Read GP-Handbook.Activities.BG* text version

2

Bujqësia

Nga qumështi deri te djathi

Autorë: Jerzy Sadowski, Malgorzata Podkanska Përshtatur nga: Sasho Serafimovski, Stefanka Haxhi Pecova

Koncepti kryesor

Qumështi dhe produktet e tij janë pjesë e grupit të ushqimeve ushqimore bazë të dietës sonë të përditëshme. Megjithatë, produktet e sotme të qumështit bëhen çdo ditë e më tepër jo të përshtatshme 1-2 orë mësimi Në çdo periudhë Laborator kimie, laborator teknik Një litër qumësht, një gotë qumështi i pasterizuar (UHT- e trajtuar/përpunuar në temperaturë ultra të lartë), maja, (apo ndonjë produkt qumështi), kavanozë qelqi, gazë, tenxhere për të ngrohur qumështin, sitë e imët, kuti të ndryshme kosi dhe prodhimesh qumështi Biologji, kimi, histori · Të tregojmë rolin e qumështit dhe prodhimeve të tij në jetën e përditshme, të demostrohet përparësia e metodave tradicionale për prodhim me përdorimin e një sasie të vogël qumështi të përpunuar Ushtrim, eksperiment, diskutim, analizë teksti

Kohëzgjatja Periudha Vendi Materialet

Lënda Qëllimi

Metodat

Hyrje

Shumica prej nesh, kur flasim për qumështin, mendojmë për qumështin e lopës: shumica e kopeve të lopëve mbahen pikërish për të dhënë qumësht. Megjithatë në shumë vende rreth e rrotull globit, lloji i produkteve të qumështit që podhohet, varet nga qasja dhe përfaqësimi i llojeve të veçanta të kafshëve. Në Itali dhe Indi për shembull, një përqindje e konsiderueshme e prodhimeve të qumështit, vjen nga buajt. Qumështi dhe djathi i deleve janë mjaft popullorë në Europë, ndërkohë që në vendet mesdhetare njerëzit konsumojnë qumështin dhe djathin e dhive. Njerëzit në Laponi pijnë qumështin e drerëve, qumështi i lamës pihet në Peru, disa fise arabe që jetojnë në shkretëtirë pijnë qumështin e deves, ndërsa mongolët ëmbëlsohen me qumështin e pelës. Qumështi i kafshëve të ndryshme dallohet nga përbërja, madje kanë edhe sasi të ndryshme uji, yndyre, karbohidratesh, proteinash dhe mineralesh. Këto sasi të ndryshueshme në fakt janë pikërisht ato që ndikojnë në shijen e qumështit dhe vlerat e tij ushqyese.

Aktivitete

Llojet e qumështit

1

Sqarojini nxënësve se qumështi i kafshëve është bërë pjesë e ushqimit të njerëzve qe prej 11.000 vitesh, përafërsisht në kohen kur njerëzit filluan të rrisin bagëti si: lopët dhentë dhe dhitë. Me siguri që atëherë ka qenë zbuluar se ngrohja e qumështit shkakton prerjen e qumështit, gjë që ofroi shumë mundësi tjera. Me kohë djathërat kanë qenë të ruajtur në shëllirë, janë lënë të marrin formë, janë shkrirë, tharë dhe tymosur (shihni historia e djathit Bri në fund të mësimit). Duket e pabesueshme, por tartarët zbuluan mënyrën se si ta kthejnë qumështin e pelës në një masë të ngjeshur (qumësht të kondesuar), që në fillim të shekullit të 13-të.

134

Nga qumështi deri te djathi

Bujqësia

2 3 4 5 1

Përgatisni 4 kavanozë me kapacitet nga 0,3-0,5 litrash. Në kavanozë të ndryshëm hidhni nga një gotë prej llojeve të ndryshme të qumështit/prodhimeve të qumështit, dhe etiketoni kavanozët · Kavanozi 1 (qumësht i pazier); · Kavanozi 2 (qumësht me maja ose gjysëm luge kos); · Kavanozi 3 (qumësht me kefir*); · Kavanozi 4 (qumësht i pasterizuar). Mbulojini kavanozët me një gazë dhe i lini tri ditë të qëndrojnë në një vend të ngrohtë e të errët. Krahasoni përmbajtjen e kavanozëve: Cila është aroma dhe struktura e kosit, kefirit dhe qumështit të pasterizuar. Cili është dallimi? Zjeni ngadalë kosin në një enë derisa të formohen toptha. Çfarë efekti ka temperatura e lartë mbi kosin?

