Read AXHENDA MORALE E EDUKIMIT QYTETAR text version

<Title> Axhenda morale e edukimit qytetar </Title> <META name="description" content=" "> <META name="keywords" content=" Haydon, Graham , education for democratic citizenship morality responsibility arsimim per qytetari demokratike morali pergjegjesia , OTH , ALN , T06"> <!--NOSEARCHSTART-->

AXHENDA MORALE E EDUKIMIT QYTETAR Graham Haydon Insituti i Aresimit Universiteti i Londres, Britani e Madhe.

Konfuzioni mbi Moralin Si fillim do te doja te thoja qe ne dhe shoqeria ku ne jetojme jemi mjaft konfuze lidhur me idene se çfare eshte morali. Nga njera ane egzistojne tendenca drejt "personalizimit" te moralit, sipas se ciles gjithcka varet nga perzgjedhja personale qe ben çdo njeri ose nga ajo se çfare ai ndjen per te.Une mendoj se termi "relativizem", qe perdoret shpesh nga kritiket e kesaj tendence nuk eshte emertimi i duhur por, ne kete shkrim nuk dua te diskutoj per kete problem. Nga ana tjeter eshte shtuar mjaft perdorimi i gjuhes teper moralizuese ne jeten e perditeshme; nje deshmi e qarte e se ciles ishte edhe retorika qe Tony Blair beri gjate fushates se Kosoves, ne te cilen ai perdori jo vetem nje gjuhe moralizuese por, edhe vete termin "moral" kur foli per luften. Çeshtja nuk qendron ne faktin nese ju jeni dakord apo jo me mendimin e tij por, ne faktin qe ne duhet te kemi nje kuptim te drejte e te pergjithshem te moralit e te mos jete ky nje perzgjedhje personale se ciles mund ti drejtohemi sa here te kemi nevoje. Megjithate fakti qe njerezit i drejtohen moralit kur flasin ne publik shihet shpeshhere si me dyshim siç ka thene edhe Paul Standish: "Per shume prej nesh vete fjala moral eshte nje korrektese e imponuar, sugjestive dhe e ngrire e sjelljes viktoriane, eshte nje represion seksual, nje nenshtrim i ndrydhur ndaj konformizmit, eshte nje mpirje totale."(R.Smith & P.Standish, Teaching Right and Wrong: Moral Education in the Balance, Trentham 1997.p.50) Siç mund te shihet nga kumtesat e kesaj konference ka mendime te kunderta lidhur me edukaten qytetare. Per disa njerez eshte i qarte fakti qe edukimi moral dhe edukimi qytetar jane te lidhur ngushtesisht me njeri tjetrin. Te tjere e trajtojne edukimin qytetar te shkeputur fare nga çdo gje qe ka te beje me moralin. Sipas ketyre te fundit edhe nese edukimi moral do te futet ne programin mesimor ai duhet te hyje ne ate pjese te programit si p.sh. P.S.H.E., e cila merret me problemet e perzgjedhjeve personale dhe menyren e jeteses dhe jo me problemet qe kane te bejne me qytetarine.

