Read Kopertina.psd text version

Projekti PEPSME

Udhëzues për ngritjen e sistemit të menaxhimit të energjisë në Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme

Përgatitur nga Vladimir Tutulaku, Ekspert për Elektricitetin Qemal BALLIU (MA), Konsulent për NVM-të

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Përmbajtja

I II III Përmbledhje ekzekutive.................................................................................... 4 Hyrje.............................................................................................................. 6 Kuadri 3.1 3.2 3.3 3.4 3.5 3.6 3.7 3.8 3.9 3.10 Detaje 4.1 4.2 4.3 4.4 4.5 për ngritjen e sistemit të menaxhimit të energjisë...................................... Caktoni një menaxher te energjisë.......................................................... Përcaktoni qëllimin e ës......................................................................... Përcaktoni kufijtë e sistemit.................................................................. Mblidhni të dhënat................................................................................ Zhvilloni një analizë input-output............................................................ Hartoni një skeme te prodhimit/shërbimit................................................ Sistemi i informacionit të energjisë......................................................... Përgatitja e të dhënave dhe treguesit..................................................... Lidhja ndërmjet energjisë dhe fuqisë...................................................... Vlerësimi i performancës....................................................................... teknike për SMEN ................................................................................. Sistemi ngrohjes.................................................................................. Ndriçimi............................................................................................... Ventilimi.............................................................................................. Motorët elektrikë.................................................................................. Mundësitë për të përmirësuar efiçencën................................................... 8 9 10 12 12 14 15 16 18 19 22 25 25 38 44 51 53

IV

V

Bibliografi....................................................................................................... 55

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

2

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

I

Parathënie

Ky udhëzues publikohet në kuadër të projektit PEPSME i bashkëfinancuar nga programi i EU dhe Fondacioni i Zhvillimit të Biznesit të Vogël gjatë viteve 2009-2011. Programi i EU në Shqipëri synon rritjen e angazhimit të shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe në zhvillimin social ekonomik të vendit. Një nga komponentët e këtij programi është mbështetja për organizatat shqiptare të shoqërisë civile për tu angazhuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në edukimin mjedisor. Vendi ka treguar përmirësime të kufizuara në sektorin e mjedisit dhe kontributi i shoqërisë civile është kritik për të ndihmuar në arritjen e progresit nëpërmjet veprimeve, që synojnë informimin, parandalimin, rritjen e njohurive dhe zbatimin e projekteve të vogla. Nëpërmjet këtij programi synohet që organizatat e shoqërisë civile të familjarizohen me politikat e EU në fushën e mjedisit, të forcohet bashkëpunimi dhe komunikimi midis OSHC dhe autoriteteve mjedisore publike, institucioneve private, bizneseve dhe aktoreve të tjerë mjedisorë. Ashtu si ndërmarrjet e mëdha, veprimtaria e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM) ushtron presion të konsiderueshëm në mjedis. Ky ndikim në mjedis mund të jetë i papërfillshëm, por edhe me pasoja të rënda në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Monitorimi i vazhdueshëm dhe marrja e masave parandaluese në ndotjen e mjedisit kërkon, së pari njohuri të përditësuara dhe së dyti vënien në punë të mjeteve të duhura teknike dhe financiare. Megjithatë, shpesh herë menaxheret e NVM-ve kanë njohuri të pakta për ndikimet mjedisore ose për legjislacionin mjedisor që prek NVM-të; kjo edhe për shkak të konsiderimit të çështjeve mjedisore si periferike në krahasim më çështjet e tjera të rëndësishme të menaxhimit të kompanisë duke shmangur vëmendjen dhe detyrimet ndaj mjedisit dhe përdorimit racional te burimeve natyrore dhe energjisë. Nga studimet e fundit rezulton se rreth 53 përqind e menaxherëve të NVM-ve pretendojnë së biznesi i tyre nuk ushtron asnjë ndikim në mjedis, ndërsa 25 për qind pohojnë se ndikimi në mjedisi është i ulët. Për të ndihmuar NVM-të për të kapërcyer një numër pengesash që ata hasin për të përmirësuar performancën mjedisore dhe energjitike për të respektuar legjislacionin mjedisor kombëtar, programe dhe projekte specifike nga qeveria dhe donatoret duhen hartuar dhe zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë e NVM-ve dhe shoqatat e tyre të biznesit. NVM-të mund të përfitojnë gjithashtu nga mundësitë ekonomike që lindin si rezultat i adresimit të çështjeve mjedisore e energjitike dhe krijimit të tregjeve për teknologjitë dhe produktet ekologjike. Në Europë zbatohen aktualisht një numër i konsiderueshëm programesh në lidhje me çështjet energjitike dhe ekoteknologjitë dhe përfitimi i NVM-ve shqiptare nga pjesëmarrja në to do të ishte jo vetëm mjedisor por edhe fitimprurës. Fondacioni i Biznesit të Vogël i nisur nga objektivat e Programit të EU dhe në kuadër të projektit PEPSME "Nxitja e Performancës Mjedisore të NMV-ve dhe aktorëve rajonalë në Shqipëri" përgatiti këtë udhëzues në bashkëpunim me ekspertë me përvojë të fushës për të identifikuar problemet energjitike në lidhje me veprimtaritë biznesore, ndikimin e politikave shtetërore dhe të institucioneve përkatëse në performancën energjitike të NVM-ve, për rritjen e shkallës së njohjes së çështjeve energjike në ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe marrjen e masave fillestare në ngritjen e sistemit të menaxhimit të energjisë në ndërmarrje. Në EU në vitin 2009 është miratuar nga Komiteti Europian për Standardizimin (CEN) standardi për energjinë EN16000, i cili ashtu si standardet e tjera për cilësinë dhe mjedisin vendos bazat dhe kërkesat për ngritjen e sistemit të menaxhimit të energjisë në ndërmarrje. Standardi EN16000 do të ndihmojë NVM-të për të ngritur sistemet dhe proceset me qëllim që të përmirësohet eficenca në përdorimin e energjisë. Kjo do të kursejë para dhe do të reduktojë shkarkimet e gazeve me efekt serë nëpërmjet menaxhimit sistematik të energjisë në ndërmarrje. Po kështu standardi ISO5001 është duke u përgatitur dhe hyn në fuqi në 2011. ISO5001 për Menaxhimin e Energjisë kërkon të sigurojë të njëjtin qëndrim dhe kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm, i cili është zbatuar me sukses edhe për standardet e tjera në fuqi. ISO5001 do të ketë potencialin për tu bërë një shtytës i tregtisë globale për efiçencën e energjisë në industri ashtu si standardi ISO9001 për cilësinë. Arsyeja qëndron në faktin që menaxhimi i energjisë në industri ka sens ekonomik dhe çon në reduktimin e kostove dhe rritjen e besueshmërisë duke kontribuar në produktivitet më të madh edhe konkurueshmëri më të mirë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

3

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Ky udhëzues u zhvillua në bazë të përvojës së fituar nga ekspertet gjatë viteve të punës në ndërmarrje të ndryshme në vend dhe gjatë vizitave në biznese të ndryshme në qarqet e Shkodrës, Beratit dhe Fierit për zbatimin e projektit PEPSME gjatë vitit 2010. Si bazë e udhëzuesit shërbyen botime të ndryshme europiane edhe amerikane në lidhje me sistemet e menaxhimit të energjisë dhe veçanërisht Skema e Eko-Menaxhimit dhe e Auditimit (EMAS), e cila është skemë vullnetare e Bashkimit Evropian për ndërmarrjet e organizatat, të cilat dëshirojnë të vlerësojnë, menaxhojnë, të përmirësojnë vazhdimisht dhe të raportojë për ecurinë e tyre mjedisore. EMAS-i mbulon aspektet mjedisore të tilla si uji, ajri, toka, mbetjet materiale, aromat dhe zhurmat si edhe konsumin e energjisë. EMAS-i zbatohet së pari, nëpërmjet identifikimit të ndikimeve negative mjedisore, dhe së dyti nëpërmjet zhvillimit të një plani për të përballur këto probleme, duke ngritur një sistem të menaxhimit për te trajtuar këto ndikime, dhe më në fund kryerjes së auditimit për të vlerësuar se çfarë është arritur në lidhje me objektivat e përcaktuara në këtë drejtim dhe marrjen e masave për verifikimin e përmirësimeve. Energjia është një nga çështjet kryesore të EMAS-it. Një analizë sistematike dhe e strukturuar e sistemit të energjisë të një ndërmarrjeje jep mundësi të menjëhershme për përmirësime dhe kursime në energji. Qëllimi i këtij udhëzuesi është pra të shpjegoje se si të analizohet një sistem i energjisë hap pas hapi. Ajo ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), për të identifikuar konsumin aktual të energjisë për procese të ndryshme të kompanisë, për të vendosur një bazë reference për monitorim të vazhdueshëm, për të identifikuar fushat për përmirësim dhe për të dhënë udhëzime se si të eliminohen dobësitë tipike. Ky udhëzues jep informacion të vlershëm për kompanitë për të përmirësuar efiçencën e energjisë, pavarësisht nëse ato kanë ose jo një sistem të menaxhimit mjedisor. Ai mbulon shqyrtimin e përgjithshëm të energjisë si një proces hap pas hapi. Fushat teknike të ngrohjes, ndriçimit, ventilimit dhe motorëve elektrike do të jenë të mbuluara më hollësisht, meqenëse ato janë fusha të përbashkëta për shumicën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Pikat e dobëta tipike do të shpjegohen dhe masa veprimi do të propozohen me synim eliminimin e tyre dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të energjisë "pa kosto" ose me investime me kosto të ulët.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

4

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

II

Hyrje

Analiza e përdorimit të burimeve të ndryshme të energjisë e propozuar në këtë udhëzues është një procedure hap pas hapi në të cilën janë vlerësuar shpenzimet e konsumit të energjisë në një ndërmarrje/organizatë, janë identifikuar humbjet dhe zbatuar përmirësimet për të arritur nivelin më të lartë të efiçencës. Ky udhëzues i drejtohet veçanërisht NVM-ve dhe merr në konsiderate nevojat e tyre specifike. 2.1 Hapat kryesore për të përmirësuar efiçencën e energjisë

1) Menaxheri i energjisë Caktoni një person përgjegjës për efiçencën e energjisë në kompani, i cili do të kryejë analiza të vazhdueshme të energjisë dhe të përmirësoje vazhdimisht efiçencën e sistemit. 2) Përcaktimi i qëllimit Menaxheri i energjisë duhet të sqarojë qëllimin dhe fushën e analizës. Kjo mund të përfshijë një shqyrtim të përgjithshme, hetim të humbjeve të pazakonta, pozicionin e kompanisë në lidhje me standardet industriale për energjinë si edhe aspektet organizative që ndikojnë në konsum. 3) Mbledhja e të dhënave Të dhënat nga faturat, leximi i aparateve matës dhe matjet duhet të mblidhen në mënyrë sistematike dhe të dokumentuar. Kjo është e rëndësishme sepse të dhënat e pastrukturuara mirë nuk do të jenë të dobishme për monitorim të vazhdueshëm. 4) Analiza input-output (hyrjet-daljet) Kjo analizë ndihmon për të marrë një pasqyrë të qartë në lidhje me pozitën e përgjithshme të kompanisë dhe duhet të përmbajë të input-et kryesore të energjisë, konsumin dhe shkarkimet e ndryshme nga përdorimi i burimeve energjitike. 5) Sistemi i informacionit të energjisë Sistemi i informacionit përfshin të dhënat bazë dhe ndihmon për të monitoruar kostot e energjisë dhe për të krahasuar treguesit bazë me treguesit e përmirësuar. 6) Përgatitja e të dhënave dhe treguesit Të dhënat nga sistemi informacionit do të transferohen tek treguesit e duhur dhe do të ndihmojnë për te kuptuar rrjedhjet e energjisë edhe sasitë e tyre. 7) Analiza e detajuar e sistemit të energjisë Analiza e detajuar dhe përmirësimi i sistemeve dhe i proceseve mund të ndërmerret me ndihmën e informacionit teknik të këtij udhëzuesi. Zonat tipike te përmirësimit do të theksohen, së bashku me një shpjegim në thellësi të sistemeve teknike. Me këto njohuri, do të bëhet e mundur rritja e efikasitetit të sistemeve teknike individuale si psh.: sistemet e ngrohjes, ndriçimit, ventilimit dhe motorëve elektrike. 2.2 Lidhja midis EMAS-it dhe Udhëzuesit për Efiçencën e Energjisë EMAS-i është skema më e plotë dhe më e besueshme për menaxhimin mjedisor, aktualisht në treg, sepse ajo i shton kërkesave të standardit ISO14000 edhe pajtueshmërinë e detyrueshme ligjore, përfshirjen e angazhimin e punonjësve të ndërmarrjes, përmirësimet e detyrueshme vjetore të performancës mjedisore dhe kërkesën për të raportuar për këtë performancë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

5

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

EMAS-i vazhdimisht synon të përmirësojë performancën mjedisore të organizatave në Evropë. Brenda EMAS-it, çdo organizatë duhet ta konsiderojë energjinë si një aspekt të drejtpërdrejtë mjedisor. Prandaj diagnostikimi i përdorimit të energjisë duhet të identifikojë ndikimet kryesore të sistemit të energjisë në mjedis si edhe konsumin dhe kostot. Udhëzuesi për Efiçencën e Energjisë përqendrohet në konsumin e energjisë dhe kostot e energjisë në mënyrë të detajuar. Megjithatë, për të arritur përmirësim të vazhdueshëm në fushën e energjisë duhet të adoptohet një proces ciklik i menaxhimit të saj. Pasqyra e mëposhtme tregon mënyrat sipas të cilave, sistemi i menaxhimit të energjisë i shërben zbatimit të EMAS-it.

EMAS

Vlerësimi fillestar

Përkufizimi i EMAS

Është një analizë fillestare e gjithanshme e çështjeve të mjedisit, ndikimit dhe performancës në lidhje me veprimtaritë e një ndërmarrjeje/ organizate. Përfshin procedurat, dokumentacionin dhe sistemet e monitorimit. Përfshin objektivat dhe synimet, grafikët, burimet dhe përgjegjësitë për arritjen e tyre Është mjet për ti siguruar informacion publikut për performancën mjedisore të ndërmarrjeve/ organizatave

Menaxhimi i energjisë

Mblidhni të dhëna të energjisë Zhvilloni një analize input - output. Hartoni një skemë të procesit teknologjik Vendosni bazat për Sistemin e Informacionit të Energjisë. Përgatisni të dhënat dhe treguesit Përcaktoni qëllimet që lidhen me energjinë dhe programin e përmirësimit të eficencës së saj Paraqisni të dhënat aktuale, treguesit dhe përmirësimet e vazhdueshme

Sistemi i menaxhimit mjedisor Programi mjedisor

Raporti mjedisor

Informacion shtesë që mbulohet në këtë udhëzues:

Politika mjedisore Është deklaratë e një kompanie/organizate për parimet dhe qëllimet në lidhje me performancën e përgjithshme mjedisore Është një vlerësim sistematik, i dokumentuar, periodik dhe objektiv i performancës së ndërmarrjes/organizatës, sistemit të menaxhimit dhe proceseve të projektuar për të mbrojtur mjedisin. Jepni parimet dhe udhëzimet për përdorimin e përgjegjshëm të energjisë Bëni kontrolle dhe monitorime për objektivat dhe treguesit e paracaktuara të energjisë

Auditimi mjedisor

2.3 Regjistrimi i sistemi i menaxhimit të energjisë në EMAS Objektivat e mbuluara nga Udhëzuesi i Efiçencës së Energjisë përcaktojnë hapat e parë për zbatimin e një sistemi të menaxhimit mjedisor siç është EMAS-i. Parimet e përcaktimit të qëllimit, të mbledhjes të të dhënave, të kryerjes së analizave input-output, e marrjes së mostrave për treguesit dhe e përcaktimit të masave çojnë në zbatimin e sistemit të menaxhimit kur zbatohen për të gjitha ndikimet mjedisore direket dhe indirekte në një kompani. Me zbatimin e parimeve të EMAS-it në një kompani të përshkruara më lart si psh.: në konsumin e ujit, në ujërat e përdorura, konsumin e materialeve, mbetjet, transport etj. mund të identifikohen fusha të tjera për përmirësimin dhe reduktimin e kostove. Auditimi i jashtëm nga një verifikues i trainuar dhe akredituar për aktivitetet ekonomike të kompanisë plotëson zbatimin e sistemit, ndërsa institucionet qeveritare kontrollojnë performancën ligjore të ndërmarrjes kandidate përpara se ta regjistrojnë në skemën e mirënjohur të EMAS-it. Kompanitë/organizatat e regjistruar në EMAS kanë prirje për një angazhim shumë të lartë për mjedisin. Në përgjithësi, të gjitha organizatat të cilat nuk kanë një menaxher të energjisë në ndërmarrje do të përfitojnë nga procedurat e përshkruara në këtë Udhëzues, sepse ato paraqesin

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

6

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

praktikat më të mira në menaxhimin e energjisë, janë të lira në zbatim dhe tregojnë një kthim të shpejtë të investimeve.

III

Kuadri për ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në NVM-të

Pavarësisht nga madhësia e kompanisë, një analizë e strukturuar e sistemit të energjisë është shumë e rëndësishme sepse sistemet e energjisë mund të jenë shumë të ndërlikuar. Ato përfshijnë faktorë të tillë si: · Burime të ndryshme të energjisë si: energji elektrike, gaz natyror dhe naftë, të cilat sigurohen nga kompani të ndryshme dhe maten me njësi të ndryshme. · Këto burime mund të shndërrohen në forma të ndryshme para se të përdoren p.sh. avull, ujë i nxehtë ose ajër i ngjeshur. · Një krahasim i shpenzimeve nuk është e lehtë sepse çmimet për burimet e veçanta të energjisë janë të bazuar në njësi të ndryshme dhe varen nga faktorë të ndryshëm. · Ekziston një bashkëveprim ndërmjet flukseve të ndryshme të energjisë në kompani. Nxehtësia e përdorur nga një proces për shembull, mund të ndikojnë në sasinë e energjisë e nevojshme për ngrohjen e hapësirave në ndërmarrje. · Shpesh zhvillimi i sistemit të energjisë është i lidhur me zhvillimin e kompanisë në vite, që mund të rezultojë në një sistem të ndërlikuar të energjisë. Kjo nga ana tjetër mund të bëjë analizën e flukseve më të komplikuar. Për të gjitha këto arsye të sipërpërmendura është shumë e rëndësishme të kemi një pasqyrë të përgjithshme të sistemit para se të ndërmarrim një analize të detajuar. Për shkak të kompleksitetit të sistemeve energjetike, rekomandohet të ndiqet një përqasje hap pas hapi si më poshtë: 1. Caktohet një menaxher i energjisë 2. Përcaktohet qëllimi i analizës së sistemit 3. Përcaktohen kufijtë e sistemit 4. Mblidhen të dhënat 5. Zhvillohet një analizë input-output 6. Hartohet një skemë e proceseve - karta teknologjike 7. Vendoset baza për sistemin e informacionit të energjisë 8. Përgatiten të dhënat dhe treguesit 9. Bëhet dallimi mes fuqisë dhe konsumit të energjisë 10. Vlerësohet performanca e menaxhimit të energjisë Në fund të programit organizata duhet: · Të ketë një pasqyrë të sistemit energjetik aktual, konsumit të energjisë, kostot shoqëruese dhe shkarkimet · Të ketë identifikuar konsumatorët më të mëdhenj brenda ndërmarrjes dhe fushat e mundshme të përmirësimit · Të ketë vendosur pikënisje/referenca për monitorimin e vazhdueshëm të sistemit Gjatë ose pas kësaj procedure, menaxheri i energjisë mund të kuptojë se është e rëndësishme të analizojë fusha të caktuara në më shumë detaje. Prandaj informacion i detajuar rreth sistemeve të energjisë më të zakonshme që gjenden në NVM është dhënë në Kreun 4. Ky informacion teknik mund të konsultohet sa herë që është e nevojshme. Për shembull, ndërsa kryeni fazën e mbledhjes së të dhënave, informacioni në lidhje me ndriçimin mund të jetë i nevojshëm dhe gjendet në kreun përkatës teknik. Nëse një menaxher i energjisë kupton se konsumi i energjisë për ngrohje është shumë i lartë, ai mund të shikojë kreun teknik për sistemin e ngrohjes për të identifikuar fushat e përmirësimit.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

