Read KAPITULLI 7 text version

<Title> Edukimi Mjedisor ne Shkollen e Mesme (tekst per nxenesin) 2/2</Title> <META name="description" content=" "> <META name="keywords" content=" Edukimi Mjedisor Shkollen e Mesme tekst nxenesin Environmental Education Secondary School Text student , ALB , ALN , T06 "> <!--NOSEARCHSTART-->

KAPITULLI 7 MBETURINAT, PERPUNIMI, RIPERDORIMI, RICIKLIMI Jetë pa mbeturina nuk ka. Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka. Ato janë materiale të cilat nuk nevojiten më. Çdo zhvillim ekonomik sjell komoditet. Të gjithë ndjehemi mirë,kur kemi në dorë mallra,të cilat nuk i kemi njohur më parë. Por,sa më shumë mallra të kemi,aq më tepër mbeturina flakim tej. Për të gjithë ne mbeturiat ose plehrat janë bërë një shqetësim i ditës dhe një problem mjaft i vështirë për t'u zgjidhur,për faktin se ne,vetë njerëzit sillemi në mënyrë jo të drejtë me mjedisin. Ne do të mësojmë,se jo të gjithë mbeturinat nuk na nevojiten më, por ato mund të përdoren sërish. Prandaj ato nuk duhet t'i lemë thjesht në natyrë,por t'i mënjanojmë në mënyrë të organizuar. Çfarë bën natyra me mbeturinat e saj? Që prej miliona vitesh natyra ka prodhuar dhe prodhon mbeturina të cilat ajo i përdor sërish.

Fig. 1. Qarkullimi i lëndëve në natyrë. Shihni figurën, mbetjet bimore dhe ato të kafshëve (degët e thara,gjethet e rrëzuara,kafshët e ngordhura) shdërrohen nga kafshët e ndryshme të tokës në humus.

Shumë nga këto kafshë si krimbat e shiut,kërminjtë,merimangat dhe shumë këmbëshat shihen me sy të lirë,të tjerë mund të shihen me anë të lupës ndërsa bakteriet të cilat dekompozojnë përfundimisht lëndën organike në kripra minerale shihen vetëm me anë të mikroskopit. Ndërsa njeriu nëpërmjet përdorimit të mënyrës të pakufizuar të "energjisë"dhe "hapësirës natyrore" nuk respekton parimet ekologjike për qarkullime të ndryshme ashtu siç vepron natyra,duke prishur në këtë mënyrë zinxhirët ushqimorë në natyrë. Llojet e mbeturinave. Mbeturinat ose plehrat klasifikohen si më poshtë: 1. Plehrat e shtëpisë. 2. Mbeturinat nga ndërmarrjet,industria dhe fusha e mjeksisë. 3. Lëndët problematike dhe mbeturinat e veçanta. 1.1 Plehrat e shtëpisë janë mbeturina që përftohen nga shtëpitë tona,punishtet apo dhe nga ndërmarrjet,të cilat përfundojnë në kazanët e plehrave dhe që duhet të trajtohen. Në plehrat e shtëpisë bëjnë pjesë: · Letër ambalazhi dhe kartona. · Mbeturina të kuzhinës dhe të kopshtit. · · · · · · Qelqe. Lëndët plastike. Hekurishte. Tekstile (rroba të vjetra). Drurë. Pjesë përbërëse të mineraleve (hi,zhavorr, gurë)

1.1.2 Mbeturinat e ndaluara. Këto janë plehrat që përftohen nga punimet e ndryshme që bëjmë në shtëpitë tona apo në ndërmarrjet e ndryshme,të cilat për shkak të sasisë nuk mund të hidhen në kazanët e plehrave,por sidoqoftë duhet të trajtohen. 1.1.3.Lëndë të vjetra. Këtu bëjnë pjesë ato mbeturina,që kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat mund të përpunohen më tej (të riciklueshme).

1.1.4. Plehrat e rrugëve. Këto plehra përftohen gjatë pastrimit të rrugëve apo vendeve publike,por që kërkojnë një përkujdesje të veçantë,p.sh. kutitë e hedhura të pijeve (kanaçe), paketat e cigareve, shuka letre,gazeta,qese plastike,shishe plastike,mbeturina frutash etj. 1.1.5.Mbeturinat organike. Këto plehra janë mbeturinat e kuzhinës apo të kopshtit si lëvozhga peme,gjethe të rëna,të cilat janë të dekompozueshme. 1.1.6.Mbetjet. Në mbetjet futet çdo mbeturinë që mbetet pas shkëputjes së lëndëve organike dhe lëndëve të vjetra.Sa më i mirë të jetë evitimi i mbeturinave,aq më pak mbetje do te ketë. 2.2. Mbeturinat nga ndërmarrjet, industria dhe fusha e mjeksisë. Këto mbeturina së bashku me ato të shtëpisë mënjanohen me vështirësi në varësi të sasisë dhe cilësisë së tyre. Këtu bëjnë pjesë p.sh. sasira të mëdha tallashi,materiale paketimi,mbeturina nga ndërtimet,mbeturina të spitaleve etj. Këto mbeturina mbasi seleksionohen sipas llojit,transportohen dhe më pas duhet të trajtohen. 3.1 Lëndët problematike dhe mbeturinat e veçanta. Lëndët problematike janë mbeturina të rrezikshme,që përftohen në sasira të vogla gjatë punëve të shtëpisë,në ndërmarrje apo në zona publike (p.sh. në shkolla,zyra). Ato janë të rrezikshme sepse përmbajnë lëndë helmuese,djegëse ose që shkaktojnë sëmundje. Në këto lëndë bëjnë pjesë p.sh. llaku,lëndë ngjitëse, detergjentë pastrimi,medikamentet e vjetra,bateritë,vajrat e papërdorshme,termometri i zhivës etj. Të gjithë këto mbeturina janë problematike për sa kohë vazhdojnë të gjenden nëpër shtëpi ose diku tjetër.

Nëpëqrmjet grumbullimit formohen sasi të mëdha,që krijojnë të ashtuquajturat "mbeturina të veçanta". Por këto mbeturina mund të formohen edhe gjatë prodhimit të lëndëve të tjera (p.sh. gjatë prodhimit të lëkurës,apo në një fabrikë letre). Këto mbeturina të rrezikshme për njerëzit dhe mjedisin jo vetëm që duhet të grumbullohen të veçuara, por në mënyrë të veçantë duhet të trajtohen dhe të transportohen të veçuara. Edhe në vendet e zhvilluara grumbullimi i mbeturinave të rrezikshme realizohet vetëm pas disa vitesh, pasi një gjë e tillë ka kosto të lartë dhe kërkon mbështetje ligjore. Pyetje dhe detyra. 1. Komentoni figyrën .(fig.ekositemi)

2. Realizoni në shtëpitë tuaja ose në klasë eksperimentin 1. Shpërbërja e letrës nga bakteriet. Mjetet: 3 pjata të vogla,mostër dheu,letër gazete. Kohëzgjatja: 2-3 javë. Në një pjatë hidhet një shtresë dhe' kopështi ose më mirë pleh organik,në të dytën dhe' pylli dhe në të tretën rërë. Mostrat e tokës njomen me ujë dhe më pas dheu sheshohet.Më pas sipër secilës pjatë vendoset nga një letër gazete ( e cila dihet se përmban celulozë, pra lëndë organike me origjinë bimore).Pjatat vendosen poshtë një kutie dhe mbahen ngrohtë (mjafton temperatura e dhomës).Pas 1-2 javësh në rripat e letrës që kemi vendosur mbi dheun e pjatave do të shfaqen njolla të errëta të verdha. Si përfundim themi se letra shpërbëhet nga dekompozimi bakterial apo nga kërpudhat mykore.

Vëzhgoni eksperimentin me kujdes dhe përcaktoni se në cilën pjatë procesi i dekompozimit ndodh më shpejt? 2.PËRBËRËSIT E PLEHRAVE Të gjitha mbeturinat që grumbullohen në kazanët e plehrave janë përbërësit e plehrave.Disa përbërës të plehrave mund të grumbullohen të veçuara dhe që mund të shërbejnë si lëndë e parë për riciklim. 2.1 Letra Për prodhimin e një ton letër për makinë shkrimi të cilësisë mesatare nevojiten të përpunohen mesatarisht 4m kub drurë. Më pas nevojiten 290.000 litër ujë dhe 4.7 MË energji (1MË= 1.000.000Ëh),aq sa një llampë elektrike do të ndriçonte për 9 vjet pa ndërprerje. Ndërsa për njëton letër të ricikluar me cilësi të krahasueshme nuk nevojitet dru dhe kursehet deri në 90% ujë dhe 50%energji. Grumbullimi i letrës së vjetër dhe ripunimi i saj do të ishte një ndihmë e rëndësishme për uljen e malit të mbeturinave dhe kursimin e shpenzimeve për të importuar letër. Edhe pse kur digjet letra nuk jep shumë nxehtësi, në shumë vende të botës atë e përdorin si lëndë djegëse, natyrisht duke e përpunuar. Përpunimi është një proces shumë i thjeshtë: · · Letra apo kartoni në fillim njomen me ujë. Masa më pas hidhet në forma dhe ngjeshet.

· Briketi i formuar prej letre lihet të thahet. Prandaj grumbullimi i letrës është një proces me mjaft vlerë,sepse ajo mund të përdoret për riciklim apo dhe për të prodhuar brikete për djegie. Nga ripunimi i letrës së vjetër mund të përftohen kartona,dosje,letra për gazeta,lëtër për tualet por dhe letër shkrimi. Në letrat e vjetra (të cilat ripunohen) bëjnë pjesë: Gazetat,letrat,fletoret,librat,letrat mbështjellëse,çantat prej letre të çdo lloji dhe madhësie,kutitë e kartonit. Në letrat e vjetra nuk bëjnë pjesë: Kutijat që përdoren për paketimin e qumështit dhe të pijeve (pasi ato përmbajnë lëndë plastike dhe fletë alumini), paketat e cigareve,letrat e çokollatave,letër karboni apo celofani,çantat plastike.

2.2 QELQI Qelqi si material ambalazhi ka të meta sepse ai është i rëndë dhe i thyeshëm në krahasim me lëndët plastike dhe metalet. Por ndërkohë ka dhe anë pozitive,sepse enët prej qelqi jo vetëm se janë higjienike,por përdoren për ruajtjen e lëngjeve të ndryshme të cilat nuk ruhen në enë plastike,por dhe kur thyhen ato janë lëndë e parë tepër e vlefshme,sepse qelqi mund të shkrihet vazhdimisht. Nga prodhimi i 1 ton qelq të ri nga qelq i vjetër kursehet 163 kg vajguri,nga prodhimi i së cilës përbërësit ekzistues (së pari gazet) ulen rreth 35%. Prandaj ndërtimi i një fabrike moderne qelqi është me mjaft rëndësi,sepse jo vetëm do të hapeshin shumë vende pune,por do të prodhoheshin shishe e kavanoza në vend të shisheve plastike ose të kanaçeve për pije. Shishet prej qelqi të cilat përdorën mjaft mirë për qumësht,birrë,lëng frutash,ujë mineral, mund të ripërdoren mesatarisht 15-30 herë. Në shumë vende të botës,ambalazhet prej qelqi fillimisht grumbullohen në kazanë të veçantë,më pas kalohen neë depo të përshtatshme për aq kohë sa të jetë i mundur përdorimi i tyre,dmth përpunimi i tyre.

DUHET TË GRUMBULLOHEN VETËM KAVANOZAT DHE SHISHET Në qelqet e vjetër nuk bëjnë pjesë: Xhamat e dritareve,xhami i pasqyrës,xhamat e abazhurëve,porcelanet,qeramikat dhe llampat elektrike. 2.3 METALET Një pjesë e mbeturinave përbëhet nga metalet dhe hekurishtet. Ato janë lëndë e parë e rëndësishme për t'u përpunuar. Nëpërmjet përpunimit të metalit të vjetër përftohet jo vetëm lëndë e rëndësishme e parë,por mund të kursehen deri në 80% energji në prodhimin e metaleve. Në shumë vende të zhvilluara krahas letrës dhe qelqit të vjetër grumbullohen dhe metalet. Ato që duhet të mblidhen janë: Pjesë të vogla hekurishtesh si: pjesë të makinave,të biçikletave,tuba plumbi dhe bakri,tela,enë prej teneqeje,kanaçe pijesh ose kavanozash prej teneqeje të bardhë,gjilpëra dhe vida.

Edhe mbeturinat e makinave përmbajnë një sasi të madhe metali të vjetër,prandaj ato nuk hidhen thjesht në rrugë,pasi si në rastin e qelqit të vjetër ato dërgohen në depo të veçanta.

2.3 RROTAT E VJETRA Për prodhimin e rrotave të një kamioni konsumohet mesatarisht 35 litër naftë. Pas 40.000 km udhëtim rrotat e makinës duhet të zëvendësohen. Në këtë mënyrë në një vit dalin jashtë përdorimit me dhjetra mijë rrota makine. Një djegie e pakontrolluar mund të shkaktojë prodhimin në sasira të mëdha të lëndëve helmuese (p.sh dioksid squfuri), i cili mund të formojë acidin sulfurik në mjedis. Djegia e rrotave të makinës shoqërohet me shumë nxehtësi, për këtë arësye ato përdoren për prodhimin e çimentos në furra si lëndë djegëse. Nëpërmjet të temperaturës 1000 gradë celsius që arrihet në këto furra dioksidi i squfurit, që çlirohet lidhet me çimenton dhe në këtë mënyrë ai bëhet i padëmshëm. Ripunimi i rrotave të vjetra: Një mundësi për përpunimin e rrotave duke mos ndotur mjedisin është veshja e rrotave të vjetra me një shtresë të re. Rrotat e vjetra gjithashtu mund të grumbullohen në pika grumbullimi të mbeturinave të ndaluara. 2.5 LËNDËT PLASTIKE Lëndët plastike nuk mund të shpërbëhen në mënyrë të natyrshme. Periudha kohore e përdorimit të objekteve me lëndë plastike shpesh është e shkurtër, por nga ana tjetër krijon për mjedisin probleme për një kohë mjaft të gjatë. Kështu p.sh. për prodhimin e kutive të vogla të kosit në industri nevojiten vetën 5 sekonda, ndërsa për shpërbërjen e saj natyrës i duhet 10.000 vjet. Kujdes: Lëndët plastike biologjikisht janë të pazbërthyeshme. Volumi i lëndëve plastike të vjetra në plehrat shtëpiake është shumë i madh. Meqenëse nuk prishen, ato mbesin si trupa të ngurtë, duke shtuar volumin e malit të mbeturinave. Gjatë djegies së tyre sipas grupeve të lëndëve plastike prodhohen lëndë kimike si acid klorhidrik dhe substanca të tjera, të cilat ndotin ajrin, ujerat nëntokësore dhe ato sipërfaqsore. Edhe gjatë djegies në shtëpi në sobë, lindin lëndë helmuese, shkaktare të kancerit.

2.5.1 PVC (POLYVINYLCHLORID) Në llojet e shumta të lëndëve plastike, PVC ose polivinilkloridi ze një vend të veçantë. Pikërisht për shkak të vetive helmuese që ka, PVC është një lëndë plastike shumë problematike. PVC prodhohet nga polimerizimi i lëndës bazë Vinylchlorid (vinilklorid), i cili është një gaz helmues. Në lëndën plastike vinilkloridi icili ndodhet në përmbajtjen e kësaj lënde largohet ngadalë në ajër dhe në ushqimet e paketuara me PVC. Gjatë djegies së një 1 kg. PVC çlirohet një sasi gazi prej 0.5 kg. Acid klorhidrik.

Aktiviteti 1. Vërtetimi i ekzistencës së klorit në lëndët plastike. Vetë ju mund të provoni nëse tek ambalazhet plastike ka lëndë klormbajtëse (p.sh. PVC). Për këtë nxehet një tel i zakonshëm bakri ( p.sh. një tel korenti) në flakën e një llampe gazi (temperatura e flakës së qiriut nuk mjafton), më pas me telin e nxehur prekim lëndën plastike që duhet të provojmë dhe pastaj e mbajmë përsëri telin në flakë. Në qoftëse gjatë gjegies shfaqet ngjyra jeshile, atëhere kemi vërtetuar se lënda plastike përmban PVC (sepse klori digjet me ngjyrë jeshile). Ky eksperiment duhet patjetër të kryhet në vend të hapur, pra jashtë.ose me dritare hapur pasi gazet që çlirohen janë shumë të dëmshme për shëndetin. 3. LËNDËT PROBLEMATIKE 3.1 Njohuri të përgjithshme. Lëndët problematike janë pjesa më e rrezikshme e mbeturinave. Këto lëndë nuk kthehen më në qarkullimin natyror, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht ekosistemin. Disa lëndë problematike mund të eliminohen nëpërmjet të metodave moderne teknike, por që kanë një kosto mjaft të lartë. Ndërsa disa lëndë të tjera problematike mund të tranportohen dhe të grumbullohen. Por një gjë është e qartë, se me lëndët problematike helmuese ka të bëjë secili prej nesh. Është fakt se sasirat më të mëdhë të mbeturinave problematike i takojnë industrisë, por nuk duhet të harrojmë se të gjitha produktet prodhohen për konsumatorët. Në kët mënyrë indirekt si konsumatorë jemi përgjegjës për lindjen e lëndëve problematike. Jemi të gjithë ne, të cilët blejmë produkte me mbeturina intensive.

P.sh. për prodhimin e bojrave lindin pothuajse më tepër mbeturina se sa produkti i fundit i përdorshëm. Në ekonomi përdoren shumë produkte, mbetjet e të cilëve nuk lejohet që të hidhen, të groposen ose të digjen. Megjithatë fillimisht duhet të përfundojnë në kazanët e mbeturinave. Rruga më e mirë gjithsesi do të ishte kujdesi për grumbullim të veçantë të lëndëve problematike. Të gjithë ne duhet të përpiqemi, që lëndët problematike duhet t'i grumbullojmë të veçuara dhe të futura në një qese të lidhur fort i hedhim në kazanët e plehrave. Mbeturinat e mëposhtme i përkasin lëndëve problematike. · Tubetat, kanaçet dhe kutitë me lëndë të forta të rrezikshme, që përmbajnë bojra dhe llak, lëndë grasatimi, yndyrna, lëndë ngjitëse, dyllë, rrëshirë, bojë për lyerjen e këpucëve dhe filmat e çdo lloji. · Shishet, kanaçet me lëndë të lëngëshme të rrezikshme që përmbajnë lëndë dezifektuese, lëngje tretës (açeton, benzinë, pastrues të ndryshëm), tretësira për heqjen e njollave, tretësira që mbesin mbas pastrimit të penelave, lëndë ngjitëse të lëngëta, tretësira për pastrimin e metaleve etj. · Kuti me helme që përmbajnë lëndë për të luftuar barërat e këqija (herbicide ), lëndë për të luftuar insektet (insekticide), helmet e minjve, etj. · Medikamente të vjetra si tableta, pomada, ilaçe me pika, ampula, substanca dezifektuese, serume, etj. · Mbetje lëndësh të papastrueshme si p.sh. vaj i vjetër,kimikate, etj. · · Të gjitha bateritë si auto- bateritë, bateritë e thata (p. sh bateritë e orëve), etj. Tubat e neonit dhe llampat e tjera ndriçuese.

3.2 Bateritë. Të gjitha llojet e baterive, si ato të automjeteve, të orëvë, të radiove, etj përmbajnë metale të rënda si plumbi, kadmiumi, dhe zhivë. Gjatë djegies apo gjatë kohës që baterite qëndrojnë në vendet e hedhura, metalet e rënda që ndodhen në bateritë depërtojnë në zinxhirët ushqimorë natyror dhe më pas në trupin e njeriut. Këto metale depozitohen në indin dhjamor, por dhe në organe të tjera duke shkaktuar çrregullime të mëdha, por që mund të shkaktojnë edhe vdekjen e njeriut.

Dëmet shëndetsore që shkaktojnë metalet e rënda. Kadmiumi shkakton dëmtime të veshkave e zbutjen e kockave. Plumbi shkakton dëmtime të gjakut, sistemit nervor dhe të organeve tretëse.

3.3Vajrat e vjetra. Vajrat e vjetra përbëhen nga vajrat e gatimit dhe vajrat minerale. Vajrat që mbesin mbas gatimit nuk duhet të hidhen në lavomanë apo në ËC, sepse me kalimin e kohës ato bllokojnë tubat e qarkullimit të ujit dhe ndotin rëndë ujin. Vajrat e vjetra duhet të hidhen në kavanoza të mbyllura mirë dhe më pas në kazanët e mbeturinave. Duke u grumbulluar të veçuara ato mund të përdoren për prodhimin e sapunit dhe të solucioneve larës. Gjithashtu vajrat për gatim nuk duhet të përzihen me vajrat minerale, pasi bëhen të pavlevshme. Produktet e vajit mineral ( vaji i motorëve, diesel, benzin ) dëmtojnë ujërat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore. Për peshqit vetëm 1 gram vaj për litër në ujë shkakton ngordhjen e tyre. Kujdes: Një litër vaj mineral mund të dëmtojë deri në një milion litër ujë të pishëm. Vajrat minerale mund të ripunohen: Nga 2 ton vaj i vjetër mund të prodhohet 1 ton graso dhe 0.3 ton vajguri ose diesel. Gjithashtu vaji i vjetër mund të përdoret si lëndë djegëse në prodhimin e çimentos, por në asnjë mënyrë ai nuk duhet të digjet në stufë, pasi çlirohen gazra helmues dhe që shkaktojnë kancerin. Në lëndët problematike bëjnë pjesë: Vajrat e vjetër të perdorur të motorëve, graso, vajra të industrisë apo të përpunimit të metaleve, naftë , vajguri, mbeturinat e karburantit si mbetje nga pastrimet e çisternës, mbeturina vajrash në pikat e karburantit, materiale me vaj të ndotur si (lecka, kutitë e vajrave, filtrat e vajit dhe të ajrit), vajrat hidraulike dhe transformatorët, etj. Të gjitha këto lëndë duhet të mbahen në enë të mbyllura ( kuti ose bidona të vjetër) dhe hidhen më pas në kazanët e mbeturinave ose ne pikat e grumbullimt. Duhet të mbrojmë tokën, ujërat nëntokësor dhe ato sipërfaqësore, sepse kështu kujdesemi për ujin tonë të pijshëm edhe të prodhimit të lëndëve ushqyese. Prandaj: · Mos hidhni vajra në WC ose në lavaman. Nëqoftëse ju derdhet vaj në tokë, menjëherë e pastroni me rërë ose me tallash dhe mbetjet i hidhni në kazanët e mbeturinave. · Ndërrimi i vajrave të makinave nuk duhet të bëhet në hendeqe apo në vende ku ka ujë, sepse vetëm sasia e vajit të vjetër të një makine mund të ndotë ujin e një lumi të tërë.Ndërrimi i vajit duhet të bëhet mbi një shtresë betoni, nga ku vaji i vjetër mund të asdjësohet.

·

Gjithashtu makinat e vjetra nuk duhet të lihen të braktisura, sepse nga ato mbasi

ndryshken fillojnë të rrjedhin naftë dhe benzinë. Duke kaluar në tokë ato ndotin ujërat nëntokësorë.Makinat e prishura duhet të grumbullohen në vende të ashtuquajtura "varreza të makinave", të cilat duhet të jenë të siguruara si në një depo të rregullt. Pyetje dhe detyra Plotësoni rrotën e mbeturinave: Fig. Rrota e mbeturinave.

Pjesët e veçanta përbërëse të mbeturinave duhet të ndahen nga njera tjetra, për këtë ka shumë mundësira ­ një e shihni këtu. Plotësojeni atë. Çfarë mbeturinash mund të renditni më shpesh? Cilat kolona janë të rëndësishme?

4. PËRBALLIMI I MBETURINAVE

1.1. FIG. MIKU I MJEDISIT Mënjanimi i mbeturinave është një degë e rëndësishme e ekonomisë, e cila mbështetet mbi katër parime. 4.1. Mënjanimi i mbeturinave. 2. Grumbullimi i mbeturinave. 3. Përdorimi i mbeturinave. 4. Ripërdorimi dhe riciklimi. Mënjanimi i mbeturinave do të thotë që të pakësojnë lindjen e mbeturinave Kjo dukuri krijon mudësi për një mbrojtje aktive të mjedisit. Kështu, zakonet tona të blerjes ndikojnë drejtpërdrejtë në lindjen dhe në përbërjen e mbeturinave., Pra në këtë aspekt, vendimet tona për të blerë janë gjithmonë vendime pro dhe kundra apo edhe të evitimit të mbeturinave. Duke e trajtuar problemin në këtë mënyrë, evitimi i mbeturinave është masa e vetme për përballjen e mbeturinave. Me evitim të mbeturinave do të kuptojmë që: - të blejmë në mënyrë të ndërgjegjëshme për mjedisin (kujdes paketimet), - të prodhojmë vetë disa produkte (p.sh. kos etj), - të jemi të kursyer në përdorimin e energjisë, ujit dhe kimikateve, - të heqim dorë nga flakja e artikujve. 4.2. Grumbulimi i mbeturinave. 1.1.1. Mbeturinat nuk duhet thjesht të hidhen Të gjitha mbeturinat që formohen nga shtëpitë tona, dyqanet, restorantet, vendet publike (zyra, shkolla) duhet te grumbullohen në kazane (kasterierë) dhe në mënyrë periodike të zbrazen. Nëpërmjet zbrazjes periodike të mbeturinave mund të mënjanohen probleme higjenike dhe evitimi i papastërtive nga qyteti apo krahina. Tani në vendin tonë janë në përdorim kazanë metalikë apo dhe plastikë me një kapacitet prej 1 100 litra.

4.3. Përdorimi i mbeturinave Një pjesë e madhe e mbeturinave shtëpiake mund të jenë përsëri të përdorshme. Për të fituar "lëndë të reja" dhe për të patur sa më pak "mbetje" të mbeturinave është i nevojshëm grumbullimi i veçuar i tyre sipas "lëndëve të përdorshme" (lëndë të vjetra) dhe të "lëndëve jo të përdorshme" (mbetje). Pjesë përsëri të përpunueshme nga mbeturinat shtëpiake janë: - letra, letër ambalazhi dhe karton, - qelqe (të bardhë dhe me ngjyra), - metale, alumin, hekurishte të vogla, - mbeturina organike nga kuzhina dhe kopshti. Për grumbullimin e ndarë të mbeturinave edhe në vendet e zhvilluara akoma nuk janë provuar në praktikë aparate teknike. Sot grumbullimi i veçuar i mbeturinave bazohet në "sistemin e sjelljes". Ky sistem provon që vetë njerëzit i dërgojnë mbeturinat, të mbeshtjellë me qese plastike, në pikat e grumbullimit. Llojet e mbeturinave nga vetë banorët ndahen gjatë punëve të shtëpisë dhe më pas dërgohen në pikat e grumbullimit (kontejner, kazanët e plehrave). Ndërmjet një ndarjeje të mbeturinave gjatë punëve të shtëpisë çdo qytetar do të kontrollonte zakonet e tij të konsumit dhe sasinë e mbetjeve. Për të realizuar grumbullimin e ndarë të mbeturinave, shteti duhet të sigurojë kontejner për letër, qelq dhe metal si dhe mundësi për grumbullimin e organizuar të lëndëve të ndaluara dhe të lëndëve problematike.

4.4. Ripërdorimi dhe riciklimi Ripërdorimi Mbasi mbeturinat grumbullohen të veçuara, disa prej tyre mund të përdoren sërisht. Përdorimi mund të jetë me qëllim të përshtatshëm për një funksion të ri (p.sh. fletë druri që përdoret në guzhinë për prerjen e zarzavateve) ose për të bërë një kuti; qelq i vjetër për një përdorim të dytë ose për të prodhuar qelq të ri ose përdorimin e hekurishtave për furrnaltat. Sende të vjetra të ripërdorura mund të jenë: leckë, qilim, poçe antike, enë, enë porcelani, lugë antike, lodra, mobilje, send etë vjetra të çmuara, mobilje etj. Riciklimi. Riciklimi ka të bëjë me procedurën e shndërrimit të materialeve të vjetra në një prodhim të ri (material i ricikluar) ose filtrin e energjisë nëpërmjet djegies së mbeturinave (energji nga riciklimi).

Në plan të parë të ripërdorimit dhe riciklimit përfshihen me shumicë lëndë të vjetra. Ky proces fillon me grumbullimin e veçuar të materialeve të vjetra në shtëpi ose në ndërmarrje. Anët pozitive të riciklimit janë: - Lehtësimi i vendgrumbullimeve të mbeturinave nëpërmjet pakësimit të mbeturinave. - Përdorimi i një energjie të pakët për prodhimin e produkteve të ricikluara. - Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet një ndotje sa më të vogël të ajrit dhe ujit gjatë prodhimit të produkteve të ricikluara. Mbrotja e rezervave të lëndëve të para Pyetje 1. Clat janë katër parimet e mënjanimit të mbeturinave? 2. Çfarë kuptoni me evitim të mbeturinave? 3. Jepni shembuj të ripërdorimit të mbeturinave në familjet tuaja. 4. Pyetni, në zonën tuaj a ka fabrika të riciklimit të mbeturinave? 5. Kujdesi për mbeturinat Fig.

Ndikimet e depozitimet të rastësishëm të mbeturinave. Prandaj kujdesi për mbeturinat duhet të jetë i madh dhe duhet të organizohet në mënyrë ligjore. Edhe në vendet e zhvilluara ligjet për këto probleme po përpunohen. Krahas grumbullimit të mbeturinave edhe depozitimi, djegia e mbetjeve të mbeturinave dhe dekompozimi bëjnë pjesë në një "ekonomi mbeturinash" moderne.

5.1. Stacioni i fundit i mbeturinave: depoja Depozitimi i mbeturinave është një pjesë e rëndësishme e një sistemi modern, të kujdesit për mbeturinat të cilat nuk mund të përdoren më. Është e pamundur, që jeta e jonë të zhvillohet pa formuar mbeturina si rrjedhim dhe pa depozitim të tyre. Të gjithë jemi dëshmimtarë se sot mbeturinat ose digjen, derdhen në det apo derdhen në faqen e një kodre. Kjo gjë sjell rrezikimin e sipërfaqes së tokës (pjellorinë e saj), të ujrave nëntokësore si dhe shkaktojnë erëra të këqia. Për hir të mbrojtjes së mjedisit duhet të ndryshohet kjo gjë sa më shpejt. Mbeturinat duhet të grumbullohen dhe të dërgohen në depo të organizuara.

1.1.2. Depot janë magazina përfundimtare Për ndërtimin e depove duhet të kemi parasysh: - Vendi i një depoje duhet të ofrojë një siguri sa më të madhe për natyrën. Zonat në të cilat kemi depozita të ujit, burime dhe ujëra nëntokësore nuk janë të përshtatshme për ndërtimin e depove. Gjithashtu dhe në toka ranore dhe në ato ku ka zhavorr nuk mund të ndërtohen depot për depozitimin e mbeturinave. - Depot duhet të ndërtohen larg zonave të banuara për të shmangur zhurmën, fluturimin e letrave, të tymit dhe erës së keqe. - Në depot e rregullta duhet të ketë aparate teknike, që mundësojnë kontroll të vazhdueshëm (dhe pas mbylljes së depove) të ujit të ndotur i cili kalon në paisjet e filtrimit dhe i gazeve të cilat më pas digjen (shih fig).

