Read Gazeta SHKURT 2012.pmd text version

SHKURT 2012

NGJALLJA

1

Nr. 2 (229) Viti XX i botimit

NGJALLJA

SHKURT 2012 Çmimi 20 lekë

Kreshma e vërtetë

Nga Shën Joan Gojarti

S

ikundër kalon dimri dhe vjen vera e ëmbël, detari me anijen e tij lëshohet në det dhe e çan këtë në të katër anët; ushtari merr armët dhe i fshin, i pastron dhe i bën gati për luftë; udhëtari fillon një udhëtim të gjatë dhe atleti e sportisti zhvishet e u përvishet lojërave të ndryshme, pikërisht, ashtu duhet të veprojmë edhe ne tani që na erdhi koha e kreshmëve, si një verë shpirtërore. Le t'i bëjmë pra gati armët si ushtarë të vërtetë, le ta mprehim draprin si bujq të kujdesshëm dhe si kapedanë të urtë e të mençur, le të përballojmë valët dhe dallgët e dëshirave të dobëta, duke përdorur si armë dëshirat e mira dhe mendimet e urta...; le të fillojmë udhëtimin tonë për në qiell dhe le të përgatitemi e të përvishemi bukur dhe mirë, për të kaluar kreshmët ashtu si duhet... Kreshmën, vëllezër të dashur, nuk e kuptojmë ashtu siç e kupton shumica e të krishterëve, domethënë largim nga disa gjellë të caktuara.

Jo, kreshmë e vërtetë nuk është të largohesh vetëm nga disa gjellë, po bashkë me këto të heqësh dorë dhe nga ligësitë e mëkatet. Po, të largohesh nga disa gjellë, por njëkohësisht është e domosdoshme të largohesh edhe nga mendimet e liga, nga dëshirat e dobëta, nga veprimet e këqija... Kjo është kreshma e vërtetë, vetëm kjo mund t'i shpëtojë ata që e mbajnë. A e dini ç`thotë Shkrimi i Shenjtë për Kreshmën? "Atleti nuk e merr dot kurorën, po të mos luajë sipas rregullave të pranuara." Edhe ne pra që mbajmë kreshmë që të mos rrezikojmë të humbasim shpërblimin dhe dhuratën që na përket, le të mësojmë se si duhet të mbajmë kreshmë. Se dhe Fariseu i parabolës mbajti kreshmë, po me gjithë këtë doli prej kishës pa ndonjë fitim e dobi për shpirtin e tij. Përkundrazi, Kumerqari që nuk mbajti kreshmë, doli më i fituar nga Fariseu. Kjo na tregon se nga kreshmët nuk mund të vijë asnjë dobi, në qoftë se ato nuk shoqërohen me shumë gjëra të tjera. (Vijon në faqen 2)

20 VJET NGA RINGRITJA E ARSIMIT KISHTAR

U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks

- Më 7 shkurt 1992 filloi mësimin kursi i parë për klerikë ë këto dy dekada nuk janë aq të shumta ngjarjet që arrijnë të përmbledhin në vetvete mrekullinë e ringritjes së Kishës sonë pas dimrit ateist dhe njëkohësisht të dëshmojnë largpamësinë vizionare të Kryepiskopit Anastas, sa hapja e kësaj shkolle. Kur u mbyllën kishat, me gjithë kufizimet e përndjekjet, Kisha jonë kishte ende rreth 400 priftërinj që shërbenin në gjithë vendin. Në vitin 1991 kishin mbetur vetëm 20, në moshë të shtyrë, një pjesë të pamundur për të shërbyer e të tjerët të sëmurë, në fund të rrugëtimit të tyre tokësor (sot kanë mbetur gjallë vetëm 2 nga ata). Në çastin e ardhjes në Shqipëri, Eksarku Patriarkal, Anastasi, kishte gjetur vetëm rrënojat e kishave të shkatërruara, por rrënojat shpirtërore ishin edhe më të mëdha. Ndaj, krahas ringritjes së tempujve duhej ringritur edhe kisha në shpirtin e besimtarëve, por kjo nuk mund të bëhej pa barinj, pa klerikë, që do kryenin shërbesat e do drejtonin njerëzit në besim. Disa të rinj entuziastë ishin drejtuar jashtë kufijve, për të marrë mësime fetare, por Fortlumturia e Tij ishte i bindur se nuk mund të ecej përpara pa krijuar kushtet që ata që dëshironin t'i hynin kësaj rruge të vështirë, por të bekuar, të kishin mundësi të

N

shkolloheshin këtu, në vend. Ndaj e përcaktoi si përparësi hapjen e Seminarit Orthodhoks. Më 7 shkurt 1992, në mjediset e marra me qira në kampin e punëtorëve në Durrës, u mblodhën 45 nxënësit e parë, të moshave të ndryshme, të cilët, me gjithë kushtet mjaft të vështira, ishin entuziastë për t'i shërbyer Kishës që po rilindte. Mësuesit e parë ishin vetë Kryepiskopi,

atë Ilia Katre nga SHBA (që ishte edhe drejtori i parë), teologu Dhimitër Beduli, që kishte drejtuar Seminarin Teologjik të mbyllur në vitin 1945, teologu Teodor Papapavli etj., por edhe murgj e teologë të njohur, të ardhur nga jashtë me dëshirën për të kontribuuar në këtë vepër titanike. (vijon në faqen 3)

2

NGJALLJA

SHKURT 2012

Kreshma e vërtetë

(Vijon nga faqja 1) Mbajtën kreshmë ninevitët dhe tërhoqën mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë; mbajtën kreshmë edhe judenjtë, por këta jo vetëm që nuk fituan gjë, por ikën të turpëruar dhe të akuzuar. Këto i thashë, jo që të përbuzim kreshmët, po t'i nderojmë, duke i mbajtur si duhet, dhe i nderojmë këto, duke u larguar jo vetëm nga disa gjellë të caktuara, por edhe nga disa mëkate. Ai që kujton se kreshma është largim nga disa gjellë, e përbuz kreshmën. Mban kreshmë? Tregoje me vepra. Me çfarë veprash? Kur shikon ndonjë të vobektë, ndihmoje. Kur takohesh me armikun, të pajtohesh dhe të bëhesh mik me të; të mos shash; të mos shpifësh, të mos vjedhësh, të mos bësh ndonjë padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë njerëzit, etj., etj. Me fjalë të tjera, nuk duhet të mbajë kreshmë vetëm goja, por edhe syri, veshi, këmbët, duart dhe gjithë pjesët e trupit tënd. Le të mbajnë kreshmë duart, duke mos u ndotur me vjedhje dhe grabitje; Le të mbajnë kreshmë këmbët, duke u larguar nga rruga që shpie nëpër qendra të liga dhe mbledhje imorale e të dobëta; Le të mbajnë kreshmë sytë, duke mos u hedhur kurrë në fytyra të bukura me qëllim satanik dhe shtazor, sepse do të ishte një gjë qesharake, sikur gojën ta largosh nga gjellët - që në fund të fundit nuk janë të këqija në vetvete - kurse syve t'u japësh leje të prekin gjërat, që janë të ndaluara dhe që janë vetiu të liga. Nuk ha mish? Bukuri, por mos i lër sytë të hanë imoralitet dhe paturpësi. Le të mbajnë kreshmë edhe veshët; Kur mban kreshmë veshi? Kreshma e veshit është të mos dëgjojë e pranojë as sharje, as shpifje, as qortime. Se Shkrimi i Shenjtë thotë: "të mos pranosh të dëgjosh të shara dhe fjalë të liga." Le të mbajë kreshmë edhe goja; Dhe goja mban kreshmë, kur nuk nxjerr asnjë fjalë të keqe. Se me të vërtetë ç'dobi vjen, kur nga njëra anë nuk hamë zogj dhe peshq, dhe nga ana tjetër i kafshojmë dhe i copëtojmë vëllezërit tanë?

Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit"

Në vitin 1996, shkolla teologjike e Kishës u zhvendos nga mjedisi i papërshtatshëm i marrë me qira në zonën e Plazhit, Durrës, në një kompleks modern ndërtesash të reja pranë Manastirit të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin emër, në Durrës. Kryepiskopi Anastas e zgjeroi fokusin e shkollës nga një seminar i drejtuar vetëm për përgatitjen e klerit në një Akademi Teologjike për djem dhe vajza. Në vitin 1997 filluan të përgatiten dhe të studiojnë edhe vajza, që do të shërbenin në aktivitetet e ndryshme të Kishës. Klasa e parë kishte 8 vajza. Akademia Teologjike ndodhet pranë Manastirit të Shën Vlashit në Durrës. Ndërtuar më 1996, kompleksi multifunksional është një nga shkollat më moderne në Shqipëri. Ky kompleks përfshin kishën e shkollës që quhet "Ngjallja e Krishtit'' në të cilën bëhen shërbesat ditore, disa klasa mësimi, klasën e kompjuterave, sallën e studimit, atë të pritjes, sallën e ceremonive dhe të shfaqjeve, mensën, sallën e lojërave të pingpongut, konviktin e djemve dhe atë të vajzave. Akademia ka edhe një bibliotekë të pasur me më shumë se 15.000 libra fetarë, shkencorë, historikë, letrarë etj. Qëllimi i Akademisë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" është të sigurojë formimin shpirtëror dhe akademik të klerit të ri dhe besimtarëve shqiptarë nëpërmjet studimeve teologjike, përjetimit liturgjik dhe jetesës në komunitet. Të gjithë kandidatëve të pranuar në shkollë u jepet bursë nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, e cila konsiston në mbulimin e shpenzimeve të studimeve, ngrënies dhe fjetjes. Kjo bursë rifitohet çdo vit për të gjithë studentët që mbajnë nivel të pranueshëm akademik dhe personal. Në programin 4-vjeçar akademik zhvillohen këto lëndë: Dhiatë e Vjetër, Dhiatë e Re, Dogmatikë, Patrologji, Etikë e krishterë, Liturgjikë, Histori e Kishës, Filozofi, e Drejtë kanonike kishtare, Predikim, Katekizëm, Kujdes Baritor (Pimantikë), Besimet nëpër botë, Misiologji, Gjuhë Shqipe, Histori e Lëvizjes ekumenike, Agjiologji, Psikologji, Muzikë bizantine, kompjuter dhe dy gjuhë të huaja - anglisht dhe greqisht. Në programin shkollor përfshihet edhe përjetimi liturgjik, duke marrë pjesë në shërbesat ditore të mëngjesit, të mbrëmjes, të pasdarkës, dhe pjesëmarrja në diskutimet shpirtërore të përjavshme dhe në seminaret periodike. Studentët marrin pjesë, të paktën një herë në javë, në programe të gjëra edukimi, duke përfshirë dhënien e mësimeve të katekizmit në zonat përreth, vizita në dy institucione për fëmijë me aftësi të kufizuara, në jetimore, në shkollën e handikapëve, në një azil pleqsh, në burgun e adoleshentëve, në spital etj. në qytetet Durrës, Kavajë, Tiranë. Në vitin 1998 nga një grup studentësh iniciatorë, filloi të botohej brenda ambienteve të Akademisë gazeta "Fjala". Kjo gazetë përmban informacione mbi aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Akademi, krijime të vetë studentëve, përkthime, materiale shpirtërore, etj. Në jetën e shkollës zënë vend gjithashtu edhe aktivitetet sportive, tani shkolla disponon një fushë të madhe volejbolli, futbolli dhe një dhomë lojërash. Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit" funksionon nën administrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me kryetar Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas. Stafi pedagogjik përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë pedagogë, klerikë e laikë, burra e gra, nga Shqipëria, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu në periudha të ndryshme vijnë edhe pedagogë të jashtëm nga Greqia, Anglia, etj. Deri më sot kanë mbaruar studimet në këtë Akademi 253 studentë, 146 prej të cilëve janë bërë klerikë dhe 38 të tjerë shërbejnë me aktivitete të ndryshme në Kishë. Planet për të ardhmen përfshijnë zhvillimin e mëtejshëm të programeve mësimore me vizionin e rritjes së standardeve akademike, në nivel të tillë që ta kthejnë këtë shkollë në një institucion universitar të njohur. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë zhvillimi dhe pasurimi i bibliotekës për studime shkencore akademike, teologjike dhe kërkimore. Gjithashtu po punohet për shtim të klasave të tjera, ndërtim të një amfiteatri. Tashmë për vajzat ka nisur funksioni i mjediseve shumë të përshtatshme në Skitin e bukur të Miroprurëseve, ndërtuar pranë manastirit.

SHKURT 2012

NGJALLJA

3

U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks

(vijon nga faqja 1) Mjediset ishin të papërshtatshme për t'u realizuar si duhej gjithë procesi mësimor. Pa ngrohje, pa drita, pa ujë... ndaj u bë e domosdoshme të krijoheshin mjedise të përshtatshme me kërkesat bashkëkohore dhe specifike të një shkolle të tillë. Në mungesë të një trualli, që nuk u dha kurrë, Kryepiskopi Anastas siguroi fondet për të riblerë tokën e Manastirit në Shën Vlash, Durrës, ku në një pjesë të saj nisi në nëntor 1994 ndërtimi i një Akademie Teologjike moderne, e cila priti nxënësit e parë në vitin 1996. Nga bankat e saj kanë dalë gati të gjithë klerikët që shërbejnë në të gjithë vendin dhe dhjetëra katekistë e kuadro të rinj të Kishës sonë. Në mbështetje të Akademisë funksionojnë edhe dy lice kishtarë "Kryqi i Nderuar", në Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës. Me rastin e këtij përvjetori, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit dhe në mjediset e Akademisë Teologjke "Ngjallja e Krishtit" u organizuan disa veprimtari. Ato nisën me Liturgjinë Hyjnore në kishën e Manastirit, për të vazhduar me aktivitetin e titulluar "Të gjitha janë të mundura për Perëndinë". Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Krypiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, Mitropoliti i Korçës, Joani, Episkopi i Krujës Andoni, Episkopi i Apollonisë, Nikolla dhe dy anëtarët më të rinj të Sinodit të Shenjtë, Episkopi i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti. Morën pjesë edhe klerikë ish-nxënës në kursin e parë të shkollës, në vitin 1992, studentë të Akademisë etj. Për përvjetorin e shkollës foli Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla, drejtor i komanduar i Akademisë Teologjike, i cili ndër të tjera tha se "Akoma më të prekshme, më të gjallë, na e bën këtë madhështi të fuqisë së Perëndisë kryebariu ynë i dashur, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi. Ai vetë na ka treguar se në fillim shumë miq të tij të ngushtë, shumë njerëz këtu në Shqipëri i thoshin: "Këtu nuk bëhet asgjë". Por kryebariu ynë nuk u zmbraps në ligështinë e besimit të tyre. Qëndroi, dhe me shumë këmbëngulje, me shumë sakrifica, me shumë mundime, me shumë lodhje, me shumë vuajtje, me shumë dhimbje arriti të Ringjallë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Këtë të gjithë ne e shikojmë në veprat që ai ka ngritur dhe në gjithë punën baritore e bamirëse që ka bërë gjatë këtyre 20-vjetëve, jo vetëm në dobi të Kishës sonë, por edhe në dobi të të gjithë vendit dhe shoqërisë shqiptare. Dhe ne e dimë se pas kësaj pune kolosale fshihet një shtysë e fuqishme, fshihet besimi se "të gjitha janë të mundshme me Perëndinë". Më pas u shfaq një montazh fotografik për rrugën e shkollës në këto dy dekada. Pastaj u

mbajtën referate nga dy pedagogë, nga znj. Violeta Plepi "Studentët e Akademisë në shërbim të Kishës së Krishtit" dhe nga z. Nathan Hope "Themeli apostolik për një thirrje apostolike". Vijoi leximi i përshëndetjeve nga drejtori i parë, Hirësi Ilia dhe ish-pedagogu atë Luka Veroni, si dhe foli Protopresviter Jani Trebicka, një nga nxënësit e kursit të parë, sot Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë. Në fund të pranishmit i përshëndeti Kryepiskopi Anastas, i cili u ndal në rrugën e bërë, por edhe në detyrat e synimet për të ardhmen. Pastaj Fortlumturia e Tij mbajti një referat mbi mënyrën si duhet kuptuar teologjia në ditët e sotme. Theologjia jonë, - tha Kryepiskopi Anastas, - duhet të jetë një përafrim i vazhdueshëm i misterit të Perëndisë në lidhje të ngushtë me botën që zhvillohet. Studim në thellësi dhe meditim i shpëtimit në Krishtin dhe i vullnetit të Perëndisë. Njëkohësisht lutje dhe përjetim i "u bëftë vullneti yt", përpjekje për t'u çliruar nga vullneti personal që të dorëzohemi te vullneti i Perëndisë, gjë që ka lidhje me ecurinë e mbarë botës. Kur Zoti vuri në buzët dhe në zemrat tona këtë lutje - siç e thekson

