Read KORNIZA E KURRIKULIT text version

<Title> Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës </Title> <META name="description" content=" "> <META name="keywords" content="okvir novog kurikuluma Kosova , new Kosovo curriculum framework , kapitulli II , YUG , KOS , ALN , T06"> <!--NOSEARCHSTART-->

KAPITULLI II ­ SISTEMI ARSIMOR: OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

II.1 Struktura e re e sistemit arsimor: pasojat për zhvillimin e kurrikulit II.2 Objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme formale (sipas strukturës së re 5+4+3) dhe shkallët kryesore të kurrikulit

II.1 Struktura e re e sistemit arsimor: pasojat për zhvillimin e kurrikulit Pas një periudhe të diskutimeve në lidhje me strukturën e re të sistemit shkollor në Kosovë, ku u përfshinë një numër i madh njerëzish dhe institucionesh, përfshirë përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, dhe përfaqësues të tjerë nga organizata kombëtare e ndërkombëtare, në gusht 2000 u mor vendim për strukturën e re 5+4+3 të sistemit të arsimit. Modeli i ri 5+4+3 zëvendëson strukturën ekzistuese 4+4+4, e cila nënkuptonte periudhën e detyrueshme të shkollimit me kohëzgjatje prej vetëm 8 vjetësh. Një ndër rrjedhojat më të rëndësishme të strukturës së re 5+4+3 të sistemit shkollor është zgjatja e shkollimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet, që përputhet me rrjedhat evropiane dhe ndërkombëtare në arsim. Struktura e re gjithashtu nënkupton qëllime e funksione të reja për nivelet e ndryshme të arsimit formal, që ndikojnë edhe në zhvillimin e kurrikulit. Kjo është në frymë të njëjtë me zhvillimet e sistemeve të ndryshme të përparuara shkollore gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Zgjatja e shkollimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet ofron mundësinë për një shkollim elementar më solid, për për një numër më të madh të nxënësve në Kosovë dhe për qëllim që të kontribuojë në shtimin e numrit të nxënësve që vazhdojnë shkollimin e mesëm, të lartë dhe universitar.

Tabela 1. Krahasimi i strukturës ekzistuese dhe strukturës së re të sistemit të arsimit në Kosovë

Struktura ekzistuese Mosh a 3-5 5-7 7-8 8-9 9-10 10-11 11-12 12-13 13-14 14-15 15-16 16-17 Struktura e re Klasifikimi ndërkombëtar standard i arsimit (ISCE) niveli 0 ISCE 5-6 6-7 7-8 8-9 9-10 10-11 11-12 12-13 13-14 14-15 15-16

Klasa Kopshti i fëmijëve Klasa parafillore Klasa 1 Klasa 2 Klasa 3 Klasa 4 Klasa 5 Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Klasa 9 Klasa 10

Mosha

Edukimi Parashkollor

Edukimi parashkollor

3-5

Arsimi fillor (Shkolla fillore)

Shkolla fillore

niveli 1 ISCE

Shkolla e mesme

niveli 2 ISCEA

Arsimi i mesëm (Shkolla e mesme)

1718 1819

Klasa 11 Klasa 12

Shkolla e mesme e lartë (Gjimnazi teorik dhe profesional/teknik dhe Shkolla profesionale)

16-17 17-18

niveli 3 ISCE

Arsimi i lartë Arsimi universitar

Arsimi universitar

Struktura 5+4+3 e shkollimit përkufizon nivelet formale të shkollimit dhe rezultatet e pritshme pas përfundimit të tyre duke i harmonizuar ato me trendet ndërkombëtare: · · Mosha e detyrueshme për fillimin e shkollimit është 6, në vend të 7 vjeç; Shkollimi fillor do të zgjasë pesë vjet, prej klasës së parë (I) deri në klasën e pestë (V). Kjo do të jetë periudhë kur nxënësit janë nën mbikëqyrjen e mësuesit të klasës, i cili i mban pothuaj të gjitha lëndët mësimore. Gjatë shkollimit fillor nxënësit duhet të përvetësojnë dituri dhe shkathtësi elementare, më tepër nga perspektiva e nevojës për t'u zhvilluar si nxënës sesa nga perspektiva e formimit akademik; shkolla fillore është fazë kur theksohet arsimimi i përgjithshëm elementar, i cili do të shërbejë si bazë solide për nxënie dhe arsim të mëtejshëm. Shkolla e mesme do të zgjasë katër vjet, dhe do të ofrojë më shumë njohuri dhe hyrje në mësim lëndor, prandaj këtu mësimi është më i specializuar dhe pakëz më akademik. Në fund të këtij niveli formal, do të mbahet një provim i përfundimit të detyrueshëm (verifikimi 14+)1, i cili gjithashtu do të jetë bazë për vazhdimin e shkollimit në shkollën e mesme të lartë; gjat këtyre katër vjetve nxënësit do të

·

1

Të shihet Kapitulli IV.4. `provimi 14+' do të thotë se nxënësit duhet të japin këtë provim në moshën 14 vjeçare ose më vonë

·

mbështeten dhe do të këshillohen me kujdes për shkollim të mëtejshëm dhe për orientim professional; Shkolla e mesme e lartë do të zgjasë 3 vjet, në vend të 4, dhe do të përfshijë drejtime të ndryshme të gjimnazeve (teorike/akademike, që momentalisht quhen Shkolla të mesme të përgjithshme - po që do të mund të emërtoheshin si Gjimnaze teorike, dhe profesionale, që momentalisht quhen Shkolla të mesme profesionale - po që do të mund të emërtoheshin Gjimnaze profesionale ose Gjimnaze Teknike) që përfundojnë me provimin e maturës dhe lejojnë vazhdimin e shkollimit universitar. Shkolla e lartë e mesme përfshin gjithashtu shkollat profesionale (momentalisht quhen Shkolla teknike profesionale), që përfundojnë me certifikatë profesionale, e cila ka të bëjë me lloje të ndryshme të kualifikimit profesional, por nuk mundëson automatikisht që mbi këtë bazë të vazhdohen studimet universitare. (Në mënyrë që të mund të vazhdojnë shkollimin universitar, nxënësit që përfundojnë këto shkolla duhet të marrin provimin e maturës).