7

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.1

HAPI I: Caktoni një menaxher të energjisë

Pavarësisht nga madhësia e kompanisë është e nevojshme që të caktohet një menaxher i energjisë, i cili do të veprojë si person përgjegjës, të paktën më kohe të pjesshme në varësi të madhësisë së kompanisë. Ai/ajo do të jetë përgjegjës për të gjitha aktivitetet e ndërmarra në kuadër të vlerësimit fillestar të sistemit të energjie në ndërmarrje. Nëse kompania nuk cakton dikë për këto detyra, askush nuk do të mbajë përgjegjësi dhe ka gjasa që detyrat e kërkuara nuk do të kryhen. Përveç kësaj, roli dhe kompetencat e menaxherit të energjisë duhet të komunikohen në të gjithë kompaninë. Menaxheri i energjisë duhet të ketë fuqinë për të kërkuar mbështetje në fushat në të cilat ai/ajo nuk ka dije të hollësishme. Praktika ka treguar se vlerësimi paraprak merr më pak se një javë në kompani shumë të vogël (<50 punonjës), të paktën dy javë në kompanitë e mesme (50-250 punonjës) dhe rreth një muaj në ndërmarrje të mëdha (> 500 punonjës). Një nga detyrat e para të menaxherit të energjisë do të jetë të marrë një pasqyrë të informacionit dhe të dhënave për energjinë, tashmë në dispozicion në ndërmarrje. Përveç dokumenteve të shkruara, burimi i mirë për informacion dhe njohuri janë punonjësit e ndërmarrjes. Në qoftë se është e përshtatshme, menaxheri i energjisë duhet të identifikojë punonjësit që punojnë në fushat me intensitet energjitik dhe në fushat/proceset/makineritë, të cilat kanë një ndikim të madh mbi konsumin energjisë. Proceset/fushat tipike janë: · Prodhimi · Infrastruktura · Departamentet e mirëmbajtjes Në ndërmarrjet e mesme (<250 punonjës), menaxhimi i energjisë duhet të behet nga një ekip energjie, i cili mbulon veprimtari të lidhura me energjinë duke ruajtur kështu edhe lidhjet me departamentet e tjera. Ekipi i energjisë përbëhet nga njerëz të cilët kanë njohuri të mira për proceset individuale, makineritë dhe teknologjitë. Njohuritë e tyre mund të përdoret për të ndikuar në konsumin e energjisë në departamentet e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe mbështetjen e një strategjie të gjërë të kompanisë. Kjo është e nevojshme sepse praktika ka treguar se departamentet individuale rrallë bashkëpunojnë për të rritur efikasitetin. Në organizatat më të vogla menaxheri i energjisë duhet të jetë i familjarizuar me strukturat organizative dhe mund të bashkëpunojë në baza joformale.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

8

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.2

HAPI II: Përcaktoni qëllimin e analizës së sistemit të energjisë

Për një kompani që nuk ka njohuri të konsumit të saj të energjisë është e dobishme që të fillohet me një vlerësim të përgjithshëm. Qëllimi i këtij vlerësimi është të përcaktojë sasinë, llojet dhe kostot e energjisë së përdorur në kompani. Faktorët e mëposhtëm duhet të merren parasysh gjatë përcaktimit të qëllimit të një studimi të energjisë: · Intensiteti i konsumit të energjisë. Është e dobishme që studimi të fillojë në fushat/proceset me konsum të lartë të energjisë. Në përgjithësi kjo do të mjaftojë për të analizuar ato makineri dhe procese me konsumin më të lartë të energjisë. Përvoja ka treguar se 20 përqind e makinerive ose proceseve përdorin rreth 80 përqind të energjisë totale të konsumuar. Struktura e konsumit të energjisë. Në shumë procese konsumi i energjisë nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me nivelet e prodhimit. Shpesh, kjo është keqinterpretuar si mungese potenciali për kursimin e energjisë. Në disa fusha nuk ka njohuri të detajuara në lidhje me konsumin e energjisë. Sistemet që ndikohen në masë të madhe nga faktorë të ndryshueshme (si psh.: temperaturat e jashtme, drita e diellit), dhe sistemet për të cilët nuk ka njohuri të detajuara të faktorëve/kostove fikse dhe te ndryshueshëm, duhet të analizohen. Sistemet e mirëmbajtjes dhe pajisjet elektronike të zyrës. Këto shpesh janë konsideruar si faktorë të pandryshueshëm. Edhe pse niveli i kursimeve në këto pajisje është relativisht i ulët krahasuar me atë të proceseve të prodhimit, ato shpesh mund të arrihen pa ose me investime të ulëta. Një ndryshim në sjellje/qëndrim ndaj energjisë nuk kërkon investim dhe mund të arrihet me përpjekje minimale dhe do të shtojë kursimet drejtpërdrejt.

·

·

Në shembullin e treguar më sipër, më shumë se 50 përqind e energjisë elektrike e përdorur nuk mund ti caktohet një konsumatori të veçantë. Ky përdorim energjie duhet të analizohet me kujdes. Përveç qëllimeve teknike, menaxheri i energjisë duhet ti kushtojë vëmendje si ndërmarrjes/proceseve ashtu edhe faktorit njerëzor. Aspektet organizative ndikojnë në konsumin e energjisë për shkak të koordinimit te ulët ndërmjet departamenteve individuale ose punës së pastrukturuar në ekip. Në faktorët njerëzorë duhet të marren parasysh: Motivimi · Aktivitetet e ndërmarra në të shkuarën · Mundësitë për trainim të punonjësve për konservimin e energjisë ·

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

9

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Prandaj një nga qëllimet e vlerësimit fillestar mund të jetë përqendrimi tek faktori njerëzor. Shembuj janë kompetencat dhe motivimi i stafit për konservimin dhe kursimin e energjisë në zona/procese/makineri të veçanta. Menaxheri i energjisë duhet të identifikojë: punonjësit me njohuri të duhura për të mbështetur aktivitetet gjatë analizës; punonjësit që kanë nevojë për dije të përmirësuara dhe mënyrat se si ekipi duhet të organizohet për të rritur efiçencën.

Praktikat më të mira

Rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin e energjisë Sistemi i energjisë të një ndërtese të madhe zyrash në Vienë u analizua në vitin 2002 nga një ekip ekspertesh të jashtëm me qëllim uljen e kostove nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme. Ndërtesa është rreth 20,000 m2 në të cilin punojnë 1000 të punësuar gjatë orarit të punës. Përveç sistemeve teknike, ekipi i energjisë zhvilloi gjithashtu një strategji për motivimin e stafin për të marrë pjesë në programin e efiçencës së energjisë dhe për pakësimin e konsumit të energjisë. U prodhuan postera dhe fletëpalosje duke përfshirë informacion në lidhje me mënyrat e reduktimit të konsumit të energjisë. Informacioni përfshiu edhe këshilla në lidhje me kujdesin në ndërmarrje si psh.: fikja e dritave kur largohemi nga zyrat/ambientet, ulja e temperaturës së zyrës me anë të termostatit dhe fikja e pajisjeve të zyrës. Para fillimit të fushatës ndërgjegjësuese: · · Konsumi i energjisë ishte 9,8 milion kW orë në vit Kostot ishin 819,040.

Rezultati i fushatës së informimit ishte një rënie e matshme në konsumin e energjisë me 2.5 përqind, e barabartë me 250,000 kW orë, ose 20,894 në një vit! · Konsumi i energjisë mund të zvogëlohet në 9,55 milion kW orë dhe · Kostot deri në 798,154 në vit.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është prokurimi i gjelbër. Një qëllim i analizës mund të jetë për të identifikuar fushat, për të cilat mund të përdoren kritere blerjeje për pajisje që kursejnë energji. Pajisjet shtëpiake, pajisje për ajër të klimatizuar, burime ndriçimi dhe pajisjet të tjera mund të blihen me referencë ekoetiketën "Eco Label". Ekoetiketa kategorizon pajisjet nga A (më efiçente) tek G (më pak efiçente) dhe tregon sa energjia përdoret në përputhje me kushtet operative standarde. Investimet fillestare të lartë për kursimin e energjisë për pajisjet mund të zëvendësohen shpejt nga shpenzimet operative më të ulëta. Një etiketë tjetër, e cila ndihmon për të identifikuar pajisje të kursimit të energjisë është etiketa "Energy Star",e cila gjendet shpesh në pajisjet e zyrës. Ka edhe etiketa kombëtare, të cilat ndihmojnë në identifikimin e pajisjeve për kursimin e energjisë dhe të cilat mund të përdoren si kritere për çdo blerje. Në këtë fazë, stafi i lartë menaxhues mund të jenë i interesuar të dijë se sa do të kushtojë një analizë e sistemit dhe se sa kursime mund të arrihen. Për fat të keq nuk ka përgjigje të përgjithshme, çdo ndërmarrje është unike dhe çdo sistem i energjisë është i ndryshëm. Për një vlerësim paraprak të kostos së energjisë dhe kursimet e mundshme, vetëm të dhënat në dispozicion të ndërmarrjes ose të furnitorit të energjisë mund të përdoren. Kjo nuk do të kërkojë investim në para. Më pas menaxheri i energjisë do të identifikojë fushat në të cilat janë të nevojshme matje për të marrë informacion më të detajuar. Kostot e një analize duhet pastaj të balancohen kundrejt kursimeve të mundshme. Megjithatë, arsyeja për ndërmarrjen e një vlerësimi është për të marrë një pasqyrë të sistemit dhe për të minimizuar humbjet. Në qoftë se kompania nuk financon një analizë ajo kurrë nuk do të identifikojë humbjet e saj të energjisë dhe kursimet e mundshme. Pasi të përcaktohet qëllimi i studimit, hapi tjetër është që të vendoset se cilat fusha do të merren në shqyrtim.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

10

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.3

HAPI III: Përcaktoni kufijtë e sistemit të menaxhimit të energjisë

Përcaktimi i kufijve të sistemit për një ndërmarrje të vogël duhet të jetë mjaft i thjeshtë. Ndërmarrjet e vogla zakonisht fokusohen në të gjitha fushat njëherazi dhe nuk ka arsye të ndahet kompania në disa njësi të veçanta. Stafi i lartë menaxhues do të jetë përgjegjës për të gjitha fushat dhe të gjitha burimet e energjisë. Ndërmarrjet më të mëdha mund të kenë më tepër vështirësi. Në fillim ato duhet të përcaktojnë fushat që duhet te analizohen dhe të përjashtojnë fushat e proceset e parëndësishëm. Është praktikë e mirë të përcaktosh dhe të përfshish njësitë e prodhimit, objektet e magazinimit dhe ndërtesat e zyrave në vlerësimin fillestar dhe të njohësh fushat/proceset/makineritë me konsum të lartë të energjisë. Duhet pasur kujdes nëse konsumi i energjisë nuk është ndarë për njësitë private dhe njësitë e ndërmarrjes ose nëse ato kanë hapësira të përbashkëta. Për shembull, kur pronari i ndërmarrjes jeton në të njëjtin vend ose dy njësi tregtare të shitjes me pakicë janë në të njëjtën ndërtesë dhe bëhet vetëm një matje për tërë ndërtesën. Edhe automjetet e ndërmarrjes duhet të analizohen veçmas. Një tjetër kriter është struktura aktuale e kompanisë. Struktura specifike do të ndikojë në marrëdhëniet midis departamenteve, qendrave të fitimit dhe qendrave të kostos, për të dhënat që janë në dispozicion dhe cilat prej tyre duhet të konsiderohen së bashku në vlerësimin fillestar. Mund të ndodhë që struktura e qendrave të fitimit ndryshon nga konsumatorët e energjisë. Në këtë rast, menaxheri i energjisë duhet ta marrë parasysh këtë, meqenëse të dhënat për qendrat e fitimit janë tashmë në dispozicion dhe ai duhet të përpiqet të ndërmarrë analizën e strukturës së dhënë.

3.4

HAPI IV: Mblidhni të dhënat

Mbledhja e të dhënave në mënyrë të strukturuar është thelbësore për shqyrtimin e energjisë. Si hap i parë, vetëm burimet ekzistuese të të dhënave duhet të përdoren. Burimet e informacionit ekzistues janë: · Faturat · Aparatet matës (sahati) · Dokumentet e provave · Udhëzuesit · Dokumentet e matjeve p.sh.: rezultatet e të dhënave nga pajisjet e matjeve · Raportet e auditimit Një sasi e konsiderueshme informacioni për energjinë është e disponueshme në ndërmarrje, por shpesh është e nevojshme mbledhja e te dhënave dhe interpretimi i tyre. Edhe thjesht përzgjedhja e të dhënave jep një gjendje më të qartë rreth përdorimit të energjisë dhe kostos së saj. Faturat janë burimin kryesor i informacionit të energjisë. Megjithatë, të dhënat mund të jetë të disponueshme edhe nga fusha të tjera të biznesit, të cilat nëse janë të përshtatshme, duhet të integrohen. Për shembull, të dhënat e kostos që rrjedhin nga faturat do të kërkohen nga departamenti i kontabilitetit. Megjithatë, mund të ketë probleme me të dhënat e mbledhura nga faturat si më poshtë: · Faturat nuk shumëfishohen/fotokopjohen për tu marrë si referencë nga stafi · Të dhënat janë të palexueshme p.sh. kopjimi është me cilësi të dobët · Ka konfuzion ndërmjet kontabilitetit dhe kohës së energjisë së konsumuar · Faturimi pa konsum për rregullim llogarish (p.sh. pagesa "a forfait" gjatë vitit) Pasi ka mbledhur të dhënat e faturave, menaxheri i energjisë do të ketë nevojë për të plotësuar boshllëqet në të dhënat e kërkuara. Ky hap do të ndihmojë për të pasur ide me të qarta për fushat e përfshira. Llogaritjet mund të ndërmerren për fushat ku kërkesat për energji dhe orët e punës janë të njohura. Ekzistojnë alternativat e mëposhtme: · Për të marrë një vlerësim për konsumin e ndriçimit, numërojmë llampat dhe shumëzohen orët e punës me fuqinë e tyre në wat. · Një vlerësim të përafërt për motorët dhe pajisjeve për ftohje mund të përfitohet duke shumëzuar fuqinë e tyre të energjisë me orët e punës.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

11

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Hapi tjetër është që menaxheri i energjisë të identifikojë fusha ku ka pak ose aspak njohuri për konsumin e energjisë. Pastaj do të jetë e nevojshme të mendojë për matjen e konsumit të energjisë të proceseve të veçanta, makinerive ose pajisjeve dhe reparteve. Në qoftë se ndodh kështu, duhet të merren parasysh këto çështje: · Vendndodhja e matjeve varet nga struktura e sistemit, të përcaktohet se çfarë duhet matur dhe matja të bëhet sa më afër konsumatorit të energjisë · Nëse është e nevojshme (psh. për shkak të kostos së lartë të energjisë) për të mbledhur të dhëna rregullisht, duhet te instalohet një sistem automatik psh. për ngrohje dhe ajër të kondicionuar.

Aparatet Matës (sahatet elektrikë)

Pika e parë e matjes për konsumimin e energjisë elektrike është zakonisht sahati i hyrjes së furnizimit. Të dhënat mund të përdoren drejtpërdrejt për llogaritje. Të dhënat për gazin dhe ngrohjen qendrore mund të merren nga terminalet e furnizimit. Duhet pasur parasysh se të gjithë matjet duhet të konvertohet në një njësi të përbashkët, kWorë. Pasqyra e mëposhtme tregon faktorët e konvertimit për njësitë ekuivalente për burime të veçanta të energjisë. Furnizuesit e energjisë mund të sigurojnë shifra të sakta.

Energjia Karburant për ngrohje shumë i lehtë Karburant për ngrohje i lehtë Naftë për ngrohje Naftë (solar, mazut) për ngrohje i rëndë Gaz i lëngshëm Gaz natyror Njësitë 1 litër 1l (15°C) 1l (15°C) 1l (15°C) 1 kg 1m 1 term

3

Vlera kalorifike = 10.0 kWorë =10.6 kWorë =10.6 kWorë =11.0 kWorë =12.8 kWorë =9.5 kWorë =29.3 kWorë

Njësitë

Vlerat kalorifike

1 kg 1 kg 1 kg

=11.5 kWorë =11.4 kWorë =11.1 kWorë

Pasqyra1:Tabela e konv ertimit

Meqenëse këto të dhëna do të nevojiten edhe për krahasime të ardhshme, ato duhet të mblidhen në mënyrë te sistematike. Duhet të jetë e qartë çfarë të dhënash do te mblidhen, nga kush dhe në cilën periudhë kohore. Përvoja ka treguar se personi përgjegjës për procesin ose për departamentin/repartin duhet të jetë i ngarkuar me mbledhjen e të dhënave. Cilësia e të dhënave Analiza e sistemit është e mirë nëse cilësia e të dhënave të përdorura është e mirë; informacioni i bazuar në të dhëna jo të mira do të jetë i pakuptimtë. Saktësia e të dhënave ka rëndësi po aq sa edhe konsistenca e mbledhjes së tyre. Nuk ka kuptim nëse matjet janë 100 përqind te sakta ose nëse të dhënat janë llogaritur me presje dhjetore, në qoftë se personi përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave lexon matësin në mënyrë të gabuar ose llogarit kostot nga faturat me vlera të pasakta. Është shumë e rëndësishme që llogaritjet dhe treguesit të bazohen në të dhëna reale në vend që të përdoren të dhëna të hamendësuara.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

12

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.5. HAPI 5: Kryeni analizën Input-Output

Zhvillimi i një analize input-output ndihmon për të siguruar një pasqyrë të qartë për pozitën e përgjithshme të kompanisë dhe për të treguar shkarkimet vjetore. Analiza duhet të përmbajë: · · Input-et e energjisë Output-et e shkarkimeve

Input-et konsistojnë kryesisht në energji të parinovueshme të prodhuan nga nafta, qymyri, mazuti, solari, gazi natyror si edhe energjia elektrike, diellore, eolike etj. Nëse është e përshtatshme, energjia e rinovueshme nga djegia e drurit duhet të përmendet. Nga ana e outputeve kryesisht do të përmenden shkarkimet dhe humbjet nga nxehtësia. Shkarkimet si ai i dyoksidit të karbonit janë të lidhura drejtpërdrejt me konsumin energjitik të kompanisë dhe kontribuon në efektet negative për mjedisin. Punonjësit duhet të jetë në dijeni të këtyre efekteve dhe të kuptojë se aktivitetet e tyre jo vetëm që kane ndikim në konsumimin e energjisë, por edhe në mjedis. CO2

Input Qymyr Ngrohje qendrore Elektricitet Gaz natyror Naftë Dru Pasqyra 2: Analiza input-output Nxehtësi e humbur Gaze si CO2, SO2 Gaze si CO2 Output Shkarkime Avuj uji

Shkarkimet janë të lidhura drejtpërdrejt me djegien e lëndëve djegëse. Meqenëse shkarkimet maten rrallë herë sepse teknikisht nuk është e lehtë, ata duhet të llogariten për përdorim në një analizë input-output (hyrje-dalje). Faktorët e konvertimit në UK nga burime të ndryshme energjetike jepen në pasqyrën e mëposhtme. Shkarkimet nga ngrohja qendrore e qytetit/lagjes varen nga lëndët djegëse të përdorura dhe do të sigurohen nga pronari i centralit. Shkarkimet për konsumin e energjisë varen nga centrali i energjisë (HEC/TEC) dhe mund ti kërkohen furnizuesit të energjisë elektrike.

Karburant Gaz Naftë Qymyr Elektricitet Pasqyra 3: Faktorët e shkarkimit kg C/kWorë 0.052 0.069 0.081 0.127 kg CO2/ kWorë 0.19 0.25 0.30 0.46

Energjia e humbur nga nxehtësia ndodh gjatë proceseve të ndryshme industriale, makinerive dhe kompresorëve dhe mund të përdoret për funksione të tjera, duke përfshirë ngrohjen e hapësirës në ndërmarrje. Përdorimi i kësaj nxehtësie mund të jetë shumë efektiv, duke rezultuar në një reduktim të shumave në faturat e energjisë në përgjithësi. Megjithatë, nuk është e lehtë për të identifikuar të humbjet e energjisë nga nxehtësia, prandaj ndonjë ekspert duhet të kontaktohet për këshilla të hollësishme dhe analizim të gjendjes.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

13

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.6

HAPI 6: Hartoni një skemë energjitike të proceseve në ndërmarrje

Me të dhënat e mbledhura në këtë fazë, sistemi energjetik duhet të vizualizohet me një skemë të përdorimit të energjisë. Kjo është një paraqitje grafike e destinacioneve të të gjitha flukseve të energjisë në ndërmarrje.

