Read shkencat_komunikimit_lcc.pdf text version

FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURËS DHE KOMUNIKIMIT

Departamenti i shkencave të komunikimit

Programi studimor për studimet deridiplomike (Bachelor of Arts)

M, 2008

Hyrje

Fakulteti i gjuhëve, kulturës dhe komunikimit

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. Instiucioni/Organi për dhënien e titullit Institucioni arsimor Vendi i mbajtjes së ligjëratave Programi i akredituar nga: Shkalla përfundimtare shkencore Programi Data e punimit/auditimit Grupi i studentëve Qëllimet arsimore të programit UEJL UEJL Qyteza e UEJL ­ Tetovë Bordi për akreditim BA Studimet e shkencave të komunikimit Maj 2008 Gjenerata e vitit akademik 2005

Programi tri vjeçar Bachelor of Arts për drejtimin e Shkencave të Komunikimit përfshin studime interdisciplinare dinamike dhe interaktive.Nga këto studime pritet të gjenerojnë rezultate profesionale të adaptuara për nevoja të tregut integral global, në të njejtën kohë duke shërbyer si bazë për studimet në nivel post diplomik ( cikli i dytë i studimeve).Ky program tri vjeçar i pregadit studentët për vende pune në industrinë e mediumeve, në vendet progresive dhe evolutive të strategjive komunikative dhe teknologjitë të shfrytëzuara nga korporatat dhe organizatat tjera, në vende pune në marrëdhënie me publikun dhe politikën kadrovike të trajnimit dhe zhvillimit. Planprogrami i shkencave të komunikimit është i dizajnuar të adresojë diapazon të gjërë të profileve të dipllomuar.Këta profile i kënaqin nevojat e tashme dhe të ardhëshme të tregut për punë në fusha të caktuara të zhvillimit korporativ në fushën e mediumeve ( të vjetra dhe të reja), komunikimi interaktiv dhe digjital, kompani të Internetit, paketimi i përmbajtjeve digjitale, zhvillim të portaleve, gazetarisë, teknologji dhe projekte multimediatike,komunikim korporativ dhe organizativ, marrëdhënie me publikun etj. Shkencat dhe teknologjitë e komunikimit, bëjnë lidhjen më të mirë nga qasja e shkencave sociale dhe perspektiva teknologjike të cilat globalisht japin impulse në zhvillimin bashkëkohor.Tregu për këta aftësi më ka kaluar nëpër ekspanzion rapid sikurse shoqeria dhe ekonomia e këtyre vendeve shkojnë drejt standardeve të Bashkimit Evropian. Kursi i studimeve postdiplomike në shkencat e komunikimit u ofron studentëve dituri dhe kuptim tërthor në fushën e shkencave dhe aftësive të komunikimit dhe në të njejtën kohë duke i orientuar në fusha të caktuara të cilat do të jenë të specializuara në ciklin e dytë të studimeve.Gjatë kohës tri vjeçare të programit studimor, studentëve u janë dhënë mundësi të marrin pjesë në punëtori të ndryshme (workshop-ëve) të organizuar nga punëtorë shkencorë lokal dhe internacional. Përparësia shtesë është se studentët në semestrin e fundit marrin pjesë në praktikat studentore, nëpër të cilat kanë mundësi të fitojnë përvojë në aspektin aplikativ të shkencave të komunikimit. UEJL momentalisht posedon IT infrastrukturë të jashtëzakonshme për realizimin e planprogramit

2

të propozuar në drejtim e shkencave të komunikimit me laboratore kompjuterike, lidhje të Internetit, mundësia për mësim në largësi si dhe biblotekën me on-line resurse në dispozicion për kërkim. Në vitin e fundit ( viti i tretë i studimeve) studentët punojnë në projekte të mëdha individuale ose ekipore të cilët janë në formë të punës hulumtuese, zhvillimore, konstruktive ose praktike dhe në bashkëpunim të ngushtë ose nëpërmjet praktikës në mediume, firma dhe industri të tjera. Kjo përvojë kultivon një dituri teknike të lartë, përdorimi i mendimit analitik, rezonim kuantitativ, aftësitë për udhëheqje të projekteve si dhe aftësi komunikative. Prezantimi i produktit dhe raportit final pritet ka fundi i këtij programi. Përmbajtja e programit ka për qëllim kombinimin e diturisë bazë dhe aftësive të gjëra profesionale.Viti i parë është me rëndësi për studentët e të tri fushave pasi e lidh një spektër të kurseve interdisciplinare me përvojën e punës nga të tri sferat: mediumet dhe gazetaria, komunikimi organizativ dhe marrëdhënie me publikun dhe marketingu.Kjo do të jetë me rëndësi për formimin e tyre profesional. Studentët e të dy moduleve kanë të drejtë të zgjedhin lëndë nga sfera e dytë e vitit të tretë të studimeve. Të gjithë studentët janë të trimëruar t`i përpunojnë projektet e tyre finale dhe praktikën profesionale në ekipe të përbëra nga studentë të të tri moduleve dhe të jenë të mentoruar nga komisionet e përbëra nga profesorë të të dy drejtimeve. 10. Rezultatet nga mësimi

Njohuritë e arritura

Ligjëratat/mësimdhënia, metodat dhe strategjitë e vlerësimit që përdoren për arritjen dhe prezantimin e rezultateve . Njohuritë e arritura dhe të parashikuara Ligjëratat/mësimdhënia nga: 1. Arritjet me bazë teorike,dijeni dhe kuptim për Metodat kryesore janë: disciplinën e komunikimit në përgjithsi

Ligjerata tradicionale dhe interaktive, ligjerata nga profesionistet e fushave përkatëse me thirje; ushtrime praktike 3. Të shkruarit dhë të folurit kompetent në publik auditoriale dhe laboratorike;punë dhe atmosferë private seminarike-individuale dhe ekipore; 4. Të arriturit me përvojë praktike për modulin realizimi i projekteve aplikative praktike; punëtrori dhe case study ( studim i rastit) përkatës ushtrime.