Në kontekstin e reformës së kurrikulit, struktura e re 5+4+3 e sistemit të arsimit duhet të shqyrtohet duke pasur parasysh rrjedhojat në vijim: · Duke pasur parasysh nevojën për shtimin e përfshirjes së fëmijëve në arsiminedukimin parashkollor dhe sigurimin e një arsimimi cilësor për këtë nivel, në orientimet kurrikulare vëmendje e veçantë u është kushtuar kopshteve të fëmijëve dhe edukimit parafillor (arsimimi parashkollor). Kjo gjithashtu merr parasysh ndërlidhjen e domosdoshme ndërmjet edukimit parashkollor dhe arsimit fillor dhe rëndësinë a arsimimit parashkollor si një bazë për qasje ndaj rezultateve solide dhe nxënies së mëtutjeshme; Kurrikuli i shkollimit fillor është zhvilluar në përputhje me synimin kryesor të kësaj faze, që konsiston në sigurimin e një arsimi solid dhe ndërtimin e një baze për shkollim të mëtutjeshëm në shkollën e mesme. Në klasat I-V, nxënia duhet të organizohet kryesisht nga perspektiva e përqendruar tek nxënësi, e jo nga ndonjë perspektivë akademike e diturive orientuar në lëndët mësimore. Kurrikulat e lëndëve mësimore do të lejojnë më tepër hapësirë për mësimin e integruar, për punën-projekt, si dhe për arte dhe teknologji, sesa ishte e mundur më përpara. Ky nivel do të ofrojë mësimin e gjuhës së huaj si dhe arsimimin teknologjik, duke përfshirë aty edhe teknologjinë informative. Dispozitat e kurrikulit do të përqendrohen në nevojat e nxënësve për zhvillim personal dhe në bazat e shkrim leximit, shkathtësitë për komunikim, si dhe në zhvillimin e shkathtësive elementare llogaritëse, si dimensione me rëndësi të arsimimit elementar. Në shkollën e mesme, rregullat e kurrikulit pasurohen me një qasje të mësimdhënies dhe nxënies më shumë të orientuar në lëndë mësimore, nëpërmjet së cilës nxënësit marrin dituri më sistematike dhe bëjnë interpretime më akademike. Llojllojshmëria e lëndëve të reja të detyrueshme dhe e lëndëve (kurseve) sipas zgjedhjes do t'u ofrojë nxënësve një bazë të vlefshme për aspiratat e tyre në lidhje me karrierën dhe t'u bëjnë ballë përvojave dhe sfidave të ndryshme të nxënies. Kjo do të mundësojë ndërgjegjësimin e nxënësve për potencialin e tyre, interesimet dhe nevojat e tyre. Vëmendje e veçantë i kushtohet klasës IX si klasë orientuese, në të cilën nxënësit do të kenë rastin t'i konsolidojnë dituritë dhe shkathtësitë e tyre të

·

·

·

· ·

·

arritura, duke kombinuar kurset dhe veprimtaritë praktike e teorike. Ata do të jenë në gjendje edhe të marrin vendime për studime të mëtejme dhe për karrierën profesionale. Në shkollën e lartë të mesme nxënësit do t'u shtrohen studimeve më të thella në fusha të ndryshme të diturisë, si dhe formimit të tyre profesional. Mësimi në këtë nivel do të duhej t'i pajiste nxënësit me mjete intelektuale të domosdoshme për vazhdimin e studimeve në shkollimin universitar, si dhe t'i ndihmojë ata të orientohen në fushat e interesimit dhe specializimit të tyre. Shkollimi i mesëm i lartë do të duhej të ofronte gjithashtu edhe nivelin e mesëm të formimit profesional, i cili t'u mundësonte nxënësve të diplomuar të futeshin menjëherë në tregun e punës. Model i ri 5+4+3 ofron mundësi për një vazhdimësi më të mirë ndërmjet niveleve të ndryshme të shkollimit si dhe për një disenjim më të ndërlidhur të kurrikulit, në përputhje me objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme arsimore. Duke siguruar vlerësim të jashtëm në fund të secilit nga tri nivelet kryesore të shkollimit (duke ruajtur njëkohësisht vlerësimin e brendshëm si mjet të vlefshëm për çmuarjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënsve), do të mundësohet që të sigurohen më tepër informacione kthyese për krijuesit e politikës arsimore për sa u përket arritjeve të nxënësve dhe veçorive të sistemit arsimor. Në bazë të vlerësimit të jashtëm, do të sigurohet një llogaridhënie më e madhe për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Vlerësimi i jashtëm shton mundësitë e një vlerësimi sa më objektiv të cilësisë së shërbimeve arsimore, si dhe mundësitë e secilit nxënës për orientim profesional. Dispozitat e kurrikulit bërthamë në kurrikulet e lëndëve mësimore do të sigurojnë një listë kërkesash të përbashkëta për secilin nivel të shkollimit dhe për secilin lëmë të kurrikulit/përmbajtje të lëndës mësimore, në mënyrë që të ofrojë një bazë për mundësi të barabarta për të gjithë dhe vlerësim të drejtë nga ana e sistemit. Dispozitat e kurrikulit vëmendje të veçantë i kushtojnë nevojës për sigurimin e kalimeve spontane nga njëri nivel tek tjetri, dhe nga njëri lloj i shkollës tek tjetri. Ato gjithashtu marrin parasysh lëvizshmërinë e shtuar të nxënësve brenda hapësirës evropiane, si dhe situatën e veçantë të të kthyerve në Kosovë dhe të popullatës të zhvendosur brenda vendit.

II.2 Objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme formale (sipas strukturës së re 5+4+3) dhe shkallët kryesore të kurrikulit A. Arsimi parashkollor2 (Kopshti dhe arsimi parafillor) Arsimi parashkollor paraqet institucionin e parë formal arsimor me të cilin vihen në kontakt fëmijët nga mosha 3-6 vjeç. Ky institucion përfshin kopshtin e fëmijëve (mosha 3-5 vjeç) dhe grupin parafillor (mosha 5-6 vjeç). Krahasimet dhe studimet e shumta ndërkombëtare tregojnë se sistemet arsimore duhet të sigurojnë mundësi më të mira për vijimin e arsimit parashkollor. Ky e ngrit shkallën e vijueshmërisë në arsimin e mesëm dhe të lartë.