Figura :

Ndikimet e depozitimit të rastësishëm të mbeturinave

-Erërat e këqia. -Rreziku i zjarrit. -Rreziku i plagosjes së kafshëve. -Rrezikimi i ujërave nëntokësore nga kulmet e ndryshme. -Rrezikimi i ujërave të rrjedhshëm nga ndotjet notuese. -Prurja nga era e letrave dhe materialeve plastike. -Rrezikimi i shëndetit për fëmijët që luajnë. -Përhapja e minjve. -Ndikim në pejzazh. -------------------------------------------------------------5.2. Djegia e mbetjes së mbeturinave Djegia e mbeturinave duhet të bëhet e kontrolluar. Kjo bëhet në aparate përkatës në prani të O2 dhe në një temperaturë nga 800oC deri në 1000oC. Djegia e mbeturinave është një praktikë dhjetëravjeçare që përdoret në shumë vende të botës, por duke përdorur një teknologji e re për pastrimin e tymit të gazrave për të mbrojtur popullsinë. Djegia e pakontrolluar e mbeturinave çon në formimin e gazrave të rrezikshme. Substancat helmuese të cilat shkaktojnë sëmundje të dëmshme trashëguese shpërbëhen me vështirësi dhe në këtë mënyrë rikthehen në organizëm nëpërmjet ajri që thithin, ujëra nëntokësore dhe lëndëve ushqyese. Qëllimet e djegies së mbeturinave janë: - Pakësimi i volumit të mbeturinave. - Mineralizimi i substancave ("inertizimi" i mbetjeve). - Fitimi i energjisë (shfrytëzimi i nxehtësisë nga djegia për vënien në punë të turbinave me avull).

6. Dekompozimi Në procesin e kujdesit për mbeturinat rol të rëndësishëm luan dekompozimi (kompostimi). Dekompozimi imiton "prishjen" natyrale të materialeve organike në natyrë dhe që e shpejton atë. Gjatë dekompozimit të mbeturinave bimore e shtazore të cilat grumbulohen nga kuzhina

dhe nga kopshtet formohet humus. Të gjithë e dimë vlerën e humusit si pleh organik i cili është i pazëvëndësueshëm nga plehu kimik. Gjithashtu dekompozimi është një ndihmë e rëndësishme për të zvogëluar "malin e mbeturinave"

1.1.3. Natyra nuk njeh asnjë mbeturinë Mbeturinat organike janë lëndë të para me vlerë, prandaj është për të ardhur keq që ato t'i flakësh apo t'i djegës. Nga ato, nëpërmjet dekompozimit mund të përftohen përsëri plehra natyrore (humus) me vlerë. Praktika e njerëzve njeh disa mundësi për dekompozim. 6.1. Dekompozimi i veçuar Punët individuale të një familje formojnë vetë një sasi dekopozimi në kopësht. Në dekompozimin e përgjithshëm ky konsiderohet si varianti më i vlefshëm dhe më i liri. 6.2. Dekompozimi i përgjithshëm Fshatarët i dekopozojnë mbeturinat e shtëpisë dhe komposto e përftuar përdoret për t'ia hedhur sipërfaqes së tokës e cila zëvendëson plehrat kimike (artificiale). 6.3. Biokazan ( për zonat e populluara, blloqet e banesave) Çdo familje ose një grup famijesh mund të ketë në dispozicion një "biokazan", në të cilin hidhen lëndët organike. Ky material organik mund të merret nga një firmë për ta dekompozuar dhe për ta përdorur përsëri si një pleh për bujqësinë.

Fig. në faqen 10 tek informac. Fig. Skema për ndërtimin e një arke dekompozimi prej druri (tipi më i thjeshtë)

(Gjatësia e anëve 100 deri në 250 cm, lartësia 70 deri në 100 cm).

6.4. Dekompozimi (Kompostimi) Çfarë është komposti? Mbeturinat organike. Shpërbëhen nën ndikimin e oksigjenit. Nëpërmjet shpërbërjes lind komposti (pleh organik) i ngjashëm me humusin. Kompostimi është një metodë shumë e vjetër, plehrimi me kompost është një alternativë për të zvogëluar përdorimin e plehrave kimike (artificiale) në bujqësi. Çfarë mund të kompostohet (dekompozohet)? - Mbeturina perimesh dhe frutash. - Mbeturina nga kuzhina (mbetjet e bkës, lëvozhgat e vezës, çaj, kafe, etj). - Bar, gjethe, kashtë, bar i kositur, degëza të thyera. - Ashklat nga sharra prej druri dhe jo pllaka me tallash të presuar. - Flokë, kocka të vogla, qime, pupla. - Hi druri, ambalazh i njomë. Fig. fq.3 Fl. Informacion:

Çfarë nuk lejohet të kompostohet: - Lëndë plastike, gurë, xham, metale. - Qeset e fshesave të korentit. - Hi qymyrguri dhe briketi. - Materiale të trajtuara me kimikate, vajra minerale. - Jashtëqitjet e maceve dhe e qenëve. - Mbetjet e bimëve të sëmura.

KAPITULLI 8 Ndotjet dhe politika publike Origjina e politikës publike mjedisore Politika publika mjedisore përfshin të gjithë ligjet dhe agjensitë në një shoqëri të cilat ndajnë ndërveprimet e shoqërisë me mjedisin. Përfshihen këtu politikat që parandalojnë ose ulin ndotjet e ajrit, ujit dhe tokës në lidhje me përdorimin më të mirë të burimeve. Politikat publike janë zhvilluar në të gjitha nivelet e shtetit; kombëtar, lokal. Megjithatë në një shoqëri demokratike përgjegjësia përfundimtare për politikën publike mjedisore duhet t'i përkasë publikut dhe jo autoriteteve. Nevoja për politikën publike mjedisore Qëllimi i të gjitha politikave publike mjedisore është të nxitin një veprimtari pozitive të përgjithshme, mirëqënia e njerëzimit është çështje kryesore që lidhet me të. Përfshihen këtu dhe mbrojtja e botës natyrore, për të siguruar vazhdimësinë e ekzistencës së ekosistemeve dhe specieve. Cilat janë pasojat e mungesës së politikave publike efektive mjedisore? Popullsia njerëzore dhe aktiviteti i tyre ekonomik potencialisht mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis dhe dëmet kanë impakte direkte mbi mirëqëien e sotme dhe të ardhme të njerëzimit. Ndikimet e ndotjeve dhe mungesa e burimeve shihen qartë në ato vende të botës ku politika publike mjedisore është shpesh e vendosur jo drejtë dhe nuk përmbush zhvillimin e botës. Miliona te vdekur dhe një përhapje e madhe sëmundjesh në botë kanë bazën tek shkatërrimet mjedisore. Kostoja e mirëqënies njerëzore përcaktohet nga shëndeti, produktiviteti ekonomik dhe aftësia e mjedisitr natyral për të mbështetur nevojat e jetës njerëzore. Kështu bëhet e qartë që ligjet në mbrojtje të mjëdisit nuk lejojnë të ketë tolerancë për lirinë individuale të zhvillimit ekonomik. Ligjet janë pjesë e rëndësishme në organizimin e shoqërisë njerëzore dhe i ndihmojnë rritjes së mirëqënies së shoqërisë njerëzore. Marredhëniet midis zhvillimit ekonomik dhe mjedisit

Aktiviteti ekonomik mund të dëmtojë mjedisin dhe njerëzit. Një ekonomi jo e rregullt mund të bëjë një sulm të padëshirueshëm mbi burimet natyrore. Nga ana tjetër aktiviteti ekonomik në një shtet (komb) mund të sigurojë burimet e nevojshme duke zgjidhur problemet e krijimit të tyre. Eshtë mirë të thuhet që një marredhënie e fortë ekziston midis nivelit të zhvillimit të një vendi dhe efektivitetit të politikave publike mjedisore të tij. P.sh. shumë probleme që vijnë nga ndotjet e ujit të pijshëm, pakësohen me rritjen e nivelit të të ardhurave, sepse shoqëria tani ka burimet e përshtatshme t'u drejtohet këtyre problemeve me teknologji efektive. Zgjidhja e gjithë problemeve që sjell aktiviteti ekonomik është zhvillimi i menduar i politikave publike efektive dhe e institucioneve. Kur nuk ndodh një gjë e tillë degradimi mjedisor është një pasojë e paevitueshme. Për të kuptuar këtë më mirë le të ndalemi në një koncept që është aplikuar në zhvillimin e politikëes publike në shoqëritë më moderne: cikli jetësor i politikës. Zhvillimi i politikës publike : ciklit jetësor së politikës. Rregullat e politikës publike janë zhvilluar në një kontekst socio-politik, zakonisht në përgjigje të një problemi. Disa politika janë zhvilluar në nivele lokale gjatë zgjidhjes së problemeve lokale. Qytetet dhe fshatrat p.sh., vendosin rregulla rajonale për të mbrojtur qytetarët nga aksidentet dhe përdorimi i papajtueshëm i tokës. Shumë probleme megjithatë janë më të gjera në sferën e veprimtarisë së tyre dhe duhet të adresohen në nivele më të larta shtetërore. P.sh. problemet e ndotjes së ajrit e kalojnë çdo lidhje nacionale. Proceset që kontribuojnë në ndotjen e ajrit janë komplekse, tërheqin një masë të madhe aktivitetesh kryesore të një shoqërie të industrializuar që nga ngrohja e njerëzve në shtëpitë e tyre dhe lëvizja e makinave deri te ndërmarrjet e pastrimit të thatë lokale, ndërmarrjet e riparimit të makinave gjer tek uzinat e fuqishme që gjenerojnë elektricitetin për rajone të tëra. Kur probleme specifike si precipitimi acid etj. i adresohen një shoqërie demokratike zhvillimi i politikës publike shpesh çon në një drejtim parashikimesh të quajtur cikël jetësor i politikes . Cikli jetësor i politikes tipike ka 4 stade : Njohjen, formulimin, zbatimin dhe kontrollin.

Fig. Fq. 433 Secili nga këto d.m.th. tërheq një sasi përkatëse të "peshës" së politikës. Stadi i njohjes Ze një peshë të vogël të politikës. Stadi fillon me perceptimin shumë herët të një problemi mjedisor, që shpesh vjen në bazë të një kërkimi shkencor. Shkencëtarët publikojnë arritjet e tyre dhe media e piketon informacionin dhe e publikon atë. Publiku tani përfshihet dhe procesi politik merr rugë. Gjatë këtij stadi ka mosmarreveshje të mëdha, pikëpamjet e kundërta mbi problemin e shfaqur. Megjithatë problemi tërheq vemendjen e disa

niveleve të shtetit dhe mundësia e adresimit të tij në politikën publike është e konsiderueshme.

Stadi i formulimit - është një stad i rritjes së shpejtë të peshës së politikës. Publiku tani është zgjuar dhe debati rreth varianteve të politikës rrjedh në mënyrë të fuqishme. Lufta politike mund të fillojë e zjarrtë, si për pyetje të rregullimit dhe kush do të paguajë ndryshimet e nevojshme. Mbulimi nga mediat është i lartë dhe politikanët fillojnë të degjohen nga votuesit dobët me interesa të veçanta.

Grupet mjedisore bëjnë presion mbi ligjëvënësit të zbutin apo forcojnë politikën përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe politikë bërësit duhet të mbajnë parasysh 3 çështje të rëndësishme të politikës mjedisore : efektiviteti (politika realisht të plotësojë çfarë vendoset të bëhet në përmirësimin e mjedisit, eficienca (politika plotëson objektivat e veta në koston më të ulët), barazia (politika ndan në pjesë ngarkesën financiare).

Shpesh politikbërësit prononcohen të theksojnë efektivitetin mbi eficiencën dhe vendosin barazinë, sepse ata vështrojnë për një zgjidhje të realizueshme dhe përpiqen të bëjnë atë ose ligje (rregulla) sa më shpejtë të jetë e mundur. Stadi i zbatimit Politika ka shtrirje në stadin e implementimit, ku kostoja reale e politikës dhe ekonomisë janë të sakta. Politika është përcaktuar dhe fokuson lëvizjet drejt një agjensie të rregullave. Industria mëson si të plotësojë rregullat e reja. Njëherësh vemendje e madhe mund t'i jepet eficiencës dhe dhe barazisë, të gjithë lojtarët japin eksperiencën me politikën. Stadi i kontrollit është stadi final në politikën e ciklit të jetës. Sipas kësaj pikëpamjeje kanë kaluar vite nga ditët e para të stadit njohës. Problemet janë rrallë të zgjidhura komplet por mjedisi është përmirësuar dhe gjërat lëvizin në drejtim të rregullt. Politikat dhe rregullat e

derivuara nga to janë gjerësisht të mbështetura. Politikbërësit shohin tani që problemi është vendosur nën kontroll. Duhet vënë në dukje që problemet mjedisore janë të shumta dhe stadi në të cilin ato gjenden në ciklin jetësor të politikës është i ndryshëm. Fig. fq. 435

Efektet ekonomike të politikës publike mjedisore Cilat janë marredhëniet midis ekonomisë së vendeve dhe politikave të tyre publike ? Ekzistojnë politika që janë tepër të kushtueshme? Si duhet një shoqëri të ndajë burimet e veta të kufizuara në drejtim të problemeve mjedisore?

A janë rregullat mjedisore pengesë për ekonominë? Le të përpiqemi t'i shqyrtojmë këto pyetje duke vështruar marredhëniet midis politikave mjedisore dhe kostos. Kostot e politikave. Disa politika kanë relativisht pak ose jo në mënyrë direkte kosto monetare - ato nuk kërkojnë investime madhore të administrimit të burimeve. Disa politika mjedisore tërheqin kosto reale të lartë që duhet të paguhet nga disa segmente të shoqërisë. Bëhet fjalë këtu për politikat që kontrollojnë ndotjet. Burimet investohen në këto politika sepse përfitimet e tyre kanë justifikuar peshën e kostos së tyre, mirëqënia publike është rritur dhe mjedisi është mbrojtur. Kush e paguan koston? Të gjithë përfituesit duhet të paguajnë, konsumatorët e biznesit, aktivitetet e të cilëve janë rregulluar ashtu dhe njerëzit shëndeti i të cilëve është mbrojtur nga ligjet kundër ndotjeve. Pra publiku në një mënyrë ose tjetër jep koston e politikave publike.

Ndikimi mbi ekonominë Shpesh argumentohet që rregullimi mjedisor është i tepërt dhe ka ndikim negativ mbi ekonominë. Shumë politikanë dhe grupe me interesa të veçanta argumentojnë që shqetësimi ynë për mbrojtjen e mjedisit kushton shumë, redukton aftësinë konkuruese në tregun e punës, rrit çmimin e produkteve dhe në përgjithësi imponon kosto ekonomike që është joproduktive. Sa reale janë këto argumenta ? Rezultatet e një sërë studimesh të kujdesshme mbi marredhëniet midis mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik përgënjeshtrojnë pretendimet e mësipërme. Në fakt

marredhënia në fjalë është pozitive. Formimi ekonomik është i lartë kur politika publike mjedisore është e zhvilluar shumë mirë. Evidencat tregojnë që shqetësimi për eficiencën energjetike, kontrollin e ndotjeve dhe ruajtjen e burimeve kanë nxitur biznesmenët të modifikojnë teknologjitë e tyre në rrugë që i bëjnë ato më konkuruese e jo më pak, në tregjet kombëtare dhe internacionale.

Po ashtu evidencat e punësimit tregojnë se në sajë të mbrojtjes së mjedisit krijohen më shumë vende pune se sa pakësohen. Zbatimi i politikave publike mjedisore E rëndësishme është që politikat publike mjedisore të vlerësohen të mira. Por, kur një politikë është e tillë ? Adoptimi i politikave të mira kërkon së pari informacion dhe njohuri të mjaftueshme, është e rëndësishme p.sh. të njihen faktet mbi rrezikun e kimikateve të dëmshme në mjedis para se të merren masat e mbrojtjes së popullsisë prej tyre. Eshtë gjithashtu e rëndësishme të kuptohen kufijtë e shfrytëzimit të burimeve të rigjeneruara përpara vendosjes së rregullave për përdorimin e burimeve. Nuk është e rastit që sot shkenca mjedisore prezanton tashmë kërkime të mëdha dhe ndërmarrja arsimore që prekin disa disiplina, detyra para nesh është e vështirë dhe kërkesa për njohje dhe informacion rreth ndërveprimit të njeriut me mjedisin vepron me urgjencë të madhe. Filozofia e përfitimeve dhe kostos parashikon një mënyrë të dobishme të vështrimit të politikave mjedisore. Filozofi tjetër që na jep mprehtësi në zhvillimin e politikës është që analizat e riskut, ku risqet e teknologjive të veçanta ose rreziqet krahasohen me përfitimet, dhe atëhere politika është drejtuar drejt menaxhimit të riskut.

Fig.

fq. 438

Figura 438 prezanton 3 raste të politikave në kontekstin e përfitimit dhe kostos.

Alternativa të politikes mjedisore : Tregu ose Rregullat. Politika lidhet me vendimet që çojnë në një marreveshje të caktuar për një problem mjedisor. Objekt i politikës publike mjedisore është ndryshimi i sjelljes në lidhje me ndotësit ashtu dhe përdorimin e burimeve me synim sigurimin e mirëqënies publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Dy janë rrugët më kryesore që zbatohen sot në vendet e zhvilluara për ndryshime të sjelljes në dobi të mjedisit : - Tregu; - Rregullat. Tregu ndikon në sjellje përmes vendosjes së çmimeve (detyrimeve në pagesë) për ndotjet dhe përdorimet e burimeve.

Politikat e bazuara mbi tregun kanë cilësitë e thjeshtësisë, eficiences dhe (teorikisht) të barazisë.

Sjellja ndaj ndotësve dhe përdorimit të burimeve ndryshon në bazë të parimit të përfitimit. Ekzistojnë nxitje të forta financiare për reduktimin e ndotësve dhe përdorimin e burimeve. Kështu shteti vepron duke vendosur detyrime për pagesa p.sh. për ujrat industriale apo mbeturina të tjera të industrisë, apo duke vendosur taksa për automjetet që prodhojnë ndotje të madhe, ose taksa për përdorimin e burimeve natyrore me qëllim minimizimin e harxhimit të tyre. Ndërkohë favorizon në taksa benzinën pa plumb, apo motorët me katalizatorë që minimizojnë ndikimet negative mbi mjedis. Një formë tjetër e përdorur p.sh. është dhe përkrahja financiare në investime të ndryshme në dobi të mjedisit. Rregullat. Disa probleme mjedisore janë jo bindëse për politikën e hapur tek tregu, atëhere shoqëria vepron duke vendosur rregulla, standarde, teknologji dhe strategji kontrolli. Kështu p.sh. bazuar në njohuritë e efekteve të ndotjeve në shëndet shoqëria vendos standarde që reflektojnë shëndetin e anëtarëve më të dobët të shoqërisë.

Përmendim këtu p.sh. standardet për ndotjen e ajrit. Për të arritur këto standarde vendosen një seëi rregullash e ligjesh. Politika e bazuar në rregulla është sidomos efektive në politikat rajonale e zonale mjedisore. Megjithatë duhet thënë se të dy mënyrat kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre ndaj shumë politika të reja sot përfshijnë elementë të të dy alternativave.

Në zhvillimin e politikës publike mjedisore është e rëndësishme t'u jepet përgjigje pyetjeve të mëposhtme : 1. Si mund të matet raporti kosto-efektivitet në një ndërmarrje mjedisore ? 2. Si mund të jemi të sigurt që politika jonë publike mjedisore siguron mbrojtjen e njerëzve dhe të mjedisit ? Dhe përgjigja arrihet duke përdorur për pyetjen e parë analizën kosto-përfitim dhe për të dytën analizën e riskut.

Analizat kosto-përfitim

Një analizë kosto-përfitim krahason koston preventive të një projekti me përfitimet që do të merren (arrihen). Kështu analiza e këtij lloji shpesh përdoret si një mënyrë për të vendosur në mënyrë të arësyeshme që të zbatohet një projekt. Të gjitha kostot dhe përfitimet kanë vlerë monetare dhe krahasimi bëhet mbi raportin përfitim-kosto (ose kosto-përfitim). Një raport i favorshëm në një projekt d.m.th. që pesha (masa) e përfitimit të kapërcejë koston. Një projekt i tillë thuhet se ka kosto efektive dhe kështu është një justifikim ekonomik të veprohet sipas tij. Analiza zakonisht tërheq disa opsione për kryerjen e projektit dhe seleksionon variantin me raportin më të mirë përfitim - kosto. Nëqoftëse kostoja e projektit tejkalon përfitimin atëhere projekti mund të rishikohet, të bjerë. Analizat kosto-përfitim të çështjeve mjedisore është parashikuar për të ndërtuar eficiencën në politikë, kështu që shoqëria të mos paguajë më tepër se ç'është e nevojshme për një nivel të caktuar të cilësisë së mjedisit. Nëqoftë se analiza është bërë në mënyrë të saktë ka marrë në konsideratë gjithë koston e përfitimet që shoqërojnë një variant rregullues. Në veprime të tilla duhet t'i drejtohemi problemeve të jashtme. Në gjuhën ekonomike një drejtim i jashtem është një efekt i një biznesi që nuk është përfshirë në llogaritjet e zakonshme të fitimit dhe humbjes. P.sh. kur një biznes ndot ajrin ose ujin, ndotja ka një kosto në shoqëri p.sh. shkakton dëme në shëndet ose lind kërkesën e trajtimit të ujit para përdorimit. Kjo d.m.th. një vështrim i keq i problemeve të jashtme. Dhe në një rast të kundërt kur punëtorët përmirësojnë formimin e tyre për punën permes eksperiencës dhe të mësuarit, përmirësimi mbi kreditorët mbi llogaritë tërthore të kompanisë, ky është një vështrim i mirë i problemeve. Kostua e rregullimeve mjedisore Kostoja e kontrollit të ndotjeve përfshin çmimin e blerjeve, instalimeve, ngritjen e pajisjeve të kontrollit të ndotjeve dhe zbatimin e strategjisë së kontrollit.

Çdo ndalesë e një produkti ofensiv (të rrezikshëm) kushton para sepse puna humbet, produkte të reja duhet të zhvillohen dhe makineritë do të shkatërrohen. Në disa drejtime matja e një kontrolli të ndotjes mund të çojë në zbulimin e rrugëve me më pak shpenzim në realizimin e diçkaje. Në disa raste, megjithatë kontrolli i ndotjeve kërkon para. Kështu efekti i disa rregullimeve është të parandalohet një vështrim i keq i disa problemeve duke qenë e detyruar dhe një kosto ekonomike e cila zakonisht ndahet me shtetin, biznesin dhe konsumatorët. Kostoja e kontrollit të ndotjeve zakonisht rritet me nivelin e kontrollit të arritur, sa më i madh të jetë kontrolli aq më e madhe është kostoja e realizimit të tij. Në shumicën e rasteve kontrolli teknologjik i ndotjeve dhe strategjitë janë kuptuar dhe realizuar. Praktika ka treguar se kostoja e kontrollit të ndotjeve është e lartë në fazën e parë, pastaj bie në kohën e përfitimet krahasohen. mëpa me. Kjo tendencë fillon e bëhet evidente kur kostoja dhe

Përfitimet e rregullimit mjedisor Nëse ndërhyhet p.sh. për sigurimin e ajrit të pastër, d.m.th. të reduktohen ndotjet e ajrit e të përmirësohet shëndeti i njerëzve, kostoja shmanget dhe sigurohen më pak dëmtime të fëmijëve nga ndotësit. A mund të ketë ndonjë që vendos argumenta kundër një rregullimi të tillë. Përfitimet e politikave rregulluese rrallë mundemi t'u llogarisim koston. Vlerësimi i përfitimeve është shpesh një formë e vlerësimit të dëmeve që mund të rrjedhin nëqoftëse rregullimet nuk do të ishin realizuar. P.sh. në se një projekt mjedisor do të parandalonte 1/2 e përhapjes të SO2 që rrjedh nga veprimtaria e një uzine, përfitimet e këtij rregullimi mjedisor përfshijnë gjera të tilla si përmirësimi i shëndetit publik, reduktimi i korrozionit dhe i shkatërrimit të materialeve, reduktimi i dëmeve në burimet natyrore, ruajtjen e cilësisë ështetike dhe shpirtërore, rritjen e shanseve për aktivitet shplodhës është dhe vazhdimësia e përdorimit të mjedisit në të

ardhmen. Vlerat në dollar të këtyre përfitimeve derivojnë prej vlerësimit p.sh. në reduktimin e kostos për kujdesin ndaj shëndetit, reduktimin e kostos së mirëmbajtjes dhe zevendësimit dhe vlerat ekonomike të gjeneruara prej intensifikimit të aktivitetit shplodhës. Shumë përfitime megjithatë është vështirë të vlerësohen. Vlera e jetës njerëzore. Shumë ndotës rrezikojnë shëndetin e njeriut. Të vlerësosh përfitimet e një rregullimi që lidhet me ndotësit është e nevojshme të llogaritim sa jetë ruhen dhe sa të tjerë do të gëzojnë një shëndet më të mirë. Përcaktimi i vlerave të tila është i shoqëruar me veshtirësi etike. Një mënyrë është sa paguajmë njerëzit kur kryejnë punë në prani të rrezikut dhe sa paguajmë të njëjtën punë pa ndotës të rrezikshëm. Një tjetër metodë lidhet me përgjigjen për pyetjen hipotetike që është : Cili është minimumi ipaghesës që do të kërkohet në se pranohet risku për të sëmurët nga kanceri 1 - në 50 në se punohet me kimikate. Probleme në krahasimin e kostos dhe përfitimeve Koncepti pas analizës kosto-përfitim është relativisht i drejtë : vlerësimi i thjeshtë i kostos për një ndërmarrje mjedisore dhe i vlerave të përfitimeve që mund të derivojnë prej tij dhe pastaj krahasimi i dy numrave paraqet vështirësi që lidhen me vlerësimet reale dhe pastaj me kryerjen e krahasimeve objektive. Edhe në se kemi vlerësimet e kostos dhe të përfitimeve krahasimi është shpesh i komplikuar. Në stadin fillestar të kontrollit kostoja është e lartë kurse vëzhgimi i përfitimeve zakonisht i ulët ose zero. . Në kohën më pas kostoja përgjithësisht nivelohet dhe përfitimet rriten dhe akumulohen. Kështu situata për një kohë të shkurtër në dukje tregon koston jo efektive ndërsa situata e një periudhe të gjatë vërteton kosto efektive. Kjo është veçanërisht e vërtetë për probleme të tilla si shiu acid ose kontaminimet e tokës dhe ujit prej ndotjeve toksike. Në këto raste konmseguencat e marredhënieve të kontrollit mund të ndikohen seriozisht dhe prej zonave të largëta gjeografike dhe miliona njerëz që mund të kundërshtojnë kontrollin. Ndikimet negative nga një vend në tjetrin përbëjnë gjithashtu një problem kompleks lidhur me çështjet e pagesës dhe të përfitimeve.

Analiza e riskut Të gjithë në duam të jetojmë gjatë dhe të gëzojmë shëndet të mirë. Kur mësojmë së ditët tona mund të shkurtohen për shkak të efekteve të rrezatimit, pesticideve, tymrave ose kimikateve në ujin e pijshëm në indinjohemi. Rreziqet si më lart vijnë nga shkaqe që s'lidhen me zgjedhjet tona, por veprime të njerëzve të tjerë. Disa rreziqe të tjera si rrezatimi nga radani, tërmetet etj. janë rezultat i shkaqeve natyrore. Por shtohen këtu edhe rreziqe që vijnë nga zgjedhjet individuale. Përmendim këtu përdorimin e cigares, drogave etj. Çdo rrezik në jetën tonë tërheq me vete një risk të kufizimit d.m.th. diçka të pakëndshme për ne. Këtu risku definohet si mundësi e ruajtjes së gjymtimit, sëmundjes, vdekjes ose

humbje të tjera si rezultat i ekspozimit ndaj një rreziku. Veprimet tona të përditshme tërheqin zgjedhje që mund të na çojnë ne në risqe të larta. Për interesat tona ne parapëlqejmë të kemi disa njohuri dhe vlerësime të risqeve në të cilat ne jemi subjekte. Këto njohuri na aftësojnë ne të bëjmë zgjedhje të informuara siç konsiderohen përfitime dhe risqe të rreziqeve rreth nesh. Në mund të mësojmë p.sh. 82 milion njerëz në vit shkojnë për të notuar çdo vit dhe 2600 nga ta mbyten gjatë notit. Risku i mbytjeve është 32 në 1 milion. Analiza e riskut është procesi i vlerësimit të risqeve që lidhet me një rrezik të veçantë përpara marrjes së disa aksioneve në të cilat rreziku është prezent. Të reduktohet risku i mbytjeve p.sh. d.m.th. që në te marrim vendime të shkojmë të notojmë në një bregdet ku një roje e jetës është në detyrë.

Aktualisht jo shumë njerëz bëjnë zgjedhjet të informuara në lidhje më rreziqet në jetë ose duke u bazuar në analizat e risqeve. Megjithatë analiza e riskut ka filluar të jetë një proces i rëndësishëm në zhvillimin e politikës publike dhe ka filluar të shënohet si një rrugë e aplikimit shkencor për shumë probleme të rregullimit mjedisor. Perceptimi i riskut dhe politika publike Analiza e rreziqeve dhe risku është një detyrë që bie së pari mbi komunitetin shkencor. Në se informacioni është i pamjaftueshëm si mblidhet dhe atëhere përbën një burim përgjegjësie për vendimet rregulluese. Megjithatë në përgjithësi një vendim rregullues do të varet nga konsideratat si më poshtë : 1. Analizë kosto-përfitim 2. Analizë risk-përfitim. Një vendim mund të merret mbi përfitimet drejt riskut sidomos për fitime të sjelljes së subjekteve ndaj një rreziku të veçantë, kur këto përfitimë nuk mund të shprehen në vlera monetare. 3. Preferencë të publikut. Njerëzit kanë një tolerancë më të madhe për risqet, për risqe që ata e ndjejnë se janë në kontrollin e tyre ose janë të pranuara vullnetarisht. Analiza krahasuese e riskut. Një nga avantazhet e analizës së riskut është që siguron një gjuhë të përbashkët dhe një procedurë të përbashkët për krahasimin e rreziqeve. Analiza e riskut mund të ndihmojë shoqërinë të gjejë një numër të gjerë variantesh të politikës për të reduktuar riskun. Reduktimi i riskut është një tjetër mundësi përdorimi i analizës së riskut, për vendosjen e prioriteteve mjedisore. Publiku dhe politika publike Si publiku i gjerë tërhiqet në politikën publike? * Në lidhje me një problem mjedisor shpesh ndiqen gjetjet e shkencës mjedisore, stadet jetësore të politikës.

* Grupet mjedisore shpesh përhapen në të gjithë vendin për të informuar publikun mbi problemin. * Gjatë stadit të formulimit të politikës publiku duhet të takojë ligjëvënësit dhe t'i informojë ata për të pasur në konsideratë mbështetjen e tyre për politikën publike mjedisore. * Publiku në lidhje me qëndrimin ndaj politikës mjedisore mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kandidaturave të politikës. * Publiku mund të komentojë mbi rregullimet sidomos kur ai i ka propozuar i pari; publiku gjithashtu mund ttë realizojë aksione kundër ndotësve në disa situata. * Publiku është direkt i tërhequr në politikën publike, ai paguan taksa për përfitimet ose kosto të lartë për produktet që konsumon.

* Mjaft i rëndësishëm është që publiku të marrë informacion mbi punët e mjedisit, vetëm kështu ai mund të mbështesë dhe ndjekë politikën mjedisore do të reflektojë realisht mbi variantin politik. Pyetje 1. Cilat jane dy objektivat më të rëndësishme të politikës publike mjedisore? 2. Përshkruaj efektet mbi shëndetin nga problemet mjedisore që vijojnë : ndotjet e ujit, ndotjet e ajrit, mbeturinat e rrezikshme, degradimi i tokës, ç'pyllëzimi, humbje e biodiversitetit dhe ndryshimet atmosferike. 3. List0 4 stadet e ciklit jetësor të politikës. 4. Ç'konkluzione dalin prej studimeve lidhur me marredhëniet midis politikave mjedisore dhe punës dhe ekonomisë? 5. Përshkruaj 3 drejtime të vlerësimit të një politikë publike mjedisore. 6. Si vepron në zhvillimin e politikës mënyra e tregut ? Po mënyra e rregullave ?