dhe shën Joan Gojarti, "nuk tha "u bëftë vullneti yt në mua apo ndër ne, por në mbarë tokën, që të çlirohet nga ma-shtrimi dhe të mbijë e vërteta dhe të ikë tej e liga dhe të vijë përsëri virtyti dhe të mos ndryshojë toka nga qielli". E tërë Kisha duhet të ofrojë të gjithë Ungjillin në mbarë botën, në atë që ndodhet afër dhe larg nesh, të interesohet për mbarë njeriun, për çdo shprehje të jetës njerëzore. Të gjitha këto pranohen teorikisht nga bota e sotme orthodhokse, por si rregull interesat tona kufizohen në ambientin lokal dhe etnik. Kuptimi i saktë dhe përjetimi i lokalizmit dhe i katholicitetit të Kishës, detyra jonë apostolike si në kuadrin lokal ashtu edhe në atë mbarëbotëror, përbëjnë pjesë parësore të theologjisë orthodhokse moderne. Çdo formë polarizimi midis të dyjave, midis lokales dhe katolikes, çon në një spiritualitet të gabuar, gjë që mohon fronemën, mentalitetin orthodhoks.... E gjithë ceremonia u shoqërua me këngë e himne të përgatitura nga kori i Akademisë. Thoma Dhima

1992: Prof Dr. Anastasi, duke i dhënë mësim studentëve të kursit të parë të Seminarit.

4

NGJALLJA

SHKURT 2012

Historia e Akademisë bashkëshkruhet me veprimtarinë e shumanshme të Kryepiskopit Anastas

- Përshëndetje nga Episkop Ilia i Filomelisë, 7 shkurt 2012, drejtori i parë i Seminarit Orthodhoks, Durrës 1992 Shpirti im u mbush me ngazëllim dhe ndjeva një kënaqësi të brendshme kur më ftove të dërgoj një mesazh urimi me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Akademisë. Përballë rrethanave të vështira, me bashkëpunëtorë të paktë në numër, me mjete të kufizuara dhe të ardhme të pasigurt, pasardhësi i Apostujve dhe i dërguari eksarku i Kishës Mëmë të Kostandinopojës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, armatosur me besimin e tij të thellë, pajisur me dashurinë për Jisunë, Shpëtimtarin dhe i zhvilluar nga zhytja e qenies së tij në fjalët e Biblës së Zotit Krisht, iu përvesh punës misionare dhe pa ndrojtje mbolli farën e seminarit në plazhin e Durrësit, që sot lulëzon si një Akademi në kodrën e Shën Vlashit. Historia e Akademisë bashkëshkruhet me veprimtarinë e shumanshme të Imzot Kryepiskopit Anastas. Perëndia i dhembshur i dëgjoftë lutjet e të gjithë shpresëtarëve Orthodhoksë shqiptarë të mbarë botës për urimet që Kryepiskopi ynë i shumëdashur Hirësia e Tij Anastasi, të gëzojë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për shumë vjet. Kur mendoj për ardhjen time për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992 edhe shërbimin tim si drejtor i Seminarit, atëherë strehuar në Kampin e Punëtorëve dhe e krahasoj me vizitën e fundit në shtator të 2011, në ambientin e mrekullueshëm të Shën Vlashit, përkulem përpara çudirave hyjnore, duke parë me sy ndryshimet dhe zhvillimet të realizuara me mundime, sakrifica dhe punimet e njerëzve të ndryshëm që kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë dashurinë dhe devotshmërinë e tyre ndaj Zotit dhe Kishës së Tij të shenjtë në Shqipëri. Po jo vetëm kaq, është shënuar edhe më tepër rritja e besimit Orthodhoks, jo vetëm si një teori ose filozofi që trajton fuqitë mendore të njeriut, por më tepër dedikimin e tij në mënyrën e jetesës së përditshme. Besimi Orthodhoks ka kaluar nga fjalët e shkruara në librat e katekizmit nëpër shpirtrat e besimtarëve që pranojnë Krishtin Perëndi si Zot dhe Shpëtimtar të jetës së tyre personale. Akademia është një kopsht shpirtëror, që lëshon aromat erëmira të shpresës, të mirësisë, të përulësisë, të dashurisë. Gjithë këto shfaqen në veprimtarinë e atyre që janë diplomuar dhe që kanë ndarë një pjesë të jetës së tyre në muret e kësaj Shkolle të bekuar... Episkop Ilia i Filomelisë

Një foto e nxënësve dhe mësuesve të kursit të parë të Seminarit dhe godina e kampit të punëtorëve në plazhin e Durrësit, marrë me qira për zhvillimin e mësimit.

NGJALLJA

Organ i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Themelues: Kryepiskopi Anastas

Del nën kujdesin e Këshillit Botues Kryeredaktor: Thoma Dhima Adresa: Kryepiskopata Orthodhokse, Rruga e Kavajës, Nr. 151 Tiranë Tel: (04) 2234 117, 2235 095. Fax: 2232 109 Shtypur në shtypshkronjën "Ngjallja"

SHKURT 2012

NGJALLJA

5

E Diela e të Lidhurit të Djathit

SHPËTIMI PËRFUNDIMTAR PO AFROHET

Rom. 13:11-14 (12-3-2000)

Në leximin e sotëm të Apostullit, Apostull Pavli i këshillon Romakët të zgjohen nga gjumi. Sepse nata po largohet kudo dhe dita po afrohet. Shpëtimi tani gjendet shumë afër (Rom. 13:11-12). Errësira është e lidhur me gjumin, që është i domosdoshëm për organizmin e njeriut. Njeriu qetësohet, dezintoksikohet, ripërtërihet dhe është i gatshëm për një aktivitet të ri dhe krijues në dritën e diellit. Madje edhe në mes të dritave të ndryshme që shkaktojnë përshtypje, drita që prodhohen me rrymën elektrike dhe rrezet lazer. Shpëtimi i njeriut është i lidhur ngushtë me dritën e Krishtit. Me vetë Krishtin, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë. Por Krishtin, Dritën e Vërtetë, nuk mund ta shikojmë me sytë tanë. Sepse shqisat tona i takojnë krijesës së dukshme të Perëndisë, së bashku me qenien tonë biologjike, bashkë me funksionet e saj të shumëfishta. Sigurisht, Perëndia e krijoi njeriun me mundësinë e kapërcimit të natyrës së tij materiale dhe të marrë pjesë "sipas hirit" në hirin e Tij jetëbërës, që është dashuria, drita, e vërteta dhe jeta. Eva u tundua nga "gjarpri" dhe në vazhdim e Kishës sonë, me hirin e Zotit tonë, fitojnë shqisa të reja. Pranojnë lirisht dritën e besimit, dritën e së vërtetës, dritën e ditës së Zotit dhe e shikojnë botën me sy të ndriçuar. Kur drita e Krishtit nuk ndriçon në zemrat tona, nuk mund të kontrollojmë as fajet tona, nuk mund të kuptojmë nevojat e të afërmve tanë dhe nuk mund të rrokim as kuptimin e jetës. Sepse ajo që vjen dhe kalon nuk është jetë me të vërtetë. Jeta e vërtetë është Krishti, që mbetet tani e përherë e në jetë të jetëve. Ai i ndrit me dritën e Tij të paperëndueshme të gjithë njerëzit e vdekshëm dhe të prishshëm, që e pranojnë brenda qenies së tyre dhe që shenjtërohen me adhurimin ndaj personit të Tij. Por shkëlqimi i vërtetë dhe ndriçimi i vërtetë i besimtarëve dallon në mes të dritave të gënjeshtërta që llamburitin në epokën tonë të pështjelluar nga disa karakteristika. Këto janë shikimi i ndritshëm, zemra e dhembshur, mendja e hapur, veprat e filantropisë dhe të dashurisë. (Nga libri "Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?". i Mitropolitit të Polianisë dhe Kilkisit, Hirësisë së Tij Apostol Papakonstandini)

