të tranzicionit është dominante prezenca e popullatës së re, kurse në fund prezenca e popullatës së moshuar.

Dijagrami 2. Popullata sipas grupeve moshore ("Prezentim dhe studime nr. 85", Shkup 1997, fq. 32)

Kjo strukturë mvaret nga: nataliteti, mortaliteti, ritja natyrore, lëvizjet migrative, krizat ekonomike, luftërat, epidemitë dhë katastrofat natyrore. Struktura arsimore e popullatës i përfshinë strukturat e pjesërishme sipas aftësisë për shkrim lexim, pregaditja shkollore dhe karakteristikat e tjera arsimotre. Ndryshimet në strukturën arsimore në Republikën e Maqedonisë tregojnë se popullata në periudhën mes viteve 1953 ­ 1994 ka arrirë shkallë të lartë në zhvillimin e arsimit. Është zvogëluar pjesëmarrja e popullsisë analfabete prej 33,7% në 5,4%. Në vitin 1994 pjesëmarrja e popullatës pa pregaditje arsimore ka qenë

152

6,6% , me arsim fillor 33,3%, me arsim të paplolotë 18,4%, me arsim të mesëm 32,3%, arsim të lartë dhe superior 8,7%. Nga të dhënat mund të konstatohet se në Republikën e Maqedonisë përqindja e popullatës që nuk din shkrim-lexim është zvogëluar mjaft. Mospërcjellja e mësimit në shkollat fillore është 1,42% në vit, kurse në shkollat e mesme dy herë më shumë - 2,84%. Mospërcjellja e mësimit është edhe më e madhe në periudhën nga hyrja gjer te dalja e arsimit të mesëm ­ 11,76% (e dhënë që i përket gjeneratës të maturantëve të vitit shkollor 2002/03). Krahasuar, në arsimin e mesëm të Republikës të Maqedonisë, në vitin shkollor 2002/03 janë regjistruar 95 352 nxënës nga viti i parë gjer te i katërti, të shpërndarë në 3 037 paralele në 90 shkolla të mesme. Në vitin e ri shkollor 2003/04 numri është rritur në 95 842 nxënës në 3 108 paralele në 91 shkolla të mesme. Që dmth., vetëm për një vit shkollor numri i nxënësve është rritur për 0,52%.

Tabela 2. Nxënës në arsimin e mesëm të rregullt sipas deklarimit për përkatësinë kombëtare dhe sipas gjinisë ("Enti shtetëror për statistikë ­ Shkolla fillore dhe të mesme në fund të vitit shkollor 2002/03, faq.39)

Viti shkollor Gjithsej Maqedon Shqiptarë Turq Romë Vlleh Serb Të tjerë Nuk janë E panjohur deklaruar 1296 1,4 571 1050 1,1 458 1731 1,9 666 1782 1,9 665 2 0,0 1 24 0,0 6 3 0,0 3 / / /

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

2001/2002 92060 Gjithsej 100 % 45008 nxënëse 2002/2003 93526 Gjithsej 100 % 45449 nxënëse Nga ato në shkolla private Gjithsej Nxënës 848 332

69783 75,8 35371 69728 74,6 35223

16691 18,1 7308 18080 19,3 7893

1785 1,9 755 1973 2,1 840

569 0,6 213 637 0,7 236

208 0.2 120 252 0.3 128

282 134 66560 69,3 32507

321 111 21019 21,9 8188

176 62 2246 2,4 735

1 / 1250 1,3 494

1 / 358 0.4 150

8 4 1120 1,2 461

59 21 2675 2,8 757

/ / / /

/ / / /

2005/2006 96121 gjithsej 100 % 43292 nx[nës

Nga tabela 2 është evidente se se në arsimin e mesëm është rritur përfshirja e nxënësve me përkatësi etnike shqipëtare, rome dhe turke, ndërsa për niansë është zvogëluar përfshirja e nxënësve maqedonas. Ky trend është prezent veçanërisht te popullata femërore. Të dhënat që e praqesin gjendjen e përmendur kanë të bëjnë me kalimin e vitit shkollor 2001/02 kah viti shkollor 2002/03.

153

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Marrë parasysh gjendjen demografike në Republikën e Maqedonisë, institucionet arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, është e nevojshme: t'i ndihmojnë Republikës së Maqedonisë në zvogëlimin e migrimit të jashtëm dhe stimulimit të migrimit të brendshëm duke ndërtuar sistem arsimor fleksibil i cili do të mundësojë kalueshmëri horizontale dhe vertikale; t'i angazhojë nxënësit e shkollave të mesme në aktivitete për t'iu dhënë ndihmë personave të moshuar; ta risë nivelin arsimor të të rinjëve, veçanërisht të popullatës femërore dhe t'i risë kompetencat profesionale të të rriturve.

2.2.2. Demokracia dhe regullativa ligjore

Arsimimi për të gjithë është motoja për të arritur demokraci më të madhe dhe zgjidhje ligjore më cilësore në legjislaturën në të gjithë shkallët dhe llojet e arsimit. Në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm, të cilët edhe pse nuk janë të obliguar, krijohen kushte për arsimim për të gjithë bile edhe në kuptim material, përmes zgjidhjeve të ndryshme institucionale ose ndihmë nga fondacionet joqeveritare. Ligji për arsim të mesëm dhe ligji i posaçëm për arsim dhe trajnim profesional, i cili është në procedurë për sjelljen e tij, sipas normave garantojnë barazi për të gjithë nxënësit pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore dhe përkatësitë e tjera. Megjithatë, aktet ligjore të përmendura nuk i regullojnë të gjitha çështjet në lidhje me punën dhe jetën në institucionet për arsim të mesëm dhe pas të mesëm. Prandaj, disa çështje ende të pasqaruara duhet të zgjidhen me akte nënligjore, përmes kurikulave interne cilësore edhe përmes bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe partnerëve të tyre. Njohja dhe aplikimi i të drejtës është shumë kategori suptile për shkak të ndryshimeve të shpeshta në regullativën ligjore dhe në strukturat administrative. Qytetarët nuk janë të njoftuar sa duhet, me institucionet e reja të sistemit, me të drejtat dhe liritë veta, si dhe me obligimet e tyre, të realizojnë participim aktiv në marrdhëniet e përgjithshmëe shoqërore. Për qytetarët është me rëndësi të veçantë t'i njohin institucionet arsimore, strukturën dhe mekanizmin e funksionimit të sistemit arsimor. Në shkollat për arsim të mesëm bëhen përpjekjet e para për inkuadrim të prindërve dhe bashkësisë në tërësi për realizim të drejtë të aktiviteteve edukativo-arsimore. Me projekte të caktuara jepet përkrahje e veçantë për aktivite të prindërve në shkollë. Vendoset komunikim më i afërt prind-arsimtar, por ende pjesëmarrja e prindërve në udhëheqjen e shkollave në kuptim cilësor është në nivel të ulët.

154

Si edhe vendet e tjera në tranzicion ashtu edhe Republika e Maqedonisë ka nevojë për zhvillim të demokracisë dhe për forcim të shteëtit ligjor, për të cilën është e domozdoshme: përsosja dhe përforcimi i strukturave dhe mekanizmave të reja demokratike në nivel qendror dhe lokal; zhvillimi i formave të decentralizimit dhe dekoncentrimit të qeverisjes në funkcion të afrimit të saj kah qytetari; vendosje e mekanizmave demokratike përmes të cilave qytetari do të mundet t'i manifestojë dhe prezantojë nevojat dhe interesat e veta dhe të realizojë ndikim mbi qendrat për sjellje të vendimeve, në drejtim të plotësimit të këtyre nevojave dhe intereseve;

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

arritja e nivelit të atillë të përpunimit të parimit për sundim të së drejtës, që do të sigurojë siguri ligjore të qytetarit dhe mbrojtje të të drejtave elementare dhe lirive të njeriut; aftësim të qytetarit për participim aktiv në implementimin e ligjeve: ligji për arsim të mesëm, ligji për arsim profesional, ligji për vetëqeverisje lokale dhe një sërë akte nënligjore që i regullojnë marrdhëniet në sferën e arsimit.

2.2.3. Ekonomia e tregut dhe papunësia

Struktura ekonomike-sociale e popullatës e pasqyron strukturën ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Ajo i perfshin strukturat e pjesërishme sipas aktivitetit ekonomik, veprimtarisë, profesionit, pozitës në profesion, sektorit të pronësisë, ndarjes së epopullatës në qytetare, e përzier dhe fshatare, ndarjes së amvisërive sipas burimeve dhe nivelit të të ardhurave, etj. Më poshtë janë paraqitur të dhënat për disa struktura të pjesërishme, burim i të cilave është "Maqedonia në numra, 2003" (faq.17-21). Tabela 3. Popullata e moshës mbi 15 vjet sipas aktivitetit ekonomik

Viti 2001 Të punësuar Të papunësuar popullatë aktive popullatë joaktive 561341 263 483 824 824 742129 Viti 2002 545108 315868 860976 718474

155

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Të punësuar

Punë dhënës

Diagrami 3. Të papunësuar sipas gjatësisë të papunësimit, viti 2003

Diagrami 4. Të punësuar sipas statusit ekonomik, viti 2003

I punësuar për llogari personale

Punetor familijar i papaguar

Tabela 4. Shkalla për aktivitet të popullatës në moshë mbi 15 vjet, viti 2003

Shalla e aktivitetit 1) 15 - 19 20 - 24 25 - 29 30 - 34 35 - 39 40 - 44 45 - 49 50 - 54 55 - 59 60 - 64 65 i pove}e vkupno 15,4 55,3 75,8 79,3 80,8 79,8 76,0 64,8 48,1 22,6 5,3 54,5 Shkalla e punësimit 2) 5,1 19,1 37,3 45,2 54,4 59,0 59,4 50,2 36,9 19,3 5,2 34,5 Shkalla e pepunësimit 3) 66,6 65,5 50,8 43,0 32,7 26,1 21,9 22,6 23,2 14,3 2,1 36,7

1) Pjesëmarrja e fuqisë punëtore në popullatën e përgjithshme mbi 15 vjet; 2) Pjesëmarrja e numrit të të punësuarve në popullatën e përgjithshme mbi 15 vjet; 3) Pjesëmarrja e numrit të të papunesuarve në fuqinë e përgjithshme punëtore.

Dijagrami 6. Të papunësuar sipas moshës dhe gjinisë, viti 2003

156

Tabela 5. Të papunësuar sipas përgaditjes arsimore 2001 Pa arsimuar Arsim fillor të pakryer Arsim fillor Arsim të mesëm 3 vjeçar Arsim të mesëm 4 vjeçar Arsim të lartë Arsim superior Gjithsej 4 714 12 609 95 792 37 890 92 941 6 022 13 515 263 483 2002 3 679 16 737 112 594 49 093 108 408 7 688 315 868

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

17 669

Sipas të dhënave mund të shihet: zmadhim i papunësimit; numër më i madh i të papunësuarve që presim 4 vjet e më tepër; papunësim më i madh i personave me arsim të mesëm; shkallë më e lartë e papunësimit tek personat në moshë prej 20 ­ 29 vjet. Papunësia në Republikën e Maqedonisë është aktuale disa dekada, me tendencë për ritje të përhershme. Si shkaqe për papunësi mund të veçohen: procesi i privatizimit, me të cilin u ndërpre puna te ndërmarrjet e mëdha, dhe u formuan ndërrmarje të vogla dhe të mëdha; pritja për punësim në punë me kohëzgjatje të pacaktuar; jopajtueshmëria mes ofertës dhe kërkesës të fuqisë punëtore, sidomos te disa profesione të caktuara. Shkak më i shpeshtë për atë është zhvillimi tekniko-teknologjik; karakteri sezonal i disa profesioneve (bujqësi, turizëm, etj.). Papunësia mund të tejkalohet me: iniciativë më të madhe të ndërmarrësve dhe aftësimi i vetëpunësimit; përshtatjen e ofertës nga ana e institucioneve arsimore për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur me kërkesën e fuqisë punëtore; përcjellje të zhvillimit tekniko-teknologjik nga ana e institucioneve arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm.

157

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

2.2.4. Decentralizimi dhe liberalizimi

Sistemi arsimor aktual për arsim të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë është i centralizuar. Në atë nivel janë caktuar: qëllimet, struktura, formimi dhe ndërprerja e institucioneve arsimore, plan-programet mësimore, puna edukativo-arsimore, notimi dhe provimet, pozita e nxënësit, arsimtari dhe bashkëpunëtorët, përsosja dhe ngritja profesionale e arsimtarit dhe bashkëpuntorëve profesional, udhëheqja dhe mbikqyrja (profesionale dhe administrative). Për shkak të ndryshimeve të shpejta në ekonomi, prodhimtari, teknologji, sasi dhe strukturë të diturisë, nuk mund të mbahet planifikimi qendror i arsimit. Decentralizim më i madh do të thotë udhëheqje me përmbajtjet arsimore të një mënyre të re dhe më fleksibile. Me këtë vjen gjer te zhvendosja e ingerencave prej nivelit shtetëror kah ai shkollor, me se vjen në shprehje profesionalizmi në punë dhe në përgjegjësi të institucioneve arsimore dhe bashkësisë lokale. Me programin për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe atij pas të mesëm planifikohet të merren masa me të cilat do të ndihmohet që në periudhën e adaptimit (deri në fund të 2007) të decentralizimit të këtij nënsistemi arsimor. Decentralizimi në nënsistemin për arsim të mesëm dhe pas të mesëm është trend botëror, dhe me atë edhe sfidë për Republikën e Maqedonisë. Me programën për zhvillim të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm planifikohet të ndërrmeren masa për orjentimin e këtij nënsistemi arsimor kah një strukturë e decentralizuar. Decentralizimi paraqet marrdhënie demokratike më të mëdha. Ajo nënkupton pjesëmarrje më të madhe të komunës, qytetarëve dhe prindëve në aktivitetet e institucioneve arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm. Të gjithë vendimeve do t'i paraprijnë bisedime dhe konsultime ndërmjet institucioneve arsimore nga njëra anë dhe punëdhënësit si dhe organet qeveritare nga ana tjetër, për shkak të vendosjes të një nënsistemi i cili garanton funkcionim adekuat dhe finansim të duhur. Në Republikën e Maqedonisë duhet të gjindet një sistem i decentralizimit i cili do jetë barazpeshë ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ndërmjet përgjegjësive politike dhe atyre profesionale. Decentralizimi medoemos duhet të jetë i lidhur me qëllime të qarta siç janë: institucionet për arsim të mesëm dhe pas të mesëm ti bëjë fleksibile dhe të afta që në kohë t'i pranojnë risitë dhe si nënsistem stabil ta përcjellin dinamikën e ndryshimeve. Ajo do të ndihmojë në zgjedhjen e mënyrës adekuate për struktuim të programeve arsimore dhe respektim të standardeve themelore të cilat ato duhet t'i plotësojnë; krijimi i kushteve të reja për udhëheqje, reorganizim të administratës dhe ndryshin të bazës ligjore të të njëjtës, si dhe të atyre që drejtojnë dhe udhëheqin me institucionet arsimore;

158

përcjellje të vazhdueshme të ndryshimeve në tregun e punës, e cila do të krijojë kushte për arsim të vazhdueshëm; trjnim të arsimtarëve për mësim aktiv, me qëllim të ngritjes të profesionalizmit dhe zhvillim të inicijativës për nxënie të përjetshme; ulje të harxhimeve shtetërore, dhe rritje të pjesëmarrjes të qytetarëve në finansimin e arsimit. Është e nevojshme të ceket se decentralizimi nuk siguron automatikisht plotësim të qellimeve. Ajo jep vetëm kornizë, ose, më mirë të themi, krijon ambient të volitshëm për përdorimin e regullativave dhe mekanizmave me të cilat në praktikë do të plotësohen këto qëllime.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

2.2.5. Finansimi

Kur u fillua me sistemin arsimor të decentralizuar në Republiken e Maqedonisë, mendohej dhe merreshin masa edhe për mënyrën e finansimit. Në periudhën e adaptimit të decentralizimit të arsimit, në sferën e finansimit të nënsistemit për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, e nevojshme është që të përkryhet: teknika e finansimit në nivel qendror si dhe indikatorët për vërtetimin e sasisë të mjeteve; autonomia finansiare në nivel lokal; autonomia finansiare në nivel të një institucioni arsimor për arsim të mesëm dhe pas të mesëm.

2.2.6. Kohezioni social, identiteti nacional dhe qytetar, multikultura dhe interkultura

Institucionet arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm duhet t'i mundësojnë secilit nxënës në nënsistemin të fitojë dieni, aftësi dhe vlera karakteristike për shoqërinë të cilës i takojnë. Nëpërmjet të procesit të socijalizimit, nxënësi krijon lidhje me njerëzit që janë reth tij. Ky proces inkuadron veprimtarë të ndryshëm në periudha të ndryshme të jetës. Në adoleshencë, pos familjes, rol të madh kanë edhe shokët, shkolla, mjetet për komunikim masovik, feja etj. Socijalizimi vazhdon gjatë tërë jetës. Nëpërmjet të socijalizimit njerëzit aftësohen për përballje me problemet që i sjell jeta shoqërore, para së gjithash, prezenca e dallimeve sociale dhe kulturore. Identiteti kulturor i secilit individ i mundëson ta njohë vetveten dhe të ndjehet si pjesëtar i një kulture. Në Republikën e Maqedonisë ekziston multikulturalizëm, për funksionim të së cilës është e domosdoshme të respektohen parimet e barabartësisë, tolerancës, shkëmbimit dhe bashkëpunimit mes kulturave. Janë të mundshme edhe pro-

159

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

cese garuese dhe konkurencë, që ndonjëherë i vështirësojnë marrëdhëniet edhe mes kulturave të ngjajshme. Institucionet arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm ne Republikën e Maqedonisë duhet ti kushtojnë kujdes: Dallimeve në statusin social dhe ekonomik të popullsisë. Barabarsia e pjesëmarrësve ne arsimin e mesëm dhe pas të mesëm shihet në dhënien e mundësive të barabarta në pranimin e diturive cilësore dhe praktike në institucionet arsimore. Me privatizimin, rritet reziku për polarizim ekonomik të qytetarëvë. Prandaj, me sistemin e stipendimit të nxënësve të talentuar ose fondeve të veçanta për ndihmë personave të rezikuar social, duhet të zvogëlohet ai dallim dhe të sigurohen kushte për përmirësim të standardit. Kohezioni social. Institucionet arsimore duhet të ndërmarrin aksione përkatëse për zhvillim të vetëdijes për lidhshmëri të ndërsjelltë, varshmëri dhe solidaritet tek të gjithë pjesëmarrësit në nënsistemin për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, pa marrë parasysh identitetin e tyre kulturor, etnik dhe gjinor.

2.2.7. Integrimi evropian

Me integrim në sistemin evropian, arsimi i mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë do bëhet kompatibil me atë të vendeve të BE-së. Pa bërë krahasime me sistemet evropiane nuk ka mundësi ta kuptojmë nivelin tonë për zhvillim. Temë e asaj analize komparative duhet të jetë: menaxhimi me shkollat, cilësia e mësimit, motivimi i nxënësve, bashkëpunimi me partnerët socialë dhe ngjajshëm. Procesi për integrimin e Republikës të Maqedonisë me BE në sferën e arsimit, sjell nevojën për aplikimin e standardeve si në strukturën fillore të institucioneve arsimore (numri i nxënësve në paralele, pregaditja, shkalla e teknologjisë arsimore), ashtu edhe në evaluimin e rezultateve të arritura në shkollë. Përcaktimi për integrim evropian në arsim do të thotë: pregaditje të kuadrove të cilat do kyçen me sukses në tregun evropian të punës; vendosje të standardeve arsimore kompatibile me ato evropiane dhe kontrollim i jashtëm i tyre; t'i jepet arsimit dimension evropian nëpermjet të përshtatjes të qëllimeve dhe përmbajtjeve arsimore, dhe procesit arsimor; këmbim të informatave nëpërmjet të teknologjisë informatiko-komunikativedhe sistemeve të internetit dhe bashkëpunim me institucionet arsimore nga Evropa dhe bota; sigurim të lëvizjes më të madhe të nxënësve dhe kuadrove arsimore në Evropë dhe më gjërë.

160

2.2.8. Ambienti jetësor

Problemet për mbrojtjen e ambientit jetësor në Republikën e Maqedonisë nuk janë të reja. Ato janë të pranishme me zhvillimin industrial dhe me urbanizimin. Një nga qëllimet e institucioneve për arsim të mesëm dhe pas të mesëm duhet të jetë mbrojtja e ambientit jetësor. Në Republikën e Maqedonisë, vitet e fundit janë duke u realizuar disa projekte të rëndësishme në kuadër të kësaj sfere. Ndërmjet tyre fitohen shprehi, aftësi dhe tradita për mbrojtjen e të vlefshmes dhe të bukurës. Vetëdija e re për një mjedis të këndshëm ekologjik duhet t'i homogjenizojë nxënësit në përpjekjet për të ruajtur, mirëmbajtur dhe regulluar shkollën si shtëpinë e vet. E njëjta marrdhënie duhet të ndërtohet edhe kah mjedisi më i gjërë, sidomos rrallësitë dhe bukuritë natyrore. Në një numër të madh shtetesh, ku bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë, sot ekzistojnë edhe ministri të posaçme për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përveç asaj, formohen edhe asociacione të cilat ndërmarrin sërë aktivitetesh për ngritjen a vetëdijes ekologjike, si dhe për të marrë masa për mbrojtje të mjedisit jetësor. Që të mbrohet mjedisi jetësor nga ana e institucioneve arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, duhet: të stimulohet zhvillimi i vetëdijes për nevojën e mbrojtjes të mjedisit jetësor; t'i inicojë dhe tërheqë nxënësit e edukuar t'i përcjellin dienitë e tyre tek qytetrimi më i gjërë përmes organizatave rinore, organizatave joqeveritare, klubeve të ndryshme dhe asociacione; të stimulohen marrdhënie për besim të dyanshëm, punë kreative dhe ekipore, udhëheqje të plotë dhe autoritative të shkollës, si dhe parashikime për një ambient jetësor dhe punues të shëndoshë.

III

161

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

3. pARIME THEMELORE pËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM DHE pAS TË MESËM

3. 1. Cilësi

Cilësia është kërkesa themelore e çdo veprimtarie në botën e zhvilluar. Me plotësimin e standardeve të larta arsimore, arsimi do bëhet faktor i rëndësishëm në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës të Maqedonisë. Cilësia e procesit edukativo-arsimor varet nga cilësia e: programeve arsimore, kuadrit arsimor, mësimit, organizimit të udhëheqjes të punës nëpër shkolla dhe evaluimit të punës edukativo-arsimore. Që të sigurohet cilësi e lartë në të gjitha segmentet e sistemit arsimor është e domosdoshme: 1. Të ndërtohen standarde arsimore për: programet mësimore, procesit mësimor, organizimin dhe udhëheqjen institucionet edukativo-arsimore, arritje të nxënësve, trjnimin e kuadrit arsimor dhe ngjajshëm. Në perputhje me ato standarde duhet:

Gjendja: » Për shkak të madhësisë të programës, dienia e fakteve u bë njësi matëse për suksesshmërinë e nxënësit. Nga ana tjetër, kuptimi dhe përdorimi i dienisë të arritur në situata të panjohura, e treguar me kërkime të ndryshme (pjesëmarrje në testime ndërkombëtare: PISA, TIMSS), janë në nivel të ulët. Përveç madhësisë të programeve, arsye për situatën e këtillë janë edhe format dhe metodat arsimoretë të cilat përdoren në punën me nxënësit. Në fakt, mbizotëron forma frontale si mënyrë e punës dhe metoda e monologut kur në orë zhvillohen materje të reja. Në orët për përforcim shpeshherë kërkohet reprodukcion i fakteve ose punim i detyrave të ngjajshme. » Aktivitet i vetëm i vlerësimit është notimi sumativ i nxënësve nga ana e arsimtarit, i cili zakonisht është vlerësim tradicional i përgjigjeve gojore, detyrave me shkrim dhe sjelljes të nxënësve gjatë procesit arsimor. Mënyra e tanishme për notim përmban reproduksion verbal të përmbajtjeve të shprehura në prezentimet e arsimtarit ose në libër. Si rezultat i kësaj paraqitet mësimi për notë, e jo mësimi për dieni. » Në nënsistemin tonë të tanishëm për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të ritur, nuk ekzistojnë standarde për përcjellje dhe vlerësim të cilësisë të aktiviteteve arsimore dhe daljeve të tyre dhe për cilësinë e kushteve në të cilat realizohet procesi arsimor.

të bëhen rivlerësime të programeve mësimore ekzistuese dhe të njëjtat të ndryshohen sipas mangësive të vërejtura, që të mundet të ecin me hapin e zhvillimit të shoqërisë dhe arritjeve shkencore. Gjatë kësaj duhet të mbahet llogari që çdo ndryshim të mundësojë plotësim të kërkesave individuale të nxënësve, zhvillim të integrimit ndërlëndor dhe të japë ekonomitet në punë; të punohet në edukimin dhe edukimin plotësues të kuadrit arsimor, i cili do të jetë i prgaditur për realizim të arsimit cilësor. Gjatë pregaditjes të standardeve duhet të meren parasysh shikimet bashkëkohore botërore për cilësi të segmenteve të veçanta të procesit edukativo-arsimor, për të cilat tek ne ekzistojnë të dhëna profesionale, por jo edhe përvoja praktike të mjaftueshme.

162

2.

Të ndërtohen procedura të standardizuara për matjen dhe vlerësimin e arritjeve në standardet arsimore. Për realizimin e atij qëllimi ëshë i nevojshëm:

formim i një qendre nacionale për standarde dhe vlerësime arsimore për shkak të sigurimit të organizimit profesional dhe cilësor dhe realizim të hulumtimeve aksionale (duke inkuadruar edhe pjesëmarrje në testime ndërkombëtare) dhe provime eksperte. Poashtu, duhet t`iu jepet përkrahje arsimtarëve në përvetësimin e procedurave, mënyrave dhe instrumenteve për notim të arritjeve të nxënësvë, si edhe të punës personale (vetevaluim) në pajtim me standardet arsimore; aftësim i shkollës të kryejë evaluim dhe vetevaluim. Kjo nënkupton pregaditjen e konceptit për evaluim shkollor, trajnim të drejtorit, arsimtarëve dhe shërbimit profesional për evaluim dhe vetevaluim dhe pregaditje të doracakëve për evaluim dhe vetevaluim. Sistemi i evaluimit, si pjesë përbërëse e sistemit arsimor, duhet të sigurojë përcjellje të vazhdueshme dhe ritje të cilësisë të institucioneve arsimore, procesit mësimor dhe daljeve nga arsimi. Ai sistem duhet të jetë: autonom në marrdhënie me interesat politike, i integruar, koherent, efikas, demokratik, i drejtë dhe i përshtatur me konventat ndërkombëtare relevante dhe kapacitete të vërteta profesionale dhe materiale të arsimit në Republikën e Maqedonisë. Përveç funksionit sigurim i cilësisë, sistemi i evaluimit duhet ta përkrahë procesin e reformave të aspekteve të tjera të nënsistemit për arsim të mesëm dhe pas të mesëm (demokratizim, decentralizim), të sigurojë që i njejti të zhvillohet në kontinuitet në pajtim me nevojat dhe mundësitë e shoqërisë dhe të ndikojë në sigurimin e cilësisë dhe qasje në arsim për të gjithë. Ky sistem duhet të jetë i lidhur me sistemin informativ në arsim dhe të mundësojë përdorim shumëkahësh të informatave relevante për cilësi. 3. Të formohen institucione private për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur me se do të plotësohet nevoja për konkurencë në lëminë e arsimit. Kjo është një nga mënyrat që të rritet cilësia në arsim. Për atë është e duhur:

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

3.2. Përgjegjësia qytetare

Pranimi i vlerave elementare politike, sundim i ligjit, të drejtat e njeriut, por edhe obligimet që e determinojnë relacionin qytetar ­ qytetar, qytetar ­ komunë dhe qytetar ­ shtet, si elemente të kulturës politike, janë vendimtare për kohezion dhe mbijetesë të bashkësisë. Prandaj, është i domozdoshëm integrim i tyre në mësim dhe në aktivitetet arsimore, por edhe në vendosjen e formave të reja të aktivitetve jasht mësimit të rregullt në këtë drejtim.

163

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Gjatë konceptimit të strategjisë arsimore, qëllim strategjik duhet të jetë procesi i planifikuar dhe i kontrolluar i të mësuarrit dhe përkrahja e vlerave humane dhe shoqërore. Mënyrat e ndryshme të edukimit qytetar janë një nga mekanizmt më të rëndësishëm për përvetësimin e shkathtësive nga ana e qytetarëve për participim aktiv në institucionet arsimore dhe ngritjen e vetëdijes kritike në marrëdhënie me gjërat nga përditshmëria. Kjo duhet të kontribojë në ndërtimin e qytetarrit i cili do të posedojë njohuri dhe aftësi, do t`i përdorë të njëjtat në jetën përditshme, do të formojë qëndrime për bashkëpunim, për tolerancë dhe për komunikim të ndërsjelltë. Duke u nisur nga kjo, një nga qëllimet e e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm është ndërtimi i përgjegjësisë qytetare, si parim themelor në procesin e arsimit. Në lidhje me parimin e përgjegjësisë qytetare nevoitet :

Gjendja: » Në fushën e arsimit qytetar (vë një kuptim më të gjërë të nocionit) aktiviteti i organizatave joqeveritare bëhet jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ato janë të kyçura polidimensionalisht në arsimin qytetar joformal dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve në kufijtë e mundësive dhe kompetencave të tyre. Realizojnë programe në lëminë e arsimit dhe marrin pëlqim që ti realizojnë ato në një numër të caktuar të paraleleve në disa shkolla shtetërore. Shumica e këtyre programave i përfshijnë temat e zgjidhjeve të konflikteve, tolerancës ndëretnike, të drejtave të njeriut, zvogëlimin e paragjykimeve dhe ngjajshëm.Programet kanë veprimtari të kufizuar të realizimit, në përputhshmëri me perspektivën hapsinore dhe kohore. » Në Republikën e Maqedonisë janë bërë fillimet e arsimit qytetar në shkollat për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur. Në arsimin e mesëm profesional dhe gjimnazistlëndë mësimore për arsim qytetar (arsim qytetar, kulturë qytetare, kulturë dhe mbrojtje, mbrojtje, paqe dhe tolerancë) me programe mësimore, mjete ndihmëse arsimore dhe edukim i arsimtarëve, si parakusht i duhur për realizimin e mësimit. » Për lëndët Sociologji, Sistem politik dhe të drejtat e njeriut, Drejtësi, Ekonomi, Histori lëndë në lëminë humanistike-shoqërore të arsimit gjimnazist, janë pregaditur programe, me qëllim dë definuar paraprakisht që ti përshtaten kërkesave të arsimit qytetar.

të punohet në edukimin e kuadrit arsimor që të jetë i aftë për përdorimin e formave dhe metodave bashkëkohore për punë gjatë realizimit të përmbajtjeve arsimore nga arsimi qytetar; të bëhen rivlersime detale të programev mësimore ekzistuese dhe të bëhen ndryshime përkatëse që të munden të njejtat të ecin në hap me zhvillimin arritjeve shoqërore dhe shkencore; formim i standardeve për arsim qytetar në shkollat e mesme; kontrollim i tërthortë i arsimtarëve përmes kontrollimit të diturive dhe shkathtësive të nxënësve përmes kontrollit ekstern.

164

3. 3. Lidhshmëria me tregun e punës

Ekonomia e ngarkuar me problemet e saja, nuk tregoi interesim në pjesën e krijimit të nevojës për profile, për formimin e tyre dhe trajnimin e tyre. Kjo solli deri te gjendja që institucionet arsimore për arsim të mesëm, në bazë të shiqimeve personale, të kryejnë ndryshime. Gjatë kësaj dituritë e fituara nuk mund të përdoren menjëherë, kështuqë humbet kuptimi themelor i arsimit profesional që i përket pregaditjes cilësore dhe kyçjes të drejtpërdrejtë në procesin e punës. Navojat akktuale të ekonomisë nuk mund të zgjidhen ,me nënsiteme të izoluara për arsim të mesëm dhe pas të mesëm. Shërbimet arsimore medoemos duhet ta lënë botën e standardeve dhe normativave të formalizuara, të dalin jashtë nga bankat shkollore dhe të lidhen me botën të cilës i duhen ato shërbime arsimore. Nënsitemi për arsim të mesëm dhe pas të mesëm duhet të ndërtojë strukturë dhe organizim specifik, e cila do të mundësojë lidhshmëri funksionale me tregun e punës. Institiucionet arsimore të këtij nënsistemi, në kuadër të punës arsimore të saj, nuk guxon të kujdesen vetëm për përgaditjen e forcës së re punëtore dhe nuk guxon kujdesin për participientët e tyre ta ndërpresë në momentin e largimit të tyre nga institucionet arsimore.Vendosja bashkëkohore e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm duhet t'i respektojë parimet për fleksibilitet, funksionalitet dhe përgjegjësi. Do të thotë nën kujdes të tij duhet të jenë participientët e regullt arsimor, të punësuarrit, të papunësuarrit, dhe gjithë ata që kanë nëvojë për ngritje arsimore. Partneri social duhet të jetë prezent në të gjitha segmentet e ndryshimeve. Ato, përmes institucioneve të tyre, do të sigurojnë definim të qartë të nevojave për profile, standardizim të diturive të nevojshme si kërkesa që do të realizohen në procesin arsimor. Procesi i trajnimit është përgjegjësi e përbashkët e subjekteve arsimore dhe private, të cilët ju sigurojnë sigurojnë përvrtësim të diturive të nevojshme. Decentralizimi në lëminë e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm dhe inkuadrimi i partnerëve social duhet të krijojë kushte të volitshme që, arsimi profesional dhe arsimi i arritur në gjimnazet profesionale, të orientohet kah nevojat e punës që kanë karakter ndërkombëtar. Aktivitetet kryesore drejt të cilave duhet të lëvizin ndryshimet në këtë nënsistem arsimor, duhët të fokusohen në: vendosjen e formave të punës modulare të cilat do të mundësojnë fleksibilitet të nënsistemit dhe ngritje të aftësive të tij me kohë t`i përgjigjet dhe të adaptohet në të gjitha ndryshimet e përgjithshme të jetës shoqërore, si në mikro ashtu edhe në makro plan, kjo do të thotë: » procesi arsimor të organizohet më ndryshe (ndryshime në planin arsimor për të gjitha llojet e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, zvogëlim të numrit të nxënësve në paralele);

165

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

»

të redefinohen dituritë e përgjithshme që të rinjtë i përfitojnë në arsimin profesional dhe të identifikohen kombinimet e vërteta mes transferit të përgjithshëm, teorik dhe praktik të diturive, që do të mundësojë pregaditje më të mirë për tregun e punës; të inovohen planet dhe programet mësimore, veçanërisht të lëndëve teorike profesionale dhe trajnim praktik sipas nevojave të veprimeve ekonomike dhe shërbyese, si edhe të futet forma e re e punës (punë në grupe, mësim interaktiv, punë projektuese, zgjidhje e problemeve, etj.); të inovohet paisja dhe materiali arsimor.

»

»

Kyçje të subjekteve ekonomike në grupë të subjekteve që e dizajnojnë arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur dhe i verifikojnë efektet arsimore, me çka do të ritet fleksibiliteti dhe dhe funksionaliteti i sistemit arsimor. Vërejtje me kohë, të dhëna nga subjekte ekonomike, për ndryshimet që ndodhin në sferën e tyre, mundet të jenë të vlefshme për planifikimin e: » » arsimit dhe trajnimit të forcës të ardhshme punuese; trajnimit permes parakualifikimit të të rriturve (të cilët nuk kanë kualifikim ose janë të papunësuar për një kohë më të gjatë) dhë parakualifikim të të punësuarve në ndërmarrjet e mëdha shtetërore; ngritjes profesionale të kuadrit arsimor në lëndët profesionale-teorike dhe trajnim praktik

»

Kompetenca për trajnim dhe paratrajnim nuk mund të jetë e fokusuar vetëm në një ministri. Për këtë segment kompetencat duhet të jenë në më shumë ministri: Ministria për Arsim dhe Shkencë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Ministria e Finansave dhe Ministria për Ekonomi.

3. 4. Barazia

Mësimi i përjetshëm e potencon nevojën për qasje deri në gjithë shkallët e arsimit, për tërë anëtarët e shoqërisë me kushte të barabarta, pa dallim të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, pozitës socio-ekonomike dhe faktorë të tjerë social. Në atë mënyrë ndërtohet shoqëri me kushte të njëjta për të gjithë, gjë që është e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e tij demokratik, por është kusht për shfrytëzim optimal të resurseve njerzore në drejtim të zhvillimit shoqëror dhe personal. Parimi i barazisë në arsim nuk nënkupton vetëm barazi në mundësitë por edhe si sigurim i kushteve të nevojshme që çdo njëri ta realizojë maksimumin e vet arsimor. Ashtu siç arsimi po bëhet i domosdoshëm për individin, ashtu edhe shteti kushtëzohet të sigurojë kushte që secili individ t'i realizojë potencialet e veta arsimore. Individi është përgjegjës për arsimin e vet por bashkësia duhet t'i mundësojë përkrahje të plotë në tentimet e tij. Në të kundërtën arsimi i përjetshëm mund të shpjerë gjer në "pabarazi të përjetshme". Barazia në arsim realizohet në kon166

tekst të parimeve të tjera, siç janë parimi i qasjes, kalimit, fleksibilitetit, individualizmit, këshillimit, zhvillimit të përkrahjes së klimës shkollore dhe përkrahjes finansiare të nxënësve në procesin arsimor, gjendja materiale e të cilëve është faktor që e kufizon vazhdimin e arsimimit. Me këtë, në një mënyrë kompenzohen pasojat nga pozita e pabarazisë socio-ekonomike të familjes. Qasja e nxënësve në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm, rritet edhe me afërsinë e vendit ku mësohet me vendin ku jetohet ose me vendin ku punohet, përkatëse sipas moshës. Në këtë kontekst edhe nxënia në shtëpi paraqet një formë të nxënies prej së largu e cila cila arsimin e bën të arritshëm, prandaj, duhet të pranohet si formë e barabartë e arsimit formal. Që të arrihet barazia në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm duhet:

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

të meren parasysh nevojat individuale të çdo nxënësi, veçanërisht të atyre me vështirësi në zhillimin psiqik dhe fizik, si edhe për nxënësit e talentuar në procesin arsimor; arsimi t'i përshtatet nevojave të grupeve të ndryshme qëllimore, gjatë së cilës veçanërisht duhet merren parasysh anëtarët e grupit potencialisht të diskriminuar në baza gjinore, etGjendja: nike, socio-ekonomike, teritoriale » Ekzistojnë diskutime për ndryshimet në këtë ose cilado bazë tjetër; nënsistem të arsimit por praktikisht ato gjen arsimi t'i përshtatet nevojave të ndryshueshme të individëve dhe shoqërisë në tërësi, me qëllim potencialet e çdo individi të realizohen sa më shumë.

den në mesin e opinionit profesional, ashtu që subjektet e tjerë të interesuar (prindërit, nxënësit, punëdhënësit) nik janë të njoftuar dhe të inkuadruar sa duhet me ato. » Ekzistojnë aktivitete për sigurimin e transparencës më të madhe nga ana e sektorit për vlerësim përmes raporteve nga projektet e realizuara (matura, pjesëmarre në matje ndërkombëtare të arritjeve të nxënësve dhe ngjajshëm); » Disa shkolla që janë të kyçura në projekt, duke e ndjerë nevojën për të informuar për cilësi të punës së tyre, filluan të pregadisin broshura informative përindërit me të dhëna elementare për punën e shkollës, numri i tyre është shumë i vogël për shkak të mungesës së mjeteve; » Institucionet arsimore për arsim të mesëm dhe pas të mesëm janë të mbyllura për prindërit dhe punëdhënësit dhe ata nuk kanë mundësi drejtpërdrejt të njoftohen me procesin arsimor. Disa ndryshime të vogla në tejkalimin e gjendjeve të këtilla bëhen përmes formimit të këshillit të prindërve (që është risi në vendimet ligjore nga viti 1995) dhe formim të asociacionit të prindërve në nivel shtetëror.

3. 5. Transparenca

Nënsistemi i arsimit të mesëm dhe arsimit të mesëm për të rritur duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për nxënësit, prindërit dhe punëdhënësit. Kjo do të thotë: ekzistim i standardeve të qarta dhe të njohura për çdo lloj të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm; strukturë e kuptueshme e programeve mësimore dhe rrugë për kalueshmëri horizontale dhe vertikale, që qëndrojnë pas çdo sertifikati dhe diplome;

167

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

njohje të vlerave që i kanë sertifikatet dhe diplomat në tregun e punës. Transparenca në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm do të rritet nëse: standardet nacionale të pregaditura të jenë të arritshme për të gjithë të interesuarit; të ritet vlera e sertifikateve për shkallë të kryer në arsim përmes vendosjes të standardeve të qarta për provime përfundimtare dhe kushtëzim të të gjithëve që e kryejnë shkallën përkatëse të arsimit, për dhënien e provimit; u ndërtua sistem i notimit ekstern nacional që do të mundësojë informata relevante për arritje të nxënësve;

Gjendja: » Në kuadër të më shumë projekteve jepen broshura ose informatorë për aktivitetet e tyre, por edhe ato arrijnë vetëm deri te shkollat, dhe jo gjer të opinioni më i gjërë. » Nxënësit nuk janë mjaftueshëm të informuar për mundësitë për punësim, kualifikimet e duhura, si dhe rrugët dhe mënyrat që çojnë drejt atyre. Ajo është rezultat i mosekzistimit të një sistemi për informim dhe komunikim mes institucioneve arsimire, mungesë e aktivitateve dhe interesit të fermave të kuadrit profesional që ende është në procesin arsimor. Mendohet se arsyeja për atë është se tregu i punës është i stërngopur si dhe vjetërsimi i sistemit për këshillim profesional dhe udhëheqje të shkollave. » Ndryshime në arsimin gjimnazist, FARE dhe VET3 projektin në arsimin e mesëm profesional, të cilat përfaqësojnë mënyra për tejkalimin e informimit jo të mjaftueshëm të punëdhënësve për vlerën e diplomave dhe sertifikateve dhe të përmbajtjeve mësimore, si dhe kyçja e tyre në provimet përfundimtare.

kontrollohet cilësia në bazë të standardeve të qarta, dhe treguesit për cilësi të jenë në qasje për shfrytëzuesit e shërbimeve arsimore;

institucionet arsimore janë të hapura për ndikim nga ana e shfrytëzuesve të shërbimeve; janë vendosur sisteme dykahëshe të informimit, e kjo don të thotë se informacionet që i ka grumbulluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga lemia e arsimit duhet të jetë e arritshme për opinionin më të gjërë.

3. 6. Integrativiteti

Në funksion të parimit për integrativitet, është e nevojshme që programet mësimore sipas lëndëve në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm të përpunohen dhe realizohen duke u mbështetur në integrimin e mbrendshëm (lënda) dhe të jashtëm (mes lëndëve, mes teorisë dhe praktikës, gjegjësisht mes asaj që mësohet dhe asaj që punohet) të qellimeve dhe përmbajtjeve. Nevoja për parimin e integrativitetit në sferën e nënsistemit për arsim të mesëm dhe pas të mesëm është veçanërisht e rendësishme nga aspekti i punës, për të cilën duhet të sigurohet nxënie dhe përvojë e integruar, krijim i kushteve për arritje të kualifikimeve transfere, kualifikimeve për gjuhë, multikualifikime nga lëmia e elektronikës, kompjutorëve, kualifikimeve menaxhuese në finansa, marketing, produktivitet dhe ngjajshëm.

168

Duke u nisur nga kërkesat e këtilla të punës bashkëkohore, mund të vërehet nevoja për përshtatjen e shkathtësive dhe diturive të konsumuesve momental të shkollave dhe të "gjurmuesve të ardhshëm për punësim" me atë që i preferojnë punëdhënësit. Ndryshimet që po ndodhin vitet e fundit në vendin tonë, veçanërisht ato nga lëmia e ekonomisë, teknologjisë, privatizimit dhe punësimit e imponon nevojën për zgjerimin e arsimit gjimnazor. Në pajtim me prezencën e së Gjendja: njëjtës është i mundur zgjerim i këtij » Në strukturën e tanishme në nënsistemin të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, arsimi lloji të arsimit me futjen e gjimnazevde gjimnazist është i përfaqësuar vetëm 38%. profesionale që do t'i pregadisin nxënë- » Në këtë moment, në arsimin profesional, gjatë realizimit të qëllimeve të projektit, sit për vazhdimin e arsimit, por edhe projektet GTZ dhe VET3 orvaten për afrim të për karierë profesionale. Njëkohësisht nevojave të tregut të punës dhe zmadhim të në arsimin profesional po bëhen përgjasave për punësim të popullatës së re. pjekje dhe do të bëhen për lidhshmëri të ndërsjelltë të arsimit të përgjithshëm dhe profesional, me qëllim që profilet arsimore dhe kualifikimet profesionale të kenë plasim në tregun e punës. Parimi i integrativitetit në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm do të arrihet me: rivlerësimin detal të programeve mësimore në krahasim me integrimin (e mbrendshëm dhe të jashtëm) të qëllimeve dhe përmbajtjeve; edukimi të kuadrit arsimor për punë ekipore, realizim të mësimit ekipor dhe ngjajshëm që do të mundësojë integrim të qëllimeve, përmbajtjeve në lëndën dhe meslëndëve, mes pjesës teorike dhe praktike të planit mësimor në kuadër të një viti; pjesëmarrje të subjekteve ekonomike ­ punëdhënësve në krijimin e ofertave arsimore për realizim të kompatibilitetit ndërmjet produktit arsimor dhe kërkesave të vendit të punës; krijim të marrdhënieve funksionale mes arsimit të përgjithshëm dhe profesional, që do të jetë parim themelor gjatë programimit, si të arsimit të pargjithshëm, ashtu edhe të arsimit profesional. Në atë mënyrë do të hapen shtigjet e gjëra dhe mundësitë për kalim horizontal dhe vertikal, prej arsimit të përgjithshëm kah arsimi profesional, prej njërit lloj në llojin tjetër arsimor.

III

169

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

4. FUSHAT KYÇE pËR INTERVENIME, INSTRUMENTET DHE REZULTATET E pRITURA NË ARSIMIN E MESËM DHE pAS TË MESËM

4.1. Fushat kyçe për intervenime, të përbashkëta për arsimin e mesëm dhe pas të mesëm

4.1.1. Arsimim për të gjithë a) Zhvillimi i mundësive arsimore për të gjithë

Gjendja: » Zvogëlim i shtimit të popullatës. » Prezencë e shtuar e njerëzve të moshës prej

Kontesti nacionl i arsimit të mesëm 65 vjet e sipër, në krahasim me popullatën dhe pas të mesëm nuk është produke përgjithshme. tiv, nëse shmangesh nga bota dhe nga » Dallime mes mjediseve urbane dhe rurale, si dhe mes komunave të zhvilluara dhe të parrethi. Çdo komb ka më shumë raste zhvilluara për afirmim të vlerave të veta pozitive » Dallime në cilësinë e arsimtarëve. nëse në mënyrë të barabartë inkuadrohet në botë ose në proceset globale, » Dallime në kushtet për mësim. duke i pranuar disa karakteristika të » Dallime në qasjen fizike të institucioneve arsimore. jetës në shekullin XXI: shkëmbimi i shpejtë i informatave, dëshira për punë si pjesë e kulturës së përgjithshme, jeta në shoqërinë pasindustriale, përgatitja për jetë në civilizimin i cili edukon, etj. Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm ka për qëllim që të sigurojë barazi arsimore për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pa dallim moshe, gjinie, përcaktimi religjioz, përkatësie etnike, gjendjes shëndetësore e sociale dhe pozitës financiare të tyre. Për ta arritur këtë qëllim, është e nevojshme që: të identifikohen shkaqet për të cilat nxënësit me shkollim fillor nuk e kanë vazhduar arsimin e mesëm; të sigurohen kushte (rrjet adekuat i shkollave për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, si dhe rrjet i konvikteve për nxënësit e shkollave të mesme etj.) për inkuadrimin maksimal në institucionet arsimore për shkollim të mesëm; secili individ, i cili është inkuadruar në këtë nënsistem për mësim, të aftësohet për përpunim të shpejtë të informatave, të teknikave për vlerësim dhe vetëvlerësim. Do të thotë, pedagogjia e studimit do të duhet të zëvendësohet me pedagogjinë e mësimit; institucionet arsimore për shkollim të mesëm dhe pas të mesëm të përgatisin programe arsimore në nivel institucional, të cilat do të mund t'u përgjigjen nevojave të tregut të punës, standardet e të cilave do t'i caktonte punëdhënësi;

170

të formohen kriteriume sipas të cilave shteti do t'u japë mbështetje financiare nxënësve të talentuar dhe nxënësve të cilët për shkaqe materiale ose të tjera nuk mund ta vazhdojnë arsimin pas arsimit të obliguar; të sigurohen kushte për aftësimin e personalitetit të nxënësit me: aftësi komunikative, aftësi për hetimin e shpejtë të problemit dhe miratimit të vendimeve, gjindshmëria në situata konfliktuoze, aftësi për të menduarit kritik dhe i hapur për bashkëpunim, ndjenja e përgjegjësisë për cilësi dhe siguri, ta zotërojë informatikën dhe vlerat e përgjithshme etike, të cilat do t'i ndihmojnë gjatë forcimit të konkurrencës së tregut të punës; të përmirësohet cilësia e kuadrit arsimor dhe të sigurohen beneficione të caktuara për kuadrin arsimor, i cili do të pranonte të punojë në rajonet e pazhvilluara ose më pak të zhvilluara. III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

b) Decentralizimi i arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Decentralizimi në arsim është një nga çëstjet kyçe të reformave të ardhshme të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm. Procesi i decentralizimit do të realizohet gradualisht, në disa faza, dhe në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale. Fushat kryesore në të cilat do të zbatohet decentralizimi janë: administrim me shkollën, që do të thotë definimi i përgjegjësive në nivel të komunës për udhëheqjen me institucionet për arsim të mesëm dhe pas të mesëm; përpilimi dhe realizimi i programeve, do të mundësojë inkuadrimin e nevojave specifike të komunës dhe mes komunave; politika e regjistrimit, që do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me komunën dhe do të ndikojë në plotësimin e nevojave të komunës dhe mes komunave në arsimin e mesëm dhe të lartë; financimi i arsimit të mesëm dhe pas të mesëm; kontrolli i udhëheqjes me institucionet arsimore.

Gjendja: » Menaxhimi në arsimin e mesëm dhe të lartë është i siguruar me Ligjin për arsim të mesëm të vitit 2004. Në një sistem të tillë, përgjegjësinë e madhe dhe kryesore për realizimin e arsimit të mesëm e ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës. » Ministria e Arsimit dhe Shkencës është themelues i shkollave shtetërore për arsim të mesëm dhe të lartë, vendos për hapjen dhe mbylljen e tyre, vendos drejtorë në shkollat, miraton plane dhe programe mësimore për të gjitha profilet dhe fushat e punës, të cilat janë të vetme për gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, e miraton realizimin e projekteve në arsim. » Ministria e Arsimit dhe Shkencës e miraton planin për regjistrimin në secilën shkollë, për çdo vit shkollot, dhe me vendime plotësuese mund ta rrisë numrin e nxënësve, të cilët mund të regjistrohen në secilën shkollë të mesme. Po ashtu, është përgjegjëse për financimin, i cili realizohet kryesisht nëpërmjet buxhetit shtetëror. » Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për legjislativën në sferën shoqërore dhe për zbatimin e rregullave ligjore në institucionet arsimore shtetërore.

171

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Harmonizimi i arsimit të mesëm dhe të lartë me nevojat e komunës do të jetë një qasje e re. Për ta plotësuar këtë kërkesë, është e nevojshme që: përgatitja e politikës fleksibile dhe sipas nevojave të ekonomisë politikë e konceptuar për regjistrim; pranimi i ndryshimit të shpejtë teknologjik në profile të caktuara arsimore; sigurimi i verifikimit dhe vlerësimit të diturisë së nxënësit dhe të përmbajtjeve programore, në bazë të efikasitetit profesioal dhe të kërkesave të vendit të cakuar të punës. Procesi i vlerësimit të diturisë së nxënësit dhe të përmbajtjeve programore do të jetë element kyç në arritjen e arsimit cilësor të mesëm dhe pas të mesëm. Decentralizimi, si çështje kyçe e hapave reformuese të arsimit, hap shumë çështje strategjike të cilat duhet të zgjidhen në afat sa më të shkurtë me: vendosjen e politikës komunale në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm; definimin e kriteriumeve për vendosjen e rrjetit të institucioneve për arsim të mesëm dhe pas të mesëm; definimin e nomenklaturës së profesioneve dhe profileve në nivel shtetëror; forcimin e funksionit menaxhues në institucionet arsimore; forcimin e lidhjes mes institucioneve arsimore dhe vetëqeverisjes lokale; rritjen e rëndësisë komunale dhe ndërkomunale të institucioneve arsimore (lidhshmëri më e madhe me ekonominë, institucionet kulturore dhe të tjera në nivel komunal dhe ndërkomunal). Në bazë të përvojave të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në tranzicion, propozohen katër nivele të mundshme të menaxhimit në fushën e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm: në nivel shtetëror, në nivel ndërkomunal, në nivel komunal dhe në nivel të shkollave. Në planin e aksionit për arsimin e mesëm dhe pas të mesëm do të definohen qartë ingjerencat dhe vëllimi i aktiviteteve në kuadër të secilit nivel të përmendur të menaxhimit.

c) Ngritja e nivelit kualifikues të popullatës

Arsimi i mesëm dhe pas i mesëm në Republikën e Maqedonisë, ka dy funksione kryesore: funksion kompensues dhe funksion të arsimit të vazhdueshëm. Funksioni kompensues në plotësimin e ngecjen arsimore të popullatës së rritur, e cila u paraqit për shkak të lëshimeve arsimore në rini. Funksioni i arsimit të vazhdueshëm mundëson inkuadrimin në rrjedhat e reja, siç është teknologjia informativo-komunikuese.

172

Ndikimi i teknologjisë informativo-komunikuese të arsimit është komplekse. Ekzistojnë shumë çështje të cilave duhet dhënë përgjigje, në pajtim me rrethanat ekzistuese shoqërore. Është e nevojshme që të formohen grupe ekspertësh, të cilët do të merren me çështjet siç janë: teknologjia informativo-komunikuese lidhur me aktorët e procesit arsimor, teknologjia informativo-komunikuese lidhur me mënyrën e organizimit të mësimit, teknologjia informativo-komunikuese lidhur me organizimin e përgjithshëm të procesit arsimor etj. Treguesit, të cilët kanë të bëjnë me gjendjen e teknologjisë informative-komunikuese në institucionet tona për arsim të mesëm dhe të lartë, në mënyrë të qartë tregojnë se ekzistojnë nevoja për planifikim dhe financim të sistemit informativo-komunikues dhe teknologjisë arsimore. Nevojitet trajnim bashkëkohor për teknologjinë, struktura dhe zbatimi i së cilës do të akomodohet sipas nevojave të shfrytëzuesve të ardhshëm dhe atyre potencialë. Nga ekipet e ekspertëve pritet të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve në vijim: ndërtimi i sistemit shkollor, i cili do të jetë i aftë të shfrytëzojë burime dhe të japë shërbime arsimore nëpërmjet Internetit; paisja e shkollës me teknololgji informativo-komunikuese bashkëkohore; trajnimi i arsimtarëve dhe nxënësve për përdorimin e teknologjisë informativo-komunikuese;

173

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Përveç orientimit strategjik të programit për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm është vendosja i komunikimit, me të cilin të gjithë anëtarët e institucioneve arsimore, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë dhe ekonomisë, do të mund t'i ndajnë burimet dhe shërbimet arsimore. Do të thotë, është e nevojshme që të krijohen kushte ku teknologjia informativo-komunikuese do të paraqesë pjesë përbërëse të nënsistemit për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, si një lloj mbështetje për të gjitha aktivitetet e saja, duke mundësuar qasje në ato.