2. Zhvillim i mendimit kritik

3

5. Gjuha angleze ( e obligueshme ) si dhe gjuha frenge, gjermane ( e zgjedhur ) në një nivel relativisht të lartë. Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe gjegjësisht gjuhës maqedone në nivel akademik 6. Për modulin : media dhe gazetaria Përfiton dituri teorike dhe praktike në studimet të mediumeve dhe gazetarisë. Përfiton aftësi metodologjike dhe kompetenca për studimet e medias dhe gazetarisë. Kupton se si punojnë mediumet dhe efektin e tyre në shoqëri. Përfiton dijeni për mediumet dhe industrinë e mediumeve-funksionimi i saj, përmbajtja e porosisë, auditoriumi dhe teoritë kognitive përkatëse. 7. Për modulin: Komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun Përfiton njohuri për spektrin e gjërë të proceseve komunikative mbrenda në organizatat /korporatat dhe ndikimin e tyre në punën e përditshme. Përfiton dijeni për spektrin e gjërë të strategjive dhe teknikave për motivim të të punësuarve me qëllim të produktivitetit më të lartë dhe profitit të kompanisë. Përfiton dijeni për menaxhimin e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet organizatave dhe pubikut. Përfiton dijeni për ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet organizatave dhe pubikut. Përfiton dijeni praktike për zhvillimin e kampanjave efektive të PR dhe reklamimit.

Vlerësimi

Në kuadër të programit të lëndës parametër për vlerësimin e lëndës mund të jetë: prezenca në ligjerata; aktiviteti; kuizet; ushtrime të realizuara me sukses; punët seminarike, prezentimet, puna në teren dhe në kompanitë, projektet e realizuara; shpërblimet dhe pjesëmarrjet në aktivitetet akademike jashtë fakultetit; suksesi i treguar në provime.

B. Shkathtësi dhe karakteristika të tjera

4

Aftësi për bartjen e shkathtësive intelektuale. Ligjëratat/mësimdhënia Pas përfundimit të suksesshëm të programit studentët mund:

5

Vlerësimet: 1.Provimet me shkrim, prezantimet gojore dhe vlerësimi kontinual i lëndës,vlerësimi i prezantimeve të orëve, punët seminarike të individuës dhe puna ekipore dhe prezentimi i projekteve të zhvilluara praktike. 2.Të njohin dhe përcaktojnë problemet dhe pyetjet nga modulet përkatëse në bazë të rëndësisë së tyre. 3.Të njohin zgjidhjet e mundëshme për problemet e veçanta dhe të bëjnë zgjidhje të argumentuar në mes vendimeve të tyre. 4.Të formulojnë probleme dhe të ofronjë zgjidhje dhe implementimet në aspekte të gjërë të fushës nga shkencat e komunikimit. 5.Komunikim të mirë gojor dhe me shkrim; afinitete analitike me percepcion kritik;prezentim të mirë dhe afinitet për bindje dhe ndikim. 6.Për modulin : mediumet dhe gazetaria Aftësitë për planifikim dhe praktikë të strategjive të mediumeve. Zhvillimin e aftësive për shkrim dhe raportim në mediume. Përdorimi i media "tool-box" ( paisje, teknikë, mundësi) Aftësi analitike dhe kritike në sferën e mediave. 7. Për modulin: Komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun Kuptimi i komunikimit mes individëve dhe grupeve në organizata duke përfshirë biznesin, organizatat qeveritare dhe joqeveritare. Aftësi për zhvillim të programeve për kuptim dhe bashkëpunim në mes menaxhmentit,punëtorët, akcionerët dhe klientët. Aftësi për menaxhim të konfliktit dhe negociatave. Aftësi për zhvillimin e konsultimeve dhe trajnimeve për komunikimin në organizata si dhe aftësi udhëheqëse menaxheriale. Aftësi për planifikim, zhvillim dhe implementim të një PR kampanje. T`i përdorin njohuritë e tyrë në mënyrë efikase për ti analizuar pyetjet komplekse duke i përdorur në bazë të nevojave : gjuhën shqipe, maqedone apo angleze. Këto aktivitete kryesisht zhvillohen nëpërmjet ligjeratave interaktive, ushtrimeve laboratorike dhe auditoriale si dhe punës praktike dhe të njohurit të projekteve dhe rasteve konkrete- case study. Nëpërmjet të lëndëve obligative në semestrin e pestë dhe të gjashtë si dhe nëpërmjet lëndëve zgjedhore dhe të avancuara studentët e të dy moduleve kanë mundësi të përfitojnë njohuri të avancuara nga fushat e interesit të tyre dhe të njihen me metodat dhe teknikat e modulit përkatës. Për të dy modulet e ofruara në fushën e shkencave të komunikimit: mediumet dhe gazetaria , komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun kanë mundësi të hulumtojnë detyra reale në mjedise reale dhe mundësi të zhvillojnë vendime praktike aplikative nga fushat e interesit dhe të ofrojnë zgjidhje dhe projekte nën mentorimin e kuadrit akademik.