7. Shpjego termin analizë kosto-perfitim si vepron ajo në rregullimet mjedisore ? 8. Pse duhet që analiza kosto-përfitim t'u drejrtohet anëve të jashtme? 9. Listo kostot specifike dhe përfitimet e një kontrolli ndotjeje. 10. Diskuto koston efektive të kontrollit të ndotjes. 11. Përshkruaj disa probleme që mund të lindin kur krahasojmë koston dhe vlerësimin e përfitimeve. 12. Diskuto lidhjen midis riskut publik dhe politikës publike. 13. Përshkruaj rrugët që mund të sjellin tërheqjen e publikut në politikën publike. 14. Komento pohimin : Rregullimi mjedisor ndikon keq për ekonominë.

KAPITULLI 9

PRODUKTET BIOORGANIKE DHE BUJQËSIA ORGANIKE 1 .2 . 1.3. 1 PRODUKTET BIO-ORGANIKE DHE VETITË E TYRE

Produktet bio-organike, të cilat në shumë raste quhen edhe biologjike janë ushqime të pasura me substanca ushqyese dhe vlera të larta biologjike. Produkte bio-organike ose biologjike konsiderohen ato ushqime që merren nga një sistem i veçantë i prodhimit bujqësor, i cili quhet bujqësi organike, ku nuk përdoren plehra kimike, pesticide, lëndë të tjera toksike etj. Gjithashtu është pranuar, që në kategorinë e produkteve bio-organike të futen edhe produkte që merren nga bimë që rriten në mënyrë natyrore dhe nga një mjedis i pastër. Në formë të përgjithëshme vlera ose cilësia biologjike e një ushqimi është aftësia e tij për ta mbajtur njeriun që e konsumon atë në gjëndje shëndetsore të mirë dhe të qëndrueshme. Vetitë cilësore të produkteve bio-organike mund të përmblidhen në dy aspekte kryesore: 1. Mungesa e substancave toksike që vijnë nga mbetjet e plehrave kimike, pesticideve dhe lëndëve kimike të tjera që përdoren gjatë prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore. Siç dihet, këto substanca, me veprimet e tyre të dëmshme në organizëm rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njeriut. 2.Prania dhe përmbajtja në sasi të dëshëruara të substancave ushqyese dhe me vlera të larta biologjike si vitamina, aminoacide të domosdoshme, kripëra minerale, mikroelementë etj. Mungesa apo sasia e pamjaftueshme e këtyre substancave, që vihet re në mjaft raste shkaktojnë çrregullime të proceseve fiziologjike të organizmit deri në shfaqjen e sëmundjeve tipike të mangësisë ushqimore siç janë avitaminozat, anemitë, sëmundjet e gjendrave tiroide etj.

1.4. VETITË CILËSORE TË VEÇANTA TË PRODUKTEVE BIO-ORGANIKE Studimet kanë treguar se produktet bio-organike kanë karakteristika cilësore më të mira se sa produktet e bujqësisë konvencionale. Ndër këto si karakteristika kryesore përmëndim:

a. Më shumë lëndë e thatë dhe si rrjedhim vlerë ushqyese më e lartë. Si nga studimet ashtu edhe nga praktika e prodhimit është vërtetuar se përdorimi i plehrave kimike rrit rendimentin e prodhimit të kulturave bujqësore. Në shumë produkte të bujqësisë konvencionale, sidomos tek perimet dhe frutat vihet re një përmbajtje më e lartë e ujit (lagështirës), si rrjedhim një sasi më e vogël e lëndës së thatë, d.m.th. e substancave ushqyese. Kështu në shumë raste prodhimtaria e lartë e bujqësisë konvencionale kundrejt asaj organike fsheh përmbajtjen e lartë të ujit në produkte.. në këtë mënyrë del se produktet bio-organike kanë një përqindje më të lartë së thatë dhe të përbërësve të saj të cilët përcaktojnë vlerën ushqyese të tyre. b) Më shumë elementë mineralë të rëndësishëm Përdorimi i gjerë dhe në sasi të dukshme të plehrave kimike kanë shkaktuar përveç të tjerave, një prishje të ekuilibrit të ekosistemit tokë-bimë. Më shqetësuese është dukuria e varfërimit të tokës me kripëra minerale dhe mikroelementëve të rëndësishëm. Kjo ka bërë që në produktet ushqimore përmbajtja e kaliumit të jetë katër herë më shumë dhe e acidit forsforik dy herë më shumë, ndërsa e magneziumit dy herë më pak dhe e bakrit tri herë më pak. Nga studimet ka të dhëna se nga varfërimi i tokës dhe më pas i ushqimeve me magnezium dhe manganez, kanë filluar të shfaqen sëmundjet e mangësisë së këtyre elementeve mineralë. Me zbatimin e bujqësisë organike kjo dukuri mënjanohet për arsye se plehrat organike e furnizojnë tokën dhe pastaj bimët me një gamë të gjerë elementësh minerale (Mg, Fe, Ca, P etj) dhe mikroelementësh (Mn, Cu, J, Zn etj). c) Ushqime më të pasura me vitamina Është vërtetuar se plehrat kimike shkaktojnë një frenim të theksuar të veprimtarisë së mikroorganizmave të tokës, gjë e cila pasqyrohet në cilësinë e produkteve ushqimore duke pakësuar dukshëm përmbajtjen e vitaminës C dhe A. Eksperimente disa vjeçare kanë treguar që përmbajtja e vitaminës C dhe A në karota dhe presh të kultivuar në mënyrë biologjike është dy herë më e lartë se në produkte të marra nga kultivimi konvencional. Rezultate të ngjashme për përmbajtjen e vitaminës C janë marrë edhe nga eksperimentet e kryera në Gjermani me kulturën e patates të kultivimit biologjik dhe konvencional. d) Proteina me vlera të larta biologjike Dihet se përdorimi i plehrave kimike, sidomos atyre të azotuara rrit përmbajtjen e proteinave në bimë. Është provuar se me rritjen e sasisë të plehrave kimike të azotuara rritet përqindja e proteinave në bimë, por lehtësohet vlera biologjike e tyre.

Kështu këto proteina kanë vlerë më të dobët, sepse ato janë të varfëra me aminoacidet më të domosdoshëm si lizinë dhe metioninë.

1.4.1. Produktet natyrore, edhe ato kanë veti cilësorë më të mira Në literaturë përmënden raste që edhe bimët natyrore kanë vlera ushqyese dhe biologjike më të larta se ato të kultivuarat (Aichelburg 1990), çikorja e egër që rritet në mënyrë natyrore është më e pasur me substanca ushqyese, vitamina dhe mikroelementë se sa çikorja e butë që kultivohet, kështu përmbajtja e disa substancave të çikores së egër dhe asaj të butë paraqitet si më poshtë: Përbërja kimike e çikores së egër dhe asaj të butë Lënde e thatë Çikorja e egër Çikorja e butë 14,4% 6.0% Karbohidrat e 7.0% 3.2% 2.7% 1.7% Proteina Vitamina A 8.14 mg 0.06 mg 107 mg 18 mg 3.4 mg 0.7 mg Tabela 1 Ca Fe

Vetitë cilësore më të mira edhe në produktet shtazore Përparësitë e prodhimit të metodave biologjike në prodhimin e ushqimeve me veti cilësore më të mira vërtetohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë edhe në produktet shtazore. Përdorimi i hormoneve, antibiotikëve dhe metodave të ndryshme në rritjen intensive të kafshëve çfaqet me të meta të ndryshme në cilësinë e mishit dhe të produkteve të tij. Kështu p.sh. mishi që merret nga rritja intensive e kafshëve ka një përmbjatje më të lartë uji dhe një përqindje më të madhe lyre në indet muskulare, si rezultat i infitrimit të dhjamit në këto inde. Gjatë stazhionimit të proshutave të prodhuara me këtë lloj mishi vihet re një përqindje më e lartë e humbjeve. Nga eksperimente disa vjeçare të bëra në rritjen e gjedheve është vënë re se pjelloria e kafshëve të ushqyera me bimë foragjere të kultivuara në toka të plehëruara me plehëra kimike është më e ulët se në kafshët e ushqyera me këto bimë të kultivuara me metoda biologjike.

1.5. PYETJE

1. Përshkruani se çfarë konsideroni ju produkte bio-organike ose biologjike. 2. Cilat janë dy vetitë biologjike të produkteve bio-organike.

3. Cilët janë vetitë cilësore të veçanta të produkteve bio-organike. 4. Argumentoni pse produktet natyrore bimore dhe shtazore kanë veti cilësore më të mira se ato të bujqësisë konvencionale.

LLOJET E PRODUKTEVE USHQIMORE BIO-ORGANIKE Produktet ushqimore bio-organike janë të shumëllojshme. Në bazë të prejardhjes dhe të natyrës së tyre ato ndahen në dy grupe kryesore: produkte bio-organike me prejardhje bimore dhe produkte bio-organike me prejardhje shtazore. Në bazë të llojit të burimeve prej nga merren produktet bio-organike ndahen në tre grupe kryesore: 1. Produkte ushqimore bio-organike që merren nga ferma ku zbatohet sistemi i bujqësisë organike. 2. Produkte bio-organike që merren nga bimë që rriten në kushte natyrore në mënyrë spontane. 3. Produkte bio-organike të përpunuara. 1.1. Produkte ushqimore bio-organike që merren nga ferma organike Në këtë grup përfshihen një numur i madh produktesh të freskëta ose të përpunuara. Sasia dhe lloji i këtyre produkteve zë përqindjen më të madhe të produkteve bio-organike që tregtohen. Sasia dhe llojet e këtyre produkteve varen nga kushtet klimatike tokësore, nga numri dhe madhësia e llojit të fermave që zbatojnë bujqësinë organike si dhe nga interesimi dhe kërkesat që ka tregu për këto produkte. 1.2. Produkte bio-organike me prejardhje bimore janë perimet dhe frutat. Ato në përgjithësi zënë një përqindje të madhe në ushqimin e përditshëm të njeriut. Perimet në pjesën më të madhe janë bimë njëvjeçare. Karakteristika e produkteve bioorganike të grupit të perimeve është vetia e tyre që të futen më lehtë në prodhim në fermat organike për faktin se ato janë bimë njëvjeçare. Një vend të rëndësishëm në ushqimin e njeriut zënë edhe frutat e llojeve të ndryshme të cilat merren zakonisht nga bimë njëvjeçare si pjepri, shalqini etj. Në përgjithësi për frutat përdoren më pak plehëra kimike dhe më shumë mjete kimike kundër sëmundjeve dhe parazitëve si insekticide, pesticide etj. Zgjedhja e varieteteve të frutave rezistente ndaj sëmundjeve dhe përdorimi i metodave të tjera agroteknike të ndryshme ka bërë të mundur që të zhvillohet një fruti-kulturë bio-organike. Kështu në treg kanë filluar të shiten produkte bio-organike të grupeve të ndryshme të frutave. Kohët e fundit krahas

perimeve e frutave në fermat organike ka filluar prodhimi i drithërave me veti bio-organike si: gruri, elbi, misri etj. 1.2.Produkte bio-organike me prejardhje shtazore Nga fermat organike mund të prodhohen edhe produkte bio-organike shtazore. Si kusht i domodoshëm për prodhimin e këtyre produkteve është ushqimi i kafshëve me bimë foragjere dhe me livadhe që merren nga ferma që zbatojnë rregullat e bujqësisë organike. Përveç kësaj, kafshë të caktuara për marrjen e produkteve bio-organike nuk duhet t'u jepet si ushqim lëndë kimike të dëmshme si dhe hormone, antibiotikë etj. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për prodhimin e produkteve bio-organike me origjinë shtazore është mënjanimi i kalimit të lëndëve kimike të dëmshme në organizimin e kafshëve e si pasojë dhe në produktet që merren prej tyre siç janë dezifektantët e ndryshëm si: DDT, hekzakloran, dioksinë etj. Ndër produktet kryesore bio-organike më prejardhje shtazore janë qumështi dhe nënproduktet e tij si mishi, vezët, mjalti etj. 2.1. Produkte bio-organike natyrore Na kategorinë e produkteve bio-organike hyjnë edhe shumë produkte që rriten në mënyrë natyrore pa kultivuar dhe pa shërbime të posaçme agroteknike. Natyrisht mjedisi në të cilin ato rriten është i pastër dhe pa ndotje kimike. Zakonisht këto bimë rriten larg qendrave industriale, trafikut të dëndur si edhe mjediseve ku toka dhe uji nuk janë të ndotura nga lëndë kimike si p.sh. në zonat e thella kodrinore dhe malore. Produktet bio-organike natyrore përbëhen kryesisht nga produkte bimore. Të Llojet e këtyre produkteve në varësi nga larmia dhe sasia e florës spontane një vendi janë të ndryshme. Një pjesë e mirë e bimëve spontane mund të japin produkte bioorganike që përdoren për ushqim si: barishte (lëpjeta, hithra, nena, qumështorja etj), fruta (mana toke, boronica, rrushi i egër, qershia e egër, vadhëza etj), bimë aromatike (rigoni, dafina, dëllinja, çaj mali etj), bimë mjekësore (lule bliri, sherebeli, kamomili, lule shtogu etj). Vlen të theksohet se shumë nga bimët spontane, që kanë veti aromatike, përdoren njëkohësisht edhe si ushqim ose si bimë mjekësore. Ky përdorim i shumëanshëm i tyre i dedikohet përbërjes së tyre kimike me veti të veçanta biologjike. Në literaturë jepen të dhëna të shumta se shumë bimë të florës spontane janë të pasura edhe me vitamina dhe elementë mineralë sidomos me mikroelementë. Në produktet me veti biologjike natyrore futen edhe llojet e ndryshme të kërpudhave të ngrënëshme, të cilat rriten në livadhe dhe në pyjet e zonave malore. Po kështu në produktet biologjike futen edhe disa produkte shtazore si p.sh. kërmijtë , etj.

3.1.Produkte bio-organike të përpunuara Produktet bio-organike me prejardhje bimore dhe shtazore që përmëndëm më sipër përdoren si zakonisht si ushqime të freskëta, por mund të shërbejnë shumë mirë edhe si lëndë të para për prodhimin e produkteve të përpunuara me procese të ndryshme teknologjike, në kushte industriale ose të prodhimit të vogël agroushqimor dhe shtëpiak. Në kohën e sotme në pjesën më të madhe prodhimi i produkteve biologjike bëhet në impiante të vogla përpunimi ose në fabrika të vogla, të cilat ndodhen dhe drejtohen nga vetë ferma ose ndermarrja prodhuese bujqësore. Në këtë mënyrë jo vetëm mënjanohen mjaft shpenzime të transportit, por, sigurisht edhe përpunimi i lëndës së parë të freskët, si edhe i pritet rruga përzjerjeve me lëndë të para të tjera jo bio-organike. Në tregun e sotëm të produkteve ushqimore, produktet bio-organike të përpunuara janë të shumta dhe të shumëllojshme, të cilat mund të përfaqësojnë pothuajse produktet e të gjitha degëve të industrisë ushqimore si: produktet e përpunimit të drithërave, të përfundimit të mishit, të përpunimit të qumështit, të përpunimit të farërave vajore, të përpunimit të rrushit, të frutave, perimeve, të bmëve aromatike etj. Megjithatë vlen të përmëndet se në kohën e sotme prodhohen produkte bio-organike nga impiante industriale të mëdha dhe moderne. Si shëmbull tipik i këtij prodhimi janë produktet bio-organike të firmës gjermane Hipp, e cila prodhon me dhjetra produkte për ushqimin e fëmijëve të moshave të ndryshme dhe për gratë shtatëzëna. Kjo firmë e themeluar qysh prej vitit 1932 ka një aktivitet shumë të gjërë prodhues (1300 punëtorë) dhe një përvojë shumë e pasur në këtë drejtim. Ndër problemet kryesore në prodhimin e produkteve bio-organike ose biologjike është përdorimi i proceseve teknologjike të tilla që produktet të ruajnë të gjitha ose sa më shumë vetitë cilësore ose biologjike që kanë lëndët e para. Një masë tjetër e domosdoshme është ruajtja e vështirësisë së prejardhjes së burimit të lëndës së parë dhe shmangies nga përzjerja me lëndë të para jo bio-organike.

1.6. PYETJE

1. Cilat janë tre grupet kryesore të produkteve bio-organike. 2. Përmëndni disa produkte bio-organike me prejardhje bimore dhe shpegoni pse këto produkte është lehtë që të futen në prodhim në format organike. 3. Cilat janë kushtet, të cilat duhen zbatuar në ferma, në mënyrë që të merren produkte bioorganike më prejardhje shtazore. 4. Numëroni disa produkte bio-organike natyrore, të cilat rriten në zonën tuaj.

3. BUJQËSIA ORGANIKE OSE BIOLOGJIKE Bujqësia organike, në disa vende quhet edhe bujqësi biologjike ose ekologjike. 3.1.Ç'është bujqësia organike? Bujqësia organike mund të përkufizohet si një sistem i drejtimit të ekonomive bujqësore, të cilat nënkuptojnë kufizimet më të forta mbi plehrat kimike dhe pesticidet. Kjo metodë prodhimi bazohet në praktika të ndryshme bujqësore, të cilat janë të interesuara të mbrojnë mjedisin dhe që kërkojnë të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Bujqësia organike nënkupton të gjitha format e kultivimit të bimëve dhe të rritjes së kafshëve, të cilat synojnë të vlerësojnë dhe të ruajnë sistemet biologjike prodhuese, pa ndihmën e substancave kimike. Koncepti i bujqësisë organike u afirmua këto 60 vjetët e fundit si në gjuhën e zakonshme ashtu edhe në atë shkencore. Bujqësia organike lindi si një nevojë e mënjanimit të pasojave jo të dëshirueshme që solli industrializmi i bujqësisë që nga shekulli i kaluar me përdorimin në shkallë të gjërë të plehrave kimike, pesticideve, të mekanizimit si dhe metodave të tjera të reja agroteknike. Përdorimi i këtyre metodave solli një rritje shumë të madhe të prodhimit bujqësor, por njëkohësisht u shkaktuan pasoja si në drejtim të ndotjes së mjedisit, të prishjes së ekuilibrit kimik dhe biologjik të tokës, rritjes së errozionit të prodhimit të paqëndrueshëm, dëmtimit të cilësisë së produkteve ushqimore me mbetjet e lëndëve kimike etj. Kështu që lindja e bujqësisë organike ose biologjike u gjet si zgjidhje e re më e mirë për zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia organike lindi dhe u formua nga rryma dhe periudha të ndryshme si p.sh,, lëvizja për t'iu rikthyer natyrës, kriza e naftës, ambjentalizmi etj. Bujqësia organike kohët e fundit ka marrë një zhvillim të dukshëm në mënyrë të veçantë në vende të zhvilluara si në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Në Itali në vitin 1991 ka patur 1729 ekonomi të bujqësisë organike me 15 862 ha. Sipas një vlerësimi në vendet e Europës Veriore deri në vitin 2000, 5-10% e ekonomive do të shndërrohen në ekonominë që zbatojnë bujqësinë organike. Në vitet e fundit është rritur interesi për bujqësinë organike edhe në vendet e Europës Lindore dhe në ato të Botës së tretë, sepse përveç të tjerave edhe për arësye se në këtop vende mjetet teknike janë shumë të kushtueshme për fermerët, toka po rrezikohet nga rreziqe më të mëdha, nga shkatërrimi i humusit dhe erozioni si rezultat i një shfrytëzimi intensiv. Për të ndihmuan në zhvillimin dhe zgjerimin e bujqësisë organike në vitin 1972 në Paris u themelua Organizmi Ndërkombëtar i Bujqësisë Organike, IFOAM (International Federation of

Organic Agriculture Movements). Ky organizëm deri tani ka si anëtarë të tij mbi 650 shoqata, institute, shkolla dhe njësi të tjera ligjore që shtrihen në mbi 100 vende të botës. 3.2. Dallimet e bujqësisë organike nga sistemet e tjera të bujqësisë Në varësi të teknikave dhe të mjeteve që përdoren njihen disa sisteme bujqësie. Karakteristikat e përgjithshme të sistemeve të bujqësisë Tabele3.1 Sistemi i bujqësisë Karakteristikat bazë Bujqësia natyrale -Prodhimi i ulët -Vlera të larta ushqyes -Pa përdorim pesticidesh Bujqësi me kimizëm të lartë -Prodhim i paqëndrueshëm -Përdorim i lartë pesticidesh -Mbetje të larta pesticidesh në mjedis Bujqësi e integruar -Prodhim i lartë -Përdorim i kujdeshëm i pesticideve -Vlera të pranueshme ushqimore Bujqësi organike -Prodhim i pranueshëm në sasi -Vlera të larta ushqimore -Pesticidet përdoren fare pak ose aspak Përveç sa përsëritet në tabele, bujqësia organike ndryshon edhe në disa drejtime të tjera nga bujqësia konvencionale si: -Rrit diversitetin biologjik të bimësisë dhe të kafshëve; -Ruan strukturën e tokës dhe bilancin e mikroorganizmave të saj; -redukton shplarjen e mineraleve dhe ruan përqendrimin e lëndëve organike të tokës; -Mbështetet fort në ekuilibrin natyror për mbajtjen e prodhimeve duke përdorur metodat natyrore të mbrojtjes në vend të aplikimit të pesticideve; -Përdor në mënyrë të plotë burimet natyrore, lokale dhe të rigjenerueshme' Duke patur parasysh sa thamë më lart, edhe mbledhja e bimëve të rritura në mënyrë natyrore në sipërfaqe bujqësore apo në pyje dhe kullota konsiderohet një metodë e prodhimit organik. 3.3. Bujqësia organike si burim i rëndësishëm i prodhimit të produkteve bio-organike

Produkte me veti të mira ushqyese dhe vlerë biologjike mund të prodhohën edhe në kushte të sistemit të një bujqësie natyrore ose të një bujqësie të integruar, por garanci të plotë për prodhimin e produkteve bujqësore bio-organike mund të sigurohen nga ekonomitë bujqësore që përdorin metodat dhe teknikat e një bujqësie organike. Në sigurimin e cilësisë biologjike të prodhimit të produkteve ushqimore ndikojnë shumë faktorë të cilët varen si nga cilësia e mjedisit, ashtu edhe nga cilësia e brendëshme e vetë produktit. Si faktorë kryesorë përcaktues mund të përmëndim: -Varieteti (faktori gjenetik) -Shkalla e pjekjes (koha e vjeljes) -Faktorë ekologjik (drita, temperatura, stina, tipi i tokës etj) -Teknikat e ekuilibrit (distanca, vaditja, mbrojt a e bimëve) dhe plehrimi (sasia, përpjestimet dhe forma e elementëve ushqyes, koha e plehrimit etj). Për produktet shtazore hyjnë gjithashtu faktorë të tjerë si mbarështrimi, substancat ushqyese, etj. Siç kemi mësuar më parë produktet bio-organike dallohen për përbërës me vlerë ushqyese dhe biologjike si: substanca e thatë, vitamina C etj, por këto produkte dallohen gjithëmonë për humbe të pakta që kanë gjatë ruajtjes së tyre, gjë e cila i detyrohet pikërisht përmbajtjes së lartë të lëndës së thatë. Produktet bio-organike kanë vlerë më të lartë biologjike sepse përmbajnë shumë më pak ose aspak mbetje të plehrimit kimik, të pesticideve, të cilat siç dihet ulin vlerën e tyre cilësore. Vetitë cilësore të produkteve bio-organike varen jo vetëm nga përmbajtja e substancave që përmëndëm më sipër por edhe nga një farë ekuilibri ose raporti midis tyre. Nga studimet e bëra për këtë qëllim në ushqimin e kafshëve është gjetur së produktet bio-organike kanë një ndikim të favorshëm në vitalitetin, pjellshmërinë dhe në përgjithësi në shëndetin e kafshëve. Në përgjigje të një kuptimi më të drejtë të vetive cilësore të produkteve bio-organike si dhe të kërkesave të konsumatorëve sasia e prodhimit të produkteve bio-organike po shkon duke u rritur. Në vitin 1995 në tregun e vendeve të BEE sasia e produkteve bio-organike përbën rreth 0.5% të të gjithë produkteve bujqësore dhe parashikohet që në vitin 2000 të arrijë 2.5%. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se produktet bio-organike që prodhohen dhe tregohen me shumë se janë perimet, frutat dhe drithërat, pastaj vijnë vajrat, verërat dhe produktet blegtorale. 3.4. Bujqësia organike në vendin tonë

Në fillim të mësimit mësuam sistemet e ndryshme të bujqësisë, në vendin tonë hasen pothuajse të gjitha llojet e bujqësisë në varësi të zonave dhe të kulturave të ndryshme si: -Në zonat malore mbizotëron bujqësia natyrale, -Në perimet në sera mbizotëron bujqësia me kimizmin relativisht të lartë; -Në vreshta mbizotëron bujqësia e drejtuar me elementë të bujqësisë së integruar; -Në grurë mbizotëron bujqësia natyrale me elementë të bujqësisë në integrim -Në ullinj mbizotëron bujqësia natyrale. Këto raporte paraqesin pak a shumë gjendjen e këtyre 6-7 viteve të fundit në vendin tonë. Përsa i përket bujqësisë organike që mund ta kuptojmë si një bujqësi natyrale por të drejtuar ajo nuk ka ekzistuar më parë dhe tani ajo dhoma nuk ka marrë forma të organizuar. Megjithatë këto dy vitet e fundit janë marrë iniciativa dhe janë bërë përpjekje për krijimin e formave që mbështeten në zbatimin e agrikulturës biologjike. Pyetje 1. Ç'është bujqësia organike? 2. Përshkruani dallimet ndërmjet bujqësisë organike dhe sistemeve të tjera të bujqësisë. 3. Cilët janë faktorët, të cilët ndikojnë në sigurimin e cilësisë biologjike të produkteve bioorganike? 4. Përshkruaj llojet e bujqësisë që praktikohen në vendit tonë.

KAPITULLI X EKOLOGJIA NJERËZORE Ekologjia njerëzore studjon marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe mjedist për rreth tyre. Në këtë kapitull që trajton problemet e ekologjisë njerëzore hidhet një vështrim mbi njerëzit në mjedisin e tyre dhe zbulon disa nga mënyrat se si i përgjigjet organizmi i njerëzve ndryshimeve në temperaturë dhe efekteve të veçanta të lartësive të mëdha. Ndryshime vërehen në funksionimin e organizimit në lidhje me alternimet ditore të dritës dhe errësirës. 10. 1 Njerëzimi, përhapja dhe tolerancat. Qëniet njerëzore janë jashtzakonisht të shumëanshëm në mënyrën e jetesës ose në tolerancat për habitatin. Llojet e tjera shtazore janë shpesh mjaft të sakta e preçize në kërkesat e tyre për habitatin dhe kjo shfaqet me shpërndarjen e tyre sipas një shkalle lokale e më gjërë në shkallë gjeografike. Shëmbull më i plotë është ai i përhapjes së hardhucës së shkretëtirës. Në zona të vogla gjendet hardhuca e rërës, një tjetër hardhucë gjendet në shkurret gjëmbore, të tjera shihen gjatë të çarave të shkëmbinjve. Shëmbujt e sjelljeve të tyre të përditëshme tregojnë mjaft ndryshime në tolerancën e tyre përsa i përket nxehtësisë së diellit madje vërehet se disa prej tyre janë aktive vetëm natën. Organizmi dhe fiziologjia e tyre i aftëson ata të ruajnë ujin duke siguruar mbijetesën në kushte të mungesës së theksuar të tij. Për llojet e hardhucave evropiane do të ishte pothuajse e pamundur mbijetesa në shkretëtira. Në këtë mënyrë mund të themi se hardhucat i janë përshtatur në mënyrë të suksesshme mjedisit ku jetojnë. Duke studjuar një shumllojshmëri lloje kafshësh do të gjenim kufizime të ndryshme përsa i përket tolerancës së tyre ndaj faktorëve fizikë si drita, temperatura, lartësia mbi nivelin e detit, kripësia, përqëndrimi i oksigjenit, pH etj. Në të kundërt, njerëzit jetojnë në një shumllojshmëri të madhe mjedisesh duke u përhapur si rezultat i përdorimit të ndërtesave e veshjeve të cilat i mbrojnë nga kushtet e papërshtatëshme të mjedisit. Historikisht, rajonet e banuara nga popullsia njerëzore janë përcaktuar në mënyrë të dukshme nga mundësia e sigurimit të tokës për prodhimin e ushqimit dhe nga nevoja për një mirërritje për njerëzit, të leshtat e kafshët e tjera.

Popullatat njerëzore tregojnë tolerancë të madhe përsa i përket temperaturës nga 50 C gjatë muajit Korrik në Sahara deri në - 65

0

0

C në muajin Janar në Jakutsk të Rusisë. Gjithsesi

shumica e njerëzve preferojnë të jetojnë larg këtyre ekstremeve. Ndryshime hasen gjithashtu edhe përsa i përket gjatësisë së ditës në pjesë të ndryshme të globit. Dimrat e Arktikut dhe Antarktidës janë plotësisht në errësirë për disa javë gjatë vitit ndërsa kanë periudha me dritë të vazhdueshme gjatë verës. Kufiri maksimal për vendbanime të qëndrueshme përsa i përket lartësisë është 4500 m mbi nivelin e detit, megjithatë brenda aeroplanëve njerëzit janë në gjendje të udhëtojnë rregullisht edhe mbi 10.000 m. Udhëtimet hapësinore i kanë çuar njerëzit në Hënë duke bërë të eksperimentojnë mungesën e peshës. Udhëtimi si në aeroplan ashtu edhe në anije kozmike është i mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një mjedisi artificial brenda tyre. Edhe në Tokë njerëzit kalojnë një pjesë të madhe të jetës brenda këtyre mjediseve artificiale, në shtëpi, dyqane, zyra, shkolla madje futen edhe nën tokë në miniera, në tunele hekurudhorë apo automobilistikë. Për shkaqe të caktuara individë të ndryshëm largohen nga zona e tyre normale e banimit. Kur kushtet e pafavorshme janë tepër të skajshme ose organizmi përballet me to për një kohë të gjatë sa që arrihet një pikë ku trupi nuk i përballon më. Si shëmbull mund të përmendim suksesin e dy udhëtarëve Ranulph Fiennes dhe Mike Stronn që arritën të përshkojnë Antarktikun për 97 ditë në vitet 1992 - 1993. Ata udhëtuan më këmbë duke tërhequr burimet e tyre ushqimore dhe pajisjet e nevojëshme. Është e njohur eksperienca e hidhur disfatiste e ekspeditës së Robert Scott në vitin 1912 në Antarktidë. Njerëzit kanë mundur të kolonializojnë një shkallë mjaft të gjërë habitatesh dhe kanë treguar aftësitë e tyre për të toleruar variacione të konsiderueshme përsa u përket faktorëve fizikë të mjedisit të jashtëm. Megjithatë mjedisi i brendshëm i trupit të njeriut ruhet brenda kufijve shumë të ngushtë. Aftësia e një organizmi për të kontrolluar mjedisin e tij të brendshëm quhet homeostazë. Kjo arrihet si rezultat i mekanizmave të brendëshme fiziologjike të cilët rregullojnë faktorë të tillë si temperaturën e trupit, përmbajtjen e ujit, përbërjen jonike, përqëndrimin e glukozës dhe oksigjenit në gjak.

Zonat e populluara nga njerëzit dhe shëmbujt e sjelljes së tyre gjatë evolucionit janë të tilla që mekanizmat rregulluese të trupit të mund të punojnë në mënyrë të kënaqëshme. 10.1.1 Implikimet e tendencave për popullsinë botërore.

