Read Microsoft Word - Dërgesat.doc text version

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE DEGA: INFORMATIKË

PUNIM SEMINARIK

"Porositja e mallit nëpërmjet internetit"

Tema:

Mentori:

Prof. Dr. Edmond Beqiri

Kandidati:

Gzim Salii

Tetovë 2007

Hyrje

Para shpjegimit të detajuar të porositjeve elektronike, me rëndësi është kuptimi dhe shqyrtimi i mënyrës tradicionale për porositjet, ku porositja elektronike paraqitet si plotësim dhe zgjerim i saj. Porositja (biznesi) është shume e thjeshtë, nënkupton ndërrim malli apo shërbimi më së shpeshti për para. Rastin e blerjes së mallit në shitore ose në treg e ndajmë në një mënyrë me porositjen. Në këtë pikë është e mundur të definojmë disa role në procesin e tërësishëm: 1. Blerësit- janë pjesmarrësit të cilët paratë i ndërrojnë me mall apo shërbim 2. Shitësit- pjesmarrësit të cilët ofrojnë mall apo shërbim për para, para së gjithash mund të ndahen në dy grupe: a. distributorët (mallshitësit me shumicë) të cilët paraqiten ndërmjetësues mes blerësit te fundit dhe prodhuesit. b. prodhuesit pjesëmarrësit të cilët prodhojnë prodhime apo shërbime të dedikuara.

-2-

Disa ndryshime në ekonominë digjitale

1. Ndryshim i dobishëm i marrëdhënieve nga prodhuesit tek blerësit. Relacioni dukshëm është i ndryshuar gati në çdo aspekt, blerësi është në gjendje të ndryshoje lokacionin në internet dhe me këtë të jetë afër apo larg shitësve të shitoreve elektronike, mjafton një >>klik<< dhe ta lëshojmë shitoren, p.sh.: te tërhiqemi nga blerja. 2. largësia më nuk është parametër i rëndësishëm në dërgesa. Largësia nuk është faktor rëndues për vënien e marrëdhënieve punuese, punë me blerësit e thjeshtë dhe vënies së marrëdhënieve të ngjashme. 3. Tregu global Interneti ka mundësuar krijimin e ekonomisë globale ku tregu përfshinë numër të madh shfrytëzuesish të lidhur në këtë media. Rrjeta globale mundëson krijimin e kanaleve komunikuese mes partnerëve (dilereve ). 4. Zvogëlimi i disproporcionit kohor Falë internetit, koha nuk është faktor kufizues në punën dhe bashkëpunimin e partnerëve në procesin e dërgimit. On-line rrjeta mundëson komunikim të vazhdueshëm 24/7.

Elementet e dërgesës

Kur flitet për elementet reale dhe aktet e dërgesave si dhe për proceset dërguese që bëhen në treg, intervalet dukshëm komplikohen nga detaje të cilat varësisht nga rrethanat mund dukshëm të ndikojë në mendimin e përgjithshëm. Për çdo rast të duhura janë disa hapa: o kur duam të shesim diçka, shitësit me rendësi është te disponojnë mallin apo shërbimin, ku është e mundur realizimi ne mënyrë të pavarur i prodhimit ose ndërtimin e sistemit të përshtatshëm për gjetjen e mallit direkt nga prodhuesit apo shitësi me shumicë o vendi ku do të kryhet shitja o mundësia e pranimit të parave, ky segment është shume i rëndësishëm gjatë realizimit te dërgesave me internet siç është mundësia e procedimit me kredit kartela