2

Arsimimi parashkollor (Kopshtet e fëmijve ­ 3 deri 5 dhe Arsimimi parafillor ­ 5 deri 6) paraqet një pjesë me rëndësi të arsimimit në fëmijërinë e hershme, edhe pse ky i fundit përfshin më shumë se sa ofrohet në arsimimin shumë më formal

Fëmijëria e hershme, e cila përfshin arsimimin parashkollor, është periudhë e zhvillimit të shpejtë fizik, intelektual, emocional dhe social të fëmijëve. Zhvillimi personal që zë vend në këtë fazë, është bazë për arsimimin gjatë tërë jetës, prandaj duhet të kultivohet në përputhje me potencialin e tyre për sukses të mëtutjeshëm. Nisur nga pozita dhe rëndësia e arsimit dhe edukimit parashkollor për zhvillimin personal, objektivat e parapara për këtë fazë janë si vijon: · · · Nxënësit duhet të mbështeten me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e tyre individual; ata duhet të përjetojnë hare në procesin e arsimimit e edukimit. Fëmijët duhet t'u shtrohen normave elementare të bashkëjetesës sociale dhe të vihen në situata në të cilat liria individuale duhet balancuar me disiplinën dhe rregullat individuale e kolektive; Fëmijët duhent inkurajuar që të përmirësojnë përdorimin e gjuhës së folur dhe të shkathtësive të komunikimit në situata të thjeshta të përditshme të jetës. Ata mund të vihen në situata të përdorimit edhe të gjuhëve të tjera në shkallë të komunikimit elementar gojor. Fëmijët duhet të reagojnë drejt ndaj mesazheve të thjeshta, të pasurojnë fjalorin e tyre, të mësojnë të angazhohen në diskutime dhe t'u kushtojnë kujdes rregullave themelore të komunikimit. Fëmijët duhet të zhvillojnë vëmendjen dhe përqendrimin duke ngulitur vëmendjen në mesazhe të ndryshme. Kjo mund të arrihet me pjesëmarrjen e tyre në lojëra e veprimtari të ndryshme dhe duke kryer detyra individuale të ndryshme që kërkojnë bashkëpunim me të tjerët; Puna me fëmijët në procesin e të nxënit elementar sistematik do të duhej të përqendrohej në stimulimin e kureshtjes së tyre për vetveten, shoqërinë, natyrën, diturinë, kulturën dhe teknologjinë, si dhe në stimulimin e kreativitetit të tyre e të kënaqësisë kur ndeshen me përvoja të reja; fëmijët gjithashtu duhet t'u ekspozohen teknologjive të reja informative dhe duhet të familjarizohen me shfrytëzimin e tyre në situatat e përditshme jetësore; Fëmijët duhet të zhvillojnë vetëbesimin, duke përfituar nga kujdesi i ngrohtë dhe mundësia për të arritur sukses; ata duhet të përjetojnë pasojat pozitive të zhvillimit të tyre individual duke u trajtuar si anëtarë të vlefshëm të grupit dhe komunitetit; Fëmijët duhet të zhvillojnë shkathtësitë elementare sociale, duke mësuar si të ndihmojnë njëri-tjetrin, si të bashkëpunojnë me të tjerët dhe si të sillen në mënyrë të qytetëruar në lojëra dhe në] veprimtari të tjera; ata duhet të kultivojnë respektin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve, dhe duhet të stimulohen që t'i sendërtojnë si duhet detyrat e tyre. Fëmijët duhet të kenë rast të mësojnë rregullat elementare shoqërore, si rregullat e mirësjelljes dhe rregullat e higjienës. Fëmijtë duhet t'u ekspozohen rregullave elementare të sjelljes në situata të rrezikimit të sigurisë, me qëllim që të ndërgjegjësohen për rreziqet e mundshme në jetën e tyre dhe të të tjerëve, dhe me qëllim që të dinë si të veprojnë dhe si të sigurojnë ndihmën përkatëse në situata të ndryshme, kur ata ose të tjerët të jenë të rrezikuar (p.sh. si t'u shmangen aksidenteve në trafik, si t'u shmangen aksidenteve të mundshme në shtëpi etj.);

· ·

·

· ·

·

·

·

·

Fëmijët duhet t'i ekspozohen botës përreth, - natyrës, shoqërisë, njerëzve, kulturave. Ata duhet të mësojnë të dallojnë veten nga ambienti që i rrethon, por gjithashtu edhe të identifikojnë elementet e përbashkëta midis tyre dhe njerëzve të tjerë, midis vendeve, dukurive, gjërave, proceseve etj. Fëmijët duhet t'i ekspozohen edukimit estetik duke u ofruar mundësi të përjetojnë kënaqësi gjatë veprimtarive të ndryshme muzikore e teatrore, gjatë lojërave e vizatimit. Fëmijët duhen mbështetur në zhvillimin e shijes së mirë dhe të një qasjeje krijuese gjatë veprimtarive të ndryshme artistike; Fëmijët duhet t'i zhvillojnë potencialet e tyre fizike, shkathtësitë motorike dhe kënaqësinë gjatë aktiviteteve fizike; ata duhet të kuptojnë nevojën për kultivimin e shëndetit fizik dhe nevojën që t'u shmangen aksidenteve të ndryshme apo pengesave që mund t'i shkaktojnë funksionimit të drejtë të trupit të tyre përmes sjelljes së tyre.

Qëllimet e arsimimit parafilllor3 Përveç qëllimeve të lartpërmendura, në grupin parafillor4 (mosha 5-6 vjeç), fëmijët duhet t'u ekspozohen përvojave të nxënies, të cilat u afrohen më shumë përvojave të shkollimit fillor. Këtu përfshihen elementet themelore të përgatitjes për lexim, shkrim dhe llogaritje me numra. Ata do të familjarizohen me elementet fillestare të shkronjave, me strukturën e teksteve të thjeshta (p.sh. ndjekja e veprimit në një rrëfim duke vrojtuar një seri fotografish dhe duke identifikuar elementet e caktuara të fotografive të dhëna). Fëmijët po ashtu duhet t'u ekspozohen numrave dhe operacioneve të thjeshta matematikore, që kanë të bëjnë me grupimin e elementeve, gjetjen e asociacioneve ndërmjet simboleve të ndryshme matematikore dhe objekteve të ndryshme konkrete, dhe me zgjidhjen e problemeve të përditshme duke shfrytëzuar veprimet matematikore (si, p.sh., ndarja e një cope të ëmbëlsirës për anëtarët e grupit të tij);