6

C. Zbatimi i shkathtësive specifike: Aplikimi dhe zgjidhja e rasteve juridike

Ligjëratat/mësimdhënia

Aftësia për të zgjidhur probleme në sferën e shkencave të komunikimit zhvillohet duke Pas përfundimit me sukses të programit, studiuar shembuj karakteristik të botës reale dhe studentët do të mund: ndërtimin e përmbajtjeve ,kampanjave, zgjedhje a) Të realizojnë hulumtime dhe të jenë dhe sisteme nga fusha e dhënë. analitikë në modulet përkatëse; b)aftësi për të udhëhequr me shitjet, me shërbimin për kujdesje të klientëve, me komunikimin intern dhe të udhëheqin treningje dhe konsultime për shkathtësitë komunikative; Vlerësimi Provimet me shkrim dhe me gojë, dhe vlerësimi kontinual i lëndës, prezentimet e vlerësuara të orëve, punët seminarike nëpërmjet të punës individuale dhe ekipore dhe prezentimi i projekteve praktike të punuara.

c)aftësi për menaxhim të konflikteve,sjellje të vendimeve dhe ndërtimin të ekipeve; Përmbahet dhe stimulohet puna ekipore dhe prezentimet që nxisin debate dhe vlerësime kritike d) aftësi për mirëmbajtje të të grupës në tërësi nën moderimin e profesorit të marrëdhënieve me publikun dhe zhvillim lëndës.

të kampanjave PR dhe të marketingut, analizë të audiencës,kuptim për marrëdhënien në mes shoqërisë, mediumeve, porosive, artit dhe publikut.

7

Burimet, hulumtimet dhe vlerësimi

Ligjëratat/mësimdhënia

Pas përfundimit me sukses të programit, Vlerësimi studentët do të mund: a) të hulumtojnë dhe të lexojnë në gjuhën Vlerësimi i projekteve të punuara, nxitja e angleze shqipe dhe maqedone shfrytëzimit të burimeve dhe literaturës së huaj b) Mundësia për shqyrtim dhe orientim në spektrin e gjërë të burimeve për hulumtimmaterialet bazë për lëndët janë nga autorët e huaj dhe janë në mundësi shfrytëzimi për studentët në formë të shtypur apo elektronike.

8

Ç. Shkathtësitë kryesore: Komunikimi dhe të shkruarit.

Ligjëratat/mësimdhënia

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët Pjesëmarrje ekipore dhe individuale në

seminare, bashkëpunimi në ekipet shkencoro-hulumtuese, prezentimet dhe pjesëmarrja aktive në diskusione dhe vlerësimi i shembujve të punës. Pregaditja, të shkruarit dhe reagimet nga b) Të angazhohen në mënyrë efikase dhe konstruktive vlerësimi i lëndës së shkruar duke i përfshirë dhe punët profesionale. në fushat profesionale përkatëse aftësohen: a) Të shfrytëzojnë gojarisht dhe në mënyrë të shkruar gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze në fushat e shkencave dhe teknologjive të komunikimit c) Të japin prezentim të qartë dhe koherent për ndonjë Vlerësimi temë ose detyrë duke përdorur shembuj referent dhe Vlerësimi i lëndës së shkruar, i orëvë të zgjidhje vlerësuara dhe nëse është realizuar d)Të përdorin burime të avancuara për specializim të ,evaluimi i punës praktike. mëtutjeshëm dhe implementim të diturive të përfituara Provime me gojë dhe me shkrim. e)të përdorin terminologji adekuate në shqip,maqedonisht dhe anglisht dhe të ofrojnë zgjidhje origjinale nga fushat e specializimit të tyre.

9

11. Struktura e programit studimor, kushtet e studimeve, nivelet, modulet, kreditë dhe mirënjohjet Mësimi ofrohet në formë të rregullt ( full time ) dhe të çrregullt (part time ) në kohëzgjatje tri vjeçare. Programi përmban lëndë obligative dhe zgjedhore.Numri maksimal i kredive që mund të fitohen gjatë një semestri është 30 gjegjësisht 60 në vit- që korespondon me 1500-1800 orë në vit.Informata më detale për politikën e kredive parashihen në katalogun e universitetit. Të gjithë lëndët janë semestrale. Studentët duhet t`i kryejnë të gjithë lëndët në bazë të programit obligativ të më poshtëm. Pjesëmarrja në ligjerata është e obligueshme dhe paraqet parakusht që të kalohet provimi me sukses.Çdo lëndë duhet të kryhet duke i plotësuar kërkesat e përcaktuara në silabusin e lëndës. Në fund të semestrit të gjashtë studentët duhet të kryejnë punë individuale ose grupore në formë të projektit final- punë diplomike

10

PROGRAMI STUDIMOR I FAKULTETIT TË GJUHËVE ,KULTURËS DHE KOMUNIKIMIT Departamenti i shkencave të komunikimit

Semestri I Kreditë Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e stud. grupeve Dim Dim Dim Dim 0.5 0.5 0.5 0.5 1 1 1 1 90 90 90 90 20-30 200/20-30 200/20-30 20-30

Gjuha angleze për fillestarë Anglisht 3 1/ Anglishtja e avancuar 1 Gjuha shqipe 1/ Gjuha maqedone 1 Shkathtësi IT të avansuara Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe / Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase Të folurit publik Hyrje në komunikim Hyrje në studimet e medias Gjithësej 3 3 3

6 6 6 30

Dim Dim Dim

1 1 1

2 2 2

180 180 180 900

200/20-30 80/20-30 80/20-30

Semestri II

Kreditë

Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e grupeve stud. Veror 0.5 Veror 0.5 Veror 1 Veror 1 Veror 1 Veror 1 1 1 2 2 2 2 90 90 90 180 180 180 900 20-30 200/20-30 20-30 200/20-30 80/20-30 80/20-30