Figura 3: Skema Sankey i një sistemi të energjisë në një mobilieri

Një grafik i thjeshtë mund të skicohet për të ilustruar flukset e energjisë siç është treguar në figurën 3. Ky lloj i ilustrimi mund të përgatitet duke përdorur software profesional ose të vizatohet me dorë. Qëllimi është për të identifikuar rrjedhjet e energjisë në ndërmarrje dhe sasinë e tyre. Flukset duhet të ketë të njëjtën njësi matëse fizike. Gjerësia e rrymës varet nga konsumi i energjisë së sistemit ose makineritë e proceset. Shifrat vjetore mund të mblidhen nga dokumentet ekzistues, psh. faturat. Shembulli i mësipërm merr në konsiderate vetëm rrjedhjen e energjisë elektrike. Nëse përdoren burime të tjera të energjisë është e dobishme të përgatitet një grafik i dytë psh. për ngrohjen, për ventilimin, transportin etj. Pas përgatitjes së grafikut të thjeshtë të rrymave të energjisë, është e nevojshme të vendoset: · · Cilat fusha kanë nevojë për më tepër analizim për shkak të mungesës së të dhënave, Cilat makineri dhe procese janë përgjegjës për shumicën e konsumit të energjisë dhe si rrjedhojë duhet të analizohen më hollësisht.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

14

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.7

HAPI 7: Sistemi i informacionit te energjisë

Të dhënat nuk duhet të mblidhen dhe të analizohen vetëm për vlerësimin fillestar, por edhe për monitorimin e vazhdueshëm. Prandaj konsumi dhe shpenzimet duhet të mblidhen dhe të dokumentohen të paktën çdo muaj. Avantazhi kryesor i informacionit të sistemit të energjisë të përditësuar rregullisht është se menaxheri i energjisë menjëherë mund të identifikojë fushat me konsum më të lartë se zakonisht për të vepruar në kohë dhe për të shmangur humbjet.

Figura 4: Monitorimi i të dhënave mujore të energjisë

Në mënyrë që të dhënat të krahasohen me kalimin e kohës, është e nevojshme që të përdoren gjithmonë të njëjtat njësi matëse/baza për kostot. Përveç kësaj, të dhënat për çdo lloj energjie duhet të mblidhen veçmas. Për të shmangur konfuzionin duhet të merren parasysh vetëm çmimet neto, kostot pa TVSH. Informacionet e mëposhtme duhet të dokumentohet: · Energjia elektrike · Gaz natyror · Vaji për ngrohje · Ngrohja qendrore Energjia elektrike Konsumi i energjisë shpesh konsiston në tarifa të larta (TL) dhe në tarifa të ulta (TU). Meqenëse kanë çmime të ndryshme që lidhen me secilën tarife dhe nëse është e përshtatshme, ky informacion duhet të dokumentohet. Ngarkesa e pikut është ngarkesa më e lartë mujore që ndërmarrja kërkon nga furnizuesi i energjisë. Ky informacion normalisht mund të gjendet në faturë dhe duhet dokumentuar, meqenëse ngarkesat e larta kanë një ndikim të rëndësishëm në koston e energjisë. Pajisjet elektrike kërkojnë edhe energji, e cila nuk shfrytëzohet dhe kostot mund të gjenden në fatura. Shpenzimet e përgjithshme duhet të jepen pa TVSH.

Totali kWorë 32,763 Ngarkesa e pikut KW 129 Fuqia pa ngarkese kV/Arh 0 Kosto totale 3,604

Pozicioni

Muaji

TL kWorë

TU kWorë

1

Janar

25,876

6,887

Pasqyra 3: Faktorët e shkarkimeve

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

15

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Lendet Djegëse Konsumi lendeve djegëse, karburanteve për ngrohje (naftë, solar, mazut) është më i sofistikuar sepse sasitë e blera ndryshojnë çdo muaj. Të dhënat për këtë arsye nuk mund të merret direkt nga faturat. Niveli i ruajtjes dhe i konsumit mujor duhet të dokumentohet me ndihmën e matësit në rezervuar ose me një nivel matës. Karburantet e lehtë për ngrohje kanë një vlerë mesatare kalorifike prej rreth 10 kW orë/litra; të dhënat e sakta mund të kërkohet nga furnizuesi karburantit. Këto të dhëna do të jenë të nevojshme për krahasimet në vazhdim.

Sasia ne rezervuar Sasia litra 1 2 Janar Shkur t 400 3,250 4,000 Vlera kalorifike kWorë/ litra Konsumi i nxehtësisë kWorë

Pozici oni

Muaji

Blerjet

Konsumi

Kostot

Çmimi 1,320 -

Sasia litra 1,150 1,250

Çmimi 0.33 0.33 379.5 412.5 10.0 10.0 11,500 12,500

Pasqyra 5: Shembull i dokumentimit të naftës për ngrohje

Gazi të lëngshëm Kostot dhe konsumi për gazin natyror mund të merren direkt nga faturat. Megjithatë, në qoftë se konsumi i gazit matet me m3 ose therm, ai duhet të konvertohet në një njësi të përbashkët fizike. Vlerat tipike kalorifike janë 10,7 kWorë/m3 dhe 29,3 kWorë/therm.

Konsumi i 3 gazit m 2,800 2,760 Vlerat kalorifike 3 kWorë/ m 10.7 10.7 Konsumi i gazit kWorë 29,960 29,532 Kostot /kWh 0.03 0.03 Kostot totale 898.80 886.00

Pozicioni 1 2

Muaji Janar Shkurt

Pasqyra 6: Shembull i dokumentimit të gazit natyror

Përmbledhje Shpenzimet dhe sasitë e përgjithshme duhet të paraqiten në dy tabela përmbledhëse, një për shpenzimet (shih më poshtë) dhe një për sasitë për të treguar veçmas rritjen e çmimeve dhe rritjen e konsumit. Këto tabela duhet të përmbajnë edhe informacion për periudha të mëparshme për të bërë për krahasime.

Elektriciteti 3,604 3,840 Gazi natyror 899 886 Vaj për ngrohje 380 412 Të tjera Totali 4,883 5,138 Totali i vitit të mëparshëm 4,320 4,540

Pozicioni 1 2

Muaji Janar Shkurt

Diferenca +13% +13%

Pasqyra 7: Shembulli i një pasqyre përmbledhëse

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

16

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.8 HAPI 8: Përgatitja e të dhënave dhe e treguesve Në këtë hap, të dhënat e kompanisë duhet të përgatiten në një mënyrë të tillë që mundësojnë vlerësimin e performancës së ndërmarrjes. Mund të jetë e dobishme të përdoren diagramet për të përmbledhur të dhënat. Gjatë përgatitjes së të dhënave, duhet të merren parasysh çështjet e mëposhtme: · Duhet të përdoren vetëm të dhënat e rëndësishme për analizën energjitike · Të dhënat duhet të rrumbullakosen · Të dhënat duhet të etiketohen qartë · Duhet të përshkruhen burimet e të dhënave të përdorura, çdo supozim dhe llogaritje të bëra gjatë mbledhjes së tyre · Data e mbledhjes dhe përgatitjes se të dhënave duhet të shënohet · Duhet të shënohet emri i personit, i cili mblodhi dhe të përgatiti të dhënat së bashku me emrin e dosjes Nga të · · · dhënat, menaxheri i energjisë do të hartojë treguesit për: Ndërmarrjen Departamentet/repartet e kompanisë Proceset individuale

Duhet të jetë e qartë që nga fillimi se si do të përdoren treguesit. Treguesit për të gjithë ndërmarrjen janë të rëndësishme për stafin e lartë të menaxhimit, sepse ato tregojnë zhvillimin e përgjithshëm të ndërmarrjes. Treguesit për departamentet dhe proceset e ndryshme duhet të zhvillohen si një mjet për punonjësit në mënyrë që të monitorojnë proceset. Ata janë të dobishme në rastin kur stafi mund të identifikojë mundësitë që do të përmirësojnë efiçencën e energjisë. Treguesit mund të përdoren për të krahasuar: · Makineri të kapaciteteve të ndryshme · Proceset që përdorin teknologji të ndryshme · Makineri që prodhojnë produkte të ngjashme · Efikasitetin e makinerive të ngjashme Është e rëndësishme të theksohet se treguesit duhet të ndërtohet vetëm me të dhëna të vërteta. Treguesit e llogaritur me shifrat të përafërta duhet të shmangen sepse ata nuk mund të lidhen me performancën aktuale. Rekomandohet të përdoren tregues relativ sepse ata lidhin konsumin energjitik të kompanisë me prodhimin ose me një njësi të referencës. Është e dobishme të lidhet konsumi i energjisë me produktet, punonjësit ose në rastin e hoteleve dhe te restoranteve, me klientët dhe shtretërit e zënë. Konsumi i energjisë për ngrohje duhet të lidhet me sipërfaqen në m2. Pastaj është e lehtë për të monitoruar punën e ndërmarrjes me kalimin e kohës.

Konsumi total i energjisë ------------------------------sasia e prodhimit Konsumi energjisë për produktin (kWorë) --------------------------------------------------Energjia totale e konsumuar (kWorë) Kosto totale e energjisë në Euro ---------------------------------------Kosto totale e prodhimit në Euro

Konsumi specifik i energjisë

Intensiteti i energjisë

Kosto specifike e energjisë

Pasqyra 8: Treguesit tipikë që duhen përdorur në një ndërmarrje ose reparti prodhimi/shërbimi

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

17

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.9

HAPI 9: Lidhja ndërmjet energjisë dhe fuqisë

Kosto e energjisë elektrike varet nga faktorë të ndryshëm. Përveç taksave dhe pagesave të tjera, komponentët kryesore të një faturë të energjisë elektrike do të jetë fuqia në kW (kilovat) dhe puna në kWorë (kilovat orë). Fuqia llogaritet në kW duke shtuar fuqinë maksimale të të gjitha makinerive dhe duke supozuar se ata ndizen së bashku. Kostoja e energjisë përcaktohet nga kërkesa maksimale. Megjithatë, vetëm një pjesë e fuqisë maksimale të pajisjeve përdoret. Zakonisht një pajisje punon me fuqi të pjesshme ose punon me fuqi të plotë vetëm për periudha të shkurtra kohe. Prandaj është në interesin e kompanisë për të reduktuar kërkesën në kohën e pikut dhe për të ruajtur ngarkesa sa më mesatare të jetë e mundur. Është e mundshme të ndërtohet një lakore (kurbë) për kohëzgjatjen e fuqisë për të përcaktuar kur kemi ngarkesën maksimale të energjisë. Lakorja për kohëzgjatjen e energjisë është një diagramë që paraqet të dhënat me renditje nga konsumi më i lartë i energjisë tek ai më i ulët. Furnizuesit e energjisë mund të ofrojnë lakore të kohëzgjatjes së energjisë. Shembulli i mëposhtëm tregon një lakore të kohëzgjatjes së energjisë. Fuqia maksimale përdoret vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, në këtë shembull për vetëm rreth 300 orë brenda kohës totale të punës.

Figura 5: Kurba e kohëzgjatjes së fuqisë

Konsumi i energjisë mund të ndahen në tri grupe të ndryshme: Konsumi në kohën e pikut (me ngarkese maksimale) · Konsumi gjatë orarit të punës · Konsumi bazë · Për të analizuar lakoren e konsumit të energjisë është e nevojshme të njihet koha gjatë, të cilës konsumatorët individualë të energjisë janë duke punuar. Pastaj është menaxheri i energjisë qe duhet të gjejë: Cilët konsumatorë janë thelbësore për funksionimin e procesit dhe nuk mund të mbahen · fikur dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohen si pjesë e një strategjie të menaxhimit të energjisë Cilët nga konsumatorët e nevojshëm mund të mbahen fikur në kohë të ndryshme në · mënyrë që të shmanget koha e pikut Shembuj: Makineri që normalisht ndizen në fillimin e turnit prandaj shkaktojnë konsum maksimal. Në · vend të kësaj ato mund të ndizen njëra pas tjetrës. Kaldajat dhe pajisjet me ujë të ngrohtë nuk duhet të ndizen gjatë pikut të konsumit, por · gjatë kohës me konsum më të ulët. Ventilimi dhe klimatizimi i ajrit nuk duhet të veprojë kur janë duke filluar punë makinat e · tjera në mënyrë që piku i konsumit të mund të reduktohet Qëllimi është për të zvogëluar konsumin e energjisë gjatë periudhave të pikut. Me një mënyrë më të sofistikuar kjo mund të arrihet duke përdorur sistemet elektronike të kontrollit të ngarkesës.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

18

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Praktikat më të mira

Menaxhimi i ngarkesës Një prodhues çokollatash në Gjermani me rreth 50 punonjës pagoi për një ngarkesë 427 kW një shumë totale mujore prej 3,397. Stafi i menaxhimit i kompanisë vendosi të monitorojë konsumin e energjisë dhe shpenzimet për të identifikuar fushat e përmirësimit. Analizat e konsumit të energjisë elektrike treguan se konsumi i energjisë për të cilën ishte vendosur, ishte tejkaluar një herë në korrik, kur arriti pikun 437 kW. Megjithatë, gjatë pjesës së mbetur të vitit kufijtë nuk u kaluan. Ekipi i energjisë vendosi të organizojë punën në mënyrë të tillë që jo të gjitha makineritë të jetë në punë në të njëjtën kohë. Me këtë menaxhim të fuqisë e energjisë mund të reduktohet në 400 kW, gjë që i kurseu kompanisë 215 në muaj. Nuk ishte i nevojshëm asnjë investim për të arritur një reduktim 6 përqind në koston e ngarkesës.

Fuqia dhe ngarkesat në rastet e pikut

Figura 6: Ngarkesat e faturuara dhe të matura

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

19

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Praktikat më të mira Menaxhimi i ngarkesës

Një depo e madhe në Graz, Austri me më shumë se 22,000 m2 përdor zonën e saj të dërgesave/furnizimeve në mënyrë të çrregullt. Në vitin 2002 konsumi i energjisë elektrike ishte 1,98 milion kWorë dhe kosto 144,000. Gjatë dërgesave sistemi i ngrohjes arrinte kulmin. Matje të konsumit të energjisë, të marra në intervale 15 minutëshe gjatë dimrit (nëntor-mars), treguan se këto janë të parregullta dhe në maksimumin e tyre, duke arritur 970kW. Shpenzimet vjetore për këtë fuqi ishin 83,808. Një diagramë i siguruar nga furnizuesit e energjisë që tregon ngarkesat maksimale gjatë një ditë mesatare pasqyroi qartë se piku maksimal ndodhte vetëm gjatë një periudhe të shkurtër. Pasi kuptuan se ky pik mund të reduktohet duke instaluar një sistem të menaxhimit të fuqisë, ekspertet e kompanisë ulën fuqinë e instaluar me 270 kW. Çmimi i energjisë për çdo kW është 86,4, totali i kursimeve për këtë arsye arriti në 22,328 në vit! Duke marrë parasysh se shpenzimet për menaxhimin e ngarkesës janë 10,000 kthimi i investimit për këtë investim ishte me pak se 6 muaj. Kursimet ishin të barabartë me 27 përqind të shpenzimeve vjetore për fuqi!

Figura 7: Lakorja e kohëzgjatjes me matje 15 minutëshe

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

20

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

3.10

HAPI 10: Vlerësimi i performancës në menaxhimin e energjisë

Nëntë hapat e parë deri tani do të kenë ofruar një pasqyrë të konsumit të energjisë në ndërmarrje dhe kostot e lidhura me të si dhe kanë identifikuar konsumatorët kryesore (makineritë/proceset) në ndërmarrje. Hapi i vlerësimit konsiston në një analizë më të thellë që do të: · · · Konfirmojë performancën me kalimin e kohës Krahasojë të dhënat me standardet referuese Analizojë fushat/proceset/makineritë e zgjedhura në mënyrë të detajuar

Performanca me kalimin e kohës Gjatë vlerësimit, të dhënat e energjisë nga vitet e mëparshme do të përmblidhen. Një shembull i thjeshtë se si kjo mund të ndërmerret diçka e tillë është dhënë në tabelën e mëposhtme. Tabela identifikon lëndët djegëse të përdorura në një kompani. Për çdo lëndë djegëse të identifikuara në tabelë, konsumi gjatë tre viteve të mëparshëm është vlerësuar dhe është treguar sasia totale e regjistruar.

Llojet e energjisë Elektriciteti Naftë Gaz natyral Viti 1 720,000 kWorë 4,500 litra 10,800 m

3

Viti 2 752,000 kWorë 4,550 litra 10,450 m

3

Viti 3 766,000 kWorë 4,800 litra 8,830 m

3

Llojet e energjisë Elektriciteti Naftë Gaz natyral Totali

Viti 1 720,000 kWorë 47,700 kWorë 102,600 kWorë 870,300 kWorë

Viti 2 752,000 kWorë 48,230 kWorë 99,275 kWorë 899,505 kWorë

Viti 3 766,000 kWorë 50,880 kWorë 83,855 kWorë 90,765 kWorë

Llojet e energjisë Elektriciteti Naftë Gaz natyral Totali

Viti 1 94.0 % 93.7 % 122.3 % 96.6 %

Viti 2 98.2 % 94.8 % 118.3 % 99.8 %

Viti 3 100 % 100 % 100 % 100 %

Pasqyra 9: Vlerat vjetore të konsumit të burimeve të energjisë

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

21

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Energjia totale e konsumuar mund të paraqitet me një grafik si më poshtë.

Figura 8: Konsumi vjetor i energjisë

Shifrat e konsumit ka gjasa të kenë njësi të ndryshme në varësi të llojit të karburantit. Vaji i ngrohjes (nafta) për shembull, tregohet në litra dhe energjia elektrike në kWorë. Prandaj është e domosdoshme që të përdoren faktorë konvertimi për të regjistruar të gjitha burimet e karburantit duke përdorur të njëjtat njësi. Njësia më e zakonshme është kilovat orë. Tabela e konvertimit në faqen 14 paraqet faktorët e konvertimit për gazin dhe naftën. Për identifikimin e modeleve të konsumit me kalimin e kohës, është e dobishme të krijohet një bazë me të cilën mund të krahasohen shifrat. Viti 3 është marrë si bazë e konsumit dhe konsumi gjatë Vitit 1 dhe Vitit 2 është shprehur si përqindje e energjisë së konsumuar në Vitin 3. Bëhet e qartë nga shembulli që efiçenca e konsumit të gazit është përmirësuar. Nuk ka një tendencë të qartë për përmirësimin e konsumit të energjisë elektrike dhe të naftës për ngrohje. Në hapin tjetër këto të dhëna duhet të analizohen në detaje dhe do të interpretohen. Krahasimi me standardet Para së gjithash të dhënat krahasohen me standardet. Kjo mund të bëhet duke përdorur shifrat nga literatura në lidhje me ngrohjen dhe ndriçimin. Për proceset e caktuara analiza do të kërkojë modele të ndryshme duke përfshirë: · modelet ditore · modelet javore · modelet stinore Përdorimi i këtyre modeleve varet nga rëndësia e të dhënave në aspektin e sasisë dhe të kostos. Një model ditor ose javor është i dobishëm kur të dhënat janë mbledhur automatikisht, kur ka rrezik për kosto të larta ose kur masa të menjëhershme janë të nevojshme për tu marrë. Analiza e detajuar në fushat e zgjedhura Për procese industriale të veçantë, standardet dhe të dhënat krahasuese nuk ka gjasa të jenë në dispozicion. Mënyra e vetme për të identifikuar kursimet e mundshme është të përcaktohet teorikisht konsumi i energjisë për procese të veçanta prodhimi nga literatura dhe të krahasohen këto shifra me konsumin real. Në qoftë se konsumi ndryshon është e nevojshme të identifikohet arsyeja dhe të bëhen përpjekje për të përmirësuar procesin. Kjo duhet të bëhet vetëm nga punonjës të trainuar mirë ose nga ekspertët e jashtëm. Përshkrimi i procesit të shqyrtimit të përgjithshëm të energjisë përfundon me një analizë të detajuar të konsumit të energjisë në fushat e përzgjedhura. Një përmbledhje është dhënë nëpërmjet listës së mëposhtme. Në kreun e ardhshëm janë paraqitur shembuj praktikë të detajuar për përmirësimet e mundshme që rezultojnë nga një menaxhim i energjisë sipas EMAS-it.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

22

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Lista e kontrollit për SMEN - hap pas hapi

1) Caktohet një menaxher për energjinë me kompetenca të qarta dhe përgjegjësi për të vlerësuar sistemin aktual të energjisë. Qartësohen arsyet pse duhet ndërmarrë një analizë e detajuar dhe cili duhet të jetë rezultati (psh.: nuk ka njohuri rreth flukseve të energjisë dhe për të ndërmarrë analiza për të pasur pamje të qartë mbi konsumin). Qartësohet se cili prej burimeve të energjisë dhe cilat fushat duhen përfshirë në analizë (burime të energjisë si energjia elektrike, gazi natyror, nafta dhe fusha të tilla si transporti, prodhimi, magazinimi). a. Mblidhen faturat për të gjitha burimet e energjisë për 3 vitet e fundit. b. Dokumentohen vendet e matjeve dhe leximet e tyre gjatë vitit të mëparshëm 5) 6) Zhvillohet një analizë e hyrje-daljeve në bazë të faturave, matjeve dhe tabelave të konvertimit. a. Mblidhen të dhënat ose bëhen matjet e konsumit të energjisë për konsumatorët e mëdhenj individualë (makineri, reparte) në departamentet e ndryshme. b. Llogaritet konsumi i energjisë për ata konsumatorë, ku energjia dhe koha e punës është e njohur. c. Vizatohet një skemë teknologjike për energjinë që harxhohet brenda organizatës. Shkruhen shifrat dhe treguesit, të cilat ndihmojnë ndërmarrjen për monitorimin e konsumit të energjisë me kalimin e kohës. Të bëhet kujdes për të identifikuar ato shifra të cilat ndihmojnë personelin e përfshirë në proceset e prodhimit të kuptojnë ndikimin e tyre në konsumin e energjisë. Përcaktohet nga merren të dhënat, kush i mbledh të dhënat, sa shpesh duhet të mblidhen ato dhe cili do të marrë informacionin. a. Nëse paguani për fuqi në kW dhe për energji në kWorë, pyesni furnizuesin tuaj të energjisë për një kurbë të kohëzgjatjes së energjisë (vjetore dhe javore). b. Nëse është e përshtatshme, shikoni në kontratën tuaj të energjisë ngarkesën për të cilën po paguani, konsumin gjatë pikut dhe mundësinë për të ulur ngarkesën.