2

Të dhëna për qumështin

Shpjegojini klasës se qumështi dhe prodhimet e tij janë qënësore për ushqimin e njerëzve në të gjithë botën. Për disa popuj, (afrikanët Masai për shembull), qumështi është ushqimi kryesor. Popujt e tjerë si kinezët dhe japonezët, mendojnë se qumështi është i tmerrshëm dhe për ta ai përfaqëson vetëm një sekrecion të panevojshëm të kafshëve. Indianët lëkurëkuq, banorët autoktonë të kontinentit Amerikan, nuk e pinin qumeshtin e kafshëve; këtë traditë e filluan pushtuesit europianë. Për shumë popuj që merren me bujqësi, qumështi është simbol i prosperitetit - për shembull, toka biblike e "qumështit dhe mjaltit". Tregoni se, edhe përkundër qasjes së lehtë, cilësia e qumështit dhe prodhimeve të qumështit nga këndvështrimi ushqimor, në përgjithësi po përkeqësohet gjithnjë e më tepër. Rritja industriale e kafshëve që japin qumësht, ushqimi i tyre me ushqim artificialsi dhe transporti, heqja e yndyrës, homogjenizimi, pasterizimi dhe shtesat kimike të domosdoshme për të rritur jetëgjatesinë e produktit ­ të gjitha këto kanë kontribar tek prodhimet e papërshtatshme dhe rritjen e alergjive. Njëra zgjidhje është konsumimi sa më i pakët i qumështit të përpunuar, por skenari më i mirë do të ishte të blihej qumësht direkt nga fermat/qumështoret organike.

2

Tregojuni nxënësve paketime të ndryshme kosi, kefiri dhe prodhime të tjera qumështi. Nxitini të hetojnë/shikojnë etiketat dhe më pas pyesni si më poshtë: · Cilët përbërës janë aditivë? · A ka në kos, p.sh. miell apo xhelatinë? · Cilat janë përparësitë e kosit, kefirit apo të gjizës që bëhen në shtëpi? Nga blerja e qumështit në një farmë/qumështore organike? Apo të mos blihet qumësht i pasterizuar? · Cilat janë arsyet "praktike" të blerjes së kosit nga shitoret (kursen kohë, paketimi mundëson transport më të lehtë etj.)? · Përmendni se gjithnjë e më shumë njerëz në ditët e sotme po zëvendësojnë prodhimet e qumështit të lopës me prodhime industriale nga qumështi i bufalos, dhive dhe deleve, apo konsumojnë prodhime qumështi nga qumështoret dhe fermat organike apo zëvendësime të qumështit të bëra nga farat e sojës (qumësht soje apo tofu). · Shpjegoni se disa vegjetarianë nuk hanë kashkavall. A e dinë nxënësit tuaj përse? (enzimat e nxjerra nga stomaku i lopëve janë ngjizës kryesor për të prodhuar këtë lloj djathi).

Nga qumështi deri te djathi

135

2

Bujqësia

3

Pyesni më pas nxënësit: · A mund të bëjnë dallimin midis llojeve të ndryshme të djathit, (me myk, i bardhë, i homogjenizuar, i shkrirë, i verdhë/ kashkavall, etj.)? · Cilat prej llojeve nuk përmbajnë aditivë? Prej kujt varet cilësia e tyre ushqimore? · Lexoni historinë e djathit Bri. Në kontekst të këtij shkrimi, sa i rëndësishëm është prodhimi i djathit në historinë e njerëzimit?

Aktivitete vijuese

· Propozojini nxënësve të përpiqen të prodhojnë dhe hanë kos dhe gjizë të bërë në shtëpi. · Nëse keni mundësi, vizitoni fermën/qumështoren organike më të afërt.