-3-

o dërgimi i mallit në afatin e caktuar o garancioni o servisimi dhe mirëmbajtja në kohen e dërgimit Këto ishin vetëm disa hapa te rëndësishëm për realizimin e dërgesës ne mënyrë tradicionale, për realizimin e një porosie elektronike në kanale të veçantë dhe informacione, ekzistojnë modifikime të elementeve të paraqitura nga vetë koncepti: prodhimi vendi shitjes- Web prezantimi tregon lokacionin në të cilin vizituesi njihet me prodhimin apo shërbimin mënyra se si vizituesit-blerësit arrijnë në Web prezantimet mënyra e pranimit të porosisë mënyra e pranimit të parave, më së shpeshti realizohen me Kredit Kard (kartelat kreditore) për të cilën kontrollohet kredibiliteti (kontrolli i gjendjes në llogarinë bankare) lehtësimi dhe kompletimi i porosisë se prodhimit apo shërbimit mënyra e pranimit të kthimit prapa realizimi i serviseve adekuate për shfrytëzuesit, on-line përkrahjen Në rastin e realizimit të një porosie elektronike me rëndësi është të arrihet përputhshmëri me mënyrën tradicionale. Duke pasur parasysh lëvizjen e tregut mund të fokusohemi në disa sfera në të cilat është dukshëm e përfaqësuar porositja elektronike: kompjuterët dhe pajisjet elektronike librat muzikë servise financiare pajisje shtëpiake elektrike dhurata dhe lule shërbime turistike informacione

Kontrata për shitblerje

Kontrata për shitblerje është një vepër juridike mes palëve dhe i takon mënyrës tradicionale për porosi malli, mirëpo është e obligueshme që edhe palët të cilët këtë porosi e kryejnë përmes interneti të bëjnë një marrëveshje të këtillë, me të cilën shitësi obligohet që mallin e kontraktuar t'ia dorëzojë blerësit, ndërsa blerësi obligohet që të njëjtit t'ia kompensojë mallin në para.

-4-

Qarkullimi i zgjeruar qoftë brenda apo jashtë shtetit nuk mund të kryhet pa marrëveshje shitblerëse. Kontrata për shitblerje llogaritet e lidhur kur palët arrijnë pajtueshmëri për elementet kryesore të saj për gjësendin (mallin) dhe çmimin e tij. Por në kontratë përfshihen dhe të dhëna të tjera më pak të rëndësishme, siç janë: sasia e mallit, afati i shlyerjes së detyrimeve, vendi i dorëzimit të mallit, mënyra e shlyerjes së pagesës, mënyra e paketimit dhe zgjedhja e subjektit shpeditues. Kontrata për shitblerje përmban obligime të shprehura në nene për shitësin dhe për blerësin. Obligimet e shitësit janë: 1. dërgimi i mallit 2. garantimi i gjendjes fizike, kimike dhe juridike te mallit 3. caktimi i vendit dhe kohës se kryerjes se dërgesës etj. Mënyrën e dërgesës së mallit palët e caktojnë në kontrate. Shitësi është përgjegjës për të gjitha mangësitë sasiore dhe cilësore të mallit deri sa malli të mbërrij në destinacionin e blerësit. Me gjendje fizike dhe kimike të mallit kuptojmë estetikën, kualitetin, tërësinë e përbërësve kimik qe i posedon malli i kontraktuar. Detyrimet e blerësit- në çdo kontratë shitblerëse blerësi ka vetëm këto obligime: - të pranoj mallin e dërguar dhe - të paguaj shumën e parave për mallin e blerë.

Çka është porositja elektronike

Definim i termit porositje elektronike në perëndim viteve të fundit, shfrytëzohet termi qe fillon me shkronjën "e" (buzzwords) dhe që tregon teknologjitë e ndryshme të reja dërgesash në internet. E-commerce është blerja apo shitja përmes internetit, veçanërisht përmes servisit World Wide Web. Ne praktikë ky term shpesh shfrytëzohet në vend të termit e-bussines që d.m.th dërgim përmes internetit.