2)

3)

4)

7)

8)

9)

10) Duke bërë këto nëntë hapa ju do të dini me siguri se cilat fusha duhen analizuar në detaje dhe cilat përmirësime do ju ndihmojnë për të ulur shpenzimet tuaja të energjisë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

23

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

IV

Detaje teknike për Sistemin e Menaxhimit të Energjisë për Ndërmarrjet

Tani mund të kërkoni informacion shtesë në lidhje me aspekte të veçanta teknike të sistemit tuaj të energjisë. Katër seksionet e tjerë do ju japin ketë informacion më të detajuar dhe do të mbulojnë: · Sistemet e ngrohjes · Sistemet e ndriçimit · Sistemet e ventilimit · Sistemi i motorëve elektrikë 4.1. Sistemet e ngrohjes Konsumi i energjisë dhe kostot për ngrohjen janë të lidhura me dy faktorë: teknike dhe ata njerëzore. Nga njëra anë, humbjet gjithashtu mund të ndodhin në vetë sistemin e ngrohjes dhe mund të shmangen me masa të përshtatshme teknike. Nga ana tjetër, humbjet mund të ndodhin edhe si shkak i sjelljes së papërgjegjshme të përdoruesve dhe të paditurisë për ndikimin që ka kjo sjellje në kostot e ngrohjes. Prandaj masat për të reduktuar konsumin e ngrohjes duhet të marrin parasysh të dyja çështjet: teknike dhe ato njerëzore. Temperatura optimale e vendit të punës duhet të jetë e balancuar kundrejt dëshirës për kosto minimale. Përveç faktorëve njerëzore, kostot për ngrohje varen nga faktorët e mëposhtëm: · Sistemi i ngrohjes - lloji dhe efikasiteti i sistemit të ngrohjes · Niveli i mirëmbajtjes - mirëmbajtja e vazhdueshme kundrejt sistemit të pamirëmbajtur · Struktura e ndërtesës - izolimi dhe arkitektura e ndërtesës · Klima e vendit - vendet veriore padyshim kërkojnë ngrohje më shumë se vendet e jugut, të cilat kërkojnë më tepër ftohje të ajrit · Çmimi i karburantit/agjentit ngrohës/ftohës Mbledhja sistematike e të dhënave është e nevojshme për të analizuar punën e pjesëve të ndryshme të një ndërtese dhe të ndërtesave të ndryshme në një vend dhe për të identifikuar ato vende përgjegjës për konsumim me tepri të ngrohjes. Optimizmi i sistemit mund të shihet si një procedure hap pas hapi: · Njohja e sistemit aktual të ngrohjes · Identifikimi i konsumit të karburantit dhe i kostove për ngrohje · Identifikimi i humbjeve dhe i mundësive për të përmirësuar efiçencën 4.1.1 Llojet e sistemeve të ngrohjes Sistemet e ngrohjes të mëposhtëm janë përdorur zakonisht nga NVM-të: ngrohje individuale psh.: ngrohje elektrike të veçantë për çdo mjedis/zyrë · ngrohje qendrore psh.: kaldaja për çdo ndërtesë · ngrohja urbane p.sh. ngrohje e komunitetit me impiant të centralizuar. · Ngrohja individuale Këto sisteme janë të njohur sepse shpesh përdoren në familje. Ngrohja individuale përdoret ndonjëherë në ndërmarrje ose për të ngrohur zyrat/ambientet kur sistemi kryesor i ngrohjes nuk është në funksionim ose bashkë me sistemin kryesor për rritjen e temperaturës. Sistemi i ngrohjes qendrore Një sistem për ngrohjen qendrore përbëhet nga një rezervuar dhe një kaldajë, sistemi i shpërndarjes dhe emetuesit e ngrohjes/shkëmbyesit e nxehtësisë/radiatorët. Kaldaja përdoret për të gjeneruar ujë të ngrohtë/avull nga djegia lëndëve djegëse të tilla si: gaz natyror, naftë, qymyr. Sistemin i ngrohjes urbane Ky sistem përbehet nga sistemi i furnizimit me avull ose ujë të nxehtë me tubacione nga një burim qendror. Elementet e sistemeve të ngrohjes janë: · Burimi i nxehtësisë · Sistemet e shpërndarjes · Emetuesit e nxehtësisë · Sistemi i kontrollit/komandimit · Karburantet

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

24

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Tabela e mëposhtme jep një përmbledhje të elementeve të sistemit të ngrohjes

Burimet e nxehtësisë dhe kaldajat Kaldaja me vaj/gaz Kaldaja me karburante të ngurta Kaldaja elektrike Kaldaja me kondensim Pompa të ngrohjes Sisteme të kombinuara me energji dhe nxehtësi Sistem me ngrohje qendrore Pasqyra 10: Elementet e sistemit të ngrohjes Sistemi shpërndarjes Ujë i nxehtë Avull Ajër Emetuesit e nxehtësisë Radiatorë Konvektorë Ngrohësit e ajrit Panele ngrohës Ngrohëse me bateri Tubacione nën dysheme

Kontrollet Valvula të ngrohjes Valvula termostatike Kontrolli zonal Rele kohe

Karburantet Dru Qymyr Briketë Gaz natyror Vaj ngrohës Gaz propan i lëngëzuar Elektricitet

Burimet e nxehtësisë dhe kaldajat Kaldajat me naftë zakonisht përdoren ende për shkak të investimit relativisht të ulët që kërkojnë në krahasim me teknologjitë e tjera. Megjithatë, djegia e naftës shkakton emetim shumë të lartë CO2 dhe çmimi i naftës rritet vazhdimisht. Kaldajat me gaz kanë avantazhin se shkaktojnë lirim më të ulët CO2 në krahasim me kaldajat me naftë dhe që kur janë të lidhura me rrjetin kryesor të gazit nuk është i nevojshëm rezervuari. Megjithatë investimi i nevojshëm është më i lartë sesa për kaldajat me naftë. Kaldajat me lëndë djegëse të ngurta janë përdorur gjerësisht në familje, ato djegin qymyr, briket dhe dru dhe rrallë here përdoren në ndërmarrje. Në përgjithësi, kaldajat që përdoren me energji elektrike nuk janë të rekomanduara pasi ato janë mjetet më të shtrenjta dhe më pak efikase në gjenerimin e nxehtësisë. Lirimi i CO2 varet nga përzierja e karburantit të termocentralit dhe ai është i ulët në vende që gjenerojnë energjinë elektrike nga hidrocentralet. Kaldajat me kondensim përfaqësojnë teknologjinë më të përparuar për ngrohje me gaz dhe me naftë. Efiçenca e energjisë është 10­20 përqind më e lartë sesa për kaldajat e tjera për shkak se ata përdorin, shkarkimet e gazta në shkëmbyesit e energjisë. Rezultati është se ato kanë nevojë për më pak energji dhe lëshojnë substanca më pak të dëmshme se kaldajat e ngrohjes konvencionale. Disavantazhi kryesor është investimi i lartë fillestar dhe tubacionet duhet të termoizolohen me material të veçantë. Pompat e nxehtësisë thithin nxehtësi të një temperature të ulët nga toka përreth, ajri jashtë ose nga ujërat nëntokësorë dhe e transformon atë në nxehtësi me temperaturë që mund të përdoret për ngrohje. Pompat e nxehtësisë janë konsideruar si teknologjia më e mirë në dispozicion dhe janë një formë e energjisë së rinovueshme. Përveçse shumë pak energji elektrike është e nevojshme për pompën, ato nuk kanë nevojë për ndonjë lëndë djegëse dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë shkarkime gazesh. Disavantazhi i tyre kryesor janë kostot e larta të investimeve dhe nevojën për shkarkues të mëdhenj të nxehtësisë për shkak të temperaturave relativisht të ulëta. Sistemet e kombinuar me nxehtësi dhe energji elektrike (CHP) prodhojnë energji elektrike dhe nxehtësi për përdorim në vende të largëta me një efikasitet të përgjithshëm mbi 80 përqind. Ato ofrojnë efiçencë optimale në transformimin e energjisë me ndotje minimale të mjedisit. Disavantazhi kryesor janë kostot e larta të investimeve dhe madhësia e tyre duke filluar nga 5,5 kWe (kilovat elektrik).

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

25

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Sistemet e shpërndarjes Në një sistem të shpërndarjes të nxehtësisë: uji i ngrohtë, avulli ose ajri transportohen nga kaldaja në transmetuesin e nxehtësisë. Problemet mund të ndodhin kur: · sistemi nuk është ndërtuar siç duhet për të mbajtur kostot e investimeve të ulëta si psh.: sistemi është teknologjikisht i vjetruar; · sistemi nuk përputhet me kërkesat e tij psh.: madhësia e ambienteve ka ndryshuar; · sistemi nuk është mirëmbajtur rregullisht. Pajisjet e vetme elektrike të përdorura në një sistem shpërndarje janë pompat e qarkullimit. Ato janë të nevojshme në pothuajse çdo sistem me ujë të nxehtë për të pompuar ujin përmes sistemit. Sistemet e ushqyer nga graviteti mund të përdoret në disa aplikime.

Praktika më e mirë

Rritja e efiçencës të rrjetit të shpërndarjes

Një kompani e mesme në UK për përpunimin e materialeve sintetike për qëllime industriale vlerësoi mundësitë për të rritur efiçencën e sistemit të ngrohjes. Gjatë fazës së shqyrtimit, pompat në sistemin e ngrohjes u analizuan në detaje. Diagrami i mëposhtëm u zhvillua duke treguar konsumin specifik të energjisë për shpërndarjen e ujit të ngrohtë nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes. Konsumi i gazit është monitoruar dhe dokumentuar në baza javore. Konsumi vjetor i energjisë elektrike i pompave ishte matur dhe kishte arritur 120,054 kWorë. Në muajt e ftohtë gjatë të cilëve është e nevojshme një sasi e lartë nxehtësie, konsumi specifik i energjisë për shpërndarje ishte 200 kWorë/1,000 Nm3. Kjo vlerë mund të konsiderohet si shumë e mirë sepse pompat janë përdorur pothuajse ose në kapacitet të plotë. Në temperatura të larta mjedisore konsumi i energjisë u rrit konsiderueshëm dhe konsumi specifik i energjisë arriti në 730 kWorë /1,000 Nm3. Ky është një tregues i efiçencës të ulët të pompës me ngarkesë të ulët.

Figura 9 :Konsumi specifik i energjisë për shpërndarjen e ujit të ngrohtë

Gjatë punës pompat ekzistuese u ndërruan me pompa me shpejtësi te ndryshueshme dhe efiçenca e pompave me ngarkesë të ulët mund të rritet. Pompat tani janë të kontrolluara nga diferenca temperaturës së rrjedhjes dhe e temperaturës së kthimit. Rezultati i këtij aplikimi redukton: · Konsumin e energjisë për pompat · Humbjet e rrjetit të shpërndarjes për shkak të një temperaturë të zvogëluar të kthimit.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

26

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Konsumit total i energjisë elektrike për rrjetin e shpërndarjes mund të reduktohet deri në 25 përqind deri në 90,190 kWorë. Shpërndarësit e nxehtësisë të ndryshueshme Shpërndarësit e nxehtësisë rrezatojnë nxehtësi në hapësirën e ambientit. Vendndodhja dhe madhësinë e shpërndarësve të ngrohjes është thelbësore për kushte të mira pune. Ka disa lloje shpërndarësish si: radiatorët dhe konvektorët. Shkëmbimi i shpërndarëseve ka kosto të lartë dhe nuk do të merret parasysh gjatë fazave të hershme të një programi të efiçencës. Komandat e kontrollit Ka disa lloje pikash komandimi për të rregulluar temperaturën e shpërndarësve individualë. Valvulat e nxehtësisë përdoren për të ndezur ose fikur shpërndarësit e ngrohjes. Valvulat termostatike përdoren për të fiksuar manualisht temperaturën e kërkuar të shpërndarësve. Një rele përdoret për të fikur dhe ndezur ngrohjen vetëm në kohë të parapërcaktuara. Këto opsione janë relativisht të lira dhe lejojnë kontrollin e shpërndarëseve individual. Pikat e kontrollit lejojnë rregullimin e ngrohjes në zona të veçanta. Karburantet Karburantet më të zakonshëm që përdoret për ngrohje janë: nafta, gazit natyror, qymyri dhe koksi. Druri është përdorur si një burim energjie të ripërtërishme për ngrohje kryesisht në Europën qendrore dhe veriore. Energjia elektrike gjithashtu është përdorur shpesh për ngrohje, por është alternativë më e shtrenjtë. Edhe pse është e njohur se sistemet me lëndë djegëse fosile janë të shtrenjta në krahasim me sistemet e tjera të ngrohjes dhe shkarkimet e tyre dëmtojnë mjedisin është e vështirë të ndryshohen kapacitete të instaluara për shkak të investimeve të larta të bëra. Aktivitetet për efiçencën për këtë arsye do të përqendrohen në përmirësimin e sistemeve ekzistuese. Megjithatë në rastin e blerjes së impianteve të reja ose ndryshimeve në sistemin e ngrohjes, menaxheret duhet të bëhen të vetëdijshëm për alternativat që janë miqësore me mjedisin dhe që kanë kosto të ulët. 4.1.2 Identifikoni konsumin e karburantit dhe kostot e nxehtësisë Për të llogaritur koston e çdo investimi të veçantë për ngrohjen duhet te merren parasysh: shpenzimet, çmimi i blerjes dhe kostot e karburanteve. Këto shpenzime ndryshojnë në varësi të vendit në Europë. Megjithatë gjatë vlerësimit të një sistemi ekzistues menaxheri i energjisë shikon kryesisht shpenzimet e karburantit. Si një proces i njëpasnjëshëm, është relativisht e lehtë për të identifikuar kostot aktuale për m2 ngrohje. Hapi 1 Si hap i parë është i nevojshëm të identifikohen zonat për ngrohje të ndërmarrjes. Kjo shifër normalisht mund të merret edhe nga planet e katit dhe nuk duhet të përfshijë zona të cilat nuk ngrohen të tilla si magazinat apo bodrumet. Rezultati është i nevojshëm për llogaritje të mëtejshme dhe do të përfaqësohet nga shkronja A në formulë.

Sipërfaqja e ngrohur në m2 A

Hapi 2 Hapi i dytë është të identifikojmë konsumin e karburantit nga sistemi i ngrohjes. Kjo është shumë e lehtë për energjinë elektrike, gazin natyror ose të lëngshëm ose për ngrohjen në distancë atëherë kur energjia përdoret ekskluzivisht për ngrohje. Konsumi i treguar në faturë në kWorë mund të përdoret për llogaritjen. Gazi natyror mund të jepet në m3 ose term dhe duhet të konvertohet në kWorë. · 1 m3 gaz natyror shumëzuar me 9,5 jep shumën në kWorë · 1 term gaz natyror shumëzuar me 29,3 jep shumën në kWorë Në disa vende evropiane gazi natyror ose nafta mund të maten me MJ (Mega Joule) ose GJ (Giga Joule)

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

27

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

· · ·

1 GJ = 1000 MJ 1 kWorë = 3,6 MJ 1 GJ = 277,777 kWorë.

Si pikë fillimi për gazin natyror duhet të merren dhe të dokumentohen faturat e 3 viteve të fundit. Në rastin e karburantit për ngrohje sasitë e blera normalisht ruhen dhe përdoren për një periudhë më të gjatë. Konsumi ditor, javor ose mujor nuk mund të analizohet pa dokumentacion të detajuar. Pra si hap i parë vetëm mesatarja e konsumit të 5 viteve të fundit do të merret parasysh dhe konvertohet. Koha prej 5 vitesh duhet të japë një mesatare reale pa reflektuar konsum të pazakontë. · · Në rast të njësisë në kg sasia shumëzohet me 11,5 për të marrë shumën në kWorë Në rast të njësisë në litra sasia shumëzohet me 10,6 për të marrë shumën në kWorë

Shifra të hollësishme jepen nga furnitori i energjisë. Në rast se nuk janë bërë matje dhe karburantet nuk përdoren vetëm për qëllime ngrohjeje, një vlerësim mund të bëhet duke krahasuar koston gjatë verës dhe dimrit. Meqenëse ngrohja nuk do të jetë e nevojshme gjatë muajve të verës shpenzimet për ngrohje nuk do të shfaqen në faturën e verës. Prandaj diferenca ndërmjet faturës se dimrit dhe të verës tregojnë kërkesën vjetore për ngrohje. Kjo metodë supozon se nuk ka luhatje të mëdha në karburantit të përdorur për procesin e prodhimit. Në këtë hap të gjitha shpenzimet vjetore dhe sasitë për ngrohje janë shtuar duke rezultuar si në pasqyrën në vijim:

Konsumi energjisë në kWorë Konsumi energjisë në B C

Hapi 3 Konsumi i energjisë dhe kostot e energjisë në kWorë/m2/vit mund të llogariten lehtë:

Konsumi specifik i energjisë kWorë/m2 Kosto specifike e energjisë /m2 B/A C/A

Hapi 4 Në hapin e katërt krahasoni konsumin specifik të energjisë së një ndërtese me standardet e rajonit përkatës. Shifrat do të ndryshojnë brenda Europës. Klasifikimi vijues për Europën Qendrore duhet të konsiderohet si një udhëzues për krahasim. Në rast se konsumi vjetor i energjisë është mbi 70 kWorë/m2, analiza e mëtejshme do të jetë e nevojshme.

Klasifikimi A B C D E Konsumi nxehtësisë kWorë/ m2/vit 0-30 31-50 51-70 71-120 121-160 Komente Efiçenca më mirë Efiçencë e lartë Efiçent Mesatar I pakënaqshëm

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

28

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

F G

161-200 201 -

Me humbje Joefiçent

Pasqyra11: Standardet referues për konsumin e energjisë në Europën Qendrore

4.1.3 Sasitë · · · ·

Mundësitë për të përmirësuar efiçencën e karburantit të përdorur dhe shpenzimet për ngrohje mund të reduktohet nga: Rritja e ndërgjegjësimit Ulja e konsumit me veprime të thjeshta Përmirësimi i efikasitetit të sistemit Ndikimi mbi lagështirën

Rritja e vetëdijes Nuk rekomandohet që thjesht të fillojnë aktivitetet e kursimit të energjisë duke ndryshuar temperaturën e dhomës pa informuar paraprakisht personelin. Meqenëse komforti në vendin e punës është një çështje e ndjeshme, niveli i kënaqësisë aktuale duhet të analizohet më së pari. Përveç kësaj kostot për ngrohjen individuale të departamenteve duhet të shqyrtohen. Kjo është e nevojshme sepse stafi rrallëherë është në dijeni të kostos, sasisë së konsumuar dhe temperaturës së rekomanduar të dhomës. Ngritja e vetëdijes duhet të përfshijë edhe informimin e stafit se si të përdorë dhe menaxhojë pajisjet elektronike. Përvoja ka treguar se shpesh përdoruesit nuk dinë si të kontrollojnë këto pajisje dhe prandaj i vendosin ato manualisht.

Ulja e konsumit duke përdorur veprime të thjeshta 1. Rregulloni temperaturën e dhomës Zona të ndryshme kërkojnë temperatura të ndryshme ambientesh. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të temperaturave të rekomanduara për zona individuale, sociale e tregtare.