Anglisht 2/ Anglishtja e avancuar 2 Gjuha shqipe 2/ Gjuha maqedone 2 Të shkruarit mediatik Teoria e komunikimit I Komunikimi ndërkulturor Gjithësej

3 3 6 6 6 30

Aplikimi i kompjuterëve në komunikim 6

11

Semestri III Anglishtja e avancuar 1/ Anglishtja për qëllime specifike 1 Lëndë zgjedhore ose Gjuhë Angleze si lëndë zgjedhore Teoria e komunikimit II Media dhe shoqëria Metodat e hulumtimit në kërkim Etika në komunikim Gjithësej

Kreditë 3

Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e stud. grupeve Dim 0.5 1 180 20-30

3 6 6 6 6 30

Dim Dim Dim Dim Dim

0.5 1 1 1 1

1 2 2 2 2

180 180 180 90 90 900

80/20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30

Lëndët zgjedhore: 1. Gjuhë e huaj 2. Kultura vizuele 3. Komunikimi dhe gjinia 4. Mediat interaktive 5. Opinioni publik

Semestri IV Anglishtja për qëllime specifike 2 Lëndë zgjedhore I ose Gjuhë Angleze si lëndë zgjedhore Të bindurit Komunikimi organizativ Marrëdhënie me publikun: Parimet dhe praktikat Lëndë zgjedhore II

Kreditë 3 3 6 6 6 6

Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e stud. grupeve Veror 0.5 Veror Veror 1 Veror 1 Veror 1 Veror 1 1 1.5 2 2 2 2 180 180 180 180 90 90 20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30

12

Gjithësej

30

900

Lëndët zgjedhore I: 1.Gjuhë e huaj 2. Komunikimi dhe publiku 3.Terminologjia politike në komunikimin masiv 4.Komunikimi interpersonal 5. Web publikimi

Semestri V Projekti kryesor në komunikim Lëndë zgjedhore I Lëndë zgjedhore II Lëndë zgjedhore III Lëndë e lirë zgjedhore Gjithësej Kreditë 6 6 6 6 6 30

Lëndët zgjedhore II: 1.Zhanret e gazetarisë 2.Psikologjia e komunikimit 3.Mediat në Ballkan 4.Media, e drejta dhe rregulla

Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e stud. grupeve Dim Dim Dim Dim Dim 1 2 1 1 1 2 1 2 2 2 180 180 180 90 90 900 80/20-30 80/20-30 80/20-30 80/20-30 20-30

Lëndët zgjedhore: Moduli 1 ( Mediat dhe gazetaria ): 1. Shkrimi medial dhe raportimi 2. Parimer dhe praktikat e intervistimit 3. Studimi i mediave 4. Kultura masive, mediat dhe argëtimi

13

5.Punëtori televizive 6. Radio punëtori 7. Zhvillimi profesional i karrierës

Moduli 2 (Komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun): 1. Komunikimi në grupe 2. Negociata 3. Komunikimi dhe konfliktet 4. Lidershipi i komunikimit 5. Kultura organizative 6. Të shkruarit për marrëdhëniet me publikun 7. Strategjitë për kërkim të karrierës

Lëndë të lira zgjedhore: 1. Të folurit publik 2. Argumentimi dhe debati 3. Marrëdhëniet ndërkombëtare 4. Biznesi dhe komunikimi profesional

14

Semestri VI Praktika profesionale Lëndë zgjedhore I Lëndë zgjedhore II Lëndë zgjedhore III Lëndë e lirë zgjedhore Gjithësej

Kreditë 6 6 6 6 6 30

Dim./ Orët Orët Gjithësej Madhësia e Veror. teorike praktike orët e stud. grupeve Veror 0 Veror 1 Veror 0 Veror 1 Veror 1 3 2 3 2 2 180 180 180 90 90 900 80/20-30 80/20-30 80/20-30 20-30 20-30

Lëndët zgjedhore: Moduli 1 ( Mediat dhe gazetaria ): 1. Produksioni medial 2. Gazetaria hetimore 3. Produksioni televiziv 4. Gazetaria fotografike 5. Mediat evropiane 6. Të shkruarit e lajmit 7. Radio produksioni Moduli 2 (Komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun): 1. 2. 3. 4. 5. 6. Trajnimi dhe konsalltingu Menaxhimi i resurseve njerëzore Komunikimi shëndetsor Problemet bashkëkohore të komunikimit organizativ Kampanja për marrëdhëniet me publikun Fuqia dhe politika në organizata

15

Lëndë të lira zgjedhore: 1. Të folurit publik 2. Informata dhe propaganda 3. Globalizimi dhe identiteti kulturor 4.Hyrje në komunikimin politik 5. Komunikim marketingu i integruar

Përshkrimi i lëndëve

Semestri I

Te folurit publik Kjo lëndë është e dizajnuar për të ritur kapacitetin e studentëve në zhvillimin, prezantimin dhe evaluimin e fjalimeve dhe prezantimeve informative dhe bindëse.Që të bëhet kjo, fokusimi i diskusioneve teorike dhe aplikimit praktik do të jetë në përdorim: analiza e publikut në adaptimin e situatave prezantuese, material burimor ne zhvillimin e porosive gojore, dizajnim efektiv organizativ,stilet gojore të gjuhës se sa ata të shkruara, ndihmesa të avancuara për prezantim duke përfshirë teknologjinë e mediumeve, aftësitë e prezentimit vokal dhe fizik dhe kriteriumet përkatëse për evaluim. Hyrje në komunikim Kjo lëndë ofron hyrje në studimin profesional të komunikimit,duke përfshirë edhe hulumtimin detal të faktorëve që janë të përfshirë në procesin e komunikimit, efektet e mediumeve ndaj procesit të komunikimit dhe rëndësia e procesit të komunikimit në kontekst të grupeve të vogla, ndërpersonale dhe ndërkulturore. Hyrje në studimet e medias Të njohurit e studentëve me vendin , rëndësinë dhe rolin e mediumeve në shoqëri, me misionin e tyre informativo-politik, edukativ dhe kulturor, me ndikimin e mediumeve në

16

demokratizimin e shoqërisë,hyrje në trendet bashkëkohore të shoqërisë informative dhe njohurive.