Ushqimi në dispozicion të një popullate është një nga faktorët që kontrollon ose kufizon rritjen e saj duke çuar në fazën e qëndrueshme ose rënëse kur burimet e lëndëve ushqyese zvogëlohen. Tek njerëzit madhësia e popullatës së njerëzve të parë duhet të jetë kufizuar nga zona ku ata mund të gjuanin dhe nga burimet ushqimore të asaj zone. Tranzicioni deri në bujqësinë e vendosur ishte e lidhur me një rritje në numurin e popullsisë. Praktikat e rritjes së drithërave, korrjes dhe ruajtjes gjatë një stine jo prodhuese së bashku me sigurimin e burimeve të qëndrueshme të mishit dhe prodhimeve të tjera të kafshëve shtëpiake ofruan një potencial mjeft të madh për rritjen e burimeve ushqimore në një zonë të dhënë. Në ditët e sotme konsideratë të veçantë u kushtohet ndryshimeve në përdorimin e tokës, impaktin në ekosistemet natyrore dhe kufizimet e burimeve natyrore duke përfshirë këtu edhe burimet energjetike. Përsa i përket ushqimit të popullsisë botërore rëndësi të veçantë i duhet dhënë gjetjes së mënyrave efikase për rritjen e prodhimit të ushqimit në mënyrë të qëndrueshme që të ruajë stabilitetin ekologjik për periudha afatgjata. Ndërkohë që " progresi " dhe ndryshimet janë të paevitueshme, burimet kryesore janë njerëzit dhe duhet të jemi optimistë që ashtu si në të shkuarën zgjuarsia njerëzore do të gjejë mënyrat që do të vazhdojnë të sigurojnë dhe të mbështesin kërkesat në rritje të popullatës njerëzore në të ardhmen. Pyetje dhe detyra 1- Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura Mjedisi i brendshëm i trupit të njeriut ruhet brenda _________shumë të ngushtë. Aftësia e një organizmi për të kontrolluar mjedisin e tij të brendshëm quhet ___________Kjo arrihet si rezultat i mekanizmave të brendëshme fiziologjike të cilët rregullojnë faktorë të tillë si__________ e trupit, përmbajtjen e_____, përbërjen jonike, përqëndrimin e __________dhe oksigjenit në gjak.

2 - Pse njerëzit jetojnë në një shumllojshmëri të madhe mjedisesh ? 3 - Lexoni për ekspeditën e Robert Scoot dhe gjeni cilat janë shkaqet e dështimit të ekspeditës së tyre. 4 - Ç"është ekologjia njerëzore ?

5 - Njeriu është lloji më i përshtatshëm ndaj mjedisit ku jeton. Kjo është arësyeja e mbijetesës së tij në një mjedis të gjërë. Jepni mendimin tuaj se si e menaxhon njeriu mbijetesën në situatat e mëposhtëme : a - në një shkretëtirë të nxehtë. b - në pole. c - në majën e malit Everest. d - nën ujë. e - në hapësirë. 6 - Jepni shëmbuj të sjelljes së kafshëve , të bimëve që i ndihmojnë ata për të jetuar në mjediset e tyre. Dalloni sjelljen njerëzore. 7 - Shkruajini një letër gazetës lokale duke nënvizuar çfarë mendoni ju se duhet bërë për ti dhënë fund urisë në Botë. 10. 2 Temperatura dhe termorregullimi Qëniet njerëzore janë endoterme dhe si të gjithë gjitarët e tjerë janë në gjendje të ruajnë një temperaturë konstante, të pavarur nga temperatura e mjedisit të jashtëm. 10.2.1 Shpërndarja e temperaturës në trupin e njeriut Tek njeriu temperatura normale e trupit është rreth 37 0 C.Nëpërmjet të termometrit mjekësor matim temperaturën e trupit. Kjo mund të bëhet në disa zona si në gojë, nën sqetull dhe në rektum ( vrima anale ). Të tre vlerat do të ishin lehtësisht të ndryshme. Temperatura e matur në gojë është më pak e saktë sepse varet edhe nga konsumi i ushqimeve të nxehta apo të ftohta, nga aktiviteti i frymëmarrjes. Temperatura e brendëshme e trupit të njeriut i referohet temperaturës së brendëshme të kokës, gjoksit dhe barkut. Temperatura e periferisë së trupit konsiderohet më e ulët se temperatura e trupit. Në Fig jepen temperaturat e periferisë së trupit të njeriut në një dhomë 0 0 me temperaturë të mjedisit 20 C dhe 35 C. Kur flasim për temperaturë konstante të trupit i referohemi në mënyrë strikte temperaturës së brendëshme të trupit. Tek njerëzit temperatura e

brendëshme ndryshon brenda një shkalle të vogël normalisht nga 360 C deri në 37.50 C. Gjatë ditës ndryshimet janë ritmike me temperatura që arrijnë maksimumin nga mesdita në pasditen e herëshme dhe rënien gjatë natës, sidomos pas mezit të saj. Ky ritëm gradualisht

përmbyset në rast se aktiviteti i ditës kryhet gjatë natës si p.sh tek punëtorët që punojnë natën. Tek gjinia femërore temperatura ulet gjatë menstruacioneve dhe rritet në periudhën e ovulimit.Ushtrimet fizike çojnë në rritjen e temperaturës së brendshme. Tek një atlet që sapo ka kryer maratonën temperatura mund të arrijë deri në 41 C . Temperatura e brendëshme rritet edhe si rezultat i situatave emocionale.

0

0 0 Fig Shpërndarja e temperaturës së trupit të njeriut në mjedise me temperaturë 20 C dhe 35 C.

Temperatura e organizmit të njeriut mbetet konstante kur arrihet një barazim ndërmjet sasisë së nxehtësisë së humbur prej trupit dhe asaj të fituar prej tij. Pjesa më e madhe e nxehtësisë që fiton organizmi sigurohet nëpërmjet të aktivitetit metabolik, megjithëse fitim nxehtësie mund të ketë edhe prej mjedisit rrethues. Nxehtësia prodhohet në një shkallë të thuajse konstante nëpërmjet aktivitetit metabolik të organeve të ndryshme si zemra e mëlçia. Për një njeri në pushim sasia e nxehtësisë së prodhuar për 1 kg masë trupi është rreth 4 kJ në orë. Kjo sasi nxehtësie është e barabartë me 170 kJ për metër katror në orë ose sa një llampë elektrike 40 ëat. 10.2.3 Ndryshimi i temperaturave në organizmin e njeriut. Aktiviteti i muskujve skeletorë rrit prodhimin e nxehtësisë. Ushtrime energjike të zhvilluara qoftë dhe për një kohë të shkurtër mund ta rrisin sasinë e nxehtësisë së prodhuar deri në 10 herë më shumë se gjatë

pushimit. Një ecje e shpejtë çon në ngritjen e temperaturës së trupit, pra në ngrohjen e tij në një ditë të ftohtë.

Të dridhurat janë një formë e veçantë e aktivitetit të muskujve të pakordinuara që prodhon nxehtësi rreth pesë herë më të madhe se niveli gjatë pushimit. Termogjeneza e të dridhurave mund të fillojë atëhere kur trupi ftohet vetëm për pak minuta. Nxehtësia mund të fitohet nga mjedisi atëhere kur temperatura e ajrit është më e lartë se e lëkurës. Trupi fiton nxehtësi edhe nëpërmjet të rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor, nga një zjarr ose ngrohës artificial si dhe nga rrezatimi i reflektuar. Një sasi nxehtësie mund të fitohet edhe nga konsumi i ushqimeve e pijeve të ngrohta. Kur trupi është më i ngrohtë se mjedisi rrethues, ai mund të humbasë nxehtësi nëpërmjet të rrezatimit të drejtpërdrejtë, prekjessë objekteve më të ftohtë ose nëpërmjet shkëmbimit të saj me ajrin rrethues. Lëkura mbulon sipërfaqen e trupit dhe luan një rol mjaft të rëndësishëm në rregullimin e humbjes së nxehtësisë së trupit dhe kështu mban bilancin e kërkuar ndërmjet humbjes dhe fitimit të saj. Për të kuptuar rolin e lëkurës në termorregullim është e domosdoshme të njohim strukturën e saj të përgjithshme që jepet në Fig

Fig Struktura e lëkurës së njeriut. a - epiderma b - derma 1 - fundi i nervave të lira 2 - shtresa brinore 3 - shtresa granulare 4 - shtresa bazale 5 - receptor i temperaturës 6 - kanal i djersës 7 - folikula e qimes 8 - gjëndër e djersës 9 - receptor i shtypjes 10 - ind dhjamor 11 - kapilar gjaku 12 - receptor i të prekurit 13 - grumbuj kapilarësh 14 - fije muskulore 15 - qime 16 - poret e djersës.

Humbja e nxehtësisë nga lëkura ndodh nëpërmjet të rrezatimit, avullimit të djersës dhe përçueshmërisë. Humbja e nxehtësisë nëpërmjet të përçueshmërisë dhe rrezatimit mund të varjojë nëpërmjet të ndryshimeve të rrjedhjes së gjakut në kapilarët e sipërfaqes. Diametri i arterioalave në lëkurë kontrollohet nga nervat simpatike që e kanë fillesën e tyre në hipotalamus. E ftohta e mjedisit të jashtëm çojnë në zvogëlimin e diametrit të këtyre enëve gjaku dhe rrjedhja e gjakut në kapilar reduktohet.. Kjo zvogëlon humbjen e nxehtësisë. Në kushte të një temperature të nxehtë diametri i arteriolave të lëkurës zgjerohet dhe kjo çon në rritjen e rrjedhjes së gjakut në qarkullimin periferik duke patur si rezultat rritjen e konsiderueshme të humbjes së nxehtësisë. Kur është nxehtë një mjet i rëndësishëm për humbjen e nxehtësisë është avullimi i lagështisë që arrihet nëpërmjet gjendrave të djersës ose nga sipërfaqja e brendshme e mushkërive dhe e gojës. Kur avullon 1 gr ujë ka nevojë për 2.42 kJ nxehtësi dhe kjo nxehtësi merret nga mjedisi rrethues duke çuar në freskimin e tij. Djersitja termale ndodh kur temperatura e jashtme e trupit rritet. Gjendrat e djersës sekretojnë një tretësirë të hollë që përmban NaCl, ure dhe acid laktik. Djersitja e madhe përfshin humbjen e shpejtë të ujit dhe kripërave minerale nga trupi. Dehidratimi dhe mungesa e kripërave do të ndodhë nërast se nuk pihet një sasi e mjaftueshme uji dhe nuk merret sasia e përshtatshme e kripërave për të zëvendësuar humbjet. Kur është ftohtë muskujt e butë kapen me folikulat e qimeve në lëkurë dhe kontraktohen duke ngritur qimet . Kjo është e rëndësishme për shumë gjitarë sepse ndihmon të mbajë një shtresë ajri në gëzofin e tyre. Ajri është një përcjellës i keq i nxehtësisë, kështu që ndihmon në izolimin e trupit ndaj humbjes së tepërt të nxehtësisë. Efekti izolues i qimeve është minimal tek njerëzit, përveç kokës, kështu humbja e flokëve tek njerëzit tullacë dhe fëmijët e porsalindur çon në humbjen e konsiderueshme të nxehtësisë. Kjo duhet marrë në konsideratë për përdorimin e kapeleve në stinën e dimrit. Shtresa e indit dhjamor jep një kontribut si një izolues pasi dhjami është një përcjellës i keq i nxehtësisë. Në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit veshin rroba. Veshjet kanë një efekt mbrojtës që ndryshon shkëmbimin e nxehtësisë ndërmjet trupit dhe mjedisit rrethues. Veshjet kanë një efekt izolues kur janë të thata. Ato ndryshojnë në një farë mënyre marrëdhëniet e lëkurës me mjedisin rrethues duke krijuar një mikroklimë në afërsi të trupit. Një pjesë të madhe të kohës njerëzit e kalojnë brenda ndërtesave.

Projektimi dhe ndërtimi i tyre shërben për të na mbrojtur nga temperatura e mjedisit natyror. Veshjet dhe ndërtesat janë përgjigje të sjelljes që ndihmojnë për të mbajtur balancën e nevojëshme midis humbjes dhe fitimit të nxehtësisë. 10.2.3 Zonat termoneutrale Zona termoneutrale i referohet shkallës së temperaturave të mjedisit të jashtëm për të cilat prodhimi i nxehtësisë nga metabolizmi kap vlera minimale Zona termoneutrale shkurt shënohet ZTN. Zona termoneutrale është përcaktuar ndërmjet temperaturave 270 C - 310 C për një njeri të gjinisë mashkullore, me peshë 70 kg dhe i çveshur. Temperatura më e ulët 270 C njihet si temperatura kritike. ZTN është një koncept i dobishëm në kuptimin e funksionimit të mekanizmave kontrollues së temperaturës së trupit, por në të vërtetë njerëzit veshin rroba, kështuqë temperatura kritike do të ishte shumë më e ulët se vlera e përcaktuar 27 0 C. Në Fig tregohet rëndësia relative e proceseve të ndryshme termorregulluese. Brenda ZTN çdo ndryshim në temperaturën e trupit kompensohet nëpërmjet të rregullimit të rrjedhjes së gjakut në enët periferike, nëpërmjet të ngushtimit dhe zgjerimit të tyre.

Fig Zona termoneutrale i referohet rasteve të temperaturës së mjedisit. Kur temperatura e mjedisit rrethues bie nën temperaturën kritike rritet humbja e nxehtësisë nëpërmjet të proceseve jo avulluese, kështuqë në rast se temperatura e brendëshme e trupit duhet të ruhet balanca vendoset nëpërmjet të rritjes së prodhimit të nxehtësisë metabolike. Në temperaturën e mjedisit më të lartë se ZTN mund të vërehet se humbja e nxehtësisë nëpërmjet të avullimit të djersës është mjeti më i rëndësishëm i termorregullimit.

Pyetje dhe detyra 1- Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura

Temperatura e organizmit të njeriut mbetet _________kur arrihet një barazim ndërmjet sasisë së nxehtësisë së humbur prej trupit dhe asaj të fituar prej tij. Pjesa më e madhe e __________ që fiton organizmi sigurohet nëpërmjet të _____________ metabolik, megjithëse fitim nxehtësie mund të ketë edhe prej __________ rrethues. Nxehtësia prodhohet në një shkallë të thuajse konstante nëpërmjet aktivitetit metabolik të organeve të ndryshme si ________ dhe_________. 2 - Skiconi pjesët kryesore të lëkurës së njeriut dhe përmendni funksionet e sejcilës. 3 - Çështë temperatura kritike ? 4 - Si kundërvepron organizmi i njeriut ndj temperaturave të larta ? Po ndaj temperaturave të ulta ? 5 - A mund të jepni shpjegime pse gjatë sëmundjeve që shoqërohen me ngritje të temperaturës së trupit praktikisht ndikojmë për të stimuluar djersitjen ? 10. 3 - 4 Variacioni i temperaturave Njerëzimi jeton në vende me temperatura të ndryshme. Banorët përkatës të zonave me temperatura mesatare apo ekstreme i janë përshtatur mjedisit ku ata jetojnë. 10. 3 Përgjigje ndaj temperaturave të larta - aklimatizimi dhe stresi ndaj nxehtësisë. Nëqoftëse jetoni në një klimë të freskët ose mesatare dhe më pas vizitoni një vend me temperaturë më të lartë, në tropik ose në shkretëtirë, në fillim nuk do të ndjeheni rehat. Për pak ditë do të humbisni mjaft energji edhe për një shëtitje të shkurtër, ndoshta nuk mund të mendoni qartë dhe oreksin e keni të pakët. Më pas do të filloni të përshtateni ose të aklimatizoheni dhe gradualisht do të zbuloni se mund të ndërmerni aktivitetet tuaja të përditëshme ashtu si vepronit në vendin tuaj të mëparshëm. Megjithatë do të ishte më mirë që këto aktivitete t'i zhvilloni në mëngjez kur është më freskëtdhe të jeni më pak aktivë në mesditë ose

në orët e para të pasdites. Do të ishte e këshillueshme që të vishni veshje me ngjyra të çelura dhe të gjëra, por asnjëherë të mos rini në rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Në klimën e nxehtë zvogëlimi i aktivitetit fizik dhe zvogëlimi i marrjes së ushqimit do të thotë që më pak nxehtësi prodhohet nga organizmi si rezultat i aktivitetit muskulor dhe metabolik. Një preferencë mund të zhvillohet për ushqimet që përmbajnë sasi të lartë uji si frutat dhe sallatat e ndryshme dhe kjo lidhet me mekanizmin e etjes që synon prevenimin e dehidratimit.

Në përgjigje të temperaturave të larta enët e gjakut në lëkurë zgjerohen duke sjellë më shumë gjak në sipërfaqe. Për shkak të temperaturës së mjedisit që mund të jetë afër ose më e lartë se temperatura normale e trupit ka mundësi që të ketë pak ose aspak humbje të nxehtësisë me mjedisin rrethues si rezultat i përcjellshmërisë termike, rrezatimit dhe konveksionit. Avullimi i djersës bëhet mjeti më i rëndësishëm për humbjen e nxehtësisë dhe në këtë mënyrë për freskimin e trupit. Efektet e djersitjes do t'i konsiderojmë në dy ekstreme të ndryshme të klimës së nxehtë : - Enxehtë dhe e lagësht si në rajonet tropikale ose në fabrika, miniera dhe mjedise të mbyllura. - E nxehtë dhe e thatë si në shkretëtira. Kur lagështia është e madhe, më pak djersë avullon dhe ndonjëherë djersitja mund të ndërpritet. Pa aftësia për të humbur nxehtësi nëpërmjet të avullimit të djersës në këto situata është serioze dhe çon në mënyrë të shpejtë në rritjen e temperaturës së brendëshme të trupit. Në ekstremin tjrtër, kur lagështia është e vogël djersitja është një mënyrë efektive për humbjen e nxehtësisë. Në temperaturat rreth 40 0 C njeriu mund të ndjehet mjaft i freskët dhe i rehatshëm veçanërisht në se veshjet janë të gjëra duke lejuar kështu avullimin e djersës nga sipërfaqja e trupit. Rreziku është i pranishëm pas një ekspozimi të gjatë ndaj temperaturave të larta nëqoftëse përbërësit e djersës nuk zëvendësohen. Humbja e tepërt e ujit për arësye të djersitjes çon në dehidratimin e indeve të trupit. Humbja e joneve të kripërave, veçanërisht të natriumit dhe joneve klor nëpërmjet të djersitjes zvogëlon përmbajtjen e tyre në lëngjet e trupit dhe mund të çojë në spazma muskulare të dhimbëshme.

Ndryshimi i produkteve të djersës çfaqet si përgjigje kryesore ndaj kushteve të nxehta ndërkohë që trupi aklimatizohet. Në Fig tregohet efekti i përshkruar.

Fig Aklimatizimi dhe djersitja. Një grup njerëzish janë ekspozuar kushteve të nxehta për 5 - 6 ditë për një periudhë kohore 4 javore. Rezultatet tregojnë një rritje në humbjen e djersës. Vija e ndërprerë në grafik tregon humbjen mesatare të djersës së këtij grupi njerëzish për 4 javë para eksperimentit. Njerzit që jetojnë në vende me klimë të nxehtë çfaqin në fillim një shkallë të lartë djersitjeje duke u krahasuar me njerëzit që vijnë nga vende të freskëta dhe të ftohta, por kanë përgjigje të njëjtë kur ekspozohen ndaj temperaturave më të larta se normalja. Një efekt tjetër i aklimatizimit është se djersa e prodhuar ka një përqëndrim kripe më të vogël duke reduktuar humbjet e dëmshme të kripës nga lëngjet e trupit. Njerëzit që jetojnë në klimë të nxehtë mund ta konsiderojnë të preferueshme të marrin sasi të tjera kripe me ushqimin dhe pijet e tyre. Veshjet tradicionale dhe strehimi kanë evoluar me njerëzit që jetojnë në klimë të nxehtë. Ato janë zakonisht mjaft efektive për t'i ndihmuar banorët e këtyre vendeve të tolerojnë nxehtësinë. Veshjet që mbulojnë trupin minimizojnë ekspozimin e drejtpërdrejtë të lëkurës ndaj rrezatimit të diellit. Veshjet e gjëra lejojnë avullimin e djersë dhe mbajnë një shtresë ajri sipër lëkurës që e izolon atë nga thithja e tepërt e nxehtësisë. Ngjyrat e çelta të veshjes ndihmojnë në reflektimin e nxehtësisë.

Shtëpitë me murre të trasha balte kompakte, me dritare të vogla karakteristike për fshatrat në shkretëtirë janë mjaft të freskëta për banim. Ndërtesat moderne përdorin ajrin e kondicionuar me temperaturë dhe ajrim të kontrolluar për të siguruar kushte të përshtatëshme pune dhe jetese, veçanërisht për vizitorët e vendeve me klimë të nxehtë. Kur trupi nuk mund të përballojë më temperaturat e larta çfaqet problemi i stresit ndaj nxehtësisë. Lëkura mund të vuajë nga djegja e diellit nëqoftëse ekspozohet në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezatimit të tepërt të diellit. Kështu ndodh skuqja, mbushja me flluska dhe

rrjepja e epitelit. Rritja e prodhimit të pigmentit të melaninës që së bashku me nxirjen i japin lëkurës një mbrojtje graduale nga rrezatimi i diellit. Një iritim i njohur si " gjëmb i nxehtë " zhvillohet si rezultat i bllokimit ose ngushtimit të gypave nga gjendrat e djersës duke mos lejuar mbritjen e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Në disa situata njerëzit mund të vuajnë, mund të ndjehen të trullosur nga kolapsi i nxehtësisë për shkak se gjaku zhvendoset nga organet e brendëshme në lëkurë ose në muskujt e skeletit. Shërimi zakonisht ndodh shpejt nëqoftëse njeriu vendoset në një mjedis të freskët ose shtrihet diku. Raskapitja nga nxehtësia është një gjendje më serioze që shkaktohet nga dehidratimi për shkak të humbjes së lëngjeve të pazëvëndësuara gjatë djersitjes. Me një humbje prej 5 - 8 % të lëngjeve të trupit njeriu ndjen lodhje. Kur kjo vlerë arrin në 10 % ndodh çorientimi fizik dhe mendor i tij. Me vazhdimin e uljes së sasisë së lëngjeve, lëngu ndërqelizor tërhiqet dhe çon në dëmtimin e qelizave. Raskapitja nga nxehtësia mund të ndodhë edhe kur ka humbje të pazëvendësueshme të kripës së gjellës NaCl. Gjendja më e keqe për organizmin është goditja nga të nxehtit që karakterizohet nga një dobësim i mekanizmave kontrollues të termorregullimit. Kjo çfaqet e shoqëruar me një dëmtim ose pamjaftueshmëri të mekanizmit të djersitjes. Në temperaturë të brendëshme prej 42 0 C ose më e lartë ndodhin dëmtime të pakthyeshme në qeliza dhe proteinat përbërëse të saj duke e çuar organizmin në komë. Në rast se nuk merren masa të shpejta për të ulur temperaturën e trupit mund të ndodhë vdekja. Është e rëndësishme të theksohet se kufiri maksimal për tolerimin e temperaturës është vetëm pak gradë më shumë se temperatura e brendëshme normale.

Pyetje dhe detyra 1- Çështë aklimatizimi ? 2 - Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura Rreziku është i pranishëm pas një ekspozimi të gjatë ndaj ___________ të larta nëqoftëse përbërësit e djersës nuk__________. Humbja e tepërt e ujit për arësye të djersitjes çon në ____________e indeve të trupit. Humbja e joneve të__________, veçanërisht të natriumit dhe joneve klor nëpërmjet të _____________zvogëlon përmbajtjen e tyre në lëngjet e trupit dhe mund të çojë në spazma __________të dhimbëshme.

3 - Si kanë evoluar veshjet e banorëve të vendeve të nxehta ? 4 - Jepni shkaqet dhe masat mbrojtëse që duhet të marrë njeriu që të mos ndodhin a - kolapsi i nxehtësisë b - raskapitja nga nxehtësia c - goditja nga të nxehtit 5 - Vendi ynë është një vend me klimë mesdhetare, si i tillë në verë temperaturat rriten mjaft. Çfarë këshilla do tu jepni moshatarëve tuaj, prindërve dhe gjyshërve në lidhje me përballimin ndaj të nxehtit. 10. 4 Përgjigje ndaj temperaturave të ulta - aklimatizimi dhe stresi ndaj të ftohtit. Përgjigja e trupit ndaj të ftohtit ekstrem nuk është thjesht një përgjigje kundër si ndaj të nxehtit. E ftohta përkufizohet si prani e temperaturave të ulta dhe mjedisit me erë. Ajri në lëvizje fryn shtresën e ngrohtë të ajrit që rrethon trupin dhe rrit humbjen e nxehtësisë nëpërmjet të konveksionit. Era e freskët është një faktor që përkeqësohet nëqoftëse sipërfaqja e trupit ose veshjet janë të lagështa sepse ndodh freskimi i mëtejshëm si rezultat i avullimit të ujit. Ndryshim tjetër ku konsiderohet përgjigja ndj të ftohtit në krahasim ndaj të nxehtit është që gradienti i temperaturës ndërmjet sipërfaqes së trupit dhe mjedisit rrethue është më i madh në kushte të ftohta.

Në shumë pjesë të globit tokësor temperatura e mjedisit është më e ulët se temperatura e trupit 37 0 C, madje rajonet me temperaturë - 40 0 C janë të banuara normalisht nga njerëzit. 0 Trupi i njeriut mund të tolerojë ndaj një ulje të temperaturës deri në 10 C, ndërkohë që një rritje e temperaturës së njeriut prej 4 0 C mund të jetë vdekjeprurëse.Për mbajtjen e temperaturës së trupit rreth vlerës 370 C synimi kryesor i organizmitështë prodhimi i energjisë së brendëshme dhe mbrojtja e izolimit të trupit për ruajtjen e nxehtësisë. Shkalla e ritur e veprimtarisë metabolike në përgjigje të kushteve të ftohta çon në rritjen e prodhimit të nxehtësisë. Kjo mund të stimulohet nëpërmjet të hormonit të adrenalinës dhe tiroksinës. Njerëzit janë të prirur më shumë të kenë uri në kushte të ftohta duke rritur kështu sasinë e

ushqimit të marrë. Lëvizjet muskulare të vullnetëshme gjatë aktivitetit fizik dhe dridhjet jo të vullnetëshme kontribuajnë gjithashtu në prodhimin e nxehtësisë dhe pse të dridhurat ndodhin vetëm për periudha të shkurtëra kohe. Largimi i gjakut nga sipërfaqja e trupit nëpërmjet ngushtimit të enëve të gjakut është një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e nxehtësisë. Zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në lëkurë do të thotë që më pak nxehtësi humbet nëpërmjet përcjellshmërisë dhe konveksionit nga sipërfaqja e trupit. Ngushtimi i enëve të gjakut për një periudhë të zgjatur do të zvogëlonte mjaft rrjedhjen e gjakut në ekstremitetet e gjymtyrëve si në gishtërinjtë e këmbëve dhe të duarve. Kjo do të shkaktonte dëmtim në indet dhe ka si kundërpërgjigje zgjerimin e rastësishëm të enëve të gjakut që përshkruhet si " reaksion i gjuetisë ". Pa këtë reaksion këta gishtërinj tentojnë të mpihen ose të paralizohen dhe humbja e shkathtësisë në të punuar do të çonte në vështirësi serioze. Tendenca për t'i mbledhur gishtërinjtë ose lidhja e kryqëzuar e duarve përreth trupit kur është ftohtë zvogëlon sipërfaqen e ekspozuar dhe është një mënyrë tjetër për të zvogëluar humbjen e nxehtësisë me mjedisin. Prezenca e indit dhjamor si një shtresë nën lëkurë siguron izolimin termik të organizmit. Prania e dhjamit nën lëkurë nuk mund të sigurohet ose të harxhohet për një kohë të shkurtër, por zhvillimi i një shtrese të tillë tek disa njerëz mund të konsiderohet si avantazh p.sh për notarët e largësive të mëdha që janë të zhytur në ujë për një periudhë kohe relativisht të gjatë. Fëmijët e vegjël deri në 6 muaj mund të përfitojnë nga një lloj dhjami i quajtur " dhjami kafe " që prodhon nxehtësi shtesë më shumë prej aktivitetit metabolik se sa prej atij izolues. Tek të rriturit ky lloj dhjamë nuk luan rol të rëndësishëm në balancimin e nxehtësisë.

Ndoshta mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga të ftohtit është ruajtja e nxehtësisë nëpërmjet të izolimit të trupit, prandaj rëndësi të konsiderueshme kanë veshjet dhe ndërtesat e përshtatëshme Në temperaturat ekstreme dhe ku era e freskët ka vlera të rëndësishme është e nevojëshme që veshjet të jenë kundër erës. Edhe pse mbrojtja nga era nëpërmjet të veshjes është e rëndësishme ajo mund të jetë jo e rehatëshme për shkak të kondensimit të lagështisë së prodhuar nga trupi. Në të ftohtën ekstrem kjo lagështi mund të ngrijë brenda veshjes. Ajri është një izolues i mirë, kështuqë mënyra më efektive e të veshurit është ajo ku përdoren disa shtresa që e mbajnë ajrin brenda tyre duke siguruar ajër të thatë. Dizenjoja e veshjeve duhet të lejojë për aktivitet fizik të përshtatshëm dhe kështu veshjet e rënda mund të bëhen të pavolitëshme.

Në temperaturat nën ngrirje fytyra dhe ekstremitetet e gjymtyrëve bëhen mjaft të ndjeshme në rast se nuk mbrohen në mënyrën e duhur. Brenda ndërtesave sigurohet nxehtësi shtesë në mënyrë artificiale prej zjarreve apo sistemeve të tjera me ngrohje qëndrore. Një konsideratë e rëndësishme përsa i përket aspektit ekonomik është izolimi i përshtatshëm i ndërtesës si mjet për ruajtjen e energjisë dhe kësaj i është dhënë rëndësi e veçantë në projektimin e ndërtesave moderne. Ndërtesat e banimit tradicionale për vendet e ftohta janë të ndërtuara me murre të trasha, dritare të vogla që minimizojnë humbjen e nxehtësisë të siguruar nëpërmjet një zjarri të hapur. Dëbora e presuar që përdoret për ndërtimin e banesave të eskimezëve ka veti shumë të mira izoluese. Njerëzit që jetojnë në klimë përkohësisht të ftohtë tregojnë disa përshtatje fiziologjike edhe pse mjetet kryesore të mbrojtjes janë veshjet dhe banesa. Aklimatizimi ndaj të ftohtit të njerëzve që udhëtojnë nga një klimë e ngrohtë në një më të ftohtë ndodh , por në rast se do të krahasohej me aklimatizimin ndaj të nxehtit mekanizmat e tij janë më të vështira për t'u përcaktuar. Edhe pse veshja dhe strehimi i përshtatshëm është mbrojtja më e rëndësishme, një rol të dorës së parë luan edhe ushqimi. Sasitë e mëdha të ushqimit çojnë në rritjen e veprimtarisë metabolike dhe kështu prodhohet më shumë nxehtësi. Kur trupi nuk mund të përballojë më efektet e të ftohtit ndodh stresi ndaj të ftohtit. Dëmtimi nga të ftohtit karakterizohet nga dëmtime të indeve që më shpesh ndodh në pjesët e zhveshura të trupit si në këmbë, duar, fytyrë, për

shkak të ekspozimit të tyre ndaj temperaturave të ulta. Qarkullimi i gjakut i zvogëluar privon indet nga furnizimi i tyre me lëndë ushqyese dhe reaksionet normale metabolike. Në kushtet e të ftohtit të butë lëkura zbutet dhe shkakton kruarjen e saj. Në kushte më të ftohta indet ngrijnë dhe kjo quhet ngrirje lokale. Nëqoftëse ngrirja lokale është sipërfaqësore indet mund të shërohen dhe lëkura e dëmtuar zëvendësohet nëpërmjet të rritjes. Në rast se lëkura është në kushte të zgjatura të ftohti dhe ka pësuar ngrirje të thellë, indet e mëposhtëme duke përfshirë muskujt dhe kockat mund të vuajnë nga dëmtimet e përherëshme. Kjo shkaktohet nga veprimi mekanik i kristaleve të akullit në strukturën e qelizës dhe nëpërmjet efekteve dehidratuese të largimit të ujit nga lëngjet e trupit.