Pergjegjesi per Edukimin Qytetar Nese opinioni im se ne shoqerine tone bashkekohore ka dualitet mendimesh persa i perket lidhjeve midis edukimit moral dhe tij qytetar eshte i drejte, atehere ç'duhet te beje arsimi? Nje mundesi eshte qe ai ta injoroje kete gje d.m.th. arsimi te mos mbaje asnje pergjegjesi per kete konfuzion te vazhdueshem mendimesh. Kjo praktikisht do te thote te mos besh asgje per probleme qe jane shume te rendesishme per qytetarine apo edukimin qytetar. Ne nje fare menyre nje shoqeri civile e perbashket ke nevoje per vlera te perbashketa por, krahas kesaj ajo kerkon qe ne te kuptojme, te tolerojme e te mbeshtesim edhe vlerat te cilat mund te jene te ndryshme nga tonat. Ne paraprakisht nuk mund te themi, te pakten jo perpara se ta shtjellojme kete problem, se ne keto vlera per te cilat po flasim nuk perfshihen edhe vlerat morale. Dhe n.q.se do te na duhet te bejme ndonje lloj dallimi publik ose personal ne nuk mund te themi paraprakisht nese morali qendron ne anen publike apo personale te ketij dallimi. Ne kete kuader me sa duket morali ndan ne mes opinionet e ndryshme. Pikerisht ne kete çeshtje ka mjaft vend per interpretime te ndryshme si midis individeve ashtu edhe midis traditave kulturore e fetare. Nje arsim i cili ka si qellim te krijoje qytetare te edukuar nuk mund ti injoroje keto ndryshime. Kjo do te thote qe edukata qytetare duhet ta trajtoje moralin si nje çeshtje me vete1; megjithese per te ka mendime te ndryshme si: morali eshte nje perzgjedhje personale, morali eshte i dhene nga zoti, morali eshte thjesht nje marreveshje sociale etj.etj atehere mbetet shume per tu diskutuar. Kujdes nuk e them kete thjesht per t'i bere jehone faktit, tashme te njohur, se disa probleme te kunderta te edukimit qytetar duhet te diskutohen dhe te jepen mendime te ndryshme rreth tyre ne menyre qe te percaktohet se cfare eshte e drejte apo e gabuar. Ajo çka dua te them eshte se trajtimi i pikepamjeve te njejta morale apo i atyre qe perputhen eshte po aq i rendesishem sa edhe trajtimi i pikepamjeve te kunderta morale. Aty ku keto perputhen lind pyetja: perse? ; po keshtu edhe aty ku ato nuk perputhen lind pyetja: perse ? Çfare na tregojne ne per moralin te gjitha keto perputhje apo mosperputhje pikepamjesh?

Diskutimi i ketyre pikepamjeve jo vetem do te na afroje akoma me shume, por do nxjerre ne pah akoma me qarte disa nga ndryshimet; dhe sigurisht kjo eshte nje gje e mire. N.q.se duam te kemi nje respekt reciprok ndaj ketyre ndryshimeve apo interpretimeve te ndryshme ne duhet se pari ti kuptojme ato. Pra n.q.se do te arrinim te kishim nje kuptim te perbashket te çeshtjeve qe kane te bejne me moralin kjo do te ishte nje gje shume pozitive. E perseris mirekuptimi i prbashket per te cilin po flas eshte jo vetem nje lloj merreveshjeje per pranimin e disa vlerave te caktuara p.sh.pranimin se disa menyra sjelljeje jane te gabuara e disa te tjera jo. Ne fakt ky eshte nje interpretim i perbashket i asaj se çfare eshte morali ne vetvete, ne menyre qe kur njerezit e zakonshem apo politikanet ti drejtohen moralit kur flasin ne publik, atehere te pakten te kene te qarte e te kuptojne se çfare eshte ai (morali) te cilit ato i referohen. A ka valle shprese qe te kuptohet nga te gjithe se cfare eshte morali? Kesaj pyetjeje dua ti shtoj edhe nje tjeter: Si duhet ta trajtojne mesuesit problemin e moralit? A do tu duhet atyre te shperndajne (te japin) detyrat mbi moralin? Ne te gjitha keto detyra (mesime) te cilat ne tashme i kemi gati si draft permendet here pas here fjala "moral" por, pa u shpjeguar se çfare eshte. Hartuesit e ketij drafti mund te kene menduar se kuptimi eshte tashme i qarte. N.q.se kjo gje eshte e vertete atehere skemi pse ti mesojme ose tu shpjegojme qytetareve te thjeshte se çfare eshte morali dhe per rrjedhoje as mesuesve apo edukatoreve. Mos valle ju jeni te mendimit se qytetaret nuk kane nevoje per nje gje te tille por mesuesit duhet te kene nje konceptim te perbashket te moralit. Por nga se vjen nje mendim i tille? Do te ishte gabim qe kesaj pyetjeje ti pergjigjeshim: thjesht sepse ne pasi zgjedhim nje menyre te caktuar te kuptimit te moralit (ose shpjegimit se çeshte morali) ia japim ate mesuesve e nepermjet tyre ia transmetojme gjithe qytetareve si te ishte ky kuptimi i vetem e i pakontestueshem i moralit. Asnjeri nuk ka te drejte te beje nje gje te tille. As politikanet e as mesuesit e shkollave shteterore nuk kane te drejte te vendosin p.sh. se nje kuptim natyralist e shekullor i moralit eshte i drejte dhe nje kuptim fetar eshte i gabuar apo vice-versa. Sigurisht do te ngaterroheshim keq e do te futeshim ne nje rruge pakrye n.q.se do te pranonim secilin nga keto kuptime te moralit si te ishte i vetmi dhe i pakontestueshmi. Eshte plotesisht e mundur qe qytetaret ne nje