tundoi edhe burrin e saj, Adamin. Ata u bashkuan të dy me djallin, u larguan nga Perëndia, Krijuesi i tyre dhe u zhytën në kaosin e fajit. Nuk duruan dot të shikojnë Perëndinë, prandaj edhe u fshehën, siç e përshkruan Dhiata e Vjetër! U penduan! Por ishte shumë vonë. Sepse u zhytën në errësirën e vdekjes. Mohuan frytin e jetës që është vetë Perëndia dhe hëngrën frytin e ndaluar të vdekjes. Panë shëmtinë e lakuriqësisë së tyre dhe u veshën me "lëkurë të mishta". Morën një pamje të vdekshme mishi. Apostull Pavli na kujton në letrën e tij drejtuar Romakëve: "Ësh-

të ora të zgjohemi nga gjumi, sepse tani shpëtimi ynë është më afër se sa kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim tej pra veprat e errësirës dhe le të ngjeshim armët e dritës. Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime dhe dehje, jo në shtretër imoraliteti e ndyrësira, jo në grindje e në smirë, po vishni Zotin Jisu Krisht dhe mos bëni kujdes për mishin, që t'i plotësoni lakmitë" (Rom. 13:11-14). Tani natyra jonë njerëzore e rënë ripërtërihet dhe gjen atë që humbën të parëkrijuarit, madje gjen akoma edhe më shumë. Ata që janë gjymtyrë të ndërgjegjshme të

Mrekullia e grurit e shën Theodhorit

vitin 361 kur perandor u bë Juliani, i cili më vonë u quajt me emrin apostati, sepse ndonëse ishte rritur i krishterë e mohoi fenë e krishterë dhe filloi të restauronte përsëri fenë pagane. Duke dashur të prishë çdo gjë nga krishterimi javën e parë të Kreshmës së Madhe duke filluar nga e hëna, të krishterët hanin ushqime të veçanta, të cilët fillonin dhe agjërimin e madh prej 40 ditësh. Ai në mënyrë të fshehtë i leu këto ushqime me gjakun e idhujve. Nga sakrificat dhe flijimet qe u ishin bërë idhujve, ai mori gjakun dhe me të spërkati ushqimet, duke kujtuar se kështu do të ndynte kreshmën që mbanin të krishterët. Shën Theodhori i madh, shenjt të cilin kujtojmë së bashku me mrekullinë, iu shfaq në ëndërr patrikut, të asaj kohe, Theodhosit, dhe i tha nga të gjitha ushqimet që janë atje të mos merrni asgjë, por merrni grurë, ziejeni dhe shpërndajuani besimtarëve. Dhe ashtu u bë. Dhe Zoti nëpërmjet këtij shenjti i ruajti të krishterët që ta ruanin të pastër kreshmën e tyre. E shtuna e parë iu kushtua kësaj mrekullie, meqenëse gruri në kuptimin e krishterë, ishte simboli i Ngjalljes. Ashtu si fara e grurit që bie në tokë dhe nuk vdes, edhe pse në dukje duket sikur shpërbëhet dhe vdes, por mbin dhe jep fryte të tjera, ashtu dhe të krishterët, ndonëse do të duket se do të vdesin, prapë nuk do të vdesin. Ky është besimi i thellë i krishterë. Kjo është arsyeja pse bëjmë grurin si një shenjë, si një simbol të Ngjalljes së Krishtit dhe ardhjes së dytë të Tij. Shën Theodhori mbaroi si martir, duke dhënë jetën për besimin. Ata u liruan nga pasionet, gjë që na mëson të ndjekim shembullin e tyre. Pikërisht këtë na tregon historia e shenjtorëve dhe martirëve, dhe kjo është arsyeja pse i kujtojmë gjatë Kreshmës së Madhe. Le t'i lutemi shën Theodhorit të na mbrojë dhe forcojë në besim dhe në përkushtimin ndaj Zotit.

T

ë shtunën e parë të Kreshmës së Madhe Kisha jonë kujton një ngjarje shumë të rëndësishme. Në

6

Tiranë, 21.1.2012

NGJALLJA

SHKURT 2012

I gatshëm për të ndihmuar në çdo nevojë, indiferent ndaj mundimeve dhe hidhërimeve

Fjala e Kryepiskopit Anastas në hirotoninë e Episkopit të Amantias, Nathanailit

Fort i shtrenjti im Nathanail, Episkop i zgjedhur i Amantias, "Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë" (1Thes. 5:24)

E vulosur nga dashuria e Perëndisë ka qenë

jeta jote deri tani. Në rini more vendimin për t'iu përkushtuar tërësisht Atij dhe gjete strehë në Malin e Shenjtë. Atje u qethe murg, në Lavrën e Madhe, atje ku në epokat e mëparshme kishte asketizuar shën Joan Kukuzeli nga Durrësi. Studiove në shkollën e Athoniadhës dhe më vonë, me bekimin e drejtuesve të tu, vazhdove studimet universitare në Fakultetin Theologjik të Universitetit "Aristoteli" në Selanik. Asketizëm dhe studim ishin përpjekjet e tua në vitet e rinisë. Kur në Shqipëri në vitin 1991 u rrëzua sistemi i pamëshirshëm ateist dhe ekzistonte një nevojë e madhe për punëtorë që do të merrnin përsipër kryerjen e veprës apostolike, vrapove i frymëzuar nga shembulli i hierapostullit dhe murgut të madh, shën Kozma Etolosi dhe erdhe në këtë vend të vuajtur, për të shërbyer në zonat ku ishte martirizuar isapostulli i shenjtë. Gjithë këto vite jeton bashkë me ne, në kushte të vështira, duke punuar pa u lodhur, duke predikuar Ungjillin e shpëtimit në Krishtin, duke ngushëlluar dhe duke mbështetur popullin e vuajtur, duke shenjtëruar besimtarët orthodhoksë me kryerjen e Mistereve të Kishës. I gatshëm për të ndihmuar në çdo nevojë, indiferent ndaj mundimeve dhe hidhërimeve. Duke çmuar besimin, dashurinë, përkushtimin tënd ndaj Kishës së Shqipërisë, Sinodi i Shenjtë pardje, pas propozimit të Këshillit Kleriko-laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, vendosi të të zgjedhë episkop titullar të episkopatës dikur të shkëlqyeshme të Amantias dhe me shërbesë specifike "Mbikëqyrjen e pasurisë së manastireve" për t'u përkujdesur për shumë manastire të hirshme, që janë shkatërruar nga persekutimi dhe koha.

1. Leximi nga Apostulli i të kremtes së sotme nënvizon në mënyrë shumë të goditur një anë të rëndësishme të shërbesës episkopale "këshilloni të prapët, ngushëlloni zemërlëshuarit, ndihmoni të sëmurët, jini zemërgjerë për të gjithë" (1Thes. 5:14). Rreth nesh ekziston një dobësi dhe rënie e madhe shpirtërore. Kushtet e jetës dhe shoqëria jonë e sekularizuar kanë ftohur besimin e shumë njerëzve. Në çdo epokë, por veçanërisht në epokën e sotme, ne episkopët ftohemi të mbështesim ata që lëkunden, të ngushëllojmë ata që nuk kanë kurajë, duke e fuqizuar besimin e tyre në përkujdesjen e Perëndisë. Disa përkulen përpara sprovave të papritura të sëmundjeve, të skamjes dhe presin nga ne mbështetje konkrete me dashuri dhe respekt për personalitetin e tyre. "Edhe le të teprojë dashuria juaj dhe shumë e më shumë në njohje e në çdo kuptim" (Filip. 1:9).

ndodhë, gëzimi nuk duhet të humbasë nga thellësitë e qenies sonë. "Gjithnjë në falënderim". Sepse kjo nuk lidhet me kushtet e jashtme të lehtësirave apo të sukseseve, por me praninë ndër ne të Zotit tonë të ngjallur (Matth. 28:20), me përpjekjen që Krishti të jetojë ndër ne sipas shembullit të Pavlit: "S'rroj më unë, po Krishti rron tek unë" (Gal. 2:20).