Në këto kushte mund të shkaktohen gangrena që rezulton në humbjen e gishtërinjve të këmbëve dhe të duarve. Dëmtim tjetër ndodh edhe kur gishtërinjtë e këmbëve apo vetë këmba qëndron për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë. Në këto raste lëkura nxihet dhe mund të ndodhë një dëm në muskujt ose nervat e këmbës duke shfaqur gangrenën në rast se pjesët e dëmtuara nuk ngrohen menjëherë. Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 350 C. Deri në këtë vlerë dridhjet bëhen më të shpeshta, por megjithatë muskujt arrijnë një temperaturë mjaft të ulur. Muskujt çfaqin shënja dobësie dhe njeriu tregon vështirësi në të ecur dhe në kordinimin e lëvizjeve. Hipotermia përdoret në disa operacione kirurgjikale si të zemrës, të trurit. Hipotermia mund të shkaktohet me qëllim nëpërmjet të ftohjes së gjakut ose sipërfaqes së trupit. Kjo përdoret si një mjet kohëshkurtër për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut dhe përdorimin e oksigjenit në inde duke lejuar zhvillimin normal të operacionit. Në këto raste temperatura e trupit mund të ulet përkohësisht deri në 250 C. Diskutimi rreth veshjes Një prodhues i veshjeve speciale për veprimtari në mjedisin e jashtëm reklamon artikujt e tij duke promovuar dobinë e shtresave të ndryshme të veshjes. Në artikujt e tij theksohen veçoritë e më poshtme :

- Veçoritë e shtresës së brendshme. - Zgjedhja e shtresave të ndryshme në varësi të kushteve të jashtme. - Rëndësinë e mbrojtjes nga era dhe uji të shtresës së jashtme. - Pesha e lehtë për të gjithë artikujt. Imagjinoni sikur po ecni për disa orë në male në një mot të lagësht dhe me erë, kur temperaturat i afrohen atyre të ngrirjes dhe ju kini veshur këtë lloj veshjeje 1. Çfarë mendoni ju se janë veçantitë e shtresës së brendëshme dhe pse janë ato të dobishme ? 2. Si mund t'ju mbajnë ngrohtë shtresat e ndryshme ?

3. Përse është e rëndësishme që shtresa e jashtme t'ju mbrojë nga era ? 4. Shpjegoni çfarë karakteristikash duhet të përmbajë dizenjoja e materialeve për mbrojtjen nga uji në mënyrë që të sigurohet efektiviteti i tyre në këto kushte. 5. Shpjegoni përse është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje edhe dizenjos së kapeleve, dorezave dhe çizmave të veshura në këto kushte. 6. Përse janë të preferuara artikujt me peshë të lehtë përkundër veshjeve të rënda ? 7. Sa mendoni ju se janë biologjikisht të pranueshme thëniet e prodhuesit për artikujt e tij. 8. Përse nuk rrini më mirë në shtëpi ? Çfarë përfitimi kini nga kjo shëtitje ? A ja vlejnë përpjekjet ? Pyetje dhe detyra 1- Cilat janë simptomat e një organizmi që ka qëndruar për një kohë të gjatë në temperatura të ulta ? 2 - Pse në vendet e ftohta konsumohet më tepër ushqim ? 3 - Si realizohet izolimi termik ? 4 - Plotësoni me termat e duhura vendet bosh në pjesën e mëposhtëme Prezenca e indit dhjamor si një shtresë nën lëkurë siguron __________ termik të organizmit. _____________ ndodh kur temperatura e trupit bie nën 350 C. Kur trupi nuk mund të përballojë më efektet e të ftohtit ndodh ________ ndaj të ftohtit.

Dëmtimi nga të ftohtit karakterizohet nga dëmtime të_________ që më shpesh ndodh në pjesët e zhveshura të trupit si në________, ________, fytyrë, për shkak të ekspozimit të tyre ndaj temperaturave të ulta. _________ i gjakut i zvogëluar privon indet nga furnizimi i tyre me lëndë ushqyese dhe reaksionet normale metabolike. Në kushtet e të ftohtit të butë lëkura ________ dhe shkaktohet kruarja e saj. Në kushte më të ftohta indet ngrijnë dhe kjo quhet _______ lokale. 10. 5 - 6 Kushtet mjedisore në lartësi Njeriu pushtoi pikën më të lartë të Globit tokësor, malin Everest të Tibetit, në vitin 1953. Kur Hillary dhe Tenzing arritën majën më të lartë me një lartësi prej 8848 m mbi nivelin e detit,

treguan se njerëzit mund të kapërcejnë ekstremet e kushteve fizike që gjenden në malet e larta përsa i përket ekspozimit ndaj të ftohtit, niveleve të ulta të oksigjenit dhe terrenit tepër të rrezikshëm. Prej ngjitjes së parë e deri më sot pak njerëz i janë ngjitur majës Everest pa ndihmën e oksigjenit shtesë. Kjo ka ndodhur në vitet 1980 dhe më vonë në vitin 1995. Shumë të tjerë janë përpjekur por nuk kanë patur sukses. Disa prej tyre kanë vdekur madje një prej tyre disa javë pas suksesit, të tjerë janë bërë viktima të ngrirjes së gishtave të duarve dhe të këmbëve. Askush nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në lartësi të tilla, për të qënë realistë mund të qëndrohet vetëm pak orë. 10.5 .1 Njerëzit në male. Njerëzit e lindur në male janë të ashpër, të fortë dhe të qëndrueshëm, të aftë për të jetuar në mënyrë të suksesëshme dhe në ekuilibër me kushte të veçanta, karakteristike për lartësitë e mëdha. Këto veçori i takojnë pjesërisht edhe mënyrës së jetesës në mjedisin malor dhe tregon se këta njerëz janë të përshtatur mirë me jetën e ashpër të malit. Për lehtësi përcaktohet si lartësi e madhe niveli mbi 3000 m mbi nivelin e detit. Vizitorët e lartësive të mëdha që vijnë nga vende të ulta mund të vuajnë në shkallë të ndryshme nga shqetësimet dhe sëmundjet. Me rritjen e numurit të turistëve që vizitojnë këto lartësinë periudha të shkurtëra, këto efekte po bëhen gjithënjë e më të njohura. Gjatë një vizite në lartësi 4500 m nga vizitori do të ndjehen këto shqetësime :

- Dhëmbje koke e vazhdueshme. - Përzjerje deri në shkaktimin e të vjellave. - Mungesë dëshire për të kryer aktivitete fizike. Në ngjitjen e mëtejëshme lëvizjet bëhen më të ngadalta dhe pushimet më të shpeshta si rezultat i vështirësive për një frymëmarrje normale. Problemet mund të jenë edhe më të mëdha gjatë ditëve të para në lartësi dhe mund të vështirësohen edhe më shumë nëqoftëse ngjitja është tepër e shpejtë si p.sh kur përdoren makinat apo aeroplanët. Në raste të tilla këshillohet të jepet oksigjen shtesë. Mënyra më e mirë për t'u ngjitur në male është të ecurit në këmbë. Efektet e përmendura më sipër zakonisht largohen shpejt me zbritjen në lartësi të ulta.

Simptomat e përshkruara për vizitorët në lartësi të mëdha kanë si shkaktar kryesor nivelin e ulët të oksigjenit. Disa efekte të tjera ndodhin si rezultat i kërkesave fizike të terrenit të ashpër malor, ose në lartësi ekstreme nga të ftohtit. Simptomat të quajtura si sëmundje akute e malit janë : - Dhimbja e kokës - Mungesa e përqëndrimit. - Marrje e mëndjes. - Kollitje. - Vështirësi në frymëmarrje. - Dridhje dhe rrahje të shpejta të zemrës. - Humbje të oreksit. - Ndiesi të vjelle. - Dobësim të muskujve. - Lodhje. - Kordinim i pakët. - Prodhim i pakët i urinës. - Enjtje , veçanërisht e këmbëve. - Prodhim i tepërt lëngjesh në mushkëri. - Vështirësi të përgjithëshme për aktivitete. - Vështirësi në të menduar. - Vështirësi të shpeshta për gjumë. Në lartësi të mëdha , ekstreme mund të ndodhë edhe humbja e ndërgjegjes e kjo të vazhdojë deri në vdekje, nëqoftëse i sëmuri nuk çohet shpejt në lartësi më të vogla. Zhvillimi i këtyre simptomave varet nga shkalla në të cilën kryhet ngjitja. Shkalla e sëmundjes është e paparashikueshme.

10.5.2 Kushtet mjedisore në lartësi të mëdha. Kushtet fizike në malet e lartë, të cilat çojnë në simptoma të sëmundjes së malit, dominohen nga nivele të ulta të oksigjenit, e njohur si hipoksi . Organizmi përballon edhe temperaturat e ulta, erërat e shumta, lagështinë e pakët dhe rritjen e rrezatimit diellor. Të gjitha këto kushte fizike shkaktojnë stres të konsiderueshëm në trupin e njeriut. Oksigjeni dhe hipoksia

Përqindja e oksigjenit në atmosferë mbetet konstante rreth 21 % si në nivelin e detit edhe në majat e maleve deri në lartësinë 110 000 m. Megjithatë në nivelin e detit ka më shumë molekula për njësi vëllimi se sa në lartësitë e mëdha. Kështu në lartësitë e mëdha për shkak të numurit më të pakët të molekulave për njësi vëllimi trusnia atmosferike është më e vogël. Ajo pjesë e trusnisë që varet nga molekulat e oksigjenit quhet trusnia parciale, ose pO2. Është trusnia parciale e oksigjenit që përcakton efektivisht sasinë e oksigjenit në dispozicion të sipërfaqes së mushkërisë për marrjen e oksigjenit dhe transportimin e tij në indet e trupit Në Fig tregohen ndryshimet në trusninë e ajrit në lartësi të ndryshme nga niveli i detit. Siç vihet re në nivelin e detit trusnia atmosferike është afërsisht 100 kPa, kështu që trusnia parciale e oksigjenit është 21 %, pra 21 kPa. Në lartësinë 3500 m trusnia atmosferike është 65.5 kPa, që jep një trusni parciale të oksigjenit prej 13.8 kPa, Në lartësinë 8500 m trusnia atmosferike zvogëlohet në 31.9 kPa, dhe trusnia parciale e oksigjenit bëhet 6.7 kPa, vlerë kjo që i përket 31 % të trusnisë në nivelin e detit.

Fig

Ndryshimet e trysnisë së ajrit në lartësi

Temperatura Temperatura e ajrit bie rreth 10 C për çdo 150 m lartësi, megjithatë kjo vlerë ndryshon në zona të ndryshme të Globit tokësor. Një përllogaritje tregon se duke e krahasuar me nivelin e detit në një zonë të afërt ose me gjerësi të njëjtë gjeografike temperatura në 3500 m lartësi është 230 C më e ulët dhe në 8500 m lartësi 56 0 C më e ulët.

Ky fakt tregon rëndësinë e ruajtjes së nxehtësisë së trupit duke siguruar një izolim të mirë në veshje dhe banesa ose në tendat e lëvizëshme për alpinistët. Lagështia Lagështia e ajrit shpesh është e ulët në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit. Kjo çon në rritjen e humbjes së nxehtësisë nga trupi si rezultat i avullimit të djersës. Alpinistët vuajnë shpesh nga tharja e buzëve ose pjesëve të tjera të lëkurës. Jo rrallë alpinistët i ze një kollë e vazhdueshme për shkak se frymëmarrja kryhet nëpërmjet gojës dhe ajri është i ftohtë dhe i thatë. Humbja e ujit nga trupi nëpërmjet të avullimit çon në rrezikun e dehidratimit. Bimët e gjetura në lartësitë e mëdha tentojnë të tregojnë karakteristikat e kseromorfizmit ( ruajtjes së ujit ) gjë që është një tjetër provë e mungesës së lagështisë në lartësi. Nga ana tjetër erërat e forta janë të shpeshta në rajonet malore dhe çon në humbjen e nxehtësisë nga trupi. Rrezatimi diellor Rrezatimi diellor rritet në lartësitë e mëdha mbi nivelin e detit si rezultat i molekulave më të pakta të ajrit për njësi vëllimi në atmosferë. Molekulat e oksigjenit, azotit, ozonit e thithin dhe e shpërndajnë efektivisht rrezatimin diellor në gjatësi të ndryshme valësh. Rrezet ultraviolet në lartësinë 3000 m janë dy herë më shumë se në nivelin e detit për shkak të sasisë më të pakët të ozonit të pranishëm aty. Rrezet e tepërta ultraviolet mund të dëmtojnë kornenë e syrit duke shkaktuar verbërinë e dëborës. Për ta parandaluar një sëmundje të tillë alpinistët përdorin syze mbrojtëse të zeza. Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet mund të shkaktojë prekshmërinë nga kanceri i lëkurës, refleksi nga dëbora intensifikon efektet e rrezatimit ndaj lëkurës së ekspozuar. Gjatë ditës rrezatimi i madh diellor mund të sigurojë nxehtësi shtesë shtesë për trupin, ndërsa temperaturat bien shpejt gjatë natës.

10.6.1 Përgjigjet fiziologjike të trupit të njeriut ndaj mjedisit në lartësi të mëdha. Disa nga përgjigjet fiziologjike të organizmit të njeriut që gjendet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit janë : - Marrja e oksigjenit për frymëmarrje - Kapërcimi i mungesës së oksigjenit. Hiperventilimi. - Kapaciteti rritës i përhapjes pulmonare. - Rritja e transportit të oksigjenit në gjak.

- Rishpërndarja e lëngjeve të trupit. - Reagimet mendore. Marrja e oksigjenit për frymëmarrje Oksigjeni përdoret në qeliza në procesin e frymëmarrjes gjatë të cilit çlirohet energji për aktivitetet e shumta fizike e metabolike të organizmit. Çdo zvogëlim në sasinë e oksigjenit në dispozicion çon në dëmtimin e një sërë funksionesh të trupit dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë dhe vdekje. Për të arritur mitokondrinë në qelizat ku zhvillohen reaksionet e frymëmarrjes, molekulat e oksigjenit duhet të kalojnë përmes disa pengesash. Kapërcimi i mungesës së oksigjenit. Hiperventilimi. Vizitorët e lartësive të mëdha vërejnë një rritje të menjëherëshme të frymëmarrjes. Kjo dukuri njihet si hiperventilim. Ajo mund të vëzhgohet në lartësi mbi 3000 m dhe ndodh në njerëzit që kanë lindur në zonat me lartësi të madheAshtu si frymëmarrje më e shpejtë mund të bëhet edhe më e thellë. Ky hiperventilim rrit ventilimin brenda hojzave dhe rrit pO2 në kufijtë ndërmjet hojzave dhe gjakut. Kapaciteti rritës i përhapjes pulmonare. Kapaciteti i përhapjes pulmonare është një matje e shkallës të shkëmbimit të gazeve nëpërmjet të hojzave dhe kapilarëve që i rrethojnë ato. Ky kapacitet mund të përmirësohet nëpërmjet të rritjes së sipërfaqes të mushkërive dhe nëpërmjet të rritjes së rrjedhës së gjakut në kapilarët. Rritja e transportit të oksigjenit në gjak. Sasia e përgjithëshme e oksigjenit të transportuar nëpërmjet të gjakut në qeliza varet nga tre faktorë :

- Veprimtaria e zemrës - Përqëndrimi i oksigjenit. - Ngopja e hemoglobinës me oksigjen. Rishpërndarja e lëngjeve të trupit. Shpërndarja e lëngjeve në trup inflyencohet nga disa faktorë duke përfshirë tensionin e gjakut, vëllimin e tij, balancimin e kripërave dhe hormonet. Ndryshimet janë komplekse dhe disa ndikohen nga hipoksia, siç ndodh në lartësitë e mëdha.

Reagimet mendore. Vizitorët e lartësive jo shumë të mëdha çfaqin shpesh reagime më të ngadalta mendore dfhe aftësi më të pakta në marrjen e vendimeve se sa do të pritej nga të njëjtët njerëz të lartësive më të ulta. Një gjë e tillë është verifikuar nëpërmjet të testeve të ndryshme. 10.6.2 Aklimatizim apo përshtatje. Të lindurit në lartësi të mëdha janë në gjendje të kryejnë një jetë aktive dhe me veprimtari fizike në lartësi mbi 3000 m. Vizitorët e sapo arritur venë re një rënie të menjëherëshme të aktivitetit të tyre fizik. Edhe pse me kalimin e kohës ata do të bëhen më aktivë gjithsesi ata nuk do të munden të jenë aq aktivë sa të lindurit e këtyre zonave. Nëqoftëse të lindurit e zonave të larta janë të përshtatur gjenetikisht, karakteristikat që lejojnë një aktivitet normal në kushtet e hipoksisë do të ishin të trashëguara dhe të pakthyeshme. Për ta mbështetur këtë konkluzion nuk ka prova të mjaftueshme që të tregojnë se banuesit e zonave të larta do të kishin të njëjtat karakteristika po qe se jetonin në nivelin e detit. Kështu është e preferueshme të konsiderohet veprimtaria e të lindurve në zonat e larta dhe e të ardhurve si shkallë të ndryshme të aklimatizimit ndaj kushteve në lartësi të mëdha. Aklimatizimi nënkupton ndryshimet e kthyeshme, jo të trashëguara që çfaqen në karakteristikat strukturore dhe fiziologjike në tru si përgjigje ndaj kushteve të çfaqura në lartësi të mëdha ndryshime që ndihmojnë mbijetesën. Kështu karakteristikat që lejojnë popullimin e lartësive të mëdha janë të të njëjtit lloj si në të lindurit e këtyre lartësive ashtu edhe të vizitorëve. Gjithsesi në të lindurit këto karakteristika janë zhvilluar gjatë rritjes normale dhe në vitet e para të fëmijërisë që i bëjnë të duken si të

përherëshme ndërsa tek vizitorët këto karakteristika fitohen pas një periudhe kohe në vazhdim të mbritjes në zonat e larta. Një përmbledhje mund të jetë : * Të lindurit në zonat e larta kanë një vëllim më të madh të madh të mushkërive që kontribuon në një kapacitet më të madh të shpërhapjes pulmonare. Kjo veti është zhvilluar në fëmijëri edhe pse pjesërisht është një përgjigje ndaj ushtrimeve fizike që lidhen me mënyrën e jetesës në mal. Një vizitor ka pak të ngjarë që të pësojë rritje në vëllimin e mushkërive. * Një karakteristikë tjetër është barku në formën e cilindrit.

* Si të lindurit ashtu dhe vizitorët e maleve hiperventilojnë edhe pse vizitorët ruajnë një shkallë më të lartë për një periudhë më të gjatëkohe se sa të lindurit e këtyre zonave. * Në lartësi të mëdha të dyja grupet tregojnë një numur më të madh të rruazave të kuqe të gjakut dhe përqëndrim të lartë të hemoglobinës në krahasim me grupet që jetojnë në nivelin e detit. Gjatë zbritjes drejt nivelit të detit disa karakteristika të çfaqura në lartësi të mëdha që përfshijnë hiperventilimin, nivelin e hemoglobinës dhe veprimtarinë kardiake bien në nivele normale. Si të lindurit e lartësive të mëdha, ashtu edhe vizitorët ndikohen në të njëjtën mënyrë . Banorët e lartësive të mëdha konsiderohen si të aklimatizuar. Shkalla e përshtatjes është relative dhe e lidhur me gjatësinë e kohës që një grup ka jetuar në lartësi të mëdha. Vizitorët janë gjithmonë në pozitë jo të favorëshme gjatë ditëve të para edhe pse më pas bëhen pjesërisht të aklimatizuar. Pyetje dhe detyra 1 - Përmendni disa nga veçoritë që kanë njerëzit e lindur në male. 2 - Cilat janë shqetësimet që kanë banorët e vendeve të ulta kur ngjiten në lartësi të mëdha ? 3 - Cilat janë simptomat e sëmundjes akute të malit ? - Si konsiderohen banorët e lartësive të mëdha të aklimatizuar apo të përshtatur ndaj mjedisit ku jetojnë ? Pse. 4 - Cilat janë përgjigjet e organizmit të njeriut ndaj qëndrimit në lartësi të mëdha ? 5 - Ç'është hiperventilimi ? 6 - Plotësoni me fjalët e duhura vendet bosh

Njerëzit e lindur në male janë të_________, të fortë dhe të ___________të aftë për të jetuar në mënyrë të suksesëshme dhe në _________me kushte të veçanta, karakteristike për lartësitë e mëdha. Këto veçori i takojnë pjesërisht edhe _________së jetesës në mjedisin malor dhe tregon se këta njerëz janë të ____________ mirë me jetën e ashpër të malit. Vizitorët e lartësive të mëdha që vijnë nga vende të ulta mund të vuajnë në shkallë të ndryshme nga ___________dhe sëmundjet. Gjatë një vizite në lartësi 4500 m nga vizitori do të ndjehen këto shqetësime : - ___________ koke e vazhdueshme.

- Përzjerje deri në shkaktimin e të__________. - ____________ dëshire për të kryer aktivitete fizike.

10. 7 Popullata njerëzore Gjatë një periudhe prej gjysëm milioni vjetësh të ekzistencës së saj popullata njerëzore është rritur shumë ngadalë. Në dyqind e pesëdhjet vitet e fundit ka patur një rritje mbizotëruese në numurin e popullatës. Duke përdorur shifrat në vite popullsia e botës ka qënë : Në vitin 1830 Në vitin 1930 Në vitin 1975 Në vitin 1990 Në vitin 1999 1 miliard njerëz 2 miliard njerëz 4 miliard njerëz ka kaluar 5 miliard njerëz mendohej të arrinte 6 miliard njerëz.

Në 12 Tetor 1999 popullsia e botës shënoi shifrën 6 miliard me fëmijën e seksit mashkull të lindur në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnje - Hercegovinës. Brenda një shekulli popullata njerëzore u 4 fishua. Në vitin 2030 parashikohet që popullsia e botës të jetë 8 miliard. Edhe pse parashikimet mund të mos jenë të sakta, tendenca është e qartë, popullsia njerëzore po rritet me ritme të shpejta. Rritja e popullsisë çon në formulimin e pyetjeve që kanë të bëjnë me probleme serioze për sa i përket hapësirës dhe ushqimit në dispozicion dhe burimeve të tjera që janë të nevojëshme në popullatat në rritje. Shpërndarja e popullsisë së botës në ditët e sotme tregon se ka rajone të populluara shumë rrallë dhe të tjera me dendësi shumë të lartë. Zonat me

dendësi të ulët janë ato rajone që nuk sigurojnë kushte të favorëshme për njerëzit për shkak të klimës dhe lartësisë mbi nivelin e detit, për shkak të terrenit të vështirë, i cili është i papërshtatshëm për rritjen e kulturave bujqësore si malësia shkëmbore, shkretëtirat, zonat akullnajore etj. 2 Në vende të tjera dendësia e popullatës i kalon 20.000 individë për km në sipërfaqe të mëdha urbane siç janë qytetet e Parisit, Manilës apo Kajros. Në fund të viteve 1980 Kalkuta arriti mbi 88.000 banorë për km2

Dendësia e popullsisë e ndarë sipas rajoneve të Globit tokësor paraqitet në tabelën e më poshtme. Denduria e popullatës 2 për Km në vitin 1990 113 21.7 101.4 12.9 21.7 13 3.1 39.2

Rajoni Azia Afrika Evropa Amerika e Veriut Amerika Latine Vendet e ish B.S Oqeania Globi tokësor

Në vitin1900 vetëm 16 qytete kishin nga 1 milion banorë dhe vetëm 10 % e popullatës të globit tokësor jetonte në qytete. Në ditët e sotme janë 326 qytete me mbi 1 milion banorë dhe 14 qytete me mbi 10 milion banorë. Sipas parashikimeve për vitet 2010 rreth 50 % e popullatës botërore do të jetojë në qytete. Gjatë shekullit të XX rritja e popullsisë u shoqërua me zhvillimin industrial të vendeve të zhvilluara, në shekullin e ardhshëm rritja e popullatës mendohet të ndodhë në botën e tretë dhe kryesisht në qytete.Në vendet e industrializuara ritmi i rritjes së popullsisë pritet të bjerë pak.Në vendet Europiane popullsia pothusjse mbetet konstante në nivelin e ripërtëritjes. Për të ushqyer 10 miliard banorë sa mendohet të jetë popullata e shekullit të ardhshëm me dietën ushqimore të një shtetasi amerikan, bujqësisë botërore i duhet të prodhojë 9 miliard ton grurë, që do të thotë të jenë të korrat e katër planeteve sa Toka jonë. Kjo ve në dyshim modelin

ekonomik të vendeve perëndimore, i cili e zhvilloi botën në nivelin e sotëm. Ky model nuk mund të çojë njerëzimin përpara gjatë shekullit të ardhshëm. Për këtë arësye po projektohet modeli i ri ekologjik me emrin " Zhvillimi i qëndrueshëm ".

Sipas këtij modeli duhet të kapen aq peshq sa rriten, në mënyrë që ata të mos vijnë duke u zhdukur, të përdoren aq dru sa është rritja e pyjeve, në mënyrë që të mos krijohet shkretëtira. Erozioni të mos marrë më shumë tokë se sa është krijuar gjatë miliona viteve. Shekulli i ri duhet të jetë pa tjetër shekulli mjedisor sepse do të përdorë parimet bazë të ekologjisë për të sistemuar zhvillimin e ri ekonomik. Marrëdhënia ndërmjet rritjes së popullatës, rezistencës mjedisore dhe kapacitetit mbajtës është kryesore në popullatën njerëzore. Kapaciteti mbajtës është madhësia maksimale e një popullate që mund të mbajë një zonë e caktuar. Njëllojshmëri faktorësh mjedisorë të njohur së bashku si rezistenca mjedisore ushtrojnë trysni që kushtëzon madhësinë e popullatës dhe e parandalojnë atë të vazhdojë të rritet pafundësisht. Faktorët që veprojnë në këtë trysni janë : - Ushqimi në dispozicion - Konkurenca. - Sëmundjet. - Grabitqarët. Niveli i popullatës të arritur është një matje për kapacitetin mbajtës të zonës. Përgjithësisht numri i një popullate kontrollohet nga : Lindshmëria - lindshmëria më e lartë çon në rritjen e numrit të individëve të popullatës Vdekshmëria - vdekshmëria çon në rritjen e numrit të individëve të popullatës. Imigrimi - hyrja e individëve në zonë rrit numurin e individëve të popullatës. Emigrimi - individë që largohen nga zona zvogëlojnë numurin e individëve të popullatës. Në rastin e popullatës njerëzore, praktikat sociale dhe kulturore duhet të përfshihen në faktorët që kontribuajnë në rezistencën mjedisore dhe të cilët influencojnë në rritjen e përgjithshme të popullatës.

Numurimi i parë i popullsisë ka ndodhur për herë të parë në Suedi në shekullin e XVIII. Regjistrimi i popullsisë vazhduar të ktyhet edhe në shekullin e XIX në të gjithë Evropën. Në botë akoma ka vende që nuk kanë të dhëna të sakta për popullsinë e tyre. Regjistrimi i plotë i popullsisë shqiptare është bërë për herën e fundit në vitin 1989. Të dhënat e sakta për popullsinë shqiptare jepen nga INSTAT. Sipas vjetarëve statistikorë të INSTAT- it numri dhe dinamika e popullsisë shqiptare paraqitet në tabelë Numri i popullsisë Dinamika Viti 1923 1950 1990 1998 në mjjë banorë 804 1215 3286 3378 formë bazë 100 151 409 420 151 270 103 në % Dinamika në %

formë zinxhiri

Parashikimet për numrin e popullsisë në Shqipëri sipas viteve do të jetë sipas tabelës. Viti 2000 2005 2010 2020 Mijë banorë 3459 3739 4016 4466

Pyetje dhe detyra 1- Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhur: _________________ është madhësia maksimale e një popullate që mund të mbajë një zonë e caktuar. Faktorët mjedisorë të njohur së bashku si rezistenca mjedisore ushtrojnë trysni që kushtëzon __________ e popullatës dhe e parandalojnë atë të vazhdojë të ________ pafundësisht.

2 - Nga se kontrollohet numri i përgjithshëm i një popullate ? 3 - Cilët janë faktorët që veprojnë në rezistencën mjedisore ? 4 - Punoni për të përcaktuar popullsinë e botës në vitin 2025 në Afrikë, Azi dhe Europë. Përdorni shifrat e popullsisë të shënuara në tabelën e mësipërme. Cilat rajone do të pësojnë ritjen më të madhe në dendësinë e popullsisë ? 5 - Hartoni një listë me disa probleme praktike që do të haseshin nëqoftëse do të bëhej një regjistrim i kujdesshëm i numurit të popullsisë. Mendoni për njerëzit endacakët, e pastrehë, literaturën edhe dyshimet e tjera. Çfarë lloje provash duhet të jenë përdorur për të përcaktuar popullsinë e botës para regjistrimit. 10. 8 - 9 Vetitë e popullatës njerëzore 10.8.1 Rritja e popullsisë. Përpjekjet për të përshkruar dhe in terpretuar shëmbujt e rritjes së popullsisë kanë çuar në përshtatjen e një numri modelesh. Modeli tranzit demografik është përdorur të përfaqësojë ndryshimet në popullsinë Europiane për kohën e fundit. Sipas këtij modeli përcaktohen katër stade kryesore të lidhura me lindshmërinë dhe vdekshmërinë. Shiko Fig Termi lindshmëri bruto i referohet numurit të lindjeve për 1000 persona në një vit. Vdekshmëria bruto shprehet me numurin e vdekjeve për 1000 persona në një vit Për thjeshtësim në shprehje lindshmërisë bruto i referohemi thjesht lindshmëri dhe vdekshmërisë bruto si vdekshmëri. Numri i përgjithshëm i lindjeve në 1 vit x 1000 Lindshmëria bruto :---------------------------------------------------------Popullata e përgjithëshme e mes vitit Numri i përgjithshëm i vdekjeve në 1 vit x 1000 Vdekshmëria bruto :---------------------------------------------------------Popullata e përgjithëshme e mes vitit Modeli i tranzicionit demografik duhet trajtuar si një përgjithësim që nuk aplikohet domosdoshmërisht për të gjitha kombet por nga ana tjetër ndihmon për për të dhënë një përmbledhje të përgjithëshme për të gjitha tendencat në rritje të popullsisë.

Fig Modeli i tranzicionit demografik të rritjes së popullsisë. Termat faza stacionare e lartë dhe faza stacionare e ulët i referohen lindshmërisë dhe vdekshmërisë më shumë se numurit të popullsisë. Stadi 1 - lindjet pothuajse të barabarta me vdekjet në një vit. Lindshmëria dhe vdekshmëria janë të dyja të larta dhe popullsia mbetet e qëndrueshme, me disa ndryshime të vogla në një nivel të ulët. Stadi 2 - tregon fillimin e një rritjeje të shpejtë të popullsisë e lidhur kryesisht me rënien e vdekshmërisë. Gjatë këtij stadi rritet dhe mosha mesatare e popullsisë. Në vendet europiane gjatë shekujve XVIII - XIX kjo fazë lidhej me përmirësimin e prodhimit bujqësor dhe të ushqimit e më vonë edhe me kushtet më të mira të banimit, njohurive mjekësore dhe përmirësimit të higjenës personale. Stadi 3 - tregon një zbritje në lindshmërinë. Ky stad lidhet me zhvillimin e shoqërisë urbane në të cilën vlera ekonomike e një familjeje të madhe bëhet gjithënjë e më pak e rëndësishme. Stadi 4 - ka lindshmëri e vdekshmëri të ulët që jep një fazë të dytë relativisht të qëndrueshme. Rritja natyrore e popullsisë në një zonë jepet nga diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve. Sa më e madhe të jetë diferenca aq më e madhe është rritja. Në tabelën e mëposhtëme jepen shkalla e rritjes natyrore në vitin 1990 për 20 vendet me popullsi më të madhe. Rritja natyrore ndikon në shkallën e rritjes së popullsisë së një vendi. Migrimi i njerëzve nga një vend në një tjetër ndikon në si faktor që duhet të merret në konsideratë.