B. Shkollimi i detyrueshëm (klasat 1-9) B.1 Arsimi fillor (klasat 1-5) Shkollimi i detyrueshëm përfshin arsimin fillor (klasat 1-5) duke filluar nga mosha 6 vjeç. Në këtë fazë, kurrikuli duhet të synojë të përmbushë nevojat dhe interesimet e fëmijëve. Gjatë kësaj faze vendosen bazat e shprehive të nxënies dhe duhet kultivuar zhvillimi intelektual, emocional dhe social, duke i kushtuar një kujdes të veçantë zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Çdo nxënës në Kosovë gëzon të drejtën për një shkollim solid elementar. Qëllimet kryesore të shkollimit fillor duhet të jenë si vijon: ·

3

Përvetësimi i shkathtësive elementare të leximit, shkrimit dhe të llogaritjes matematikore, në mënyrë që nxënësve t'u mundësohet të ballafaqohen me sukses me

Udhëzimet e reja për arsimin parashkollor, i cili do të zhvillohet në shkallën e dytë të procesit të zhvillimit të kurrikulit, do të merren me këtë çështje hollësisht 4 Grupet parafillore zakonisht organizohen brenda shkollës fillore

· ·

·

·

· · ·

· · · ·

kërkesat e arsimit elementar dhe të përvetësojnë mjetet kryesore për procesin e mëtejshëm të nxënies; Përvetësimi i diturive dhe shkathtësive elementare për përdorimin e drejtë të gjuhës së shkruar dhe të folur në situatat e komunikimit të përditshëm dhe në fusha të ndryshme të jetës (siç është, p.sh. mësimi i shkrim-leximit nëpërmjet mediave.); Përvetësimi i informacioneve elementare në matematikë dhe në shkencat e natyrës, në mënyrë që të njihen me metodat për një qasje sistematike shkencore ndaj dukurive natyrore; nxënësit duhen ndihmuar që të kultivojnë më tutje sensin e tyre të natyrshëm për gjurmime e eksperimentime dhe të përjetojnë kënaqësinë në ballafaqime me sfida të ndryshme që kanë të bëjnë me zbulime personale; Përvetësimi i njohurive elementare të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe të historisë së komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë; në këtë kontekst ata duhen ndihmuar në zhvillimin e interesimit për hulumtimin e ngjarjeve historike nga perspektiva e ballafaqimit konstruktiv me të kaluarën dhe në vlerësimin e kontributit të njerëzve e personalitetve historike në zhvillimin shpirtëror e material të vendit të tyre, por edhe më gjerë, si dhe drejt mirëqenies shoqërore; kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe përkufizimit dhe kultivimit të vlerave siç janë - dinjiteti i njeriut, pavarësia dhe bashkëpunimi paqësor me të tjerët; Aftësimi i nxënësve që të orientohen në hapësirë, duke shfrytëzuar njohuritë dhe shkathtësitë elementare historike e gjeografike të lidhura me identifikimin e rrethit të tyre të ngushtë në hartë, me njohjen e numrave themelorë, dhe me dallimin e periudhave të ndryshme kohore e të njësive të matjes së kohës; Sigurimi i një ambienti të volitshëm të nxënies, në mënyrë që nxënësit të përjetojnë kënaqësinë dhe entuziazmin gjatë procesit të nxënies; përkrahja e tyre për t'iu qasur me guxim dhe në mënyrë krijuese sfidave të ndryshme të nxënies; Inkurajimi i nxënësve për të marrë ndonjë iniciativë e veprim të pavarur, por gjithnjë duke mbajtur parasysh rregullat themelore të sjelljes në grup, varësisht prej llojeve të ndryshme të veprimtarive që zhvillojnë; Përkrahja e nxënësve në zhvillimin e shkathtësive elementare jetësore dhe në familjarizimin me shoqërinë dhe qytetërimin aktiv demokratik. Nxënësit duhet t'i kuptojnë e t' i respektojnë të drejtat e njeriut dhe të mësojnë të ballafaqohen në mënyrë pozitive me dallimet; në këtë moshë, ata duhet të ballafaqohen po ashtu me çështjet gjinore, si dhe me çështjet që kanë të bëjnë me dallimet ndërmjet njerëzve, ata duhet t'i zhvillojnë aftësitë e tyre që të mund t'i vlerësojnë pozitivisht këto dallime. Nxënësit duhet t'i përmbahen disiplinës në punë, në vështrimin e planifikimit të veprimtarive, respektimit të orarit; ata gjithashtu duhet të përfshihen në procedurat e marrjes së vendimeve në klasë dhe shkollë; Familjarizimi me forma të ndryshme të shprehjes artistike dhe inkurajimi për t'u shprehur përmes formave të komunikimit joverbal (arteve figurative, muzikore, koreografike,...); Stimulimi që të merren me sporte në mënyrë individuale dhe në grupe me të tjerët, duke zbatuar rregullat e lojës fer dhe solidaritetin në grup; Familjarizimi me bazat e arsimimit teknologjik, përfshirë edhe teknologjinë informative TIK, dhe stimulimi i nxënësve që shkathtësitë praktike t'i shfrytëzojnë në situatat e jetës së përditshme.