Pjesët e ndërtesës Tregje/markete Garazhe Dyqane Banakë/Bufe Kuzhina Dhoma pritje, tualete Holli (°C) 5-12 10 12 16 16 16 16 Pjesët e ndërtesës Biblioteke, holli i hyrjes Salla leksionesh dhe studimi Zyra, laboratorë Bare/Restorante Teatro, atelie Banja,dushe Floktore (°C) 18 18 20 20 22 24 25

Pasqyra 12: Temperaturat e rekomanduara të ambienteve

Në shumë raste temperaturat e dhomës janë më të larta se ato të rekomanduara. Çdo rregullim i temperaturës duhet të behet në bashkëpunim me stafin e prekur nëse ato do të pranojnë ndryshimin. Si rregull rregullimi i termostatit me 1°C më poshtë kursen rreth 5­7 përqind të kostos së energjisë. Shembull: Ulja e temperaturës së ambientit A e dini se aktualisht na duhet gaz natyror me vlerë 380,950 kWorë ose 12,470 në vit për të ngrohur dhomat tona deri në temperaturën 22°C. Temperatura e rekomanduar e dhomës është 20°C për ndërtesa me zyra dhe një ulje prej 1°C do të na kurseje rreth 6 përqind të shpenzimeve për ngrohje. Prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj në arritjen e qëllimit tonë për të ulur temperaturën e dhomës me 1°C.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

29

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

2. Zvogëloni humbjet e nxehtësisë nëpërmjet dritareve Sigurohuni që të gjitha dritaret dhe perdet janë të mbyllura gjatë natës, perdet nuk duhet të mbulojnë ngrohësit. Gjatë ngrohjes dhe ftohjes dritaret duhet të hapen plotësisht për një periudhë të shkurtër kohe për të siguruar ajrosjen. Një veprim i thjeshtë është instalimi i grilave/furçave kundër rrymave të ajrit jashtë dyerve dhe dritareve dhe mbushja e hapësirave dhe e të çarave poshtë dyerve dhe nëpër mure. 3. Ndryshoni ajrin e ambienteve në mënyrë jo të shpeshtë Dyert ndërmjet dhomave dhe zonave me temperaturë të ndryshme duhet të jenë të mbyllura për të ruajtur nxehtësinë dhe për të zvogëluar rrymat e ajrit. Aspiratorët duhet të jenë fikur gjatë natës dhe gjatë fundjavës dhe të përdoren vetëm kur është e nevojshme. Duhen rreth 11 kW energji për të ngrohur 1000 m3/orë nga 12°C në 20°C me një konsum energjie prej rreth 16,000 kWorë. Kjo është një sallë rreth 19m e gjerë x 19m e gjatë x 3m lartë. Me çmimin e energjisë 0.05 cent/kWorë kjo rezulton në kosto vjetore prej 800, të cilat mund të humbasin nëse masat e mësipërme nuk merren në konsideratë. 4. Shmangni ngrohjen me energji elektrike Duhet dekurajuar përdorimin e ngrohësve elektrike shtesë sepse ata konsumojnë shumë energji. Kontrolloni nëse shpenzimet për ndezjen e sistemit të ngrohjes gjatë sezoneve që nuk ka nevojë për ngrohje janë më të larta se përdorimi i ngrohjes elektrike. Shpenzimet operative për ngrohësit elektrikë mund të llogariten lehte duke e shumëzuar energjinë në kW siç është e dhënë në motor me orët e punës ditore dhe çmimin për kWorë. 5. Kontrolloni funksionimin e dyerve automatike dhe rritni vetëdijen Nëse përdoren dyer automatike kontrolloni nëse ato punojnë si duhet. Përveç kësaj është e dobishme të këshillohet personeli që punon në holl të mbajë derën kryesore të mbyllur për të mbajtur një temperaturë të kontrolluar. Mund të jetë e dobishme të vendosen tabela para dyerve që përdoren më shpesh. 6. Zvogëloni temperaturën e dhomës në kohë të caktuara Ngrohja duhet të zvogëlohet gjatë kohës kur nuk ka punë. Zakonisht kjo duhet bërë gjatë natës dhe gjatë fundjavës. Një ulje e 2°C gjatë natës zvogëlon konsumin e energjisë nga 2-3 përqind. Megjithatë temperatura nuk duhet ulet shumë. Ka konsum të madh të energjisë për të ngrohur dhomat nga temperaturat e ulta fillestare dhe kursimet e mundshme do të jenë të pavlera. 7. Fikni ngrohësit në dhomat që nuk përdoren rregullisht Radiatorët dhe konvektorët duhen ndezur vetëm në dhomat që përdoren. Shembuj tipikë për këtë janë dhomat bosh të hoteleve. Nëse është e mundur ngrohësit duhet të ndizen pak para se të përdoret dhoma. 8. Siguroni rrezatim të mirë të nxehtësisë Sigurohuni që ngrohësit nuk janë bllokuar nga mobilie ose perde sepse kjo e pengon rrezatimin nxehtësisë në dhomë. Sigurohuni që ngrohësit të pastrohen rregullisht nga pluhuri dhe papastërtitë sepse rrezatimi do të pësojë rënie të mëtejshme. 9. Kontrolloni pajisjet e sinjalizimit të ngrirjes Pajisjet për sinjalizimin e ngrirjes parandalojnë dëmtimet nga akulli të sistemit të ngrohjes/ftohjes. Termostatet duhet të rregullohen në një temperaturë ndërmjet 4 - 6°C për të shmangur humbjen e nxehtësisë dhe dëme. 10. Sigurohuni që sistemi i ngrohjes kontrollohet rregullisht Një shërbim i rregullt përfshin: · Matjen e efiçencës së kaldajës. Në një test për kaldajat, çlirimi i CO2 dhe temperatura e shkarkimeve të gazta mund të maten. Edhe pse ligjërisht vetëm në disa vende europiane kërkohet, ky test dhe përmirësimet e nevojshme duhet të ndërmerren të paktën çdo 3 vjet nga një ekspert meqenëse shpenzimi është minimal · Pastrimin vjetor i kaldajave me naftë · Pastrimin e kaldajave me gaz çdo 3 vjet

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

30

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

· ·

·

Funksionimin e kontrollorëve të temperaturës të tillë si valvulat Shkarkimin e ajrit nga radiatorët; nëse uji mund të dëgjohet brenda radiatorëve do të thotë se ka ajër në sistem, i cili ul efikasitetit. Për të shkarkuar ajrin duhet thjesht të hapim valvulat e radiatorit. Në sistemet e ngrohjes me panel me qarkullim të detyruar të ujit të nxehtë mund të mblidhet blozë. Kjo duhet të kontrollohet nga personel i aftë përpara se të fillojë sezoni i ngrohjes.

11. Zvogëloni temperaturat e kaldajave Në kaldaja uji shpesh nxehet më tepër se duhet. Për të reduktuar humbjet është e nevojshme të identifikohet temperatura minimale me të cilën mund të operojë kaldaja pa shkaktuar dëme. Furnitori i kaldajave duhet të ketë më shumë informacion rreth kësaj. Temperatura e ujit të një kaldaje me ujë të ngrohtë nuk duhet të jetë nën 60°C. Si rregull duke ulur temperaturën e ruajtjes nga 65°C deri 60°C zvogëlohen humbjet e ngrohjes me 9 përqind. 12. Fikni pompat e qarkullimit kur nuk janë në përdorim Uji qarkullon përmes sistemit të ngrohjes me anë të pompave. Këto pompa normalisht punojnë automatikisht por mund edhe të fiken manualisht. Nëse sistemi i ngrohjes është fikur, uji nuk duhet të pompohet përmes sistemit. Kjo kursen energjinë elektrike të pompimit ndërkohë që mban ngrohjen. 13. Përmirësoni efiçencën e sistemit Pjesa në vijim jep një përmbledhje të mundësive për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të ngrohjes. Meqenëse kjo punë kërkon shumë njohuri teknike ajo duhet të ndërmerret nga një punonjës i kualifikuar ose nga ekspertë të jashtëm. 14. Valvulat termostatike të radiatorit Valvulat termostatike të radiatorit lejojnë kontrollin individual të radiatorëve, ato nuk duan investime të larta dhe janë të lehta për tu instaluar në radiatorët ekzistues. Pasi janë instaluar është e rëndësishme që të: · këshilloni personelin për përdorimin e tyre dhe t'i informoni ata në lidhje me temperaturat e rekomanduara të zyrës. Ato nuk duhet të përdoren për të ndezur dhe fikur radiatorët por vetëm të rregullohen për të kontrolluar temperaturën e kërkuar të dhomës. · kontrolloni rregullisht valvulat që ato të punojnë si duhet 15. Termostatet Termostatet shpesh kontrollojnë temperaturën e një zonë të madhe. Prandaj është e rëndësishme që ato të instalohen në zona me kërkesa të mëdha për temperaturën e përgjithshme. Përvoja tregon se sensorët shpesh janë të pozicionuar në vende që janë ose shumë të ftohtë ose shumë të ngrohtë duke çuar në ngrohje me tepricë ose me pakicë. Termostatet e brendshëm nuk duhet të vendosen pranë dritareve ose pranë ngrohësve ose në vende ku ka rryma ajri. Termostatet e jashtëm duhet të instalohet në një muret nga ana veriore larg ekspozimit diellor. 16. Rregullimi hidraulik i sistemit të ngrohjes Një sistem ngrohje me rregullim hidraulik përmirëson efektivitetin e një sistemi të zakonshëm deri në 30 përqind. Diferencat në presion në një rrjet ngrohjeje maten dhe ekuilibrohen me pajisje të posaçme. Avantazhi i tyre kryesor është se temperatura e dhomës mund të rregullohet duke kursyer deri në 5 përqind të kostos për çdo 1°C. Përveç kësaj, sasia e ujit e pompuar përmes sistemit rregullohet dhe më pak energji elektrike është e nevojshme për pompat e qarkullimit. 17. Humbjet e shkaktuara nga nxehtësia e gazeve të liruara Djegia e lëndëve djegëse prodhon gaze të nxehtë, të cilat çlirohen nëpërmjet oxhakut/tubave. Sa më e lartë temperatura e gazeve aq më të larta humbjet. Gazet nga sistemet e ngrohjes me naftë nuk duhet të jenë mbi 180°C dhe ato të ngrohjes me gaz nuk duhet të jenë mbi 140°C. Përveç kësaj humbjet mund të ndodhin për shkak të djegies së pamjaftueshme të monoksidit të karbonit. E vetmja mundësi me kosto të ulët për të përmirësuar efikasitetin është reduktimi i lirimit të ajrit të nxehtë, pastrimi dhe përkujdesja për djegësin/furrën rregullisht. Mundësi të tjera përfshijnë

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

31

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

rishfrytëzimin e shkarkimit të gazit nëpërmjet një sistemi rigjenerimi të ngrohjes dhe instalimin e disa djegësve me madhësi të ndryshme. 18. Humbjet e shkaktuara në kaldaja Dy arsyet kryesore për humbjet ne kaldaja janë izolimi i dobët dhe operimi stand-by. Termoizolimi i kaldajave duhet të jetë i trashë së paku 20cm, kaldajat e vjetra duhet të përmirësohen për të arritur këtë standard. Humbjet ndodhin sepse uji i nxehtë duhet të ruhet për përdorim të menjëhershëm. Edhe pse ato nuk mund të shmangen ato mund të minimizohen. E vetmja alternativë do të ishte përdorimi i kaldajave/boilereve për ngrohje të ujit vetëm sipas kërkesës. Megjithatë për arsye komforti këto janë përdorur shumë rrallë. Si rregull duke zëvendësuar kaldaja/boilerë më të vjetër se 10 vjet fitojmë një periudhë shlyerje prej 5 vjetësh. Zëvendësimi i tyre me kaldaja me kondensim parashikon një periudhë shlyerje prej rreth 10 vjetësh. 19. Humbjet gjatë shpërndarjes Humbja e energjisë nga sistemet e shpërndarjes së ngrohjes ndodh kryesisht për shkak të rrjeteve apo tubacioneve të paizoluara mirë. Kur shtrihen në muret e jashtme, bodrumet dhe zonat e pangrohura, humbjet mund të jenë të rëndësishme. Këto mund të identifikohet thjesht duke ecur nëpër këto zona. Nëse temperatura e sipërfaqes së tubave të ngrohjes është më e lartë në të prekur se ajo e ambientit, trashësia e izolimit termik dhe /ose cilësia e tij është e pamjaftueshme. Izolimi i përshtatshëm i tubave mund të ketë një periudhë shlyerje prej më pak se 5 vjet. 20. Temperaturat e sipërfaqes dhe izolimi Temperatura e dhomës varet edhe nga temperatura e sipërfaqes së mureve dhe dyshemeve. Natyrisht dyshemetë dhe muret e ftohtë kërkojnë temperaturë dhome më të lartë që të ndihesh rehat. Kjo shpesh shkaktohet nga izolimi i dobët dhe është shumë e vështirë që të ndryshohet pasi ndërtesa është edhe në përdorim. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë domosdoshmërinë e izolimit të mirë para ndërtimit të objektit. Përmirësimi i izolimit dhe ndryshimi i dritareve dhe dyerve është i shtrenjtë. Nëse ato janë një mundësi atëherë një ekspert duhet të kontaktohet për të konfirmuar përfitimet e mundshme.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

32

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

21. Lagështia dhe komforti Një faktor që ndikon në komfort është lagështia. Duke optimizuar lagështirën ndjenja subjektive e një klime dhome të rehatshme mund të përmirësohet. Kjo shkaktohet nga ajri i ngrohtë që avullon nga lëkura. Në vendet ku lagështia është shumë e lartë ajri i ngrohtë nuk avullon dhe klima në dhomë është e parehatshme. Ky efekt është shumë i njohur në vendet tropikale. Kur temperatura ulet lagështia kondenson në sipërfaqet e ftohta për pasojë pakësohet komforti. Niveli normal i lagështirës është mes 40 përqind dhe 60 përqind në një dhomë me temperature ajri prej 18°C deri 23°C. Hidrometri përdoret për të matur lagështinë. Nëse ajri është shumë i thatë duhet të përdoret një lagështues.

Praktika më e mirë

Lagështimi dhe ftohja

Shembulli i mëposhtëm tregon se vlerësimi i sistemit të energjisë jo vetëm mund të ketë një efekt pozitiv mbi kostot e energjisë por edhe në fusha të tjera. Në një qendër tregtare pranë Vienës ekipi i energjisë analizoi të gjithë sistemin e energjisë duke përfshirë edhe konsumin e ujit dhe shpenzimet. Shpenzimet totale ishin 52,000. Nga matjet e bëra, ekipi kuptoi se kulla e ftohjes dhe lagështimit konsumonin 4,300 m3 ujë. Edhe pse kompania e kanalizimeve ia faturonte qendrës tregtare këtë rrjedhje, ai avullohej dhe asnjëherë nuk shkarkohej në sistemin e kanalizimit. Kompania kërkoi një reduktim të kostos së ujërave të zeza në bazë të ujit të avulluar. Kostoja e 1 m3 ujëra të zeza është 1,32. Prandaj reduktimi arriti në 5,676 ose 11 perqind.

Në disa vende programet e përmirësimit sponsorizohen nga kompanitë e energjisë elektrike dhe të gazit natyror. Ato mund të përfshinë shqyrtimin e pajisjeve dhe të ndërtimit të objekteve. Gjithashtu mund të sigurojnë këshilla mbi mënyrat për rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesave duke përfshirë edhe programet për të inkurajuar përdorimin e çdo pajisjeve më energji efiçente ose për përmirësimin e efiçencës të veshjes termike të ndërtesës.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

33

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Praktika më e mirë

Kursime jo vetëm që mund të arrihen me uljen e temperaturës së dhomës por edhe nga përmirësimi i sistemit të ngrohjes. Kjo mund të bëhet: · · Duke optimizuar sasinë e ujit të nxehtë që kalon nëpër sistem Duke rritur diferencën midis temperaturës së ujit që del nga kaldaja në rrjetin e ujit të ngrohtë dhe ujit që hyn në kaldajë nga rrjeti i furnizimit (temperatura e rrjedhjes /temperatura e kthimit).

Në përgjithësi në impiantet e mëdhenj duhet të synoni të rrisni këtë ndryshim temperaturë (diferencial kthimi) dhe të zvogëloni input-et e energjisë për pompat duke minimizuar ujin që pompohet përmes sistemit. Kjo mund të arrihet duke: · · · · Instaluar pompa më të vogla Instaluar motorë me efiçencë të lartë për pompat Rregulluar hidraulikisht rrjetin e ujit të ngrohtë Instaluar pajisje për të kontrolluar sasinë e ujit të ngrohtë që kalon nëpër rrjet.

Një fabrikë austriake për prodhimin e pajisjeve të makinerive analizoi sistemin e saj të ngrohjes në tërësi. Pompat e ngrohjes janë listuar si më poshtë: Pompat Pompa e kaldajës 3 Pompa e kaldajës 1 Pompa e kaldajës 2 Pompa ne sallën e ruajtjes së pompave Pompa për ngrohjen qendrore Pompa për ruajtjen e naftës Pompa e transformimin 1 Pompa e transformimit 2 Pompa e furnizimit për ngrohjen qendrore Totali Pasqyra 13: Pompat e ngrohjes Koha e punës së pompave është 4,400 orë/vit, e cili shkakton një konsum vjetor të energjisë 113,520 kWorë. Çmimi i energjisë është 0.04 /kWorë dhe 7.2 /kW, e cila arrin një shumë vjetore prej 6,769. Tipi LÖWE CNPT 60-0.75/180 LÖWE CDP 30-3/185 LÖWE CNPT 120-3.0/180 LÖWE CNPT 150-5.5/229 LÖWE CDP 40-4/190 LÖWE CNPT 60-0.55/160 LÖWE CDP 30-4,0/206 LÖWE CNPT 80-0,55/148 LÖWE CDP 40-5,5/205 Fuqia e instaluar kW 0.75 3.0 3.0 5.5 4.0 0.55 3.0 0.55 5.5 25.8

Temperatura aktuale e rrymës nga kaldaja është 82°C, temperatura që kthehet në kaldaje ishte 77°C. Diferenca e temperaturës (diferenciali i kthimit) prej 5°C është i ulët. Instalimi i motorëve me efiçencë të lartë për pompat lejon një temperaturë kthimi të zvogëluar prej 62°C dhe diferenciali i kthimit rritet në 20°C. Kursimet mund të identifikohet me figurën e mëposhtme.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

34

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Diferenciali i kthimit °C Figura 10: Kursimi i energjisë si pasojë e rritjes së diferencialit të kthimit

Figura lexohet si vijon: 1. Filloni në boshtin horizontal që tregon diferencën aktuale të temperaturës (diferenciali i kthimit) në temperatura të ndryshme. 2. Ndiqni çdo vijë lart. Çdo pikë në një vijë të paraqet një gradë të diferencës së shtuar të temperaturës. Boshti vertikal tregon kursimin e energjisë që mund të arrihet me çdo gradë të diferencës së shtuar të temperaturës. Në këtë shembull pika e fillimit është diferenciali i kthimit 5°C. Meqenëse diferenca e temperaturës pas përmirësimit është 20°C është e nevojshme për të ndjekur vijën deri në pikën 15. Kjo pikë përbën një energji të kursim total prej 98 përqind. E gjithë kjo tregon se si pasoje e instalimit të motorëve me efikasitet të lartë diferenca e temperaturës mund të rritet nga 5 në 20°C duke rezultuar në kursimin e energjisë prej 98 përqind. Me një çmim të energjisë 0.04/kWorë kursimet totale në vit mund të llogariten si vijon:

Përveç kësaj kursimet, që rezultojnë nga rënia e energjisë totale të instaluar, duhet të përfshihet. Në këtë shembull energjia totale e instaluar mund të reduktohet deri në 6 kW. Duke supozuar një çmim të energjisë prej 7.2 /kW, kursimet e mëposhtme mund të gjenerohen:

Shpenzimet e përgjithshme për shkëmbimin e pompave janë 36,340 dhe 360 për instalimin e çdo pompe. Shlyerja mund të llogaritet si vijon:

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

35

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Lista e kontrollit ­ Sistemi i Ngrohjes

1. Zvogëloni konsumin 1.a. Rregulloni temperaturën e dhomës 1.b. Zvogëloni humbjen e nxehtësisë nga dritaret 1.c. Mbani ulët shkëmbimin e ajrit 1.d. Shmangni përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje 1.e. Kontrolloni funksionimin e dyerve automatike 1.f. Zvogëloni temperaturën e dhomës në kohë të caktuara 1.g. Fikni ngrohësit në dhoma që nuk përdoren rregullisht 1.h. Siguroni shpërndarjen e mirë të nxehtësisë 1.i. Kontrolloni pajisjet e sinjalizimit të akullit 1.j. Sigurohuni që sistemi i ngrohjes mirëmbahet vazhdimisht 1.k. Zvogëloni temperaturën e kaldajës/boilerëve 1.l. Fikni pompat e qarkullimit kur nuk janë në punë

2. Përmirësoni efiçencën e sistemit 2.a. Instaloni valvula termostatike 2.b. Poziciononi në mënyrën e duhur termostatet 2.c. Rregulloni sistemin e ngrohjes në mënyrë hidraulike 2.d. Mirëmbani furrat/kaldajat rregullisht 2.e. Izoloni kaldajat dhe sistemin e shpërndarjes së nxehtësisë

3. Optimizoni lagështinë 3.a. Kontrolloni vazhdimisht lagështinë ne repartet/zyrat e ndërmarrjes

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

36

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.2

Sistemi i Ndriçimit

Ndriçimi mund të jetë konsumatori më i madh i energjisë në zyra. Përvoja ka treguar që masa të thjeshta shpesh mjaftojnë për të zvogëluar shpenzimet. Shikimi i mirë është një faktor i rëndësishëm në çdo ambient pune dhe kërkesat minimale për ndriçim duhet të plotësohen për arsye të shëndetit dhe të sigurisë. Megjithatë shpesh energjia për ndriçim shpërdorohet sepse: · · · Kompania nuk përfiton nga teknologjitë e reja të cilat ofrojnë nivele më të larta të ndriçimit me shpenzim më të ulët të energjisë Sistemi i ndriçimit i instaluar fillimisht nuk përputhet me ambientin aktual të ndryshuar të punës Mangësitë në sjellje dhe në njohuri e stafit bëjnë që sistemi i ndriçimit të jetë në punë edhe kur askush nuk është në repart/zyra/ambiente.