Gjendja: » Në Republikën e Maqedonisë nga numri i përgjithshëm i personave mbi 15 vjetë, afër gjysma (49,39%) janë persona pa arsim formal ose me nivel të ulët të arsimit (analfabetë, me shkollë të pakryer fillore dhe me shkollë fillore). » Në procedurë është krijimi i fondit të veçantë për zhvillimin e shkollave, i cili do të dedikohet për plotësimin e nevojave të institucioneve arsimore. Me projektin "Modernizimi i arsimit", qëllimi i të cilit është dhënia e granteve për projekte të shkollave, gjatë gjysmëm së parë të vitit 2004 dhe janë përfshirë 10 pilot shkolla, ndërsa nga gjysma e dytë e vitit 2004 ishte planifikuar që të përfshihen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga Republika e Maqedonisë.

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

ngritja e nivelit të arsimimit të përgjithshëm digjital dhe ndërtimi i shkathtësive të cilat janë të domosdoshme për jetë në shoqëri informative; ngritja e përmbajtjeve arsimore multimediale; promovimi i kulturës me shkëmbimin e të mirave intelektuale, të cilat kanë të bëjnë me arsimin (dituria, përvoja, zgjidhjet më të mira praktike, përmbajtjet multimediale etj.) Arritja e qëllimeve kërkojnë plan të qartë global për të siguruar informatat e nevojshme për institucionet arsimore të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, si dhe organizimi dhe kuptimësimi i mënyrave adekuate, në të cilat teknologjia mëtej do të përshtatet me nevojat specifike të shkollave. Qëllimi i fondit shkollor do të jetë: krijimi i mjedisit stimulativ për procesin mësimor dhe të mësuarit; aftësimi i kuadrit shkollor për të pasur rol aktiv në ngritjen e cilësisë së mësimit, senzibilitetin e shkollës për nevojat e veta dhe për përgjegjësinë ndaj bashkësisë lokale. Kjo do të realizohet nëpërmjet fondeve për aktivitete, të caktuara si prioritare në planet zhvillimore shkollore. Mjetet do të dërgohen drejtpërdrejt në shkollë, që të realizohen disa nga ato aktivitete prioritare. Nevoja për ndryshimet e sipërpërmendura në arsimin e mesëm dhe të lartë në Republikën e Maqedonsië, paraqet pjesë të synimeve për ngritjen e nivelit kualifikues të popullatës, si dhe rritje e mobilitetit të tij. Gjatë kësaj, duhet të merret parasysh se pjesa thelbësore e arsimit nuk është vetëm kualifikimi, por zhvillimi i individit dhe integrimi i tij i suksesshëm në shoqëri nëpërmjet miratimit të vlerave të përbashkëta, transferimi i trashëgimisë kulturore, sigurimi i vetëbesimit dhe mbështetja në aftësitë personale. Theksohet veçanërisht nevoja për ndërtimin e shkallës shumë më të lartë të korelacionit dhe koordinimit mes politikës së arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, politika e tregut të punës dhe politika e punësimit, siç është rasti në vendet e zhvilluara. Në kuadër të kësaj, ëhstë e nevojshme që t'i vihet theks më i madh arsimit dhe përsosjes së vazhduar të të rriturve, veçanërisht të punësuarve (e siguruar dhe financuar nga ana e punëdhënësit), si dhe tepricës teknologjike dhe të papunësuarve (e siguruar dhe financuar/kredituar nga punëdhënësi, sipas nevojave të tregut të punës). Kjo do të arrihet edhe nëpërmjet zhvillimit të mekanizmave të partneritetit social mes institucioneve të tregut të punës dhe institucioneve arsimore, më mbështetje të shtetit.

174

4.1.2. Avancimi i zhvillimit individual dhe të mësuarit

Progresi në një shoqëri varet nga aftësia profesionale dhe kultura e ndërtuar e jetës dhe qytetarëve të saj. Që këtu, paraqitet nevoja, në kuadër të formave institucionale dhe joinstitucionale të arsimit, diturisë dhe aftësive që të promovohen si vlera parësore. Fakti se resurset njerëzore janë pasuria më e madhe do të thotë se secila shoqëri duhet të krijojë kushte, ku qytetarët e saj tërësisht do t'i zhvillojnë kapacitetet e veta intelektuale dhe do të vetëaktualizohen. Duke i ndjekur përvojat e vendeve me sistem të zhvilluar arsimor, Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë angazhohet për avancimin e zhvillimit dhe të mësuarit indivudla të nxënësve nëpërmjet: promovimit të institucioneGjendja: ve efektive për arsim të mesëm dhe të » Analiza e situatës aktuale në shkollat tona lartë, avancimin e procesit mësimor për arsim të mesëm tregon se ende janë dhe të mësuarit, sigurimin e cilësisë së prezente dobësitë të cilat e apmundësojnë atë të kualifikohet si "shkollë sipas masës mësimit dhe kontrolli i tij, lidhja e arsë nxënësit". simit formal, joformal dhe informal, si dhe promovimi i konceptit për mësim të » Cilësia e mësimit nuk siguron shkallë të mjaftueshme të miratimit të diturive të përherpërjetshëm. shme dhe të zbatueshme, ndërsa roli eduka-

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

a) promovimi i shkollave efektive për arsim të mesëm

Në bazë të treguesve të cekur të situatës së tanishme, angazhimi i Programit për zhvillim të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë është: Vendosja i strandardeve për shko llë cilësore, që nënkupton shkollë të sigurtë në rrethimin stimulativ, e cila ofron mësim për arritje akademike në nivele më të larta arsimore, ose u mundëson dëshminë e diturive profesionale dhe ngitjen e shkathtësive për inkuadrim kompetent në procesin e punës. Standardet e vendosura nuk e pengojnë lirinë e drejtorive të shkollave për ndërtimin e strategjisë personale për arritjen e tyre. Përcaktimet strategjike të shkollave do të inkorporohen në planet zhvillimore, të

tiv i shkollës është margjinalizuar, që tërheq prezencën e shpeshtuar të sjelljeve asociale dhe joetike te nxënësit, si dhe shkalla e lartë e sjelljes rrezike (konsumimi i alkoolit dhe substancave psikotrope). » Shkollat dhe rrethimi i tyre i drejtëpërdrejtë nuk paraqesin vend të mjaftueshëm të sigurtë për rritje të papenguar të adoleshentëve, të cilët kalojnë nëpër periudhë shumë sensitive të zhvillimit socio-ekonomik. » Lidhja me bashkësinë lokale është e dobët ose kurrfare, e nuk lejohet as bashkëpunimi me prindërit edhe krahas inkuadrimit të tyre formal në organet adekuate në shkollë. » Shkollat disponojnë me plane dhe programe zhvillimore ose ato nuk i janë të njohura shfrytëzuesve të shërbimeve arsimore, që e vështirëson vendimin gjatë zgjedhjes së shkolllës për arsim të mesëm. » Roli i shërbimeve profesionale në shkollat për arsim të mesëm është devalvuar për shkak të përfaqësimit të dobët të profileve të ndryshme profesionale (pedagogë, psikologë, sociologë), për çka puna e përgjithshme më shpesh i lihet një personi profesionist, i cili jo shpesh i lë prapa obligimet e veta për shkak të angazhimit me aktivitete jashtë fushës profesionale.

175

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

cilat do të përmbajnë misionin, vizionin, qëllimet, vlerat dhe hapat operative për realizimin e planeve. Në përpilimin e planeve zhvillimore të shkollave do të inkuadrohen edhe prindërit dhe përfaqësuesit relevantë të vetëqeverisjes lokale. Planet strategjike do të jenë transparente për shfrytëzuesit e shërbimeve. Shkolla të krijojë klimë për fitimin e kulturës së jetesës, që do të thotë nxitjen e entuziazmit për arsim dhe të mësuarit e përjetshëm nëpërmjet identifikimit dhe plotësimit të nevojave dhe interesave të të rinjve, por edhe plasimin e vlerave universale dhe përfitimeve civilizuese. Bashkëpunimi i shkollës me bashkësinë lokale, me çka bashkësia e shpreh interesimin e vet dhe i jep përkrahje arsimit cilësor. Të dy palët e involvuara do të kenë përfitime nga bashkëpunimi. Shkolla do të mund të realizojë një pjesë nga përmbajtjet arsimore jashtë ndërtesës së shkollës, në institucione dhe firma, të cilat mund të sigurojnë realizimin e punës praktike në kushte reale. Ky lloj i bashkëpunimit është veçanërisht i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe të artit. Nga ana tjetër, sinqeriteti i bashkësisë lokale kontribuon për promovimin personal dhe afirmimin te anëtarët e saj. Ndërtimi i indikatorëve për efikasitet të institucioneve për arsim të mesëm dhe pas të mesëm. Duke i njohur indikatorët relevantë, institucionet arsimore do të kenë udhërrëfyes në ndërtimin e strategjisë për zhvillim, e njëherit do të mundësojë kontroll të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë së punës.

b) Avancimi i procesit mësimor dhe të mësuarit

Në dekadën e fundit në Republikën e Maqedonisë realizohen shumë projekte, të cilat janë në funksion të ndërhyrjeve reformuese në gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale. Qëllimi i tyre është modernizimi i arsimit nëpërmjet paisjes së shkollave me mjete bashkëkohore mësimore, trajnimin e arsimtarëve për udhëheqjen e mësimit aktiv me teknika bashkëkohore arsimore dhe me përdorimin e teknologjisë informativo-komunikuese, si dhe zbatimin e modeleve të vlerësimit të vazhdueshëm dhe vetëvlerësimin e nxënësve. Por, përvojat treguan se pas përfundimit të fazës së projektit, problem serioz paraqet qëndrueshmëria e inovacioneve dhe inkorporimi i tyre spontan në procesin mësimor. Përveç plogështisë dhe rrezistencës ndaj ndryshimeve, të cilat janë prezente te disa arsimtarë, me siguri një nga shkaqet për situatën e këtillë është edhe jokoordinimi në aktivitete të ndryshme projektesh, që kontribuon për ekzistimin e disonancës konjuktive te arsimtarët. Me qëllim që të tejkalohen dobësitë e evidentuara në projeksionet programore dhe praktikës mësimore në arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë, Programi për zhvillim të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm angazhohet për

176

avancimin e procesit mësimor dhe të mësuarit nëpërmjet: Revidimit të periodik të planeve arsimore dhe programeve në arsimin e gjimnazeve dhe arsimin e mesëm profesional dhe vendosjen e balancit optimal të diturive teorike dhe shkathtësive praktike; Koordinimin e aktiviteteve të ndryshme në projekte dhe inkorporimin e tyre në sistemin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm; Aplikimin e teknikave të procesit mësimor dhe të mësuarit, të cilat nxisin të meduarit kreativ dhe kritik te nxënësit, si dhe zhvillimin e shkathtësive sociale; Përdorimin e librave shkollorë, doracakëve dhe mjeteve të tjera ndihmëse për arsimtarët dhe nxënësit, të cilët do t'i plotësojnë kriteriumet e cilësisë në kuptimin përmbajtësor dhe didaktik; Shfrytëzimin e modeleve bashkëkohore dhe objektive në vlerësimin e nxënësve; Përmbajtjen ndaj standardeve për vlerësimin e arritjeve të nxënësve; Kontrollin e përforcuar të cilësisë së mësimit me vendosjen e kriteriumeve adekuate;

Gjendja: » Sot gjatë mësimit ende dominojnë qasjet tradicionale të mësimit, të cilat janë bazuar në dituritë e akumulata fotografike. Si pasojë e aktivimit të pamjaftueshëm të nxënësve në orë është e angazhimi i shtuar jashtë mësimit në zotërimin e përmbajtjeve, me çka u uzurpohet koha e lirë dhe nxitë zhvillim të ndjenjave negative ndaj shkollës dhe prezencës në orë. » Mungesa nga libra modern shkollor dhe paisje tjera mësimore i lë arsimtarët në situatë të improvizojnë ose t'ju prezentojë nxënësve informata të vjetra. » Rezultatet nga hulumtimi i zbatuar pas vendosjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Planit mësimor dhe programeve mësimore për arsimin gjimnazial në vitin shkollor 2001/2002 tregon për një varg dobësish. Të gjitha subjektet e involvuara në zbatimin (nxënësit, arsimtarët, drejtorët, kooridnatorët, prindërit) u pajtuan se arsimi i reformuar gjimnazial është konceptualisht i definuar i paqartë, i stërdimensionuar për nga përmbajtja dhe koha (numri i madh i lëndëve dhe orëve mësimore), për çka u paraqitën vështirësi organizative dhe ndjenja e barrës te të gjithë nxënësit në procesin mësimor. Problemet e identifikuara e dhanë drejtimin për intervenime në Planin mësimor dhe programet mësimore në kuptim të shkarkimit të tyre, por edhe e inicuan problemin e tepricës së kuadrit mësimor. » Kuadri mësimor nuk është i përgatitur metodikisht dhe didaktikisht për realizimin e programeve të reja mësimore, veçanërisht të atyre nga fusha e lëndëve të obligueshme zgjedhore.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

c) Sistemi për sigurimin e cilësisë së arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Një nga anët më të dobëta të praktikës së deritanishme arsimore është mungesa e sistemit të kontrollit të cilësisë së shërbimeve arsimore, si dhe mungesa e personave profesionalë, të cilët do ta kryenin këtë kontroll.

Gjendja: » Mungesa e sistemit për kontroll të cilësisë së shërbimeve arsimore, si dhe mungesa e personave profesionel të cilët do ta kryenin këtë kontroll.

177

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Ky segment nga procesi arsimor është veçanërisht i potencuar në vendet me sisteme të zhvilluara arsimore, të cilat kanë të vendosura standarde të qarta të definuara për cilësi. Shkalla e plotësimit të standardeve vlerësohet me ndihmë të indikatorëve objektivë dhe të matshëm. Ata shërbejnë si bazë për vlerësim dhe vetëvlerësim të praktikës edukativo-arsimore, si dhe për liçencimin dhe çertifikimin e institucioneve dhe kuadrove. Sipas Programit për zhvillim të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë, kontrolli i cilësisë së shërbimeve arsimore të shkollave të mesme do të sigurohen nëpërmjet formimit të organeve shtetërore, të cilat do ta kryejnë këtë funksion: Inspektoriati Shtetëror Arsimor, Enti për Shkollim i Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Shtetërore për Provime. Në pajtim me rregullativën ligjore, kontrolli do të realizohet edhe në nivel lokal, nëpërmjet institucioneve arsimore dhe vetëqeverisjes lokale. Secili institucion shtetëror ose privat, i cili merret me arsimin e mesëm ose të lartë, duhet t'i plotësojë tri lloje të standardeve: 1. për zbatimin e programit efikas dhe cilësor arsimor; 2. për cilësi të kuadrit edukativo-arsimor dhe 3. për arritjet e nxënësve. Cilësia dhe efikasiteti i programit arsimor duhet të realizohet nëpërmjet: programeve mësimore në të cilat janë inkorporuar idetë bashkëkohore shkencore dhe teknike; zbatimit të metodave aktive të të mësuarit dhe procesit mësimor, të cilat sigurojnë dituri të përhershme dhe të zbatuehsme; aftësimit të nxënësve me arsim të kryer të mesëm dhe të lartë për themelimin dhe udhëheqjen e ndërmarrjes personale; participimit të punëdhënësve dhe të prindërve në propozimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të planeve dhe programeve të ekzistuese mësimore; caktimi i regjistrit të standardeve me profesione për arsimim dhe trajnim profesional; ekspertiza e cilësisë së shoqatave tregtare dhe zejtarëve te të cilët do të kryhet trajnimi profesional i nxënësve. Cilësia e kuadrit edukativo-arsimor duhet të realizohet nëpërmjet: zhvillimit të vazhdueshëm profesional të arsimtarëve me forma të ndryshme të mbitrajnimit, të organizuara nga institucione shtetërore arsimore, organizata joqeveritare ose shoqata sindikale; mbitrajnimit profesional-didaktik i trajnuesve nga ndërmarrjet; akreditimi i institucioneve të cilat organizojnë trajnim të arsimtarëve-instruktorëve. Aplikimi i standardeve për arritjet e nxënësve është kërkesë, e cila është e determinuar nga tendenca për decentralizim të arsimit të mesëm dhe mun-

178

gesa aktuale nga matësit e unifikuar për vlerësimin e diturive dhe shkathtësive të nxënësve, që kontribuon të ekzistojnë dallime të mëdha mes komunave, por edhe mes arsimtarëve në kuadër të shkollës së njëjtë. Nënsistemi për arsim të mesëm dhe të lartë në vendet e zhvilluara njeh mënyra të ndryshme të kontrollit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve, të cilët mund të sjellin dy mënyra themelore dhe kombinim të tyre. Dy mënyrat themelore të konotrollit dhe vlerësimit të nxënësve, të cilët duhet të jenë prezente në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm janë: kontrolli dhe vlerësimi i brendshëm, i cili realizohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë procesit arsimor, nëpërmjet interaksionit të drejtëpërdrejtë të arsimtarëve me nxënësit. Qëllimi i këtij lloji të kontrollit dhe vlerësimit duhet të jetë orientimi i arsimtarit kah planifikimi i ardhshëm i procesit mësimor në pajtim me nevojat e secilit nxënës dhe vëzhgimi i avancimit të secilit nxënës. Gjatë kësaj, kontrolli është bazë e vlerësimit, ndërsa vlerësimi është epilog i natyrshëm i kontrollit. Nëse kontrolli i arritjeve të nxënësve përfundon pa vlerësimin e tyre, atëherë vetëm kontrolli nuk ka kurrfarë kuptimi. Kontrolli nuk do të thotë se gjithnjë përfundon me vlerësim zyrtar, por vetëm me vlerësim pasues- formativ, qëllimi i të cilit është të tregohet se sa është shmangja nga pritjet dhe të inicohen aktivitete për korigjime të mundshme. Mënyrën e kontrollit të arritjeve e cakton arsimtari, duke i respektuar programet arsimore. kontrolli dhe vlerësimi i jashtëm, i cili duhet të realizohet në intervale të caktuara kohore, sipas rregullës, në fund të fazave të ndryshme të arsimit të mesëm (gjatë regjistrimit në shkollën e mesme, një herë në vit, gjatë zgjedhjes së drejtimit etj.), ndërsa rregullisht në fund të shkollimit të mesëm. Institucionet, të cilat do t'i konceptojnë, zhvillojnë, organizojnë, zbatojnë, drejtojnë, vëzhgojnë dhe kontrollojnë të gjitha aktivitetet për kontroll të jashtëm, nënkuptojnë parashtrimin e shumë pyetjeve dhe shqyrtimin sistemor të implikimeve (operative) të vlerave dhe praktikave. Çështjet për të cilat duhet të mendohet gjatë koncipimit të sistemit të mirë të kontrolleve të jashtme janë: » karakteristikat e kontrolleve të jashtme; » funksionet e kontrolleve të jashtme; » rëndësia e kontrolleve të jashtme; » informata kthyese në shkollës; » përdorimi i rezultateve si indikatorë për efikasitetin e shkollës; » menaxhimi me kontrollet e jashtme dhe financimi i tyre. Do të thotë, format e vendosura të vlerësimit të jashtëm do të kërkojnë standarde të definuara në mënyrë të qartë për arritjet e nxënësve, të cilat duhet të jenë transparente dhe të arritshme për të gjithë ata që japin dhe shfrytëzojnë shërbime arsimore.

179

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

ç) Lidhshmëria e arsimit formal, joformal dhe informal

Në nënsitemin bashkëkohor të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, nevojitet prezenca e tre kategorive e të mësuarit: të mësuarit formal, i cili realizohet në institucionet për arsim të mesëm dhe të lartë dhe përfundon me marrjen e diplomës së pranuar dhe kualifikimeve; të mësuarit joformal, i cili realizohet jashtë nga ky nënsitem i arsimit dhe në fund nuk siguron çertifikata formale; të mësuarit informal (të mësuarit e përditshëm), i cili paraqet ndjekjen e natyrshëm të jetës së përditshme. Shkaqet për ekzistimin e arsimit joformal, kanë të bëjnë me dy nevoja kryesore të shoqërisë bashkëkohore. E para, ka të bëjë me përgatitjen e suksesshme të të punësuarve për punësim dhe të punësuarve për ruajtjen e vendit të punës ose avancimit. Nevoja e dytë, është me rëndësi universale, karakteristike për shoqëritë, të cilat zhvillimin e tyre të përgjithshëm e bazojnë në zhvillimin shkencoro-teknologjik dhe plotësimin e nevojave për secilin individ për cilësi më të madhe në punë dhe në jetë. Sistemi ekzistues i arsimit formal jep arsimim të përgjithshëm dhe profesional të profileve, që është bazë për kryerjen e detyrave të punës në një ose më shumë profesione të afërme. Janë përfshirë gjeneratat e reja, me qëllim që të përgatiten për jetë dhe punë. Do të thotë, arsimi formal duhet të jetë arsimim themelor, i përgjithshëm dhe profesional, i cili para se të punësohen, dhe më vonë, gjatë aktivitetit profesional, duhet të konkretizohet ose plotësohet me përmbajtje, të cilat janë të harmonizuara me kërkesat aktuale të tregut të punës. Diploma nga arsimi formal është e mjaftueshme për kandidimin në vende të caktuara pune. Për inkuadrimin në procesin e punës, e më vonë, gjatë punës, duhet të ketë plotësime të diturive të marra të përgjithshme dhe profesionale, vëllimi dhe përmbajtja e të cilit varen nga kërkesat dhe kushtet konkrete të punës. Nevojat nga arsimi joformal kanë të bëjnë me: aftësimin e personave, të cilët nuk kanë profesion ose janë pa punë, me ndërlikueshmëri të vogël në fusha të caktuara; aftësimin e të papunësuarve me shkollim fillor ose të mesëm jo të plotë, për arritjen e profesionit konkret në shkallë të caktuar; inovimin e diturisë në kuadër të po atij profesioni; rikualifikimin për profesione nga shkalla e njëjtë, më e ulët ose më e lartë e aftësisë profesionale; aftësimin e praktikantëve për punë të pavarur në profesionin ose vendin konkret të punës; specializimin për kryerjen e detyrave të punës me ndërlikueshmëri të madhe, në kaudër të profesionit të njëjtë ose profesion nga kategoria më e lartë e ndërlikueshmërisë;

180

arsimimin e kandidatëve të talentuar për punë shkencoro-hulumtuese; arsimimin e personave me nevoja të posaçme për shkak të akomodimit dhe harmonizimit të tyre për forma adekuate të punës etj. Arsimi joformal deri më tani është realizuar në kuadër të institucioneve të ndryshme: organizatat shkollore, qendrat për arsim profesional, në ndërmarrje, univeristete të punës, entet për punësim etj. Arsimi joformal nuk është përpiluar në mënyrë pedagogjike si duhet: plani, programi, teknologjia arsimore, verifikimi etj., por gjatë realizimit u lihet liri realizatorëve që vetë ta formojnë procesin arsimor. Mungesa e normave dhe standardeve të caktuara për përpunimin dhe realizimin e programit si dhe vlerësimi i çertifikatës për trajnim të përfunduar ka mundësuar improvizim në të gjitha fazat, duke filluar nga planifikimi, zgjedhja e realizatorëve dhe pjesëmarrësve, deri në kontrollin përfundimtar të aftësimit. Kjo do të tejkalohet me vendosjen e standardeve të diturisë dhe sistemin për verifikim. Arsimi formal dhe joformal nuk janë në kundërshtim, por janë të ndërlidhur dhe së bashku paraqesin një tërësi, e cila i përfshin të gjitha aspektet e arsimit të nevojshëm të shoqërisë bashkëkohore. Në pasqyrën e deritanishme tradicionale të të mësuarit, ka munguar dhe të mësuarit e përditshëm, që ka ekzistuar dhe është realizuar, por pa vlerësim. Zhvillimi i teknologjisë informative, veçanërisht komjuterëve, ka treguar se ky lloj i të mësuarit ka rëndësinë e vet. Të mësuarit e përditshëm sot bëhet rezervuar i të mësuarit dhe mund të jetë burim i inovacioneve dhe metodave bashkëkohore të të mësuarit. Duke e shpaluar këtë, nënsistemi i arsimit të mesëm dhe të lartë, do të përpiqet që të mësuarit gjatë gjithë jetës së individit ta përfshijë të mësuarit formal, joformal dhe të përditshëm.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

d) promovimi i të mësuarit të përjetshëm

Angazhimi i të mësuarit të përjetshëm është inkuadruar në të gjitha konceptet bashkëkohore për arsim, ndërsa është inicuar nga këto shkaqe: arsimi formal nuk mund të ecë në hap me risitë në shkencë dhe teknikë; diplomat e marra gjatë arsimit formal nuk kanë rëndësi universale dhe jashtëkohore, për shkak se nuk garantojnë sukses në vendin e punës dhe adaptim fleksibil ndaj kushteve të ndryshuara për punë dhe jetë; kompleksiteti i shoqërisë bashkëkohore kërkon individë të arsimuar, të cilët do të gjenden dhe në mënyrë aktive do të marrin pjesë në ndërtimin e tij, me çka do t'i mundësojnë edhe mirëqenie personale.

181

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Duke u nisur nga kjo fotografi reale, Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë, angazhohet për promovimin e konceptit për mësim të përjetshëm nëpërmjet këtyre aktiviteteve: disejnimi i procesit të mësimit, i cili nuk do të përqëndrohet vetëm në miratimin e diturisë faktografike, i cili shpesh herë vjetërsohet, por edhe në aftësimin e nxënësve për të ardhur vetë deri te informatat aktuale dhe shfrytëzimin e tyre; aplikimi i atmosferës pozitive për internacionalizimin e konceptit të të mësuarit të përjetshëm te nxënësit dhe te arsimtarët, si parakusht për zhvillim personal dhe profesional; institucionalizimi i arsimit për të rriturit, që do të mundësojë avancimin e diturisë dhe shkathtësive te të rinjtë, të cilët e kanë braktisur arsimin e mesëm, si dhe rikualifikimi i të papunësuarve (të cilët e kanë humbur vendin e punës ose gjatë kohë nuk kanë mundur të gjejnë punësim në drejtimin primar); organizimi i trajnimeve të kuadrit arsimor për shkak të përsosjes së tyre të vazhdueshme, në pajtim me trendet bashkëkohore dhe standardet arsimore; bashkëpunimi me institucionet nga sektori joqeveritar, të cilat mund të marrin një pjesë nga trajnimet për të rriturit dhe akreditimi i tyre.

4.1.3. Rritja e mundësive për participim a) Arsimi demokratik dhe i qëndrueshëm

Një nga dimensionet e rëndësishme përmbajtësore të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm është zhvillimi i vetëdijes demokratike dhe sjellja. Prandaj, në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm duhet të krijohen kushte adekuate për praktikimin e demokracisë. Me fjalë të tjera, secili sistem demokratik politik duhet të kërkojë aktivitete të shkollës, nëpërmjet të cilave do t'u ndihmojë nxënësve që të fitojnë kualifikimet themelore demokratike për përjetimin dhe avancimin e demokracisë në jetën e tyre të përditshme shkollore. Në këtë mënyrë, nxënësit nuk do ta shohin shkollën si institucion i cili është jashtë nevojave të tyre, por si institucion i tyre personal, ku do të mund ta shprehin personalitetin e tyre. Demokracia meriton të jetë rezultat-pasojë e jetës së përgjithshme shkollore, nga arsimi i padukshëm ose nga të ashtuquajturit "programe të fshehta arsimore", si dhe pjesëmarrja e nxënësve në avancimin, respektivisht në vendosjen për arsimin. Arsimi demokratik dhe i qëndrueshëm mund të realizohet në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm nëpërmjet: qasjes deri te arsimi i mesëm dhe pas i mesëm, që jep mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e të rinjve dhe të rriturve ta fitojnë arsimin e dëshiruar të përgjithshëm dhe profesional në etapa të ndryshme të jetës së tyre;

182

raportit nxënës-arsimtar, që duhet ta nxisë zhvillimin e krijimtarisë së raporteve të tyre të ndërsjella në procesin arsimor; realizimit të programit, që do të thotë aplikimi i formave të reja në organizimin e mësimit, sisteme të reja të kontrollit dhe vlerësimit, me çka do të mundësohet zvogëlimi i formave tradicionale të programeve të njëjta; raportit arsimtar-prindër, që fiton rëndësi të veçantë dhe rëndësi në hapjen e mëtejshme të arsimit të mesëm dhe të lartë të Republikës së Maqedonisë ndaj komunës dhe nevojave të saja. Prindi duhet të bëhet partner dhe bashkëpunëtor në shkollë dhe të interesohet për zhvillimin e përgjithshëm të shkollës. Në raportet e tilla të reja, roli i prindit nuk është vetëm të marrë pjesë në punën e këshillave të shkollës, por edhe në krijimin e procesit të përgjithëshëm mësimor; hapja e e shkollës ndaj mjedisit, që do të thotë reforma e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë do të orientohet nga hapja e tij, sipas nevojave, mundësive dhe specifikave drejt komunës. Shkollim demokratik dhe të qëndrueshëm në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë nuk krijon dhe zbaton vetëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ekspertët, por edhe të gjithë ata pjesëmarrës të cilët janë të interesuar dhe të inkuadruar në procesin arsimor. Gjatë kësaj, ata mund të marrin pjesë në: forcimin dhe modernizimin e nënsistemit arsimor dhe vënien e themeleve të parimeve dhe vlerave demokratike në të; forcimi i aftësisë për bashkëpunim në nivel shtetëror, institucional dhe projektues; inkuadrimi i shkollës në shkëmbimin ndërkombëtar të nxënësve të shkollave të mesme dhe arsimtarëve; realizimi i projekteve ndërkombëtare për shkak të forcimit të kapaciteteve, afirmimi i prodhimeve nga vendi dhe internacionalizimi i vlerave të proceseve globale integruese.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

b) promovimi i identitetit kulturor

Zhvillimi i identitetit personal dhe fotografisë për vehten, si proces social, duhet të fillojë në fëmijërinë e hershmen dhe të kultivohet e mbindërtohet gjatë gjithë procesit arsimor. Kuptimi i botës sociale dhe kuptimi i vetëvehtes te të rinjtë duhet të ndërtohen në mënyrë reciproke, me ndikim dhe kufizim të ndërsjellë. Në institucionet për shkollim të mesëm dhe të lartë është e nevojshme që të krijohet arsimim, ku në fokusin e tij do ta ketë individin, zhvillimin e tij të papenguar, zhvillimin për identitetin e tij individual dhe kulturor, i definuar në ambient të rrethimit multikulturor dhe që gjendet në kontekstin global nacional.

183

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në vend që të krijohen dhe kultivohen kushte për jetë njëri afër tjetrit, grupet e ndryshme kulturore duhet të nxiten gjatë arsimit të mesëm dhe pas të mesëm të njohjes dhe respektimit të ndërsjellë, por jo edhe kultivimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo në institucionet për shkollim të mesëm dhe pas të mesëm do të mund të arrihet nëpërmjet: Participimit në kultivimin dhe mbrojtjen e dallimeve kulturore te të rinjtë, nga ana e të gjitha subjekteve të institucioneve arsimore; Kultivimin e qasjes pozitive ndaj dallimeve (kulturore, etnike, nacionale etj.) të personalitetit nëpërmjet aktiviteteve të njohjes, kuptimit dhe respektimit të dallimeve; Krijimin e kushteve për ekzistencë dhe manifestimin e dallimeve të personalitetit; Participimin në manifestimin dhe promovimin e prezencës së multikulturës; inicimin dhe kultivimin e raporteve të bashkëpunimit. Faktor i rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit social në procesin arsimor është krijimi i kushteve dhe ofrimi i ndihmës në ndërtimin e ndjenjës së identitetit grupor te të rinjtë, i cili paraqet kontribut të përhershëm ndaj zhvillimit të tyre demokratik dhe krijimit të klimës në institucionet arsimore për interaksion të ndërsjellë, si dhe definimit të përbashkët i parametrave kulturor. c) Krijimi i kushteve për aktivitet vullnetar Që të arrihet zhvillimi në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm, si nënsistem i sistemit arsimor, është e nevojshme vendosja dhe mirëmbajtja e parimit të arsimit të përjetshëm, për shkak të dy arsyeve kryesore dhe atë: Evropa zhvillohet dhe ecë drejt shoqërisë dhe ekonomisë të cilat bazohen në: dituri dhe mësim; qasje në teknikën dhe dituritë informative bashkëkohore; motivimi dhe shkathtësitë të cilat bëhen çelës për forcimin e konkurrencës evropiane dhe përmirësimi i punësimit dhe adaptimi i fuqisë së punës. Sot jetohet në një botë të ndërlikuar shoqërore dhe politike dhe individët më shumë se kurdoqoftë dëshirojnë ta planifikojnë jetën e tyre, në mënyrë aktive kontribuojnë në shoqëri, të mësojnë, të jetojnë bashkë me dallimet kulturore, etnike dhe gjuhësore. Këto dy shkaqe në mënyrë të drejtëpërdrejtë veçojnë detyrë të rëndësishme të arsimit të përjetshëm, e me këtë krijohen kushte për participim të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në promovimin e qytetarëve aktiv. Kur bëhet fjalë për qytetarë aktivë do të thotë: nëse edhe si qytetarët mund të marrin pjesë në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike, gjatë kësaj

184

cilat janë mundësitë dhe rreziqet me të cilat përballen dhe cila është pjesëmarrja e tyre si anëtar i shoqërisë. Nxënësit nëpërmjet arsimit të mesëm dhe pas të mesëm duhet: të përsosen në miratimin e vendimeve për jetën personale, si dhe të bëhen të aftësohen për të ndikuar tek rrethi i tyre i drejtëpërdrejtë; ta zhvillojnë aftësinë e tyre që të veprojnë në mënyrë kompetente tek aktivitetet; të aftësohen për vlerësimin e mundësive të tyre kur veprojnë të pavarur ose në grup; të zhvillojnë komponentën-entuziazëm dhe inkuadrimin e nxënësve. Nuk është e mjaftueshme që të kenë dituri të dobishme për fushën ku punohet, nëse mungon entuziazmi ose dëshira që të përdoret kjo dituri. Gjatë kësaj, motivimi duhet të mbrohet dhe të kultivohet nga nxënësit, të cilët përpiqen t'i përcjellin dituritë e tyre nëpërmjet aktiviteteve. Do të thotë, nëpërmjet arsimit duhet t'u ndihmohet të rinjve që të bëhen të vetëdijshëm dhe në mënyrë aktive të inkuadrohen në jetën qytetare. Arsimi mund ta arrijë këtë qëllim nëpërmjet përpilimit programor të tre fushave për punë: dhënia e diturive, aftësimi për mësim dhe zgjidhja e problemeve; zhvillimi i aftësive për vlerësimin e lidhjeve politike, kulturore dhe ekonomike; përgatitja për pjesëmarrje aktive në mjedisin social. Programet sistemore, intensive dhe ekstenzive arsimore do të participojnë në përvehtësimin e njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe shkathtësive, atëherë kur këto programe do të fillojnë: ta nxisin interaksionin në mes të nxënësve në klasë; të vendosin përmbajtje që inkuadrojnë trajtim adekuat për çështjet publike; të kërkojnë inkuadrimin e personave me përvojë nga jashtë për zgjerimin e diskutimeve dhe aktiviteteve në orët për punë me paralelet; të entuziazmohen nga drejtoria e shkollës dhe nga udhëheqësitë tjera arsimore; ta inicojnë nevojën nga përsosja e vazhdueshme e kuadrit. Kjo në mënyrë të natyrshme ndikon mbi rolin aktual të arsimtarit. Arsimtari duhet të jetë në pozitë që ta plotësojë rolin si këshilltar, e më shumë, të jetë në sistuatë nga përvoja dhe talenti i tij personal, që t`i shohë problemet e të sotmes nga aspekti interdisiplinar. Kjo do të jetë nxitja kryesore për trajnimin e arsimtarëve në të ardhmen (si gjatë shkollimit, ashtu edhe në edukimin e vazhduar pas punësimit).

III

185

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

t`i kushtojnë vëmëndje të madhe formave dhe aktiviteteve me karakter multikulturor, prej të cilave pritet promovimi i kohezionit social dhe shoqërimi; ta përkrahin multikulturalizmin dhe shkëmbimin mes kulturave; ta mbrojnë organizatën dhe realizimin e aktiviteteve qytetare; të miratojnë rregullativë adekuate për këtë lloj të aktivitetit, me çka do të mundësohet pengimi i anomalive, të cilat mund të paraqiten në nivel komunal.

ç) Socializimi politik

Në kuadër të Programit për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, mes tjerash, është e domosdoshme që të fillojnë aktivitete adekuate, të cilat do të shkojnë drejt zhvillimit social të çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë dhe aftësimi për veprim për arritjen e qëllimeve për jetë më të mirë, pa dallim të përkatësisë së tij religjioze, etnike ose nacionale, dhe e gjithë kjo do të thotë socializim politik i secilit person. Gjatë participimit të socializimit në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm duhet të vazhdohet me aftësimin për: të rinjtë duhet kuptuar, gjegjësisht zhvillimi i komponentës për idenë e mendimeve dhe ndjenjave të të tjerëve; bashkëpunimi social dhe komunikimi, interaksioni nxënës-nxënës, nxënësarsimtar; formimi i shoqërisë me moshatarët, si dhe përzierja e moshave dhe vlerave të mësimit të nxënësit nga nxënësi. Në këtë drejtim, është e nevojshme që të ndërmerren intervenime, të cilat do të mundësojnë mobilizim social të nxënësve në institucionet për arsim të mesëm dhe pas të mesëm, dhe atë: socializimi të mundësojë transferimin me plan, të kanalizuar dhe të kontrolluar të vlerave të caktuara, në atmosferë të komunikimit të hapur. Në atë rast mund të pritet që të zhvillohet interaksion i sinqertë, i cili do të kontribuojë për ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Miqësia mbetet raport më racional, nëse janë prezente vlera të përbashkëta, interese të ngjashme, sjellje dhe qëndrime, në shkollë dhe aktivitete shkollore; socializimi duhet të jetë një ndër kriteriumet themelore për: librat shkollorë, literaturën plotësuese ­ e cila është në funksion të vlerave të cilat mungojnë në librat shkollorë dhe mjetet plotësuese të shfrytëzuara për plasimin e vlerave (ilustrime, diskutime, praktikë); zbatimi i aktiviteteve nëpërmjet metodologjisë së re për punë, e cila garanton politikë të suksesshme socializimi të pjesëmarrësve në procesin arsimor;

186

trajnim i vazhdueshëm i kuadrit arsimor për realizimin e lidhjes mes njohurive teorike të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e tij në praktikën konkrete shoqërore.

Sostojba: » klasën e VIII e kanë përfunduar 30.095 nxënës, prej të cilëve në vitin I janë regjistruar 25.999 nxënës, që do të thotë 4096 nxënës (13.61%) nuk kanë vazhduar në arsimin e mesëm;

viti

I të regjistruar e kanë braktisur shkollën gjatë vitit 2002/03 që përsërisin [ % ] II III IV 25 999 24 080 23 585 18 862

d) pengimi i eksluzionit

Eksluzioni, si dukuri e mosinkuadrimit dhe braktisjes së procesit arsimor të grupeve të caktuara të nxënësve, dëshmohet me analizën e bërë për vitin shkollor 2003/2004, gjatë regjistrimit të nxënësve nga arsimi fillor në të mesëm, si dhe braktisja e tyre gjatë arsimit të mesëm për çdo vit. Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë, ka për qëllim zvogëlimin e eskluzionit të grupeve të caktuara të nxënësve, që është rezultat i krizës sociale dhe ekonomike. Për eskluzionin me rëndësi të madhe është relacioni me inkluzionin. Arsimi inkluziv, si komponentë integrale e arsimit të përgjithshëm arsimor, përfshin zhvillimin e praktikës ku është prezent respektimi i dallimeve, që do të reflektohet me reduktimin e ekskluzionit.

III

484

221

105

89

1,86% 0,92% 0,45% 0,47%

» Rinia sa shkon e më shumë është përjashtuar nga proceset dhe format shoqërore të participimit aktiv, për shkak të moszhvillimit të formave specifike të organizimit social, por edhe mungesa e vetëiniciativës. » Në Republikën e Maqedonisë ende janë të kufizuara dhe jo aq të popullarizuara aktivitetet, të cilat mund t'i ofrojë sektori joqeveritar në këtë sferë. » Përkundër numrit të madh të organizatave joqeveritare dhe numrit të madh të projekteve të cilat ato i realizojnë, ky lloj i shoqërimit të rinjve nuk është në korelacion me përmbajtjet të cilat ofrohen gjatë arsimit; » Sfera e vetme të cilën të rinjtë e llogarisin si të hapur është angazhimi politik (rinia partiake, politizimi i organizatave rinore etj.) » Dekada e romëve-filloi realizimi i projekteve me qëllim që të rritet numri i fëmive të përkatësisë rome në sistemin arsimor.

Me Programin për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm planifikohet: afirmimi i angazhimit social, si vlerë nëpër përmbajtjet e procesit mësimor; afirmimi dhe njohja me sektorin civil dhe mundësitë, të cilat i ofrojnë organizatat joqeveritare nëpër procesin e arsimit; praktika e obliguar në sektorin joqeveritar gjatë arsimit dhe mbindërtimit arsimor; stimulimi i organizimit social;

187

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

depolitizimi i formave ekzistuese të organizimit të të rinjve dhe orientimi i tyre drejt vlerave në pajtim me moshën dhe karakterin e grupit; stimulimi i punës vullnetare në mënyrë që nuk do të kuptohet si keqpërdorim, por si mekanizëm për kontributin dhe përmirësimin e gjendjeve në bashkësinë më të gjerë; inicimi i projekteve adekuate në të cilat të rinjtë në sistemin arsimor, si dhe rinia e papunësuar, do të jenë partnerë të organizatave joqeveritare, e jo objekt për vëzhgim; stimulimi i participimit të nxënësve të shkollave të mesme në gjithë procesin arsimor, gjetja e formave adekuate për pjesëmarrjen e tyre aktive në miratimin e vendimeve të rëndësishme për shkollimin e tyre, pjesëmarrjen në vlerësimin e përmbajtjeve mësimore dhe kuadrit mësimor duhet të bëhen pjesë e zgjidhjeve të drejta të ardhshme; pasurimi i të rinjve dhe të rriturve me dituri dhe aftësi për avancimin dhe strukuimin e jetës së tyre; bashkëpunimi mes sektorit publik dhe organizatave joqeveritare dhe vullnetare, si dhe rritja e numrit të të rinjve të përfshirë me punën aktive vullnetare me sektorin formal dhe joformal në të ardhmen; gjetja e procedurave adekuate për zbulimin e ekskluzionit, e cila paraqitet gjatë kalimit nga arsimi më i ulët në më të lartë dhe gjatë kalimit nga arsimi në punë, si dhe procedura për pengimin e saj; trajnimi i kuadrit mësimor për pengimin e ekskluzionit; marrja e masave për rritjen e mundësive për të gjithë grupet e rritura, pa dallim të gjinisë, pozitës sociale, gjendjes shëndetësore dhe përkatësisë etnike, për inkuadrimin në kuadër të aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive.

4.1.4. Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm a) Lidhshmëria e arsimit me tregun e punës

Nga gjendja e përgjithshme mund të sillet përfundim se arsimimi i kuadrove dhe zhvillimi ekonomik janë në korelacion të drejtëpërdrejtë. Prandaj po aktualizohen qëllimet e procesit arsimor, të cilat janë në korelacion me nevojat që i imponon jeta e përditshme, puna dhe tregu i punës. Nënsistemi i arsimit të mesëm dhe të mesëm për të rritur në Republikën e Maqedonisë, duhet të zhvillohet në pajtim me nevojat dhe intereset e zhvillimit ekonomik. Fazat e zhvillimit dhe marrëdhëniet popullatë-ekonomi duhet të ndiqen nga ana e arsimit të mesëm dhe të mesëm për të rritur, i cili duhet të tregojë fleksibilitet të madh në aftësimin e vet ndaj nevojave për zhvillim, të cilat njëkohësisht i nevojiten edhe fuqisë së punës,

188

e cila konkurron për punësim në ekonomi, e rastet e saja për inkuadrim në proceset prodhuese jashtëzakonisht do të varen nga njohuritë dhe aftësia e tyre. Në pajtim me këtë, arsimi i mesëm dhe pas i mesëm duhet të mundësojë: plotësimin e kërkesave të ekonomisë nga aspekti i aftësimit të punëtorëve për fitimin e diturive të reja, aftë- Gjendja: sive dhe shkathtësive; » Periudha e tranzicionit shkaktoi dridhje të mënyra të reja të lidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe krijimin e lidhjeve fleskibile; përsosja e mëtejshme e planeve dhe programeve arsimore, e kjo do të thoshte edhe modernizimin e organizatës; përpilimin e programeve të reja, kurseve; definimin e trajnimeve praktike në një lloj tjetër; vendosjen e barazapeshës mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional; krijimi i kushteve për përsosje të vazhdueshme profesionale të arsimtarëve. sigurimi i kushteve për marrjen e çertifikatave, diplomave dhe kualifikimeve të harmonizuara me standardet evropiane; racionalizimi dhe harmonizimi i rrjetit të institucioneve arsimore për shkollim të mesëm dhe të mesëm për të rritur me nevojat e ekonomisë, tregut të punës dhe politikës së punësimit; zhvillimi i sistemit të standardeve për: institucione arsimore, arsimtarët dhe programet për shkollim; sigurimi i cilësisë së arsimit dhe vëzhgimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i rezultateve, si të nxënësve dhe arsimtarëve, ashtu edhe të shkollës në përgjithësi;

theksuara në planin ekonomik dhe dukuri të papunësisë masive. Ajo që ishte brengosëse ishte përfaqësimi i të papunëve te të rinjtë. Nga numri i përgjithshëm i të papunëve pjesëmarrja e popullatës deri më 30 vjetë në vitin 2003 ishte 47,01%. Situata e këtillë është tregues për nevojën nga ndryshime të shpejta dhe themelore. Por, këto ndryshime sot duhet të ndiqen edhe me ndryshime adekuate në sferën e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm dhe trajnimin. » Një nga shkaqet më serioze të papunësisë është vazhdimi i arsimit pas klasës së tetë dhe përsëritja e vitit e nxënësve gjatë shkollimit të tyre të mesëm. Kjo popullatë, për shembull në vitin shkollor 2002/2003 ka qenë 15%, që paraqiste ndikim plotësues mbi rritjen e numrit të papunëve. Gjatë kësaj, nëse dihet se ekonomia moderne edhe më shumë po karaketrizohet me intelektualizimin e profesionit dhe punës, atëherë fati i popullatës e cila ka e braktisur arsimin e mesëm, nga më parë është e dënuar në papunësi afatgjate.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Gjendja: » Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave të mesme në vitin shkollor 2003/2004, 40,24% kanë qenë të inkuadruar në arsimin gjimnazial, derisa 58,82% kanë qenë të inkuadruar në arsimin profesional dhe 0,95% në arsimin artistik. Nga shkollat e mesme profesionale, më atraktivet janë shkolla e mesme e mjekësisë (13,19% nga numri i përgjithshëm i nxënësve të shkoll-ave të mesme) dhe drejtimi ekonomiko-juridik (17,89% nga numri i përgjithshëm i nënësve në shkollat e mesme). Gjatë kësaj ky trend nuk vazhdon në arsimin e lartë. Në arsimin e lartë shkollor më atraktive janë shkencat shoqërore (68,17% në vitin 2003/2004), derisa shknecat natyrore janë më pak atraktive (28,20%).

189

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

sigurimi më i mirë i depërtimit vertikale dhe horizontale të nxënësve në kuadër të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm dhe jashtë tij. Që arsimi i mesëm dhe pas i mesëm në Republikën e Maqedonisë të mund ta mundësojë këtë, është e nevojshme që ta ndjekë: lëvizjen e punësimit dhe strukturën e popullatës, si burim i fuqisë së punës nga të gjitha fushat, por edhe si element për aftësimin e procesit arsimor dhe të mësuarit gjatë punës; korelacioni mes zhvillimit tekniko-teknologjik dhe nevojat kadrovike të vendit, si dhe nevoja nga transformimi i fuqisë së punës dhe popullatës nën ndikimin e zhvillimit ekonomik dhe procesi tekniko-teknologjik; format dhe metodat e shfrytëzimit racional të potencialeve njerzore që janë në disponim me të gjitha karakteristikat, veçanërisht ato cilësore, të cilat janë bazë të zhvillimit më të shpejtë dhe gjetja e materialeve adekuate stimulative dhe trajtimi shoqëror i kuadrove profesionale; nevojat kadrovike të shoqërisë, në nivel ndërkomunal dhe komunal dhe rikualifikimi e riorientimi në kohë në pajtim me nevojat nga ndryshimet teknologjike; zgjedhja e formave për aftësimin e kuadrove, në pajtim me nevojat e tregut të punës; zhvillimi i kuadrove personal dhe angazhimi i tyre në të gjitha fazat e zhvillimit; aplikimi i bazës dokumentuese për vëzhgimin e kuadrove dhe ndryshimeve te ata. Gjatë kësaj do të ketë angazhime nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve përkatëse në Republikën e Maqedonisë në gjetjen e indikatorëve adekuat që të përcillen dukuritë dhe të propozohen zgjidhje për zhvillimin e mëtejshëm të nënsistemit shkollor për arsim të mesëm dhe pas të mesëm. Si indikatorë më të rëndësishëm për lidhshmërinë e arsimit të mesëm dhe të mesëm për të rritur me tregun e punës në Republikën e Maqedonisë mund të veçohen disa,të cilët zbatohen në shumë vende, si: madhësia optimale e institucioneve arsimore, nënëkupton përcaktimin e madhësisë së shkollave, të cilat do të mundësojnë proces racional dhe efikas arsimor nga të gjitha aspektet; numri i arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve që do ta realizojnë procesin mësimor caktohen sipas kriteriumeve të dhëna më parë; përcaktimi i kohëzgjatjes mesatare të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, që angazhohen për afat më të shkurtë t'i aftësojë të rinjtë dhe të rriturit për profesionet e tyre të ardhshme;

190

harmonizimi programor i përmbajtjeve nga planet dhe programet arsimore me kërkesat bashkëokohore të ekonomisë dhe veprimtarive tjera, nënkupton vendosjen e arritjeve më të mëdha botërore në të gjitha fushat shkencore dhe harmonizimin e përmbajtjeve sipas shkallës së arsimit, etj.; investime në arsim, pa të cilat nuk mund të modernizohet dhe t'i ndjekë arritjet botërore në të gjitha fushat shkencore. zhvillimi dhe harmonizimi i rrjetit të institucioneve arsimore për shkollim të mesëm dhe pas të mesëm, me strukturën e ekonomisë në nivel ndërkomunal dhe komunal. III planifikimi i profesioneve dhe kornizës së kualifikimeve, sipas zhvillueshmërisë ekonomike dhe strukturës ekonomike dhe ngjashëm.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Në suksesin dhe cilësinë e sistemit arsimor ndikojnë edhe faktorë të tjerë të shumtë, siç është teknologjia arsimore, statusi material i nxënësve, materiali, procesi social dhe arsimor i prindërve, traditat etj.

b) Integrimi në Unionin Evropian nëpërmjet tregut të punës

Gjenerata e re, e cila sot arsimohet, hynë në një botë e cila përjeton ndryshime në të gjitha sferat e saja: ekonomi, kulturë, shkencë, teknologji, marrëdhënie shoqërore. Që t'u përgjigjet kërkesave të reja, arsimi i mesëm dhe pas i mesëm, duhet të mundësojë: fitimin e diturisë së duhur, shkathtësi profesionale, të cilat sa më shumë janë të sofistikuara me ndryshimet teknologjike në procesin e punës; kompetenca të gjera të kuadrit punues, të cilat janë të nevojshme në prodhimtarinë bashkëkohore dhe në sferën e shërbimeve; dhënia e përkrahjes vetë të punësuarve dhe forcimi i produktivitetit. Pasiqë teknologjia komjutoristike bëhet përditshmëri e secilit njeri, të çdo sistemi menaxhues, të çdo procesi prodhues, të çdo procesi teknologjik, domosdo parashtrohet obligimi edhe në procesin arsimor, duke filluar nga arsimi fillor e deri në format më të larta të aftësimit, që të vendoset hulumtimi i këtyre teknologjive dhe aftësimi për punë me atë. Sipas kësaj, angazhimet për ndryshime në këtë fushë duhet të zhvillohen në drejtim të: rritjes së vëllimit të përmbajtjeve mësimore nga fusha e informatikës në të gjitha shkallët e arsimit; paisja e institucioneve arsimore me paisje bashkëkohore, e domosdoshme për sundimin e mësimit; organizimi i të gjitha formave për aftësimin për teknologji informatike, (ushtrime, kurse, seksione, gara etj.), të cilat do ta plotësojnë mësimin bazik dhe do ta afirmojnë këtë fushë në të ardhmen;

191

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

përsosja, rikualifikimi dhe mësimi i vazhdueshëm i qytetarëve të punësuar në mënyrë paralele me punën, pasiqë ndryshimet në teknologji ndodhin shumë shpejtë dhe kërkojnë nga të punësuarit njohuri të reja, fleksibilitet dhe në instancë të fundit kulturë të re të punës; përpunimi i programeve të reja dhe formave adekuate për rikualifikim, kualifikimin plotësues dhe përtëritjen e diturisë.

c) përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe evropian në fushën e tregut të punës

Pasiqë sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë do të ndërtojë strukturë dhe organizim, i cili do të mundësojë lidhshmërinë e tij funksionale me tregun e punës, ai në rrugën e vet drejt integrimit në proceset globale duhet t'i intensifikojë bashkëpunimet evropiane, e më shumë edhe ato ndërkomunale në fushën e tregut të punës, nëpërmjet nënsistemit për shkollim të mesëm dhe pas të mesëm. Në pajtim me këtë, arsimi i mesëm dhe pas i mesëm në këtë fushë duhet: të sigurojë sistem për zbulimin, vëzhgimin dhe nxitjen e nxënësve dhe kuadrove të talentuar; t'i përkrahë dhe ideojë ato lidhje dhe bashkëpunime, të cilat ofrojnë interes, progres dhe avancim të veprimtarisë shkencoro-teknike dhe arsimore te ne, të mundësojë arsimin dhe aftësimin e kuadrove të ndryshme, të cilat pastaj do të inkuadrohen me sukses në bashkëpunimin ndërkomunal dhe evropian në fushën e tregut të punës; të formojë nënsistem modern sipas standardeve botërore. të vendosë konkurrencë në arsim dhe të krijojë treg të arsimit, të përsosë rrjet të institucioneve arsimore i cili do të mundësojë organizim më komplekse dhe më ekonomik të tyre dhe në nivel shtetëror të definohen kriteriumet për vendosjen e tyre. të sigurojë fleksibilitet vertikal dhe horizontal në kuadër të arsimit të mesëm, me çka do të mundësojë: të drejta të barabarta në aftësimin e vet dhe përparimin dhe zhvillimin profesional, realizimin e parimeve të arsimit të përjetshëm dhe dalja e individit në botën e përmbushjes cilësore të obligimeve dhe kthimin nga ajo botë të arsimit, për përtëritjen e diturive dhe aftësive të veta në pajtim me zhvillimin teknologjik dhe informativ; të sigurojë orientim profesional, që bëhet pjesë nga kërkesat parësore. të bëhet diversifikimi i planeve dhe programeve arsimore, përmbajtjeve dhe metodave arsimore. Në këtë proces është e rëndësishme të sigurohet: » barazpeshë e mjaftueshme mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional;

192

» »

depërtim vertikal dhe horizontal brenda planeve dhe prigrameve arsimore në kuadër të një ose më shumë fushave të punës; aplikimi i parimit modulor të punës, qoftë në tërësi të arsimit të mesëm, qoftë në rajone të punës ose në kuadër të shkollave të caktuara profesionale dhe institucioneve arsimore; lidhshmëria me arsimin pas të mesëm dhe mundësimi i depërtimit drejt arsimit të lartë.

