Read 905_an-strat_albanais_par-page_original.pdf text version

©Tdh

Të drejtat e fëmijës nga teoria në realitet

5 vite. 8 angazhime

Plani Strategjik 2011-2015. Terre des hommes­tdh.ch

MIRËNJOHJET

Publikuar në Mars 2011 nën Drejtimin e : Sandra WIRTH Redaktor : Pierre ZWaHlEN Përkthimet : Barbara STaUB (d), Marisa RaTHEY (i), bureau Probst (en & es), Klevis VaQaRI (s) layout: angel-Grafik Prodhimi: Emmanuelle RaVal Ky publikim gjendet në Frëngjisht, anglisht, Gjermanisht, Spanjisht dhe Italisht. © 2011, Terre des hommes - tdh.ch

TITRaT

Titulli dhe faqja e fundit: Pas tërmetit në Haiti në Janar 2010, Terre des hommes i ka dhënë një zë dhe një mundësi të re 80'000 fëmijëve dhe familjeve të tyre. Në Pisco, në Andet Peruviane, i cili ishte goditur nga tërmeti në Gusht 2008, Terre des hommes ishte një nga të parat që ofroi ndërhyrjen, dhe vazhdoi ta bënte këtë për dy vite.. Viktimat e tërmetit mund të mbështeteshin në efektet e qëndrueshme të saj, në një kohë kur shumica e aktorëve humanitarë ishin larguar tashmë nga vendi.

©Tdh/Mélanie Rouiller

Përmbajtja

5 6 7 8 10 11 12 13 14 15

Mbi 50 vite në mbështetje të fëmijërisë Të vendosësh fëmijët të parët Të drejtat e fëmijës: nga teoria te realiteti ambasador dhe instrument i jetës Tetë angazhime të forta në shëndet dhe mbrojtje Gjashtë çështje prioritare për avokim Ekip i ndëgjegjshëm dhe i motivuar Vullnetarët në Zvicër lënë një shenjë liria e veprimit dhe rezultatet Një lëvizje globale duke punuar në partneritet

© Tdh/Christian Brun

Misioni ynë:

Terre des hommes (tdh.ch) synon të bëjë përmirësime të qëndrueshme ndaj situatave të fëmijëve në nevojë · përmes ndihmës së drejtpërdrejtë · përmes ndërtimit të kapaciteteve të komuniteteve dhe institucioneve për tu organizuar dhe për t'ju përgjigjur vështirësive, · përmes avokimit efektiv mbi të drejtat e fëmijëve tek autoritetet relevante.

Mbi 50 vite në mbështetje të fëmijërisë

Ky dokument ju jep një pasqyrë të shkurtër të misionit, angazhimeve dhe çështjeve prioritare të Terre des hommes, për të përmirësuar jetët e fëmijëve dhe familjeve të tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo përbën një përmbledhje të planit strategjik të fondacionit tone. Plani 2011-2015 përcakton objektivat që Terre des hommes ka vendosur vetë, dhe përshkruan në detaje mënyrën se si ajo e zbaton misionin e saj në 30 shtete të katër kontinenteve të ndryshme. aspektet teknike e të brendshme të planit strategjik qëllimisht nuk janë përfshirë në këtë version të përgjithshëm për lexuesin në mënyrë që të nënvizojë fokusin e ndërhyrjeve si dhe rezultatet e dëshiruara për shëndetin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Të vendosësh fëmijët të parët

Terre des hommes punon me komunitetet, duke e fokusuar veprimin e saj tek brezi më i ri. Si një organizatë ndërkombëtare e specializuar në shëndet dhe mbrojtje, Terre des hommes mbështet fëmijët e komunitetet për tu bërë aktorë të të drejtave të tyre në mënyrë që të sjellin ndryshimet e nevojshme në jetët e tyre, duke fituar autonomi dhe vetëvendosje. Qëllimi ynë është të shmangim e të parandalojmë çdo marrëdhënie varësie si në aspektin afat shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Pjesëmarrja e fëmjëve dhe e familjeve në implementimin e projekteve është parësore. Dhe ne gjithashtu kërkojmë të zbulojmë se sa të kënaqur janë komunitetet me aktivitetet e kryera.

Këtu në Bangladesh, gazetarja televizive Manuella Maury, përkrahëse e Terre des hommes, e njeh rëndësinë e lojës për besim dhe vetëbesimit.