Qëllimi i ndriçimit artificial duhet të jetë për të siguruar nivelin e nevojshëm të ndriçimit duke përdorur metodën me kosto-efektive të energjisë. Për të identifikuar këtë kompania duhet: të analizojë sistemin ekzistues të ndriçimit dhe të kontrollojë nëse është i përshtatshëm · për ambientin e punës të identifikojë nivelet më të përshtatshëm për ndriçim · të identifikojë llojet dhe karakteristikat e burimeve të dritës për të vlerësuar nëse zgjidhja · më e mirë është zgjedhur të identifikojë mundësitë për të përmirësuar efiçencën · 4.2.1 Llojet e sistemeve të ndriçimit Në përgjithësi sistemet e ndriçimit të mund të klasifikohen si më poshtë: Ndriçim direkt ose indirekt · Ndriçim për një zyre ose për një ambient më të madh · Ndriçimi direkt mund të përdoret për të ndriçuar Zona të mëdha dhe · Vendet individuale të punës. · Ndriçim direkt për zonat e mëdha do të përdoret kur nuk ka punë precize për të bërë. Nëse llampat janë vendosur në intervale largësie të rregullta, një sipërfaqe e madhe mund të ndriçohet në mënyrë të barabartë. Ndriçimi direkt për sipërfaqet e mëdha mund të ketë disavantazh faktin që dhomat duken monotone, ai mund të shkaktojë shkëlqim dhe hije të padëshirueshme kështu që muret e pandriçuar duken të errëta. Ndriçimi direkt përdoret gjithashtu për vendet e punës individualë në kombinim me ndriçimin e përgjithshëm. Intensiteti i ndriçimit të përgjithshëm pastaj mund të reduktohet. Ndriçimi specifik direkt do të përdoret për punë precize psh.: për të ndriçuar një tryezë por mund të shkaktojë efekt të madh dritë-errësirë. Në ndriçimin indirekt ndriçuesit kryesisht e shpërndajnë dritën lart psh.: në tavan, rezultati është se dhomat duken më të ngrohta. Megjithatë mund të jetë e nevojshme më shumë energji se sa ndriçimi direkt. Sistemet e ndriçimit për dhoma individuale bëjnë të mundur kontrollin e një llampë të vetme ose për një grup llampash. Ndriçimi direkt i përgjithshëm për sipërfaqe të mëdha është i kombinuar zakonisht me ndriçim specifik direkt për zyra për shembull. Sistemet e ndriçimit për sipërfaqe te mëdha gjenden më shpesh në: salla konferencash, restorante, supermarkete dhe zyra të mëdha. Shpesh e gjithë zona është e ndriçuar edhe pse vetëm një zonë e vogël përdoret. Problemi tipik i këtij sistemi është mungesa e fleksibilitetit. Përveç kësaj shpesh ato nuk kanë dritë natyrore. Kjo mund të rezultojë në humbje të nxehtësisë nga llampat që ftohen nga sistemi i ventilimit.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

37

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.2.2

Njësitë e matjes

Kur flasim për ndriçimin është e nevojshme të marrim në konsideratë njësitë e matjes dhe faktorët që ndikojnë në ndriçim. Këto do të përdoren në gjithë kreun dhe janë baza për identifikimin e avantazheve dhe disavantazheve të burimeve të dritës dhe të kërkesave specifike. Më të rëndësishme janë: Ndriçimi është fluksi i dritës për njësi të sipërfaqes. Shkalla e ndriçimit matet me njësinë luks. Shkalla e ndriçimit varet nga katrori i distancës ndërmjet burimit të dritës dhe receptorit të saj. Intensiteti i dritës matet me njësinë qiri. Ndriçimi specifik është intensiteti i dritës i rrezatuar në një drejtim të dhënë nga një burim. Ndriçimi specifik mund të matet në qiri për m2. Barazia e ndriçimit përshkruan cilësinë e ndriçimit dhe komfortin pamor. Transmetimi kromatik përshkruan se si ngjyrat shikohen me një burim drite artificiale dhe se si ndikon në kushtet e punës. Llambat me ngjyra shumë të mira zakonisht përdoren në ambientet, të cilët kërkojnë një nivel të mirë komforti ose ku bëhet punë shumë precize. Këto janë të njohura edhe si drita "të ngrohta" ose "të ftohta". Vetëm ndriçimi specifik mund të shikohet nga syri i njeriut dhe niveli i ndriçimit varet nga sasia e dritës që ofron një llampë, ngjyra e dritës së reflektuar dhe sipërfaqja në të cilën shkëlqen drita. Dihet mirë se një sipërfaqe e çelet ka ndriçim më të lartë se një sipërfaqe e errët kur ndriçohet me të njëjtën llambë me të njëjtën fuqi ndriçimi. Standardet për ndriçimin specifik varen nga hapësira, puna ose veprimtaria dhe janë të përcaktuara në standardet e miratuara në shkallë kombëtare. Këto standarde zakonisht i referohen ndriçimit horizontal. Një variabël e dytë është ndriçimi vertikal. Ndriçimi vertikal siguron pasqyrim të mirë të ngjyrave. Si rregull ndriçimi vertikal prej të paktën 1/3 e ndriçimit horizontal rrit nivelin e komfortit në dhoma. Ndriçimi specifik dhe variablat e tjera mund të maten lehtë me një instrument të quajtur luksmetër. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të ndriçimit specifik të nevojshëm për detyra të ndryshme:

Shkalla e delikatesës/preçizionit të punës Nevoja të kufizuara pamore Punë me delikatesë mesatare Punë delikate Punë shumë delikate

Ndriçimi (lx) <100 300 500 >750

Shembuj Shkallë, korridore, holle Punë në zyra Punë intensive në zyrë, kompjuterë, makineri precize Punë me makina shumë precize

Pasqyra 14: Nivelet e rekomanduara të ndriçimit për zona të ndryshme

Edhe pse ka standarde ndriçimi nuk është gjithmonë e nevojshme që të ndriçohet e gjithë zona me standardet më të lartë. Në zyra për shembull mund të jetë më mirë ndriçim për një kërkesë të përgjithshme 300 luks dhe të ndriçohen tryezat me drita specifike për të arritur një standard më të lartë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

38

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.2.3 Llojet dhe karakteristikat e burimeve të dritës Secili burim drite ka karakteristikat e veta dhe zonën e rekomanduar të përdorimit. Në lidhje me efiçencën e energjisë, faktorët kryesorë janë energjia e përdorur në W (vat) dhe drita e emetuar (lumen). Efiçenca jepet në lumen/wat. Përveç kësaj faktorët e mëposhtëm duhet të merren në konsideratë kur zgjedhim një llampë: Sistemi i ndriçimit në të cilin duhet të vendoset llampa · Jetëgjatësia · Frekuenca e ndezjes · Opsioni i errësimit me reostat · Kosto e blerjes · Në përgjithësi ka tre lloje të ndryshme llampash: Llampa elektrike · Llampa me shkarkim · Llampa induktive · Llampat elektrike përfshijnë llambat inkandeshente dhe llambat halogjene. Ato mund të ndizen shpesh dhe drita e emetuar mund të rregullohet. Jetëgjatësia mesatare është rreth 2500 orë dhe efikasiteti është rreth 12 lumen/W. Llampat halogjene inkandeshente janë të mbushura me gaz halogjen dhe kanë efikasitet më të lartë. Llampat me shkarkim kanë jetëgjatësi më të madhe se llamba elektrike. Ato përfshijnë llampat fluoreshente të njohura zakonisht si llambat që kursejnë energji. Llambat fluoreshente kompakte janë dizenjuar për të zëvendësuar llampat inkandeshente me xokol duke kombinuar efiçencën e ndriçimit fluoreshent me ndriçimin standard inkandeshent. Përveç këtyre ka llampa metal halide dhe llampat e natriumit, të dyja me jetëgjatësi shumë të madhe. Efektiviteti i ndriçimit fluoreshent është më shumë se dy herë më i lartë se në sistemet e tjera të ndriçimit. Ndriçimi fluoreshent me frekuencë të lartë eliminon luhatjet dhe shpesh redukton konsumin me 30-60 perqind.

Tabela 15: Burimet e dritës dhe karakteristikat e tyre Jetëgjatësia ore 1000 Niveli i ngjyrave e shkëlqyer

Llojet e llampave Llampa inkandeshente Llampa halogjene Tuba fluoreshent

Lumen/W 12-14

Komente Kosto e ulët e blerjes Kosto e lartë e jetëgjatësisë Llamba tipike për kursim energjie Jetëgjatësia varet nga frekuenca e ndezjes. Kosto e ulët e blerjes dhe e jetëgjatësisë Eficencë e madhe; Kosto e blerjes e ulët dhe kosto e jetëgjatësisë shumë e ulët Disa minuta deri në funksion të plotë; Kosto e lartë e blerjes, kosto e ulët e jetëgjatësisë Kosto shumë e lartë e blerjes; kosto e ulët e jetëgjatësisë Kosto shumë e lartë

38-41 65

2000 8000

e shkëlqyer e mirë

Llampa fluoreshente kompakte Llampa metal halide Llampa me presion të madh natriumi Llampa me induksion

55-69

8000

e mirë

70-100

13000

e mirë-e shkëlqyer e mirë-e dobët e shkëlqyer

65-140

25000

65

60000

Disavantazhet kryesore janë se drita nuk mund të rregullohet dhe se ndriçimi fluoreshent mund të kenë nevojë për kohë për të arritur ndriçimin e tij të plotë. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë e llojeve të ndryshme të llambave me avantazhet dhe disavantazhet. Përveç konsumit të energjisë së llampës, konsumi i energjisë së droselit duhet të llogaritet gjithashtu sepse mund të jetë i konsiderueshëm. Droselat janë të nevojshëm për ndezjen dhe ndriçimin e llampave fluoreshente. Llampat e reja kanë drosela elektronike me eficencë emetimi

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

39

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

të madhe të dritës duke siguruar ndriçim te llampës pa luhatje. Llampat e vjetra fluoreshente ende mund të kenë drosela konvencionale, të cilat shkaktojnë konsum më të lartë, rrymë reaktive dhe si rrjedhoje kosto të rritur. Llogaritja e mëposhtme tregon avantazhin e një tubi fluoreshent në krahasim me një llampë të zakonshme.

Kosto e energjisë për 8000 orë 46.5 9.3 Çmimi i llampës 3 11

Lloji i llampës Llampë e zakonshme Llampë fluoreshente me të njëjtin ndriçim

Fuqia 100W 20W

Jetëgjatësia 1000 orë 8000 orë

Kosto totale 49.5 20.3

Pasqyra 16: Krahasimi i kostos për lloje të ndryshme llambash

4.2.4 Identifikimi i konsumit të energjisë për ndriçimin Nuk ka gjasa që menaxheri i energjisë të jetë në gjendje të përcaktojnë energjinë e përdorur për ndriçim nga faturat. Por nga ana tjetër është relativisht e lehtë për të llogaritur konsumin e energjisë së një sistemi ndriçimi. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është që të ndjekim një procedure të thjeshtë hap-pas-hapi: Hapi 1: Vlerësimi i fuqisë totale të sistemit Së pari është e nevojshme të identifikohet fuqia totale e të gjitha llampave në përdorim. Për ta bërë këtë është e nevojshme të ecësh përreth ndërmarrjes për të dokumentuar të gjitha llampat duke përfshirë edhe fuqinë e tyre. Për llambat fluoreshente duhet të përfshihet edhe fuqia e droselit. Nëse fuqia e droselit nuk është e njohur shtoni 12 përqind të fuqisë së një llampe. psh.: llampë fluoreshente 65W + drosel 10W = 75W Kjo llogaritje jep një vlerësim të përgjithshëm të energjisë për ndriçimin në të gjithë ndërmarrjen. Sigurohuni që të përdorni përherë të njëjtën njësi. Psh.: 25 llamba konvencionale 100W = 2,500 W / 1,000 = 2.5 kW Hapi 2: Koha vjetore të punës Orët vjetore që sistemi është në përdorim do të jenë të nevojshme për të llogaritur konsumin total të energjisë. Për të arritur këtë shifër llogaritni sa orë është sistemi në përdorim. Një dyqan mund të jetë i hapur 52 javë në vit me ndriçim ndezur për rreth 12 orë në ditë. 52 x 7 x 12 = 4,368 orë Hapi 3: Konsumi vjetor i energjisë për ndriçimin Shkalla e totale e fuqisë shumëzohet me orët punës për të vlerësuar konsumin vjetor të energjisë. 2.5 kW x 4,368 = 10,920 kWorë Mund të jetë më e dobishme për të bërë këtë llogaritje për çdo ambient/zyrë/dhomë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

40

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.2.5 Ka disa · · ·

Identifikimi i mundësive për të përmirësuar efiçencën mënyra për të përmirësuar efikasitetin : Së pari zgjidhni aktivitete që nuk kërkojnë investime Së dyti ndërmerrni aktivitete që rrisin efikasitetin e sistemit aktual Së treti kryeni ndryshime ose bëni ristrukturimin e sistemit.

Përdorimi i dritës së diellit Konsumi i ndriçimit artificial mund të reduktohet duke rritur përdorimin e ditës natyrore. Që kjo të jetë efektive niveli i dritës së diellit duhet të jetë konstant në dhomë pa lënë zona të errëta të cilat përsëri do të kërkojnë ndriçim. Praktika ka treguar se shpesh mund të kursehet energji duke siguruar thjesht dritë dielli konstante në dhomë. Kjo mund të arrihet duke pastruar rregullisht dritaret, duke shmangur lule të shumta para dritareve, duke hequr grilat nëse ato nuk janë të nevojshme. Gjithashtu tryezat e punës duhet të vendosen në një mënyrë që të maksimizohet përdorimi i dritës së diellit. Perkujdesi në ndërmarrje Fikni dritat nëse nuk janë të nevojshme. Ky është rasti kur në zyra dritat janë ndezur në mëngjes mbeten të ndezura edhe kur drita e diellit është mëse e mjaftueshme. Fikni dritat në zonat e pa njerëz/punëtorë. Shembuj tipikë për këtë janë dhomat e pushimit, sallat e magazinimit dhe korridoret. Fushata e ndërgjegjësimit mund të ndihmojë në këtë rast. Pastroni sipërfaqet e llampave dhe të abazhurëve rregullisht. Meqenëse shërbimi në pajisje nuk është i lehtë, praktika tregon se shpesh ky veprim çpërfillet. Përveç kësaj abazhurët nuk duhet të jenë me ngjyrë, por transparentë. Ndërroni llampat fluoreshente kur drita e tyre fillon të pulsojë pasi kjo mund të rrisë konsumin e energjisë deri në 30 përqind. Nëse janë ende të instaluara llamba fluoreshente të trasha, 38 mm diametër, zëvendësojini ato me llambat e reja fluoreshente që kanë një diametër 26mm. Ato kanë intensitet drite më të lartë dhe një konsum përafërsisht 8 përqind më të ulët të energjisë. Kini kujdes se llampat e reja ndoshta nuk përshtaten në pajisjet e vjetra. Në mjediset ku ndriçimi është i nevojshëm për periudha të gjata kohore është më ekonomike të përdoren tubat fluoreshente jetëgjatë. Në qoftë se puna kërkon një nivel të lartë ndriçimi atëherë përdorni ndriçim të përforcuar, mundësisht llambat halogjene, të cilat ju lejojnë të reduktoni ndriçimin e përgjithshëm. 4.2.6 Kontrolli i ndriçimit Sistemet e kontrollit janë të efektshëm në reduktimin e konsumit të energjisë së ndriçimit. Disavantazhi kryesor është se ata janë shumë të kushtueshëm nëse instalohen pas sistemit të ndriçimit. Prandaj instalimi i sistemit të kontrollit duhet të konsiderohet kur bëhet rinovimi ose ndërtimi i një ndërtese. Çelësat e ndriçimit Çelësat ekzistues duhet të etiketohen në mënyrë që të jetë e qartë se cilat drita kontrollojnë. Në rastin e sistemeve të reja është shumë e rëndësishme të instalohen sa më shume çelësa në mënyrë që ndriçimi të bëhet me zona. Kjo është më e vlershme kryesisht për zonat paralele dhe pranë dritareve në të cilat mund të përdoret edhe drita e diellit. Një çelës nuk duhet të kontrollojë shumë llampa njëkohësisht. Sensorët e ndriçimit me kohë Kontrolli automatik i ndriçimi është një mjet efektiv shtesë për të reduktuar konsumin e energjisë. Kontrolluesit me kohë përdoren nëse ndriçimi është i nevojshëm për një periudhë të shkurtër. Ato lejojnë që dritat të ndizen dhe fiken automatikisht në intervale të paracaktuara. Ky lloj kontrolli është i përshtatshëm vetëm për zonat e mëdha me pak njerëz psh.: depo e magazina. Përvoja tregon se instalimi i detektorëve të lëvizjes redukton konsumimin e energjisë deri në 70 përqind në depot shumë të mëdha. Instalimi i tyre kërkon kosto të larta investimi. Praktika tregon se këto

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

41

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

sisteme janë ekonomike vetëm në ndërtesa me konsum të lartë të energjisë ose nëse instalohen gjatë ndërtimit. Kontrolli i dritës së diellit Një tjetër mundësi shumë efektive për pakësimin e konsumit të energjisë është instalimi i sensorëve të dritës së diellit. Megjithatë instalimi mund të kërkojë kosto të konsiderueshme dhe mund të jenë me kosto efektive vetëm në ndërtesat e mëdha. Sensorët e dritës së diellit në përgjithësi punojnë në tre mënyra të ndryshme: me pozicion hapur/mbyllur · me kalim gradual (për shembull 100% - 60% - 30%) · me kontroll të vazhdueshëm. · Në praktikë fikja e llampave një e nga një nuk ka gjasa që të pranohet nga ana e përdoruesit. Përshtatja e vazhdueshme është zgjidhje më komode për syrin e njeriut dhe ka më shumë gjasa që të pranohet nga ana e përdoruesit. Kontrolli i lëvizjes Këta sensorë dallojnë lëvizjet në një ambient pune dhe ndezin ose fikin llampat e ndriçimit automatikisht. Kontrolli i lëvizjes redukton konsumin e energjisë në mënyrë të konsiderueshme, megjithatë ato kërkojnë investime të larta në qoftë se nuk janë instaluar gjatë ndërtimit të objektit. Faktorët shtesë që ndikojnë ne konsumin e energjisë për ndriçim Mobilimi i brendshëm dhe ngjyrat kanë ndikim në ndriçim. Është e qartë se tavani, dyshemeja ose mure me ngjyrë të çelet reflektojnë dritë më shumë se një objekt me ngjyrë të errët. Kjo vlen edhe për mobiliet. Prandaj është e rëndësishme jo vetëm të lyen muret dhe tavanet në ngjyrë të çelet, por edhe pastrimi i tyre rregullisht.