»

4.2. Fushat kyçe për intervenime në nivelet dhe lloje të veçanta të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

4.2.1. Nevojat dhe shkaqet për ndryshime në arsimin e mesëm dhe pas të mesëm

Zhvillimi shoqëroro-ekonomik si determinantë sintetike e sistemit të përgjithshëm shkollor, me gjithë intensitetin e vet të përqëndruar në dhjetë vitet e fundit si prapavijë e të gjitha nevojave dhe shkaqeve për ndryshime të gjithanshme në arsimin e mesëm. Si shkak kryesor për ndryshime, nga klasteri i përgjithshëm i faktorëve, mund të identifikohet shkalla e lartë e dallimit mes asaj që pritet nga arsimi i mesëm dhe asaj që merret, nga ana tjetër, edhe ajo që i nevojitet dhe atë që e merr nga shoqëria arsimi i mesëm, që t'u përgjigjet obligimeve të veta, nga ana tjetër. Ky dallim manifestohet në kuadër të grupeve të nevojave që vijojnë për ndryshime në arsimin e mesëm: a) Strukturimi përmbajtësor dhe organizativ i arsimit të mesëm për t'i plotësuar nevojat e tregut të punës në suaza të orientimit të përgjithshëm të tregut të ekonomisë dhe veprimtarive përcjellëse. Me siguri, në këto suaza nuk pritet që arsimi i mesëm ta zgjidhë problemin e papunësisë, por ajo që mund ta bëjë është që tregut të punës t'i ofrojë kuadër kompetent për numrin më të madh të funksioneve punuese të punëdhënësve dhe me këtë në mënyrë të dukshme t'i reduktojë përpjekjet plotësuese dhe të panevojshme nga rikualifikimi dhe kualifikimi plotësue, si kusht për harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së tregut të punës. Në vetë filozofinë dhe modelet mentale që duhet të formohen te kuadri i ardhshëm, vendin e vet duhet ta gjejë edhe filozofia e punës dhe klienti si kriterium i rëndësishëm për cilësinë e cilësdo punë në hallkën e plotësimit të nevojave të veta.

193

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

të lidhet me partnerët social, do të thotë: lidhja me komunën (menaxhimi, politika investuese, format plotësuese të punës, finansimi, planifikimi), lidhja me ndërmarrjet ekonomike, lidhja me asociatat profesionale, lidhja me sipërmarrësit dhe asociatat e tyre, lidhja me institucionet dhe arsimin joformal.

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

b)

Paralelisht me zhvillimin e ekonomisë së lirë dhe sipërmarrëse të tregut, në vend zhvillohet demokracia parlamentare si sistem shoqëror me qytetarin në qendër të shoqërisë civile. Që këtu del se grupi i ardhshëm i nevojave për transformimin përmbajtësor, e veçanërisht procesor të arsimit të mesëm në realizimin e funksionit të vet shoqëror është që t'i përgatisë qytetarët e ardhshëm për jetesë dhe veprimtari me përgjegjësi dhe kompetencë shoqërore. Republika e Maqedonisë është përcaktuar me konsenzus për integrimin në Unionin Evropian. Ky përcaktim, bashkë me trendin prezent të globalizimit të ekonomisë botërore paraqet jo vetëm të drejtë, por edhe kompetencë për konkurrencën e kuadrove, jo vetëm të firmave të vendit, por edhe lëvizshmëri për punësim dhe vazhdimin e studimeve jashtë kufinjve të shtetit. Kompetencat gjuhësore, kompjutoristike dhe përmbajtësore, paraqiten si ndryshim i domosdoshëm në përmbajtjet dhe stilin e realizimit të arsimit të mesëm. Orientimi i tregut të veprimtarisë nuk ka të bëjë vetëm me subjektet ekonomike. Edhe vetë organizatat arsimore kanë nevojë nga pranimi dhe ushtrimi i asaj filozofie të kthimit ndaj klinetit të vet ­ nxënësit. Kjo e thekson urgjencën e nevojës nga ndryshime organizative, normative, stilore dhe ndërpersonale, me të cilat nxënësi do të vendoset në qendrën e krijimit të të gjitha zgjidhjeve në arsimin e mesëm. Depërtimi eksponencial i teknologjive të reja informativo-komunikative në punën e përditshme të një numri të madh të profesioneve, e artikulon nevojën e inkorporimit urgjent të atyre teknologjive dhe si lëndë e hulumtimit, por më shumë si infrastrukturë racionale për racionalizimin e veprimtarisë së përgjithshme të arsimit të mesëm.

c)

ç)

d)

Nevojat për ndryshime hapin hapësirë për zhvillimin e përhershëm të arsimit, pasi që mundësojnë, që: arsimi i mesëm dhe pas i mesëm të hapet dhe aftësohet për akomodim të shpejtë dhe efikas në kushtet e ndryshuara dhe të ndryshueshme; hapësirë për përmirësim dhe përsosje të përhershme; krijimin e mekanizmave për reagim në kohë dhe me cilësi të nevojave të sapokrijuara; realizimi i integrimit funksional të inovimeve në sistem koherent dhe efikas. Arsimi i mesëm duhet të bazohet në filozofinë e mësimit të përjetshëm, që nënkupton: arritshmëri të plotë dhe të përhershme në arsimin e mesëm për të gjithë anëtarët e shoqërisë; mësimi në kushte dhe mënyra, të cilat janë në pajtim me nevojat dhe mundësitë reale të atyre që mësojnë dhe me mundësitë dhe nevojat e mjedisit;

194

zgjerimi i mundësive për të mësuar në pluralizimin institucional, programor dhe organizativ në realizimin e arsimit dhe lidhshmëria e arsimit formal dhe joformal; sigurimi i cilësisë dhe profesionalizmit në realizimin e arsimit, që nënkupton verifikim shoqëror të normave dhe standardeve për programe arsimore dhe për institucionet. Në kuadër të ndryshimeve të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm, si sistem i hapur i distribuimit të diturisë, shkathtësive dhe aftësive për kryerjen e punës adekuate dhe vazhdimin e arsimit, duhet të krijohen kushte për: III hyrje, dalje dhe përsëri kthim në sistem, në pajtim me nevojat e individit ose tregut të punës; integrimi dhe lidhshmëria e programeve të ndryshme arsimore dhe aftësimi. Në këtë mënyrë do të mundësohet krijimi i tempos dhe rrugës personale në zhvillimin e kompetencave dhe fitimin e diturisë, që është një nga hapat e rëndësishme drejt demokratizimit të arsimit dhe arsimit cilësor. Që t'u përgjigjet kërkesave të këtilla, arsimi profesional duhet të sigurojë: relevancë të programeve arsimore dhe daljeve arsimore; harmonizim me nevojat e tregut të punës; efektivitet në arsimin e kuadrove me cilësi të lartë, të cilët kërkohen në tregun e punës, që duhet të mundësojë shfrytëzimin më të mirë të resurseve në disponim dhe punësim të shpejtë; mundësi të barabarta për të gjithë individët dhe grupet. Në bazë të kësaj që u tha, drejtimet themelore të zhvillimit të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë janë: plotësimi i kërkesave të ekonomisë në pikëpamje të aftësimit të kuadrove për marrjen e kompetencave të reja; lidhshmëria e arsimit dhe tregut të punës dhe krijimi i lidhjeve më fleksibile; përsosja e planeve dhe programeve arsimore, aplikimi i programeve të reja arsimore dhe plotësimi i barazpeshës mes arsimit të përgjithshëm dhe profesional; sigurimi i kushteve për marrjen e çertifikatave dhe diplomave të harmonizuara me standardet evropiane; racionalizimi dhe harmonizimi i rrjetit të shkollave të mesme profesionale me nevojat e ekonomisë, tregut të punës dhe politikës së punësimit;

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

depërtim vertikal dhe horizontal;

195

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

zhvillimi i sistemit të standardeve për programe arsimore, arsimtarët dhe institucionet; sigurimi i cilësisë së arsimit profesional dhe vëzhgimi e vlerësimi i përhershëm i rezultateve të nxënësve, arsimtarëve dhe institucioneve arsimore në tërësi; sigurimi i depërtimit më të mirë të brendshëm horizontal dhe vertikal; krijon kushte për përsosje profesionale të vazhdueshme të arsimtarëve; rritja e investimit financiar dhe inkuadrimi i burimeve të ndryshme të financimit.

4.2.2. Rëndësia, funksioni dhe karaketristikat kryesore të arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm

Arsimi i mesëm edhe formalisht edhe thelbësisht gjendet në mjedisin e sistemit global arsimor. Në këtë nivel të sistemit arsimor fillon diferencimi sistemor i rrugëve për avancimin e mëtejshëm, si në arsim ashtu edhe në zhvillimin profesional. Këtu ndërlidhen, harmonizohen dhe optimohen ndikimet e pesëmarresve kryesorë të arsimit, si funksion kryesor shoqëror. Pretendimi individual për arsim sa më të lartë dhe me atë status sa më të lartë shoqëror dhe fillim në sferën e punës, ndeshen me kufizimet, mundësitë shoqërore, ndarja shoqërore e punës dhe kërkesat për zhvillim të shkencës dhe teknologjisë. Për dallim nga kjo pjesë e sistemit të arsimit, arsimi themelor, si i përgjithshëm dhe i obligueshëm për të gjithë, përballet me dilema shumë të vogla, por ngjashëm është edhe me arsimin e lartë ku në tërësi është profesionale dhe mbetet të zgjidhet vetëm çështja e kohëzgjatjes dhe gjerësia e orientimit profesional. Nga këto shkaqe, arsimi i mesëm në të gjitha hapësirat, vendet dhe kohët e zhvillimit të shoqërisë, ka qenë dhe është objekt i ndryshimeve të shpeshta, e reformave dhe riorganizimeve. Që këtu, del edhe rëndësia e tij për tërësinë e sistemit global arsimor, por edhe funksioni i tij në plotësimin e nevojave individuale dhe shoqërore. Rëndësia kryesore e arsimit të mesëm del nga fakti që me fizionominë, përmbajtjen dhe funksionimin e tij krijohen kushte për realizimin e njërës nga të drejtat themelore të njeriut ­ e drejta për punë. Pikërisht, e drejta për punë është e lidhur me plotësimin e një kushti të rëndësishëm ­ kompetenca për kryerjen e një lloji të caktuar dhe ndërlikueshmërinë e punës. Pikërisht kjo kompetencë, në pjesën më të madhe të tij e jep arsimi i mesëm si funksion përfundimtar (arsim i mesëm profesional) ose e mundëson si funksion përgatitor për funksione të ndërlikuara profesionale dhe shoqërore (arsimi i gjimnazit si përgatitje për arsim të lartë). Po ashtu, arsimi i mesëm është i rëndësishëm për shkak të faktit se në të duhet të zgjidhet në mënyrë adekuate një nga kundërshtitë më të mëdha shoqërore: të drejta të barabarta të qasjes në arsim dhe punë të gjithë qytetarëve, nga njëra anë dhe predispozitat e ndryshme, mundësitë dhe kapacitetet, por edhe

196

periudha e ndryshme e pjekurisë së individëve të veçantë, nga ana tjetër. Më në fund, arsimi i mesëm është i rëndësishëm edhe për shkak të faktit se në këtë periudhë të zhvillimit individual bëhet pjekuria individuale (adoleshenca) me të gjitha karakteristikat e përgjithshme të vendosjes së marrëdhënieve të individit dhe mjedisit, por edhe veçoritë individuale të atij zhvillimi me pasojat e mëdha të ardhmërisë së secilit individ. Rëndësia e këtillë e arsimit të mesëm dhe zgjidhjet e miratuara sistemore, përmbajtësore, organizative dhe prcesore nga ai, e bëjnë këtë pjesë të sistemit global arsimor më kompleks, e me këtë edhe objekt të rishikimit dhe mbindërtimit të përhershëm. Prej këtu del edhe kompleksiteti i tij dhe funksioni shumë i diferencuar sistemor dhe shoqëror.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

Funksioni shoqëror i arsimit të mesëm i përmban këto komponenta: socializimi i gjithë gjeneratës nëpërmjet transferimit të vlerave të përgjithshme kombëtare, kulturore dhe përgatitja për kryerjen e obligimeve qytetare në shoqërinë demokratike; përgatitja e kuadrove kompetent për kërkesa me ndërlikueshmëri të mesme të tregut të punës; përfshirje sa më e gjerë e gjeneratës që e përfundon arsimin fillor. Funksioni sistemor i arsimit të mesëm shihet në sigurimin e lidhshmërisë vertikale dhe përfshirjen horizontale të gjitha llojeve të arsimit të mesëm, respektivisht: mbindërtimi i të gjitha llojeve të kirikulumeve në arsimin e mesëm në standard të arsimit të domsodoshëm nëntëvjeçar;

Gjendja: » nuk ekziston sistem joformal në arsim; » veçimi i arsimit nga jeta, puna dhe nevojat e individit; » institucionet arsimore janë të lidhura sipas vertikales vetëm me anë të programeve; » mesatarja-masa e të gjithave është nxënësi/ pjesëmarrësi mesatar; » jodemokratike (e paarritshme, me kushte të njëjta, në të gjitha nivelet dhe llojet e arsimit); » arsimi i të rriturve nuk është inkuadruar në sistemin arsimor; » sistemi arsimor nuk është degëzuar sipas llojeve dhe programeve dhe nuk është fleksibil; » sistemi arsimor është rigjid-realizohet vetëm në bazë të programeve të shkruara, të cilat ngadalë ndryshohen dhe harmonizohen me nevojat e vërteta; » ndikimi i mjedisit lokal në sistemin e menaxhimit është modest; » sistemi i financimit nuk nxitë ndryshime zhvillimore; » nuk ka koncept të përpunuar për paisjen didaktiko-teknike të institucioneve arsimore.

përgatitja për studim të suksesshëm me përfundimin e arsimit të gjimnazit dhe nën kushte të caktuara të llojeve të tjera të arsimit të mesëm profesional; plotësimi i nevojave individuale arsimore të gjitha kategorive të të rinjve dhe të rriturve nëpërmjet: arsimit të mesëm artistik; arsimi i nxënësve me nevoja të posaçme arsimore; arsimi i të rriturve; arsimi në gjuhën amtare për pjesëtarët e bashkësive etnike;

197

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

plotësimi i nevojave arsimore të subjekteve të veçanta në tregun e punës dhe arsim: organizimi i arsimit të zejtarisë, organizimi i mësimit në gjuhën e huaj etj. Rëndësia dhe funskioni i cekur i arsimit të mesëm dhe pas të mesëm paraqet vendosje (konceptim) të sistemit të degëzuar, diferencuar, adaptues, fleksibil dhe transparent, i cili do të plotësojë nevojat arsimore që janë në rritje dhe do të kontribuojë për formimin e vlerave të fuqishme krijuese dhe intelektuale të personalitetit, të aftë për gjykime të lira dhe autonome dhe marrjen e përgjegjësisë për zhvillimin e vet dhe krijimin e botës dhe ardhmërisë më të mirë. Kjo do të thotë se shtetit tonë i nevojitet sistem arsimor modern i arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm, i cili do t'i përgjigjet kohës në të cilën jetojmë dhe kohës që vjen. Sistemi i tillë duhet ta përfill degëzimin e nevojave arsimore, për shkak të të cilave ndryshimet shkencoro-teknologjike edhe më tej do të zhvillohen. Sistemi i tanishëm i arsimit të mesëm, kryesisht formal dhe shumë rigjid, bëhet shpesh i ngushtë dhe nuk mund t'i plotësojë nevojat arsimore, që mund të ketë mjaft implikime negative edhe të zhvillimit shoqëroro-ekonomik dhe teknologjik të vendit. Sistemi i ri i arsimit të mesëm dhe pas të mesëm duhet të mundësojë: lidhshmëri me sistemin joformal të arsimit, hapjen e institucioneve arsimore për forma joformale të arsimit dhe mundësi që institucione të tjera nga fusha e kulturës, sportit, shkencës dhe punës të organizojnë dhe ofrojnë programe arsimore; zhvillimi i sistemit për akreditim të arsimtarëve dhe liçencimi i institucioneve, programeve arsimore etj.; inkuadrimi i të gjitha grupeve të interesuara në planifikimin dhe miratimin e politikës së arsimit; zhvillimi i mekanizmave për zvogëlimin dhe pengimin e ngeljes së nxënësve; diversifikimi i programeve, shërbimeve dhe institucioneve arsimore; realizimi i bashkëpunimit mes institucioneve arsimore, mobiliteti i arsimtarëve dhe nxënësve, ekzistimi i programeve të përbashkëta dhe kombinimi i programeve të institucioneve të ndryshme arsimore; ngritja e cilësisë së arsimit nëpërmjet sigurimit të kushteve për punë, përsosja profesionale e arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë, modernizimi i procesit të arsimit, si dhe arritshmëria e vërtetë e arsimit për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, statusin social, vendbanimin, neveojat e posaçme etj. ndërrimi i shpeshtë i programeve arsimore, inovimi i tyre i përhershëm, mënjanimi i diturive të vjetra dhe aplikimi i të rejave;

198

vëzhgimi i funksionimit të të gjitha pjesëve të sistemit; organizimi efikas dhe menaxhimi etj. Sistemi i konceptuar kështu i arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm, duhet të bazohet në konceptin e shoqërisë, ku të mësohet përjetshëm, sepse ky është kusht për ekzistencë, pasiqë dituria dhe teknologjia shpejt vjetërsohen, ndërsa akomodimi i këtyre ndryshimeve është kushtëzuar me mësimin e përjetshëm. Nga kjo që u tha del se karakteristikat kryesore të sistemit të arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm janë: demokratizimi; vazhdueshmëria; fleksibiliteti, elasticiteti, transparenca; depërtimi në nënsistemin dhe mes nënsistemve tjera; diferencimi i përmbajtjes së arsimit në të gjitha nivelet (lëndët bazike, të obligueshme, zgjedhore, fakultative etj.); individualizimi dhe përfillja maksimale e aftësive, mundësive dhe nevojave të çdo individi); integrimi i jetës, punës, shkencës, kulturës dhe arsimit; transparenca ndaj institucioneve arsimore; efikasiteti i arsimit; orientimi ndaj daljeve të arsimit (rezultatet, efektet e arsimit); kualitet në arsim; vlerësimi i porcesit dhe rezultateve të arsimit dhe të efekteve të cilat janë arritur në procesin e punës pas punësimit.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

4.2.3. Qëllimet dhe detyrat e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm

Qasja themelore në zhvillimin dhe modernizimin e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm, është relevanca e tyre socialo-ekonomike dhe indivuduale. Në pajtim me këtë, programet arsimore të cilat janë realizuar në arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur duhet të orientohen drejt daljeve të cilat nënkuptojnë kompletin e kompetencave (njohuri të definuara qartazi, shkathtësi dhe aftësi) dhe potenciale që i kërkon tregu i punës, institucionet e larta arsimore dhe zhvillimi individual i nxënësit. Qëllimi i përgjithshëm i arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm është aftësimi i nxënëve (pjesëmarrësve): të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore dhe të japin kontribut në zhvillimin demokratik,

199

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

ekonomik dhe kurturor të shoqërisë, me sukses t'i plotësojnë nevojat dhe intereset personale, ta zhvillojnë personalitetin e vet dhe potencialet, duke i respektuar të tjerët, identitetin e tyre, nevojën dhe interesin, gjegjësisht sigurimin e mundësisë për fitimin e kompetencave për punësim, arsimin e mëtejshëm dhe të mësuarit. Detyrat e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm janë: krijimi i mundësive të secilit individ për arsim dhe karierë profesionale, gjegjësisht fitimin e kompetencave të domosdoshme për punë në fushë të caktuar të punës; hapja e rrugëve të gjera për hyrje në arsimin e lartë; krijimi i mundësive për zhvillim të aftësive, potencialeve, talentit dhe zhvillimit personal; sigurimi i bazës për mësim të përjetshëm.

4.2.4. Nivelet dhe llojet e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm

Me arsimin e mesëm dhe arsimin pas të mesëm plotësohet pjesa më e madhe e nevojave të kuadrove të tregut të punës. Për shkak të laramanisë dhe ndërlikueshmërisë së punës, në këtë nivel të sistemit të arsimit paraqitet diferencimi më i madh i zgjatjes së arsimit në përputhje me kërkesat e punës dhe nevojave të nxënësit për kompetencë adekuate, por njëkohësisht edhe për raste të hapura për vazhdim të mëtejshëm të arsimit. Sipas përvojës së deritanishme te ne dhe në vendet e Unionit Evropian, arsimi i mesëm dhe arsimi pas i mesëm duhet të strukturohet në këto nivele: 1. Aftësimi profesional për punë, i cili duhet t'i plotësojë nevojat kadrovike të profesioneve më të thjeshta, të cilat mund të sigurohen me arsim prej dy viteve. 2. Arsimi i mesëm profesional, me të cilin plotësohen nevojat kadrovike për numrin më të madh të profesioneve nga prodhimtaria e drejtëpërdrejtë, shërbimeve dhe zejtarisë, në të cilat dominojnë kompetencat e shkathtësive psikomotorike, kuptohet me baza adekuate shoqëruese teorike. Këto kompetenca prapa në një periudhë të gjatë kohore dhe në sistemet aktuale arsimore janë siguruar me arsimin profesional trevjeçar. 3. Arsimi i mesëm teknik, i cili është i zhvilluar dhe zgjerohet akoma më tepër për përgatitjen e kuadrit profesional në fushën e sisteme të ndërlikuara teknike, proektimet, organizimi dhe mirëmbajtja e sistemeve teknike si dhe shërbimet e ndërlikuara. Ky arsimim kërkon kompetenca të ndërlikuara intelektuale, por edhe shkathtësi ekzekutive psikomotorike dhe komunikative. Kërkesat e tilla e kushtëzojnë këtë nivel të arsimit që të zgjatë katër vite shkollore.

200

4.

5.

Përveç këtyre pesë niveleve të arsimit të mesëm, për plotësimin e nevojave të veçanta të kategorive të posaçme të kandidatëve për arsim të mesëm, në arsimin e mesëm programohen dhe organizohen këto lloje të veçanta të arsimit të mesëm: a) Arsimi artistik, i cili sipas ndërlikueshmërisë së tij është si edhe arsimi i mesëm teknik dhe gjimnazail, por në pikëpamjen përmbajtësore, organizative dhe procesore i plotëson nevojat e posaçme për zhvillimin e kategorisë së veçantë të kompetencave krijuese (të artit, muzikës dhe baletit). Karakteri i zhvillimit dhe zbatimi i aftësive krijuese kërkon në programimin e këtij lloji të arsimit që të sigurohet barazpeshë e përgatitjes finale për realizime të caktuara dhe përgatitje për vazhdimin e shkollimit në nivel më të larta (arsimi i lartë). Arsimi i mesëm për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore, i cili ka pikëpamje sipas kërkesave të posaçme siç vijojnë:

b)

lloji i pengesës i përcakton se cilat profile arsimore do të formohen në këtë kategori të nxënësve; shkalla e pengesës përcakton se, cilat nivele të arsimit të mesëm profesional do të ofrohen në këtë kategori të nxënësve dhe, sa do të jetë kohëzgjatja e procesit arsimor duke marrë parasysh vështirësitë në përballimin e kompetencave të caktuara. Sipas rregullës, ky lloj i arsimit organizohet në institucione të posaçme arsimore, por nuk është përjashtuar mundësia që me supozime të veçanta të krijuara organizative dhe kadrovike, disa nga profilet arsimore për këtë lloj të arsimit të realizohen edhe në shkolla të tjera për arsim të mesëm.

201

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Arsimi gjimnazor, i cili si nivel arsimor standard në të gjitha sistemet arsimore duhet të sigurojë gatishmëri të mjaftueshme për fitimin e kualifikimeve më të larta për profesionet dhe menaxhimet më të ndërlikuara, për të cilat është e nevojshme arsimi i lartë. Fitimi i bazës së gjerë të përgjithshme arsimore dhe kompetencat e posaçme për mësim individual, e përbëjnë bërthamën e këtij arsimi të mesëm katërvjeçar, i cili në sistemet bashkëkohore zgjerohet edhe me përmbajtje të tjera të përgjithshme arsimore dhe profesionale sipas zgjedhjes së nxënësve. Arsimi pas i mesëm, i cili zhvillohet si përgjigje të nxitjes për posedimin e kompetencave të larta të specializuara dhe vendosjes me përgjegjësi në situata të ndërlikuara teknologjike, socioteknike dhe sociale, e të cilat kompetenca dhe plotësime mund të fitohen vetëm mbi posedimin e përvojës për kompetenca më të thjeshta dhe arsimim plotësues teorik dhe praktik. Përvojat e deritanishme tregojnë se ky lloj i arsimit mund të sigurojë aftësi cilësore me program njëvjeçar pas arsimit të mesëm teknik dhe përvojë adekuate pune.

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

c)

Arsimi i mesëm për nxënës të talentuar, i cili në mënyrë organizative realizohet në shkollat e rregullta me qasje të posaçme në identifikimin e këtyre nxënësve dhe krjimimin e mundësive nëpërmjet programeve fakultative dhe formave të tjera administrative për avancim të shpejtuar dhe të mundësohet zhvillim i përgjithshëm dhe i shpejtuar dhe avancimi i këtyre nxënësve sipas predispozitave të tyre të identifikuara dhe të manifestuara. Arsimi i mesëm për të rritur, i cili sipas llojit të vet arsimor duhet të realizojë plotësimin e dy kategorive të nevojave arsimore të kandidatëve:

ç)

mundësimi i zgjerimit dhe thellimi i kompetenecave për kryerjen me sukses të punës aktuale për shkak të ndryshimeve të krijuara gjatë punës; mundësimi i avancimit të niveleve më të larta të arsimit të mesëm, arsimit të mesëm për të rritur dhe të lartë atëherë kur kandidatët do të vendosin për këtë. Me plotësimin e këtyre nevojave individuale në mënyrë të drejtëpërdrejtë plotësohen edhe nevojat e punëdhënësit për sigurimin e përmbaruesve më kompetentë të proceseve të punës, e me këtë edhe sigurimi i konkurrencës më të madhe të tregut. Specifikja e këtij lloji të arsimit është ndërtimi i infrastrukturës organizative për mbështetje të aktiviteteve arsimore dhe vetarsimimi i këtyre kandidatëve dhe aftësimi i kirikulumeve sipas nevojave të caktuara konkrete arsimore të kandidatëve dhe të punëdhënësve.

4.2.5. Aftësimi profesional për punë

Aftësimi profesional për punë është komponuar nga dy pjesë programore. Pjesa e parë ose pjesa e përbashkët programore ka të bëjë me arsimin e përgjithshëm, i cili mundëson komunikim pune dhe sundimin më racional të pjesës së dytë, asaj profesionale.Kjo pjesë e përgjithshme i përmban këto përmbajtje programore: gjuha amtare dhe komunikimet; bazat e njohurive matematikore (llogaritja); arsimi civil dhe përgjegjësia. Vlerësohet se për këtë komponentë programore do të jenë të mjaftueshme 150-200 orë mësimi. Komponenta profesionale për këtë arsimim duhet të realizohet nga nevojat konkrete të punës për punëdhënës të njohur ose të pritur. Baza fillestare duhet të jenë shkathtësitë e nevojshme për kryerjen e sigurtë dhe cilë202

Gjendja: » Arsimi dyvjeçar në Republikën e Maqedonisë, që nga fillimi nuk u jetësua, dhe një numër i vogël i nxënësve u përcaktua për profesione me kohëzgjatje deri më dy vjet. » Në drejtimet: shëndetësi, ekonomiko-juridik dhe tregti, aspak nuk ka profile për aftësim për punë. Numër më të madh të profesioneve ka në maqineri, elektroteknikë, drejtimin kimiko-teknologjik, ndërtimtarisë-gjeodezisë dhe drejtimit të turizmit. » Numri i përgjithshëm i profileve arsimore për aftësim për punë është 45.

sore të obligimeve të punës, ndërsa ato realizohen si trajnim cilësor në shkollë ose te punëdhënësi. Këto përmbajtje përmbajnë rreth 70% të kohës së përgjithshme për arsim profesional. në 30% tjera nga koha për arsim profesional duhet të programohen bazat teorike të domosdoshme për kuptimin dhe zhvillimin e sigurtë të procesit të punës, siç janë: njohuri për materialin; llojet dhe karakteristikat e veglave tipike; karakteristikat e procesit teknologjik, gjegjësisht atij shërbyes; njohja e nevojave dhe sjellja e konsumuesve për profesionet nga fusha e shërbimeve (frizerë, shitës, berberë etj.) Përmbajtjet e programeve duhet të disejnohen sipas modulit. Për këtë nivel të arsimit, si dhe për të gjitha nivelet tjera të arsimit të mesëm, supozimi është përfundimi me sukses i arsimit fillor. Kur ky nivel i arsimit organizohet për kandidatë e rritur, në atë mund të inkuadrohen edhe kandidatë me arsim të kryer fillor me obligim që paralelisht me përfundimin e këtij aftësimi të sundohet edhe arsimi i veçantë i programuar fillor për të rritur. Aftësimi profesional për punë përfundon me marrjen e çertifikatës për aftësim profesional për programin e dhënë arsimor. Kandidatët për aftësimin e kryer profesional për punë, sipas rregullës, mund ta vazhdojnë arsimin e vet në arsimin e mesëm profesional, ku do të lirohen nga pjesa profesionale teorike dhe praktike nga të gjitha përmbajtjet që i kanë mësuar në nivelet e aftësimit profesional dhe përvojën e vlerësuar të punës, që e kanë fituar nëse kjo është adekuate me programin e paraparë për trajnim praktik në arsimin e mesëm profesional. Aftësimin profesional për punë për programe të caktuara arsimore e ofrojnë të gjitha shkollat profesionale publike nga profesioni adekuat, por edhe organizatat tjera private arsimore dhe konsultuese dhe punëdhënësit të cilët me programin e ofruar dhe kushtet hapësinore teknike dhe kadrovike do të marrin akreditim nga oda adekuate e punëdhënësve.

Gjendja: » Me strukturën programore të arsimit të mesëm, nga viti 1996 është paraparë edhe reforma në arsimit e mesëm trevjeçar profesional. » Numri i përgjithshëm i profileve arsimore në arsimin trevjeçar është 91. Në drejtimin shëndetësor, nuk ka profile arsimore me arsimim trevjeçar. » Në arsimin profesional trevjeçar, arsimi i përgjithshëm është i përfaqësuar me 50%, teoria profesionale me 30%, ndërsa trajnimi praktik me 20%. » Numri i lëndëve mësimore mesatarisht, për një vit, është prej 13 deri më 15. » Punëtoritë dhe paisja në të është e vjetër dhe jashtë përdorimit. » Profile të ngopura arsimore.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

4.2.6. Arsimi i mesëm profesional

Në programimin e arsimit të mesëm profesional niset nga nevojat e tregut si shqyrtim sintetik i punëdhënësve

203

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

individual në sferë të caktuar të punës. Me këtë sigurohet që në programin për këtë lloj të arsimit vend qëndror të kenë kompetencat kryesore për programet e gjera të definuara arsimore dhe vëllimi i vlerësuar i arsimit të përgjithshëm dhe profesional teorik për atë nivel të arsimit. Në këtë mënyrë, kompozicioni programor i këtij niveli të arsimit të mesëm do të përmbajë: arsim të përgjithshëm për nivelet e arsimit të mesëm profesional si standard për të gjitha profesionet, të programuara dhe të miratuara në nivel shtetëror; arsim teorik profesional i përbashkët për gjithë fushën e punës (profesioni ose grup profesionesh) të programuara dhe të miratuara në nivel shtetëror;

Gjendja: » Pilot- projekti për reforma të arsimit të mesëm profesional trevjeçar dhe trajnimi i GTZ filloi në vitin 2003, në tre drejtime, me tre profile arsimore, dhe atë: maqinerike, automekanik dhe elektroteknik në tetë shkolla në Republikën e Maqedonisë. » Me pilot-projektin për reforma të arsimit të mesëm profesional trevjeçar GTZ bashkoi më shumë profile arsimore, arsim i përgjithshëm është i përfaqësuar me 25%, teoria profesionale me 25%, trajnimi praktik në shkollat me 25% dhe trajnimi praktik në firma me 25%. » Numri i lëndëve mësimore mesatarisht për çdo vi është 10 deri më 11. » Punëtori të paisura me vende pune për çdo nxënës. » Organizimi i mësimit praktik është me bllok javor. » Kontrolli i aftësisë profesionale bëhet me meziprovim. » Numri i nxënësve në paralele është 24. » Numri i përgjithshëm i nxënësve të përfshirë me projektin është 452.

trajnim praktik për kompetencat kryesore dhe teoria e domosdoshme funksionale profesionale, të definuara në kornizë në nivel shtetëror, ndërsa të konkretizuara, të zgjeruara dhe të thelluara në nivel institucional sipas kërkesave dhe nevojave të punëdhënësve dhe bashkësisë lokale; programe fakultative për interesa dhe nevoja të veçanta të nxënësve, bashkësisë lokale dhe punëdhënësve. Dy komponentat e fundit mund të përfshijnë deri më 20% nga plani i përgjithshëm mësimor për program të caktuar arsimor, ndërsa i përcakton këshilli i arsimtarëve i shkollës si organ profesional. Më shqyrtimin e këtillë të formimit të përmbajtjeve të arsimit të mesëm profesional sigurohet gjerësi e mjaftueshme e vendeve potenciale të punës për punësim, vendosje relativisht e shpejtë e punës dhe arritja e kompetencës për kryerjen me sukses të punëve dhe fleksibilitet adekuat për ndryshime të vendeve të punës dhe profesioneve të përfshira me programin e gjerë arsimor. Modeli i përgjithshëm i strukturës programore i përbërë nga arsimi i përgjithshëm, arsimi teorik profesional dhe trajnimi praktik, do t'i kishte këto raporte: 30% nga koha e përgjithshme mësimore për standard të përgjithshëm arsimor për arsimin e mesëm profesional; deri më 35% arsim teorik profesional;

204

minimum 35% trajnim praktik. Arsimi i mesëm profesional përfundon me dhënien e provimit përfundimtar me çka merret diploma për arsim të mesëm profesional për programin e caktuar arsimor. Kalimi në këtë nivel sigurohet nëpërmjet provimit deferencial drejt arsimit të mesëm teknik dhe nëpërmjet përvojës adekuate të punës dhe programit diferencial në arsimin adekuat për të rritur. Realizimi i arsimit të mesëm profesional mund të jetë sipas dy modeleve: a) b) arsimi shkollor ku i gjithë programi (edhe mësimi teorik dhe trajnim praktik) realizohet në objektet shkollore;

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

sistemi dual ku trajnimi praktik realizohet në dyqanet e zejtarëve ose te ndonjë punëdhënës tjetër.

4.2.7. Arsimi i mesëm teknik

Arsimi i mesëm teknik po ashtu është i programuar për programe të gjera arsimore. Karakteristika për këtë arsim është varshmëria e tij në përmbajtjet teorike dhe laboratorike-praktike me funksion të dyfishtë: kuptimi i gjerë i sistemeve të përbëra teknologjike dhe socioteknike; përgatitja për vazhdim efikas të arsimit në programe adekuate studimi.

Gjendja: » Në arsimin e mesëm teknik, sipas rregullës, regjistrohen nxënës me arsim të përfunduar fillor, por poashtu edhe me program të caktuar diferencial dhe kandidatë të cilët paraprakisht kanë përfunduar arsim të mesëm profesional. » Mësimi nga lëndët e përgjithshme arsimore dhe lëndët në funksion të drejtimit realizohet në klasa ose kabinete të paisura për disa nga lëndët. Mësimi praktik realizohet i kombinuar: në kabinete shkollore, punëtori dhe laboratori, si dhe në ndërmarrje dhe institucione adekuate. Pranimi i nxënësve në institucionet ka qasje të ndryshme. Në një pjesë nga ato nxënësit i pranon person i caktuar dhe i orienton për kryerjen e detyrave të punës, derisa në pjesën nga ndërmarrjet dhe instituisonet kjo peocedurë është lënë pas dore.

Për këto shkaqe, në këtë lloj të arsimit dominon arsimi i përgjithshëm dhe arsimi teorik profesional. Shkathtësitë e punës pët këto profesione janë relativisht të thjeshta dhe prandaj mund të fitohen për një kohë të shkurtë.

Struktura programore e orientuar e arsimit të mesëm teknik, i cili i plotëson karakteristikat e mëparshme do të ishte: rreth 40% arsim i përgjithshëm; rreth 40% arsim teorik profesional; rreth 20% trajnim praktik. Në të gjitha këto tre fusha do të përfaqësohen lëndët e obligueshme zgjedhore, si dhe lëndët e veçanta fakultative në funskion të nevojave të veçanta të

205

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

nxënësve të talentuar ose nevojave të posaçme të vetëqeverisjes lokale dhe punëdhënësve. Të gjitha lëndët e përgjithshme arsimore, profesionale teorike dhe trajnimi praktik do të përpunohen dhe do të miratohen në nivel shtetëror; numri i caktuar i lëndëve zgjedhore të përgjithshme arsimore dhe lëndëve teorike profesionale do të përpunohen në nivel shtetëror, ndërsa pjesa tjetër e planit mësimor deri më 20%, do të miratohet nga ana e këshillit arsimor në nivel institucional. Arsimi i mesëm teknik do të përfundojë me dhënien e maturës shtetërore, i cili siguron të drejtën për arsimim të lartë, në programin adekuat të studimit dhe drejt tregut të punës, ose me provim përfundimtar gjatë së cilës pajiset me diplomë për arsim të mesëm teknik, si dokument për të fituar të drejtën pë punë.

Gjendja: » Numri i drejtimeve është 23 me 63 profile në arsimin profesional katërvjeçarë me konceptin nga viti 1989. » Në fazën e parë të FARE Programit për reforma të arsimit të mesëm profesional dhe trajnimi në Republikën e Maqedonisë u përfshinë 8 drejtime ose grupe drejtimesh, 19 profile arsimore me kohëzgjatje prej katër viteve dhe 16 pilot shkolla nga Maqedonia. » Librat shkollorë për lëndët profesionale-teorike, sipas projektit për programin për reforma të arsimit të mesëm profesional dhe trajnim nuk ka; në përdorim janë librat shkollorë nga sistemi ekzistues i arsimit. Për lëndët e përgjithshme arsimore përdoren kryesisht librat nga arsimi gjimnazial. Problemi me librat shkollorë zgjidhet me shfrytëzimin e skriptave me karakter të brendshëm. Gjendja: » Në vitet e ardhshme projekti për Reforma në arsimin e pmesëm profesional dhe trajnim do të zgjerohet në tre drejtim me tre profile arsimore, ndërsa nga viti shkollor 2005/2006 vendosen plane dhe programe mësiore në të gjitha drejtimet dhe profilet arsimore. » Arsimi profesional katërvjeçarë, përfundon

me dhënien e provimit përfundimtar, i cili Nxënësit e orientuar në arsimin e siguron të drejtën e arsimit të lartë në promesëm teknik gjatë regjistrimit ose pas gramin adekuat të studimit dhe drejt tregut përfundimit të vitit të parë, eventualisht të punës. vitit të dytë të shkollimit, në kushte të » Zvogëlimi i përqindjes së papunësisë me arsim të mesëm katërvjeçarë dhe atë nga caktuara, do të mund të shkollohen 35,27% në vitin 2002 në 34,32 në vitin edhe në programin për gjimnaz profe2003. sional që është më afër drejtimit të tyre. Në këtë mënyrë, pas përfundimit të gjimnazit profesional, ata mund ta japin maturën shtetërore, në vend të provimit përfundimtar, cili do t'u mundësojë kalim në arsim të lartë.

Praksa në arsimin profesional e shpreh nevojën nga: shkarkimi i planeve mësimore nga numri i madh i lëndëve mësimore, të cilat në disa drejtime dhe profile arsimore lëvizin deri më 15 lëndë për një vit; rishqyrtimi dhe riemërtimi i lëndëve të caktuara nga fusha e aktiviteve të obliguara dhe fusha e lëndëve të përgjithshme arsimore të përbashkëta; rishqyrtimi i raportit mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional në dobi të rritjes së përqindjes së mësimit të praktikës;

206

rishqyrtimi i planeve mësimore dhe shkarkimi i programeve mësimore, si dhe ridefinimi i qëllimeve në ato; rregullimi me dispozitat ligjore në fuqitë i problemeve, të cilat paraqiten rreth realizimit të mësimit të praktikës në ndërmarrjet dhe institucionet; rishqyrtimi i rrjetit të insitucioneve për arsim profesional; librat shkollorë si për lëndë të përgjithshme arsimore, ashtu edhe për lëndët profesionale-teorike.

4.2.8. Arsimi gjimnazial

Veçmë u tha se edhe arsimi bashkëkohor gjimnazial në mënyrë dominante do ta mbajë funksionin e vet tradicional të përgatitjes për studim të suksesshëm në arsimin e lartë, por njëkohësisht do ta zgjerojë funksionin e vet edhe të përgatitjes për një lloj pune të caktuar. Duke marrë parasysh këto dy funskione, ndërsa njëkohësisht edhe kërkesën që të plotësohen parimet e fleksibilitetit të sistemit të përgjithshëm arsimor, propozohet që arsimi gjimnazial të realizohet në dy tipe të gjimnazeve: gjimnaze të përgjithshme dhe gjimnaze profesionale. Gjimnazet profesionale propozohen vetëm si një mundësi për rritjen e fleksibilitetit të sistemit arsimor, por aplikimi i tyre kërkon caktimin e kriteriumeve të fuqishme për inkuadrimin e tyre në rrjetin e shkollave për arsim të mesëm, me qëllim që të sigurohen rezultate nga ky tip i gjimnazeve, e që të neutralizohen implikimet negative mbi tipet dhe llojet tjera të arsimit të mesëm. Gjimnazet profesionale parashihen si zgjidhje kompensimi për fizionimin e disa drejtimeve ekzistuese (kultura fizike, arsimi artistik) ose si plotësim i nevojave të mjediseve të vogla të caktuara për kalim më të madh të

Gjendja: » Në Republikën e Maqedonisë arsimi gjimnazial organizohet në 43 shkolla të mesme publike, prej të cilave në 35 realizohet mësimi në gjuhën maqedonase, ndërsa në 8 në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase. Në dy shkolla ka paralele gjimnazi në gjuhën turke. » Nga 43 shkollat e mesme, si gjimnaze janë organizuar vetëm 14 shkolla (9 në gjuhën maqedonase dhe 5 në gjuhën shqipe), ndërsa të tjerat janë shkolla të mesme profesionale, në të cilat janë formuar paralele gjimnazi. » Përveç gjimnazeve ekzistuese publike në Republikën e Maqedonisë, arsimi gjimnazial realizohet edhe në 3 gjimnaze private në gjuhën maqedonase, shqipe, truke dhe angleze.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Gjendja: Plani mësimor për arsimin gjimnazial është i përpiluar me lëndët e obligueshme dhe zgjedhore, programet e obligueshme zgjedhore dhe aktivitetet e projektit. Lëndët e obligueshme përfshijnë prej 82% nga fondi i përgjithshëm javor, gjegjësisht vjetor të orëve në vitin e parë, deri më 55% në vitin e katërt. Zgjedhja paraqitet në vitin e dytë me një lëndë zgjedhore, të cilën nxënësit e zgjedhin nga lista prej gjashtë lëndëve. Në vitin e tretë nxënësit kanë mundësi të përcaktohen për një nga fushat me dy kombinime të ofruara të lëndëve zgjedhore në secilën prej tyre: » fusha naturore-matematikore; » fusha gjuhësore-artistike; » fusha shoqërore-humaniste

207

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

disa nga drejtimet ekzistuese (drejtimi ekonomiko-juridik dhe tregëtar, teknik etj.). Gjimnazet e përgjithshme duhet të përgatiten për kalim më të gjerë të maturantëve, ndaj të gjitha llojeve të arsimit të lartë, por njëkohësisht të sigurohet drejtim i nxënësve drejt fushave të caktuara shkencore. Për këtë shkak, struktura programore e gjimnazeve të përgjithshme do të jetë: program i përbashkët në vitin e parë dhe të dytë të të gjitha gjimnazeve;

Gjendja: » Përfundimi në arsimin gjimnazial sigurohet me dhënien e provimit përfundimtar, i cili e përfshin provimin e gjuhës amtare, një lëndë sipas zgjedhjes së nxënësit dhe puna indivuale e maturës, ose nga fushat më të gjera arsimore. » Nga viti shkollor 2001/2002 deri në vitin shkollor 2003/2004 janë përgatitur programe të reja mësimore për të gjitha lëndët, të cilat i përmban Plani mësimor i arsimit gjimnazial. » Paralelisht me inovimin e arsimit gjimnazial dhe përgatitja e programeve të reja mësimore, janë përgatitur edhe libra të rinj shkollorë për të gjitha lëndët e obligueshme dhe zgjedhore.

drejtimi i nxënësve në vitin e tretë në tre drejtimet akademike: shoqëroro-humaniste, gjuhësore-artistike dhe natyroro-matematikore. Me Konceptin e arsimit gjimnazial, do të precizohet raporti i lëndëve obliguese dhe zgjedhore në këto dy tipe të arsimit gjimnazial, si dhe programe adekuate studimi të arsimit të lartë, nga të cilat nxënësit që përfundojnë do të kenë parësi gjatë regjistrimit. Për zgjerimin e kalimit, për plotësimin e nevojave të posaçme të nxënësve të talentuar, ose për përgatitjen për punë të caktuar, gjimnazet e përgjithshme do të mund të ofrojnë lëndë fakultative në vëllim prej katër orëve në javë, duke filluar nga viti i dytë. Në këtë funksion mund të vihen edhe aktivitetet e projekteve dhe mësimi plotësues. Gjimnazet e përgjithshme, do të përfundojnë me maturë shtetërore, dhe provim përfundimtar, i cili do t'u sigurojë dalje në tregun e punës dhe kalim drejt arsimit të mesëm për të rritur.

4.2.9. Arsimi pas i mesëm

Funksioni i arsimit pas të mësëm nuk duhet të pësojë ndryshime të rëndësishme në raport me arsimin e deritanishëm socialist. Ky nivel i arsimit, i cili kërkon mbikëqyrje të thellë në teknologjinë, organizimin ose udhëheqjen e punës operative në prodhimtari ose shërbime, duhet të sigurojë aftësim më të thellë për punë. Për këtë shkak,

208

Gjendja: » Baza e organizimit të arsimit të specializuar në sistemin ekzistues u vërtetua shkalla V e ndërlikueshmërisë së numrit të caktuar të profesioneve në Nomenklaturën e vetme të profesioneve në ish-RSFJ. Për plotësimin e punës nga ana e ish-Entit pedagogjik u përgatit Koncepti për arsim të specializuar, me të cilin u definua funksioni dhe struktura programore.

me këtë arsim planifikohet marrja e kompetencave të ndërlikuara, miratimi i vendimeve operative dhe nivel më të lartë të përgjegjësisë personale dhe afariste (etika afariste). Me një fjalë, në këtë nivel finalizohet profesionalizmi më i lartë në punën e drejtëpërdrejtë operative. Varësisht nga përmbajtja dominante e punës së kuadrove nga ky nivel, arsimi i mesëm për të rritur mund të paraqitet në këto lloje2:

Gjendja: » Në varësi nga tipi, arsimi i specializuar zgjat prej 400 deri 900 orë. » Në shkollat e mesme publike organizohet arsimi i specializuar në drejtimet që vijojnë dhe profilet arsimore (profesionet): 1. Drejtimi hotelierik-turistik 2. Drejtimi i ndërtimtarisë 3. Drejtimi elektroteknik 4. Drejtimi i komunikacionit 5. Drejtimi i maqinerisë

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

specializimi teknologjik: arsimi pas i mesëm, i cili përgatit nxënës për operim me maqina komplekse teknologjike (prodhimtari procesore), ose mjete mobile operative (eskavatorë në xehtari, maqina të mëdha ndërtimore etj.); mbikëqyrje: arsimi pas i mesëm i cili përgatit për menaxhim të drejtpërdrejtë me ekzekutuesit në punën operative (prodhimtari dhe shërbime), i cili në ndarjen e punëve haset si menaxhment linear (punëtorë, mbikqyrës, shefa etj.); dy funksionet e mëparshme në zejtari janë bashkuar në pronarin e dyqanit të zejtarisë, i cili pas traditës së dëshmuar pozitive, paraqitet si mjeshtër i cili themelon dyqan, punëson ndihmës dhe pranon çirakë në trajnim. Ai i kryen punët më komplekse, gjegjësisht punët komplete prodhuese-shërbyese, duke përfshirë edhe mësimin e çirakëve. Për shkak të funskionit integrues dhe mënyrën e shkollimit të këtyre kuadrove, është e nevojshme që mjeshtri të trajtohet si lloj i posaçëm i arsimit pas të mesëm. Hyrja në arsimin pas të mesëm gjithnjë është pas përfundimit të arsimit të mesëm, adekuat dhe sipas rregullës, përvoja e caktuar e punës që do të definohet në çdo program arsimor individualisht. Vëllimi i programit për këtë lloj të arsimit do të dimensionohet në vëllim prej 400 deri më 800 orë mësimore të shpërndara në një ose dy vite shkollore.

2

Gjendja: » Për inkuadrimin e profilit arsimor në arsimin e specializuar është e nevojshme që kandidati të ketë mbaruar arsim trevjeçar ose katërvjeçar dhe përvojë adekuate në punë prej 2 deri më 5 vjetë. » Sipas të dhënave që i disponojmë në Byronë për zhvillimin e arsimit, në vitin shkollor 1999/2000, numri më i madh i vizitorëve në arsimin e specializuar regjistrohen në drejtimin e maqinerisë 105; elektroteknikë 33, komunikacion 58, dhe hotelieri 24 ose gjithsejt 224 vizitorë.

Në pjesë për trajnim inicor dhe të vazhdueshëm të kuadrove mësimore do të definohet arsimi i kuadrit instruktor për trajnim praktik në arsimin e mesëm, i cili, sipas shqyrtimit të këtij grupi, duhet të trajtohet në pjesën e arsimit të lartë profesional, që rekruton kuadro nga profile adekuate të arsimit të mesëm.

209

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Në fushat e punës në të cilat definohen programet arsimore për arsim të mesëm për të rritur me hyrjen nga programet arsimore me kohëzgjatje trevjeçare dhe katërvjeçare, plani mësimor për arsim të mesëm për të rritur programohet në kohëzgjatje nga një vit shkollor me atë që kandidatë me arsim të mesëm trevjeçar definohet provimi diferencial si pjesë përbërëse e planit mësimor.

Gjendja: » Regjistrimi i vizitorëve në arsimin e specializuar bëhet në disa mënyra: nëpërmjet konkursit të shpallur të rregullt në shtypin e ditës në fillim të vitit shkollor, nëpërmjet shpalljes në marrëveshje me ndërmarrjen (shoqatat tregtare), e në disa institucione arsimore regjistrimi bëhet gjatë gjithë vitit shkollor. » Arsimin e specializuar vizitorët e arrijnë me dhënien e provimit. Lartësia e çmimit të regjistrimit në programet për arsim të specializuar dhe dhënien e provimit e cakton vetë shkolla.

Për programet arsimore të cilat parashohin inkuadrimin vetëm të kandidatëve me arsim paraprak trevjeçar dhe për arsimin e mesëm për të rritur për mjeshtër, pani mësimor definohet në vëllim prej dy viteve. Kandidatët me praksë adekuate mund të llogarisin pranimin prej 30% të kohës së paraparë për praksë specialistike. Pjesa kryesore nga plani dhe programi është definimi i saktë i standardeve të punës të shprehura nëpërmjet kompetencave kryesore, të cilat duhet të fitohen dhe të cilat janë bazë për kontrollin e aftësisë për atë nivel të punës së ndërlikuar. Nga ana tjetër, përmbajtjet e programeve duhet të disejnohen me modul, që një pjesë nga modulet të mund të pranohen si kredi në kalimin nga ky nivel në nivelin e arsimit të lartë profesional. Struktura programore e arsimit pas të mesëm do të përmbajë standarde të përgjithshme arsimore, baza të thella teorike profesionale për të gjitha programet arsimore nga lloji dhe fusha e caktuar e punës dhe disiplinat e posaçme të profiluara, nga të cilat një pjesë është e obligueshme për programin arsimor, ndërsa një pjesë duhet të jetë zgjedhore. Në standardin e përgjithshëm arsimor duhet të vendosen këto disiplina: komunikimi afarist etika afariste dhe menaxhimi dhe instruimi andragogjik. Arsimi pas i mesëm duhet të përfundojë me fitimin e diplomës pas provimit të dhënë paraprak specialistik para komisionit adekuat të jashtëm, ku do të participojnë të interesuar adekuat, para së gjithash përfaqësues të punëdhënësve.

Gjendja: » Me përfundimin e arsimit të specializuar, kandidatët marrin çertifikatë për arsim të kryer specializimi nga profili/drejtimi. » Në shkollat publike ka libër kryesor të specializimit dhe çertifikatë për arsim të kryer specializimi. » Mënyra dhe vëzhgimi i suksesit të arritjes realizohet nëpërmjet kontrollit të diturisë me dhënien e provimit. Vëzhgimin e arritjeve e kryejnë arsimtarët dhe trajnuesit.

210

Arsimi pas i mesëm, si dhe llojet tjera të arsimit të mesëm mund të organizohen në institucione publike por edhe private arsimore, të cilat i plotësojnë normativat për realizimin e programit, veçanërisht normativave për kuadër adekuat të specializuar. Për realizim cilësor të këtij lloji të arsimit është i nevojshëm kuadri arsimor, krahas përvojës teorike dhe praktike nga fusha e specializimit, të posedojë arsim adekuat andragogjik, pedagogjiko-psikologjik dhe metodik për punë me pjesëmarrës të rritur në trajnim.

4.2.10. Arsimi i mesëm artistik

Karakteristikat e arsimit të mesëm Gjendja: artistik është nevoja nga vazhdimësia » Në R.Maqedonisë ekzistojnë 6 institucione e aftësive të posaçme të shprehura që për arsim të mesëm artistik. nga arsimi fillor dhe vazhdimi i zhvilli- » Për regjistrim në këtë lloj të arsimit, përveç shkollës së përfunduar fillore, bëhet konmit të atyre aftësive qoftë gjatë punës trolli i paradispozitave për aftësi të caktuar, me arsim të kryer të mesëm artistik, e ndërsa për artin e muzikës, në pjesën instruveçanërisht me vazhdimin e arsimit mentale, është e nevojshme që të kenë të kryer arsim fillor muzikor. artistik në nivel më të lartë arsimor. Po ashtu, te numri më i madh i programeve arsimore të këtij lloji ka shkallë të lartë të integrimit të teorisë dhe praksës profesionale që do të vijë në shprehje te cili program arsimor në veçanti. Për këtë shkak, parashihet që për këtë lloj të arsimit të sigurohet hapësirë prej rreth 30% nga koha e përgjithshme për arsimin e përgjithshëm si zhvillim i mëtejshëm i kulturës së përgjithshme dhe krjimin e bazave më të gjera për arsim profesional, derisa shpërndarja e kohës tjetër prej 70% të kohës së përgjithshme, si dhe mundësia e inkorporimit prej 20% nga programi në nivel institucional, do të kryhet për secilën nga artet, bil edhe për secilin program arsimor në veçanti me konceptin për këtë lloj të arsimit. Si edhe në rastin e arsimit të mesëm teknik edhe për arsimin e mesëm artistik do të përpunohet Koncepcioni i gjimnazeve artistike, me funksion parësor që të sigurojnë kalim më adekuat dhe më të gjerë të këtij lloji të arsimit drejt arsimit të lartë. Për hyrje në këtë lloj të arsimit, përveç arsimit të përfunduar fillor, kryhet kontrolli i paradispozitave për artin e caktuar, ndërsa për artin muzikor në pjesën instrumentale është i nevojshëm asrimi paraprak muzikor fillor. Nxënësit e arsimit të mesëm muzikor , në fund të arsimimit muzikor, do t`i nënshtrohen provimit përfundimtar. Arsimi i mesëm artistik organizohet në kuadër të shkollave të mesme muzikore ose në shkollat private artistike, të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme dhe do të akreditohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

211

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

4.2.11. Arsimi i mesëm për nxënës me nevoja të posaçme arsimore

Me inkuadrimin në procesin arsimor të nxënësve me nevoja të posaçme, lehtësohet zhvillimi i tyre, aktualizohen potencialet e tyre dhe aftësohen për inkuadrim në shoqëri, e me këtë kontribuohet në cilësinë e jetës së tyre. Gjatë dhjetë viteve të fundit, mjeksia, psikologjia dhe sociologjia erdhën në njohuri të reja për atë se si t'u lehtësohet dhe shpejtohet zhvillimi nxënësve me nevoja të posaçme. Por kjo, kërkon ndryshime në Koncepcioin për arsim të nxënësve me nevoja të posaçme. Nxënësit me nevoja të posaçme arsimore paraqesin grup shumë heterogjen të rinjve, të cilët për t'i plotësuar të drejtat dhe liritë e tyre duhet të jenë, para së gjithash, të pranuar dhe të kuptuar nga të tjerët. Ata kanë nevojë nga qasja indivudale, programe të adaptuara ose të posaçme të mësuarit. Për këtë janë të nevojshme specialistë për përpunimin, realizimin dhe vlerësimin e arsimit të nxënësve me nevoja të posaçme. Llojet dhe shkallët e ndryshme të nevojave të veçantë kërkojnë arsimtar dhe defektolog adekuat të aftë, të cilët janë posaçërisht të edukar për arsimin e nxënësve, të cilët kanë nevoja të tilla. Programet dhe mënyrat e realizimit të tyre duhet t'i kenë parasysh nevojat e tyre që në atë mënyrë programi ekzistues të adaptohet në nevojat e posaçme në fazën e realizimit ose edukimi zbatohet sipas programit të adaptuar. Nevojat e posaçme plotësohen me mësim plotësues dhe forma të tjera të ndihmës gjatë mësimit. Sot janë prezente qëndrimet për inkuadrimin e nxënësve me nevoja të posaçme në institucionet e rregullta për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm për të rritur. Rekomandohet që nxënësit me nevoja të posaçme, ku është e mundur ta fitojnë arsimin e vet, bashkë me moshatarët e tyre në institucionet e rregullta për arsim të mesëm. Për një pjesë të nxënësve me nevoja më të vështira zhvillimore ende mbetet mundësia për arsimin në shkolla ose paralele të posaçme në shkollat e rregullta të mesme me ndihmën e programeve dhe formave të posaçme të edukimit. Gjatë kësaj, shkollat ose paralelet e posaçme dallohen nga shkollat e rregullta sipas paisjes, të punësuarve profesional dhe sipas numrit të nxënësve në paralele. Në institucionet e rregullta për arsim të mesëm duhet të mundësohet ndikimi aktiv i nxënësit me nevoja të posaçme, e jo vetëm prezenca e tij fizike në paralele. Numri më i madh është i nxënësve me nevoja të posaçme të cilëve vështirësitë u janë shprehur më pak. Ato janë fëmijët me vështirësi gjatë mësimit. Atyre u nevojitet vetëm ndihmë plotësuese gjatë mësimit që mund të arrihet me mësim të individualizuar. Ata e ndjekin shkollën me nxënësit e tjerë dhe shumë shpesh trajtohen në mënyrë joadekuate. Shkaku kryesor për këtë është numri i madh i nxënësve në paralele dhe aftësia joadekuate e arsimtarëve për t'i njohur dhe për punë me nxënës të tillë, si dhe sipas nevojës për bashkëpunim me defektologun.