Semestri II

Të shkruarit medial Lënda i hulumton stilet dhe teknikat kryesore të të shkruarit nga sferat të cilat janë të lidhura me mediumet, marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin organizativ. Studentët i ndjekin modelet themelore praktike të të shkruarit të lajmeve, komunike për publikun, memorandume, letra oficiale dhe raporte brënda në organizatat. Aplikimet e kompjuterëve në komunikim Hyrje në Internet dhe WEB si mediume të komunikimit. Teknikat bazë për zgjedhjen e problemeve, koncepte për llogaritjen e hyrjes në programimin HTML, shfrytëzimin e tekstit, grafikës dhe zërit në dizajnimin e mediumeve të komunikimit në WEB.Ligjerata dhe ushtrime praktike. Teoria e komunikimit I Hyrje në teoritë e komunikimit duke i kushtuar vëmendje të posaçme kuptimit, evaluimit dhe aplikimit të teorive të ndryshme në shumë kontekste.Do të mësohen shumë teori perspektive dhe aplikime të tyre.Temat i përfshijnë teoritë e mesazheve intrapersonale dhe interpersonale si dhe teoritë grupore dhe publike të komunikimit. Komunikimi ndërkulturor Lënda është e drejtuar në hulumtimin e ndikimit të kulturës mbi percepcionin dhe komunikimin, pengesat që ndikojnë në komunikimin ndërkulturor, ndikimi i etnocentrizmit dhe sfidat me të cilat hasin kulturat me dallueshmëritë e tyre kulturore dhe sub kulturore.

Semestri III

Teoria e komunikimit II Lënda i përpunon teoritë themelore të komunikimit në grupe, komunikimit me publikun në organizata dhe në komunikimin masiv.Fokusimi është i përqëndruar në perspektivën funksionale gjatë miratimit të vendimeve të përbashkëta;teoria e strukturimit adaptiv;

17

sistemi informativ i organizatave; retorika; dramatizimi; paradigma narrative; determinimi teknologjik; studimet kulturore; teoria e kultivimit; teoria e agenda setting; barabartësia e medimeve etj. Media dhe shoqëria Hulumtimi i mediumeve elektronike dhe të shtypura dhe marrëdhëniet dhe ndikimi i tyre në shoqëri. Si tema për hulumtim janë teoritë e komunikimit masiv, dokumentarët, komercializmi, lajmet mediatike, ndikimi i mediumeve, kontrollimi dhe analiza e publikut. Metodat e hulumtimit në komunikim Hyrje në zhvillimin dhe aplikimin e metodave historike, kritike dhe empirike që janë të lidhura me problemet e komunikimit.Problemet fundamentale të indentifikimit të problemit, anketat, burrimet historike, modelet kritike, qëndrueshmëria, validiteti dhe masa e dizajnimit hulumtues në hulumtimin e komunikimit. Etika në komunikim Kjo lëndë ka për detyrë ti njohë studentët me temat morale dhe etike dhe problemet të cilat mund të shfaqen në fushat e komunikimit dhe të mediumeve.Qëllimi i kësaj lënde është mësimi i kodekseve dhe normave të sjelljes në proceset e komunikimit. Kultura vizuele U ndihmon studentëve të kuptojnë lidhjen në mes prezantimit vizuel dhe kulturës. Studentët do të përfitojnë njohuri dhe kuptim që do t`u mundësojë dekodim të lehtë dhe prodhim të porosive vizuele. Lënda i shqyrton teoritë e komunikimit vizuel duke e përfshirë edhe percepcionin njerëzor, psikologjinë e ngjyrave dhe principet e dizajnit. Mesohet arti, fotografimi, fotografitë e shtypura, filmi , reklamimi dhe krijimi organizativ i figurave etj. Opinionipublik Kjo lëndë i sqaron komponentet sociologjike, sociopsikologjike, politike dhe të mendimit publik, elementet e tyre strukturale, problemet teorike të mendimit publik dhe metodologjisë hulumtuese. Komunikimi dhe gjinia

18

Kjo lëndë është e dizajnuar që të hulumtojë relacionin ndërmjet roleve të gjinisë dhe komunikimit, ajo është, si rolet e gjinisë janë të konstruktuara në mënyrë shoqërore, të rimbajtura etj. Kursi gjithashtu i hulumton dallimet dhe ngjashmëritë e gjinisë dhe problemet gjinike në kontekste personale dhe organizative. Mediumet interaktive Lënda është e fokusuar në krijimin e aftësive themelore të të shkruarit të studentëve për mediumet interaktive, dizajnimin, zhvillimin dhe implementimin e mediumeve interaktive në mësim.Lënda ndërmjet tjerash i përfshijnë temat në vijim: standardet për shkrim në mediumet digjitale, përdorimi i gjuhës për komunikim të qartë në rrethanat digjitale, krijimi i porosive të shkruara për të kënaqur nevojat e publikut, zgjedhja e formatit përkatës të porosive të ndryshme.