2. Por detyra jonë episkopale shpesh është kërkuese. Shumë herë kemi të bëjmë me njerëz të vështirë, që ngulin këmbë në vullnetin e tyre egoist. "Këshilloni të prapët", na vë si obligim detyra jonë. Nuk kemi të drejtë të heshtim dhe të lëshojmë pe kur shikojmë gjëra të padenja. Jemi të detyruar të bëjmë vërejtje dhe, kur kërkohet, të jemi të rreptë. Por në fund të mos harrojmë: "jini zemërgjerë për të gjithë". Shpirti i madh, zemërgjerësia, duhet të jetë vula e jetës Duke shkuar te Krishti me përkushtimin e së Episkopit, ashtu si ai duhet të ndjekë shembu- apostullit Nathanail, emrin e të cilit mban, të atij llin e Zotit tek i Cili nuk ka asnjë të hajë. njeriu me të vërtetë të mirë "tek i cili nuk ka 3. Por për asnjë çast nuk duhet të harrojmë gënjeshtër" (Jn.1:47) dhe me fuqinë e shenjtorit përpjekjen tonë të brendshme, mbi të gjitha që kremtojmë sot, shën Maksim Omologjetit, jetën tonë personale. Dhe në këtë pikë, peri- jemi të sigurt se do t'i përgjigjesh plotësisht përkopeja nga Apostulli na thotë në mënyrë për- gjegjësisë së episkopit, në të cilën të fton Kisha. caktuese: "Përherë gëzohuni, pa pushim faluni, "Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta për çdo gjë falënderoni" (5:17). Çfarëdo që të bëjë" (1 Thes. 5:24).

4. Dhe e fshehta për këtë ndjesi të vazhdueshme të pranisë së Perëndisë është "pa pushim lutuni, për çdo gjë falënderoni" (5:16). Këtu ndodhet rrënja e ripërtëritjes sonë të vazhdueshme, madje edhe kur kushtet e jashtme janë kërcënuese dhe mbytëse. Ky është vullneti i Perëndisë për ne. Shpirti i Shenjtë, të Cilin do ta ftojmë me nxehtësi të veçantë të vijë mbi ty në çastin e hirotonisë sate, nuk duhet të shuhet kurrë në zemrën tënde - "Mos e shuani frymën". Kështu prania jote do të jetë profetike në zell dhe në durim. Njëkohësisht mendja dhe shpirti ynë kanë si detyrim të mos reshtin së sodituri fundin, "të fundmet", tek i cili na çon çdo ditë e jetës sonë. Dhe këtu kulmon urimi i ne të gjithëve në këtë çast të madh të jetës sate. Lutemi me fjalët e Apostullit: "Edhe vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ju të tërë". "Edhe u ruajttë e tërë fryma juaj, dhe shpirti, dhe trupi pa të metë në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht" (1 Thes. 5:23).

SHKURT 2012

Tiranë 22.1.2012

NGJALLJA

7

Pa ngurrim, zgjodhe përkushtimin e plotë ndaj Kishës

Fjala e Kryepiskopit Anastas në hirotoninë e Episkopit të Bylisit, Astit

Fort i dashuri biri im, Asti, I nderuar episkop i zgjedhur i Bylisit, "Beko Zotin, o shpirti im" (Ps. 102:1) "Ti pra vuaj porsi ushtar i mirë i Jisu Krishtit" (2 Tim. 2:3). Dhe në një pikë tjetër, në po këtë letër: "Vuaj bashkë me mua për ungjillin sipas fuqisë së Perëndisë" (2 Tim 1:8). Në leximin e Apostullit të së kremtes së sotme të Apostull Timotheut dhe të oshënarit martir Anastas Persiani, përcaktohet qartë dhe me forcë, si duhet të sillet një episkop i ri: "Askush le të mos të të përbuzë për rininë tënde, por bëhu shembull i besimtarëve, në fjalë, në shoqëri, në dashuri, në frymë, në besë, në zemër të qëruar" (l Tim. 4:11-12). gje, në trazira, në mundime, në agripni, në kreshma). b) "në dëlirësi, në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi". c) "në Frymë të Shenjtë", (me frymën dhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë) "në dashuri jo hipokrite, në fjalë të së vërtetës, në fuqi Perëndie". Të mos presim që mundi dhe kontributi ynë të gjejnë gjithmonë përgjigje. Duhet të jemi të gatshëm të durojmë shpifje, kundërshti, madje edhe dështime. Por çfarëdo të ndodhë, ftohemi të ruajmë paqen dhe gëzimin tonë. Përfundimisht, të na mjaftojë Perëndia. Në mënyrë të

Pe dritën e diellit në një epokë kur errësira e ateizmit kishte pllakosur Shqipërinë. Por pate bekimin të lindësh në një familje orthodhokse, nga prindër besimtarë, Zoi dhe Jolanda, të cilët edhe në ditët më të errëta ruajtën të ndezur në zemrën e tyre flakën e shpresëtarisë. Prandaj, mos harro të thuash vazhdimisht: "Beko Zotin, o shpirti im".

Menjëherë pas ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u pagëzove dhe u fute bashkë me motrën tënde të zgjedhur Eleni - sot zëvendësprokurore e Durrësit - në rininë orthodhokse. Pas kësaj me shumë dëshirë vendose të studiosh në Akademinë tonë Orthodhokse Theologjike "Ngjallja e Krishtit". Dhe pas katër vitesh studimi të zellshëm, vazhdove, me bursë të veçantë të Kryepiskopatës, studime më të larta në Fakultetin Theologjik të Universitetit "Aristosteli" të Selanikut. E për të gjitha këto, mos resht së thëni vazhdimisht vargun e psalmistit: "Beko Zotin, o shpirti im". Pastaj, pa ngurrim, zgjodhe përkushtimin e plotë ndaj Kishës. Pikërisht në gusht të vitit 2003 u hirotonise dhjak dhe më vonë, në nëntor të vitit 2009, presviter. Para pak kohësh, vendosëm bashkërisht të vazhdosh studimet pasuniversitare në Selanik. Për të gjitha këto dhurata të Perëndisë dhe të njerëzve që të duan, mos resht së thëni vazhdimisht: "Beko Zotin, o shpirti im". Me zell, përkushtim dhe dashuri i shërben Kishës në çdo sektor që të kërkohet. Në kohët e sotme kritike, kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përballet me nevoja të shumëllojshme dhe urgjente, Sinodi i Shenjtë vendosi të të ngarkojë një përgjegjësi të re të rëndësishme: Të të zgjedhë episkop titullar të Episkopatës, dikur të shkëlqyeshme, të Bylisit dhe të të ngarkojë një sektor shumë të rëndësishëm, atë të "Shërbimit Apostolik". Gëzohemi në mënyrë të veçantë, sepse biri i një familjeje orthodhokse shqiptare dhe madje nga qyteti i vjetër i të krishterëve të parë dhe i martirëve, atij të Durrësit, merr përgjegjësinë episkopale. Duke përmbledhur përvojën apostolike, Apostull Pavli, në letrat e fundit drejtuar bashkëpunëtorëve të tij të dashur, këshillon nxënësin e tij, Timotheun:

Tani ti do të jesh më i riu i episkopëve. Por kjo nuk të pengon, përkundrazi, të fton të fitosh respektin e të tjerëve me përulësi, mirësjellje, mentalitet apostolik. Të bëhesh shembull i besimtarëve; me fjalë e me vepra, me dëshminë spontane, jetën në Shpirtin e Shenjtë, me besimin e nxehtë krijues, me dëlirësinë e kristaltë. Në letrën e dytë drejtuar Korinthianëve nga apostull Pavli së bashku me Timotheun, përshkruhet me detaje detyra jonë: "Për asgjë nuk japim asnjë pengesë, që të mos shahet shërbesa jonë. Por në çdo gjë e paraqesim veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë" (2 Kor. 6:3-4). Dhe e shpjegon: a) me shumë durim (në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica, në rrahje, në bur-

përsëritur ta kam shtjelluar këtë mendim, që ofron fuqi të pamposhtur dhe liri të brendshme. Në mënyrë të papërsëritshme dhe shprehëse, këtë të vërtetë e përmbledhin vargjet që pasojnë: "Në lavdi e në çnderim, në emër të mirë e në emër të keq; si gënjeshtarë, po të vërtetë; si të panjohur, po të njohur mirë; si njerëz që vdesin, po ja tek rrojmë; si të munduar, por jo të vdekur; si të hidhëruar, por gjithnjë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që nuk kanë asgjë, por të gjitha i kemi në dorë (2 Kor. 6:8-10). Pra, me këtë frymë jeto përgjegjësinë tënde episkopale: "...rri zgjuar në të gjitha" shqyrto me (vijon në faqen 8)