Në shkollimin fillor (klasa 1-5) vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kultivimit të qëndrimit pozitiv ndaj nxënies dhe stimulimit të vullnetit të tyre që të angazhohen në mënyrë të arsyeshme në përmbushjen e kërkesave shkollore. Rezultatet kryesore të parapara që të arrihen për këtë fazë të shkollimit, janë si vijon: · · · · · · · · · · Shfrytëzimi i drejtë i gjuhës amtare, në situata të thjeshta të komunikimit me gojë dhe me shkrim; Zotërimi i gjuhës angleze në shkallë elementare, në vështrimin e shkathtësisë për të dëgjuar e për të kuptuar porosi me shkrim e me gojë, dhe për të lexuar e për të shkruar tekste të thjeshta; Njohja dhe shfrytëzimi i simboleve matematikore dhe veprimeve në zgjidhjen e problemave të thjeshta matematikore në jetën e përditshme; Ndërgjegjësimi për mjedisin shoqëror e natyror, si dhe për mundësitë e veprimit vetjak në të; Njohja me mjetet moderne të komunikimit dhe me procedurat e thjeshta teknologjike; Orientimi në kohë dhe hapësirë në raport me rrethin familjar, Kosovën dhe vendet fqinje; Njohja e vlerave elementare dhe normave të shoqërisë demokratike dhe e të drejtave të njeriut; aftësia për manifestimin e interesimit për çështje të ndryshme publike dhe për t'u sjellë në mënyrë të qytetëruar në familje dhe në shoqëri; Respektimi i trashëgimisë kulturore pavarësisht nga implikimet e saj social-politike e historike; Njohja dhe shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme të shprehjes artistike; Ndërgjegjësimi rreth nevojës për mbajtjen e higjienës personale e të shëndetit personal dhe për mundësinë e shmangies nga faktorë e situata të ndryshme që mund ta rrezikojnë shëndetin; dhe aftësia për t'iu përmbajtur normave shëndetësore e rregullave të sigurisë; Aftësia për të zotëruar dhe kontrolluar funksionet trupore dhe për të bashkëpunuar me të tjerët në lojëra e në veprimtari të tjera fizike;

·

Duke pasur parasysh karakteristikat e zhvillimit fizik dhe psikologjik në këtë moshë, nxënësve duhet t'u mundësohet që të përjetojnë kënaqësi dhe të jenë të interesuar për punën në shkollë përmes një qasjeje më shumë të orientuar drejt nxënësit në veprimtaritë e mësimdhënies/nxënies. Ata nuk bën të stërngarkohen me njohuri të panevojshme dhe provokimet për të nxënë duhet të mbajnë parasysh zhvillimin e shkathtësive të larta intelektuale dhe të qëndrimit pozitiv ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve, ndaj shkollës dhe punës. Shkollat dhe mësuesit duhet të provojnë të sigurojnë një ambient të përshtatshëm të të nxënit për nxënësit e tyre dhe të përqëndrohen në lojra e veprimtari që mund të sigurojnë një atmosferë të relaksuar e të këndshme të të nxënit. Ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në nevojën për të zbuluar potencialin individual të nxënësve dhe nxënësit t'i bëjnë të ndërgjegjshëm për këtë.

Mësimi dhe të nxënët në shkollimin fillor duhet të organizohet nga mësuesi klasor, me ndihmën eventuale të mësuesve të specializuar për lëndët në lëmenj siç janë: arti, muzika, edukata fizike, gjuhët e huja, teknologjia informative. B.2 Shkolla e mesme (klasat 6-9) Shkollimi i detyrueshëm përfshin gjithashtu shkollimin e mesëm, nga klasa 6 deri në klasën 9. Si fazë e shkollimit të detyrueshëm, shkollat e mesme duhet të sigurojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin intelektual, estetik, fizik, personal, social, moral dhe shpirtëror të nxënësve. Dëshira e tyre për të nxënë duhet të stimulohet më tutje, në mënyrë që që njohuria e nxënë në këtë fazë, të arrijë të bëhet bazë e qëndrueshme për fazat e tjera të shkollimit. Shkollimi i mesëm (shkolla e meme e ulët) është fazë e shkollimit ku nxënësit për herë të parë vihen përballë njohurive akademike, bazave shkencore dhe sferave të ndryshme kulturore. Ndonëse metodologjitë e përqendruara tek nxënësi zbatohen edhe në këtë fazë, nxënësit ballafaqohen po ashtu me perspektivën e orientuar në lëndët mësimore. Një ndër qëllimet kryesore të këtij niveli të arsimit, është që nxënësit të përgatiten për orientim të mëtejshëm akademik e profesional dhe t'u ndihmojë atyre të realizojnë interesimet e tyre personale për sa i përket nxënies dhe aspiratave; nxënësit duhet të krahasojnë potencialin, interesimet dhe nevojat e veta me aspiratat e prindërve, të mësuesve dhe të komunitetit. Në këtë fazë, rregullat e kurrikulit pasurohen duke i sjellë nxënësit përballë një spektri më të gjerë të përvojës në nxënie, me qëllim të mbështetjes së tyre në identifikimin e preferencave të tyre dhe sferave specifike të interesimit të tyre. Qëllimet kryesore të arsimimit në shkollë të mesme janë si vijon: · Nxënësit duhet t'u shtrohen sfidave të reja të mësimit të gjuhës së tyre amtare, në mënyrë që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të komunikimit me gojë e me shkrim; ata duhet t'u ekspozohen llojeve të ndryshme të fjalimeve (diskurseve) dhe teksteve, me një përqendrim të veçantë në letërsi dhe në përdorimin e gjuhës në situata të ndryshme të jetës; Nxënësit duhet t'i ekspozohen më tepër gjuhës angleze si gjuhë e parë e huaj, deri në shkallën e komunikimit të mirë me gojë dhe në në shkallën për të kuptuar porosi të shkruara dhe të zotërojnë shkathtësinë elementare në të shkruar; Nxënësit duhet të përvetësojnë një gjuhë të dytë/shtesë të huaj, deri në shkallën e komunikimit të mirë me gojë dhe për të kuptuar porosi të shkruara; Përvetësimi i bazave të shkencave natyrore dhe njohja me qasjet sistematike shkencore ndaj dukurive të ndryshme natyrore; nxënësit duhet të familjarizohen me metodat e ndryshme të hulumtimit shkencor dhe duhet t'u ekspozohen qasjeve të ndryshme shkencore ndërdisiplinare;