Semestri IV

Të bindurit Vërtetimi i teorive,principeve dhe ndikimit social në strategjitë në kontekste të ndryshme të komunikimit. Kujdes të veçantë i jepet komunikimit për përfitimin e pëlqimit,metodat e bindjeve dhe etikës të ndikimit social në kontekst të marrëdhënieve ndërpersonale dhe profesionale.Përdorimi ose aplikimi i bindjeve brënda konteksteve të ndryshme duke i përfshirë relacionet, organizatat, kampanjat legale dhe kulturën masive. Komunikimi organizativ Hyrje në konceptet fundamentale dhe hulumtimit bazik që janë të lidhura me sjelljen në organizata në një mes të organizatave. Kapitujt përfshijnë procesimin e porosive , lidershipin e komunikimit, trajnimin e komunikimit dhe komunikimin revizor. Marrëdhënie me publikun: Parimet dhe praktikat Analiza e teorisë dhe praktikës të marrëdhënieve publike nga prejardhja e tyre , deri më sot.Nga perspektiva e komunikimit, kjo lëndë studijon mesin e marrëdhënieve publike ,publikun dhe strategjinë e porosive. Komunikimi interpersonal Kjo lëndë i njofton studentët me rëndësinë e komunikimit ndërrnjerëzor, llojet e komunikimit interpersonal, bazën e tyre psikologjike dhe sociologjike si dhe trendet

19

bashkëkohore të këtij lloj komunikimi.Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi nëpërmjet qasjes teorike dhe praktike të hulumtojnë komunikimin e tyre të përditshëm si dhe ndikimin në proceset globale të komunikimit. Komunikimi dhe publiku Kjo lëndë do ti sqarojë dhe hulumtojë ndikimin dhe rolin e mediumeve ndaj publikut,dimensionet socialo-psikologjike dhe politike.Cilët janë efektet në krijimin e mendimit publik për aspekte të rëndësishme shoqërore-politike të shoqërisë dhe aspekte të tjera të dukurive shoqërore si dhe evaluimin e funksioneve të mediumeve nëpërmjet hulumtimit të publikut. Zhanret gazetareske Lënda do ti njoh studentët me aftësitë bazë në zhanret gazetareske: lajme, intervista, analizë të lajmeve, kriticizmi, reportazhe dhe gazetari tabloide. Kujdes të veçantë do t`u kushtohet fazave të procesit të shkrimit si dhe punës individuale dhe grupore. Mediat në Ballkan Kjo lëndë është e dizajnuar që ti sjell studentët në mediume aktive të regjionit.Lënda do të jetë e fokusuar në problemet dhe temat mediatike të Ballkanit.Lënda do ti studijojë mediumet e reja në Ballkan si një industri si dhe temat e ndërlidhura me modelet e pronësisë, mekanizme dhe debate rregullatore të qeverisë, roli i gazetave dhe revistave në jetën e individëve, shoqëritë gjeografike dhe shoqëritë me interes në fushën e Ballkanit. Psikologjia e komunikimit Kjo lëndë i hulumton proceset e percepcionit, kognitës, motivimit, emocioneve, mësimit, mbajtjes në mend dhe kreativitetit në kombinim me rolet shoqërore, përkatësia e grupeve dhe konteksti kulturor me qëllim që të hulumtohet mënyra me të cilën njerëzit komunikojnë me vetëveten, të tjerët, në grupe te vogla, mbrenda në organizata të mëdha, nëpërmes komunikimit masiv si dhe komunikimit ndërkulturor. Regullativat dhe ligjet e mediumeve Në pjesën e dytë studentët do të njihen me vendin dhe rolin e ligjeve dhe regullativës në fushat e mediumeve dhe sistemet krahasuse në botë.Mësohet e drejta e paditjes , jetës personale, koment i mirë dhe kritikë, privilegjet, të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e botimit si faktor të tillë që ndikojnë tek gazetari.

20

Semestri V

Projekti kryesor i komunikimit Sinteza e teorive, metodat dhe aftësitë e ndonjërës nga disciplinat e studimeve të komunikimit, të prezantuara nëpërmjet të projektit që përfshin teza dhe zhvillohet në suaza të projektit të veçantë capstone, programit për hulumtim, buxhet, finansim dhe marketing. Shkrimi medial dhe raportimi Njohja e studentëve me teknikat dhe stilet e të shkruarit në mediumet elektronike dhe të shtypura, njohja me format, rregullat dhe standardet e të shprehurit mediatik si dhe vërejtja e ndryshmeve të zhanreve gazetareske dhe adaptimi i tyre në mediumin përkatës ( në gazetë, revistë ose në radio dhe televizion ). Studimet e mediave Njohja e studentëve me teoritë e mediumeve dhe shkollave, roli i mediumeve në shoqëri, shqyrtimi i trendeve bashkëkohore të studimeve të mediave. Praktikat dhe parimet e intervistës Theksin e përqëndron mbi komunikimin verbal dhe joverbal në pregaditjen e intervistës, kontekstit të saj , dizajnit, konstruktimit të pyetjeve si dhe mbi vetë analizës post intervistuese të disa segmenteve nga intervista. Në lëndë janë të përfshira detyra të rëndësishme për studentët të cilët kanë për qëllim t`u ndihmojnë dhe përforcojnë paraqitjet gojore dhe aftësitë. Punëtori televizive Ofron punë të specializuar televizive duke e cekur rëndësinë e përvojës së studentëve në rolet e producentëve dhe producentëve realizues në stacione të ndryshme televizive. Radio punëtoria Qëllimet e kësaj lënde janë : funksionimi dhe puna e radios bashkëkohore moderne, të mësuarit e formave speciale të radio gazetarisë, prodhimit në studio dhe emitimit ,prodhimi dhe distribuimi i audio materialit, lajmeve, informacioneve, mënyra e pregaditjes dhe realizimit të radio emisioneve të inçizuara, pregaditja e emisioneve direkte- radio debate,