8

NGJALLJA

SHKURT 2012

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi dy episkopë të rinj

Pas propozimit të Këshillit Kleriko-laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, të enjten, 19 janar 2012, në mbledhjen e tij Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi dy episkopë të rinj titullarë. Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet për herë të parë në historinë tij nga 8 anëtarë. Në bazë të Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (nenet 17, 18), Sinodi i Shenjtë vendosi me vota unanime si Episkop të Episkopatës dikur të ndritshme të Amantias, arkimandritin Nathanail dhe si Episkop të ish-Episkopatës dikur të ndritshme të Bylisit, arkimandritin Asti. Ata janë anëtarë titullarë me të drejta të plota të Sinodit të Shenjtë (Neni 18 i statutit: Sipas nevojave të Kishës është e mundur të zgjidhen nga Sinodi i Shenjtë episkopë titullarë aktivë me detyra të caktuara. Këta quhen kryepriftërinj në shërbim aktiv dhe marrin pjesë në Sinodin e Shenjtë.). Kështu, episkopët e rinj do të mbulojnë sektorë të caktuar të jetës kishtare. Hirësi Nathanaili "Mbikëqyrjen e pasurisë së Manastireve" dhe Hirësi Asti, "Diakoninë Apostolike" (Shërbimin Apostullor). Në datën 21 janar, e shtunë, u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Nathanailit, në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses", në Tiranë. Merrnin pjesë klerikë të shumtë nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropolia e Gjirokastrës dhe nga dioqezat e tjera. Merrnin pjesë gjithashtu familjarë, miq, bashkëpunëtorë e besimtarë të shumtë edhe nga dioqezat e tjera, nxënësit e pedagogët e shkollave kishtare etj., të cilët e uruan nga zemra "Aksios - i denjë!". Në datën 22 janar, e diel, u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Astit, në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses", në Tiranë. Merrnin pjesë edhe shumë klerikë nga Kryepiskopata e Tiranës dhe nga mitropolitë. Merrnin pjesë gjithashtu familjarë, miq, bashkëpunëtorë e besimtarë të shumtë të ardhur nga Durrësi dhe Akademia Teologjike ku jep mësim, nxënës e mësues të shkollave kishtare etj., të cilët e uruan nga zemra "Aksios - i denjë!".

Fjala e Kryepiskopit Anastas në hirotoninë e Episkopit të Bylisit, Astit

(vijon nga faqja 7) kthjelltësi fryme, me qetësi dhe dallueshmëri gjendjet e ndryshme, "vuaj, bëj punë ungjillori, shërbesën tënde mbaroje" (2 Tim. 4:5), përpiqu duke pranuar vuajtjen, puno me zell për përhapjen e Ungjillit në shoqërinë e sotme shqiptare; kryeje në plotësinë e saj detyrën që të ngarkon Kisha.

deri në fund besimin e palëkundur, dashurinë e pashterur, përulësinë gëzimprurëse, burrërinë e paqme të shenjtorit, vetësakrifikimin e tij. Format e martirizimit për episkopët në epokën tonë kanë ndryshuar, por nuk janë shfuqizuar. Vëllezërit e mi, le të lutemi me të gjithë zemrën tonë në çastin e hirotonisjes së vëllait tonë të shtrenjtë Asti, që të ruajë "porosinë të panjollë, të paqortueshme, deri në dukjen e Zotit tonë Jisu Krisht, të cilën në kohë të urdhëruara, do ta tregojë i lumuri dhe i vetmi pushtetar, Mbreti i atyre që mbretërojnë dhe Zoti i atyre që zotërojnë, i vetmi që ka pavdekësi dhe që rri në dritë të paafrueshme, të cilin asnjë nga njerëzit nuk e pa, as mund ta shohë, të cilit i qoftë nder e pushtet i përjetshëm. Amin" (1 Tim. 6:14-16).

Dhe kjo këshillë ngarkohet me një mallëngjim të veçantë, ndërsa Apostulli, tashmë i moshuar, në fundin e jetës së tij, shton: "Sepse unë tani jam duke derdhur gjakun, edhe koha e të ikurit tim arriti (4:6). Që prej dorëzimit tënd në hierodhjakon, emri i episkopit dhe i martirit të parë, Shën Astit, vulos rrugëtimin tënd. Përkujdesu që të mos mbash thjesht' vetëm emrin e tij, por edhe të përjetosh

Me www.orthodoxalbania.org do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe në internet. Ajo i njeh vizitorët e saj me: - besimin e krishterë orthodhoks, - organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale, - lajmet më të fundit, - arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri, - ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve, - botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor, muzikor e filmik. Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, anglisht e greqisht.

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me www.orthodoxalbania.org

SHKURT 2012

NGJALLJA

9

Trajnim i veçantë me mësuesit kosovarë dhe shqiptarë

Mësues kosovarë dhe shqiptarë u mblodhën së bashku për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të mësuar më tepër mbi mësimdhënien e fëmijëve. Tashmë është viti i katërt që mësues të shkollave 9- vjeçare të Komunës së Malishevës vijnë në Shqipëri të marrin pjesë në një trajnim mbi mësimdhënien bashkëkohore të fëmijëve. Ky trajnim zhvillohet me bekimin dhe mbështetjen e Kryepiskopit Anastas. Këta arsimtarë u japin mësim fëmijëve të shkollave 9-vjeçare të kësaj komune, në të cilën Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë çdo verë zhvillon kampe për fëmijët. Trajnimi u organizua nga Zyra Qendrore e Fëmijëve me përgjegjës të tyre z. Nathan Hoppe. Këtë vit trajnimi u zhvillua në dhjetor të 2011-tës, me temë "Historia dhe kultura e Shqipërisë dhe përdorimi i saj në arsimin e përgjithshëm". Në këtë trajnim merrnin pjesë 25 persona nga të cilët 18 ishin mësues nga Kosova dhe 7 nga Shqipëria. Mësuesit nga Shqipëria ishin pjesë e kampeve verore në Kosovë përgjatë verës. Trajnimi u zhvillua në formën e një vizite në vendet historike-kulturore nyra e organizimit të ekskursioneve. Ata kishin edhe një sesion të veçantë që të paraqisnin para njëritjetrit punën për sa u përket vizitave në terren. Në këtë mënyrë të gjithë mësuan nga njëri-tjetri shumë gjëra që nuk i dinin në lidhje me vendet e reja që vizituan. I gjithë trajnimi ishte një model konkret i asaj se çfarë mësuesit duhet të bënin me nxënësit e tyre sa herë që organizonin një ekskursion në mënyrë të tillë që ekskursionet të mos ishin thjesht argëtuese por edhe edukative. Pjesëmarrësit kaluan një fundjavë mjaft të frytshme, duke mësuar gjëra të reja dhe të rëndësishme për profesionin e tyre, por edhe gëzuan me shoqërinë e njëri-tjetrit. Drejtori i njërës prej shkollave 9-vjeçare të komunës së Malishevës, z. Izet Shala, shprehu falënderimet e tij të përzemërta për organizmin e këtij trajnimi. Shumë falënderime u dhanë edhe nga mësuesit e tjerë, të cilët merrnin pjesë në një trajnim me tematikë të tillë për herë të parë. Pjesëmarrësit u larguan me shpre-sën se do të takohen së shpejti në trajnime dhe aktivitete të tjera. Ana Meni

të Lushnjës, Beratit dhe Tiranës. Trajnuesi ishte zëvendësrektori i Universitetit të New York, Tiranë, dr. Kostantinos Giakoumis. Ditën e parë ai foli mbi përdorimin e historisë dhe kulturës në arsimin e përgjithshëm. Të nesërmen pjesëmarrësit shkuan të vizitonin muzeun e Lushnjës. Kjo seancë u drejtua nga z. Joan Çunga, përfaqësues i Arkivit Kombëtar të Shtetit, i cili foli mbi "Ekspozitën e Kodikëve". Gjithashtu pjesëmarrësit shkuan të vizitonin Xhaminë e Bajezitit II,

Muzeun Etnografik, Kalanë e Beratit - Kishën e Shën Nikollës, Muzeun e Onufrit - Kishën e Shën Trinisë etj. Shpjegimet përgjatë këtyre vizitave u dhanë nga dr. Kostantinos Giakoumis, nga ciceronët dhe nga persona të tjerë kompetentë. Mësuesit shkuan për vizitë edhe në Arkivin e Shtetit. Gjatë këtij trajnimi nuk mungonte edhe puna në grup të cilën arsimtarët e shfaqën edhe para kolegëve të tyre. Qëllimi i këtij trajnimi ishte më-