212

Arsimtari përgjigjet për të gjithë nxënësit në paralele, e prandaj duhet të jetë i përgatitur dhe i aftë për bashkëpunim me defektologun, psikologun dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme. Në vendet e zhvilluara vendoset praktika e specializimit pasdiplomik të arsimtarëve për punë me nxënës me nevoja të posaçme. Që të jetë i mundur inkuadrimi i nxënësve me nevoja të posaçme në institucionin për arsim të mesëm, është e nevojshme udhëheqja e dokumentacionit të plotë, mga identifikimi i parë i nevojave të posaçme deri te procedurat zbatuese arsimore dhe reultatet e vëzhgimit. Në vendet tjera u tregua i dobishëm funksioni i personit-koordinator, i cili bashkëpunon me arsimtarin dhe udhëheqësin e shkollës. Defektologu mendohet së është më mirë i aftësuar për këtë. Bashkëpunimi me arsimtarët dhe defektologët duhet të realizohet në të gjitha komponentat e ndihmës: gjatë identifikimit të nevojave të posaçme të nxënësve, gjatë përpunimit të programeve të adaptuara dhe zgjedhjes së procedurave për mësimit gjatë realizimit të mësimit individual, vlerësimi i programit të realizuar dhe avancimi i nxënësit, si dhe gjatë vendosjes të formave plotësuese të mësimit. Ky model i orientimit të nxënësve me nevoja të posaçme, i cili realizohet me punë ekipore të ekspertëve brenda dhe jashtë shkollës. Hulumtimet e reja në fushën e inkuadrimit të nxënësve me nevoja të posaçme në institucionet e rregullta për arsim të mesëm i identifikojnë çështjet

Gjendja: » Në R.Maqedonisë ekzistojnë katër institucione të mesme të posaçme profesionale, në të cilat aftësohen nxënësit me nevoja të posaçme arsimore (nxënës me pengesa në zhvillimin psikofizik, nxënës me të dëgjuar të dëmtuar dhe nxënës me shikim të dëmtuar.) » Institucionet e paisura dhe të përgatitura me hapësirë, materiale dhe teknikë ofrojnë shërbime të ndryshme për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore. Përveç kuadrit ekzistues profesional në vetë shkollën, sigurohet edhe ndihmë plotësuese nga arsimtarë plotësues dhe persona profesionalë nga profile të ndryshme të cilët ofrojnë ndihmë plotësuese specifike profesionale. » Inkuadrimi i nxënësve me nevoja të posaçme arsimore në institucionet për arsim të mesëm profesional është rastësisht, pa kurrfarë ndihme e organizuar profesionale nga institucione relevante. Suksesi i nxënësve të kyçur në klasat e rregullta është determinuar prej më shuëm aktorëve. Gjendja: » Programet për këtë lloj të arsimit përpunohen me adaptimin e planit dhe programeve për aftësim profesional për punë dhe arsim të mesëm profesional duke marrë parasysh specifikat e llojit dhe shkallës së trajnimit dhe obligimeve të punës, në kuadër të profilit adekuat arsimot ku ata do të mund të angazhohen. » Planet dhe programet mësimore sigurojnë aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje prej tre viteve, me çka mundësohet kalim i papenguar vertikal deri te institucionet e larta arsimore. » Mësimi për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore në institucionet e posaçme për arsim të mesëm profesional e realizojnë arsimtarët të cilët i plotësojnë normativat sipas ligjit për arsim të mesëm. » Përmbajtjet edukativ-arsimore, dallohen sipas vëllimit dhe sipas thellësisë në varësi nga lloji dhe shkalla e hendikepit. Në përgjithësi, përmbajtjet janë grupuar në këto fusha: arsimi i përgjithshëm, arsimi profesional, mësimi praktik, aktivitete të obligueshme, aktivitete projektive.

III

213

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

më të rëndësishme për inkuadrim të suksesshëm: përsosja e përhershme profesionale i arsimtarëve dhe personave tjerë profesional në shkollë (pedagogu, psikologu, mjeku); harmonizimi i aktiviteteve të personave të cilët punojnë me nxënësit me nevoja të posaçme; programimi i punës me secilin nxënës; akomodimi i hapësirës sipas nevojave të nxënësve. Përveç materialeve që mungojnë, problem tjetër paraqesin barrierat arkitektonike dhe mosfunksionimi i ndërtesa shkollore, që e vështirëson lëvizjen e nxënësve me probleme fizike. Numri i nxënësve në paralelet është tepër i madh. Mungojnë programe adekuate, si dhe paisje adekuate. Nga supozimet kadrovike më të rëndësishëm janë arsimtarët e edukuar, të cilët në bashkëpunim me defektologun duhet të gjejnë zgjidhje për zhvillim optimal të nxënësve dhe në mënyrë adekuate të bashkëpunojnë me prindërit. Janë të pakët edhe personat adekuat të cilët janë edukuar në mënyrë të posaçme për punë me nxënësit me nevoja të posaçme. Për shkak të asaj që përmendëm propozohen masa për avancimin e edukimit dhe punës me nxënësit me nevoja të posaçme: miratimi i ligjeve lidhur me problemin e nxënësve me nevoja të posaçme (në kuadër të cilave rregullohet edhe problematika e arsimit); përpunimi i planit për zhvillim të rrjetit të institucioneve për arsim të mesëm, i cili do t'i plotësojë nevojat e nxënësve me nevoja të posaçme; sigurimi i standardeve adekuate arsimore, para së gjithash në pikëpamke të numrit të nxënësve në paralele, kushtet e hapësirës, mjetet mësimore dhe paisja shkollore dhe kushtet e posaçme për punë krijuese; përpunimi i programeve të adaptuara dhe të posaçme për arsimin e nxënësve me nevoja të posaçme, të cilat do të sigurojnë lidhshmëri të arsimit me tregun e punës; sigurimi i sistemit të inkuadrimit të personave të rritur me nevoja të posaçme, rikualifikimi i tyre adekuat dhe kualifikim plotwsues sipas aftësive të tjera dhe nevojave të tregut të punës; sigurimi i mundësisë për zotërimin e një pjese të programit me anë të kursit, për fushën e njëjtë të punës, si dhe për kalimin vertikal, por edhe për kthimin e nxënësve në programin e shkallës më të ulët, nëse për këtë shfaqet nevoja; sigurimi i kuadrit adekuat arsimor, sipas llojit të nevojave të posaçme, si për lëndët e përgjithshme ashtu edhe për ato profesionale dhe mësimi i praktikës dhe përsosja e tyre për punë me nxënës me nevoja të posaçme dhe për bashkëpunim me prindërit; kompletimi dhe përsosja e ekipeve profesioniste në institucionet për arsim të mesëm;

214

sigurimi i kushteve për përsosje të përhershme të planeve dhe programeve mësimore, modernizimi dhe adaptimi i tyre, në veçanti të lëndëve profesionale dhe mësimit të praktikës, sipas nevojave të ekonomisë dhe veprimtarive shërbyese; sigurimi i sistemit mirë të vendosur për vlerësim të: programeve, organizimi i mësimit, format dhe metodat e punës me nxënësit për shkak të ndërmarrjes së masave nëse paraqiten probleme në sjelljen dhe avancimin zhvillimor të nxënësve me nevoja të posaçme, si individualisht ashtu edhe edhe për paralelen në tërësi. Do të thotë në këtë nënsistem duhet të respektohet parimi i miratimit të filozofisë së arsimit të nxënësve me nevoja të posaçme, me të cilin realizohet e drejta e barabartë e arsimit të adaptuar ndaj mundësive të secilit individ, krijimin e shkollave sipas nevojave të nxënësve. III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

4.2.12. Arsimi i mesëm për nxënës të talentuar

Puna e organizuar dhe e programuar me nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm, në kuadër të përpjekjeve të përgjithshme që secili nxënës në sistemin edukativo-arsimor t'i zhvillojë aftësitë e veta për arsim dhe punë të mëtejshme, ka detyrë specifike që të kontribuojë për formimin e ekspertëve dhe artistëve më të mirë, të cilët do të bëhen krijuesit e vlerave të reja në fushën e shkencës, Gjendja: » Në Republikën e Maqedonisë, përpjekja e teknologjisë, kulturës dhe artit. Duke u nisur nga qëllimi i caktuar përfundimtar, përcaktohen sistemet, koncepti, programet dhe format e punës me nxënës të talentuar. Puna edukativo-arsimore me këta nxënës duhet t'i plotësojë nevojat dhe intereset e tyre specifike dhe t'i respektojnë nevojat shoqërore nga kuadro ekspertësh në fusha të ndryshme.

parë për vendosjen e një aktiviteti me plan, sistemor dhe afatgjatë, i cili përfshin identifikimin, orientimin dhe vëzhgimin e nxënësve të talentuar, është bërë në vitin 1987/88 nga ana e shërbimit për orientim profesional pranë Entit për punësim në Manastir (Vojnovski, P., 1989). Në fazen e parë nga ky proekt afatgjatë, u përfshinë 341 nxënës nga klasa e tetë... nga të gjitha shkollat fillore në qytet dhe fshatrat në komunën e Manastirit, prej të cilëve pedagogët e shkollave kanë propozuar 169 si nxënës të talentuar potencial, ndërsa pas kontrollit plotësues më kompleks me instrumente psikologjike janë veçuar 15 nxënës me rezultate të shkëlqyeshme mbi mesataren.

Në kuadër të arsimit të mesëm në mënyrë sistemore duhet të punohet në zbulimin e nxënësve të talentuar nga fusha të caktuara, vëzhgimi dhe pranimi i nxënësve të tillë nga shkolla fillore, në bazë të dosjes për zhvillimin e këtyre nxënësve, që (duhet ta) udhëheqë shkollën fillore. Në sistemin e zbulimit të nxënësve të talentuar duhet të inkuadrohen arsimtarët adekuatë (secili në fushën e tij), udhëheqësit e paraleleve, shërbimet pedagogjiko-psikologjike dhe qendrat shkollore për informim dhe orientim profesional të nxënësve, në bazë

215

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

të metodologjisë të posaçme të përgatitur. Në institucionet arsimore duhet të organizohen forma adekuate të punës me këta nxënës dhe t'u mundësohet inkuadrimi në format ndërshkollore dhe jashtëshkollore të punës. Gjatë programimit të punës me nxënës të talentuar duhet të kihet parasysh se orientimi themelor në programet është se si të mësohet, si të vihet deri te njohuritë, se sa nga ajo çfarë të mësohet. Prej këtu del se programet duhet të jenë fleksibile, të mundësojnë adaptimin e shpejtë dhe inkorporimin e ndryshimeve pa procedura të ndërlikuara administrative. Gjatë përpilimit të programeve niset nga njohuria për aftësitë, zhvillimin dhe interesimin e nxënësve, kushtet materialo-teknike dhe kadrovike në shkollë.

Gjendja: » Për nxënësit janë përpunuar kartela të identifikimit, të cilat japin informata për: prejadrhjen sociale, kushtet e jetës, informimin për mundësitë për shkollim të mëtejshëm, interesin profesional, kohën e lirë etj. » Këtyre nxënësve u rekomandohen Qendrat për arsim të mesëm, si parësore për regjistrim. në kuadër të projektit, identifikimi kryhet me instrumente psikologjike, të cilat japin diagnozë në 3 statuse: konjuktiv, emocional konativ dhe shëndetësor. Kriteriumi i talentit në projekt ka qenë superioriteti intelektual i nxënësve, i definuar si arritje mbi mesataren (M+1SD) në tetet e intelegjencës së përgjithshme dhe aftësitë e veçanta intelektuale. Rezultatet nga testet tjera janë përdorur për këshillime me orientimin profesional të nxënësve të talentuar dhe kontrolli i zhvillimit të tyre të përgjithshëm profesional. » Në Republikën e Maqedonisë është bërë hulumtim në shkollat fillore dhe e njëjta ka treguar se akcelaracioni shkollor praktikohet jo shumë, si një nga format e zhvillimit të shpejtë të nxënësve të talentuar. Është praktikuar në mjediset shumë të zhvilluara të qyteteve. Kjo do të thotë se kjo formë, edhe krahas legjitimitetit të saj ligjor, në praktikë ende nuk po realizohet.

Përmbajtjet për punë me nxënësit e talentuar mund të paraqesë zgjerimin ose thellimin e përmbajtjeve nga mësimi i rregullt, përmbajtjet interdisiplinare, përmbajtje të veçanta fakultative, projekte hulumtuese etj. Gjatë zgjedhjes së përmbajtjeve, theksi duhet vënë përmbajtjeve bashkëkohore, teorive shkencore, eksperimenteve, problemeve të jashtme etj. Theks më të madh në programet për punë duhet vënë mbi metodat dhe format e punës. Ato duhet të jenë fleksibile, të mos shkojnë drejt diturive të gatshme, por drejt: aftësimit për mësim individual dhe për shfrytëzimin e informatave; zhvillimin e aftësive për identifikimin, definimin e problemeve, formimin e metodave, shkathtësive dhe procedurave për ardhjen deri te njohuritë dhe zgjidhjet e reja; zhvillimin e aftësive divergjente; nxitjen e kërshërisë dhe fantazisë. Programet për punë me nxënësit e talentuar duhet t'i përgatisë institucioni arsimor në bashkëpunim me institucionet adekuate profesionale dhe shkencore, sipas standardeve të miratuara për programimin e tyre (që i përgatitë Byroja për Zhvillim të Arsimit). Organizata e punës me nxënës të talentuar duhet të jetë e degëzuar dhe të mundësojë që në mënyra të ndryshme të kultivohet talenti. Puna e organizuar me nxënësit e talentuar në shkollë duhet të realizohet nëpër:

216

mësimin e rregullt, me anë të individualizmit, gjegjësisht puna e diferencuar me aftësi të theksuara; mësimi në grup, me grupe nxënësish të formuara veçmas (10-15) përafërisht me dijeni, aftësi dhe interesim të njëjtë; aktivitete të lira shkencorohu lumtuese dhe kulturoroartistike të nxënësve, me anë të individualizmit të punës, gjatë së cilës nxënësit do të drejtohen nga aktivitete më të ndërlikuara; mësim konsultativ për nxënës të talentuar që dëshirojnë të përparojnë më shpejtë; paralele, shkolla ose paralele ndërshkollore të specializuara, për nxënës të talentuar në fusha të caktuara;

Gjendja: » arsimimi i të rriturve në mënyrë sistemore është shumë pak i rregulluar; » nuk janë vërtetuar sa duhet kompetencat dhe përgjegjësistë për rajone të caktuara për arsimin e të rriturve (jokufizimi i ingerencave të shtetit dhe organeve të vetëqeverisjes lokale, punëdhënësve dhe të punësuarit dhe partnerët social); » nuk ka organe të organizuara përfaqësuesish të punëtorëve, të papunësuar (këshilla, komisione, agjenci); » rregullative ekzistuese është jo e plotë;

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

» në pikëpmaje të financimit, pjesa nga buxheti është minimale; » nuk ekzistojnë burime saktë të precizuara e as burime tjera të financimit (stipendione, pagesa nga sindikata etj); » nuk ka sistem të organizuar adekuat të aftësimit të kuadrove dhe përsosja e bartësve të arsimit të të rriturve; » mungojnë forma moderne organizative të arsimit për të rritur (arsimi nga largësia, arsimi multimedial, arsimi sipas moduleve etj.); » mungon hapësira adekuate dhe paisja moderne mësimore për realizimin e programit arsimor.

inkuadrimi i nxënësve në forma të specializuara ndërshkollore për punë me nxënës të talentuar, siç janë: shkolla verore dhe dimërore, gara, takime, seminare, tribuna, konkurse, aktivitete hulumtuese etj. Me nxënësit e telantuar duhet të punojnë arsimtarët më të mirë dhe më të interesuar, të cilët vetë duhet të jenë inovativ. Përveç arsimtarëve të rregullt në shkollë, në varësi nga lloji i talentit dhe formave të punës, në punë me nxënësit e talentuar duhet të inkuadrohen edhe ekspertë nga shkenca, ekonomia, artistë, studentë etj.

4.2.13. Arsimi i mesëm dhe pas i mesëm

Rrjedhat bashkëkohore të globalizimit, shoqërimi dhe partneriteti, e ndryshojnë raportin e faktorëve të caktuar në ekonomi. Lartësia e mëditjeve të punëtorëve tëfabrikave luan rol të vogël në kuadër të konkurrencës botërore, e rol më të rëndësishëm luan prodhimtaria, cilësia, disejni, inovimi dhe marketingu. Do të thotë, pjesëmarrja e lëndëve të para është shumë e vogël, ndërsa më e madhe është pjesëmarrja e diturisë në prodhimtarinë industriale.

217

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Oferta arsimore e institucioneve për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm, më shpesh nuk është e bazuar në nevojat e vërteta të firmave, e prandaj edhe nuk ka mundur të japë efekte adekuate. Arsimi si funksion në ndërmarrje është organizuar dhe vepron individualisht dhe si i pavarur nga funksioni kadrovik dhe jo aq i integruar në konceptin për zhvillimin e kuadrove, duke përfshirë edhe avancimin. Mund të thuhet se para nesh gjenden obligime me përgjegjësi dhe të ndërlikuara të hapjes së vendit tonë ndaj botës dhe adapatimi i ekonomisë dhe kërkesave të tregut të punës. Arsimi është rrugë e ndryshimeve thelbësore dhe kjo duhet të luajë rol të rëndësishëm në proceset e adaptimit. Gjatë kësaj, arsimimi i të rriturve nuk mund të konceptohet për ndonjë të kaluar, por për kohë të ardhshme. Përveç sistemit të shkollës ose arsimit formal, rol parësor duhet të ketë edhe arsimim joformal, jashtëshkollor. Arsimi joformal i të rriturve, në kuptim bashkëkohor, do të mbështetet më shumë në nevojat universale të njeriut. Rritja e rëndësisë së arsimit joformal duhet të jetë në raport proporcional me rritjen e rëndësisë të aftësisë së vërtetë të punës. Arsimi i të rriturve është instrument i rëndësishëm i transformimit social të shoqërisë. Kjo ka rëndësi të madhe për zhvillimin dhe demokratizimin e shoqërisë dhe paraqet bazë për zhvillim ekonomik, lëvizshmëri të fuqisë së punës dhe mjet për integrim në rrjedhat ndërkombëtare ekonomike. Si veprimtari, arsimi i të rriturve duhet të realizohet në bashkëpunim me shtetin, tregun e punës, individët dhe aktorët tjerë. Drejtimet kryesore të zhvillimit të arsimit për të rritur duhet të kahëzohen drejt realizimit të konceptit të arsimit të përjetshëm dhe drejt krijimit të kushteve për avancim të konceptit të shoqërisë që mëson. Qëllimi kryesor është krijimi i sistemit plural, fleksibil dhe demokratik të arsimit, i cili do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim të moshës dhe i cili do të mundësojë të mësuarit dhe fitimin e diturive dhe kompetencave për të gjitha fushat e jetës dhe punës (teknologji të reja, zhvillim profesional,

Gjendja: » mungon hapësira adekuate dhe paisja moderne mësimore për realizimin e programeve arsimore. » arsimi profesional, në parim, nuk është i lidhur për tregun e punës e prandaj edhe nuk ka planifikim të strukturës, e as nevoja të shprehura për kuadër i cili duhet të arsimohet. » në arsimin profesional, kur kryhet arsimimi, kualifikimi plotësues, rikualifikimi, vend të posaçëm merrë mësimi praktik i cili duhet të realizohet në ndërmarrjet, kur përveç fitimit të diturive dhe shkathtësive më të nevojshme profesionale, vizitorët specializohen dhe akomodohen në kushte reale të punës; » standardet ekzistuese të diturisë nuk janë harmonizuar me standardet e diturisë së vendeve të zhvilluara, para së gjithash me vendet e UE. » institucionet arsimore të cilat merren me arsimin profesional nuk janë të paisura me mjete adekuate mësimore të cilat do të mundësonin fitimin e liçencës. » nuk ka zgjidhje sistemore me të cilat do të rriten dhe motivohet arsimi i të rriturve dhe në këtë mënyrë të krijohen mundësi më të mëdha për punësim. » në arsimin e të rriturve nuk janë inkuaduar realizuesit nga ekonomia, e as nuk janë të motivuar që të inkuadrohen.

218

zhvillim i proceseve demokratike) participimi social, kultura qytetare, ngritja e cilësisë së jetës, ruajtja e rrethinës, avancimi i jetës familjare, koha e lirë, jeta në pleqëri etj.) Duke i patur parasysh situatën e dhënë në kornizat më globale, duhet të bëhen përpjekje për ndryshime të situatës dhe zhvillimit të mëtejshëm të arsimit të mesëm për të rritur dhe atë: krijimi i mundsive për qasje më të mirë në arsimin cilësor yë të rriturve nëpërmjet hapjes së shkollave të rregullta për të rritur, akomodimi i tyre programor dhe organizativ i nevojave të rriturve, krijimi i programeve dhe moduleve të arsimit dhe aftësimit profesional;

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

forcimi i funksionit arsimor i ndërmarrjeve dhe zhvillimi i mundësive për mësim në vendin e punës; formimi i intitucioneve dhe organizatave të reja për arsimin e të rriturve (qendra rajonale-ndërkomunale për arsimin e të rriturve etj.); formimi i këshillit nacional për arsim të të rriturve; rregullimi i statusit të institucioneve për arsimin joformal; zhvillimi i formave të reja të arsimit joformal (qendrave për mësim individual); aplikimi i sistemit të ri dhe fleksibil të arsimit profesional të vazhdueshëm dhe përsosja; oferta e ndryshme e programeve arsimore me organizim fleksibil; vlerësimi dhe kontrolli i cilësisë së punës arsimore; përpunimi i programeve dhe moduleve për aftësimin dhe përsosjen e kuadrove arsimore për punë të rriturve; përpilimi i programeve me adaptim përmbajtësor dhe kohor të nevojave, përvojave dhe njohuritë e të rriturve; në përgatitjen e programeve të reja arsimore (përmbajtjet) gjithnjë duhet të garantohen arritjet në standarde të njëjta të diturisë, me ato për arsimimin e të rinjve; përveç infrastrukturës adekuate organizative, për këtë kategori të kandidatëve është e nevojshme që programet dhe planet ekzistuese të përpunohen mbi konceptin modular, me çka kandidatëve do t'ju mundësohet, sipas nevojave të punës dhe kohës që e kanë në disponim, ta zotërojnë dhe e japin provimin për modele të caktuara dhe pas kompletimit të tyre të fitojnë të drejtën e dokumentit adekuat përfundimtar; respektimi i mënyrave për arritjen e standardeve të diturisë nga asepkti organizativ, didaktik dhe metodik, sipas nevojave për mësim dhe arsimim të rriturve;

219

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

përmirësimi i mënyrës së kontrollit të diturisë dhe shkathtësive gjatë arsimimit dhe formulimi i mënyrës së re të kontrollit përfundimtar të diturisë së të rriturve; arsimimi i të rriturve në institucionet për arsim profesional, sipa strukturës kualifikuese, gjegjësisht profesionet dhe numrin e vizitorëve të adaptohet sipas nevojave të tregut të punës; të organizohet punë praktike për të rriturit në punëtoritë e institucioneve arsimore , ndërmarrjet, qendrat për trajnim etj.; partnerët social të inkuadrohen në formulimin e politikës së përgjithshme të arsimit për të rritur, si dhe përgatitja dhe realizimi i programeve për arsimim të të rriturve; përveç institucioneve ekzistuese komunale dhe ndërkomunale për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur, si dërgues të arsimit paraqiten numër i madh i firmave konsultuese, asociacione joqeveritare profesionale, shoqata të punëdhënësve dhe institucione tjera me akreditim adekuat.

4.2.14. Modularja dhe sistemi kreditor transferues

Modularja si sistem programor i plotëson një numër të madh të parimeve programore bashkëkohore: funksionimin, fleksibilitetin, racionalen etj.,, ndërsa njëkohësisht i plotëson edhe një numër të madh të parimeve reformuese të arsimit bashkëkohor profesional në përgjithësi: orientimi qëllimor, arritshmëria, transparenca, kalimi etj. Këto karakteristika plotësohen me përpunimin e moduleve programore si tërësi (elemente) programore funksionale, autonome dhe polivalente. Funksionalja paraqet karakteristikë e tërësisë (elementit) programor me realizimin e saj që të arrihet më së paku një ose më shumë grup i ngjashëm, saktë të definuara, në tregun e punës kompetenca profesionale që njihen dhe që pranohen. Autonomia do të thotë përfshirje e përmbajtjeve të mjaftueshme dhe me ato metoda adekuate të mësimit, të cilat mundësojnë realizimijn e pavarur të modulit programor si tërësi e pavarur. polivalenca e modulit programor paraqet inkorporimin e tij në programe të ndryshme arsimore (lloje dhe nivele të ndryshme të arsimit të mesëm dhe arsimit të mesëm për të rritur) dhe situata të ndryshme të fitimit të tij (të mësuarit e rregullt shkollor, kualifikimi plotësues, të mësuarit individual në distancë, fitimi i përvojës, kompetencë kyçe etj.). Kuptohet se në formulimin final të programit të caktuar arsimor, përveç moduleve të zgjedhura dhe të kombinuara programore do të jipen dhe përcaktohen përmbajtje "të lidhura" programore dhe situata të trajnimit.

220

Supozim për përpunimin e moduleve programore në arsimin e mesëm është definimi dhe pranimi nga partnerët social të standardeve për kompetenca kryesore, praktikimi i metodologjisë së programimit qëllimor dhe afirmimi i të mësurit sistemot fleksibil dhe të përjetshëm. Nga ana tjetër, për përpunimin dhe caktimin e dispozitave komplete të moduleve programore, veçanërisht të standardeve për ndërlikueshmërinë e tyre dhe angazhimin e nevojshëm kohor për realizimin e tyre në procesin racional të organizuar të mësimit, krijohen supozime për dhënien e vlerës sasiore të secilit modul, në sistemin e arsimit të lartë të emëruar si kredi ose poena. Në këtë mënyrë, me modularen do të sigurohen supozimet përmbajtësore për aplikimin e sistemit kreditor transferues (KTS) dhe në arsimin e mesëm me çka, përveç sigurimit të lëvizshmërisë racionale të kandidatëve në mësimin e përjetshëm në arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur, do të sigurohet edhe lidhshmëria e tij konzistente me arsimin e lartë. Kuptohet, kërkesa e fundit paraqet edhe ndryshime të domosdoshme normative dhe përgatitje organizative institucionale. Unioni Evropian e promovoi bashëkpunimin mes institucioneve për arsim të mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur, si mjet për avancimin e cilësisë së arsimit në dobi të nxënësve (pjesëmarrësve) dhe institucioneve për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur. Bashkëpunimi i këtillë në kuadër të këtij nënsistemi arsimor, për të rinjtë dhe të rriturit jashtë nga Republika e Maqedonisë mund të jetë përvojë e dobishme, pasiqë kjo nuk është vetëm mënyra më e mirë që të kuptohet më shumë për vendet tjera, idetë, gjuhët dhe kulturat, por kjo është edhe element i rëndësishëm për zhvillimin e karrierës akademike dhe profesionale. Pranimi i arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm dhe i diplomave është parakusht për krijimin e hapësirës për sigurimin dhe trajnimin në dhe jashtë Republikës së Maqedonisë, ku nxënësit (pjesëmarrësit) dhe kuadri mëismor do të mund të lëvizin pa kurrfarë pengesash. Për këtë shkak ka nevojë nga krijimi i Sistemit kreditor transferues, si mjet për përmirësimin e pranimit akademike në botë. SKT siguron instrumente për arritjen e parimit të transparencës të nënsitemit për arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur, si dhe instrumentin për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve për arsim të mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur dhe për zgjerimin e mundësive që janë të arritshme për nxënësit (pjesëmarrësit). SKT sistemi bazohet në tre elemente themelore: informata (për programet dhe arritjet e nxënësve/pjesëmarrësve); marrëveshja e ndërsjellë (mes institucioneve partnere për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm dhe nxënësve) dhe

III

221

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

përdorimi i SKT kredive (për caktimin e vëllimit të punës së nxënësit/pjesëmarrësit). Këto tre elemente themelore do të operacionalizohen nëpërmjet përdorimit të tre dokumenteve kryesore: pakoja e informatave/katalogu i kurseve, aplikacioni/përgjigja për shkollim dhe kopje nga evidenca. Në bazë, SKT në asnjë mënyrë nuk do ta rregullojë përmbajtjen, strukturën ose ekuivalencën e programeve. Këto janë çështje të cilat duhet të rregullohen mes vetë institucioneve për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur gjatë aplikimit të bazës së nevojshme për marrëveshje bilaterale dhe multiraterale për bashkëpunim. Gjatë kësaj, SKT duhet t'u sigurojë palëve të involvuara vegla për krijimin e transparencës dhe sigurimin e njohjes. Nxënësve mobil duhet t'ju mundësohet e gjitha lista e lëndëve të cilat ligjerohen në institucionet për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm, të cilët shfrytëzojnë SKT. Gjat kësaj, nxënësve (pjesëmarrësve) duhet t'ju mundësohet ta ndjekin mësimin e lëndëve të rregullta, e jo lëndë të cilat janë posaçërisht të disejnuara për ata, me çka u hiqet mundësia për plotësimin e parakushteve të institucionit-nikoqir për fitimin e shkallës adekuate të arsimit të mesëm ose diplomës. SKT kreditë sigurojnë që programi të jetë i shëndoshë nga aspekti i vëllimit të punës gjatë periudhëns së shkollimit jashtë vendit. SKT duhet t'i sigurojë nxënësit/pjesëmarrësit ta kompletojë arsimin jashtë vendit, nëse për këtë shpreh dëshirë. Kjo do të thotë, pasiqë periudha për shkollim ka përfunduar, është e mundur që nxënësi/pjesëmarrësi të mos dëshirojë të kthehet në institucionin prej ku vjen, por preferon të mbetet në institucionin-nikoqir me qëllim që atje ta marrë diplomën ose bile të shkojë në ndonjë institucion të tretë. Çdo institucion duhet t'i rregullojë këto mundësi, dhe duhet të parashtrojë kushte të cilat duhet t'i plotësojë nxënësi që të mund ta marrë diplomën, ose që ta bëjë transferin e regjistrimit të tij. Për këtë qëllim, është e dobishme që të ekzistojë ndonjë lloj vërtetimi që do të përmbajë të dhëna për rezultatet e nxënësit, që do të ndihmojë në vendosjen e institucioneve të involvuara.

4.2.15. Aplikim i mundshëm i sistemit kreditor transferues (SKT) në arsimin e mesëm dhe arsimin pas të mesëm

Shfrytëzimi i SKT nga ana e institucioneve për arsim të mesëm dhe arsimit pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë do të jetë e mjaftueshme dhe në bazë të kuptimit yë ndërsjellë dhe besimit me institucionin partner, Me SKT do të sigurohen instrumente për matjen dhe krahasimin e diturisë së fituar dhe për transformimin e tij nga njëri institucion në tjetrin. Institucioni (si institucion amë ose institucion ­ nikoqir) këtë do ta mundësojë nëpërmjet shfrytëzimit të masave që kuptohen lehtë ­ kredi dhe SKT shkalla për vlerësim.

222

Vetë SKT nuk do ta rregullojë përmbajtjen, strukturën ose akuivalencën e planeve dhe programeve mësimore me institucionet për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm nga vendet tjera. Këto komponenta janë lëndë e cilësisë që duhet të determinohet nga vetë institucionet për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur në Republikën e Maqedonisë gjatë aplikimit të bazave plotësuese të marrëveshjeve për bashkëpunim (bilaterale dhe multiraterale). Të gjitha subjektet e inkuadruara në procesin edukativo-arsimor të institucionit për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm do të informohen dhe do të trajnohen që të mund t'i zbatojnë parimet dhe mekanizmat e SKT. Zbartimi i SKT kërkon që institucioni për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë t'i plotësojë këto obligime: zgjedhjen e koordinatorit të SKT në drejtimet në arsimin gjimnazial ose koordinatorë në nivel të arsimit profesional, si dhe koordinatorë të SKT për drejtime dhe programe arsimore; dhënia e SKT kredive për secilën lëndë mësimore; përgatitja e pakos informative për të gjitha drejtimet (arsimi gjimnazial), nivelet e arsimimit, drejtimet dhe programet arsimore (arsimi profesional) në të cilat SKT do të aplikohet në gjuhën amtare dhe në njërën nga gjuhët e Unionit Evropian; përdorimi i SKT formularëve adekuat: fletëparaqitja e nxënësit, vërtetimi për prodhimet e dhëna dhe marrëveshja për shkollim. Institucioni për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm vendos për obligimet që do t'i kenë koordinatorët e SKT dhe obligimet që do t'i kryejnë anëtarët tjerë të ekipit që punon në bashkëpunimin ndërkombëtar. SKT kreditë do të jenë vlera numerike që do t'i jipen secilës lëndë mësimore që të përshkruhet angazhimi i kërkuar i nxënësit për zotërimin e tij të suksesshëm. Ato duhet ta reflektojnë cilësinë e kërkuar të punës për secilën lëndë në krahasim me sasinë e përgjithshme të punës së nevojshme për kompletimin e arsimit gjatë gjithë vitit (gjysëmvjetori se tremujori) në institucionin që e pranon: ligjerata, puna praktike (ushtrime), projekte, puna nga fusha e konkurrencës, të mësuarit individual (në biblotekë ose shtëpi) dhe provimet ose ndonjë lloj tjetër i vlerësimit. Sipas kësaj, SKT do të bazohet mbi ngarkesën e përgjithshme të nxënësit dhe nuk duhet të kufizohet vetëm në orët e punës së përbashkët me arsimtarin. Që të mund të jipet SKT kredia, institucioni për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm duhet t'i përshkruajë përmbajtjet e veta programore, që nuk e imponon nevojën nga cilat do qoftë ndryshime të këtyre përmbajtjeve. Në rrethana të caktuara, dhënia e SKT kredive mund të paraqesë matematikë të thjeshtë ose

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

zgjedhjen e koordinatorit të SKT në institucionin përkatës;

223

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

aktivitet mekanik, derisa në raste të tjera mund të inkuadrojë edhe negociata të caktuara në kuadër të drejtimit/nivelit të arsimit ose institucionit. SKT kreditë mund t'i jipen të gjitha lëndëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zgjedhje të lëndëve të obligueshme ose zgjedhore. Kreditë, po ashtu, duhet të jipen edhe për punë në projekte në raste kur të njëjtat janë pjesë përbërëse nga plani mësimor. Një lëndë e njëjtë mësimore që mësohet në vite të ndryshme, nuk duhet të kreditohet në varësi nga viti i mësimit, por duhet të rekomandohet përvojë dyvjeçare në institucione për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur nga vendet tjera dhe të jipet numri i njëjtë i kredive për një lëndë mësimore. Lëndët zgjedhore duhet të fitojnë kredi në bazë të parimeve të njëjta si dhe lëndët e obligueshme, që do të thotë proporcionalisht mes nagrkesës nga lënda konkrete lidhur me angazhimin e përgjithshëm në punë (ngarkesa) në vitin që mësohet. Lënda zgjedhore ose fakultative në një institucion mund të jetë lëndë e obligueshme në një institucion tjetër. Në disa institucione nuk janë përfshirë lëndët zgjedhore ose fakultative në programin e rregullt arsimor të shkollimit, por ato mund të jipen si plotësim të tyre. SKT kreditë, në raste të tilla u jipen lëndëve zgjedhore sipas ngarkesës për zotërimin e të njëjtave sikur to të ishin inkuadruar në program. Nxënësit nuk do të fitojnë SKT kredinë vetë nëse i vizitojnë ligjeratat nga lëndë e caktuar mësimore ose qëndrojnë një kohë të caktuar në ndonjë vend tjetër, por duhet edhe të vlerësohen për diturinë e arritur sipas rregullave në institucionin nikoqir. Procedura e velrësimit duhet të zbatohet në mënyra të ndryshme: provim me shkrim ose me gojë, kombinim i të dyjave ose në ndonjë mënyrë tjetër, si dhe nëpërmjet prezantimit të projekteve, ndërsa informatat për mënyrën e dhënies së provimit duhet të jipen në Pakon informative. Pranimi i tërësishëm mund të përfshijë jo vetëm ndërrimin e përiudhës së shkollimit, të kaluar jashtë vendit me periudhë adekuate të shkollimit në institucionin amë, por edhe ndërrimi i provimeve nga institucioni amë me provimet e dhëna jashtë vendit. Nëse provimi në institucionin amë përfshin tema më të gjera dhe nuk ekziston mundësia për ndërrimin e tij formal, atëherë institucioni për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm i jep garanca nxënësit se provimet e dhëna jashtë vendit do të merren parasysh në mënyrën më të mirë, që do të thotë do të jipen vetëm ato pjesë diferenciale nga provimet e institucionit amë. Institucioni amë dhe nikoqir do të përgatisin edhe do ta bëjnë ndërrimin e vërtetimeve për provimet e dhëna për secilin nxënës-pjesëmarrës në SKT para dhe pas qëndrimit shkollor jashtë vendit. Kopje nga këto vërtetime i jipet nxënësit për dosjen e tij personale. Institucioni amë duhet ta pranojë vetëm shumën e kredisë që nxënësi e ka marrë nga institucioni partner jashtë vendit, kështu që kredia për provimet e dhëna paraqesin ndërrim për kreditë të cilat në rast tjetër

224

do të merreshin nga institucioni amë. Marrëveshja për shkollim paraqet garancë paraprake të nxënësit se do të kryhet transferi i kredive për programin e miratuar për shkollim. Vetë institucioni për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm bën zgjedhjen e modelit për modelit të transferit të kredisë. Secili institucion për arsim të mesëm dhe arsim pas të mesëm në Republikën e Maqedonisë i cili do ta zbatojë SKT do të fitojë edhe pako informative për lëndët, programet mësimore, aranzhmanet akademike dhe administrative të atij institucioni, si doracak për partnerët dhe nxënësit potencial. Qëllimi i pakos informative është të arrihet transparenca e programit mësimor, t'u ndihmohet arsimtarëve në udhëheqjen e nxnësve për zgjedhjen e drejtë të programit për shkollim dhe planifikim të mirë të qëndrimit jashtë vendit gjatë kohës së shkollimit, si dhe të sigurojë informata praktike. SKT shkalla për vlerësim, e cila është përpiluar me qëllim që t'u ndihmojë institucioneve gjatë transferit të vlerësimeve që SKT nxënësit i marrin në institucionin nikoqir, do të përdoret edhe në institucionet për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur në Republikën e Maqedonisë. Ajo jep informata për karakteristikat e nxënësit si plotësim i informatave të prezentuara nëpërmjet notave të dhëna nga institucioni dhe e njëjta nuk e zëvendëson shkallën e vlerësimit të institucionit amë. Institucionet për arsim të mesëm dhe arsim të mesëm për të rritur në Republikën e Maqedonisë vetë vendosin për mënyrën e zbatimit të SKT shkallës për vlerësim në sistemin e tyre.

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

4.2.16 Standardet në arsim e mesëm dhe arsimin pas të mesëm Funksioni i standardeve

Funksioni kryesor i standardeve është të sigurojë komunikimin të njëjtë mes të gjitha subjekteve (institucionale dhe individuale) në procesin e definimit, realizimit dhe vlerësimit të komponentave të caktuara, llojet dhe nivelet e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm. Më konkretisht, me vendosjen e standardeve duhet të sigurohet: harmonizimi i pritjeve dhe nevojave të interesuarve kreysor në sistemin e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm dhe atë, të partnerëve social të tregut të punës (punëdhënësit, institucionet arsimore dhe shteti), nga njëra anë, dhe pjesëmarrësit individual (nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadri mësimor), nga ana tjetër; sigurimi i kushteve për realizimin e standardeve të definuara; menaxhimi i procesit mësimor, gjegjësisht kontrolli etapor dhe rrjedhës i plotësimit të standardeve të caktuara dhe ndërmarrja e masave konkrete; sigurimi i cilësisë nëpërmjet proceseve të definuara dhe indikatorëve në arsim.

225

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

përfshirja e standardeve

Standardet si kategori e përgjithshme paraqiten si dokument i posaçëm ose si komponente nga zgjidhje të tjera në sistemin e arsimit të mesëm, siç është për shembull standardi i shkallës së arsimit të kuadrit mësimor, ose standardi për numrin e nxënësve në një paralele. Për realizimin e funksionit që e përmendëm në arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm për të rritur, me standardet duhet të përshihen këto komponenta:

a) Qëllimet e arsimit

Me qëllimet e arsimit kryhet harmonizimi kryesor i interesave të punëdhënësve, nxënësve dhe institucioneve arsimore. Për shkak të sigurimit të kuptimit të njëjtë në definimin, qëllimet në nivel dhe lloj të caktuar të arsimit të mesëm dhe arsimit të mesëm për të rritur definohen si dalje arsimore në fomë të kompetencave për një loj të caktuar të punës dhe lloj të caktuar të arsimimit të mëtejshëm, gjegjësisht studimi.

b) përmbajtja e arsimit

Përmbajtja e arsimit definohet me program arsimor. Programi arsimor paraqet dokument me të cilin definohet struktura e përmbajtjeve arsimore për një nivel, lloj dhe detyra të punës të caktuara (arsimi profesional), gjegjëisht fusha shkencore (arsimi gjimnazial). Struktura globale paraqitet me planin mësimor, ndërsa qëllimet arsimore, përmbajtjet konkrete dhe kushtet e nevojshme për ato përmbajtje definohen me programet mësimore. Programet mësimore, për lëndët e caktuara mësimore, strukturohen në funksion të realizimit të qëllimeve më par të definuara (programimi qëllimor), duke filluar nga qëllimet në nivel dhe llojit të arsimit dhe qëllimeve të veçanta të programit arsimor. Programet arsimore përpunohen dhe miratohen në dy nivele: niveli shtetëror, ku caktohen qëllimet arsimore të niveleve dhe llojeve të arsimti të mesëm dhe arsimit pas të mesëm, korniza e planit mësimor për secilën programë arsimore dhe programet arsimore sipas lëndëve themelore mësimore për të gjitha llojet e arsimit të mesëm në nivel të caktuar dhe lëndët e obligueshme mësimore për programe të caktuara arsimore; nivel institucional, ku definohen qëllimet dhe nevojat e veçanta arsimore të punëdhënësve, nxënësve dhe njësive lokale; ku përpunohen dh miratohen programet zgjedhore dhe fakultative për ato qëllime të veçanta dhe ku programohen aktivitetet tjera edukativ-arimore me nxënësit. Kjo pjesë e veçantë nga programi arsimor mund të jetë deri më 20% nga programi i përgjithshëm.

226

ç) proceset arsimore

Proceset arsimore janë vendi ku realizohen daljet arsimore, gjegjësisht qëllimet. Pasiqë në atë pjesë është roli kryesor i nxënësve, është e nevojshme që në standardet të definohen situatat e inkuadrimit aktiv të nxënësve në procesin e të mësuarit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në pjesë e cila ka të bëjë me fitimin e shkathtësive të caktuara (situata të ushtrimit praktik) dhe formimi i qëndrimeve të caktuara (sigurimi i punëve reale dhe simulative ose situatave tjera sociale në të cilat mund të shihet, analizohet dhe vlerësohet sjellja e pranueshme ose e papranueshme e caktuar e nxënësve). Definimi i proceseve arsimore në këtë mënyrë do të mundësojë definimin real edhe të rolit aktiv të partnerëve social dhe subjekteve individuale në realizimin e arsimit të mesëm dhe arsimit pas të mesëm (metoda interaktive për arsimtarët, praktika punuese te punëdhënësit, ushtrime laboratorike, aktivitete të projektit etj.). III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

d) Kushtet

Në të kaluarën standardet kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e nevojshme për arsim (hapësira, paisja, kuadrot etj.). Kjo përfshirje e standardeve edhe më tej mbetet dhe zgjerohet me kushtet për hyrje në programin e caktuar arsimor, madhësinë e grupit arsimor për aktivitete të caktuara dhe kushtet e veçanta për trajnim praktik për nxënësit.

dh) Dokumentimi i standardeve

Gjatë diskutimit publik, partnerët kryesor social në arsimin e mesëm duhet të dakordohen për një ose disa dokumente në të cilat do të definohen standardet e arsimit të mesëm. Si mundësi për disponim qëndrojnë: standardi i përgjithshëm në nivel të programit arsimor; standardi i kushteve të nevojshme; standardi i kualifikimeve dhe nivele arsimore; standardi i kompetencave kryesore; standardi i çertifikatave etj.

4.2.17. Kuadri mësimdhënës për arsimin e mesëm

Mësimi në arsimin e mesëm, në thelb e realizojnë dy kategori mësimdhënësish: a) Mësmdhënës të lëndëve të përgjithshme arsimore të përgatitur për mësimdhënës për lëndë të caktuara ose grup lëndësh;

227

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

b)

Ekspertë të fushave të caktuara të cilët realizojnë mësim të specializuar teorik ose stërvitje praktike që paraprakisht nuk janë shkolluar për veprimtari mësimdhënëse.

Gjendja: » Në Republikën e Maqedonisë janë duke u zbatuar projekte qëllimi i të cilëve është stërvitja e kuadrit mësimor. Temat themelore të seminareve janë:inkorporimi i përmbajtjeve të reja mësimore,strategjitë e mësimit aktiv etj. » Janë realizuar seminare për mësimdhenësit e arsimit trevjeçar dhe katërvjeçar për stërvitje praktike në temë përparimi i mësimit praktik (profile të GTZ dhe drejtimi shëndetësor).

Për të siguruar cilësi adekuate të arsimimit të mesëm është e nevojshme që për mësimdhënësit e katogorisë së dytë të përpunohet dhe të realizohet një program së paku njëvjeçare për kaulifikimin e tyre shtesë ku do të ngërthehen përmbajtje adekuate nga fusha e pedagogjisë, psikologjisë, andragogjisë dhe metodikës, ndërfsa posaçërisht aftësimin praktik për mësim modern të specializuar teorik dhe stërvitje praktike.

Për problemet arsimore për të cilat nuk ka rasim të lartë adekuat për stërvitjen praktike është e nevojshme që të mundësohet që mësimdhënësit të jenë edhe me arsim adekuat sipëror dhe programi i përmendur njëvjeçar për kualifikim plotësues të mësimdhënësit ose programi i posaçëm dyvjeçar për mësimdhënës për stërvitje praktike, ku do të ngërthehen përveç, programit për kualifikim plotësues të mësimdhënësit edhe përmbajtje adekuate nga lënda profesionale. Për instruktorët dhe mentorët e angazhuar për stërvitjen praktike te punëdhënësit është e nevojshme përgatitja e një programi të posaçëm për rolin e tyre instruktiv dhe të mentorit. Për mësimdhënsit e lëndave të përgjithshme arsimore të përfshirë në arsimimin e të rriturve duhet të vendoset oligimi që ta përvetësojnë komponentën andragogjike nga programi I përmendur për kualifikim shtesë të mësimdhënësve. Për të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në arsimin emesëm për fëmijët me nevoja të posaçme arsimore duhet të përgatitet dhe të realizohet një program i posaçëm për kualifikimin e tyre shtesë nga fusha e defektologjisë. Kur ëhstë në pyetje përkryerja e kuadrit mësimdhënës, është e nevijshme: Ridefinimi i rregullativës ligjore në fushën e përkryerjes dhe avancimit të mësimdhënësve, duke i precizuar mundësitë për avancim dhe stimulim material adekuat. Për këtë qëllim duhet të vendoset një listë e kritereve në bazë të të cilave mësimdhënssve do t'iu mundësohet avancimi. Disa elemnte që do të kishin ndikuar në avancimin e mësimdhënsve do të ishin: prania në seminare, realizimi i njohurive të fituara në praktikë, shkruarja e temnave profesionale, puna me fëmijët me nevoja të posaçme, pjesëmarrja në tubime shkencore-hulumuese, projekte hulumtuese, specializime etj.Në pajtim me përkryerjen e tyre, kuadri mësimdhënës propozohet që t'i fitojë këta tituj:

228

» » »

mësimdhënës mësimdhënës i dalluar; mësimdhënës mentor.

Përkryerja profesionale e pranuar si komponentë integrale e stërngarkimit në punë, e kjo do të thotë që në kornizat e ligjit për orarë të punës, përkryerja profesionale duhet të gjejë trajtimin e njëtë si dhe puna e mësimdhënësit; Përcaktimi i mjeteve të rregullta për përkryerjen e kuadrit mësimdhënës. III

229

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

4.2.18. Rrjeti i shkollave të mesme dhe institucioneve për mbështetjen e arsimit

7

Verilindor

1

i pologut

9

2 3

i Shkupit

1

Lindor

8 6 1

Jugperendimor i Vardarit

6

Juglindor

1

i pelagonisë

Numri i shkollave të mesme shtetërore Numri i shkollave të mesme private

Foto. 1: Numri i i shkollave të mesme dhe shtetërore sipas rajoneve statistike

Gjendja: » Sot, në Republikën e Maqedonisë ka 91 insitucione shtetërore dhe 5 private, vendosja e të cilëve sipas rajoneve statistike është dhënë në foton 1. » Në Republikën e Maqedonisë arsimimi i gjimnazit organizohet në 43 institucione shtetërore për arsim të mesëm nga të cilat në 35 mësimi realizohet në gjuhën maqedonase, ndërsa në 8 në gjuhën shqipe. Në dy shkolla ka oaralele të gjimnazit në gjuhën turke. » Nga 43 shkollat e mesme, si gjimnaze janë organizuar vetëm 14 shkolla (9 në gjihën maqedonase dhe 5 në gjuhën shqipe), ndërsa të tjerat janë shkolla të mesme profesionale ku janë formuar paralele të gjimnazit. » Përveç se gjimnazeve eksituese shtetërore në R.Maqedonisë, arsimi i gjimnazit realizohet edhe në 3 gjimnaze private në gjuhën mësimore maqedone, shqipe, turke dhe anglishte.

Sipas Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme shtetërore në vitin shkollor 2005/2006 në Republikën e Maqedonisë kemi:

Arsim Gjimnaze profesionale Maqinerike Elektroteknike Komunikacion Tekstilit-përpunimit të lëkurës Ekonomike-juridike Bujqësore-veterinare Shëndetësore Pylltari-përpunim i drurit Geologjike-xeherore dhe metalurgjike Kimike-teknologjike Grafike Ndërtimore-gjeodezike Hotelierike-turistike Shërbime personale Sport dhe aktivitete sportive Art figurativ Art muzikor Balet Numri i shkollave 43 20 14 5 13 15 10 11 5 3 13 2 4 6 4 1 1 6 1

230

drejtimi

Në dekadën e fundit të shekullit 20 është arritur deri në një stagnim të ekonomisë. Ndryshimi i pronës së ndërmarrjeve nuk u shpreh me plane të reja për ristrukturime kuadrovike. Shumë ndërmarrje të mëdha janë ristrukturuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme. U zvogëluan kapacitetet prodhuese, ndërsa rriteshin ndërmarrjet për shërbime personale ose logjistikë. Qëlllimi i përgjithshëm i reformave në arsimin e mesëm profesiobal është sigurimi i mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në modernizimin, adaptimin dhe reformat në sistemin e arsimit të mesëm profesional, si dhe përgatitje më e mirë e nxënësve për nevojat e tregut të punës. Një nga kushtet e zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë është ekzistimi i institucioneve arsimore për rasim të mesëm dhe pas atij të mesëm, që do të japin kuadër të shkallëve të ndryshme dhe aftësi për punë. Kjo është e mundshme po qe se rrjeti i këtyre institucioneve arsimore është është harmonizuar me strukturat e ekonomisë në nivel të komunave dhe në nivel ndërkomunal.

Indikator për efikasitetin e rrjetit të përhershëm të insitucioneve të arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit është kërkesa dhe situata e evidentuar e papunësisë. Sipas të dhënave në 2.2.3. nga Programi për zhvillimin e mesëm dhe të atij pas të mesmit, papunësia rritet dhe është më e madhe sa i përket personave me arsim të kryer katërvjeçar në moshën 15-24 vjeçare Insitucionet për shkollim të mesëm dhe pas tij në vend vend të burimit të kuadrit për ekonomi të një komune, u bë burim i të papunëve.

Gjendja: Gjatë reformave në arsimin e mesëm profesional janë realizuar këto aktivitete projektuese: » Formim i grupit kyç në BZH A, MTSP, Odën ekonomike, si dhe një bashkëpunim me Sindikatin dhe disa profesorë univerzitar; » Janë përpunuar kurikulume të reja për arsim katërvjeçar në tetë drejtime; » Vendosje e partneritetit me VET shkollat e BEsë; » Trajnimi i koordinatorëve, mësimdhënsve dhe drejtorëve; » Janë përpunuar dokumente për legjislativën ligjore në ATM etj.; » Në gjimnaz, reformat kanë filluar nga viti 2001. Gjatë kësj janë realizuar këto aktivitete: » Është përgatitur plani i ri mësimor dhe programe të reja mësimore pë lëndët e përfshira në planin mësimor; » Trajnim i mësimdhënësve për realizimin e programeve të reja mësimore; » Trajnim i mësimdhënsve dhe bashkëpunëtorëve profeional për shfrytëzimin e teknikave bashkëkohore të punës etj.

231

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

Gjendja: Nga viti 1998 kanë filluar reforma në arsimin dhe trajnimin e mesëm profesiona » Proceset e deritanishme reformuese kanë përfshirë dy faza, ndërsa në vijim është faza e tretë, edhe atë: » 1998/2000, u implementua faza e parë PHARE programi i integruar për arsim dhe trajnim profesional në R. e Maqedonisë; » Viti 2000, ndërmjet fazë, me mbështetjen e fondacionit SOROS; » 2002/2004, u implementua Programi për ar sim dhe trajnim profesional - faza e dytë; » 2004/2005,implementohej faza e tretë, respektivisht programi VET3.