· · ·

·

·

· · · ·

· · ·

Njohuritë e shkathtësitë matematikore për këtë fazë duhet të mundësojnë zotërimin e llogaritjeve aritmetikore, të algjebrës, gjeometrisë dhe trigonometrisë, në mënyrë që nxënësit të mund të shfrytëzojnë mjetet matematikore në zgjidhjen e problemave të ndryshme të natyrës matematikore dhe shkencore; Nxënësit duhet t'i ekspozohen në mënyrë sistematike mësimit të historisë së Kosovës dhe të historisë botërore; ata do të duhej të jenë në gjendje të kuptojnë lidhjen ndërmjet historisë vendore dhe rajonale ose botërore, si dhe të orientohen lehtë në kohë dhe hapësirë ; Familjarizimi me qytetërimin demokratik dhe aftësimi e inkurajimi për një impenjim aktiv në segmente të ndryshme të jetës shoqërore; nxënësit gjithashtu duhet të respektojnë të drejtat e njeriut në situata të ndryshme në shkollë dhe jashtë saj; Inkurajimi i nxënësve për shfrytëzimin e mundësive të shumta për sigurimin dhe përpunimin e informacioneve si dhe për zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj informacioneve që u ofrohen; Nxënësit duhet t'u ekspozohen çështjeve të mbrojtjes së mjedisit, si dhe çështjeve dhe shkathtësive të vërteta jetësore dhe çështjeve të sigurisë; Nxënësit duhen inkurajuar që të zotërojnë forma të ndryshme të shprehjes artistike në mënyrë krijuese, dhe tek ata duhet të kultivohen preokupimet artistike me përdorimin e mjeteve moderne dhe tradicionale, ata duhet t' i ekspozohen historisë së artit dhe muzikës si dhe duhet të ndihmohen për të zhvilluar ndjeshmërinë artistike; Nxënësit duhet të inkurajohen që të angazhohen në veprimtaritë e ndryshme sportive, dhe të kultivojnë mirëqenien e tyre fizike, duke praktikuar ushtrime të rregullta fizike dhe sporte; Nxënësit duhet të ndihmohen vazhdimisht që të përforcojnë aftësitë e veta gjatë punës individuale dhe grupore; Nxënësit duhet të këshillohen në lidhje me orientimin dhe aspiratat e tyre akademike dhe profesionale;

Rezultatet kryesore të kësaj faze të shkollimit për arritjet e nxënësve janë si vijon: · · Zotërimi i gjuhës amtare duke manifestuar në mënyrë solide shkathtësitë e përvetësuara për sa i përket dëgjimit, komunikimit, leximit dhe shkrimit të porosive të shkruara e gojore në shkallë të vështirësive mesatare; Zotërimi i mirë i gjuhës angleze si gjuhë e parë e huaj, duke manifestuar në mënyrë solide shkathtësitë e përvetësuara sa i përket dëgjimit, komunikimit, leximit dhe shkrimit të porosive të shkruara e gojore në shkallë të vështirësisë së lehtë apo të mesme; Përvetësimi i gjuhës së dytë/shtesë , në mënyrë që të jenë në gjendje të dëgjojnë dhe të kuptojnë porosi të thjeshta gojore e të shkruara dhe të angazhohen në situata të thjeshta komunikimi që lidhen me jetën e tyre të përditshme; Përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve matematikore në zgjidhjen e problemave të ndryshme shkencore dhe praktike/teknologjike; Manifestimi i aftësive kërkimore dhe potencialit për t'iu qasur në mënyrë krijuese problemave dhe çështjeve shkencore;

· · ·

· · · · · · · · ·

Manifestimi i shkathtësive intelektuale dhe participuese që kanë të bëjnë me qytetërimin demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut në situata të jetës së përditshme; Demonstrimi i përdorimit të shkathtësive teknike për zgjidhjen e problemeve praktike të thjeshta ose mesatarisht të vështira lidhur me punëdoren; Përdorimi i drejtë i teknologjisë moderne në marrjen dhe përpunimin e informacioneve, si dhe në zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike; Zhvillimi i ndjenjës për artet e bukura e muzikën dhe angazhimi në aktivitete artistike duke përdorur në mënyrë krijuese teknikat e mësuara; Ndërgjegjësimi për nevojën e kultivimit të higjienës fizike dhe shëndetësore dhe shfrytëzimi adekuat i procedurave e mjeteve të ndryshme në këtë drejtim; Ndërgjegjësimi për problemet e mundshme që kanë të bëjnë me pubertetin dhe adoleshencën; ndërgjegjësimi për çështje gjinore dhe seksuale; Qasja kritike ndaj porosive të mediave masive dhe mesazheve të tjera publike; Manifestimi i respektit dhe tolerancës, i gatishmërisë për bashkëpunim dhe respektim të rregullave që kanë të bëjnë me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën; Zhvillimi i aftësive fizike, i motorikës dhe i shkathtësive koordinuese; manifestimi i aftësisë që të ballafaqohen në mënyrë pozitive me situata të lojës dhe garave fer dhe bashkëpunimit në fushën e aktiviteteve sportive;

C. Shkolla e mesme e lartë (klasa 10-12) ­ përfshin gjimnazet teorike dhe profesionale, si dhe shkollat profesionale Shkolla e mesme e lartë paraqet fazën në të cilën plotësohen përvojat e të nxënit, të cilave u ekspozohen nxënësit në vazhdimin e shkollimit, për sa i përket krijimit të bazës për studime të mëtejme akademike dhe për orientim profesional. Kjo gjithashtu paraqet fazën në të cilën ofrohen mundësi /drejtime/ të ndryshme të formimit profesional në gjimnazet profesionale ose në shkollat profesionale. Shkolla e mesme e lartë duhet të ofrojë bazën për një proces më të gjerë, më të thelluar dhe më të specializuar të të nxënit, duke pasur parasysh orientimin e ardhshëm të nxënësve në studimet akademike dhe/apo kualifikimin e tyre profesional e nevojën për t'i pajisur ata me shkathtësi për të nxënë gjatë tërë jetës. Në këtë fazë të shkollimit, përvetësimi dhe zhvillimi i diturive, shkathtësive dhe vlerave/qendrimeve duhet të marrë parasysh nevojat për përgatitjen e të rinjve që të marrin përgjegjësinë mbi jetën e tyre, të inkuadrohen në shoqëri si qytetarë aktivë e kompetentë, dhe të angazhohen me sukses në tregun e punës. Në këtë fazë nxënësit duhet t'u ekspozohen diturive dhe shkathtësive më të specializuara, në përputhje me potencialin e tyre intelektual, emocional dhe fizik për zhvillimin në adoleshencë. Në këtë fazë duhet të theksohen po ashtu edhe metodologjitë e përqendruara tek nxënësi.