Praktika më e mirë

Një dyqan me rroba hapet nga e Hëna deri të Premten nga ora 09:30-19:00 dhe të Shtunën 9:30-17:00. Dyqani është i hapur për 2,765 orë në vit. Pastrimi fillon në 07:15 dhe mbaron në orën 20:00. Kjo do të thotë një periudhe pune prej 3,822 orë në vit, 1.057 orë më shumë se orari aktual i punës. Fuqia totale e sistemit të ndriçimit në dyqan është 60 kW. Pas një analize të sistemit të ndriçimit, menaxherët vendosën të fikin ndriçimin e veçantë (psh. llampat në dritaret e dyqanit, spotet) gjatë aktiviteteve dytësore (psh. pastrimi) duke përdorur sensorë me kohë. Kjo çoi në reduktimin e fuqisë me 20 kW (1/3 e energjisë origjinale). Në një vit mund të kursehet rreth 42,280 kWore energji (3100), nga një masë e thjeshtë me kosto të ulët.

Lista e kontrollit për ndriçimin

1. Zvogëloni konsumin

1.a. Rritni përdorimin e dritës së diellit 1.b. Fikni llampat nëse nuk janë të nevojshme 1.c. Fikni llampat në zonat ku nuk ka njerëz 1.d. Pastroni rregullisht sipërfaqen e llampave dhe abazhurëve 1.e. Ndërroni llambat fluoreshente kur fillon tu pulsojë ndriçimi 1.f. Përdorni llamba fluoreshente me jetëgjatësi të madhe 2. Zvogëloni konsumin duke përdorur sisteme kontrolli

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

42

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

2.a. Etiketoni çelësat e llambave për ti kontrolluar më mirë ato 2.b. Instaloni sensorë me kohë 2.c. Instaloni sensorë drite 2.d. Instaloni sensorë lëvizjeje

4.3

Sistemi i Ventilimit

Ventilimi dhe ftohja kanë ndikim të madh në konsumin e energjisë në një ndërtesë. Praktika tregon se ajo mund të llogaritet deri në 50 përqind të kostos totale të energjisë në ndërtesat me zyra. Në parim, ventilim do të thotë këmbim i ajrit të kondicionuar me ajër të pastër për të kontrolluar, lagështirën, temperaturën dhe aromat. Një nga qëllimet kryesore është të zvogëlohet sasia e këtij këmbimi duke mbajtur një cilësi të mirë të ajrit të brendshëm. Një tjetër qëllim i sistemit të ventilimit është ngrohja dhe ftohja e ajrit për të arritur komfort termik. Një sasi e konsiderueshme energjie është e nevojshme për këtë. Një studim i ndërmarrë në Francë tregon se energjinë e nevojshme për ventilim përfaqëson 10 përqind të ngarkesës për ngrohje për një shtëpi ekzistuese dhe deri në 30 përqind për një shtëpi të sapo ndërtuar. Pra, një nga qëllimet është të reduktohet humbja e energjisë nga ky transferim i ajrit. Nuk është e lehtë për të vlerësuar shkallën deri në të cilën është e mundur të ulet sasia e ajrit. Më me rëndësi është se ka një lidhje e fortë mes cilësisë së kërkuar te ajrit dhe të energjisë së përdorur për ventilim. Të dy këta faktorë duhet të merren parasysh kur identifikohen mundësitë për përmirësimin e efikasitetit të ventilimit dhe të sistemit të ftohjes. 4.3.1 Metodat e ventilimit Ventilimi mund të arrihet në mënyra të ndryshme. Dy llojet kryesore janë ventilimi natyror dhe mekanik. Ventilim natyror Ventilim natyror është bazuar në dy forca lëvizëse: presioni i erës dhe lëvizja e ajrit si pasojë e diferencës së temperaturave të tij, nga të cilat varet shkalla e ventilimit dhe rrjedha e ajrit. Ajri rrjedh brenda dhe jashtë nëpërmjet hapësirave të caktuar të tilla si dritare, hapësirave të vogla të ajrit në dritare, ventilatorët e vendosur në kornizat e dritareve e kanalet vertikale. Projektimi i kujdesshëm është i nevojshme për një proces ventilimi të kënaqshëm. Ventilimi natyror është përdorur kryesisht për ndërtesat e vendosur në vendet me klime te butë, larg nga vende të qendrës së qyteteve. Ventilimi mekanik Ventilimi mekanik mbështetet në përdorimin e një ose më shumë ventilatorësh ajri për të nxjerrë ose futur ajër në një hapësirë. Në përgjithësi ajri është i filtruar dhe disa sisteme e marrin ngrohjen nga ndërrimi i ajrit dhe ripërdorimin e tij për qëllime ngrohjeje. Sistemet e shkarkimit dhe të furnizimit mund të jenë të decentralizuar ose centralizuar. Ne rastin e fundit, ajri dërgohet brenda ose jashtë nëpërmjet një rrjeti tubacionesh në një objekt të caktuar. Sistemet mekanike të ventilimit kanë një përparësi se rrjedha e ajrit mund të kontrollohet. Kjo do të thotë se madhësia e rrymës se ajrit mund të jetë konstante ose të ndryshojnë sipas kërkesës. Përdoruesi i sistemit mund të kontrollojë sasinë e ajrit të freskët në varësi të preferencave individuale apo bazuar në nivelin e ndotësve te ajrit (avujt e ujit, gaze, solventë). Sistemet mekanike që përdoren në klimat e ftohta shpesh kombinohen me një sistem që rigjeneron ngrohjen.

4.3.2

Sistemet e ftohjes

Ndriçimi, kompjuterët dhe pajisje të tjera elektrike si dhe rrezet e diellit shkaktojnë ngrohje të lartë, që shpesh kërkon ftohje. Në përgjithësi, metodat e ftohjes pasive dhe aktive përdoren për të pasur një ambient të rehatshëm pune.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

43

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Sistemet pasivë të ftohjes Në shumë pjesë të botës, projektimi dhe teknikat e ftohjes pasive ishin braktisur derisa fituan interes gjatë dy dekadave të fundit në lidhje me shqetësimet për energjinë dhe mjedisin. Ftohja pasive përfshin sisteme të tilla si: Ventilimin gjatë natës · Ftohjen nga avullimi · Shkëmbimin e nxehtësisë duke përdorur ajrin e ftohtë · Ftohjen me pllaka me ujë ose ajër · Ftohjen e dyshemesë me ujë · Sistemet ftohës pasivë nuk përdorin agjent ftohës. Ato mund të përdoren vetëm si sisteme ftohës ose të kombinuar me sistemet ftohës aktivë. Sistemet pasivë ftohës mund të çojnë në një rënie të konsiderueshme të konsumit të energjisë për ftohje dhe në zvogëlim të ngarkesës totale. Sistemet ftohës pasivë duhet të merren në konsideratë gjatë fazës së planifikimit të ndërtimit, meqenëse instalimi i mëvonshëm është shumë i shtrenjtë. Sistemet ftohës aktiv Sistemet aktiv të ftohjes përdorin energji për një sistem ftohës për të freskuar ajrin e ngrohtë. Në përgjithësi përdoren kompresorë. Efikasiteti i sistemeve të tilla është treguar me "shifrën e performancës". Një shifër performancë 3 do të thotë se për prodhimin e 3 KWorë energji ftohje, duhet një kontribut prej 1 kWorë energji elektrike. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të kompresorëve që përdoren zakonisht për ftohjen e ujit.

Tipi i kompresorit Kompresor me pistona Kompresor me filetim Kapaciteti ftohës 10-800 kW Shifrat e performancës 3-4

Avantazhet Sistem i lire për kapacitet të ulët ftohje Vetëm pjese rrotulluese Pa valvula Karakteristika të lehta kontrolli Eficencë e lartë Nevojitet me pak energji elektrike për pompat

Disavantazhet Kosto e lartë mirëmbajtjeje Më i shtrenjte se kompresori me pistona Më i shtrenjte se kompresori me filetim Kërkon hapësira të mëdha

200-4000 kW

3 - 4.5

Turbo Kompresor Pajisje absorbimi

400-8000 kW 10-6000 kW

3.5 - 4.5

Pasqyra 17: Kompresorët ftohës

4.3.3 Komponentët e sistemit të ventilimit Një sistem ventilimi përbëhet nga komponentë të ndryshëm. Të gjithë komponentët janë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për efikasitetin e energjisë. Megjithëse komponentët janë përzgjedhur gjatë fazës së përpilimit të sistemit, është e nevojshme të kuptohet efikasiteti i tyre, sepse mirëmbajtja është një faktor i rëndësishëm për efikasitetin e energjisë dhe mundësitë në dispozicion për të zëvendësuar pjesët e këmbimit. Një sistem ventilimi përbëhet nga komponentët e mëposhtëm: · Ventilatorët · Filtra dhe sistemi i pastrimit të ajrit · Shpërndarja · Sistemi i kontrollit · Bateri për ngrohje · Sistem për rigjenerimin e ngrohjes Ventilatorët Ventilatorët transportojnë ajrin nga tubat e hyrjes nëpërmjet sistemit në ambientet e nevojshme. Fuqia e nevojshme e një ventilatori do të ndikohet nga rezistenca që do ti duhet të kapërcejë nëpër tuba ose në pjesët e tjera të ventilimit. Ka 4 lloje ventilatorësh si më poshtë ne tabelë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

44

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Tipi Ventilator me lopata të helikës të harkuar mbrapa Ventilatorë me lopata të helikës me kënd Ventilator radial i drejtë

Përdorimi Më pak i përshtatshëm për ajrin e ndotur I përshtatshëm për ajrin e ndotur Ndalon ndotësit të ngjiten në lopata

Eficenca Më shumë se 80% Më shumë se 70% Më shumë se 55% Më shumë se 60%

Ventilator me helikë të harkuar Volumi i ajrit ndikohet pak nga përpara ndryshimet në presionin e ajrit Pasqyra 18: Tipat dhe efiçenca e ventilatorëve

Filtrat Ka dy arsye për përdorimin e filtrave në sistemet e trajtimit të ajrit: · Për të parandaluar papastërtitë nga ajri i jashtëm të hynë në ndërtesë · Për të mbrojtur komponentët e njësisë nga ndotja Kapaciteti i filtrave për të mbajtur grimcat është quajtur "kapacitet pluhur-mbajtës" dhe filtrat janë të ndarë shpesh në tri klasa në varësi të këtij kapaciteti: · Filtër i trashë EU 1deri 4 · Filtër i imët EU 5-9 · Filtër absolut EU 10-14 Është e rëndësishme të mbrohet filtri nga lagështia sepse kjo mund të ndryshojë karakteristikat e fibrave të filtrit dhe të pakësojë kapacitetin e tij pluhur mbajtës. Shpërndarja Kanalet dhe tubacione transportojnë ajrin në zonat ku ai është i nevojshëm ose e heqin ajrit nga zonat e ndotura. Është e rëndësishme që të kenë filtra dhe hapësira për riparimin e sistemit meqenëse sistemi ndotet shpejt. Çelësat e kontrollit · Strategjia më e mirë e kontrollit lejon përdoruesit të manipulojnë drejtpërdrejt karakteristika të thjeshta të ndërtesës, të tilla si dritare ose tenda/grila · Çelësat e kontrollit duhet të sigurojnë reagime të menjëhershme. · Çelësat e kontrollit nuk duhet të kërkojnë vëmendje të madhe nga përdoruesit për kushte të sigurisë e të shëndetit, të konsumit të ulët të energjisë dhe të shpenzimeve operative. · Kontrolli automatik i ndërtesës duhet të sigurojë që sistemi vepron në mënyrë efikase, pavarësisht nga sjellja e përdoruesve. Në përgjithësi, rregullimi i sistemit të ventilimit lejon të kontrollohet: · Temperatura e dhomës/hapësirës · Presioni në kanalet e ajrit · Vëllimi i ajrit të shkarkuar · Kushtet e ajrit të furnizuar Bateri për ngrohje Kur ajri jashtë është më i ftohtë se temperatura e nevojshme për ajrin e furnizuar, është e nevojshme të ngrohet ajri para se ai të futet në ndërtesë. Ajrit mund të ngrohet duke përdorur një bateri ngrohje ose një bateri elektrike ose bateri me ujë të nxehtë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

45

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Sistemi i rigjenerimit të nxehtësisë Sistemet e ventilimit shpesh nxjerrin ajër të ngrohtë së bashku me ndotësit. Gjatë sezonit të ftohtë përdorimi i një sistemi ventilimi rrit ndjeshëm energjinë e nevojshme për sistemin e ngrohjes. Prandaj sistemet e rigjenerimit të ngrohjes janë instaluar për përdorimin e energjisë së ajrit të shkarkuar dhe rrjedhimisht ulin koston e energjisë. Tabela e mëposhtme jep një pasqyre të metodave të ndryshme:

Tipi Rigjenerim i nxehtësisë me rotor Rigjenerim i nxehtësisë me pllakë Rigjenerim i nxehtësisë me bateri Tubacion për nxehtësinë Eficenca 75-90% Avantazhet Shkalla e rigjenerimit mund të rregullohet duke rritur ose zvogëluar shpejtësinë e rrotullimit Papastërtitë dhe aromat e këqija nuk transferohen nga tubat e shkarkimit tek furnizuesi i ajrit Papastërtitë dhe aromat e këqija nuk transferohen nga tubat e shkarkimit tek furnizuesi i ajrit Nuk mund të këtë transferim papastërtish Disavantazhet Papastërtitë dhe aromat e këqija do të transferohen nga tubat e shkarkimit tek furnizuesi i ajrit Si pasojë e kondensimit, ka risk të lartë për formimin e akullit Eficencë më e vogël se një sistem me rotor Sistem i shtrenjtë

50-85%

45-60%

50-70%

Pasqyra 19: Sistemi i rigjenerimit te nxehtësisë

Një tjetër mundësi është riqarkullimi i ajrit të brendshëm. Sistemet e riqarkullimit përdoren zakonisht kur sistemi i ventilimit është i kombinuar me sistemin e ngrohjes. Problemi kryesor është se cilësia e mirë e ajrit është e vështirë për tu mbajtur. Prandaj këto sisteme duan pastrues ajri si dhe inspektim të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e sistemit të nxehtësisë e ventilimit. 4.3.4 Normat e ventilimit Sasia e ajrit të ventiluar të nevojshëm për proceset e prodhimit varet nga sasia dhe natyra e ndotjes së pranishme në një ambient të veçantë. Për të përcaktuar ventilimin e përgjithshëm që nevojitet është e dobishme të identifikohet ndotësi dominant. Ky është ndotësi që kërkon ventilimin më të madh për heqjen e tij. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë shembuj të normave minimale të ventilimit.

Rrjedhja e ajrit për njerëzit Rrjedhja e ajrit për të larguar shkarkimet nga materialet e ndërtimit

25.2 m3/orë për person 2.5 m3/orë për m2 sipërfaqe

4.3.5 Vlerësimi i konsumit të energjisë Për të vlerësuar koston e energjisë elektrike të ventilimit është e nevojshme të matet konsumi i energjisë të: · Sistemit të ventilimit · Sistemit të ftohjes/ngrohjes Të dhënat e mëposhtme janë të nevojshme për të llogaritur koston: · Ngarkesa (në kW) e pajisjeve elektrike · Konsumi i energjisë elektrike (kWorë) Në bazë të kostos për ngarkesën e pikut dhe për energjinë elektrike është e mundur të llogaritet kosto e energjisë të ventilimit dhe të ftohjes. Vendet tipike industriale nuk masin konsumin e energjisë se sistemit të ventilimit sepse kanë vetëm një aparat matës. Në këtë rast konsumi i energjisë dhe shpenzimet e lidhura me të duhet të llogariten duke përdorur: · Fuqinë siç tregohet në llojin e etiketës ose në udhëzuesin e përdorimit · Orët e punës të sistemit të ventilimit në bazë të orarit të punës

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

46

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Në hapin e ardhshëm, ngarkesa dhe konsumi janë shumëzuar me tarifat e energjisë elektrike. Shembull: Ngarkesa për ventilim Orë pune Konsumi i energjisë Kosto e ngarkesës Kosto e konsumit Kostoja totale për ventilim

: : : : : :

10 kW 1,000 orë 10 kW * 1,000 orë = 10,000 kWorë 10 kW* 50 / kW = 500 10.000 kWorë * 0,12 / kWorë = 1,200 500 + 1,200 = 1,700

Konsumi i energjisë dhe kostot e energjisë të baterisë së ngrohjes duhet të analizohen ose me ndihmën e një matësi ose duke bërë llogaritje kur nuk ka të dhëna të konsumit në dispozicion. Shembull: Konsumi i nxehtësisë Kosto specifike e ngrohjes Kosto për konsumin e ngrohjes

: 10,000 kWorë : 0,05 / kWorë : 10,000 kWorë * 0.05/kWorë = 500

4.3.6 Reduktimi i konsumit të energjisë Ka disa mënyra për të reduktuar konsumin e energjisë të një sistemi ventilimi. Konsumi i energjisë varet nga fuqia e sistemit si dhe nga koha e punës. Prandaj qëllimi kryesor është të reduktohen këto faktorë. 4.3.7 Optimizmi i energjisë me veprime të thjeshta Hapi i parë duhet të jetë vlerësimi i kostos së ventilimit për zonat e veçanta. Kjo është e domosdoshme sepse shpenzimet e ventilimit zakonisht llogariten si një shumë e madhe për të gjitha departamentet dhe stafin. Kjo bën që stafi: · të mos kuptojë koston e ventilimit · të mos kujdeset për efikasitetin sepse reduktimi i kostos nuk është i dukshëm në nivelin e departamentit/repartit. Një vlerësim i tillë ndihmon për të identifikuar fushat me efikasitetit të ulët. Fikni pajisjet/makineritë Mënyra më e lehtë për të reduktuar konsumin e energjisë është e fikja e pajisjeve dhe e sistemeve kur nuk nevojiten. Ka disa mënyra për të kontrolluar fikjen: · Fikja manuale e ventilatorit ose sistemit të ventilimit psh.: gjatë kohës së drekës dhe të pushimit. Kjo është metoda më e lirë sepse nuk kërkon asnjë investim. · Fikja me kohë e ventilatorit apo sistemit të ventilimit (psh.: salla mbledhjesh) · Ventilim i kontrolluar sipas kërkesës nga një sensor i pranisë. · Programimi i sistemit të kontrollit të ndërtesës në mënyrë që sistemi të fiket gjatë periudhave kur nuk është i nevojshëm

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

47

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Praktika më e mirë Ventilimi

Një analizë e energjisë është bërë në një hotel të vogël në Itali me 50 shtretër. Totali i konsumit mujor të energjisë ishte 38,530 kWore. Menaxheri i energjisë filloi të monitorojë konsumin e energjisë së kuzhinës, e cila përdorej vetëm në mëngjes. Sasia ventilimit dhe shpenzimet u dokumentuan në baza mujore dhe u prezantuan në një grafik. Ishte e dukshme që konsumi u rrit pas qershorit të vitit 2003. Para kësaj date konsumi mesatar i energjisë ishte 3,800 kWore (266) në muaj. Pas kësaj date, konsumi mesatar ishte 7,900 kWore (553), një rritje prej më shumë se 100%. Menaxheri i energjisë diskutoi shifrat me shefin e tij dhe e kuptoi se sistemi i ventilimit operonte automatikisht para qershorit 2003 dhe manualisht pas kësaj date. Arsyeja ishte punimet ndërtimore, gjatë të cilës funksionimi i sistemit u ndryshua nga "automatik" në "manual". Stafi nuk ishte trajnuar për të fikur ventilimin dhe për shkak se nuk kishte sistem monitorimi, humbjet mesatare për një muaj kanë qenë 10% (208)!