III

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Arsyeja e kësaj dukurie duhet të kërkohet në mbyllshmërinë e institucioneve për arsim të mesam dhe arsimit pas të mesmit drejt tregut të punës dhe nevojave të tij aktuale dhe zhvillimore. Kjo është rezultat i ekzistimit t planifikimit të fuqishëm centralizues të rrjetit, si dhe të mosinteresimit për planifikimin e këtillë. Pasoja e papunësisë është humbje e ditursisë dhe aftësisë për punë. Përmirësimi i një gjendjeje të këtillë këkron mjete shtesë financiare që duhet të investohen në forma të ndryshme të harmonizimit ndaj nevojave të tregut të punës. Rrjeti i institucioneve për arsimin e mesëm dhe arsimin pas të mesmit, para së gjithash, i shkollave të mesme publike po zhvillohet si proces i optimizimit të interesave të punëdhënsve (për arsimin profesional) për cilësi dhe racionalitet të arsimit dhe interesave të nxënësve, prindërve dhe bashkësis lokale për ekonomizim të shkollimit përmes qasjes më të madhe në vendet ku jetojnë nxënësit. Gjatë përsosjes së kriterit të parë formohen qendra teknologjike të pajisura mirë për arsim të mesëm dhe gjimnaz me madhësi optimale, ndërsa në kushte të pazhvillueshmërisë dhe të fuqisë s dobët ekonomike të prindërve dhe bashkësive lokale formohen qendra heterogjene për drejtime të ndryshme përfshirë edhe paralele të gjimnazit. Duke e patur parasysh interesin afatgjatë për cilësi dhe përgjegjësitë e reja të komunave, duhet që të: Të bëhet analizë e nevojave të tregut në nivel të komunës dhe në nivel ndërkomunal; Të afirmohen proceset e bashkëpunimit të më shumë komunave në zhvillimin e qendrave arsimore teknologjiko-homogjene të pajisura mirë; Të koncentrohet arsim i gjimnazir në qendrat më të mëdha urbane (gjimnaze të përgjithshme); Të realizohet qasje në arsimet gjimnazit për mjediset më të vogla përmes gjimnazeve profesionale në kuadr të shkollave profsionale. Të hapen drejtime dhe programe arsimore në institucionet për arsim të mesëm dhe arsim pas shkolës së mesme sipas nevojave të tregut të punës në nivel të komunës dhe në nivel ndërkomunal; Të analizohen planet ekzistuese mësimore dhe programet mësimore dhe të bëhen ndryshime të të njëjtave sipas nevojave të tregut të punës; Vazhdimisht të përkryhen drejtorët, mësimdhënsit dhe bashkëpunëtorët profesionalë sipas nevojave; Të inovohet pajisja dhe materiali mësimor në institucionet për arsim të m\ esëm dhe arsimit pas shkollës së mesme.

Mbështetja institucionale e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit

Në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit në nivelin republikan është e nevojshme të zhvillohen dhe të mbështetn

232

këto institucione: Enti për shkollim Inspektorati shtetëror arsimor Qendra shtetërore e provimeve Qendra për arsim dhe aftësim professional Instituti për hulumtime dhe zhvillim të arsimit Qendra andragogjike.

Format e të vepruarit të partnerëve social dhe të interesurave të tjerë

Në funksion të institucionalizimit të të vepruarit të partnerëve socialë në arsimin e mesëm dhe në atë pas t mesim rekomandohen këto forma të veprimit të tyre: Këshilli kombëtar për arsim të përgjithshëm Këshilli kombëtar për arsim profesional Këshilli kombëtar për arsimimin e të rriturve. Forma të ngjashme mund të formohen edhe në nivel komunal dhe ndrkomunal, siç janë: Partneritete ndërmjet pushtetit vendor, sektorit të biznesit dhe sektorit joqeveritar; Këshillit koordinues ndërkomunal për zhvillimin e rrjetit të shkollave profesionale dhe ngjashëm.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

5. KRIJIMI I SUpOZIMEVE pËR IMpLEMENTIMIN E INTERVENIMEVE KYÇE

Për realizimin e strategjisë për reforma në nënsitemin për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit duhet të krijohen supozime ose kushte për implementimin e intervenimeve kyçe në secilin nga llojet e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesëm: Arsimi i përgjithshëm i gjimnazit; Arsimi dhe trajnimi profesional dhe Arsimi pas i mesëm. Bartës të aktiviteteve në fushat kyçe për intervenime duhet të jenë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bashkësitë lokale, institucionet për arsim të mesëm dhe të pas të mesëm dhe partnerët social.

233

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

5.1.Ndryshimet normative

Nga analiza e nënsistemit për arsim të mesëm dhe pas të mesëm rrjedh se rregullativa ekzistuese në arsim nuk i mbështet tërësisht reformat e parapara me Programin për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe atij as të mesmit. Nga aspekti ligjor, nënsistemi për arsimin e mesëm dhe atij pas të mesmit është rregulluar në mënyrë të centralizuar dhe nuk është në gejndje t'i përgjigjet nevojave të ndryshme arsimore. Për këtë, ndryshimet normative duhet të zbatohen gradualisht për kalim minimal të konceptit të ri edhe atë: Miratimin e akteve ligjore për zbatimin e decentralizimit në nësistemin për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit me rolin e kontrollit të pushtetit në nivel shtetëror; Miratimi i ligjit të posaçëm për shprehjen e risive dhe specifikavce të secilës formë të arsimit në nënsistmin e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit me dispozita të përgjithësuara, lehtë të zbateshme në praktikë, ndërsa pa vrima juridike që sjellin në keqpërdorim që rëndë mund të pengohet dh sanksionohet; Përpunimi i një ligji të posaçëm për organizimin, realizimin, financimin dhe menaxhimin në arsimin e mesëm dhe atë as të mesmit; Rregullativa nënligjore për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit duhet të plotësohet me dispozitat për: » » Lloje të notave, mënyrat dhe procedyurat e notimit të nxënësve; Nomativa të haësirës së shkollës dhe pajisjes;normativa të mjeteve mësimore etj.;

Përpunimi i një modeli të vetëm të akteve të shkollës (statuti, rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, rregullorja për përgjegjësi displinore etj.).

5.2. Zhvillimi i institucioneve arsimore

Në Republikën e Maqedonisë në dekadën e fundit është i pranishëm përkeqësimi i cilësisë së infrastrukturës arsimore dhe pajisjes. Gjatë kësaj, të pranishme janë dallime të mëdha ndërmjet mjediseve të qytetit dhe fshatrave. Për këtë arsye duhet të ndërmerren një varg aktivitetesh që do të mundësojnë ekzistimin e një rrjeti funksional dhe që mund të mbështetet financiarisht të institucioneve arsimore për arsim të mesëm dhe atij pas të mesmit, që do ta kënaqin minimumin e vendosur të standardeve shtetërore dhe dhe do të mundësojnë shfrytëzim maksimal të resurseve ekzistuese, do të jenë të kapshme për të gjithë nxënësit dhe do t'i kënaqin nevojat e bashkësisë lokale. Procesi ekzistues arsimor në institucionet e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit nuk siguron interaksion të mjaftueshëm, pjesëmarrje dhe zhvillim ë

234

aftësive adekuate dhe shkathtësive. Për t'u arritur një gjë e këtillë, është e nevojshme krijimi i një atmosfere ku nxënësit do të jenë në qendër të vëmendjes. Programi për zhillimin e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit kërkon zbatimin e inovacionevedidaktike-metodike në procesim mësimor dhe përforcimin e shërbimeve të jashtme arsimore. Kuadri mësimor ëhstë karriga kyçe në procesin e reformave në arsimin e mesëm dhe atë pas të mesëm. Realizimi i reformave varet nga aftësia profesionale e mësimdhënësve. Kufizimi i mundësive dhe mungesa e sistemit për avancim profesional e sjellin në pikëpyetje aftësimin e mësimdhënsve për realizimin e mësimit bashkëkohor. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit dh Shkencës duhet të ndërmarrë aktivitete për ndërtimin e një sistemi për zhvillim perspektiv të mësimdhënësve, që do të mundësjë tejkalimin e punës jocilësore të një pjese të mësimdhënësve dhe interesim më të madh të mësimdhënëssve për sukses. Paralelisht me këtë duhet që të mendohet për vendosjen edhe të sistemit për licencimin e mësimdhënësve. Struktura e tanishme e nënsistemit të arsimit të mesëm dhe atij pas të mesmit u tregua si jo mjaft fleksibil që t'i përgjigjet nevijës për tejkalim horizontal dhe vertikal, si dhe nevojave të tregut të punës. Për këtë arsye, nevojitet një marrëveshje ndërmjet niveli qendror dhe lokal për zhvillimin e rrjetit të instis\tucioneve për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit; pëlqim ndërmjet partnerëve socialë për harmonizimin e tregut të punës dhe arsimit profesional; përcaktim të arsimit sipëror për kapërcim përmes maturës shtetërore dhe për lidhshmërin e saj me arsimin pas shkollës së mesme.

III

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

5.3. Krijimi i kushteve për realizimin e planeve dhe programeve mësimore

Për realizim të suksesshëm të planeve dhe programeve të reja mësimore nevojiten burime adekuate për mësim: libra; CD-ja, doracakë për mësimdhënsit dhe nxënsit dhe literaturë tjetër ndihmëse, që nxënësve do t'iu mundësojnë pjesëmarrje aktive në procesin mësimor. Gjatë kësaj, nmevojitet konfirmimi i standarve për librat dhe materialin mësimor.

5.4. Krijimi i kushteve pë përcjelljen dhe vlerësimin e cilësisë së mësimit

Vlerësimi është segment kyç në nënsistemin për arsim të mesëm të atijn pas të mesmit, që kontribuon për motivimin e nxënësve për inkuadrimin e tyre aktivc në procesin mësimor dhe arritjen e rezultateve më të mira. Për këtë arsye, është e nevojshme sigurimi i: treguesve relevantë i cilësisë së nënsistemit për arsim të mesëm dhe atij pas të mesmit; transparencë të standarve arsimore dhe kritereve për notim dhe vlerësim; përcjellje adekuate e arritjeve të nxënësve në fund të se235

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

cilës shkallë të arsimit të mesëm; rezultatet e vlerësimit dhe notimit të ndikojnë në pujnën e nxënësve; kushte përkatëse për vetvlerësim etj.

5.5. Menaxhimi dhe financimi

Rregullativa ligjore e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë është e fragmentuar dhe e ndarë nëpër sektore dhe si e tillë krijon pengesa e vendosjes së arsimit si një proces i vazhdueshëm. Gjithashtu, në rregullativë mungon sistemi i përgjegjësisë së ndarë, që do të kishte mundësuar autonomi më të madhe në nënsistemin e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit. Për t'u tejkaluar situata ekzistuese, është e nevojshme krijimi i rregullativës ligjore e unifikuar, transparente dhe efektive e përgjegjësisë së ndarë, si dhe të harmonizohet rregullativa ligjore me dispozitat dhe konventat ndërkombëtare, duke i përcjellë trendet evropiane në zhvillimin e legjislativës. Situata në menaxhimin e institucioneve për arsim të mesëm dhe të atij oas të mesmit del nga centralizimi i lartë në të cilin fuqia e kontrollit është tërësisht e përqëndruar në shtet. Për këtë arsye, është e nevojshme të sigurohet: Harmonizim ndërmjet admknistratës shtetërore, financimit në nivel shtetëror dhe bashkësisë lokale; Pjesëmarrje të bashkësisë lokale në procesin e vendosjes për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit; Ndarje e qartë e përgjegjësive ndërmjet nivele administrative, posaçërisht ndërmjet administratës komunale dhe administarës shtetëore. Shfrytëzim më efektiv të resurseve me të cilat disponon institucioni për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit; Insitucione të përshtatshme arsimore për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit ndaj nevojave të tregut të punës; Rritje e profesionalizimit dhe inovacionit të kuadrit mësimor dhe liderëve të shkollave. Financimi i institucioneve për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit duhet të transformohet në një mënyrë që krijon mundësi të reja për zhvillim, inivacione, kontribute private dhe të sigurojë shfruytëzim më efektiv të resurseve. Gjithashtu, është i nevjshëm intervenimi në sistemin informativ që nuk mundëson grumbullim sistematik të të dhënave nga aspekte të ndryshme të nënsistemit për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit dhe nuk ofron zgjidhje të nevjshme për sistematizimin dhe bartjen e të dhënave ndërmjet të të gjithë të interesuarve për këtë nënsistem të arimit. Për këtë arsye nevojitet: Të sigurohet një system efektiv për grumbullimin, rregullimin, përpunimin dhe bartjen e informative nga të gjitha fushat e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit deri te palët e interesuara.

236

Të sigurohet qasje e informatave për të gjithë shfrytëzuesit potencialë; Të krijohet një sistem i të dhënave në pajtim me standaredt everopiane.

5.6. Hulumtimi dhe zhvillimi

Në nënsistemin për arsim të mesëm dhe të atij pas të mesmit mungon hulumtimi dhe zhvillimi. Është i pranishëm rezlimi i projekteve zhvillimore, por mungon përcjellja, evaluimi dhe kkordinimi i projekteve. Po qe se bëhet një gjë e këtillë për secilin projekt zhvillimor, atëherë implementimi i efektit të të njëjtave në arsimin e mesëm dhe atë pas të mesmit të jetë më i madh. Për këtë arsye është e nevojshme:

Programi për zhvillimin e arsimit të mesëm dhe pas të mesëm

III

Të krijohen resurse, procedura dhe instrumente që do ta mbështesin hulumtimin në arsimin e mesëm dhe atë pas të mesmit; Të sigurohet qasje e të gjithë të interesuarve për hulumtim dhe zhvillim; Të nxiten projekte për inovacione në arsimin e mesëm dhe atë pas të mesmit.

ARSIMI UNIVERSITAR

ARSIMI I LARTË PROFESIONAL

PS

PM

arsimi pas i mesëm

TREGU I pUNES

MSN

PP PP PP

PAP ISO

Arsimi i nxënësve me nevoja të veçanta

E MESME TEKNIKE

GJIMNAZ I pËRGJITHSHËM

E MESIME pROFESIONALE

AFTERSIM pROFESIONAL pËR pUNË

Arsim gjimnazor

Arsimi profesional

pUNË

arsimi i nxënësve me nevoja të veçanta

Arsimi për të rritur

SKEMA 1: Struktura e sistemit të arsimit të mesëm dhe atij pas të mesëm Legenda: kalim i drejtpërdrejtë kalim nën kushte të veçanta inkuadrim varësisht nga mundësitë

MSH PP

PAP

provim përfundimtar provim për aftësim profesional provim specialistik provim mjeshtri

PS PM

matura shtetërore

Arsimi për të rritur

237

Programi PËr zhvillimin e arsimit tË lartË >>>>>

grupi punues: aspasija haxhishçe, koordinatore dr. tale geramitçioski dr. violeta arnaudova dr. hasan Jashari dr. antonija Josifovska dr. zoran t. Popovski dr. zoran vellkovski

240

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË

Arsimi i lartë është element përbërës dhe i pandashëm i zhvillimit të çdo vendi. Ai është jo vetëm agensi më i fortë i cili e determinon zhvillimin shoqëroroekonomik, në plan të brendshëm, por dhe cilësinë me të cilën vendi e legjitimiton vetveten, në planin e jashtëm. Globalizimi politik dhe ekonomik i vendeve në botë, para së gjithash vendeve evropiane, e implikuan nevojën e globalizimit arsimor, si esencë të ruajtjes së tyre, me fokus të veçantë në arsimin e lartë si shtylla bazë në të cilën do të hidhen themelet e manifestimit të tyre të ardhshëm. Pyetja se, a duhet të zhvillohet arsimi i lartë nuk është pyetje e vullnetit të mirë, por detyrë, nga plotësimi i së cilës varet a do të gjendet vendi në rolin e statistit apo të lojtarit aktiv në këto procese globalizuese, a do t'i durojë pasojat e globalizimit apo do t'i gëzojë të mirat, a do të zgjedhë "sigurim" duke kërkuar në statikën e vet ose do t'i pranojë ndryshimet dhe me guxim do të lëshohet në zhvillimin e potencialeve të veta dhe kompeticionit dhe të njëjtat do t"i shesë në pazarin botëror si cilësi konkuruese. Arkitektura e tillë globale shkaktoi nevojë të theksuar për transformim të përshpejtuar të vendosjes së përgjithshme të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe vendosjen e cilësisë në përputhje me nevojat e vendit dhe transparente dhe konkurente në kornizat ndërkombëtare. Kalimi i recidivave të të shkuarës dhe implementimi i normave dhe standardeve ndërkombëtare të njohura në arsimin e lartë është imperativ në veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë në periudhën e ardhshme. Vetëm në atë mënyrë, arsimi i lartë në mënyrë të plotë do ta realizojë misionin e vet në nivel nacional dhe internacional. Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos këtë Program për zhillimin e arsimit të lartë për periudhën nga viti 2006 ­ 2010. Është e rëndësishme transformimi i tërësishëm i arsimit të lartë të realizohet në periudhën e dhënë për shkak të nevojës të realizimit në dinamikën përkatëse me dinamikën e ndryshimeve në vendet e Evropës dhe futja aktive e saj në Hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

241

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Programi paraqet kornizë operative me qëllime konkrete dhe aktivitete të cilat tregojnë si duhet të realizohet misioni dhe vizioni i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet përkufizimit të qartë të detyrave të të gjithë pjesmarrësve në këtë proces. Realizimi i këtij Programi, i cili në vetvete i përfshin jovetëm veçantitë nacionale por dhe trendet moderne në arsimin e lartë në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, duhet të mundësojë përforcim të rolit të tij në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, zhvillimin e ekonomisë së tregut në vend dhe përcaktim të vendit të Republikës së Maqedonisë në proceset globale integruese, si dhe kontribut të vet në krijimin e Hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

GJENDJE DHE NXITJE

Në të kaluarën, universitetet shtetërorë ishin ata të cilët i plotësonin nevojat e tregut të punës për kuadro me arsim të lartë. Megjithatë, proceset e globalizimit, transformimi politik dhe përforcimi i inicitivës private, në një masë të madhe e prishën atë raport. Sot tregu i punës vendos relacione dhe marrëdhënie të reja, duke i kaluar kornizat e ngushta nacionale, dhe e zgjeron përfshirjen e vet në nivel internacional. Për shkak të dinamikës që zhvillon, tregu i punës ka nevojë për ofertë arsimore fleksive dhe dinamike, të cilën mund ta përmbushin vetëm institucione arsimore fleksive dhe dinamike. Për këtë arsye, institucionet e larta shtetërore arsimore duhet ta ndryshojnë paraqitjen e vet të deritanishme dhe të organizojnë strukturë të re e paraqitje organizative e cila do të jetë e kompatibile me ndryshimet e gjithanshme të tregut të punës. Proceset e brendshme transformuese dhe proceset e globalizimit, në nivel botëror, janë shfaqur në mënyrë të theksuar në ridizajnimin e strukturës së përgjithshme të shoqërisë, me të cilën u shfaq nevoja për bashkëpunime nacionale dhe internacionale dhe kompatibilitet të sistemeve, ndërsa me të dhe rinovimi i rolit dhe strukturës së arsimit të lartë, si faktor i rëndësishëm në realizimin e atij kompatibiliteti. Nevoja për hyrje strategjike në transformimin e arsimit të lartë nuk përbën vetëm detyrim prej ndryshimeve që ndodhin në nivel nacional, por ai është implikim dhe prej ndikimit të të ashtuquajturve faktorë të jashtëm, domethënë globalë, të gjithanshëm, të cilët e përkufizojnë arsimin e lartë dhe në vendet e tjera të botës. Arkitektura e re planetare e dizajnuar sipas ndikimit të globalizimit politik, ekonomik, kulturor dhe ekologjik, implikon iniciativa të cilat kanë për qëllim afrim të popujve në botë dhe zgjidhje të problemeve me të cilat ata ballafaqohen ose

Strategjia për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, Shkup, viti 2000.

242

siç theksojë nënshkruesit e The Magna Charta of European Universities2: . në shekullin e ardhshëm (XXI) e ardhmja e njerëzimit gjithnjën dhe më shumë varet nga zhvillimi kulturor, shkencor dhe teknik, i cili krijohet në mjedisin e kulturës, dijeve dhe këkimeve siç janë universitetet. 2. 2detyra, universitetet ta zgjerojnë dijen midis të gjeneratave të reja, nëkupton, se në botën moderne ata duhet t'i shërbejnë shoqërisë si tërësi, dhe se e ardhmja, kulturore, sociale dhe ekonomike e shoqërive kërkon sidomos investime të rëndësishme në arsimin e përjetshëm. » universitetet duhet t'ju ofrojnë gjeneratave të ardhshme arsim dhe trajnim të cilët do t'i mësojnë - ndërsa nëpërmjet tyre dhe njerëzit e tjerë - ta respektojnë mjedisin jetësor dhe jetën në veçanti. Më 9 shtator të vitit 2003 Republika e Maqedonisë u bë anëtare e barabartë e familjes evropiane të vendeve të cilat janë të detyruara t'i ndjekin dhe realizojnë rekomandimet e Procesit të Bolonjës dhe vendimin e përbashkët për krijimin e një hapësire të vetme evropiane në arsimin e lartë. Pranimi i detyrimeve të Procesit tëBolonjës, prej shtetit, e vendos arsimin e lartë para sfidave të reja në transformimin e tij të mëtejshëm. Përveç përpjekjeve të rregullta për ngritjen e cilësisë së studimeve dhe efikasitetin e tyre, arsimi i lartë ballafaqohet edhe me detyrimet për dizajnimin e vet strukturor, konkurues, kompatibil dhe të njohur në tregun evropian të shërbimeve akademike dhe më gjerë. Gjendja e tillë e re do të thotë respektim konsekuent i rregullave të vendosura me Deklaratën e Bolonjës dhe realizimin e tyre. Iniciativat për ndërtimin e hapësirës evropiane të përbashkët në arsimin e lartë i vendosin insitucionet e larta arsimore para rishqyrtimit të vet dhe u japin impuls plotësues për të bërë përpjekje në rrugën e tyre për anëtarësim aktiv në familjen e universiteteve evropiane dhe fitimit të statusit të dhënësve të respektueshëm të shërbimeve arsimore në tregun e gjerë akademik evropian. Si një ndër nënshkrueset e Deklaratës së Bolonjës, Republika e Maqedonisë, ndërsa me të edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u obligua në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 2 ta përshtatë politikën e vet që të mundësojë realizim të qëllimeve të dala nga Procesi i Bolonjës: . Miratim të sistemit të shkallave të lehta për njohje dhe krahasim dhe vendosje të shtojcës në diplomë (Diploma Supplement), që të mundësohet rrjedhje e punësimit të qytetarëve evropianë dhe konkurencës në sistemin evropian të arsimit të lartë. 2. Miratim i sistemit të bazuar në dy cikle kryesorë - diplomuese, pasdiplomike dhe studime shkencore. Qasja në ciklin e dytë është e kushtëzuar nga përfundimi me sukses i ciklit të parë të studimeve i cili duhet të zgjatë minimum 3 vjet. Shkalla e arritur pas tre vjetësh llogaritet si shkallë e nevojshme e

2

The Magna Charta of European Universities, Bolonjë, 8 shtator 998.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

243

IV

kualifikimit ne tregun evropian të punës. Cikli i dytë do të udhëheqë drejt magjistratur dhe shkalla e tretë deri në doktoraturë. 3. Vendosja e sistemit të kreditit, siç është SKTE3, si mjet i përshtatshëm për promovim të ndryshimit të gjerë të studentëve. Kreditë mund të merren dhe jashtë sistemit të arsimit të lartë, duke e futur këtu dhe mësimin e përjetshëm, nën kushte që i njeh universiteti i cili i pranon studentët. . Promovim i mobilitetit/gatishmërisë me tejkalim të pengesave për lëvizjes së lirë, sidomos të: » Studentëve: t'u jepet shans për të mësuar, t'u mundësohet hyrje në studime dhe shërbimet e rëndësishme; » Arsimtarëve, hulumtuesve dhe personelit administrative: t'u njihet dhe vlerësohet koha e kaluar në Evropë, në hulumtim, mësimdhënie apo mësim, pa paragjykim të të drejtave të tyre të statutit. 5. Promovim i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë nëpërmjet zhvillimit të kritereve dhe metodologjive krahasuese. 6. Promovim i dimesionit të nevojshëm evropian në arsimin e lartë, sidomos në zhvillimin e programeve të lëndës, bashkëpunimit ndërinstitucional, skemave të mobilizimit dhe programeve të integruara të studimit, trajnimit dhe kërkimit. 7. Mësim i përjetshëm, si element kryesor i hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Në Evropë, bazuar në përgjithësi në njohuri, pranueshmëria e konceptit të mësimit të përjetshëm është e domosdoshme për ballafaqimin me cytjet të kompativitetit, shfrytëzimit të teknologjisë bashkëkohore dhe qëndrimi për përparimin e kohezionit social, mundësitë e barabarta dhe cilësia e jetës. 8. Inkuadrimi i studentëve, si partnerë në procesin e sendërtimit të hapësirës evropiane të arsimit të lartë. 9. Rritshmëria e atraktivitetit dhe kompativitetit të hapësirës evropiane në arsimin e lartë, me qëllim të zgjerimit të mundësive për bashkëpunim dhe mobilitet me vendet jashtë hapësirës evropiane të arsimit të lartë. 0. Studime doktorati dhe energji mes hapësirës evropiane të arsimit të lartë dhe hapësirës evropiane të hulumtimit, përmes rolit përforcues të hulumtimit dhe aftësimit për hulumtim dhe promovim të interdisiplinaritetit. Rritshmëri e mobilitetit e nivelit të doktoraturës dhe post-doktoraturës dhe përforcimit të bashkëpunimit institucional në kuadër të studimeve të doktoraturës. Realizimi i këtyre qëllimeve, i cili duhet të kryhet me respektim të tërësishëm të dallimeve kulturore, gjuhës, sistemeve nacionale të arsimimit dhe autonomisë së universiteteve, duhet të mundësojë ndërtim të hapësirës evropiane në arsi3

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Sistemi Evropian për transfer dhe akumulimin e kredive

244

min e lartë. Nga këndvështrimi i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, kjo duhet të rezultojë me: Rritje të efikasitetit në studim; Mobilizim të studentëve dhe kuadrit akademik; Cilësi të përmirësuar të procesit arsimor; Rol aktiv të studentëve në sigurimin e cilësisë; Rritje të mundësisë për punësim të kuadrit të diplomuar në tregun nacional dhe evropian të punës; Punë të përforcuar shkencoro-hulumtuese; Konkurrencë dhe kompatibilitet të siguruar në tregun akademik evropian dhe botëror. Këto iniciativa e determinojë në mënyrë të drejtpërdrejtë transformimin e arsimit të lartë dhe e venë shtetin para nxitjeve serioze që t'ju përgjigjet pyetjeve: Si duhet ta vendosë arsimin e lartë dhe me çfarë mekanizmash dhe instrumente duhet të ketë në dispozicion ajo që t'ju ndihmojë të rinjve dhe të riturve për nxitjet që i vendos jeta moderne? Çfarë arkitekturë vlerash duhet duhet të ketë në dispozicion që t'i kënaqë kërkesat e proceseve të zhvillimit në krijimin e Hapësirës evropiane në arsimin e lartë, nga njëra anë, dhe zhvillimin e sistemeve nacionale dhe zgjidhjen e problemeve urgjente të brendshme në shtet dhe ruajtjen e kulturës nacionale, nga ana tjetër? IV

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

MISIONI

Arsimi i lartë në Republikën e Maqedonisë i është kushtuar zhvillimit dhe përparimit të diturive dhe përforcimit të kulturës së jetesës tek të rinjtë dhe të riturit. Në periudhën e ardhshme, arsimi i lartë, me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të përpiqet ta mbajë, përforcojë dhe zhvillojë mandej misionin e vet, me qëllim që të: . prodhojë kuadro me arsim të lartë dhe qytetarë përgjegjës, të aftë që t'i përmbushin nevojat të cilat dalin nga sfera ekzistenciale, sociale dhe personale e manifestimit njerëzor, 2. sigurojë mundësi për arsimim cilësor dhe për mësim gjatë gjithë jetës. 3. përparojë, krijojë dhe disimilojë dije nëpërmjet kërkimeve teknologjive dhe shkencore, në shkencat teknike, e natyrës, matematike, bioteknike, artistike, mjekësore dhe shoqërore,

245

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

.

ndihmojë të kuptohen, interpretohen, përparojnë, promovohen dhe disimilohen kulturat nacionale rajonale, ndërkombëtare dhe historike, në kontekst të pluralizmit kulturor dhe dallimeve, 5. ta kultivojë afirmimin ndërkombëtar dhe vlerat dhe karakteristikat e popullit maqedonas (gjuhës maqedonase, historiesë, letërsisë, kulturës) dhe njëkohësisht, t'i kultivojë vlerat kulturore të bashkësive të tjera etnike në RM, 6. e kultivon multikulturën dhe multiligjuhët 7. ndihmon në mbrojtjen dhe përparimin e vlerave shoqërore nëpërmjet trajnimit të të rinjve për vlerat të cilat janë bazë e qytetarisë demokrate, 8. ta zhvillojë dhe realizojë autonominë e vet, rolin etik, përgjegjësinë dhe funksionin anticipativ, 9. ta përputhë ofertën e vet akademike me nevojat e tregut të punës në rrethin e vet kulturor dhe social dhe të jetë në raport të vazhdueshëm dinamik me ta, 0. krijojë mjedis stimulus për të punësuarit në arsimin e lartë, duke ju mundësuar zhvillim të mundësive të tyre, me qëllim përmbushje të misionit të vet.

VIZIONI

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me institucionet e larta arsimore në vend, secili në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta do të punojnë në krijimin e kushteve që arsimi i lartë të bëhet pjesë e hapësirës evropiane në dituri, duke u bazuar në parimet themelore të Procesit të Bolonjës dhe në parimet e shumë deklaratave dhe dokumenteve të tjera, të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë, në Evropë dhe në botë, të miratuara në vitet e fundit.

Convention on the Recognition of Qualifications Concerning Higher Education in European Region, Lisbon, 997; Harmonisation of the architecture of the European higher education system, Sorbonne, 998; The European Higher Education Area, Joint Declaration of Europen Ministers of Education, Convened in Bologna on 9th of June 999; Haug, Gay & Knudsen, Ingre : Trends in Learning Structures in Higher Education (I) ­ 99; Message from Salamanca Convention of European Higher Education Institutions, Shaping the European Higher Education Area Salamanca 200; Haug, Guy & Tauch, Christian, Trends in Learning Structures in Higher Education (II) ­ 200ë Working on the European Dimension of Qualitz, Report of the International conference, Amsterdam, March 2 and 3, 2002ë Credit Transfer and Accumulation ­ the Challenge for Institutions and Students, EUA/Swiss Confederation conference, ETH Zurich, /2 October 2002 European Strategy Framework, for Improving and Increasing Global Education in Europe to the Year 205, Europe-wide Global Education Congress, Maastricht, November 5th - 7th 2002 EUA Graz Convention 29/3 May 2003 Reichert, S. and Tauch, Ch.: Trends in Learning Structures in European Higher Education (III) ­ 2003; Realising the European Higher Education Area, Commubique of the Conference of Miniasters responsible for Higher Education in Berlin on 9 September 2003.

246

Për relizimin e suksesshëm të misionit dhe arsimit të lartë në periudhën e mëtejshme, në përputhje me përgjegjësinë e vet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me universitetet e vendit, institucionet tjera të larta në vend dhe studentët do të punojnë që të krijojnë kushte për implementim të papengueshëm të parimeve dhe rekomandimeve të dala nga Procesi i Bolonjës në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet realizimit të qëllimeve të mëposhtme: Rritje të numrit të kuadrove me arsim të lartë në Republikën e Maqedonisë. Përshtatje strukturore të sistemit arsimor të tretë në Procesin e Bolonjës. Përputhje të rregullës ligjore me parimet dhe rekomandimet e Procesit të Bolonjës. Përputhje të normave dhe standarteve për arsimin e lartë. Ndërtim i sistemit efikas të dhënie së bursave i cili do të mundësojë mobilitetin e përforcuar arsimor të studentëve dhe të arsimtarëve. Promovim të bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë nëpërmjet zhvillimit të kritereve dhe metodologjisë krahasuese. Përforcim i sistemit për evaluim të jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë. Definimi dhe respektim riguroz i standarteve për formim dhe akreditim të institucioneve të larta arsimore private. Zhvillim i një sistemi efikas për financimin e arsimit të lartë dhe shpërndarje të mjeteve financiare. Përmirësim i kapaciteteve strategjike dhe manaxhuese. Zhvillim i strategjive teknike dhe shkencore. Financim transparent i veprimtarisë kërkimoro-shkencore. Vendosje bazeje për sisteme nacionale për risi në sektorin arsimit të lartë.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

247

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

1. RRITJA E NUMRIT TË KUADROVE ME ARSIM TË LARTË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Gjendja: Në Republikën e Përmbledhje: Maqedonisë vitet e kaluara e përfshinë » Transformim ekonomik, politik, kulturor dhe procese transformuse të fuqishme në arsimor. sferën ekonomike, politike, kulturore » Ekspanzion i iniciativave private në arsimin e lartë. dhe arsimore. Kalimi nga sistemi » Statut të dobët ekonomik të universiteteve politik njëpartiak në atë shumëpartiak, shtetërorë dhe hapësirë e kufizuar për burriishte ndjekur dhe me transformimin met alternative të financimit. e pronësisë dhe afirmimin e pronës » Ndryshime në dinamikën e reformave në arsimin e lartë (midis universiteteve dhe private si bazë për ndërtimin e fakulteteve). ekonomisë së vendit. Falë kësaj, ishte » Moskonsistencë në transformimin e fakulmundësuar futja e kapitalit privat dhe teteve. në sferën e arsimit, me të cilin u krijuan kushtet për formimin e universiteteve private dhe institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë. Për këtë arsye, përkrah universiteteve shtetërore: Universiteti "Shën Kirill dhe Metodij" në Shkup, Universiteti "Shën Klimenti Ohridski" në Manastir dhe Universiteti Shtetëror në Tetovë (i formuar në vitin 200), është hapur edhe universiteti privat ­ Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë (vitin 200) dhe Universiteti Evropian privat "Republika e Maqedonisë" (2005) në Shkup. Përkrah këtyre universiteteve, në Republikën e Maqedonisë filloi dhe procesi i formimit të institucioneve private të arsimit të lartë, më shpesh si sektorë të universiteteve jashtë shtetit (p.sh. New Yuork College), ose programe studimore disperzuese (psh. Studime posdiplomike nga Universiteti i PitsburgutSHBA realizohen në Shkup). Rritja e numrit të universiteteve dhe institucioneve tjera të larta rezultonte me rritje të rëndësishme të numrit të studentëve në Republikën e Maqedonisë.

Rritja e numrit të studentëve në 100.000 banorë*

Viti akademik 200/02 2002/03 2003/0 200/05 Numri i Numri i studentëvë përgjthshëm i në 100 000 banorëi student ëve 5 93 2 29 7 798 2 363 5 3 2 537 6 556 3 03

Në periudhën 2002 ­ 2003, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës * Numri i pëgjithshëm i banorëve të Republikës së së Maqedonisë siguruan bazë li- Maqedonisë, sipas regjistrimit të vitit 2002 është gjore për përmirësimin e arsimit 2 022 57 të lartë për të rinjtë që ju përkasin bashkësive etnike, sidomos pë shqiptarët ( janë miratuar Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të lartë dhe Ligji për themelimin e Universitetit Shtetëror në Tetovë). Universiteti filloi me punë në vitin shkollor 200/05. Difersifikacioni i institucioneve për arsim të lartë ndikoi pozitivisht edhe në përfshierjen e studentëve nga të gjitha bashkësitë tjera jo shumicë.

248

Radhitja e studentëve sipas përkatësisë kombëtare

Viti 200 /02 2002 /03 2003 /0 200 /05 Gjith. studentë 593 7798 53 6556 Maqedonas

Nr. %

Shqiptarë

Nr. %

Turq

Nr. %

Romë

Nr. %

Vlleh

Nr. %

Srbi

Nr. %

Të tjerë

Nr. %

39777 87, 300 6,68 0778 85,3 292 8,98

60 ,32 27 0,28 7 0,92 822 ,8 709 ,56 683 ,3 0 0,29 0 0,92 807 ,69 658 ,38

365 85,06 5335 0,0 608 ,8 00 0,9 359 0,70 70 ,37 563 ,0 8900 79, 950 5,50 825 ,3 88 0,3 78 0,78 936 ,52 689 ,2

* Numri i përgjithshëm i banorëve në Republikën e Maqedonisë ,sipas regjistrimit të vitit 2002, është 2.022.547

Procesi i decentralizimit do tndikojë në zgjidhjet institucionale dhe politikat për përmirësimin e arsimit në rajonet më pak të zhvilluara. Në pajtim me Ligjin për arsim të lartë , studentët që janë pa prind, të verbër, shurdhmemec, invalid të grupit të pare dhe të dytë, nëna me fëmi deri në moshën gjashtë vjeçare dhe të hospitalizuara, kanë statut të veçantë të përcaktuar me statutin e instititucionit të arsimit të lartë. Ekziston punë dhe angazhim shumë i madh në nivel të plotikave dhe institucioneve për përmirësimin e qasjes deri në arsimin e lartë për studentë dhe të punësuar me nevoja të veçanta dhe probleme zhvilluese. Aplikimi i maturës shtetërore në arsimin e mesëm, e cila do t'i zëvendësojë provimet pranuese në universitete (Ligji ishte miratuar nga Kuvendi në vitin 2003 dhe në rjedhë është pilot faza e implementimi të tij, përfshierja e plotë e gjeneratave do të fillojë prej vitit shkollor 2007), do t'i fokusojë shkollat e mesme drejt plotësimit të standardeve të ekzaminuara për sukses. Nga përvojat e vendeve të tjera të cilat e futën këtë sistem, realisht duhet pritur rritje e numrit të nxënësve të shkollave të mesme nga grupet sociale të paraqitura joplotësisht të cilët do të kualifikohen për hyrje në universitet. Duke e pasur parasysh rëndësinë e pjesëmarrjes së kuadrove me arsim të lartë në zhvillimin ekonomik të shtetit, si dhe përparësitë që i ofron kjo shkallë arsimore nga aspekti i punësimit, mirëqënies dhe kulturës së jetesës së popullsisë, atëherë është më tepër se e dukshme se rritja e personave që kanë arsim të lartë është prioriteti më i madh i vendit tonë. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme, është e nevojshme të merren masa të cilat do të mundësojnë përfshirje të gjerë të të rinjve dhe të rriturve në arsimin e lartë, dhe kjo nëpërmjet ç'vijon: IV

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

Masa:

sigurimi i hapjes dhe gasjes në institucionet e arsimit të lartë për të gjitha ata që duan të shkollohen, pa marrë parasysh provokimet në zhvillim e tyre, zhvillimi dhe zgjerimi i universiteteve, me qëllim që arsimi i lartë të bëhet i qasshëm për grupet e ndjeshme të të rinjve dhe të mëdhenjve (grupe etnike margjinale, të varfëra, gjeografisht të izoluara etj.),

249

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

zhvillimi i kushteve për aplikimin e programeve studimore drejtë e-arsimimit (arsim nga largë, duke shfrytëzuar teknologjinë komunikativo-informatike), përforcimi dhe zgjerimi i kapaciteteve universitare, krijimi i rrugëve fleksive të të mësuarit në arsimin e lartë, zhvillimi i sistemit dhe mekanizmave të verifikimit të kompetencave të fituara në të mësuarin e mëparshëm (sektori formal dhe joformal), krijimi i qendrave për karierë të universiteteve, krijim i mundësive për hyrje të iniciativës private në arsimin e lartë. Gjatë disperzionit të mundshëm të disa programeve studimore të institucioneve të larta publike do të bëhet kujdesi për interesin e qartë publik me çrast do të merret parasysh domosdoshmëria dhe garancë për sigurimin e cilësisë.

2. PËRSHTATJE STRUKTURORE DHE cILËSORE E SITEMIT TË LARTË ARSIMOR PROcESIT TË BOLONJËS

2.1 Transformimi i universiteteve shtetërore në universitete të integruara

Republika e Maqedonisë u bë » -Universiteti "Shën Kirill dhe Metodij" ­ Shkup anëtare e Procesit të Bolonjës në vitin dhe universiteti "Shën Kliment Ohridski" ­ Ma2003, por me ndryshimet në sistem nastir nuk janë universitete të integruara. për arsimin e lartë është filluar shumë » Universiteti Shtetëror në Tetovë, Universiteti më herët (999). Për këtë qëllim, është i EJL në Tetovë dhe Universiteti Evropian në Shkup janë universitete të integruara. miratuar Ligji për arsimin e lartë i cili i detyroi universitetet të fillojnë futjen e SKTE dhe disejnim të programeve studiuese dhe lëndore sipas parimeve të Procesit të Bolonjës. Megjithatë, kushtet në të cilat kryheshin ndryshimet i karakterizonte një ngadalësi e theksuar dhe jokoodinim. Ligji për arsimin e lartë, si dhe dokumentet e brendshme që i vendosën universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë, nuk siguronin instruksione të qarta dhe të pastra për reforma në arsimin e lartë. Prandaj, jo vetëm universitetet por edhe vetë fakultetet në mënyrë individuale futeshin drejt transformimit të programeve lëndore dhe studiuese. Përveç shkaqeve të dhëna për dobësitë e implementimit të ndryshimeve, njëra prej pengesave më të fuqishme për sukses të intervenimeve është struktura konstate organizative e universiteteve shtetërorë. Këtu bëhet fjalë para së

250

gjithash për Universitetin "Shën Kirill dhe Metodij" ­ Shkup dhe Universitetin "Shën Kliment Ohridski" ­ Manastir. Pikërisht, përveç rektorateve, të cilat janë trupi qendror me status juridik, me status juridik janë edhe fakultetet. Gjendja e tillë në masë të madhe e ngadalëson efikasitetin, i komplikon procedurat dhe krijon përputhje të madhe të kompetencave dhe përgjegjësive. Fakultetet janë të mbyllura në kornizat e veta dhe me vështirësi komunikojnë me rektoratet. Qëllimi i aktivitetit të vet është vendosur në përforcim dhe afirmim të fakultetit për llogari të universitetit si tërësi. Kjo gjendje vjen në dukje më tepër në konsekuencën dhe afatin e realizimit të planeve aksion të skicuara miratuar në nivel Universiteti, dhe zbatimi i normave të universitetit, që drejtpërdrejt shkaktojnë vështirësim të procesit të udhëheqjes dhe drejtimit me universitetet. Masa: Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të përgatisin dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do t'I propozojnë sjelljen e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, me të cilin do të mundësojë transformim të përshpejtuar të universiteteve shtetërore në universitete të integruara. Deri në vitin 2010, të gjitha universitetet në Republikën e Maqedonisë duhet të transformohen në universitete të integruara. Duke marrë parasysh se ky do të jetë intervenimi strukturor më i rëndësishëm, ligji do të parashikojë një periudhë kalimtare, gjatë së cilës së pari do të integrohen një pjesë e funksioneve, domethënë kompetencat e fakulteteve, që për një afat të caktur, kur të krijohen kushtet, të kompletohet i gjithë procesi. IV

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

2.2. Miratim i sistemit të bazuar në tre cikle

Gjendja: Në pajtim me parimet e procesit të Bolonjës , Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimt të lartë (viti 2002) krijoi kornizë juridike për sendërtimin e sistemit për arsim të lartë i bazuar në tre cikluse. ëjnë me ndryshimin e strukurës së institucioneve të arsimit të lartë, para së gjithash të kohëzgjatjes së studimeve universitare(diplomuese) dhe pasuniversitare, shkaktuan debatet dhe reagimet më të mëdha në rrethet universitare. Studimet universitare në shumicën e fakulteteve zgjatin 8 semestra, ose vjet, kurse në fakultete të veçanta studimet zgjasin 0 semestra ose 5 vjet (shkencat teknike) gjegjësisht 2 semestra, ose 6 vjet (p.sh. shkencat mjekësore). Pas mbarimit të suksesshëm të programit të studimeve, fitohet titulli student i diplomuar në fushën përkatëse.

251

Reforma më të rëndësishme të cikluset në arsimin e lartë: programeve studimore dhe aplikimi i ciklusi i I: dy-studimeve ciklike me të cilat e tran- » Studime deridiplomike në kohëzgjatjeje prej sformon modelin tradicional 5+2+3 në 3 deri në 5 vjet (6 vjet për mjekësi); diplomë ju jepet studentëve të cilët i kanë mbaruar me ++3 ose +,5+3 model për studime sukses studimet universitare. akademike dhe në modelin 3+2+3 për » Studime deridiplomike për arsim profesional, studime profesionale, kanë realizuar në kohëzgjatjeje deri në vjet. fakultetet e drejtimeve teknike dhe tek- ciklusi i II: nologjike (viti 200). Disa prej fakulte- » Studimet pasuniversitare/magjistratura, me kohëzgjatjeje nga 3- semestra: teve aplikuan studime me kohëzgjat» Studime profesionale posdiplomike (specialijeje më pak se tre vite, si studime me zim), në kohëzgjatjeje prej jo më pak se 9 ,,ciklus të shkurtër në kuadër të ciklusit muaj. të parë të studimeve. Në rrjedhë janë ri- ciklusi i III: strukturimi në lëmitë tjera. Përvojat tre- » Titull doktor mund të fitohet ose me studime të doktoraturës ose me mbrojtje të disertacionit gojnë se vështirë pranohet modeli për të doktoraturës, ose me paraqitje dhe mbrojtje tre vite studime diplomike dmth. Mo- të tezës së doktoraturës; deli 3+2+3. Numri më i madh i fakulte- Arsimim i vazhdueshëm, studime për përpariteve të universiteteve shtetërore është min e diturive. 5 vjet. Bashkërenditja jo e mjaftueshme në transformimin e programeve studimore solli edhe deri te raste ku i njejti profil, që fitohet në fakultete të ndryshme, studenti mund ta fitojë përmes programeve studimore me kohëzgjatje të ndryshme dmth, për 3 ose vite. Në ristrukturimin e studimeve nga cikusi i II (studime posdiplomike), një pjesë e fakulteteve i respektojnë rekomandimet e Procesit të Bolonjës për studime të magjistraturës në kohëzgjatjeje prej ,5 ose 2 vite ( pa marr parasysh se studimet diplomike zgjasin 3, ose 5 vite) dhe studime të doktoraturës me kohëzgjatjeje pre 3 vite. Pasi transformimet e programeve studimore janë në rjedhë, momentalisht, në Republikën e Maqedonisë mund të hasen modele të ndryshme të studimeve: 3+2+3; ++3; +.5+3; 5+2+3; +2+3. Shkaqet për vështirësitë në ristrukturimin e programeve studimore mund të kërkohen në: papërgatitjen e fakulteteve shtetërorë për të bërë reduktim të kohëzgjatjes së studimeve universitare për shkak të mundësisë një pjesë e arsimtarëve të mbeten pa angazhim pune 5; dominimin e traditës së profileve të gjera të cilat i bëjnë programet e studimit të mëdha dhe të vështira 6;

5

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

6

Ekziston mundësia një pjesë e lëndëve, me reduktim të kohëzgjatjes së studimeve, të hiqen ose kalojnë në pjesën facultative ose përzgjedhëse. Numri më i madh i arsimtarëve që i japin këto lëndë nuk janë të përgatitur ta pranojnë këtë rrezik. Programet e studimit të rishikuara akoma i karakterizon: numër i madh lëndësh, dominim i disciplinave shkencore, përputhje e shpeshtë e përmbajtjeve, favorizim i enciklopedizmit dhe faktografisë.

252

mosekzistimi i praktikës për qasje komparative në ridisejnimin e programeve studimore me programe studimi të ngjashme në vendet e tjera; kriteriumet e paqarta/të papërkufizuara për pjesën e detyrueshme të angazhimit të arsimtarëve 7; dobësinë e procedurës së përkufizimit të profileve të studimeve 8; lidhjen e dobët e tregut të punës dhe mospatja në këqyrje e kompencave të cilat i kërkon tregu i punës në nivel nacional dhe internacional 9; obstruksionet nga një pjesë e vogël e kuadrit arsimortë cilët refuzojnë t'i pranojnë ndryshimet 0; informimin e pamjaftueshëm Korniza nacionale e kualifikimeve- Hapëruar në bazë të rekomandimeve të Konferencës të ministrave të Evropës kompetent për arsimin e lartë ( Bergen, 2005). Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në vitin 2006, me ligjin e ri për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm, do të propozojnë bazë ligjore për zhvillimin e ,,kornizës nacionale të kualifikimeve''. Korniza nacionale e kualifikimeve duhet të jetë kompatibile me ,,kornizën gjithpërfshirëse për kualifikime në hapësirën evropiane të arsimit të lartë'' (Overarching Framework for Qualifications in the European Higher Education Area) dhe të jetë komplementar me kornizën më të gjërë të kualifikimeve për mësim të përjetshëm ei cili do t'I përfshijë edhe arsimin e përgjithshëm edhe atë professional dhe trajnim (grup punues të Grupit për përcjelljen e procesit të Bolonjës duhet ta përgatitë në vitin 2006). Përveç kornizave nacionale për kualifikime , për disa disiplina dhe veprimtari profesionale, kur të arrihet konsenzus më I gjërë ndërmjet vendeve të procesit të Bolonjës do të mundësohet rrjetshmëria e kornizave nacionale të

7

8

9

0

Për shkak të normës shtetërore prej angazhimit 8 orësh të arsimtarit dhe 2 orësh për kuadrin asistent, numër i madh arsimtarësh dh asistentësh përpiqen ta plotësojnë atë numër orësh, me të cilën në mënyrë pëlotësuese kryeht trysni mbi programet e studimit nga pikpamja e kohëzgjatjes së tyre dhe numrit të lëndëve të mësimit. Ndhodh që shumica e arsimtarëve të kenë 2,3,, ose më tepër lëndë. Një numër i vogël i fakulteteve gjatë ndërtimit të programeve të studimit nisen nga standarte të përcaktuara më parë të kompetencave të dala për një profil të dhënë apo prej rrugëdaljeve arsimore. Afrimi më i shpeshtë në ndërtimin e programeve të studimit është kuadri në dispozicion. Është i vogël numri i programeve të studimit ku ekziston ndarje e qartë e programeve të studimeve akademike dhe programeve të studimeve të përcaktuara për nevojat e tregut të punës. Pranimi i parimeve dhe rekomandimeve të Procesit të Bolonjës tek një pjesë e kuadrit arsimor shpjegohet si përpjekje për unifikim dhe krijim të bazës së mirë për marrje të inteligjencës dhe hegjemonizëm kulturor. Tek një pjesë e kuadrit universitar ekziston informim i dobët rreth Procesit të Bolonjës.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

253

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

kualifikimeve dhe zhvillim të ,,kornizave sektoriale të kualifikuara''2 (Sectoral Qualifications Frameworks).

Masa:

Transformim i programeve të studimit në tre ciklusa (duke përfshirë, në kontekstin nacional, mundësi për kualifikime intermediale intermediate qualifications). Përkufizim i përshkruesve gjenerikë për çdo ciklus të bazuar në rezultatet e të mësuarit dhe në kompetencat e fituara, si dhe kredi për ciklusin e parë dhe të dytë. Zhvillimi i kornizës nacionale të kualifikimeve, kompatibilitetit me ,,kornizën gjithpërfshirëse për kualifikime në hapësirën evropiane të arsimit të lartë'' dhe komplementare me kornizën më të gjërë të kualifikimeve për mësim të përjetshëm, e cila përfshin arsim dhe trajnim të përgjithshëm dhe profesional, Implementim i tërësishëm i parimeve të Konventës së Lisabonës dhe futje e tyre në legjislativën nacionale nëpërmjet mënyrës përkatëse. Përpunimi i planeve aksionalo- nacionale për përparimin e cilësisë së procesit lidhur me njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë vendit. Vendosje e kornizës juridike për njohjen e shkallëve të përbashkëta të dhëna prej dy apo më tepër shtetesh të hapësirës evropiane në arsimin e lartë. Përcjellje e proceseve ndaj zhvillimit të kornizave të sektorëve të kualifikimeve dhe zbatimi i zgjidhjes në sistemin nacional të arsimit të lartë. Këto masa janë detyrim,jo vetëm për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,por edhe për institucionet e arsimit të lartë në shtet dhe nënkuptojnë zhvillim të programeve të studimit të bazuara në tre cikle (universitare, magjistrature dhe doktorature). Studimet universitare të realizohen në kornizën e 80 deri në 20 kredive që është e barabartë me realizimin e programeve të studimit prej 3 deri në vjet kohëzgjatje. Studimet pasuniversitare (shkalla e magjitraturës) duhet të jenë në kornizën nga 90 deri në 20 kredive d.m.th. me kohëzgjatje nga .5 deri në 2 vjet, në varësi prej profileve. Studimet e doktoraturës duhet të jenë me kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Hyrja në ciklin e dytë është e kushtëzuar nga suksesi i mbarimit të ciklit të parë të studimeve. Shkalla e arritur pas tre vjetësh llogaritet si shkalla e nevojshme e kualifikimit në tregun evropian të punës, kurse cikli i dytë shpie drej magjistraturës, kurse i treti drejt doktoratit. Korniza nacionale e kualifikimeve do të mundësojë definimin e kualifikimeve krahasuese dhe atyre kompatitive nga aspekti i: normave, nivelit, rezultateve

254

nga mësimi, kompetencat dhe profilet, në pajtim me hapat e ngjajshëm në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. Në ato korniza, shkallët duhet të kenë dalje të ndryshme të përkufizuara. Shkallët e ciklit të parë dhe të dytë duhet të kenë orientim dhe profil të ndryshëm në funksion të përshtatjes së ndryshimeve personale, nevojave akademike dhe tregut të punës. Shkallët e ciklit të parë duhet të mundësojnë futje, në kuptimin e Konventës së Lisabonës për njohje, në programet e ciklit të dytë. Shkallët e ciklit të dytë duhet të mundësojnë hyrje në shkallën e tretë - studimet e doktoraturës. Gjatë zhvillimit të programeve të studimit duhet patur parasysh për: programet e studimit dhe të lëndës duhet të jenë në funksion të profili të mbaruar; respektim i konsekuent i kritereve për grupimin e disciplinave mësimore të detyrueshme, përzgjedhëse dhe fakultative, me përcaktim të raportit të tyre; si dhe përcaktim të lëndëve njësemestrale, dysemestrale dhe shumësemestrale;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

llojin dhe numrin e drejtimeve, studimet dhe grupet e studimit, sipas standardeve për profilizim të kuadrove dhe për efikasitet në zotërimin e programit mësimor me afrim fleksibël në varësi të drejtimeve, studimeve dhe grupeve të studimit; profili i studimeve duhet të jetë i përkufizuar me matricën e kompetencave personale, sociale dhe profesionale (nevojat e punës); është i domosdoshëm implementimi i Konceptit për dalje arsimore (Learning Outcomes) në programet e studimeve dhe të lëndëve; profilet e studimeve duhet të jenë të përkufizuara qartë me respektim të tërësishëm të standardeve ndërkombëtare për profiling përkatës, sidomos standartet e kompetencave të cilat i vendos punëdhënësi; profili, përveç dimensionit ndërkombëtar, duhet ta përmbajë dhe specifikën nacionale e cila del prej rrethit kulturor, social dhe ekonomik të vendit; programi i studimit, në pikpamje të strukturës së vet, duhet të komunikojë me së paku një program të njëjtë apo të ngjashëm në Evropë, përveç se në rastet kur programi i studimit është me interes nacional apo me specifikë nacionale; programi i studimit duhet të jetë i njohur, d.m.th. duhet të marrë parsysh jo vetëm llojin dhe strukturën e programit lëndor por edhe për ndryshimet terminologjike të cilat ekzistojnë në fusha të ndryshme shkencore tek ne dhe në botë; programi i studimit duhet të jetë transparent dhe kapshëm për përdoruesit potencialë.