©Tdh/Didier Martenet - L'Illustré

Tdh në Evropën Lindore është duke zhvilluar projekte në fushën e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve ­ Fëmijë që jetojnë në komunitetin rom në të cilin Tdh ndërhyn. Tiranë (Shqipëri)

Të drejtat e fëmijës: nga teoria tek realiteti

Të gjithë ne shpesh në botë, jemi dëshmitarë të dhunimit të të drejtave të fëmijëve. Fëmijë që bien të flenë të uritur. Të tjerë që vdesin nga shkaqe të parandalueshme. Jetimët dhe fëmijët abuzohen e shfrytëzohen. Fëmijët përballen me diskriminim e nuk kanë akses në shërbimet publike themelore. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur fëmijëria është duke u shkatërruar. Pabarazitë po rriten, edhe pse varfëria globale po ulet. Zhvillimi njerëzor nuk progreson midis dy shteteve, brenda të njëjtit shtet dhe midis djemve e vajzave. Si pasojë e ndryshimeve klimaterike, gjithnjë e më shumë katastrofa të shpeshta natyrore po kontribuojnë në këto pabarazi. Çmimi i produkteve bazë ushqimore po rritet. Çështjet e ngritura nga migrimi dhe shqetësimet e lidhura me sigurinë po çojnë në forcimin e politikave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare. Brezit të ri, të goditur më rëndë nga këto ndryshime, disa herë i duhet të largohet nga shtëpia apo edhe të emigrojë, duke u bërë në këtë mënyrë i hapur ndaj rreziqeve të shfrytëzimit. Si mund të ruajmë ne shëndetin dhe mbrojtjen e fëmijëve në këtë ambient? Si mundemi ne të sjellim ndryshime të qëndrueshme në situata të tilla? Pikërisht këtyre pyetjeve synojnë tu përgjigjen kryesisht veprimet që ne ndëmarrim.

7

©Tdh/J.-L. Marchina

Ambasador dhe instrument i jetës

Modeli ynë i veprimit bazohet në dy principe të përfshira në Kartë, të shkruara pas themelimit të lëvizjes sonë në vitin 1960: "...Terre des hommes është e përbërë nga staf i paguar dhe vullnetar me një objektiv të vetëm: ndihmë për fëmijët që janë edhe ambasadorë edhe instrumentë të jetës, mbijetesë, dhe ngushëllim." Ky model bazohet në një analizë mbi situatën e fëmijëve, veprimet e drejtpërdrejta, avokimi, ndërtimi i kapaciteteve dhe forcimi i sistemit të mbrojtjes si dhe i atij shëndetësor. Në linjën tonë të punës, ne u referohemi të drejtave të personave të interesuar, avokojmë për ta, parandalojmë abuzimin, e luftojmë për mirëqënien e fëmijëve përmes mbështetjes psiko-sociale, dhe forcimit të aftësive bazuar në eksperiencën e kontekstit social e kulturor. Projektet e zhvillimit zbatohen në disa vite. Kur merremi me katastrofa natyrore dhe konflikte, zhvillojmë projekte ndihme humanitare me prioritet në vendet ekzistuese të ndërhyrjes.

8

Modeli i përgjithshëmi i veprimit të Terre des hommes (tdh.ch)

2 gurthemelet e Kartës

Veprimet e drejtpërdrejta Avokimi

aNalIZa E SITUaTËS SË FËMIJËVE

FËMIJA/ FAMILJA

Veprimet e drejtpërdrejta (1)

QEVERIa

Forcimi i sistemeve (2)

FaMIlJa / KOMMUNITETI / SHOQËRIa CIVIlE

Ngritje kapacitetesh dhe fuqizim

(1) Veprimet direkte të Tdh ose në par tneritet (2) Sistemet e shëndetit dhe të mbrojtjes

9

©Tdh/Christian Brun

Tetë angazhime të forta në shëndet dhe mbrojtje

Ne fokusohemi dhe i bashkojmë burimet tona, veçanërisht në aspektin gjeografik, për të përfituar nga sinergjitë. Si pasojë e ekspertizës realiste që ne kemi zhvilluar në këto fusha, duke arritur rezultate konkrete, ne përpiqemi të kemi një impakt në jetët e mbi një milion fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke synuar veçanërisht:

1. parandalimin e sëmundjeve dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në komunitetet e tyre; 2. sigurimin e aksesit për ujë të pijshëm, higjenë personale dhe publike; 3. ofrimin e kujdesit mjekësor maksimal për një numër fëmijësh të varfër të cilët nuk mund të trajtohen në vendet e tyre; 4. mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga trafikimi, abuzimi dhe shfrytëzimi; 5. ndërhyrjen në rastet kur ka mungesë të mbështetjes nga familja; 6. mbajtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin jashtë burgut ("shkollat e krimit") duke promovuar masat socio-edukative për ata që kanë kryer një krim dhe përmirësimin e gjendjes së viktimave; 7. mbrojtjen e më të rrezikuarve gjatë krizave humanitare apo konflikteve të armatosura; 8. forcimin e sistemeve publike të mbrojtjes për fëmijët dhe të rinjtë.

©Tdh/François Struzik

Gjashtë çështje prioritare avokuese

Si një organizatë e specializuar e lider në fushën e fëmijërisë, Terre des hommes krijon ndryshime pozitive e të qëndrueshme, duke punuar me ata që kanë të drejta dhe ata që i mbështesin ato. Ne veprojmë pa paragjykime politike, fetare, racial apo seksuale. avokimi ynë synon gjashtë çështje, bazuar në aftësitë dhe eksperiencën e njohur:

1.e drejta e të gjithëve për shëndet, duke përfshirë aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore publike; 2.Pavarësia e komuniteteve të kequshqyera dhe përdorimi i duhur i ushqimeve terapeutike të gatshme; 3. drejtësia korrektuese për të miturit në konflikt me ligjin; 4. lufta ndaj trafikimit të fëmijëve e lidhur me adoptimin; 5. lufta ndaj shfrytëzimit të të rinjve që kanë migruar apo kanë lënë rrjetin e tyre mbrojtës; 6. mbrojtja në situatat e krizave humanitare.

©Tdh/Odile Meylan

Terre des hommes ka arritur të sigurojë që disa shfrytëzues seksi në Kolumbi të shpallen fajtorë.

©Tdh/Mélanie Rouiller

Ne ndërhyjmë në Afganistan, Shqipëri, Bangladesh, Benin, Brazil, Burkina Faso, Burundi, Kolumbi, Egjipt, Ekuador, Guinea, Haiti, Indi, Indonezi, Kosovë, Liban, Marok, Mauritani, Moldavi, Mozambik, Myanmar (Burma), Nepal, Nikaragua, Peru, Rumani, Senegal, Sudan, Sri Lanka, Siri dhe Jordan, territoret e pushtuara Palestineze, dhe Togo.

Ekip i ndërgjegjshëm dhe i motivuar

Ekipi ynë me eksperiencë është direkt i pranishëm në terren në vendet e ndërhyrjes, bashkë me një numër të limituar ekipi stafi të huaj. Të zgjedhur për përshtatshmërinë në projekte specifike, kemi 1,500 nëpunës në mbarë botën, shpesh pranë partnerëve lokalë. Ne kemi një tabelë reference për të identifikuar aftësitë e kërkuara, për të përcaktuar planet e zhvillimit dhe lehtësuar lëvizjet e ekipit. Ne punojmë në zona konfliktuale ku ka mungesë serioze të sigurisë (Afganistan, territoret e pushtuara Palestineze, Sudan, Haiti, Kolumbi, etj.). Ne reduktojmë rreziqet konstante në aktivitetet tona përmes një kulture të udhëzimeve strikte të sigurisë. Terre des hommes synon parandalimin e abuzimit dhe sjelljeve të rrezikshme të lidhura me fëmijët e përfshirë në projekt. Gjithë ekipi dhe vizitorët nënshkruajnë kodin e sjelljes dhe kodin e mbrojtjes së fëmijëve. Ne ndërgjegjësojmë e trajnojmë stafin, menaxhimin dhe përfituesit ­ duke përfshirë fëmijët. Ne kemi shumë masa për të reduktuar sa më shumë rrezikun e abuzimit. Akuzat për shkelje ndjekin një procedurë të posaçme.