Figura 11: Konsumi i energjisë për ventilimin e një kuzhine

Zvogëloni shkallën e ventilimit Në vend që të fiket sistemi, mund të reduktohet norma e sistemit të ventilimit pa ndryshim të dukshëm të klimës se brendshme. Duke ulur normën e ndërrimit të ajrit me 30 perqind mund të kursehet deri në 60 përqind e energjisë. Zvogëloni kohën e punës Përdorni sistemin e ftohjes dhe të ventilimit vetëm kur dhe ku kërkohet. Përmirësoni kohën e ndezjes dhe fikjes në mënyrë që ndërtesa të këtë ajër të kondicionuar vetëm kur njerëzit janë të pranishëm. 4.3.8 Zgjidhni komponentët me efikasitet më të larte Komponentët në vijim janë të rëndësishme kur diskutohet për eficencën e energjisë dhe kursimet: · Ventilatorët: Efikasiteti i ventilatorëve mund të jetë 80%-85%, por zgjedhja e papërshtatshme ose përmasat e një ventilatori mund të rezultojnë në një efikasitet nën 50%. · Pastrimi i ajrit dhe filtrimi: Filtrat e papastër ulin efikasitetin e njësive të rigjenerimit të ngrohjes nga 80% në 20%. · Pajisjet për rigjenerimin e ngrohjes: Në varësi te sistemit, efikasiteti i pajisjeve të rigjenerimit të ngrohjes është mes 40% dhe 80%. 4.3.9 Mirëmbajtja Mirëmbani rregullisht pajisjet për ftohje dhe ventilim në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Sigurohuni që të gjitha filtrat dhe shkëmbyesit e ngrohjes janë mbajtur pastër.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

48

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

Praktika më e mirë Ventilimi

Një ekip i energjisë analizoi sistemin e një ndërtese të madhe zyrash me 550 punonjës në Berlin. Konsumi total i energjisë për ajrosje dhe freskim mund të identifikohet duke shumëzuar fuqinë e sistemit dhe kohën e punës dhe ishte 357,000 kWore (18,228) në vit. Gjatë vlerësimit paraprak të sistemit të energjisë, stafi u ankua se sistemi i ftohjes nuk punonte si duhet dhe se ata duhet të fiknin sistemin manualisht. Në mëngjeset e verës, stafi kuptoi se temperatura e dhomave në anën lindore të ndërtesës ishin më të larta se temperatura e jashtme. Rezultati ishte se sistemi punonte me ngarkesë të plotë në mëngjes. Ekipi i energjisë kuptoi se sistemi ftohës punonte siç duhet gjatë kohëve të paracaktuara, por grilat ishin të hapur gjatë gjithë ditës, edhe kur ato duhet të ishin të mbyllura. Kjo rezultoi në ngrohjen e dhomave pasdite. Mëngjesin tjetër stafi kuptoi se temperatura brenda dhomave te ngrohura ishte më e lartë se sa jashtë. Stafit ju kërkua të mbyllte grilat pasdite për të mbrojtur dhomën nga rrezet e diellit dhe për të shmangur një punë më të madhe të sistemit të ftohjes. Rezultati ishte një rënie prej 7.4% në energji për ftohje. Kursimet e arritura me anë të kësaj mase të thjeshtë ishin 26,440 kWore (1,350 në vit).

Konsumi i energjisë 2002

Konsumi i energjisë 2003

Figura 12: Energjia e konsumuar për ventilim para dhe pas disa masave përmirësuese

Lista e kontrollit për ventilimin

1. Zvogëloni konsumin 1.a. Fikni manualisht sistemin kur nuk është i nevojshëm 1.b. Instaloni sensorë me kohë për sistemin e ventilimit 1.c. Instaloni sensorë pranie për të kontrolluar sistemin sipas kërkesës 1.d. Përcaktoni zonat e ventilimit 1.e. Reduktoni normën e ventilimit 1.f. Mirëmbani dhe pastroni rregullisht sistemin 2. Zgjidhni komponentë efiçentë 2.a. Zgjidhni ventilatorë eficentë dhe me dimensione të përshtatshme

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

49

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

2.b. Merrni në konsideratë sistemet e rigjenerimit të ngrohjes

4.4

Sistemi i transmisionit, Motorët Elektrikë

Më shumë se 50 perqind e energjisë elektrike të përdorur në industri është për motorët elektrikë. Gjithashtu vetëm një pjesë e energjisë elektrike të konsumuar përdoret për punën motorike, pjesa më e madhe e konsumit është humbje. Prandaj, sistemet elektrike motorike janë një element i rëndësishëm në menaxhimin e çdo sistemi të energjisë. Motorët elektrikë përdoren në të gjitha llojet e industrisë. Ata konvertojnë energjinë elektrike në energji rrotulluese. Motori përdoret pastaj për të vënë në punë një shumëllojshmëri makinerish. Është thelbësore për të kuptuar se një "sistem motorësh" përbëhet nga më shumë pjesë se motori vetë. Sistemi motorik mund të jetë aq i thjeshtë sa një makine shtypi ose si komplet transmisioni në një shtypshkronjë. Një sistem motorik përbëhet nga komponentët e mëposhtëm: · Rrjeti i furnizimi me energji elektrike · Paketa e transmisionit me motor · Sistemi proceseve Komponentët janë të ndërlidhura ngushtë, por klasifikimet nuk janë shumë striktë. 4.4.1 Zbatimet në elementet fundorë për motorët Sistemet motorike zakonisht bëjnë pjese në një nga tre grupet kryesore: · Aplikimet e përgjithshme si: pompa, ventilatorë dhe kompresorë · Trajtimet e materialeve · Sistemet e përpunimit te materialeve Tabela e mëposhtme jep një vështrim të përgjithshëm të zbatimeve kryesore

Kategoria Aplikimet Pompat përdoren kryesisht për pompimin e ujit të ngrohtë ose të ftohtë, për qarkullimin e lëngjeve të ndryshme. Pompat zakonisht nuk duan shumë kujdes sepse janë të besueshme. Megjithatë duhen përdorur pompa me eficencë të lartë dhe shpejtësi të ndryshueshme për të patur potencial të lartë kursimi Ventilatorët përdoren kryesisht për furnizim me ajër të pastër, të ngrohtë ose të ftohtë. Kursimet kryesore mund të përftohen duke përshtatur furnizimin me ajër me kërkesën reale. Kompresorët ngjeshin ajrin ose gazet e lëngshme, të cilat më pas përdoren për të spërkatur, pastruar dhe lëvizur. Ajri i ngjeshur është një nga mjetet me pak eficentë dhe kursime të konsiderueshme mund të përftohen duke përmirësuar ose reduktuar përdorimin e tij. Motorët elektrike përdoren për konvejerët, vinçat dhe linjat e montimit. Këto sisteme janë shpesh shumë të mëdhenj dhe kursimet mund të arrihen nga transporti inteligjent i mallrave dhe i produkteve të ndërmjetme. Megjithatë trajtimi i materialeve me ndihmën e motorëve elektrikë është më eficent se sa përdorimi i ajrit të ngjeshur ose i sistemeve hidraulike. Motorët elektrikë përdoren për trajtimin e materialeve të ndryshme si në stampim, formim, filaturim, ngjyrosje, petëzim. Potenciali kursimit për trajtime të veçanta është i ulët megjithatë për procesin në tërësi ka një potencial të lartë kursimi. Kjo përfshin transportin nga dhe prej impiantit të trajtimit, konsumin e energjisë në periudhat pa ngarkesë etj.

A. Aplikime të përgjithshme

Pompat

Ventilatorët

Kompresorët

B. Trajtimi i materialeve

C. Trajtimi materialeve

Pasqyra 20: Aplikimi i motorëve elektrikë

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

50

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.4.2 Identifikimi i konsumit të energjisë për motorët elektrike Konsumi i energjisë për sistemet motorikë elektrikë nuk mund të identifikohet duke përdorur faturën e energjisë, por mund të bëhet duke përdorur informacionin në vijim: · Fuqinë në kW · Orët vjetore të punës · Çmimin e energjisë për kWorë Fuqia e një motori (kW) mund të gjenden normalisht në etiketën e vetë motorit ose në specifikimet teknike të motorit. Orët vjetore të punës mund të jenë në dispozicion nga vetë makina ose nëse kjo nuk është e mundur nga stafi i kualifikuar që punon në këtë repart/proces/makinë. Duke shumëzuar fuqinë me orët vjetore të punës del konsumi vjetor i energjisë të pajisjes në kWorë. Nëse nuk është e mundur të llogaritet konsumi i energjisë do të jetë e nevojshme të merren masa. Masat nuk janë as të vështira as të shtrenjta dhe mund të ndërmerren nga stafi. Pasi te dhënat janë marrë, konsumi i energjisë do të duhet të matet vetëm për një periudhë të kufizuar kohore psh.: një javë që përfaqëson kushtet e zakonshme të punës. Mbledhja e këtij informacioni për tërë ndërmarrjen jep totalin e konsumit të energjisë e të gjithë motorëve elektrikë të kombinuar. Informacioni i mëposhtëm duhet të grumbullohet:

Referenca e motorit Pompa uji Fuqia kW 5 Orët vjetore te punës 7,700 Konsumi vjetor kWorë 38,500

Tipi i motorit ANO 223

Pasqyra21 : Informacioni kryesor për motorët elektrikë

Për impiantet/fabrikat me përdorim ekstensiv të motorëve, një sistem i përshtatshëm për të mbështetur mirëmbajtjen, menaxhimin e inventarit dhe riprojektimin e sistemit mund të ketë nevojë për të marrë parasysh të gjitha informatat në vijim: · Informacionin e etiketës, duke përfshirë llojin e motorit, fuqinë, shpejtësinë e sinkronizuar vlerësimin e tensionit dhe vlerësimin e efiçencës · Vendndodhjen dhe historinë e përdorimit në fabrikë · Datën e blerjes dhe koston fillestare · Të dhënat standarde të instalimit (dridhjet fillestare, rrymën me ngarkesë të plotë) · Të dhënat e dokumentuara të mirëmbajtjes (lubrifikimin, zëvendësim e filtrave, zëvendësimin e rripave etj.) · Të dhënat e riparimit/ ribobinimit · Matjen e ngarkesës dhe ciklin e punës Hartimi i kësaj listë në mënyrë të detajuar për ndërmarrjen ka avantazhin se: · Një baze të dhënash të gjithanshme jep një pasqyrë të mirë të gjendjes aktuale të teknologjisë · Në rast të një avarie ka bazë për vendime të përshtatshme për riparim ose zëvendësim

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

51

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

4.5.

Mundësitë për të përmirësuar efiçencën

Efiçenca e energjisë për sistemet motorike elektrike mund të përmirësohet duke përdorur një proces hap pas hapi si më poshtë: 1. Mblidhni të dhënat e motorëve 2. Identifikoni motorët që përdorin me tepër energji 3. Vendosni për marrjen e masave më të mira për çdo rast Mund të bëhen veprimet e mëposhtme: · Fikja e motorëve · Ulja e ngarkesës se motorit · Riparimet dhe mirëmbajtja e duhur · Përdorimi i sistemit të kontrollit të motorit · Zgjedhja e motorëve me efiçencën më të mirë · Minimizimi i humbjeve të shpërndarjes · Reduktimi i punës në boshllëk të motorit Fikja/stakimi i motorëve Metoda më e thjeshtë për të ulur konsumin e energjisë për motorët është për ti fikur kur nuk janë të nevojshëm. Fikja manuale funksionon vetëm me bashkëpunimin e ngushtë të stafit, si psh.: gjatë pushimeve ose drekës. Duhet të jepen udhëzime të hollësishme. Menaxheri i prodhimit duhet të jetë i përfshirë dhe të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të sistemit. Një mundësi e dytë është që të bashkohet motori me procesin psh.: ventilatorët dhe sharrat në një prodhues druri. Në këtë rast, sharra dhe sistemi ventilimit veprojnë në të njëjtën kohë. Motorët gjithashtu mund të fiken automatikisht në kohën e caktuar. Ka disa aplikime të cilat nuk kanë nevojë për punë të vazhdueshme dhe të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me prodhimin. Për këto aplikime mund të jetë e përshtatshme fikja me kohë p.sh.: sistemi i ventilimit. Ulja e ngarkesës së motorit Motorët elektrike janë të projektuar të veprojnë në mënyrë efikase brenda një game të vogël ngarkese. Efikasiteti i motorëve zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme kur punon nën 50 përqind të fuqisë. Një nga arsyet kryesore për humbjet në motorë është se ato janë shumë të mëdhenj për punën që bëjnë. Një problem tjetër është se fabrikat rikonfigurojnë makineritë e prodhimit rregullisht për t'iu përgjigjur kërkesave të konsumatorit dhe teknologjive të ndryshme. Si rrjedhoje sistemet mund të trajtojnë vëllime të ndryshme të materialeve me kalimin e kohës. Ata mund edhe të kryejnë detyra mjaft të ndryshme nga ato për të cilat ishin projektuar dhe instaluar fillimisht. Për të zvogëluar ngarkesën motorike, duhet të merren parasysh çështjet e mëposhtme :

·

Identifikimi i ngarkesës që i nevojitet procesit dhe të përshtatet fuqia motorike sipas nevojës. Lloji më i zakonshëm i motorit industrial është projektuar për të vepruar me një shpejtësi të caktuar në një gamë të gjerë ngarkesash. Motorët standard kane tendencën të arrijnë efiçencën maksimale me 80-100% të ngarkesës së plotë, ndërsa motorët eficentë arrijnë efiçencën maksimale me 65-75% të ngarkesës së plotë.

· ·

Nëse materialet janë duke u transportuar, sasia e materialeve duhet të zvogëlohet ose eliminohet. Kur disa motorë janë përdorur në një proces, duhet të ndërmerret një analizë për të vlerësuar nëse të gjithë motorët janë te nevojshëm ose nëse puna mund të kryhet edhe me më pak motorë.

Riparimi dhe mirëmbajtja e sistemeve motorike Puna e saktë dhe mirëmbajtja e sistemeve motorike ofron shumë përfitime duke përfshirë kosto më të ulët, kohë joproduktive më të pakët dhe jetëgjatësi më të madhe të pajisjeve. Për pjesën më të madhe të sistemeve motorike industriale, mirëmbajtja e duhur përfshin një cikël të vazhdueshëm inspektimi, diagnostikimi, mirëmbajtjeje dhe riparimi. Kursimet e mundshme të energjisë janë të konsiderueshme nëse të gjitha komponentët mirëmbahen siç duhet; ata janë veçanërisht të larta në rastin e sistemeve të ajrit të ngjeshur ku rrjedhjet mund të kontribuojnë dukshëm në humbje të efikasitetit. Nëse motorët e vjetër duhet të riparohen, duhet të merret

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

52

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

parasysh zëvendësimi. Kjo mund të jetë e rëndësishme sepse motorët me efikasitet të lartë kanë një shlyerje investimi shumë të mirë në krahasim me motorët më të vjetër. Sistemet e kontrollit të motorëve Sistemet e transmisionit me shpejtësi të ndryshueshme (VSD) kontrollojnë shpejtësinë me të cilën një motor me induksion i rrymës alternative operon. VSD janë pajisje elektronike që mund të programohen me lehtësi për të kontrolluar shpejtësinë dhe fuqinë e rrotullimit të një motori në varësi të kërkesave të ngarkesës. Një sistem i dytë kontrolli është ndezja e butë. Kjo është një metodë për të reduktuar rrymën e lartë të fillimit që ndodh kur një motor ndizet nga një tension i i reduktuar dhe i rregullueshëm. Tensioni pastaj rritet gjatë një periudhe kohore në një vlerë e cila i lejon motorit të përshpejtoje punën lehtësisht në shpejtësi të plotë. Ndezësit/lëshuesit e butë mund të zvogëlojnë konsumin gjatë fillimit të aktivitetit dhe mund të lejojnë ndezjen e motorit 2-4 herë më shpesh. Lëshuesit e butë duhet të konsiderohen nëse bëhen ndezje të shpeshta. Zgjidhni motorët me efiçencën më të lartë Gjatë punës së vazhdueshme humbjet varen nga lloji, fuqia e vlerësuar dhe ngarkesa e motorit elektrik. Në përgjithësi, motorët e vegjël kanë humbje më të mëdha se motorët e mëdhenj. Motorët me fuqi 1-22 kW kanë efiçencë prej 90-93%. Përveç kësaj, do të ndodhë një rritje e humbjeve nga nxehtësia. Kjo mund të bëjë që nxehtësia që humbet nëpërmjet nxehjes së motorit të ulet nëpërmjet ftohjes me një sistem ftohje të veçantë ose me ventilim. Rezultati është se humbjet dyfishohen. Motorët me efiçencë të lartë (klasa EFF1) janë rreth 2-3% më efiçent se llojet standarde. Kjo duket e vogël por gjatë jetës së motorit kjo do të thotë një ulje e konsiderueshme në përdorimin e energjisë. Në 5-6 javët e para të përdorimit, motorët në përgjithësi konsumojnë në euro energji të njëjtë me çmimin e tyre të blerjes. Çmimi i blerjes së motorëve me efiçencë të lartë është vetëm pak më i lartë se ai i motorëve standardë. Praktika më e mirë Madhësia motorit: Kosto e energjisë: 15 kW 0.07 /kWorë

Efiçenca 0.95 0.92 Kosto e blerjes 600 460 Fuqia e kërkuar 15kW *0.95=4.25 kW 15kW *0.92=13.80 kW 0.45 kW

Koha vjetore e punës: 4,500 orë

Llojet e motorëve Motor HIF Motor normal Diferenca

0.45 kW * 4500 ore * 0.07 = 141.75

Blerja e një motori të lirë më pak efikas nuk do të jetë gjithmonë me kosto të ulët. Kursimet nga shpenzimet më të pakta për blerjen e një motori normal do të tejkalohen pas një viti nga shpenzimet operative më të larta. Blerja e një pajisje me kosto operative shumë të vogël do të jetë zgjidhje me kosto efektive në shumicën e rasteve. Sa më i vogël motori aq më të mëdha kursimet kur përdoren motorë me efikasitet të lartë. Motorët me efikasitet të lartë nën 1 kW kursejnë rreth 14%; nga 1-10 kW kursejnë rreth 6,5% dhe motorët më të mëdhenj se 10 kW kursejnë rreth 2% të kostos në krahasim me motorët normalë. Nëse motorët janë ngarkuar vetëm me rreth 40% të fuqisë së tyre nominale, rilidhja e tyre në yll është një mënyrë për të rritur efikasitetin. Ylli është mënyra se si pështjellat e motorit trefazor janë te lidhura. Në konfigurimin e lidhjes në yll fundi i çdo pështjelle është i lidhur në një pike të

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

53

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

përbashkët. Lidhja e një motori në yll zvogëlon tensionin, rrymën e fillimit dhe forcën rrotulluese. Inxhinierë elektrike kompetent mund të kryejnë këtë detyrë mjaft lehtë dhe të arrijnë kursime të konsiderueshme. Minimizimi i humbjeve në shpërndarje Kushtet e ndryshueshme në tuba dhe kanale që bartin lëng mund të çojnë në humbje në sistemin e energjisë, ndërkohe që bie presioni dhe ndodhin humbje të energjisë. Në këtë rast, sistemi duhet të rregullohet nga pikëpamja hidraulike nga një ekspert. Një shembull i kësaj është rrjedhja në sistemet e ajrit të kompresuar. Ajri i ngjeshur është një nga aplikimet më intensive dhe të shtrenjtë të energjisë, kostot e mëdha mund të ndodhin kur nuk ka kontroll sistematik. Ajri i prodhuar në një kompresor ajri, transportohet përmes një rrjeti në vendin e tij të përdorimit. Eficenca e përgjithshëm e impianteve me ajër të kompresuar është rreth 10%. Kur ka rrjedhje, humbjet janë shumë të kushtueshme.

1. Zvogëloni konsumin 1.a. Fikni motorët kur nuk duhen 1.b. Reduktoni ngarkesën e motorëve 1.c. Mirëmbani rregullisht sistemin e motorëve 2. Zgjidhni komponentë eficentë 2.a. Instaloni sisteme (VSD) 2.b. Zgjidhni motorët më eficentë 2.c. Zvogëloni fuqinë e punës pa ngarkesë

Fuqia e punimit pa ngarkesë Fuqia e punimit pa ngarkesë është sasia e energjisë elektrike të nevojshme për të mbajtur inverterin gati për të prodhuar energji elektrike sipas kërkesës. Një sasi e caktuar e fuqisë të punimit pa ngarkesë (zakonisht 50% e konsumit të energjisë elektrike), është pa pagesë, të tjerat (> 50%) do të faturohet nga furnizuesi i energjisë. Nëse kompania duhet të paguajë për këtë, një pajisje elektrike duhet të instalohet për të kompensuar fuqinë e punimit pa ngarkesë.

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

54

Udhëzues për sistemin e menaxhimit të energjisë në NVM _____________________________________________________________________________________________________

V

Bibliografia

ATLAS Project, http://europa.eu.int/comm/energy_transport/atlas/homeu.html Energy Efficiency for Europe: www.save-energy.info http://europa.eu.int/comm/environment/emas/index_en.htm http://www.inem.org/new_toolkit/ http://www.actionenergy.co.uk http://www.caddet-ee.org http://www.energy-efficiency.org http://www.energy-community.org/ http://www.encharter.org/ www.ec.europa.eu/ecoinnovation www.ec.europa.eu/energy www.eu-greenbuilding.org www.eu.greenlight.org http://re.jrc.ec.europa.eu/energyefficiency/motorchallenge/ www.eu-energystar.org http://www.energyoffice.org http://www.energystar.gov http://www.managenergy.net https://www1.eere.energy.gov/industry/bestpractices/

Projekti PEPSME 2010

________________________________________________________________________________________

55

Information

Kopertina.psd

57 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

523394