255

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Njohja e shkallëve dhe periudhave të studimit

Gjendja: Si vend i cili në vitin 2003 e ratifikoi konventën e Lisabonjës për njohjen, të njejtin vit, me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e lartë, Republika e Maqedonisë realizoi përmirësimin e procedurës për njohjen e shkallëve dhe procedurave të studimit jashtë vendit. Në pajtim me Ligjin, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës funksionon Qendra informative për njohje, të cilën në Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare I realizon punët informative për njohje, të përcaktuara me Ligj dhe Rregullore. Qendra është anëtare e rrjetit Evropian në Këshillin e Evropës dhe UNESKO të qendrave nacionale informative për njohje akademike dhe mobilitet (rrjeti ENIC/NARIC). Duke pasur parasish në përgjithësi mobiliteti I shprehur dhe nevoja nga njohja e kualifikimeve të marura, e nevojshme është të përforcohet funksioni informative i Qendrës informative. Në Konferencën e mbajtur në Bergen 2005 , ministrant evropian competent për arsimin e lartë, u dakorduan: të përgatisin plane nacionale aksionale për përparimin e cilësisë në procesin e njohjes së kualifikimeve evropiane; të përputhin procedura për njohjen e shkallëve të përbashkëta të fituara në kuadër të programeve të përbashkëta studimore që I realizojnë institucionet e larta arsimore prej dy ose më shumë vendeve nënshkruese të deklaratës së Bolonjës; ministritë kompetente për arsimin e lartë, të bashkëpunojnë me institucionet e larta arsimore dhe partnered tjerë, me qëllim ta përparojnë njohjen e mësimit paraprak, duke përfshirë edhe të mësuarit joformal dhe informal. Me qëllim të përparimit të procesit të njohjeve të kualifikimeve dhe periudhave të qëndrimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i ndërrmerr këto MASA: përforcimi i funksionit informativ të Qendrës informative; do të përgatitet plan aksional nacional për përparimin e cilësisë të njohjes së kualifkimeve evropiane; do të konfirmohet procedure për njohjen e shkallëve të përbashkëta; përparimi i njohjes së mësimit paraprak, duke përfshirë edhe mësimin joformal dhe atë informal.

2.3 Aplikimi i sistemit të transferit dhe akumulimit të kredive

Gjendja: Në pajtim me rekomandimet nga Procesi i Bolonjës, universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, sistemin Evropian e pranuan si standard për transfer dhe akumulim të kredive (STAK)(European Credit Transfer Sys256

tem - ECTS) Edhe përveç dobësive të pranishme në zbatimin e metodologjisë për definimin e kredive, një pjesë e madhe e fakulteteve i kanë implementuar standardet e STAK dmth. vendosën për zbatimin e 60 kredive për një vit studimi (30 për semestër). Programet studimore nga ciklusi i parë, me kohëzgjatje vjeçare, bartin 20 kredi, kurse me kohëzgjatje 3 vjeçare, bartin me vete 80 kredi. Sipas STAK, numri i përgjithshëm i kredive që studenti duhet t'i merr gjatë një semestri, pa marr parasysh numrin e lëndëve (module) ose orët mësimore arrin 30. Numri i kredive që jepen për çdo lëndë nuk e reflekton rëndësinë e asaj lënde në formësimin e profilit e as angazhimin e mësimdhënësit por paraqet ekuivalent numerik të vëllimit të angazhimit të studentit (kontakt orë dhe punë të pavarur), të shprehur në orë gjatë semestrit. Më shpesh numri i kredive e reflekton angazhimin e arsimtarit dhe jo kohën e cila është e nevojshme që studenti ta absolvojë modulin përkatës apo lëndën. Dukuria e tillë mund të shkaktojë probleme të mëdha në procesin e gaditshmërisë së studentit në nivel nacional dhe internacional, sidomos në fushën e njohjes së kredive të fituara. Një pjesë e universiteteve në Republikën e Maqedonisë e kanë pranuar modelin amerikan të kreditimit të programeve të studimit (universiteti i EJL në Tetovë dhe fakultetet e veçanta të cilat realizojnë programe të njëjta apo të ngjashme studimi me universitetet në SHBA), kurse një pjesë STAK. Prania e dy modeleve dhe zbatimi jokorrekt i metodologjisë së STAK nuk lejon kompatibilitet të programeve të studimit, gaditshmërisë së studentëve dhe arsimtarëve dhe komunikim të vështirësuar me universitetet/programet e studimit në Evropë. Për këtë qëllim është e nevojshme të merren masat e mëposhtme: Masa: Përpunim i Udhëzimeve nga MASH për zbatimin e STAK në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë. Të gjitha programet e studimit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë të zhvillojnë zbatim konkret të metodologjisë STAK deri në vitin 2007. Aplikimi i sistemit të akumulimit të kredive, siç është STAK, përbën mjet të dobishëm për promovim të ndryshimit të gjerë të studentëve. Kreditë mund të meren dhe jashtë arsimimit shkollor të lartë, duke e futur dhe mësimin e përjetshëm, në kushte që i njeh universitetiti i cili pranon studentë. Aplikimi i STAK përbën implikim dhe zgjidhje të staticës së programeve ekzistuese të studimit. Petrificimi i përmbajtjes së programeve të lëndëve dhe konzervativiteti i pranishëm në strukturat e programeve të studimit, sidomos në planin e bashkëpunimit të tyre, e bëjnë sistemin e arsimit të lartë jo fleksibil dhe të ashpër

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

257

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

nga aspekti i mundësive për zgjedhje dhe zmadhim të dinamikës së përparimit të studentëve gjatë studimeve të tyre. Mundësia, studenti vetë ta krijojë profilin personal në kornizën e profesionit që e ka zgjedhur, në kushtet e vendosjes së deritanishme të programeve të studimit, nuk ekziston. Implementimi i STAK në universitete do të mundësojë realizim të krahasimit të programeve të studimit dhe të lëndëve, mundësi më të mëdha për zgjedhje, gaditshmëri të zmadhuar të studentëve në universitet dhe midis universiteteve në vend dhe jashtë, hyrje më aktive e studentëve në procesin e arsimit, transparencë më e madhe e studimeve, sidomos në planin e vlerësimit të arritjeve të studentëve dhe punës së arsimtarëve, ndjekje permanente e arritjeve të studentëve etj. Aplikimi i STAK në universitete dhe në çdo institucion të arsimit të lartë duhet të ndiqet me botimin e Paketën informuese në të cilën do të jenë shpjeguar të gjitha kushtet e studimit dhe mundësitë që i ofrohen studentit.

2.4 . Vendosja e shtojcës në diplomë (Diploma Supplement)

Gjendja: Në vitin 2002 , Drejtoria e Rektoratit të Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi `' miratoi Rregullore për aplikimin e shtesës në diplomë, me të cilën e definon formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së dokumentit. Edhe pse nuk filloi dhënia e shtojcës në diplomë, kurse duke respektuar obligimet e dala nga Komunikata e Berlinit të ministrave evropian kompetent për arsimin e lartë, në vitin 2005, Konferenca interuniversitare vendosi të përgatit model të përbashkët të shtojcës në diplomë, të cilën do ta shfrytëzonin të gjitha universitetet dhe institucionet tjera të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë. Masa: Universitetet duhet të përgatis model të përbashkët të shtojcës së vetme të diplomës e cila do të përmbajë të dhëna të vetme për sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë. Duke filluar nga viti 2006, çdo student i cili do të diplomojë në mënyrë të domosdoshme të merr shtojcën e diplomës pa pagesë në gjuhën zyrtare të shtetit dhe në njërën gjuhë evropiane. Ministria e Arsimit dhe Shkencës t'i sigurojë informatat që duhet të ekzistojnë në shtojcën e diplomës e që është obligim i shtetit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në llogaritjet për financim të arsimit të lartë publik, t'i parashikojë edhe shpenzimet për përpunimin e shtojcës së diplomës për studentët të cilët studiojnë në kuotën shtetërore.

258

Nevoja për aplikimin e shtojcës në Diplomë del prej: dinamikës së ndryshimeve të kualifikimeve në nivel nacional dhe internacional; evaluimit të dobët të kualifikimeve; rritjen e gaditshmërisë së studentit; konstatimit se Diploma origjinale nuk jep informacione të mjaftueshme të cilat janë të nevojshme për instutucionet arsimore ( në qoftë se shtrohet pyetja për vazhdimin e arsimimit) dhe për punëdhënësin (n.q.s. bëhet fjalë për punësim); mungesës së përgjithshme të informacioneve të sakta dhe ekzakte për programet e studimit, sistemit arsimor dhe kompetencat të cilat i fitojnë studentët në procesin e arsimit; pranishmërisë së konfuzioneve në terminologji; pranishmërisë së ksenofobisë në trajnimin e kualifikimeve.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

Shtojca në diplomë duhet ta ndjekë modelin e zhvilluar prej Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës dhe UNESKO/CEPES. Shtojca e diplomës duhet të japë të dhëna të mjaftueshme të pavarura që të përmirësohen "transparenca" ndërkombëtare dhe njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale (diplomë, çertifikata etj.) Shtojca e diplomës duhet të japë përshkrim të natyrës, shkallës, kontekstit, përmbajtjes dhe statutit të studimeve të cilat i ka kryer studenti. Në atë kuptim, shtojca e diplomës duhet të mundësojë: promovim të transparencës në arsimin e lartë; përballim të ndryshimeve në kualifikime/sisteme; ta përforcojmë gaditshmërinë, përfshirjen dhe të mësuarin e përjetshëm; njohje akademike dhe profesionale, e destinuar për përdorim nga ana e qytetarit, punëdhënësit dhe institucioneve arsimore; mbrojtje të autonomisë nacionale/institucionale dhe mbështetje të diversitetit arsimor; promovim i proceseve të decentralizimit në marrjen e vendimeve; promovim të gjykimeve/mendidimeve për kualifikim; reduktim i shpenzimeve afatgjate dhe afatmesme; rritja e aktraktivitetit të kualifikimit/eve për studentët.

259

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

2.5 Mobiliteti i hapësirë evropiane të arsimit të lartë

Gjendja: Republika e Maqedonisë e kupton rëndësinë e programeve të BE (Tempus, Programi i gjashtë kornizë), COST dhe bashkëpunimin bilateral, si instrumente për rritjen e gatishmërisë së studentëve dhe të punësuarve. Të një rëndësie të njëjtë për gatishmërinë e vendeve anëtare të BE është gatishmëria e studentëve dhe kuadrove të rajonit KARDS. Gatishmëria intensive në drejtim lindje-perëndim dhe perëndim-lindje është cilësi e aktiviteteve të Programit Tempus, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për gatishmëri lindje-perëndim apo perëndimlindje (mbi 330 grande ju janë shpërndarë kuadrit akademik, administrativ apo të punësuarve në ministri nga viti 996 dhe këndej), apo prapë për gatishmëri më të madhe të kuadirt akademik, administrative apo studentëve në kornizën e Projekteve Evropiane të përbashkëta (Joint European Projects), projektet e llojeve të masave kompakte (Compact Measure Projects) dhe masa strukturore dhe komplementare (Stuctural and Complementary Measures). Ilustrimi më i mirë për përforcim të gatishmërisë të të rinjve dhe kuadrit akademik në Rajonin KARDS shihet në projektin e realizuar për studime pasuniversitare nga fusha e inxhinjerisë së tërmeteve dhe sizmologjisë inxhinjerike, i cili përfshiu studentë nga Shqipëria, Kroacia dhe Republika e Maqedonisë. Është arritur sinergji me projektin për studime pasuniversitare të financuar nga DAAD, i cili përfshin studentë nga të tri vendet e njëjta, por edhe nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia e Mali i Zi. Përfshirja e studentëve në projektet evropiane të përbashkëta, dhe në atë kontekst, promovimi i gatishmërisë së studentëve, do të jetë prioritet për Programin Tempus në vitet e ardhshme. Duhet të përmendet se në vitin 2002, u hap mundësia përfaqësuesit e lidhjeve studentore të marrin pjesë gjithashtu dhe në skemën për gatishmëri individuale. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t'i përkrahë të gjitha mundësitë për intensifikim të gatishmërisë në arsimin e lartë. Në mars të vitit 2005, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e rrjetës CEEPUS, e cila mundëson gatishmëri të studentëve dhe kuadrit akademik midis institucioneve të larta arsimore të vendeve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore. Republika e Maqedonisë do t'i vazhdojë bisedimet me vendet anëtare të BE, me vendet kandidate dhe me vendet e tjera, me qëllim që t'i tejkalojë pengesat formale të gatishmërisë (p.sh. rregjimin e vizave). Në pajtim me statutin e arritur të vendeve anëtare në Unionin Evropian, gjatë vitit 2007, Republika e Maqedonisë do të aplikojë procedure për themelimin dhe akredititimin e Agjencisë nacionale për implementimin e ,, Programit intergrues për mësim të përjetshëm'' të Bashkësisë Evropiane. Gatishmëria e studentëve dhe kuadrit akademik, promovon një nga dimensionet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Ajo nënkupton mundësi për rrjedhje papengesë të njerëzve në nivel nacional, rajonal dhe internacional, e fokusuar në këmbimin e ideve dhe bashkëpunimit në fushën e mësimdhënie dhe punës

260

kërkimore-shkencore. Gjithastu, gatishmëria nënkupton zhvillim të aftësisve për përballim me mjediset e reja arsimore dhe kulturore për shkak të zgjerimit të njohurive për kulturat e tjera. Kjo përbën përpjekje për krijim të Hapësirës evropiane të arsimit të lartë në të cilën, ashtu siç theksojnë nëshkruesit e Deklaratës së Sorbonës, "identitetet nacionale dhe interesat e përbashkëta mundet të veprojnë midis tyre në dobi të Evropës, studentëve të saj dhe të gjithë qytetarëve". Realizimi i mobilitetit nënkupton tejkalim të pengesave për lëvizja të lirë, sidomos të: studentëve: t'ju jepet rasti për të mësuar, t'ju mundësohet afrimi drejt studimeve dhe shërbimeve relevante. arsimtarëve, kërkuesve dhe personelit administrative: t'ju njihet dhe vlerësohet koha të cilën e kanë kaluar në Evropë në, kërkim, mësimdhënie apo mësim, pa prejudikim të të drejtave të tyre të statutit. Krijimi dhe zhvillimi i Hapësirës evropiane të arsimit të lartë varet prej plotësimit konskuent të detyrave të marra prej institucioneve shkollore të larta. Politika e tyre e qartë e internacionalizimit duhet të marrë parasysh ç'vijon: Masa: përforcim të kuadrit mësimdhënës me përvojë ndërkombëtare; ndërtim të programe studimore të cilat do të realizohen në një prej gjuhëve botërore; ndërtim të programeve studimore të cilat do të mundësojnë transferim të kredive për studentët e huaj dhe vendas; zhvillim të Qendrave Informative të cilat do të sigurojnë informacione të lehta dhe të qarta të kapshme për studentët në lidhje me mundësitë ndërkombëtare; përforcim i bursave të studentëve; ndërtim i mekanizmave për lehtësim të transferimit të bursave dhe kredive; tejkalim i pengesave për gatishmëri me lehtësim të mënyrës për marrje vizash dhe lejë punësh. IV

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

2.6 Zhvillimi i programeve ndërkombëtare të studimit dhe përparimi i dimensionit evropian në arsimin e lartë

Realizimi i kompatibilitetit të programeve të studimit dhe realizimi i idesë për njohje të kualifikimeve, e imponon nevojën për bashkëpunim multilateral dhe bilateral në procesin e ndërtimit të programeve të studimit në nivel universitar dhe pasuniversitar.

261

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Sipas rekomandimeve të dala nga Procesi i Bolonjës, është e domosdoshme përforcimi i bashkëpunimit, së pari në nivel rajonal dhe pastaj më gjerë, në nivel evropian dhe botëror. Masa: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në periudhën e mëtejshme, duhet ta përforcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe t'ju sugjerojë dhe t'i përkrahë universitetet në vendosjen e bashkëpunimit me universitete të njëjtë apo të ngjashëm në Evropë dhe në botë, në planin e gatishmërisë së studentëve dhe kuadrit akademik. Përforcim i proceseve të bashkëpunimit rajonal dhe multilateral të institucioneve të larta arsimore. Zhvillim të programeve të integruara të studimit dhe shkallë të përbashkëta në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë, nëpërmjet bashkimit të resureve akademik dhe traditave kulturore. Krijim të kushteve për gatishmëri arsimore të studentëve d.m.th. sigurim të qendrimit të tyre jashtë shtetit në programet studimore të shkallëve të përbashkëta. Zhvillimi i programeve studimore që do të realizohen në më shumë gjuhë.

2.7. Promovimi i Dimensionit evropian

Në vend nxiten proceset vijuese të zhvillimit dhe futjes së moduleve, kurseve dhe programeve të studimit me Përmbajtje, orientim dhe organizim evropian. Institucionet e larta arsimore nxiten të punojnë në zhvilim të programeve të integruara të studimit dhe diplomave të përbashkëta në nivel të parë, të dytë dhe të tretë. Programet e studimit për diploma të përbashkëta duhet të garantojnë një pjesë të rëndësishme të studimeve të kalohen jashtë shtetit, si dhe në mësimin e gjuhëve të huaja. Module të shumta, kurse dhe programe të studimit me Përmbajtj evropiane në nivel të parë dhe të dytë, si dhe kurse për trajnim për përforcim të kapciteteve në administratën publike për implementim të suksesshëm të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim midis BE dhe Republikës së Maqedonisë, janë zhvilluar dhe implementuar tashmë me ndihmë të Programit Tempus, apo nëpërmjet bashkëpunimit bilateral. Republika e Maqedonisë kushton vëmendje të veçantë në zhvillim të Dimensionit evropian në arsimin e lartë. Mbështetje në zhvillimin e moduleve, kurseve dhe programeve të studimit me organizim, orientim dhe përmbajtje evropiane sigurojnë: Komisioni Evropian (p.sh. 7 Projekte të Përbashkëta Evropiane Tempus/Tempus Joint European Projects), Këshilli i Evropës, si dhe disa vende anëtare të BE-së nëpërmjet projekteve bilaterale.

262

Hapja e programit të ri Erasmus Mundus të Unionit Evropian për bashkëpunim në lëmin e arsimit të lartë në vendet e botës së tretë, paraqet cytje të re të sektorit për arsim të lartë. Edhe më tutje do ta vazhdojnë pjesëmarrjen në programet e UE dhe programet e tjera ndërkombëtare që kanë për qëllim promovimin e Dimensionit evropian. Promovimi i dimensionit evropian në arsimin e lartë realizohet në nivel rajonal. Universiteti "Shën. Kirili dhe Metodi" në Shkup është një prej iniciatorëve për formimin e rrjetës universitare në rajon. Anëtarë të kësaj rrjete janëbuniversitetet nga: Shkupi, Kraguevca (SeMZ), Maribor (Slloveni) dhe Tuzla (BeH). Masa: ndërtim i rrjetave universitare rajonale dhe evropiane; ndërtim i programeve të përbashkëta të studimit; pasurim i moduleve, kurseve dhe programeve të studimit, të të gjitha shkallëve, me përmbajtje, orientim dhe organizim "evropian". IV

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

2.8. Punësimi në tregun e punës vendas dhe evropian

Gjendja: Proceset e privatizimit shkaktuan ndryshme drastike në karakterin e pronës në kapacitetet ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Ekzistojnë gjithsej 8.727 subjekte vepruese, prej të cilave 32.93 ose 89.38% janë pronë private, .9 ose ,28% janë me pronësi të përzjerë, .7 ose ,7% janë me pronësi kooperative, 37 ose 0,29% janë shtetërore dhe .70 ose 7,87% janë në pronësi shoqërore. Ndryshimi i pronës shkaktoi ripërtëritje të iniciativës private, me reflektime të forta në tregun e punës dhe karakterin e fuqisë punuese. Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve vetë 8,2 % janë punëtorë të vetëpunësuar. Shtrëngimi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe rritja e punësimit nëpërmjet zgjerimit të sektorit industrial dhe shërbyes (përcaktimet strategjike të vendit) zhvillohen me vështirësi, për shkak të zhvillimit ekonomik të ngadalshëm dhe fuqisë financiare të zvogëluar të popullsisë. Për shkak të zhvillimit ekonomik të ngadalshëm, rritja e numrit të të papunësuarve dhe para së gjithash, proceseve të privatizimit, është e vështirë të ndahet një pamje reale e kalimeve sektoriale më të rëndësishme në vend. Sektori industrial është akoma fusha dominuese për shtitje të fuqisë punuese, në dallim prej sektorit të shërbimeve dhe veprimtarisë servisore, të cilët edhe pse kohët e fundit shënojnë rritje të butë, akoma nuk janë të theksuara sa që të mund të flitet për prishje drastike të kalimit të fuqisë punëtore nga një sektor në tjetër. Sipas statistikave të vitit 2003, në Republikën e Maqedonisë ka 35.900 të papunësuar. Prej tyre ,7% janë pa arsim, 0,93% janë me arsim tetëvjeçar

263

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

të plotë dhe të paplotë, 9,86% me arsim të mesëm tre dhe katërvjeçar, kurse 8.0% janë me arsim të lartë apo superior. Sipas kohëzgjatjes së papunësisë, mund të thuhet se ,60% prej të papunësuarve me arsim të lartë presin për punësim më tepër se vjet. Kjo periudhë rritet tek grupet e tjera arsimore, dhe më e madhe është tek të papunësuarit me arsim tetëvjeçar të paplotë (72,0%) dhe pa arsim(6,6%) të cilët presin për punësim më tepër se vjet. Institucionet e larta shikojnë punësimin e kuadrove të veta të diplomuar si një qëllim të rëndësishëm dhe vërtetim të efikasiteteve të punës së tyre. Kjo kërkon fleksibilitet më të madhe të programeve të studimit, validitet akademik të tyre dhe relevanitet në tregun e punës. Mundësia për punësim në aspektin universitar do të thotë: imagjinacion i zhvilluar mirë; aftësi për afrim sitematik dhe metodik drej zgjidhjes së problemeve me zbatim të njohurive përkatëse; aftësi për udhëheqje me proceset shoqërore. Sipas kësaj, struktura e përgjithshme e programeve të studimit dhe përmbajtjeve të lëndëve duhet të drejtohen drejt zhvillimit të atyre aftësive dhe shkathtësive tek studentët. Përfocimi i punësimit të studentëve të diplomuar në tregun e fuqisë punëtore nënkupton dhe zhvillon ofertë të gjerë të mundësive arsimore d.m.th. për objektivizim të konceptit të të mësuarit të përjetshëm. Kjo do të thotë se institucionet e larta arsimore duhet të zhvillojnëdhe programe të studimit (apo sete modulesh) të cilat do të jenë në funksion të kualifikimit, rikualifikimit të studentëve të diplomuar dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për marrjen e kualifikimit me të cilin do të jenë konkurentë pune jo vetëm në tregun nacional të punës por edhe në atë evropian. Ndërtimi i këtyre programeve të studimit duhet t'i ndjekë ndryshimet në tregun e punës si në vendin amëashtu edhe në Evropë dhe në botë. Që të realizohet kjo nevojë është e nevojshme realizimi i masave të mëposhtme.

Masa:

zhvillimi i kornizës nacionale të kualifikimeve, kompatibile me kornizën e përgjithshme për kualifikime (overarching framework for qualifications in the EHEA) në hapësirën evropiane të arsimit të lartë; sigurimi plotësimi midis kornizës gjithëpërfshirëse për kualifikime në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe kornizës më të gjerë të kualifikimeve për mësim të përjetshëm, i cili përfshin arsim dhe trajnim të përgjithshëm dhe profesional; krijimi i mekanizmave pë lehtësim të procedurave për ndryshim të programeve të studimit;

264

ndërtimi të kritereve për njohjen e kompetencave të fituara; përforcimi të transparencës dhe fuqisë informuese të MASH dhe universiteteve; përforcimi i lidhshmërisë së universiteteve me punëdhënësit/institucionet ekonomike promovimi i trajnimit interdisciplinar dhe zhvillim të aftësive përcjellëse me qëllim që tu përgjigjet nevojave të tregut më të gjerë të fuqisë punëtore.

2.9. Modernizimi i mësimit

Gjendjen e tanishme e programeve të studimit dhe të lëndëve në universitetet shtetërore, në pjesën më të madhe e favorizon enciklopedizmin. Arsimtarët janë të fokusuar mbi qëllimet dhe detyrat e programeve d.m.th. vëmendja e tyre është e përqëndruar në realizimin e përmbajtjeve të dhëna mëparë, të cilat transformohen në qëllime dhe detyraa. Intervenimet e deritanishme rastësisht ose jo mjaftueshëm i kuptimësojnë shndërrimet në procesin arsimor. Si segment, ai mbeti pothuajse i pandryshueshëm: stili i të shpjeguarit në punën me studentët, kujdesi dhe nxitja e memorizimit në vend të të mësuarit me kuptim dhe/ose të mësuar me zgjidhje problemesh, dëgjim në vend të kritikës, pasivitet në vendt të aktivitetit, punë frontale në vend rë interaksionit, përdorim i pamjaftueshëm i mjeteve mësimore moderne, përdorim i pamjaftueshëm i teknologjisë informatike etj. Në mësimdhënie, dominojnë teknikat tradicionale të cilat një një masë të madhe i bëjnë pasivë studentët, për llogari të rolit dominues të arsimtarit. Lloji autokrat i udhëheqjes dhe mësimdhënies janë teknikat më të shpeshta të cilat përdoren në mësim, të cilat sjellin proceset e interaskionit dhe mësimit aktiv të studentëve gjatë mësimit të jenë një raritet i vërtetë. Duhet të thuhet se zbatimi i formave të reja në mësim dhe të mësuar, nga arimtarët (sidomos prej më të rinjve) kohët e fundit përforcohet, por përshtypje është se kjo është akoma e pamjaftueshme. Me të drejtë, ky problem, e hap pyetjen për përgatitjen dhe aftësinë e kuadrit arsimor për zbatimin e teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe të mësuar. Shkaqet e dominimit të modeleve tradicionale të të mësuarit mund të kërkohen në: numrin e madh të studentëve në grup2; mangësitë e teknologjisë bashkëkohore informativo-komunikuese; kompetencat didaktike të dobëta të një pjese të arsmitarëve;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

2

në disa fakulteten një grup numëron dhe mbi 300 studentë (fakulteti ekonomik, juridik)

265

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

sistemin e vlerësimit të arsimtarëve3; mungesat e konceptit për rezultate prej mësimit në programet e lëndëve; aftësimin e dobët i studentëve për punë të pavarur. Për dallim nga institucionet shtetërore arsimore të larta ato privatet, kanë në dispozicion mundësi më të mëdha (teknologji bashkëkohore, grupe të vogla për mësim, kushte mjedisi) për zbatimin e modeleve të reja për mësim dhe të mësuarit. Megjithatë, duke marrë parasysh problemet të cilat i kanë në sigurimin e kuadrit cilësor arsimor, dhe këto institucione kanë probleme në këmngulen që tu ofrojnë studentëve mësim dhe të mësuar bashkëkohor.

Masa:

implementimi i konceptit për dalje arsimore (Learning Outcomes) në procesin arsimor; aplikimi I teknologjisë informatiko- komunikative (TIK) dhe Internetit në arsim; trajnimi i kuadrit arsimor.

2. 10. Përforcimi i kuadrit arsimor

Dobësitë të cilat shfaqen në realizimin e mësimit dhe të të mësuarit, në një masë të madhe përbëjnë rezultat të trajnimit të dobët të kuadrit arsimor dhe bashkëpunues në planin e didaktikës së shkollimit të lartë. Nevoja për futjen e formave bashkëkohore të mësimit dhe zbatimit të teknologjisë informative në aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore e determinojnë nevojën për trajnim plotësues të kuadrit universitar. Kohët e fundit, është e theksuar tendenca për modernizimin e mësimit me futjen e modeleve interaktive në mësim dhe përdorim të teknologjisë bashkëkohore arsimore, para së gjithash prej kuadrit më të ri arsimor. Për fat të keq, kjo kategori e arsimtarëve është e përfaqësuar pak në arsimin e lartë. Mundësitë për përsosje të vazhdueshme profesionale dhe eksperte të kuadrit arsimor në kornizat e fakultetit janë të kufizuara dhe shpesh nuk përpu3

Arsimtari dhe puna e tij verësohen në bazë të planit të realizuar dhe kjo normativisht, pa u marrë parasysh gjatë kësaj se a ka arriur ai të shkaktojë ndryshime të caktuar tek studentët d.m.th. pa u marrë parasysh se sa çdo student ka fituar dije dhe aftësi dhe çfarë efektesh ato dije dhe aftësi shkaktuan tek ai. Në mungesë të kuadrit cilësor, insitucionet private të arsimit të lartëjanë të detyruara të angazhojnë tashmë kuadër arsimor të pensionuar apo të shfrytëzojnë shërbime të kuadrit ekzistues të punësuar në universitetet shtetërore ose në tjetër rast të punësojnë kuadër me kompetenca mjaf të dyshimta. Kohën e fundit, ka tendencë të kalimit të kuadrit prej institucioneve arsimore të larta shtetërore në ato private.

266

then me dinamikën ekzistuese të tendencave në fushat me të cilat ata merren. Shpesh, mundësitë e tilla duhet t'i realizojnë në mënyrë individuale dhe t'i përdorin shërbimet e institucioneve që janë jashtë fakultetit. Edhe përkrah asaj se institucionet arsimore të larta këmbëngulin ta mundësojnë këtë proces, megjithatë përshkak të mundësive të kufizuara nuka arijnë deri në masë të kënaqshme. Politika restriktive në planin e punësimit të kuadrit arsimor është e papërshtashme në kënaqjen e nevojave të institucioneve arsimore të larta për mbulim të mësimit të rregullt. Madje dhe mundësitë për tejkalimin e kësaj gjendjeje nëpërmjet punësimit të arsimtarëve me kohë pune të pjesëshme është e pamundur. Duke marrë parasysh dobësitë e pranishme te kuadri arsimor dhe bashkëpunues, në periudhën e ardhshme, MASH dhe universitetet duhet të marrin masa për tejkalimin e tyre.

Masa:

analizë e nevojave të kuadrit në arsimin e lartë; rritje të punësimit të kuadrit të ri arsimor në universitetet shtetërore; përkufizim të standartit të kompetencave për arsimtar efektiv; ndërtim të sistemit për përsosje profesionale të vazhdueshme të kuadrit arsimor; krijim të kushteve për përsosje shkencore dhe profesionale në vend she jashtë.; stimulim të pjesëmaarjes të professorëve visitorë në realizimin e mësimit në fakultete; pjesëmarrje e kuadrove universitare në mjediset në Evropë dhe në botë; përmirësim i statustit material dhe stimulim të kuadrit akademik.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

2.11. Studentë

Gjendja: Implementimi i parimeve dhe rekomandimeve të Procesit të Bolonjësnuk shkaktoi dallgë vetëm tek kuadri arsimtar, bashkëpunues dhe administrative, por në një masë të madhe i dallgëzoi dhe studentët. Rezultatet e para treguan se popullata studentore nuk ka informata të mjaftueshme për të gjithë atë se ç'ndodh në arsimin e lartë. Dhe përkrah asaj se në transformimin e proceseve rregullisht marrin pjesë studentë, shpërndarja e përvojës të të gjithë popullatës studentore mbetet prapa. Për këtë qëllim, në periudhën e kaluar, prej studentëve ishin organizuar disa seminare, tribina dhe takime të të cilat është diskutuar për problemet studentore, Procesin e Bolonjës dhe se si do të ndikojë ai mbi studentët, si dhe vendi dhe roli i studentëve në reforma. Për fat të keq, në periudhën e kaluar mungonin takimet më të shpeshta midis strukturave menaxhuese të

267

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

universiteteve dhe studentët në të cilat do të diskutohej për aksionet konkrete, si dhe publikimin e dokumenteve të shtypur të cilët kanë të bëjnë me Procesin e Bolonjës, ndërsa do të ishin të arritshme për studentët.55 Roli i studentëve në krijimin e politikës arsimore të universitetit, në kushtet e vendosjes së tanishme, nuk karakterizohet me efikasitet të lartë. Dhe përkrah asaj se studentët nëpërmjet pjesëmarrjes të antarëve të vet në organet universitare dhe të fakultetit, kanë mundësi t'i thonë vërejtjet dhe idetë e tyre për përmirësimin e gjendjes, megjithatë nuk e japin rezultatin e dashur. Me Deklaratën e Bolonjës studenti bëhet "ana - partner" në procesin arsimor. Statuti partner i studentëve duhet tu mundësojë të bëhen vlerësues të barabartë në procesin arsimor dhe ngritës të iniciativave për reforma të cilat shpien drejt përmirësimit. Në atë rol të vet studentët duhet të jenë përgjegjës dhe competentë. Që të realizohetroli i ri i studentëveështë e nevojshme: të respektohen të drejtat, novojat dhe interesat e studentëve prej kuadrit akademik të institucioneve të universitetit; të vendoset marrëdhënie demokratike dhe komunikim në dy drejtime; të sigurohet pjesëmarrje e studentëve në vlerësimin e cilësisë së procesit arsimor. Dimensioni social i procesit të Bolonjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjeke, në kuadër të mundësive që i japin mjetet nga buxheti nacional dedikuar për arsimin e lartë, t'iu mundësoj studentëve t'i kryejnë studimet pa vështirësi të mëdha për shkak të gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.

5

Një pjesë e madhe e dokumenteve të cilat janë relevante për reformat që zbatohen në arsimin e lartë në Maqedoni janë të arritshme vetëm në Internet. Ka nevojë për përkthim dhe botim të dokumenteve si: World Conference on Higher Education, Higher Education in the Twenty-frist Century: Vision and Action, 9 October,Paris, 998; Convention on the Recognition of Qualifications Concerning Higher Education in the European Region, Lisbon, 997, Harmonisation of the Architecture of the European Higher Education System, Sorbonne, 998; The European Higher Education Area, Joint Declaration of the European Ministers of Education, Convened in Bologna on the 9th of June 999; Haug, Guy & Khudsen, Inge: Trends in Learning Structures in Higher Education (I) ­ 999; Message from the Salamanka Convention of European Higher Education Institutions, Shaping The European Higher Education Area, Salamanka200; Haug, Guy & Tauch, Christian: Trends in Learning Structures in Higher Education (II) ­ 200; Working on the European Dimension of Quality, Report of the International Conference, Amsterdam, March 2 and 3, 2002; Credit Transfer and Accumulation ­ the Challenge for Institutions and Students, EUA/Swiss Confederation Conference, ETH Zurich, /2 October 2002; European Strategy Framework, for Improving and Increasing Global Education in Europe to the Year 205, Europe-wide Global Education Congress, Maastricht, November 5th ­ 7th 2002; EUA Graz Convention, 29/3 May 2003; Reichert, S. and Tauch, Ch,: Trends in Learning Structures in European Conference of Ministers Responsible for Higher Education, Berlin, 9 September 2003.

268

Janë rritur mundësitë për vendosjen e studentëve në konviktet studentore (lëmia në të cilën është mundësuar edhe nisma private). Sistemi për mbështetjen e studentëve me bursa dhe kredi duhet edhe më tutje të përmirësohet dhe në vehte t'i inkorporojë komponentën sociale dhe ekonomike, por edhe komponentën e shpërblimit në pajtim me rezultatet e arritura gjatë studimit. E nevojshme është që të përparohen mundësitë që studentët të punojnë me kohë të pjesërishme të punës gjatë studimeve.

Mbështetja e studentëve nga Buxheti i R. së Maqedonisë:

Bursat në pajtim me marrëveshjet dypalëshe 2.697 6.336 360 200/02 2002/03 2.709 6.67 286 3.002 .63 259 2003/0 200/05 3.53 .32 22 Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës Viti akademik Bursat Kredi

Mundësi për zgjedhje: Tregu i ofertës arsimore në arsimin e lartë në republikën e Maqedonisë është mjaft i ngushtë, më të cilin zgjedhja e llojit të studimeve të cilat studentët duan t'i vizitojnë është mjaft i kufizuar. Oferta arsimore në përgjithësi mund të ndahet në dy grupe, edhe atë: . Ofertë e programeve të studimeve të cilat ofroj profil të gjerë në kulturën profesionale dhe 2. Ofertë e programeve të studimit të cilat ofrojnë profil të ngushtë të kulturës profesionale, ndërsa realizojnë komunikim me nevojat e tregut të punës. Profili i gjerë është dominues në universitetet shtetërore, për dallim prej privatëve të cilët ofrojnë profil të ngushtë ekspert. Kohët e fundit, universitetet shtetërore e lëshojnë profilin e gjerë dhe aplikojnë a.q. profil fleksibil të profesionalizmit. Ato ndërtojnë programe studimore të modulizuar në të cilat studentët, në përputhje me afinitetin , nëpërmjet zgjedhjes mund të caktohet për një apo më tepër profile të ngushta në profesionalizëm. Roli i arsimit të mesëm: Shkaqet për efikasitetin e dobët të studimeve dhe të interesimit të pamjaftueshëm të studentëve për jetën universitare dhe punës, shpesh kërkohen në universitetet, pa u marrë parasysh roli i arsimit të mesëm i cili i përgatit personat për hyrje në universitet.. Me qëllim që studentët ta realizojnë me sukses rolin e vet në sektorin e arsimit të lartë, është e domosdoshme ata t'i fitojnë kompetencat bazë të cilat garantojnë studim të suksesshëm dhe futje active në jetën universitare para se të bëhen pjesë e arsimit të lartë. Për fat të keq, arsimi i mesëm në Republikën e Maqedonisë nuk i siguron këto kompetenca. Edhe pse në periudhën e kaluar në

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

269

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

arsimin e mesëm implementoheshin një seri intervenimesh, së pari në reformat e arsimit të mesëm professional, arsimi i mesëm akoma vuan prej sëmundjeve të njëjta: enciklopedizëm, faktografi, dominim i teknikave tradicionale në mësim dhe të mësuar, margjinalizim i pavarësisë së nxënësit dhe aftësive të tij për mendim kritik dhe zgjidhje problemesh.

Masa:

përforcim i arsimit të mesëm; përmirësim i kushteve të studimit dhe jetës së studentëve, sigurim ndihme për mbarimin në kohë të studimeve, pa pengesa në aspect të prejardhjes së tyre ekonomike dhe sociale përforcim të rolit dhe pjesmarrjes së studentëve në funkionet dhe proceset kryesore institucionale, duke përfshirë drejtimin me institucionet arsimore të larta; përmirësim i shërëbimeve studentore, duke përfshirë zhvillimin e sistemeve relevante për informacione; zhvillim dhe zbatim i sitemeve specialë për informime me të dhëna relevante për gjendjen ekonomike dhe sociale të studentit, me anë të së cilës mund tu rritet mbështeja.

2.12 TIK (Teknologjitë informatiko-komunikative) në arsimin e lartë

Zbatimi i teknologjive informatiko- komunikative (TIK)në arsimin e lartë ka shkaktuar ndryshime organizative, arsimore, teknike dhe financiare në institucionet. Ndikimet afatgjate dhe më të rëndësishme nga zbatimi i TIK priten në: nxitjen e universiteteve që të zhvillojnë kurse për e-arsim me karakter modular, fleksibile, dhe të hapura për nevojat e mësimit të përjetshëm; zhvillimi i bashkëpunimit midis universiteteve dhe organizimi i programeve studimore për nxënien e diplomave të përbashkëta; promovimi i mobilitetit virtual; zhvillimi i mekanizmave për njohje, sigurimi i cilësisë dhe akreditimi ndërkombëtar i e-arsimit, si dhe zhvillimi i mjeteve dhe shërbimeve për lehtësimin e bashkëpunimit akademik. Dobësitë e gjendjes së tanishme në vend: Një pjesë e fakulteteve e universiteteve publike pamjaftueshëm i shfrytëzojnë teknologjië informatike dhe sistemet informative në procesin e arsimit dhe veprimtarisë shkencoro- hulumtuese. Në nivel lokal, kjo gjendje është rezultat nga infrastruktura e papërshtatshme dhe mungesa nga hardveri përkatës dhe mbështetja softvere. Poashtu arsimi informatik e një pjese të kuadrove akademiko-administrative nuk është në nivel të kënaqshëm. Gjendja e këtillë kontribuon në procesin mësimor që edhe më tutje të jenë të pranishëm elemente nga mësimi tradicional, që në masë të madhe negativisht ndikon në motivimin e arsimtarëve dhe studentëve si dhe ndaj cilësisë dhe efika270

sitetit të procesit mësimor dhe studimit në tërësi. Zhvillimi i pamjaftueshëm i sistemeve informativo-universitare (veçanërisht të universiteteve publike) drejtpërsëdrejti shfaqet në mundësitë për zbatimin e programeve bashkëkohore modularizuese studimore, të bazuara në sistemin për transfer dhe akumulim të kredive. Për zbatim real të ECTS, është e domosdoshme mbështetje e fuqishme si dhe mbështetje e lartë informatike e punës së organizuar së administratës administrative e obliguar për ECTS dhe shtojcës së diplomës. Për shkak të rëndësisë së MARNET për mundësimin e punëve të përbashkëta dhe shfrytëzimit optimal të resurseve në të gjitha institucionet e larta arsimore, shkencoro-hulumtuese, kulturore etj, të përfshiera në rrjet dhe përfshierja e saj në rrjetin evropian akademik GEANT dhe internetin global, është i nevojshëm përmirësimi i vendosjes organizative dhe përforcimi i mbështetjes kadrovike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të siguroj finansim stabil të MARNET si infrastrukturë e rëndësisë nacionale.

Ekzistimi i strukturave dhe mjedisit për e-arsim

në Republikën e Maqedonisë: » Arsimi i profilit informatik është i përfaqësuar në Universitetin ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup, Universitetin ,,Shën Kliment Ohridski'' ­ Manastir (tre ciklet ); Universitetin e UEJL në Tetovë (cikli i parë dhe i dytë); Universitetin Evropian ,,Republika e Maqedonisë'' dhe në Kolegji Nju Jork ­ Shkup (cikli i parë) ; » Pjesa më e madhe e programeve studimore për profilet tjera, përfshin lëndën për TIK shkrim-lexim. Një pjesë e programeve studimore për profilet tjera, përfshin zbatimin e teknologjive informatiko-komunikative në lëmitë për të cilat arsimojnë kuadro; » Infrastruktura inforrmatiko-komunikative: rrjeti maqedonas akademik dhe hulumtues (MARNET) i lidh TIK rrjetet e Universiteteve ,,Shën Kirili dhe Metodi''- Shkup, ,,Shën Kliment Ohridski''- Manastir; në rrjedhë janë punët për lidhjen e rrjetit universitar të UEJL me MARNET; » Sistemi biblioteko-informatik: është i mbështetur informatikisht në Bibliotekën popullore dhe universitare ,,Shën Kliment Ohridski'' dhe në numër të caktuar të institucioneve të larta arsimore; » Janë zhvilluar platforma për e-mësim dhe model i ,,kampusit pa tela'' të Universiteteve ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup, ,,Shën Kliment Ohridski'' ­ Manastir dhe UEJL në Tetovë; » Është vendosur bashkëpunim midis universiteteve ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup, ,,Shën Kliment Ohridski'' ­ Manastir, dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Tetovë në realizimin e veb-mësim i bazuar në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Republika e Maqedonisë duhet të siguroj përparim të vazhdueshëm të zbatimit të TIK në punën e bibliotekave: lidhshmëri me sisteme informative të rëndësishme nacionale dhe sisteme bibliotekaro-informative të rëndësishme nacionale dhe ndërkombëtare; digjitalizimi i fondeve, duke përfshirë edhe fonde të rëndësishme për trashëgimi kulturore, si dhe përforcimin e interoperabilitetit në punën e bibliotekës popullore dhe universitare ,,Shën Kliment Ohridski'' ­ Shkup dhe Bibliotekës Universitare ,,Shën Kliment Ohridski'' ­ Manastir me bibliotekat e universiteteve tjera dhe institucioneve të larta arsimore në vend dhe më gjërë (,,Biblioteka virttuale nacionale'').

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

271

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universitetet duhet t'i ndërmarrin me sa vijon:

Masa

ekipim i universiteve shtetërorë me teknologji arsimore informatike bashkëkohore; trajnim të kuadrit arsimtar dhe bashkëpunues për përdorimin e teknologjisë informatike dhe zbatimi i saj në procesin e arsimit; sigurim i hyrjes papagesë dhe të lirë në Internet për të gjithë studentët, kuadrove akademik dhe administrative në kuadër të universiteteve; përparim i sistemeve informuese të universiteteve dhe trajnim përkatës i kuadrit administrativ; formimi i Qendrës për zbatim të teknologjive informativo-komunikuese në arsim, si mbështetje të arsimtarëve dhe studentëve. Sigurim i vazhdueshëm i mjeteve nga buxheti nacional, të dedikuara për finansimin e funksioneve të MARNET dhe lidhja e saj në rrjetin evropian akademik GEANT dhe internetin global; Zgjerimi i MARNET dhe vendosja e rrjetit nacionalo-universitare; Sigurim i mjeteve nga buxheti nacional për zhvillimin e sistemit bibliotetekoinformativ dhe përfshierja e saj në rrjetin ndërkombëtar.

3. SIGURIMI I cILËSISË

Në procesin e ndërtimit të hapësirës së përbashkët evropiane të arsimit të lartë, vend qëndror fiton cilësia e arsimit të lartë. Në funksion të sigurimit të mobilitetit të pa penguar të studentëve dhe kuadrit universitar në tregun evropian akademik dhe mobilitetit të tregut evropian të punës, të Konferencës të ministrave evropian competent për arsim (Bergen 2OO5), u miratuan standardet dhe udhëheqësi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. Sigurimi i cilësisë duhet të realizohet në nivel nacional, institucional she internacional. Në këtë kuptim, afirmohet nevoja për zhvillim të kritereve të ndashme midis tyre dhe metodologjisë për sigurimin e cilësisë. Duke e respektuar parimin e autonomisë institucionale, përgjegjësia primare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë bie në çdo institucion, që krijon bazë për kompetencë të vërtetë të sistemit akademik në kornizën nacionale për cilësi. Sistemet për sigurimin e cilësisë duhet të jenë transparente dhe përkatës me sistemet e vendeve të tjera evropiane, për shkak të njohjes dhe evauimit të

272

cilësisë të prosceseve arsimore dhe shkencoro-kërkimore, që në përfundim çon drejt njohjes së diplomave dhe çertifikatave dhe rritje të punësimit në tregun evropian të fuqisë punëtore. Gjendja e tanishme; Kornizat ligjore të procesit të akreditimit dhe evaluimit është vendosur me Ligjin për arsimin e lartë (2000). Akreditimin e institucioneve të larta arsimore dhe të programeve studimore e kryen Këshilli për Akreditim (KA) në arsimin e lartë. Këshilli është formuar në vitin 200, kurse anëtarët kanë kanë mandat katërvjeçar. KA është i pavarur në punën e vet dhe merr vendime prej kompetencës së vet në bazë të profesionalizmit dhe kompetencës. Në kornizën e së drejtave të veta dhe detyrave, KA cakton se vallë në bazë të dokumenteve të dhëna (duke përfshirë projektin për krijimin e institucioneve arsimore të larta), janë përmbushur të gjitha kërkesat për kryerjen e aktiviteteve arsimore të larta; vendos për akreditimin e institucioneve shkencore të cilat duan të realizojnë studime pasuniversitare dhe të doktoraturës; vendos se a i përmbush kushte institucioni arsimor i lartë për organizimin e programev studimore të reja dhe i përcakton kapacitetet për studim në institucionet arsimore të larta; akrediton programe studimore të reja; mban dokumentacion për akreditimin e institucioneve arsimore të larta dhe për akreditime të tjera; dhe kryhen detyra të tjera të caktuara me Ligjin për arsimin e lartë. Vlerësimi i cilësisë së arsimit të lartë kryhet sipas evaluimit. Evaluimi i jashtëm dhe vlerësimin e cilësisë së kuadrove akademik e realizon Agjencia për evaluim të arsimit të lartë e formuar nga Këshilli për kareditim në vitin 200. Mandati i anëtarëve të agjencisë është katër vite. Anëtarët e agjencisë janë të pavarur në punë. Evaluimi bën monitoring të institucioneve arsimore të larta të akredituara dhe përgatitë raporte nga evaluimi i jashtëm në ciklus prej 5 vitesh. Në bazë të rezultateve nga evaluimi i jashtëm, Agjencia i propozon Këshillit për akreditim përtëritje ose heqjen e licencës për punë të institucioneve të larta arsimore. Raportet nga evaluimi shpallen. Çdo institucion i lartë arsimor realizon proces të vetëevaluimit. Vetevaluimin e bën Komisioni i përbërë nga kuadro akademik, kuadro administrativ dhe përfaqësues të studentëve. Senati universitar formon Komision universitar për evaluim, i cili përgatit raport nga vetevaluimi në nivel të universitetit. Republika e Maqedonisë do të punojë në harmonizimin e procesit të sigurisë së cilësisë në arsimin e lartë me rekomandimet nga komunikata e Beregenit (2005): Definimi i përgjegjësive i të gjitha trupave dhe institucioneve të përfshira në proces; evaluimi i programeve dhe institucioneve, duke përfshirë vlerësim intern, revision të jashtëm, pjesmarrje të studentëve në të gjitha nivelet nga procesi i sigurimit të cilësisë dhe publikimit të rezultateve;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

273

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

sistem për akreditim, çertifikata procedura të ngjashme/krahasuese; pjesmarrje ndërkombëtare, bashkëpunim dhe participim në rrjete rajonale dhe rrjete të gjëra për sigurimin e cilësisë.

Masa:

përkufizim i përgjegjësive dhe kompetencave të universiteteve, Trupave nacionalë për Evaluim dhe Akreditim dhe Inspektoriatit Shtetëror Arsimor; përfshierja e studentëve në organet nacionale dhe organet universitare për sigurim dhe kontroll të cilësisë; përfshirje të përfaqësuesve të sektorit të punës dhe partnerëve socioalë në organet nacionale për sigurim cilësise; përforcim i komponentës ndërkombëtare në sigurimin e cilësisë në nivel nacional; implementim i standateve dhe drejtimeve për sigurim cilësie në hapësirën evropiane të arsimit të lartë të propozuar nga ENQA; pranim të modelit të revizionit ekspert të agjensive për sigurim të cilësisë në nivel nacional, me respektim të drejtimeve dhe kritreve të përbashkëta të rëna dakord; vendosja e regjistrit evropian të agjencive për sigurimin e cilësisë, i bazuar në revizionin nacional. Me qëllim që të tejkalohen vështirësitë për realizimin e procedurave të përmbajtura për sigurimin e cilësisë për shkak të vëllimit modest të sistemit të arsimit të lartë Republika e Maqedonisë, vendi do të zhvillojë bashkëpunim rajonal rrjetësor në lëmin e sigurimit të cilësisë, ndërsa trupi nacional për sigurimin e cilësisë do të bëhet anëtar i asociacionit evropian për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (European Net Work for Qualyti Assurance ­ ENQA.) Vendi veçanërisht do t'I përkushtojë vëmendje zhvillimit të kuadrit të kualifikuar për mbështetjen e sistemit për sigurimin e cilësisë. Në praktikën e deritanishme proceset e evaluimit (veçanërisht evaluimi i jashtëm ) në masë të madhe ishin të mbështetura nga mjetet donatore, perms projekteve ndërkombëtare. Në afat të mesëm ose të gjatë, gjendja e këtillë duhet të tejkalohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të planifikojë mjete nga buxheti nacional ose mjete nga burime tjera dedikuar për evaluim të vazhdueshëm të cilësisë. Mjetet buxhetore do të sigurohen edhe për mbështetjen e punës së trupave nacional për sigurimin e cilësisë.

274

4. ARSIMI I LARTË - BAZAMENT I ZHVILLIMIT TË ,,SHOQËRISË BAZUAR NË DITURI''

Procesi i Bolonjës i përshtatjes së arsimit të lartë me qëllim të vendosjes së ,,hapësirës evropiane të arsimit të lartë'' dhe zhvillimit të ,,hapësirës evropiane hulumtuese'' e përcaktojnë rolin e arsimit të lartë në Procesin e Lisabonit të zhvillimit të ,,Evropa e bazuar në dituri'' (Komunikatë për rolin e universiteteve në ndërtimin e Evropës së diturisë)7.

4.1. Arsimi i lartë dhe puna shkencoro-hulumtuese

Me Komunikatën e Konferencës së Berlinit (2003), ministrat evropian janë obliguar të bëjnë përpjekje për sinergji midis zhvillimit të ,,hapësirës evropiane të arsimit të lartë'' dhe ,,hapsirës evropiane të hulumtimit''. Fokusimi i atëhershëm i arsimit të lartë i bazuar në dy cikle, është zgjeruar me studime të doktoraturës si cikël i tretë i procesit të Bolonjës. Janë theksuar, rëndësia e hulumtimit, aftësimi për punë hulumtuese dhe promovimi i qasjes interdisiplinare në arsimin e lartë si faktor për sigurim dhe përparim të cilësisë së arsimit të lartë. Ministrat kanë bërë thirrje në rritjen e mobilitetit të nivelit të doktoraturës dhe post-doktoraturës dhe i kanë inkurajuar institucionet të bashkëpunojnë në planin e studimeve të doktoraturës dhe aftësimin e hulumtuesve të rinjë. Nga institucionet e larta arsimore është kërkuar që ta rrisin rolin dhe relevancën e hulumtimeve për evaluim teknologjik, social dhe kulturor e orientuar kah nevojat e shoqërisë. Në konferencën në Bergen, ministrat evropian kmpetent për arsimin e lartë i kanë riafirmuar angazhimet nga berlini dhe janë obliguar se kualifikimet nga cikli i tretë do të zgjasin 3 ­ vjet, do të harmonizohen me ,,kornizën gjithpërfshirëse të kualifikimeve për hapësirën evropiane të arsimit të lartë'' dhe se gjatë përgatitjes së programeve studimore do ta shfrytëzojnë qasjen e ,,rezultateve nga mësimi''. Studimet duhet të mundësojnë zhvillim të shkathtësive bartëse, të cilat do të mundësojnë përshtatjen e tregut të punës. Momentalisht, nga rrjeti akreditues i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë, marrje të doktoraturës mundësojnë Universitei ,,Shën Kirili dhe Metodi''- Shkup dhe Universiteti ,,Shën Kliment i Ohrit ,' ­ Manastir . Në vitin 200, pranë Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­Shkup është formuar Shkolla evropiane juglindore për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për profilin inxhinieri ndërtimtarie, e cila realizon qasje interdisiplinare në organizimin e studimeve rajonale të doktoraturës.

7

Komunikata e Komisionit Evropian "The role of universities in building a Europe of knowledge, COMM (2003)58 final".

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

275

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Kompetencat e rëndësishme për sendërtimin e ,,shoqërisë bazuar në dituri''

Përvojat evropiane tregojnë se kornizat e arsimit të lartë dhe puna hulumtuese duhet t'i zhvillojnë këto shkathtësi dhe këto kompetenca: parashikimi i trendeve dhe aftësimi për ballafaqim me zhvillimin e paparaparë të ngjarjeve ; punë ekipore dhe aftësi për punë me rrjete nga ekipet; aftësi shembullore për zbatimin e informatikës në lëmin për të cilën aftësohet studenti/hulumtuesi; njohja e së drejtës nga lëmia e aftësisë intelektuale (duke i përfshirë edhe problemet). Varësisht nga grupet studimore, programet studiuese dhe metodologjitë e zbatuara arsimore, institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë mundësojnë marrjen e disa kompetencave të përmendura. Përpjekje serioze drejt sendërtimit të shkathtësive është përfshirë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në dy semestrat e parë të studimeve mësohen gjuhët (Anglishtja dhe Shqipja), shfrytëzimi i informacioneve teknologjike dhe punë me Internet, njohja me teknika analizuese, prezantimi dhe kritika dhe studime Evropiane.