Aktivitete të shumta dhe të larmishme për fëmijë

Tashmë janë bërë më shumë se dhjetë vjet që Zyra Qendrore e Fëmijëve e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë projekton dhe zbaton programe për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve të moshës 6-14 vjeç. Kjo zyrë u krijua me bekimin e Kryepiskopit Anastas, i cili edhe e mbështetet atë financiarisht. Kjo zyrë ka një staf prej 15 personash me përgjegjës Nathan Hoppe. Veçanërisht veprimtaritë shtohen në periudhën e festave të fundvitit. Një ndër aktivitetet që pëlqehet më shumë është ai i teatrit të kukullave, i cili në dhjetor të 2011 u shfaq në vende të ndryshme të Shqipërisë, si në Fier, Pojan, Marinëz, Berat, Toshkëz, Rrupaj, Agim, Shtërrmen, Peqin, Shijon, Fikas, Librazhd, Jubë, Rrushkull, Shën Vlash (në 2 vende), Tiranë në tetë vende të ndryshme, Durrës dhe në Kavajë. Teatri titullohej "Familja e Krishtlindjes" dhe ai u ndoq afërsisht nga 1200 fëmijë. Përgjegjës aktiviteti ishte Amarildo Tashi në bashkëpunim me studentët e vitit të parë të Akademisë Teologjike. Pasi shfaqja mbaron, fëmijët nuk reshtin së foluri për atë dhe presin me padurim që të kenë sërish të tillë aktivitet. Maria, një vajzë 9-vjeçe nga qyteti i Tiranës tha: "Krishtlindja është festë shumë e bukur sepse marrim dhurata, por unë me padurim pres teatrin e kukullave, kënaqem kur i shoh ato dhe më pëlqejnë historitë që ato tregojnë". Ndërsa Andrea, (vijon në faqen 10)

10

NGJALLJA

SHKURT 2012

Aktivitete të shumta dhe të larmishme për fëmijë

(vijon nga faqja 9) 8-vjeçar nga i njëjti qytet tha: "Unë shumë herë kam parë shfaqje me kukulla, por sot u kënaqa shumë, a do të vini përsëri javën tjetër?". Edhe këtë vit nuk mungoi aktiviteti i veçantë i Krishtlindjes, i cili i argëton fëmijët, por edhe u mëson çdo vit edhe shumë domethënien e kësaj feste të madhe. Programi ishte mjaft i larmishëm, i mbushur me lojëra, mësim, punë dore, këngë, dhe fëmijët morën një libër si dhuratë, i cili kishte lidhje me historinë e Krishtlindjes. Këtë vit ky libër titullohej "Pëllumbat shohin Jisuin" dhe u shkrua nga një bashkëmoshatare e tyre, Katerina Hoppe. Ky aktivitet u zhvillua në Tiranë, në shtatë qendrat e fëmijëve që drejtohen nga kjo zyrë dhe morën pjesë 450 fëmijë. Por tradita jonë është aq e pasur sa nuk lë pas dore aspak fëmijët përgjatë vigjiljes së festës madhë-

Kalendari

i Liturgjive Hyjnore, MARS 2012

2 E Premte Dësh. Isihi, senator dhe Eftalia. Hierod. Theodhoti. (I e Akathistit) 3 E Shtunë Mrekullia e grurit nga Shën Theodhori. Dësh. Eftropi etj. 4 E Diel I KRESHMËS (E Orthodhoksisë). Osh. Gjerasimi në Jordan. 7 E mërkurë Hierod. Efremi, Vasileu, Eteri etj. Osh. Pavli i thjeshtë. 9 E Premte 40 dësh. e Sebastisë. Qesar mjeku. (II e Akathistit) (Vaj e verë) 10 E Shtunë Dësh. Kodrati. Anastasia patricia. Dësh. Markiani. 11 E diel II KRESHMËS (Grigor Pallamai). Sofroni i Jerusalemit. 14 E mërkurë Osh. Benedikti. Omol. Efskimi i Lampsakës. 16 E Premte Dësh. Savini, Juliani. Osh. Kristodhuli. (III e Akathistit) 17 E Shtunë Osh. Aleksi, njeriu i Perëndisë. Dësh. Marini. 18 E Diel III KRESHMËS (Falja e Kryqit). Kirili i Jerusalemit. 21 E Mërkurë Omol. Jakovi. Dësh. Filimoni dhe Domnini. Osh. Serapioni. 23 E Premte Dësh. Nikoni dhe 199 nxënësit e tij. Dësh. Dometi. (IV e Akathistit) 24 E Shtunë Hierod. Artemoni. Hierod. i ri Partheni i Konstandinopojës. 25 E Diel IV KRESHMËS (J. i Shkallës). UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES. (Vaj, verë e

peshk)

shtore të Krishtlindjes. Fëmijët presin me padurim ditën e kolendrave. Ata shkojnë në shtëpitë e besimtarëve dhe këndojnë për ata këngë Krishtlindjeje, duke i frymëzuar se Krishti po vjen të lindë si foshnjë në botë. Këtë vit ky aktivitet u zhvillua në datat 22 dhe 23 dhjetor dhe vizituan 30 familje. Fëmijët ishin ndarë në katër grupe dhe meqenëse kjo zyrë punon edhe me fëmijët e

komunitetit Rom, një nga këto katër grupe ishte prej këtyre fëmijëve. Ata me këngët dhe pasurinë e tyre folklorike, gëzuan besimtarët dhe shpalosën talentet e tyre në muzikë. Por në mënyrë që fëmijët të edukohen dhe argëtohen në mënyrë sa më të arrirë, kjo zyrë ofron përgjatë vitit trajnime dhe workshope për rritjen e kapaciteteve të punonjësve të saj.

Në datën 11 shkurt Hirësia e Tij, Ignati, zhvilloi një takim shpirtëror me përfaqësuesit e Rinisë Orthodhokse të Mitropolisë së Beratit.

Ajo transmeton për ju 24 orë program. Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore. Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota. Ndiqni shërbesat kishtare në Radio "Ngjallja"!

28 E Mërkurë Ap. Irodioni nga të 70-t. Osh. Ilarioni i ri. Stefan çudibërësi. 30 E Premte Osh. Joani i Shkallës. Pr. Joadi. (Akathisti i plotë) 31 E Shtunë Hierod. Ipati i Gangrës. Akaqi i Militinës. Inocenti i Moskës.

SHKURT 2012

NGJALLJA

11

Sarandë

Restaurohet piktura murale e Manastirit të Shën Gjergjit të Demës

Manastiri i Shën Gjergjit në Demë pranë Sarandës është një nga manastiret më me interes të periudhës pasbizantine që ruhen ende. Ai paraqet jo vetëm vlera arkitektonike, por dhe ambientale. I ndodhur në një pikë strategjike, këtë manastir deri nga fundi i viteve '80 e kishte në përdorim një repart ushtarak dhe ishte "Zonë ushtarake", kështu që punimet e mirëmbajtjes ishin të vështira për t'u kryer. Në gjendjen e sotme piktura murale nuk mbulon tërësisht sipërfaqet e brendshme të mureve. Piktura murale vesh gjithë sipërfaqen e ikonostasit, mbulon sipërfaqet e trekëndëshave sferikë, duke arritur deri në kupolë, si dhe pjesërisht faqet jugore, veriore dhe perëndimore. Piktura e realizuar në ikonostas, duke përfshirë dhe harkun mbi të, përbën pjesën më të rëndësishme dhe më me vlerë në ansamblin pikturor të kësaj kishe. Piktura e ikonostasit së bashku me atë të sipërfaqes

Para

harkore mund të vlerësohet e kohës së ndërtimit të kishës. Sipas studimeve te kryera, konstatojmë se kemi të bëjmë me tri faza pikture. Faza më e vjetër, sipas stilit, duhet t'i përkasë shekullit XVII, ndërsa dy të tjerat, një periudhe më të vonshme, shek. XVIII dhe XIX. Kjo pikturë është realizuar sipas teknikës së afreskut bizantin, ndërsa në fragmentet e tjera janë përdorur pigmente edhe pa lidhës (në aseko), por edhe ngjyrat e vajit. Piktura u restaurua plotësisht gjatë vitit 2007, me fonde të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përgatiti Ark. Rest. Gentian (Joan) Stratobërdha

Piktura murale e kishës së Manastirit të Shën Gjergjit, Çukë-Sarandë, para dhe pas restaurimit.