12

Vullnetarët në Zvicër lënë një shenjë

Rreth 2000 vullnetarë në Zvicër japin kohën dhe energjinë e tyre në mbështetje të përpjekjeve tona për të ndihmuar fëmijët përmes shumë iniciativave. Të organizuar në rreth 50 grupe apo degë, ata ndërtojnë kontakte dhe shpërndajnë emrin e Terre des hommes në qytete e fshatra. Për ndërgjegjësimin e popullatës, ata organizojnë aktivitetet e tyre dhe marrin pjesë në fushata të fondacionit dhe aksione mbarë kombëtare. Për vitet në vazhdim, shumë fushata kombinojnë publicitetin me ngjarjet për të informuar, mobilizuar dhe inkurajuar zemërgjerësinë për të mbështetur shëndetin e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre kudo në botë.

Çdo vit, në fillim të pranverës, mbi 300,000 portokalle shiten në ndihmë të programeve të Terre des Hommes, veçanërisht të programeve për fëmijët në Afrikë të cilët nuk mund të trajtohen në vendet e tyre , pë të cilët ofrohet kujdes në spitalet universitare në kantonin francez të Zvicrës.

©Tdh/Christian Brun

Liria e veprimit dhe rezultatet

Pavarësia financiare e Terre des hommes vjen nga gama e gjerë e burimeve të saj. Transparenca dhe aftësia për të ngritur pyetje promovojnë besim mes përfituesve dhe publikut të gjerë. Ne jemi të vendosur të ruajmë integritetin dhe largpamësinë në një ambient gjithnjë e më kompleks.. Ne në vazhdimësi po e përmirësojmë efikasitetin e veprimeve tona përmes procedurave sistematike, transparences dhe madhësisë së duhur. Rezultatet tona janë të verifikueshme përmes indikatorëve sasiorë dhe atyre cilësorë. Ne implementojmë rekomandimet e Fondacionit Zewo për sa i përket prezantimit të llogarive, dhe në fakt mbi 80% e fondeve të ngritura shkojnë në drejtim të ndihmës së fëmijëve. Çertifikata jonë ISO është rinovuar suksesshëm çdo vit që prej vitit 1999. Zemërgjerësia e popullit të Zvicrës siguron një vazhdimësi të fuqishme të ndihmës sonë ndërkombëtare. Një indikator i cilësisë është numri gjithnjë në rritje i mbështetësve institucional që përkrahin projektet tona. Ne përpiqemi të ruajmë lirinë e veprimeve tona dhe fleksibilitetin tone për të ndërhyrë në çdo vend ku fëmijëria është në rrezik.

©Tdh/Irfanview Samao

çdo vit gjatë pesë viteve të fundit, Yannick Noah ka dhënë një concert për fëmijët e Terre des homes, të cilëve po u ofrohet kujdes në Massongex në Valais.

Tdh po zhvillon projektin rajonal MOVE, (Trajnim i Trajnerëve dhe zhvillim i aktiviteteve psikosociale me fëmijët, bazuar në modulin Lëvizje, Lojë dhe Sport në Moldavi, Shqipëri dhe Rumani. Foto: Fëmijë pjesëmarrës në aktivitetet e projektit MOVE në Tiranë (Shqipëri)

Një lëvizje globale duke punuar në partneritet

Terre des hommes punon ngushtë me organizata në terren si dhe me autoritetet lokale e kombëtare për të siguruar impaktin afatgjatë të projekteve të saj. Ne marrim pjesë në rrjete që janë të rëndësishme për misionin tone. Terre des hommes është një aktor kryesor Brenda Federatës Ndërkombëtare të Terre des Hommes, 11 organizatat anëtare të së cilës udhëheqin projekte në 70 shtete të ndryshme.

"Ne duam të krijojmë një botë ku fëmijët rriten me dinjitet në një ambient që i mbron ata dhe u përgjigjet nevojave të tyre." (Terre des hommes, vizioni ynë)

Federata Ndërkombëtare Terre des Hommes 31, chemin Frank-Thomas CH-1223 Cologny/Geneva T +41 22 736 33 72 [email protected] www.terredeshommes.org

15

©Tdh/J.-L. Marchina

ZYRAT QËNDRORE NDËRKOMBËTARE:

Terre des hommes | Avenue de Montchoisi 15 | CH-1006 Lausanne ­ Switzerland | T +41 58 611 06 66

NË KANTONIN GJERMAN TË ZVICRËS:

Terre des hommes | Schwarztorstrasse 20 | CH-3007 Bern ­ Switzerland | T +41 58 611 07 90 www.tdh.ch ­ [email protected] Ne jemi anëtarë të

©Tdh/Sandro Mahler

Information

16 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

533386