Veprimtaria shkencoro-hulumtuese

Gjendja: Sistemi i veprimtarisë shkencoro-hulumtuese i universiteteve përfshin kërkime shkencore, përsosje dhe aftësim të kuadrit për punë shkencoro-hulumtuese infrastrukturës shkencoro-hulumtuese. Kjo veprimtari është e përcaktuar me Ligjin për arsimin e lartë dhe veprimtarinë shkencoro-hulumtuese. Sipas ligjeve, universitetet/fakultetet shtetërore dhe institucionet shkencore gëzojnë liri akademike për kryerjen e kërkimeve fundamentale, zhilluese dhe zbatuese. Rezultatet e kërkimeve shkencore vlerësohen dhe jepen nëpërmjet: recenzimeve, botimeve të punimeve shkencore, kritikave shkencore, vlerësim prej ekspertëve dhe zbatim në praktikë. Puna kërkimore si veprimtari bazë është e vendosur në institucionet shkencore të pavarura, por ajo zhvillohet në kornizat e punës shkencorokërkimore të fakulteteve, institucioneve dhe katedrave të cilat janë në përbërje të tyre. Kërkimet më shpesh kanë karakter ndërkombëtar dhe financohen nga institucionet dhe fondacionet e huaja, prej të cilave shumica janë projekte në kornizat e programeve të Bashkësisë Evropiane, COST, NATO dhe programeve evropiane për zhvillimin e arsimit të lartë. Financimi i veprimtarisë shkencorokërkimore i institucioneve të pavarura shkencore ka trajtim të financimit të veprimtarisë së tyre bazë dhe financim të projekteve nga Ministria e Arsimt dhe Shkencës, ndërsa financimi i veprimtarisë kërkimoroshkencore i fakulteteve kryhet nëpërmjet financimit vetëm të projekteve. Kriza ekonomike shpuri në ulje drastike të mundësive për zbatimin e shkencës në veprimtaritë ekonomike dhe jo ekopnomike. Gjendja e tillë shkaktoi ulje të

276

bashkëpunimit në planin kërkimor-shkencor midis universitetit/fakulteteve dhe subjekteve ekonomike, që në mënyrë plotësuese ndikon në motivimin e kuadrit akademik për realizimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore. Për përmirësimin e gjendjeve në veprimtarinë kërkimore shkencore të arsimit të lartë është e nevojshme të merren masat e mëposhtme:

Masa:

programet studimore për tre cikluset të arsimit të lartë të mundësojnë sendërtimin e kompetencave të rëndësishme për ,,shoqërinë bazuar në dituri''; përpuethshmëri i kualifikimeve të nivelit të doktoraturës me korizën gjithpërfshirëse të kualifikimeve duke shfrytëzuar qasje të bazuar në rezultatet e arritura; personat e inkuadruar në programe të ciklusit të tretë të posedojnë tretman të studimeve dhe hulumtime me faze të hershme (hulumtues të rinjë); përmirësimi dhe modernizimi i kushteve për studime postdiplomike dhe atyre të doktoraturës; përpunim të strategjisë nacionale për zhvillim të punës shkencoro-hulumtuese; formim të njësive shkencore-kërkimore në universitete detyra e të cilave do të jetë planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve shkencore-kërkimore.; rritje të mjeteve financiare për sigurim të kushteve për punë shkencore-kërkimore; përmirësim dhe moderinzim të studimeve pasuniversitare dhe të doktoraturës; nxitje të proekteve shkencore-kërkimre ndërkombëtare, sidomos në sferën e studimeve të doktoraturës ndërprerje të tatimeve dhe doganimit për vlerën e shtuar për furnizim të hardver dhe softver, mjete dhe kemikale për kërkim; lidhshmëri të universiteteve me njësitë kërkimore-zhvilluese në ekonomi; rritje të mjeteve financiare të lëna për shkencën nga prodhimi shoqëror dhe gjetja e burrimeve të tjera të mjeteve për financim të kësaj verpimtarie.; vendosje e sistemit për mbikqyrje në fushën e kërkimeve zbatuese; Institucionet e larta arsimore dhe ato shkencoro-hulumtuese në Republikën e Maqedonisë do të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë bazuar në dituri permes:

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

lehtësimi i regullimit të programeve të doktoraturës;

277

IV

Përkrahja e zhvillimit rajonal: Zhvillim më të barabartë i vendit mund të arrihet në qoftë se sigurohet radhitje më e barabartë të potencialeve njerëzore. Rezultatet prej punës 25 vjeçare në Universitetin ,,Shën Klimenti i Ohrid'' ­Manastir e konfirmojnë rolin e tyre në krijimin e kuadrove të reja në pjesë më të madhe, vazhduan të jetojnë dhe të punojnë në këtë pjesë të vendit. i parafytyruar si Universitet me karakter të rritjes rajonale, në vitin 200 në Tetovë filloi me punë Universiteti i Evropës Juglindore. Oferta akademike e Universitetit nga konteksti më i gjërë akademik, kurse përshtatjet janë rezultat nga dialogu me rrethin e tij. Në vitin 200 filloi me punë edhe Universiteti shtetëror në Tetovë, me çrast u krijuan kushte për qasje në arsimin e lartë edhe të përkatësisë shqiptare me mundësi më të dobëta financiare. Me qëllim që të mundësojë qasje në arsim të lartë edhe studentëve me mundësi më të dobëta materiale, prej vitit 2005 Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi'' në Shkup filloi me realizimin e programeve disperzuse studimore në Maqedoninë lindore (Shtip dhe Strumicë). Republika e Maqedonisë do të vazhdojë ta mbështetë zhvillimin e institucioneve të larta arsimore. Përveç përforcimit të financimit nga burimet nacionale, do të stimulohet bashkëpunimi reciprok si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i arsimimit të lartë dhe atij shkencoro-hulumtues në universitetet rajonale. Do të nxiten subjektet ekonomike dhe institucionet nga rajonet në bashkëpunim me institucionet e larta arsimore që do të kontribuojnë për transfer të diturive dhe zhvillim të hulumtimeve të përbashkëta për nxitjen e zhvillimit shoqëroro-ekonomik të bashkësisë. Do të nxitet diseminacioni i rezultateve dhe përvojave positive nga puna shkencoro-hulumtuese dhe puna inovuese. Përparimi i bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe ekonomisë, me qëllim të transferit të diturive dhe zhvillimit të inovimeve. Do të vazhdojë nxitja e bashkëpunimit të institucioneve të larta arsimore dhe atyre shkencoro-hulumtuese (financimi i projekteve hulumtuese dhe innovative nga buxheti nacional dhe me finansim të projekteve hilumtuese-zhvillimore dhe innovative bartës të së cilëve janë subjektet e zhvillimit teknologjik), si dhe transferi i teknologjive dhe diturive ndërmjet institucioneve të larta arsimore dhe atyre shkencoro-hulumtuese nga njëra anë dhe nga ana tjetër ekonomia ( qendra për transfer të teknologjive, etj) Vendi do të merr masa të veçanta për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale (pronësisë industriale, të drejtat autoriale etj). Instituicionet e larta arsimore dhe ato shkencoro-hulumtuese dhe sektori ekonomik duhet të vendosin forma për informim më të mire për kapacitetet dhe njohuritë për të dy sektoret, që do të kontribuojë për zhvillimin e partneritetit cilësor.

278

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Do të përparohet korniza nacionale për transfer të diturive (kornizë juridike dhe implementimi i saj efikas, duke përfshirë edhe lehtësimet fiskale); Zhvillim i studimeve interdisiplinare dhe të hulumtimit. Interdisiplinariteti është pranuar më gjerësisht si instrument për përforcimin e ,,shembullores'', krijimit të inovimeve, krijimit të njohurive të reja dhe diseminacioni i tyre. Struktura të këtij lloji janë të radha në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë: studime interdisiplinare nga administrate publike pranë Universitetit ,,Shën Klimenti i Ohrid'' ­ Manastir, studime të gazetarisë pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin ,,Shën. Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup etj. Pengesë kryesore për zhvillimin e një numri të madh të studimeve interdisiplinare në këta dy universitete është organizimi I tyre I tanishëm. Në vitin 2006 do të vendoset korniya juridike e universitetit të integruar. Interdisiplinariteti në hulumtim është përfshirë më tepër, veçanërisht në projektet mga karakteri ndërkombëtar. Përforcimi i kompativitetit ndërkombëtar në arsimin e lartë dhe në hulumtim. Reformat në arsimin e lartë të nxitura nga procesi i Bolonjës kontribuojnë për arsimim të kuadrit competent, mobilitetit, me njohuri për proceset evropiane, të afta për bashkëpunim ndërkombëtar në procesin global të ndërtimit të shoqërisë bazuar në njohuri. Në lëmin e hulumtimit dhe zhvillimit, njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme arriten perms bashkëpunimit ndërkombëtar. Do të përshpejtohet përfshierja e Republikës së Maqedonisë në hulumtimin dhe zhvillimin e Unionit Evropian dhe bashkëpunimi në lëmin e hulumtimit dhe zhvillimit jashtë programeve të Unionit Evropian (COST, NATO, UNESKO, bashkëpunimit bilateral etj).

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

4.2. Mësimi i përjetshëm

Ndryshimet e shpejta që hapërojnë në të gjitha sferat e jetës ekonomike dhe asaj sociale për arsye të shprehjes së përgjithshme dhe zhvillimit dhe zbatimit të teknologjive të reja si dhe fakti të plakjes demografike të popullsisë I vëjnë në focus mësimin e përjetshëm dhe ,,plakjen aktive'' Gjendja e tanishme: Në vitin 2005, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për trajnim nga Torino- Itali, kanë përgatitur ,,Propozim strategjinë për arsim të të rriturve në Republikën e Maqedonisë, në kontekst të mësimit të përjetshëm (2006-205). Dokumenti rekomandon: formimin e Këshillit për arsimimin e të rriturve; vendosjen e qendrave për zhvillimin e resurseve njerëzore pranë njësive të vetqeverisjes vendore; zhvillimit të sistemit për njohjen e mësimit paraprak; përgatitja dhe sjellja e ligjit për arsimimin e të rriturve; rritja e numrit të specialistëve për arsim të të rriturve dhe organizimi I fushatës publike për mësim të përjetshëm.

279

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, institucionet e larta arsimore mund të vendosin forma të kontinuitetit arsimor. Ato realizojnë trajnim perms kurseve me kohëzgjatje të shkurtër për persona për të cilët vendi I punës kërkon marrje të njohurive të reja ( veçanërisht të lidhura me procesin e euro-integrimeve), freskim të diturive ose për personat e papunë të cilët vlerësojnë se disa njohuri dhe shkathtësi do u ndihmonin të punësohen. Duke pasur parasysh se ndërtimi i shoqërisë bazuar në njohuri kërkon njohuri më specifike që ta rrisin hapjen e tyre drejtë nevojave për arsimim dhe trajnim të strukturave të ndryshme nga shoqëria dhe të zhvillojnë kapacitete për përgjigje të shpejtë të nevojave të shprehura. Institucionet e larta arsimore duhet të punojnë në: rritjen e mundësive për qasje deri te format e mësimit të përjetshëm të personave që nuk kanë pasur mundësi të studiojnë në moshën rinore; rritja e rolit në sigurimin e arsimit të vazhdueshëm të personave të punësuar në ekonomi, sektorin publik dhe organizatat joqeveritare; shfrytëzimin e e-arsimimit si formë e qëlluar për arsim të vazhdueshëm, i pranishëm shumë më gjerësisht nga mënyra klasike e arsimit të lartë; arsim I kuadrove të veta akademike për punë me persona të moshuar dhe me përvoj pune.

Kapacitetet për mësim të përjetshëm në arsimin e lartë:

» Byroja për zhvillimin e arsimit, në bashkëpunim me Fakultetin filozofik, Matematiko-natyror dhe fakultetet tjera pedagogjike, organizojnë aftësim të vazhdueshëm të arsimtarëve të arsimit fillor dhe të mesëm; » Njësi të veçanta organizative për bashkëpunim me ekonominë, sektorin publik dhe organizatat joqeveritare, kanë: Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­Shkup, pranë: Fakultetit tekniko-metalurgjik, Fakultetit për shkenca bujqësore-ushqim, Fakultetit elektroteknik, Fakultetit të makinerisë, Fakultetit ekonomik, Fakultetit juridik ,,Justiniani i parë'' dhe Fakultetit xehtari-gjeologji në Shtip. » Platformat për e-arsim i lidhin Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup, Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrid'' ­ Manastir dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Për shkak të raporteve të pashkëputura midis procesit të Bolonjës dhe atij të Konpenhagës për përforcimin e bashkëpunimit në lëmin e arsimit dhe trajnimit professional (2002), në rrjedhë janë aktivitetet për vendosjen e sinergjisë së proceseve në dy domenet, e që kanë të bëjnë me: transparencën e kualifikimeve (EUROPASS), sisteme për transfer të kredive, sigurimi I cilësisë dhe korniza Evropiane e kualifikimeve për mësim të përjetshëm. Masat Harmonizimi I kornizës nacionale për kualifikime nacionale nga lëmi I arsimit të lartë, me kornizë nacionale të kualifikimeve për aftësim professional ( përgatitja e të cilit është në rrjedhë ) dhe me kornizën evropiane të kualifikimeve për mësim të përjetshëm (duhet të miratohet deri në fund të vitit 2006). Krijimi I mundësive për mësim fleksibil në arsimin e lartë duke përfshirë edhe procedurat për pranimin e mësimit paraprak: joformalisht, informalisht etj; Shfrytëzimi I e-arsimit për realizimin e kurseve për mësim të përjetshëm;

280

Universitetet të ndërrmarin masa për arsim të kuadrove të tyre akademike për metodologjinë arsimore për arsim të personave të moshuar dhe me përvoj pune; Harmonizime nacionale në pajtim me zhvillimin e EUROPASS dhe aktivitete tjera për sinergji me zhvillimin e arsimit professional.

5. HARMONIZIMI I RREGULLATIVËS LIGJORE

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e rregullon autonominë e universiteteve dhe të institucioneve arsimore të larta. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për arsimin e lartë (planifikim, organizim, financim, zhvillim të rrjetës të institucioneve dhe të kuadrit administrative dhe akademik, verifikim të profesioneve dhe profileve, akreditim, njohje të diplomave, dhe pyetje të tjera të përgjithshme). Ligji për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë (Miratuar prej Parlamentit në 25 korrik të vitit 2000, "Gazeta zyrtare e RM." Nr. 6/2000) dhe Ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për arsimin e lartë (miratuar prej Parlamentit në 6 korrik të vitit 2003, "Gazeta zyrtare e RM" nr. 9/2003) e përbëjnë kornizën ligjore për arsimin e lartë. Ligji i rregullon fushat e mëposhtme: statusin ligjor dhe autonominë e universiteteve në përputhje me Kushtetutën; formimin e institucioeneve arsimore të larta private dhe publike, dhe kushtet e domosdoshme të rregjistrimit të tyre; futjen e sistemit për sigurim të cilësisë (OK) (evaluim dhe akreditim i institucioneve të larta arsimore); formimin dhe ndërprerjen e punës e e instiucioneve arsimore të larta; njësitë organizuese në institucionet arsimore të larta dhe llojet e bashkëpunimit midis tyre; organet të institucioneve arsimore të larta dhe përgjegjësitë e tyre; zhvillimin, financimin dhe pronësinë e institucioneve arsimore të larta; aktivitetet arsimore të larta titujt shkencorokërkimerë, arsimorë dhe bashkëpunëtorë; studentët; njohjen e diplomave; supervision të aktiviteteve të institucioneve të larta arsimore;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

281

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Kompleksiteti i Procesit të Bolonjës kërkon modernizim të pandërprerë të kornizës ligjore, me qëllim zhvillim të konteksit të detyruar rregullativ për refrma në arsimin e lartë. Është e domosdoshme modernizimi i Ligjit për arsimin e lartë, si dhe ligjet, aktet nënligjore dhe instrumentat e tjera ligjore nga fusha e arsimit të lartë, si dhe fushat që lidhen me zhvillim e tij (p.sh. ligjet financiare, ligjet nga fusha e punës dhe brojtjes sociale, ligjet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, ligjet për gatishmëri dhe lëvizje të qytetarëve, etj.). Republika e Maqedonisë e trajton arsimin e lartë si të mirë publike dhe përgjegjësi publike. Qeveria e merr përgjegjësinë për kornizën e arsimit të lartë, duke përfshirë: struktura e diplomave/titujve; korniza institucionale; korniza për sigurim cilësie; sigurimi i informatave autoritative për kornizën nacionale të arsimit të lartë.

Masat:

Në periudhën e ardhshme duhet të përmbushen dhe shqyrtohen: Ligji për arsimin e lartë; Rregullorja për normativat dhe standardet për ushtrimin e veprimtarisë së arsimit të lartë; Rregullorja për formim dhe kryerje të marrëdhënies së punës në arsimin e lartë; Rregullorja për sigurim të cilësisë në arsimin e lartë; Rregullorja për punë të Këshillit për akreditim; Rregullorja për për punë e Agjencisë për evaluim; Rregullorja për programe studimore për shkallë të përbashkëta ( joint degrees); Rregullore për profesione të rregulluara; Korniza nacionale e kualifikimeve e harmonizuar me Overarching European Qualification Framework; Rregullorja për kualifikime të ndërmjetme; Rregullore për zbatim të sistemit evropian për transfer dhe akumulim të kredive (ECTS); Rregullorja për shtojcë të diplomës; Rregullorja për bashkëpunim ndërkombëtar; Rregullorja për njohjen e kualifikimeve dhe periudhave të qendrimit; Rregullorja për njohje të mësimeve të mëparshme;

282

Rregullorja për mobilitet të studentëve (vendas dhe të huaj); Rregullorja për ruajtje dhe përdorim të evidencave që përmbajnë të dhëna personale; Rregullorja për financim dhe shpërndarje të mjeteve në institucionet arsimore të larta. Në përgatitje e propozimeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të lartë dhe akteve të cilat e rregullojnë arsimin e lartë, ndërsa të cilat do të kenë për qëllim përshtatje të bazës ligjore për reformat e parapara me Procesin e Bolonjës, në mënyrë aktive do të marrin pjesë edhe trupat përkatëse (Këshilli për zhvillim dhe financim i arsimit të lartë, Konferenca interuniversitare, Këshilli për akreditim, Agjencia për evaluim etj). Dokumentet, të harmonizuara me trupat përkatës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i dërgojë deri te trupat dhe institucionet të autorizuara për miratimin e tyre.

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

Në fund të vitit 2006, Republika e Maqedonisë do të fillojë aktivitete për formimin e Agjencisë nacionale për implementimin e Programit të integruar për mësim të përjetshëm të Bashkimit Evropian. Pritet që, detajet për hapjen e prgramit, të harmonizohen gjat vitit 2007 dhe në të njejtin vit të nënshkruhet memorandum i mirkuptimit. Në periudhën e njejtë, do të zhvillohen përgatitjet për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e VII ­ kornizë të Bashkimit Evropian për bashkëpunim nga lëmi i hulumtimit dhe zhvillimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta mbështes nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim bilateral në fushën e arsimit të lartë dhe punës shkencore kërkimore me vendet nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës në nivel nacional, institucional, organizativ dhe individual.

6. EFIKASITETI INSTITUcIONAL DHE FINANSIMI I ARSIMIT TË LARTË

6.1. Përforcimi i menaxhimit dhe mbështetja administrative

Gjendja: Implementimi i rekomandimeve dhe parimet e Procesit të Bolonjës në masë të madhe e aktualizon çështjen e menaxhimit në arsimin e lartë. Ky proces ka kontribuar qartë të manifestohen dobësitë dhe përparësitë në menaxhim në sektorin e arsimit të lartë.

283

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Menaxhimin në sektorin publik të arsimit të lartë e karakterizojnë: Administrata komplekse dhe joefikase, procedura të ndërlikuara për realizimin e aktiviteteve rjedhëse dhe zhvillimore, kompetenca të pamjaftueshme dhe definim të paqartë. Humbja e përgjegjësisë në labirinthin e procedurave byrokratike, ngadalsim në vendosje dhe mungesa e kontrollit të qartë. Subjektiviteti tradicional i trashëguar i anëtarëve në përbërje të universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi'' ­ Shkup dhe Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrid'' ­ Manastir (Universitete me struktur dhe organizim që nuk i përgjigjet nocionit për universitete të integruara), kanë shkaktuar vështirësi plotësuese dhe e kanë komplikuar menaxhimin funksional dhe integral të këtyre universiteteve. Raportet nga evaluimi i dy universiteteve që i ka realizuar asociacioni evropian i universiteteve e ka identifikuar strukturën e tyre ekzistuese dhe organizimin si pengesë kryesore për përparim të institucioneve dhe implementim të obligimeve nga Procesi i Bolonjës. Menaxhimi strategjik dhe planifikimi i zhvillimit institucional duhet të jenë kyç në reformat e ardhshme. Me që për momentin nuk janë në fokus të reformave, do të jet i domosdoshëm trajnim intenziv i strukturave menaxhuese pranë universiteteve/fakulteteve/institucioneve. Mungesa e shkathtësive dhe diturive përkatëse tanimë është identifikuar nga partner të ndryshëm ndërkombëtar ( Banka botërore, Komisioni Evropian, UNESKO- CEPES, etj) Për dallim nga sektori publik, institucionet private të arsimit të lartë karakterizohen me menaxhim më funksional dhe strukturë menaxhuese, kompetenca qartë të definuara dhe favorizim të efikasitetit si kriter themelor në menaxhimin e aktiviteteve. Konstatimi i përgjithshëm i cili vlen për të gjitha institucionet e larta arsimore është: transformacionet implementohen më mirë dhe më shpejtë në institucione me menaxhim të mirë. Sistemi informatik për menaxhim në arsimin e lartë: Kompleksiviteti i sistemit për arsim të lartë dhe domosdoshmëria për efikasitet dhe efektivitet në realizimin e aktiviteteve, përfshirë edhe menaxhimin e mjeteve financiare, imponojnë zhvillim të sistemit informativ për menaxhim në arsimin e lartë. Sistemi duhet t'i shfrytëzojë përparësitë që i mundësojnë teknologjitë informatiko ­ komunikative dhe sipas rrugës së lidhshmërisë së burimeve të ndryshme të informatave (universitetet dhe anëtarët e tyre, institucionet tjera arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Enti shtetëror i statistikës etj), të mundësojë azhuritet të bazave të të dhënave, lidhje ndërkombëtare dhe këmbim i informatave dhe mundësi të vazhdueshme për shfrytëzim të tyre. Sistemi informativ duhet tu mundësojë të gjtha subjekteve në sistemin e arsimit të lartë të dhëna transparente dhe informata të domosdoshme për proceset e planifikimit, administrim dhe menaxhim të niveleve të ndtryshme dhe për nevoja të ndryshme.

284

Masa:

Zbatimi i bazës ligjore për vendosjen e universitetit funksional integrues Intensifikimi i proceseve për integrim funksional të universteteve publike ,,Shën Kirili dhe Metodi ­ Shkup dhe ,,Shën Klimenti i Ohrit" nga Manastiri; Universitetet dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të zhvillojnë programe për trajnim të vazhdueshëm të strukturave menaxhuese; Vendosja e meknizmave për menaxhim efikas universitar; Zhvillim i sistemit informativ për menaxhim në arsimin e lartë,

6. 2 Autonomia e universiteteve

Të gjithë universitetet nënshkrues të Magna Charta Univerzitatum (Bolonjë, 988) janë të detyruar ta mbajnë autonominë e vet. I nënshkruar prej 5 rektorëve të Universiteteve Evropiane, ky dokument i skicon drejtimet e rregullimit të pavarësisë universitare. Këtu për herë të parë futet modeli i "supervizionit qeveritar". Me këtë model, universtitetet arrijnë shkallë më të lartë të pavarësisë prej ndikimeve të jashtme , si dhe përgjegjsë të vendosin në mënyrë të pavarur për: strukturën e brendshme; metodave arsimore dhe kushteve për implementimin e tyre; përzgjedhjen e arsimtarëve dhe kuadrit universitar; shpërndarjen të financave të dhëna nga Qeveria; strategjitë afatgjata dhe afatmesme dhe investim në zhillim; bashkëpunim ndërkombëtar. Pozita e tillë u mundëson universiteteve në Republikën e Maqedonisë të marrin masa për garantimin e cilësisë së kuadrit akademik, proceseve arsimore dhe lirisë për zhvillimin e programeve arsimore. Shkalla e lartë e autonomisë ju mundëson universiteteve të kryejnë ndryshime në strukturën e brendshme, në marrveshjen me organet përgjegjëse, dhe në të njëjtën kohë të mbrohen nga çfarëdo lloj ndikimi të jashtëm, propozime apo zgjidhje të imponuara.

»

Universitetet, fakuletet shkollat e larta profesionale e kryejnë veprimtarinë e vet mbi parimet e autonomisë universitare.

» Autonomia e universiteteve është e mbrojtur me ligj para gjykatave dhe organeve shtetërore kompetente. » Autonomia u mundëson universiteteve liri akademike, autonomi në organizim, drejtim dhe shpërndarje të mjeteve financiare. » Autonomia e garanton lirinë intelektuale të anëtarëve të bashkësisë akademike, procesin arsimor dhe kërkimor. » Autonomia e universiteteve nënkupton dhënie llogarie dhe përgjegjësi në kornizat e universiteteve dhe para organeve kompetente shtetërore.

Autonomia, gjithashtu, do të thotë përgjegjsësi. Universitetet janë përgjegjëse për aktivitetet e tyre para organeve kompetente dhe duhet ta vër285

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

tetojnë efektivitetin, cilësinë dhe disciplinën e vet në përdorimin e që dalin nga statuti i autonomisë.

Masa:

Përkufizim i qartë dhe i saktë i autonomisë së universiteteve. Mirëmbajtja e autonomisë së universiteteve. Ndërtim të mekanizmit dhe instrumenteve për përmbushjes konsekuente të detyrimeve dhe beneficioneve që dalin nga autonomia e universitetit. Ndërtim i mekanizmave për mbrojtje prej ndikimit politik, duke pasur kujdes për përgjegjësinë e krijuesit drejtë definimit të interesit publik dhe mbrojtjen e shfrytëzuesve.

6.3. Financimi i arsimit të lartë

Gjendja e tanishme:

Ndarja e mjeteve nga buxheti nacional dedikuar për arsimin e lartë janë në rritje të mirë në periudhën 200-2005 ( përqindja e mjeteve buxhetore dedikuar për arsimin e lartë është rritur prej ,55 deri më ,82% nga buxheti I përgjithshëm nacional). Sipas kategorive mjetet nga buxheti nacional shpërndahen në këtë mënyrë: Shpërndarja procedurale e buxhetit nacional për arsimin e lartë sipas kategorive

Viti Kategoria buxhetore Mirmb. kapitale 1998 % .38 1999 % 2.0 2000 % 2.83 2001 % 2.9 2002 % 0.0 2003 % 0.00 2004 % .3 2005 % 0.5

Paisje,materialet 0.36 0. 0.0 0. 0.00 0.00 0.00 0.00 arsimore Mjetet ndihmëse 2.27 0.63 0.5 0.25 9.86 8.97 8.97 9. (Utilities) Rrogat dhe të dhënat 82.99 86.92 86.22 86.8 90.0 9.03 89.70 90.32 00% 00% 00% 00% 00% 00% 00% 00% Gjithsej Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Në periudhën 200 ­ 200, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë përpjekje për balancimin e harxhimeve për studentë sipas lëmive studimore. Përqindja më e madhe nga mjetet e buxhetit nacional dedikuar për veprimtarinë shkencoro ­ hulumtuese janë të orientuara kah institucionet e larta arsimore perms financimit të projekteve. Shfrytëzimi i këtyre mjeteve mundëson afirmimin e veprimtarisë shkencoro ­ hulumtuese në institucionet për arsim të lartë. Përveç mjeteve buxhetore institucionet e larta arsimore thithin mjete edhe nga burime tjera: bashkëfinancimi I harxhimeve për studim; kryerja e shërbimeve

286

arsimore të personave juridik, fizik, të vendit dhe të huaj: shitja e shërbimeve shkencore dhe profesionale dhe prodhimeve të personave juridik, fizik,të vendit dhe të huaj; kamata dhe dividende; të ardhura në bazë të të drejtave autoriale në pronësi të institucionit të lartë arsimorë; legate, dhurata, propozime dhe burime tjer

Shpërndarja vkupniot buxet na dr`avnite univerziteti vo periodot 1998-2005 godina Raspredelba nae buxhetit në universitet shtetërore në periudhën 998-2005

3000000000

2500000000 40.71% 2000000000 56.28% 1500000000 59.29% 1000000000 57.03% 43.72% 500000000 44.72% 47.05% 47.03% 51.30% 55.28% 52.95% 52.97% 48.70% 42.97%

0

1 1.226.742.000 952.879.000 1999

2 1.236.742.000 1.000.522.950 2000

3 1.182.510.000 1.050.549.000 2001 Godina

4 1.113.497.000 988.751.397 2002 Sopstveni sredstva

5 1.108.563.000 1.167.561.000 2003 Buxetski sredstva

6 1.159.204.000 1.688.210.000 2004

7 1.214.238.000 1.611.366.000 2005

mjete buxhetore Buxetski sredstva mjete pronësore Sopstveni sredstva viti Godina

Rol i rëndësishëm në proceset reformuese i është ndarë Këshillit për zhvillim dhe financim të arsimit të lartë themelimi i të cilit u mundësua me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të lartë. Këshilli është formuar në vitin 2003, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Këshilli ka miratuar rregullativa për masa dhe kritere për financimin e institucioneve të larta arsimore sipas parimit" blok transfer" me ç rast do të merren parasysh: Numri i programeve të akredituara studimore; Numri i studentëve sipas interesimit public i pranuar nga shteti; Programet studimore të cilat konsiderohen për deficitare nga qeveria dhe tregu i punës; Aplikueshmëria ndërkombëtare; Kohëzgjatja e studimeve, Kalueshmëria kah vitet më të larta studimore. Me qëllim që të thithin mjete plotësuese për zhvillim dhe financim të veprimtarisë, institucionet e larta arsimore duhet të ndërtojnë kapacitete dhe të zhvillojnë komponentën për kulturë parapranuese (entrepreneurial university). Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimine kushteve për studim dhe jetesë

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

287

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

të studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli për zhvillim dhe financim të arsimit të lartë do ti ndërmarrin me sa vijon:

Masa:

Rritja e buxhetit për arsim të lartë në 1% nga BBV deri në vitin 2010; Përgatitja e programit për investim i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve hapësinore të institucioneve të larta arsimore dhe konvikteve studentore; Rrespektimi i përpiktë i çmimores së përbashkët ishërbimeve administrative për studentë; Vendosja e granteve për mbështetjen e studentëve të programeve joatraktive studimore dhe fakulteteve; Zhvillimi i kulturës parapranuese të universiteteve.

Bashkëfinancimi dhe financimi i studentëve

Përcaktimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe universiteteve në Republikën e Maqedonisë është: Institucionet e larta arsimore e definojnë numrin e studentëve në pajtim me vendimin për akrediti, i miratuar nga Këshilli për akreditim; Universitetet publike e propozojnë numrin e studentëve për regjistrim dhe kuotat plotësuese të parapara me ligj, kurse pajtueshmëri përfundimtare për numrin e studentëve të cilët mund të regjistrohen jep Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Të hiqet bashkëfinancimi i studentëve të cilët i takojnë kuotës të financuar nga shteti, për të cilët Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vërtetojë interes publik. Nivelin e bashkëfinancimit të studentëve të cilët i takojnë kuotës të financuar nga shteti e përcakton qeveria e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me universitetet, porn ë bazë të interesit të vërtetuar publik; Universiteti publik mund të zbatojë edhe bashkëfinancim të harxhimeve për studim të studentëve të cilët janë të regjistruar jashtë kuotës e cila financohet nga shteti, ndërsa në kuadër të numrit të studentëve që u është lejuar me vendimin për akreditim të miratuar nga Këshilli për akreditim, por në raport jo më shumë se : krahasuar me studentët nga kuota e financuar nga shteti. Shumën e bashkëfinancimit e propozon universiteti, kurse pëlqim jep Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

288

ANEKS:

Prioritete

Në periudhën e ardhëshme, në përputhje me përgjegjësinë e sajë publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës,Qeveria e Republikës së Maqedonisë, universitetet dhe institucionet tjera arsimore të larta në vend ­ secili në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të veta ­ do të punojnë në krijimin e kushteve për implementimin papengesë të parimeve dhe rekomandimeve të dala nga Procesi i Bolonjës në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë - me ç`rast theks kryesor duhet ti vihet CILËSISË ­ përmes realizimit të qëllimeve me sa vijon: Universitetet dhe institucionet e pa varura të larta arsimore duhet t'i përshtatin strategjitë e veta me strategjinë nacionale; Ligji për arsimin e lartë duhet të revidohet në përputhje me Procesin e Bolonjës;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

Kriteret për akreditim dhe financim të arsimit të lartë duhet të korespondojnëme qëllimet të cilat duhen të realizohen; Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet t'i mobilizojë seksionet qeveritare të tjera në mbështetje të proceseve transformuese në arsimin e lartë; Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me universitetet të përgatisin korrnizë nacionale të kualifikimeve, të harmonizuar me korrnizën gjithpërfshirëse të kualifikimeve për hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe me korrnizën evropiane për kualifikime për mësim të përjetshëm; Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universitetet duhet urgjentisht të organizojnë trajnim për strukturat menaxhuese të universiteteve për rekomandimet e procesit të Bolonjës; Rrumbullakimi i reformimit të programeve studimore ( dy ciklorë)në bazë të Bolonjës duke patur parasysh nevojën për studime më fleksibile në shkallën e parë; Konferenca ndëruniversitare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sa më shpejtë ta harmonizojnë përmbajtjen e shtojcës së diplomësë kurse universitetet të fillojnë ta japin këtë dokument nga viti shkollorë 2006/07; Konferencë ndëruniversitare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të kenë qasje kah definimi i rregullave për mobilitet të brendshëm të studentëve, në bazë të procesit të Bolonjës; Qasje kah koncentrimi i programeve studimore te fakultetet te të cilat një kohë të gjatë nuk është bërë regjistrimi i studentëve;

289

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Universitetet duhet ta përforcojnë fushatën informuese rreth hapësirës evropiane të arsimit të lartë (në vetë universitetet dhe jashtë tyre); Universitetet duhet të distribuojnë doracak me udhëzime të qarta për proceset transformuese te të gjitha njësitë në përbërjen e tyre; Ministria dhe universitetet duhet të bashkëpunojnë për zhvillimin e mekanizmave dhe instrumenteve për bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar; Universitetet duhet të dizajnojnë mekanizma dhe instrumente për përshpejtimin e proceseve të inovimit të programeve të studimit; Organizatat ndërkombëtare, institucionetdhe agjensitë dhe sektori jo qeveritar (në bashkëpuim me Ministrinë dhe universitetet) duhet të luajnë rol të madh në mbështetjen e këtyre proceseve në mënyrën që vijon: » ndihmesë financiare dhe eksperte në trajnimin e kuadrit universitar; » popullarizim i Procesit të Bolonjës midis studentëve; » krijimi I shërbimeve informative studentore » përforcim i bashkëpunimit ndërkombëtar midis studentëve me përfshirjen e mundësive të cilat i japin programet Tempus, CEEPUS, programi integrues për mësim të përjetshëm të Komisionit Evropian(pas vitit 2007) dhe format tjera për bashkëpunim dypalësh dhe shumpalësh » transferim i eksperiencave pozitive ndërkombëtare në implementimin e Procesi të Bolonjës; » përforcim i formave të mësimit të përjetshëm; » mbështetje të TI trajnimit të universiteteve » mbështetje të aktiviteteve shkencore-kërkimore; » mbështetje të trajnimit të kuadrit arsimor për përmirësimin e cilësisë së studimeve; » mbështetje për projekte të cilat ndihmojnë në implementimin e Procesit të Bolonjës.

290

BIBLIOGRAFIA:

- Ministry od Education and Science of the Republic of Macedonia and the european Training Foundation: "Proposal for a Strategy for Adult Education in the republic of Macedonia in the Context of Lifeliing Learning (2006 ­ 205)", Shkup 2006 Communique of the Conference of European Ministers Responsible for Higher Education: The European Higher Education Area- Achieving the Goals, Bergen, May 2005 Reichert, S. And Tauch, Ch.: Trends IV: European Universities Implementing Bologna ­ 2005; Bologna Follow-up Group: Bologna Process Stocktaking ­ 2005; Ministrz of Science Technology and Innovation of Denmark: A Framework for Qalifications of The European Higher Education Area, February 2005;

Programi për zhvillimin e arsimit të lartë

European Association for uality Assurance in Higher Education: Standards and Guidelines for Quality Assurance in the European Higher Education Area, February 2005; Kuvendi i Republikës së Maqedonisë: "strategjia nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe planit aksional", Shkup 2005 EUA Programi për evaluim institucional2 evaluimi institucional i Universitetit 2 shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, raport i ekipit të ekspertëve të EUA, tetor 2003 ­ mars 200; The World Bank "Tertiary Education and Innovation Systems in Armenia" Draft version, June, 200; Universiteti "Shën Kirill dhe Metodij" ­ Shkup, "Strategji 2003 ­ 200" Shkup, maj 200; Universiteti "Shën Kliment Ohridski" ­ Manastir, "Programi i zhvillimit institucional i Universitetit `Shën Kliment Ohritski' ­ Manastir (2003-2007), Manastir, shkurt 200; Trajnim evropian për "Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë 200, Raport i Opservatorit Nacional, Fondacionit Evropian për trajnim, Torino, 200; Violeta }epujnoska, Bernd Baumgartll, Bozhin Donevski dhe Johan Frid, "Sigurim i cilësisë në arsimin e lartë: Prej analizave drejt përmirësimit ­ Udhëzime për Maqedoninë në kontekstin e praktikës vijuese në Evropë", Shkup, maj 200; Ligji për formimin e Universitetit shtetëror në Tetovë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 8/200); - http://www.see-university.com/english/index.asp

291

IV

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo epublika akedonija 2005-2015

Communique of the Conference of Ministers responsible for Higher Education, Berlin, 9 Sptember 2003; Raport nr. 2668-MK i Bankës Botërore, "IRJ e Maqedonisë, Memorandum nacional-ekonomik për uljen e papunësisë" shtator 2003; Dravas Peter, the World Bank "Tertiary Education Policy Report", 2003 (i pabotuar); Politika Nacionale në arsimin e lartë në Maqedoni, Raport i përgatiturprej projektit rajonal UNESKO-CEPES "Rrjeta rajonale e universiteteve për drejtimin dhe menaxhimin e arsimit të lartë në EJL", 2003; "Realising the European Higher Education Area" - Communique of the Conference of Ministers responsible for Higher Education, Berlin, 9 Sptember 2003, http://www.bologna-berlin2003.de; Ligji për ndryshime dhe plotësimë të Ligjit për arsimin e lartë, Gazeta zyrtare në Republikën e Maqedonisë, nr. 9, korrik 2003; Regional university Network on Governance and menagement of higher education in South East Europe : " Joint workshops on governance and menagement of higher education in South East Europe ­ from words to action ­ conclusions and recommendations", UNESCO-CEPES, Bucharest, July, 2003, http://www.un.ro/unesco_cepes.html; Norma dhe standarde për formimin e institucioneve arsimore të larta, Gazeta zyrtare në Republikën e Maqedonisë, nr. 33, maj 2003; UNESCO ­ CEPES/ European University Association (EUA) Conference on The External Dimension of the Bologna Process: South-East European higher Education and the European Higher Education Area in a Global World, Bucharest, Romania, 6-8 March 2003, http://www.un.ro/unesco cepes.html; Shikim i gjendjes së tanishme në implementimin e Procesit të Bolonjës në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ­ Grupi Nacional për ndjekjen e Bolonjës, prill 2003, Të dhëna statistikore të siguruara prej Entit Shtetëror të Statistikës; Burrime prej UEJLnë Tetovë, 2002; Raporte vjetore të Universitetit "Shën Kirill dhe Metodij" ­ Shkup; Universitetit "Shën Kliment Ohridski" ­ Manastir, Universitetit të Evropës Juglindore ­ Tetovë; Ligji për arsimin e lartë, Gazeta zyrtare në Republikën e Maqedonisë, nr. 6, gusht 2000.

292

Programi PËr zhvillimin ProFesional tË kuadrit shkollor >>>>>

grupi punues: lirie rexhepi, koordinatore dr. kiro kamberski mr. vesna Janevska kirill ristevski naziktere sulejmani mr. kosta goçev

293

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

V

294

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË KUADRIT SHKOLLOR

Hyrje

Në Republikën e Maqedonisë, si dhe në vendet e tjera të botës, është përfshirë nga proceset e globalizimit dhe hapi agresiv i teknologjisë d.m.th. revolucioni informatikor të cilët e përkufizojnë çdo segment të shoqërisë. Dukuria e tillë është e theksuar sidomos në sferën e arsimit. Duke marë parasysh ndikimin e madh të arsimit në zhvillimin e personit dhe rëndësinë e tij fundamentale dhe strategjike për shtetin, është më tepër se e domosdoshme kjo çështje ta marrë vendin e duhur në këmbënguljet e e tërësishme për agjencim dhe optimalizim të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor në të ardhmen. Nevoja për plotësim të standardeve për kompatibilitet, bashkëkohësi dhe efikasitet në praktikën arsimore e aktualizon pyetjen për qasje globabe dhe të menduar shkencërisht në atë sferë. Ngritja e cilësisë së punës, sidomos cilësisë së procesit arsimor dhe efektiviteti i përgjithshëm i institucionit edukativ dhe arsimor, në mënyrë imperative i vendos drejtimet e reja në të cilat duhet të lëvizë krijimi politikës arsimore në vendin tonë. Për shkak të kësaj, të gjithë kuadrot shkollorë gjenden në qendrën e përpjekjeve shoqërore për përmirësimin e cilësisë në punën arsimore dhe rritjen e efikasitetit të institucionit edukativ-arsimor. Gjatë kësaj, kërkesat të cilat dalin prej vendit dhe rolit të këtyre kuadrove në plan të parë e shprehin kualifikimin e tyre d.m.th. aftësinë për respektim, njohe dhe aplikim të njohurive bashkëkohore nga sfera teorisë dhe praktikës edukativearsimore. Duke patur parasysh faktin se arsimi formal i çertifikuar me vështirësi mund ta ndjekë dinamikën e nevojave dhe ndryshimeve të reja, si dhe duke patur parasysh vjetërsimin e shpejtë të njohurive (të fituara gjatë kohës së shkollimit formal) është e dukshme nevoja për arkitekturë të re të sistemit për trajnim inicial dhe sistemi për përsosje profesionale të kuadrit shkollor. Në atë kuptim, pritet cilësia dhe suksesi i punës së tyre gjithnjë dhe më pak të jetë emanim për kualifikimin e tyre të çertifikuar, kurse gjithnjë dhe më tepër të jetë produkt i aftësimit të

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

295

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

tyre të vërtetë d.m.th. kualifikim dhe përgatitje për mobilitet /gatishmëri arsimor permanent. Në analizën që vijon, në përgjithësi, do të përqëndrohemi në analizë të gjendjes dhe trendeve me kuadrin shkollor në arsimin e rregullt fillor dhe të mesëm, pyetjet dhe problemeve që lidhen me arsimin inicial dhe e vazhdueshëm, si dhe të nevojës për vendosje të një sistemi stimulues për zhvillimin e karrierës, si hipotezë e rëndësishme për realizim të suksesshëm të rolit dhe funksionit të vet.

296

1. GJENDJE DHE TRENDE

1.1. Kuadër mësimdhënës në arsimin fillor dhe të mesëm

Të dhënat statitstikore për lëvizjen e numrit të arsimtarëve në shkollën fillore dhe të mesme në dekadën e fundit, tregojnë stabilitet relativ në raport me numrin e përgjithshëmtë të punësuarve, me oscilime të vogla të parëndësishme. Kështu, numri i arsimtarëve të punësuar në arsimin fillor, pothuajse, është i njëjtë në vitin 2004/05 (13 654) me numrin e arsimtarëve të punësuar në vitin shkollor 1994/95 (13 693). Gjatë kësaj, numri i nxënësve për një arsimtar nga 19 është ulur në 17 nxënës, që mund të lidhet me uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve që futen në arsimin fillor. Trendi i tillë pritet të vazhdojë dhe në periudhën e ardhshme. Pothuajse e njëjta gjendje është dhe në arsimin e mesëm, me ndryshimin e vetë se numri i nxënësve të përfshirë me të tregon tendencë të rritjes së shkallëzuar nga viti në vit. Nxënësit dhe arsimtarët në shkollën fillore dhe të mesme 1999/002002/03

viti

nxënës 1999/00 2000/01 2001/02 2002/03 252212 246490 242707 235516

shkolla fillore

arsimtarë 13782 13329 13508 13678 raporti 18,3 18,5 18,0 17,2 nxënës 89775 90990 92068 93526

shkolla e mesme

arsimtarë 5557 5467 5550 5749 raporti 16,2 16,6 16,6 16,3

Në arsimin fillor, sipa statusit profesional, punojnë arsimtarë klasor (I-IV) dhe arsimtarë lëndorë (V-VIII). Në vitin shkollor 2004/05 prej numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, mësim klasor kanë zhvilluar 37%, kurse mësim lëndor 54%. Vetëm 9% të arsimtarëve janë përfshirë në punën edukative-arsimore me fëmijë me qendrim ditor, në kopshte dhe në konviktet e nxënësve.

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

297

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Nxënës sipas gjuhës në të cilën kryhet mësimdhënia, në vitin 2004-2005

Gjuha e mësimdhënies Nxënës Nr. % Nr. Klasa % Nr. Nxënës % Nr. Klasa %

2003/2004 maqedone shqip turqisht serbisht GJITHSEJ 149413 76346 5922 642 232143 64,36 32,89 2,55 0,20 100,00 6551 3084 269 36 9940 65,90 31,03 2,71 0,36 100,00 145150 75146 5135 462 226493

2004/2005 64,08 33,18 2,54 0,20 100,00 4480 3087 273 34 9874 65,63 31,26 2,76 0,34 100,00

Arsimtarë në shkollën fillore (viti shkollor 2004/05)

Përgatitja profesionale Statusi Mësim klasor Nr. Magjister Sipëror I lartë I mesëm Gjithsej 5 1460 3191 383 5039 % 0,10 28,97 63,33 7,60 100,00 Mësim lëndor Nr. 28 2749 4219 373 7369 % 0,38 37,30 57,26 5,06 100,00 Qendrim ditor kujdestar-internat Nr. 4 522 679 41 1246 % 0,32 41,89 54,50 3,29 100,00 Nr. 37 4731 8089 797 13654 Gjithsej % 0,27 34,65 59,24 5,84 100,00

Nga paraqitja mund të konstatohet se, akoma, një përqindje e lartë e arsimtarëve të cilët punëojnë në arsimin fillor, të cilët janë me përgatitje të lartë profesionale, edhe atë 60%, përkatësisht 64% në mësimin klasor edhe pse që prej 10 vjetësh është futur detyrimi për arsim të lartë për të gjithë arsimtarët. Megjithatë, në raport me vitin 1995/96, kur përqindja e arsimtarëve me arsim të lartë ishte 71,6% (mësimi klasor 75%), ka përmirësim të dukshëm të strukturës kualifikuese. Ajo që ka të bëjë me strukturën gjinore të arsimtarëve në arsimin fillor dhe të mesëm, është karakteristikë tendenca e feminizimit. Kështu, për shembull, në vitin 1991 pjesëmarrja e grave në numrin e përgjithshëm të arsimtarëve të arsimit fillor ishte 51,8%, në vitin 1997- 55%, kurse në vitin shkollor 2002/03- 57,56%. Tendencë të ngjashme shënon dhe arsimi i mesëm, ku përqindja e pjesëmarrjes së grave prej numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, prej 51, 48 % në vitin shkollor 1990/91, është zmadhuar në 55,11% në vitin 2002/03. Të dhënat për angazhimin e arsimtarëve në mësimdhënie (fond javor të orëve, lëndëve etj.) i japin karakteristikat që vijojnë:

298

Arsimi fillor: 83%,3 e arsimtarëve janë angazhuar me 18-24 orë në javë; 78,5% e arsimtarëve japin mësim në një lëndë, 18% në dy lëndë dhe 3,7% në tre dhe më shumë lëndë; 91% e arsimtarëve punojnë në një shkollë, 8% në dy dhe vetëm 1% në tri dhe më tepër shkolla. Arsimi mesëm: 20% e arsimtarëve kanë fond javor prej 18 orësh, 71,5% prej 18-24 orësh dhe 8,5% mbi 24 orë në javë; 74,6% e arsimtarëve japin mësim në një lëndë, 11,8% në dy lëndë dhe 13,6% në tre dhe më tepër lëndë; 89,4 prej arsimtarëve punojnë në një shkollë, 9,2% në dy dhe 1,4% në tri dhe më tepër shkolla. Sipas përkatësisë nacionale të arsimtarëve, në arsimin e rregullt fillor dhe të mesëm, është karakteristike tendenca për rritje të vazhdueshme të numrit të arsimtarëve me përkatësisë shqiptare, sidomos në arsimin fillor, por gjithashtu dhe të mesëm. Kjo mund të shihet në të dhënat e mëposhtme.

Përkatësia nacionale Maqedonas Shqiptarë Të tjerë 1995/96 84,0% 10,4% 5,6% 2002/03

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

79,6% 16,7% 3,7%

Prej numrit të përgjithshëm të arsimtarëve shqiptarë, 9% zhvillojnë mësim në shkolla me gjuhë mësimore maqedonase. Prej analizës të gjendjes së kuadrit mësimdhënës në arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë, shikuar në përgjithësi, mund të konstatohet se në vështrim të arsimit formal të arsimtarëve (në përputhje me Ligjin) është arritur zhvillim kuadrik relativisht i sukseshëm, përveç pjesës së arsimtarëve të cilët kryejnë mësim praktik, të cilit duhet t'i kushtohet vëmendje më serioze duke patur parasysh rëndësinë e veçantë që ka komponenti praktik në arsimin profesional.

1.2. Bashkëpunëtorët profesional:

Në arsimin fillor dhe të mesëm si kuadër shkollor janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë profesional, puna e të cilëve është e lidhur funksionalisht me realizimin dhe përparimin e veprimtarisë edukative-arsimore në shkollë. Sipas ligjeve aktuale për arsimin fillor dhe të mesëm, bashkëpunëtorët profesionalë

299

V

Arsimtarë në arsimin e mesëm sipas përkatësisë nacionale:

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

janë: pedagogu, psikologu, defektologu dhe bibliotekisti (dhe laburanti në arsimin e mesëm). Në arsimin fillor, në vitin shkollor 2001/02 numri i punëtorëve profesionalë është 604. I krahasuar me numrin e nxënësve del raporti prej 402 nxënës për një bashkëpunëtor profesional. Prej bashkëpunëtorëve profesional, 70% i takojnë gjinisë femërore, ndërsa sipas nivelit të përgatitjes arsimore me arsim sipërorë janë 81,3%, me arsim të lartë 15,1% dhe me arsim të mesëm 3,6%. Në të njëjtin vit shkollor, në arsimin e mesëm kanë punuar 215 bashkëpunëtorë profesional (1 bashkëpunëtor profesional në 428 nxënës), prej të cilëve 84,6% janë me arsim sipërorë, 7,4% me arsim të lartë dhe 8% me të mesëm. Krahasuar me vitin shkollor 1995/96, numri i bashkëpunëtorëve në arsimin fillor është rritur me 44%, ( prej 420 dhe 604), ndërsa në arsimin e mesëm rreth 159% (prej 83 në 215), që mund të vlerësohet si tendencë mjaft e rëndësishme, duke marrë parasysh rolin dhe funksionin e tyre në realizimin dhe përparimin e veprimtarisë arsimore-edukative dhe të tërësishme të veprimtarisë në shkollë. Kuadri i punësuar në arsimin fillor vitin 2004-2005

KUADËR I PUNËSUAR Punëtorë udhëheqës Bashkëpunëtorë profesional Edukativ-arsimor Personel administrativ-teknik Mr. 7 7 37 PPS 169 494 4731 119 PPL 236 139 8089 127 PPM 1 28 797 403 57 332 261 2065 VKV KV PKV NSS gjithsej 413 668 13654 3364

Kuadri arsimor-edukativ sipas vendit të punës dhe shkallës së arsimit, në shkollat fillore, në vitin 2004-2005

KUADËR ARSIMOR-EDUKATIV Mësim klasor Mësim tërëditorë Qendrim ditor Mësim lëndor Edukator në kopsht Edukator në internat Gjithsej 37 28 Mr. 5 4 PPS 1460 169 38 2749 304 11 4731 PPL 3191 128 40 4219 501 10 8089 PPM 383 7 6 373 25 3 797 Gjithsej 5039 308 84 7369 830 24 13654

300

Pasqyra e numrit të të punësuarve dhe shkalla e arsimimit në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2004-2005

PUNË PUNËTORË UDHËHEQËS DREJTOR NDIHMËSDREJTORË KONTABILIST PUNËTORË PROFESIONALË PEDAGOG PSIKOLOG SOCIOLOG PUNËTOR SOCIAL DEFEKTOLOG BIBLIOTEKAR PUNËTORË EDUK.-ARSIMOR MËSIM KLASOR MËSIM GJITHËDITOR QENDRIM DITOR MËSIM LËNDOR EDUKATOR NË KOPSHT EDUKATOR NË INTERNAT 43 52 5 4 7 2 4 1 Mr. 10 10 PPS 185 165 18 2 506 259 133 18 10 23 63 5000 1 518 175 42 2 982 305 32 2 3 136 8179 3 205 130 43 4 288 501 12 3 24 802 383 7 6 378 25 3 PPL 239 185 45 9 141 28 1 PPM 1 1 Gjithsej 435 361 63 11 682 262 137 19 12 29 233 14033 5 111 316 91 7 637 831 47

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

301

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

2. ARSIMIMI INICIAL DHE AFTËSIMI PROFESIONAL

2.1 Arsimi inicial

Arsimtarë: Arsimi inicial si përgatitje profesionale parësore për arsimtarët e arsimit fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë, realizohet me qasje të ndryshme, në varësi të asaj se a bëhet fjlë për arsimtarë klasorë/të ciklit të ulët apo arsimtarë lëndorë/të ciklit të lartë për lëndët të arsimit të përgjithshëm, artistike apo profesionale, apo, përsëri për mësimin praktik. Prej vitit 1995/96 arsimi inicial për të gjithë arsimtarët (përveç mësimit praktik) është ngritur në nivel fakulteti, me kohëzgjatje prej 4 vjetësh. Në Republikën e Maqedonisë, arsimtarë klasorë/të ciklit të ulët përgatisin: Fakulteti pedagogjik në Shkup (me mësimdhënie në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke), fakultetet pedagogjike në Shtip dhe Manastir, Instituti për pedagogji në Fakultetin Filozofik në Shkup. Në të njëjtat institucione të larta arsimore përgatiten dhe edukatorë parashkollorë. Të gjitha institucionet kanë sistem të njëjtë apo të ngjashëm. Programet studimore i përbëjnë lëndët të arsimit të përgjithshëm, lëndë profesionale dhe të përgjithshme pedagogjike, lëndë psikologjike dhe lëndë metodike në përputhje me planin mësimor të mësimdhënies klasore. Arsimtarë lëndorë/cikli i lartë për arsimin tetëvjeçar, përgatiten në 6 fakultete: Fakulteti Filozofik, Filologjik, Matematikoro-natyror, Fakulteti për Kulturë Fizike, Fakulteti për art figurativ dhe fakulteti për arte muzikore, si dhe në Universitetin e EJL në Tetovë. Koklavitja e arsimit të mesëm, e cila del, para së gjithash, prej strukturës së tij organizative dhe programore, e bën mjaft komplekse çështjen për kuadrin mësimdhënës. Në arsimin e mesëm ekzistojnë tri kategori arsimtarësh: 1. Arsimtarë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë aftësohen për kryerjen e veprimtarisë mësimdhënëse gjatë studimeve në fakultet. 2. Arsimtarë të cilët kanë mbaruar fakultet tjetër por jo për mësimdhënie dhe me arsim shtesë (përgjithësisht: pedagogji, psikologji, metodikë) fitojnë të drejtën të kryejnë mësimdhënie në shkollat profesionale sipas lëndeve profesionale përkatëse. 3. Arsimtarë për kryerje të mësimdhënies praktike (instruktorë). Kjo kategori, parë nga ana e arsimimit, dhe përkrah kërkesave ligjore të caktuara, praktikisht është më e papërkufizuara.