Duke pasur parasysh se shkollimi i lartë i mesëm ka të bëjë me përgatitjen për shkollim universitar dhe për karrierë, në gjimnazet teorike a profesionale objektivat kryesore arsimore do të jenë si vijon: · Nxënësit duhet të provokohen që të zotërojnë në mënyrë korrekte gjuhën amtare dhe gjuhën angleze, por edhe një gjuhë tjetër (klasike a moderne) në situata të ndryshme të komunikimit me shkrim ose me gojë; ata duhet të provokohen me mesazhe orale dhe tekstuale në shkallë të vështirësisë së mesme e të lartë: Ata duhet të kenë një orientim të mirë në letërsi dhe duhet të jenë në gjendje të shfrytëzojnë gjuhën në lloje të ndryshme të shkrimeve vetjake; Nxënësit duhen inkurajuar në zhvillimin e shkathtësive të tyre argumentuese dhe të potencialit që të angazhohen në mënyrë krijuese në diskutime publike; Nxënësit duhet të ballafaqohen me teoritë matematikore dhe shkencore, si dhe me llogaritje në shkallë të vështirësisë së mesme e të lartë; Ata duhet të përvetsojnë gjithashtu teknologjinë dhe teknologjinë informative, në mënyrë që të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë atë drejt në situata të ndryshme jetësore dhe me rastin e zgjidhjes së problemeve; Ata duhet të ndërgjegjësohen e të stimulohen për të zhvilluar shkathtësitë intelektuale të domosdoshme për studime të mëtejme; Duhet mbështetur zhvillimi i tyre emocional dhe social, duke mbajtur parasysh aftësimin e tyre për t'u ballafaquar me situata të ndryshme jetësore; Talentet, interesimet dhe nevojat e tyre duhet të adresohen me kujdes përmes mënyrave të ndryshme të nxënies së diferencuar dhe duhet të lidhen me orientimin e tyre akademik dhe profesional; Nxënësit duhet të konsolidojnë njohuritë e tyre, shkathtësitë dhe qëndrimet që lidhen me qytetërimin demokratik dhe me respektimin e të drejtave të njeriut. Ata duhet të angazhohen në aktivitete dhe përvoja të ndryshme demokratike në shkollë dhe jashtë saj; duhet të zhvillojnë interesimin për identifikimin e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën shoqërore, që kërkojnë angazhimin qytetar, dhe duhet të jenë në gjendje të propozojnë zgjidhje konstruktive, në mënyrë që të zgjidhin çështje të ndryshme me interes shoqëror; Nxënësit duhet të inkurajohen që të stërhollojnë sensin dhe shijen artistike si dhe të zhvillojnë interesimin për lloje të ndryshme të shprehjes artistike; Ata duhet të inkurajohen që të merren me sporte të ndryshme dhe me aktivitete të tjera fizike, të garojnë dhe të zhvillojnë lojë të drejtë; Drejtimet e caktuara profesionale duhet t'u mundësojnë nxënësve që pas diplomimit të konkurrojnë me sukses në tregun e punës;

· · · · · · · ·

· · ·

Rezultatet kryesore që priten nga nxënësit pas përfundimit të kësaj faze, duhet të jenë si vijon: · Nxënësit do të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efikase në gjuhën amtare, në gjuhën angleze dhe në një gjuhë tjetër, duke manifestuar rrjedhshmëri në të shprehur, qartësi dhe korrektësi në mesazhet e shkruara dhe të folura;

·

· · · · · · ·

Ata duhet të jenë në gjendje të shprehin kreativitetin në shfrytëzimin e gjuhës në shkrime të ndryshme vetjake dhe të manifestojnë qasje kritike ndaj letërsisë, mesazheve të mediave masive dhe llojeve të tjera të diskurseve e teksteve, d.m.th. ndaj fjalës - diskursit publik etj.; Nxënësit duhet të manifestojnë potencialin e tyre që të japin mendimin për tema të caktuara, duke prezentuar argumente dhe duke u angazhuar në mënyrë të civilizuar në dialog publik; Ata duhet të manifestojnë aftësi të larta intelektuale kur të kenë të bëjnë me gjuhën matematikore dhe shkencore, me operacione, procedura e teori; Nxënësit duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme në mënyrë krijuese duke përdorur njohuritë e përvetësuara dhe duke shfrytëzuar dituritë e shkathtësitë e përvetsuara në situata e kontekste të reja; Ata duhet të manifestojnë aftësinë për të identifikuar burimet e ndryshme të informacionit dhe qasjen kritike ndaj llojeve të ndryshme të të dhënave; Nxënësit duhet të manifestojnë përgjegjësinë ndaj të nxënit dhe angazhimit të tyre në jetën private, profesionale dhe shoqërore; Ata duhet të jenë në gjendje t'u qasen në mënyrë konstruktive situatave të ndryshme të konfliktit, dhe duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me të tjerët, duke manifestuar sinqeritet, tolerancë dhe lojë fer; Ata duhet të manifestojnë kurajon dhe iniciativën në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tyre.

Shkollat profesionale5 Objektivi kryesor i këtij lloji të shkollimit të mesëm të lartë është që nxënësve t'u jepet një kualifikim profesional, në mënyrë që t'i ndihmojë ata që, menjëherë pasi të diplomojnë, të futen në tregun e punës. Kualifikimet që ofrojnë shkollat profesionale duhet të mbajnë parasysh Standardet e Bashkësisë Evropiane, për sa u përket kategorive profesionale dhe kohëzgjatjes së shkollimit. Zhvillimi intelektual, emocional, social, fizik dhe shpirtëror duhet të realizohet nëpërmjet lëndëve të profilit të përgjithshëm/ akademike dhe si shtesë në këto shkolla ofrohet trajnim esencial professional. Gjithashtu ofrohet mundësia për kalimin e nxënësve nga gjimnazet teorike e profesionale në shkollat profesionale, dhe anasjelltas. Në mënyrë që të vazhdojnë shkollimin universitar, nxënësit e shkollave profesionale duhet të marrin provimin e maturës.

5

Zhvillimin dhe reformimin e shkollave profesionale e koordinon GTZ si agjenci drejtuese pranë Departamentit të Arsimit dhe të Shkencës. Prandaj, korniza e kurrikulit u referohet kryesisht çështjeve që kanë të bëjnë me arsimimin e përgjithshëm.

Shkallët kryesore të kurrikulit Gjatë hartimit të kurrikulit merren parasysh disa shkallë kryesore të kurrikulit, si faza që kanë disa veçori të përbashkëta për sa i përket zhvillimit të fëmijëve, kërkesave kurrikulare dhe qasjeve ndaj mësimidhënies/ nxënies.