shoqeri pluraliste te konvergojne drejt nje kuptimi te caktuar te moralit i cili mund te jete mjaft i pershtatshem per qellime te caktuara publike por, njekohesisht duke mos perjashtuar kuptimet e tjera te moralit. N.q.se kjo gje do te ishte e mundur atehere edukimi qytetar ne pergjithesi do te kishte nje kuptim te caktuar per moralin, pa perjashtuar apo nenvleftesuar pikepamjet e tjera per te.

Nje Menyre e Konceptimit te Moralit Ne tashme e kemi nje mendim te caktuar rreth moralit i cili funksionon ne dobi te shoqerise. Kjo mund te jete nje menyre shume e pergjithshme dhe mjaft e njohur e konceptimit te moralit, bile per disa lexues kjo mund te duket si menyra me e thjeshte (qarte) por, eshte e rendesishme te thuhet se jo te gjitheve ju duket keshtu. Kjo tregon ate çka disa filozofe e kane quajtur "morali ne kuptimin e ngushte te fjales". Sipas tyre morali eshte nje sistem apo kontrolli i sforcuar ndaj sjelljes se njerezve, i cili sherben per te mbrojtur interesat e njerezve te tjere. Ky sistem funksionon duke kontrolluar devijimet e disa njerezve te cilat demtojne interesat e disa te tjereve. (Kete jua japim thjesht sa per te patur nje ide dhe jo si definicion teknik). Njerezit mund te kene ide e mendime te ndryshme per moralin, te cilat ne natyrisht nuk mund ti trajtojme ne kete shkrim. E pare ne kuptimin e ngushte te fjales morali nuk tregon asgje per ate çka ju duhet te arrini ne jete, si duhet te jetoni, çnjeri duhet te jeni e as nuk te detyron te sillesh ne nje menyre te caktuar per sa kohe qe sjellja jote nuk demton te tjeret. Ne kete menyre funksioni i moralit eshte shume i ngjashem me ate te nje ligji kriminal, por menyra se si ai funksionon eshte shume me e thjeshte: ai nuk eshte i kodifikuar, nuk zbaton sanksione formale etj etj. Mund te themi se egziston kryesisht ne formen e ideve te perbashketa - ide te cilat jane pjese e mendimit publik te cilat trashegohen nga nje brez tek tjetri dhe te cilat sipas nevojes shpesh here mund te sillen ndermend ose mund tu referohemi kur flasim ose shkruajme.