Imigrimi është hyrja e njerëzve në një vend. Emigrimi është largimi i njerëzve nga një zonë.. Për popullsinë e përgjithëshme të Botës koncepti i migrimit nuk mund të merret në konsideratë.

Rastet e rritjes natyrore të popullatës në 20 vende nga viti 1990 Popullsia % ndaj Rastet Parashiki % ndaj në milion popullatë e rritjes m i rritjes popullatë Vendi viti 1990 s botërore viti 1990 natyror së s botërore e në popullatë për vitin vitin s në 2020 1990 milion për vitin 2020 Kina India Ish vendet e B. Sovj SH.B.A. Indonezia Brazil Japoni Nigeria Bangladesh Pakistani Meksika Gjermania Vietnam Filipinet Italia Britania Turqia Franca Tailanda Irani 1119.9 853.4 291 251.4 189.4 150.4 123.3 118.8 114.8 114.6 88.6 79.5 70.2 66.1 57.7 57.4 56.7 56.4 55.7 55.6 21 16 5.5 4.7 3.6 2.8 2.3 2.2 2.2 2.2 1.7 1.5 1.3 1.2 1.1 1.1 1.1 1.1 1.0 1.0 1.4 2.1 0.9 0.8 1.8 1.9 0.4 2.9 2.5 3.0 2.4 0 2.5 2.6 0.1 0.2 2.1 0.4 1.5 3.6 1496.3 1374.5 355 294.4 287.3 233.8 124.2 273.2 201.5 251.3 142.1 77.3 119.9 117.5 56.1 60.8 93.8 58.7 78.1 130.2 18.2 16.7 4.3 3.6 3.5 2.8 1.5 3.3 2.4 3.1 1.7 0.9 1.5 1.4 0.7 0.7 1.1 0.7 0.9 1.6

10.8.2 Piramidat njerëzore Strukturat e moshës dhe gjinisë së popullsisë të një kombi të caktuar mund të jepen nëpërmjet të piramidës së popullsisë. Piramidat e popullsisë janë histograme të përmbysura në një anë dhe të vendosura njëra mbi tjetrën me popullsinë mashkullore të vendosur në anën e majtë dhe atë femërore në

anën e djathtë. Zakonisht popullsia paraqitet me grupmosha 5 - vjeçare, përveç më të moshuarve që shprehen me + 85 vjeç. Popullsia e çdo grupi shprehet në % të të gjithë popullsisë. Lindjet shënohen në bazën e piramidës dhe çdo grup me rritjen e moshës i përket një shkallë më lart në vendosjen në piramidë. Interpretimi i piramidave të popullsisë na lejon të gjurmojmë ngjarje të ndodhura në historinë e kohëve të fundit të grupmoshave të ndryshme brenda një popullate dhe na lejon të bëjmë parashikime të mundëshme në të ardhmen. Numrat aktualë reflektojnë lindjet e vdekjet. Në fig tregohet piramida e popullsisë shqiptare në vitin 1992.

Fig

Piramida e moshave të popullsisë shqiptare në vitin 1992

Për studim le të marrim piramidat e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit të viteve 1881, 1931, 1986. Këto piramida i ilustrojnë situatat e ndryshme përsa i përket strukturës së popullsisë dhe mund të lidhen me tranzicionin demografik që ndodh në këto vite.

Fig

Piramidat e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit në vitet 1881, 1931, 1986.

Piramida e vitit 1881 është tipike për një popullsi me vdekshmëri të lartë ose në një stad fillestar të evolucionit demografik. Ajo tregon një popullsi të re me 70 % nën moshën 35 vjeç. Piramida e vitit 1931 tregon një popullsi me lindshmëri të reduktuar dhe reflekton një popullsi më të moshuar me moshë mesatare të rritur. Në piramidën e vitit 1986 baza e ngushtë tregon vazhdimin e reduktimit të lindshmërisë dhe një numur më të madh 65 vjeçarësh e sipër, veçanërisht femra, të cilat tregojnë për rritjen e moshës mesatare. Në piramidën e vitit 1986 ka dy ngritje, njëra ndërmjet moshës 35 - 40 vjeç dhe tjetra 20 - 25 vjeç. Grupi i parë ishte lindur në fund të viteve 40 dhe fillim të viteve 50, periudhë kjo e pas luftës që njihet me emrin " bebi - bum ". Grupi i dytë ishte lindur kur grupi i parë kishte arritur moshën e riprodhimit. 10 . 8. 3 Pjelloria dhe lindshmëria Termi pjellori përdoret gjërësisht në lidhje me aspektet e riprodhimit njerëzor, në mënyrë më specifike i referohet numurit aktual të lindjeve të një popullsie gjatë një periudhe kohe. Ky term duhet të dallohet nga fendokitet ( pjellshmëri ), i cili i referohet aftësisë fiziologjike të një gruaje ( ose të gjithë popullsisë ) për të lindur fëmijë, e njohur ndryshe edhe si potencial riprodhues . Lindshmëria bruto lidhet me numurin e lindjeve në një vit për gjithë popullsinë. Kjo përfshin edhe njerëz që nuk mund të lindin fëmijë, veçanërisht meshkuj dhe femra që janë jashtë moshës normale të riprodhimit, përgjithësisht që prek grupmoshën 15 - 49 vjeç, ashtu edhe për ata që nuk mund të lindin sepse janë të pamartuar dhe shterpë ( që nuk mund të lindin fëmijë ). Pjellshmëria e përgjithëshme lidh numurin e lindjeve në një vit me numurin e grave ndërmjet moshës 15 dhe 49 vjeç dhe shprehet me formulën : Numuri i lindjeve x 1000 .

Numuri i grave të moshës 15 - 49 vjeç Shkalla e pjellorisë së totale tregon numurin mesatar të fëmijëve që do të lindeshin në 1000 gra në popullsinë e kësaj periudhe duke përfshirë çdo grua jeton deri në fund të moshës së saj riprodhuese dhe lind fëmijë në të njëjtën shkallë sa gratë e këtyre moshave lindin në vitin e llogaritjes. Kjo mund të interpretohet si numur mesatar i fëmijëve të lindur të gjallë që gratë do të kishin nëqoftëse do të përjetonin pjellorinë e të njëjtës moshë të atij viti gjatë gjithë jetës së tyre. Kur shkalla e pjellorisë së përgjithëshme është ndërmjet vlerave 2.1 deri 2.5 atëhere konsiderohet si niveli i nevojshëm për zevëndësimin natyror të popullsisë edhe pse nuk përfshihet migrimi. Shkalla e riprodhimit bruto është një modifikim i shkallës totale të pjellorisë që jepet vetëm në lidhje me fëmijët femra. Shkalla e riprodhimit neto është një modifikim i mëtejshëm i shkallës së riprodhimit bruto dhe merr në llogari gratë të cilat kanë vdekur para se të arrijnë fundin e moshës së pjellorisë. Një shkallë e riprodhimit neto me vlerë 1 tregon që popullata po e zëvendëson veten plotësisht. Nëqoftëse është më pak se 1, popullata nuk e zëvendëson veten dhe kur është më e madhe se1 ka të ngjarë që popullata të rritet, sepse numuri i nënave në brezin e ardhshëm do të rritet. Ndikim në pjellorinë e një popullate ushtrojnë disa faktorë që janë : - Praktikat shoqërore. - Praktikat kulturore. - Praktikat fetare. - Kushtet ekonomike. - Niveli i edukimit. - Shtrirja e kontrollit dhe ndërhyrjes qeveritare. Raporti i grave të martuara. Gjatë studimit të tendencave të lindshmërisë është e përshtatëshme të përdoret termi martesë si për martesat e qëndrueshme ashtu edhe për martesat formale. Mosha e martesës ndryshon nga një shoqëri në një tjetër. Në disa shoqëri primitive mund të kryhen martesat menjëherë pasi vajza ka arritur pjekurinë e herëshme seksuale duke dhënë mundësinë për shumë vjet që të lindin fëmijë. Në një tribu tjetër martesa ndodhte kur vajzat ishin 16 vjeç, edhe pse lindja e parë vonohej deri në moshën e nënës 19 vjeç për shkak të vonesës në ovulacion në krahasim me menstruacionet. Kjo njihet si shterpësi adoleshenti. Në vendet e zhvilluara martesat ndodhin mbi moshën 27 vjeçare. Kjo është e lidhur me rritjen e raportit të grave të arsimuara. Atyre do tu duhej të bënin një ndalesë të karierës së tyre për të patur fëmijë. Nga ana tjetër këto gra kanë mjaft interesa përveç rritjes së fëmijëve në familje. Martesa e vonët vonon lindjen e fëmijës së parë dhe redukton numurin e fëmijëve.

Në shumë vende diskutohet mosha e martesës dhe një shëmbull koherent është ai i Kinës që të ndikohet me mënyra të ndryshme për vonesën e moshës së martesës deri në 22 vjeç për meshkujt dhe 20 vjeç për femrat. Numuri i fëmijëve brenda martesës. Në shoqëritë tradicionale, veçanërisht në ato rurale, të bazuar në veprimtarinë bujqësore pjelloria e madhe është avantazh dhe bëhet një mënyrë sigurie për familjen. Që në moshë të vogël fëmijët sigurojnë shërbime si kujdesja për bagëtinë, heqjen e barërave të këqia, mbledhjen e drurit, ujitjen e parcelave dhe kujdesin për fëmijët e tjerë më të vegjël. Fëmijët më të mëdhenj punojnë tokën dhe i sjellin të mira materiale familjes edhe mbas largimit prej saj. Fëmijët në moshë madhore kujdesen për prindërit e moshuar, veprim ky që ndihmon kur nuk ka ende sigurime shoqërore të asnjë forme. Në vendet në zhvillim në dekadat e fundit është caktuar me ligj arsimimi i fëmijëve. Në disa vende është i detyrueshëm arsimi fillor e në disa të tjera arsimi 8 - vjeçar. Në vendin tonë është i detyruar për të gjithë shtetasit arsimi 8 - vjeçar. Teknologjia e sotme bujqësore kërkon vrasësit e barërave të këqia dhe jo punën e fëmijëve. Fëmijët rriten me dëshira të ndryshme dhe largohen gjithmonë e më shumë nga mënyra tradicionale e jetës në familje. Një zvogëlim në madhësinë e familjes është vënë re gjërësisht si në vendet e zhvilluara edhe në ato në zhvillim dhe shpesh herë ndodh më herët në komunitetet urbane se sa në ato rurale. 10.9.1 Kontrolli i madhësisë së familjes Kontrolli ose kufizimi i madhësisë së familjes praktikohet nëpërmjet të marrjes së masave të paramenduara para dhe pas krijimit të fëmijës ku përfshihet abstinenca, kontracepsioni dhe ndërprerja e shtatëzanësisë. Krijimi i fëmijës zakonisht nuk ndodh gjatë laktacionit meqë ushqimi me gji suprimon ovulimin duke e bërë shtatëzaninë më pak të mundëshme. Ky proces njihet si amenorea laktative. Në shoqëritë primitive kjo mënyrë është mjaft efektive për vonimin e shtatëzanësisë dhe zvogëlimin e familjes. Kontrolli i lindjes që sot kryhet nëpërmjet të planifikimit familjar kryhet nëpërmjet të : - Metoda ritmike, kufizimi i marëdhënieve gjatë ditëve të ciklit menstrual kur krijimi i fëmijës është më pak i mundshëm. - Pengesa , të cilat parandalojnë pjellshmërinë nëpërmjet të përdorimit të prezervativëve, diafragmave etj. - Parandalimi i implantimit ( mjeteve intrauterinë ) - Parandalimi hormonal i ovulimit i përdorur më shpesh nëpërmjet të tabletave. - Sterilizimi tek femrat mund të realizohet nëpërmjet të veprimit kirurgjikal të heqjes së mitrës, vezoreve dhe ovidukteve ose mbylljes së ovidukteve. Tek meshkujt nëpërmjet të vazektomisë.

- Aborti, si proces i paramenduar i ndërprerjes së shtatëzanisë. Përhapja e kontraceptivëve modernë dhe përdorimi i tyre ndryshon mjaft në vende të ndryshme. Në tabelë tregohet shpërndarja e kontraceptivëve në mes të viteve 1980. Shkalla e mbizotërimit të kontraceptivëve jepet si % e grave të martuara në moshën kur mund të kenë fëmijë, të cilat ose partnerët e të cilave përdorin ndonjë formë kontraceptive, qofshin këto moderne apo tradicionale.

Shkalla Grupi i vendeve Vende të industrializuara Të gjitha vendet në zhvillim Vendet më pak të zhvilluara Afrika Subafrikane Bota

e Shkalla

Shkalla

e

mbizotërimit të totale kontraceptivëve pjellorisë 70 52 19 15 56 1.9 3.9 6.1 6.5 3.5

e rritjes së popullatës 0.8 2.3 2.5 2.8 1.8

Në tabelë jepen disa të dhëna për gratë e martuara që përdorin kontraceptivë në disa vende të Europës Juglindore.

Vendi Bullgaria Çekosllovakia Hungaria Polonia Rumania

Gratë e martuara që përdorin kontraceptivë në % 8 25 62 26 6

10.9.2 Mortaliteti dhe vdekshmëria. Mortaliteti ose vdekshmëria ndryshojnë brenda popullsisë për sa i përket moshës, gjinisë, kushteve mjedisore, faktorëve socialë dhe sëmundjeve. Vdekshmëria ndryshon edhe ndërmjet vendeve të ndryshme. Ndryshimet në vdekshmëri ndikojnë në tendencat demografike ose rritjen e popullsisë.

Vdekshmëria bruto përkufizohet si numuri i vdekjeve për 1000 në popullsi gjatë 1 viti, zakonisht në mes të vitit Vdekshmëria për disa vende të botës sipas kontinenteve jepet në tabelën Llogaritja e rasteve të vdekjes dhe vdekshmëria foshnjore. Përgjithësisht vdekshmëria është më e lartë në vendet në zhvillim se sa në ato të zhvilluara. Megjithatë mund të duket anormale që disa vende të zhvilluara si Suedia ka vdekshmëri më të madhe se vendet në zhvillim si Brazili. Ndërkohë duket se ekziston një konflikt me të dhënat në lidhje me moshën mesatare, e cila është më e lartë në Europë. Kjo kontradiktë shpjegohet me moshën e popullsisë. Në vendet e zhvilluara ka më shumë të moshuar që ndikon në vdekshmërinë e popullsisë. Në pjesën më të madhe të vendeve, vdekshmëria e meshkujve është më e madhe se e femrave edhe pse nuk janë zbuluar ende bazat biologjike të këtij ndryshimi. Llogaritja e rasteve të vdekjes, vdekshmërisë foshnjore Koeficienti i Vendi Vdekshmëria Mosha mesatare në vite Meshkuj AFRIKA Rep. Qëndrore e Afrikës Egjypti Mali Zimbabve AMERIKA Brazil Kuba Xhamajka SH.B.A EVROPA Polonia Portugalia Suedia 10 10 12 16 13 6 67 63 74 76 75 80 8 7 6 9 60 11 16 10 62 73 71 71 68 76 77 78 Mosha mesatare në vite Femra

vdekjeve foshnjore për për vit në 1000 foshnja 1000 banorë të lindura

17 10 20 10

100 61 164 61

44 59 46 57

47 61 50 60

Britania AZIA Bangladesh Kina India Japonia Sri Lanka B.Sovjetik

12

9

72

78

15 7 11 7 6 10

114 30 94 4 26 25

57 68 52 75 68 65

56 71 52 81 72 74

10.9.4 Disa të dhëna të përzgjedhura demografike të popullatës shqiptare Popullata 1990 1991 1992 % ndaj popullatës 3.25 milion 3.30 milion 3.40 milion ( 1990 ) 51.5 48.5 35 65

Meshkuj Femra Urbane ( 1990/1991 ) Rurale (1990/1991 ) Grupmoshat ( 1990 ) Fëmijë Të rinj 15 - 24

( % ndaj totali ) 0- 4 5 - 14 19.2 11 21.6

Gra

15 - 49 > 60 > 65

24.8 8.2 5.3

Grupmoshat ( 1991 ) Fëmijë Fëmijë <5

( % ndaj totali ) 12.1 33.3

< 16

Mosha mesatare ( vite ) 24

Raportet e mvarësisë ( 1990 ) E përgjithshme Mosha 0 - 14 Mosha + 65

(%) 61.1 52.5 8.6

Denduria e popullatës ( 1990 ) ( persona / km ) 115 Rritja vjetore ( 1991 ) në % 1.9 2.5 1.1

2

Urbane ( 1990 / 1991 ) Rurale ( 1990 ) Numri i lindjeve ( 1993 )

75.000 Numri i vdekjeve ( 1993 ) Numri i vdekjeve në fëmijë ( 1990 ) 2321 Ritmi i lindjeve, 1993 ( / për mijë ) 23 Ritmi i vdekjeve, 1993 ( / për mijë ) 5 Rastet e vdekshmërisë foshnjore 1994 ( / për mijë fëmijë të lindur ) 35.7 Jetëgjatësia ( në vite ) Femra Meshkuj 75.4 70.3

Popullata shqiptare në vitin 1989, sipas grupmoshave dhe seksit

Grupmoshat në vite 0 - 4 5 - 9 10 - 14 15 - 19 20 - 24 25 - 29 30 - 34

Popullata sipas grupmoshave në mijë 379 344 327 321 302 298 252

% e femrave në sejcilën grupmoshë 47.8 48 48 48 48.3 48.3 48.4

35 - 39 40 - 44 45 - 49 50 - 54 55 - 59 60 - 64 65 - 69 70 - 74 75 - 79 80 - 84 85 - 89 90 - 94 95 - 99 100 > 100 Gjithsej

191 145 147 124 103 80 67 42 32 17 7 2.3 0.83 0.10 0.36 3182.4

47.6 47.6 47.6 46.8 47.6 52.5 53.7 54.8 59.4 64.7 71.4 65.2 69.9 71.4 71.7 48.5

10.9. 5 Migrimi Piramidat e popullsisë mund të përdoren për të paraqitur strukturën e moshës dhe të gjinisë të popullsisë së një kombi. Ato reflektojnë ngjarje që kanë ndodhur në një periudhë kohe. Një ngritje p.sh. mund të interpretohet si një periudhë me lindshmëri të madhe, një ngushtim tregon vdekshmëri të lartë që mund të jetë shkak i urisë ose i luftës ose lindshmëri e ulët e shkaktuar nga një sërë arsyesh. Një faktor i pa trajtuar ende është migrimi për gjatë kufijve ndërkombëtarë. Migrimi brenda një shteti, nga zonat rurale në ato urbane nuk ka efekt në statistikat e përgjithëshme të një shteti. Migrimi nuk ndikon as në popullsinë e globit Tokë. Shëmbuj të migrimit gjenden që në fillimet e historisë njerëzore. Një migrim i njohur është ai i filluar pothuajse 100.000 vjet më parë me popullatat e para të Homo sapiensit. Në shekullin e XX numri i popullsisë në vende të ndryshme vazhdon të ndikohet nga Emigrimi dhe Imigrimi. Ndërmjet viteve 1933 - 1938 ligjet antisemit ushtruan presion ekstrem ndaj çifutëve për të emigruar. Që nga vitet 1950 një numur i madh i punëtorëve të huaj ka emigruar në Evropë si p.sh 1.5 milion punëtorë Turq që shkuan në Gjermaninë Perëndimore. Në vitin 1956 refugjatë Hungarezë u vendosën në Britani Në vitin 1972 aziatikët u përjashtuan nga Uganda dhe shumica emigruan në Britani. Migrime të forcuara në

vitet 1990 janë lëvizjet e Kurdëve nga Iraku në Turqi e Iran, Afganëve në Pakistan e Rusi, Hutut nga Ruanda në Zaire dhe Afrikën qëndrore, Shqiptarët në Greqi e Itali etj. Pyetje dhe detyra 1 - Vështroni piramidat e popullsisë në Fig Të gjitha tregojnë për popullatat në vitet 1980. Nga to mund të nxirren mjaft përfundime për popullsinë në secilin vend. - Cilat vende janë në stad fillestar të tranzicionit demografik ? - A janë këto vende të zhvilluara apo në zhvillim ? - Cila piramidë ka të ngjarë të përfaqësojë një popullsi në rritje ? - Cili vend ka më pak të ngjarë të ketë një politikë efektive të kontrollit të lindjeve ? - Cili vend ka moshën mesatare më të lartë ? - Cili vend ka moshën mesatare më të ulët ? - Cilat vende tregojnë ndryshim të qartë në moshën mesatare ndërmjet meshkujve dhe femrave ? - Çfarë përfundimesh mund të nxirren për lidhjen e lindshmërisë me gjendjen ekonomike sociale të një vendi ? Sugjeroni disa arsye për këto marrëdhënie. - Çfarë ndryshimesh mund të vihen re në ekuilibrin ndërmjet femrave dhe meshkujve në grupmoshat e ndryshme, rreth lindjes deri 15 vjeç, 15 - 49 vjeç dhe mbi 65 vjeç. 2 - Pse duhet konsideruar familjet e mëdha një avantazh në popullsinë rurale veçanërisht nëqoftëse mekanizmi i praktikave bujqësore është i pakët. 3 - Hartoni një listë me disa nga arsyet pse në fund të shekullit të 20të në vendet e zhvilluara çiftet do të dëshironin të kufizonin madhësinë e familjes së tyre. 10. 10 Variacioni gjeografik Në zona të ndryshme gjeografike përreth globit tokësor, popullatat njerëzore të lindura në atë vend ose që quhen në gjuhën shkencore popullata indigjene, çfaqin një numur ndryshimesh të dallueshme në karakteristikat e tyre edhe pse të gjithë njerëzit janë të të njëjtit lloj Homo sapiens. Ndryshime ekzistojnë si brenda popullatave ashtu dhe ndërmjet tyre. Prej vendit nga ku është origjina e njerëzve të parë në Afrikë gjatë rreth gjysëm milion vjetësh popullatat njerëzore janë shpërhapur dhe kanë emigruar në territore të reja. Në popullatën njerëzore ka një variacion të fondit gjenetik. Efektet e kombinuara të izolimit dhe përzgjedhjes ka të ngjarë të kenë çuar në disa divergjenca në karakteristikat e çfaqura nga popullatat. Disa karakteristika kanë evoluar në një mënyrë të tillë që lejon avantazh për popullatën duke i lejuar njerëzit të përshtaten ose të jetojnë në mënyrë të suksesëshme në

një zonë të veçantë. Karakteristika të dallueshme tek njerëzit janë karakteristikat e jashtme dhe të brendshme. Më të lidhura me rajonet gjeografike janë : Karakteristikat e jashtme si : - Gjatësia e trupit - Ngjyra e lëkurës dhe e flokëve - Forma e trupit Karakteristikat e brendshme si : - Grupet e gjakut - Sistemet enzimatike. Popullata njerëzore është e ndarë në 4 grupe kryesore gjeografike : 1. Kaukazoide 2. Negroide 3. Mongoloide 4. Australoide Për çdo grup mund të dallohen tipe të veçanta, por për shkak se asnjë popullatë njerëzore nuk është totalisht e izoluar nga gjithë të tjerat dhe për shkak se njerëzit përzjehen dhe migrojnë ka një kalim ndërmjet grupeve dhe përshkrimet e dhëna nuk mund të merren si përkufizime të ngurta. Këto grupe dhe nën grupet e tyre karakterizohen më tej nga zhvillimi i gjuhëve të ndryshme dhe aktiviteteve kulturore. Karakteristikat kryesore të dallueshme ndërmjet grupeve kryesore paraqiten më poshtë. 1. Kaukazoidët Janë indigjenë për Evropën, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme me prejardhje nga Gadishulli Indian. Lëkura ka relativisht pak pigment që varion nga bjond në rozë e deri në kafe të lehtë ose ngjyrë ulliri. Flokët janë zakonisht të holla si të drejta ashtu dhe me onde, me ngjyrë nga e verdhë në të kuqe e deri në kafe të errët. Trupi është pak i mbuluar me qime. Fytyra është e ngushtë me hundë të ngritur dhe buzë të holla. Ngjyra e syve varjon nga blu në jeshile deri në kafe. 2. Negroidët Janë indigjenë për Afrikën në jug të Saharasë. Lëkura ka pigment të dendur me ngjyrë kafe të errët në të zezë. Flokët janë zakonisht me ngjyrë të zezë dhe të dredhura fort, kaçurrel.. Fytyra është relativisht e shkurtër, me hundë të gjërë dhe buzë të trasha. Ngjyra e syve është e errët. 3. Mongoloidët Ndodhen në Azinë Lindore, Kinë, Kore dhe Japoni, në Verilindje të Azisë dhe përfshijnë edhe Indianët e Amerikës.. Lëkura ka relativisht pak pigment dhe merr ngjyrën kafe të lehtë. Flokët janë zakonisht të ashpër, me ngjyrë të zezë, zakonisht të drejta.. Trupi dhe fytyra janë pak të

mbuluara me qime. Fytyra është e gjërë dhe e sheshtë me buzë të holla. Ngjyra e syve është e errët dhe në disa rajone kapaku i syrit është pjesërisht i mbuluar nga një palë lëkurore e brendëshme që i jep pamjen karakteristike të syve të pjerrët 4. Australoidët Janë aborigjenët e Australisë dhe Melanezisë. Lëkura është me ngjyrë të errët. Flokët varjojnë nga me onde në Australi deri në kaçurela në Melanezi Koka është e gjatë dhe e ngushtë me ballë dhe nofulla të dala dhe me kreshta të dala. Divergjenca të përbërjes gjenetike të popullatave kanë rezultuar nga barierat e distancës, largësisë si të oqeaneve, lumenjve, maleve dhe shkretëtirave. Të gjitha këto reduktojnë mundësinë e përzjerjes së njerëzve dhe martesave ndërmjet njerëzve. Këto bariera gjeografike riforcohen nga gjuha dhe ndryshimet kulturore që kanë evoluar në popullatat e ndryshme njerëzore. Gjuhët në fakt janë mjaft të dobishme për zbulimin e historisë evolutive të grupeve të ndryshme dhe tregojnë lidhjet e afërta në marrëdhëniet gjenetike. Fig

Fig Shëmbuj gjurmues të lidhjes gjenetike në popullatat njerëzore. Prova të tilla mund të japin zgjidhje, drejtim për migrimin e popullatave njerëzore. Në Fig A jepet një pemë e lidhjeve evolutive duke u bazuar në 58 gjenet e grupeve të gjakut

Fig

Ndryshimi evolutiv i popullatave.

Sipas të dhënave identifikohen 4 grupet kryesore gjeografike dhe shihet që kjo provë sugjeron një ndarje lindje - perëndim të Evropianëve të afërt me Afrikanët dhe Australoidët me Mongoloidët. Në Fig jepen popullatat njerëzore dhe familjet gjuhësore. Shkalla e ndryshimeve të gjuhëve me kalimin e kohës është përdorur si një orë e kohës evolutive në studimin e lidhjeve ndërmjet grupeve. Në skemë marrëdhëniet gjenetike bazohen në provat e marra nga grupet e gjakut, enzimat dhe gjenet e tjera. Ndërmjet tyre identifikohen 4 grupet kryesore gjeografike. Krahasoni lidhjet e sugjeruara nga familjet e gjuhëve me ato të gjeneve. Me afrimin e shekullit XXI do të rritet komunikimi në rang botëror me mjete më të lehta të udhëtimit. Tendenca e të ardhmes do të jetë për rritjen e kovergjencës në popullatat njerëzore dhe variacione gjeografike më pak të dallueshme në karakteristikat e tyre.

Fig

Marrëdhëniet gjenetike të popullatave.

Pyetje dhe detyra 1 - Popullata njerëzore është e ndarë në katër grupe kryesore gjeografike që janë : a ) _______________ b ) _______________ c ) _______________ d ) _______________

2 - Shënoni në një letër karakteristikat kryesore të secilit grup gjeografik. 3 - Cilat janë divergjencat të përbërjes gjenetike të popullatave njerëzore ? 4 - Cilat janë karakteristikat e brendëshme dhe të jashtëme të dallueshme tek njerëzit ? 5 - Sipas skemës së dhënë në Fig jepni argumentat tuaja për marrëdhëniet gjenetike të popullatave. DISA PYETJE PËR TU NDESHUR ME JU Dentisti juaj është më pak i kujdesshëm mbsdite. Toleranca juaj ndaj dhimbjes është më e madhe mbasdite. Mpirja nga anestezia ( në rast se përdoret ) zgjat disa herë më shumë gjatë mbasdites se sa në pjesët e tjera të ditës.

1. Cila është koha më e mirë e ditës për të shkuar tek dentisti ? 2. Duke ditur se ora e Athinës është 1 orë përpara orës së Tiranës dhe e Londrës 2 orë prapa, cila do të ishte koha më e mirë për të vizituar dentistin tuaj në Tiranë 1 ditë pas kthimit nga këto qytete ? 3. Cila do të ishte koha më e mirë për të vizituar dentistin tuaj në Athinë dhe Londër 1 ditë pas mbritjes atje nga Tirana ? 4. Duke pranuar se punoni me tre turne 8 orëshe në 24 orë secili me një kohëzgjatje prej disa javësh. Cila do të ishte koha më e mirë për të shkuar tek dentisti pas punës së turnit që zgjat nga ora 8 - 16 ? Po pas turnit 16 - 24 ? Ç' mund të thoni për turnin e fundit o - 8 ? 5. Si mund ta gjeni kohën më të mirë të ditës për t'iu përgjigjur saktë këtyre pyetjeve ? 6. Si do të ishin përgjigjet tuaja për të njëjtat kushte nëqoftëse do të jetonit në Polin e Veriut gjatë verës ?

Disa pyetje mbi higjenën dhe sëmundjet 1 - Epidemia e kolerës që ka rënë në Londër në mes të viteve 1850 ishte e lidhur me një pompë uji. - Çfarë hapash ndërmeren tani për të siguruar burime të pastra uji ? Hartoni një listë me masat e tjera higjenike të cilat mund të kenë ndikuar në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive. - Gjeni nëpërmjet të literaturës se kur është përdorur për herë të parë vaksina kundër kolerës dhe datën kur kjo sëmundje u quajt jo e përhapur në shkallë botërore. Po për sëmundjen e kolerës në Shqipëri mund të mblidhen të dhëna ? - Çfarë metodash përdoren sot për kontrollin e malarjes dhe pse disa mënyra parandaluese po bëhen më pak të suksesëshme. 2 - Përveçse do të jenë më shumë njerëz për tu ushqyer në të ardhmen përbërja e popullatave do të ndryshojë edhe për sa i përket strukturës së moshës. - Çfarë kosekuencash vijnë nga një rritje e një popullate të vjetër në shoqëritë e zhvilluara. - Ndihma mjekësore bëhet më e përdorëshme në vendet më pak të zhvilluara. Çfarë efektesh do të ketë kjo në strukturën e moshës tani, pas 10 vjetësh dhe pas 50 vjetësh ? - Çfarë kërkesash të mëtejëshme do të bëjnë këto vende ndaj burimeve të botës si ushqimi dhe energjia. 3 - Çfarë problemesh mund të hasen gjatë përpjekjes për të rritur përdorimin e kontraceptivëve në një vend në zhvillim ?

- Çmund të parashikohet për një përgjigje më të mirë përsa i përket zonave rurale ose atyre urbane ? 4 - Krahasoni shkallën e rritjes natyrore të popullsisë në vendet e Europës, Afrikës dhe Azisë. Çfarë përgjithësime mund të bëhen ? 5 - Mosha e qelizave të ndryshme të trupit të njeriut është QELIZAT NERVORE QELIZAT E KUQE TË GJAKUT QELIZAT E MËLÇISË QELIZAT E LËKURËS QELIZAT E EPITELIT TË ZORRËVE QELIZAT E EPITELIT TË STOMAKUT 30 - 50 vjet 120 ditë 200 ditë 20 ditë 3 ditë 2 ditë

Jeta e njeriut është shumë e gjatë duke e krahasuar me jetën e qelizave të ndryshme të trupit të tij. Vrisni mëndjen për të gjetur mënyrat e ndryshme të harxhimit të lëndës ushqimore që merr njeriu. A shpenzohet një pjesë e saj për të riprodhuar qelizat ?