*kefir: pije e fermentuar qumështi e cila përmban 1% acid laktik, sasi të madhe dioksid karboni dhe një përqindje të konsiderueshme alkooli (0,1-0,6%).

136

Nga qumështi deri te djathi

Bujqësia

Historia e djathit Bri

Në vitin 774, kur kthehej nga fushatat e tij kundër Langobardit, mbretit të Frankëve, Karli i madh qëndroi në një vend të quajtur Bri në afërsi të manastirit Mo. Murgjit atje i dhanë të hajë një lloj djathi, të cilin ai e hëngri të tërin bashkë me mbështjellësin. Prej asaj dite, mbreti urdhëroi murgjit që çdo vit në kryeqytetin Ahen të dërgojnë nga dy ngarkesa djathë Bri. Sekretari i tij, Ajnhardi, vërejti një ngjarje të njejtë katër vjet më vonë në jug të Francës, gjatë luftës kundër Saracenëve. Karli i madh qëndroi në Ruerg, ku u mahnit nga djathi blu me myk i prodhuar nga qumështi i deleve. Ai fermentohej në shpellat gëlqerore të Rokfortit, ndërsa receta për prodhimin e tij njihej që në kohërat e Romës së lashtë. Djathi Bri nga Mo (Brie de Meau), është një nga 500 llojet e njohura të djathrave francezë, daton që nga periudha e hershme e fillimit të bujqësisë dhe me fillimin e ruajtjes së kafshëve nga murgjit. Pas shtimit të enzimeve dhe tharjes në ajër, djathi vihej në një sipërfaqe të rrafshët, të mbuluar me kashtë dhe lihet të thahet në një rrasë guri të pjerrët. Forma thahet pas 24 orësh, më pas djathi kriposet, thahet dhe rrotullohet në intervale të caktuara. Më pas çohet në shpellë dhe lihet të fermentohet për 4 deri 7 javë. Produkti përfundimtar ka madhësi 37x3,5 centimetra dhe peshon 3 kilogram. Për prodhimin e këtij djathi duhet qumësht i papërpunuar/me yndyrë, qumështi më i mirë i lopëve që ekziston në Normandi. Djathi mbulohet nga një kore të artë në rozë, shtresat e sipërme të tij janë elastike dhe me ngjyrë të verdhë në kafe, ndërsa mesi është i lëngshëm me ngjyrë të fildishtë. Djathi duhet të pritet në copa të holla apo të vihet mbi bukë të thekur. Gjatë shekujve djathi transportohej përmes lumit Marna deri në Paris, ku shitësit e rrugës njoftonin mbërritjen e tij duke thirur: "Djathi nga Bri!" (Fromage de Brie). Ky ishte djathi i preferuar i mbretërve Çarls VIII dhe Henri IV. Lui XVI e pagoi me jetë ndërkohë këtë djathë. Ai u gjet në kuzhinën e shitësit, të cilën nuk mundi ta lëshojë në kohë, pasi donte më parë të hante copën e tij të djathit. Djathi Bri u popullarizua ndërkombëtarisht në Kongresin e Vjenës, kur kancelari austriak Meternih e shpalli atë si "princ të djathrave". Në Gusht të 1792, kur murgjërit në Mo u vranë nga revolucionarët e "Sundimit të terrorit", një nga murgjit gjatë rrugës për në Angli u ndal në Normandi. Ai u ndal në një fshat jo larg Vimutiesë. Qëndroi aty aq gjatë sa i mësoi pronares së dhomës ku rrinte, gjithçka që dinte rreth djathit. Emri i vendit ishte Kamembert. Politika bujqësore e BE-së po shkatërron mënyrat tradicionale të prodhimit të djathit në fermat e fshatrave. Në vitet e fundit, janë prodhuar 6.000 tonë djathë Bri në vit me prejardhje "të garantuar" dhe rreth 18.000 tonë djathë Bri "industrial" me prejardhje të dyshimtë.

Norman Davis, Europë, botuar nga Znak, Krakovë, 1999 (fq. 332-333)

Fletë pune për nxënësin

137

Information

GP-Handbook.Activities.BG*

4 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

452651