Çfare Gjuhe Duhet Perdorur ? Ne librin tim: Vlerat, Virtutet dhe Dhuna; Edukata dhe Kuptimi i Moralit (Backwell 1999) kam thene shume me teper rreth konceptimit te moralit ne

sensin e ngushte te fjales, por kam folur edhe per faktin se çlloj gjuhe duhet perdorur per te qene sa me i qarte. Ndoshta menyra me e thjeshte per te treguar se çeshte morali ne kuptimin e ngushte te tij eshte te shprehemi me disa norma te caktuara d.m.th. receta te gateshme te cilat do tu tregojne njerezve çfare te bejne e cfare te mos bejne. Tek keto "norma" une fus edhe rregullat e parimet, megjithese midis ketyre te dyjave ka nje dallim mjaft te madh. Ne disa shkrime filozofike te koheve te fundit kjo lloj gjuhe eshte kundershtuar ne favor te nje gjuhe e cila i referohet vetive e cilesive personale ose "virtyteve". Perdorimi i gjuheve te ndryshme ben qe te nxirren konceptime te ndryshme te asaj se çfare eshte edukimi moral ne vetvete. Edukimi moral i cili perdor gjuhen e virtyteve kerkon qe njerezit te rriten e te jetojne duke patur disa interesa te caktuara dhe te jene te motivuar ne disa drejtime te caktuara, pra me nje fjale te jene njerez te nje tipi te caktuar. Edukimi moral i cili perdor gjuhen e normave kerkon qe njerezit ti njohin normat e ti respektojne ato pa u interesuar shume per ndjenjat apo motivimet e njerezve. N.q.se marrim shembullin te cilin une e kam trajtuar mjaft gjate ne librin e siperpermendur duke e thjeshtezuar ne maksimum do te thoja se eshte e rendesishme qe njerezit te mos jene te dhunshem. Edukimi moral qe perdor gjuhen e normave do te perpiqej ta parandalonte kete sjellje te dhunshme duke perdorur rregullin "mos ji i dhunshem", rregull i cili kerkon qe njerezit ti permbahen atij edhe atere kur ata duan te jene te dhunshem. Ndersa edukimi moral qe perdor gjuhen e virtyteve do te ishte mjaft i interesuar qe njerezit te mos jene te dhunshem, pra qe ata te mos kene ato motivime e ndjenja te cilat do ti shtyjne ata drejt dhunes. Zgjatja e tepert e ketij debati do te me conte shume larg nga argumenti kryesor prandaj, me lejoni te them vrtem tre gjera rreth tij. (1)Une mendoj se gjuha e normave ka nje fare prioriteti n.q.se flasim per moralin ne kuptimin e ngushte te fjales. Ky lloj morali funksionon kryesisht duke influencuar bile shpesh edhe duke e kufizuar sjelljen e njerezve. (2)Por nje moral i pare ne kuptimin e ngushte te fjales nuk mund te funksionoje plotesisht vetem duke perdorur gjuhen e normave. Dhe (3) ai eshte kaq shume i rrenjosur ne gjuhen tone te perditeshme saqe ne shpesh i referohemi cilesive te tilla personale si kurajua ose frika, ndershmeria ose mashtrimi, bujaria ose shpirtngushtesia etj. Prandaj çdo perpjekje per te detyruar moralin ne kuptimin e ngushte te fjales qe te perdore vetem gjuhen e normave nuk do te kishte jete te gjate.

Rezultati edukativ i ketij veshtrimi te shpejte mbi menyrat e ndryshme se si mund te flasim per moralin eshte se mesuesit me shume se çdokush tjeter kane nevoje te punojne (perdorin) te dy llojet e gjuheve dhe keshtu do te kene mundesi te shohin dallimet dhe te perbashketat midis ketyre te dyjave. Nderkohe per argumentin qe vijon lidhur me brendine e moralit ne kuptimin e ngushte te tij, une do te perdor gjuhen e normave duke qene i sigurt se kjo nuk do te jete e vetmja gjuhe qe do te perdoret ne diskutimet qe do te vijojne.