Disa pyetje dhe veprime për prodhimin ushqimor dhe biznesin në lidhje me mjedisin 1 - Listoni disa nga rrugët që njerëzit mund të përdorin për të rritur kapacitetin mbajtës të tokës për popullatat njerëzore. Mendoni për praktikat e përdorura në bujqësinë moderne, aplikimet shkencore dhe teknologjitë e reja, bioteknologjia e vjetër dhe e re , zhvillimet e mundëshme në të ardhme. 2 - Hartoni një listë me veprimtaritë njerëzore që efektivisht zvogëlojnë potenciali e tokës për të prodhuar ushqimin. 3 - Çfarë sakrificash bëhen për të rritur prodhimin e ushqimit ?

Disa pika që duhen marrë parasysh janë cilësia, shija, zvogëlimi i fondit gjenetik, humbja e habitateve natyrore, mirëqënia e kafshëve dhe përdorimi i energjisë. 4 - Studjoni grafikun e mëposhtëm ku listohen disa nga faktorët e shumtë që influencojnë në një biznes. Faktori shoqëror - ekonomik Faktori BIZNESI Faktori teknologjik

Faktori mjedisor

Konsumatorët

Faktori ligjor

Faktori politik

Ndryshimi i përbërjes së popullsisë mundëson planifikimin e së ardhmes. Këto ndryshime ndikojnë tek biznesi. Cilat do të jenë prodhimet që do të nevojiten më 2010 ?

Në Shqipëri numri i lindjeve vjen duke u rritur, gjë që nënkupton se do të ketë një rritje të kërkesës për prodhime për fëmijë. Ndoshta një biznes bulmetor që merret me prodhimin e djathit do të merrte në konsideratë mundësinë për tu shndëruar në biznes për prodhime qumështi. A mund të krijohet një biznes i ri për prodhimin e qumështit që është i amballazhuar posaçërisht për fëmijë ? Po për një prodhim tjetër bulmetor si kosi me fruta ? A është ky një produkt i mirë ? 5 - Në Europë shtetet veriore gëzojnë më shumë liri ndaj statusit martesor. Përveç martesës ekzistojnë edhe forma të tjera bashkëjetese që aktualisht janë të legalizuara nga qeveritë e vendeve përkatëse. Diferenca në kulturë reflektohet edhe në praktikat e biznesit.

Biznesmenët e Veriut janë të prirur për marrëdhënie mirëbesimi në një tregëti të pastër të bazuar në çmim dhe në cilësi të lartë. Vendet e Mesdheut janë të prirura më tepër nga ana e argëtimit se sa e biznesit. Komunikimi në gjuhë të huaj është pjesë e pandarë e kulturës. Në Hollandë, Belgjikë çdo i huaj nuk e ka të vështirë të komunikojë në Anglisht, Frengjisht dhe Gjermanisht me vendasit. E njëjta gjë nuk ndodh në Itali e Portugali. Krahasoni karakteristikat e më sipërme të popullatave të vendeve të Komunitetit Europian me popullatën Shqiptare në përgjithësi. Po komuniteti juaj i afërt çfarë karakteristikash ka ? 6 - Një nga konceptet e Marketingut që ka të bëjë me ndarjen e tregut të kompanisë në grupe njerëzish me karakteristika të përafërta është segmentimi. Segmentet mund të ndahen : 1 - Të dhëna demografike a - Zona gjeografike ( rajoni, dendësia, klima ) b - Numri i pjesëtarëve në familje. c - Edukimi i kryetarëve të familjes. d - Zënia me punë e kryetarëve të familjeve. e - Të ardhurat e familjes. f - Origjina etnike. g - Raca. h - Gjendja civile. i - Numri i të punësuarve në familje.

2 - Modelet e sjelljes. a - Sasia e konsumit të një produkti të caktuar. b - Eksperiencat e mëparëshme në lidhje me këtë produkt. c - Niveli i besnikërisë ndaj markës. d - Besimi fetar. 3 - Karakteristikat fizike.

a - Gjinia. b - Mosha. c - Gjendja shëndetësore. d - Ndryshimet fizike ( mjekër, flokë të thatë, lëkurë e pastër 4 - Veçoritë psikologjike. a - Niveli i inteligjencës. b - Karakteristikat e personalitetit. Një shëmbull Konsumatorët e bukës bëjnë pjesë në grupin e madh të popullatës shqiptare. Ky grup segmentohet në : Konsumatorë të mëdhenj - Fëmijët Konsumatorë të mesëm - Të rriturit Konsumatorë të pakët - Gratë Grupi i fundit segmentohet në grpmoshat 25 - 34 vjeç që janë konsumatorë të pakët ndërsa grupmosha 18 - 24 vjeç konsiderohet si përdorues tepër i pakët. KONKURS 1 - Tabela më poshtë tregon energjinë mesatare të marrë për çdo ditë nga banorë të zonave me klimë me temperaturë lokale të ndryshme. etj. )

Temperatura 0 lokale në C + 35 + 15 + 5 - 5

mesatare Energjia e marrë për çdo ditë në kJ 13 000 15 000 16 800 18 000

- 20 - 30

20 000 21 000

a ) Diskutoni kuptimin fiziologjik të energjisë së marrë në lidhje me temperaturën mesatare lokale. ( 4 pikë ) b ) Numuroni 3 mënyra sipas të cilave trupi aklimatizohet me temperaturat e larta. ( 3 pikë ) c ) I - Krahasoni tolerancën e trupit ndaj rritjes dhe uljes së temperaturës së brendëshme ( 2 pikë ) II - Përshkruani efektet e stresit ndaj të ftohtit ( 2 pikë ) 2 - Trysnia atmosferike e zvogëluar dhe trysnia parciale e oksigjenit e ulët mund të kenë efekte të rëndësishme fiziologjike në alpinistët e maleve të cilët mund të vuajnë nga stresi i lartësisë së madhe dhe sëmundja e malit nëqoftëse ata nuk janë të aklimatizuar. Tabela më poshtë tregon efektet e lartësisë së rritur në trusninë atmosferike. Lartësia në m 0 3000 69.7 6000 46.5 9000 30.1 12000 18.8

Trusnia atmosferike në 101.3 kPa

Grafiku tregon efektet e lartësisë në rritje në trusninë parciale të oksigjenit në atmosferë dhe në hojzat e mushkërisë a ) Llogarisni ndryshimin ndërmjet trusnisë parciale të oksigjenit në atmosferë dhe në hojza kur një person ndodhet në lartësinë 4500 m mbi nivelin e detit. Tregoni llogaritjet tuaja ( 2 pikë ) b ) Komentoni ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet lakoreve në grafik. ( 3 pikë ) c ) Përshkruani simptomat e sëmundjes së malit. ( 3 pikë )

d ) Maja e malit Everest ndodhet pothuajse 9000 m mbi nivelin e detit. Një alpinist që nuk është aklimatizuar plotësisht duhet të marrë oksigjen të pastër për të mbijetuar në majë të

malit. Anëtarët e fisit Sherpa, të cilët normalisht jetojnë në lartësi shumë të mëdha mund të mbijetojnë për periudha të shkurtëra kohe në lartësinë 9000 m pa përdorur oksigjen shtesë. Përshkruani 3 ndtyshime fiziologjike afatgjata të cilat mund të kenë ndodhur tek Sherpat për t'iu përshtatur lartësive të mëdha. ( 3 pikë ) Gjithsej ( 11 pikë ) 3 - Gjatë viteve 1964 deri 1969 tribuja Shipiba e rajonit të Amazonës kishte një nga pjellshmëritë të dokumentuar në një grup njerëzor. Shkalla e lartë e riprodhimit bruto ( e përkufizuar si numri i fëmijëve femra të lindur për çdo grua ) ishte 4.9. a ) Nëqoftëse ka 1,05 lindje meshkuj për çdo lindje femër, llogarisni numurin mesatar të lindjeve për çdo grua kur shkalla e riprodhimit bruto është 4.9. ( 2 pikë ) b ) Monogamia është praktika sipas të cilës çdo burrë ose grua ka vetëm një bashkëshort, kur bëhet fjalë për poligami një burrë ka disa gra. Poligamia është e zakonshme por jo e përgjithëshme tek Shipibat. Është gjetur se pjellshmëria e grave të poligamëve është më e ulët se e atyre të monogamëve. Sugjeroni dy arsye që shkaktojnë këtë dukuri. ( 2 pikë ) c ) Poligamia zvogëlon pjellshmërinë e megjithatë shkalla e përgjithëshme mbetet mjaft e lartë. Sugjeroni një arsye për këtë dukuri. ( 1 pikë ) d ) Kontaktet me shoqëritë perëndimore kanë rritur dhe jo zvogëluar pjellshmërinë bruto. Sugjeroni një arsye. ( 1 pikë ) Gjithsej ( 11 pikë ) 4 - Jepni një listë të faktorëve që influencojnë në madhësinë e popullatave njerëzore. ( 12 pikë )

KAPITULLI 11

TEMA: Njohja e legjislacionit shqiptar per mjedisin (2 ore)

Përpilimi ligjeve për mjedisin është rrjedhojë e domosdoshmërisë për të parandaluar degradimin, për të përtëritur, ruajtur dhe përmirësuar mjedisin. Ne jetojmë në një mjedis i cili gjithnjë e më tepër rrezikohet nga ndotjet, dëmtimet, mungesa e burimeve natyrore dhe secili e ndjen si detyrë të bëjë dicka për të ndaluar shfrytëzimin dhe përdorimin pa kriter të pasurive, për të shmangur ndotjet, dëmtimet e ekuilibrave natyrorë. Për më tepër, është detyrë e organizmave qendrore dhe vendore përgjegjëse që me anë të ligjeve dhe akteve nënligjore të shmangin parregullwsitë nje pjesë e të cilave krijohen nga mungesa e legjislacionit. Zhvillimet e gjithashme sociale, kulturore dhe urbanistike kanë cuar në degradimin gradual të një sërë karakteristikash fiziko-kimike e strukturore të ekosistemeve natyrore dhe në uljen e shumëllojshmërisë së ekosistemeve natyrore e urbane, uljen e prodhimtarisë biologjike, prishjen e ekuilibrit biologjik dhe të cilesive së jetës. Si rrjedhim i natyrshëm i kësaj del domosdoshmeria për të përpiluar ligje të përgjithshme dhe specifike me qëllim mbrojtjen e mjedisit natyror të vendit tonë. Masat ligjore dhe administrative, si edhe legjislacioni jane instrumentet me te rendesishme per realizimin e nje politike mjedisore. Legjislacioni eshte nje koncept i gjere vecanerisht ku perfshihen ligjet e mjedisit. Kuadri ligjor i plotesuar deri me sot, mbeshtetur edhe ne pervojen nderkombetare permban: a- ligje te pergjithshme (Ligji per Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 7664, datë 21.1.1993) b- dhe ligje specifike qe kryesisht trajtojne nje aspekt te vecante te mjedisit psh Ligji per mbetje e rrezikshme, Ligji per Mbrojtjen e Shpellave, etj. Por problemet e mjedisit shtrihen edhe ne rregullat sociale dhe ekonomike te shoqerise. Ndaj edhe legjislacioni mjedisor kerkon nje ne kuptim me te gjithanshem. Ai perfshin rregulla te pergjithshme te nje politke mjedisore te kufizuar ne nje siperfaqe te caktuar, kordinimin dhe dhenien e lejeve, te dhenat publike dhe sekrete, etj.

1.6.1. Ne ligjin baze te mjedisit te miratuar nga Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise me 1993 thuhet: 1.6.2. 1.6.3. Neni 1 Mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe një prioritet kombëtar, elementet kryesore strategjike të së cilit janë: parandalimi dhe ulja e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çfarëdolloji, ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike sipas bazës natyrore biogjeografike të vendit; shfrytëzimi më racional i burimeve natyrore dhe shmangia e mbishfrytëzimit të tyre; riaftësimi ekologjik i zonave të dëmtuara nga veprimtaria antropike ose fenomenet natyrore shkatërruese; ruajtja e ekuilibrit ekologjik dhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Normat dhe standartet Megjithese teknika po zhvillohet me shpejtesi ndotjet e mjedisit behen gjithnje e me te paevitueshme. Kontrolli i problemeve te mjedisit kerkon nga hartuesit e politikave mjedisore te percaktojne kufijte, shkallen e pranueshme te ndotjes, me fjale te tjera ata duhet te krijojne standarte. Ne vite, shume standarte jane krijuar ne nivel nderkombetar psh standartet numerike, standratet e shendetit, standartet doze-efekt, te cilesise, etj. Aplikimi tyre varet nga situata specifike. Vendosja e standarteve perballet me interesa te ndryshme: nga njera ane, interesi per nje mjedis te shendetshem dhe nga ana tjeter interesi per zhvillim social-ekonomik. Keshtu qe vensdosja e standarteve eshte nje subjekt qe perfshin te gjithe shoqerine. Gati te gjitha aktivitetet kerkojne leje zyrtare psh ndertimi i nje banese, shkarkimi i ujrave komunale apo industriale, prerja e drureve, etj. Lejet jane instrumenta te rendesishme ne politiken mjedisore. Autoriteti qe jep lejen percaktohet nga lloji i aktivitetit. Ato mund te jene autoritete lokale, rajonale ose kombetare. Neni 18 Lejet e mjedisit jepen per veprimtarite ekonmike e sociale te meposhteme : a. Ndertimi dhe venia ne pune e veprave te ndryshme me interes kombetar dhe lokal. b. Programet dhe planet kombetare e lokale te strukturimit te territorit dhe zhvillimi urban si dhe ndryshimet e tyre.

c. Ndërtimi i rrugeve, hekurudhave, porteve detare, veprimtarive industriale, objekte hidroteknike, bonifikimi i tokave dhe projektet e permiresimit te rrjedhjes se ujit ne siperfaqe. ç. Kerkimi, nxjerrja dhe shfrytezimi i burimeve natyrore te tokes e te nentokes. d. Shfrytezimi i burimeve minerare dhe biologjike te ujrave me interes peshkimi duke patur parasysh speciet, periudhat, mjetet dhe nivelet e lejuara te peshkimit. dh. Shfrytezimi i pyjeve me interes te pergjitshem, ngritja e plantacione pyjore, gjuetia duke pasur parasysh zonat, speciet, periudhat, mjetet si dhe nivelet e lejuara per gjueti. e. Shfrytezimi i burimeve natyrore, flores dhe fuanes te zonave bregdetare,detare dhe fund deteve. ë. Hapja e plantacioneve te reja per rritjen e frutave ne zonat e mbrojtura me burime ujore. f. Prodhimi, tregtimi dhe perdorimi i produkteve toksike si dhe i atyre me perdorim fitosanitar, bujqesor dhe silvikultural. g. Importimi dhe eksportimi i lendeve toksike dhe transportimi i tyre tranzit ne territorin e Republikes se Shqiperise. gj. Percaktimi i menyres se transportimit dhe e vendit per depozitimin, permiresimin dhe asgjesimin e lendeve dhe mbeturinave toksike. h. Importimi dhe ekspertimi i bimeve dhe kafsheve qe i perkasin flores dhe faunes. i. Veprimtari te tjera qe mund te ndikojne ndaj mjedisit dhe qe percaktohen nga Agjensia Kombetare e Mjedisit. Pergjegjesite dhe sanksionet Cdo ligj parashikon edhe pergjegjesite dhe detyrimet per personat juridike dhe fizike qe demtojne mjedisin. Parimi baze eshte "Ndotesi paguan" shpreht ne kete menyre ne ligjin baze te mjedisit: Neni 43

Personat juridike dhe fizike qe shkaktojne deme pasurore qe rrjedhin nga ndotja ose demtimi i mjedisit, detyrohen te shperblejne demet e shkaktuara. Ankesa per shperblimin e demeve mund te paraqiten ne gjykate nga personat juridike dhe fizike te demtuar Njohja dhe zbatimi i ligjeve te mjedisit eshte detyre e te gjithe. Ne kete menyre ne mbrojme kete pasuri kombetare per vete tone dhe brezat e ardhshem. Të gjithë ne të jemi: Zbatues të ligjit Kërkues ndaj subjekteve që veprojnë brënda territorit të vendit Të jemi ndëshkues ndaj shkelësve të ligjit

Detyra: Aktiviteti nr. 1 Gjeni nje ligj mjedisor dhe tregoni plotesoni tabelen e meposhtme: Qellimi i ligjit I pergjithshem apo specifik ? Percakton me pergjegjesi ? Vendos sanksione ? Aktiviteti nr. 2 Testim i popullates mbi njohjen e ligjeve mjedisore a- Beni nje pyetesor te shkurter (ose edhe pyetje gojore ) per 50 banore te komunitetit tuaj: Mbi njohjen e tyre rreth ligjeve per mjedisin. b- Komentoni rezultatet e testimit duke parashtruar disa rruge per zgjerimin e kesaj njohjeje.

TEMA 2: Konventat nderkombetare (2 ore)

1.6.4. Problemet mjedisore nderkufitare Shume vende kane perqendruar industrite e tyre prane kufijve te tyre me fqinje, dhe ne kete menyre industria perben nje burim ndotje edhe per vendet e tjera. Ky fenomen nuk ndodh

vetem me industrine apo uzinat por edhe me kanalizimet e lumejve, germimin e dherave, ndertimin e digave, aeroporteve, porteve, etj. Tashme njihet si parim i njohur nderkombetar qe nje vend nuk duhet te demtoje mjedisin e nje vendi tjeter. Ne qofte se kjo ndodh, vendi fqinje vuan pasojat ne mjedis ose shendetin e shtetasve te vet, ka te drejte t'i kerkoje llogari vendit fqinje dhe mund ta coje ceshtjen edhe ne gjyq, deri ne Gjyqin Nderkombetar te Drejtesise. I tere ky proces e rifitimin te te drejtes mjedisore drejtohet dhe ndiqet nga qeverite e vendeve perkatese.

1.6.5. Traktatet nderkombetare Nje forme specifike e ruajtjes se balancave mjedisore nderkufitare jane traktatet nderkombetare. Ato jane marrveshje midis dy ose me shume shtetesh me fjale te tjera ato jane marrveshje midis qeverive. Ne njezet vjetet e fundit jane bere shume marrveshje per natyren dhe mjedisin. Shpesh probleme te mjedisit i kalojne kufijte shteterore, ndaj shumica e tyre mund te zgjidhen vetem ne nivel nderkombetar. Kjo aplikohet kryesisht per ndotjen e ujit dhe ajirt, radioaktivitetein, tregetine e kafsheve te kercenuara, mbrojtjen e zonave me vlera natyrore nderkufitare, transpostin e lendeve te ndryshme toksike, etj. Nje marrveshje nenshkruhet nga qeveria ne mbledhjen per miratimin e marrveshjes ose nje nga mbledhjet e rradhes se paleve nenshkruese, pas nje vezhgimi e miratimi nga te gjitha institucionet shteterore mbi mundesine e permbushjes nga shteti shqiptar te detyrimeve qe rrjedhin prej nenshkrimit te saj. Kur nje traktat nderkombetar është perfunduar dhe firmosur nga qeveria atehere ai duhet te miratohet nga parlamenti. Vetem atehere ai behet efektiv dhe qeveria është pergjegjese per te vezhguar marrveshjen. Respektimi i mjedisit dhe i te drejtes nderkombetare per mjedisin shihet qarte edhe ne rastet kur Shqiperia nuk eshte pale nenshkruese e ndonje marrveshje. Ne kete rats ne Ligjin per Mbrojtjen e Mjedisit theksohet qe

1.6.6. Neni 6 Republika e Shqipërisë zbaton parimet dhe normat e konventave, marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare për mjedisin në të cilat është palë. Në rastet kur nuk është palë, ajo merr parasysh, njeh dhe respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara, të së drejtës ndërkombëtare për mjedisin.

Neni 44 Zhdemtimi i demeve te shkaktuara nga ndotja ose demtimi nderkufitar i mjedisit behet ne perputhje me konventat, marreveshjet dhe traktatet nderkombetare per mjedisin ne te cilat Republika e Shqiperise eshte pale, dhe ne rast se nuk eshte pale kryhet ne perputhje me parimet dhe normat pergjithesisht te pranuara te se drejtes nderkombetare te mjedisit.

1.6.7. Perfshirja e njerezve ne diskutimin e traktateve nderkombetare Meqe traktatet jane marrveshje midis qeverive, qytetaret e thjeshte nuk mund te aplikojne drejtperdrejt ne to. Megjithate ata mund te perfshihen ne to disa menyra te tjera. Kur traktati ndodhet ne fazen e diskutimit ne parlament atehere është i hapur mundesia per diskutim nga publiku. Cdo traktat ka sekretariatin e tij, i cili kontrollon vezhgimet dhe rregullat dhe sipas tyre organizon takime midis vendeve qe marrin pjese ne traktat. Publiku mund te marre pjese ne konkluzionet e marrveshjes nepermejt sekretariatit te traktatit. Ne takimet e vendeve nenshkruese (paleve) qytetaret ose organizatat mund te bejne qe te degjohet zeri i tyre. Gjithnje e me shume traktatet po lejojne qe OJQte te pranohen si vezhgues ne keto takime. Meqe ne parim te flasesh e te shkruash dhe te pyesesh është e lejuar qytetaret mund ti drejtohen ketyre sekretariateve dhe konferencave periodike me pyetje dhe komente. Traktatet qe zakonisht permbajne te gjithe informacioni per sekretariatin dhe te dhena per takimet periodike jane lirisht te hapur per publikun ashtu si ligjet e tjera dhe dokumentet politike. Është nje tendence ne rritje qe qeverite te perfshijne qytetaret ne zbatimin e marrveshjeve nderkombetare. Shembull: Konventa e RAMSARit, Konventa e "Ligatinave te rendesise nderkombetare dhe vecanerisht per habitatet e shpendeve te ujit" dhe ndikimi i publikut Konferenca e Paleve Kontraktuese ne Konventen RAMSAR - e ndergjegjshme qe OJQte kombetare per mjedisin mund te perfaqesojne levizjet influencuese ne shoqeri dhe se nepermjet ekspertizes se tyre mund te luajne nje rol te rendesishem ne nismen e perdorimit me mencuri, administrimin dhe konservimin racional te ligatinave

- e vetedijshme se ne disa vende OJQte per mjedisin kerkojne forcim dhe zhvillim te metejshem, rekomandojne qe palet kontraktuese mbeshtesin fuqimisht dhe i kushtojne vemendje te vecante zhvillimit dhe funksionimit te OJQve kombetare dhe nderkombetare qe ndihmojne per konservimin e ligatinave - inkurajojne palet kontraktuese per tu konsultuar me OJQte per ti pajisur ato me informacionin e duhur dhe per tu dhene mundesi per te kontribuar ne formulimin dhe zbatimin e politikave qeveritare per ligatinat.

KONVENTA TE RENDESISHME NE FUSHEN E MJEDISIT, TE NENSHKRUARA NGA SHQIPERIA 1. Konventa per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe natyrore 2. Konventa e Ligatinave te rendesise nderkombetare dhe vecanerisht per habitatet e shpendeve te ujit.. 3. Konventa per mbrojtjen e detit Mesdhe nga ndotja. 4. Traktati per Energjine 5. Konventa per shumellojshmerine biologjike 6. Kuadri i Konventes per ndryshimet klimatike. 7. Konventa per efektet nderkufitare te aksidenteve industriale. 8. Konventa per nderkombetare. mbrojtjen dhe perdorimin e Ujrave nderkufitare dhe Liqeneve

9. Konventa per vleresimin e ndikimit ne mjedis ne kuaderin nderkufitar. 10. Konventa e Bernes: "Per ruajtjen e flores dhe faunes se eger dhe mjedisit natyror ne Europe".

11. Konventa e Bonit: "Konventa e ruajtjes se llojeve shtegtare te botes se eger". 12. Konventa e Aarhusit: Per informacionin mjedisor, per pjesemarrjen publike dhe te drejten per te shkuar ne gjyq"

PYETJE 1. Perse lindin problem mjedisore nderkufitare ? 2. Listoni nje sere burimesh natyrore (liqene, lumenj, vepra hidroenergjitike, etj) qe shtrihen ne dy ose me shtete. Cfare problemesh mjedisore mund te shkaktohen prej shfrytezimit te tyre ? 3. Cilat Konventa rregullojne problemet mjedisore nderkufitare qe keni permendur ne piken 2. 4. Tregoni shkurtimisht hapat deri ne berrjen efektive te nje konvente per mjedisin.

1.6.8. AKTIVITETE

1.7. AKTIVITETI NR. 1

Organizoni nje bisede me nje specialist mjedisi mbi nje ceshtje te rendesise nderkombetare, per te cilen Shqiperia ka nenshkruar konventen perkatese. a- Diskutoni nevojen e mbrojtjes e nje zone te vecante (psh laguna e Karavastase dhe Konventa RAMSAR) dhe detyrimet qe rrjedhin prej nenshkrimit te Konventes. b- Diskutoni detyrimin e shtetit per te dhene informacion mbi gjendjen e mjedisit, mbi ndikimin ne mjedis te investimeve te ndryshme, pergatitjen e ligjeve te caktuara etj (Konventa e AARHUSIT). TEMA: Pjesemarrja Publike ne vendim marrjen per mjedisin (2 ore) Problemet e mjedisit prekin te gjithe shoqerine ose nje pjese te gjere te saj ndaj ato diskutohen dhe behen objekt i diskutimit publik. Per kete banoret duhet ti drejtohen autoriteteve kompetente. Problemet qe ata ngrene mund te paraqiten ne formen e ankeses

per ererat e keqia, zhurmat, ndotjen, problemet e shendetit, kundravajtjet ne kushtet e lejeve, shkarkimet ilegale, etj. Ne kete drejtim pjesemarrja publike mbeshtet drejtpersedrejti zbatimin dhe permiresimin e politikes mjedisore.

RRUGET E PJESEMARRJES PUBLIKE Pjesemarrja e publikut ne marrjen e vendimeve per mjedisin realizohet konkretisht per ceshtje te caktuara psh: qeverise i intereson te dije opinionin e publikut dhe te vjele mendimet per nje ligj te ri qe po pergatit, ose pushtetit vendor i intereson te njohe mbeshtetjen e popullesise lokale te nje komune rreth nje plani manaxhimi per nje zone te mbrojtur prane asaj komune. E drejta e pjesemarrjes publike rregullohet me ligj. Realizimi ne praktike i saj kerkon zbatimin e disa rregullave te percaktuara me ligj, te cilat rrjedhin prej ketyre 3 parimeve baze: 1. Marrja e informacionit 2. E drejta per te marre pjese 3. E drejta e ankeses, apelimit dhe padise

INFORMACIONI MJEDISOR Ne menyre qe procesi pjesemarrjes publike te veproje sa me mire duhet nje pergatitje e mjaftueshme. Kjo kerkon nga qeveria (ose autoritetet e tjera zyrtare) qe sigurojne publikut nje informacion me te gjere mbi vendimet e propozuara dhe kohen e mjaftueshme per publikun qe te ai te mund te pergjigjet nepermjet diskutimit gojor ose me shkrim. Neni 32 Informacioni per gjendjen e mjedisit perfshin : a. Te dhena per gjendjen e elementeve dhe faktoreve te mjedisit. b. Te dhena per rezultatet e veprimeve qe shkaktojne ose mund te shkaktojne ndotje ose demtim te mjedisit dhe elementeve e faktoreve te tij. c. Te dhena per veprimtarite e ndermarra me qellim mbrojtjen e mjedisit. d. Te dhena per gjendjen e shfrytezimin e burimeve biologjike e minerare.

Informacioni shoqerohet me shpjegime rreth pasojave negative te mundshme me veprim te vonuar mbi mjedisin dhe shendetin e njeriut dhe me rekomandime per menyren e veprimit te shtetasve ne raste te parashikimit te pasojave negative. (Ligji per Mbrojtjen e Mjedisit, 1993)

PJESEMARRJA Pervec ketyre ka edhe menyre te tjera te pjesemarrjes publike si shkruajtja e letrave dhe artikujve ne gazeta, demostrimet ose mitingjet e protestes publike. Nje nga format me demokratike te pjesemarrjes publike eshte edhe votimi per ate parti politike ose politikan qe merr ne mbrojtje aspekte te caktuara te mjedisit apo premton zgjidhen e problemeve te mjedisit. Nivelet e pjesemarrjes se publikut paraqitjen e piramiden e meposhtme. Sa me lart te ngjitemi ne nivelet e pjesemarrje aq me e plote dhe cilesore behet ajo (lidhur me menyren perfshirjes). e

Skica e piramides se nivele te pjesemarrjes PA RRUGET e pjesemarrjes

DEGJIMI I PUBLIKUT Sa here qe do te nderrmerret nje veprim, mund te organizohet nje takim me publikun per ta degjuar para se vendimi te jete perfundimtar. Gjate ketij takimi nismetaret japin informacion mbi planet sipas te cilave qytetaret pjesemarres mund te japin opinionet e tyre. Keto takime mund te jene teresisht informative domethënë te jepet vetem informacion rreth asaj ceshtjeje, por mund te organizohen edhe takime ku qytetaret te paraqesin mendimet dhe verejtjet e tyre. Takimet me te sukseshme jane ato ku te dyja palet shprehim mendimet e tyre dhe ku ka diskutime midis nismetareve dhe qytetareve pjesemarres.

VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS Demtimi i mjedisit si rezultat i investimeve te reja ne to ben te detyrueshme, edhe nga ana ligjore, kryerjen e te ashtuquajturit "Vleresimi i ndikimit ne mjedis"(VNM). Ky është nje raport i kerkuar nga organet pergjegjese per mjedisin, per ndikimet e veprimtarive te kerkuara ne mjedis.

Vendimet perfundimtare mund te merren vetem pas nje studimi te hollesishem te fakteve. Ky lloj studimi nuk kerkohet gjithmone. Ligji percakton egzaktesisht per cilat aktivitete kerkohet studimi, kush e drejton ate, kur do te zhvillohet, ne cilen kohe dhe cilat jane aspektet me prioritare. Hartimi i ketij studimi dhe te dhenave perfundimtare te raportit te VNM-se mund te diskutohen nga publiku.

1.7.1. Neni 12

Personat juridikë e fizikë të interesuar kanë të drejtë të marrin pjesë në proçesin e përcaktimit të rezultateve të vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit. Ata informohen me anë të mjeteve të informimit publik kombëtar ose lokal, ose me anë të mjeteve të tjera të përshtatshme për proçedurën e vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit, të paktën një muaj para fillimit të saj. (Ligji per Mbrojtjen e Mjedisit, 1993)

DETYRA Aktiviteti nr. 1 Ne mund te vezhgojme mbi ceshtjet e meposhtme: - Kush është pergjegjes per politiken e mjedisit ne nivelin kombetar, krahinor e lokal? - Cfare rregullash (ligjesh programesh, planesh) per mjedisin ekzistojne ne nivel kombetar, krahinor dhe lokal? - A kan nje zyre / person ne Bashki apo komune per te dhene inform,acion nese ky informacion kerkohet? A prodhon bashkia ndonje material informativ periodik? Nese po, a ka informacion per problemet mjedisore? - Ku mund te gjenden keto rregulla dhe si mund te konsultohen? -Cfare te drejtash kane qytetaret (OJQ-te) cfare procedurash perdoren per pjesmarjen publike? A behen mbledhje te hapura te Keshillit te Rrethit? - Cfare roli kane autoritetet juridike, A ka mundesi per apelim ose padi nese banori demtohet si rezultat i demtimit te mjedisit? Aktiviteti nr. 2: Ushtrim Praktik: Ndahuni ne dy grupe diskutoni rreth:

1-Anet pozitive te pjesemarrjes se publikut ne vendimmarrje a) per qeverine/pushtetin lokal b) per komunitetin 2-Anet negative te pjesemarrjes se publikut ne vendimmarrje a) per qeverine/pushtetin lokal b) per komunitetin

Pune praktike: Kerkimi dhe njohja e legjislacionit mjedisor (2 ore) Jepet situata konkrete: Nje bisnesmen parashikon te kryeje nje investim te ri ne industrine ushqimore te perpunimit te peshkut / frutave prane zones suaj te banimit. Fabrika e re do te hape vende te reja pune, do te ndihmoje ne zhvillimin e zones duke thithur nje pjese te mire te peshkut te zene nga peshkataret (ose frutat e prodhuara nga fermeret). Biznesmeni parashikon nje norme te larte fitimi sepse: Fuqia punetore nje kete zone eshte e larte, paga relativisht e ulet, lenda e pare per tu perpunuar ka cmim te leverdisshem dhe tregu i shitjes i garantuar. Gjithashtu prane vendit te parashikuar per investim gjendet nje lume dhe rruga kombetare ndodhet vetem 100 m larg.