-5-

Modelet e dërgesave elektronike

Bussines to bussines (B2B) përfshin modelin e dërgesave elektronike mes shitësve. Për dallim nga Business to Costumer (B2C) modeli, i cili nënkupton dërgesat nga shitësi tek blerësi i thjeshtë, B2B i lidh të gjithë pjesëmarrësit ne procesin e dërgimit i cili përfshin dhe blerësin e thjeshtë, distributorët etj. Në këtë mënyre mund të kryhet ndarja e dërgesës varësisht nga pjesmarrësit në ndërrimin e mallit (shërbimit).

Bussines to bussines (B2B)

Me paraqitjen e internetit dhe ndryshimet e mëdha që solli, erdhi deri në paraqitjen e mënyrës së re B2B për dërgesa. Së pari prodhuesit pjesëmarrës në internet formojnë Web prezantime në forme katalogu për prodhimet e veta duke ua bashkangjitur dhe informacionet përkatëse kontaktuese, ku shfrytëzuesit mund të informohen detajisht për ofertën dhe pas kësaj kryejnë porositje në mënyre klasike. Njëkohësisht dhe rritja e shkallës së mekanizmave të sigurisë, siç PKI, SSL etj, erdhi deri në fazën ku interneti pranohet si media e sigurte dhe Web prezantimeve iu mundësua online porosi dhe pagesë të prodhimit apo shërbimit. Pikat kryesore të ndryshuara nga interneti në B2B: kyçje globale në internet lidhje e shpejtë dhe çmime shërbimesh të ulëta shfrytëzimi i softverëve standard për kyçje mekanizma adekuat të sigurisë integrim i lehtë i sistemit back-office Përparësitë e B2B në internet janë evidente në të gjitha fazat e porositjes.

-6-

Realizimet ne internet

Në internet ka mbi 2,2 milion Web prezantime të shfaqura, rreth 300 milion web faqe. Të ardhurat e realizuara nga këto web faqe janë shuma të mëdha, ne do te përmendim disa realizime të disa firmave me renome botërore: Intel nëpërmjet internetit realizon 40% të shitjeve të veta eBay shet mbi 3,5 milion artikuj dhe mbi 2 900 kategori Të ardhurat nga puna elektronike për IBM janë 1 bilion dollarë amerikan në muaj Interneti ofron mundësi për realizimin efikas të tregut pasi është i arritshëm çdo herë, ka përmbajtje themelore për çdo tip informacioni. Me këtë realizohen predispozitat themelore për blerje të suksesshme. Disa arsye për çmime te volitshme në internet: - agjentë shitës - agjentë, si p.sh PricSCAN (www.pricescan) e lehtësojnë gjetjen e prodhimeve komponent për shfaqjen e kategorive të ndryshme si: çmimi, karakteristikat, prodhuesi etj. - Audicionet - Zona pa dogane - Konkurrenca- mundësi e njohjes së konkurrencës dhe reagim adekuat për aksionet e tyre në treg, me çka arrihet fleksibilitet në punë Zvogëlimi i harxhimeve: harxhimet dukshëm janë zvogëluar me internetin, si kanal distribuimi dhe komunikimi me tregun, që lë hapësirë për rritje të profitit ose ulje çmimesh. Tregojmë disa mënyra me të cilat ulen harxhimet përmes internetit: - Sistemi i porositjes nëpërmjet internetit Blerësit janë mësuar të kenë llogarite e veta përmes internetit, në këto llogari elektronike për muaj kemi 10 dollarë harxhime, ne krahasim me atë tradicionalen të lidhura me papirologji për llogaritë dhe dërgimin e dokumentacioneve që arrijnë 100 dollarë. Për këtë arsye harxhimet bankare arrijnë 0,15-0,20 dollarë on-line në krahasim me 1,50 dollarë qe duhen në mënyrën tradicionale. - Dërgimi në kohë të duhur Prodhuesit e mjeteve elektronike shfrytëzojnë ndërrime elektronike të të dhënave (EDI) në komunikim me blerësin dhe distributorin. - Harxhimet fikse

-7-

- Harxhimet postare dhe katalogu Web prezantimi mundëson vendosjen e katalogut të tërë të prodhimeve me fotografi sipas dëshirës, apo tekste shoqëruese, të arritshme çdo kohë në rrjetë. Dërgimet e katalogut zakonisht bëhen përmes e-mail.