Tabela 2. Shkallët kryesore të kurrikulit Mosha Niveli formal i arsimit Klasa Shkallët kryesore

17 16 15 14 13

Shkollat e mesme të larta (Gjimnazet dhe Shkollat profesionale)

XII XI X IX VIII Orientim Orientim dhe specializim

Shkolla e mesme 12 11 10 9 8 7 6 Shkolla fillore VII VI V IV III II I Përvetësim bazë/Bazat e arsimimit elem. Zhvillim dhe përforcim Përforcim dhe orientim

5

Arsimimi parafillor

Shkallët kryesore të kurrikulit paraqesin shkallët e shkollimit që mbulojnë disa vite; në disa raste këto përputhen me shkallët formale të sistemit të arsimit e në disa raste mund të mbulojnë nivele të ndryshme. Arsyet për disenjimin e kurrikulit në bazë të fazave kryesore të kurrikulit jepen me: · · · transparencën dhe saktësimin në artikulimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimit; mundësinë e udhëzimeve konkrete për organizimin e punës në shkollë duke u kushtuar vëmendje të veçantë metodave specifike, rezultateve dhe mjeteve të vlerësimit; mundësinë për të ofruar provokime/sfida të reja kurrikulare duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit të nxënësit në fazën e caktuar dhe synimet specifike të secilës shkallë të kurrikulit.

Veçoritë kryesore të fazave kryesore të kurrikulit Përvetësim bazë/bazat e arsimit elementar (klasat parashkollore dhe klasa I dhe klasa II ) Në këtë fazë fëmijët, për herë të parë, i shtrohen disiplinës së institucioneve shkollore formale dhe qasjeve të të nxënit sistematik. Ata duhet të ballafaqohen me këto sfida: · · · · · Mësimi për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësinë në kontekst të klasës; Të mësuarit e kodeve themelore konvencionale (lexim, shkrim, aritmetikë); Hulumtimi i mjedisit në mënyrë më sistematike; Përmbushja e detyrave të caktuara duke i mbajtur premtimet dhe duke respektuar afatet; Ballafaqim me aktivitetet dhe me procedurat e ndryshme të nxënies si individë dhe si pjesëtarë të grupit.

II- Zhvillimi dhe përforcimi (klasat III, IV, V) Kjo fazë synon t'u ndihmojë nxënësve që të përvetësojnë dituritë dhe shkathtësitë elementare, si një mjet për nxënie dhe zhvillim të mëtejshëm. Në këtë fazë vend kryesor duhet të zënë: · · · · · Aftësimi dhe inkurajimi i nxënësve për përdorim të drejtë të gjuhës amtare në komunikimin me shkrim dhe me gojë; Aftësimi për përdorimin e drejtë të simboleve dhe veprimeve aritmetike; Familjarizimi me fusha të reja të dijes; Zhvillimi i mendimit të strukturuar dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve; Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes (zhvillimit, suksesit dhe shëndetit personal), ndaj të tjerëve dhe mjedisit që i rrethon.

Kjo është fazë kalimtare nga shkolla fillore në të mesmen, në të cilën nxënësit duhet të konsolidojnë arsimimin e tyre elementar dhe të përgatiten për kërkesat e reja të nivelit

vijues formal të arsimit. Ata gjithashu hyjnë në fazën e pubertetit dhe duhet të ballafaqohen me sfida të reja në zhvillimin e tyre personal. Në këtë fazë nxënësit ballafaqohen me sfida të reja, siç janë: · · · · · · Pasurimi i burimeve të informacionit; Kultivimi i pavarësisë në planifikimin dhe realizimin e detyrimeve të tyre; Ndërlidhja e njohurive teorike me problemet praktike; Zgjerimi i rregullave kurrikulare; Zhvillimi i një qëndrimi pozitiv ndaj vetes dhe i një qëndrimi të hapur ndaj të tjerëve; Zhvillimi i qasjes kritike dhe krijuese.

III. Përforcimi dhe orientimi (klasat VI, VII, VIII) Kjo fazë synon thellimin e njohurive në fusha të ndryshme të dijes, si dhe sigurimin e një baze për orientimin profesional dhe karrierën e ardhshme. Në këtë fazë nxënësit u shtrohen sfidave të ndryshme, si: · Zbulimi i interesimeve dhe aspiratave të tyre; · Zhvillimi i aftësive për vetëvlerësim; · Zhvillimi i aftësive efektive komunikative, përfshirë edhe kodet e specializuara shkencore; · Zgjerimi i mundësive të komunikimit me gojë e me shkrim në gjuhën amtare, në gjuhën angleze dhe në një gjuhë të huaj tjetër; · Zhvillimi i përgjegjësisë për sa i përket integrimit në mjedisin shoqëror dhe për mbrojtjen e mjedisit. IV-Orientimi (IX) Kjo fazë synon orientimin e nxënësve duke vrojtuar e shqyrtuar shumë mundësi për të zgjedhur shkollimin e mëtejshëm, me qëllim që ta kenë më lehtë të vendosin për shkollën përkatëse apo karierën e ardhshme profesionale. Në këtë faze nxënësit u shtrohen sfidave, siç janë: · Familjarizimi me mundësitë e zgjedhjes dhe përcaktimit për profesionet e ndryshme; · Njohja dhe verifikimi i afiniteteve e cilësive vetjake; · Zhvillimi i gatishmërisë dhe përgjegjësisë për marrjen e vendimeve në mënyrë të pavarur; · Përpjekja dhe përgjegjësia për orientim të suksesshëm V. Orientim dhe Specializim (X-XII) Kjo faze synon studimin e thelluar në profiling e zgjedhur dhe aftësimin pë integrim të suksesshëm në tregun e punës apo për orientimin dhe inegrimin në arsimin universitar. Në këtë faze nxënësit ballafaqohen me sfida:

· · ·

Zhvillimi i vetëbesimit; Kultivimi i vullnetit të lirë për marrjen e vendimeve dhe të përgjegjësisë për veprimet e ndërmarra; Gatishmëria për impenjime të vazhdueshme dhe aspirata gjithnjë e më të larta në vështrim të nxënies dhe përgatitjes për karrierën e ardhshme dhe për jetën.

<!--NOSEARCHEND-->

Information

KORNIZA E KURRIKULIT

17 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

36116