Nje Moral ne te Cilin Marrin Pjese edhe Qytetaret Perse kur flasim per edukaten qytetare fokusohemi tek morali ne kuptimin e tij te ngushte? E kam permendur edhe here tjeter se kjo nuk ndodh sepse ne kemi ndonje argument te forte per te si e vetmja menyre per te konceptuar moralin, por sepse njerezit ne nje shoqeri pluraliste duhet te pranojne se cfaredogje qe te jete moral apo pamvaresisht nga fakti se kush mund te quhet moral ai egziston si nje fenomen apo si institucion shoqeror. Idete morale egzistojne dhe ato perdoren ne diskutimet publike, duke perfshire ketu edhe bisedat edukative te dhena shpesh ne forme normash. (si p.sh.mos genje, mbaj premtimet, mos e merr ate qe seshte jotja, mos i bej keq te tjereve etj.) Dhe do te ishte e gabuar te mendohej se ide te tilla morale ndryshojne shume nga ajo çka bejne njerezit. Ja perse siç e permenda edhe me lart morali ne nje fare menyre kryen funksionin e ligjit. Por çfare efekti ka tek qytetaret trajtimi i moralit ne kete menyre. Kjo menyre ben qe morali te jete i hapur per te gjithe dhe te gjithe te mund te influencojne ne te. I pare ne kete sens, pra nje moral ne dispozicion te diskutimit publik, ai nuk mund te jete i kufizuar ne kohe. Ky moral me kalimin e kohes ndryshon vazhdimisht, te pakten disa aspekte te tij. (Keshtu kemi shembuj te qarte te ndryshimeve ne fushen e sjelljes seksuale). Keto ndryshime mund te interpretohen sipas funksionit te cilit i sherben morali. Natyrisht shumica e qytetareve nuk influencojne personalisht ne kryerjen e ketyre ndryshimeve. E pare keshtu shumekujt do ti dukej se morali eshte si nje pengese per sjelljen personale, megjithese eshte fare e qarte se morali i sotem eshte mjaft i ndryshem nga ai i 50 vjeteve me pare. Dhe ne nje fare menyre eshte e natyrshme te ndodhe keshtu, pra njesoj si me ligjet. Por ligji eshte i ndjeshem ndaj ndryshimeve te cilat vijne si rezultat i disa proceseve te thjeshta e te prekeshme ne te cilat mund te kontribuoje çdo njeri .

Proceset e ndryshimit te moralit si institucion shoqeror, nuk ndryshojne shume nga ato te ligjeve, megjithese ato nuk jane shume formale (te institucionalizuara). Nje rol te rendesishem ne kete proces luan konsensusi. Morali si institucion shoqeror nuk mund te egzistoje pa te pakten nje minimum konsensusi dhe nuk mund as dhe te ndryshoje pa kete konsensus. Kur flasim per ligjet kemi te bejme me procese formale te cilat varen nga shumica e votave, ndersa ne rastin e moralit procesi i ndryshimit nuk eshte kaq i qarte e i prere. Per sa kohe qe egziston konsensus mbi disa norma te caktuara morale ato mbeten ne fuqi ,kur ky konsensus prishet atere edhe keto norma devijojne ne njeren apo tjetren ane ose zevendesohen me te tjera. Dua te theksoj se kur them konsensus nuk nenkuptoj marreveshje apo pajtim me shumicen, por nenkuptoj te pakten idealisht nje pajtim me te gjithe. Mos eshte valle kjo nje ndrydhje morale per ne? Natyrisht jo. Morali si institucion ka nje plogeshti ne vetvete ose po te doni mund ta quani nje konservatorizem te brendshem. Megjithate ai ndryshon dhe procesi sipas se cilit behen keto ndryshime nuk ka pse te mbahet i fshehte. Njerezit mund te pyesin nese disa norma te caktuara i sherbejne akoma funksionit per te cilin jane krijuar. Ata mund te shprehin opinionet e tyre mbi kete çeshtje, mund te diskutojne per mbeshtetjen apo jo te disa normave ne situata te caktuara etj etj. Kjo gje ndodh vazhdimisht dhe nuk ka shume ndryshim nga menyra se si kritikohen dhe eventualisht ndryshohen ligjet. Ajo çka une dua te theksoj eshte se ky proces i cili ndodh, duam apo sduam ne, duhet te behet transparent dhe te perfshije sa me shume njerez qe te jete e mundur. Ne duam qe njerezit te shohin veten e tyre jo si subjekt te nje force te huaj te quajtur "moral" (mendim ky qe ngjall skepticizem e nihilizem); por si pjesemarres ne kete moral.