Korçë, dëbora shkakton shembje në kishën treshekullore

I gjithë rajoni juglindor është në mëshirë të motit, i cili ka krijuar shqetësime në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve dhe komunave. Një prej këtyre zonave problematike është dhe fshati turistik i Voskopojës, ku bora ka shkaktuar dëme të mëdha. Shembja e çative të banesave në këtë komunë tashmë është shndërruar në një problem shqetësues, pasi për shkak të peshës së madhe po shkaktohen shembje të ndërtesave. Një pjesë e çatisë së kishës së Shën Kollit në fshatin Voskopojë është shembur si pasojë e peshës së madhe të krijuar nga trashësia e borës. Kisha 300-vjeçare, pjesë e fondit të Monumenteve të Kulturës, tashmë ka pësuar një dëmtim në pjesën e pasme të saj, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtim të pikturave murale. "Kjo kishë daton që prej vitit 1721 dhe është një prej elementeve më me vlerë të Voskopojës. Ne e kemi parë nga afër dhe ka pasur një shembje të çatisë në pjesën e pasme të saj. Për fat nuk është dëmtuar asnjë prej afreskeve apo elementeve të tjerë të rëndësishëm", është shprehur kujdestari i kishës së Shën Kollit, Petrit Bacelli. Bora ka shkaktuar shumë dëme edhe në shtëpitë e banorëve të Voskopojës.

12

NGJALLJA

SHKURT 2012

15 vjet më parë

Zëri i Kishës kumboi fort në çaste kritike

Kur kthejmë kokën pas, shpesh kujtojmë ngjarje të shënuara dhe arritje, por ndodh edhe që të kujtojmë momente drithëruese, ku roli i dhe zëri i Kishës sonë ka qenë i ndjeshëm dhe i vlerësuar. Një çast i tillë është është fillimi i vitit 1997, me çmendurinë shkatërruese që shpërtheu pas rrëzimit të "piramidave", kur paraja, e fituar lehtë më parë dhe e humbur befas më pas, bëri që njerëzit të "harronin" çdo vlerë morale, ndërsa vendi shkatërrohej ekonomikisht dhe shteti ra. Në këto ditë, si gjithmonë në çastet e vështira, u ndje fuqishëm edhe zëri i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nëpërmjet deklaratave të Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjes në përpjekjet për rivendosjen e paqes. Por jo vetëm kaq, Kisha ishte në radhën e parë, si duke mbledhur ndihma, për t'ua shpërndarë njerëzve në nevojë, pa marrë parasysh rreziqet, ashtu edhe shpirtërisht, si p.sh. pas tragjedisë së tmerrshme të Otrantos. Madje edhe pas qetësimit të gjendjes ky kontribut vazhdoi, për të mbështetur ringritjen e institucioneve arsimore etj., të shkatërruara nga dhuna.

LUTJE

Kjo lutje e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, u transmetua nga Televizioni në emisionin kryesor të lajmeve, ATSH-ja, agjenci shtypi e RTV të huaja. Në këto çaste të vështira që po kalon vendi, si Kryepiskop Orthodhoks u them të gjithëve dy fjalë të thjeshta, në lutje: Jo më gjak! Jo konfliktit! Jo armëve! Jo urrejtje në zemër! "Dhe Perëndia i paqes do të jetë bashkë me ju" (Filip. 4, 9). Vetëm me anë të vetëpërmbajtjes, pendesës, të vërtetës, faljes dhe mirëkuptimit reciprok mund të sigurohet pajtimi dhe të hapet rruga për një të ardhme më të mirë. Nuk do të na braktisë Perëndia - Perëndia i dashurisë dhe i paqes. Tiranë, më 6.3.1997 Anastasi Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë

Për më shumë shpresë në të ardhmen

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë përpiqet që t'i gjendet pranë popullit, ta mbështesë dhe ta ngushëllojë atë, duke i folur me gjuhën e së vërtetës së përjetshme. U kujton të gjithëve detyrën për solidaritet, ndershmëri, përgjegjshmëri, zell për punë, për falje dhe përzgjedhje të drejtë ndër ata të cilët i kërkojnë besueshmërinë. Në këto çaste kritike bashkohet në sprovën e madhe të mijëra njerëzve të pambrojtur. Dhe është e detyruar të kujtojë në çdo drejtim se, që të kapërcehet kjo sprovë e re, do të duhet të hiqet dorë nga çdo metodë dezinformimi dhe çdo formë dhune. Dhuna pjell urrejtjen dhe urrejtja errëson mendjen dhe zemrën, duke çuar në një rreth vicioz shfrytëzimi dhe trazirash. Për kapërcimin e krizës është e nevojshme që nga të gjitha palët të ekzistojë më shumë kthjelltësi, më shumë e vërtetë, më shumë predispozicion mirëkuptimi, më shumë bashkëpunim të të gjithë përgjegjësve dhe specialistëve, dhe kryesisht më shumë drejtësi dhe dashuri në përpjekjen e kompensimit. Nuk është e drejtë që viktima të jetë populli i pafuqishëm dhe i painformuar. Njëkohësisht, i ftojmë besimtarët, veçanërisht të dielën që vjen, më 16 shkurt, të fuqizojnë lutjet e tyre që Perëndia t'i ndriçojë të gjithë ata që merren me këto çështje, që t'i përballojnë ato me ndershmëri, sinqeritet dhe urtësi. Besimi tek Perëndia i së Vërtetës, i Drejtësisë, i Fuqisë

Vlorë 1997

dhe i Paqes do të ndihmojë që të gjenden zgjidhjet e drejta dhe të shohim të ardhmen me më shumë shpresë. Tiranë, më 12 shkurt 1997 Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi

Askush nuk mund të luajë me drejtësinë e Perëndisë

Në këto çaste tragjike, që po kalon vendi, fuqi të errëta dalin në mënyrë të pakontrollueshme, madje edhe nga zemrat e qytetarëve të thjeshtë. Sapo jepet rasti më i vogël, disa plaçkitin pa mëshirë këdo, madje edhe fqinjin. Nuk hezitojnë të plaçkitin edhe spitalet, jetimoret, institucionet fetare, duke dëmtuar të sëmurët, pleqtë dhe fëmijët e pafajshëm. Mjaft më, le të pushojë kjo histeri. Është e padëgjuar të protestosh ndaj padrejtësisë, që t'u bë nga disa të fuqishëm, duke bërë vetë padrejtësi ndaj më të dobëtëve. Ata që veprojnë kështu, duken se nuk besojnë në asgjë. Por - sidomos ata që pretendojnë se bëjnë pjesë në ndonjë komunitet fetar - le të dëgjojnë me përgjegjësi: nëse nuk pendohen në praktikë, çfarëdo që të grabisin, nuk kanë për të parë mbarësi. Është si të bësh investime nëpër pseudobanka. Gëzohesh për pak, por më pas do t'i humbasësh që të gjitha. Askush nuk mund të luajë me Drejtësinë e Perëndisë. Të gjithë sa jemi besimtarë, le të mbrojmë, në emër të Perëndisë të Gjallë, të dobëtit, kishat e xhamitë, teqetë e manastiret, shkollat dhe qendrat e bamirësisë shoqërore. Le të kundërshtojmë vendosmërisht, me besim e dashuri, këtë padrejtësi të pafalshme, që përhapet si një sëmundje infektive. Pa frikë. "Dashuria e përsosur e largon frikën" (1 Jn. 4:18). Si Kryepiskop do të mbetem deri në fund pranë jush, duke marrë pjesë me lutje, fjalë dhe vepra, në dhimbjen dhe përpjekjet për një shoqëri që do të frymëzohet nga Drejtësia, Liria, Dashuria e Perëndisë dhe respekti i sinqertë për çdo njeri. Anastasi Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë

Kjo thirrje e Kryepiskopit, u transmetua në Televizion në dt. 15 mars 1997, në emisionin qendror të lajmeve, të orës 20:00.

Information

Gazeta SHKURT 2012.pmd

12 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

588768


Notice: fwrite(): send of 206 bytes failed with errno=104 Connection reset by peer in /home/readbag.com/web/sphinxapi.php on line 531