Shembull i modelit te punës B2B

Maxi Discont Njëra ndër shitoret e para on-line, që në fillim të tetorit "hapi" max diskont është Delta Holding.

Fig 1.Pamje e një dritareje për porositje

Qe atëherë e sot, shitorja virtuale, apo web prezantimin e maxi diskonit e kanë vizituar 30.000 njerëz. Rreth 2.800 vizitorë janë te regjistruar si shfrytëzues shërbimi i kësaj shitoreje. Në këtë shitore mund të porositet në

-8-

çdo kohë apo vend, me të vetmin kusht që shuma të kalojë 3000 dinarë apo 30 . Pagesa është e mundur të kryhet me fletëpagese, VISA dhe Diners Card apo përmes xhirollogarisë. Te gjitha porositë deri ora 13 dërgohen të njëjtën ditë nga 16-20 ora, ndërsa dërgimi në adresën e shtëpisë është falas. Natyrisht, secili blerës duhet të kalojë procesin e regjistrimit, në të cilin janë te përfshira të dhënat personale, kështu merr dhe një fjalëkaluese (password) me te cilën identifikohet vetëm ai (që të largohen keqpërdorimet).

Fig.2 Formulari për regjistrim Artikujt janë të renditur në një vend logjik kategorish dhe llojesh që të jetë më lehtë për shfrytëzuesit abstenimi. Afër çdo artikulli është çmimi dhe informatat tjera: - Emri - Paketimi - Prodhuesi - Çmimi - Fotografia

-9-

Fig. 3 Të dhënat e një artikulli Çdo artikull i zgjedhur mund të dërgohet në shportë (apo mund të hiqet nga lista e porosive). Përparësi tjetër është se këtu sortimi është i mundur sipas emrit gjë që mundëson gjetjen më të shpejtë të artikullit. P.sh.: kërkojmë me shkronjën "n" dhe shpejt mund ta gjejmë prodhimin e NIVEA-s:

Fig. 4 Pamje e një artikulli Problemet: problemet e funksionimit të sistemit në punën e deritanishme mbi të gjitha bazohen në problemin e komunikimit (provajder, lidhje telefonike). Problem i veçantë është pamundësia e shfrytëzimit të linjës ISDN në shumë numra të qendrës telefonike. Sa i përket provajderit shumë shpesh paraqitet problem linja e zënë dhe pamundësia e venis së lidhjes kur është e nevojshme.

- 10 -

Përparësitë: vendosja e një sistemi të tillë të komunikimit me qendrat distributore shfaq bazë të mirë për realizimin e shitoreve virtuale (elektronike), siç është komunikim më blerësin. Sigurisht, është e duhur që çdo segment të përpunohet në veçanti, p.sh.: - Mekanizmi i pagesës - Dërgimi i mallit blerësit - Sistemi i reklamimit - Përkrahja dhe të ngjashme

- 11 -

Literaturë e shfrytëzuar: http://www.teol.net/cms/view.php/2053.html http://www.google.com Deari, Pranvera. (2004) Afarizëm komercial, Tetovë

- 12 -

PËRMBAJTJA Hyrje .................................................................................................- 2 Disa ndryshime në ekonominë digjitale ...........................................- 3 Elementet e dërgesës ........................................................................- 3 Kontrata për shitblerje ......................................................................- 4 Çka është porositja elektronike ........................................................- 5 Modelet e dërgesave elektronike ......................................................- 6 Bussines to bussines (B2B) ..............................................................- 6 Realizimet ne internet.......................................................................- 7 Shembull i modelit te punës B2B.....................................................- 8 -

- 13 -

Information

Microsoft Word - Dërgesat.doc

13 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

422108