Perse Morali Duhet Marre Seriozisht ? Shkurtimisht ky ishte nje veshtrim mbi moralin i cili per mendimin tim duhet mbeshtetur e perdorur nga arsimi qytetar. Pa dyshim qe per kete do te lindin shume pyetje dhe ajo me e nguteshmja do te ishte: "Perse duhet ti kushtojme rendesi moralit? N.q.se morali ne nje shoqeri te caktuar per momentin me pengon mua qe te jetoj jeten ashtu si dua une, atehere perse une duhet ti kushtoj rendesi moralit e ta marr ate seriozisht? Perse duhet ti kushtoj rendesi, respekt dhe autoritet normave egzistuese kur une e kuptoj

mire se ato jane krijuar nga njerezit per te kufizuar apo penguar njerez te tjere?" Une mendoj se pergjigja qe mund ti jepej kesaj pyetjeje do te ishte e ngjashme me pergjigjen e pyetjes se perafert se perse çdo njeri duhet te respektoje ligjin? Natyrisht jo çdo njeri i respekton ligjet dhe shume njerez i shkelin ato kur mendojne se kjo gje eshte ne favor te tyre, megjithate ne nje sistem demokratik (me gjithe mangesite qe ai ka) eshte e mundur qe çdo njeri ta ndjeje veten si pjese e shoqerise per te cilen jane hartuar ligjet dhe njekohesisht si pjesemarres ne hartimin e tyre. Ata njerez qe e ndjejne veten pjesetare te shoqerise jane te prirur ta marrin ligjin seriozisht. Mendoj se e njejta gje duhet thene per moralin si institucion shoqeror. Ka mundesi qe disa njerez ta ndjejne veten larg prej tij (moralit). Kjo gje ndodh kryesisht ne ato raste kur atyre u eshte dhene morali ne forme "tabletash" stereotipe e sidomos kur keto jepen nga njerezit me pushtet. Ne te njejten menyre ka mundesi qe disa njerez ta ndjejne veten si pjesetare te ketij morali, pavaresisht nga dyshimet apo polemikat qe mund te egzistojne. Keshtuqe qellimi i arsimit per te patur nje kuptim sa me te qarte te moralit nga ana e qytetareve duhet te jete i njejte me qellimin e arsimit per ti shpjeguar qarte qytetareve te vet se çeshte nje shoqeri demokratike d.m.th. nje shoqeri ku njerezit ta shohin veten si pjesetare te se teres dhe jo te perjashtuar prej saj.

Shenim [1] Ne propozimin e koheve te fundit per qytetari ne Programin Nacional une shikoj pak te dhena se kjo do te arrihet. Ka mundesi qe kjo te realizohet nepermjet PSHE. Ne kuadrin e projektit PSHE ekziston nje fraze ne propozimin per fazat kryesore 3 dhe 4 ne fjaline e pare te tekstit per çdo Faze [brenda] ne kuadrin e arsyetimit moral. Ky eshte pjeserisht intrigues per arsye se ne secilin rast fraza duket te jete e sapo futur aty, pa ndonje shpjegim. Une nuk arrij te kuptoj perse ajo ndodhet aty; te cilen mundem ose s'mundem ta konfirmoj ne kete konference. Translated by: Adrian Bisha Perkthyer nga: Adrian Bisha

Translation was enabled by U.S. Democracy Commission Grant. Perkthimi u mundesua nga Granti i Komisionit te Demokracise te U.S.

<!--NOSEARCHEND-->

Information

AXHENDA MORALE E EDUKIMIT QYTETAR

8 pages

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

282455

You might also be interested in

BETA
AXHENDA MORALE E EDUKIMIT QYTETAR