1. Mendoni dhe gjeni cfare legjislacioni mjedisor duhet te shqyrtoni 2. Cfare risqesh mjedisore duhet te parashikoni?

3. Nxenesit te grupuar do ta vendosin veten e tyre ne rolin e : Biznesmenit, Qytetarit, Punetorit te ndermarrjes ku do te punoje pasi te jete kryer investimi Inspektorit te mjedisit 3.a Diskutoni cfare shikon si me prioritare secili prej ketyre kategorive.

3.b Sa paresor konsiderohet mjedisi ne nje rast te tille dhe cilat jane faktore te tjere qe e vleresojne apo e nenvleresojne shkallen e demtimit te mjedisit nga nje investim i tille? 3.c Si mund te nderhyje shteti per te zbutur problemet mjedisore ne nje rast te tille ? 3.d Jepni nje shembull konkret nga rrethi juaj mbi problemet mjedisore qe shkakton nje investim i caktuar si rezultat i moszbatimit te ligjshmerise per mjedisin

KAPITULLI 12 Tema: Organizimi shoqeror per mjedisin (2 ore) Pergjegjesia per nje mjedis te shendetshem eshte detyre e gjithe shoqerise dhe teper e komplikuar. Shpesh efektet e ndotjes behen te dukshme pas disa vjetesh me demtimin e bimesise, faunes, cilesise se prodhimeve bujqesore etj. Demtimi i mjedisit nuk ka vetem efekte lokale, por shpesh ato jane rajonale kombetare dhe nderkombetare. Per kete qellim pergjegjesi dhe detyra per mbrojtjen e mjedisit kane te gjithe sektoret e shoqerise shqiptare. Si ne cdo shoqeri tjeter demokratike, edhe ne Shqiperi struktura per mjedisin perbehet nga tre sektore baze: struktura shteterore qendrore dhe vendore, biznesi mjedisor, sektori i trete i shoqerise ku futen institucionet kerkimore shkencore, OJQte mjedisore. Agjensia Kombetare e Mjedisit eshte institucioni me i larte pergjegjes per gjendjen e mjedisit ne Shqiperi, Ai eshte nen vartesine e Keshillimit te Ministrave dhe ka lidhje te drejtperdrejta me te gjitha institucionet e tjera shteterore te nivelit qendror. AKM ka 13 Agjensi Rajonale te Mjedisit (ARM) qe punojne ne 13 prefektura te ndryshme te vendit dhe ndjekim gjendjen e mjedisit ne nivel lokal. Pervec AKM, edhe disa Ministri kane sektore dhe persona pergjegjes per mjedisin dhe ndikimin e projekteve te tyre mbi kete mjedis. Ne nivelin e pushtetit vendor, pervec ARM, disa bashki kane emeruar persona pergjegjes per mjedisin brenda kuadrit te tyre. Pergjegjesite per mjedisin te Keshillit te Rrethit dhe Bashkive jane percaktuar me ligj. Skice e lidhjeve te AKMse

Biznesi mjedisor quhet gjithe ai aktivitet fitimprures, i cili ndihmon ne permiresimin e gjendjes se mjedisit, zvogelimin e ndotjes (permes prodhimit te filtrave, kompanite e trajtimit te ujrave, etj) ose ne riciklimin e produkteve te ndryshme (leter, kuti alumini, metale, etj). Ky lloj biznesi ne Shqiperi ende eshte ne fazat e para. Mund te permendim aktivitete te tilla si grumbullimi i kanoceve te pijeve freskuese prej alumini, perpunimin e nje sasie letre per karton, shkrirjen e mbeturinave metalike, etj. Rritja e konsumit te lendeve te riciklueshme perben nje mundesi mjaft te mire per zhvillimin e bizneseve te gjelberta.

Shume instucione kerkimore dhe shkencore ndihmojne ne monitorimin dhe vleresimin e gjendjes se mjedisit. Universitetet ne Tirane dhe rrethe, Instituti i Shendetit Publik, Hidrometereologjik, i Studimeve Biologjike, etj, perbejne nje potencial mjaft te madh specialistesh te cilet grumbullojne te dhena mbi gjendjen e mjedisit mbi bazen e te cilat formulohen strategji kombetare dhe plane investimesh ne kete fushe. Roli i organizatave joqeveritare Nje nder ndryshime me thelbesore ndermjet sistemit totalitar dhe atij demokratik eshte roli i njerezve te thjeshte ne marrjen e vendimeve dhe zhvillimin e shoqerise. E shprehur me fjale te tjera dallimi eshte tek vete-inisiativa dhe tendenca per te marre vendime vetjake, te ndryshme nga ato qe ofron shteti. Shteti nepermjet organizmave dhe institucioneve te tij ka rol paresor ne mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave te ndryshme te popullesise. Por tashme verehet gjithmone e me shume qe vete shoqeria nepermjet organizimit te saj po merr rol gjithmone e me madh ne kete proces zhvillimi. Shpesh aktiviteti i OJQve eshte konsideruar si partneritet me programet qeveritare e shteterore ne nivele te ndryshme. Nderkohe qe vete shteti eshte i interesuar te mbeshtese mjaft aktivitete te OJQve per shkak te vecorive te tilla si kostoja me e ulet, diapazon me i gjere i grupeve te interesuara, etj. Informacioni per mjedisin ­ baze per ndryshimin e sjelljeve te tij Legjislacioni i sotem krijon nje sere mundesish per te marre informacion mbi mjedisin si psh permes radio dhe TV kombetar dhe lokal, gazetave, reklamave, marketing, fleteposjeve, broshurave mbledhjeve dhe seminareve madje edhe permes broshurave. I tere ky informacion perben nje baze te shendoshe per te ndryshuar shijet e publikut dhe qendrimet e tij ndaj ceshtjeve te ndryshme mjedisore. Shpesh here ndryshimi qendrimit te publikut con edhe ne ndryshime te sjelljes dhe qendrimeve te biznesit. Pavaresisht nga rastet pozitive te ndikimit te publikut mbi zhvillimin ekonomik ne perputhje me mbrojtjen e mjedisit duhet theksuar se numri i bleresve qe shqetesohen per mjedisin ne momentin blerjes dhe te konsumit te burimeve natyrore eshte ende i vogel. Ne te njejten menyre edhe kompanite ose firmat prodhuese kushtezohen me teper nga cmimi dhe fitimi sesa nga shfrytesimi racional i burimeve mjedisore ose ndotja e tij.

Pyetje dhe detyra: 1. Permendni cilet jane vepruesit kryesore ne fushen e mjedisit ne vendin tone dhe tregoni nivelet e pune se tyre. 2. Hulumtoni dhe tregoni ne klase cilet jane organet pergjegjese per mjedisin ne qytetin tuaj. Thoni cfare pergjegjesish kane ato?

Debat Debatoni ne klase mbi ceshtjen: Zbatimi e ligjit ne mbrojtje te mjedisit qendron tek forcimi i institucioneve apo te ndergjegjesimi publik ?

TEMA: Sektori i trete dhe OJQ mjedisore (2 ore) Jeta dhe praktika kane treguar njerezit vazhdimisht grumbullohen, organizohen dhe bashkepunojne dhe kryejne veprimtari te ndryshme per arritjen e qellimeve te tyre. Nje nga menyrat me te mira dhe me efektive qe njerezit perdorin per te qene te sukseshem ne kryerjen e ketyre veprimtarive eshte organizimi ne grupime vullnetare te njohura me emrin organizata joqeveritare, shkurt OJQ. Njerezit e grupuar ne organizata te tilla kerkojne dhe perpiqen te bindin pushtetin vendor dhe qeverite per ruajtjen e burimeve natyrore, ndertimin e infrastruktures se nevojshme per shtresa te varfra dhe te pambrojtura te shoqerise, ndalimin e shkaterrimit te pyjeve, etj. Ata perpiqen te ndikojne mbi industrine te zvogeloje , shpesh here edhe ne nivelin zero, nivelin e ndotjes dhe bindin politikanet te planifikojne investime te cilat respektojne mjedisin. Ashtu sikunderse njerezit qe bashkohen e marrin pjese ne rradhet e ketyre organizatave jane te ndryshem si nga prejardhja, shtresa shoqerore, kultura apo pergatitja intelektuale ashtu edhe tipet e OJQve jane nga me te ndryshmet por ajo qe mbetet dhe eshte e rendesishme eshte se te gjithe keta njerez te bashkuar ne nje ose disa organizata ndajne nje vizion te perbashket per te ardhmen.

OJQte jane organizata shoqerore dhe te pavarura nga shteti. Si te tilla ato u japin mundesi njerezve qe te shfrytezojne potencialin dhe energjite e tyre nepermjet veprimtarive shoqerore ne cilendo fushe te jetes qe ata deshirojne te japin ndihmesen e tyre. Gjate viteve te fundit OJQte kane luajtur nje rol te madh ne procesin e zhvillimit te shoqerise ne pergjithesi. OJQte kane nje rol te rendesishem ne krijimin e bazes se demokracise duke i dhene ze shtresave te pambrojtura dhe siguruar pjesemarrjen e tyre ne procesin e vendimmarrjes. Drejtimi i punes se OJQve mund te shihet ne fusha te ndryshme; nje nder keto fusha eshte mjedisi. Ne kete fushe disa shoqata mund te punojne ne mbrojtjen e vlerave natyrore, disa te tjera ne edukimin mjedisor te popullates, disa ne nxitjen e ekoturizmit, etj. Disa OJQte jane te vogla dhe modeste e tille psh mund te jete shoqata juaj mjedisore ne shkolle, por ka edhe shume te tjera te cilat jane te medha e te fuqishme me nje aktivitet te shtire ne te gjithe vendin ose edhe me gjere ne te gjithe boten. OJQte ne nivel lokal kane qellime me te ngushta disa prej tyre mund te merren me edukimin e femijeve, apo me punet stinore te fermereve, apo edhe me organizimin e aktiviteteve ne nivel qyteti ose fshati. Shume organizata e kane filluar aktivitetin e tyre duke vene ne qender te vemendjes zgjidhen e nje aktiviteti lokal. Perpjekjet e tyre se bashku edhe organizata te tjera mund te cojne edhe ne zgjidhjen e problemeve me te gjera dhe me te komplikuara ne nivel kombetar ose me gjere.

1. OJQte jane krijuar per te plotesuar apo zgjidhur disa nga nevojat dhe problemet e njerezve te cilat as qeveria, as biznesi dhe as organizmat e tjere nuk jane ne gjendje ti zgjidhin 2. Kur individe te ndryshem nuk mund ta durojne me gjendjen apo situatat e krijuara shpesh marrin pjese ne rradhet e organizatave joqeveritare si e vetmja rruge per te shndruar zerat e vetmuar dhe te vecuar ne nje force shnderruese. Keshtu ata te behen te ndergjegjeshem per faktin se "pushteti rritet me rritjen e numrit te njerezve qe luftojne per te njejten qellim, sa me shume anetare te kete nje OJQ aq me e fuqishme eshte ajo." Nepermjet OJQse njerezit mund te ftiojne pushtet ekonomik dhe politik, ic ili do te ioshte shume i veshtire te sigurohej ne qofte se nuk do te ishin organizma te tilla 3. Individet mund ti perdorin OJQte si mjete per permbushjen dhe plotesimin e te drejtave si dhe per zgjidhjen e problemeve te ndryshme jo vetem ne nivelin personal por edhe ate shoqeror.

Pyetje dhe detyra: 1. Tregoni se cfare eshte nje OJQ dhe kush e perben ate? 2. Pse eshte i nevojshem organizimi ne struktura te tilla dhe cfare perfiton nje anetar i thjeshte i komunitetit nga OJQja?

DETYRE: 1. Krijoni kendin e informacionit: "Organizatat Joqeveritare ne rrethin tone" a. Kerkoni ne shtypin e dites artikuj dhe njoftime mbi aktivitete te shoqatave te ndryshme b. Pritini ato ne trajten e artikujve ngjitini mbi nje karton te bardhe c. Merrni kontakt me perfaqesues te ketyre organizatave dhe kerkoni materiale informative per kendin tuaj Shenim: Nje kend i tille duhet rinovuar kohe pas kohe. Ai mund te paraqese edhe tema te vecanta si psh Muaji dhjetor muaji i pyjeve, Edukimi mjedisor i komunitetit, Pastertia e qytetit ne fokusin e shoqates "Gjelberimi", etj. 2. Vizite ne nje organizate joqeveritare te rrethit tuaj. Nese keni dijeni mbi nje organizate joqeveritare ne rrethin tuaj lini nje takim me perfaqesues te saj dhe organizoni: - nje vizite ne zyren e saj ose - nje takim me anetare te saj ku te diskutoni mbi rolin e saj, ceshtjet qe mbulon dhe anetaresimin ne te. Disa nga shoqatat Mjedisore qe veprojne ne Shqiperi: - Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror Qendra ne Tirane dhe dege te saj ne disa rrethe te vendit si psh Shkoder, Elbasan, Korce, Permet, etj - Shoqata Klubi Ekologjik Shqiptar Qendra ne Tirane dhe dege ne disa rrethe te vendit si Lezhe, Peshkopi, Elbasan, Lushnje, Fier, etj

-

Shoqata Kadmi dhe Harmonia, Pogradec Shoqata Natyra Nderkufitare Korce Shoqata Rinore Ylber , Shkoder Klubi rinor mjedisor Perla, Tirane Shoqata e Biologeve te Shqiperise

Shoqata Lilium albanicum, Librazhd

1.8. PLUS DY FOTO 1.9. AKTIVITETESH TE OJQVE 1.10. MJEDISORE

Tema: Roli i shkolles ne edukimin mjedisor (2 ore)

Edukimi i plote mjedisor nenkupton futjen dhe zbatimin e njohurive per mjedisin ne secilin pjese perberese te trekendeshit shkence ­ teknologji ­ shoqeri. Ky lloj edukimi synon te plotesoje edukimin e pergjithshem te nxenesve dhe anetareve te tjere te shoqerise duke arritur rezultate te tilla te cilat mund te perdoren me efektivitet ne jeten e perdithsme dhe te ardhmen e komunitetit si qytetare te pergjegjshem te tij. Qellimi kryesor i edukimit mjedisor ne shkolle eshte qe nxenesit te marrin njohuri dhe aftesi qe i bejne ata te afte ne menyren e te menduarit dhe te vepruarit per nje zhvillimin qe e mbron mjedisin. Meqenese edukimi mjedisor eshte pjese e formimit te pergjithshem shkolla dhe familja jane burimet dhe vendet me te pershtatshme per marrjen e tij. Ne momentet e zhvillimit te shpejte ekonomik te vendit dhe ndryshimeve sociale te tij eshte e domosdoshme qe edukimin per mjedisin ta zhvillojme ne keto drejtime kryesore:

1. koncepti per zhvillimin mjedisor (koncepti i zhvillimit duke ruajtur dhe shfrytezuar racionalisht burimet e mjedisit) 2. lidhja mjedis ­ njeri (perfitimet dhe demtimet e dyanshme) 3. aplikimi i menyreve te reja te jeteses te cilat kursejne dhe ruajne burimet e mjedisit Shume lende qe zhvillohen ne shkolle ka informacion per mjedisin. Ato e trajtojne mjedisin nga kendveshtrime te ndryshme. Psh ne letersi gjejme te trajtuara pjese me subjekt ose frymezim nga natyra, pylli, liqeni, etj. Informacioni shkencor qe merret eshte i shumellojshem, por mesazhi mjedisor shpesh gjendet i fshehur "ndermjet rreshtave". Rruga me e mire ngulitjes se njohurive per mjedisin eshte kombinimi i teorise me veprime praktike ne mjedis te hapur ose zbatim individual ne shtepi. Nese diskutohet per vleren e ujit si burim natyror i shtershem atehere zbatimi duhet te vijoje me nje perkujdesje jo vetem nga vetja jone por edhe nga te tjeret per kursimin e tij. Ne mund te ndryshojme qendrimin tone ndaj shembujve te tille si: ndersa lajme dhembet cdo mengjes, uji rrjedh kot, rezervuaret e prishur te ujit pasi mbushen plot derdhen neper rruge e rrugica, ne mes te veres kur sasia e ujit bie shume prej nesh e harxhojne ate per ujitur kopshtet me perime. Ne kete menyre mund te mendohet per cdo burim tjeter si letra, energjia elektrike, etj. Qendrime me te prera duhen mbajtur ndaj mbrojtjes se faunes dhe flores. Njohja me vlerat natyrore te tyre na detyron edhe ta mbrojme ate duke filluar nga ndalimi i demtimit (vrasjeve, demtimit te vezeve, prishjes se foleve, ballsamosja per zbukurime, grumbullimi masiv i bimeve, etj) deri tek perkujdesja per shtimin e tyre (ushqimi, ndertimi i foleve, zvogelimi i shqetesimeve qe vijne nga zhurmat apo ndotjet e mjedisit). Me informacionin qe merret ne shkolle, nxenesi duhet te ndihmoje ne futjen e ketyre njohurive dhe koncepteve te reja brenda familjes dhe rrethit te njerezve ku jeton. Shume njohuri dhe koncepte per mjedisin jane te reja edhe per prinderit dhe vellezerit e motrat tona me te medhenj. Ndaj shkolla permes nxenesit dhe mesuesit mund te behet pararoje e zhvillimit te familjes dhe komunitetit ne dobi te mbrojtjes se mjedisit permes ndryshimit te sjelljes dhe menyres se te vepruarit te anetareve te tjere tij.

Aktivitete dhe detyra: 1. Ftoni nje panel mesuesit: mesuesin e letersise, matematikes dhe gjeografise

a- Kerkoni prej tyre te permendin tre mesime me subjekt nje aspekt te vecante te mjedisit ose jepen shembuj prej tij Lenda Subjekti mjedisor Shembuj mjedisor Cfare shembulli shtese mund te shtojme ne per kete ceshtje ? Lenda nr. 1

Lenda nr. 2

Lenda nr. 3

b- Diskutoni me mesuesit per organizimin e javes mjedisore ku ne cdo mesim te jepet nje shembull per mjedisin. Shenim: Java mjedisore ne shkolle mund te shoqerohet edhe me aktivitete te tjera shoqeruese si konkurse, te ftuar, etj. 2. Beni nje liste te lendeve mesimore qe zhvilloni dhe temave per mjedisin qe keni trajtuar deri ne kete periudhe Nr. 1 2 3 4 5 Lenda Tematika Shembuj

3. a. Evidentoni problema matematike duke perdorur argumenta nga fusha e mjedisit.

b. Me ndihmen e mesuesit te matematikes beni riformulimin e disa problemave duke vendisur si argumenta te dhena nga mjedisi. 4. Evidentoni burimet natyrore qe ju harxhoni ne shkolle dhe ne shtepi: Nr. 1 2 3 4 5 Menyra e perdorimit Llampa 60 W Cezma 2 1 Sasia

BURIMI NATYROR Energji elektrike Uji

a- Evidentoni se cfare mund te shpenzojme me pak ne shkolle dhe shtepi ? b- Cilat jane disa nga rruget per te kursyer perdorimin e ketyre burimeve? c- Cfare perfitimi te drejtperdrejte dhe te terthorte kemi nga kjo gje? TEMA: Aktivizimi ne organizata mjedisore (2 ore)

Nje rol te madh ne rritjen e numrit te organizatave te ndryshme qe punojne ne drejtim te mbrojtjes se mjedisit dhe te anetareve aktive luajne nxenesit dhe studentet te cilet ne shumicen e rasteve perbejne pjesen me te ndergjegjesuar e me te perparuar te kombit me ide dhe frymezime te reja per te ardhmen. Si mund te behesh aktiv per mbrojtjen e mjedisit? Shpesh here ndodh qe te behesh aktiv edhe rastesisht. Keshtu njerezit behen aktive ne nje grup shoqeror nga bindjet intelektuale, politike, fetare, sociale. Gjitashtu realizohet nga njohjet me shoket apo nga pervojat pozitive qe disa nga shoket tane kane nga pjesemarrja ne nje organizate ose klub. Ne pergjithesi njerezit luajne nje rol aktiv ne nje organizate per tre arsye:

1. arsye ideologjike reflektojne ate cka njerezit duan te ndryshojne ne shoqeri permes pjesemarrjes aktive te tyre. 2. Arsye personale Mund te perfshijne parapelqimin per te punuar me persona te caktuar se dhe parapelqimin per te qene anetar i ketij grupi 3. Arsye praktike Ketu mund te beje pjese perfitimi material, mundesia e mesimit dhe perdorimit te kompjuterit

Per te zhvilluar nje aktivitet eshte e domosdoshme pjesemarrja e njerezve. Por jo rralle here eshte eveshtire te grumbullosh nje numer te madh njerezish. Te qenit aktiv ne nje organizate perben ne vetvete nje konkurence me shume gjera te tjera qe mund te besh gjate kohes se lire. Kur aktiviteti zhvillohet ne mengjes konkurohet gjumi, ose te vajturit ne pune apo shkolle. Kur eshte ne mbremje, ti mund te zgjedhesh edhe aktivitete te tjera si TV, kinemane, diskon, leximin, shetitjen etj. Kur aktiviteti eshte ne fundjave duhet zgjedhur mes aktivitetit mjedisor apo qendrimin prane familjes, shetitjet me shoket, hobet personale, etj. Nese njerezit jane aktive ne grup kjo vjen shpesh nga fakti se aktiviteti per ta eshte me i rendesishem. Shkolla dhe organizimet e nxenesve dhe mesuesve ne to Nisur nga ndergjegjesimi per problemet e mjedisit, shtytja per te organizuar dicka te re dhe thyer monotonine e zakonshme shume nxneses jane organizuar dhe kane krijuar klubin mjedisor te shkolles. Mundesite e krijuara per argetim lejojne qe aktivitetet ne natyre ose me komunitetin te behen shume terheqese nese ato organizohen bukur dhe perfshijne nje numer te gjere nxenxesis, mesuesit, prinderish, etj. Binjakezimet ose deget e ngritura ne kuader te klubit mjedisor forcojne lidhjet jo vetem brenda saj, por edhe me gjere. Klubet mjedisore ne shkolla ose shoqatat rinore jane bere nismetare per shume aktivitete te tjera te cilat perfshijne shkolla ne rrethe te tjera te vendit madje edhe jashte shtetit.

Tematika e punes se klubeve mjedisore ne shkolla

Pervoja e viteteve te fundit ka treguar se klubet mjedisiore ne shkolla mund te japin nje kontribut te cmuar per gjallerimin e jetes ne kohe dhe te plotesojne edukimin mjedisor te nxenesve. Tematika e punes eshte e shumellojshme. E rendesishme eshte qe pjesemarrja ne klubin mjedisor te shkolles te mos shikohet si nje aktivitet shtese i detyrueshem. Ai duhet te kthehet ne nje vend argetimi dhe marrje njohurish te reja per te gjithe anetaret e rinj apo te vjeter. Shume shkolla te mesme ne qytete te ndryshme te vendit kane ngritur klube te tilla. Raste te tilla gjejme ne Tirane, korce, Shkoder, Durres, Fier, etj Ndonese aktiviteti i grupeve te tilla varet shume nga deshira dhe pjesemarrja e nxenesve, ato kane arritur ne te ndikojne tel nxenesit, mesuesit dhe prinderit. Aktivitete te realizuara: 1. Konkurse poetike, vizatimi me tematike natyren. Aktiviteti mund te shoqerohet edhe me njohuri te tjera te dhena ne trajte pyetjesh ose informacione te shkurtra. 2. Konkursi "Miss Lulja" ku cdo nxenes sjell lulen e tij. Aktiviteti kthehet ne nje feste artistike per te gjithe shkollen. 3. "Pema ime" ­ aktiviteti mund te synoje mbjelljen e pemeve dekorative, ku cdo nxenes ose klase i ve emrin pemes qe ka mbjelle dhe vazhdon te kujdeset per te. 4. "Patrulla e gjelbert" ­ aktiviteti synon ne organizimin e nje patrulle te gjelbert e cila vezhgon cdo dite nje pjese te caktuar te territorit psh bregun e liqenit, terheqjen e plehrave nga kazanet ne pikat e grumbullimit ne nje lagje, prerjen e drureve te nje parku. Te dhenat grumbullohen dhe mund te raportohen ne bashki ose zyren e mjedisit te rrethit. 5. "Natyra" - Gazeta e gjelbert e shkolles. Kjo gazete kerkon pak fonde per te pergatitur dhe nxjerre nje here ne muaj. Ne te mund te paraqiten informacione te ndryshme nga mjedisi ne rrethin tuaj, krijime mbi natyren, thirrje te ndryshme per mbrojtjen e mjedisit, njoftime mbi aktivitete te ardhshme, etj.

FOTO NGA AKTIVITET RINORE Pune Praktike: Te ngreme shoqaten ose klubin tone (2 ore)

E drejta e njerzve per tu organizuar eshte nje e drejte themelore e parashikuar me ligj. Eshte e rendesishme qe kjo e drejte duhet jo vetem te parashikohet me ligj por te jete e garantuar edhe zbatimi i saj ne praktike. Aktualisht statusi i organizatave joqeveritare percaktohet ne Kodin Civil te Republikes se Shqiperise. Sipas tij parashikohet qe: Te trajtuar si persona juridike shoqatat fitojne personalitet juridik ne menyren e caktuar me ligj duke u regjistruar sipas procedures perkatese. Nga percaktimi mbi shoqatat del i qarte se shoqatat jane bashkim vullnetar i nje grupi njerezish qe nepermjet nje veprimtarie te programuar dhe miratuar dhe te zbatuar prej tyre, deshirojne te realizojne nje ose disa qellime joekonomike jofitimprurese.

Vullneti i anetareve shprehet ne dy drejtime: Per krijimin e shoqates Per miratimin e statutit dhe rregulloreve qe do te rregullojne veprimtarine e shoqates. Nga pikepamja praktike ky vullnet shprehet duke nenshkruar me firme te plote aktin ku eshte shprehur krijimi i shoqates dhe normat statutore qe do te rregullojne veprimtarine e saj. Kodi civil nuk percakton asnje detyrim numerik per anetaret qe duhet te shprehim veullnetin e tyre per krijimin e shoqates. Megjithate nisur nga fakti se shoqata percaktohet si nje "organizaye shoqerore " eshte e nenkuptueshme se per krijimin e saj do te duhej shprehja e vullnetit te nje grupi fizik ( me shume se nje). Nga pikepamja nominative shoqata funksionon ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe normat e statutin e vet. Nga pikepamja organizative shoqata vepron nepermjet organeve te saj. Vendimi per themelimin e shoqates apo te Klubit mjedisor te shkolles merret ne mbledhjen e grupit nismetar, i cili konsiderohet edhe si grupi themelues i shoqates. Ne kete mbledhje percaktohen qellimi i shoqates, organizimi i saj, emri dhe simbole te tjera te shoqates dhe ngarkohet njeri nga anetaret te ndjeke procedura e metejshme te njohjes ligjore te shoqates. Nese grupi themelues vendos qe shoqata ose klubi te njihet edhe si person juridik duhet pergatitur dokumentacioni i meposhtem: 1. Lista e grupit themelues (firma, adresa dhe dokument identifikimi)

2. Statusi i shoqates ku paraqitet qellimi i krijimit te shoqates, shtrirja e aktivitetit te saj, anetaresimi, organet drejtuese, menyra dhe koha e shperndarjes se shoqates, etj) 3. Nje kerkese drejtuar gjykates se rrethit per regjistrimin e shoqates 4. Nje dokument i cili paraqet personin e ngarkuar ne emer te grupit themelues te ndjeke proceduren e regjistrimit ne gjykaten e rrethit. Keshillohuni me nje jurist perpara paraqitjes se dokumentacionit te pergatitur ne gjykate. Kjo do tju ndihmoje jo vetem ne plotesimin e dokumentacionit te kerkuar sipas ligjit, por edhe ne menyren e pergatitjes se statutit dhe rregulloreve perkatese.

Deri ne regjistrimin ne gjykate shoqata ka te drejte te kryeje disa veprime e sidomos ato qe kane te bejne me organizimin e saj, si miratimi i statutit, zgjedhja e organeve drejtuese e te tjera si keto. Kerkesa per regjistrim ne gjykate behet prane gjykates se rrethit ku shoqata do te kete qendren e saj. Procedura qe ndiqet per paraqitjen e kerkeses eshte e njejte me ato te paraqitjes se cdo padie dhe kerkese ne gjykate, ndersa shqyrtimi i akteve dhe marrja e vendimit per regjistrim behet me nje seance gjyqesore me trup te rregullt gjykues. DETYRE Mbeshtetur mbi informacionin e dhene per ngritjen e nje organizate, diskutoni mbi mundesine dhe nevojen e ngritjes se Klubit Mjedisor prane shkolles suaj SHOQERIA DHE MJEDISI Organizimi shoqeror per mjedisin (2 ore) Struktura e nje shoqerie demokratike, Struktura qe lidhet me mjedisin: Shtylla legjislative dhe ekzekutive dhe detyrat e saj, Aspekte institucionale te organizimit shteteror per mjedisin ne Shqiperi. Shtylla ekonomike - biznesi dhe ndikimet pozitive dhe negative te tij ne mjedis, Biznesi mjedisor. Individet dhe roli I tyre ne permiresimin apo demtimin e mjedisit. Organizmi I individeve ne organizata joqeveritare. Sektori i trete dhe OJQ mjedisore (2 ore) Roli i sektorit te trete ne organizimin ne fushen e mjedisit. Organizatat joqeveritare dhe roli I tyre ne shoqerine demokratike. Historia dhe evelucioni I organizatave joqeveritare mjedisore ne Shqiperi. Shperndarja dhe gjeografia e tyre. Tipi i problemeve mjedisore ne fokusin e punes se ketyre organizatave. Tendenca te zhvillimit ne te ardhmen.

Roli i shkolles ne edukimin mjedisor (2 ore) Shkolla dhe perfshrija e edukimit mjedisor ne lende te ndryshme. Koncepti integrues si mjedisit ne lende te ndryshme. Integrimi I njohurive te shkolles me jeten e shoqerise dhe familjen. Organizimet brenda shkolles dhe ndikimi I tyre ne komunitet Pervoja te mira nga veprimtarite e nxenesve ne shkolla (2 ore) Klubet mjedisore ne shkolla. Tematika e punes se tyre. Perse nje organizim I tille duhet konsideruar si dicka e re, kunder monotonise dhe ndihmese ne trajtimin e integruar te njohurive. Fantazia juaj - kufiri i vetem i aktiviteteve. Si mund te perfshihen mesuesit dhe prinderit ? Shembuj pozitive nga disa grupe mjedisore ne shkolla

Pune Praktike: Te ngreme shoqaten ose klubin tone (2 ore) Aspekte te ndertimit institucional njohjes ligjore: Procedura te regjistrimit dhe funksionit si shoqate joqeveritare mjedisore Nxenesi do te njihet me rrugen qe duhet ndjekur ne aspektin ligjor per ngritjen dhe regjistrimit zyrtar te shoqates, dokumentacionin e nevojshem dhe aspekte te tjera te karakterit institucional te shoqates.

<!--NOSEARCHEND-->

Information

KAPITULLI 7

125 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

266270