21

radio reportazhe dhe radio intervista, performanset e radio moderuesit dhe radio prezantuesit. Komunikimi grupor Studimi i të menduarit grupor dhe metodat e zgjedhjes së problemeve të participimit dhe evaluimi i komisioneve të ndryshme dhe grupeve jo formale në diskutime. Fokusohet në rolet , rrjetat dhe porositë që janë të përdorura nga grupe të vogla të komunikologëve. Negociatat Kursi ofron mundësi të mësohen teknikat e negociatave, njohja e taktikave jofer me qëllim të krijimit të situatave reciproke të dobishme. Kursi fokusohet në teorinë e negociatave me përdorimin e tij praktik.Theksi është në gjuhën trupore, llojet e personalitetit, dallimet regjonale dhe ndërkombëtare ,si dhe domethënieve të fshehura të fjalëve. Komunikimi dhe konflikti Ky kurs i mëson strategjitë e konfliktit produktiv dhe jo produktiv mbrenda në një mes të organizuar. Teoritë e konflikteve mësohen dhe në të njejtën kohë jepen sqarime për burimet që e stimulojnë konfliktin. Komunkimi dhe lidershipi Kjo lëndë e hulumton historinë e teorive të lidershipit në përqëndrim primar të lidershipit transformues.Motivohet participimi në zgjedhjen e lidershipit me përqëndrim të veçantë të mundësive të komunikohet me lidershipin transformues. Kultura organizative Kultura organizative i pajis studentët me mundësi dhe dijeni të kuptojnë natyrën dhe rëndësinë të kulturës organizative në proceset komunikative bashkëkohore. Të shkruarit për marrëdhëniet publike Do t`u mundësojë studentëve të mësojnë teknikat praktike të të shkruarit të cilat nga ana tjetër do t`u mundësojnë menaxhim të lidhjeve pozitive ndërmjet organizatës dhe publikut.Studentët do të përfitojnë përvojë praktike në të shkruarit e lajmeve, komunikatave, editorialeve, raporteve vjetore, fjalimeve dhe prezantimeve, raporte për rrjedhën e ngjarjeve, pres paketave dhe publikimeve tjera relevante.

22

Argumentimi dhe debati shtë lëndë hyrëse që i përfshin konceptet, formatin dhe strategjitë e debatimit.Kujdes i kushtohet zhvillimit të aftësive personale të argumentimit.I studijon elementet dhe strategjitë e argumentimit.Fokusohet në faktet, logjikën, manipulimet dhe metodat e analizimit të argumentit.Praktikë e argumentimit individual dhe grupor, duke përfshirë edhe procedurën parlamentare. Biznesi dhe kariera profesionale Kjo lëndë është studim dhe aplikim i biznesit bazik dhe komunikimit profesional në vendin e punës.Hyrje në hierarkitë organizative dhe si ata ndikojnë në komunikim, standardet e komunikimit në mes organizatave si dhe formulimin dhe evaluimin e porosive organizative. Marrëdhëniet ndërkombëtare Studentët njihen me kuptimet më të rëndësishme, idetë dhe institucionet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Lënda paraqet hulumtim të koncepteve bazë të disciplinës, me tendencë që ti njoh studentët me skenën aktuale të MN dhe me problemet aktuale botëore si dhe me ardhmërinë e marrëdhënieve ndërkombëtare duke i diskutuar agjendat e reja.

Semestri VI

Praktika profesionale Përvojë relevante akademike në terren e cila i ndërlidh mësimin komunikativ dhe qëllimet profesionale të studentëve.Studentët e përpunojnë praktikën në një nga tri fushat profesionale- mediumet dhe gazetaria, komunikimi organizativ dhe marrëdhëniet me publikun dhe marketingu.Dorëzohet raporti që i lidh përvojën nga praktika dhe pregaditja akademike e studentit.Çdo student punon nën mbikqyrjen e supervizorit të përcaktuar/ mentor nga fakulteti i fushës së zgjedhur.Evaluimi është fryt i përbashkët i kompanisë ose grupit ku është zhvilluar praktika, mentori dhe komisioni i posaçëm që bashkëpunon në projekt. Produksioni medial Lënda është punëtori ku studentët pasurohen me aftësi teknike dhe dituri në lidhje me produktivitetin e mediumeve.Studentët marin pjesë në punëtoritë në formë vizuele dhe produksione të zërit.