302

Arsimi inicial, duke patur parasysh vendosjen e tanishme, meriton vëmendje të veçantë nga pikëpamja e fizionomisë të tij programore-didaktike. Veprimtaria mësimdhënëse (kompetenca e saj), siç është e njohur, bazohet në dy komponentë bazë: (1) shkencore-profesionale dhe (2) pedagogjike, që do të thotë se për kryerje me sukses të profesionit të arsimtarit janë të nevojshme njohuri shkencore-profesionale prej fushës së caktuar dhe njohuri pedagogjike, aftësi dhe shkathtësi (dituri). Tendencë e përgjithshme në botë është midis këtyre dy tendencave të vendoset një balanc i menduar, edhe pse në vende të ndryshme ky raport zgjdhet në mënyra të ndryshme. Për shembull në SHBA dhe Japoni raporti midis komponenteve është 3:1, në Francë 2:1, në Gjermani është afërsisht i njëjtë, ndërsa në Angli (në kolegje për arsimtarë 2:3). Tek ne (merren parasysh arsimtarët lëndorë) ai raport është në një nivel mjaft të papërshtatshëm. Kështu, fakultetet të cilat formojnë numrin më të madh të arsimtarëve lëndorë për arsim të mesëm dhe tetëvjeçar (Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave të Natyrës, Filologjiku dhe Filozofiku) komponenti pedagogjik në numrin javor të orëve është i përfaqësuar me rreth 6-10% ose në raport përafërsisht 9:1. Raporti i tillë tregon qartë se arsimtarët e mësimit lëndor kanë/fitojnë arsim inicial i cili as përafërsisht nuk i kënaq nevojat e profesionit të arsimtarit. E ngjashme është gjendja dhe me aftësimin e arsimtarëve për punë në shkollat e mesme profesionale, në lëndët profesionale. Tek ne është e pranishme praktika si arsimtarë të angazhohen persona që kanë mbaruar arsim të lartë përkatës (fakultet ekonomik, bujqësor, teknik etj.), por pa përgatitjen pedagogjike përkatëse. Detyrimi ligjor të marrin arsim pedagogjik, psikologjik dhe metodik, që të mund të punojnë si arsimtarë, nuk ka zgjidhje institucionale përkatëse. I ashtuquajturi rikualifikimi pedagogjik që për këtë lloj arsimtarësh realizohet në Fakultetin Filozofik (Instituti i Pedagogjisë) dhe në disa fakultete të tjera (Pedagogjiku-Shkup), më tepër është formal sesa thelbësor. Më e rëdësishme është të fitohet çertifikatë formale rreth diturive profesionale, aftësive dhe shkathtësive, të domosdoshme për kryerje me sukses të funksionit arsimtar. Me mënyrën e tillë të aftësimit profesional, vështirë se mund të pritent përtëritje e procesit mësimor-edukativ i cili kërkon arsimtar të motivuar, iniciativ dhe krijues. Vëmendje serioze meriton dhe praktika pedagogjike si komponent i rëndësishëm i arsimimit inicial. Dhjetë vjetët e fundit në botë është e pranishëm tendenca e përgjithshme për zgjerimin dhe zmadhimin e saj të vazhdueshëm. Tek ne ajo është akoma e pa formuar mjaftueshëm, dhe, në përgjithësi, realizohet nëpërmjet mësimit të metodikave përkatëse, që është shumë e pamjaftueshme. Është e domosdoshme komponentit praktik në suazat e arsimit inicial t'i jepet rëndësi më e madhe dhe kjo, si nga pikëpamja e kohëzgjatjes ashtu edhe nga V

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

303

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

pikëpamja e përmbajtjes, detyrave dhe mënyrës së realizimit të saj. Është mjaft e rëndësishme ajo të jetë nga ana metodike e përkufizuar, me respektim të parimeve pedagogjike bazë dhe të ligjshëmrive të procesit edukativo-arsimor. Midis problemeve aktuale të cilat meritojnë vëmendje në arsimin inicial të arsimtarëve për arsim të mesëm do t'i japim dhe këto që vijojnë: Çështjen e zgjedhjes dhe selektimit të kandidatëve për përfshierje në institucionet e arsimit inicial (vërtetim i kritereve dhe mekanizmave); Aftësimin e arsimtarëve në një, dy apo tri lëndë mësimore; Strukturën programore dhe karakterin e kurikulumit; Standarde dhe mënyra për evaluimin e arsimit inicial; Stazhi i praktikuesit dhe mentoriteti si trajnim praktik i zgjatur i arsimit inicial etj. Është e njohur se përgatitja e pamjaftueshme profesionale e arsimtarëve në mënyrën më të drejtpërdrejtë implikon probleme serioze në praktikën edukativoarsimore. Nxitjet e reja me të cilat ballafaqohen edukimi dhe arsimi preferojnë arsimtar të aftë profesionalisht për veprimtari krijuese, i cili do të nxitë, motivojë, do të mundësojë situata të shumëllojshme mësimdhënëse, arsimore dhe edukative në të cilat nxënësi do ta përjetojë vetërealizimin individual. Në atë kuptim vëmendje të veçantë meriton nevoja për krijim didaktiko-programor dhe konceptual jo vetëm në arsimin inicil por edhe në arsimin e vazhdueshëm.

2.2. Aftësimi profesional

Arsimi parashkollor: trajnimi bazë i kuadrit arsimor për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm realizohet në katër universitete në Republikën e Maqedonisë. Aftësimi profesional i arsimtarëve në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm realizohet nëpërmjet niveleve të mëposhtme: 1. shtetëror apo rajonal ­ më shpesh nëpërmjet njësive rajonale të Byrosë për zhvillimin e arsimit, në varësi të qëllimit të aftësimit apo numrit të pjesëmarrësve të cilët duhet të përfshihen (për planet dhe programet mësimore, çështje të caktuara të teknologjisë, projektet ­ si dhe risitë programore dhe didaktike); 2. shkolla/institucione arsimore si dhe aktive profesionale të grupeve të arsimtarëve (mësim klasor, mësim lëndor, i përgjithshëm, grup lëndësh profesionale) apo ekipe shkollore (në përgjithësi në suazat e projekteve të veçanta); 3. takime profesionale, tryeza të rrumbullakta, simpoziume, më shpesh për pyetje aktuale apo bazë nga procesi arsimor-edukativ, ku pjesëmarrja është në mënyrë të veçantë apo si përfaqësues shkollorë;

304

4.

revista profesionale dhe pedagogjike, gazeta, informatorë me materiale profesionale, shtojca metodike, këndvështrime ku pjesëmarrja është individuale apo në nivel të institucionit/shkollës.

Arsimi fillor dhe i mesëm: Sipas ligjit për arsim fillor (neni 76 paragrafi 2) dhe ligjit për arsim të mesëm (neni 79, paragrafi 2), aftësimin (profesional dhe pedagogjik) të arsimtarëve e realizojnë Byroja për zhvillimin e arsimit, fakultetet për arsimtarë dhe institucione të tjera të specializuara (publike dhe private), sipas programeve të veta. Përvojat e deritanishme tregojnë se zhvillimi profesional i arsimtarëve ka një sërë mungesash: Mungesë të politikës së vërtetuar për zhvillim profesional të arsimtarit; Lënie e iniciativës individuale; Mbështetje materiale e pamjaftueshme për shkollën dhe arsimtarin për zhvillim të tij profesional; Formalizim të sistemit të mentorit me praktikantët; Mungesë e standardeve dhe kritereve për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë; Sistem i papërkufizuar për trajnim;

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

Sistem i pandërtuar për akreditim.

2.3. Mësimi i përjetshëm dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve

Në çdo vend, duhet të zbatohen masa përkatëse politike, me qëllim promovim të mësimit të përjetshëm të arsimtarëve. Mësimi i përjetshëm dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve si dhe zhvillimi i vazhdueshëm i shkollës duhet të vështrohen në nivel të barazisë dhe të promovohen në procese të lidhura natyrshëm dhe të varur midis njëri tjetrit. Mësimi i përjetshëm duhet të mundësojë modele dhe udhë të tjera për të mësuar, si të mësuarit të pavarur, përvoja shkollore dhe përfshirja në projekte për përmirësimin e shkollës duhet të vlerësohen dhe formalisht të njihen dhe mënyrat e ndryshme për itimin e dijeve, sipas mundësisë dhe të çertifikohen. Mësimi i përjetshëm dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve, institucioni dhe zhvillimi shkollor kanë kuptim vetëm në qoftë se janë të lidhur me përparimin e cilësisë të arsimimit të nxënësit. Ja disa shembuj për zhvillimin profesional ekzistues dhe të dëshirueshëm të arsimtarëve:

305

V

Mungesë të iniciativave për përsosje profesionale të arsimtarit;

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Gjendja ekzistuese Modeli bazohet në konceptin e transferimit të diturive. Të mësohet, do të thotë të akumulohen njohuri, prandaj sipas kësaj arsimtari është përcjellës/ligjërues dominant i diturive

Zhvillimi profesional i dëshirueshëm tek arsimtari (ZHPA)

Modeli i ri bazohet në konceptin e Konstruksionit të diturive. Dituria nuk mund të përcillet, ai që mëson duhet me aktivitetin e vet ta konstruktojë. Sipas kësaj arsimtari trajtohet si partner në procesin e ndërtimit të diturive në komunikimin pedagogjik por dhe si praktikues i cili e krijon punën e vet, praktikën, dikush i cili në bazë të njohurive të vjetra ndërton njohuri të reja dhe përvoja dhe me to nuk i vë në hamendje nxënësit e vet Trajnimi më shpesh zhvillohet njëfish Trajnimi i arsimtarit është fazor, proces afatgjatë dhe (arsim inicial, bazor i arsimtarit) permanet, ndërsa arsimi universitar është vetëm faza përkatësisht përsosja është zakonisht e parë në përgatitjen e rolit të tij të ardhshëm. Nuk ndjekje e kurseve të njëfishta në të cilat ekziston shkëputje midis arsimit bazortë arsimtarëve arsimtari fiton informacione të reja për dhe përsosjes së tyre të mëtejshme. Përsosja është aspektet e veçanta të punës, në përgjithësi pjesë përbërëse e arsimit të tyre permanet dhe i përfshin përmbajtje të reja (dhe kjo më shpesh në përvojat të cilat arsimtari i ka fituar jashtë sistemit formal lloj të mësimdhënies për një grup më të të arsimit dhe/ose përsosjes (arsimtari mëson gjatë madh njëkohësisht) kohës dhe ato i fut në praktikën shkollore) Trajnimi dhe arsimimi i arsimtarit vendoset Zhvillimi profesional i arsimtarit ndodh në kontekst jashtë prej shkollës dhe në përgjithësi specifik. ZHPA-ja më efikase zhvillohet më shpesh nuk janë të lidhur me përvojën aktuale të në shkollë, është e lidhur ngushtë me aktivitetet e arsimtarit. përditshme të arsimtarit dhe nxënësit dhe në të ndikojnë shumë dituritë dhe përvojat e arsimtarit. Ndjekje e përkohshme dhe evaluim i punës Ndjekje e vazhdueshme dhe mbështetje e rregullt së arsimtarit (më shpesh prej këshilltarëve e arsimtarit në punën me informacionet kthyese të përkatës së Byrosë për Zhvillim të Arsimit) qëndrueshme, nëpër mjet llojeve të ndryshme të evaluimit. Vlerësim të punës së tij nuk jepën vetëm këshilltari (presoni ekspert, inspektorët e arsimit) por edhe kolegët e tij, çifte apo ekipe arsimtarësh etj. Roli i evaluimit është të mundësojë shkëmbim të rezultateve të mira midis njerëzve të cilët merren me arsim. Reformat përgatiten në përgjithësi në Një pjesë e reformave zhvillohen pikërisht në shkolla. ministrinë përkatëse dhe u dërgohen Detyra e arsimtarit është të marrë pjesë në to dhe me arsimtarëve që të njihen dhe t'i zbatojnë. aktivitetin e vet të kontribuojë për zbatimin me sukses Arsimtari në reformat është përfshirë vetëm të tyre. Arsimtari trajtohet si profesionist i cili punon në si realizues i tyre. ndryshimin e situatës në të cilën punon. Arsimtari interpreton kërkime dhe teori të Arsimtari bën reflektime të veta dhe në bazë të tyre huaja, ai është përcjallës i diturive të huaja. zbaton kërkime të vogla (arsimtari si kërkues). Arsimtari është prodhues i dijeve, shumë prej reflektimeve, rezultateve të kërkimit dhe përvojave i fut në mësimdhënien e vet, duke e ndryshuar, duke e përparuar dhe duke e përshtatur me rastet konkrete. Përsosja e arsimtarit është punë private e Përsosja e vazhdueshme është pjesë e detyrueshme tij, zgjedhje vetjake se a do të përfshihet e rolit të arsimtarit dhe është e futur në sistemin e në ndonjë lloj përsosjeje. Përsosja i zhvillimit të karrierës. Arsimtari nuk mund të anashkalojë këshillohet arsimtarit, por sistemi nuk e përsosjen sepse prej tij këtkohettë fusë risi në punën e detyron për të dhe nuk i kontrollon efektet vet dhe kjo të kontrollohet. e kësaj përsosjeje në procesin e punës së vet. Për arsimin e arsimtarit është e detyruar ZHPA-ja nënkupton model dinamik të komplikuar të institucion i veçantë (p.sh. BZHA) bashkëpunimit të një sërë institucionesh të ndryshme (fakultete, institucione kërkimore, ekspertë të qeverisë apo organizata joqeveritare etj.) për arsimin dhe zhvillimin e arsimtarëve.

306

Arsimtari punon më shpesh i izoluar (madje dhe prej kolegëve që japin të njëjtën lëndë). Arsimtari sipas mendimit të vet konsultohet me të tjerët.

Arsimtari është më shpesh në margjinat e ndodhive shoqërore dhe rrallë merr pjesë në ndryshimet e bashkësisë lokale/ vendore. Sindikata si organizatë në të cilën marrin pjesë arsimtarët merret në përgjithësi me rrogat e arsimtarëve por jo edhe me zhvillimin profesional të tyre.

Puna në ekip e arsimtarit dhe kolegëve të tjerë është e paraparë sistematikisht në përkufizimin e punës. ZHPAja është proces kooperativ edhe pse ka dhe hapësirë për punë të izoluar. Ekziston interaksion i menduar i arsimtarëve midis tyre si dhe me bashkëpunëtorët profesionalë, prindërit dhe anëtarët e bashkësive. Prej arsimtarit pritet të jetë agens i gjallë në ndryshimet në shkolla dhe në bashkësinë lokale/vendore.

Insistohet në Shoqëri Profesionale të Arsimtarëve e cila përveç kujdesit për pozitën e profesionit dhe për zhvillimin profesional do të ketë parasysh dhe organizimin e llojeve të ndryshme të ndihmës profesionale, do të kujdeset për pozitën e arsimtarëve në shoqëri etj.

Numri më i madh i ekspertëve theksojnë se profesionalizimi i arsimtarëve është parakusht për përparim të suksesshëm të cilësisë së arsimit dhe se kjo është me interes të madh për ata të cilët e krijojnë politikën arsimore. Pikërisht për shkak të kësaj është e nevojshme futja dhe zhvillimi i konceptit të zhvillimit profesional të arsimtarëve. Arsimi i vazhdueshëm, përkatësisht përsosja e arsimtarit ka rëndësinë e vet të veçantë. Nevoja e kohës sonë, e theksuar në qendrimin e vazhdueshëm të mësohet, përkatësisht të mësohet gjatë gjithë jetës është e rëndësisë së veçantë pikërisht për veprimtarinë mësimdhënëse. Krijimi i kushteve shoqërore dhe profesionale stimuluese për zhvillimin e karierës në profesionin e mësimdhënies në mënyrë të theksuar do ta ndryshojë raportin e arsimtarit me zhvillimin e vet profesional. Standardet bashkëkohore për punë efektive dhe efikase të institucioneve arsimore e fut nevojën për implementimin dhe institucionalizimin e sitemit për trajnim inicial (pre-service) dhe sistemit për përsosje profesionale (in-sevice) të të punësuarve në institucionet edukativo-arsimore. Çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e arsimtarëve dhe trajnuesit janë pjesë e një numri të madh iniciativash në nivel botëror dhe evropian si: Deklarata ­ Arsimim për të gjithë, Rezoluta për arsim të përjetshëm, Plani aksionar për aftësi dhe mobilitet, Procesi i Bolonjës dhe Rezoluta e Këshillit dhe Deklarata e Kopenhagës për bashkëpunim Evropian në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit, Plani aksionar për e-mësim dhe puna e Eurydice dhe i organizatave ndërkombëtare si UNESCO dhe OECD. Meqënëse arsimi inicial i arsimtarëve në masë të madhe sigurohet në suazat e institucioneve të arsimit të lartë, Procesi i Bolonjës është me rëndësi të veçantë në gjetjen e zgjidhjeve adekuate për këtë problem. V

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

307

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

3. FUSHA KYÇE PËR INTERVENIME

3.1. ZHVILLIMI PROFESIONAL I ARSIMTARËVE

Portreti i arsimtarit duhet të jetë në përputhje me ngjarjet reale dhe nevojat e anticipuara. Ky është portreti i arsimtarit të shekullit të 21 ­ i pasur në fushën e arsimit të përgjithshëm dhe profesional dhe i aftë dhe mobil në planin e fitimit të aftësive të nevojshme për realizim të suksesshëm të profesionit të tij. Domethënë arsimtari duhet përveç fitimit të kualifikimit formal vazhdimisht të aftësohet nga ana profesionale dhe eksperte. Plotësimi i nevojave për: zmadhim të cilësisë së arsimtarëve dhe trajnuesve1 në kontekst të rolit të tyre të ndryshuar në shoqëri të bazuar në dije dhe realizim të mobilitetit të tyre të vazhdueshëm arsimor, krijimin e kushteve për shanc të dytë të arsimtarëve të papunësuar aftësitë dhe dijet e tyre duke marrë parasysh pauzën nga puna në një masë të madhe janë reduktuar, nivelimin e kualifikimit punues, personal dhe të çertifikuar të arsimtarëve, veprimtari shkencore-kërkimore permanente në sferën e arsimit, tejkalimin e qasjeve parciale në modernizimin e praktikës dhe teorisë arsimore dhe afirmim të Teorisë dhe Praktikës Pedagogjike të Maqedonisë dhe implementim të saj në suaza ndërkombëtare, përbën një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme. Qasja e tillë është përfshirë jo vetëm në aspektin nacional por dhe në aspektin e realizimit të qëllimit të parë të Procesit për Përkufizim të Qëllimeve të Komisionit Evropian për Arsim: "Përmirësimi i cilësisë dhe efektivitetit të sistemeve të arsimit dhe trajnimit në Bashkimin Evropian"2. Katër pyetjet kryesore të cilave duhet t'u përgjigjen janë: 1. Identifikim i aftësive që duhet t'i zotërojnë arsimtarët dhe trajnuesit, duke marrë parasysh rolet e tyre të ndryshueshme në shoqërinë e bazuar në dituri. 2. Sigurim i kushteve të cilat u japin ndihmesë adekuate arsimtarëve dhe trajnuesve në trajnimin e tyre të nxitjeve dhe shoqërisë së bazuar në dije, duke përfshirë trajnimin inicial dhe përsosjen profesionale nga perspektiva e mësimit të përjetshëm.

1 Nën termin arsimtar kuptohen arsimtarët e arsimit tetëvjeçar dhe të mesëm (gjimnazor dhe profesional). Termi trajnues përdoret për shënimin e mbështetjes dhe trajnimit të nxënësve (trajnues) në ndërmarrje, ku zhvillohet komponenti i punës në arsimin inicial profesional dhe trajnimi si dhe arsimi i vazhdueshëm profesional dhe trajnimi, pa marrë parsysh se a ka të bëjë me komponentin e punës apo jo. Nivelet e arritjeve të cilat janë pranuar nga Këshilli në maj të vitit 2003, janë, gjithashtu, të rëndësishme, gjatë shqyrtimit të rolit strategjik të arsimtarëve dhe trajnuesve, kur kanë të bëjnë me: a) realizimin e shkallës mesatare prej nën 10% të lënies së parakohshme të arsimit, b) mbarimin e arsimit të mesëm për më pak se 22% prej 22-vjeçarëve dhe c) ulje prej 20% në numër të 15-vjeçarëve me rezulate të ulëta në arritjet në shkollim.

2

308

3.

4.

Sigurim i hyrjes së kënaqshme në profesionin e arsimtarit, në të gjitha lëndët dhe shkallët, si dhe kujdesi për nevojet afatgjata për këtë profesin nëpërmjet rritjes së atrakcionit të mësimdhënies dhe trajnimit. Tërheqje të ,,rekrutëve" të rinj në profesionin e arsimit dhe trajnimit të cilët kanë përvojë profesionale prej fushave të tjera.

Aktivitete:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i ndërmarrë këto masa në periudhën e ardhshme: 1. Evaluim dhe përsosje të programeve për trajnim të arsimtarëve dhe trajnuesve; 2. Krijim të mbështetjes profesionale dhe institucionale efikase të sistemit të arsimit dhe përsosjes së arsimtarëve dhe trajnuesve. 3. Sigurim kushtesh për fitim të titullit arsimtar apo trajnues varësisht nga niveli i arsimit. 4. Sigurim i kushteve për përparim në karrierë të arsimtarëve.

1. Evaluimi dhe përsosja e programeve për trajnim të arsimtarëve dhe trajnuesve

Programet për Trajnim inicial të arsimtarëve duhet të jenë dinamikë, të ndryshueshëm dhe të jenë në zhvillim të vazhdueshëm. Ato duhet t'i përgatisin arsimtarët e ardhshëm për ndërmarrje progresive dhe proaktive të detyrave profesionale të cilat priten prej tyre. Ata vazhdimisht duhet të mendojnë për natyrën e sistemit të arsimit, jo vetëm t'u përgjigjen ndryshimeve në kontekstin profesional por dhe të kontribuaojnë dhe për vetë sistemin e ndryshimeve. Prandaj gjatë përkufizimit të programeve të studimit për arsimin inicial të arsimtarëve duhet të merret parasysh dhe: Profesionalizmi është karakteristikë/kompetncë tradicionale e arsimtarit të mirë dhe ai ngelet me rëndësi esenciale. Arsimtari i mirë është burrim i rëndësishëm i dijeve dhe kuptimeve. Megjithatë, mënyra se si arsimtari i fiton dhe ndërton kompetencat e veta duhet të ndryshojë dhe të ndërtohet në suazat e sistemit për mësim të përjetshëm, si termin subpërmbledhës i arsimit inicial dhe përsosjes profesionale të vazhdueshme. Kompetencat pedagogjike ­ Arsimtari duhet të jetë kompetent në planin pedagogjik dhe didaktik që të mund të përcillet spektri i gjerë i dijeve dhe aftësive me fokus të veçantë mbi strategjitë për fitimin e dijeve dhe aftësive, zhvillimin dhe stimulimin e motivimit për të mësuar, kreativitetin, bashkëpunimin, pavarësinë, mendimin kritik, aftësinë për zgjidhje të problemeve dhe kreativitetin e nxënësve, për llogari të favorizimit të enciklopedizmit, faktografisë dhe riprodhimit.

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

309

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Kompetenca për përdorim të teknologjisë në arsim, sidomos të TIK, është karakteristika kryesore e profesionalizmit të kuadrit mësimdhënës në arsim. Më e rëndësishme është të kuptohet teknologjia në kuptimin e potencialit pedagogjik dhe mundësi për inetegrimin e saj në strategjitë për mësim dhe për organizim të punës. Kompetenca organizuese dhe aftësi për punë në ekip ­ Profesioni i arsimtarit nuk mund të vështrohet më vetëm si aktivitet individual, ai duhet gjithnjë dhe më shumë të transformohet në punë në ekip dhe të përbëjë pjesë të "organizimit të të mësuarit" kolektiv. Hapja është aftësi të cilën arsimtari duhet ta mësojë: aftësi për punë me prindër në mënyrë e cila duhet të jetë komplementare me aspektet e rjera të punës profesionale të tij.3 Në bazë të karakteristikave/kompetencave të përgjithshme të përkufizuara kështu mund të jepet spektri i kompetencave kryesore profesionale të arsimtarit, të cilat çdo institucion që trajnon arsimtarë duhet ta mundësojë, dhe kjo: ekspertizë të lartë në një apo më tepër lëndë specifike (arsim akademik); zotërim të diturive stabile dhe kuptim të fushës/ave lëndore për të cilat ai/ ajo është përgjrgjës/e; njohje të paktën të një gjuhe; plotësim i ekspertizave të veta lëndore me aftësi pedagogjike duke e përfshirë dhe motivimin për të mësuar, kreativitetin, bashkëpunimin dhe kuptimin në aspektin social të arsimit (sidomos arsimtarët lëndorë); kuptim të potencialit pedagogjik të teknologjisë (sidomos TIK) zhvillimin e aftësive ta integrojnë në procesin e mësimdhënies dhe të mësimit; aftësi për integrim të parimeve të mësimit të përjetshëm në procesin e mësimdhënies dhe të mësimit; aftësi për arritje të standardeve ndërkombëtare (evropiane) në mbajtjen e mësimidhënies; dituri të gjëra dhe të balancuara dhe kuptim të karakteristikave kryesore të të arsimit në kontekste të ndryshme dhe sidomos në kontekstin evropian dhe interkulturor; aftësi për vendosje dhe mbajtje të argumentimit të krijuar për pyetjet arsimore në mënyrë të qartë, koherente dhe lucide; nderim për kontributin në arsim të fëmijës apo të riut, dhe marrje të përgjegjësi së profesionale për zhvillimin e personalitetit, talentit dhe atributeve mendore, shpirtërore dhe fizike të çdo fëmije apo personi të ri;

3

E adaptuar sipas: OECD, 1998

310

dituri, kuptim dhe përgatitje për futjen në pyetjet vijuese arsimore dhe dhënie e kontributit në proceset e zhvillimit të kurikulumeve (sidomos në nivel lokal), zhvillimit profesional të të punësuarve dhe zhvillimit të tërësishëm shkollor; aftësi për zbatim të spektrit të gjerë të stragjive të ndryshme në mësimdhënie me qëllim mundësim të mësimit të fëmijëve, duke e përfshirë zbatimin përkatës të teknologjisë informatike-komunikative (TIK); aftësi dhe përkushtim për promovimin e barazisë së mundësive për të gjithë njerëzit në shoqëri inkluzive dhe ndërmarrje aktive e hapave për eleminimin e diskriminimit; pavarësi intelektuale dhe angazhman kritik i treguar; dituri dhe aftësi për përparimin e mësimit tek ata nxënës të cilët kanë probleme/bariera në të mësuar, duke përfshirë këtu edhe ata të cilët kanë probleme me mbështjetjen në fusha të caktuara të kurikulumit dhe ata me vështirësi emocionale dhe me probleme në sjellje. lajmërim i prindërve dhe palëve tjera të interesuara për suksesin dhe përparimin e nxënësve; aftësi për zbatim të kërkimeve dhe llojeve të tjera të evidencës së vlefshme me qëllim që të sigurohen informcionet të cilat do ta çonin zgjedhjen, ndryshimet dhe përparësitë në promovim të praktikave arsimore dhe përparimit. sjellje përkatëse si profesionalist në zhvillim/ profesionalist për zhvillim me arsimtarët e tjerë dhe kolegët e profesioneve të tjera, para-profesionalistë dhe agjenci të cilat janë angazhuar për dhënien e mbështetjes së nxënësve dhe fitimin e përvojave në bashkëpunim me ta; kryerje të detyrave administrative sipas kërkesave të shkollës; marrje të detyrimit dhe përpjekjeve për zhvillimin e vet profesional që del prej vetkontrollit dhe vetevaluimit profesional të praktikës vetjake profesionale dhe praktikës së të tjerëve. Duhet të theksohet se këto kompetenca kryesore mundësojnë zbatim të tyre në mjedise të ndryshme sociale, kulturore, linguistike dhe arsimore. Nga e lartpërmendura, është e qartë se programet do të kërkojnë prej studentëve të kalojnë një kohë më të gjatë në shkolla dhe në institucione të tjera relevante arsimore. Si rezultat i kësaj, ata do të kenë mundësi të fitojnë përvojë direkte në mësimdhënien me fëmijë të vegjël dhe të rinj dhe në interaksion profesional me arsimtarët e tjerë, para-profesionalistët, prindërit dhe përfaqësuesit e profesioneve të tjera. Kërkesat të cilat vendosen para programeve për trajnim inicial të arsimtarëve, kanë për qëllim t'i shpjegojnë dhe ilustrojnë aspektet e punës/

311

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

arritjeve të studentëve, të cilët programin e dizajnuar përpiqen ta reaalizojnë. Këto karakteristika do të shfrytëzohen prej shtetit dhe shkollës tetëvjeçare në dizajnimin e strategjive për vlerësim, të cilët do të japin garanci se kërkesat për kompetenca të studentëve në Trajnimin inicial të arsimtarëve janë realizuar. Institucionet për arsimin inicial duhet të vazhdojnë të përkujdesen për studentët edhe pas mbarimit të studimeve dhe t'u ofrojnë ndihmesë adekuate gjatë kohës së periudhës së tyre praktikuese/të asistencës. Gjatë kohës së praktikës përgatitore ata duhet të punojnë drejt arritjes së standardeve për arsimtar të rregjistruar (të liçencuar). Arsimi inicial i arsimtarëve që kanë mbaruar studime jashtë vendit nga sfera e arsimit (arsimtrët e ardhshëm në mësimin lëndor) do të realizohet me paralelizëm apo rikualifikim pedagogjik suksenciv në institucionet e arsimit të lartë të cilat merren me arsimimin e arsimtarëve dhe/ose të cilat si lëndë të programeve studimore të veta e kanë arsimin. Arsimtarët profesionalë në arsimin e mesëm kompetencat e veta pedagogjike të nevojshme mund t'i marrin paralelisht me trajnimin e tyre profesional (të njohura si studime nën B) apo sukcesive d.m.th. pas mbarimit të arsimit të tyre inicial profesional, në institucionin e lartë arsimor pedagogjik përkatës. Akreditimin e Programeve për trajnim inicial të arsimtarëve e kryen Këshilli për Akreditim në Arsimin e Lartë, dhe kjo duhet të kuptohet në kontekstin e: sistemit ekstern për përmirësimin e/ose akreditimin e programeve për arsimim të arsimtarëve dhe sistem i jashtëm për çertifikimin e kualifikimeve profesionale të arsimtarëve: Ky sistem i jashtëm për çertifikim dueht ta vërtetojë përkatësinë e programit pë arsimim të arsimtarëve dhe mundësinë e saj për përgatitje të detyrave profesionale dhe rolin e profesionit të arsimtarit. Në këtë kuptim, Këshilli për Akreditim të Programeve të Studimit për Arsimin Inicial të arsimtarëve vendimin për akreditim e merr vetëm në qoftë se plotësohen kushtet e mëposhtme: programet e studimit të jenë të udhëhequra prej institucioneve të cilat përfshijnë partnerë të ndryshëm shoqërorë të njohur dhe të cilët zotërojnë me kuadër cilësor dhe përkatës arsimor; programet e studimit të jenë të udhëhequra nga ana e institucioneve të cilat e kaluan me sukse procesin e evaluimit të brendshëm dhe të jashtëm (sipas mundësive prej institucioneve evropiane); programet e studimit të jenë të udhëhequra prej institucioneve të cilat i plotësojnë standardet për evaluimin e programeve për arsimim të arsimtarëve; programet e studimit t'i plotësojnë kushtet e parapara për arsimin inicial të arsimtarëve në këndvështrim të kompetencave të nevojshme.

312

2. Krijimi i mbështetjes institucionale dhe profesionale efikase të sistemit për arsimim dhe aftësim të arsimtarëve dhe trajnuesve

Që të sigurohet trajnim i suksesshëm është e nevojshme vendosja e sistemit për akreditim të dhënësve të shërbimeve të aarsimit që të sigurohet se shërbimet për trajnim të arsimtarëve gjatë kohës së punës sigurohen prej më shumë ofertadhënësve të trajnimit dhe se ata i plotësojnë standardet përkatëse për cilësi. Që të realizohet e gjithë kjo është e nevojshme edhe mbështetje profesionale dhe institucionale përkatëse. Mbështetja e tillë nënkupton etablim dhe funksionim të trupave të mëposhtme:

a) Këshilli për zhvillim profesional të arsimtarëve (KZHPA)

Status: Këshill për zhvillim profesional të arsimtarëve (Këshilli) do të jetë formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe do të japë raporte drejtpërdrejt në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Këshilli nuk ka kompetenca për marrje vendimesh. Roli i tij është të japë këshilla si dhe propozime apo udhëzime që të sigurohet suksesi në implementimin e politikës lidhur me arsimtarët. Roli: KZHPA e jep rolin e vet nëpërmjet dhënies së këshillave profesionale, instruksioneve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për qëllimet e ardhshme të mundshme lidhur me arsimtarët. Qëllimet e tilla mund t'i përfshijnë pyetjet lidhur me: Statutin juridik të arsimtarëve; Kualifikimeve profesionale; Çertifikimin; Zhvillimin profesional; Trajnim të detyrueshëm para punësimit. Anëtarë: KZHPA është e përbërë prej:

PËRFAQËSUES Nr. EMËRIMI Arsimtarë Arsim i lartë Drejtorë Këshilla komunalë Përfaqësues të bashkësisë 1 2 1 1 3 I emëruar prej Sindikatës së Arsimtarëve Të emëruar prej universiteteve Të emëruar prej Asociacionit të Drejtorëve të shkollave Të emëruar nga shoqata e drejtorëve Persona me pozitë të lartë në shoqëri me përvojë të caktur në arsim (nuk është e domosdoshme përvojë profesionale) të cilët do ta përforcojnë punën e KZHPA-së. Këta persona do të emërohen nga Ministria pas marrjes së mendimit prej vetqeverisjes lokale. Së pakti një prej personave të emëruar duhet të jetë prind në këshillin shkollor. Këshilltar projektues për zhvillim profesional të arsimtarëve do të jetë kryesues i Këshillit. I emëruar prej Këshillit

MASH Sekretar Gjithsej

1 1 10

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

313

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

b) Këshilli për akreditim të programeve për trajnim profesional të arsimtarëve

Përsosja profesionale dhe eksperte e arsimtarëve gjatë kohës së karrierës së tyre të punës do të realizohet në kontekst të modelit të shkallëzuar të zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit të rrethit gjerë të dhënësve të akredituar të shërbimeve arsimore, kurse nën koordinim të Këshillit për Akreditim të programeve për përsosje profesionale. Realizimi i suksesshëm i kësaj mase do të ketë kujdes për atë se a janë vendosur Programet për përsosje profesionale dhe eksperte të arsimtarëve në bazë të kërkesave që dalin prej: Roleve profesionale të cilat arsimatri dueht t'i kryejë në shkollën fillore dhe konteksti më i gjerë shoqëror; Detyrave të punës së arsimtarit në shkollë (edukim, evaluim, administrim, këshillim dhe inovim); Niveli përkatës të kualifikimit për kryerje kompetente të roleve dhe detyrave profesionale. Statuti: Këshilli do të formohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këshilli do ta këshillojë MASH për pyetje lidhur me akreditimin e trajnimit të arsimtarëve gjatë punës dhe programeve të tyre dhe do të marrë vendim për akreditim të ofertëdhënësve të trajnimit të arsimtarëve gjatë punës dhe programeve të tyre. Roli: Këshilli do të formohet që t'i sigurojë këshilla, instruksione dhe udhëzime Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në zhvillimin dhe implementimin e komponentës ­ trajnim të arsimtarëve gjatë punës. Këshilli, gjithashtu, do të marrë vendime për akreditimin e ofertadhënësve dhe programeve të tyre. Këshilli do të merret me: Do të ndihmojë të vendosen standardet dhe procedurat për akreditimin e ofertëdhënësve të trajnimit të arsimtarëve gjatë punës dhe programeve të tyre; Do të sigurojë këshilla dhe instruksione për sigurimin e informacioneve të cilat duhet të jenë të kapshme për ofertëdhënësit e trajnimit të arsimtarëve gjatë punës në lidhje me propoziemt e reja për akreditim; Do të marrë vendime për akreditimin e ofertëdhënësve të trajnimit të arsimtarëve gjatë punës dhe programeve të tyre; Do të sigurojë këshill dhe instruksione për publikimin e ofertëdhënësve të trajnimit të arsimtarëve gjatë punës dhe programet e tyre; Do ta kontrollojë dhe vlerësojë zhvillimin e implementimit të programit për raportet e konsultuesve dhe do të propozojë marrje të hapave përkatës që do të dalin prej këtyre kontrolleve;

314

Do të mblidhet rregullisht siç do të jetë e nevojshme dhe me kërkesë të këshilltarit projektues për zhvillim profesional të arsimtarëve; Do të dorëzojë raporte semestrale tek palët e interesuara. Anëtarët: Këshilli është i përbërë prej:

PËRFAQËSUES Arsimtarë Arsim i lartë Drejtorë shkollash MASH Përfaqësues të OJQ Gjithsej Nr. 1 3 1 1 1 7 EMËRIMI I emëruar prej Sindikatës së Arsimtarëve Të emëruar prej Konferencës së Inter- Universiteteve Të emëruar prej Asociacionit të Drejtorëve Këshilltari projektues për zhvillim profesional të arsimtarëve ­ kryesuesi Të emëruar prej sektorit joqeveritar

Përfitime për arsimtarët: Arsimtarët si profesionalistë do të mund të fokusohen në karrierat e tyre dhe do të mendojnë për në mënyrë proaktive për mundësitë për përparim në karrierën e vet; Arsimtarët do të mund të bëhen menaxherë më efikasë në realizimin e procesit edukativ arsimor; Arsimtarët do të bëhen më efkasë, më të organizuar dhe më konstruktivë në punën e vet. Përfitime për institucionet: Vendosje e bazës të sistemit për kontrollim të brendshëm të punës së arsimtarëve; Vendosje e bazës për sistem më racional të zgjedhjes dhe përparimit të arsimtarëve (duke promovuar njëkohësisht barazinë në mundësi); Shfrytëzim më efektiv i buxhetit për trajnim të arsimtarëve gjatë kohës në punë. V

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

c) Agjencioni/Këshilli për liçencim të arsimtarëve

Statuti: Agjencioni/Këshilli do të formohet prej Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës të Punëtorëve të Arsimit. Agjencioni/Këshilli do ta këshillojë MASH dhe sindikatën për çështje të lidhura me liçencimin e arsimtarëve të rinj dhe do të bashkëpunojë ngushtë me me institucionet për kontrollin e cilësisë në arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm (IASH dhe QSHP). Agjencioni/Këshilli ka të drejtë tia marrë liçencën arsimtarit në qoftë se vërteton dobësi të njëpasnjëshme në punën e tij, të detektuara nga IASH dhe QSHP.

315

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Roli: Kjo organizatë profesionale do ta marrë përgjegjësinë për: liçencimin e arsimtarëve në bazë të indikatorëve për cilësinë; garantimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve profesionale të arsimtarëve; bashkëpunim me MASH dhe partnerëve të tjerë socialë në përmirësimin dhe akreditimin e programeve për trajnim të arsimtarëve. Anëtarë:

PËRFAQËSUES Arsimtarë Arsim i lartë Drejtorë shkollash MASH IASH Gjithsej Nr. EMËRIMI 3 3 1 1 1 9 I emëruar prej Sindikatës së Arsimtarëve Të emëruar prej Konferencës së Inter- Universiteteve Të emëruar prej Asociacionit të Drejtorëve Këshilltari projektues për zhvillim profesional të arsimtarëve ­ kryesuesi I emëruar prej Ispektoratit shtetëror i arsimit

d) Zhvillimi i karrierës së arsimtarëve

Ngecja e qasjes sitematike në implementimin e projekteve dhe shprehive të vjetra për ekuilibër në statutin e ndërtimit, tek një pjesë e madhe e arsimtarëve, pa marrë parasysh se zotërojnë dituri dhe aftësi për masimdhënie dhe mësim bashkëkohor, krijoi rezistencë përkundrejt detyrimeve profesionale, me të cilën dhe implementimi i strategjive bashkëkohore në arsim e përjetojnë si angazhim të përkohshëm dhe shtues të punës. Përkundrejt kësaj kontribuojnë dhe në selektimin e implementimit dhe mos ekzistimin e evaluimit objektiv. Është e dukshme modernizimi i mësimdhënies dhe mësimit është i pamundur të kryhet derisa në mënyrë sistematike nuk kryhet ndryshim i statutit dhe ndërtim i arsimtarëve, me të cilën do të anashkalohen situatat në të cilat arsimtarët kanë statut të njëjtë dhe vlerësohen njësoj, pa marrë parasysh cilësinë që e zotërojnë, qasjet që i praktikojnë në mësimdhënie dhe rezultatet që i arrijnë në punën me nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë sistematike do të ndërtojë Model për përparim në karrierë të arsimtarëve në shkollën fillore dhe do të ndërtojë rregullativë ligjore. Modeli i tillë për përparim në karrierë për arsimtarët duhet të mundësojë qasje të shkallëzuar në statutin e arsimtarëve (arsimtar ­ praktikant/arsimtar, arsimtari dalluar dhe arsimtar-mentor) i cili do të jetë i mbështetur respektivisht dhe me qasje të shkallëzuar të shpërblimit (arsimtar praktikant ­ 80% të rrogës, për kualifikimet tjera shpërblimi do të rregullohet sipas rregullores së veçantë).

316

Përzgjedhja në titull më të lartë do të bëhet në bazë të indikatorëve të saktë për kompetenca të dalluara, përvojë, cilësi/sukses të treguar në mësimdhënie dhe në të mësuarin e nxënësve, risitë dhe aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore. (Aneksi 2) Kualifikimi profesional i arsimtarit nuk duhet të mbarojë me marrjen e diplomës por duhet të zhvillohet dhe përparohet në praktikën e mësimdhënies. Është shumë e rëndësishme tek arsimtarët të zhvillohet vetëdija dhe nevoja për mësim të vazhdueshëm, si bazë për zhvillimin profesional. Vendosja e kritereve dhe standardeve për përparimin sipas niveleve është, gjithashtu, faktor i rëndësishëm motivues për përparimin profesional të vazhdueshëm të arsimtarëve.

KUSHTE DHE KRITERIUME PËR PËRPARIM NË KARRIERË

1. ARSIMTARË

1.1 Arsimtar fillestar

Niveli i arsimit: shkalla universitare Kompetenca për nivel bazë në fushën profesionale (për arsimtarët lëndorë dhe për arsimtarët profesionalë) Kompetenca pedagogjike: program studimor përfunduar për përsosjen profesionale pedagogjike Kompetenca IT: arsimim bazik informatik Vërtetim shëndetësor Profil psiqik Evaluim » Intern: vetëvlerësim, nxënës, bashkëpuntorë profesionalë, arsimtar i lartë/mentor, drejtor. » Ekstern: prej prindërve, prej këshilltarëve dhe inspektorëve, nga ekonomia kohëzgjatja një vit

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

317

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

1.2 Arsimtar

Niveli i arsimit: shkalla universitare Përvojë pune: së pakti një vit si arsimtar fillestar Kushte ligjore: Liçenca e fituar për arsimtar Kompetenca IT: Përdorim i aplikimeve kompjuterike Vërtetim shëndetësor Profil psiqik

Përshkrim i detyrave

Merr pjesë në planifikimin në ekip të mësimdhënies; Merr pjesë në disejnimin e materialeve për mësim; Bashkëpunon me shërbimet eksperte në shkollë; Merr pjesë në krijimin dhe disejnimin e aktiviteteve jashtëmësimore dhe jashtëshkollore të nxënësve; Mban evidencë pedagogjike individuale; Merr pjesë në trajnimin për plotësim të kushteve themelore dhe kritereve; Përkrah iniciativa për modernizimin e mësimdhënies; Merr pjesë në aktivitetet projektuese në shkollë; Ndjek literaturë aktuale pedagogjike dhe profesionale; Shpall shkrime të veta në shtypin profesional; Ndjek dhe merr pjesë në mbledhje profesionale, tribuna etj. Realizon bashkëpunim: » Intern: me nxënësit, arsimtarët, aktivet profesionale dhe bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorët » Ekstern: me prindërit, ndërmarrjet, asociacionet profesionale, bashkësia lokale. Evaluimi: » Intern: vetëvlerësim, nxënës, bashkëpuntorë profesionalë, drejtor. » Ekstern: prej prindërve, prej këshilltarëve, inspektorëve, ndërmarrjeve Përdorim i teknologjisë arsimore Fitim i një numri të caktuar kredish ( pikë prej kritereve të përmendura më parë) të rregulluara me rregullore të veçantë për përparim.

318

1.3 Arsimtar i dalluar

Kushte dhe kritere: përvojë pune: minimum 4 vjet si arsimtar; punime shkencore të botuara; pjesëmarrje në projekte në cilësinë e implementuesit të aktiviteteve të projektit; minimum 200 orë trajnim prej sferave përkatëse; pjesëmarrje në organe dhe trupa profesionale të shkollës; pjesëmarrje në tubimet profesionale me cilësinë e ligjëruesit me punë shkencore të vet; përpunon bibliografi eksperte të vet; zhvillon dhe përdor materiale të veta për mësim; bashkëpunon me bashkësinë lokale; çertifikatë shëndetësore; punë vullnetare në shkollë; përdor literaturë dhe materiale të tjera profesionale për të mësuar; monitorim, udhëheqje, analiza dhe evidentime të procesit arsimor; tutoritet/mentoritet studentësh, arsimtarë të ardhshëm dhe nxënës; mësimdhënie projekte; zhvillim i materialeve arsimore, materialeve didaktike, mjeteve arsimore dhe burimeve tjera të arsimit, mentoritet i arsimtarëve fillestarë; merr pjesë në komisione për përpunimin e programeve mësimore; realizon bashkëpunim: » Intern: me nxënësit, arsimtarët, aktivet profesionale dhe bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorat » Ekstern: me prindërit, ndërmarrjet, asociacionet profesionale, bashkësia lokale. evaluimi: » Intern: vetëvlerësim, nxënës, bashkëpuntorë profesionalë, drejtor. » Ekstern: prej prindërve, prej këshilltarëve, inspektorëve, ndërmarrjeve fitim i një numri të caktuar kredish ( pikë prej kritereve të përmendura më parë) të rregulluara me rregullore të veçantë për përparim.

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

319

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

1.4 Arsimtar mentor

Kushte dhe kritere: përvojë pune: minimum 6 vjet punë si arsimtar i dalluar; risi në mësimdhënie dhe punën e shkollës; projekte nacionale (pjesëmarrës në ekip, bashkëpunëtor, bashkërendues); përdorim i literaturës bashkëkohore dhe burimeve të tjera të të mësuarit; aktivitete projektesh në nivel bashkëkombëtar; publikim të literaturës profesionale dhe pedagogjike; mentoritet në trajnime prej projektesh për arsimtarëve; pjesëmarrje në projekte me cilësinë e bashkërenduesit, anëtar i ekipit përparësor, ekipi i zhvilluesve apo ekipi i trajnimit; pjesëmarrje në tubime shtetërore dhe ndërkombëtare; zhvillim i materialeve për të mësuar, materialeve didaktike; realizon bashkëpunim: » Intern: me nxënësit, arsimtarët, aktivet profesionale dhe bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorat » Ekstern: me prindërit, ndërmarrjet, asociacionet profesionale, bashkësia lokale. evaluimi: » Intern: vetëvlerësim, nxënës, bashkëpuntorë profesionalë, drejtor. » Ekstern: prej prindërve, prej këshilltarëve, inspektorëve, ndërmarrjeve, QSHP fitim i një numri të caktuar kredish ( pikë prej kritereve të përmendura më parë) të rregulluara me rregullore të veçantë për përparim. Meqënëse përparimi në karrierë për arsimtarët kërkon zgjidhje sistematike me përkufizim të saktë të të gjitha aspekteve për kalimin nga një nivel në tjetrin, duhet të përpunohet Rregullore e qartë dhe e saktë për përparimin e arsimtarëve. Diturit e fituara njëherë nuk kanë karakter të qendrueshëm, që do të jetë e rregulluar me rregullore të veçantë në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese. Në vende të ndryshme procesi i përsosjes së arsimtarëve është vendosur, rregulluar dhe organizuar në mënyrë të ndryshme, që mund të shihet nga shtojca e bashkangjitur.

320

2. BASHKËPUNËTORË PROFESIONAL

1. Nevojëa dhe rëndësia

Ekipi ekspert në institucionet parashkollore dhe në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme duhet të jetë pesë e ekipit menaxhues. Për këtë qëllim duhet të posedojë dhe kompetenca përkatëse që do të mundësojnë punë të suksesshme dhe përparim të procesit. Nga ana tjetër kjo do të thotë përfshirje në përpunimin e planeve zhvilluese, programeve dhe planeve për realizimin e aktiviteteve, si dhe ndjekje të vazhdueshme të të gjitha ndryshimeve dhe kontributeve për modernizimin e procesit. Kompetencat e tilla kërkojnë profesionalizim të vazhdueshëm të kuadrit, ndjekje të risive në arsim, pjesëmarrje në trajnime dhe aktivitete të tjera që do të jenë në interes të të gjithë faktorëve.

2. Lloje përparimi

Për shkak të profilizimit specifik të kuadrit rekomandohen tri nivele të kuadrit profesional:

Nivel I II III BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL Pedagog Pedagog i dalluar Pedagog këshilltar Psikolog Psikolog i dalluar Psikolog këshilltar Defektolog Defektolog i dalluar Defektolog këshilltar Sociolog Sociolog këshilltar

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

Sociolog i dalluar

2.3. Kompetenca të përgjithshme të ekipit profesional

Shkathtësi kompjuterike Gjuhë të huaja

Arsim Përvojë pune Etika e punës

Shkathtësi kompjuterike bazë Punë në Microsoft Word, Power Point, Exel, Internet Në nivel bazor Komunikimi bazë Ndjekje të literaturës Përdorim të Internetit Arsim të lartë përkatës Ekip profesional në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme ­ e dëshirueshme është përvojë pune Ndershmëri Taktikë Manire Paraqitje Personalitet dhe stil.

Kujdesje për të tjerët Aftësi komunikuese

321

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

- Verbale

Shpjegim Prezantim Udhëheqje mbledhjesh Debatim Raporte Këndvështrime analitike Prezantime Letra Materiale nga lëmia

Intervistë Të shkruara

CV Shkathtësi sociale

Mirëkuptim për të tjerët Bashkëpunim me të tjerët Pjesëmarrje në aktivitete sociale

Bashkëpunim me mjedisin social

Shkathtësi lideri

Vullnet ­ vetëdije dhe drejtim drejt një qëllimi Ndikim Besueshmëri Këndshmëri Përshtatshmëri

Mençuri/urtësi Vlerësim të situatës Marrje vendimesh

Shqyrtim i të gjitha mundësive

Marrje gjykimi

Shfrytëzim të burrimeve Konsultim Shqyrtim të fakteve

Marrje të përgjegjësisë për nxjerrje vendimesh

Zgjidhje problemesh Përballim konfliktesh Negociatë

Orientim në situata të panjohura

Shfrytëzim të përvojës

Konflikte personale, sociale, profesionale, ndëretnike, kulturore, historike, politike etj. Për zgjidhjen e situatave Për zgjidhjen e konflikteve

Për gjetje të zgjidhjeve më përkatëse

Aftësi për punë në ekip

Përshtatje në punën në ekip Respektim të mendimeve të tjera Dëgjim i të tjerëve Gadishmëri për detyrat të dhëna prej ekipit

Aftësi për udhëheqje të ekipit (sipas nevojës) Shkathtësi profesionale Arsim nga sferat e ndryshme Sistem arsimor

Politikë arsimore Standarde arsimore Kurikulume

Menaxhim projekti

322

Shkathtësi analitikesintetike

Formim të bazës të të dhënave Analizim të bazës të të dhënave Analizim të gjendjeve Analizim i suksesit të arritur gjatë vitit Kontrollim i shkaqeve për mungesë në mësim Studim i shkaqeve për rezultatet e dobëta dhe gjetja e mënyrae për tejkalim Përpunim i instrumenteve për ndjekje të problemeve të caktuara Mbledhje të dhënash të ndryshme Prezantim të rezultateve Kontrollim të faktorëve pedagogjikë që janë të rëndësishëm për përparim Aftësi për të kontrolluar Aftësi për të vlerësuar Aftësi për vetëvlerësim Pjesëmarrje në përpunimin e instrumenteve për evaluim Nxitje dhe risi në punën edukative-arsimore Krijim kushtesh për futje të risive në mësimdhënie Pjesëmarrje në përsosjen profesionale të arsimtarëve Bashkëpunim me shkollat e tjera dhe shkëmbim përvojash Përkujdesje për trajnimin e vazhdueshëm të kuadrit

Përpunim të analizave, paraqitjeve tabelare dhe statistikës Aftësi të evaluimit

Zhvillim i standardeve për vlerësim dhe vetëvlerësim Përsosje profesionale

Përsosje vetjake

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

Pjesëmarrje në realizimin e procesit

Punë me organet profesionale Pjesëmarrje në punën me organet profesionale Bashkëpunim me institucionet profesioanle dhe me mjedisin shoqëror më të gjerë Përgatitje, udhëheqje dhe kontrollim të dokumentacionit Përgatitje për fillim të vitit shkollor Pjesëmarrje në përpunimin e programit vjetor Përgatitje, planifikim dhe ndjekje të punës edukative-arsimore Ndjekje e realizimit të planit dhe përgatitjes së shkollës / institucionit parashkollor Ndjekje e punës edukative-arsimore Ndihmesë dhe udhëzime në punë për kolegët më të rinj

323

V

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

4. Kompetenca specifike

4.1. Kompetenca specifike për profilin PEDAGOG në tri nivele

Punë e drejtuar kundrejt Ndjekje e planifikimeve tematike dhe globale të arsimtarëve. arsimtarëve Konsultime me aktivet profesionale.

Punë e drejtuar kundrejt nxënësve

Kompetenca këshilldhënësekonsultative

Përputhje në realizimin e programeve mësimore. Kontrollim i shkaqeve për mosrealizim të programit arsimor. Kontroll i mësimdhënies dhe paraqitje e përmirësimit të saj Analizë periodike e rezultateve të arritura. Bashkëpunim me Bashkësinë e Nxënësve. (për SHT dhe SHM) Dhënie ndihmë përkatëse fëmijëve/nxënësve. Orientim profesional të nxënësve në vitet e fundit (për SHT dhe SHM). Përgatitje për kryerjen e provimit përfundimtar (për shkollat e mesme) Planifikim dhe përgatitje e qasjeve dhe koncepteve bashkëkohore. Bashkëpunim gjatë përzgjedhjes së formave, metodave dhe procedurave të reja për realizimin e procesit mësimor. Pjesëmarrje dhe demostrim të modeleve praktike të punës mësimore. Pjesëmarrje në përpunim të instrumenteve për vlerësim dhe kontrollim të arritjeve. Organizim të arsimit pedagogjik për prindërit. Punë këshilldhënëse me prindërit lidhje me çështje pedagogjike.

324

4.2. Kompetenca specifike për profil PSIKOLOG ­ në tri nivele

Punë e drejtuar kundrejt Studim i atmosferës psikologjike në shkollë. arsimtarëve Bashkëpunim me arsimtarët për dhënie ndihmë nxënësve të

veçantë. Përparim në vlerësimin e dijeve. Punë e drejtuar kundrejt Punë me fëmijë/nxënës (në mënyrë individuale, në grup dhe nxënësve kolektivisht) Nxënës përsëritës Fëmijë ­ problem Nxënës problematikë Nxënës të talentuar Fëmijë/nxënës me probleme sociale Fëmijë/nxënës me probleme familjare Fëmijë/nxënës me probleme vetjake Fëmijë/nxënës me rezultat të dobët Ndjekje e sjelljes së fëmijëve/nxënësve në mënyrë periodike. Dhënie të ndihmës psikologjike nxënësve. Zbulim të shkaqeve për ndryshim të sjelljes. Përshtatje të fëmijëve në vitin fillues (për nxënës së moshës parashkollore). Përshtatje të nxënësve të klasës I dhe V. Përshtatje të nxënësve të vitit I të shkollës së mesme.

Pjesëmarrje në punën në ekip në orientimin profesional të nxënësve në vitet e fundit. Kompetenca psikologjike

Ndihmë këshilldhënëse dhe bashkëpunim me prindërit.

Programi për zhvillimin profesional të kuadrit shkollor

Ndërtim të marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndërkombëtare midis fëmijëve/nxën&eum