23

Gazetaria fotografike Kursi do të fokusohet në rolin e fotografisë në komunikimin masiv, posaçërisht në shtyp dhe prodhime të Internetit.Studentët do ta mësojnë procesin e kombinimit të tekstit, elementeve grafike dhe fotografive për dizajnimin e porosisë.Ata do ti zhvillojnë aftësitë të përfituara në orët e mëparëshme, duke prodhuar prodhime që përmbajnë më shumë foto si për shembull : ese për fotografi në gazetari ose në kontekst më të gjërët të mas mediumeve. Produksioni televiziv Përbëhet nga teoria dhe praktika e televizionit, duke përfshirë lloje bazë programore, paisje dhe organizim të ekipës, procedurave studimore dhe problemeve produktive. Mediat Evropiane Nëpërmjet mësimit teorik dhe praktik studentët do të aftësohen që ti shohin dhe përkufizojnë detyrat dhe misionin e mediumeve në sferën e të shprehurit qytetar në shtetet e zhvilluara demokratike evropiane, hyrje në politikën mediatike evropiane dhe rregullimin e sferës mediatike me theks të posaçëm të sektorit audio-vizuel, komunikimit në erën globale, hyrje në metodat kryesore të hulumtimeve mediatike nga pjesë të ndryshme të botës. Të shkruarit e lajmit Lënda theks të veçantë jep mbi radion dhe ndaj raportimit televiziv nëpërmjet praktikës laboratorike dhe në terren të teknikave të raportimit, mbledhjen e fakteve, intervistimit, dhe formimit të raportit televiziv.Lexim, shkrim dhe paraqitje si dhe raportim në të gjallë. Radio produksioni Përbëhet nga hyrja në emitim, analizave të llojeve të ndryshme programore dhe publikut, si dhe përvojat e drejtuara kah organizimi, shkrimi, produksioni, udhëheqja dhe performanse të programeve radio bazike.Mësim dhe praktikim të përvojave në studio të vërtetë të radios, duke i potencuar elementet themelore të produksionit dhe udhëheqjes së radio programit, duke përfshirë aspektet teknike, skemën programore themelore, nënvizim dhe zhvillim të materialeve auditive. Trajnimi dhe konsalltingu

24

Lënda i njofton studentët me përmbajtjen e procesit të konsulltimit dhe trajnimit. Ndërtohen bazat teorike në fushën e aktiviteteve konsulltative; konsulltimi në komunikimin organizativ, trajnimin dhe zhvillimin.Studentëve u ofrohet mundësia e hulumtimit në fushën e konsulltimeve ( pyetje aktuale dhe trende ) si dhe pjesëmarrje në aktivitetet konsulltative ( aktivitete të trajnimit nëpër organizata lokale ). Menaxhimi i resurseve njerëzore Problemet bashkëkohore të komunikimit organizativ Studimi i teorive moderne të komunikimit organizativ, duke i përfshirë sistemet , teoritë kulturore, kritike/ feministike dhe postmoderne.Hulumtimi i teorive kyçe të komunikimt organizativ në lidhje me trendet momentale organizative dhe problemet sociale. Komunikimi shëndetësor U mundëson studentëve njohuri dhe aftësi themelore më se të nevojshme për komunikim në shëndetësi dhe profesionet medicinale. Njësitë mësimore i përfshin roli dhe kujdesi i komunikimit organizativ dhe interkulturor ndërmjet grupeve dhe ndërmjet veti, aspektet etike dhe ligjore të komunikimit shëndetsor si dhe strategji komunikative për nxitje të hapur të pacientit/klientit dhe puna me pacientë me nevoja të posaçme. Problemet bashkëkohore të komunikimit organizativ Problemet bashkëkohore të komunikimit organizativ e hulumton natyrën e komunikimit organizativ si dhe rolin e tij në shoqërinë bashkëkohore, duke përfshirë politikën, marrëdhëniet me publikun, reklamimin dhe kontekstin organizativ.Veçanërisht do të hulumtohen problemet bashkëkohore si dhe mënyrat e zbulimit të tyre, zgjedhjen dhe tejkalimit të tyre. Fushatat për marrëdhëniet me publikun U mundeson studentëve dituri dhe ekspertizë për dizajnim të kampanjave të marrëdhënieve me publikun, implementimi dhe evaluimi i tyre. Lënda posaçërisht fokusohet në procesin e planifikimit, implementimin dhe analizimin e PR kampanjave. Informata dhe propaganda

25

Njohje e studentëve me vendin dhe rëndësinë e informinit në të gjitha format dhe përmbajtet e komunikimit si dhe ndikimi i propagandës në ndryshimin e sjelljes së individëve dhe kolektivitetit për të arritur efekte të dedikuara edhe për qëllime konkrete dhe grupe qëllimore. Globalizimi dhe identiteti kulturor Qëllimi themelor është që studentët ti udhëzojë në ndonjërën nga pyetjet qëndrore të lidhura me problematikën komplekse të civilizimit evropian, supozimet themelore sociale dhe intelektuale të zhvillimit të civilizimit, pyetjet themelore të ndërlidhura me disa aspekte bashkëkohore të civilizimit evropian, dialogut ose ndeshjes së kulturave dhe mundësive për formimin e identitetit kulturor evropian. Hyrje në komunikimin politik Do të mësohen bazat e bindjes në një kampanjë politike të organizuar dhe mënyra e ndikimit mbi publikun masiv.Lënda ka të bëjë me hulumtimin e formave për përshkrim, analizim dhe evaluim të përdorimit të gjuhës në bindje dhe kuptim më të mirë të kampanjës së bindjes ndaj ndikimit të sjelljes së votuesve. Komunikim marketingu i integruar Ky kurs hyrës i mëson bazat e marketingut, prodhimit, promovimit, distribuimit si dhe ndikimin e hulumtimeve të tregut, teknologjive dhe globalizimit.Kursi fokusohet në themelet strategjike të komunikimit integrues të marketingut, faktorët dhe proceset të nevojshëm për krijim, dërgim dhe pranim të brend porosive të suksessëshme, funksionet e komunikimit të marketingut, sociale, etike dhe pyetje juridike, komunikim marketingu ndërkombëtar si dhe matje, evaluim dhe efektivitet të brend porosive dhe interaksioneve konsumuese.

26

Information

26 pages

Find more like this

Report File (DMCA)

Our content is added by our users. We aim to remove reported files within 1 working day. Please use this link to notify us:

Report this file as copyright or inappropriate

264721